Kreu Blog Faqe 1091

Islamizmi dhe Rusia, roli i Islamit në politikën e jashtme ruse 

0

Minoritetet myslimane e përbëjnë 11 % të popullsisë së gjithmbarshme të Federatës Ruse sipas regjistrimit statistikor të vitit 2016. Tash ata përdoren me të madhe si “mish për top” në luftën ruse ndaj Ukrainës.

Gjergj – Skender Jashari, Preshevë 

Rusia është një vend ku njëkohësisht ekzistojnë dy civilizime të ndryshme ai ortodoks dhe ai islamik.1 Prandaj ardhmëria e saj varet nga relacionet në mes qeverisë së Rusisë dhe qytetarëve musliman të saj, nëse janë për integrimin e minoriteteve nacionale dhe fetare në Rusi-gjegjësisht do jenë lojale ndaj regjimit apo do bëhen gjithnjë e më seperatiste.2 

Tradita islamike në Rusi, është 1100 vjeçare,3 më konkretisht në Bullgarinë e Vollgës, që sot ndodhet në territorin e Tataristanit, e cila kishte filluar në vitin 921, kur delegacioni bullgar kishte arritur në Bagdad, ku Khani Bullgar Almush-i, i cili kishte bë përpjekje që të rrëzonte Khanatin në vendin e tij, e për këtë kishte kërkuar ndihmën e Kalifit islamik të Bagdadit. Një delegacion i Abasidëve i Kalifit Ali-Muktadir( i kryesuar nga Susan ar-Rasi, dhe sekretari i delegacionit që ishte Ahmad Ibn Fadlan Ibn al-Abbas Ibn Rashid Ibn Hammad u nis nga Bagdadi për ta vizitu Bullgarinë e Vollgës më 4 qershor 921( 11 safar 309 të vitit hixhra),4 kurse ishin kthyer më 923. Teolog e historiograf prorus dhe proturk në Trojet tona, mbi këtë argument, pretendojnë që islamizmi ka ardhur edhe në vendin tonë përpara pushtimit Osman-por që kjo kishte ndodhur në rastin e Rusisë. 

Sipas Paul Goble, i cili është ekspertë i minoriteteve në Rusi, nxjerr konkluzionin që Rusia është duke kaluar nëpër një transformim religjioz i cili do ketë konsekuenca shumë më të mëdha për komunitetin ndërkombëtar sesa kolapsi i Bashkimit Sovjetik.5 E që do ketë një ndikim të thellë në politikën e jashtme të Rusisë.6  

Islamizmi si feja e dytë më e madhe në Rusi, e cila ndahet në sekte të ndryshme, e që është e përhapur kryesisht tek grupet etnike të Kaukazit, si Çeçenët, Ingushët, Çerkezët, pastaj tek popujt turq, si tek Tatarët dhe Bashkirët etj. Dhe se islamizmi në Rusi është i lidhur kryesisht me: Çerkezët, Balkarët, Çeçenët, Ingushët, Kabardinët, Karaçët, Tatarët, Bashkirët, Adygët, Dagestan në një numër të madh të etnive në të si tek: Avarët, Darginët, Lezginët, Laksët, Tabasaranët, Kumukët, Azerët, Tatët etj. Republikat federative të Rusisë me shumicë absolute muslimane janë: Çeçenia me mbi 95%,7 Ingushetia me 96%,8 Dagestani me 83%, Kabardino-Balkaria me 70.8%, Tataristani me 53.8%, pastaj në: Bashkortostan me 58%, Karaçët-Çerkezia me 64%, Jamalia me 13%( derisa ortodoksët me 42.2 %), Rajoni i Orenburgut me 13.8% islamik( kurse 40.2% ortodoks dhe 20% spiritualist por pa fe), republika e Adyges, me 12.6% islamik( 35.4% ortodoks dhe 29.8% spiritualistëve pa fe), Rajoni Astrakhan, me 14.6% islamik( 46% ortodoks dhe 16.5% spiritualistëve pa fe), Rrethi Autonom Khanty-Mansi me 10.88% islamik( 38.1% ortodoks dhe 23.1% spiritualist të pa fe), Çeliabinski me 6.9% islamik, Rajoni i Tjumenit me 5.7% islamik, Rajoni Penza me 5.7% islamik etj, kurse shumica e rajoneve të Siberisë kanë përqindje të muslimanëve nga 1 deri 2%.9   

Islami në Rusi është kompleks, e që është çështje shumë dimensionale dhe transversale, e që duket sheshazi që rritet në të ardhmen rëndësia e islamit në këtë vend, duke formësuar në të ardhmen e këtij vendi në 5 drejtime: 

  1. Balancën demografike në vend; 
  1. Strategjinë e “normalizimit” të regjionit të Kaukazit verior; 
  1. Politikën e migracionit të Rusisë; 
  1. Pozicionin e Rusisë në skenën ndërkombëtare; dhe  
  1. Transformimin e identitetit kombëtar rus.10

Tatarstani i dominuar nga myslimanët është ndër republikat e Rusisë me nivelin e lartë të standardit të jetesës dhe të nivelit arsimor.

Në vazhdimësi, gjatë historisë së saj, Rusia ka përdorur ideologjitë fetare, politike, ekonomike, propagandat, dezinformatat, mashtrimet, kamuflimet,konspiracionet etj, për të tentu të arrijë objektiva politike, ushtarake, tashmë edhe strategjike gjithashtu edhe për të ndikuar aktivisht në kundërshtarët e saj, pasiqë mungesat, boshëllëqet dhe inferioritetin nuk mund ta arrinte me mënyra e mjete të tjera. Lehtësisht mund të vërehen, që Rusia asnjëherë nuk është sulmuar nga organizatat terroriste islamike jashtë Rusisë dhe se asnjë organizatë terroriste islamike dhe asnjë terrorist islamik nuk e ka kërcënu, kritiku Rusinë, qeverinë ruse, kishën ortodokse ruse etj. Derisa në politikën e brendshme të Federatës ruse, krijon liri të „tepruar“ duke u dhënë „hapësirë“ çdo islamiku, që të krijoj bashkësinë e tij fetare islame, myftininë, xhematin etj, me qëllimin të përçarjes së besimtarëve musliman. Me rastin e përçarjes, mes muslimanëve futet konkurenca, rivaliteti, inatet, ambicjet, etj etj, e që lehtësisht agjenturat ruse, të mund të manipulojnë pastaj me personat dhe situatat për interes të Rusisë. Në këtë rast, përçarja, shkakton mes muslimanëve armiqësi dhe pushojnë a fashiten armiqësitë ndaj pushtuesit( rus). Prandaj Federata Ruse në Rajonin Kurgan ka krijuar 2 myftini regjionale, në Rajonin Tyumen ka 3 myftini, kurse në Rajonin Sverdlovsk ka 6 myftini.11 Kurse vetëm në rastet kur ndonjëri fraksion islam( myftini a Organizatë islamike), brenda Federatës Ruse, që ka kërcënu interesat e qeverisë së kësaj federate, atë e ka sulmu, shkatërru brutalishtë madje duke i ndërsy edhe organizatat rivale islamike. Një strategji të tillë, Federata Ruse përdori edhe në Siri.  

Shumica e përfaqësuesëve të estabilishmentit politik dhe klerit të muslimanëve të Rusisë( dhe muslimanëve në mbarë botën, në lidhje me die konspirative) shprehen ngjajshëm për teori konspirative, ideologjitë, propagandat proruse, ashtu siç edhe mediet ruse e bëjnë, si p.sh: ku pretendojnë që ISIS-i ishte komplot i Perëndimit për destabilizimin e situatës globale dhe pengimin e shtrirjes së ndikimit rus në Lindjen e Mesme.12 Edhe Ramazan Kadirov, president i çeçenëve, deklaronte ngjajshëm që Shteti Islamik dhe Organizatat tjera Islamike janë larje-truri të fëmijëve nga shërbimet e inteligjencës perëndimore,13 ngjajshëm deklarojnë edhe agjentët islamik të Serbisë në Trojet tona.  

Roli i islamit në politikën e jashtme ruse 

Një nga aspektet më të rëndësishme të diplomacisë ruse, është diplomacia religjioze, e lejon shtetin që të përdorë disa aspekte të simboleve dhe mesazheve fetare në çështjet ndërkombëtare.14 Rusia ka traditë të gjatë dhe të pasur, të instrumentalizimit të fesë për qëllime politike, qoftë në politikën e brendshme ashtu edhe atë të jashtme.15 Historikisht, njihet që Rusia, për mrekulli ka përdorë islamizmin, klerin islamik dhe besimtarët islamik për qëllime të saj, të njejtën gjë e ka bë edhe me ortodoksizmin, por edhe me ideologji ateiste. 

Politika e jashtme ruse është e fokusuar në botën islamike, kryesisht në tre hapësira: në Kaukazin jugor, Azinë qendrore dhe Lindjen e Mesme me Afrikë veriore.16 Diplomacia islamike ruse, kryesisht orientohet në: nxitjen e urrejtjes në vendet islamike kundër Perëndimit dhe në nxitjen e simpatisë ndaj Rusisë e në fund të fundit edhe mbajtjen nën influencë përmes forcës( siç ishte rasti në Siri). Në gjitha vendet arabe dhe islamike, simpatia proruse dhe antipatia ndaj SHBA-së dhe Perëndimit u rrit, përmes diplomacisë dhe ndikimit rus, për të shtrirë ndikimin e vetë, kjo më së miri shihet në Afganistan, Irak, Siri, Kosovë, Bosnje e Hercegovinë etj. Mirëpo kjo diplomaci religjioze dallon në rastin e diplomacisë islamike ruse ndaj muslimanëve të Federatës ruse. 

Me përfundimin e Botës Bipolare, pra me rënijen e Bashkimit Sovjetik, si superfuqia e dytë dhe mbetja vetëm e SHBA-së si superfuqi( Botës Monopolare), Rusia në ringritjen e saj, ka integru plotësisht në politikën e saj të jashtme „faktorin islamik“ duke operu forcat nën sloganet fetare ato bëhen aktorë të politikave ndërkombëtare.17  

Pas rënijes së Bashkimit Sovjetik dhe kolapsimit të ideologjisë komuniste, filloi depërtimi i emisarëve të Arabisë Saudite dhe të vendeve të tjera muslimane dhe arabe, për ta vendos islamin dhe islamizmin,18 e njejta ndodhi edhe në Atdheun tonë. Moska zhvilloi një strategji në vitet e 90-ta të shekullit të shkuar, që ishte vis-a-vis me zhvillimin e Xhihadit Global, që ishte një strategji që besohet e projektuar nga Rusia, për ta përdorë terrorizmin islamik si „mashë“ për t’i arritur qëllimet e saja, që të kundërshtoj botën Monopolare dhe të krijohet apo Anarkopolarizmi( ku në atë anarki, praktikë e zakonshme e pushtetmbajtjes në Rusi, mund të përfitoj më shumë Rusia sesa bota perëndimore) apo siç deklarohen për Multipolarizëm( si rend i ri botëror) e ku edhe Rusia, Kina dhe bota arabe do ringritnin veten në piedestal të barabartë me SHBA-në. 

Shumë shpesh Rusia thekson respektin, simpatinë dhe aleancën e saj për Islamin( me kaq është e mjaftueshme për t’i hedh hi syve të muslimanëve, e për t’i përdorë të tillët për qëllimet e saj, siç p.sh: është duke i përdorë muslimanët e Federatës Ruse dhe nga vendet arabe, për agresion në Ukrainë), vendet islamike dhe liderët islamik, duke promovu kështu edhe aleanca dhe lidhje sa më të ngushta me ta, përveç që Rusia nuk mbështet muslimanët në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Kosovë.19 Prandaj diplomacia ruse, përpjeket që të përfshihet në Lindjen e Mesme dhe gjithkah në botën islamike, duke theksuar në vazhdimësi që ndajnë të njejtat vlera morale dhe duke bë përpjekje për të lidhur vlerat e traditës ruse me ato të Lindjes së Mesme, Azisë dhe vendeve tjera jo-perëndimore.20 Madje sidomos në Lindjen e Mesme, shkaku i kauzës palestineze, që bota arabe, falë propagandës ruse dhe pro-ruse në këtë regjion, ka arritur që në popullatë të ketë një antipati kundër SHBA-së, në territoret palestineze 79%, kurse në Egjipti 81%, në Jordani 85%,21 siç edhe vetë krijimi i „problemit palestinezë“ është krijesë artifciale ruse, për t’ia kundërvënë botën arabe dhe islamike kundër Perëndimit e në veçanti kundër SHBA-së. 

Prandaj me ardhjen në pushtet të Putinit, ai përkeqësoi raportet me perëndimin dhe u përpoq që të gjente veten në raportet tjera në regjionet tjera, duke rritur kështu vektorin e politikës ruse me vendet muslimane.22 Në vazhdën e saj ishte edhe antarësimi i Rusisë në Organizatën e Konferencës Islamike.23 

Prandaj Rusia zhvilloi vitet e fundit doktrinën e re, sipas të cilës vendet muslimane dhe Rusia janë aleat natyral në konfrontimin me Perëndimin,24 pasiqë vendet e botës arabe, në përgjithësi janë me pikëpamje neutrale a pozitive ndaj Rusisë, që kur ajo promovon diskursin kritik ndaj stilit të demokracisë amerikane dhe ndërhyrjes së saj.25 Prandaj Rusia përmes kësaj strategjie të fuqisë së butë përpjeket të luftoj influencën perëndimore në Lindjen e Mesme dhe gjithkah në Botën islamike,26 e mrekullisht simpatinë proruse dhe antiperëndimore e predikojnë kleri islamik, në veçanti kleri islam salafst. 

Në dorë të Vladimir Putinit, bashkëpunimi me muslimanët është i nevojshëm për arritjen e qëllimeve politikës së tij të jashtme, përfshirë mbështetjen në raporte të fuqishme me Iranin, Sirinë dhe shtetet e tjera muslimane, që mund t’i shërbejnë si kundërpeshë e ndikimit të SHBA-së.27 Madje Rusia e Putinit, është treguesi më i mirë se për çfarë i nevoiten muslimanët, e kjo më së miri u pa në rastin e agresionit rus në Ukrainë, ku shumica e muslimanëve rus dhe arab( nga vendet arabe), u përdorën si mish për top, për të kry agresion në Ukrainë ku edhe disa prej tyre u tradhëtuan nga Rusia( kryesisht nga FSB-ja) që të vriteshin në tokën ukrainase. Në këtë mënyrë Rusia, me përdorimin e muslimanëve arrinë qëllimet e saj ushtarake e luftarake në Ukrainë, kurse në anën tjetër zvogëlon rrezikun potencial që elementët e tillë islamik të ngriten në kryengritje kundër Rusisë, apo të luftojnë për çlirimin e vendit të tyre nga pushtimi rus( p.sh: rasti i çeçenëve etj), e në fund të fundit edhe spastron etnikisht minoritetet e tilla nga Rusia. Një tragjedi të tillë edhe ne Shqiptarët e kishim përjetu, derisa Aleanca Ballkanike pushtonte, spastronte e kryente gjenocid në Trojet tona, shqipfolës „Muhaxherë“ nuk e shihnin të arsyeshme t’i mbronin familjet e veta që viktimizoheshin, por shkonin në Galipol të luftonin për Perandorinë Osmane.  

