Kreu Blog Faqe 1092

Metodat e opozitarizmit të sëmurë

0

Pirro Prifti, Tiranë

Një nga metodat politike më banale dhe aspak konstrutive për të bërë opozitën dhe opozitarin e thekur në Shqipërine e pas diktuaturës, është mënyra që ka përdorur Diktatori Enver Hoxha për të mposhtur në debat kundërshtarët dhe për ti larguar ata nga dëshira për ti rrëmbyer karrikën e pushtetit: metoda e bërjes armik të kujtdo që e kundërshtonte, metodë staliniste e mbajtjes së pushtetit me dhunë. Në këtë mënyrë liria e fjalës mbytet dhe populli detyrohet të përsërisë parrullat dhe mënyrën e sjelljes që përdor dhunuesi. 

Në Shqipërinë e pas diktaturës pra në demokracinë që e ka lënë Shqipërinë në një tranzicion të zgjatur, një nga elementët nga e cila nuk jemi shkëputur akoma, – është pikërisht të menduarit dhe të vepruarit kur je në pushtet -sikur të ishim në diktaturë, pra ta quajmë opozitarin si armik dhe përplasjen demokatike  për të marrë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve demokratike, si një luftë klasash, duke i kujtuar kundërshtarit se kush është shefi.  

Më interesantja në Shqipëri është se edhe kur Pushtarët kalojnë në Opozitë ruajnë po ato tipare komanduese, me të gjitha derivatet e një komanduesi të së kaluarës.  

Për opozitën tonë të përcarë e të shkarlafitur ashtu si tufa e deleve kur u turret ujku, ora u ka ngelur si në kohën kur Berisha përdorte forcën për të shtypur opozitën e asaj kohe, por forca që përdoret tashmë nga opozitarët kur janë në Opozitë, i ngjan  më shumë nxënësit të zënë në faj,  dhe për tu justifikuar përdor numrin shumës për të  minimizuar fajin e tij. Një nga ata ëstë znj. Tabaku i cila nuk sheh asnjë ndryshim në Shqiërinë e sotme por vazhdon ta nxijë realitetin duke përdorur numrin shumës dhe fjalitë sipërore për të negativizuar çdo gjë shqiptare, p.sh., thotë (dhe jo vetëm ajo); Shqipëria është vëndi më i korruptuar në botë   (https://top-channel.tv/2021/07/28/pd-shqiperia-vendi-me-i-korruptuar-jorida-tabaku-vendin-e-ka-kapur-nje-qeverisje-okulte/) dhe me qeveri okultiste ????!!! në një kohë që Shqipëria ze vëndin e 101sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit (Corruption Perception index) nga 180  vëndet e kontrolluara, së bashku me Turqinë dhe Serbinë, duke lënë pas Bosnjë Hercegovinësn duke ungritur 5 pikë në raport me vitet e kaluara, sepse në vitet 2000-2009 Shqipëria ishte në vëndin e 95. Në vitet 1995-1999 Shqipëria ishte në vëndin e 84, në vitet 2010-2019 Shqipëria ishte në vëndin e 106 (Corruption Perceptions index – Ëikipedia). Rritjet dhe uljet e këtij indeksi tregojnë të palët si opozitarë të asaj kohe ashtu dhe maxhorancat e asaj kohe. Ulja e nivelit të korrupsionit , pra vëndi i 101 në raoprt me vëndin 106 të viteve 2010-2019 tregon përparim, porse znj. Tabaku në efektin e ideologjisë Berishiane (e njëjtë me atë të diktatorit Hoxha që thoshte ai që nuk është më mua është armik) vazhdon të pohojë se qënka e asaj shkolle, pra nxij, nxij sa të mundesh kundërshtarin për të çfajësuar shkelësit e kaluar të ligjit. 

Një  metodë tjetër e negativizimit të punëve të mira në Shqipëri është mënyra opozitare e të quajturit `mungesë të lirisë së fjalës`  në mënyrë që ti jepet sa më shumë hapësirë `lirisë e të shpifurit` po nga kjo opozitë.  

Në periushën 2013-2023 mund të vërehet një liri e fjalës aq e madhe sa nuk merret vesh nëse liria e fjalës është më e madhe se liria e shpifjes dhe e fake neës, apo e kundërta. 

 Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë parë një liri kaq të madhe të të shprehurit mbarë e prape në tv, media, protale, madje dhe në parlament, në të cilin lejohet jo vetëm  të folurit me etikë dhe ajo pa etikë parlamentare, duke e transformuar Parlamentin nga ana e opozitarëve në një foltore ku mund të shprehesh çdo lloj sharjeje dhe mallkimesh, porse ajo për të ardhur keq është se ai që shan , mallkon, bërtet, uluret, hiqet edhe si viktimë, apo më mirë si auto-viktimë, sepse harron që ato që ka thënë i kujton sikur e kanë thënë të tjerët, pra një logore opozitare aspak e shëndetëshme madje mund të themi një pjesë e tyre kanë probleme me shëndetin mendor sidomos kur i bien billbilit përplasin duar e këmbë e të tjerë. Një Simptomë e veçantë është ajo e një deputeteje të cilës i ka mbatur hatri se fjalët dhe frazat që lëshon ajo dhe disa nga kolegët e saj se… përse Parlamenti nuk i shënon si `fjalë të shënjta`(pra dyshohet se mund të vuajë nga  marëzia madhështisë), sepse shprehet kështu:… Shenjtëria e fjalës së lirë në këtë Parlament, është shkelur hapur ditën e…, më date….., dhe kjo më jep të gjithë të drejtën që të them me shpallje se sjellja malinje për pengimin e Komisionit Parlamentar …. në dëgjesën për çështjet e dekomunistizimit të shoqërisë shqiptare, është vetëm një zgjatim i censurës botërisht të njohur komuniste e natyrës zhdanoviane…. ?! 

Të kërkosh të shënjtërosh marrëzitë e një opozite të çartallosur në parlament është njëlloj sikur të pish ujë deti kur ke etje.  

Ndërsa metoda më e famshme që  ze vëndin e pare në marrëzinë e madhështisë të politikanëve të lodhur opozitarë është metoda  e marrjes së pushtetit me ..revolucion..dhe me `mosbindje civile`.., në këtë periudhë të sistemit demokratik perëndimor që është instaluar në Shqipëri.  

Kjo metodë trockiste e revolucionit permanent është e vetmja metodë që u ka mbetur në mëndje foltoristëve që nga koha e para veteve `90, sepse mesa duket ishte metoda më e mirë për tu mbyllur gojën kundërshtarëve që sot janë në pushtet, metodë të cilën e përdornin dhe po dëshërojnë ta përdorin edhe në demokraci, duke i bërë kështu protestat e dhunshme dhe protesta vetëm politike. Asnjëherë gjatë 33 viteve në Shqipëri nuk ka patur protesta as ekonomike dhe as sociale, por të gjitha bëheshin para kryeministrisë dhe Kuvendit duke përsëritur parrulla paranaojake `Filani ik, ik`… sa herë janë në Opozitë.  

Ka dhe një metodë tjetër në përdorim e disa opozitarëve të sotëm, ajo  përdorimit të aksidenteve dhe vdekjeve që ndodhin në vënd për të fajësuar sistemin, e cila është një veprim tejet anti-etik që vetëm një person që ka shkelur ligjet për t`ja kaluar apo minimizuar fajin e vet përpiqet të përdorë fatkeqësitë e të tjerëve në favor të tij. 

Së fundmi del një konkluzion i fortë për opozitarët e sotëm: derisa këta opozitarë të mos heqin dorë nga këto metoda anarkiste të marrjes së pushtetit, asnjëherë nuk kanë për të marrë pushtetin me zgjedhje, sepse populli qoftë dhe ai opozitar  sheh se pushteti i marrë nga  këta njerëz është pa të ardhme sepse ata nuk bëjnë programe dhe projekte më të mira se këta që kanë pushtetin për të fituar zgjedhjet, por vazhdojnë të përdorin shumësin kur flasin për njëjësin, bëjnë rolin e hetuesit, prokurorit, gjykatësit, por vetëm të politikanit nuk e bëjnë. 

 E si mund të fitojnë këta njerëz? Populli dhe shteti demokratik kërkon një Opozitë me Opozitarë  të mënçur dhe jo inatçore, kërkon Opozitarë meritokratë dhe jo militantë, kërkon Opozitarë dhe Opozitë konstruktive dhe jo destruktive, kërkon njerëz të ndershëm dhe me integritet dhe jo ish bashkëpuntorë të sigurimit të ish komunistë. 

priftipirro2017@gmail.com 

Profesor Hysni Gashi, ishte i veçantë, nuk kishte tjetër si ai 

0

Sinan Kastrati, Suedi

Ai ishte veçantë *) por ishte edhe i sertë *). 

Kur isha nxënës, si fillorist por edhe gjimnazist kur dikush nga nxënësit shkruante në “Zëri i rinisë”, “Pionieri”, “Thumbi” apo në ndonjë revistë tjetër për fëmijë a të rritur e të mos flasim për poetët si Rexhep Hoxha, Latif Berisha, Rifat Kukaj e … Ali Podrimja, Azem Shkreli e Din Mehmeti. Kur i kujtoj ata burra të penës, më duket vetja shumë i vogël. 

Në një orë letrare që rregullisht organizonte dhe mbante orë letrare shpesh, grupi letrar i Fakultetit Filozofik, “Jeronim De Rada” ku domosdo se merrte pjesë edhe Rexhep Hoxha kur kryetari, aso kohe qëlloi të ishte Mustafë Xhemaili e thirr Musa Ramadanin, ai nuk don të dalë para të tjerëve se, sipas Ramadanit, tash i ndjerë kishte një vjershë të vockël.  

