








Nga Kolonel Dilaver Goxhaj , Tiranë
Ishte lufta e Ushtrisë Clirimtare e Kosovës që e vuri në lëvizje aktive tërë diplomacinë ndërkombëtare. Prandaj, në Tetor të vitit 1998, Këshilli i Sigurimit i OKB-së kërkoi nga Sërbia: ndalimin e veprimeve ushtarake e te zjarrit; tërheqjen e gjithë forcave të sjella në Kosovë prej fillimit të vitit; pjesa tjetër e ushtrisë të futej nëpër kazerma; të lejonte kthimin e refugjatëve nëpër shtëpitë e tyre; t’u krijonte urgjentishtë mundësi hyrëse agjensive të ndryshme të ndihmave humanitare; të lejonte rreth 3500 vëzhgues civilë të OSBE-së, si dhe të bënte një grafik kohor për bisedime me shqiptarët, për autonominë e Kosovës.
Qëllimi i KS ishte: t’i jepte fund dhunës në Kosovë, pasi ajo rrezikonte të përhapej edhe në vëndet e tjera ku ka shqiptarë, gjë që do të ndizte një konfliktin ballkanik, ku mund të përfshiheshin edhe dy antarë të NATO-s, (Greqia dhe Turqia) etj.
Kjo bëri të mundur që UÇK-ja ta pranonte më 1 tetor 1998 armëpushimin e propozuar. Armëpushimi u shfrytëzua nga të dyja palët ndërluftuese. Prezenca e vëzhguesve ndërkombëtarë ishte një shans për UÇK-në, pasi i dha mundësi që të riorganizoi tërë strukturat e saj; të ridimensionohej; të rivendoste lidhjet e humbura; të eleminonte pasojat; si dhe të bënte furnizime me materiale luftarake, municione, ushqime, veshmbathie, medikamente etj.
Por edhe Serbia nga ana e saj e shfrytëzoi këtë periudhë armëpushimi, ku mundi të përqëndroi në Kosovë rreth 100 mijë forca të ushtrisë, policisë, sigurimit, paramilitarë dhe të moblizuar nga popullsia serbe në Kosovë. Krahas këtyre veprimeve, pala serbe vazhdonte të shpërngulte shqiptarë, ndërkohë që shtetet e BE-së bënin një sy qorr e një vesh shurdh, drisa duke gdhirë 16 Janar 1999 kreu edhe masakrën e Reçakut. “Perëndimi u zu në befasi nga ajo që ndodhi në Reçak. – shprehet analisti Pedi Eshdaun – Ai tregoi se Millosheviçi nuk është pjesë e zgjidhjes, por problemi”.(Zëri,30.03.2000). Por masakra e Reçakut u nxit nga një ngjarje tjetër. Në 13 janar 1999 UCK-ja kapi rob 9 ushtarë serbë dhe në 14 janar Serbia u detyrua të dorëzonte 13 ushtarët të UCK që i kishte kapur rob në 16 dhjetor 1998. Këtë shkëmbim robërish e dhanë me filmim gjithë mediat botërore. Si rrijedhojë, UCK-ja u bë jo vetëm faktor ushtarak i barazvlefshëm me ushtrinë serbe, por edhe faktori politik kryesor në Kosovë, duke i bërë hie LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, të përkëdhelurit e BE-së dhe Serbisë. Për ta eklipsuar këtë fitore të UCK-së, Serbia kreu masakrën e Reçakut. Këto dy ngjarje nxitën Anglinë dhe Francën të propozonin Konferencën Ndërkombëtare në Rambuje.
Refuzmi mëndjemadh i Serbisë për të pranuar vendimet e Rambujesë, bëri të mundur kalimin në përdorimin e forcës nga ana e ndërkombëtarëve, pasi politika i kish konsumuar të gjitha burimet e saj.
NATO-ja vendosi të kryej goditje vetëm nga ajri! Pse vetëm nga ajri? Përgjigjen e kësaj pyetjeje e gjejmë nga deklarimet e disa personaliteteve ndërkombëtare.
1.Presidenti Klinton, qysh më 24 Mars 1999, natën e parë të bombardimeve, deklaroi në TV se, “Unë nuk kam ndërmend të fus trupat tona në Kosovë për të bërë luftë”. 2. Ish shefi i Komitetit Ushtarak të NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Klaus Nauman, shprehet: “Kurrë nuk ka ekzistuar dëshira për të zhvilluar një luftë kundër Jugosllavisë, me qëllim që ta mposhtë këtë vënd. Sikur NATO të kishte patur një interes të tillë, atëhere një operacion i tillë do të ishte zhvilluar në mënyrë krejt tjetër, shumë më shkatërues.”(Zëri,25.4.2000).
Lufta ajrore e NATO-s, e cila fillloi më 24 Mars 1999, e gjeti UÇK-në në përleshje të ashpra me ushtrinë serbe, e cila (Serbia) më 20 mars 1999 pati ndërmarrë dy goditje të fuqishme të njëkohëshme, të sfazuara në dy ditë: në ZO të Drenicës dhe në atë të Pashtrikut, ku pati angazhuar mbi 400 tanke e transportues të blinduar, si dhe mbi 40 mijë forca, të mbështetura me artileri lëvizëse e stacionare të shumtë.
Gjatë javës së fundit të Marsit, dhe dy javët e para të prillit, e cila ishte faza e parë e bombardimeve nga NATO, jo vetëm që mbi Kosovë binte pa reshtur dëborë, por edhe aviacioni nuk parashikonte goditje të objekteve ushtarake serbe në Kosovë. Në atë fazë ishte parashikuar nga NATO thjesht fitimi i supermacisë në ajër dhe goditja e gjithë objekteve serbe në ish Jugosllavi, të karakterit ekonomiko -strategjik, që ndikonin në ecurinë e luftës, ku përfshiheshin edhe uzinat ushtarake, qendrat e rafinimit e ruajtjes së karburanteve, linjat hekurudhore, urat etj. Në këto kushte, ushtria serbe në Kosovë ende nuk e ndjente goditjen e NATO-s, prandaj ajo vepronte me intensitet të lartë. Kjo periudhë është faza e shpërngulieve më të mëdha të popullsisë, si dhe kemi luftimet më të ashpra nga ana e forcave të UÇK-së.
Në pasditën e 23 marsit 1999 u vendos bashkveprimi midis Shtabit të Përgjithshëm të UCK-së dhe NATO-s, i cili fillimisht ishte vetëm për shënjë tregimin e objektivave serbe në Kosovë, por më vonë u kalua në bashkëveprim të gjithanshëm luftarak.
Faza e dytë e goditjeve të aviacionit nga ana e NATO-s, 13 deri 30 Prill 1999, kishte për objekt goditjeje një gamë më të gjerë objektivash serbe në Kosovë, ku hynin armët dhe mjetet kundrajrore, objektet ushtarake, grumbullimet e forcave dhe të teknikës të tyre etj.
Në këtë fazë ushtria serbë kishte kaluar në shpërndarjen e forcave të veta, duke i nxjerrë forcat nga kazermat dhe duke i fshehur nëpër shtëpitë e fshatarëve, në pyje dhe në banesa (lagje) qytetesh, por edhe si rrjedhojë e kalimit të UCK-së në strategjinë e luftës partizane. Këtë lloj strategjie të UÇK-së e pohon edhe gjenerali serb Bozhidar Deliç, (komandant i Br.549 K.Mot), i cili, në Gjyqin që i bëhej Millosheviçit në Hagë, thotë: “Mënyra e luftimit të UÇK-së ishte duke iu shmangur çdo lloj luftimi të drejtpërdrejtë. Ata përdonin taktikën: godit dhe ik”.(Božidar Delić, July 5th, 2005, Milošević).
Strategjia e ushtrisë serbe, qysh në fillim të ofensivës së saj të emërtuar “Operacioni Potkoi”, ishte: të përfundonte spastrimin etnik të Kosovës; të përçante unitetin e NATO-s dhe të përjetësonte Kosovën si pjesë të saj, sikundër ishte pranuar në Rambuje nga pala shqiptare.
Ndërsa strategjia e NATO-s ishte: Të dëmtohej aftësia ushtarake dhe ekonomike e Serbisë, për ta pa-aftësuar atë ta mbante Kosovën nën pushtim ushtarak.
Shpopullimi total i pjesës më të madhe të Kosovës, brenda një afati kohor shumë të shkurtër 3 javor që bëri Millosheviçi, e befasoi jo vetëm NATO-n por të tërë komunitetin ndërkombëtar, i cili shpresonte se pas javës së parë të bombardimeve Serbia do të dorzohej.
Mirëpo gjatë këtyre tri javëve të UÇK-së me ushtrinë serbe, luftimet ishin aq të ashpra, sa na u konsumua një sasi e madhe dhe e pa parashikuar municionesh. Si rrjedhojë, repartet e UÇK-së filluan t’i pakësonin luftimet sulmuese me forca të shumta. Gjithashtu, një pjesë e madhe e popullsisë u strehuan në zonat që kontrollonte UÇK-ja, gjë që formacionet tona u detyruan të kryenin edhe luftime mbrojtëse, në mbrojtje të kësaj popullsie, si p.sh. në Kosovën Qëndrore, në Shalë të Bajgorës, Qyqavicë, Nerodimë, Dushkajë, Gallap etj., ku popullsia arrinte nga 25-150 mijë në secilin rajon.
Në 1 Prill 1999 Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, (e cila ishte krijuar në Rambuje me propozim të zonjës Ollbrajt), lëshoi thirrjen për mobilizim të përgjithshëm. Kjo, jo vetëm që e fuqizoi luftën, por ngriti lartë edhe moralin e luftëtarëve të UÇK-së si dhe të popullsisë që qëndroi në Kosovë. Mirëpo, në këtë moment më dramatikun për Kosovës, LDK-ja nuk pranoi të kyçej në këtë qeveri, edhe pse e kish nënshkruar marrëveshjen, duke vendosur interesat partiake dhe personale mbi ato kombëtare. Këtë e shprehu qartë më pas Kryeministri i Qeverisë së LDK në ekzil, Bujar Bukoshit, i cili e shpjegoi: “Ngutja e udhëheqjes politike në emër të UÇK-së, për të krijuar qeveri, ka pasur qëllim që të shkatërronte institucionet që kish Kosova, në vend qe t’i adaptonim e t’i bënim ato githëpërfshirëse”.(Zëri,05.04.2000).
Në këto kushte UÇK-së iu desh që të kërkonte furnizime nga NATO, por ato u refuzuan. Pse u refuzua furnizimi i UCK-së nga NATO? Arësyet janë të shumta, por ne po rendisim disa: 1. Perëndimi i ruhej akuzës se mos akuzohej nga Serbia, Rusia, Kina dhe pasuesit e tyre, si aleat i UÇK-së; 2.Perëndimi ka hezituar në përkrahjen pa mëdyshje të UÇK-së sepse i është friguar qëllimit tëe UCK, i shpallur në betimin e saj, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, prandaj edhe sot BE-ja heziton ta njohë pavatrësinë e saj; 3. Nga frika se mos fuqizohej së tepërmi UÇK-ja dhe e bënte fakt të kryer bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. 4. Dhe, kryesorja, nuk ka patur konsensus nga të gjitha vendet anëtare në NATO, për të ndihmuar luftën e popullit tonë. Këtë e shpreh shumë qartë z.Xhimi Shia: ”Në një aleancë prej 19 demokracive, gjithmonë do të ketë opinione të ndryshme… Më duhet të jem i sinqertë, para fillimit të konfliktit jo të gjithë aleatët pajtoheshin me aktivitetet e UÇK-së.” (Zëri,23.03.2000). Dhe më qartë akoma e jep ambasadori pranë Ministrisë së Jashtme Gjermane, z.Kristian Pauls, kur thotë :”Sepse ne kurrë nuk jemi bindur në besimet politike të UÇK-së dhe kurrë nuk jemi pajtuar me filozofinë politike të UÇK-së “, ( Zëri, 03.04.2000). Bindjet politike të tyre për UCK-në ishin ato të propaganduara nga LDK dhe aletatët e saj.