Shërbëtori i Putinit, Ramzan Kadirov …

Parlamenti rus, kishte kaluar ligjin që ndalonte organizatat ndërkombëtare të „padëshiruara“ e të cilat kishin të bënin kryesisht me ato islamike radikale, ekstreme dhe me ato katolike dhe protestante, të cilat mund të rrezikonin dhe kërcënonin kapacitetet mbrojtëse dhe të sigurisë së shtetit, rendin publik, ose shëndetin e popullatës, e që përfshinte edhe ndalimin e transferimit financiar, me arsyetimin se të tillat mund të punonin për shërbimet e huaja të inteligjencës. Ligji i tillë ishte nënshkruar edhe nga Putini, i cili shpesh ka theksu që OJQ-të e tilla, shpesh kanë qenë kërcënim për sigurinë kombëtare, sidomos shërbimet speciale perëndimore vazhdojnë përpjekjet e tyre për të përdorur organizatat publike, qeveritare dhe politike për të arritur objektivat e tyre, veçanarisht diskreditimin dhe destabilizimin e situatës së brendshme të Rusisë.28 Pra Rusia përmes regjistrimit të OJQ-ve, si agjent të huaj për t’iu nënshtru kontrolleve shtesë, me qëllim të cënimit të aktiviteteve të tyre të pavarura, e që të jenë të kontrolluara dhe mbikëqyrura nga qeveria ruse, duke bërë auditime vjetore dhe raporte dyvjeçare të aktiviteteve të tyre, në të kundërtën mund të dënoheshin individët me burg dhe me gjobë. Në arsyetimin për mbështetjen e këtij ligji thuhej që „ju keni të drejtë të dini se kush përpiqet të ndikoj në opinionin tuaj“, e që „vendi yn“ duhet të ketë një opozitë, por duhet të mbrohet nga intereset e huaja, e që ju duhet ta dini këtë.“29 Edhe pse ligji i tillë i Rusisë për “organizatat e padëshiruara” ishte kritikuar nga Amnesty International dhe Human Rights Ëatch, e që është quajtur antikushtetues, e që kryesisht targetonte jo organizatat e huaja por OJQ-të dhe grupet e aktivistëve brenda Rusisë. Ky ligj parashihte dënimet me gjobë dhe me burgim prej 2 deri në 6 vjet.30 

Prandaj historikisht Rusia, dobësitë, mungesat, inferioritetet e saja, ekonomike, politike, ushtarake madje edhe në fushë beteja, ka tentu t’i kompensoj përmes përdorimit të ideologjive fetare, politike, ekonomike, propagandave, dezinformatave, mashtrimeve, kamuflimeve, konspiracioneve etj. Prandaj shtresat më të përshtatshme, që lehtësisht e gjerësisht mashtrohen, e i besojnë për të vërteta, janë popullatat e painformuara, me shkollim të pakët a pa të, pazhvillim ekonomik( të papunësuar), e të tillë që besojnë predikime përrallore dhe mitologjike fetare( predikimet islamike vehabiste janë të natyrës së tillë) etj. Këso popullatash gjenden në numër, në Afrikë dhe Azi, kryesisht në botën arabe dhe islamike. 

Pranaj paralelisht Rusia përdorë në politikën e jashtme dhe të brendshme të saj, „faktorin islamik“ njëkohësisht edhe „faktorin ortodoks“, duke i përdorë të dyja si një shpatë me dy teha, në njërën anë e para, në anën tjetër e dyta.  

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!  

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake. 

Më: 22.03.2023 

  • Shih fotot dhe videon se si “republikat autonome myslimane” në Federatën Ruse , i humbin të rinjt e vet në luftën që po shvillohet në Ukrainë, ku i dërgojnë të thuash me dhunë për të vdekur “në luftën e shenjt ruse”:

Her er Putins muslimske soldater. Nå dør de i Russlands hellige krig. (aftenposten.no)

Scientific American (1942) / Gjon Mili dhe metoda e blicit të shumëfishtë stroboskopik

Gjon Mili dhe macja e tij “Blackie” (1946)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Mars 2023 

“Scientific American” ka botuar, në mars të 1942, në faqet n°152-153, një shkrim rreth metodës së re të fotografimit të përdorur asokohe nga Gjon Mili, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Këndet e kamerës

Drejtuar nga Jacob Deschin, A.R.P.S.

Multiflashi stroboskopik (Blici i shumëfishtë)

Burimi : Scientific American, mars 1942, f.152-153

Burimi : Scientific American, mars 1942, f.152-153

Fotografia stroboskopike me blicë të shumëfishtë (multiflashë) është termi i përdorur nga Gjon Mili, inxhinier fotografik, për të përshkruar metodën e krijimit të imazheve të tilla si ato të riprodhuara këtu. Me metodën tashmë të njohur të blicit të shumëfishtë (multiflashit), e cila përfshin përdorimin e burimeve të shumta të blicit për të krijuar një imazh të vetëm, Mili shton ekspozimin e shumëfishtë për të regjistruar disa imazhe në të njëjtën pllakë. 

  1. Mili, i cili kohët e fundit ekspozoi 50 fotografi në Muzeun e Artit Modern në qytetin e Nju Jorkut, në shfaqjen e parë të punës së tij me blic stroboskopik të mbajtur ndonjëherë, sheh në blicin e shumëfishtë stroboskopik qasjen më të afërt ndaj asaj që ai e konsideron një metodë besnike të fotografimit të kërcimtarëve në aksion. 

“Kërcimi është një shprehje në kohë dhe hapësirë”, thotë ai. “Prandaj, për të bërë një regjistrim të kërcimit, për të ruajtur cilësinë e tij, duhet të përdoret një kamer (aparat) filmike. Një fotografi e vetme, sado me fat të jetë përbërja ose shprehja e saj e ndjenjës, në rastin më të mirë mund të sugjerojë vetëm gjendjen shpirtërore pa treguar vijën e lëvizjes ose shprehjen. Për të regjistruar një lëvizje të tërë në një pllakë të vetme, u përdor teknika e njohur tashmë si fotografia stroboskopike multiflash (me blicë të shumëfishtë)”. 

Duke përdorur një aparat fotografik të tipit studio Deardorff 5 me 7, Mili përshkruan procedurën e tij si më poshtë : 

“Kamera mbahet e hapur gjatë gjithë periudhës së një faze, ndërsa dritat e pajisura me tuba Edgerton me shpejtësi të lartë ndizen në mënyrë të përsëritur — për të lënë përshtypje të shumëfishta imazhesh në të njëjtën pllakë, modeli mund të ndryshojë sipas dëshirës duke ndryshuar shpejtësinë e shkrepjes — duke e përshpejtuar ose vonuar atë; Është ky element i kontrollueshëm multiflashi (blici të shumëfishtë) që mund të bëjë të mundur një prezantim vërtet artistik të lëvizjes së kërcimit.” 

“Shumica e modeleve të ekspozuara u arritën me ndihmën e tre dritave të cilat pulsonin në intervale nga 8 deri në 15 shkrepjeve në sekondë, në varësi të shpejtësisë së lëvizjes. Kamera (aparati) funksiononte me diafragma që varionin nga f/5.6 deri në f/16”. 

Rezultatet e arritura kanë tërheqje si piktoreske, ashtu edhe shkencore, herë të kombinuara, herë njërën apo tjetrën. Shpejtësia e lëvizjes është kërkesa kryesore, bukuria e lëvizjes dytësore, por thelbësore nëse rezultati i dëshiruar është tërheqja piktoreske dhe jo gjetja e pastër e fakteve. Për shkak të shpejtësisë ekstreme të dritës, një imazh i paqartë vështirë se është i mundur; vetëm një fokus i keq do të shkaktojë një mungesë mprehtësie. 

Në fotografitë me një veprim të përfshirë në shfaqje, kur u përdorën 3 deri në 12 njësi me një blic Edgerton, z. Mili u përpoq ta kapte (fotografonte) balerinën në lartësinë e një rrotullimi ose kërcimi të ndërlikuar. Megjithatë, në rastin e fotografive stroboskopike më blicë të shumëfishtë, ai u përpoq të tregonte një sekuencë të plotë lëvizjesh që përfshinte jo vetëm veprimin e çastit më dramatik, por edhe serinë e veprimeve të çastit që paraprinë dhe pasuan “ngjarjen kryesore”. Me fjalë të tjera, shkrepjet e tij të shumta me blic janë përafrimi i imazheve të palëvizshme të regjistrimit kinematografik 

Kështu, ai tregon lëvizjet e shumëfishta si fizarmonikë të një balerini, ose fijet e rrjetës së merimangës të një rrote qerreje njerëzore të ndarë në segmente ndërsa ajo vezullon në hapësirë.

*Aurenc Bebja, Francë. https://www.darsiani.com/la-gazette/scientific-american-1942-gjon-mili-dhe-metoda-e-blicit-te-shumefishte-stroboskopik/.

E sëmura e Euroazisë, kjo  gërmadhinë rusomadhe  

0

Eshref Ymeri 

Fjalën “xhevahir”, me kuptim ironik, e përdorim zakonisht në shprehje të tilla, si “xhevahire shtypi”, “flet (thotë) xhevahire”, “boll më me këto xhevahire!”, “na ngopi me xhevahire” etj. Pra, nënkuptohet dikush që thotë gjëra të pamenduara ose bën veprime të gabuara. Por kurrë nuk mund të na shkojë mendja që me gjëra të tilla mund të merren institucionet më të larta të një shteti. Por në këtë botë ka edhe çudira. Dhe vendi i çudirave të tilla na qenka jo ndonjë shtet dosido, por një shtet që e mban veten për “supershtet”, si gërmadhina rusomadhe euroaziatke. Ja si qenka puna: 

Në Rusi, duke filluar që nga 1 maji i vitit 2019, u fol për aprovimin e një plani vdekshmërie, i cili qe bashkërenduar me Ministrinë e shëndetësisë. Planin e vdekshmërisë së rusëve për atë vit, në mbledhjen e kolegjumit të Ministrisë së punës, e pati paraqitur zëvendëskryeministrja për çështjet e politikës sociale, Tatjana Golikova. Dëshira e punonjësve për administrimin e çështjeve të jetës dhe të vdekjes, lidhet me arsyen se Putini pati firmosur një dekret, sipas të cilit, deri në vitin 2024, niveli i jetëgjatësisë nuk duhet të jetë më pak se 78 vjeç. Domethënë, do apo nuk do, je i detyruar ta arrish këtë moshë. Por rezultoi se rusët paskan qenë mosmirënjohës, se gjatë vitit 2019, niveli i vdekshmërisë në 32 subjekte, nga 85 që janë gjithsej në Federatë, u rrit pesë herë. Prandaj mes rusëve jo më kot qarkullon anekdota në vijim: 

“Në derë dikush po troket 

– Kush është? 

      – Vijmë nga morgu! Hapeni! 

      – Po këtu s’ka vdekur njeri! 

     – Ne vijmë në bazë të planit!” (Citohet sipas: Оlena Stjepova. “Madje edhe në vdekje e sipër, Federata Ruse ndjek me këmbëngulje dy qëllime: zhdukjen e qytetarëve të vet dhe pushtimin e territoreve të huaja”.   Faqja e internetit  “Uainfo”. 29 prill 2020).     

Pra, Rusia, që nga Balltiku deri në Paqësor, duke bërë publike xhevahire të tilla në krye të shtetit, mendërisht, s’qenka gjë tjetër, veçse një e sëmurë e Euroazisë. Por duhet pranuar se Rusia, në të vërtetë, nuk është një e sëmurë që  lëngon këtë vitin e fundit. Lëngata e saj e rëndë është shumëshekullore.  

Në Ukrainë, në qytetin Buça të qarkut të Kievit, në peiudhën 5-31 mars 2022, si rezultat i krimeve të ushtrisë fashiste ruse, u vranë 461 njerëz të pafajshëm dhe në gjithë rajonin numri arriti në 1137 të vrarë, të cilët egërsirat ruse i groposën nëpër varre masive. Në këtë mënyrë, Buça u shndërrua në simbol të shtazërisë së ushtrisë ruse. Por në Sheshin e Kuq të Moskës, më 30 shtator 2022, u organizua një miting-koncert i madh, me pjesëmarrjen e 180 mijë mitingashëve, për të festuar pushtimin e disa territoreve të Ukrainës. Kushdo që e shikon të vërtetën në sy, kur ka ndjekur në internet atë miting-koncert të turpshëm, i ka shtruar vetes pyetjen: 

Si ishte e mundur që ai popull, domosdo i sëmurë nga trutë, të  grumbullohej atje, në prani të kryebanditit Putin, për t’u ngazëllyer për krimet e përbindshme të ushtrisë së tij në Ukrainë, pa e çarë kaptinën fare edhe për dhjetra mijë ushtarët e tij, të vrarë si milingonat në frontin e luftës? 

Përgjigjja e kësaj pyetjeje jepet në studimin shkencor të doktorit të shkencave historike, Jarosllav Dashkjeviç (1926-2010), profesor ukrainas. 

Ai shkruan: 

“Tataro-mongolët, që patën pushtuar territoret ruse, patën ndikuar në mënyrë të konsiderueshme në formimin e psikologjisë rusomadhe, në të cilën lanë gjurmët e instinktit të pushtuesit, të despotit, që ka si qëllim kryesor të komandojë gjithë botën. Në këtë mënyrë, në shek. XVI, erdhi e u krijuar tipi i njeriut-pushtues, të tmerrshëm në injorancën, tërbimin dhe egërsinë e vet. Këta njerëz nuk kishin nevojë për kulturën dhe shkencën evropiane, për ta ishin krejtësisht të huaja kategori të tilla, si morali, ndershmëria, ndjenja e turpit, e vërteta, dinjiteti njerëzor, kujtesa historike etj.” (Citohet sipas: Jarosllav Dashkjeviç. “Ja se si Moskovia e ka vjedhur historinë e Ukrainës”. Referat i doktorit të shkencave historike. Faqja e internetit “Uainfo”. 20 shtator 2014). 

