Kreu Blog Faqe 1088

Nesër, me 28 mars 2023, në Bibliotekën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, promovohet libri RIISLMIZIMI rreziku i radhës

0

Nesër në ora 12:00, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, promovohet libr im bashkëbisedues me intelektualin, atdhetarin dhe aktivistin e madh të çështjes kombëtare, Ibrahim Kelmendin.

RIISLAMIZIMI rreziku i radhës, është një libër për antishqiptarizmin, që jo vetëm se nuk e pamë apo nuk deshtëm ta shihnim qe 24 vite, por me apo pa vetëdije po i shërbejnë ata që do të duhej të ishin rojet besnike të Kosovës multietnike, të banuar me 92 % shqiptarë.

Një libër që flet për një theqafje të madhe kombëtare dhe për sulmet e pandalshme të antishqiptarëve, ku islamistët, këta çetnik të brendshëm, që gjithsesi janë më të rrezikshëm për ne se sa çetnikët serbë, i janë sulur me sulme të pandalshme identitetit kombëtar shqiptar. Ky libër bashkëbisedues, megjithëse me vetëm 137 faqe, tregon se “hajgarja” me sulmet e organizuara dhe kaq mizore ndaj identitetit kombëtar shqiptar tashmë ka përfunduar dhe se asnjë Shqiptare e Shqiptar, më nuk mund të mashtrohet me ngashnjimet djallëzore religjioze.

Merita e madhe për këtë libër bashkëbisedues i takon atij që është i vetmi që nuk heshti kurrë por përkundrazi foli pandërpre e me zë të lartë ndaj antishqiptarizmit islamik: Ibrahim Kelmendit. Ky libër, po ashtu, flet e rrëfen për një turp të madh kombëtar dhe e shpërfaq publikisht pandjeshmërinë e madhe ndaj fatit të kulturës, historisë, dokeve dhe zakoneve shqiptare. Në këtë libër andaj nuk flitet për fe, pra për asnjë fe, por për një shovenizëm religjioz që do të na zhbëjë e shkatërroj në vendin tonë. Ky libër i vogël tregon qartë dhe përfundimisht se antishqiptarizmi nuk do të lejohet, qoftë edhe i fshehur me dinakëri shërbimesh sekrete pas “hyjnores”. Une si intervistues i zellshëm e falënderoj Ibrahim Kelmendin për gatishmërinë e tij për tu përgjigjur në të gjitha pyetjet që ia kam shtruar, pa asnjë mëdyshje.

Libri RIISLAMIZIMI rreziku i radhës, e tregon qartë dhe hapur se më të rrezikshëm se sa xhihadistët shqipfolës janë dhe mbetën islamistët politik, këta agjent të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm të shërbimeve sekrete armiqësore. Krimi që ata e kanë bërë ndaj Atdheut, nuk mund të harrohet e as të falet. Ai është krim tepër i madh, një krim i paimagjinueshëm i njerëzve më të lig që dolën nga radhët tona, pasi mu ata ia filluan shitjes së identitetit kulturor e kombëtar për interesa armiqësore.

Respekt dhe mirënjohje e pafundme për Ibrahim Kelmendin, këtë gjigand të atdhedashurisë Shqiptare!

Hysniu i vogël e profesori i madh 

0

Profesor Hysni Gashi me gruan (e dytë), Nakijen

Sinan Kastrati, 11 mars 2023, Malmö

“Amor patriae nostra lex”, “Kärleken till fosterlandet är vår lag” (suedisht), “”Dashuria për atdheut është ligji ynë” 

Jeta e Hysni Gashit nëpër vite, ishte një jetë në shërbim të atdheut, në radhë të parë jetë që ia kushtoi arsimit si profesor historie 

Disa nga nëtitujt që do të flas: 

Hysniu si fëmi në teqenë e Lubizhdës së Hasit.  

Me të s`murin me tuberkuloz. Ushqimin që s`e hante e i mbetet të sëmuarit, e hante Hysniu dhe qeni 

Në katundin Letaj punon si rrogëra, te Rexhë Mehmeti, rrogëtonte për 2 shek ë*) drith dhe 1 palë tesha, për 1 vit. 

Qysh e marrin rojet kufitare shqiptare dhe e mbajnë disa ditë, në kufi, dhe pastaj në qendrën sociale për jetim të Kuksit, morrat 

Jeta e re në Jetimoren e Vlorës 

Akcioni vullnetar i rinisë me fëmijë e të rinj nga Vlora, në Krko të Kroacisë 

Hysniu në akcionin e rinisë në Kroaci e ngrit flamurin jugosllav çdo mëngjes sepse ishte djali më i zgjuar 

N`kthim për në Shqiperi, pas akcionit vullnetar e njohës në Kroaci policia kufitare e Jugosllavisë e ndalin në Prizren, me arsyetim se Hysniu ka lindur në Prizren dhe është shtetas i Jugosllavisë e jo shqiptar. 

Në Prizren, flen ku mundet, në strehët e shtëpive, parqe e rrugë. 

Një kohë Hysniu jeton në Ujëz, te kusherinjët, te Arif Gashi, Aliu, djali i Ali Gashit ishte moshatar dhe ishin rritur me Hysniun e nëna Hatë iu kshte dhënë gji të dyve 

Hysniu shetiste, si fëmi i pa prindër e pa obligime e duke shetitut shkonte larg, nga Ujëzi deri në Gjakovë 

Koha kur dalin të rinjët qytetarë nga salla e filmit, natën, e gjejnë Hysniun fjetut afër hyerjes së kinemasë së Gjakovës. 

-Ku e ke shtëpinë ? 

-Nuk kam shtëpi 

Hysniu bëhet banues në internatin e shkollës normale në Gjakovë 

Drejtot internati ishte Mazllom Hoxha 

Hysniun regjistrohet në normalen e Gjakovës 

Njohja, ndihma dhe qërkrahja e Mark Lulgjurajt e mësuesit të normalës, Ferdinand Shkrezi 

Të dhënat dhe disa nga familjarët që më ndihmuan me të dhëna më të plota, më dërguan dëshmi, dokumente e foto të Hysniut e bashkë me to edhe aparatin fotografik, do ti jap në fund.  

Më mungon vetëm INDEXI, të cilin si duket e ka në banesë, në Prishtinë Valbona, vajza e profesor Hysniut. 

Edhe njëherë për profesor Hysni Gashin 

Vazhdon nga: “Për ish nxënësin e Panorcit, profesorin Hysni dhe mësuesit/et në Malmö”, publikuar më 20 Mars 2023,  

“Profesor Hysni Gashi, ishte i veçantë, nuk kishte tjetër si ai”, 20 Mars 2023 

“Të fshehtat që (nuk) i mori me vete profesor Hysni Gashi”, 21 Mars 2023 dhe 22 Mars 2023 

Profesor Hysni Gashi

Familja e prof Hysniut kanë preadhjen nga katundi Ujëz *) komuna e Gjakovës, afër Urës së Shenjtë *). Baba Selimi, gjyshërit e kanë lindur e jetua në Ujëz. Në Ujëz kanë pasur edhe pasuri, tokë pune, fusha e male. Pastaj Selimi që ishte një nga kaçakët e njohur dhe bashkëpuntor bersnik i Bajram Currit, për shkak se ndiqej nga pushteti, e lë pasurinë, malin e mallin. Ai e donte jetën në katundinin Ujëz por pasuria e jeta e qetë nuk e linin të qetë malësorin Selim. Selimi detyrohet të jeton një njetë nomadi *), komiti *) e kaçaki *).   

Selimi pas burgut jeton me djalin, nipat e mbesat në qytet por mbeti gjithnjë një malsor i pagdhendur, burrë malësie që nuk përfilli asnjë sistem, nuk i ”respketoi” normat e ligjet e tyre, ama që edhe i kushtuan me një pjesë të jetës, por ishte shumë i dashur me nipat e mbesën Selim Kaçaki. Selimi nuk e hoqi kurrë plisin e bardhë nga koka, pantallonat e zhgunjët e xhurdinë nga trupi edhe psse jetonte në qyet. Ai jetoi jetën e vetë, si malësor *) 

Hysniu kishte një jetë të gazepshme *), të mërzitshme, e mbi të gjitha, të mundimshme. Ishte vetëm fëmijëria e profesorit Hysnit. Më e rënda. Ai fëmijëve, gruas (Sevdijës dhe gruas tjetër, Nakijës) të afërme dhe mua më tregonte se si kishte jetua duke i shtyrë ditët me zor po a shtyhët bjeshkët me gjyks?  

Ai i kalonte ditët duke vrapuar rrugëve e duke qarë natën, derisa e zinte gjumi të përlotur. 

Hysniu më vonë në vjershat e tija do të tregoi se si nëna Gjyldane ishte zaif *), s`kishte gji e me çka mi dhënë e s`kishte me çka ta mbuloi e baba, s`kishte shtëpi as kolibë *). Tota Fatë e kusheririt Arif e kishte ushqye bashkë duke ia ndarë tamlin *) të dy djemëve, djalit të saj, Aliut dhe Hysniut. 

Profesori do të dëshironte që më mirë do të ishte sikur prindërit ta gjuanin në lumë se sa të rritej në skamje, të ushqehej me qenin e të flente në dyer të huaja.  

Profesori nuk do të kishte fatin si fëmijët e tjerë të luante gjithë ditën e në mbrëmje ta pret nëna me ushqim të shishëm e dhomë e ngrohtë, ti tregoj përralla e këndoi këngë. Nuk e kishte as babën e gjyshin e nuk flente në kullat e tyre me frengji *), vjerrë në mure pushkët e gjata. Do të mjaftonte që Hysniu të kënaqej me ato që ia falnin të tjerët, të fle afër lopëve e të mos mërdhij e të hajë gjysmën e pjesës së bukës së qenit.  

Kjo ishte jeta që profesori e përjetoi thellë në shpirt e iu ngul, si tehi i thikës në mishin e njomë e në shpinë. 

Ai nuk vrapoi me çantën plot libra me fëmijët e tjerë për në shkollë. Shkronjat, Hysniu i mësoi në male, jo në klasë e i shkruajti në baltë, gurë, dru e rrasa në bokat e Devës, si çoban në vend të fletoreve të bardha e dërrasës së zezë në klasë.    

Tash vjen baba 

Si baba jem nuk ka 

Unë e dua babën tim 

Voglushi i vogël, profesori i ardhshëm, rrinte para dyerve të familjes Zajmi gjithë ditën duke pritur se mos po vjen baba Selim. Po baba nuk vinte e fëmiu me vaj në buzë i kalonte ditët e netët, i mërzitur derisa e zinte gjumi me lot në sy.  

Po si të vinte baba? 

Ai edhe po të kishte krih nuk vinte dot. Ishte në burg, i dënuar me vdekje, se i kishte shërbye Bajram Currit e kishte vrarë xhandar serb në kufi, kishte mbrojtur atdheun, aq sa kishte mundur, i vetëm. Ai e kishte humbur të pamunit në njërin sy, rrezikonte ta humbëte edhe djalin. E humbi edhe rininë vetëm e vetëm pse e deshi lirinë, e deshi atdheun. 

 

Te kjo familje prindërit (?) e kishin falur, te familja e njohur dhe e pasur, Zajmi në Gjakovë që të ketë vetëm bukë për të ngrënë e strehë mbi kokë të flerë.  

Po vogëlushi i vogël, nuk mund të rrije pa babën e nënen te kjo familje e ta shihte luxin që kishte familja e huaj, luxi që shkëlqente në dhomat e pastra e dyshekët me penla por djaltt të vogël nuk i pëlqente as dysheku i butë.  

Një ditë gruaja e zotnisë i thotë burrit:  

-Këtë fëmijë duhët largua nga shtëpia se nuk po përshtatet e është i parahatuem e …  

Hysniu që s`kishte më shumë se 5 vjet detyrohet të shkoj në Teqe të madhe të Gjakovës *). Në teqe kishte shumë fëmijë varfnjakë. Aty flenin në pastaqija (lëkura) e ushqeheshin.    

Po pse Hysniu iku nga Ujëzi? 

Hysniu një kohë, nuk dihet sa kishte jetuar në katundin Ujëz, afër lumit të Drinit të Bardhë e maleve të Pashtrikut, te familja e Arif Gashit, kusheri i afërt i Selimit, sipas asaj që dihët, bisedat që unë kam pasur me disa nga familjarët dhe gruan (e dytë), Nakijën) nana Hatë, gruaja e Arifit i kishte dhënë gji, bashkë me djalin e saj, Aliun që ishte moshatarë me Hysniun, 

Thuhët se Hysniu, si i paprind dilte nga shtëpia dhe shetiste. Sipas të gjitha gjasave, xhaxhit Arif dhe nënes Hatë iu ka dhimt *) e iu ka ardhur keq për fëmiun jetim, Hysniun prandaj edhe nuk i kanë vënë kufijë me rregulla e diciplinë, sikurse që ndodhte me fëmijët e tjerë. 

Hysniu u lind në Prizren më 1933 sipas disa dëshmive tjera, Hysniu ka lindur më 6 korrk 1937 në Tregtan, Shqipëri, rrethi i Kuksit për çka nuk është për tu besuar sepse Shqipëria ia ndryshon ose e regjistron si shtetas të vetin.  

Në tri dëshmi, dokumente zyrtare që unë i kam, Hysniu ka data të lindjes të ndryshme, në eksrtatin e lindjes, letënjoftim dhe pasaportë, Hysniu, djali i Selim dhe Gjyldane Gashit, ka lindur më 02/12/1933 në Prizren. 

Në dëftesën, CBEДOЧAHCTBO , është: Hysni Gashi, djali i Selimit, lindur më 6 korrik 1937, në (katundin) Tregtan, rrethi i Kuksit, Republika Popullore e Shqipnisë me nënshtetësi, HAPOДHOCTN: Shqiptar. 

