Kreu Blog Faqe 1123

Obligimet ndërkombëtare, lak në fyt për Kosovën!

0

Florim Zeqa 

Presioni i shtuar i ndërkombëtarëve më kërkesa të paarsyeshme dhe të pasinqerta, dualiste dhe dashakeqe për Kosovën i kanë vënë në lajthitje qytetarët e Kosovës. Edhe pse kryeministri Albin Kurti është në të drejtën apsolute (morale) të kundërshtimit të Asociacionit njëetnik serbë, e ka të pamundur që ta parandaloj atë.

Pse? 

Sepse, Asociacioni ka ardhur si produkt i një marrëveshje ndërkombëtare të nënshkruar nga dy ish kryeministrat e Kosovës (Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa). Edhe përkundër faktit se marrëveshjen e 25 gushtit të vitit 2015 e kuntestojë Gjykata Kushtetuese e Kosovës për shkeljen e 23 neneve, ajo mbetet në fuqi bashkë me marrëveshjen kornizë të 19 prillit 2013 të nënshkruara në Bruksel.

Paradoksalisht, edhe pse u kontestua nga kushtetuesja marrëveshja e 25 gushtit 2015-të, nënshkruesi i saj mbeti i lirë dhe paprekur nga drejtësia kosovare! Në këtë rast shtrohet pyetja logjike, dështojë drejtësia apo fitojë padrejtësia!?

Edhe pse marrëveshja e parë kornizë e 19 prillit 2013 në Bruksel ishte e pa plotësuar me të gjitha pikat dhe anekset e saj ligjore, e njëjta u ratifikua në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Mirëpo, me ratifikimin e marrëveshjes së parë, të 19 prillit 2013, përveqse u legjitimua ajo, u shpërnda edhe përgjegjësia politike nga ish kryeministri Thaçi tek deputetët e legjislaturës së asaj kohe, për të cilën asnjëri prej deputetëve që votuan pro-marrëveshjes për Asociacionin njëetnik deri më sot nuk është penduar (disa prej të cilëve janë deputet edhe në legjislaturën aktuale)!

Pas marrëveshjes ndodhi edhe amnistimi i kriminelëve serbë në veri

Pas marrëveshjes së 19 prillit 2013-të, disa muaj më vonë, në Kuvendin e Kosovës nga të njëjtët deputet ndodhi edhe votimi i Ligjit për Amnistinë, i cili, për qëllim parësorë e kishte amnistimin e kriminelëve serb në veri të vendit (Ligji numër 04/L-209, i datës 11 Korrik 2013)!

Ishte ky njëri prej veprimeve më të pamatura dhe tepër të dëmshme për proceset e mëvonshme politike për Kosovën.

Amnistimi i kriminelëve, ishte akti më i papritur dhe tejët dëshprues për familjarët e të vrarëve politik, dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të cilin pa dyshim më së rëndi e përjetuan familjet e të pagjeturëve, nënat e motrat tona të dhunuara gjatë luftës së fundit nga kriminelët dhe gjakatarët serb!

Sikurse ratifikimi i një marrëshje politike në kundërshtim më kushtetutën e vendit, që është vepër penale dhe tradhti kombëtare e deputetëve, edhe amnistimi i kriminelëve në rrethanat agresionit politik serb ishte pak më tepër së gabim politik, ishte tradhti kombëtare.

Ledhatimi i agresorit dhe ndëshkimi i viktimës

Ledhatimi i Serbisë agresore nga bashkësia ndërkombëtare dhe trysnia ndaj viktimës (Kosovës) për të pranuar kompromise të dhimbshme në dëm të saj, e ka krijuar situatën paradoksale në të cilën ndodhemi sot, ku, ose duhet të pranojmë Asociacionin njëetnik serb ose do të ndëshkohemi nga bashkësia ndërkombëtare me izolim të mëtutjeshëm, pengim të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare dhe embargo të investimeve kapitale në vendin tonë!

Kur kësaj t’i shtohen edhe dëmët ekonomike që po i shkaktojnë serbët e veriut buxhetit të shtetit tonë me mospagesën e rrymës dhe të asnjë obligimi tjetër shtetërorë tani e 24 vite më parë, mos shtrirja e sovranitetit dhe prolongimi i problemit në veri të vendit, mbeten “Fitore e Pirros” për Kosovën!

Edhe përkundër faktit se Serbia nuk i ka respektuar në plotni asnjërën prej marrëveshjeve teknike, ekonomike dhe tregtare, nënshkrimi i marrëveshjes politike për Asociacionin e Komunave Serbe nga dy ish kryeministrat tonë, është obligim ndërkombëtar dhe lak në fyt për Kosovën, prolongimi i së cilës më shumë e dëmton sesa e ndihmon Kosovën në ecjen politike dhe zhvillimin ekonomik të saj.

“Dy anët e medaljes – Dy gratë e një burri”

