Kreu Blog Faqe 1089

Misteri i Mozaikut të Bukuroshes së Durrësit 

0

Afërdita Zaja, Norvegji

Mozaiku i Bukuroshes së Durrësit i përket sipas historianëve shekullit të 4rt para erës sonë. Gjer tani mendohet të jetë Aura një nga shoqërueset e Artemidës si edhe gjëra të tjera greke. Unë nuk mendoj kështu, gjërat janë më të thjeshta, të qarta dhe krejt shqip. 

Mendoj se misteri i saj për të cilën do të doja të sqaroja lidhet me vetë krijimin e qytetit të Durrësit dhe kulturën e ndritur që vendasit kishin në atë kohë. 

Në ditët e sotme thuhet sipas historisë pseudo greke që Epidamnus (mbret ilir) ishte babai i Melisës. Melissa lidhet me shqipen mjalt, mbreterësha e luleve e bletëve që e gjejmë jashtëzakonisht të detajuar tek Xhubleta prandaj vjen nga emri Bleta të cilën e gjen video studim tek kanali im (Afërdita Zaja në youtube). Plot lule zambaku rreth e rrotull Bukuroshes se Durresit që simbolizon pjellorinë dhe frutshmërinë e Tokës. 

Lidhur me bukuroshen e Durrësit, thuhet se Melissa u lidh me Perëndine e Detit Poseidonin dhe kështu lindi Dyrrhachius i cili themeloi qytetin e parë në Iliri Dyrrachium por më parë ai quhej EpiDamnus, pra Durrësi i sotëm ishte qyteti i parë i themeluar në detin Adriatik. Thuhet që «Epidamnus» ishte grek për arsye se shqipetarët e sotëm nuk kanë asnjë dituri mbi vetë shqiptarët e lashtë të asaj kohe ilire, asnje lidhje diturie vetëdije me paraardhësit e tyre. Historia e grekëve dhe romakëve është histori bebash, sipas mendimit tim. Nuk ka nevoje të shkojmë tek grekët sepse atëherë Greqia as që ekzistonte. Njerëzit atëherë ishin thjesht Ilir, që erdhën pas pellazgëve hyjnorë. Historia është manipuluar jo vetem kundra shqipetareve apo origjinës së tyre por që shqipëtarët e sotëm ts mos kenë asnjë referencë të saktë diturie. 

Le të sqarojmë pak fjalën «Epidamnus». Parashtesa ose prefiksi Epi sqarohet në disa mënyra por këtu kryesorja është pjesa «Dam». «Dam» nuk ka asnjë kuptim në greqisht, ajo është vecse shqipja «Demi» apo Kau, njësoj si tek fjala Toka që nënkupton «Te kau». Damnus është pra Demi, vici, Lopa që është simboli i vetë Tokës, pra del qartë lidhja e Bukuroshes së Durrësit me Perëndeshën Tokë (te kau, Gaia, Gau/Kau). Në muzeun arkeologjik të Durrësit gjendet gjithashtu Perëndesha e Tokes Gea/Gaia/Gau/Kau ulur në fron e zbuluar në vitin 2003 në Durrës e cila mban dy fëmijë në krahë dhe e mbushur me fruta, rrush dhe shegë pra simboli i pjellorisë së tokës. 

Lida Miraj, arkeologe e njohur në Durrës thote se Monedhat e para të Durrësit u prenë me simbolet e Korkyrës që paraqitet si një lopë dhe një vic me mbishkrimin Dyrr dhe Dyrrah. Kjo monedhë e parë e prerë në Iliri është e Dyrrahut, që daton rreth v.375 p.e.s, është e tipit të “lopës me viçin”, pra sistemi monetar atëherë mbarte simbolin e adhurimit të Perëndeshës së Tokës. Thesarin Epidamnasve e quajnë gjithashtu edhe si epsiloni arkaik. 

 

Tani do të sqarojmë pak lidhjen e thellë të simbolit të Demit, pra Perëndeshës Tokë me Perëndeshën e bukurisë Afërditë ose Venus, sepse nuk është një rastësi që ajo të quhet “Bukuroshja e Durrësit”. 

Shenja zodiake e Demit (taurus-terra-terri-tor) në astrologji zotërohet nga planeti Venus ose shqip Afërdita. Në astrologji shenja e demit në mënyrë primare përmban elementin Tokë. Emri “Afërdita” nënkupton gjithashtu «Afër detit”. Këtu kemi rrënjën e lashtë “Pi” (pije), të cilën e gjejmë në shumë gjuhë të lashta si sanskritisht me të njëjtin kuptim. Perëndesha e ujit keltike «Epona” është njësoj si Afërdita sepse Ilirët që u shpërngulën në Irlandë, Skoci e quajtën Skocinë si vendi “Alban, Albin” më vonë. Rrënjen “Pi, Po” e gjejmë dhe tek emri i vetë perëndisë së detit/oqeanit “Poseidon” ashtu sic e gjejmë edhe tek Perëndesha Vedike Apa e detit, ose e pellazgeve hyjnorë aPhërdita/Afërdita.  

Karakteristika e shumë ngjyrave tek Bukuroshja e Durrësit të sjell ndër mend ngjyrat e ylberit. Venusi apo Shën Premte (në veri të shqipërisë) më parë kur shqipëtarët e lavdëronin Afërditën apo Zonja Prend/Premt (nga e cila vjen emri e Premte, ashtu si Venerdi vjen nga Venusi) atëherë si përgjigje shpeshherë u dilte ylberi. Sipas Nordikëve kemi të njëjtën gjë pra Freya (Afërdita) dhe fredag (e Premte). 

Flokët e Bukuroshes së Durrësit me kacurrela ngjan me floket e vajzave të lashta të veshura me Xhubletë. Kjo nënkupton se bukuroshja e Durrësit përfaqëson një qenie të lartë pra me mendje të ndricuar (ashtu si Buda, me aura të ndricuar, Shiko videon e etimollogjisë Xhubleta nga Bleta). Motivi floreal tek Mozaiku i Bukuroshes së Durrësit dhe lulet simbolizojne begatinë e tokës, produktivitet i frytshëm, pjellori, qartëisht simboli i Perëndeshës Tokë. Kuptohet sic përmendëm më sipër mbi Melissa, mbretëresha e bletëve, ashtu si lulet dhe frutshmëria. 

Tek Bukuroshja e Durrësit na paraqiten gjithashtu sipiralet, që unë mendoj se është brilliante. Ekziston një foto e Vangjel Toci, arkeolog i mirënjohur në Durrës, mbi një mozaik tërësisht me spirale. Sipas mendimit tim kjo është spiralja e artë, numri i fibonacit 1,618, figura floreale. Shqipëtaret e lashtë kishin diturinë e raportit të artë pra ata zotëronin diturinë e matematikës dhe gjeometrisë së shenjtë, me të cilën Toka/Nëna Natyrë punon. Në Naturë gjethet e pemës, frutat, lulet janë të gjitha sipas prerjes së artë, raporti i artë Phi. Madje edhe guacka e detit qe eshte simboli i Venusit përfaqëson thjesht raportin e artë Phi ose Pi. 

Interesante për t’u theksuar është se tek emri “EpiDamnus”, parashtesa “Epi” në shqip do të thotë edhe “Përkul”, si tek “e EPI trupin (shufrën)”. Rrënja «Dam» nënkupton «Demin”. Si përfundim mund të themi se ilirët e atëhershëm ishin vegjetarianë. Pra përkulje ndaj demit, ndaj simbolit të tokës, që do të thotë Përkulja bëhej natyrshëm ndaj Perëndeshës së Tokës. Pastaj kjo dituria u shemb nga luftat, e goja e mbreterve të ardhshëm për pushtet gjatë këtyre dy mijëra viteve të fundit, lindjen e feve të ndryshme sidomos ajo e krishtertë. Më parë vegjetarizmi konsiderohej i shenjtë sepse nëse ther ose keqtrajton një lope/vic quhesh një njeri kundra tokës (nënës tënde) dhe dënoheshe nga Universi me vuajtje, fatkeqësi apo me shkatërrimet natyrore, tërmete etj. Kjo gjë është aktuale edhe sot, madje unë me grupin tim lotusocean do krijojmë në të ardhmen një fshat Vedik ku do të jetohet sipas kohës kur adhurohej Perëndesha e Tokës. Ato vende që nuk do e bëjnë këtë gjë do përjetojnë shumë shkatërrime natyrore. Shkatërrimet natyrore nuk i bëjnë njerëzit në pushtet por i bën Natyra sepse Njeriu i sotëm është kundra Tokës, kundra Ligjeve Hyjnore të Universit për shkak të paditurisë. 

Në të njëjtën peruidhë si mozaiku i Bukuroshes së Durrësit kemi edhe mozaikun e swastika, që përfaqëson chakrën e parë ku mbizotëron elementi tokë. Po ashtu edhe Mozaiku në Durrës me rozetë që është me 12 petale simbolizon chakrën e zemrës, mirëpo Toka shiko videon më poshtë) sipas kozmollogjive të lashta ishte e sheshtë dhe mu në mes (në zemër) të Universit (ang. earth/tokë, heart/zemër).  

Qe ti lidhim gjërat llogjikisht dhe me fakte, afër Bukuroshes së Durrësit ndodhet edhe Mozaiku i Orfeut që vështrohet si një qenie hyjnore, rimishërim i Shivës dhe Narayan, tërësisht Vedik shqipëtar dhe i përket periudhës para Homerit. Orfeu vështrohet si Avatari Vedik Krishna të cilin e gjejmë të personifikuar edhe tek Eposi i Kreshnikëve, legjendat mjaft interesante të Mujit dhe Halilit. Sido që të jetë tërë filozofët kanë pas folur një gegnishte të pastër ku sot flitet vetëm në malet veriore shqipëtare të pandotura, ose gjyshërit që s’kanë zbritur shumë në qytete poshtë. Orfeu në Durrës jo rastësisht paraqitet me vica, pra vështrohej si mbrojtësi i vicave/lopes ose ndryshe shpëtimtari i Perëndeshës së Tokës dhe mbrojtesi i njerëzve mbi Tokë nga qeniet demoniake etj. Orfeu lidhet me Yjësine “Lyra”, prej nga vjen edhe emri Ilir, pra që nuk mashtrohen nga matriksi, ishin inteligjentë dhe përherë të lirë, që kanë lidhje me Natyrën dhe Hyjnine direkt. Ilirët nuk ishin jashtëtokësorë (sic pandehin historianët e sotëm modern të paditur), ata ishin njerëz që adhuronin këtë yjësi, madje dhe toka shqipëtare në atë kohë përmbante energjinë e kesaj yjesie. Para atyre ishin pellazgët, të cilët zotëronin akoma më shumë dituri vedike shqipëtare dhe I përkasin kohës së artë Vedike. Ka shumë që këta Ilirë të kenë themeluar dhe vetë Italinë që quhej “Vitulus” (vendi i vicave), njësoj sic adhuronin Tokën pra Perëndeshën Gaia/Kau/Gau. Ilirët ishin mjaft inteligjentë dhe mbeturinat e tyre janë arberëshët sot.  

Video studim i mozaikut të Bukuroshes së Durrësit mund t’a gjeni këtu: 

Bukuroshja e Durrësit – Misteri i zgjidhur nga Afërdita Zaja – YouTube  

Video studim mbi Xhubletën: 

Etimollogjia e fjalës Xhubleta nga Bleta! Misteri i Zgjidhur, Video eksklusive Mbretëresha e Bletëve – YouTube  

Studim nga Afërdita Zaja 

Mars, 2023. 

Nevojitet ngritja e një instituti të studimeve për veprimtarinë antishqiptare në Konferencën e Paqes 1919-1920, gjatë luftës, diktaturës dhe në demokraci

0
Nga: Reshit Lala, studjues
_____
ËSHTË E NEVOJËSHME TË NGRIHET INSTITUTI I STUDIMEVE PËR VEPRIMTARINË ANTISHQIPTARE TË REAKSIONIT SHQIPTAR NË KONFERENCËN E PAQES 1919-1920, GJATË LUFTËS, GJATË DIKTATURËS DHE NË DEMOKRACI!
Epoka e demokracisë do të mbetet në histori, si epoka më e zezë në historinë e shqiptarëve. Reaksioni shqiptar me Sali Berishën në krye mbas 1990 e mori pushtetin në tavolinë nga tradhëtari Ramiz Alia. Megjithëse pushteti i mëparshëm e dorëzoi pushtetin pa luftë-reaksioni shqiptar luftoi ti mbyste shqiptarët në gjak. Ai nxiti shqiptarët kundër Enver Hoxhës dhe kundër diktaturës. Ai nxorri nga varri Enver Hoxhën dhe, kërcënoi, se do të nxirrte nga varret edhe dëshmorët e luftës nac-çl.
Kjo ishte një luftë e vërtetë civile, të cilës ju largua Enver Hoxha mbas luftës. Reaksioni Shqiptar me Sali Berishën në krye mbyllën të gjitha ndërmarrjet, pushuan nga puna të gjithë punonjësit e diktaturës , i vunë zjarrin gjithë Shqipërisë, e cila dukej sikur në të KISHIN RËNË DISA BOMBA ATOMIKE NJËHERËSH. Falë një qëndrimi të matur të Shqiptarëve -Shqipëria shpëtojë nga lufta e hapur civile e provokuar nga forcat e reaksionit shqiptar të udhëhequra nga Sali Berisha, të cilat qarkullonin me nga dy tre revole poshtë xhaketës. Kjo gjendje shpërthyese ishte pragu i luftës së hapur civile dhe pati një finale të hidhur- dëbimin nga Shqipëria të gjysmës së shqiptarëve.
Ndërsa Enver Hoxha e katërfishoi numurin e popullsisë, reaksioni shqiptar me Sali Berishën e përgjysmuan numurin e Shqiptarëve. Ata kryen një akt të pa shembullt tradhëtie kombëtare, duke i çuar përsëri shqiptarët në pakicë. Po të ishte shtuar popullsia me ritmet e kohës së diktaturës sot, të paktën do të ishim mbi 10 000 000 banorë- superfuqi në popullsi në ballkan. Përfundimisht Reaksioni Shqiptar i përfshirë në të djathtën shqiptare është përgjegjës për djegjen e shkatërrimin e shqipërisë, futjen e shqiptarëve në luftë civile të përjetëshme, dëbimin e gjysmës së Shqiptarëve nga Shqipëria dhe shitjen e vendit tek të huajt.
-Meqenëse reaksioni shqiptar i ka futur SHQIPTARËT NË LUFTË CIVILE TË PËRJETËSHME duke vazhduar hakmarrjen për 30 vjet me radhë;
-Meqënëse reaksioni shqiptar me Sali Berishën në krye ka vënë që nga 1990 e deri më sot alternativën- duhet të zhdukeni të gjithë ju kundërshtarët tanë;
-Meqenëse Reaksioni shqiptar ka ngritur edhe institutin e studimeve për krimemt e Komunizmit;
-Meqenëse ne mendojmë reaksioni shqiptar e vazhdon veprimtarinë e tij ekstreme në përçarjen e shqiptarëve, duke sulmuar vazhdimisht Enver Hoxhën, i cili mbështetet nga më shumë se gjysma e shqiptarëve, duke sulmuar luftën nacional-çlirimtare- shtrojmë para shqiptarëve platformën e krijmimit të institutit kombëtar, icil do të analizojë me fakte QËNDRIMIN HISTORIK ANTIKOMBËTARE TË REAKSIONIT SHQIPTAR.
1.Reaksioni shqiptar do të akuzohet nga historia, se sabotoi konferenckn e Paqes në 1919-1920.
2. Reaksioni Shqiptar do të akuzohet se sabotoi luftën nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar- duke bashkëpunuar me kaloboraocnistët dhe fashistët gjermanë kundër kësaj lufte.
3. Reaksioni shqiptar akuzohet, se është vënë në shërbimin e agjenturave të huaja dhe ka kryer veprimtari armiqësore kundër Republikës së Shqipërisë, duke sabotuar veprat e duke kryer krime, sidomos gjatë viteve 1945-1955. Ajo u bë pararoja e luftës së agjenturave të huaja kundër shtetit shqiptar për përmbysjen e tij.
4. Ai akuzohet se është bërë mbështetje e agjenturave të huaja për përmbysjen e pushtetit demokratik në shqipëri, duke asgjësuar edhe fizikisht Enver Hoxhën, Hysni Kapon dhe të gjithë udhëheqen shqiptare. 5. Reaksioni akuzohet, se-megjithëse e mori pushtetin në tavolinë –NË ZBATIM TË URDHËRAVE TË MILLOSHJEVIÇIT, I CILI PAGOI 42 MILION DOLLARË PËR SHKTËRRIMIN E SHQIPËRISË- e shkatërroi dhe e dogji vendin, duke i futur Shqiptarët në luftë civile të përjetëshme.
6. Reaksioni shqiptar me Sali berishën në krye do të akuzohen përjetësisht nga historia e mbijetesë së shqiptarëve , se DËBUAN GJYSMËN E SHQIPTARËVE JASHTË SHQIPËRISË- DUKE BËRË GENOCIDIN MË TË MADH PAQËSOR NË HISTORINË E KOMBIT SHQIPTAR.
7. Reaksioni Shqiptar me Sali Berishën në krye akuzohen , se kanë shkatërruar nga themelet mbrojtjen e vendit.
8. Reaksioni Shqiptar me Sali Berishën në krye SHKELËN Ç’DO NEN TË KUSHTETUTËS SË SHQIPËRISË DHE, E BËNË SHQIPËRINË HAN PA PORTA DUKE SHITUR TOKË E DETË.
9. Reaksioni Shqiptar me Sali Berishën në krye dhe e gjithë politika Shqiptare kanë ngritur shqiptarët edhe kundër Amerikës, aleatit tonë strategjik.
E VËRTETA DUHET TË FLASË! DUHET TË NGRIHET INSTITUTI I PASOJAVE TË VEPRIMTARISË ANTIKOMBËTARE TË REAKSIONIT SHQIPTAR NË KONFERENCËN E PAQES MË 1919-1920, GJATË LUFTËS NAC-ÇL., GJATË DIKTATURËS DHE GJATË DEMOKRACISË.
Reaksioni Shqiptar ka ngritur shqiptarët kundër Enver Hoxhës, duke akuzuar për rreth 6000 viktima. E krahasuar me kohën e Enver Hoxhës në demokraci janë vrarë shumëfishi i asaj që janë vrarë në diktaturë dhe, të gjitha vrasjet, mbi 30 000 njerës janë vrarë pa vendime gjykatash. Theksojmë, se dënimet në diktaturë janë bërë me vendime gjykatash, sipas kushtetutës së shqipërisë së asaj kohe.
Po të kemi parasyshë, se në numërin prej rreth 6000 viktimave përfshihen edhe kriminelët dhe sabotatorët e Shqipërisë së re- numuri i viktimave të diktaturës nuk i kalon 2000-3000 veta pa faj, por të dënuar me vendime gjykatash. Të mos harrojmë, që në demokraci në tre çerekun e kohës së diktaturës në 30 nga 40 vjet diktaturë janë vrarë mbi 30 000 njerës- dhjetëfishi i viktimave të diktaturës. Vetëm në vitin 1997 për 4 muaj janë vrarë rreth 4000 veta, se SALI BERISHA JU VODHI PARATË SHQIPTARËVE ME PIRAMIDAT. Nuk dua të flas për drogën, korrupsionin apo përdhunimet e shitjes së vajzave shqiptare në bordellot e europës. Reaksioni shqiptar, duke patur në dorë të gjitha mjetet e propogandës dhe agjitacionit ka vënë shqiptarët në luftë kundër njeri tjetrit. Pasojat e kësaj politke janë katastrofike për shqiptarët. Kjo politikë duhet të ndalohet-ndryshe ne shiptarët do të zhdukemi.
Më 25/03/2023

