Kreu Blog Faqe 1120

Përdhunimi si armë lufte e një agresori të ndyrë

0

Nga Aurel Dasareti

Përdhunimi si një armë lufte. I pistë, i qetë, i lirë dhe jashtëzakonisht efektiv. Sulmi seksual ndodh aty ku shkrihen normat njerëzore dhe sundojnë ato kafshore. E keni parë gjatë shpërbërjes së ish Jugosllavisë. Kur rregullat normale shoqërore zhduken, kur e ndaluara nuk është më pjesë e normës, vijnë sulmet, vrasjet, vjedhjet, dhe situatat ku secili individ vepron për përfitimin e tij. 

*** 

Ndikon në atmosferën në një zonë dhe në kufijtë e asaj që ndihet si e drejtë dhe e gabuar. Sa e përhapur është dhuna seksuale në luftë ndryshon nga konflikti në konflikt. 

Abuzimi si strategji 

Në raste të tjera, sulmet seksuale janë qartësisht sistematike. Sulmi seksual ndaj grave është një armë që e përdorë një vend (shtet i egër) agresor ndaj popullatës që synon ta pushtoj. Terroristët e dënojnë edhe gruan edhe burrin. Nderi është shpesh i lidhur ngushtë me gratë dhe të drejtat e tyre. 

Abuzimi seksual shpesh përfundon në sfond  kur shumë njerëz humbasin jetën në luftë. Deri në dy milionë gra gjermane u përdhunuan kur ushtarët terroristë rusë fituan epërsinë gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. Ndoshta 240,000 nga këto gra vdiqën. Kur ka qenë hera e fundit që keni lexuar për të? 

Njerëzit bëhen numra nëse abuzimi është mjaft i gjerë. Pothuajse askush nuk është i dënuar. 

Spastrim etnik 

Gjatë luftës në Bosnje, rreth 50,000 gra u përdhunuan, shumica prej tyre gra myslimane, nga sulmuesit serbë. Gjatë luftës në Kosovë rreth 20,000 gra shqiptare u përdhunuan. 

Nga Ballkani, aktivistët vendas raportuan kampe përdhunimi, ku qëllimi ishte të mbarsnin gratë kroate dhe myslimane me burra serbë. Në atë rast, bëhet fjalë për dhunën seksuale si pjesë e spastrimit etnik. Në një shoqëri patriarkale, fëmijët do të marrin përsipër përkatësinë etnike të babait të tyre. 

Mendoj se normat seksuale që ekzistojnë tashmë në një zonë kanë shumë për të thënë. Në kohën e shkatërrimit të ish Jugosllavisë (1991-1999, përdhunimet e agrorëve serb ishin qartazi pjesë e një spastrimi etnik. Shumë fëmijë kanë lindur si rezultat i abuzimeve. Në të njëjtën kohë, shumë gra të dhunuara i lanë burrat e tyre më pas, sepse burrat nuk kishin arritur t’i mbronin. 

Disa njerëz luftojnë me fajin. “Pse piva kaq shumë, pse shkova në shtëpi me burrin?” Këto janë probleme të ndryshme nga sa do të përballen shumica e viktimave të luftës. Por shumë luftojnë me më shumë nga të njëjtat sëmundje më pas. Disa luftojnë me problemet e gjumit dhe ankthet. Të tjerë ende përmbahen nga kërkimi i situatave dhe vendeve që u kujtojnë atyre abuzimin. Disa mund të kenë shokë dhome që i fajësojnë. Ata mund të kenë probleme me jetën e tyre seksuale. Ndonjëherë shohim se janë njerëzit më të afërt ata që luftojnë më pas, jo vetë pacientët. 

Sulmet seksuale të kryera nga grupet terroriste dhe ekstremiste duket se janë në rritje. Në të njëjtën kohë, bota ka hapur sytë për atë që po ndodh realisht. Në të kaluarën, besohej se përdhunimi nuk kishte të bënte me politikën e luftës. Zhvillimi ka qenë shumë i shpejtë. Ishte veçanërisht pas raporteve për përdhunimin masiv të grave boshnjake gjatë luftës ballkanike në vitet 1990 dhe gjenocidit në Ruandë (1994) që komuniteti ndërkombëtar u ndërgjegjësua për faktin se abuzimi seksual përdoret qëllimisht si një armë për të shfarosur të gjithë grupet etnike, të terrorizojë vendësit (njerëzit) dhe t’i shtyjë ata të ikin (t`i dëbojnë nga vatrat e tyre). 

Kur flasim për përdorimin e përdhunimit si armë si para ashtu edhe gjatë luftërave në Ballkan, duhet të kujtojmë se këto abuzime janë urdhëruar drejtpërdrejt nga shteti barbar, terrorist nazist i Serbisë, i cili me kalimin e kohës mbrohet gjithnjë e më shumë pothuajse nga shumica e shteteve perëndimore që i thonë vetes demokratike. 

Por njerëzit kanë lëvizur nga të menduarit se “përdhunimi është diçka e pashmangshme që ndodh në luftë, sepse burrat janë burra dhe gjëra të tilla ndodhin”. Ky përdhunim është një strategji e qartë lufte dhe një krim lufte që kërcënon paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. Dhe që mund të luftohet me ndryshim qëndrimi dhe ndjekje penale të kriminelëve të fëlliqtë, të paktën me dënim me vdekje. 

Po jap shembuj nga historia: Kur mbaroi Lufta e Dytë Botërore, forcat sovjetike hynë në Berlin. Shumë ushtarë rusë dhe bjellorusë sulmuan gratë gjermane. Në atë kohë, përdhunimi shihej si një nënprodukt i luftës. Si formë shpërblimi.  

Kjo është ndryshe nga mënyra se si njerëzit flisnin dhe mendonin gjatë luftës në Ballkan (në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë). Më pas ata panë se përdhunimi ishte përdorur – jo aq si shpërblim për ushtarët terroristë – por si një mënyrë për të kryer spastrim etnik. 

Pamja totale e luftës. Siç dihet, përdhunimi mund të çojë në dëmtime të mëdha fizike dhe psikologjike. Dëmi është kaq serioz dhe shëndeti i tyre riprodhues ka shumë gjasa (me probabilitet të lartë) për t’u shkatërruar. Por duhet të kujtojmë se kjo ndodh në një situatë lufte. Prandaj, nuk është domosdoshmërisht sulmi seksual që është gjëja më e keqe që mund të përjetoni. 

*** 

Në Bosnje (gusht 1995, ku u gjenda “rastësisht”) ishte një grua boshnjake që më tha përmes një përkthyesi: “Ajo që më ndodhi nuk ishte faji im. Ishte një krim ndërkombëtar, duke i lejuar barbarët serbë të bëjnë çfarë të duan me ne”. 

Qeveria në Serbi që urdhëroi ushtarët të kryejnë krime të tilla të tmerrshme (përfshirë terroristin A. Vuçiq, të cilin tani perëndimorët e përkëdhelin dhe e puthin) duhet të mbajë gjithashtu përgjegjësinë kryesore për atë që ndodhi dhe nuk duhet të ketë dyshim se përdhunimi si një armë lufte çon në dënim. 

Përdhunuesit nga Republika Serbo-çetnike brenda Bosnjës u thanë grave të dhunuara boshnjake se ato thjesht duhet të jenë të lumtura sepse tani do të kenë një fëmijë të një kombësie tjetër. Ose se tani mund të shkojnë në shtëpi dhe t’u thonë burrave të tyre se nuk janë aq burrë sa të kujdesen për ta. 

Ky lloj i mesazheve të dërguara nga autorët e krimeve në komunitetin lokal, përmes viktimës së përdhunimit, është një taktikë e veçantë lufte që shkatërron komunitetet, një popull të caktuar (kombësi). 