0
Laura Olldashi
***
Mbasi kisha marr të gjithë kohën e duhur për të qetësuar shpirtin, kthehem në pistë. Jo në atë të patinazhit pasi do ti kisha thyer hundët. Bora ashtu si ëndrrat më kanë pëlqyer ti shoh nga larg për aq kohë sa ishin të bardha. Duhet ta pranoj që gjykimi im në këtë rast ishte indiferent dhe aspak koherente. Nuk kam ndjerë asnjë grimcë adrenaline kur kam parë shkathtësinë e patinatorëve. Nuk i kam adhuruar as hedhjet e tyre të çmendura. Rëniet i kam imagjinuar me kurriz të përplasur në tokë dhe aq më është dashur të kem pasur dhimbje gjithë ditën pa qenë unë i rrëzuari.
Pra në çfarë piste isha kthyer? As në atë të vallëzimit pasi kërcej edhe kur jam në gjumë. Të themi që isha kthyer në jetë, tek e përditshmja dita ime.
Pak më larg nga vetja dëgjoj përsëri zërin. Në qoftë se do masja distancën e zërit nga unë ishte ai i dy guralecëve të detit. Nga ato të bardhët, të shndritshëm që edhe të duash ti largosh nuk mundesh sepse të verbojnë. Edhe ai zë ashtu ishte, lozte si diell. Afrohej. Largohej. Rrotullohej. E dëgjoja në veshin e majtë, pastaj në të djathtin. Herë përpara syve, herë të tjera edhe para shpirtit.
E shihte që unë nuk e kuptoja, prandaj zgjidhte forma të reja të shfaqej tek unë.
Ky ritual përsëritej çdo ditë të javës sa mendova që kam zëra jashtë meje, të pakuptueshme. Dhe derisa janë të pakuptueshme kishte mundësi të isha çmendur. Meqenëse vetja nuk ma pranonte këtë ide, nuk më mbetej gjë tjetër vetëm të përqendrohesha në deshifrimin e kuptimit të zërit.
– Hej – i them – mundesh të jesh më i qartë me mua? Ke ditë që sorollatesh pa qëlluar gjë në shenjë. Më nervozon dhe më bën të dukem idiote. Të paktën duhet zgjedhur një gjuhë e përbashkët në qoftë se duam të merremi vesh me njëri -tjetrin?
Dëgjoj që zëri nuk përgjigjet.
Meqenëse jam e shquar për kokëfortësinë e ndershme rri në heshtje dhe vihem në lëvizje për ti hyrë ditës që e kisha rigjetur mbas një muaji. E bindur që do të vij një tjetër momente kur zëri do ketë dëshirë të komunikoj. Kuptohet në ato pak raste që nuk është i shpikur nga unë. Shkoj përpara pasqyrës dhe filloj të merrem me ritualin e tualetit. Vëj kremin dhe zbres deri tek dekolteja. Shikoj me këmbëngulje rrudhat rreth syrit që kanë filluar të theksohen. Bëhem më shpirtmadhe me sasinë e kremit. E vendos dhe e shpërndaj me kujdes duke rrahur zonat poshtë syve. Janë të numërueshme, të shumta. E përqendruar mbi goditjet e lehta mbi rrudhat kur dëgjohet zëri.
– E do?
Këtë herë jam e bindur që zërin e kam krijuar unë dhe nuk ja vëj veshin. Vazhdoj luftën për shpartallimin e rrudhave.
Zëri del më i qartë.
– E do?
Vetëm atëherë kuptoj që po flet në gjuhën time. Pra vijmë nga i njëjti vend. Zëri është! Unë nuk jam totalisht e çmendur! Por nuk është koha të humbas në tunelet e mendimeve. Dua të kuptoj më shumë dhe i përgjigjem menjëherë.
– Po më pyet mua? Për kë bëhet fjalë? Kë nga mijëra burra dua?
– E doni më të vërtetë atë burrë? – përgjigjet me pyetje zëri.
Ngre krahët. Çuditem që njihte dashuritë e mia. Ndoshta të gjithë dashurojmë, bëjmë finta që kemi dashuri dhe i shpikim sentimentet, apo moda e fundit ndjekim leksione si ta manipulojmë dashurinë. Kam dëshirë ta pyes në qoftë se njihemi por idea e të folurit me një zë pa ja parë thellësinë e syve nuk më bind. Nuk di si të veproj, ndoshta s’di asgjë për mua. Patjetër që s’di gjë, thjeshtë më provokon.
– Po lodheni kot – flet zëri. Te paktën kaq gjë e keni kuptuar që jam zëri i një gruaje. Edukata ma kërkon të prezantohem por të propozoj të më thërrasësh me përemrin “Ajo”. Unë quhem Ajo. Të themi “ajo” tjetra, gruaja tjetër.
Më kalon një e dridhur tek shtylla kurrizore. Kur e puth të dashurin tim shpesh herë e pyes: “a të puth kështu edhe ajo? A të do ajo kaq sa unë?
– E qartë tani? Unë jam “ajo” gruaja e burrit tim ose gruaja e të dashurit tënd – shton.
Për herë të parë më gëzon fakti që është vetëm një zë dhe nuk ka sy sepse nuk do të isha në gjendje ta përballoja shikimin. Edhe zëri e kupton rënien time brenda në turp, shkërmoqjen e guximit. E ndjej që është përpara syve të mi dhe kërkon të perceptoj, të zbërthej emocionet e mia. Kafshoj buzët. Janë të thata. I kafshoj fortë aq sa të përqendrohem tek një dhimbje e re.
– Çfarë do nga unë? Më shqetëson zëri yt përpara syve të mi. Më bezdis – i them me zë të lartë dhe vazhdoj të kafshoj më fortë buzën time të poshtme.
– Edhe ti shumë më bezdis – ma kthen ajo. Kam një javë që të rri rrotull. Të ulëras nga një vesh në tjetrin duke të nisur klithma, derisa sot mora guximin dhe gjeta fjalët. Duhet të shpjegoj disa gjëra mbi atë, burrin tim ose të dashurin tënd. Të flas dhe të them si është ai. Jo si është ai me ty por si është ai kur ka në krahë gruan që nuk e do më. Sepse një ditë edhe ti do bëhesh si unë, gruaja që nuk do të dojë.
– Ndalo! – i them. Nuk jam në gjendje të përballoj. Të paktën mos më rri përpara syve. Hajde ulemi në sallon.
Me përtese tërheq karrigen dhe e mbështes në qendër të dhomës. Pastaj marr një tjetër dhe e mbështes me kurriz me karrigen tjetër.
– Zgjidh një vend! Unë po ulem tek tjetra! Pa u parë dhe zërat tonë as nuk do të ndeshen me njëri -tjetrin dhe do flasim për aq sa të shfrysh dëshpërimin tënde.
Nuk e di ku e gjeta forcën, por zërin mbi sy nuk do ta kisha përballuar as e vdekur.
Ndërsa zëri i atij me zbriste në vesh butë. Në telefonatat tona të gjata me mbështetej si muzikë dhe rrëshqiste si mëndafshe fjala. Edhe kur takoheshim më pëshpëriste rrokje tingujsh pafund; të ëmbla, të pakuptueshme.
– E do atëherë? – pyeti përsëri zëri i ulur në karrigen, mbas kurrizit tim.
– Ti do të vërtetën apo e di të vërtetën?- përgjigjem
Nuk kisha kurajën ti thosha çfarë ndjenja. Kur ishim njohur kishte qenë një vështrim sysh në kafenenë e punës. Ndryshe nga të tjera shikimesh. Te paktën më ishte dukur ndryshe. Ose kisha nevoje për gjëra të ndryshme. Si ta shpjegoja çfarë kisha ndjerë, kur ajo nuk më njihte. Ajo nuk e dinte që unë isha dhe rrija gjatë ulur mbi çastet. Çastet ndryshonin, lëviznin. Edhe unë mbi ato ndryshoja, ecja. Të themi që në atë kohë ai vështrim më ishte dukur interesante. Pastaj nuk jam tip qe i rri mbrapa gjërave. Unë e humbas tjetrin, humbas veten, harroj. Ka pjesë të mia që më mbesin mbi një këngë, të tjera tek një poezi, ose mbi segmentet e shiut që lagin xhamat. Ka pjesë të mia që bien tek ajo gropa në mes dy syve (sa herë jam zhytur aty për ta puthur). E humbas veten edhe në garazh. Ndodhë që të dal nga aty. E mbyll derën me çelës, pastaj kujtohem që veten time e kam lënë brenda. Kthehem mbrapsht. Hap derën dhe e shoh që rri me sy të hapura, e përqendruar tek një pikë e vdekur.
– Çfarë bën? Pse nuk je me mua? – e pyes
– Po mendoj – më kthen përgjigje.
– Për çfarë? – e pyes.
– Kështu thjeshtë, në përgjithësi – më thotë vetja.
Sigurisht që kjo gruaja “ajo”, gruaja e të dashurit tim, nuk më njeh. As ajo, por as unë nuk e di pse pjesë të mia kanë rënë mbi burrin e saj. Nuk mund të mos e mohoj që për një kohë të gjatë ja kam parë këpucët, kamosh blu. E pranoj. Kjo është një tjetër dobësi e imja. Më shijon eleganca. Nuk mund të rri me një burrë me barkë të rrumbullakët. Burri im do ti ketë të mbështjellura kofshët në pantallonat terital. Rripi ti shtrëngoj mesin. Këmisha e kaltër puthitur në trup. Dy kopsat e hapura dhe xhaketa blu që fsheh në mënyrë misterioze budallallëkun e tij. Në këtë çast nuk e di nëse e dua atë burrë apo ironizoj përsosmërinë e huazuar. Kështu tallem me atë, pastaj inatosem me veten time, ose me ato pjesë të mia, të pavetëdijshme që i kam harruar si zbokth mbi trupin e tij. Njëlloj sa ky zë që në mënyre abuzive kumbon në sallonin e shtëpisë time për të më pyetur: nëse unë e dua me të vërtete?
– NËSE UNË E DUA ME TË VËRTETE?
E gjitha kontradiktë.
“Unë” jam e para. “Dashuria” e dyta. “E vërteta” kontradikta e tretë. Do të doja ta gjeja përgjigjen e kësaj pyetje por nuk do të ishte e duhura sepse “unë”, “dashuria” dhe “e vërteta” nuk kemi qenë asnjëherë reale, nuk kemi qenë.
Dje unë bëra dashuri me burrin e saj. Por sot që mendoj me kthjelltësi dhe me kontradiktat e një zëri që është mbas veshit, them jo unë nuk isha dje. As dashuria dhe as e vërteta nuk ishim…
Zeri i gruas, “AJO”, flet me zë të larte dhe i pret si me sharrë shkopinjtë e mendimeve të mia. I shoh ashtu të copëtuar shkurt dhe keq. Të hedhura kuturu dhe jo konkrete.
Si në ato çaste kur dyshoj që kam vdekur dhe pickoj veten për të kuptuar nëse jam akoma gjallë.
Më dhemb dhimbja.
E ndjej. Pra jam. Me trup jam.
Ulem dhe mbledh shkopinjtë e mendimeve të prera keq dhe të hedhura në rrëmuje. I fus brenda vetes ashtu konfuze si janë. Marr lugën e kuzhinës prej druri dhe i përziej brenda enës së trupit. Zëri i saj përsërit të njëjtën pyetje. Nuk e dëgjoj. Vetja ime largohet, ngrihet në ajër. Ka lënë trupin ulur në karrige dhe arratiset në atmosfera për të gjetur të vërtetat. Të paktën për të pasur përgjigjet kur dikush e pyet: çfarë ndjen; a e do? Por të vërtetat nuk e mbajnë peshën e mendimeve dhe e rrezojnë me forcë në karrige, me kurriz si të një patinatori që del nga pista dhe bie. Ndjej dhimbjen kur përplasem. Dy herniet e vjetra, të krisura më therin në shpirte por trurit i duhet dhimbja për tu bërë esëll.
Dëgjohet zëri i gruas me emrin “Ajo”.
– E kuptova që ke ndjenja për të. Nuk do ta pranosh. Por siç të kisha thënë dua të flas për atë. Ndoshta ti je e dashuruar. Është një gjë e re. Nuk ka kaluar as gjashtë muaj nga njohja juaj. Pastaj frekuentoheni periodikisht, për aq sa ju a lejon koha dhe fshehtësia. E di që dje keni bërë dashuri. Ja lexova në sy kur u kthye në shtëpi. Me kast nuk e ktheva kokën por i thash që jam shumë e zënë me korrigjimet e provimeve të studentëve të mi. Ato po ndërtojnë të ardhmen e tyre. Punojnë, studiojnë njëkohësisht. Dashuria për ato zë vend në funde, as nuk e mendojnë. Shpesh herë i kam dëgjuar kur përfundojnë diskutimin: pastaj sikur ke me kë të dashurohesh!
Sa herë që e dëgjoj këtë konkluzion, botën e imagjinoj pa burra, pa gra por thjeshte me robotë apo skelete. Të fola për profesionin por nuk kam dal nga tema sepse kur isha studente jam njohur me tim shoq. Ai ishte profesori im. Adhuroja leksionet e tij, kulturën, mënyrën se si artikulonte fjalën, si i rrotullonte gërmat përpara se ti shqiptonte. Të them të vërtetën nuk më ka çmendur ndonjëherë filozofia por kur ai fliste çdo gjë kthehej në adhurim. Sikur ai të shpjegonte blegtorinë, tani mëngjeset do më gjenin duke mjelur qumështin e gjinjve të lopëve. Dashuria e tij për filozofinë bëri që jo vetëm të isha studentja më e mirë por ta zgjidhja si profesion. Rrija deri vonë në bibliotekë, derisa dora e tij ëmbël, më prekte supin dhe më thoshte është vonë; është ora të shkosh në shtëpi. Gjoksi i tij bëhej strehëza ime. Gjashtë muaj zgjati dashuria. Aq isha edhe shtatzënë. Tre muajt e tjera të krijimit të bebes kishin dalë nga bonusi i dashurisë. Pra vajza jonë lindi me/pa dashuri. Ndoshta si unë, ndoshta si ai apo si të gjithë ne, kemi lindur nga një bonus dashurie që ka datë skadence. Ndoshta kemi lindur pa dashuri. Sepse vetëm kështu mund të shpjegohet ky trishtim dhe kjo urrejtje mes nesh dhe sidomos kur në dashuri kërkojmë nënshtrimin e tjetrit.
Sikur dashuria të ishte force, sundim, skllavëri!
Është spostim i flladit të lehtë, të lirë. Pa bërë asgjë. Krahët hap dhe erërat hyjnë në trup dhe ikin në qoftë se nuk jemi, ne, stacioni. Por i paharrueshëm mbetet ai fraksion i vogël i prekjes.
Është e trishtuar të rrish njëzet vjet në krahët e një burri ose ai ne krahun tim, pa dashuri. Por siç e thashë më sipër për diçka më ka shërbyer mos dashuria. Ta vëzhgoj dhe ta kuptoj njeriun e vogël që është tek ai. Pasigurinë që e karakterizon, egoizmin që është më i miri i të gjithëve. I pazëvendësueshëm nga askush. Vjedh dritën e të tjerëve; të tënden, të timen. Ah kur ai heq maskat! Vetëm unë e kam parë hijen e tij të vërtetë prej të vdekuri, pa asnjë nuance. Në takimet me të dashurat e tija, kështu si dhe me ty i flet atyre për vetveten, viktimën e pafajshme që jeton tek ai. I flet atyre për injoranten që ka në shtëpi, që ja çan kokën dhe e streson me pyetje pa kuptim. I flet për të shëndoshën gruan që nuk di ta kënaq sa duhet kur bën dashuri; që nuk kujdeset për darkën e tij dhe që ja hekuros me dy viza këmishën e kaltër. Maska të tjera përdor në diskutimet e gjata kur ligjëron në kongrese. Tezat më të preferuara për të janë rrugët efikase që ndihmojnë në zgjatjen e dashurisë tek relacionet martesore. Dhe të mendosh që tortura ime nuk zgjat vetëm kur e dëgjoj në sallë por edhe në mbrëmjet gala kur martesa jonë merret si shembull triumfi e shoqëruar me një gotë spumanti. Marrim çmime; medalje të arta për njëzet vjet martese të lumtur. Ndërsa në darkë, në hotelet luksoze ai masturbohet me studentet e tija. Kurse unë e hedhur në cepin tjetër të ëndrrave i vjell mbi kokë duke i thënë që je një derr i fëlliqur sepse Sokratin që ishte brenda teje e ke vrarë (*). Apo të flasim për maskat kur shkon në fakultet. Vazhdon akoma të artikuloj fjalën, të rrumbullakos germat, të bëj interesantin. I shoh studentet si i rrëzohen në buzë, njëlloj si rinia ime. Apo orët e gjata në palestër, estetistja, darkat në restorante kur në sytë e mi shkëmben numrat e telefonit me kamerieren.
E përbuz deri në poret e fundit sidomos kur i lëpihet eprorëve të tij për një gradë shkencore më shumë. Të betohem që përgatitja e tij nuk ka nevojë për asnjë shtirje. Sikur ta dinte çfarë kishte qenë përpara se të përdorte maskat, përpara se të zhytej në llumin e luksit, të boshit dhe të hipokrizisë së mbijetesës. Sikur ai ta takonte njeriun që kishte qenë nuk do ta kishte njohur. Ndoshta prandaj jam akoma në krah të tij vetëm për ti kujtuar ato gjashtë muaj kur ai kishte qenë versioni më i bukur i vetes. Por është vonë tani. Ka momente, ndodhë që kthehet tek ajo vetja e mëparshme. Kërkon të falur. Ndihet fajtor apo ndodh edhe kur është i sëmurë. Në fillim kur e shihja ashtu më çahej zemra por tani e di që ai në ato çaste ndihet vetëm, pa asnjë tjetër grua dhe kërkon falje sepse në bote i kam mbetur vetëm unë.
Ky pra është burri i këpucëve, kamosh blu që ti ke humbur kokën. Është i joti. Pakete komplete; me të ngrenë, me të pirë dhe me shtëpi. I gjithi, i yti. Valixhet e mija janë gati. Më presin në mesin e dhomës por dua të pyes të fundit gjë nëse është pikërisht ky burri që ke ëndërruar?
Heshtja lag sallonin. Për herë të parë shkopinjtë e prera të mendimeve të mia bashkohen dhe bëhen pemë. Rrënjët zgjaten në nëntoke dhe lidhen me mijëra pemë të tjera. Bari jeshil rritet dhe krijon livadhet. Fluturat ulen, zbret simfonia. Praktika më ka munguar. Libri im i preferuar është “Princi i vogël” (*). Inteligjent, ironik human aq shumë sa është e pamundur që të ekzistoj. Princesha në kështjellën e gurtë shpëtohet nga princi. U rrita me konfuzione përrallash. E kam pritur princin por në të njëjtin kohë mësova të jetoj edhe pa atë. Peter Panet (*) janë varur me gozhda në ajër, herë të balsamosur. Zgjohen kur “Wendyn”(*) ja vjedhin të tjerët. Dëshpërohen. Bëjnë luftë jo sepse e duan vajzën por thjeshtë pse nuk është më prona dhe as lodra e tyre. Pra të themi që të vetmin prince të vërtete që kam njohur ka qenë vetja ime. Ajo më ka shpëtuar. Kur kam dalë jashtë nga pistat e jetës, me kurriz të copëtuar në tokë, ajo ma ka dhënë dorën dhe më adhuron për këtë që jam duke më dashur edhe difektet e mia…
Ngrihem nga karrigia që ndodhet në sallonin tim. Tek një shtëpi e vjetër, në periferinë e një qyteti që është sa një mizë për planetin. Në kurrizin tim, në një tjetër karrige është ulur një zë. Ka një javë që rri me mua dhe dëshpërohet jo për burrin e saj por për zgjedhjet e mia.
Rrotullohem dhe e shoh. Përballë meje “AJO”. Gruaja më e bukur në botë. Veshur me një fustan të bardhë, lule kuqe mbushur. Më hap krahët dhe strukem gjatë në përqafimin e saj.
~Lauraolld
Janar 2023

A e dini…?

