Çështja e Luginës zyrtarizohet në majat e diplomacisë dhe vendimmarrjes politike amerikane!
Rastësi, asgjë tjetër…, pas lajmit për vdekjen e shkrimtares nga Zagrebi, Dubravka Ugreshiq

nga: Bajram Sefaj, shkrimtar
rastësi, asgjë tjetër *
(Ose ngjashmëri telepatike… ?!?).
Kush kë e kopjon a vjedh, apo krejt kjo, s’është gjë tjetër veç se një rastësi kozmike. Një koincidencë frapante nga ato që mund të ngjajnë shpesh edhe pavetëdije! Kur dy shkrimtarë ballkanas, në këtë rast, nga dy anë të botës, (njëri në Paris – tjetri në Amsterdam) rrahin të njëjtin tel! Derisa fragmenti, në vijim shkëputur nga një roman imi, me mallkimin e zi brenda tij, shkruar diku në Paris, shumë përpara së të botohet në gazetën Rilindja, në muajin shtator të vitit 1999, romani i shkëlqyeshëm me titull “Ministria e dhimbjes”, i shkrimtares nga Zagrebi, Dubravka Ugreshiq (tash jeton dhe krijon në Amsterdam të Holandës), është botuar shqip në vitin 2010. Është pak e besueshme që zonja Ugreshiq, të di gjuhën shqipe? Pak e besueshme!
“Mallkimi i zi” – (fragment romani), Rilindja, 11 shtator 1999, faqe 9.
Marrësi: Fol, ore burrë i dheut, fol edhe pak! Vetëm edhe ndonjë fjalë! Ndonjë cikërrimë, imtësi! Ndonjë hijëze! Ndonjë sqarim! Ndonjë piketim! Ndonjë pikëllim! Ndonjë zbardhje! Ndonjë errësim! Ndonjë rrezatim! Ndonjë kallëzim! Ndonjë kall…! Dhënësi i imagjinuar: !?! (Hiç!). Marrësi: Pse ik, zhdukesh, këput telin, këput lidhjen, shterë, shurdhë! Cung! Mur! Gur! Gu…! Dhënësi i imagjinuar: !?! (Hiç! Marrësi: Pse ik he goja t’u thaftë!, toka t’u thaftë nën këmbë! toka t’u thaftë e t’u qaftë në dysh!, t’u thafshin e të shtereshin burimet!, uji i kroit të shtertë!, mani në oborr mos të zëntë!, qershitë mos të çelshin lule!, hardhia e vreshtit t’u thaftë!, t’u thaftë gruri në arë!, mollë e kumbull, arrë e dardhë!, t’u kalltë mali!, bari i livadhit të madh t’u thaftë!, të ngordhshim macet nën sofër!, pulat t’i preftë dhelpra në kotec!, delet, lopët, mëshqerrat, qengjat, viçat, e krejt gjënë e gjallë, të imtë të trashë, t’i preftë në fyt bisha e çartur!, qentë t’u çarteshin e t’u tërbofshin!, dhitë mos të pjellshin kurrë!, të marrtë llave e minjve!, t’u shtofshin gjarpinjtë nën prag!, shtrigat të kapshin për veshi!, djallit e të birit m’i shkofsh në takim e në vallëzim!, shiu mos të rigoftë n’arë as në luadh!, të lushin vendi gurët e shtëpisë!, qyqja të këndoftë në hardhi!, nën çati!, mielli në magje t’u vaistë!, të marrtë erë djathi në tinar!, maza në kabliç t’u prishtë!, buklat ta prefshin udhën!, mbetsh pa derë e dritare!, mbetsh pa muzikë e dajre rrënjë veshi!, të zëntë ora e ligë!, të humbtë sahati i xhepit!, shkrepës as shpresë mos paç!, asnjë dritë mos të ndrittë!, mbetsh pa gojë!, pa fjalë!, zëri t’u shtertë!, mbetsh i shurdhër!, mbetsh belban!, mbetsh shurdhmemec e hajvan!, mbetsh pa rreze buzëqeshjeje për rreth buzëve!, fytyrës brisk mos i rafsh!, tesh e larë mos t’raftë në trup!, sall zdralë e erërat e këqija ta mbëltofshin trupin!, sifilizi të mbërtheftë!, fjetsh të madhën!, mos u gdhifsh!, damëll e majasil paç përditë!, u bëfsh impotent e as viagra mos të ndihmoftë hiç!, sidën e paç nafakë!, televizori të shtertë e të pëlcit siç pëlcet kokrra e kripës në gacë qarri!, librat t’i brefshin mijtë!, gazeta e ditës, e javës as e muajit mos të raft në dorë!, fletore mos pafsh!, as laps mos paç emrin me e shënua!, as një letër me e shkrue!, mos paç kujt me ia nis!, të resht borë erë e potere në oborr!, mbi çati e kulm të shtëpisë të shoqëroftë mizëri kallukanxhash!, hienat të bëfshin hyzmet!, makina të bllokoftë në vend, t’u shpofshin gomat e saj!, lugetërit i paç bashkudhëtarë!, t’u fiktë zjarri në oxhak!, oxhaku tym mos të nxjerrtë!, shkelsh zbathur nëpër cifla xhamash të thyer!, dhjefsh gozhdë e zhiletë bashkë!, thonjte t’u rritshin si kthetra!, luga t’u beftë thikë!, krimba e miza ngrenshin darkë bashkë me ty!, diaré e sifiliz i bash me për shëndet!, këmbët të mërdhifshin!, thonjtë e gishtave të rënçin!, të vrafshin këpucët në thembra!, thefsh qafën kulmeve të pingulta të shtëpive e godinave shumëkatëshe!, të pafshin Homeri e Borhesi bashkë!, edhe ti i pafsh si të kanë parë ata ty!, dalsh në shëtitje vetëm natën!, krahanë shtrojë e mbulojë paç!, mos paç me çka e pret një tojë!, ta shoftë zoti hisen e diellit!, t’u këputshin të gjithë telat e telefonit…! (Përtej100 mallkime, secili më i sertë dhe më katil se shoqi!). A more vesh? Dhënësi i imagjinuar: !?! (Hiç). Marrësi: A more vesh ore pronar i zërit të keq. O kumtzi! Gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu, gjigjmu… se me dogje e me poçe krejt! me copëtove!, me grive!, me bëre mallkimzi, he kuku për mua! (…).