Prandaj edhe quhet “përdhunimi si armë në luftë”. Është një lloj lufte që bëhet përmes trupave të grave dhe që ka pasoja të mëdha. Prandaj, ne duhet të vazhdojmë të punojmë për të forcuar gratë dhe të drejtat e tyre. 

Lufta ku përdhunimi është një armë. Ato tregojnë për një luftë cinike ku tortura seksuale përdoret si armë. 

Unë kam qenë në të më parë. Si një luftëtar në fushëbetejë, kam njohur ndjenjën që vjen kur realiteti godet fort. Pavarësisht se sa mirë jam i përgatitur, nuk mjafton gjithmonë. 

Një nga gratë që takova në mesin e vitit 1995 në Bosnje flet një gjuhë që nuk e kuptoj, por dëgjoj se zëri i saj është mbytur nga lotët. Sytë janë plot me lot. 

Ajo përmes përkthyesit tregon se ushtarët serbë shkonin shtëpi më shtëpi në fshat. Me fjalët e saj, ajo përshkruan se si familjet u përzunë dhe u rreshtuan jashtë mureve të shtëpisë. Vajzave të reja u grisën rrobat. Përdhunimet e para filluan pothuajse menjëherë. Përballë prindërve. Barbarët… 

Lufta më e ndyrë. Takova viktima të një prej formave më të ndyra të luftës që praktikohet në kohën tonë. Arma quhet torturë seksuale. Përdhunimet masive kryhen kryesisht në këtë shkallë për të traumatizuar viktimat, për të shkatërruar familjet, komunitetet (shoqëritë-etnitë) dhe martesat. 

Në këtë mënyrë do të thyhet vullneti për të rezistuar, jo vetëm tek gratë, por tek një grup i tërë popullsie. Qëllimi është që njerëzit e rezistencës të shkatërrohen nga brenda nga dëmtimi mendor që shumë prej tyre marrin pas abuzimeve. 

Është një strategji ushtarake që është e vështirë të imagjinohet se mund të ndodhë. Fatkeqësisht, kjo ndodhi në realitet, në Kroaci dhe Bosnje (1992-95, Kosovë (1998-99), tani ndodhë në Ukrainë nga rusët.  

Të renditura sipas moshës (viteve) 

(…) Gratë janë të frikësuara. Një nga ato me të cilët mund të flas jashtë (…). Fytyra e saj është pjesërisht e mbuluar me shall, kështu që mund t’i shohësh vetëm sytë. Ata shkëlqejnë në një farë mënyre, por të errët. Vështrimi duket i vdekur. Është e vështirë të vlerësosh moshën e saj, por mendoj se ajo ishte në fillim të viteve 30. 

Ajo tregon se si jeta ndryshoi ditën kur ushtarët serbë u zhvendosën brenda në fshat. 

Ata thanë se do të na vrisnin të gjithëve dhe unë mendova se do të vdisnim. Iu luta Zotit që të mos më vrisnin mua dhe 2 fëmijët e mi të moshës 5 dhe 7 vjeç të cilët qanin me të madhe, thotë ajo. 

Ushtarët serbë ishin jashtëzakonisht të dhunshëm dhe i vunë flakën shtëpive tona. Na mblodhën dhe na ndanë në grupe. Gratë duhej të kalonin nëpër një lloj renditjeje ku më të rejat i hoqën mënjanë. Ushtria bëri pikërisht atë që donte. Disa nga vajzat (13-19 vjeç) janë rrahur përpara se të përdhunoheshin. Mund t’i dëgjonim duke bërtitur nga dhimbja. Më pas disa prej tyre janë lënë të shtrira në tokë. Ato ndoshta ishin të vdekura, thotë gruaja. 

Disa nga fëmijët u vranë gjithashtu, por ushtarët nuk përdorën municion mbi ta. Ata i ngritën fëmijët dhe i hodhën në shtëpitë e djegura. Nënat mund të dëgjonin britma të dëshpëruara për ndihmë, klithma të tmerrshme dhimbjeje derisa ra heshtja…  

https://balkaninsight.com/sq/2022/10/26/perdhunimi-u-perdor-si-arme-gjate-luftes-ne-kosove-thote-ojq-ja/ 

https://www.preshevajone.com/gazetat-boterore-per-mizorite-serbe-ne-kosove-1999-te-dhunimeve-te-20-mije-femrave-shqiptare-video/ 

 _____

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

Pse po “përkëdhelet” aq shumë Serbia?

0

Deputetët opozitës serbe sot në Kuvendin e Serbisë, duke tentuar ta sulmojnë Presidentin Aleksander Vuçiq

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Parlamenti serb, po debaton në këto çaste… për Projektin franko gjerman, ku po zhvillohet një debat i ashpër dhe herë herë edhe me tone e kërcënime të ashpra, midis radikalëve dhe “patrioteve”serb.

2. Presidenti serb po”betohet”, (se si Serbia kurrë, s’do të LEJOJ ANËTARËSIMIN E KOSOVĒS NĒ OKB…?!) po edhe po e merr pērsipër që plani franko gjerman, kurrë të mos implementohet…!?

3. Ku është tani ky “skifteri” z.Eskobar, qē po na qet “hi syve” neve në Kosovë…për dobinë dhe madhështinë e këtij plani!? Sipas të cilit Serbia (e “përkëdhelur”) po fiton gjithçka (hapjen e dyerëve për procese e zhvillime integruese në BE-ne e NATO!) ndërkaq, Kosova (e “çortuar”) vetëm “të… Sylos”!??

Pabesia

0
Bukra Hysenukaj, Tropojë – Tiranë
____
Ishte viti 2001. Një kohë e vështirë për dikë, (për më tepër femër) pa baza e përkrahje në një qytet të madh si Tirana, që siç e them shpesh, po s’e hëngre, të ha. Në atë periudhë, bëja tre punë. Rrisja e vetme një vajzë. Ndryshe nuk do ia dilja, siç në fakt ia dola. Përveç Gazetës “55”, ku mbuloja politikën e majtë, bëja edhe intervistën e javës në Gazetën “Intervista”. Redaksitë e të dyja gazetave ndodheshin pranë njëra-tjetrës në rrugën e “Dibrës” e kjo më favorizonte. Po ashtu bëja korrespondenten për “Antena Nord”, një tv lokal në Shkodër. Puna bazë ishte “55-a”, ndërsa dy të tjerat nuk i kisha deklaruar se nuk na lejohej angazhim i dytë e jo më i tretë njëkohësisht. Nga të treja punët, merrja përkatësisht 140, 120 (30 mijë lekë për intervistë javore) dhe 100 mijë lekë, në total një rrogë e mirë për atë kohë. Të them të drejtën, punën për dy mediat e tjera e përgatisja në redaksinë e “55”, se nuk kisha mundësi tjetër. Kolegët e mij e dinin të gjithë. Te “Intervista”, përdorja pseudonimin e Vajzës time, ndërsa në tv lokal, në lidhjet telefonike, natyrshëm prezantohesha me emrin tim, se në Tiranë nuk shihej, ndaj isha e mbrojtur. Kronikat për tv i përgatisja shkurt e përpiqesha t’i lexoja shpejt, për të kursyer impulset telefonike, pasi shpesh nuk na e kompensonin këtë shpenzim. Celularë atëherë ende nuk kishim, por përdorja një telefon fix, që një qytetar kishte vendosur në shërbim, aty pranë zyrave tona. I kisha punët thuajse në terezi. Arrija të paguaja qeranë që e ndaja me një nga koleget, (sot mikja ime), mbuloja nevojat bazë për vete e vajzën e nuk i shtrija dorë njeriu, e për mua ky ishte kulmi i suksesit.
Një ditë, drejtuesi i gazetës më thërret në zyrë. Përpara më vuri një zarf të vogël. Pak ditë më parë kisha qenë në vendlindjen time në Tropojë, prej ku kisha sjellë një reportazh që u mirëprit nga lexuesit, e mendova se po më jepte ndonjë shpërblim simbolik që praktikohej shpesh për punë të mira dhe suplementare. Më qeshën sytë. Kur hap zarfin, shoh të palosur në tresh, një fletë A4, ku e printuar ishte kronika që kisha raportuar pak më parë për tv në Shkodër. Dikush kishte printuar nga kompjuteri im materialin dhe më kish paditë te drejtori se bëj punë të dytë. Mbeta…! “Kush e bëri”, më vriste më shumë se “Çfarë më bëri”. Për pak çaste nuk fola. Pastaj përgjigjem: “Drejtor, nëse mendoni se mund të përballoj jetën në Tiranë së bashku me një fëmij, me 140 mijë lekë që më jep ti, e ke gabim. Që bëj punë të dytë, duhet ta kishe marrë vet me mend” dhe dal nga zyra. Të them të drejtën, ai nuk më kushtëzoi të vijoja të bëja punën e dytë.
Rrallë herë jam ndjerë aq keq e prerë në Besë. Ne ishin një staf me lidhje të forta. Bënim dallimin me kolektivet e redaksive të tjera. U rritëm e formuan bashkë. Nuk ia deshëm kurrë të keqen njëri-tjetrit, nuk ishim konkurrentë por bashkëpunëtorë e megjithatë, dikush në mesin tonë, nuk ishte i tillë. Edhe sot e kësaj dite, sado e kam vrarë mendjen, nuk e kam kuptuar kush ishte besëpreri, keqbërësi. Unë mund them se kush nuk e bëri, por nuk di të them kush e bëri. Megjithatë, kjo ngjarje më pat rrit. Më bëri të kuptoj se, jo këdo që di për të mirë, është i mirë. Më mësoi të kem kujdes, të jem më e matur e të mos besoj lehtë. M’u thye besimi, e kjo më kushtoi shumë shpirtërisht.
Kjo mund të duket një histori/ngjarje krejt e vogël dhe e papërfillshme, por di të them se pesha e pabesisë në shpatullat e dikujt që Besën e ka të shenjt, peshon shumë rëndë. Ky ishte momenti i parë. Të tjera pabesi hasa rrugës së gjatë deri sot, por asnjëra s’më zuri më gafil.