0
Gjergj Kabashi
____
A e dini…?
***
A e dini që “Tallava-Populli” që jeton në Gadishullin Ilirik apo Shqiptarët që su dëgjohet zëri si shiptarë, janë popull pa histori !?
Se “tallava-populli” nuk ka si të ketë histori të vetën, pasi në tokën e tij lejon (për shkak të gjumit të rëndë “arnaut”, që kurrqysh nuk po e lëshon), ti mbillen histori dhe kultura të huaja!
A e dini se “bikërit” e “Arnautllukut” e kanë kokën në Ankara, e cila ua meremeton dhe ndërton xhamitë krejt gratis, si të investonte në ndonë vilajet të dikurshëm osman të saj !?
A e dini se i ashtuquajturi KOASH (anti-KOASH i Janullatosit), e ka kokën në Athinë?
A dini që Sava Janjiq , përpos në “srpsku zemlju Kosmeta”, e ka kokën në Beograd?
A e dini që të gjitha këto përmbysje (sidomos në Kosovë), i ndihmuan “kUmanDantëT”!
A ju kujtohet kur në vitin 2004, budallica “arnaute”, e kallte kishën ortodokse hipur në kulmin e saj, me flamurin e kombit shqiptar në dorë?
Dhe sigurisht që e dini se fotoja (video) e asaj murrice “arnaute”, e pati marrë dhenë?!
A keni sy në ballë e mendje në kokë për të pa se si një komunitet fetar (i lidhur fort me Turqinë neootomane), na e mbushi vendin cep më cep me xhami, sa që më nuk ngjajmë në vend shqiptar?
Ata nuk do të kishin mundësi ta bënin këtë krim të jashtëzakonshëm antikombëtar të fshehur pas “të drejtave e lirive njerëzore”, po të reagoje ti, tjetri e tjetra si shqiptar e shqiptare…?
A e dini se shqiptarit nuk i jipet fjala kurrë, krahasuar me dofar lindamorinash, qe njëzet e kusur vite?
A e dini që gjatë gjithë kësaj kohe është ndjekur atdhedashuria shqiptare?
A e dini që “ne” e kemi lidhë vetvetën dhe ardhmërinë tonë me zinxhirë të rëndë?
A e dini që në Kosovë po bëhet ajo që pikëpërpikë e ka dashur SANU , se SANU, nuk bënë polemika idhnake rexhepqosiste?
Ne tash s’kemi çka të bëjmë, se këto pyka të SANU-s, i kanë vënë HTH, IM, LH , duke menduar se po veprojnë për të mirën e Kosovës, por ishte në të mirën e çizmes së forcës së sigurisë së Serbisë, si dhe për shkak se dikujt i digjte “b..tha”…, pasi ia kishte vënë therrën në këmbë vetës pa pikë nevoje!
A e dini se qe pothuaj 45 vite Akademiku Gjuriq nga Beogradi , e ka pas planifikuar variantin më të butë “nëse humbet Kosova”, shpalljen e saj si “tokë të askujt”.
Do të thotë e të gjithëve njësoj, edhe e atyre që janë mbi 93 % e edhe e të tjerëve.
A e dini se në këto teza u bë Kosova shtet multietnik, në bazë të Kushtetutës Ahtisari?
Dhe a e dini se pastaj serbët largpamës bënë probleme të vazhdueshme dhe vendin “multietnik” të Kosovës e bënë vend njëetnik të “popullit serb” të saj?!
A e dini se të burgosurit e panumërt politik dikur, janë arrestuar e burgosur kryesisht prej shqiptarëve, se serbët nuk dinin se çka po flasim ne me njëri-tjetrin.
A e dini se islamin politik e kemi dhuratë danajsh prej dikujt nga Shqipëria , e se kush ia kishte lënë atij/atyre “në dorë” …, është çështje tjetër.
A e dini se gjyksamani Musliman nga Tirana, Abdi Baleta, që na rrente se është nacionalist i madh shqiptar përpara luftës, pas sulmit në Kullat Binjake në New York me 11 Shtator 2001, nuk vonoi shumë dhe shkroi librin më antishqiptar të mundshëm, “Populli shqiptar përballë terrorizmit intelektual të Falaçit”.
Pra, Muslimanit turkomadh A.B. , ia kishte zënë rrugën shkrimtarja dhe gazetarja e madhe botëore, me prejardhje italiane, Oriana Falaçi dhe libri i saj, “Mllefi dhe Krenaria”.
Etj, etj…
Dhe a e dini se shumë vrasje ndërpartiake, janë bërë nga shembulli i egër dhe antinjerëzor i dikujt prej Shqipërisë …!
Prandaj, nuk duhet të befasohmi kurrë për atë që na ndodhë , pasi ne nuk jetonim këndejpari, prandaj na ndodhin të gjitha këto kur mungojmë ne…?!
Pastaj: A e dini që bota demokratike (as une si një ndër shqiptarët , nëse do të kisha fuqi) , nuk e lejon mbjelljen e “Lindjes së Mesme” apo “Kandaharit”, në atë pjesë të botës?
Po të isha MbiNjeri do ti kisha dhënë jetët e pafundme që Shqiptaria jonë të mos shndërrohej prej xhamive turko-serbe-arabe, në Muslimani…!
Secila kulturë – e ka vendin e vet, në vendin e vet!
A e dini se Serbia e ka ndihmuar me agjenturë këdo që ka pasur si qëllim e synim islamizimin e vendit tonë?
A e dini se ajo deshti ti tregonte botës, madje edhe arriti ta bindte shumëkend se ne “donim Liri Muslimane”, duke na e pshurrur përpjekjen historike dhe përgjakjen dhe vuajtjen shumëshekullore për Lirinë Shqiptare?!
A e dini që krejt strukturat e shërbimit sekret të Kosovës (i gjithë rrjeti), është urdhëruar pas luftës që të vraponin “për ardhjen e lirisë muslimane”?
A e dini që ajo Serbi që e ka ndihmuar Turqinë dhe këdo që deshti të na islamizonte , përderisa në anën tjetër e përdorte dhe e përdorë argumentin e islamizimit se “keni luftuar e na keni bombarduar për një krijesë shtetërore Muslimane”?!!
___
Serbët nuk na duan ndryshe, pos si Musliman !
***
Pothuaj qe afër 150 vite Serbia (me Rusinë pas) me çdo kusht synojnë ti islamizojnë shqiptarët. Ata nuk janë pajtuar kurrë që Shqiptarët të mbeteshin ata që ishin: Shqiptarë! Ata kanë dashur që të ishim vetëm mysliman me M të madhe! Madje , Rusia nuk ka ndejtur kot por ka dërguar edhe agjentë që e kanë luajtur rolin e imamëve, qysh në kohën e pushtimit turk-osman! Madje njeri prej tyre është edhe personazh i romanit “Misioni Rus” i shkrimtarit Ibrahim Kadriu dhe ka shërbyer si agjent i fshehur pas punës si imam në Prizren derisa kryeqyteti i shqiptarisë bije nën pushtimin e Serbisë.
Edhe Velika Medresa “Krala Aleksandra” në Shkup (Medreseja e Madhe), është hapur urgjentisht nga Serbia në vitet e saj të para të pushtimit. Aty janë shkolluar agjentë gjoja myezinë që pergatiteshin t’ua bënin lule e dritë Turqinë shqiptarëve. Për ti shpërngulur në “vendin e vet mysliman”, që ishin toka dhe shtëpi të shkreta të armenëve dhe kurdëve.
Dhe Dheun e tyre të Arbërit, t’ua linin serbëve dhe malazezëve!
Kjo që shkruhet serbisht për këngëtaret botërore Dua Lipën, Rita Orën dhe vajza e gra të tjera, të njohura e të panjohura dhe shpifjet tipike serbe se gjykohen nga të gjithë (Svi ih osuđuju . Ne možete da nosite krst oko vrata jer ste Muslimanke = Nuk mund ta bartni kryqin në qafë se jeni Muslimane) e tregon hapur shpirtin e keq dhe urrejtjen e pa fund serbomadhe dhe mospajtimin e tyre që të jemi vetvetja, vetëm ata që duam që të jemi si dhe gjithmonë ta kujtojmë të kaluarën tonë shumëshekullore si të krishterë.
A ko te sada pita, Srbijo …! (E kush të pyet tash, Serbi …!)
Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe teksti
Heshtja e tyre, është sëmundja e tyre …!
***
Islamikët mund të jenë në mesin tonë, por atyre nuk u dëgjohet zëri me muaj e vite. Megjithëse janë duke bërë roje – për Islamin! Heshtja e tyre është sëmundja e tyre, “azili” i tyre shpirtëror, ikja në një realitet dhe botë tjetër imagjinare. Ata e ngrenë kryet papritë e kujtue vetëm kur u preket “Kurani famëlartë”, por jo kur fyhet e përpiqet poshtërimi i Gjergj Kastriotit, Pjetër Bogdanit, Hasan Prishtinë, Idriz Seferit.
Politikani i djathtë danez Rasmus Paludan e dogji një ekzempalr të Kuranit përderisa e mbajti një demonstrim publik në afërsi të ambasadës së Turqisë në Kopenhagen me 21 janar. Foto: Fredrik Sandberg/TT
***
Islamistët shqipfolës nuk i shqetëson gjendja në Preshevë, apo synimet për t’ia imponuar Kosovës “asociacionin e komunave serbe”, por vetëm Islami dhe Kurani!
Ata janë shembull i madh (për të keq) , se çka është në gjendje ti bëjë vetës një popull i pa vëmendshëm!
Islamikët shqipfolës , që janë të vdekur mendërisht, nuk e kuptojnë se Bibla, Kurani, Talmudi etj, me gjithëse cilësohen si “libra të shenjt” është e drejtë e dikujt që mund të mendoj se duhen kallur publikisht , për të përçuar ndonjë mesazh ndaj politikave të caktuara religjioze.
Praktikimin e religjonit të caktuar, apo mospraktikimin e asnjë religjioni, nuk ka të drejtë ta pengoj askush, pasi është e mëktshme ti prekësh njeriut në nevojat e tij shpirtërore; por të mos reagosh kur një grua e re si kjo dënohet për tu mbytur me vinç, është panjerëzi dhe egërsi e madhe njerëzore.

Autoritetet iraniane kanë dënuar një grua shtatzënë në fillim të të 20-ave me vdekje dhe ekzekutimi është i pashmangshëm. Shahla Abdi është një kurde etnike. Ajo u arrestua në mes të tetorit kur gjërat zienin gjatë protestave mbarëkombëtare të shkaktuara nga vrasja e policisë së moralit islamik të Mahsa Amini në shtator. I vuri flakën fotografisë së themeluesit të Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeinit.

