Kreu Blog Faqe 1086

A do ta ketë fatin e Sejdiut e Pacollit presidentja Osmani?

0

Shkruan: Florim Zeqa

Dollia e ngritur apo cakërrimi i gotave me raki tradicionale mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në kullën e familjes së këtij të fundit për Epopenë e Dukagjinit, është kthyer në temën më të përfolur pas takimit të Ohrit.

Si mund të rrëzohet Presidentja Osmani!?

Më shumë se për rakinë, është bërë i diskutueshëm përafrimi i ditëve të fundit mes kryeministrit Albin Kurti dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Nga rakia e pirë në Dukagjin nuk është duke ardhur erë e mirë në Presidencë!

Siq dihet është një padi e ngritur në Gjykatën Kushtetuese për shkelje të të drejtave gjatë zgjedhjeve të vitit 2021.

Fjala është për dy deputetë të zgjedhur me 14 shkurt 2021, të cilët mund të shpallen jo-legjitim nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila prej vitit 2021 ka pranuar ankesën ndaj dy kandidatëve për deputetë, njëri nga radhët e komunitetit rom (Albert Kinolli) dhe tjetri nga komuniteti egjiptian (Veton Berisha).

Sipas përcaktimeve kushtetuese, “…kur një autoritet shteti merr detyrën e përcaktuar në Kushtetutë dhe deputetët të cilët kanë votuar nuk kanë legalitet dhe legjitimitet të plotë, atëherë detyra e tyre është e përkohshme…”.

Që të dy këta deputetë, kanë marrë pjesë në raundin e parë të zgjedhjes së presidentes së vendit, ku obligative ishte që në sallë të jenë 80 deputetë.

Në zgjedhjen e Presidentes Vjosa Osmani, në raundin e parë ka qenë të pranishëm në sallë 81 deputetë, në mesin e tyre edhe dy deputetët e kontestuar.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të shkakton tërmet politik në Kosovë. Vjosa Osmani shumë shpejtë mund të bëhet presidentja e tretë e shkarkuar nga Kushtetuesja, pas Fatmir Sejdiut e Behgjet Pacollit.

Si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, procesi i zgjedhjes së presidentes mund të shpallet i pavlefshëm, dhe përbërja aktuale e Kuvendit do të detyrohet të votojë president të ri, ose vendi të shkojë në zgjedhje.

Grupi Parlamamentar i LVV-së drejt ndarjes së re

Si pasojë e heterogjenititit dhe fragmentizimit të Grupit Parlamentuar të LVV-së, lideri i këtij subjekti politik është duke kërkuar partner të rinjë për ta ruajtur mazhorancën në Kuvend. Pas largimit të disa deputetëve nga ky grupim parlamentar (Dorsa Kica-Xhelili dhe Fatmir Humolli) dhe paknaqsive të disa deputetëve të tjerë, largimi i deputetëve të partisë GUXO është çështje kohe, shkaku i mospërmbushjes së kërkesës së tyre për emërimin në krye të Ministrisë së Shëndetësisë të deputetit, Dr. Haxhi Avdyli pas largimit të “ambasadorit fluturues” Rifat Latifi.

Asgjë nuk ndodhë rastësisht. Sikurse që nuk ishte e rastësishme vizita e Kurtit në Dukagjin dhe ngritja e dollisë në Ditën e Parë të Ramazanit, nuk është i rastësishëm as përafrimi i Haradinajt me Albin Kurtin, me të cilin, më afër e kishte “duelin” jashtë ringut sesa cakërrimin e gotave n’Ditën e Ramazanit.

Që në fillim, është kjo një betejë e fituar e Ramush Haradinajt me besim pagan, i cili e tërhoqi dhe e detyrojë të pijë raki Albin Kurtin “ateist” me besim orijental.

Siq duket, qershitë e pastruara me raki i kanë bërë mirë Albin Kurtit, por e keqja është se aromën e rakisë së pirë në Gllogjan të Deçanit, erërat e Gjykatës Kushtetuese e kanë çuar deri në Presidencë. Nuk i dihet, mbase pretendimet e Ramush Haradinajt edhe mund të bëhen realitet, që përveq aromes, edhe rakia e Dukagjinit të zë vend në sirtarët e Presidencës!

Kësisoji, pavarësisht epilogut të Gjykatës Kushtetuese, rikonfigurimi i skenës politike në Kuvend pritet të ndodhë shumë shpejt. Pra, do të kemi grupime dhe ri-grupime të reja të partive politike në Kuvend.

Zhvillimet e fundit politike në Kuvend dhe jasht tij, po e dëshmojnë edhe një herë papjekurinë dhe paaftësinë e kësaj klase politike për të ndërtuar shtet, gjuha fyese dhe denigruese e deputetëve në Kuvend po e dëshmon egon e sëmurë të politikanëve për pushtet. Në një vend ku drejtësia e merrë anën e parasë, ai vend bëhet i pamundur për të jetuar njerëzit e ndershëm.

Hysniu si student në Beograd  

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Hysniu nuk ndalet, vazhdon betejat e luftën për shkollim, jetë e Kosovë të lirë” publikuar më 29 Mars 2023  

Hysniu pasi e përjashtojnë nga Normalja e Gjakovës, mësimet, shkollimin e vazhdon në gjimnazin ”Ivo Lola Ribar” dhe diplomon në Prishtinë   

Zekeria Cana dhe Hysniu, njiheshin dhe ish shokë në Kosovë dhe neë studime në Beograd 

Po kush është Tetka Zorka?  

Para se të vazhdoj tregimin për Hysni Gashin, që as unë nuk po mund të ndahem ani pse më ka sjellur “telashe”, “lodhje” e dhimbje koke , Hysniu është një nga personazhet e mia për mos me thënë më të dashurit, po them se është, ndër kryesorët. 

Puna e personazheve në tregime, romane e por edhe në poezi, poema, në epose, drama etj. është zgjedhje e autorit. E zgjedh njeriun që e njeh ose e parafytyron me vetitë e veset që ka. Shpesh autori ia mvesh vetitë e një personazhi tjetë, ”heroit” të vetë që ai të behet më tërheqës e komplet.  

Të shumtën e rasteve, autori zgjedh personat që i ka njohur, duke iu shtua siq thash ”meritat” e të tjerëve. Është detyrë e autorit që personin ta paraqes sa më bindës e real. 

Alfredi, djali i Markut, Marku, Paulina, Nakija dhe Hysniu

Te Hysniu, nuk e kam pasur gajlen se si del por sa kam mbajtur mend dhe sa të dhëna e dëshmi mu kanë ofruar për te. 

Hysniu, është një personalitet historik, dhe personazh historik. Ai do të mbahet mend në teritorin e komunës së Rahovecit e të Malishevës, si një nga mësuesit më të mirë, pedagog e humanist.  

Hysniut i kishte hije vendi kur ulej në klasë, derisa e shënonte orën e mësimit dhe mungesat e nxënëseve e pastaj, deri sa rrihte zilja e shkollës, ai nuk ulej por ecte nëpër klasë .   

Dhe siq paralajmërova në fillim para se të vazhdoj tregimin për Hysni Gashin dua të tregoj disa fjalë, këshilla të babait tim, Ukë Imerit. 

Dëftesë e shkollës, Gjimnazi ”I. L. Ribar” në Prishtinë, 1956/1957

Kur shkoja të shtuneve në Turjakë, pasiqë studjoja në Prishtinë, me i pa nënen e babën, gyshën e gjyshin dhe të tjerët por edhe me i la teshat se në konvikt nuk kishte makina për larjen e rrobave, baba më thonte: 

-Sinan kam me shkua te filan fisteku se e marton djalin etj. por ti mos hajde se po flet shkept e nganjëherë edhe po harron se në oda ka munafik (spiun) e besa edhe po i harron disa fjalë … e nuk po kuptohesh si duhët, dhe po i le zgidh falët.  

Prap te Hysni Toska  

Pasi përjashtohet Hysniu nga Normalja e Gjakovës, nuk ishin të sigurt më as Mark Lulgjuraj e Ferdinant Shkrezi. Marku ishte normalist dhe kryetar rinie në shkollën normale, dy, tre vite më i vjetër se Hysniu dhe profesori Ferdinant Shkrezi, shkodran nga Shqipëria. 

Ata nuk pritën të përjashtoheshin nga shkolla dhe puna por sikur të rrinin në Gjakovë, ata edhe do të ndiqeshin penalisht që në ato vite mund të dënoheshe me disa vite burg. 

Marku ik për në Tuz, tash komunë me popullsi shqiptaretë Zi, në Mal dhe prej Tuzit kalon kufirin, (sigurisht) ilegalisht e shkon në Shkodër e më vonë në Elbasan ku punon disa vite si mësues në katundet e rrethit të Elbasanit. 

Eminja, gruaja e Markut, Paulina, vajza, Nakija, Hysniu dhe Mark Lulgjuraj në Prishtinë, mysafirë te Hysni Gashi

Në Elbasan, Marku martohet me Eminën. Eminja ishte e besimit islam, ndërsa Marku, ishte i besimit katolik. Këtu nuk është qëllimi im të bëjë ndonjë vlerësim se a ishte mirë apo jo por dihët se në Shqipëri edhe martesat janë bërë të përziera e shpesh ka ndërhyrë edhe ”partia”. Martesat bëheshin jo vetëm të besimeve të ndryshme por edhe të kombësive, shqiptar, malezez, grek, maqedon, rom, vllah etj që për mendimin tim nuk ka qenë e mirë. Kjo është parë sodomos në luftën në Bosnjë e Hercegovinë (1992-1995), ku familjet janë ndarë, pa fajin e fëmijëve. Po ky është muhabet tjetër. 

Eminja, nusja e Markut kishte qenë sekreterare e partisë (Partisë së Punës, komuniste) në Elbasan që në Shqipëri ka qenë shumë me rëndësi po të kesh gruan, burrin ose ndonjë të afërm ”sekratar partie”, ”kryatar kooperative” etj. sepse besimi ka qenë më i madh me e ngarkua at njeri me detyra shtetërore e partiake. 

Marku pastaj punësohet në Sigurimin e Shtetit, në Elbasan  

Por Marku për Hysniun do të mbetet një nga shokët më të mirë e të paharruar, që nga Normalja e Gjakovës.  

Se a kanë pasur korrespondencë-a*) Hysniu me Markun deri në vitin 1978 apo 1979 kur Hysniu ishte me një grup profesorësh nga Shkolla e Mesme e Bujqësisë në Prishtinë, nuk dihet.  

Pasi hapet kufiri me Shqipërinë e ku shkonin grupe nxënësish, stidentës e mësues shkollash, Hysniu dhe Marku, janë takua disa herë, pas vitit 1970. 

Vetëm pas vitit 1999, kur nga Kosova largohen forcat policore e ushtarake (të rregullta) dhe nga administrata,  Marku ka ardhur në Prishtinë te Hysniu dhe Hysniu, ka qenë te Marku në Shqipëri. 

Ferdinant Shkrezi, profesor në normale, pasi përjashtohet Hysniu nga Normalja, edhe atij më më nuk i mbetet vend në Kosovë dhe edhe ai ik në në Shkodër, Shqipëri por a ka jetua e punua në Shkodë nuk dihët. 

 

Hysniu pasi diplomon në gjimnazin e Prishtinës, më 1956/1957 edhe pse dëshironte me studjua nuk kishte mundësi sepse duhet pasur xhepin e thellë ose me pasur ndonjë stipendi*) që zakonisht i ndanin shkollat për që të kenë kuadro të shkolluar, komuna ose krahina e Kosovës. 

Hysniun nuk e njihte askush dhe ishte e pamundshe që ”shteti” të paguaj para për studime për një armik e djalë armiku. 

Zekeria Cana 

Dyert nuk mbyllëm kurrë, thotë populli. Nëse mbyllet një derë, të hapën dy të tjera. Edhe Hysniut, i buzëqesh fati.  

Kur Hysniu diplomon në gjimnazin ”I. L. Ribar” në Prishtinë, Zekeria Cana, aso kohe studjonte në Univerzitetin e Beogradit, Historinë.  

Me Hysniun Zekeria është njohur në Kosovë, kur Hysniu ishte nxënës në normalen e Gjakovës.   

Në një takim që kanë pasur studentët (ndoshte ai vetë) me një luftëtare të Luftës civile në Spanjë *). Zekeria Cana i tregon asaj se e njeh një nxënës shqiptar nga Kosova që ka dëshirë me studjua por nuk ka mundësi ekonomike sepse është jetim e nuk ka kush e financon.   

E quann Tetka Zorka, luftëtare e Spanjës, malazeze por që jetonte në Beograd  

Luftëtarja e Spanjës nuk kishte pasur fëmi dhe i lutet Z. Canës që jetimi, të ia shkruaj një letër luftëtarës së Spanjës. 

Hysniu si Hysniu ia shkruan një letër që edhe guri e druri do të ”qanin” po të kishin gojë e ta lexonin se jo më njeriu. Tetka Zorka, e quanin gruan, kur e lexon letrën e Hysniut, mahnitet se çfarë letre i kishte shkruajtur djaloshi i sapodiplomuar, një gjuhë që vetëm Hysniu ka ditur ta shkruaj, serbo-kroatisht. 

Ajo menjëherë i shkruan Hysniut të shkoj në Beograd e të mos e pret kohën kur fillojnë studimet (më 1 tetor?). 

Tetka Zorka e donte Hysniun dhe kujdesej për Hysniun si për djalë (biologjik) të vetin. Çdo ditë i gatuante bukë e ziente ushqim taze.  

Po kjo ”dashni” nuk zgjati shumë.  

Një ditë kur Hysniu vjen nga ligjëratat, Tetka Zorka ia qet mbi tavolinën e bukës, gazetën e përditshme ”Politika” që Hysniu ta lexoj se çka shkruante gazeta për shqiptarët e Kosovës. 

Nuk dihet për çka është fjala por sigurisht ëshë për ndonjë grup ”armiqësor”, siq i quante Beogradi kërkesat e grupeve ilegale të shqiptarëve të Kosovës për barazi e të drejta sociale. 

Tetka Zorka i drejtohet Hysniut: 

–Po të kisha qenë unë në Kosovë, ata njerëz do ti vrisja me plumb në ballë! 

Hysniu reagon butë: 

-Pse moj tetka Zorkë me i vra, pse kërkojnë të drejta …? 

Pas kësaj bisede, raportet e tetka Zorkës me Hysniun ftohten (nga ”ftohtë” 

Dhe kështu tetka Zorka, më nuk gatuante e as nuk ziente gjellë për Hysniun. 

Një ditë i thotë Hysniut: 

-Ti po e sheh që unë jam plakur e nuk mund të bejë ty ushqim prandaj, shko ti e ha ushqim në qytet e unë ti paguaj! 

Hysniu nuk pranon dhe e sheh sa është ora. 

Ishte qarja e fundit me tetka Zorkën. Para kësaj. tetka Zorka i kishte propozua Hysniut që të martohet me një serbe por Hysniu, kategerisht e nuk kishte pranua bile e kishte kundërshtua shumë keq. 

Hysniu detyrohet të iku edhe nga Tetka Zorka dhe shkon me banua ilegalisht me Zekeria Canën në domin (internatin e studentëve). 

