Kreu Blog Faqe 1087

Hysniu nuk ndalet, vazhdon betejat e luftën për shkollim, jetë e Kosovë të lirë 

Në foto: Hysniu me mbesa e nipa në Prishtinë

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull: ”Hysni Gashi i vogël, jetimi, bariu e rrogëtari” publikuar me 28 mars 2023 

Jeta e Hysni Gashit nëpër vite, ishte një jetë në shërbim të atdheut, në radhë të parë jetë që ia kushtoi arsimit si profesor historie. 

Të gjithë materialin që i kisha ”ruajt” dhe materialin tjetër që e kisha bërë gati për vazhdimet e tjera, sot kur e hapa kompjuterin, me fajin tim, më humbën të gjithat, më tepër se 250 faqe. 

Tash duhet të filloj nga e para, aty ku e kam lënë, me ” Hysni Gashi i vogël, jetimi, bariu e rrogëtari” publikuar me 28 mars 2023 dhe me siguri e kam të vështirë të mbaj mend gjithë kronologjinë e ngjarjeve, personave, datave e vendeve, ashtu qysh i kisha planifikua. E kisha kryer punën kryesore. Më mbetej vetëm ta shikoj edhe njëherë e ta krehi sikur mullarët me sanë e otavë që të dukën sa më të hishëm. 

Ka afro 30 vjet që e përdori kompjuterin e nuk munda të mësohem se si ta përdor kompjuterin (lexo inernetin) e telefonin. Jam i pashpresë dhe kurrë nuk do të mund të mesoj për kompjuterin. Handikap jam. 

Astrid Lingren *), shkrimtare suedeze, një ndër më të njohurat në botë si shkrimtare për fëmijë, ka përdorur makinën e shkrimit, sepse ka qenë më sigurtë, e jo kompjuterin. 

Jeta e Hysniut në Jetimoren e Vlorës.  

Në Jetimoren e Vlorës, jeta ka qenë e organizur, ka pas diciplinë ushtarake. Ushqimi e fjetja, gjithashtu, kanë qenë shumë të mira. Kjo shkollë ka ndikua te Hysniu dhe ai, është mundua që të ketë regull kudo, edhe në familjes, të ketë një orar edhe për ushqim e fjetje, pun¨r (mësim) e ndeja.  

Ajo që Hysniu ka treguar, në jetimore ishte edhe shkolla ku të gjithë jetimët kishin mundësi që të mësojnë shkrim e këndim, pra ishte e mirë. Ishte ndër shkollat me të mira të kohës. Sipas Hysniut aty pregaditeshin kuadro të reja për sigurimin e shtetit. Qëllimi ishte që nxënësit, fëmijët jetim, shtetin ta kanë babë e nënë e për prindër mos të din gjë.  

Dashuria ndaj prindërve e familjes përgjithësisht, këta fëmijjë fatkeq duhej ta harronin, nëse kanë ditur diçka për ta sepse, kishte edhe të tillë që prindërit për shkaqe të ndryshme i kishin lënë fëmijët në rrugë, në radhë të parë për shkak të varfërisë, vdekjes së prindërve etj. 

Rasti i Hysniut dihet, por jo sa duhët. Selimi, babai i Hysniut ishte në burg të përjetshëm ndërsa nëna nuk mund ta ushqente e të përkujdesej sepse ishte shumë halllige, zaf thotë Hysniu në një vjershë. Nuk jam i sigurtë, se a vdiq dhe kur i vdiq nëna e Hysniut, Gjyldanja ndërsa babi i Hysniut, Selimi ka vdekur më 1979 dhe unë me disa shokë të studimeve, Xhevat Durmishi, Skënder Gashin nga Drenici i Zatriqit, të Rahovect ishim në të pame për kryeshnosh te profesor Hysniu në Fushë Kosovë, atu ku ai atëherë banonte me familje dhe kishte shtëpi të vetën. 

Në një intervistë që ia kishte dhënë një gazetari- shkrimtar i cili kishte shkruajtur edhe librin ”Portrete nga Hasi”, Muhamet Dauti, ai shkurt tregon disa detaje nga jeta. Ky libër ka të dhëna interesante dhe shumë të sakta për jetën dhe veprën (punën) e profesor Hysniut, ”Personalitete të fushave të ndryshme që kontribuojnë sot, shkrimtarë, artistë, gazetarë, juristë …”. 

Në mesin e më të merituarve, në libër zë vend edhe Hysni Gashi. 

Hysniu nuk ka ikur nga katundi Letaj por i zoti i shtëpisë, Rexhë Mehmeti që Hysniu shërbente te ai (rrogtaronte) i thotë Hysniut të vogël: 

-Shko në Zogaj, katund afër katundit Letaj, katund afë Bajram Currit dhe Gjakovës e na e thirr filanin. Rrugës e ndaluan rojet e kufirit. E pyesin kush je dhe ku shërben. Më thanë:  

”Shteti ynë nuk lejon më shërbëtor, s`ka më zotni, atë (Rexhë Mehmetin, shën. imi). 

Muhamet Dauti ”Portrete nga Hasi”, Njerez me kontribute të shquara në shërbim të kombit

Në Jetimorën e Vlorës, Hysniu kryen shkollimin fillor e pastaj e dërgojnë te ”Uji i Ftohtë” ku mbaron edhe shkollën unike *). 

Hysniu ka pasur edhe një motër, Shyretja për të cilën nuk dihet asgjë.  

Me motrën Shyrete, Hysniu takohet në Gjakovë mes lotëve e gëzimit … kur ishte normalist.   

Për jetën në Jetimorën e Vlorës e Uji i Ftohtë, nuk kam të dhëna që Hysniu ka pasur ndonjë shok besnik, që do ta përmendja, së pakut nuk e ka thënë Hysniu. 

Të dhënat janë shumë të pakta dhe ato të dhëna që kam, nuk janë të mjaftueshme e të plota për një libër monografik.  

Me Mark Lulgjurajn nuk është njohur në Jetimorën e Vlorës por në Gjakovë. Në Jetimore, nuk ishte ish shoku i shkollës, Mark Lulgjuraj, por ishte nxënës në Normalen e Gjakovës, Kryetar e Rinisë në Shkollë, në kohën kur Hysniu vazhdon shkollën Normale dhe përjashtohet nga Normalja e Gjakovës.. 

Edhe mënyra se si shkon Hysniu nga Vlora në Kroaci, për mua nuk është bindës dhe mbetet e enigmë. 

Ka mendime se ish shtetet socialiste, edhe Shqipëria e Jugosllavia organizonin ekskursione për qëllime studimi e njohje. Një tjetër me tha se kanë shkua një akcion pune të rinïsë. 

Hysniu, (nëse është për tu besuar) në akcionin e rinisë në Kroaci, çdo mëngjes kur bëhej ngritja e flamurit jugosllav dhe këndohej himni, ai e ngriste flamurin sepse ishte djali më i zgjuar nga akcionistët. Kështu më ka thënë Nakija, gruaja e dytë e profesorit.  

Pasi përfundojnë punën në akcionin e rinisë, rrugës për në Shqipëri, Hysniun e ndalin policia në Prizren me arsyetimin se ai është i lindur në Prizren dhe është shtetas i ish Jugosllavisë e jo, shtetas i Shqipërisë. 

Hysniu mërzitet sepse Shqipërinë e njihte si shtet dhe ”Shqipërinë nënë” e kishte në zemër.  

S`kishte çka të bëjë dhe ishte i detyruar të iu bindet urdhërave e të vazhdoi të luftoi për mbijetesë, për jetë të re me shpresë për një të ardhme më të mirë. 

Tash Hysniu ishte më i pjekur dhe vitet e fëmijërisë e kishin qelikos por s`kishte ku të banoj në Prizren. 

Sa ka kohë ka ndejtur (jetuar, jetë i thënqin) në Prizren, nuk dihet. Nuk dihet as ku ka fjetur e qysh është ushqyer. 

Dallgët e jetës, tash të riun e përplasin në Gjakovë 

Një mbrëmje kur të rinjët e qytetit të Gjakovës, dalin nga salla e kinemasë që kishin parë një film, sigurisht film dashurie, por Hysniu nuk kishte kohë e as mundësi të mendoj për dashurinë, të rinjët e gjejnë Hysniun fjetë mu afër dyerve të kinemasë, ku deri vonë, mesi i viteve 1970 në Gjakovë kanë qenë kazermat e ushtrisë jugosllave (ish APJ-ja, Armata Popullore Jugosllave). 

Nga libri i cituar ”Portrete nga Hasi”, ”Personalitete të fushave të bdryshme që kontribuojnë sot, shkrimtarë, artistë, gazetarë, mjeke, diplomatë, juristë …” (Hysni Selim Gashi-2.12. 1933)

Të rinjëve iu vie keq dhe iu dhimset djaloshi i ri kur e shohin që ishte rrudhur nga të ftohtit, kur nata e terri i kishin zënë vendin dritës së diellit e ditës. Në mesin e të rinjëve kishin qenë edhe disa normalistë të Normalës së Gjakovës që banonin në internat. Gjakova kishte internat dhe drejtor i internatit ishte Mazllum Hoxha, gjakovar. 

Normalistët e rinj e pyesin: 

-Ku banon, ku e ke shtepinë? 

-Nuk kam shtëpi, përgjigjet Hysniu. 

Ata e marrin me vete në konvikt dhe aty e bënë natën Hysniu. Sikur ta dinte Hysniu se kjo ishte një natë ma fat për Hysniun, ai do të këcente nga gëzimi. 

Më passtaj, Hysniu pasi që kishte krye shkollën në Shqipëri, shkollën fillore dhe një shkollë tjetër, e nivelit të mesëm, shkollë për edukim, ai pranohet si nxënës i Normales së Gjakovës. Këtu, mendoj unë nuk ka mungua ndihma e konviktorëve dhe profesorëve të Normalës, emrat e të cilëve janë të njohur në hapjen e shkollave e fakultetev në Prishtinë e Gjakovë. 

Për jetën në internat dhe shkollimin në Normale, Hysniu nuk ka lënë ndonjë shenim pos në ndonjë vjershë mund të gjinden fragmente të shkurtëra nga jeta e Hysniut. 

Ajo që është më e rëndësishmja është se Hysniun tashmë e kemi një djalë të pjekur ideologjikisht, moralisht e kombëtarisht që mund të përballet me provat e para si i ri, përballë pushtetit pushtues serbo-sllav dhe të fitoi. 

Një natë dimri, gjatë kohës së pushimeve dimërore ose të ndonjë feste siq ishte aso kohe 22 dhjetori, dita e APJ-së apo Viti i Ri, 31 dhjetori, kur të gjithë nxënësit shkojnë në shtepitë e tye, e Hysniu mbetet vetëm si banues në internat. Kjo me siguri se e ka mërzitur shumë djaloshin e ri. 

Nga dashuria dhe malli që kishte Hysniu për familjen, për babën e burgosur e nënen e vdekur (?) dhe në dëshprim e mllef që kishte kundër pushtuesit serb, i then të gjitha fotot e J. B. Titos që ishin të vjerruna në muret e koridoreve të internatit. Të nesërmenm, edukatorrët dhe personeli kujdestar e lajmërojnë rastin në organet e ndjekjes, në polici e udhëheqjen komunale. Nuk vonojnë e internatin e pushtojnë policia e të riut Hysnin, veq që nuk e qesin grykës së topit e para pushkatimit. 

Shkolla në bazë të direktivva e urdhërave të ish komitetit të LK-së, atëherë (Partia komuniste), Hysniu e përjashtojnë nga shkolla Normale e Gjakovës.  

Hysniu përsëri mbetet në rrugë, pa shkollë, pa shtëpi dhe pa asnjë mbrojtje e shpresë për jetë. 

Kryetari i Rinisë së shkollës Normale (ndoshta edhe i internatit), ishte Mark Lulgjuraj nga Tuzi, qytet në mes të Shkodrës dhe Podgoricë (Titogradit), kryqyetet në Mal të Zi. 

Mark Lulgjueraj në bazë të pozitës që kishte dhe autoritetit, si kryetar rine, i del në mbrojtje Hysniut, bashkë me profesorin Ferdinand Shkrezi, nga Shqipëria. 

-Lëreni çunin *) mos e ngisni dhe mundohen jo vetëm që ti dalin në krah Hysniut por edhe ti arsyetojnë ato e minimizojnë ato veprime që kishte bërë Hysniu për shkak të mungesës së shteti, përkrahjes materiale që s`kishte nga shteti. Hysniu, ishte paprind, pa shtëpi e pa ndihma minimale për jetesë. 