Rexhep Hoxha i cili ulej në rendin e parë, këmbën mbi këmbë e pinte duhan kaçak, kur e dëgjon M. Ramadanin, nuk durohet pa i thënë:  

-Dil, dil! S´ka rëndësi a është e madhe a e vogël por a ka “naj vlerë”!  

Musa i ngratë, pasi e lexon, rrugës për me shkua me u ul te vendi i vetë, në fund të sallës, sepse vinin shumë mysafirë, i ofrohet R. Hoxhës dhe e pyet: 

-Profesor, a të pëlqeu vjersha ime? 

-Jo, valla hiç (nga Vallahi).  

Por kishte të tillë që nëse dikush lexonte vjershat e veta nuk dëshironte ta kritikonte askush (lexo: bënte vlerësimin kritik letrar). Qëllonte ndonjë kritik dhe pasi kryehej pjesa e parë, leximi i vjershave, fillonte pjesa tjetër, biseda rreth poezive.  

Profesor Hysni Gashi me vajzën Valbonën, në Prishtinë

Një nga kritikët foli edhe për poezinë e Abdullah Konushevcit *), një poet shumë i mirë por që filloi të qaj. U dasht që ta ndërprejmë orën letrare e ta pajtojmë Abdullahin, duke iu lutur që mos të qaj se kështu është, traditë. Ata të mëdhenjët edhe shahen, foli njëri e ty vetëm të përmendi me disa fjalë e për disa vargje. 

Edhe profesor Hysni Gashi u muar dhe shkroi poezi. Është autor i disa dhjetëra librave me vjersha.  

Unë nuk do të flas për poezinë e H. Gashit për shkakun se librat me poezi të profesorit i kam në bibliotekën e vogël të banesës sime në Prishtinë. 

Mendimi im i përgjithshëm se ai ka qenë prodhimtar edhe në poezi por, fusha ose toka më e plleshme, sikur ai ta lavronte, sipas meje, për profesorin ka qenë ajo e historisë me tema historiografike, gjë të cilën ia kam thënë por nuk më ka dëgjua. 

Viteve të fundit, sidomos pas sëmundjes së koronavirusit, pandemisë 19, pushimet verore më 2020 dhe 2021 kur shkoja në pushime verore (e vjetore) nuk isha te profesori, shkaku që ta ruaj profesorin, pasi ai tash ishte edhe në moshë të thyer. 

Ishte fotoja e fundit që unë e shkrepa në shtëpinë e prof. Hysni Gashit në Prishtinë, më 2019?

Kur i shkruajta profesorit se isha në Kosovë dhe Shqipëri “Profesor isha ne Kosovë e në Shqipëri për pushime por u sëmura rëndë prandaj u k’theva urgjentisht në Suedi. 

E kisha ndërmend dhe kisha dëshire me u takua me ty, por s’ çenka thënë. 

Tash jam më mirë por shumë i lodhur”. 

Kur dëgjoi profesori se kam qenë n`prag të vorrit, më thirri por unë nuk i hapa telefonin se nuk mund të flisja: 

“Profesor nuk mund të flas, nuk jam mirë me shëndet. Ka me shume se tre javë qe nuk kam folur në telefon me askend. Kur po flas me familjarë, po më mundon shumë, pastaj kolli nuk po më ndalet e si pasoje, mushkeritë që i kam të dëmtuara, edhe më shumë po mi damton” 

-Shoku im Sinan, unë dhe Nakija jemi të brengosurë për shëndetin tënd. Jemi tepër të gajluar spo mundemi me folur as në telefon për ta dëgjuar zërin tënd si bilbil e na ka marrë malli për ty. Ne do ti lutemi Zotit e në çdo faltore për ty e shendeti të të punojë si më parë. Neve na ngushllon se je në një vend ku shoqërija dhe shteti kujdeset për çdokënd dhe për ty. 

Hysni Gashi me mbesën (vajzën e Valbonës), në Prishtinë

Pastaj, profesori u sëmurë e shkoi në spital. Nga spitali doli i vdekur. Në varrim morën pjesë vetëm familjarë dhe e përcollën me muzikë, sipas dëshirës dhe amanetit që kishte lënë Hysniu. 

Letra ime e fundit për profesorin, sa ishte në spital ishte kjo: 

Nakije *) mirëmjesi ! 

Qysh jeni, a jeni me mirë ? 

-Po rezultatet a i keni marreë? 

Të fala profesorit ! 

-Mirëmëngjesi Sinan, më mirë jemi por rezultatin e kemi marrë pozitivë. 

Pra nuk munda me u përshëndetur me profesorin. Nakija kishte ardhur në shtëpi ndërsa profesor Hysniu, ishte në spital që përveç personelit mjekësor, kujdesej edhe Kushtrimi, djali i dytë i profesorit, kirurg me përvojë në fakult. e mjekësisë. 

Kushtrimi, më tregoi dhe natyrisht edhe më ngushëlloi se profesori nuk mundi të jetoi më shumë sepse iu trash gjaku … Sëmundja ishte më e fortë. 

Profesor Hysni Gashi shok klase e ka pasur Adem Demaçin.  

Më fliste edhe për Ademin. Në një vjershë që e kishte shkruajtur për Ademin, nuk e kishte publikua pa e parë edhe vetë Ademi dhe djali i Ademit, Shqiptari që punonte si mjek me Kushtrimin, djalin e profesorit. 

Para se me i bërë publike këto ”vargje” për ptrofesorin, unë fola gjërë e gjatë me Burimin dhe Valbonën, djalin e vajzën e profesorit, që nuk ka djalë më të zotin e as vajzë më të zonjën, puntore e të ndershme. Mora pëlqimin edhe të atyre që të flas për ato që di dhe si e njoh unë Hysni Gashin, si profesor, mik shtëie e koleg.  

Toska- Hysni Gashi 

Prizreni, Rahoveci, Malisheva, Ratkoci, nxënës, profesor por edhe fqinjë e qytetarë, Hysni Gashin aty ku jetoi e punoi e kanë njohur edhe si TOSKA. 

Po pse njihet Hysni Gashi si ”TOSKA”? 

Në bisedën që pata me Burimin unë ia shpjegova pse e kanë quajtur dhe thirrë të gjithë ”Toskë”. Sipas meje, ai e ka folur gjuhën shqipe pastër duke respektuar normat, rregullat e standardeve, sipas Kongrsit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, të vitit 1972. 

Edhe para kësaj, Kosova kishte disa rregulla të gjuhës standarde, dialekti gegë të vitir 1968, konsullta. Bile, Kosova ishte e para që kishte përqafua projektrezolutën e Kongresit të Drejtshkrimit të vitit 1972, para Shqipërisë. Atëherë kur Shqipëria s`dinte si ta quante ”Kongresin, si Konferencë”, ”Kuvend apo ”Kongres”, profesorët dhe intelektualët nga Kosova printe për të mirë. 

Arësyet nuk janë të tepërta të thuhen sa herë që është nevoja. Kosova, edhe gjuha shqipe ishte në rrezik nga sllavizmi dhe politika shfarosese serbosllave. Jugosllavia, linguistët e ”shkenctarët” tjerë serbë e sllavo-maqedon e malazez thonin se gjuha që flitet në Kosovë është ”Šiptrarski jezik”ndryshe nga ajo që flitet në Shqipëri , ”Albanski jezik”. 

Këto, gjatë bisedave që kam pasur unë me profesorin, ai i ka ditur prandaj, është angazhua me mish e me shpirt që duke u nisur nga familja, me fëmijët e sidomos me nxënësit në gjimnaz që ta flas sa më mirë e pastër gjuhën tonë shqipe, gjuhën e Naimit e Fishtës. 

Po kjo është vetëm njëra anë e e medales, sipas meje. Burimi, djali i madh i profesorit mendon ndryshe dhe unë mendoj se edhe ai ka të drejtë, ndoshta më shumë të drejtë ka ai se sa unë. 

Hysniu, në Prishinë

Si bari delesh në Has dhe në Jetimoren e Vlorës 

”Në moshë shumë të re, kur Hysniu ishte fëmijë, ndoshta 7-10 vjeç, ai i ruante delet në një fshat të rrethit të Hasit, sa për bukë të gojës. Kishte të veshur vetëm tesha të vjetra, me lecka, me cukla sa mos me qenë cullak e me këpucë të shkyera. Ishte i detyruar që ditën ti ruaj bagëtinë e në mbrëmje të iu bëjë hyzmet aty ku ishte rrogtar dhe mysafirëve që vinin. Por ai ishte i zgjuar, edhe si fëmijë më tregonte profesori, i dëgjoja se si flisnin dhe mundohesha me e kuptua porosinë e bisedave, tregimeve e meseleve”. 

Ishte jetim. Nëna i kishte vdekur e babi (Selimi) ishte në burg. Një ditë, gjithnjë sipas Burimit, vendos që të shkoi në Shqipëri. Ushtarët kufitarë shqiptarë kur e shohin këtë fëmi të vogël e marrin dhe e mbajnë në karaullë (shtepinë ku rrinin ushtarët kufitarë) afro 1 javë- 10 ditë. Pastaj e dërgojnë në Kuks e prej Kuksit, shteti shqiptar, si jetim e dërgojnë në Jetimoren e Vlorës. 

Në Vlorë bashkë me jetimët e tjerë, Hysniu e mëson gjuhën shqipe, dialektin toskë dhe aty kryen 6 klasë të shkollës fillore. 

Këto ishin ato dy argumentet që Hysniun, përgjithësisht popullata e quante, edhe fëmijët: Toskë. 

Historia e jetës në Jetimore dhe se si u këthye në Kosovë, nuk dihet. Hysniu nuk i ka tregua askujt. As unë e as Burimi e Valbona e nuk e dimë. Nuk e dinë dhe nuk besoj se Kushtrimi e Arbeni, dy djemtë e vegjël të profesorit e dinë (ndryshe) më shumë. Me Kushtrimin e Arbenin nuk kam folur. 