Duhët shtua edhe këte: 

Sa banonte Hysniu te tetka Zorka, policia e Beogradit nuk e ndiqte e pasi del Hysniu nga banesa e saj, policia e kërkonte Hysniun dhe disa studente të tjerë shqiptarë (Z. C. etj). 

Siq kishte tregua Hysniu më vonë, familjarëve:  

Shpesh hipnim në tren e në autobus që vetëm e vetëm të ikim gjurmëve të policisë. 

Gazepi e zullumi nuk i ndahen Hysniut. Ato ishin bërë pjesë e përditshmërisë dhe jetonin me te, sikur të ishin vëllezër siamezë. 

Hysniun e përjashtonjnë edhe nga Univerziteti I Beogradit.  

*) KORRESPONDENCË f. 

  1. Këmbim i vazhdueshëm letrash a shkresash ndërmjet njerëzve ose ndërmjet institucioneve; letërkëmbim. Korrespondencë e dendur. Fshehtësia e korrespondencës. Kam (mbaj, lidh) korrespondencë. Filloj (ndërpres) korrespondencën.
  2. përmb. Tërësia e letrave që merr dikush nga të tjerët, letrat që janë këmbyer ndërmjet dy njerëzve a institucioneve. U botua korrespondenca. Studioj korrespondencën e dikujt.
  3. Lajm që merret në vendin e ngjarjes nga korrespondenti dhe që botohet në një gazetë a revistë ose jepet në radio; artikull i botuar në një gazetë, në një revistë a në një organ tjetër nga një korrespondent. Korrespondencë nga krahinat.
  4. bised. Sistem i arsimit të lartë pa u shkëputur nga puna dhe pa ndjekur rregullisht leksionet; shkollë pa shkëputje nga puna; studim individual pa ndjekur rregullisht mësimet. Student (nxënës) i korrespondencës. Provimet e korrespondencës. Dega e korrespondencës. Shkollë me korrespondencë. Ndjek universitetin me korrespondencë.

*) Stipendi, bursë që i ndante komuna ose krahina e Kosovës, studentëve që studjonin në Beograd, Zagrab, Novi Sad, Shkup. 

Bursë 

I f.sh. – Shumë e caktuar të hollash, që shteti ose një kooperativë i jep çdo muaj një nxënësi a një studenti për të kryer studimet në një shkollë. Burse e plotë. Gjysmë burse. Student (nxënës) me burse. Me bursën e kooperativës. Marr bursë. I dhanë bursë. 

*) Lufta civile spanjolle 

Lufta civile spanjolle ishte një luftë civile që shpërtheu në Spanjë ndërmjet rebelëve (të njohur si Nacionales) dhe Republikës Spanjolle me të ashtuquajturit Republicanos (qeveria dhe përkrahësit e saj). Lufta u zhvillua midis muajit korrik të 1936 dhe prill 1939 dhe përfundoi me humbjen e çështjes republikane, e ndjekur më pas nga diktatura e Francisko Frankos (Francisco Franco). 

Lufta antifashiste e Spanjës është e njohur i një luftë internacionale në të cilën luftonin forcat e mbretit të mbështetura nga fuqitë fashiste dhe forcat proletare popullore të mbështetura nga fuqitë vullnetare të lëvizjeve socialiste e komuniste në Evropën e asaj kohe dhe më gjerë. Kjo luftë nga shumë të rinj në botë e edhe të rinjtë shqiptarë shihej si luftë çlirimtare e popujve. Për këtë shkak në këtë luftë në radhët e brigadave internacionale antifashiste janë radhitur më se 35 000 vullnetarë nga 53 shtete të botës. 

Në këto brigada kanë marrë pjesë edhe shumë të rinj shqiptarë ndër të cilët më të njohurit kanë qenë Xhemal Kada, Ramiz Varvarica, Musa Kame-Fratari, Asim Vokshi të cilët më vonë nga lëvizja antifashiste shqiptar që fitoi luftën kundër okupatorëve fashistë janë shpallur “Heronj të popullit”.  

Vazhdon  

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 30 mars 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Imperializmi i pavetëdijshëm i një anti-imperialisti të bindur 

0

Tomasz Kamusella 

Universiteti i St Andrews 

Një fuqi shtetërore autoritare dhe proganda e saj kanë arritur kulmin e ndikimit tinzar kur një kritikë e ashpër dhe kundërshtare e regjimit ringjall parimet e rëndësishme të ideologjisë së tij, pa e kuptuar fare atë. Për pasojë, ky zhvillim bwn qw ajo tw përplaset me sukses me kundërshtartët e regjimit ose mund t’i bëjë ata bashkëpunëtorë pa dashje.  

Vetë- drejtësia shpesh ngjall vetëkënaqësi që krijon një hapje për regjimin për t’i turpëruar në heshtje kundërshtarët që jetojnë jashtë vendit  

Elita ruse dhe lufta  

Kështu, tmerrsisht, disa rusë të njohur nëpër botë, kanë mbajtë qendrime publike parimore kundër luftës imperialiste ndaj Ukrainës paqësore, gjë që nuk wshtw pasqyruar nw masmedian e botës demokratike. Mikhail Shishkin, një nga shkrimtarët më të mirë të gjallë rusë, krahasohet nga shumëkush me Anton Ҫehovin, Vladimir Nabukovin dhe James Joyce. Në vitin 1995, duke shkuar pas bashkëshortes zvicerane, ai mërgoi në Zvicër. Kjo qe nje fatbardhësii për bashkëatdhetarët e vet në atë kohë. Ekonomia pas-sovjetike ishte në rënie të lirë, gangsterët bwnin ligjin edhe gjatë ditës dhe demokracia e lindur ishte dalëngadalë duke marrë formën e një regjimi të ngjashëm me atë sovjetik. 

Nuk është për t’u befasuar që ky dhjetëvjeçar te rusët quhej dhjetwvjeçari i banditëve dhe i skamjes (likhie devianosve). Kur nisi shekulli 21, Vladimir Putini u instalua si tirani i radhës, duke ngjasuar shumë me Carin. Presidenti rus vuri nën kontroll oligarkët, ose manjatët që e kishin kapur më parë (ose ‘privatizuar’) fabrikat dhe industritë më me fitim të vendit. Kështu, regjimi i përtrirw totalitar rus krijoi një themel të qendrueshëm, por krejtësisht të korruptuar ekonomik.  

Shishkini deklaroi se në Rusi po ndërtohej një regjim totalitar. Në fillim, në 2013 ai u bë një kritik i zëshëm i Rusisë autoritare dhe e quajti haptas qeverimin e saj një ‘regjim kriminal’. Shkrimtari foli rregullisht në publik kundër sundimit të Putinit, duke e quajtur atw kryesisht regjim i një kaste. 

Në 2014, Shishkin u mek, pasi Rusia e aneksoi Krimenë dhe e pushtoi pjesën lindore të Ukrainës. Tetë vjet më vonë, më 2022 shkrimtari e dënoi Moskën për sulmin në shkallë të gjerë e të pasjustifikuar ndaj Ukrainës paqësore.  

Ҫfarë hendeku formon dwnimi I Shishkinit me i dënimin e shurdhët tw kësaj lufte të fundit nga sopranojo- yll ruse, Anna Netrebko. Dhjetë vjet më herët, 2012, ajo e kish miratuar Putinin me 2012 në mënyrë tw turpwshme. Këngëtarja ndjehej e qetë për luftën që po vazhdonte dhe për masakrat gjenocidale të Rusisë në Ukrainë. Edhe sot, Netrebko ka hequr dorë nga kritika e hapur ndaj udhëheqjes ruse, lëre më ndaj Putinit. Në vend të kësaj, ajo është fokusuar në punët me gjyqet për kontratat që garantojnë dëmshpërblime për shfaqjet e anuluara, ndërsa luftën nuk e ka dënuar ende. Ҫka është më e ulët, zëdhënësi i Putinit thotë se ajo është në shenjestër të sanksioneve të Perëndimit për mbështetjen ndaj luftës, kur ajo vetë thotë se nuk ka punë fare me të.  

Gjuha nuk është kurrë fajtore 

Për fat të keq, pikpamjet e forta të Shishkinit ndaj luftës së Kremlinit në Ukrainë nuk po gjejnë pasqyrim. Në rastin më të keq, kjo mund të mirrej si një përkthim jo i saktë i fjalëve të zgjedhura. Shkrimtari, është një stilist mjeshtëror në rusisht dhe gjermanisht dhe, për më tepër, ai është i rrjedhshëm në anglisht. Prandaj, mospasyrimi është ose me qëllim ose i pakuptuar. Shpresoj për këtë të fundit, sepse zëri i Shishkinit dëgjohet në mbarë botën me romanet e përkthyera në 35 gjuhë. (Është interesante, as një libër s’është përkthyer në njërën nga 35 gjuhët rajonale zyrtare të Rusisë. Po ashtu biografia e tij nw Vikipedi nuk gjëndet në këto gjuhë, me gjithëse ajo figuron në 23 gjuhë të ndryshme të Vikipedisë) 

Në mes të shkurtit 2023, duke iu afruar përvjetorit të parë të invazionit rus në Ukrainë, shkrimtari botoi një letër të hapur për Mikun e tij Ukrainas. Kjo letër u përkthye shpejt dhe u ribotua në mbarë Europën. Shishkin I përshtati tezat kryesore të letrës nga sprova e tij më e herëshme në gjermanisht, ku ai reflekton mbi ngjashmëritë e mëdha ndërmjet Gjermanisë naziste dhe Rusisë putiniste. (ky tekst është përfshirë në vëllimin e ardhëshëm të sprovave në gjermanisht të shkrimtarit në përkthimin anglisht, titulluar ‘Rusia ime: Luftë apo Paqe?’) 

Duke e vlerësuar situatën, një vit pas shpërthimit të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës, Shishkini bën fjalë për gjuhwn e kulturën ruse. Në mënyrë dramatike, ai e hap letrën për Mikun UKrainas duke deklaruar se Kremlini –ka vjedhur gjuhën tonë- (Oni ukrali u nas jazik). =Në ‘unitetin historik të rusëve dhe ukrainasve’. Që ukrainasit dhe rusët (bashkë me bjellorusët) kanë qenë, janë dhe duhet të mbeten një popull i vetëm rus. Të bashkuar nga gjuha e njëjtë, dmth rusishtja.  

Me këtë formulim, ukrainishtja dhe bjellorusishtja shihen si thjesht dialekte rajonale (apo fshatare) të rusishtes. 

Më tej, diagnoza e Shishkinit është e ftohtë, por i shkon për shtat, kur ai thotë që bota tani e sheh rusishten si një ‘gjuhë vrasësish’ (jazik ubijc). Është e qartë që shkrimtari ka huazuar nga i mbijetuari i Holokaustit, Paul Celan. Me poezinë e tij Celan u përpoq t’ia ‘heqë helmin’ gjermanishtes, që ishte kthyer më parë nga nazistët, vërtet, në një gjuhë të tillë, Mordessprache. Për të shkruar në këtë gjuhë vrasësish të zhurmëshme dhe për t’ua kthyer atë poetëve , ai e pagoi me vdekje. i shqetësuar nga çrregullime stresi traumatike, ai kreu vetëvrasje.  

Ҫfarë zgjidhje të besueshme shikon Shishkini në dilemën e rusishtes si gjuhë vrasësish? Shkrimtari beson që vendi i tij mund të rilindë vetëm përmes disfatës totale të regjimit të Putinit. (novoje rozhdenie mojej strani vozmozhno tolko çerez pollnoje uniçtozhenie putinskogo rezhima). Është pak e çuditshme ta dëgjojmë kaq qetësisht nga gjuha e tij ruse, se si shkrimtari arrin te kundërshtimi për vendin e tij, Rusinë. Shishkini harron se ai zgjodhi të mërgojë në Zvicër dhe të marrë qytetarinë zvicerane. Në Zvicrën e tij, që e ka mbrojtë shkrimtarin nga shtypja e mundëshme dhe skamja gërryese në Rusi. Shtëpia e tij aktuale e tridhjetë viteve të shkuara në këtë vend alpin të qendrueshëm dhe me mirëqënie, me të gjitha liritë individuale, politike dhe shoqërore, krahas të drejtave të njeriut, të garantuara, përfshi edhe mundësinë për të shkruar romane në cilëndo gjuhë qw dëshiron.  

Në fund të letrës së vet, Shishkini anti-imperialist beson që rruga për një Rusi demokratike na shpie drejt “shkëputjen së perandorisë nga njeriu rus’ (imperiju neobhodimo amputirovat iz russkogo çellovjeka).  

Ndonëse radikal në retorikë, metoda është skicuar në mënyrë të paqartë. Në dukje, propozimi kërkon qw të mësohen qytetarët etnikë rusë të çmojnë karakterin multietnik të vendit ët tyre, bashkë me kulturat e ndryshme të dhjetëra popujve indigjenë jo rusë, sikurse burjatët, çeçenët, sakhat, tatarët apo tuvanët. 

Për kureshti, ky përfundim e kundërshton opinionin e tij një vit më parë (2022) kur shkrimtari parashikonte një zberthim të butë të Federatës Rusë në një shumicë shtetesh kombëtarë etnogjuhësorë, si një parakusht për ngritjen e një Rusie te rë demokratike, që me domosdo duhej të kufizohej nw europianizmin e vet, e përbërë ne shumicë nga rusë etnikë. Por edhe atëhere, Shishkini shpresonte që disa nga këta shtete pasardhëse pas -ruse duhet të mbeten ruse në gjuhën zyrtare.  

Del që shkrimtari huazon nga imperialistët e dikurshëm spanjollë.. sepse gjuha gjithnjë ka qenë një instrument i përsosur i perandorisë.  

Letërsia e madhe ruse?  

Kwshtu shprehet vetw presidenti rus, se ky rregull perandorak ‘ e justifikon’ luftën që po zhvillohet në Ukrainë. Mbi të gjitha, synimi i palëkundur i Kremlinit është të imponojë gjuhën ruse dhe identitetin kombëtar ndaj këtij vendi dhe popullsisë së tij të padëshiruar, duke shkatërruar gjuhën dhe kulturën ukrainase. Fashistë, për rusët, janë ukrainasit qw kundërshtojnë të identifikohen si rusë. Prandaj ata këmbëngulin të flasin ukrainisht, në vend që flasin në gjuhën perandorake ruse. 

Pra, në se shpresa e Shishkinit për ngritjen e një numri shtetesh pasardhëse rusofone realizohet, atëhere edhe pas dekolonizimit të suksesëshëm të Federatës Ruse, këto shtete pasardhëse do mbeten nën kontrollin ose ndikimin pas-perandorak të Rusisë, qoftë nëpërmjet kulturës, ekonomisë apo shtypjes politike.  

Ky ka qenë fati i shumicës së vendeve të Amerikës Latine spanjisht- folëse deri në shekullin 20. Spanja mbeti shembulli dhe arbitri në çështjet e gjuhës, kulturës dhe politikës, që duhej ndjekur nga shtetet e pavarura, në emër, në atë kontinent. Ngjashëm emri i gjuhës franceze figuronte nën termin Afrika farnceze (Fraçafrique) për këtë tip të dominimit perandorak të ndërsjellë, që edhe sot e kësaj dite Parisi e shtrin nëpër kolonitë e dikurshme franceze. 

