Kreu Blog Faqe 1083

Pjesëmarrja në “Defender- Europe’23” konfirmon besimin e fuqishëm të partnerëve  strategjik në ushtrinë tonë  

0

Presidentja Osmani vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së: Pjesëmarrja në “Defender- Europe’23” konfirmon besimin e fuqishëm të partnerëve  strategjik në ushtrinë tonë. 

Me qëllim të informimit me përgatitjet finale për ekzekutimin e stërvitjes fushore” Defender-Europe’23”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh Komandante Supreme, vizitoi Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së në Kazermën” Adem Jashari” në Prishtinë, ku u prit nga Komandanti gjenerallejtënant Bashkim Jashari me gjeneralë dhe oficerë të FSK-së. 

Me këtë rast, Presidentja Osmani u njoftua nga gjeneral Jashari dhe stafi i tij me zhvillimet aktuale në FSK dhe aktivitetet në proces, me theks të veçantë në përgatitjet finale para ekzekutimit të stërvitjes fushore të forcave amerikane me forcat tjera partnere “Defender –Europe’23”.  

Nga ana e saj, Presidentja Osmani, përgëzoi FSK-në, për procesin e suksesshëm të planifikimit dhe përgatitjeve të duhura për Stërvitjen “Defender-Europe’23”.

“Pjesëmarrja e mbi 1300 trupave të FSK-së në stërvitjen fushore “Defender- Europe’23”, përkrah forcave amerikane dhe aleatëve tjerë, si dhe statusi i Republikës së Kosovës në cilësi të vendit pritës, konfirmon besimin e fuqishëm të partnerëve tanë strategjik në profesionalizmin e FSK-së, si dhe besimin në vendin dhe popullin tonë në mbrojtjen e vlerave euroatlantike të lirisë dhe paqes rajonale e globale”, theksoi ndër të tjera Presidentja Osmani. 

Në cilësi të Komandantes Supreme të FSK-së, Presidentja Osmani shprehu mbështetjen e plotë për zhvillimin dhe avancimin e FSK-së, si dhe mbarëvajtjen e Stërvitjes, si një ndër ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm për FSK-në, por edhe për Republikën e Kosovës dhe vizionin euroatlantik. 

Në Gjenevë u mbajt koncert mbresëlënës nga grupi polifonik “Bilbili” i Vlorës 

Nga: Nexhmije Mehmetaj , arsimtare e mësimit plotësues në Zvicër

Më 29 mars ’23, në qendër të Gjenevës, në “Théatre de la Madeleine” u mbajt Koncerti Polifonik “Bilbili” nga Vlora, qe një mbrëmje e veçantë. Mikpritës ishte shoqata “Komuniteti Shqiptar në Gjenevë”.  

Me dinjitet artistik, Afërdita Krasniqi, kryetare e shoqatës ka drejtuar koncertin. Salla kishte në gjirin e saj qindra shqiptarë dhe zviceranë të ardhur nga hapësira gjeografike e kantonit të Gjenevës. 

Grupi muzikor popullor “Bilbili” nga Vlora paraqiti vlerat artistike dhe historike të polifonisë shqiptare, si një nga format më të hershme të muzikës popullore në Ballkan. Sot, e mbrojtur nga UNESKO me theks të veçantë “Pasuri kulturore e njerëzimit”. 

Interpretuesit Muharrem Ramaj, Valbona Nora, Tajre Bozhani, Defrim Mustafaraj, Adriatik Cenko, Florika Kotska plotë pasion paraqiten pjesë nga repertori më i mirë i këngëve të vjetra tradicionale shqiptare që nuk kishin kufij gjeografik. Këngë të jugut, këngë të veriut, të Shqipërisë atje ku burojnë këngët e bukura të popullit tonë. 

Befasia e Koncertit “Bilbili” ishte prezantimi i dy këngëve për herë të parë nga albumi i tyre më i ri krijuar enkas për ketë rast: “Në Gjenevë të Helvetisë, bilbilat e Labërisë” dhe “ Vijm’ nga Vlora, Labëria, nga e jona Shqipëria”.  

Kënaqësi e pa përshkruar. Jehoi kënga me shumë zëra. Nga kush u nis? Nga nisi? Kush e mori melodinë? Kush e pasoi? Nuk mund ta përcaktoj. Këngët i niste njeri dhe i vinin në buzë e i përhapnin me forcë e zemër të gjithë. 

Pjesë e grupit “Bilbili” ishte pa asnjë dyshim një nga artistët më të njohur në “universin” folklorik shqiptar Viktor Paloka. Ky artist dhe bartës i shkëlqyer i folklorit të trevës shkodrane nga vjen, me zërin mbi tingujt e çiftelisë do t’i merr të pranishmit fluturimthi në qytetet e gjithë trojeve shqiptare dhe në figurën legjendare të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. 

Këngëtarja e njohur Ludmilla Baballëku me zërin kumbues, u duartrokit shumë gjatë nga publiku.  

Gjatë kësaj veprimtarie, z. Ali Mehmeti sekretar i shoqatës KSHGJ në shenjë nderimi u dhuroi udhëheqësit të grupit Mirënjohje dhe anëtarëve ca dhurata modeste nga qyteti  plot ngjyra i Gjenevës.    

Mrekulli, mund të thotë dikush. Por a duhet parë kaq thjeshtë? Shoqatën, për të ndërmarr këtë nismë, nuk e shtyu nevoja për tu angazhuar me punë, por diçka tjetër, diçka që ka të bëjë me ndjenjën kombëtare, me personalitetin e bashkatdhetarëve, sidomos të asaj shtrese të inteligjencës që endet nëpër mugëtirën e emigracionit pa mundur të gjejë qetësinë shpirtërore. Mandej, për shumë vite është përfolur se do të hapet një Qendër Kulturore Shqiptare për zhvillimin e kulturës , interesim ky nga ana e qeverive shqiptare, por përderisa nuk shohim  asnjë xixë në horizont nuk themi se mund të shpresojmë shumë. E atë që s’munden ta bëjnë qeveritë tona deri më tashti në marrëveshje me shtetin zviceran, përpiqet të bëjë shoqata “Komuniteti Shqiptar në Gjenevë”. Respekt! 

Urojmë që edhe shqiptarët në kantone tjera të pasurohen me Grupin Polifonik “Bilbili” nga Vlora në ….  

Gjenevë, 30.03. 2023                                 

Përshpirtëria e Nënës Tereze: PREJ VDEKJES NË JETË   

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

“Por në qoftë se Jezu Krishti me të vërtetë nuk është ngjallur, atëherë i kotë është predikimi ynë – i kotë është besimi juaj… Sepse, në mos u ngjallshin të vdekurit, as Krishti nuk është ngjallur… Por, vërtet, Krishti u ngjall prej të vdekurve! Ai është fryti i parë i të vdekurve” . (1 Kor, 15, 13. 16. 20) 

“Zoti edhe tash është dashuri. Edhe tash Ai e do botën. Zoti e deshi aq shumë botën, sa që e dha të Birin e vet, dhe  edhe tash e do aq shumë botën për ta dhënë ty, mua, neve  veten, që të duam edhe ne botën, sepse ne jemi dashuria e tij dhe mëshira e tij sot.” (Nëna Tereze) 

Në shenjën e parë të lumturisë, mendojmë të ngjallurit e Jezu Krishtit prej të vdekurve ditën e Pashkëve. 

Vdekja dhe ngjallja e Jezu Krishtit është e vërteta themelore dhe kryesore e krishterimit, burimi i fesë, shpresës, sigurisë dhe dashurisë; garancia e ngjalljes tonë; ndërrimi rrënjësor jo vetëm në jetën e Jezu Krishtit, por edhe në historinë e tërë njerëzimit. 

E tërë jeta e Jezu Krishtit është në pikën qendrore të ngjalljes së tij, pa të cilën, gjithçka do të ishte si më parë, nën barrën e mëkatit dhe robërinë e të keqes. Nxënësit e Jezu Krishtit nuk kishin kuptuar shumë gjëra para ngjalljes së Tij, por, duke e parë, takuar të Ringjallurin, duke pranuar Shpirtin Shenjt për Rrëshajë, janë ndërruar tërësisht (khs. Shembullin e Pjetrit, nxënësve të Eamusit, të Marisë Magdalenë, kthimin  e Palit…)  

Dëshmia e apostujve, ishte shumë e qartë: me jetën dhe në jetën e tyre; kjo dëshmi qe vërtetuar me vdekjen e tyre martire: për Jezusin, me Jezusin, në Jezusin e ngjallur. 

Jezusi i ngjallur iu është paraqitur së pari Virgjërës Mari, thotë Shën Injaci i Lojolës, dhe kështu beson e tërë Kisha që nga kohët më të lashta. Kisha, bashkohet rreth Marisë, lutet dhe pret zbatimin e planit të veprës së shëlbimit në ta, në Kishë, në botë. Udha e kryqit të Krishtit vazhdon në Trupin mistik të tij – në Kishë: apostujt Pjetri dhe Gjoni janë të burgosur (khs. Vap 5, 27-42; 12, 23). Shtjefnin e vrasin (khs. Vap 7, 54-60); në Jerusalem përndjekja e të krishterëve ishte në vazhdimësi (khs. Vap 8, 1-3). 

Shën Pali kishte shumë vështirësi, “vdekja nuk ka më pushtet mbi Të” (Rom 6, 9), që “sikurse në vërtetë vuajmë bashkë me Të, që edhe të lavdërohemi bashkë me Të” (Rom 8, 17). 

Ngjallja është realiteti i fesë sonë që nuk e asgjëson vuajtjen, dhembjen, kryqin, por ia ndërron kuptimin dhe përmbajtjen, dhe për këtë arsye është gjithmonë aktuale. 

