Kreu Blog Faqe 1085

Rrëshqitja e Republikës së Kosovës kah islamizmi dhe zhbërja e saj 

0

Gjergj – Skender Jashari

Pasiqë Kosova-Dardania ishte për shekuj të tërë e pushtuar nga pushtues të ndryshëm, kjo bëri që edhe secili nga këta pushtues të krijonte një shtresë lojalistësh, simpatizantësh, servilësh e poltronësh, e të dobësonte identitetin tonë kombëtar. Duke qenë se Serbia ishte pushtuesi i fundit, e që tashmë fliten edhe hapur për shifra prej disa mijërash të bashkëpunëtorëve shqipfolës gjoja të publikuar e sa e sa të tjerë ende të padekonspiruar, e të cilët si në kohën e regjimit serb, ashtu edhe në periudhën e rezistencës dhe luftërave tona për liri, ishin në shërbim të pushtuesit. Prandaj vetëkuptohet që në raste të tilla, pushtuesi në forma e mënyra të ndryshme bënë përpjekje që të përfitoj besnikërinë dhe nënshtrimin e popullatës së pushtuar. 

Pas 12 qershor 1999 deri në vitet 2010-të, qytetarët shqiptarë të Republikës së Kosovës dhe më gjerë, radhiteshin ndër më optimistët në botë. Të gjithë shqiptarët shpresonin që të shndërrohej Kosova në një vend demokratik, përparimtar, të zhvilluar etj, e të anëtarësuar në NATO dhe në BE, në aleancë të përhershme me SHBA-në dhe Perëndimin. 

Serbia historikisht ka një përvojë të thellë e të gjatë, në instrumentalizimin e islamizmit dhe ideologjive të tjera orientale, të cilat kryesisht i adopton të njejtat që paraprakisht i praktikon Rusia. Pa hyrë në histori, e njejta vërehej edhe nga vitet 1990-ta e në vazhdimësi, që Serbia përgatiste hoxhallarë; infiltronte edhe në luftërat dhe rezistencën tonë kombëtare edhe agjentë islamik, e pastaj propagandonte gjoja luftërat dhe rezistenca jonë kombëtare ishte terroriste islamike, etj etj.  

Hygo Groci thoshte, që në “luftë flasin armët, heshtin ligjet”, me përfundimin e Luftës në Kosovë, realisht “heshtën armët e zjarrit, heshtën ligjet dhe filluan zjarrin armët speciale”. Kurse pasi e pa që në Luftën e Kosovës, Serbia përfundimisht dështoi ta implementonte projektin e saj shovenist islamist, siç ishte dalë e kënaqur në Bosnje e Hercegovinë, duke krijuar Republikën Srpska me 49% të territorit.  

Atëherë, të ndihmuar nga Rusia dhe aleatët e saj, të inkorporuar në kuadër të KFOR, UNMIK por edhe të ardhur si funksionar të organizatave të ndryshme, operuan lirisht dhe gjerësisht. Dy “Boshte” kyçe që kanë vepruar në këtë drejtim janë: boshti serbo-ruso-kinezo-sllavo-ortodoks dhe ai turko-srpskimuslimano-islamiko-arab. Të dy këto “Boshte”, bashkëpunonin dhe bashkëvepronin në kundërshtimin, luftimin dhe zvogëlimin e çdo ndikimi të Euro-Amerikanëve në Kosovë dhe rajon apo në përhapjen e ndikimit të tyre.  

Boshti serbo-ruso-kinezo-sllavo-ortodoks kryesohet në të shumtën e përpjekjeve dhe rasteve nga Serbia, por në shumë raste edhe nga Rusia, Kina, qarqet tjera ortodokse dhe sllave. Subjektet që kryejnë veprime të tilla janë: institucionet dhe zyrtarët e shtetit, kishës ortodokse, organizatave qeveritare dhe joqeveritare, e rëndësi të veçantë i japin shërbimeve inteligjente, organizatave kriminale dhe huliganëve, si dhe radikalëve ortodoks e sllav. Varësisht nga subjektet e sipërthëna, zyrtarët e institucioneve të shtetit, kishës ortodokse apo organizatave qeveritare a joqeveritare, edhe qëllimet e veprimeve të tyre, mund të jenë: politike, fetare, ekonomike, financiare e zakonisht të përziera. Veprimet e tyre qoftë të lejueshme a edhe të palejueshme( përfshirë edhe ato agjenturore, subversive dhe kriminale), drejtohen kundër Kosovës, qytetarëve të Kosovës, Interesave Kombëtare të Shqiptarëve dhe Kosovës etj, e që mund të ravijëzohen në qëllime serbe, ruse, kineze, ortodokse, sllave.  

Boshti turko-srpskimuslimano-islamiko-arab, gjithashtu kryesohet në të shumtën e përpjekjeve dhe rasteve nga Serbia, gjegjësisht zyrtarë të sigurisë së Serbisë( sidomos agjensive informative dhe njerëz të komunitetit shqipfolës por të lidhur me lidhje të ndryshme me zyrtarë të Serbisë), që ndikojnë në vendet islamike, organizatat islamike për të kryer veprime që janë në interes të qeverisë së Serbisë dhe njëkohësisht edhe të shtetit a organizatës islamike. Duke qenë se miqësia dhe lidhjet e Serbisë, janë thellësisht të rrënjosura edhe më herët në kohën e ish-jugosllavisë, më së shumti me botën arabe. Pasiqë si Rusia që kishte projektuar me kohë( gjatë shekujve) qasjen kuazimiqësore me botën ortodokse dhe njëkohësisht edhe me botën islame-arabe, të njejtën praktikë e adoptoi edhe Serbia, por kjo në nivel rajonal shumë më të vogël, kryesisht ndaj sllavëve të jugut( maqedonasëve, malaziasëve, sllovenëve, kroatëve etj) dhe ndaj muslimanëve të ballkanit( specifikisht shqipfolësëve dhe boshnjakëve). Natyrisht edhe shtetet arabe, organizatat islamike qofshin ato fetare, humanitare, kulturore a qofshin edhe të dyshimta për lidhje me terrorizmin islamik, të cilat vendet e Ballkanit i kanë si trampolionë apo si destinim përfundimtar, janë tërësisht në interes të qeverisë dhe njerzëve të lidhur me qeverinë a institucionet e Serbisë. 

Në kuadër të këtij boshti, janë dalluar sidomos: Serbia, Turqia, disa dhjetëra vende arabe( përfshirë edhe Arabinë Saudite); disa dhjetëra organizata islamike, humanitare, kulturore a edhe të dyshimta për lidhje me terrorizmin islamik kryesisht nga vendet islamike dhe arabe. Subjektet që kryejnë veprime të tilla janë: institucionet dhe zyrtarët e shtetit, klerikë dhe pseudoklerikë islamik dhe pseudoislamik(agjent), organizatave qeveritare dhe joqeveritare, e rëndësi të veçantë i japin shërbimeve inteligjente, organizatave kriminale, si dhe radikalëve islamik e turkofil. Varësisht nga subjektet e sipërthëna, edhe qëllimet e veprimeve të tyre, mund të jenë: fetare a gjoja fetare, politike, humanitare a gjoja humanitare, kulturore, ekonomike, financiare e zakonisht të përziera. Veprimet e tyre qoftë të lejueshme a edhe të palejueshme( përfshirë edhe ato agjenturore, subversive dhe kriminale), drejtohen kundër Kosovës, qytetarëve të Kosovës, Interesave Kombëtare të Shqiptarëve dhe Kosovës etj, e që mund më shumë mund të duken sikur qëllime thjeshtë fetare islame, por që qëllimet kryesore të tyre zakonisht janë të fshehura nga ajo që deklarohen.  

Historikisht dhe në mbarë botën, njihen disa shtete që e kanë instrumentalizu islamizmin por edhe fe të tjera( kryesisht ortodoksizmin), dallohet Rusia, Perandoria Osmane-Turqia, Serbia etj. Të shkruhet për instrumentalizimin e islamizmit nga Rusia, të cilën vazhdimisht e ka kopju Serbia, e që edhe në dekadat e fundit është duke e bërë të njejtën gjë, do merrte hapësirë shumë të madhe. Por argumentet më të pakundërshtueshme janë: dinarët, dokumentet dhe armët e Serbisë, të konfiskuara tek disa hoxhallarë( si në rastin e Shefqet Krasniqit); “vizitat” e shpeshta e të papenguara të hoxhallarëve radikal vehabist nga Trojet tjera Shqiptare për në Luginë të Preshevës, që aspak e asnjëherë nuk janë pengu nga Serbia etj.  

Duke qenë se rezistenca dhe lufta për Liri dhe Pavarësi të Kosovës dhe Trojeve tona, kanë qenë tërësisht vullnetare dhe aspak institucionaliste dhe as mirë të organizuara në hierarki, kjo bëri që “luftën e bënë heronjtë, qeverisin maskarenjtë, ndërsa përfitojnë horrat.”-Hygo. Pasiqë edhe Lirinë dhe fitimin e luftës, e deklaronin si faktori politik paqësor ashtu edhe krahu politik i UÇK-së, mund të fitohej vetëm me mbështetjen e perëndimit, e në veçanti të SHBA-së, kjo tregonte qartazi për reflektimin që mund të kenë në proceset politike, shtetformuese, funksionimit të institucioneve etj. E njejta qasje vazhdoi edhe pas përfundimit të kësaj lufte, nga të gjitha subjektet politike, duke kaluar në luftë politike kundër partive kundërshtare, shpesh edhe duke kryer veprime të dëmshme jo vetëm për kundërshtarin e tyre politik, por edhe për vetë Interesin e Kosovës dhe Interesin Shqiptar. Mos të flasim më për ndonjë lustracion a publikim dosjesh të bashkëpunëtorëve të regjimit, e mos të flasim më për hetim dhe gjykim të tyre, madje të tillët u “peshkuan” nga pothuajse të gjitha partitë politike shqiptare. Pas një euforie gjoja si ndjekje shtrigash ndaj ish bashkëpunëtorëve të regjimit serb, e cila shumë shpejtë devalvoi në luftë të flliqur politike ndaj kundërshtarëve politik shqiptar.  

Themeli i Drejtësisë, Paqes dhe Funksionimit të Shtetit dhe Shoqërisë, është Sundimi i Ligjit, pa të, çdo gjë tjetër dështon. 

Misionet ndërkombëtare e në veçanti Misioni i EULEX-it, kishte si detyrë primare sundimin e ligjit-por kishte dështime, sabotime dhe subversione të tmerrshme. Pasiqë element të dy “Boshteve“ të sipërthënë, sidomos në UNMIK, por edhe në kuadër të EULEX-it( siç i kam emërtuar edhe më parë, si Fraksioni politiko-kriminal i EULEX-it). Por me fillimin e krijimit të Institucioneve të Përkohshme Vetëqeverisëse të Kosovës, e vazhduan pastaj njejtë edhe në Institucionet e Republikës së Kosovës, këto dy “Boshte” maksimalisht ishin angazhuar në punësimin e “simpatizantëve, bashkëpunëtorëve të tyre” shqipfolës lokal, në pozita nga nivelet më të ulta e deri në nivelet më të larta të çdo institucioni ashtu edhe në jetën shoqërore. 

