Kreu Blog Faqe 1122

Dimensioni kombëtar i letërsisë përmetare 

0

Nga Kujtim Mateli 

Letërsia përmetare është e njohur në të gjitha trojet shqiptare. Naim Frashëri, i njohur nga shqiptarët si Poet Kombëtar tregon se shkrimtarët e kanë patur Naimin si frymëzim për veprat e tyre, kurse shqiptarët kanë marrë prej tij dritën e fjalës dhe shpirtin luftarak. Përmetarët, si pasardhës të denjë të Naimit, nxorën një numër të madh shkrimtarësh dhe artistësh me rrezatim në të gjithë hapësirën e trojeve shqiptare. Letërsia përmetare mbështetet mbi katër shtylla të fuqishme artistike të përfaqësuara nga katër autorët më të rëndësishëm të saj. Dy nga këto shtylla qëndrojnë në bregun e djathtë të Vjosës dhe që janë Naim Frashëri dhe Kasëm Trebeshina, kurse dy të tjerat në bregun e majtë: Bardhyl Londo dhe Sejfulla Malëshova i cili njihet në letërsi si Lame Kodra. Letërsia përmetare, falë përmasës kombëtare që mbartëte letërsia e tyre, është e njohur dhe e dashur nga shqiptarët kudo që ata ndodhen: në trojet shqiptare apo në Diasporë. Veçori e letërsisë përmetare është se të gjithë autorët përmetarë kanë në krijimtarinë e tyre diçka nga madhështia e vargut të Naimit dhe ëmbëlsia e vargut të Londos, nga vargu luftarak i Malëshovës dhe karakteret e spikatura të Trebeshinës. Ndikimi i këtyre autorëve te shkrimtarët e tjerë përmetarë është i dukshëm dhe kjo ka bërë që letërsia përmetare të jetë kryezonjë e letërsisë shqipe. Rrethi i Përmetit përbëhet nga disa krahina të rëndësishme, njëra prej tyre është dhe krahina e Dëshnicës që shtrihet në veriperëndim të rrethit të Përmetit dhe që ka si kryeqendër qytetin e Këlcyrës.  

Në këtë libër të ri “Dyzet shkrimtarët e Dëshnicës” po e veçoj letërsinë e krijuar nga autorët dëshnicarë nga pjesa tjetër e autorëve përmetarë, vetëm për efekt studimi, pasi letërsia e plotë përmetare mund të kërkojë të përfshihet në tre libra. Letërsia dëshnicare i ka fillesat e veta qysh në mesin e shekullit të kaluar me shkrimtarin e madh Kasëm Trebeshina dhe në vijim: Belul Arapi, Bujar Elmazi, Ylli Hoxhaj, Kujtim Halili, Zenel Anxhaku, Lumo Kolleshi, Sadik Murraj etj. Zhvillimin e saj të vrullshëm e ka sidomos pas vitit 2000, pra në fillim të këtij Mijëvjeçari. Ajo shënoi arritje si në anën sasiore ashtu edhe në atë cilësore. Krijuesit dëshnicarë kanë marrë pjesë në konkurset letrare që janë zhvilluar në të gjitha trojet shqiptare, duke u vlerësuar me çmime të ndryshme gjatë këtyre viteve. Po ambicja e tyre i ka kapërcyer edhe kufijtë e trojeve tona duke marrë pjesë në konkurse ndërkombëtare dhe përsëri poezia dëshnicare ka qenë e vlerësuar me çmime. Mund të themi se në ditët e sotme letërsia dëshnicare është bërë pjesë e qënësishme e letërsisë që zhvillohet në trojet tona. Dëshnica numëron 40 autorë me libra artistikë e studimorë për letërsinë, ku kryen e vendit e zë poezia. Krahas letërsisë ka rreth 30 studiues të tjerë dëshnicarë, që me studimet e tyre i janë kushtuar truallit të Dëshnicës, ku dominojnë monografitë për figura të njohura, fshatrat dhe fiset e tyre 

Shkrimtari dhe artisti nuk është i mbyllur në krijimtarinë e tij brenda një hapësire të ngushtë ku punon dhe jeton. Çdo shkrimtar, duke dhënë një kontribut të çmuar për vendin e vet, e ka si synim të tij që këtë pasuri ta përcjellë jashtë këtij kuadrati, për ta bërë të njohur veten dhe vendin e tij në rrafshin global. Duke qënë se shkrimtari dhe artisti, me gjuhën e artit, komunikon me të gjithë banorët e planetit Tokë, me universin e tij shpirtëror, gjithçka që krijon nuk është pronë as e tij, as e vendit që përfaqëson. Ajo ka vlerë universale. Ç`kuptim do të kishte që mirësinë që vjen prej kësaj hapësire globale, poeti ta mblidhte për vendlindjen apo atdheun e tij, kur bota që e rrethon, e ruan ende atë tiparin e egër që njerëzimi e ka patur që në fillimet e tij.  Një vend i vetëm, sado fuqi politike dhe ekonomike të ketë, nuk do ta bëjë dot botën më të mirë. Ndryshimin në këtë botë nuk e sjell dot një vend i vetëm sado i madh që të jetë, madje as një kontinent i vetëm. Ndaj shkrimtari dhe artisti nuk i drejtohet vetëm vendit të tij dhe kontinentit ku bën pjesë. Ai i drejtohet cilitdo qytetari të kësaj bote, pavarësisht se ku ndodhet: në Lindje apo në Perëndim. I drejtohet cilitdo qytetari të kësaj bote, pavarësisht besimit fetar, pavarësisht ngjyrës së lëkurës, pavarësisht pasurisë materiale që zotëron.  

Shkrimtarët dhe artistët kërkojnë ta ndajnë në mënyrë të barabartë me qytetarët e kësaj bote pasurinë e tyre shpirtërore. Kjo botë bëhet e bukur dhe e mirë, kur luftojmë të gjithë për të. Letërsia i bën njerëzit të jenë më të dashur me njëri-tjetrin, më të bukur në shpirt, më të kthjellët në mendime. Në krijimtarinë e tyre artistike, shkrimtarët dhe artistët dëshnicarë ia kanë arritur me sukses që të bëhen zëdhënës të banorëve të krahinës sonë, që me krijimtarinë e tyre i kanë dhënë dhe i japin shumë dhe letërsisë në rrafshin kombëtar. 

Veçori e letërsisë së shkrimtarëve dhe artistëve dëshnicarë është krijimi i një letërsie që pasqyron realitetin e kohës në të cilën jetojmë. Të gjithë e kanë të drejtën e tyre të predikojnë atë çfarë ata mendojnë se është më e mira për veten e tyre dhe për shoqërinë ku jetojnë. Një klerik apo besimtar mund të predikojë se duhet të jesh i mirë dhe të bësh të mira në këtë botë që të mund të pranohesh në parajsën e botës tjetër. Një politikan mund të predikojë se X forcë politike do të bëjë këtë apo atë mrekulli. Pra, njerëzit mund të predikojnë atë që ata mendojnë se është e realizueshme në të ardhmen. Arti nuk mund të predikojë gjëra misterioze, të pakapshme, që mund të realizohen një ditë apo dhe mund të mos realizohen. Arti i drejtohet jetës reale, atë të cilën jetojmë. Shkrimtari shikon, vrojton, analizon, e prek realitetin me shqisat e tij dhe bindet se ka depërtuar në vërtetësinë e këtij realiteti, se e ka prekur këtë realitet dhe është i gatshëm të vërtetojë nëpërmjet një vepre artistike për vlerat reale.  

Një vepër nuk mund të quhet artistike, nëse brenda saj gjejmë synime të caktuara që grupime të ndryshme të një shoqërie kërkojnë të realizojnë. Cilësia kryesore e shkrimtarëve dhe artistëve është se ata e thonë të vërtetën edhe kur ajo i dëmton interesat e tyre personale. Ajo që për njerëzit e zakonshëm mbetet mistike dhe e mjegulluar, procesi krijues i shkrimtarit bën kalimin nga realiteti fizik në atë estetik, e zbardh pamjen dhe ai së mirës i thotë e mirë dhe së keqes i thotë e keqe; liderit i thotë lider e mashtruesit i thotë mashtrues. Krijuesi shpreh atë që ka parë në përthyerjen e tij estetike.  Këtë cilësi bazë të një krijimi artistik, e kanë shprehur në veprat e tyre edhe shkrimtarët e artistët e krahinës së Dëshnicës. 

Veçori tjetër e letërsisë së shkrimtarëve dhe artistëve dëshnicarë janë nivelet e larta cilësore. Ndryshe nga njerëzit e zakonshëm që e paraqesin dhe e mbrojnë një realitet të caktuar duke përdorur gjuhën e folur apo ligjërimin bisedor, krijuesi e lartëson gjuhën e folur duke e ngjitur në një shkallë të caktuar ose e thënë me fjalë të tjera: e kthen ligjërimin bisedor në një ligjërim artistik. Një realitet i caktuar, i kthyer në imazhe poetike apo karaktere njerëzorë, ka ndikim shumë herë më të madh se një realitetit i treguar në nivelin e ligjërimit bisedor. Ngjitja nga niveli i ligjërimit bisedor në atë artistik, nuk është dhunti e njerëzve të zakonshëm, kjo është dhunti e atyre njerëzve që quhen shkrimtarë dhe artistë.  

Kjo ngjitje kërkon punë dhe vullnet, kërkon talent, kërkon përkushtim që shkrimtarët dhe artistët e bëjnë gjatë gjithë jetës së tyre. Ndaj dhe kjo punë kolosale që shkrimtari dhe artisti e zhvillon në heshtje, larg zhurmës dhe bujës së jetës së përditshme, kërkon të ekspozohet mirë dhe të vlerësohet. Duke paraqitur disa nga veçoritë që karakterizojnë letërsinë e shkrimtarëve dhe artistëve dëshnicarë, jam i bindur se në të ardhmen do të kemi të tjera krijime artistike që do t`u bëjnë jehonë trojeve shqiptare, disa prej cilësive speciale që shqiptarët kanë trashëguar në shekuj dhe që kanë qenë themelet mbi të cilat është ngritur dhe ruhet identiteti ynë kombëtar.  