Gjimnazi ”Ivo Lola Ribar”, Prishtinë, 1956/1957 

Dokumenti i tretë, është DIPLOMA, lindur me 6 VII 1933, në Prizren, në republikën e Serbisë (shkruar në alfabetin cirilik), Skopje, 1 XII 1973  

*) SHEKE f. 

  1. Enë druri e rrumbullakët e me madhësi të ndryshme, që bëhet me dërrasa të ngushta të shtrënguara me rrathë ose duke bashkuar dy gjysma të një trungu të gdhendur përbrenda dhe përdoret për të mbajtur në të bulmet, turshi, rrush etj.; vedër. Sheke e madhe (e vogël). Shekja e djathit. Sheke me qumësht (me mazë).
  2. Masë drithi me madhësi të ndryshme sipas krahinave, që nxë pesëdhjetë, njëqind ose më shumë kilogramë. Një sheke misër. Tridhjetë sheke drithë.
  3. Enë druri e vogël e me kapak, që e përdorin barinjtë si kupë për bulmet.

* I ushtojnë sheket (kadet, hambarët) shih tek USHTON. 

Ujëzi*) 

Sipas nenit 8 të status projektit komunës së Gjakovës, teritori i kësaj komune ka 88 katunde. 

Ujëzi, sipas rendit alfabetik është nr. 75, katund shumë afër urës së njohur, Ura e shenjtë 

*) Ura e Fshajtë 

Ura e Fshajtë është zonë e mbrojtur natyrore në kanionin e Drinit të Bardhë dhe është monument natyre me karakter hidro-gjeomorfologjik. Ura gjendet në fshatin Fshaj ndërsa gjithë zona e mbrojtur natyrore ka sipërfaqe prej 199 ha dhe shtrihet në territorin e komunës së Gjakovës (73.86 ha) dhe Rahovecit (124.96 ha). 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Ura_e_Fshajt%C3%AB 

Timo Mërkuri: Ura e Fshajt ose Ura e Shenjtë 

E merkure, 04.09.2019, 07:00 PM 

…Fragment studimi…. 

Nga Timo Mërkuri 

http://www.zemrashqiptare.net/news/51390/timo-merkuri-ura-e-fshajt-ose-ura-e-shenjte.html 

*) NOMAD m. 

Pjesëtar i një popullsie pa vendbanim të qëndrueshëm, endacak, shtegtar. Nomadët e stepave (e shkretëtirave). 

NOMAD mb. 

Që nuk ka një vendbanim të përhershëm e të qëndrueshëm, endacak, shtegtar; kund. i ngulur. Fise (popullsi) nomade. Jetë nomade. Popuj nomadë. Barinj nomadë. 

*) KOMIT m. hist. 

Kryengritës që dilte malit e luftonte për lirinë e atdheut dhe për drejtësi shoqërore kundër shtypësve e shfrytëzuesve. Çeta e komitëve. Doli komit. 

*) KAÇAK m. vjet. 

Ai që ikte nga shtëpia, jetonte fshehur si cub (zakonisht në mal) dhe luftonte kundër padrejtësive shoqërore, kundër klasave shfrytëzuese e pushtuesit të huaj. Kaçak mali. Çetë kaçakësh. Doli kaçak. 

U bë kaçak dikush ka munguar për një kohë të gjatë; nuk ka ardhur prej kohësh, humbi. 

KAÇAK mb. vjet. 

  1. Që është karakteristik për kaçakun, që është veti e tij, prej kaçaku. Jetë kaçake.
  2. Që shitej e blihej kontrabandë (për një mall a për një plaçkë). Mall kaçak. Duhan kaçak.

*) MALËSOR m. 

Banor i malësisë ose ai që e ka prejardhjen nga malësia. Malësorët shqiptarë. Malësorët trima. Malësorë e fusharakë. Djalë malësori. Besë (fjalë) malësori. Kryengritjet e malësorëve kundër pushtuesve. 

MALËSOR mb. 

Që banon në malësi ose që e ka prejardhjen nga malësia; që ka të bëjë me malësinë ose me malësorët, i malësisë ose i malësorëve; që është karakteristik për malësorët; që është krijuar nga malësorët. Nënë malësore. Popull malësor. Veshje malësore. Zakon malësor. Mikpritje malësore. 

*) GAZEP m. bised. 

  1. Mundim i madh vuajtje, fatkeqësi e madhe, gjëmë, mynxyrë; hall i madh.

Gazep i madh. Në pikë të gazepit shumë keq, në pikë të hallit. E mbuloi gazepi. 

U bë gazepi. Hoqi gazepin e zi u mundua shumë, hoqi shumë. 

  1. Njeri shumë i prapë; njeri keqbërës. Është gazep.
  2. përd. ndajf. Jashtë mase, tepër, shumë. Gazep i madh (i fortë). Gazep i bukur.

Pi (ha) gazep. Ra shi gazep. Është zemëruar gazep. Kishte gazep njerëz. 

* Bën gazepin dikush qahet e ankohet me të madhe për diçka; e paraqit gjendjen duke i theksuar tepër anët e këqija, e nxin gjendjen a punën jashtë mase. Gjallë e për gazep shih te GJALLË. E ka marrë në (për) gazep dikë a diçka i është neveritur diçka sa s’e sheh dot me sy; i ka dalë nga zemra dikush, e ka marrë shumë inat. 

Diploma e Univerzitetit, Skopje 1 XII 1973

GAZEPQAR mb. bised. 

  1. Që të mundon, që të shkakton vuajtje e hidhërime. Njeri gazepqar.
  2. Që i paraqet punët duke theksuar tepër anët e këqija, që i nxin gjërat, që bën gazepin; që qahet e ankohet me të madhe vazhdimisht. Është gazepqar i madh.

GAZEPSHËM mb. bised. 

  1. Që bëhet me mundime të mëdha, që kërkon shumë lodhje; që kalohet në vuajtje e mundime; shumë i mundimshëm. Punë e gazepshme. Jetë e gazepshme.
  2. I tmerrshëm, i kobshëm. Ngjarje e gazepshme.

*) ZAIF mb. bised. vjet. 

I sëmurë, i pamundur. Ishte pak zaif. 

*) KOLIBE f. 

  1. Kasolle e ndërtuar me thupra ose me dërrasa të vjetra dhe e mbuluar me kashtë, me copa dërrasash a me teneqe; kasolle e vogël dhe e keqe. I prishëm kolibet.
  2. Kasolle e vogël për qenin.

KOLIBËR m. zool. 

Shpend shumë i vogël, me pendë të bukura shumëngjyrëshe, që, kur fluturon, i lëviz krahët aq shpejt, sa nuk i duken (rron kryesisht në Amerikën e Jugut). 

*) (Tamël) TAMBËL m. krahin. 

Qumësht. Tambël lope (deleje, dhie). Përshesh me tambël. 

* Bar tambli bot. qumështore. Lule tambli bot. qumështore, bar tambli. 

*) FRËNGJI f. vjet. 

  1. vjet. Një e çarë si dritare e vogël dhe e ngushtë në muret e kullave ose në bedenat e kështjellave; që shërbente për të qëlluar me armë. Frëngjitë e bedenave. Kullë me frëngji. Qëlloi nga frëngjia.
  2. usht. Dritare e vogël e tankut, e bunkerit ose e ndonjë mjeti tjetër të fortifikuar, që shërben për të parë dhe për të qëlluar me armë. Frëngjia e tankut (e bunkerit).

*) Teqja e Madhe 

Teqja e Madhe e tarikatit Saadi është një monument i trashëgimisë kulturore në Gjakovë, Kosovë. Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor” dhe është teqja jo vetëm më e vjetër në Gjakovë e këtij tarikati, por në krejt Ballkanin. 

Kjo teqe u themelua nga Shejh Sulejman Axhiza Baba (1537-1652), i biri i Ahmet Pashës të familjes së Bushatlijve. 

Dëftesa e Hysni Gashit, viti shkollor 1956/1957 në Gjimnazin ”Ivo Lola Ribar, në Prishtinë. Ka të dhëna interesante: lindur në Tregtan të Kuksit, më 6 korrik 1937, me nënshtetësi shqiptare

*) DHIMBSEM vetv. 

(me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore). 

I ngjall dikujt një ndjenjë dashurie a dhembshurie jam i dashur për të; ndien keqardhje për mua i dhemb për mua. I dhimbsen prindërit (fëmijët). I dhimbset atdheu (populli). I dhimbset gurit e drurit u vjen keq të gjithëve për dikë, i dhimbset kujtdo. Më dhimbsen pa masë (shumë). S’më dhimbset fare. 

vet. veta III. Është diçka e shtrenjtë, e dashur për mua, e ruaj me shumë kujdes diçka; më vjen keq ta dëmtoj, ta jap, ta prish etj. diçka, e kursej diçka; më dhembet. I dhimbset liria. U dhimbset malli i popullit (pasuria e popullit). S’i dhimbset gjë. 

I dhimbset jeta mospërf. ka frikë se mos vdesë, se mos pësojë gjë etj.; e ruan shumë veten. I dhimbset lëkura keq. i dhimbset jeta. I dhimbset qyqes shih te QYQ/E,-JA. 

Vazhdon 

Malmö, 27 mars 2023  

sinan.kastrati@hotmail.com 

Të qarkosurit në mediokritetin e tyre gjenial

3

Sali Bytyçi, Prishtinë

Shkenca dhe arti janë me pakicë, si ari. Ranë, dhe e thëngjill, mbi tokë e nën tokë, ka me shumicë.
Kujtim Shala i paska botuar deri më tani afër 50 libra, Ernesto Sabato më pak se 10. Ndoshta pak më shumë se 5. Dhe Ernesto Sabato ka jetuar mbi 90 vjet, Kujtimi është aty nga gjysma e moshës së Sabatos.
(Mos më gjykoni për numra, për mua një më shumë a më pak nuk ka rëndësi: jam poet, nuk jam matematikan!)
Kujtimi mund të shkruajë edhe 50 libra të tjerë, i bën 100! Krejt kritikë letrare.
Sabato ka shkruar një libër me titull “Shkrimtari dhe fantazmat e tij”. Kur jemi te librat, te vlera e tyre, mund t’i peshojmë: në krahun e majtë vëmë librin e Sabatos, në të djathtën (se edhe ashtu Kujtimi ka dëshirë të jetë i djathtë!) të 50 librat e Kujtimit. Pesha mbetet nga ana e majtë.
Vëmë edhe rreth 30 librat e Sabri Hamitit! Prapë pesha mbetet në anën e majtë!
Pastaj i vëmë edhe librat e Ali Aliut, Rexhep Ismajlit, Zejnullah Rrahmanit etj., po as që arrijnë ta lëvizin peshën në anën e kundërt.
Vëmë edhe gjithë librat kritikë të krejt Qarkut të Prishtinës, peshorja mbetet në të njëjtën pozitë. Tani mund t’i vëmë edhe librat tjerë, po Qarkistët, të ngërthyer në gjenialitetin e tyre qarkistian, nuk durojnë përzierje!
Për ta përfunduar. Ju që e lexoni këtë shkrim të shkurtër, për një gjë ju siguroj: Nuk jam i çmendur fare! Do të doja me gjithë shpirt të kishte lindur Sabatoja këtu te ne, jo në Argjentinë!
Ta përkthenin Sabaton nga gjuha jonë në gjuhët e botës! Kjo do të më bënte të lumtur mua. Ndërsa Kujtimat, Sabriat dhe të gjithë Qarkistët, të lindnin në Argjentinë. Të kënaqeshin e të vetëkënaqeshin në Qarkun e tyre, ashtu siç edhe e meritojnë! Ta stolisnin njëri-tjetrin me dafinat e lavdisë, dhe të deheshin me opium në atë Olimpin e tyre të cilin nuk mund ta gjesh të regjistruar askund në hartën e botës!

Shkenca dhe arti janë me pakicë, si ari. Ranë, dhe e thëngjill, mbi tokë e nën tokë, ka me shumicë.
Kujtim Shala i paska botuar deri më tani afër 50 libra, Ernesto Sabato më pak se 10. Ndoshta pak më shumë se 5. Dhe Ernesto Sabato ka jetuar mbi 90 vjet, Kujtimi është aty nga gjysma e moshës së Sabatos.
(Mos më gjykoni për numra, për mua një më shumë a më pak nuk ka rëndësi: jam poet, nuk jam matematikan!)
Kujtimi mund të shkruajë edhe 50 libra të tjerë, i bën 100! Krejt kritikë letrare.
Sabato ka shkruar një libër me titull “Shkrimtari dhe fantazmat e tij”. Kur jemi te librat, te vlera e tyre, mund t’i peshojmë: në krahun e majtë vëmë librin e Sabatos, në të djathtën (se edhe ashtu Kujtimi ka dëshirë të jetë i djathtë!) të 50 librat e Kujtimit. Pesha mbetet nga ana e majtë.
Vëmë edhe rreth 30 librat e Sabri Hamitit! Prapë pesha mbetet në anën e majtë!
Pastaj i vëmë edhe librat e Ali Aliut, Rexhep Ismajlit, Zejnullah Rrahmanit etj., po as që arrijnë ta lëvizin peshën në anën e kundërt.
Vëmë edhe gjithë librat kritikë të krejt Qarkut të Prishtinës, peshorja mbetet në të njëjtën pozitë. Tani mund t’i vëmë edhe librat tjerë, po Qarkistët, të ngërthyer në gjenialitetin e tyre qarkistian, nuk durojnë përzierje!
Për ta përfunduar. Ju që e lexoni këtë shkrim të shkurtër, për një gjë ju siguroj: Nuk jam i çmendur fare! Do të doja me gjithë shpirt të kishte lindur Sabatoja këtu te ne, jo në Argjentinë!
Ta përkthenin Sabaton nga gjuha jonë në gjuhët e botës! Kjo do të më bënte të lumtur mua. Ndërsa Kujtimat, Sabriat dhe të gjithë Qarkistët, të lindnin në Argjentinë. Të kënaqeshin e të vetëkënaqeshin në Qarkun e tyre, ashtu siç edhe e meritojnë! Ta stolisnin njëri-tjetrin me dafinat e lavdisë, dhe të deheshin me opium në atë Olimpin e tyre të cilin nuk mund ta gjesh të regjistruar askund në hartën e botës!