Në çdo institucion u punësuan: 

  1. Të gjithë njerëzit e ish-regjimeve jugosllave dhe serbe, qofshin si bashkëpunëtorë a simpatizant të tyre, u privilegjuan; 
  1. Turkofilëve, sllavo-serbofilëve, islamofilëve etj dhe nostalgjikëve të Turqisë-Perandorisë Osmane, Serbisë-Jugosllavisë etj. 
  1. Servilëve, nepotikëve, poltronëve, karrieristëve dhe jomeritokratëve etj.

Prandaj pas 2010-ës, me shpejtësi filluan të shfaqen pasojat, e që ishin të panumërta, si në Kosovë, ashtu edhe në arenën ndërkombëtare në lidhje me Kosovën. Mes të cilave: ikje masive e rinisë dhe qytetarëve të Kosovës për në vendet perëndimore; papunësi të madhe dhe ngecje ekonomike; radikalizim dhe ekstremizim të islamistëve që kulmoi edhe me akte terroriste dhe me Luftëtarë të Huaj Terrorist sidomos në ISIS; rënije të cilësisë së mësimit, stagnim të nnjohjeve dhe heqje të njohjeve të shtetësisë së Kosovës etj. 

SHBA dhe Perëndimi, me rastin e kërkimit që sa më shpejtë të përfundoj dialogu Kosovë-Serbi, një ndër shkaqet kryesore është që Serbia është shkaktari kryesor që tenton për ta dështu shtetësinë e Kosovës, gjegjësisht ta zhbëjë Pavarësinë e saj-mos të harrojmë ka shumë shtete që kanë ekzistu e më nuk ekzistojnë. Derisa poltikanët e Kosovës, ende vazhdojnë luftërat e tyre politike kundër kundërshtarëve politik, duke i shku përshtati interesit të Serbisë. Ajo që mund të them me siguri, e që shumica e shqiptarëve të Kosovës, e besojnë është që nëse SHBA dhe Perëndimi nuk e rishpëton Kosovën, situata vetëm do të përkeqësohet. Prandaj është koha e fundit, që të gjithë Shqiptarët, e veçmas intelektualët të angazhohen në Rilindjen Kombëtare Shqiptare.  

Më:02.04.2023  

Gjergj – Skender Jashari ish i burgosur politik nga EULEX, për  rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

PAN-i me protestat antiamerikane, provokon popullin shqiptar

0
Idriz Zeqiraj, Gjerman
____
Kamuflimi i të majtës shqiptare, si pro-amerikane, pas pluralizmit politik, qoftë në Shqipëri apo Kosovë, është parë me dyshime të dukshme. Sepse, asnjëherë nuk arritën të tejkalojnë ideologjinë sllaviste enveriste-staliniste. Me protestën e parë anti-amerikane, me porosi të krerëve të PAN-it, të cilën e udhëhoqi tellalli i PAN-it, zhurmaxhiu anakronik, ekstrem majtist, Dardan Molliqaj. Ndonëse i konsumuar dhe i dështuar, si lakeu i Hashimit dhe Ramushit, PAN-i e hoqi maskën dhe vendosi, që nga Prishtina e deri në Hagë, organizimin direkt, në protestimet kundër Amerikës.
PAN-i shërbehet me dy sllogane mashtruese, fiktive, të rrejshme dhe, tërësisht, falsifikuese:
1) Liria ka emër dhe
2) Në Hagë po gjykohet UÇK-ja!?
 
I. Vërtet, -Liria ka emër-. Dhe, emërtesa e lirisë është populli, viktimat masive të civilëve, afro 12 mijë, gjaku i 800 dëshmorëve, luftëtarët e mbijetuar dhe kulmon me emrin përcaktues, faktik të kësaj lirie – NATO-paktin. Dhe, assesi shenjtëria e emrit -Liri-, nuk guxon të identifikohet me asnjë individ të veçantë apo grup individësh. Sepse kjo do të ishte abuzim, falsifikim i vrazhdët, perdhosje e mijëra qytetarëve, viktima të pambrojtura dhe të pafajshme, baltosje e gjakut të dëshmorëve, mohim i luftës të luftëtarëve të mbijetuar, mosmirënjohje ndaj paktit-NATO. Rrjedhimisht, ndotje e vet Lirisë!
 
II. Kush po gjykohet në Hagë?
Realisht, në Hagë po gjykohen “komandantët” pa ushtarë, të Rogner-it. Tre prej tyre nuk kanë qenë  as krerë të UÇK-së, madje, as bishti i UÇK-së, sepse nuk ishin fare pjesë e luftës. Në vend të luftës ata ishin marrë me lista emërore vrastare të kundërshtarëve politikë, krijimin e bandave ekzekutive dhe urdhërimin e tyre, për krime serike, gjithnjë në emër të SHP të UÇK-së!
Pikërisht për këtë, këta “kryeheronj” të PAN-it, po akuzohen sot në Hagë. Viktimat e tyre janë ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; veprimtarë të LDK-së; gazetarë, reporterë të luftës; si dhe veprimtarë të hershëm të LPK-së, të eliminuar fizikisht, nga frika e një konkurrence politike, në të ardhmen e afërt.
Gjykata Speciale e Kosovës, në Hagë, është krijesë ekskluzive e Administratës Amerikane, si përgjigje ndaj Sistemit të Drejtësisë në Kosovë, të rrënuar nga “komandantët” PAN-istë. Qëllimi ka qenë, qartësisht i lexueshëm, për t`i shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë, për krimet numerike vrastare dhe hajnore zyrtare. Prandaj, SHBA nuk mund të bënte sehir, pafundësisht, duke parë fundosjen e shtetit të brishtë të Kosovës, për krijimin e të cilit shpenzoi miliarda dollarë dhe derdhi gjak.
Krijimi i Gjykatës Speciale ishte domosdo e kohës, edhe pse shumë e vonuar. Kush guxonte gt`i arrestonte komandantët zullumqarë, hajna zyrtarë e haraçxhinj të përgjakshëm?! Mos, vallë, prisnit ta arrestoni e dënonin vetëvetën?! Nga popull i lindur dhe i rritur në robëri shekullore, nuk mund të presësh, që ta vlerësojnë, në masën e duhur, lirinë e dhuruar. Prandaj, shqiptarët e Kosovës, u bënë lepuj para “komandantëve” dhe bandave të tyre vrastare!
Dhe, sot, janë bërë bashkë persekutorë dhe të tmerruar të djeshëm, dallkaukë e kopukë, për t`u bërë pjesë e krimit, në “Marshin e Drejtësisë”, më saktë, në Marshin e Krimit. Duke provokuar dhe lënduar shqiptarët e përbotshëm, që ndjejnë dhimbjen e thellë, për 1.830 të ekzekutuarit kundërshtarë politikë dhe dëshmitarët në pritje, për të thënë të vërtetën e jetuar. Mjerisht, nuk patën fatin e – Nderit të Kombit – të mbijetuar, At Zef Pllumbi, (me të cilin patëm të njëjtin fat, vuajtjen në Burgun e Burrelit, në “Burgun e vdekjes”, siç ka hyrë në Akrivin e vuajtes njerëzore botërore), “Rrno vetëm për me tregue”, por, u varrosën bashkë me dëshmitë e pa dëshmuara, me të vërtetat e përgjakshme!
Këtë fakt e denoncoi para botës, në mediet më prestigjioze botërore, kryeministri i Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, në atë kohë, duke thënë se komandantët e LPK-së po na vrasin kundërshtarët politikë, deri tani, mbi 1.000, ushtarakë të FARK-ut dhe veprimtarë të LDK-së. Dhe, askush nuk ka guxim të flasë për këto krime! Ata vrisnin dhe kur policia ndërkombëtare i arrestonte kriminelët, turma shqipfolëse protestonte, njësoj si sot, “lironi komandantët, lironi gjeneralët, lironi heronjtë e luftës, lironi çlirimtarët”, dhe broçkulla të tjera panagjerike, për kriminelët, të cilët po ia shtonin jetimërit Kosovës, edhe pas 12 qershorit 1999!
Kështu krimi amistohej dhe përsëritej, drejtësia rrënohej dhe shefat e krimit sundonin, si xhahilë mbretërorë, shpengueshëm, Kosovën, përtej dy dekadave radhazi. Administrata e UNMIK-ut dhe EULEX-it, hoqen dorë nga sundimi i ligjit, me krime e hajni gjithëfarëshe, duke parë edhe nulitetetin, hiçësinë e një populli, jo fort të dinjitetshëm!
Një mendimtar, me mjekrrën më të madhe, ka thënë: “Gruas dhe kombit nuk u falet, nëse i dorëzohen eventurierit të parë!” Mjerisht, kështu i ndodhi popullit të Kosovës! Deri dje, të paktën, me fjalë, në të gjitha sondazhet, dominohej me tej 85 % aprovimi: “Kriminelët dhe hajnat në burg!” Ndërsa sot përgaditën për marshimin e kundërt”! Çfarë po ndodhë me këtë popull mjeranë, skllevër të shekullit digjital?!
Ka zëra të shtuar, pse Hashim Thaçi aprovoi krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës?! Mendoj se kjo akuzë është krejt e padrejtë. Dominon opinioni gjithë shqiptarë, se Hashim Thaçi vetëm gjëmë i ka sjellur Kosovës. Dhe, kjo është një e vërtetë e madhe, – sa bjeshka-! Sepse ai duke u bërë agjentë i Sherbimit francëz, DGSE, me shef Arnaud Damjean, rrjedhimisht, edhe i miqëve të saj, qëllimshëm, e zhytën në krime. Dhe, me dosjen e krimeve, të cilën ata e posedojnë, e shantazhuan të punojë për ata dhe kundër Kosovës.
Por, merita e tij e vetme, shërbimi i madh që i bëri Kosovës Hahim Thaçi, është kontributi i tij për krijimin e Gjykatës Speciale. Dhe, këtë ai e arsyetoi me presionin ndërkombëtar, “sepse po vazhdon vrasja e dëshmitarëve të kësaj Gjykate, sidomos, në Dukagjin”. Dhe, vërtet, i bukuri Dukagjin është përgjakur anepërtej, duke shkaktuar një hamëri masive dhe më viktima familjare, deri në prag të shuarjes! Prandaj, nuk ka vend as për akuza për Thaçin dhe aq më pak për mburrje, për ata që nuk e votuan Gjykatën Speciale.
Personalisht, e kam lutur Hashimin, “si për gjak” (siç thotë populli), të heq dorë nga postet politike, për hirë të Kosovës dhe për të mirën e vet atij, sepse kështu shpëtonte nga shantazhimi i armiqëve të Kosovës. Edhe Presidenti Rugova, i cili e dinte shantazhimin e tij, porositi: “Mos e lejoni të ngritet në poste, sepse është i dëmshëm për Kosovën!” Dhe, i mençuri Rugovë, e zvarriti krijimin e Qeverisë, për disa muaj, madje, në një kohë zezonë, për të mos pranuar bërrylaxhiun Hashim, kryeministër jo se jo, por as ministër. Dr. Rugova i sfidoi bandat, sepse më shumë se jetën e tij, e donte Atdheun-Kosovë.
Të njëjtën lutje ia kam bërë, edhe publikisht, Akademik Isa Mustafës, “të heq dorë nga kryetar i LDK-së, për t`i dhënë fund shantazhimit nga Hashimi dhe SHIK-u i tij. Sepse kjo është e mirë për lirinë e tij personale e familjare. Dhe, po aq e shëndetshme edhe për LDK-në dhe Kosovën”. Nuk më dëgjoi dhe e pësoi keqas, jo vetëm ai, por edhe LDK-ja dhe Kosova, duke mbajtur në pushtet, ndër vite, PAN-in, me një barrë krimësh fakte. Një shtet demokratik, PAN-in, do ta “sikteriste”,(siç thonë helenët), përjashtonte nga jeta politike, ndërsa bartësit e krimit do t`i ndëshkonte, për përgjakjen e popullit të Kosovës dhe tradhtinë ndaj vet Kosovës.
Prandaj, çdo kundërshti ndaj kësaj Gjykate, është protestë dhe akuzë kundër Amerikës, krejt njësoj, siç bënë Serbia dhe Rusia. Kosova nuk e ka luksin “t`i shtinë brinat” me Amerikën. Andaj, turma të mendojë kujt po i shkon pas, sepse “t`i hypish mizës, dihet ku të çonë!” Marshi në prag, është sa i dëmshëm, aq edhe kriminal, sepse e vënë Kosovën në pozicionin kundër BE-së dhe SHBA-së, të cilët ia dhuruan lirinë e shumëpritur popullit të Kosovës.
E dhimbshme, por e vërtetë, Gjykata e Hagës dje, është dëshmuar burokratike, politike dhe korruptive. Janë avoketërit korruptivë e grykës, të cilët kanë denoncuar dhe pranuar pagesat milionshe, për ta blerë lirinë kriminelët, por kurrë pafajësinë. Përndryshe, të gjitha arrestimet dhe akuzat, kanë qenë, saktësisht, të bazuara, por dënimet i ka dështuar paraja dhe politika.
Lë të shpresojmë se diçka ka ndryshuar. Andaj, lëreni Gjykatën të qetë! Është e turpshme e kriminale, që me marshimet e poshtra, banditeske e idioteske, të provokohen e lëndohen shumë qindra familje të viktimave të krimit të organizuar vrastar dhe mijëra familje të tjera, që ndëlidhën me viktimat, të cilët u përgjakën, gjatë dhe pas luftës, nga argatët e Serbisë, të cilët vazhduan krimin në Kosovë, edhe pas përzënies të kriminelëve serbo-sllavë nga Kosova, nga “Apaçët” e NATO-s!
Kujdes! Prisni fjalën, vendimin e drejtësisë. Kosova sot nuk ka të dënuar politikë, as të dënuar të pafajshëm. Por, mjerisht, ka shumë qindra fajtorë, kriminelë të lirë. Dhe, kjo e bënë jetën e pasigurtë, jetën me liri fiktive, të rrejshme të shqiptarëve, madje, jo vetëm të Kosovës.