E megjithatë, duhet ta pranojmë me guxim, se NATO-ja nuk mund ta fitonte për dy muaj atë luftë me Serbinë, nëse nuk do të kishte bashkvepruaraq ngushtë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Për këtë përfundim na vjen në ndihmë studimi i botuar nga autorët: Bruce R. Nardulli, Walter L. Perry, Bruce Pirnie, John Gordon dhe John G. McG, prezantuar në librin: “Lufta e Shpërbërë-Operacionet ushtarake në Kosovë,1999” (f.178,179), publikuar nga: RAND Corporation – 2002, të cilët shkruajnë: “Aleanca luftoi me zgjerimin e operacionit të saj vetëm në ajër, ngaqë forcat tokësire serbe ishin të shpërndara. Siç treguan provat, forcat serbe në terren i mbijetuan kryesisht sulmeve ajrore të NATO-s të paprekura, për shkak se ato ishin të shpërndara.”
Kuptohet. Se5rbia kaloi në atë strategji e detyruarnga kalimi i UÇK-së në strategjinë e luftës partizane.
Dhe janë po këta autorë që vijojnë: “Për të sulmuar më me sukses forcat tokësore të armikut, forcat ajrore kanë nevojë për njohuri mbi operacionet e forcave tokësore të armikut… Asnjë komandant i komponentit tokësor nuk u caktua gjatë operacionit nga Forca Aleate. Edhe kur nuk përfshihen forca të konsiderueshme tokësore, duhet të jetë një komandant i komponentit tokësor për të ndihmuar në përgatitjen e inteligjencës informuese në fushën e betejës, për të planifikuar përdorimin e forcave ajrore në bazë të rasteve… Një komandant i komponentit tokësor mund të ofrojë ndihmë të vlefshme duke mbajtur nën vëzhgim (synim) forcat në terren, duke u fokusuar në objektivat e potencialit luftarak të armikut, për shënjestrimin dhe vlerësimin e dëmeve të betejës si dhe për të ndihmuar në zhvillimin e një game të plotë objektivash në operacionet e përbashkëta (f.152)”.
Dhe, gjithë këto detyra funksionale të domosdoshme në atë luftë aero-tokësore i kryejti shkëlqyeshëm, në interes të NATO-s, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së.
Për të bindur edhe më skeptikët, se pa kontributin e UÇK-së nuk mund të çlirohej Kosova, po shtojmë: Në datën 31 Janar 2000, Departamenti i Mbrojtjes i SHBA i paraqet Kongresit Amerikan raportin e titulluar: “Kosovo/Operation Allied Force After-Action Report”, ku, midis të tjerave, jep edhe këtë bilanc: “Nga 78 ditë vetëm 24 ditë NATO arriti të godiste forcat serbe në Kosovë, pasi në 54 ditë koha ishte shumë e keqe dhe nuk mundësonte përdorimin e aviacionit mbi këtë terren”.
Duam apo nuk duam ne, ishte UÇK-ja ajo që e nxorri faqebardhë Aleancën Veri-Atllantike, duke mos pësuar vetë NATO asnje lloj kostoje njerëzore apo materiale, prandaj dhe ajo, në shenjë “mirënjohjeje”, e çarmatosi UÇK-në, duke i “dorëzuar KFOR-it 38.000 armë krahu, 173 mortaja, 300 armë antitanke, 27.000 predha artilerie, duke i lënë vetëm 200 armë krahu dhe, njëkohësisht, të mos inkurajohej ish-UÇK-ja të kalonte në forcë politike”; (Përveç 1593 pushkë automatike; 143 mortaja; 6 topa pa dridhje; predha artilerie 1313 copë; 225.054 copë fishekë, dorëzuar policisë serbe nga oficerat e FARK-ut më 29 shtator 1998); si dhe u çua në Gjyq Ndërkombëtar; ndërkohë që Serbia nuk dorëzoi as edhe një fishek!
Pse u morën këto vendime? Këtë na e shpjegojnë Ivo H. Daalder and Michael E. O’Hanlon: “Bashkëpunimi i NATO-s me UÇK-në gjithashtu u rrit. Por ky nuk ishte një hap i lehtë që aleanca mori, ngaqë NATO nuk dëshironte të përafrohej haptazi me UÇK-në, duke pasur parasysh shqetësimet e saj për natyrën dhe qëllimet e asaj organizate. Kjo ngaqë udhëheqësit e aleancës nuk donin të humbnin qëndrimi neutral në konflikt; ndërsa në mënyrë të qartë, në anën e shqiptarëve etnikë në fushën e betejës, ata ende shpresonin të luanin rolin ndërmjetësues në diskutimet e mëvonshme për të ardhmen politike të Kosovës, madje dhe kur rifilluan negociatat.”(Po aty, 152). Jo më kot Sami Frashëri thotë: “ç’ka s’mund të ta bëjë armiku, ndonjëherë ta bën miku.” Pavarësisht kësaj, UÇK–ja i është mirënjohëse përjetësisht NATO-s, që e mundësoi UÇK-në të arrinte ta çlironte Kosovën në një afat shumë të shkurtër.
23 Mars 2023

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
Instuticioni dhe shteti (BE dhe Spanja) që e përfaqson Boreli nuk e pranojnë Republikën e Kosovës. Prandaj, nëse Borel mban pozicion neutral në negociatat shqiptaro-serbe, ai hapur promopvohet se është pro serbian. Nëse pozicionohet se është pro Republikës Kosovës, duhet të dihet se në “ilegalitet e armatos Serbinë me faktor filozofiko politik, ndërsa legalisht e favorizon që të organizohet dhe t` i takojë familjes BE një ditë, sepse kapitullin 35 Kosova tani për tani nuk mundet ta shohë as në ëndërr. Lidhur me këtë Serbia sipas dokumentve të kohës është e para që është shkëputur nga Jugosllavia më 1989, ndërsa ka luftuar përmes suprimimit të krahinave të deshmohet kinse është për ruajtjen e Jugosllavisë. Këtë dyfytyrsi Serbia do ta deshmojë pastaj me agresion pas agresioni, duke filluar nga lufta në Slloveni e duke mabruar me gjenocidin në Kosovë më 1999. Por që të kuptohemi më lehtë, e prezantojmë një fakt: nëse dikush e tradhton kombin, shtetin, partinë, rreligjionin është një çështje që mund të riparohet disi. Por nëse e ka tradhtuar Serbia vetën , atëherë nuk ka riporovim, nuk ka as sherim të tradhtisë në asnjë formë të dukjës së saj. Serbisë i mbetet t` i paguaj dëmet e luftës.
Në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit, hapur A. Vuçiq po e përseritë historinë e S. Millosheviqit kur thoshte se Serbia (1990) do t` i zabtojë ligjet e Jugosllavisë, për aq sa i konvenon asaj. Ky pohim faktohet kështu: A. Vuçiq- Serbia rreth marrëveshjes Ohrit nuk ka nënshkruar asgjë, prandaj nuk do ta zbatojë fare. Dhe prap G. Eskobar publikisht kërkon që Kosova ta themelojë e para asociacionin, sepse i njejti e ka siellë Dodikun në Bosnje që të rrënojë çdo gjë.
Sa i takon Gabriel Eskobarit është një planimetri e renditjës që kërkon njohja politike, por që nuk mundet për t` u lexuar me alfabetin politik, madje as me mjegulla të Makiavelit. Në këtë mënyrë, normalizimi i djegësisë së rreanave për konsum të brendshëm në Serbi, është një mall i vetëm për të trilluar diçka në stilin e rrezikut në pyll, për fatin e “bagëtive dhe shansën e ujkut të uritur”. Në këtë mënyrë me politikanët serbian çdo kontakt është “tregti ilegale” sespe sot është i mjatë, neser është i djathtë, pasneser është i dezorinetuar, sepse tërë karakteri i politiaknit serbian është i mbështetur në rrena dhe mohim të së vërtetës.
Lidhur me këtë nëse Kuvendi maratonik i Ohrit më 18 mars 2023 rreth normalizimit të mardhënjeve në mes Republikës Kosovës dhe Republikpës Serbisë, ishte i përëqëndruar që “zajednica” të fokusohet në qendër, atëherë Eskobar si dirigjent nga pozicioni i strategut politik, hapur ose me deshirë ose me qëllim ka mbajtur anën e Beogradit. Kjo praktikë diplomatike ndodhë për faktin se Plani Francë-Gjermani për Kosovën, është shumë i balansuar, ndërsa prej Ohrit doli i “lagur”, sepse u dëgjua fjala e Vuçiqit dhe asnjë nënshkrim nuk u sigurua në favor të zgjidhjës së çështjeve kyqe. Kështu, disi kuvendi i Ohrit ia dha krahun filozofisë së atyre që po grryejnë teren për ta sendertuar “Ballkanin e Hapur”, krejtë me qëllim që Serbia të shet armatim dhe t` ua kurdisë shitësve ndonjë luftë lokale kudo nëpër glob. Tash Damjean Arnond (sherbimi DGSE Francez) është më në shansë të kuridsë ndonjë komplot për t` u harruar se GJND e ngriti Padinë për krime lufte kundër V. Putinit, pikërisht më 18 mars 2023. Kjo do të thot se shumë të interesuar e kuptuan pastaj realitetin se atë gjykatë: SHBA, Kina dhe Rusia nuk e pranojnë. Parndaj, shtrohet pyetja pse e tërë kjo pluhnajë para krizës ekonomike që e ka përfshi botën, me fajin e Rusisë, po diskutohet dhe nuk po vrehet se kush me cilën gjuhë po folë.
Në botë sot çarkullon lajmi se ekonimia ruse është në kollaps. Por, brenda Rusisë politike ky konstatim është fare i pavlerë, sepse varfëria atje është realitet i përshtatur edhe po mos të kishte luftë fare me Ukrainën. Ndersa, Ukraina është në luftë për ekzistencë, këtij realiteti për shkak të rrezultatit të zgjedhjeve në Mal të Zi, trekëndishit Beograd-Moskë-Bruksel po i shtohet vlera për të keq, sepse pasiguria është trefishuar në çdo berzë ku shitën lajmet e bojatisuara e që i ka përfshirë inflacioni. Ky pozicion strategjik që është dëshmuar se është fitimtar në Perendim, po tregon se Rusët në rrafshin operacional po deshtojnë, por në rrafhsin taktik, lojtarëve të kësaj shkolle ruse u duhën milimetra hapësirë, sepse centimetrat u mungojnë. E vërteta, këtyre lojatarëve u duhen në pjesën e dytë të lojës dy metra hapësirë, sepse nuk kanë asnjë centimetër pozicion të lirë, për shënim të një vlerë të dyshimt, sepse Eskobar e shiqon “interesin e jo miqësinë”. Në lidhje me këtë, unë mendoi, nuk e di a po më kuptoni, se “ushtarëve rus në këtë betejë po u shënohet në konto fitore nga humbja zyrtare” (!). Pra, ka ndryshuar Epoka, dhe duhet ta kuptojë tërë kombi shqiptar, se Epoka historike dhe filozofike, pikërisht me fajin tonë është kthyer kundër nesh, sepse e sollëm Gjykatën Speciale në ball të votrës dhe tash si po shkojnë informatat ka shansa që xhelati dhe viktima të barazohen në peshë dhe fizikoterapeuti këtu nuk ndihmon fare sado profesional të jetë.
Në këso politike që zakonisht përseritet në çdo 25 vjet, filozofia e historisë është për barazimin e datave, por nuk është për barazimin e peshës. Kjo do të thot, se Brukseli dhe Washingtoni po luftojnë për blerje kohe, sepse malli është i shitur në tjetër treg, të cilin e menagjon Pekini dhe Moska. Së këndejmi, duhet prodhuar mall më të freskët dhe për t` i sherbyer ndoshta blerësit të lodhur në luftë për liri që të sigurojë treg për lëvizje të lirë të teknologjisë së forcës.
Realiteti intelektual i krizës
Në Republikën e Kosovës gati të gjithë janë në front kundër NJËSHIT. Por, për fatin tonë realiteti nuk është i tillë që të frigohemi nga lajmet që do të vijnë nesër. Prandaj shtrohet pyetja: Kush e vrau REALIZMIN Borell-Vuçiq, apo Eskobar Lajçak, faktet tregojnë se Albin Kurti është fitues sepse i ka shiquar dhe shijuar gjërat nga poshtë lartë dhe imediativisht ka dalë më fortë. Megjithë këtë kjo nuk është fitore e ekipit, por e individit, pradaj i duhet kolektiviteti i saj në realitetin tredimenzional.
Realiteti shekncor i krizës
Kur të analizohet realiteti shekncor i krizës, hulumtuesi dhe opinioni duhet të janë britalisht të sinqert para popullit. Së këndejmi të gjitha diagramet tregojnë se “pentagrami” jonë politik nuk është në frymën e melodisë së publikuar, prandaj ka vend për dyshime që duhet objketvizohen për një kohë fare të shkurtë. Edhe më konkret. Asgjë në këtë politikë të “hunit dhe tierqve” nuk duhet lërë rastit dhe kohës, sepse asgjë nuk lëvizë pa pasë një shkak. Shkasi është vetëm zjarrvënje por pasojat pastaj janë fare të pafavorshme.