***

Kjo vajzë e re, kjo nuse e re shtatzënë në muajin e katërt, dënohet me vdekje vetëm se e ka kallur foton e ajetullahut aktual të Iranit.
Kjo është arrestuar si një ndër pjesëmarrëset aktive për heqjen e shamisë , pas vrasjes së Aminas, vajzës së re kurde të Iranit.
Islamistët e gjorë “arnaut” kërkojnë edukim dhe arsimim të vazhdueshëm , por edhe displinim rigoroz shtetëror, se ata nuk i kuptojnë kurthet e hoxhallarëve antishqiptare që luftojnë si të marrë për t’ua mbuluar kokat me shami vajzave dhe grave shqiptare, që ata mendojnë se i takojnë islamit familjarisht.
Duhet kuptuar se të luftosh për “çështjen e shamisë” në Kosovë, apo kudo tjetër në shqiptari, është sikur ta kthesh prapa rrotën e historisë njerëzore.
Populli në Iran vazhdon të jetë në këmbë për ti hequr shamitë e imponuara në kokat e vajzave dhe grave nga regjimi teokratik, andaj shqiptarët duhet të jenë të pamëshirshëm ndaj të gjithë atyre që përpiqen për islamizmin e shoqërisë shqiptare.
Në anën tjetër, në Kosovë “hoxha i moderuar” Labinot Maliqi lufton dhe kërkon ndihmë edhe nga SHBA për t’ua vënë shaminë sa më shumë femnave, “motrave të tij muslimane!”.
Dreq, o punë …!
__
Më raportoj për Daciqin dhe Erdoganin
***
Po më duket që më lajmëroi një preshevar tek xhandarmëria e fb, për shkak të komentit tim rreth lutjeve të Ivica Daciqit, Ministrit të Jashtëm të Serbisë që ia kishte bërë Presidentit Erdogan të Turqisë, për të ndikuar tek “Kosova e tij muslimane”!
Më paskan paralajmërue se une , si gjithmonë, “nuk i respektoj standardet”.
Postimi yt është në kundërshtim me Standardet tona të komunitetit për përmbajtjen e bezdisshme, më thanë xhandarët që e ruajnë Preshevën, Bujanocin, Medvegjën dhe mbarë Kosovën prej meje!
Ata e ruajnë me standarde shumë të larta Shqiptarinë , si dhuratë të çmuar për serbët, grekët dhe turqit “e qytetëruar!”.
“Standardet” po i respekton Serbia , që sëbashku me Turqinë neoosmane po na e mbushë vendin qyk më qyk me xhami, mu ajo Serbi që po i largon një nga një nga vendi i vet shqiptarët nga Lugina e Preshevës.
He medet për neve…, po se si na “kishte falë zoti” për me ia kënaqë zemrën çdo armiku?!
__
Qashtu asht, Albin Kurti …!
***
Aaaaa, topi si luen këto fjalë, këto “arra pa thelb brenda”!
Albin Kurti do të duhej ta kishte pyetur gruan e vet të zgjuar se si veprohet në Norvegji, se a iu shkon Mbreti, kryeministri a Kryekuvendari udhëheqësve fetar në takime a jo?
Se a ua urojnë Krishtlindjet, Pashkët etj., sikurse që veprohet tek ne?
Serbët e Grekët e kanë një arsye që i urojnë të parët e kishave të tyre, se ato janë në favor madje prijëtare të nacionalizmit ekstrem në vendet e tyre, diktuese të tij, përderisa ky që e vizitoj Kryeminitri ynë pa asnjë nevojë e arsye dje , me vepër është lojal ndaj një kombi tjetër me të kaluar armiqësore historike ndaj nesh, i cili për interesat e veta ekspansioniste po na e fetarizon vendin me investimet religjioze që s’po marrin fund?!…
Para se ta këshilloj gruaja e nderuar e tij, po i them une: Jo, jo…!
Në asnjë demokraci europiane nuk është feja ajo që në cilëndo mënyre i dikton shtetit , se shteti qartësisht me Kushtetuta është i ndarë prej religjionit.
Askund në botë nuk veprohet kaq mbrapsht dhe me pasoja për sigurinë kombëtare e shtetërore, sikurse tek ne , ku as Kryeministri se respekton Kushtetutën!
Në vendet europiane mbyllen kishat se nuk ka frekuentues pasi askund nuk bëhet propagandë fetariste për shtimin e tyre, sikurse në Kosovë ku bëhen propaganda të tilla dhe ku Turqia për interesat e saja gjeostrategjike i derdh mbeturinat fetariste të saj , duke zbrazur thasë me para për investime religjioze të saj në “Arnautlluk”, si të zbrazte m në ndonjë wc publike.
Të gjithë pa përjashtim kemi pritë nga Albini reflektim kombëtara e njerëzor në raport me ruajtjen e identitetit kombëtar, e jo ti dorëzohet një personi që me vepër është kryeekstremisti dhe mohuesi numër 1 i kulturës, historisë, traditave, dokeve e zakoneve shqiptare.
Nëse Vjosa Osmani Dje është takuar me Papen në Vatikan, është takuar për të mirën e Kosovës, për forcimin ndërkombëtar të shtetësisë së saj , pasi Vatikani është shtet brenda shtetit në Itali, ndërsa ti nuk pate nevojë ta takoje Pikërisht Dje Naim Tërnavën , që për fat të keq mbrohet e mbahet si beg i Perandorisë Osmane, mu nga pasuesja e asaj perandoria sot.
Me këtë takim Albin Kurti dërgon mesazh të keq (porosi) tek publiku, që në mungesë informatash mendon se NT është i mirë për ne.
Ai është i mirë e i dobishëm për tjetërkend, e jo për ne…!
Në këtë mënyrë dhe me kësi shembujsh të kqinj, e bëjmë popullin tonë të lëndueshëm, pasi kështu i japim pa dashur identitet fetar dhe pastaj duhet ta marrim “me të mirë” NT a tjetrin “për popullin e tij Musliman”, posa dikush të vizitoj Vatikanin apo këdo tjetër në “Kaurri!”.
Pse u dashka falenderuar NT “…për frymën e tolerancës e të harmonisë fetare”?
Pse u dashka të më toleroj (duroj) dikush mua apo une atë?
Pse kur ky term është mëkat edhe të përmendet, pasi ne e bëjmë jetën tonë njerëzore dhe për gjërat intime që i takojnë ndërgjegjës sonë, s’kemi pse ta pyesim askend, pra as Naim Tërnavën apo Dodë Gjergjin.
Ne i kemi të drejtat tona njerëzore dhe ato që na i garanton edhe Kushtetuta e Kosovës.
Dhe-Pikë!
E përsëris se, përpos Ibrahim Rugovës, që nuk la asnjë pasardhës politik (megjithëse ishte gjigand i kulturës për rrethanat e atjeshme shqiptare) , të tjerët nuk patën fuqi e as që u përpoqën për të mirën e shqiptarizmës, për të mirën e nacionalizmit modern shqiptar.
Kjo do të mbetët një fatkeqësi e madhe kombëtare, që kanë për ta paguar shtrenjt Shqiptarët Sot , sikurse edhe Nesër …!
Një tjetër gabim …!
__
Pas vizitës së Osmanit në Vatikan, Kurti pasi me BIK-un  flet me Ipeshkvin për statusin e kishës katolike në Kosovë.
Një ditë më parë Kryeministri i Republikës së Kosovës ishte pritur nga Naim Tërnava, ndërsa më 24 janar u prit nga Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës, imzot Dodë Gjergji.
Në takim u theksua përkushtimi i Qeverisë për garantimin dhe respektimin e plotë të lirisë fetare, në mënyrë të barabartë, për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
A duhet ligji për komunitetet fetare të cilit duhet ti nënshtrohen të gjitha komunitetet, apo takime të tilla të Kryeministrit me prijësit e tyre?
A duhej takim edhe me prijësin e ortodoksve të Kosovës apo ai e ka udhëheqjen në Beograd?
Sikurse tjetri që e ka në Ankara…?!!
***
Thjeshtë, a është e nevojshme që një President , Kryeministër, Kryekuvendar apo tjetri udhëheqës shtetëror, të flas pres apo shkoj në takime me udhëheqës të komuniteteve fetare në vend për punët që rregullohen me ligj dhe mundet ti kryej tjetërkush?

Pa e njoftë sovranitetin e Kosovës, s’ka Asociacion!

0

(Kushdo që nënshkruan Asociacionin pa njohje të ndërsjellët, duhet ta kuptoj se; de facto dhe de jure Serbisë dhe miqve të saj do i dhuron (vullnetarisht, 500-1500 miliardë$!) pesë deri dhjetë Shqipëri londineze!)

  1. Serbisë me Asociacion, nuk do u dhurohen të drejtat (kinse; të munguara!) demokratike për serbët lokal (ashtu qysh ka trumbetua prej pasluftës Serbia, e që asnjëherë kjo pala jonë nuk mundi ta çarmatosë me argumentin, se; serbët e Kosovës kanë më shumë tē drejta se sa edhe vetë serbet e Serbisë!?) por, do i dhurohen 500 miliarda$ pasuri kombëtare shqiptare! Shtrohet pyetje, si ka mundësi të ndodh kjo? Për të kuptuar sasinë e lartcekur 500miliardshe në $ amerikan, më parë duhet qartësuar se çfarë në fakt nënkuptojmë me pasur kombëtare të një vendi apo shteti të caktuar. Sipas indikatorëve të njërit ndër agjensëve kryesor të globalizmit, si është Banka Botërore (BB) pasurinë e një shteti e përbëjnë katër elemente kryesore: a. Pasuria mbitokësore e nëntokësore; b. Prodhimi (bruto dhe neto) kombëtar; c. Resurset njerëzore dhe d. Pasuria e diasporës që i zotërojnë në shtetet tjera. Sipas këtyre indikatorëve, pasuria kombëtare e Shqipërisë, e deklaruar dhe e identifikuar edhe nga Banka Botërore (një shtyllë kruciale e globalizimit si tendencë dhe si frymë e kapitalizmit neoliberal) për vitin 2018 në tregun global peshonte me vlerë prej 153 miliard$! Tani, nëse krahasojmë vlerën e pasurisë kombëtare të Shqipërisë (së vitit të lartcekur) me vlerën e pasurisë kombëtare që ka Trepça e Kosovës, i bie qe (sipas Raportit shtetëror të ish Jugosllavisë në vitin 1992) pasuria e saj “peshonte” diku midis 500 -1500 miliard$!? Trepça, ishte ai burimi kryesor apo ajo “arteria” kryesore e zhvillimit dhe e investimeve kapitale, në ish Jugosllavi. Thënë më ndryshe, pasuria e Trepçës (Kosovës sot, po nesër edhe e Shqipërisë) në tregun global, sipas parametrave të Bankës Botërore (BB), paska minimum vlerën e tri Shqipërive londineze!? Trepça, para lufte eksploatohej në lloj mënyra nga Beogradi. Edhe atëherë, e edhe tani Serbia duke keqpërdorur serbet lokal të tri komunave (Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq), mundohet me mish e me shpirt ta ushtroj ndikimin e saj, ekskluzivisht shkaku i ushtrimit të kontrollit dhe menaxhimit mbi këto pasuri e resurse të Kosovës. Kur bëhet i gjithë ky kalkulim, na del se; nuk mundet Serbia (vetëm me parametra dhe në bazë të interesave të saja) dhe nuk duhet assesi! Edhe për shkak se; Asociacioni, (shkaku i mosnjohjes) nuk e “gëzon” statusin e një Marrëveshjeje ndër-shtetërore ë ndërkombëtare midis Kosovës dhe Serbisë. Serbia as de jure as de facto se ka njohur ende  Kosovën. Bile Kosova, ende figuron në Preambulën e Kushtetutës saj!? Asociacioni, nuk e gëzon as “privilegjin” e të qenit ndërkombëtar, ngase, Kosova askund nuk është i “evidentuar” as de jure e as de facto nëpër zyre e OKB-së! Tjetër, Kosova për dallim nga Serbia, Asociacionin e ka miratuar dhe aprovuar në Kuvendin e saj. Por, edhe e ka trajtuar nga Kushtetuesja, ndërkaq, Serbia as mendja nuk i ka shkuar ta bëjë të njëjtën gjë ndonjëherë, as në Kuvendin e saj, e as ta adresoj te Kushtetuta e saj.?! Serbia ë ka bere me qellim këtë, ngase ë ka parasysh që: çfarëdo Marrëveshje, o me Evropën o me Prishtinën, kjo “mangësi” në syrin tonë (por kartë “befasuese” për një moment duhur historik) në sferën politike dhe atë diplomatike, mund t’u “kryejë” punën ë kontestimit, keqinterpretimit, madje edhe të interpretimit dykuptimësh. Thënë me thjesht: kjo “vegëz” Serbisë mund t’i shërbej sa herë që të dëshiroj t’i bëjë bishtnime obligimeve ndërkombëtare!
  2. Tjetër, Asociacioni, shtrohet pyetja kruciale, si ka mundësi që sa herë të bëhet fjalë për serbët e Kosovës, nga goja e Presidentit serb Aleksandër Vuçiqi, gjithnjë të aludohet në serbet e veriut, derisa nuk përmendën pothuajse fare serbët e jugut!? Natyrisht, e gjithë kjo bëhet me qëllim për ta kamufluar interesin e Serbisë për Kompleksin dimëror të Brezovicës që gjendet nën menaxhimin e Komunës së Shtërpcës, e që nesër me automatizëm do vihet nën kontrollin dhe nën kompetencat e Asociacionit (pa njohje reciproke). Duke e zhveshur kështu Kosovën edhe nga një resurs me peshë e interes gjithëkombëtar(!) për zhvillimin e turizmit dimëror. Ajo çfarë mendoj se më e rëndësishme dhe më shqetësuese në gjithë këtë “odisejadë” e triler për Asociacionin, është se; Serbisë, pjesën veriore po ia lëmë në kompetencë (me tapi!) si statusin ekonomik ashtu edhe atë juridik, madje madje edhe atë historik!? Gjithë shqiptarët kudo që janë… DUHET ta dinë se; Pranimi i Asociacionit, si “kal “ligjor serb brenda Kushtetutës se Kosovës, me garancinë e Washingtonit dhe Brukselit (pa njohje reciproke nga Serbia) brenda ca viteve apo dekadave do mund të shkëputej lehtësisht nga Kosova, pa asnjë pengesë; ligjore, politike, kulturore e civilizuese! Poashtu, DUHET kuptuar dhe pranuar haptas, se Asociacioni pa njohje reciproke, Serbisë ia mundëson qasjen jo vetëm në Burimet Nëntokësore (Trepça që sipas BB në tregun global e kap vlerën e 500 -1500miliard&, që i bie sa 5-10 Shqipëria londineze, që aktualisht e ka vlerën e 157 miliard $!) por, edhe ato Ujore (liqeni i Ujmanit, ujë të pijshëm për 100 vitet e ardhshme!) të Kosovës… Kështu që fëmija e fëmijëve tanë, me breza të tërë do punojnë rrogëtarë, në tokën e tyre, në shtetin dhe në atdheun e tyre, që ia dhuruam vullnetarisht Serbisë. E dihet, nga përvojat historike që kur tokat, patundshmëritë, pronat apo hapësirat e ndryshme, dhurohen vullnetarisht ndonjë shteti apo vendi ato më me asnjë argument dhe asnjë satisfaksion juridik, apo diplomatik, nuk mund t’i rikthehen prapa dhuruesit!?
  3. Para se të ndodh më e keqja, apo për tê hequr çdo dyshim ogurzi për një vendimmarrje eventuale, mendoj se duhet të sqarohen ca kualifikime apo ca pozicionime shqetësuese (lidhur me Asociacionin pa njohje reciproke) që mundën me lënë pasoja të pariparueshme për gjeneratat e ardhshme;