Sinan Kastrati, me Abetaren Gegënishte, 1939-1942, duke folur para mësuesve me rastin e 7 marsit, ditës së mësuesit. Malmö, 2020

*) Astrid Lindgren 

Astrid Anna Emilia Lindgren, född Ericsson den 14 november 1907 i Vimmerby landsförsamling i Småland, död 28 januari 2002 i Stockholm, var en svensk barnboks-, sångtext- och manusförfattare samt förlagsredaktör och opinionsbildare. Lindgren är känd över hela världen för sina barnböcker om bland andra Pippi Långstrump (1945), Barnen i Bullerbyn (1947), Karlsson på taket (1955), Madicken (1960), Emil i Lönneberga (1963), Saltkråkan (1964), Bröderna Lejonhjärta (1973) och Ronja Rövardotter (1981).  

*) Shkollë unike, është e mundshme që është shkollë që prekatiste kuadro policorë e ushtarakë, njerëz të Sugurimit Shtetëror 

*) ÇUN m. bised. 

  1. Fëmijë mashkull deri në moshën e pjekurisë; djalë i vogël. Çun i vogël. Çun i ri. Çun i mirë (i prapë). Çun punëtor.
  2. Fëmijë mashkull kundrejt prindit të vet, bir, djalë. Çun i vetëm (i përkëdhelur). Ka dy çuna. Bëri përsëri çun. Çunat e nënës. Çunat e malit. përk. partizanët.
  3. vjet. Fëmijë që mbahej për të ndihmuar në punë të ndryshme. Çun bariu.

Vazhdon 

Malmö, 29 mars 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Ftesë për pjesëmarrje në manifestimin përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”

0

Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta do të ndajë Çmimi “Hasan Prishtina” për 24 komuna, bashkësi lokale, shoqata humanitare, organizata joqeveritare e mediume nga RMV, që ndihmuan refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës të vitit 1998-99.

Po ashtu do të organizohet orë letrare me poezi konkurruese të zgjedhura nga komisioni për “ 24 poet – 24 poezi – 24 vjetorin” përcjellë me program artistik nga Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve “Shota” Prishtinë.

Ndërsa në shenjë respekti ndahet çmimi Hasan Prishtina për këto komuna, Bashkësi vendore e institucione të Republikës së Maqedonisë së Veriut, komunës së Tiranës dhe të Ulqinit:

Komunës së Hanit të Elezit kryetarit z. Memet Ballazhi;

Komunës së Çairit-Shkup kryetarit z. Visar Ganiu;

Komunës së Haraçinës-Shkup kryetarit z. Ridvan Ibrahimi

Komunës së Sarajit- Shkup: kryetarit z.Blerim Bexheti

Komunës së Studeniçanit, kryetarit z. Azem Sadiku

Komunës së Likovës -Kumanovë, kryetarit z. Erkan Arifi

Komunës së Tetovës, kryetarit z. Bilall Kasami

Komunës së Gostivarit, kryetarit z. Arben Taravarë

Komunës së Kërçovës kryetarit z. Fatmir Dehari

Komunës së Dibrës , kryetarit z. Ekuran Duka

Komunës së Strugës, kryetarit z. dr.Ramiz Merko

Komunës së Tiranës, kryetarit z. Erion Veliaj

Komunës së Ulqin-Mali i Zi, kryetarit z.Omer Bajraktari

Bashkësisë vendore të fshatit të brezit kufitar Bllacë, kryetarit Agim Bardhi

Bashkësisë vendore të fshatit të brezit kufitar Nigishtan kryetarit Jusren Selmani

Bashkësisë vendore të fshatit kufitar Radushë, kryetari Abdyl Mejdiu

Bashkësisë vendore të fshatit kufitar Jazhincë kryetari Abdi Nafiu,

Bashkësia Fetare Islame në RMV, Reisul ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai

Shoqata humanitare el hilall, kryetari prof.Behixhudin Shehapi,

Shoqata e Kryqit të Kuq në RMV Dr Sait Saiti

RTVMV-Programi në gjuhën shqipe: Migena Gorenca;

Radio Shkupi-programi në gjuhën shqipe: Valbona Pajaziti;

Ish gazeta “Fakti”- Shkup z. Emin Azemi;.

24, Radio “Vati” Shkup kryeredaktorit Amir Kadriu.

The United States Daily (1928) / Ahmet Zogu falenderon presidentin amerikan Calvin Coolidge për njohjen dhe urimet e tij me rastin e ngjitjes në fronin e Shqipërisë (Telegrami)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 29 Mars 2023 

“The United States Daily” ka botuar, të shtunën e 22 shtatori 1928, në faqen n°2, telegramin e Ahmet Zogut dërguar asokohe presidentit amerikan Calvin Coolidge për njohjen dhe urimet e tij me rastin e ngjitjes në fronin e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Mbreti shqiptar falenderon Presidentin

Shpreh mirënjohje për njohjen dhe për punën ndihmuese të Kryqit të Kuq.

Burimi : The United States Daily, e shtunë, 22 shtator 1928, f.2

Burimi : The United States Daily, e shtunë, 22 shtator 1928, f.2

Mbreti i Shqipërisë i ka telegrafuar Presidentit Coolidge duke e falënderuar për njohjen dhe urimet e bëra me rastin e marrjes së fronit të Shqipërisë.

Telegrami i bërë publik nga Departamenti i Shtetit më 21 shtator shpreh gjithashtu mirënjohjen e popullit shqiptar për punën ndihmuese të Kryqit të Kuq Amerikan. Telegrami vijon në tekstin e plotë :

Tiranë, Shqipëri. 

Shkëlqesisë së tij Calvin Coolidge, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Washington, D.C. 

I prekur thellësisht nga urimet dhe përgëzimet e mira që Shkëlqesia Juaj ka shprehur me kaq dashamirësi me rastin e ngjitjes sime në fronin e Shqipërisë, nxitoj t’ju paraqes sigurinë e mirënjohjes time më të thellë për këtë akt miqësie të përzemërt ndaj meje dhe popullit shqiptar. 

Me këtë rast kam kënaqësinë t’ju përcjell shprehjen e ndjenjave të mirënjohjes që populli im vazhdon të ushqejë ndaj popullit fisnik të Shteteve të Bashkuara për ndihmën humane të marrë nëpërmjet Kryqit të Kuq Amerikan në një kohë kritike. 

Për më tepër, populli shqiptar është shumë mirënjohës për mikpritjen e përgjithshme që Republika e madhe e Shteteve të Bashkuara u bën me kaq lirshmëri shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, duke u dhuruar atyre përfitimet e kulturës dhe mirëqenies amerikane. 

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, urimet e mia më të sinqerta për lumturinë tuaj dhe për prosperitetin më të madh të popullit fisnik të Shteteve të Bashkuara. 

(Nënshkruar) ZOGU

*Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, https://www.darsiani.com/la-gazette/the-united-states-daily-1928-ahmet-zogu-falenderon-presidentin-amerikan-calvin-coolidge-per-njohjen-dhe-urimet-e-tij-me-rastin-e-ngjitjes-ne-fronin-e-shqiperise-telegrami/.

Shqiptarë! Mos e vendosni çelësin e lumturisë suaj në xhepin e dikujt tjetër

0

Nga Aurel Dasareti

Një marrëveshje ligjore përfshin një ujdi (pajtueshmëri të plotë për të gjitha pikat) ndërmjet dy ose më shumë palëve (shteteve) se si do të zgjidhen çështjet ligjore. Marrëveshja do të thotë njësoj si kontrata. 

*** 

Kushtetuta nuk mund të ndryshohet. Kushtetuta nuk thotë asgjë tjetër përveç se si duhet të qeveriset Kosova dhe ndalon që ndonjë nga njerëzit të pësojë keqtrajtim. 

Një pjesë e Kushtetutës nuk mund të ndryshohet dhe kjo është pjesa që tregon se si duhet të qeveriset Kosova. 

Kosova është një demokraci popullore. Pra, çfarë do të thotë kjo? Nuk mund të nënkuptojë asgjë tjetër përveç se populli patjetër (medoemos, me çdo kusht) të marrë pjesë në të gjitha vendimet kryesore dhe të rëndësishme në lidhje me një referendum. 

Është e vërtetë që në vendet demokratike sundon populli. Është e drejtë që edhe në Kosovë të sundoje populli.  

Kjo është ajo që karakterizon demokracinë popullore. Pra, mund të shtrojmë pyetjen, po zgjedhjet? Nuk është gjë tjetër veçse nëse nuk jeni të kënaqur me politikanët që qeverisin, ata thjesht mund të shkarkohen dhe të dalin të rinj. Politikanët kanë marrë një mandat nga populli për të qeverisur, në mëshirën e popullit. 

Ka diçka për të cilën Kosova përfundimisht nuk mund të aplikojë (të bëjë një kërkesë zyrtare) dhe ajo është nëse Kosova duhet t’ua lëshojë njëfarë sovraniteti fuqive të huaja. Pra, Serbisë, e cila na ka shumë borxhe, nuk duhet lejuar të fusë hundën edhe në tokën që i ka mbetur Kosovës. 

Qeveritë e mëparshme të tradhtarëve të këqij, të cilët në vitin 2013 dhe 2015 shkelën rëndë ligjin (Kushtetutën e shtetit të Kosovës) me “marrëveshjen” antikushtetuese-joligjore (krejt të paarsyeshme) “i dhanë” Serbisë një “zajednica” (Bashkimi-Republika e Serbisë) brenda kufijve të Kosovës, kanë kryer krimin më të rëndë. Domethënë Tradhti e Lartë. 

“Marrëveshja” e ndyrë është plotësisht e pavlefshme. Nënshkruesit dhe miratuesit e ligë duhet ndjekur penalisht. Kosova është tokë e të gjithë shqiptarëve dhe jo pronë private e askujt. 

*** 

Çfarë nënkuptohet me Kushtetutë? 

Kushtetuta është një ligj që përmban rregulla bazë për formën e qeverisjes dhe sistemin politik të një vendi dhe rregullon aspekte veçanërisht të rëndësishme të mënyrës se si funksionon sistemi politik. Kushtetutat konsiderohen si ligje të një “rendi më të lartë”. 

Në cilat tre parime bazohet Kushtetuta? 

Parimet më të rëndësishme mbi të cilat bazohet Kushtetuta dhe kontrata e saj shoqërore janë:  

  • Sovraniteti popullor nëpërmjet dispozitave për qeverinë dhe përfaqësimin e zgjedhur,
  • Parimi i ndarjes së pushteteve në lidhje me dallimin ndërmjet pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor të shtetit, 
  • Të drejtat e njeriut që sigurojnë qytetarët kundër sundimit të ligjit.

*** 

PS: dispozitë – pjesë e një norme  juridike që përmban një rregull të caktuar të sjelljes; çdo pikë e një ligji, e një urdhërese, e një vendimi etj. 

Don’t put the key to your happiness in someone else’s pocket. 

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Libri që ngre alarmin për Kosovën dhe përgjithësisht për kombin shqiptar

1

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Recension për librin publicistik të Bajram Kabashit “RIISLAMIZIMI rreziku i radhës (Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin) — botim i Shtëpisë botuese: Lena Graphic Design, Prishtinë, 2023

Kambanat e alarmit sikur përplasen nga një cep në cepin tjetër të Shqipërisë së natyrshme, me idenë që të trandin këtë atmosferë dualiste të mbetur disi pezull në realitetin shqiptar si një dilemë e pajustifikueshme, që nuk mundëson veprim aktiv dhe përlindjen e duhur të Kombit.

Fashizmi islam — Paralajmrim!

Të tillë, si ngjarje kulturore e kontribut të veçantë e kisha përjetuar edhe unë derisa po e lexoja në dorëshkrim, në formatin elektronik që ma ishte dërguar autori para publikimit.

***

Në vitin 2018 shtëpia botuse e njohur e Njujorkut — HrperCollins Publishers, publikoi librin e Madelin Ollbrajt-it [Madeleine Albright] me një titull që më ishte alarm i lloit të vetë, siç ishte edhe vetë përmbajtja e librit: FASHIZMI — Një paralajmrim, ndërkaq po atë vit ai do të përkthehet edhe në gjermanisht dhe do të përjetojë dy botime. Botimin e dytë kisha fatin ta siguroja dhe ta lexoja me vëmendje të veçantë. Materia e parashtruar fillimisht në formë të tezave, që siç njofton Ollbrajt që të gjitha ishin të diskutuara me ish studentët e saj të doktoraturës për më shumë se një dekadë, e mbi të gjitha konkluzat e këtij libri, që janë përmbledhur në formë të pyetjeve në kapitullin e 17-të, më kanë bërë të reflektojë gjatë mbi të ardhmen e demokracisë liberale dhe përgjithësisht të civilizimit tonë.
Këtu më poshtë po sjell dy konkluzione të z. Olbrajt që ndërlidhen edhe me alarmin që sjell libri i Bajram Kabashit për përurimin e të cilit jemi mbledhur sot në këtë amfiteatër të Bibliotekës që mbanë emrin e kolosit tonë të mendimit e orjentimit civilizues — Pjetër Bogdani.
[Më lejoni të bëjë shkurt këtu një parantezë, megjithëse është në frymën e preokupimit që ngre libri i z Kabashi]
Aty ku përfundon shtrirja e gjeografisë shqiptare, aty përfundon civilizimi perendimor dhe fillon Lindja. Kështu, pak a shumë, shkruante Pjetër Bogdani ynë sa ishte kryepeshkop i Dioqezës së Shkupit.