Përkujtimet me hipokrizi të dëshmorëve!

0

Florim Zeqa

Politikanët kosovarë ka kohë që i kanë harruar heronjët, dëshmorët dhe viktimat, bashkë me to edhe dhe dëmet e luftës. Edhe përkundër ndërrimit të shpesht të qeverive, çasja e pushtetarëve ndaj qytetarëve mbeti e njëjtë dhe e pandryshuar.

Dëshmorët përdoren për konsum të partive politike

Harresa e gjakut të dëshmorëve dhe viktimave të luftës ka kaluar nëpër disa faza, të cilën në vijim po mundohem ta zbërthej në mënyrë të pavarur analitike.

Faza e parë e harresës së gjakut të dëshmorëve, e harresë së qytetarëve të gjallë dhe interesit të vendit fillon me përfundimin e luftës së lavdishme çlirimtare, ku disa prej ish “komandantëve” dhe ish “çlirimtarëve” të djeshëm u vërsulen për uzurpimin e banesave dhe pronave publike në kryeqytet e gjithandej Kosovës, duke e harruar në tërësi pjesën veriore të vendit tonë.

Me bashkimin në koalicionin qeverisës apo me ardhjen në pushtet të krahut të luftës dhe krahut të paqes ndodhi harresa e plotë e gjakut të dëshmorëve dhe ndarja e tyre në baza partiake.

Politikanët në pushtet u shkëputën skajshmërisht nga interesat e popullit, duke e vënë komplet aparatin shtetëror në shërbim të interesave personale dhe grupore, gjegjësisht pasurimin dhe punësimin pa kritere në institucionet e shtetit të familjarëve të tyre dhe militantëve partiakë, ndërkohë që pjesës tjetër të popullatës që nuk ishin të lidhur me pushtetarët iu kishte mbetur vetëm një zgjidhje, ajo e largimit nga vendi.

Ndërsa faza e tretë dhe më e rëndë e harresës së sakrificave sublime të popullit të përvuajtur dhe harresës së ndihmës së pakursyer të miqve ndërkombëtarë për çlirimin e vendit ndodhi pas 14 shkurtit 2021, me ardhjen në pushtet të “shpëtimtarëve” të kombit, të cilët i thyen dhe edhe ato pak shpresa të mbetura të qytetarëve për jetë në këtë vend.

U harruan premtimet, u përbuzen qytetarët

Si pasojë e mospërmbushjes së asnjë premtimi elektoral qytetarët janë duke i braktisur në mënyrë masive vatrat shekullore dhe me lot ndër sy janë duke i lënë varret e dëshmorëve, varret e bijve dhe bijave të tyre që ranë heroikisht për lirinë e Kosovës, duke i mallkuar deri në qiell kusarët e politikës që shkelën mbi gjakun e dëshmorëve dhe vranë ardhmërinë e shumë gjeneratave në këtë vend.

Domosdo mallkimi më i madh për politikanët mashtrues dhe politikanët milionerë që shkelën mbi gjakun e dëshmorëve, do të ishte thirrja e familjarëve që ata të mos shkojnë më tek varret e dëshmorëve, për shkak se dëshmorët nuk ranë në altarin e lirisë për pasurimin e tyre, por për liri dhe mirëqenie të të gjithëve në këtë vend.

Pavarësisht cila parti po udhëheq me shtetin, ajo po e zhvat buxhetin e shtetit dhe po e harron interesin e qytetarëve. Me një fjalë, të gjitha partitë pa dallim, pushtet dhe opozitë janë bërë të njëjta, janë bër sinonim i së keqës dhe e rrënimit të shtetit.

Përderisa shteti të udhëhiqet nga hajdutët dhe mashtruesit, nga huliganët dhe injorantët politik, nga mercenarët dhe pseudopatriotët shteti nuk do ta merr të mbarën, për shkak se këta janë të lidhur me njëri-tjetrin sikurse mishi me kockën.

Sytë në letër, mendjen në restorant

Në fund po i kthehem edhe një herë lojës plot hipokrizi të politikanëve me rastin e përkujtimeve të heronjëve dhe dëshmorëve, martirëve dhe viktimave të luftës çlirimtare. I harrojnë dëshmorë dhe familjet e tyre për 364 ditë, kurse në ditën e 365 iu shkojnë të varret për të mbajtur fjalime dhe për të lexuar referate të gjata, por gjatë leximit shpesh ngatërrohen, sepse mendjen e kanë tek mishi i pjekur dhe rakia, andaj mezi presin të largohen nga të vdekurit dhe familjarët e tyre të gjallë por të vrarë në shpirt, për të ikur me shpejtësi me eskortat e tyre në restorantët luksoze për t’ja grahur me yrysh pijeve alkoholike dhe mishit të pjekur, erën e të cilit e shijojnë nga largë qytetarët e varfër.

Ndaljen e kësaj dukurie sa negative po aq shëmtuese, mund ta bëjnë vetëm familjarët, të cilët, në ditët përkujtimore e të dashurve të tyre, duhet t’ua mbyllin derën të gjithë politikanëve, qofshin ata në pushtet apo opozitë, për shkak të shkeljes së gjakut të dëshmorëve dhe harresës permanente ndaj tyre.

Vetëm Alternativa Demokratike për Ndryshim (ADN) do t’i largojë nga skena politike këto parti të konsumura dhe të dala afati për kohën në të cilën po jetojmë. ADN është forca dhe shpresa e ndryshimit, është gjaku i shëndoshë dhe i pastër kombëtar, e cila do ta bëjë përfundimisht ndarjen nga e keqja që e ka mbërthyer vendin, sikurse Ylberi që e ndal shiun e rrëmbyeshëm, largon errësirën dhe rikthen ngrohtësinë e diellit.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi — Rikthimi i përballjes historike

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Ndeshja e shekullit mes malazezëve autokton me kolonët serb të mbështetur nga bjellorusët e Carit rikthehet sërish në përballjen mes dy kampeve politike në 2 prill, të përfaqësuar — i pari nga politikani veteran Milo Gjukanoviq, ndërkaq i dyti nga ekonomisti Jakov Milatoviq.

Le t’i hedhim një sy historisë politike, respektivisht zanafillës së shtetit modern të Malit të Zi.

Në burimet historike potencohet beteja e Grahovës [1858], pas së cilës Mali i Zi zyrtarisht fitoi kufirin me Turqinë dhe u rrit per 1500 km². Ndërkaq tok me Serbinë ai do të njihet si shtet i pavarur në Kongresin e Berlinit më 1878, me ç’rast do të zgjerohet në dëm të hapësirës shqiptare; tashmë Mali i Zi kishte 9475 km2. Në fillim të shekullit 20, mbas Luftërave Ballkanike, territori i Malit të Zi u rrit sërish duke arritur të ketë 14000 km². Podgorica dhe Beogradi u dakorduan për ndarjen mes vete të Sanxhakut të Pazarit të Ri, duke shkëputur kështu lidhjen e natyrshme mes Shqipërisë dhe Bosnjës — shqiptarëve dhe boshnjakëve.

Pas Luftës së Parë Botërore, Antanta mbështeti ripërkufizimin e ri të Shtetit të Serbisë në krye me dinastinë serbe të Karagjorgjeviqëve, që nuk ishte tjetër pos një dinasti e ngritur mbi gjakun e shprishur të Gjergjit të kelmendëve. Në kuadër të këtij shteti u përfshi edhe Mali i Zi me hir e pa hir. Megjithatë, malazezët autokton nuk u pajtuan me këtë fatkeqësi dhe në fillim të vitit 1919 pati një kryengritje, e cila u shtyp me gjak në vitin 1922. Numri i patriotëve malazezë të vrarë, të plagosur, të arrestuar, të dënuar dhe të internuar — nga viti 1918 deri në vitin 1929 kishte arritur në 5000, ndërsa një numër i madh i shtëpive dhe i të mirave materiale janë shkatërruar.

Baza reale historike e kësaj kryengritje ishte “bashkimi” i paligjshëm dhe jolegjitim i Malit të Zi me Serbinë pas Kuvendit të Podgoricës në vitin 1918. Lexuesve kosovar mund t’ju sjellë një asociacion me kuvendin e Prizrenit (1945), kur do të mohohej Rezoluta e Bujanit ( janar1944) dhe do të “votohej” nga “përfaqësuesit e popullit” të Kosovës e Dukagjint për “bashkimin” me Serbinë.