Avionët e shteteve anëtare të NATO-s, që janë përdorur në bombardimin e Jugosllavisë

 

Fillimi i Operacionit Forcat Aleate, që konsistonte në bombardimin e Jugosllavisë, më 24 mars 1999, në ora 20:00 sipas orës lokale në Kosovë, NATO-ja kishte në dispozicion 344 avion ushtarak të pozicionuar në bazat ajrore në Europë, prej tyre ishin 214 avion ushtarak të SHBA-së dhe 130 të anëtarëve të tjerë të NATO-s.[1] Shtuar këtyre edhe 2 B-2 që fluturonin nga Misuri në SHBA, për 15 orë në një drejtim dhe që hapën fushatën e bombardimit të Jugosllavisë,[2] kurse 6 B-52 hapën poashtu fushatën, të cilët lëshuan projektil AGM-86C.[3] Paralelisht me këtë nga deti Adriatik tre anije( Uss Gonzalez, USS Philippine Sea, USS Nicholson) dhe dy nëndetëse( USS Albuquerque, USS Miami)  dhe nëndetsja britanike( HMS Splendid) gjuajtën raketat Tomahawk Land Attacck Missile( TLAM-s), në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.[4] Caku i parë i goditur pak pas orës 08:00 p.m. ishte në afërsi të Prishtinës, në rrjetin e energjisë elektrike që la pa rrymë, e pastaj ajroporti i Batajnicës.[5]

Numri i avionëve të NATO-s, gjatë Operacionit Forcat Aleate, u rrit ndjeshëm  si në numrin e avionëve gjuajtës ashtu edhe në numrin e sulmeve që u kryen. Numri i avionëve më 13 prill( në ditën e 20 të  Operacionit Forcat Aleate), u bënë 550 avion të SHBA-së, kurse më 27 prill u rrit numri në 700. Gjithashtu edhe sulmet më 24 mars ishin 120, kurse më 13 prill u rritën në 250 sulme dhe pastaj më 27 prill më 340.[6] Kontributi i 19 anëtarëve të NATO-s, ishte i ndryshëm, nga lejimi i hapësirës ajrore, infrastrukturës së tyre, bazave të tyre ushtarake dhe ajroporteve të tyre, shpesh edhe me kosto të konsiderueshme shkaku i ndërprerjes së aktiviteteve civile.[7] Kurse më 7 maj  1999, NATO kishte angazhuar plotë 1000 avion, e që ishin në process për të vendosur 1.100 avion,  prej të cilëve 1/3 ishin “gjuajtës”. Më 6 maj SHBA kishte 639 avion dhe NATO kishin  277, kurse më 26 maj SHBA kishte 717 avion, prej tyre 309 luftarak/bombardues, 261 mbështetës, 44 zbulues dhe 103 helikopter, pa përfshirë avionët e SHBA-së që bombardonin nga bazat ajrore prej SHBA-së.[8]

Në bombardimin e Jugosllavisë, morën pjesë 14 anëtarët e aleancës së NATO-s, prej tyre tyre 12 anëtarë të kësaj organizate morën pjesë në operacionet luftuese ajrore,[9] e ato ishin: SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Holanda, Norvegjia, Spanja dhe Turqia.[10]  abstenuan Greqia, Islanda dhe Luksemburgu,[11] në disa burime theksohet që morën pjesë 13 shtete anëtare të NATO-s.[12] Në total SHBA, kishte dy herë më shumë avion sesa të gjithë anëtarët e tjerë të NATO-s së bashku, gjegjësisht kishte 59%, kurse të gjithë anëtarët e tjerë kishin rreth 430 avion.[13]

Grafikoni 1. Kontributi në avion i SHBA-së dhe aleatëve, në bombardimin e Jugosllavisë.[14]

Grafikoni 2. Pjesëmarrja e avionëve të anëtarëve të NATO-s, pa SHBA-në në Operacionin Forcat Aleate.[15]

Avionët ushtarak të anëtarëve të NATO-s
Vendi anëtar Numri i avionëve Tipi i avionëve Baza ushtarake
Franca 12 Jaguar Istrana, Itali
6 Mirage F1CR Istrana, Itali
15 Mirage 2000D Istrana, Itali
1 C-160 Gabriel Istrana, Itali
2 SA 330 PUMA CSAR Istrana, Itali
6 KC-135 Istres, Francë
10 Mirage F1CT Solenzara, Francë
3 Mirage IV-P Solenzara, Francë
8 Mirage 2000C Grosseto, Itali
2 E-3F SDCA Avord, Francë
2 AS-330HORIZON Kumanovë, Maqedoni
16 Super Etendard Foch, Adriatik
4 Etendard IV-P Foch, Adriatik
Gjithsej 87
Hungaria 22 MiG-29 Keskemet, Hungari
20 Mig-21 Taszar, Hungari
9 Su-22 Taszar, Hungari
Gjithsej rreth 50
Italia 6 Tornado IDS Brescia-Ghedi
12 Tornado ECR/IDS Giola del Colle, Itali
4 T|ornado ECR/IDS Piancenza, Itali
6 F-104-ASA Amdendola, Itali
4 F-104-ASA Cervia, Itali
6 AMX Istrana, Itali
1 Boeing 707/T Practica di Mare, Itali
Gjithsej 39
Britania e Madhe 2 L-1011 Ankona, Itali
5 VC-10 Ankona, Itali
12 Tornado Solenzara, Francë
16 Harrier GR-7 Giola Del Cole, Itali
2 E-3DAWACS Aviano, Itali
1 Canberra PR-9 Giola Del Cole, Itali
Gjithsej 38
Holanda 14 F-16AM Amendola, Itali
6 F-16A Amendola, Itali
2 KDC-10 Eindhoven, Holandë
Gjithsej 22
Kanadaja 18 CF-18 Aviano, Itali
Gjithsej 18
Gjermania 14 Tornado Piacenza, Itali
1 C-160 Landsberg, Gjermani
Gjithsej 15
Turqia 11 F-16 Ghedi, Itali
Gjithsej 11
Belgjika 7 F-16 Amendola, Itali
3 F-16AM Amendola, Itali
Gjithsej 10
Danimarka 9 F-16 Grazzanise, Itali
Gjithsej 9
Spanja 6 EF-18 Aviano, Itali
1 KC-130 Aviano, Itali
1 CASA 212 Vinçenaca, Itali
Gjithsej 8
Norvegjia 6 F-16 Aviano, Itali
Gjithsej 6
NATO 4 E-3A AWACS Trapani/Prevesa
Gjithsej 4
Portugalia 3 F-16 Aviano, Itali
Gjithsej 3
Totali rreth 325
Avionët e NATO-s, që ishin në dispozicion e që nuk u përdorën:
Franca 8 F-8 Crusader Foch, Adriatik
2 Super Frelon Foch, Adriatik
8 Breguet BR 1050 Alize Foch, Adriatik
Turqia 18 F-16  
Gjithsej 36

Table 1. Avionët ushtarak të shteteve anëtare të NATO-s, që ishin në dispozicion, por që nuk u përdorën në Operacionin Forcat Aleate.

Numri i avionëve Tipi i avionëve Vendi anëtarë i NATO-s
10 F-16A Belgjika
9 F-16 Danimarka
1 C160 Gjermania
14 Tornado ECR
1 C160 Franca
2 E-3F
14 JAGUAR
6 KC-135
16  Mirage F.1CR/CT
2 Mirage IVP
8 Mirage 2000C
15 Mirage 2000D
2 AS 330 Horizon
2 Puma
16 Super Etendard
4 Etendard IVP
2 Super Frelon
1 Canberra PR.9 Britania e Madhe
2 E-3D AWACS
16 Harrier GR.7
4 L1011
12 Tornado
3 VC-10
6 AMX Italia
1 Boeing 707/T
10 F-104ASA
6 Tornado IDS
16 Tornado ECR/IDS
18 CF-18 Kanadaja
4 E-3A AWACS NATO
20 F-16A Holanda
2 KDC-10
6 F-16A Norvegjia
3 F-16 Portugalia
6 EF-18 Spanja
1 KC-130
1 CASA C-212
11 F-16 Turqia

Figure 1. Numri i avionëve dhe tipet e avionëve që anëtarët e NATO-s, përdorën gjatë bombardimit të Jugosllavisë, sipas burimeve të NATO-s.[16]

Në total morën pjesë 31.600 forca amerikane, prej tyre 18.400 forca në tokë dhe  13.200 forca detare, 2/3 e të cilave ishin në kuadër të USECOM( Forcave amerikane në Europë). Forcat detare të NATO-s, përfshirë edhe  ajroplanbartësen “Teodor Ruzvelt” dhe një britanike e një franceze, pastaj dy kryqëzorë amerikan( USS Vella Gulf CG 72 dhe Leyte Gulf CG55) dhe tre destrojer amerikan( USS Gonzales DDG-71 dhe USS Peterson DD969) dhe 6 të tjerë përfshirë britanike, franceze, italiane dhe greke, dy nëndetëse amerikane( Albuquerque USS 706 dhe USS Boise SSN 764)  dhe një britanike dhe 10 fregata nga Britania, Spanja, Turqia, Italia, Holanda, Gjermania dhe Greqia. Derisa SHBA kishte përgatitur edhe  Grupin e Gatshëm Amfib Kearsarge që kishte tre anije speciale( UUS Kearsarge LHD 4, USS Ponce LPD 15 dhe  USS Gunston Hall LSD 44).[17]

SHBA kishte përdorur mbi 650 avion ushtarak në bombardimin e Serbisë, prej tyre përfshirë: F-14 “Tomcat” dhe F/A-18 “Hornet”, F-15E “Strike Eagle”, F-16 CJ” Fighting Falcon”, F-117A”Nightawk”, AV-80 “Harrier” dhe A-10 ” Thunderbolt”. Avionët bombardues, si: B-1B “Lancer”, B-2 “Spirti” dhe B-52H “Stratofortress”. Pastaj avionët transportues kargo si: C-5B “Galaxy”, C-17 “Cargo Master II”, C-130 “Hercules” dhe C-141 “Starlifter”. Por edhe avionët si KC-10A “Extenders” dhe KC-135R”Stratotankers” AC-130H “Spectre” dhe E-8C. Dhe helikopterët EA-6B “Provlers” dhe  AH-64A “Apache”. Pastaj me  RQ-1A, “Predator dhe “Hunter”.[18] Në qershor 1999, SHBA, kishte përdorur  731 avion derisa aleatët e NATO-s, kishin përdorur rreth 300 avion,[19] gjegjësisht 327 avion, përfshirë me fluturaket papilot,[20] prej tyre 192 luftarak, sulmues/bombardues dhe bombardues, 63 avion mbështetës, 19 avion zbulimi dhe 3 helikopter.[21]  Nga mbi 38.018,[22] anëtarët e NATO-s pa SHBA-në, kryen mbi 15.000 ose rreth 39% të totalit.[23]

Më:25.03.2023

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] William S. Cohen and Henry H. Shelton. “Department of Defense Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report to Congress.” (Washington: Department of Defense, 31 January 2000), faqe 31; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 84; US Dept. of Defense, “Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report” (31 Jan. 2000), faqe 31-32.

[2] Chris Hellman, “Lessons of Kosovo: More B-2 Bombers?” Weekly Defense Monitor, 3, no. 24, (Washington, DC: Center for Defense Information, 24 June 1999). Six of these aircraft rotated in pairs from Whiteman, conducting around fifty missions throughout the conflict; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 84.

[3] Dag Henriksen, NATO’s Gamble: Combining Diplomacy and Airpower in the Kosovo Crisis, (Annapolis, MD: Naval Institute Press, 2007), faqe 175; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 87; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 20.

[4] Benjamin S. Lambeth, NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment (Santa Monica, CA: RAND, 2001), faqe 20; NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 20; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 88.

[5] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 20-21.

[6] NATO statistics refer to 400 aircraft on day one. The lower figure comes from Department of Defense, Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Forces After Action Report, Washington, Department of Defense, January 31, 2000, faqe 31.

[7] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe xix.

[8] https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 31.

[9] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe xix; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 19.

[10] Benjamin S. Lambeth, NATO’s Air War for Kosovo: A Strategic and Operational Assessment (Santa Monica, CA: RAND, 2001), faqe 276; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 17; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 19.

[11] http://secure.afa.org/Mitchell/reports/0999kosovo.pdf, faqe 8; https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 78.

[12] https://core.ac.uk/download/pdf/11581855.pdf, faqe 95.

[13] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 33.

[14] NATO’s Air War for Kosovo, A Strategic and Operational Assessment, by Benjamin S. Lambeth, 2001, faqe 33.

[15] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 78.

[16] https://www.academia.edu/31574193/Die_jugoslawische_Luftverteidigung  (10.04.2016).