S’pari, OPOZITA kosovare (nuk e kam fjalën vetëm opozitën parlamentare, por, të tërën!) mendoj se; DUHET të deklarohet dhe të artikulohet shumë më QARTË rreth modelit apo tipit të Asociacionit që ajo mendon se ka nevojë Kosova. Pastaj, cili është mendimi dhe gjykimit preliminar, e më pastaj edhe ai final rreth propozimit qeveritar (Asociacioni një etnik)! Kjo do e ndihmonte shumë demokratizimin e vendit, sepse, vendimet e interesit vital të shtetit dhe kombit, nuk duhet të merren asnjëherë në tavolinat e “qosheve” dhe kuluareve që mund të dalin edhe nga premtimet joshëse për pushtetardhje po edhe pushtetmbajtje (!), nga aleatët dhe miqtë ndërkombëtar! Përçarja, në këto momente (midis tjerash edhe) historike, përveç që do na i dëmtoj interesat tona afatgjata shtetërore e kombëtare në rajon, por do na e prolongoj po edhe kontestoj në vijimësi kohore ambicien dhe synimin tonë për bashkimin e paevitueshëm, në horizont me Shqipërinë. Por, vendi ku më së miri sqarohet ky (ri)pozicionim, qoftë ai klanor apo partiak, po pse jo edhe ideologjik, shtetërorë e kombëtar për Asociacionin, është aula e Parlamentit të Kosovës, është qeveria e Kosovës, është opozita, mediet shoqëria civile, akademia (e jonë e mjerë!), etj. Madje “adresa” e fundit është publiku, apo qytetaria ose populli (që për ca mund të jetë edhe një turmë inerte!) që mund të zgjedhë mënyrën e demonstrimit (rrugën dhe votën) të fuqisë së vetë, si akterë dominant. Nëse, Parlamenti e ka problem ta zhvilloj debatin parlamentar për pro et contra Asociacionit, atëherë mendoj, që kjo çështje (që dosido prekë në shpresën dhe synimet afatgjata qytetare) DUHET të “testohet” përmes Referendumit, në mënyrë që përgjegjësia po edhe kompetencat, legaliteti dhe legjitimiteti juridiko-politik, drejtpërdrejtë të kalojnë tek qytetaria. Me këtë “formulë”, tani fati i shtetësisë së Kosovës vendoset; jo nga qeveria, jo nga opozita, jo nga akademia, jo nga shoqëria civile, jo nga ndonjë qeveri teknokrate, por nga vis maiori -populli (alias qytetaria e emancipuar politike).

S’ dyti, nëse respektohet ky vullnet (që në asnjë sistem me asnjë normë as morale e as juridike, nuk kontestohet as si frymë e as si gjendje e status social) i qytetarisë kosovare (qoftë madje edhe si demonstrim civilizues (paramendoni; 1 milion shqiptar në Sheshin Ibrahim Rugova!) që po e supozojmë përmes Referendumit, atëherë nuk e kam dyshimin se populli me vullnetin e vet do ia dhuron Serbisë veriun e Mitrovicës, dhe për rrjedhojë funksionalitetin e krejt shtetit të Kosovës! Por, nëse ndodh e kundërta; pra, pa vullnetin e tij copëtohet Kosova (dhe i dhurohet veriu heshtazi pa asnjë reagim as publik e as jopublik) dhe kjo përjetohet si humbje e së drejtës përkundër forcës, atëherë mbetet kjo kërkesë e përjetshme për rivendosjen e drejtësisë dhe krijimin e forcës për të. Kjo e fundit ka shumë rëndësi: serbët e ruajtën në kujtesë si humbje të padrejtë të Kosovës në vitin 1389, dhe me shekuj punuan për rikthimin e Kosovës nën Serbi, gjë që e arritën në shekullin 20. Shqiptarët e ruajtën në kujtesë humbjen e Kosovës në vitin 1913, dhe po punojnë për rivendosjen e drejtësisë. Por kur diçka jepet vullnetarisht, e humb përgjithmonë këtë forcë lëvizëse. Kjo është thënë me ndryshe, dialektika e kthimit të humbjes në fitore, dialektikë që shpërbëhet përfundimisht kur humbja përjetohet si fitore dhe mençuri politike e një qytetarie të momentit.

S’treti, si (pozicionim shqetësues, për gjithë ne) ka mundësi, që z. Escobar: në epiqendër të bisedimeve, (në vend që të vë “njohjen reciproke”, ashtu, siç edhe bëri dhe rekomandoj Presidenti Joe Biden) madje para tyre vë krijimin e Asociacionit (!?), ashtu siç kërkon edhe Presidenti serb Vuçiqi?! z. Escobar, pastaj na jap ultimatum për krijimin e Asociacionit, mbase do ta fillojë numërimin 6,5,4,….. Derisa, në anë tjetër z. Cholet, deklaroj; “…nuk kam ardhur këtu për me vendosë kurrfarë ultimatumi (përgjigje dhënë medies serbe kur e pyetën nëse Asociacioni, duhet të krijohet sipas marrëveshjes së Brukselit)”? Pyetja milionëshe është; si ka mundësi që për një problematikë (që për mendimin tim fare, s’ka asnjë peshë gjeostrategjike /s’po them edhe gjeopolitike/, për Shba-t) të kemi deklarime të këtilla? A mos z. Escobar po ndjek një agjendë të ndjesive dhe emocioneve personale?A mos ndoshta qëndrimin e vet subjektiv si individ e projekton te kryeministri i Kosovës, kur e redukton “në individ” që nuk po pranon asociacionin një etnik serb?? Tekefundit, ky subjektivizëm i supozuar nuk ka edhe aq rëndësi! Mbase, ashtu si z. Grenell, z. Escobar (e tashmë edhe Kris Hill!?) arrin ta krijojë një situatë kur votuesi duhet votojë për një pikë të vetme, si në një referendum: pro apo kundër themelimit të asociacionit një etnik serb…?! S’fundi, skandali i plasur këtyre ditëve, nga “oborrëtarët” e Edi Rames, po edhe Ai vetë që kanë arritur të bëjnë lobingje dhe blerje të deklaratave nē favor të qeverisë autokrate shqiptarr nga ana e zyrrarit të lartë të FBI, z. Charles McGoniga, dëshmon më së miri se edhe Amerika, nuk është imune ndaj ndikimeve politike, as nga lobingu serb, e as nga ai rus. Por, kur është në pyetje tema e dialogut (për mua negociatave të panevojshme!) të Kosoves me Serbinë, duhet theksuar se; Asociacioni që tashmë (ka kohë që po “banon”) në kokat dhe mendjet tona sociale, është shndrruar në një “big brother” politik, nuk është assesi ndonjë “produkt made in USA” sepse, (bazuar në gjitha deklarimet publike, ata pajtohen me çfardo zgjedhje qe ne e pranojmë në raport me Serbinë!) interesat amerikane dosido përputhen në faza afatgjata, me interesat tona shqiptare…

Para se të ndodh më e keqja, apo për tê hequr çdo dyshim ogurzi për një vendimmarrje eventuale, mendoj se duhet të sqarohen ca kualifikime apo ca pozicionime shqetësuese (lidhur me Asociacionin pa njohje reciproke) që mundën me lënë pasoja të pariparueshme për gjeneratat e ardhshme…
Asociacioni që tashmë (ka kohë që po “banon”) në kokat dhe mendjet tona sociale, është shndrruar në një “big brother” politik, nuk është assesi ndonjë “produkt made in USA” sepse, (bazuar në gjitha deklarimet publike, ata pajtohen me çfardo zgjedhje qe ne e pranojmë në raport me Serbinë!) interesat amerikane dosido përputhen në faza afatgjata, me interesat tona shqiptare…

Diçka për ngritjen e cilësisë në arsim

0

Nga: Kriger Ramaja, Gjakovë

Komuniteti i të mësuarit së Bashku(KMB) KMB është organizim vullnetarë i 4-5 shkollave të një komune që kanë afërsi gjeografike në mes vetë… Qëllimi i themelimit te KMB është që të shkëmbejnë përvoja të mira në mes të menaxhmentit të shkollave dhe mësimdhënësve dhe përmes përvojave të fituara , të përdorin në shkollat e tyre për ngritje të cilësisë në mësimdhëniedhe nxënje.

Hapat që ndërmerren për themelimin e KMB Takim inicues që ndërmerret nga njëra ndër shkollat e cila edhe e fiton primatin e shkollës mentore. Hartohet një plan katër vjeqar i cili duhet të përmbajë : Hartohet plani i punës dhe i veprimit Emri identifikues i KMB Logoja (që ka kuptim për shkollat e përfshira në këtë KMB)

Vizioni Misioni Objektivat (në të cilat duhet përfshihen nga PZHSH shkollave pjesëmarrëse dhe duhet përshtatur në të përbashkëta)që synohen të arrihen në katër vitet e ardhshme Përcaktohet dinamika e punëve që ka çdo shkollë brenda komunitetit. Caktohen personat përgjegjës nga secila shkollë dhe aktivitetet që zotohen që do të ndërmarrin. Hartohen një plan veprimi një vjeqar i cili duhet parasheh ne mes tjera që çdo shkollë në kuadër të KMB duhet të ndërmarr nga një aktivitet cdo muaj në të cilin duhet të përfshihen edhe shkollat tjera pjesëmarrëse.

Pos aktiviteteve të cekura më lartë ,anëtarët e KMB angazhohen edhe në: Përmes Aktiveve profesionale bëjnë Unifikimin e Planeve vjetore dhe dymujore Shkëmbejnë përvoja në hartimin e planeve ditore dhe testeve nga VP2 Ndajnë përvoja të mira që kanë në lidhje me EPRBMnë shkollore Shkëmbejnë në mes vete mjetet e punës dhe konkretizimit etj.

Në fund të cdo viti shkollorë hartohet një raport pune ne lidhje me përparësitë dhe mangësitë që janë ndeshur gjatë një viti shkollor dhe ne bazë të të gjeturave hartohet Plani vjetor i punës për vitin në vijim.

Mbetesh i paharruar në zemrat tona Dan Gashi 

0

Majtas: Dan Gashi (18.01.1947-25.01.2023),e Xhafer Leci 

Nga Xhafer LECI, Gjermani

  • Familja e Dan Gashi të ndihet krenare që kishin një njeri aq të madh.  

Pak fjalë për veprimtarin e çështjes tonë kombëtare,poetin dhe piktorin e talentuar, si dhe karateistin e talentuar, Dan Gashi, burrë i urtë, i qetë, i dashur dhe shumë i kulturuar, i cili fliste, ngadal, kujdesshëm dhe bindshëm… 

 E njoha në vitin 1991 në  radhët e LDK-së në Gjermani, aktivitetet e shumta të çështjes tonë kombëtare na vëllazëruan, Dani nga Gjakova e unë nga Kamenica, si edhe shumë veprimtarë të tjerë, u bëmë të pandashëm, sikur të ishim rritur bashkë nga fëmijëria. Dani gjatë vite ka qenë Kryetar i Aktivit të LDK-së në Baden Baden dhe, nënkryetar i Nëndegës të LDK-së për Baden-Württenberg, që ishte nëndega më e madhe e më e suksesshme në Gjermani, e cila dikur numëronte mbi 7.000 anëtarë me mbi  70 aktive.  

Dan Gashi, pas tërheqjes së  kryetarit shumëvjeçarë e të  suksesshëm, Shaban Bobaj, pas mbarimit të Luftës 1999, disa vite ka drejtuar Nëndegën, në cilësinë e kryetarit. Si  Shabani edhe Dani, të dytë  ishin njerëz me autoritet të madh, të urtë, të matur dhe gjithmonë përpos oratorisë, ishin njohës të mirë të fillozofisë se odave shqiptare. Dhe, kjo i bënte të suksesshëm në ativitetet tona, si në grumbullimin e mjeteve materiale përmes Fondit të Republikëssë Kosovës 3%,-it , i cili financonte  shëndetësinë, arsimin, skamnorët dhe, më në fund, luftën 1998-1999, deri në çlirimin e Kosovës. 

Pas mbarimit të luftës Fadil Ferati si koordinator Kryesisë së LDK-së me degët jashtë Kosovës, ishte për vizitë në Gjermani. Dan Gashi, kryetar i Nëndegës për Republikën e Baden-Württemberg-ut, më merr në telefon dhe më thotë: “Xhafer, nuk po gjej një sallë, e di se Kirchheim-Teck-u, falë teje është një qendër e suksesshme organizative dhe, ti si kryetar i aktivit na gjejë një sallë ta mbajmë një tubim.” E sigurova sallën, u mbajtë tubimi, u ndamë të kënaqur të gjithë. 