Pra, psikologjia e pushtuesit ka qenë karakteristike jo vetëm për kryesundimtarët, por edhe për mbarë popullin rus, duke filluar që nga Ivani i Tmerrshëm (1530-1583), i cili, në vitin 1552 pushtoi Tartarstanin. Dhe pushtimet vazhduan pa ndërprerje. Me kalimin e shekujve, në hartën gjeografike, kufijtë e Rusisë, deri në Revolucionin e Tetorit 1917, u shtrinë gjer në Oqeanin e ngrirë të Veriut, në Detin Balltik dhe në Karpate në perëndim, në Kaukaz dhe në Pamir në jug, në Amur dhe në Oqeanin paqësor në lindje. Në fund të shek. X, popullsia numëronte 5 milionë banorë, kurse pas pushtimit të territoreve të huaja, më 1917 arriti në 180 milionë. 

Pjetri I (1672-1725), në Testamentin e vet, u la porosi brezave pasardhës të pushtojnë Evropën. Lenini propagandonte idenë e revolucionit komunist në mbarë botën, me në krye Rusinë. Stalini, në fjalimin e vet në Byronë politike në vitin 1937, iu kthye Testamentit të Pjetrit I për pushtimin e Evropës.  

Në ditët e para të janarit të vitit 1951, në Moskë u zhvillua një konferencë e zgjeruar, në të cilën morën pjesë pothuajse të gjithë udhëheqësit e vendeve të bllokut socialist. Në atë konferencë, Stalini pati shtruar si detyrë të fillonin përgatitjet për pushtimin e gjithë Evropës Perëndimore. Ai pati udhëzuar që brenda 3 vjetëve, në secilin vend të bllokut sovjetik, të krijoheshin forca të armatosura me kapacitete të fuqishme ushtarake. Sulmi kundër Evropës Perëndimore qe parashikuar të fillonte në verën e vitit 1954.  

Kreu i bandës së Kremlinit dhe kryekrimineli i popullit ukrainas, Putini, ka deklaruar se Rusia nuk ka kufij. Pra, në Rusi, si një shtet me kryepolitikanë dhe me një popull, të edukuar me psikologji shoviniste, agresive ndaj shteteve të tjera, ka një traditë shumëshekullore për luftëra pushtuese. Madje edhe tani, kur Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka lëshuar një urdhër arresti për kryekriminelin Putin për krime kundër njerëzimit, populli rus vazhdon t’i falet dhe të tërhiqet zvarrë para tij, pikërisht si bujkrobërit e frymëve të vdekura të Gogolit para çifligarit. 

 

Kaloi më shumë se një vit që kur ushtria fashiste ruse, me urdhër të kryebanditit të Kremlinit Putin, filloi agresionin kundër Ukrainës, një vendi demokratik, të pavarur dhe sovran. Nuk ishin të paktë në Perëndim ata që patën shprehur bindjen se Ukraina nuk do të mund t’i rezistonte dot atij agresioni dhe brenda 3-4 ditëve ajo do të përfundonte nën çizmen ruse. 

Më 24 shkurt 2022, pikërisht atë ditë kur pati filluar sulmi fashist rus, ambasadori ukrainas në Gjermani, Andrea Melnjik, jepte njoftimin në vijim: 

“Ministri gjerman i financave deklaroi se “Ukrainës i kanë mbetur për mbijetesë disa orë pas sulmit të ushtrisë ruse. Juve ju kanë mbetur disa orë. Furnizimet me armë për Ukrainën dhe shkyçja e Rusisë nga SWIFT-i janë të pakuptimta” (Citohet sipas Youtube kanalit “FreeDom”. 02 mars 2023). 

William Scott Ritter Jr., ish-oficer i inteligjencës së trupave detare të Shteteve të Bashkuara, më 09 shkurt 2022, pati deklaruar: 

“Ky është avancimi më i madh i trupave në histori! Ushtarakët ukrainas do të pësojnë disfatë në mënyrë të pashpresë. Së shpejti do të shikojmë se si ata do të dorëzohen në shkallë të gjerë, pasi t’u mbarojnë ushqimet, uji dhe lënda djegëse. Dhe do të gjenden para alternativës: rezistencë e kotë ose vdekje”.  

Gjatë 35 vjetëve ai ka pasë studiuar konfliktet e ndryshme ushtarake. Ai e pati vlerësuar lart shpejtësinë e avancimit të trupave ruse, qëndrimin human dhe taktikën e forcave të armatosura ruse. Veç kësaj, ai pati nëvizuar epërsinë operative të trupave ruse. Sipas tij, rusët qenë përpjekur të merreshin vesh me të gjithë ata ushtarakë ukrainas që kishin zënë pozicione mbrojtëse, me qëllim që të reduktoheshin në minimum viktimat në radhët e popullsisë civile. Madje ai pati theksuar: 

“Për arsye humanitare, trupat ruse u rezervuan të demonstronin epërsinë e tyre vendimtare në fuqinë e armëve të zjarrit” (Citohet sipas: “Ky është avancimi më i shpejtë në histori”. Youtube kanal “Hayasa Live”. 03 mars 2023). 

E kam theksuar edhe në njërën nga analizat e mëparshme se Perëndimi evropian, deri edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ishin hipnotizuar nga paradat “madhështore” ushtarake të trupave të zgjedhura ruse çdo 09 maj në Sheshin e Kuq dhe kishin krijuar bindjen e plotë se Rusia na qenkej një shtet me një potencial “të jashtëzakonshëm ushtarak”. 

Por e vërteta rezultoi ndryshe. Më 28 shkurt 2023, në youtube kanalin ukrainas “NewsMix Production”, u transmetua njoftimi në vijim: 

“Në Shtabin e përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, në mëngjesin e 27 shkurtit 2023, u lëshua një deklaratë, ku theksohej se, në kuadrin sukseseve luftarake të Ukrainës në frontin e luftimeve, në radhët e ushtrisë agresive ruse vihet re një dezertim masiv. Duke pasur parasysh një dukuri të tillë, zëvendëskomandantët rusë që mbulojnë punën politike me ushtarët, po mundohen së tepërmi për të bërë sqarimet përkatëse për parandalimin e dezertimeve. Ushtarëve mundohen t’u bëjnë të ditur nenet e kodit penal për ndëshkimet përkatëse në rast dezertimi. Konkretisht, të gjithë ushtarët i kërcënojnë, duke ju thënë se të gjithë ata, të cilët, që prej vitit 2017, kanë statusin e dezertuesit të repartit ushtarak, janë dënuar me burgim  nga 4 deri në 12 vjet”.  

Katër ditë më vonë u dha një tjetër informacion: 

“Forcat e armatosura të Ukrainës, gjatë luftës më shumë se njëvjeçare kundër  ushtrisë fashiste ruse, kanë vrarë 11 gjeneralë dhe 59 kolonelë rusë. Gjenerali i parë është vrarë më 01 mars 2022, kurse i njëmbëdhjeti – më 06 shkurt 2023. Në ministrinë ruse të mbrojtjes, këto humbje të rënda janë anashkaluar në heshtje” (Citohet sipas: Forcat e armatosura të Ukrainës u japin dërrmën gjeneralëve rusë! Fakte të tilla televizioni rashist nuk i transmeton”. Youtube kanal “FreeDom”. 04 mars 2023). 

Më 17 janar 2023, në kanalin televiziv ukrainas “24”, u transmetua emisioni me titull:  

“Cila është arsyeja që rusët e urrejnë kaq shumë Ukrainën”.  

I ftuar në atë emision ishte politologu i njohur Vitali Dimov (1964). Gjatë bisedës në studio, ai theksoi se “nuk është Vladimir Putini ai që ka krijuar Rusinë e ditëve tona, por janë vetë rusët ata, të cilët kanë krijuar vazhdimisht “putinë”, ashtu si Ekaterinën II, Josif Stalinin dhe idhuj të tjerë”. Ai u shpreh se asnjëherë nuk ka pasë shpresuar se do të fillojnë ndonjëherë turbullira në Rusi, sepse çdo alternativë politike përballë Putinit, do të nxirrte në skenë dikë, që do të ishte më shumë se Putin. Krimet barbare që ushtria fashiste ruse kryen ndaj infrastrukturës dhe popullsisë civile në Ukrainë, dëshmojnë, sipas tij, se “kërkesa për “putinë” është në rritje në Rusi. Kjo ndodh, për arsye se në Rusi, populli i ngre në rangun e heronjve ata kryepolitikanë që e kanë urryer dhe vazhdojnë ta urrejnë Perëndimin dhe Ukrainën, e cila është nëna e gjithçkaje ruse”.  

Politologu zbuloi temën e trillimeve ruse për të ashtuquajturin popull unik ukrainas dhe rus. Në këndvështrimin e tij, “në themel të këtij trillimi qëndron zilia e rusëve, sepse, gjatë tërë historisë së tyre, ata e kanë ditur se diku, përtej kufijve të Rusisë, njerëzit jetojnë më mirë, kanë pasë lexuar për gjëra të tilla dhe kanë bërë krahasime me jetën e vet. Mendimi se fqinji, në dukje pa ndonjë ndryshim prej tij, jeton më mirë, rusëve u ka pasë krijuar shumë shqetësime. Dhe fakti që këta njerëz, me jetesë më të mirë, ndodheshin matanë kufijve të tyre perëndimorë, ka pasë shërbyer si burim smire, zilie dhe urrejtjeje për Ukrainën dhe për Perëndimin”. 

Pra, nga biseda në studio, tërthorazi, doli në pah vetvetiu se Rusia qenka shtrati i njerëzve të sëmurë nga trutë, të cilët kanë në krye politikanë edhe më shumë të sëmurë nga trutë. 

Miopia politike rreth vlerësimit të “fuqisë ushtarake” ruse në Perëndim, kishte arritur deri në atë shkallë, saqë të trulloste mbarë opinionin publik. Prandaj ato deklaratat naive të ministrit gjerman të financave dhe të atij ish-oficerit të inteligjencës së trupave detare të Shteteve të Bashkuara, zbulojnë mangësitë e tyre të theksuara në njohjen  e realitetit konkret  në Rusi, pasojë kjo e ndikimit të propagandës mashtruese të kopesë së gazetarëve servilë të Kremlinit në botën perëndimore. Njëri prej atyre kryeservilëve të Putinit, siç e kam theksuar edhe herë tjetër, është Dmitri Kiselov, që njihet si mbreti i mashtrimit dhe i traditave më të pahijshme të gazetarisë ruse, i cili, më shumë se kushdo tjetër, në televizionin shtetëror “Rusia 1”, vjell  vetëm vrer kundër Ukrainës. 

Është me të vërtetë e habitshme se si është e mundur që ish-oficeri amerikan të flasë për “humanizëm” të ushtrisë fashiste ruse, kur dihet botërisht se me ç’egërsi shtazarake është sjellë ajo në territore të pushtuara. Vetëm në dy agresionet fashiste që pati ndërmarrë kundër Çeçenisë, ushtria e egërsirave ruse pati vrarë 300 mijë njerëz nga radhët e popullsisë civile, nga të cilët 42 mijë ishin fëmijë. Me sa duket, ky ish-ushtarak i lartë amerikan ose paska rënë keq në dashuri me Rusinë, ose paska qenë në ndonjë planet tjetër, kur banditizmi i asaj ushtrie gjatë pushtimit të Çeçenisë, pati rënë në sy të mbarë opinionit publik ndërkombëtar. 

Me sa duket, në Perëndim nuk ia kanë haberin traditës së mashtrimit të politikës ruse. Ato paradat e përvitshme në Sheshin e Kuq, nuk janë gjë tjetër, veçse fasadë për fshehjen e së vërtetës për mjerimin ekonomik, në të cilin e ngrys jetën shumica dërrmuese e popullit rus. Parada të tilla të kujtojnë periudhën e sundimit të perandoreshës Ekaterina II. Në gjuhën ruse haset shprehja frazeologjike “fshatrat e Potjomkinit”. Ajo përdoret për të karakterizuar diçka butaforike, të ndërtuar posaçërisht për të krijuar një pamje të rreme mirëqenieje. Shprehja lidhet me historinë e zbukurimeve dhe të festimeve që pati organizuar Grigor Potjomkini (1739-1791), themeluesi i flotës ushtarake ruse të Detit të Zi, gjeneral-feldmareshal, me qëllim përftimin e një efekti thjesht të jashtëm, për të befasuar perandoreshën Ekaterina II (1729-1796), si i adhuruari i saj, dhe shoqëruesit e  huaj, gjatë udhëtimit që ajo bëri nëpër Krime në vitin 1787. Me gjithë atë fasadë, me gjithë ato pamje mashtruese, Potjomkini mundohej t’i tregonte perandoreshës se ja “sa mirë” jeton populli rus në periudhën e sundimit të së saj, çka ajo po e shikonte me sytë e vet. 

Paradat, që filluan të zhvillohen menjëherë pas përfundimit të Luftës në vitin 1945, sigurisht që kanë luajtur një rol shumë të madh në psikologjinë e mbarë popullit rus për “madhështinë” e Rusisë, si “kombi i parë në botë”, çka ka ndikuar jashtë mase që atij t’i rritet mendja dhe të bjerë në dashuri me vetveten, duke filluar nga krerët e politikës deri te qytetari më i thjeshtë.  Me këtë rast, duhet theksuar se në nxitjen  e mendjemadhësisë së tij kanë ndikuar edhe “mendimtarë” rusë të shekujve të kaluar, deri edhe të ditëve tona. Njëri nga “mendimtarët” rusë të shek. XIX, Pjetër Çaadajevi (1794-1856), ja çfarë shkruan në njërën nga letrat e veta “filozofike” të datës 01 dhjetor 1829: 

“Ne, në njëfarë mënyre, mund të themi se jemi një popull i jashtëzakonshëm. Ne u përkasim atyre kombeve, të cilat sikur nuk përfshihen në përbërjen e njerëzimit, por ekzistojnë me të vetmin qëllim që t’i japin botës një mësim të rëndësishëm… Madhështia jonë e bën botën të dridhet, vendi ynë zë një sipërfaqe sa një e pesta e rruzullit tokësor, por, për të gjitha këto, duhet pranuar, ne i detyrohemi vetëm vullnetit energjik  të kryeshtetarëve tanë për shkak të kushteve fizike të territorit që popullojmë. Të formësuar, të kalitur, të krijuar prej kryeshtetarëve tanë dhe për shkak të klimës, vetëm falë natyrës sonë prej njerëzish të bindur, ne u bëmë popull i madh.” (Citohet sipas: Pjetër Çaadajev. “Letra filozofike. Letra e parë” Faqja e internetit “Eksmo”. 18 mars 2022). 