Vetëflijimi dhe nënshtrimi i shqiptarëve ndaj të huajve

0

Nga Aurel Dasareti

Disa njerëz (si shqiptarët) mendojnë më shumë për të tjerët (armiqtë pushtues) sesa për veten e tyre. Të tjerët marrin drejtimin, dhe ju ndiheni të bllokuar dhe të kontrolluar. Nevojat e veta janë minuar, dhe djegia, zemërimi i shtypur, ankthi dhe ndjenja e zbrazëtisë janë ndër simptomat. 

*** 

Ky artikull ka të bëjë me ndjenjën e të qenit i kontrolluar (komanduar-sunduar) nga të tjerët. Bëhet fjalë për atë se si dikush mund të humbasë ndjenjën e të qenit i lirë në jetën e tij. Në vend që të keni një besim të qenësishëm se mund të krijoni realitetin tuaj, realiteti është diçka që ndodh vetëm jashtë vullnetit dhe kontrollit tuaj. Në këtë mënyrë, njeriu ndihet pjesërisht i kontrolluar nga të tjerët dhe i bllokuar nga rrethanat. Shqiptari nuk ndihet i lirë dhe i pavarur, por inferior dhe në mëshirën e të tjerëve. Thelbi i kësaj çështjeje është një përvojë që shqiptari duhet t’i bëjë të tjerët rehat. Ju i vendosni nevojat e njerëzve të tjerë përpara tuajave dhe nëse kjo ndodh në një masë të madhe, rrezikoni të humbni veten. Ju shmangni vendosjen e kufijve dhe vazhdimisht bëni kompromis me ndjenjat dhe nevojat tuaja. Vazhdimisht i jepni tjetrit (pushtuesit) atë që ai kërkon prej jush. Një model i tillë përfundimisht mund të bëhet vetë-shkatërrues (tek ju veç është bërë) dhe pyetja është se si vetë-shkatërruesi e zbulon këtë dhe çfarë mund të bëjë për të rifituar vitalitetin përmes më shumë vetëvendosjes. 

Një rregull bazë negativ i jetës është një model që fillon në fëmijëri dhe kumbon gjatë gjithë jetës. Filloi me dikë në familje ose fëmijë të tjerë që na bënë diçka. Ne ishim të braktisur, të mbi-mbrojtur, të keqtrajtuar, të përjashtuar ose të privuar nga diçka – pësuam një lëndim. Përfundimisht, rregulli i madh bëhet pjesë e jona. Shumë kohë pasi largohemi nga shtëpia ku jemi rritur, ne vazhdojmë të krijojmë situata ku keqtrajtohemi, injorohemi, na përçmojnë ose anashkalojnë – situata ku nuk jemi në gjendje të arrijmë qëllimet tona më të thella. 

Mundësia për të shprehur veten 

Mundësia për të shprehur veten është vendimtare për shëndetin mendor. Fëmijët e vegjël, të cilët ende nuk kanë zhvilluar gjuhën e mjaftueshme për të shprehur shqetësimin e tyre, zakonisht thonë se kanë dhimbje barku. Të shprehurit e vetvetes ka të bëjë me lirinë për të shprehur dëshirat, nevojat, ndjenjat (përfshirë zemërimin) dhe dëshirat tona natyrore. Në mënyrë që dikush të jetë në gjendje të hapet në këtë mënyrë, duhet të ketë besim se nevojat e veta janë po aq të rëndësishme sa ato të të tjerëve. Thjesht duhet të keni mundësinë të jeni spontan dhe energjikë pa modesti të tepruar. Njeriu duhet të ndjejë se është e lejueshme të ndjekim interesa dhe impulse që na bëjnë të lumtur dhe të angazhuar. Ju keni pasur shumë mundësi për të luajtur dhe për të qenë krijues, dhe jo vetëm për të pasur kohë për kërkesa, punë dhe konkurrencë gjatë gjithë edukimit tuaj. Një fëmijë që rritet në një mjedis ku inkurajohet të shprehet, gradualisht do të zbulojë interesat dhe preferencat e veta. Në këtë kuptim, njeriu mëson të përfshijë nevojat e veta në vendime krahas nevojave të të tjerëve. Bilanci këtu është i rëndësishëm. Nëse ju ka munguar liria për t’u shprehur, shpesh rriteni me idenë se duhet të kënaqni nevojat e njerëzve të tjerë në kurriz të nevojave tuaja. Në të kundërt, nëse ju është dhënë shumë liri duke u rritur, rrezikoni të “harroni” nevojat e të tjerëve kur merrni vendime dhe planifikoni. 

 Nënshtrimi si rregull negativ i jetës 

Ky rregull i jetës shpesh çon në një ndjenjë se bota ju kontrollon. Njerëzit e tjerë rreth jush duket se e kanë kontrollin mbi ju, ju ndiheni të bllokuar dhe të kontrolluar. Në thelb të këtij rregulli të jetës është një lloj bindjeje që duhet t’i bëni të gjithë të tjerët të lumtur. Ju mendoni se duhet të kënaqni tjerët, edhe të huajt që ju urrejnë. 

Shpesh mund të shohim se njerëzit që vuajnë nga ky rregull i jetës kanë vetëm një përjashtim nga rregulli i tyre – të vetmin që nuk duhet ta kënaqësh – veten. Personi tjetër është gjithmonë i pari. I jepni përparësi.  

Këtu njeriu mund të luftojë me një ndjenjë intensive të të qenit i bllokuar në jetën e tij. Natyrisht, të jesh i nënshtruar është gjithashtu i shtypur. Ju rrezikoni të jeni aq të preokupuar me nevojat e të tjerëve, saqë harroni të merrni parasysh ndjenjat, mendimet, dëshirat dhe nevojat tuaja. Në këtë mënyrë, ju mund të zhvilloni një ndjenjë të “humbjes së vetvetes” (e keni zhvilluar pakufishëm  – me një “Kosovë e Metohi” brenda vendit tuaj Dardani, i nënshtroheni serbit përsëri), ose të mosnjohjes se kush jeni, thjesht sepse keni shmangur për një kohë të gjatë të vini re nevojat tuaja. Është një barrë e madhe të jetosh një jetë nën peshën e kësaj ndjenje të “detyrës” ndaj të tjerëve dhe shpërfilljes së vetvetes. Kur nuk jemi të vetëdijshëm për nevojat dhe ndjenjat tona për një periudhë të gjatë kohore, rrezikojmë gjithashtu të humbasim kontaktin me to.  

Ju mund të mos jeni në gjendje të zbuloni se çfarë dëshironi me të vërtetë. Kur ndjeni, përpiquni të ndiqni ndjenjat tuaja, shpesh zbuloni vetëm një ndjenjë zbrazëtie. Në disa kontekste, kjo mund të shihet në lidhje me atë që në gjuhën bisedore quhet: njeri i djegur, i harxhuar, i dështuar, apatik dhe bosh nga brenda. Njeri i padobishëm.  

Nëna ime, specialiste në psikiatri, tregon: “Në terapi, unë shpesh u bëj këtyre njerëzve pyetjen e mëposhtme: “Çfarë mund të bësh që është e mirë për ty?” Ata mendojnë për këtë dhe shumë shpesh përgjigjen: “Nuk e di”. Pasiguria dhe kontakti i vogël me nevojat e veta janë simptoma të këtij rregulli të jetës. Përvoja është shpesh që ju ndiheni bosh, jeta është e pakuptimtë dhe e vetmja gjë që vëreni janë kërkesat dhe presioni nga bota e jashtme.” 

Ndjenja e vazhdueshme e detyrimeve në lidhje me mirëqenien e të tjerëve sjell shumë përgjegjësi, e cila gradualisht po sfilitet. Njeriu nuk u lë vend pëlqimeve, ndjenjave dhe dëshirave të veta, por i shtyp ato sepse të tjerët duhet të jenë të lirë të plotësojnë nevojat e tyre. Kjo i privon vetes shumë nga gëzimi i jetës dhe liria e tij. Liria thjesht ju hiqet sepse çdo zgjedhje që bëni diktohet gjithmonë nga mënyra se si ajo zgjedhje e veçantë ndikon tek të tjerët. Fokusi nuk është ajo që ju dëshironi dhe çfarë ndjeni vetë, por përkundrazi ajo që duan të tjerët (edhe në rastet kur janë dashakeq dhe armiqtë e juaj) dhe çfarë mund të bëni ju vetë për t’i bërë të tjerët të lumtur me ju. Nëse jeni shumë kokëmish do të logjikoni: Hajt se s`ka dert. T`u japim fqinjëve edhe disa dhoma (asociacione) brenda shtëpisë sonë, që të mos na hidhërohet dynjaja!!! 

Pozicioni i viktimës 

Kur kjo vendoset si një mënyrë tipike e përballjes me botën, gradualisht bëheni të paaftë për të krijuar perceptimin tuaj për atë që dëshironi dhe keni nevojë vërtet – për atë se kush jeni në të vërtetë. (Ilustrim, një koleg më tha: “Aurel, mos më keqkupto. Shqiptarët nuk janë të aftë dhe as që meritojnë të kenë një shtet (…)”.  

Jeta bëhet e paparashikueshme dhe e frikshme sepse nuk mendoni se mund të ndikoni në rrjedhën e ngjarjeve në jetën tuaj. Njeriu ndihet i bllokuar dhe i dënuar nga rrethanat, ose i rrëmbyer nga një fat i papërcaktuar. Gradualisht ju krijoni një ide se ka pak që mund të bëni për të zgjidhur problemet tuaja. E vetmja gjë që mund të bëhet është të shpresojmë për përmirësim që do të bjerë nga “havaja”. Në këtë kuptim, ju përfundoni në një “pozicion viktime” shumë pasive në lidhje me jetën tuaj, ku modeli dhe ndjenja e pafuqisë përsëritet vazhdimisht. 

Në vend që të ndiheni të zhgënjyer nga të tjerët dhe të keq-përshtatur në marrëdhëniet e shtrembëta ndër-personale (ndërkombëtare), duhet të veproni vetë. Ju duhet të krijoni një ekuilibër dhe të siguroheni që të përfitoni sa më shumë nga marrëdhëniet tuaja. Ju shpesh keni frikë se të tjerët do të tërhiqen, do të zemërohen ose do t’ju refuzojnë nëse pohoni dëshirat dhe nevojat tuaja, por e vërteta zakonisht është e kundërta. Njerëzve (kombeve) me rendiment të lartë u mungon rezistenca dhe humbasin në mënyrë delikate shumë nga integriteti dhe tensioni i tyre. Nëse gjithmonë mendoni për nevojat e njerëzve të tjerë përpara tuajave, do t`ju  perceptojnë si të parashikueshëm dhe të mërzitshëm. Ju gjithashtu rrezikoni të shfrytëzoheni, gjë që nuk është e mirë as për shfrytëzuesin dhe as për veten tuaj. 

Këtu mund të thuash që shfrytëzuesi (ndërmjetësit perëndimorë pro serb në “marrëveshjen” e çuditshme Kosovë-Serbi) duhet të ndryshojë ose “të ketë turp”, por ne nuk mund t’i ndryshojmë të tjerët. Ne mund të ndryshojmë vetëm veten. Ne vetë duhet të marrim përgjegjësinë për të rezistuar dhe krijuar tension në marrëdhëniet tona. Ne vetë duhet të marrim përgjegjësinë për të mos u shfrytëzuar. (Për të mos lejuar krijimin e një shteti kriminal çetnikësh brenda vendit tonë). Kjo gjë duket pothuajse e pamundur për njerëzit që vuajnë nga rregulli negativ i nënshtrimit, dhe për këtë arsye është jashtëzakonisht e rëndësishme që të hartoni modelin tuaj, të mësoni saktësisht historinë tuaj, të kuptoni origjinën e juaj (pellazge-ilire) dhe më pas të filloni për të pohuar veten për të dalë nga një jetë e pashpresë që shpesh duket më shumë si llogoret, kampet e përqendrimit (kampet e vdekjes) – sesa si një projekt emocionues dhe krijues. 

Siç thashë, kjo ndoshta gjithashtu shtyp vetëvlerësimin tuaj. Ndjenja juaj për atë se kush jeni bëhet e paqartë, dhe ju jeni në rrezik të humbni veten në shtypjen që i bëni vetvetes suaj. Në rastin më të keq, në njëfarë kuptimi, mund të “humbni” veten në të tjerët, që dëshirojnë (dhe punojnë pa u lodhur) që ti të mos ekzistosh. 

Ore ti mbinjeri, unë bëj çfarë të duash ti! 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Si u fsheh krimi dhe vrasjet e luftës në Gjilan nga ana e gjykatësve, patologëve dhe policëve serb

____
Gjilan – Në këto procesverbale janë dhënë shënime për vrasjet në: Zhegër, Llovcë, Lladovë, Llashticë, Dobërqan, Zhegovc, Malishevë, Velekincë, Lubishtë e Vitisë, Verban, Novosellë, Kabash, Smirë, Gjylekarë, Cërrnicë, Stubëll e Ulët, Pozharan etj.