“Kujtojeni që mundimi i Krishtit përfundon gjithmonë në gëzimin e ngjalljes, kështu që kur ndieni në zemrën tuaj vuajtjen e Krishtit, mos harroni se duhet të vijë ngjallja, duhet të lindë gëzimi i Pashkëve.” (Nëna Tereze) 

“Biri i Hyjit, duke e bashkuar me veten e vet natyrën njerëzore dhe duke e mundur vdekjen me vdekjen dhe ngjalljen e vet, e ka shpërblyer njeriun dhe e ka shndërruar atë në një krijesë të re.” (LG 7; khs. 48, 52) 

Çdo i krishterë është i ftuar për të jetuar dhe dëshmuar ngjalljen e Krishtit. “Ende shtegtarë në tokë, ndërsa ndjekim gjurmët e tij në mundime e përndjekje, jemi të lidhur me vuajtjet e tij, ashtu si trupi me kreun dhe vuajmë me te për t’u lavdëruar bashkë me te.” (LG 7) 

“Në vështirësitë e jetës e gjejnë forcën e shpresës, duke menduar që “të gjitha  vuajtjet nuk janë të denja të krahasohet me lumturinë e ardhshme që do të zbulohet në ne.” (AA 4) 

“Pra, nuk është e lejueshme të përçmohet jeta trupore e njeriut. Përkundrazi, ai ka detyrën ta konsiderojë të mirë dhe të denjë për nderim trupin e vet, pikërisht sepse është krijuar prej Hyjit dhe është paracaktuar për ngjalljen në ditën e fundit.” (GS 14) 

Në shenjën e dytë të lumturisë, mendojmë të ngjiturit e Jezu Krishtit në qiell ditë e të Shëlbuemit. 

Të shëlbuemit, është në një mënyrë “kthimi” i Jezusit te Ati, sepse Ai e ka përvujtëruar veten deri në vdekje në kryq. Tash paraqitet lidhja e ngushtë mes qiellit dhe tokës, sepse kreu i Kishës, Jezusi, është i lavdëruar, duke u bërë për ne  Rruga, Jeta dhe e Vërteta. 

Njerëzit, duke e parë Jezusin si ngjitej në qiell, ishin të habitur, të pikëlluar. Engjëlli tha: “O burra galileas, pse rrini kështu duke shikuar kah qielli? Ky Jezus, që prej jush u ngrit në qiell, do të kthehet pikërisht kështu, si e patë se shkoi në qiell.” (Vap 1, 11)  

Tash është një mundësi e re për të qenë afër Atit – Jezusi – Biri i Hyjit, Vëllai ynë. Ai kthehet tek Ati, por edhe rri me ne në Kishë dhe me Kishën. 

Virgjëra Mari, pothuaj zhduket, gati tërësisht, me të ngjiturit e Krishtit në qiell: prapë duhet t’ia “lejonte” kthimin tek Ati, për ta lënë atë të vetmuar, siç kishte bërë shumë herë gjatë jetës së tij botore. Maria, mbetet me Kishën dhe në Kishë, në rolin e njëjtë amënor. 

“Jezusi na ka zgjedhur për vete, si i kishte zgjedhur apostujt…Duhet vazhdimisht të jemi të bindur që i përkasim Atij dhe mos të lejojmë që asgjë të na largojë prej dashurisë së Tij… Pas të Shëlbumit – ngjitjes së Krishtit në qiell, Zoja pati kujdes të veçantë për apostuj të Kishës së parë. Edhe sot Maria ka kujdes amësor për ne.” (Nëna Tereze) 

“Krishti vendosi Mbretërinë e Hyjit në tokë, e shfaqi me vepra dhe me fjalë Atin e vet dhe vetveten dhe e çoi në plotësi veprën e vet me vdekjen, ngjalljen dhe të ngjiturit e lavdishëm, ashtu si edhe me dërgimin e Shpirtit Shenjt.” (DV 7) 

Në shenjën e tretë të lumturisë, mendojmë për ardhjen e Shpirtit Shenjt mbi apostuj ditën e Rrëshajëve.  

Rrëshajtë, janë dialogu i  amshuar i dashurisë mes Atit dhe Birit në Shpirtin Shenjt; gjuha e re e dashurisë, e cila, i bashkon popujt në fe, në krijimin e bashkësisë së besimtarëve. Risia absolute është ABBA – ATI, që është fryti i Shpirtit Shenjt (krhs. Rom 8, 15; Gal 4, 6). Ky dialog dashurie krijon marrëdhënie të reja mes Zotit dhe njeriut dhe mes njerëzve. Shpirti Shenjt e aftëson bashkësinë për të dëshmuar të tjerëve  jetën e re . “E ishin vazhdimisht të kujdesshëm për ta përvetësuar mësimin e apostujve dhe nuk mungonin në mbledhjet vëllazërore, në ndarjen e bukës e në uratë.” (Vap 2, 42) 

Eukaristia dhe urata bëjnë që të rritet dhe pjekët dialogu i dashurisë mes njeriut dhe Zotit, që pastaj jetësohet dhe dëshmohet para të tjerëve, të gjithëve. Çdo uratë është fryt e Shpirtit Shenjt, në stilin e Jezusit, i cili i drejtohet Hyjit duke e quajtur Atë. 

Kisha përgatitet për ardhjen e Shpirtit Shenjt me uratë.  “Të gjithë këta ishin të përqendruar prore së bashku në uratë me disa gra, me Marinë, Nënën e Jezusit, dhe me vëllezërit e tij.” (Vap 1, 14)  

 Dhurata e gjuhës, apo gjuhëve, është vepër e Shpirtit Shenjt, që i aftëson apostujt për shpalljen e Krishtit të ringjallur, aq sa ndodhi habia dhe mrekullia: “Të gjithë ne po i dëgjojmë duke shpallur veprat e madhërishme të Hyjit në gjuhët tona amtare.” (Vap 2, 11)  

 Këtë e kishte paralajmëruar Jezusi qysh më herët, duke u  thënë apostujve: “Nuk do të jeni ju që do të flisni, por Shpirti i Atit tuaj do të flasë nëpër ju.” (Mt 10, 20) 

Virgjëra Mari, ishte e para që e kishte pranuar Shpirtin Shenjt, qysh në ngjizjen e Jezusit. E tani e pranon rishtas me Kishën e parë dhe për Kishën, me apostujt për shëlbimin e mbarë njerëzimit. 

“Çka është përshpirtëria jonë? Bashkimi ynë me Jezusin, në të cilin hyjnorja dhe njerëzorja njësohen dhe begatohen në mënyrë të ndërsjellët…Duhet të bashkëpunojmë me Shpirtin Shenjt, si bëri Maria, e cila iu nënshtrua me besim të plotë vullnetit të Zotit, duke e pranuar nëpërmjet Shpirtit Shenjt Birin e Hyjit, Jezu Krishtin.” (Nëna Tereze) 

Në shenjën e katërt të lumturisë, mendojmë të ngriturit e Zojës në qiell me trup e me shpirt.  

Virgjëra Mari ishte dhuruar tërësisht Zotit, ishte e gatshme gjatë tërë jetës së saj, me trup dhe me shpirt, ta plotësonte planin e Tij. Zoti ishte “shërbye” me Të, për plotësimin dhe zbatimin e planit të shëlbimit. Nëpërmjet saj, Zoti është bërë Njeri, dhe mu për këtë, me të drejt, Ajo është e para që i shijon dhe pranon frytet e ngjalljes së Birit të saj, Jezu Krishtit. Ngritja e saj në Qiell, është përfundimi i logjikshëm i jetës së Virgjërës Mari. 

Për ne, vdekja e ka kuptimin e dorëzimit të shpirtit tonë në duar të Zotit, ndërsa Zoja Mari këtë e kishte bërë gjatë tërë jetës së saj. Prandaj, ajo, edhe qe shpërblyer e nderuar me ngjalljen e “paraprirë”, pas asaj të Jezu Krishtit.  Kështu, Virgjëra Mari, është bërë Ndërmjetësuese, parafytyrim dhe paralajmërim i realitetit eskatologjik, që na pret të gjithëve. 

E vërteta e të Ngriturit e Zojës në Qiell, është shpallur dhe definuar kremtorisht nga Papa Piu XII, më 1 nëntor 1950, me kushtetutën apostolike “Munificentissimus Dominus”, që shpjegon kuptimin dhe përmbajtjen teologjike, duke kurorëzuar kështu besimin e Kishës nëpër shekuj, “si bashkëpunëtore bujare e Shpërblyesit  hyjnor.” 

Koncili Dytë i Vatikanit thotë: “Nëna e Jezusit, meqë tashmë është në qiell, e lavdëruar në trup dhe në shpirt, përbën shëmbëlltyrën dhe fillimin e Kishës që do ta ketë plotësinë e vet në kohën e ardhshme, po kështu edhe tani në tokë shkëlqen përpara popullit shtegtar të Hyjit si shenjë e shpresës së sigurt dhe ngushëllimit, deri kur të vijë dita e Zotit.”  (LG 68) 

Për ne ka rëndësi fillimi i shpërblimit, modeli dhe shenja e ngjalljes dhe lavdisë që dëshmohet dhe dhurohet në Virgjërën Mari, si parafytyrim i asaj çka do të jemi edhe në jetën eskatologjike.  Në Virgjërën Mari, Kisha njeh jo vetëm fillimin e veprës së shëlbimit, që niset me mishërimin e Jezu Krishtit, por edhe  nisjen lavdisë, si fryt i ngjalljes së Krishtit, paralajmërim i  lavdisë dhe shëlbimit tonë. 

Shën Pali VI thotë: “Maria është dokumenti ngushëllues i të ardhmes tonë. Një Motër e jona, që arriti te caku përfundimtar.” 

“Virgjëra Mari, ka realizuar plotësisht planin e shëlbimit, dhe për këtë arsye ajo i gëzon në plotëni edhe frytet e shëlbimit… Ajo është fuqia jonë dhe mbrojtja jonë,  shkaku i gëzimit tonë. Ne mundohemi ta imitojmë atë duke rrezatuar të tjerëve gëzimin dhe harenë…Shumë herë një buzëqeshje mund ta ndryshojë jetën e të tjerëve, t’u sjellë gëzim, Zotin, t’i jep kuptim vuajtjes… Nuk mund ta dimë kurrë të mirat që mund t’i shkaktojë një buzëqeshje.” (Nëna Tereze) 

Në të pestën shenjë të lumturisë, mendojmë kurorëzimin e Virgjërës Mari Mbretëreshë të qiellit dhe të tokës, dhe lumturinë e engjëjve dhe shenjtërve. 