Historia malazeze njeh të ashtuquajturën Kryengritje të Krishtlindjeve [6 janar 1919], që në fakt nënkuptonte rezistencën e popullit malazez kundër pushtimit serb, respektivisht kundër aneksimit të Mbretërisë së Malit të Zi nga Serbia.

Mali i Zi do të arrijë ta rinovoi shtetësinë e tij tek në vitin 2006. Kontribut të ndjeshëm në këtë rast kishin dhënë veçmas shqiptarët autokton. Por me këtë fakt nuk do të pajtohej Beogradi dhe Kremlini. Në tetor 2016, ata tok do të organizonin një grusht shteti me idenë për të likuiduar kryeministren properëndimore Mila Gjukanoviq. Grusht-shteti i paramenduar, megjithatë dështon.

Rikthimi i SHBA-së në rajon do të bëjë që një vit më vonë,Mali i Zi të bëhej anëtar i NATO-s.

Më 30 gusht 2020 në zgjedhjet parlamentare do të humbas zgjedhjet DPS-ja, d.m.th. qeveria e Gjukanoviqit dhe krijohet qeveria pro-serbe e Zdravko Krivokapiqit, e më pas edhe qeveria pro-serbe në krye me — Dritan Abazoviqin një marionetë e Beogradit (tani në mandat teknik).

Më 19 mars 2023. u mbajt raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilin ndarja mes dy blloqeve politike u thellua si asnjë heër më parë.

(Mali i Zi ka gjithsej 622,000 banorë, ndërsa të drejtë vote kanë rreth 550.000 banorë. Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë në vitin 2011, 45% janë deklaruar malazezë, 29% serbë, 12% boshnjakë, 5% e shqiptarë dhe 1% e kroatë e romë.)

Sipas rezultateve të raundit të parë të zgjedhjeve — Milo Gjukanoviqi fitoi 35% të votave; ai u përballë në raundin e parë të zgjedhjeve me Jakov Milatoviqin, i cili mori 29% të votave.
Pjesëmarrja e përgjithshme ishte 63.1 për qind.

Ajo që është vendimtare për këtë rezultat është se sovranistët e Malit të Zi arritën të mirrnin bashkë gjithsej vetëm 40% të votave! Një tregues politik indikativ në këto zgjedhje ishte pjesëmarrja e ultë në komunat ku shumicën e përbën komuniteti boshnjakë dhe ai shqiptarë.
Kjo pjesëmarrje e ultë është dështimi që mund t’i adresohet kryeministrit të Shqipërisë politike, Edi Rama, dhe “mikut” të tij Dritan Abazoviqit.

Fitorja e mundshme e Gjukanoviqit, rrjedhimisht ajo e bllokut të sovranistëve, në raundin e dytë, pra nesër më 2 prill, varet shumë nga pjesëmarrja e elektoratit shqiptar dhe atij boshnjak.

Beteja për krijimin e “Republika Srpskas” së Adriatikut ka filluar që me pavarësimin e Malit të Zi [2006] dhe është intensifikuar sidomos nga çasti i aderimit në NATO. Tani po bëhemi dëshmitarë të hyrjes së Malit ët Zi në fazën e epilogut dramatik të tij. Ky skenar duket se ka qenë i ndërlidhur me projektin e aneksimit të Ukrainës nga ana e Federatës Ruse.
Ky epilog trand në themel sovranitetin e kësaj republike dhe të gjeopolitikës rajonale.

Kulmimi i luftës hibride ruso-serbe për rikthimin e Malit të Zi nën ombrellën e ineresave ruso-serbe zhvillohet sot në kutitë e votimit.
Ky akt do të shenjonte edhe filimin e shthurjes së Malit të Zi dhe daljen e tij nga NATO, që do t’i hapte rrugë automatikisht dislokimit të flotës ruse në Adriatik, duke rikthyer kufijt e Perendimit aty ku realisht ishin për shekuj me radhë. Aty ku përfundon shtrirja e gjeografisë shqiptare, aty përfundon civilizimi perendimor dhe fillon Lindja. Kështu shkruante Pjetër Bogdani ynë sa ishte kryepeshkop i Dioqezës së Shkupit dhe për t’shporrur Perandorinë Osmane kishte zhveshur veladonin e priftit dhe kishte veshur pelerinën e gjeneralit, duke i pri grigjës së tij në luftë për Liri.

Këshilli i Zvicrës për të ndihmuar punimin dhe vendosjen e shtatores së Heroit Rrustem Bruqi në Pejë

0

 

Përgatiti  Abas  Fejzullahi  

Më datën 2023-03-3 në Klubin “Dardania” në Zofingen të Zvicrës, në takimin e caktuar nga kryesia e SHBK ”Salih Çekaj” në Zvicër, u  themelua KKO (Këshilli Kryesor Organizativ në Zvicër) prej 52 anëtarëve për të mbledhur ndihma nga kurbetçarët në mënyrë vullnetare, për shpenzimet e punimit të Shtatorës së heroit Rrustem Bruqi dhe vendosjen e saj në Pejë.  

Një pjesë e KKO  në takimin e 2023-03-31  

Më datë 2023-03-31 u mbajt takimi i dytë i KKO (Këshilli Kryesor Organizativ në Zvicër) në të njejtin vend ku dhe u themelua me datën 2023-03-03 dhe pasi shqyrtoi punën e 52 anëtarëve në terren për mbledhjen e ndihmave për Shtatoren e heroit  Rrustem Bruqi  e në bazë të dëshmive nga arkëtari u vërtetua se: është plotësuar shuma e mjeteve për shtatoren nga ndihmat vullnetare  të grumbulluara andaj dhe mori këtë: 

 V  E  N  D  I  M 

Që nga data 2023-03-31 ndërpritet mbledhja e mjeteve pasi që është plotësuar shuma e mjeteve të kërkuara për shpenzimet e Shtatorës dhe vendosjen e saj në Pejë  kushtuar Heroit Rrustem Bruqit.  

  1. L A J M Ë R O H E N të gjithë anëtarët e KKO (Këshilli Kryesor Organizativ në Zvicër) të cilët s’kanë qenë të pranishëm në takimin e datës 2023-03-31 se nga data e caktuar nënë pikën 1, ndërpritet mbledhja e mjeteve për shtatore.
  1. Në takimin e rradhës më datën 2023-04-22  të 52 anëtarët e Këshillit  duhet të jenë të pranishëm sepse do të njoftohen në hollësi për  rrjedhen e veprimtarisë dhe do të bëhet vërtetimi i regjistrit me emra dhe mbiemra  për secilin  që ka ndihmuar me mjete dhe shumën e ndihmuar e për të mos u bërë ndonjë lëshim në emrin dhe mbiemrin e secilit bamirës-e.
  1. Pas datës 2023-04-22 do të bëhet  publike Regjistri me emëra e mbiemra dhe shumën e ndihmës seccil-la që ka dhënë për ngritjen dhe vendosjen e shtatorës.   
  1. Secili anëtar i këshillit mund të merr sqarime në  : 

              Nr.tel; 079 897 67 77  &  078 718 76 45   

  1. Vendim me të gjitha të dhënat dhe lajmërimet do të publikohen si dhe do u përcjellen të gjithë atyre që përcjellin adresen e postës elektroni në këto: E-mail adresa:  saim.tahiraj@hotmail.com   &    absafejzullahi@gmail.com   

Lahutari shqiptar Isë Muriqi (Elezi), ulet këmbëkryq e këndon në Harvard

0

Nga: Leonora Laçi 

Promovimi i një vendi përmes trashëgimisë kulturore materiale e jo materiale përpara botës asnjëherë nuk është e mjaftueshme. 

Më datë 31 mars 2023 në Nju York, mora pjesë në një nga  auditoret e Universitetit të Columbisë(University of Columbia), mes studentëve shqiptar dhe dashamirësve të folklorit, i pranishëm ishte dhe Ambasadori i Kosovës z.Blerim Reka dhe perfaqësues të Shoqatës Rugova. 

Studentët shqiptar të këtij Universiteti kishin themeluar Shoqaten e studentëve shqiptar si për të mbështetur njeri-tjetrin në rrugëtimin e tyre në këtë Universitet. 

Pata fatin te ritakohem me lahutarin Isë Elezi(Muriqi) ku sëbashku me profesorin e njohur akademikun Zymer Nezirin na prezantuan librin që ishte promovuar fillimisht në Universitetin e Harvardit e për ta vazhduar në Nju York. Ise Muriqi (Elezi) eshte dëshmuesi ndërsa profesori Neziri shkruesi, një punëtor i palodhur ku i ka kushtuar gjithë jetën e tij njohjes anëkend botës të trashëgimisë kombëtare asaj materiale dhe jo materiale. Te dy bashkë si në simfoni kanë bashkëpunuar edhe me lahutaret e tjerë që të përçojnë vlerat e lahutës si instrument autokton shqiptar deri në Universitetin e Harvardit dhe universitetet e tjetra të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Lahutari Z.Isë Muriqi (Elezi), i cili është një njohës i këngës e folklorit tonë, i cili njeh më shumë se 5 mijë vargje,  ai ka ardhur nga Kosova pikërisht për këtë rast. 

Isë Muriqi Elezi krenar me kostumin popullor të Rugovës nën tingujt e lahutës dëshmon atë çfarë shkruhet në libra. Ai është dëshmia e gjallë e historisë së folklorit tonë. Z.Muriqi (Elezi)me lahutë në krah ka shëtitur cep më cep të botës për të treguar që lahuta nuk është serbe dhe ashtu si historinë duan të na tjetërsojnë dhe këngën, por faktet i mungojnë.  

Një burrë që komunikon shtruar dhe ngadalë, e që fjala merr peshë. Kur e pyeta sa vite i ke me tha: -“ 50 vite”. Ndonëse i kishte kaluar të 70-tat.Qeshëm të dy.  

Pozitiviteti i tij dhe perqafimi që me dha më kujtoi takimin tonë në Pejë ku lamë përgjysëm projektet që kishim sëbashku para se të vija në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por në një të ardhme të afërt do ta vazhdojmë aty ku e kemi lënë. Një takim që më ngeli në mendje për njohurit e tija që zotëronte dhe dhimbjen që ndjente se s’kishte mundur dot të ua trashëgonte lahuten tek nipat e mbesat e tij.  

Sa i takon aktivitetit promovues është bërë një punë kolosale studimore e disa profesorëve  shqiptar e të huaj që mbrojnë folklorinë tonë, ku përmes këngëve dëshmohet vazhdimësia jonë. Siç thotë vetë profesor Zymer Neziri:”Janë 20 vite punë, 300 ditë ekspedita nga 15 deri 500 km secila, në 5 shtete të Ballkanit; 148 lahutarë e 197 rapsodë të regjistruar, muslimanë e të krishtërë, që me lahutën me kryet e dhisë a gjarprin (simbole të lashta ilire), mbajnë gjallë epikën legjendare të kombit teksa krenar promovon librin “Wild Songs, Sweet Songs” (“Këngë të egra, këngë të buta”), publikuar në Universitetin e Harvardit.   