Kryebashkiaku Eric Adams nderon artistin Kastro Zizo në Nju Jork & Mayor Eric Adams Honors Artist Kastro Zizo in New York   

0

Kastro Zizo nderohet nga Bbashkia e Nju Jorkut, 26 Janar 2023 

Nga Karen White, Nju Jork  

Të enjten, më 26 janar 2023, këngëtari, producenti, aktori dhe TV host Klevis Bega i njohur profesionalisht me emrin Kastro Zizo u nderua me Certifikatën e Mirënjohjes nga Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, z. Eric Adams. Çmimi i kryebashkisë së Nju Jorkut inkurajon ekselencë në krijimet artistike, nxit shërbimin ndaj komunitetit dhe vlerëson artistë të shquar dhe liderë të komunitetit që kanë dhënë kontribute të rëndësishme në jetë, në zhvillim të komunitetit dhe shoqërisë. 

Forhåndsvisning av bilde

Ky çmim vlerëson artistin Kastro Zizo për arritjen e tij të jashtëzakonshme në art dhe entertainment në karrierën e tij profesionale në muzikë dhe TV për mbi 25 vite. Zizo fitoi famë kombëtare në Shqipëri, duke krijuar art të rëndësishëm në historinë e rrokut urban. Artisti zgjodhi të bënte karrierën e tij në Tiranë dhe Nju Jork, duke i bërë të dy qytetet një vend më të pasur kulturalisht. 

Forhåndsvisning av bilde

Në certifikatën e vlerësimit shkruhet: “Çertifikata e Njohjes së Qytetit të Nju Jorkut iu dorëzua Klevis Begës për arritjet tuaja si këngëtar, kantautor dhe aktor i njohur profesionalisht si Kastro Zizo. Ju keni angazhuar dhe frymëzuar njerëz në Shqipëri, vendin tuaj të lindjes, diasporën e saj dhe më gjerë. Me shumë kënaqësi i bashkohem Klubit Rrënjët Shqiptare të Kolegjit St. Francis në Bruklin për të duartrokitur punën tuaj si një artist i talentuar dhe kontributet tuaja për komunitetin vibrant shqiptaro-amerikan të qytetit të Nju Jorkut. Së bashku ju dëshirojmë suksese të vazhdueshme ndërsa bashkohemi me #GETSTUFDONE dhe krijojmë një të ardhme më të ndritshme, më harmonike dhe më të begatë për të gjithë. – Eric Adams, kryetar bashkie, 26 janar 2023, Nju Jork.” 

Forhåndsvisning av bilde

Çmimi iu prezantua artistit Klevis Bega (Kastro Zizo) nga z. Maliek Sterrett, Drejtor i Çështjeve Multikulturore gjatë serisë së leksioneve “Edicioni Unlimited” mbajtur në Kolegjin St. Francis më 26 janar 2023, ku Zizo ishte i ftuar nderi.  

“Në emër të Zyrës së Çështjeve Multikulturore dhe Kolegjit St. Francis, është nder dhe privilegj t’ia dorëzoj këtë çmim të kryebashkiakut artistit Kastro Zizo. Faleminderit që gjetët këtë kohë për të ndarë përvojat tuaja me studentët, stafin dhe të ftuarit tanë, për t’u dhënë atyre frymëzim që të ndjekin gjithçka që zemra e tyre dëshiron. Ju përgëzoj që vazhdoni të jeni ndryshimi i nevojshëm për të patur me të vërtetë një ndikim në botë,” tha Maliek Sterrett, Drejtor i Çështjeve Multikulturore.  

Forhåndsvisning av bilde

“Ndjehem tepër i nderuar që kam marrë një çmim kaq të rëndësishëm nga Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, z. Eric Adams, Certifikata e Njohjes nga Kryetari i Bashkisë. Unë jam sinqerisht mirënjohës për vlerësimin që kam marrë për punën time dhe do vazhdoj te jem i përkushtuar të sjell ndryshime pozitive përmes artit, “artivizmit” dhe diplomacisë kulturore për të lidhur Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” u shpreh artisti i njohur Kastro Zizo.  

“Ky çmim është shumë domethënës për mua pasi shënon mbi 25 vjet karrierën time profesionale në art dhe TV, dhe përkujton punën time jofitimprurëse në mbrojtjen e të rinjve përmes organizatës “E ardhmja ime, e tashmja ime!”. Dëshiroj të falënderoj të nderuarin Kryetarin e Bashkisë z. Adams për mirënjohjen. Është një nder i madh për mua të marr këtë çmim special. Dëshiroj të shpreh falënderimet e përzemërta për NY St. Francis College (SFC), z. Maliek Sterrett dhe Albanian Roots Club të SFC për mbështetjen,” shtoi Kastro Zizo (Artisti i Vitit).   

Çmimi nga zyra e Bashkisë së Nju Jorkut, vjen pas një çmimi tjetër historik për artistin Kastro Zizo ku vlerësohet nga Kongresi Amerikan në dhjetor 2022 dhe emërohet “Artisti i Vitit 2022” në Washington DC për arritjet e tij artistike dhe për kontributin e shoqatës “E ardhmja ime, e tashmja ime!”.   

Artisti Kastro Zizo përdor artin dhe muzikën shqiptare për të krijuar lidhje ndërkombëtare. Zizo është ideatori i një koncept të ri origjinal të cilin ai e quan “artivizëm” – sjellja e ndryshit nëpërmjet artit. Nëpërmjet artit dhe organizatës së tij “E ardhmja ime, e tashmja ime!” Zizo ka promovuar mbrojtjen e lirisë dhe shprehjen artistike duke transformuar historinë e artit. Ai ka fuqizuar të rinjtë në Shqipëri të ndjekin ëndrrat e tyre, ka ndikuar në breza artistësh, krijues dhe liderësh të rinj. Për më tepër, Kastro Zizo ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për diversitetin kulturor, duke promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare në Shtetet e Bashkuara dhe duke stimuluar marrëdhëniet kulturore dhe artistike SHBA-Shqipëri. 

Forhåndsvisning av bilde

“Artivizmi mund të jetë një mjet i fuqishëm për shoqërinë tonë për të sjellë ndryshime pozitive sociale. Duke i angazhuar njerëzit dhe duke inkurajuar ndërveprimin e tyre përmes shprehjes artistike dhe kulturore, ne mund ta transformojmë shoqërinë për më mirë. Jam krenare që OJQ-ja “E ardhmja ime, e tashmja ime!” u ka dhënë rinisë tonë një zë dhe një shans për të ndjekur ëndrrat e tyre. Dua që rinia jonë të ndihet e fuqizuar, e vlerësuar dhe ta dinë se ata kanë rëndësi”, tha Kastro Zizo, President i organizatës jofitimprurëse “E tashmja ime, e ardhmja ime!”. 

Për më shumë ndiqni faqen zyrtare të artistit @kastro_zizo_ dhe aktivitetet në faqen @imeeardhmja të organizatës.  

***

Mayor Eric Adams Honors Artist Kastro Zizo in New York   

By Karen White, New York   

On Thursday, January 26, 2023, prominent singer, producer, actor, and TV host Klevis Bega aka Kastro Zizo was honored with the Mayoral Certificate of Recognition by the honorable New York City Mayor, Eric Adams. The mayoral award encourages excellence in artistic pursuits and community service and recognizes distinguished artists and community leaders who have made significant lifelong contributions, enriching our communities.  

The award recognizes Kastro Zizo for his outstanding achievement in Arts and Entertainment in his more than 25 years of professional career in music and TV. Zizo gained national acclaim in Albania, creating art that is significant in the history of urban rock. The artist chose to make his career in Tirana and New York, making both cities a more culturally rich place.  

The award certificate states: “The City of New York certificate of Recognition presented to Klevis Bega for your accomplishments as a singer, songwriter, and actor known professionally as Kastro Zizo. You have engaged and inspired people in your native Albania, its diaspora, and beyond, I am pleased to join the Albanian Roots Club of Brooklyn’s St. Francis College in applauding your work as a gifted performing artist and your contributions to New York City’s vibrant Albanian American community. Together we wish you continued success as we unite to #GETSTUFDONE and forge a brighter, more harmonious, and prosperous future for all. – Eric Adams, Mayor, January 26, 2023, New York.”   

The award was presented to Klevis Bega (Kastro Zizo) by Mr. Maliek Sterrett, Director of Multicultural Affairs during the “Unlimited Edition” lecture series held at St. Francis College in January 26, 2023, where Zizo was invited as the special guest speaker.   

“On behalf of St Francis College Office of Multicultural Affairs, it is an honor and privilege to present this mayoral award to Kastro Zizo. Thank you for taking this time to pour into our students, staff, and guest to give them the inspiration to pursue all that their hearts desire. Cheering you on as you continue to be the difference needed to really make an impact in the world,” stated Maliek Sterrett, Director of Multicultural Student Affairs at St. Francis College.  

“I am honored to have received such an important award from New York City Mayor Eric Adams, The Mayoral Certificate of Recognition. I am earnestly grateful for the recognition I have received for my work, and I am committed to bring about positive change through art, “artivism”, and cultural diplomacy to bridge Albania and United States of America,” stated the well-known artist Kastro Zizo.   

“This award is very meaningful to me as it marks my 25+ years of professional career in arts and TV and commemorates my non-profit work in youth advocacy through “My future, My Present.” I would like to thank the honorable Mayor Adams for the recognition. It’s a great honor for me to receive this special award. I would like to express heartful thanks to NY St. Francis College (SFC), Maliek Sterrett, and the Albanian Roots Club of SFC for the support,” added the award-winning artist, Kastro Zizo. 

The recognition certificate from the Office of the Mayor of New York City came shortly after another historic award for Kastro Zizo. In December 2022, the artist was honored by the United States Congress and named Artist of the Year 2022 in Washington DC for his artistic achievements and contributions through the work of “My future, my present!” NGO.   

Kastro Zizo uses local Albanian art to create international connections. Zizo created a new original concept which he calls “artivism” – making a difference through art. Zizo’s efforts to advocate for artistic freedom and expression, to transform art history, and to empower youth in Albania to pursue their dreams, have influenced generations of artists, creative thinkers, and leaders. Furthermore, Kastro Zizo has helped raise awareness on cultural diversity, by promoting Albanian cultural heritage in United States and stimulating US-Albanian cultural and artistic relations.  

“Artivism can be a powerful tool for our society to bring positive social change. By engaging people and encouraging their interaction through artistic and cultural expression, we can transform society for the better. I am proud that “My future, my present” NGO has given our youth a voice and a chance to pursue their dreams. I want our youth to feel empowered, valued, and they matter,” said Kastro Zizo, President of “My present, my future” non-profit organization.  