Asnjëherë s’është e lehtë dhe e menjëherëshme që, pasi fitohet pavarësia nga një perandori, kjo pavarësi të jetë e plotë. Ajo vijon, për një kohë të gjatë, deri sa ai shtet zë një vend në OKB. Kjo gjendje e ‘gjysëm pavarësisë’ vazhdon veçanërisht në një vend pas-colonial që ka humbur ose bjerë gjuhën e vet indigjene duke përqafuar gjuhën perandorake.  

Ngutësia e mbajtjes dhe e zhvillimit të gjuhës indigjene (kombëtare) e një shteti pas–kolonial është më e rwndwsishme në Europën Qendrore dhe Lindore, ku Ukraina ka qëlluar të jetë. Në këtë rajon, për pothuaj dy shekuj, ideologjia kryeore politike e krijimit të shtetësisë, ligjshmërisë dhe mirëmbajtjes sw shtetit, ka shpallur që gjuha barazohëet me kombin. 

Në kohën e tashme, Kremlini ka adoptuarnacionalizmin etnogjuhësor si një instrument tjetër të ekspansionit imperialist. Ideologjia e Botës Rusë (Russkij Mir) propozon që territori i Rusisë duhet shtrirë atje ku ka rusisht- folës. Për më tepër, në 2016 presidenti rus shprehu qartë mendimin që ‘kufijtë e Rusisë janë të pafund’. Kjo deklaratë do të thotë që perandoria ortodokse sllavofone e Rusisë duhet të pushtojë dhe të shtrihet deri sa të zotërojë botën e tërë. Ky është një mishërim i ri i politikës leniniste të evolucionit botëror, sipas të cilës komunizmi duhej të shtrihej në çdo vend dhe kontinent, para fundit të historisw, duhej arritur te forma e një shteti të vetëm komunist.  

Tani, sipas Kremlinit, parajsa e re në Tokë do jetë shteti botëror rus. 

Duke e bluar me mendje kontekstin politik dhe ideologjik, është e frikshme që në kritikën e vet ndaj Rusisë imperialiste Shishkini ka rënë përsëri në këtë klishe të propagandës së ‘letërssië së madhe ruse’ (jazik velikoj russkoj literaturi). Në ditët e sotme vështirë se kushdo e kujton, përfshi specialistët e studimeve ruse, që termi vjen nga emir i dikurshëm zyrtar i gjuhës ruse në rusisht. 

Ndërmjet viteve 1860 dhe Revolucionit Bolshevik, ajo njihej nën nofkën e ‘gjuhës së Rusisw sw madhe’ (velikorusskij jazik). Prandaj, letërsia e shkruar në këtë gjuhë e bë e njohur si ‘letërsia e Rusisë së madhe’ (velikorusskaja literatura). Ku linguonym i vonshëm carist u la mënjanë ndërmjet dy luftrave botërore në Bashkimin Sovjetik dhe u zëvëndësua me glottonymin e sotëm ‘gjuha ruse’ (russkij jazik). Por gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur në vitin 1941 Bashkimi Sovjetik u nda nga fuqia totalitare naziste dhe u bashkua me fuqqite demokratike të Britanisë dhe SHBA, propaganda sovjetike kaloi në një shtesë. Moska e pluhurosi shprehjen e hershme cariste ‘letërsia e Rusise së madhe’ (velikorusskaja literatura) dhe e rilidhi atë me diçka në rusisht, duke përfunduar në klishenë lavdëruese ‘letërsia e madhe ruse’ (velikaja russkaja literatura)  

Në ditët e sotme, në Rusi dhe jashtë vendit, njerëzit flasin për ‘letërsinë e madhe ruse’ dhe e përdorin këtë shprehje pa e reflektuar në anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe mw gjuhët e tjera. Kjo është një fitore e zgjatur e propagandës sovjetike, që provon se sa e dobishme është ajo për ‘justifikimin’ dhe për shpënien përpara të ideologjisë së Putinit të botës ruse. 

Përndryshe, britaniku asnjëherë nuk do fliste për ‘letërsinë e madhe angleze’, francezi për ‘letërsinë e madhe franceze’ apo gjermani për ‘letërsinë e madhe gjermane’. Ndonwse, qoftë në cilësi ose në prodhimtari, letërsia angleze, franceze apo gjermane janë shumë më ‘të mëdha’ se ajo ruse. Mbi të gjitha, folësit e anglishtes dhe frëngjishtes jaën shumë herë më të numurt se ata të rusishtes, ndërsa prodhimi i letërsisë në gjermanisht shumë më jetëgjatë se ai në rusisht. 

Në një farë niveli nënvetëdije, Shishkini e kupton këtë problem. Sikurse thotë ai, i jati ka qenë ushtar në Luftën e Dytë Botërore. Veç kësaj, ai i nënvlerësonte gjërat gjermane. Shkrimtari i ardhëshëm nuk e miratonte dhe përpiqej ta bindëte atë që bëmat e tmerrshme të Gjermanisë naziste nuk mund të fshinin bukurinë e poezive të Johan Wolfgang Goethe-s ose të romaneve të Thomas Mann-it. Ajo gjuhë gjermane letrare ende mund të quhej ‘letërsi e madhe gjermane’ (velikaja nemeckaja literatura). Por një shprehje e tillë nuk ekziston në rusisht ose në gjuhët e tjera. Është shpikja e Shishkinit që ngre këtë frazë të propagandës sovjetike për ‘letërsinë e madhe ruse’.  

Hipokrizia  

Po përse Shishkini shqetësohet kaq shumë për gjuhën ruse dhe letërsinë ruse dhe për të ardhmen e tyre të rrezikuar në atë letër për Mikun Ukrainas? Miku është nga një vend aktualisht nën sulmin imperialist rus. 

Ukrainasit po vdesin dhe po kërcënohen çdo ditë nga raketat ruse, që bien si shi nga qielli. Trupat ruse kanë rrafshuar qytete të tëra në mbarë Ukrainën. Ndërkaq, Kremlini luan përpara syve të botës me mitet sovjetike për gjuhën ruse dhe historinë ruse për të justifikuar sulmin mbi Ukrainën paqësore. 

Tiparet e gjuhës ruse thirren nw funksion të ‘zamit’ të Botës Ruse, po ashtu shprehja ‘letërsia e madhe ruse’ Të dyja përbëjnë gurët e themelit të arsenalit të propagandës së Moskës, shtylla kurrizore e përrallave të saja për ‘kundër-  luftën’ dhe operacionet e luftës speciale ‘paqësore’ në Ukrainë. 

Kjo propagandë tinëzare dhe e kudondodhëshme, me origjinë sovjetike, e bëri për vete edhe Shishkinin, pa e vënë re as vetë ai. Përndryshe, ai nuk do i kushtonte kaq shumë vëmëndje gjuhës dhe letërsisë së vrasësve por do hidhte vështrimin tek ukrainasit vetë.  

Një vit më parë, romancieri vuri re që ‘ukrainasit po luftojnë ushtrinë e Putinit për lirinë e vet dhe tonën’ (të rusëve). Shishkini është shkrimtar. Kështu, përse ai nuk i përkushtoi pak vëmëndje gjuhës dhe kulturës ukrainase nën këtë kërcënim ekzistencial të ushtruar nga vendi i tij ose Rusia neoimperialiste dhe ushtritë e saja. 

Në kohën e tashme, Shishkini e fajëson vendbanimin e tij të vërtetë, Zvicrën dhe Perëndimin në përgjithësi për mbështetjen e pamjaftueshme të demokracisë së brishtw ruse në vitet 1990. Sipas kësaj pikëpamje, shpjegohet përse sistemi demokratik dështoi në Rusi, duke i hapur udhë ngritjes se totalitarizmit neosovjetik. Shrkimtari qahet që madje edhe aneksimi i Krimesë në 2014 nuk e ndali Zvicrën dhe kompanitë perëndimore nga investimet dhe nga nxjerrja e fitimeve në Rusinë e Putinit. Tani ai ka frikë që Perëndimi mund të shfaqw vendosmërinë për t’u ndarë nga Rusia dhe për të sanksionuar atw vend deri në fitoren e Ukrainës. 

 Megjithatë, këshillat e Shishkinit tingëllojnë boshe, sepse as ai nuk u përjashtua nga Rusia. Librat e tij u botuan në Rusi pas vitit 2014 dhe ende dalin në këtë vend. Librat e tij janë botuar në Rusi pas 2014 dhe ende dërgohen atje, pas sulmit rus të 2022 mbi Ukrainën. Koleksioni i fundit i shkrimtarit i sprovave në gjuhën ruse doli në Moskë në gusht 2022, ose gjysëm viti pasi ushtritë ruse e pushtuan Ukrainën. Të gjitha vëllimet e leterssië së tij në rritje lexohen dhe janë të qasëshme në Rusinë e ditëve të sotme, në libraritë dhe në internet. 

Megjithatë, Shishkini nuk ka nevojë për të ardhurat nga Rusia neoimperialiste, ekzistenca e tij materiale është e siguruar, përfshi atë të familjes së vet. Librat e shkrimtarit janë të qasëshme në pothuaj 40 gjuhë. Për një kopje të këtij libri të shitur, ai merr më shumë në Gjermani dhe Britani dhe kudo në Europë dhe në Amerikën e Veriut, se sa nga librat me çmime të lira në Rusi. Do ishte më mire, atëhere, për Shishkinin të veprojë shut si i ka janë janë fjalët. Në se ai e gjykon moralisht dhe politikisht të gabuar që një kompani ushqimesh zvicerane të qendrojë ende në Rusinë neoimperialiste, e njëjta është e vërtetë për çdo shkrimtar zviceran të gjuhës ruse, që lejon që librat e tij të botohen nga ky vend neoimperialist dhe totalitar. Kushdo shkrimtar kundërshtar, që pajtohet heshturazi me këtë formë bashkëpunimi, është fajtor sepse i jep një mbështetje të drejtpërdrejtë ekonomike regjimit të Putinit. Kështu, Shishkini, nw mwnyrw tw pavullnetshme, bëhet një pre e propagandës së Kremlinit dhe një kukëll në duar e tij. 

Paraja ruse, e njollosur me gjakun e ukrainasve, kutërbon njësoj, qoftë për arkën e industrialistit qoftë për xhepin e një shkrimtari të famshëm. Përse duhej Shishkini, që është hapur kritik  ndaj regjimit vrastar të Putinit, të ndjekë gjurmët e turpëshme të divës së operas, Netrebko?  

Gjuha dhe kultura ukrainase  

Përveç largimit nga tregu botues rus, Shishkini duhet të marrë në konsideratë gjendjen e rrezikuar të gjuhës dhe kulturës ukrainase. Duhej, me fjalët e tija. të thosh se të dyja, gjermanishtja dhe rusishtja dhe letërsitë e tyre janw ‘të bukura dhe të mëdha’, njëjtë duhet të jetë e vërtetë edhe për gjuhën dhe letërsinë ukrainase. Në botën demokratike nuk ka gjuhë dhe kultura ‘të vogla’. 

Shishkini e zotëroi gjermanishten në nivelin e të bërit një shkrimtar i suksesëshëm i botuar në këtë gjuhë. Mbase, këtë të fundit, duhej ta bënte për Ukrainën dhe Mikun e vet Ukrainas, duke nisur të shkruajë libra të rinj në ukrainisht. Jam i sigurt, se përpjekja e tij do shtonte mjaft në stilin dhe nuancat e prozës të ndritëshme të Shishkinit, sikurse ishte rasti, në shekullin 18, me filozofin ukrainas Hryhorii Skovoroda. Ai shkroi në Sllavonishten Kishëtare, në greqisht, latinisht, Muskovisht (rusisht) dhe ruthenisht (ukrainisht).  

As filozofi nuk ndruhet nga përzierja e gjuhëve të ndryshme në një tekst të vetëm për të rritur bukurinë e prozës ose poezisë së tij. Ishte koha kur shkrimtarët nuk u shërbenin gjuhëve, por i përdornin ato si instrumente dhe materiale për krijimtarinë e tyre. 

Në fillim të viteve 1920, shkrimtari i famshëm ukrainas sovjetik, i enklaves letonisht- gjermanisht folëse, Malk Yohansen, iu kthye menjëherë shkrimit, nga rusisht në ukrainisht. Në se Shishkini nuk bindet nga këta shembuj, le të përmendim shkrimtarin bashkëkohor ukrainas Volodymir Rafyetenko. Deri në 2014, ai shkruante në rusisht, i botonte librat e tij në Rusi dhe e quante veten perfaqësues të letërsisë ruse. Gjithçka ndryshoi pas aneksimit të Krimesë dhe luftës në Ukrainën lindore. Sikurse Shishkini, Rafyeyenko pati një moment të ndriçimit politik. Shkrimtari ukrainas mori anën e demokracisë dhe të vendit të vet, duke e kuptuar se librat e tij nuk do t’i shërbenin kulturës ruse, të shfrytëzuar nga propaganda e Kremlinit për hir të shkatërrimit të gjuhës, kulturës dhe identitetit ukrainas. Iu deshën tre vjet që ai ta zotëronte mirë ukrainishten dhe të krijojë një roman të ri në këtë gjuhë. Por ia vlejti kjo pritje dhe përpjekje. 

Ky është nëj shembull për t’u ndjekur. Gjithësesi, Shishkini, stilisti mjeshtëror, priret të punojë për një roman më shumë se pesë vjet, që të sigurohet që ai është ashtu si duhet, pak ndryshe nga librat më të hershëm.  

Lufta totale e Rusisë në Ukrainë ka hapur një periudhë të re historike për Europën, kështu a nuk është koha gjithashtu për Shishkinin të përpiqet të bëjë diçka të re, si psh të shkruajë një roman në ukrainisht, ose në dy gjuhë? 

Për kohën e tashme, kur Shishkini eksperimenton me shkrimin në ukrainisht, ai, mbase nuk është në gjendje ta kryejw librin e tij të parë në ukrainisht, për dy vjet, ende. Në këtë gjendje, si masë ndërmjetëse, shkrimtari mund të sigurohet që të gjitha shkrimet e tij të reja, qoftë në gjermanisht apo rusisht, të botohen fillimisht në përkthimin në ukrainisht. Veç kësaj, duke ndjekur shembullin e shkrimtarit të madh austriak Thomas Bernhard, Shishkini duhet të bëjë gjënë e duhur, duke mos bërë tregti dhe botime të librave të tij në Rusi. Jam i sigurt që botuesit në gjuhën ruse në Letoni, Kirgizistan apo Munih, do bënin një punë njësoj të barabartë lidhur me këtë. Megjithatë, fitimet e marra në këtë mënyrë, nuk do përfundonin për luftën e Kremlinit ndaj Ukrainës dhe ukrainasve. 

Në vitin 1988, Thomas Bernhard e kritikoi antisemitizmin e Austrisë në dramën e tij Heldenplatz. Por protestat që pasuan, kundër dramës së tij, e bënë shkrimtarin të ndërpresë çdo prodhimtari dhe botim në Austri, për 70 vjet pas vdekjes së tij, gjw që ndodhi një vit më vonë. 

Krimet kundër njerëzimit, të kryera nga Rusia neoimperialiste në luftën që vazhdon në Ukrainë ndaj ukrainasve, po ashtu ndaj gjuhës dhe kulturës ukrainase, janë më të këqia. Kështu që situata e kërkon ndërmarrjen e veprimeve më tepër se simbolike dhe mbi të gjitha praktike kundër këtij zemërimi, se sa reagimi i Bernhardit ndaj protestave. Shishkini e di më së miri, si njohës shumë më i mirë i letërsisë gjermane dhe se sa autori i këtij shkrimi.  