Konstantin Theofanov, doktor i shkencave politike, profesor i katedrës së marrëdhënieve ndërkombëtare të Akademisë diplomatike të Ministrisë së jashtme të Federаtës Ruse, ja çfarë xhevahiri shkruan në studimin  me titull “Shpëtimi i njerëzimit, si mision i Rusisë: midis mesianizmit dhe teorisë qytetëruese”: 

“Ideja e rolit të madh, të jashtëzakonshëm dhe shpëtimtar të Rusisë, si e zgjedhura e Hyjnisë, në historinë e njerëzimit, gjatë disa shekujve, përbën themelin e vlerave botëkuptimore ruse, vlera këto politike, fetare, humanitare, edukative, administrative dhe të jetës së përditshme” (Citohet sipas: “Krestomaci për historinë e Bashkimit Sovjetik”. Hartues V.I. Lebedjev etj. Botim i katërt. Moskë 1951. Vëll 1, f. 82). 

Ja çfarë xhevahiresh të tjera hedh në qarkullim një tjetër “mendimtar i madh” rus: 

“Rusia qe shumë afër për t’u bërë një drejtuese absolute e njerëzimit. Një gjë e tillë po e çonte qytetërimin perëndimor drejt katastrofës dhe shuarjes. Në kohën e Stalinit u vu re një bum kaq i madh i zhvillimit kulturor të popullit sovjetik, saqë mund flitej për një revolucion kulturor dhe për fillimin e formimit të një kulture të re të njerëzimit që po e çonte drejt së ardhmes, drejt yjeve. Në të njëjtën kohë, po vazhdonte rritja e vrullshme e potencialit intelektual, shkencor të popullit sovjetik, po përhapej në masë fizkultura dhe sporti, çka 

ndikonte që populli rus të ishte më i zgjuari dhe më i shëndetshmi në planetin tonë. Ende në fillim të viteve ’50, në Perëndim kishin filluar ta shikonin me frikë zhvillimin ekonomik të Bashkimit Sovjetik. Epërsia e tij ekonomike çonte drejt epërsisë ushtarako-politike, gjë që e detyronte Perëndimin, në një perspektivë të afërt, të mbetej në mëshirën e socializmit fitimtar” (Citohet sipas: Aleksandër Samsonov. “Pse e vranë Stalinin”. Faqja e internetit “Vojennoje obozrenjije”. 05 mars 2013). 

Këtë natyrë të rusëve, si njerëz me hundën në lis, e ka nxjerrë bukur në pah filozofi Nikollaj Berdjajev (1874-1948), i cili ka thënë: 

“Rusët janë fodullë në paraqitjen e jashtme, por përbrenda janë skllevër të bindur”. 

Me xhevahire të tilla “mendimtarësh” rusë, dhe me paradat ushtarake butaforike në Sheshin e Kuq, banda e Kremlinit, siç u theksua më lart, ka për qëllim të maskojë para opinionit ndërkombëtar mjerimin që ka pllakosur shumicën dërrmuese të popullit, i cili ndien kënaqësi nga varfëria për hir të “madhështisë” së Rusisë.  

Kinoaktorja polake, Barbara Brilskaja (1941), laureate e Çmimit Shtetëror të Bashkimit Sovjetik dhe yll i filmit televiziv“Ironia e fatit” të vitit 1975, me autor regjisorin rus Eldar Rjazanov (1918-2015), në njërën nga intervistat e saj të kohëve të fundit, ka deklaruar: 

“Njerëzit e thjeshtë në Rusi vuajnë nga njerëz që janë kapur me thonj e me dhëmbë pas pushtetit, si burim parash, për të cilat i kapin të dridhurat. Rusët duhet ta kuptojnë se është e pamundur ta ngrysësh jetën mes fekaleve ku ata jetojnë” (Citohet sipas: “Artisten Barbara Brilskaja do ta fshijnë nga filmi “Ironia e fatit” për shkak të qëndrimit të saj kundër luftës dhe Putinit”. Reportazh i transmetuar në kanalin televiziv ukrainas “FreeDom”. 21 shkurt 2023). 

Kinoaktorja është e bindur se në qytetet e Rusisë, me përjashtim të Sankt Peterburgut dhe Moskës, jetesa është e pamundur. Në vazhdim të intervistës, ajo thotë: 

“Shikoni pjesën tjetër të popullit, se ç’jetë bën, fjala vjen, në  qytetin e Omskut apo të Novosibirskut. Ne po fluturojmë për atje dhe unë kam tmerr kur zbres nga aeroplani. Atje njerëzit i ka pllakosur mjerimi, atje jetesa është e pamundur” (po aty). 

Më herët, Barbara Brilskaja qe shprehur në përkrahje të aktores Liya Akhedzhakova (1938), së cilës nuk i jepnin më role në teatrin “Sovremennjik” të Moskës, sepse ka demaskuar agresionin e ushtrisë fashiste ruse kundër Ukrainës dhe ka mbajtur qëndrim të ashpër ndaj Putinit. Atë e pushuan nga puna më 08 shkurt 2023. Barbara deklaroi se një atdhe i tillë, ku një artiste të shquar e kanë pushuar nga puna, është i padenjë për kolegen e saj, se ka fituar antipatinë e shtetit dhe e këshilloi të largohet nga Rusia, përndryshe komunistët, njerëzit e mallkuar nga Zoti, jetën kanë për t’ia nxirë. Aktivistët e jetës shoqërore u revoltuan nga komentet e saj dhe i kërkuan Kryetarit të Komitetit Hetimor të Federatës Ruse, Aleksandër Bastrikinit (1953), t’ia ndalojë përgjithmonë hyrjen në territorin e Rusisë. 

Kritikën e ashpër jo vetëm ndaj bandës së Kremlinit, me Putinin në krye, por edhe në adresë të opinionit publik rus, Barbara Brilskaja e pati nisur që në vitin 2014, fill pas pushtimit të Krimesë. Që asokohe ajo qe shprehur kundër propagandës retorike të kolegeve të saj ruse, artiste të teatrit dhe të kinemasë. Njëra prej tyre është artistja e njohur Valentina Tallizina (1935), artiste e popullit e Federatës Ruse, përkrahëse e zellshme e kryebanditit Putin, e cila jo vetëm e dënoi Barbarën për qëndrimin e saj, por edhe e ofendoi publikisht: 

“Ajo është një plakë e gjorë, e sëmurë. Me siguri që autoritetet polake i kanë dhënë të kuptojë se duhet të deklarohet kundër Rusisë… Me sa duket, qe e detyruar të mbante një qëndrim të tillë. Atë duhet ta falim Ajo është shumë e moshuar dhe e sëmurë” (po aty). 

Autoritetet ruse vendosën që, përmes nejrorrjetit, ta fshijnë artisten polake nga filmi “Ironia e fatit”. Kjo për faktin se ajo është deklaruar publikisht kundër agresionit fashist rus në Ukrainë dhe fajtorit kryesor – Putinit. 

Disa fakte nga jeta e qytetarëve rusë në qytetet Omsk dhe Novosibirsk, të pasqyruara në reportazh, vërtetojnë konkretisht se në ç’gjendje të mjeruar jetojnë njerëzit e thjeshtë në brendësi të Rusisë, siç është shprehur artistja polake.  

Gazetarja, e shoqëruar nga kameramani, e ka vazhduar reportazhin në qytetin e Omskut, që ndodhet 2720 km larg Moskës, në rrugë automobilistike. 

Njëra nga qytetaret ruse, që banon në Omsk, ja si iu shpreh gazetares para kameras: 

“Pushtetarët e këtushëm deklarojnë se furnizimi me ujë është siguruar për çdo familje, edhe në zonat fshatare, por kjo nuk është e vërtetë”.  

Paskëtaj vijojnë pamjet nga një pallat me pesë kate në qytetin e Omskut: suvaja ka rënë gjithandej dhe tullat me lagështirë flasin vetë për “mirëqenien” që mbretëron aty. Gazetarja dhe kameramani ngjiten në katin e pestë dhe trokasin në një apartament. Kryefamiljari i atij apartamenti i shoqëron në çdo dhomë. Pamjet janë tmerrësisht dëshpëruese. Tarraca pikon gjithandej. Tavanin dhe muret i ka pllakosur myku Ai rrëfen: 

”Sapo fillon shiu, nëpër dysheme jemi të detyruar të vendosim kova për grumbullimin e ujit që pikon, se për ndryshe do të vazhdojë t’i pikojë tavani familjes që banon poshtë nesh”. 

Në bisedë e sipër, ndërhyn bashkëshortja e kryefamiljarit: 

“Kemi shqetësime se nuk furnizohemi rregullisht me ujë dhe me energji elektrike. Detyrohemi të mbushim ujë kur na vjen me orar shumë të shkurtuar, e përdorim për të pastruar banjën dhe e ngrohim për t’u larë”.  

Guvernatori i qarkut të Omskut, – thotë gazetarja, – Aleksandër Burkov (1967), – reagoi me ironi ndaj kritikave të ashpëra të artistes polake për gjendjen e qytetit. Por Burkovi u hodhi një plaf përsipër fakteve konkrete, të cilave nuk guxon t’u dalë përballë. 

Kryetari i Bashkisë së qytetit të Novosibirskut (3379 km larg nga Moska, me rrugë automobilistike), Anatoli Llokot (1969), – sipas rrëfimit të gazetares, – i hodhi poshtë deklaratat e artistes polake, duke i vlerësuar ato si antiruse, se “nuk përputhen” me realitetin në Rusi. Nërkohë, gazetarja, në shoqërimin e kameramanit, vazhdon  të pasqyrojë me vërtetësi ato gjëra që duken konkretisht. 

Gazetarja vazhdon reportazhin në apartamentin e një pallati po pesëkatësh edhe në Novosibirsk. Në kamera shfaqen menjëherë muret e ciflosura nga lagështira. Familja që banon aty ka shtatë vjet që i kërkon Bashkisë së qytetit të riparojë tarracën që pikon, por më kot. Kryetari bën të paditurin. Tarraca pikon në të gjitha dhomat.  Shtresa e mykut në tavanin dhe në muret e banjës është kaq të trashë, saqë gazetarja tmerrohet. 

 

Marksi ishte i prerë në qëndrimin e vet ndaj Rusisë, si ndaj një shteti të barbarisë lindore, në të cilin mbizotëron fryma reaksionare aziatike që kërcënon zhvillimin politik dhe kulturor të Perëndimit. Marksi dhe Engelsi e vlerësonin Rusinë si kështjellë të forcave reaksionare të mbarë Evropës, dhe politikën e saj të jashtme e konsideronin si njërën nga pengesat kryesore në rrugën drejt transformimit social të botës. Me këtë rast, ata patën nxjerrë në pah vazhdimisht “mongolizmin” dhe pikësynimin e përhershëm të saj për të sunduar botën në frymën e Çingis Khanit. 

Duke pasur parasysh sundimin komunist në Rusi, Çurçilli (1874-1965) është shprehur: 

“Komunistët zhvillojnë një luftë të pandërprerë kundër qytetërimit, me qëllim që të shfarosin të gjitha institutet e pushtetit, të gjitha qeveritë, të gjitha shtetet në botë. Ata kanë si pikësynim të krijojnë një aleancë varfanjakësh, kriminelësh, injorantësh, rebelësh, të sëmurësh, debilësh dhe budallenjsh, aleancë kjo që duhet të zaptojë mbarë botën”. 

Normalisht, që bota të gjejë qetësi një herë e mirë nga ethet e Rusisë për pushtime territoresh të huaja, do të duhet që ajo të shpërbëhet në disa shtete të pavarura. Me agresionin fashist që Putini ndërmori kundër Ukrainës, shënoi fillimin e shpërbërjes së Rusisë, shpërbërje që ka hyrë në një rrugë të pakthyeshme. 

Në qytetin Helsingborg të Suedisë, prej 7 deri më 11 dhjetor 2022, zhvilloi punimet Konferenca ndërkombëtare për dekolonizimin e Rusisë – Forumi IV i popujve të lirë pas shpërbërjes së Rusisë. 

Në konferencë morën pjesë përfaqësues të lëvizjeve së popujve rrënjës dhe të rajoneve të kolonizuara të Federatës Ruse – udhëheqës të shteteve të ardhshme të pavarura pas shpërbërjes së Rusisë. Ishin të pranishëm politikanë, diplomatë dhe gazetarë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të Britanisë së Madhe, të Ukrainës etj. 

Pjesëmarrësit erdhën në këtë përfundim: 

“Përderisa Rusia vazhdon të mbetet si shtet më vete, i komanduar nga një qendër perandorake, ajo, me të gjitha mënyrat, edhe me agresion ushtarak, do të vazhdojë t’i mbajë të skllavëruar qytetarët e vet dhe do të kërcënojë përherë gjithë fqinjët dhe mbarë botën”. 

Shpërbërja e asaj ngrehine të sëmurë euroaziatike, është bërë temë e ditës për të gjitha kombësitë që përfshihen në përbërje të saj. Prandaj, për shkak të revanshizmi perandorak të Rusisë, siç u theksua në Forum, shtrohet problemi i dekolonizimit të vetë Rusisë. Aq më tepër kur dihet që trashëgimia imperialiste e Rusisë nuk qe e mundur të kapërcehej as me ardhjen e komunistëve në pushtet në vitin 1917, as me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 

Le të shpresojmë që shpërbërja e gërmadhinës rusomadhe euroaziatike të realizohet, duke ndjekur një rrugë “të mëndafshtë”.  

Kaliforni, 21 Mars 2023 

Të fshehtat që (nuk) i mori me vete profesor Hysni Gashi  

0

Sinan Kastrati, Suedi

Të fshehtat *) që (nuk) i mori me vete profesor Hysni Gashi  

Jeta si rrogëtar *) në katundet e Hasit dhe në jetimoren e Vlorës 

Më 25 maj 2002, vdes nëna jonë, Sevdije Krasniqi-Gashi, gruaja e Hysni Gashit 

Sevdija, nusja e Hysni Gashit është bija e mësuesit të parë Vesel Krasniqit nga Makoci, komuna e Prishtinë dhe e nënes Mihane. 

Nëna (Sevdija) ishte para vdekjes, vetëm frymën e fundit sa nuk e kishte dhënë kur troket dera e shtepisë. Hysniu del dhe iu çel (hap) derën mysafirëve. 

-Urdhëroni brenda dhe iu uron mirëseardhje të përzemërt! 