Profesor Zymer Ujkan Neziri, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, kujtoi vlerёn historike qё pёrfaqёson kjo vepёr, e cila pasqyron njё numёr tё jashtёzakoshёm këngësh epike tё trevave shqiptare. Profesor Neziri në fjalën e tij shprehet se:” Sot po e përurojmë librin e këngëve shqip, që janë kryesisht krijime epike, të përkthyera anglisht, mbledhur në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Libri është antologji, sipas propozimit tim, më 2002, kur bëja punë kërkimore në fondet arkivore të Harvardit. Projekti u miratua aty, më 2003. Është botim i Koleksionit të Letërsisë Gojore të Millmen Perit, Univ. i Harvardit. Epikë shqiptare në Koleksionin e Millmen Perit dhe të Allbert Llordit. Pra, këngë të egra, po edhe këngë të ëmbla, se disa sosh nuk janë epike. Përg. për shtyp e librit u bë nga profesorët Nicola Scaldaferri, John Kolsti, Victor A. Friedman dhe Zymer U. Neziri.  

Lahutarët. Janë këngë të kënduara para afër një shekulli nga rapsodët e Eposit të Kreshnikëve, shumica të lindur në gjysmën e dytë të viteve 1800. Ata janë të të dy besimeve. Pa asnjë dallim, se dikur thuhej, pa të drejtë, se ato i këndojnë vetëm rapsodët e besimit islam. Në këtë vëllim janë: Salih Uglla ose Ugljanin (Sanxhak i Pazarit), Fatime Biberi ose Biberoviq (rr. e Prizrenit), Gjergj Pllumi (Dukagjin i Alpeve), Marash Nika (Dukagjin i Alpeve), Sokol Martini (Mërtur), Ali Meta (Rr. i Dukagjinit), Adem Brahimi (Plavë e Guci), Rexhep Zeneli (Rr. i Dukagjinit).   

Përmbajtja. Personazhet, 30 kreshnikë të çetës, i kryesojnë vëllezërit Muja e Halili, me fuqi mitike nga qumështi i zanave. Temat e motivet e këngëve janë nga jeta e tyre në viset e Ilirisë: mbrojtja e kullosave, e bagëtisë, e kullave dhe e nderit të familjes, kryesisht. Mbizotërojnë legjendarja, fantastikja e mitikja, si dhe qeniet mitike: Ora e Zana. Kanë bukuri poetike të rrallë. Kanë vlerë evropiane e botërore. E kanë vendin në UNESCO. Janë hallkë e këndimit epik ilir-arbëror dhe janë jehonë e përgjakjeve me sllavët e Jugut, nga ardhja e tyre në Gadishullin Ilirik.  

Rëndësia. Derë e hapur për studiues. E para, materiali shqip e anglisht, që hap një derë të madhe për studiuesit e epikës. Deri më tash ishte derë krejt e vogël për ata që nuk e njihnin shqipen, madje nga vitet ‘60, kur aty u krye disertacioni i parë i doktoratës, nga Gjon Koleci ose Kolsti, student i Llordit. E dyta, në libër tashmë janë katër punime studimore, që kanë peshë për epikologët. Në një të pestën e librit aty janë ndihmesat e Gjon Kolstit, Zymer Nezirit, Nikolla Skalldaferit, Viktor Fridmanit, pos Parthënies dhe Hyrjes, nga Nikolla Skalldaferi.  Ana teknike shkencore. Në këtë libër janë me interes edhe letrat e Llordit, shënimet, fotografitë, hartat, fjalorthi, treguesit e emrave të njerëzve e të vendeve. Pra, ky libër e ruan autoritetin e majave të shkollës me famë botërore, e njohur me emrin Universiteti i Harvardit.  

Ndërsa i lidhur përmes zoom videocall Profesori arbëresh Nicola Scaldaferri, nga Universiteti i Studimeve të Milanos, kujtoi punёn e çmueshme qё kanё bёrё autorёt e librit, tё cilёt kanё pёrshkuar vise tё ndryshme shqiptare pёr tё takuar persona e gjetur kёngёt epike, njё ndёr ta ishte edhe françeskani At Bernardin Palaj. 

Kujtojme se folklori shqiptar, përkatësisht poezia epike, kangët për kreshnikët dhe proza gojore, sidomos përrallat ka qene  hulmtuar, mbledhur dhe  botuar nga Eterit françeskane At Bernardin Palaj dhe At Donat Kurti me  titull “ PRRALLA  KOMBTARE” në dy vëllime.  Keto vepra janë botimi më komplet dhe më i  vlefshëm i përrallës shqiptare si për nga cilësia ashtu edhe për nga sasia,  që ishte botuar  deri në atë kohë. Vëllimi  II  me  titull ‘Kangë Kreshnikësh dhe Legenda’ i serisë pesëmbëdhjetë vëllimëshe të ‘Visareve të kombit’ janë mbledhë dhe redaktua nga At Bernardin Palaj e At Donat Kurti, një nga perlat e  krijimtarisë gojore epike. 

Prof. Scaldaferri në paraqitjen e veprёs, nё anglisht, ‘Wild Songs, Sweet Songs’  nёnvizoi bukurinё dhe vlerёn e tekstit tё kёngёve epika shoqёruar nga tingujt  e lahutës, si mjet qё ka mbajtur gjallё historinё e traditës gojore me atё tё njё populli, si ai shqiptar. 

Në këtë promovim u shfaq dhe një dokumentar që kishte mbledhur lahutarët nga të gjitha viset shqiptare në pak minuta për të prezantuar më së miri rendësinë që ka folklori në identitetin tonë.  

Aktiviteti u përmbyll me një foto të përbashkët. 

(4) Watch | Facebook

Kryeministri Kurti priti në takim përfaqësuesit e shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës

0

Prishtinë, 1 prill 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 42-vjetorin e demonstratave të 1 dhe 2 prillit priti sot në takim kryetarin e shoqatës së ish të burgosurve politikë të Kosovës, Shefki Sadiku, së bashku me Binak Ulaj, ish-kryetar i Shoqatës, Xhemajl Pllana, sekretar i Shoqatës, Hydajet Hyseni, anëtar i kryesisë, njëherësh deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dhe Meriman Braha, ish-sekretar.

Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryeministri Kurti dhe përfaqësuesit e Shoqatës kthyen në kujtesë organizimin e demonstratave të vitin 1981, ballafaqimin me regjimin Jugosllav dhe kthesën historike që populli ynë kishte bërë në atë vit.

U diskutua për sfidat dhe kërkesat e Shoqatës, për format e mundshme të mbështetjes për funksionalizimin dhe fuqizimin e saj si dhe për kujdesin dhe përgjegjësinë institucionale për ruajtjen e memories kolektive përmes themelimit të institutit për ish të dënuarit dhe të përndjekurit politikë.

Demonstratat e 1 dhe 2 prillit janë demonstratat më masive të vitit 1981. Atyre u parapriu protesta në mensë e studentëve me 4 mars dhe pastaj demonstratat me 11 dhe 26 mars 1981. Te blini i famshëm, para Ministrisë së Kulturës sot, ishte duke folur në megafon Hydajet Hyseni, i cili po i afrohej katër viteve ilegalitet atëbotë, e bashkë me të aty edhe Kadri Batusha, Ahmet Bllaca dhe Remzije Limani.

Ish të burgosurit politikë evokuan edhe kujtimin për Jakup Krasniqin i cili më 1 prill 1981 ishte po ashtu në mesin organizatorëve dhe pjesëmarrësve të demonstratës, kurse tash e 29 muaj po mbahet në paraburgim në burgun e Hagës.

Nga demonstratat e vitit 1981, u vranë 9 demonstrues, 15 persona mbetën të plagosur, qindra u arrestuan e burgosën, dhe u ndëshkuan e dënuan me shumë vite burgim të rëndë politikë.

Forhåndsvisning av bilde

Ato nisën si protesta spontane të studentëve për kushte të dinjitetshme dhe trajtim të barabartë, shpejt morën mbështetjen edhe të punëtorëve dhe mbarë popullit, që së bashku kërkonin liri, drejtësi, të drejta, Republikë e Vetëvendosje.

Forhåndsvisning av bilde

Pse e krahasova kthimin e profesor Hysni Gashit në Prizren me kthimin e Gjergj Kastriotit në Krujë? 

Hysni Gashi-Toska, plak e në mendime, kujton fëmijërine, rininë e burrërine

Sinan Kastrati, Suedi 

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Kthimi i dytë i Hysni Gashit në Prizren dhe kthimi i Skënderbeut në Krujë”, 31 mars 2023  

Po i afrohem fundit të fejtonit apo serisë së shkrimeve për Hysni Gashin.   

Sot në mëngjes më mori në telefon një ish koleg i profesor Hysni Gashit dhe ish profesor imi kur isha nxënës gjimnazi në Malishevë. 

Ai më tha se arësyeja pse të thirra kaq herët ishte titilli i shkrimit që e paska lexua ai sot, ”Kthimi i dytë i Hysni Gashit në Prizren dhe kthimi i Skënderbeut në Krujë”. 

Unë isha zgjua në ora 3 të mëngjesit por, pasi kisha lexua shtypin, dëgjua lajmet e shikua televizionin suedez për më të rejat e fundit nga vendi rajoni e botam përsëri më kishte marrë gjumi e kisha fjetur bukur mirë. Babëgjyshi, Imer Seferi na thonte: ”dreqnit, katlargit, në sabah të pahitin që t`mos qohesh me punue por me fjet”. Ai ish profesori nuk më zuri ”gafil” *) se unë e gjuajta jorganinin në anë të krevatit. I tregova pse e kam titullua dhe e kam lidhur emrin e Hysni Gashit me emrin e Skënderbeut. Për mua është i natyrshëm ky krahasim ksepse këso krahasime gjejmë edhe në art, letërsi e kulturë e në poezinë (letërsinë) popullore.  

Por e vërteta e këtij titulli simbolik është kjo: 

Kur Hysni Gashi filloi punën në Kosovë, pas kthimit nga Greçani punonte, si honorar në Prizren në gjimnaz dhe disa orë në shhkollën e muzikës e vendin e rregullt të punës e kishte në Rahovec, diku pas vitit 1967 …  

Një ish nxënës i Hysni Gashit kishte qenë duke punua në gjimnaz, si mësimdhënës i lendës së historisë (Emrin për shkak të privatësisë, nuk po e bëj publik). 

 

Në kohën e pushimeve të shkurtëra, ku mësimdhënësit kishin vetëm 5 minuta kohë, sa për me i ndërrua klasët dhe ditarët e punës, ai (ish nxënësi i Hysniut) i ankohet ish mësuesit, Hysniut dhe kërkon ndihmën e këshillat e ish mësuesit:  

”Nxënësit e një klase nuk më dëgjojnë e unë nuk po mundem me e zhvillua orën e mësimit si duhët …Nuk di çka të bëjë etj.” Ankohet ai. Hysniu i propozon ish nxënësit që ti ndërrojnë klasët nëse bën. Ai pajtohet, nëse edhe drejtori i shkollës pranon.  