Përballë një të ardhme pas-imperiale 

Me të drejtë, Shishkini parashikon një të ardhme demokratike vetëm për një Rusi të dekolonizuar. Një Rusi që eventualisht t’i lirojë kolonitë e veta dhe ta shndërrojë veten në një vend normal europian. Por vetwm dekolonizimi nuk është i mjaftueshëm për ta arritur këtë synim. Shkrimtari me famë botërore ka një detyrë unike në këtë proces. 

Përkundër garancive kushtetuese për shumë kombe indigjenë të Rusisë, vërehet shkelje e të drejtave të tyre. Sikurse e dimë mirë tani, shumë djem janë mobilizuar në luftën në Ukrainë nga kombet etnikisht jo ruse, më shumë se sa nga vetë rusët etnikë. Aq më keq, rekrutët jo rusë etnikë po vriten në beteja. Ndërkohë, familjet e tyre u nenshtrohen masave administrative dhe joshjeve të ndryshme për ta braktisur gjuhën e vet në favor të rusishtes. Rusifikimi po përshpejtohet. Në përputhje me ideologjinë karakteristike etnogjuëhsore të botës ruse, Kremlini po kërkon ta kthejë Rusinë shumëetnike në Rusi rusofone homogjene. 

Shishkini mund t’i përdorte të gjitha të ardhurat e fituara në Rusi pas 2014 për një fond përkthimesh antiimperialiste. Ky fond do mbështeste përkthimin e letërsisë botërore (përfshi edhe librat e Shishkinit vetë) në gjuhët e shtypura të kombeve indigjene, të kolonizuar nga Rusia, qoftë këta bashkirët, çuvashët, kalmykët, tatarët apo tuvahët. Është e qartë, që fondi mund të përdorej edhe për të përkthyer veprat më të mira të shkruara nga shkrimtarët e këtyre kombeve, në gjuhën angleze, gjermane, ukrainase dhe gjuhët e tjera kryesore të globit. 

Por, në se Shishkini dhe opozitarët e tjerë parimorë rusë dështojnë në vendosjen e lidhjeve, në nivel gjuhësor dhe kulturor ndërmjet rusëve etnikë, nga njëra anë, dhe kombeve indigjenë jo ruse të Federatës Ruse, atëhere projekti për një Rusi normale europiane është i pasigurt. .  

Hapja e Pekinit ndaj Rusisë totalitare të Putinit tregon që Kina e ka vënë nën sqetull këtë vend. Demokracia dhe respekti për të drejtat e njeriut janë nën kërcënimin ekzistencial ndaj regjimit totalitar kinez. Ajo që kërkojnë kinezët është zona e totalitarizmit vëllazëror nga Bashkimi Europian në perëndim deri në Paqësor në lindje dhe nga Oqeani Arktik në veri deri në Azinë Juglindore dhe Australoazi në jug. Në një farë mënyre, Eurazia do bëhej një objekt i ndikimit politik kinez dhe i nevojave të saj ekonomike. 

Varësisht nga rezultati i luftës së Rusisë në Ukrainë, aleanca e Kremlinit me Kinën dhe zgjedhjet e opozitarëve rusë në të ardhmen, rusët do të shkruajnë dhe lexojnë në ukrainisht dhe rusisht ose përjashtimisht në kinezisht.  

Pas 2017, Kina komuniste i shtypi me sukses 12 milionë ujgurë duke i mbyllur 15 % të tyre në kampe përqendrimi. 

Nuk është e pamundëshme që një Kinë Euroaziatike, e ngritur kështu, do ta shtypte popullsisnë prej 140 milionësh tw Rusisw, duke futur në kampe përqendrimi rreth 20 milionë nga ajo. Ky plan nuk është aspak i ri. Ndërmjet viteve 1931 dhe 1953, Josif Stalini futi në kampe 18-20 milionë qytetqrë sovjetikë në arqipelagët Gulagë. 

Uria, mbipuna dhe aksidentet me vdekje në industri u kushtuan jetën 2 milionë njerëzve. 

Përse të mos përsëritet kjo e shkuar në të ardhmen?  

Mars 2023 

Përrktheu nga anglishtja Bardhyl Selimi, 30 mars 2023 

Aeroporti i Gjakovës po funksionalizohet për qëllime të mbrojtjes, dhe Babaj i Bokës do të shndërrohet në zonën operacionale të FSK-së

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës , Liburn Aliu, mbajtën konferencë për medie në lidhje me projektet strategjike milionëshe që po realizohen në ish-Aeroportin e Gjakovës dhe në Babaj të Bokës.

Ministri Aliu foli për procedurat e ndjekura për shpronësimin e pronave të planifikuara për realizimin e këtyre dy projekteve me interes nacional, tejet të rëndësishme në aspektin strategjik për Ministrinë e Mbrojtjes, përkatësisht për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

“Me kërkesë të Ministrisë së Mbrotjes dhe për arsye të interesit nacional strategjik, MMPHI përmes Agjencisë Kadastrale të Kosovës ka marr përsipër azhurnimin e parcelave të shpronësuara në Regjistrin e të Drejtave mbi Pronën e Paluajtshme.

Me propozimin e Departamentit të Shpronësimit në kuader të MMPHI, Qeveria e Republikes se Kosovës ka miratuar Vendimin Përfundimtar Nr.19/67 me datën 09.03.2022  për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të   pronarëve  të cilat preken nga ndërtimi i “Poligonit Kryesor të Trajnimeve” për nevoja të FSK-së.

Poligoni përfshinë zonat zonat Kadastrale: Babaj i Bokës, Shishman  i Bokës, Popoc, Ponoshec, Çerret dhe Devë të  Komunës së  Gjakovës.

Ndërsa projekti në ish Aerportin e Gjakovës, përfshinë zonat kadastrale: Bec, Trakaniq dhe  Janosh  të  Komunës së  Gjakovës”.

Ministri Aliu theksoi se shuma e paguar për shpronësimet e këtyre pronave kap vlerën mbi 9 milionë euro, ndërsa të gjitha pronat e shpronësuara tashmë janë bartur në emër të Republikës së Kosovës. 

Ndërkaq, Ministri Mehaj foli për rëndësinë e këtyre dy projekteve në zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, destinimi funksional i së cilave do të kontribuoj në mënyrë direkte në avancimin e kapaciteteve profesionale trajnuese të Ushtrisë së Kosovës, duke bërë kështu hapa të tjerë drejt përmbushjes së standardeve ushtarake të NATO-s.

“Kjo formë e bashkëpunimit në mes të dy ministrive tregon qartë se prioriteti ynë është zhvillimi dhe avancimi i Ushtrisë së Kosovës, që mundëson integrim edhe më të shpejtë në NATO.

Synimi ynë si Ministri e Mbrojtjes është rritja e kapaciteteve trajnuese për Forcën e Sigurisë së Kosovës, andaj dhe investimi në këto dy projekte infrastrukturore do të bëhet në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Investime milionëshe me profesionistë të fushës për të garantuar që ushtria jonë do të ketë të gjitha kushtet për zhvillim të mëtutjeshëm, ushtri me kapacitete të plota mbrojtëse. Kontribuese në ruajtjen e paqes jo vetëm në vend, por dhe në rajon e më gjerë”.

Forhåndsvisning av bilde

Duke folur për projektin e Poligoneve në Babaj të Bokës, Ministri Mehaj theksoi se sipërfaqja disa hektarëshe me poligone të qitjes do të jetë aset i çmuar për trajnimin jo vetëm të ushtarakëve të FSK-së, por gjithashtu do të jetë në funksion edhe të forcave të shteteve partnere.

Ndërsa investimi në ish Aeroportin e Gjakovës jo vetëm do të mundësoj ruajtjen e aseteve dhe funksionalizimin e këtij aeroporti por gjithashtu edhe modernizmin e tij, për të përmbushur kësisoj nevojat operacionale të FSK-së.

Forhåndsvisning av bilde

Ministri Mehaj theksoi se do të vazhdojnë investimet në mënyrë që FSK të jetë ushtri e gatshme për të shërbyer në çdo mision të NATO-s.

“Dua të theksoj se nga dyfishimi i numrit si ushtri, brenda dy viteve kemi shumëfishuar vlerën e buxhetit të investuar në përgatitjen profesionale të ushtarakëve e në blerjen e armatimeve, ndërsa po vazhdojmë në investimet infrastrukturore që FSK të jetë ushtri e gatshme për të shërbyer në çdo mision të NATO-s”.

Presidetni sipas vullnetit të qytetarëve

0

Nga: Nail  Draga , Ulqin

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi 

Në zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi  të cilat do të mbahen me 2 prill konkurojnë  dy kandidatë me profil të ndryshëm politik, njëri me përvojë politike 34 vjeçare, ndersa tjetri  nga një parti jashtë parlamentare, dukuri e panjohur deri tash   në pluralizëm, por me mundësi të mëdha  të zgjidhet president sepse ka mbeshtetje nga partitë tjera, të cilat  janë pjesë përbërëse te shumicës parlamentare nga zgjedhjet e mbajtura me 30 gusht 2020  

Në zgjedhjet presidenciale të cilat u mbajtën me 19 mars, ku morën pjesë 7 kandidatë, sipas KSHZ në xhiron e dytë do të garojnë presidenti aktual M.Gjukanoviq (DPS) i cili fitoi   119.673 vota (35.37%) dhe J.Millatoviq(Evropa tash)  97.858( 28.92%). Ndërsa kandidatët tjerë fituan:  A.Mandiq(DF) 65.386 vota(19.32%), A.Beçiq (DMZ) 37.562(11.10%), D.Vuksanoviq-Stankoviq(SDP) 10.669(3.15%), G.Daniloviq(UCG) 4.652(1.38%) dhe kandidati i pavarur J.Raduloviq 2.574(0.76%). 

Të drejtë votimi kanë pasur  542.154 qytetarë, ndërsa në zgjedhje kanë marrë pjesë  350.231(64.06%). Të dhënat e tilla dëshmojnë se kemi rritje për 2%, në krahasim me vitin 2018 sepse atëherë në zgjedhje kanë marrë pjesë 62% e qytetarëve me të drejtë vote.  

Dilema për kandidatin e dytë  

Në sajë të parashikimeve për zgjedhjet presidenciale nga shtatë kandidatët  konkurent  se kush do të jetë kandidati i parë ishte e qartë se ai do të jetë presidenti aktual M.Gjukanoviqi, por dilema ishte kush do të jetë kndidati i dytë i cili do të jetë rival në xhiron e dytë e cila do të mbahet me 2 prill. Dhe një dilemë e tillë u hoq pasi u shpallën rezultati i votimit, ku në vend të parë ishte M.Gjukanoviqi me 35,3 % të votave, ndërsa i dyti ishte J.Millatoviqi me 28.9 %. Ishte kjo një befasi sepse analistë të ndryshëm përparësi i kanë dhënë A.Mandiqit, duke marrë parasysh përvojen politike dhe infrastrukturën partiake, ndërsa nuk është nënvlerësuar as A.Beçiqi.  Ishin këto tre kandidatët me të mundshëm  për vendin e dytë, pasi pothuaj çdo kush e kishte te qartë se vendi i parë  ishte rezervuar për M.Gjukanoviqin. Madje ka pasur edhe deklarime se ai mund të fitojë shumicën e nevojshme në xhiron e parë të zgjedhjeve, duke harruar se në skenën politike në Mal të Zi, kemi evoluime nga zgjedhjet parlamentare  te 30 gushtit 2020. 

Zgjedhjet presidenciale dëshmuan se kemi pasur zgjedhje të lira si vendet demokratike, që është një mesazh i qartë për të gjithë qytetarët  qe kanë vendosur lishëm se për cilin kandidtë të votojnë. Një veprim i tillë siç duket është rezultat i zgjedhjeve të 30 gushtit 2020 kur për të parën herë u ndërru pushteti në Mal të Zi. 

Kryeqyteti barometër i fitorës 

Në çdo vend demokratik si për zgjedhjet lokale, parlamentare e ato presidenciale rol të veçantë luan procesi i votimeve në kryeqytet.Me këtë rast cekim se sipas të dhënave të publikuara nga KKZ për kryeqytetin në Podgoricë, ku të drejtë vote kanë pasur 143.608 qytetarë,  më tepër është votuar për Milatoviqin 37.743 vota, ndërsa për M.Gjukanoviqin 30.447 vota, nga del se J.Milatoviqi ka fituar 7.300 vota më tepër së M.Gjukanoviqi. Ndërsa  kandidatlt tjerë kanë  marrë këto vota: A,Mandiq 16.117 vota, A.Beçiq 10.232, D.Vuksanoviq-Stankoviq 2.686, G.Daniloviq 1.482 dhe J.Raduloviq 717 vota. 

Shqiptarët dhe boshnjakët ishin të pa motivuar   

Të dhënat për daljen e qytetarëve në votime sipas komunave me 19 mars, del qartë se në ato mjedise ku popujt pakicë janë shumicë  kanë pasur dalje të ulët në votime. Fjala është kryesisht për shqiptarët dhe boshnjakët, ku të dhënat sipas komunave e dëshmojnë  një konstatim të tillë. Kështu në Ulqin në zgjedhje kanë dalur 36.48%,të qytetarëve më të drejtë vote, Guci 30.12% , Petnjicë 37.71%, ndërsa përjashtim bën komuna e Tuzit  me 49.94%.  

Një veprim i tillë mund të shpjegohet nga mungesa e motivimit personal të qytetarëve por edhe çështje tjera qe kanë ndikuar në refuzimin  në votim, duke marrë parasysh se roli dhe funksioni i presidentit nuk ka qenë vendimtar në të kaluarën në çështjet zhvillimore në mjediset përkatëse, andaj një pjesë e tyre atë ditë kanë qendruar në shtëpi, ndërsa  pjesëmarrja në votim  me 2 prill  sipas të gjitha gjasave do të jetë më e lartë.  

Presidenti nga partia jashtëparlamentare(!) 

Nuk ishte befasi mbeshtetja e J.Milatoviqit sepse ata përfaqësojnë një forcë të re politike pa komplekse dhe pa hipoteka nga e kaluara. Ata iu kanë premtuar qytetarëve paga  dhe pensione më të mëdha, ku një veprim i tillë ka pasur jehonë pozitive të qytetarët. Dhe një jehonë e tillë ndikoi në reflektimin pozitiv të qytetarët, sepse për tridhjetë vite kanë qenë peng nga politika autokratike e një individi dhe një partie politike(DPS). Pikërisht një qasje e tillë është kapital politik për J.Milatoviqin, në zgjedhjet e 2 prillit që do të mbeshtetët edhe nga subjektët dhe koalicionet tjera politike, qe janë deklaruar publikisht.. Nëse analizojmë të dhënat numërike të 19 marsit del qartë se J.Milatoviqi . ka përparësi  të madhe  për të qenë presidenti i ardhshëm i Malit të Zi, sepse ka mbeshtetje nga pjesëtarët e koalicionit nga shumica parlamentare e vitit 2020 të cilëst  së bashku kanë fituar 60% e votave.  