Ato që dihën e do ti shkruaj edh unë në librin monografik apo biografik si do ta quajnë ata në Malishevë, që do të dalë së shpejti me autor Izet Shala, unë do të flas edhe për babën e profesorit, Selim Osman Gashin- Hajda dhe një shokun e Hysniut në Jtimoren e Vlorës: 

-Pse dhe qysh u qorrua Selimi, baba i Hysniu, kuriri më besnik i Bajram Currit, ku e qysh (mbi)jetuan? 

-Për shokun e fëminisë në jetimoren e Vlorës, Mark Gjuraj (Valbona) apo Mark Lulgjuraj (Burimi)? 

Por do të mbeten edhe shumë enigma pa u thënë për jetën e profesor Gashit. Kjo ndodh edhe me personalitetet e tjera të letërsisë, kulturës, artit e historisë. Nuk thuhën të gjithat. As në veprat letrare e filma, nuk përfshihet e tërë jeta në një libër dhe nuk përfundon si dëshiron lexuesi e shikuesi. 

*) VEÇANTË f. spec. 

Veti që është karakteristike vetëm për një qenie, për një send, për një dukuri etj., ajo që lidhet vetëm me një individ dhe që e dallon atë nga të tjerët; diçka që është e veçantë; kund. e përgjithshme. Nga e veçanta tek e përgjithshmja.  

VEÇANTË mb. 

  1. Që nuk është si të tjerët, që ndryshon nga të tjerët, që qëndron më vete, që nuk është i bashkuar a i shkrirë në një të tërë me të tjerët; jo i rëndomtë, jo i zakonshëm; që i përket vetëm dikujt a diçkaje, që është karakteristik për një qenie, për një send a për një dukuri, që e dallon atë nga të tjerët. Njeri i veçantë. Qenie e veçantë. Lëndë e veçantë. Rast i veçantë. Çështje e veçantë. Ka zë të veçantë. I jep një pamje të veçantë. Ka një mënyrë (të qeshur) të veçantë.
  2. Që është lënë a është ndarë veçan për një njeri ose për një qëllim të caktuar, që është caktuar vetëm për dikë a për diçka; që i kushtohet posaçërisht dikujt a diçkaje, i posaçëm. Vend i veçantë për fëmijët. Repart i veçantë. Ushqime të veçanta. Veshje të veçanta. Pajisje të veçanta. Numër i veçantë i revistës. Kapitull i veçantë.
  3. Shumë i madh; që ka vlerë të jashtëzakonshme, që kërkon vëmendje të madhe, i rëndësishëm; i posaçëm. Me kënaqësi të veçantë. Detyrë e veçantë. Qëllim (synim) i veçantë. Me rëndësi të veçantë. Kujdes i veçantë. Merita të veçanta.

*) SERTË mb. bised. 

  1. Që lakohet, që shtypet a që petëzohet me vështirësi. Tel i sertë. Llamarinë e sertë.

Zbut hekurin e sertë me zjarr. 

  1. Që është i fortë në shije, në të pirë, në të nuhatur. Duhan i sertë. Uthull e sertë. Erë e sertë.
  2. fig. Jo i afrueshëm, idhnak, i vrazhdë, i ashpër (për njerëzit). Burrë (djalë) i sertë. Njeri i sertë.
  3. fig. Që shtrohet me vështirësi (për kafshët e punës); që të sulmon dhe të kafshon (për qenin); i egër. Kalë i sertë. Mushkë e sertë. Qen stani i sertë.
  4. edhe fig. I ashpër, i rreptë (për vendin dhe për dukuritë e natyrës). Udhë e sertë. Vend i sertë. Shtigje të serta. Shkëmbinj të sertë. Dimër i sertë. Kohë e sertë.

*) Abdullah Konushevci  

Abdullah Konushevci lindi në vitin 1958 në Prishtinë, është shkrimtar i shquar shqiptar. Në Prishtinë mbaroi shkollimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Studio letërsinë krahasimtare në “Universitetin e Zagrebit” dhe punoi mbi 20 vjet si gazetar në Bota e Re dhe Rilindja. Ai ka vdekur me 30 nentor 2013.[1]  

Vëllime me poezi 

Pasqyrë dhe diell (poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1979}, 

Rënia e mollës (poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1981), 

Pad jabuke (serbisht, “Jedinstvo”, Prishtinë 1982), 

Qerrja e diellit (poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1983), 

Loja e strucit (poezi, “Rilindja”, Prishtinë,1987), 

Të qenët të mosqenë (poezi, “Rilindja”, Prishtinë, 1990), 

Pikat AD (poezi, “Papyrus”, Prishtinë,2002), 

Dashni dhe vdekje (poezi. “Nositi”, Prishtinë, 2011), 

Lutje dashurie (poezi, “Nositi”, Prishtinë, 2012}.  

*) Nakija, është gruaja (e dytë e profesorit), gjakovare. Ajo tash, pas vdekjes së profesor Hysniut jeton në Gjakovë.  

Malmö, 20 mars 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Ku  është  fshehur Gjeniu, poezi nga Atdhe Geci

0

Atdhe Geci

P  O  P  U  L  L  I

Poezi

Ku  është  fshehur Gjeniu,

njeriu  që  flet  si  populli;

njeriu  që  qan  si  populli,

populli që  bën bashkimin…

Ku është  fshehur Gjeniu?-

pyesin  nënat e baballarët;

njerëz nga i gjithë atdheu

ç ́po bëjmë  ne shqiptarët?

Ku është fshehur  Gjeniu?

që askund  nuk  po duket?

Ai, më i bukuri i këngëve,

ai, më  i  bukuri i flamurit.

Ku  është fshehur Gjeniu?-

pyet  Atdheu  i  zemëruar,

pyesin fshatra  dhe  qytete

pyesin pjesët  e pushtuara!…

  • Atdhe Geci – Dortmund

“Vetëm budallenjtë dhe të vdekurit nuk ndryshojnë”