Realiteti politik i krizës
Në vendet me deficit të kulurës politike që zakonisht është e shkolluar, realiteti i krizës kuptohet shumë më mirë kur tregohet si prrallë, sepsa si analizë sepse politika është zejtari e dyftyrësisë. Prandaj vendet që janë ende në tranzicion të luftës në mes shkollës tradicionale ku sinqeriteti është treg me vlerë të njëmendët, shansat për një bifurkacion natyral janë zero sepse natyra e mallit nuk lejon shitje me pakicë, sepse “mallit” serbian nuk duhet t` i besoi askush. Mjerisht po ngjan e kunderta dhe Ballkani nga sindromi shovinist-nacionalsocialsit serbian është kah vuan qe dy shekuj.
Ndërtimit i konceptit të shtetit në hapsirën shqiptare
Së pari ky realitet duket në lëvizjet shoqërore si shansë teorikei trodimenzionale me rëndësi strategjike. Pastaj në proces gjërat nuk vijnë vetvetiu në vend të vet, por duhet forcë, dituri të arsimuar për t` i rënditë ngajrjet e bluara pa rend dhe pa orar kohor. Njeriu i guximshëm në këtë nivel të lëvizjës duhet të zgjidhet me kujdes se cili e posedon dien dhe guximin e prijsit. Së këndejmi një konkluzë mund ta peshojmë para popullit me garancion se: Albin Kurti nuk është i korruptuar dhe nuk tradhton, as parti, as shtetin që e drejton, as rreligjion e sidomos nuk e tradhton vetvetën.
Të përfundojmë. Republikën e Kosovës nuk e njohin: Spanja, Greqia, Rumunia, Sllovakia, Qipro. Këto shtete janë antare të BE, e cila kumullativisht nuk e njeh Kosovën. Po Republikën e Kosovës në Evropë nuk e njohin edhe këto shtete, kryesisht me fajin e Serbisë e cila kurrë nuk ka shansë që do të traferomohet nga një shetet nazifashist në demokrci perendimore, e ato shtete janë: Bosnja e Hercegovina, Serbia dhe Vaktikani.
E verteta, nuk mund të thuhet se Gabriell Eskobar nuk e njeh politikën serbiane. Madje nuk mund të thuhet se Boreli spanjoll dhe Llajçaku sollvak nuk e njohin Serbinë. E kunderta, nuk janë këta në pozitat që i mbajnë rastsisht, e as pahiri, por janë zgjedhë aty me tendencë që Kosova të dali nga dialogu sa më e palgosur. Dhe plagosja po shkon valë valë, ndërsa plaga sikur po metastazon sepse shumë qarqe politike në Beograd hapur, madje në parlament po kërcnohen se kur ta marrin pushtetin do ta kthejnë pushtetin kolonial në Kosovë.
Këto fakte kërkojnë analizë shkencore, që do të thot se Republika e Kosovës duhet të investojë në mbrojtje në shkallë serioze, kuptohet me garancion të aleatëve si SHBA, Gjermania dhe Britania e Madhe. Kështu Kosova në mes filozofisë Borelit dhe Eskobarit duhet të largohet dhe të peshojë në këmbë të veta, me arsim, ekonomi, dhe mbrojtje legjitime. Për ndryshe, Beogradi ka filluar të kërkojë leje nga Rusia që çështja e Kosovës të konsiderohet sikurse çështja e Qipros. Por në këtë filozofi dikush duhet t` ia përkujtojë Beogradit se nuk është Ankara e as Konstandinopojë.
Serbia në armiqsi me të gjithë fqinjët
Serbia dje dhe sot është në armiqsi me të gjithë fqinjët: Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe sidomos është në armiqsi të heshtur me Bullgarinë shumë më egër se sa me shqiptarë. E vërteta, Serbia si forcë e shpërndar ruse po reflekton armiqësi edhe me Rumuninë, për shkak të luftës në Ukrainë, e cila do të duhet me procedurë të shkurtër ta pranojë Republikën e Kosovës, fakt ky që në fillim të vitit 2023 kishte edhe iniciativa prej atje.
Tani ta shënojmë një filozofi politike që ka ndodhë në Rambuje. Pas shumë peripetive do të pasojë teksti definitiv për nënshkrim me 18 mars 1999 në Parisë. Aty do të lind ideja se në Kosovë duhet pas TRI viteve të mbahet REFERENDUMI për mbetje nën Serbi, ose për Republikë të pavarur të Kosovës. Pala serbe, në këtë pazar insistonte që referendumi për Kosovën të mbahet në tërë hapsirën e Serbisë, madje edhe në Vojvodinë. Këtë propozim pala ndërkombëtare nuk e pranoi dhe pozita ku duhej të nënshkruaj RFJ +Serbia mbeti e shprazët. Kuptohet, Millosheviqi i rriti represajet ndaj shqiptarëve për 28 herë deri më 9 qershor 1999 sa që 56% të shqiptarëve i DEPËRTOI jashtë Kosovës. Ndaj kësaj dhune që i ngjante dhunës naziste, do të reagojë NATO nga 24 marsi e deri më 9 qershor 1999.
Pas mbarimit të luftës, më 9 qershor Serbia e nënshkruan kapitullimin në Kuamnovë. Dhe çështja e Kosovës do të mbetet problem ndërkombëtar deri më 17 shkurt 2008, kur Kuvendi i Kosovës e shpalli pavarësinë. Nga ky moment pala serbiane do ta intensifikojë lansimin e intrigave, sidomos lidhur me “transplantimin e organeve njerëzore në Shtëpinë e Verdhë” në Malësi të Mbishkodrës. Dhe akuzën ndaj krerëve të UÇK-ës Dik Marti dhe Krala Del Ponte do ta ngrisin pikërisht mbi “faktet” e fabrikuara në Shtëinë e Verdhë. Por, kur bota e civilizuar e kuptoi se “ku dhe në çfarë kushtesh, po nodhëte trasplanitimi” (afpr torishtës bagëtive sipas serbianëve!!!), atëherë ngadal do të pushojë dhe shuhet fare akuza e trilluar nga serbët për traspalnitim.
Po, e kam lexuar Aktakuzën e Gkykatës Speciale ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Askund nuk përmendet Shtpia e Verdhë. Por, Kuvendi i Kosovës vetëm duke pasë parasysh se tërë akuza është rrenë e fabrikuar serbiane, e pati votuar themelimin e Gjykatës Speciale. Në lidhje me këtë, pala serbiane kur e kuptoi se tërë mundi i intrigave antishqiptare, kishte shkuar në kanalizim rreth Shtëpisë së Verdhë, me të shpejtë do ta lansojë iden se ndaj Dik Matrit, duhet organizuar atentat. Madje Dik Matri e publikoi “krcnimin” sepse korrupsioni ishte i xhveshur në shkallë shumë të dukshme. Por, Kosova heshti çuditërisht-Pse?
Tash kur çështja e Gjykatës Speciale është në prag të funksionalizimit apo të kompromitimit, tërë procesi është kthyer në luftë intenzive për të sigurauar dëshmitarë të mbrojtur, por që dijnë për të treguar intriga, serbiane e ata janë të pakët.Unë mednoi e ajo do të vërtetohest shumë shpejtë se kush kuajt i ka shkruar nepër kabinete deklarata pa myhyrë dhe pa nënshkrim.
Shkrimi i dedikohet Porf Ukshin Hotit dhe 14000 shqiptarëve të masakruar nga solldateska serbiane, si xhak i humbur. Në këtë skenar bën pjesë edhe bartja e kufomave shqiptare, dhe varrosja e tyre nepër Serbi për të humbur gjurmë. Varrezat masive janë evidentuar në: Surdullicë, Btajnicë, Petrovo Sello etj. Krimet, thot drejtësia nuk vjetrohen, ato e presin drejtësinë. Prandaj Borel dhe Eskobar duhet të mirrën edhe me një “filozofi” serbiane që është bërë kancer i Ballkanit qe dy shekuj pa pushim sidomos ndaj shqiptarëve. E vërteta, serbia zyrtare nga viti 1836 e deri më 1995 i sajoi 37 programe për shfarosjën e shqiptarëve. Dhe, presidenti serbian tash thot: “Nuk nënshkruaj asgjë”. Vërtetë fjalë e guximshme, sepse 37 programet janë mjaftë mirë të ruajtura dhe të nënshkruara. Po, insitoi që të dihet edhe fati i të vrarëve serbian dhe siellja e sherbimit Kontrainformativ ushtrak dhe policor serbian. Çështja e krimeve pra duhet të zbardhet nëse duam për të filluar një Epokë e re në Ballkan. Këtë fat historik e ka Boreli dhe Eskobari. Por jam fare pesimist në aftësitë e tyre që të hyjnë në histori të filozofisë, madje humane.
Më 24 mars 2023
Burimi : La Rivista Illustrata del Popolo d’Italia, 12 prill 1935, f.50

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Mars 2023
“La Rivista Illustrata del Popolo d’Italia” ka botuar, me 12 prill 1935, në faqen n°50, homazhin për ndarjen nga jeta të Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Aleksandër Moisiu

Burimi : La Rivista Illustrata del Popolo d’Italia, 12 prill 1935, f.50
A është shumë herët për të folur për të sot, pak ditë pas largimit të tij të papritur, gati misterioz, të heshtur ? apo është tashmë tepër vonë ?
Çfarë drite, çfarë hije, çfarë ndjesie të pakonkurueshme ëmbëlsie të hidhur ka kaluar kalimthi, me kujdes, i dorëzuar dhe i magjepsur përgjatë gjurmës së ndritur të spoteve tona ?
Sigurisht për ne italianët Moisiu shfaqej dhe zhdukej : dhe ne nuk e dimë nëse ai ishte tashmë i vdekur kur shfaqet i trembur nga duartrokitjet, i dëshpëruar dhe besimplotë, i përulur dhe i sigurt, hezitues dhe humbës, hieratik dhe felin në pikturat e pak veprave që ai ka qenë në gjendje të interpretojë për ne, ose nëse është ende gjallë me ata sytë e tij të mëdhenj plot pafundësi, me atë zërin e tij të hollë dhe të mprehtë sideral që nuk shuhet kurrë sepse ecën ecën ecën drejt të gjitha qëllimeve, nëpër kohë dhe hapësirë.
Në artin e Aleksandër Moisiut ekzistonte padyshim ndjenja mistike dhe blu e ogurit. Vdekja ishte në të, dhe kjo ishte jeta e tij : modestia ishte në të dhe ishte krenaria e tij : hollësia më e paqartë dhe eterike së bashku përbënin mrekullinë e pagabueshme të forcës së tij interpretuese.
Na dukej se na vitne nga nuk e di se çfarë largësie ëndërrimtare dhe misterioze…
Më kujtohet zakoni i tij për të riorganizuar flokët e tij të gjatë në ballin e tij të djersitur : një gjest i shpejtë, të cilin ai mezi i prekte. Kujtoj duart e tij të bashkuara në agoninë e “Kufomës së gjallë”, në atë të “Dilemës së doktorit”, në aktin e përshëndetjes së padëshiruar, duke i kthyer bebet e syrit lart drejt fundosjes së dritës së përjetshme, paqes së përjetshme, harresës së përjetshme…
Vështrimi i postit dhe i profetit bashkë, i një shenjtori anarkist, i një martiri të paskrupullt, i emocionit vëllazëror për të gjithë…
Perdja zbriste mbi atë vështrim çdo mbrëmje : një mbrëmje të butë, kadifeje, e qeshur, bindëse, shumë e ëmbël ajo ra përgjithmonë…
Dhe kemi marrë ndjesinë e shpejtë, nuk di nëse, të një përkëdheljeje apo të një thoi, që lë vetëm dritën të zbehet mbi një kujtim, që lë brazda të dhimbshme e të pashërueshme në melankolinë e shpirtit.
Rrjedhja e tij nga hijet dukej një koketë artistike e studiuar, duke lëvizur në mënyrë të pjerrët e tinëz në qoshet dhe në kufijtë e skenës, për t’u dukur krejt papritur për mrekulli, në të kundërtën e figurës, duke mbledhur gjithë dritën pajtuese të punës mbi figurën e vet.