Trinia Shenjte, shpërbleu Virgjërën Mari për zbatimin  e planit të shëlbimit, me përpikëri dhe dashuri;  me kalimin e saj në lumturinë e jetës së pasosur. Plani i shëlbimit, së pari ishte ofruar dhe paraqitur Marisë, pastaj Elizabetës, Simonit, Anës dhe të tjerëve. Maria, ka përcjellë hap pas hapi Jezusin deri te vdekja e tij në kryq. Ajo, zhduket me vdekjen e Tij, paraqitet rishtas për Rrëshajë, në bashkësinë e parë të krishterë, dhe vazhdon këtë detyrë edhe sot, me ndërmjetësim amësor dhe kujdes për çdo njeri. Vetëm tash, deri diku, mund ta kuptojmë rolin, detyrën dhe rëndësinë e Marisë në jetën e Kishës dhe të çdo të krishteri. 

Duke lutur rruzaren, edhe ne me Virgjërën Mari, duam t’i përshkojmë, kujtojmë, meditojmë rrugët e shëlbimit, fshehtësitë apo misteret e fesë tonë. Me Zojën Mari, duam të jemi të bashkuar me Jezusin Vëlla dhe Shpëtimtar, Zotin tonë, në Shpirtin Shenjt, që të mund ta kemi bashkimin me Atin. Me atë, më lehtë, do të them edhe më fatbardhësisht; do të ecim këtë jetë me plot lot, që të pranojmë, jetësojmë dhe dëshmojmë misteret e shëlbimit, duke pritur qiellin e ri dhe tokën e re, me bashkëpunimin tonë të përvuajtur dhe të çmuar. 

Maria, është Mbretëresha e qiellit dhe tokës, në stilin e Jezusit, për të shërbye, siç bëri Krishti, duke e dhuruar jetën, pikën e fundit të gjakut të tij për shëlbimin tonë (krhs. Fil 2, 6-11).  Kjo është pro-ekzistenca, jeta për të tjerët. 

Të falemi Mbretëreshë 

Nënë e mëshirës, jeta e ëmbëlsimit, 

shpresa jonë. 

Të falemi, 

Ty të thërrasim ne të shkretët, bijtë e Evës, 

që po fshajmë, po gjëmojmë e po qajmë 

në këtë shekull plot me lot. 

Deh pra, pajtorja jonë, 

ata sy të mëshirshëm, silli drejt nesh! 

E Jeusin, të bekuarin, frytin e barkut tënd, 

pas kësaj shkretie na kallëzo. 

O e dhimbshmja, o e buta, o e ëmbla Virgëra Mari! 

Amen. 

“Askush më mirë se Maria nuk e ka kuptuar mësimin e përvujtërisë. Ajo, ishte shërbëtorja e Zotit, ishte zbrazë tërësisht prej vetvetes që Zoti ta mbushte me hiri e vet… Hirplote domethënë e plotë me Zotin.” (Nëna Tereze) 

Lutja e rruzares, sipas “Marialis cultus”, ka domethënie dhe përmbajtje të trefishtë: teologjik, liturgjik dhe baritor. Kuptimi teologjik: nëpërmjet meditimit të shenjave apo mistereve dhe uratës, përkujtojmë veprën e shëlbimit të Jezu Krishtit, në bashkëpunim me Virgjërën Mari. Kuptimi liturgjik: kjo është uratë lavdie dhe kërkimi, sidomos uratë soditjeje dhe përkujtim i kultit të madh te Jezusit në kryq. Pra, është një lloj “liturgjie” popullore, sepse lind nga liturgjia, përgatit liturgjinë, udhëheq bashkësinë e krishterë kah zemra e liturgjisë, mundimi, vdekja dhe ngjallja e Krishtit, që në mënyrë të papërgjakshme përsëritet në meshë. Kuptimi baritor: vlen veçmas për familje si “shenjtërore shtëpiake” të Kishës, “Kishë shtëpiake.” Urata e rruzares, gjatë shekujve, ishte për familje një moment takimi dhe bashkimi me Zotin, me vetë familjen, me të afërmin. Edhe sot, në dinamikën e jetës së krishterë, rruzarja është, mund dhe duhet të jetë një lutje shumë e rëndësishme për zhvillimin, rritjen dhe dëshminë e jetës së krishterë. 

Enciklika “Redemtoris Mater” e Shën Gjon Palit II (1987) vërteton dhe përforcon plotësisht mësimin dhe besimin e Kishës Katolike mbi Virgjërën Mari, sidomos kushtetutën dogmatike “Lumen Gentium” – Drita e Popujve, kreun VIII, që e paraqet Marinë si “gjymtyra më e lartë dhe e veçantë e Kishës, figurë dhe model i mrekullueshëm për të në fe dhe dashuri; Kisha katolike, e  udhëzuar prej Shpirtit Shenjt, me dashuri e përshpirtëri bijësore e nderon si nënë shumë të dashur.” (LG 53) Duke ecur në fe me Virgjërën Mari në përcjellje të Jezu Krishtit deri në vdekje në kryq dhe ngjallje të lavdishme, ardhjen e Shpirtit Shenjt mbi apostuj, ne jemi në “shkollën e Nënës”, për të besuar dhe dashuri si ajo Krishtin, Kishën, njeriun. Enciklika e paraqet Virgjërën Mari në jetën e Krishtit, të Kishës dhe në rolin amësor shpirtëror për të gjithë ne. 

“Në fenë e Marisë… rihapet, nga ana jonë njerëzore, ajo hapësirë e brendshme në të cilën Ati i gjithëpushtetshëm mund të na mbushë me çdo bekim shpirtëror.” (RM 28)  

Prishtinë, 5 mars 2023 – Radio Maria – Kosovë 

Pse shqiptari çdoherë i thotë të keqes “mashallah”?

0

Afrim Musliu, Suedi

Menjëherë pas çlirimit nga robëria shekullore, i mbyllnim sytë, veshtë dhe gojën ndaj ozurpimeve të pronave shoqërore, ndaj vrasjeve të shumta politike të figurave më eminente të luftës dhe paqes e ndaj parregullsive të shumta, pjesërisht nga frika që të mos “përbijë nata”, e pjesërisht nga indiferenca dhe animet politike. Gjersa problemet e mëdha shkaktoheshin, ato nuk zgjidheshin, por vetëm fshiheshin nër tepih, duke u arsyetuar se  “Caku ynë është pavarësia e Kosovës, andaj të mos e dëmtojmë atë rrugëtim.”. Askush nuk tha atëherë, po çka po na duhet një Kosovë e pavarur dhe e zhytur në krim deri në fyt e pa figurat më eminente të ati vendi të cilët sakrifikuan, punuan dhe dhanë çdo gjë për atë vend, e të cilët u vranë në pabesi nga shqipfolës të pabesë?! Sot Kosova po përballet me Gjykatën Speciale. ⚫️ I mbyllnim sytë, veshtë dhe gojën kur në vitin 2004 forcat e majta politike të prira nga komandantët e pasluftës dhe nga njerëz sot në pushtet, i kallnin dhe i dëmtonin kishat dhe manastiret ortodokse. Edhe sot me turp të madh heshtet ajo punë, sepse në pushtet janë një pjesë e atyre forcave të majta që i’u prinë atyre ngjarjeve të turpshme. Sot Kosova përballet me eksterritorialitet të kishave dhe manastireve tanimë serbe dhe madje edhe me status të veçantë të “Vatikanit” çdokund në brendi të Kosovës. ⚫️ I mbyllnim sytë, veshtë dhe gojën kur kalleshin rrugët e Kosovës dhe policët tanë, e kur injorohej shteti ynë i pavarur dhe simbolet e saj me kauza të shpifura, rrena e manipulime të tmerrshme. Ndaj përçarjeve dhe polarizimeve të tmerrshme që i shkaktoheshin me rrena e manipulime të lloj-llojshme. Pjesërisht për shkak të animeve fanatike politike, e pjesërisht nga frika nga sulmet e persekutimet në mënyra të ndryshme nga pushteti dhe gardianët e tutorët e tyre. Sot Kosova po përballet me autonominë serbe, e cila është edhe sfida më e madhe për konsolidimin e shtetësisë së Kosovës si dhe shtetësinë e saj në përgjithësi. Këtë sfidë e sollën po të njejtët ata që e digjnin Kosovën dhe policët tanë me kauzat e tyre të shpifura majtiste. ⚫️ I mbyllnim sytë, veshtë dhe gojën kur panevojshëm ndërtoheshin me qindra xhami nëpër çdo cep të Kosovës e kur shkonin me mijëra të rinjë nga Kosova në Siri për t’iu bashkuar terroristëve të ISIS-it. Pjesërisht nga frika nga një fuqi e imagjinuar mbinjerëzore, e më shumë nga frika nga sulmet e gardianëve të BIK-ut dhe islamit politik. Si në botën virtuale përmes rrjeteve sociale, besa, edhe në botën reale dhe sulmeve fizike. Sot Kosova ende në pavetëdije po përballet me një islamizim të tmerrshëm ku islami politik është futë në çdo pore të shtetit dhe pushtetit. Pasojat e kësaj dukurie ende nuk i dimë, mirëpo jam mëse i bindur se pasojat kanë me qenë shumë të ndieshme. Jo vetëm për vetë shtetin e Kosovës, por edhe për secilin qytetar të saj. ⚫️ Shqiptarët janë disi të prirë që çdoherë të keqes t’i thonë “mashallah”. Ndërsa, ky term i mbetur nga pushtimi otoman përdoret për diçka që është në rritje e për diçka që është ka zhvillohet e ka lulëzon. Por, pse pikërisht e keqja duhet të rritet e të lulëzojë tek ne? Sot, pas tërë këtyre të këqijave të lartëpërmendura që gjatë tërë këtyre viteve në liri i thonim “mashallah”, tanimë ato janë rritë e janë grumbullu deri në atë masë saqë na kanë hypë mbi kokë. Jemi rrasë në të keqen deri në fyt, saqë zor e kemi me dalë nga ajo. Edhe poqëse na prinë fati e me ndihmën e dikujtë më të fortë dalim disi, kundërmimin s’ka me pasë dreq që do t’na largojë.

