Kreu Blog Faqe 1082

Top tema aktuale — Ibrahim Kelemendi: Dëshmi e vetë-vullnetshme (publike) për ZPS-në e Republikës së Kosovës

0

Ibrahim Kelmendi, Gjermani

Për shkak të iritimit që po më shkakton fushata e orkestruar, që ka marrë përmasat e një lufte speciale, diverzive, kundër institucioneve të Drejtësisë së Republikës së Kosovës — Zyrës së Prokurorit të Specializuar (në tekst të mëtejmë: ZPS) dhe Dhomave të Specializuara (DHS; po anashkaloj sloganin “gjykatë speciale”), po e ndiej si obligim qytetar dhe patriotik që të ofroj këtë dëshmi publike, me shpresë së ZSP-ja do ta marr parasysh.

Qysh në fillim dëshiroj të shpreh falënderimin tim ndaj BE-së dhe USA-ve, që u angazhuan me kaq përkushtim, duke harxhuar shumë financa e duke vënë në dispozicion kuadrin më profesionistë të mundshëm, për t’i krijuar këto institucione, që të hetojnë e gjykojnë akuzat që i përmban Raporti i senatorit zvicëran Dick Marty. [Për ata që nuk e dinë, ky Raport është votuar Nga Këshilli i Europës (KE) më 7 janar 2011. KE ka gjithsej 380 parlamentarë të delegacioneve parlamentare të 47 shteteve anëtare; në atë seancë ishin të pranishëm vetëm 199 parlamentarë, nga të cilët 180 votuan pro, 8 kundër, 11 abstenuan, ndërsa 181 e kanë bojkotuar atë senacë, sepse nuk donin të merrnin pjesë në atë komplot ruso-serb.]

Marionetat e shërbimeve nacionaliste serbe, ruse, e simotrave të tyre, janë duke zhurmuar në mënyrë të orkestruar kundër ZPS-së dhe DHS, sepse duan të nxisin trazirat e turmave injorante në Kosovë. Fatkeqësish turmat injorante gjithandej bien lehtësisht pre e luftërave speciale, diversioniste të shërbimeve armiqësore, në rastin konkret, kundër Shtetit të Kosovës. Dëshmi për këtë fushatë destruktive është, ta zëmë, Baton Haxhiu, marioneta tipike e Jovica Stanishiqit,
ish-kryeshefit të shërbimit inteligjent të Serbisë, i quajtur Resort Drzavnog Bezbednosti — RDB / РДБ. [1] Dhe për të pas ndikim, Baton Haxhiu dhe silloji i tij, po zhurmojnë gjithandej nëpër emisione speciale televizive, sikur janë të shqetësuar që “Gjykata Speciale” qenkësh themeluar ekstra për ta komprometuar UÇK-në dhe Luftën e saj të drejtë çlirimtare, meqë ZPS-ja ka akuzuar “udhëheqësit” dhe “liderët” kryesorë të UÇK-së.

Viktimave që i ka mashtruar e përvetësuar kjo luftë speciale kundër ZPS-së dhe DHS, dua t’ua përkujtoj se Rusia, Serbia dhe miqtë e tyre, janë ndier të mjaftuar me gjykimin që i kanë bërë Kosovës dhe UÇK-së, me 7 janar 2011 në KE, — me ç’rast, tërthorazi, e kanë gjykuar e komprometuar edhe Alenacën Verioatlantike — NATO-n, — prandaj nuk ishin të interesuara të formoheshin institucione që do t’i hetonin e gjykonin ato akuza që i përmbante Raporti i Martit, sepse ishin të bindur se ato do të demantoheshin e diskreditoheshin si shpifje politike. Për këtë dëshmon edhe mos gatishmëria e tyre për të dhënë ndihma financiare për institucionet që do të hetonin e gjykonin ato akuza. Por, meqë ZPS-ja dhe DHS-të u formuan, falë angazhimeve të BE-së dhe SHBA-ve dhe menqurisë pragmatike të shumicës së parlamentarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, tani shërbimet serbe dhe simotrat e tyre janë angazhuar t’i sabotojnë e minojnë këto instutucione, mundësisht me trazira sa më të fuqishme të turmave të mashtruara në Kosovë, sepse nuk duan edhe të identifikohen konkretisht krimet që duhet të kenë bërë individët e UÇK-së, por jo UÇK-ja, edhe pse në dukje, duke u akuzuar “udhëheqësit”, “liderët”, “krerët”, “komandantët”, po ndodh keqkuptimi, sikur vërtetë ka ekzistuar komandë ushtarake që e ka komanduar UÇK-në për të bërë krime edhe monstruoze, kundër civilëve serbë dhe të minoriteteve tjera dhe kundër kundërshtarëve politikë shqiptarë.

Unë do të dëshmoj, se të akuzuarit Hashim Thaçi / “Gjarpni” dhe Rexhep Selimi / “Dhetshi”, vërtetë ishin “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” (NPK), ishin vërtet kapo të NPK-së, por ajo NPK ishte anti UÇK dhe anti Luftës çlirimtare, respektivisht ishte NPK sabotuese e komplotiste, pjesëtarët e të cilës i kishin penetruar në UÇK shërbimet armiqësore. Po shpresoj se do të akuzohen e burgosen edhe krye-kapot Xhavit Haliti / “Zeka” dhe Azem Syla / “Daja”, që i përkisnin kësaj NPK-je.

***
Që të karikohem me guxim për ta ofruar këtë dëshmi po citoj Shkrimtarin e famshëm iluminist francez Viktor Hugon:

Do të vuaj, do të duroj pa u penduar kurrë,

Pa shikuar të tjerët nëse qëndrojnë apo jo,

Nëse u përkul ndokush që e pandehnim për burrë,

Nëse ikin shumë veta që s’u ka hije kjo.

Njëmijë në qëndrofshin, do të qëndroj dhe unë,

Po dhe njëqind në mbetshin, nuk tundem kurrsesi,

I dhjeti do të jem po qe se mbeten dhjetë!

E në mbettë veç një — do të jem unë ai!

E quaj të nevojshme të sqaroj se kam nevojë për karikim me guxim, meqë qe më shumë se 40 vjet po i sfidoj kërcënimet, sharjet, denigrimet, që i kanë orkestruar shërbimet policeske të RSF të Jugosllavisë, RS të Serbisë, KSA të Kosovës, por edhe nga kërcnimet që i kanë orkestruar marionetat e tyre të penetruara, para vitit 1990 në LKJ, pas vitit 1990 në LDK, por edhe në Lëvizje [LPK] dhe në UÇK [2].

Për ata që nuk e dinë, tashmë, më 27 shkurt 2020, ma kanë vra barbarisht Vëllain, Qerimin.[3] Mendoj se një pistë e dyshimit është vendimmarrja nga shërbimi nacionalist fashistoid serb BIA,[4] e cila duhet të ketë gjykuar momentin e volitshëm, sepse me vite kishte bërë luftë speciale kundër tij. Disa ditë para vrasjes BIA, përmes mediave dhe “opinionistëve” në Kosovë, pat konkretizuar edhe shpifje, se Qerimi ishte dëshmitar i mbrojtur i ZPS-së për të dëshmuar kundër “bashkëluftëtarëve” të tij. Në atë luftë speciale, më specialisti qe dëshmuar marioneta Baton Haxhiu, që pat bërë “intervistë” televizive me një kriminel (Shkumbin Mehmeti), i dënuar 30 vjet burg për vrasje të policëve, por që në ndërkohë i është dhënë statusi i “dëshmitarit të mbrojtur”. As ky status ligjor nuk ka qenë pengesë për Baton Haxhiun që ta “intervistonte” atë dëshmitar të rrejshëm.[5]

Uroj që institucionet kompetente do ia dalin t’i zbulojnë vrasësit dhe urdhërdhënësit, por jo vetëm të Vëllait Qerim, por edhe te të gjitha vrasjeve, në dukje politike, në fakt kriminale, që nuk po zbulohen e gjykohen qe më shumë se dy dekada!

***
Për informim të ZPS-së po ofroj informacion telegrafik për biografinë time: Jam i lindur më 23.06.1954, në Fshatin Llabjan të Pejës. Në verë të viti 1976, pasi frekuentova semestrin e 6-shtë në Fakultet të Fizikës në Prishtinë, jam arratisur nga Kosova. Në Gjermani gjatë viteve 1997–1982 isha student në Ruhr-Universität në Bochum, drejtimet Gjermanistikë dhe Filozofi. Paralelisht jam angazhuar në veprimtari çlirimtare për Kosovën. Në gusht 1978, me insistim të Xhevat Ramabajës, katër veta kemi themeluar organizatën: Fronti i Kuq Popullor (FKP). Pas disa muajve të veprimtarisë jam bind se Xhevat Ramabaja ishte spiun i SDB-së jugosllave, i penetruar si informator në Partinë Komuniste Gjermane KPD/m-l, e cila kishte për idol kryesor Mao Cedunin dhe Enver Hoxhën. Ajo parti furnizonte imigrantët shqiptarë me literaturë propagandiste nga Shqipëria. Xhevati, si kaudër i SDB-së, kishte insituar ta emërtojmë organizatën me atë emër aq eksploziv.

Më pastaj isha bashkëveprimtarë i Jusuf Gërvallës dhe Kadri Zekës [6]. Më 17 Janar 1992, në Gjermani, themeluam Lëvizjen për Republikën e Kosovës. Marionetat e SDB-së, Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica, e tjetërsuan në LRSSHJ gjegjësisht LRSHJ-së, më 17 shkurt 1982. Në vitin 1987, kur ia dolëm t’i izolonim marionetat e SDB-së, e emërtuam LPRK (Lëvizja Popullore për Republikën e Kosovës). Se fundmi e riemrëtuam: LPK / Lëvizja Popullore e Kosovës (në tekst të mëtejmë do përdor vetëm emërtimin Lëvizja).

Platforma politike e Lëvizjes, deri në vitin 1990, kur filloi të zhbëhet Jugosllavija, ishte vetëm barazia nacionale, sociale, kulturore, e shqiptarëve me popujt tjerë në Federatën Jugosllave — RSFJ, e përmbledhur në status republike, siç i kishin 6 popujt tjerë në Jugosllavi (Me madhësi numerike, shqiptarët ishin populli i tretë në Jugosllavi).

Më 27 korrik 1993, kur konstatuam se “rezistenca paqësore” nuk po sjell çlirimin e Kosovës, Lëvizja mori vendim për themelim e “krahut” të armatosur çlirimtar, të cilin më 17 nëntor 1994 e emruam: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Lëvizja e orientoi UÇK-në politikisht, e ndihmoi financiarisht dhe me infrastrukturë logjistike, me kuadro komanduese.

Gjatë viteve 1982 — maj 1998 isha anëtar në udhëheqje të Lëvizjes, në Këshillin e Përgjithëm (KP). Në maj 1998 Mbledhja e 6-të e përgjithshme(M6P) me ka zgjedhë, pos anëtar i KP, edhe anëtar i Kryesisë së Lëvizjes, deri në fund të qershorit 1999, kur M7P, gjegjësisht e fundit, mori vendim për ta zhbërë Lëvizjen.

***

Fatkeqësisht zhurmimi i orkestruar politik kundër ZPS-së dhe DHS-ve u sforcua kur u arrestuan dhe u ngrit aktakuza kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Prokurori amerikan Jack Smith i akuzoi ata si “Ndërmarrje e përbashkët kriminale” (pikat 32 dhe 35 e aktakuzës, në tekst të mëtejmë do të përdor akronimin: NPK).[7] Për momentin unë vetëm Hashimin dhe Rexhepin do t’i diskualifikoi si pjesëtarë të NPK-së (përpara kam përdor emërtime pezhorative “bandë e krimit të organizuar”, “shtabi i Rognerit”, etj.)[8], e cila kushtimisht ishte kundër UÇK-së dhe luftës së saj të drejtë çlirimtare, duke u kamufluar e duke mashtruar se ishin “udhëheqës politikë” e “komandantë ushtarakë”, në krye të UÇK-së. Bashkëveprimtarët më të ngushtë të Hashimit dhe Rexhepit ishin Xhavit Haliti dhe Azem Syla, për të cilët po shpresoj ZPS-ja shpejt do t’u ngrit aktakuzë. Ndërsa Jakup Krasniqi dhe Kadri Veslin, për bindjen time momentale, ishin dhe janë viktima të NPK-së.

1. Vrasja e spiunëve dhe kundërshtarëve politikë

Qysh në fillim dua të sqaroj: në UÇK fryma, mendimi, orientimi, qëndrimi, se pjesëtarët e UÇK-së nuk guxojnë të vrasin apo keqtrajtojnë asnjë kundërshtar politik, shqiptar apo të etnive të tjera, ndërsa spiunët dhe diversionistët e forcave pushtuese serbe, shqiptarë apo të etnive tjera, nëse nuk mund të pengohen dhe izolohen, në momentin e fundit, kur ua rrezikojnë jetën ushtarëve çlirimtarë dhe popullsisë civile, duhet të vriten, siç ndodh në luftërat çlirimtare të popujve të pushtuar, kur nuk kanë institucione të tyre të drejtësisë e mundësi tjetër.

Duke u munduar të kujtoj konkretisht vrasjen e ndonjë spiuni, më shkoj mendja të fqinji im i parë në vendlindje, nga ana lindore, të cilin e kisha bashkëmoshatar, por edhe kusherinën e tij e kisha kunatë të çmuar. Emri i tij: Skender Kuqi, i fshatit Lutogllavë, Komuna e Pejës. Kërkova në google Informata. Skenderin e kujtova edhe për shkak se më 16 korrik 1998, përjetova një keqardhje ekstra. Mbesa e Skender Kuqit, e cila jetonte pranë ish kryeqytetit gjerman Bonn, ishte angazhuar vullnetarisht në Zyrën e Fondit “Vendlindja thërret” (FVTH).[9] Ajo regjistronte në databazë emrat e donatorëve dhe sasinë e donacionit. Nuk isha atë ditë në zyrë, prandaj ajo më pat telefonuar për t’më informuar se po shkonte menjëherë tek prindërit, meqë e kishin marrë lajmin se “UÇK-ja e ka vra spiunin Skender Kuqi”.
Ajo mënyrë e informimit më tronditi. Mbesa e Skenderit po angazhohej me përkushtim për UÇK-në, ndërsa UÇK-ja ia vrau xhaxhain. Tani në internet gjeta informimin “zyrtar”: Akgjykimin e Ramush Haradinajt…, nga “Gjykata e Hagës”.[10] Nën shifrën 519 dhe 520 të atij aktgjykimi shkruan:

“Në Aktakuzë gjithashtu pretendohet se më 11 korrik 1998 ose rreth kësaj date, Skënder Kuqi, shqiptar kosovar, u rrëmbye nga dyqani i tij në Zahaq prej ushtarëve të UÇK-së dhe u çua në objektin e UÇK-së në Jabllanicë, ku ushtarë të UÇK-së e rrahën keqazi me shkopinj dhe shufra hekuri. Pretendohet se më 16 korrik 1998, Skënder Kuqi u dërgua në qendrën shëndetësore të UÇK-së në Irzniq , ku edhe vdiq. Sipas akuzave në Aktakuzë, si pasojë e rrahjeve atij i shihej veshka prej një plage të hapur. Pretendohet se kufoma e tij u varros nga ushtarët e UÇK-së në Jabllanicë dhe se më vonë me udhëzim të Ramush Haradinajt, kufoma e tij u zhvarros dhe iu dha familjes së tij.”

Druaj, nëse Ramush Haradinaj do të bëhej fajtor për vrasje të Skenderit, meqë ishte komandant i UÇK-së në zonë të Dukagjinit, do të kishin pasuar vrasje “hakmarrëse” kundër familjarëve të Skenderit, duke i bërë ata fajtorë për dëshmi kundër Ramushit.

Me këtë konkretizim deshta t’ua jap një këshillë hetuesve, prokurorëve, gjyqtarëve, që të kenë parasysh vrasjet e spiunëve të forcave pushtuese gjatë lufte, siç ka ndodhur në të gjitha luftërat çlirimtare të popujve të pushtuar. Madje në Francë, edhe pas LDB, janë vra mijëra kuislingë e kolaboracionistë të nazizmit; fatkeqësisht janë vra dhe linçuar edhe shumë gra franceze që kishin “marrëdhënie” me pushtuesit nazistë. UÇK është përmbajtur gjatë e pas lufte dhe deri tani nuk di të ketë vra qoftë vetëm një kuisling e kolaboratoricionist millosheviqian, edhe pse ishin shumë, të cilët Millosheviqi i kishte angazhuar apo i toleronte si udhëheqës “të rezistencës pacifiste” të shqiptarëve.

1.2. Në vitin 1992 në Shtutagrt / Gjermani iu bë gjyq Riza Salihut, nga Mushitishti i Suharekës, imigrant në Shtutgart.[11] Unë isha i caktuar dëshmitar. Riza Salihu dyshohej për vrasje të shkrimtarit Jusuf Gërvalla, punëtorit social Bardhosh Gërvalla (punonte në Arbeiterwohlfahrt të Gjermanisë, në Ludwigsburg) dhe gazetarit Kadri Zeka, refugjatë politik në Zvicër, më 17 janar 19982, në Untergruppenbach të Gjermanisë. Kur shkova unë në atë senacë gjyqësore, Riza Salihu, që ishte në burg hetues mbi 18 muaj, simuloi sëmundje psiqike për të dështuar ajo sencë. Ai donte t’i ikte ballafaqimit me mua. Kryetari i trupit gjykues, pasi mbylli seancën e dështuar, na rrëfeu: “Kur u caktova për këtë lëndë, konsultova shumë literaturë për veprimtarinë e shërbimeve jugosllave, gjegjësisht për angazhimet e tyre në vrasjet e kndërshtarëve politikë, që ishin ekzilantë në shtetet e Perëndimit. Erdha në përfundim për përvijimin, vrasësit duhej të kishin etni të njëjtë me të vrarët dhe nëse zbulohen, duhet të simulojnë sëmundje psiqike, si ky që përjetuam sot. Duhej të ishte i të njëjtës etni që shërbimet të shpifin pastaj se ishte vrasje mes kundërshtarëve politik apo se vrasësi ka bërë vrasjen për shkak të sëmundjes psiqike…” [parafrazim]

Kujtova këtë ndodhi, për të infoermuar prokurorët e ZPS-së, se shërbime e Serbisë kanë dhe kishin përvijim operativ, që për vrasje të kundërshtarëve të angazhonin vrasës te të njëjtës etni, për t’i prezantuar vrasjet si vrasje mes kundërshtarëve politikë.

1.3. Më 31 tetor 1999, në Prishtinë pat ndodhur plagosja e serbit Momçilo Trajkoviq (serbisht: Momčilo Trajković). Ai ishte lider i nacionalistëve serbë në Kosovë, ishte marionetë e Sllobodan Millosheviqit. Ndodhi pikërisht në ditën kur kishte paralajmëruar vizitën Komisioneri i BE-së për politikë të jashtme, Havier Solana. Atë ditë përjetuam një “shou” zhurmues nga politikanët nacionalistë serbë. Ia dolën ta bindin Solanen dhe Bernard Kouchner-in (shef i UNMIK-ut në vitin 1999–2001), se vrasjen e kishin bërë “nacionalistët shqiptarë”. Në mbrëmje Kouchner u kthye në Paris me aeroplan “special”. Ai i kishte thënë Z. Bardhyl Mahmuti, atëherë Ministër i jashtëm në të ashtuquajturën Qeveri e përkohshme (QPK), se mund të shkonte me të njëjtin aeroplan për ta vizituar Jashar Salihun në klinikë në Paris.[12] Bardhyli pati mirësinë të më merrte me vete. Me Z. Couchner kisha njohje. Në aeroplan ishim vetëm ai, Bardhyli dhe unë. Z. Couchner ishte i hidhëruar shumë për plagosjen e Trajkoviqit. Meqë kisha njohje dhe komunikonim rrjedhshëm në gjermanisht, i fola se nuk kishte kuptim që po na bënte atë shërbim, e të mos na fliste fare. Ai shprehu dufin: “Si mos të hidhërohem, për turpërimin që ma bëtë sot para Solanës…” Ia ktheva: “Dëgjo, mik shumë i respektuar, po të kishte qenë nacionalist shqiptar plagosësi, do ia zbrazëte plumbat në gjoks apo në ballë, siç i meriton, dhe jo vetëm një plumb në tul të kambës. Je me profesion mjek, prandaj urdhëro t’i bëhen analiza. Ai ende ka mbetje të narkozës lokale në vendin ku ia ka trus plumbin specialisti i shërbimit serb…” Z. Couchner nuk ka prit mbarimin e rrëfimit tim. Ka shkuar për disa minuta në kabinë të pilotimit. Kishte dhënë urdhërin që të bëhej ai hetim. Më vonë i ka ardhur konfirmimi, duke qenë ne ende në aeroplan. Aty e tutje Z. Couchner u relaksua për të biseduar me ne.

Portparolli i KFOR-it, Ole Irgens ,ka informuar radion serbe B92: “Gospodin Trajkovic je bio cuvan od strane KFOR-a 24 sata dnevno. Imali smo vojnike koji su stajali pred njegovim vratima i dodatne mere obezbedjenja oko njigovog stana. Prosle noci on je rekao nasim vojnicima da ne zeli njihovo prisustvo i nikakvu vrstu zastite te veceri. Objasnio je da ima privatne razloge za to. Iako smo bili jako zabrinuti za njegovu bezbednost, morali smo da postujemo njegovu privatnost.“[13]

Qysh atë ditë Trajkoviq u zhduk nga skena politike, sepse u zbulua kush dhe përse e ka bërë atë plagosje komplotiste. Fatkeqësisht Z. Couchner as funksionarë të tjerë të UNMIK nuk e publikun atë lloj komploti të sofistikuar.

Akoma më tragjik ishte komploti serb në fshatin Gorazhdec të Pejës. Me 13 gusht 2003 u vranë dy dhe u plagosen 4 fëmijë serbë: Ivan Jovović (19) dhe Pantelija Dakić (12), u vranë; u plagosën rëndë Đorđe Ugrenović (20), Bogdan Bukumirović (14), Marko Bogićević (12) dhe Dragana Srbljak (13). Prokurori Flamur Kelmeni, në Prokurori të Pejës, më pat thënë në konfidencë se vrasësit ishin serbë, por UNMIK ua ka ndaluar të prononcohen për media. Për atë rast qe thirrë menjëherë mbledhje e Këshillt të Sigurimit…

Pra, edhe ajo vrasje dukej se ishte bërë nga kriminelët e BIA-s.

Tashmë edhe vet presidenti i Serbisë e ka dekonspiruar masakrën e ndodhur më 14 dhjetor 1998, në lokalin “Panda” në Pejë. Aty janë vra 6 të rinj serbë dhe malazezë. Institucionet millosheviqiane kanë akuzuar UÇK-në. Janë burgos, maltretuar e gjykuar shumë shqiptarë. Tashmë kundër atij krimi askush nuk po ankohet në Serbi, por as miqtë ndërkomëtar të Serbisë, si Dic Marty, nuk e numërojnë më si krim të UÇK-së. Fatkeqësisht, nuk më besohet se do ta procedoj për hetim as ZPS-ja, me arsyetim se nuk është në Raportin e Dik Martit…

I solla këto raste që të dihet se shërbimet serbe, në kuadër të luftës së tyre speciale, diversioniste, nuk kanë kursyer as fëmijë serbë, sepse me vrasjen e tyre arrinin më shumë suksese. Ndërsa shqiptarët iu kanë dhimbsur më pak, për të mos thënë aspak. Ato shërbime vetëm kanë zgjedhur, cili shqiptar duhet të vritet, kur dhe ku, që të nxisin sa më shumë armiqësi në mes të shqiptarëve dhe t’i ofrojnë botës “fakte” se UÇK-ja ka vra edhe kundërshtarë politikë shqiptarë.

Në kaudër të kësaj taktike, por edhe për ta sabotuar furnizimin e UÇK-së me armë nga Shqipëria, duhet të jenë vra edhe Komandanti i UÇK-së, Ilir Konushevci, më 9 maj 1998, në Shqipëri. Edhe sh-kryetari i Lëvizjes dhe komisari i UÇK-së, Behajdin Allaqi, është “zhdukur” më 11 qershor 1998. Edhe Gazetari Enver Maloku është vrarë më 11 janar 1999. Edhe qindra vrasje janë bërë pas përfunimit të luftës, shumica e të cilëve ishin pjesëtarë të UÇK-së, por disa ishin edhe personalitete të LDK-së. Serbia dhe Dick Marty i kanë “problematizuar” vetëm vrasjet e LDK-istëve, por jo edhe vrasjet e pjesëtarëve të UÇK-së. Nëse Vëllai im, Qerimi, do të kishte qenë serb apo pjesëtar i LDK-së, Serbia vrasjen barbare të tij do ta “problematizonte” deri edhe në Këshill të Sigurimit të OKB-së!

Edhe vrasja e Ibush Kllokoqit, më 6 gusht 1999, duhet të ketë qenë vrasje e shërbimit të Serbisë, por kësaj radhe rezulton se vrasjen e ka koordinuar Azem Syla, i cili ka gënjyer se ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së. Ibush Kllokoqi ka qenë shef i SDB-së të KSA të Kosovës për Prishtinë dhe ka pas informacion, cilët ishin spiunët e SDB-së. Kjo vrasje është zbuluar dhe gjykuar në Prishtinë…

2. Historiku i UÇK-së.

“Nga fundi i vitit 1996 dhe fillimi i vitit 1997, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së20 numëronte rreth 10 anëtarë që vepronin në tri zona të ndryshme: fshehtas në Kosovë, në Shqipëri dhe në shtetet e Perëndimit, si për shembull në Zvicër, Gjermani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe anembanë Skandinavisë.[15] Deri nga pranvera e 1998, anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ishin Sokol Bashota, Raif Gashi, Xhemajl Fetahu, Adem Grabovci, Xhavit Haliti, Ilir Konushevci, Jakup Krasniqi, Azem Syla (Sula), Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Xhavit Zeka.[16] Adem Jashari ishte komandant i UÇK-së deri në mars të vitit 1998.[17] Pas vrasjes së Adem Jasharit, komandant i përgjithshëm i UÇK-së u bë Azem Syla (Sula), kurse Sokol Bashota zëvendëskomandant i UÇK-së dhe Rexhep Selimi inspektor i përgjithshëm.[18] Hashim Thaçi drejtonte degën politike të UÇK-së.[19] Jakup Krasniqi u emërua zëdhënës i UÇK-së në Kosovë në qershor të vitit 1998.[20] Bislim Zyrapi u bë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dikur nga fundi i majit maj apo fillimi i qershorit 1998.28 Lahi Brahimaj u bë drejtor i degës së financave në korrik 1998.”[21]

Për keqardhje, këto dëshmi të rrejshme janë bërë për shkak të një propagande glorifikuese, që vet këta dëshmitarë, si protagonistë, kanë parapëlqyer të prezantohen si protagonistë shkëlqyes! Më fisnike ka qenë që të përgjigjeshin “nuk e di”, në pyetjen përkatëse. Uroj të mos kenë dëshmuar në betim…

UÇK, e mitizuar qysh nga 28 Nëntori 1997 për shkak të spektaklit në varrimin e mësuesit Halit Gecit, në Llaushë të Skenderajit,[22] është fomuar me vendim të Mbledhjes së Katërt të përgjithshme (M4P), e mbajtur më 26 dhe 27 korrik 1993, në Prishtinë (në shtëpinë e prindërve të Fatmir Brajshorit).[23] Pas dy ditëve shërbimi serb RDB dhe policia i ka burgos shumë pjesëmarrës. Sigurisht, ata dikush duhet t’i ketë spiunuar. Mbledhja është mbajtur në fshehtësi (klandestinitet) të thellë.[24] Kështu është pamundësuar të nis menjëherë realizimi i vendimit për formim të krahut të armatosur.

Në dhjetor 1993 arratisen nga Kosova në Shqipëri edhe Hashim Thaçi dhe Fatmir Brajshori.

Më 4 dhjetor 1993, bazuar në obligimet statutare, Këshilli i Përgjithshëm (KP) i Lëvizjes në emigracion, vendos jetësimin e vendimit të M4P. Me atë rast ka themeluar Sektorin e rëndësisë së vëçantë (SRV), siç e kemi quajt ekipin që do angazhohej për ta ndihmuar Lëvizjen në Kosovë — që ta realizonte formimin e krahut të armatosur çlirimtar të saj (të cilin po e quaj ushtri për hir të komunikimit më praktik, edhe pse nuk ishte ushtri). Sektorin e kemi quajtur SRV për arsye taktike e konspirative. Kemi autorizuar Kryesinë t’i caktoj tre veta në SRV. Njëkohësisht kemi formuar edhe Fondin VTH, që të grumbullojmë mjete financiare për ushtrinë në formim. Si fillim jemi përcaktuar të japim secili anëtar i Lëvizjes në emigracion nga 1000 DM në vit, pos 50 DM të anëtarësisë mujore. Në fundjavën pasuese, me 11.12.1993, Kryesia i ka caktuar Ali Ahmetin, Xhavit Halitin dhe Azem Sylën në SRV.

Fatkeqësisht fillimi i angazhimit të SRV ishte i fraksionuar, për të mos thënë që tani se ishte fillim komplotist kundër ngritjes dhe konsolidimit të krahut të armatosur çlirimtar, për të cilin ishte përcaktuar Lëvizja. Azem Syla dhe Xhavit Halit, që deri atëherë nuk ishin fare kompatibël e nuk kishin shoqëri mes tyre, u bënë aleatë. Azemi ka rekrutuar në Kosovë Rexhep Selimin, Xheladin Gashin dhe Sokol Bashotën. Xhavit Haliti ka rekrutuar Nait Hasanin. Ndërsa Ali Ahmeti, që u anashkalua nga Xhaviti dhe Azemi, ka vazhduar të përkujdesej për grupet guerile të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Adrian Krasniqi dhe të tjera grupe më të vogla, të cilat ishin formuar para M4P dhe tani po prisnin të përfshiheshin në ushtrinë në formim.

Më 17 nëntor 1994 Kryesia e Lëvizjes [25] përcaktohet për emrin Ushtra Çlirimtare e Kosovës (UÇK). Në të njëjten mbldhje Kryesia përcaktohet për “Shtab Qendror”, pa i ditur emrat, por duke u bazuar në mirëbesim të SRV (kryesisht të Xhavit Halitit dhe Azem Sylës). Gjithashtu Kryesia vendos të publikojë komunikata për akcionet që kryente UÇK në formim në Kosovë, duke filluar nga komunikata me numrin 11, për të lënë të kumtohet se aksionet e deriatëhershme guerile janë bërë me 10 komunikatat pararëndëse, të cialt, në fakt nuk janë publikuar.[26] Pra, meqë UÇK-ja nuk i kishte ende kapacitetet në Kosovë për t’i publikuar komunikatat, Kryesia u përcaktua t’i shkruante e publikonte “në emër” të SHQ të UÇK-së. Komunikatat në vazhdim, deri te ajo me numër 49, i ka shkruar e publikuar Kryesia (sepse SRV i kishte tre veta qe nuk dinin të formulonin komunikata); pastaj, nga komunikata nr. 50 e tutje, janë formuluar nga NPK (Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi) dhe shërbëtorët e tyre.

Nga investigimet që i kam bërë gjatë viteve të pasluftës, më rezulton se SHQ (Shtabi Qendror), deri më 27 janar 1997, kur është burgosur Nait Hasani, përbehej vetëm nga Nait Hasani, Rexhep Selimi, Xheladin Gashi dhe Sokol Bashota. Spekulohet se edhe Bislim Zogaj, i burgosur më 31 janar 1997, ka qenë anëtar. Ndërsa komandantë të asaj katërshe e kanë quajt veten e tyre Xhavit Haliti dhe Azem Syla. Ai SHQ mund të ketë pas edhe vetëm gjithsej 4–5 ushtarë, meqë pjesëtarët e grupeve guerile, — për arsyet që nuk kam mund t’i identifikoj, — nuk kanë pranuar komandimin nga ai SHQ. Besoj se pengesa kryesore duhet të ketë qenë Xhavit Haliti, meqë ate moti e kemi dyshuar si marionetë të shërbimeve jugosllave, serbe e “kosovare”. Ai, SHQ, gjegjësisht “komandantët” e tij, Azem Syla e Xhavit Haliti, Adem Jasharin me grupin e tij, Zahir Pajazitin me grupin e tij, Adrian Krasniqin me grupin e tij dhe të tjerë grupe guerile, nuk i quante pjesëtarë të asaj “UÇK-je” të tyre…

As sipas aktgjykimit të Nait Hasanit dhe 17 të tjerëve, nr. prot. 97. nr. 68/97, i datës 12.XII.1997, Gjykata e qarkut në Prishtinë, nuk rezulton se ai SHQ dhe ushtarët e tij kanë bërë ndonjë sulm gueril gjatë katër viteve (por i kanë planfikuar e u kanë dështuar në finalizim).[27]

Ndihmat financiare, të grumbulluara në Fondin VTH, nga dhjetori 1993 deri në mars 1998, i ka zhvatur kryesisht Xhavit Haliti. Një pjesë simbolike u kanë shkuar Nait Hasanit, Rexhep Selimit e Sokol Bashotës, sa për të na mashtruar se po financonin UÇK-në, ndërsa grupet guerile, që vërtetë ishin berthama të UÇK-së, janë privuar nga ato njdihma financiare. Këtë sabotazhë e kemi ditur qysh në verë të vitit 1996, kur komandantë të grupeve guerile kanë kërkuar ndihma financiare te familjarët dhe shokët e tyre në emigracion.

Siç shkrova, pas burgosjes së Nait Hasanit, Bislim Zogajt, ai SHQ e ka humbur edhe funksionalitetin e deriatëhershëm. Shpërthimi kryengritës, pas barbarisë së forcave serbe ndaj Familjes së Jasharëve në Prekaz, më 4–7 mars 1998, na ka gjetur pa asnjë shtab, pos atij fiktiv, që e simulonin Xhavit Haliti dhe Azem Syla, për t’i zhvatur ndihmat financiare që jepnim e grumbullonim për UÇK-në.

2.2. Meqë nuk kishim shtab që do të koordinonte e komandonte shpërthimin e kryengritjes së armatosur në Kosovë, Kryesia e Lëvizjes (së emigracionit) u shpërngul nga Perëndimi në Tiranë, për të improvizuar shtabin. Kryetar i Kryesisë ishte Fazli Velia, nënkruetar Muhamet Kelmendi, sekretar Emrush Xhemajli, arkatar Gafurr Elshani, Ali Ahmeti, Xhavit Haliti, Azem Syla, Rexhë Iberdemaj ishin anëtarë. Kryesia zhbëri edhe formalisht SRV, edhe me votat pro të Xhavitit, Azemit e Aliu, siç më është thënë atëherë) mars 1998). Ajo Kryesi improvizoi rolin e shtabit deri nga mesi i prillit 1998. Por financat e Fondit vazhdonte t’i grabiste Xhavit Haliti, i cili ia kishte dalur ta mashtronte e shpërdoronte Kryetarin e Këshillt të Fondit, Jashar Salihun dhe disa veprimtarë kryesor të Fondit. Nga mesi i prillit, kur Kryesia provoi t’i diciplinonte Xhavitin dhe Azemin, që t’u përmbaheshin vendimeve, Xhaviti i kërcënoi kolegët dhe shokët e tij të deriatëhershëm që të iknin nga Shqipëria. Isha i parnishëm kur e bëri atë kërcënim. Ai shpërdoroi lidhjet e tij me kryeministrin kuisling Fatos Nano, atëherë kryeministër i Shqipërisë…

Nga ajo Kryesi unë isha ngarkuar me detyrë që të përkujdesesha për oficerët e ish Ushtrisë jugosllave JNA, që ishin dëshmuar në luftërat në Slloveni, Bosnjë, Kroaci, dhe që tani donin të sistemoheshin në UÇK. Por, meqë shtab nuk kishte që të vendoste ku do të angazhoheshin, ata prisnin në Tiranë. Nga mesi i prillit 1998 edhe ata e kuptuan se nuk ka shtab, prandaj u futën në Kosovë në mënyrat që i gjetën dhe iu bashkuan UÇK-së kryesisht në krahinat ku e kishin vendlindjen. Ata ushtarakë ishin faktorë që filluan t’i rreshtonin kryengritësit për t’i bërë ushtarë që pranonin të komandoheshin, duke krijuar kështu edhe zanafillën e Shtabit të Përgjithshëm në Kosovë, bashkë me komandantët e zonave, që përpiqeshin ta koordinon e komandonin luftën në kuadër të kapaciteteve modeste ushtarake. Në atë angazhim u dëshmua dhe faktorizua ekstra Koloneli Bislim Zyrapi, i cili UÇK-së iu bashkangjit nga mesi i majit 1998.

2.3. Xhavit Haliti dhe Azem Syla, pasi dëbuan të gjithë anëtarët tjerë të Kryesisë, u përqëndruan ta zhbënin edhe Sektorin e logjistikës në Shqipëri, të cilin e kishin formuar vëllezërit Adrian e Ilir Krasniqi, Qerim Kelmendi dhe bashkëluftetarët e tyre, duke filluar nga viti 1992. Pas vrasjes së Zahir Pajazitit më 31 janar 1997, Zona Operative e Llapit e dërgon Ilir Konushevcin / “Mërgimi” në Shqipëri, të organizonte furnizimin me armë e municion. Tashmë edhe Iliri, bashkë me Qerim Kelmendin / “Dema” dhe Naim Hazirin / “Dilaveri”, po e menaxhonin Sektorin logjistik në Shqipëri. Kërcënimet ndaj tyre Xhaviti dhe Azemi i konkretizuan dhe i vulgarizuan, nga fundi i marsit 1998, sidomos kundër Qerimit dhe Ilirit.

Për t’i anshkaluar vrasjet mes pjesëtarëve të UÇK-së dhe komplotistëve të NKP, Iliri e Qerimi u dakorduan që Qerimi të emigronte në Gjermani, duke bërë arsyetimin taktik se Qerimi do ta vazhdonte mjekimin e plagëve që kishte marrë në sulmin e policisë serbe në vitin 1996 (për informim më konkret Akgjykimi i Nait Hasanit dhe 17 të tjerëve, i mësipërcituar) dhe do të angazhohej për të motivuar emigrantët që të jepnin më shumë ndihma financiare, ndërkaq Iliri, pas emigrimit të Qerimit, të taktizonte me Xhavitin e Azemin, sikur ishte i gatshëm për bashkëpunim, duke iu subordinuar komandës së tyre. Fatkeqësisht Xhaviti e Azemi ishin komplotistë të rryer, prandaj koordinojnë vendimin për eliminim fizik të Ilirit, që ta zhbënin atë Sektor të logjistikës. Për bindjen time të deritanishme, Xhaviti dhe Azemi kanë paguar një kriminel, që ishte i afirmuar në Tropojë (Shqipëri veriore) për vrasje me pagesë. Ai kriminel ishte Bislim Demiri, i cili ishte i punësuar në polici në Banram Curr, shofer i shefit të policisë, Jonuz Hyka.
Bislimi, bashkë me vëllain e tij, Agimin, dhe dy-tre shokë, siç kanë rrëfyer njerëz mirë të informuar, zënë priten me 9 maj 1998, në Qafë të Malit, në rrugën Fushë-Arrëz — Bajram Curr. Iliri shoqërohej edhe nga mjeku tropojan Hazir Mala, i cili gjithashtu u vra nga ata kriminelë. Meqë Ilirin dhe Hazirin i shoqëronin edhe një oficer i SHISH dhe dy ushtarak të Gardës së Shqipërisë (edhe sipas rrëfimit të para ca kohshëm të Xhavit Halitit), vrasësi Agim Demiri është qëlluar në atë dyluftim në errësirën e asaj nate (rreth orës dy të mengjesit) dhe gjatë rrugës për në spital të Bajram Currit, ka vdekur…
Fatkeqësisht edhe në këtë rast është dëshmuar kuislingu Fatos Nano, i cili duke shpërdoruar funksionin e kryeministrit, ka urdhëruar të mos zhvilloheshin hetime për ato vrasje. Këtë ma ka thanë ish-kryprokurori i Shqipërisë, Theodhori Sollaku, në prani edhe të një funksionari të lartë shtetëror.

Megjithatë ato vrasje tepër goditëse na motivuan edhe më shumë që të shtojmë angazhimet, me përforcime të reja, sepse tashmë kishte shumë vullnetarë imigrantë nga Gjermania e shtete të tjera që u angazhuan në atë sektor, të cilin pas vrasjes se Ilirit e komandoi Gani Nuha (nga Jezerci i Ferizajit, me banim në Dysseldorf).

2.4. Formimi i (pseudo) Shtabit të Përgjithshëm

Në ndërkohë, qysh gjatë Konfencës së Rambujesë, u binda se Hashimi ishte marionetë e DGSE franceze, atëherë më serbofile se sa simotra e saj, RDB-ja serbe. Komandohej nga shefi i DGSE-së, drejtori për Ballaknin, Arnaud DANJEAN, tashmë parlamentar në Palamentin e BE-së.[29] Hashimi u erdhi përforcim Xhaviti dhe Azemit në fund të marsit apo në fillim të prillit 1998. Dyshoj se RDB-ja e Serbisë ia kishte dhënë Hashimin në shërbim DGSE-së, pothuajse siç po ndodhin transferet e futbollistëve?! Përndyrshe si do ta gjente Z. Arnaud Danjean Hashimin që ta rekrutonte?!

Meqë deri në qershor 1998 UÇK në Kosovë u vetë-organizua, duke kaluar shifrën e 10 mijë pjesëtarëve, pa ndihmë të asnjë shtabi qëndror apo të përgjithshëm, — edhe pse po ia plaçkitnin shumicën e ndihmave financiare Xhaviti me bashkë-komplotistë të NKP, — Hashimi duhet të jetë urdhëruar nga DGSE-ja dhe BIA që të simulonte sikur e ka formuar Shtabin e Përgjithshëm, për ta kapur Shtabin që ishte në formim, nga Koloneli Bislim Zyrapi me kolegë të tij. Kjo duhet të ketë ndodhur më 10 apo më 11 qershor 1998. Asnjëherë nuk janë publikuar emrat e atyre që figuronin në listën e atëhershme të “drejtorit politik” Hashim Thaçi / “Gjarpnit”. Vetëm Komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranëve pat publikuar listën vijuese të personave që paskëshin qenë anëtarë të Shatbit të Përgjithshëm (përbërja e ngushtë, meqë ekziston edhe lista me gati 300 emra të Shtabit të Përgjithshëm, përbërja gjithëpërfshirëse):

1. Adem A. Grabovci 063042 Saradran VETERAN

2. Adem Z. Demaçi 047401 Prishtinë VETERAN

3. Agim H. Çeku 000002 Qyshk VETERAN

4. Ali I. Ahmeti 057538 Zajaz VETERAN

5. Alush S. Agushi 064628 Drenoc VETERAN

6. Avdi H. Raci 00004 Siqevë VETERAN

7. Azem R. Syla 000007 Kishnarekë VETERAN

8. Berat S. Luzha 045873 Begracë VETERAN

9. Bislim S. Zyrapi 042992 Studençan VETERAN

10. Fatmir K. Limaj 014976 Banjë VETERAN

11. Fatos Q. Klosi 039569 Tiranë VETERAN

12. Hashim H. Thaqi 000001 Burojë VETERAN

13. Isni B. Thaqi 055439 Burojë VETERAN

14. Jakup J. Krasniqi 000478 Negroc VETERAN

15. Kadri F. Veseli 064383 Mitrovicë VETERAN

16. Lahi Sh. Brahimaj 000003 Jabllanicë VETERAN

17. Musa H. Jashari 006952 Prekaz INVALID

18. Naim R Maloku 003095 Llabjan INVALID

19. Nait Xh. Hasani 000475 Randobravë VETERAN

20. Nuri I Bexheti 016257 Tetovë VETERAN

21. Ramë G. Buja 045994 Bujan VETERAN

22. Rexhep D. Selimi Aqarevë VETERAN

23. Sabit L. Brokaj 032393 Brataj VETERAN

24. Sabit Sh. Geci 004153 Llaushë INVALID

25. Sali Sh. Veseli 041623 Smolicë VETERAN

26. Shaip H. Muja 016162 Gradicë VETERAN

27. Sokol M. Bashota 014814 Caravik VETERAN

28. Sokol Q. Dobruna 059504 Gjakovë VETERAN

29. Sylejman Selimi 014588 Aqarevë VETERAN

30. Xhavit I Ferizi 000014 Plluzhinë VETERAN

31. Xhavit M. Haliti 057611 Novosellë VETERAN

32. Xheladin H. Gashi 050416 Komoran, VETERAN [30]

Në këtë listë vetëm për taktikë propagandistike është vendos emri i Adem Demaçit, sepse ai nuk ka qenë anëtar SHP, gjegjësisht nuk ka qenë pjesëmarrës në asnjë mbledhje dhe vendimmarrje të tij…!