Por Fati nuk i njeh këto artifica dinake, të cilat ndonjëherë kanë një rëndësi të caktuar në vlerësimin kalimtar të trillimit dramatik.
Fati i kompozuar për Aleksandër Moisiun, njeriun dhe aktorin, tragjedinë e thjeshtë të ekstazës së tij, dhe në dukje i hollë është sinqeriteti kalimtar.
Ëndërrimtar cigan, më në fund gjeti një qëllim. Ky synim mund të ishte vetëm një skenë e ndërtuar nga natyra midis përrenjve, krahëve, rrufeve, këngëve dhe deteve : Italia.
Rreth kësaj skene Moisiu endej i huaj : ai rrethoi skajet, i strukur në qoshe. Ai mbërriti në dritën e thjeshtë të fitores dhe u paraqit në gjunjë, me duar të shtrënguara, me kokën pak të prirur nga njëra shpatull, për të murmuritur një lutje.
Vlera ra : nuk u rishfaq kurrë. Nuk do të rishfaqet më kurrë.
Ajo tundja e lehtë e tij për të hedhur flokët biondë nga sytë tashmë ishte pothuajse pa trup dhe i ajrosur më parë. Është e kotë sot.
Por sytë e hapur e të qelqtë, të lagur nga të qara rrezatuese, me keqardhje të lumtur e mbinjerëzore, ata sy tashmë kaq larg, shkëlqejnë gjithmonë.
Nuk di si të flas për artin interpretues kur flas për këtë njeri të frikshëm që është i lehtë, i lënë pas dore dhe megjithatë kaq elegant. Unë duhet të flas për një nga mënyrat e tij, për një episod të përfunduar, për një kujtim të destinuar të zhduket… Dhe do të pengohesha dhe do të përplasesha me fjalë të pahijshme.
Ai ishte mbi të gjitha poet; ai është më shumë poet në ndjenja sesa në të thënë, në të menduar sesa në shprehje. Nga kjo dëlirësi jotrupore e tij kaq e mrekullueshme, për dikë të mësuar me linja të pastra, me vizione të kufizuara dhe të sakta, lindi pothuajse një ndjenjë hutimi, shqetësimi : madje edhe paqartësie.
Dhe ai e dinte atë. Shikoni brohoritjen të ngrihet si një haraç për Universin. Një palosje e lehtë e buzëqeshjes së tij la të kuptohej një lëvizje instinktive, ironi e shkretë, por gjithsesi mirëdashëse dhe e butë, thuajse buzët mbetën të mbërthyera për një çast në grepin e një pyetjeje shumë të vogël e të nënshtruar : — Pse ?
Ai e donte diellin, insektet, lulet, gjethet, erën, librat, gjërat e përulura, gri të varfëra. Ai i donte shumë personazhet e artit të tij si qenie të gjalla, të gjelbra, të freskëta, të gërvishtura, të thara, të vdekura, të hasura përgjatë shtegut të përdredhur dhe me pluhur.
Ai vdiq i shkathët, ende i ri, preku atë fazë që do të ishte qëllimi i tij i fundit në lulëzim; ai u tërhoq në krahë me një tundje të shkurtër, me një përkulje të lehtë, me duar të bashkuara, me mjekrën pak të mbështetur mbi supe…
Sot duket se e sheh të shfaqet sërish, si dhe duke blerë, pa zhurmë, mes nesh.
Nëse do të ndodhte kjo mrekulli, ne nuk do të tmerroheshim dhe nuk do të habiteshim. Trillimi i tij ishte natyra e tij : ishte fati i tij.
Hija dhe drita, zëri dhe heshtja, madhështia dhe modestia u bashkuan në Të duke krijuar një harmoni shumë të çuditshme kontrastesh. Më triumfues, më mbresëlënës, më i pamatshëm në mënyrë hyjnore ishte kontrasti i gjithçkaje dhe asgjëje që ushqeu fiksimin pothuajse të padukshëm të një flake të largët : i shpejtë si një top zjarri është i treti si një pikë fikse e kupës sonë shpirtërore: i padukshëm si maja e një atomi të nxehtë dhe i pamatshëm si një diell.
Vitet do të kalojnë : ato do të konsolidohen dhe do të ndahen në shekuj. Edhe emri i Aleksandër Moisiut do të zhduket…
Duket sikur sheh grepin e asaj pyetjeje ironike dhe të refuzuar që ndonjëherë i kthente buzët në buzëqeshjen e tij : Çfarë rëndësie ka ?
Duket sikur sheh ata sy të qelqtë, të cilët, duke harruar lavdinë personale të vogël, njerëzore, kalimtare, vështronin hapur dhe shumë ëmbël duartrokitjet që ngriheshin lart nga batica e turmës; gjithnjë e më lart, ku çdo gjë është bllokuar dhe e copëtuar, orteku është pluhur dhe mbetet përjetësisht rob i Kohës !
* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/la-rivista-illustrata-del-popolo-d-italia-1935-homazh-per-aleksander-moisiun/.
Tomasz Kamusella
Europianizmi i vështirë rus
Gjatë gjysmë-mijëvjeçarit që kaloi, Rusia mori formën e një shteti të qendrueshëm perëndimor. Por duke nisur me shekullin 19, shumë elita ruse dhe qarqe sunduese nisën ta portretizojnë vendin e tyre si një antitezë morale dhe qytetëruese ndaj “Perëndimit të korruptuar”, sipas tyre.
Por qytetarët rusë në shijet e veta, në aspirata dhe udhëtime vazhdojnë të shkojnë në Europë dhe në Amerikën e Veriut, jo në Kinë dhe Indi. Tani (dmth në vitet 2022’2023), propagandistët e Kremlinit, gjatë luftës që vijon në Ukrainë, po flasin me termat e një ballafaqimi të përgjithshëm kundër “Perëndimit kolektiv”. Më kot ata e shohin këtë qendrim të përfytyrimit të tyre në jerm si luftën e fundit të historisë ndërmjet të mirës dhe të keqes. Një keqinformim gjaknxehtë gjeopolitik nga libri biblik i Apokalipsit.
Në të vërtetë, po shpaloset lufta e ringjallur e Rusisë kundër vetvetes. Rusia është bërë një vend vetëurrejtës, i ngërthyer në një luftë kundër karakterit të vet perëndimor. Por, falë imperializmit të përtrirë që po shteron burimet njerëzore dhe financiare të Rusisë, ajo po humbet pak e nga pak atë karakter perëndimor që fitoi. Gjendja po rëndohet, veçanërisht kur kjo mosarritje kontraston drejtpërdrejt me sukseset institucionale dhe ekonomike të Ukrainës gjatë periudhës së shkurtër pas-komuniste. Prandaj, sipas pikëpamjes së Moskës, Ukraina është fajtorja numër një, sepse pasqyra e shembullit ukrainas tregon se çfarë mund të bëhej Rusia në se Moska do hiqte dorë nga perandoria dhe do u kthente lirinë kolonive. Dekolonizimi është një parakusht.
Suksesi europian (dmth perëndimor) i Ukrainës zeron tërë propagandën e ushqyer por në thelb të zbrazët, premtimet e neoimperializmit rus. Prandaj, për ruajtjen e projektit të neoimperializmit të ringjallur rus (rashist), Kremlini e gjykon të nevojshme të pushtojë dhe ta përthithë Ukrainën dhe banorët e saj, ose ta shfarosë vendin nga faqja e planetit. Ekzistenca e Ukrainës është një shuplakë ndaj faqes rashiste (neoimperialiste) ruse.
Megjithatë, kur gërvishtet, nën rimeson e karakterit perëndimor të Rusisë, nuk shfaqet ndonjë vlerë aziatike ose tjetërlloj jo perëndimore.
Vetëm adoptime jo të përsosura dhe të keqtrajtuara të modeleve perëndimore mund të gjesh aty, gjë që e inatos më shumë diktatorin e Kremlinit.
Ai ende ëndërron për “madhështinë” e shkuar të Bashkimit Sovjetik që, për ca kohë, u ballafaqua me sukses me SHBA. Gjatë Luftës së Ftohtë, ideologjia sovjetike e marksizëm-leninizmit premtoi ardhjen e një parajse komuniste në Tokë dhe kështu, fundin e historisë. Megjithatë, të gjitha shenjat dalluese të vlerave antiperëndimore (ose jo perëndimore moderne), si komunizmi, një sistem njëpartiak, një parti-shtet (etatizmi), totalitarizmi ose kampet e përqendrimit, e patën prejardhjen në Perëndim. Nga ky vështrim, madje edhe Kina komuniste është më perëndimore se sa do donte të kishte Pekini.
Vlerat jo perëndimore të Rusisë?
Teoricienët dhe propagandistët e sotëm të karakterit përjashtimor të Rusisë ose madje të qytetërimit rus, shpesh tregojnë besimin ortodoks rus, alfabetin cirilik dhe gjuhën ruse. Ata i shohin këto shembulla si prova të vlerave ‘unike dhe jo perëndimore’ të Rusisë.
Në shekullin 10, misionarët sllavofonë nga Perandoria Romake e Lindjes (Bizanti), e sollën krishtërimin në Rus’ (apo në Ukrainën dhe Bjellorusisnë e sotme). Shumica vinin nga Ballkani. Në atë kohë Konstandinopoja konsiderohej si ‘Roma e Dytë’, veçanërisht pasi aty u vendos perandori i fundit romak perëndimor, në shekullin 6. Pas pushtimit otoman (mysilman) të Konstandinopojës, në shekullin 16 u ngrit një teori teologjike dhe politike që Moska ishte ‘Roma e Tretë’. Që Perandoria e Krishterë duhej të ‘transferohej’ nga bregdeti mesdhetar në Muskovi. Moska do bëhej me siguri Roma e fundit e botës greko-romake (perëndimore).
Gjatë shekujve 14 dhe 15 Muscovy u formua në vendet që flisnin fino-ungrisht, në lindje të Rus. Sundimtarët muskovitë pushtuan me sukses principatat në krah të Rus në perëndim dhe në veri, përgjatë principatave të khaneve të Perandorisë Mongole në lindje dhe jug. Ideja e Romës së tretë u mbështet në trashëgiminë greko-romake të projektit imperialist. Në mes të shekullit 16, Muscovy kërkoi për vete trashëgiminë e shtetit mesjetar Rus duke adoptuar emrin e tij. Pra ky emër u ndryshua në prizmin e gjuhës kryesore të atëhershme ortodokse greke, në Ros (s)iia, sikurse tipikisht përkthehej në Kishën Sllavonike. Kjo e fundit mbeti gjuha kryesore e Muscovy deri në shekullin 18.
Adoptimi i emrit Rossiia për Muscovy nuk u pranua nga fqinjët e vendit. Deri në fillim të shekullit 18, shtetet autonome dhe periodikisht të pavarur ukrainas vijuan të referojne veten si Rus(s)ia. Për më tepër, deri në fshirjen e mbretërisë nga harta politike e Europës në fund të shekullit 18, këndi i gjerë jugperëndimor i Polonisë-Lituanisë mëtonte të njihej si ‘Ruthenia’, që është një përkthim latin i Rus.
Në Perëndim dhe në Perandorinë Otomane, Rusia quhej ‘Muscovy’ deri në përfundim të Luftës së Madhe të Veriut në 1721. Cari Pjetër kërkoi që palët humbëse, pikërisht Prusia dhe Suedia, ta njihnin Muscovy nën emrin e latinizuar të Perandorisë Rossicum (perandoria Ruse). Por shumë vende europiane dhe Perandoria Otomane ngecën në emrin perëndimor tradicional të Muscovy për Rusinë, deri në fillim të shekullit 19.
Bërja perëndimore e cirilikeve rus
Me programin perëndimor të Pjetrit, u ngrit kryeqyteti i ri me pamje perëndimore, me arkitekturë klasike, në kënetat balltike të Ingrisë. Ai ka qenë dikur një provinvë suedeze që rusët sapo e kishin zënë. Shën Petërsburgu u ndërtua në vetëm nëntë vjet. Ai ishte një Dubai i kohëve moderne, i ngritur në një tokë shkretë. me punën prej skllavi të bujkrobërve të panumurt. Në 1812, kryeqyteti i Muscovy u zhvendos në këtë port të ri, nga Moska në brendësi. Me ndarjen e shtetit nga kisha, tradita romake lindore (bizantine) e cezaropapizmit u braktis gjerësisht. Posti i patriarkut u hoq dhe Kisha Ortodokse në Rusi, në fakt, u drejtua nga Cari, ky i fundit e barazoi veten me shtetin. Për të hequr një vijë të trashë ndërmjet librave fetarë dhe jo fetarë, Ciriliket e Kishës (të vjetra) u zëvëndësuan me një formë të re cirilikesh, të porositura nga Cari në Vendet e Ulta.
