Kreu Blog Faqe 1081

Istanbul (1939) / Deklarata për shtyp e Adil Ali Serezit, kryetarit të Federatës shqiptare në Bullgari, pas takimit me Mbretin Zog në Stamboll

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Prill 2023

“Istanbul” ka botuar, të hënën e 3 korrikut 1939, në faqen n°2, deklaratën e Adil Ali Serezit, kryetarit të Federatës shqiptare në Bullgari, pas takimit asokohe me Mbretin Zog në Stamboll, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

“Shqiptarët do të shpëtojnë atdheun e tyre”

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

  1. Adil Ali Serezi, president në Bullgari i Federatës Shqiptare, ndodhet prej disa ditësh në Stamboll. Federata u organizua për të ndihmuar Shqipërinë për të rifituar pavarësinë e saj. 
  1. Serezi pati një bisedë me ish-mbretin Zog përpara se mbreti të nisej për në Rumani. Z. Serezi planifikon të kthehet në Bullgari pas disa ditësh. Ai i tha një redaktori të “Tan” : 

“Unë erdha në Turqi, të cilën të gjithë shqiptarët e konsiderojnë si atdheun e tyre të dytë, për të realizuar këtë takim me mbretin. Unë isha veçanërisht i lumtur që pashë sërish Stambollin, qytet ku kam bërë studimet e mia. Ne të gjithë ndjejmë mirënjohje të thellë për qeverinë republikane turke për mikpritjen e saj, për popullin turk, vëllanë tonë, i cili në këto ditë të hidhura për ne, tregoi konsideratë ndaj nesh. Kemi biseduar shpesh me Mbretin tonë Zog I. Më vjen keq që nuk mund t’ju them asgjë për udhëtimin që ai po ndërmerr për të shkuar në Paris dhe Londër. 

Por është mirë të mos harrojmë që shqiptarët nuk do të jetojnë kurrë pa atdhe. Ne do të punojmë, secili deri në vdekje, për të shpëtuar atdheun. Ditët e skllavërisë kanë kaluar prej kohësh. Në shekullin e 20-të, njerëzit nuk do të mbajnë kurrë zinxhirin e skllavërisë. Ndonëse Shqipëria u aneksua sot nga Italia, ne nuk e kemi humbur shpresën. 

Herët a vonë Shqipëria do të rilindë.”

Një natë më parë ish-mbreti Zog i Shqipërisë deklaroi se po largohej për të realizuar disa nga idetë e tij për Shqipërinë dhe shtoi : “Sa të jemi gjallë, nuk do të heqim dorë nga pavarësia e Shqipërisë.”

Me fonde të kujt u ndërtua xhamia e fshatit Vlahen e Bashkisë së Hasit në Kukës

0
Nga: Bajram Kraja, Kukës
____
Kjo xhami është e ndertuar në Vlahen me fonde , që nuk dihet se të kujt shteti , mik apo armik , në kohen kur kryetar Bashkie në Has ka qënë D L , kuptohet dhe me dakortësinë e këshillit të fshatit .
Sa për dijeni : në vendin ku sot ndodhet e ndertuar xhamia , perpara treqindë vitesh , ka ekzistuar kisha e fshatit , kishë katolike , ku si e tillë , objekt kulti , mund të ketë vijuar deri në fund apo dhe më pas shek. XVII , që i korrespondon edhe asaj të Pjeter Bogdanit e më pas .
Si vertetim i këtij fakti , edhe tek libri i Selami Pulahes , “Përkthime nga defterët kadastralë turk” për nahijen tonë , autori i këtyre perkthimeve , ka shkruar se në atë kohë , fundi i shek. XVII , të 24 familjet e krishtera të fshatit , pushtuesit turqë i kishin detyruar ti paguanin shtetit të tyre taksa e detyrime tepër të rënda , edhe për ato të familjeve që kishin nderruar fenë e u kthyer në myslimanë .
Tani në ditët e “demokracisë” së sotëme , pikërisht në këtë vënd , meqë arroganca dhe pangopësia e pushtetetarve lokalë , për të vjelur para të pista , në vëndin e ruajtur si toponim “Kisha” ose “Kodra e Kishes” , kanë dhënë lejen e ndertimit të kësaj xhamije .
– Morali që nxjerrim nga këto ndodhi , ku nga vend kishe të dikurshme , kthyer në xhami e , ME QË SOT ËSHTË DITË PASHKËSH KATOLIKE , sherbetoret aktualë të kësaj xhamie , po ta ndjenin vehten pasardhës të herojt legjendar Gjergj Kastriotit Skenderbeut
dhe për ta treguar edhe vehten e tyre si patriotë e atëdhetarë , do tu duhesh që për këtë ditë të besimit të krishter , kësajë xhamije muhamedane , tja ndryshonin destinacionin , nga vend falje për muajn ramazan , në vend lutjejesh dhe peligrinazhi për Pashket katolike !
Kjo do të ishte dhe në traditën e burrave të dikurshem të Vlehnes dhe të te parit të tyre , që edhe kur administrata pushtuese turke e pati caktuar Vlahnen katundin ku do ta ndertonin xhaminë , ata , pra burrat e mençur dhe të zotë të Vlahnes , nuk e paten lejuar këtë gjë , duke e aresyetuar me faktin që deshironin ti ruanin lidhjet që i kishin me kapedanet e Mirditës për luftë kundra serbëve dhe ndertimin e xhamisë i ja lënë për barrë katundit Nikoliç .
Për këtë kemi shkruar dhe hereët e tjera e u bërë thirrje bashkëfshatarve të mijë , që xhamia të mos ndertohej aty , sepse përveç që do binte në kundershtim më ato që paten ndodhur gjatë historisë së dikurshme të fshatit tonë si i pari në krahinë , por dhe fakti tjeter jo i këndëshem , të ndertohesh një objekt i tillë kulti më pamje më të duksheme sesa shkolla 9-vjeçare e fshatit , kjo nuk duhesh lejuar !
______

Isuf Peka

Feja katolike qe ishte ne Has me pare para 300 vjet pra ne kohen e Bogdanit . Ne ate kohe Shqiperia ishte nen sundimin Turk . Hasi ne ate kohe ishte detyruar per te dhjetat shume te shtrejt , ne kete menyre nga zori ndruan fene . Hasi ne pjesen e Prizrenit nuk ju nenshtruar regjimit Turk . Nje pjese e Hasit (sipas deshmise te nje miku Hasjan nga Metalia me mbiemer Shaljan ) kan perkrahur rrugen e fese muslimane duke perfituar toke sipas reformes agrare Turk .
Fakt fete jane te lire ne baze kushtetueses te repuplikes te Shqiperise per te drejten e fese.
Me kete rast i uroj fese katolike gezuar festen e pashket . Bajram e Pashke jemi bashke .
GJERGJ FISHTA !

Bajram Kraja

Qani Jusufi Ndarja e Perandorisë Rromake në dy pjesë , në të lindjes me qender Bizantin dhe në të perndimit me qender Romen , daton aty nga viti 395 të erës sonë (pas krishtit) . Kufi ndarës ka qënë Deti Adriatik . Me qënë se Shtrirja si teritor e Shqiperisë ishte më afër Romës , sido që vetem në rrugë detare , influenca e sajë tek paraardhesit tonë dardan e arbër , ishte më e madhe na ajo e lindjes , me Bizantin , ndaj dhe kishat në Arberi e paten ruajtur lidhjen me Romën , gjë e cila verteton se katolicizmi në pjesët perendimore të Ballkanit qe ruajtur
krahas ortodoksizmit . Shëmbull Mirdita , Shkodra e mbi Shkodra si dhe për në Has kemi kishat aktuale katolike si në Zym , Gjakovë e të tjera … !
    • Mendon feja ortodokse…?!
      Fe katolike ne at kohe nuk ka patur…?!
    Më të përshtatshmet janë zgjedhur, kështu që disa përgjigje mund të jenë filtruar.
  • Hamez Xhafa

    Dua te uroj per krishlindjet , gezuar per shum mot !
    Ti uroma Bajramin , por sa te vij nga ajo Xhami !!!!
  • Muhamed Tabaku

    Nje pyetje kam une shume e thjeshte. Ka qofte edhe nje te vetem zkstolik ne Has? Qenke i fushes se diturise, hulumto pak me thelle se mos ka qene para Kishes ndonje kult fetsre i shume perendive. Se fundi nje keshille nuk behet historia me gojxhena dhe me forklor por me fakte e dokumente historike. Hasisnet dhe te gjithe shqiptaret qe u konvertusn ne Islam nuk jane frikacake dhe u konvertuan nga frika por ats e pranuan Islamin se ju pelqeu. Ne shqipni nuk ka fe burimore por jane te ardhura nga Lundj e mesme di kristisnizmi dhe Islami.
    • Isuf Peka

      Muhamed Tabaku pershendetje : nuk qendron ai e thenjes qe ne Hasjanet nuk kemi patur fe katolike . Bile edhe sot ne Hasin e Kosoves ka fe katolike si ne Hasin e Prizrenit dhe Hasin e Gjakoves (per fat te keq Hasi i ndare ne dy shtete te nje kombi ). Ne Hasin e gurit Prizren kenventohet feja katolike si ne Zym e nje pjes te fshatrave atje . Ne Zyme te Hasit (Kosove) hapet shkolla e pare shqipe ne vitin 1908 . Ka sherbye nje.katolik Stjevi Gjegjovi kur Serbia ndoqi rrugen e zhdukjes te ketij kolosit te shkolles shqipe ne Has . Po ne Has ka origjinen si fe katolike te origjines te familjes te Kastriotet e Hasit Skenderbeu . 200 vjet me vone sherbeu kleriku i madhi Pjeter Bogdani , Fran Bardhi e Pjeter Budi .
      Shtatorja e Pjeter Bogdanit ne qender ye qytetit te Krume Hasi i Shqioerise .
      Pra Hasi ne tersi ka qene i fese katolike !
      Mund të jetë një imazh i monument
      • Muhamed Tabaku

        Isuf Peka per Bogdanin lexo me shume ke edhe nr gugell. Ka bashkepunuar me austriake dhe veneciane dhe ka bere reprezalje ndaj popullsise shqptare ne kuader te luftes fetsre. Ju ju pelqen qe te beni politika pfo serbe e greke.
  • Flamur Sefolli

    fjale te arta dhe me vend dalin nga shkrimi yt i nderuar miku jone Bajram Kraja …..por me vjen keq qe keta perdorin varferine dhe erresiren ( jo shkollimin e mjaftueshem) per dominim….me keqardhje e them qe ne trojet shqipetare shahet e mira dhe lavderohet e keqja …..
  • Ali Jahaj

    Po të mos kishte të tillë që shkojnë pas xhamisë,me siguri edhe nuk do të ndërtohej.Fat (keqësisht) po shkojmë drejt Afganistanit.
    • Faket Dauti Curri

      Ali Jahaj ti nuk po shkon drejt afganistanit por po shkon drejt injorances
      • Bajram Kraja

        Faket Dauti Curri injorancë (padituri ) është mos rrespektimi i shkencës , kurse rendja pas dervishve , shehlerve dhe hoxhve , po , asht injorancë . Në vitet pesëdhjeta e të gjashtëdhjeta kur shteti në Shqiperi masivisht pati hapur shkolla të aresimit shtatëvjeçarë dhe të neseme , ata klerikët e asaj kohe u thonin prinderve të vajzave – mos i qoni vajzat në shkollë , sepse shkolla i mëson ato që ta lëjnë rrugën e zotit .
        Po kështu dhe sot me rikthimin e fesë , një pjesë e këtyre dervishve dhe klerikëve të tjerë i gjëjmë duke u marrur me pislliqe . Shembuj gënjeshtarësh e mashtruesish ka plotë , por sejcili në vendin ku banon , mund ti identigikojë nga një a më shumë të tillë !! Të njëtë me Burdushin e Prizrenit ka të shpërndarë në të gjithë Shqiperinë .
  • Shaban Peka

    Pershendetje profesor, Gezuar Pashket!
    Objektet e kultit i respektojme,padyshim por doja ti shtoja nje logjike tjeter muhabetit tend. Toleranca fetare ka mbizoteruar dhe mbizoteron ne Has , ne Shqiperi ne pergjithesi, nese fshati bie dakord ndertojeni dhe nje Kishe, dhe asnje problem nuk ka,jam i sigurt.
    Pra me teper se nje urim per festen shkrimi jot mu duk shum kritik dhe jo i pershtatshem per diten ne fjal.
    Pershendetje te sinqerta !
  • Faket Dauti Curri

    Pershendetje shoku Bajram Kraja, te uroj gjdo te mire ne jet , ti ke qen nje mesimdhënes shum vite te Gjith e dimë ketë pun, edhe nje mesimdhenës tjeter nga llapushniku bani nje intervist te gabuar para disa ditesh,
    Nese mendoni se populli shqipetar ose populli hasjan e kan pranuar islamin me forc nga pushtimi Turk atehere dua tu them vetem nje fakt te vetem dhe sa 1000000000000 vargje që keni shkruani ju, nese mendoni se dhuna dhe forca nae solli islamin në shqipëri atehere populli bullgar do te ishte shum me musliman se sa populli shqipetar, sepse ata u pushtuan nga Turku para popullit shqipetar, dhe do ta kishin pranuar islamin para nesh, besoj që te mos keqkuptohem
    • Bajram Kraja