[17] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33; https://archive.defense.gov/specials/kosovo/  (10.04.2016).

[18] HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33; https://archive.defense.gov/specials/kosovo/  (10.04.2016).

[19] Department of Defense, Report to Congress: Kosovo/Operation Allied Forces After Action Report, Washington, Department of Defense, January 31, 2000, faqe  32; John Gordon IV, Bruce Nardulli, and Walter L. Perry, “The Operational Challenges of Task Force Hawk,” Joint Forces Quarterly, (Autumn/Winter 2001-02): faqe 54; http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 84; https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 32.

[20] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 78; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 38.

[21] https://archive.defense.gov/specials/kosovo/; HQ AFMC HO Special Study 19-02, Operation Allied Force, faqe 33.

[22] Gregory Ball, “Operation Allied Force,” (Washington, DC: Joint Base Anacostia Bolling, 23 August 2012), http://www.afhso.af.mil/topics/factsheets/factsheet.asp?id=18652 (qasur 31 dhjetor 2013); Wesley K. Clark, “The United States and NATO: The Way Ahead,” Paramaters, 29, (Winter 1999-2000): faqe 10;

http://edocs.nps.edu/2014/June/Gregory%20MMAS%20Final%20Version%2020%20May.pdf, faqe 108.

[23] https://webharvest.gov/peth04/20041027022740/www.defenselink.mil/pubs/kaar02072000.pdf, faqe 78; https://csis-website-prod.s3.amazonaws.com/s3fs-public/legacy_files/files/media/csis/pubs/kosovolessons-full.pdf, faqe 38.

Kryeministri Kurti organizoi pritje me rastin e 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë

Prishtinë, 24 mars 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, organizoi sot, në ndërtesën e Qeverisë, një pritje për nder të 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e më këtë rast për të shprehur mirënjohje e falënderim ndaj çdo vendi anëtar të NATO-s për rolin dhe kontributin e tyre për çlirimin e vendit tonë.

Forhåndsvisning av bilde

‘’Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë. 24 marsi është një ditë e madhe, çdo vit, andaj, të gjithëve dhe për të gjithë: Gëzuar dhe kënaquni’’, u shpreh kryeministri.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë pritje, të pranishëm ishin dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani- Sadriu, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, komandanti i FSK’së, Bashkim Jashari, ministra, zëvendësministra, deputetë, diplomatë të huaj, ish- presidentja Atifete Jahjaga si dhe përfaqësues e zyrtarë të tjerë të institucioneve.

Fjala e plotë e kryeministrit:

E nderuara Presidente e Republikës znj. Vjosa Osmani Sadriu

I nderuari Kryetar i Kuvendit të Kosovës z.Glauk Konjufca, ministra e zëvendësministra të Qeverisë,

Deputetë të Parlamentit,

Të nderuar Ambasadorë, Zëvendës Ambasadorë, Chargé d’affaires të ngarkuar me Punë, Shefa të Misioneve e diplomatë të tjerë,

Të dashur kolegë e kolege,

Zonja dhe zotërinj,

Forhåndsvisning av bilde

Mirë se vini në këtë pritje me rastin e 24-vjetorit të 24 marsit 1999 – ditës kur të 19 shtetet anëtare demokratike të NATO-s vendosën të ndërhyjnë ushtarakisht kundër forcave të armatosura të Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit, të cilat kishin filluar ta ekzekutonin projektin e tyre gjenocidal të shfarosjes së popullsisë shqiptare në Kosovë, të quajtur “Patkoi”.

Aleatët në qiell, aeroplanët miqësorë lart, ikja e trupave armike, kështu dukej shpresa e popullit atëherë, për përfundimin e luftës dhe ardhjen e lirisë dhe paqes.

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë ditë falënderojmë çdo vendanëtar të NATO-s për rolin dhe kontributin e tyre për çlirimin e vendit tonë.

Forhåndsvisning av bilde

24 vjet më parë në këtë ditë unë vetë u mbusha 24 vjeç, që është gjysma e jetës sime sot. E sa herë që në burg më pyesnin për datën e lindjes, përgjigja ime nuk ishte menjëherë e besueshme dhe supozohej se ishte një provokim. Prandaj, unë festoj në një mënyrë të dyfishtë që atëherë.

Ndryshe nga Iniciativa Rajonale e Ballkanit të Hapur, stafi im më  pat propozuar Iniciativën e Ballkonit të Hapur me miqtë, të cilën e përqafova me gjithë zemër. Ndaj ju mirëpresim sërish, në nismën më të re: Ballkoni i hapur.

Forhåndsvisning av bilde

Sigurisht jo vetëm për këtë iniciativë dhe për këtë mot të këndshëm që po na shoqëron sot, dua të falënderoj stafin tim, për punën e përditshme të palodhur që bëjnë dhe për dy vitet e performancës së mirë që dhanë.

Të dashur miq ndërkombëtarë,

Askush nuk duhet të ndihet i turpshëm apo fajtor në mesin e trupit diplomatik, qofshin amerikan apo evropian apo tjetër, as në Prishtinë e as në Beograd. Vuajtja njerëzore e Kosovës është e vërteta historike e Serbisë. 24 marsi është një ditë e madhe, çdo vit, andaj, të gjithëve dhe për të gjithë: Gëzuar dhe kënaquni!

Forhåndsvisning av bilde

AVONET organizon pritjen tradicionale për nder të 24 marsit “Kafja e Miqësisë dhe Falënderimit” 

24 vjet më parë, Aleanca Veri-Atlantike e NATO-s nisi sulmet ajrore ndaj forcave ushtarako-policore serbe. 

Kjo datë e shënuar në historinë tonë, njihet edhe si “Dita e Shpresës”, prandaj në shenjë kujtimi, AVONET-i sot organizoi “Kafen e Miqësisë dhe Falënderimit”, ku prezentë ishin përfaqësues nga KFOR-i amerikan, kryetari i Gjykatës Themelore të Ferizajt Mustaf Tahiri, nënkryetare e Gjykates Themelore znj. Mirlinda Bytyqi, Drejtori Rajonal i ATK-së për Ferizaj Avdi Jakupi, Toger Reshat Hyseni nga Policia e Kosovës dhe krerë të instutucioneve lokale dhe shumë zyrtarë të tjerë. 

Drejtori i AVONET-it, Kenan Gashi, i cili ndau mirënjohje për përfaqësuesin e KFOR-it amerikan, duke ju drejtuar të pranishmeve, tha se nuk është hera e parë që organizohet një festë e tillë, duke u shndërruar tani në traditë. Mirënjohjen e pranoi Kapiten Jesse Morganthaler, Komandanti i LMT-së pranoi mirënjohjen nga AVONET. 

 “Siç dihet në Ferizaj, që disa vite me radhë shënohet kjo ditë për shkak të bombardimeve që kanë qenë mbi caqet serbe, natyrisht se ne si organizatë kemi filluar vite më parë, duke vazhduar bashkëpunimin me udhëhqësitë e institucioneve”, tha Kenan Gashi. 

Gashi theksoi se kjo është një ndjenjë e mirë, duke e kujtuar 24 marsin si ditë të shenjtë e të rëndësishme për historinë e Kosovës. “Për fat të mirë sot shumica e institucioneve janë pjesë e kësaj kafeje të miqësisë dhe falënderimeve, duke mos përjashtuar edhe mediat”, shtoi Gashi.  

Faleminderit për mirëpritjen dhe shërbimin lokali MON AMI. 

“Nova Rusia” në Ballkan !

0

Luljeta Gjonaj

Ne Projektin e saj kolonialist, Perandoria Ruse e krijon kolonine e madhe me emrin Nova Rusia, e cila fillon te shtrihet nga Ukraina, Moldavia, Rumania, Bullgaria, Serbia, Kroacia, Bosnja, Sllovenia, Mal i Zi, Kosova, Maqedonia Veriore, Shqiperia dhe Greqia. Qipro eshte ndare pikerisht qe te mos lejohet te finalizohet ndonjehere projekti i Nova Rusise permes bashkimit kombetar grek ndermjet Greqise dhe Qipros. Si rrjedhoje, Nova Rusia zgjerohet deri me dalje ne Detin Mesdhe.

Te gjitha shtetet qe Perandoria Ruse i ka perkrahur per t’i krijuar ne Ballkan dhe Mesdheun Lindor, e ka bere jo pse ka pasur ndonje afinitet per to, por, me plan per t’i asimiluar, dhe me vone duke ua marre tokat, duke i bere ruse etnik, ne ciklin e fundit te Perandorise ruse.

Shihni, sot, rastin e Malit te Zi. Per here te pare malazezet, ish miqte e medhenj te ruseve, qe grine e prene shqiptare dhe asimiluan me dhune ne emer te Rusise. Malezezet, sot, po i luftojne vete ruset koloniste nga Serbia, qe po duan t’i asimilojne dhe po punojne tua shkaterrojne shtetin e tyre te Malit te Zi nen kolonine e Nova Rusise. Keto jane procese te rusizimit te Ballkanit.

Sic dihet boterisht, njehere shqiptareve, iu kane marre tokat duke i vrare, shperngulur dhe asimiluar, e ketyre te tjereve joshqiptare ua kane mbajtur litarin nen qafe permes Kishes Ruse e cila ka punuar per Carin e Rusise ne projektin e tij te Nova Rusise.

Sigurisht, qe shtetet e Evropes Qendrore nuk i kane perkrahur keto nisma sepse nje Nova Rusi ne Mesdhe e ben Evropen vasale te Rusise, pergjithmone.

Perandoria Ruse per ta fshehur idene e saj te Nova Rusise, ajo e perkrahu krijimin e shteteve te reja ne Ballkan, sepse e ka ditur qe mund t’i kontrolloje dhe asimiloje ata popuj te vegjel ballkanas permes te ashtuquajtures Kisha Ruse, kishe e cila shtirej se kinse kishte adaptuar Ortodoksizmin e Bizantit.

Vetem nje dekade para Pavaresise se SHBA-se, Perandoria Otomane ia dorezon sovranitetin kishtar dhe defakto territorial Perandorise Ruse mbi Kishat Bizantine ne Ballkan. Ne kete date, fillon lufta e pare per kontrolle territoriale ndermjet Rusise, Perendimit dhe Perandorise Otomane. Ne kete traktat, Perandoria Otomane i jep hapesire te gjere ekstraterritorialiteti Perandorise Ruse permes Kishes se saj. Ne kete traktat te gjitha Kishat Bizantine ne Ballkan hyne dejure nen Sovranitetin e Perandorise se Rusise, nen pretekstin se duhet te ruhet identiteti ortodoks i kesaj ane. Pas ketij traktati, Kisha Ruse e merr Patriarkanen e Pejes me aminin e Sulltanit permes nenshkrimit te nje marreveshjeje gjentelmene, qe thuhet se ishte arritur pas negociatave te gjera ndermjet Kishes Bizantine dhe Kishes Ruse. Kisha Bizantine, para pushtimit rus, e ka kontestuar krijimin e cdo kishe tjeter ne Ballkan si heretike dhe si rezultat vazhdimisht ka pas luftera per kontrollin e Kishave Bizantine ne keto treva ballkanike. Kjo marreveshje eshte dashte te krijohet ne menyre qe Kisha Bizantine e pranon Kishen Ruse dhe keto te dyja punojne bashke ne Ballkan si hisedare te njejta.

Pas kesaj marreveshje, fillon lufta ndermjet Ruseve dhe Otomaneve per kontrolllin e territorit te tokave ne Ballkan ne vitet 1700. Ketu fillon lufta se kush po merr toke me shume ne Ballkan. Natyrisht, qe u sulmuan tokat shqiptare dhe kishat shqiptare ortodokse dhe katolike, te cilat luftuan kunder otomanve ne kohen e Skenderbeut. Si rrjedhoje, shqiptaret, pergjate viteve 1700 hasin ne ngulftaje totale, ne nje sandvuiq ndermjet ruseve dhe otomanve. Ne kontekstin e kaubojit amerikan, gjuetari rus ka vrare, roberuar dhe konvertuar shqiptare ortodokse dhe katolike. Kurse gjuetari otoman ua ka marre tokat ortodokseve dhe katolikeve nga frika se do i humbasin ato toka dhe keshtu duke u dhene toke vetem atyre qe kane pranuar te konvertohen, pra me dhune.

Shqiptaret katolike kane pasur influence te kufizuar duke e ditur qe Papa ka qene kercenim i perhershem ekzistencial i otomaneve. Ne ate shekull, konvertimi sigurisht i dhunshem, behet edhe pazar. Efektet e ketij ndryshimi fetar tektonik i ndiejme edhe sot, qofte ne forme heqje lirie, qofte ne forme roberie, qofte ne forme racizimi, apo mos te drejte per te qene te barabarte.

Deklarata e Bismarkut qe shqiptaret nuk jane kerkah ketu ne Evrope, pati efektin e saj ne terrenin Ballkanik. Lufta territoriale vec kishte filluar ndermjet Perendimit dhe Rusise per Ballkanin.

Fshataret shqiptare te frikesuar nga kjo marreveshje, duke mos e ditur se c’po ndodh me fatin e tyre dhe tokave te tyre, kane marre vendime ne baze te kushteve qe iu kane paraqitur atehere. Prano, vdis, jeto. Ne njeren ane duke i asimiluar shqiptaret ortodoks dhe katolike, dhe ne anen tjeter duke i turqizuar shqiptaret, Ballkani gradualisht rusifikohet, kurse Perendimi ndihet i frikesuar nga kjo qasje. Duke e pare qe Rusia po forcohet ne Ballkan permes ketij traktati, Perendimi e fillon nje beteje tjeter. Patronet e iluministeve perendimor i financojne pamfletet e inspiruara nga Revolucioni Francez, te cilet u japin shtytje idese se krijimit te kombeve te reja ne Ballkan. Kjo ishte politika zyrtare e Perendimit per t’iu kundervene projektit te Nova Rusise, ku te gjithe popujt do asimiloheshin ne rus ne Ballkan, eventualisht. Perendimi dhe Rusia u pajtuan per tu mos u pajtuar, dhe e ndane terrenin. Derisa Parisi organizon ngjarjen me te madhe Pansllave ne bote, duke e krijuar idene e kombeve sllave dhe me identitete iluministe shteterore kombetare, Perandoria Ruse e vazhdon projektin e saj te Nova Rusise, permes kishes se saj, duke i kontrolluar efektivisht te gjitha kombet e reja ne Ballkan, qe u krijuan pas konferences se Berlinit, ku Perendimi dhe Rusia u pajtuan ta coptojne Ballkanin.

Natyrisht, qe Rusia e ka ditur, Perendimi ne asnje rrethane, nuk pajtohet te krijohet nje Nova Rusi ne Ballkan. Per t’i bishteruar asaj, ajo perprah krijimin dhe zgjerimin e tokave te shteteve te reja ballkanike, duke i kontrolluar permes Kishes Ruse, si instrument asimilues, dhe diktat i shtetit te financuar nga Cari Rus, gjithnje ne sherbim te zgjerimit te tokave ruse per dalje ne Detin Mesdhe.

Pas krijimit te kyre shteteve artificiale ne Ballkan, Perandoria Ruse instalon sistemin e saj ne te gjitha kishat nacionale ortodokse qe i formon per keto shtete, te cilat i kontrollon permes Kishes Ruse qe sundon si teokraci, si instrument efektiv kontrollues i shteteve te reja te zgjeruara ballkanike ne krah te Rusise. Si rrjedhoje e instalimit te defakto teokracise ruse ne keto shtete Ballkanike artificiale, ajo edhe e ka sponzorizuar lidershipin e shteteve te rejat te Ballkanit. Keta lidere te rinj te shteteve te sapo krijuara te Ballkanit kane pranuar edhe te asimilohen, sikur Kryeministri shqiptar i pare i Greqise, apo Mbreti shqiptar Karaxhorxhi i Serbise, por edhe iu ka pelqyer sepse shqiptari i ketyre koherave e do vetem token dhe pasurine per vete. Shteti per shqiptarin edhe sot eshte i parendesishem.