Forma e re e cirilikeve u bë e njohur si Grazhdanka apo ‘shkrimi civil’ (jo fetar). Forma e shkronjave të Grazhdankës u modelua me tipin antik të alfabetit latin, sikurse përdoret sot për të shkruar dhe botuar në Perëndim. Prandaj, në shikim të parë, ciriliket ngjasojnë më shumë si alfabet latin në faqet e shtypura. Një burim tjetër i kësaj ngjashmërie është fakti që, si shkrimi latin ashtu edhe ai cirilik e kanë prejardhjen nga alfabeti grek. Është e qartë, ky i mëparshmi ka lindur në antikitetin e thellë (shekulli 7 para Krishtit), ndërsa ciriliket janë shpikur në Perandorinë Bullgare gjatë fundit të shekullit 9. Me shkrimin e vet për sllavishten vendase, Cari bullgar donte të nënvizonte pavarësinë klerikale (ideologjike) të mbretërisë së tij nga Perandoria Romake e Lindjes, që fliste greqisht.
Ky pjalmim i pasur kryqëzues i ndikimeve e thekson më shumë karakterin perëndimor dhe origjinën e cirilikeve të sotme në formën e rusishtes. Shembulli i Rusisë, si fuqia europiane e atëhershme e vetme ortodokse për t’u shënuar, i bindi rumunët dhe sllavofonët ortodoksë në Ballkanin otoman (bullgarët dhe serbët) të shkëmbejnë ciriliket e kishës me Grazhdankën, në gjysmën e parë të shekullit 19.
Pasi e adoptuan stilin perëndimor të Grazhdankës, çështja e gjuhës zyrtare të Rusisë u shfaq si problem. Sllavonikja e kishës nuk mund të shërbente për këtë qëllim, sepse ajo mbeti e ndërthurur tepër me kishën ortodokse dhe kështu të shpinte në të shkuarën paramoderne dhe disi jo perëndimore. Në 1724, me modelin e Akademisë Franceze, u themelua një Akademi e Shkencave e Shën Petërsburgut, si universiteti i pare perandorak kërkimor. Menjëherë, nisi një grindje, kur profesorët, shumica nga provincat balltike protestante, propozuan gjermanishten për t’u bërë gjuha zyrtare institucionale. Kolegët etnikë rusë dhe nga feja ortodoksë propozuan sllavonishten e kishës, në vend të saj. Zgjidhja e fundit nuk ishte praktike, duke marrë parasysh vështirësitë e botimeve shkencore në këtë gjuhë, ndërsa e para nuk mund të pranohej nga rrethet politike dhe ideologjike.
Problemi i gjuhës
Kompromisi erdhi në formën e latinishtes, përkundër kundërshtimit ndaj saj nga kisha si ‘gjuhë e dreqit’. Megjithatë, fisnikëria perandorake shumëetnike dhe shumëfetare e adoptoi shpejt frëngjishten si gjuhë të saj për komunikimin e përditshëm dhe qëllime kulturore. Kjo zgjedhje theksonte që fisnikëria ruse ishte pjesë e fisnikërisë europiane dhe e kulturës së saj paneuropiane (e gjitha perëndimore).
Në përputhje me këtë, akademia e sipërpërmendur u bë gjërëisht e njohur në frëngjisht si Académie des sciences de Saint-Pétersbourg. Frëngjishtja mbeti gjuha e saj kryesore e studimeve dhe administrimit deri te revolucioni Bolshevik, ndërsa përdorimi i latinishtes u kufizua në funksionet ceremoniale. Aneksimi i Finlandës nga Rusia, po ashtu i shumicës së Polonisë-Lituanisë (apo Bjellorusia , Letonia, Lituania, Polonia lindore dhe Ukraina e sotme) dhe i Besarabisë (Moldavia e sotme), solli një shumëfishim të fisnikëve që flisnin frëngjisht në perandorinë e zgjeruar, krahas kësaj institucionet arsimore të stilit perëndimor me frëngjishten, latinishten dhe polonishten si gjuhë arsimore.
Kjo zgjidhje, duke shfrytëzuar latinishten dhe frëngjishten në arsimin laik shkoi mirë, aq sa sajimi i një gjuhë ruse mbi bazën e modelit perëndimor
nuk doli diçka e ngutshme. Në mes të shekullit 18, Caresha ia besoi shkencëtarit Mikhail Lomonosov themelimin e një universiteti të stilit perëndimor në Moskë. Njëzetë vjet më parë ai ishte arsimuar në universitetin e Marburgut në Hessen, në Perandorinë e Shenjtë Romake. Në këtë universitet, Lomonosovi kishte vëzhguar që, në vend të përdorimit të latinishtes si mjedis i detyrueshëm i arsimit, qe e mundur të jepje mësim në gjuhën vendase, ose gjermanisht në këtë rast. Mbi këtë bazë, shkencëtari propozoi që rusishtja të bëhej gjuha e mësimdhënies në universitetin e Moskës.
Ishte problem se askush nuk e dinte qysh një rusishte e stilit perëndimor do të dukej. Për shkrimtarët sllavofonë në Moskë, që kishin krijuar në sllavonishten kishëtare, gjuha muskoviane dukej “vulgare”. Në veprat jo teologjike (laike) lejuan disa terma gjuhësorë të tregtisë dhe bizneseve të ndryshme, që dilnin si diçka e ngutëshme për rusishten sllavenishte. Ishte kjo një përzierje e përpjesëtimeve të larmishme ndërmjet sllavonishtes kishëtare dhe gjuhës muskovite. Duke projektuar mbi bazën e teorisë letrare të Ciceronit mbi tre stilet, Lomonosovi propozoi që një gjuhë e ardhëshme ruse duhej ndërtuar mbi bazën e sllavonishtes kishëtare, rusishtes sllavenishte dhe muskovite. Sipas shkencëtarit, gjini “serioze” të “stilit të lartë” duheshin kompozuar në variantet gjuhësore të mëparëshme, ndërsa ato “jo të rëndësishme” të “stilit të ulët” në dy variantet e tjerë. Si shtesë veprat e “stilit të mesëm”, të përshtatshme për një audiencë në përgjithësi të arsimuar duhet të kombinonte të tri variantet gjuhësorë. Si rrjedhojë, në fillim të shekullit 19, lindi një variant i vetëm rusishteje. Sllavenishtja-rusishte u bë ajo që është edhe sot, sepse u krye me të tre stilet e Lomonosovit.
Lomonosovi i shpjegoi idetë e tij si të ndërtohej një gjuhë ruse në Gramatikën e Rusishtes të vitit 1755, të shkruar në sllavenisht-rusisht. Në këtë vepër, ai u mbështet mbi modelin e gramatikës së parë moderne (dmth që ngrihej mbi bazën e shembullit perëndimor) të sllavonishtes kishëtare, të botuar në Poloni-Lituani (ose Lituaninë e sotme) në vitin 1619. Autori i kësaj gramatike, Meletius Smotrytsky, ishte një klerik rutenian ortodoks (ukrainas) që u konvertua në katoliciozmin (grek). Në Poloni-Lituani, gjuha rutene e bazuar në ciriliket (paraardhëse e ukrainishtes dhe bjellorusishtes së sotme) shërbente në administratë dhe arsim në gjysmën lindore të mbretërisë (ose në Lituaninë, Bjellorusinë dhe Ukrainën e sotme), rutenishtja mbeti gjuhë zyrtare në Poloni-Lituani deri në fillim të shekullit 18. Me qenë se rutenishtja ishte relativisht e afërt me muskovishten, ajo që një gjuhë e huaj popullore që mësohej në Muskovi. Prandaj rutenishtja ofronte një kanal të dobishëm përmes të cilit hynë në Moskë shumë ide perëndimore.
Pra, një gjuhë ruse e barabartë me gjuhët e tjera europiane (perëndimore) dhe e dobishme po ashtu, ajo duhej pajisur me një fjalor normativ. Askush nuk e dinte qysh modeli perëndimor i fjalorit normativ mund të zbatohej për të përshkruar dhe standardizuar rusishten, që vetë ishte ende një vepër në tentative në përparim. Megjithatë, modelet perëndimore leksikografike dhe gramatikore qenë zbatuar tashmë në gjuhën ruteniane të bazuar në cirilike në këtë mënyrë. Kështu, në përpjekjet e tyre për të krijuar një gjuhë ruse, dijetarët rusë, së pari u mbështetën në fjalorin rutenian sllavonik kishëtar të famshëm të Pamva Beryndës (1827) të botuar në Kijow (Kryeqyteti i sotëm ukrainas Kyiv), në Poloni-Lituani. Fjalori i Beryndës tregoi dobishëm qysh të bëhej dallimi ndërmjet sllavonishtes kishëtare dhe fjalëve gjuhësore.
Në shekullin 18, frëngjishtja doli si gjuha “më e zhvilluar” dhe më “universale” e qytetërimit perëndimor. Në mbarë Europën, dijetarët dhe lexuesit e konsideronin Le Dictionnaire de l’Académie française si një kulm të të arritjeve të leksikografisë perëndimore. Kështu, akademikët rusë vendosën ta përkthejnë këtë fjalor me autoritet francez në rusishten ende fëminore (dmth sllaveno ruse). Përpjekjet e tyre prodhuan një fjalor të zgjeruar frëngjisht-rusisht (1786), që u botua në Shën Petërsburg. Si rrjedhojë, mbi modelin e fjalorit frëngjisht të sipërpërmendur, doli një fjalor në gjashtë vëllime i Akademisë Ruse ndërmjet viteve 1789 dhe 1794. Për kureshti, ai nuk e përmëndëte emrin e gjuhës të përshkruar dhe anonte më tepër në drejtim të sllavonishtes kishëtare se sa të sllavenishtes ruse, atëhere tipike që lejohej. Ky “devijim” nga sllavonishtja kishëtare u ndreq në përkthimin që pasoi të këtij fjalori akademik të rusishtes në frëngjisht, që polli një fjalor rusisht frëngjisht pesë vëllimesh (1799-1802).
Ndërmjet viteve 1803 dhe 1832, universiteti më i madh i Perandorisë Ruse ishte vendosur në Wilno (sot kryeqyteti i Lituanisë, Vilnius). Polonishtja shërbente si gjuhë mësimi dhe gjithashtu administrate nëpër tokat që Shën Petersburgu i kish marrë Polonisë-Lituanisë në fund të shekullit 18. Universiteti i dytë më i madh i perandorisë, që arsimonte studenta në mjedisin e gjermanishtes, ishte aktiv në Dorpat (sot Tartu në Estoni). Gjermanishtja dhe polonishtja iu përshtateshin më mirë kërkesave të modernizimit të stilit perëndimor se sa gjuha ruse. Në këtë kohë, të dy universitetet prodhonin tri të katërtat e diplomantëve universitarë të Rusisë. Si rezultat, deri në mes të shekullit 19, së pari një shumicë e mandej një shumësi të diplomuarish universitarë të Rusisë shkruanin dhe bënin studime në mjedisin e polonishtes dhe gjermanishets.
Çfarë ka në emër?
Kryengritja e fisnikërisë polako-lituane kundër carit në vitet 1830-1831 shpuri në mbylljen e universitetit të Wilnos dhe në zëvëndësimin e polonishtes si gjuhë rajonale e administratës me rusishten në vitin 1832. Për t’i dhënë një pamje ligjshmërie këtij vendimi ndëshkues thelbësor të ushtruar nga lart, autoritetet futën në Dukatën e Madhe të Lituanisë statutin e shekullit 16 (ose Kodin ligjor). Në rusisht emri i gjuhës ruse ishte atëhere Rossiskij dhe i përgjigjej drejtpërdrejt emrit të gjuhës ruse të vendit, dmth Rossia. Pra, Statuti Lituanez e projektoi rutenishten (ose bjellorusishten dhe ukrainishten e sotme) si gjuhë zyrtare e Dukatës së Madhe, ose Rusky në rutenisht.