Dubravka Ugreshiq: “Ministria e dhimbjes”- roman, (përktheu nga origjinali, “Minisrtarstvo boli”, Ilira Ymeri – Shurbani, redaktore Evisa Ibro, Shtëpia Botuese “Dituria”, Tiranë – 2010, faqe 250. – E kthyer nga një mur i padukshëm, përplasem me balle ritmikisht pas erës dhe flas. Nuk e besoj Zotin, nuk di asnjë lutje. E mbështjellë në erë, e bashkëngjitur në peizazh si në fotografi të vjetër panoramike, unë “mësuesja”, më e mira e brezit të vet, shqiptoj atë që njoh, litaninë time ballkanike. I përzë shpirtrat e këqij me mori fjalësh. Me ato tinguj thyej xhama të padukshëm, si Oskar Natzerathi. Nxjerr fjalë nga goja si sepja lëngun e saj. I dërgoj tingujt e mi pa marrës, si një letër tingëlluese në shishe. Era i përhap, i shoh fjalët e mia të fluturojnë në ajër. I ndjek ndërsa mbështillen në ajër në tuba të vegjël. Pasi kanë kryer një manovrim, tubat ngulen në pikiatë në murin e ujit. Shkrihen menjëherë, si Alka Setzer. Dhe kur tejzat e mia të zërit lodhën, kur era ma ka ngrirë ballin, e paqësuar, largohem nga plazhi. Pas meje nuk lë asnjë gjurmë. Vijat horizontale të Holandës, më bëjnë mirë si letra e vjetër thithëse e bankave të shkollës. Thithin gjithçka. Qofsh i mallkuar në këtë dhe në atë botë! Të rëntë murtaja dhe të bëtë copë e thërrime! Mos e pafsh dritën e diellit! Të ngreshtin qentë! Të vrafshin zogjtë! Të humbtë vula! Ecsh zbathur mbi gjemba! U bëfsh më i hollë se peri dhe më i zi se kusia! T’u rrittë pelini në vend të borzilokut! Të përpiftë djalli! Të vjedhtë djalli bukën! Të djegtë djalli bukën! Të krrokatshin korbat në trup! T’u shkultë gjuha! T’u prishtë gjaku! Të trettë dhimbja! Të rënçin rrufetë e vetëtimat dhe të ndafshin në dysh! Të bëftë rrufeja shkrumb e hi! U endesh i verbër nëpër botë! Të kafshoftë gjarpri zemrën! Vuajtsh si krimbi nën lëkurë! Të marrtë uji i pisët! T’u qaftë zemra ne katërsh! Të rëntë një shigjetë! Mos e pafsh dritën e diellit! Mos e pafsh agimin e nesërm! Mbetsh vetëm! Mbetsh pa emër! T’u thaftë fara! U bëfsh memec! Mbetsh vetëm dhe i varfër! Të përpiftë gjarpri! Të asgjësoftë gjarpri! Të djegtë dielli! T’u bëftë sheqeri i hidhur! Mbetsh pa gojë! Mbetsh pa bukë e kripë! Të marrtë djalli! Të mallkoftë Zoti për gënjeshtrat e tua! Të dhentë Zoti atë që më dha mua! T’i ktheftë deti kockat! T’u rrittë bari mbi kocka! Të zëntë tërbimi! Mos të pafsha bojën! U bëfsh i zi më sy të bardhë! U bëfsh pluhur e hi! Bëftë Zoti të të bien sytë dhe të mbetshin dy vrima në fytyrë! U bësh memec nga goja! Qofsh i mallkuar! Urinofsh gjak dhe zift! Të përpifshin morrat! Të trettë plaga e hapur! Të djegtë zjarri! Të marrtë uji! Të djegshin flakët! Qëndrofsh ulur në varr njëqind vjet dhe mos lëvizsh dot! Mos u martofsh! T’u zëntë fryma, të ngrënshmin krimbat, të vrafshin bretkosat! Mos t’u zëntë më emri në gojë! U endesh i verbër nëpër rrugë! Mos e pafsh as diellin, as ditën! Zënç ndryshk! Të goditshin rrufe e vetëtima! Vdeksh çdo ditë! U zhytsh në llum! T’u bëftë fytyra e zezë! Mos paç pasardhës! Të fryftë uji! Lëpifsh hirin! U bëfsh gur! T’u bëftë zemra gur! Vdeksh në errësirë! Të humbtë shpirti! Të përpiftë errësira! Mos u ngopsh kurrë! Tu rrokullisftë kufoma nëpër rrugë! T’u ktheftë mbarësia në gjëmë! U tërheqsh zvarrë përtokë! U bëfsh memec! U bëfsh shurdh! Mbetsh pa gjë! T’u thafshin rrënjët! T’u prishtë qumështi i nënës! Të dalshin kockat mbi dhe! Të vrafshin ujqërit! Të përpifshin krimbat! Mos paç as shpirt as kthetra! Mos të paftë shpirt i gjallë! Mos e pafsh shtëpinë tende! Mbetsh pa shpirt! Paç kripën, por jo bukën! U nemitsh dy herë! U bëfsh prej guri dhe druri! T’u bëftë zemra gur! Të këndoftë qyqja mbi bokë! T’u zbardhshin sytë! Të vraftë e mira! Mos t’u dëgjoftë zëri! Të shurroftë thithëlopa në trup! Të zëntë gjumi dhe mos u zgjofsh më! Të vrafshin lotët e mi! T’u shofshin yjet! U endesh nëpër rrugë! Folsh me gishtërinj! Paç pleqëri të zezë! Edhe duke shkuar deri në Detin e bardhë, apo Detin e zi, mos pafsh as hair as fat! T’u bëftë gjuha memece, të zëntë zjarrmia dhe të djegtë gjuha! Të ndjektë mjerimi. (Gjithsej 114 mallkime! Më të matura, në nivel më lartë artistik, herë-herë më përsëritje të lehta!). (Gazeta 55, Tiranë, e diel, 27 janar 2013, faqe 23).