Hill, miqësi me bashkëpunëtorin e Milosheviqit!

0

Gani I. Mehmeti 

Hill ke deklaruar se pala serbe i është qasur me konstruktivitet planit evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Mirëpo, njohjen reciproke e larguan nga Marrëveshja Franko-gjermane me kërkesën e Vuçiqit, njeriut “konstruktiv”!  

Nga ne kërkojnë Asociacionin!!!… 

Vetë kjo deklaratë, arsyeton titullin e këtij shkrimi të shkurtër. Ne mbajmë mend Hillin e dikurshëm, Hillin e kohës së Millosheviqit, i cili po bisedonte me të shpesh, kur shkonte në Beograd nga Shkupi.  

Ndërsa, edhe vetëm kjo deklaratë e tij, tregon se ai tani është miqësuar me  Vuçiqin, njeriun e Millosheviqit, i cili edhe ashtu, nuk ka ndryshuar asgjë nga koha e luftës, përveç afrimit të BE-së  me të, përkundër që, ai nuk e sanksionoi Rusinë në luftën me Ukrainën.  

Pra, deri sa Hill thot se Vuçiqi po i afrohet Perëndimit e po i largohet Rusisë, nuk është një realitet. Ai ende përkrah Rusinë në luftën kundër Ukrainës, ndërsa sa i përket Kosovës, vërtet ai është “konstruktiv”, pse atë që kërkon nga bashjkëbiseduesit, Lajçak e Borell, ia plotësojnë kërkesat, prandaj përse të mops duket “konstruktiv” edhe ne do ishim konstruktivë, sikur të na i plotësonin kërkesat, dhe kërkesat tona janë të drejta, pse nuk janë kundër askujt. Serbët e Kosovës kanë të drejtat më të mëdha në botë, tani ata në vend se të integrohen, me bekimin e ndërkombëtarëve, u jepet mundësia të ç’integrohen, pse ata, po u bë asociacioni, do të enklavizohen dhe më nuk do të bisedojnë me shqiptarët.  

Kërkesat e ndërkombëtarëve për njohjen e Kosovës nga Vuçiqi kanë marrë përgjigje me kohë, i cili sa here ka thënë: Kurrë, kurrë, kurrë! Dhe tani quhet konstruktiv!  

Nëse thuhet se ujku qimen e ndërron, por zakonin s’ e harron, Vuçiqi nuk ka ndërruar as qimen e as zakonin. Ai është tipi  ai që ishte gjatë luftërave të viteve të 90-ta. 

Trimërinë dëshmojeni tek sheshi i Car Llazarit në Mitrovicë e jo tek Skënderbeu në Prishtinë!

0

Florim Zeqa 

Protesta e fundit e mbajtur në qëndër të Prishtinës, e shpërfaqi edhe një herë mosinteresimin e qytetarëve për protesta, papjekurinë politike dhe ndarjet tona partiake. Pankartat kundër simboleve të shtetit të Kosovës janë pak më tepër se papjekuri politike në kohën kur Serbia fuqishëm po lobon për ç’njohjen e Kosovës.

Kundërshtimet e vonuara sikurse “shiu pas të vjelave”

Protesta prej vetëm disa qindra qytetarëve e mbajtur pikërisht në ditën dhe orën kur në Ambasadën Amerikane në Prishtinë u organizua një takim pune për të diskutuar për modalitetet e Asociacionit, ku të ftuar ishin zyrtarë nga presidenca, zyrtarë qeveritarë, liderë partiakë, diplomatë, personalitete të shquara dhe anëtarë të shoqërisë civile, është shpërfaqje e seriozitetit të situatës në të cilën ndodhemi.

Po e përserisë edhe një herë, pavarësisht faktit se neve nuk na pelqen, marrëveshja ndërkombëtare për Asociacionin, e nënshkruar nga dy ish kryeministrat e Kosovës (më 2013 dhe më 2015), me ratifikimin në Kuvendin e Republikës së Kosovës është kthyer në akt juridik i cili mund të zhbëhet vetëm në vendin ku është ratifikuar e jo në rrugë, sikurse që shtrirja e sovranitetit të plotë në veri të vendit mund të bëhet vetëm me dërgimin e trupave të FSK-së në veri e jo me protesta në sheshet e Prishtinës.

Të mos përdoret oratoria si akt i mashtrimit dhe nxitjes së qytetarëve për protesta që nuk e sjellin asnjë rezultat, pasi protestat dhe kundërshktimet e qytetarëve është dashur të ndodhin 10 vjet më parë para Kuvendit të Republikës së Kosovës, atëherë kur deputetët shqiptarë e miratuan marrëveshjen e 13 prillit 2013-të, në të cilën është nënshkruar edhe “Zajednica”.

A mund të pengohet formimi i Asociacionit njëetnik seb!?

Nga fillimi kam qenë dhe jam kundër dialogut Kosovë-Serbi në Brukseli pa njohje reciproke dhe kundër “Zajednicës” serbe në veri, mirëpo gjendja në veri nuk guxon të vazhdojë tutje si e tillë çfarë është, pasi ajo është kthyer në kancer për shtetin e Kosovës.

Kush i thotë vetës trim dhe atdhetarë, “mejdani” është i hapur tek sheshi i Car Llazarit në veri të vendit. Ata që po kërkojnë ta heqin “flamurin lara-lara”, pse nuk po shkojnë me ja vendosë në qafë “Car Llazarit” atë flamur, e mbase edhe t’i heqin të gjithë flamujt e Serbisë në veri dhe t’i zëvëndësojnë ata me flamuj të kombit shqiptarë!

Shtrohet pyetja, “A mund të pengohet formimi i Asociaciont njëetnik serb!?” Unë e themë, PO, por vetëm në dy raste; në Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes akteve ligjore dhe ndërhyrjes ushtarake!