      Faket Dauti Curri për dijeni tuaj dhe të gjithë atyre , që me lexojnë , unë jam ATEIST , nuk i besoj as kuranit dhe as bibles . Më fjalë të tjera , si kurani adhtu dhe bibla , janë libra të shkruar në një kohë të caktuar të historisë kur ajo , shkallen e njohjes për ligjet e natyres e kishte të mangët . Me zhvillimin e mëtejshëm të shoqerisë njerëzore e të mendimit shkencor , vlera e tyre , e kuranit dhe e bibles , do të venitet dhe shkojnë drejtë thellimit të mosbesimit në to e si përfundim , edhe shuarjes së tyre si besim . Ky fakt ka filluar që pas daljes së tyre si shkrime dhe si libra të “shënjta ” . Nuk e di sa njohje ke me ato sa ke mesuar në gjeografi , kur shkencëtarët vertetuan shkencërisjt se toka është e rrumbullakët , se ajo duke u rrotulluar rreth bosjtit të vetë dhe ekspozuar dillit herë njërën faqe e herë tjjetren krijohet dita dhe nsta , kështu dhe për stinet duke qarkulluar rreth diellit për 365 ditë e gjashtë orë krijohen stinët , feja , kleri i pati djegur në turren e druve shkëncetarët , që paten bërë këtë zbulim të madh e që sot na duket sikur s’pati ndodhur asgjë . Kurse sot ndyshe nga atëhere mendimi shkencor , është bërë gjithënjë më prezent si tek rrthet shkencore dhe tek njerëzit që ëexojnë nga ato çfrë ka argumentuar shkenca . E kjo është bërë e udhës , sidomos pas publikimit nga shkencetari i madh anglez të , teorisë së evolucionit , ku përjardhja e njeriut është , jo ashtu siq thuhet e shkruhet në kuran dhe në bibël , por si rrjdhojë e zhvillimeve dhe transformimeve në miliona vite në natyren e gjallë !
      Fakt tjeter se dikur shtetet feudale që synonin të nënshtronin dhe i roberonin popujt e tjerë , kanë shfrytëzuar mbrapambeturinë e popujve për ti nënshtruar dhe me anë të fesë , efhe duke i përplasur të krishtertë me ata që besonin në islam .
      Sot shtetet kryesore të botes demokratike , udhërrefyes të tyre , nuk kanë kuranin e biblen , por KUSHTETUTAT e tyre me ligjet përkatëse , kurse fenë – kuranin dhe biblen- i kanë dhe i mbajnë më teper si diçka historike apo dhe simbolike .
      Ato shtete që parësore kanë mesimet e fesë , si shembull në Ballkan , Serbia , duke u mbështetur në mësimet e kishes ortodokse serbe , i pati frymëzuar çetnikët e tyre që në Kosovë patën kryer masakrat më çnjerëzore , duke vrarë burra , gra e fëmijë të pa fajshem sipas mësimeve të kihës tyre , që ti vrisnin e ti shfarosnin shqiptartë myslimanë . Këshu dhe si serbet në Kosovë , në mesjetë kanë vepruar edhe legjionet turke me shqiptartë në Ballkan , krahas shpates ata përdornin dhe detyrimet e shumta pagesat e taksave nga katolikët edhe për myslimanet .
      Përsa i përket bullgarve dhe popujve të tjerë sllav për rreth Detit Zi , ata kanë qënë shumicë dhe të mbështetur nga caret rus , nuk kanë mundur tu bëjnë gjë !
      Edhe sot Putini që masakron Ukrainën , e shfrytëzon bekimin e kishes ruse për ta justifikuar luften dhe masakrimet që bëjnë ushtarët rua mbi populldinë e pa fajshme .
      Për ata që duan ta kuptojnë të verteten hitorik , tu besosh sot e ti varësh shpresat tek feja , unë mendoj se asht gabim !

      Qani Jusufi

      I nderuar nuk ju hjek asnje fjale dhe nuk dua te shtoj, mbasi kam mjaft argumente qe flasin, mbi mizorite e te dy feve krishtere dhe islame…?!
      Nje dicka dua ta vertetoj se ne perendim fes, ja kan caktu vendin vetem neper kisha( boshe) dhe neper muze. Fakt se eshte nje histori e se kaluares…!!

      Xhelo Alili

      Bajram Kraja nga te gjitha gjallesat ne Rruzullin e Tokes ,vetem njeriu shfrytezone njeriun edhe pse ka dy fara mende ne koke.Ceste me e keqja se eshte i bindur se ka te drejte ta shfrytezoje.
    • Bajram Kraja

      Ali Jahaj je i saktë në këtë prononcim , vertetë ashtu ka qënë dhe në të kaluaren , para se në Shqiperi ti shpallësh luftë fesë dhe paragjykimeve fetare . Të gjithë pleqtë që mbanin ramazan , kur betoheshin për një diçka , ata thonin “në kofsha turk” nuk e bëjë këtë punë të keqe . Me një fjalë kombesinë turke e quante të parë , kurse shqiptarinë jo .
      Ky djali i Vlahnes Bledi Përvana , në vetëvete ëhtë djal i mirë . I gjithë fshati ka rrespekt për të , po këtu e ka gabim . Mua nuk më pelqen , sepse shumica e fshatit nuk janë të kënaqur për faktin që xhamia asht bërë pa i pyetur e në atë vend ku asht thirrur me toponimin “te Kisha” .
      Turqia nëpër mes fesë islame , pati sjellë në popull përçarje të madhe . Ja përshembull ; dervishet u thonin njerëzve që për çdo problem e hall të paraqiteshin tek shehi ose tek dervishi a tek hoxha . Dhe ai çfarë u thoshte ? U thoshte se shoqi më i afërt të ka ba “sehire” e prandaj puntë nuk të shkojnë mbarë e me këtë i fusnin në sherre edhe familje të tëra . -Ti i thoshte dervishi , ose shehi , duhet të më japish kaqë para ose dashin e kumonës të ma bajsh nezer e t’ma sjellish në shtëpi që ty ti zgjidhi sehiret që ti ks ba showi apo shoqes shoqja e mahallsë . Mora këtë shëmbull , po sa e sa shumë shembuj të tjerë ka patur ku si shehi , dervishi dhe hoxhallartë i kanë mbajtur me rrëna dhe mashtrime njerëzit e thjeshtë duke ua vjelur partë dhe duke i gënjyer e mashtruar sikur të ishin zoti i vertetë . Kështu dhe politikanët e sotëm , që shkojnë në Xhami , apo kishë si puna e Edi Ramës që e kemi parë duke u tallur me fallëxhorë , apo të tjerë që shkojnë në tyrbe , kishë e në apoxhami , njëjtësisht si rasti i Ilir Metës , politikanit hajdut , që për çdo vit shkon në malin e Tomorrit për pelikrinazhe tek ata dervishet gënjehtarë , ku me ato veprime të qellimeshme i mashtrimin e kanë kthyr në peofesion , i gënjen dhe fshatartë e thjeshtë . More , për të gjitha këto babëzi të tyre , si klerikët dhe politikanët madhtrues , si nuk i shef zoti gjanëm për ti ndeshkuar e i damkosur rreptësisht për ti larguar njëherë e përgjithëmonë nga ajo rruga e shtrëmbër , derisa i plotfuqishmi të ketë fuqinë të krijoji dhe ta ndryshojë botën mbarë” , do ishte mëse e dobishme për të gjitha shoqeritë që ti shpëtonte ato nga njerëzit e ligj , por perkundrazi vrasesit , hadutet dhe keqëbërësit sot kanë hapsirë dhe liri më të madhe për të bërë vetem keq ???!!!
      Jo mor , edhe në vitin 1967 kur lufta kunder fesë u shoqërua edhe me rrenimin e objektve të kultit , nuk ishte Enver Hoxha ai që i shkaterroi ato , por më sakt , ato i vetëshkaterruan dervishet , shehëlerët , hoxhtë dhe prifterinjtë , sepse me mashtrimet dhe abuzimet me fjalen e zotit në gojë gjithashtu duke u kërkuar lekë e sende të tjera më vlerë për sherbimin falls që u bënin , populli dhe në veçanti rinia shkollore , qenë ngritur dhe i paten shqelmuar e i prishur objektet e kultit , si xhamiat , kishat dhe objektet e tjera të ketij lloj , që merreshin me mashtrime .
    • Blerim Pervana

      As kosovaret asnje nuk u ben shkie po e mbajten fen e tyre te gjith edhe pse ishin te shtypur. Fene e mban secili ate qe e don dhe i pelqen.Sote eshte e lire pa imponime. Te besoj secili ku te doje.
      • Blerim Pervana

        Ali Jahaj as kush nuk e quan veten as turk e as arab kto jan epitete qe ua venjn ata islamofobat. Kombesia eshte kombesi e feja eshte fe. Un per vete jam musliman dhe jam shqiptar. Dhe mbi te gjitha jam krenar.
      • Ali Jahaj

        Blerim Pervana kjo nuk do të ishte problem nëse ata që shkojnë në xhami të mos deklarohen si turq e arab.Ky është problemi,numri i shqiptarëve po zvogëlohet,ndërsa i atyre ar
  • Luan Cenalia

    Asgja s na lidh me kto kulte te arabve as me kulturen qe perfaqson ky kulte….u istaluan me dhun ne trojet tona kishtare Arbrore…nga perandoria osmane..qdo fshat ne has kan qen kishat..ton…por u rrafshuan me dhun…..nuk ka popull ne bot qe rrezon kishat e veta .respekte perfesor.
  • Hydajet Goça

    Pershendetje Prof. Bajrami ! Ne rradhe te pare uroj te jesh mire ti dhe familja juaj . Nese me lejon dua te jap mendimin tim persa i perket çeshtjes qe ke shtruar ne lidhje me Xhamine e ndertuar ne Vlahen . Eshte e vertet qe asnje nje objekt, komunitet ,ose shtet nuk qendron ne kembe me nje shtyllë . Besimi fetar eshte nje prej shtyllave te nje shoqerie qe nga krijimi i saj dhe si e tillë duhet respektuar dhe duhet marrë nga vlerat e saj . Lind pyetja cfare vlerash ka ? Ka shume ne te gjithe librat dhe dorshkrimet qe kam lexuar dhe qe jane origjinale gjthmone ka udhezime dhe keshilla per vlera shoqerore si respekti i ndersjellte ndihma per te varferit dhe qendrimi large antivlerave . Problemi nuk eshte tek Kishat apo Xhamite por tek vete komuniteti qe jetojme te cilet me keqardhje dhe pa ofendime e them qe eshte shume i pa emancipuar dhe i pa lexuar pse e them kete ? Qe nga zgjedhjet e drejtuesve dhe perfaqesuesve qe ben duke promovur njerz pa nivel vulgar dhe me pasuri te dyshimta e kriminale . Kjo e shpjegon se si u ndertua dhe pse u ndertua Xhamia ne Vlahen . Sa i perket vendit te kishes qe sot eshte Xhamia eshte e vertet ajo qe thua por edhe Skenderbeu nuk u be hero sepse ishte i krishtere por sepse kishte vlera njerzore dhe patriotike . Besimi i krishtere ashtu si ai mysliman u sollen nga pushtuesit romak dhe turq populli perqafoj te dyja besimet ne kohe te ndryshme . Mendoj qe problemi i shoqerise tone nuk jane besimet fetare por emancipimi i vaket i shoqerise mungesa e meritokracise leximimi i munguar dhe mentaliteti i eger shqiptar i mos tolerances . Ne nje nder thenjet e Kuranit thuhet qe : Une nuk e ndryshoj gjendjen e nje populli nese ata nuk e ndryshojne gjendjen e tyre . Kete e thenje e kane vertetuar shume vende kur ndryshoj gjendja dhe emancipimi i shoqerise ndryshoj dhe gjendja e tyre ekonomike politike dhe sociale. Respekte Prof. Bajrami .
  • Xhemali Elezi

    Te pershendese dhe te falenderoje per kete shkrim qe ashte kujtese e historise tone qe ne kete raste ashte e trishte. Vendet e kulteve duhet ti ruajme pa cenuar njena tjetren se jane historia evte parve tone. Rrespekte.

Erdhi zogu në banesën time…!

3

Foleja me zogjët mbi pemën para banesës sime në Malmö më 2020

Sinan Kastrati, Suedi 

Pas plot dy vjetëve erdhi zogu, pa zogzën në Malmö.  

Në vitin 2018 në oborrin para banesës time në bregun e detit në një nga pemët kishte një fole me dy zogj. 

Çdo mëngjes zogjët ata fluturonin, luanin, këndonin e putheshin. Ishin të lirë, bota ishte e tyre. E donin shoqi-shoin që nuk iu gjeje kund çiftin. Zogu mashkull, ”burri” më shpesh shkonte për gjah. Këthehej shpejt e në gojë mbante peshk e nganjëherë ndonjë krande (kandrra), cukla pambuki e leshi. Zogu femër kujdesej për dhomën, duke e hijeshuar dhe me kaqepin (sqepin) e vogël çukiste kudo e pa ndalë. Ia kishin lakmi gratë e lagjes sime sa mirë kalonin zogjët.”Gruaja”, nëse vonohej ”burri”, kur shkonte për gjah, e prite krah hapur. Ajo lëvizte nga dega në degën tjetër dhe fillonte këngën e ia këndonte dashnorit sa herë ai e linte vetë. 