President apo  në pension politik 

Nga ana tjetër presidenti aktual i Malit të Zi, M.Gjukanoviqi, ndonës ka përparësi prej 6%, ndaj kundërkandidatit, ai do ta ketë të vështirë të realizojë objektivat sepse kemi të bëjmë me një diferncë të madhe votash. Por, nga ana e DPS-it llogarisin në votat e atyre qytetarëve qe kësaj here nuk kanë votuar, e në veçanti të shqiptarët dhe boshnjakët por  edhe të diasporës. Sidoqoftë do të kemi një ditë zgjedhore dinamike, e cila do të vendosë për kryetarin e ardhshëm të Malit të Zi, ku ka gjasa qe për të parën herë kryetari të mos jetë nga partia parlamentare(DPS), por nga ajo jashtë parlamentare(Evropa tash). 

Nëse partitë   politike  mbajnë qendrimin  se në xhiron e dytë do ta mbeshtesin J.Milatoviqin  si dhe duke marrë parasysh animozitetin e tyre ndaj M.Gjukanoviqit atëherë fitorja e tij nuk mund të vëhet në dyshim.  

Nga ana tjetër edhe presidenti aktual M.Gjukanoviqi shpreson se do të arrijë për të përmbysur rezultatin, pavarësisht se kundërkandidati ka mbeshtetje nga partitë tjera parlamentare të cilat janë pjesë e shumicës parlamentare të dala nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Por, ne politikë mund të ndodhin edhe përmbysje të tilla ndonse janë të rralla, andaj mbetet të pritet dita e votimit përkatësisht shpallja e rezultateve, ku  nëse  presidenti aktual humb zgjedhjet ate e pret pensionimi politik.  

Test për zgjedhjet parlamentare  

Në sajë të ingerencave kushtetuese presidenti i vendit M.Gjukanoviqi me 16 mars me dekret shpërndau parlamentin dhe një ditë me pas caktoi daten e zgjedhjeve parlamentare të cilat do të mbahen me 11 qershor të këtij viti. Një veprim i tillë ishte i imponuar sepse shumica aktuale parlamentare edhe pas 90-të ditëve nuk arriti të formojë qeverinë nga ana e M.Lekiqit, andaj vendosi të dekretojë shpërndarjen e parlamentit. Një veprim i tillë ishte befasi për disa parti parlamentare e në veçanti për qeverinë, sepse kanë menduar se në këtë amulli politike do të vazhdojnë të funksionojnë pavarësisht se ishte qeveri në detyrë, e cila ka humbur votbesimin nga muaji gusht i vitit të kaluar.   

Por, janë pikërisht zgjedhjet presidenciale ata qe do të definojnë shumë çka në skenën politike në Mal të Zi, ku Lëvizja politike “Evropa tash” siç duket do të jetë risi, duke sjellur një frymë të re e cila do të dekompozojë skenën politike. Themelimi i tyre para një viti dhe rezultati i papritur në zgjedhjet lokale me 23 tetor 2022 duke fituar pushtetin lokal në kryeqytet(Podgoricë) dhe tash në zgjedhjet presidenciale, ku kanë arritur të marri rreth  njëqindëmijë vota  paraqet rast të panjohur  në kohën e pluralizmit në Mal të Zi.  

Nuk ka dilemë se pas  zgjedhjeve presidenciale me 2 prill, do të kemi të qartë shumë çka sa iu përket edhe parashikimeve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. 

(Mars 2023) 

Presidentja Osmani: Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në avancimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit

0

Deklarata shtetërore e Presidentes Vjosa Osmani në Samitin për Demokraci

Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet

29 Mars 2023 – Nga korrespondenti në Kosovë, njoftime dërguar nga Presidenca e Republikës së Kosovës: 

Presidentja Osmani në Samitin e Dytë për Demokraci në seancë plenare me presidentin Macron, kryeministrin britanik, Sunak dhe kancelarin gjerman Scholz 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Dytë për Demokraci, të organizuar sot virtualisht nga Shtëpia e Bardhë. Në një seancë plenare, e cila do të zhvillohet në orën 15:00, Presidentja Osmani do të jetë folëse krahas liderëve botërorë: presidenti të Francës, Emmanuel Macron, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, kryeministrit të Suedisë, Ulf Kristersson, kryeministres së Islandës, Katrín Jakobsdóttir, presidenti të Kolumbisë, Gustavo Petro, si dhe krerëve të  shtetesh e qeverive nga Zambia dhe Bahamas. 

Samiti për Demokraci do të hapet nga Presidenti Joe Biden në orën 12:00 dhe do të bashkojë vendet anekënd globit në përpjekjet e tyre për të konsoliduar vlerat demokratike dhe për t’i promovuar e fuqizuar tutje ato. 

Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. 

Për shkak të këtij suksesi, nga më shumë se 100 shtete pjesëmarrëse, Presidenca e Republikës së Kosovës, si institucion udhëheqës në Kosovë përgjatë “Vitit të Veprimit”, në kuadër të Samitit për Demokraci, është përzgjedhur nga Shtëpia e Bardhë që të bashkudhëheqë me grupin tematik për sundim të ligjit.

Bashkëngjitur gjeni video adresimin e  Presidentes Osmani në Samitin për Demokraci dhe transkriptimin e tij në gjuhën shqipe dhe atë angleze:

Linku: https://we.tl/t-8gYqNj3qvQ

I nderuar President Biden, të nderuar kolegë, 

Demokracia është më shumë se thjeshtë një sistem qeverisjeje. Për Republikën e Kosovës, ishte dëshira jonë e fortë për demokraci që siguroi rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Dhe duke e forcuar atë sot, demokracia do të na hapë rrugën drejt një të ardhmeje më të ndritshme brenda institucioneve euroatlantike. 

Në vetë thelbin e saj, demokracia ka të bëjë me të drejtën për ta zgjedhur drejtimin, të ardhmen dhe fatin tuaj. Populli i Kosovës ka zgjedhur rrugën e vet. 

Samiti i këtij viti për Demokraci ka qenë sigurisht viti ynë i veprimit! Me forcë dhe entuziazëm të plotë kemi punuar për t`i zbatuar zotimet, të cilat i kemi përcaktuar vitin e kaluar. 

Por, “viti i veprimit”, ka qenë gjithashtu një vit i sfidave të konsiderueshme globale, me shkelje flagrante të të drejtave të njeriut, të cilat po ndodhin në mbarë botën përderisa ne jemi mbledhur sot. 

Kosova e di shumë mirë se si ndihet një popull i pafajshëm i cili në lëkurën e vet përjeton një lufte brutale dhe gjenocidale, dhe pikërisht sepse e dimë këtë,  pa asnjë mëdyshje vendosëm menjëherë sanksione kundër Rusisë dhe e kemi mbështetur pa ndalur popullin e Ukrainës. 

Vuajtja e pamasë e popullit ukrainas shërben si një kujtesë e fuqishme se asnjë çmim nuk është aq i lartë për të paguar për liri dhe demokraci – dhe ne do të vazhdojmë të qëndrojmë bashkë me aleatët tanë për t`i mbrojtur këto vlera kudo në botë. 

Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë progres të jashtëzakonshëm në avancimin e demokracisë, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftimin  e korrupsionit. Jemi duke e zbatuar Strategjinë Kombëtare për Sundimin e Ligjit, krahas reformave të pakompromis dhe me ritme rekorde për ta garantuar një qeverisje llogaridhënëse, të barabartë dhe efektive në të gjitha institucionet publike. 

Përpjekjet tona janë njohur në mbarë botën. Së bashku me miqtë tanë nga Republika Dominikane ne kemi bashkudhëhequr kohortën e Sundimit të Ligjit në kuadër të Samitit për Demokraci. Përveç kësaj, sipas Freedom House, Kosova në vitin 2022 është renditur si demokracia e tretë më e përmirësuar në botë, dhe në vetëm dy vite është ngritur për 20 vende më lart në indeksin antikorrupsion të Transparency International. 

Që nga takimi ynë i fundit, ne kemi punuar pa u ndalur për ta avancuar diversitetin dhe gjithëpërfshirjen si themel për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. U zotuam për krijimin e Këshillit Presidencial për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut dhe ia arritëm. Ky Këshill ka siguruar mbikëqyrjen e zotimeve dhe angazhimeve tona nga institucionet më të larta në vend dhe në çdo shtresë të qeverisjes, dhe puna e këtij Këshilli do të vazhdojë edhe përtej edicionit të dytë të Samitit. 

Ne jemi gjithashtu krenarë të raportojmë mbi miratimin e një strategjie të guximshme kombëtare kundër dhunës me bazë gjinore dhe për ndërmarrjen e hapave domethënës për të garantuar vendin e merituar të grave në institucionet publike dhe role vendimmarrëse. 

Një demokraci e fortë është një demokraci që vepron edhe për gratë. Ne kemi bërë hapa të rëndësishëm, por përderisa gratë vazhdojnë të përballen me mizogjininë në vendet e punës, dhunën në shtëpi, heshtjen me forcë në klasë ose keqtrajtim gjatë ecjes në rrugë – kjo betejë është larg përfundimit. 

Gjatë këtij “viti të veprimit”, Kosova ka udhëhequr diskutimet globale për avancimin e të drejtave të grave duke qenë nikoqir i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë me mbi 500 pjesëmarrës me ndikim në këtë fushë nga 6 kontinente, dhe në tetor të këtij viti do t’ju mirëpresim të gjithëve në edicionin e dytë në kryeqytetin tonë, në Prishtinë. 

Te nderuar kolegë, 

Përkushtimi ynë për demokraci nuk është vetëm një zotim i Samitit, është ekzistenca jonë e përditshme në vijën e parë të frontit përballë autokracive. 

Përkushtimi ynë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë i pathyeshëm.  

Përkushtimi ynë për të punuar me partnerë në mbarë botën për ta mbrojtur dhe ushqyer atë, është po ashtu i pathyeshëm. 

Siç tha kohët e fundit Presidenti Biden: “Në momentet e trazirave të mëdha dhe pasigurisë, gjëja më e rëndësishme është të dish se çfarë përfaqëson. Dhe të dish se kush qëndron me ty, e bën gjithë dallimin.” 

Vetëm përmes bashkimit të forcave mund ta ndërtojmë një të ardhme ku demokracia është një realitet për të gjithë.  

Faleminderit! 

***

National Statement of President Vjosa Osmani
Summit for Democracy  

Dear President Biden, dear colleagues, 

Democracy is more than a mere system of governance. For the Republic of Kosovo, it was our strong desire for democracy that secured our path to freedom and independence. And by strengthening it today, democracy will pave our way for a brighter future within Euro-Atlantic institutions.  

At its very heart, democracy is fundamentally about having the right to choose your path, your future, and your destiny. The people of Kosovo have chosen their path. 

This Year’s Summit for Democracy has certainly been our Year of Action! With full force and fervor we have worked to implement the commitments we set out last year.  

But the Year of Action, has also been a year of substantial global challenges, with indiscriminate and flagrant violations of human rights happening across the world as we gather here today.  

Kosovo knows too well what it’s like for an innocent people to be on the receiving end of a brutal and genocidal war, which is precisely why without a second thought we immediately imposed sanctions on Russia and have relentlessly supported the people of Ukraine. 

The immense suffering of the Ukrainian people serves as a stark reminder that there is no price too high to pay for freedom and democracy – and we will continue to stand with our allies to defend these values anywhere in the world. 

Over the past year, we have made significant progress in advancing our democracy, strengthening the rule of law and fighting corruption. We are implementing the National Strategy on the Rule of Law, alongside uncompromising and record-pace reforms to ensure accountable, equitable and responsive governance throughout public institutions.   

Our efforts have been recognized the world over. Together with our friends from the Dominican Republic we have co-led the Rule of Law cohort within the Summit for Democracy. In addition, according to Freedom House, Kosovo ranked as the third most improved democracy in the world in 2022, and in just two years has jumped 20 places higher in Transparency International’s Anti-Corruption Index. 

Since we last met, we have worked tirelessly to advance diversity and inclusion as a cornerstone for the protection of human rights. We committed to establishing the Presidential Council for Democracy and Human Rights – and we delivered. This Council has ensured oversight of our pledges and commitments by the highest institutions in the country and across every layer of governance, and its work will continue beyond the second edition of the Summit. 

We are also proud to report the adoption of a bold national strategy against gender-based violence and for having taking meaningful steps to guarantee women’s rightful place in public institutions and decision-making roles. 

A strong democracy is a democracy that also delivers for women. We have made significant strides, but as long as women continue to face misogyny in the workplace, violence at home, silencing in the classroom or abuse while walking down the street – this battle is far from over. 

During this Year of Action, Kosovo has led the global discussions on advancing women’s rights by hosting the international forum on Women, Peace and Security with over 500 thought-leaders from 6 continents, and this coming October we look forward to welcoming you all for the second edition in our capital Prishtina. 

Dear colleagues, 

Our commitment to democracy isn’t just a Summit pledge, it’s our everyday existence on the frontline against autocracies.  

Our commitment has and always will be unbreakable.  

Our commitment to working with partners across the world to defend and nurture it is equally so.  

As President Biden recently said: “it is in moments of great upheaval and uncertainty that knowing what you stand for matters most. And knowing who stands with you makes all the difference.” 

It is only through joining forces that we can build a future where democracy is a reality for all. Thank you. 

Duke ndjekur fluturat

0

Don Lush Gjergji, Prishtinë

***

Mihane HOXHA 

Duke ndjekur fluturat – CHANSING AFTER BUTTERFLIES. Shtëpia botuese Lena Grafik, Prishtinë 2022, f. 133, dygjuhësore, shqip dhe anglisht. Përktheu Gresa SHAQIRI. 

Për mua autorja dhe shkrimtarja Mihane Hoxha është “Flutura” në hapësirat tona, aktive, kreative dhe frymëzuese, për ta njohur, takuar dhe dashur jetën, njerëzit dhe  rrethanat, për t’u begatuar me përvojë jete dhe krijimtarie. 

Ajo për mua është “Bleta” në kërkim të nektarit, për ta dhënë mjaltin, që janë veprat e saja, sidomos kjo e fundit “Duke ndjekur fluturat” – shqip dhe anglisht. 

Ajo është “Shqiponja” që fluturon në qiellin e lartë, por edhe “Uri” që gjurmon rrënjët e lashta dhe aktuale, me shpirtin e saj të dëlirë dhe të mirë, me mendjen e saj të ndritur, me zemrën e saj të madhe me shumë frymëzim dhe plot dashuri. 

Mihane Hoxha është shkrimtare dhe poete, sepse si e tillë jeton dhe krijon, apo krijon dhe jeton, për veten e saj, por edhe për të gjithë ne. 