Mundësia ligjore, me rikthimin e marrëveshjes së 13 prillit 2013 nga ana e ‘Qeverisë Kurti’ në Kuvend, për anulimin e ratifikimit nga ana e deputetëve të kësaj legjislature, gjë e cila do t’ia hiqte përgjegjësinë juridike qeverisë aktuale dhe obligimet ndërkombëtare.

Ndërsa mundësia ushtarake për dërgimin e FSK-së në veri, është tejët sfiduese në këto rrethana, kur KFOR-in e kemi në mes, si forcë mbrojtëse dhe garantuese të lirisë sonë dhe jo vetëm kaq, pasi duhet matur mirë forcën dhe kapacitetet ushtarake të FSK-së për përballje eventuale ushtarake me Serbinë.

Unë nuk shohë mundësi të tretë në parandalimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri. Nëse ka të atillë që mendojnë ndryshe, le ta thonë dhe le ta provojnë! Por në asnjë rrethanë të mos luajnë me fatin dhe jetën e qytetarëve të vendit me frazeologji boshe dhe oratori mashtruese.

Presionit ndërkombëtar duhet t’i përgjegjemi me kërkesa për garanci ligjore që Asociacioni njëetnik serb të mos ketë kompetenca ekzekutive dhe as elemente shtetërore si dhe të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit. Asociacioni është produkt i gabimeve tona politike nga e kaluara, filluar nga decentralizimi etnik (ndarja e Mitrovicës në dy pjesë) e deri tek ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend!

Shqiptarët, historikisht dhe kulturalisht pjesë e Europës

Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
____
Në Universitetin Europian të Tiranës mbajta ligjeratën “Shqiptarët dhe Europa”. Në fokus të ligjërimit, para studentëve të shkencave politike, ishin raportet historike, kulturore dhe politike të shqiptarëve me Europën si qytetërim perëndimor nga antikiteti në themel të saj, mesjeta e hershme, ajo e mesme e deri te koha e re. Me këtë rast u theksua roli i madh i trinomit mbretëror ilir: Dardani, Maqedoni Epir në raportet shoqërore dhe politike të antikitetit si dhe dimensioni i ndikimit të tyre në hapësirën euro-aziatike tek formacionet tjera shtetërore të kohës deri te ato perandorake që u pasqyruan me shfaqjen e Perandorisë së Romës dhe të Bizantit.
Hapësira e këtyre mbretërive ishte edhe djep i politeizmit dhe i filozofisë antike në kuadër të medësisë sa prej nga rrodhi edhe helenizmi si filozofi.Por, edhe monoteizmi, me besimet abrahamike, pati epiqendrën e tyre ideore nga shfaqja e deri te pranimi i tyre zyrtar në shekullin IV nga perandori Konstantin i Madh në këto hapësira. Në këtë zhvillim, Iliriku dhe Dardania, paraqesin magjistralën e shtrirjes së krishtërimit drejt perëndimit si liturgji po edhe me objektet e shumta të kultit, që edhe sot e gjithëditën janë të pranishme në haspësirën shqiptare edhe në format e hershme paleokristiane. Pra, në këtë aspekt, shqiptarët historikisht dhe kulturalisht qendrojnë në themelet e qytetërimit europian, të asaj që përcakton edhe karakterin e konceptit perëndim.
Anashkalimi i këtij fakti shfaqet në kuadër të politikave antishqiptare të prodhuara nga propaganda sllavo-ruse e shekullit IX dhe XX, me rastin e krijimit të shteteve të reja në hapësirën europiane të Perandorisë Osmane, në përputhje me inteteresat hegjemoniste të Moskës dhe vasalëve të saj: serbëve dhe bullgatëve.
Mbi këto koncepte u ndertuan edhe platformat hegjemoniste “Naçertanja” serbe, “Megaloideja” greke dhe ajo bullgare, ne të cilat synohej lukuidimi i plotë i çështjes shqiptare nga Ballkani. Këto platforma u mbështetën mbi mohimin e shqiptarëve si pjesë e antikitetit dhe mesjetës, duke u paraqitur si popull i mjegulluar, pa histori dhe mbetje e rrezikshme osmane në djepin europian!
Këtu fillon edhe anatema e shqiptarëve si element antieuropian, që për pasojë, në shekullin IX dhe XX, pati tri gjenocide ngaj shqiptarëve të kryera nga shteti serb dhe grek. Diskursi i tillë u vazhdua thuajse pandërprerë edhe pas shpalljes së shtetit shqiptar, siç po vazhdon edhe kundër shtetit të Kosovës, si një realitet që në njëfarë mënyre korrigjon gabimet historike ndaj shqiptatarëve në dy shekujt e fundit. Por, duhe thënë, se shfaqja e shtetit të Kosovës, që paraqet të arriturën më të madhe në këtë shekull, dhe mbështetja e tij nga SHBA-të dhe partnerët më të fuqishlm europuan (Gjermania, Franca Britania e Madhe, Italia dhe të tjerë) për ç’gjë për ta shpëtuar nga gjenocidi i katër serb, hodhën edhe bomba mbi Serbinë, tregon për fitorën e rezonit europian për shqiptarët si pjesë e hartës historike, kulturore dhe politike eurpiane, prej nga hegjemonizmi sllavo-rus deshi ta përjashtojë me të gjitha mjetet, siç po vepron edhe tash kundër pranimit të këti realiteti që shaqet si interes gjeostrategjik dhe gjeopolitik i SHBA-ve NATO-s dhe perëndimit në përgjithësi.
Ky konstakacion nga shqiptarët në të dy shtetet duhet të përcillet me përgjegjësi të madhe, meqë është ekzistencial.

La Semaine littéraire (1912) / Udhëtim në Shkodër të Shqipërisë – Rrëfimi i gazetares dhe shkrimtares zvicerane Noëlle Roger

Noëlle Roger (1874 – 1953) – Burimi forografisë : Frank Henri Jullien, photographe – Bibliothèque de Genève

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 1 Shkurt 2023

 “La Semaine littéraire” ka botuar, me 2 nëntor 1912, në faqet n°524 – 526, rrëfimin e udhëtimit të gazetares dhe shkrimtares zvicerane Noëlle Roger (Hélène Dufour) asokohe në Shkodër, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Në Shkodër të Shqipërisë

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Gjithë mëngjesin kishim udhëtuar nëpër shkretëtirat e gurta të Malit të Zi : një labirint malesh shkëmbore, lugina të rrumbullakosura, me një fund të gjelbër, ku grumbullohen fusha të ngushta; sfonde të forta gri, vija të thata, maja me profile të mprehta. 

Sidoqoftë, majat e larta u ulën ngadalë. E gjithë lugina zbret me një pjerrësi të pandjeshme. Atje, midis shkëmbinjve të shpërthyer, mund të dallosh një hapësirë të sheshtë me një jeshile kaq të gëzueshme, saqë sytë janë ngjitur pas saj pa e kuptuar. Po, uji shkëlqeu, është vërtet skaji i ngushtë i liqenit të Shkodrës që shfaqet, që afrohet, ky liqen tërhiqet si një liqen zanash, i mbyllur në mënyrë misterioze në malet e tij të egra ku fiset gjithmonë rebele vazhdojnë një ekzistencë legjendare në skajet e qytetërimit. 

Kaluam Riekën, fshatin malazez, të shtrirë përgjatë rrugës. Tashmë mund të dallojmë mbulesën e zambakëve të ujit. Duket si një lumë i gjerë i ndalur në rrjedhën e tij dhe që ka lulëzuar. Malet e thata e rrethojnë atë dhe duket se e pengojnë kalimin e tij, ndërsa pas tij, kalaja e lartë e Malit të Zi pret në qiell krelat e saj të zeza. 

Vapori i vogël i ndalur pranë bregut as nuk nxjerr tym, megjithëse ora e nisjes ka kaluar. Ai duket sikur nuk dëshiron të largohet kurrë. 

