Kreu Blog Faqe 1121

Z. Eskobar, përse, miqësinë e sinqertë shqiptare po mundoheni ta “tregtoni” me partneritetin e rrejshëm serb!

0
____

(z.Eskobar e Z.Hill, Ju për hir të ca interesave afatshkurtra gjeopolitike (përmes Asociacionit) po i luhatni seriozisht raportet afatgjata gjeostrategjike, me shqiptarët)

1. Presionet për implementimin e Asociacion, përveç obligimeve të dala nga Marrëveshjet e famshme që u amputuan arbitrarisht nga Projekti u M. Ahtisarit, (që më 2011 u nënshkruan nga Hashim Thaçi, e u aprovuan më 2015 nga Isa Mustafa), sipas gjitha gjasave (nëse i interpretojmë përmes metodës sociologjike të Analizës së Përmbajtjes) më shumë janë “produkt” të rrethanave gjeopolitike apo zhvillimi tjetër gjeopolitik, se sa të ndonjë kursi të paramenduar të brofshëm algoritmik! Është e qartë se edhe në politikë sikurse në sferat tjera nuk ndodh asnjëherë asgjë në mënyrë të rastësishme dhe e shtyrë nga emocionet, nga (anti)patia apo nga naiviteti, ashtu siç jemi të prirur të besojmë e dëshirojmë ne shqiptarët (në stilin; Amerika na do neve, edhe ne e dojmë, e vdesim për Amerikën?!). Naiviteti dhe infantiliteti ynë shkon aq larg sa që nuk arrijmë të kuptojmë që amerikanët nuk udhëhiqen nga emocionet, as nga dashuria, as nga urrejtja, as nga paragjykimi, as stereotipitë e tyre ndaj shteteve e vendeve që u ndihmojnë dhe kanë afeksion në miqësi, aleanca e partneritete, por, udhëhiqen ekskluzivisht nga “interesat e përhershme”! Për të cilat Kryediplomati e doajeni i diplomacisë botërore, Henry Kisingjer, thotë; ato, “ndryshojnë në kohë, hapësirë, gjeografi…”, dhe se “Amerika nuk ka as miq e as armiq të përhershëm, por, ka vetëm interesa të përhershme”. Shikuar me ketë dioptri e gjakftohtësi, neve shqiptarëve nuk duhet të na mbetet hatri, për zbehjen e miqësisë patetike me Amerikën, të cilën si mesazh por edhe si presion, po na aderon z. G. Eskobar tani me “ultimatumin” për Asociacionin! Hatri, duhet të na mbetet vetëm në rast të një vetëvlerësimi të gjithanshëm (politik e diplomatik sidomos) nga ana e jonë, ku me siguri do na rezulton, se; nuk i kemi eksplorua e deri diku po del edhe që nuk i kemi kuptua ato që po themi se Amerika i ka kultivua e identifikua si vlera e si interesa të saja (të përhershme kisingjeriane!) gjatë gjithë këtyre dyqind viteve të fundit! Për dallim nga ne serbet, e kanë mësuar ketë leksion që nga bombardimet e NATO-s 1999. Ata kanë angazhuar ekipe të tëra lobiste në Amerikë, për ta animuar si Departamentin e Shteti, ashtu edhe Kongresmenët dhe mediet që ushtrojnë  ndikim global. Derisa ne me faktin dhe aktin e vetëkënaqësisë sonë naive pushuam së lobuari dhe animuari si në Kongres ashtu edhe në DASH, serbët arritën të derdhin miliarda$ nga arka shtetërore dhe kanalet tjera të dyshimta për të “peshkuar” personalitete me ndikim. Gjitha qeveritë kosovare të pasluftës, në vend që ti dekorojnë (të paktën me akte formale!) këta lobist të shquar shqiptaro-amerikan për angazhimet dhe lobimet e tyre milionëshe, i margjinalizuan dhe madje provuan edhe t’i politizojnë e fragmentarizojnë në ideologji, klane dhe parti!? Mendoj, që indiferenca dhe mosangazhimi i lobit shqiptaro-amerikan, deri diku e ka “prodhua” edhe presionin që po e ndjejmë si nga Z. Derek, z.Eskobar, po edhe z. Hill. Në kuadër të kësaj “skeme”, duhet kuptuar që edhe intervenimi në vitin 1999 (siç e rekomandon edhe vetë disidenti amerikan Noam Chomsky), nuk u bë edhe aq shkaku i “intervenimit humanitar”, që shkaktoj largimin “biblik” të një milion shqiptarëve nga vatrat e tyre, por, u bë dhe u organizua nga:  shkaku i reduktimit, dobësimit po edhe zbehjes së ndikimit të Perandorisë së kuqe Ruse (“ariut siberian”) në ca vende të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve të Evropës Juglindore! Duke u nisur nga ky argument që padyshim ka të bëjë (si interes gjeostrategjik i SHBA-ve) edhe me sigurinë dhe stabilitetin e sotëm  të rajonit të Ballkanit Perëndimor, “interesat kisingjeriane”, duket që e “suflerizojnë” krijimin e Asociacionit, që mund të kalkulohet si hap gjeopolitik, për te ruajtur interesat gjeostrategjike amerikane.

2. Pra, për hir të sigurisë dhe stabilitetit gjeostrategjik të rajonit, kam përshtypje që “lëvizja gjeopolitike (përmes Asociacionit, ta shpërblej Serbinë!) që sipas strategëve të NATO-s është perceptuar si një hap i kohës…, i cili jo vetëm që duhet ta paqësoj por edhe siguroj, Serbinë nga “orbita” e Rusisë putiniane. Natyrisht, ne si Kosovë duhet ta rishikojmë e rishqyrtojmë interesin tonë afatgjatë kombëtar dhe shtetëror, në mënyrë që ai të jete ne koherence dhe plotësi edhe me “filozofinë kisingjeriane” . Pra, ne do duhej ta dispononim sensin dhe intuitën e “nuhatjes së kësaj klime kisingjeriane” . Mjerisht, këtu diplomacia jonë ka dështuar totalisht! Sepse, tani po na rrezikohen si miqësia ashtu edhe “interesat e përhershme” me Amerikën! Amerikanët duke u bazuar në logjiken e ”interesave kisingjeriane”, nuk kanë ngarkesa dhe nuk vuajnë nga komplekset (se; psh. po prishim një aleance, shkaku i një tjetre!) popujve dhe vendeve të vogla, sikurse jemi ne dhe të tjerët në Ballkan dhe gjetiu! Amerikane, nëse e kanë algoritmuar me saktësi milimetrike, “shkurorëzimin” e Serbisë me Rusinë putiniane (edhe shkaku i luftës në Ukrainë) ata, padyshim që do ë bëjnë atë?! Ajo çfarë me dhemb mua në gjithë ketë “odisejadë”, ka të bëjë me mosreflektimin tonë politik ë para se gjithash diplomatik!? Megjithatë, për të mos u keqkuptuar; Unë kam shkruar shumë për ketë keqinterpretim tonin të “miqësisë” me Amerikën! Por, vazhdoj ta mbroj tezën se; Amerika, mund të gaboj lidhur me shpresën se(duke kalkuluar: se më ë rëndësishme është interesi se miqësia) do mund ta kthej Serbinë kah “interesat kisingjeriane”.Ngase, Serbia përveç interesave ekonomike e kulturore me Rusinë (mbi 200 vite?) ka të “mbjellura” edhe “farat”e interesave shpirtërore e religjioze, me Rusinë! Andaj, mendoj po edhe jam shumë i bindur që Amerika, duhet të llogarit shumë më shumë në freskimin e “interesave kisingjeriane” me shqiptarët se sa me serbe! Sepse, shqiptarët, asnjë interes (as politik, as ekonomik, as gjeostrategjik, as gjeopolitik) nuk e kanë as tani e as ne te ardhmen me u shkëputë nga orbita perëndimore, aq më pak nga ajo Amerikane! Tekefundit kureshtarët po edhe diplomatët (si çifti i z. Eskobar, e z. Hill) që përfaqësojnë shtetin dhe interesat amerikane, le ta shfletojnë pak historinë shqiptare… dhe do e kuptojmë këtë cfare po mundohem të argumentoj… !