To stay up to date, follow the official page of @kastro_zizo_ and learn about the activities of the NGO @imeeardhmja.  

Thikë m’u në zemër të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane! 

1
Frank Shkreli* Ish-Drejtor i VOA-s për Euro-Azinë dhe pjestar i delegacionit të parë diplomatik amerikan në Shqipëri në mars/prill të vitit 1991, me ç’rast u hap ambasada amerikane pas pothuaj 50-vjetësh si dhe vëzhgues në zgjedhjet e atij viti.

Let them fly high and undisturbed, please! — Lëri të fluturojnë lartë!  Mos ua prishni qetësinë, ju lutem! – Si dy Shqiponja motra të pandara!

E veçanta e këtyre marrëdhënieve u shit kohët e fundit, në parkingun e një restoranti në Nju Jork për 225-mijë dollarë… Drejtimi që do marrin marrëdhëniet shqiptaro-amerikano në të ardhmen e afërt dhe afatgjatë do të varen nga fakti se si drejtësia shqiptare do e trajtojë atë skandal, pa marrë parasysh se kush është i përzier në të… komuniteti shqiptaro-amerikan do të lejojë që këto marrëdhënie të nëpërkëmben në këtë mënyrë duke rënë viktimë e krimeve për interesa personale e partiake të disa personave të paskrupuj, që nuk ndalohen para asnjë veprimi sado i paligjshëm të jetë ai.

Në fillim të muajit të kaluar, pikërisht me 9, dhjetor, 2022 kisha shkruar  një artikull modest, me pikëllim në zemër, në përmbyllje të 100-vjetorit të marrëdhënieve amerikano-shqiptare –Ja linku për lexuesit, të cilëve mund t’u ketë shpëtuar pa lexuar. Frank Shkreli: 100-vjetori i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane mbyllet për faqe të zezë, pothuaj me një “non-grata” | Gazeta Telegraf

Por, sot 6-7 javë pas botimit të këtij artikulli dhe pas shumë shkrimeve të tjera kritike, në të cilat kam shprehur zhgënjimin tim personal se si janë trajtuar këto marrëdhënie, sidomos, gjatë viteve të fundit. Thënja e famshme e Ibrahim Rugovës: “Marrëdhënie të përjetshme midis shqiptarëve dhe Shteteve të Bashkuara…”, po testohet rëndë. Sa më përket mua dhe shumë shqiptaro-amerikanëve, që i konsiderojmë ato si të shënjta dhe të paprekshme. Ditët e fundit, bota shqiptare, bota amerikane dhe pothuaj mbarë bota mësoi nga mediat amerikane, shqiptare dhe botërore se në përfundimin e 100-vjetorit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ato na qenkan në një gjëndje shumë më të rëndë se ç’mendonim, megjithë propagandën nga zëdhënës të dy palëve, që u munduan gjatë gjithë vitit të kaluar t’i paraqisnin ato si më të mirat në botë, midis dy shteteve; bazuar në “vlera të përbashkëta” dhe “krah për krah”.

“Unë nuk kam asnjë dyshim se drejtësia amerikane do t’i dalë deri në fund kësaj afere fatzezë për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Për këtë unë nuk kam asnjë dyshim. Vetëm durim se mund të jetë një proces i gjatë. Por si do të trajtohen nga sistemi shqiptar i drejtësisë  shtetasit shqiptarë, deri në nivelet më të larta të politikës atje, që mund të jenë të përzier në këtë skandal të marrëdhënieve dy-palëshe. Kjo është një pyetje tjetër…?!”

Unë nuk dua të futem në procesin gjyqësor të rastit të ish-zyrtarit të lartë të FBI-së – Byrosë Federale të Hetimeve të Shteteve të Bashkuara – Charles McGonigal, i arrestuar të shtunën që kaloi nga autoritetet amerikane, se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare, si dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri.  Unë nuk kam asnjë dyshim se drejtësia amerikane do t’i dalë deri në fund kësaj afere fatzezë për marrëdhëniet midis dy vendeve tona. Për këtë unë nuk kam asnjë dyshim. Vetëm durim se mund të jetë një proces i gjatë. Por si do të trajtohen nga sistemi shqiptar i drejtësisë – shtetasit shqiptarë, deri në nivelet më të larta të politikës atje, që mund të jenë të përzier në këtë skandal të marrëdhënieve dy-palëshe? – Kjo është një pyetje tjetër.

Sidoqoftë, mua nuk më intereson aspak fati i cilitdo qoftë person – amerikan ose, të cilët mund të jenë përzier në këto vepra penale, qoftë në Amerikë ose në territorin shqiptar. Këta do korrin, çfarë kanë mbjellur për veten e tyre. Shoh se media shqiptare po e trajton këtë skandal si një “soap opera”, si një serial televiziv me karaktere melodramtaike, pa marrë parasysh dëmet që mund të ketë shkaktuar në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, por edhe në perspektivat e antarësimit të Shqipërisë në organet euro-atlantike.

“Megjithëse është herët në procesin e zhvillimeve gjyqësore, ky skandal ka implikime politike, gjeostratagjike dhe ekonomike ndërkombëtare, por mbi të gjitha prek në zemër marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, në 100-vjeçarin e vendosjes së tyre!”

Megjithëse është herët në procesin e zhvillimeve gjyqësore, ky skandal ka implikime politike, gjeostratagjike dhe ekonomike ndërkombëtare – por mbi të gjitha prek në zemër marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, në 100-vjeçarin e vendosjes së tyre! Varësisht se cili do jetë përfundimi i këtij procesi gjyqësor, ky skandal ka mundësi të jetë një thikë në zemër të këtyre marrëdhënieve prej një shekulli, për një kohë afatgjatë. Ndonëse unë besoj se këto marrëdhënie, siç jam shprehur shpeshherë janë marrëdhënie, të cilat janë çimentuar popull me popull, për një shekull dhe nuk varen nga individë, as organizata, të cilësdo palë qoftë që vendosin interesat e tyre personale e politike mbi këto marrëdhënie. Unë jam i bindur se pas këtij skandali, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, të cilat i kemi konsideruar si të veçanta, të paktën fillimisht, nuk do jenë më të tilla në Kongresin amerikan as në Washingtonin zyrtar dhe as në radhët e popullit amerikan.

Marrëdhëniet historike midis dy kombeve tona, si përfundim i këtij skandali sot për sot sidomos që prej shembjes së Murit të Berlinit dhe çlirimit të Kosovës mund të konsiderohet si në nivelin më të ultë, në një krizë serioze të paparë këto 30-vitet e fundit. Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë, por edhe të gjithë shqiptarëve, përshirë Kosovën dhe Shtetet e Bashkuara nuk do jenë më si ishin deri më tani. Kam drojë se sot për sot, marrëdhëniet midis Kombit shqiptar dhe Kombit amerikan janë në pikën më të ulët, që mund të imagjinohet : në pikën ku i duan armiqtë shekullor të Kombit shqiptar ‘në mos jo armiqësore, atëherë të pakën të ngrira dhe jo miqësore’. E veçanta e këtyre marrëdhënieve u shit kohët e fundit, në parkingun e një restoranti në Nju Jork për 225-mijë dollarë. Uroj që të gjithë, nga të dy palët, pjesëmarrës në këtë skandal, të marrin përgjegjësitë, që u takojnë për gjëndjen e krijuar në marrëdhëniet midis dy vendeve tona, si pasojë e këtij krimi. Por edhe elementë të politikës shqiptare në përgjithësi, pozitë ashtu edhe opozitë të marrin përgjegjësitë, që i takojnë kësaj klase politike për situatën e krijuar nga ky skandal dhe jo vetëm, në marrëdhëniet midis dy vendeve. Këto marrëdhënie të vendosen në nivelin që meritojnë ato dhe që kërkon miqësia historike midis dy kombeve tona. Skandali i kohëve të fundit, nënkupton një mosmirënjohje të thellë, një ligështi shpirtërore.

“Pas këtij skandali, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, të cilat i kemi konsideruar si të veçanta, nuk do jenë më të tilla në Kongresin amerikan, as në Washingtonin zyrtar dhe as në radhët e popullit amerikan. Marrëdhëniet midis Kombit shqiptar dhe Kombit amerikan janë në pikën më të ulët.”

Ndërkohë që liderët shqiptarë në Tiranë argumentojnë me njëri tjetrin se kush është më “pro-amerikani” dhe kush është i shpallur “non-grata”, bota shkon përpara. Por për fat të keq, tani e tutje, çdo gjë shqiptare do të konsiderohet me dyshim në Washingtonin zyrtar. Se si Shqipëria do merret me këtë skandal në zhvillimin e marrëdhënieve dy palëshe në të ardhshmen dhe si drejtësia shqiptare do e trajtojë atë skandal, pa marrë parasysh se kush është i përzier në të, sigurisht që do të vendosë se ç’drejtim marrin marrëdhëniet shqiptaro-amerikano në të ardhmen e afërt dhe afatgjatë. Arrestimi, javën që kaloi nga autoritetet amerikane, i ish zyrtarit të lartë i kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, i akuzuar se ka marrë para nga një ish punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për lidhjet e tij me zyrtarë të tjerë në Shqipëri, është një vepër penale e paprecedencë, jo vetëm në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, por edhe më gjerë. Mediat amerikane thonë se Charles McGonigal mund të jetë zyrtari më i lartë në historinë e FBI-së që përballet me akuza të tilla aq serioze, penale.

Të gjithë e dimë se sa mirënjohës janë shqiptarët ndaj ndihmës së Shteteve të Bashkuara, jo vetëm për mbështetjen e pakursyer amerikane në tavolinat e diplomacisë ndërkombëtare, por edhe në fushë-betejën e luftës për çlirimin e Kosovës. Shqiptarët kurrë nuk do e harrojnë këtë ndihmë, pa marrë parasysh se individë nga cilado palë qofshin, mund të pengojnë përkohësisht zhvillimin normal të këtyre marrëdhënieve dhe madje t’i kërcënojnë ato seriozisht në favor të kauzave të ulta personale e partiake.  Duke besuar me shumicën e shqiptaro-amerikanëve dhe shqiptarëve kudo se, marrëdhëniet midis Kombit shqiptar dhe Kombit amerikan, janë të pazëvendësueshme për mbijetesën dhe përparimin e Kombit shqiptar! Unë megjithë këto ditë të vështira, mbetem optimist se marrëdhëniet, historikisht miqësore shqiptaro-amerikane midis dy kombeve tona, të cilat i kanë mbijetuar, për pothuaj një gjysëm shekulli, njërit prej regjimeve më të egra e më barbare në botë ‘diktaturës komuniste’ të Enver Hoxhës, do e tejkalojnë edhe këtë krizë. Besoj gjithashtu me optimizëm se pasi të ketë folur drejtësia amerikane në lidhje me këtë çështje, marrëdhëniet shqiptaro-amerikane do të vazhdojnë të zhvillohen në të mirë të dy popujve tanë dhe të paqës në Ballkan dhe në botë!