Malazezët me blu dhe të kuqe, dhe shqiptarët të veshur me të bardha, të ulur mbrapa, krah për krah, pinë duhan dhe shkëmbejnë fjalë të rralla. Pjesa e përparme është e zënë nga një princeshë shqiptare, e krishterë, e veshur me stil elegant perëndimor dhe nga shërbëtorët e saj. 

Megjithatë anija u largua. Mbulesat e lulëzuara, njëra pas tjetrës, grisen. Korollat e bardha, të vendosura mbi ujë mes gjetheve lundruese tunden për një moment. Ne lundrojmë nëpër fusha me zambakë uji. Gjithnjë e më shumë shfaqen shelgje, të papërpunuara në ujë të plotë dhe duke i lënë rrënjët e tyre të rastësishme të varen si fije floku. Ata formojnë pyje të vërteta midis të cilëve ne thurim (ndjekim) rrugët e gjata. 

Ky liqen i çuditshëm, aq i lulëzuar dhe i mbjellë me gjelbërim, kthehet, kërkon një kalim midis maleve që ndahen gradualisht, gjithmonë këto male të zhveshura, të thata, me profile të mprehta, gri dhe kaltëroshe dhe aq të ndritshme në diell. 

Ja ishulli tërësisht i bardhë ku dërgohen kriminelët malazezë. Dallojmë kullat e rrumbullakëta dhe muret e kalasë. Dhe këtu, atje, në breg, janë shtëpitë e vogla të Virpazarit që janë të grumbulluara së bashku, disa tezga, “kafeneja”. Anija e madhe po na pret.

Lundrimi është piktoresk, me vajtje-ardhjet e shqiptarëve, brezat e gjerë të të cilëve përmbajnë thika me doreza të zbukuruara dhe pistoleta. Gjenden të grumubulluara në “salon” familjet myslimane, gra me ferexhe, një sërë fëmijësh të vegjël të bukur të veshur me rroba që shkëlqejnë. Një princeshë e re turke ka ardhur nga Shkodra për të takuar miken e saj shqiptare. E mbuluar rreptësisht, ajo ka veshur një rrobë të lirshme stofi që paloset mbi ballin e saj. Ajo shoqërohet nga motra e saj e vogël, një vajzë bukuroshe me flokë të shkurtër të zinj, një fytyrë të zgjatur, me sy që i shkëlqejnë, dhe suitën e saj : një oficer dhe dadoja e vjetër që pi duhan pa ndalim.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

U nisëm. 

Liqeni i Shkodrës më në fund shpaloset, i jashtëzakonshëm dhe duke ndryshuar gjelbërimin nën re. Malet e shkreta largohen gjithnjë e më shumë. Anija jonë duket e humbur mbi ujërat e shkreta që takojnë qiellin në horizont. 

Megjithatë, ne u ndalëm sërish. Ne nuk shohim asnjë banesë në bregun shumë të largët, nga i cili na ndajnë hapësirat e kallamishteve. Një varkë zbret nga bordi i anijes, e mbushur me shqiptarë, me gratë me ferexhe. Ajo largohet, midis kallamishteve, shkon drejt një fshati të padukshëm. Ajo u zhduk. Dhe vetmia e pamasë e liqenit nis sërish. 

Kush foli në gazetat për betejat me anije në liqenin e Shkodrës ? Ne pamë vetëm këto dy varka të vogla të cilat bëjnë shërbimin me radhë. 

Princesha turke u ul në pjesën e përparme dhe, me fytyrën nga horizonti, hoqi vellon e saj të trashë të zezë. Shoqja e saj shqiptare dhe ne formojmë rreth saj një rreth femëror. Burrat nuk mund ta shohin atë. Në bazë të një marrëveshjeje të heshtur, evropianët qëndrojnë në pjesën e pasme me oficerin turk dhe udhëtarët shqiptarë. 

Dhe princesha e vogël i ofron erës me kënaqësi fytyrën e saj ende fëminore, të çrregullt dhe delikate, të ndriçuar nga sytë e mëdhenj kafe përkëdhelës. Në frëngjishten e pastër që theksi i saj i lehtë e bën në mënyrë të veçantë melodioze, ajo shpreh gëzimin e saj. Ajo u lejua të vinte dhe të takonte mikeshën e saj deri në Virpazar! Mikeshën e saj që kishte disa javë pa e parë! Dhe duart e tyre vazhdojnë të ndërthuren. Ato shkëmbejnë përkëdhelje, fjalë përkëdhelëse. Në Shkodër, ato nuk mund të takohen çdo ditë. Ato nuk mund ta shohin njëra-tjetrën për shumë kohë. Dhe ato e duan njëra-tjetrën. 

— Ah, sa e mirë është miqësia. Nuk ka asgjë më të mirë në jetë! na thotë me një zë të rëndë vajza myslimane. Dhe zëri i saj shpreh një ndjenjë aq të thellë sa ne harrojmë moshën e saj. Duket se jemi në prezencën e një gruaje që tashmë ka vuajtur. Ajo është kaq e thjeshtë dhe kaq emocionuese, aq e ndryshme nga vajzat e reja të Perëndimit, të cilave zakonet e botës u japin një furnizim frazash të gatshme, banalitetesh të këndshme për të shprehur ndjenjat e tyre të sinqerta. Dhe ndjenjat e tyre, sa e humbasin intensitetin e tyre, duke u shpërndarë vazhdimisht në rrëmujën e jetës moderne! 

Kjo e fundit e ka këtë privilegj të jetojë jashtë këtyre kontakteve që pakësohen, të këtyre kontakteve vulgare. Ajo ka të drejtë të mbulohet, të kalojë indiferente dhe e heshtur. Gjithë lulen e zemrës së saj delikate ajo e ruan për rrethin e saj intim. Ajo mund të mbetet e vërtetë edhe në fjalën e saj më të vogël. 

— Por dashuria? reagon njëra prej nesh. 

Ah ! dashuria… Myslimanja e vogël rrëqethet pak. Dashuria! oh nuk duhet të jetë aq e bukur sa miqësia… Ka egoizëm në dashuri… ashtu siç i paraqitet, siç shihet në libra. Ajo ka frikë prej saj. Ajo do të donte të qëndronte kështu, e ulur pranë shoqes së saj, duke i buzëqeshur asaj, me duart e tyre të ndërthurura, dhe më pas rreth tyre, vetmia e liqenit. 

Ajo merr frymë thellë. Sa i bukur është liqeni! Edhe të huajve u pëlqen shumë! Oh sa e lumtur është ajo. Ajo është e lumtur sot. Ky udhëtim, për princeshën e vogël sedentare, e cila nuk është mësuar të udhëtojë rrugëve me biçikletë apo makinë, ky udhëtim në liqen me shoqen e saj, po merr përmasat e një gëzimi të pabesueshëm që do ta mbajë mend gjatë. 

Tashmë, ai është pothuajse në përfundim. Koha kalon shumë shpejt. Ne flasim. Kjo vajzë e re myslimane është e qartë se nuk është e zhgënjyer. Asgjë nga snobizmi modern nuk ka mundur ta prekë atë. Ajo nuk revoltohet kundër fatit të saj. Ajo nuk admiron verbërisht gjithçka që bëjnë gratë perëndimore. Ajo i sheh disa libra të caktuar të shkruar për Turqinë shumë sipërfaqësorë dhe shumë të rremë. Dhe ajo që e fyen mbi të gjitha është mungesa e delikatesës së disa shkrimtarëve në kërkim të kopjeje për botim. — “Ka disa gjëra që nuk duhet t’i kishin thënë… I mirëpresim si miq, dhe më pas…” 

Përgjatë kësaj kohe, u gjetëm përballë maleve të larta të zhveshura. Dhe ne tashmë mund të dallojmë në majë të një kodre aty pranë, një kështjellë të gjatë, gjysmë të rrënuar dhe të gëlltitur nga gjelbërimi. Shkodra. Princesha myslimane, e bija e një zyrtari të lartë, na ofron shërbimet e saj. Dhe ndërsa e falënderojmë për mirësinë e saj ndaj të huajve, ajo përgjigjet me atë buzëqeshje kaq të re dhe emocionuese : 

— “Feja jonë na urdhëron të veprojmë kështu”… 

Ne dallojmë përgjatë bregut ndërtesa të ulëta; afrohen varkat me majë të ngushta dhe të ngritura, duke kërcyer mbi dallgë. Nuk ka asnjë mundësi për të zbarkuar me këmbë. Në buzë të ujit, një grup ndihmësish, shqiptarë dhe ciganë presin, gati për t’u hedhur mbi udhëtarët. 