Eh qerrata që ishte ai. Shkonte gjoja për ushqim e takonte ”gra” të tjera.  

Dashuria e tyre ishte shumë romantike, mëngjeseve e mbrëmjeve. Pas disa javëve nga dashuria që kishin, atyre iu lindën edhe dy zogj të tjerë. Edhe tash ”gruaja” pëllumbeshë më shumë kujdesej për fëmijët e burri si më i shkathët e zgjuar që ishte me zënë peshq, ikte larg e larg deri në ujdhesën tjetër afër qytetit të Kopenhagës. Atje gjente më shumë ushqim … 

Pas disa javëve zogjët, kur filluan të iu rritën pendlat, lazdroheshin. Nuk i prisnin prindërit në fole por zgjateshin duke provua se a mundën edhe ata të fluturonin. 

Pema ku kishin çerdhen zogjët, dikur

Shpendët e vegjël nuk e dëgjonin nënen dhe ndodhte që rrëzoheshin e binin në tokë. 

Fati që në lagjen tonë nuk ka mace sikur në Turjakë se do ti përlanin për një minut. Eh sa gjuetare janë macet e Turjakës.  

Një mëmgjes papritmas pash se më nuk ishte çerdhja në pemë. Dikush iu kishte prishur folenë zogjëve. Zbrita dhe shikoja rreth pemës por nuk vëreja asgjë. Doli edhe një fqinj imi danez e dy gra suedeze. Edhe atyre iu vinte keq që lagja jonë më në fund kishte një çiftë me zogj por ata tashmë ishin zhdukur.  

-Natën ka frye një erë e furishme tha një fqinje. E druri i holë ende nuk kish forcën me ndojtur vertiakl dhe ka mundësi që fryma iu ka prishur shtepinë zogjëve. 

Po ku do të flenin zogjët e ngratë tash? 

Më nuk u kthyen zogjët në lagjen tonë e bashkë me ta ikën edhe këngët, lojrat e puthjet.  

A mos vallë pse ”fëmijët” e tyre ishin pavarësua dhe kishin dalur nga shtëpia edhe ata kishin shkua pas tyre? 

Fqinji danez tha: 

-Sa bukur këndonin mëngjeseve para dritares sepse ai banonte në katin përdhesë dhe pema me folenë nuk ishte më larg se 3 metra larg dritarës së tyre. 

Fqinjët folën: ishin pëllumba të dashur e të urtë. 

Zogu i menduar e lodhur nga mosha e mërzia në ballkonin tim

Edhe unë pas 2 muajve e ndërrova banesën, por jo edhe lagjen. Banoja në të njëjtën lagje e shtëpi por dy kate më lart ku e shihja detin më mirë dhe dielli kur lindëte, rrezet e para e lëshonte në banesën time. Nuk i mbyllja dritaret me perde, se më pëlqente drita e dielli. Më mungonte vetëm kënga e zogjëve, lojrat dhe dashuriqkat e tyre që pa pikë turpi putheshin në pemë para të gjithëve.  

Kanë kalluar më shumë se dy vjet që nuk i shihja më. Kisha fillua ti harroja kur papritmas erdhin njëri zog. 

Për habinë time, sot herët, ndërsa dielli kishte ecur disa kilometra e rrezet e tij binin mbi gjamat e Univerzitetit të Malmës, shenjë që pranvera na erdhi, zogu ”burrë” kishte ardhurme pranverën mu në ballkonin tim e shikonte brenda a mos po njeri. Ngadalë iu afrova dritarës dhe e shikova a është ai ”burri” që dikur vetëm fluturonte nga dega në degë duke i kënduar dashnorës serenada e dhënë peshqeshe? 

-Po ai duhej të jetë, po ku e ka ”gruan”? 

-A mos i ka vdekur apo janë ndarë? 

Një zë nga brenda meje më tha se ata duhej të ishin bashkë por, jo. Ata ishin ndarë. Unë isha i pafuqishëm ti bashkoja sepse nuk mund ti pajtoja as personazhet e mia e jo më zogjtë “e malit” por që tash edhe ata tash ishin ndarë sepse ishin qytetërua. 

Syla një nga personazhet e mia nuk flet me tiransen ka vite e vite. E shumë pleqëve nga Turjaka iu kanë vdekur gratë të tjerë, djem të ri janë ndarë nga gratë e tyre.  

Po pse sot kishte ardhur zogu, ”burri” plak para dritares sime?  

A kërkonte ai ndihmë, lëmoshë, bukë apo shoqërim.  

I shkreti zog kishte mbetut pa gruan, pa fëmijët dhe pa shtëpi. 

Jetë është ndarje, kështu qenka jeta me njerëz e tash edhe me shpezë e shtazë. 

Qytetërim.  

Zogu iku pa marrë asnjë trohë buke. Nuk munda as ta përdhel e ta mbaj afër, si dikur e të ia them disa fjalë. 

Zog, shko në Tiranë e përshëndete tiransen e mos ndal fluturimin, shko edhe në Turjakë e përshëndeti varret e prindërve të mi!   

A do të vjen ndonjëherë ndonjë dallëndyshe a pëllumb ? 

Malmö, 9 prill 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Rezoluta, miratuar nga Simpoziumi i Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”

0

Miratuar nga intelektual të shquar, kryesuar nga Kadare dhe Qose, kundër “ISOPOLIFONISË “, që është regjistruar në UNESCO, se gjoja vjen nga mitologjia e sirenave greke dhe buron nga muzika kishtare Bizantine.

Drejtuar: znj. Elva Margariti

Ministre e Kulturës

Për dijeni:

 Presidentit të Republikës, shkëlqesisë së Tij z. Bajram Begaj

Kryeministrit z. Edi Rama

Kryetares së Kuvendit znj. Lindita Nikolla

Kryetarit të Akademisë të Shkencave Prof. Skënder Gjinushi

Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme znj. Olta Xhaçka 

REZOLUTË 

Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria”- “Nderi i Kombit”, zhvilloi, në Sallën “UNESCO”, të Muzeut Historik Kombëtar, më datën 25 mars 2023, Simpoziumin “Polifonia Popullore Shqiptare”, ku morën pjesë etnomuzikologë të njohur të vendit tonë, profesorë, kompozitorë, studiues, artistë, përfaqësues të grupeve polifonike etj., nga i gjithë vendi.

Në Simpozium u evidentuan, shkencërisht, vlerat atdhetare, historike dhe kulturore të Polifonisë Shqiptare dhe, në këtë kuadër të Polifonisë Labe, të cilat, si pjesë e tërë trashëgimisë shpirtërore të popullit shqiptar, kanë ruajtur origjinën e tyre unike.

U evidentua fakti se për vlerat e rralla etnokulturore të Polifonisë Shqiptare, Fondacioni “Toelfer”, në Gjermani i dha çmimin “Europa për Folklorin “1987, e po kështu Instituti i Kulturës Popullore në Akademinë e Shkencave në Tiranë në tetorin e vitit 1989, organizoi dhe simpoziumin: “Vendi që zë Polifonia Shqiptare në Ballkan”, duke përcaktuar qartë këtë kulturë muzikore Mesdhetare të shqiptarëve nëpër shekuj.

Duke vlerësuar regjistrimin në Listën Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore jo lëndore të Njerëzimit, në UNESCO, të gjithë folësit, shprehën kundërshtim me prezantimin e kësaj polifonie në faqen zyrtare elektronike (në faqet e shkruara, në videot dhe në ilustrimin e fotografive), pasi bie ndesh me të vërtetat shkencore dhe ato historike, duke goditur kështu identitetin kombëtar shqiptar. Këto trillime me synime djallëzore për tjetërsimin e identitetit tonë kombëtar, të thesarit të çmuar të folkut tonë, duhet korrigjuar institucionalisht, pasi bien ndesh me misionin e Ministrisë së Kulturës dhe Akademisë së Shkencave.

Ndarja, në faqen zyrtare të UNESCO-s, e iso-s nga polifonia dhe interpretimi sikur gjoja iso-polifonia vjen nga mitologjia e sirenave greke dhe tezat e shkruara po në atë faqe se “Iso-Polifonia shqiptare buron nga muzika kishtare bizantine” dhe se ajo shoqëron, midis të tjerash edhe funeralet e kremtimet fetare etj., janë vetëm disa nga këto goditje në identitetin kombëtar shqiptar. Gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare ka shkruar:

“Populli shqiptar nuk ka identitet gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese. Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë. Shqiptarët  janë ndër popujt më të vjetër të kontinentit Europian, popull themeltar në rrafshin e tij…” (Marrë nga libri “Indetiteti Europian i shqiptarëve”).

Ndërsa korifenjtë e letrave shqipe  si F. S. Noli shkruante se: “Kur lëngon Shqipëria zgjohet Labëria dhe kur të vdes të më përcillni me këngë labe”. Akademiku Rexhep Qosja, Kryetar Nderi i Shoqatës “Labëria”, gjatë një vizite në trevën e Labërisë shkruan: “Në të vërtetë Labëria, ashtu siç e përjetova unë, është Shqipëria. Labëria shpirtërore është Shqipëria natyrore e kjo do me thënë Shqipëria etnike. Me këngën labe të djeshme e të sotme, jetojnë shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare. Kënga e labërishtes është shembulli më i ndritshëm i vetëdijes së pandarë, i vetëdijes kombëtare shqiptare. Dhe kjo është e kuptueshme. Ajo është kënga e fuqisë morale, shpirtërore të Labërisë, e cila tash 100 vjet është faktor kryesor kombëtar ,që e lëviz historinë shqiptare të Labërisë, që është bërë thelbi shqiptar”.

Në këtë Simpozium, kumtuesit përforcuan me argumente të reja profesionale dhe historike, përcaktimet e bëra nga studiues të shquar shqiptarë si: Ramadan Sokoli, Beniamin Kruta, Shpëtim Kushta, Spiro Shituni, Piro Miso etj, si dhe përcaktimet e bëra nga etnomuzikologë të shquar të huaj të kalibrit botëror, lidhur me termin dhe origjinën e Polifonisë Shqiptare.

Duke vlerësuar sa më sipër, Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, i kërkon Ministrisë të Kulturës, të ushtrojë përgjegjësitë e saj kombëtare e shtetërore, për të ndërhyrë zyrtarisht pranë UNESCO-s, për të fshirë prezantimin aktual të ashtuquajturës “Iso-Polifoni” në të gjitha anekset përkatëse të faqes zyrtare të kësaj Agjensie të OKB-së, për Polifoninë Shqiptare dhe për ta zëvendësuar atë me prezantim shkencërisht dhe historikisht të mbështetur, si dhe të nënshkruar nga institucionet përkatëse, jo nga individë, kushdo qofshin ata. Ajo kërkon gjithashtu, që, në faqet zyrtare të Ministrisë së Kulturës, si dhe në botimet zyrtare, të mos lejohen shtrembërime të tilla me karakter antikombëtar, antihistorik e antishkencor. 

Ndërkohë, Shoqata Kulturore Atdhetare “Labëria”, bazuar në misionin e saj të miratuar sipas ligjit, nuk do të pranojë zhvillimin e asnjë aktiviteti nën termin “Iso-Polifoni”, por vetëm nën termin “Polifonia Shqiptare”.

Miratuesit e Rezolutës që shprehen kundër termit “Isopolifoni” janë akademik, profesor, deputet, muzikant, artist, historian dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, si dhe personalitete të Labërisë, mbartës të këngës labe, që janë të shqetësuar për këtë tjetërsim. 

PS. Këtë Rezolutë e kanë miratuar të giithë personat e poshtë shënuar duke komunikuar nominalisht me Kryetarin e Shoqatës “Labëria” profesor Ago Nezha. 

Këshilli Kombëtar i shoqatës atdhetare kulturore Labëria “Nderi i Kombit”

Akademik Rexhep Qosja “ Nderi i Kombit”- Kryetar “Nderi i Shoqatës Labëria

Kryetari  i Shoqatës Labëria, Prof.Dr. Ago Nezha “Mjeshtër  i Madh” dhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”.