Ishin dy mysafirë të ”panjohur” për ne por jo edhe për Hysni Gashin (dhe Sevdijën, shën.imi i mëvonshëm). Mysafiri i ”panjohur” kishte shkua në Gjakovë dhe kishte pyetur një të njohur se ku mund ta gjej Hysni Gashin. Gjakovari e ka njohur Hysniun dhe bashkë me te ”panjohurin” vijnë në Prsishtinë. 

Hysniu e Burimi (babë e djalë) në fejesën e Norës, vajzës së Burimit në Prizren

Hysniu i shtin brenda mysafirët, sipas adetit shqiptar edhe pse ne pritnim që nëna jonë veç sa s`ka dhënë shpirt, veç dakikin e prisnim kur të vdes nëna, tregonte Burimi. 

Kishin ardhur motrat e nënes (tezet) Tefta, Zahidja dhe Merita dhe daja, Fatmiri. Atyre nuk iu erdhi mirë që Hysniu (dhëndërri i tyre) priste mysafirë sikur të kishte dasëm e motra tyre ishte para teslimit. Shumica e familjarëve reagun kundër Hysniut. Hysniu, sipas tyre më mirë do të ishte sikur mysafirët ti vendoste në ndonjë hotel e jo në shtepi, shkaku i vdekjes së Sevdijës. Këtu, më tregonte Burimi, i dola në krah Hysniut: 

-Mysafirët nuk bënë me i qu në hotel sepse ata kanë ardhur me e parë babën …! 

Shoqërusi nga Gjakova ndejti shumë pakë e shkoi kurse njeriu i ”panjohur”, truphollë e me sheshir në kokë ndejti.   

«Askush» nuk e dinim kush është ky njeri i panjohur, me trup mesatar, i hollë e me sheshir. 

Hysni Gashi me Heroikun, Milotin dhe Vionën, nipa e mbesa të babit (Hysniut). Heroiku dhe Viona janë fëmijët e mi (Valbona) kurse Miloti është djali i Burimit

Ceremonia e varrimit të Sevdijes vazhdon sipas traditës por Hysniu përveç pritjes dhe përcjelljes së miqëve që vinin për kryeshnosh, ai nuk ndahej nga mysafiri. Edhe pse kishte vdekur nëna, Hysniu nuk jipej para mysfirit. Nganjëherë, kur mbeteshin vetëm ata dy, Hysniu e Marku, flisnin por kur dikush nga ne (Burimi, Valbona, Kushtrimi e Arbeni) hynim në dhomën e miqëve ku ata rrinin, bisedën e ndërprisnin.  

Vesel Krasniqi dhe Mihanja, baba e nëna e Sevdijës, vjehrrit e Hysniut

Por, njëherë e zura njeriun e ”panjohur” duke e pyetur Hysniun: 

-E mban mend Hysni kur ishim në Jetimoren e Vlorës …? 

Atëhërë unë u bëra kurreshtar dhe ngula këmbë që Hysniu të tregoi pse dhe kur ka qenë në Jetimorën e Vlorës, diçka që unë, sipas Burimit nuk më kujtohej se baba i jonë është rritur në jetimore por e vërteta është se Hysniu ka tregua pjesë nga jeta në Jetimoren e Vlorës. 

Njeriu i ”panjohur” e kuptova vesh se e kishte emrin Mark-u, një njeri nga Tuzi apo Malësia, krahina shqiptare në Mal të Zi. Ai me siguri nuk ishte nga Plava, Gucia e as Ulqini sepse vetëm në Tuz ka shqiptar të besimit katolik. Marku, sipas Burimit duhej të kenë qenë nga Tuzi por edhe familja e tij nga zullumi serbo-malazez kanë ikur nga Tuzi dhe janë shpërngulur në Shqipëri.  

Pse dhe a ka qenë Marku jetim dhe pse edhe ai kishte jetua në Jetimoren e Vlorës, nuk e dinte Burimi. Këtë ”fshehtësi” e ka marrë me vete Hysniu dhe Marku por jo edhe unë (autori i këtyre radhëv). Ajo që dihet është se Marku më vonë kishte qenë puntor i sigurimit të punëve të brendshme në Shqipëri dhe i kishte shërbye besnikërisht Enver Hoxhës.  

Jetimët në Jetimoren e Vlorës janë ushqye mirë dhe kanë vazhdua shkollimin, sikur nxënësit tjerë në shkollat e qytetit. (Kjo ma kujton luftën në Ukrainë ku shumë fëmijë nga Ukraina, janë ndarë nga nënat e tyre … janë depërtua në Rusi. krime lufte kundër njerëzimit) 

Jetimët, edhe ata të Jetimorës së Vlorës, regjimi i Enver Hoxhës, iu kishte shpërla trurin. Ata ishin rritur e edukua sipas planeve, projekteve e nevojave që kishte shteti, për njerëz me ideologji komuniste të Enver Hoxhës që në të ardhshmen do të bëhen ”spiunë” (shën. imi). Sipas Burimit, Marku ka shërbye në qarkun e Elbasanit, si një ndër kryespiunët dhe ka pasur pozitë të lartë në hierarkinë policore shqiptare. 

Hysniu si rrogëtar në Has 

Hysniu, si fëmijë punoi si rrogëtar sa për bukë të gojës në dy familje në rrethin e Hasit në mes të Prizrenit dhe Kuksit. Kjo është një ngjarjet tjetër e dhimshmshe që nuk kam dëgjua ndonjëherë. E dëgjova nga goja e bashkëbiseduesve të mi dhe Burimit, veçanërisht për jetën e Hysniut, jetë e cila ka ndikua në temperamentin *) që ka pasur Hysniu por që nuk e ka tregua. 

Këso vuajtje e trajtimi mizor ndaj një fëmiu nuk kam dëgjua në jetë prandaj edhe e kisha të vështirë ta besoja dhe shpesh e ndërpreja Burimin që mos të vazhdoj më. Por ai ishte shumë i qetë dhe fillonte të me tregoi vuajtjet e Hysniut si fëmi, si rrogëtar i paushqyer (uritur), pa çorape e këpucë e i veshur keq, me rroba të shqyera, i dathur e i deshur.  

Hysniu nuk ka pasur më shumë se 6-9 vjt kur isht rrogëtar në një famijen të ndershme, në Familjen e Kupalëve. Ajo familje, Hysniun e trajtonte si antar të familjes dhe Hysniu hante bukë në sofër me antarët e tjerë të familjes me mysafirët. Pra Hysniu ishte si djalë i tyre. I zoti i familjes nuk e ndanin dhe dallonin Hysniun nga fëmijët e tjerë në ushqime, në fjetje, në ndeja dhe e donin e respektonte çdo prnd që e don fëmiun e vetë. 

Në familjen tjetër që ka shërbye Hysniu si rrogëtar, ka hjekur si gjarpni ner guri. Hysniu ka fjetur me lopë. Kjo familje e pashpirtë e gjakëpirëse, e kishte pasur një antar të familjes me sëmundjen e tuberkulozit *). Ushqimin që nuk mundëte ta hante i sëmuri me tuberkuloz, ose që i mbetej ushqimi, ma jepnin mua ta ha, kishte tregua Hysniu më vonë. Edhe pse fëmi i vogël, Hysniun kjo familje e keqtrajtonte, e përbuzte dhe urrente Hysniun, sepse ishte rrogëtar: Hyeniu te kjo familje kishte jetua jetë qeni, si i burgosur a i nternuar dhe i dënuar vetëm të punoj, punë të detyrueshme (sikur në kohën e luftës së klasave në Shqipëri e Rusi).  

”Isha mërzitur dhe ashtu i veshur keq e dathur, vendosa të iku edhe nga kjo familje”. 

Policët apo ushtarët kufitarë kur e shohin, djalin e vogël se si dridhej nga të ftohtin, e marrin në vendin ku ata rrinin. E ushqejnë mirë dhe aty e mbajnë disa ditë, ndoshta 1 javë a 10 ditë dhe prej atje, qendra sociale për jetimë në Kuks e dërgojnë Hysniun në Jetimorën e Vlorës. 

(Këso tregime kam lexua nga fëmijë e familjarë të rretheve të ndryshme të Shqipërisë, që i kanë dërgua në kampet e përqëndrimi në … Tepelenë etj, dhe nga mungesa e ushqimit e uria, nëse dikush ka vjellur, i urituri iu ka lutur qe të hajë … .) 

Rrugës derisa largohej nga ajo familje, Hysniu nëpër mal është ushqye me kumbulla të papjekura, kojsia, kulumria e pemë tjera të egra që ka gjetur, sa mos me vdekur. 

Në Jetimorën e Vlorës, jetimët pushteti komunist i çvesh nga çdo ndjenjë njerëzore e dashuri për familjen. Jetimorja e Vlorës ka qenë mburrje për Shqipërinë socialiste sepse aty, ata kanë rekrutua fëmijët që kur të rritën ti ”shërbejnë atdheut”, si sigurimca, duke i rekruatuar femijët si njerëz besnik të Enverit, të lindur e krijues të njeriut të ri me ideologji të re komuniste e staliniste. 

Hysniu ka qenë enverist, deri më 1981. Pas vitit 1981, Hysniu ishte kundër enverizmit por mbeti komunist gjithë jetën. 

Këtu kam edhe disa pjesë e letra që nuk mund ti publikoj. Janë biseda e letra me disa nga ish bashkëpuntorët e Hysniut e më vonë kolegë të punës me Hysniun.  

Thjesht, nuk i publikoj sepse kështu iu kam dhënë fjalën me ata që më kanë tregu pjesë nga bisedat dhe takimet e Hysniut me disa ish personalitete që ende (disa) janë gjallë dhe aktiv, si enveristë të flaktë.   

Ata «shokë» i kërkojnë Hysniut që edhe emrin e shkollës ku punonte Hysniu, si zv. Drejtor ti ndërrohet që për kohën, ishte një aventurë e rrezikshme. 

Pjesa e prapme e fotos, 1956, si nxënës në kl. VI gjimnaz në Prishtinë

Një fsheftësi tjetër e Hysniut ishte: 

Si u këthye Hysniu nga Jetimorja e Vlorës në Kosovë, sipas Burimit? 

Ma ata që kam bisedua, askush nuk din më shumë se ato që i kam thënë deri më tash por unë nuk jam dorëzua e as nuk e kam ndërmend me ngrit përpjetë flamurin e bardhë e as futën e zezë (shprehje pop. Kur dikush dorëzohet, ushtria apo vdes dikush. Në Rahovec i qitnin disa rroba të zeza kur vdiste ose vritej ndonjë kral, mbi mure, shenjë zie) 

Hysniu në Kosovë i vazhdon studimet në Normalen e Prishtinës por, në klasën e katërt si normalist, Hysniu e then dhe e shkelmon fotografinë e Titos në klasë. Drejtoria e Shkollës Normale e përjashton Hysniun me të drejtë të dhënies së provimeve privatisht, sipas Hysniut.  

Por një tjetër më tha ndryshe që nga fillimi kur Hysniu ishte në Shqipëri, se ” … e kemi ditur që Hysniu ka qenë në Jetimoren e Vlorës. Në një ekskursion *), m’e 1979 që ishte Hysniu në Shqipër, kur shkojnë në Vlorë te Ujë i ftohtë, i ofrohet një puntor i sigurimit dhe e pyet: 

-He shoku profesor, po të kujtohet ky vend? 

-Të lutem, më lerë të qetë se dua të shmallem pakëz … 

-E shoh se keni kujtime nga ky vend dhe largohet, sigurist polici”.   

Një tjetër çudi, jo vetëm për mua ishte se Hysniun Kryqi i Kuq Ndërkombëtar *) e dërgon në studime në Beograd, si emigrant (më 1958?).  

Evërteta tjetër është se në studime i dërgon ”Shoqata e emigrantëve”, ku ishte kryetar edhe vëllai i babës së Sevdijës. 

Edhe sa i përket kësaj se si Hysniu është këthye në Kosovë thuhët ndryshe nga verzioni i Burimit: 

”Gjimnazi ku studjonte Hysniu në Vlorë, shteti shqiptar vendos që ti dërgoi dy grupe nxënësish për studime në Moskë dhe Beograd. Hysniun e caktojnë të shkoj në Beograd, për studime. Hysniu nga Beogradi bashkë me 3 shokë ik dhe këthehet në Kosovë.  

Në Kosovë, Hysniu i vazhdon studimet në Gjimnazin ”I. Llola Ribar” e jo në shkollën Normale. Nga gjimnazi ”I. LL. Ribar” përjashtohet dhe vazhdon shkollën në Gjakovë dhe atje diplomon.  

Hysni Gashi dhe nusja, Sevdija

Pasi e kryen shkollën në Gjakovë si shtetas i Shqipërisë, vazhdon studimet për Histori në Beograd. Atje njihet me shumë student shqiptar. E njeh edhe Zekeria Canën. 

Edhe nga Univerziteti i Beogradit, Hysniun e përjashtojnë dhe studimet i vazhdon në Shkup e diplomon si një nder studentët e parë (ndoshta studenti i parë shqiptar nga Kosova) që përfundon studimet për histori.  

Pas studimeve fillon punën si profesor në Prizren. Pas një kohe e përjashtojnë nga puna në gjimnazin «J. R. Kica» në Prizren dhe shkon në Çegran të Gostivarit dhe aty punësohet e punon si profesor historie. Në Çegran iu lind edhe Arbeni, djali i vogël. Aty punon deri më 1967 kur këthehet në Rahovec dhe punon pjesën më të madhe të jetës si profesor historie në qendër (Rahovec), në Malishevë dhe Ratkoc, qendra lokaliteti. Malisheva kishte qenë edhe qendër komunale.  

Sa ishte Hysniu, si gjimnazist, në Prishtinë, në bibliotekën ”Milladin Popoviq” e takon Sevdijen edhe dashurohën marrëzisht, të dytë. 

Këtë vit, gjithnjë edhe sipas Burimit, Hysniu njihet dhe dashurohet në Sevdijën. Një jetë idilike por të varfër e me plot pengesa e rreziqe të kohës. Ata kanë qenë të lumtur, siq shihen edhe në fotot që i kanë fëmijët e disa edhe unë i kam publikua dje. Të rinjët, si «Dashnorët e Venedikut, shihën të gëzuar, të veshur mirë, sipas modës dhe kohës. 

Po kush nuk do ta donte Hysniun dhe Sevdijen. Ishin një çift që s`ia gjeje çiftin as në Paris, Romë e Vienë. 

Por jeta e Hysniut ishte e vështirë, më e vështirë se e shumicës së intelektualëve të tjerë të kohës. Nuk e besoj se dikush tjetër që ka qenë ”i lirë”, në ”liri” që ka jetuar më keq se Hysniu. Kët fat nuk e ka meritua Sevdija por e deshi dhe ia fali zemrën Hysniut dhe të ”mirat” e të këqiat i ndau me te. 