Ceremonitë doganore janë shkurtuar shumë falë një fjalëkalimi misterioz të dhënë nga dy mikeshat. Dhe ja ku po endemi rastësisht në rrugicat e pazarit. 

Çatitë e afërta e të shtrembërta strehojnë tezgat e ngushta. Ne qarkullojmë nëpër rrugica të ngushta me kalldrëm të mprehtë dhe të pabarabartë. Kemi përshtypjen e një ngjeshjeje të jashtëzakonshme, të një labirinti rrugicash, të një montimi shumë të vjetër shtëpish prej druri. 

Pazari i Shkodrës në Shqipëri nuk është një pazar për të huajt, siç është bërë pazari i Sarajevës, p.sh., ku ofrohet xhingla e lehtë për t’u mbajtur, ose objekti luksoz, qypi, tapeti, i cili tundon udhëtarin. Jo, turistët janë të rrallë këtu. Pazari është i destinuar për jetën lokale. Ata shesin perime, fruta, mish të thatë deleje, rroba të bardha, pantofla, plisa dhe rripa të gjerë lëkure të punuar. 

Zhurma e rrugëve të ngushta, turma e fëmijëve të bukur ciganë, të ngjitur pas hapave tanë, qëndrimet e turqve të vjetër të ulur para filxhanit të kafesë, të gjitha linjat dhe të gjitha ngjyrat na argëtojnë dhe joshin sytë. 

Megjithatë, dita përparon. Duhet të arrijmë deri në qytet. Një rrugë e madhe na çon atje. Këtu, përtej mureve të kopshteve, janë shtëpitë e vogla turke, të mbyllura dhe të fshehta, të rrethuara me pemë. Muzgu po bie kur arrijmë në rrugën kryesore ku ndodhet hoteli dhe në shtëpitë kryesore ku jetojnë zyrtarët. 

Një eunuk i zi, i dërguar nga princesha turke, pret dy të huajat që t’i shpjerë tek ajo.

Në një sallon të madh, të mobiluar në stilin europian, por të gjithë muret e të cilit janë të mbuluara me qilima të vjetër të mrekullueshëm, ajo na pret, e veshur me një bluzë dantelle dhe një fund të bardhë pëlhure, me një prerje të paqortueshme. Por kjo uniformë mondane nuk arrin t’i heqë asaj këtë joshje, të përbërë nga misteri dhe eleganca sentimentale. Ajo justifikon nënën e saj të sëmurë, e cila nuk mund të na presë. Babai i saj është në një udhëtim. Ajo dëshmon gëzimin e saj për të festuar të huajat që i ka paraqitur shoqja e saj. Ajo nuk është më statuja e qeshur në vellot e saj bionde, e cila ka frikë të kthejë kokën dhe të lërë t’i duket fytyra. E zhdërvjellët dhe e lehtë, ajo nxiton të na shërbejë kafe dhe limonada, shqetësohet për lodhjen tonë me fjalë goxha përkëdhelëse. Lëvizjet e saj mbeten të matura dhe të heshtura, zëri i saj me intonacione të buta mezi ngrihet. Ajo ka pikërisht këtë hirin e brendshëm që komunikon me çdo gjest, me çdo buzëqeshje, me çdo fjalë një emocion të vërtetë, një qëllim delikat. Këtu vështrojmë vajtje-ardhjet e saj në këtë mjedis perëndimor. Pavarësisht objekteve që e rrethojnë, pavarësisht veshjes së saj pariziane, pavarësisht kulturës së mendjes së saj, ajo ende ruan shpirtin e saj mysliman, siç ia transmetuan të parët e saj, këtë shpirt të fshehtë, të nuancuar, të përulur dhe mendjemadh, që na ikën dhe na tërheq.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ajo dëshiron të na tregojë kopshtin e saj, lulet e saj që ne nuk do t’i shohim, sepse nata ka rënë, kopshtin e saj të mbyllur me mure të larta ku mund të dallojmë masat e zeza të pemëve dhe ku ajo kalon orë kaq të ëmbla me shoqen e saj. 

Nga ana e saj, princesha e krishterë na pret dhe këtë herë zotërinjtë pranohen. Mobiljet Louis-Philippe zbukurojnë sallonin. Por ka edhe, përgjatë mureve, qilima të vjetër lutjesh dhe punime druri turke të punuara me imtësi. Mikpritësja jonë e bukur na prezanton me nënën e saj, një grua e gjatë, e dobët me tipare të vrazhda, e veshur me rroba të errëta. Ajo ka luftuar, më parë, në malet e saj. Ajo ruan traditat e vjetra. Kjo figurë energjike bie menjëherë në sy. Një botë e ndan atë nga vajza e saj, e cila duket kaq moderne dhe kozmopolite. Ato duken se e duan shumë njëra-tjetrën. Dhe ne nuk mund të mos pyesim veten se si u realizua ky transformim i brezit të ri, në sajë të çfarë zemërthyerjesh sekrete… 

Na shpjerin më pas në një salon tjetër pranë peshkopit të mirditorëve, i cili sapo ka ardhur, një plak shtatlartë, mjekra e bardhë e të cilit shtrihet mbi mantelin e purpurt. Ai na flet për ato popullsi të krishtera të maleve, aq të egra, mes të cilave jeton. 

Pastaj eunuku i zi na kthen në hotel. Sepse nëse një patrullë do të takonte të huaj vetëm në rrugë në këtë orë të vonë, ata do të rrezikonin të çoheshin në stacionin policor dhe të kalonin natën në burg. 

Në dritën e madhe, ne shëtitëm në lagjen turke të Shkodrës. Që nga mëngjesi e gjithë jeta dhe lëvizja kthehet në pazar, pranë portit, i cili formon zonën e biznesit krejtësisht të ndarë. Lagjja e ciganëve, pak jashtë qytetit, paraqet aspektin e saj të zakonshëm të mjerimit të gëzueshëm, me kasollet e rrënuara në mënyrë të pamundur dhe me tufën e fëmijëve të rreckosur e të qeshur, gratë me rroba me ngjyrat flakë, që të shtrijnë duart nga larg dhe me sytë e bukur të zinj, ju lusin. 

Shtëpitë e krishtera janë të grumbulluara rreth kishës ortodokse, ku gratë fshatare vijnë në mëngjes për të bërë lutjet e tyre. Por rrugët turke janë në gjumë në një heshtje të trazuar vetëm nga kalimi i ndonjë karroce apo një grupi burrash të heshtur që shkojnë në pazar. Të gjera dhe të shtruara, rrugët turke vazhdojnë mes dy mureve të larta të ndërprera në intervale nga një portë e fortë prej druri, e mbyllur rreptësisht, me një derë diskrete që u lejon banorëve të njohin vizitorin e tyre. Gjelbërimi shfaqet, duke shkuar përtej mureve, kulmeve dhe ndonjëherë një pjesë e një shtëpie prej druri, një ballkon. Ndonjëherë një derë hapet përgjysmë, lë të kalojë një grua me të zeza, e mbuluar, pastaj mbyllet dhe ju nuk keni mundur t’i hidhni një sy këtyre kopshteve të dendura ku gratë myslimane më në fund mund të zbulojnë fytyrat e tyre. Zakonet dhe traditat nuk harrohen aq lehtë, zakonet janë më të forta se një revolucion. Shkodra ka ruajtur pamjen e saj që kishte në regjimin e vjetër. Asgjë nuk është më mbresëlënëse se këto rrugë të heshtura, të cilat mbyllin rreth teje muret e tyre të larta xheloze, ndërkohë që ti ndihesh prapa, aq afër e megjithatë kaq larg, e gjithë kjo jetë familjare që po rrëshqet. 