Vendim-marrësit dhe shkrimtarët vendas e dinin që Rossiskij dhe Rusky ishin dy gjuhë të ndryshme, pavarësisht ngjashmërisë në dukje ndërmjet emrave të tyre. Për shembull, emrat e sllovenishtes (Slovenski) dhe sllovakishtes (Slovensky) janë edhe më të ngjashëm, por askush nuk dyshon që e para është gjuhë zyrtare e Sllovenisë, ndërsa e dyta e Sllovakisë. Megjithatë barazimi spektakular i Rossiskij me Rusky u imponua për të ligjëruar shkëmbimin në gjuhët zyrtare. Ky manipulim shpuri gjithashtu në ndryshimin, si pasojë, në emrin rus të gjuhës ruse nga rossiskij në ruskij. Ky zhvillim gjithashtu e largoi emrin e gjuhës ruse nga ai i Rusisë në gjuhën ruse, pikërisht Rossia
Në të njëjtën kohë, elita ruse huazoi ideologjinë perëndimore të nacionalizmit etnogjuhësor për ta homogjenizuar pjesën europiane të perandorisë ruse, më shumë mbi një bazë gjuhësore, se sa fetare. Popullsia poliglote dhe polifetare e perandorisë doli më e gatshme të adoptojë rusishten si gjuhë të tyre të administratës dhe arsimit, se sa të braktisë fetë dhe emërtimet e tyre të ndryshme.
Në fund të shekullit 18, Franca revolucionare u shkëput nga mbretëria e pronave të pabarabarta, drejt një shteti kombëtar me qytetqrë të barabartë. Nacionalizmi u bë një arritje e arratisur si ideologji e ligjeshmërisë dhe e luftës për shtetësi, pa pasë nevojë t’u referohej hyjnive. E drejta hyjnore e supozuar e mbretërve për të sunduar u bë diçka e të kaluarës. Zgjerimi i Francës në lindje shpuri në çmontimin e Perandorisë së Shenjtë Romake në vitin 1806. Ky zhvillim i la folësit e zonës gjermanisht folëse në shumë shtete , që ishin tepër të vegjël për ta kundërshtuar me sukses Francën imperialiste. Kështu, më 1813, doli mendimi që kombi gjerman duhej përkufizuar si i përbërë nga të gjithë folësit e gjuhës gjermane. Bashkësia e gjuhës gjermane u barazua me kombin gjerman. Në këtë moment, u shpik një tip nacionalizmi etnogjuhësor.
Pas një kryengritje tjetër të dështuar të fisnikëve polako-lituanezë kundër Carit, në vitet 1863-1864, autoritetet ruse vendosën të adoptojnë ideologjinë perëndimore të nacionalizmit etnogjuhësor për nevojat ideologjike të vendit. Mbi këtë bazë, ata e ndaluan botimin në rutenisht (bjellorusisht dhe ukrainisht) dhe imponuan përdorimin e cirilikeve në vend të shkronjave latine për çdo botim në letonisht dhe lituanisht- Për më tepër, kur po mbyllej shekulli 19, gjermanishtja u zëvëndësua me rusishten në provincat balltike (gubernat) të Courtlandit, Livonisë dhe Estlandit (ose Letonia dhe Estonia e sotme). Kur nisi shekulli 20, qeveritarët caristë nisën ta zëvëndësojnë gjuhët zyrtare të finlandishtes dhe suedishtes me rusishten. Revolucioni i vitit 1905 i ndali këto përpjekje dhe e zbuti politikën e rusifikimit në disa vende.
Rashizmi ose imperializmi perëndimor i Rusisë
Pra, para Luftës së Parë Botërore, imponimi i rusishtes si gjuhë e administratës dhe arsimit në krejt pjesën europiane të Perandorisë Ruse u plotësua praktikisht. Qe e mundur të formuloje dhe përmbushje këtë politikë vetëm falë teknologjive intelektuale perëndimore, pikërisht, atyre të gjuhës standarde dhe nacionalizmit etnogjuhësor. Që të dyja u adoptuan me kujdes në Rusi dhe patën shprehje të efektshme.
Në ditët e sotme, Rusia po sulmon Ukrainën në stilin e shekullit, 19 sipas të cilit nuk ekziston as gjuha ukrainase as kombi ukrainas, sepse e para është një dialekt i rusishtes ndërsa i dyti asgjë tjetër veçse rusofonë që flasin dialekt tjetër, dhe si të tillë anëtarë të kombit rus. Është e qartë, nuk ka rëndësi për Moskën se çfarë mund të mendojnë vetë ukrainasit dhe çfarë duan ata. Perandoritë nuk negociojnë me popujt nën ta, por imponojnë. Ndonëse propagandistët rusë e përkufizojnë invazionin që vazhdon në Ukrainë si një luftë kundër perëndimit kolektiv të degjeneruar, Kremlini po përdor përsëri mjetet e vjetra perëndimore të gjuhës standarde dhe nacionalizmit etnogjuhësor për të justifikuar dhe proceduar me pushtimin e Ukrainës.
Kremlini në luftën e vetshpallur të mijëvjeçarit kundër Perëndimit po përpiqet kryesisht kundër vetvetes. Rusia është në luftë me veten e saj. Ky konflikt i çuditshëm dhe thelbësisht i pakuptimtë rrezikon me vdekje masive dhe shkatërrim Rusinë dhe shtetet fqinjë me të, që të gjithë të ndërtuar me kujdes sipas pëlqimit të Perëndimit. “Logjika” e helmët e sulmit të Moskës mbi Ukrainën është zhytur në imperializëm të papenduar dhe pamenduar. Imperializmi është një shpikje tjetër perëndimore, që Perëndimi tashmë e ka braktisur me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore. Ekonomikisht dhe mbi një truall moraliteti, perandoritë kanë pushuar të kenë kuptim pas mesit të shekullit 20. Është gjykuar si e gabuar zgjedha dhe shfrytëzimi i popujve të tjerë. Për hir të një të ardhme më të mirë dhe më të barabartë dhe mbi bazën e të drejtave të njeriut, dekolonizimi është bërë normë e ditës.
Rreth viteve 1970, mbeturinat e perandorive perëndimore u zhdukën në ajër. Në vend që ta kundërshtojë karakterin, logjikën e vet imperialiste, Bashkimi Sovjetik mbeti perandoria e vetme perëndimore. U deshën njëzetë vjet që ai të shpërbëhej në vitin 1991. Kjo prodhoi 15 shtete kombëtare të rinj pas-kolonialë. Kishte shpresë që Rusia të bëhej një shtet normal europian. Tani e dimë që kjo nuk ndodhi. Përkundër emrit të saj zyrtar, Federata Ruse shumë shpejt u kthye në një perandori si ajo e sovjetëve.
Rusia pëlqen të jetojë në të shkuarën e “lavdishme”, që Moska përpiqet
me prapaveprim t’ia heqë karakterin perëndimor duke përdorur sërish politikat e dalë mode perëndimore të rusifikimit dhe zgjerimit imperialist.
Ky kthim prapa në tipet e hershme të të bërit perëndimor është jo logjik por shërben për qëllimin e ligjërimit dhe përjetimit të sistemit të përtrirë të imperializmit totalitar (rashizmit) në Rusinë e ditëve tona. Sikurse kanë thënë romakët, divide et impera. Që të ekzistojnë perandoritë duhen zgjeruar. Ky është rreziku ekzistencial që përballon Rusia neoimperiale tani. Një politikë që mund të funksiononte dy shekuj më parë, nuk ka vend në botën e ditëve të sotme, ku e tërë masa tokësorë e banueshme është ndarë ndërmjet shteteve kombëtare ekzistuese.
Sipas Kartës së OKB, të gjithë shtetet e botës janë të barabartë, tërësia e tyre tokësore është guri i themelit i ligjit ndërkombëtar ku paqja, stabiliteti dhe mirëqënia e globit qendron. Me një dorë të vetme, Kremlini don të minojë rendin botëror për të përmbushur dëshirën rashiste iluzore për ta kthyer kohën e artë sovjetike që nuk ka qenë kurrë e tillë. Kampet e përqëndrimit – Gulagë, pushtimet imperialiste, shtypjet masive, kontrolli tërësor, vrasja masive, pastrimi etnik dhe gjenocidi përbënin shenjat dalluese të sovjetizmit të lartë. Kush ka nevojë për një stil rashist ta përsërisë këtë në shkallë botërore? Kë do bënte të lumtur kjo përveç një grushti tiranësh sadist?
Mars 2023

Përktheu Bardhyl Selimi, Tiranë, 21 mars 2023
Nga Aurel Dasareti
Puna që funksionon, është ajo që bëhet nga duar të afta, e udhëhequr nga një tru i qartë dhe e frymëzuar nga një zemër e patrembur.
***
Armiku i përjetshëm i shqiptarëve, djalli, sillet vërdallë si një qen ulëritës për të gjetur dikë apo diçka që të gllabërojë.
Kur marrëveshjet e fshehta politike kërcënojnë demokracinë, sigurinë, sovranitetin dhe integritetin e shteteve të dobëta, viktimat duhet të reagojnë. Pse serbët dhe ata që i ledhatojnë e duan asociacionin me çdo kusht? Dhe pse ata kërkojnë (kërcënojnë Kosovën) për ta përshpejtuar këtë me çdo kusht? A është kështu që ajo thjesht duhet të çohet përpara pa asnjë mendim për pasojat?!!!
Ndonjëherë thjesht, duhet të ndalosh vrapimin për në humnerë dhe të bësh një bilanc. Çfarë fitoni, çfarë humbni?
Amputohet toka e shqiptarëve, serbët vetëm fitojnë më pak ose më shumë. Kjo do të thotë se kryeministri, që në emër të popullit, menaxhon tokat dhe interesat publike, në demokraci, është shërbëtori dhe jo pronari i Kosovës, prandaj duhet të bëjë atë që është më e mira për shtetin (vendin) dhe qytetarët e tij. Në përputhje të domosdoshme (100%) me Kushtetutën. Asnjë milimetër anashkalim.
Disa do të thoshin shpejtojeni “zajednicën”, kishat serbe (që faktikisht janë ilire-arbërore) dhe gjithçka që kërkon Serbia. Ka më shumë se 20 vjet që vazhdon tragjikomedia. Por këtu shohim aq shumë rrezik vdekjeprurës, saqë kjo për mendimin tim – dhe jo vetëm, nuk ka urgjencë. Marrëdhënia midis natyrës së egërsirave dhe veprimtarisë njerëzore nuk i përkasin gjithmonë të njëjtës kategori. A është tashmë e sigurt që në të ardhmen e afërt duhet t’ia japim armikut edhe disa zona tjera që ai të na japë “paqe” për disa muaj?
Duhet për të reflektuar nëse ka disa nga kritikat që mund të përdorim në mënyrë konstruktive për ta përmirësuar politikën tonë. Po filloj të pyes veten nëse dikush është mbjellë në LVV për të shkatërruar vendin nga brenda?!
Po, kritikës konstruktive dhe debatit të ndritur, jo konfliktit me çdo kusht. Pra, le të mos e marrim pikëllimin paraprakisht, çështja ka të bëjë me “të jesh apo të mos jesh”. Andaj, domosdoshmërish të dalë së shpejti në një Referendum për t’u votuar dhe për t`u dëgjuar. Atëherë të gjitha argumentet pro dhe kundër do të jenë në tryezë!
Trimëri dhe maturi kur kërcënon rreziku. Të shkosh dhe të pyesësh ata që dinë më shumë se ti se çfarë kuptimi kanë gjërat, dhe t’i interpretosh drejt e të mos rrëshqasësh në greminë, kjo do të thotë të jesh një udhëheqës i denjë.
***
Tradita e manipulimit politik është po aq e vjetër sa vetë historia. Regjimet kriminale-totalitare e kanë çuar subjektin në lartësi të mëdha. Goebbels, Stalini (…) ishin virtuoz. Jo më pak virtuoz janë Putin krimineli që udhëheq Rusinë dhe kriminelët që udhëheqin Serbinë: coftina Millosheviç, Vuçiç, Daciç…
***
Gjërat ndodhin: qëndrimet ndryshojnë, parimet vyshken, kufijtë mjegullohen – dhe shumica e shqiptarëve nuk kuptojnë asgjë deri shumë kohë më pas, kur gjithëçka është rrënuar. Përdorimi i metodave profesionale të marketingut për shitjen e politikave dhe politikanëve është një shembull. Është bërë profesion dhe është lejuar të zhvillohet lirshëm në hapësirën e fshehur gjatë disa dekadave. Vetëm tani publiku ka filluar të kuptojë se manipulimi i qëndrimeve dhe opinioneve është një formë e rrezikshme ndotjeje.