Nën kryetarë, Agim Çiraku, Biznesmen

Nënkryetar, Agim Rrapi, Kryetar i Agrobiznesit Shqiptar

Kryeredaktor i Gazetës “Labëria “ Albert Zholi, shkrimtar

Bashkim Qeli, Ushtarak, Sekretar organizativ

Dr. Neki Dredha, (ish Kryetar i Bashkisë Vlorë )

Bejkush Birçe, “Mjeshtër Sporti”

Axhem Gjoni, ( ish nënpunës në aparate qendrore )

Kastriot Muço, ( ish Kryetar i Konfederatës dhe Diplomat)

Gëzim Tushi, “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”

Kastriot Hadëri,Ushtarak

Agim Mero, ( ish Deputet dhe Ministër i Tregëtisë)

Dr.Laver Stroka, Mjek

Ardian Resuli, Biznesmen

Mevlan Balili, Inxhinjer

Vojsava Shkurti  (ish Kryetare e Këshillit të Qarkut Vlorë)

Liri Boshnjaku

Arben Saliu, Drejtor Drejtorie në Ministrinë e Brendshme

Pajtim Bello, (ish Zv. Ministër i Ekonomisë, Energjitikës dhe Mineraleve )

Dr. Ylli Kërçani, Mjek

Kujtim Nanaj, Drejtor Tatimesh Tiranë

DR. Izet Çulli, Mjek

Pano Hallkaj, gazetar

Piro Bregu, Ekspert në Kontrollin e Lartë të shtetit

Edmond Vrapi, Diplomat

Perlat Muço, Inxhinjer

Dr. Engjëllush, Avduli

Namik Jahaj, Biznesmen

Albert Abazi, studiues, Kryetar  i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko “ , Vlorë

Sefer Pasha, Shkrimtar

Faik Memushi, (ish Deputet )

Jashik Maçi Jurist (Avokat )

Vexhi Gjoni, Kolonel (ish Komandant Divizioni)

Yzedin Dhuli, Jurist

Feksor Shkurti, Kryeredaktor i Gazetës “Fterra Jonë”

Kryetarët e degëve në rrethe

Ahmet Dema, Vlorë dhe Nën Kryetar i Shoqatës Labëria

DR.Robert Çelo, Gjirokastër dhe Nën Kryetar i Shoqatës Labëria

Asim Canaj,  Sarandë

Myrdar Jera, Tepelenë

Baftjar Abazaj, Fier

Pëllumb Bënça, Patos

Prof. Asoc. Zaho Golemi, Tiranë

Neki Haskoçela, Orikum

Kastriot Bezati, “Mjeshtër i Madh “ Kryetar i Shoqatës “Përmeti”

Dr. Asqeri Llanaj, Kryetar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Cakran”

 Ekspertë të polifonisë

Mjeshtër i Madh Zhani Ciko, Akademik në Akademinë Ndërkombëtare “Imperialis “

Prof. Dr. Aleksandër Peçi.

Prof.Dr.Bardhosh Gaçe, “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut “

Mjeshtër i Madh, Bajram Lapi

Mjeshtër i Madh, Ermir Dizdari

Studiues, Zeno Jahaj

Studiues, Fitim Çaushi

Dr. Oleg Arapi, Dirigjent

“ Personalitete të shquara të Labërisë Ismail Kadare,  “ Nderi Kombit “

Helena Kadare,  Shkrimtare

Prof. Dr. Ismet Elezi, Jurist, Ka marrë Çmimin e Republikës të Shkallës së dytë, ka çmime nga “Qëndra Ndërkombëtare e Kembrixhit” të Anglisë, “Njeriu Ndërkombëtar në Shkencë” , “Doktor Honoris Causa”, Prishtinë” dhe “Medaljen e Nderit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”.

Prof. Dr. Ksenofon Kristafi, ish President i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane, Universiteti “Mesdhetar”, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, ish Ambasador.

Prof. Dr. Sokol Sadushi, Zv. Kryetar i Gjykatës së Lartë

Prof. Dr. Et’hem Ruka, Akademik ( Ish Ministër i Arsimit ), Rektor në Universitetin “Luarasi”

Prof. Dr. Fatos Tarifa, Kryetar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Prof.Dr.Pëllumb Xhufi, Akademik, Anëtar i Akademisë së Shkencave

Prof. Dr. Paskal Milo, ( ish Ministër i Jashtëm) Anëtar i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave

Prof. Dr. Arben Malaj, (ish Deputet, Ministër i Financave dhe Ekonomisë )

 Marin Mema, gazetar në Top Channel

Akademik Apollon Baçe, Arkeolog

Prof. Dr. Fatos Klosi, (ish Kryetar i Shërbimit Informativ)

Dr. Shkëlqim Hajdari, Inspektor i Përgjithshëm i Inspektoriatit Qëndror

Fatmir Toçi,(ish deputet)”Kalorës i Urdhrit të Flamurit “ Urdhrin Naim Frashëri të Artë “

Prof. Dr. Sokrat Sinaj, Akademik ( Profesor “Emeritus” në Zvicër )

Prof.Dr.Sherif Lusho, Dekan në Universitetin “Polis ”Medalje “ Naim Frashëri i Artë”

Prof. Dr. Bilal Shkurti, (ish Rektor në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë

Prof. Dr. Rexhep Uka, (Ish Zv. Kryeministër dhe Ministër i Bujqësisë )

Prof. Dr. Shezai Rrokaj, (Ish Rektor i Universitetit të Tiranës )

Viktor Berdo, ( Gjeneral )

Eni Çobani, Juriste

Daut Gumeni, Shkrimtar

Ruki Kondaj, Presidente e Shoqatës të Torontos Kanada

Berat Luzha, Gazetar, shkrimtar (Ish Deputet i Kosovës )

Aldrin Dalipi, Kryetar i Qarkut të Tiranës

Dr. Hajro Limaj, Kolonel, “Ministër Këshilltar”

Prof. Dr. Natasha Hodo

Prof. Dr. Hektor Veshi, gazetar, shkrimtar

Vllasova Musta, Poete, skenariste

Magjistre e Shkencave Sociale Labëri Luzha, ( Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit  Prishtinë )

Dr. Migena Arllati, (Profesore në Gjakovë

Prof. Dr. Diana Shehu

Prof. Dr. Pajtim Riba, “Mjeshtër i Madh “

Prof.Dr.Profit Canaj, ( Profesor Emeritus ish Dekan i Fakultetit të Kulturës Fizike mban Urdhrin “Naim Frashëri Argjënd”, “Naim Frashëri të Klasit III”

Dr. Skënder Brataj, Drejtor i Qëndrës të Urgjencës Mjekësore

Dr. Astrit Aliaj, ish Komandant i Akademisë të Detarisë, Prefekt në Gjirokastër, Atashe Ushtarak i Mbrojtjes të RSH, në Itali, Spanjë, Zvicër.

Dhimitër Gjoka gazetar, shkrimtar “Mjeshtër i Madh”

Prof. Dr. Fatos Çoçoli, Analist

Prof. Dr. Shyqyri Hysi, Studjues dhe njohës i folklorit

 Deputet të Kuvendit

Elisa Spiropali  Deputete

Fatmir Xhafa    Deputet

Ina Zhupa         Deputete

Bujar Leskaj     Deputet

Vullnet Sinaj    Deputet

Anila Denaj     Deputete

Etjen Xhafa     Deputet

Kryetar të bashkive të trevës së Labërisë

Dritan Leli, Kryetar i Bashkisë Vlorë

Tërmet Peçi, Kryetar i Bashkisë Tepelenë

Gjergji Goro, Kryetar i Bashkisë Himarë

Studiues të artit dhe muzikës nga Maqedonia e Veriut e Kosova mb;shtesin rezolutën për autoktoninë e Polifonisë ( Shumëzërshmërisë) Popullore Shqiptare

Akademik Rauf Dhomi, Akademia e Shkencave dhe Arteve Kosovë

Prof. Dr. Sabaudin Zhuta, Profesor Ordinar i fushës së Artit Muzikor, pranë Universitetit “ Shën Qirili dhe Metodi”, Shkup

Prof. Dr. Mehmed Xhemajli, ( Drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve “Shota” –Kosovë

Mr.sc. Shkodran Tolaj, ( Drejtor i Ansamblit Shtetëror të këngëve dhe valleve popullore shqiptare nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Prof. Dr. Besiana Qani Mehmedi, ( Profesor inordinar në Univrsitetin e Tetovës, Fakulteti i Muzikës )

Personalitete të shquara të artit, miq të Labërisë 

Margarita Xhepa, “ Nderi i Kombit “

Reshat Arbana      “ Nderi i Kombit”

Bujar Asqeriu ,“Nderi i Kombit”

Muntaz Dhrami, “Nderi i Kombit”

Luftar Paja, “Artist i Popullit”

Birçe Hasko, “Artist i Merituar “, “Mjeshtër i Madh”

Murat Kerraj, Skulptor

Këngëtarë të këngës Labe

Golik Jaupi, Artist i Popullit, “Mjeshtër i Madh

Berdo Berdo, “ Mjeshtër i Madh”

Nazif Çela, “Mjeshtër i Madh”

Fatosh Liko, “Mjeshtër i Madh, etj. 

PS. Kjo listë vazhdon të pasurohet deri në përmbushje të kërkesës tonë.

Kosova shtet 15 vjet me Kushtetutë

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

-Pesëmbëdhjetëvjetori i Kushtetutës së shtetit të pavarur të Kosovës të shpallur në 17 Shkurtin histotik 2008 festohet në  24 vjetorin e lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të  hynin në Kosovë, nga Maqedonia, e të nesërmen edhe nga Shqipëria,  pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe të goditjes së caqeve të forcave serbe që bënin masakra e spastrim etnik duke vrarë më shumë se 12 mijë shqiptarë, zhdukur mëse 6 mijë e dëbuar rreth një milion, shumicën drejt Shqipërisë.

PRISHTINË, 9 Prill  2023/ Kosova në 24 vjet Liri e 15 vjet Pavarësi feston Ditën e Kushtetutës, 9 Prillin.

 “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, thuhet në nenin 1 të Kushtetutës së miratur para 15 viteve, e cila, sipas nenit të fundit – 162 – “hyn në fuqi në 15 Qershor 2008”. 

Ishte viti 2008 kur u miratua nga Kuvendi i Kosovës akti më i lartë  juridik i shtetit në ditën e 9 Prillit, më pak se dy muaj pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik. 

“Duke u bazuar në votimin njëzëri të të gjithë deputetëve në sallë, sot në orën 10:45 u shpall solemnisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e miratuar nga 107 deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha atëherë Kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas votimit, cituar në raportimin që kam bërë për  Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë  – Agjencinë Telegrafike Shqiptare /ATSH/ në 9 Prill 2008.

Raportimi theksonte se kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi, prezantoi përmbajtjen e Kushtetutës, e cila, siç bëri të ditur, ka 14 kapituj dhe 162 nene.“Kemi synuar të kemi një Kushtetutë moderne, të shkurtër, të qartë dhe të kuptueshme, që garanton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare dhe që është funksionale”, tha ai.

Për Projektkushtetutën e hartuar nga Komisioni Kushtetues, i cili ishte ngritur nga Ekipi i Unitetit,  është zhvilluar debat publik që nga 28 Janari 2008, në fazën e parë, dhe që nga 19 Shkurti – dy ditë pas shpalljes së pavarësië, në fazën e dytë.

Gjatë debatit publik u është bërë e ditur qyetarëve se “Kushtetuta është hartuar mbështetur në dy vullnete, i pari që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur dhe i dyti që me Deklaratën e Pavarësisë të 17 Shkurtit Kosova si shtet ka marrë obligime ndërkombëtare për zbatimin e Paketës së Ahtisaarit”.

Dita e Kushtetutës, 9 Prilli, është festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, të miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008.

Dekretimi i këtij ligji dhe 40 ligjeve të tjera, të  dala nga Paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, 15 Qershorit 2008. Dekretimin e bëri Presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës i ka nënshkruar Shefi i UNMIK-ut, Misionit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, presidenti “shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”. Poashtu,  “ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj”.

Zhvillimet më të rëndësishme brenda 15 viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 Shtator,  ka miratuar amendamentimin e  Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes  ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 Shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

“Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, ishte formuar në 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të shtetit të ri, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin.

Deri në 15 vjetorin e Ditës së Kushtetutës pavarësia e Kosovës është e njohur nga 117 shtete të botës anëtare të OKB-së.

Në rrugën drejt pavarësisë Kosova ka një histori kushtetuese edhe para kushtetutës së saj të parë si shtet i pavarur me njohje ndërkombëtare.

Kosova prej vitit 1974  ka pasur Kushtetutën e vet, e cila i ka siguruar mëvetësi organizative si njësi konstituive me të drejtë vetoje në federatën  e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës dolën shtatë shtete të reja të rajonit – Kosova, Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedona.

Para 34 viteve, në 28 Mars të vitit 1989, Serbia në Kuvendin e saj miratoi “Kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, në rrethana tragjike terrori, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova.

 Kundërshtimi i fuqishëm rrënimit të autonomisë në Kosovë ishin demonstratat gjithëpopullore, në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Podujevë, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Demonstratat pasonin grevën  e urisë të 1.300 minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  Shkurt 1989, e cila ishte në mbrojtje nga sulmet e Serbisë kundër Kosovës e mëvetësisë së saj, rezistencë e fuqishme e përkrahur nga populli dhe në kërkim të lirisë, demokracisë e të drejtave të plota për shqiptarët.

Në vijimësi të kundërshtimeve të fuqishme gjithëpopullore dhe institucionale të “Kushtetutës së tankeve” serbe, në rrethana të okupimit, Kosova në vitin 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese për pavarësi në 2 Korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 Shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në vitin 1991, nga 26 deri në 30 Shtator u organizua edhe Referendumi ku kosovarët votuan 99,87 për qind për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, i cili pasohej me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, kur President i parë u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.