Kronisti austriak që raporton për bashkangjijen e faktorit shqiptar ushtrisë austriake në përballje me forcat osmane, në krye të të cilit plan ishte Bogdani si faktor vendimtar i këtij bashkëveprimi, kur ai vdiq, më 6 dhjetor 1689, me dhimbje e mesazh kuptimplotë shkruante se “me vdekjen e Pjetër Bogdanit iku edhe fati ynë në tokë”.

Ndërkaq duke ju kthyer historisë së zanafillës së islamit politik, Kabashi nënvizon se ky fenomen ka zanafillën e tij edhe në hapësirën shqiptare.

“Islami nuk është ai që mbeti pa selinë e tij udhëheqëse në trojet e Gadishullit Ilirik pas vitit 1912, pohon Kabashi, dhe vazhdon tutje, por ai është Islam që mirëmbahet e udhëhiqet nga qendrat, që pretendojnë ta vazhdojnë aty ku e la pushtimi turko-osman në vitin 1913.”

Në librin e tij “RIIISLAMIZIMI rreziku i radhës (Bashkëbisedim me Ibrahim Kelmendin) autori në cilësinë e publicistit me përvojë të gjatë, si njohs i mirë edhe i materies me të cilën është marrë, ka ditur të cytë bashkëbiseduesin me pyetje që fenomenin e islamit politik ta shpërfaqin shqeto, madje edhe aty ku shumë të tjerë as që e marrin me mend, si bie fjala në institucionet tona të sigurisë e amfiteatrot e universiteteve etj.

Por, më lejoni të jap ca pikëpamje të mia me këtë rast mbi silamin politik, natyrisht duke u ndërlidhë me librin e Kabashit, meqë mua më pengon ekskluzivisht islami politik, ndërkaq me doktrinën e islamit, mendoj se mund të mirren studjuesit e filozofisë dhe religjionit. Megjithatë, në këtë rrafsh, mendoj se shqiptarët nuk ia kanë ngenë të marrin rol prijës, siç patën bërë njëherë e një koh me flamurin e marksizëm-leninizmit.

Me termin “Islami politk” nënkuptohet ajo mënyrë e të lexuarit të Islamit që presumon në një teori mendimi dhe veprimi vetë qenien e shtetit. Kjo mënyrë e parapëlqimit të leximit të islamit i ka dhënë një lloj karakteri politik genuin Islamit, me çka dëshmohet se në fakt ky religjion, që nga zanafilla ishte në essencë akt politik. Kjo pikëpamje tashmë e përhapur si në Perendim ashtu edh enë Botën arabe, ka një fundament real. Në fakt, historia politike e islamit na verifikon se konstituimi i diskursit mbi Islamin politik është produkt i rrethanave historike dhe të zanafillës së tij.

Në librin e tij me titull Handbuch des politischen Islams (Doracak i Islamit politik), Thomas Schmidinger, ka sjell të përmbledhur në një historinë e definicioneve, duke na dhënë këtë shpjegim më të thuktë për Islamin politik. Ai e sheh Islamin politik si “ një koncept përmbledhës për të gjitha Lëvizjet dhe Grupimet, të cilat nuk e kuptojnë Islamin thjeshtë dhe vetëm si një religjion. Këto grupime e shohin islamin politik gjithnjë të koncipuar në detaje, si udhëzues për veprim politik, që mëton e nxit bindshëm e gjithnjë, islamizimin e shoqërisë dhe politikës.”[Maximilian Wollner: 2008]

Medreseja e Shkupit “Aleksander Gjorxheviq” dhe islami politik

Nëse Bosnja dhe Hercegovina do të projektohej si qëllimi parësor i shtrirjes së ndikimit dhe zgjerimit hegjemonist serb gjatë procesit të përmbushjes së kodit nacional serb,të projektuar në dy tekstet reprezentative të nacionalizmit klasik serb- atë të Ilija Garashaninit (Naçërtanije- 1836) dhe atë të Vuk Stefanoviq Karaxhiqit ( “Srbi sfi i svuda — Serbët të gjithë dhe kudo — 1849), në prag dhe pas Kongresit të Berlinit (qershor 1878), ekspansioni serb i projektuar në politikat e jashtme të qeverisë, bazuar tek Naçertania, do të orjentohet drejt jugut — në thellësi të hapësirave shqiptare (tashmë kur Sanxhaku i Nishit, Piroti, Leskoci dhe Prokuplja ishin siguruar me marrëveshjet paraprake në vigjilje të Kongresit të Berlinit), ku përfshiheshin tok Sanxhaku i Novi Pazarit, Kosova dhe Maqedonia.

Përfundimet e Kongresit të Berlinit kishin karakter epokal për politikat ekspansioniste serbe. Nuk bëhej fjalë vetëm për njohjen e sovranitetit shtetëror të Serbisë, por edhe për përmbushjen e kodid nacional serb, sidomos në raport me shqiptarët dhe cenimin e interesave të hapësirës së tyre jetike. Me pushtimin e Sanxhakut të Nishit dhe spastrimin etnik të shqiptarëve, po promovohej shembulli se si do të veprohej tutje në realizimin e “Serbisë së re”. Ai do të ngritet tërësisht mbi parimet e shtetit homogjen nacional, që do të shtrihej tutje duke aneksuar Kosovën dhe Maqedonisë (1912).
Ky zgjerim permanent i Serbisë në dëm të shqiptarëve, siç e dëshmon historia, ishte produkt edhe i mitit serb mbi Kosovën në forma e mënyra tërësisht të aktualizuara, që ishin në esencë thelbi i diskursit të përplasjes gjeopolitike të kohës.

Pas riokupimit të Kosovës dhe Maqedonisë nga armata serbe në vitin 1918, ishin mbyllur “pothuajse të gjitha shkollat shqipe private apo shtetërore, të cilat ishin hapur veçanërisht në rajonet e pushtuara nga Haubsburgët (Perandoria Austro-Hungareze) ishin toleruar vetëm shkollat dhe mësimi në gjuhën turke dhe arabe, që po zhvillohej në xhami. Kështu, gjykonin ideologët serb, do t’ i ndihmohej procesit të asimilimit më të shpejtë. Ky proces sforchej me projekt shtetëror, duke sjell myfti dhe imam të përzgjedhur nga Bosnja dhe Hercegovina, por edhe përmes hapjes së Medreses së Madhe në Shkup, në vitin 1924, në funksion jo vetëm të disimilimit [fshehjes së identitetit kombëtar], por edhe të asimilimit të shqiptarëve, duke krijuar kështu rrethana ideale për krijimin e parakushteve të nxitjes dhe selitjes së islamit politik.

Një numër kuadrash që ishin nxjerrë nga ajo medrese, si pjesë e skenarit politik për promovimin e islamit politik, i kishin shërbyer Serbisë për shpërnguljen masive të shqiptarëve për Turqi e Siri, duke shpopulluar qytete të tëra (Shkupi, Ohri, Prishitna, Gjilani, Kumanova…). Atë valë shpërnguljesh do ta ndërprejë vetëm shpërthimi i Luftës së Dytë Boëtrore.

Propaganda fashiste serbe duke luajtur me shumë karta, ka potencuar autori i këtij libri në disa nga pyetjet e parashtruara, shqiptarët herë i akuzon si “mish i huaj” në Europë, duke i cilësuar si “strofull e ISIS-it” në Ballkan, e herë si “instrument i ndikimit perendimor në rajon”.[1]

Madje sipas Ivica Daçiqit, ministrit të jashtëm serb, qëllimi i shqiptarëve na qenka “krijimi i Shqipërisë së Madhe.” Në stilin e Gebelsit ai teatralizon se “ Kjo Shqipëri e madhe kërcënon të jetë ‘shteti më vital i Ballkanit’ dhe një instrument i ndikimit perëndimor në rajon.” Por, kaq nuk mjafton, që t’ ju shtijë tmerrin qarqeve diplomatike perendimore, ai i bie borisë së çjerrur për ta kujtuar të ashtuquajturën “transverzale e gjelbërt”: “Shqiptarët kanë në plan të bashkojnë veriun e Kosovës me Sanxhakun për të ‘rigjallëuar territorin historik-osman’. “ Një lidhje e ‘Kosovës së islamizuar’ me Sanxhakun, sipas Daçiçit do të ishte një dështim më i madh për popullin serb, madje më i madh se të gjitha dështimet e popullit serb në shekullin e 20-të”, rezymon plot emocione Daçiq në intervistën dhënë FAZ, të cilën e sjell në shqip DW në 15 gusht 2017.[2]

Paragjykimet dhe spekulimet — dëmtojnë librin

Islami politik ndër shqiptar megjithë rrezikun që paraqet, nuk mund të luftohet përmes spekulimeve. Për fat të keq, përgjigjet spekulative të z Kelmendi në ca prej pyetjeve të drejtpërdrejta lidhur me raportet mes istitucioneve të Republikës dhe bartësve të rrymave të islamit politik, e dëmtojnë vetë librin. Duket se autori i librit, zoti Kabashi, nga respekti i tepruar, nuk ka marrë dot qëndrim të duhur që të mos i përfshinte në libër ato pjesë. Por kështu e ka dëmtuar vet librin.

Po e konkretizojë këtë fenomen me pyetjen e më poshtme të autorit dhe përgjegjen e z Kelmendi:

B.Kabashi: Kur thua që institucionet nuk mund t`i kundërvihen islamizimit për shkak të futjes së tyre në institucionet aktuale, a mendoni se e gjithë kjo ka parahistori dhe se ky islamizim po vazhdon në forma të ndryshme në Kosovë, që nga afritë e islamistëve me PDK-në, LDK-në etj?

I. Kelmendi: Islamistët i faktorizoi Albin Kurti. Deri në zgjedhjet e fundit islamistët bënë përpjekje të futen në Parlament, duke konkuruar me partitë e tyre. Por asnjëherë nuk morën as 1 % të votave. Në zgjedhjet e fundit nga emigracioni Kurti mori rreth 130 mijë vota të islamistëve, sepse ata patën organizuar pjesëmarrjen në ato votime fizike dhe me postë përmes rrjetit të qindra xhamive në emigracion. Edhe PDK e LDK ka pas koketuar me islamistët, por islamistët nuk u kanë besuar atyre. Bile, dyshoj se Vuçiqi dhe Erdogani nuk i ka komanduar islamistët të votojnë pro LDK-së dhe PDK-së.”

Paragjykimet rëndom shpjejnë në konkluzione të gabuara, si këto në këtë përgjigje dhënë drejtpërdrejt nga thellësia e stomakut, pa kaluar në filtrat e trurit. 130 mijë votat e mërgatës nuk mund t’i diskualifikosh me një të rënë të tastaturës në vota ët islamistëve. Ky fenomen përsëritet kur liston deputetët sipas imazhit të tyre, duke i trajtuar si “renegatë të islamit politik” të gjithë ata që kanë çfardo mjekrre! Edhe më keq atëherë kur mëtohet të interpretohen e zbërthehen fenomenet historike, duke i lexuar ato me syzet e kohës sonë, siç bën z.Kelmendi në fragmentin e librit ku trajton fenomenin e “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit” bazuar në programin zanafillor të saj!

Konkluzion

Fati politik i gadishullit Ilirik, por edhe i Evropës, ngjashëm si në epokën e Gjergj Kastriotit që qe përcaktuar pikërisht nga qëndresa arbërore, ka mundësi reale që të reprizohet në dhjetëvjetëshin në vijim. Ky optimizëm vërehet edhe tek z Kelmendi. Por ai nuk ngurron të apeloj për nevojat në rritje që ka faktori shqiptr për ndërtimin e doktrinave të tij mbrëjtëse. Për këtë duhet t’i jemi mirënjohës.
Në këtë betejë, pohon Kelmendi me të drjtë se “ Asnjë popull nuk është në gjendje për të sfiduar veprimtaritë subversive të shërbimeve armiqësore. Prandaj prej shumë vitesh popujt kanë krijuar shtete dhe institucione për t’u mbrojtur nga të gjitha rreziqet.”