Gjykatësit serb që kanë fshehur vrasjet ose që janë munduar t`i fshehin gjurmët janë : Zhivojin Jankoviq- gjykatës, dr.Pavlloviq Millorad patolog, Bojzhin Ristiq inspektor, Stana Gjokiq, Sergjan Stojanoviq, Svetozar Periq, Petroviq Jovica, Shqekiq Radosav, Goran Cuckiq, Zhivorad Dimiq, Aleksander Simonoviq, Momqillo Antiq, Danijella Cvetkoviq, Jovanka Trajkoviq, Novica Nisiq, Serxhan Marasheviq, Vasiq Hranisllav, Jovica Petrovia, Radovan Dajiq, Toma Ivanoviq. Shikuar strukturën dhe përgatitjen shkollore del se ushtria serbe e ndihmuar nga paramilitarët serb dhe policia kanë vrarë në mënyrë të organizuar fëmijë, nxënës, studentë, bujq, imamë, shurdhmemecë, rojtarë, zjarrfikës, profesorë, drejtor shkolle, minatorë, taksistë, amvise, juristë të diplomuar, inxhinierë, kamerierë etj.

Nga procesverbalet e gjetura në Prokurorinë e Qarkut e që janë të evidentuara të gjitha rastet e vdekjeve të qytetarëve të pafajshëm në Gjilan, Kamenicë e Viti, për secilin rast të vrasjes zyrtarët serb të Gjykatës së Qarkut dhe të ish SPB-së vetëm kanë shënuar se vrasja është bërë nga personi NN. “Është simptomatike se në shumicën e rasteve, policët serb kanë mundur ta bëjnë identifikimin e viktimave, pa ndihmën e askujt, as të dëshmitarëve, as të anëtarëve të familjeve apo përmes obduksionit, përkatësisht eks-humacionit “.

Ky vlerësim është dhënë nga ish Prokuroria e Gjilanit dërguar Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut në vitin 2004, por asnjë hap tutje nuk është marrë ndaj këtyre serbëve të dyshuar. Nga procesverbalet zyrtare të ish zyrtarëve serb është parë se në të gjitha zhvarrosjet kanë marrë pjesë persona ushtarak, policor dhe gjyqësor.

Në këto procesverbale janë dhënë shënime për vrasjet në: Zhegër, Llovcë, Lladovë, Llashticë, Dobërqan, Zhegovc, Malishevë, Velekincë, Lubishtë e Vitisë, Verban, Novosellë, Kabash, Smirë, Gjylekarë, Cërrnicë, Stubëll e Ulët, Pozharan etj.
Gjykatësit serb që kanë fshehur vrasjet ose që janë munduar t`i fshehin gjurmët janë :Zhivojin Jankoviq- gjykatës, dr.Pavlloviq Millorad patolog, Bojzhin Ristiq inspektor, Stana Gjokiq, Sergjan Stojanoviq, Svetozar Periq, Petroviq Jovica, Shqekiq Radosav, Goran Cuckiq, Zhivorad Dimiq, Aleksander Simonoviq, Momqillo Antiq, Danijella Cvetkoviq, Jovanka Trajkoviq, Novica Nisiq, Serxhan Marasheviq, Vasiq Hranisllav, Jovica Petrovia, Radovan Dajiq, Toma Ivanoviq.

Masakrat e kryera në fshatrat e Gjilanit, format, metodat dhe persekutimi i qytetarëve të pafajshëm

Lufta e fundit në Kosovë ka shënuar përmasat e një tragjedie e cila la mijëra të vdekur, qindra të plagosur si dhe shumë gra e vajza të dhunuara.
Në rajonin e Anamoravës sipas shënimeve që janë grumbulluar dhe mbledhur pas luftës janë vrarë 116 persona të të gjitha moshave, gjinive dhe profesioneve. Të gjitha këto vrasje që në mënyrë të organizuar janë kryer nga ushtria, policia dhe forcat paramilitare ushtarake serbe shënojnë datat dhe periudhat e ndryshme, duke filluar nga 24 marsi i vitit 1999 e deri më 20 qershor 1999.

Tashmë dihet saktësisht se vrasjet, pushkatimet, dhunimet, plagosjet, plaçkitjet, zhdukja e gjurmëve është bërë nën dijeninë dhe përcjelljen e aparatit shtetëror serb, i cili ndihmohej nga forcat ushtarake që vinin nga Vranja, Leskoci dhe Nishi.

Edhe pas hyrjes së forcave të NATO-së në Gjilan në mënyra të ndryshme janë vrarë 15 persona. Nga statistikat zyrtare që posedon arkiva e Gjilanit shihet se në Gjilan dhe rrethinë janë vrarë gjatë periudhës së luftës dhe pas saj 147 persona, prej tyre 25 janë femra. Gjithashtu sipas këtij raporti janë plagosur 75 persona, katër persona llogariten të zhdukur. Sipas raportit mbi pasojat e luftës në Gjilan të hartuar nga Këshilli Komunal i Qeverisë së Përkohshme në Gjilan forcat serbe kanë djegur tërësisht 950 shtëpi, pjesërisht 452. Rreth 7321 shtëpi janë plaçkitur.

Në Zhegër janë djegur 393 shtëpi kurse në Përlepnicë 123 shtëpi. Pasojat e luftës të shkaktuara në dëmet e ekonomisë familjare kapin shifrën e 177 milion e 201 mijë marka gjermane.

Shikuar strukturën dhe përgatitjen shkollore del se ushtria serbe e ndihmuar nga paramilitarët serb dhe policia kanë vrarë në mënyrë të organizuar fëmijë, nxënës, studentë, bujq, imamë, shurdhmemecë, rojtarë, zjarrfikës, profesorë, drejtor shkolle, minatorë, taksistë, amvise, juristë të diplomuar, inxhinierë, kamerierë etj.

Nga të gjitha dëshmitë e drejtpërdrejta nga tereni duke intervistuar dëshmitarë, familjar të viktimave, persona aktiv gjatë asaj kohe del se vrasjet janë kryer me paramendim dhe me një program kohor të organizuar nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Një komision komunal kishte nxjerrë një parallogari për dëmet materiale të luftës të cilat arrijnë në shifrën prej 177 milion markave. Janë konsideruar si shtëpi të djegura tërësisht gjatë luftës mbi 1406 shtëpi.

Sipas shënimeve të nxjerrura nga komisionet përkatëse që janë marrë me lokalitetet e të vrarëve shihet se të gjithë të vrarët në tërë territorin e Komunës së Gjilanit kanë jetuar në 31 lokalitete.

Realisht si masakra më e rëndë llogaritet ajo në Llashticë , Zhegër, Llovcë, Zhegovc dhe Lladovë.

Nëse shikohet statistika e familjeve që janë vrarë në këtë periudhë do të vërejmë se në shtatë raste kemi vrasje të bashkëshortëve, në pesë raste kemi vrasje babë e bir si dhe në disa raste shihet se pas vrasjes u janë djegur kufomat 18 të vrarëve./rajonipress/

Kryeministri Albin Kurti u prit në takim nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

1

Tiranë, 26 mars 2023 

Gjatë vizitës së tij në Republikën e Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

Duke e falënderuar për mikpritjen dhe bashkëpunimin e afërt, Kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Begaj për qeverisjen dyvjeçare dhe progresin e Kosovës, me theks në sundim të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe avancimin demokratik të vendit.

Diskutuan për takimin e lartë politik në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të datës 18 mars në Ohër. Me këtë rast, kryeministri Kurti e njoftoi presidentin Behaj për marrëveshjen e arritur, elementet e saj, dhe për qasjen e konstruktive që Kosova ka ndjekur në këtë takim, por edhe gjatë gjithë procesit.

Presidenti Begaj falënderoi kryeministrin Kurti për vizitën, teksa dha vlerësimin e tij për arritjet e qeverisjes dhe mbështetjen për qëndrimin dhe lidershipin e treguar në arritjen e marrëveshjes mbi aneksin e zbatimit të Propozimit Evropian, tashmë Marrëveshje Bazë. Ai gjithashtu theksoi mbështetjen e tij dhe të Shqipërisë ndaj Kosovës për anëtarësimin e saj në NATO.

Debat në “parlamentin” e Vatrës: Demokracia nuk pret, të autorit Frank Shkreli!

Në foto: Idriz Lamaj, Dalip Greca, Frank Shkreli.

Kronikë nga Dalip Greca botuar në gazetën Dielli, Prill, 2018 me rastin e promovimit në Vatër të vëllimit: Demokracia nuk Pret

SHËNIM: Kjo kronikë e botuar 5-vjetë më parë në gazetën Dielli të Vatrës nga Dalip Greca po ribotohet në kujtim të tij me rastin e 1-vjetorit të kalimit në amshim. Dalipi ka shërbyer si ish-Editor i Gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra — gazeta e famshme Shqiptaro-Amerikane, e themeluar nga Noli e Konicanë vitin 1909. Ribotimi i kronikës së të ndjerit Dalip kujton gjithashtu edhe 5-vjetorin e botimit të tre vëllimeve “Demokracia Nuk Pret”, me autor Frank Shkrelin, siç duket një profeci e realizuar, pasi për fat të keq, 30-e ca vjet pas “shembjes së komunizmit”, sot demokracia shqiptare duket se është në rrezik më shumë se kurrë këto tre dekada.

DEBAT NË “PARLAMENTIN” E VATRËS: DEMOKRACIA NUK PRET!

Nga Dalip GRECA/*

Vatra, dikur, në kohët e arta të saj, kur kryente rolin e shtetit të vdekur, kur siguronte financat për shtetin shqiptar, apo kur emëronte ambasadorët për Kombin nëpër Europë e Washington, ishte Parlamenti i shqiptarëve, jo vetëm në Amerikë, natyrisht, jo si Parlamenti-Karnaval i sotëm. Kur do të ngrihej Parlamenti ligjor i shqiptarëve në Tiranë, Vatra do të dërgonte kryeparlamentarin e saj Fan S. Noli, të cilin më pas e shoqëruan si deputetë edhe Kristo Kirka e Loni Prifti…

Në prag të 106 vjetorit të lindjes së saj (28 prill 1912-2018), Vatra, thirri Parlamentin e saj për të debatuar rreth demokracisë hibride, demokracisë së dështuar me tranzicion të tejzgjatur, me moton:DEMOKRACIA NUK PRET!

Në foltoren e Parlamentit Vatran përcollën kumte për Demokracinë: Dr. Elez Biberaj- drejtor i Euro-Azisë në Zërin e Amerikës , Frank Shkreli-ish drejtor i Zërit të Amerikës për Euro-Azinë, Kryetari i Vatrës Dritan Mishto, deputeti i Parlamentit të Shqipërisë dr. Halim Kosova, ish gazetari i Zërit të Amerikës Idriz Lamaj, Prof. Nikolla Pano, Prof. Sami Repishti, akademik Jusuf Buxhovi, dhe editori i gazetës “Dielli” që moderoi debatin.

Pjesë e debatit ishin edhe shumë prej pjesmarrësve në sallë: ish ambasadori shqiptar në Bullgari e Izrael Bujar Skëndo, ish i burgosuri në burgun e Spaçit

Pëllumb Lamaj, ish Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, dr. Azeta Kola, Marjan Cubi, Shkëlqim Bylykbashi, Lek Përlleshi, Andon Dede, Haxhi Dauti, Zef Balaj, Frederik Ndoci, Gezim Nika e të tjerë.

Kronika e Promovimit: Promovimin-Debat e ka çelë editori i Diellit, i cili ka prezantuar autorin e librit, ”Demokracia nuk Pret” gazetarin Frank Shkreli ish drejtor i Zërit të Amerikës për Euro Azinë. Më pas moderatori ka ftuar kryetarin e Vatrës, Dritan Mishto, për të çelë debatin dhe për të prezantuar folësin e parë Dr. Elez Biberaj, duke bërë një biografi të shkurtër të tij.

Dr. Elez Biberaj pasi ka falenderuar Vatrën për ftesën, ka treguar lidhjet e ngushta të Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra” me Zërin e Amerikës, dhe ka uruar mikun dhe kolegun e tij Frank Shkreli për librin. Është ndalur në karakteristikat e publicistikës së tij, ka analizuar Demokracinë shqiptare, arritjet, dështimet, dhe ka vënë piketat tek e ardhmja.

Për Dr. Biberajn, ndërsa rekomandimi i Brukselit për Shqipërinë është shpresëdhënës, ai paraqet një moment të volitshëm që elitat qeverisëse, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë e në Maqedoni, të reflektojnë mbi ato që do ti quaja raste të arta që shqiptarët kanë humbur gjatë viteve dhe dekadave të fundit dhe që kanë ngadalësuar rrugën e tyre për konsolidimin e demokracisë. Bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të kishin filluar vite më parë. Duhet pranuar se ky dhe raste të tjera të arta për Shqipërinë dhe për Kosovën, janë humbur kryesisht si rrjedhim i i mangësive të theksuara udhëheqëse të vendim-marrësvë shqiptarë.

Sot, shqiptarët përballen me sfida të dukshme: problemet ekonomike; papunësia e lartë dhe varfëria; korrupcioni që ka depërtuar në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe të shoqërisë; paligjshmëria dhe mungesa e shtetit ligjor; institucionet e dobëta; dhe politikanë të papërgjegjshëm që tolerojnë e nxisin korrupcionin dhe përdorin praktika jodemokratike për të siguaruar dhe mbajtur pushtetin.

Këtyre sfidave të brendshme tani u shtohen edhe disa probleme të jashtme: prirja rajonale dhe globale e rrëshqitjes së demokracisë; forcimi i alternativës autoritare, si në Turqi dhe Rusi; dhe ndryshimi i peisazhit politik balkanik dhe evropian. Për Dr. Biberajn duhet ndryshim thelbësor për të shkuar tek demokracia e vërtetë:

Stili i tanishëm i qeverisjes duhet të ndryshojë me themel dhe të përqëndrohet tek interesat themelore kombëtare e jo tek ato partiake ose tek objektivat politike afat-shkurtëra. Forcat kryesore politike të bien në ujdi mbi vizionin për të ardhmen e vendit dhe mbi përpilimin dhe zbatimin e politikave madhore që do të çonin në realizimin e këtij vizioni. Të krijohen dhe të fuqizohen institucione me të vërtetë të pavarura dhe të afta për vendosjen e shtetit ligjor dhe çrrënjosjen e korrupsionit.