*Ky fragment, shkëputur nga libri “N’dorë t’zotit”, faqe 270-276, riprodhohet me rastin e shuarjes së shkrimtares së njohur kroate, Dubravka Ugreshiq (27 mars 1949, Kutinë, Kroaci, 17 mars 2023, Amsterdam, Holandë)
Ohri dhe Ahtisari …

The Newton Graphic (1975) / “Njeriu dhe lëvizja” — Ekspozita fotografike e Gjon Milit në Muzeun e Shkencave të Bostonit
Gjon Mili — Foto : Leonard McCombe, 1948)

Nga Aurenc Bebja, Francë, më 18 mars 2023
“The Newton Graphic” ka botuar, të mërkurën e 29 janarit 1975, në faqen n°22, një shkrim rreth ekspozitës fotografike të Gjon Milit në Muzeun e Shkencave të Bostonit, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :
Ekspozita fotografike “Njeriu dhe Lëvizja” në Muzeun e Shkencave

Burimi : The Newton Graphic, e mërkurë, 29 janar 1975, f.22
Një fotograf i cili është njohur për katër dekada si mjeshtër në kapjen e esencës së lëvizjes, tani po ekspozon momentet kryesore të karrierës së tij në Galerinë Washburn në Muzeun e Shkencave të Bostonit.
Gjon Mili, i lindur në Shqipëri dhe fotografi i parë për revistën “Life” për 34 nga 36 vitet e saj, përdor deri në kufijtë e tij aftësinë e jashtëzakonshme të një blici stroboskopik për të kristalizuar rrjedhën e lëvizjes në një pamje të mprehtë, e cila të lë pa frymë. Të kapur nga shkrepja e një drite që zgjat vetëm një pjesë të vogël të sekondës, sportistët e patinazhit artistik, atletët dhe njerëzit e zakonshëm në lëvizje tregojnë të gjithë hirin e pavetëdijshëm të trupit të njeriut.
Mili e kaloi fëmijërinë e tij në jug të Rumanisë dhe erdhi në Shtetet e Bashkuara në 1923 për të ndjekur studimet në institutin e Teknologjisë në Massachusetts, ku u diplomua për inxhinieri elektrike. Ai vazhdoi studimet e larta në “Westinghouse Electric and Manufacturing Company” dhe më pas u bë inxhinier në fushën kërkimore në “Westinghouse Lamp Division”.
Magjepsja e Milit me mundësitë e fotografisë stroboskopike u rrit, ai i kushtoi shumë e më shumë kohë përsosjes së procedurave dhe aftësisë së tij. Në vitin 1938, fotografia u bë profesioni i tij me kohë të plotë. Ai përmend lidhjen e tij të gjatë në M.I.T., me profesorin Harold E. Edgerton, të cilin e takoi në vitin 1937 dhe e konsideron si një forcë kryesore motivuese në karrierën e tij.
Mili përdor një sërë teknikash për të prodhuar fotografitë e tij befasuese. Duke përdorur një ndezje (shkrepje) të vetme drite nga strobe (blici), ai është në gjendje të ngrijë një moment lëvizjeje në filmin e tij. Duke përdorur një blic dhe ekspozim të shumëfishtë, Mili regjistron një sërë lëvizjesh që kombinohen për të bërë një “lëvizje të plotë” të vetme. Nëpërmjet kësaj teknike, për shembull, një vajzë që kapërcen litarin shihet brenda një rrjete me gjurmë të bardha që prodhojnë rrotullimet e litarit.
Një qasje tjetër që ka dhënë efekte interesante për Milin është fotografimi i një subjekti të palëvizshëm, ndërkohë që vendos kamerën përgjatë tij. Imazhi i përsëritur që parakalon përgjatë fotografisë që rezulton jep një ndjenjë efektive simetrie.
Në studimin e tij të lëvizjes, Mili e ka drejtuar kamerën e tij drejt pjesëmarrësve në të gjitha artet e performancës dhe një listë e subjekteve të tij lexohet si kush është kush. Por ai nuk e kufizoi veten vetëm në teatër – një detyrë e vitit 1973 nga Time, Inc. e çoi në Teatër. Seancat dëgjimore të Watergate, ku ai kaloi katër muaj dhe përdori afro 200 filma duke fotografuar dëshmitarët.
Disa nga fotografitë e pazakonta që dolën nga kjo detyrë mund të shihen në “Life’s The year in pictures” — 1973.
Në të gjithë punën e tij, Mili kërkon të kapë me kamerën (aparatin) e tij momente shumë të përkohshme për syrin e njeriut. Ekspozita në Muzeun e Shkencës, e titulluar “Njeriu dhe Lëvizja”, na jep një vështrim intrigues të këtyre pamjeve. Fotografitë do të qëndrojnë në Muze deri më 31 mars
* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/the-newton-graphic-1975-njeriu-dhe-levizja-ekspozita-fotografike-e-gjon-milit-ne-muzeun-e-shkencave-te-bostonit/.
Albin! Edhe Asociacioni e edhe Autonomia na e bankroton shtetësinë!
(Marrëveshja për Asociacion me ose pa kompetenca, do mbetet gjithnjë një “fitil potencial zjarrvënës”, për një konflikt të ardhshëm)
1.Nëse, veç s’ka asnjë zgjidhje tjetër përveç bërjes së Asociacionit, atëherë, kujtoj që ky Asociacion duhet patjetër, të përmbajë si formën ashtu edhe përmbajtjen e natyrës“sui generis”! Ai assesi, nuk guxon të përmbajë as edhe një element bazë, e as edhe një mundësi interpretimi me ekuivokë e me shprehje ambiguiteti. Ai në fakt duhet të jetë, parasëgjithash; i qartë (juridikisht), i lexueshëm (politikisht), i interpretueshëm (diplomatikisht) dhe i aplikueshëm (praktikisht dhe pragmatikisht). Ai duhet poashtu, të “privohet” si nga mundësit e keqinterpretimit ashtu edhe nga synimet dhe ambiciet pretenduese për t’u “rindërtuar” demografikisht, gjeografikisht, juridikisht e politikisht) në rrethana të reja të supozuara dhe hipotetike që po shpreson t’i realizoj Serbia, përmes amputimit apo eventualisht edhe zgjerimit të kompetencave shtesë që aludojnë në: shtetësi dhe autonomi?!