Krijimin e ketyre shteteve ne Ballkan e pranon edhe Perendimi, me kushtin qe ato e fitojne identitetin e tyre kombetar shteteror, qe iu kishin ngjizur nga iluministet evropiane si Gete. Keto kombe artificiale i moren keto emerime nacionale te reja nga iluministet e Perendimit. Duke i ruajtur me zell, ato edhe kane sherbyer per tua rikrijuar identitetet e tyre, me mite iluministe ballkanike, pra, themelimin dhe historine e tyre moderne. Mitologjia e tyre eshte e stermbushur me kopje nga tregimet e princerve mesjetare te Evropes perendimore, mite, te cilat, u financuan nga lidershipi i ketyre kombeve te reja, si lajthitje, per te mos e humbur perkrahjen politike dhe financiare te Perendimit.

Saktesisht, perse dobesohen shqiptaret, perse po copetohej toka shqiptare, perse po zhdukeshin shqiptaret jane arsye te ditura, sepse nje pjese e madhe ne syte e Perendimit ishte mbetje otomane. Toke e askujt. Sikur ta kishte pranuar Perendimi nje shtet si Shqiperi etnike me 1912, tregoni se sa shqiptare do kishin jetuar ne Ballkan, sot? Deri ku do i kishin tokat? Popullsine do ta kishin deri ne mbi 50 milione. Andaj, ta kuptojme qe gjysmehena do ishte afer Vjenes, e kjo do ishte e papranueshme per Perendimin, i cili ishte ende i traumatizuar nga lufterat me Perandorine Otomane dhe tani e kishte nje beteje tjeter me Carin e Perandorise Ruse.

Per ta zbuluar krimin duhet analizuar aktin e tij, aktorin e tij, viktimin e tij, duke e ndertuar ngjarjen ne disa hipoteza duke filluar nga ajo me e rendesishmja se cdo te ndodhte nese Shqiperia etnike do behej? Si do dukej? Cili ishte motivi qe u shperbene shqiptaret ne Ballkan?
Te gjitha tokat otomane qe kishin shumice muslimane u ndane ndermjet shteteve te reja Ballkanike rreth e rreth.
Kur erdhen perfaqesuesit shqiptare ne Londer, Perendimi vetem Priftin dhe Popin e kane respektuar si pale shqiptare. Ne ate cope dialogu, nga Perendimi, eshte kuptuar qe Territori Otoman po lypset nga disa popuj te krishtere. Shqiptaret nuk e kishin kuptuar kete. Ne syte e Perendimit, fatkeqsisht Serbet, Malazezet, Greket, dhe Shqiptaret e krishtere (katolik dhe ortodoks) kishin kerkesa legjitime, e si rrjedhoje barrikadat e tyre per shtet ishin te kuptueshme per Perendimin.
Shqiptaret e donin nje shtet ku gjithsesi i perfshinte te gjithe shqiptaret pa dallim feje. Ajo nuk pranohej nga Perendimi. Perendimi pranoi t’i le te bashkuar shqiptaret e krishtere, ata ortodokse dhe katolike, duke iu dhene tokat e otomaneve te Shqiperise se mesme qe ishte kryesisht e ritit mysliman apo bektashi. Duke i lidhur bashkarisht keta shqiptare qe donin te jane te bashkuar me cdo kusht dhe kjo toke ne mes tyre, pra toke muslimane iu dha shqiptareve te krishtere, sipas Perendimit. Te gjitha tokat e tjera otomane u shperndane per popujt e tjere. Kosova, Cameria po te ishin te krishtere do mbijetonin, hipotikisht, do kishim me shume territor se sa sot. Perendimi vendosi ta mos lejoje asnje gjurme otomane ne Evrope. Shtetet ballkanike joshqiptare ishin jotolerante. Ato i shporren te gjitha mbetjet otomane nga shtete e tyre duke kryer gjenocid.
Kurse, Shqiperia ishte shtet i ri, tolerant, dhe natyrisht, shqiptaret nuk bene gjenocid ndaj njerezve te vet per shkak te fese. Sigurisht qe pati edhe kundershtime, si ajo e Haxhi Qamilit qe Shqiperia e mesme mbeti pa Baben Sulltan, ku nje shqiptar turkofil e kundershtoi bashkimin e asaj pjese me shtetin e ri te Shqiperise, duke e kerkuar me force ende pranine e Sulltanit. Kjo eshte historia e vertete e shqiptareve.

Ndersa, Lufta e Perendimit ne Ballkan eshte bere permes metodes se krijmit te kombeve, ku si rrjedhoje keto vende nuk behen dot ruse, por mbesin me keto identitetet shtetore qe i kane dhe keshtu i bejne rezistence krijimit faktit te Nova Rusise. Ne nderkohe, projekti Nova Rusia e vazhdon luften duke e krijuar Luften e Pare Boterore. Ne Konferencen e Paqes ne Paris, Perendimi ku tashme hyn ne loje edhe SHBA si pjese e saj, si kompromis, per ta kenaqur apetitin e Rusise per Nova Rusine dhe per ta mbyllur luften ne Evrope dhe Ballkan, ata pajtohen ta krijojne Jugosllavine. Jugosllavia ishte nje zgjerim i tokave te projektit te Nova Rusise, tashme ne nje kontekst tjeter, sepse kisha ruse ishte dobesuar, Cari rus ekzekutuar dhe Lenini ishte ne Pushtet. Por, Nova Rusia nuk u ndal asnjehere si projekt. Per ta ruajtur status quon e projektit te Nova Rusise, ne rrethanat e reja, pushteti i Bolshevikeve u pajtuan me nje kompromis, duke e ndryshuar qasjen gjeopolitike te krijimit te Nova Rusise. Ajo u shendrrua ne Bashkim Sovjetik. Keshtu Nova Rusia e ruajti status quon e saj sepse ende nuk e kishte realizuar planin per daljen ne Detin Mesdhe.

SHBA-te e kane njohur Pavaresine e Kosoves si rezultat i ndaljes se Nova Rusise ne Ballkan. Duke e krijuar shtetin e Kosoves, qe u shperbe dhe coptua me 1912, ajo arriti t’i beje te gjithe shqiptaret ne krahun e saj dhe kunder Nova Rusise. Shqiptaret, sot, e mbajne Nova Rusine larg Ballkanit. Clirimi i Kosoves i jepi shkas Perendimit t’i zgjeroje kufijte e saj ne Bullgari, Hungari, Rumani, Poloni qe ta parandalojne Nova Rusine ne Ballkan.

Serbia eshte pjese e kolonise se Nova Rusise ne Ballkan. Kerkesat e saj per territore jane projekte te Nova Rusise. Mosperkrahja per shtetin e Kosoves, nga cdo individ, qofte shqiptar, apo jo, i shkon direkt per shtati projektit te Nova Rusise.

Sigurisht, qe shqiptaret duhet te jene te kujdesshem, sepse jane ne kufi me projektin e Nova Rusise. Shqiptaret duhet ta shporrin nga pushteti cdo hajdut. Ne Ballkan, cdo shtet qe po e kundershton Rusine, po e kerkon nje politikan te modelit te Albin Kurtit. Albini Kurti sulmohet me se shumti nga Rusia se sa cdo lider tjeter shqiptar ne keto 100 vitet e fundit.

Rreshtimi ne krah te Kryeministrit Albin Kurti nuk eshte rreshtim ne krah te Vetevendosjes! Ai eshte rreshtim para nje lideri ballkanik qe fuqishem e kerkon ndalimin e Nova Rusise ne Ballkan.

Kalendar: 24 Marsi 1999, Dita që i hapi shteg Lirisë e Pavarësisë së Kosovës 

-Para 24 viteve, në-24 Mars 1999, për shpëtimin e shqiptarëve të Kosovës NATO prirë nga Amerika nisi bombardimet kundër forcave kriminale të Serbisë/  

-Në Kosovë, në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve të aviacionit të NATO-s kundër forcave serbe – terrorit e gjenocidit/  

-Në rrethana terri, të ndërprerjes së energjisë elektrike e lidhjeve telefonike, lajmin e madh edhe për gjithë botën e raportoja nga Prishtina me lidhje satelitore, të mundësuar nga  vëllai Demë Jashari, që ishte në Lozanë – Zvicër e që edhe e shkruante me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës… Media shqiptare ka shkruar se isha gazetari i vetëm që transmetoja nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën…/ 

-Mirënjohje dhe falënderim përjetshëm për mirëpritjen e përkujdesjen vëllazërore shqiptare për të dëbuarit nga Kosova - refugjatë të luftës së përfunduar në pranverën e lirisë të vitit 1999/ 

Nga Behlul Jashari    

PRISHTINË, 24 Mars 2023/  U bënë 24 vjet nga 24 Marsi 1999 – Dita kur ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, kundër terrorit e gjenocidit, i hapi shteg lirisë së Kosovës. 

Është kjo edhe një ditë e mirënjohjes e falënderimit të përjetshëm për botën demokratike që nuk lejoi spastrimin etnik dhe zhbërjen e  shumicës shqiptare të Kosovës. 

Prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para 24 viteve, në 24 Mars 1999, për Kosovën e popullin e saj ndodhi fillimi i ndërhyrjes shpëtimtare të NATO-s me goditjet nga aviacioni luftarak të pozicioneve të forcave serbe që po bënin krime, masakronin e dëbonin shqiptarët në fushatën e egër të spastrimit etnik. 

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999 raportoja nga Prishtina në Tiranë se rreth orës 20:00 u ndjenë fuqishëm goditjet e para të sulmeve ajrore të NATO-s. 

Përshkruaja situatën në kryeqytetin e Kosovës në atë orë historike: “Nga goditjet dridheshin xhamat e ndërtesave në Prishtinë, ndërsa vazhdimisht dëgjoheshin sirenat e alarmit”. 

 Shtoja se, “pas pak çastesh të goditjeve, e tërë Prishtina dhe Kosova mbeti në terr”, meqë u ndërprenë dritat, furnizimet me energji elektrike. 

Raportoja edhe se, “para goditjeve, automjete të blinduara me trupa serbe dhe armë në gjendje gatishmrie, lëviznin nëpër të gjitha rrugët e shkreta të Prishtinës, që ngjan në qytet fantazmë. Pas goditjeve, këto lëvizje tankesh dhe blindash nuk shihen më”. 

Dhe, “kohë pas kohe, nëpër qytet, dëgjohen breshëri armësh”, përfundoja lajmin e parë për nisjen e bombardimeve. 

Lajmin e jepja për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë - Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), për të cilën raportoja nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste të lëvizjes e luftës për liri e pavarësi të Kosovës. 

Po atë lajm e dërgoja edhe për Radio Tiranën, me të cilën pastaj u lidha edhe drejtpërdrejtë në raportime, derisa në ato rrethana terri e lufte në Kosovë nuk mund të lexohej Agjencia Shtetërore-Zyrtare e Lajmeve e Shqipërisë as nuk mund të shihej Televizioni Shqiptar. 

  Lajmet për ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s në Kosovë shkonin për gjithë kombin shqiptar edhe për botën, të raportuara nga Prishtina, nga lagjeja Ulpiana, nga banesa ime e mbushur refugjatë nga zonat e luftës. 

Refugjatët sollën përvojat e tyre të pas dëbimit nga shtëpitë, të strehimit maleve, se si të bëhej dritë në terr kur s’ka as qirinj, duke ndezur ndonjë leckë të futur në vaj ushqimi të mbushur në gjysëmpatate të gërryer nga brenda. Nën atë dritëz po shkruaja lajm tjetër, ndërsa po dëgjoja lajme në një radio të vogël me bateri – tranzistor, derisa shkallëve të ndërtesës dëgjoheshin rrapllimat e ushtarëve e policëve serbë që nga momenti i nisjes së bombardimeve kishin ikur nga rrugët e sheshet ku ishin. 

Nga radioja e vogël dgjohej edhe zëri i shpresës dhe besimit të madh, fjala e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton që i drejtohej Kombit Amerikan. 

 “Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksonte në atë ditë e orë historike Presidenti i SHBA-ve, Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë fliste për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s. 

Ai zë i lirisë – liria për Kosovën po vinte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…Nga Amerika dhe aleatët… 

Demë Jashari

NATO-12-qershor-1999 – akreditim – Behlul Jashari -Kosove

Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve. 

Ajo dritë shpëtimtare e lirie ishte e paralajmëruar… 

Më pak se një vit më parë, në 29 Maj 1998, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, bëhej e ditur se Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s… 

Në fillimet e pranverës së para 24 viteve, ndërhyrja e NATO-s pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje – Francë, që kishte nisur në  6 Shkurt 1999 kishte përfunduar në 18 Mars me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar. 

Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova,  në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit, në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin  e Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi i Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990. Në konferencën për shtyp ku isha, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë… 

Po në atë 5 Mars 1999 kam raportuar edhe për një takim të Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova me Senatorin Amerikan Robert Doll – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të SHBA Bill Clinton, që ishte edhe një paralajmërim lirie. Takimi shumë i rëndësishëm u mbajt në Shkup-Maqedoni, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë-Kosovë… 

Viteve të ecjes drejt pavarësisë së Kosovës, Presidenti historik Ibrahim Rugova kishte të emëruar Përfaqësues të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës – në Zyrën e Senatorit Robert Dole, mikut të madh të tij e të gjithë shqiptarëve, të cilin edhe e ka dekoruar. I emëruari ishte Elmi Berisha, tani kryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, i cili ishte edhe ceremoninë kur Senatorin Amerikan Robert Dole e dekoroi Presidenti i Kosovës  Ibrahim Rugova, ku ishin bashkë… 

Në pranverën e vitit 2004 në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 27 Prill, në selinë e OKB-së në Nju Jork, Presidenti historik Ibrahim Rugova takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kofi Anan, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rugova gjatë kësaj vizite takon edhe guvernatorin e Nju Jorkut, Xhorxh Pataki dhe 20 ambasadorë të shteteve anëtare të OKB-së. 

Nga raportimet e medias për vizitën e Presidentit Rugova në Nju Jork citohet edhe Elmi Berisha si person i veçantë kontaktues në Shtetet e Bashkuara të Amerikës… 

Në vitin e luftës e lirisë 1999, edhe derisa bisedohej në Konferencën ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje-Paris, regjimi i Beogradit kishte sjellë në Kosovë paisje luftarake e trupa ushtarake shtesë, që mund të arrinin në 130.000, sipas vlerësimeve të kohës. 

Ndërkohë, për shkak të rreziqeve,  shumica e reporterëve të mediave ndërkombëtare bashkë me Misionin Vëzhgues të OSBE-së ishin larguar nga Kosova para fillimit të ndërhyrjes së Aleancës Veriatlantike. Edhe në ato rrethana vazhdoja pa ndalur asnjëherë raportimet nga Kosova për në Shqipëri… 

E, në 24 Mars 1999, ishin orët u fundit para fillimit të bombardimeve të NATO-s kur kërkonim mundësinë e fundit për të dhënë nga Prishtina në Tiranë lajmin e madh të pritur, pasi lidhjet telefonike do bëheshin të pamundura. 

Të provojmë me lidhje satelitore në mbrëmje, u morëm vesh me vëllain Demë Jashari në Zvicër. Dhe, ishim në linjë në momentin e pritur, nga Prishtina në Lozanë – Zvicër raportoja me telefon derisa po ndodhte lajmin e madh edhe për gjithë botën që e shkruante vëllai Dema me kompjuter për ta përcjellë prej atje me telefax drejt Tiranës… 

Dhe, vazhdoja raportimet…Media shqiptare ka shkruar edhe se isha gazetari i vetëm që transmetoja nga Prishtina në fillimin e ndërhyrjes së NATO-s për Kosovën në 24 Mars 1999. 

“PERVJETORI/ Rrëfimi i reporterit të vetëm që transmetonte nga Prishtina: Ç’ndodhi kur bombardoi NATO?”, është titulli i portalit TESHESHI për shkrimin që ia kam dërguar në 24 Mars 2015 gazetarit në Tiranë, Ylli Pata,  i cili ka punuar në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë shumë vite dhe ishte aty edhe në ditën historike të 24 Marsit 1999 të fillimit të bombardimeve mbi caqet e forcave serbe të aviacionit të Aleancës Veriatlantike. 

“Sot mbushen 16 vjet prej fillimit të fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, në mbrojtje të Kosovës. 