Në një-vjetorin e lindjes të djalit të vetëm, Jonit, miku ynë i mirë, Dan Gashi, organizoi një banket-festë të madhe, hiç mangut dasmës, duke ftuar familjarë, shokë, miq e bashkëpunëtorë në veprimtaritë shqiptare e partiake të Mërgatës. Në mesin e tyre isha edhe unë, si mik i hershëm dhe bashkëveprimtarë aktiv. Ai dinte të respektojë e nderojë, shqiptarët e angazhuar për mbijetesën dhe lirinë e Kosovës. Gëzimi i Danit ishte edhe gëzimi i të pranishmëve në atë festë. Pengu i Danit, pse nuk priti dasmën e Jonit, është edhe pengu ynë. 

Këta katër burra atdhetarë të mëdhenj, miq të mirë  të Presidentit Dr.I.Rugova, Fadil Ferati, Shaban Bobaj e Dan Gashi, – pushofshin në Paqe! 

Wendlingen, 26.01.2023

“Demokracitë” perëndimore u bënë idiotë të dobishëm të Rusisë përmes Serbisë

0

Nga Aurel Dasareti

Perëndimi e trajton Serbinë si një fëmijë të vetëm të llastuar. Vendet perëndimore ende nuk e kanë zbuluar se po bëjnë përpjekje të mëdha për të përmbushur dëshirat e pashtershme të vajzës së tyre të rritur Serbisë, duke e përkëdhelur atë jashtë masës, dhe duke i dhënë asaj gjithçka që donë të gëlltis nga tokat shqiptare, por ajo kurva është mësuar keq, nuk kënaqet kurrë.  

*** 

Idiot i dobishëm në njëjës ose në shumës, është një shprehje e përdorur në zhargonin politik për të treguar dikë (një person apo popull) që, nëpërmjet qëndrimeve dhe veprimeve të tij, pa vetëdije (për interesa të rastit apo xhelozisë vetëvrasëse) mbështet ose ndihmon një palë të tretë që në fillim nuk kishte ndërmend ta mbështeste, ose e mbështetë për shkak të fëlliqësisë së karakterit. Idioti i dobishëm mund të manipulohet për ta bërë këtë nga pala e tretë (armiqësore për vet idiotin kokëmish), por po aq shpesh kjo mbështetje ndodh si një pasojë e paparashikuar dhe e paqëllimshme e veprimeve të idiotit të dobishëm. 

Ata që përfitojnë nga idiotë të tillë të dobishëm zakonisht kanë pak ose aspak respekt për ta, faktikisht i urrejnë, por zgjedhin t’i tolerojnë (dhe herë pas here t’i ndihmojnë) sepse ata vetë përfitojnë prej saj. 

Lexova për idiotësinë e radhës së “ndërmjetësuesve” ndërkombëtarë që “besojnë se nëse serbëve u jepet ajo që ata kërkojnë, serbët e Kosovës dhe Serbia do ta pranonin përfundimisht statusin e Kosovës si shtet i pavarur”. Me Serbinë brenda. 

Shqiptarët duhet të mbrojnë me çdo kusht qëndrimin e tyre, jo kompromise të mëtejshme në “dialogun” me brekët e palara të Rusisë në Ballkan, Serbinë pan-sllavistë, naziste-terroriste që vazhdimisht përkëdhelet (ledhatohet) nga BE-ja dhe jo vetëm, me fjalë të ëmbla, me butësi, me përulësi e me plotë dashuri perverse – të njëanshme.  

Ai që sakrifikon gjithçka për fëmijët e tij të llastuar merr dënimin e merituar.  

Të huajt e BE-së që përmes “shoqatave” serbe po përpiqen ta zhdukin nga faqja e dheut kombin shqiptar (edhe pse shumica i përket komunitetit fetar mysliman – 90% janë jofetarë), le të guxojnë të krijojnë shoqata në vendet e tyre, për pakicat që i kanë në shumicë.  

Nëse qeveria aktuale e Kosovës apo këta kuislingë (kriminelë) opozitarë duan patjetër të abuzojnë – thyejnë Kushtetutën e Kosovës – dhe të nënshkruajnë plehra, ata do të trajtohen nga sovrani si kriminelë dhe tradhtarë të neveritshëm të vendit; le të ikin nga vendet e tyre dhe të kërkojnë azil për tradhti në Serbi dhe Rusi. 

Toka e shqiptarëve nuk lindi nga asnjë nënë tradhtarësh, ato janë një trashëgimi dhe pasuri e përgjithshme kombëtare. 

Asgjë nuk është më e dëmshme për një njeri sesa mungesa e rezistencës ndaj së keqes. Shqiptarët (sovranët) do t’i rezistojnë fortë çdo tradhtie të mëtejshme, patjetër. 

*** 

Kosova po shpërbëhet, është në shkatërrim, ndërkohë “demokratët” e mëmëdheut, të cilët në pak muaj kanë mbushur disa herë sheshin dhe rrugët e Tiranës dhe kanë demonstruar kundër regjimit monist antikombëtar, në rast të shpërbërjes së Kosovës nuk dëgjohen fare, heshtin. 

Nëse shqiptarët nuk zgjohen menjëherë dhe reagojnë së bashku kundër “ndërmjetësuesve” të BE-së që janë në anën e Serbisë, kombi shqiptar nuk do të ekzistojë, sepse po sulmohet nga të gjitha anët. Nga “miqtë” dhe armiqtë e lashtë. Megjithatë, armiku më i madh i shqiptarëve janë vetë shqiptarët. Ata kanë probleme me njëri-tjetrin. Ata gërmojnë varret e tyre, bëjnë vetëvrasje. 

*** 

Vetëvrasja: Lehtësimi i të qenit i çliruar nga vetvetja. 

Një sulmues vetëvrasës (kamikaz) është një person që shpërthen qëllimisht një bombë për të plagosur ose vrarë të tjerët, duke marrë në të njëjtën kohë edhe jetën e vet. 

Ka më shumë njerëz të cilët bëjnë vetëvrasje me pirun sesa  me çdo armë tjetër. 

Njerëzit, me përjashtim të shqiptarëve, nuk bëjnë vetëvrasje dy herë. 

Rreziku i madh për t’u bërë një personazh i famshëm është se ju lehtë mund të mbivlerësoni rëndësinë tuaj dhe të largoheni plotësisht nga realiteti. Atëherë bëhesh një qenie e gërditshme, e neveritshme. Në rastin më të keq, përfundoni si një psikopat skizofrenik. 

*** 

Tradhtarë dhe gënjeshtarë në çdo hap. O tradhtarë të ndyrë të popullit dhe të vendit tuaj! Stuhi dhe bubullima do të vijnë mbi ju, të gjithë gurët e shtëpive të shkatërruara e të shpërndara do të fluturojnë mes jush dhe do godasin në çdo gjurmë të mashtrimeve tuaja.  

Asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu. Të gjitha këto i them sepse dita e llogarisë përfundimtare e sovranit kundër kuislingëve është shumë afër, ndoshta më afër nga sa mund ta imagjinojmë. Por, siç ndodh gjithmonë kudo në shtetet e dobëta ku dominojnë mercenarët, edhe sikur të mbrohen nga pushtuesit gjakatarë-barbarë është e ndaluar nga “demokracitë” e BE-së, ndryshe, disa prej tyre, pasardhësit e të mallkuarve që për hatër dhe frikën prej Rusisë filluan copëtimin e Shqipërisë në Kongresin e Berlinit (1878) dhe Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913), duke ua dhënë trojet tona hordhive pan-sllavistëve dhe grekëve të rrejshëm.  

Nëse nuk bëni diçka me plagët e vjetra, ato do të vazhdojnë të rrjedhin gjak! 

Disa njerëz mbajnë një ndjenjë faji të gabuar që krijon ankth dhe depresion. Të tjerëve u mungon ndjenja e fajit dhe gënjejnë për të shpëtuar veten. Ndjenja e fajit rregullon ndërveprimin tonë, por shtrembërimet bëhen patologji. 

Lufta për mbijetesën tonë biologjike. Të jesh apo të mos jesh gjallë nuk është çështje kompromisi. Ose je ose nuk je. Shuma e gjallërisë së individëve është qëndrueshmëria e shoqërisë. Ne duhet të qëndrojmë së bashku, përndryshe armiqtë e kudondodhur (pushtuesit e tokave) do të na varin veç e veç.  

Duaje vendin tënd. Kur burrat e vërtetë veniten (rraskapiten), shoqëria prishet. Kjo është treguar gjatë gjithë historisë, sepse askush nuk mund ta mbrojë atë, është shumë më lehtë të pushtosh një komb të meshkujve të feminizuar. E ardhmja nuk u takon atyre kombeve që mbyllin sytë përpara një fatkeqësie. Të nxjerrësh në pah, të jesh i vetëdijshëm për humnerat e fshehta që përgatitën ndonjë tradhtar-kriminel i korruptuar përbën një nga detyrat e çdo atdhetari.  

Errësira e përshpejtuar zbret mbi tokën shqiptare. Ndoshta ia dalim të mbijetojmë, por në horizont retë janë të errëta. 

Heronjtë që vdiqën duke mbrojtur ëndrrat e miliona bashkatdhetarëve të tyre, do të jenë gjithmonë ylli ynë udhëzues. 

Është detyra jonë të protestojmë të gjithë së bashku kundër atyre që dëshirojnë të keqen për Kosovën, thënë ndryshe, për zhdukjen e racës sonë.  

*** 

Më poshtë janë disa pjesë nga letrat e mia 20 vjet më parë: 

Klounët nazist – Duke përdorur falsifikimin historik, politikanët serbë, “akademikë” etj. akoma pretendojnë se zemra e Serbisë qëndron në Kosovën shqiptare. Ne duhet t’i nxisim të gjithë serbët me mendje të njëjtë që ta kërkojnë diku në Karpate! (Serbët vijnë prej andej). 

Nënë Tereza e shpëtoi jetën duke ikur nga Shkupi në Tiranë me nënën dhe vëllezërit e motrat e saj në vitet 1912-1913, gjatë luftës së shfarosjes serbe kundër shqiptarëve. Babai i saj u vra nga serbët me helm. 

Para këtij holokausti, popullsia shqiptare ishte shumë më e madhe se ajo serbe, sipas shkencëtarit Boue: Serb 900 000, Shqiptarët 1.600 000. Në këtë kohë, shqiptarët ia kalonin edhe grekëve në Ballkan. 

Gjenocidet që kryen serbët në ish-Jugosllavi (1992-95) kundër kroatëve dhe boshnjakëve, kundër shqiptarëve të Kosovës (1998-99), janë një përsëritje e asaj që ndodhi në Shqipëri në vitet 1912-1913. Lexoni për të në Golgota Shqiptare që është një përmbledhje letrash korrespondente luftarake të botuara në vitin 1913 nga austriaku hebre, Leo Freundlich, 20 e ca vite më parë i ribotuar nga gazetari gjerman, i ndjeri Hans Peter Rullman (botime në anglisht dhe gjermanisht). https://en.wikipedia.org/wiki/Albania%27s_Golgotha 

I pyetur se çfarë kanë ndërmend të bëjnë me kroatët, lideri çetnik serb Vojislav Sheshel, bashkë-kriminel i luftës me Aleksandar Vuçiç (qentë më besnik të kryekriminelit Slobodan Milosheviç), është përgjigjur: “Do t’ua presim kokën me lugë të ndryshkur!” Kjo ishte referuar në faqen e parë të gazetës britanike The European, më 13/12/1992. 

Pak para se të fillonin luftërat në ish-Jugosllavi, politikani austriak, Andreas Khol, deklaroi: “Perëndimit demokratik duhet t’i vijë turp për qëndrimin e tij oportunist ndaj trimave shqiptarë!” 

Ky turp nuk është zvogëluar që atëherë. Po! Turp për ju, politikanë të Perëndimit! 

Shpirti i racës sonë pellazgo-ilire duhet të na bashkojë për jetë a vdekje! 

_______

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Eruditizmi letrar dhe shkencor i Akademik Eshref Ymerit

0

Akademik Kujtim Mateli,shkrimtar 

Profesor Eshref Ymeri është një nga figurat më të rëndësishme në botën akademike shqiptare. 

Puna e tij me fjalorët u shërben shqiptarëve të të gjitha trojeve tona, edhe atyre në Diasporë, ndaj një vlerësim shtetëror mund ta bëjnë Qoftë Kosova, Shqipëria apo Maqedonia. 

Një propozim për një vlerësim të lartë le të bëhet nga Akademia jonë, në të tre këto shtete dhe presin nga secili ta vlerësojë punën dhe kontributin e tij.

Hartimi nga një autor i vetëm i disa  fjalorëve të fundit në harkun  kohor të 20 vjetëve ka qenë një punë e kolosale , të cilën edhe një ekip leksikografësh do ta kishte të vështirë ta përballonte, por këtë e bëri eruditi shqiptar  Akademiku i AAAS-it ,profesori i ndritur i kombit  Eshref Ymeri,PHD.