“Do të këshilloja që pjesa tjetër e këtij akti kriminal, ndonëse mund të jetë e pashmangshme, të mos trajtohet si një “soap opera”, me karakter melodramatike, sepse nuk është e tillë, por t’i lihet në dorë drejtësisë! E kam fjalën për drejtësinë amerikane!”

Këto marrëdhënie midis dy kombeve tona, që deri më sot ishin ndër më të mirat në botë midis dy kombesh janë produkt i punës së rëndë prej dekadash e 4-5 brezave shqiptaro-amerikane, të cilët për më shumë se 100-vjet i kanë kultivuar, i kanë ruajtur si sytë e ballit e i kanë promovuar ato në Washington dhe anë e mbanë Amerikës ku jetojnë shqiptarë, duke siguruar mbështetjen e patundur dhe të sinqertë të Washingtonit zyrtar dhe politikës amerikane, në përgjithësi, për interesat, të drejtat dhe liritë kombëtare të shqiptarëve. Si rrjedhim, nuk besoj se komuniteti shqiptaro-amerikan do të lejojë që këto marrëdhënie të nëpërkëmben në këtë mënyrë duke rënë viktimë e krimeve për interesa personale e partiake të disa personave të paskrupuj, që nuk ndalohen para asnjë veprimi sado i paligjshëm të jetë ai. Besoj se komuniteti shqiptaro-amerikan do të gjejë mbështetjen edhe të Washingtonit zyrtar, ashtu si gjithmonë në të kaluarën, për t’i sjellë  marrëdhëniet e shënjta dhe të pazëvendësueshme amerikano-shqiptare në vendin që u takon – në “Miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara”, siç është shprehur dikur i ndjeri Ibrahim Rugova.

Jo se në të kaluarën nuk ka pasur probleme në marrëdhëniet dy palëshe, disa prej të cilave i kam venë në dukje, nga koha në kohë, por skandali i ditëve të fundit është vërtetë një kërcënim serioz, jo vetëm ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, pasi në të diktohen edhe ndërlikime ndërkombëtare, por përbën kërcënim edhe për sigurinë kombëtare të Shqipërisë dhe shqiptarëve, nga influencat e huaja, sidomos ruso-kineze, në trojet shqiptare, për të cilat kam paralajmëruar vite më parë. Mbetet për t’u parë, por në këndvështrimin tim, me një keqardhje të thellë, më duhet të konstatoj se ky skandal, që drejtësia amerikane po e trajton tani si vepër penale serioze, përbën një thikë në zemër të këtyre marrëdhënieve miqësore një-shekullore midis dy vendeve tona. Kjo duhet të shqetësojë të gjithë shqiptarët pa dallim dhe kudo që janë. Do të këshilloja që pjesa tjetër e këtij akti kriminal, ndonëse mund të jetë e pashmangshme, të mos trajtohet si një “soap opera”, me karakter melodramatike, sepse nuk është e tillë, por t’i lihet në dorë drejtësisë! E kam fjalën për drejtësinë amerikane!

Zoti e bekoftë Amerikën dhe Kombin shqiptar në këtë kohë të vështirë!

Nga Dushkaja në Prekaz!

0

Florim Zeqa

Para se të shkoja për të fjetur, ashtu spontanisht më erdhi në mendje Prekazi, vizitat e panumërta që do të bëhen në këtë vend për Ditën e Pavarësisë, Epopenë e UÇK-së dhe Natën e Zjarreve!

Nga kërkimi i së vërtetës deri tek kënaqësia shpirtit

Në mbrëmjen e 28 dhjetorit të vitit 1997, pasi ra muzgu unë dhe daja Sahit Sahiti nga Grabanica, me Traktor u nisem për të shkuar në Jabllanicë (sot Shqiponjë) për një ndejë qefi tek miqt e Dushkajes. Edhe pse nuk ia thash dajës Sahit, kjo nuk ishte dëshira e vetme e imja.

Ishte koha kur në vende të ndryshme të Kosovës kishin filluar të dilnin të maskuar natën pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe i legjitimonin ata që lëviznin orëve të vona të natës. Prandaj, për ta thyer kurreshtjen e kisha planifikuar që, në momentin që t’na ndalojnë t’ia heqë maskën njërit prej tyre, pasi isha i bindur se do të dilte njëri prej shokëve të aktiviteteve të asaj kohe! Mirëpo kësaj radhe fati nuk e deshi të takohem me shokët e imagjinuar!

Me të arritur në Jabllanicë (Shqiponjë), u pritëm mirë dhe me dashamirësi nga dhëndëri i dajëve, Sokol Lila. Me të mbaruar darkën e shijshme në sofrën bujare të miqëve, Sokoli na sugjerojë të shkojmë tek fqinjët e tij të lagjes, pasi ata e kishin një gazmend familjarë (fjalë nusje). Me t’u ofruar tek shtëpia ku kishin festë, dëgjohej zëri i çiftelisë dhe sharkisë, dëgjohej zëri i bukur i rapsodëve popullor që e madhështonin gëzimin e kësaj familje shqiptare.

Kur hyrëm brenda në odën e burrave, kënga ishte në momentin më kulmorë, e shoqëruar edhe me krisma armësh. Neve vetëm na ulën në vendin e nderit dhe asnjë fjalë derisa përfundojë kënga. Pastaj shoqëruesi ynë (Sokoli) na prezentoj para të zotit të shtëpisë dhe mysafirëve, për të vazhduar me bisedat e zakonshme me t’zotin e konakut dhe disa prej pjesëmarrësve me të cilët njiheshim paraprakisht.

Pas një pushimi të shkurtër, njëri ju tha “shahirave” që t’i marrin përseri në dorë veglat muzikore, mirëpo në atë moment ndërhyri një burrë shtatlartë dhe me mustaqe nga ana tjetër e odës, “Jo, fillimisht due me ia ndëgjue zanin Florim Zeqës, këtij burri, për të cilin kam dëgjuar të flitet në odën e Jasharajve në Prekaz, mbas andej ju këngëtar mos e ndalni këngën deri në mëngjes”!

Në atë moment u mendova, se nga kush mund të ishte permendur emri im në Prekaz dhe e ndjeva peshën e përgjegjësisë së madhe! Meqë isha në rrjedha të ngjarjeve nuk e kisha të vështirë të kyqesha në bisedë rreth aktualitetit politik të asaj kohe, e cila u pëlqye dhe duartrokit nga të pranishmit e këtij gëzimi familjarë.

Nga ajo që më kujtohet nga distanca kohore, e di që në mes të tjerave e kam thënë edhe këtë: “Tashmë secili prej nesh e kemi të qartë, se diplomacia dhe rezistenca aktive paqësore janë të pamjaftueshme për largimin e pushtuesve serbosllav, andaj kërkohet nga ne që të mobilizohemi edhe për rezistencën e armatosur deri në çlirimin e vendit…”.

Pas përfundimit të ahengut familjarë, diku rreth mesnate, sërish shkuam në konakun e Sokol Lilës, për të vazhduar ndejën deri në ora 5 e mëngjesit. Temë bosht e bisedës ishin përgatitjet për rezistencën e armatosur. Në mesin e dhjetëra veprimtarëve të çështjes kombëtare, që atë natë u tubuan në konakun e Sokolit, ishin edhe Sadri Zeneli (intelektual i kalibrit) dhe Myrtë Zeneli (të dytë heronjë dhe dëshmorë të lirisë së Kosovës).

“Takimi me Adem Jasharin”

Këto ditë, përseri bashkë me dajën Sahit vendosëm që të shkojmë edhe në Prekaz, për ta thyer kurreshtjen dhe kënaq shpirtin me komandantin legjendar Adem Jashari. Ashtu edhe ndodhi, në hyrje të fshatit, tek varrezat e dëshmorëve e hasëm një pritje të ngrohtë vëllazërore. Meqë ishte takimi i parë me Ademin, fillimisht atij ia prezantova dajën, pastaj kur e fillova të pëshpërisë emrin tim, “nuk ka nevojë, ma priti Ademi, ty të njohë Florim nga ditët e para të rezistencës aktive paqësore!

“Mirë paskeni bërë që keni ardhur për vizitë në këtë kohë, pasi ditëve të shënuara nuk po më lënë të qetë ata që më nuk më lanë të qetë tre dekada më parë. Nuk po mund flas me ta dhe as t’ua kthejë përgjigjjen e merituar! Kjo më së shumti po më lëndon dhe po ma trazon shiprtin”!

Në momentin kur Ademi fillojë rrëfimin për kohën e rezistencës aktive, cingërrima e telefonit ma prishi ëndërrën e shkurtër, por shumë domethënëse për të kaluarën, të sotmen dhe të ardhmen.

P.S. Rrëfimi i parë në Dushkajë është autentik dhe origjinal, kurse takimi me Adem Jasharin ishte pak më tepër se vizitë e imagjinuar në Prekaz, ishte rrëfim i një ëndrre të shkurtër, e cila do të dëshiroja të më përseritej prapë, për të mësuar shumë të vërteta të pathëna deri më tani! Ëndrrat mund të përsëriten me një ndryshim të vogël në ngjarje apo temë, kur ato mbeten të papërfunduara.

Përse nuk duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Republikën e Kosovës?