Këtu është xhamia, pemët e larta, shatërvani, turqit e vjetër të palëvizshëm, duke pritur orën e faljes. Jemi në shekullin e 16-të apo të 20-të? Sigurisht që kuadri mbeti i njëjtë. Këto rrugë të heshtura kanë pasur gjithmonë të njëjtën joshje misteri dhe soditjeje. Asgjë nuk ka ndryshuar në linjat e tyre, ato janë absolutisht të huaja për të gjithë utilitarizmin modern. Ato të japin ndjenjën sikur kanë qenë gjithmonë aty, ndjenjë që nuk e hasim më në asnjë qytet. Ne mund t’i harrojmë kollaj kohët tona dhe të endemi në një shekull të zhdukur. Dhe nga kjo ndjesi e rrallë, ne nuk mërzitemi kurrë. 

Atje disa turq mblidhen. Të tjerë presin, të grupuar aty-këtu. Është një i vdekur që kalon. E çojnë në varreza. Atë e çojnë atje, i mbajtur nga të gjithë miqtë e tij, të cilët i japin hua shpatullat me radhë, sipas zakonit të bukur mysliman. 

Falë udhëtares shqiptare patëm mundësinë të merrnim pjesë në dasmën e një fshatareje ortodokse në Shkodër. 

Na futën në një dhomë ku kishte disa njerëz. Nusja u ngrit dhe qëndroi pas murit, me sytë e ulur. Ajo ishte e veshur me një xhaketë pëlhure (xhubletë) të rëndë, shumë të gjatë, shumë të gjerë, shumë të zbukuruar me perla dhe monedha, dhe që e bënte të dukej gjigante. Një model flokësh me qëndisje dhe lule ia mbulonte kokën. Ajo qëndronte e palëvizur, memece, sikur të ishte e panjohur për atë që ndodhte rreth saj, ndërsa të afërmit dhe miqtë bisedonin me zë të ulët dhe pinin kafe e limonadë. Kur dikush hynte brenda, ajo ngrihej në këmbë, me të njëjtin gjest automatik, me sytë ende në tokë, pastaj ulej sërish. Ajo dukej si një priftëreshë, e stolisur për ndonjë rit veçanërisht të shenjtë. Dhe kjo zgjat pesëmbëdhjetë ditë, gjatë të cilave ajo nuk duhet të flasë e as të shikojë askënd. Pastaj burri i saj e merr atë në shtëpinë e tij 

Ceremonia myslimane është pothuajse e njëjtë. Vetëm se asnjë burrë nuk do të lejohej të hynte në dhomë. Dhe nuses do t’i lyenin fytyrën dhe sytë e saj. 

Këta të krishterë dhe myslimanë shqiptarë që jetojnë pranë njëri-tjetrit kanë zakone të ngjashme. Zakonet e disave kanë ndikuar në ato të të tjerëve. Gratë ortodokse (katolike) udhëheqin një ekzistencë të izoluar, të ruajtur, mjaft të ngjashme me atë të myslimanëve. Sepse disa shkojnë në kishë dhe të tjerë në xhami, do të ishte gabim të imagjinohet se ata e urrejnë njëri-tjetrin dhe të mendojnë vetëm të vrasin njëri-tjetrin. 

I shohim shpesh, në mendime, dy vajzat e reja, të krishterën dhe myslimanen, të cilat e donin njëra-tjetrën me një miqësi kaq të bukur. Ne evokojmë siluetat e tyre, të prera në sfondin e gjelbër të liqenit, afër njëra-tjetrës, me duart e tyre të ndërthurura dhe me sytë plot lot që buzëqeshnin. Çfarë ka ndodhur me to në këtë kohë (moment) ? Familjet e tyre ndoshta janë në dy anë të kundërta (armiqësore). Baballarët e tyre, miqtë e tyre ndoshta po luftojnë. Ato kanë njerëz të dashur në të dyja ushtritë. Dhe zemrat e tyre pa dyshim janë të thyera. Dhe ato nuk mendojnë vetëm për atdheun e tyre… 

Noëlle ROGER

______

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), : https://www.darsiani.com/la-gazette/la-semaine-litteraire-1912-udhetim-ne-shkoder-te-shqiperise-rrefimi-i-gazetares-dhe-shkrimtares-zvicerane-noelle-roger/. 

Të bësh politikë pa dyzgina në dorë, është si të luash bilardo me litar!

0
Refiqe R. Hamiti, mësimdhënëse, Prishtinë
____
Po don me kërsit kiameti.
“Aferim”!
Propaganda është çelësi i zemrës së LDK,PDK dhe AAK.Propaganda e tyre është marrëzia e politikës së tyre ditore ndërsa marrëzia është kanibalizmi i mendjes së ligë që e bartin si stafeten e Titos dikur.
Në Kosovë s’ka gjë më të zakonshme se të mashtrosh dhe të mashtrohesh. Kjo ndodh çdo ditë dhe aktualizohet çdo ditë si mash speciale.
Me dashuri janë posht sepse këta dashuri s’munden me ofrue kurrë sepse janë hargju. Këtë hargjim veç profilat e tyre nuk i shohin sepse sille ka te pshtillësh edhe morrat ju kanë cof.
Me propaganda janë cool, leku po e kthejke ujin përpjet ,deri sa t’u hargjohen xhepat (,of course ) veç zgjate zot!
Çdo gjë ka moral, dinjitet,atdhetarizëm por mbetet që ti ta zbulosh atë moral,dinjitet dhe atdhetarizëm popull i dashur!
Nëse populli im nuk e di se ku po shkon, se kah po përplaset ,se ku po i këputet koka , ndalu populli im dhe kruaje kokën me boq të ktyneherit, sepse çdo rrugë që ndjek të çon atje.
Një nga sekretet e jetës dhe politikbërjes shqiptare është: ajo që vërtet ia vlen të bëhet, është ajo çfarë bëjmë për të tjerët,e pak për të bërë për vetën tonë si komb.Sentimentalizmi është katrahura emocionale e njerëzve që nuk kanë ndjenja kombëtare sepse gjëja e parë që bën një anti kombëtar tash në këtë kohë , është përforcimi i gabimeve të tij,nuk kënaqën e as nuk kanë turp për tradhtit, veprimet, ligësit dhe korrupsioni e hajnin që ia kanë shkaktuar për 20 vjet këtij populli të Kosovës.
Fillimisht komandantat tanë të shëndrruan në politikan të Kosovës janë nxitur nga kureshtja, ndërsa më pas nga dëshira për të zbuluar mangësit, budallakit dhe dëshirën se si me kap pushtetin pa zgjedhur asnjë formë kacavjerrje (me hatër dhe pa hatër, me votë e pa votë ) veç me vazhdue kënaqsin e rrahgjoksit kishe kam luftue,e më takon pushteti me e ba për pesë pare .
Këta në fillimet e veta, kanë vëzhguar si dhelpra duke plasue rrejshëm karakter përnjëmend universal. Paragjykimet nacionale, edhe nëse ishin në fillim, janë zhduk tërësisht në përpjekjet që kanë bërë komandantat për t’u dukur nacionalista ,atdhetar,dhe familje dëshmorësh.
Prandaj krizë quhen ditët e sotme , në të cilat ditët e vjetra po u vdesin dhe e reja ka lindë , po përpiqet të lindë përsëri dhe të mbijetojë.
Se di a me qef, a me zor por me propaganda speciale kanë lindur puqet në kokat e njerëzve të prisht pa pikë nere ?!
Po thonë ; “Kanë nisur negociatat për ndërrimin e kryeministrit të Kosovës”.
LVV po përqahet. Kryekuvendari Glauk Konjufca do ti mbledh deputetët e pakënaqur dhe do ti jap grusht Kryeministrit Albin Kurtit.
Këto propaganda speciale dinë veç katrahurat e djegura përbrenda partive të thata me i hartue si luftë speciale sepse kolona e pest dhe shërbimet sekrete serbe dhe ruse po ua mbushin gryken.
Andaj :
Çdo lendë mund të ëndërrojë të shndërrohet në lis, por në të vërtetë, 999 lendë në njëmijë përfundojnë ushqim për derrat,kah e kanë kokën dhe bishtin.
Gjarpri i ka një milion këmbë por nuk i shihen.
Nuk zgjedh metodë dhe mënyrë për t’u ngjitur në hiearki.
Albin Kurti i ka një milion krah por nuk i duken !
Karrika e Kryeministrit për Albin Kurti është veç karrikë e drurit. Nuk lëshon zë e as lot. Thuhet pran drurit të moqëm, digjet druri i ri.
Por Albin Kurti gjithmonë gjumin e bënë leht.
Politika i ka biliona shtrembërime me të cilat jemi ngop ,por sot për sot Albin Kurtit munden me ia thye dy krahët (siç bënin me Ibrahim Rugoven duke ia vrarë njerëzit më të afërt dhe më të mençur që i kishte afër ) por kokën kurrë.
Keni harruar që Albin Kurti më parë pranon të jetë i dështuar në diçka që nuk e pranon , se sa të jetë i suksesshëm në diçka që e urren.
Mos harroni!
Mos leni gur pa lëvizur veç dine tek populli i mençur Albin Kurti është shpata,mbetet shpata dhe kërset shpata edhe kur mendoni që e keni coptuar në biliona thërrime!
PS:
Politika ditore në Kosovë tani sikur nuk e kupton se ka filluar të plaket. Teksa politikanët tanë të vjetër përkulen për ti lidhur këpucët, thonë me vete: Çfarë gjëje tjetër mund të bëj, që se kam bër, meqë e gjithë koha më shkoi duke u shtirur, dëgjuar dhe përkulur?
Një njeri dredhagji në politikë e kishin pyetur : “Se cili është sekreti i jetëgjatësisë suaj në politikë “!?
Ai pak para se të vdiste kishte thënë :Do t’ju kisha thënë se duhet të shmangni shqetësimet, stresin dhe tensionin, por edhe nëse nuk do të më pyesnit fare, unë prapëseprapë do t’jua thosha;
Të bësh politikë pa dyzgina në dorë është si të luash bilardo me litar. Këtë e kam provuar vet e mos ja dëgjofsha as armikut?!