Kur shkon Hysniu në klasën, ta quaj me nxënës problematikë, në orën e parë, asnjë nxënës nuk e ngriten në këmbë e as nuk e përshëndesin siq ishte zakon me me përshëndetjet ”mirëmëngjesi” ose ”mirëdita”, varësisht së në cilin ndërrim është mbajtur mësimi, pasi që në Kosovë në mungesë të klasëve, mësimi mbahej paradreke e pasdreke*) 

Hysniu e fillon orën dhe iu drejtohet nxënësve:   

-”Kam dëgjua dhe besoj se ju të gjithë e doni dhe me gëzim e prisni orën ku keni lëndën e hisorisë” 

-Jooooooo! Dëgjohet zëri i shumicës së nxënësve dhe ia kthejnë shpinën (kurrizin) Hysniut. Vajzat që nuk iu binden urdhërit të disa djemëve, nxënës, djemtë fillojnë me i pickue e kap për flokë dhe adhe ato detyrohen të kthehen mrapsht. 

Hysniu, sipas planit e programit mësimor kishte pas temën e mësimit ”Kthimi i Skënderbeut në Krujë” që është një temë sa e dashur po aq edhe emocionuese. 

Nxënësit kur e dëgjojnë Hysniun se si fliste e dukej sikur edhe Hysniu ishte me Skënderbeun në Krujë, takimin me nënen e plakun në ballë të oxhakut, nxënësit dalëngadalë, një nga një fillojnë të kthehen e ta shikojnë në sy e ta dëgjojnë Hysniun. I bëjnë sy e vesh bashkë. E mbyllin gojën e hapin sytë e veshtë … 

Kjo ishte arësyeja pse unë e huazova nga historia temën, titullin ”Kthimin e Skënderbeut me kthimin e Hysniut” mu në Prizren, në ish kryeqytetin shqiptar. Ishte ëndërr e rilindasve që Prizreni të bëhet kryeqytet i Shqipërisë por s`u bë se s`u bë.  

Vdiq profesori Hysni Gashi, arsimdashësi dhe rilindasi i Llapushës (ishte shkrim kur vdes profesor Hysni Gashi-Toska, po e ribotoj)   

Kishin kaluar më shumë se dy javë që nuk më merrte në telefon profesor Hysniu e as nuk më shkruante Nakija, gruaja e profesorit. Rrija me vesh në krah se e dija se ishin infektuar me sëmundjen e Koronavirusit, Pandemi 19, që ishte një murtajë e dytë por që nuk besoja se do ta marr profesorin tim pa u takuar edhe njëherë.  

Nuk kishte pushim vjetor a ndonjë udhtim tjetër që bëja në Kosovë e të mos shkoja ta takoja profesorin e dashur, mikun e kolegun e profesionit, Hysni Gashin i cili banonte me një shtëpi, të ndërtuar për mrekulli në vitet pas çlirimit, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore.  

Sot, djali i madh i profesorit, Burimi nga Gjermani më kishte shkruajt: ”Sinan, profesori na la sot. Të shpreh ngushllime ty dhe faleminderit për interesim të vazhdueshëm”! (12 dhjetor 2020) 

Nuk arrita ti shkruaj Valbonës, një letër ngushëllimi qikës së vetme, Kushtrimit e Arbenit, djemëve të profesor Gashit por në heshtje e mendova gjithë jetën e zorshme (”zor”, vështirësi) të profesorit.  

Kush është profesor Hysniu?  

Nuk e kam ndërmend të shkruaj ”biografinë” e as ”libër” monografik por dua vetëm të tregoj shkurt ato që më tregonte profesori gjatë ndejave të shpeshta që kishim me Toskën *). Unë shkoja te ai, në Rahove, në Fushë Kosovë dhe në Prishtinë, aty kua ai me familje banonte.  

Profesori më tregonte se kishte pasur një fëmijëri plot me vuajtje e varfëri të skajshme. Qysh si fëmi kishte punua si rrogëtar ku i kishte ruajt bagëtitë e zotnisë dhe në mbrëmje, kur bagëtinë i mbyllte në ahur e vathë ai iu shërbente zotnijëve në odë dhe mysafirëve të zotnive.  

Por Hysniu i vogël nuk ishte dorëzua para sëmundjes e armikut të quajtur fukarallëk por kishte vazhdua mësimet në shkollat e kohës, për ti kryer studimet në Fakultetin Filozofik, për histori.  

Atje kishte pasur ”shokë” të studimeve që i dërgonte pushteti komunist i kohës por ky rrinte larg tyre me drojë por i kujdeshëm. Ndodhte që më fliste për ata por shihej se asnjëherë nuk ishte pajtua me ata, dmth me pushtetin.  

Shok të studimeve e kishte pasur edhe Adem Demaçin, Zekeria Canën me të cilët takohej.  

Profesori pas përfundimit të studimeve për histori, profesion të cilin e deshi dhe punoi më mirë se çdo kush tjetër, se e kishte zanat që e njihte më mrë se çdo zanatqi tjetër. 

Profesor Hysniu punoi me ditarë në dorë gati, vetëm kur e ndalonte pushteti, gjatë gjithë jetës, në Prizren, Rahovec, në paralelet e ndara të Gjimnazit ”Ramiz Sadiku” të Rahovecit, në Ratkoc e në Malishevë, Prishtinë e deri edhe në rrethin e Gostivarit në Maqedoni deri kur pensionohet. Vitet e pleqërisë i kaloi në Prishtinë, ku e gjeti dhe e mori vdekja.  

Ishte viti 1970 (viti shkollor 1970/1971) kur u hapën klasët para të Gjimnazit në Malishevë. Pata fatin që edhe unë të isha Gjenerata e Parë, dhe vërtetë ishim e E PARA kudo dhe u njohëm me Hysni Gashin.  

Me Hysniun shkonim si uki e dhia e si artaket (pop.) në orët e mësimit. Unë e pysjja e ai më qortonte: 

-Ulu qerrata! *) 

Profesorët e gjimnazit Ramiz Sadiku nga Rahoveci, me keqardhje e them, por jo të gjithë nukk dëshironin të vinin në Malishevë, dikur qendër komunale e tash një qendër e varfër lokaliteti.  

Ata ”profesorë” që vinin nga Rahoveci në Malishevë, i voziste me një gazikë *) Qazim Sharku, një i afërm i Hasan Sharkut, drejtor e cili ”vrajke e kthellte” në Rahovec. Hasani mbante një thupër të trashë në dorë, sikur dirigjent (”korife”) dhe kënd do që e gjente në koridorin e shkollës, edhe profesorëve iu bërtiste ”Gomar”…?   

I vetmi që vinte me dëshirë dhe me plot gëzim e na shpjegonte për kohët e vjetra e të renë, për njehësimin e kohës, se si plakat shaiptare e kanë matë kohën kur iu kanë lindur fëmijët e kur lopa i ka pjell ”6 javë para Shëngjergji”, (Shën Gjergji është festë e motmotit, në çdo 6 maj), Lamitë (të korrurat e grurit- Korrik), Shën Mitri (8 Nëntor) sepse festat nuk i harronin plakat. Ishte Hysniu, i pari që na shpjegoi ” çka është Historia”? Nga Hysniu mësuam proverbat e vjetër latin ”Historia magistra…. ”, ”Hanibale ante portas”, ”Homo hominus llupus est” etj.  

Po nga Hysniu mësuam, ama shkurt edhe për Ilirët, Daradanët, për Skënderbeun, Abdyl Frashërin, Ismail Qemalin, Bajram Currin, Hasan Prishtinë e … Ali Kelmendin. 

Ishte Profesor Gashi ai i cili na edukoi, na frymzoi e na nxiti që të lexojmë e ti vazhdojmë mësimet sepse vetëm shkolla, mësimi e dituria e mundin skamjen, mjerimin e ni hapin dyert e dritaret për zhvillim të përgjithshëm e vetëdije kombëtare krahas popujve më të përparuar.   

Orët e mësimit në lëndën e historisë me profesor Gashin ishin orë që edhe mysafirë, jashtë shkolle vinin e dëgjonin Ciceronin. Ai ishte një aktor në orën e mësimit, ishte valltar e plak. Zëri i tij, sipas nevojës ngritej e ulej saqë nganjëherë e afronim veshin duke dashur ta dëgjojmë çdo fjalë. Ky ishte qëllimi i profesorit, që vëmendjen tonë ta mbaj në klasë, te ora e mesimit.  

Ishte profesor Gashi, që në kohën kur diskutoheshin Amandamente Kushtetuese, (1974) para të gjithë nxënësve e profesorëve na njohu, çka janë ato, që edhe Kosova duhej të ishte e barabartë me njësitë tjera të federatës jugosllave (lexo: republikat e tjera ish jugosllave) e shqiptarët duhet të ishin ata që ishin, komb e popull e jo kombësi e pakicë kombëtare. Ai edhe pase e kishte të ndaluar të fliste, foli. Foli para nxënësve dhe nuk u ndalë asnjëherë ani pse ndiqej nga UDB-ja dhe për ketë e dinim të gjithë. 

E thirrnim TOSKË sepse e fliste gjuhën më pastër se të gjithë. Profesor Gashi për nxënësit e ish gjimnazit të Malishevës, ishte edhe prind i dytë. 

Emri i Hysni Gashit nuk do të harrohet të nxënësit e gjeneratës së parë, të dytë e të tretë por gjimnazin në Malishevë na mbyllën politikanët në Rahovec, mjerisht politikanët shqiptarë por profesorit nuk mundën me ia mbyllur gojën. 

Një mbrëmje kur shkuam një grup shokës studentë (unë, Skënder Gashi, Xhevat Durmishi) ta shihnim në Fushë Kosovë, se i kishte vdekur baba më tha (1978/1979, profesori më tha: 

-Sinan, më nuk munda të punoj në Rahovec. Nxësnësit më të dobët u bënë kolegë të mi…  

Letra me profesorin nuk kam shumë sepse, nuk shihte e kishte vështirësi por flisnim njëherë në javë nga 30 e 40 min.  

Eh profesor, profesor na ike pa na lyp hallallin por ti do të mbetesh në zemrat tona e emri, yt nuk do të harrohet te krahina jonë- Llapusha dhe Podrimja.  

Profesor, lamtumirë!  

Profesor, do të doja të vije te varri yt me një tufë lulesh, ti them dy tre fjalë e ti derdh dy tre pika lot,  

  1. S. Kuvendi Komunal i Malishevës, sa më më kujtohet mua, më ka thënë vetë profesori se ka marrë një iniciative me e shkruajt një libër monografik për punën e madhe që ka bërë Profesor Gashi. Libri për shkaqe të njohura nuk u shkrua por, do të ishte mirë që Malisheva, udhëheqja e saj dhe vetë Ragip Begaj që ishte nxënës i profesor Gashit, ta nderojnë me emrin e ndonjë parashkolle, shkolle ose shtepi kulture a biblioteke e ta nderojnë shkollën po edhe emrin e Hysni Gashit. 

Të gjithë kryetarët e Komunës së Malishevës, Jakup Kastrati, Gani Krasniqi, (Isni Kilaj, ishte kryetar i komunës në Malishevë por nuk e di a ishte nxënës i Hysni Gashit), Ragip Begaj … ishin nxënësit e Hysni Gashit. Ishin edhe shokë klase me mua, unë isha shokë klase me ata. Jakupin e kam edhe djalë axhe.