2. E gjithë kjo “ndërmarrje” (që duhet padyshim dhe ekskluzivisht të mbikëqyret dhe ofertohet vetëm nga ekspertiza kosovare) e “rindërtimit” të modelit një Asociacioni poashtu, “sui generis”, duhet përveç amputimit eventual (që mund t’i kërkoj me ngulmë Serbia!) të shtjelloj, analizoj, interpretoj, e bashkangjes edhe ato specifika (që natyrshëm nuk e cenojnë e as nuk e dëmtojnë as sovranitetin e as Kushtetutën) që kanë bëjnë me superdiskriminimin e pakicës serbe ne Planin e Ahtisarit. Sepse, dukshëm po shihet dhe po kuptohet edhe nga naivet dhe injorantet juridik, se në Planin franko-gjerman, kemi “një plus ahtisar”?! Andaj, për mendimin tim duhet të suspendohen të gjitha obligimet që dalin nga ato superprivilegjet e garantuara me Kushtetutë. Arsyeja, është e thjeshtë; ato tani po barten tani në një model tjetër qeverisës. Sepse, s’ka asnjë kuptim të vazhdohet më tej me superprivilegjet ahtisariane, e në ndërkohë të shtohen ato me planin franko-gjerman!? Ngase, ideja e plus privilegjeve bashkë me amputimin e kompetencave të reja të planit franko gjerman, seriozisht do të mund fillimisht ta gërryenin, e kontestonin, e madje pastaj edhe ta rrënonin e gjithë konstruktin dhe karakterin e te karakterin e shtetësisë unitare të Republikës së Kosovës.
3. Për këtë shkak, ekipi i qeverisë së Kosovës duhet të angazhoj përveç; juristëve me përvojë, edhe diplomatë të rryer e largpamës (Shqipëria ka me bollëk), ekonomist që i kuptojnë trendët globale, historian që kanë informacione të sakta, sociolog vizionar, ushtarak karriere (Shqipëria mund të huazoj) dhe ekspert tjerë që kuptojnë dhe parashohin, si pasojat eventuale për gjithë kombin ashtu edhe shkaqet e bankrotit për shtetin e Kosovës. Të jemi të qartë; asnjë ekspert i jashtëm (sado që të jetë emër dhe me backgraund të njohur), nuk e posedon as ndjenjën, as obligimin e as ndërgjegjen dhe përgjegjësinë, sikurse munden ta kenë ekspertët shqiptar! Anipse, unë personalisht, kam bindje, se Asociacioni me ose pa kompetenca, do mbetet gjithnjë një “fitil potencial zjarrvënës”,për një konflikt të ardhshëm! Sepse, me Asociacion Kosova pa e shkrepur asnjë plumb (?); – po i dhuron në paqe Serbisë (500-1500 miliarda$); po e inauguron shtetëzimin e Kishës serbe (eksterritorialiteti) me 45 Kisha tjera të Kosovës; nuk po e merr njohjen reciproke; po e vazhdon mosnjohjen e pesë vendeve të BE-ne; po e amniston “ulësen” në OKB; po e humb agjendën e Partneritetit për paqe me NATO-n; poashtu, Kosova po vazhdon të mbetet “kryefjala” e Preambulës së Kushtetutës serbe. Natyrisht, (anipse nuk është koha tani!)për gjithë këtë mjerim aktual politik, “gishtin” duhet drejtuar kah (opozita; e servilosur dhe e dalldisur pas pushtetit) LDK-ja,(e “rugovistave” të rrejshëm) PDK-ja (e “komandantave” konformista!) dhe AAK-ja (e “YES”- menave!). Këto tri parti është dashtë në vitin 2010 të veprojnë në përputhje me tapitë (legale dhe legjitime) shtetërore që i mori nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë….

Me Asociacion Kosova pa e shkrepur asnjë plumb (?); – po i dhuron në paqe Serbisë 500-1500 miliarda$; po e inauguron shtetëzimin e Kishës serbe (eksterritorialiteti) me 45 Kisha tjera të Kosovës; po e humb njohjen reciproke; po e vazhdon mosnjohjen e pesë vendeve të BE-ne; po e amniston “ulësen” në OKB; po e humb agjendën e Partneritetit për paqe me NATO-n; Kosova, poashtu po vazhdon të mbetet “kryefjala” e Preambulës së Kushtetutës serbe. Natyrisht, (anipse nuk është koha tani!)për gjithë këtë mjerim aktual politik, “gishtin” duhet drejtuar kah (opozita; e servilosur dhe e dalldisur pas pushtetit) LDK-ja,(e “rugovistave” të rrejshëm) PDK-ja (e “komandantave” konformista!) dhe AAK-ja (e “YES”- menave!). Këto tri parti është dashtë në vitin 2010 të veprojnë në përputhje me tapitë (legale dhe legjitime) shtetërore që i mori nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë….
Në prag të 18 marsit 2023 në Ohër!

Hakif Bajrami, historian
PASIGURIA NË KOSOVË PROPOGANDOHET PREJ ATYRE QË JANË TË ZHYTUR NË KRIME
Vet fakti se për Kosovën u caktuan nga BE dy përfaqsues, shtetët e të cilëve nuk e njohin Republikën e Kosovës, tregon se ata do të krijojnë me diplomacinë e tyre një përshtypje PASIGURIE tek çdo investitor që provon të ngritë kapacitete prodhuese në këtë shtet të shqiptarëve. Lidhur me këtë shtrohet pyetja para opinonit. Po kush e nxitë pasigurinë si faktor që po veprueka hapur e nepër terr duke lansuar intriga antishqiptare, në Kosovë. Në rend të parë, pasigurinë e ngrisin ndërkombëtarët, të cilët në një masë shumë investuan që Kosova të jetë e pavuar, duke iu bashkuar luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me 78 ditë bombardime ndaj RFJ, duke hargjuar afro 81 miliardë dollarë, por gjithëmonë duke dyshuar në atë investim human dhe të drejtë. Ky fakt, te shqiptarët nuk harrohet. Prandaj, konsiderohet se është pjesë e gjakut të derdhur në luftën e drejtë për çlirim nga nazifashizmi dyshekullor serbian.