Behlul Jashari është gazetari i vetëm që raportonte nga Prishtina për ngjarjen në kushte tejet të vështira. Në atë kohë Jashari ishte korespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare…”, ka shkruar ai në portalin ku theksohej se po botonin “kujtimet e reporterit që transmetonte nga një vend i fshehtë në kryeqytet”… 

Mëngjesin e parë të pas fillimit të bombaredimeve, lajmet që dhash nga Kosova drejt Tiranës ishin për situatën në Prishtinë dhe për ekzekutimet nga forcat serbe gjatë natës të shqiptarëve në shtëpitë e tyre në Mitrovicë, veprimtarëve e intelektualëve – udhëheqësit komunal Agim Hajrizi bashkë me nënën dhe djalin 12 vjeçar dhe poetit Latif Berisha. 

Ai mëngjes i 25 Marsit 1999  sillte lajme të reja se forcat kriminale serbe gjatë natës  kishin bërë sulme dhe vrasje të tjera në familjet dhe vendbanimet shqiptare, në Prishtinë kishin rrëmbyr në shtëpi avokatin e veprimtarin e njohur për të drejtat e liritë njerëzore, Bajram Kelmendi, me dy bijtë e tij, të cilët i ekzekutuan. Forcat serbe kishin djegur edhe selitë e institucioneve të rëndësishme kosovare e ndërkombëtare, përfshirë zyrat që ndodheshin në një shtëpi shkrimtarësh që ishte bërë seli e Presidencës dhe e institucioneve tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht, dhe Zyrën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. 

Edhe në mëngjes, si edhe natën, Prishtina dukej si një qytet fantazmë, rrugët dhe sheshet ishin të zbrazëta.  Tanket dhe makineria tjetër serbe e luftës, që një ditë më parë i mbushnin rrugët e sheshet, kishin ikur dhe ishin fshehur edhe nëpër lagje për t’i pasur banorët  shqiptarë mburojë të gjallë. Nëpër shumë pika kishte snajperë serbë dhe njerëzit qëndronin të mbyllur në shtëpi, të rrethuar me kërcënimin e madh të forcave serbe, por me gëzimin e besimin e plotë se liria e Kosovës po vinte. 

Atë mëngjes të parë të pas mbrëmjes historike të 24 Marsit 1999 u këput edhe mundësia e fundit e lidhjes me telefon dhe e raportimit dhe nisa kërkimin e ndonjë mundësie tjetër, duke ndërruar edhe vendbanimin shkaku i rrezikut të qëndrimit të mëtejmë në banesë, e pastaj edhe duke u larguar nga Prishtina drejt Kufirit jugor të Kosovës, prej nga vazhdoja raportimet. 

“Shqiptarët në Prishtinë – mburojë e gjallë”, ishte titulli lajmit të 6 Majit 1999  i raportimeve që i bëja nga Kufiri jugor i Kosovës. 

Lajmi, ku në ato rrethana nuk përmenda burimin – telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh nga një nënë mburojë e gjallë bashkë me familjen e saj alarmonte:  

“Shumë banorë të Prishtinës po mbahen peng dhe
po përdoren nga serbët si mburojë e gjallë. Ata janë detyruar të
qëndrojnë në shtepitë dhe banesat pranë vendeve ku janë fshehur
armë dhe mjete të mekanizuara ushtarake si dhe nëpër objekte që
mund të bombardohen nga NATO-ja… Shumë familje janë detyruar të qëndrojnë për disa ditë me
radhë pranë postes së re të Prishtines, në lagjen Dardania…”. 

Cak i goditjeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forcave serbe ishte edhe ndërtesa e postës së vjetër që ishte bërë edhe bazë ushtarake e që u zhbë e nuk është më e ishte pranë ndërtesës së tashme kryesore të Qeverisë së Kosovës te Sheshi Gjargj Kastrioti – Skënderbeu në Prishtinë. 

 Raportimet që bëja dëshmonin se forcat serbe vazhdonin fushatën për dëbimin e të gjithë shqiptarëve nga Kosova. U dëbuan afër një milion shqiptarë, shumica në Shqipëri. Më shumë se 12 mijë arrinte numri i shqiptarëve të vrarë e masakruar, edhe të groposur në varreza masive, në mëse 6 mijë arrinte numri i të zhdukurve, qytetet dhe fshatrat shqiptare digjeshin e plaçkiteshin nga forcat ushtareke, policore e paramilitare serbe të Milosheviçit – kasapit të Ballkanit, që pas vitesh përfundoi në Tribunalin Ndërkombëtar për Krime Lufte në Hagë… 

Ende pa kaluar tre muaj nga fillimi, bombardimet përfunduan në 10 Qershor 1999, pasi një ditë më parë në Kumanovë, qytet në Maqedoni ku një pjesë e madhe e popullsisë janë shqiptarë, ishte arritur  Marrëveshja mes NATO-s dhe Beogradit për tërheqjen e të gjitha forcave serbe nga Kosova dhe hyrjen e trupave ndërkombëtare të Alancës Veriatlantike në Kosovë.
Dita e Lirisë dhe Paqes, e hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, erdhi në 12 Qershor 1999. Në mëngjesin e asaj dite të lume, në orën 05 e 17 minuta, tanket e para të NATO-s hynë në Kosovë duke kaluar kufirin me Maqedoninë në Bllacë – Han të Elezit, drejt Prishtinës, e të nesërmen nga Shqipëria, duke kaluar kufirin në Morin-Vërmicë, drejt Prizrenit… 

Edhe në atë ditë e orë  historike një lajm tjetër të madh se në Kosovë po ndodhte liria e raportoja drejt Tiranës - në Agjencinë Telegrafike Shqiptare dhe Radio Televizionin Shqiptar nga kolona e tankeve të para të NATO-s  që kalonte kufirin jugor në Han të Elezit drejt Grykës së Kaçanikut… 

Kosova, pas hyrjes së trupave të NATO-s – KFOR-it, u administrua sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së deri në 17 Shkurtin histotik  2008 të shpalljes së Pavarësisë së njohur deri sot nga 117 shtete të botës… 

 Njëmbëdhjet vite pas takimit të 29 Majit 1998 në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në seancën solemne të Kuvendit të Republikës kosovare, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. 
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton. 
“Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë. 

Presidenti amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nder ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…  

PRESIDENTI HISTORIK RUGOVA:  24 MARSI I VITIT 1999 KA HYRË NË HISTORINË MODERNE TË KOSOVËS  

Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në mesazhin e urimit në vitin 2002 bënte të ditur se kishte vendosur të kërkoj nga Kuvendi i Kosovës që ditën e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë 12 Qershorin ta shpallë Ditë të Lirisë së Kosovës, që do të festohet në të gjithë vendin. Gjatë viteve të lirisë Presidenti Rugova mesazhe urimi drejtonte në çdo përvjetor të 24 Marsit 1999, kur nisi ndërhyrja shpëtimtare me aviacion e NATO-s  që i hapi shteg Ditës së Lirisë së Kosovës:  

VITI 2003 – RUGOVA: DITA E 24 MARSIT TË VITIT 1999 DO TË MBETET NDËR DATAT MË TË RËNDËSISHME NË HISTORINË E KOSOVËS  

Prishtinë, 24 Mars 2003/ Në katërvjetorin e sulmeve ajrore të të NATO-s për mbrojtjen e popullit të Kosovës, Presidenti i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova u ka drejtuar qytetarëve të Kosovës këtë mesazh:   

Me rastin e 24 Marsit, Ditës së fillimit të fushatës ajrore të SHBA-ve dhe NATO-s për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta.  

Sivjet e festojmë 4-vjetorin e fillimit të fushatës ajrore për lirinë e vendit tonë. Dita e 24 Marsit të vitit 1999 do të mbetet si njëra ndër datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës.   
Në këtë 4-vjetor, do pranuar se Kosova ka bërë një progres të madh në të gjitha fushat e jetës.  

Njëherësh në këtë përvjetor të katërt do theksuar objektivat e institucioneve dhe të popullit të Kosovës, siç janë: zhvillimi ekonomik, privatizimi, vendet e reja të punës për të rinjtë, dhe integrimi i grupeve etnike në shoqërinë dhe shtetin e Kosovës.  

Poashtu, objektiv madhor për të gjithë ne është njohja formale e pavarësisë së Kosovës, që duhet ta arrijmë së bashku me miqtë tanë.
Në këtë ditë feste, urime të përzemërta u shprehim UNMIK-ut, OSBE-së dhe organizatave joqeveritare që po veprojnë në Kosovë. Urime të thella nga zemra u bëjmë komandantëve dhe ushtarëve të NATO-s/KFOR-it, që po bëjnë sigurinë dhe mbrojtjen e Kosovës.     

Njëherësh, urimet tona ua drejtojmë përfaqësive diplomatike në Prishtinë.  
Në këtë ditë feste të Kosovës, përshëndesim Presidentin Bush që bashkë me Kryeministrin Bler po udhëheq forcat e koalicionit në Irak për lirinë dhe demokracinë e këtij vendi dhe për forcimin e paqes botërore. 

Përshëndetjet tona ia drejtojmë Presidentit Shirak, Kancelarit Shreder dhe Kryeministrit Berluskoni, që po përkrahin Kosovën në zhvillimin e saj. 

VITI 2004: MESAZH I PRESIDENTIT TË KOSOVËS, IBRAHIM RUGOVA, NË 5-VJETORIN E FUSHATËS AJORORE TË NATO-s PËR KOSOVËN 

Prishtinë, 24 Mars 2004/ Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar një mesazh qytetarëve të Kosovës me rastin e 5-vjetorit të fushatës ajrore të NATO-s për Kosovën, që nisi më 24 Mars 1999. Më poshtë po e japim tekstin e plotë të mesazhit të Presidentit Rugova: 
Me rastin e 5-vjetorit të Ditës së fushatës ajrore të NATO-s për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta. 
Në këtë vit jubilar do thënë se 24 Marsi i vitit 1999 ka hyrë në historinë moderne të Kosovës si njëra ndër datat më të rëndësishme. Tashmë kjo ditë konsiderohet si ditë historike për vendin tonë. 
Në këtë 5-vjetor do theksuar se Kosova ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Institucionet e Kosovës janë të përqëndruara dhe po punojnë në realizimin e objektivave të zhvillimit ekonomik dhe demokratik, të krijimit të vendeve të reja të punës, të stabilitetit politik si dhe të integrimit të grupeve etnike në shoqërinë dhe në shtetin e Kosovës. 
Në rrugën tonë të progresit, ne këto ditë patëm trazira ku u përdor dhuna e papranueshme për ne, dhe po bëjmë përpjekje të përbashkëta për tejkalimin e gjendjes. 
Jemi optimistë se këtë gjendje do ta përmirësojmë së shpejti dhe do të fuqizojmë progresin e vendit tonë të shtrenjtë. 
Gjithsesi objektiv madhor për gjithë popullin dhe qytetarët është njohja formale e pavarësisë së Kosovës sa më shpejt, çfarë do të qetësonte këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Këtë do ta realizojmë së bashku me miqtë e Kosovës. 
Në këtë ditë feste, urime të përzemërta u shprehim ushtarëve dhe komandantëve të zonave të NATO-s/KFOR-it si dhe gjeneralit Kamerhof, që po bëjnë mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës. 

Urime të sinqerta i shprehim UNMIK-ut dhe OSBE-së. 

Njëkohësisht urimet tona ua drejtojmë dhe përfaqësive diplomatike në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. 

Në këtë ditë feste përshëndesim Presidentin Bush, Kryeministrin Blair, Presidentin Shirak, Kancelarin Shreder dhe Kryeministrin Berluskoni, që po e përkrahin vendin tonë në rrugën e zhvillimit dhe të prosperitetit. 

Si gjithmonë, përshëndetje të veçantë i drejtojmë Papa Gjon Palit II, që gjithnjë kujdeset dhe lutet për Kosovën. 

Zoti e bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë KFOR-in! Zoti e bekoftë Kosovën tonë të dashur! Gëzuar 24 Marsi 2004 jubilar! 

VITI 2002-MESAZHI I PRESIDENTIT RUGOVA: 12 QERSHORI ËSHTË NJË NGA DITËT MË TË MËDHA NË HISTORINË E KOSOVËS 

Prishtinë, 11 Qershor 2002/  Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 12 Qershorit – Ditës së hyrjes së trupave të NATO-s që vlerësohet si ditë e çlirimit të Kosovës, u ka drejtuar sot një mesazh qytetarëve të Kosovës. Në këtë mesazh thuhet: 

– Qyetarë të nderuar të Kosovës, 

Me rastin e 12 Qershorit – Ditës së hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që është Ditë e lirisë së Kosovës, ju shpreh urimet e mia të përzemërta. 

Dita e 12 Qershorit është një nga ditët më të mëdha në historinë e Kosovës – të Dardanisë antike. 

Sot, pas tri vjetësh, do pranuar se Kosova e lirë ka pasur një progres të madh në të gjitha segmentet e jetës, falë miqve tanë dhe popullit të gjallë e dinamik të Kosovës. 

Prandaj, njohja formale e Pavarësisë së Kosovës shtrohet si detyrë e drejtpërdrejtë në të cilën po punojmë intensivisht. 

Me këtë rast urime të ngrohta u shprehim ushtarëve dhe Komandantit të KFOR-it, gjeneralit Valenten.
Poashtu, urime të përzemërta i shprehim kryeadministratorit të Kosovës, zotit Mihael Steiner dhe OSBE-së. 

Urime të sinqerta u shprehim përfaqësuesve diplomatikë në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë. 
Në këtë ditë gëzimi të lirisë së Kosovës përshëndesim presidentin Bush, kryeministrin Bler, presidentin Shirak, kancelarin Shrëder dhe kryeministrin Berluskoni. 
Përshëndetje të madhe i dërgojmë Papa Gjon Pali II për kujdesin e tij për Kosovën.

Zonja dhe zotërinj, 

Dëshiroj t’ju njoftoj se sot kam vendosur të kërkoj nga Kuvendi i Kosovës që ditën e 12 Qershorit ta shpallë Ditë të Lirisë së Kosovës, që do të festohet në të gjithë vendin. 
Gëzuar Dita e Lirisë.
Zoti e bekoftë Kosovën, – thuhet në fund të mesazhit të presidentit të Kosovës.  

MIRËNJOHJE DHE FALËNDERIM PËRJETSHËM PËR MIRËPRITJEN E PËRKUJDESJEN VËLLAZËRORE SHQIPTARE PËR TË DËBUARIT NGA KOSOVA - REFUGJATË TË LUFTËS SË PËRFUNDUAR NË PRANVERËN E LIRISË TË VITIT 1999 

Si korrespondent në Prishtinë i Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare nga 24 Maji 1992 i zgjedhjeve të para pluraliste në Kosovë, në vitin 1999 të kohës së luftës, të dëbimit të mëse 1 milion shqiptarëve nga Kosova, për rreth dy muaj “selia” e raportimeve të mia ishte kufiri jugor i Kosovës, si dhe Tetova e fshati i afërt Dobrosht – shtëpia e familjes së Mesut Veselit, ku më parë kishin mbërritur njerëz të familjes sime të dëbuar nga forcat serbe… Raportoja edhe nga Shkupi e vende tjera në Maqedoni. 

Vëllezërit Behlul e Demë Jashari te Katedralja Nënë Tereza në Prishtinë

 Akreditimi mu dha nga Ministria e Informatave e Maqedonisë të njëjtën ditë të kërkesës dërguar me telefax nga Agjencia Telegrafike Shqiptare në 5 Prill 1999. Ishte mëngjesi i ditës sime të parë refugjat jashtë kampit të Bllacës, ku pas qëndrimit disaditësh natën kisha kaluar kufirin… 

Mirënjohje dhe falënderim të përjetshëm për mirëpritjen e përkujdesjen vëllazërore shqiptare për të dëbuarit nga Kosova refugjatë të luftës së përfunduar në pranverën e lirisë të vitit 1999. 

Ku janë shqiptarët etnik?

0

Nga: Fahri Dahri, studjues

  • Një vështrim historik për të kuptuar firasjen (humbjen) e shqiptarëve.

Ndër shekuj ndodhin ngjarje të dobishme dhe jo të dobishme. Dhe kjo nuk është e panjohur. Po ashtu dihet se ngjarjet që rrezikojnë ekuilibrat ndërshtetërore edhe ato ndërshoqërore, vendosen të mbahen “sekrete”. Në rastin e etnisë tonë, në vënd të sekretit do më duket më e drejtë të përdorim “konspiracioni i madh kundër etnisë shqiptare”.