Shih për këtë dy republikat tona, është koha që të unifikojnë mekanizmat mbrojtës e ata të sigurisë, që për qëllim kanë mbrojtjen nga rreziqet e kësaj natyre dhe garantimin e të ardhmes së Kombit.

Shndërrimi i hapësirës shqiptare në një ledh mbrojtës kundruall islamit politik sot, jo vetëm që e rikthen Kombin në identitetin e tij të plotë evropian, por i jep edhe rolin e rojes së këtij identiteti. Koha po i rezervon kombit shqiptar një mundësi ideale për të korrigjuar një epokë të tërë.


Prandaj libra të kësaj natyre e me konkluzione të qarta e ndërgjegjësojnë lexuesin për misionin që ka ky brez.
_______________________________

1. FAZ.(DW) http://www.dw.com/sq/idet%C3%AB-e-a%C3%A7i%C3%A7it-shqip%C3%ABria-e-madhe-zon%C3%AB-influence-e-per%C3%ABndimit/a-40091858

2. FAZ.(DW), po aty: http://www.dw.com/sq/idet%C3%AB-e-da%C3%A7i%C3%A7it-shqip%C3%ABria-e-madhe-zon%C3%AB-influence-e-per%C3%ABndimit/a-40091858

Riislamizimi
Rreziku I Radhës
Bajram Kbashi

Boksieri shqiptar Kristian Prenga, një moment krenarie për të gjithë shqiptarët kudo

0

Nga Frank Shkreli  

Për fat të keq, shpesh na duket sikur për Shqipërinë dhe për shqiptarët dëgjojmë më shumë lajme të këqia se sa lajme të mira. Por, dje morëm një lajm që na bën të ndihemi mirë – qoftë edhe për një moment ose për një ditë — si shqiptarë kudo që ndodhemi – për suksesin e një shqiptari në sportin e boksit – Kristian Prengës, tani me famë botërore.  

Boksieri shqiptar me origjinë nga Oroshi i Mirditës u shpall kampion dje duke fituar titullin NAB-North American Belt, pasi mundi boksierin amerikan Samuel Crossed. I impresionuar nga performanca e boksierit shqiptar, komentuesi i ndeshjes porositi ndjeksit dhe shikuesit që ta mbajnë mend këtë emër: Kristian Prenga!   

Portali që mbulon boksin –The Ring – shkruan se siç duket fuqia e Prengës i ka rrënjët në fëmijërinë e tij, pasi është rritur në Orosh të Mirditës, në Shqipëri. Portali shkruan se atje në një fshat të Shqipërisë së Veriut, djaloshi Kristian Prenga në moshën 8-vjeçare kishte mësuar nga i ati, t’i grahte kamionit për të transportuar dru, me qëllim për të ndihmuar familjen të kishte bukë në sofër.  Portali në fjalë thekson suksesin e tij, duke thenë ndërkohë, se Prenga është bërë një nga shitësit më të mëdhenjë vendas të biletave në boksin e Nju Xhersit falë mbështetjes që ai merr nga komuniteti shqiptaro-amerikan, të cilët marrin pjesë masivisht për të parë ndeshjet e tij.  

“Të gjithë ne shqiptarët — ne mbështesim njëri-tjetrin. Fakti që në Shqipëri të gjithë e dinin emrin tim dhe dinin për aktivitetin tim, dinin për mua dhe dinin sa shumë dua t’i bëj të gjithë shqiptarët krenarë, kur erdha (këtu në Amerikë) ishte më e lehtë për ta të më mbështesnin,” citohet Prenga të ketë thenë për portalin The Ring.  

Midis këtyre mbështetësve shqiptaro-amerikanë është edhe Elvir Muriqi, një ish-konkurrent i peshave të lehta të boksit, i cili dikur kishte qenë boksieri më popullor shqiptar në Amerikë, sipas The Ring. Muriqi ka thënë për The Ring se nuk habitet aspak që Kristian Prenga ka siguruar kaqe shpejt mbështetjen e bashkvëllezërve të tij shqiptaro-amerikanë.  Nuk është i habitur që Prenga ka siguruar mbështetjen e bashkëpatriotëve të tij kaq shpejt, pasi sipas Muriqit, i cili u shpreh se, “Shqiptarët do të ju mbështesin nëse je person i respektueshëm, me parime të forta dhe patriot”. Sipas ish-boksierit shqiptaro-amerikan, Elvir Muriqit, Kristian Prenga i ka të gjitha këto karakteristika, ndërsa ka shtuar për portalin në fjalë se me besimin në vetvete, Prenga do të korri suksese shumë të mëdha, në të ardhmen.  

Mbështetja e shqiptaro-amerikanëve për boksierin shqiptar, Kristian Prengën u pa ditën e fitores së tij, një ditë më parë, në Atlantic City, të shtetit Nju Xhersi.  Në sallën e ndeshjes valvitej me krenari Flamuri i Kombit shqiptar nga pjesëmarrës të shumtë që kishin ardhur aty për të mbështetur një bashkatdhetar të tyre, por edhe për të treguar krenarinë e tyre për arritjet e të gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë e të cilët me sukseset e tyre në fusha të ndryshme i bejnë nder Shqipërisë dhe emrit të saj të mirë.  

Falënderojmë Zotin për sportistët shqiptarë, të përhapur anë e mbanë botës, si dhe për këngëtarët dhe këngëtaret në zë dhe të njohur botërisht për sukseset në fushat e tyre të veprimtarisë, si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kosova dhe trevat të tjera shqiptare në Ballkanin Perëndimor.  

Shqiptari kudo që gjëndet, për të qenë i sukseshëm, vetëm liri veprimi, drejtësi dhe hapësirë të drejtë veprimi e konkurimi kërkon – që shpesh i mohohen në trojet e veta — për të arritur nivelet më të larta të suksesit botëror, në cilën do fushë qofshin të veprimtarisë sportive, shkencore, të dijes në përgjithësi dhe fushë të tjera që ata konkurojnë, shpesh me më të mirët e botës.  

 “Unë nuk kam frikë nga asnjë boksier”, ka thenë Prenga dhe shtoi se në të ardhmen ai është, “gati të përballet me më të mirët boksierë të botës”, u shpreh shqiptari nga Oroshi i Mirditës.  

Fitorja e Kristian Prengës në Atlantic City, të shtetit Nju Xhersi dje, na bëri krenar të gjithë ne të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe shqipztarët kudo dhe më gjerë. Jo vetëm fitorja na bëri përshtypje të thellë dhe na gëzoi, por edhe sjellja e tij dinjitoze ndaj kundërshtarit duke e përkëdhelur, në fund të ndeshjes, boksierin amerikan të cilin e mundi me knockout (KO).  

Si përfundim, Kristian Prengës dhe të tjerëve shqiptarë/e si ai, të talentuar dhe me punë të rëndë, durim e disiplinë — që nderojnë dhe krenohen me Shqipërinë dhe me emrin shqiptar — nuk do tu mungojë kurrë mbështetja e komunitetit shqiptaro-amerikan drejtë realizimit të kulmeve të suksesit në karrierat e tyre, qoftë këtu në Shtetet e Bashkuara qoftë kudo tjetër në botë.  Urimet tona më të përzemërta për fitoren mjaft impresive dhe për suksese edhe më të larta në të ardhmen, Kristian Prengës — boksierit shqiptar nga Oroshi i Mirditës!

  • Kristian Prenga — boksieri shqiptar nga Oroshi i Mirditës – Kampion bote me dy tituj! 

Rusia në vazhdën e shpifografisë kundër shqiptarëve 

0

Eshref Ymeri  

Trekëndëshi ortodoks Boegrad-Athinë-Moskë, ka qenë gjithmonë qendra e gravitacionit të armiqësisë kundër kombit shqiptar. Beogradi dhe Athina, shpifografinë e kanë pasë ndërthurur përherë me krime barbare të të gjitha llojeve kundër shqiptarëve. Ndëkohë Rusia, si vend shumë i largët, zejen e shpifografisë, me zellin e një qenieje të sëmurë nga trutë, e ka pasë përdorur dhe vazhdon ta përdorë deri në ditët tona. 

Këto ditë, tek po shtegtoja nëpër faqet e internetit, meqenëse ndjek rregullisht krimet e ushtrisë fashiste ruse në Ukrainë, hasa në një artikull, me autore Elena Ponomarjovën (1967), politologe, historiane dhe publiciste ruse, specialiste e historisë bashkëkohore të Ballkanit, doktore e shkencave politike, me titullin “profesor”, pedagoge e Institutit shtetëror moskovit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Artikulli titullohet:  

“Faktori shqiptar i destabilizimit të Ballkanit perëndimor: trajtim sipas një skenari”. 

Ky artikull është botuar në manualin e institutit të lartpërmendur në vitin 2018, f. 99-124. 

Artikulli paraprihet nga një shënim me dy paragrafë. Në paragrafin e parë, historiania shkruan:  

 “Faktori shqiptar i politikës ballkanike, i cili formësimin e parë institucional e ka kristalizuar në fundin e shek. XIX, në “Lidhjen e Prizrenit”, sot shërben si një minues serioz i situatës në vendet e Ballkanit perëndimor. Mbi bazën e fakteve historike, demografike, fetarokulturore dhe politike, në artikull është marrë në analizë natyra e irredentizmit shqiptar dhe argumentohet mundësia e realizimit të skenarit të shqiptarizimit, ecuria e të cilit mund të ndjekë dy drejtime. Në rastin e parë është fjala që, në territoret e Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë perëndimore (Republika e Iliridës) dhe të Greqisë veriperëndimore, të krijohet nocioni me emërtimin e kushtëzuar “Shqipëria e Madhe”. Së dyti, bëhet fjalë për bashkimin e territoreve, të banuara me shqiptarë, përmes krijimit të bashkësive të krahinave islamike të vendeve të rajonit. Rolin e veçantë në realizimin e këtij skenari e luajnë strukturat e terrorizmit ndërkombëtar, të cilat Kosovën e konsiderojnë si njërën nga zonat qendrore të përgatitjes së luftëtarëve. Argumentimi i mundësisë së zhvillimit dhe realizimit të skenarit bëhet sipas katër parametrave kryesorë, të cilët përfshijnë sferën politike, ekonomike, ushtarake dhe fetarokulturore. Në listën e autorëve kryesorë të skenarit renditen forcat e armatosura të Kosovës, formacionet paramilitare shqiptare në territorin e Maqedonisë perëndimore, korporatat transnacionale, kompani ushtarake private, si edhe shtete, të cilat e mbështesin projektin politikisht dhe financiarisht, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Turqia dhe monarkitë arabe”.  

Shpifjet e kësaj historianeje janë të shumta, por do të mjaftohem vetëm me citimin e disave prej tyre. 

Së pari, ajo shkruan: 

“Projekti për krijimin e Shqipërisë së Madhe, faktikisht, është pjesë e një strategjie më të gjerë  të “Al-Kaedës””. 

Nuk ka asgjë për t’u habitur me këtë shpifje, se Rusia, gjatë gjithë kohës së ekzistencës së saj, përherë ka qenë dhe vazhdon të mbetet kryekështjellë e mashtrimit, deri në përmasa skandaloze. Se çfarë “lidhjeje paska” në gadishullin tonë faktori shqiptar me “Al-Kaedën”, këtë e di vetëm kjo profesore e regjur në zejen e shpifografisë. 

Së dyti, ajo deklaron: 

“Rreth 30% e shqiptarëve të sotëm, që jetojnë në Kosovë, të ashtuquajturit  “arnautë”,  janë serbë të islamizuar, të cilët jo vetëm që përqafuan fenë islame, por u shqiptarizuan edhe në kuptimin  kulturor”. 

Kjo historiane me moral të ulët shkencor, para se të hidhte në tregun e propagandës shpifografe ruse këtë mashtrim thellësisht të neveritshëm, le të vinte në Kosovë dhe të bënte hulumtime të drejtpërdrejta në një truall konkret. Se kështu duhet të veprojë një profesor dinjitoz i shkencave historike. Por ajo s’e ka bërë një gjë të tillë, se është mjaftuar vetëm me vjeljen e gënjeshtrave nga kuzhina shpifografike serbe. 

Së treti, po në këtë linjë mashtrimi, historiania vazhdon shpifografinë e radhës: 

“Rajonet jugperëndimore të Serbisë, të braktisura nga sllavët, u populluan përparësisht nga turqit dhe shqiptarët që qenë zhvendosur nga krahinat veriore të Shqipërisë”. 