Në lidhje me këtë, si është e mundur që me një anën shtetet investojnë, e në anën tjetër provojnë të rrënojnë në një vend si Kosova, në qendër të Evropës. Në këtë nye dalin disa faktor që dëshmojnë se akterët ndërkombëtarë në këto raste kanë interesa të dyfishta: nga agresori janë të joshur se duhet besuar rrenave historike të tij. Ndersa nga viktima nuk kërkojnë asnjë informatë, sepse i kanë lexuar librat e xhelatit dhe aty ndalen, për të kalkuluar interesat e tyre meskine sikurse që i kalkuluan më 1878 dhe 1913 e 1919. Kjo do të thot se në Kosovë dje dhe rreth Kosovës sot zhvilohet në politikë e mjegullave që ditën flitet diçka e drejtë, natën veprohet për diçka që nuk është e drejtë.
Sot bje fjala për çdo ditë dëgjohen kritika se Kosova duhet ta pranojë asociacionin e komunave serbe. Ndërsa, nuk dëgjohet kurrë një kërkesë diplomatike e tyre që t` i dërgohet Beogdait me shkrim ky kercnim: ” E hiqni Kosovën nga preambula e Kushtetutës, sepse është mbeturinë nga koha e nazifashizmit të Millosheviqit-Daçiqit, Sheshelit-Vuçiqit”!. Jo këtë kërkesë nuk e thot askush, madje as Gabriell Eskobar që provon si Sizifi ta nxjerr nazifashizmin serbian nga hymnera, duke kërkuar asociacion për serbët, thue se nuk kanë mësuar asgjë nga Bosnja e dy entiteteve . E nazifashistët serbo-rus nuk duan të ndrrojnë kurs, me asnjë çmim.
E vërteta, Albin Kurti dhe Ekipi i tij nuk po kërkojnë kurrfar privilegji për shtetin e tyre, por po punojnë që ta paraqesin para opinionit ashtu si është, Kosovën shtet të sigurt. Prandaj, përfaqsuesit e Serbisë, duke i nuhatë poziconet e diplomatëve me dinakëri po grryejnë sukurse në rastin kur Rusët hynë të parët në Kosovë, duke e keqinformuar Ivanovi Ollbrajtin se “nuk do të ketë ndrëhyrje ruse”. Edhe tash A. Vuçiq e ka gojën plot paqe dhe qetësi, por në prapavi me Vagnerin përgatitë skena që sipas tyre do përseritën nga viti 1999. Madje në këtë skenar janë kaq të sigurtë, kaq agresivë në bisedime, dhe në çdo kohë porvojnë të peshojnë në rrenat e tyre se “vetëm Serbia mundet të menagjojë rend dhe siguri në Kosovë”. Madje, hapur thirren në Rezolutën e KS OKB nr. 1244, thua se ajo është pronë e tyre, përmes së cilës paskan të drejtë në çdo gjë, në programim të pasigurisë dhe të përdorimit të ushtrisë. Skenar “brilant” ky, për rregjimet nazifashiste serbian, siç është rregjimi i Beogradit. Këtë realitet, pak kush ose askush, nuk e thekson dhe t` ua përkujton hapur negociatorëve Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë më 2010 për shpalljën e Kosovës shtet të pavarur, që nuk e rrezikon të drejtën ndërkombëtare.
Por jo, Serbia po provohet të paraqitet se ka ndryshuar dhe në te po investohet më shumë se në kohën e rrenave të Josip Broz Titos. E kësaj politike po i rrinë në veprim Beogradi me sugjerime të Kremlinit se me çdo kusht duhet të dominojë çështja e Kosovës dhe rregjimit të saj si më e pasigurtë, e që është interes i Spanjës dhe Sllovakisë dhe disa regjimeve që kanë “Kosova brenda”. Madje sot në BE të gjithë janë të knaçur se në Serbi kanë investuar miliarda dhe në ati investime gjallërojnë nja 400 000 punëtorë serban.
Rusia sot, dihet se është në luftë qe një vit me qëllim që të okupojë territore të një shteti që është antare e OKB-ës. Ndërsa Rusia në anën tjetër është antare e KS OKB. Këtë faktë të shpërndarjes së pasigurisë në botë, për sovranitet të kufizuar si ideologji e kohës komunizmit (Leonid Brezhnjevit 1968) askush nuk e diskuton. E sovranitetin e kufizuar e ka ushtruar, pushtetin kolonial, Serbia mbi Kosovë e ka ushtruar nga viti 1912 kur e okupoi me krime të papara ndaj civilëve shqiptarë.
Krimet serbe janë të njohura. Por, asnjë diplomat kur angazhohet për Çështjen e Kosovës, nuk i lexon: Raportin e Ndre Mjedës për mizoritë serbe; shkrimin e Lav Trockit për dhunimet serbe nepër Kosovë; publikimin e Leo Fraindlingut, Golgota shqiptare, Wjnë 1913. E këto shkrime nuk janë vetëm të botura në një gjuhë, por në të gjitha gjuhët Evropiane. Madje 1978-1999 kurrë nuk jemi ndalur dhe ua kemi distribuar ambasadave të tyre me postë, e që ishte një luftë speciale. Po, po, mos besoni, po lexoni dizertacionet tona ( nga dy së pakut) e që si publikime u përkujdes UDB-a t` i sekusestrojë dhe t` i djegë në “ilegalitet”, sepse serbianët donin ta ruanin famën e vetqeverisjes sidomos te shtetet e mosinkuadrimit. Te shtetet e blloqeve ushtrake, çështja shqiptare nuk ka qenë as fluskë sapuni. Përjashtim të vetëm në tërë Evropën ka bërë shteti shqiptar, që me fakte ka botuar realitete të mizorive serbiane në Kosovë dhe jo vetëm, nga viti 1877 e deri më 1999.