0

Nga: Sali Bytyçi, Prishtinë

Janë disa arsye përse nuk duhet të formohet Asociacioni i Komunave Serbe në Republikën e Kosovës, por unë po i përmend vetëm tri:
Se me krijimin e këtij Asociacioni jo vetëm që Republika e Kosovës nuk çlirohet nga Serbia, po edhe Serbia nuk çlirohet nga Republika e Kosovës;
Se krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Republikën e Kosovës nuk është në interes të qytetarëve serbë e atyre shqiptarë, po është në interes të kriminelëve serbë e shqiptarë: Republika e Kosovës, me ndarjen në pjesën Serbe dhe në pjesën e të tjerëve, do të bëhet Eldorado për kriminelët shqiptar; e serbë, si dhe ata të të gjitha ngjyrave;
Se Asociacioni i Komunave Serbe në Republikën e Kosovës e lë hapur konfliktin shqiptaro-serb; ky konflikt do të aktivizohet në çdo kohë kur gjeopolitika është në favor të njërës palë, po edhe qytetarët e Republikës së Kosovës, si ata shqiptarë po edhe ata serbë, kurrë nuk do të bëjnë një jetë normale.
Si përfundim, Asociacioni i Komunave Serbe në Republikën e Kosovës, që në shikim të parë duket si interes jetik për komunitetin serb, jo vetëm që bie ndesh me logjikën e një shoqërie multietnike, ashtu siç edhe është dizajnuar Republika e Kosovës, por nuk është as në interes të vetë popullit serb!

______

  • Ja se si ukërcënue sot, më 29 janar 2023, ministri serb i mbrojtjes, Millosh Vuçeviq: “Vijat e kuqe” të Serbisë për Kosovën janë të qarta, e që sipas atij, kanë të bëjnë me formimin e obligueshëm të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe me mos-njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe mos-anëtarësimin e saj në OKB. “
  • Vetëm kjo deklaratë mjafton që në asnjë mënyrë të mos pranohet ndonjë aciciacion njëetnik në Kosovën multietnike.

Flet rapsodi, “Mjeshtri i Madh”, Pjetër Matusha: Babain ma pushkatuan kur isha 3 muajsh

0

Intervistori: Albert Z. ZHOLI

Flet rapsodi, “Mjeshtri i Madh”, Pjetër Matusha: Babain ma pushkatuan kur isha 3 muajsh

-Babain bashkë me 13 të tjerë i pushkatuan në Gurrëz si kundërshtarë të regjimit.
Kryekënga ime është për xhubletën në UNESCO.

Pjetër Matusha mbetet një ndër rapsodistët më në zë shqiptar të dekadave të fundit. Ai në repertoin e tij ka me dhjetëra këngë popullore të veriut që nga ato të patriotëve dhe figurave të shquara, por edhe lirike. Takimi me të ma orientoi regjisori i talentuar Llesh Nikolla, i cili e njeh me detaje jetën dhe veprimtarinë e tij. Këngët e tij tashmë dëgjohen në të gjithë globin, por ai këngën që veçon më shumë është kënga për marrjen në mbrojtje nga UNESCO të Xhubletës së famshme shqiptare (veshtje 4 mijëvjeçare e Veriut). Por deri sa ka marrë titullin “Mjeshtër i Madh”, Pjetri ka kaluar një kalvar vuatjesh në regjimin monist, por ai kurrë se hoqi nga dora lahutën.
Lahuta një vegël e veçantë muzikore shumë e veçantë ku po bëhen përpjekje ta tjetërsojnë si vegël instrumentale duke e mohuar si vegël shqiptare. Si erdhi dashuria juaj për këtë instrument?
Lahutën e kam pëlqyer që në moshën 13-vjeçare kur banoja në rrethinat e Laçit. Ne kishim një komshi, që netëve i binte kësaj vegle magjike. Unë dilja në dritare dhe e dëgjoja. Më magjepste tingulli i këtij instrumenti. Nuk ngopesha së dëgjuari. Kjo më shtyu që të mendoj se si ta kem në dorë një të tillë.
-Dhe si erdhi në dorën tuaj lahuta e parë?
Lahutën e parë e kam ndërtuar vetë. Po, po vetë. Imagjinata ime ishte e shfrenuar për ta bërë pjesë të duarve të mia këtë instrument. Lahuta ime e parë u ndërtua nga një Poç i egër, si kungull i egër me formë. Pastaj e mbështolla me lëkurë mace trupin ndërsa dorezën e bëra me bisht kali. Lidhjen e trupit e bëra me kunja druri. Kur e mbarova qava nga gëzimi. Më dukej se kisha botën në dorë. Po fluturoja nga gëzimi. Një ndër ëndrrat e mia u bë realitet.
-Cila është kënga e parë që ke kënduar si rapsod dhe cili ka qenë reagimi?
Kënga e parë ka qenë ajo e Ago Ymerit. Një këngë shumë e dashur në Veri. Mua më pëlqente shumë dhe kur e këndova në një festival të kooperativave në moshën 17 vjeç u pëlqye shumë. Të gjithë e pëlqyen intepretimin tim. U ndjeva i lumtur. Kisha hedhur hapin e parë. Por kaq ishte ëndrra. Pas atij momenti spiunuan se kisha babanë të pushkatuar dhe nuk më lanë të ngjitesha në skenë. U largova nga skena me lahutë, por jo në shtëpi. Lahuta u bë pjesë e pandarë e jetës sime. Në shtëpi i bija vazhdimisht dhe mësoja këngë odash dhe dasmash.

-Pse u pushkatua babai juaj? Sa vjeç keni qenë?
Babi im u pushkatua në vitin 1946 pasi e akuzuan për agjitacion dhe propagandë kundër regjimit komunist. Por e vërteta ishte krejt ndryshe. Ne kishim të afërt nga nëna At Lek Lulin, prift katolik, i cili ishte kundër regjimit. Babai e donte shumë pasi ishte si dajo i tij. At Lek Luli ka qenë sekretar i Abaz Kupit. At Lek Lulin e pushkatuan në vitin 1944. Babanë tim e pushkatuan me 13 burra të tjerë në afërsi të Laçit në një fshat Gurrëz ku kalonte një lumë. Ishte koha kur ishte vrarë Rexh Deliu. Vrasja e tij bëri bujë. Një nga të dyshuarit që s’kishte lidhje fare me të ishte dhe babai im. Babain në fakt e arrestuan për lidhjen me At Lek Lulin. Të 13 burrat e arrestuar i pushkatuan pa gjyq. Një nga akuzat ishte se ishin ndërmjetës për vrasjen e Rexh Deliut. Në atë kohë Rexha kishte emër të madh dhe influencë në popull.
-Po varrin e babait e dini?
Po. E dini se çfarë ndodhi? Para se t’i pushaktonin përgjegjësi i skuadrës së pushkatimit i pyet a keni ndonjë gjë si fjalë të fundit? Njeri prej atyre që do pushkatohej i tha: të paktën kufomat mos na i hidhni në lumë. Lerini të na i marrin familjet tona që të kemi një varr. Po të na hidhni në lumë kufomat tona do dekompozohen dhe në lumë do përhpen sëmundje, që mund të dëmtojnë fëmijët. Dhe në fakt ashtu u bë. I pushkatuan në orën 12 të ditës. Krismat u dëgjuan deri tutje. Pasi i pushkatuan përgjegjësi lajmëroi në fshat që të vinin të merrnin kufomat. Edhe nëna ime dhe gjyshja shkuan e morën kufomën e babait. Histori e dhimbshme. Të paktën i hapëm një varr babait.
Sa fëmijë ishit dhe kush ju rriti?
Ne ishim 3 fëmijë unë, një vëlla dhe një motër. Na rriti nëna me gjyshen. U rritëm mes vuajtjesh, por me dashurinë për atdheun. Unë dhe pse kisha talent dhe pse këndoja shumë këngë nuk më aktivizuan më me kooperativat dhe ndërmarrjet. Më ftonin vetëm në dasma dhe ahengje të ndryshme. Por se lashë as lahutën, as këngën.
-Kur e ke ndjerë veten më keq në ato vite?
Kur isha ushtar. Më çuan në repartin e xhenjos në Gjirokastër. Ishte viti 1966. Ne nuk na jepnin armë pasi na quanin të deklasuar me biografi të keqe. Punonim natë ditë në tunele apo transe për mbrojtjen e atdheut. E përballova dhe këtë situatë në jetë. Thjesht ishim të përndjekur politikë.
-Ku keni punuar gjatë regjimit monist?
Nga punë më të ndryshmet. Por unë kisha mësuar dhe profesionin e marangozit që në kohë të lirë e ushtroj edhe sot. Nga kooperativa më transferuan në NSHN, Laç. Me shokët shkoja mirë dhe pse kudo më ndiqte hija e babait të pushkatuar padrejtësisht.

-Po vëllai juaj ku ka punuar?
Edhe vëllai ka punuar në punë të ndryshme kryesisht në kooperativë. Por edhe atë në vitin 1981 e dënuan me 10 vjet burg për agjitacion dhe propagandë. Ai bëri 6 vjet burg dhe e liruan në vitin 1987 kur filloi disi liberalizimi i jetës.

Kur e filluat intensivisht këngën me lahutë? Kush jua krjonte tekstet e këngëve?
Në fund të vitit 1989 mua filluan të më ofronin në grupe të ndryshme në Laç dhe Lezhë. Ishin vitet kur unë u shkëputa në Lezhë ku banoj dhe sot. Tashmë për mua ishin hapur rrugët kudo. Në dasma, takime odash isha kudo i pranishëm. Unë tekstet e këngëve dhe muzikën i bëja dhe i bëj vetë. Pra jam autor teksti, këngëtar dhe instrumentist. Kjo është dhuntia e një rapsodi.

Në cilin festival Kombëtar ke marrë pjesë për herë të parë?
Kam marrë pjesë në festivalin e Beratit në vitin 2010 dhe më pas në Gjirokastër etj…Në të gjitha Festivalet e fundit kam fituar çmime të ndryshme. Festivali ka tjetër natyrë dhe magji.
-Lahutën që keni dhe sot ku e keni marrë apo kush jua ka dhuruar?
Lahutën që unë demonstroj dhe sot ma ka falur Bardhi Rica. Ai e kishte blerë në Tuz. Ky qytet ka traditë të mirë në prodhimin e lahutave ndaj kam vite me të dhe ajo qëndron e re dhe më jep shumë gëzim.
-Në sa vende të botës ke dhënë koncerte apo ke qenë pjesë e grupeve të ndryshme folklorike?
Unë pas vitit 1992 kam qenë pjesë e shumë grupeve, shoqatave muzokore, që kanë qenë pjesë e shumë Festivaleve. Në gjithë Ballkanin kam qenë disa herë por kam qenë dhe në Francë, Itali, Zvicër, Amerikë e gjetkë.
Nga këto vende kush të ka bërë më shumë përshtypje?
Franca. Kam qenë pjesë e një grupi polifonik nga Vlora. Aty kam kënduar këngën e Prek Calit. Kënga u pëlqye shumë dhe mora një çmim. Por pjesëmarrësit u habitën më shumë me lahutën. E shikonin me habi. Jo të gjithë e njhnin atë instrument.