Media të çlirohet nga trysnia dhe interesat politike dhe financiare. Procesi i vendimmarrjes për çështje të rëndësishme të jetë gjithëpërfshirës, me pjesëmarrjen e aktorëve kryesorë, grupeve të interesit, të shoqërisë civile, dhe ekspertëve. Dhe se fundi, e gjithë shoqëria duhet të ndryshojë thellësisht – mënyra si mendon dhe si vepron ajo. Shqiptarët duhet të jenë më kërkues dhe ndëshkues ndaj politikanëve të tyre dhe të kërkojnë llogaridhënie, transparencë dhe përgjegjshmëri më të madhe. Këto janë objektiva shumë të vështira dhe duhet vullnet politik dhe kohë që ato të arrihen. Por shqiptarët në përgjithësi, e jo vetëm udhëheqësit dhe politikanët e tyre, ndodhen para një prove historike: të pajtohen me gjendjen e tanishme ose të zgjohen nga amullia, të kapin momentin dhe të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të realizuar potencialin e tyre të plotë demokratik. Siç thekson rank Shkreli, Demokracia nuk pret, ka nënvijuar Dr Elez Biberaj.

Editorja e seksionit anglisht të Gazetës Dielli, Rafaela Prifti ka përcjellë mesazhin e Prof. Nikolla Pano.

Gazetari Frank Shkreli ka prezantuar mysafirin dhe mikun e tij personal, një nga personazhet e librit,”Demokracia nuk Pret”, Deputetin e Parlamentit Shqiptar Dr. Halim Kosova, i cili kishte ardhur enkas për këtë promovim-debat në Vatër. Dr. Kosova tha ndër të tjera se ndjehej i nderuar që ishte në Vatër dhe pjesë e debatit-promovus,”Demokracia nuk pret”. Në këndvështrimin e tij, Demokracia Shqiptare i ngjanë foshnjës së porsalindur, që ka probleme e anomali dhe vetëm një mjek i mirë e i kujdesshëm mund ta mbajë në jetë. Ai tregoi hyrjen e tij në politikë, duke pasur moton, ”Partia ime është Shqipëria” dhe rrethanat e njohjes me Frank Shkrelin pas zgjedhjeve të humbura për Bashkinë e Tiranës. E njoha Franin, tha ai, pasi kishte shkruar artikullin, dhe u habita që më kishte njohur pa më takuar. Në shenjë nderimi Dr. Halim Kosova i dhuroi një penë të argjendtë gazetarit Shkreli.

Studiuesi dhe ish gazetari i Zërit të Amerikës Idriz Lamaj, në kumtesën e tij, trajtoi kontributin e Frank Shkrelit në gazetarinë shqiptaro-amerikane, duke e analizuar atë në dy epoka historike, para dhe pas viteve ’90.

Ndër të tjera Lamaj tha sjell në vëmendje revistën“Rinia shqiptare në mërgim”, të botuar nga Fran Shkreli para 46 vitesh…Fran Shkreli, djal i ri në mërgim, filloi botimin e revistës së tij “Rinija shqiptare në mërgim”me përkrahjen e pakë shokëve të ngushtë idealistë. Në janar të vitit 1972, doli këtu në New York numri i parë i revistës në fjalë. Në numërin e parë, Frani goditë pa mëshirë qendrimet e errta politike komuniste të shkrimeve të tyre kundër mërgatës nacionaliste dhe Klerit tonë Katolik. Ai i goditë jo me metoda të formës pro-jugosllave, siç bënin disa, por me armën Fishtiane. Në editorialet dhe në artikujt e tij, vazhdimisht e cilësoi komunizmin shqiptar si sllavo-komunizëm, si sëmundje vdekjeprurse për kombin shqiptar të mbështetur dhe drejtuar nga jugosllavët gjatë gjithë ekzistencës ideologjike në Shqipëri. Lamaj solli fragmente artikujsh, analiza, kronika, editoriale të shkruara nag Frank shkreli dhe u fokusua në këndvështrimin e kthjelltë publicistik të Shkrelit rreth Demokracisë. Duke analizuar librin”Demokracia nuk pret: z. Lamaj arrin në përfundimin se: Përshkrimi i temave, analizat koncize, të thella e të gjithanëshme, historike, politike, ekonomike, shoqërore, ideologjike e kulturore; densiteti dhe gjërësia e informacionit jepen me mjeshtri e pa përsëritje të dukurive të ndryshme e ngjarjeve. Pasuria e fakteve është e padiskutueshme. Njohuritë e gjithanëshme historike, stili i rrjedhshëm dhe elokuenca e të shprehurit i kanë dhënë mundësi autorit Shkreli t’i shmanget pësëritjeve monotone.

Zv. Kryetari i Vatrës Agim Rexhaj solli Kumtesën “Nëpër Kohë” përgatitur nga akademiku Jusuf Buxhovi. Përmes një analize profesionale akademiku Buxhovi sillte në fokus evolimin dhe fokusimin e publicistikës shqipttare që në kohën e Konicës dhe angazhimin e saj ndaj problemeve shoqërore, politike dhe atyre kulturore. Për Buxhovin, publicisti Shkreli trajton problemet shqiptare, jo me brengën e Konicës deri në dëshpërim, por me një shqetësim nga që, në njërën anë shoqëria shqiptare nuk po ia del që të mundë apo të lirohet nga ngarkesat ideologjike dhe mbetjet e tyre, dhe në tjetrën anë, nuk po ia del që të tejkalojë sa duhet ngarkesat e mentaliteteve fetare, të cilave, Rilindja jonë kombëtare, u kishte dhënë përgjigje të duhur.

Sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu solli mesazhin e Prof. Sami Repishtit, i cili përshëndeti takimin dhe përcolli vlerësime për gazetarin Frank Shkreli. Citoj nga përshëndetja e Prof. Repishtit: “E gjithë veprimtaria e Frank Gj.Shkrelit, qoftë ajo letrare, qoftë politike, përshkohet nga tri ide kryesore, boshti i filozofisë së jetës tij;

E para: besimin në Zotin, feja e krishtenë; dhe e dyta: shërbim për Atdheun, Nanën Shqipëri, që për atë përfshinë të gjithë hapësinën shqiptare në Ballkan, Me nji pikë qendrore: epoka e lavdishme skenderbegiane. “Fe e Atdhe”. E treta; përpjekja koshiente dhe konstante me mbrojtë demokracinë liberale amerikane, dhe me luftue pa kompromis murtajën komuniste në Shqipëri, dhe kudo që ajo paraqitej.

E kaluemja e Frankut në vendlindje, jeta e peripecitë e familjes tij në Shqipëri dhe në ish-Jugosllavi, tragjedia e popullit shqiptar, sidomos gjenocidi i klerit katolik shqiptar, vorfënia, shtypja, paditunia masive dhe poshtënimi i pësuem si shqiptar në nji shtet sllav kanë formue karakterin e tij, dhe kanë lanë gjurme të thella tek i riu Frank Shkreli, pa u sherue asnji herë. Lexoni “Demokracia nuk pret” e do ta kuptoni.” Profesor Repishti i përgëzon organizatorët: Ky tubim u pagëzue nga organizatorët si “bashkëbisedim” dhe për këte unë i përgëzoi plotësisht, ka thenë Profesor Repishti. Ashtë nji term që përmbledh shokë e miq me mendime të ndryshme por me qellime të përbashkëta. Si akt krijimi, kjo inisiativë ashtë jashtëzakonisht e randësishme dhe i ka mungue bashkësisë sonë këtu në Amerikë për shume vjet. Ka ardhë koha kur elementë pozitivë dhe të ndërgjegjshëm të mblidhen me njeni-tjetrin me shqyrtue gjendjen tonë këtu si komunitet dhe atë të hapësinës shqiptare, sepse ka nevojë urgjente për nji orientim që e kërkon e nuk e gjen. Kjo hapësinë përfshinë të gjithë ata që me ndërgjegje dhe lirisht bukën e quejnë bukë, dhe besën shqiptare e mbajnë besë shqiptare. Aty ashtë Shqipëri, pavarësisht nga ndeshtrashat politike e ndasitë kufitare. Uroj që organizatorët të inkurajohen, të ndihmohen dhe të shpërblehen me bekimet tona për këte punë me vlera të pa përshkrueshme. Këtu ashtë Shqipëria e jonë, kjo ashtë Shqipëria e jonë! Le ta ndertojmë simbas konditave të vendit, shoqëninë tonë shqiptaro-amerikane, të lirë, të denjë dhe të aftë me ndihmue vëllaznit e motrat tona kudo që janë, në të gjitha fushat, kryesisht në gjuhë shqipe e arsim. Dhe ma në fund, si thonte Noli i madh: “Paçi uratën e Perendisë!”, ka përfunduar Profesori i nderuar Sami Repishti.

Moderatori i tubimit ka sjellë në fragment nga koleksioni i Diellit të 30 Janarit 1976, ku përshkruhej një çast kulmor nga jeta e Frank Shkrelit dhe e zonjës Viktori, dita e martesës.

Gazearja Marjana Bulku, anëtare e Kryesisë së Vatrës, solli kumtesën e studiuesit Prof. Thanas Gjika, sekretar i degës së Vatrës në Uster: “Mbi vlerat dhe temat kryesore te gazetarit Frank Gjeto Shkreli”. Prof. Th. Gjika në hyrje të kumtesës së tij theksonte se: “Në vitet kur Shqipëria nuk kishte marrëdhënie diplomatike me

SHBA-të, “Radio Zëri i Amerikës”, luajti rolin e ambasadës amerikane për të ndihmuar popullin shqiptar për informimin e popullit shqiptar mbi ngjarjet kryesore, duke ia treguar ato me vërtetësi, ashtu si kishin ndodhur. E në këtë mision kanë dhënë ndihmën e tyre të çmuar një sërë burrash e djemsh shqiptarë si, Jozef Paskali, Talat Karagjozi, Xhevat Kallajxhi, Ilia (Louis) Prifti, spikerja Lulu Vrioni (mbesë e Mit’hat Frashërit), Ruzhdi Daca, Gasper Kiçi, Bardhyl Pogoni, Dr. Elez Biberaj, Idriz Lamaj dhe Frank Gjeto Shkreli.” Gjika në analizën e tij për librin “Demokracia nuk pret” konstaton se gazetari Frank Shkreli është një politolog që jep mendime kritike ndaj shkaqeve që e pengojnë ecjen e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian, por atij nuk i mungon orientimi optimist për të ardhmen. Duke u mbështetur dhe te gjeopolitika dashamirëse e SHBA-ve dhe e BE-së ndaj Shqipërisë, ai ka formuluar idenë pozitive “shpresa do ta mundë dëshpërimin”…

Sipas Thanas Gjikës , Frank Shkreli ecën në rrugën e Profesor Repishtit lidhur me luftën për zbatimin e të drejtave të njeriut. Mbështetur në artikullin 19 të “Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut”, ku përcaktohet e drejta për lirinë e shprehjes së opinionit, e marrjes dhe e dhënies së informacionit, Shkreli sulmon shkeljen e kësaj të drejte në Republikën e Turqisë dhe në Republikën e Shqipërisë.

Më pas ai ndalet në përmbajtjen e librit:Vlerësimin e Kishës Katolike dhe i barinjve të saj, në Nostalgjia ndaj diktatorit Hoxha, si një pengesë serioze për Shqipërinë, ndalet në domosdoshmërinë e hapjes së dosjeve, në analizat rreth Ballkanit Perëndimor, SHBA-të, Rusia dhe Turqia; fokusohet në Idetë demokratike;në Grindjet që kanë penguar suksesin e shqiptarëve; në trajtimin që i bën Frank Shkreli Diasporës si pasuri e madhe shkencore, letrare dhe kulturore etj.

Editori i Diellit solli Kumtesën,”Stili publicistik në gazetarinë e Frank Shkrelit”. Në hyrje të kumtesës së tij editori tha: “Kam mendimin se libri që promovojmë, “Demokracia nuk pret” i gazetarit Frank Shkreli, përveç mesazheve dhe shqetësimeve qytetare, sjell edhe përvojën e tij gazetareske, ku dallohet një stil i veçantë i të shkruarit, me një gjuhë të pasur nga ana leksikore dhe të pastër nga fjalët e huaja, strukturat sintaksore, fjalët janë të thjeshta, pa fjalë e fjali parazite, pa shprehje standarte e pllakateske, që vlen të studiohet dhe të merret në konsideratë nga gazetarët e rinj, natyrisht pa e imituar. Stili i tij gazetaresk nuk vuan nga mania e oratorizmit apo e ligjërimit fals, as nga moralizimet.

Në shikimin tim, z. Shkreli është një vëzhgues i kujdesshëm i zhvillimeve demokratike, i ngjarejeve të ditës dhe ato të perspektivës, veçanërisht në trevat etnike shqiptare dhe një analist gjakftohtë, që operon kujdesshëm me faktet, pa e

ngarkuar tekstin. Frazat dhe fjalitë në 80 artikujt e këtij libri që promovojmë janë të zhveshura nga mbingarkesa e huazimeve të huaja dhe përdor mjaft mirë gjuhën shqipe, edhe pse ka mërguar në moshë fare të re në SHBA. Mendoj se kapja e temës dhe vendosja e titujve përbën një model për atë që do të mësoj prej përvojës së gjatë të tij. Editori arrinë në përfundimin se: publicistika e shkruar e z. Shkreli është e zhveshur nga fjalët bombastike, nga vlerësimet e glorifikuara, nga epitetet false. Nuk gjenë tek ai shprehjet e lodhshme që karaktirizojnë gazetarinë e rëndomtë edhe këtu në komunitet, ku të gjithë përshkruhen si të mirënjohur, të shquar e shumë të shquar, tepër të njohur, shumë të talentuar, ku të gjithëve u vihen grada dhe tituj, sa na është mbushur komuniteti me doktorë e profesorë, shkrimtarë të shquar, poetë të shquar, artist i shquar etj..etj…edhe kur nuk i kanë këto grada ua japim ne gazearët. Jo, Franku i jep secilt hakun që meriton.