Kryesia e SP të gazetës “Rilindja”, në takimin e fundit, ka marrë vendim të organizojë protestë,ditën e enjte, para AKP-së, në ora 11

0

Zeqir Bekolli, Prishtinë

____

Çka po ndodhë me 20 për qindëshin e punëtorëve të “Rilindjes”?

Pas një periudhe të stërzgjatur, vitin e shkuar, përfunduan listat përfundimtare të punëtorëve të ndërmarrjes “Rilindja” dhe të njësive tjera që vepruan në Pallat . Për pjesën e Pallatit, ku vepruan 8 njësi, në mesin e të cilave edhe gazeta “Rilindja”, Qeveria, bazuar në një vendim të Qeverisë Haradinaj, (ku obligohej Qeveria që brenda 3 vitesh t’ju paguheshin mjetet e 20 për qindëshit punonjësve të Pallatit), më 30 dhjetor 2021 ka derdhur mjetet e saja për këtë qëllim në AKP, të cilat për habi mbahen pa asnjë të drejtë dhe nuk iu shpërndahen punëtorëve.

Për këtë arsye Kryesia e Sindikatës së Pavarur të gazetës “Rilindja”, në takimin e fundit, ka marrë vendim të organizojë protestë, ditën e enjte, do të thotë nesër me 6 prill 2023, para AKP-së, në ora 11:00.
Arsye e kësaj proteste është diskriminimi i vazhdueshëm, që po iu bëhet punëtorëve të kësaj gazete nga AKP-ja, e cila vazhdon t’i bllokojë pa arsye mjetet e 20 për qindëshit, të cilat Qeveria i ka derdhë në arkën e këtij subjekti, më 30.12.2021.
Kjo sindikatë kërkon nga punëtorët e njësive:Zëri, Edicioni, Revistat, ashërbimet e Përbashkëta, Redaksia e botimeve, TAN-i t’i bashkohen këtij tubimi protestues.
Pjesëmarrja është e obligueshme!

AKP-ja, kohëve të fundit po iu shmanget kontakteve me neve dhe kjo po shton dyshimet dhe dilemat se diçka e keqe po ndodhë. Kemi bërë disa herë shkresa zyrtare për takime por ata nuk janë përgjigjur. Madje nuk na japin mundësi edhe për qasje të plotë në dokumente zyrtare, ashtu siç i obligon Ligji.

Prandaj, kjo është arsyeja që ne sot jemi këtu, duke protestuar sikur edhe herave tjera, me kërkesën që sa më parë të shpërndahet 20 për qindëshi, për objektin tonë dhe për truallin që sot e zotëron Qeveria. Në mungesë të informacioneve të sakta, nga AKP-ja, po qarkullojnë lloj-lloj opinionesh, për krim të organizuar, se po bëhen shkelje ligjore të natyrave të ndryshme, ku ka vend edhe për hetime.

AKP është institucion qeveritar dhe po na habit fakti se si i lejohet nga Qeveria të veprojë në këtë mënyrë!

Loja me dinjitetin e punëtorëve nuk është risi për këtë institucion, që vepron sikur të mos jetë pjesë e shtetit dhe në shërbim të punëtorëve, por pronë e atyre që harrojnë se nuk janë asgjë më shumë, pos një servis në shërbim të punëtorëve.

Gjatë procesit të hartimit të listave janë vënë re edhe dukuri e përpjekje për të futur nëpër lista edhe emra që nuk kanë qenë pjesë e njësive, siç ishte rasti në gazetën “Rilindja”, ku gjatë finalizimit u gjetën nja 21 emra të ndërmarrjeve tjera, madje edhe të atillë, të pa njohur për kolektivin e gazetës.

Në këtë çështje kanë gisht edhe mekanizmat e BSPK-së, të cilët pos që zvarritën procesin, bënë edhe shkelje ligjore. Ne nuk jemi anëtarë të BSPK-së dhe nuk e kemi të qartë pse është implikuar apo implikohet ky subjekt në çështjen tonë. Krejt kjo “lojë” me punëtorët po dyshohet se po bëhet për t’i bërë nervozë punëtorët, apo për t’i detyruar ata që të ngrehin padi nëpër gjykata ndaj AKP-së, në mënyrë që pastaj të zvarritet procesi , kurse në përfundim të epilogut, në dobi të punëtorëve, Qeveria të paguan shifra dhe kamata të larta, ku do të “përfitojnë” edhe zingjirët jashta njësive!

Dhe krejt në fund, nga këtu, i bëjmë thirrje Qeverisë që ta kthejë kokën nga AKP dhe ta përshpejtojë pagesën e 20 për qindëshit për ta eliminuar në këtë mënyrë padrejtësinë e gjatë dhe diskriminimin që iu bë punëtorëve. Deshirojmë të rinjoftojmë publikun dhe institucionet se në Tiranë, janë uzurpuar prona të gazetës “Rilindja”, e njohur si “Euro Rilindja”,që kanë vlera të mëdha, sikur që u shkatrruan edhe pronat tona në Zvicër e Gjermani.

Ndaj, kërkojmë nga Policia e Kosovës dhe gjyqësori, që ta hapin dosjen e krimit ekonomik mbi “Rilindjen” e cila ka vite që flenë në sitarë zyrtarë.

Çrregullimi narcisoid i personalitetit (ÇNP)

Lule Alidema, Prishtinë
___
Çrregullimi narcisoid është çrregullim i personalitetit, atëherë kur personi është
i/e preokupuar ndaj vetes, preokupim dominimi ndaj tjerëve duke filluar nga pamja e jashtme e tutje.
Me këtë çrregullim mund të preken dy gjinitë, por supozohet se më e shprehur mund të jetë te mashkujt.
Zakonisht ky çrregullim i personalitetit është prezent në fazën e pubertetit, adoleshencës atëherë kur i riu është në fazën e njohjes së vetes, më saktësisht kërkimin e identitetit, dhe pikërisht në këtë moshë është rrisku më i lartë për tu takuar me këtë çrregullim personaliteti(deformin i identitetit vetjak) prirje për të gjetur mangësitë te vetja, humbje të vetbesimit dhe vetrespektit.
Ky çrregullim sipas asaj që kam lexuar emërtimin e ka marrë nga mitologjia greke, nga i riu Narcisi i cili ishte i dashuruar në veten, mbase ai nuk pati ndjenja ndaj vajzës që e dashuroi dhe nuk arriti të i kthej dashurinë nimfës Eho.
Vajza e dashuruar i lutet përëndeshës Afroditë ti ndihmoj që ti hakmerret Narcisit.
Afrodita e udhëzon Narcisin te lumi që kishte ujin e kthjellët ku aty mund të shihej si në pasqyrë.
Narcisi afrohet te uji dhe habitet duke parë fytyrën në ujë, duke ndjekur atë fytyrë që pa në ujin pasqyrë, u mahnitë nga ajo fytyrë e bukur pa e ditur se ishte e tija, thellohet në ujë derisa dhe mbytet në liqen.
Nga kjo mitologji personat me këtë karakteristikë në psikologji njihen si persona narcisoid.
Personat narcisoid nuk e duan askënd përveç vetes së tyre, sepse askush nuk arrinë ti plotësoj sikurse vetja e tyre.
Dmth, veten mund ta ndryshojnë ashtu si ata i përmbushë.
Narcisoidët kanë ndjenjën e vetvlerësimit të lartë, aq sa ata e vlerësojnë veten si më të mirë se tjerët, e në të vërtetë ata kanë një vetëbesim të ulët.
Shumë vështirë pranojnë kritika, dhe shpesh përpiqen që ta kompensojnë vetbesimin e ulët duke nënçmuar të tjerët në përpjekje për të vërtetuar vlerat e tyre.
Komentet dhe kritikat e tyre rreth të tjerëve janë të ashpëra, arësyeja që të rrisin vetbesimin e tyre të ulët.
Edhe pse nuk e pranojnë, por prirja e tyre është mendimi i tjetrit mbi ta, janë të varur nga vlerësimet e tjerëve, gjë që në bazë të vlerësimeve nga tjerët ata njohin personalitetin e tyre.
Karakteriristikë për narcisoidët është që te ata të dominoj përsosshmëria tek vetja, “veçantia”, të janë të admiruar nga tjerët dhe të janë dominues.
Narcisoidi pëlqen më tepër të jetë i pëlqyer nga pamja e jashtme se sa tiparet e brendshme të personalitetit.
Për të qenë dominues, apo që të janë qendra e vëmendjes narcisi ka shumë aftësi të “aktroj” me qëllim deri në arritje të përmbushjes së vetes dhe qëllimit të tij.
Vazhdimisht i japin rëndësi vetes, flasin biseda rreth vetes kryesisht rreth dukjes, pa i dhënë hapësirë personave që janë prezent, dmth ata personat që kanë rreth vetes i dëgjojnë vetëm nëse flasin në lidhje me ata.
Narcisoidët kanë tendencë të janë në shoqëri me persona të rëndësishëm, emra të njohur dmth kanë tendenca idealizuese për arësye konpensimi të ndjenjës për të qenë më të ulët, dhe zbrazëtisë së brendshme që kanë.
Kanë luhatje të shpeshta emocionale, nëse nuk arrijnë qëllimin me “aktrim buzëqeshje” humori tyre do të marr kahje zemërimi, tërbimi, pikëllimi, humbje vetëbesimi e vetvlerësimi, abuzim alkooli, mjete narkotike deri te lëndimi i vetes.
Bota e personave narcisoid është formë “pasqyre” , joreale, me fokus vetëm te ato që ata pëlqejnë dhe u përshtatet atyre.
Për të arritur në atë që duan ata bëjnë teatro, forma të ndryshme, manipulim, madje nuk zgjedhin metoda apo mjete deri në përmbushjen e qëllimit vetjak për admirim, pushtet e dominim.
Karakteristikat e narcisoidit:
* Flasin vetëm për veten, ose rreth vetes, veten në qendër, vetvlerësim i tepruar (ekzagjeron arritjet dhe talentin e tij, pret që të njihet si superiori) dmth vendos qëllime jorealiste për veten.
* Vetvlerësim jo stabil ulje-rritje deri në ekstreme
* Varen nga gjykimet, vlerësimet e tjerëve
* Kërkojnë admirim, vlerësim nga tjerët
* Pamja e jashtme është preokupimi më i theksuar
* Luhatje emocionale
* U mungojnë ndjenjat e thella
* Mungesë ndjeshmërie për ti identifikuar ndjenjat dhe nevojat e tjerëve
* Ndjekin interesat e çastit dhe atëherë kur janë në anën e tyre
* Mospërfillës ndaj tjerëve
* Ashtu si nuk mund të dashurojnë ashtu dhe nuk urrejnë
* Shfrytëzojnë tjerët për qëllime të veta
* Janë manipulues, shfrytëzues
* Kërkojnë gjithmonë tretman special
* Besojnë se dijnë më shumë se gjithë tjerët
* U duket vetja më të bukur se gjithë
* Lidhjet mund të janë të shkurtëra dhe jo të sinçerta
* Nuk fillojnë lidhje sepse frikësohen nga pasojat.
* Beson se tjerët i kanë zili
* Zhvillon sjellje arrogante apo krenari të tepruar
Përveç se është çrregullim i dëmshëm për veten shumë shpesh është dhe për tjerët
Trajtimi, zgjatë kohë edhe pse i vështirë e trajtuar, por mund të trajtohet me metoda psikoterapeutike, bihejviorale, kognitive.
(Nuk lejohet kopjimi tekstit pa lejen e autores)
Lule Alidema, Psikologe klinike
05.04.2021
Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Çou babaxhan ta bëjmë një shaqje