Ky shkrim kushtuar Hysni Gashit, është publikua në disa portale, dy ditë pasi vdes profesori, më 14 dhjetor 2020 

*) GAFIL ndajf. bised. 

Në gjendje të papërgatitur ose të shkujdesur, kur nuk e ka mendjen aty, në befasi. U ndodh (u gjend) gafil. E gjeti (e zuri) gafil. 

*) PARADREKE f. 

Koha para drekës ose para mesditës; paradite. Gjithë paradreken. Paradrekeve është në punë. 

PARADREKE ndajf. 

Në kohën para drekës a para mesditës; paradite. E pa (e takoi) paradreke. 

Del paradreke.

*) PASDREKE f. 

Koha pas ngrënies së drekës deri në mbrëmje ose pas mesditës; pasdite. 

Tërë pasdreken ndenji brenda. 

PASDREKE ndajf. 

Në kohën pas drekës a pas mesditës; pasdite. Punon (studion) pasdreke. Eja nesër pasdreke! 

Vrejtje: Unë mendoj se ”PARADREKE” e ”PASDREKE”, është më e drejtë dhe logjike se sa ”PARADITE” e ”PASDITE” 

*) Toskë 

Hysni Gashi, në rrethin e Rahovecit dhe më gjerë, aty ku ai ka punua, njihej edhe ”Toskë”. Për këte kam folur bukur shumë.  

*) QERRATA m. bised. 

  1. Njeri i zgjuar e i shkathët, por zakonisht dredharak e tinëzar. Të folur që bën, qerratai! I ditka të gjitha qerratai! Ia doli në krye, qerratai. Është qerrata i madh.
  2. përk. Fëmijë i zgjuar e i gjallë, por pak i prapë. Eja këtu, o qerrata i babait. Ha vetë, qerratai.
  3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Qerrata djalë. Qerrata bari që ishte.
  4. përd. mb. Që të sjell shqetësime e ngatërresa, që të nxjerr kokëçarje; i keq. Qerrata botë. Qerrata erë. Qerrata moshë. Qerrata duhan.

*) Gazikë, makinë ushtarake e policore për terene të vështira  

Vazhdon 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 1 prill 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

1930 / “Tirana, qyteti i shpresës” — Rrëfimi i reporterit amerikan të “The Christian Science Monitor” rreth vizitës së tij në kryeqytetin shqiptar

Reuben Henry Markham (1887 – 1949)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Prill 2023 

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të enjten e 30 janarit 1930, në faqen n°16, rrëfimin e reporterit amerikan Reuben Henry Markham rreth vizitës së tij asokohe në kryeqytetin shqiptar, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Tirana, qyteti i shpresës

Burimi : The Christian Science Monitor, e enjte, 30 janar 1930, f.16

Burimi : The Christian Science Monitor, e enjte, 30 janar 1930, f.16

Ajo që më pëlqen më shumë nga të gjitha është ardhja në një qytet – mbërritja pas një udhëtimi të gjatë e të lodhshëm. Më vjen të bërtas, “Epo, zgjohu, qytet i vjetër dhe thuaj “Përshëndetje”, ja ku jam përsëri, bëj pak bujë për mua.” 

Më pëlqen të vij mbi urat e Budapestit, veçanërisht kur flamujt valëviten dhe kërcejnë dhe rrjedhin nga të gjithë brezat dhe kabllot e tyre. Më pëlqen të arrij në Vjenë dhe të nxitoj në hotelin tim të thjeshtë e të pastër, ku të gjithë janë të sjellshëm, flasin me zë të butë dhe përpiqen të më bëjnë të ndihem mirë, në një mënyrë të qetë. Dhe unë kam një lidhje të pakufishme për Gjenevën, atë kryeqytet botëror të vrazhdë, të ashpër, të përpiktë, shpengues. 

Në Gjenevë të gjitha dyert janë të hapura dhe të gjitha kalimet janë të lira. E gjithë bota është e mirëpritur dhe asnjë person me uniformë nuk do të më frikësojë e të më kufizojë. Gjeneva është vendi ku rregullohen gjërat. Dhe kjo është arsyeja pse ka liri. Në Gjenevë fjala juaj është e mirë. Ju jeni i pranuar si një njeri i nderuar. Nga ju pritet që të jeni polici i vetes dhe të aplikoni sanksionet tuaja. Kjo është arsyeja pse ekziston liria. Një popull pa kufi praktik ka bërë një shtëpi për të gjithë ëndërrimtarët e botës. Oh, nuk ka asnjë makinë që i çon njerëzit në Gjenevë aq shpejt sa të më përshtatet mua.

***

As për Tiranën, kryeqytetin e vogël të një vendi të vogël modest. Më pëlqen të mbërrij në Tiranë. Por jo me tren. Nuk ka tren në Shqipëri. Me automobil ose aeroplan. Më pëlqen shpresa dhe besimi i zjarrtë i këtij kryeqyteti të ri. Sa me ngazëllim eci nëpër këto rrugë të drejta, të gjera, të asfaltuara, ku dy vjet më parë kishte vetëm rrugica të shtrembëra me kalldrëm. Sa e bukur është ajo radhë e gjatë e llambave të reja të rrugës që sonte do të shkëlqejnë me dritën e centralit të ri elektrik. 

Sa e këndshme është të gjesh një popull që flet një gjysmë duzinë gjuhësh. Çfarë kënaqësie të paguash në dollarë ose paund, lireta ose dinarë dhe të marrësh monedha ari ose argjendi të mbledhura nga të paktën një duzinë vendesh, të gjitha duke kaluar pikërisht për vlerën e tyre të brendshme. Sa magjepsëse është vlera e brendshme, çiltërsia, sinqeriteti dhe mungesa e nënshtrimit të gjithë jetës shqiptare. Kur hyni në një restorant, kaloni nëpër kuzhinë dhe shihni një numër të madh gjellësh në tiganë të hapur mbi sobë dhe duke avulluar para syve tuaj. Nuk ka kapakë për t’u ngritur dhe asnjë sekret të fshehur dhe asnjë ushqim të zakonshëm të fshehur nën emra të shijshëm e të huaj. 

Të gjitha dyqanet dhe punëtoritë janë gjithashtu të hapura këtu. Artizanët e aftë, duke u ulur në platforma të shtruara me qilima në kufi me rrugën, bëjnë shalë ndërsa i shikoni. Të tjerë shypin, shtrydhin, formojnë dhe rruajnë leshin e bardhë, dhe ja, para syve tuaj shfaqen plisa (qylafë) të pastër, të pastër si bora e re. Më tutje, burra të moshuar ulen këmbëkryq dhe zdrukthojnë sandale prej druri; ndërsa fqinjët e tyre, po aq të aftë, bëjnë mokasina prej lëkure derri. Rrobaqepësit ulen në dhoma të hapura buzë rrugës dhe bëjnë pantallona të trasha e të bardha, të mbuluara me gërsheta të zeza dhe pantallona pambuku që rrjedhin, si lule të gjata e të bardha; pranë tyre argjendaritë bëjnë karfica dhe kopsa mrekullisht delikate dhe të ndërlikuara, ndërsa punëtorët e bakrit jo shumë larg godasin plot zhurmë mbi tiganët dhe kazanët.

*** 

Fshatarët janë mbledhur në grupe në treg dhe po përpiqen të shesin prodhimet e arave dhe kopshteve të tyre që strehohen mes maleve të largëta. Kutitë e fiqve të pjekur janë të lidhura në shalët e gomerëve të vegjël. Ka shporta të mbushura me ullinj të mëdhenj e të pjekur, që pikojnë (kullojnë) vaj. Gratë me çitjane ofrojnë për shitje domate, patate, patëllxhanë dhe spinaq. Burra me xhaketa të vogla ngjyrë kafe, të zbukuruara me bollëk me topa dhe rrotulla me gëzof dhe thekë të gjata të zeza, qëndrojnë pranë thasëve me grurë dhe misër. Të gjitha llojet dhe ngjyrat e rrushit dhe ftonjtë gjigantë të artë në shumë kuti, të cilat dikur përmbanin kanaçe me vaj. Nuk ka as besë, as qoshe, as ndërmjetës, por fryti i tokës shkon drejt teje nga duart e prodhuesit. 

Copa të shijshme mishi dashi, të pjekura në hell mbi thëngjij të gjallë, ju ofrohen në cepat e rrugëve. Unaza me yndyrë, gështenja të ziera të filetuara në kordon të fortë dhe që ngjasojnë me vargje rruazash, gjejnë shumë blerës. Gështenja akoma më joshëse tymosin në mangall mbi prush me ngjyra të flakta. Burrat shesin pulë të butë të skuqur mbi tabaka të mëdha bakri, dhjetë cent për një copë. Një numër i madh i llojeve të ëmbëlsirave turke të njomura me mjaltë ju presin në sportelet e gjata.

*** 

Malësorët grumbullohen rrugëve, por asnjë nuk mban pushkë apo kamë siç kanë bërë ata dhe baballarët e tyre për shekuj. Kjo është një epokë e re. Gjerdanët e tyre të gjerë janë po aq të lirë nga armët sa xhepi i pantallonave të gjera të një parmendësi nga Kansas. Policë të veshur mirë qarkullojnë të qetë andej-këtej pa armë në dukje. Nuk ka lulëzim armësh. Një grup të rinjsh, të veshur me pantallona të bardha sportive dhe këmisha sportive blu, po hidhen dhe kërcejnë në një oborr të madh në skaj të qytetit. Instruktorët ekspertë po u mësojnë atyre rendin dhe disiplinën, dhe djemtë e fiseve armiqësore tani luajnë së bashku në të njëjtin ekip futbolli. 

Kjo kohë e lirë e blerjes dhe shitjes, lojës dhe ngrënies shqetësohet vetëm nga një bandë ushtarake e zhurmshme që marshon në rrugën kryesore, e ndjekur nga një varg i gjatë ushtarësh të stërvitur mirë, plotësisht të pajisur, pas të cilëve ecin me hapa të gjatë, indiferentë, mushka të mëdha të Misurit, duke mbajtur mitralozë në shalët e tyre. Është një ushtri e re, e cila garanton “lèse-majesté” dhe epërsinë e ligjshmërisë. 

Unë eci në një rrugë të gjatë në skaj të qytetit për të parë nëse një shkollë fillore, karabinanë e pambaruar të së cilës Kryetari i Bashkisë ma tregoi me krenari gjashtë muaj më parë, ka mbaruar dhe ja, e gjej jo vetëm të përfunduar, por të mbushur me fëmijë. Pesëdhjetë përfaqësues kombëtarë janë ulur në dhomën e vogël të verdhë të Parlamentit jo shumë larg tregut kryesor. Tashmë një mori punëtorësh po gërmojnë fuqishëm në terrenin e madh e të sheshtë, që të çon nga sheshi qendror, i cili do të bëhet Tirana e re, që përmban një bulevard të madh e të gjerë, gjashtë ndërtesa ministrore, njëqind shtëpi për zyrtarët e shtetit dhe një pallat mbretëror.