Fjalori Frazeologjik Anglisht -Shqip i frazeologut Prof.Dr.Eshref Ymeri u botua në Gjermani
 
Kopertina e Fjalorit botuar në Sh.B.Globe Gjermani

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Dje në internet rastësisht lexova një lajm të bukur, për një gjuhëtar dhe studiues të veçantë, i cili më gëzoi.

Në Gjermani sapo është botuar Fjalori Frazeologjik anglisht-shqip i Akademik, Prof.Dr.Eshref Ymerit. Ndaj nuk munda të heshtja, pasi heshtja është anashkalim, përjashtim, harresë e qëllimshme, ndaj veprave të tilla dhe autorëve, ndaj lihen në heshtje, madje shpërfillen si të pavlerta. Fjalori u botua nga ShB..Globe në dy vëllime (I & II).

Ne shqiptarët jemi të çuditshëm. Dihet se vendi ynë i vogël që nuk është në gjendje të mbrojë shkencërisht identitetin kombëtar (Lashtësinë e Gjuhës Shqipe dhe Autoktoninë e shqiptarëve), si mund të jetë në gjendje të reklamojë, të botojë apo ta vlerësojë këtë studiues, frazeologun e shquar Eshref Ymeri? Theksoj se, Akademik Ymeri, i vetëm, pa bashkëautor, me një punë këmbëngulse, studimore dhjetra vjeçare i ka dhuruar fondit të artë të Kulturës Kombëtare tre fjalorë-frazeologjik (3): Italisht -shqip-Rusisht shqip, dhe anglisht -shqip, si dhe dy libra studimor për përkthimin, botuar në një hark kohor të shkurtër, duke pasuruar gjuhën shqipe me mijëra shprehje frazeologjike që përbëjnë një thesar të çmuar leksikor të gjuhës sonë.

Pse është kaq e pasur gjuha jonë, ndaj dhe pellazgjishtja , gjuha e të parëve tanë, paraardhësve Iliro-Trakas-Shqiptarë është ajo gjuhë e fillimit të gjuhëve në kontinentin plakë, e cila ka të njëjtat vlera si dhe pellazgët që njihen si shtetformuesit e kombeve të Evropës.

E dini pse ndodh kjo? Sepse Eshref Ymeri është autor shumëdimensional apo shumëplanësh,i cili si studiues, përkthyes, publicist apo frazeolog, nuk i përket Realizmit Socialist. Ai ka një Portret, Individualitet dhe Personalitet ndryshe, pasi këndvështrimi i tij mbështetet në relitetin real të kombit dhe situatave politike në rajon e më gjerë.

Shqipëria e vogël që ka furnizuar botën me bijtë e saj të kulifikuar në fusha të ndryshme, në çdo periudhë historike edhe sot ka mjaft njerëz të shquar. Po për fatin tonë të keq, ne jemi të mirët e botës dhe të ligjtë e vetes. Ashtu si kemi lënë në harresë historinë, kemi harruar elitat, të cilat i kami, por i mohojmë, i fundosim, i baltosim derisa i mbulon pluhuri i harresës.Kurse bota nuk i ka njerëzit e shquar, i krijon dhe i ngre në piedestal duke i vënë në panteonin e kombit. Pavarësisht se ç’ kombësi kanë, ç’ngjyrë janë, ç’gjuhë flasin apo ç’besim kanë , gjithsesi i nderojnë dhe i përjetësojnë për vlerat që i kanë dhënë kombit të tyre.

Çfarë kanë bërë Akademia e Shkencave, Ministria e Kulturës dhe e Arsimit për Personaliete të tilla si Eshref Ymeri, që dijet, studimet, gjuhët e huaja dhe kulturën e gjerë,i përdori në dobi të kulturës kombëtare, si dhe të unitetit dhe identitetit kombëtar.

Të vjen të ndohtë kur dëgjon se “X” Paçavure, Gënjeshtar, Sajues apo Mashtruses të historisë së kombit marrin tituj të lartë deri te “Nder i Kombit” dhe nuk e zë me gojë askush punë e pallogaritur të Prof Eshrefit. Për çfarë meritash vallë marrin një vlerësim maksimal? Çfarë kanë bërë për atdheun?! Ballafaqoni punën e cilitdo dhe vini pikat mbi “i”. Jo kështu, jo nuk mund të bëhet ! Nuk mund të jepen dekoratat me fushata. Nderimet dhe vlerësimet i takojnë ati personaiteti që ka derdhur djersë, mund dhe dije…jo ta marrë ai /ajo që ngre flamurin nga fryn era e politikës…

Iu lutem institucioneve shtetërore të hedhin sytë nga njerëz me potencial si Prof.Dr.Eshref Ymeri, që ka dhënë dhe po jep shumë dhe nuk ka marrë asgjë…

Çudi e madhe! Puna voluminoze dhe e nivelit të lartë shkencor e Eruditit Eshref Ymeri i ra në sy një shtëpie Botuese në Gjermani dhe nuk i bije në sy Institutit të Gjuhësisë, Akademisë së Shkencave,Ministrisë së Arsimit dhe asaj të Kulurës në Tiranë. Këto fjalor me mbi 2500 shprehje frazeologjike secili, që u vijnë në ndihmë gjithë Katedrave, shkollave të mesme dhe të nivelit akademik, përkthyesëve, shkimtarëve dhe kulturëdashësve.

Botimi i Fjalorit Frazeologjik Anglisht -Shqip në Gjermani është një vlerësim i merituar i punës madhore të Prof.Eshref Ymerit.

Eshref Ymeri (Mesaplik, 25 dhjetor 1938) është përkthyes shqiptar dhe studiues i njohur shqiptar . Pasi mbaroi arsimin fillor nё Mesaplik, vazhdoi shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe në vitin 1959 mbaroi Gjimnazin “Ali Demi” tё Vlorёs me rezultatin shkёlqyeshёm. Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, iu dha e drejta pёr tё studjuar nё Leningrad të B. S. pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin “Histori Filiologji”, të cilin e mbaroi me rezultate të larta nё vitin 1966 dhe u emrua pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse. Mё vonё e caktuan shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990. Gjatё kёsaj periudhe ai drejtoi redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja për veprat e Enver Hoxhёs. Mё 1992 filloi sërish punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, kur doli nё pesion.
  • Fjalor frazeologjik rusisht shqip : Me 25 160 shprehje frazeologjike – 2015
  • Përkthimi, një histori pasioni – 2015
  • Fjalor frazeologjik anglisht – shqip : Me 25440 shprehje frazeologjike – 2019
  • Etj.

Pavarësisht nga modestia e autorit, lejohemi të pohojmë pa mëdyshje se këto ndihmesa e bëjnë atë kontribuesin më të madh në fushë të fjalorëve frazeologjikë dygjuhësh dhe një ndër frazeografët më të shquar shqiptarë.

Me rreth 1300 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze e mijëra barasvlerës shqip, Fjalori frazeologjik anglisht-shqip, është një vepër madhore, që mund ta bënte vetëm dija e gjerë dhe vullneti i paepur i Akademik prof. dr. Eshref Ymerit. 

Me këtë Fjalor frazeologjia shqipe dhe leksikografia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze.

I pari fjalor sinonimik i gjuhës shqipe, fjalor gjithëpërfshirës me fjalë dhe shprehje nga gjuha letrare, shkencore, e mediave, e folur, bisedore e krahinore, sa kohë që këto kanë një a më shumë sinonime në gjuhën shqipe.

Akademikut tonë zt.Eshref Ymerit, i urojmë shëndet të mirë ,mbarësi familjare dhe shumë suksese në jetë.Pata fatin që këtë studiues ,erudit e njofa për së afërmi më shkrimet  dhe  sygjerimet e tijë më dha dituri të çmuar në punën time krijuese dhe shkencore. 

“Vila e ish- diktatorit, Enver Hoxha”, nuk do të klasifikohet më si “Sekret Shtetëror”

0

Përgatiti për botim: Albert Z. ZHOLI, Tiranë

“Sekretet” pa sekrete të “Vilës nr. 31” të ish- diktatorit, Enver Hoxha.

– Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, tashmë e ka deklasifikuar plotësisht informacionet e klasifikuara për “Vilën nr. 31” si “Konfidencial.

Sapo erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë.

-Pak ditë më vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Costa.

-Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe.

-Shtëpia ku u vendos diktatori ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga Berati.

Përgatiti për botim: Albert Z. ZHOLI

“Vila nr. 31”, ose siç njihet ndryshe “Vila e ish- diktatorit, Enver Hoxha”, nuk do të klasifikohet më si “Sekret Shtetëror”. Vendimi është publikuar pardje, dhe rtsh.al, sjell detaje lidhur me shkaqet dhe arsyet që e kanë shtyrë Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, që të mos e klasifikojë më tej informacionin rreth kësaj godine si të “Klasifikuar” dhe “Sekret Shetëror”. Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të Informacionit të Klasifikuar “Sekret shtetëror (KDZH) në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, bëhet e ditur se tashmë e ka deklasifikuar plotësisht informacionet e klasifikuara për “Vilën nr. 31” si “Konfidencial”. Kjo vërtetohet tashmë edhe nga dokumenti me shkresën përcjellëse, “Projekt i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, me nivel klasifikimi “Konfidencial”, “Për informacionin e klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”, “Për miratimin e rregullores për deklasikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”.

Arsyet 

Arsyet për deklasifikimin e dokumentit të sipërcituar, i referohen një shkrese të ardhur nga Ministria e Kulturës “Propozim për bashkëpunim në fushën e kulturës”, ku shprehet interesi që ky dokument të deklasifikohet, pasi diktohet nga interesa të tjerë të ndryshëm në krahasim me nevojën për të mbajtur dokumentin rreth “Vilës nr. 31”, si të klasifikuar. Në vijim të shkresës së sipërcituar të ardhur nga Ministria e Kulturës, grupet e punës mes ministrisë së Kulturës dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, kanë zhvilluar disa takime të njëpasnjëshme, duke analizuar prioritet dhe objektivat afatgjatë në mbështetje të programeve kulturore, të cilat do t’i ofrohen një publiku më të gjerë dhe që duhet të zhvillohen në ambientet e Rezidencës Qeveritare, “Vila nr. 31”. Në këto takime është vlerësuar se ka interes për të ridimensionuar/rinovuar ambiente të Rezidencës Qeveritare, “Vila nr. 31”, në funksion të organizimeve dhe promovimeve të ndryshme artistike, kulturore etj., nga studiues vendës dhe të huaj, gjë që përbën përparësi, si dhe është në funksion të përmirësimit dhe të zhvillimit të politikave favorizuese në fushën e krijimtarisë artistike për vendin tonë.

Dokumenti

“Implementimi i zbatimit të projektit në ridimensionimin e ambienteve të Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31, ka për qëllim të ruajë karakterin e saj ceremonial, por njëkohësisht të jetë edhe i hapur për publikun. Duke qenë se, dokumenti “Projekti i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, i klasifikuar “Konfidencial”, përbën një element të rëndësishëm për zhvillimin e procedurës së hapur të prokurimit publik, me objekt: “Rikonstruksioni i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, ai duhet të deklasifikohet.”- thuhet në bibliografinë e informacionit të deklasifikuar në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare dhe që bëhet publik nga rtsh.al. Një kopje e publikimit të bibliografisë do t’i dërgohet zyrtarisht edhe DSIK-së.

Çfarë është “Vila nr. 31” dhe pse mori këtë emër?

Kur bëhet fjalë për ish- vilën e diktatorit Enver Hoxha, ende publiku në ditët tona i referohet këtij objekti si “Vila nr.31”. Pavarësisht se kuptimi i këtij numri, pas përmbysjes së sistemit komunist ka rënë, dhe nuk figuron gjëkundi, prap ky numër vijon të mbetet në fuqi. Rajoni i banimit të udhëheqësve të partisë e të shtetit administristrohej nga pikëpamja e sigurisë nga Drejtoria e Dytë e Sigurimit të Shtetit në MPB. Objektet kryesore kishin nga një numër. Në kohë lufte, nga të gjitha pikëpamjet, këto objektet administroheshin nga MPB-ja. Në fakt i ka mbetur “Vila nr. 31”, pasi me këtë numër ishte në listën e Ministrisë së Punëve të Brendëshme, që do të ruhej në rast lufte.

Ndërtesa e ish- vilës së Hoxhës

Vila ku ka jetuar ish- diktatori komunist, Enver Hoxha, është një ndërtim i periudhës së komunizmit me një arkitekturë e cila imiton, në një pjesë të saj, deri diku arkitekturën e viteve 30-të. Kurse pjesa tjetër është një ndërtim i rëndë betoni e veshur me pllaka të bardha guri. Kjo shtëpi, e ndodhur në zonën e ish- Bllokut, ka qenë një objekt i paprekshëm, tabu, dhe i veshur me shumë mister në kohën e diktaturës komuniste.