0

Nimon Muçaj, Deçan

Në ditën botërore të Teatrit me 27 mars, më duhet të shkruaja për skenat tona teatrore të cilat po përballen me vështirësitë e menaxhimi dhe mangësitë e një repertori kombëtar shqiptar. Se aktorë dhe regjisor më duket se kemi me bollëk. Të gjithë mbase po duan të bëhen modern dhe të lënë më një anë dramaturgjinë tonë. Pse? Sepse pak më lehtë po i shohin shfaqjet e huaja, të cilat po i kopjojnë dhe po i adaptojnë për nevojat tona. Kjo është tejet brengosese, sespe regjisorët tanë duhet të jenë krativ dhe të ndërtojnë shfaqjen me preokupimet tona, sepse ato të përbotshmet nuk mund të jenë gjithmonë adapte për ne dhe shijen e shikuesit tonë. Disa po krekosen me këto të arritura. Kemi qenë nëpër këto Festivale dhe kemi marrë kaq shpërblime. Disa po shprushin në dramaturgjinë tonë dhe ne shpesh i kemi injoruar përpjekjet e tyre dhe dita ditës po largohemin nga repertoret klasike. Ku është teatri ynë sot? A degjohen aktorët dhe regjisorët apo vetëm bordet “allamoderne” të cilët, disa prej tyre as që kanë shkel në dërrasat e taatrit. Po arsyetohen duke thënë, se ne kemi dituri të përgjithshme dramaturgjike, u ngjitëm apo nuk u ngjitëm në skenë. Aktorët dhe regjisorët janë hilexhi etj…

Unë zbrita në skenën time gjakovare, ku kisha interpretuar dhe bërë shfaqje për mbi 30 vite. Nuk shkoja në skenën pejane mbi të cilën kisha ecur rreth 6 a 7 vjet rresht, si aktor dhe drejtor e që bordet e drejtoritë e DKRS më zinin fjalën në fyt, ndërsa unë mendoja për vete se kisha aq përvojë, sa të udhëheq dy a tri teatro përnjëherë. Por ku të lënë sot puthadorët e kryetarëve të komunave dhe Ministra e këshilltarë të tyre të zhvillosh dhe të shfaqësh diturinë artistike që posedon? E vetmja formë është për të ikur nga këto klishe dhe të bësh teatër vetëm, në kishë, në xhami, në livadh. Monodramë në ndonjë kullë të vjetër etj.

Sot, pra zgjodha skenën e Teatrit “Hadi Shehu” në Gjakovë me të cilin kishim interpretuar te “Unë Halil Garria”, “Halili e Hajrija”, “Beselam pse më flijojnë”, ”Dasma e trojeve tona” dhe ndonjë tjetër. Nuk e di pse ndjej një mallë për këtë skenë. Kam dëshirë ta shoh skenën time të dikurshme edhe të zbrazët pa njeri. A thua kush mund t’ia gjej pikën më të mistershme skenës? Cili aktor apo regjisor e ka gjetur misterin, se ku mund të thuhet monologu i “Mbretit Lir”, apo i

“Makbethit”, që ta ketë më të përafërt publiku, për të marrë vesh hilet e krimit dhe tragjedisë?

Më duhet të shkruaja për këtë skenë që tashmë është e zbrazët. E zbrazët ishte se tani miku im Behar Zenelaj, nuk do të ecën nëpër këto dërrasa, as nuk do të ulet në karriget e sallës të këshillojë ndokend duke punuar mizascenën e ndonjë shfaqjeje. “Çou babaxhan ta bëjmë në shfaqje”, thërras me një zë të brendshem e gjithë ngashërim. Skena dhe salla fare e zbrazët! Kjo skenë sot më rri në kokë, se ti nuk je as në skenë as në publik. E ndjej se sot nuk je as në rrugë, duke ardhur në teatër për t’u takuar, as edhe në ndonjë bufe ku pinim kafe në “Pashtrik” apo “Scorpion”.

Por ti sot nuk vjen. Sepse zgjodhe një rrugë tjetër. Nuk po përkulesh para publikut tënd të dashur. Shpresoj se je përulur para Zotit tënd me Bismilah! Ka dy a tri vjet, që më thërrisje e më thoshe, eja ta bëjmë një shkrim për kolegun tonë të ndjerë bacën, Sylejman Lokaj, që vdiq në gushtin 2017, pasi ndonjë shfaqje nuk po na jep kush ta punojmë. Të presim edhe pak Behar, i thosha! Mos është heret ta përkujtojmë artisin e skenës, të pikturës dhe të filmit dhe shumë gjinive të tjera artistike, ku la gjurmë të thella? T’i japim pak kohë vetës! Duhet të jemi të pregatitur mirë e mirë për këtë temë! Behari kishte një qasje moderne të realizimit të këtij ”Eseu televiziv” për bacën Sylë, kurse qasjet e mia kanë qenë përherë klasike dhe janë, se kushedi, se si më ka ngelur në mendje gazetaria dhe qasja ndaj paraqitjeve publike, kur lexoja dhe studioja shkrimet babait të gazetarisë kosovare, Ali Sutaj. Din Mehmeti më thoshte, se në letërsi dhe qasje regjisoriale je tejet modernist (ai kishte parë punen te “Zogu i diellit” te “Onufri i Neokastrës ose “Dredha e djallit” e ndonjë tjetër), por Behar Zenelaj nuk e pranonte këtë mendim të poetit. Ai mbetej këmngulës në qendrimet e tij dhe pasi bëri disa paraqitje publike dhe fenomeneve të ndryshme te personaliteteve si dr Ali Iliazi e ndonjë tjetër, Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë ia dha për detyrë që artistikisht ta përkujtonte artistin e skenës dhe filmit e pikturës, Sulejman Lokaj në 5 vjetorin e vdekjës. Pra, tashmë Behar Zenelaj kishte fituar besimin e tyre dhe ishte në një shkallë më të avancuar të paraqitjeve të tij publike. Ne bëmë disa biseda me Beharin dhe ai kishte ndërmend të ia niste punës në formën e tij, duke flakur klishet e mia ose edhe televizione të ndryshme. Pra ai do ta niste këtë “Përkujtim Artisik” për Sulejman Lokaj në formën e tij, por vdekja sikur ia këputi rrugën dhe ai punim, po them i “Fundit Artistik” me qasje moderne mbeti i parealizuar. Ai me vete mori me dhjetra ide për realizime skenike për çka edhe ishte i shkolluar në Universitetin e Prishtinës, Master i regjisë skenike dhe këto ditë e kishte ndermned të konkuronte në Universitetin e Arteve në Tiranë për të kryer doktoraturën e regjisë. Lexonte shumë. Lexonte literaturë teatrore, por edhe prozë të kolosëve të letërsisë botërore. Din Mehmeti e quante Balzak. Shqiptarët pak i lexonte. Me ndërmjetësimin tim lexoi romanin e Petrit Palusht “Shtrati 13” dhe bëri një shkrim studuioz për këtë vepër. Kishte bërë me dhjetra koncepte për realizimin e teksteve të Joneskut, të Kamysë, të Dostojevskit etj. Edhe ai kishte ndenjur pak ditë me regjisorin dojenë Muharrem Qena dhe kishte mësuar se shkrimi është punë e vështirë. Shkrimtarët tanë ende nuk i kanë mësuar mirë 30 shkrojla dhe nuk kanë

kohë t’i mësojnë 36. Pse po nguten për të bërë letërsi me thasë e me karroca, që të tjerët dikur t’i djegin dhe t’i hedhin në lum. Po ngutemi dhe nuk po dijmë kah po shkojmë dhe kush po na ndjek. Por Behari e kishte mësuar, se edhe prej atyre shkrimeve njeriu diçka mëson. Edhe nëpër terr shihet dritëza e tunellit. “Mjeshtër qallak” kishte thënë Esad Mekuli. Po ku t’i marrim ata kuadra. S’është koha e shkrimit. Gazetës dhe fjalës i iku boja e ngjyra. Heshtja është dukat e shkuar ari. Po kush mund të na mësoj heshtjen dhe të dijmë të dëgjojmë të tjerët kur fëasin?

Behar Zenelaj u lind me 9 qerashor të vitit 1971 dhe vdiq me 29 mars të vitit 2023 në Gjakovë. Kreu shkollën fillore dhe të mesmen . Shkollën e Lartë Pedagogjike-drejtimi biologji-kimi dhe diplomoi me temën “Organizimi morfologjik njëthelbor (monokotiledone) SH.L.P- “Bajram Curri”, Universiteti i Prishtinës, Gjakovë- 2004 -2006.