1
Idriz Zeqiraj, Gjermani
____
Kështu më thoshte simboli i rezistencës të Kosovës, Adem Demaçi, në vitin 1991, përgjatë një interviste, që realizova me atë në Gjermani. Shkas i kësaj interviste ishte një letër publike, që unë i dërgova Demaçit, titulluar “Kur ndjenja mund arsyen”, duke reaguar në dy intervistat e dhëna nga ai mediave kroate, duke qenë ende i prangosur, si njëshi i shqiptarëve rezistent, ndaj regjimit komunist jugosllav.
Demaçi, në intervistat e tij, i pyetur për regjimin stalinist të Enver Hoxhës në Shqipëri, ai e vlerësonte, çuditërisht, pozitivisht, edhe pse Hoxha i Tiranës ishte diktatori stalinist i fundit në Evropë, me elemente të bollshme të fashizmit. Edhe pse deklarimet e tij ishin zhgënjyese, si i burgosur politikë, afro tri dekada, falë vuajtjes së tij të gjatë, mungesës të informacionit të nevojshëm, letra ime e gjatë, ishte e matur dhe gjithë respekt për Bacën, por parimore dhe bindshëm e argumentuar. Dhe, demantohej në 10 (dhjetë) lavdërimet e tij paushalle për regjimin hoxhist!
I pyetur nëse qëndron ende pas deklarimeve të dy viteve më parë, duke qenë ende i burgosur, Demaçi u përgjigj prerazi: “Isha në Shqipëri, e pashë, u zhgënjeva dhe u mërzita fort, sepse gjithçka kishte qenë propagandë e rrejshme. Unë jam dialektik dhe mbi bazën e fakteve, ndryshoj mendimin. Sepse, – vetëm budallenjtë dhe të vdekurit nuk ndryshojnë -“. Më qartë dhe më mençurisht nuk ka si të thuhet.
Opozita e sotme PAN-iste, e zhytur në krime dhe tradhti, meritore për të qenë e jashtëligjshme, në mungesë të fakteve, për ta kundërshtuar Albin Kurtin, ia kujton të djeshmen statike, njëkahëshe. Reflektimi i tanishëm i Kurtit, i kushtëzuar nga rrethanat politike aktuale, është i natyrshëm dhe në funksion të proceve politike, por, gjithëherë në mbrojtje të parimeve bazë dhe, mbi të gjitha, në përpjekje për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet, nga nënshkrimet fatale, të cilat  i kanë bërë qeveritarët e inkriminuar, për rrjedhojë, skajshëm të shantazhuar.
Janë, pikërisht, dy çështjet e lëna “peshqesh”, nga qeveritarët paraprak, “Zajednica” dhe Statusi i Kishës Ortodokse Serbe, të cilat kanë bllokuar, për dy vjet radhazi, qeverinë aktuale. Kanë dhënë Debelldenë, Çakorrin, Ujmanin, Veriun e Kosovës, duke e mbikëqyrur boshatisjen e shqiptarëve nga ajo zonë; 24 hektarët tokë të dhëna Manastirit të Deçanit dhe shumë pisllëqe të tjera. Dhe, megjithatë, paturpësisht dhe kriminalisht, ish-ministri Skënder Hyseni, deklaron se “asnjë marrëveshje, e bërë me Serbinë, nuk ka qenë e dëmshme!?”
Akuza e paqëndrueshme se Kurti nuk bëri transparencë, për bisedimet e fundit në Bruksel, nuk qëndron. Ai i ftoi disa herë në takim krerët e opozitës, pikërisht, për t`i informuar ata. Por, ata, qëllimshëm, kalkulonin mes tyre, njëri i përgjigjej ftesës, dy të tjerë mungonin, me aryetimin se “duhet biseduar në Kuvend”, edhe pse e dinin porosinë e Quintit që “aktualisht, të mos zbulohet më shumë në opinion, rreth kornizës franko-gjermane”. Qëllimi ishte dështimi dhe largimi i Kurtit nga pushteti, pa iu interesuar fare fati i Kosovës!
Opozita premtoi, mashtrueshëm, se “Asociacionin do ta dialogojë Kurti me qeverinë e tij”. Por, eksponentët e saj, nxituan, njëri pas tjetrit, në SHBA dhe deklaruan se opozita është e gatshme ta nënshkruajë Asociacionin!” Ishte zyrtari i lartë amerikan, Gabriel Escobar, që i denoncoi opozitarët dhe lansoi deklaratën skandaloze se “kam gjetur partnerë të tjerë, për ta bërë marrëveshjen për Asociacionin, edhe pa Kurtin dhe qeverinë e tij!”
Kjo pabesi e opozitës, e dobësoi, madje dukshëm, pozicionin qendresëtar të kryeministrit Kurti, në përballjen e njëkohëshme me Serbinë dhe ndërmjetësuesit, të cilët vazhdojnë të jenë, – en bloc -, mjerisht, në favor të të fortit, Serbisë! Ndërkohë që, qeveria Thaçi, me kryenegociatoren Edita Tahiri, vite me radhë mashtronte, kinse, me dialog teknik, por e bënte atë politikë. Dhe, opozita e sotme “heshte si peshku!”
Opozita mburret se kishte pushtet në Veriun e Kosovës, ndërsa “Kurti e dorëzoi atë pushtet!” E vërteta është se ai “pushtet” ishte i rrejshëm, fiktiv. Të ashtuquajturin “pushtet” e kishte makro-kontrabanda, me banditërit vendorë serbë, në lidhje të fortë me komandantët e gjithëpushtetshëm shqiptarë, me bandat e tyre anekënd Kosovës. SHBA i denoncoi, publikisht, kontrabandistët serbë, duke i shpallur “Non grata”, por, çuditërisht, ende vazhdon t`i kursejë bashkëpunëtorët e tyre kontrabandistë shqiptarë!
Konformistët e pacipshëm, qofshin ata nga opozita apo pozita, nëse një ditë do të ndëshkohen komandantët kontabandistë nga SHBA, njësoj si sivëllezrit e tyre në Verin e Kosovës, lehaqenët do t`i mbrojnë si “ndëshkim i padrejtë”, ashtu siç bëjnë sot mbrojtjen, apriori, të akuzuarëve nga Gjykata Speciale në Hagë, ende pa e thënë fjalën e saj drejtësia! Me të drejtë thuhet, “kush mbronë krimin, bëhet pjesë e krimit”.
Krimet në Kosovë, gjatë dhe pas luftës, ku viktimat kanë qenë, kryesisht, shqiptarët, ishin një “e fshehtë publike”, sepse ishin numerike. Pra, as 100 dhe as 200, por disa qindra viktima! Hetimi për krime lufte dhe pas saj, duhej të fillonte në Tiranë, që nga presidenti Rexhep Mejdani, me bandën zyrtare social-komuniste të tij. Sepse, me dijeninë e tij dhe të qeverisë së tij, u instruktuan banditërit nga radhët e LPK-së, nga oficerët e Sigurimit monist, se si duhet marrë pushteti me dhunë e gjak, duke shkelur mbi kufoma, ashtu siç e mori filo-sllavi kryekriminel, Enver Hoxha, duke i vrarë kundërshtarët politikë, gjatë LDB dhe pas luftës me dajak e plumb.
Ekzekutimi i Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Krasniqit dhe të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut, të Ibrahim Rugovës, si dhe të tjerë brenda llojit, në territorin e Shqipërisë, ishte e koordinuar me strukturat e sigurisë vendore. Bardhyl Mahmuti, i ngarkuar për punët e Jashtme të LPK-së, në një takim me pjesëmarrje të madhe të mërgimtarëve në Suedi, tha se “Ahmet Krasniqin do ta vrasim, ditët i ka të numëruara!” Dhe, ashtu ndodhi, Koloneli u ekzekutua, zyrtarisht, madje, në mes të Tiranës.
Pak muaj më parë zotëri Mahmuti, u bë yll në Kosovë, nga njëri televizion në tjetrin dhe askush nuk e pyeti, nga e dinte ai ekzekutimin e pritshëm të Kolonel Krasniqit?! Ai, Ministri, profesionalisht, ngriti bazat ushtarake-ushtrimore, për t`i përgaditur ushtarët për luftën në Kosovë, si në: Qerret të Kavajës, në Tiranë, në Kolsh e Kalimash të Kukësit, në Papaj të Tropojës. A vritet Ministri i Luftës, në kohë të luftës?!?” Një gjeneral kroat, me habi e përlotje, do të pyeste: “A e dinë shqiptarët se kënd kanë vrarë?!”
Aleat me Thaçin, në krime, u bë edhe UNMIK-u, me francezin Bernard Kouchner. Ky i fundit i dinte lidhjet konspirative-agjenturore të Hashimit më dhëndrrin e Serbisë, Damjean Arnaud të Shërbimit DGSE të Francës. Andaj i heshti krimet vrastare serike të kundërshtarëve politikë shqiptarë, të listuar nga SHP të “UÇK-së” dhe të ekzekutuar nga bandat e komandantëve.
Këtu zënë fill dosja kriminale e Hashimit me shokë, prej nga vjen shantazhimi dhe nënshkrimi i marrëveshjeve, me elemente të bollshme të tradhtisë kombëtare, me të cilat po përballet sot Albin Kurti, qeveria e tij dhe të gjithë shqiptarët e përbotshëm. Këto fakte domëthënëse, duhet të shtrohen në tavolinën e bisedimeve dhe ndërkombëtarët, me UNMIK-un e tyre, janë pjesë e krimeve makabre, sepse bënin “sehir”, arrestonin kriminelët faktikë dhe i lironin “për mungesë faktesh”, ose i dënonin, sikur të kishin vjedhur një lopë fshati! “Ngatërrohet”, qëllimshëm, akuza bazike, reale “komanda e dhënë bandës për ekzekutim të kundërshtarit politik”, me qëllim të marrjes të pushtetit me dhunë, thjeshtë, për karrierë, pushtet e para, duke e zëvendësuar me “pakujdesi në komandë!”
Për fund, reflektimi i kryeministrit Kurti, nuk është “ngënie e qershive”, por, rrjedhojë logjike, që ai nuk është as “budalla dhe as i vdekur”, për të mos ndryshuar mendimet, kur rrethanat ndryshojnë, siç është rasti “merre ose lëre!” Andaj, nëse korrekton në kahjen pozitive, kjo është dialektike, në rrjedhën konformë politikave të kohës dhe të mundësive, gjithnjë me mendjen dhe shpresën për të mirën e Kosovës.

Po ku ka besë Serbia?

0

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Ukraina bëri një gabim të madh kur ia dorëzoi armët e saj bërthamore Rusisë, e cila ashtu si Serbia (të cilës i beson shumë Kurti naiv që me trimëri mund të nënshkruaj gjithçka që i ofrojnë miqtë e Serbisë) janë djallëzor, të pabesë.

PABESË: Që nuk e mban fjalën e dhënë, që nuk duhet t’i zihet besë; që nuk i qëndron besnik dikujt, që nuk ka besë, që tradhton; kund. besnik. Njeri i pabesë. Armiku është i pabesë. Doli i pabesë.

Memorandumi i Budapestit

Memorandumi i Budapestit është një marrëveshje e vitit 1994 në të cilën Rusia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara marrin përsipër të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës. Marrëveshja u përfundua si pjesë e Traktatit të Mospërhapjes Bërthamore dhe kushti ishte që Ukraina të hiqte qafe të gjitha armët e saj bërthamore.

Marrëveshja është nënshkruar nga presidenti i Ukrainës, Leonid Kuchma, presidenti i Rusisë, Boris Jelcin, kryeministri i Britanisë së Madhe, John Major dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton.

Detyrimet

Sipas marrëveshjes, palët marrin përsipër të respektojnë pavarësinë, sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës. Ata duhet të përmbahen nga kërcënimi ose përdorimi i forcës së armatosur kundër integritetit territorial ose pavarësisë politike të Ukrainës (sipas ndalimit të forcës) dhe të përmbahen nga përdorimi i mjeteve ekonomike të presionit për të çuar përpara interesat e tyre në një mënyrë që minon sovranitetin e Ukrainës.

Më tej, shtetet marrin përsipër t’i kërkojnë Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të marrë menjëherë masat e nevojshme për të mbështetur Ukrainën nëse vendi i nënshtrohet sulmeve ose kërcënimeve për sulme që përfshijnë përdorimin e armëve bërthamore. Ata nuk do të përdorin armë bërthamore kundër Ukrainës, përveç nëse Ukraina, në bashkëpunim me një vend që posedon armë bërthamore, i sulmon ato, territoret e tyre, forcat e tyre të armatosura ose aleatët e tyre.

Nëse krijohet një situatë që i aktualizon këto detyrime, shtetet duhet të konsultohen me njëri-tjetrin.

Zbatimi dhe pasojat

Kokat bërthamore të Ukrainës u transferuan në Rusi për shkatërrim, një proces që u përfundua më 1 korrik 1996. Në vitet në vijim, Ukraina gjithashtu hoqi qafe aeroplanët bombardues dhe kapanonet e raketave që ishin menduar për përdorim me armë bërthamore. Si kompensim, Ukraina mori karburant bërthamor për termocentralet e saj civile bërthamore dhe mbështetjen financiare.