Ndërsa historia përparon, nuk është më e mundur të bëhet dallimi midis asaj që merret me ndershmëri nga të tjerët, dhe ku burimet e dorës së dytë priren të përshtaten me opinionin-analizën e preferuar të disa autorëve të “gjithëdijshëm” (në fakt amatorëve që fantazojnë se posedojnë aftësi mbinatyrore) të preferuar nga mediat shqiptare. Ndryshe, “ekspertë të asociacioneve” që kanë një të drejtë ekskluzive për të gjykuar dhe ditur 100% saktësisht se çfarë duhej bërë dhe jo, kur, nga kush, në çfarë mënyre.
Për mua, gjëja e rëndësishme është të mendosh me zë të lartë, të thuash atë që ndjen kur e ndjen, të jesh mjaftueshëm i guximshëm për të jetuar në përputhje me të vërtetën ashtu siç e sheh, pavarësisht se cilat mund të jenë pasojat.
Ministri Mehaj priti në takim Zëvendës Këshilltaren Civile për Politikë të Jashtme në EUCOM, Ambasadoren Kate Byrnes dhe Drejtorin për Strategji, Plane dhe Politika në EUCOM, gjeneral major Daniel Lasica
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Inspektorja Gjenerale në FSK, gjeneral major Irfete Spahiu, ka pritur sot në takim një delegacion nga Komanda Evropiane e Forcave Amerikane (EUCOM), të udhëhequr nga Zëvendës Këshilltarja Civile për Politikë të Jashtme në EUCOM, Ambasadorja Kate Byrnes dhe Drejtori për Strategji, Plane dhe Politika në EUCOM, gjeneral major Daniel Lasica.

Në këtë takim u bisedua lidhur me situatën e sigurisë në vend dhe rajon, ndikimin e luftës së Ukrainës si dhe për pjesëmarrjen e Republikës së Kosovës në Grupin e Kontaktit për Ukrainën.
Ministri Mehaj me këtë rast shprehu falënderim për mbështetjen e SHBA-së në të gjitha proceset e rëndësishme dhe theksoi interesimin e lartë për integrimin e Republikës së Kosovës në strukturat euro-atlantike, në Programin e Partneritetit për Paqe dhe në NATO.

Në këtë takim, Ministri Mehaj njoftoi Ambasadoren Byrnes lidhur me përmbylljen me sukses të fazës së parë të Planit Gjithëpërfshirës së Tranzicionit, i cili është hartuar bashkërisht me Institutin për Qeverisje të Sigurisë (ISG).
![]()
Gjithashtu, tema tjera që u shtjelluan në këtë takim ishin edhe përgatitja për ushtrimin shumëkombësh Defender 2023, për rëndësinë e bashkë zbarkimeve të FSK-së me forcat aleate si dhe për pranimin dhe mbështetjen në strehim të refugjatëve afganë.
Presidentja e Republikës së Kosovës dhe Komandantja Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me drejtorin në largim të Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Joachim Hoppe dhe drejtorin e ardhshëm të NALT, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein.
Gjatë takimit, Presidentja Osmani diskutoi një varg temash me të dy gjeneralë brigadash, duke u fokusuar në rëndësinë e maksimizimit të të gjitha përpjekjeve për zhvillimin, trajnimin dhe dërgimin e misioneve jashtë vendit të FSK-së në përputhje me standardet e NATO-s, e me qëllim përfundimtar anëtarësimin në këtë organizatë. Ky objektiv mbetet prioritet kryesor strategjik i politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare për Kosovën në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Presidentja shfrytëzoi rastin për të shprehur vlerësimin e saj për mbështetjen e rëndësishme, si dhe asistencën zhvillimore të ofruar nga NALT-i, në kuadër të misionit dhe mandatit të vet. Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e dhënë nga ekipi i NALT-it ka qenë e rëndësishme për ta ndihmuar Kosovën të arrijë përparim të dukshëm drejt synimit të saj për anëtarësim në NATO.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të rëndësishëm në përmbushjen e misionit të NALT-it në Kosovë, Presidentja Osmani e dekoroi drejtorin në largim të NALT-it, gjeneral brigade Joachim Hoppe me Medaljen Presidenciale Ushtarake, për mbështetjen e jashtëzakonshme në ngritjen e kapaciteteve, edukimin dhe aftësimin profesional të Forcës së Sigurisë së Kosovës në përputhje me standardet e NATO-s. Ky nderim pasqyron vlerësimin dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për përpjekjet e jashtëzakonshme të gjeneral brigade Joachim Hoppe dhe ekipeve të NALT-it.
Duke shprehur mirënjohje për gjeneral brigade në largim Joachim Hoppe, Presidentja Osmani shprehu gjithashtu përkushtimin e saj për të punuar ngushtë me drejtorin e ardhshëm të NALT-it, gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein për ta forcuar bashkëpunimin në të ardhmen.
Presidentja Osmani ka potencuar se është e përkushtuar që të punojë ngushtë me NATO-n dhe të gjithë partnerët e saj për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin e Republikës dhe rrjedhimisht të rajonit, duke theksuar se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj prioritetit të saj strategjik – integrimit e plotë në institucionet euroatlantike.
Prishtinë, 22 mars 2023
Adresimi i Kryeministrit Kurti në mbledhjen e 136-të të Qeverisë
Të dashur qytetarë,
Sonte në orën 19:48 minuta do të bëhen dy vjet prej zgjedhjes së Qeverisë suaj.
Të nderuar zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra,
Nesër, në këtë kohë, bëhen dy vjet nga dita e parë e shërbimit tonë.
Shpresa për më mirë dhe besimi, që ajo mund të arrihet, janë shkaku dhe arsyeja se pse ne jemi këtu. Të zgjedhur të popullit për ta bërë ndryshimin, me një kabinet të përzgjedhur për ta realizuar potencialin.
Sot, pandemia COVID-19 për shumë prej nesh edhe mund të na duket si një kujtim i largët. Nganjëherë sureale. Por, është dhembja për humbjen e më të dashurve tanë, familjarëve e miqve, që na rikujton më së miri rrezikun që e kemi jetuar vetëm diç më pak se dy vjet më parë. E dy vjetme parë, në mars të vitin 2021, për fat të keq të qytetarëve tanë, Kosova nuk kishte as edhe një vaksinë dhe asnjë kontratë për vaksina. E tillë ishte e vetmja në rajon. Qeveria pararendëse, kishte dështuar t’i sigurojë ato.
Virusi corona, nuk ishte vetëm shkaktar i krizës globale shëndetësore. Mbyllja dhe masat kufizuese, që kishin zbatuar shtetet për të menaxhuar shkallën e shpërndarjes së tij, kishin ulur shumë edhe aktivitetin ekonomik. Ekonomia botërore praktikisht pauzoi. Qytetarët, të mbyllur e të pasigurt për të ardhmen e tyre, kursenin. Në vitin 2020, sipas Bankës Botërore, Kosova kishte pësuar tkurrje ekonomike prej – 5.3%.
Hapja e ekonomive botërore dhe rikthimi në normalitet, sado pozitive dhe e domosdoshme, pati edhe pasoja anësore. Në vrap për të nxënë hapin, të vërshuar nga kërkesat e mëdha të tregut, ekonomitë më të mëdha prodhuese kishin nevojë për më shumë konsum të energjisë elektrike. Madje më shumë se ç ‘mund të prodhohej. Në fund të vitit 2021, kontinenti i Evropës, por jo vetëm, po ballafaqohej me krizë energjetike. Më pak energji elektrike në treg, nënkuptonte çmime më të larta të importit të energjisë, që si për domino efekt kishin rritjen e çmimeve të produkteve bazë.
Fillimi i vitit 2022, shokoi kontinentin e Evropës, por jo befasisht. Agresioni publik dhe diplomatik i Rusisë ndaj Ukrainës, me 24 shkurt, mori trajtën e agresionit ushtarak tradicional. Muajin e kaluar u bënë 1 vit. Lufta në njërën anë dhe sanksionet e përbashkuara ndaj Federatës Ruse në anën tjetër, rënduan edhe më shumë krizën botërore të deriatanishme.
Rusia ishte prej eksportuesve më të mëdhenj të naftës dhe gazit në tregun botëror. Energjia elektrike, që mundëson prodhimin dhe nafta që mundëson transportin e produkteve të prodhuara, njëra në fillim dhe tjetra në fund të zinxhirit të furnizimit me produktet që konsumojmë, ndikuan drejtpërdrejt në inflacionin e importuar.
Në Kosovë, varësia ndaj importit të energjisë elektrike, në mungesë të kapaciteteve të mjaftueshme të gjenerimit të energjisë elektrike dhe ndaj produkteve, që konsumojmë në mungesë të prodhimtarisë vendore, zhveshi paturpësisht keqqeverisjen 13-vjeçare dhe shkurtpamësinë e politikave ekonomike.
Vendi kishte nevojë për rikthim, rikuperim, ringjallje. Rikthim të normalitetit. Rikuperim të dëmeve. Ringjallje të ekonomisë.
Qeverisë sonë iu deshën vetëm 2 muaj, kundruall 9 sa kishte kohë qeveria paraprake, që të negociojmë dhe të nënshkruajmë kontratën me kompaninë Pfizer për 1.2 milionë doza të vaksinave. Brenda 100-ditëshit të parë siguruam 2 milionë sosh. Bashkë me ndihmën dhe donacionet e partnerëve tanë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit të Evropian, nga e fundit në rajon, në kohë rekord, e përkundër skeptikëve të zhurmshëm, Kosova doli e para në Ballkanin Perëndimor për nga përqindja e popullatës së vaksinuar me të paktën një dozë.
Punëtorët shëndetësorë e dinë më së miri se çfarë ndërmarrje e mundimshme, por edhe e suksesshme ishte administrimi i mbi 1.6 milion vaksinave brenda 6 muajve nga fillimi i vaksinimit masiv, për të imunizuar 60% të popullatës së targetuar. Pa profesionalizmin dhe vetëmohimin e tyre, nuk do të ishte e mundur, sikurse edhe pa vetëdijen e lartë të qytetarëve për t’iu përgjigjur thirrjeve për tu vaksinuar. Edhe sot, ju jemi falënderues dhe mirënjohjes. Por, teksa e kujtojmë e shënojmë suksesin e fushatës së vaksinimit, më lejoni që edhe një herë të shpreh ngushëllimet më të thella të gjithë atyre, që pandemia u mori më të dashurit e tyre.
Vaksinimi masiv ishte çelësi i rikuperimit drejt ringjalljes. Mundësoi shtimin e aktivitetit ekonomik, që bashkë me besimin në qeverinë e re, shpresën për të ardhmen, masat emergjente fiskale dhe pakon e Ringjalljes Ekonomike e diktuan performancën ekonomike dhe buxhetore përtej pritjeve të fillim vitit.
Rritja ekonomike në vitin e parë të qeverisjes ishte 10.7% të bruto produktit vendor, më e larta në historinë e vendit. Të hyrat buxhetore u rritën për 1/3 në krahasim me vitin pararendës. Eksportet ishin mbi 100% më të larta krahasuar me vitin 2019, viti i parë më i afërt jo-pandemik apo saktësisht 109.4%. Ekonomia u rritë për 1.18 miliardë euro.
Në vitin e dytë, shënuam rritje ekonomike rreth 4%, pasi që të hiqet inflacioni. Të hyrat tatimore shënuan rritje për rreth 20%. Vlera e eksporteve u rrit për 23%, duke iu afruar kështu, më shumë se asnjëherë më parë, shumës 1 miliard. Ky trend i rritjes ka bërë që raporti ndërmjet eksportit dhe importit të përmirësohet nga gati 1 me 9 sa ka qenë në vitin 2019, në më pak se 1 me 6 sa është aktualisht. Nga 1 me 9 në 1 me 6 për dy vjet. Ndërkaq, investimet e huaja në vitin 2022 arritën vlerën rekorde prej 772 milionë euro.
E megjithatë, përkundër vështirësive të shkaktuara nga pandemia, kriza energjike dhe pasojat e luftës në Ukrainë, rritja mesatare ekonomike në këto dy vite, ka qenë rreth 7%, që është më e lartë se çdo rritje tjetër mesatare për dy vite tjera rresht, që nga shpallja e Pavarësisë. Për dy vite, buxhetit të shtetit i janë shtuar 760 milionë euro, kurse ekonomisë, 2.1 miliardë euro. Të gjitha këto pa ndryshime të politikave fiskale. Rezultat drejtpërdrejt i qeverisjes së mirë, i luftimit të ekonomisë joformale, parandalimit të kontrabandës, formalizimit të punëtorëve dhe ngushtimit të hendekut tatimor.