-Cilat janë këngët e tua më të bukura?
Unë kam shumë këngë në repertor, të cilat i kam krijuar dhe kënduar vetë. Por ndër këngët më të bukura janë ajo e Skënderbeut, Prek Calit, Gjergj FishtëS, Aga Ymerit, Mujo dhe Halilit dhe shumë figurave patriotike. Por unë kam dhe shumë këngë vaji që më kërkojnë t’i këndon nëpër vaki. Por këto i bëj për të zbutur dhimbjen e njerëzve, që kanë humbur të dashurit e tyre, por ama edhe këngë lirike. Pra kam këngë në disa gjini dhe ndaj ftesat i kam të shumta.
-Po kryekënga juaj?
Kryekënga ime është për Xhubletën e shenjtë. Për Xhubletën 4 mijëvjeçare që UNESCO e mori në mbrotje. Sa mora vesh këtë lajm ndenja tërë natën që ta realizoja. Dhe them se e kam realizuar në mënyrën më të bukur të mundshme. Dua ta bëj hit dhe besoj po bëhet. Ata që e dëgjuan u mahnitën. Më dhanë forcë. Tani ajo thuajse ka marrë rrugën e popullit.
A ka shumë lahutarë sot?
Fatkeqësisht instrumentistët që i bien lahutës po zvogëlohen ndjeshëm. Në Veri të Shqipërisë ata janë shumë pak. Shumë pak. Ai është instrument i vështirë ndaj dhe ka pak që i bien. Duhet durim dhe këmbëngulje për këtë instrument. Jo kushdo mund t’i bjerë. Unë do vazhdoj rrugën time se kam detyrime për lahutën dhe Xhubletën. Lahuta më mbajti gjallë në monizëm dhe më dha forcë në demokraci.
Moj lahutë, symbol burrnie/ Ti do biesh si t’ka hije/ Vjen prej shekujsh si model/ I knon epokave mbi një tel/ Si lahuta dhe xhubleta/ Kanë me mbet sa t’ jetë jeta/ Që na i kan bota lakmi/ Ruhen sot në trashëgimni/ Këto janë vlerat e shqiptarit/ Mos Të harrohen djal mbas djalit….
Ju vjet Presidenti Meta ju dhe titullin e lartë “Mjeshtër i Madh” si u ndjetë?
Ishte një ditë e veçantë. Ishte një ndër ëndrrat e mia. Erdhi në një moment kur unë po realizoja shumë këngë të reja. Presidenti Meta e vlerësoi shumë punën time. Ndihem i vlerësuar dhe i nderuar.

Lahuta
Lahuta është një vegël muzikore kordofone me një tel e përdorur në Malësi të Madhe, Malësi të Gjakovës, Dukagjin, Plavë, Guci, Rugovë, Krajë, Postribë, Pukë dhe Kosovë. Lahuta përbëhet nga një kasë druri në trajtë vezake, të zgavruar përbrenda. Kjo zgavër e kasës mbulohet me lëkurë të regjur ose çapër, siç e quajnë në Malësinë e Madhe, e kapur anash me kunj druri. Trupi i lahutës mund të përbëhet edhe nga kungulli ose nga guaska e breshkës. Mbi çadër nga skaji i kasës vendoset një urë druri zakonisht e vendosur pak tërthorazi mbi të cilën mbështetet kordha e lahutës, e cila quhet kamanec (Dukagjin) ose magjar (në disa vende të Shqipërisë Verilindore). Kordha e lahutës lidhet dhe lëvizet nga një çelës në formë kunji, i ngritur në një vrimë nga maja e bishtit të instrumentit, i cili quhet kungj ose tezgjah (Tropojë), krek (Peshkopi), gres (Malësi e Madhe). Kordha kalon nga kunji mbi kambalecin dhe kapet poshtë në formë laku, me një të dalë druri në fund të kasës. Pjesë e lahutës është edhe harku i përbërë nga druri i thanës apo arrës, etj., i cili ka formën e gjysëm hënës të lakuar në trajtë hënëze, e cila quhet agrec (Krujë), budat (Tropojë), ras (malësi e Madhe), drocak (Dukagjin). E gjithë lahuta përbëhet nga një dru njëcopësh, nga panja, gështenja, krekëza, lisi ose arra…etj., lloje drurësh që zgavrohen lehtë. Në rrethin e Lezhës përdorin edhe drurin e verrit që del në kënetë, sepse është i lehtë dhe mund të zgavrohet hollë dhe kumbon mirë. Çapra e suprinës përbëhet nga lëkura e regjur e dhisë ose nga plëndësi i bagëtive i vendosur nga ana e lëmuar e sipërme. Çelësi punohet nga dru i fortë. Harku (argeci) përbëhet zakonisht nga thupra e thanës, arrës, etj. Fijet e tij përbëhen nga bishti i kalit të zi, përdridhen dhe vendosen nga njëra anë e harkut në anën tjetër duke krijuar tension dhe duke e harkuar thuprën e harkut. Qimet e harkut lyhen me rrëshirë pishe të egër. Cilësia e tingullit dhe kumbimit të këtij instrumenti nuk përcaktohet nga lloji dhe cilësia e drurit, por më shumë nga cilësia e lëkurës dhe përpunimit të saj, përpunimi i qimeve të harkut etj.

Veshja me Xhubletë.
E merr këtë emër nga një lloj fundi në formë këmbane të valëzuar, i qepur me rripa prej shajaku të vendosur njëri pas tjetrit në linjë horizontale, bashkimi i të cilëve realizohet me gajtana të hollë prej leshi. Xhubleta shoqërohet edhe me disa pjesë të tjera prej shajaku me ngjyrë të zezë, si të xhubletës, të cilat quhen grykës, mangë, dhe krahol. Pjesë tjetër është edhe brezi i gjerë i zbukuruar me rruaza dhe gajtana, i cili në të folmen vendore quhet kërrdhokëll. Në kokë mbahej një shami e bardhë, e lëshuar mbi shpatulla. Këmbët mbroheshin me këllçi shajaku ose me çorape të gjata si dhe me opinga lëkure.

Turqia me këshilla të reja udhëtimi për SHBA dhe Europën

0

Foto nga Pixabay.

Turqia ka lëshuar një udhëzim të ri udhëtimi për SHBA-në dhe Europën, me sa duket si hakmarrje për këshilla të ngjashme nga vendet perëndimore.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane kanë paralajmëruar shtetasit e tyre kundër pjesëmarrjes në grumbullime të mëdha dhe u kërkuan atyre të shmangin tërheqjet turistike.

Këshillimi për udhëtimet i ministrisë së jashtme turke paralajmëron turqit kundër “niveleve të rrezikshme të intolerancës fetare dhe urrejtjes në Evropë.” Një deklaratë më vete të shtunën tha se kishte patur “sulme të fundit verbale e fizike kundër të huajve dhe akteve raciste të kryera në Shtetet e Bashkuara.”

Qeveria e Turqisë ka reaguar ashpër ndaj demonstratave anti-islamike nga aktivisti i krahut të djathtë Rasmus Paludan. Ai i ka vënë zjarrin Kuranit jashtë ambasadave të Turqisë në Stokholm dhe Kopenhagen.

Kjo ka shkaktuar demonstrata në Ankara e Stamboll dhe ka rritur tensionet diplomatike me Turqinë, e cila ka kohë që nuk pranon t’i japë dritën jeshile aplikimit të Suedisë për në NATO.

Ministritë e jashtme të Norvegjisë, Suedisë dhe Danimarkës u kërkuan të shtunën shtetasve të tyre në Turqi të shmangin vendet me demonstrata dhe grumbullime të mëdha.

Document.no

At Shtjefën Gjeçovi dhe Dr. Rexhep Krasniqi – Apostuj të idesë për Bashkim Kombëtar

Nga Frank Shkreli
               

Federata Pan-Shqiptare Vatra në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, promovojnë 4 vepra të Prof. Besim Muhadarit. Në njoftimin e përbashkët të këtyre dy organizatave të komunitetit shqiptaro-amerikan, ftohen dashamirësit e librit dhe publiku i gjërë që të marrin pjesë (të dielën, më 29 janar 2023 ora 11 AM) në kryeqendrën e Vatrës ku do të promovohet veprimtaria shkencore e Prof. Asoc. Dr. Besim Muhadrit, i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, njëkohësisht edhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Promovimi përfshin 4 vepra të autorit Muhadri: 1. “Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”; 2. “Profesor Rexhep Krasniqi-“Një jetë në shërbim të Shqipërisë etnike”; 3. “Esencat e mendimit letrar” dhe 4. Studies on Albanian Literature and Ethnology.
 

Për librat e Prof. Besim Muhadrit flasin studiuesit shqiptaro-amerikanë: Dr. Bexhet Asani, Dr.Paulin Marku, Frank Shkreli, Idriz Lamaj, Valdete Cenalia, Pal Ndrecaj, Adnan Mehmeti dhe Dr. Arjeta Ferlushkaj. Pjesë nga krijimtaria e Profesor Dr. Besim Muhadrit do të interpretojnë aktorët e komunitetit: Shaban Lajçi dhe Shpend Gjocaj. Me këtë rast desha vetëm të kujtoj – shkurtimisht – dy prej protagonistëve të këtyre veprave të Prof. Muhadrit: At Shtjefën Gjeçovin dhe Dr. Rexhep Krasniqin. Pason fjala e autorit:
 

“Përshëndetjet e mia gjithë ju, miq e dashamirë të letrave shqipe dhe admirues të këtyre dy personaliteteve të mëdha të historisë së Kombit shqiptar. Më duket vetja sikur po bëj një sakrilegj që të flas për Rexhep Krasniqin në një tubim si ky, në shoqërinë e dy autoriteteve mbi jetën dhe veprimtarinë e Dr. Rexhep Krasniqit: kolegut dhe mikut tim, studiuesit Idriz Lamaj, i cili ka punuar për disa dekada me Dr Rexhep Krasniqin në Komitetin Shqipëria e Lirë dhe autorit Dr. Besim Muhadri, autor të librave që po promovojmë sot. Njërin prej këtyre personaliteteve kam pas nderin ta njoh. Dr Krasniqin e kam njohur, por nuk mund të pretendoj se jam ekspert i jetës dhe veprimtarisë së tij. E kam admiruar për aq sa e kam njohur, si njërin prej përfaqësuesve më të denjë të asaj gjenerate patriotësh shqiptarë anti-komunistë– gjatë dhe pas Luftës së dytë Botërore, të cilët punuan aq shumë për Shqipërinë, Kosovën dhe për të drejtat e të gjithë shqiptarëve anë e mbanë trojeve të veta. Për atë kohë që e kam njohur, në rininë time, në fillim të 1970-ave, Dr. Rexhep Krasniqi në atë kohë Kryetari i Komitetit Shqipëria e Lirë brezit tim i jepte kurajo për të vazhduar mësimet dhe gjuhën anglisht dhe na ushqente me patriotizëm, si shumë bashkohas të tij, e për të cilin modestësisht kam shkruar edhe më parë. Frank Shkreli/ Prof. Dr. Rexhep Krasniqi: Bir shpirti i Bajram Currit | Gazeta Telegraf