As Ali Ahmeti nuk ka qenë anëtar, respiktivisht nuk ka marrë pjesë në asnjë mbledhje e vendimmarrje të tij, që kur është “formuar”, me 10 apo me 11 qershor 1998, e deri sa është zhbërë.

Vetëkuptohet, nuk ishte as Fatosh Q. Klosi, gjegjësisht Fatos Klosi, siç e njohim me emër publik njeriun që gjatë viteve 1997–2002 ishte kryeshef i Shërbimit Informativ Shtetëror të Repiblikës së Shqipërisë (SHISH). Ai ka merita të shumta për t’u hapur rrugë atyre që merreshin me furnizimin e UÇK-së me armë e municion dhe futjen klandestine në Kosvë. Por anëtar i SHP nuk ishte, prandaj është vepër inkriminuese kjo që ka bërë këso shpërdorimesh Komisioni qevritar për njohje të statusit të veteranëve!

Nait Hasani ishte në burg nga 27 janari 1997 e deri sa është zhbërë SHP, prandaj nuk ka pasur mundësi fizike të ishte anëtar, pos nëse kanë improvizua anëtarësi me korrespondencë apo anëtarësi nderi.
Prof. Dr. Sabi Brokaj, tashmë i ndier, ishte funksionar në Qeverinë e Shqipërisë, dhe publikisht ka shprehur habinë për dhënie të statusit të veteranit si anëtar i SHP të UÇK-së, duke sqaruar se nuk ka qenë.[31]

Njëri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm, oficer karriere, në komunikim privat më pat shkruar:

Në mars 1999 në SHP ishim:

  1. Sylejman Selimi (komandant SHP),
  2. Agim Çeku (komandant SHP),
  3. Bislim Zyrapi (Shef i SHP),
  4. Kadri Veseli (Shef i Zbulimit),
  5. Hashim Thaçi (Drejtor i Drejtorisë politike),
  6. Jakup Krasniqi (Zëdhënës),
  7. Azem Syla (komandant i SHP),
  8. Ramë Buja (anëtar i SHP)
  9. Sali Veseli (Shef Operativ në SHP),
  10. Sokol Dobruna (Drejtor i Drejtorise Juridike),
  11. Rexhep Selimi (Inspektor i SHP),
  12. Fatmir Limaj (Shef i Policise Ushtarake),
  13. Dilaver Goxhaj (anëtar i SHP),
  14. Idris Hyseni (Shef i Logjistikes),
  15. Adem Grabovci (Shef I Financave),
  16. Bardhyl Tahiri (Shef i Xhenos),
  17. Syla nga Reçaku (Shef i Ndërlidhjes),
  18. Mensur Kasumi (Shef i Kundërzbulimit).
  19. Ekrem Rexha (anetar SHP),
  20. Hajdin ABAZI [Lum Haxhia] (nga fundi i mars 1999 zedhenes i SHP)
  21. Durak Zyrapi (Shef i Shendetësisë).
  22. Mustafë Gashi (protokolist dhe shef i Arkivit),
  23. Ahmet Qeriqi (Drejtor i Radios „Kosova e lirë“),
  24. Berat Luzha (Drejtor i Agjensisë Kosovapress).

2.4.1. Komandanti i parë i SHP Sylejman Selimi

2.4.2. Gjeneral-koloneli Agim Çeku

2.4.3. Koloneli Bislim Zyrapi

Koloneli Bislim Zyrapi duhet të ketë hy në Kosovë rreth mesit të majit 1998. Ai ka qëndruar në Tiranë nga 9 marsi 1998 deri kur ka hy në KS, sepse priste, si edhe ushtarakët tjerë, që ta sistemonte shtabi (inekzistent) në UÇK. Në fakt Xhavit Haliti dhe Azem Syla sabotonin hyrjen e oficerëve, sepse trembeshin se do e „grabisnin“ UÇK-në. Koloneli Zyrapi duhet të ketë filluar me grupimin e kuadrove, qysh kur ka hy në Kosovë, për të bërë një shtab që do të koordinonte komandimin qëndror. E kam me të dëgjuar që „drejtori“ Gjarpni / Hashim Thaçi duhet ta ketë rrahur kolonelin Zyrapi, që të kuptonte se Koloneli Zyrapi nuk ishte komandant edhe i Gjarpnit, por ishte „drejtori“ Thaçi krye-komandanti edhe i Zyrapit (Prandaj që të mos rrëfejë atë krim, Gjarpini duhet ta ketë angazhuar Kolonel Zyrapin si këshilltar në Presidencë?)…

2.4.4. Kadri Veseli

Kam dëgjuar të spekulohet se Kadriu është angazhuar në Lëvizje përmes kusherinit të tij, Sabitit, por nuk e di kur. Gjithashtu është spekuluar se Kadriu duhet ta ketë anëtarësuar Hashim Thaçin në Lëvizje. Por nuk e di konkretisht kur. (Në ndërkohë është paraqitur edhe Isa Krasniqi, tani shef i Agjensisë për statistikë, si garntues për fisnikëri të Hashimit?)[33] Di që për shkak të rrezikshmërisë së madhe, Lëvizja në kosovë kishte bazë organizuese celulat, kryesisht nga tre anëtarë, dhe se secili anëtar mund të anëtarësonte edhe dy të tjerë, për të formuar celulë të re.

Nuk kam mund të konkretizoj infomacion të sakt, kur duhet ta kenë sajuar edhe „Drejtorinë e zbulimit“ në kuadër të SHP dhe kush e kur e ka caktuar Kadriun „drejtor“. „Ndërsa Sherbimin Informativ të Kosovës“ apo „Kombëtar“ (i afirmuar me akronimin SHIK), pseudo kryerministri Hashim Thaçi duhet ta ketë formuar me një vendim në fund të majit apo në fillim të qershorit 1999. Edhe ai vendim duhet të jetë në dosjen e pseudo qeverisë së përkohshme të pseudo kryeministrit Thaçi. Për bindjen time, SHIK-u ishin organizatë paramilitare, gjegjësisht polici politike. Por, duke qenë Kadriu kryeshef i tij, kam ndie më shumë siguri fizike, meqë vet Kadriu, në prani të badigardave të tij, në verë 1999, pat thënë: „Ibrahim Kelmendit nuk do t’i hy as therr në këmbë nga SHIK-u. E ka besën time!“ Dhe i kam besuar e vazhdoj të kem konsideratë për te, përderisa nuk do t’i dëshmohen fajësi konkrete. Uroj të vendoset që Kadriu të mbrohet në liri.

2.4.5. Hashim Thaçi

Dy vite më herët për Hashimin u informova më konkretish nga shoku i tij, Fisnik Cuka (tani me banim në Cyrih / Zvicër)[34], i cili ka qenë kryetar i Lidhjes së studentëve të Universitetit të Kosovës. Ai erdhi për vizitë në Gjermani dhe e takova në Hamburg, në banesë të Muhamet Elshanit. Fisniku e lavdëroi ekstra Hashimin, duke e prezantuar edhe si prorektor-student (i vitit 1991), siç quhej një funksion në Universitetin e Kosovës, që duhej të ishte studenti me notat më të mira në Universitet. Fisniku e tregoi edhe se Hashimi dhe Genc Kelmendi (nipi i xhaxhait tim, tani mjek në Gjermani)35 ishin zënë fizikisht kur është bërë përzgjedhja e prorektorit-studentit, sepse Genci e pretendonte atë funksion, si student që kishte notat më të larta në Universitet…

Edhe kur Genc Kelmendi erdhi në Gjermani ma pat rrëfyer atë zenkë, duke thënë se Hashim Thaçi e kishte falsifikuar cerifikatën e notave dhe ka shpërdoruar organizimin klandestin në Lëvizje të studentëve, prandaj ia ka grabit atë funksion, që duhet të kenë qenë më meritor, meqë ishte kushti vetëm notat më të larta. Në ndërkohë, sidomos nga bashkëveprimtarët emigrantë, që ishin nga ana e Drenicës, dëgjoja se në Skenderaj, Gani Thaçit, vëllai më i moshuar i Hashimit, kishte një kafehane, e cila ishte eksponuar si “çerdhe” e RDB serbe për grumbullimin e informatave dhe për rekrutim të spiunëve dhe koordinim të tyre. Prandaj më ngjante logjik dyshimi se autoriteti i vëllait më të moshuar kishte ndikuar që edhe Hashimi të rekrutohej nga RDB-ja. Por ishte vetëm dyshim logjik.

Për shkak që Hashimi nuk ia doli të imponohej si autoritet në Lëvizje, atë nuk e takova më deri në fund të marsit apo në fillim të prillit 1998. Mund që duhet ta kem pa edhe gjatë M5P të Lëvizjes (mbajtur në Zvicër në vitin 1995), për shkak të shumësisë së bashkëveprimtarëve, nuk e kam regjistruar në memorje të kem komunikuar me te.

Dëshmova edhe më herët se në fund të marsit apo në fillim të prillit 1998, Hashimi dhe Kadriu më lutën që të takoheshim, që ta bindnim Qerim Kelmendin (vëllain tim tashmë të ndier) t’i subordinohej komandimit të Hashimit. U duhej Qerimi, sepse ishte afirmuar e mitizuar si ushtari i parë i UÇK-së, i plaguar në sulme guerile kundër policisë së Serbisë (1996). Në atë takim ata nuk u mirëkuptuan, meqë Qerimi u kërkoi Hashimit dhe Kadriut të ofronin prova, nëse ishin emërtuar, caktuar apo zgjedhur në ndonjë funksion komandues të UÇK-së. E pasi ata nuk dinin as të belbëzonin me pak logjikë, Qerimi refuzoi t’u subordinohej ushtarakisht.

Nuk më kujtohet tamam koha kur i kam takuar herën tjetër, pas disa muajve, po gjithësesi në Tiranë. Rastësisht isha duke ecë buzë lumit Lana. Po shkoja te Zyra e Fondit VTH. Vura re përballë po vinin Ramiz Lladrovcin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin. Meqë edhe ata më panë, prandaj më ftuan të pija një kafe në një lokal në afërsi. Aty po i priste Sabit Geci. Nuk e njihja. Ma prezantoi Ramizi. I qortova: “Përse takoheni kaq publikisht me këtë kriminel, në lokale, këtu në Tiranë, ku janë të angazhuar shumë shërbime e gazetarë të huaja? Doni qëllimisht ta komprometoni UÇK-në?!”
Ramizi i ra gjurit tim me gjurin e tij, nën tavolinë. Sabiti krejt qetësisht: “Me njeh që po më akuzon për kriminel?” Iu përgjigja: “Të njoh vetëm sipas rrëfimeve të bashkëvendasëve tu. Por, nëse nuk je, të kërkoj falje. Megjithatë, meqë të ka dalë nami për kriminel, ti vet do të duhej t’u thoshe këtyre që të mos takoheshin në lokale kaq të eksponuara, në qendër të Tiranës…” [vetëkuptohet, janë parafrazime, siç më kanë mbetur të stivuara në kujtesë.]

Takimi i radhës duhet të ketë qenë në maj 1999, kur Hashimi ishte për “vizitë” në Gjermani. E kisha mysafir edhe në banesën tonë në Këln. Madje, Bilall Sherifi më pat lutur të shkonim për t’i blerë kostume firmato. Shkuam në “Kaufhof” dhe i blemë dy palë kostume e ca gjera tjera. U paguan me kartë bankare të Fondit VTH, xhorollgarinë e të cilit e kishim në bankën Sparkasse Bonn.[36] Pas takimit që pat me Ministrin e jashtëm gjerman, Z. Joschka Fischer, patëm organizuar edhe konferncë shtypi në Bundespressehaus në Bonn. Para konference u morëm vesh që Hashimi të mos fliste fare në gjermanishte, meqë nuk dinte të thoshte qoft vetëm një fjali pa shumë gabime. Përkthyes ishte Sabri Kiçmari. E bindëm që gjatë përkthimit Sabriu ka mundësi të bëjë korrigjime, nëse në shqip flet ndogjë gabim. Por, kur filloi konfenca, sapo Sabriu ia dha fjalën “drejtorit politik” të UÇK-së dhe “kryeministrit” Thaçi, ai harroi që ishim marrë vesh që ai të fliste vetëm shqip. Si delirant që ishte, zuri të belbëzonte gjermanisht. Ishin shumë gazetarë të pranishëm. Ishte për keqardhje si u neveritën nga belbëzimet e Hashimit dhe ikën nga konfernca.

Takimi tjetër ndodhi në qershor 1999. Disa ditë para Samitit ndërkombëtar për Kosovën, që u mbajt nën patronatin e Kancelarit gjerman, Gerhard Schrëder, në Këln, Sabri Kiçmari më pat lut t’i rezervoja hotel Hashimit për ditët sa zgjat ai Samit. Meqë pthuajse përditë kaloja me autobus urban buzë hotelit “Maritim”, shkova aty për të bërë rezevimin. Ishte hoteli më i madh në atë qytet. Kur i tregova datat, me thanë se ishte i tëri i rezervuar nga Kancelari Schrëder për delegacione të shteteve pjesëmarrëse. Unë spontanisht i thash se edhe kryeministri shqiptar është i ftuar. Miratuan rezervimin. Patëm bërë edhe veprimet e duhura për të pas ID-Card për të pas mundësi me hy gjatë atyre ditëve në atë hotel. Kur Hashimi dhe Bilall Sherifi arritën në Aeroportin Këln/Bonn, policia kufitare gjermane nuk e lejoi Hashimin të hynte. Na njoftuan se e ka të ndaluar. U dashtë të bëjmë ca telefonata që Ministria e jashtme gjermane të ndërhynte që ta lejonin të hynte. Sapo hymë në hotel dhe Hashimi e Bilalli u ngjiten në dhomat e rezervuara, në holl të hotelit m’u drejtua një person që nuk e njihja. Më përshëndeti gjermanisht, duke ma thënë mbiemrin. Kur i thash se nuk e njihja, ai qeshi paksa, duke me thënë se është shok i Hashimit dhe po habitej pse Hashimi nuk më kishte informuar për ardhjen e tij. Ma dha e kartëvizitën: Arnaud DANJEAN… Tashmë ai është parlamentar në Palamentin e BE-së.[37] Menjëherë filluam të grindemi, se si po i vardisej një shef i DGSE-së franceze, e cila atëherë ishte pothujase më serbofile se RDB-ja e Serbisë. Ajo grindje zgjati goxha, meqë Hashimi e Bilalli edhe ndërruan veshmbathjen e tyre, për të qenë më komod në atë kohë të lirë. E ndërprem grindjen kur ata erdhën dhe na u bashkangjitën në tavolinë. Hashimit nuk i pat ardhë mirë që rastisi kështu që unë ta njoh konkretisht Arnaud DANJEAN’in.

Në vitin 1998 Ministria franceze e mbrojtjes e kishte bërë Z. Danjean koordinator për Ballkanin. Gjatë gjith Konfencës së Rambujesë, — e cila filloi me 6 shkurt 1999 dhe zgjati deri më 23 shkurt 1999, — i ka qëndruar pranë Hashimit si „kishilltar“ e „shok“ (si epror). Ai ka komanduar që Hashim Thaçi të imponohet kryetar i delegaciont të Kosovës në Konferencë. Ai ka urdhëruar që Hashimi të refuzonte nënshkrimin e „marrëveshjes“ — për të na barazuar në faj me delegacionin e Serbisë. Ai ka urdhëruar që Ibrahim Rugova të nënshkruaj „marrëveshje“ me Hashim Thaçin, që Hashimi të bëhej kryeministër i qeverisë së përkohshme. Kur amerikanët, gjermanët, anglezët, e kuptuan se DGSE-ja kishte urdhëruar marionetën Thaçi të mos nënshkruante „marrëveshjen“, bindën Presidentin e Francës, Jacques Chirac, që të ndërhynte te DGSE-ja, tashmë për ta urdhëruar marinetën Thaçi ta firmoste më 15 mars 1999 në Paris. Ajo zvarritje mbi tre-javore ia pat mundësuar Serbisë të dislokonte ekstra trupa të ushtrisë dhe policisë në Kosovë!
Fatkeqësisht komplotet e Z. Thaçi vazhduan edhe pas lufte. Ishin dy më kryesor: i pari, simulimi i armiqësisë me Ibrahim Rugovën, duke mos e kompletuar “qeverinë e përkohshme”, të cilën e kishin imponuar DGSE-ja franceze dhe RDB-ja serbe, gjegjësisht e kishin firmosur kuislingët Thaçi dhe Rugova, duke u krekosur, sikur vetëm ata dy kishin kompetenca edhe për aso marrëveshje. I dyti, nxitja e armiqësive politike në mes të të ashtuquajturëve “krah i luftës” dhe “krah pacifist”. Ky skenar, i sajuar nga shërbimet armiqësore, duhet të zhgënjente ato persaonalitete, parti, qeveri, që kishin ndihmuar Kosovën për ta sfiduar agresivitetin fashistoid të Serbisë millosheviqiane. Ai zhgënjim duhej të shkonte deri atje, sa t’i hidhëronte e zhgënjente edhe shtetet vendimmarrëse për ndërhyrje të Aleancës NATO — për ta evituar katastrofën humanitare në Kosovë…

Fatkeqësisht francezët nacionalistë, që kishin kap Ushtrinë e Francës edhe DGSE-në e saj, na goditën edhe më rëndë se sa invadimi i ushtrisë ruse. Serbofili Arnaud Danjean u angazhua, tashmë edhe si epror i kryeshefit të UNMIK-ut, Z. Bernard Kouchner, që gjatë qershorit 1999 ta “çlironte” Kosovën veriore nga UÇK-ja, duke e bërë vatër të nacionalizmit fashistoid serb. Kontribut të madh për atë komplot francez dha edhe marioneta Hashim Thaçi…

2.4.6. Jakup Krasniqi

Deri sa u angazhua në UÇK ai ishte kuadër i LDK-së psudo pacifiste, që e komandonte kuislingu Ibrahim Rugova. Në maj 1998 Jakup Krasniqit i ndodh një konflikt, pothuajse rastësor, me Komandantin Fehmi Lladrovci. Komandanti lladrovci duhet ta ketë urdhëruar të mbyllej gjimnazi në Drenas, sepse nxenësit rrezikoheshin nga ndonjë sulm i forcave serbe, për t’u hakmarrë kundër UÇK-së, apo do të kidnapoheshin për të shërbuer si pengje shantazhuese kundër UÇK-së. Jakup Krasniqi ishte drejtor i atij gjimnazi “paralel”, duhet ta ketë kundërshtuar urdhrin e Komandantit Lladrovci. Ai kundërshtim motivoi NPK që ta caktonte Jakup Krasniqin për zëdhënës të SHP, ose siç prezantohet shpesh: “zëdhënës i UÇK-së”!

Fatkeqësisht ai nuk kishte përvojë politike për të ditur se platformën politike për një ushtri e cakton themeluesi i ushtrisë. Për këtë shkak dhe për hir të pasioneve të tij patriotike romantike, duhet të ketë formuluar tekstin “për betim të ushtarit” me përcaktime maksimaliste kombëtare. Edhe në disa interevista për media të huaja ai irritonte botën se “UÇK-ja po lufton për çlirim e bashkim të të gjitha trojeve shqiptare.”

Atëherë, po as pastaj, nuk ka reflektuar për ato gabime të rënda, përkundrazi, ka vazhduar të vetëlavdërohet për ato devijime, sepse ato i krijonin famë te patriotët naiv, që nuk dinë cilat janë prioritet kombëtare, racionale e pragmatike, në kohë, hapësirë e rrethana të caktuara.

Do të kisha dëshiruar që Jakupit t’i mundësohet mbrotja në liri, meqë ai nuk është nga ajo kategori që kërcënon dëshmitarët apo që arratiset.

2.4.7. Azem Syla

Tashmë Azemi ka sajuar edhe një mashtrim spektakolar: ai paskësh doktoruar në vitin 2006 në shkenca politike në Leibniz University Institute of Arts and Science in Santa Fe (New Mexico),[38] pa e ditur ku gjendet ai universitet, as pa e ditë gjuhën angleze dhe pa pas të mbaruar fakultet e magistraturë.
Prezantova këto fragmente biografike të Azemit, që prokurori dhe gjykatësit të kenë parasysh nivelin e ulët të përgjegjësisë dhe talentin e tij për të ble edhe doktoratë nga ajo botë e largët, nëse nuk është vetëm mashtrim.

Më herët rrëfeva për sabotimet e tij, bashkë me ato të Xhavit Halitit, nga viti 1994 deri në mars 1998. Përherë kam pas dilema, nëse ishte marionetë e RDB-së së Serbisë, apo sabotonte e komplotonte UÇK-në, sepse nuk kishte mendim konstruktiv.

Në mars të vitit 1998, në Tiranë, duke qenë në terasë të lokalit “Piazza”, prapa Muzeut Kombëtar, si rastësisht Azemi më dezinformon se ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së. Mezi e përmbajtja irritimin që të mos përleshem me të fizikisht. Simulova qetësi, me shpresë se do marrë përgjigje konkrete në pyetjen, kush, kur, e kishte emëruar, zgjedhur apo caktuar për komandant të përgjithshëm. Zuri të belbëzonte akoma më shumë se sa e ka defekt natyror. E kërcënova të mos guxonte të mashtronte dikë tjetër, se do armiqësoheshim tepër brutalisht.

Meqë ZPS-ja dhe Dhomat e Specializuara janë formuar për të hetuar e gjykuar vetëm akuzat që ka ngritur parlametari zvicëran Dick Marty, në Raportin e tij që e ka miratuar Kishilli i Europës, më 7 janar 2011, nuk po i rrëfej sabotimet e komplotet e tij kundër UÇK-së dhe Luftës së saj çlirimtare. Pjesërisht i kam publikuar gjatë disa viteve.

Por nuk do anashkaloj pa kujtuar dyshimin e atëhershëm dhe të tanishëm se Azem Syla, bashkë me Xhavit Halitin, kishin koordinuar vrasjen e Ilir Konushevcit / “Mërgimit”, i cili, bashkë me Qerim Kelmendin / “Demën” e Naim Hazirin / “Dilaverin”, po e udhëheqnin Sektorin e logjistikës në Shqipëri, me krye-bazë në Bajram Curr. Vrasja ka ndodhur në mengjesin e hershëm (rreth orës dy) të datës 9 maj 1998, në Shqipëri. Kryevrasësi mercenarë ishte Bislim Demiri, i cili atëherë ishte i punësuar në policinë shqiptare në Bajram Curr, si shofer i shefit të policisë së atyshme, Jonuz Hyka.

Nuk do e anashkaloja edhe një debat rastësor që patëm me Bashkëveprimtarin Metush Zenuni (Dura) në facebook, më 3 maj 2016, meqë atëherë ishte bërë karxhoz mediatik një kriminel ordiner, spiun i policisë së Serbisë, me emrin Fahrendin Gashi / “Faruku” (nga Shtimja e Kosovës).[39] Fahredini është duke vuajtur dënim për krimet që ka bërë, duke qenë i komanduar nga Azem Syla. Pata menduar se Metush Zenuni ka informacion, meqë është i asaj ane, nga ishte edhe “Faruku”. Përgjigjja e tij fillestare, po kuptohet, siç janë komunikimet në këtë rrjet social: “E quditshme është se daja [siç e thërrisnim atëherë Azem Sylën — sqarim imi] na e dha Farukun nga Tirana dhe bashkë me të e dajën shkuam deri në Vlahne. Pasi u futëm në kufi, ne ramë në pritë dhe pati edhe të vrarë. Faruku humbi për disa orë. Pasi shkuam ne Demjan, pas disa orësh erdhi Faruku. Tregimi i tij për takimin me një oficer serb dhe ardhja e tij gjallë tek ne, ishte i dyshimt. (…) Në atë luftë [i quan Meta luftimet që kanë pas aradha e 64 e të saporekrutuarëve që shkonin për t’ju bashkangjitur UÇK-së, me ushtarët serbë që kanë ruajtur kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë] u vra Haxhi Hoti / komandant Lleshi, nga Rogova e Hasit. Me Farukun kemi rrugëtuar deri në Caralevë. Aty jemi nda, une dhe Reshati vazhduam për Kaçanik ndërsa Sadikun e dërguam në Dobërdolan te Ilaz Kadolli dhe Hysen Gega.”

Në pyetjet time, kur, ku, si ka ndodhur ajo tragjedi, Metushi ka sqaruar, se ngjarja ka ndodhur gjatë natës 7/8 qershor 1998. Me Metushin kanë qenë edhe bashkëveprimtarët Sadik Halitjaha dhe Reshat Salihaj, të bashkorganizuar në Lëvizje që vepronte në Zvicër.

Pra, është fjala për një aradhë prej 64 vetave, e përbërë kryesisht nga imigrantët shqiptarë që vullnetarisht iu kanë bashkangjitur UÇK-së. Kalimin ilegal të kufirit e ka “koordinuar” (komplotuar) Azem Syla, i cili Metush Zenunit, Sadik Halitjahës dhe Reshat Salihut ua ka “besuar” Fahredin Gashin që ta kishin me vete, dhe ai, Fahredin Gashi, sapo kanë kaluar kufirin, mbi Vlahne, në Malet e Pashtrikut, është shkëputur nga aradha në atë errësirë të mesnatës. Pas pak ushtarët serbë kanë hedhur në ajër raketa ndriçuese e kanë shti drejtë tashmë 64 pjesëtarëve të UÇK-së. Me atë rast është vra Haxhi Hoti dhe janë plagosur shumë ushtarë të tjerë.

Ky komplot përforcon dyshimin tim se Azem Syla ishte marionetë komplotiste, e rekrutuar më herët nga RDB-ja e Serbisë.

Edhe vrasja e kryeshefit të SHSSH (SDB-së), Ibush Kllokoqit, më 6 gusht 1999, për bindjen time e ndodhur me urdhër të Azem Sylës, është dëshmi tjetër, kokëfort, se Azem Syla ka zbatuar një urdhër që duhet të ketë qenë nga RDB-ja. Këtë bindje e kam formuar në një bisedë rasti në Prishtinë. Farefisi im Demë Nikçi, i afirmuar si “eksportues” i shqiptarëve në Amerikë, më luti të shkoja me të në një lokal, sepse kishte lënë takim me një ish-ushtar të UÇK-së. Ai e luste Demën ta ndihmonte që të arratisej nga Kosova. Kur u takuam, doli se ishte Bekim Syla. Prezantohej si dajli i kusherinit të Azem Sylës. Zuri edhe të qante nga zhgënjimi: “Azemi ka urdhëruar ta vrasim Ibush Kllokoqin, e tani nuk paguan as avokat për mua dhe nuk përkujdeset për të ushqyer bashkëshorten dhe dy vajzat e mija…” [Parafrazim.] Jetonte në arrati ato ditë, meqë kishin filluar hetimet. E këshillova se kot do të arratiset, meqë secili shtet do ta kthente, sapo do ta identifikonte. Edhe nga ai takim m’u sforcua urrejtja për marionetën komplotiste Azem Syla — sepse kishte shpërdoruar një luftëtar trim, që besonte se Azemi vërtet kishte qenë komandant i UÇK-së! Ajo vrasje, si edhe vrasja e kryeshefit të SHSSH, Selim Brosha, duhet të jenë urdhëruar nga RDB-ja, që të evitohej dekonspirimi i spinunëve që ata dy duhet t’i kenë ditur. Nuk më besohet se Azemi i ka vra kokë në vete, nga frika se ata do të mund ta dekonspironin përkatësinë e Azemit. Por, më kanë thën të mirë informuarit, se atë natë edhe Sabri Novosella ka festuar vrasjen e Ibush Kllokoqit…

Të tjera krime të tij nuk po rrëfej, sepse janë publikuar dhe ato janë më shumë se të mjaftueshme.[40]

2.4.8. Xhavit Haliti / “Zeka”

Nga viti 1973, kur fillova studimet në Universitet në Prishtinë, Fakulteti i Fizikës, Xhavitin nuk e kisha më në radarin tim të vëmendjes. U befasova kur Xhaviti u “arratis” nga Kosova dhe paraqiti kërkesë për azil politik në Zvicër. Sapo ka ardhur është integruar në Lëvizje, falë Emrush Xhemajlit e Ali Ahmetit, të cilët Xhavitin e prezantuan si militant të OMLK-së.[41]

Fakteqësisht ai penetrim i Xhavitit në Lëvizje edhe në emigracion na shkaktoi pakësa telashe, sepse disa bashkëvendas tonë e njihnin konkretisht Xhavitin dhe veprimtarinë e tij kriminale dhe “patriotike”. Megjithatë, dëshiruam të besonim se ishte përmirësuar, prandaj e akceptuam edhe ne për bashkëveprimtar.

Deri vitin 1991 e kam çmuar për bashkëveprimtar të vyer, të shkathët. Prishja e shoqërisë mes nesh ndodhi në vitin 1991, kur e venorova Xhavitin duke e penetruar e afirmuar kriminelin “ndërkombëtar” Hajdin Sejdia,[42] i cili ishte kuadër i kalibrit të madhe të SDB-së feterative të ish-RSFJ-së, të cilin SDB-ja tani e kishte angazhuar si marionetë komplotiste në Tiranë. Ishte Hajdin Sejdia, i cili kishte per shkues Xhavit Halitin, i cili në vitin 1991 formoi firmën e parë piramidale në Shqipër, duke i shkaktuar Shqipërisë rrezikimin për zhdukje të Shtetit në mars 1997.

Mund që ka qenë viti 1995, kur në banesë të bashkëveprimtarëve të Gafurr e Vera Elshanit, në Aarau të Zvicërës, po prisnim deri sa të fillonte mbledhja e KP të Lëvizjes, aksidentalisht na plasi konflikti mes meje dhe Xhavitit. Ai më akuzoi se po e përkrahja Mhemet Bislimin (nga Prekazi, ekzilant në Zvicër) për shkak të simpatisë për rrahjen që Mehmeti me shokë ia kishin bërë Xhavit Halitit gjatë demonstratave të Pranverës 1981 në Prishtinë. Ishte hera e parë që u informova se Xhavitit i kishte ndodhur ajo rrahje, meqë studentët në vitin 1981 e dyshonin për spiun të shërbimit policesk të Kosovës.

Në verë të vitit 1996 u përplasëm sërish me Xhavitin, për shkak se nga Kosova na erdhë informimi që UÇK-ja nuk po ndihmohej financiarisht nga Fondi VTH. Për atë përplasje më thirri Kryesia e Lëvizjes të jipja llogari, përse Kryesia e Nëndegës së Lëvizjes në Gjermani, u kishte dërguar pak ndihma simbolike financiare grupeve guerile të UÇK-së, që komandoheshin nga Adem Jashari (krahina etnografike e Drenicës), Zahir Pajaziti (Llap e Gollak), Adrian Krasniqi (Dukagjin). Në atë llogaridhënie u informova se për Xhavit Halitin dhe Azem Sylën, “grupet” e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit, nuk ishin fare pjesë e UÇK-së, prandaj nuk u kanë dhënë ndihma financiare. Fatkeqësisht, qysh kur e kemi themeluar Fondin VTH, më 4 dhjetor 1993, deri në maj 1998, të gjitha ndihmat financiare të Fondit VTH u janë dorëzuar Xhavit Halitit dhe Azem Sylës, nga të cilat vetëm një pjesë simbolike u janë dërguar Nait Hasanit, Rexhep Selimit e Sokol Bashotës, të cilët simulonin ekzistencën e “shtabit qëndror” (pararëndëse e simulimit të “shtabit të përgjithshëm”).

Përplasjet tjera i patëm kur ndodhi vrasja e Ilir Konushevcit, më 9 maj 1998, sepse unë i dyshoja Xhavitin dhe Azem Sylën si financues të vrasësve mercenar.[43]

Për të tjera komplote kundër UÇK-së kam rrëfyer shpesh herë.

Dubioze është bashkëpunimi i Xhavitit me “kryeministrin” kuisling, Bujar Bukoshi, nga i cili ka marrë shumë miliona USD dhe DM, gjoja si ndihmë për UÇK, por ato i kanë përpi “vrimat e zeza”…

2.4.9. Rexhep Selimi / “Dhetshi”

Unë kam dyshuar që Rexhepi i ka qit në prit të policisë serbe Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, më 31 janar 1997. Prandaj nuk iu është përgjigj pyetjeve që ia ka bërë Bedri Islami. Rezultatin e atij hetimi Kryetari i Kryesisë së Lëvizjes, Bedri Islami, e ka prezantuar në librin e tij “„Enigma e një vrasje të trefisht“.[44]

Peng e kam një informatë të historianit Prof. Dr. Hakif Bajrami, i cili ka shkruar studim për Zahir Pajazitin.[45] Profesori Bajrami në konfidencë më tha se gjatë hulumtive për veprimtarinë e Zahir Pajazitit, ka dëshmi edhe me shkrim, se në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, të cilën më 31 janar 1997 e kishte bllokuar policia serbe, për të krijuar mundësi më të volitshme për të ngritur pritë kundër Zahir Pajazizi, është identifikuar Rexhep Selimi…

Fatkeqësisht Hetuesia e Kosovës nuk ka ndërmarrë hetimet për ato vrasje „enigmatike“, edhe pse shpeshherë janë bërë kërkesa publike.

Në vitin 2006 policia hetimore e Kosovës, e kryesuar nga Fatdil Syleviqi, pat sajuar një „grup“, si gjoja organizues të trazirave të vitit 2004. Në atë „grup“ e kishin përfshi edhe vëllain tim. I shqetësuar për atë padrejtësi, u angazhova për të hulumtuar, kush ishte kryekomplotisti. Më rezultoi: Fadil Syleviqi. Gjithashtu, u informova se Rexhep Selimi kishte ndikim për të intervenuar te Fadil Syleviqi. E gjeta në rostoranin, për të cilin thoshin se është i Rexhepit. Rexhepi më pat thënë, se për hir të vëllait do të intervenonte, por qenka bërë vonë, meqë procesi gjyqësor ka filluar. Me atë rast e pyeta, nga e kiishte gjithë atë miqësi me Fadil Syleviqin. Mu përgjigj, ka qenë pjesëtar shumë e vlefshëm i UÇK-së. U trondita. Vetëm i thash: „Edhe pse e ka zhdukur mjekun Hafir Shala?!“[46] Dhe u largova nga tavilina ku isha i ulur vetëm me të.

Më ka neveritur kur e kam përcjell një rrëfim të tij në një emision televiziv. Gjithë fodullëk pat thënë se pasi ka darkuar në byrektorën „Bosna“, përballë pallatit të Radio Prishtinës, në Prishtinë, ka shkuar prapa pallatit, ku ishin ca gërmadha që i qaunim „pavione“, dhe aty ka hedhur një granatë xhepi, për t’i trembur refugjatët serbë, që pushteti serb i kishte strehuar aty. Nuk i kishte hije gjith atij „komandanti“ të shiste madhëri me at akt zuzar, meqë edhe refugjatët serbë nga Bosnja ishin viktima, që po shpërdoreshin nga pushteti fashistoid i Millosheviqit për të shtuar përqindjen e popullsisë serbe në Kosovë.

Edhe një rrëfim të tij për „Shtabin qëndror“, bërë para disa muajve, e kam mbajtur mend: „Shtabi qëndror nuk kishte komandant, ishim udhëheqje kolegiale e shokëve të barabartë.“ Atë (dez)informim e pata keqkutuar si diletant i çështjeve ushtarake, edhe pse krekosej se ka pasur rol të madh komandues në UÇK.
Urrjetje të madhe për te me ka shkaktuar (dez)informimi publik që pat bërë Ramiz Lladrovci: „Rexhep Selimi e ka dëbuar gjatë lufte Bekim Berishën, „Abenë“[47] nga Kosova…“ [Parafrazim.]

Të habit fakti, pse Parlamentari Dick Marty nuk e ka akuzuar edhe Fadil Syleviqin për krimet që ka bërë, meqë sipas Rexhep Selimit, edhe Fadili paskësh qenë kuadër i rënbdësishëm i UÇK-së!

***
Nuk po vazhdoj të prezantoj të tjerë anëtarë të SHP, meqë tashmë më dezorintoi informimi që e lexova në portalin „Koha“, sipa të cilit Kryeprokurori i ZPS-së, Z. Jack Smith, paskësh thënë:
„Në intervistat e tij me ZPS-në, z. Thaçi hodhi poshtë çdo përgjegjësi për krimet e kryera nga pjesëtarët e UÇK-së, duke pohuar në mënyrë të përsëritur se në asnjë moment, më 1998 ose 1999, ai ose ndonjë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm nuk kanë pasur ndonjë autoritet mbi UÇK-në.[48]

Menjëherë e bëra status në FCB, duke e shoqëruar vetëm me: „no coment!“[49]

Në fakt, unë isha përcaktuar të rrëfej sa më shumë, se UÇK-ja nuk ishte ushtri, në kuptimin klasik të emrit, aq më pak ushtri që komandohej nga NPK-ja!
UÇK ishte emërtimi simbolik i Kryengritjes së armatosur çlirimtare e mijëra trimava e trimëreshave, të cilët e vranë frikën; frikën që e kishte imponuar pushteti fashistoid serb, duke i angazhuar edhe kuislingët, kolaboracionistët, marionetat dhe spiunët shqiptarë. Këta, të katapultuar në krye të partive “legale”, si gjoja pacifistë e demokratë, përhapnin psikologji frike që të mos guxojmë t’i kundërshtojmë e luftojmë forcat pushtuese të Serbise, sepse Serbia paskësh kapacitete ushtarake që të na zhdukin brenda dy ditëve. Ngjashëm po veprojnë edhe tani, duke propaganduar kërcënimet e presidentit serb Vuçiq.

Pas plojës në Prekaz, kundër Familjes Jashari (5–7 mars 1998), deri me 10 apo 11 qershor 1981, kur NPK-ja simuloi formimin e Shtabit të Përgjithshëm, ishin

vetë-organizuar mbi dhjetëmijë kryengritës. NPK deri atëherë ishte angazhuar ta sabotonte e komplotonte atë shpërthim eksploziv të kryengritjes dhe atë vetë-organizim, me ç’rast kryengritësit improvizonin organizimin ushtarak, por duke zgjedhur e votuar komandantët e njësitëve të tyre kryengritëse. Sabotimi e komplotet më efektive bëheshin duke ia grabitur UÇK-së ndihmat financiare nga emigrantët dhe qytetarët e Kosovës,[50] duke penguar futjet ilegale, më masive, të armëve dhe municionit nga Shqipëria, duke korruptuar ndonjë luftëtar të afirmuar, që të nxiste konflikte kundër atyre që tashmë ishin afirmuar si komandantë të kryengritësve etj.

Askush nuk mund të ofrojë dëshmi konkrete, se deri në qershor 1998 është zgjedhur, emëruar, caktuar, ndonjë komandant i UÇK-së në Kosovë, qoftë nga NPK, qoftë nga kryesia e Lëvizjes, e viteve 1993-maj 1998 dhe kryesia e pas majit 1998 deri në qershor 1999 (anëtar së cilës isha edhe unë), qoftë nga SRV, i zhbërë në mars 1998.

Shkurt e shqip, siç e përdorim si zhargon për këso rastësh, përherë UÇK-në e kam karakreizuar si Kryengritje të armatosur çlirimtare të Vegjëlisë çlirimtare të Kosovës që ka sfiduar edhe “uçk” e psudo- komandantëve të “shtabit të Rognerit”, që kësaj radhe edhe unë i diskualifikova si NPK. Edhe njëherë, për ata që vonohen për të kuptuar: fatmirësisht, UÇK-ja e Kosovës, pos Serbisë pushtuese, sfidoi edhe marionetat e shërbimeve armiqësore (NPK), qeverinë shqiptare në krye me kryeministrin kuisling Fatos Nano, “qeverinë” e pseudo kryeministrit kuisling Bujar Bukoshi dhe pjellën e tij, FARK-un diverzionist (siç ishte deri në shtator 1998)!

Fatmirësisht falë edhe ndihmës mrekulluese, nëse mund të thuhet ky lloj poetizmi, të Alenacës NATO, — e cila ndërhyri vetëm për të evituar katastrofën humanitare në Kosovë, e jo për hir të UÇK-së, as se ishte aleate e UÇK-së, as për hir të shallit të Ibrahim Rugovës, siç mashtronin marionetat komplotiste dhe shumë spekulantë, që u pëlqen të thonë ato që kanë dëshiruar të ndodhin, e jo ato që vërtet kanë ndodhur, — Kosova, më në fund, me shumë martirë, sakrivica, viktima, dëme, u çlirua nga pushtimi i Serbislë fashistoide më 12 qerdhor 1999, pas rreth 87 vjetëve pushtim e sundim!

***

RDB-ja e Serbisë, e pasigurt në planin A, sajoi edhe planin B.

Plani A e kishte, përmes marionetave Xhavit Haliti, Azem Syla, Hashim Thaçi e Rexhep Selimi ta mbante një “uçk” fantazmë, për ta pas edhe për “fizkultura” të herë pas hershme për policinë serbe në Kosovë. Por, në ditët kur po përgatiste sulmin finalizues kundër UÇK-së, me sulmin ndaj Familjes emblematike Jashari në Prekaz, RDB-ja ka vënë në shërbim edhe planin B: ka urdhëruar marionetat Ahmet Krasniqi dhe Bujar Bukoshi të formon ushtrinë “institucionaliste”. Që të dukej angazhim origjinal patriotik shqiptar, Koloneli Ahmet Krasniqi, pikërisht me 3 mars 1998, kur Jasharët në Prekaz po rrethoheshin, thirri edhe dy-tre ushtarakë në banesë të tij në Cyrih të Zvicrës dhe ua paraqiti planin për formimin e ushtrisë, për të cilën zgjodhi emrin Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës. Dy apo tre ditë pastaj u grumbulluan më shumë ushtarakë, për ta formalizuar Kolonelin Krasniqi si komandant. Zgjodhën edhe një “delgacion” që ta takonte “kryeministrin” Bujar Bukoshi. Pritja nga Bujar Bukoshi ndodhi më 7 mars 1998. Kaq u dashtë që të “institucionalizohej” FARK-u diversionist e komplotist![51]

Për angazhimet në ditët pasuese të këtyre komplotistëve nuk kam informacion konkret. Por, në një debat rastësor para rreth dy viteve, Bashkëveprimtari Idriz Mehmeti [52] (nga një fashat i Drenicës që për momentin nuk po me kujtohet emri i tij, tani jeton në Bern të Zvicrës), ai rrëfeu diç që mua më pat shkaktuar irritim: “Kur përfunduam ceremoninë mortore disa ditore në Gjermani, te Rifat Jashari,[53] u kthehva në Zvicër. Ishte pothuajse fundi i marsit 1998, kur më telefonoi një person i panjohur. M’u prezantua me emrin Ahmet Krasniqi i Zhilivodës. Më informoi se e kishte pyetur ministrin Xhafer Shatri [54], si mund të takonte djemtë e UÇK-së dhe Xhaferi ia kishte dhënë numrin tim. Xhaferi i kishte thënë Ahmetit se unë do të mund të aranzhoja takimin që e dëshironte Ahmeti. Fatmirësisht unë konataktova shpejt Hashim Thaçin dhe i trregova për dëshirën e Ahmetit. Bashkë me Hashimin shkuam te Ahmeti në Cyrih. Kanë biseduar mes tyre rreth 8 orë…” [parafrazim].

Meqë në Tiranë gjatë marsit 1998 (pas datës 8) po merresha me strehimin e ushtarakëve “kosovarë”, që jetonin në Bosnjë, Kroaci, Slloveni, Zvicër dhe shtete të tjera në Perëndim, por që donin të përfshiheshin në UÇK, ushtarakët më lutën t’ua mundësoja një takim me “kryeministrin” Bujar Bukoshi. Shfrytëzova njohjen që kisha me Prof. Shemsi Reçicën, i cili ishte këshilltar i Bujar Bukoshit dhe e aranzhoi takimin për datën 17 mars 1998, në ambientet e “amabasadës” së Kosovës në Tiranë. Ishin rreth 15 ushtarakë në takim. Isha edhe unë. Ndër ta Halil Bicaj, Naim Maloku, Bislim Zyrapi, etj. Aty ushtarakët kërkuan që të institucianilizohej UÇK-ja si ushtri e Republikës së Kosovës, por duke caktuar për komandant një ushtarak të dëshmuar në luftrat kundër Ushtrisë së Serbisë në Kroaci e Bosnë, në vend të komandantit Ahmet Krasniqi. Bujar Bukoshi i gënjeu se Ahmetin e kishte caktuar Prishtina, e jo ai, duke aluduar se e kishte caktuar “presidenti” Ibrahim Rugova. U grinden goxha e nuk u mirëkuptuan për asgjë.