Gjithësesi mendoj se publicistika e gazetarit Frank Shkreli meriton vëmendje edhe nga katedrat e fakultetet e gazetarisë në Tiranë e Prishtinë, ndërsa për ne gazetarët e komunitetit të këtushëm, dhe në përgjithësi gazetarët e diasporës, ai mbetet një model nga duhet mësuar, natyrisht, jo kopjuar. Uroj: Përurofshim së shpejti dhe librin e ri me publicistikë të autorit!- tha editori i Diellit.

Frank Shkreli,autori i librit ka përcjellë falenderimet e tij në mbyllje të Kumtesave: Falënderimet e mia Vatrës….Jam mirënjohës dhe falënderoj sinqerisht, Kryetarin Dritan Mishto, Kryeredaktorin e Diellit Dalip Greca dhe gjithë antarët e Kryesisë së Vatrës për këtë organizim, që na ofron mundësinë të kalojmë këtë bashkbisedim vëllazëror me ju sot – Jam shumë i kënaqur që marr pjesë në takimin tuaj kulturor të radhës, tha ai.

Dua të falënderoj Dr Elez Biberajn mikun e ngushtë ç’prej bankave të Lehman college në vitin 1972 e deri më sot: kolegun dhe mikun Idriz Lamaj, Prof Sami Repishtin dhe Prof. Nick Panon, Akademik Jusuf Buxhovin, Dr. Thanas Gjikën dhe të tjerë për meazhet e tyre, për miqësinë dhe këshillat e tyre gjatë viteve. Një falënderim të veçant për deputetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë Dr. Halim Kosova, i cili na nderon me pjesëmarrjen e tij. Një sekret të vogël po e ndaj me ju. Titulli i librit, “Demokracia nuk pret”, është pronësi intelektuale e Dr. Halim Kosovës.

Vëllimi i parë — është botuar me sponsorizimin e Gazetës Telegraf, Drejtorit të saj, Engjëll Musai dhe botuesit, Klaus Çiraku. Dua t’i falënderoj publikisht për

besimin ndaj meje dhe për mbështetjen që më kanë dhënë për më shumë se një dekadë, duke botuar të gjitha shkrimet e mia, pa përjashtim…”.

Më pas ka vazhduar debati për Demokracinë shqiptare, e cila shpresat e shqiptarëve për Demokraci të ëvrtetë, i ka kthyer në zhgënjim falë kontributit të klasës politike. Kritik i ashpër ka qenë ish i burgosuri politik Pëllumb Lamaj, ndërkohë që kanë shprehë opinionet e tyre edhe: Bujar Skëndo, ish Kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, dr. Azeta Kola, Marjan Cubi,Shkëlqim Bylykbashi, Lek Përlleshi, Andon Dede, Haxhi Dauti, Zef Balaj, Frederik Ndoci, Gezim Nika e të tjerë. Ky i fundit e ka mbyllë takimin me këngën: ”Gegë e Toskë”, që përcjell mesazhin e bashkimit, këngë që e këndoi bashkë me sallën.

Misteri i zgjidhur i Xhubletës! 

0

Aferdita Zaja, studjuese, Norvegji

Në këtë studim do të përshkruaj dhe sqaroj jo vetëm etimollogjinë e fjalës «Xhubleta» por edhe disa kuptime të simboleve të saj të pathëna ndonjëherë nga askush më parë. Afërdita Onuzi e quan veshjen e Xhubletës afërsisht rreth 14 kile si një pergamen apo një libër me figura gjeometrike të shenjta që duhet lexuar në shumë aspekte për të gjetur rrënjet më të hershme të tyre. Ajo thotë se të flasësh për Xhubletën është një nga punët më të vështira. Këtu sot do të thjeshtëzojmë atë të vështirën.  

Duke vështruar shumë Xhubleta dhe duke studiuar personalisht simbolet e tyre për një kohë të gjatë, mua më binte në sy gjithmonë një figurë e veçantë e cila nuk ndryshonte pothuajse fare në të gjitha versionet e Xhubletës. Me pas vura re se kjo figurë e pandryshueshme ishte pikërisht thelbi i vetë etimollogjisë së emrit të saj. Kjo vjen si rezultat i njohurisë së të gjitha mitologjive të botës qoftë pellazgjike, keltike, nordike, mistike, shkencore, kozmogonike, kuantike, gjuhësore sidomos dituria Vedike shqipëtare e cila nuk gjendet e përshkruar në asnjë vend. 

Une nuk mendoj se Xhubletë nënkupton një «xhup i lehtë» apo «xhup leshi» siç shumica deklarojnë, ndërkohë qe veshja e vetë Xhubletës mund të jetë rreth 14 kile. Brenda këtij emri gjendet e fshehur ëmbëlsia e kohës së lashtë të artë e një diturie të lartë ezoterike, shkencore, mitologjike dhe tërësisht praktike por e humbur në ditët e sotme. 

Nga e ka prejardhjen fjala «Xhubleta»? E ndajmë në Xhu dhe Bleta. Një nga interpretimet e pjesës «Xhu» është se konsiderohet si një rrënjë parashtesë që e gjejmë edhe në fjalë të tjera si Xhaketë (ang. Jacket, italisht giacca, giubbotto), Xhakovende, Xhup, Xhep etj. Ndërkohë në shqip kemi edhe Zgjua (tërësia e bletëve), Zgjua e bletës apo Xhu bleta. Pjesa tjetër «Bleta» është krejtësisht e qartë që lidhet me simbolin e bletës dhe tek «bleta» bie i tërë theksi kuptimor i fjalës «Xhubleta». 

Nga kjo etimollogji shohim një lidhje të qartë kuptimore të Xhubletës dhe prejardhjen e saj nga bleta. Vetë bletët karakterizohen si krijesa të mbushura me magji, punëtore, simboli i shërbimit ndaj më të lartit dhe Hyjneshës apo mbretëreshës së tyre, transmetuese, simboli i pjellorisë dhe riprodhimit, nektarit të luleve dhe të tokës. Bletës në anglisht i thonë «Bee», një nga emrat e vjetër të Perendeshës së tokës është Bhu, si edhe shqip «bi», e bija e tokës, luleve. 

Ky studim i dedikohet Perëndeshës së bletëve sepse adhurimi vedik i të lashtëve tanë shqipëtarë për këtë perëndeshë ka lënë gjurmë të theksuara dhe të përsëritura mjaft qartë dhe dukshëm tek veshja e Xhubletës. Kjo ishte nxitja ime kryesore për këtë studim, për të risjellë mitollogjitë pellazge të humbura krejtësisht sot, por me shumë famë adhurimi dikur.  

Bleta është njëkohësisht edhe simboli i zelltarisë dhe i disiplinës. Madje profesori im dhe gjeniu gjuhëtari shqiptarë Petro Zheji tek libri i tij «Shqipja dhe Sanskritishtja» tregon se edhe fjala ang. busy = shq. bë zë, i zënë, si të thuash i zënë me punë, punëtore si bleta (ang. bees). Cirloti, Mjeshtri i simboleve me famë botërore e lidh gjithmonë bletën me simbolin e një femre. Madje ai e quan B, shkronjen e dytë të alfabetit me simbolin femëror pra 2=femër. 

B ështe shkronja e dytë e alfabetit dhe mjeshtri i simboleve Vedike, njëkohësisht edhe guru im Prashant TriVedi thotë se B, si simbol apo si shkronja e dytë e alfabetit paraqet dy gjinjtë e femrës, prandaj konsiderohet si simbol femëror dhe jo mashkullor në të gjithë botën. Veshja e Xhubletës është në origjinalitet e vajzave apo grave.  

Sipas besimeve popullore shqipëtare si bie fjala tek «Mitologjia ndër shqipëtarë» i librit të Mark Tirtës pohohet se Bleta dikur ka qenë njeri; kur një bletë nuk jeton më thuhet «ajo vdiq», e jo «ajo ngordhi». Imazhi i bletës shpeshherë shoqërohet me një Perëndeshë dhe mjalti i saj si një dhuratë hyjnore. Në shqip «Blatë» do të thotë «dhuratë». Blatoj do të thotë «i fal dhurata» një hyjnie/hyjneshe si shenjë mirënjohjeje, e lavdëroj etj. Epoka e xhubletave i përket mijëra viteve përpara kur njeriu ishte më afer Hyjnive dhe i lavdëronte ato sepse i njihte, sidomos perëndeshën hyjnore të bletëve. Figurën e bletës dhe Hyjneshën Primordiale të bletëve tek Xhubleta e shohim kaq shpesh të përsëritur sidomos tek Xhubletat më të lashta me ngjyrë të zezë dhe ari. 

Po të shkojmë tek dituria e Vedave e cila quhet dituria hyjnore e para 5000 viteve, që ishte edhe në Shqipëri sepse shqipja e përmban brenda saj të koduar këtë dituri hyjnore. Lidhjet e shqipes me sanskritishten në gjuhë, mitologji dhe mistikë mund t’i gjeni tek «Shqipja dhe sanskritishtja» libri i të madhit Petro Zheji. 

Përse bleta përfaqëson Hyjneshën? Le të rikthehemi tek Vedat, ku sipas tyre ekzistonte perëndesha e nektarit «Bhramari» dhe sipas legjendës bletët e saj të zeza mundën demonin e fuqishëm në tokë në atë kohë të quajtur arunasura. Gjë të cilën as hyjnitë dhe perënditë nuk mundeshin dot t’a vrisnin. Perëndesha e bletës konsiderohej si parimi femëror i hyjnores, shkatërruese e demonëve dhe mishërimi i energjive të të gjithë perëndive. Mjalti i bletëve sido që të jetë përdorej natyralisht edhe si mbrojtës natyral kundër helmit të gjarpërinjve, akrepave dhe insekteve të tjera. Në alegorinë e krishterë, bleta shpeshherë përfaqëson Virgjëreshën Mari, e njohur gjithashtu si Mbretëresha e Bletëve në Katolicizëm. 

Mbretëresha e bletëve (ang. queen Bee) është një term që përdoret për të përshkruar një femër që drejton tërë koloninë e saj të bletëve. Dhe për të gjitha vajzat e botës thuhet se shpirti i tyre vjen nga mbretëresha e të gjitha shpirtrave, vetë Perëndesha e bletës që në të gjitha mitologjitë vedike përshkruhet qartë dhe me detaje (shiko linkun e videos më poshtë). 

Xhu mund të lidhet edhe me Xa, Za, zëri i kumbanës. Karakteristikë e Xhubletës është pjesa e poshtme në formë të kambanës që mund të paraqesë edhe zërin gumëzhitës të bletëve që zukasin. Madje fjala shqipe «buzë» lidhet me «ba zë», sepse e folura e ëmbël lidhej me ëmbëlsinë e mjaltit të ngrënë. Si edhe pesha e fjalës që Nëna apo gruaja e ditur kishte atëherë, fjala e te cilës mund të manifestohej. Forma më arkaike e Xhubletës ruhet në zonën e Dukagjinit me formën e veçantë të këmbanës. 

Përse vallë Xhubleta jonë shqipëtare e ruajtur me kaq dashuri, sakrifica dhe mundime rron edhe sot? Sepse lidhja e shqipëtarëve tanë të lashtë me elementet e Natyrës, me zanat, orat e maleve, me qeniet e fuqishme mbinatyrore dikur kanë qenë tejet të forta. Kjo lidhje paranomale e shqiptarëve me më të lartin/hyjnoren ishte në kohët e arta të lashta krejtësisht normale. Sot kanë mbetur disa mbeturina dijesh që s’te çojnë asgjëkundi sepse dituria hyjnore Vedike primordiale shqiptare është transformuar, përpjekje mijëra vjeçare për t’a zhdukur ka patur plot mirëpo gjuha shqipe dhe simbolet tek Xhubleta janë të pavdekshme ashtu si vetë Hyjnia dhe Hyjnesha. 

Shqipëtarët e lashtë kane patur lidhje të dukshme me këtë perëndeshë primordiale të bletëve, ngjyrë të zezë dhe ari (ngjyra e mjaltit), ajo mbahet si nëna e të gjithë Hyjneshave të tjera. Hyjnesha tjeter arkaike e bletëve quhej tek Vedat “Mahakali», nëna Hyjnore e shenjtë me shumë duar ku në çdo dorë mban armët e fuqishme qiellore, aq e fuqishme saqe vret të gjithë qeniet më demoniake në tërë Universin. E karakterizuar në fe si fryma e shenjtë, moksha pavdekësi, liria e përjetshme e shpirtit, në shkencën e fizikës kuantike si Parimi i Papërcaktueshmërisë, Nëna Univers, Nëna hyjnore Primordiale prej dhe nga vjen shpirti ynë, Materia e zezë apo vrima e zezë, energjia pa kohë (kali sanskritisht do të thote e errët dhe njëkohësisht edhe “kohë”, në shqip këtë rrënjë e gjejmë tek fjalët kalon, kalendar etj). Për këtë arsye ngjyra e zezë e saj dhe ngjyra e artë e mjaltit të bletëve është më e hershmja. Në veshjet popullore shqipëtare dominon në përgjithësi veshja e bardhë por tek xhubleta veshja e zezë. Më vjen të qesh kur studiuesit thonë se është në shenjë zie për vdekjen e skëndërbeut, shaka e injorancës së pamasë ndërkohë xhubleta është më e lashtë se minimumi 4000 vite. Fije me gajtan, spike të arit bëhen sepse ngjyra e mjaltit është e artë. Dekoracioni i Xhubletës përmban dituri të lashtë që nga krijimi i Universit dhe vetëm ata që zotërojnë diturinë e Vedave të shqiptarëve të kohës së artë dhe që njohin gjeometrinë e shenjtë, diturinë e mitologjive të të gjithë vendeve botërore janë të aftë të shohin dhe t’a sqarojnë thelbin e saj. 