Pst skriptum: Po afrohet Konferenca e Ohrit e caktuar për 18 mars 2023. Një fakt e besoi se Kryeministri Albin Kurti nuk do të kapitulloi se ëndrrojnë disa prijës të patrive në luftë për pushtet fiktiv në Kosovë. Ndërsa, A. Vuçiq do ta ruaj pozitën e “mbretit kuq në rrolin e Kremlinit”. Rrol ky që e kanë lujatur edhe pasardhësit e tij në të kaluarën. Vetëm më 18 mars një shansë A. Vuçiq nuk do ta ketë: është fjala se ky nuk do të mundet me rrejtë dhe me i shitë rrenat sikurse Nikolla Pashiqi në Londër, sepse kishte kush me ia blerë.
Tash kontrolli i informatve mbatet me peshoja “magnetike” dhe me formula psikologjike. Mendoi se formulat e Albin Kurtit do të triumfojnë se janë të dlira dhe të njohura në shekncën e histirisë dhe filozofisë saj që quhet diplomaci.
Në Çështjen e Kosovës, dihet se SHBA e kanë fjalën kryesore në bisedimet prapa perdeve kudo dhe kahdo që ndodhin. Prandaj, Amerika siç ka thënë një senator: “ është superfuqi që ngatrrohet në norma periferike ushtrako-politike, me destinacione karieriste të bartësve të tyre”. Prandaj, duke e hetuar këtë faktor kyq, Beogradi dhe Moska po përdorin faktorin e “politikës së LODHJËS për veprim në Kosovë, faktor ky që ishte prezent edhe më 1999. Edhe atëherë llogarisnin në faktorin NJERI dhe faktorin MINJERË, për të përfituar sa më tepër.
Me repekt
Shkrimi i dedikohet Profesor Mehmet Vokshit dhe librit tij: Shqipëria e të gjithë shqiptarëve, Romë 1930 dhe Adem Demaçit që krijojë shkollë të guximshme të mos ndiheni inferior para askujt. Jemi në trojet tona dhe askujtë nuk i kemi borq. E kundërta, krimet e shkaktuara nga Serbia, duhet të njihen që janë bërë mbi shqiptarë nga Serbia gjatë viteve 1877-1999, pa ndërprerëje. Atë peshë të krimeve, Serbia duhet ta ndiej në çdo bisedë politike dhe diplomatike. Së pakut duhet t` i thuhet, pse jo edhe në OHËR, më 18 mars 2023.
Prishtinë, më 17 mars 2023
Zero tolerancë ndaj pirjes së duhanit në ambintet e mbyllura, lajmëroni rastet e pirjes

Faton Peci
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se pas inspektimeve gjatë të enjtes në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave.
Ai në një postim në Facebook shkruan se zbatimi i ligjit nuk ka alternativë, ndërkaq u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i raportojnë rastet e moszbatimit të Ligjit për kontrollin e duhanit.

Lexoni të plotë postimin e Ministrit Faton Peci:
Ligjet janë bërë që të zbatohen e jetësohen në praktikë e jo që të mbeten në letër!
Pas inspektimeve të ditës së djeshme në tërë territorin e Republikës së Kosovës, janë shqiptuar një numër i konsiderueshëm i gjobave; gjë e cila nuk na bën të lumtur. Mirëpo zbatimi i ligjit nuk ka alternativë.
Së bashku me qytetarët si palë bashkëpunuese, le ta zbatojmë ligjin me qëllim që ta shndërrojmë Republikën tonë në një vend të jetueshëm e shtet të së drejtës.
Ftojmë qytetarët që kudo që evidentojnë raste të mos-zbatimit të Ligjit për Duhanin, t’i raportojnë në numrin 080050095 që Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës e ka në dispozicion.
🚭Ska kthim prapa!
🚭STOP duhanit!.
Shkreli im, krenaria ime

Naim Kelmendi, fyzioterapeut, Zvicër
Ne Shkrelin tim te dashur vendlindja e Gjyshève dhe Stergjyshève tè mi.
Den Baba Den.
Fluskë e bukur fjoll e bardhë, jam krenar qe jam Shkreljanë.
Jam i pastër sikur bora i gjithanshëm si ti, si ora.
Sa m‘paska marrë malli për Ty
Ku po t’shof me kta dy sy !
Sillesh ti me krenari, sillesh ti dhe fluturon rrugët e mia mi trason.
Zoti i madh ta mundëson ty të fluturosh me krenari !
O Shkreli im me petk të bardhë sa shum malli m’paska marrë
Erdha sot ty të vizitoj dhe natyrën ta shijoj.
Mos ma merr mua mëni.
Se nga unë s’do kesh kur tradhëti !
Po më ndanë nga Ti ky gyrbet
Që t’parët e mi, t’lan amanet !
Amanetin do ta qoj në fund se dashuria ime për Ty rrjedh si Lum !
Si nje lum i drejtë, pa kthesa
Tërë jeten time s’të lë me mbresa !