*** 

“Hoteli i ri International” ka përfunduar dhe duket mbizotërues mbi të gjithë qytetin. Legata e re e shkëlqyer amerikane është drejt përfundimit. Nga porti i Durrësit po sillen kamionë me parmenda hekuri që do t’u shpërndahen fshatarëve. Traktorët shtetërorë po dërgohen drejt zonës bujqësore të Kavajës për t’u treguar fshatarëve përfitimet e plugimit të thellë. 

Më duket se godina e re e madhe e Shkollës Teknike Shqiptare po ecën me shpejtësi drejt përfundimit. Mësoj se Kolegji i ri i Shqipërisë është tashmë nën çati, edhe pse jo i suvatuar. Dhe ndërsa eci në skajin e qytetit dhe shikoj drejt kodrave në distancë, zbuloj se një histori e re e bukur i është shtuar ndërtesës së madhe të Shkollës Normale të Vajzave. 

Ky është kryeqyteti i ri i një shteti të ri, i cili ngrihet në mënyrë modeste, guximtare, të qëndrueshme nga mjerimi dhe çrregullimi i shekujve të nënshtrimit dhe neglizhencës. Një fshat i mjerë po bëhet një qytet i bukur dhe unë kënaqem me aromën dhe shkëlqimin e besimit të këtyre të rinjve shqiptarë, të cilët me besim thonë se do ta bëjnë vendin e tyre të mrekullueshëm malor, me luginat e lumenjtë dhe lartësitë e mëdha të pyllëzuara, Zvicrën e rregullt, të lumtur, të begatë të Ballkanit. 

  1. H. M. (Reuben Henry Markham)

Kthimi i dytë i Hysni Gashit në Prizren dhe kthimi i Gjergj Kastriotit në Krujë 

Sinan Kastrati, Malmö 2023

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Hysniu si student në Beograd” 30 Mars 2023  

Pasi përjashtoht nga Univerziteti i Beogradit, Hysniu këthehet në Prizren. ‘ 

Në Prizren ërkon punë, si i padiplomuar. Prizreni kishte nevojë për kuadro dhe Hysniun e pranojnë si mësimdhënës të hisorisë në gjimnaz me disa orë mësimi në shkollën e mesme të muzikës. Komuna ia ndajnë edhe një banesë në qendër të Prizrenit. Në Prizren i lind Valbona, vajza e vetme, fëmiu i dytë i Hysniut e Sevdijës, pas Burimit (viti 1962). 

Aparati fotografik i Hysniut, Gjakovë

Pas dy vjetëve pune në Prizren, Hysniun e largojnë nga puna ku kishte punua si mësimdhënës dhe një kohë mbetet e papunë. Shetiste rrugëve të Prizrenit. Si papunë që ishte detyrohet që gruan (Sevdijen) dhe fëmijët ti qoj te prindërit e nusës, te baba i Sevdijës në Prishtinë ndërsa Hysniu kërkonte punë në Prizren.  

”SPB-ja” e dërgojnë me punua në Printeks të Prizrenit. Aty kishte qenë shefe një grua me shkollë të ultë (fillore). Në kohë dreke kur hynte Hysniu në sallën e ushqimit, të gjithë puntorët ngriteshin në këmbë, në shenjë nderimi dhe respekti që kishin për Hysniun Atëherë   

Kjo iu bjen në sy organeve të sigurimit. 

SPB-ja e thërret Hysniun dhe i thonë se duhët të shkosh te mjeku e të kontrollohesh. 

Eminja dhe Mark Lulgjuraj, grua e burrë, Elbasan

Hysniu habitet, pse me shkua te mjeku kur nuk ishte i sëmurë, s`kishte pse të shkonte.”SPB-ja” kishin folur me mjekun dhe ishin marrë vesh që Hysniun duhët largua nga Prizreni.por duhej një gjetur një shkas e dëshmi nga mjeku. Mjeku ishte në dijeni se kush ishte Hysniu por edhe ai me dëshirë ose ka qenë i detyruar bashkëpunon me milicinë, harron Betimin e Hipokratit e bëhet hipokrit. 

Pasi shkon dhe kontrollohet, mjeku ia cakton Hysniun diagnozën ”F-20”, ”shizofreni”? *) që do të thotë nuk mundet me punua si mësimdhënës në shkolla e me nxënës, gjithnjë sipas rekomandimit të mjekut, Hysniu duhët ndërrua venbanimin, dmth, duhët largua nga Prizreni.  

Nuk vonon shumë e ia marrin edhe banesën dhe e detyrojnë të shpërngulet në Ferizaj e të banoj në disa banesa-baraka që vetëm pijanecët që i zë gjumi kudo e ata që s`kishin ku të banonin, do të flenin aty. Këtu Hysniun e vendosin në banesën e një serbi, shofer dhe serbin e marrin në Prizren, në banesën e Hysniut. 

Hysniu nuk mundet me jetua në ato baraka nga papastërtia dhe ujrat e zeza, WC-etë që kundërmonin erë të keqe në rrugë e në oborre, afër hyerjeve të banesës -barakë. Hysniu detyrohët të iku nga Kosova dhe shkon në Maqedoni. Atje takon një shqiptar që ai e njihte një puntor të Sigurimit Shtetëror dhe ia tregon hallin pikë për pikë e fije e për pe.  

Shqiptari nga Shkupi i tregon Hysniut se e njeh një maqedon që punon në sigurimin e shtetetit që e nihte mirë apo, ndoshta e kishte epror. 

Pasi bisedon shqiptari me eprorin e SPB-së, ai i thotë: 

-Eja bashkë me Hysniun në zyrë. 

Hysniu e informon eprorin e lartë policor gojarisht për çdo gjë, për përcjelljen hap pas hapi që po i bëjnë dhe për njollosjet, damkosjen e dëmin që ia kanë shkaktua, «si i martuar që jam e me fëmi, pa punë e pa shtëpi».  

Ai i thotë Hysniut: 

-Këto që me tregove, mi shkruan në një letër! Hysniu ia shkruan disa faqe të jetës që ishte vetëm jetë të një të përndjekuri sikur ai vërtet të ishte kriminel e jo qytetar i lirë i një vendi të lirë e socialist. 

Atëherë ai, ai i thotë shqiptarit, ka me punua në Cegran.dhe ia gjen një punë Hysniut, si mësimdhënës historie në Çegran, te Gostivari. I japin edhe një shtëpi me banua dhe në Çegran punon deri sa rr`xohet Aleksandar Rankoviç *), Sekretar i Sekretatariatit Federativ për Puunë të Brendshme.  

Në Çegran Hysniut e Sevdijës iu lind djali i vogël, Arbeni 

Pas ramjes së Aleksandar Rankoviç-it nga pushteti, Kosova i thirrë të gjithë kuadrot e intelektualët që kishin ikur nga Kosova. Hysniu këthehet në Rahovec e.puunësohet në gjimnaz dhe i japin banesë në Rahovec. 

Tash, Hysniu punonte honorar edhe në Prizren.  

Këthimi i Hysni Gashit në Kosovë, Prizren e Rahovec, është si këthimi i Skënderbeut në Krujë. 

Mark Lulgjuraj, shoku i Hysni Gashit në Normalen e Gjakovës

Kosova fillon të marrë frymë lirshëm. Jemi në prag të 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut e ku, Hysniu me këthimin në Kosovë, edhe më shumë e shton aktivitetit politik e punën në shkollën shqipe. 

Duhët thënë edhe këte: Hysniu si normalist në Gjakovë, Kryqi i kuq i jepte tesha e ai tepricat e teshave i shiste dhe me paratë e kursyera blen një aparat fotografik që fotografon njerëz të njohur e qytetarë të rëmdontë dhe fiton para. I kishte dalë zani nami si mjeshtër i fotografisë.   

Prandaj kthimin e Hysniut në Kosovë e krahasova me kthimin e Skënderbeut në Krujë, mendim shumë i qëlluar dhe me vend, me mend e në kohë të duhur.  

*) Skizofrenia  

Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë “çmenduri”.[1]. Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur nocionin “skizofreni” për herë të parë, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i ndarë”.  

Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t’i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta. Përveç këtyre simptomave, personi mund të dëgjojë zëra apo të besojë që njerëzit e tjerë mund t’u lexojnë mendjen dhe kontrollojnë mendimet e tyre. Shumica e psikiatërve i konsiderojnë këto simptoma si çrregullime psikiatrike. 

https://sv.wikipedia.org/wiki/Schizofreni  

*) Aleksandar Rankoviç (1909 – 1983) – figurë e lartë politike jugosllave, zëvendëspresident i ish-RSFJ-së. Në vitet 1950-1960 ishte në krye të organeve të sigurimit të shtetit në Jugosllavi. Nga viti 1946 deri më 1966 – ministër i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë. Që nga viti 1956 – zëvendëskryeministër, anëtar i Sekretariatit të KQ të LKJ, anëtar i KQ të Lidhjes së Komunistëve të Serbisë, ka mbajtur një numër të tjera qeveritare dhe postet partiake. Është konsideruar dhe si kasap i Kosovës. U shkarkua nga detyra dhe u përjashtua nga forumet e partisë pas skandalit të përgjimit të mareshalit J.B. Tito në rezidencën e ishullit të Brionit.Ai ishte komunist jugosllav me prejardhje serbe i cili ishte nder tre njerezit me te fuqishem pas Josib Broz Tito-s dhe Edvard Kardelj-it. Rankovici ishte ithtar i Jugoslavisë se centralizuar dhe ka kundershtuar perpjekjet qe kane promovuar decentralizimin qe ai konsiderohet te ishte kunder interesave te bashkësisë serbe.  

Ne vitin 1928 kur ai u be anëtar i partisë komuniste Rankovici u emërua sekretar i komitetit regjional te SKOJQ-SE te Serbise. Ai ishte anetare i Burose Politike qe nga viti 1940. Ne vitin 1941 ai u kap dhe u torturua nga Gestapet Gjerman mirepo me vone u shpetua nga nje shumice e partizaneve jugosllav. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Aleksandar_Rankovi%C3%A7  

”Dekoratat e Enver Hoxhës edhe për Aleksandër Rankoviçin” 

https://alb-spirit.com/2021/01/06/dekoratat-e-enver-hoxhes-edhe-per-aleksander-rankovicin/  

E.Hoxha: “Do ta mbaj me krenari dekoratën e heroit të popujve jugosllavë”, 25 June 2021 15:26 

https://55news.al/dossier/item/261402-e-hoxha-do-ta-mbaj-me-krenari-dekoraten-e-heroit-te-popujve-jugosllave  

”Aleksandër Rankoviq, i dekoruar nga Enver Hoxha për maskakrat ndaj shqiptarëve në Kosovë” 

https://www.shkoder.info/2019/01/12/aleksander-rankoviq-i-dekoruar-nga-enver-hoxha-per-maskakrat-ndaj-shqiptareve-ne-kosove/  

*) Milicija SFR Jugoslavije, je bio organ Saveznog Sekretarijata unutrašnjih poslova (SSUP) društveno-političkih zajednica SFR Jugoslavije zadužen za očuvanje unutarnjeg reda i mira. 

https://sh.wikipedia.org/wiki/Narodnooslobodila%C4%8Dka_borba_Jugoslavije  

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 31 mars 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com