Sekreti është “diçka që mbahet e fshehtë dhe nuk u tregohet të tjerëve; diçka që duhet ta dinë vetëm disa njerëz të caktuar e të ngarkuar për një punë..”

Konspiracioni është “Plan i fshehtë i një grupi njerëzish a organizate për të bërë diçka të jashtëligjshme ose të dëmshme; komplot”.

Me njohjen e këtyre dy nocioneve, kuptohet se për temën tonë më i përshtatshëm, sipas gjasave është konspiracioni.

● Të shpeshta janë shkrimet, komentet, analizat, debatet, thëniet dhe kundërthëniet, lidhur me pozicionin shoqëror të etnisë shqiptare në vorbullën e telasheve tërësore të krijuara kundër nesh. Sa epitete, sa pengesa, ndarje hapësinore dhe demografike na kanë shoqëruar, kryesisht në dymijëvjeçarin e pas Krishtit.

Edhe sot ne nuk na shqiten disa epitete, të cilat s’kanë asgjë të përbashkët me karakterin shqiptar, por të huajt i përdorin kundër nesh për disa arësye:

a) Për të na çoroditur, hutuar. Ne, biem pre e shpifjeve dhe fillojmë përpjekjet maksimale për t’i përgënjeshtruar. Ne humbim kohë; shpifsit, mashtruesit fitojnë kohë”.

b) Për të na baltosur tek të tjerët, të cilëve u jepet “material” për të na urryer ne dhe për të shumuar të kundërtit tanë.

Jemi në shinjestrat e dashakeqëve, të cilët qëllimisht na etiketojnë, irredentistë (kur nuk kemi pushtuar askënd, por jemi tkurrur prej tyre); na quajn nacionalistë folkloristë, kur ata janë vetë të tillë dhe e tregon historia; na thonë nuk ka nevojë për rishikim kufijsh, kur vetë ata përdorin lloj lloj mënyrash për të na sulmuar; na thonë nuk ka nevojë për armatime se jemi në NATO, kur të gjithë shtetet e NATOS veç e veç armatosen deri në dhëmbë, etj. Të gjitha këto “këshilla”, nuk duhen nënvlerësuar, por duhen analizuar me shumë kujdes. Shqiptari gjithëherë ka qenë Zot në shtëpinë e tij”.

●●●

Ku janë shqiptarët? 

Përgjigja: Shqiptarët këtu janë, shumica e tyre (këtu veçohen shqiptarët e emigruar jashtë vendit të tyre ndër shekuj) jetojnë dhe banojnë në ato troje që i kanë trashëguar nga të parët. Nuk kemi mbretërira të mosnjohjes së veçorive dalluese të shqiptarëve nga popujt e tjerë. Epoka jonë i ka zbërthyer të veçantat që na ndajnë me popujt e këtij gadishulli.

Jemi i vetmi popull që nuk përcaktohemi si komb nga besimet fetare. Të gjithë popujt e tjerë ballkanikë janë formuar mbi baza fetare. Tek ne, formimi kombëtar është gjaku, gjuha, territori i mirëcaktuar që nga lashtësia, zakonet, ushqimi, antropollogjia. Trashëgojmë liri besimi, tolerancë, nuk ndjekim lakmira, as ziliqarë nuk jemi. Të gjitha këto dhe të tjera, na veçojnë theksueshëm nga të tjerët. Dy mijë e ca vitet e pas Krishtit, mbi ne kanë rënduar ashpërsitë e të gjitha perandorive.

Ne mbijetuam! 

Nuk mohohen disa prej ndikimeve të tyre siç janë tkurrja territoriale dhe ndryshimet demografike. Shtetet fqinje, të krijuar mbi baza fetare, përdorën besimin fetar për asimilimin e shqiptarëve banues në trojet e tyre por nën administrimin shtetëror jo shqiptar. Shekuj pune asimiluese nga feja dhe fqinjët, derisa kemi arritur në atë fazë që sot, fatkeqësisht ne pyesim:

“Ku janë shqiptarët?”.

Historia, më saktë gjuha, gjaku, trojet, zakonet, antropologjia, arkeologjia, vetë ndërgjegjësimi në rritje i të asimiluarve, flasin me zë, me shkrim, me fakte duke thënë: “Këtu jemi, në trojet tona, por besimet fetare dhe dhuna na kanë asimiluar”. Shpesh dëgjojmë:

a)- Në Maqedoninë e Veriut: “Ne flasim shqip, por jemi maqedonas”!.

b)- Në Greqi: “Ne jemi arvanit dhe flasim arvanitika, pra jemi grekë”!.

c)- Në Slloveni: “E dimë që jemi ilirë, por jemi asimiluar në sllovenë”.

Dy mijë e ca vitet e pas Krishtit, vetëm ndaj kombit shqiptar, të huajt kanë bërë tre goditje të jashtëzakonshme, të njohura, të shkruara, të anatemuara dhe të vërtetuara shkencërisht:

●- E para. Gadishulli ilirik, u konvertua në gadishull të Ballkanit. Konvertimi ishte një strategji asimilimi i gadishullit nga autoktonët dhe zëvëndësimi me të ardhurit përtej Danubit, aziatikëve, etj. Romakët, në hakmarrja ndaj Ilirisë, na coptuan në katërsh, bizantët po ashtu, osmanët na lanë në katërshe por na ndërruan emrat nga principata në vilajete. Keqdashja ndaj nesh nuk ndalet, prandaj vazhduan operacionet tek ne.

● – E dyta.Të fuqishmit “Mesjetarë”, ndërhynë në ndarjen gjinore-fisnore duke na epitetuar në arbëreshë, arvanitas, arvanoi, shkie, shqiptarë. Epitete të cilat, jo vetëm synonin asimilimin si komb, por në zhdukjen, shfarosjen e farës tonë.

● – E treta. Është përdorur gjërësisht asimilimi, bazuar në besimin fetar. Institucionet fetare kanë ndërhyrë asjpër tek etnia jonë si me brutalitet ekstrem dhe me predikimet fetare të gërshetuara me gjendjen ekonomike. Forma dhe mjete që disa prej të cilave do ti trajtojmë në këtë shkrim.

Pse ky harbutllëk ndaj kësaj etnie?  Jemi i vetmi popull që përcaktohemi kombëtarisht nga gjuha, gjaku, territori, zakonet, ushqimi, antropologjia.

Një komb, i cili që nga fillesa është dalluar jo nga përcaktimi fetar, mes gjithë shteteve të tjerë të përcaktuar kombëtarisht mbi baza fetare, krijon ankth, frikë, zëmërim dhe tronditje për institucionet fetare. Për ato krijohet pengesë serioze, prandaj ato luftojnë fort për përhapjen e besimit të tyre fetar prej të cilit sigurojnë terrene dhe pasuri. Kështu është filluar nga dhuna dhe predikimi ndaj kombit që bazohet tek etnia, tek gjaku, gjuha etj. Ka plot fjalë të urta popullore që i ilustrojnë sa thamë. Njëra prej tyre: “Pema frutore, pa fruta nuk shigjetohet; ajo plot me fruta shigjetohet”. Ose: “Dijetari nuk ka forcë në shpatë, por mbështetet tek dijet; ndërsa “trimi” nuk përdor gjykimin, llogjikën; por mbështetet tek shpata”.

Zhvillim:

A nuk dihet nga të gjithë se “Çdo histori e Ballkanit fillon me Ilirët”? Po. Dihet! Derisa qenka kështu, kush ka shërbyer që ilirët të humbasin në histori?

Ilirët kanë qenë ndër popujt më të mëdhenj në Evropë dhe kanë banuar në një territor që përfshin pjesën më të madhe Gadishullit Ballkanik. Po. Kështu thuhet. Derisa është kështu, a nuk kuptohet ngërçi historik që kjo mbretëri ilire qëllimisht është harruar, ose lënë krejt mbas dore?. Në faqe të ndryshme të internetit, edhe këto kohë informohemi nga Daily Mail, ku shkruan për një zbulim të jashtëzakonshëm për Ilirët në Malin e Zi. Gazeta prestigjioze britanike shkruan se “ilirët ishin grup i lashtë fisesh Indoevropiane, që jetuan në disa pjesë të Ballkanit Perëndimor dhe në brigjet e gadishullit italian rreth vitit 260 Para Krishtit”. “Dihet pak për udhëheqësit e tyre, por kërkuesit thonë se tani kanë prova për pallatet e para të njohura të mbretërve Ilirë. Arkeologët i kanë zbuluar dy vendet në Malin e Zi…ata e konsiderojnë si një zbulim të madh dhe kardinal”. Kërkuesit kanë gjetur rrënojat e dy ndërtesave monumentale, të cilat mendohet se janë ndërtuar në vitin 260 p.e.s. “Të dhënat që kemi grumbulluar, thotë Profesori Piotr Dyczek, që ka udhëhequr studimet, “Science” të Polonisë, tregojnë se kemi zbuluar një kompleks pallatesh të udhëheqësve të Rizonit (qytet në komunën e Kotorrit në Mal të Zi)

Më tej lexojmë se këto janë strukturat e para të këtij lloji të zbuluara në zonën e Ilirisë, që mund t’i përkasin mbretit Ballaios dhe Teutës. Deri tani ne as që e dinim se këto struktura ekzistonin”.

Historia ka shtrëmbëruar të vërtetat ndaj nesh, por është shkenca që nëpërmjet studimeve dhe gjetjeve, të shtrëmbtat e historisë i korigjon.

●●●

Ç’farë na shërbehet sot në shkrimet e shumta që koha po na i shfaq? Po. Sot lexohet:

“Serbi i parë në historinë e fisit Kuçi ishte vojvoda(1) i Manastirit të Çetinjës, Mark Milani, të cilin për këtë e kishin sugjeruar familja mbretërore malazeze e Petroviçve! Marku ishte etnikisht shqiptar, por të huajve u duhej të konvertohej në serb. “…Gjersa Mark Milani po kundërshtonte të konvertohej në serb, Vuk Karaxhiçi i shkruante:

“E di edhe unë se ne jemi arbanas; Por, nëse duam që të jemi e të mbetemi në këto toka e në këto troje, duhet të ndryshojmë dhe të pranojmë të jemi kushdo dhe çfarëdo tjetër pos arbërorë”!

Personalisht ndjej keqardhje për këtë dëshpërim të tejskajshëm!. Doemos na tërheq vëmëndjen ky qendrim fatkeq i Vukut. Duke marrë shkas prej këtij rasti, kujtesa më ktheu në qendrimet krejt ndryshe të shqiptarëve të Çamërisë nga vitet 1913 e deri në vitin 1945. Ata (çamët) nuk pranuan konvertimin fetar dhe u ndëshkuan nga shteti ortodoks grek, derisa u masakruan dhe u dëbuan nga trojet dhe tokat autoktone. Dy të kundërta që vërtetojnë qendrime të njëjta të armiqëve. Tek disa pakica, frika i tjetërson politikisht, tek shumica kompakte, nuk funksionoi frika në tjetërsinin etnik, ama (për fat të keq) fitoi forca dhe si pasojë erdhi ndëshkimi. Paralelizëm i zbatuar nga dy shtete fqinje kundër kombit tonë.

Mark Milani, në një foto me gruan e tij sipas Mashan Paviqevic, shkruan:

“Në fisin tim flitet “nashki”(2) dhe Arbërisht. Ata, që të dy, janë të mitë. Përveç kësaje, në mes të fisit tim dhe atyre veriorë arbërorë, ska kufi. Edhe unë, edhe pjestarët e fisit tim, shkojmë lirshëm tek ata dhe ata vijnë tek ne. Kur shkojmë atje, unë flas arbërisht kurse ata flasin “nashki”. Kur ata vijnë tek ne, unë flas arbërisht kurse ata “nashki”!

●●●

Ç’farë na mëson profesor F. Xharra: “Historia shqiptare ndër vite dhe vjedhjet serbe të saj historike që asnjë historian shqiptarë nuk guxon të flasë?! Profesori sqaron se nga shkrimet e tij është përgaditur një video. Atje u jepet një përgjegje serbëve për të cilat nuk flasin Akademitë shqiptare. Nuk flitet as në TV shqiptare. Serbët përvetësojnë e ne heshtim. Shikojeni me vemendje. Për këtë teme duhet të shkruhen libra e libra në gjuhët e Europës. Në përfundim profesor F. Xharra i drejtohet kombit: “Shqiptar, mos rri po duku, se na përpiu historia”.

I juaji Fahri Xharra!

●- Shqiptarët e Luginës së Preshevës, aktualisht i përmbahen kërkesës dhe shpresës së vetme të shprehur në Referendumin e 1 dhe 2 marsit 1992, që ai të aktualizohet në Evrope, për ta marrë vesh dhe për t’ia bërë të ditur Evropës dhe SHBA-ve, se kërkesa dhe shpresa e e tyre është: Autonomi territoriale- politike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me të drejtë bashkimi me Kosovën”.

Këtu del qartë ndërgjegjësimi i tyre drejt

bashkimit etnik dhe politik me kombin shqiptar. Këto synime të qarta etnike, duan përkujdesjen e shtetit shqiptar dhe kosovar edhe si detyrim kushtetues ndaj bashkëkombasve tanë.

●●●

●- Pse serbët i urrejnë shqiptarët?:

Për këtë le të dëgjojmë ç’farë deklarojnë  disa nga vetë intelektualë serbë: “Befason shkencëtarja serbe me përgjigjen e saj. Byadmin01. Janar 29, 2023. Shkenctarja serbe Dubravka Stojanovic ka dhënë një deklaratë lidhur me pikëpamjen e serbëve për shqiptarët. Ajo ka thënë se serbët kanë albanofobi. “Albanofobia ose urrejtja ndaj shqiptarëve, është shumë e pranishme në Serbi. Albanofobia shprehet me stereotipe negative, me paragjykime dhe diskriminim ndaj pjesëtarëve të popullit shqiptar”, thotë shkencëtarja Stojanoviq. Ajo gjithashtu tregon se Albanofobia mund të marrë formën e racizmit, nëse është e lidhur me besimin se shqiptarët janë një lloj race inferiore. Ndjenjat anti-shqiptare janë pasqyruar në përdorimin e titullit “shiptari”, që kanë konotacione (ngjyrime-FD) negative dhe në gjuhën serbe konsiderohet ofendim. Gjatë gjithë historisë, shumë intelektualë serbë kanë propozuar projekte të ndryshme anti-shqiptare, janë të shquar si: Jovan Cvijic, Vaso Çubriloviç, Ivo Andriç, Vukotiq, Stevan Moljevi? dhe të tjerët. “Fillimet e propagandës anti-shqiptare në Serbi datojnë që nga fundi i shekullit të 19-të dhe janë të lidhura me aspiratat e shtetit serb ndaj territoreve të Perandorisë Otomane, që banoheshin nga shqiptarët. Pas luftës serbo-turke dhe zgjerimit territorial të Principatës së Serbisë më vitin 1878, ndodhin dëbime masive me dhunë të shqiptarëve etnikë nga rajonet e pushtuara (kryesisht nga rrethi i Toplicës, dikur i banuar me shqiptarë) dhe duke djegur fshatrat dhe pjesë të qyteteve shqiptare ..”Për disa mendime ndryshe, ish kryeministri serb Milan Piroanac, deklaronte: “Nëse do t’i lejonim të qëndrojnë këtu, do të na krijojnë probleme”. Rritja e mëtejshme e ndjenjave anti-shqiptare që lidhen me pretendimet e politikës së jashtme të Principatës së Serbisë të parapara në “Naçertanije”. Autorët serbë i përshkruajnë shqiptarët si banditë dhe uzurpatorë, duke theksuar krimet e tyre kundër serbëve gjatë periudhës osmane.

“Ata, popullsinë shqiptare në Sanxhakun e Novi Pazarit, Kosovës e Maqedonisë i paraqesin si lum vërshues i dalur nga shtrati i vet dhe se Serbia do të kthehet në të ashtuquajturin kufi. “E drejta e Shqipërisë”, thotë Stojanovic.

Nga ky qendrim strategjik armiqësor serb, që po kështu është vepruar edhe nga kisha dhe shteti ortodos grek në Shqipërinë e jugut, nëse e vëmë në krahasim me qendrimet shqiptare ndaj tyre, vrejmë se dallojmë, “si nata me ditën”, lidhur me strategjitë dhe taktikat tona, të cilat ndër shekuj na kanë munguar!.