Kryeministri Kurti mirëpriti gazetarët afganë në Kosovë

0

Prishtinë, 31 janar 2023Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti katër gazetarët afganë që kanë mbërritur mbrëmë në Kosovë e që do të qëndrojnë në Prishtinë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosova”, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.Duke iu uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që po i takon ata sot në zyrën e tij. Ai tha se populli i Kosovës bashkëndjen me kauzën e tyre dhe të​ popullit afgan për demokraci, respektim të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe prosperitet.

Forhåndsvisning av bildeAmina, në emër të grupit të gazetarëve, tha se janë falënderues për mikpritjen në Kosovë dhe për mbështetjen e Qeverisë. Pas vështirësive të përjetuara në Afganistan, u shpreh se janë me fat që janë këtu dhe se tashmë po ndjehen si në shtëpi.  Kryeministri dhe gazetarët biseduan për aktualitetin në Afganistan, pozitën e gazetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut atje, e veçanërisht të grave dhe vajzave nën regjimin taliban.

Forhåndsvisning av bildeSë bashku me gazetarët afganë Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad në takim morën pjesë edhe Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj dhe Zyrtarja Ligjore e European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, Flutura Kusari.

Forhåndsvisning av bildeGazetarët afganë u mirëpritën në vendin tonë një muaj pas vendimit të Qeverisë që do t’u mundësojë atyre strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe biletë kthimi, kur rrethanat të krijohen që ata të kthehen në shtëpitë e tyre.

Forhåndsvisning av bildeProgrami “Journalists in Residence – Kosovo”, inicuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF,  financohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës, zbatohet nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe mbështetet edhe nga Iniciativa Hannah Arendt. Deri më tani, përmes këtij programi, në Kosovë po qëndrojnë 12 gazetarë ukrainas dhe 4 afganë.

Forhåndsvisning av bilde

Të vihet pika mbi “i”

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
Shumësia e medieve, mirë të paguara nga banda e bashkuar PAN, janë në një sulm frontal, kundër Qeverisë Kurti, pozitës aktuale. Njëri nga eksponentët e PAN-it, deklaroi se “Lëvizja Vetëvendosje është  një shtëpi budallë!” Dhe, si në “kor bretkocash”, horrakët PAN-istë, e përsërisin, si refren koral. Zhurmim të shtuar, këtij sllogani, i japin horrakët analistë, më saktë, banalistë.
Zakonisht, paneli debatues është “etnikisht i pastër”, lehaqenër të paguar, që vetëm shpifin, nxijnë Kurtin me qeverinë e tij. Por, rastisë të jetë një i VV-së dhe shumë rrallë dy. Moderatorët provokojnë me pyetje, por, nuk ndërhyjnë, kur debati zjarrmon me etiketime fyese e shpifje monstrume për pozitën aktuale.
Slloganit se “LVV është një shtëpi budallë”, LVV i përgjigjet me slloganin e saj se Pronto mafia, përkatësisht, “PAN-i janë një shtëpi hajnash, kontrabandistësh, kriminelësh, tradhtarësh”.
Për ta saktësuar se kush nga palët kundërthënëse, në konflikt, ka të drejtë dhe kush i gabuar, ka ardhur koha “të vihet pika mbi “i”. Dhe, kjo është fare e thjeshtë: Të organizohen sondazhe serike, kombëtare dhe ndërkombëtare, të përkufizuara në dy pyetjet vijuese:
1) Cila nga akuzat qëndron: “LVV është një shtëpi budallë”, akuzë e bandës PAN apo “PAN-i është një shtëpi hajnash, kontrabandistësh, kriminelësh, tradhtarësh” – akuzë e LVV për Pronto mafinë – PAN?
2) Kush e shkatërroi, realisht, Kosovën, duke e vënë në pikëpyetje edhe ekzistencën faktike të shtetit të Kosovës? Pozita aktuale apo opozita e sotme?
Një anketim, një sondazh masiv e serioz, do ta “vinte pikën mbi “i”, duke dëshmuar se kush ka të drejtë nga palët kundërthënëse, përkatësisht, cili nga dy slloganet gëzon qytetarinë e së vërtetës? Dhe, kjo provë do të vlente më shumë se sa mijëra debate tendeciozë të qëllimshme e, tërësisht, dizinformative, për qëllime të ulëta politike dhe elektorale.
Lë të shpresojmë se ende ka gazetarë dhe medie, që duhet të kriojnë një standard të ri, për ta luftuar gënjeshrën, duke e vënë përballë të së vërtetës.
Pas përgjigjës publike, në këto dy pyetje, si bazë për të zbuluar të vërtetën, nga këto dy palë kundërthënëse, përkatësisht, LVV apo Pronto mafia – PAN, edhe pse është – një e fshehtë publike -, këndellja e opinionit gjithë shqiptarë dhe më gjerë, do të ishte plotore dhe gjërat do të ndryshonin, duke u angazhuar të gjthë shqiptarët, për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet.
Urojmë për mirëkuptim dhe veprim të të gjithë atyre, të cilët Kosovën e duan me mendje e zemër!