Republika e Kosovës me Kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhura atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Kosova e lirë, pas përfundimit të luftës në Qershor 1999, prej vitit 2001 deri në shpalljen e pavarësisë në 17 Shkurt 2008  ka pasur një Kornizë Kushtetuese, të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë defakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë. 

Para pesë viteve, me rastin e 10 vjetorit të Ditës së Kushtetutës, 9 Prillit, hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës janë dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë nga atëh do erë Presidenti Hashim Thaçi.

Pesëmbëdhjetëvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit të pavarur të Kosovës do shënohet në kohën kur nëpër qytetet e fshatrat kosovare do festohet 24 vjetori i lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës  filluan të  hynin në Kosovë, nga Maqedonia, e të nesërmen edhe nga Shqipëria,  pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe të goditjes së caqeve të forcave serbe që bënin masakra e spastrim etnik duke vrarë më shumë se 12 mijë shqiptarë, zhdukur mëse 6 mijë e dëbuar rreth një milion, shumicën drejt Shqipërisë.

 ***

Raportim që bëja  për  Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë  para 15 viteve-9 Prill 2008:

PËRMBLEDHJE – KUSHTETUTA FUQIZON SHTETIN E PAVARUR, SOVRAN, DEMOKRATIK, UNIK DHE TË PANDASHËM TË KOSOVËS

PRISHTINË, 9 prill /ATSH-B.Jashari/ – Kuvendi i Kosovës i mbledhur sot në një seancë solemne të jashtëzakonshme, ashtu si kur shpalli pavarësinë para më pak se dy muajsh, miratoi njëzëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës, që, siç u tha, fuqizon shtetin më të ri në botë si të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm.“Duke u bazuar në votimin njëzëri të të gjithë deputetëve në sallë, sot në orën 10:45 u shpall solemnisht Kushtetutën e Republikës së Kosovës, e miratuar nga 107 deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha kryeparlamentari Jakup Krasniqi pas votimit.Gjithçka ishte unanime në këtë seancë, që nga fillimi i saj, kur ishin të pranishëm në sallë 103 deputetë, të cilët aprovuan të vetmen pikë të rendit të ditës: Miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.Seanca e Kuvendit të Kosovës, ku merrnin pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit, Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith, trupi diplomatik në Kosovë, si dhe përfaqësues të arsimit, shkencës, artit e të fesë, hapi punimet pak pas orës 10:00, nën drejtimin e kryeparlamentarit Jakup Krasniqi.“Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë të hap punimet e kësaj seance të jashtëzakonshme dhe solemne të Kuvendit për miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ai.“Kushtetuta jonë sanksionon shkallë të lartë të idealizmit të një shoqërie të lirë, të hapur, demokratike dhe sovrane. Ajo promovon dhe u garanton të drejta të standardeve të larta komuniteteve pakicë në Kosovë. Që nga sot, të drejtat e komuniteteve nuk janë më thjesht vetëm vullnet i mirë dhe i deklaruar i shumicës, por kategori e përcaktuar kushtetuese dhe partneritet solemn e publik. Ato janë të mbrojtura dhe të pacenueshme”, theksoi kryeparlamentari Krasniqi.

Më pas, Kuvendit iu drejtuan presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi, e kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuçi, të cilët nxjerrjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës  e vlerësuan një moment tjetër historik pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008.“Në vazhdën e zhvillimeve jashtëzakonisht të rëndësishme dhe historike për Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë dhe njohjes ndërkombëtare nga një numër i madh vendesh të botës demokratike, dita e sotme po kështu shënon një moment të veçantë në përmbylljen e ciklit të shtetndërtimit të Kosovës”, tha presidenti  Sejdiu.”Kushtetuta, me peshën e saj të veçantë, sa mund të quhet me të drejtë përmbyllje e procesit shtetndërtues të Kosovës, po kaq, në të njëjtën kohë, në bazament të qëndrueshëm formal dhe juridik dhe esencial e fut Kosovën në rrafsh të ri të zhvillimeve shtetërore, politike dhe juridike”, shtoi ai.“Kushtetuta e Republikës së Kosovës në të njëjtën kohë hap horizontin dhe mundësinë tonë për përballje me sfidat e shumta që do të kapërcehen duke e dëshmuar fuqishëm qëndrueshmërinë e institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovë, të cilat edhe në rrugën e deritanishme kanë dëshmuar seriozitetin dhe këmbëngulësinë për veprim të sukseshëm në realizimin e interesave të qytetarëve të Republikës së Kosovës ”, theksoi presidenti Sejdiu.Ai u shpreh optimist se mbi bazën e parimeve të Kushtetutës dhe duke pasur parasysh ndërtimin e gjithë strukturës institucionale përgjegjëse për zbatimin e tyre, “Republika e Kosovës do të kapërcejë më shpejt edhe rrugën drejt integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.Kryeministri  Hashim Thaçi tha se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është evoluim i historisë së përbashkët të kosovarëve dhe garanton liriëtë dhe të drejtat e të gjithëve. “Republika e Kosovës është shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera. Vlerat fondamentale dhe liritë e të gjitha kombeve demokratike janë të mbrojtura me anë të kushtetutës. Prandaj, edhe ne sot kemi vendosur që ta ndjekim rrugën e shteteve të lira dhe demokratike”, u shpreh ai.“Kushtetuta e Republikës së Kosovës, është vullneti ynë, është legjitimiteti dhe vula e shtetit të Kosovës”, theksoi kryeministri Thaçi.Kryetari i Komisionit Kushtetues, Hajredin Kuqi, prezantoi përmbajtjen e Kushtetutës, e cila, siç bëri të ditur, ka 14 kapituj dhe 162 nene.“Kemi synuar të kemi një Kushtetutë moderne, te shkurtër, të qartë dhe të kuptueshme, që garanton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe zotimet ndërkombëtare dhe që është funksionale”, tha ai.”Sot, në duart tuaja është drafti i Kushtetutës së Republikës se Kosovës si bazë e ndërtimit te sistemit politik, ekonomik dhe shoqëror në shtetin tonë në të cilën kemi shprehur synimet tona, në emër të popullit të Kosovës, për të ardhmen e vendit tonë të lirë, demokratik dhe paqedashës si shtet i të barabartëve”, është shprehur Kuqi.“Sovranitetin e Republikës sonë Kushtetuta e përcakton se buron nga populli dhe i takon atij. Ajo garanton integritetin territorial të Kosovës si të pacenueshëm,të patjetërsueshëm dhe të pandashëm dhe mbrohet me të gjitha mjetet e lejuara”, siguroi ai.”Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi bazën e konceptit të barazisë qytetare dhe e përcaktuar si shoqëri shumetnike, e përbëre nga shqiptarët dhe nga komunitetet e tjera ku qeveriset në mënyre demokratike dhe respektohet plotësisht sundimi i ligjit dhe barazia e qytetarëve para tij”, theksoi Kuqi.Kushtetuta e Republikës së Kosovës është nënshkruar të hënen pasdite nga Komisioni Kushtetues në një ceremoni zyrtare në ambientet e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë, e ku morën pjesë udhëheqësit më të lartë të vendit e të komunave dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare.

Fatmir Sejdiu e Jakup Krasniqi – 15 qershor 2008 . Foto : Behlul Jashari

Në dy ditët e para të prillit Komisioni Kushtetues i Kosovës e miratoi me konsenmsus të plotë tekstin final të Projektkushtetuës, ndërsa Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Piter Feith, e certifikoi atë duke vlerësauar se është në përputhje me Paketën Ahtisaari.Për Projektkushtetutën e hartuar nga Komisioni Kushtetues, i cili është ngritur nga Ekipi i Unitetit,  është zhvilluar debat publik që nga 28 janari 2008, në fazën e parë, dhe që nga 19 shkurti, dy ditë pas shpalljes së pavarësië, në fazën e dytë.Gjatë debatit publik u është bërë e ditur qyetarëve se “Kushtetuta është hartuar mbështetur në dy vullnete, i pari që Kosova të jetë shtet sovran dhe i pavarur dhe i dyti që me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit Kosova si shtet ka marrë obligime ndërkombëtare për zbatimin e Paketës së Ahtisaarit”.

Kosove – Prishtinë, Newborn . Foto : Behlul Jashari , me 11 qershor 2016

“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”, thuhet në nenin 1 të Kushtetutës, e cila, sipas nenit të fundit – 162 – “hyn në fuqi më 15 qershor 2008”./

Behlul Jashari – Dita e Kushtetutes së Kosovës

Papa Françesku me kardinalin shqiptar Ernest SImonin për bekimin “Urbis et orbi”, me rastin e pashkëve, 2023

0

Nga: Frank Shkreli

Fjala dhe bekimi drejtuar, “Urbi et Orbi” –qytetit të Romës dhe Botës mbarë – është bekimi dhe rasti më solemn i Kishës Katolike dhe rezervohet për rastet më solemne të Kishës, siç janë Pashkët e Krishtlindjet. Bekimet “Urbi et Orbi”, drejtuar qytetit të Romës dhe Botës, jepen nga e ashtuquajtura “loggia” e Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë, normalisht në orën 12 të mesditës dhe transmetohen anë e mbanë botës nga enti evropian, European Broadcasting Union dhe nga lidhje të tjera transmetuese botërore. Predikimi dhe bekimi me këtë rast përfundon me përshëndetje dhe urim nga Papa, për festën e rastit, në shumë gjuhë të huaja, përfshir gjuhën shqipe.

Një lajm shumë i bukur ky! Këtë të djelë të Pashkëve (2023), krah për krah me Papa Françeskun në atë platformë për të bekuar “Urbi et Orbi” dhe për të përshëndetur Botën mbarë me rastin e kësaj feste të madhe për Kishën Katolike, do të jetë Kardinali shqiptar, Ernest Simoni, sipas një njoftimi nga Radio Vatikani shqip. Ky lajm më solli ndër mend kohën gjatë luftës së ftohtë kurnë raste të tilla edhe Zëri i Amerikës transmetonte pa vonesë përshëndetjet e Papës, drejtuar botës në gjuhë të ndryshme, përfshir edhe gjuhën shqipe.

Natyrisht se ky është një moment historik dhe i paharrueshëm për Kardinalin Ernest Simonin, personalisht, por edhe për Kishën e vuajtur Katolike shqiptare. Frank Shkreli: Kardinali Ernest Simoni, martiri i gjallë i kombit shqiptar | Gazeta Telegraf. E gjithë bota do mësojë se megjithë përpjekjet prej gjyësm shekulli të regjimit komunist të Enver Hoxhës, për ta zhdukur atë dhe klerikët e saj nga faqja e dheut, Kisha Katolike shqiptare qenka gjallë.

Reagimi i Kardinalit shqiptar për të qenë bashkë me papën në këtë moment ishte, kuptueshëm, tepër emocionues dhe i papritshëm. “Emocion i jashtëzakonshëm me marrë lajmin e shoqnimit të Atit Shêjt në bekimin “Urbi et Orbi”, si kardinal daikon”, është shprehur Kardinal Simoni për Radio Vatikanin – “lêne ma me kremtue të dielen e Pashkëve në atë balkon, nga i cili, gjatë historisë së Kishës, shumë Papë i kanë drejtue lutje dhe bekime botës mbarë”, ka thenë ai.

Është ky një moment vërtetë i rëndësishëm në jetën e Ernest Simonit, Kardinalit të moshuar 94-vjeçar nga Shqipëria, përfaqsues i Kishës së martizuar Katolike Shqiptare, i cili është emëruar kardinal nga Papa për dëshminë e tij dhe besnikërinë e tij ndaj fesë së tij gjatë 28-viteve burgim e punë të detyruar, “besnik i patrembur”, siç e ka quajtur atë Papa Françesku, duke filluar nga viti 1961 e deri në vitin 1991.

“E kush do ta besonte, kur diktatura korrte e grinte kryekreje meshtarët, se njëri prej tyre do të ngjitej një ditë të lumnueshme Pashkësh, aty ku ngjiten përfaqësusit më në zë të krishterimit? “Armiku i popullit” i akuzuar se kishte kremtuar Meshë për pushimin e pasosur të Presidentit katolik John Fitzgerald Kennedy, i vrarë në Dallas në vitin ’63…”, thuhet në lajmin e botuar për këtë ngjarje nga Radio Vatikani dhe citon një deklaratë të Kardinal Ernest Simonit mbi përvojn e tij në burgjet e Enver Hoxhës:

“Kur isha në burg” – kujton ai – “e zbardhte agimi, nuk e dijshim a do ta shihshim ma diellin në perëndim mbas ditës të kalueme me tortura, ngacmime, dhunë dhe marrje në pyetje, ku na kërkohej të trathtojshim deri dhe përmbajtjen e rrëfimeve. Gjatë ndalimit në kampet e punës, në minierat ku nxirrnim bakër dhe pirit, po të kishte ra një gur në tunele, të gjithë do të fluturojshim në Parriz, njeni-mbas-tjetrit, tue pasë parasysh kushtet e pasigurta në të cilat kemi punue, pa asnjë siguri apo mbrojtje”.