Historia

Sapo erdhi në pushtet, Enver Hoxha u vendos në hotel “Dajti” në Tiranë. Pak ditë më vonë i pëlqeu një shtëpi e ndërtuar në vitin 1942 nga një italiane, Velleda Lucia Costa. Në shtëpinë tjetër ngjitur me të (nga lindja) që i takonte pronarit Qemal Biçakçiu, u vendos Koçi Xoxe. Shtëpia ku u vendos diktatori ishte në ish truallin e ish deputetit Hamit Myftiu nga Berati. Këtë truall, më 9.1.1940, Myftiu ia dha me qira për 99 vjet sipërmarrësit italian Vittorio Ercole Belloti. Gjatë kohës së qirasë, për 2 vjet, zonja italiane ndërtoi shtëpinë. Nisur nga kjo, ajo kërkoi ta blejë gjithë truallin duke revokuar marrëveshjen e datës 9.1.1940. Më 2.6.1942 u përpilua “akt revokimi kontratë qiradhënie, fshirje inskriptimi hipotekar, shitje-blerje trualli dhe deklarim zotërimi shtëpie”. Zonja Velleda Lucia Costa nga Gjenova bleu gjithë truallin e shtëpisë dhe parcelës. Megjithatë në këtë shtëpi deri në vitin 1944 banuan Belloti dhe tregtari Petraq Katro nga Korça. Qemal Biçakçiu (1921-1988) u dënua dhe vuajti burgimin në vitet 1946-1960. Pas daljes nga burgu bëri një jetë të vështirë e pa gëzime. Deri në vdekje ndiqej nga Sigurimi i Shtetit. Hamit Myftiu u dënua me vdekje dhe u ekzekutua më 2 mars 1948. Pasi Koçi Xoxe u largua nga shtëpia e Qemal Biçakçiut, Enver Hoxha e mori edhe atë shtëpi. Të dyja i lidhi me një korridor të përbashkët. Në vitin 1973 ngjitur me këtë shtëpi ndërtoi shtesën e re që njihet sot si vila nr. 31.

Arkitektura

Vila e parë që ngjan të jetë një shtëpi me arkitekturë të viteve 30 ku gjithçka ka një hije njerëzore. Pjesa tjetër është një ndërtim socialist me cepa, strukturë të rëndë dhe beton të veshur me pllaka guri të bardha. Ka të dhëna gojore se cepi i fundëm i ndërtuar me arkitekturë të re, por…Diktatorët ikin  popujt studiojnë historinë!

Kelmendi: “Edhe këso marrëzish na kanë ndodhur…!”

Ibrahim Kelmendi, Gjermani
____
Nuk e di nga dhe si u gjeten lidhjet që Sabri Novosella ta caktonte si kryeplak të ceremonistë mortore Nuhi Suljmaninin (nga Llojani i Kumanovës), të cilin, në ndërkohë Skendër Durmishi e ka diskualifikuar si “shkolla e UDB-së”. I njëjti administronte ndihmat financiare që jepnin bashkatdhetarët kur vinin për ngushëllime në Untergruppenbach, ku po bëhej ceremonia mortore për Jusufin, Kadriun e Bardhoshin. Pakuptimisht ceremonia mortore zgjati rreth tre javë, meqë Suzana, tashmë e veja e Jusufit, kishte bërë kërkesë në konsullatë jugosllave në Shtuttgart për leje që kufomat të barteshin për t’i varrosur në Kosovë. Duket që e kishte bind një avokat (me mbiemrin Wolf), të cilin Arbeiterwohlfart, punëdhënësi i Bardhoshit, e angazhonte për mbrojtje të Gastarbeiter’rëve (imigrantëve) nga Jugosllavija.
Të dilën pasuese pas të dielës së kobshme kur na ndodhen vrasjet (më 17 janar 1982), që do të thotë një javë më vonë, vinë bashkëatdhetarët e Klubit Shqiptar (Dyseldorf) për ngushëllime. Ishin ardh me autobus e ca auto, rreth 70 veta. Në përfundim të asaj vizite ngushëlluese Kryetari i Klubit, tashmë i ndieri Hyzri Reka, nxjerr zarfin me ndihma dhe ma zgjat mua. E luta t’ua dorëzonte Suzanës, Tushës dhe Saimës, me arsyetim se do të sinjalizoheshin që kanë përkujdesjen e bashkëveprimtrarëve. Ashtu ndodhi.
Të hënën, gjatë dite, Nuhi Sulejmani ka thirr dibranin Agron Sela dhe Naim (Smajl) Haradinajn e Gllogjanit të Deçanit, duke simuluar se donte t’u thoshte diç me rëndësi. Ata ishin në moshë të re, rreth 19-20 vjeçarë. Dukeshin entuziastë dhe të guximshëm. Ngjiten në katin në dytë në dhomë për fjetje të mysafirëve. Ajo ishte në krye të shkallëve. Ishte e vogël, rreth 2,5 me 4 metra. Gërvallët e quanin “dhoma e Ibrahimit”, meqë aty kisha fjet shpesh.
Sapo Agroni dhe Naimi ulën në dyshekun e shtruar mbi dysheme, mbi të cilën flija unë, Nuhiu simulon mikëpritësin dhe kap jorganin që e paloja kur zgjohesha dhe e vija mbi jastek. Simulon sikur e ka merak që ata djemë të mos mbështeten në muri, por t’ua vendos jorganin dhe jestakun mbrapa shpine. Kur e ngrit joragnin bie zarfi me ndihma, të cilin Nuhiu e kishte fut aty paraprakisht. Vetëkuptohet që Nuhiu duhet të ketë klithë: “Uaaa, këto janë ndihma që kanë sjell bashkatdhetarët e Dyseldorfit dhe Brahimi i paska fsheh këtu për t’i vjedh…!!”
Xhafer Durmishi tashmë kishte arritur nga Kosova. Kishte qëndruar pranë Jusufit nga korriku deri në dhjetor 1981 Durmishin dhe Jusufin i kishte graduar Novosella me anëtar të “komitetit qendror” (inekzistent). Siç ka rrëfyer vet Durmishi, në verë 1981 ishte dërguar nga Novosella për ta ndihmuar Jusufin në përgatitje të “Zërit të Kosovës”, numri i parë i të cilit doli nga shtypi në nëntor 1981, si oragan i LNÇKVSHJ-së. Durmishi ishte kthye në Kosovë në dhjetor 1981, me trenin ndërkombëtar, të cilin e quanin “Akropolis”. Ai nisej nga Amsterdami, kalonte përmes Gjermanisë, Beogradit, nëpër Fushë-Kosovë, për të vazhduar rrugëtimin drejt Shkupit dhe Selanikut. Po me “Akropolis” Durmishi kishte rrugëtuar nga Fushë-Kosova në Gjermani më 19 janar 1982. Quditërisht Durmishin nuk e kishin hetuar agjenturat jugosllave!! Në Fushë-Kosovë duhet ta ketë përcjell Bashkëveprimtari Asllan Mihaliqi, siç ka rrëfyer ai në librin e tij. Bile, nëse kam mbajt mend, Asllani rrëfen edhe ca përipeci të bisedave telefonike me Gërvallët (meqë ende nuk kishin telefon në shtëpinë që banonin), për t’u informuar kur dhe ku duhej t’i prisnin ca ekzemplarë të “Zërit të Kosovës” që i ishin dhanë Remzi Ademit për t’i fut ilegalisht në Kosovë. Për ata që nuk e dinë, Zhurjani Remzi Ademi është martirizuar në Luftën çlirimtare të UÇK-së. Ndoshta pikërisht asaj radhe qe zbuluar e arrestuar dhe ka vuaj disa vite burg…
Tashmë dyshja Sulejmani-Durmishi e vlerësojnë si rast të volitshëm “vjedhjen” time, prandaj thirrin mbledhje urgjente të hënën në mbrëmje. Pjesëmarrës “komiteti JG”, që ende nuk e kishin shpall publikisht, por Novosella duhej të kishte urdhëruar që ta formonin Durmish dhe Nuhi Sulejmani. Pjesëmarrës në atë “mbledhje”, pos Durmishit si udhëheqës politik dhe organizativ, Nuhiut si komplotist i skandalit, Agronit e Naimit si “dëshmitarë”, kanë qenë Faridin Tafallari, Nami Ramadani, Hafiz Gagica, Shaban Bobi dhe ndoshta edhe dy të tjerë, por që nuk ua kam mbajt mend emrat. Durmishi informon të pranishmit për urgjencën e mbledhjes dhe qëllimin: “dëbimin e Ibrahimit nga shtëpia e Gërvallve për shkak të tentimit për vjedhje të ndihmave”. Ai e urdhëron Nuhiun ta paraqes “tentim-vjedhjen”.
Nuhiu me teatralitet tipik që karakterizonte ca bashkëpunëtorë të UDB-së, gjysmanalfabet por me dresur për të spiunuar e përçarë, e rrëfen ndodhinë e “rastësishme” gjatë asaj dite. Aty isha si lepuri para zagarëve e gjahtarëve. Pasi Nuhiu e kreu rrëfimi teatral e pyeta: “Na trego tani konkretisht, çfarë ke dashtë t’u thuash Agronit e Naimit? Ua ke thanë atë që kishe planifikuar, apo të është ndërpre filmi sapo ka ra zarfi me ndihmat financiare, të cilin vet e ke fut aty? Vërtet ishe aq i vëmendshëm, sa ti të përkujdeseshe për Agronin e Naimin të mos e ftohin shpinën në muri?” Vazhdova me rrëfimin, se Hyzri Reka ato ndihma ia kishte dorëzuar Suzanës, nuk m’i kishte dorëzuar mua, siç pat gënjyer Nuhiu. Kur zunë zagarët, megjithatë, ta përkrahnin teatralitetin shpifës të Nuhiut, dola nga dhoma. Pa zbrit poshtë e thirra Suazanën të vinte për të dëshmuar. E pyeta Suzanën kujt ia ka dorëzuar ndihmat e bashkatdhetarëve nga Dyseldorfi. Ajo tha shkurt e shqip: “Mua mi pat dorëzua Shoku Hyzri”. Shtoi se edhe unë kisha qenë i pranishëm. E pyta kuj ia kishte dorëzuar atë zarf me ndihma pastaj? U përgjegj se ia kishte dërëzuar Nuhiut, duke shfaq befasi hutuese, përse po e pyesja. E falënderova. Ajo doli.
Xharpni i zi, Durmishi, u katranos edhe më shumë se e kishte natyrshmërinë e zezë. I zënë ngusht nga ai demaskim e diskreditim kaloi në “pikën tjetër”. Zuri të belbëzonte: “kurva e Kadrisë i ka qit shokët në pritë, meqë ka caktuar orarin kur duhej t’i telefonte Kadriu dhe ka informuar vrasësit…” E ndërpreva me pyetjen: “Qysh kur gratë u caktojnë orar burrave, kur duhet t’u telefonojnë, kur e kanë telefonin në shtëpi?!” Pata humb durim dhe i fola: “Nga ky minutë e tutje kushdo që guxon të fyen Bulën [Saime Isufin] apo të sajon këso shpifjesh e provokimesh, si kjo e Nuhiut, kam me ia dredh qafën si të pulës!”
Fatmirësisht e kuptuan seriozisht kërcënimin tim dhe atëherë e tutje nuk më kanë provokuar konkretisht, ballë për ball.
PS.:
Në të njëjtën mbledhje u përpjekën të më detyronin të ikja nga ceremonia mortore. Prapë pata thirr Suazanën për ta pyet nëse prania ime në ceremoni morore po e bezdiste. Fatmirësisht e shprehu dëshirën që unë të qëndroja. Mendoj, edhe nëse do të thoshte se po e bezdisja, nuk do ikja, sepse nuk do ta leja atë kope pa mbrojtje, meqë ujqit tashmë ishin penetrua në atë vathë…
Fjalën në varrim të Bashkëveprimtarëve të martirizuar qe vendosur ta shkruaja unë e ta lexon Agron Sela, si “neutral” që e vlerësonim, meqë ishte arratis rishtas dhe ende nuk ishte informuar për veprimtarinë subverzive të shërbimeve jugo-sllave. Meqë Agronin e patë merthyer vaji nga emocionet e atij rasti tragjik, ia pata marrë letrën nga dora dhe e vazhdova unë leximin.
Uroj ta kem rrëfye kuptueshëm, që të mos kem nevojë me e “vizatua”, që të kuptohet edhe nga idiotët inatçorë, se skenari pas vrasjeve ishte kapja e shpartallimi i Emigracionin tonë revolucionar, siç u tentua pa sukses por me pasoja të mëdha, deri në vitin 1986, kur nga Lëvizja iken të tre krye-komplotistët dhe bashkëveprimtarë, zagarët dhe tifozët e tyre (të gjithë se bashkua, as 15 veta).
TUNG
(ibrahim Kelmendi)