Duke parandie rrezikun, luta ushtarakët Fadil Demiri, Xhafer Jashari [55], Ramadan Gashi [56], Agim Haziri,[57] që të angazhoheshin në shtabin e FARK-ut, për të penguar angazhimet diversioniste e komplotiste të FARK-ut, ose, nëse nuk do mund ta pengonin, të informonin UÇK-në me kohë. Për këtë taktikë nuk pata informuar asnjë bashkëveprimtar, që të mos dekonspirohej ajo taktikë “spiunimi”.

Meqë NPK nuk po ia dilte të sabotonte rritjen dhe konsolidimin e UÇK-së në Kosovë, Xhavit Haliti ndërmori një veprim goxha taktik, për të rritur autoritetin komandues të tij. Ai shpërdoroi Adem Demaçin, si edhe më herët, për një takim famoz në Osllo. Në atë takim të 20 majit 1998, në zyrat e Fatmir Zymerit dubioz, ishin Xhavit Haliti, Adem Demaçi dhe Shaban Muja, si “përfaqësues” të UÇK-së dhe Ahmet Krasniqi e Agim Mehmeti si “përfaqësues” të FARK-ut. Për (mos)marrëveshjet e tyre nuk po spekuloj, meqë secila “palë” ka rrëfyer versionin e saj subjektiv, si pjesë e luftës speciale diversioniste, prandaj nuk u kam besuar. Por, edhe kjo “fiskulturë” e Xhavitit dhe Ahmetit, ishte koordinim i komploteve kundër UÇK-së.

Me 25 qershor 1998 kolonelët Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj ia dolën të rekrutonin rreth 140 mercenarë që të hynin ilegalisht në Dukagjinin e Kosovës, kinse pa i hetuar fare Ushtria e Serbisë në kufirin mes Shqipërisë e Kosovës.

Koleoneli Sali Vesli, në ndërkohë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, më ka pas rrëfyer se ai ka dhënë urdhër të kthehej mbrapa ajo brigadë diversioniste, por intervenimi i Xhavit Halitit “në emër” të shtabit të përgjithshëm, vetëkuptohet të pjesës që e komandonin NPK-ja, e kishte mashtraur Ramush Haradinajn se hyrja e Brigadës së FARK-ut ishte pjesë e marrëveshjes mes dy shtabeve. Deri në gusht 1998 ajo Brigadë diversioniste ka shkaktuar shumë viktima të civilëve, pos të pjesëtarëve të UÇK-së, por Serbia, Z. Dick Marty nuk kanë denoncuar asnjë komandantë të asaj brigade, edhe e pse simulonte veten si brigadë e UÇK-së! Dhe meqë nuk e kanë akuzuar Serbia dhe Z. Marty, as ZPS-ja nuk duhet të ketë kompetenca për t’i hetuar ato krime të asaj brigade!

Pasi ka përfunduar misionin diversiv, Koloneli Tahir Zemaj është kthyer në Tiranë. Për kthimin e tij më ka informuar ish shoku i shkollës së mesme, Ramiz Muriqi, i cili e ka lutur shefin e shërbimit të Malit të Zi, t’i nxjerrte atë dhe Tahirin nëpër Malit të Zi, deri matan kufirit Mali i Zi/Shqipëri.

Më 21 shtator 1998 Koloneli Krasniqi ka dekoruar Kolonelin Zemaj për suksesin diversionist në Kosovë. Në mbrëmje ka shtruar darkë festive për ushtarakë. Për shkak se në prag të darkës duhet të jenë grindur mes tyre, Ahmeti dhe Tahiri, Tahirit iu ka pamundësuar të ishte në atë darkë dhe ishte urdhëruar, gjoja për shkaqe sigurie, ta kalonte natën në “zyra” të pseudo qeverisë së Kosovës në Tiranë. Duke u kthyer nga darka, rreth orës 23, “fatmirësisht”[58] atentatorët e kanë vra Ahmetin.

Pas ca ditëve Koloneli Halil Bicaj [59], i shoqëruar nga Genc Kelmendi (nipi i xhaxhait tim), më kanë vizituar në Bonn. Koloneli Bicaj, — me të cilin isha miqësuar në muajin mars në Tiranë edhe sepse ishte vëlla i Enverit, Bashkëveprimtarë yni në Gjermani, — kërkoi këshillën time. Ai informoi: “Kryeministri Bukoshi është përcaktuar për ushtarakun Ismet Alia, i cili për momentin është atashe ushtarak i Bosnjës në Turqi. Meqë unë e kam kolegë dhe shok Ismetin, më ka lut që ta ushtroi unë atë përgjegjësi, deri sa qeveria e Bosnjes ta liroj Ismetin. Me këtë alternativë ia ka miratuar e kryeministri Bukoshi. Si mendon, duhet ta pranoj?” Menjëherë kam thirr: “Bingo!” Që do të thotë, u dakordova. Kërkoj ta arsyetoja miratimin tim. Rrëfeva: “Mjafton të mos kenë mundësi marionetat dhe kriminelët e sojit Tahir Zemaj, të rekrutojnë edhe brigada të tjera diverzioniste, që ta shtypin kryengritjen çlirimtare, siç ndodhi gjatë vere në Dukagjin.”
Halilit nuk i mjaftoi vetëm miratimi im. Donte miratim edhe nga ndonjë personalitet tjetër, me përgjëgjësi mundësisht më të lartë në LPK dhe UÇK. U dakorduam. Lam takimin pas dy-tre ditëve në Tiranë. U përcaktova për Ali Ahmetin. E kisha koleg në Kryesi të Lëvizjes dhe për të Halili do të besonte se është edhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Aliu miratoi përcaktimin tim. Paraprakisht takuam Kolonelin Bislim Zyrapi, i cili tashmë ishte Komandant i Shtabit të Përgjithshëm, por jo i atij që e përbënin Xhavit Haliti, Azem Syla dhe Hashim Thaçi, me seli në Tiranë, por i UÇK-së së Vëgjëlisë kryengritëse çlirimtare në Kosovë. Me Bislimin kishta krijuar mirëbesim të madh gjatë muajit mars e prill 1998, prandaj kisha besim në konstruktivitetin dhe sekretin e tij ushtarak. E sqarova se do ishim vetëm në katër veta që po vendosim për këtë taktikë dhe nuk duhet ta dinë asnjë pjesëtarë i bandave komplotiste të Xhavit Halitit dhe Tahir Zemajt. Përndryshe, do të dështojmë dhe do rrezikojmë edhe jetën, sepse ata vrasin secili që ua pengon seriozisht komplotet e tyre. E bëmë edhe takimin konspirativ të ne të katërtëve në Picerinë “Artur”, përball Muzeut piramidal në Tiranë. U dakorduam që Luftën çlirimtare në Kosovë dhe logjistikën e saj në Shqipëri ta kordinonin e komandonin Bislimi dhe Halili, duke simuluar dëgjushmëri Bislimi ndaj NPK-së dhe Halili ndaj “kryeministrit” Bukoshi.

Fatmirësisht këtë taktikë nuk e dekonspiruam asnjëri, deri pas Lufte, dhe ruzultoi të ishte taktikë e suksesshme. Aty e tutje kishim vetëm një ushtri, po vetëkuptohet, që ende ishte në konsolidim, në ato rrethana tepër të vështira.

Fatkeqësisht, as kolonelët Bislim Zyrapi e Halil Bici, edhe pse kishin përvojë të madhe në luftën e Bosnies, nuk ia dolën t’i asgjësojnë krejtësisht NPK-të që vepronte në kaudër të UÇK-së dhe FARK-ut, por komplotet e tyre i minimizuan shumë.

***
Përmbledhje:

• Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) e ka formuar Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) në Mbledhjen e Katërt të Përgjithshme (M4P), mbajtur në Prishtinë me 26–27 korrik 1993.

• Për ta realizuar formimin përmes përkrahjes financiare dhe logjistike, Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes, më 4 dhjetor 1993, ka formuar Fondin “Vendlindja thërret” (FVTH) dhe Sektorin e rëndësisë së vëçantë (SRV), njëherit ka ngarkuar Kryesinë që të caktojë personat e SRV dhe ta mbikëqyrë ate.

• Deri në mars 1998 rritën dhe konsulidimin e UÇK-së e kanë sabotuar kryesisht Xhavit Haliti, Azem Syla, nga emigracioni, dhe Rexhep Selimi brenda në Kosovë.

• Kryesia e Lëvizjes e viteve 1993-prill 1998, ka dështuar në mbikëqyrjen e angazhimeve të SRV dhe anëtarët e saj asnjëherë nuk kanë reflektuar.

• Në mars 1998 DGSE franceze, atëherë ndoshta më serbofile se sa RDB-ja serbe, ka komanduar marionetën e saj, Hashim Thaçin, të anagzhohet në sabotim e komplotim të UÇK-së. Kështu është kompletuar “ndërmarrja e përbashkët kriminale”, siç e ka qauajtur Kryeprokurori, dhe po dakordohem edhe unë, edhe pse unë përpara e quaja bandë e “shtabit të Rognerit”.

• Për shkak të sabotimeve e komploteve Lëvizja është dëtyruar të mbaj Mpledhje e 6-të të përgjithshme (M6P), më 2–3 maj 1998. NPK-ka provuar ta kap krejt Lëvizjen, por ia ka dalë ta fraksionoj në tre fraksione kryesore: fraksioni përkrahës i NPK-së, fraksioni anti NPK-së dhe fraksioni “neutral”. Rolin kryesor për komplotim gjatë asaj M6P e pat luajtur marioneta Hashim Thaçi, të cilin na e komandoi Komisioni për vërifikim të mandateve (pjesëmarrësve) në atë kuvend.

• Për të tejkaluar akuzet e shpifura të Hashim Thaçit, që ngjasonin me ato të serbofilit antiamerikan Dick Marty, u formua Grup hetimor, në krye me Bedri Islamin. Në korrik 1998 në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm (KP) u prezantua rezltati i hetimeve. Rezultoi se Hashim Thaçi kishte shpifur për qëllime komplotiste. Fatkeqësisht Lëvizja, KP dhe Kryesia, tashmë të fraksionuar, nuk qe në gjendje të merrte e zbatonte vendime të duhura kundër NPK-së.

• Fatkeqësisht shpërthimi i kryengritjes së armatosur çlirimtare i Vëgjëlisë çlirimtare të Kosovës (VÇK), në mars 1998, i frymëzuar nga martirizimi i Familjes Jashari, e gjeti UÇK-në pa komandant e struktura, me përjashtim të Sektorit të logjistikës në Shqipëri, që e koordinonin Ilir Konushevci, Qerim Kelmendi dhe Naim Haziri.

• Fatmirësisht Vegjëlia çlirimtare e Kosovës [VÇK] u vetë-organizua në Kosovë nën Siglën UÇK, edhe pse atë e sabotuan NPK-ja, komanda e FARK-ut, “qeveria” e Bukoshit dhe shërbimet e huaja armiqësore.

• Fatmirësisht, nën koordinim e komandim të Kolonelit Bislim Zyrapi, zu fill formimi i Shtabit të Përgjithëm i UÇK-së në Kosovë, të cilin u mundua ta kap NPK-ja në qershor 1998, por ia ka dalë vetëm pjesërisht — fatkeqësisht duke i mashtruar “ndërkombëtarët” që donin të mashtroheshin, se NPK janë udhëheqja politike e UÇK-së; fatkeqësisht të gjitha qeveritë e shteteve, edhe qeveria e kuislingut Fatos Nano, ishin të përcaktuara për sakrifikimin e Kosovës — që të vazhdonte të mbetej nën pushtimin e Serbisë, me një autonimi të “zgjeruar”.

• Fatmirësisht komandant i FARK-ut dhe “ministër i mbrojtjes”, në fillim të tetorit 1998, qe bërë Koloneli Halil Bicaj dhe ai fat i rastësishëm e fatlum evitoi diversionet tjera në Kosovë, si në verë të vitit 1998, në komandën e kolonelëve Ahmet Krasniqi dhe Tahir Zemaj, dhe evitoi formimin e dy e më shumë ushtrive armike, siç ka ndodhur në Kroaci dhe Bosnjë.

• Fatkeqësisht supërfuqitë e kohës, USA, BE dhe Rusia gjatë vitit 1998 e sinjalizuan Serbinë se e kishte OK të heshtur ta asgjasonte UÇK-në deri në pranverë 1999.

• Fatmirësisht Serbia dhe NPK-ja e komanduar nga marionetat Xhavit Haliti dhe Hashim Thaçi dhe NPK-ja e udhëhequar nga kusilingu Bujar Bukoshi, i cili simulonte armiqësim me kuislingun Ibrahim Rugova, nuk ia dolën ta shtypin UÇK-në e VÇK-së!

• Fatkeqësisht USA-BE dhe Rusia, pasi u bindën që Serbia nuk po e asgjësonte dot UÇK-në, u përcaktuan për një konfencë “ndërkombëtare”, që ta viktimizonin Kosovën, duke e lënë Kosovën nën pushtim të Serbisë, me një “autonomi” që do ta mbikëqyrnin trupat “ndërkombëtare”, dhe DGSE-ja duhet t’ia ketë dalë që ajo Konfencë të mbahej në Francë për të qenë e sigurt në komplotim të planifikuar.

• Fatmirësish deliranti fashistoid Slobodan Millosheviq nuk e pranoi as “marrëveshjen” aq favorizuese për Serbinë, të cilën donin ta impononin organizuesit e Konfencës së Rambujesë.

• Fatkeqësisht marioneta Hashim Thaçi, i komanduar nga DGSE-ja serbofile, nuk e nënshkroi “marrëveshjen” më 23 shkurt 1999, duke gënjyer se po u frikësohej komandantëve ekstremistë të UÇK-së, sepse ashtu e kishte mësuar DGSE-ja ta kamuflonte urdhrin e saj. Dhe ai komplot ia mundësoi Serbisë të dislokonte trupat shtesë nga Serbia në Kosovë për t’i sforcuar masakrat dhe gjenocidin ndaj popullsisë civile shqiptare.

• Fatmirësisht amerikanët, anglezët, gjermanët, austriakët, e kuptuan se Hashimin e kishte komanduar DGSE-ja franceze, prandaj duhet ta kenë sqaruar e përvetësuar Presidentin e Francës që ta urdhëronte DGSE-në e pastaj ajo ta urdhronte Thaçin që ai ta nënshkruante “marrëveshjen” në Paris, me 15 mars 1999.

• Fatmirësisht deliranti fashistoid dhe krimineli i luftës, Slobodan Millosheviq, urdhëroi delegacionin serb të mos e nënshkruante “marrëveshjen” në Paris, as më 15 mars 1999.

• Fatmirësisht kjo kryeneqësi e Millosheviqit i revoltoi amerikanët dhe anglezët, prandaj u përcaktuan për ndërhyrje humanitare përmesw Alencës NATO!

• Fatkeqësisht NPK-ja e udhëhequr nga kuislingu Bujar Bukoshi, i shpërdoroi mbi NJË miliardë DM (marka gjermane), që emigracioni shqiptar i dha “si tatim” dhe ndihma për luftë çlirimtare. Në maj 1999, në një darkë në Bonn, për hir të Migjen Kelmendit dhe Bukurije Gjonbalajt, funksionari i atëhershëm në Ministri të jashtme të Gjermanisë, Z. Axel Ditmann, tani ambasador gjerman në Beograd (nga qershori 1999 këshilltar i kryeshefae të UNMIK-ut), rastësisht e aksidentalisht pat shpërthyer një grindje mes meje dhe atij, kur ai më kritikoi që po i shkaktonim kritika Gjermanisë pse po na toleronte ta përkrahnim aq hapur politikisht e financiarisht UÇK-në. Unë arsyetove se kishim edhe të drejtën biologjike për t’u vetëmbrojtur për ekzistencë biologjike. Por ai tha se kishim mjaft mjete financiare të grumbulluara deri atëherë dhe pasi t’i harxhonim ato, do shiheshin mundësitë tjera. Për arsyetim i shpëtoi informata: “Bile keni aq shumë mjete, sa këto ditë Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa transferuan në Beograd 500 (pesqind) milione DM, por ende nuk e dimë kujt ia kanë dorëzuar dhe përse…” Ai u pendua që i shpëtoi ai informim dhe u lut të mos ua përktheja Migjenit dhe Bukurisë.
Kuislingu Bujar Bukoshi duhet t’u ketë dhënë edhe dhjetëra milionë NPK-së së Xhavit Halitit, me urdhër të Beogradit, që NPK-ja të financonte komplotet kundër UÇK-së, ka financuar edhe FARK-un, ka korruptuar shumë protagonist të ngjarjeve (mirë do të kishte qenë ZPS-ja të kërkonte dokumentacion të “Dardania Bank” në Tiranë dhe nga bankat në Perëndim, ku Fondi i Bokoshit i kishte xhirollogaritë).

• Fatkeqësish NPK-ja e Xhavit Halitit dhe Hashim Thaçit, e katapultuar nga shërbimet armiqësore në “krye” të UÇK-së, ia grabiti rreth 70 % të ndihmave financiare që dha emigracioni patriotik dhe qytetarët e Kosovës për UÇK-në. Unë do të isha dakord që ZPS-ja të kërkon kopje të dokumentacionit të Fondit VTH — që na i ka konfiskuar BKA-ja gjermane në qeshor 1999, sepse aty janë të evidentuara pothuajse të gjitha ndihmat financiare në Gjermani, që janë menaxhuar nga zyra qëndrore në Bonn (i ka edhe Prokuroria në Bochum).

• Fatmirësisht deri tani nuk kemi publikim konkret nga aktakuza e ngritur kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve — për trafikim të organeve, siç i kishte Raporti i antiamerikanit Dick Marty, spese frigohesha mos Beogradi ka urdhëruar NPK-në të improvizonte edhe atë lloj krimi, për ta kompromet5uar UÇK-në dhe Kosovën, siç i ka vra RDB-ja serbe disa herë edhe fëmijët serbë, për të na akuzuar neve!

***
Edhe pse nuk më takon ta kësholloj ZPS-në, megjithatë do kishte qenë sukses për veprimtarinë e saj të kërkonte nga DGSE-ja franceze dosjen për Hashim Thaçin dhe nga BIA serbe, dosjet për Bujar Bukoshin, Isa Mustafën, Ahmet Krasniqin, Tahir Zemajn, Xhavit Halitin, Azem Sylën, Hashim Thaçin, Rexhep Selimin.
Prokuroria dhe gjykata e Mynchen’it ia doli ta detyroj Kroacinë (përmes kushtëzimit që i bëri qeveria gjermane qeverisë kroate — me anëtarësim në BE) — që të dorëzoj Zdravko Mustaq-in, ish shefi i SDB-së së Jugosllavisë, dhe Josip Perkovic-in, ish shefi i SDB-së së Kroacisë, të cilët janë gjykuar në vitin 2014 në Mynhen për urdhër-dhënie për vrasje.[60] USA e BE ia dalin ta detyrojnë presidentin serb Vuçiq, që ai ta urdhëroj BIA-n t’ua jap dosjet e personave të lartëpërmendur.

***
Uroj që ZPS-ja ta vlerësoj këtë dëshmi të vetë-vullnetshme, publike, të shoqëruar edhe me rrëfime dhe komente.

Nëse i duhet ZPS-së, jam i gatshëm të bëj betimin ligjor për këtë dëshmi.
Jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve që mund të ketë secili prokuror i ZPS-së për konkretizime plotësuese.

Ibrahim Kelmendi

Adresat për komunikim elektronik:

i.kelmendi@gmx.de dhe ib.kelmendi@gmail.com

Kopja e faqës së pasaportës që i përmban të dhënat personale:

__________________

1. RDB është akronim i riemërtimit të ish UDB-së dhe SDB-së, i ndodhur më 13.03.1991; me kryeshef Jovica Stanishiq, deri më 26.10.1998, i pasuar nga Radomir Marković 27.10.1998–25.01.2001, etj. Në këtë tekst të dëshmisë do përdor vetëm akronimet në serbisht, me gërma latine, sepse akronimet në origjinalin cirilik apo përkthimi i tyre edhe në shqip e vështirëson kuptushmërinë.

2. Në vazhdim do ofroj informacion, kur dhe si i kemi formuar e emërtuar Lëvizjen dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

3. https://gazetablic.com/vrasje-e-qerim-kelmendit-rrefehen-familjaret-e-tij-pas-ngjarjes/

4 .Shërbimi inteligjen i Serbisë prezantohet me akronimin BIA-Bezbednosno-Informativna Agencija/agjnsia informative për siguri, është riemëritim/riorganizim i RDB-së prarëndeëse, i ndodhur më 2002.

5. https://www.youtube.com/watch?v=s7H1CpfP6vc

6. https://www.youtube.com/watch?v=jSgpCgJl-dU

7. Po e përdor verzionin e shqipëruar të aktakuzës, meqë nuk e zotëroj gjuhën anglishte.

8. Rogner e ka emrin një hotel austriak, buzë Kryeministrisë, në Tiranë, dhe meqë Xhavit Haliti e kishte aty çerdhen e takimeve komplotiste, është sajuar ky emërtim pezhorativ.

9. Fondi „Vendlindja thërret ndonjëherë në gjuhë të huaja është përkthyer “Atdheu thërret”, për t’i ngja sloganin nazist “Heimat ruft” / Atdheu thërret. Pra, në shqip dhe në gjuhë të huaja nuk janë njësoj vendlindja dhe atdheu.

10. Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Personave Përgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë prej Vitit 1991, më 29 nëntor 2012, Lënda: IT-04–84bis-T 305/8148QUATER D305–1/8148QUATER.

11. https://www.youtube.com/watch?v=Eiw8raTaLhE

12. Jashar Salihun e kishim kryetar të Fondit “Vendlindja thërret” dhe nënkrytar në Kryesinë e LPK-së (edhe unë e Bardhyl Mahmuti ishim anëtarë të Kryesisë).

13. https://www.b92.net/info/vesti/index.php?yyyy=1999&mm=11&dd=02&nav_category=1&nav_id=2734

14. Tribunali Ndërkombëtar për Ndjekjen Penale të Personave Përgjegjës për Shkelje të Rënda të së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare të Kryera në Territorin e ish-Jugosllavisë prej Vitit 1991, më 29 nëntor 2012, Lënda: IT-04–84bis-T 305/8148QUATER D305–1/8148QUATER.

15. Jakup Krasniqi, Prova materiale P67 (transkripti Limaj), T. 3306; Jakup Krasniqi, Prova materiale P64 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 5025.

16. Bislim Zyrapi, Prova materiale P160, para. 15–16; Bislim Zyrapi, Prova materiale P159 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 3261, 3265–3267, 3282–3283, 3389; Bislim Zyrapi, T. 651, 689, 693, 759–760; Jakup Krasniqi, Prova materiale P67 (transkripti Limaj), T. 3305–3307, 3311; Jakup Krasniqi, Prova materiale P64 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 5026–5027, shih gjithashtu Rrustem Tetaj, Prova materiale P75 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 3821.

17. Jakup Krasniqi, Prova materiale P67 (transkripti Limaj), T. 3306; Jakup Krasniqi, Prova materiale P64 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 5024.

18. Jakup Krasniqi, Prova materiale P67 (transkripti Limaj), T. 3311; në lidhje me vrasjen e Adem Jasharit, shih më poshtë para. 143.

19. Jakup Krasniqi, Prova materiale P67 (transkripti Limaj), T. 3306; Jakup Krasniqi, Prova materiale P64 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 5075.

20. Jakup Krasniqi, Prova materiale P67 (transkripti Limaj), T. 3311–3313, 3429; Prova materiale P65, Shtojca 14. 28

Bislim Zyrapi, Prova materiale P160, para. 16; Bislim Zyrapi, Prova materiale P159 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 3259, 3282, 3304; Bislim Zyrapi, T. 687, 695.

21. Bislim Zyrapi, Prova materiale P160, para. 16; Bislim Zyrapi, Prova materiale P159 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 3212–3213, 3394; Bislim Zyrapi, T. 759–760; Jakup Krasniqi, Prova materiale P64 (transkripti origjinal Haradinaj), T. 5075.

22. https://www.koha.net/arberi/60040/20-vjet-nga-dalja-publike-e-uck-se/

23. Pjesëmarrës: Xhavit Haziri, Ramadan Avdiu, Halil Selimi, Adnan Asllani, Isa Krasniqi, Xheladin Gashi, Hashim Thaçi, Fatmir Brajshori, Fazli Veliu, Emrush Xhemajli, Beqir Beqa, Sabri Kiçmari, e të tjerë.

24. Në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit 1993 policia e Serbisë ka burgosur: Xhavit Hazirin, Binak Berishën, Ahmet Haxhiun, Bajrush Xhemajlin, Sanie Aliun, Ismet Mahmutin, Ramadan Pllanën, Hajredin Hysenin, Beajdin Allaqin, Rexhep Avdiun, Ilaz Kadollin, etj.

25. Kësaj radhe kishte të drejtë statutare të ushtronte kompetnca si Kryesi e gjithë Lëvizjes (edhe asaj në Kosovë), meqë udhëheqja e Lëvizjes kishte humbur funksionalitetin për shkak të burgosjeve që ndodhen pas M4P.

26. https://www.facebook.com/photo?fbid=745674199366596&set=a.176790819588273

27. https://www.mekulipress.com/ne-emer-te-popullit-aktygikimi-i-viti-1997-sa-vjet-u-denua-nait-hasani-sa-vjet-dhe-si-u-denua-qerim-kelmendi-tashme-i-ndjere-kush-ishin-gjykatesit-qe-denuan-18-shqiptaret-qe-kane-formuar/

28. https://www.mekulipress.com/ne-emer-te-popullit-aktygikimi-i-viti-1997-sa-vjet-u-denua-nait-hasani-sa-vjet-dhe-si-u-denua-qerim-kelmendi-tashme-i-ndjere-kush-ishin-gjykatesit-qe-denuan-18-shqiptaret-qe-kane-formuar/

29. https://www.europarl.europa.eu/meps/en/96747/ARNAUD_DANJEAN/main-activities/reports-shadow

30. https://www.komveterani.net/repository/docs/VETERAN_DHE_INVALID_shp_komanda_0805.pdf?fbclid=IwAR2eV1y41jTMD0BvKw6sC4KqTKLf1dPPIdxfM4ZzQUzqKB1k1d6Nqn9N05Q

E paskanë mbyll para 4–5 ditësh, ndoshta nga frika se ZPS-ja do e përdor si dëshmi, apo ua kanë prish hakerët?

31. https://sot.com.al/politike/fatos-klosi-dhe-sabit-brokaj-n%C3%AB-list%C3%ABn-e-veteran%C3%ABve-t%C3%AB-u%C3%A7k-pag%C3%AB-mujore-nga-kosova

32. Agim Mehmeti, LIBRI:“E VËRTETA PËR FARK-un“ (2014)

http://floripress.blogspot.com/2014/02/librie-verteta-per-fark-un-nga-agim.html

Agim Mehmeti, „E vërteta për FARK-un“, fjalim:
https://www.youtube.com/watch?v=I7g4wUkelUI

33. https://www.facebook.com/isa.krasniqi.94

34. https://www.facebook.com/fisnik.cukaj

35. https://www.facebook.com/kelmendigenc

36. Fondi „Vendlindja thërret“ në Gjermani ishte i regjistruar në emër të OJQ-së Demokratische Verinigung der Albaner in Deutschland e.V., Zyra qendrore: Wesselstr. 8, D-53113 Bonn, Banka: Sparkasse Bonn, BLZ (IB) 380500 00, Konto-Nr.: 85 431, e regjistrua në Gjykatën / Amtsgericht Siegburg, VR 2088/95.

37. https://www.europarl.europa.eu/meps/en/96747/ARNAUD_DANJEAN/main-activities/reports-shadow

Nga viti 1992 i punësuar në Direction Générale de la Sécurité Extérieure (DGSE).

38. https://web.archive.org/web/20101029222130/http://www.institutiifinancaveikosoves.org/eng/permanentpresident.aspx

39. https://insajderi.com/deklaruari-semure-mental-zbulohet-duke-bere-biznes-nga-burgu/

40. http://www.veriu.info/krim-i-organizuar-tjetersim-pronash-pastrim-parash-azem-syla-sot-del-para-gjyqit/

41. Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës ishte themeluar në vitin 1975, nga Mehmet Hajrizi, Xhafer Shatri, Hidajet Hyseni, Binak Ulaj dhe të tjerë. Në vitin 1980 emërtohet: OMLK. Në emigracion atë e përfaqësonte gazetari Kadri Zekaj, të cilin, bashkë me Jusuf e Bardhosh Gërvallën, i vrau shërbimi policesk jugosllav më 17 janar 1982. Meqë gjatë vitit 1981 policia e KSA të Kosovës pat arrestuar të gjithë anëtarët e OMLK-së, Kadri Zeka vazhdoi ta mbante gjallë atë akronim. Më 17 Janar 1992, bashkë me Jusuf Gërvallën dhe Ibrahim Kelmendin, bashkohen dhe themelojnë Lëvizjen për Republikën e Kosovës, e cila në vitet e 1990-ta u riemërtua Republika Popullore e Kosovës (LPK). Edhe pse, pas 17 janarit 1982 nuk ekzistonte më as formalisht OMLK-ja, disa militantë, në krye me Xhabir Morinën, bashkë me Hajtin Abazin /“Lum Haxhia“ (që duhet të ketë qenë dy muajt e fundit anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së), Emrush Xhemajli / „Muhameti“, Ali Ahmeti / „Abazi“, dhe bashkëveprimtarë të tjerë të tyre, improvizuan vazhdimësinë e ekzistencës së OMLK-së. Në atë OMLK duhet të jetë penetruar Xhavit Haliti, me urdhër të Shërbimit policesk të Serbisë…

42. https://lajmi.net/biznesmeni-kosovar-ajdin-sejdia-po-akuzohet-ne-shqiperi-per-pastrim-parash/

43. Interviste e Xhavit Halitit, më 05.06.2019: https://www.youtube.com/watch?v=M_uMaEGPaMc

44. Bedri Islami, „Enigma e një vrasje të trefisht“, Botues Fokus, Prishtinë 2007, ISBN 9951560059 dhe 9789951560054; teksti i librit:

https://zeflushmarku.edu.mk/libra/enigmaenjevrasjejbislami.pdf

45. https://www.radiokosovaelire.com/akademik-prof-dr-hakif-bajrami-filozofia-politiko-strategjike-e-zahir-pajazitit-hakif-zenullahut-dhe-edmond-hoxhes/

46. Dr. med. Hafir Shala, i arrestuar më 10 prill 1998, nga eskorta e policisë serbe, në shoqërim edhe të kryepolicit kolaboracionist shqiptar Fadil Syleviqi (tani kryeshef në një department policor në Prishtinë); https://www.youtube.com/watch?v=a5Q58nWUm2I

47. https://en.wikipedia.org/wiki/Bekim_Berisha

48. https://www.koha.net/arberi/247026/thaci-ne-speciale-eshte-distancuar-nga-uck-ja-ka-thene-se-shtabi-i-pergjithshem-skishte-autoritet/?fbclid=IwAR2kEjXAiQ2BvI-8DYyf6dPcsJAqEawIAyDRMSjte0uy_ok7ixQZKn8xcS8

49. https://www.facebook.com/photo?fbid=1339999023018280&set=a.120495504968644

50. Sipas ca përllogaritjeve hamendësore, NPK-ja i aka grabitur UÇK-së rreth 70 % të ndihmave financiare që i kanë dhënë emigrantët dhe qytetarët e Kosovës. Nga maji 1998 isha përcaktuar të mos i shkonte NPK-së asnjë qindarkë nga ndihmat që dorëzoheshin në Zyrën qëndrore të Fondit VTH, në Bonn, por me to të ndimonim UÇK-në në terren. Megjithatë, në fund të majit apo fillim të shurtit 1999, NPK-ja më pat mashtruar dhe i pata dërguar 8 milionë DM, të cilat përfunduan në kthetra të kriminelëve. 4 milionë DM i patën transferuar me auto Mark Bardhaj, nga Peja, me banim në Bochum /Gjemani dhe Vesel Bacaj, nga Pepajt e Malit të Zi, atëherë me banim në Euskirchen. Ato i ka pranuar në Lubljanë Gani Thaçi, vëllai i Hashimit dhe në kthetra familjare i kanë mbajtur 4 milionë DM, në të njëjtën ditë, i ka transferuar Ibrahim Iberdemaj i Nabergjanit të Pejës, me banim në Nërnberg. Në Austri i ka pranuar argati i Xhavit Halitit, Fatmir Zymeri, me banim në Osllo (pronar i rrjetit tregtar Yusk). Bile në rastin e Fatmirit më ka telefonuar banka austriake për të dëshmuar origjinën ose ato mjete do konfiskoheshin e Fatmiri do të burgosej. Por, Sparkasse në Bonn sqaroi kolegët në Austri, se ato mjete i kishim tëhequr nga banka një ditë përpara…

51. Informacion konkret ka publikuar vet zëvendësi i Ahmet Krasniqit, Koloneli Agim Mehmeti në librin e tij:“E VËRTETA PËR FARK-un“ (2014)

http://floripress.blogspot.com/2014/02/librie-verteta-per-fark-un-nga-agim.html
https://www.youtube.com/watch?v=I7g4wUkelUI

52. https://www.facebook.com/idriz.mehmeti.568

53. Vëllau i madh i Adem dhe Hamzë Jasharit.

54. Xhafer Shatri është burgos në Kosovë në vitin 1975, me akuzën se ka formuar Organizatën Revoluvionare të Kosovës. Ka deklaruar se është arratisur nga burgu i Prishtinës në fund të marsit 1982. Është prezantuar si udhëheqës i OMLK-së dhe më 9 maj 1982 e ka shpallur „bashkimin“ e OMLK-së me LSSHJ-në, të cilën e kishin kompiluar Sabri Novosella dhe Avdullah Prapashtica, më 17 shkurt 1982. Në vitet e 1990-ta e kanë bërë „ministër për informim“ në „qeverinë“ e Bujar Bukoshit.
https://www.facebook.com/xhafer.shatri

https://xhafershatri.info/

55. https://www.facebook.com/xhafer.jashari

56. https://www.facebook.com/ramadan.gashi.332

57. Këta ishin shokë të Fehmi Lladrovcit, ishin të informuar edhe nga Fehmiu për ca zhvillime të kohës, prandaj iu besova e propozova atyre që ta bënin atë shërbim, në dukje komprometues për ta.

58. Nuk po taktizoj as kësaj radhe për ta ndryshuar mendimin që kisha, se vrasja e Kolonelit Krasniqi ishte sukses i madh për Luftën tonë çlirimtare, meqë më FARK-u nuk përgaditi e futi në Kosovë brigada diversioniste. Uroj të dëshmohet se ai nuk ishte marionetë e regjimit të Millosheviqit.

59. https://www.youtube.com/watch?v=SEddYcurI5Q

60. https://www.br.de/nachricht/prozess-olg-muenchen-perkovic-mustac-100.html

Lugina e Preshevës si Fanar i Kauzës Kombëtare! 

0

Për ata që e njohin mirë historinë politike të marrëdhënieve serbo-shqiptare dhe veçanërisht kurrizin e politikbërjes serbe karshi ndërkombëtarëve, nuk duhet shumë analizë për të kuptuar se Beogradi përsëri synon të ikë nga përgjegjësia për të pasur çfarëdo marrëdhënie shtetërore me Kosovën.  Edhe pranimi në princip nga ana e tyre e akordit të Ohrit të 18 Marsit është vetëm se tentative për blerje kohe. Nuk ka asnjë grimcë faktike që tregon apo jep ndonjë indikacion se Serbia është e gatshme të abandonojë lidhjen historike lokale me Rusinë e të përqafojë Evropën. E pikërisht, ky është qëllimi i BE-së dhe SHBA-ve – që Serbinë ta ndajnë nga Rusia e ta kthejnë kah Evropa. Në këtë kontekst, Kosovës i është bërë më shumë presion për të pranuar çfarëdo marrëveshje vetëm e vetëm që ajo të pranohej edhe nga Serbia dhe dalëngadalë ky proces i riorientimit strategjik të Serbisë të fillojë.  

Por, një nyje gordiane këtu është e patejkalueshme. Kushdo që e lexon drejtë aktivitetin e fundit diplomatik e lobist në Washington, DC e New York City për Luginën e Preshevës, e kupton se sa thellë e mençur po përgatitet goditja ndaj Serbisë për këtë kauzë të drejtë.  Faktet historike janë në anën e shqiptarëve. Të drejtat e tyre elementare akuzohen nga Serbia çdo ditë. Por, kauza e tyre tanimë po institucionalizohet në majat më të larta të politikës së jashtme amerikane. Është e turpshme, por aspak e habitshme, ngase UBD-a ende është gjallë dhe aktive në Serbi, sidomos kundër interesave shqiptare, që mu në lugun e arritjeve madhore politike për Luginën, disa shqipfolës apo gjysëmshqipfolës nxjerrin vrer prej goje kundër këtyre arritjeve.  

Nuk është pak që përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës vetëm muajin që lame pas, u pritën nga nivelet më të larta të Kongresit të SHBA-ve. Ata takuan Kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, Senatorin Bob Menendez. Takuan, po ashtu, në takime të ndara dy bashkëkryesuesit e Grupit për Cështje Shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve, Kongresistët Ritchie Torres dhe Jim Himes. Dëshmuan në brifingun e parë kongresional dedikuar Luginës së Preshevës që u mbajt në Senatin e SHBA-ve, dhe u pritën nga Senatorja Joni Ernst. Hapën dyert për çështjen e Luginës, për herë të parë po ashtu, në US Helsinki Commission.  Si dhe, u mirëpritën, përsëri për herë të parë në histori, në OKB në zyrën e Zëvendëssekretares së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut.  

I gjithë ky aktivitet u bë pa shumë zhurmë, por me shumë rezultate, falë angazhimit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe aktivistit të paepur të Ligës, Dr. Faton Bislimi.  Uniteti i delegacionit të Luginës dhe paraqitjet e tyre në këto vizita e takime janë për çdo lëvdatë. Anash ndasitë politike lokale, delegacioni ishte unik dhe kauzën kombëtare e kishte fanar të punës. Edhe Qeveria e Kosovës që përkrahu këto vizita duhet përshëndetur. Por, ajo që duhet parë syhapur tash e mbi të cilën duhet ndërtuar shumë e më shumë janë rezultatet e arritura.  

Letra e 16 Marsit nga Kongresistët Himes dhe Torres për Sekretarin e Shtetit Blinken shënon herën e parë në historinë e Luginës që Kongresi i SHBA-vë kërkon zyrtarisht vendosjen e kauzës së tyre në agjendën e politikës së jashtme të SHBA-ve.  Pak ditë më vonë, pason publikimi i Raportit për të Drejtat e Njeriut nga Departamenti i Shtetit ku specifikisht flitet për diskriminimin etnik që përjetojnë shqiptarët e Luginës nën tutelën e Beogradit. Mandej, vjen vizita e parë në Luginë të Preshevës e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dhe gatishmëria e tyre për të çuar përpara kauzën e drejtë shqiptare në këtë rajon. Dhe, një ditë më pas, vjen edhe vizita në Luginë e Ambasadorit të SHBA-ve, Hill. Jo të gjithë ishin të kënaqur me deklaratat e Hill, por gjuha e tij diplomatike shpeshherë nuk tingëllon ëmbël, por përçon mesazhin gozhdues aty ku duhet: Serbia duhet të trajtojë përbrenda ligjeve e Kushtetutës së vet të drejtat e minoriteteve. E me këto ligje e Kushtetutë, shqiptarët s’do duhej diskriminuar, prandaj Serbia nuk mund ta fsheh më një sekret kaq publik!  

Jam i bindur se Lugina e Preshevës tanimë është hyrë në agjendën e politikës së jashtme amerikane ashtu siç duhet. Ata që nuk e shohin, më vjen keq. E ata që e kanë kuptuar këtë e që po iu djegë shumë, veçse janë venë në aksion kundër secilit me merita për këto të arritura. Shërbimi inteligjent serb nën udhëheqjen e Vulin bashkë me kolaboracionistët e tij në Luginë e disa edhe në Kosovë besa, janë alarmuar e aktivizuar tejmase kundër këtyre të arriturave për Luginën ne DC.  Por, ne do ia dalim. Aktiviteti s’do ndalet deri sa Serbia e gjunjëzuar para standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të pranojë e zbatojë në përpikëri të drejtat legjitime të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.  

KESHILLI I AMBASADOREVE SHQIPTARE 

COUNCIL OF ALBANIAN AMBASSADORS 

Ramiz TAFILAJ 

Advisory Board Member 

Ekskluzive: Historiani Jusuf Buxhovi për historinë shqiptare, për përvetësimin serb të kishave ortodokse, për xhamizimin, islamizimin dhe për çështje që si flasin të tjerët

Jusuf Buxhovi

  • Intervistë ekskluzive e Drinit me Jusuf Buxhovin, historianin dhe shkrimtarin nga Prishtina.

Drini: I nderuar Jusuf , ju tashmë me veprën tuaj të madhe në fushën e historiografisë, duke botuar shumë vepra ku i trajtoni ngjarjet në periudhat e ndryshme historike nëpër të cilat ka kaluar populli shqiptar, keni sjellë një frymë të re në rivlerësimin e historisë kombëtare në raport me pushtuesit e ndryshëm dhe historiografinë e tyre si dhe në raport me historiografinë shqiptare. Kur tashmë keni një vepër tejet voluminoze historike pas vetës, shtrohet pyetja: Kur u binde se historia jonë nuk është shkruar mirë dhe me parametrat e duhur shkencor? Kur u binde se duhej ti hyje një pune aq të madhe , aq ambicioze dhe aq sfiduese dhe cilat ishin arsyet kryesore për punën e tillë aq voluminoze, aq të vyer dhe sqaruese?