Naim Kelmendi-hara
Reagim i grupit të mërgimtarëve nga Gjermania ndaj intervistës së Prof. Frashër Demaj, dhënë para dy ditëve në një TV në Kosovë
Reagim ndaj disa pohimeve të pasakta të Prof. Frashër Demajt, dhënë në emisionin “OXIGJEN”, lidhur me marrëveshjen për stërvitje të grupeve të para ushtarake të Kosovës në Shqipëri.Kur dikush tenton që faktet t’i përvetësojë për interesa të tij, qoftë si individë apo si grup, ato e humbin vërtetësinë e tyre, aq më keq, kur ato i pohon një intelektual me titull profesor i historisë, siç bëri para dy ditësh z. Frashër Demaj..!?Intervista e Prof. Frashër Demaj tek Besim Dina në emisionin “OXSIGJEN” me 11. 03. 2003, “se paska provuar me e hapur arkivin e shtetit shqiptar”, del më shumë se qesharake, sidomos kur citon një ushtarak anonim, “se paska pasur një marrëveshje gjentilmene mes dy presidenteve shqiptar, Dr. Ibrahim Rugovës dhe Ramiz Alisë, gjë që nuk është e vërtetë..”!?z. Demaj edhe kohe me parë ka lansue një analizë krejt ndryshe nga kjo që e tha këto ditë, prandaj shtrohet pyetja se cila është e vërteta mes intervistës së fundit dhe analizës ”shkencore” të tij..!?Autorët e marrëveshjes për stërvitje të grupeve ushtarake me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe presidentin e asaj kohe, R. Alinë, janë gjallë dhe ata kanë folur dhe shkruar për atë periudhë kohore në detaje, ndaj historia e re e Kosovës duhet të shkruhet me fakte të vërteta, e jo me porosi nga individë të cilët në prapavijë fshehin interesa personale dhe grupore, ndonëse në këto 20 vite kemi hasur mjaft libra të porositura, sikur ai proverbi i vjetër popullor për atë këngën; më trego se ku ke qenë duke shkuar, pastaj këngën ta këndojë unë..!?Pra, mjaft më me këto përfitime personale dhe falsifikim të historisë së luftës dhe rezistencës tonë kombëtare për liri dhe pavarësi të Kosovës, e bërë nga gjithë shqiptarët patriotë që nga viti 1989 deri në qershor të vitit 1999…!?Marrëveshje ka pasur dhe në Shqipëri janë ushtruar patriotët më të mirë të Kosovës dhe viseve tjera etnike, dhe ato i ka koordinuar Zyra e LDK-së në Shtutgart të Gjermanisë në koordinim me Degën e LDK-së në Zvicër si dhe me Zyrën e Kosovës në Tiranë.Prandaj, duhet të mësohemi ta themi të vërtetën, dhe jo për ngjarjet historike të informohemi përmes miqve dhe rrjeteve sociale, sepse kjo mënyrë e shkrimit të historisë krijon huti dhe devijime historike për rezistencën tonë gjithëkombëtare.z. F. Demaj, me titull akademik, do duhej që së bashku me Institutin e historisë apo sektorin e Akademisë për histori, t’i drejtohej ish udhëheqësve të asaj kohe, kuptohet nëse ka qenë projekt shkencor, e jo ndonjë individi që nuk ka pasur kurrfarë lidhje me ato ngjarje, që ta kupton të vërtetën autentike nga aktorët e ngjarjeve të asaj kohe, e jo të flet në mënyrë paushallë !Dhe, si pyetje shtrohet çështja, si ndodhi që të rrjedhin aq shpejt informatat tek ambasada jugosllave, se në Shqipëri paskan filluar stërvitjet ushtarake të djemve nga Kosova, kur dihet se ky aksion ka qenë tejet konfidencial, mbase nuk ka pasur as emra dhe mbiemra të grupeve, por vetëm shifra dhe numra..!?Ushtaraku që paska dhënë mendime për marrëveshjen, mund të ketë folur për gjëra praktike rreth grupeve që i ka ushtruar dhe për listën që e kanë shpërndarë gjithandej, ndonëse nuk ka pas autorizim të flas. Kështu që ne si mërgimtarë dhe kontribuues të luftës sonë çlirimtare, por dhe si përkrahës të grupeve ushtarake që kanë ushtruar në Shqipëri, nuk mund të heshtim ndaj të pavërtetave, prandaj i reagojmë z. F. Demaj, me shpresë se ai do i përmbahet zotimit të tij që e dha në po atë intervistë, se nëse ballafaqohet me kundër argumente, do korrigjohet !Grupi i aktivistëve në mërgim nga Shtutgarti dhe landi Baden Württemberg; Nezir Fejza, Rexhep Elezaj, Emrush Qeku, Mentor Thaqi, Halil Rrustemaj dhe Bajram Osmani.
Malsorët votuan për të ardhmen e tyre

Nail Draga , Ulqin
Diskursi politik
Në zgjedhjet lokale në Malësi, që u mbajten me 5 mars nuk ndodhi ndonjë befasi por u verifiku ashtu siç pritej fitorja absolute e Forumit Shqiptar duke vazhduar të udhëheqin me komunën e Tuzit edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, duke dëshmuar se komuna e pavarur arsyetoj ekzistimin e saj në çdo aspekt që u mbeshtet nga qytetarët e Malësisë në shenjë vlerësimi për qeverisjen dhe investimet e realizuara në favor të qytetarëve të saj
Në zgjedhjet lokale të mbajtura me 5 mars, kanë marrë pjesë 4 koalicione dhe 3 parti politike, ku të drejtën e votës prej 12.387 qytetarëve e kanë shfrytëzuar 8245 qytetarë apo 66.63% e tyre. Qytetarët kanë votuar në 30 vendvotime për të zgjedhur 32 keshilltarë në kuvendin komunal dhe ishin të dytat në komunën e pavarur të Tuzit.
Sipas rezultatëve të publikuara nga KKZ subjektët konkuruese kanë fituar këto numër votash: Forumi Shqiptar(ASH, LDSH,UNSH,LDMZ) 4.282 vota(51.83%) -18 këshllltarë, Koalcioni “Rrugës së drejtë” (PDS,BS,UDSH,SD) 2.755 vota(33.35%)-12 këshilltarë, Demokratët e Malit të Zi 417 vota(5.05%) -1 këshilltarë dhe Partia Socialdemokrate –Lëvizja për Tuz 333 vota(4.03%)- 1 këshilltarë, ndërsa pragun elektoral nuk e kanë kaluar: Koalicioni Partia Demokratike-Forca 189 vota(2.29%) SNP-160 vota(1.94%) dhe SPP-126 vota(1.53%), duke mbetur jashtë skenës së parlamentit lokal.