Ky është një tjetër mashtrim i kësaj historianeje, të cilin  ajo e ka gëlltitur të gatshëm nga antishkenca serbe. 

Së katërti, ajo, në vijim, shpreh hapur armiqësinë e vet ndaj shqiptarëve kur deklaron: 

“Aktivitetin irredentist të shqiptarëve të sotëm e shpjegojnë zakonisht me një padrejtësi historike që gjoja i qe bërë këtij populli me vendimet e Kongresit të Berlinit të vitit 1878, në të cilin qe arritur në përfundimin që Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë t’u jepeshin “territore që ishin etnikisht shqiptare”. Në të vërtetë, po të    shprehemi me gjuhën e sotme, të  kërkosh territore të tilla, siç veprojnë shqiptarët, kjo do të thotë se kemi të bëjmë me një manipulim të opinionit shoqëror,  një manipulim ky i menduar dhe i përgatitur me kujdes”. 

Sigurisht që historiania ruse mbron vendosmërisht vendimet kriminale të Kongresit të Berlinit, se në këtë mënyrë ajo mbron qëndrimin  tejet armiqësor të Rusisë cariste kundër kombit shqiptar. Sepse pikërisht përfaqësuesi i Rusisë në atë kongres, Hitrovo, ishte ai që luajti “violinën e parë” për copëtimin e trojeve tona etnike. Prandaj edhe shprehjen “territore që ishin etnikisht shqiptare”, ajo, në një mënyrë të paturpshme, e ka vënë në thonjëza. 

Veç kësaj, historiania shpifografe mbron qëndrimin armiqësor të radhës të Rusisë cariste, po si “violinë e parë”, në Konferencën famëkeqe të Londrës të vitit 1913, ku u vazhdua copëtimi i mëtejshëm i trojeve tona etnike,  dhe në Traktatin e fshehtë të Londrës të vitit 1915, ku përfaqësuesi rus nguli këmbë për fshirjen përfundimtare edhe të kësaj ngastre Shqipërie që kemi sot nga harta e Evropës 

Së pesti, në artikullin e historianes lexojmë idiotësinë e radhës: 

“Deklarata për shpalljen “e pavarësisë” së Shqipërisë qe shkruar në gjuhën turke, sepse asnjeri nga anëtarët e qeverisë së parë nuk e zotëronte latinshten shqipe, e cila qe përpunuar paraprakisht vetëm disa vite të shkuara para kësaj ngjarjeje”. 

Pra, sipas saj, dyzet firmëtarët “s’paskan ditur shqip”, paskan ditur vetëm turqishten, jo “latinishten shqipe”.  

Edhe mashtrimi duhet ta ketë një cak, por mashtrimi i kësaj intelektualeje-monstër të botës akademike ruse, nuk paska kurrfarë caku. Mjeshtëria e shpifografisë së saj, për shkak të formimit të saj gjysmak, ka arritur deri në atë shkallë, saqë të hedhë baltë mbi Shqipen tonë Hyjnore, të cilën na e propagandon si “bijë” të latinishtes. Një intelektual-historian, aq më tepër edhe me titullin profesor, kur hulumton për historinë e një vendi, duhet të udhëhiqet vetëm nga objektiviteti shkencor. Por historiania Elena Ponomarjova nuk udhëhiqet absolutisht nga e vërteta në shkencën e historisë. Ajo, duke sulmuar shqiptarët dhe duke shpifur për ta, është bërë pjesë e pandarë e politikës shoviniste ruse, ashtu si edhe gjithë kopeja e propagandistëve të bandës së Kremlinit në studiot e televizionit shtetëror “Rusia 1”.  Kjo profesore, injorante në fushën e gjuhësisë, i thotë këmbës dorë qëllimisht, duke nxjerrë nga pena e saj absurditete të markës ruse, për të cilat, siç u përmend më lart, Rusia është e njohur në mbarë botën, si kryekështjella e mashtrimit shekullor. Ku ta di kjo marroke euroaziatke që me një shpifje të tillë për Gjuhën Shqipe, ajo ka zbritur deri në nivelin e prostitucionit shkencor. Meqenëse ajo kullot në grazhdin e pistë të arkivave serbe, sigurisht që ka mbllaçitur dhe gëlltitur llokmat e gatshme të shpifografisë që ka gjetur aty. Prandaj kjo mjerane e botës akademike ruse nuk ia ka haberin se ç’është Gjuha Jonë Hyjnore, për të cilën dijetari i shquar gjerman Leibnic (Gotfried Leibniz – 1646-1716) ka thënë:  

“Në qoftë se duam të dimë historinë para Krishtit dhe shkencat e asaj kohe, duhet t’i drejtohemi gjuhës shqipe”. 

Së gjashti,  për lexuesit e nderuar po përcjell idiotësinë në vazhdim të historianes në fjalë: 

“Shqiptarët jo vetën që nuk morën pjesë në luftën antifashiste, por u bënë edhe përçues kryesor të fashizmit”. 

Mendoj se është e kotë të ndalem dhe të komentoj këtë idiotësi me brirë. 

Së shtati,  mashtrimi në vazhdim është jo më pak zbavitës, për të cilin, po ashtu, nuk e quaj të arsyeshme të bëj komente: 

“Vetëm nga prilli 1941 deri në gushtin e vitit 1942, shqiptarët patën vrarë rreth 10 mijë serbë”. 

Së teti,  shpifja, të cilën po e radhit të fundit, për të mos vazhduar me shpifje të tjera, revolton jo vetën shqiptarët, por edhe çdo njeri matanë trojeve të tyre, i cili të vërtetën e ka yll karvani në jetën e vet: 

“Shqiptarët deportuan 300 hebrenj të  Prishtinës për shfarosje në kampin e  përqendrimit në Bergen-Belzen” (në provincën e Hanovrit në Gjermani). 

E di gjithë bota që Shqipëria ishte i vetmi vend në Evropë që i mbrojti hebrenjtë, duke bërë të mundur që asnjëri prej tyre të mos binte në duart e ushtarëve gjermanë. Gjatë luftës, Kryeministri Mustafa Kruja, edhe hebrenjtë e Kosovës, për t’u shpëtuar jetën, i pajisi me pasaporta shqiptare. Analistja, gazetarja dhe publicistja e mirënjohur, zonja Elida Buçpapaj, në vitin 2014, pati  botur në internet dy artikuj, të titulluar: 

“Takim  me zonjën Johanna Neumann, e cila i tregoi botës se moralin e Evropës e shpëtuan shqiptarët” dhe “Johanna Naumann, zonja që i tregoi botës se moralin e Evropës e shpëtuan shqiptarët”. 

Lexuesit me siguri që i kanë lexuar këta dy artikuj mjaft mbresëlënës, në të cilët zonja Elida përshkruan takimin që ka pasur në Zvicër me qytetaren 84-vjeçare hebreoamerikane Johanna Naumann, e cila ka deklaruar: 

“Shqiptarët i shpëtuan moralin Evropës”.  

Në paragrafin e dytë të shënimit të lartpërmendur, historiania nënvizon: 

“Në artikull nxirret përfundimi për domosdoshmërinë e vlerësimit objektiv politologjik të situatës në rajon, për analizën e kërcënimeve të sigurisë dhe të rrezikut të krijimit të spirales së radhës të destabilizimit të Ballkanit perëndimor, çka është me rëndësi jo vetëm shkencore, por edhe praktike për përcaktimin e rendit të ditës të politikës së jashtme ruse”. 

Pra, siç është theksuar edhe në analizat e mëparshme, Rusia, e cila e konsideron veten si “të zgjedhurën e Hyjnisë”, paçka se në të vërtetë është kryevatër e djallëzisë, kërkon të thotë “fjalën e fundit”, ta vërë veten “në rolin e Solomonit biblik” për “zgjidhjen e situatave të vështira” që mund të krijohen në Ballkanin Perëndimor. Dhe, sipas historianes shpifografe ruse, “fajtorë” për gjithçka të keqe që mund të ndodhka në Balkani perëndimorë, na qenkan vetëm shqiptarët! 

Historiania Elena Ponomariova, si një shpifograve e rangut të lartë, me artikullin e saj me përmbajtje thellësisht antishqiptare, e ka pasuruar edhe më shumë arsenalin e politikës ruse, tradicionalisht armiqësore ndaj kombit shqiptar. 

Kaliforni, 27 Mars 2023 

Hysni Gashi i vogël, jetimi, bariu e rrogëtari 

0

Në foto: Hysni Gashi, Prishtinë

Sinan Kastrati, Suedi 

Jetimi Hysni Gashi i vogël, nga rrogëtari e njeriu i falur në familje me nevojë e aso që s`kishin fëmijë, në Jetimoren e Vlorës 

Nga familja Zajmi, në katundin Lubizhdë e Hasit e Letaj, Kuks e në ”fund”, në Vlorë, te Ujë i Ftohtë 

Edhe sikur të ishte udhëtim turistik e film artistik, për një fëmijë siq ishte Hysniu, në televizionin suedez, ky film do të emitohej pas orës 22:00 me rekomandim që fëmijët pa prezencën e njërit prind nuk do të mund ta shikonin, është me skena të rënda 

Vazhdon nga shkrimi me titull ”Hysniu i vogël e profesori i madh”, publikuar më datë 27 mars 2023  

Jeta e Hysni Gashit nëpër vite, edhe pse e vështirë, ishte një jetë në shërbim të atdheut. Arsimi ishte arma më e fuqishme kundër errësirës, të cilën Hysniu e mori. Ai e kishte kuptua qysh si fëmijë ku shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe, i shkruante në rrasa, i mësonte përmendësh e i ruante në zemër se vetëm me arsim dalim në dritë 

Hysniu si fëmi në teqenë e Lubizhdës së Hasit 

Fëmiu i vogël, pasi shëtiste ”kah i shihnin sytë”, ”dyjeja ishte e Hysniut”, sipas njërit me të cilin unë fola, shpesh ka dalur pa pyetur, Arifin, ka ikur nga shtëpia e Arif Gashit e ka shkua duke shetitur deri në Gjakovë, disa (dhjetëra) kilometra në shoqëri me rrjedhën e lumit Erenik e erën e luleve të tokës bukanike në mes të dy lumenjëve, Drinit të Bardhë e Erenikut, zëmadh.  

Me Gjakovën, Hysniun e lidhën shumë ngjarje që edhe ato do të ndikojnë në formimin e personalitetit të Hysni Gashit, për të cilat më vonë do të flas  

Hysniun e falin në Lubizhdë të Hasit 

Nuk dihet qëllimi i vërtetë a shkoi Hysniu në teqenë e Hasit apo te ndonjë katundar në Lubizhdë por ajo që dihet është se Hysniu flente shpesh në teqenë e Lubizhdës së Hasit. Unë personalisht e kam njohur Sheh Brahimin e teqesë së Lubizhdës që me siguri ka qenë djali i shehut në kohën kur Hysniu ishte në Teqe. Sheh Brahimin e kam takua te mehybt, dervishët *) e Hereqit, katund në Reken e keqe. E takova te Dervish Neziri, ku punoja si puntor krahi, gati Hysniu. Ishte burrë i mirë e klerik i njohur dhe i respektuar. 

Mua nuk më hiqet nga mendja se sa ”shërbente” Hysniu në Lubizhdë, ku ishte edhe një i sëmurë me tuberkuzloz, ushqimin që nuk ka mundur ta hajë, ia kanë dhënë Hysniut dhe qenit. Kjo më benë të mendoj se Hysniu ka qenë te familje e jo në teqe. 

Pastaj po sipas të njëjtit njeri që kam folur, Hysniu ka fjetur në ahur me lopë 

Ushqimin e të sëmuerit që e hante Hysniu, ishte i shishëm dhe Hysniut iu kishin kuq faqet, si mollat, ishte shëndosh. 

Edhe jeta në Lubizhdë të Hasit për mua që jam marrë me Hysniun nuk është krejt e qartë. 

Për këte, nuk kam folur me Hysniun dhe ka shumë të panjohura.  

Nga libri ”Malisheva mi çeli sytë”, vjersha

Në Letaj te familja e Rexhë Mehemtit 

Rexhë Mehmeti ishte nga katundi Letaj. Ishte i martuar dhe i kishte 2 gra, e nuk kishte fëmijë me asnjërën prandaj e marrin Hysniun që edhe shtëia e Rexhë Mehmeti të ketë pasardhës (shën.imi). Rexha i thonte Hysniut: t 

-Ty të kemi të afërm, të fisit, të kam si djalin tim (?).  