Kjo, ishte jeta e kardinalit! Megjithatë, kurrë nuk e humbi shpresën: “Nuk do ta kisha besue kurrë se mbas aq shumë goditjesh, dhimbjesh mizore të shkaktueme prej zinxhirëve që m’i shtërngonin tmerrësisht kyçet, mbasi më kishin heqë lirinë e, mbi të gjitha, pa mujtë me ushtrue shërbimin e priftit për t’i shërbye njerëzve dhe për të shpallë Lajmin e Madh të Shëlbimit, do të jetojshe tashti ditë kaq të bukura, të pasuna me dhanti shpirtnore në shërbim të besimtarëve, për shpëtimin e shpirtënve. Nuk e kisha mendue kurrë se do të merrja Mitrën e kardinalit, dhuratë e madhe e papritun, dhuratë, që nuk do ta heq kurrë ma. Nuk më mbetë tjetër, veçse

me e falënderue me gjithë zemër Papën Françesku; të lutemi për Atin e Shenjtë, që Zoti t’i japë forcë dhe shëndet në shërbesën e tij universale, si pasardhës i Shën Pjetrit”, ka përfunduar Kardinal Ernest Simoni reagimin e tij ndaj nderit që i ka bërë Papa Françesku këtij prelati të lartë të Kishës Katolike Shqiptare, duke e ftuar t’i bashkohet atij me rastin e festës së Pashkëve për të uruar, bekuar dhe për të përshëndetur mbarë botën me këtë rast.

Jetë të gjatë edhe Kardinalit Ernest Simoni, ashtuqë edhe ky të jetojë për të dëshmuar duke treguar krimet barbare të regjimit komunist të Enver Hoxhës, jo vetëm kundër Kishës Katolike dhe klerit të saj, por kundër një Kombi të zënë rob për një gjysëm shekulli!

Paqë të gjithë shqiptarëve me Zotin dhe me njëri tjetrin!

Kur demokracia trajtohet si një fenomen i përkohëshëm

0

Nga: Dr Sadri RAMABAJA

Leksioni nga protestat në Francë dhe Izrael: Ka ardhur koha që dy republikat tona [Shqipërinë politike dhe Republikën e Kosovës], t’i trajtojmë ashtu si janë — Bërthamë e Shtetit-Komb], që e përkufizon veten edhe në rrafshin konstitucional si Shtet i Kombit Shqiptar dhe me rend të garantuar demokratik.

Leksioni nga Franca dhe Izraeli Ndalimi i paralajmruar i reformës së diskutueshme gjyqësore në Izrael, ka marrë ndërkohë përgjegjen meritore nga kundërshtarët e planeve të qeverisë; ata duan ta vazhdojnë protestën e tyre. “Ne nuk do të ndalojmë demonstratat derisa të ndalet plotësisht grushti gjyqësor”, thanë organizatorët e rezistencës në rrugë të hënën vonë në mbrëmje. Njoftimi i kryeministrit Benjamin Netanyahu shërben vetëm për të mashtruar popullsinë “për të dobësuar protestën dhe më pas për të vendosur një diktaturë”.[1]

Në rastin e Francës kemi të bëjmë me betejën e qytetarisë franceze për mbrojtjen e të arriturave në betejat sociale gjatë historisë në përballje me oligarkët bankierë dhe elitën e neoliberalëve që identifikohen me të djathtën ekstreme, respektivisht forcat neofashiste të maskuara të presidentit aktual … dhe atyre në ardhje të Marie Le Pen-it. Në Francë grevat dhe protestat po zhvillohen tashmë jo vetëm kundër reformës së diskutueshme të pensioneve. Sipas raportimeve në shtypin francez, populli masivisht ka dalur në sheshe t e rrugët e qyteteve të Francës dhe po proteston kaq gjatë kundër aplikimit të më se 300 pikave të reformës së qeverisë, e cila synon të rrisë moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç. Greva në Francë kundër reformës së pensioneve hyri të hënën në ditën e 40-të, ndërsa qeveria ka treguar se është gati të arrijë kompromis.

Në Izrael beteja ka konotacion të theksuar emancipues politik. Shtresa e idealistëve që ndërtuan Shtetin, idealin e disa brezave të atdhetarëve izraelit, që në rrafshin sociopolitik i përkasin shtresës së mesme, është hedhur në betejë për mbrojtjen e shtetit të së drejtës dhe demokracisë. Ajo ka përballë konservatorët politik tipik, siç është përfaqësuesi i tyre sot në krye të qeverisë B. Netanjahu.

Netanjahu dëshiron të zvogëlojë fuqinë e Gjykatës së Lartë. Planet përfshijnë dhënien e pushtetit parlamentit për të anuluar vendimet e gjykatave me një shumicë të thjeshtë. Përveç kësaj, Parlamenti pretendohet nga konservatorët të ketë kontroll mbi emërimin e gjyqtarëve. Me këtë reformë, Netanjahu para së gjithash është i preokupuar të ndihmojë veten, kanë shpjeguar kritikët. Ai vetëm kështu gjykon se mund t’i shmanget gjyqit për korrupcion. Disi ngjashëm me Tramp-in edhe Netanjahu, që kur qe ngritur aktakuza ndaj tij, në vitin 2019, ka pretenduar vazhdimisht se sistemi i drejtësisë është i njëanshëm dhe se ai është shndërruar në objekt të tij.[2]

Ndërkohë Parlamenti i Izraelit ka ratifikuar një ligj përmes të cilit pretendohet ta mbrojë kryeministrin nga shkarkimi. Knesset miratoi draftin me 61 vota pro dhe 47 kundër. Sipas këtij ligji parashikohet që një kryeministër izraelit mund të shpallet i papërshtatshëm për të qeverisur vetëm për arsye shëndetësore ose mendore. Diçka ngjashëm siç kanë një pjesë e kushtetutave për pozitën e presidentëve. Në të njëjtën kohë, këtë vendim mund ta marrë vetëm presidenti aktual ose shumica prej tre të katërtave të kabinetit. Dyshimi për korrupsion apo konflikt interesi nuk janë arsye të mjaftueshme për një hap të tillë.[3]

Në kulmin e protestave masive, të papara ndonjëheër në Izrael, presidenti Herzog publikoi një thirrje dramatike.

Sulmi ndaj sistemit të drejtësisë

Ky ndryshim drastik i raporteve mes dy segmenteve të politikës -legjislativit dhe ekzekutivit me gjyqësorin, ka prodhuar kritika të forta nga Kryetari i Gjykatës së Izraelit. Ai ka paralajmëruar se bëhet fjalë de fakto për një “sulm të shfrenuar ndaj sistemit të drejtësisë”. Prokurorja e Përgjithshme gjithashtu është shprehur kundër planit, njësoj si edhe shumë nga paraardhësit e saj.

Në këto rrethana protestat masive janë shoqëruar nga një grevë e përgjithshme, ndërkaq ushtria është vënë në alrm dhe në gatishmëri. Ndërkohë këto protesta kanë shenjuar një nivel të ri. Presioni ndaj kryeministrit Netanyahu është i jashtëzakonshëm.

Kjo krizë politike në Izrael u përshkallëzua në mënyrë dramatike pas shkarkimit të ministrit të Mbrojtjes Joav Galant për shkak të kritikave të tij të fuqishme në raport me reformën në gjyqësor.

Presidenti Isaac Herzog i bëri thirrje qeverisë të tërhiqet. “Për hir të unitetit të popullit izraelit, për hir të përgjegjësisë, ju bëj thirrje që të ndaloni menjëherë legjislacionin”, tha ai herët në mëngjes. Populli është në frikë të thellë.[4]

Intelegjencia izraelite, sidomos ajo e botës akademike dhe humane, e shohin demokracinë e Izraelit në rrezik. Shkrimtari Etgar Keret shpjegon pse po ndodhë ky fenomen. Keret është një një nga shkrimtarët më të mëdhenjë izraelit bashkëkohor. Ai është I lindur në Izrael në vitin 1967. Keret, I cilësuar si një mjeshtër i tregimit të shkurtër, ka shprehur shqeto pikëpamjet e tij të mprehta politike edhe në raste tjera, duke u përfshi ndërkohë në betejën e popullit izraelit kundër reformës gjyqësore në vendin e tij.

“Të gjithë demonstruesit kanë një gjë të përbashkët,” tha Keret në shkurt në një intervistë me gazetarin Uri Schneider, i cili raporton nga Izraeli. “Ata nuk duan që atyre t’u vidhet demokracia… Kjo lëvizje proteste nuk ka nevojë për shkrimtarë për të shpjeguar botën,” tha Keret në një intervistë. “Çdo demokrat liberal e kupton se një gjykatë nën kontrollin e kryeministrit është një gjykatë e dobët”[5]

Sipas Keret, Shteti i Izraelit, i themeluar në vitin 1948, e përkufizon veten si hebre dhe demokratik. “Por në fakt është një shtet hebre që është gjithashtu demokratik si opcion I vetëm”. Kushdo që flet me anëtarët e kampit fetar i thuhet: “Demokracia është një fenomen i përkohshëm”.[6] Sipas konservatorëve Judaizmi ka ekzistuar më parë dhe do të ekzistojë edhe pas demokracisë.

Kur Gjykata Kushtetuese shndërrohet në kështjellë barrikadimi

Demokracinë si një fenomen të përkohëshëm e kishin trajtuar edhe klasa politike e Kosovës që pas 14 skurtit 2021 i takojnë historisë. Sidoqoftë, kjo klasë ka dy vjet që megjithëse ka humbur mbështetjen e qytetarëve, ajo vazhdon të jetë e barikaduar në çdo segment të shoqërisë, në arsim (sidomos në arsimin e lartë), në sistemin e shëndetësisë, në administratë, por sidomos në gjyqësor. Strategjia e përzgjedhur e opozitës sot për t’i vu shkopinjë rrotës së historisë progrsive që shenjoi revolucioni demokratik i heshtur i 14 shkurtit 2021, dëshmohet para së gjithash me dërgimin e ligjeve kruciale në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata kushtetuese, siç e dëshmoi aktgjykimi i saj që ka të bëjë me Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosoëvs, tashmë është shndërruar në një kështjellë mbrojtëse e politikave që kanë selitur korrupsinin dhe krimin në Republikë, duke e bërë demokracinë de fakto një fenomen të përkohshëm.

Për elitën politike shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni) dhe zgjedhësit shqiptarë, shteti i së drejtës dhe demokracia mbetet tutje opsioni më serioz. Në këtë rrafsh ne do të mund të ishim më të përafërt me Izraelin. Në fakt qeverisja dy vjeçare e VV-së në

Kosovë dëshmon pikërisht këtë tezë. Paralele do të mund të tërhiqeshin mes forcave politike që ishin angazhuar për çlirimin e ngritjen e Izraelit si shtetit-komb nga forca politike me bazament të theksuar progresist, të ngjizura e ndërtuara mbi parimet e nacionalizmit progresiv, dhe tri-katër forcave politike që ishin në bazamentin e ideimit dhe ngritjes së UÇK-së [LPK, LKÇK, Partisë Parlamentare dhe Unikomb-it], që do të ishin faktorët qenësor për çlirimin e Kosovës dhe më pas edhe të ngritjes në këmbë të Republikës së Kosovës.

Demokracia ishte ideal edhe në procesin tranzitues të Shqipërisë, kalimit të saj nga diktatura komuniste në demokracinë liberale.

Por, si në Shqipërinë politike edhe në Kosovë, ka kohë që është kultivuar tipi i partive autoritare. Ato vetëm formalisht deklarohen pro vlerave liberale.

Demontimi i këtij tipi partish është bukur i vështirë, meqë ato me kohë kanë futur nën kontroll ekonominë dhe veprojnë si struktura mikse — parti/korporata.

Adam Przeworski tek „Democracy and Development“ (2000) pretendon se rreziku për dështimin e një sistemi demokratik është i ndërvarur në rrafsh linear me lartësinë e të ardhurave (pagave).

Në tezën e tij „Convergence and Modernization Revisited“ të publikuar në vitin 2012, Robert Barro, vlerëson se, egziston një lloj korelacioni i fuqishëm mes Bruto Prodhimit Kombëtar (BPK) për kokë banori dhe kualitetit të institucioneve demokratike të një vendi.

Në hapësirën shqiptare ka 1001 arsye të gjykojmë se vullneti politik për ndërtimin e institucioneve demokratike të tipit skandinav gëzon mbështetje shumë më të madhe në popull, se sa ai i tipit të demokracisë hungareze, turke a ruse, që po kultivonin tandemi Thaçi/Mustafa. Këtë fakt e dëshmuan zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, që de fakto ishin një revolucion i heshtur demokratik.

Kjo edhe ishte arsyeja pse rezistenca kundër sistemit autoritar në Kosovë ishte më e shtrirë tek shtresat e mesme, që e bën të krahasueshëm revolucionin e 14 shkurtit 2021 të Kosovës me këtë që po ndodhë sot në Izrael. Por a mund të quhet ky revolucion i përfunduar, nëse tutje në Shqipërinë politike, në nukleusin e Kombit tonë, në pushtet mbeisn e vijnë forca politike që komandohen nga oligokratët, që herë bien në prehërin e autoritarëve ruso-serb e herë në atë të neootomanëve e neofashistëve që mbajnë pushtetin në Turqi, Itali, Francë e gjetkë në perendim?!