Jusuf Buxhovi: Se historia jonë fshihej qëllimisht dhe nënçmohej, pata rast ta kuptoj qysh në klasën e tretë fillore (në vitin 1955), kur në tekstin e historisë (një përkthim i historisë së “popujve të Jugosllavisë”), thuhej se “të parët tanë janë sllavët”. Mësuesi ynë, që e dinte se kjo ka të bëjë me serbët, kroatët dhe të tjerët, por që qëllimisht ishte përkufizuar edhe për të tjerët (shqiptarët, hungarezët, rumunët), përpiqej disi që të na bënte me dije se shqiptarët nuk janë sllavë, por që kjo “pritet të sqarohet në tekstet e ardhshme”. Natyrisht se ky “korrigjim” ndodhi pas pesë vitesh me një tekst te hartuar nga Nikolla Ivanaj dhe Ali Hadri. Aty, për herë të parë thuhej se “të parët e shqiptarëve janë ilirët”. Formulimi i tillë që hyri në tekstet e historisë së shkollave fillore dhe të mesme në fillim të viteve të gjashtëdhjeta, nuk e ndryshoi përshtypjen time se historia jonë fshihej ose interpretohej në përputhje me kriteret ideologjike dhe veçmas ato që ia kishte përcaktuar historiografia e Beogradit, ku përkatësia ilire e shqiptarëve shfaqej e mjegulluar, ku gjuha shqipe ishte një amallgam i ndikimeve të gjuhëve të tjera, pra si e arnuar, ndërkohë që autoktonia jonë në mesjetë dhe këndej, shfaqej jashtë ndërlidhjes me antikitetin, si një popull endacak, i ardhur, pjesërisht në shekullin XIII nga Kaukazi dhe me të madhe pas pushtimeve osmane, pra në shekullin XV për t’i plotësuar hapësirat etnike “të serbëve të përzënë nga osmanët”!
Diskursi “i shqiptarëve ardhacak” në mesjetë ishte dominues në të gjitha tekstet e historiografisë serbe. Si i tillë duhej të arsyetonte të ashtuquajturin shtet mesjetar serb me qendër në Kosovë si dhe kishën ortodokse serbe, po ashtu me qendër në Kosovë. Kësaj i ndihmoi miti i betejës së Kosovës “midis serbëve dhe osmanëve” e vitit 1389, që u bë përcaktues i hegjemonizmit serbomadh në rrethanat e Krizës Lindore, ku shqiptarët duhej të përjashtoheshin historikisht, kulturalisht, etnikisht nga përkatësia e botës perëndimore dhe e qytetërimit europian, madje me hipotekën e “mbetjeve osmane” dhe “zullumçarëve të krishterimit”!
E gjitha, pra, më shtyri, nga mesi i viteve të shtatëdhjeta, duke i vazhduar studimet posdiplomike në katedrën e Historisë së Universiteti të Kosovës, t’i rrekëm studimeve historiografike. Meqë, asokohe punoja si korrespodent i gazetës “Rilindja” në Bon, u përcaktova për temën e magjistraturës “Lidhja Shqiptare në dokumentet gjermane”. Në vitin 1979, në saje të një pune intensive katërvjeçare në Arkivin Politik të Ministrisë së Jashtme Gjermane në Bon, e përfundova temën e magjistraturës. Magjistratura ime u shoqërua edhe me të gjitha aktet origjinale të Kongresit, të cilat u përfshinë në një botim të veçantë si përmbledhje dokumentesh në tri gjuhë: frëngjisht, gjermanisht dhe shqip. Asokohe, meqë mora si temë doktoranture Kongresin e Berlinit dhe çështjen shqiptare, iu rreka punës për thellimin në këtë problematikë të përfshirë në kuadër të Krizës Lindore, me theks të veçantë të pasqyrimit të saj si lëvizjet për autonomi nga viti 1878 e deri te ngjarjet që përfunduan me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, të cunguar me vendimet e Konferencës së Londrës të gushtit të vitit 1913.
Natyrisht se puna ime si e tillë, metodologjikisht është ndikuar nga dy faktorë tejet të rëndësishëm: në njërën anë nga rënia e diktaturës komuniste në Shqipëri, me çka bie edhe diktati ideologjik që ka përcaktuar kornizat e njohura vlerësuese, dhe në tjetrën, nga realitetet që solli rrënimi i ish Jugosllavisë, kur Kosova, fillimisht me Deklaratën e Pavarësisë së 2 korrikut 1990 u shkëput nga pushtimi serb dhe mandej, nga 12 qershori 1999 e deri më 17 shkurt 2008, ishte nën protektoratin ndërkombëtar, me çka u krijuan rrethanat e plota për t’u liruar nga diktati i historiografisë hegjemoniste serbe dhe diskursi i të ashtuquajturit “shtet mesjetar serb” në Kosovë si dhe Kishës Autoqefale Ortodokse Serbe në Kosovë nga shekulli XIII, kur një autonomi e përkohshme nga Peshkopata e Ohrit është shpallë “autoqefali kishtare serbe”, e cila do të fitohet pas tetë shekujsh, në vitin 1923.
Në këto rrethana, pra, fillova punën në veprën “Kosova”, që fillimisht në vitin 2012 doli në tri vëllime (Antika, Mesjeta, Perandoria Osmane) për t’u plotësuar në pesë vëllime në vitin 2015 (Antika, Mesjeta, Perandoria Osmane, Kosova 1912-1945 dhe Kosova 1945-1999) dhe për t’u përfunduar në tetë vëllime në vitin 2018, ku përfshihen ngjarjet nga protektorati ndërkombëtar deri te pavarësia bashkë me të gjitha dokumentet e këtij procesi historik, nga ato të Kongresit të Berlinit e deri te aktet e Rambujesë, rezolutës 1244 si dhe dokumentet e bisedimeve të Vjenës 2004-2008 bashkë me Pakon e Ahtisarit.

Drini: Historiografia shqiptare në përgjithësi e ka pritur mirë veprën tënde përderisa në Kosovë është vërejtur një heshtje misterioze ndaj saj… Në të kundërtën opinioni publik i Kosovës e ka pritur mirë veprën tënde, gjë që vërtetohet nga ftesat e shumta që iu bëhen studiove televizive për të dhënë përgjigje të ndryshme për historinë. Pse mendoni historiografia e Kosovës, ajo institucionale, heshti ndaj kësaj vepre voluminoze që preku shumë tema ti quajmë tabu, veçmas atyre që e lirojnë nga diskursi ideologjik dhe diktati i historiografisë serbomadhe? Ku mund të jetë shkaku, arsyeja që mbase mund të lidhet edhe me faktin keni vënë në mëdyshje dhe sprovë punën e angazhimet e tyre?

Jusuf Buxhovi: Historiografia shqiptare, ajo institucionale në Shqipëri (Akademia e Shkencave, Akademia e Studimeve Albanologjike dhe Instituti i Historisë), fillimisht ka heshtur, përderisa është rrumbullakuar tërësia e veprës nga tre vëllime në vitin 2012 në tetë vëllime në vitin 2018. Pas përmbylljes së veprës, përkthimit të saj në anglisht në vitin 2014 si dhe depërtimit të saj në universitetet amerikane si literaturë alternative për historinë e Europës Juglindore, institucionet më të larta shkencore në Shqipëri (Akademia e Shkencave dhe Akademia e Studimeve Albanologjike), kanë filluar t’i kushtojnë vëmendje këtij projekti voluminoz. Pas disa prononcimeve pozitive të disa historianëve të njohur shqiptarë, vitin e kaluar, “Kosova” në tetë vëllime u promovua në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe ditë më vonë edhe në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Autorit iu bë pritje me dinjitet edhe në Akademinë e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe në Institutin e Historisë. Në promovimet në Akademinë e Shkencave në Tiranë dhe ai në Muzeun Historik Kombëtar, për veprën folën historianë, arkeologë, etnologë dhe filologë të njohur shqiptar, me ç’rast vepra u vlerësua madje “projekt madhor kombëtar” nga një historian i pavarur. Për herë të parë, akademikët shqiptarë pranuan se vepra “Kosova” në tetë vëllime, nëpërmes fokusimit tek mbretëria e Dardanisë, bashkë me mbretërinë e Dardanisë dhe atë të Epirit, paraqet epiqendrën e antikitetit, prej nga derivojnë perandoritë e njohura, e Romës dhe Bizantit si dhe qytetërimet që lidhen me helenizmin dhe më vonë te monoteizmit me krishterimin, përhapja e të cilit në pjesën Perëndimore kalon nëpër Ilirik. Në këtë mënyrë, siç e tha akademik Neritan Ceka, me këtë vepër, nga një historian alternativ (jashtë institucioneve), historiografia shqiptare, brenda dhe jashtë, përhapi një dimension të historisë jashtë diktatit të konceptit ideologjik dhe jashtë limiteve që ia kanë përcaktuar kornizat e huaja të shumtën antishkencore, ku ajo, nga antikiteti e këndej, është parë e fragmentarizuar dhe në margjina të proceseve shoqërore, politike e kulturore…
Për ndryshim të qasjes vlerësuese ndaj këtij projekti nga institucionet shkencore shqiptare, në Kosovë, libri u prit shumë mirë nga opinioni publik (botimi në tre vëllime brenda një viti pati pesë botime, ndërsa botime në pesë vëllime tri botime e ai në tetë vëllime dy botime, me një tirazh prej dyzet mijë ekzemplarësh), por me heshtje dhe refuzim të pakuptueshëm nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, Instituti i Historisë së Kosovës, Instituti Albanologjik si dhe Katedra e Historisë e Fakultetit Filozofik! Është e çuditshme se si këto institucione heshtën ndaj një projekti individual prej disa mija faqesh, edhe kur ai u përkthye në anglisht dhe iu hapën dyert anembanë instituteve shkencore dhe universitare amerikane, po edhe atyre turke, sllovene, kroate, austriake dhe të ndonjë vendi tjetër, ku u diskutua në nivelet më të larta shkencore dhe akademike dhe u vlerësua si vepra e parë që paraqet jo vetëm certifikatën historike të shtetit të Kosovës që lidhet me Dardaninë dhe rolin e saj në antikitet si qendër e botës pellazge-ilire, po edhe të një historie të Shqipërisë së natyrshme në kohë dhe hapësirë. Mbase kjo heshtje institucionale ndaj një autori të pavarur do të mund të arsyetohej disi, po qe se nga Instituti i Historisë së Kosovës dhe Instituti Albanologjik me mbi gjashtëdhjetë bashkëpunëtorë profesionist që marrin paga të majme, do ta kishim Historinë e Kosovës, apo të ngjashme, me kredibiliet shkencor, të përkthyer në anglisht dhe të pranishme në institutet dhe universitetet ndërkombëtare karshi librave botimeve të shumta nga historiografia serbe, ruse, greke, e të tjera, ku kemi një trajtim jo objektiv të historisë shqiptare në përputhje me projektet e njohura hegjemoniste të përjashtimit të tyre nga historia! Përkundrazi, Instituti i Historisë së Kosovës prej njëzet e sa vitesh, merr buxhet për hartimin e Historisë së Kosovës. Para katër vitesh Instituti doli me “premtimin” se në vitin 2019 do të botohet Historia e Kosovës në katër vëllime, ndonëse si kolektive. Por, deri më sot nuk u pa kjo “Histori”. Kjo hap dyshimin se klasa politike e Kosovës, për arsye të pashpjegueshme, nuk është e interesuar për Historinë e shtetit të Kosovës! Sepse, në të kundërtën, themeluesit dhe financuesit e këtyre institucioneve, do të mund t’i merrnin në përgjegjësi ato për vjeljen e buxhetit të Kosovës pa sjellë asnjë fryt pune! Kur shihet kjo zvarritje e “Historisë së Kosovës”, qoftë edhe si kolektive, fitohet përshtypja se institucionet tona shkencore kanë frikë të dalin me një botim integral, nga mungesa e profesionalizmit, e mbi të gjitha përballimi i diskursit ideologjik të cilit thuajse të gjithë i takojnë dhe diktatit të historiografisë serbomadhe (shtetit mesjetar serb dhe përvetësimi i krishterimit ortodoks nga kisha ortodokse serbe) me të cilin operojnë në vlerësimet e tyre për mesjetën, nga i cili assesi të lirohen ngaqë kjo kërkon punë, përkushtim, e mbi të gjitha, rishqyrtim të pikëpamjeve në veprat e tyre të lidhura me tituj, sado të pakta që janë! Sidoqoftë, uroj që shteti i Kosovës ta ketë edhe historinë institucionale me keredibilitet shkencor, meqë kjo do të ishte në të mirë të pozicionimit të tij shtet me tapi historike, shpirtërore dhe etnike, çfarë në të vërtetë i ka.

Drini: Historiografia serbe reagoi me të shpejtë. Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve argumentet tuaja rreth asaj se dinastia e Rashës, nga autorë mesjetarë njihet si dinasti Tribale, ndërsa rasienët popull që ndërlidhen me Tribalët (nga autorët antik të pranuar si fis ilir të afërt me dardanët), është konvertuar në “shtet mesjetar”, u vlerësuan si “ pamflet nacionaliste” dhe “raciste” madje, meqë në këtë mënyrë thuhet, “mohohet historia e popullit serb dhe e shtetësia serbe!” Si e vlerësoni këtë nervozizëm?

Jusuf Buxhovi: Ishte i pritshëm një reagim i tillë. Sepse, Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve, që nga themelimi i saj nga fundi i shekullit XIX, bashkë me Kishën Ortodokse Serbe, ka qenë bartëse e ideologjisë serbomadhe. Ajo ka marrë pjesë drejtpërdrejt në hartimin e memorandumeve dhe projekteve hegjemoniste për krijimin e Serbisë së Madhe me anën e luftërave, ku gjenocidet dhe etnocide janë paraparë në hollësi të jenë në shërbim të saj. Historianët, gjuhëtarët, etnologët dhe të tjerët nga kjo Akademi kanë marrë përsipër detyra që shkencën ta përdorin për qëllime të tilla në mënyrë që t’i krijohet “platforma historike dhe shpirtërore” veprimeve që do të kthehen në programe shtetërore. Garashanini, Haxhivasilevi, mandej Cvijiqi, secili në pjesën e vetë, kanë vepruar që të paraqesin “dëshmi historike dhe kulturore” për “bashkimin e tokave serbe” në një shtet. Cvijiqi, vite para se të fillojnë luftërat ballkanike, ku Serbia do të pushtojë Kosovën dhe Maqedoninë, vizitoi Kosovën, Maqedoninë dhe një pjesë të Shqipërisë, me ç’rast, sllavofonët, kryesisht bullgarë, i paraqiti serbë, shqiptarët ortodoksë vllahë, ndërsa shqiptarët e besimit mysliman, i quajti “arnautësh” – sllavë të shqiptarizuar, fillimisht në turq e më vonë në shqiptarë! Rekomandimi i tij për politikën serbe ishte i qartë: aty ku shkel ushtria serbe, këta popuj të përzier gjuhësisht do të kthehen në serbë, pra “origjinës”! Gjë që kështu edhe do të ndodhë. Në vitin 1912, sapo ushtria serbe me luftë t’i pushtojë këto vise, sllavofonët do të konvertohen në serbë, ortodoksët shqiptarë – në serbë, ndërsa shqiptarët e besimit mysliman, një pjesë e mirë e tyre do të shpërngulen për në Turqi, një pjesë do të vriten mizorisht, ndërsa ata që mbetën do të shpallën “turq”.
Natyrisht, se ballafaqime me një vepër të një autori shqiptar, e cila i qet në pah gënjeshtrat e historianëve, etnografëve, gjuhëtarëve dhe të tjerëve që kanë marrë pjesë në projektin e shpikjes së të ashtuquajturit shtet mesjetar serb me qendër në Kosovë dhe Maqedoni, me të cilat ata kanë krijuar një platformë antishekncore që ia kanë imponuar opinionit të jashtëm dhe sidomos atij jugosllav për mbi një shekulli, nuk do t’u pëlqejë akademikëve serbë, meqë kështu dhe në këtë mënyrë, në njërën anë, fillon “rebelimi” shkencor ndaj diktatit të historiografisë serbe që për mbi një shekull ka ushtruar ndaj historiografisë shqiptare, dhe në tjetrën anë, dalin në pah argumentet shkencore që mohojnë këto gënjeshtra me fakte të shumta nga burimet antike, nga mesjeta, veçmas nga autorë të rëndësishëm bizantinë, perandorët Porfirogentis (shek. X) dhe Kantakuzeni (Shek XIV). Te këta autorë dhe burime të ngjashme, rrënohen “atutë” e historiografisë serbe për Rashën e dinastisë Nemanjane “shtet mesjetar serb”, kur ky formacion feudal, si shumë të tjerë në Ilirik, në dokumentet meritore të kohës quhet “Rascia”, “Rasien” e diku, në kohën e ekspanzionit të saj gjatë Dushanit shënohet “Iliricum Magnum”. Autorët e rëndësishëm bizantinë, kronistë të Vatikanit dhe të tjerë, Rashën e quajnë Tribalia (sipas mbretërisë Tribale), ndërsa dinastinë Rasiane e quajnë dinasti Tribale. Perandori Kantakuzeni, në historinë e tij ndër më kredibilet e kohës, në 108 vende përmend termin tribal, Tribalia, zhupani tribal Nemanja. Si tribalë, shihen edhe shumë nga pasuesit e Nemanjave, Lazareviqet dhe Brankoviqët. Kronisti osman Kemal Pashazade, motrën e despotit Lazar, Marën, që iu dhurua sulltanit, e quan “princesha tribale”! Po ashtu, vilajeti i feudalit Vuk Brankoviq, po të ishte despot serb, siç pretendojnë historianët serbë nuk do të quehj “Vilajel Vlk” po “Vilajet i Serbisë”. Por, historianët serbë, që e dinë të vërtetën se aso kohe nuk kishte formacion politiko shoqëror Serbi, për t’ia krijuar hapësirën etnike shtetit serb të krijuar në shekullin XIX, u desh që dinastia rasiane fuqia e së cilës doli në pah pas kryqëzatës së katër (në vitin 1204) kur Hungarezëve dhe vendeve të tjera katolike europiane u duhej një despotat nga qendra e Ilirikut, si bërthamë në luftë kundër Bizantit të përzënë nga Kostandinopoja në Nike, për ta trashëguar ngrehinën në shembje të Bizantit. Dinastia Nemanjane që kishte lidhje të mira me papatin nga koha e Stefanit, ishte më se e përshtatshme për diç të tillë. Duke e ditë këtë fakt dhe, duke u shfrytëzuar përcaktimi i Dushanit për ortodoksinë me gjuhën liturgjike të sllavishtes së vjetër që dominonte në këtë pjesë, që i përshtatej Papatit për ta zvogëluar ndikimin e liturgjisë greke në hapësirën qendrore dhe jugore të Ilirikut (Dardani, Maqedoni dhe Epir), Akademia Serbe e Shkencave dhe të Arteve, Akademia Jugosllave e Shkencave dhe Arteve, nxituan që tribalët t’i konvertojnë në serb, ndërsa Nemanjajt në mbretër serbë! Madje, me këto falsifikime shkuan aq larg, saqë edhe vlerësimet e Herodotit rreth mbretërisë Tribale dhe cilësimit të saj si ilire, i quajtën “ngatërresa”!

Andaj, Akademikët serbë, nxituan me fushatën linçuese ndaj librit, në mënyrë që të pengonin pranimin e saj si një “çlirim” i historiografisë shqiptare nga diktati i historiografisë serbe. Por, nëpërmes shpifjeve dhe linçimeve, të ndikonin që kjo vepër të mos përkthehet në anglisht, siç ndodhi në vitin 2014 nga botuesi amerikan “Jalifat Publishing”, meqë depërtimi i saj në universitetet dhe institutet meritore shkencore amerikane, do t’u hapte telashe, nga shkaku se bota e lirë akademikë, respekton argumentin. Kjo u pa me të shpejtë, kur në disa universitete amerikane (në Çikago, Hjuston, Dallas, Harvard e të tjera) si dhe institute të historisë, në saje të argumenteve që sillen në “Kosova” rreth konvertimeve të tribalëve në serb si dhe mashtrimeve, si ato në veprën e historianit K. Novakoviq “Zakonik Stefana Dusana, cara srbskog” botim i vitin 1908, kur thotë se “nuk bëhet fjalë për Kanunin e Dushanit të shekullit XIV por për një sajesë të shekullit XIX nga bisedat me disa priftëri rus në Prizren, pas debateve që u hapen rreth këtyre çështjeve, këtyre veprave iu konstestua kredibiliteti shkencore!
Por, nuk janë vetëm autorët bizantinë dhe dokumentet e shumta nga arkivat e Vatikanit, Raguzës, Venedikut, ato hungareze dhe të tjera që dekonspirojnë gënjeshtrën për shtetin e ashtuquajtur mesjetar serb. Janë edhe një mori dokumentesh të fabrikuara nga punëtoritë e kishës ortodokse serbe gjatë shekujve XVIII dhe XIX, atyre ruse si dhe të një pjese të shkollës sllaviste të Vjenës (nga Shafariku e deri te Jastrebovi), që dëshmojnë zejen e falsifikimit të dokumenteve kishtare, që u janë bërë atyre gjoja në emër të përpunimit dhe kompletimit nga klerikët që kanë pasë për detyrë që ato të rishkruhen në përputhje me konceptet hegjemoniste. Të tilla janë ato nga Hilandari, ku pjesa më e madhe e të ashtuquajturës literaturë haxhiografike, zhititë (rrëfimet), falsifikohen. Ndër këto falsifikime më flagrante shfaqen ato të Shën Savës dhe në përgjithësi zhititë (rrëfimet e priftërinjve) për dinastinë Nemanjane. Në saje të këtyre falsifikimeve kemi ristrukturimin e të ashtuquajturit shtet mesjetar serb i Perandorit Dushan nga K. Novakoviq, që ka shërbye si një dokument-themel. Të tilla janë edhe kristobulat e disa manastireve ortodokse, të përvetësuara si serbe, siç janë ato të Uroshit III nga viti 1330, të cilat, në botimin e Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve, në kuadër të “Dokumentet e vjetra mesjetare” paraqitet si “dokument, jo origjinal, por autentik me origjinalin”! Si mund të jetë një dokument autentik me origjinalin kur nuk dihet origjinali e as që jepet ndonjë sqarim për ekzistencën e tij! Për të qenë habia edhe më e madhe, kristobula e Uroshit III nga Deçani e viti 1330 në Paris shfaqet në katër versione! Pra, falsifikuesit nga punëtoritë e ndryshme nuk ia kanë dalë që t’i harmonizojnë qëndrimet. Çuditërisht, edhe përkundër këtij falsifikimi flagrant, bota shkencore nuk e ka kontestuar këtë dokument, gjë që tregon për ndikimin e madh të historiografisë serbe tek disa qendra botërore, siç është edhe ajo sllaviste e Vjenës, që ia kanë mbajtë ison falsifikimeve të saj. Ky dokument i falsifikuar, madje, nuk është kontestuar dhe vazhdon të citohet si meritor edhe nga shumë historian nga institutet shkencore në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup!

Shën Sava (Enciklopedia Britanike)

Drini: Krahas gënjeshtrës për të ashtuquajturin shtet mesjetar serb, të identifikuar me Rashën tribale, që JU, në librin “Dardania – antika, mesjeta”, e lidhni me formacionet e pavarura feudale gjatë kohë së agonisë së Bizantit (nga kryqëzata e katër e këndej), siç ishin edhe Balshajt, Thopijat, Dukagjinët, Kastriotët dhe të tjerët, është ajo për Kishën Ortodokse Serbe në Mesjetë, si “autoqefale” (gjoja nga shekulli XIII) me të cilën kjo kishë ka përvetësuar krishterimin ortodoks në Dardani, të zyrtarizuar në shekullin IV nga perandori dardan Konstandin e Madh. Ky falsifikim historik, me dokumentin e Ahtisarit, ka ndikuar edhe realitetin politik të Kosovës, meqë sot manastiret kryesore të trashëgimisë ortodokse në Kosovë: Graçanica, Patriarkana e Pejës, Kisha e Deçanit dhe shumë e shumë të tjera të ngritura nga koha paleokristiane, faktikisht janë uzurpuar nga kjo kishë, meqë si “zona të veçanta”, praktikisht kanë tretmanin e eksterriatorialitetit. Me këtë lëshim të madh, politika e Kosovës, ia ka dhënë “tapitë” shpirtërore Serbisë, gjë që kulturalisht dhe historikisht “garantohet” prania e Serbisë në Kosovë! Në librin tuaj “Dardania”, ju keni sjellë një shtojcë, që demanton të ashtuquajturën kishë ortodokse serbe në Kosovë. Sa mund t’i ndihmojë kjo ndryshimit të paradigmës kur Serbia ia ka dalë që edhe në UNESCO ta “zyrtarizojë” këtë gënjeshtër?