Gratë e Rexhë Mehmetit shtyheshin se cila do ta lajë Hysniun e Rexha kur i dëgjon që 2 gratë shtyheshin, përlaheshin e shaheshin se cila do të kujdeset ose cila e kishte rendin me e pastrua (la) Hysniun, ai iu thonte grave: 

-Nëse nuk e kqyrni Hysniun, unë kam me marrë edhe 1 grue, kam i bâ 3 gra. Ndërkohë ato të dyjat kanë mbetur shatzëna dhe kanë lindur djem. 

Kur dikush nga katundi e pyeste Rexhën, pasi i lindin djemt, ai thonte: 

-Jo, nuk e kam djalë, e kam rrogëtar. 

Hysniu te Rexhë Mehmeti ka qenë rrogëtar. I ka ruajt bagëtinë. I zoti i shtepisë ka pas me ia dhënë Hysniut 2 sheka drith (afro 80 kgr.) dhe me ia ble 1 pale tesha, brenda 1 viti punë punë si rrogëtar. 

Se si ka ikur Hysniu i vogël nga Rexhë Mehmeti- Lekaj kam dëgjua 2 rrëfenjëza të ndryshme. E para, Hysniu ka qenë me lopë dhe ato i kanë humbur në mal e ai duke i lyp lopët, takohët me policinë kufitare dhe ata e pyesin kush je etj. dhe e marrin djalin e vogël. 

Rrefimi është se i zoti i shtepisë e ka porositur Hysniun të ia kryej një punë te një njeri, ta qoj një amanet, në katundin tjetër, Hysniu e humb rrugën dhe takon kufitarët. 

Ata e marrin Hysniun dhe e mbajnë afërsisht 1 javë. Hysniu e kishte kryet plot me morra *) e zhugë *), që janë pasojë e papastërtisë.  

Rojet menjëherë e thërrasin pronarin, Rexhë Mehmetin dhe e urdhërojnë që Hysniut të ia blej një palë rroba të reja, sipas marrëveshjes. Ai shkon në dugajat e Gjakovës dhe ia blen teshat e iu jep rojeve kufitare apo policëve ku ishte Hysniu. 

Jetimorja e Vlorës 

Pasi e ushqejnë mirë, e pastrojnë dhe e veshin me tesha të reja, e dërgojnë në Kuks. Qendra sociale për jetim në Kuks pas disa ditëve e dërgojnë në jetimore, në Jetimoren e Vlorës. 

Kohën më të gjatë Hysniu e kaloi në Jetimorën e Vlorës.  

Jetimorja, ishte shkolla e jetës për Hysniun. Këtu Hysniu do të mësoj rregullat se si duhët me qenë i përpiktë në kohë pune, buke apo udhtimi.  

Nuk njoh njeri që e ka respektua më shumë kohësn se ai. Ka ndodhur që kur haja bukë te ai, me bërtiste: 

-Ha bukë … është koha e darkës, koha e bukës! 

***

Një miku im nga Shqipëria, profesor Emil Lafe kur e kishte lexua nj pjesë nga kujtimet e mia për Hysniun, më shkruante:  

”Kujtime të bukura dhe me vlerë njohëse për gjeneratat e reja. 

Shumë interesante qëndrimi dhe shkollimi në Jetimoren e Vlorës. Atëherë ka qenë vendi më i bukur, në mes të gjelbërimit të ullishtev dhe të agrumishteve. Deti fare pranë!” 

Po sot si është shkolla ”Jetimorja e Vlorës”? 

Sinan Kastrati, 1977/1978 si student në Prishtinë

Pasi që nuk kisha dëgjua për Jetimorën e Vlorës, u interesova dhe hyra në google. Gjeta disa shkrime por unë zgjodha këto: 

”Rrëfimi tronditës i 38 vjeçares: Jetimorja e Vlorës dhe Tiranës ishin si Aushvic, çfarë lloj nëne ishte ajo që më braktisi” 

https://360grade.al/438578/rrefimi-trondites-i-38-vjecares-jetimorja-e-vlores-dhe-tiranes-ishin-si-aushvic-cfare-lloj-nene-ishte-ajo-qe-me-braktisi/ 

“Haja buburreca dhe me rrihnin me grushta”, rrëfimi tronditës i Marias që u rrit në jetimoren e Vlorës: Pyes veten pse”, 21 Qershor 2021, 05:00 

https://dosja.al/haja-buburreca-dhe-me-rrihnin-me-grushta-rrefimi-trondites-i-marias-qe-u-rrit-ne-jetimoren-e-vlores/ 

“Gishtat i kam të shtrembër, sepse…”/ Rrëfimi tragjik i vajzës që u braktis nga prindërit vetëm 8 muajshe në jetimoren e Vlorës. Babait i ra të fikët gjatë përballjes me të 

Jun 20, 2021 | 19:12 

http://www.panorama.com.al/gishtat-i-kam-te-shtrember-sepse-rrefimi-tragjik-i-vajzes-qe-u-braktis-nga-prinderit-vetem-8-muajshe-ne-jetimoren-e-vlores-babait-i-ra-te-fiket-gjate-perballjes-me-te/ 

”Mbyllja e Jetimoreve, KLSH: Do fillojmë kontrollin për të verifikuar nëse është procesi i duhur – Gazeta Si” 

https://gazetasi.al/mbyllja-e-jetimoreve-klsh-do-fillojme-kontrollin-per-te-verifikuar-nese-eshte-procesi-i-duhur/ 

”Shtëpia e Fëmijës në Vlorë ka marrë vendim për karantimin, duke mos lejuar hyrje-daljet në këtë institucion. “Panorama” mëson se stafi dhe fëmijët do të karantinohen brenda ambienteve të shtëpisë” 

”Uji i Ftohtë në Vlorë, Shëndeti Publik: I pisët, mos e konsumoni!” 

Mar 27, 2013 | 11:56 

http://www.panorama.com.al/uji-i-ftohte-ne-vlore-shendeti-publik-i-piset-mos-e-konsumoni/ 

*) DERVISH m. 

  1. fet. Murg i sektit bektashian, që jeton e kryen shërbime fetare në një teqe (në vendet ku vepron feja myslimane; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Si xhybja (si mjekra) e dervishit. Është bërë si dervish nuk është rruar e nuk është qethur prej kohësh, i është rritur mjekra shumë.

*) MORR m. zool. 

  1. Kandërr e vogël pa krahë, që rron si parazit te njerëz të papastër (në trup, sidomos në kokë, në rrobat, në shtresa e mbulesa), te disa kafshë e shpendë etj. Morri i kuq
  2. a) morr më i madh se morri i zakonshëm, që ka ngjyrë të verdhë të zbehtë dhe që shkakton sëmundjen e tifos së morrit;
  3. b) mjek., bised. tifoja e morrit. Morr pule. Morr pate. Fole morrash. Zhdukja e morrave. Tifoja e morrit. mjek., veter. tifo që shkaktohet nga një lloj morri i kuq. E hëngrën morrat. Kishte zënë morra. Vriste morrat.
  4. Kandërr shumë e vogël, që shtohet shumë shpejt e që u bie bimëve të ndryshme dhe i dëmton ato, duke u thithur lëngun. Morri i zi. Morri i gjelbër. Morri i pjeshkës. Morri i trëndafilit. Morri i panxharit. Morri i drithërave. Morri i misrit.

As një morr qorr asgjë, asgjësend, kurrgjë. Iu bë morr dikujt thjeshtligj., mospërf. iu ngjit e s’iu nda (për dikë që nuk e duam, që na mërzit etj.). S’e gjeti asnjë morr dëm thjeshtligj. nuk pësoi as dëmin më të vogël, s’humbi asgjë. E rrjep morrin nga bishti shih te RRJEP. E shtie morrin në hell shih te HELL,~I. E di ku i ka morri sytë është shumë i zgjuar e i shkathët, di çdo gjë. Hunda në lis, morri në kurriz fj.u. mendjemadhësia sjell gjithmonë të këqija, mendja e madhe e zeza e të zot. 

*) ZHUGË f. krahin. 

  1. mjek., veter. Zgjebe. U ra zhugëza dhive. I rëntë zhuga! mallk.
  2. fig. shar. Njeri i fëlliqur; njeri zgjebarak. Zhugë e keqe!

ZHUGËZ f. krahin. 

  1. mjek., veter. Zgjebe. U ra zhugëza dhive. I rëntë zhuga! mallk.
  2. fig. shar. Njeri i fëlliqur; njeri zgjebarak. Zhugë e keqe!

Vazhdon  

Malmö, 28 mars 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Letër e Aurel Dasaretit drejtuar Vedat Shehut dhe Saimir Lolja-s

0
Aurel Dasareti, SHBA

Është shumë më e keqe skllavëria mendore që le pushtimi sesa vetë pushtimi sado i gjatë qoftë.  Dy shembuj: 

(1) Në Tiranë ndërtohet një xhami turke shumë më e madhe nga ato që u ndërtuan në 500 vite pushtim mongol-tartar-arab-osman-turk. 

(2) Para një jave, viti 2023, mbaroi përtëritja e mozaikut në ballë të Muzeumit Historik në Tiranë. Mozaiku u bë me një yll akoma më të madh e më të dukshëm sllavo-komunist dhe mbeti po me partizanë sllavo-komunistë, puntorë e fshatarë sovjetikë. 

***

Pajtohem plotësisht me kuptimin e letrave të juaja. Më poshtë po shkruaj-plotësoj edhe diçka për mentalitetin e shqiptarëve vetë-shkatërrues që në thelb i dini më mirë se unë.

Jo vetëm që është e mirë, por mund të jetë shumë konstruktive të bësh gjëra për të tjerët. Por në rastin e një personi (grupimi-kombi) vetë-shkatërrues, ky lloj akti altruist merr një kuptim tjetër. Ata duket se e anashkalojnë veten rregullisht për të përmirësuar jetën e të tjerëve, të cilët janë pushuesit dhe armiqtë tanë të përjetshëm, dhe që sa më tepër t`u japish aq më tepër vazhdojnë të kërkojnë…

Shumë shqiptarë mendojnë se është shumë e vështirë që të ngrihen për veten e tyre ose të flasin për diçka që nuk është e drejtë. Kjo do të thotë që ata bëhen të pambrojtur ndaj shfrytëzimit ose trajtimit të keq nga të tjerët (qoftë ai armiku i jashtëm apo mashtruesit e brendshëm, që i kemi me shumicë) dhe se nuk janë në gjendje të ndajnë kohë për nevojat veta. Vështirësitë me vendosjen e kufijve shpesh lidhen me vështirësitë në shprehjen e zemërimit.

Sjellja vetë-shkatërruese ose vetë-dëmtuese duket krejtësisht e palogjikshme dhe tipike e çmendurisë. Është një impuls negativ që ne të gjithë e mbajmë brenda vetes në një masë më të madhe ose më të vogël. Shfaqet te njerëzit vetë-shkatërrues.

Sigmund Freud zbuloi se ne të gjithë kemi një impuls drejt jetës dhe çdo gjëje konstruktive, të cilën ai e quajti një “forcë jetësore”. Por kemi edhe një kundërvënie që na anon drejt vdekjes dhe shkatërrimit, të cilën ai e quajti “forca e vdekjes”.

Kur kapeni nga shkatërrimi, duhet të hapni një derë për krijimin.

Kjo është një nga arsyet pse ka pasur luftëra gjatë historisë dhe në të gjitha kulturat. Është gjithashtu arsyeja pse shumë njerëz zhvillojnë sjellje vetë-shkatërruese. Këto sjellje janë vetëm tipare të përhershme të personalitetit në disa raste. Zakonisht kjo ndodh kur ka shumë zemërim të mbyllur. Në realitet, këto impulse agresive i drejtohen një tjetri, por për disa arsye është e pamundur t’i shprehësh ato. Ndonjëherë kjo është për shkak se ata janë të orientuar drejt dikujt që duan ose sepse individi ka frikë t’u japë atyre një zë.

Në këto raste, personi e kthen agresionin kundër vetes. Kjo është kur ata mësojnë të sillen si armiku i tyre më i keq dhe fillojnë të bëhen vetë-shkatërrues.

Pasiviteti dhe paaftësia e detyruar

Në këtë rast, mosveprimi ka të bëjë me ndërprerjen e veprimit përballë një situate ose rrethane që shkakton dëm individual (apo gjithëkombëtar). Personi (apo kombi) e kupton se diçka negative po ndodh, por nuk bën asgjë për ta ndaluar ose kontrolluar efektet e saj. Kjo ndodh kur, për shembull, nuk mbrohemi nga abuzimi ose agresioni.