Kur Hysniu, edhe pse kishte kryer Univerzitetin në Beograd, deri pas Plenumit të Brioneve *), nuk punonte, sepse Hysniu ishte i ndjekur e përcillej ama ishte shumë i kujdeshëm dhe nuk i jepste shkas pushtetit ta burgoste, si i përsekutuar pushtuesi e dënonte duke e lënë papunë e pa bukë.   

Gjatë kohës sa Hysniu ishte i papunë, Sevdija e re detyrohet të punoj në spital si pastrues dhe iu shpërndan ushqimet të sëmurëve nëpër spitale.  

Vesel Krasniqi, babai i Sevdijës (mësues dhe atdhetar) i ka mbatur vajzën e dhëndërrin në shtëpinë e vetë duke iu sigurua ushqim e kulm mbi kokë. 

Më 1967, Hysniu punësohet në Rahovec si profesor i lëndës së historsië në gjimnazin ”R. Sadiku” që ishte pavarësua nga gjimnazi i Prizrenit ”J. R. Koca”. Hasan Sharku, drejtor gjimnazi e merr Hysniun dhe përveç punës e pagës së mirë që merrte dhe e mbante familjen, komuna dhe drejtoria e gjimnazit ia japin edhe një banesë në qendër të Rahovecit, para Teqesë së Sheh Medinit, Shtpiesë së Kulturës dhe KROIT të qytetit.   

Në fund të këti shkrimi edhe një detaj të Selimit, babës së Hysni Toskës. 

Selimi ishte një nga kaçakët e rrezikshëm të rrethit të Rahovecit e Hasit, deri në Shqipëri. Ai njëherë në një luftë me xhandarët*) serbë në kufirin shqiptaro-shqiptarë (Jugosllavi), xhandarët serbë gjuajnë në Selimin i cili ishte mëshehur pas një guri. Plumbi serb e godet gurin e grimcat e gurit e godasin Selimin në sy dhe ai e humb të pamunit, shikimin.  

Kur e takoja dhe shikoja nga afër Selimin, më dukej se syri i pikonte gjak e mua, zemra më coptohej. 

Selimi është akuzua se e ka vrarë edhe një fan (malso, të krahinës së Mirditës) çka nuk ka qenë e vërtetë. 

… dhe kur televizioni i Beogradit, në lajmet kryesore e paraqiste J. B. Titon, Selmi ngrtej në këmbë. Kur e pyesja unë (Burimi): 

-Pse po qohesh n`kâm për Titon ? 

-Sepse Tita mi ka falur 8 vjet burg.  

Sipas një verszioni, tjetër, Hysniu i ka tregua Sevdijës e fëmijëve se Mark Gjuraj ka qenë shok në jetimore, shoku më i ngusghtë me Hysniun dhe sa herë që Markun kanë ardhur familja në vizitë dhe e kanë marrur, ata e kanë marrë edhe Hysniun në shtëpinë e tyre 

-Pse ka qenë Marku në jetimore?  

*) FSHEHTË f. 

  1. Diçka që nuk është zbuluar a nuk është njohur ende. Të fshehtat e natyrës (e gjithësisë). Depërtojnë në të fshehtat e materies.
  2. Diçka që mbahet e fshehtë, që nuk duhet ta dinë a ta kuptojnë të tjerët ose që e dinë vetëm pak vetë, sekret. E fshehtë e thellë. Të fshehtat e detyrës. Të fshehtat e zemrës. Ruaj (zbuloj) të fshehtën. I tregoj një të fshehtë. Nuk kam ndonjë të fshehtë. S’është e fshehtë dihet, e dinë të gjithë.
  3. Shkaku i brendshëm, i thellë e i padukshëm i diçkaje; njohuri e shprehi të thella e të veçanta që i kanë vetëm ata që e zotërojnë mirë punën e vet, që kanë aftësi e përvojë të madhe. E fshehta e lojës. E fshehta e artit (e punës krijuese).

FSHEHTË mb. 

  1. Që është i futur a i mbuluar dhe nuk e shohin ose nuk e gjejnë dot të tjerët; që e dinë vetëm pak veta; që nuk dihet, nuk njihet a nuk kuptohet nga të tjerët. Vend i fshehtë. Shpellë (gropë, udhë) e fshehtë. Shkrim i fshehtë. Gjuhë të fshehta të folura konvencionale që përdoren nga grupe të veçanta njerëzish e që kuptohen vetëm prej tyre (p.sh. nga zejtarët shëtitës, nga hajdutët etj.).
  2. Që mbahet përbrenda nga dikush, që nuk shfaqet a nuk shprehet. Mendim i fshehtë. Zemërim (gëzim) i fshehtë. Ndjenja (qëllime) të fshehta.
  3. Që nuk kuptohet se nga vjen a ku e ka burimin, i paqartë, i papërcaktuar, i errët. Parandjenjë e fshehtë. Shqetësim i fshehtë.
  4. fig. Që i mban përbrenda mendimet, ndjenjat etj., që nuk ua hap zemrën të tjerëve; i mbyllur. Njeri i fshehtë.
  5. fig. Që vepron pa u diktuar nga të tjerët, që vepron në mënyrë tinëzare, që i mbulon veprimet e veta; që vepron në kushte ilegale; që kryen shërbime, veprime e detyra, të cilat nuk duhet t’i dinë të tjerët. Armik (agjent) i fshehtë. Përkrahës (mbrojtës, kundërshtar) i fshehtë. Organizatë (shoqëri) e fshehtë. Policia e fshehtë. Diplomaci e fshehtë.
  6. fig. Që bëhet pa u marrë vesh nga të tjerët, që bëhet në fshehtësi; që nuk dihet nga të tjerët. Takim (bisedim) i fshehtë. Traktat (pakt) i fshehtë. Lidhje të fshehta. Marrëveshje e fshehtë.
  7. fig. Që bëhet pa u vënë re nga të tjerët, që bëhet duke u ruajtur fshehtësia; kund. i hapur. Votim i fshehtë.
  8. mjek. Që zhvillohet pa dhënë shenja të dukshme a shenja klinike; kund. i hapur. Sëmundje e fshehtë. Dështim i fshehtë. Periudhë e fshehtë.
  9. euf. bised. Gjinor; që ka të bëjë me organet gjinore. Organet e fshehta. Sëmundjet e fshehta.

FSHEHTËSI f. 

  1. Të qenët i fshehtë, karakteri i fshehtë i diçkaje. Fshehtësi e plotë. Fshehtësia e veprimeve (e bisedimeve). Fshehtësia e korrespondencës. Vepron në fshehtësi vepron fshehtas. Ruhet (mbahet) në fshehtësinë më të madhe mbahet shumë e fshehtë.
  2. E fshehta. Fshehtësitë e natyrës.

FSHEHTËSIRË f. 

  1. Diçka që mbahet e fshehtë, gjë e fshehtë. I ruan (i mban) fshehtësirat.
  2. Vend i fshehtë. Rrinte në fshehtësirë.

*) RROGËTAR m. 

  1. vjet. Ai që punonte i pajtuar me rrogë në një familje të pasur, shërbyes; bari me rrogë. Rrogëtar i beut (i agait, i tregtarit, i kishës). Rrogëtar lopësh.
  2. Nëpunës me rrogë të caktuar. Shtresë rrogëtarësh.
  3. bised. mospërf. Ushtar që paguhet me rrogë; mercenar. Ushtri rrogëtarësh.
  4. keq. Ai që i shërben dikujt si vegël për të nxjerrë fitime, shërbëtor. Rrogëtarët e fashizmit. Rrogëtar i pushtuesve.

RROGËTAR mb. 

Që paguhet me rrogë; që shërben me një pagë të caktuar; mercenar. Ushtri rrogëtare. Trupa rrogëtarë. 

*) TEMPERAMENT m. 

  1. Tërësia e vetive psikike të njeriut, që kanë si bazë fiziologjike tipin e veprimtarisë së lartë nervore, që shprehin shkallën e ngacmueshmërisë e të gjallërisë së njeriut dhe që shfaqen në sjelljen e në qëndrimin e tij ndaj të tjerëve, në veprimet e kundërveprimet, në lëvizjet, në fjalët, në shprehjen e fytyrës etj.; njeriu, i cilësuar sipas veçorive të këtyre vetive psikike. Temperament kolerik (sanguin, flegmatik, melankolik). Temperament i gjallë (i zjarrtë, i plogët).
  2. Forcë jetësore, gjallëri; aftësi për t’u pushtuar lehtë nga një gjendje e lartë shpirtërore, nga një ndjenjë e fuqishme dhe e thellë; shprehja e kësaj gjallërie a gjendjeje shpirtërore në punë, në veprime të ndryshme e në të folur. Njeri me temperament. Ka temperament. Luajti (këndoi) plot temperament. Flet (reciton) me temperament.

*) TUBERKULOZ m. mjek. veter. 

Sëmundje ngjitëse e kronike, që shkaktohet nga një mikrob i quajtur «bacili i kokut» dhe që prek mushkëritë ose ndonjë organ tjetër të trupit, ndishku, kolla e keqe. Tuberkulozi i mushkërive (i zorrëve, i kockave, i gjëndrave të fytit). Tuberkulozi i kafshëve (i gjedhit, i derrave). Tuberkulozi i shpendëve. I prekur nga tuberkulozi. Vuan (u sëmur) nga tuberkulozi. Lufta kundër tuberkulozit. 

TUBERKULOZ mb. mjek. veter. 

  1. Që është i sëmurë nga tuberkulozi, që ka tuberkuloz. Lopë tuberkuloze.
  2. Përd. em. sipas kuptimit të mbiemrit. Sot tek ne pothuajse nuk ka tuberkulozë.

*) Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq – KNKK (anglisht: International Committee of the Red Cross – ICRC ; frëngjisht: Comité International de la Croix-Rouge) është një institucion humanitar me qendër në Gjenevë, Zvicër dhe një Laureat i Çmimeve Nobel për tre herë. Palët shtetërore (nënshkruesit) të Konventës së Gjenevës të vitit 1949 dhe Protokollet e saj shtesë të vitit 1977 (Protokolli I, Protokolli II) dhe Protokolli i vitit 2005 i kanë dhënë KNKK-së një mandat për të mbrojtur viktimat e konflikteve të armatosura ndërkombëtare dhe të brendshme. Viktima të tilla përfshijnë të plagosur në luftë, të burgosur, refugjatë, civilë dhe joluftëtarë të tjerë. 

ICRC është pjesë e Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe së bashku me Federatën Ndërkombëtare të Shoqërive të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe dhe 190 Shoqërive Kombëtare. KNKK – ICRC është organizata më e vjetër dhe më e nderuar brenda lëvizjes ndërkombëtare dhe një nga organizatat më të njohura në botë, duke fituar tre Çmime Nobel për Paqe në vitet 1917, 1944 dhe 1963. 

*) EKSKURSION m. 

Udhëtim me këmbë a me mjete transporti që bëhet zakonisht në grup, për të vizituar një vend të caktuar për qëllime arsimore, shkencore etj. ose për t’u dëfryer. Ekskursion mësimor (turistik, alpinistik). Ekskursion në vende historike. Ekskursion dyditor. Shkuan në ekskursion. 

*) “Plenumi i Brioneve i 1 korrikut 1966, në fokus të shërbimit të inteligjencës amerikane“ 

https://www.epokaere.com/plenumi-i-brioneve-i-1-korrikut-1966-ne-fokus-te-sherbimit-te-inteligjences-amerikane/ 

https://perpjekjashqiptare.com/plenumi-i-brioneve-ne-fokus-te-sherbimit-inteligjences-amerikane-cia/ 

*) XHANDAR m. 

Ai që shërben në xhandarmëri. Postë (kazermë) xhandarësh. Togë xhandarësh. 

U vesh si xhandar. Shërbente si xhandar. I rri si xhandar mbi kokë. 

* Xhandar ndërkombëtar shtet i fuqishëm reaksionar. Që ndërhyn me dhunë për t’u diktuar vullnetin e vet shteteve të tjera më të vogla. 

XHANDARMËRI f. përmb. 

Trupa ushtarake të veçanta në vendet borgjeze ( para Çlirimit edhe në Shqipëri) që përdoren për të mbrojtur rendin shtetëror në fuqi, për të shtypur lëvizjet demokratike e revolucionare dhe për disa detyra të policisë gjyqësore; ndërtesa me zyrat e këtyre trupave. Forcat e xhandarmërisë. Zyrat e (kazermat) e xhandarmërisë. Repartet e xhandarmerisë. Postat e xhandarmërisë. Toger 

(komandant) i xhandarmërisë. E thirren e (mbajtën) në xhandarmëri. 

Shënimet nuk janë të plota dhe nuk duhët marrë si të qindpërqindëta. 

Kërkoj falje nga familjarët nëse mu ka përvjedhur ndonjë gabim, i paqëllimt. Kërkoj faljes, sidomos nga Burimi dhe Valbona.  

Malmö, 21 mars 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Serbia, s’e nënshkroi planin franko gjerman, ngase, duket që Washingtoni e Brukseli, s’e garantuan këtë!

0
____

1. Është shumë e qartë, por, edhe dëshmi e përvojë e pa kontestuar juridiko-politike, se në Ballkanin Perëndimor autonomitë gjithnjë kuptohen dhe paramendohen ekskluzivisht si para-shtete që vetëm presin momentin për t’u proklamuar si entitete të pavarura! Në këtë kontekst, Serbia përkundër koncesionit (ndaj: “Vetë menaxhimit” që dosido aludon në perspektivë ne një puro Autonomi )që iu ofrua me planin franko gjerman (që në fakt, është një “plus ahtisarian”) nuk do ndalet as në rritjen e kërkesave te reja e as në shtimin e ambicieve të saja për të realizuar një “Republika Srpska Kosovare”.

2. Sepse, thjesht autonomia që po përgatitet e po paramendohet të “inaugurohet” vetëm formalisht si një FAZË e ndërmjetme (derisa shqiptarët ta dëshirojnë “bashkimin” me Shqipërinë, me pjesën e mbetur, që i bie me 25-30% te territorit!) që patjetër do shpjer në bashkimin me Serbinë. Kjo strategji, pak a shumë (edhe morbide e banale, ndoshta!) i ngjasonpërpjekjeve dhe “betejave” tona politike, për te avancuar politikisht e juridikisht statusin e Kosovës, në kuadër të ish federatës Jugosllave. Dallimi i vetëm është se: Serbia, sot është në deficit kohor! Ngase, ketë po e dikton lufta e Ukrainës, që duket se e “motivoj “edhe Washingtonin e edhe Brukselin ta ndryshojnë si qasjen ashtu edhe raportin e tyre ndaj Kosovës. S’ë këndejmi, duket që Amerika dhe Evropa, nuk insistuan edhe aq shumë në vënien e nënshkrimeve…!