2000-2007 Aktor -Teatri kombëtar Gjakovë, ku interpretoj në dhjetra shfaqje artistike në Teatrin Amator të Gjakovës me regjisorët Sulejman Lokaj, Jahja Shehu dhe Hysern Binaku. Prej vitit 2000-2007 interpretoj në shumë shfaqje teatrore të teatrit Kombëtar të Gjakovës me regjisorët Serafin Fanko, Holger Zibler, Esat Brajshori Milto Kutali, Agim Selimi, Ilir Bokshi, Ekrem Kryeziu, Gëzim Kame, Nimon Muçaj, Zana Hoxha, Jahi Jahiu, Burbuqe Berisha, Sadedin Prekazi, Luan Daka etj. Asistent regjie te Agim Selimi, Nimon Muçaj, Burbuqe Berisha, Jahja Shehu. Interpretoi në film te Ismail Ymeri, Jahja Shehu dhe Luan Kryeziu etj.

2004-2006 menaxher dhe udhëheqja Ojq – Alternativa kulturore – “Talia” në Gjakovë.

2008-2012 Baçelor i regjisë së teatrit- Universiteti i arteve Prishtinë. “Variacione enigmatike “– Eric Emannuel Shmitt – tragjikomedi- regjisura.

2012-2014- master i regjisë së teatrit: Konceptet bazike të inskenimit të shfaqjes – “Idioti” – M. Pavlova- regjisura Fakulteti i arteve, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë.

2017 anëtar – shoqata e intelektualëve ” Jakova” me përkushtim për kultivimin e vlerave artistike.

Behar Zenelaj vdiq me 29 mars dhe u varros me 30 mars të vitit 2023 në Gjakovë, aty kush kish lind.

E duam apo nuk e duam intelektualin, aktorin dhe regjisorin Behar Zenelaj, thuaja të gjithë e vramë ngapak. Edhe kur e donim edhe kur nuk e donim, ne e vramë formën tonë dhe ai përmbyti ndjenjat e tij në vetvete, që shpesh na i thoshte dhe nuk na i thoshte. Por mua drejtpërdrejtë gjithmonë më ka thënë: Ti je i drejt në shumë lëmi, por unë jam më i drejt se ti! Ata që nuk e donin e kundërshtonin vazhdimisht, patën apo nuk patën të drejtë ai. Shumë njerëz mund ta kenë përkrahur për interesat e veta, si për të dashur për ta rrëxuar nga froni artistik. Dikush mundohet të të puth e të kafshon. Ndonjë tjetër dëshiron të të kafshoj e të puth. Këto janë maksima të mistershme, që ne nuk e dijmë, se a po bëjmë mirë apo keq. Dikush mund ta ketë kundërshtuar përherë. Ka intelektual që këto kundërshti do të nxisin ndjenjën e mirë, se diçka nuk është në rregull. Këto këshilla me thumba dhe ai shpesh i ka kuptuar drejt dhe ka menduar për këti: Se diçka nuk shkon me ta ose me mua. Ose ata janë më të mençur dhe më të ditur se

unë, ose unë jam më i ditur e më i mençur se ata? Mençuria dhe dituria kanë dallim. I ditur mund të jesh, por duhet ditur si ta menagjosh atë dituri dhe kjo është mençuri e jetës në të cilën neve na duhet të merremi me njëri-tjetrin dhe me rrethin ku jetojmë. Ata që e përkrahën Behar Zenelajn mund të kenë pasë të drejtë. Por këto “ndihma dhe përkrahje” shpesh herë kanë rënë ndesh me rrethin shoqëror, interesat, zilitë, ambicjet e grupeve të caktuara të artit teatrore dhe shoqëruisë në përgjithësi etj. Bile ka raste që këtë përkrahje, shumë kush e ka bërë sa për sy e faqe, për të qenë shok e mik me Beharin e larg qoftë, ka raste që kjo përkrahje bëhet edhe për ta hequr qafe dhe për të çelur rrugë për vete drejt ndonjë suksesi. E kanë përkrahur edhe për tallje!

A ka kishte ndonjë rrugë rrugë të ndërmjetme, Behar Zenelaj?

Po kishte, por ai ishte këmngulës në qendrimet e tij. Por në shoqëri lëshonte pe dhe ishte tejet i arsyeshëm. “Nëse gjen ndonjë shok a shoqëri më të mirë se unë, shko dhe mos rri me mua”, më thoshte. Ai nuk dëshironte asnjëherë të tradhëtonte unin dhe idealet e tij. Po të ndërroja qëndrim, thoshte Behari, atëherë rrethi dhe njerëzit që më kanë përkrahur, tani do të më konsideronin si puthadorë, nënshrues duke përqafuar mendimet të nduarduarta të cilat nuk janë në interesin tim por as të shoqërisë njerëzore dhe vlerave artistike. Pra, kah t’ia mbash? Të përkulësh apo të flasësh të vërtetën? E vërteta gjithmonë ka qenë në duar të atyre që kanë vendosur për dukuritë shoqërore. E vërteta gjithmonë ka qenë me të fortin, sado i padishëm të ketë qenë ai. Rruga e ndërmjetme të nxjerr në llojin e atyre njerëzve, që nuk dijnë të menagjojnë punët e veta. Kështu ai mbeti jashtë dyerve të instituticioneve të mirëfillta teatrore, hiq ndonjë agazhim me mua në Pejë ose Deçan dhe ato punime që i realizoi si detyra gjatë të shkollimit superior në degën e regjisë së teatrit në Universitetin e Prishtinës. Ai e kishte në shpirt teatrin!

 

Përshendetje para publikut pejanë. Behar Zenelaj në plan të parë. Pas tij: Rudina Zhara-Gruda, Sulejman Lokaj dhe Nimon Muçaj pas shfaqjes “Variacione Enigmatike” maj 2013

 

Si ta mbrojmë unin tonë?

Rregullat e caktuara dhe të ngurta, si ato ansoret te freri i kalit, që ai mos të shikoi anash e të trembet nga figura të ndryshme e mos ta qet kerrin ndër rrugë me trembjen e tij (apo edhe ta qesi samarin ndër bark)

nuk ka. Pra, njeriu me unin e tij e ka vështirë të mos flas dhe të qëndrojë në rrethin e tij, duke mos mundur për të ndihmuar për padrejtësitë që bëhen vazhdimisht ndër ne. Pastaj hilet, zilitë, cmira dhe kriminaliteti kulturor që zhvillohet rreth nesh. A duhet të flasim apo të heshtim? Kjo është çështja! (To be or not to be, it’s a question?O prapsi o dreq që unë paskam lindur të të ndreq, ka thënë Shekspiri me gojën e Hamletit). A duhet t’i vëmë fre gojës? A duhet të heqim frerin dhe të shprrallohemi? Natyrisht se me masë duhet ecur, që mos të rrëxohemi nga ura e ngusht e jetës. E kjo gjithmonë na rri mbi kokë, se ne jemi në shpirt vazal dhe nuk kemi guxim ta mbrojmë të vërtetetën. Të gjithë ata që kanë kundërshtuar rrethin dhe duke bërë me gisht drejt dukurive negative, shpesh herë kanë përfunduar në taborrin e keq, të fjalamanëve, ziliqarëve por edhe të dashakqinjëve të ecurisë së përgjithshme të atij mjedisi të “pa edukuar” i cili është duke ecur në drejt përparimit dhe lirsë njerëzore.

Shoqëria jonë ka trashëguar ndjenjën e vazalitetit, që nga Roma e Bizanti, Perandoria Osmane dhe pusheti i PKJ- së, në ish Jugosllavi. Behar Zenelaj këto i dinte por ai dëshironte të ndërtonte njeriun e demokracisë të veshur me diturinë e përbotshme dhe jo duke qenë rob i së kaluarës dhe mendimeve tejet të vjetruara. Por deshem apo nuk deshëm ta pranojmë, sadoqë vitet që kanë ardhur, duke sjell demokracinë, ne thuaja kemi mbetë në vorbullën e vazalitetit kolektiv, i thosha. Ajo sikur ka depërtuar në shpirtin tonë dhe ne thuaja nuk jemi të vetëdijshëm për këto dukuri, se tashmë kemi bërë kogja shkollë dhe mjaft doktoratura etj.

Po fola më heqin nga puna?

Po heshta më heqin nga puna?!

Po fola mbes pa punë!

Po nuk fola, nuk do të mund të hyj në punë?

Ai zgjodhi rrugën më të vështirë. Mbajti qendrimin e tij dhe ishte njeri komplet. Pa hile, pa smirë, pa xhelozi. Ishte njeri i ditur! Pra, sadoqë njeriu ynë ka përparuar dhe është ngritur në një shkallë të lartë të shkollimit dhe diturisë, ai në thelb trashëgon atë ndjenjen, se ne duhet të mos e prishim mendimin e rrethit shoqëror dhe nuk duhet ta kundërshtojmë, që të ndeshemi me linçimet e nduarduarta në fusha të caktuar. Këtë ma ke thënë Nimon, por unë nuk mund ta pranoj këtë. Por Behar, ti e di shumë mirë. Qenë vra vëlla me vllla që nga Kabili dhe Habili. Nuk dua të flas për vitet 1998/99 dhe pas vitit 2000, kush u vra e kush vrau. Dikur qenë vrarë Beqir Vokshi, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi etj. Mos të hyjmë në ato linçime, që njerëzit tanë intelektual iu nënshtruan edhe likuidimeve fizike, se kjo pastaj na qet në një temë tjetër.