Shqiptarët nuk qëndrojnë në këmbë përballë abuzimeve

Një person (komb) vetë-shkatërrues nuk di të mbrohet. Në fakt, ata nuk mendojnë se kanë të drejtë të mbrojnë interesat e tyre. Ata kanë një mendim kaq të dobët për veten, saqë mendojnë se nuk ia vlen të harxhohen burime për të mos u lënduar ose dëmtuar.

Në një farë mënyre ky lloj personi (kombi) mendon se të tjerët kanë të drejtë t’i keqtrajtojnë. Pjesa më e madhe e kësaj sjelljeje vetë-shkatërruese fillon pikërisht me një lloj abuzimi (keqtrajtimi) në moshë të re. Pra, që atëherë e tutje ata supozojnë se është “normale”.

Shqiptarët kanë një tendencë për të sakrifikuar veten për të tjerët.

 Për shembull: Në luftërat e përhershme në Irak, Siri etj., ku secili vret secilin, kishte pothuajse më shumë (terroristë xhihadi) shqiptarë që sesa vetë arabë.

Dhe, Evropa nuk dëshiron që në mes të saj të formohet një shtet islamik. Më mirë që shqiptarët të mbesin nën Serbi, Maqedoni e Greqi…

PS: Sikur unë të mos isha shqiptar katolik (joaktiv) por ndonjë islamik, (islami nuk njeh kombësi) edhe sikur të shkarravitsha për gjëja të pavlera dhe në fakt antikombëtare, letrat e mia do të botoheshin në shumë më tepër portale-gazeta.

Respekt të veçantë për ju, Aurel Dasareti

***

Mjafton të njohësh një analist shqiptar me “njohuritë” e duhura që ai të humbasë magjitë e tij të rrezikshme.

Analistëve të gjithëdijshëm një këshillë miqësore: Ndaloni me të gjitha këto parashikime e juaja 100% të sigurta se pas “marrëveshjes” së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, Kosova do të fitojë. Një parashikim i tillë është sikur të qeshësh me shakanë tënde.

PS: Dëshiroj që ta kem gabim…

Fantazitë ekzistojnë vetëm nën hijen e drojës dhe sekreteve tona. Dhe mbeten vetëm fantazi për aq sa mbeten sekrete.

Shëndet, Aurel Dasareti

Aurel Dasareti, jeton në SHBA. Eshtë ekspert i shkencave psikologjike-ushtareke.

Bashkimi Europian po e ndihmon Serbinë që nuk e meriton

0

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Shkurtore

Opinioni shqiptar që është i preokupuar me statusin e Republikës Kosovës (shteti i dytë shqiptar), nuk duhet të brengoset për faktin sepse 22 shtete të BE-s e kanë pranuar. Ndërsa, 5 shtete të BE-s provizorisht po deklarohen se nuk e kanë prnuar Koosvën si shetet sovran. Lidhur me këtë, dy akterët kryesor që e drejtojnë debatin për Kosovën, janë nga Spanja dhe Sllovakia , të cilat deklarohën se nuk e parnojnë shtetin më të ri në Evropë (Kosovën). Por, nuk është ironi, por është realitet se (mos)Marrëveshja e Ohrit e njeh Republikën e Kosovës shtet sovran, të barabartë me Republikën e Serbisë (lexo tërë kompozicionin e dokuemnetit me aneks). E vërteta, fare nuk ka rëndësi a na njeh Serbia, prej së cilës në rend të parë kërkojmë të na tregoi ku janë varret e të pagjeturve. Dhe krejtë në fund, nëse dëshiron mund ta hap ambasadën në Prishtinë, por së pari duhet t` i paguaj reparacionet ashtu si i pagoi nazifashizmi gjerman, kudo që rrënoi 1939-1945. Pra Serbia ka obligime ndaj shqiptarëve, ndërsa ne e kemi për deytërë t` ia përkujtojmë dhe prezantojmë institucionalisht sasinë e dëmeve për dy shekuj.

Kristofer Hill (ambasador i SHBA në Beograd) në Krahinën shqiptare në Preshevë foli se si çështja shqiptare në Serbi nuk është e njejtë me çështjen serbe në Kosovë kur Kosova kërkon RECIPROCITET. Po, më kujtohet është ky Hilli që vinte nga Shkupi dhe drejtë në Beograd, për t` i marrë instruksionet nga Milloshi. E dijmë në dubiozë histirinë e tij. Nuk mundet me dalë nga klishetë kur ishte gazetar. Kaq. Por një fakt bota Perendimore duhet ta mësoj se çdo investim në Kosovë është i grantuar. Për këtë granton shteti dhe BESA shqiptare.

Historia e ndarjës së Kosovës nga Stambolli pati filluar më 1878 

Po të lexohet libri:  Bahri Cani Cvijetin Milojevic, KOSMET ili KOSOVA, Beograd 1996, (tirazhi 1200 ekzampalr)  hapur shihet se intelektualët shqiptarë nuk pranojnë më asnjë lloj kolonializmi që është i imponuar nga Beogradi. Së dyti, më 1995 është botuar libri: Politika e shfarosjës Shqiptarëve dhe kolonizimi serbian i Kosovës, Prishtinë 1995, “Çendra Informative e Kosovës” e drejtuar nga Enver Maloku, në 25000 kopje. Me këtë libër, që është përkthyer “tinzisht” edhe në anglishte, sërbëve u bëhet me die, se nuk do të durojmë më as një lloj okupimi. Këtu jemi si popull edhe para Krishtit famëlartë, dhe nuk tundemi. A do të vuajmë dhe a do të paguajmë haraq, për shkak të mosdijës dhe mospunës sonë, por vjen në shprehje edhe lufta e armatosur!.

Historia e ndarjës së Kosovës nga Serbia ka filluar më 1912

Prandaj të huajtë, pra edhe serbianët na “kanë marrë erë në qafë”, se nuk jemi unik, dhe herë po na qesin në breg, e herë në prrua. Nuk e meritojmë, por veset e okupatorëve kanë mbetë në trurin tonë të mykur në robëri pas çdo robërie. Po, ka edhe sot shqiptarë, që  folë shqip dhe thot, madje edhe në TV se: “Turiqa nuk ka qenë okupatore në trojet tona”. Të njejtin mendim e ke të shprehur edhe më 1989-1999, por edhe më tutje një pjesë e caktuar shqipfolëse se: “me Serbinë kemi lidhje tradicionale”. Ky lloj shkrolagjish edhe okupimin serbian dhe jugosllav nuk e quan okupim, por e quan diçka që ka kullotë familiarisht në to, duke u sherbyer si qeni zotërisë. Të dy rëbëritë e kanë pra një emrues të përbashkët, e ai do të thot okupim shumë i egër, sa që e luftuan çdo lëvizje të kombit tonë sidomos për shkollim dhe emancipim ekonimik.

Po mbushën 45 vjetë kur e pata zbuluar Testamentin e Arçibad Rajsit në AJ në një zarf të mbylluar hermetikisht (profesor i kriminalistikës dhe advokat i serbianëve nga viti 1908 e deri më 1928 kur vdiç-hb). Arçibad Rajs ishte me kombësi Zvicran, dhe u kishte qëndruar serbëve në çdo kohë pranë, si ekspert me këshilla dhe dituri. Madje edhe në Versaj më 1919 ishte në ekipin e Nikolla Pashiqit si për intriga ashtu edhe për realitete, sepse ishte profesor i krimianlistikës dhe kishte famë botërore. Nuk dihet me çka e kanë afruar serbianët Arçibad Rajsin. Me pare jo, sespe e pshtyu Nikolla Pashiqin, kur iu ofruan paret për sherbimet që ua bënte e për të cilat do të shkruaj në testament se: “populli serbian jo i tëri, por sidomos politikanët dhe intelektualët, janë bukëpërmbysës”. Arçibad Rajsin sa herë ta lexoish (testamentin e tij për serbianët), gjithënjë mëson diçka që është karaktersitikë e: “intelegjencës dhe dinakërisë politike, që si biberi në gjellë, çdo veprim e përziejnë me rrenëna si specialitet, që e kanë gati të lindur, si instikt të ujkut që e kanë, të tarshëguar, gjithnjë në luftë për të përfituar diçka, që nuk është e tij-konkludon Rajs më 1922. Po, nuk kanë intelektualët serbian të ndalur, me pati thënë prof Dr Lubica Shtefan, e cila nuk “deshti” ta vejë emrin në TRI broshuart që i pati përgatitë me titull: “ Srbija i Albanci”- (Serbia dhe Shqiptarët), e që u botuan në Lubljan më 1988. Atëbotë isha në dieni për autorsinë e saj, në detale. Madje, shumë artikuj të Kosta Novakoviqit, Dimitrije Tucoviqit, Dushan Popoviqit, Trisha Kacleroviqit, e shumë të tjerë ia pata dhuruar si kopje, për çka arrijta që në Zagreb ta identifokojë se ku gjëndet gazta “Hak”, e cila i përshkruante mizoritë serbiane mbi shqiptarë (1919-1924), sikur të ishin një masë pa emër dhe pa asnjë vlerë njerëzore, ashtu si na kanë trajtuar okupatorët serbian dhe jugosllavë (1912-1999). Dhe, kur studiuesi i lexon ato fakte, nga pozita ku jemi sot, disi të mbushet mendja se gjenrata jonë me burgje, demonstrata dhe luftëra të DREJTA,  e ka siellë Kosovën ku është sot-shtet solid me 116 shtete që e kanë parnaur. Por, mos të harrojmë pra se A. Rajs ishte zvicran, por edhe Dik Marti ishte zvicran kur trilloi “transplantim të organeve njerëzore” në një shtpi që e kishte torishtën e bagëtive shumë afër (!!!). E vërteta, edhe Arçibadi edhe Diku duhet të paditpën, post factoris, se janë fabrikues të nivelit të atij që pret koka me shpatë-pra janë xhelatë të pagur.

Të kuptohemi se historianët shqiptar në Kosovë nuk kanë heshtë kurrë për asnjë mizori të asnjë etape historike. Por me guxim kanë bërë lufë frontale me libra me intelegjencinë serbiane nepër simpoziaume dhe kongrese, për të cilën luftë Porf Dr Arçibad Rajs (Zvicran me origjinë) shkruan se: “serbët  janë njerëz të ditur në disa raste, por që horizontalisht ditën i bien legenit, ndërsa natën i bien tupanit, pale mos po ua futë ndokush ndënjë grosh në xhep”, qotë nga Lindja apo nga Perendimi dhe me që ia kanë mësuar të dy palët, këta, serbianët janë deformuar në gjenetikë; pra te ta-serbianët  vlon kanceri i korrupsionit, do të shkruaj Miroisllav Kërlezha më 1938. E po këta serbianët,  gojën e kanë plot vatan, prap thekson Kerlezha. Dhe habitët njeriu kur i ndien se sa “partiotë” janë kur është fjala me sajuar rrena dhe me nxitë luftëra jo të drejta, sepse grabitjën e pronës huaj e kanë në xhak, e kanë instikt trunor si ukju i uritur i pyllit, sepse AND e tyre është e ngjizur nepër shpella dhe nuk ndryshon”, përfundon Arçibaad  Rajs më 1927 kur tentuan ta vrasin Nazim Gafurrin.

Në frymën e polemikave se kush ka të drejtë historike mbi Kosovën, më 1984 në Lublan u botua libri “Themelimi i shtetit Shqipar”, por që mbante titullin “Shqiptarët”. Aty bota perendimore pati mundësi për ta mësaur të vërtetën mbi shqiptarët dhe tokat e tyre. Jo vetëm kaq, Akademia e Shkencave e Tiranës i pati botuar TRI libra për Kosovën dhe ato u përkthyen edhe në anglishte. U botuan edhe libra të tjerë, për të cilat pati debatuar edhe Komiteti Qendror i LKJ në Beograd. Dhe, në fillim të vitit 1989, çështja e Kosovës aq ishte forcuar në qarqet Evropiane si problem, sa që hapur shkolla e Beogradit, përkudnër shovinizmit të shprehur në Memorandumin e Akademisë më 1986, rrugën e shqiptarëve për liri  e shihte të pandalëshme, e shihet  shkëputjën e Kosovës nga vegzat sllave si të pashmangëshme. Prandaj, për ta shporrë këtë realitet ishin aq të prirur në krime dhe gjenocid, duke provuar ta kopjojnë historinë e Sanxhakut Nishit nga viti 1877, kur në 714 katune dhe 6 qytete nuk mbeti shqiptarë i gjallë. (Lexo: J. H. Vasileviq, Albanska Liga, Beograd 1909).Por, kur nuk mund të bashkjetonin sllovenët, kroatët, maqedonët, malazezët, boshnjakët me serbianë belaxhi, atëherë para shqiptarëve lindi ideja (lindi më 1945, u forcua më 1968 dhe hapur foli me fuqinë e armës më 1981,  rilindi më 1992 dhe e mori emërin UÇK, dhe lufa u bë obligim kombëtar, deri në fund të shekullit XX-të. I lumi ai që e ka kuptuar në këtë mision, i mjeri ai shqiptar që e ka sabotuar dhe e ka  luftuar këtë obligim kombëtar shqiptar, për çlirim. Po, edhe sot, ka zëra dhe po zhvillohet propogandë se: ” Kosova është çliruar me llafe dhe me politikë paqesore. Shumë konstatim i vërtetë, sikur të ishte ashtu si dëshirojnë të ishte. Nuk  e di  se si këta llafazana e spejegojnë politikën serbiane edhe sot, nepër odat dhe kafenetë e tyre, që nuk kanë ndryshuar fare. Madje, mund të thuhet se çlirimi ka ardhur si ndihmë luftës sonë të UÇK-ës, por kryekput me tomahokët e  NATO-s për 78 ditë pa nderpererë bombardime. Jo, llafet politike këtu kur janë në pyetje serbët, nuk ngjyhen ma me bojë, por janë një helm që është edhe amdje edhe  infektiv.