Sot gabimisht dhe qëllimisht quhet mbretëresha Bee (queen bee) bie fjala këngëtarja me famë Beyonce në mënyrë që psikologjia e njerëzve të harrojë thellësisht të vërtetën e energjisë superiore të Perëndeshës «MahaKali» e cila ekziston e gjallë në Natyrë dhe në Univers si edhe zhduk praktikisht mënyrat për t’u lidhur me të. Mirëpo ne shqiptarët besnikë të kesaj energjie primordiale, e kemi ruajtuar simbolin e saj në veshjen tonë të shenjtë të Xhubletës. 

Le të përmendim disa nga legjendat shqipëtare të freskëta në memorjen tonë kolektive edhe në ditët e sotme. Kemi legjenden e gurit të bletës ku dikur një djalë i ri nga fshati shkon tek guri i “Bletës” për të marrë mjaltë. Aty kishte shumë bletë dhe mjalti ishte në sasi të madhe. I riu futet brenda në gur dhe fillon të mbushë enët me mjaltë. Guri i thotë djalit se duhet të marrësh mjaltë vetëm aq sa të takon. Por ai nuk e dëgjon duke vazhduar të marrë mjaltë pa u ndalur. Atëherë guri mbyllet duke e zënë brenda. 

Sipas legjendave pellazge të hershme thuhet se Nëna Mbretëreshë, fluturoi një ditë nga mali Himetus drejt Olimpit për t’i paraqitur Jupiterit dhuratën e saj të vyer: mjaltin e saponxjerrë nga hojet (sic shikojmë pjesa Xhu mund të lidhet me energjinë e Ju-piterit (Jove, Xho, Xhu bleta). Jupiteri, plotësisht i mrekulluar nga shija e mjaltit, i premtoi Nënës Mbretëreshë se, në këmbim, do t’i jepte çfarë të dëshironte.
Ajo e dinte çfarë dëshironte: “Dua një thumb me të cilin të thumboj për vdekje cilindo të vdekshëm që do të dojë t’i afrohet mjaltit tim!” (epoken ku njeriu u bë i babëzitur dhe filloi të thyente ligjet hyjnore të Universit). 

Artemisa konsiderohej si perëndesha e bletëve pra lidhej me përdorimin e mjaltit si ushqim hyjnor. Zeusi apo Jupiteri i Pellazgëve qysh fëmijë u ushqye me mjaltë nga zana a maleve (mjalt, mal). Kur Rhea lindi Zeusin, në mënyrë që Kronosi mos t’ja hante apo vriste të birin e saj, e fshehu Zeusin në një shpellë ku nimfa Melisa e ushqeu dhe e rriti me mjaltë dhe me qumështin e dhisë Amaltea. Kronosi kur e mori vesh këtë gjë e shndërroi Melisën në një krimb gjigand toke, por Zeusi e shndërroi Melisën në një bletë gjigande me krahë të arta. 

Profesor Petro Zheji sqaron tek “Shqipja dhe Sanskritishtja” se fjalët dikur referonin tek Qendra, e paraqitur me simbolin (x = -x). Xha është një titull nderi që dikur i thuhej në shenjë nderimi qoftë gjinisë mashkullore ashtu si edhe femërore. Kjo na bënë të kuptojmë fare lehtë titullin Xha, që sot përdoret vetëm për gjininë mashkullore si Xha, xhaxhi, xhaxha sepse dituria e Qendres apo unifikimit të energjisë mashkullore hyjnore diellore dhe femërore hyjnore hënore ka humbur, mirëpo interesante është se këtë dituri të humbur e gjejmë të koduar tek asimetria e Xhubletës së Hasit (shiko videon më poshtë). 

Koncepti i burrneshave nga energjia primordiale e quajtur sot si MahaKali, që vret edhe meshkujt demonë saqë as edhe perëndite nuk mund ti vrisnin dot, ndërsa ajo Po. Ji (Xhi) në sanskritisht është një titull i lartë nderi edhe sot në indi që përdoret tek emrat mashkullorë dhe femërorë si guru ji, master gi etj.  

Rrënjën Xhu apo Xhi (Ji/Gi) mund t’a gjejmë tek fjala italisht mbretëreshë (re gina, sans. raji ku pjesa Re është mbreti dhe gi/xhi është rrenja e kuptimit të mbretëreshës). Pjesa Xhu gjendet edhe tek emrat femerore te tjere si: Xhu lieta, Xhu sefina, Xhu li, Xhoana (mbretëresha e Hanës) etj. 

Përfundimisht mund të deklarojmë se «Xhu Bleta» është Mbretëresha e Bletëve. 

Ja ku u zgjidh edhe misteri i emrit të Xhubletës!!!  

Ruajtja e veshjes se Xhubletës dhe e simboleve të shenjta në të është një nga pasuritë më perlë e të gjithë shqipëtarëve. 

Xhubleta përmban në të shumë simbole Vedike të tjera përvec bletës. Aty gjejmë diellin, hënën, yjësitë astrologjike, gjarpërin, chakrat, peshkun, gaforren, planetët, swastika, spiralja e artë, lulen e lotusit, Hyjninë Shiv me hënën në kokë, rrufetë, shpendi garuda i perëndisë Narayan që më pas u quajt i Zeusit, insekte të brumbullit, balanca e energjisë hënore dhe diellore brenda trupit tonë, energjia kundalini, gjeometria e shenjte hyjnore si edhe simetria e pathyer e shkencës më të fundit. 

Në sanskritisht mjalti quhet madhu (lidhet me shqipen madhërishëm, madhëri, shpirtmadh, i qendërzuar (medi). Xhubleta është veshje për një trup të qendërzuar, nëse vajza apo gruaja që e vesh bën qendërzimin e trupit të saj, flet nga qendra e gojës, respekton Natyrën, qeniet e larta hyjnore, mëson dhe zbaton ligjet hyjnore të Universit, veshja e xhubletës atëherë është rritje e madhe shpirtërore për të, është përjetimi i një jete të lumtur sepse kështu do të mbrohesh nga Hyjnesha fuqiplote, përndryshe nuk do të mbrohesh. Nëse vibracionet e gruas janëë ulta, veshja e xhubletës mund ti uli ato më shumë që nënkupton vuajtje dhe shqetësime. Nëse vibracionet e gruas janë të larta (ndodh vetëm nga qendërzimi i trupit – Meditimi LotusOcean) ajo nuk përjeton kurrë vuajtje por vetëm gëzim dhe lumturi. 

Tek Zona e Hasit gjejmë një asimetri të theksuar simbolesh në Xhubletë, kjo sepse Shqipëtarët Vedik në kohët e arta e dinin si funksiononte trupi fizik, dinin dhe i zbatonin ligjet hyjnore dhe e rrisnin shpirtin e tyre ndërsa kishin një jetë tokësore njerëzore. Ata e dinin se ashtu si hëna dhe dielli që i shikojmë me sy të lirë ashtu është edhe brenda trupit të njeriut (qoftë mashkull apo femër). Pra cdo njeri ka kanalin e energjisë hënore të majtë dhe diellore të djathtë brenda trupit të tij. Ata këtë gjë e kanë përshkruar në Xhubletë dhe e kanë ruajtur për mendimin tim plot sakrifica këto simbole me kuptime jetësore kaq thelbësore. Asimetria e Xhubletës në Has sqarohet lehtë pasi dy kanalet e trupit të njeriut hënor dhe diellor dhe jeta e trupit të njeriut duhet të bëhet e tillë që këto dy kanale energjie t’i balancojmë nëpërmjet qendëzimit që të arrihet simetria e shenjtë hyjnore. Të lashtët n’a tregojnë kështu një nga qëllimet e jetës trupore. Prandaj kemi kaq simbole të hënës dhe diellit, si edhe shenja të tjera të zoodiakut si gaforrja, yjet, planetet, spiralja e arte, veza e artë kozmike, Orat, kozmolgjia kozmike, shqiponja hyjnore apo madje se si arrihej truri shqiponjë që karakterizonte një shqiptarë të vërtetë. 

Falenderime të përzemerta ndaj studiuesve të njohur të Xhubletës në Shqipëri Linda Spahiu, Afërdita Onuzi, Jaho Brahaj, Rrok Zojsi, Rita Kalaj Shkurtaj, Kelmend Karuni dhe në vecanti për mikeshën Luljeta Dano. Të gjitha fotot e Xhubletave në këtë studim janë marrë prej tyre (shiko videon më poshtë). 

Për ilustrime dhe qartësi shpjegimi ju këshilloj të shikoni videon time të zgjidhjes së Misterit të Xhubletës nga Bleta: 

Etimollogjia e fjalës Xhubleta nga Bleta! Misteri i Zgjidhur, Video eksklusive Mbretëresha e Bletëve – YouTube 

Xhubleta, Perëndeshat shqipëtare Dea, Toka & Gaia, Legjenda Muji & Zanat, Plisi, Skënderbeu, Zeusi – YouTube 

Ne duhet të gjejmë vendet më të përshtatshme për të ndërtuar xhami, gjegjësisht njëqind vendet më të dukshme pranë autostradave, shkollave…!

0
Në foto: Xhamia e Bresanes – Sharri, Prizren
E përgatiti dhe përktheu: Lirim Gashi, Prishtinë
_____
Rreptësisht konfidenciale 2
Kur të merremi veshë me operativët tanë shqiptarë në Kosmet, mjetet e grumbulluara mund t’i transferojmë nga ambasadat e vendeve islame në Beograd atje poshtë dhe pjesa më e madhe e mjeteve duhet të investohen në ndërtimin e xhamive.
, si dhe qendrave të qyteteve të mëdha.
Xhamitë në fshatrat e mëdha duhet të dyfishohen dhe trefishohen.
Përveç xhamive, gjithandej duhet të shtrihen shkollat ​​(medreset) islame, ndërsa në ato vende ku nuk ka interes, fëmijët dhe të rinjtë duhet të transferohen për të mësuar Islamin në rajone ku Islami është më i rëndësishëm se kombi, si p.sh. në Mitrovicë. , Vuçitmë, Gjeneral Jankoviq, Kaçanik, Dragash dhe Prizren.
Përveç operativëve shqiptarë, një kontribut të madh do të japin edhe njerëzit tanë të besuar nga Maqedonia, Bosnja dhe Sanxhaku, si dhe romët të cilët janë të gatshëm të punojnë për ne dhe të pranojnë aktivisht Islamin.
Krerët e Bashkësive Islame të Serbisë, Maqedonisë, Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës janë nën kontrollin tonë dhe po punojnë për përfshirjen e sa më shumë njerëzve të njohur dhe me ndikim në komunitetin shqiptar nga sporti, muzika, mediat dhe veçanërisht politika.
Në disa parti të rëndësishme politike shqiptare tashmë kemi njerëz që punojnë shumë për ne!
Ata mbështesin fuqimisht islamin ekstrem dhe janë të lidhur me udhëheqës fetarë që po e përhapin në zona ku nuk ka pasur kurrë xhami.
Njerëzit tanë të Bashkësisë Islame të Kosovës janë të deleguar në vendet perëndimore dhe në Sanxhak, ku janë nën mbikëqyrjen dhe mbështetjen e ambasadave tona, veçanërisht në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë.
Kjo do të na lejojë të dislokojmë dukshëm më shumë operativë shqiptarë jashtë vendit në çdo cep të Zvicrës dhe Gjermanisë, ku jetojnë shqiptarët më të pasur dhe më të fuqishëm që dikur kanë mbështetur Ibrahim Rugovën.
Poshtë në Kosmet duhet të krijohet një atmosferë e tillë që njerëzit të ndihen sikur jetojnë në një vend të huaj kur të kontaktojnë me atë pjesë të rinisë së indoktrinuar që shmangin daljen jashtë vendit, ndërsa pjesa tjetër e të rinjve duhet të inkurajohet ditën dhe natën për të zgjedhur Islamin para kombit.
Pas 20 vitesh, një pjesë e Kosovës do të duket si Kandahari, ndërsa fuqitë perëndimore do të ndryshojnë dalëngadalë mendimin e tyre për shqiptarët dhe kështu do të vendosin ta kthejnë Kosovën nën mbikëqyrjen e Serbisë.
Kur të arrihet kjo, Serbia do të ketë dorë të lirë për të përsëritur aksionin e dëbimit të shqiptarëve në Turqi, këtë herë jo me dhunë, por duke i joshur ata nëpërmjet liderëve fetarë, gjoja për të punuar në Turqi përmes premtimit për kushte ideale për punë dhe jetë. .
Për këtë Serbia ka dritën jeshile të shtetit turk.
***
Strogo povjerljivo 2
Kada budemo postigli dogovor sa našim albanskim operativcima na Kosmetu, možemo da prebacimo prikupljena sredstva iz ambasada islamskih zemalja u Beogradu dole i najveći deo sredstava treba da se uloži u izgradnju džamija.
Moramo pronaći najpogodnija mjesta za izgradnju džamija, odnosno stotinu najvidljivijih mjesta u blizini autoputeva, škola i centara velikih gradova.
Džamije u velikim selima treba udvostručiti i utrostručiti.
Pored džamija, islamske škole (medrese) treba da budu raširene posvuda, dok na onim mjestima gdje nema interesa djecu i mlade treba premještati da uče islam u krajeve gdje je islam važniji od nacije, kao na primjer u Mitrovici, Vučitmi, General Jankoviću, Kačaniku, Dragašu i Prizrenu.
Pored albanskih operativaca, veliki doprinos daće naši ljudi od poverenja iz Makedonije, Bosne i Sandžaka, kao i Romi koji su spremni da rade za nas i aktivno prihvataju islam.
Poglavari Islamskih Zajednica Srbije, Makedonije, Kosova i Bosne i Hercegovine su pod našom kontrolom i rade na tome da u albansku zajednicu uključimo što više poznatih i uticajnih ljudi iz sporta, muzike, medija i posebno politike.
U nekim važnim albanskim političkim partijama već imamo ljude koji vredno rade za nas!
Oni snažno podržavaju ekstremni islam i povezani su s vjerskim vođama koji ga šire u područjima gdje džamije nikada nisu postojale.
Naši ljudi iz Islamske zajednice Kosova delegirani su u zapadnim zemljama iu Sandžaku, gde su pod nadzorom i podrškom naših ambasada, posebno u Švajcarskoj, Nemačkoj i Belgiji.
To će nam omogućiti da rasporedimo znatno više albanskih operativaca u inostranstvo u svakom kutku Švajcarske i Nemačke, gde žive najbogatiji i najmoćniji Albanci koji su nekada podržavali Ibrahima Rugovu.
Dole na Kosmetu treba stvoriti takvu atmosferu da se ljudi osećaju kao da žive u stranoj zemlji kada dođu u kontakt sa onim delom indoktrinirane omladine koja izbegava odlazak u inostranstvo, dok ostalu omladinu treba ohrabriti dan i noći da izabere islam prije nacije.
Posle 20 godina deo Kosova će izgledati kao Kandahar, dok će zapadne sile polako menjati mišljenje o Albancima i tako će odlučiti da vrate Kosovo pod nadzor Srbije.
Kada se to postigne, Srbija će imati odriješene ruke da ponovi akciju protjerivanja Albanaca u Tursku, ovoga puta ne silom, već namamljivanjem preko vjerskih poglavara, navodno da rade u Turskoj kroz obećanje idealnih uslova za rad i život.
Za to Srbija ima zeleno svetlo turske države.