Dihet – megjithëse nuk flitet për kontributet e tija, as nuk shkruhet aq sa duhet për të si: përshembull për rolin e Dr. Rexhep Krasniqit në hapjen e shkollave shqipe anë e mbanë trojeve shqiptare, por sidomos në Kosovë – si njëri prej të dërguarve të posaçëm të Ministrit të atëhershëm të Arsimit, Prof. Ernest Koliqit gjatë Luftës së dytë Botërore. Por dhe përpjekjet e tija gjatë gjithë jetës, përfshirë veprimtarinë e tij në mërgim në mbështetje të bashkimit kombëtar, të lirisë dhe të demokracisë për shqiptarët nën regjimet komuniste, sllavo-aziatike. Për kontributet e tij të shumta në diasporë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, komuniteti shqiptaro-amerikan i kishte shprehur Dr Krasniqit falënderimet e veta, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me 28 Nëntor, 1975, duke e dekoruar Dr. Rexhep Krasniqin me pllakën e artë, me këtë motivacion: “Për punën e tij të vazhdueshme në Shqipëri dhe jashtë Atdheut, me vendosmëri dhe ndershmëri kombëtare, me dedikim të papërkulur, në lamën e përparimit kulturor dhe politik të popullit shqiptar dhe Shqipërisë, ku një ditë jo të largët do të vendosen liria e fjalës dhe ajo e mendimit, liria e besimit dhe liria e mbledhjes, si dhe të gjitha liritë e tjera demokratike, si kujtim i paraqitet kjo pllakë Rexhep Krasniqit në shenjë nderimi dhe falënderimi, sot më 28 Nëntor, 1975 në qytetin e Nju Jorkut të Shteteve të Bashkuara, Bashkësia e Nju Jorkut.”

Rexhep Krasniqi ka lënë pas një trashëgimi të pasur, patriotike, kulturore dhe historike edhe me shkrimet e tija në median e mërgimit, përfshirë revistën e njohur “Shejzat” të Ernest Koliqit. Janë, sidomos, të njohura dhe të dokumentuara shkrimet e tija në organin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, që ai drejtonte, në gazetën, “Shqiptari i lirë”. Për më tepër, si Kryetar i “Komitetit Shqipëria e Lirë”, Dr. Rexhep Krasniqi ishte i pranishëm në shumë seminare dhe konferenca akademike dhe ndërkombëtare në universitetet amerikane dhe më gjerë, ku merrte pjesë për të folur për historinë e Kombit shqiptar dhe për gjendjen e mjerë politike të tij, nën regjimin komunist të asaj kohe. Në këtë rol, Dr. Rexhep Krasniqi ishte një zëdhënës i përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e demokraci, ndërsa u bënte të nohur audiencave të huaja – sidomos amerikanëve – cilësitë e zgjedhura të Kombit shqiptar, në krahasim me kombe të tjera. Si përfaqësues i lartë i komunitetit shqiptaro-amerikan për dekada, Dr Krasniqi gjendej shpesh edhe pranë komuniteteve shqiptare të përhapura në Amerikë dhe në Evropë, përfshirë Arbëreshët e Italisë dhe ishte ndër ata të pakët prej të cilit – personalitetet më të shquara politike të Evropës dhe të Amerikës – kërkonin këshilla e informacion të besueshëm mbi gjendjen e botës së mbyllur shqiptare nën komunizëm.

At Shtjefën Gjeçovi – “Sa mûnd t’mêndohet dielli pa dritë, aq mund t’mêndohet kombi pa gjuhë”. (At Shtjefën Gjeçovi)

Ashtu siç përhapte gjuhën shqipe Rexhep Krasniqi në Kosovë dhe trojet e tjera shqiptare gjatë Luftës së Dytë Botërore edhe protagonisti i një libri tjetër që promovohet sot të autorit Prof. Besim Muhadrit, At Shtjefën Gjeçovi edhe ky një apostull tjetër i bashkimit kombëtar i dërguar prej Zotit ka kapërcyer gryka e male duke përhapur abetare nëpër Kosovë, në kohën e tij, siç sugjeron edhe kënga popullore: “Të kjofshim falë Kosova Nanë,/ Burra trima shumë ke dhanë!/ Ç’ashtë ky burrë musteqezi,/plot me lavd dhe krenari?/Plot me lavd e krenari,/nderoi veten e këtë Shqiptari./ Kapërcen gryka dhe male, /tuej shpërnda plot abetare./Me u lanë breznive vepra/ me i harrue kurrë sa të jetë jeta./Ky ashtë biri i këtij trolli, i thonë për emën Shtjefën Gjeçovi.

Kështu i këndojnë rapsodët e Kosovës At Shtjefën Gjeçovit, fratit të maleve, i cili është vrarë në pritë e në tradhëti nga shovinistët serbë në Zym të Hasit më 1929. Frank SHKRELI/ At Shtjefën Gjeçovi — apostull i bashkimit kombëtar | Gazeta Telegraf. Meshtari dhe atdhetari i njohur nga Kosova, i cili gjithë jetën e vet punoi për “Atme dhe Fe” për nga aktiviteti i tij patriotik ai radhitet me veprimtarët më të dalluar të lirisë dhe patriotizmit të periudhës së Rilindjes Shqiptare dhe qëndron krah për krah me burrat më të dalluar të Kosovës dhe të Shqiptarizmit, si Azem Bejta, Isa Boletini, Hasan Prishtina e tjerë. At Shtjefën Gjeçovi u vra nga dora mizore e terrorizmit serb, për veprimtarinë e tij si meshtar dhe si patriot shqiptar. Ai ishte një mishërues i pashoq i atdhetarizmit dhe i fesë. Dashurinë e vet për të dyja i përdori për të mirën e të gjithë shqiptarëve kudo dhe në shumë fushë, përfshirë gjuhën dhe kulturën, traditën dhe arkeologjinë. Përveç kësaj nuk mungoi përkrahja e tij as për kryengritjen e malësorëve kundër pushtetit otoman më 1911, e deri tek mbështetja e tij për kryengritësit vlonjatë kundër italianëve në vitin 1920. “Secilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë që në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lotët t’ona për At Gjeçovin”, –është shprehur Faik Konica -Kujtime Mbi At Gjeçovin. At Shtjefën Gjeçovi, sipas Faik Konicës, si një folës i shqipës “në vijën më të përparuar frontale të trojeve shqiptare”, ishte njëri prej stërnipërve të atyre që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj, “ndaluan të mbrapsurit e vijës (së të folurit shqip) më tehu”. Andaj, në këtë rast të promovimit të librit të autorit Dr. Besim Muhadrit: Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit, duke njohur kontributin e tij të madh në favor të bashkimit kombëtar dhe të kulturës, gjuhës e traditës shqiptare, le të shpresojmë së bashku me Faik Konicën që, “Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-rritur” ndër ata pasardhës, të cilët me veprat e tyre do të realizojnë, më në fund, ëndrrën e At Gjeçovit dhe të shumë bashkëkohësve të tij, të cilët dhanë jetën për këtë qëllim, ka shkruar Konica.

Librat e Dr. Besim Muhadrit për At Shtjefën Gjeçovin dhe për Dr. Rexhep Krasniqin janë vepra për figura të dalluara të historisë shqiptare – vepra historike në vetvete, të jetueshme përgjithmonë, me të vërtetë të dobishme për të gjithë.

Përshëndes autorin Dr. Besim Muhadrin për librat që promovohen sot në Vatrën e shqiptarëve të Amerikës, kushtuar At Shtjefën Gjeçovit dhe Prof. Dr. Rexhep Krasniqit: dy prej figurave të respektuara të historisë kombëtare, ndonëse shpesh të harruara me urimin që këto vepra dhe të tjera si këto në të ardhmen, të ndriçojnë këto dy figura, si monumente të pashterueshme nga koha, brezave të ardhshëm të shqiptarëve. Ashtuqë, siç është shprehur edhe Faik Konica për At Shtjefën Gjeçovin, për të cilin shpresonte që, “Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vijë duke u-rritur”. Edhe ne sot shpresojmë këtë, jo vetëm për Gjeçovin e Rexhep Krasniqin, por edhe për të tjerë si këta burra të shqiptarisë, të cilët historiografia komuniste është përpjekur t’i zhdukte ose t’i anashkalonte. Veprat e Prof. Dr. Besim Muhadrit tregojnë se këta janë gjallë dhe me këto vepra do u ndriçojnë brezave të ardhshëm. Shumë faleminderit!

Kurti për RTK2: Ata që duan Asociacion duhet të argumentojnë arsyen

0
RTK 2 / B.H./RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë ekskluzive për RTK2 ka thënë se beson se propozimi evropian është bazë e mirë për marrëveshjen me Serbinë dhe se është i gatshëm të bisedojë për marrëveshjet e arritura në Bruksel, por ka thënë se nuk ka marrë ndonjë argument adekuat për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

I pari i ekzekutivit ka thënë se “nuk e sheh të nevojshëm krijimin e Asociacacionit, por se është i gatshëm për diskutime për të drejtat e komuniteteve joshumicë”.

“Jam gati për bisedime për të drejtat e pakicave, të komuniteteve joshumicë, jam gati për këtë. Por duhet ta kuptoni se është shumë e rëndësishme që ata që duan më shumë të drejta sesa u jep plani i Ahtisaarit, e mbajnë barrën e argumentimit – pse u duhen më shumë. Ahtisaari mori çmimin Nobel për Paqe, çfarë do ta plotësonte planin e Ahtisaarit, cilat janë argumentet për të metat e tij. Barra e argumentit duhet të jetë mbi ata që kërkojnë diçka tjetër apo diçka më shumë”, tha Kurti në intervistë për RTK 2, e cila do të transmetohet të dielën në mbrëmje.