●●●

Ndalemi tek problemi ynë. Le  të shikojmë se ç’farë mendojnë dhe pretendojnë pakicat shqiptare në trojet e tyre, por që janë nën administrim shtetëror të huaj.

● “Shqiptarët e Sanxhakut kërkojnë kthimin te rrënjët, identiteti, kultura dhe tradita e të parve t’vet!”

Amina Nuraj, studente e shkëlqyer e trafikut rrugor nga Tutini (3): “Nëse nuk na ofrohet ndihmɑ e gjithanshme prej Kosovës dhe Shqipërisë, ne nuk mund të bëjmë aq shumë të vetëm”. Rinia ka filluar të zgjohet dhe gjithnjë e më shumë i kërkon rrënjët e vërteta etnike, ekspozohen me flamurin kombëtar shqiptar, madje ka raste edhe të fëmijëve të mitur. Unë nuk kam asgjë  kundër ndaj njerëzve që janë boshnjakë të vërtetë, por kam kundër atyre që janë Shqiptarë, por të ɑsimiliuɾ në Boshnjak, dhe janë më Boshnjak të mëdhenj se ata të Bosnjës! Më e lumtur u ndjeva kur babai im ma tregoj foton e profesorit tim të dikurshëm nga shkolla fillore, i cili, siç tha babai im, ka qajtur nga gëzimi që kisha pasur sukses dhe i cili i ka thënë babait tim, që: “Tash me krenari mund të them që jam Shqiptar, pasi tash e kemi dikë që e çau akullin”!

●●●

● Po në Kroaci ku “fshihen”shqiptarët?

Le të mësojmë vetëdijen etnike që ka tek shqiptarët (mos të harrojmë asimilimin shekullor të tyre), nëpërmjet albanologut Stipçeviq, i cili deklaron: “Ndër ne arbëreshët flitet edhe arbërisht por pak nga pak po harrohet gjuha. Ne që e dimë nga kemi ardhur, e kush jemi, ne themi se jemi arbëresh, ne flasim për etnikisht kurse në aspektin politik jemi kroat”.

● Po shqiptarët në Istria?

Shkëpudim një fragment nga shkrimi  z. Hajrulla Hajdari me titull: “Shqiptarët e Istrës të lënë në harresë e mëshirën e kohës”. Duke folur për shqiptarët, Aleksa Bogosavleviq, në faqen 12 të librit të tij “Mbi Arnautet” (O Arnautima) botuar në Nish në vitin 1897, ndër të tjera thekson: “Vendbanimi i tretë dhe më i vogli prej 500 frymësh gjendet në siujdhesën e Istres, në fshatin Peroj (Lugina e Arnauteve), e cila nga Pula është dy orë udhëtim. Këta këtu i ka vëndosur Republika e Venedikut me dekretin e saj. Atëherë prijës i tyre ka qenë Miko Draçkoviq. Ata e kanë ruajtur veshjen e tyre popullore dhe adetet e veta, flasin shqip, por të gjithë ishin të fesë ortodokse”. Pra, dihet se shqiptarët e Peroit plotë 240 vjet nga emigrimi i tyre, e  flisnin gjuhën shqipe, por për ata nuk u interesua askush. Historiografia shqiptare heshti dhe hesht akoma, sikur mos të kishte ndodhur asgjë”.

●●●

● Me shqiptarët e Malit të Zi!

Në Malin e zi banojnë 38,168 shqiptarë të deklaruar. Nuk arrita të gjej deklarime për asimilimin e shqiptarëve që ka në Mal të Zi. Me rezerva, mendoj se banorët e besimit katolik, nisur nga influencat e kishave të kohës, janë kryesisht të etnisë shqiptare. Sipas statistikave vendase, numuri i banorëve katolikë është rreth 21,500 banorë. Nga këta, supozojmë se 80% janë shqiptarë të asimiluar në malazez. Me këto të dhëna rezulton se përafërsish në Mal të Zi, banojnë gjithësej 53 mijë deri në 55.000 banorë të etnisë shqiptare.

Epoka që na shoqëron, dhuron ndryshime në ndërgjegjësimin social. Egërsia, ashpërsia dhe diferencimet racore, etnike dhe fetare po ecin drejt një zbutjeje. Sigurisht nuk është kaq e lehtë për disa shtete, që ekstremizmi racor, etnik dhe fetar i përdorur në të kaluarën, të fitojë qytetarinë, civilizimin që ofron epoka jonë.

Kjo e sapo thënë shifet tek qendrimet e shteteve fqinje, Greqi, Serbi, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut. Për ilustrim sjellim veprimet e kryera nga segmente të caktuara shtetërore në Mal të Zi.

Sipas Këshilli Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi (KKSH): “Shqiptarët në Malin e Zi janë popull autokton, të cilët do të ruajnë dhe shpalosin identitetin e vet kombëtar”. Ky këshill i quan të papranueshme veprimet e përsëritura të autoriteteve policore malazeze ndaj flamurit kombëtar të shqiptarëve.

Rasti i fundit, i ndodhur në festën tradicionale “Festa e Gështenjës” në Krajë, në të cilën është ndaluar dhe procesuar një shqiptar për shkak të shpalosjes së flamurit kombëtar, tregon qartë fytyrën e vërtetë të disa pjesëtarëve të autoriteteve policore malazeze, të cilët shfrytëzojnë rastet dhe hapësirat ligjore “kundërvënieve” (kolizionit) e ligjet në Malin e Zi për të shprehur animuzitetin (armiqësinë FD) që kanë ndaj simboleve dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve….Edhe pse shpalosja e simboleve, të cilat shprehin identitetin kombëtar të pakicave që jetojnë në Malin e Zi është e drejtë e garantuar në Kushtetutën e Malit të Zi.” Shqiptarët në Malin e Zi janë popull autokton, të cilët do të ruajnë dhe shpalosin identitetin e vet kombëtar me çdo kusht e në çdo situatë pa cënuar askënd dhe nuk lejojnë të nënshtrohen, t’i krijohet presion, të manipulohen e ngjashëm. Këshilli Kombëtar do të qëndrojë krah çdo atdhetari që don të shprehë identitetin e vet kombëtar, me të gjitha format dhe mjetet demokratike”.

Qendrimi i KKSH, njëherazi duhet kuptuar edhe thirrje për dy shtetet tona që t’u qendrojnë sa më afër pakicave etnike që ndodhen jashtë kufijve tanë politikë.

●●●

● Ndër shqiptarët e asimiluar të  Maqedonisë së Veriut, për të kuptuar se në ç’farë situate ndodhen në raport me etninë e vërtetë veçojmë rrëfimin e deputetit të parë shqiptaro-ortodoks në Maqedoni: “As familja nuk më përkrahu kur u thashë se jam shqiptar”! Krahas sa sipër, sjellim këtu edhe një tregim të.    z. Bedri Islami: “Xha Brankon e kam takuar vetëm dy herë në jetën time. Herën e parë përmes Ibrahim Kelmendit. Ai ishte njohur me xha Brankon në vitin 2006, kur ishte tërësisht i angazhuar në njerin nga problemet e mëdha të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, atyre ortodoksë, të cilët, me dhunë dhe detyrim shtetëror i kishin detyruar të deklaroheshin si maqedonas. Kelmendi, ndër të tjera ka shkruar:

“Për shkak të keqardhjes se një shumicë e madhe e shqiptarëve në Makedoni, të cilët i përkisnin krishterimit ortodoks, po e fshihnin identitetin e tyre shqiptar, xha Branko ndërmori misionarizmin për t’i ndërgjegjësuar që të mos turpërohen e frikësohen më, por ta shfaqin hapur përkatësinë e tyre etnike. Më erdhi mirë që Xha Branko e mirëpriti përkrahjen time. Para se të njihesha me Xha Brankon, njoha pinjollë familjarë të Rilindasit Josif Bageri (i lindur në Nistrovë, e krahinës etnografike, pothuajse krejtësisht malore, Reka e Epërme (në mes të Gositvarit dhe Dibrës), të cilët nuk e deklaronin publikisht përkatësinë e tyre shqiptare. ….”….Historia e shqiptarëve ortodoksë që jetuan në trojet e tyre etnike në Maqedoninë e Veriut është e dhimbshme, herë herë tragjike. Ajo ka qëndruar në heshtje dhe po zgjohet”.

Njihemi pjesërisht me rrëfimin e xha Brankos, të cilin po e sjell në DITA:

“…Quhem Branko Manojlovski, i Nënës Zafira dhe Babait Manojl, i lindur me 19.08.1941 në Fshatin Kiçinicë, Reka e Epërme, buzë Mavrovës piktoreske.” ….. Në vitin 1969 jam emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prandaj prej vitesh jam edhe shtetas amerikan. “….

Që kur kam filluar të vij në vendlindje, i frymëzuar dhe i inkurajuar edhe nga demokracia amerikane, jam prezantuar siç ndihem dhe siç jam – shqiptar, meqë prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit dhe paraardhësit e tjerë i kisha shqiptarë. Nuk po ndruhem të prezantohem shqiptar, me mendimin se Republika e Maqedonisë (RM) nuk është ajo e viteve të para Pavarësimit të plotë shtetëror (1991), por e demokratizuar, me sistem pluralist demokratik, ku prononcimi si shqiptar nuk do të jetë më me rrezik, si përpara.

Fatkeqësisht, shumë shpejt u ballafaqova me një realitet të hidhur. As disa nga më të afërmit e familjes sime nuk e mirëpriten prononcimin tim publik se jam shqiptar. Dhe, mendoj, nuk po e mirëpresin kryesisht nga frika, meqë ata ende nuk janë liruar nga tmerri i të kaluarës se afërt, i cili zanafillën e kishte qysh kur hapësirat tona etnike i pat pushtuar Serbia imperialiste në vitin 1913″. Pranime që tregojnë asimilimin e shqiptarëve ndër shekuj, si rrjedhojë e besimit fetar, kemi edhe nga personalitete të larta shtetërore!.

Deklarime të tilla, krahas qendrimeve të ashpra kundër etnisë tonë në të shkuarën jo të largët, tregojnë se një epokë e re ka filluar me zgjimin e ndërgjegjësimit etnik të shqiptarëve të asimiluar. Prandaj duhet kuptuar domosdoshmëria e përkujdesjes!

●●●

 ● Po raporti shqiptar me grekët?. Këtu, para se të bëjmë  shtjellimin, më duhet të perifrazoj konkluzionin e filozofit frances Alfred Fouillee (maj 1898): “Shkencërisht, nga pikëpamja antropologjike, shqiptarët e sotëm janë dolikocefalë si helenët e dikurshëm, kurse grekët e sotëm janë brakicefalë, përzierje kelto-sllave”.

Siç vihet re në këtë përmbledhje përdoren edhe thënie të autotëve të huaj. Kjo për të shmangur mendimet e ndryshme për përdorimin e thënies: “Vetë shkruan, vetë vulos, askush nuk të thotë mos”.

Arvanitët e mesjetës, emigruan si rrjedhojë e ruajtjes së besimit fetar të kohës, para pushtimit osman: Që nga ajo kohë ata etnikisht e quajnë veten arvanitas, ndërsa politikisht pranojnë të jenë kombas grek.

“Jam arvanit dhe flas arvanitika”!. Kjo ishte fjalia e përsëritur me krenari, nga çdo banor i Salaminës, si dëshmi për historianin grek, Tasos Karantis. Janë dy studime të botuara në revistën greke, “Rrezet e grekëve”, për historinë e arvanitasve në Greqi. Në një dokumentar, para disa viteve, një grup kulturor shqiptar bën vizitë në Konicë. Një i moshuar, vendas autokton i Konicës kur i takon nga mallëngjimi përlotet, u flet shqip dhe thotë: ” shyqyr që po bëhet Shqipëria. Ne jemi etnikisht shqiptarë dhe duam më të mirën për vendin amë”. Në këto studime evidentohet se, në shumicën e krahinave të Greqisë, duke përfshirë edhe Athinën, gjuha mbizotëruese ishte e arvanitasve ose siç e quanin ata, arbërisht. Në një faqe të kësaj reviste, artikulli në fjalë paraqet atë çka sot vetë grekët e mohojnë ose mundohen ta baltosin. Të dhënat vijnë nga vepra e Dhimitriu Bizantiut, shkruar në vitin 1836. Konkretisht ai shkruan:

“Vizitorët vinin re me habi, se banorët e fshatrave përreth Atikës, por deri dhe brenda saj, në qendër të kryeqytetit të shtetit të sapoformuar, flisnin një gjuhë që arvanitët e moshuar e quanin: “arbërisht”, gjuhë që ishte e njohur gjerësisht si arvanitëshe”. Në vijim, ai krahason fshatrat greke dhe ato arvanitas/arbëreshe, ku sipas tij, nuk ekzistonte asnjë dallim. Madje, deri në shekullin XX gjuha që mbizotëronte në këto fshatra dhe brenda në Athinë, ishte arbërishtja. Ndërkohë, vjen dhe studimi i një historiani me emrin Tasos Karantis, për arvanitët e Salaminës, i cili tregon sesi me krenari, banorët e saj thoshin se: “Eimai arbanitis kai milao arbanitika (Jam arvanit dhe flas arvanitika)”. Këta vendas, thoshin se “gjuha është e “tatërve (etërve) tanë, pasi kjo gjuhë është e pasur me ndjenjë në shprehje, duke u quajtur me një mënyrë edhe më poetike-gjuha e zogjve, gjuha e dallëndysheve”.

Shteti Grek, është me veçori tepër dalluese lidhur me asimilimin e shqiptarëve nëpërmjet besinit fetar, kjo mbasi statukuoja vazhdon njëjtë që nga krijimi i tij në 1830, me egërsi, aspak tolerancë, përkundrazi, ecën duke e perfeksionuar. Veç tjerash Greqia përdor detyrimin në ndërrimin e emrave të emigrantëve, në emra të besimit ortodoks.

Në Greqi banojnë rreth 6.200.000 banorë të etnisë shqiptare, por sipas kombësisë me perceptim fetar, ata janë asimiluar në kombësi greke?!.

Nëse flasim për rajonin etnik shqiptar të rajonit të Çamërisë, dihet të gjithë banorët autoktonë (çamët e krishterë) flasin shqip, por fshehurazi dhe vetëm brenda shtëpive të tyre. Në një bashkëbisedim me një të moshuar, çame ortodokse, në hyrje të kalasë “Anthuza” në Rrapez të Pargës, ajo bisedoi me ne në dialektin çam. E pyetëm nëse e përdornin të folurën çame në fshat. Ajo u përgjigj: “E përdorim, por më shumë ne të “mëdhitë”, gonërit më pak, vetëm brenda në shtëpi se nuk na lejohet në pazar. Kutu flasim gluhën greke, ajo lshtë gluha leksiko”. Lexuesi arrin të kuptojë se sa vepron demokracia në shtetin ortodoks grek, anëtar i Bashkimit Europian”!

●●●

● Dumont: “Nuk ka në Evropë racë më të lashtë se shqiptarët”. Si historian dhe albanolog, francezi Dumont ndërmori një udhëtim nëpër Shqipëri dhe Greqi, nga viti 1870 deri më 1871, për të studiuar ngjashmërinë e antikitetit grek me shqiptarët e malësisë së veriut. Botoi librin “Balkani dhe Adriatiku” më 1875. Libri pasqyron origjinën e shqiptarëve, karakterin, tiparet, zakonet, gjendjen ekonomike dhe shoqërore etj. Në këtë vepër, Dumont vë në dukje racën e pastër shqiptare; i bëjnë përshtypje malësorët e Mirditës, Kelmendit e Kastriotit, ndalet në traditat luftarake të tyre dhe thekson, se shumë shqiptarë u 8rreshtuan në ushtritë e mbretërisë franceze, angleze dhe gjermane. Ai shkruan edhe për kontributin e shqiptarëve në revulucionin grek.