Jusuf Buxhovi: Është shumë e vërtetë që gënjeshtra e parë, ajo e të ashtuquajturit shtet mesjetar serb në Kosovë të identitifikuar me Rashën Nemanjane, që si tribale, ndërlidhet me trashëgiminë ilire, nuk do të ishte gjithaqë e qëndrueshme pa shtyllën e dytë të “shtetësisë mesjetare” – kishën, si faktor që ka determinuar autonominë feudale në rrethanat e Bizantit, të cilat duhet kuptuar si pjesë e qeverisjes vendore vasale, ose të ngjashme në raport me pushtetin qendror. Nga ndarja e kishave në vitin 1054 në ritin lindor ( të Kostandinopojës ) dhe atë perëndimor (Vatikanit) , hapësira e Ilirikut, veçmas ajo e Dardanisë dhe e Maqedonisë, i është nënshtruar garës së ashpër të të dy kishave për hapësirë politike e zhvilluar pikërisht mbi feudet e pavarura. Vendet katolike të drejtuara nga Vatikani, kanë qenë të prira që feudet më të njohura, si ai i Rashës, Balshajve, Topijajve e të tjera, t’i përfshijnë në hapësirën e ndikimit të tyre, ndonëse administrativisht Iliriku ka qenë nën Bizantin ku kisha ortodokse ka pas shtrirje të gjerë, ndërsa ajo katolike, me përjashtim të bregdetit Adriatik dhe në një pjesë të Dardanisë (veriore) ka qenë në pakicë. Politika e Vatikanit, nga shekulli XII e këndej, ka bërë çmos që dinastinë e Rashës ta fusë në kuadër të ndikimit të vet, gjë që kjo edhe ka ndodhë, kur në vitin 1217 kemi edhe kurorëzimin e Stefan Nemanjës nga Vatikani! Por, me ndryshimin e raporteve politike, veçmas pas rrënimit të Perandorisë Katolike në Kostandinopojë të vendosur pas kryqëzatës së katërt, më 1204 e deri më 1257 kur Bizanti nga Nikeja do të rikthehet në Kostandinopojë, Patrikana e Zhiqës gëzoi një autonomi nga Peshkopata e Ohrit, mbikëqyrëses kryesore të ritit lindor, zhbëhet e ashtuquajtura “autonomi” që është shitur si “autoqefali”. Kjo madje, vërtetohet edhe nga shumë burime objektive serbe, të cilat, pranojnë se kisha ortodokse serbe, autoqefalinë e fiton, tetë shekuj më vonë, në vitin 1923, pasi të jetë themeluar Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene.
Por, kompleksitetit i kësaj gënjeshtre të mbështetur mbi falsifikime ordinare, mund të ilustrohet me një fragment nga libri “Dardania – antika, mesjeta”, ku pasqyrohet falsifikimi i dokumenteve mesjetare si dhe të mashtrimeve për autoqefalisë e Kishës ortodokse serbe nga shekulli XIII.
Pikënisja e demistifikimit të falsifikimit të dokumenteve jo rastësisht kërkon përqendrimin te faza e nxjerrjes së dokumenteve nga arkivat kishtare (të manastirit të Hilandarit në Malin e Shenjtë Atos të Greqisë, të Ohrit, Rashës, të Deçanit, të Graçanicës, të Pejës, të Zhiqes, të Tronoshës e të tjera), të mbikëqyrura nga Kisha Ortodokse Serbe nga koha e përvetësimit të tyre të njëanshëm si pjesë e trashëgimisë së përbashkët të krishterë të Dardanisë dhe të Maqedonisë, në menyrë që të përcillen edhe fazat e mëtutjeshme, që kanë të bëjnë me përpunimin dhe rishkrimin e tyre në emër të interpretimit si pjesë e përgatitjes për hulumtime të mëtutjeshme shkencore.
Po qe se kjo veprimtari merret në shqyrtim sado në vija të trasha, atëherë shihet se i gjithë koncepti i falsifikimeve historike nis me çështjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Serbe në vitin 1219 nga Shën Sava (zhupani Rastko) peshkop i kësaj kishe, që do të përfundojë “si i shenjt” në Hilandar, ndonëse ai titull pak më vonë do të anulohej. Në vazhdën e këtyre falsifikimeve dhe mashtrimeve, gjithsesi vend të rëndësishëm kanë edhe dokumentet tjera nga fondet kishtare, veçmas bulat (novelat), që flasin për pronat e kishave, po edhe për dhuratat nga feudalë të kohës, me të cilat pastaj, rikonstruktohet njëanshëm “shtetësia serbe” me “tapi autoktone mesjetare”. Shumë prej, tyre si do të shihet, prezantohen të rishkruara dhe të falsifikuara në disa versione, me ç’rast, nuk ngurrohet që mungesa e ndonjërës syresh, siç është rasti me Bulën e Manastirit të Deçanit nga viti 1330 të Stefan Uroshit II Milutinit, të pranohet se mungon origjinali, por që “kopja është besnike e origjinalit”!
Këto mashtrime dhe të ngjashme, veçmas ato që kanë të bëjnë me “kombin” serb si dhe me mashtrimin për gjoja autoqefalinë e kishës ortodokse serbe me një vazhdimësi nga shekulli XIII, ndonëse e tillë do të pranohet në vitin 1923, dhe të shtetit serb – që do të shfaqet në Kongresin e Berlinit më 1878 – kanë krijuar platforma politike për qëllime hegjemoniste në shekullin XIX.
Natyrisht se demistifikimi i këtyre faktorëve (kombit) dhe (shtetit) kur dihet se në mesjetë nuk ka pasur kombe e as shtete siç projektohen në shekullin XIX, që si njëri, si tjetri, si parakusht, në rastin e parë ka gjuhën dhe në rastin e dytë institucionin, lidhet me mistifikimin e Kishës Ortodokse Serbe si bartëse e këtyre faktorëve: gjuhës “serbe” si dhe “shtetit” serb jashtë realiteteve shoqërore dhe politike si kategori historike. Me këtë rast qëllimisht ngatërrohet gjuha e liturgjisë kishtare – sllavishtja e vjetër kishtare – e krijuar nga Qirili dhe Metodi në shekullin X dhe e pranuar si gjuhe liturgjie në kohën e mbretit bullgar Simeonit, si gjuhë kishtare deri në shekullin XIX. Duhet thënë se liturgjia në sllavishten e vjetër kishtare, si gjuhë kishe jashtë çdo lidhjeje me të folmet popullore, krahas gjuhës greke, përdorej në të gjitha kishat e Peshkopatës së Ohrit dhe të tjerat në pjesën qendrore të Ilirikut, ku përfshihej edhe Peshkopata e Rashës dhe manastiret ortodokse në Dardani, në atë të Pejës, Deçanit, Graçanicës e tutje deri në Ohër. Pra, këtu, qëllimisht ngatërrohet gjuha e vjetër kishtare si dhe shkrimet e saj fare të pakuptueshme për popullin, me gjuhën serbe, që do ta themelojë Vuk Stefanoviq Karaxhiq në gjysmën e dytë të shekullit XIX me ndihmën dhe direktivat e shkollës së sllavistëve të Vjenës dhe të Perandorisë Habzbuge, e interesuar që sllavët e jugut të liroheshin nga sfera e ndikimit rus, që ishte gjithnjë e më i madh edhe në saje të sllavishtes së vjetër kishtare.
Edhe faktori tjetër – “shteti – mesjetar serb”, ka të bëjë me këtë konstrukt kishtar, që siç dihet, nga koha e zyrtarizimit të tyre në shek. IV nga Perandori dardan Konstandini i Madh dhe veçmas nga Justiniani, kisha ka qenë bashkëpronare në qeverisjen vendore, ku ajo ka marrë dividentën në përputhje me angazhimin në administratë, vjelje të tatimeve dhe punë të tjera që kanë qenë interes perandorak. Natyrisht se bashkëpronësia në qeverisjen vendore, kishës i ka siguruar edhe të drejtën për ta ushtruar atë, të legjitimojë strukturat autonome shoqërore dhe politike (feudet, zhupanitë e deri te despotatët), të cilave u janë dhënë bulat kishtare në përputhje me ritin kishtar. Kjo çështje, më shumë se gjetiu, nga shkaku i fërkimeve gjeografike, në Ilirik është përcjellë edhe me rivalitetin e kishave (Selisë së Shenjtë dhe të Kostandinopojës) për mbikëqyrjen e pushtetit vendor ku edhe është legjitimuar pushteti i tyre. Me këtë rast, për vartësit e vet (despotët), Vatikani ka përdorur titullin kishtar “Honor regni” po edhe “Rex”, që më vonë, është përkthyer në titull politik, prej nga janë nxjerrë “mbretër” dhe “mbretëri” jashtë realiteteve shoqërore dhe politike të kohës! Deri në shekullin XI, kur ndahen kishat, në Ilirik, veçmas te bota pagane (fiset sllave) që do të pranojnë krishterimin, gara e kishave ka qenë pjesë e një misionarizmi, asnjëherë e liruar nga pretendimi që të shfrytëzohet për ndikim sa më të madh edhe në rrafshin shoqëror dhe politik midis Vatikanit dhe Kostandinopojës. Në kuadër të këtyre realiteteve shoqërore duhet parë edhe dinastinë Nemanjane, nga feudi i pavarur i lidhur diku me Dioklenë (Dukën) e deri te zhupania e pavarur në Rashë dhe zgjeri-mi i saj si despotat në Dardani, Maqedoni dhe Epir në kohën e Stefan Dushanit, me ç’rast ata nga Vatikani kanë marrë tituj të shumtë kishtarë nga “Honor Regni” e deri te “Rex Regni”, siç ka marrë edhe nga kisha e Kostandinopojës. Në përputhje me këtë administrim kishtar, në kufijtë e Peshkopatës së Dubrovnikut, për herë të parë shihet edhe “Regnum Servoilae quad est Bosnae”, e caktuar nga Papa Urban II në vitin 1167, shtrirja e së cilës shkonte nëpër Dalmaci e deri në Bosnje. Ky realitet kishtar dhe të ngjashmit që do të shihen nga shekujt XII e këndej, që jo rrallë ndryshojnë në përputhje me shtrirjet e pushtetit qendror, e që bëhet më i qartë po qe se shihen raportet e njëmendta në Ilirik midis pushtetit të Bizantit në njërën anë dhe atë të Hungarisë e Venedikut, është shfrytëzuar për t’u treguar “shtetësia” serbe në Kroaci dhe Bosnje, siç shfrytëzohet për t’u treguar edhe ajo boshnjake po në të njëjtën hapësirë dhe në të njëjtën kohë!
Përkundër kësaj, këto dokumente, siç është thënë edhe më sipër, krahas raporteve vasale që ata kishin herë me Hungarinë, herë me Venedikun dhe Bullgarinë, dëshmojnë se Nemanjajt ishin nën ndikimin e Vatikanit, pra kishës katolike dhe të lidhur me të edhe nga pikëpamja e organizimit kishtar të saj. Madje edhe Stefan Nemanja ishte kryqëzuar në kishën katolike të Ribnicës, e cila ishte nën administrimin e Peshkopatës së Tivarit e drejtuar nga Vatikani, juridiksioni i së cilës pranohej në Bizant krahas kishës ortodokse të Kostandinopojës. Kjo përkatësi do të vazhdojë edhe tutje edhe në nivelet zyrtare. Ndonëse, sipas dokumenteve kishtare të Hilandarit, Nemanja ishte (ri)kryqëzuar si ortodoks në kishën e Rashës, me çka aty fillon edhe ajo që historiografia serbe e quan “misionarizëm për krijimin e kishës autoqefale serbe”, megjithatë, nga një dëshmi e Papës Ino-cientie III e vitit 1204 shihet betimi i Vukanit (Nemanjës) ndaj kishës së Romës, për ç’gjë Papa premton se atij do t’i jepet titulli kishtar “honor regnum”.
Më vonë, titulli kishtar “mbret” ngas Vatikani do t’i jepet Stefan Nemanjës, më 1217 nga Papa Honorie II dhe do t’i dorëzohet në Rashë nga përfaqësuesit të tij. Për ta marrë edhe “vulën” kishtare të kishës lindore, pas tri vitesh, Nemanja shkoi edhe në Nike. Patriku Manojllo, siç kishte bërë Vatikani, Stefan Nemanjën e kurorëzoi “mbret”, gjë që ai ia doli të kishte kurorën “mbretërore” kishtare të dy qendrave botërore: Vatikanit dhe Kostandinopojës.
Por, siç është thënë edhe më parë, raportet e Vatikanit me Nemanjajt si dhe shtrirja e kishës katolike në qendrën e Ilirikut, kalonin fillimisht nëpërmes Peshkopatës së Tivarit, pastaj të Kotorit, për t’u rikthyer prapë te Tivari. Gjatë kohës kur peshkopata e Tivarit kishte juridiksionin mbi kishat katolike në Rashë dhe në gjithë hapësirën e Dardanisë, pra nga viti 1256, arqipëshkvi i Tivarit mbante titullin: “Archiepiscopus Sclavinensi” (arqipeshk sllav). Kur administrimi i kishave katolike në Rashë dhe Dardani, me vendimin e Papa Klimentit VI, do t’i besohet Peshkopatës së Kotorit nga viti 1345, titullari i kishave katolike në Rashë dhe Dardani nga “Archiepuiscopus Sclavinensi” kthehet në: “Primas regni Serviae”. Juridiksion i kishës së Kotorit mbi kishat katolike në Rashë dhe gjithë Dardaninë, do të zgjasë deri në vitin 1427. Mbas një marrëveshje të Vatikanit me despotin Brankoviq, kisha e Tivarit do të rikthejë këtë të drejtë, që i ishte marrë para dy shekujsh. Vendimin e Vatikanit që arqipeshkvi i Kotorit që administronte kishat katolike në Rashe dhe Dardani me titullin “Primas regni Serviae”, nga historiografia serbe, do të shfrytëzohet “si argument” për shtetësinë “serbe” nga mesjeta të pranuar edhe nga Vatikani dhe vendet katolike të perëndimit. Kjo ishte në përputhje me përcaktimin se titujt kishtarë të përkthehen në shtetëror, edhe pse kjo nuk është e njëjtë, ngaqë feudet autonome kanë qenë vetëm pjesë e vetëqeverisjes vendore që e ka mbikëqyrur Bizanti në përputhje me interesat e veta.
Pavarësisht raporteve të dyfishta të Nemanjajve me kishat dhe, përkundër përcaktimit, që gjatë kohës së megazhupanit Stefan Dushani, në përputhje me pretendimet për ta trashëguar fronin e Bizantit ose të zëvendësonte atë me diçka të ngjashme (Illyricum Magnum), do t’i kthehet kishës lindore, Vatikani do të vazhdojë ta trajtojë Dushanin “Rex Rascien” edhe atëherë kur despotati i tij, krahas Dardanisë, Maqedonisë dhe një pjese të Epirit, shtrihej edhe në një pjesë të Kroacisë, të Bosnjës, duke ia njohur kështu të drejtën edhe për administrimin e kishave ortodokse në këto pjesë, qoftë edhe jashtë organizimit kishtar nga koha e Bazilit II në vitin 1018 pasi që ishte mundur Mbretëria e Bullgarisë, të konfirmuar në Koncilin e Lionit të vitit 1274, me ç’rast kisha e Rashës kthehej nën juridiksionin e Peshkopatës së Ohrit ndërsa ato të Dalmacisë binin nën juridiksionin e Peshkopatës së Dalmacisë në Split (në pjesën veriore) dhe në atë të Kotorit (në pjesën gurore deri te Durrësi). Veprimi i njëanshëm i Vatikanit që kishës së Rashës në pjesët që Dushani kishte futur në kurorën e tij, t’i njihej edhe e drejta e administrimit kishtar mbi kishat ortodokse (ndonëse të pakta në ato pjesë, sidomos në Dalmaci), ka bërë që historiografia serbe, ta identifikojë shtrirjen kishtare me atë shtetërore. Me këtë rast, anashkalohen qëllimisht lidhjet kishtare dhe ato shoqërore politike të Nemanjajve me Vatikanin dhe botën katolike në përgjithësi, prej nga ata fillimisht si vasal të hungarezëve, më vonë të gjermanëve dhe të Venedikut nga të cilat nuk do të lirohen asnjëherë. Madje, edhe kurorëzimi i Stefanit nga Vatikani në vitin 1217, përpiqet të relativizohet me të ashtuquajturin rikurorëzim të Nemanjës nga patriarku i Kostandinopojës në Nike në vitin 1219, që lidhet me atë që quhet edhe Autoqefalia e Kishës Ortodokse Serbe, ndonëse nuk ka qenë e tillë pos një autonomi e përkohshme kishtare, për t’u parë kështu si epiqendër e botës sllave dhe kishës lindore dhe e ortodoksisë.
Siç është cekur edhe më herët, pa marrë parasysh mjegullimin që e përcjell atë nga shfaqja në shekullin XI në Diokle dhe pjesën e Zahumlës (në Dalmaci), që e ka kryesisht te mbështetja e atyre fakteve jokredibile dhe kundërthënëse nga vepra e Orbinit “Gesta Regnum Sclavorum”, zhupania e Rashës, në skenën shoqërore dhe politike të Ilirikut, në fillimet e shekullit XII si vasale e hungarezëve dhe pak më vonë e gjermanëve, fillon të dalë në pah dhe të zgjerohet gjatë kohës së Kryqëzatës së Tretë dhe asaj të Katërt pikërisht me ndihmën e vendeve katolike (Hungarisë dhe Gjermanisë), të cilat kishin nevojë për një aleat të tillë për ta dobësuar Bizantin në pjesën më të ndjeshme. Burimet meritore të kohës dëshmojnë se rasienët, do të depërtojnë në Nish, pastaj në Shkup e deri në Ohër për t’u kthyer në një fuqi hegjemone gjatë sundimit të Stefan Dushanit në vitet 1331-1355 pasi që iu bashkuan hungarezëve dhe së fundit edhe gjermanëve. Pa këtë ndihmë, ata do të mbeteshin në trekëndëshin Rashë-Zetë-Dubrovnik.
Kyçja në kryqëzatat katolike evropiane si dhe shfrytëzimi i rrethanave që krijuan ato në raport me dobësimin e Bizantit, Rasianëve u krijoi mundësi për ngritje të fuqishme në Ilirik. Kështu, kur në Kostandinopojë kryqtarët katolikë do të rrënojnë kulturalisht dhe politikisht Bizantin, duke shpallur Perandorinë Katolike në vitin 1204, ndërsa qendra e Bizantit bashkë me kishën ortodokse do të kalojë në Nike, kisha e Rashës në qendrën e saj në Zhiçë, me ndihmën e drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë, do të ndihmohet, që me veprime në kundërshtim me kanonet kishtare, për t’u shkëputur njëanshëm nga Peshkopata e Ohrit, në të cilën gjendej nga koha e Simeonit bashkë me të tjerat në pjesën perëndimore të Ilirikut. Kjo gjendje ishte konfirmuar edhe nga perandori i Bizantit Vasili II në vitin 1018. Nga dokumentet e rishkruara dhe të përpunuara të Kishës Ortodokse Serbe nga punëtoria e manastirit të Hilandarit veçmas me anën e “zhitive”(jetëshkrimeve të monahëve kishtarë) që nuk paraqesin tjetër pos një formë të haxhio-grafisë (jetëshkrime fetare), shumë prej tyre të përpunuar dhe të rishkruara në shekujt XVII-XIX në përputhje me qëllimet e caktuara politike, fitohet bindja se e ashtuquajtura Kishë Ortodokse Serbe “pranohet e pavarur” nga Patrikana e Kostandinopojës, pra fiton autoqefalin, ndonëse ajo që kishte ndodhur në Nike, në bazë të dokumenteve meritore, paraqet vetëm një pavarësim të Peshkopatës së Zhiçës nga Peshkopata e Ohrit dhe assesi autoqefali. Pra, në Nike, në rrethanat kur në Kostandinopojë asokohe sundonte Perandoria Latine, kishte ndodhur vetëm një riorganizim i përkohshëm kishtar në pjesën qendrore të Bizantit, si kundërpërgjigje realiteteve të reja të krijuara kur kisha katolike kishte fituar hapësirë të dukshme në këto pjesë dhe kërkonte që të faktorizojë aleatët dhe vasalët perëndimorë: Nemanjajt e Rashës dhe bullgarët. Në këtë drejtim Vatikani punoi me të madhe qe Kisha e Rashës me seli në Zhiçë dhe ajo bullgare të shkëputen nga Kostandinopoja. Natyrisht se edhe kisha e Kostandinopojës e dëbuar nga kryeqendra e vet, asokohe nuk e kishte kundërshtuar “mëvetësimin” e kishës së Rashës me seli në Zhiçë nga ajo e Ohrit, meqë ishte e interesuar që ajo të mos bëhej pre e Vatikanit, veçmas pas kurorëzimit kishtar të Stefan Nemanjës në vitin 1217 nga Papati. Përkundrazi, si shihet, edhe Patriku i Nikesë, Manojllo, do ta kurorëzojë “mbret” Nemanjën duke e toleruar formalisht krijimin e Peshkopatës së Zhiçës, si të shkëputur nga ajo e Ohrit, por kjo me asnjë dokument nuk u vërtetua se fitoi edhe autoqefali kishtare. Rreth kësaj kemi edhe dëshminë meritore të Dr. Dimitrije Ruvarac, arkimandrit, menaxher i shtypshkronjës së kishave dhe Bibliotekës Patriarkale të Sremski Karlovcit dhe redaktor i “Srpski Zion”. Ruvarac pohon se “nuk ka dyshim se Sava mori disa privilegje për hierarkinë kishtare rasiene në Nikea, por është e pamundur të identifikohen të gjitha ato me bekimin për një ngjarje kaq të madhe kanonike, siç është krijimi i kishës autoqefale. Me fjalë të tjera, Sava mund të merrte një vetëqeverisje të caktuar nga Kostandinopoja për hierarkinë kishtare, me një listë të përcaktuar qartë të privilegjeve – por jo autoqefali.
Por, pas rrëzimit të Perandorisë Latine më 1261 dhe të rikthimit të Bizantit në Kostandinopojë, vendimet e Nikesë rreth shkëputjes së Peshkopatës së Rashës nga Peshkopata e Ohrit anulohen dhe ajo prapë do t’i kthehet gjendjes që ishte në vitin 1219. Madje, me rastin e rikthimit nën administrimin e Peshkopatës së Ohrit, bashkë me atë bullgare, në Koncilin e Lionit, më 1274, kërkohet falje për këtë “sjelle të pamirë të kishës së Rashës”.
Lajmet më të hershme të suksesit të Savës në fitimin e autonomisë – jo autoqefalisë – erdhën nga biografët e tij (hagjiografët). Dhe me një vonesë të madhe. Domentian shkruan për këtë (rreth 1253, kështu që shkrimet e tij u “ripunuan” nga një autor tjetër pas vitit 1290); dhe më pas, të paktën një shekull më vonë (midis 1320 dhe 1330) dhe Teodosi.
Domentian dhe Teodosi lan një konfuzion në takimin në shkrimet e tyre. Njëri prej tyre shkruan për 14 vitet që Sava kaloi si kryepeshkop; kjo do të thoshte, me kushtin që në vitin 1233 (ose 1234) për disa arsye Sava dha dorëheqje nga froni i Kryepeshkopatës së Zhiçës, se ai mund të ishte shuguruar më 1219, dhe pastaj Patriarku Manojlo Sarantin (νοανουήλ Α΄ Σαραντητός ή Χαριτόπουλος).
Sidoqoftë, Domentiani dhe Teodosi janë të aftë për çështjet kishtare, kështu që, megjithëse ata zbukurojnë dukshëm gjëra – për shembull, thuhet gabimisht që Sava erdhi në Kostandinopojë me perandorin bizantin, megjithëse është e verifikueshme që Theodore I Lascaris mbretëroi në Nikea – ata nuk pretendojnë se bëhej fjalë për autoqefali të kishës.
Edhe te kjo çështje, ndërhyrja e dr. Ruvarac, heq mjegullimin e krijuar nga biografët e tij dhe të tjerët që i përpunuan ato. “Deri më tani, asnjë letër nuk është shtypur askund, e cila do të konfirmonte kush dhe kur Shën Savën e shuguroi kryepeshkop dhe mbi çfarë baze. Sepse, po të ishte kështu, atëherë duhej të lëshohej një letër e tillë dhe një akt i tillë i rëndësishëm nuk mund të humbiste. Prandaj, nuk dihet saktësisht se cilin vit, për të mos përmendur muajin dhe ditën, është shuguruar Sava kryepeshkop, siç mungon edhe emri i patriarkut që e bëri atë”.
Ato që thotë dr. Ruvarac, mbështetet nga qëndrimet e Dr. Janko Shafarik, i cili u mor shumë me këtë çështje. Shafariku paraqiti një raport mbi rezultatet e hulumtimit të tij në arkivat e Kostandinopojës, botuar më 1855 në Beograd. Për atë që gjeti në Kostandinopojë, Shafarik shkruan:
“Ne nuk mund të dokumentojmë asnjë veprim me anë të të cilit Shën Sava u bë një kryepeshkop i pavarur. Madje, asnjë veprim tjetër i ngjashëm, nuk është gjetur deri më sot!”.
Edhe historiani i kishës serbe, Svetozar Niketiq, qysh më 1870 vlerëson se “Megjithëse kisha serbe ka qenë ajo që e konsideroi Sava si të pavarur, përsëri kryepeshkopët e saj, të zgjedhur nga asambleja e hierarkëve, u përcaktuan në atë titull nga patriarku i Kostandinopojës”. Por Niketiq, thotë se, falë Savës, u fitua e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre vetë në të ardhmen, por ata mbetën nën ohforionin e Kostandinopojës, praktikë kjo që përkohësisht do të ndërpritet nga Stefan Dushani. S’do mend, se e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre në të ardhmen, që si përvojë u shfrytëzua gjatë dy shekujve të ardhshëm në hapësirat kah Nemanjajt shtrinë pushtetin, u shfrytëzuar për t’u “promovua” autoqefalia. Kisha Ortodokse Serbe retushoi në këtë frymë thuajse të gjitha dokumentet kishtare që erdhën nga punëtoritë e Hilandarit.
Në të vërtetës, ky veprim, nuk anashkalohet as nga disa autorë objektivë serbë (ndër të cilët duhet dalluar Ilarion Ruvarac). Aty, me të drejtë, shihen edhe prapaskenat e Vatikanit, që asokohe luheshin në kurriz të Patrikanës së Kostadinopojës me rastin e pushtimit të kryeqytetit të Bizantit nga katolikët, në vitin 1204 që zgjati deri në vitin 1261, kur aty u kthye Perandori bashkë me suitën e klerikëve nga Nikea. Në këtë venërim, gjithsesi, rolin kryesor kishte veprimi i Peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian (Demetros Chomateros), që sapo të përhapet lajmi nga Nikea, nxori mallkimin drejtuar Arhimandrit Sava të Rashës. Në letrën drejtuar Patrikut ortodoks në Nike thotë se Sava nuk e ka të drejtën të shkëputet nga Peshkopata e Ohrit, meqë kjo nuk lejohet nga kanoni i rregullit apostolik.
Letrat e peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian, do të mbesin një zë i shurdhër për mbi gjysmë shekulli, deri sa do të bjerë Perandoria latine e Kostadinopojës në vitin 1261. Bizanti sapo u kthye në kryeqytet e me të edhe qendër e Patrikanës Ortodokse, u kthye edhe rregulli i dikurshëm kishtar. Ky veprim ishte përcjellë me “miratim” edhe nga Vatikani, ngaqë ishte kthyer “normaliteti” midis dy qendrave botërore që thirreshin në të njëjtën perandori, e cila asokohe ndodhej përballë kërcënimeve osmane. Në kuadër të këtyre raporteve, për Patrikanën e Kostandinopojës me interes të madh shfaqej edhe rikthimi i fuqisë së humbur kishtare të Peshkopatës së Ohrit, me rastin e shkëputjes së njëanshme prej saj të Ipeshkvisë së Rashës dhe asaj bullgare, të cilat aktronin autoqefalin. Në këtë aspekt letrave të Homatianit do t’u hiqet pluhuri i kohës dhe madje, do t’u jepet përgjigje e drejtë, me atë që në Koncilin e Lionit do të thuhet se në Nikea ishte shkelë kanoni apostolik dhe se Peshkopatës së Ohrit i ktheheshin Ipeshkvia e Rashës dhe ajo bullgare. Natyrisht se këtij vendimi i parapriu dekreti i Perandorit Mihali VIII, me të cilin Peshkopatës së Ohrit i kthehej juridiksioni mbi Ipeshkvinë e Rashës dhe atë bullgare në përputhje me dekretin që kishte shpallur në fillim të shekullit XI Perandori Bazili II. Anulimi i pavarësisë së peshkopatës së Rashës, qendra e së cilës kishte kaluar në manastirin e Zhiqes, që në historinë kishtare të Kishës Ortodokse Serbe quhej autoqefali, kërkonte edhe largimin e peshkopit Danilo nga ajo pozitë. Kjo do të bëhet në vitin 1272.
Natyrisht se për t’u rikthyer disi gjendja e mëparshme, pra që të përfitohet nga luftërat e kishave për dominim në hapësirën e Bizantit, vërehet një aleancë tjetër e Rashës me Anzhutë dhe Perëndimin për ta rikthyer Perandorinë Latine të Kostandinopojës. Por koalicioni i Viterbusë me Boduinin II (Perandor latin i Kostandinopojës) nuk u përkrah na Papa Grigori X (1271-1276), ngaqë ai kërkoi „union kishtar“ për t’u mbrojtur nga Mamerlukët. Këtë e përkrahu edhe Perandori i Bizantit Mihaili VIII, duke nënshkruar një marrëveshje më 6 gusht 1274, me çka si do të shihet, Rasha do të mbetet e përqendruar në betejën e radhës, kundër përhapjes së „Mbretërisë së Arbërisë“, të shpallur nga Anzhutë, në një hamendësim midis pozicioneve të Anzhuve dhe të qëndrimit të Bizantit që kjo mbretëri të luftohet me çdo kusht.
Por, mashtrimet që kanë të bëjnë me të ashtuquajturën Kishë Autoqefale Serbe në Mesjetë nga viti 1219,(që si u pa, bëhet fjalë për një autonomi dhe hiç më shumë), ndërsa gjuha e liturgjisë (sllavishtja e vjetër kishtare) i atribuohet gjuhës kombëtare serbe, përkundër asaj se ajo u krijua në gjysmën e dytë të shekullit XIX në Vjenë, „tapitë“ e „shtetit mesjetar serb“, siç u tha, vazhdojnë të inkasohen nëpërmes rishkrimeve të shumë nga dokumentet kishtare në shekujt XVIII dhe XIX, burimi i të cilave është manastiri i Hilandarit në Malin Atos (Greqi). Nga andej do të shpërndahen shumë e shumë dokumente të tilla. Ndër to gjithsesi duhet dalluar „zhitijet“ (jetëshkrimet e monahëve) si formë e njohur e haxhiografisë. Nga kjo literaturë kanë burimin shumë nga „zhititë“ (jetëshkrimet e Nemanjajve), veçmas ato që kanë të bëjë me Shën Savën (Simeonin), i cili nga despoti kthehet në monah, ku edhe përfundon në Hilandar. Ndër to, më të përdorurat shfaqen: „Sveti Sava – Sabrana dela”, pastaj “Stefan Prvovenčani – Sabrana dela“ e të tjera të ngjashme. Natyrisht se për t’u mbindërtuar boshti i historisë së serbëve dhe shtetit mesjetar serb u duhej legjitimitet „burimor“, pra nga kisha. Si do të shihet, shumë prej tyre jo vetëm që nuk dalin „burimore“, por të rishkruara, të ripunuara, pra të falsifikuara, në shekujt XIII-XIX. Pa hyrë në secilën veç e veç, „boshti historik“, doemos duhet të përfshijë Nemanjajt dhe Savën (despot dhe krijues i kishës ortodokse serbe). Shejtënisë së tij, gjithsesi i duhen edhe rrëfimet „nga mbamendja“ (meqë ishte autodidakt), po edhe ato të thurura prej të tjerëve për të, të cilat, kur shikohen mirë e mirë, u përngjajnë përrallave ose rrëfimeve fantastike! Kështu, sipas biografit të tij, Domentijanit (nxënës i Savës), njëzet vjet pasi që ai të ketë vdekur në Tërnovo (Bullgari) në vitin 1235, i përmbledh „rrëfimet“ e monahut, të cilat nga Mali i Shenjtë, ia dërgon despotit Urosh, ndërsa ai pasi t’i ketë “qethur”, ia dorëzon një prifti tjetër në Hilandar – Teodosije për ta përfunduar biografinë e Shën Savës. Pra, duke kaluar nga dora në dorë, botohet jeta e Shën Savës e me këtë edhe „themelet“ e “shtetit mesjetar serb” dhe të kulturës nacionale serbe. Gjithnjë duke u mbështetur nga Domentijani, Teodosije, udhëtimin e Shën Savës për në Nike si dhe kthimin e tij në Hilandar e pastaj „nëpër tokat serbe“ (Diokle, Dalmaci e deri në Sllavoni), e paraqet sikur të udhëtonte me ndonjë tren ekspres në hapësirat aq të hapura gjeografike, ndonëse për rrethanat e kohës duhen muaj e muaj e ndoshta edhe vite, që për parakusht kanë shëndetin e fortë dhe përballimin të rreziqeve, që një i moshuar si ai, këmbë nuk do t’i përballonte dot! Kjo, pra as që ka rëndësi për përpiluesit, të cilët Savën e moshuar e bartin nga Rashka për në Azi (Nike) dhe pastaj prej andej, nëpër Hilandar, për në Dalmaci dhe anasjelltas, e ku ai rrëfen „si në Dalmaci i vizitoi tokat e të parëve dhe caktoi monahë nëpër kishat serbe“, prej nga u kthye prapë në „tokat serbe“, e të ngjashme. Në kartën e Hilandarit të vitit 1198 Nemanja rrëfen se “kur u ktheva, me ndihmën e zotit i bashkëngjita Zetës vendet e detit me qytetet, dhe nga Arbanasit mora Pultin, ndërsa nga grekët çlirova Llabin dhe Lipjanin”. Por këto rrëfime, në formën e përrallave, përmirësohen në një kartë tjetër, atë të Studenicës, më 1208, ku thuhet se “nga Rabanët (Arbanasit) mora të dy Pultët, ndërsa nga tokat greke u morën Patkovo, Hvosno, Podimja, Kostrci, Drskovniku, Sutnica, Labi dhe Lipjani…”
Është më se e qartë se “me tokat greke”, mendohet Bizanti, me ç’rast kleri-kët grekë zëvendësohen me vendorët, pra me ata të liturgjisë në sllavishten e vjetër kishtare, gjë që përkon me frymën antibizantine që krijoi Kryqëzata e Katërt e vitit 1204 pasi që në Kostandinopojë, me shpalljen e Perandorisë Katolike, qendra e Bizantit të jetë larguar për në Nike, ku do të mbesë deri në vitin 1261, me ç’rast, Nemanjajt, të dirigjuar nga Vatikani dhe Hungarezët, përjashtuan përkohësisht ndikimin e priftërinjve grekë në Rashë.
Por, si shumëçka e këtyre rrëfimeve, mbetet e paqartë se kush ishin ata “Rabanët” (Arbanasit), që ua mori Pultin? Ua mori me luftë, apo ia dhuruan?… Bazuar në gjuhën e liturgjisë kishtare, Pulti ruante latinishten, andaj të tillët shiheshin si “Rabanë-arbanasë”. Ndërsa Lipjani, Dresniku, Llabi e Lipjani, që thuhet se “u morën nga grekët”, i takonin liturgjisë kishtare në gjuhën greke, që më pas do të zëvendësohet me atë të sllavishtes së vjetër kishtare. Sidoqoftë, nga kjo del se ata (Rabanët-Arbanasit) ishin aty, siç do të shihet edhe nga bulat tjera të zhupanëve të Rashës, ku ata përfshihen bashkë me të tjerët, por që sipas kritereve të Kishës Ortodokse Serbe, ata duhej të diferencoheshin sipas gjuhës së liturgjisë kishtare: ata të latinishtes të shiheshin si Rabanë (Arbanas), ndërsa të tjerët në serbë! Por, përkundër këtyre stereotipave diferencues mbi bazat e gjuhës së liturgjisë kishtare, që në shekullin XIX përcaktojnë “kombin” dhe “shtetin”, megjithatë, bie në sy se në këto rrëfejza të arnuara në Hilandar, Sava nuk përmend “shtetin serb” as Serbinë, përveç “tokat serbe” dhe “vendet serbe” në përputhje me shtrirjen e kishave ortodokse ku, krahas greqishtes, që si shihet, asokohe luftohej prej tij, praktikohet edhe sllavishtja kishtare si gjuhë liturgjie. Kështu, në kartën e Vraninës të vitit 1233, nënshkruhet “peshkop i tokave serbe dhe i bregdetit”, pra assesi “mbret” i Serbisë, siç e paraqet historiografia serbe e shekullit XIX dhe XX. Por, pikërisht siç përshkruhet edhe te kronika e Perandorit Porfyrogeni, ose të Orbinit, që ndonëse kontradiktore, prej andej del se edhe është përshkruar, siç ndodh me të gjitha arnimet e ngjashme të kësaj natyre. Te hapja e kësaj çështje, pra e „vendeve serbe“ ose „tokave serbe“ gjendet formula e manipulimeve të historiografisë serbe si dhe përpjekjeve të tyre që krahas konvertimit të titujve kishtarë (rex dhe primas regni), në tituj dhe „kurora“ mbretërore shtetërore, ku qëllimisht ngatërrohet aspekti i shtrirjes kishtare shfrytëzohet për t’u kthyer në aspekt shtetëror, pra, nga „vendet serbe“ tek „shteti serb“! Kështu, ato që i vihen në gojë Savës nga biografi Dementijan dhe vulosësi i tyre Teodosi i Hilandarit, po edhe nga rrëfimet e ngjashme, ata rëndom shfaqen „monahë të vetëshpallur të tokave serbe“, gjë që kjo determinon edhe çështjen e “Serbisë së Madhe” nga koha e Garashaninit e këndej, ndonëse në këto rrëfime askund nuk figuron emërtimi: Serbi. Në të vërtetë, togëfjalëshi „vendete serbe“ (srpske zemlje), që përmendet te Sava dhe monahët tjerë të kishës ortodokse dhe në dokumentet e Hilandarit, ka të bëjë me përpjekjet që ajo që te Porfyrogeniti shfaqet si Sklavonija (kur përfshihen sllavët paganë dhe që kanë pranuar krishterimin) të konvertohet në Serbi, siç ngjet edhe me konvertimin e popullit të vjetër Tribal (me origjinë ilire) në Serbë!
Pra, përvetësimi i „Sklavonisë“ e përkthyer në „vendet serbe“, ku përjashtohen faktorët e tjerë, siç ndodh edhe në shkrimet e Ana Komnenës kur flet për luftën e Aleksejit I kundër zhupanit Vukan, Dalmacia zëvendësohet me Serbi dhe të ngjashme, ka pasur për qëllim që identifikimi i shtrirjes kishtare në përputhje me gjuhën e liturgjisë, në rastin konkret te serbët i sllavishtes së vjetër kishtare, ndonëse fare i mjegulluar në mesjetë dhe i përvetësueshëm nga të gjitha anët, përkthehet në përkatësi shtetërore.
Këso dhe falsifikime të ngjashme flagrante bëhen edhe përkundër faktit se në rrëfimet (zhitijat) e Nemanjajve ruhet sundimi „i vendeve serbe“, siç ndodh me Radoslavin që më 1234 „mbret i vendeve të Rashës dhe Travurnisë“, ose Vladislavin më 1238: „Mbret i pjesës më të madhe të tokave të Rashës, Dalmacisë, Travurnisë, Zahumljes“, që paraqet aspekt kishtar brenda feudeve të caktuara me shumë paqartësi dhe hamendësime rreth shtrirjes së tyre të njëmendtë dhe assesi komponentë shtetërore, siç dëshirohet të shihet nga historiografia serbe, kur këtë e ka poseduar Bizanti, ose Mbretëria Bullgare në abstinencë të saj, apo Hungaria dhe Frankët gjatë kohës sa ka mbajtur nën pushtim pjesë të Ilirikut.
Kjo madje, dëshmohet edhe nga raportet e Rashës me Hungarinë, Vatikanin, Venedikun dhe të tjerët, ku bëhet dallimi midis „tokave serbe“, pra të shtrirjes së kishave ortodokse ku sllavishtja e vjetër përdorej si gjuhë liturgjie krahas greqishtes, dhe të Rashës, si formacion shoqëror dhe politik i kohës. Kështu Peshkopi hungarez Kobskad XIII, mban titullin „Rex Srbiae“ ngaqë Hungaria mbante si vasale Rashën dhe pjesën më të madhe të Slavonisë dhe të Dalmacisë, gjë që kjo pasqyrohej edhe te dallimet e tyre. Ndërsa po në të njëjtën kohë, në raportet shoqërore dhe politike theksohet: Rasccia, Regni Rasscia, Terra Rasscia, burimi i të cilit gjendet qysh në regjistrat e mbretit hungarez Bella III (1172-1196) si „Terra Rasy subiga verunst“. Është me interes të thuhet, se në dokumentet e mëvonshme hungareze, nga aspekti shoqëror dhe politik po edhe etnik, Rasha lidhet me Arbrit, që nga peshkopët e Rashës përmenden „Rabanët“. Kjo shihet më së miri nga një dokument, ku mbreti Zigmund, që i referohet Gj. Brankoviqit pas vendosjes në Hungari, ai nderohet si „in corum principem ducem et despotatum toitus regni Rascia et Albaniae“.
Rasti i Brankoviqit dhe falsifikimeve që do t’i bëhen nga atje njërit ndër kapitujt më problematik të mesjetës nga këndvështrimi i përvetësimit të saj, shtron domosdonë e trajtimit kritik të kësaj veprimtarie, veçmas për faktin se nga shumë burime bëhet e ditur për „dorën e mjeshtërve“ rusë në disajnimin e tyre në përputhje me nevojat që historiografia serbe t’ia përgatitë platformën politike hegjemonizmit serb të shekullit të kaluar ku shqiptarët përjashtohen, ose edhe kur shfaqen, nga pikëpamja shoqërore dhe politike, kanë rol pasiv.
Duke u ndërlidhur me këtë praktikë Ruvarac thotë se „fabrikuesit e mbretërve serbë, nuk kanë bërë tjetër, pos që kanë përshkruar honografet ruse. Historia e Serbisë është arnuar nga shkrimet e priftërinjve rusë“.
Njëra ndër këto vepra që u atribuohet klerikëve rusë si dhe shkollës së tyre të fabrikimit të dokumenteve gjithsesi është ajo e Konstantin Filozofit „Povjest o slovima – žitije despota Lazarevića“, botuar në Beograd më 1989, e cila merret ndër „meritoret“ për t’u dëshmuar „tapitë“ mesjetare të shtetit serb. Ky rrëfim, megjithatë, që në fillim shpërrallon praktikën e rishkrimeve dhe të përpunimeve në shekujt e mëvonshëm me ndihmën e klerikëve rusë, ku Jastrebovi shfaqet si mentori i saj kryesor. Kështu, në parathënie të librit, Gordana Jovanoviq thotë se “nuk ekziston teksti origjinal i Konstantin Filozofit” i proklamuar me shumë zell si „themel mesjetar i shtetit serb“. Sipas B. Joviq, rrëfimet janë sajuar nga disa rrëfime të arnuara në Odesë në shek. XVIII si shumë tekste të tjera! Këtë e konfirmon edhe I. Ruvarac, i cili vlerëson se, siç ka ndodhur me pjesën më të madhe të rishkrimit të dokumenteve kishtare, edhe honografi i despotit Llazareviq është sajuar në Rusi.
E kësaj natyre është edhe një ndër veprat kryesore të historiografisë serbe të shekullit XIX, ajo e S. Novakoviqit „Zakonik Stefana Dušana, cara srpskog 1349-1354“, botuar në Beograd, në vitin 1870. Mënyra si është ngritur kjo vepër deri te shkalla e „testamentit“ shtetëror dhe juridik të „Perandorisë“ së Stefan Dushanit në shërbim të krijimit të platformës ideologjike dhe politike të shtetit mesjetar serb për nevoja politike në shekullin XIX, që do t’i paraprijnë atij në hartën politike të Evropës të pranuar në Kongresin e Berlinit në vitin 1878, përkthimi në disa gjuhë dhe shpërndarja nëpër qendrat kryesore evropiane, tregon më së miri për ndërlidhjen e shumë faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm në konstruktimin e tij me anën e sajimit të dokumenteve gjoja të shkapërderdhura pa kredibilitet shkencor. Kjo formë e arnimit të „dokumenteve“ të „strukur“ nëpër kisha dhe biblioteka „të harruara“ pasqyrohet më së miri në veprën e Novakoviqit. Autori, megjithatë, duke dëshiruar që të tregojë “për vjetërsinë” e kësaj vepre, që e ka të qartë se mungon, mbështetet mbi disa shtresime të sajimeve dhe përpunimeve të teksteve që kanë për qëllim „nxjerrjen në dritë“ të „dokumenteve autentike“ me anën e ndërtimit „të pjesëve të humbura“! Siç është thënë edhe më herët, bazë e kësaj pune kanë shërbyer punëtoritë e kishave të ndryshme, në radhë të parë atyre në Hilandar, dhe të tjerave në Rusi për t’i distribuuar dokumentet e përpunuara dhe të retushuara në Vjenë, te shkolla e njohur e sllavistëve, prej nga pastaj „dokumentet meritore“ janë trajtuar nga studiuesit e ndryshëm për t’u krijuar „dosjet“ si „Monumenta slavica“ e të tjera, me të cilat janë ushqyer historitë e serbëve, të bullgarëve, të rusëve me „dokumente autentike“. Autori i „Zakonikut“, në parathënie, zbulon teknologjinë dhe infrastrukturën e përpunimit dhe të falsifikimit të dokumenteve kur merret me „historikun“ e Zakonikut, që doemos lidhet me Vjenën dhe punën e studiuesve të atjeshëm, në radhë të parë të atyre sllavë ose serbë. Kështu, pikënisja e „Zakonikut“ fillon te J. Rajiq, më 1859 te botimi „Istorie slovenskoh narodie“, për t’u bartur pastaj te Mikloshiqi, i cili do ta paraqesë në gjuhën gjermane „Lex Stepani Dušani“, Vjenë 1856, prej nga pastaj do t’i bjerë në dorë P.J. Schafarikut, i cili do ta përfshijë në librin „Pomatky drevnioh pismenietvi Jihostovanie“, në Pragë, 1860. Schafarik, tekstin nuk e dha në mënyrë integrale, meqë ai nuk ekzistonte, por e parashtroi në 9 dorëshkrime të ndryshme me pretendimin se ato „janë pjesëza të zbuluara në manastire të ndryshme (Ravanicë, Rudnik, Kazan e të tjera) gjoja nga ato të viti 1350 e deri në vitin 1700, e ku vend të rëndësishëm zë teksti nga Petërburgu i N. Nadežnjev, që njihet nga manastiri Bistrica i Vllahisë. Këto tekste, as gjuhësisht e as përmbajtësisht, nuk formojnë tërësinë e një kanuni, gjë që e pranon edhe Shafariku. Por, Novakoviq, në botimin e tij, copëzat e Shafarikut i ndërlidh me dy tekste „autentike“, nga shekulli XIX. Njëri nga Struga, i mbledhur nga një prift rus. Dhe tjetri nga Prizreni, po ashtu i mbledhur nga një prift i quajtur Sime. Tekstin nga Prizreni në Beograd e dërgoi mësuesi nga Smedereva, Nikolla Maslin, prej nga ai i përpunuar në Vjenë, iu dorëzua Novakoviqi që ta nxjerrë në dritë. Natyrisht se Novakoviqi u përpoq që „kredibilitetin“ dokumentues të veprës ta pasqyrojë me tekstet e Schafarikut në sllavishten e vjetër kishtare me atë serbe. Në parathënie Novakoviq shpjegon origjinën e teksteve dhe mbledhjen e tyre nga dora në dorë, që sipas tij, plotësojnë Kanunin dhe frymën e tij. Kështu, 165 fletët (listina), vijnë nga 16 mbledhës të ndryshëm, të cilëve nuk u dihen emrat, pos që thuhet se një pjesë e madhe e tyre janë rishkruar nga 6 klerikë dhe dy xhakonë në Prizren.

Drini: Historiografia serbe apo serbomadhe, krahas Rashkës (Rasian), që ju e quani Tribale, pra formacion feudal jashtë ndonjë lidhjeje me shtetin e imagjinuar mesjetar serb, e njëjta, edhe qytetet antike Skupin (Shkupin), Naisusin (Nishin), Ulpijanën, Therandën ( Prizrenin) i shpalli qyte serbe, paçka se ato datojnë thellë në antikitet si qendra dardane. Me këtë logjikë edhe Patrikana e Pejës, Manastirin e Graçanicës etj, si monumente të rëndësishme të krishterimit të mirëfilltë që lidhen me kishat paleokristiane nga koha e Justinianit e këndej, që janë ngritë dhe zhvilluar në Dardani, Maqedoni dhe Epir, si pjesë e Ilirikut, të gjitha bëhen serbe! Por, të kthehemi tek studimet tuaja historike të periudhës së Mesjetës së vonshme: Përderisa ju theksoni se besimi fetar ortodoks është ushtruar nga Shqiptarët që e kanë praktikuar atë besim, të tjerë, në mesin e tyre edhe disa të ashtuquajtur historianë shqiptarë, thonë se ata ishin serbë dhe si prova i marrin regjistrimet e ndryshme, bazuar në defterët e Perandorisë Osmane, ku emrat dalin sllavisht në prapashtesa. A mund të gjendet identiteti i një njeriu apo popullate bazuar në emër apo mbiemër, bie fjala. A mund të thuhet se Jusufi, Bajrami apo Ahmeti nuk janë shqiptarë pasi “emrat e tyre tregojnë se nuk janë” të tillë?

Jusuf Buxhovi: Nëse kihen parasysh ato që u thanë në përgjigjen parapake rreth mistifikimit të shtetit të paqenë mesjetar serb dhe krishterimit ortodoks si dhe shtrirjes së tij në Ilirik në kuadër të gjuhës së liturgjisë kishtare, asaj greke në pjesën më të madhe të Dardanisë dhe të Maqedonisë, së cilës, nga shekulli X e këndej, me shfaqjen e misionarizmit të Qirilit dhe Metodit, do t’i hyjë në hise edhe liturgjia në gjuhën e vjetër kishtare (Starocrkveni jezik), një amallgam i krijuar nga bullgarishtja, çekishtja dhe rusishtja, atëherë pyetja juaj rreth emrave të personave “në sllavishte”, toponimeve, antonimeve e të tjera, lidhen me liturgjitë kishtare, që i kanë përcaktuar ato. Emërtimet e personave, në hapësirën liturgjike greke apo të sllavishtes së vjetër, i takojnë logjikës kishtare të diktuar nga librat kishtare. Si të tilla ato janë pjesë e kalendarit të krishterë, që ka përcaktuar emërtimet në secilën ditë. Regjistrat kishtarë, nga shekujt X e deri në XVI kur ato shfrytëzohen nga osmanët, nuk janë emërtime serbe, siç shënohet në një pjesë të historiografisë sonë institucionale, meqë asokohe, siç u tha më parë, nuk ka pas gjuhë serbe (ajo u krijua nga V. Karaxhiqi në gjysmën e dytë të shekullit XIX), por janë emra që i ka përcaktuar kalendari kishtar, në përputhje me gjuhën e liturgjisë kishtare. Historiografia hegjemoniste serbe, ruse, greke dhe ajo bullgare në shekullin e kaluar e deri në ditët tona, onomastikën dhe toponomastikën e ka interpretuar në përputhje me këto qëllime, emërtimet në liturgjinë grekë janë konvertuar në emërtime “greke” e me këtë një identitet fetar është konvertuar në atë nacional, siç ngjet edhe me ato nga gjuha e vjetër kishtare (starocrkveni jezik) janë konvertuar në “emërtime serbe”! Është me interes të thuhet se do të jetë pikërisht kjo logjikë antihistorike e konvertimit të identitetit fetar në atë nacional në shekullin XIX, që do t’i keqpërdorë edhe defterët osmanë, ata që i njohim nga shekulli XV e këndej (Defteri i Sanxhakut të Shkodrës, Defteri i Sanxhakut të Dukagjinit, Arnavudi Defter, Defteri Vlk e të tjerë), që do të keqpërdorën për qëllime të tilla, të cilat vazhdojnë edhe sot e gjithëditën. Në defterët e përmendur osmanë, kemi regjistrimin e popullatës si të krishterë, e bërë nga priftërinjtë vendor (të ritit grek, apo të gjuhës së vjetër kishtare, që quhet sllavishte e vjetër), ku, krahas emrave në përputhje me kalendarin kishtar, dalin edhe emërtime shqipe. Te Defteri i Sanxhakut të Shkodrës, po edhe Defteri Vlk, të cilin historiografia serbe qëllimisht e ka falsifikuar nga “Defteri Vlk” në “Defter Brankoviqa”, shfaqen edhe emra thjesht shqip, si Ujkan, Llesh, Bardh, Gurash e të tjerë, po shfaqen edhe emra të krishterë me patronimet Arban, Arbanas (Gjon Arbanas, Gjin Arbanas e të tjerë). Në interpretimet që u bën S. Pulaha këtyre defterëve, po edhe në ato të M. Tërnavës, del qartë faktori etnik arbëror si dominues, i identifikuar edhe në kuadër të tërësisë së emërtimeve në përputhje me kalendarit kishtar, që thuajse ishte i detyrueshëm.
Pra, emërtimet sipas kalendarit kishtar që shfaqen në regjistrat e kohës si dhe ato që dalin në defterët osmanë si emra myslimane, nuk përcaktojnë identitetet kombëtare por ato fetare, ndonëse si të tilla, te ne shfaqen edhe një shekull pasi që të ketë përfunduar pushtimi osman. Mund të thuhet se te ne, nga gjysma e dytë e shekullit të kaluar dhe në vazhdimësi deri te koha jonë, kemi fenomenin e shfaqjes së emrave në gjuhën shqipe (Alban, Gëzim, Flamur, Shqipe, Vlerë e të tjera të nxjerra nga përkatësia ilire, toponimia shqiptare e të tjera, që përcillen me mbiemra nga trashëgimia osmane, si Alban Mustafa, Gëzim Abdullahu e të tjerë). Përgjigje kësaj dukurie i ka dhënë ndërgjegjësimi kombëtar me ç’rast pjesa dërmuese e emrave tona janë shqip dhe në përputhje me natyrën e gjuhës shqipe. Por, edhe emrat e mbetur nga trashëgimia osmane, si ai i imi Jusuf dhe yti, Bajram, përcillen me mbiemrat e toponimisë shqiptare (Buxhovi te unë dhe Kabashi te ti), gjë që tregon për procesin e diferencimit midis kombit dhe religjionit, që është përcaktues, me çka heq çdo mundësi të manipulimit mbi këto baza.
Natyrisht se keqinterpretimi i emërtimeve fetare si mbetje nga trashëgimia e kaluar dhe përpjekjet antihistorike për riinterpretim, lidhen me programet e caktuara antishqiptare dhe projektet e njohura (të Çubrilloviqit e të tjerëve) që onomastika religjioze të shfrytëzohet që identiteti kombëtar të përkthehet në identitet fetar, me çka shqiptarët serish të ngarkohen me anatemën e “mbetjeve osmane”, të “etnisë pa histori”, “zullumqarëve” që duhet të përjashtohen nga harta etnike, kulturore dhe shtetërore e Europës! Për fat të keq, në Maqedoni, Sanxhak, Preshevë e Bujanovc, po edhe në Kosovë, nën diktatin e programeve hegjemoniste serbo-ruse të shekullit të kaluar, po kërkohet që me anën e islamit politik, identiteti kombëtar të konvertohet në atë fetar. Pse po ndodh kështu, një faj të madh e kanë edhe klasa politike në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni, e cila për qëllime klienteliste, po e fut në lojë islamin politik! Mbi këtë paradigmë mbështetet edhe diskursi antihistorik që të krishterët ortodoks të shihen si serbë ose grekë, me çka pranohet edhe shteti i paqenë mesjetar serb, “ka serbizuar shqiptarët” dhe se pushtuesit osmanë shfaqen si “çlirues”!

Drini: Shpesh flitet, thuhet e shkruhet se Rusia Cariste ka dërguar edhe imam (hoxhallarë) përpara vitit 1912 në Prizren e gjetiu nëpër viset shqiptare, që e kanë luajtur rolin e agjentëve duke qenë të kamufluar si hoxhë në xhami të caktuara. A ekzistojnë fakte të tilla të dokumentuara apo këto janë pjesë rrëfimesh të trashëguara apo fantazime letrare?

Jusuf Buxhovi: Natyrisht se Rusisë Cariste, nga Kongresi i Parisit i vitit 1856, kur nga fuqitë e mëdha iu dha mandati mbikëqyrës mbi popullsinë ortodokse të pjesës europiane të Perandorisë Osmane, iu hapën dyert që t’i zgjerojë interesat e saj hegjemoniste në këto pjesë në përputhje me shtrirjen e ortodoksisë te serbët, malaziasit, bullgarët dhe vllahët. Ky mandat, preku më së shumti të krishterët ortodoksë shqiptarë, të cilët ranë nën ndikimin e Rusisë Cariste, e cila qysh nga fundi i shekullit XVIII, kishte filluar veprimtarinë e zgjimit kombëtar nëpërmes përkatësisë së krishterimit ortodoks, me çka gjuha liturgjike (ajo e sllavishtes së vjetër) krijonte kombin serb, ndërsa ajo e greqishtes, krijonte kombin grek. Në këtë mes, shqiptarët e besimit ortodoks, që ishin me shumicë në pjesën e Dardanisë e të Maqedonisë, duhej të konvertoheshin në serbë ose bullgarë, ndërsa ata në të Epirit, në grekë! Kjo formulë politike, në fillim të shekullit XIX u përdor në Greqi, me ç’rast shqiptarët ortodoks udhëhoqën kryengritjen antiosmane, krijuan shtetin grek. Siç do të ndodhë edhe në Serbi, kur kryengritja e atjeshme në themel kishte luftën e ortodoksëve (vlleh dhe shqiptarë) si shumicë dhe të serbëve si pakicë, të cilët, sapo u shpall Serbia Autonome e Obrenoviqëve më 1830, u asimiluan në serbë! Kjo vërtetohet edhe me shumë e shumë burime rus, po edhe në ato serbe (Ruvarac, Jagoqi e të tjerë), ku pranohet se Serbia e Obrenoviqëve kishte pakicë serbe, e cila zu të lirohet me asimilimin e ortodoksëve vllehë dhe shqiptarë në serbë si dhe etnocidin e popullatës shqiptare nga Nishi deri në Prokuple gjatë luftës serbo-ruse 1877 dhe asaj ruse-osmane 1878. Nëse kësaj i shtohet edhe gjenocidi dhe etnocidi i vitit 1913-1913 ndaj popullatës shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe pjesëmarrja e drejtpërdrejtë e vullnetarëve rusë bashkë me priftërinj që ishin prej kohësh në mision nëpër kishat ortodokse shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni, atëherë del më se i qartë roli i Rusisë në gjithë këtë zhvillim. Natyrisht se ekzistojnë fakte të shumta për involvimin e agjentëve rusë, qoftë si klerikë (myslimanë dhe serbë), qoftë si tregtarë, po edhe i diplomatëve të tyre siç ishte Jastrebovi dhe të tjerë në konsullatat ruse në Shkodër, Prizren, Shkup, Manastir dhe gjetiu, që kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejtë në këtë veprimtari, që si po shihet, në forma të tjera, po vazhdon edhe sot! Mjafton të shihen raportet e Jastrebovit, po edhe ato të Ignjatevit nga Stambolli për t’u parë i gjithë dimensioni i kësaj veprimtarie ruse në hapësirat shqiptare në njërën anë për t’i pasqyruar shqiptarët si “arbanas” – si serb të turqizuar e më vonë të shqiptarizuar, dhe në tjetrën anë, për t’i potretuar ata si “mbetje islame”, të ardhur bashkë me pushtuesin osman për ta ndryshuar “pamjen popullatave të shtetit mesjetar serb”! Këto teori antishkencore dhe antihistorike gjenden edhe te veprat e Cvijiqit, Haxhivasilevit, Gopçeviqit, Çubrilloviqit, V. Gjorgjeviqit e shumë e shumë të tjerëve.

Varjet e shqiptarëve në Manastir nga ushtria turke …

Drini Ekzistojnë dy mendime kryesore që përpiqen vazhdimisht të lënë gjurmët e veta në historiografinë shqiptare, sa herë që flitet për pushtimin e Perandorisë Osmane… Njëri mendim është i bazuar në shkencën e historisë, në të dhënat objektive e sqaruese që e kanë karakterizuar atë pushtim si pushtim të vërtetë, mizor dhe shkatërrimtar ndaj popullit shqiptar, kulturës, dokeve e zakoneve të tij. Ndërsa tjetri, është ai që përpiqet të zë vend nga shtytjet islamike, qofshin të jashtme nga Perandoria Osmane Dje apo nga Turqia neoosmane Sot, sipas të cilit nuk ka pasur pushtim turk-osman dhe se e gjitha në histori ka qenë bashkëjetesë e si argument merren edhe shumë “sadriazem” që kanë udhëhequr me Perandorinë e dikurshme, shumë pashallarë, e të tjerë? Ku qëndron e vërteta?