Përshkrimet e saja në këtë botim janë poetike, filmike dhe idilike, si për shembull jeta në fshat, në familje, gjyshi, gjyshja, toka, jeta e sotme, policët shqiptarë: “Ata na ruajnë nga rreziku. Të udhëzojnë.” [1] 

Ecja, shëtitja, vrapimi pas fluturave, e kishte nxjerrë atë prej familjes, rrethit, fshatit, deri te humbja, ishte në kërkim të risisë dhe të lumturisë: “Kisha humbur e nuk dija se si ku ishte shtegu i kthimit” [2] 

Këtë gjendje e rëndonte edhe më shumë “grerëz”  që e kishte kafshuar në gishtin e madh të dorës. Pas kësaj bie në hendek, vranë dhe lëndon edhe këmbën… Në një gjendje të tillë ajo shkruan: “pashë nga larg, si në një shkëlqim, një rrugë.” [3] 

Mundi,  lodhja, ankthi, frika, hutimi vazhdon, mirëpo edhe kërkimi, vetëbindja, si dhe njerëzit e mirë, policia, e cila ndërhyri për ta shpëtuar dhe orientuar kah kthimi në shtëpi. “M’u afrua, duke më thënë: “Mos u frikëso!… Ne të mbrojmë!” [4] 

Papritmas cingëroi telefoni i policit… Vajza e humbur nuk kuptonte më asgjë. Vetëm një fjalë i mbeti e ngulitur në mendje dhe e ruajtur në zemër: “E gjetëm Hanën” [5] 

Gëzimi dhe droja gërshetoheshin. Ajo ishte tashmë e lumtur, por e mundonte një gjë e re: si me njohin dhe janë në kërkim tim, bile ma dinë edhe emrin tim? Gjyshi ishte “shpëtimtari” së bashku me policët… Pyetja e tyre ishte përse dhe si isha larguar prej shtëpisë, fshatit, rrethit tim… 

“Pasi piva ujë dhe i lava sytë”, ndër të tjera thashë: “Xhaxhi policë, unë dua të bëhem police, kur të rritëm, që t’i mbroj fëmijët.” [6] 

Pas pak kohe erdhe edhe gjyshi,  që me përqafim të fortë dhe të përzemërt, shprehu tërë gëzimin e tij për gjetjen e mbesës së humbur dhe të rrezikuar..  

Përpos policëve, gjyshit, ia edhe ambulanca. 

Gjyshi im tallej me mua kështu: “Mos dëshiron të bëhesh mjeke? Unë ia ktheva: “Një herë dua të bëhem police.” [7] 

Ky botim dhe përshkrim, gërshetim i bukur, me rreziqe, si humbja e rrugës, drejtimit, pickimi i grerëzës,  lëndimi i këmbës në humnerë, frika, dyshimi, mes figurave shumë pozitive, dy policët, gjyshi, ambulanca, dhe përfundimi fatbardhë, përqafimi me gjyshin, falënderimi ndaj policëve dhe mjekësisë. 

Përfundimi: Fluturat fluturojnë kudo dhe kah do, ndërsa ne nëpër tokë vështirë mund të ecim, t’i ndjekim ato  apo rrugët e tyre, pa rreziqe. Jeta është kërkim, dalje prej vetvetes, shtëpisë, rrethit, në kërkim të risisë dhe të shtigjeve të reja, të panjohura, me shumë batica dhe zbatica… 

Përshkrimet janë mjaft burimore, në stilin e fëmijëve, me ilustrime tejet të bukura dhe të qëlluara, përbëjnë një njësi artistike për çdo lëvdatë. Hana jonë e begaton letërsinë shqipe me këtë botim dhe krijimtari të bukur, me simbolika domethënëse për kohën dhe rrethin tonë, me porosi shumë aktuale. Urime dhe përgëzime! 

E lexova, u gëzova, e shijova dhe u frymëzova. Ky botim më ktheu në fëmijëri, që është vërtet një mrekulli! 

Prishtinë, 29 mars 2023 Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”  Don Lush Gjergji 


[1] Mihane Hoxha, Duke ndjekur fluturat, Prishtin, 2022, f. 21. 

[2] Po aty, f. 27. 

[3] Po aty, f. 35. 

[4] Po aty, f. 50. 

[5] Po aty, f. 54. 

[6] Po aty, f. 60 – 61.  

[7] Po aty, f. 69. 

Ekspozita fotografike, si dëshmi faktike e historisë

1
Nga e majta: Besnik Rraci, Sadik Krasniqi, Osman Ferizi, Smajl Çekaj
Idriz Zeqiraj, Gjermani
     Shoqata kulturore-humanitare Shqiptaro-Gjermane, me seli në Pfaffenhofen të Bavarisë, në Gjermani, me kryetar Gazmend Dashi, në koordinim me zyrtarët e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Dr. Sadik Krasniqi dhe PhD. Besnik Rraci, organizuan Ekspozitën fotografike, titulluar “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”.
      Intonimet e hymnëve, kumbuan si një kushtrim i betejave të Saliut në Dukagjin e Koshare. Edhe pse i shuar fizikisht, ai është gjithnjë i gjallë, i pranishëm me veprimtarinë e tij, në kujtesën tonë, si veprimtar politik e shoqëror, jurist i diplomuar, intelektual i kompletuar e deri ke organizator i parë i guerilës së armatosur në Kosovë, për të vazhduar luftëtar e komandant në Koshare, për t`u flijuar e përjetësuar në altarin e lirisë.
     Motrat Kolgeci, Vlera dhe Era, përkatësisht, njëra moderatore dhe tjetra recituese, me poezinë “Kullat e Dukagjinit”, të poetit Sylë Bajrami, hapi shënimin e këtij organizimi domëthënës, siç është Ekspozita kushtuar heroit unik, shumëdimensional, Sali Çekaj.
Kryetari i Shoqatës, Gazmend Dashi
     Kryetari i Degës të LDK-së në Gjermani, si dhe anëtar i kryesisë të Shoqatës Sali Çekaj, Osman Ferizi, përshëndeti drejtuesit e Muzeut Kombëtar të Kosovës, historianët Sadik Krasniqi e Besnik Rraci; kryekonsullin e Bavarisë dhe të Thüringenit, Afrim Nura; kryetarin e Shoqatës Sali Çekaj, në Zvicër, Saim Tahiraj, me ekipin e tij; drejtorin e RTV Fontana, Zeqir Mehmetaj; Shoqatat kulturore “Abeja” dhe “Rrufeja”, përkatësisht, në Moosburg dhe Fressing; përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve: Ukëhaxhaj, Rrahmani, Zeqiraj, Çekaj; përfaqësuesin e Komunës të Pfaffenhofenit, me bashkëshortën si dhe të gjithë të pranishmit në këtë ngjarje të shënuar.
     Në fjalën e tij, Kryekonsulli Afrim Nura, përshëndeti organizatorët vendorë dhe ata të ardhur enkas nga Kosova, zyrtarin e lartë të komunës dhe të pranishmit e tjerë. Falë gjakut të dëshmorëve dhe NATO-paktit, sot Kosova frymon e lirë. Përulemi para veprës të heroit Sali Çekaj, me bashkëluftëtarë. Kjo Ekspozitë është dëshmi e përkushtimit atdhetar të Sali Çekaj me shokë.
     Shqiptarët në Mërgatë duhet të bashkohen, sepse uniteti është faktor shtesë, për ta ndihmuar Atdheun në rast nevoje. Ai, në mes tjerash, tha se Konsullata në Mynih është shtëpia juaj, është në shërbimin tuaj, pra, është përfaqësuese e juaj në Mërgatë.
 
     Dr. Sadik Krasniqi, bashkëautor i kësaj Ekspozite, me PhD. Besnik Rrraci, falenderoi dy Shoqatat simotra, në Gjermani dhe Zvicër, që mbajnë, krenarisht, emrin e përbashkët të Heroit “Sali Çekaj”, për sponzorizimin e bërë, për Projektin “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”. Bashkëpunimi vëllazëror i këtyre dy Shoqatave, është dëshmuar në ralizimin e shumë projekteve të përbashkëta. Kulmon ndërtimi i Kullës dhe të Shtatores të Presidentit Ibrahim Rugova, së bashku edhe me Shoqatën “Rugova”, me seli në Amerikë, në fshatin e origjinës, në Malaj të Rugovës.
    Dëshmi e përkushtimit dhe nderimit të figurës të Heroit Sali Çekaj, është se drejtuesit e dy Shoqatave, kanë qenë shokë armësh me Heroin e cituar. Edhe pse Ekspozita është shfaqur në Zvicër, në janar të këtij moti, kryetari Saim Tahiraj, së bashku me veprimtarët: Gjemajl Haxhiun, Hamëz Morinën, Dinë Gashin, Hamdi Rrustemaj, Ekrem Sheholli, Shefqet Salihaj, Fadil Çetaj, për solidaritet me Shoqatën emnake, kanë ardhur, enkas, nga Zvicra, këtu, në Gjermani, në festën e Ekspozitës.
     Projektit tonë simpatik, për ta përkujtuar dhe përjetësuar në fotografi Heroin Sali Çekaj, e filluam dy vjetë më parë. Dhe, më 28 nëntor 2021, e shfaqem në Prishtinë, pastaj në Muzeun Kombëtar, në Tiranë, në vitin 2022 , në Zvicër në janar 2023, dhe tani, në Gjermani, në mars 2023.
     Dr. Krasniqi foli edhe për begatimin, sistemimin, ruajtjen e eksponateve  muzeale, në Muzeumin Kombëtar të Kosovës. Një dhuratë e çmuar, e dhënë, së fundi, Muzeut, është skulptura “Hyjnesha në Fron”, e cila 4 mijë vjetë më parë ka udhëhequr popullin. Me këtë rast, një kopje e saj iu dhurua Shoqatës të zëshme “Sali Çekaj”, në Gjermani.
Nderim intonimit të Hymnit Kombëtar
PhD. Besnik Rraci, në cilësinë e bashkautorit, me Dr. Sadik Krasniqin, në emër të Muzeut Kombëtar të Kosovës, përkatësisht, Sektori i Historisë, elaboroj ecurinë e këtij projekti, me titull: “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”. Kjo Ekspozitë është në vazhdën e aktiviteteve projektuese, që trajton figurat të rëndësishme historike, në aspektin historiko-muzeor, të cilët, në faza të ndryshme kane dhënë kontribut dhe kanë lënë gjurme të pashlyeshme, në shërbim të çështjes kombëtare në përgjithësi, dhe çlirimit të Kosovës, në veçanti.
æNë këtë kuadër, para dy viteve e kemi vlerësuar dhe kemi planifikuar që t’a promovojmë në dimensionin ekspozicional dhe muzeor, figurën e madhe të historisë më të re të Kosovës, Heroin e Kombit, Sali Çekaj. Në këtë kontekst, me iniciativën e shoqatave humanitare simotra, “Sali Çekaj”, me seli në Zvicër dhe Gjermani, të cilat e kanë marre përsipër financimin e këtij projekti. Ndërsa ne, të dy, e kemi marrë përsipër, për të realizuar projektin në pikëpamje profesionale.
     Në vlerësimin tonë, si bashkautorë, kemi paraparë që Projekti t’i ketë tri faza të realizimit të tij. Fazës së parë, i kanë paraprirë hulumtime të materialëve në terren, si: hulumtime në Kosovë dhe jashtë vendit, si në Shqipëri, Gjermani, Zvicër, etj. Kështu, na ka mundësuar të kemi një fond me koleksione të pasura muzeore, që pasqyrojnë në mënyrë fakto-grafike, veprimtarinë atdhetare të heroit të kombit, Sali Çekaj dhe periudhës të aktivitetit te tij.
     Mbi këtë bazë, është mundësuar të realizohet ekspozita statike me titull: “Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”, e cila është hapur zyrtarisht me 17 shkurt 2021, për nder të 13 vjetorit të shpalljes të Pavarësisë së Kosovës.
     Në këtë kontekst, në kuadër të kalendarit të përbashkët kulturor, në mes të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht, Muzeut Historik Kombëtar dhe Muzeut Kombëtar të Kosovës, është hapur, më 05.10.2022, ekspozitën lëvizëse më të njëjtin titull, e cila ka qëndruar e hapur për vizitorë deri më 16 tetor 2022.
     Ndërsa në fillim të këtij viti, në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj”, me seli ne Zvicër, më 21 janar 2023, është hapur ekspozita lëvizëse kushtuar heroit Sali Çekaj, pikërisht, me rastin e 17 vjetorit të vdekjes se Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me të cilin, heroi Sali Çekaj kishte bashkëpunuar aq shumë, në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, deri në rënien heroike të tij. Mendojmë që këto dy figura të ndritura te kombit tonë, padyshim, janë ndër personalitetët më të shquara të historisë më të re të Kosovës. 
 
     Andaj, Sektori i Historisë në Muzeun Kombëtar të Kosovës, ju ka dhënë prioritet të veçantë, fillimisht, duke i realizuar ekspozita statike dhe disa ekspozita tjera lëvizëse, në disa qendra të rajonit dhe të Evropës, me qëllim të promovimit dhe pasqyrimit të kontributit atdhetar të këtyre dy figurave historike, para emigracionit shqiptar në Mërgatë, në veçanti, dhe opinionit evropian, në përgjithësi.
Në kuadër të këtij rrugëtimi promovues dhe prezantues, në bashkëpunim me Shoqatën “Sali Çekaj” me seli në Gjermani, sot po hapim këtu, në Pfaffenhofen, Ekspozitën me titull: “ Veprimtaria Atdhetare e Heroit të Kombit Sali Çekaj”, në kuadër të festimit të 15 vjetorit jubilar të ri-shpalljes së pavarësisë të Kosovës, që rezulton edhe më përmbylljen e fazës së dytë të këtij projekti.
     Ndërkaq, sa i përket fazës së tretë dhe të fundit të këtij projekti, sot po përmbyllim me publikimin dhe promovimin e librit (katalogut) monografik, i cili për herë të parë do të promovohet në Gjermani. Përveç materialeve të prezantuara në Ekspozitë, libri në fjalë do të ngërthen në vete, tërë materien e aktiviteteve politike, intelektuale, patriotike dhe ushtarake të heroit Sali Çekaj, siç janë: gjenealogjia familjare, formimi i personalitetit të tij intelektual, politik dhe ushtarak.
 
     Pastaj aktivitetet e tij të viteve të 90-ta, kontributi i tij profesional dhe patriotik, në harmonizimin në pikëpamje juridike të statutit të komunës së Deçanit, në përputhje me Kushtetutën e Kaçanikut; aktiviteti i tij politik në diasporë, përkatësisht, në Shtutgart të Gjermanisë; kontributi i tij në përgatitjet e formacioneve të para ushtarake, në kampin ushtrimor në Surrel të Shqipërisë, gjatë periudhës kohore tetor-dhjetor, 1991. 
 
      Pjesëmarrja e tij dhe grupit të tij gueril, me atentate të ndryshme, ndaj stacioneve policore dhe postblloqeve të policisë serbe, të kryera ndërmjet viteve 1991-1997; organizimi dhe pjesëmarrja e tij aktive prej eprori te lartë të UÇK-së, në rrafshin e Dukagjinit, gjatë viteve 1998-1999, e deri te akti më sublim, i rënies së tij heroike, në betejën e lavdishme të Kosharës, më 19 Prill 1999.
       Në këtë Ekspozitë mobile (lëvizëse), do të prezantohen këto materiale ekspozuese, si:
1. Rreth 300 fotografi të ndryshme;
2. Disa objekte tredimensionale, uniformat personale civile dhe ushtarake të Sali Çekaj;
3. Shtypi i kohës, etj.
     Duke mos dashur të zgjatëm më shumë, dhe duke ju falënderuar, për këtë pjesëmarrje masive, do ju lë ekskluzivitetin juve, që vet të shihni Ekspozitën e prezantuar para jush, ta vlerësoni atë, pse jo edhe të na jipni ndonjë vërejtje ose kritikë konstruktive”, – tha, veç tjerash, ligjëruesi PfD. Besnik Rraci, me bashkautorësi me kolegun Dr. Sadik Krasniqi.
 