E kam fjalën te vrasja dhe likuidimet kulturore dhe shpirtërore, thoshte, hiqu atyre politike. Ne jemi artista. Qëllimi ynë është të nxisim ndjenjën e mirë, që të mendojmë dhe mos ta vrasim shpirtin e intelektualit, thoshte. Ne duhet të jemi njerëz të dobishëm për shoqërinë. T’ia hapim dyert e institucioneve dhe të ndërrojmë ato klishe të administrimit! Po, tash ku ta marrim Behar Zenelajn ta fusim në teatër të bëj ndonjë regji apo ndonjë menagjim kancelarie? Ai nuk është më! Regjisura dhe mendimi i tij kanë mbetur varë dhe s’ka kush e shprush mendimin e tij, se ai kishte idealet e tij dhe çdo çasje ndaj atyre ideve mund të bjerë ndesh me mendimet tona dhe ne heqim dorë të për të gjurmuar në shkrimet e tij të shpërndara nëpër rrjete sociale, të cilat edhe mund t’i kemi lexuar apo nuk i kemi lexuar fare. Ato shkrime do të ishin të dobishme për ne dhe gjithë shoqërinë. Kjo është idealizëm dhe fatkeqësisht është shumë vështirë të arrihet kjo, pa hequr interesin, smiren, zilitë, zullumet dhe veset e këqia, që njeriu posedon, pasi të mësoj hilet kur të rritet dhe të bëhet Intelektual, sa Behar Zenelaj (?).

Skena, filmi, gazetat dhe shoqëria jonë është pa Behar Zenelajn. Ai nuk është fizikisht në mesin tonë dhe nuk na pengon. Por a do ta pengojmë ne atë me këto çasje dhe shprushje rreth personalitetit të tij? Te bashkëpunëtoret dhe rrethi i tij dhe familja ai do të mbetet shembull i njeriut me shumë vese të mirëfillta njerëzore…

Romani i parë i Bajram Sefajt « Parisi kot » 

0

  • Për romanin e parë të Bajram Sefajt « Parisi kot » 

 (nën prizmin e Dr FatmirTerziu, krijues dhe kritik i shquar letrar nga Tirana)  

“Parisi Kot“, një prozë tërheqëse. Në këtë rast një kuptim që duhet kërkuar përtej organizmit të jashtëm gjuhësor. Një prozë e tillë nuk i prish të gjitha shenjat që e përcaktojnë, duke filluar që nga shtrirja gjeografike e deri tek përfshirja e saj në një strukturë me elementet e plota e që i japin kontekstin e plotë të fabulës që lidhet me Heminguein. Pra, për të mos nxituar në përcaktimin e tillë, gjithnjë nisem nga thelbi, gjuha dhe nga natyra e këtij stili dhe lloji letrar. Është një prozë që cek ritmin e një jete, ritmin e ‘qenieve njerëzore’. 

Kështu, Ernest Heminguei, jo më kot ka thënë: “gjëja më e vështirë në botë është të shkruash një prozë të sinqertë e të ndershme për qëniet njerëzore”. 

Por, jo më kot e ka përzgjedhur këtë thënie gazetari, publicisti dhe letrari me një rrugë më se 45 vjeçare, me shkrime të gjinive të ndryshme. Jo më kot Bajram Sefaj, ish gazetari i “Rilindjes” së Prishtinës, ish korrespodenti i gazetës “Vjesnik” të Zagrebit e shpreh me plot gojën e tij këtë thënie, që peshon në tërë volumin prej 200 faqesh të librit “Parisi Kot“, botuar nga Ndërmarja Grafike “Printing Press”. “Parisi Kot“, një titull kritik, me një pasonjë titrike nga redaktori Nexhat Halimi, reçensurë nga Sylë Osmanaj dhe Ali Mehmetaj, me dizajn dhe faqosje të Adrian Hasanit dhe me një përpunim të kopertinës nga Arsim H. Shala. Gjinia i përket romanit.  

E gjitha e tendosur nën një merak përkujdesës deri në detaje nga vet autori, një gjë që bie në sy edhe kur hap fletën e parë të romanit, po aq edhe kur mbyll fletën e fundit të tij. Prozë ku përmblidhet një dukuri e caktuar, e përshkruar thellësisht nga fryma njerëzore. Në këtë roman njeriut si karakter i Bajram Sefajt, ka përqëndruar bëtëkuptimin e tij, besimin, filozofinë e tij jetësore, përvojën e hidhur e të trushtueshme, kalcin e qetë e të rrëmbyeshëm, amshin e ndukur dhe qetësinë e trazuar, përvojën e ndjekur këmba-këmbës duke u dhënë kuptim dukurive të botës që e rrethon në shtratin e një kulpe me emrin emigracion. Le të prezantojmë pak nga kjo molepsje tepër domethënëse që Sefaj e quan (post scriptum): “Ky tekst u shkrua me ndihmën (mbështetjen pa kursim) të interpretuesve tanë të njohur të muzikës popullore: N.P.,B.Q. dhe të dy shansonierëve francezë: Ch. A., S.A. Ky tekst, u shkrua me ndihmën e hidhur të një njeriu, të cilin tragjedia më e egër dhe më ironike, ditëve të fundit të jetës së mjerë, e bëri shkrimtar. Jean-Dominque Bauby, quhet ai shkrimtar…” Duke lënë mënjanë këtë ‘post scriptum’ dhe duke marë rrugën në udhëtimin e “Parisi-t Kot”, më saktë personazhit të tij, zbërthimi i mundshëm i fenomenit të rrugëtimit është shqetësimi i autorit. Ai pyet e ripyet veten, dhe në gjuhën e Ndrecit, njërit prej personazheve të tij ai përzgjedh retorikën: “Ç’është rrugëtimi? Udhëtimi ç’është vërtet? Ku fillon e mbaron rruga? Këto pyetje tendosen e tendosen në tërë lukuninë krijuese e shpotitëse derisa gjejnë përgjigjen e prerë: “Rruga nuk ka as fillim, as fund!” Dhe ndërsa ke harruar se përgjigja është dhënë, nis sërrish një dilemë tjetër me një fillim ose më saktë me ‘aty ku fillon edhe përfundon. Por është një rrugë që është fakt. Që duhet pranuar: është rruga drejt varrit. Drejt varrimit! Ajo është rruga e parë dhe e fundit. Rrugë e pranuar. Si fakt. Si realitet. Realitet i vetëm në jetë”. 

Pasi e ke parë këtë ‘rrugë’ reale të detajuar dhe përshkruar me kujdes, artistikisht të kompletuar gjen dhe metaforën e mëtutjeshme ku në atë ‘rrugë’ më parë ka qenë dhe e ka bërë motra e tij e madhe. Kështu kishte përfunduar rruga njëshekullore jetësore e saj”. Pasqyrimi filozofik dhe tepër i mprehtë e bën në këtë pikë romanin e Sefajt, mjetin letrar tërheqës e të domosdoshëm për të analizuar thelbin e një ‘rruge’ që emigracioni ka sajuar të përcjellë nga aeroporti i panjohur i Sofjes, (në fakt çfarë rëndësie materiale ka kjo punë, thotë Sefaj) drejt asaj ‘piknike’ për një copë diell dhe pak hënë ku edhe haletë flasin në një gjuhë të huaj. Por ajo ditë e parë e muajit Korrik, që e bëri të gjallë aeroportin hiç, me rrëmujën dhe zhurmën shqiptare, që e kishte pronësuar sikur t’a kishte të vetin, zor s’e mund të përfshihet në pak rrjeshta, që në detaj kapërcehet me aksidentin e papritur të shqiptarit nga Kosova aty në rrugëtim e sipër dhe ndërthuret me historinë e të bërit vdekur dhe më pas po aksidentalisht të rringjallur. Një detaj artistik ky i përzgjedhur për të asfiksuar zhurmën tjetër të dhimbshme e për të sanksionuar miqësi të reja në botën Ballkanase, atë të njeriut që ndihmon dhe i gjendet njeriut në të keq, dhe më pas natyrshëm ‘miqësia mes këtyre dy familjeve, atë ditë e sot, është e madhe dhe e pathyeshme”, shton Sefaj. 

Por historia e Ndrecit dhe rrugëtimi i tij s’kanë të sosur. Në Luksemburg ai shkoi me makinën e Mihalit, që kurrë nuk ia mësoi mbiemrin atij shqiptari që rridhte nga një familje e madhe shqiptare e që i thoshte si me një përkëdheli Mihal Grameno! Këtu, ndoshta shkujdesja ose rastësia për t’i shpëtuar monopamës logjike dhe lapsusit letrar autori katapulton paksa kur sjell detajin e këngës algjeriane në kasetofon apo gjuhën shqipe të harruar të Mihalit të lindur e rritur në emigracion. Ndoshta edhe mesazhi letrar i paraqitjes së Ndrecit që ‘kishte një hile, një lëngatë të fshehtë në shpirt, pse rruga për në Luksemburg e joshte si një magnet. Atje nuk shkonte as për të kërkuar strehim, as për kurrfarë qëllimi tjetër, pos pse shpresonte se atje, midis shqiptarëve, që sap o krijonin një koloni të re, do ta takonte bukurroshen flokëbardhë të Dukagjinit”, pastaj ritakon penen mjeshterore te Sefajt. 

Dhe Ndreci i Sefajt “të gjitha do t’i jepte për të! Gjakonte vetëm t’a takonte! Sa për t’a parë. Sa për t’a ditur se në i ka flokët e bardhë. A i ka ende sytë e kaltër qiell? A i ka ende gjinjtë të gufuar, si më parë. E ka ende atë bel të hollë. Ato vithe të hedhura si më parë. A i ka ende gjinjtë e harlisur, thimthet e të cilëve ishin në luftë të përhershme me rrobër përmbi to…” 

Gjuha komunikon me lexuesin thjesht. Është një kombinim i popullores me artistiken dhe figuracionin e pasur letrar. Aty ka pjesë e tëra. Është ndalesa, frymëmarja e domosdoshme dhe pikëtakimi tradicional. Aty ka një emër personal dhe aty rrotullohet formësimi tipik letrar. Një histori që të bën t’a lexosh. Një histori që bredh rrugëtimit të stisur. Dhe e gjitha rikthehet në një itinerar rrugëtim. E gjitha më pas ndalon aty në vendlindje, në Prishtinë. 

Flori Bruqi shkruan “Ndreci vdes me shpresën se hirin që ia hudhin në lumin Sena, një ditë, një herë, nëpërmjet valëve të tij të puqet me ujërat që do të lagin tokën e atdheut të tij dhe kështu grimcat e hiut, copëzat e qenies së tij do të kthehen po aty prej ku kanë dalur”. 