3. Kështu që ndryshimin e kursit të “qortimit ndaj shqiptarëve” dhe “përkëdheljes ndaj serbëve”, duhet kërkuar edhe te këto premisa të ndryshimeve globale gjeopolitike, por jo edhe të atyre gjeostrategjike. z. Eskobar, e z. Hill, të jeni të bindur që Serbia, në “kthesën” e parë (në momenti kur Rusia do fitoj në sferën gjeostrategjike..) do ua kthej shpinën “interesave kisingjeriane”amerikane . Tani sa dhe si do e përshtatë qeveria jonë këtë perceptim për “ndryshimin” e kursit ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe perceptimin se serbet po përkëdhelen, është një çështje që duhet analizuar dhe studiuar me vëmendje dhe me kujdes të veçantë si nga “eskadronët” e këshilltarëve të KM Albin Kurtit, ashtu edhe nga ekipet tjera që me “ekspertizat” e tyre shumëdimensional e kanë kureshtjen dhe kurajën që ta ndihmojnë Kosovën në këtë proces shumë të rëndësishëm për gjeneratat e ardhshme, mbetet për t’u parë. Sepse, tani e tutje s’ka me qenë e rëndësishme se kush do e marr përsipër si “kompromisin” (që për qeverinë Kurti, mund të kualifikohet edhe si tradhti!) ashtu edhe “rezistencën” (që për opozitën nuk perceptohet si një tradhti!), por, sa mund të shkoj dëmi që mund t’i shkaktohet Kosovës me Asociacionin, askush s’e di!? E dini që askush në Kosovë, ende nuk ka bërë ndonjë studim serioz (politik, ekonomik, social, diplomatik, e gjeopolitik) për pasojat që do mund ti “prodhoj” si instalimi ashtu edhe refuzimi i Asociacionit? Gjithçka çfarë është thënë, deri më tani për Asociacionin vetëm është përfolur, është dramatizuar, e është formalizuar si forma ashtu edhe përmbajtja dhe natyra e tij! Pra, s’kemi përgjigje; juridike, as politike, as sociologjike e as diplomatike?! E çfarë shteti dona me bë kështu…? Populli ynë, e ka një thënie tehjkohore; “mjerë lakrori i shtëpisë, që pret mazë tē kojshisë”…!

…Amerika, duhet të llogarit shumë më shumë në freskimin e “interesave kisingjeriane” me shqiptarët se sa me serbët! Sepse, shqiptarët, asnjë interes (as politik, as ekonomik, as gjeostrategjik, as gjeopolitik) nuk e kanë as tani e as ne te ardhmen me u shkëputë nga orbita perëndimore, aq më pak nga ajo Amerikane!

Monografi për Ndre Mjeden nga Rinush Idrizi

0

Rinush Idrizi 

Ndre Mjedja 

Monografi 

2017 

Kur e mora këtë libër në bibliotekën e Akademisë së Shkencave në Tiranë, u emocionova shumë. Sepse me Idrizin kemi dhënë mësim ca kohë në një shkollë të fshatit Mangull të rrethit të Tiranës. Domethënë kemi pasur kohë të shkëmbejme mendime rrugës vajtje ardhje si edhe në mjediset e shkollës. Nuk e di përse e kishin sjellë edhe atë në fshat, pasi Rinushi ishte i njohur mjaft në Tiranë, ndërsa unë kisha një “cen biografik”. 

Rinushi ishte polemik, diskutonte me zjarr për letësinë por edhe për tema të tjera. Një natë, ndoqëm në fshatin fqinjë, Fikas, ndeshjet e kampionatit botëror të futbollit në Argjentinë. E shoqja punonte redaktore në një shtëpi botimi. Eshte ajo, Frida që e ka përgatitur këtë botim të dytë, pas vdekjes së të shoqit.  

Në këtë monografi zbërthehet veprimtaria shumëplanëshe e këtij kolosi të kulturës sonë që, fatmirësisht, e kemi studjuar mjaftueshëm edhe në shkollën e mesme. Por unë po shkëpus vetëm disa fragmente. 

f.9 

Mjedjen e kam adhuruar që në moshë të re. E kam adhuruar aq shumë gjuhën e tij poetike, sa edhe poezitë e mia të rinisë së parë i shkruaja gegnisht.  

(shkruan autori, që vetë ishte gjirokastrit!- shënimi im:B.S.) 

 

f.12 

Epoka e Rilindjes Kombëtare ishte një epokë madhështore, që e solli Shqipërinë, nga Lindja në Perëndim, në vendin e origjinës. Ky ishte një hap i madh historik, një zhvendosje në kohë dhe një tjetërsim psikologjik dhe kulturor. Epoka të tilla realizohen nga njerëz me një vullnet  dhe me një shpirt të veçantë. 

 

f.40 

Shqipërisë, që kish mbetur nën sundimin e një shteti perandorak të kalbur oriental, ku shtetet e mëdha europiane po depozitonin për ditë e më shumë intrigat e tyre, i duheshin iluminstë për të drejtuar shpirtërisht atë lëvizje për liri, që, deri në fund të shekullit XIX kishte shënuar aq përgjakje dhe dështime. 

Geg e Toskë, Malci jallija 

Janë nji komb, m’u da s’duron 

Fund e majë nji asht Shqypnija 

E nji gjuhë t’gjith’ na bashkon 

 

(“Gjuha Shqype”) 

 

f.58 

Në zemrën e njeriut jetojnë shumë dashuri, shumë dëshira, lindin ëndrra nga më të ndryshmet e, megjithatë, disa mbeten e të trondisin për tërë jetën, disa shuhen e mbeten si kujtime. Zemra e Mjedjes ishte një vatër e fuqishme që thithi e përktheu të gjitha ndjenjat në një dëshirë:  

“Gjithçka për Atdheun”.  

 

f.66 

Vendet e huaja, ku ai studioi që fëmijë, katedrat e rëndësishme, që iu ofruan, megjithse thithnin shterueshëm pasionin e tij të studiuesit, nuk e kishin bërë, për asnjë moment, të mendonte se mund të jetonte përfundimisht larg Shqipërisë. 

Ndij nder lere t’gjytetthit ngujue,  

Ndij Rozafën përmallshëm si kndon,  

Kur, temeli i nji Shkodres s’lumnue, 

Mban ferishten për gji e e shujton. 

…………………………………………………………. 

Ndoshta kurr ato vende t’dëshrueme 

S’do t’i shof un o Pal për mallnjim; 

N’dhena t’hueja kët jetë t’farmakueme 

Ndoshta e sosi tui dekun n’mërgim, 

……………………………………………………….. 

(Mikut tem, Pal Moreti-t S.J.) 

f.81 

Të gjitha përplasjet, intrigat, shpifjet që i vinin nga qarqet klerikale në Shkodër ai i përballoi  me forcë të jashtëzakonshme karakteri e vullneti. 

O Prind, o vllazën! Te’j vorr me jue 

E gjalle e Iidekun unë do t’rrij; 

Sa n’do n’gjuhë t’eme kan me m’urue: 

“Dritë pastë n’lumnië.” 