Jusuf Buxhovi: Sa i përket përkufizimit të pushtimeve osmane dhe vendit të shqiptarëve në rrethanat politike, shoqërore dhe kulturore në kuadër të sundimit pesëshekullor osman, historiografia jonë deri më tash nuk ia ka dalë që të lirohet nga diskursi i njohur ideologjik, i pasqyrimit të këtij realiteti me dioptrinë bardh-zi, siç nuk ia ka dalë që të bëjë dallimin empirik midis fakteve historike dhe realiteteve historike. Duket se kjo e fundit, pas rënies së diskursit ideologjik, jo vetëm që nuk ka ndodhë, por ka sjellë çrregullime të atilla saqë faktet historike, siç është pushimi të trajtohen si realitete jetësore (rrethanat sociopolitike dhe ato kulturore të ndikuara nga besimi fetar), ndërsa realitetet jetësore të përkthehen në fakte historike. Ky ngatërrim, të shumtën i qëllimshëm, që vjen nga qasja neotomane (Dautogllu dhe te një pjesë e historianëve shqiptarë të mbërthyer në diktatin e këtyre kornizave), ka sjellë njëanshmëri të skajshme, saqë në njërën anë fakti historik (pushtimi osman) të absolutizohet, duke përjashtuar realitetet jetësore pesëshekullore nga ato të pranimit të strukturave të reja perandorake (sistemi i spahinjve, vetëqeverisja fisnore, pranimi i islamit dhe të tjera që kanë të bëjë edhe me akomodimet në strukturat më të larta qeverisëse të pushtetit), dhe në tjetrën anë, realiteti jetësor pesëshekullor me gjithë kompleksitetin e tij, të shihet si “fakt historik”, prej nga përjashtohet faktori pushtues, pra që Perandoria Osmane, si dhe perandori të tjera, është pushtues, ndërkohë që mbi këtë komponentë kalohet te “administrimi osman” dhe vlerësime të ngjashme antihistorike mbi të cilat mandej lëviz paradigma – pushtues – çlirues dhe e kundërta!
Natyrisht se trajtimi i faktit historik si fakt iriziribil (i pakthyeshëm) dhe realiteteve jetësore, si të ndryshueshme në përputhje me rrethanat, që doemos duhet pasë parasysh gjatë vlerësimit shkencor, sjell deri te konkludimi se Perandoria Osmane, në kuadër të hegjemonizmit pushtues nga Azia e Mesme, ajo e Vogla e deri ne Ilirik, erdhi si pushtues. Se vendosi pushtetin e saj mbi ngrehinën e Bizantit, me ç’rast sistemi i timarit u përkthye në atë të spahinjve, ndërsa krishterimi u zëvendësua nga islami, si normë e sheriatit, por që u tolerua edhe krishterimi në kuadër të Perandorisë Osmane, ku edhe kisha ortodokse, në marrëveshje me Sulltan Mehmetin pushtuesin, fitoi statusin e autoqefalisë me kompetenca të qeverisjes vendore. Vendosja e këtij pushteti, që bie në kuadër të realiteteve jetësore (atyre administrative dhe socio-kulturore), përfshinë edhe shqiptarët bashkë me popujt tjerë, por gjithnjë në kuadër të konceptit perandorak mbi baza të religjionit, ku myslimanët determinohen “mileti osman”, ndërsa të krishterët “romej”. Kjo ndarje religjioze njëherësh ishte me pasoja në etablimin e brendshëm socio-kulturor, që ua hapte rrugën edhe akomodimeve brenda për brenda kësaj ndarjeje, ku milleti-osman i kishte të hapura të gjitha dyert për të prosperuar në hierarkinë e pushtetit (ushtarak, politik dhe ekonomik). Ndërsa romejt, mbeteshin me të drejta të kufizuara, por që u lejohej identiteti fetar, me çka ruanin edhe të drejtën e përdorimit të gjuhës amtare në liturgji kishtare dhe shkollim fetar.
Vendi i shqiptarëve brenda përenda këtij koncepti perandorak që e formalizonte përkatësia fetare e përkthyer në atë kombëtare, megjithatë shfaqet me disa veçori esenciale, siç është “vetëqeverisja fisnore” me bajraqet, në kuadër të sistemit të bylykbashëve, ku u përfshiheshin mbi 70% të popullatës jashtë qyteteve. Historiografia jonë, në kuadër të kundrimit ideologjik, pak apo aspak nuk e ka trajtuar fenomenin e vetëqeverisjes fisnore, të vendosur nga fillimet e pushtimeve fisnore, ku zona të tëra malore-kodrinore, jashtë atyre rurale, në saje të kanunit (të Lekë Dukagjinit në veri dhe atij Suliot në jug), kanë jetuar jashtë sistemi të sheriatit. Nëpër bajraqe e drejta zakonore është ushtruar me Kanun. Bylykbashi ka pasë veton, vetëm në rastet kur e drejta zakonore (Kanuni) nuk ka qenë në gjendje që t’u japë përgjigje konteksteve që kanë përshirë fushën që rregullon Sheriati. Ky realitet, pra vetëqeverisja fisnore ose administrimi fisnor siç quhet diku-diku, ka ruajtur një pjesë të mirë të popullatës shqiptare nga asimilimi dhe kapërcimi në islam, siç ndodh nga mesi i shekullit XVIII, kur fillojnë reformat e Tanzimatit dhe ajo që do të çojë te pushteti vendor nëpër vilajetet dhe pashallëqet që administrativisht njiheshin si “Arnautistan”. Madje, vetadministrimi fisnor do të ketë ndikim edhe te shfaqja e laramanisë, pra e fenomenit të kriptokatolicizmit, kur ka mjaftuar që i pari i fisit, për ta fituar statusin e spahiut ose ndonjë ofiq tjetër, formalisht të deklarohet mysliman, ndërkohë që familja dhe fisi, kanë ruajtur emrat e krishterë. Kjo ka bërë që dukuria e laramanisë të jetë shumë e përhapur në një pjesë të mirë të popullatës me status të vetadministrimit fisnor, prej nga ky mentalitet do të bartet edhe pas pavarësisë e deri te koha jonë.
Krahas këtij faktori që shpjegon shumë mirë islamizimin “e vonuar” të shqiptarëve ose të pranimit të tij (laramanisë) për nevoja pragmantike por pa u ndikuar jeta e brendshme socio-politike, vëmendje të veçantë meriton edhe rendi i jeniçerëve, me bektashizmin si ideator të tij. Meqë rendi i jeniçerëve ishte fuqia kryesore ushtarake prandorake, prej nga rekrutoheshin pashallarët e prej nga mund të fitoheshin poste të larta perandorake deri te ai i sadriazemit (kryeministrit), ku historia njeh afër dyzet të tillë, që e kanë qeverisur atë, duhet konstatuar se rekrutimi nismëtar (i kushtëzuar me anën e pengjeve familjeve vasale), ku përfshihen edhe fëmijët e njohur të feudalëve shqiptarë (Kastriotëve, Thopijajve, Dukagjinëve e të tjerëve), dhe më vonë mbi sistemin e dërvishmës (të përfshirjes së fëmijëve të krishterë shpesh edhe me dëshirë ngaqë fitohej mundësia për ngritje dhe pushtet të lartë), ishte një faktor tjetër i rëndësishëm që shpjegon akomodimin e shqiptarëve në strukturat administrative, ushtarake dhe ato të hierarkisë së lartë pushtetit. Kjo gjithsesi mund të shpjegohet me atë se shqiptarët ishin një popull luftarak, të cilëve sistemi i spahinjve u jepte prona e hapësira , ndërsa rendi i jeniçerëve ua siguronte ato në nivelet më të larta. Natyrisht se prirja e jeniçerit nuk do të ishte e tillë edhe pa faktorin bektashizëm, të cilit një pjesë e mirë e shqiptarëve do t’i takojnë, meqë respektonte tolerancën dhe ndërlidhjen e ideve lindje-perëndim të cilat i luftonte sunia, pra islami. Mund të thuhet se fuqia e feudalëve shqiptarë gjatë perandorisë osmane nëpër vilajetet dhe pashallëqet e tyre, lidhet me rendin e jeniçerëve dhe bektashizmi. Çastin që ai do të bie me reformat e vitit 1798 me të cilat rendi i ri ushtarak zëvendëson atë të jeniçerëve e deri te masakra që do t’u bëhet bektashinjve dhe jeniçerëve nga sulltan Mahmuti në vitin 1823, fillojnë edhe konfliktet midis shqiptarëve dhe Portës së Lartë, që do të marrin përmasat e kryengritjeve të vazhdueshme, të cilat duhet parë si përpjekje që me anën e rendit të jeniçerëve të ruhet pushteti i feudalëve shqiptarë, që gjatë kohë së Bushatlinjve dhe më vonë të Ali Pashë Tepelenës, do të marrin edhe karakterin e shkëputjes nga Perandoria Osmane, por jo edhe te lëvizjeve për pavarësi, siç ishte ajo serbe më 1804 dhe ajo greke me 1821, ngaqë pashallarët, ai i Shkodrës, dhe i Janinës, kërkonin pushtet autonom në kuadër të Perandorisë, por që pikënisje kishte centralizmin, në vend të reformave, të imponuara nga fuqitë europiane të kohës, të shpallura nga Sulltani në dekretin e Gjylhanës. Natyrisht, se ky zhvillim i perandorisë në raport me fuqitë e mëdha evropiane, ku do të duhej participuar, në vend se të luftohej, siç ndodhi në të vërtetë, shqiptarët i armiqësoi dyanshëm: me perandorinë që reformat i kishte imperativ nga jashtë, dhe me evropianët, ngaqë u shënjuan si antireformues, bashibozukë e ngjashëm, që historiografia jonë edhe më tutje i mbetet borxh, ndikoi në atë që mund të karakterizohet vonimin historik të shqiptarëve në raport me zhvillimet politike të kohës, që pashmangshëm çonin te rrënimi i Perandorisë Osmane. Megjithatë, do të jenë impulset e rilindjes kombëtare nga koha e Krizës Lindore e këndej, që këtë ngecje historike të shqiptarëve për ta mbrojtur konzervatorizmin osman, ta kthejnë në një program politik, siç ndodhi nga koha e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e deri te Pavarësia Kombëtare.

Drini: Kur jemi te kjo çështje, pra Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe formulimi i kërkesave të shqiptarëve për një vilajet autonom shqiptar në të cilin do të përfshiheshin ai i Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës, ndonëse dihet epilogu i këtij angazhimi që erdhi nga konfrontimi i dyanshëm i shqiptarëve: me Perandorinë Osmane dhe me Fuqitë e Mëdha europiane që demonstruan ushtarakisht me flotën e tyre në Ulqin, megjithatë, në kuadrin e kësaj dramë , ku shqiptarët megjithatë për herë të parë manifestuan shqiptarizmin politik, dolën në pah edhe vështirësitë e brendshme, që do t’i përcjellin shqiptarët në këtë rrugëtim të vështirë deri te pavarësia dhe më vonë madje. Fjala është për ngjarjen e Gjakovës, të 6 shtatorit 1878, kur Porta e Lartë e kishte dërguar në Shqipëri Mehmet Ali Pashë Maxharin që të merrej vesh me udhëheqësit e kryengritjes shqiptare antiosmane që të mos kundërshtonin vendimet e Kongresit të Berlinit për dorëzimin e Plavës dhe Gucisë, Malit të Zi. Abbdullah Pashë Dreni nga Gjakova, megjithëse anëtar i Besëlidhjes, në emër të besës e mori në mbrojtje pashain turk. Të dhënat historike dëshmojnë për një luftë të përgjakshme ndërmjet shqiptarëve, disa që e mbronin Kullën e Abdullah Pashë Drenit dhe pashain turk brenda saj e të tjerët që e sulmonin. Se Besa e të parëve tonë është keqpërdorur për gjëra që nuk mund të peshohen dhe baraspeshohen, tregon ky rast i madh në histori. Njerëzit tonë ishin besatue që mos të pajtoheshin e ta kundërshtonin copëtimin e vendit, e në anën tjetër, ishin besatuar të tjerët në mënyrë tragjike për të mos e tradhëtuar pashain turk. Për të qenë absurdi më i madh, kishin ardhur edhe shumë shqiptarë nga Mirdita për t’i dalë zot Abdullah Pashë Drenit, pra për ta mbrojtur pashain që kishte ardhur t’i bindte shqiptarët që mos ti kundërshtonin vendimet e Kongresit famëkeq…Ju si historian që e njihni mirë ecurinë e vendimeve të Kongresit të Berlinit, kundërtshimet dhe kryengritjet shqiptare po ashtu, si e shpjegoni marrjen nën mbrojtje të pashait turk madje duke i përdorur në këtë mbrojtje edhe mirditorët?!

Jusuf Buxhovi: Kujtoj se ajo që ndodhi në fillim të shtatorit të vitit 1878 në Gjakovë dhe implikimi i “besës” në “mbrojtjen” e Maxharr Pashës nga Abdullah Dreni, nuk ka gjithaq të bëjë me “besën” siç është misfitikuar dhe vazhdon kështu, Por, ka të bëjë me konfrontimin e dy rrymave përbrenda Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Mes asaj osmanishte, ose konzervatore, si quhej dhe rrymës autonomiste, ose radikale si quhej. E para përfaqësohej nga elementi agallar, siç ishte edhe Abdullah Pashë Dreni – anëtarë i kryesisë së Lidhjes dhe të tjerë, që kërkonin që Lidhja të jetë njëfarë dorë e zgjatur e sulltanatit, që duhet shfrytëzuar për mbrojtjen e vatanit nga copëtimet, që edhe ndodhen në Kongresin e Berlinit (pjesa e Plavës dhe Gusisë iu dha Malit të Zi), Sanxhaku i Nishit deri në Prokupje – Serbisë, ndërsa viset jugore nga vilajetit i Janininës mbetej që t’i jepeshin Greqisë në përputhje me një marrëveshje midis Perandorisë Osmane dhe Greqisë. Ndërsa rryma autonomiste, e drejtuar nga Abdyl Frashëri, Mehmet Korenica, Haxhi Prizreni, Sylejman Batusha e të tjerë, kërkonin një vilajet autonom, të përbërë nga katër vilajetet (Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës). Ç’është e vërteta këto thyerje midis sulltanistëve dhe autonmistëve në gusht të atij viti, kur u aprovua Kararmeja, e cila hoqi nga teksti citatet për besnikëri të përjetshme sulltanatit dhe futi kërkesat për autonominë e vilajetit shqiptar përbrenda Perandorisë Osmane. Me këtë ndryshime sulltanistët pësuan një humbje, por ata shpresonin se demonstrimi ushtarak i Perandorisë, siç ishte misioni Maxharr Pashës për t’i vu në jetë vendimet e Kongresit, pra për t’iu dorëzua Plava dhe Gusia Malit të Zi, do t’ua rikthente pozicionin, që Lidhja të kthehet në një marionete të Sulltanit për qëllimet e tij. Pra, në Gjakovë ndodhi konfrontimi midis këtyre rrymave, me ç’rast u përdorën edhe armët dhe epilogu dihet. Vrasja e Maxharr Pashës, ishte një mesazh i qartë Sulltanit se do të mbroheshin viset shqiptare, dhe se kjo mbrojtje, duhej të sillte edhe çështjen e formimit të vilajetit shqiptar, që lejohej edhe me vendimet e Kongresit të Berlinit, në formulimin ku thuhet se Porta zotohet që do të kryejë reforma të brendshme në përputhje me kërkesat që i vinë nga brenda. Natyrisht, se në mungesë të shpjegimit objektiv të kësaj çështje, e vërteta është mjegulluar gjoja me besën.

Drini: Pasi Kosova u çlirua me 1912 nga turqit, për të rënë menjëhere nën pushtimin serb, nuk vonoi shumë dhe Serbia bëri të pamundurën që shqiptarëve t’ua ruante Islamin si fe. Pak vite pasi e kishte pushtuar hapësirën shqiptare, Serbia në Shkup e ngriti të ashtuquajturën Velika Medresa “Krala Aleksandra”, shkollë e mesme fetare islamike, ku shkolloheshin kuadro të përzgjedhura nxënësish shqiptar dhe myslimanë nga Bosnja, që qysh u kuptua ndërkohë, ishin kuadro që do të përdoreshin për t’ia bërë të ëmbël popullit me propagandë shpërnguljen në Turqi. E njëjta gjë ndodhi edhe në vitet e ’50-ta të shekullit të kaluar, kur Serbia e Aleksander Rankoviqit, e hapi Medresën e Prishtinës, në kohën kur nuk lejohej asnjë shkolle fillore a e mesme në gjuhën shqipe. A nuk janë këto fakte e dëshmi se Serbia e përdorte islamin për projektet e veta antishqiptare tashmë?

Jusuf Buxhovi: Pyetja Juaj gjithsesi gjen shpjegimin te koncepti pansllavist i Rusisë nga fillimet e shekullit XIX që në realitet e reja politike dhe shtetërore që do të krijohen pas krijimit të shteteve autonome ose të pavarura në hapësirën europiane të Perandorisë (Malit të Zi, Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë), patjetër se duhet përdorur edhe islamin si kartë të dyfishtë: në njërën anë për të mohuar identitetin etnik dhe kombëtar popullatës shumicë në tokat që do t’u grabiteshin shqiptarëve, duke i konvertuar në popullatë islame, pra turq, dhe në tjetrën anë, që ky konvertim të shfrytëzohet për shpërnguljen e tyre në përputhje me marrëveshjet me Perandorinë Osmane siç ndodhën në Lozanë në vitin 1923 dhe të ngjashme me Jugosllavinë në vitin 1938 dhe 1958. Kjo strategji, pra kërkonte, që popullata shqiptare e mbetur në viset e pushtuara, të trajtohet si popullatë islame, së cilës do t’i mohohet gjuha dhe identiteti kombëtar, por do t’i lejohet shprehja e identitetit fetar për qëllime politike. Medresja e Kral Aleksandrit në Shkup dhe më vonë themelim i Xhemjetit (parti politike islamiste ), të krijoheshin parakushtet për zhvendosjen e saj të organizuar, siç do të ndodhë. Faktori religjion këtu ishte vendimtar. Ndërsa Bashkësia Islame (ajo në Shkup dhe Sarajevë) luajti rolin e ndërmjetësuesit vendimtar, meqë, në instancë të fundit, “e drejtën për shpërngulje në Turqi” konfirmohej nga ky institucion. Pra, i jepte vulën shpërnguljen me vërtetimin e përkatësisë fillimisht “islame” dhe më vonë “turke”. Këto të dhëna, Bashkësinë Islame e ngarkojnë me përgjegjësinë e faktorit kyç që ndikoi në fushatën e shpërnguljes së shqiptarëve për në Turqi nga vitet 1920-1960, me ç’rast zyrtarisht u përfshinë rreth një gjysmë milioni shqiptarë.

Drini: Pasi NATO dhe UÇK e çliruan Kosovën zyrtarisht me 12 Qershor 1999, nuk vonoj shumë dhe nën qeverisjen e UNMIK-ut morën hov shumë nisma islamike, duke u kamufluar pas “ndihmave për të prekurit nga lufta”. Ndërkohë u kuptua se “OJQ-ët” e tilla kishin agjenda islamike në Kosovën e re. Duke mos e parë gjithë këtë të mjaftueshme, islamistët politik të frymës së Abdi Baletës, “zbritën” edhe në Prishtinë. Në njëfarë mënyre, nga Turqia, nëpërmes Dautogllut, u proklamua neotomanizmi. Si e shihni ju këtë zhvillim? Mund të ketë kjo pasoja për shqiptarët dhe rajonin në përgjithësi kur dihet anatema e osmanizmit nga e kaluara dhe fokusimi tek shqiptarët “si mbetje osmane” – rrezik për Perëndimin?

Jusuf Buxhovi: Një përqasje historike sado kalimthi e periudhës së fundit të Perandorisë Osmane (nga Kriza Lindore deri te luftërat ballkanike si dhe rrënimi i saj përfundimtar në vitin 1923 kur do të shpallet Republika e Turqisë) jep për me kuptuar se tendencat e sotme neootomane dhe kalifatiste kundër kemalizmit në Turqi, përkundër farses demokratike me të cilat po përcillen, janë antihistorike, antiturke dhe antishqiptare njëherash, me të cilat shteti sekular dhe laik, po qe se del nga ekuilibri gjeostrategjik dhe gjeopolitik mbi të cilin ka qëndruar, mund të rrezikohet dhe të shkatërrohet madje, por assesi të rikthehet, meqë historia kategorisht përjashton reinkarnimet e tilla.

I) Aspekti antihistorik: Ndonëse sulltan Hamidi shfaqet si “kalifi” i fundit osman, me reformat e Tanzimatit (shpallja e Hatisherit të Xhylhanës dhe të Hamajanit), u pranua parlamentarizmi ndërsa sistemi juridik pjesërisht u largua nga diktati i sheriatit, Perandoria Osmane detyrimisht hoqi dorë nga obskurantizmi fetar dhe logjika e kalifatit. Edhe pse në vitin 1877 sulltan Hamidi, me shpërndarjen e parlamentit osman ktheu despotizmin, megjithatë, në raport me fuqitë e mëdha të kohës, Perandoria Osmane, ruajti kursin europian, duke i mbështetur reformat juridike, ekonomike dhe politike në vend, pale se shumë prej tyre mbetën vetëm në letër nga shkaku se vetëdija e kalifatit ishte pjesë e mentalitetit të shtresës dominuese shoqërore që nuk i pranonte ndryshimet që e shpronsonin nga fuqia e pushetit despotik dhe ushtrimit të tij në të gjitha poret shoqërore. Pas Konferencës së Parisit 1865, kur do të pranohet në sofrën e Fuqive të Mëdha europiane, ndonëse në një situatë të pavolitshme gjeopolitike dhe gjeostrategjike kur duhej të lëshonte vazhdimisht pe karshi hegjemonizmit rus dhe aleatëve të saj në Ballkan (serbëve, malaziasve, bullgarëve dhe grekëve duke ua pranuar autonomitë por edhe shtetet me të cilat ajo po përjashtohej nga pjesa europiane e perandorisë), Perandoria Osmane ishte e vetëdijshme se aleanca me vendet europiane si dhe fryma perëndimore mund ta shpëtonte sado pak nga gllabërimi pansllavist me të cilin përballej nga lufta e parë e Krimesë e deri te ajo e fundit. Nga kjo kohë e deri te Luftërat Ballkanike (1912), duke u munduar që t’i bënte ballë disi invazionit rus në pellgun e Detit të Zi, që gjithnjë e më shumë po e rrezikonte Bosforin si dhe lëvizjeve nacionaliste sllavo-orotodoks në pjesën europiane, Perandoria Osmane ishte kthyer në një shtet vasal të fuqive europiane, të cilat mbikëqyrnin jetën ekonomike dhe politike të vendit, edhe pse kjo nuk e shpëtoi nga rrënimi i plotë që do t’i vijë pas Luftës së Parë Botërore, kur me kalimin në anën e Fuqive të Boshtit, u përfshi në sferat e intresit në anën e humbësve. Megjithatë, Republika e Turqisë, e shpallur nga Mustafa Kemali (Ataturku) në vitin 1923, lidhjen e deriatëhershme vasale me vendet europiane, e ktheu në një partneritet të vazhdueshëm me interes të dyanshëm. Kjo ndodhi edhe në saje të asaj se shteti i ri turk, me fitoren ushtarake në Traki ndaj pushtuesve grekë (në Edrene), ruajti praninë e tij edhe në hapësirën europiane. Si i tillë shteti i ri sekular dhe laik turk, i shtrirë edhe në gjeografinë shtetërore europiane, nga “ një vend me sëmundje kronike të pashërueshme” , siç ishte gjatë kalifatit, u kthye në një faktor tepër të rëndësishëm gjeostrategjik që mbikëqyrte hapësirën e Bosforit, por edhe ruante baraspeshën strategjike në rajon.

II Aspekti antiturk: Shpallja e Republikë së Turqisë në vitin 1923 i jep fund një procesi të gjatë historik prej pesë shekujsh nëpër të cilin kaloi Perandoria Osmane nga forcimi dhe invazioni i saj kur ajo u shfaq në kontinentin europian e deri te rrënimi i plotë. Ky proces i pandalshëm historik, kur ajo mori epitetin “e sëmura e Bosforit”, nisi me shtatë luftërat e Krimesë me Rusinë nga vitet 1723-1865 dhe përfundoi me ato ballkanike (1912), mori rrugën e pakthyeshme nga lëvizja nacionaliste turke, e cila kishte për qëllim rrëzimin e kalifatit dhe zëvendësimin e tij me një shtet nacionalist turk, që do të lirohej nga koncepti islamist “fe-vatan”. Kjo lëvizje, politikisht u manifestua dhe doli në skenë në kohën kur sulltan Hamidi rrëzoi parlamentarizmin dhe riktheu despotizmin politik (1877). Në këtë lëvizje të madhe politike, të njohur si lëvizja xhonturke (tuqit e rinj), e cila filloi nga studentë, intelektualë dhe ushtarakë me orientim europian dhe perëndimor, morën pjesë edhe shqiptarë, të citët ishin të vetëdijshëm se rrëzimi i kalifatit dhe kthimi i parlamentarizmit ishte një parakusht që ata të faktorizoheshin në përputhje me interesat e tyre jetike, siç ishte krijimi i një Shqipërie autonome që do t’i mbronte nga ivazionet pansllaviste. Këto impulse ishin vendimtare nga faza e parë e luftimit të obskurantizmit fetar dhe despotizmit hamidian e deri te fitorja e revolucionit xhonturk më 1908 në Ferizaj, kur nga ultimatumi i kryengritësve shqiptarë sulltan Hamidi riktheu parlamentarizmin.

Kur flitet për këto impulse që iu dhanë nacionalizmit turk nga shqiptarët, kihet parasysh roli i madh që pati Sami Frashëri për themelimin e gjuhës turke së cilës ia dha bazën shkencore karshi persishtes zyrtare, me çka nacionalizmit turk iu krijua platforma shpirtërore, siç kihet parasysh edhe roli i themeluesve të lëvizjes xhonturke, intelektualit shqiptar Ibrahim Temo nga Manastiri. Pastaj, roli i Ismail Qemalit për reformimin e lëvizjes në Kongresin e Parisit 1907 dhe shumë e shumë intelektualëve shqiptarë (Hasan Prishtinës, Bedri Bedri Pejanit, Dervish Himës, Mehdi Frashërit,Nexhip Dragës dhe të tjerëve), që ishin militantë të kësaj lëvizje nga fillimet e deri te fitorja në Ferizaj. Me këtë rast nuk duhet harruar edhe roli i madh i ushtarakëve shqiptarë (Kolonelit Njazi nga Resnja) dhe oficerëve nga garnizoni i Manastirit, të cilët u rebeluan dhe iu bashkuan revolucionit, duke u kthyer kështu në krah ushtarak të tij.

Edhe pse xhonturqit nuk i përmbushën detyrimet ndaj shqiptarëve dhe madje, nga vitet 1909-1912, me pranimin e osmanizmit si ideologji nacionaliste shtetërore u kthyen në kundërshtarë të rreptë të tyre, megjithatë nacionalizmi turk pasi që hoqi dogmën e “milletit osman” dhe kurthin islamist, që i kishte anatemuar më së shumti shqiptarët që kishin tri besime, duke u mbështetur në faktorin gjuhë shqipe, vuri në veprim të pandalshëm nacionalizmin shqiptar. Në këto rrethana i dha dëshmitë më të fuqishme të shqiptarizmit në planin shoqëror, intelektual dhe politik (pranimi i alfabetit me shkronja latine në Kongresin e Manastirit 1908, hapja e klubeve shqiptare në shumë pjesë të vendit, hapja e shkollave shqipe si dhe botimi i librave shqipe bashkë me gazetat shqiptare). Kështu, mbështetja mbi gjuhën dhe etninë, ia krijuan platformën lëvizjes për çlirim dhe pavarësi kombëtare, e cila pikën kulmore e arriti me kryengritjen e Kosovës të verës së vitit 1912, kur me katërmbëdhjetë pikëshin e Hasan Prishtinës në Shkup, Perandoria Osmane pranoi realitetin etnik dhe atë gjuhësor shqiptar, një Shqipërie Osmane prej katër vilajeteve, që duhej t’ia hapte rrugën Shqipërisë Europiane.

III. Aspekti antishqiptar: Humbja e Luftës Ballkanike në vjeshtën dhe dimrin e vitit 1912 ishte tragjike edhe për shqiptarët, të cilët ndonëse shpallën pavarësinë kombëtare në përputhje me shtrirjen e njohur etnike, me vendimet e Konferencës së Londrës, mbetën të ndarë.

Por, kjo humbje tragjike, së cilës shqiptarët i paguan një çmim shumë të madh, ishte tragjike edhe për vetë popullin turk, i cili në ato rrethana vendimtare që i paraprinë Luftërave Ballkanike dhe asaj Botërore, serish u ra në duar kalifatistëve, me çka bëri një veprim të pafalshëm antihistorik. Në këto rrethana, pasi që ishte humbur lufta me grekët, të cilët me pushtimet e tyre kishin depërtuar në hapësirën e Azisë, rikthimi i sulltan Hamidit V në pushtet, perandorinë e dikurshme e ktheu në një kalifat të vogël obskurantist në Anadoll. Do të jetë një ushtarak shqiptar (Mustafa Qemali), i cili me shumë oficerë nga viset europiane (shumë prej tyre shqiptarë, që kishin humbur atdheun e copëtuar nga pushtuesit serbë dhe grekë), jo vetëm që nuk e pranoi këtë realitet poshtërues për popullin turk, por krijoi lëvizjen e re turke, e cila riktheu forcën e vet me rrënimin e kalifatit të Andollit dhe shpalljen e Republikës së Turqisë. Ndodhi kjo në vitin 1923 kur kemalistët ia dolën që nën flamurin e Republikës së Turqisë, e cila kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me kalifatin dhe Perandorinë Osmane, fituan luftën me grekët dhe serish ia kthyen dinjitetin popullit turk. Me paqen e Lozanës, Republika e Turqisë, e cila kishte rikthyer një pjesë të hapësirës europiane, duke u shpallur shtet sekular me arsim laik, vuri lidhje të natyrshme edhe me botën perëndimore.

Ishte kjo një fitore e madhe historike e popullit turk, që u arrit vetëm pasi që u shkëputen të gjitha lidhjet me një të kaluar historike osmane së cilës moti i kishte ikur koha dhe shfaqej e dëmshme edhe për fatet e saj. Pra, për këtë kthesë të madhe historike, meritat i ka kemalizmi, si koncept politik dhe shtetëror laik, që me forcimin dhe stabizimin e shtetit turk deri te përmasat e një fuqie rajonale, Europës Juglindore, por edhe botës perëndimore ia hoq mundësinë e luftës së qytetërimeve, si dhe rrezikun nga hegjemonizmi permanent rus në të cilën ajo u përpëlit gjatë kohës së kalifatit osman në shekullin XIX dhe fillimet e shekullit XX.

Ndaj, në rrethanat e tanishme, të pretendosh në trashëgiminë e një kalifati obskurantist me të cilin i kanë qëruar hesapet vetë turqit dhe madje me te të identifikosh edhe popuj që nga pikëpamja shoqërore, kulturore dhe politike që moti i takojnë një qytetërimi të lirë dhe demokratik dhe të ëndërrosh se atë mund ta rikthesh “me ndihmën e Allahut” dhe përralla të ngjashme, nuk është vetëm anakronizëm historik, por edhe miopi politike dhe aventurizëm i rrezikshëm, që po vazhdoi kështu, mund t’i kthehet në bumerang vetë Turqisë, e cila jashtë konceptit kemalist, rikthen anatemën e “të sëmurës së Bosforit”, që dihet se ku e çon.

Pa lejuar assesi që të hyhet në pazare politike me diçka të tillë, së cilës politikanët shqiptarë në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup, për interesat e tyre meskine të kthimit në despotë, i kanë hapë rrugë edhe islamit politik, i cili me vahabizmin, xhihadin dhe umën, si formë brutale e arabizimit ka filluar të rrezikojë seriozisht identitetin etnik dhe atë kombëtar, kësaj sfide ekzistenciale
Shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen me argumentin e neoshqiptarizmit si përkatësi shpirtërore, intelektuale dhe politike perëndimore.

Iftar në vend publik … (Komuna e Kamenicës)

Drini: Sipas jush, por që është e vërtetë, klasa politike e papërgjegjshme në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, për interesat e tyre meskine i kanë hapur rrugë islamit politik,me ç’rast zë fill edhe njëfarë identifikimi panturk – panarab e panislamik, si thikë ndaj identitetit shqiptar…Sigurisht e keni vërejtur se si heshtën institucionet shkencore të Kosovës, ASHAK, MASHT, Instituti i Albanologjisë, Instituti i Historisë etj? Si ishte e mundur të ndodhte heshtja e tillë pas luftës, kur para luftës reagohej ndaj padrejtësisë më të vogël…?

Jusuf Buxhovi: Një pjesë e përgjigjes ndaj kësaj pyetje gjendet te vet pyetja juaj, pra te interesat meskine të klasës së papërgjegjshme politike në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup që i kanë hapë rrugë dukurisë së shfaqjes së islamit politik, gjë që është në kundërshtim të karakterit të shtetit laik dhe të arsimit laicist, të përcaktuar me kushtetutë. Koketimi i tillë me islamin politik, tashmë ka filluar të gërryejë themelet e shtetit laik në sferën mediale, atë i kulturore, arsimore si dhe sferën ekonomike. Iftaromania nëpër vendet publike, paraqitja e imamëve nëpër media me propagandë religjioze plot obskurantizëm, zhurma e jehonës së ezanit arabisht në vendet publike nga ajo e lejuara 30 decibal në 120 sosh, së voni po përcillet edhe me orarin e ramazanit nëpër restorante, kafiter dhe madje shtëpia të mallrave. Shteti jo vetëm që nuk reagon, ndaj këtyre dukurive, por siç ndodhi me vendimin e kryetarit të Gjilanit për shkurtimin e orarit zyrtar gjatë ramazanit, kthehet në bartës së karakterit laik të shtetit! E çuditshme se si , me rastin e Gjilanit, nuk u reagua as nga presidentja, kryeministri e as nga prokurori i shtetit, që do të duhej menjëherë të reagonte. Kjo na përkujton atë thënien e Shekspirit “se diçka e kalbur në Danimarkë po ndodhë…”
Ndërsa, si thoni Ju, heshtjes së institucioneve shkencore, kjo është madje edhe e pritshme, kur nuk kryejnë misionin elementar shkencor për ç’gjë paguhen mirë e mirë nga taksapaguesit e Kosovës! Vërehet se në këto institucione tashmë kanë gjete vend shumë nga militantët e islamit politik, të cilët, përpiqen që pushtimin osman ta interpretojnë si “administrim” e ngjashëm, ndërsa Sulltan Muratin ta paraqesin “çlirimtar”, pra si hero të Kosovës, me çka i shërbehet paradigmës antihistorike rreth shtetit mesjetar serb në Kosovë si dhe ortodoksisë – pronësi e serbëve!

Drini: Fitohet përshtypja se Kosova pas luftës ishte në “një përgjumje” të paimagjinueshme; nuk parandalohej e keqja dhe nuk reagohej ashtu qysh duhej kur shfaqej ajo. Ndodhën shumë e shumë shenja që tregonin një kryengritje haxhiqamiliste tashmë edhe në Kosovë, ndodhi tragjedia e vitit 2004 kur kalleshin objektet ortodokse të kultit në Kosovë, ndodhi tentimsulmi ndaj vendit kryesor të ushtrisë amerikane në SHBA kur ndër pjesëmarrësit kishte edhe shqipfolës nga Maqedonia, ndodhi vrasja e ushtarëve amerikanë nga Arid Uka, mitrovicasi që në moshën 4 vjeçare kishte shkuar në Gjermani, ndodhi shkuarja e madhe e të rinjve për tu përzier në luftën civile në Siri dhe Irak, duke dashur “ti dilnin zot” të ashtuquajturës “Toka e Shamit” dhe “Levanti”, që sipas qarkores së BIK-ut të korrikut 2012 që u lexua nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës, “asht aq e rëndësishme për Allahun”. Nacionalizmi i huaj i futur brenda nesh vepronte, ndër “ne” heshtnim z. Jusuf Buxhovi?!

Jusuf Buxhovi: Kohet kalimtare shfaqen gjithnjë me telashe të ndryshme dhe të shumta. Vendosja e Protektoratit Ndërkombëtar në përputhje me rezolutën 1244 të KS të OKB-së te ne duhej të siguronte që në një afat sa më të shkurtër të vendoseshin institucionet demokratike, të cilat do të merrnin përgjegjësinë për kthimin në një shoqëri të lirë, që do të jetë e gatshme të marrë përsipër pavarësinë. Kjo barrë i takonte administratës ndërkombëtare (UNMIKI) si dhe forcave të NATO-s të përfshira në kuadër të KAFOR, që merrte përsipër sigurinë e rendit dhe mbrojtën e jashtme të vendit. Por, këto detyra, nuk u kryen si duhet, për ç’gjë përgjegjësia i bie faktorit ndërkombëtar, po edhe faktorit vendos. Faktori ndërkombëtar ngarkohet me përgjegjësi që sigurinë e shtroi si parakusht të implementimit të institucioneve demokratike. Ky qëndrim pati pasoja të rënda, ngaqë UNMIK dhe KFOR, si partner të demokracisë zgjodhi strukturat e caktuara qoftë nga “krahu i luftës”, qoftë ato të forcave të sigurisë serbe në veri të vendit. Aty u kthye në partner “të sigurisë” dhe në njëfarë mënyre iu dorëzua “përgjegjësia” për “rregullin” dhe “ligjin” në nivel lokal! Në rrethana të tilla, grupet e caktuara politike në jug dhe veri, për interesa të ndryshme të lidhura me krimin e organizuar, iu nënshtruan prapaskenave nga jashtë (Serbia dhe Rusia) të interesuara që koha e tranzicionit të mos çojë kah pavarësia, po te rikthimi i Kosovës në Serbi në përputhje me nenin dy të rezolutës 1244 që nuk e përjashtonte sovranitetin e RFJ-së në Kosovë, duke e lënë të hapur atë. Ngjarjet tragjike të vitit 2004, të përgatitura mirë nga Serbia dhe Rusia, e me pjesëmarrjen e disa grupeve paramilitare nga radhët e shqiptarëve, u vunë në veprim, që me kalljen e kishave ortodokse në Kosovë, të tregojnë se shqiptarët janë kundër krishterimit, kundër qytetërimit perëndimor e ngjashëm, siç propagonte dikur Çubrilloviqi dhe Qosiqi me memorandumin e vitit 1986! Kujtoj se ky vandalizëm imponoi që në bisedimet e Vjenës të shfaqet Pakoja e Ahtisarit me “garanci” për kishat ortodokse serbe, me ç’ka u legjitimua përvetësimi antihisotrik i krishterimit ortodoks nga kisha ortodokse serbe. Kjo ndikoi që objektit e kultit (kishat ortodokse, manastiret dhe të tjerat) t’i dhurohen Serbisë, si “pasuri shpirtërore dhe kulturore serbe”! Pakoja e Ahtisarit u përcoll edhe me katër anekse, të cilat përcaktuan eksterritorialitetin e kishave ortodokse të përvetësuara nga kisha ortodokse serbe.
Ky proces antihistorik, u përcoll edhe me fenomenin e xhamijëzimit në Kosovë, që nuk kishte për qëllim besimtarëve myslimanë t’u siguronte objekte kulti (meqë si të tilla ato ekzistonin), por për futjen e islamit politik si një kundërpeshë ose kundërpërgjigje ndaj fuqisë së kishës ortodokse serbe në Kosovë! Kjo krijoi edhe konceptin e rreshtimit fetar në vend të atij demokratik dhe civilizues në përputhje me shtetin laik dhe arsimin laik të shtetit të Kosovës të definuar në nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës. Mund të thuhet se dukuria e ekstremizmit islamik që u pasqyrua edhe me rekrutimin e shumë vullnetarëve për në Siri si dhe shfaqja e disa ekstremistëve islamikë në perëndim (shumë prej tyre fëmijë refugjatësh), nuk do të ishte i mundur pa simbiozën e dy faktorëve të brendshëm në skenën politike dhe shoqërore të Kosovës së pasluftës: atij ideologjik dhe religjioz, të kthyer në një monstrum të ri që rrezikon Kosovën po edhe pozicionin gjeopolitik dhe gjeostrategjik të shqiptarëve në rajon!

Dy terroristët nga Kosova, shqipfolësit Lavdim Muhaxheri dhe Ridvan Aqifi, që u vranë e ranë “shehid” duke e mbrojtur të ashtuquajturën “Toka e Shamit” dhe “Levanti”, që shtrihet në Siri dhe Irak, e që sipas thirrjes së BIK-ut në një qarkore të lexuar në të gjitha xhamitë e Kosovës në korrik të vitit 2012, “asht aq e randsishme për Allahun”.

Drini: A mendoni se organet e ndjekjes në Kosovë dhe gjykatat në përgjithësi në vend, janë treguar të buta ndaj kërkimit të përgjegjësisë dhe vënien e para përgjegjësisë ligjore ndaj të gjithë atyre që publikisht dhe pothuaj pa u fshehur ndihmuan në krijimin e një nacionalizmi tjetër, bazuar në fenë islame?

Jusuf Buxhovi: Siç e thashë më parë, në vitin 2015-2017 ishin vetëm pushtetarët e Kosovës (ministri i brendshëm dhe ai i jashtëm), që morën pjesë në inspirimin e grupeve vullnetare për në luftën e Sirisë! Po ashtu, është tepër indikativ se njëri ndër bartësit e këtyre grupimeve që dërguan qindra vullnetarë për në Siri (ku kishte edhe vajza) , për vite të tëra kishte punuar në kuadër të shërbimit të sigurisë në bazën amerikane Bonstill!

Vasa Çubriloviq

Akademiku serb Vasa Çubrilloviq , që i ka bërë një varg elaboratesh për shpërnguljen e shqiptarëve dhe që ka punuar aq shumë në mënyrë që shqiptarët të identifikohen me islamin , e jo me përkatësinë etnike shqiptare.

Drini: Para tre vitesh në Maqedoni ministrja maqedonase e drejtësisë e regjistroj Lëvzjen Vehabiste si një organizatë legale fetare. Me këtë iu dha legjitimitet shtetëror maqedonas dëshirës së disa qarqeve antishqiptare që shqiptarët të krijojnë identitet krejt të ri, bazuar në fenë islame, vetëm e vetëm që shqiptarët të mos mbesin shqiptarë. Vehabizmi-salafizmi kudo në botë është i lidhur me terrorizmin islamik, prandaj po shihet se “dikush” po dëshiron që sa më shumë shqipfolës të nisen asaj rruge të theqafjes kombëtare dhe antinjerëzore. Kjo që ka ndodhur në Maqedoni që nga fundi i viteve të ’80-ta të shekullit të kaluar, është një regres i madh, pasi kryengritja për ta mbrojtur arsimin fillor e të mesëm në Kumanovë e gjetiu atje në atë kohë ka qenë shembull i madh për mbarë Jugosllavinë. Njerëzit kërkonin të drejta e luftonin për to: i madh e i vogël, nxënës, arsimtarë, prindër. Në ndërkohe me bekimin edhe të Serbisë me arsyetimin se “pakicave kombëtare” nuk u takon arsimimi në gjuhën amtare, shkollat pothuaj u mbyllën tërësisht për shqiptarët. Fatkeqësia është se në Kumanovë dhe jo vetëm në këtë qytet, “shqiptaret” kanë nisë të shpërndajnë Shami si shenja identitare islame në kohën kur edhe vehabizmin-salafizmin e kanë legal për vetëvrasje kombëtare. Irani vazhdon të digjet nga protestat e mëdha anti-shami, e “shqiptaret e shqiptarët” luftojnë si të shkretë për to? Si e shef gjithë këtë shfytyrim kombëtar, gjithë këtë akulturim si autor i librit të madh historik Maqedonia nga antika deri tek koha jonë ?

Jusuf Buxhovi: Me pak fjalë, kësaj do t’i përgjigjem me atë se në Maqedoni, në Luginë të Preshevës, po edhe në Kosovë dhe Maqedoni, në saje të propagandës së Serbisë (vazhdimësi e asaj të Çubrilloviqit) tashmë kemi në veprim të hapur islamin politik edhe me aminin e politikave shqiptare në të gjitha anët! Për këtë nuk duhet fajësuar të tjerët, por veten. Kjo ka sjellë deri te pika që akulturimi, asimilimi, bredhja pas umës arabe e të tjera dukuri që përcjellin këtë zhvillim të ndikojnë dukshëm që identiteti kombëtar të konvertohet në identitet fetar! Bota shqiptare, për herë të parë në histori, në rrethanat kur është përgjegjës për fatin e vet dhe për këtë ka në dispozicion shtetin e pavarur sekular dhe laik (Shqipëri, Kosovë), paradigmën e shqiptarizmit, të civilizimit perëndimor, ta ndryshojë me atë të islamizmit!