Si qeveri social demokrate, këtë rritje ekonomike e rishpërndamë te qytetarët. Në mbrojtje të tyre, për mirëqenien e tyre. Për dy vite hartuam dhe ekzekutuam dy Pako mbështetëse për ta nga të cilat praktikisht përfituan pothuajse çdo familje e Republikës.
– Mbi 280 mijë pensionistë morën shtesa prej 100 euro për gjithsej tre muaj.
– Mbështetëm mbi 24 mijë familje me asistencë sociale, duke ua dyfishuar pagesën për gjithsej katër muaj, pagesë këtë, që paraprakisht e kishim ngritur për 30%.
– U dhamë mbështetje financiare 2950 familjeve, që kanë humbur familjarë nga Pandemia COVID-19.
– Mbi 66 mijë studentë përfituan dy herë shtesa të njëhershme prej 100 euro.
– Përmes 42 organizatave joqeveritare partnere, ndamë mbi 36 mijë pako ushqimore, kurse përmes 19 kuzhinave popullore, mbi 350 mijë shujta për familje dhe ata që kishin nevojë.
– Gati 76 mijë zyrtarë publikë, fillimisht përfituan nga shtesa prej 100 euro në muajin prill të vitit të kaluar e më vonë edhe 200 euro të tjera deri në fund të vitit.
– Punëtorët e sektorit privat përveç mbështetjes së njëhershme prej 100 euro, përfituan edhe nga rritja e pagave nga punëdhënësit e tyre. Javën e kaluar u ekzekutuan subvencionet për punëdhënësit, të cilët i kanë rritur pagat e 17 mijë punëtorëve në sektorin privat.
– Mbi 208 mijë familje përfituan nga subvencioni i faturave të rrymës për kursim të energjisë, mbi 9 mijë familje janë subvencionuar për blerje të pajisjeve efiçiente për ngrohje, në të njëjtën kohë që tarifat e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët dhe bizneset janë duke u subvencionuar nga Qeveria që prej shkurtit të vitit 2022.
– Nga shtatori i vitit 2021, mbi 34 mijë nëna lehona kanë përfituar shtesa prej 170 euro për tre ose gjashtë muaj, ndërkohë që aktualisht afro 340 mijë fëmijë në Kosovë nën moshën 16 vjeçare marrin shtesa mujore.
– Hartuam dhe financuam disa masa të punësimit për kategori të caktuara shoqërore përmes subvencionit të pagave. Përmes tyre janë punësuar rreth 5 mijë gra dhe 239 persona me aftësi të kufizuara. Afër 1500 familje më shumë kanë regjistruar të paktën një anëtar të punësuar, falë skemës “Qeveria për Familje”. E në platformën Superpuna për të rinjtë e moshës 18 dhe 25 vjeç, të cilën e lansuam vetëm muajin e kaluar, deri më tani janë mbi 1500 marrëdhënie pune të lidhura për këtë grup moshë gjithsejtë 7 vjet, pra nga 18 në 25 vjeç.
– Për fermerin vendor e rritëm përkrahjen financiare deri në 216%.
– Lehtësuam procedurat e aplikimit dhe për dy vite ndamë 110 milionë euro subvencione e 26 milionë euro grante, me të cilat mbështetëm rreth 30 mijë fermerë.
– Në total rishpërndamë mbi 842 milionë euro, teksa konsoliduam financat publike dhe nuk shkaktuam borxhe të reja. Shembull i menaxhimit të financave publike.
Në këto 24 muaj bashkërrugëtim, vullneti dhe ambiciet tona janë përballur me një teren të rënd të trashëguar dhe në të njëjtën kohë me sfida të jashtme të paprecedent. Nga ne kërkohej menaxhim i mirë, politika të mençura dhe solidaritet gjithë shoqëror. Duke përfshirë këtu dhe një nga detyrat më të vështira të qeverisjes: balanci ndërmjet besnikërisë ndaj vizionit për të ardhmen dhe pragmatizmit në adresimin e problemeve të së tashmes.
Këto ishin përgjigjet tona ndaj pyetjeve që ngriti pandemia, kriza energjetike dhe lufta në Ukrainë. Unë besoj thellë që kanë qenë përgjigjet e duhura në të tre këto sfida dhe me këto kemi arritur si shtet, si shoqëri, si institucione të përballemi me sukses.
Ndërkohë që:
• Arritëm marrëveshjen 236.7 milionë dollarëshe me Korporatën e Sfidës së Mijëvjeçarit, MCC-në Amerikane, për bateritë me kapacitet 340 MWh dhe investimin 64 milionës për projektin “Solar4Kosovo” për ndërtimin e impiantit për ngrohje solare prej 70 MW, ndër më të mëdhenjtë në Evropë.
• Inauguruam Parkun e Erës në Selac me kapacitet prej 105 MW.
•Arsimin Publik e bëmë falas, duke liruar kështu nga pagesa semestrale dhe administrative mbi 42 mijë studentë.
• Angazhuam mbi 160 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta.
• Përfunduam punimet në katër çerdhe dhe adaptimin e pesë shkollave në kopshte.
• Pilotuam arsimin dual për katër profile, me 107 nxënës në 28 ndërmarrje, me qëllim ndërlidhjen e arsimit profesional me tregun e punës.
• Rikthyem Agjencinë e Kosovës për Akreditim në ENQA, si anëtare e asociuar pas përjashtimit në vitin 2019.
• Ndamë afro 4000 bursa studentore për studime brenda dhe jashtë vendit, prej tyre 2000 për studente vajza në fushën STEM.
•Trepça vitin e kaluar, për herë të parë që pas luftës, shënoi bilanc pozitiv financiar.
•Avancuam drejt Vetingut në drejtësi pas dritës së gjelbër nga Komisioni i Venecias.
• Funksionalizuam Gjykatën Komerciale.
• Miratuam Ligjin e Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, të cilët janë dërguar në Gjykatë Kushtetuese siç e dimë dhe po vonohet reforma jonë.
• Buxhetit ia shpëtuam rreth 100 milionë euro falë fitoreve të Republikës së Kosovës në Arbitrazh Ndërkombëtar.
• Shkatërruam 14 laboratorë të drogës, prej të cilave 8 në veri.
• Mbyllëm 16 rrugë ilegale në veri të vendit që përdoreshin për kontrabandë nga grupe kriminale.
•U sekuestruan rreth 2 ton substancë narkotike.
• U sekuestruan mbi 100 vila të ndërtuara ilegalisht në parkun nacional në Brezovicë.
• Shpëtuam dhe mbrojtëm deri në 65 monumente falë ndërhyrjeve emergjente dhe restaurimeve.
• Organizuam Bienalen nomade “Manifesta 14”, gjatë të cilës u regjistruan 800 mijë vizita dhe ku u ekspozuan vepra artistike të 103 artistëve nga 30 shtete;
• Themeluam institucionin e Operës së Kosovës.
• Aprovuam kushtet për Shpalljen e Procedurës së Prokurimit për Projektin e Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
• Lincencuam dhjetëra federata të sportit.
• Mbushëm rezervat shtetërore boshe.
• Rritëm numrin e inspektimeve në teren.
• Formalizuam me licenca valide 98% të shitësve të karburanteve, nga vetëm 50% sa ishin në vitin 2020.
• E dyfishuam praktikisht buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
• Investuam në pajisje ushtarake.
• U rekrutuan mbi 1240 ushtarë të rinj.
• Larguam kufizimin në numër të FSK-së, duke e bërë kështu të hapur për çdo të re e të ri të deri në moshën 25 vjeçare.
• Bëmë hapin historik të aplikimit në Bashkimin Evropian dhe Këshill të Evropës për anëtarësim.
• Zhbllokuam procesin e liberalizimit të vizave, që pritet të përfundojë shumë shpejt.
• Rikthyem 3 terminale doganore në pronësi të shtetit dhe 2 të tjera janë në proces.
• Punuam e angazhuam në rivitalizimin e rrjetit hekurudhor të Kosovës.
• Nënshkruam marrëveshje me Shqipërinë për bashkëfinancim për studimin e fizibilitetit dhe projektit për linjën hekurudhore Prishtinë-Durrës.
• Nënshkruam marrëveshjen dhe për ndërtimin e rrugës Pejë-Rozhajë dhe asaj Deçan-Plavë.
• Hapëm procedurat për ndërtimin e rrugëve nacionale e regjionale, Kijevë – Zahaq, Prishtinë – Podujevë dhe Prishtinë – Mitrovicë.
•Funksionalizuam Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit Mjekësor.
• Dyfishuam buxhetin për Listën e Barnave Esenciale.
• Miratuam në Qeveri Projektligjin për çmimin tavan të barnave, sikurse edhe udhëzimin administrativ për licencimin e profesionistëve shëndetësorë të huaj, që i krijon lehtësira edhe mjekëve nga Lugina e Preshevës.
• Ndamë 2 milionë euro për Preshevën, Medvegjën e Bujanocin, ndërkohë që deri më tani para vitit 2021 Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë bashkë kishin ndarë më pak se 500 mijë euro për Luginën.
• Finalizuam reformën e brendshme dhe kthyem ligjshmërinë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
• Angazhuam profesionistë të mërgatës në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes programit për Diplomaci Qytetare.
• Avancuam marrëdhëniet diplomatike me Poloninë dhe Timorin Lindor dhe të statusit të Zyrës së Kosovës në Greqi.
• Rritëm numrin e shërbimeve administrative të digjitalizuara.
• Përmes Ministrisë së Pushtetit Lokal, mbështetëm komunat me rreth 40 milionë euro, prej të cilave rreth 100 projekte janë vetëm investime kapitale.
• E larguam detyrimin për homologim të veturave.
• Mbuluam shpenzimet e kartonit të gjelbër për mërgatën.
• Miratuam Ligjin për Paga dhe Ligjin për Zyrtarët Publikë dhe reformën, që këto dy ligje mundësojnë në administratën publike.
• Shënuam përmirësim, për 20 vende në Indeksin e Korrupsionit të Transparency International për të mirë dhe 17 vende në indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufi.
• U renditëm në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për vitin e dytë rresht dhe vendin e dytë në botë për nga përmirësimi sa i përket sundimit të ligjit, sipas Projektit të Drejtësisë Botërore ( World Justice Project).
• Si dhe në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor, të dytin në Evropë dhe të tretin në botë për nga progresi i arritur në të drejtat politike dhe liritë civile sipas raportit të fundit të Freedom House.
E shumë vendime e nisma të tjera me rëndësi për të cilat, të dashur anëtarë të kabinetit qeveritar, ju ftoj që ditëve e javëve në vijim, t’i prezantoni para qytetarëve një nga një, siç është fushë veprimtaria e ministrive që ju i udhëhiqni.
Të vetëdijshëm për nevojat dhe kërkesat e vendit, në pjesën e dytë të mandatit tonë duhet të bëjmë edhe më shumë, edhe më shpejtë.
Me 18 mars 2023, në ora 12, në Prishtinë , në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani”, promovohet libri bashkëbisedues i Bajram Kabashit (Gjergj Kabashi), me Ibrahim Kelmendin, RIISLAMIZIMI rreziku i radhës.
Libri është botim i Lena Graphic në Prishtinë dhe i ka 137 faqe.
Libri bashkëbisedues i gazetarit Bajram Kabashi me aktivistin e njohur të çështjes kombëtare, shkrimtarin Ibrahim Kelmendi, autorin e librit Islami, religjion agresiv (?!) dhe të një mori veprash të tjera, i bënë çështje publike disa tema që duket sikur tentohej të mbaheshin të fshehura prej opinionit publik kombëtar dhe ndërkombëtar. Sidomos të fshihej qëllimi asimilues islamik ndaj kombit shqiptar.
Në këtë libër Ibrahim Kelmendi iu përgjigjet pyetjeve të shumëta të Kabashit rreth temave të caktuara që ndërlidhen me islamizimin antishqiptar të kombit për vite të tëra, duke filluar nga koha kur u botua libri i Kelmendit, ISLAMI religjion agresiv (?!).
Në të vërtetë ky libër bashkëbisedues me Ibrahim Kelmendin, personin që njihet për punën e tij pioniere në këtë tematikë, i sqaron dhe zbërthen shumë çështje që mbetën aq preokupuese dhe i brengosin shumë shqiptarë.
Në kohën kur pothuaj të gjithë kanë heshtur në vitet pas lirisë së Kosovës, Ibrahim Kelmendi nuk ka heshur kurrë.
Siç nuk ka heshtur as Gjergj – Bajram Kabashi.