 

(Malli për Atdhe, Kremona, Itali, 1888) 

 

  1. 150

Në copën historike “Sllavët në Shqipëri” penda e Mjedjes depërtoi bukur, me një gjuhë të qartë dhe synim të hapur, për të motivuar periudhën historike, si edhe për të theksuar momentin politik të kohës: 

“Në të gjashtën faqe të njeriut na ra mbi krye nji e zezë, qi s’harrohet kurrë: Avarët dhe sllavët bashkë u lëshuen si të tërbuem në viset t’ona. Viset tona ishin dobësue prej gjakut t’madh që kishin derdhë pa pra me mbajtë në kambë mbretnin e Romës, burrat e pika e djelmnisë kishin lanë kryet gjetiu. Sllavët (e fmijt e tynë, serbët, malazezt e boshnjakët e soçëm) tue hy mb’atë anë, gjetën kundërshtim ma pak e do vllazni ilirësh që rrijshin në Dalmaci e në Mal të Zi të soçëm, mbetën të shqymun krejt..” (…)  

Sllavët u munduen me shti nder ne  edhe gjuhën e vet, e me na ba kështu krejt të vetët. Po kush mundet me ia vu kambën asaj gjuhe, qi na ka msue nana, kur na mbante në prehën, njasaj gjuhe qi flasin të dashtunit t’onë, baba e nana, vllau e motra? E si lutet Zoti me ambëlcim në gjuhë të huej, qi asht edhe gjuha e armiqve t’onë…” 

… 

“T’parvet t’onë atëhere iu desht me lanë fushat e me dalë ndër male me rob e me bagti, qi shkojshin me kullotë shteg në shteg. Anmiku gëzonte të gjitha të mirat, e na hajshim bukë me gjak  për ditë tue u shtri ndërmjet shkrepave ku ishim fut. Fshante i shkreti shqiptar për ato ara frutdhanse ku pat pasë të ndejunit vllaznia e jonë e Dibrës, e tash nuk kishte vend veç si roje kuvendesh mungarësh” 

…. 

“Njishtu ilirët, sado komb i madh, që ishin, pak nga pak, shkuen tue firue, po nuk u shuen krejt. Posi nji shkamb që e rreh deti me tallaze, por s’e lot, posi qete që i gjuen moti, por nuk i dërrmon, gjaku ynë, sado qi pat anmiq shumë e më të mëdhaj se vedin, fisin, gjuhën e vendit tonë e mbajti gjithmonë nji, brez pas brezit, shqiptari qi gjithnji, porsi shqipja në mjedis të qiellit”. 

 

f.167 

Në Kongres të Manastirit 

“Mjedja, tepëi emocionuar- thuhet në process-verbalin e Kongresit- e ndez sallën, kur ngrihet dhe reciton vargjet e tij: 

Përmbi za qi lëshon bylbyli 

Gjuha shqype m’shungullon, 

Përmbi erë qi nep zymbyli 

Pa daë zëmrën m’a ngushllon. 

………………………………………………… 

Prej Tivarit e n’Prevezë 

Nji a gjuha e kombi nji, 

Ku lëshon dielli njato rreze 

Qi veç toka e jonë i di 

……………………………………… 

Kjoft mallkue kush qet ngatrime 

Ndër kto vllazën, shoq me shoq; 

Kush e dan me fjal’ e shkrime 

Ҫ natyra vetë përpoq.” 

 

f.186 

Mjedja klerik dhe Mjedja poet, patriot, studiues i gjuhës dhe historisë janë dy vija paralele, që zgjaten lirisht, që nuk krijuan konflikt, mëdyshje në shpirtin e tij. 

 

f.231 

Ja një vjershë  tjetër “Andrra e jetës” 

E kandshme asht hana 

Kur del me zana, 

E n’tokë me dritë përndahet. 

Hyjzit qi shndrisin 

E qi shetisin 

Nper qiell, janë t’bukur faret. 

 

Kur del agimi, 

E rruzullimi 

Me’j dritë kuqloshe mbëlohet, 

E përmbi kashta 

Shdritë pika lashta 

Zemra për mall gazmohet. 

 

Asht imadh shendi 

Kur ndihet shpendi, 

Nder pyje tue pingrue, 

E knaqshme a’j lule 

Kur ju përkule. 

O fllad i let, me e lmue. 

 

Por s’i giet qielli, 

Nuk i ngiet prilli, 

As fllad qi shetitë lulet 

 E me emra veshet, 

Foshnjes qi qeshet 

Nanës  kur mbi të përkulet. 

f.266 

Në Itali Imzot Mjedja krijoi organizatën “Ora e Maleve”, ku bënin pjesë nji grup intelektualësh të shquar, me pikëpamje demokratike, si Luigj Gurakuqi, Ndre Mjedja, Shuk Gurakuqi, Gjergj Fishta, Lazër Shantoja, Ambroz Marlaskaj, Anton Harapi, Nush Topalli, Ndoc Ҫobaj, vëllezërit Pjetër e Cuk Simoni, Bernardin Palaj, Gjon Kamsi etj 

Konpektoi Bardhyl Selimi, 31 janar 2023 

Mërgata Shqiptare në Botë kërkon nga të gjithë të dalin në mbrojtje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës

0

Mërgata Shqiptare në Botë më Seli më Nju-Jork në mbledhjen e mbajur më datë 30 Janar 2023 merr këtë: 

V E N D I M 

Mërgata Shqiptare në Botë më seli në Nju-Jork, në mbledhjen e vetë të mbajtur me datë 30 Janar 2023, duke u mbeshtetur në situatën aktuale politike në Kosovë, lidhur më presionet ndërkombëtare për formimin e Asociacioneve të Komunave më shumicë serbe një etnike, konsideron se presionet ndërkombëtare për themelimin e komunave një etnike serbe në Shtetin e Kosovës, është në kundërshtim të plotë më Aktin më të lartë të shtetit të Kosovës  

KUSHTETUTËN E REUBLIKËS SË KOSOVËS. 

Kjo do të thotë, shtet mbi shtet, ose shtet brenda shtetit. 

Për këtë, Mërgata Shqiptare në Botë më seli në Nju-Jork, mbështet fuqishëm protestat gjithpopullore në Kosovë në mbrojtje të Kushtetutshmërisë që do të mbahën më 31 Janar 2023 në ora 12:00. 

Pavarësisht presioneve ndërkombëtare për themlimin e Asociacionit në baza një etnike të pakicës serbe, jo vetëm se i mbeshtesim këto protesta të drejta, por edhe jemi kundër Asociacionit të komunave një etnike serbe në Republikën e Kosovës, në mbrojtje të Kushtetutshmërisë e cila në asnjë nen apo paragraf të saj nuk parasheh një gjë të tillë. 

Dhe jo vetëm këtë rast, por në të gjitha rastet kërkojmë mbeshtetjen dhe mbrojtjen e Kushtetutës se Republikës së Kosovës pa as një kusht. 

Ne i themi  

JO  

ASOCIACIONIT TË KOMUNAVE NJË ETNIKE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS NË TERRITORIN E SAJ PA PËLQIMIN E POPULLIT SHUMICË SHQIPTARE dhe kurrsesi në asnjë mënyrë shkeljen e Kushtetutës se Republikës se Kosovës, pavarësisht presioneve antikushtetuese të faktorit ndërkombëtar. 

Thërrasim protestuesit qe këtë shkelje të kushtetutës në asnjë mënyrë të mos e pranojnë dhe Asocoacionit të komunave në baza etnike t’i thuhet fuqishëm  

Urojmë qe protestat të jenë dinjitoze dhe krejtësisht paqësore pa as edhe një ekses! 

Mërgata Shqiptare në Botë më Seli në Nju-Jork është në mbështetje të fuqishme dhe është me Ju në mbrojtje të Kushtetutës se Republikës Kosovës. 

Më fat dhe më këmbë të mbarë! 

Për Mergatën Shqiptare në Botë 

                                                                

                                                                                     

Kryesuesi, Bahri Ramadani dv. 

Nju-Jork datë 30 Janar 2023                     

Asociacioni nuk është obligim, por tendencë për coptim të Kosovës!

1

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Në këtë fazë kur janë ngritur tensionet dhe trysnitë rreth të ashtuquajturit Asociacion një etnik si brenda edhe jashtë vendit, Kosova gjendet buzë rrezikut të rreshqas drejt shkatrrimit ose të shpëtojë nga ky rrezik. Rreziku në radhë të parë qendron me nesh se subjektet politike nuk janë unike në refuzimin e këtij virusi që po i thonë asociacion, i cili është projektuar në kuzhinat serbo – ruse dhe ka për qëllim bosnjizimin e Kosovës me epilog përfundimtar mosfuksionimin e shtetit deri në coptim. Një gabim , pasojat e të cilit po shihen tash, i bërë në vitin 2013, ku u përfshi edhe Kuvendi i Republikës, me të cilin edhe u shkel Kushtetuta e vendit, nga disa zëra te elitës politike dhe “opinionistë”po konsiderohet edhe si obligim! Ky mendim skandaloz, që po qarkullon edhe në orbitën e Kosovës, për synim ka parapërgatitjen e publikut për një vendim“pro”, që është po aq i rrezikshëm sa ishin nënshkrimet e vitit 2013 dhe pajtimi i Kuvedit, i po atij viti.