Drini: Ju disa herë e keni thekuar se mistifikimi i të vërtetave historike si dhe mbajtja e tyre e ngrirë, është krim shkencor, por edhe moral, meqë pamundësia e çlirimit nga mashtrimet shoqërinë e kthen në viktimë të përhershme të përshtatshme për çfarëdo manipulimi…

Jusuf Buxhovi: Martin Hajdegeri, me të drejtë ngriti çështjen që secila gjeneratë ka të drejtë për rishikimin e historisë në përputhje me “pikëpamjet për të vërtetën e vet”. Kjo arsyetohet me atë se historiografia si shkencë e veçantë shoqërore ka për detyrë të marrë parasysh logjikën e interpretimeve që ofrojnë faktet në vazhdimësi si dhe atë, që qëndrimet e caktuara, të pranueshme ose të imponueshme në një kohë, valorizohen, rishikohen ose edhe korrigjohen në përputhje me ndryshimet shoqërore që vendosin raportet politike. Meqë shtetformimet shqiptare (i Shqipërisë në vitin 1912 dhe të Kosovës në vitin 2008) kanë kaluar nëpër faza të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe ato ideologjike për mbi gjysmë shekulli, ka qenë e pritshme që edhe ajo që është shfaqë si historiografi “autentike” nga autorët shqiptarë të jetë ndikuar nga këto rrethana, veçmas nga historiografia serbe, që mund të thuhet, se bashkë me diskursin e njohur ideologjik, ia ka përcaktuar kornizat e “të vërtetave” gjithnjë në përputhje me programet hegjemoniste serbe gjatë dy shekujve të fundit. Natyrisht se diktatit të historiografisë serbe ndaj asaj shqiptare, krahas faktorëve nga raporti i forcave, i kanë ndihmuar edhe impulset “shkencore” që kanë ardhur nga “qarku sllavist” i Vjenës dhe shkolla ruse e shekullit XIX-XX në shërbim të drejtpërdrejtë të politikës së njohur të hegjemonizmit pansllavist rus në Ballkan nga Kriza Lindore e këndej, që ka ndikuar edhe hartat politike dhe ato shtetërore. Andaj, ka qenë e pritshme që përjashtimi i shqiptarëve prej hartave politike të Europës sa më shumë që të jetë e mundur, që hisja e tyre në to të jetë sa më e vogël dhe mundësisht nën tutelën e shteteve fqinje (Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë) të shumtën të ngritura dhe të shtrira mbi trungun e etnisë shqiptare.
Kësaj politike i është dashtë parja e mjegulluar e shqiptarëve në histori, veçmas në antikitet dhe mesjetë, si dhe roli i tyre “i pushtuesit” dhe “zullumqarit” gjatë Perandorisë Osmane të ardhur nga Kaukazi, me ç’rast ata, me ndihmën e osmanëve dhe të pranimit të islamit, gjoja kanë rrënuar “shtetin mesjetar serb” si dhe “kishën ortodokse serbe”! Kështu, platformat hegjemoniste , ajo e “Naçertanjes” së Garashaninit dhe “Megaloidhesë” greke të vitit 1844 bashkë me literaturën përcjellëse me plot e përplot gënjeshtra dhe falsifikime ordinare, ia përcaktuan edhe kornizat si dhe hapësirën pamjes së deformuar të historisë së shqiptarëve jo vetëm nëpër qendrat e caktuara hulumtuese dhe studimore evropiane (me përjashtim të shkollës gjermane), por ndikuan që edhe fillet e historiografisë institucionale shqiptare (mbas viteve të njëzeta të shekullit të kaluar) dhe veçmas ato ideologjike gjatë regjimit komunist, të shumtën të mbesin peng i tyre, posaçërisht të çështjet që kanë të bëjë me mesjetën e mesme dhe atë të vonshme, ku dogma e të ashtuquajturit shtet mesjetar serb të identifikuar me dinastinë Rasiane të Nemanjajve tribalë (fis dardan) dhe kishë ortodokse serbe me gjoja autoqefali në shekullin XIII, mbesin të paprekura!
Historiografia ideologjike gjatë gjysmë shekulli në Tiranë, krahas përpjekjeve që së paku, nëpërmes teorisë ilire (gjithnjë në përputhje me kornizat e indoevropianishtes), ta lidh origjinën shqiptare me antikitetin (ndonëse përherë të parë nën ndikimin helen), megjithatë, duke iu nënshtruar klisheve të historiografisë serbe dhe falsifikimeve të saj, gjithnjë nën diktatin ideologjik, që Shqipërisë i ka ardhur nga Beogradi, ka pranuar diskontinuitetin historik dhe veçmas atë etnik, kulturor gjatë Bizantit dhe Perandorisë Osmane, me çka me këto shkëputje i është ndihmuar anatemës së popullit të mjegulluar dhe jashtë strukturave shoqërore dhe politike në mesjetë qofshin ato edhe ndër më të fuqishmet e kohës siç ishte “Despotati i Eprit”i mesit të shekllit XIII, “Mbretëria Arbërore” e Anzhuve e vitit 1272 si dhe dinastive të Balshajve, Topiajve, Kastriotëve, Dukagjinëve dhe të tjera! Kjo ka bërë që shqiptarët të privohen edhe nga roli i tyre që kishin gjatë shfaqjes së krishterimit dhe më vonë, ku ata ishin ndër të parët që e pranuan atë dhe i takuan dhe i ndihmuan përhapjes së tij tutje Ilirikut. Madje, edhe perandorët e njohur ilir-dardanë Konstandini i Madh, Justiuniani dhe të tjerët, që me të drejtë mund të merren pjesë e trashëgimisë së lavdishme historike arbërore-shqiptare ku duhet të mbështet edhe identiteti politik dhe shoqëror në kuadër të formacioneve autonome të kohës, përjashtohen prej saj, duke u përvetësuar nga të tjerët!
Krahas diskursit përjashtues nga mesjeta në jetën shoqërore dhe politike të saj në dobi të diktatit sllav-ortodoks, historiografia institucionale shqiptare, gjithnjë nën diktatin ideologjik, ka krijuar mundësi të reja, që i njëjti diskurs, të ndikojë drejtpërdrejt edhe raportet e brendshme antihistorike, sidomos ato që solli fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe përfundimi i saj, me ç’rast, fitorja e ideologjisë komuniste dhe përfshirja e dhunshme e shqiptarëve në të, shkaktoi dëme të mëdha gjithë atyre zhvillimeve me të cilat, në përputhje me rrethanat që krijoheshin, kërkohej që të korrigjoheshin vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës. Kështu, historiografia ideologjike, fitores së komunistëve shqiptarë në radhët e Frontit Antifashist si dhe krimeve të rënda, që u ushtruan nga ana e tyre pas marrjes së pushtetit në bashkëveprim me partizanët jugosllavë, u dha “alibi” në emër “të luftës klasore” dhe qërimit të hesapeve me “kuislingët dhe fashistët”! Me këtë rast edhe slogani “luftë nacionalçlirimtare” u ngatërrua deri te keqpërdorimi, kur dihet “komunizmi” jo vetëm që e përjashton “kombëtaren” por edhe e lufton atë, siç ndodhi në vërtetë. Në këtë frymë, pra që të luftohet çdo përpjekje e kombëtarizmës dhe frymës së saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, u erdhën në ndihmë edhe formulimet “kuislingë” dhe “fashistë” ndaj atyre që vepronin për shtet të përbashkët shqiptar në përputhje me rrethanat e kohës, siç ishte shteti i pavarur shqiptar i viti 1943 që doli nga Kuvendi i Dytë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i nëntor 1943, që përfshiu pjesën më të madhe të viseve etnike shqiptare të shkëputura dhunshëm gjatë pushtimit serb dhe grek të vitit 1912. Qeveria shqiptare e vitit 1943-1944 si dhe rrethanat që e nxorën atë, historiografia shqiptare duhet t’i rishqyrtojë dhe t’i trajtojë në përputhje me rolin historik dhe pasoja që prodhoi ajo si një veprim patriotik i elitave intelektuale, që kishin për detyrë të shfrytëzonin raportin e forcave politike për interesat kombëtare, siç ishin ato të krijimit të një shteti të përbashkët shqiptar. Ky rishikim, bashkë me atë që solli ripushtimi i Kosovës nga Beogradi në nëntor të vitit 1944 në saje të bashkëpunimit internacionalist të komunistëve të Shqipëpisë me ata të Titos me pasoja tragjike për Kosovën (me mbi 50 mijë të vrarë nga terrori partizan), me çështjet tjera që lidhen me vazhdimësinë historike të shqiptarëve në të gjitha fazat e saj nga antikiteti, mesjeta e deri te koha jonë, natyrisht se tërheq pas veti edhe vargoin e korrigjimeve, nga ato të vazhdimësisë pellazge, pranimit të trinomit mbretëror ilir në antikitet (maqedon, dardan, epirot), rolit të Ilirikut në themelimin e Bizantit, pa përjashtuar këtu edhe strukturat feudale autonome në të në fazën e dekompenzimit të tij, pastaj të pushtimeve osmave dhe të krijimit të realiteteve shoqërore dhe politike pesqindvjeçare në të për t’u sqaruar pastaj edhe Rillindja Kombëtare dhe gjithë ai zhvillim që çoi deri te pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, ku me vendimet e Konferencës së Londrës qendra historike (Kosova) u kthye në periferi me fatin tragjik të shuarjes si etni historike dhe kulturore me asimilim ose gjenocide. Në kuadër të këtyre ndryshimeve, krahas fokusimit tek roli i fuqive të mëdha te fatet e shtetit shqiptar dhe çështjes shqiptare në përgjithësi nga lufta e parë botërore e deri te ajo e dyta, përqendrimi te stigma “revolucion” dhe “kundërrevolucion” ka rëndësi të veçantë, meqë ajo nuk nënkupton vendosje-zhvendosje mekanike të tyre, kur njëra gjendje zëvendëson tjetrën, siç është vepruar deri më tani, por kërkon korrigjimin e pikëpamjeve të deritanishme si dhe rishkrimin e historisë në përputhje me to, meqë ato nuk kanë dominuar vetëm logjikën politike në vitet e dyzeta dhe të pesëdhjeta të shekullit të kaluar në Shqipëri dhe Kosovën e pushtuar nga Begoradi, por në vazhdimësi në të dy anët e murit shqiptar, kur në njërën anë, është përdorur për forcimin e diktaturës staliniste, ndërsa në anën tjetër, është përdorur për t’u shtypur vullneti i shqiptarëve për barazi, siç ishte rasti me kërkesën për republikën e Kosovës të shfaqur në vitin 1968 dhe të rikthyer fuqishëm në vitin 1981.
Ndonëse, kërkesa për korrigjime dhe rishqyrtime historiografike shfaqet e papranueshme nga shumë historianë institucionalistë, që kanë qenë pjesë e diktatit të dogmave të tilla dhe sot e gjithëditën gëzojnë privilegje “akademike” dhe madje disa prej tyre edhe aso politike duke u dhënë “alibi” edhe reinkarnimit të politikave antishqiptare siç ishin ato të lidhjeve ideologjike me lindjen, megjithatë, nuk është vetëm e drejta e çdo gjenerate për të vërtetën e vet, siç e thotë Hadegeri, por mbi të gjitha është nevoja që shoqëria shqiptare të lirohet nga mashtrimet ideologjike dhe ato të diktateve nga jashtë, veçmas të historiografisë serbe, në mënyrë që të krijojë rrethanat për bashkim të brendshëm shpirtëror, kulturor, po edhe shoqëror dhe politik. Mistifikimet, mbajtja e tyre “nën embargo morale” dhe të ngjashme nga frika se mund të prodhojnë përçarje, janë vetëm arsyetime antihistorike, që pamundësojnë katarsisin që i duhet secilës shoqëri që ka jetuar gjatë nën robëri .

Intervistoi: Gjergj – Bajram Kabashi, editor i Drinit

“KOSOVA” e historianit Jusuf Buxhovi në anglisht – te avokati mbrojtës i Hagës

Drejtuesi i shtëpisë botuese amerikane “Jalifat Publishing”, zoti Ramiz Tafilaj, kohë më parë pati një takimi me avokatin e njohur nga Anglia, Tobi Cadman, i specializuar për krimet e luftës dhe të drejtat e njeriut. Me këtë rast, avokatit Cadman, i angazhuar në mbrojtjën e disa nga të akuzuarit nga Kosova në procesin gjyqësor në Hagë, tregoi interesim për librat “Kosova” në anglisht të historianit Jusuf Buxhovi. Me këtë rast, botuesi amerikan ia dhuroi ato.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë, pije dhe ambiente të jashtme

6 Prilli i kryengritjes të Malësisë së Madhe: “Me shtatë pushkë e një allti”!

Nga Frank Shkreli * Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë*

Sivjet, 6 Prilli shënoi 112-vjetorin (6 Prill,1911) të ngritjes së Flamurit Kombëtar nga Heroi i kombit, Dedë Gjon Luli, për herë të parë në pothuaj 500-vjet të pushtimit turko-osman në trojet shqiptare. Ngritjes së Flamurit Kombëtar të shqiptarëve i pati paraprirë kryengritja e Malësisë së Madhe, një kryengritje kjo që zgjati nga marsi deri në gusht të vitit 1911 dhe që mund të thuhet se një kryengritje e tillë nuk kishte ndodhur më parë në trojet shqiptare, qysh prej kohës së Gjergj Kastriot Skënderbeut. Në këngën e 28-të të “Lahutës së Malësisë” – epopesë kombëtare të shqiptarëve – i madhi i letrave shqipe, At Gjergj Fishta e përshkruan kështu trimërinë e Dedë Gjon Lulit dhe malësorëve të tij: Deda niset me një grusht malësorë për në Rapshë të Hotit, për t’u takuar me plakun Marash Ucin, të cilin e njofton, por të merrte gjithashtu edhe pëlqimin e tij për kryengritjen, sepse me djemtë që kishte me vete, kishte vendosur t’i binte Turkut para afatit të caktuar nga paria e maleve. Dedë Gjon Luli ngarkon Marash Ucin me detyrën që të lajmërojë për këtë nismë kombëtare, fiset Shkrel e Kastrat, pasi ushtarët e tij ishin vetëm 20: “me shtatë pushkë e një allti”. Kryengritësit malësorë marrin nën kontroll postet e mbretit dhe zënë robër 60 ushtarë anadollakë, të cilëve kryengritësit malësorë u marrin armët dhe i nisin për Shkodër. Luftimet pëlcasin aty këtu në mbarë Malësinë e Madhe. Fishta përshkruan me zotësinë e tij prej poeti, se si rojet turke bien e dorëzohen anë e mbanë Malësisë. Me të marrë vesh për luftën e malësorëve, Sulltani dërgon në Shkodër 70 taborë nën komandën e Turgut Pashës kundër malësorëve, por malësorët nuk dorëzohen. Paria e maleve takohet me Luigj Gurakuqin në krye dhe vendosin t’i përgjigjen Pashës me barut, sipas Gjergj Fishtës: “Mësyn Turku me furi, e pret Malësia me trimëri”,- këndon At Gjergj Fishta në vjershën 28-të të “Lahutës së Malësisë”.

Vendi kallet flakë: gjëmojnë male e kodra, ushtojnë gryka e humnera, fishkëllejnë plumba e gjyle topash. Ethem Pasha mësyn Kelmendin nga ana e Gucisë dhe malësorët tashti gjenden mes dy zjarreve, por nuk ligështohen. Forcat dërmuese anadollake, për fat të keq, fitojnë, por toka lahet në gjak dhe shtrohet pëllëmbë për pëllëmbë me ushtarë të vdekur anadollakë. Evropa habitet nga trimëria e malësorëve dhe më në fund kontinenti i vjetër e sheh vendosmërinë e shqiptarëve për të jetuar të lirë në trojet e veta, pas pushtimit osman prej 500-vjetësh, interpreton Fishta. Në këtë 6 Prill kujtojmë pra me fjalët e Poetit Kombëtar, At Gjergj Fishtës, kryengritjen e Malësisë së Madhe dhe Dedë Gjon Lulin, i cili me aktin e ngritjes së Flamurit Kombëtar për herë të parë në 500-vjet të pushtimit osman, tregoi guximin dhe trimërinë e tij dhe të bashkëluftëtarëve të tij malësorë, duke sfiduar perandorinë osmane, më e madhja e asaj kohe, dhe kolonializmin e institucioneve të saj në trojet shqiptare, duke ndryshuar kështu përgjithmonë historinë e Kombit shqiptar dhe duke i çuar shqiptarët drejt fillimit eventual të lirisë shoqërore dhe pavarësisë politike. Megjithëse ngritja e Flamurit Kombëtar nga Dedë Gjon Luli dhe malësorët ishte hedhur në harresë nga regjimi komunist për arsyet e tija ideologjike, gjë që nuk ka ndryshuar shumë as këto 30 vjet post-komunizëm, ngritja e Flamurit në Deçiq të Malësisë së Madhe, sot e kësaj dite, mbetet një akt i madh historik e patriotik, që do të kujtohet gjithmonë me krenari frymëzuese dhe si simbol i paharrueshëm i fuqisë morale të malësorëve dhe të Kombit shqiptar, në përgjithësi, kundër pushtuesve të huaj dhe armiqve shekullorë të kombit, atëherë dhe sot. Megjithatë, rëndësia e rolit historik të Dedë Gjon Lulit, e Kryengritjes së Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit kombëtar në Deçiq me 6 Prill, 1911 nga Dedë Gjon Luli me malësorë, është për meritën se konsolidoi hovin që kryengritja i dha idesë së Lidhjes së Prizrenit për një Shqipëri të lirë e të pavarur, për një Shqipëri, që brenda kufijve të saj do të përfshinte të gjithë ata që e konsiderojnë veten bijë e bija, nipa, stërnipa e mbesa të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Një meritë tjetër e këtyre burrave, është se kryengritësit malësorë i erdhën në ndihmë kombit në çastin kur mendohej se raca shqiptare po jepte shpirt, e ndarë dhe e përçarë, e harruar nga bota perëndimore. Nga ajo botë ku e kishte vendin dhe që, fatkeqësisht, sot e asaj dite mbetet kjo ide; mbetet ende një ëndërr e parealizuar për shqiptarët. Dedë Gjon Luli me malësorët e tij i erdhën në ndihmë tokës arbërore, atëherë kur dukej se shpresat e shqiptarëve për liri e pavarësi po zhdukeshin dhe kur fqinjët; lakmues të tokave shqiptare, nëpër kancelaritë e Evropës, bërtisnin duke thënë se nuk kishte komb shqiptar. Malësorët e vitit 1911, jo vetëm që u bënë simboli i Rilindjes Kombëtare, por ata ishin edhe dallëndyshet, që paralajmëruan Pavarësinë kombëtare të shqiptarëve një vit më vonë. Ata ishin lajmëtarët e kombit, që njoftuan Evropën dhe botën se toka e Gjergj Kastriotit, në fund, kishte zot. Në përpjekjet e tyre për liri e pavarësi, Ded Gjon Luli dhe malësorët e tij gjetën mbështetjen e Ismail Qemalit e Luigj Gurakuqit, të cilët të inkurajuar nga lufta e malësorëve kundër armikut janë takuar me Dedë Gjonin për të përpiluar Memorandumin historik që, ndër të tjera, përmbante kërkesat e Malësorëve dhe të gjithë shqiptarëve, për një Shqipëri me administratë në gjuhën shqipe dhe për buxhet të vetin. Mund të ishte ky fillimi i një përpjekjeje, që sot do ta quanim “ndërkombëtarizim të çështjes shqiptare”, duke pasqyruar dëshirën e të gjithë shqiptarëve për bashkim, për liri e pavarësi. Ishte pra një mesazh i fuqishëm për atë kohë, por edhe për sot se shqiptari dëshiron të jetojë në shtëpinë e vet, zot i fatit të vet, pa ndërhyrje dhe influenca nga jashtë, në paqe e siguri me fqinjët, si pjesë e familjes së madhe evropiane. Në botën aktuale shqiptare të koncesioneve ekonomike, publiko-private, të interesave të shumëllojshme personale e partiake, përfshirë interesat dhe influencat e huaja që nuk prajnë kurrë duke vepruar kundër interesave shqiptare, është mirë të kujtohet me këtë rast se kryengritja e Malësisë së Madhe dhe ngritja e Flamurit në Deçiq me 6 prill, 1911, u bë thjesht për ideale të larta kombëtare. Ato përpjekje nuk ishin ndërmarrje për përfitime të përkohëshme personale, krahinore, fetare ose ideologjike, por ishte një luftë për jetë a vdekje, për mbijetesën dhe lirinë e kombit shqiptar dhe si e tillë kishte qëllime dhe objektiva të interesit mbarë kombëtar, për ruajtjen e identitetit dhe të vlerave e karakteristikave që kanë dalluar gjithmonë shqiptarët nga të gjithë popujt e tjerë: nderi, besa dhe burrëria! Gëzuar 6 Prillin, Malësisë së Madhe dhe mbarë Kombit shqiptar!

Grahmat e fundit të “akademikut” Vasil S. Tole 

0

Nga: Fitim Çaushi, Gjirokastër

Në protestën e akademikut Tole, ndaj dokumentarit “Gjurmë Shqiptare”, dhe Simpozimit të Shoqatës së “Labërisë”, Nderi i Kombit, lexojmë: “Synimi i dosjes ishte që të regjistrohej në UNESCO trashëgimia me shumë zëra e shqipërisë që përfshin Toskërinë dhe Labërinë”. Synimi duket i mirë, por mjerisht Tole nuk ka regjistruar në UNESACO trashëgiminë me shumë zëra të Shqipërisë, ka regjistruar “isopolifoninë” e sirenave greke. Kjo konfirmohet edhe në videon e titulluar “The Albanian Iso-Polyphony”, e përfshirë në faqen zyrtare të UNESCO-s, me titra në gjuhën angleze, e lëshuar, në emër të Republikës së Shqipërisë, Radio-Televizioni Shqiptar dhe Këshilli i Muzikës Shqiptare, ku, e ashtuquajtura “Iso-Polifoni” kushtëzohet nga mitologjia e sirenave.

Këtë video e konfirmon edhe Enciklopedia e Iso-polifonisë: “Dosja e përgatitur nga pala shqiptare përfshin:

1.Kërkesën zyrtare të Komisionit Kombëtar Shqiptar të UNESCO-s.

2. Bibliografinë e punimeve të autorëve të huaj për isopolifoninë.

3. Bibliografinë e punimeve të autorëve shqiptar për isopolifoninë.

4.Të dhëna dhe botime zyrtare ku kondohet në iso-polifoni.

5. Pesë format e tjera të propozuara siç kërkohet në formularin e aplikimit

6. Studimin e plotë shkencor për iso-polifoninë nga Vasil S. Tole.

7. Studimin Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve isopolifonike të Epirit, 2005 nga Vasil S. Tole.

8. Harta të ndryshme të Shqipërisë.

9. Një video profesionale e tipit korsive e titulluar Albanian Iso-polyphoni, 10 minuta e cila pasqyron elementët më të rëndësishëm të dukurisë muzikore të Iso-polifonisë.

10. Autorizime dhe dokumente që provojnë të drejtën e autorit për materialet e mëposhtme. (Enciklopoedia e Isopolifoinisë Shqiptare, Uegen, 2007, f. 128-129)

Sikundër shihet, vidioja profesionale është futur në UNESCO nga Vasil S. Tole, i cili ka botuar edhe autorizimet për të siguruar të drejtën e autorit. Madje gjithë materiali letrar është përpiluar nga Vasil S. Tole, duke paraqitur lista të falsifikuara të etnomuzikologëve dhe studiuesve shqiptarë dhe botërorë me botime për “isopolifoninë”, ndërkohë që asnjë nga studiuesit shqiptarë dhe të huaj nuk ka shkruar për “isopolifoninë”. Midis këtyre listave është depozituar edhe libri i Toles “Odiseja dhe Sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike të Epirit.” Në këtë libër, të katër elementët e kopertinës, Odisea, Sirenat, Isopolifonia dhe Epiri, konsiderohen prej Toles me origjinë etnike greke. Po sjellim dy detaje të etnitetit grek të këtyre elementëve prej akademikut Tole: “Iliada” dhe “Odisea”, përbëjnë burimin e parë historik, monumentin e parë të shkruar, i cili përshkon aktet e trimërisë së parahelenëve në këtë epokë”. (S. Tole, Odiseja dhe Sirenat, vep. e cit. f. 65) Sikundër shihet polifonia shqiptare studiohet mbi një libër – “Odisea” – që flet për parahelenët. Këtu qartësohet problemi dhe të katër elementët bazë që dominojnë librin e Toles janë etnitete greke, jehonë e parahelenëve dhe jo e parailirëve, ndonse Homeri i konsideron trojanët Dardani.

Argumenti dytë; Tole shkruan: “Në mitologjinë e lashtë greke sirenat paraqiteshin si qënie gjysmë zogj dhe gjysmë gra.”( Vasil S. Tole, Odiseja dhe Sirenat…vep e cit. f. 10) Tole pohon se sirenat kanë prejardhje nga mitologjia greke, çfarë lidhja ka polifonia e popullit shqiptar me mitologjinë e sirenave greke?

E falëndojmë akademikun Tole për konfirmimin, se Dosjen për UNESCO, e kryeson kërkesa zyrtare e Komisionit Kombëtar Shqiptar të UNESCO-s. Për këtë komision, Tole sqaron: “Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore, është organi më i lartë në fushën e trashëgimisë kulturore shpirtërore. Ligji “Për trashëgiminë kulturore” i vitit 2003, neni 5, pika 3, konfirmohet se Komiteti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore kryesohet nga Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe përbëhet nga drejtori i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore  në Ministrinë e TKRS, drejtori i Qendrës Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, drejtori i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Folklorike, drejtori i Institutit të Kulturës Popullore, Sekretari i Komitetit Kombëtar të UNESCO-s pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, përgjegjësi i Sektorit të Trashëgimisë Shpirtërore në Drejtorinë e Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e TKRS”.(Enciklopedia e isopolifonisë , vep e cit. f.162)

Sipas radhës kanë qenë: Ministri, drejtori i Trashëgimisë Kombëtare Vasil Tole, drejtori i inventarizimit Koço Gjipali, drejtori i Veprimtarive Folklorike Ermir Dizdari, drejtori i Institutit të Kulturës Popullore prof. Afërdita Onuzi, Sekretari i Komitetit Kombëtar të UNESCO-s pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme…?  dhe specialisti Arian Avrazi.

Tre drejtorët nuk kanë patur dijeni për dërgimin e kësaj dosjeje: Mjeshtri i Madh Ermir Dizdari, i cili më 31 tetor 1997, me shkresën Nr. 254, Ministria e Kulturës Arta Dade, e emëron me detyrën e specialistit në Drejtorinë e Arteve në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sporteve, ndërsa në shkurt të vitit 1998, emërohet drejtor i Qendrës Kombëtare të Veprimtarive Kulturore Artistike. Më 9 shkurt të vitit 1999, me Urdhërin Nr. 49, Ministri Edi Rama e ndryshon emërtesën në “Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike” dhe me urdhërin e datës 20 prill 2000, me Nr. 142 Prot. Ministri shpall Komitetin Organizator të Festivalit Folklorik Gjirokastër 2000, kryetar të të cilit emëron drejtorin e Qendrës së Veprimtarive Folklorike Kombëtare, Ermir Dizdarin.

  1. Z. Edi Rama emërohet President i Festivalit.

  2. Z. Ermir Dizdari emërohet Kryetar i Komitetit Organizativ të Festivalit.

Me këtë status, Drejtori i Qendrës së Veprimtarie Kombëtare Folklorike, Ermir Dizdari, ka qenë automatikisht anëtar i Komiteti Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore. Por Tole e ka shmangur Ermir Dizdarin, sikundër pohoi ai në dokumentarin “Gjurmë shqiptare”. Vasil Tole ka shmangur edhe Drejtoreshën e Institutit të Kulturës Popullore, prof. Afërdita Onuzin dhe drejtorin e Inventrizimit të Monumenteve të Kulturës, Koço Gjipalin, të cilët kanë pohuar, se nuk kanë asnjë dijeni për këtë dosje të UNESCO-s. Mbetet engmë, a ka patur dijeni vetë Ministri dhe Sekretari i Komitetit të UNESCO-s në Ministrinë e Punëve të Jashtme!

Tole ka shkruar tek “Enciklopeda e isopolifonisë”, se Dosja u përgatit për në UNESCO nga shteti shqiptar. Përderisa aplikimion e ka bërë Shteti Shqiptar, përse i janë dashur Vasil Toles autorizimet dhe dokumentet për të vërtetuar autorësinë e tij në UNESCO?! Si mundet ta ketë bërë aplikimin në UNESCO shteti shqiptar, kur Tole shkruan: “Si ekspert i etnomuzikologjisë në vitin 2005, Vasil Tole përgatiti dosjen e isopolifonisë popullore shqiptare, e cila u shpall nga UNESCO “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit” (Enciklopedia, vep e cit. f. 320). E ka dokumentuar vetë Vasil Tole, se dosjen e ka përgatitur vetëm Vasil Tole, jo grupi i punës. Përse dosjen ta përgatiste një fillestar i etnomuzikologjisë, që nuk kishte botuar asnjë studim shkencor deri në vitin 2003 dhe jo kolegjialisht me specialist të vërtetë të Institutit të Kulturës Popullore?

Tole pohon, se dosja është shkruar nga Qeveria Shqiptare! Cila qeveri, se rezulton që nga grupi i punës ka mbetur vetëm Ministri, Vasil Tole dhe vartësi i tij, inspektori Arjan Avrazi, i cili ka mbaruar për kompozicion në Konservator, por që doli krejtësisht i paaftë dhe hëngri bukë nga babai, Artisti i Popullit Gaqo Avrazi, një nga intelektualët dhe muzikantët e shquar, që ka vënë gurin e themelit në Fondin e Artë të Kulturës Kombëtare. A ishte Arjan Avrazi anëtar i Komisonit Kombëtar të UNESCO-s në vitin 2003? Vallë ky Këshill Kombëtar e ka urdhëruar Vasil Tolen të përgatiti dosjen për “isopolifoninë” greke, ndërkohë që harta e saj shtrihet deri në Shkumbin! Po të ishte kështu, s’kishte pse ta mbronte vetëm Vasil Tole këtë pjellë të nëmur, e mbronin edhe anëtarët e tjerë të Këshillit Kombëtar.

Cili shtet shqiptar e ka autorizuar Vasil Tolen ta tjetërsojë trashëgiminë shqirtërore të popullit shqiptar si “isopolifoni” dhe ta paraqesë si huazim nga krijimtaria e popullit grek me harta deri në Shkumbin?  Tole ka futur në dosje studimet dhe librin e tij për sirenat, pse nuk futi edhe studimet e etnomuzikologëve Ramadan Sokoli, Beniamin Kruta, apo librin “Polifonia Labe” të Spiro Shitunit, për të marrë karakter institucional, jo individual?

Për të fshehur problemin kryesor, Tole sulmon: “Tendenca e kundërshtuesve është që të rrudhin e zvogëlojnë shtrirjen gjeografike që përfshin kjo traditë e jashtzakonshme vetëm në një zone të caktuar, kurse qëllimi i aplikimit te shtetit shqiptar në UNESCO, ishte që e gjithë zona natyrale e këndimit me shumë zëra në Shqipërinë e Jugut, të ishte e përfshirë…”

Tole qëllimisht nuk e motivon karakterin e kundërshtimit nga studiues, muzikantë, intelektualë dhe shoqata “Labëria” ndaj diversionit të tij. Duke bërë “patriotin”, Tole akuzon kundërshuesit, sepse nuk pranojnë shtrirjen e “isopolifonisë” greke në territorin natyror shqiptar, e ca më pak deri në Shkumbin, ku Tole ka shtrirë hartën e “isopolifonisë”! Përse Tole e shtrin hapësirën e iso-polifonisë së sirenave greke deri në Shkumbin, kur Epiri është me origjinë arbërore? Përse kjo koincidencë e “isopolifonisë” së Toles me pretendimet e shovinizmit grek për territor deri në Shkumbin, ndërkohë që ende mbahet i ngrehur Ligji i Luftës?

Është ky diversion politik i Toles (formë provokacioni) që kundërshtohet prej vitesh dhe jo se Shoqata “Labëria”, kërkon ta rrudhi polifoninë popullore shqiptare, e cila shtrihet edhe më lart Shkumbit, deri në Strugë e Kërçovë, madje edhe më lart, në Veri të Shqipërisë për të cilën studiuesi boshnjak Cvjetko-Rihtman në vitin 1954 ka shkruar: “Prania e polifonisë dyzërëshe në këto zona mund të shpjegohet si një trashëgim i huazuar nga fiset e lashta ilire, ose e kanë ruajtur ilirët e sllavizuar në këto treva”  (Cvjetko Rihtman, – “O ilirskom porjeklu polifionia oblika narodne muzike, Bosnje i Hercegovine.  Rad Kongresa Folkoorista Jugoslavije”. Na Bjelalnici, 1955. I u Puli 1952. Zagreb. 1958, f. 99)

Nëse, për mungesë provash objektive, nuk mund të thuhet asgjë e sigurtë mbi kulturën etnike të Epirit dhe Ilirisë, përse Tole e emërton “isopolifoni te grekët e Epirit në Greqinë Veriore”, ndërkohë që termi Greqi Veriore sot, i përgjigjet një nocioni politik, jo etnik, për shkak të vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës në 1913. Çfarë intelektuali është ky matrapaz, kur për studime etnomuzikologjike antike, përdor harta politike të Shqipërisë së vjetër, pa Çamërinë dhe Kosovën brenda, sikurse harta e faqes 311 te Enciklopedia e isopolifonisë?

Në studimin monumental “Arbërit e Jonit”, Akademiku Pëllumb Xhufi, duke sjellë mijra dokumente veneciane dhe greke, e ka përjashtur përfundimisht Epirin si territor grek qysh përpara 1000 vjetëve.

I zënë në çark, se i është hequr peta lakrorit, Tole në reagimin e tij ndaj dokumentarit “Gjurmë Shqiptare” të datës 25 mars, shkruan: “Në asnjë rresht të dosjes nuk ka shprehje që polifonia jonë rrjedh nga muzika bizantine dhe të arrish në konkluzion të tillë, duke u nisur nga kjo, është qartazi abusive dhe keqdashëse…Për këtë mjafton të shihni sitin zyrtar të UNESCO-s: Albanian folk Iso-Polyphony – intagible heritage –Culture Sector UNESCO…”

Në faqen zyrtare elektronike të UNESCO, me adresë https://ich.unesco.org/en/RL/albanian-folk-iso-polyphony-00155, në referencën “Iso-Polifonia Popullore Shqiptare” është përcaktuar: “Termi ‘iso’ i muzikës tradicionale polifonike shqiptare lidhet me isonin e muzikës kishtare bizantine.” Po në këtë faqe, pas klikimit mbi fotografinë ku duket një grup prej shtatë këngëtarësh, shkruhet në tre gjuhë të huaja; anglisht, frëngjisht dhe spanjisht: “E prejardhur nga muzika kishtare bizantine, iso-polifonia shqiptare…” në fund të së cilës shfaqet sigla personale Vasil S.Tole. Nëse Tole ka bindjen, se dosja e futur në UNESCO, nuk e ka këtë dëshmi, ai duhet të kishte vrapuar në UNESCO dhe ta sqaronte, përse ekziston ky kushtëzim në faqen zyrtare të saj?

Për të dhënë garanci, se Tole nuk ka lidhje me korin e kishës bizantine, në protestën e tij shkruan: “Studimet e profesorëve të nderuar Ramadan Sokoli, Beniamin Kruta, Spiro Shituni, dhe pas tyre edhe unë, ndajmë të njëjtin mendim, se kënga popullore e Shqipërisë  së Jugut,  është shumë më e vjetër se kultura e re muzikore bizantine.” Nëse Vasil Tole do të ndante të njëjtin mendim me etnomuzikologët shqiptarë për prejardhjen, jo nga kori kishtar bizantin, përse nuk e ka të njëjtin mendim me ta, edhe për “isopolifoninë”?

Në këtë Enciklopedi, Tole sqaron: “Futja e isopolifonisë në listën e kryeveprave që mbrohen nga UNESCO, do të sjellë më shumë mbështetje financiare për grupet popullore dhe studimet për isopolifoninë”. (Enciklopedia e isopolifonisë, vep. e cit. f.129) Pyesim ku kanë shkuar fondet financiare që ka dhënë UNESCO, në llogarinë e Shtetit Shqiptar apo në llogarinë e ndonjë individi?!

Pas vdekjes së profesorëve Ramadan Sokoli dhe Beniamin Kruta, Vasil Tole shpalli në 2005 “Isopolifoninë” e shpifur, ne po e ballafaqojmë me shkrimin në gazetën “Koha Jonë” të prof. të Universitetit Kolombia, etnomuzikologun e ndershëm, që ndëroi jetë para dy vjetësh në Amerikë, Spiro Shitunin, për të cilin Tole shkruan se “jemi në një mëndje”: “Siç duket, sapo u bë i njohur, nocioni iso-polifoni, u prit me irritim të madh, si nga qarqet shoqërorë në përgjithësi, ashtu edhe nga qarqet shkencoro-artistikë në veçanti. Punonjësi shkencor i ish-Institutit të Kulturës Popullore, studiuesi i mirënjohur etno-organolog, Pirro Miso, erdhi me një numër artikujsh shkencorë, brenda të cilëve çështja vështrohej në gjerësi e thellësi. Për të përgjithësuar estetikisht mendimet mbi përdorimin ose mos-përdorimin e nocionit iso-polifoni, Presidenti i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, kompozitori i mirënjohur, Limos Dizdari, organizoi një diskutim të gjerë me studiues, kompozitorë, muzicienë, vjershëtorë, këngëtarë, instrumentistë nga i gjithë vendi. Në tërë këtë sagë, u vërejt se, vazhdimisht në bisht të situatës qëndroi Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit, ndonëse është i specializuar për studimin e aspekteve të identitetit etnik të kombit shqiptar! Po ashtu, as Ministria e Kulturës e Shqipërisë s’e ka luajtur deri më sot rolin e saj përkatës administrativ!

Nocioni iso-polifoni u përdor gjerësisht, për herë të parë, në librin me titull Folklori muzikor: Polifonia shqiptare (Tole 1999), të etnomuzikologut Vasil S. Tole. Duke qenë se libri përmban gabime parimorë aq të shumtë e aq të mprehtë, pyesim: Në çfarë rrethanash është botuar vallë ky libër?! A janë marrë, apo nuk janë marrë, reçensa nga studiues të fushës së etnomuzikologjisë?! Me librin e tij të titulluar Folklori muzikor: Polifonia shqiptare, etnomuzikologu Vasil S. Tole, si papritur e pakujtuar, u shfaq si një kalorës i guximshëm polemist, i paparë ndonjëherë në historinë e etnomuzikologjisë shqiptare! Qysh në Parathënie-n dramatikisht të shkurtër, ai erdhi me një varg deklaratash të tejskajshme, të cilat, janë, në radhë të parë, sa profesionalisht të gabuara, aq edhe moralisht të shëmtuara! Tole u shfaq si mohues i tërë veprimtarisë kërkimoro-shkencore etnomuzikologjike të kryer nga studiuesit etnomuzikologë shqiptarë të mëparshëm, të vdekur ose të gjallë. Me arrogancë të shquar dhe jashtë çdo natyre akademike të një libri me pretendime shkencorë, ai ecën vendosmërisht në rrugën e mohimit të arritjeve të mëparshme etnomuzikologjike. Vallë, i ka lexuar studiuesi artikujt, studimet, monografitë e derisotme etnomuzikologjike mbi muzikën tradicionale shqiptare?! Vallë, a ka bërë ai ndonjë ekspeditë kërkimoro-shkencore në Gegëri, Toskëri, Labëri, etj., për të regjistruar këngë tradicionale fshatare e qytetare?! Siç duket, në çdo rast, studiuesi i shpreh mendimet e tij plotësisht jashtë përvojës kërkimoro-shkencore. Ky është cinizëm i pashembullt! Tërheqin vëmendje nocione të pakuptimtë, absurdë, si: “iso-polifoni;” “fenomen elitar i të menduarit muzikor shqiptar e më gjerë;” etj. Përsa i takon nocionit iso-polifoni, shpjegimi i përmbajtjes së tij, nga ana e studiuesit, mjerisht, është ndoshta absurditeti profesional më i madh i parë ndonjëherë në etnomuzikologjinë shqiptare deri më sot! Nocioni iso-polifoni shkon hapur kundër pikëpamjeve të studiuesve të tjerë etnomuzikologë e muzikologë shqiptarë, të djeshëm ose bashkëkohorë. Nocioni iso-polifoni, mjerisht është përdorur subjektivisht, personalisht, arbitrarisht… Por shkenca e etnomuzikologjisë shqiptare nuk mund të përparojë asnjëherë përmes fantazisë. Janë vetëm idetë e shëndosha teoriko-estetike me anë të të cilave ajo mund të ecë përpara. Terminologjia nuk mund dhe nuk duhet të jetë, në asnjë mënyrë monopol i ndonjë studiuesi të veçantë. Tole mendon gabimisht se, nga pikëpamja e vlerave estetike në përgjithësi dhe e tipareve melodiko-modalë në veçanti, muzika tradicionale shumë-zërëshe shqiptare qëndron më lart sesa muzika tradicionle një-zërëshe shqiptare, d. m. th., sipas tij, ajo është një “dukuri elitare.” Të pranosh se muzika tradicionale shumë-zërëshe e Shqipërisë së Jugut është elitare në krahasim me muzikën tradicionale një-zërëshe të Shqipërisë së Veriut, s’është veçse një qëndrim i njëanshëm estetik, një interpretim i gabuar i tipareve të tyre melodiko-modalë, një paragjykim pa asnjë bazë teorike ose praktike. Mediokritet i plotë”!

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Vasil S. TOLE

Vasil Tole e mbyll protestën e tij me optimizëm: “Muzika shumëzërëshe e Shqipërisë së Jugut prej 18 vjetësh është aty ku e ka vendin e saj te nderit …” Ne i themi Toles, se muzika shumëzërëshme e Shqipërisë së Jugut, do të jetë aty, ku e ka vendin e nderit, jo si isopolifoni greke, por si polifoni popullore shqiptare. 

Në faqen zyrtare elektronike të UNESCO, me adresë https://ich.unesco.org/en/RL/albanian-folk-iso-polyphony-00155

Pse Serbia më në fund do ta pranoj realitetin në Kosovë?

0

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

1.Realiteti i pranuar pas infektimit me shovinizëm lë pasoja të gjata kohore 

Më në fund populli serbian po e kupton realitetin se pushteti i saj ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve për dy shekuj rresht, sidomos në Kosovë. Lidhur me këtë, duhet përseritur me mija herë faktet e gjenocidit në Sanxhak të Nishit (në dhjetor më1877), në Kosovë ( në dimër 1912/13), në Kosovë dhe Lumë (1918/21), në Kosovë (dimër 1944/1945), në Kosovë më 1989/99 me që rast e deportoi mbi gjysmën e popullsisë. Ky fakt tregonte se Serbia nazifashiste synon shfarosjën e shqiptarëve, pa përjashtim. Ndërsa,bota e civilizuar këto mizori i ka pasë të njohura, përmes shkrimeve të Lav Trockit, Dimitrije Tucoviqit, Kosta Novakoviqit, Ndre Mjedës, Leo Fraindllingut, me librin Golgota shqiptare, Wjenë 1913. Prandaj, në fund të shekullit XX-të, gjithnjë bota e civilizuar (Perendimore -NATO), ndërmori edhe aksionin e bombardimit masiv të çdo pozicioni ushtrak dhe policor serbian, sepse pushteti serbian po vriste e masakronte civilë të moshave të ndryshme, nga fëmia në djep e deri te plaku 103 vjeçar. 

Qarqet informative serbe qe 20 vjet po propogandojnër se: “jemi bombarduar me uranium të varfëruar”. E harruan këtë trillim, për faktin se mësuan të vërtetën, rreth uraniumit. Tash (2023), në Serbi ka filluar një grup personalitetesh për ta mësuar mizorinë ndaj shqiptarëve në të gjitha dimenzionet, sidomos për vitet 1998/99. Dhe po flasin dhe po shkruajnë. Rasti i disa historianëve, kur Akademik Mihallçiq shkruan se:  “Shqiptarëve ua kemi viedhë historinë e mesjetës…: rasti i Zoran Gjinxhiq kur thoshte se: Kosova duhet të pranohet ashtu si e ka kualifikuar çdo organizatë humanitare dhe KS OKB, se ushtria jonë ka bërë krime; rasti i Vuk Drashkoviqit kur flet se: “Në Kosovë kemi bërë krime dhe ato faktohen se 800 000 shqiptarë i kemi deportuar jashtë Kosovës, kufomat e të vrarëve i kemi bartur dhe i kemi maskuar nepër Serbi nepër pusa dhe poligone ushtarake për mos me u zbuluar…: rasti i Djalit të Artistit Çkala kur shkruan se: “Më vjen turp se çka ka bërë populli im ndaj shqiptarëve”,; rasti i Nenad Çanak kur thot se: “Kosova është shtet i pavaruar dhe ky fakt dyhet pranuar”; rasti i Rade Radovanoviqit, me librin “ Qesha nën trekëmbëshin e varjes” “Koha” 2021; rasti i Josef Martinsenit, Pusat e vdekjes, Prishtinë 2006 dhe nja 15 publikime serioze për krimet serbiane nga autorët shqiptar, flet se e vërteta ngadal por sigurt po fiton hapësirë të duhur informative. 

2. Në Serbi me shumë mundime po luftohet opinioni i kontaminuar me urrejtje 

Në Serbi ngadal po kuptohet esenca e Rrezolutave të KS OKB. Lidhur me këtë Rrezoluta e 31 marsit 1998, mbështetet në Kaptinën VII të Kartës Kombeve të Bashkuara, ku theksohet nevoja e BOMBARDIMIT të çdo agresori, në rastin konkret ndaj shqiptaërve në Kosovë. Të kuptohemi, se kjo shprehje vjen pas sulmit mizor ndaj Familjës JASHARI në Prekaz më 5-7 mars 1998; vjen pas vendimit  të Grupit Kontaktit më 9 mars 1998; vjen pas injorimit të krimve të pandalëshme mbi civilët shqiptarë, ndërsa shqiptarët mbanin: “zgjedhje parlamentare” më 22 mars 1998; vjen pas disa deklaratave mbi “frustrimin” e shqiptaërve pas UÇK-ës e cila sipas një partie “UÇK nuk ekzston fare” dhe se të frustruarit po teatrizojnë! Edhe Rezoluta nr. 1199 e KS OKB e 27 shtatorit 1998, e ka po atë poentë që e kishte Rezoluta nr. 1160 ku mbështetet në Kaptinën VII të Kartës OKB. Por pala serbiane kishte planifikuar shpërngulje, shpronësim dhe shfarosje të shqiptarëve. Prandaj, e ndermori aksionin barbar në Raçak më 15 janar 1999, tri ditë pasi që UÇK i liroi të 9 ushtarët e zënë rob në Zonën Oprative të Shalës Bajgorës.  

Në saje të këtij realiteti bota e civilizuar nuk pati më as një dilemë, se UÇK po bënte luftë të drejtë me Konventa të Gjenevës 1948/49. Por, LDK dhe kreu i saj asesi të mësojnë diçka nga e vërteta. Në këto rrethana, do të ftohet një Konferencë ndërkombëtare për Kosovën, për herë të parë në histori  në Paris (Rambuje). Prap, pala serbiane kishte mendim dhe qëndrim se në: “Kosovë duhet të fitohet me çdo çmim lufta për spastrim total”. Prandaj Beogradi do të filloi etapën e fundit të “shfarosjës shqiptarëve”, për çka si pasojë pati debimin e 977 820 shqiptarë jashtë Kosovës”. Kështu masakrimi i njerëzve nepër Kosovë, për të shkaktuar frigë, madje duke i prerë në fyt njerëzit me sharrë, duke bartur kufoma për të humbur gjurmë deri në Batajnicë të Beogradit, duke bombarduar shqiptarë nepër kolona, duke i grumbulluar shqiptarët nga shumë katunde në një vend, në mënyrë që me “një bombë të asgjasohen të gjithë”. Dhe bombardimi 78 ditësh nga NATO do të përfundojë me kapitullim të ushtrisë dhe policisë serbiane në Kumanovë më 9 qershor 1999. Pas këtij nënshkrimi të kapitullimit të RFJ-s, do të pasojë mbledhja e KS OKB, prej kah buron Rezoluta 1244. Edhe kjo rezolutë mbështetët unanimisht në Kartën e OKB-ës, Kaptina VII, me çka bombardimi i NATO-s objkeivizohet (arsyetohet) në tërësi. Këtë fakt histirik serbianët dhe qarqet poltike sidomos, duhet ta mësojnë dhe nuk po e mësojnë ende spse planet e vejtra u kanë mbetur në gjysmë të rrugës; madje nuk do ta mësojnë për deri sa serbianët me një rezolutë të KS OKB të detyrohet për t` i paguar REPARACIONET, sikurse Gjermania. Vetëm atëherë kur të paguhen dëmet e luftës populli serbian do të vetëdijësohet dhe më nuk do t` i votojë për të ardhur në pushtet qarqet nazifashiste të tipit “Zbor”, “Radikal” SPS-nacioanlsocilaist dhe mercenarë të ndryshëm të kampit të drogerisë dhe çmendurisë, ku fundi është vetëm vetëvrsaje.    