Çka po flitete dhe çka po zihet për (mos) marrëveshjen e Ohrit 18 mars 2023 

E vërteta, A. Vuçiq do të dali më 19 mars 2023 në Beograd dhe do të deklarojë para popullit se “në Ohër nuk kam nënshkruar asgjë, sepse më ka dhimtë dora”. Në lidhje me këtë, si njohës i historisë serbiane deri në detale, sidomos pas vitit 1804 e deri më 1999, mund të konkludojë se: “Republika e Madhe –Serbia e Naçertanisë” dhe Republika e Kosovës,  tani janë realitet dhe janë pjesë e Ballkanit. Lidhur me këtë, të dy republikat dihet se janë pjesë edhe e Evropës. Por në këtë precizitet nga këndi i Arçibad Rajsit, Serbia kur donë të përfitojë toka të huaja deklarohet se është me Rusinë. Ndërsa kur donë për të përfituar investime, deklarohet se është “vend i krishterë dhe është me Perendimin” . Mjerisht dikush në Evropë këtij pozicio ni serbian tragjikisht po i biseon, madje më 1878 në Berlin, më 1913 në Londër dhe më 1919 në Paris ia ka mbajur anën. Po, ia ka mbajyur anën sepse është përseritë historia sikur të ishte koha e kryqzatave 1094-1227.

Pas luftës së UÇK-ës që e çliroi Kosovën nga robëria në bashkveprim me NATO-n për 78 ditë, dihet se imperializmi serbian u detyrua të nënshkruaj KAPITULLIMIN në Kumanovë më 10 qershor 1999. Pas asaj lufte e deri më 2019 çarqet politike dhe “intelektuale” serbiane nuk kanë lënë mjet pa përdorë e pa akuzuar se: “NATO gjatë bombardimit ka përdorë bomba me uranium të varfëruar”. Prandaj nepër Serbi po rritet smundja e kancerit, thonin. Fare këta papagaj nazifashista nuk llogarisinin se cili është rroli i uraniumit dhe pse e blemnin mallin e tyre “të kontaminuar” shtetet e BE-s, madje edhe Rusia dhe shtetet tjera të botës. Madje, e blejnë sepse e dinin se nuk ka pasë radioaktivitet edhe në ujë, të cilin ende e blejnë, sidomos vendet arabe.

Në lidhje me (mos) marrëveshjen e Ohrit, jam i deyruar të them se shtetet e BE-s (plus SHBA që “shiqon” nga bregu) kanë debatur ngjeshur në Këshillin e BE-s në Brukzsel për Kosovën disa herë, sidomos nga viti 2014 kur Rusia bëri anshlus në Krime, sepse i hetuan dinakëritë e saj. Debati në Bruksel sidomos, ka qenë në mes 22 shteteve që e njohin Republikën e Kosovës (se Republika e Kosovës do të jetojë derisa të jetojë Evropa, deshti Serbia ose jo-thënje e një diskutanti-hb) dhe 5 shtete që nuk e njohin Kosovën si shtet. Po cili është kompromisi në mes tyre para 18 marsit 2023,shtrohet pyetja. Është kompromis mjaftë lartë i çmuar si e arritur diplomatike dhe mjaftë realisht i vlerësuar si e arritur strategjike karshi nxitjës Rusisë për ta destabilizuar Malin e Zi dhe pastaj Kosovën, për interesa të politikës dhe intelegjencisë insufunete (zfgjëruese) serbiane dhe smundjes shoviniste ruese që si duket nuk ka sherim derisa Putini të gjindet prapa grilave, ose para ndonjë atentati të planifikuar nga vet rusët, si kanë ditur të veprojnë edhe në të kaluarën, ndaj tiranëve të tillë, sepse lufta në Ukrainë është krim ndaj njerëzimit, ngjajshëm sikurse ka vepruar Serbia, madje duke bërë edhe gjenicid konceptual .

Politika serbiane sot është e xhveshur nga misterioziteti 

Politika serbiane e ka parim për të grabitë diçka ose në tërësi tokën e Kosovës, por pa shqiptarë. Këtë politikë Serbia e ushtron qe dy shekuj. Madje, i ka sajuar 37 programe për shfarosjën e shqiptarëve 1836 me programin e V. Karaxhiqit, Srbi svi i svuda dhe ka mbauar me Planin “Patkoi” më 1999. Dhe, duke e pasë për bazë këtë realitet, Serbia nazifashiste nuk ka shansë se do të demokratizohet, nuk ka shansë se do të kthehet kah Prendimi. Po, Serbia kthehet kah Prendimi nëse ia premtojnë Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe mbi gjysmën e Bosnje Hercegovinën. Ky është çmimi i A. Vuçiqit që ishte zëdhënës i S. Millosheviqit që u kaulifikua si “kasap i Ballkanit” pra një Hitler i dytë me synime të njejta por me fuqi minore.  Në pyetje pra është politika e vjetër serbiane e nxituar nga Rusia për të dalur në Adriatik. Mu për këtë u shkrua palni i Naçrtanisë. Pra nëse ndodhë ky realitet, Rusia e ka të shkruar për ta okupuar edhe Serbin. Këtë realitet politikanët tanë, as një deri me sot nuk ia ka zbërthyer ndënjë institucioni në Perendim. E vërteta, zyrtarët e Prendimit, po t` i kanë informatat nga një libër i shkruar: nga autori shqiptar, dhe një libër i shkruar nga autori serbian, pa asnjë mëdyshje iu besojnë rrenave të serbianit. Këtë fakt e kam vërtetuar në Bruksel, në Nju Jork dhe në Paris. Madje tërë këtë realitet, A. Vuçiqi profeton se do ta ralizojë pasi që Vlladimir Putini të hynë në Kievë me tanket :Leopard” prodhim gjerman . Në anën tjetër,  A. Vuçiq planifikon të hyjë në Prishtinë me tanket ruse, të tipit “arusha e Sibirit pa këmbë”, pikërisht me ato që patën marshuar në Aeroportin e Prishtinës, ende pa u aporvuar Rrezoluta 1244 e KS OKB-ës, për kapitullimin e Serbisë.

Pra edhe një herë e përforcojmë mendimin se:  (Mos) Marrëveshja në mes Albin Kurtit dhe A. Vuçiqit në Ohër më 18 mars 2023, nuk është në mes tyre, por është Marrëveshje në mes 22 shteteve të BE-s që e kanë njohur Kosovën me një anë, dhe 5 shteteve që nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës, në anën tjetër. Bisedimet në “ilagalitet” në mes tyre janë zhvilluar në Këshillin e Evropës. Aty unanimisht është aporvuar Plani Franko-Gjerman mbi statusin e Kosovës. Lidhur me këtë 5 shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, në heshtje janë pajtuar de fakto se e njohin Kosovën dhe statusin e saj kushtetues Ahtisarian. Prandaj, me që çështja është ndërkombëtarizuar deri në atë shkallë, sa opinioni serbian është kah mendon se “zgjidhja” po niset nga fillimi, dhe kështu politika serbiane po jeton dhe noton mbi rrenat e veta në stilin ka: “cofur  gomari, por mednon se është gjallë”. Ky pohim, është një konstatim i vetkënaçsisë serbiane,  sepse Republika e Kosovës e ka ratifukuar Marrëveshjen e Brukselit 2013, në Parlament. E kundërta, Republika e Serbisë as që e ka vënë në rend dite në Parlamentin e saj për ratifikim Marrëveshjen e Brukselit nga viti 2013, po as atë të vitit 2015. Dhe kjo çështje e brendëshme në Serbi, po spjegohet nepër koluare politike, se është në dobi të saj, pale mos po e shkputë Veriun e Kosovës, ose po themelon brenda saj një “zajednicë” që funksionon me firmë të Beogrdait si fatamorganë, të paktën për fillim. E po më duhet të them, se përqindja e serbianëve në Kosovë në të dhjetë komunat, prej tyre shtatë komuna mëhallash nuk arrin në 4% në bivel të tërë Kosovës. Dhe diplomacia e SHBA është prononcuar hapur se nuk “ka republikë serbiane në Kosovë”, dhe thellë besoi se nuk do të ketë. Por, duhet vdpruar i zgjuar se mundet të infilrohet ndonjë solucion “republike”, e cila sa e njoh Albin Krtin, nuk do të ndodhë kurrë.

Ku janë shkaqet që partitë opozitare të Kosovës sillen armiqsisht ndaj Qeverisë Kurti 

Shakqet për këtë pozicion janë të shumta. Ato në shiqim të parë duken se janë personale, por e vërteta, kundershtimi zbulohet si armiqësi banale politikaneske.  Ndoshta këta politikanë të verdhë (LDK+PDK)  e mbështesin pohimin e tyre se Albin Kurti kohë më parë mësonte se në çdo variantë të Marrëveshjes me Serbinë, çështja e njohjes reciproke është në qendër. Në këtë nye politik, Plani Franko-Gjerman këtë fakt e garanton në porces, por në germat e Planit nuk thuhet eskplicite. Madje kur dihet se Franca dhe Gjermani e kanë njohur Republikën e Kosovës, atëherë shumë lehtë vijmë në përfundim se çka sankcionojnë këto dy shtete shumë të fuqishme të BE-s, të cilave ngadal iu bashkangjit edhe Italia. E për këtë realitet Baci Demë (Demaçi) mësonte: “ Dielli shqiptar lind në Prendim. I mjeri ai që plaket me një palë mend dhe nuk trasferohet”.

Sot, po të thehet politika e këtyre tri shteteve (Gjermani, Francë dhe Itali), ashtu si po kritikojnë LDK dhe PDK qëndrimin e Qeverisë Kurti, pa e peshuar politikisht firmë e kujtë është Marrëveshja, disi me të ardhur gjynah sa poshtë kanë zbritur “liderët” me miekrra dhe pa to (tasjan) të partive tona që kur ishin në pushtet e patën bërë Republikën “rropitoll” me korrupcion dhe nepotizëm të çdo lloji.

Prandaj shkaqet e kritikave ndaj qeverisë Kurti që vijnë nga partia që nënshkroi dokument më 2013 dhe ajo që nënshkroi Marrëveshje më 2015, nuk janë asgjë tjetër veçse një ortek i urrejtjës patologjike shqiptaro-shqiptare,e mbuluar  me një  batanie të papastër, puro politikaneske.

Së këndejmi nuk është çudi që këto parti kanë rënë në provimin politik, por është tragjedi për të satën herë që BE ia beson më tepër Beogradit agresiv se sa Prishtinës që lufton për objektivizimin e historisë Kosovës dhe tokës saj den baba den shqiptare.

Së këndejmi, kërkoi publikisht debat publik me shkenctarët serbian lidhur me historinë e Kosovën. Jam i sigurt, në bazë të dokumenteve që posdohen se Serbia e ka humbur luftën për Kosovën edhe në fushën e betejës edhe në tavolinat shkencore, dhe mundet të ëndrrojë vetëm për ndonjë ekspozitë se si ka vafrë dhe rrënuar në tokat shqiptare për dy shekuj pa ndërprerje, me zjarr, kacatura, pushkë e topa, po edhe me avion e tanke të çdo lloji.

Shkrimi i kushtohet: Adem Demaçit, Zahir Pajazitit, Adem Jasharit dhe Tahir Sinanit, të cilët me luftën e tyre të drejtë i trreguan botës civilizuar se ku janë trojet shqiptare dhe cila është Shqipëria Etnike.

Më 27 mars 2023