Tutje Kurti ka treguar se kur e ka parë propozimin e njohur më parë si ‘franko-gjerman’ dhe ka thënë që nga atëherë kanë negociuar për arritjen e marrëveshjes.

“Të jem plotësisht i qartë, sigurisht edhe i sinqertë, më 9 shtator e kam lexuar atë propozim, por nga ‘iPad’-i i Lajçakut, nuk kam pasur dokument me shkrim. Ishin së bashku me Jens Plotner dhe Emmanuel Bonn, të dërguarit nga Parisi dhe Berlini. Unë menjëherë e kam vërejtur se më në fund kemi një propozim për marrëveshje”, ka shtuar kryeministri Kurti.

Duke folur për kthimin e serbëve në institucione, veçanërisht në polici, Kurti tha se nuk pajtohet me gjendjen e tanishme dhe se nuk dëshiron që serbët në veri të zëvendësohen me shqiptarë.

“Më vjen shumë keq që ata kanë dhënë dorëheqje. Mendoj se dorëheqjet janë të gabuara. Unë në parim nuk përjashtoj askënd për t’u kthyer, por nuk jam kompetentë që të vendosi për kriteret në vend të komisionit profesional. E them qartë, nuk kam ndërmend ta mbush atë vakum me shqiptarë. Nëse serbët kanë dhënë dorëheqje, serbët duhet të jenë në ato pozita dhe i ftoj të gjithë që të aplikojnë”, ka nënvizuar Kurti.

I pyetur për të vlerësuar situatën e sigurisë në Kosovë, shefi i Qeverisë tha se nuk ka hequr dorë nga premtimi i tij parazgjedhor se një nga prioritetet e tij është dialogu i brendshëm me serbët, por se aktualisht nuk ekziston mirëbesimi i nevojshëm. Ai ka paralajmëruar 123 projekte për ndërmarrje të vogla dhe biznese fillestare, prej të cilave 48 janë të destinuara për komunitetin serb.

“Kolonët e mi”, prozë nga Bajram Sefaj

0

  Bajram Sefaj, shkrimtar 

‘“kolonët e mi” – III

(… i gjithi një fshat!)

Nga ajo që është rrëfyer e shkruar deri me tash, qoftë edhe  në romane, libra të tjerë të trashë e voluminozë, fitohet përshtypja, gjithsesi e shtrembër, se ai pellg, ajo lukuni qeniesh njerëzore, ajo  fole e zogjve të qyqes që dyndeshin në Kosovë, përbëhej vetëm nga disa veta, nga disa individë, ca persona të “mjerë” që, sipas një  tok rendje të panjohur, u kishte rënë hise, detyrë e obligim patriotik,, të lëshojnë kolibet e tyre primitive para mesjetare, ngrehur e ngulitur si strehimore, si fole qyqesh, gjithandej bokërimave e shkrepave të pakrehura e pashkelura, të Malit të Zi (të zi!), në vukojebina (shqip: ku bën dreqi ve!), pa kurrfarë kushtesh jetese, lipsej të viktimizoheshin, të flijoheshin e, “heroikisht” të zbarkonin në Kosovën tonë, në viset me të bukura e piktoreske të saj, siç është Rrafshi i Dukagjinit, për shembull. Të vendosen në shtëpi “të planit”, me oborre e irat  të bollshëm toke pjellore që, siç thuhet, gurin po ta hedhësh mbi të, nga gjiri i saj , do të korrësh bereqet të mbarë. 

Jo, ore jo! 

Po ç ‘djall rastesh individuale e të vetmuara! 

Gjithkund në Rrafsh, katundet, lagjet më bukura qytetesh dukagjinase, populloheshin e dyndeshin me kolonë malazezë.  Si shembull karakteristik dhe ilustrues, pa as më të voglën mëdyshje, mund të kujtohet rasti i Vitomericës. Fshat a vendbanim i bukurisë përrallore që, vetëm mund të ëndërrohet (në asnjë mënyrë tjetër!). Ndodhet pikërisht aty ku dorëmira natyrë e ka vendosur at vendbanim margaritar. Vetëm disa metra në verilindje të qyteti i Pejës, me Grykë të Rugovës e, hijeshitë tjera që i shkojnë pas, vendbanimi Vitomericë, nga të katër anët, majtas r djathtas, rrethohet me mrekulli të shumta të kësaj bote! ! 

Pos qytetit të Pejës që le pas, në anën e majtë të rrugës, ngrihet ngushtica e Shtedimit, krah për krah me Majën e Hasanit, me legjendën anekdotike brenda saj. Kur atje, në maje të Majës, siç thotë legjenda, mixha Hasan, gërmuqet për t’i puthur koqet e veta, në shenjë mirënjohjeje që në jetë ia kishin sjellë atë çetë djemsh azganë, që u vringëllonin kosat në  ukositje në Livadh të Madh, kur u vetonin këmishët qenat atje poshtë në Rrafsh, humbi jetën tragjikisht. U rrokullis e u thërrmua, ra poshtë greminës së thellë. Nga ajo ditë, asaj maje atje lartë, i meti emri Maja e Hasanit!  

 * 

Në varg, pastaj ngjitet bjeshka e lartë e Rusolisë, nga gjiri i së cilës rrjedhë uji i  kulluar si loti, i burimit të Drinit të Bardhë, me ujëvarën shkumëbardhë që, në katarakt,  bashkë me jehonën solemne, i turret Rrafshit. Aty, bri burimit gjendet shpella mijëvjeçare që, siç rrëfen legjenda, i trembur, për jetë a vdekje, lepuri (zemërlepur), në gojën e hapur të Shpellës, gjen shpëtim nga dhembët e mbrehtë brisk, të zagarëve langonj. Në grykë shpelle, zagarët ndalin vrapin, lepurin e trembur për vdekje ia a falin tokës, mëshirës saj. Pas disa ditësh e netësh, rruge të nëndheshme, në terr të zi, duke u përbiruar e përplasur shkëmbinjsh,  (i qëruar fare!), në fërkim me shkëmbinj tuneli nëntokësor natyror, lepuri del cullak (lakuriq fare!), mbi sipërfaqe, diku thellë në Mal të Zi! 

Me legjenda të ngjashme, mbase edhe shumë herë, më të çuditshme e rrëqethëse, është e mbushur përplot tërë rrjedha e Drinit të Bardhë që, Vitomiricës ia lag këmbët, si vulë nënshkruese se ky vendbanim, është fshati më i bukur jo vetëm në nahije të Podgurit por edhe më gjerë! 

* 

Qëllimshëm anashkalohen edhe shumë legjenda e kallëzime të tjera fantastike që kallëzohen lidhur me këtë krah të Kosovës e, më shpesh, rrëfehet tregimi real e konkret, i përjetuar dhe i freskët taze, si të kishte ndodhur sot paradite. Idil dashurie midis dy qenieve njerëzore, midis dy filizash të përkatësive, kombëtare e fetare, të ndryshme: të të riut kolon malazias nga Vitomerica dhe gocës së bukur shqiptare vendase, nga fshati fqinj.  Ishte ky sensacion i panjohur dhe i pa ngjarë deri me atë çast!  Sikur ia kapërcente legjendës së  Romeo dhe Zhulietës (Roméo Montaigu dhe Juliette Capulet), të veprës madhështore epike, të fillimeve të dramaturgut me famë botërore, Wiliam Shakespear-it.     

(…) 

 Djaloshi i ri, shtatlartë, flokëzi, sy verdhë, vetullhollë e lëkurëbutë,  buzagaz gjithnjë, pa fije hileje e urrejtje ndaj askujt, fytyrë toke, kolon malazias, rastësisht takon gocën e re shqiptare, drenushe e ndrojtur mali, bime e re, pa e parë as vrarë syri i keq i askujt. Pa e ndërruar asnjë fjalë mes veti, meqë asnjëri nuk e kuptonte gjuhën e tjetrit, mbërthyen e lidhen fort, shikimet. Nga ndeshja retorike heshtjeje, shkrepi një vetëtimë e rrufeshme deri në kupë të qiellit. Pa asnjë fjalë goje, lidhën me forcë duart dhe, u nisën me vrap. Si të çmendur!  

Për ku nisën!  

Në ç ‘drejtim!  

Drejt një ishulli të panjohur! 

U nisën për atje larg! 

Të mbjellin legjendën  e re!  

Mbi një dashuria të ndaluar… 

* 

Mungesa ose “zhdukja” e tyre, u zbardh. Rrufeja plasi e zbërtheu:  u mor vesh se Ajkuna, bija e konakut më të njohur në Podgur, iku a u grabit, me hatër a me zor!  U martua me djalin e kolonit Stanishiq, kryefamiljar i familjes shamatarësh, instaluar si kolonë në fshatin Vitomericë. Për ketë ndodhi pa president, të rrallë dhe të papritur, merr vesh, i zoti i shtëpisë së madhe shqiptare dukagjinase, plaku i mençur  e fisnik, Bardh Shaljani. Në çastin që i erdhi haberi se Ajkuna, e bija e djalit tij të madh Hazir, ishte martua me një shkja, plaku Bardh hoqi plisin, kroi kryet, pështyu në hi e, nga çibuku prej i qelibarit, po nja një metër e kusur i gjatë, thith një tym idhnak duhani, pushoi një çik, mori frymë thellë dhe, priti e tha: hair qoftë! Për hair na qoftë dy palëve kjo miqësi dhe shtoi – boll qejf kisha  që Ajkuna të martohej me një të bërë synet! Por s’ka dert, kështu qenka kenë kësmet! 

Kur  merr vesh për këtë kërkesë të burrërore të Bardhit,  baba i djalit, koloni malazez Strazimir, për flake pushke përgjigjet: problemi më i vogël qenka ky! Në dekik plotësoi kërkesën e fqinjit të tij shqiptar, tashme mik shtëpie!  

Me të birin përdore, drejt xherahut! 

                                                                                                              (Gaillard,  janar 2023) 

* 

(*Gjithnjë duke u mbështetur në dritën e fortë të murin ngjyrë bardhë të  romanit “Zogjtë e Qyqes” të shkrimtari kosovar, Gani Mehmetaj. Kjo vepër, u nderua me çmimin prestigjioz letrar “Kadare”, si romani me i suksesshëm për vitin 2020)