Qarqet serbiane që ishin derivat i KGB-es e që kishin marrë emrin UDB, do të provojnë rrevolucionin shqiptar për liri dhe pavarësi në pranverë të vitit 1981, ta kthejnë të paktën në diçka që shqiptarët do të: “pendohën pse e filluan demonstrimin antikolonial”. Në këtë rrafsh kishte shumë çka spekulative, sepse kreu i UDB-ës nuk ishte aq naiv e të mos i vejë të gjitha aftësitë e veta në front, për të i bërë shqiptarët të: “flasin me hien e vet”, sepse e kishin tërë aparatin shtetëror në duart e tyre. E për t` ia arritur atij qëllimi kishin programe të shkruara, po kishin edhe një pervojë dyshekullore duke u marrë me mizori ndaj shqiptarëve, krejtë me qëllim final që “t` u grabitët toka dhe të kolonizohet me sllavë”.(Dobrica Qosiq, Draka e patriarkut, 1980, e pabotuar kurrë!, ku thuhet se demonstratat duhet t` i kualifikojmë se i ka organizuar UDB-a sepse në këtë mënyrë do të arrijmë përçarjën e popullit shqiptar. Këtë kualifikim duhet ta belbzojnë ata që kanë pak autoritet politik, në mënyrë që konflikti qyteter –shqiptaro shqiptar të egersohet deri buzë luftës totale. Ne duhet të vrojtojmë nga bregu!, përfundon Qosiqi). 

Edhe nga një shiqim politik që vinte nga LKJ dhe ushtria,shumë shpejtë makineria serbiane do ta gjejë çelsin për t` u dalur në ballë shqiptarëve nacionalist dhe iridentistë, duke publikuar: “nevojën e kthimit të serbëve dhe malazezëve që ishin shpërngulur nga Kosova”, sepse nuk kishin pasë fuqi ta durojnë asnjë barazim në të drejta nacionale, sidomos pas Plenumit Brioneve të LKJ-ës më 1966. Madje, për këtë fushatë politike, shumë shpejtë do të ngjitën në valle së bashku:  LKJ, Kisha Serbia, KOS-i (Kontra obavestajna Sluzba-Sherbimi Kontra Informativ) ushtark ,si dhe tri organizata çetnike nga emigarcioni (ORJUNA, SRNAO dhe JRZ nga Argjentina, Kanada dhe Brazili). Në këto rrethana në Kosovë do të fillojë një gjueti shtrigash ndaj rinisë, punëtorëve  dhe intelektualëve shqiptar. Diferencimi politik dhe ideologjik do t` i përfshijë të gjitha shtresat e popullsisë shqiptare. Askush nuk do të mundet për t` u regjistruar në asnjë shkollë, apo për t` u punësuar pa një karakteristikë se “nuk është iridentist shqiptar”!. Këtë vërtetim duhej ta merrnin shqiptarët, pa marrë para sysh moshën nepër komitetet e çetnikëzuara të LKJ-ës në përgjithësi. E kjo atmosferë politike e thikës dhe xhakut nepër rrugë dhe sidomos nepër brgje, do të zgjatë deri më 1987, kur në krye të vallës nazifashiste serbiane, doli Kisha Ortodokes Serbiane, sidomos me nxierrjen e ershrave të Princ Lazarit, dhe ata eshra duhej për t` i shetitë nepër tërë vendin kah prtendohej të krijohej Serbia e madhe- homogjene, ashtu si e kishte vizatuar Stevan Moleviqi më 1941 (S. Moleviq, Homogena Serbia, 1941). E vërteta, tërë makineria nazifashite e homogjenizimit serbian ishte menduar mirë në kreun politik, ushtrak, policor dhe rreligjioz serbian si maskë: “Pas Titos-Tito”!. 

Eshtë shumë simptomatike se si këtë ide e kishin refuzuar në “ilegalitet” qarqet politike dhe shtetrore sllovene dhe kroate. Këtë konstatim e nxierrim nga një stenogram “tejet sekret” nga viti 1982. Për çudi ky dokument kishte ardhur nepër forumet e Kosovës, por ishte injoruar edhe në Kryesi, të dy kryesitë e Kosovës (Kryesa e shtetit dhe e partisë). 

Ata që duan për ta hulumtuar atë periudhë së pari duhet kuptuar se kemi të bëjmë me një praktikë serbiane që vet e krijon një “teori narrative”, dhe vet pastaj hudhet në front për ta luftuar. Ky fenomen ndodhë natyrisht për të humbur gjurmë, sepse nxitësit e komploteve janë brenda atyre që e luftojnë komplotin, do të prosiste Makiaveli. E nxitës i tërë komplotit ishte cilsuar se është Shtabi i Nikolla Lubiçiqit dhe Gjeral Graçaninit, të cilët e lansuan fjalën “kontra rrevolucion”, për çdo kërkesë të shqiptarëve për progres dhe barazi politike dhe ekonomike. 

Në Beograd më 1985 do të shkruhet me titull: “Çdo gjë në Kosovë është e jona, me përjashtim të shqiptarëve, të cilët një pjesë do t` i vrasim, një pjesë do t` i shpërngulim dhe një pjesë do të kanë fatin të konvertohën në katolik”, për çka “do të kemi edhe mbështetje në Kroaci dhe Slloveni” (nga shkrimi i D. Qosiqit, Srbi kao u Kajmakçallanu, 1986). Natyirisht se një programim i tillë ishte paraparë për t` u realizuar për 30 vjetët në vijim, për aq sa kishte zgjatë asgjasimi i gjermanëve në Vojvodinë dhe italianëve në Istër, ku më 1945 ishte  vëndos diltatura ushtrake, sukurse në Kosovë (8 shkurt 1945). Madje më 19 shkurt 1945 ishte planifikuar ndarja e Kosovës në mes Serbisë dhe Malit Zi, por kishte deshtuar, në saje të reagimit shumë të vendosur të kreut ushtrak dhe politik të Kosovës, në kabinetin e Millovan Gjilasit në Beograd.E vërteta, po këtë Millovan Gjillasin do të përbinë politika masone e titizmit, me një anë për t` i frigësuar oponentët, në anën tjetër për t` i josh ata afër Titos që të aspirojnë pozitë: “Pas Titos-Tito, por serbian” (shiqo prap D. Qosiq, po aty). 

3. Çka është shteti terrorist dhe pushteti kriminal 

   Më 1987 ishte “vetlajmruar” psikologjia sataliniste si: “me e sheruar serbianët vetëvetën dhe më e realizuar planin e Serbisë centraliste dhe homogjene”. Në këtë pyetje, së pari do të përgjigjet ushtria e pastaj politika serbiane. Kisha, do të vrojtojë situatën nga “bregu” për një vit, gjithnjë deri sa filloi lufta qytetare në mes sllavëve. Këtë realitet serbët si popull nuk e kuptonin se cili është fundi. Ishin të dehur me shovinizëm, sikurse shqiptarët me ideologji.  Dhe si e kishin ndezë psikologjinë e tyre serbianët duke shetitur Lazarin e vdekur, si ishin dehur me mitingun në Gazimestan (28 VI 1989), si ishin dehur me luftëra qytetare në Slloveni, Kroaci dhe Bosnje Hercegovinë, me ata parametra do të versulen në Kosovë më 1998/99, madje edhe me fajin e nderkombëtarëve sepse në Dejton (SHBA) Millosheviqi u pagëzua me emrin “Paqebërs”. Dhe morri turr Milloshi, duke menduar se ka “shansë të shekullit për t` sebuiazuar Kosovën, sikurse Sanxhakun e Nishit, para ardhësit e tij më 1877-Jovan Ristiqi, Milan Obrenoviqi etj. Kështu, asgjë S. Millosheviqin nuk e pengonte që quhej nepër gazeta prijës i një “shteti terrorist dhe pushteti kriminal”. Përkundrazi serbianët ishin në përgjithësi në një mendim dhe veprim me te. 

Krahas zërave se Milloesheviqi duhet hetohet dhe burgoset (sipas KS OKB kur e krijoi Tribunalin e Hagës) menjëherë qarqet serbe e krijuan mendimin se: “UÇK ka bërë traspalntimin e organeve njerzore në një shtëpi në Malësinë shqiptare afër shtallës bagëtive”!!!. Këtë trillim e pati hanger pazari burkur mirë në aspektin horizontal politik.  Dhe TRILLIMIT serbian i besoi edhe Këshilli i Evropës, ku rusët e kishin dominimin me partitë e tyre neonaziste. 

Në këto rrethana të “matjes së muskujve politik” Mati Ahtisari do ta fillojë punën për ta bërë Kosovën me Kushtetë- sikurse çdo shtet demokratik. Dhe pas 3 muaj bisedimesh në Wjenë (2006) do të lind Kushtetuta e Ahtisarit e cila sanksionon shkurt e shqip: 1. Ska bashkim të Kosovës me Shqipërinë; 2. Ska ndarje të Kosovës; 3. Ska kthim të Serbisë në Kosovë; 4. Kisha serbe ka eksteritorialitet, ndersa serbët janë të barabartë me shqiptarët ku gjuha serbe është zyrtare, plus diskriminim pozitiv- të drejta shtesë në çdo pore të jetës. E ky realitet do t` i kushtojë Evropës për shekujt që vijnë. Pse… 

4.Kush po hetohet dhe gjykalohet në Hagë 

Në Hagë nuk po hetohet dhe nuk po gjykohet ai institucion që organizoi në qershor 1998 DEZERTIMIN e FARK-ut; në Hagë nuk po hetohet e gjykohet ai institucion që urdhëroi çarmatimin e UÇK-ës në shtator 1998, në Hagë nuk po hetohet dhe zbulohet se sa dosje i dergoi Komisioni i LDK për hulumtimin e krimeve i  themeluar më 19 nëntor 1998. Në Hagë nuk po hetohet  pse shkuan në Beograd Ibrahim Rugova ,që synonte çmimin NOBEL ; Fehmi Agani,që synonte kreun e LDK-ës, Mahmut Bakalli që synonte kryeministrinë e Kosovës, Pajazit Nushi që synonte drejtimin e Parlamentit Kosovës dhe Veton Surroi që synonte pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtëme të Qeverisë së Kosovës. Kuptohet se këta persona e kanë luftuar UÇK- në çdo hap dhe nuk po ndalën së luftuari edhe ata që janë pasues politik të tyre sot. 

Madje në Hagë nuk po gjykohet pse S. Millosheviqi në Dejton të SHBA-ve u shpallë “paqebërës” e në rralitet ishte kasap i vrasjës së sllovenëve, kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve. E në lidhje me tërë këtë askund nuk po theksohet se deri me tash janë gjykuar dhe denuar për krime lufte 25 serbianë dhe 37 shqiptarë.  E këto fakte flasin vet se në Hagë po hetohet dhe gjykohet Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës –drejtuesit e tij. Pra po hetohet dhe gjykohet Lufta e drejtë e popullit shqiptar. Asnjë interpetim tjetër nuk mund të i përshkruhet kësaj gjykate raciste. Madje, aktaakuza është ngritë si “veprimtari e përbashkët kriminale”, duke e injoruar “shtpinë e verdhë të traspalngtimeve pranë torishtës bagëtive”. Pra, akuza është e drejtuar në shumës,është e drejtuar ndaj tërë UÇK-ës.  

Lidhur me atë që u tha më lartë, në prag të Konferencës Rambujesë (shkurt –mars 1999)  dy drejtues të LDK-ës (Fehmi Agani dhe Bardhyl Çaushi)  kishin shpërthyer:” Nëse Serbia e zgjëron terrorin ndaj shqiptarëve, LDK do të hyn në luftë përkrah UÇK-ës. Por, kriza e besimit mbretëronte jo vetëm në kupolë, por edhe në pjesët më të ulta organizative të kësaj partie, të vilën populli në fillim e konsideronte si shpëtimtare. Së këndejmi, NATO përmes bombardimeve për 78 ditë, pa pushim, iu bashkua UÇK-ës në luftë , pra jo politikës paqesore , duke e xhveshur kështu  LDK-ën nga çdo famë të saj të llafeve dhe “odave historike”, prej të cilave na kishin mbetur shpresat, por gjithnjë kishim përjetuar robëri të reja dhe zhgënjime pa kufi.  

  1. Adem Demaçi ishte i palëkundur për luftën e drejtë të UÇK-ës

Sidomos pas fillimit të bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, Adem Demaçi duke e vrejtur rëndësinë e luftës, por edhe sabotimin në radhët e LDK-ës, do të kërkojë për të dytën herë SHUARJEN e të gjitha partive politike dhe kalmin e tyre në UÇK. Në lidhje me këtë, pasi që Demaçi e kishte shuar Partinë Parlamentare më 20 shtator 1998, dhe komplet antarësia kalon në UÇK, akuzat nga kreu i LDK ndaj Adem Demaçit do të përditësohen në të gjitha nivelet vertikale dhe horizontale politike. Indikatori më i ulët dhe më primitiv politik ishte organizimi dhe shkuarja pastaj e : Ibrahim Rugovës, Fehmi Aganit, Mahmut Bakallit, Pajazit Nushit dhe Veton Surroit në Beograd, për t` u “rukovat” me kasapin e shqiptarëve S. Milloshevqin. Ky fakt ishte kafashtë që nuk kapërdihet, madje kur dihet se të gjithë këta “haxhi” ishin nga Dukagjini, do të shprehet Adem Demaçi. 

Nuk është e vërtetë se Adem Demaçi si drejtues politik i Zyrës së UÇK-ës në Prishtinë ishte kundër Konferencës Ndërkombëtare të Rambujesë. Jo, Adem Demaçi ishte kundër 10 pikave të PANEGOCIUESHME, sipas të cilave Kosova mbetej koloni e Serbisë; në Kosovë mbetej kontigjenti prej 11 000 ushtarëve dhe policëve serbian; kufirin me Shqipërinë e ruanin forcat serbane. Ndërsa shuhej çdo ide dhe shpresë për avansimin e Kosovës në Republikë. Dhe, mu për shkak se kreu i Shtabit Përgjithëshëm të UÇK-ës u pajtua me 10 pikat e panegociueshme, Adem Demaçi tërhiqet nga pozita e Përfaqsuesit Politik të UÇK-ës, por nuk e pushon punën për UÇK-ën me tërë ekipin e tij punon edhe më me përkushtim. E vërteta, Adem Demaçi ka lëvizë nepër rrugët e Prishtinës, pa roje dhe për 12 herë ka qenë para pushkatimit nga policët e  terbuar serbian. Në vrejtjen tonë, që mos të lëvizë, Demaçi është përgjegjë:” Nuk mshifem. Përtej vendit tim nuk kam ku të shkoj. Këtu kam lind dhe këtu dua me e bërë dekën, qoftë edhe nga plumbat e kriminelëve serbian. Unë nuk jam asgjë tjetër vetëm se NXËNËS I HASAN PRISHTINËS”. Megithë këtë pozicion, duhet theksuar se mizori të papara e patën poshtruar shqiptarinë. Parndaj…  

Fajet tona nuk duhet injoruar, sepse deri me tash një policë e heton tragjedinë në Prekaz, një polic e heton tragjedinë në Raçak dhe një policë e heton krematoriumin në Gjakovë. Madje asnjë varjse politike të antarëve të LDK-ës edhe pse kjo parti kishte pushtet, nuk është hetuar dhe denjuar deri me sot  Madje as prerëja me sharrë e shqiptarit në Makofc afër Prishtinës. Kjo ka ndodhë edhe për faktin se: Gkykata e UNMIK-ut, gjykata e EULX-it nuk kanë lejuar  të hetohën krimet qoftë edhe nga institucionet shekncore të Kosovës. Shkurt e shqip, edhe sot nga disa qarqe shqipfolëse, po punohet që UÇK të kompromitohet se ka bërë “luftë kriminale”, siç na thuhej për çdo javë nga Dinzbir, K. Hill, Hollbruk dhe sidomos Majorski. Dhe tërë këtë histori ogurzezë antishqiptare, sikur po e mjegullojmë për faktin se një parti dje, sot dhe nuk ka shansë se do të vetëdijësohet që të objektivizohen krimet dhe e vërteta të dali në shesh edhe neser. 

Përfundimi 

Në fund apelojë në opinionin publik dhe atë zyrtar të Republikës Kosovës, që ta ngritë vetëdijën dhe vugjilencën e sigurisë në Kosovë, sepse ata që e kanë projektuar Specialën, qysh tani po e shohin se do të zhveshën rrenat e tyre. Parndaj, ia veln edhe kjo Gjyjatë që të njihet e verteta, sespe pas pëfundimit të punës, shqiptarët do të ndihën më krenar dhe më ballhapur kudo nepër botë. Mbi të gjitha, sidomos  LDK e ka shansën që të deshmojë kush i ka vrarë aktivistët e saj. Sa ishte në pushtet zbulimin nuk e bëri.  Nëse edhe tash gënjen ndonjë dëshmitar i tyre, duhet të dihet se ka ligje edhe për atë “zejtari” morbide. 

Më duket se të burgosurit në Hagë, po dëshmojnë pjekuri politike, kulturë kombëtare dhe çmim për të cilin nuk pendohen se kanë bërë luftë të drejtë. Mbi të gjitha, pushteti i Serbisë nazifashiste po ushtron këto ditë në Rashkë, se si me u kthye në Kosovë, ku pastaj nuk do të ketë vend për shqiptarë. Jemi këtu, për të mbetë në trojet tona, nëse e don nevoja dhe na imponohet lufta edhe në istikame, për mendim, fjalë dhe veprim të drejtë, me shkollën e Adem Demaçit. 

Prishtinë, më 6 prill 2023

Respekti ndaj punës profesionale dhe çdo pune tjetër

Respekti ndaj punës profesionale dhe çdo pune tjetër
Punët profesionale sikurse çdo punë tjetër mund të janë të ndryshme, mirëpo esenca është që ta mbulosh një profesion denjësisht, mendoj që qëndron në brendësinë e njeriut, mbi aftësinë për ta zotruar në çfarëdo rrethanë e mundshme.
Dmth, nënkupton më shumë se sa brenda orëve të përcaktuara dhe pritshmërive shpërblyese.
Po, ka nga disa profesione të atilla që psh, nuk pyesin nëse është ditë pushimi, nëse është herët apo vonë, nëse ke plane për shëtitje e qejfe tuajat, nëse ke nevojë për pushim etj.
Me ç’rast po lidhem me profesionin tim që është një i këtillë, dmth, i paplanifikuar i paparashikuar, i pa organizuar, por sidoqoftë unë e dua e respektoj dhe e bëj me knaqësi brenda çdo rrethane qoftë.
Shpeshë më ndodhë të mbesë deri në orë të vona apo të zgjohem mengjese të hershme për klientë por asnjëherë nuk e vëjë në dilemë që koha ose momenti të janë arsye që të më pengojnë ta bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme.
E gjitha kjo arrihet sepse punën e dua e vlerësoj e respektoj po aq sa kush drejtohet në adresën time për t’ i shërbyer nga profesioni im, për ta ndihmuar, kuptohet atëherë kur vërtetë e vlerësoj se duhet ta ndihmoj (përjashtimisht rasteve kur e dalloj se po keqpërdoret ajo që po jap nga vetja ime profesionale.
Puna për mua është e shenjët sepse e konsideroj ndër komponentët kyç mbi mirëmbajtjen e mirëqënies dhe shëndetit të njeriut.
Puna shëron njeriun nga aspekti psikologjik dhe ai fizik.
Andaj, ta duash dhe respektosh punën nënkupton të jesh gati në çdo kohë e rrethanë nga gjitha aspektet për ta zotruar nisur nga dëshira, disponimi, motivimi, përkushtimi, serioziteti, të shprehurit (kujdesi në të shprehur) qëndrimet e deri te paraqitja fizike.

Pse shoqni dhe pabesi!?

0

Florim Zeqa 

Tashmë kur jam në përfundim të javës së tretë të publikimeve të përditshme të thënjeve të mia origjinale “Shoqni dhe pabesi”, të bazuara në ngjarje të vërteta, përjetime të mira dhe të hidhura me shoqni përgjatë viteve, pothuajse për çdo ditë e kam nga pyetje të veçantë nga miqt virtual.

Në besë të pret miku e jo armiku!

Asnjëra nga thënjet e ciklit të parë “Shoqni dhe pabesi” nuk ka të bëjë me zhvillimet e fundit dhe as me raportet shoqërore të ditëve të fundit, por me ndodhi të dy viteve më parë e mbrapa përgjatë 25 viteve të fundit.

Nga pyetjet e shumta të miqve, po e shkëpus atë të bashkëveprimtarit të viteve të ’90-ta, me të cilin kemi zhvilluar aktivitete të përbashkëta përgjatë viteve të krenarisë kombëtare, të rezisetncës aktive paqësore, i cili në njërën nga thënjet e ditëve të fundit, me shqetësim më pyeti; “Po kush po të pret në besë o shoq!?”

Bespremja apo tradhtia çdo herë të bëhet prej atyre që iu beson, pra nga miqët apo njerëzit që i ke afër dhe asnjëherë nga armiku. Për shkak se asnjë lloj sulmi apo goditje nga armiku nuk konsiderohet pabesi dhe as tradhti, por e pritur dhe fatkeqe.

Andaj secili prej nesh duhet të jemi të përgatitur që armiku të mos na zëjë në befasi dhe as të papërgatitur. Gjithnjë befasinë dhe të papriturën ta bën ai që i beson dhe atë që e mban afër vetes.

Sherri i një pseudohistorianje

Për ta ilustruar këtë më mirë dhe më çartë, kësaj radhe do ta ndaj një rrëfim origjinal, të një ngjarje që vërtetë të ndodhur dy vite më parë.

Një ditë në shoqërinë virtuale në Facebook u nxumë keq me një mik timin rreth shkrimeve të sajuara të një pseudohistorianje për dy figurat më të shquara dhe më markante kombëtare të fundshekullit të IX-të, e cila në vijimësi vazhdon të hedhë baltë mbi figurën e Ismal Qemailit dhe Isa Boletinit.

Meqë miku ishte nga Kosova, unë u mundova të bind atë për figurën e ndritur të Isa Boletinit. I thashë, nuk po të flas për Ismal Qemailin, sepse përveq argumenteve historike nuk kam njohuri të tjera, por po të flasë për Isa Boletinin, për të cilin kam njohuri më të thella dhe më të gjëra, si rezultat i lidhjeve miqësore me familjen e madhe dhe atdhetare të Boletinëve. Isa Boletini nuk ka qenë tradhtar por është tradhëtuar prej të tjerëve…

Mirëpo, miku aq shumë ishte hipnotizuar nga të pavërtetat e pseudohistorianes, saqë fillojë të eskalojë me fjalorin e tij. Por ky nuk ishte i vetmi, filluan edhe disa të tjerë të më godasin në mënyrë më të tërthortë, dhe kjo më bëri përshtypje për diçka të sinkronizuar në këtë rast.

Pas 25 vjetëve miqësi, tradhtinë ma bëri pas shpine

Në ato momente më lindi ideja për një strategji me qëllim të verifikimit të disa miqëve virtual dhe vizual. E bllokova përkohësisht mikun me të cilin u nxumë rreth pseudohistorianes.

Pas tri orëve, kur e i hoqa bllokun për të parë se çfarë debati po bëhet në murin e tij, mbeta i shtangur. Ai miku që i bëra bllok, nga mllefi e kish postuar në murin e tij bisedën që e zhvillova në privat me të!

Mirëpo, kjo nuk ishte e tëra, disa nga miqët virtual dhe shokët vizual kur e kanë parë që i kam bërë “Bllok” mikut me të cilin shkëmbyem mendime kundërthënëse, ishin kanë shliruar aq fortë, saqë kishin pas filluar të hedhnin baltë mbi personalitetin tim!

Për të shkuar edhe më tutje me sulme ndaj meje, dikush e kishte nxitë një person anonim që t’i bëjë thirrje “X” shoqatës që të më shpallin person “Non Grata”, duke menduar që do t’ia dalin për të zhvlerëzuar personalitetin tim!

Nga kurreshtja nga ai moment çdo pesë minuta e përcjellja ecurinë e ngjarjes, se, sa veta po i përgjigjen asaj thirrje të sajuar nga dikush tjetër, për arsye se me autorin e thirrjes në koment nuk njiheshim fare mes vete, edhe sot kur po i shkruaj këta rreshta, nuk e di kush është!

Komentin e këtij anonimi e kishin pëlqye jo më shumë se pesë persona, në mesin e tyre një mik vizual, madje prej dy profileve (adresave) në Facebook ia kishte bërë dy pëlqime (Like) thirrjes për të më shpallur “Non Grata”!

Fillimisht e largova “mikun” nga shoqëria virtuale, pastaj i shkrova; “Do të kishte mjaftuar një, ske pasë nevojë t’i bësh dy “Like”! Në atë moment fillojë të më thërras në telefon për t’u arsyetuar, por nuk i hapa telefonin. Por e shfrytëzojë hapësirën që i lash për të shkruar; “Qysh bre burr eksplodove për dy “Like”? Unë ju përgjigja shkurt, nuk ishin dy “Like”, por ishin dy plumba për mua! Pas këtyre fjalëve “shoku” edhe më ofendoi! Në këtë moment i dhashë fund një miqësie të gjatë, por të pasinqertë 25 vjeçare nga ana e tij!

Mirëpo llogaritë “mikut” dhe të tjerëve  ju dolën gabim, për arsye se lidhjet dhe miqësia ime me “X” shoqatën ishin më të gjata dhe janë më të fuqishmse sesa synimet e shpirtëzinjëve, të cilët mbetën të izoluar në pretendimet e tyre armiqësore ndaj meje.

Për të mos u zgjatur më tepër rreth këtij rrëfimi, pas secilës thënje autentike “Shoqni dhe pabesi” qëndron një histori e vërtetë, qëndron një ngjarje e mirë dhe keqe, e ëmbël dhe hidhur, ku të gjitha së bashku do t’i përfshijë në një libër të veçantë autorial me të njëjtin titull.

Ëndrra megallomane për Serbinë e Madhe

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
Ëndrra megallomane për Serbinë e Madhe, ka qenë dhe mbetet agjendë e të gjitha qeverive tej shekullore serbe. Ngritje-zbritjet e Serbisë, qoftë atëherë kur ishte mbretëri në vete, pastaj me bashkimin e mbretërive serbo-kroate-sllovene, në vitet `20-a, të shekullit XX-të, ruajti dominimin serbomadh, duke pasur brenda saj Provincën hungareze të Vojvodinës dhe Krahinën shqiptare të Kosovës.
Në vitet `40-a të shekullit të shkuar, me mbështetjen e Rusisë Sovjetike, Serbia ruajti primatin në Jugosllavinë e re social-komuniste. Edhe atëherë ajo punonte për Serbinë e Madhe, por e kamuflonte me slloganin e “bashkim-vëllazërimit” fallco jugosllav. Përgjatë gjysmë-shekulli, Kosova, edhe pse pjesë e këtij bashkimi “vëllazëror”, populli i saj përjetoi kalvarin komunist, përndjekjen sistematike komuniste politike, me diferencime, burgjet, torturat, vrasjet individuale e grupore.
Ndjenja e megallomanisë, gjithnjë aktive, për Serbinë e Madhe, rriti oreksin dhe shtoi zullumin, mbi popullin e Kosovës. Dhe, siç thotë urtësia “zullumi këputet prej së trashi”. Dhe, ashtu ndodhi. Bombardimi i NATO-s, edhe pse i vonuar, ishte meritor.
Nga pësimi i Millosheviqit, pasuesit e tij, njëri pas tjetrit, nuk mësuan asgjë! Së bashku me Kishën Ortodokëse Serbe, me bekimin e Rusisë, u përqendruan sërishmi në krijimin e Serbisë së Madhe. Provuan me pakicën serbe në Kroaci, e pësuan keqas, duke e humbur luftën dhe krejt Krainën me shumësi popullatë serbe. Por, fituan në Bosnje, duke krijuar “Republika Srpska”, brenda saj. U nda Mali i Zi nga Serbia, por kjo e fundit nuk hoqi dorë nga destabilizimi, duke përgaditur deri atentatin kundër Presidentit Gjukanoviq, në koordinim me Rusinë.
Intrigimet politike të Serbisë, u përqendruan në Kosovë, duke përfituar nga Plani skandaloz i Ahtisarit finlandez. Serbia favorizoi ngritjen artificiale në pozita të disa “biçim komandantësh” shqiptarë, të cilët i lejoi, qëllimshëm, të zhytën në krime kundër vet shqiptarëve, duke krijuar burgje rurale, për maltretimin, deri në vrasjen e kundërshtarëve politikë, për të ardhur në pushtet. Serbia i krijoi dosjet për ata dhe i përdori dje, por vazhdon t`i përdorë edhe sot, duke i shantazhuar me dosje, për krimet faktike.
Serbia shelege e Rusisë dhe sfiduese e Perëndimit 
Gjeopolitika dhe gjeostrategjia po e favorizon Aleksander Vuqiçin, po luan me dy karta njëherësh. Lidhjet shpirtërore e konspiracionet komplotiste, vazhdon t`i ruaj me Rusinë, por, duke përdorur, “sa për sy faqe”, edhe kartën që synon familjen natyrale në BE, duke zhvatur nga ajo investime, por, edhe favorizime të bollshme politike, në raport me Kosovën.
Edhe pse serbët në Kosovë, në veçanti, ata në Veriun e Kosovës, gëzojnë statusin më të privilegjuar, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë e mëtej në botë, kërkojnë më shumë, në rastin konkret, “Zajednicën”, me të drejta ekzekutive, thënë troç”, një “Republika Srpska”, si ajo në Bosnje, e cila e ka kolapsuar sot shtetin boshnjak, Bosnjen dhe Hercegovinën.
“Kryeministrit Kurti i janë ofruar variante të tmerrshme për Asociacionin”, – reagon me zemratë dhe indinjueshëm, Presidentja Vjosë Osmani. Veç argatëve të Serbisë, Lajçak dhe Borrell, në cilësinë ndërmjetësuese, lexoni edhe dilemën, pro serbe, që shfaqë ambasadori amerikan Kristopher Hill, në Beograd:
“…Por mendoj se duhet të përpiqemi të ecim shpejt, për të garantuar që të respektohen interesat e komunitetit serb në Kosovë”. Dhe, vazhdon: “Asociacioni është pjesë e dialogut të Brukselit, që nga viti 2013 dhe duhet të formohet, në mënyrë që komuniteti serb, kryesisht, në Mitrovicën e Veriut, të shohë se si do të jetë e ardhmja e tij?!” Pra, Hill mendon si Vuqiç, përmend vetëm nënshkrimin e vitit 2013, në Bruksel, që nënkupton Asociacion me të drejta ekzekutive dhe komunitetin serb në veriun e Mitrovicës, si trajtim të veçantë.
Presidenti Vuçiq sfidon BE-në dhe SHBA-në, shpallë hero policin kriminel, i cili urdhëroi demolimin e qendrës zgjedhore në Mitrovicën e Veriut. Sjelljet e sotme të Serbisë, në raport me Kosovën, na kthejnë në gjeopolitikat e viteve `10-a, të shekullit të kaluar, për të ardhur në Konferencën e Londrës, me pazaret e pista të Rusisë Cariste me Evropën, tokat shqiptare u përdorën për kusuritje, gjithnjë në favor të Serbisë.
“Lista Serbe” xhoker i Vuçiqit, për destabilizimin e Kosovës
Loja e Vuçiqit, e koordinuar me bandën e “Listës Serbe”, shfrytëzon, suksesshëm, shtimin e kërkesave për përfitime, sa më shumë, në Veriun e Kosovës. Fillimisht, donin zëvendësimin e Albinit, “sepse me Hashimin dhe Ramushin merreshim vesh!” Kjo nuk mund të bëhej, ngaqe Thaçi është në telashe me disa akuza krimesh në Hagë, ndërsa Haradinaj përflitet se është partner në kontrabandën me kriminelët serbë në Veri, tashmë, të shpallur “non grata” nga SHBA.
Banditërit e “Listës Serbe”, pasi hasën në refuzimin e Kurtit, se “nuk ka priorite, por, ka radhë në dialogimin e marrëveshjeve të pa zbatuara, nga Serbia, dalin me kërkesën e re: “Pa largimin e Forcave Speciale të Policisë nga Veriu i Kosovës, nuk marrim pjesë në zgjedhje”, duke “harruar” Asociacionin. Ata e dijnë rastin paraprijës, kur Hashim Thaçi, në marrëveshje me Komandantin e KFOR-it, pranoi që Forcat e Sigurisë të Kosovës, të mos kalojnë në Veri, pa lejen e KFOR-it! Ky vendim kriminal, edhe sot është valid!
Dhe, kjo jo vetëm që nuk duhet të ndodhë, por kryeministri Kurti duhet të ngulmojë në dialog, që FSK-ja të vendoset përgjatë kufirit me Serbinë, aktualisht, nën komandën e KFOR-it, në mënyrë që kurrë të mos ndodhë barrikadimi i rrugëve dhe makro-kontrabanda serbo-shqiptare, siç ka ekzistuar, për dy dekada radhazi, e maskuar, kinse, “edhe në Veri ka pasur ligje e rregulla!” Broçkulla!
Opozita aleate e Serbisë në trysninë ndaj pozitës
Me gjithë refuzimet, kundërshtitë e hapura të Vuçiqit, për të nënshkruar marrëveshjet e arritura, së fundi, në Ohër, ende nuk shohim ndonjë presion serioz ndaj tij, për ta obliguar atë. Polarizimet pozitë-opozitë në Kosovë, veçsa kanë trimëruar Vuçiqin, në qendrimet e tij destruktive. Opozita premtoi unitet dhe unifikim veprimesh në dialog. Por, realisht, veproi ndryshe. Nuk paragjykojmë vizitat e Lumirit dhe të Memlit në Amerikën mike, por Haradinaj dhe Hoti, me deklarimet e tyre publike, nga SHBA, e bënë pranimin e Asociacionit, ende pa u shtruar në tavolinën të dialogut! Pabesisht e turpërisht, “thyen bllokadën” mbrojtëse të Kurtit, kundër Asociacionit!
Opozita shqiptare e Kosovës, duhet të mësojë nga përfaqësuesit e minoritetit: turk, boshnjakë e goranë, romë me degëzimet e tyre, si dhe shumica e opozitës serbe brenda Kosovës, për qasjen reale, objektive dhe fort të argumentuar, se një Asociacion monoetnik serb, diskriminon minoritetet tjera në Kosovë. Ata janë unik, në mendimin se minoritetet gëzojnë të drejta të plota, si askund tjetër në botë.  Bilëz, deputeti turk, në Parlamentin e Kosovës, deklaron se ne gëzojmë më shumë të drejta, se sa vetë turqit në Turqi. Por, ndryshe mendojnë Baton Haxhiu dhe Dardan Molliqaj, me horrat e tyre, “se po u shkelën të drejtat pakicës serbe!”
Ethet e pushtetit, po dominojnë mbi interesat e shtetit. Në vend të unitetit, për të përballuar dialogun, disa po mendojnë për aleancat zgjedhore. PAN-istët janë në ofenzivë. Me pushtet duan ta mbulojnë gjëmën që ia kanë bërë Kosovës. Barrikadimi i tyre kundër -Vettingut -; kundër Byrosë të Verifikimit dhe të Konfiskimit të pasurive makro-hajnore të tyre; mbrojtja e krimit dhe të kriminelëve në organet e drejtësisë, siç është edhe vendim i turpshëm i fundit, e të ashtuquajturës Gjykatë Kushtetuese, rrast e kapur, pikërisht, nga PAN-i!
Sërishmi janë aktivizuar lugetërit, për ndarjen e Kosovës. Prinë kallauzi monstrum, Baton Haxhiu, i pasuar nga eksponentët e PDK-së, të prirë nga Vlora Çitaku, Ramë Buja, Enver Hoxhaj, Abelard Tahiri dhe disa anëtarë të tjerë të zëshëm të kryesisë; Valon Murati, në emër të njëfarë “Lëvizje për Bashkim”; disfatisti Dukagjin Gorani, i cili, thotë se “komunat e Veriut mund të ndahen kur të duan”, edhe pse një gjë e tillë nuk mund të ndodhë pa luftë. Tellalli i PAN-it, Molliqaj me pacollër të tjerë, këtë “pazar” e bëjnë në debatet e televizioneve paçavure të PAN-it!
Këta, me bashkëmendimtarët llumhane të tyre, joshin Vuçiqin me miqtë e tij, ndërmjetësuesit famozë, fort të gajluar, “për t`i dhënë diçka Serbisë”, për të marrë njohjen e saj! Të gjithë këta shqip-folës, një shtet ligjor, do t`i zinxhiroste, si qentë, për tradhtinë e tyre, që vazhdojnë t`i bëjnë Atdheut-Kosovë.
Ngulmimi i BE dhe SHBA për Asociacionin monoetnik, skandaloz
Kosova, në përgjithësi, dhe kryeministri Kurti, në veçanti, ndodhet në një situatë të ndërlikuar, deri në kërcënimin e padrejtë: “Merre ose lëre!” Ndërkohë, nëse do të kishim një gjykim të drejtë, të paanshëm, në  raportin persekutor-viktimë, çështja do të thjeshtëzohej në përmasën e normales. Çfarë kërkon Serbia nga një Kosovë e stër-përgjakur, por, më në fund, me pavarësi të njohur ndërkombëtarisht?! Dhe, me një trajtim model, për të mirë, botëror, të minoriteteve, përfshi edhe atë serb. Tashmë, edhe qëllimet e Serbisë fashizoide, janë, qartësisht, të lexueshme.
Ftesa e ambasadorit amerikan në Kosovë, Hovenier, të ofruar Kurtit, se “ne do të punojmë së bashku, për Asociacionin, duke respektuar sovranitetin, tërësinë territoriale, Kushtetutën e Kosovës”, duhet parë si ofertë serioze. Andaj, duhet bashkëpunuar me palën amerikane. Vështirë të besohet se SHBA, pranon një Asociacion sot, që nesër mund të rezultonte me një “Republika Srpska”, me një kufi me Serbinë, përkatësisht, Rusinë, në lumin Ibër, në mes të qytetit, në vend që ky kufi të mbetet prapa kodrave, atje, ku, realisht, është tani.
Trajtimi demokratik, në respektimin e të drejtave të minoriteteve, në Kosovë, është unik, jo vetëm në Ballkan, por, edhe mëtej në Evropë dhe botë. Po deshën lë të organizohen komunat me shumicë minoritare, si Mamusha, Dragashi,10 komunat tjera me shumicë serbe, në një Asociacion, me shumësi minoritare, me status të njëjtë, me Asociacionin që kanë komunat në Kosovë, të monitorohen edhe nga BE-ja, SHBA-ja, për trajtimin e minoriteteve. Kosova është e hapur, e sinqertë me bashkatdhetarët minoritarë, sepse ka provuar padrejtësinë dhe shtypjen sistematike, si pakicë brenda Jugosllavisë, deri në vrasje, nga serbo-sllavët, në dekada e tej shekullit. Prandaj, ne që kemi aspiruar lirinë e munguar, duhet të jemi dhe, pa mëdyshje, jemi ndryshe nga ata, që na kanë mohuar neve edhe liritë elementare.
Komandantët kriminelë në pushtet, të shanazhuar me dosje të krimeve
Lobimi i organizuar, i orkestruar serb në SHBA, vazhdon të jetë shumë aktiv dhe me mjaft ndikim në disa qarqe amerikane, kur vihen në peshore raportet serbo-shqiptare. Ata kanë trashëguar një propagandë të viktimizimit. Dhe, këtë po e përdorin edhe sot, madje me shumë efikasitet. Në këtë aspekt, pavetëdijshëm, ndihmohen edhe nga vetëlavdërimet që bëjnë shqiptarët, për luftën e pabërë. Në përkujtimin e viktimave në Likoshan e Qirez, në masakrën e soldateskës serbe, të 28 shkurtit 1998, thuhet se “ishte hakmarrje ndaj goditjeve që u jipte UÇK-ja forcave policore dhe ushtarake serbe”?! (Edhe pse në atë kohë “UÇK-e” ishte inekzistente!) Pikërisht, kështu thotë edhe propaganda gebelsiane serbe, për të përligjur masakrat e saj!
Lobimi shqiptar, për dialog, është shpërqendruar në një lobim tjetër, që bie ndesh me parimet amerikane, siç është zhurma kundër Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Kjo Gjykatë është ide dhe realizim amerikan, sepse krimet e soldateskës të Millosheviqit, i vazhduan disa komandantë, nën siglën e UÇK-së. Provë se kush është pro dhe kush kundër Amerikës, është qendrimi ndaj përkushtimit për drejtësinë.
Sjellja e Kosovës, përballë lojës së dyfishtë të Serbisë, duhet të ndryshojë tërësisht. Qeveritë e shkuara ishin të kriminalizuara, të zhytura në krimin vrastar dhe korrupsionin industrial, pra, vjedhje zyrtare dhe haraç të përgjakshëm. Përgjatë të gjithë dialogut, negociatorët kanë bërë kompromise të dhimbshme e kriminale. Pas çdo marrëveshje, Serbia shënonte një fitore domëthënëse, ndërsa Kosova pësonte një humbje, një gjëmë shtesë, një gjëmë të radhës.
Arsyeja e vetme ishte se shefi i negociatorëve, Hashim Thaçi ishte i shantazhuari i katërfishtë:
1) Me dosjet e  monitoruesëve ndërkombëtarë në Kosovë;
2) dosjet nga Serbia;
3) dosjet-memorie të familjarëve të viktimave;
4) dosjet faktike të bandave ekzekutuese, të kundërshtarëve politikë, me porosi të komandantëve të bandave.
Ndërkohë, dialoguesit aktualë dhe shefi i tyre, Albin Kurti, nuk janë të shantazhuar, madje nga askush. Ishin unik në kundërshtinë e të gjitha marrëveshjeve, vendimeve dhe veprimeve fatale për Kosovën. Justifikimet e gërditshme se pavarësinë e solli Plani i Ahtisarit, janë mjegullnajë. Sepse ajo do të vinte edhe pa atë. “Xhevahirët” e Ahtisarit, vazhdojnë ta ngulfatin edhe sot popullin e Kosovës: 27 komuna për 96 % të popullsisë të Kosovës dhe vetëm për 4 % serbë, plot 10 komuna! Një krim i llojit të vet! Dhe, kjo është “dhuratë”, pikërisht, e presidentit Ahtisari, që përbën një diskriminim pozitiv, në raport me monoritetet tjera, jo serbe në Kosovë.
Edhe pse Ahtisari dhunshëm e shpalli Kosovën “multietnike”, për t`i kalaveshur serbët me privilegje shtesë, vendosi Asociacion “monoetnik”, për komunat me shumicë serbe. Ai prrallisë për jetë të përbashkët me serbët në Kosovë, por vepron për ndarjen e tyre, në perspektivë, duke marrë edhe territor me vete!
Këtë hipokrizi e cinizëm, njëherësh, nuk duhej pranuar me asnjë çmim. Ashtu siç nuk duhet pranuar, sot, çfarëdo Asociacioni, që do të rrezikonte ngulfatje të shtetit, apo tragjikën e prekjes të territorit.
Pranimi i planit-kornizë franko-gjerman, nga kryeministri Kurti, pavarësisht kompromiseve të paralajmëruara, si të vështira, kërkon përkushtim e qendresë, përgjatë dialogimit zbatues, për të mos lejuar dhe as pranuar shkeljen e parimeve, që cënojnë Kushtetutën e vendit, qoftë edhe për të lënë hapësirë, se kjo mund të ndodhë dikur, në të ardhmen e afërt apo të largët.
Pozita e sotme është krenare, për opozitarizmin e egër të djeshëm, duke u identifikuar si e vetme në mbrojtje të Republikës. Urojmë të mos sjell gjëmë-shtesë nga Brukseli, Ohri apo nga ndonjë qendër tjetër, në Kosovë!