Ky popull kaq i panjohur, shkruan ai, për shqiptarët; ruan imazhin më të plotë, se çfarë ishin të parët e racës greke dhe latine, gjë që e meriton vëmendjen e historianit… Duke lexuar këto thënie përcaktuese për shqiptarët, të cilët ai konstatoi se ata “ruajnë imazhin më të plotë të racës greke dhe latine”, ne arrijmë në konkluzionin se shqiptarët kanë qenë më të parët në ato zona se sa koha e grekëve dhe latinëve, që do të thotë se nuk kishte grekë. Dumont cilëson se ishin më të plotë të racës greke dhe latine, e bazon në mjedisin e asaj kohe, kur mungonin studimet lidhur me racën shqiptare, kohë kur nuk ishin njohuritë e sotme lidhur me qenien se raca shqiptare ishte më e parë.

Mbasi u njoh me realitetin, Dumont arriti tek e vërteta historike se: “Nuk ka në Evropë, racë më të lashtë se shqiptarët”.

Ps: Kam kërkuar që dialekti i gjuhës që flitet në Çamëri të mbrohet nga UNESKO, mbasi aktualisht ka filluar të venitet, si nga censura e shtetit grek dhe nga plrzierja e banorëve të vendosur atje nga marrëveshja famkeqe greko-turke, etj.

●●●

● Por emigracioni i madh mesjetar na shpie edhe në Itali. Për këtë duhet të njihemi me Censusin e vitit 1901 në Itali, ku rezultonte se në 47 komuna flitej shqip, jetonin 250 mijë shqiptarë. Shkrimi është në gjuhën frënge i gjeografit Charles Rabot «Numërimi i popullsisë që flet shqip, frengjisht, greqisht, sllovenisht dhe gjermanisht në mbretërinë e Italisë” 1903; i mbështetur po ashtu në punën e M. H. Raseri, të publikuar në vitin 1902 në    «Bulletin international de l’Institut de la statistique», Romë;  na sjell disa të dhëna interesante mbi komunitetin shqiptar (arbëresh). Numërimi është kryer me 10 shkurt të vuti 1901 (40 vite më vonë se censusi i 1861), i cili klasifikon popullsitë sipas gjuhës që përdornin në jetën e përditshme. Sipas këtij censusi, 252,600 banorë ose 58,208 familje, të cilat banonin në 178 komuna, nuk përdornin italishten si gjuhë komunikimi. Si rrjedhim, komuniteti shqiptar renditej i pari, i ndjekur nga francezët, grekët, sllovenët, gjermanët dhe italianët. Gjuha shqipe flitej në 21,564 familje ose prej 90,000 individësh të shpërndarë gjeografikisht në 47 komuna të Italisë jugore dhe të Siçilisë.

Në distriktin e Cozenca-s, në Kalabri, shqiptarët formonin një grup të konsoliduar. Aty jetonin  9,251 familje (pothuajse 39,000 individë) të vendosur në disa qytezat. ….”

« Këta shiptarë kanë emigruar në Itali në shekullin XV dhe XVI». Kuptohet se autori e ka fjalën për arbëreshët. Ai shton se që nga ajo kohë, shqiptarët kanë ruajtur me devotshmëri, jo vetëm gjuhën e tyre, por edhe traditat, këngët e tyre kombëtare, madje edhe kostumet, siç e kanë konstatuar dhe vetë turistët, të cilët kanë vizituar fshatin e bukur shqiptar të Piana dei Greci, i cili ndodhet në hyrje të Palermos. Sipas numërimit të vitit 1861, në Itali jetonin 55,443 shqiptarë.

●●●

                         Epilog

Ku janë shqiptarët?!. Ja pra, janë këtu dhe atje ku kanë qenë. Erdhi koha që na u dha mundësi të njihemi, të gjejmë rrënjët tona. Besoj se e kemi gjetur njëri-tjetrin. Ç’farë bëhet tash kur u gjetëm? Bëhen projekte, taktika dhe strategji për t’u bashkuar! Dhe kjo strategji, në radhë të parë i takon shtetit që ka arritur të mbijetojë. Por a ekziston kjo përparsi tek strategjia shtetërore në të dy shtetet tona? Një pyetje që përgjigjen e dimë të gjithë, megjithatë le të përdorim si përgjigje atë ç’farë thuhet nga gazetari Marin Mema, në një rast kuptimplotë: “Ja si është braktisur pllaka 2000 vjeçare me mbishkrimin “Albanopolis” ! Ky ka qenë kryeqyteti i fisit tjetër ilir të Albanëve nga na njohin me emrin ALBANIA !Turp kjo braktisje ! Turp kjo heshtje ! Turp mungesa e reagimit”!.

Në përfundim të kësaj përmbledhje, mendoj se institucionet shtetërore, Akademia e Shqipërisë dhe e Kosovës, duhet të krijojnë struktura specifike për të hartuar strategji, taktika dhe projekte në rikrijimin e ndërgjegjes kombëtare në tërësi dhe në veçanti të pakicave apo grupeve etnike shqiptare, kudo ku ndodhen në trojet e tyre autoktone, por që administrohen nga shtetet e tjera -jo shqiptare. Rilindja e ndërgjegjësimit etnik tek shqiptarët e asimiluar, kërkon të ujitet, të ajroset, të kenë kujdesin e “Nënës”.

Kjo situatë kërkon me domosdo krijimin e një strukture specifike, e cila të jetë një e vetme, e pavarur politikisht dhe e përbashkët me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës. Le ta përkufizojmë afërsisht të tillë:

“INSTITUTI I PËRKUJDESJES ETNIKE”. Me rezidencë në qytetin e Prishtinës, aty ku burrrat e mençur të kombit tonë, në Lidhjen e Prizrenit, më 1878, zyrtarizuan “Ndërgjegjen kombëtare” .

●●●

Shënim (1):Vojvodë = I ngarkuar i qeverisë osmane për një krahinë të caktuar në Shqipëri.

Shënim (2): “Nashki” quhej gjuha e parë që, “popat” rus të ardhur në kishat dhe manastiret tona, ua krijuan arbërorëve orthodoks që po shndërroheshin në serb (Shkije) si zëvëndesim për arbëroren që s’duhej ta përdornin ma!

Shënim (3): Qyteti Tutin gjindet në 867 m lartësi mbidetare, në pjesën qendrore të Sanxhakut, respektivisht në rrafshnaltën e Peshterit.

Shënim (4): Të dhënat sipas shteteve që përmenden këtu janë marrë kryesisht nga “Facebook” i muajve të fundit, të trajtuara nga autorë të ndryshëm, të cilët i falenderoj. Ju uroj shëndet dhe sa më shumë krijimtari.

Mars 2023

Presidentja Osmani: NATO-ja parandaloi shfarosjen e popullit të Kosovës 

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me ambasadorë të  shteteve të QUINT-it, kanë bërë homazhe te Memoriali u ushtarëve të rënë të NATO-s për lirinë e Kosovës, në 24 vjetorin e fillimit të intervenimit të NATO-s, me të cilin iu dha fundi gjenocidit të regjimit gjenocidal të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës.  

Presidentja Osmani theksoi se vullneti i popullit të Kosovës për liri mori mbështetjen e duhur nga ana e botës së perëndimore, botës së lirë, e cila u vu në anën ë duhur të historisë, në anën e së drejtës. 

“Miku i madh i Kosovës, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton në ditën e dhënies së urdhrit për fillimin e bombardimeve në një fjalim historik të tij, deklaroi se: ‘forca jonë ushtarake iu bashkuan aleatëve tanë të NATO-s në sulmet ajrore kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin kundër Kosovës’”, theksoi Presidentja Osmani. 

Më tej, Presidentja Osmani theksoi se NATO-ja ia pamundësoi regjimit kriminal spastrimin etnik të popullit të Kosovës.  

“Prandaj u jemi përherë mirënjohës. 24 Marsi është dita e kthesës, shpresës dhe lirisë. Do ta përsërisim çdo herë se populli i Kosovës ishte viktimë më 1999, ndërkaq Serbia ishte agresore. Kështu do të jetë gjithnjë në analet e historisë”, është shprehur Presidentja Osmani.  

Sipas Presidentes Osmani, liria është një guri themeltar i dinjitetit njerëzor. 

“Megjithatë, këto vlera nuk janë gjithmonë të lehta për t’u ruajtur.  Po jetojmë në një kohë kërcënimesh për të gjithë ne. Prandaj, sërish botës së lirë i duhet unitet kundrejt tiranëve, autoktratëve e diktatorëve. Ne duhet ta dëshmojmë se paqja dhe liria nuk janë ideale të dëshiruara, por realitete të jetuara. Ne e çmojmë kontributin e miqve tanë, ndaj duke ruajtur aleancën me partnerët tanë do ta ruajmë lirinë dhe të ardhmen tonë”, ka theksuar Presidentja Osmani. 

Presidentja Osmani ka falënderuar gra e burra të shteteve anëtarë të NATO-s, për kontributin e tyre më 1999 për lirinë e Kosovës dhe ka potencuar se secili nga ta gëzon mirënjohjen e thellë e të vazhdueshme të popullit të Kosovës. 

Nuk do të pushoj kurrë së kritikuari dhe ironizuari këtë braktisje masive të identitetit kombëtar dhe zëvendësim me një identitet të huaj fetar

0

Pamje nga Droni: falja provokative “e namazit të ikindisë” në sheshin “Gjergj Kastrioti” në Prishtinë, më 19.5.2020

Lirim Gashi, shkrimtar, Prishtinë
_____
* SQARIM PËR TË VERBËRIT NË TRU
Marrëzia nuk është e ndaluar me ligj dhe unë nuk kam as fuqi e as vullnet t’ia imponoj dikujt mënyrën time të jetesës, e aq më pak besimin tim në Zot.
Por unë nuk do të pushoj kurrë së kritikuari dhe ironizuari këtë braktisje masive të identitetit kombëtar dhe zëvendësim me një identitet të huaj fetar, sepse e di nga vjen.
Shumë prej jush flisni, mendoni, perceptoni dhe silleni sikur të jetonim në vitin 1994, pra sikur asgjë të mos kishte ndodhur ndërkohë.
Ndryshe nga ju, unë nuk shoh vetëm masivizim të besimit të sinqertë në Zot, por indoktrinim masiv politik ekstremist islamik, që do të na kushtojë shtrenjtë, sepse objektivi kryesor i tij janë të rinjtë tanë të të dy gjinive dhe të të gjitha profesioneve dhe pikëpamjeve.
Pra, e kam fjalën për indoktrinim masiv që vërehet edhe nga satelitët e shumtë të shërbimeve sekrete të vendeve mike dhe armike.
Unë nuk jam lindur dhe rritur në kryeqytetin e fisit të Maja, në Maqupiqu, por në Kosovë dhe çdo ditë i shoh ndryshimet negative optike me sy, edhe kur nuk e kyçi trurin fare.
Hiq më larg se sot. fola me një grua të mbuluar që dukej si një pinguin arktik dhe rrëfimi i saj më tronditi.
Dhe më besoni, biseda nuk ndodhi për shkak të këmbënguljes sime, por për shkak të nevojës së saj për të rrëfyer.
Pa hezituar asnjë moment, ma pranoi se i shoqi e detyron të duket si pinguin përmes kërcënimeve të përditshme dhe se nuk mund të gjejë forcën shpirtërore apo mbështetjen e institucioneve shtetërore për t’u ndarë prej tij, sepse ka një panik të paparë që mund ta vriste kudo që fshihet.
Përveç kësaj, ajo ka një frikë të paparë se nuk do t’i shohë më kurrë fëmijët e saj të indoktrinuar.
Çfarë dua të them me këtë?
Kthimi juaj i kokës anash është në fakt një miratim i heshtur i kësaj tendence fatale.
Në fund të fundit, të gjitha fetë janë politika primitive të bazuara në hamendje.
Fatkeqësisht, edhe ky nivel kaq i lartë i spekulimeve të palogjikshme mjafton për të manipuluar dhe mashtruar njerëzit që kërkojnë mbështetje qiellore.
Por në këtë rast nuk bëhet fjalë për mbështetje të sinqertë qiellore, por për një luftë speciale tokësore të shërbimeve sekrete serbe, ruse, turke dhe arabe kundër identitetit tonë kombëtar dhe sovranitetit shtetëror.
Është detyra ime e shenjtë t’ju paralajmëroj për rreziqet, njësoj siç është detyra juaj e shenjtë të zgjidhni se si do të mendoni, perceptoni, silleni, veproni dhe jetoni.
Por mos u ankoni më pas që nuk e keni ditur se çfarë po ndodh, se nuk do të më vijë fare keq për ju.
Sepse ju nuk meritoni as keqardhje.
Nga: Lirim Patrioti, Prishtinë
*
O ti djal mos um nguc se jom namuzli, nëse s’beson vete daden Nazli.
S’kesh tu t’ nguc moj pse po ma ngjet?
E di, po veç dashta me ta shti ndërmend që jom e gatshme m’i çu komt përpjet.
-A ki ramazan?
Po valla krejt familja kemi Ramazan përveç babes Destan.
-E qysh s’po t’vjen marre me fol ashtu?
Uuu qyqja unë. M’falë pash Allahun se pasna harru.
-E ti a ki Ramazan?
Jo unë s’kam se jam partizan.
Kuku çka i paske sytë si bytha e baskies po t’shpojke dhe shitojke si maja e qyskies.
-Mos fol qashtu se i kallxoj Hashimit.
Kush osht Hashimi?
AI që t’hyn dhe del si teveçel, deri sa ta ter.
U sa mirë bash koka burrë, s’po t’lejka n’lloq kurrë.
-Po valla punon edhe ditën e merkur, nëse është nevoja edhe nër urë.
E pse ki vnu shami?
Për mos mu lag kur t’bjen shi.
-E çka vesh kur nuk lagesh prej shiut po prej kukurrecit?
Brekë me maje t’kastravecit.
Tregim i vërtetë pasha tezën Fetë.
***
RROFTË LOPGJALLIZMI ARNAUT

😀
Iftari i parë ka tubuar rreth sofrës shumë arnautë dhe shqiptarë të smut. Mungon vetëm kënga, “mavi, mavi çok mavi” për me ni vetën si në Avganistan, Tagjikistan, Anatoli, Arabi, Libi dhe Somali.
Pasha ingjen Rabi, kaq shumë fanatikë fetarë s’ka as në Turqi.
Pleqtë tanë thoshin ktyneherit bezbeli.
Por sikur ta dinin askokohe që Prapakthim Arkitekti që ka studiuar gjoja në Angli, do t’ia presë shiritin midis Prishtinës xhamisë më të madhe në Ballkan, do të thoshin me sy të brengosur : larg nesh qoftë, por këtu ka hyrë thellë një shejtan.
Nëpër dyqane kallaballëk milet që gjëmon, rënkon, ankohet dhe i kërcënon shitëset e mjera se nëse s’punojnë më shpejtë do t’i gjen dita e zezë, duke e ngushëlluar vetën se Allahu human, muskuloz dhe marcial, në Ramazan çdo gjynah e falë.
Milet ky i çmendur që me sy të shkyer nga uria i kërcënon shitëset e mjera, se nëse s’punojnë me shpejtë do të përfundojnë si Luli i Vockël i Migjenit, gjegjësisht si lypse te Stacioni i Trenit.
Milet ky që e gllabëron natën si përbindësh komplet frigoriferin dhe që e kompenzon shkëmbimin e lëngjeve me gra, për ta rikthyer në gjak sheqerin.
Suphane Allah, Lah Ibrahimi i Ramushit inajllah…shilte dhe krevet bilah.
M’u smerit dhe me mbet pa tekst nga habia, që ka kaq shumë gjytyryma në këtë shkretëtirë mendore, që meritojnë të ushqehen me sanë, tallë, kashtë, taxhi, krune dhe livore.
Para vetes e kam një birrë dhe po mendoj vetmeveti si e ndiejnë veten gjytyrymat që pijnë shurrë të deves dhe hirrë?
A mos ndoshta edhe lëngun e trurit e kanë të hollë si hirra, ndaj nuk ua kap fiqiri se sa e shëndetshme është birra.
Ky nuk është agjërim, ky është edhe shkencërisht edhe logjikisht mashtrim…
Çka u mor vesh agjero ditën, e rras so thiu natën ushqim të përzgjedhur dhe preferuar ?
Ky nuk është as imitim i fukarave por tallje me vuajtjet e tyre.
Ata nuk kanë as ditën, as natën, as kurrë ushqim të kualitetit të lartë.
Nuk po ju rrej pasha ditën e martë që është si kosi e thartë.