     Kryetari i Shoqatës “Sali Çekaj”, në Zvicër, Saim Tahiraj, i përshëndeti mysafirët nga Kosova dhe të pranishmit e tjerë. Ai ishte kritik për indiferencën e organeve shtetërore, për vlerësimin e figurave të veçanta. Organizime të tilla, siç është rasti i Ekspozitës lëvizëse, kushtuar Heroit të Kombit, Sali Çekaj, duhet të jenë obligime shtetërore dhe të realizohen zyrtarisht, përmes ambasadave dhe të kosullatave të Kosovës, në Evropë dhe gjetkë.
 
     Për dy dekada radhazi, vazhdon të falsifikohet historia më e re e Kosovës. Forcat e Armatosura të Republikës të Kosovës, FARK, të themeluara nga Dr. Ibrahim Rugova, që u përkiste edhe Heroi unik i Kosovës, Sali Çekaj, është trajtuar vetëm për anën paqësore, por jo edhe atë luftarake! Ndërkohë, që është e vetmja forcë ushtarake, e cila është përballur me forcat armike, në betejat ballore, përfshirë Loxhën, Kosharën dhe të tjera. E pabesueshme, por krejt e vërtetë, Sali Çekaj ishte ushtaraku i parë në Kosovë, për të cilin ishte lëshuar urdhër-arresti për likuidim. Dhe, dokumenti në fjalë mbanë firmat e dy komandantëve të LPK-së! Koha që historia duhet të rishkruhet. 
 
     Kryetari i Shoqatës, Gazmend Dashi, falenderoi dhe përgëzoi mysafirët nga Kosova, për Ekspozitën, kushtuar heroit Sali Çekaj, si një risi të veçantë, të sjellur nga Atdheu-Kosovë. Kjo është dhurata e dytë madhore, pas Ekspozitës fotografike, kushtuar themeltarit të shtetit të Kosovës, Presidentit Ibrahim Rugova, vite më parë. Ai foli edhe për veprimtaritë kulturore e sportive të Shoqatës, duke ndërmarrë, herë pas here, edhe aksione të tjera, siç është edhe rasti i sponzorizimit të kësaj Ekspozite informative, si dëshmi faktike e historisë tonë jo të largët. 
 
     Tekniku Agim Çestaj, me shije e profesionalizëm, kishte realizuar renditjen në stenda të eksponateve fotografike, gjitnjë nën asistimin e profesorëve Krasniqi dhe Rraci. Masa numerike e mërgimtarëve, të ardhur edhe nga Republikat tjera gjermane, shikuan radhazi qindra fotografi dhe dokumente shkrimore, për veprimtarinë e shumanshme të heroit Çekaj. Masa e vizitorëve numerikë, të mahnitur me realizimin e kësaj Ekspozite, fort domëthënëse, thanë fjalë admirimi, për punën voluminoze dhe cilësore, të bërë nga punonjësit profesionalë të Sektorit të Historisë, Krasniqi dhe Rraci.
 
     Këngëtari i mirënjohur, Bamjram Gigolli, me grupin e tij artistik, argëtoi të pranishmit me një program të përzgjedhur muzikor.
 
     Shoqata “Sali Çekaj”, me anëtarësinë e saj simpatike, si gjithmonë, e organizuar mrekullisht mirë, shtroi drekë për të gjithë të pranishmit.
 
     Këtë veprimtari fakto-grafike dhe festive, e regjistroi me kamerë RTV “Fontana”, përkatësisht, drejtori i saj Zeqir Mehmetaj, i ardhur, enkas, nga Kosova.

Synopsis i zhvillimeve gjeopolitike globale

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA

A ndërlidhet akti i dislokimit të armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi me aksionet e koordinuara ruso-serbe për përshkallëzimin e mundshëm të luftës hibride në Ballkanin Perendimor, respektivisht mundësinë e “kapitulimit” të Serbisë në këtë rrafsh dhe pranimit të realiteti të ri politik në Kosovë?

Java që lamë pas pati ngjarje me karakter gjeopolitik global, me pasoja të mëdha, që pasonin njëra-tjetrën e që krijonin imazhin e botës në lëvizje të shpejtë. Kjo dëshmon se rendi botëror po shkon drejt kolapsit të shpejt, për rrjedhojë p na shpërfaqet gradualisht
një bote të paqëndrueshme multipolare. Megjithatë, derisa të etablohen rregullat e reja të rendit të ri në ardhje, bota do të përjetojë trandje të ndjeshme në rrafshin e sigurisë dhe ekonomisë, siç dëshmoi java që lamë pas.
Vëzhguesit e zhvillimeve në rrafshin gjeopolitik kanë shenjuar tri ngjarje ndër më të veçantat:

E para, rrëzimi nga ana e forcave ruse i dronit luftarak amerikan RQ-9 mbi Detin e Zi, në hapësirën ajrore ndërkombëtare, por që ishte shpallur nga Moska si zonë e ndaluar fluturimi si pjesë e “operacionit special ushtarak” të saj në Ukrainë;

E dyta, suksesi i Kinës, e cila ia arriti të pajtojë dy kryeprotogonistët në garën për dominim të Lindjes së Mesme — Arabinë Saudite dhe Iranin. Zyrtarët e lartë të këtyre dy shteteve rivale për shekuj në Pekin arritën një marrëveshje për rivendosjen e marrëdhënieve dhe hapjen e misioneve diplomatike.

E treta — paralajmrimi i Kremlinit për dislokimin e armëve bërthamore taktike në pika të veçanta strategjike të Bjellorusisë.

Sidoqoftë në epiqendër të këtyre zhvillimeve vazhdon të mbetet Ukraina dhe fronti i luftës.
Luftimet e ashpra po zhvillohen në lindje të Ukrainës, kryesisht në rajonin e Donbas-it, por edhe në rajonet fqinje, përgjatë kufirit të rajoneve Kharkiv dhe Luhansk, dhe gjithnjë e më shumë në rajonin e Zaporozhye-s. Viktimat janë të shumta nga të dyja palët, ndërkaq forcat ruse kanë iniciativën. Ata përparojnë ngadalë, por pa dyshim që arrijnë fitore taktike, duke pushtuar bastione më të vogla. Këto fitore, në mënyrë kumulative, kanë potencialin për të arritur sukses të një natyre operacionale, por vetëm nëse rusët marrin kontrollin e Bahmutit dhe Avdiivkës, dy qytete mjaft të mëdha dhe të rëndësishme dhe sigurisht bastionet më të forta të Ukrainës në Donbass në përgjithësi. Duke i pushtuar ato, forcat ruse do të kishin një rrugë të hapur drejt grumbullimit të fundit të madh në Donbas — qytetet Kramatorsk dhe Slovjansk, në veriperëndim të atij rajoni.[1]

Balta e dezinformatave dhe propagandës
Ukrainasit ndërkohë përballen me dy armiq të jashtzakonshëm: në njërën anë është balta e fushave të paana të saj, që po shndërrohet në një prej ndeshtrashave të pritura për furnizimin e forcave ukrainase (një baltë e njohur ukrainase që shfaqet gjatë sezonit të shirave), që paralizon çdo trafik automjetesh, dhe në anën tjetër, llumi i propagandës ruse, që duket se nuk është më pak e dëmshme se balta vendore.
Në betejën propagandistike prinë ajo ruse, por nuk është larg saj as ajo e perendimit dhe e vetkuptueshme ajo e Ukrainës. Fundja, Ukraina propagandën e ka armë legjitime të mbrojtjes, respektivisht si një “të keqe të domosdoshme”, që e përdorë për të maskuar aktivitetet e veta luftarake dhe në mbrojtje të vendit, jo rrallë edhe duke vënë në lajthitje armikun edhe përmes dezinformatave përmes analizave të gabuara që publikohen madje edhe në mediat perendimore.

Të kësaj natyre do ta cilësoja analizën e publikuar javën e kaluar në The Washington Post me një titull sinjfikativ: Ukraine short of skilled troops and munitions as losses, pessimism grow [Ukraina ka mungesë të trupave dhe municioneve të afta ndërsa humbjet dhe pesimizmi rriten]. [2]

Duke përshkruar gjendjen shpirtërore të ushtarëve ukrainas, në këtë artikull, nënvizohet mungesa e luftëtarëve cilësor, humbjet masive në frontet e luftës (120.000 luftëtarë tashmë të bluar nga makina e luftës), mungesën e vullnetit për luftë etj. Gjithashtu thuhet se, pavarësisht blerjes së paisjeve të reja ushtarake dhe stërvitjes luftarake, komanda ushtarake amerikane beson se Kievi nuk do të ketë mjaftueshëm forca për të kryer një ofensivë përgjatë gjithë frontit gjigant etj., etj.
Këtij përshkrimi plastik nuk i mungon as gjuha e propagandës, respektivisht dezinformimit me stilin më të lartë të mundshëm.
“Gjëja më e vlefshme në luftë është përvoja luftarake,” tha një komandant batalioni në Brigadën e 46-të të Sulmimit Ajror, i cili po identifikohet vetëm nga shenja e tij e thirrjes, Kupol, në përputhje me protokollin ushtarak ukrainas. “Një ushtar që ka mbijetuar gjashtë muaj luftime dhe një ushtar i ardhur nga poligoni janë dy ushtarë të ndryshëm. Është parajsa dhe toka.”[3]
Një gjuhë e stil tjetër propagandues vëmë re në mediat ruse.
Sipas aparatit propagandistik të Kremlinit “Kievi po përgatit një ofensivë të madhe pranverore; se në sfondin e bregut perëndimor të Dnieper, drejt rajonit Kherson, ka tashmë të “transferuar 40,000 ushtarë” të gatshëm për ofensivë; se në vijën e parë të Donbasit, ushtarët ukrainas janë shumë të motivuar, që luftojnë për çdo rrugë dhe ndërtesë; se ata janë të pajisur shumë mirë dhe se tani po përdorin pothuajse ekskluzivisht paisje të ushtrisë së NATO-s.
Po të kthehemi pas në pikat e betejave më intensive, si ato të Bahmutit, këto teza të mediave ruse duken të sakta, të paktën për nga motivimi, pra lufta e ushtarëve ukrainas për çdo rrugë dhe shtëpi. [4]

Propaganda ruse po e bën krejt të kundërtën ngasa ajo kishte bërë në fillet e kësaj lufte. Duket se ky stil i propagandës ruse është më shumë në dobi të alibisë për ofenzivën e pritshme në javët që pasojnë, me ç’rast pritet e ashtuquajtura “goditja vendimtare” për thyejen e rezistencës heroike ukrainase.
Por nëse pala ruse flet hapur për ofenzivën e pritshme, as pala europiane ndërkohë nuk po kursehet në këtë plan, duke potencuar faktin se tashmë ka mbi 30 mijë forca ukrainase që janë duke përfunduar trajnimet e duhura me armët më moderne, e të cilët pritet të hidhen në fushën e betejës.
Berlini po rrit kontributin e tij nga 14 në 18 tanke, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Berlin të premten, në përvjetorin e parë të sulmit rus ndaj Ukrainës.
Me këtë vendim, së bashku me partnerët portugez dhe suedez, potencohet në këtë njoftim të ministrisë gjermane, “ne tani jemi në gjendje të sigurojmë një batalion të përzier ukrainas.” [5]
Sipas kryeministrit Mateusz Morawiecki, Polonia ka dorëzuar katër tanket e para Leopard 2 në Ukrainë.
Kancelari Olaf Scholz (SPD) nuk e fsheh se për javë të tëra, qeveria federale kishte bërë fushatë me partnerët e aleancës për të marrë pjesë në aleancë.

Rusia dëshmon gadishmërinë për përshkallëzim të luftës
Java e kaluar shterroi interpretimet që kishin të bënin me dronin luftarak amerikan RQ-9 mbi Detin e Zi, por ajo kulmoi me paralajmrimin rus për dislokimin e armëve bërthamore taktike në Bjellorusi, me çka ajo de fakto shndërrohet në peng të lloit të vetë.
Ky paralajmrim sikur i dëshmoi jo vetëm diplomacisë perendimore, por edhe mjedisit publik të somnabulosur të perëndimit në raport me Rusinë, se ajo, pra Rusia, de fakto është “ariu tashmë i zgjuar”, d.m.th. i gatshëm për përshkallëzimin e luftës ashtu siç ka paralajmruar, në rast se gjykon se mund t’i cënohen interesat nacionale.
Në këtë rrjedhë të agjendave politike të vrullshme, Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore njoftoi se drejtori gjeneral I saj, Rafael Grossi, do të realizojë javën e ardhshme vizitën e dytë në centralin e okupuar bërthamor të Zaporizhjës, ku ai dhe ekspertët e tjerë bërthamorë vazhdimisht kanë paralajmëruar për rrezikun e një kërcënimi bërthamor. Ndërkaq, sekretari i Këshillit Kombëtar për Siguri dhe Mbrojtje të Ukrainës, Oleksiy Danilov, pasi Kremlini njoftoi se do të dislokonte armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pohoi se Minsku është “peng” i Moskës.
Në dobi të vënies së gjendjes nën kontroll dhe uljes së gjakrave, duket të kenë qenë
po atë natë kur u rrëzua droni amerikan, bisedat telefonike midis komandantëve të forcave të armatosura të dy vendeve, gjeneralëve Mark Milley dhe Valery Gerasimov, si dhe ministrave të Mbrojtjes Lloyd Austin dhe Sergey Shoigu.
Këtë ngjarje e pasoi vizita e presidentit kinez në Kremlin.
Menjëherë pas takimit me Xi, Putin thotë se Rusia do të vendosë armë bërthamore taktike në Bjellorusi. Ky akt duket të ketë qenë i koordinuar.
Incidenti në Detin e Zi dhe sidomos pralajmrimi i Kremlinit për dislokimin e forcave bërthamre taktike në Bjellorusi mund të vë në lëvizje jo vetëm administratn e Biden-it drejt arritjes së një marrëveshjeje mes Kievit dhe Moskës, por edhe atë të BE-së.