Marrëveshja fitoi rëndësi të përtërirë që nga viti 2014 në lidhje me aneksimin nga Rusia të gadishullit të Krimesë gjatë krizës në Ukrainë. Në lidhje me krizën, presidenti i atëhershëm amerikan Barack Obama kritikoi Rusinë për mosrespektimin e marrëveshjes. Një përpjekje e Ukrainës për të mbledhur të ashtuquajturin Grupi i Budapestit në Paris më 5 mars 2014 për të diskutuar krizën e vazhdueshme në gadishullin e Krimesë ngeci sepse Rusia nuk u mblodh. Përpjekjet e mëvonshme për të mbledhur shtetet nënshkruese për konsultime gjithashtu kanë dështuar.

Pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka deklaruar se një marrëveshje e mundshme e ardhshme ndërkombëtare e sigurisë për vendin duhet të përmbajë dispozita shumë më specifike sesa Memorandumi i Budapestit për kushtet e ndihmës ushtarake në rast të agresionit të mëtejshëm rus.

Për ish nxënësin e Panorcit, profesorin Hysni dhe mësuesit/et në Malmo

Në kuizin e diturisë me nxënës nga Austria, Greqia dhe Suedi. Malmö, 11 mars 2023

Sinan Kastrati, Suedi 

Imagjinatës e fantazisë sime ia hapa dyer e dritare.  

Sot vendosa të jam i lirë, të fluturoj nëpër vite e decenie, ti jap vetit lirinë që e meritoj. Të shkruaj ate që dua sikur kur isha i ri e luaja futboll pa këpucë. I vraja këmbët por nuk ndieja dhimbje e lojën e vahdoja.  

Imagjinatës e fantazisë sime ia hapa dyer e dritare.  

Nuk më kujtohej titulli i vjershës së D. Agollit, “Mbrëmje letrare”. Mora librin me poezi të Dritëroit, e gjeta në raft. E gjeta edhe poezinë dhe fillova ta lexoj. 

Recitojva disa vargje, sipas librit:
“… tërë ditën u lodhëm shumë, 

Unë nëpër vargje, ata nëpër Bunë”. 

Edhe këto vargje, nuk i kisha mbajtur mend si duhët. I thoja gabim kur bisedoja me kolegë të punës:
“ … gjithë ditën u lodhëm shumë, 

Unë nëpër vargje, ju nëpër lumë”. 

Sa mirë thash që kolegët nuk më kanë kuptua sepse as ata nuk e kanë ditur e ndoshta nuk e lexua vjershën prandaj kur unë e kam thënë gabimisht, ata janë parqitur se se e kuptuan. 

Menjëherë, pasi e mora librin me poezi të Dritëroit, nuk u durova pa lexua edhe të tjera poezi. Fillova ta shfletoj librin e nuk munda të ndahem pa i lexua edhe vjershat e poemat tjera “Përsëri për tokën”, “Krevati i perandaorit”, “Poema e të pagjumëve”, “Mundja e Lekë Dukagjinit”, “Në kryeqytet”, “Pleqtë e qytetit tim”, “Devoll, Devoll 1-5” dhe “Dy fjalë potëve që vijnë”. 

Kjo domosdo se më këtheu në kohën kur studjoja Letërsinë, vitet 1975-1979, ku çdo mbrëmje shetisja rrugëve të katundit (jo “fshatit”) tim, Turjakës derisa lodhesha. Takoja “Pleqtë e katundit tim” (apo “…fshatit tim”). Bisedoja edhe me çobanët (apo “barinjët” e Turjakës) dhe këthehesha e haja bukë me babën. Edhe nëna vinte në odën e vogël e të errët. E ngrata rrinte në këmbë ose ulej te dera e na shikonte se si ne hanim bukë. Nganjëherë rrinte më gjatë, nganjëherë jo. Ndodhte që baba i bërtiste:   

-Shko! 

Nëna dilte pa bërë zë duke shikua nga unë sikur më lutej që ti flas babës e atij ndoshte do ti zbutej zemra e ajo do të rrije edhe pak me mua. 

Hysniu, si student në Beograd (1960…?)

Pasi hanim darkë, darkë katutundi me kos e djath, speca me shllinë, pite me kunguj, përpeqa, kërlane të captume, bakllasarme, byrekë me mushkëri që veç gratë e Turjakës dinë me i gatua shishëm sa s`ka, baba shkonte me ndejtur te baba Imer i cili jetonte me djalin e vogël, vëllain e babës, Seferin. Edhe unë shkoja te baba Imer, gjyshi por jo çdo natë. Pasi shkonte baba, unë isha i lirë, krejt oda ishte imja. Lexoja vjersha e poema të I. Kadaresë, Agollit e në të njëjtën kohë dëgjoja edhe këngë nga Salih e Feriz Krasniqi, këngë trimërie por edhe këngë dashurie, pasi nuk ishte baba. Baba nuk lejonte që të këndonte kush e as të dëgjoheshin këngë dashurie në odë a të dëgjonin gratë e fëmijët. Kështu bëja çdo mbrëmje e çdo natë, deri në mars të vitit 1981. Kjo traditë imja u ndërpre pas viti 1981, pas Demonstratave të Pranverës, marsit e prillit `81.  

Hysniu me Sevdijen, nusen

Më mbeti vetëm magnetofoni, si qerrja pa ki 

Policia gjatë bastisjes mi kishte marrë disa fotografi (109) dhe 4 bobina me këngë e materiale tjera. SHSSH (Shërbimi i Sigurimit Shtetëror), mi mori disa gazeta (“Zërin e popullit”(,revista (“Bashkimi”, “Nëntori”, “Drita”), libra e fletore me shënime.  

Dy pako me libra Ahmeti *) i kishte futur në dhe por kishte harrrua dhe vetëm pas 40 vjetëve më tregoi se ku janë librat, aty ku sot është ndëtua shtëpia e re e Selamiut*) 

Më mbeti vetëm magnetofoni *) e kujtimi për të kaluarën.  

Dje ishim në një drekë me disa nga ish kolegët, mësues/e shqiptarë/e: Mediun, Mitatin, Muratin, Myzaqetin, Sirinë, Teutën, Valbonën (dhe një mysafire, Lumnije Gollakun, edhe ajo mësuese, fqinje e Valbonës).   

-Jeni poet? Më pyeti një mësuese që nuk e njoha por që kishte ardhur me mësuesen Valbone, nga Helsingborgu, qytet 70 km. në veri të Malmös  

-Jo, Sinani nuk shkruan vjersha. Ky vetëm në prozë shkruan, ndërhyri Murati. 

Me nxënës, mësues e prindër nga Anglia, Austria, Greqia dhe Suedia. Malmö, 12 mars 2023

Kjo ma kujtoi një bisedë me Emil Lafen i cili tregonte histori nga jeta e puna me Eqrem Çabejn, Mahir Domin e Aleksandër Xhuvanin.  

-Kur më pranuan në punë, nuk kisha zyrë timen. Më thanë të rri në zyrën ku punonin Eqrem Çabejn e Mahir Domi ndërsa kur të dëgjon makinën që ndalon te shkallët, lëshoja karrigën se është karriga e vendi ku ulej Aleksandër Xhuvani, sepse unë ulesha në karrigën e Aleksandër Xhuvanit. Po profesor nuk vinte rregullisht. 

Njëherë tregonte profesor Lafe, Eqrem Çabej punonte në Shkodër, si drejtor në internat (?). Një banues internati shkon dhe ankohet te drejtori se një çun na Malësia e Shkodrës e ka ofendua. Drejtori (E. Çabej) i thërret dhe i pyet të dytë. 

Kur e pyet shkodranin: 

-E keni ofendua banuesin (nga jugu), shokun tuaj? 

-Jo drejtor, nuk e kam ofendua. Ne malsorët dhe shkodranët nuk ofendojmë me fjalë, ne vrasim. 

Hysniu me Sevdijen, në biçikletë

Bisedat me Valbonë Gashin rreth librit monografik të profesor Hysni Gashit- Toska.  

Një grup intelektualësh vullnetarë nga komuna e Malishevës për të gjallë të profesor Hysni Gashit, ish profesorit tim të historisë kishin vendosur që të shkruajnë një libër monografik për Hysniun, për punën e tij të palodhshme si mësimdhënës në paralelet e gjimnazit në Malishevë. Pasi vdiq profesor Hysniu, mendova se si shumë nisma të tjera, e kanë harrua edhe librin për profesorir por jo. Burimi, djali dhe fëmiu i parë i profesorit më shkruajti nga Gjermania, para 4 ditëve se libri për Hysniun (babain) është gati për botim. Atherë, edhe unë si ish nxënës i profesorit kisha dëshirë që t`ia ngjehi disa fjalë profesorit dhe menjëherë, pa luajt nga karriga fola me Izet Shalën, autorin e librit dhe Fetah Berishën, ish nxënës i profesorit.  

Me mësuese dhe mësuesit: Teutë, Lumnije, Fatime, Siri, Valbonë, Muratin, Mediun e Muratin. Malmö, 18 mars 2023

Hysniyu si fëmi jetoi 6 vjet në jetimoren e Vlorës 

Biseda me Burimin, djalin e madh të Hysni Gashit ishte e gjatë dhe e dhimshme. Ai më tregoi se profesori Hysniu, si fëmi ka jetua në jetimoren e Vlorës në Shqipëri. Ishin vitet 1946,47, vite kur babai i profesor Hysnit, Selim Osmani ishte në burg, në Letogllavë të Kroacisë i dënuar me vdejkje e më vonë, dënimi iu këthye në 20 vjet burgim të rëndë që i kishte shërbye besnikërisht si kurir i Bajram Currit *) 

Brahim, Enver Bajra e Metë Ali Meta (në këmbë) dhe Rexhep Ramadan Syla, nxënes tash i ndjerë dhe Ahmet Rexha, mësues (ulur). Panorc 1989

Thirra edhe Valbonën, vajzën e profesorit e cila jeton dhe punon në Gjermani dhe mora vesh se edhe ajo është e informuar … dhe dinte shumë për jetën e Hysniut. Ajo më premtoi se do të mi dërgoi disa fotografi të profesorit si student në Beograd dhe do ti shkruaj disa fjalë për babain ani pse, e kishte të vështirë pas vdekjes së dy prindërve, nënes (Sevdije) dhe babait (Hysniut).  