3. Andaj, koncesioni i shtyrë nga presioni i Washingtonit dhe Brukselit, shkaku i interesave gjeopolitike (se ato gjeostrategjike, ende nuk kanë lëvizur…!) nga këndvështrimi i tyre, duhet të shihet edhe si një domosdoshmëri taktike për ta rikthyer Serbinë, kah “ylli polar” perëndimor, në “dioptrinë” kosovare, është kah perceptohet po edhe kualifikohet (sidomos, nga qarqet më radikale!) edhe si: një lloj lëshimi pe (e nga ca të tjerë; edhe një lloj “tradhtie” e Amerikës ndaj Kosovës!) apo një devijim nga “miqësia dhe aleanca” me Amerikën! Thënë më thjeshtë; logjika politikës “kisingjerine” (se; Amerika nuk ka miq e aleatë të përhershëm, por, ka vetëm interesa të përhershme!), në rastin e Planit franko-gjerman, është duke u zbatuar praktikisht dhe pragmatikash! Kosova, sa më shpejt duhet interesat e saja kombëtare e shtetërore, t’i akomodoj dhe sidomos ekonomizoj me ketë frymë “kisingjeriane“! Sepse, thjeshtë; jemi të vegjël, të pa përgatitur, e të pamjaftueshëm (por, assesi edhe të parëndësishëm, në rajon!) për t’i kundërshtuar këto synime e ambicie gjeostrategjike, të dinozaurëve global!

…koncesioni i shtyrë nga presioni i Washingtonit dhe Brukselit, shkaku i interesave gjeopolitike (se ato gjeostrategjike, ende nuk kanë lëvizur…!) nga këndvështrimi i tyre, duhet të shihet edhe si një domosdoshmëri taktike për ta rikthyer Serbinë, kah “ylli polar” perëndimor, në “dioptrinë” kosovare, është kah perceptohet po edhe kualifikohet (sidomos, nga qarqet më radikale!) edhe si: një lloj lëshimi pe (e nga ca të tjerë; edhe një lloj “tradhtie” e Amerikës ndaj Kosovës!) apo një devijim nga “miqësia dhe aleanca” me Amerikën! Thënë më thjeshtë; logjika politikës “kisingjerine” (se; Amerika nuk ka miq e aleatë të përhershëm, por, ka vetëm interesa të përhershme!), në rastin e Planit franko-gjerman, është duke u zbatuar praktikisht dhe pragmatikash! Kosova, sa më shpejt duhet interesat e saja kombëtare e shtetërore, t’i akomodoj dhe sidomos ekonomizoj me ketë frymë “kisingjeriane“!

Presidentja Osmani në bisedë telefonike me Presidentin e Izraelit Isaac Herzog: Kosova e përkushtuar për ta thelluar bashkëpunimin me Izraelin 

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë përmbajtësore me Presidentin e Shtetit të Izraelit, Isaac Herzog si pjesë të komunikimit të vazhdueshëm me homologë të shteteve mike. 

Në këtë bisedë telefonike në mes të krerëve të shtetit të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, të dy liderët kanë biseduar për raportet bilaterale në mes të dy shteteve dhe mundësinë e thellimit të tyre. 

Presidentja Osmani dhe Presidenti Herzog, diskutuan për potencialin e rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, trashëgimisë kulturore dhe inovacionit, ndërsa vlerësuan lartë partneritetin në rritje në mes të dy vendeve. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani potencoi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit diplomatik, për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. 

Presidenti Herzog e falënderoi përzemërsisht Presidenten Osmani për mbështetjen e Kosovës ndaj Izraelit, dhe e ftoi Presidenten Osmani për vizitë zyrtare në Izrael. Ai poashtu shfrytëzoi rastin që t’ia urojë muajin e Ramazanit besimtarëve myslimanë, festën e Pashkëve besimtarëve të krishterë, si dhe festën e “Passover”, besimtarëve hebre. 

Në fund, Presidentja Osmani ka dërguar urimet më të mira për gjithë popullin e shtetit të Izraelit.

Asnjë i huaj nuk ka të drejtë të cenojë sovranitetin e shtetit të Kosovës

0

Nga Aurel Dasareti

Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Ky është një fakt i padiskutueshëm. E them këtë për t’ju kujtuar njerëzve me sjellje normale dhe jo shtazore si të Serbisë (unë nuk i përgjithësoj gjërat). Ndryshe, terroristët pushtues nazistë, fashistë, pan-sllavistë, të cilët me mbështetjen e të huajve, kanë kryer shumë gjenocide ndaj shqiptarëve në Kosovë, dhe jo vetëm ndaj tyre, por ndaj shqiptarëve në përgjithësi. Si dhe kundër boshnjakëve, kroatëve etj. Dhe, ata nuk i shmangen brutalitetit ekstrem. Vrasësit. 

*** 

Ligji ndërkombëtar 

E drejta ndërkombëtare është rregulla juridike që zbatohet për marrëdhëniet ndërmjet shteteve, por edhe ndërmjet shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare, si OKB-ja dhe BE-ja dhe në një masë të caktuar edhe individët. OKB-ja është njëkohësisht një arenë ku bëhet e drejta ndërkombëtare dhe një aktor që siguron respektimin e ligjit ndërkombëtar. 

Çfarë është e drejta ndërkombëtare? 

Ilustrim. Përderisa ligjet e Kosovës përcaktojnë se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjnë njerëzit kur qëndrojnë në Kosovë, rregullat e së drejtës ndërkombëtare përcaktojnë se çfarë mund dhe nuk mund të bëjnë shtetet – apo vendet. Për shembull, është e ndaluar që një vend të pushtojë një vend tjetër. 

Nëse qeveria e Serbisë do të kishte dërguar ushtarë në Kosovë për të pushtuar Prishtinën, do të ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar. 

Nuk do të kishte ndodhur nëse një grup njerëzish të Prishtinës do të kishte rrethuar Prizrenin, në protesta. Ligji i Kosovës atëherë do të kishte përcaktuar rezultatin e çështjes. 

Të drejtat e njeriut janë pjesë e së drejtës ndërkombëtare. Ato janë të shprehura në një sërë konventash për të drejtat e njeriut. 

*** 

Rregullat e së drejtës ndërkombëtare mund të ndahen në dy kategori: 

1) Marrëveshjet ndërkombëtare që shtetet lidhin dhe marrin përsipër t’i zbatojnë. Këto quhen edhe traktate ose konventa. 

2) E drejta zakonore, janë “rregullat e pashkruara të së drejtës” që janë formuar për shkak se ka një marrëveshje të gjerë për to, dhe një numër i konsiderueshëm shtetesh ndjekin këto rregulla të së drejtës. 

*** 

1) Marrëveshjet ndërkombëtare 

Ka mijëra marrëveshje ndërkombëtare. Ata quhen gjëra të ndryshme në varësi të llojit të marrëveshjes që është, për shembull traktat, konventë ose pakt. E përbashkëta e të gjithëve është se shtetet bien dakord për tekstin e marrëveshjes. Ata pastaj mund të angazhohen për të ndjekur atë që shkruhet në të. Ky quhet ratifikimi i një marrëveshjeje. 

Nëse një vend ratifikon një marrëveshje ndërkombëtare, vendi merr përsipër të ndjekë atë që shkruhet në të. Vendet që nuk kanë ratifikuar një marrëveshje në thelb nuk janë të detyruara të ndjekin të njëjtat rregulla. Përjashtim është nëse këto rregulla janë të drejtë ndërkombëtare zakonore – atëherë ato zbatohen për të gjitha vendet. 

2) E drejta zakonore 

Ka disa rregulla që janë kaq universale dhe janë respektuar për kaq shumë kohë saqë përdoren si rregulla ligjore, edhe nëse nuk janë të shkruara në asnjë marrëveshje. Këto quhen rregulla zakonore dhe zbatohen gjithashtu në të drejtën ndërkombëtare. Një shembull i kësaj është rregulli që civilët dhe të burgosurit e luftës në një konflikt të armatosur duhet të trajtohen në mënyrë njerëzore. 

*** 

Parimi i sovranitetit në të drejtën ndërkombëtare 

Dobësia e sistemit të së drejtës ndërkombëtare është se në shumë mënyra është vullnetare për shtetet nëse duan të ndjekin rregullat e së drejtës ndërkombëtare apo jo. Nëse një shtet nuk ka ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare, në thelb nuk është i detyruar të ndjekë marrëveshjen. Arsyeja pse sistemi funksionon në këtë mënyrë është për shkak të parimit të sovranitetit. Bëhet fjalë që:  

Të gjitha shtetet të jenë sovrane, të vendosin lirisht mbi veten e tyre dhe jo të qeverisen (urdhërohen) nga të tjerët kundër vullnetit të tyre.  

Parimi i sovranitetit është baza e së drejtës ndërkombëtare. Ai shpjegon pse e drejta ndërkombëtare krijohet dhe zbatohet nga shtetet, dhe pse shtetet janë të lira të bashkohen me marrëveshjet e së drejtës ndërkombëtare dhe të kufizojnë vullnetarisht sovranitetin e tyre. I vetmi organ në botë që mund të bëjë përjashtime nga parimi i sovranitetit është Këshilli i Sigurimit i OKB-së. 

*** 

Karta e OKB-së përshkruan rregullat themelore të së drejtës ndërkombëtare: 

  • Të gjitha konfliktet duhet të zgjidhen në mënyrë paqësore.
  • Asnjë shtet nuk lejohet të përdorë forcën kundër shteteve të tjera.
  • Askush nuk lejohet të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të tjera (parimi i sovranitetit).
  • Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund të autorizojë përdorimin e forcës nëse beson se paqja dhe siguria ndërkombëtare janë të kërcënuara.
  • Të gjitha shtetet duhet të përmbushin të drejtat e njeriut.
  • Të gjitha shtetet kanë për detyrë të mbrojnë dhe përmbushin të drejtat e njeriut.

*** 

Shtetet 

Rregullat e së drejtës ndërkombëtare janë krijuar për të përcaktuar se si shtetet mund të sillen ndaj njëri-tjetrit. Prandaj, e drejta ndërkombëtare zbatohet kryesisht për shtetet. Përveç kësaj, janë shtetet – dhe vetëm ato – që bëjnë rregullat e së drejtës ndërkombëtare. Këtë e bëjnë duke lidhur marrëveshje me njëri-tjetrin. 

E drejta ndërkombëtare vendos katër kërkesa për njohjen e një vendi si shtet që mund të bëhet anëtar i OKB-së. Ajo duhet të ketë:  

  • një popullsi të përhershme  
  • një territor të përcaktuar  
  • një qeveri  
  • dhe aftësinë për të pasur lidhje me shtetet e tjera. 

Kjo është e përfshirë në Konventën e Montevideos të vitit 1933. 

*** 

PS: Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga shumica e shteteve tjera, i plotëson të gjitha kushtet, por çuditërisht nuk është anëtare e OKB-së. Pesë shtetet e BE-së “demokratike”, pro-rusët Romania, Spanja, Sllovakia, Greqia dhe Qipro që është pjesë e Azisë, për motive djallëzore, nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.  

Në të drejtën ndërkombëtare, të gjitha shtetet në botë janë të barabarta, pavarësisht nëse janë të vogla apo të mëdha, të pasura apo të varfra. Gjatë një çështjeje gjyqësore, shtetet funksionojnë në të njëjtën mënyrë si individët në ligjin kombëtar. 

 *** 

Kryeministrit të Kosovës:  

Albin, unë (si shumë të tjerë) jam mbështetja jote kur e meriton, dhe kur nuk e dëmton Kosovën si paraardhësit e tu faqezinj tashmë në opozitë. Dhe mos harro kurrë se Kosova, të cilën ti e përfaqëson në emër të shqiptarëve, nuk është pronë e jote private, ti je vetëm shërbëtor i saj. Ndaj nuk duhet të firmosësh me guxim dhe trimëri çdo pisllëk dhe budallaki. Largohu nëse nuk mund ta ndalësh presionin e të huajve për të vendosur një republikë serbe në mes të Kosovës (shpërbërja e Kosovës). Kjo sepse nëse firmosësh për një “zajednicë” në Dardani, do të akuzohesh për tradhti. 

*** 

Propaganda është manipulimi i qëllimshëm i ndjenjave dhe mendimeve të njerëzve duke përdorur mjete të forta për të promovuar besime dhe modele të caktuara veprimi. Prandaj edhe kryekrimineli serb, i përkëdhelur nga “demokratët” perëndimorë, përpiqet të na mashtrojë dhe manipulojë; bën sikur nuk e pranon “marrëveshjen” franko-gjermane, me qëllim që shqiptarët kokëtul të zgërdhihen:  

“Hehehe, nëse Serbia nuk e pranon, do të thotë se nuk është mirë për ta. Hehehehe, nëse nuk është e mirë për serbët, atëherë është e mirë për shqiptarët hehehe. Nënshkruaje Albin pa asnjë hezitim, hehehe lele bre sa kokëmish jemi ne.”   

Serbët “nuk e pranojnë” sepse përherë nga budallallëqet tona fitojnë. Dhe, pas çdo “marrëveshjeje”, një lëshim tjetër do të kërkojnë.  

Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake, kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri. 

*** 

Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive, apo me kompetenca ekzekutive,  faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht, ai pa kompetenca do bëhet me kompetenca. 

Përndryshe nuk do të ngrihej e gjithë bota e egër serbe (xhelatët) dhe përkrahësit e tyre nga mbarë globi për të bërë presion, kërcënime të egra mbi shqiptarët (viktimën) për ta formuar atë. 

*** 

Njohja prej nesh e realitetit ku jetojmë është në thelb e mangët. Këtë mangësi e pa-përsosmëri e shoh të lidhur me faktin se ne jemi pjesë e atij realiteti që përpiqemi të njohim dhe marrim pjesë në krijimin e tij. 

Përvoja më ka mësuar se vetëm ato ndërgjegje që janë të zgjuara lejojnë t`i thërrasësh dhe t`i mprehësh. 

Atdhetarët e mirëfilltë lypset të mbështeten në aftësitë e veta për t`i parë punët me sy kritik dhe në vullnetin e tyre për të pasur rreth vetes njerëz që nuk ngurrojnë të shprehin kundërshtimet e tyre. 