Për ilustrim, ia përkujtojmë publikut se në Bosnje-Hercegovinën e dikurshme dhe në Kosovë, kaherë janë thyer interesat Lindje-Perendim. Fatkeqësisht, kjo tendencë po synohet të mbetet aktuale edhe sot. Në BH, me pastrim etnik, u themelua Republika Serbe, njëherë e regjistruar si OJQ, kurse tash u shndërrua në shtet dhe u bë bazë e fortë ruso-serbe, me tendenca për t’u ndarë nga krijesa e tashme artificiale e njohur si Bosnje. I njëjti skenar është duke ndodhur edhe me Kosovën. Serbia u përpoq me gjenocid ta bëjë pastrimin etnik të Kosovës, me qëllim të popullimit të saj me serbë. Meqë Serbia nuk arriti ta realizojë skenarin e pastrimit etnik, falë ndërhyrjes së ShBA-së dhe NATO-s, nga pasçlirimi ka nisur ofensivën e saj diplomatike, por edhe në terren me serbët lokalë për ta krijuar një Republikë Serbe e cila Kosovën do ta bëjë shtet jofunksional (shembull Veriu), dhe së fundi do ta qojë në ndarje.

Në rast të formimit, Serbia dhe Rusia në Kosovë do ta kenë një bazë të fortë dhe përmes Asociacionit e Republikës Serbe të Bosnjes edhe një ndikim dhe prani në Ballkan. Shpalosja e flamurit gjigand rus në Veri, garfitet e prezenca e struktuarve kriminale, ekstreme ruso – serbe janë dëshmia më e mirë që argumentojnë pohimet e më sipërme. Pos kësaj, duhet ditur qartë se një krijesë e tillë Kosovën mund ta qojë edhe drejt një lufte të re dhe me pasoja, jo vetëm për vendin por edhe për Ballkanin. Ky është Asociacioni që nuk është obligim, por një përpjekje që shpie në coptim të Republikës së Kosovës.

Nëse ecim qysh kemi ecë, jo në Evropë, po as në Prevallë s’kemi me mujtë me shkue, o vëllezër që iu keni hypë skijave! Së paku, jo kah Shtërpca

0
Ag Apollon, shkrimtar, Prishtinë
____
Thonë se nëse nuk do ta pranojmë Asociacionin, do të ketë kthim mbrapa në raport me Perëndimin. Ndoshta duhet të kthehemi pak mbrapa, meqë s’i kemi çelë sytë kur kemi ecë përpara. Ma mirë me ecë pak mbrapa e me u kthy kah e mbara, se me ecë para drejt humnerës.
Nëse ecim qysh kemi ecë, jo në Evropë, po as në Prevallë s’kemi me mujtë me shkue, o vëllezër që iu keni hypë skijave! Së paku, jo kah Shtërpca.
E ju që keni luftu, qysh po mundeni me e përkrahë Asociacionin? Keni luftu, se nuk keni mujtë me duru kontrollin serb, e sot po lypni me ua dhanë serbëve një pjesë të Kosovës nën kontroll. Turp!
Asociacioni duhet të kundërshtohet. Jo me ia ba qejfin Kurtit, as me bâ nervoz Escobar-in, por me mbrojtë territorin e Kosovës.
U dashka me pranu Asociacionin për me na njoftë Serbia?! Serbia na njeh dhe na e njohim mirë. S’po na duhet njohja zyrtare e saj, përderisa ende s’ka kërku falje për gjenocidin që ka bâ në Kosovë.
Nëse formohet Asociacioni, atëherë Amerika s’do të mund të krenohet që na ka çlirue. Ta kundërshtosh Asociacionin domethënë t’ia njohësh meritën Amerikës për çlirimin e plotë e përfundimtar të Kosovës.
E kuptoj që Amerika është kritiku vazhdimisht, pa të drejtë, për intervenimin e saj në Kosovë, e kritikohet edhe tash, po pa të drejtë, se s’po e detyron Kosovën me pranu formimin zinxhiror serb të komunave me shumicë të pakicës serbe, mirëpo si superfuqi që është ajo mund ta tejkalojë edhe këtë presion evropian dhe t’i ofrojë mbështetje të plotë Kosovës të cilën e ka çliru vetë.
Përndryshe, na e dimë që Amerika mund të na detyrojë ta pranojmë Asociacionin, por kjo është njësoj si, pasi t’i kesh largu kriminelët nga fusha e luftës, të vendosësh mina në atë fushë dhe t’u thuash shqiptarëve: tash ecni lirisht se s’ka kriminelë! Asociacioni është tanësia e minave në Kosovë.
Asociacioni është problem mbipartiak. Nuk rrezikon partinë, po shtetin. Presioni për krijimin e tij duhet t’i shqetësojë të gjithë shqiptarët.
P. S.
Nëse flasim për dashni, unë e dua Amerikën ma shumë se Escobar-i. Por nëse flasim për drejtësi, çlirimtarët tanë amerikanë s’duhet të na bëjnë trysni.

Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiqi

0

Nga: Lis Bukuroca
(Naser Aliu)
1.

 

Nëse themelohet i ashtuquajturi “Asociacion”, mposhtet Kurti dhe fiton Vuçiqi. Nëse nuk ndërtohet ai, fiton Kurti, domethënë ngadhënjehet përfundimisht mbi shpurën dhe ndihmësit e Millosheviqit. Përkohësisht. Pse? Sepse Serbia nuk do të lejonte integrimin e serbeve pa asociacion. E fitues? As Kosova, as Serbia. As Kurti, as Vuçiqi, por vetëm Putini.