Izet Shalës që është autor I librit i premtova që javën tjetër do t`ia dërgoj disa rreshta, kujtime për profesorin kryengritës (kokëfortë) por që më deshi e më besoi shumë. 

Hysni Gashi me nusen, Sevdijen

Epo edhe unë u plaka e u pensionova. 

Një ish nxënësi i imi nga Panorci, Brahim Bajra, nxënës në vitin shkollor 1979/1980 ishte interesua se ku jam dhe pse nuk po i shkruaj e flas. 

Brahimi *) më gjeti 

Biseda me ish nxënësin tim, Brahim (Murat) Bajrën e Panorcit, në vitin shkollor 1979/1980. Ai më kishte kërkua me qiri e me pishë derisa me gjeti sikur gjyshja ime gjylpanën. Nana Didë, kur i humbëte gjylpana në hi, e lypëte derisa e gjente: Krejt hinin e sitëte në sitë derisa e gjente gjylpanën që për te kishte vlerë të madhe sepse i mbeteshin teshat pa arrnue. Nuk thuhej kot ”Për ni pe e ni gjylpanë, na shkoi dam ni gunë e tanë” (Për një pe e një gjilpërë, vajti dën një gunë e tërë”). Edhe ai më gjeti mua dhe biseduam. Po çka nuk biseduam se? 

Biseduam për Familjen Bajra, për Islam Brahimin, të zotin e shtëpisë, për Muratin, (vëllain e Islamit, babën e Brahimit) e Man Halilin, Hysen (Hisen) Dergutin, Xhemajli Dinën, Fadilin e Xhevdetin, Murat Musën, Magjun e Qerim Hajrullahin, për nxënësit e nxënëset, për ata që kanë vdekur e ata që janë gjallë, për Rexhepin e Ramadan Sylës, të ndjerë  

***

*) Ahmeti e Selamiu janë djemë e axhallarëve. Ahmeti është i Reshiti e Selamiu, është e Avdullahit (Dulës). Reshiti, Avdullahi e Uka (baba im), Baliu e Seferi janë vëllezër), djemt e Imer Seferit e Xhezidës (nanës Didë) 

Hysniu me familje: me Sevdijen, Burimin, Valbonën, Kushtrimin dhe Arbenin

*) MAGNETOFON m. 

Aparat i posaçëm me shirit magnetik për regjistrimin dhe riprodhimin e tingujve. Magnetofon dore (me bateri). Shirit magnetofoni. Këngë (muzikë, bisedë) e regjistruar në magnetofon. 

*) Selim Osmani- Hajda, ishte ka qenë baba i prof. Hysni Gashit. Selimi i ka shërbye si kurir i Bajram Currit. Pas vitit 1945, Selimin gjykata në Jugosllavi (nuk dinte cila gjykatë) e ka dënua me vdkje. Më vonë Dënimi me vdkje iu ka ndryshua, në 20 vjet burgim të rëndë.  

Prof. Hysni Gashi me nusen, Sevdijen

Për këto më shumë do të flas në librin monografik për Hysni Gashin 

*) Brahimi tash jeton e punon në Maribor, 42 vjet. Ka 4 fëmije, dy qika e 2 djem me pregatitje akademike. 

Malmö, 19 mars 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996

Nga  Behlul Jashari

 

FAQE ARKIVI: Reportazhi nga kufiri Kosovë-Shqipëri “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”- Mars 1996 

Para 27 viteve, në 18 Mars 1996, në gazetën e përditshme të rezistencës “Bujku”, të vetmes atëherë në Kosovë, themelues-kryeredaktor i  parë i së cilës isha, në reportazhin nga kufiri Kosovë-Shqipëri me titull “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”,  i dërguar edhe në Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë dhe që në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se është botuar, në 19 Mars 1996, edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues në Prishtinë,  mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 Marsit.

Donin të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”…

***

Në gazetën “Bujku” reportazhi ka nënshkrimin edhe të korrespondentit të saj në Prizren, Fatmir Pireci, bashkë me të cilin shkuam drejt kufirit…

Hasta la vista, Kosova !

0
Josef Borrell i Fontelles, politikan dhe ekonomist spanjoll më nënshtetësi të Argjentinës, ish kryetar i Parlamentit Europjan (2004-2007), ish ministër spanjoll i punëve të jashtme(2018-2019) dhe aktualisht Përfaqësues i Lartë i UE për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, po tregohet shumë aktiv në bisedimet e detyrueshme midis Kosovës dhe Serbisë.
Edhe në Ohër ishte mjaft i vendosur që ta mbyllte këtë takim europjançe, dmth. të ishte sukses i tij personal, pa u mërzitur fare pse është duke u dukur si treguesi më i drejtpërdrejtë i fytyrës së asaj pjese të korruptuar të Europës që paturpësisht i vë në baraspeshë viktimën dhe agresorin, pa u lodhur të vendoset drejtësia njëherë e përgjithmonë.
Josef Borrell (Reino de España) dhe Miroslav Lajčák (Slovenskà republika), janë politikanë të fuqishëm që flasin në emër të UE ku ata përfaqësojnë dy shtete që ende nuk e kanë njohur pavarsinë e Republikës së Kosovës, edhe pse kanë kaluar 15 vite nga shpallja e saj!
Sidomos Borrell është shumë i zellshëm dhe jep urdhëra, sidomos kosovarëve sikur të ishte governator i conquistaderes nga Imperio Colonial Español të dikurshëm.
Ai urdhëron: “Menjëhere, kur them menjëhere – them menjëhere” !!!
Edhe ne dimë të urdhërojmë zotëri Josef Borrell:
-Kryeji detyrat që të takojnë dhe shpëtoje nga shkatërrimi Unionin Europjan sepse ke edhe pozitën për çka paguhesh!
Po ta përsëris:
– Shpëtoje UE-në, sepse qe 15 vite i doli boja mosunitetit sepse atëhere e akoma sot, ende 5 shtete anëtare të UE ende nuk e njohin shtetin e pavarur të Kosovës!
Nuk po shohim Unitet e Europa unike pa unitet nuk mund të qëndrojë e të garantojë paqen!
Hapi i parë që DUHET ta bëni, është të kërkoni MENJËHERE që duke filluar nga Spanja, këto 5 shtete ta njohin Republikën e Kosovës dhe ti dërgojnë ambasadorët e tyre në Prishtinë!
Mos e harro as Argjentinën, që e duam shumë, señor Borrell !
Po ti shkruaj edhe në gjuhën që ti e kupton më së miri!
Tu entiendes Español ?!
Josef Borrell, hoy, 19.03.2023: “Kosovo aplica el artículo 7 inmediatamente, cuando digo inmediatamente, quiero decir inmediatamente”.
Nosotros, ciudadanos de Kosovo, hoy, 19.03.2023:
-Señor Josef Borrell: Hacer que España reconozca la independencia de Kosovo inmediatamente, cuando digo inmediatamente, quiero decir inmediatamente.
Argentina también.
¡Lo tengo, inmediatamente!.

Gëzim Alpion: Dibra vazhdon të jetë e njerkës

0

A do ta ri-inagurojë Kryeministri Rama Rrugën e pambaruar të Arbërit në prag të zgjedhjeve lokale?!  

Njoftim për mediat në 10 vjetorin e peticionit  

Nga Grupi i Lobimit   

Tiranë, më 18 Mars 2023   

U mbushën 10 vite nga nisja e këtij peticioni, dhe çdo pritshmëri e nismëtarëve i ka kaluar kufijtë. Kur e nisëm atëherë peticionin synonim dy qëllime:  

E para, depolitizimin e çështjes së Rrugës së Arbrit, heqjen e saj nga agjendat politike dhe vendosjen e saj si një agjendë kombëtare. Në parim, Partia Spocialiste dhe Partia Demokratike bënë sikur ranë dakord me këto kërkesa, por asnjëra palë nuk i mbajti premtimet.   

E dyta, ishte rritja e presionit ndaj vendimmarrësve për të ndërtuar një rrugë me cilësi dhe standarde dhe premtimi ndaj publikut ishte se nuk do ta zbehim kurrë zërin dhe presionin tonë për arritjen e këtij qëllimi.   

Grupi i Lobimit vazhdon t’u përmbahet këtyre parimeve ndërsa Kryeministri Edi Rama dhe tre Qeveritë e tij vazhdojnë ta injorojnë krejtësisht qëllimin tonë. Madje kanë dëshmuar një mungesë mjeranë në etikën e komunikimit, duke na akuzuar si “vegla të Saliu” dhe duke u krekosur se do ta ndërtojnë rrugën me standarde të tilla europiane, që do ta kishin zili edhe “peticionistat e Londrës”. 

Për sqarim, peticioni filloi përpara zgjedhjeve parlamentare në Mars 2013, pra kur nuk dihej rezultati i tyre. Po kështu, Grupi i Lobimit nuk ka ndonjë anëtar në Londër. Ndërsa Kryeministri Rama, me sa duket, është mësuar të rrethohet nga temenaraxhinj dhe i do dibranët afër të jenë merhumë dhe anonimë, që t’i servirë si ‘përfaqësonjës’ të Dibrës dhe disaporës sipas lojës së tij, meqë nuk ka kurajo të përballet me elitën.  

Kanë kaluar dhjetë vite nga nisja e peticionit dhe njerëzit e kanë parë çdo ditë në terren se çfarë është realizuar.  

Ne e përshëndetëm nisjen e qarkullimit në rrugë në nëntor 2021. Ndryshimi i vetëm që nga ajo kohë është se, nga pagesat nën dorë për rojet, tani qarkullimi ishte i lirë. Edhe pas dy vitesh, standardet e rrugës janë, siç thonë dibranët, për ibret: rruga ka rrëshqitur në shumë vende, asfalti shpesh është i shqepur dhe sinjalistika e sigurisë nuk gjendet pothuajse gjëkundi.   