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

“Çfarë populli mendojnë ata se jemi ne…” Winston Churchill

0

Nga Frank Shkreli M’u kujtua kjo thënje e Winston Churchillit drejtuar Gjermanisë naziste, kur lexova, ndonëse pak me vonesë, lajmin për një “tryezë diskutimi”, në Tiranë, me temën: “Mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve në Shqipëri”, më pak se dy muaj para zgjedhjeve vendore të 14 majit. Sipas njoftimeve në portalet e ambasadës britanike dhe amerikane në kryeqytetin e Shqipërisë thuhet se, “tryeza e rrumbullakët” u organizua nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit me mbështetjen e Qeverisë se Britanisë së Madhe. Morën pjesë dhe folën edhe përfaquesues të tjerë diplomatikë perëndimorë, përfshir zevendës ambasadorin amerikan në Tiranë dhe folës te tjerë. Por ishte fjala e ambasadorit britanik në Tiranë, Z. Alastair King-Smith i cili përcaktoi qëllimin e asaj konference: “Integriteti zgjedhor kërkon një proces që është i ndershëm, transparent dhe i lirë nga çdo formë ndërhyrjeje. Megjithatë kjo nuk mund të ndodh nëse proceset elektorale komprometohen nga aktivitete kriminale apo korrupsioni. Ne duhet të qëndrojmë  bashkë kundër çdo përpjekjeje për të shtypur të drejtat e votuesve, për të manipuluar procesin zgjedhor për përfitime politike. Kanditatët e pastër janë kyç për të siguruar që procesi zgjedhor mbetet transparent dhe i ndershëm”, ka thenë ambasadori britanik në Tiranë. Edhe ambasada amerikane në Tiranë në portalin e saj njofton për pjesëmarrjen në atë konferencë — krahas OSBE-së dhe enteve të tjera ndrëkombëtare — të Ngarkuarit me Punë, Z. Demian Smith i cili, sipas portalit të Ambasadës në fjalën e tij, “përforcoi rëndësinë e zvillimit të aktiviteteve zgjedhore në mënyrë të drejtë, të rregullt dhe transparente, në përputhje me ligjin shqiptar dhe standardet ndërkombëtare dhe në një linjë me rekomandimet e ODHIR-it. Ai vuri në dukje se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë demokracinë e Shqipërisë siç kemi bërë gjatë 32 viteve të fundit”, thuhet në portalin e ambasadës së Shteteve të Bashkuara.>>> Vështirë të thuhet nëse në atë tubim u përmend ndopak opozita ose roli apo e drejta e saj për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 majit.  As në Shqipëri dhe askund tjetër në botë nuk mund të ketë demokraci të vërtetë, as zgjedhje të lira, pa opozitë të vërtetë e të pavarur politike dhe nuk ka votë të lirë pa një opozitë të mirëfilltë politike. Opozita shqiptare i ka fajet e veta për gjëndjen në të cilën gjëndet sot – e ndarë dhe e përçarë, e për të cilat edhe ajo duhet të jap shpjegime para votuesve. Edhe qeveria shqiptare gjithashtu  ka barrën e vet të fajeve ndaj opozitës dhe përgjegjësitë për të cilat duhet tu kërkojë falje shqiptarëve. Qeveria shqiptare duhet të jetë e vetdijshme se,  “Asnjë qeveri nuk mund te jetë e sigurt për shumë kohë, pa një opozitë të fortë”, ka thenë Benjamin Disraeli, ish Kryeministër i Britanisë së Madhe.  Por edhe ndërkombëtarët kanë përgjegjësitë e veta për gjëndjen shkatërrimtare në të cilën gjëndet sot opozita dhe demokracia dhe pluralizmi shqiptar, më pak se dy muaj para zgjedhjeve vendore. Nuk është në misionin e tyre që diplomatët të caktojnë se kush është opozita, kush e udhëheq apo kush e përfaqëson atë. Fatkeqësisht,  janë bërë gabime të rënda gjatë këtyre viteve të fundit në adresë të shkatërrimit të qëllimshëm të opozitës në Shqipëri. Opozita shqiptare nuk është e të huajve, as e qeverisë në pushtet, por as edhe ndonjë pretenduesi kryetar të partive opozitare, por është e shqiptarëve dhe vetëm e atyre. Prandaj, asnjë tryezë e rrumbullakët, sado impresionuese të duket në  fakt, asnjë diplomat dhe asnjë ent ndërkombëtar, as ent privat a qeveritar nuk mund t’i bind shqiptarët sot se gjatë viteve — procesi i tyre zgjedhor, vota e lirë, demokracia dhe të drejtat e tyre bazë të njeriut — nuk janë shkelur brutalisht nga qeveria në fuqi me ndihmën direkte ose indirekte, ose me heshtjen e përfaqsuesve diplomatikë perëndimorë në Tiranë, ndaj zhvillimeve të viteve të fundit brenda Partisë Demokratike. Asnjë konferencë as simpozium, as organizatë ndërkombëtare — si ajo e javës që kaloi në Tiranë — nuk e ndryshon perceptimin apo bindjen në radhët e shqiptarëve se pa një opozitë të fortë, zgjedhjet e ardhëshme vendore të 14 majit në Shqipëri, nuk do të jenë as të lira as të drejta, as bazuar në ligjet shqiptare as në normat ndërkombëtare. Për këtë, shumica e votuesve shqiptarë, të të gjitha partive, janë të bindur tanimë.

Edhe po mos të kishte një opozitarizëm politik në Shqiperi — sado ashtu i ndarë e i përçarë që është falë edhe ndërhyrjeve nga faktorë të mbrendshëm dhe të jashtëm —diplomatët petendimorë, sidomos ata amerikanë e britanikë, do duhej të çpiknin e ta mbështesnin pluralizmin e vërtetë politik shqiptar e jo ta luftonin e ta përçanin opozitën shqiptare në favor dhe në interes të partisë dhe qeverisë në pushtet. Në një shtet normal demokratik, pushteti në fuqi ka të drejtat e përgjegjësitë e veta, opozita ka përgjegjësitë, rolin për të luajtur në një demokraci dhe të drejtat e saj. E diplomatët e huaj, normalisht, luajnë rolin e tyre përkatës diplomatik — pa ndërhyrje të drejt për drejt në proceset politike të partive poltike vendore — si përfaqësues të vendeve të tyre dhe të vlerave demokratike të vendeve që ata përfaqësojnë. Në mbështetje të drejtave universale të njeriut për të gjithë shqiptarët pa dallime politike, përfshir mbrojtjen me çdo kusht të drejtës së votës së lirë në zgjedhje të lira, madje edhe për anëtarët e opozitës politike shqiptare, e sidomos për një opozitë politike në një vend si Shqipëria me një “demokraci” të brishtë, “post-komuniste”, një vend i vuajtur për një gjysëm shekulli, me një prej regjimeve, historikisht, më barbare komuniste në botë.

Për fat të keq, shqiptarët kanë humbur shpresën në klasën politike vendase — pozitë dhe opozitë — për ndonjë ndryshim real, jo vetëm për ushtrimin e të drejtës së tyre për zgjedhje të lira, por edhe për ndonjë përmirësim në jetën e tyre të përditshme. Si përfundim,  Shqiptarët po zgjedhin të votojnë “me kembë” duke u larguar masivisht nga atdheu i të parëve, për një jetë më të mirë, më të lirë e më demokratik vendet në perendimore.   Në një Perëndim të lirë e demokratik, vlerat e të cilit — tashti shqiptarët, megjith respektin që kanë për ta — nuk kërkojnë t’i gjejnë më në radhët e përfaqsuesve perëndimorë në Tiranë, por në ikonat e vlerave historike demokratike perendimore si Churchilli e Roosevelti, si Ronald Reagan e Margareth Thatcher, e sh7më të tjerë, nga parti të ndryshme perëndimore, të majta, të djathta e të qendrës.>>> Vërtetë, çfarë populli mendoni ju se janë shqiptarët…? Mendoni se ata hanë bar!? Jo, jo, shqiptarët nuk hanë bar, por si ndër popujt më pro-perendimorë, sidomos më pro-amerikanë në botë — nga përfaqsuesit e vendeve aleate perendimore presin që ata të mbështesin të vërtetën, të drejtat e barabarta për të gjithë shqiptarët pa dallime politike, harmoninë apo më mirë me thenë një bashkjetesë normale politike brenda partive siç është tradita politike në vendet e tyre dhe në marrëdhëniet e tyre me njëra tjetrën, ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve demokratike. Shqiptarët presin që kjo traditë toleruese politike të mbështetet nga diplomatët perëndimorë edhe në proceset demokratike për zgjedhje të lira në Shqipëri.

Është e qartë tanimë se shqiptarët e thjeshtë janë lodhur me klasën politike shqiptare që i udhëheq për 30 e sa vjetë dhe presin prej jush diplomatë perendimorë, jo më konferenca si ajo e javës së kaluar për të ashtuquajturin integritet të zgjedhjeve në Shqipëri. Fjalët janë boshe, veprat flasin vet!

Shqiptarët nuk hanë bar.  Ata e dinë se “integritet zgjedhjesh”nuk ka pasur kurrë në Shqipëri gjatë tre dekadave të kaluara. Për të ndryshuar këtë histori fatzezë të “zgjedhjeve të lira” në Shqipëri ka ardhur koha që edhe perëndimorët të marrin përgjegjësitë e veta, të pranoni këtë fakt duke pranuar gabimet e tyre gjatë viteve, të thonë të vërtetën, me shpresën se diçka mund të ndryshojë në atë vend duke ndryshuar sistemin për të mirën e shqiptarëve, për proceset demokratike, për zgjedhje të lira dhe për liritë dhe të drejtat e njeriut në përgjithësi, “për një proces që është i ndershëm, transparent, dhe i lirë nga çdo formë ndërhyrjeje”, sç u shpreh ambasadori britanik në konferencën e javës së kaluar. E sidomos ky proces duhet të jetë i lirë nga ndërhyrjet në politikat e brendshme të partive politike shqiptare nga diplomatët e huaj në Tiranë, do thosha unë.

Konferenca e mbajtur në Tiranë javën që kaloi, “Mbrojtja e Integritetit të Zgjedhjeve në Shqipëri”, ishte një nismë tepër e vogël dhe shumë e vonuar për të ndikuar pozitivisht në procesin e ndershëm të zgjedhjeve të lira  në Shqipëri  — një përpjekje kjo sipas disa analistëve, më shumë —për të përdorur një frazë anglisht — “to save face” nga ndërkombëtarët në Tiranë, se gjoja po bëjmë diçka për zgjedhjet e ardhëshme, se sa për të pasur ndonjë efekt pozitiv ndaj mbrojtjes së integritetit të zgjedhjeve vendore të 14 majit në Shqipëri, që ishte edhe tema e konferencës.

Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e akredituar në Kosovë

0

Prishtinë, 20 mars 2023

Me ftesë të tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Besnik Bislimi, priti ambasadorët, të ngarkuarit me punë, shefat e misioneve diplomatike dhe zëvendësambasadorët e akredituar në Kosovë.

Në këtë takim të gjerë e të përbashkët, ai i informoi ata për ecurinë e bisedimeve të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut, dhe për rezultatin e arritur aty me rastin e dakordimit publik për aneksin e zbatimit të Marrëveshjes Bazë.

 

Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim. Aty po ashtu thuhet se Kosova dhe Serbia pajtohen që të gjitha nenet të zbatohen në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.

 

Kryeministri Kurti theksoi se delegacioni i Republikës së Kosovës kanë qenë maksimalisht të përkushtuar dhe konstruktiv, por edhe kreativ me oferta e propozime që u refuzuan nga pala tjetër, e cila, sikurse në Bruksel me 27 shkurt, përsëri refuzon të nënshkruajë. 

Rruga për procedimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në Bashkimin Evropian është e hapur. 

Sa i përket anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosova tashmë ka numrin e nevojshëm të votave të shteteve anëtare, ndërkohë që departamenti ligjor i Këshillit ka konfirmuar se nuk ka asnjë pengesë juridike për anëtarësimin e plotë të Republikës së Kosovës në këtë organizatë të rëndësishme.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës vizitën e parë brenda organizatës policore e realizoi në stacionet policore në veri të vendit 

0

Prishtinë, 20 mars 2023 

Sot në orët e paradites drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Gazmend Hoxha, së bashku me zëvendësdrejtorin z.Dejan Jankoviç dhe me bashkëpunëtorë vizitoi veriun e vendit, konkretisht katër stacionet policore të drejtorisë rajonale Mitrovicë Veri. 

 

Gjatë vizitës së stacioneve policore në Leposaviç, Zveçan, Zubin Potok dhe stacionit policor Mitrovicë Veri, drejtori i përgjithshëm z.Hoxha takoi nga afër stafin menaxhues të drejtorisë rajonale Mitrovicë Veri, komandantët e stacioneve në detyrë dhe zyrtarët policorë që operojnë në zonat e përgjegjësisë së tyre. 

 

Qëllimi i kësaj vizite ishte të shoh nga afër punën, angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve policorë si dhe rezultatet e arritura pavarësisht sfidave, sakrificës dhe vështirësive që kanë kaluar zyrtarët policorë në këtë periudhë kohore. 

 

Drejtori Hoxha me këtë rast pohoi se arritja e objektivave dhe përmbushja e obligimeve ligjore dhe kushtetuese është arritur falë punës ekipore, bashkëpunimit, guximit dhe përkushtimit të vazhdueshëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe shërbimit ndaj qytetarëve pa dallim. 

Në fokus të këtij takimi ishte edhe ngritja e mëtejme e aktiviteteve policore të policimit në bashkësi, inkurajimi i qytetarëve dhe komuniteteve pa dallim për rritje të mëtejme të bashkëpunimit dhe raportimit të rasteve për një siguri edhe më të madhe. 

Menaxhmenti policor u informua se gjatë kësaj periudhe kohore (01 janar 2023 deri me 15 mars 2023) janë raportuar dhe evidentuar (109) raste të natyrave të ndryshme, të cilat janë menaxhuar me sukses nga stacionet policore në veri të vendit. 

 

Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe me qytetarët mbetet një ndër objektivat kryesore për menaxhimin e sigurisë, parandalimin e krimit dhe kontrabandës si dhe ofrimin e një ambienti më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. 


Përveç tjerash menaxhmenti i lartë i PK-së, falënderuan zyrtaret policorë për punën e palodhshme dhe angazhimin e pakursyer në interes të sigurisë nacionale, ofruan mbështetjen dhe përkrahjen e tyre të plotë ndaj zyrtarëve policorë, si dhe inkurajuan ata që të vazhdohet me punë profesionale në zbatim të ligjit, në ofrimin e sigurisë si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.