Ajo që mund të lexohet nëpër qëndrime të emisarëve amerikanë, është kjo: ata nuk duan të mposhtin Vuçiqin, por ta bëjnë për vete për ta bërë kundërshtar të Rusisë. Tani nuk e lutën më si viteve të fundit, por iu kërcënuan. Kjo tregoi menjëherë efekt. Ekstremisti kupton vetëm gjuhën e vet. Dhe, e kuptoi!
Me braktisjen e njërës karrige, Serbia do të humbte mbështetjen e Rusisë dhe të Kinës në OKB. Për nacionalistët serb, ky çmim është tepër i madh, prandaj Vuçiqit i duhet një fitore në Kosovë. Një kompensim.
Për kryetarin serb Albin Kurti është terrorist, i cili nuk është dashur të lirohet nga burgu serb. Për Kurtin Vuçiqi nuk është vetëm kipc politik i Millosheviqit, por kriminel i luftës, i cili do të duhej të futej në burg. Në Hagë. Akoma më mirë, në Kosovë.
2.
A është SHBA pro-serbe me këmbënguljen për ndërtimin “Asociacionit”, të cilin serbet e quajnë “Bashkësi”? Jo, nuk është. Nuk është sepse atë ‘Republikë Serbe’ e kanë firmosur dy kryeministra, njëri prej tyre profesor universitar dhe akademik.
Kosova nëpërmjet atyre dy kryeministrave është zotuar të themelojë ‘Republikën Serbe’ që e kanë quajtur “Asociacion” për ta mashtruar popullin.
Nuk është SHBA kundër nesh siç po interpretohet aty-këtu, por Perëndimi kërkon të respektojmë nënshkrimet tona. Meqenëse Gjykata Kushtetuese ka dëshmuar se akademiku Isa Mustafa kishte firmosur një dokument ku 23 herë është shkelur Kushtetuta, atëherë si kërkoi edhe Escobari, duhet të themelohet ajo “Bashkësi Serbe” në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Kësaj nuk mund t’i iket më. Vuçiqi do ta refuzonte pa pushtet ekzekutiv dhe atëherë SHBA duhet të përmbarojë sanksionet kundër Serbisë.
Nuk ka asnjë dyshim se ‘Republika Serbe’ e nënshkruar nga Hashimi dhe akademiku, do të pengojë funksionalizimin e njëmend të shtetit dhe ai “Asociacion”, do të jetë kamxhiku i Serbisë për Kosovën.
Zgjidhja ideale do t’ishte autonomi për serbet dhe autonomi për Luginën, por me këtë, do të humbte Vuçiqi dhe Perëndimi nuk dëshiron të na dhurojë neve edhe një fitore…
Mbaj mend: Luani dhe lepuri nuk mund kurrë të bëhen të barabartë. Në këtë botë nuk ka të drejtë ai që ka përnjëmend të drejtë, por ai që mund ta fitojë dhe ta mbrojë të drejtën e vet. Kjo është arsyeja pse Putini me metoda fashiste e lufton Ukrainën duke e besuar ai si fashiste. Pra, nuk duhet të jetë vërtetë fashiste, por duhet vetëm ta besojë i forti.
3.
Disa ditë pas fitores së Kurtit, një grup i njerëzve ia pat nisur rrëzimit të tij. Ata e dinin ardhmërinë, e dinin si do të veprojë Kurti, si do të dëmtojë dhe se ishte në shërbim të Serbisë.
Disa në fakt nuk kanë frikë nga prishja e marrëdhënieve me SHBA-të, siç po çaraveshen, por e dëshirojnë dhe e ndjellin pikërisht atë. Soji i tyre nuk janë kundër Kurtit, ai u duhet vetëm si pretekst, në fakt ata janë me Serbinë. Nëse prindi i tij ka punuar për atë vend, është i detyruar ta bëjë edhe i biri. Kjo është pasoja logjike.
Në një intervistë ish-kryetari Taidiç tha se “në Kosovë i kishim 400.000 qytetarë besnikë të Serbisë.” Nuk ka asnjë dyshim se më shumë se gjysma e tyre ishin shqiptarë. 400.000 serbë edhe me fëmijë e plaka, nuk jetonin në Kosovë. Dhe, ata “poshteni albanci” nuk janë shfarosur nga pandemia. Ata janë aty dhe po veprojnë të papenguar. Tani edhe më lehtë dhe më hapur se dje. Pse?
Tani ata kanë mundësi të struken pas “opozitarizmit”, gjoja se urrejnë të majtën, edhe pse e majta e ka çliruar Kosovën. Demokrat i majtë ishte Clinton, Tony Blair, Schröder e Jacques Chirac… Gjoja se po trishtohen pa Amerikën, se nënshtrimi është mirënjohje, se Kurti qenka në shërbim të Serbisë dhe këtë e thonë pikërisht ata, që nuk kanë asnjë vepër konkrete për Kosovën, por ndoshta gjyshin e prindin i kishin në shërbim të Serbisë.
Nuk di sa janë, a janë shumë apo pak, por do t’ishte shumë naive të besohet se ata nuk po punojnë me përkushtim për Serbinë, edhe publikisht.
Një gjë është e qartë: nuk mund të pritet që ata të deklarojnë se janë duke punuar për Serbinë. Nuk do t’ishte normale.
Ata e shpjegojnë gjithmonë si synim fisnik, por qëllimi i tyre është dezorientimi i njerëzve. Hutimit sepse vetëm ata pastaj dinë të sillen mirë në atë gjendje dhe të përftojnë nga dy vendet: nga Serbia dhe nga Kosova. Nga Serbia sepse krijuan kaosin dhe gjendjen, që i konvenon asaj, nga Kosova se e kishin paraparë atë gjendje, të cilën në fakt e krijojnë ata vetë.
Ata e patën dëshiruar largimin e Kurtit qysh ditën e parë kur mori detyrën si Kryeministër. Pse? Sepse kanë vjedhur dhe i trishtohen shteti ligjor. Ka hajdutë milionerë, ka veteranë të rrejshëm, ka punësime me diploma të blera, ka udbashë, ka mafiozët etj.
Për ta shtet më të mirë nuk mund të ketë, sesa ai që ishte, domethënë ku burgosen hajdutët e vegjël, por jo të mëdhenjtë. Ku politikani mund të bëjë edhe tradhti ndaj vendit, por të mos ngrihet as akuzë formale nga prokuroria.
E keqja e madhe është se tani nuk mund të dallohet opozitarizmi i vërtetë nga udbashët e vërtetë, sepse këta të fundit po futen brenda tyre…
Kosova ka nevojë për opozitë që mbikëqyrë pushtetin, por jo vegla serbe për Serbinë.
Nga pajtimi fitojnë dy popuj, nga mospajtimi humb Ballkani dhe Europa. Në këtë gjendje, pak njerëz do të dëshironin të ishin politikanë…

Gjashte Presidentë të SHBA-ve, mbi tri dekada përkushtim për Kosovën

Nga: Faton Bislimi
___
Sa për rikujtim
Presidenti George H. W. BUSH (Republikan): “Në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga veprimet serbe, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të përdorin forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi,” thuhej në letrën e Presidentit Bush dërguar Millosheviqit më 25 dhjetor 1992, ndryshe e njohur botërisht si “Kërcënimi i Kërshëndellave.” Ky është momenti kur Serbisë i vendoset vija e kuqe amerikane në Kosovë!
Presidenti Bill CLINTON (Demokrat): “Objektivi ynë në Kosovë është i kjartë: të ndalojmë vrasjet dhe të sigurojmë paqen që iu mundëson kosovarëve vetëqeverisjen,” (deklaratë para mediave, Shtëpia e Bardhë, 22 mars 1999), vetëm dy ditë para se të fillonte ofenziva e NATO-s kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës. Në pronocimin e parë medial pas fillimit të bombardimeve, Presidenti Clinton kishte thënë, ndër të tjera, “besoj se e kemi një shancë të mirë të arrijmë objektivat tona për t’i kthyer Kosovarët në vendin e tyre për të jetuar të sigurtë dhe me një masë vetëqeverisjeje që gëzonin nën kushtetutën e vjetër të Jugosllavisë para se Milosheviqi t’ua hiqte atë…” (konferencë për media, 2 prill 1999).
Presidenti George W. BUSH (Republikan): “Mjaft është mjaft… Kosova do të jetë e pavarur,” kishte deklaruar Bush gjatë visitës së tij historike në Tiranë, duke përcaktuar kjartë si kristali statusin final të Kosovës dhe duke i dhënë përfundimin efektiv të duhur negociatave të Vjenës (Tiranë, 10 qershor 2007). Kurse, sa ishte në Tanzani, më 19 shkurt 2008, gjerësa po proklamonte njohjen zyrtare të SHBA-ve për pavarësinë e Kosovës, Bush kishte thenë: “në deklaratën e pavarësisë, Kosova përkushtohet për implementimin e standardeve më të larta të demokracisë, përfshirë lirinë dhe tolerancën si dhe drejtësinë për të gjithë qytetarët e të gjitha entive. Këto janë principe që nderojnë dinjitetin njerëzor, janë vlera që Amerika i kërkon në miqët e vet… Ne i inkurajojmë liderët e Kosovës që së shpejti të aprovojnë provizionet e planit të Ahtisaarit, vecanërisht ato të dizajnuara për të mbrojtur të drejtët e komuniteteve jo-shqiptare të Kosovës…” (konferencë për media, Dar es Salaam, Tanzani, 19 shkurt 2008).
Presidenti Barack OBAMA (Demokrat): “Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në sforcimin e të mirave të pavarësisë si dhe në ndërtimin e institucioneve të një shteti modern, multi-etnik, përfshirës, dhe demokratik. Ka ende punë për t’u bërë tani që liderët Kosovarë marrin mbi supe barren e implementimit të principeve të përfshira në deklaratën e pavarësisë dhe në kushtetutën e Kosovës për secilin qytetar. Kosova duhet të vazhdojë diskutimet në mënyrë konstruktive me fqinjët dhe të punojë për zgjidhjen e cështjeve të pazgjidhura, veçanërisht të atyre me Serbinë,” kishte deklaruar Presidenti Obama pas përfundimit të mbikqyerjes ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës (10 shtator 2012, deklaratë e presidentit, Shtëpia e Bardhë).
Presidenti Donald TRUMP (Republikan): “Partnershipi në mes dy vendeve tona është i bazuar në vlera dhe interesa të përbashkëta. E ardhmja demokratike e një Kosove sovrane e multietnike është në një rajon të Ballkanit që është stabil dhe përparimtar dhe tërësisht i integruar në komunitetin ndërkombëtar,” thuhej në letrën e urimit të Presidentit Trump për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2017, Shtëpia e Bardhë), dhe në fund të vitit 2018, me bekimin e Administratës së tij, Kosova do e themelonte ligjërisht ushtrinë e vet. “Ne sot jemi dëshmitarë të një arritje historike pas një të kaluara tragjike në mes këtyre dy shteteve… Fokusi është normalizimi ekonomik, që sjellë punësim e të mira ekonomike për të gjithë,” kishte deklaruar Presidenti Trump gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë në mes të Kryeministrit të Kosovës Hoti dhe Presidentit të Serbisë Vuciq, kur ishte nënshkruar Marrëveshja e Washingtonit, si rezultat direkt i së cilës Izraeli njohu pavarësinë e Kosovës (4 shtator 2020, Shtëpia e Bardhë).
Presidenti Joe BIDEN (Demokrat): “Po ashtu, Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të përkrahin përpjekjet për të arritur paqe afatgjatë përmes dialogut produktiv në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që ne besojmë se duhet të jetë e përqëndruar në njohjen reciproke,” thuhej ndër te tjera në letrën e Presidentit Biden për Presidenten e Kosovës (19 prill 2021) pak muaj pasi Biden kishte marrë mandatin e shefit të Shtëpisë së Bardhë. Kurse, në mesazhin e tij për përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, thuhej: “Sic e dini, Kosova zë një vend special në zemrat e familjes Biden… T’i vazhdojmë përpjekjet tona te përbashkëta në thellimin e bashkëpunimit në mes dy vendeve tona dhe për të arritur një të ardhme për një Kosovë vibrante, sovrane, multi-etnike, demokratike, që do e zë vendin e vet në institucionet Europiane dhe ato Euro-Atlantike…” (17 shkurt 2022, Shtëpia e Bardhë).
Kosova ka qenë e bekuar me miqësinë unike me SHBA-të; gjashtë presidentë, mbi tri dekada! Ka qenë, është, dhe do jetë gjithëherë interes yni strategjik e kombëtar ta ruajmë këtë aleancë duke qenë të përkushtuar pafundësisht për të mirën e shtetit e kombit tonë. Ky është obligim për secilin nga ne qoftë edhe atëherë kur mund të kemi dilemen e Abraham Lincoln-it se a duhet ‘të ankohemi që trupat e trëndafilave kanë xhemba, apo tê gëzohemi që trupat me xhemba kanë trëndafila!’