Votuesit favorizuan Forumin Shqiptar
Nëse krahasojmë votimet para katër vitësh(2019), del qartë se kemi ndryshime sasiore, sipas subjektëve pjesëmarrëse në zgjedhje. Kështu atëherë Forumi Shqiptar(ASH,UDSH,LDSH) ka fituar 3.682 vota(47.2%) dhe 16 këshilltarë, nga del se pas katër vitëve ka pasur rritje prej 600 votash(14%).
Nga ana tjetër DPS në vitin 2019 ka pasur 2.461 vota(31.80%) -10 këshilltarë, Partia Boshnjake 953 vota(12.20%)-4 këshilltarë, Socialdemokratët 357 vota (4.58%)- 1 këshilltarë, ku gjithsej ishin 15 këshilltarë. Ndërsa Demokratët kanë fituar 245 vota apo 1 këshilltarë.
Ndërsa në vitin 2023, ndonëse DPS-i ka dalur në zgjedhje në koalicionin e zgjeruar ai është humbësi më i madh sepse nga 10 dhjetë këshilltarë në vitin 2019, tani ka rënë në 5 këshilltarë, ndërsa nga 3 kanë UDSH e PB, ndërsa 1 e ka SD. Rënia për tre këshilltarë nga 15 në 12, dëshmohet edhe nga numri i votave të përgjithshme nga 3771 në 2755 më pak për 1016 apo 26.94%. Ndonëse një koalicion i tillë ka qenë premtues se do të jetë me potent, qytetarët e Malësisë nuk e kanë mbeshtetur siç kanë parashikuar.
Malësorët dëshmuan se dijnë të qeverisin
Si në vitin 2019 edhe tash në zgjedhjet e dyta lokale duke vlerësuar se bashkimi i subjektëve politike ka përparësi në ruajtjen dhe mbajtjen e pushtetit lokal në komunën e Tuzit, Forumi Shqiptar ia arriti objektivave politike. Madje kësaj here edhe më shumë, sepse qytetarët e Malësisë kanë hetuar ndryshimin nga qeverisja vendore për katër vite me tepër se disa dekada kur këtu ka udhëhequr DPS-i. Dhe nuk ka si të ishte ndryshe sepse vetëm miopët dhe maleciozët mund të mohojnë të arriturat katërvjeçare.Madje, qeverisja vendore nga kuadrat vendase dëshmuan se dijnë të udhëheqin dhe të menaxhojnë sikurse komunat tjera me përvojë shumëvjeçare. Ndërsa tash qeverisjës vendore i mbetet të realizojnë ata objektiva të cilat janë nisur dhe nuk kanë pasur mundësi për ti realizuar për shkaqe të ndryshme.
Malësia model për Ulqinin
Në sajë të angazhimit dhe rezultatëve të arritura Malësia si model mund ti shërbejë edhe Ulqinit jo vetëm në organizimin politik por edhe ne fusha të tjera. Ndërsa bashkimi i subjektëve politike shqiptare në një koalicion parazgjedhor identik si Forumi Shqiptar në Tuz garanton sukses në zgjedhje. Por, për diçka të tillë duhet vullnet politik për të vendosur në Ulqin pa animozitete personale e partiake, duke e cilësuar Ulqinin si qendrën e shqiptarëve për të vendosur në mënyrë autonome për pushtetin lokal. Çdo eliminim i vetvetës duke i dhënë përparësi Podgoricës, është nënshtrim politik me pasoja për identitetin politik të shqiptarëve në këtë mjedis. Mosgadishmëria për arritjen e një koalicioni për qeverisjen lokale në Ulqin nga subjektet politike shqiptare në vitin 2018, është dëshmi se të tillat kanë dështuar në skenën politike lokale në kundërshtim me vullnetin e elektoratit votues në këtë mjedis. Sepse votuesi shqiptar ata i ka mbeshtetur që të arrijnë një koalicion në mes tyre e jo ta mbeshtesin DPS-in për të qenë pjesë e koalicionit madje edhe duke ia mundësuar për të zgjedhur kryetarin e komunës.
Diaspora vlerë kombëtare
Kur trajtojmë diasporën pikë referuese te shqiptarët në Mal të Zi, mbeten diaspora nga Malësia e cila veçohet me organizimin dhe përkushtimin ndaj vendlindjës së vet. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse në diasporë kemi ma shumë se sa në vendlindje, madje sipas disa të dhënave jashtë janë edhe tri Malësi tjera. Ardhja e disa qindra malësorëve për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Malësi, pasoi pas suksesit në vitin 2019, ndërsa kësaj here suksesi nuk mungoi, duke i dhënë vulën fitorës absolute të Forumit Shqiptar. Nuk ka dilemë se diaspora shqiptare ishte dhe ka mbetur ndërgjegja e kombit përkatësisht vlerë kombëtare.
Votuan për vetën
Fitorja e pushtetit lokal në vitin 2019 dhe përseritja e tillë edhe me 5 mars 2023, dëshmon së malësorët janë vetëdijësuar se duhet të votohen partitë shqiptare e jo të tjerëve jashtë Malësisë. Nga partitë pjesëmarrëse në zgjedhje ndaj Forumit Shqiptar konkurent kryesor ka qenë koalicioni “Rruga e drejtë” e udhëhequr nga DPS-i e M.Gjukanoviqit me mbeshtetje të tre partive tjera(PB,UDSH,SD). Por, si para katër vitesh edhe kësaj here malësorët vlerësuan me tepër Forumin Shqiptar, sepse mjaft kanë votuar për të tjerët. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse deri në vitin 2019, DPS-i Malësinë e ka trajtuar si rezervuar votash për të mbajtur pushtetin në Podgoricë e jo për çështje tjera, që është dëshmuar me mos investime e ngecje zhvillore e ekonomike, që ka ndikuar në emigrim të vazhdueshëm të shqiptarëve. Pikërisht nga një qasje te tillë injoruese malësorët e denuan me votën e tyre, duke dëshmuar se qeverisja lokale me kuadrat vendase në komunën e pavarur është në favor të qytetarëve të Malësisë.
(Mars 2023)