Serbia në kërkim të rolit të ri gjeopolitik
Në këtë gadshmëri të defiluar nga pala ruse për përshkallëzimin e luftës do rilexuar dhe rigjykuar deklaratën e avoktit serb Čedomir Stojković, e cila do t’na ndihmonte për të nxjerrë konkluzione më të qëndrueshme.
Avokati serb Stojković në një nga cicërimat e tij të fundit pohon se ai, në një intervistë për një media të huaj, paska ndarë njohuritë e tij “ se Vuçiç jo vetëm e dinte planin për pushtimin e Ukrainës, por ishte pjesë e planeve të Putinit për të nisur operacionin e tij special ushtarak (në B&H, në Kosovën veriore, në Malin e Zi) pas rënies. e Kievit. Kjo është arsyeja pse ai bleu shumë armë nga Rusia.[6]
Pikërisht ky fakt shpjegon arsyet reale përse diplomacia perendimore ndryshoi qëndrimin ndaj Serbisë, duke përshpejtuar përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi me Marrëveshjen e 27 shkurtit që u arritë në Bruksel, duke e u tërhequr nga sanksionet e paralajmruara për palën destruktive. Kjo tërheqje e diplomacisë perendimre sikur e trimëroi Vuçiqin, prandaj ai me qëndrimin e tij, bëri që takimi i Ohrit të rrëshqas në terrenin e dështimit të paralajmruar, pavarësisht se në çastet e fundit dyshja e diplomatëve të BE-së Borrel e Lajçak, ia dolën disi ta shpëtonin.
Në kuadër të këtyre zhvillimeve vie edhe nisma joformale e inicuar në Shkup në 29 mars, në përbërje të të cilës janë: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Malit të Zi, që u lansua nën organizimin e Ministrit të Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, z. Bujar Osmani, megjithatë paralajmron skenarin e dytë të zhvillimeve gjeopolitike në rajon, atë të veprimit unik të katërshes pavarësisht rreshtimit të Serbisë.
Kjo nismë joformale është në përputhje të plotë të katërshes në fjalë me strategjinë e BE-së në raport me rajonin, që do të reflektojë me përditësimin e çdo politike të jashtme e të sigurisë së BE-së dhe ShBA-ve, që nëdrlidhen me vazhdimin e luftës në Ukrainë.
Në ditët e javët në vijim ka gjasa të mësojmë më shumë për ndërlidhjen e aktit të dislokimit të armëve bërthamore taktike ruse në Bjellorusi dhe aksionin e koordinuar të tij në planin e përhkallëzimit të luftës hibride në Ballkanin Perendimor, respektivisht mundësive të “kapitulimit” të Serbisë në këtë rrafsh dhe pranimit të realiteti t të ri politik në Kosovë.
Deklaratat e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, duket se sinjalizojnë pikërisht gjasat për rishikimin gjeopolitik të kursit serb, respektivisht realizimin gradual të misionit të tij për tërheqjen e Serbisë në orbitën e interesave amerikane.
________________________________________
1. Zoran Meter: https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-tjedna-analiza-slom-globalne-geopoliticke-konstrukcije/
2. https://www.washingtonpost.com/world/2023/03/13/ukraine-casualties-pessimism-ammunition-shortage/
3. Po aty
4. Zoran Meter: https://www.geopolitika.news/analize/z-meter-tjedna-analiza-slom-globalne-geopoliticke-konstrukcije/
5. https://www.zdf.de/nachrichten/politik/leopard-2-panzer-ukraine-krieg-russland-100.html
6. [https://twitter.com/FIGHT_4_RIGHT_S/status/1639919347790499840]

Replikë shkrimit të Dr. Enver Morina: “Si u shndërruan kishat katolike shqiptare, në kisha ortodokse serbe?”

1

Nga: Pirro Prifti, Tiranë

Në shkrimin e dr. Enver Morina “ Si u shndërruan kishat katolike shqiptare në kisha ortodokse serbe?“ (Nr. 626 12-19 mars 2022 (https://gazeta-nacional.com/ëp-content/uploads/2022/03/Nacional-626.pdf), ka disa pasaktësi  pa të cilat shkrimi ndoshta do të ishte i saktë, por shkrimi I tij,  kam përshtypjen se është më tepër politikisht  për të bindur lexuesit se Kosova ka qënë katolike dhe kundër serbve që në lashtësi dhe në mesjetë, se sa për të treguar të vërtetën historike të Dardanisë së djeshme e të Kosovës së sotme. 

Përse e them këtë? Sepse historia është pak ndryshe, ndoshta dr. Enver Morina duke mos e njohur kulturën religjioze të krishterë ka shkruar këto pasaktësi. Këto janë; 

Dihet se sllavët e jugut erdhën rreth shek V-VI. Me ardhjen e tyre jo gjithmonë me luftë ata u përzjenë me fiset ilire të asaj treve pikërisht me dardanët, liburnët, adrianët, dalmatët, labeatët, dokleatët, pajonët, penestët. Kjo përzjerje shkaktoi asimilimin e fiseve, dhe pas shek vi-vii, nuk flitej më për fise ilire, por lindën arbërit, kurse epirotët në jug vazhduan të qëndronin. Sa për Dardaninë dhe Dardanët , ata e humbën rëndësinë si emër me kalimin e shekujve dhe pas vitit 1389 në luftën ballkanike, kur koalicioni i krishterë ballkanik humbi ndaj Sulltan Muratit -I, i cili dihet që u vra nga Arbëri me emrin e sllavizuar Millosh Kopiliq (Marash ose Mihal ose Mëhill) Nikollë Kopili). Këtu historianët serbë i vendosën emrin e ri Dardanisë si- Kosovo, për shkak se beteja u zhvillua në fushën e Mëllenjave (Kosovo-polje), por edhe kishte popullatë sllave në atë kohë në Dardani e Maqedoni krahas arbërve që serbët I quanin edhe rabanë. 

Përsa i përket religjionit. Deri në vitin 1053 kur ndodhi scizma e krishterimit, nuk kishte formalisht fe katolike apo orthodokse. Kështu që kishat në Ballkan në Serbi, Dardani, Arbëri, dhe Epir e gjetkë, ishin kisha të krishtera pa ndonjë specifikim. 

Pas vitit 1053 Perandoria Bizantine përfshiu nga ana religjioze gjithë Ballkanin në ritin lindor-orthodoks të gjitha popullatat. Kjo u nda sipas Linjës së Theodosit ku Dardania, Doklea (Mali i Zi ,sot) Arbëria dhe Epiri, dhe në përgjithësi i gjithë Ballkani, ishin nën juridiksionin bizantin. Vetëm disa qytete kishin juridiksion të dyfishtë pra kishin edhe kisha katolike edhe orthodokse si Durrësi, Shkodra, Tiravi, Drishti, Lezha. Madje disa herë sipas politikave kishat merrnin emrtim ose ortodoks ose katolik.  

Në Kosovën e sotme apo në Dardaninë e djeshme kishat ishin orthodokse dhe aspak katolike siç thotë dr. Enver Morina. Pse? Sepse kur erdhën sllavët në fund shek v dhe vi ata erdhën nga lindja dhe morën fenë e krishterë dhe sigurisht në atë kohë feja e krishterë nuk ishte e ndarë ,pra as sllavët dhe as dardanët nuk kishin ndanjë fe të veçantë përveç asaj të krishterë. 

 Kishat para shek v-vi nuk quheshin as katolike e as orthodokse sepse ishte vetëm një religjion i drejtuar  nga peshkopi i parë në Romë shën Pjetri në shek e 2 e.s, por “Të krishterët e asaj periudhe do ta kishin parë Pjetrin si “role që do të kontribuonin në një mënyrë thelbësore në zhvillimin e rolit të papatit në kishën pasuese”. Këto role, thotë Broën, “kontribuan jashtëzakonisht shumë për të parë peshkopin e Romës, peshkopin e qytetit ku vdiq Pjetri, dhe ku Pali dëshmoi të vërtetën e Krishtit, si pasues i Pjetrit në kujdesin për kishën universale”). Madje në atë kohë nuk egzistonte Vatikani. Dr. Enver Morina  përmënd ankesën e disa të krishterëve tek Papa i Avinjonit, pra kishte që atëhere një ndarje vetë në kishën Romake të perëndimit sepse kishte dy Papë njëkohësisht një në Avinjon dhe një në Romë gjatë viteve 1380-1417. Gjatë shekullit të 11-të, skizma Lindje-Perëndim e ndau përgjithmonë krishterimin. Ajo u ngrit për shkak të një mosmarrëveshjeje nëse Konstandinopoja apo Roma kishin juridiksion mbi kishën në Siçili dhe çoi në shkishërim të ndërsjellë në 1054. Dega perëndimore (latinisht) e krishterimit që atëherë është bërë e njohur si Kisha Katolike, ndërsa dega Lindore (Greke) u bë e njohur si Kisha Ortodokse. Këshilli i Dytë i Lionit (1274) dhe Këshilli i Firences (1439) nuk arritën të shërojnë përçarjen. Në Vatikan, Papët u vendosën në 1583(https://en.ëikipedia.org/ëiki/History_of_the_Catholic_Church. 

Në Serbi të gjitha kishat ishin orthodokse po ashtu dhe në Dardani me përjashtime të rralla ashtu siç shkruan dr. Morina. Me pushtimin e Kosovës nga osmanët pas vitit 1389, dhe më kapitullimin e serbve të cilët bënë marëveshje me osmanët dhe kështu ruajtën mbretërinë e tyre të vogël, në Dardani, arbërit u larguan, por një pjesë e madhe – për shkak të marëveshjes së kishave orthodokse serbe me osmanët të cilët garantonin  ruajtjen e riteve dhe të pronave,- arbërit i u afruan kishës serbe dhe si i thonë fjalës `lanë etninë për fenë` duke lejuar që edhe kishat e arbërit të posedoheshin nga serbët. Pra kishat në Dardaninë e kaluar kanë qënë me shumicë orthodokse për shkak të Perandorisë së Bizantit por edhe për shkak të pushtimit shumë vjeçar të Dardanisë, Arbërisë dhe Epirit, gjatë viteve të sundimit të Stefan Dushanit  pasardhësve të tij nga viti 1331-1402. 

Një dëshmi  e fortë është se arbërit e Dardanisë (pra Kosovës) i dhanë kishës serbe një shënjtore të tyre Shën Angjelina Arianiti, motra e gruas së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, lipsani i të cilës gjëndet në Manastirin e Krushedolit. Kjo Shënjtore nderohet edhe ne Serbi edhe në Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë cdo vit me datë 30 korrik. Pra qoftë kisha e Gracanicës, qoftë Manastiri i Decanit, janë orthodokse, por kanë qënë të arbërve të cilët u serbizuan të cilët nga myslimanët shqiptarë I quajtën shkie ose ataqë shkanë që rrëshqitën nga etnia e tyre. Madje dhe emri shqiptar  vjen nga përplasja përbuzëse e të dy palëve ku njëra palë e quante kundërshtarin orthodox si – shkie, dhe tjetra e quante kundërshtarin mysliman si – shkiptar  nga fjala shqip (shkyej, shqyej)  (Shih dhe librin `Përse Arbër&Epirotët u kthyen në shqiptarë`, P.Prifti, Tiranë 2022). 

 Katolicizimi i trojeve të veriut të Shqipërisë dhe Kosove e Fush Dukagjin ka ndodhur realisht me urdhër të Programit katolik  FIDE. ‘Propaganda Fide’ themeluar nga Papa Gregori XV mё 6 janar 1622, dërgoi misionet Franceskane e jezuite në Ballkan (me lejen e Sulltanit) në Ballkan për të ri-kristianizuar zonat e Ballkanit. Ky Program pati sukses kryesisht në veri të Shqipërisë dhe pak në Kosovë në jug nuk pati sukses sepse Patrikana e Stambollit dërgoi në Epir Shën Kozmain orthodox për të rikristianizuar arbërit dhe shqiptarët e mbetur. Në këtë kohë u hapën kisha katolike kryesisht mbi kishat orthodokse të shkatërruara në themel nga Sulltan Mehmet Faihu i cili urdhëroi që ` të mos lihet asgjë në Arbëri dhe Epir, vetëm gur mbi gur`. Një nga ato në Shqipëri është edhe Kisha e Shna Ndoit në Laç ku poshtë tek guva ka jetuar Shën Vlashi orthodox i cili u kap nga osmanët dhe i u hoq koka aty ku sot është Manastiri i Shën Vlashit në Durrës. 

Programi FIDE pati sukses në veri sepse Misionet Franceskane dhe Jezuite sollën jo vetëm priftërinj katolik dhe murgj të arsimuar, por edhe disa njerëzish katolikë të cilët u vendosën në Shkodër dhe në Malësi të saj dhe në Fushë Dukagjin. Këta njerëz erdhën së bashku me Misionarët Franceskanë dhe Jezuitë, me kalimin e viteve, nga Tunizia, Libani ku ishte dhe Vaso Pasha guvernator. Në përgjithësi ishin ezmerë (Catholicism and Missionary Activity in the Northern Balkans | Catholic Europe, 1592–1648: Centre and Peripheries | Oxford Academic (oup.com)). 

Madje në vitin 1578 kishte rreth 15 mijë katolikë në trevat e Kosvës dhe Maqedonisë dhe në Bosnje të cilët në vitin 1578 I dërguan letër Papës ti ndihmonte sepse por islamizoheshin. Sidoqoftë pas vitit 1622 dhe sidomos pas Koncilit të Arbrit edhe katolikët patën përccarje me idenë se kush është më I rrezikshëm Islami apo Orthodoksia. Kështu katolikët u ndanë: ata që përcaktuan si rrezik kryesor osmanët dhe myslimanët, bashkëpunuan në forma të ndryshme me serbët, malazeztë dhe ortodoksët, si mbështetësit e emrimeve nga Papa të klerit sllav në kishat katolike në Shqipëri, si ata që organizuan ose luajtën rol të rëndësishëm në kuvendet ndërballkanike, që nëshkruan marrveshje për zhvillimin e propagandës politike serbe ndër shqiptarët etj. Ose thënë ndryshe, nga njëra anë ekziston rryma e klerit katoliko centrik filoserb si Matija Mazrreku, Pjetër Bogdani, Gaspër Krasniqi, Pal Dodmasej, Nikollë Dobrci, Loro Caka etj., etj., etj. Nga ana tjetër gjendet rryma e klerit katolik shqiptar dhe besimtarët katolik që përcaktonin si armik kryesor sllavët dhe ortodoksët si Pjetër Budi, Andrea Bogdani, Nikollë Bardhi, Gjergj Bardhi, Vaso Pasha, Preng Doçi, Luigj Palaj, Lazër Mjeda, Gjergj Fishta, Nikollë Mazreku etj., etj., etj. Interesant është fakti se katoliko-centrikët shqiptarë urrenin Fishtën… (https://ëëë.forumishqiptar.com/threads/39043-Rrymat-politike-katolike-shqiptare). 

Deklarimi i Fahri Xharrës se Kisha e Manastirit të Decanit ka qënë dikur katolike nuk qëndron. Ndoshta si Fahri Xharra ashtu dhe Dr. Enver Morina kanë parë ndërtimin e kishës të ngjashëm me kishat katolike dhe e kanë qëuajtur për këtë arësye si kishë katolike. Por nuk është ashtu. Shumica e kishave orthodokse të kohës së pushtimit Osman madje deri në pavarësinë e Shqipërisë ndërtoheshin si stilit roman të përzjerë me atë bizantin. Kishat e pas vitit 1992 janë të stilit grek të ngjashëm me atë të Shën Sofisë. Madje edhe xhamitë e sotme në Shqipëri, Turqi, dhe Arabi ndërtohen sipas stilit të ndërtimit të Kishës së Shën Sofisë me kupolë të rrumbullakët dhe me minaret në vënd të këmbanores, kurse në shekujt e mesjetës ndërtoheshin sipas stilit roman kryesisht por edhe të përzjerë me atë bizantin. Edhe Kisha e Shën Gjergjit Korçë ngjante me një ndërtim kishe katolike por në fakt ishte orthodokse. 

Në përfundim mund të them se nëse nuk ngatërrohet plotika me historinë e vërteta del në dukje qoftë ajo dhe jo ashtu si na pëlqen sot, por duhet konstatuar se deri në pushtimin Osman sllavët dhe arbër&epirotët nuk kanë luftuar kundër njëri tjetrit madje në 1389 kanë qënë në koalicion të përbashkët orthodox kundër osmanëve.  

priftipirro2017@gmail.com