Kryeministër mos hesht, por fol…?!

0

Refiqe R. Hamiti, Prishtinë

KRYEMINISTËR DUKU E MOS HESHT.
FOL KRYEMINISTËR ALBIN KURTI!
KRYEMINISTËR KJO HESHTJE E JUAJA PO NA MBYT.
Na thuaj botërisht edhe neve edhe botës që ne nuk jemi antiamerikan.
Na thuaj sot botërisht që ne jemi antiasociacionista ,kundër asociacionit me baza etnike.
Kombi dhe kufijt tanë na frymëzojn të bëjm gjëra të mëdha, të cilat i kanë konsideruar gjithmonë të pamundura tradhtarët dhe armiqt.
Populli shqiptar që nga egzistenca janë të kalitur për të qenë luftëtar, kanë qenë të stërvitur për të interpretuar kauza , e jo të kem të bëj me coptime.
Fol Kryeministër!
Tregoju të gjithve :
Ideja e Asociacionit të egër nuk ka nevojë për mbrojtje ,por për mbrojtës .
Të pranohet diçka e kundërligjshme edhe nga Kushtetuta jonë është thjesht për hir të palaqove të etur për pushtet, kjo është ideologjia e qelizës kanceroze.
Nëse palaqot e shitur dhe të dëgjueshëm janë miqtë më të mirë të Amerikës , atëherë Amerika ka një problem,sepse besimi në ndodhitë e mbinatyrshme për me çlirue Serbin është pasqyrë e dështimit të imagjinatës së tyre.Gjithmonë populli shqiptar do të ketë luftë me këtë Serbi çetnike , Serbia nuk ka qenë e pushtuar ,por kemi qenë ne, para 1999.
Pushteti.
Pushteti për shqiptarët ka qenë gjithmonë i rrezikshëm. Deri më sot pushtetarët kanë tërheq drejt vetes gjërat më të këqija dhe korrupton ato më të mirat.
Mirë e paska thënë dikush:
Në OKB nuk na fusin dot se nuk i lë vetoja e në OKB nuk na fusin dot se nuk i lë vetoja e Rusisë dhe Kinës. Njohjen nga Serbia nuk na e premtojnë dot sepse nuk duan t’i bëjnë asaj presion. Njohjet nga pesë vendet evropiane na thonë se nuk mund t’i premtojnë dot.
Pa i ofruar asgjë Kosovës, Kosova të bëjë veç lëshime? Kam besim se të gjithë, jo vetëm Albini, po as opozita, shoqëria civile dhe mediat nuk pranojnë të bëjnë lëshime pa marrë asgjë. Besoj se e kanë nxjerrë mësimin nga Gjykata Speciale.
Por:
Kryeministër Albin Kurti
Thuhet nga populli:Arsyeja i bindet vetvetes, ndërsa injoranca i nënshtrohet çdo gjëje që i thuhet.
Fol Kryeministër Albin Kurtit!
Për me na çlirue nga ky mbërthim që na ka rrok, fol Kryeministër sepse :Arma më e fuqishme kundër të gjitha llojeve të gabimeve që janë bërë është arsyeja.
Reputacioni është ajo çfarë njerëzit mendojnë për ne si popull ,por karakteri është ajo që Zoti di për ne. Sot kur jemi të përqarë në miliona thërrime populli nuk duhet hequr dorë nga virtyti i të menduarit,analizuarit dhe vetdijës kombëtare sepse edhe hija e fundit e çlirimit të plotë pra lirisë largohet nga horizonti duke aprovuar të ligen.
Ndër të gjitha llojet e tiranive që kanë godit Kosovën nga koha e Regjimit të Millosheviqit e deri më sot :Asocacioni është më e keqja e Kosovarve.
Ps:
Fol Kryeministër Albin Kurti!
Sepse :
Një ushtri parimesh mund të përparojë deri atje ku s’arrin dot kurrë një ushtri njerëzish të armatosur.

Vaso Čubrilović: “Shtyllën kurrizore të nacionalizmit shqiptar mund ta thyej vetëm feja islame”. A ka nisur të thyhet tashmë…?