Albin Kurti – Kalvinisti i shqiptarëve në Ballkan

0
Luljeta Gjonaj, SHBA
____
Ne Ballkan, nuk mund te ndertosh histori, mit dhe as shtet nese nuk e ke nje shenjetor te pranuar universal. Ne shqiptaret kishim shume shenjetore por ata nuk jetuan nder ne ne te shumten e rasteve. Ne krenohemi per gjakun e tyre shqiptar, kurse bota krenohet per punen e tyre si njererez global.
Ne stervinavemi duke iu kenduar figurave tona historike qe i fituan betejat kunder pushtueseve, por nuk i kuptojme ato figura se si punuan ne aspektin shoqeror, kulturor e politik. Me keto kenge ne i inspirojme te rinje te behen muzikante te sotem modern. Ne historine gojore e kemi artin tone, prandaj prodhojme dhe e dominojme boten me Muzikante te te gjithe zhanreve.
Jo pse ne dime, por pse bota e dine talentin tone.
Dua Lipen e njohin disa si shqiptare, por 89 perqind si kengetare nga Britania. Pas, 2000 viteve, a do te argumentojme duke polemizuar se Perendesha e Muzikes ishte shqiptare apo britaneze, c’thoni juve, c’do te shkruan historia?
Apo deri ne kete shekull behemi te zotet dhe e shkruajme vete?
Apo do te mburremi vetem per gjakun e saj? Ndoshta nuk ndodh lufta nukleare sic thote Ajnshtajni sepse luften tjeter do e bejme duke shkruar per lojen “guxhas” dhe “pitpitak” – (dy lojera antike, qindra vjecare ne disa zona albanofone. Edhe keto lojera i kemi perqeshur, ne fakt as nuk e dime c’jane ato.)
Ne polemizojme me boten per historine tone, sepse ate e shkruajne dhe e bejne te tjeret. Kalojne shekuj, ndoshta edhe mileniume, pastaj bota flet per kulturen sllave, e jo shqiptare, sikur ne antike qe flet per kulturen greke e jo ilire. Ate e emerojne te tjeret. Shqiptaret nuk heqin emrat e pushtueseve. Ata i mbajne ato me nder dhe vazhdojne ti mbajne.
Sllavizimi total i cdo fshati e shume qyteteve ne Kosove e Iliride por edhe ne Shqiperi. Po thuajse, asnjehere nuk e ndertuam historine tone te mirefillte qe meritojme ne bote. Te gjithe historianet me te medhenje te botes e thone qe jemi nje popull i vjeter dhe i merituar i Europes, por nuk dime ta zeme vendin ku na takon. Ja e thejme karrigen tone duke u gjuajtur me njeri tjetrin, ja e vrasim njeriun tone, ja e nencmojne dhe e shtremberojme njeriun tone apo e plagosim dhe korruptojme si ne ditet e sotme. Jemi mjeshter te piraterise.
Nuk erdhen romaket t’i pushtojne shqiptaret antike pijanece nga qejfi, por nga zori. Paramendoni kane kaluar 2000 vite derisa jemi bere shtet prap. 2000 vite. Eshte dashur 2000 vite te kalojne qe te ndertojme nje ide per mevetesine tone. Per identietin tone shtetberes ne kuptimin e plote te fjales. Mirepo, askush nuk e thote fjala e caktuar rrjedh nga shqipja antike, por thjeshte ata thone nga latinishtja apo greqishjta. Pra, ne si popull kemi deshtuar te leme gjurme te thella ne historine e njerezimit me emrin e quajtur shqiptar, kulturen shqiptare qe ende sot rrezaton nder bote. Kete ne nuk e beme. Kete e bene te tjeret qe u quajtun me nje emer tjeter.
Se a ishin ata shqiptare apo jo, ajo nuk ka dot rendesi, rendesi ka qe kush jemi ne, kush ishim ne, dhe kush do jemi ne apo kush duam te jemi ne. Ne i rezistojme ndryshimit radikal te vetvetes. Ne i frikesohemi ndryshimit. Ne nuk kemi qene lidere. Ne kemi qene bishta te lidereve varesisht se cfare perandorie na ka sunduar nder shekuj. Molla hahet , bishti thahet, As milingona nuk e han bishtin. Duke i rezistuar ketij ndryshimi, ne ia percaktojme vetevetes status quone.
Ne jemi popull i status quos. Jo popull i shtetberjes. Ne e sabotojme shtetberjen qe ne zanafille sepse elementi baze i jetes tone eshte farefisi e jo qytetaria.
Shtetet si Zvicra, aty ky lindi shoqeria e te menduarit e te madhit Xhon Kalvinit, ku njeriu eshte i percaktuar ta mbroje familjen e tij nukleare, pra femijet e tij dhe gruan e tij. Te tjeret familjare jane pjese e komunitetit dhe ata duhet ta tregojne kontributin e tyre te barabarte me shoqerine. Kjo barazi manifestohet kur edhe te tjeret te pajtohen qe ata te marrin nje pozite ne shoqeri, sepse vellau nuk eshte familje ne konceptin Kalvinist.
Albin Kurtin e perqeshen disa hajdute te opozites dhe analista seksiste se pse shkoi ne Zvicer per te nenshkruar marreveshjen historike me nje parti zvicerane. Albin Kurti nuk nenshkruan marreveshje nen tavoline me agjente te FBI qe punojne per rus sic bene paraardhesite e tij. Eshte njeri i dinjiteshem. Zvicra eshte zanafilla e qytetarise moderne kur shteti funksionon vetem dhe ne baze te vetem nevojave qe qytetaret i votojne. Ekzistenca e atij shteti, apo rezistanca ndaj atij shteti asnje here nuk ndodh sepse vazhdimisht rrota e perfaqesimit te te gjithe qytetareve duke vazhdimisht tentuar t’i trajtoje te barabarte nuk ndalet se levizuri. Kjo rrote i integron te gjithe shtresat e shoqerise, sikur i ka integruar shqiptaret e Ballkanit, qe shumica derrmuese jane nga Kosova dhe Ilirida.
Sot, kjo rrote e qytetarise zvicerane e ka arsimuar, punesuar dhe afirmuar nje shtrese te madhe te shoqerise albanofone ne Zvicer. Sot, shqiptaret e Zvicres jane sikur shqiptaret e Venedikut te shekullit te 16. Pse, edhe ne shqiptaret e Ballkanit nuk e mesojme kete rrotë te qytetarise kalviniste? Une besoj qe kete rrotë te Qytetarise Kalviniste po e deshiron populli shqiptar. Atij i mungon guximi dhe lidershipi. Me nje lule nuk qel pranvera. Me nje Albin e Vjose nuk behet. Ne fakt eshte rrezik qe modelin Vjose dhe Albin te na kopjojne armiqte te na mundin duke punuar qe ta vrasin shpresesen tone ne Albinin dhe Vjosen.
Vetevendosmeria e Albinit dhe guximi i Vjoses jane arteria kryesore e energjise se te berit nje shteti te mirefillte shqiptar ne Ballkan. Nje shteti me nje qytari kalviniste, nje shtet qe pas 2000 viteve do te mbahet mend me njerez qe quheshin shqiptar, flisnin shqip, shkruanin shqip, krijonin shqip dhe frymonin shqip. Pra, ne kete menyre e ndalojme ciklin e vazhdimit te zhdukjes se identitet te njerezeve tane ne nje shtet tjeter.
Modeli i Levizjes Vetevendosje, ne nje analize time i gjason sikur levizjes se Jezusit neper Filistine, ku njerezi vazhdimisht kane nevoje per prezence te te mirave dhe ato duhet te kerkohen dhe natyrisht duhet luftohet per duke besuar ne nje ideal te barazise se mireqenies. E jo te pritet me premtime te kota se ne jemi larg, nuk jemi ne toke, nuk prekemi nuk ndryshojme, duhet te na pike dicka nga larg, nga qielli apo. Keshtu, si rrjedhoje, i konfuzojme njerezit e shoqerise sone dhe duke iu humbur njerezeve shpres ata emigrojne. Jezusi i ka pas 12 dishepuj. Juda i doli tradhtar. Nuk ishte beteje e lehte derisa Zoni i tij u be Zoti yne. Jezusi ka qene inspirim edhe e gjite filozofeve te mesjetes duke e shqiptuar sipas metodes se tyre iluministe. Duke e perdorur ilumizmin ata vazhdimisht i kane bere presion qe Jezusi edhe na meson, e nese na meson ne duhet te ndertojme shkolla te fuqishme per shoqerine.
Sot, institucionet me te fuqishme edukative ne bote, ateiste, jane te themeluara nga institucione te lidhuar me dominione te ndryshme kishtare te perendimit. Jezuzin e gjene ne cdo etape te Western Canon sipas kritikut me te madh letrar Harold Bloom. Gjate gjithe kohes e kam percjellur aktivitetin e Albin Kurtit ne poltike dhe gjithmone e kam hasur qe politika e tij eshte politike qe duhet te rrinte afer popullit, per popullin dhe me popullin si fillimi cdo sistemi organik te shoqerise. E kjo eshte Levizje Kalviniste e Modelit Zvicran. Sigurisht, Lajmi i mire i Jezusit nuk erdhi shpejt dhe nuk vjen shpejt. Ka vuajte, ka edhe kryqezim, po ka rilindje dhe ringjallje, jete dhe vazhdim jete deri ne amshim. Pra, ne asnje rrethane nuk humb shpresa per atdhenun, ne atdheun, dhe me atdheun ku jetojme. E ky model Kalvinisht e vulose fatin e shqiptareve ne shekullin e 21 e ndoshta edhe ne shekujt e ardhshem qe na pasojne. Shqiptaret jane popull e kane pasion edhe flinë dhe filine, por edhe flijimin. E keto nuk na duhen neve.
Neve na duhen projekti afatgjate 100 vjecar apo 200 vjecar, i nje politike konsistente qe nuk ndryshon ne asnje rrethane pa marre parasysh presionit politik. Konsistence ne politike kane ato shtete qe sot jane superfuqi. Ne momentin qe humb konsistencen, vetevrahesh, sikur Rusia sot. Prandaj, konsistenca eshte pesha kryesore e nje graviteti te jetes se popullit qe e qeveris. Ne asnje rrethane ate peshe nuk guxon ta terrorizosh sic ka bere bolsheviket shqipfoles ne Ballkan, ku ne vend se ta shqiptarizojne shoqerine ata kane sllavizuar shoqerine duke e maskuar me kinse ngjyre shqiptare. Sllavizimi me modelin bolshevik i shoqerise eshte krimi me makaber qe iu eshte bere popullit shqiptar sot ne histori. Eshte normalizuar vrasja, glorifikohet kriminelet dhe vrasesit, lirohet vrasesit dhe perdhunuesit e grave tone, femijeve tane, njerezve tane viktima te dhunes politike. Ne vazhdimisht jemi ne gjendje atentati sepse kultura sllave qe sollen ideologjike bolshevike na ka mbetur. Nderrimi i kahjes se shoqerise shqiptare do te merr kohe, por ai nderrim duhet te filloje ne menyre radikale sikur ka filluar me idene e lidershipit kosovar qe eshte ne fakt lidershipi ballkanik qe e lufton Nova Rusine ne cdo element. Ajo do guxim dhe vetevendosmeri per ta perballuar. Kerkon metode dhe ide.
Albini e ka sjellë Kalvinizmin ne Kosove.
E ky eshte lajm i mire per albonofonine.Seen by Lule Gjeli at 10:03 PD