Grupi i Lobimit ka vënë re në terren punime të ngadalësuara dhe pa cilësi dhe mungesa përsa i përket sigurisë. Aksidentet e fundit kanë treguar se ndërtuesit, apo nënkontraktorët, nuk u kanë kushtuar rëndësi dhe kjo, më shumë se shkelje e rregullave të ndërtimit, ka të bëjë me frymën e qeverisjes: bëj sikur punon, premto dhe bëj sikur mban premtimet, sepse, si gjithmonë, Dibra është e fundit.  

Që nga dita e nënshkrimit të kontratës në Mars të vitit 2018, informacione kontradiktore janë dhënë për financimin e saj. Nga 260 milionë euro për afro 80 kilometra rrugë, shifrat kanë shkuar në mbi 400 milionë euro. Një të katërtën e kësaj shumë e ka paguar qeveria deri më tani, por rruga nuk ka përfunduar megjithëse është inaguruar disa herë. 

Gjithashtu, terri informativ mbizotëron mbi ecurinë e punimeve në Tunelin e Murrizit. “Edhe 700 metra tunel ka për tu hapur”, thoshte Ministrja e Infrastrukturës në verën e vitit të kaluar, por mediat raportojnë se afro 700 metra është aktualisht pa u hapur akoma! 

Dy tunelet e tjera të Kardhiqit dhe Llogarasë nisën pas tunelit të Murrizit, por dy të parët mbaruan para kohe sepse, për Qeverinë, Dibra është akoma e njerkës.   

Nga vëzhgimet e fundit në terren, duke parë çfarë është përfunduar, çfarë është në proces dhe çfarë nuk është filluar akoma, mund të themi pa rezerva se kjo rrugë nuk do të përfundojë, jo vetëm këtë viti, por as vitin e ardhshëm.  

Qeveria kujtohet vetëm kur ka zgjedhje të merret me rrugën, gjë të cilën pritet ta bëjë edhe këtë vit, me hapjen e segmentit në Planin e Bardhë, e cila me letrat e Qeverisë ka mbaruar që në vitin 2011. 

Në këtë 10-vjetor të peticionit, ajo që vëmë re është se nuk ka asnjë komunikim zyrtar ndërmjet Tiranës dhe Shkupit për vazhdimin e punime në Rrugën e Arbërit në Maqedoninë e Veriut. Dhe për ta ndihmuar këtë fakt, qeveria shqiptare e ka mbyllur Rrugën e Arbërit në një rrethrrotullim në Maqellarë jashtë çdo standardi.   

Vitet po ikin dhe Qeveria në Tiranë dhe qeveritarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut duhet ta kuptojnë se nuk ka integrim të rajonit në Europë pa u integruar Dibra e copëtuar. Ndërprerja e këtij komunikimi ose lidhja e tyre dobët është nje nga plagët e hapura të hapsirës shqiptare.  

Peticioni për Rrugën e Arbërit, që deri tani ka mbi 22,000 përkrahës, nga të cilët 2,000 në formularë, mund të nënshkruhet online: http://bitly.ws/BLHN   

Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për Aneksin Zbatues të Marrëveshjes

0

Leonora Bërbatovci/Ohër & M.Miftari/Prishtinë

(E plotësuar 23:30) Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord për Aneksin Zbatues të Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve

Palët janë angazhuar plotësisht të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe të zbatojnë detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

 21: 30 Përfundon Takimi

Bëhet  e ditur se pas përfundimit të këtij takimi maraton në mes të kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, pritet të dalë në një konferencë për medie, Përfaqësuesi i Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme , Josep Borrell, për të njoftuar për rrjedhën e takimit të sotëm, por që nuk do të mund të ketë pyetje nga  gazetarët.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili ka thënë se së shpejti do të informojnë për rezultatin e takimit të nivelit të lartë të dialogut të lehtësuar në Ohër.

Bisedimet u fokusuan për planin e zbatimit të propozimit evropian, për përmbajtjen e tekstit të propozimit evropian, palët u dakorduan më 27 shkurt në Bruksel.

Pas pauzës së dytë, vazhdon takimi Kurti-Vuçiq

(E plotësuar 21:43)Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Borrell e Lajçak, pas pauzës së dytë, po vazhdon.

Edhe një pauzë e takimit në Ohër

(E plotësuar 20:50) Ndërkohë bëhet e ditur se gjatë kësaj pauze Borrell e Lajçak janë duke takuar ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ndërkaq njoftohet se Borell dhe Lajçak kanë anuluar fluturimet e tyre dhe takimet e ditës së nesërme.

LIVE|Takimi trepalësh Kurti-Borrell-Lajçak- Vuçiq, ende vazhdon

(E plotësuar 19:50) Takimi në Ohër mes kryeministrit Kurti-Borrell-Lajçak- Vuçiq, ende vazhdon, ku ky takim mund të konsiderohet si një nga më të gjata prej se Kurti ka nisur dialogun me Serbinë.

Kryeministri Kurti ka insistuar që të nënshkruhet marrëveshja, ndërsa Vuçiq po refuzon, ndërkkohë që BE insiston që palët të mos ketë nënshkrim, por të  realizohen planet e vëna në aneks.

Mirëpo vlen të theksohet se ka interesim të shtuar edhe nga SHBA për rezultatin e takimit. Kjo vërehet me praninë e emisarit amerikan Gabriel Escobar në Ohër.

Kurti është shprehur optimist lidhur me takimin në Ohër, që ai konsideroi si hap tutje drejt një marrëveshjeje finale.

Heshtje në Ohër, heshtje në Beograd

Anamari Repiq/ RTK

Lidhur me dialogun që po mbahet në Ohër në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Beogradi zyrtar pret se çfarë do të bëhet me asociacionin.

Vuçiq kishte deklaruar se Serbia në Ohër po shkon me vijat e saja të kuqe, derisa partitë në pushtet mendojnë se Vuçiq do të mbrojë interesat e Serbisë, ndërkaq partitë opozitare, sidomos krahu ekstremist, po kërkojnë që Serbia të mos nënshkruajë planin evropian dhe të refuzojë planin në tërësi.

Mirëpo, vetë kryetari serb, Vuçiq ka theksuar se duhet vazhduar negociatat me Kosovën, në normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve, sepse, siç ka thënë ai, “është kusht për të ecur përpara në integrimet evropiane”.

Pas një pauze, vazhdon takimi trepalësh Kurti-Borell-Lajçak-Vuçiq

(E plotësuar 17:10)Pas një pauze të shkurtër, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po vazhdon e që po ndërmjetësohet nga Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme , Josep Borrell, si dhe emisarit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit trepalësh Kurti-Borrell-Lajçak-Vuçiq

(Plotësuar: 16:40) Ka përfunduar pjesa e parë e takimit trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili është mbajtur me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme , Josep Borrell, si dhe emisarit e BE-së  për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. 

Palët kanë shkuar në pauzë e pritet të rikthehen në takim për të parë nëse do të ketë rezultate nga ky takim.

Pra takimi do të vazhdojë  me po të njëjtin format.

Paraprakisht, Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Pritet që pas takimit Kurti-Vuçiq dhe palët të deklarohen për medie të shumta që janë duke e ndjekur nga afër këtë takim.

(E plotësuar 16:01) Nis takimi Kurti-Borell-Lajçak-Vuçiq

Leonora Bërbatovci / Ohër & Jeton Musliu / RTKLive

Ka filluar takimi trepalësh mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili po mbahet me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme , Josep Borrell si dhe emisarit e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në fotografinë e siguruar nga RTKlive, shihet se në takim janë vetëm këta katër zyrtarë të lartë.

Paraprakisht, Kurti dhe Vuçiq  kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së  për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Pritet që pas takimit Kurti-Vuçiq dhe palet të deklarohen për medie të shumta që janë duke e ndjekur nga afër këtë takim.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, doli para mediave dhe shpjegoi se dialogu i lehtësuar nga BE-ja gjithmonë mbahet në Bruksel dhe atje nuk bëhet asgjë ndryshe për mediat,  por vetëm një deklaratë e cila lexohet në fund nga Borrell, por pa të drejtë pyetje nga ana e gazetarëve.

“Në fund të këtij takimi, Borrell do të vijë këtu e do të flasë për takimin”, tha Stano.

Sidoqoftë, në këtë takim pritet të diskutohet për Aneksin e Zbatimit të propozimit evropian të marrëveshjes Kosovë-Serbi, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të dy vendeve.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes, kurse kryeministri Kurti deklaroi në Ohër se ai është atje për të nënshkruar marrëvshje e jo për të biseduar për biseda të reja.

E konfirmon Stano, pas takimit trepalësh, Borrell lexon deklaratë

(Plotësuar: 15:33) Në rezidencën presidenciale të Josip Broz Titos, diktatorit komunist të ish Jugosllavisë, tani të quajtur “Vila Biljana” në Ohër, ku edhe u nënshkrua marrëveshja që i dha fund luftës mes shqiptarëve dhe maqedonasve në vitin 2001,  mbahet  takimi trepalësh në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Ky takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbahet me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme , Josep Borrell si dhe emisarit e BE-së  për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Para këtij takimi, Kurti dhe Vuçiq  kanë zhvilluar takime të ndara me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së  për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Pritet që pas takimit Kurti-Vuçiq dhe palet të deklarohen për medie të shumta që janë duke e ndjekur nga afër këtë takim.

Ndërkohë, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme, Peter Stano, doli para mediave dhe shpjegoi rregullat që do të ndiqen në lidhje me deklarimet nga ane e zyrtarëve të lartë evropianë, sa i përket këtij takimi.