0
Gjergj Kabashi
____
“Shtyllën kurrizore të nacionalizmit shqiptar mund ta thyej vetëm feja islame”
Vaso Čubrilović, anëtar i SANU (Akademia e Artit dhe Shkencave të Serbisë), person që gjithë jetën ka punuar për shkatërrimin e plotë të popullit shqiptar.
Siç e shohim për ditë ne që kemi sy me pa e vesh me dëgjuar, atë “shtyllë” po e then për çdo ditë.
A nuk është thurje e këtij kurrizi kur i pari i një komuniteti fetar që e vlrësojnë më të madhin në vend, hero kombëtar (bazuar në fe) e ka Sulltan Muratin, kriminelin ndër më të medhenjt e njerëzimit?
A nuk është islamizmi politik thyreje e kësaj “shtylle kurrizore”?
A nuk është shkuarja në ISIS për “ta mbrojtur” Tokën e Shamit dhe Levantin në Siri dhe Irak dhe rënia “shehid” e aq shumë “arnautëve” atje, po ashtu?!
A nuk është ndarja e popullit në bazë të përkatësisë religjioze, madje edhe nga “udhëheqësit tonë”?!
A nuk është ndërtimi dhe meremetimi i kaq shumë xhamive …, thyerje e “shtyllës kurrizore…?
E gjithë kjo është planifikuar për të na vrarë me Islam dhe që në fund ta vrasim vetën me “dorën tonë” dhe të armiqësohmi për interesa jo-shqiptare të huaja që e duan dhe e kanë si synim zhbërjen tonë kombëtare shqiptare.
Që serbët të vijnë në “pelegrinazh” në objektet kulturore-religjioze e historike të vendit tonë, në këtë pjesë të Dardanisë sonë historike, ndërsa “arnauti” i vetvrarë me islam të shkojë “për pelegrinazh”, larg, shumë larg tokës së vet, në Mekë e Medinë?!…
Prandaj, Serbia ka me u njohur në histori si roja më e madhe e islamit ndër shqiptarët, që formalisht i kanë takuar kësaj feje. Do të mbahet në mend se është themeluesja e “Velika Medresa Krala Aleksandra” në Shkup, në vitin 1937 (Medreseja e Madhe Mbreti Aleksander), një medresë që i ka shkolluar spiunët të fshehur pas imamëve me shkollim të mesëm, (myezinve) dhe për fillesën e hershme për themelimin e Medresës “Alaudin” në Prishtinë, që duhej të shkollonte kuadro fetarë në kohën kur pas LDB Tito e Rankoviqi nuk lejonin asnjë shkollë fillore e të mesme në gjuhën shqipe.
Nga synimi për pastrimin etnik të shqiptarëve nuk ka hequr dorë gjithë jetën e tij. Për ironinë e fatit, shpërblimin jetësor ia jep Sinan Hasani, kur ishte kryetar i Jugosllavisë pas vdekjes së Titos. Ka qenë pjesëmarrës në atentatin ndaj Franc Ferdinandit me 28 korrik 1914 si anëtar i organizatës serbomadhe “Mlada Bosnja” (Bosnja e Re), që shërbeu si shkas i shpërthimit të Luftês së Parë Botërore në vitin 1914.
Fotoja si djalosh të ri e paraqet Vaso Čubriloviq-in në kohën e atentatit.
Edhe islamizimi dhe xhamizimi i paimagjinueshëm i Kosovës dhe mbarë shqiptarisë pas çlirimit të Kosovës në pjesën e dytë të Qershorit 1999 e deri sot, (900 xhami u ndertuan pa i pyetur shqiptarët dhe edhe 300 të tjera priten të ndërtohen) flet se ideja e
Vaso Čubrilović-it për të na vrarë me islam, po funksionon dhe është duke shkuar me sukses të madh përpara, aq me sukses sa tashmë nga fabrikat “për prodhimin e turqve” për ditë e më shumë po mbijnë si këpurdhat pas shiut Vaso Čubrilović-et e rinj nga radhët e “arnautëve”.
Po të kishte mundësi të ngritej nga varri, Vaso Čubriloviq do të ishte tejet i lumtur dhe befasuar që projekti i tij jetësor dhe i çdo serbomadhi , tashmë po zbatohet jo nga serbët si dikur, por nga “shqiptarët” (arnautët) e përpunuar për të qenë turkomëdhenj-panislamist nëpër “xhamitë tona” , të ndërtuara e meremetuara nga Turqia neoosmane, në bashkëpunim të ngushtë me Serbinë për krijimin e Njeriut të Ri “Arnaut”.
Gjithçka duron antishqiptarizmi, përpos shqiptarizmit!
Mund të jetë një imazh i 1 person
Vaso Çubrilloviq 1897 – 1990
Çubrilloviq ka qenë pjesëmarrës në atentatin ndaj Franc Ferdinandit në Sarajevë, në vitin 1914. Qysh dihet vrasja e trashëgimtarit të fronit austrohungarez është kryer për motive  hakmarrëse, për shkak të mbështetjes që Austrohungaria në atë kohë i pati dhënë krijimit të shtetit shqiptar. Pas këtij atentati, qysh dihet nga historia, shpërtheu Lufta e Parë Botërore.
***
Vaso Çubriloviq, (SANU) Akademik serb që gjithë jetën e tij ka punuar për shfarosjen e shqiptarëve:
Mendimi i plotë.
«Ne serbët nuk kemi armiq më të mëdhenj se shqiptarët dhe nëse duhet të ngremë kokën tonë, duhet të ulim kokën e tyre, nëse duhet të ndjehemi gjërë në territore, duhet të ngushtojmë hapësirat e tyre, nëse duhet të na dojë bota, duhet të bëjmë që bota të urrejë ata.
Që ILIRET DARDAN të braktisin vendin e tyre, duhet me çdo kusht dhe me çdo mënyrë, t’ua nxijmë jetën!
Të arrijmë deri këtu, së pari duhet t’ua mohojmë origjinën ilire, epirote, dardane dhe t’ua vrasim krenarinë ilire, t’ua shkatërrojmë vatrat dhe t’ua ngatërrojmë emrat, t’ua njollosim emblemat dhe që t’ua fshijme simbolet e lashta ilire, duhet domosdoshmerisht, t’i bejmë ata që të bjerrin gjuhën dhe zakonet e tyre, njëkohesisht t’ua rrëmbejmë gjithçka që kanë të lashtë ILIRE ta përvetsojmë ne.
Shqiptarët duhet t’i lëmë pa miq rreth e rrotull, derisa ata të urrejnë dhe mosdurojnë njëri-tjetrin e perfundimisht të mohojnë vetveten! Të finalizohet kjo platformë duhet domosdoshmërisht, që antishqiptarizmi të jetë filozofia dhe deviza e vetme e shtetit tonë!
Mos harroni se mosqenia e Shqiptarëve është vet egzistenca e kombit Serb.”
Mund të jetë një imazh i 1 person
Tu ka ulë kambkryq bythziu i Stamollit dhe po kqyrë kush ash e kush s’asht me te. Tuj ta religjiozizu jetën me investimet e pafundme religjioze, ka arritur të krijoi edhe struktura të sigurisë së vet në vendin e popullin që e banon Gadishullin Ilirik, i cili s’ka qenë kurrë i tij.
Krijesat turkoshake-panislamike, po thonë se “Islami na bashkon”, apo jo?
“Na bashkon” me ujgurin në Kinë, malajzezin, dagestanasin, çeçenin, azerbejxhanasin, palestinezin, marokenin, algjerianin, libianin, somalezin etj?!
Nëse dikush habitet e më pyet se vallë kush qenkan këto struktura të sigurisë, i them se një ndër to janë edhe këta që na raportojnë për mosrespektimin e “standardeve”…?!
Janë dishepujt mendor të “xhamive tona” që na i meremeton e ndërton gratis Turqia!
Gratis, si për “vëlla!”
Këta janë nxënësut e Vasa Çubriloviqit dhe çubriloviqve të pa fund.
Me një fjalë: Janë “çetnikët tonē!”.
Dikur patëm pësuar për “fajin turk” , për shkak të asimilimit me islam …
Atëhere për ta pshtue bythen e vet , teksa tërhiqej te Gryka e Bosforit, “vëllau turk” i ka dhënë hapësirat e pafundme të popullit shqiptar tek fqinjt “kaurr”, vetëm se “të kishte e donte si vëlla!”
Kësaj radhe ma shlyen krejtësisht komentin në shkrimin e document.no , Turqia me këshilla të reja udhëtimi për SHBA dhe Europën
E kishin shlyer krejt komentin, gjë që s’kisha mundesi ta shihja une qysh ndodhte përpara.
Komenti im panturqve u kishte djeg shumë, sidomos pyetja ime e thjeshtë, që ua kisha drejtuar shqiptarëve:
* Pse mbi 70 minoritete të Turqisë detyrimisht duhet të jenë vetëm turq?
* Pse Greqia multietnike duhet të jetë vetëm greke?
dhe
* Pse Serbia me aq shumë minoritete duhet të jetë vetëm serbe?
Dhe: Pse Shqipëria me 96 % shqiptarë dhe Kosova me 92 % shqiptarë, duhet të jenë me çdo kusht multietnike, madje kësaj të fundit po tentohet ti imponohet asociacioni njëetnike për serbët , që janë vetëm 4 % të banorëve të Kosovës?
Në atë shkrim në fb e kisha tërhequr vërejtjen, pothuaj duke klithur, se nuk duhet të lejojmë në asnjë mënyrë që të keqpërdoremi nga ana e Turqisë për zënkat dhe ngatërresat e saja me Europën dhe botën për islamin, se Islami e as Kurani (edhe kur ia vë flakën dikush) , nuk e kanë asnjë domethënje përpara përkatësisë sonë si shqiptar, përpara identitetit tonë kombëtar, përpara gjuhës sonë të shenjtë, heronjve të kombit tonë. Kurani është vetëm një libër i mbamendjes botërore, qysh janë Bibla e mëhershme, Talmudi, qysh janë Vedat e lashta dhe e gjithë ajo literaturë që na e kujton “fëmijërinë njerëzore”. Andaj reagimi i politikanit Behxhet Pacolli që i kishte dalur “në mbrojtje” Turqisë, është një reagim jonjerëzor dhe me pasoja të rënda për shqiptarizmin pasi vet investimet e pafundme të Turqisë neoosmane e kanë si qëllim parësor që të prekun në ndërgjegjen dhe natyrën e kombit shqiptar, në mënyrë që si popul “mysliman” të bëhemi pjesë e ngacmimeve e ngatërresave gjeostrategjike të politikës panislamike të Turqisë.
Ne jemi vetëm Shqiptarë andaj problemet dhe politikat fetariste të askujt s’kanë pse të na interesojnë.
Kisha shkruar për asimilimin tonë me islam dhe xhami (900 i ndërtuan e 300 kanë në plan t’i ndërtojnë!) si dhe e kisha vënë në pah verbërinë tonë të paimagjinueshme, vdekjen tonë për së gjalli, përderisa shihet qartë se duan të na shkatërrojnë si komb.
***
Për vetën time jo që nuk më interesojnë “standardet” e atyre që e shkatërrojnë tokën dhe popullin që i përkas, por nuk do të ndalem kurrë ndaj këtij antishqiptarizmi, deri në çastin e fundit të jetës.
ps!
Nëse nuk shohim sot se çka është duke na ndodhur, atëhere kur do të shohim ne?