Realiteti po dëshmon se Kombi nuk mund të ndërtojë perspektivë të qartë, kur një pjesë e tij lëngon ose qeveriset nga forcat retrograde.

Historia jonë gjatë gjithë këtyre tri dekadave të të ashtuquajturit tranzicin demokratik në Shqipëri dhe dy dekadave të përpjekjeve për ngritjen e ngrehinës së Republikës së dytë shqiptare – Kosovës, e dëshmon katërcipërisht këtë. Forcat progresive të Kombit nuk janë tërhequr, por as ato konservatore, retrograde nuk janë zmbrapsur.

Ka ardhur koha që dy republikat tona t’i trajtojmë ashtu si janë — Bërthamë e Shtetit-Komb, Shtet të së drejtës, që e përkufizon veten edhe në rrafshin konstitucional si Shtet i Kombit Shqiptar me rend të garantuar demokratik.

___________________________________

1. https://www.juedische-allgemeine.de/allgemein/proteste-in-israel-gehen-trotz-aussetzen-der-justizreform-weiter/

2. https://www.dw.com/sq/reforma-e-drejt%C3%ABsis%C3%AB-n%C3%AB-izrael-paralajm%C3%ABrim-p%C3%ABr-nj%C3%AB-kriz%C3%AB-kushtetuese/a-64400079]

3. https://www.tagesschau.de/ausland/asien/israel-regierungschef-absetzung-verfahren-101.html/

4. https://www.tagesschau.de/ausland/asien/israel-945.html

5. https://www.dw.com/de/israel-proteste-justizreform-etgar-keret/a-65007461

6. Po aty

Edhe njëherë për profesor Hysni Gashin 


Sinan Kastrati, Suedi

Kur mendova se e kreva me Hysni Gashin, e pash se përsëri diçka mungonte. Fillova ti shikoj publikimet e fundit për Hysniun, gjithësejt 11 por prap nuk e gjeta askund ate që më duhej. 

Ishte i pari shkrim që e kisha shkruajt, dy ditë pasi kishte vdekur Hysni Gashi, më 14 dhjetor 2020 por kishte humbur sikur me e pas n`shu toka (pop.) 

Po i rikujtoj edhe njëherë ato ditë dhjetori. 

I shkruajta Burimit, djalit të madh të profesorit që punon e jeton në Gjermani: 

-Burim, a din gjë për gjendjen shëndetësore të profesorit? (13 dhjetor 2020, padreke, 16:39)  

-E pa ndryshuar por me shpresë!! Flm Sinan për interesim! (ora 16:46) 

14 dhjetor 2020, 07:05 

Sinan, Profesori na la sot. Të shpreh ngushllime dhe faleminderit për interesimin e vazhdueshëm! 

-Burim, ngushllime ! 

Jam shume i prekur por kjo eshte jeta ! 

Mos u merzit-ni ! (08:22) 

Letrat e mia dhe Burimit, 13 e 14 dhjetor 2020

14 dhjetor 2020, ne mbremje në orën 19:25 i shkruajta Valbonës, vajzës së profesorit: 

-Valbone, ngushllime për babën ! 

Ish nxenesi i prof. Hysni Gashit, 

Sinan Kastrati, Suedi 

-Faleminderit Sinan (19:39) 

Ngushllime dhe juve se ju ka dashtee dhe respektuar shumë (19:41) 

Titujt që i kisha publikua por që mungonte i pari, ai i 14 dhjetorit 2020, ”Vdiq profesori Hysni Gashi, arsimdashësi dhe rilindasi i Llapushës” 

Letrat me Dr. Kyshtrimin, mjek, djalin e profesorit, 13 e 14 dhjetor 2020

”Për ish nxënësin e Panorcit, profesorin Hysni Gashi dhe mësuesit/et në Malmö”, 20 Mars 2023 

”Profesor Hysni Gashi, ishte i veçantë, nuk kishte tjetër si ai”, 20 Mars 2023 

”Të fshehtat* që (nuk) i mori me vete profesor Hysni Gashi”,22 Mars 2023 

”Hysniu i vogël e profesori i madh”, 28 Mars 2023 

”Hysni Gashi i vogël, jetimi, bariu e rrogëtari”, 29 Mars 2023 

”Hysniu nuk ndalet, vazhdon betejat e luftën për shkollim, jetë e Kosovë të lirë”, 29 Mars 2023 

”Hysniu si student në Beograd”,30 Mars 2023 

”Kthimi i dytë i Hysni Gashit në Prizren dhe kthimi i Skënderbeut në Krujë”, 31 Mars 2023 

”Pse e krahasova kthimin e profesor Hysni Gashit në Prizren me kthimin e Skënderbeut në Krujë?”, 1 Prill 2023 

”Edhe çka mbet pa u thënë për profesor Hysni Gashin”, 3 Prill 2023 

”Në vend të përfundimit: disa fjalë, letra përshëndetëse e falënderime”, 4 Prill 2023  

Duke shikua edhe njëherë kujtimet për profesorin që i kisha publikua që nga 20 marsi e deri më 4 prill (2023), a mos është ”fshehur” nëpër at grumbull fletësh, kot nuk mund ta gjëja shkrimin e parë për profesorin dhe mu dasht ti hyje Arkivës time, sepse nga pakujdesia dhe mungesa e njohurive që kam me komjuter, kur e kisha bërë gati për (ri)botim shkrimin ”Vdiq profesori Hysni Gashi, arsimdashësi dhe rilindasi i Llapushës”, më kishin humbur të gjithat. Desha s`deshta, i hyra punës prej fillimit sepse, unë nuk dorëzohem. Hapa defterët e Arkivës dhe e gjeta Hysniun. U gëzova dhe më shkoi mendja te shprehja, thënia e njohur e Arkimedit ”Eureka” *) 

Ky është shkrimi që më kishte humbur e tash po iu bashkangjes të tjerave shkrime. 

Kishin kaluar më shumë se dy javë që nuk më merrte në telefon profesor Hysniu e as nuk më shkruante Nakija, gruaja e profesorit. Rrija me vesh në krah se e dija se ishin infektuar me sëmundjen e Koronavirusit, Pandemi 19, që ishte një murtajë e dytë por që nuk besoja se do ta marr profesorin tim pa u takuar edhe njëherë me mua.  

Nuk kishte pushim veror, vjetor a ndonjë udhtim tjetër në Kosovë e të mos shkoja ta takoja profesorin e dashur, Hysni Gashin i cili banonte me një shtëpi, të ndërtuar për mrekulli në vitet e pas çlirimit, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore (1950-960-ta)  

Sot djali i madh i profesorit, Burimi nga gjermani më kishte shkruajt:  

”Sinan, profesori na la sot. Të shpreh ngushllime ty dhe faleminderit për interesim të vazhdueshëm”!  

Nuk arrita ti shkruaj Valbonës, qikës së vetme të profesorit e as Kushtrimit e Arbenit, djemëve të Hysni Gashit por mora lapsin dhe fletoren e fillova ta kujtoj e ta kaj Hysni Gashin- Toskën. 

Pershendetje Sinan, si jeni si e ke familjen? Profesir Hysniu është i sëmuë, është në mjekim intenziv. Gjendja e profesorit është e rëndë 

Kushtrim, faleminderit që u lajmërove !

Ty të deshiroj fat e të mira në jetë e prof. shërim të shpejtë !

Sinani, Suedi (13 dhjetor 2020)

Kushtrim, Burimi më shkruajti dhe më tregoj se vdiq profesori, ngushllime !

Jam shumë i prekur por kjo ¨shtë jeta !

Mos u merzit-ni ! (14 dhjetor 2020) 

Faleminderit për ngushëllime! Paçi shëndet dhe mërzi mos paçi!

Flm. paç shëndet dhe gjitha të mirat! (15 dhjetor 2020)

Kush është profesor Hysniu?  

Nuk e kam ndërmend të shkruaj ”biografinë” profesorit e as ”libër” monografik për Hysniun por dua vetëm të tregoj shkurt ato që më tregonte profesorit gjatë ndejave që kishim në ndejat e takimet e shpeshta që unë shkoja te ai, në Rahovec, në Fushë Kosovë dhe në Prishtine.  

Profesori më tregonte se kishte pasur një fëmijëri plot me vuajtje e varfëri të skajshme që nuk e kam ditur kur isha nxënës i profesorit sepse ai nuk e kishte zakon të ankohej. Qysh si fëmi kishte punua si rrogtar ku i kishte ruajt bagëtitë e zotnive të shumtë nëpër katunde të Hasit e Tropojës- Malësisë së Gjakovës dhe në mbrëmje, kur bagëtnë i kthente nga kullosat e i mbyllte në ahur e vathe (verës), ai iu shërbente zotnijëve në odë dhe mysafirëve të zotnive.  

Por Hysniu i vogël nuk ishte dorëzua para sëmundjes e armikut të quajtur (fukarallak) fukarallëk por kishte vazhdua studimet në shkollat e kohës … edhe pa Abetare e fletore e pa mësues e për ti kryer studimet në Fakultetin Filozofik, degën e Historisë në Beograd e Shkup.  

Atje kishte pasur ”shokë” të studimeve student që i dërgonte pushteti komunist i kohës por ky rrinte larg tyre. Nuk ndodhte që të fliste për ata por shihej se asnjëherë nuk ishte pajtua me ata studentë, dmth me veglat që i shërbenin pushtetit.  

Shok (klase e?) të studimeve e kishte pasur edhe Adem Demaçin, Zekeria Canën, Rexhep Zogajn (ish drejtorin gjeneral të Rilindjes et.) me të cilin/ët edhe pas burgut ishin takua disa herë.   

Profesori pas përfundimit të studimeve për Histori, profesion të cilin e deshi dhe punoi më mirë se çdo kush tjetër, më mirë se çdo zanat tjetër dhe çdo zanatqi tjetër kudo dhe kurdoherë.  

Profesor Hysniu punoi me ditarë në dorë gjatë gjithë jetës, në Prizren, Rahovec, në paralelet e ndara të Gjimnazit ”Ramiz Sadiku” të Rahovecit, në Ratofc e në Malishevë deri pakë para pensionimit kur shpërngulet në fillim në Fushë Kosovë e tash, në Prishtinë, ku e gjeti edhe vdekja.  

Ishte viti 1970 (viti shkollor 1970/1971) kur u hapën klasët para të Gjimnazit në Malishevë. Pata fatin që edhe unë isha Gjenerata e Parë, dhe vërtetë ishim e E PARA e profesor të historisë e patëm Hysni Gashin.  

Profesorët e gjimnazit Ramiz Sadiku, të gjithë nga Rahoveci, me keqardhje e them, por jo të gjithë dëshironin të vinin në Malishevë, Malisheve dikur qendër komunale e tash një qendër e varfër lokaliteti nën adminrtimin e pushtetit të Rahovecit.  

Ata ”profesor” nga Rahoveci në Malishevë, i voziste me një gazikë Qazim Sharku, një i afërm i Hasan Sharkut, drejtor e cili ”vrajke e kthellte” në Rahovec. Ai mbante një thupër të trashë në dorë, sikur dirigjent (”korife”) dhe kënd do që e gjente në koridorin e shkollës, edhe profesorëve iu bërtiste ”Gomar”, ku ke mësim … ?   

I vetmi profesor që vinte me dëshirë dhe me plot gëzim na shpjegonte për kohët e vjetra, për njehsimin e kohës, se si plakat shqiptare e kanë matë kohën kur iu kanë lind fëmijët e kur lopët kanë pas me pjell, ”6 javë para Shëngjergji”, (Shën Gjergji festë e mormotit, në çdo 6 maj), Lamitë (të korruarat e grurit- Korrik), (Shmitri) Shën Mitri (në çdo 8 nëntor, në çdo vit, sikurse edhe Shën Gjergji, që është në çdo 6 maj, çdo vit). Ishte Hysniu, i pari që shpjegoi ”çka është Historia”? Nga Hysniu mësuam proverbat e vjetër latin ”Historia magistra…. ”, ”Hanibale ante portas”, ”Homo hominus llupus est” etj.  

Ishte Profesor Gashi ai i cili na edukoi ta duam atdheun, na frymzoi e na nxiti që ti vazhdojmë mësimet sepse vetëm shkolla, mesimi e dituria e mundin skamjen, mjerimin e ni hapin dyert e dritaret për zhvillim të përgjithshëm nga varfëria, skamja drejt lirisë.   

Orët e mësimit në lëndën e historisë me profesor Gashin ishin orë diturie, edukate. Ai në klasë ishte një aktor, në orën e mësimit, ishte valltar e plak e plak odash. Zëri i tij, sipas nevojës ngritej e ulej saqë, ne nxënësit e afronim veshin duke dashur ta dëgjojmë çdo fjalë, sepse ky ishte qëllimi i profesorit, që vëmendjen tonë ta mbaj te mesimi duke e ngrit e ulëd zërin.  