Krijime të tilla si “Parisi Kot“, vijnë në kohë, hapësirë e vend tjetër, por përcillen brez pas brezi si një modul përvojë dhe stili të ndërthurur. Sefaj ka realizuar një prozë të tillë, detyra jonë është t’a përcjellim atë. 

Xhevrie Osmani e diplomuar në Shkencat Politike dhe në Administratë e Kriminalistikë fiton edhe një mandat të dytë 5-vjeçar në Parlamentin e Gjenevës

0

Nga: Arif Ejupi

Xhevrie Osmani e specializuar në Shkencat Politike, niveli Master në Universitetin prestigjioz të Gjenevës, për ta plotësuar edhe më tepër profilin e saj profesional më 2019, i përfundon me sukses studimet universitare të shkallës Master, edhe në Administratë e Kriminalistikë në Universitetin e Llozanës, gjegjësisht në atë të Bernës.

Socialistët e Republikës dhe kantonit të Gjenevës duke parë përgatitjen dhe përkushtimin e zonjës Osmani në punë dhe aktivitete partiake edhe në zgjedhjet e 2 prillit të vitit 2023, asaj ia japin përsëri besimin, duke e vendosur në krye të listave të tyre zgjedhore.

Publikimi i rezultateve përfundimtare nga komisionet përkatëse të Republikës dhe kantonit të Gjenevës, vërteton që përcaktimi i socialistëve për nominimin e zonjës Osmani ka qenë i qëlluar.

Zonja, Xhevrie Osmani në një konkurrencë jashtëzakonisht të fortë ka fituar 12’476 vota Në garën e sivjetme për ripërtëritjen e 100 vende sa edhe i ka Legjislativi i Gjenevës, kanë konkurruar 690 kandidatë të nominuar në këtë fushatë elektorale nga dymbëdhjetë subjekte politike.

Me socialistët gjenevas në politikë ka debutuar suksesshëm edhe i riu Leonard Ferati ,me origjinë nga Ferizaj i Republikës së Kosovës.

Ferati dikur fëmijë refugjatësh të ikur nga lufta në Kosovë, i natyralizuar ndërkohë në Zvicër, ka diplomuar në Shkollën e Lartë për Punë dhe Mirëqenie Sociale të Gjenevës.

Ai duke treguar disiplinë dhe korrektësi në fushatë ka marrë mbështetjen e hiç më pak s’e të 12’308 vetave.

Po ashtu, vendimi i Skënder Salihut dhe Arbër Jahiut për të qenë pjesë e MCG-së, ka dhënë rezultatin e dëshiruar. Këta dy të rinj me rrënjë nga Anamorava e Kosovës, nëpërmjet kësaj partie kanë zënë nga një ulëse në Parlamentin e Gjenevës.

Salihu ka tubuar gjithsej 9’230 vota . Ndërkaq, Jahiu 9’201 vota. Shumë afër realizimit të qëllimit kanë qenë edhe Denis Haziri me të Gjelbërit dhe Sami Gashi e Hasan Bytyqi,me MCG-në.

Në këtë garë elektorale nga radhët e shqiptarëve që kanë marrë shtetësi zvicerane në periudha të ndryshme kohore për nga një ulëse në këtë Parlament kanë konkurruar edhe Ismet Kurteshi,Bashkim Januzi, vëlla e motër Edon e Fitore Duraku, Ardonat Lokaj dhe Anita Uka-Mirena .

Ata kësaj here nuk kanë arritur numrin e duhur të votave për të qenë pjesë e Parlamentit të Gjenevës.

Shpresojmë që në të ardhmen të gjithë të cituarit do t’i qasen më seriozisht garës për të sendërtuar ëndrrën e tyre të kahmotshme, ose duhet do t’u lëshojnë udhë atyre që vërtetë kanë përgatitje dhe prirje për këtë art të së mundshmes.

Para pesë vjetëve e para në këtë Parlament me traditë mbi 200-vjeçare nga radhët e komunitetit shqiptar pati hyrë Xhevrie Osmani, me origjinë nga Gjilani. Ajo suksesin e dikurshëm të vitit 2018, në këto zgjedhje vetëm e ka fuqizuar me rritje votash, duke mos lejuar në asnjë mënyrë lojë fati dhe zhgënjim.

Në kuadër të këtyre zgjedhjeve qytetarët e Gjenevës kanë votuar edhe për të ashtuquajturin“ Conseil d’ Etat” apo ndryshe i njohur edhe si “Këshilli i shtetit.” Në këtë garë kanë marrë pjesë 23 kandidatë.

Në raundin e parë më e suksesshmja ka dalë zonja  Nathalie Fontanet, përfaqësuese e Liberalëve Radikalë të Gjenevës. Ajo në turnin e parë të zgjedhjeve ka marrë besimin 49’218 vetave, e ndjekur pas zotit Thierry Apotheloz përfaqësues i listës së Gjelbër-Socialiste.

Zoti Apotheloz ka realizuar 38’232 vota. Ai si mik i komunitetit shqiptar të Gjenevës, llogarit në fitore, duke qenë i sigurt që në raundin e dytë të këtyre zgjedhjeve do ta ketë mbështetjen e fuqishme të mërgimtarëve shqiptarë të Gjenevës me të drejtë vote.

Ky fakt dëshmon që komuniteti shqiptar në Gjenevë është me rol mjaft të rëndësishëm në këtë Republikë dhe kanton të Zvicrës frëngjishtfolëse.

Pra, raundi i dytë i zgjedhjeve do të jetë përcaktues definitiv se kush do të jetë në 5-vitet e ardhshme  pjesë e Ekzekutivit të Republikës dhe kantonit të Gjenevës.

Kosova është zyrtarisht shtet kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

0
Më poshtë gjeni deklarimin e plotë për media pas takimit të sotëm me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, dhe Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi:
Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Të nderuara media,
Pak më herët përfunduam takimin e përbashkët me Komitetin Olimpik të Kosovës.
Kam kënaqësinë time të veçantë që të ndaj me ju lajmin e shkëlqyeshëm – se Kosova zyrtarisht është shteti kandidat për organizimin e Lojërave Mesdhetare, “Prishtina 2030”.
Sporti zë vend të veçantë në zemrën e çdo qytetari të Kosovës. E kjo, si rezultat i talentit dhe sukseseve të shumta të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare. Përderisa e tërë bota sheh dhe dëgjon për këto rezultate, ne jemi shumë të lumtur që këtë organizim madhështor ta sjellim afër sportistëve dhe qytetarëve të Kosovës duke promovuar paqen, shëndetin, unitetin dhe përsosmërinë në rajonin e Mesdheut dhe më gjerë.
Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 në Kosovë, do të shënojë moment historik të zhvillimit të sportit vendor, dhe jo vetëm, konsideruar se Lojërat Mesdhetare të vetmet të organizuara në rajonin e Ballkanit, janë ato në vitin 1979 në Split të Kroacisë.
Lojërat 2030, shënojnë edicionin e 21-të të kësaj ngjarjeje multi-sportive e cila i bënë bashkë sportistët dhe qytetarët e 26 shteteve të tri kontinenteve të cilët preken nga ujërat e Mesdheut.
Përkundër që Kosova e rrethuar me dhe, dhe me male, për të gjitha sportet të cilat kërkojnë qasje në det, jemi pajtuar me Shqipërinë se do të organizohen në bregdetin shqiptar.
Qeveria e Kosovës ka identifikuar qartë vizionin për zhvillim të sportit në vendin tonë.
Ashtu siç kam thënë edhe më herët, sporti dhe aktiviteti fizik janë prioriteti ynë shtetëror. Mbështetjen për sportin e kemi rritur 200% krahasuar me vitet 2019 dhe 2020.
Buxhetin e federatave e gjetëm me 3 milionë euro, e sivjet kemi ndarë mbi 8 milionë euro. Deri më tani licencuam 23 federata sportive. Mbi 300 aktivitete sportive të zhvilluara në Kosovë, e me pjesëmarrje në mbi 200 aktivitete ndërkombëtare. Kurse në fund të shtatorit të vitit të kaluar, e lansuam programin 5-vjeçar me vlerë 12 milionë euro “Kosova – Shtet i Xhudos”.
Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe ambiente të brendshme
Koncepti i organizimit të Lojërave Mesdhetare në Kosovë, parasheh shtrirjen e organizimit në tërë territorin e Kosovës me theks të veçantë në 7 komunat më të mëdha në vend. Përmes këtij koncepti, do të sigurojmë trashëgimi të qëndrueshme të këtij investimi, dhe njëkohësisht ndikimi do të ndjehet në çdo cep të vendit tonë.
Mirëpritja e këtyre Lojërave në Kosovë në vitin 2030, pasqyron vizionin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ardhmen e të rinjve tanë.
– Konsolidimi i imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare;
– Përforcim i përkatësisë dhe identitetit shtetëror;
– Infrastrukturë fizike e modernizuar;
– Ekonomi e ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizmit sportiv;
– Fuqizim i politikave sociale dhe tejkalim i sfidave të shoqërisë në përgjithësi; dhe
– Fuqizim i rezultateve sportive dhe zhvillim i qëndrueshëm i sportit në vend; këto pra janë vetëm disa nga përfitimet direkte të Kosovës përmes këtij organizimi.
Përgjatë viteve, ne kemi dëshmuar përkushtimin tonë për paqe, vullnetin tonë për të rikuperuar kujtimet e së kaluarës, si dhe vendosmërinë për të zhvilluar narrativa të reja të cilat prezantojnë zhvillimin dhe diversitetin tonë kulturor.
Andaj, së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës do të punojmë me shumë kënaqësi dhe entuziazëm që në vitin 2030 të mirëpresim komunitetin sportiv nga tri kontinentet e Mesdheut.
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Për fund, dua që në emër të qytetarëve dhe sportistëve të vendit tonë, të falënderoj Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare si dhe Lëvizjen Olimpike në përgjithësi për punën dhe kontributin e vazhdueshëm në ndërtimin e një shoqërie të shëndetshme dhe të bashkuar.
Urime të gjithëve pra, kandidimi i Kosovës, i shtetit tonë, Republikës sonë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Ju faleminderit shumë.