Të prirur…, për pre!

0

Prof. Bajram Binaku, Pejë

Vëllezër e motra shqiptar. Këto ditë gjithë shqiptarët e vërtetë janë në anlth, se çka do të ndodhë në ditët dhe muajt në vijim. Kosova po përjeton një agoni, pothuaj si të ditëve të të njejtit muaj, të muajit shkurt të vitit 1989. Atëherë kur satrapi serb Millosheviq, aneksoj Kosovën më kushtetutë. Pasoj ngujimi i minatorëve, protestat e tubimet të kota, sepse Kosova kishte rënë totalisht nën okupim klasik serb, duke e futur edhe qirilicën si shkrim zyrtar në Kosovë. Për 10 vite me radhë shqiptarët ishin në luftë të pa rreshtur me Serbi. Inskenimet ishin më se të përditshme, si shishja e Martinoviqit, prerja e fidanëve të serbëve nga “shiptari”, mbrojtja e pragut të shtepisë nga “srbska majka”e të tjera të pa numërta.

Të gjitha këto “zullume”shqiptarësh , në sy të pushtetit serb ishin “material”për t’i tregue botës se shqiptarët dhe Kosova nuk meritojnë as republikë e as pavarësi. Masakrat serbe të luftës se fundit mbi popullatën e pa armatosur, kishin qëllimin e përndjekjes përtej kufinit. Nuk ishte e kotë as marrja e dokumenteve përsonale nga policia kufitare serbe. Shqiptarët rezistuan me sa munden, po në përgjithësi nuk kishin mundësi për një luftë frontale, përballë një armiku të armatosur deri në dhëmbë. Nuk armatoset një popullatë me kuaj e mushka, duke ecur kreshtave e maleve të pa kalueshme. Këto ditë jetojmë në ankth! Në njerën anë nga gatishmëria e zhandarmerisë e ushtrisë serbe për ndërhyrje në Kosovë e në anën tjetër nga presioni i perëndimit për ta pranuar ndarjen e Kosovës, jo në dy pjesë, po në dymbdhjetë sosh! Pas shpalljes se pavarësisë sipas “kushtetutës se Ahtisarit” Kosova do të formohej si shtet multietnik me: një flamur të ri, me një himën të ri, më gjuhë të barabarta të të gjitha etnive, për të gjithë banorët e saj.

Shqiptarët u dorëhoqen nga simbolet kombëtare, për hirë të pavarësisë. Por prej pavarësisë se shpallur, serbët injoruan gjitha përparësitë. Për deri sa në të gjitha komunat, fshatrat e rrugët me banim shqiptarësh u zbatua njëkohësisht gjuha emërtuese e toponimeve, pra në dy dhe tri gjuhë, në enkllavat serbe e në veri kurr s’u zbatue dy gjuhësia. Madje as simbolet, festat e programet mësimore. Bie fjala pak kilometra larg Prishtinës, Qagllavica është shtet më vete: Ka spital, shkollë, rrugë, qe nuk zbatojnë kushtetutën e ligjet e Kosovës. Gjithë këtyre të kqiave u kanë parapri qeveritë e kaluara me pa aftësitë, budallëqet, apo dhe shantazhët. Ato madje nuk respektuan as qeverinë Kurti, e cila fitoj mbi 50% në zgjedhjet e fundit. Tani ka dalë një pengesë e madhe për realizimin e sovranitetit të Kosovës, qe është asociacioni i komunave serbe! Fatkeqsisht kjo ide e nënshkruar në Bruksel nga Hashim Thaqi me 2013, pastaj edhe nga Isa Mustafa me 2015, në vazhdimsi, është përkrahur nga shoqëria civile dhe partitë, të cilat tani janë në opozitë. Si mund të kemi një shtet multietnik i cili teritorialisht i ka dy etnitete? Kjo është lojë e perëndimit dhe një trysni e pa shembullt, qe i bëhët qeverisë Kurti! Mendoj se këtu ka një plan sekret në dëm të sovranitetit të Kosovës.

Serbia do t’a bojkotojë Rusinë me kusht të përfitimit të kompetencave shtesë, si në veri ashtu dhe në jug të Kosovës. Në këtë rast perëndimi, si po duket, ka premtue asocoacionin një etnik serb në gjithë territorin e Kosovës Pra, kështu, çështja e Kosovës të mbetët de fakto e de jure e pa zgjidhur. A ja kemi bërë hyzmetin krejt këtyre rrjedhave, besoj qe po: Asnjëherë rreth asociacionit nuk kemi pasë qendrime të unisuara. Ç’është edhe më keq, disa subjekte vazhdimisht kanë mihë në pavarësinë e Kosovës, si BIK-u, mjetet informative, analistët e spiunët e tipit të Spahiut, Matoshit, Haxhiut etj. Tani kur ka ardhur veja të bytha, tentojnë t’ia lënë pataten e nxehtë Albinit, por ky nuk do ta marrë.

Prandaj doli me një deklaratë se, “nuk bën të dalë qerrja para kalit”! Ai deklaroj, përse të kemi asociacionin si parakusht për bisedime me Serbinë, duke aluduar se gjitha marrëveshjet duhet të shqyrtohen njëkohësisht! Me 31 janar ambasada amerikane ka thirrur gjithë spektrin politik dhe shoqatat civile lidhur me krijimin e asociacionit. Besoj qe kryeministri e ka thënë fjalën dhe qendrimin rreth formimit të tij. Tani ka ardhë koha të ndahet shapi nga sheqeri dhe të deklarohen të gjitha subjektet.

Janë apo nuk janë për themelimin e asociacionit të komunave serbe duke shpërfaqur fëtyrën e tyre të vertetë!