Ai tha se rregullat janë të njëjta dhe nuk do të ketë asnjë deklarim tjetër për mediat nga ana e zyrtarëve të BE-së, përveç një deklarate që në fund të takimit do ta lexojë Josep Borrell, Përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri.

Ai tha se dialogu i lehtësuar nga BE-ja gjithmonë mbahet në Bruksel dhe atje nuk bëhet asgjë ndryshe për mediat,  por vetëm një deklaratë e cila lexohet në fund nga Borrell, por pa të drejtë pyetje nga ana e gazetarëve.

“Në fund të këtij takimi, Borrell do të vijë këtu e do të flasë për takimin”, tha Stano, duke mos dhënë asnjë detaj nëse ka filluar takimi apo se kur pritet se do të përfundojë.

“Nuk e di kur do të përfundojë takimi. Vetëm vendi ndryshon sepse formati nuk ndyshon”.

Ai shpjegoi se nuk do të ketë asnjë deklarim as më të vogël për media, nga ana e zyrtarëve të BE-së, përveç deklaratës që do të lexohet nga Borrell.

Sidoqoftë, në këtë takim pritet të diskutohet për Aneksin e Zbatimit të propozimit evropian të marrëveshjes Kosovë-Serbi, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të dy vendeve.

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes, kurse kryeministri Kurti deklaroi në Ohër se ai është atje për të nënshkruar marrëvshje e jo për të biseduar për biseda të reja.
Borrell pret Kurtin e Vuçiqin vetëm me flamur të BE-së|Video-Foto

(Plotësuar: Ora 14:05) “Si jeni, mirë?” “Po ju si jeni, mirë?!”. Me këto fjalë përshendetën njëri-tjetrin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Josep Borrell, Përfaqësues i Lartë i BE-së, për Politikë të Jashtme e Siguri, para fillimit të takimit mes tyre.

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet sot takimi trepalësh mes Kurtit-Borrell e Lajçak dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Paraprakisht, Borrell e Lajçak janë takuar ndaras me Vuçiqin e Kurtin, kurse takimi i përbashkët pritet të mbahet në orët e pasditës.

Megjithatë, ajo që vërehet nga videot e publikuara nga Komisioni Evropian, mes tjerash janë edhe simbolet që qëndrojnë prapa Borrellit e Vuçiqit si dhe prapa Kurtit e Borrellit.

 

Në fakt, prapa tyre, qëndrojnë vetëm dy flamuj të Bashkimit Evropian dhe nuk ka asnjë simol shtetëror as të Serbisë dhe as të Kosovës.

Sidoqoftë, në këtë takim pritet të diskutohet për Aneksin e Zbatimit të propozimit evropian të marrëveshjes Kosovë-Serbi, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të dy vendeve.

 

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në një intervistë për REL sot ka thënë se s’janë të fokusuar te nënshkrimi por tek finalizimi i marrëveshjes, kurse kryeministri Kurti deklaroi në Ohër se ai është atje për të nënshkruar marrëvshje e jo për të biseduar për biseda të reja.

Përfundon takimi Kurti-Borell e Lajçak, pritet të nisë ai trepalësh

(Plotësuar: Ora 13:17)   Tashmë ka përfunduar  takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak.

Ky takim ka zgjatur rreth një orë e gjysmë. Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti dhe më herët me presidentin e Serbisë, Aleksandar  Vuçiq, tani Borrell e Lajçak pritet të kenë takim të përbashkët trepalësh.

Ndërkohë, në lidhje me këtë takim, ka interesim të jashtëzakonshëm të mediave. Të ardhura nga vende të ndryshme të rajonit dhe Evropës, këto media janë duke ndjekur hap pas hapi zhvillimet e kësaj ngjarjeje.

Nis takimi Borrell-Kurti-Lajçak

(Plotësuar: Ora 12:12) Tashmë ka filluar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell si dhe emisarin e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Kosovë-serbi, Miroslav Lajçak.

Ky takim ka nisur me vonesë prej gjysmë ore, krahasuar me agjenden e paraparë.  Borrell takohet me Kurtin pasi paraprakisht është takuar me Vuçiqin.

Ndërkohë, Kurti takohet me Borrell, pas takimit me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pas këtij takimi, pritet takimi trepalësh, Kurti-Borrell e Lajçak dhe Vuçiq.

Kurti: S’jam në Ohër për bisedë për bisedime, por për marrëveshje

(Plotësuar: 11:30) Para fillimit të takimeve të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se në Ohër ka shkuar për bisedime për të arritur marrëveshje.

Kryeministri Kurti, është takuar edhe me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, para se të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell e emisarin për dialogun Miroslav Lajçak dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevcki.

“Jam optimist, jam i vëmendshëm dhe do të bëjmë më të mirën për Republikën e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial, interesin publik dhe të popullit, për të gjithë qytetarët pa dallime, sepse unë jam kryeministër i Republikës i të gjithë qytetarëve”, tha Kurti në një deklarim për media, pas takimit me Escobarin dhe para tarkimit me Borrellin.

Kurti deklaroi se përveç se është optimist, ka shkuar në Ohër me qëllim të mirë.

“Jam këtu me vullnet të mirë dhe me mirëbesim që dakordimin e arritur më herët që fatkeqësisht nuk u nënshkrua në Bruksel më datë 27 shkurt, ta vazhdojmë përmes bisedimeve për planin e zbatimit dhe në këtë mënyrë ta rrumbullakojmë marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se do të bisedohet në Ohër për planin e zbatimit, pasi nuk ka tekst të përfunduar.

Ai tha se derisa nuk ka tekst të përfunduar nuk mund të ketë përfundim të bisedimeve, e përderisa nuk ka përfundim të bisedimeve, sipas tij,  nuk mund të këtë marrëveshje.

“Unë jam këtu për dialog parimor të hapur serioz që duhet të rezultojë me marrëveshjen”.

Kurti u shpreh se marrëveshja nënkupton tekst përfundimtar dhe të dakorduar. “Pra, nuk kam ardhur për bisedime për bisedime, por për bisedime për marrëveshje”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti pritet të takohet me Borrellin e Lajçakun rreth orës 11:30, ndërsa paraprakisht presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohet nga ora 10:30 me përfaqësuesit e BE-së.

Kryeministri Kurti do të deklarohet për media pas takimit në Ohër

(E plotësuar: 09:50) Zona ku janë mbledhur delegacionet e qeveritare të Kosovës e Serbisë, si dhe zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian për takimin në Ohër, është shtrënguar nën masa të forta të sigurisë.

Nga hyrje-daljet e zonës ku janë vendosur delegacionet dhe ku pritet takimi mes kryeministrit kosovar, Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Josep Borrell, përfaqësues i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, janë duke u kryer kontrolle të rrepta nga ana e policisë.

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar se do të flasë para mediave, pas takimit, por pa specifikuar nëse e kishte fjalën pas takimit me ndërmjetësuesit evropian apo pas atij trilateral me Borrell e Vuçiq.

Sidoqoftë, kryeministri Kurti fillimisht në orën 10:30 është paraparë të  takohet me Borrellin e Lajçakun, e më pas do të zhvillohet takimi Kurti-Vuçiq-Borrell e Lajçak.

Ndërkohë, mbledhja e delegacioneve do të nisë në orën 10:00.

(Plotësuar: 08:45)  Gjithçka gati për takimin në Ohër

Pas pak çastesh në vilat qeveritare në Ohër të Maqedonisë së Veriut pritet të arrijnë delegacionet zyrtare të Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të takimit të nivelit të lartë që do të zhvillohet mes dy vendeve, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kryeministri Albin Kurti fillimisht në ‘Vila Ohrid’ do të ketë një takim me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski derisa më pas do të ketë një mirëseardhje dhe shtrëngim duarsh me presidentin maqedonas Stevo Pendarovski.

Tutje, kryeministri Kurti do të shoqërohet tek dhoma e delegacionit të Kosovës nga ana e protokollit të EEAS në përgatitje për takimin bilateral me zyrtarët e latë të BE-së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Një foto e përbashkët është paraparë me Borrellin para flamurit të BE-së para nisjes së takimit bilateral.

Pas takimeve bilaterale në orët e mesditës parashihet takimi trelateral derisa më pas është e planifikuar edhe një drekë në dhomat e delegacioneve.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

 

Sot takimi në Ohër, BE-ja prezanton planin për zbatimin e propozimit

N.Mekolli /RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në Ohër të Maqedonisë së Veriut, do të mbajnë takimin e radhës në kuadër të dialogut.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Në njoftim thuhet se dialogu do të fillojë nga ora 10, me ardhjen e pjesëmarrësve individualë. Ndërkaq në orën 10:30, zyrtarët e BE-së fillimisht do të zhvillojnë takime të veçanta dypalëshe me liderët, e më pas do të ketë takim trepalësh.

Sipas komunikatës, takimi do të fokusohet në finalizimin e aneksit zbatues të marrëveshjes së BE-së për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisëm raporton RTKlive.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, ka bërë publike disa detaje për takimin që do të mbahet sot në Ohër, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai gjithashtu ka bërë me dije se Kosova dhe Serbia tashmë kanë dhënë komentet e tyre për aneksin e implementimit të Propozimit evropian, të cilin kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq u pajtuan më 27 shkurt në Bruksel.

Një natë para takimit me presidentin serb Vuciq, në Ohër kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pasur një bisedë telefonike me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Përmes një postimi në Twitter, kryeminsitri Kurti ka thënë se gjatë bisedës ka theksuar se Kosova është e përkushtuar që këtë takim ta shndërrojë në ditë suksesi.

Një ditë para takimit të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Ohër, në Prishtinë ka qëndrua i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin, Gabriel Escobar. Ai dje në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani tha se pret rezultate të mira pas takimit në Ohër.