Ishte profesor Gashi, që në kohën e Amandamentev për Ndryshimet Kushtetuese, të vitit 1974 para të gjithë nxënsëve e profesorëve në oborrin e shkollës, ku të gjithë nxënësit ishim rreshtua, na tregoi s çka janë ato ndryshime kushtetuese, që edhe Kosova duhej të ishte e barabartë me njësitë (lexo: republikat e tjera ish jugosllave) e shqiptarët duhet të ishin ata që ishin, kombe e jo kombësi e pakicë kombëtare. Ai ani pse punonte, e kishte të ndaluar të fliste para nxënësve sepse ndiqej nga UDB-ja dhe për ketë e dishim të gjithë nxënësit por ai nuk ndalej sepse ishte misioni i tij prej profesorit të historisë që mos ti ik asnjë ngjarjeje me rëndësi e interes kombëtar shqiptar, që nga koha e Skënderbeut. 

Orët e mësimit të historisë, ishin të pakta (3 orë në javë nëse nuk kam harrua, nga 40 minuta) por profesori i vazhdonte, kur kishte orët e fundit edhe nga 5 e 10 min. derisa vinin ”profesorët” tjerë nga Rahoveci që e thirrnin, sepse atyre nuk iu rrihej në Malishevë. Ne e përcillnim derisa profesori hypte në gazikë dhe ne ate e ai neve na përshëndeste me dorë e me krye.
E thirrnim TOSKË sepse e fliste gjuhën më pastër se të gjithë.  

Profesor Gashi për nxënësit e ish gjimnazit të Malishevës, ishte prind i dytë.
Emri i Hysni Gashit nuk do të harrohet te nxënësit e gjeneratës së parë, të dytë e të tretë por gjimnazin na mbyllën politikanët dhe pushtetarët e Rahovecit e profesorin, nuk kishte çka të bënte, ishte i pafuqishëm që fjala e Hysniut të dëgjohet e të mos mbyleshin por të hapeshin edhe paralele tjera në Malishevë. Dhe profesori një mbrëmje kur shkova ta shihja në Fushë Kosovë, se i kishte vdekur baba, Selimi më tha:  

-Sinan, më nuk munda të punoj në Rahovec. Nxësnësit më të dobët u bënë kolegë të mi …..  

Letra me profesorin nuk kam shumë sepse, nuk shihte të shkruante por flisnin njëherë në javë nga 30 3 40 min.  

Eh profesor, profesor na ike pa na lyp hallalin por ti do të mbetesh në zemrat tona e emri, yt nuk do të harrohet te krahina jonë- Llapusha dhe Podrimja.  

Profesor, lamtumirë!  

Nga ballina e Revistës Drini ”Vdiq profesor Gashi, arsimdashësi dhe rilindasi i Llapushës”, 14 dhjetor 2020

Profesor, dua të vije te varri yt me një tufë lule nga malet tona, të Tyrjakës e të Zagtriqit, ti them dy tre fjalë e ti derdh dy tre pika lot në dheun e njomë të varrit.  

  1. S. Kuvendi Komunal i Malishevës, sa më më kujtohet mua, më ka thënë vetë profesori ”se ka marrë një iniciative me e shkruajt një libër monografik për punën e madhe që ka bërë Profesor Gashi. Libri për shkaqe të njohura nuk u shkrua por, do të ishte mirë që Malisheva, udhëheqja e saj dhe vetë Ragipi (Ragip Begaj) që ishte nxënës i profesor Gashit, të gjejnë një parashkollë, shkollë, shtëpi kulture a bibliotekë e ta nderojnë shkollën me emrin e Hysni Gashit. Të gjithë kryetarët e Komunës së Malishevës, Jakup Kastrati, Gani Krasniqi, Ragip Begaj … ishin edhe nxënës të Hysniut. Ata kryetarë ishin të gjithë të gjeneratës së parë, 1970/1971, e ish shokë klase me mua. 

Sinan Kastrati, Suedi  

Malmö,14 dhjetor 2020 

(e ribotoj, më 8 prill 2023) 

*) Eureka (Heureka (Εὕρηκα) 

Eureka 

Eureka (greqishtja e lashtë: εὕρηκα) është një ndërthurje që përdoret për të festuar një zbulim ose shpikje. Është një transliterim i një pasthirrme që i atribuohet matematikanit dhe shpikësit të lashtë grek Arkimedit. 

Etimologjia 

“Eureka” vjen nga fjala greke e lashtë εὕρηκα heúrēka, që do të thotë “e kam gjetur (atë)”, e cila është veta e parë njëjës dëftore e përsosur e foljes εὑρίσκω heurískō “gjej”.[1] Ajo është e lidhur ngushtë me heuristikën, e cila i referohet teknikave të bazuara në përvojë për zgjidhjen e problemeve, të mësuarit dhe zbulimin. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Eureka  

Heureka (Εὕρηκα, ofta transkriberat eureka; uttal: /ˈhɛvrɛka/ är grekiska och betyder “Jag har funnit (det)”. Enligt Vitruvius skall Arkimedes ha sagt detta när han kom på hur han skulle mäta volymen på ett oregelbundet format föremål (snarare än Arkimedes princip). (sued.)

Embëlsira për ramazan nga një kuzhinier haram

Shkruan dhe këndon: Lirim Patrioti prej Prishtine
(Lirim Gashi) 
😅
Posa i pa sytë e tij poshtë strehës së kapelës së tij, ajo u magjeps aq shumë nga shikimi i tyre shkëlqyes, thumbues dhe tërheqës, saqë u përpoq ta fshihte interesin e saj për të, duke e kthyer kokën për një moment anash.
Por faqet e saj u bënë aq të kuqe nga tundimi, saqë ajo përsëri dhe përsëri dhe përsëri e ktheu kokën dhe i nguli sytë e saj në sytë e tij, si virgjëresha e fejuar gjilpërën në goblenin e nusërisë.
Pastaj ia dha një buzëqeshje misterioze, por në të njëjtën kohë, ftuese, joshëse dhe magjike.
Sapo i ndodhi kjo histori në Viva Fresh dhe nesër do ta sheh përsëri, sepse ajo ia dërgoi shoqen e saj si korriere për të t’ia dhënë të gjitha informacionet e nevojshme se si ta gjej.
Nasradin Hoxha quhet dhe posa u zgjua nga ëndrra që ia ktheu në memorie një histori nga rinia e tij e spikatur me ngjarje të pabesueshme për njerëzit e zakonshëm.
Ndoshta nuk do të besoni, por ka shumë ngjarje nga rinia e tij që askush nuk do t’i besonte nëse do t’i tregonte.
Për shembull, si ushtar në Bihaç, një vajzë e re boshnjake e puthi drejtpërdrejt në gojë pa e njohur dhe pa e përshëndetur fare.
Kjo i ndodhi teksa po e priste autobusin në një fshat afër kazermës së tij.
Ajo punonte në një fabrikë të përpunimit të drurit dhe kur pa se ishte shumë i turpshëm për ta bërë hapin e parë, ajo rrezikoi me moton gjithçka ose asgjë, për të përmbushur dëshirën më të madhe të imagjinatës së saj të çmendur.
Për të qenë i sinqertë, në fillim ai u frikësua shumë, por tronditja shumë shpejtë iu kthye në një përvojë shumë intensive që nuk iu largua kurrë më nga mendja dhe e cila i shërben edhe sot e kësaj dite si inspirim për onanim.
Një herë kur po kthehej në fshat nga Prizreni me një autobus plot me pasagjerë, një malësore e re, e bukur dhe e patrembur nga vendlindja e Januz Kolgecit që e njihte nga shkolla e mesme shtriu krahun e saj të djathtë, e futi nën sqetullën e krahut të saj të majtë dhe e shtrëngoi dhe drodhi aq fortë qafën e Hashimit të tij, sa për pak nuk ia këputi kokën.
Kur e pyeti se çfarë po bënte ajo buzëqeshi dhe i tha se po përmbushte dëshirën më të zjarrtë të imagjinatës se saj dhe se nuk duhet të shqetësohej sepse ajo thjesht vetëm po e merrte Hashimin tij hua si fëmiu lodren, për ta thyer monotoninë e udhëtimit të gjatë.
Kur ia përsëriti të njëjtën pyetje edhe një herë ajo iu përgjigj fjalë për fjalë si në vijim :
“Po e marr vetëm hua prej teje, mos ke dert nuk po ia dërgoi babait në shtëpi si dëshmi që kam nevojë për seks të çmendur dhe dashuri”
Dhe kjo është në të vërtetë vetëm Maja e Ajsbergut.
Të pathënët e tjera të jetës së tij janë shumë më intensive, misterioze dhe interesante.
Shoku i tij i klasës, e di së për kë e ka autori i tekstit fjalën, pasha shkallën në ballë që e mbyll aq bukur përrallën
😅

The Ontario Intelligencer (1941) / Takimi me mbretin Zog në Hotel Ritz në Londër — Rrëfimi i gazetarit Robert Bunnelle

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Prill 2023 

“The Ontario Intelligencer” ka botuar, të martën e 14 tetorit 1941, në faqen n°11, rrëfimin e gazetarit Robert Bunnelle mbi takimin me mbretin Zog asokohe në Hotel Ritz në Londër, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Mbreti i Shqipërisë, Zogu I, duke bërë jetën e një zotërie fshati

Duke shpresuar me kohën se aleatët do t’i dëbojnë italianët nga Shqipëria

Thotë se është i lumtur

Nga Robert Bunnelle

(Shkrimtar i Stafit të Associated Press)

Burimi : The Ontario Intelligencer, e martë, 14 tetor 1941, f.11

Burimi : The Ontario Intelligencer, e martë, 14 tetor 1941, f.11

Londër, 14 tetor – (AP) Zogu I, mbret pa vend, po jeton jetën pa emocione të një zotërie fshati dhe shpreson që mbështetësit dhe aleatët e tij t’i përzënë italianët nga Shqipëria dhe t’i kthejnë punën. 

I heshtur për planet e tij, monarku i guximshëm i shmanget publicitetit, argëtohet në mënyrë modeste dhe kujdeset rreptësisht për biznesin e tij. 

Për rrethin e jashtëm, më së shumti duket se është duke mbajtur djalin e tij të vogël biond – lindur dy ditë para se italianët të pushtonin Shqipërinë – në prehër apo duke lexuar gazetat. 

E takova në Ritz për një koktej, një “takim thjesht shoqëror” i organizuar nga një mik i përbashkët pas javësh përpjekjesh për ta parë atë profesionalisht si mbret dhe gazetar. 

“Jam i lumtur”, tha mbreti Zog në frëngjisht, “që republikat e Amerikës së Jugut kanë filluar të kuptojnë rreziqet e armiqve nga jashtë. Është mirë t’i shohësh ato të kthehen në drejtim të veprimit të përbashkët me Shtetet e Bashkuara për të mbrojtur hemisferën perëndimore kundër agresionit. Nëse vendet e Ballkanit do të ishin bashkuar, historia e kësaj lufte mund të kishte qenë një histori tjetër”. 

“Një ditë,” shtoi ai, “mund të ketë një Lidhje të re Kombesh nën të cilën vendet e vogla që janë shkatërruar do të rikthehen. Nëse ka, shpresoj që Shtetet e Bashkuara të marrin pjesë në të dhe të mos mbeten jashtë pas luftës së fundit.” 

“Lidhja e Kombeve duhet të ketë Shtetet e Bashkuara për të qenë të suksesshme.” 

Mbreti Zog ishte i rezervuar në lidhje me veprimtaritë e tij gjatë luftës. Por bashkëpunëtorët e tij e bënë të qartë se ai nuk u lejua të krijonte një revoltë në Shqipëri për të minuar forcën italiane pasi Italia dhe Greqia hynë në luftë në tetor 1940. 

Mbreti thotë se malësorët e tij shqiptarë nuk do të pajtohen kurrë me sundimin italian dhe shumë prej mbështetësve të tij mendonin se me udhëheqjen e Zogut, grupe luftëtarësh mund të ishin organizuar për t’u mundësuar grekëve të pastronin italianët përpara se gjermanët të bashkoheshin në luftime prillin e kaluar.

* Aurenc Bebja, Francë.

https://www.darsiani.com/la-gazette/the-ontario-intelligencer-1941-takimi-me-mbretin-zog-ne-hotel-ritz-ne-londer-rrefimi-i-gazetarit-robert-bunnelle/

Publikuar në : 

https://gazetadielli.com/the-ontario-intelligencer-1941-takimi-me-mbretin-zog-ne-hotel-ritz-ne-londer-rrefimi-i-gazetarit-robert-bunnelle/

https://americaneye.al/the-ontario-intelligencer-1941-cfare-mendonte-mbreti-zog-nga-londra-per-gjeopolitiken-e-luftes/

https://opinion.al/1941-takimi-me-mbretin-zog-ne-londer-rrefimi-i-gazetarit-robert-bunnelle/

https://alb-spirit.com/2023/04/07/takimi-mbretin-zog-ne-hotel-ritz-ne-londer/

https://www.thealbanian.co.uk/1941-takimi-me-mbretin-zog-ne-londer-rrefimi-i-gazetarit-robert-bunnelle/

https://www.voal.ch/the-ontario-intelligencer-1941-takimi-me-mbretin-zog-ne-hotel-ritz-ne-londer-rrefimi-i-gazetarit-robert-bunnelle/multimedia/dossier/

https://vloranews.al/kulture/takimi-me-mbretin-zog-ne-hotel-ritz-ne-londer/