Kreu Blog Faqe 1119

Shqiptaro-amerikanët shënojnë 1-vjetorin e varrimit të senatorit Bob Dole

0

Nderime tek varri i Senatorit Dole në Varrezat Kombëtare në Arlington, afër Washingtonit — E pranishme edhe familja Dole

____

Ky ishte qendrimi i fortë i Senatori Robert Dole në mbrojtje të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Kosovë dhe anë e mbanë ish-Jugosllavisë. Por, ishte edhe qendrimi i fortë — i këtij burrë-shtetasi të madh amerikan dhe mik i dedikuar në mbrojtje të drejtave të Kombit shqiptar – kundër regjimit të diktatorit serb Millosheviçit — asaj “tiranie komuniste”, siç e ka cilësuar Senatori Dole. Ka qenë Xhim Xhema ai i cili kishte kërkuar nga miku i tij Senatori Dole dhe kolegët e tij senatorë, që të shkonin në Kosovë në gusht të vitit 1990 dhe të shikonin për veten gjëndjen e krijuar atje – që ata më vonë e cilësuan si tmeret që po ndodhnin në Kosovë. Xhim Xhema, aktivist i njohur i çeshtjeve shqiptare dhe mbrojtës — i pa asnjë interesi personal — i të drejtave dhe lirive kombëtare të shqiptarëve dhe mik i ngusht për dekada i Senatorit Dole, ka thenë se pa Senatorin amerikan, republikanin Robert Dole, Kosova nuk do të ishte sot e pavarur. Unë do doja të shtoja se pa Xhim Xhemën, shqiptarët nuk do të kishin një mik aq të madh siç ishte Senatori Bob Dole. Dhe pa kontributin e vyer të bashkatdhetarit tonë të nderuar, Z. Xhim Xhema – këtij shqiptari dhe amerikani të madh – kam drojë se Kosova nuk do të ishte ajo që është sot.

Ishte ky Xhim Xhema — aktivisti i shquar prej dekadash i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe miku i ngusht i ish-Senatorit amerikan, republikanit Robert Dole — ai i cili këtë javë organizoi udhtimin dhe i priu një delegacioni shqiptaro-amerikanësh për një vizitë në Washington, ditën e enjtë me 2 Shkurt, 2023 – në përvjetorin e parë to varrimit të Senatorit Bob Dole — për të bërë nderimet e rastit ndaj këtij miku të madh të shqiptarëve.

Z. Xhim Xhema dhe dhjetëra anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku morën pjesë në ceremoninë përkujtimore (të organizuar nga Z. Xhema), që u zhvillua në Varrezat Kombëtare të Arlingtoni, afër Washingtonit. Mori pjesë gjithashtu edhe familja Dole, së bashku me miqtë shqiptaro-amerikanë të ish-Senatorit Dole. Ceremonia pranë varrit të Senatorit Robert Dole në Varrezat Kombëtare të Shteteve të Bashkuara ishte e përzemërt, plotë ndjenja, respekt, kujtime të mira dhe mirënjohje për këtë amerikan të madh. Aty pranë varrit të tij – në 1-vjetorin e varrimit — ne shprehëm respektin dhe nderimin e madh që, si pjesë e këtij komuniteti dhe si shumë shqiptarë kudo, kanë për ish-Senatorin Dole. I pranishëm aty ndodhej edhe ish-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Ramush Haradinaj, në Washington për takimin vjetori, Mengjesi i lutjeve.

Xhim Xhema, organizuesi i këtij përkujtimi — aktivisti dhe miku i ngushtë i ish-Senatorit Dole – përshëndeti, shkurtimisht, të pranishmit me rastin e 1-vjetorit të varrimit të mikut të tij prej dekadash: “Jemi mbledhur për të nderuar Senatorin Bob Dole – një hero dhe një burr-shtetas të madh amerikan. Senatori Dole ishte një udhëheqës politik i respektuar, i cili ka shërbyer si udhëheqës i shumicës republikane në Senatin amerikan, për më shumë se një dekadë. Ai ishte një mbështetës i fortë i të drejtave të njeriut, i cili luftoi pa pushim për lirinë e shqiptarëve në Kosovë për më shumë se 30-vjetë. Ai ishte një figurë thelbësore në ngjarjet që çuan në rilindjen e Kosovës si shtet dhe do të mbahet mend gjithmonë për kontributet e tija ndaj kauzës së lirisë dhe drejtësisë. Trashëgimia e Senatorit Bob Dole vazhdon të frymëzojë. Brezat e ardhëshëm të Kombit shqiptar do të jenë përgjithmonë mirë njohës për punën dhe përpjekjet e tija”, ishin fjalët e Z. Xhim Xhema, pranë varrit të mikut të tij të shtrenjtë, por edhe mikut të madh të shqiptarëve, në përvjetorin e parë të varrimit.

Aty pranë varrit të tij – në këtë përvjetor, ne shprehëm respektin dhe nderimin e madh që ne dhe shumë shqiptarë kudo, kemi për Bob Dole.

Ishim aty për të falënderuar Senatorin Dole por njëkohësisht edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atdheun tonë të dytë, që jo vetëm na ka strehuar ne si emigrantë politikë, shumica jonë të ardhur në këtë vend, të arratisur nga “tirania komuniste”, siç e cilësonte Senatori Dole, regjimin komunist.

Por, ishim aty, gjithashtu, për të falënderuar Amerikën tonë të dashur e të bekuar, që ka lindur burra si Senatori Dole, që i erdhën në ndihmë Kombit shqiptar në njërën prej periudhave më të rrezikshme në historinë e tij – pastrimit etnik dhe shpërnguljes me forcë të shqiptarëve nga trojet shekullore dardane, çfarosjes së shqiptarëve nga trojet e veta shekullore — nga një regjim barbar terrorist serb, përfaqsues i denjë i një tiranie komuniste sllavo-aziatike.

Ishim aty, në përvjetorin e parë të kalimit në amshim të një heroi amerikan por edhe të një heroi për shqiptarët — si përfaqsues të komunitetit shqiptaro-amerikan — që ta kujtojmë atë, për ta falënderuar atë për punën e tij të madhe dhe për dedikimin e tij të pakushtëzuar në mbështetje të popullit shqiptar gjatë një periudhe prej tri dekadash shërbimi si Udhëheqës i Senatit të Shteteve të Bashkuara dhe si një burrshtetas i dalluar i Amerikës tonë të dashur, e cila ka qenë gjithmonë pranë nesh, në kohë të caktuara e të vështira historike, nepërmjet bijve dhe burrave të saj, si Senatori Robert Dole.

Natyrisht, se me këtë rast, grupi i shqiptaro-amerikanëve nga Nju Jorku shkoi në Washington për të nderuar dhe falënderuar Senatorin Robert Dole dhe për nderuar kujtimin e tij. Por, nuk do isha i sinqert me veten as me të tjerët, nëqoftse nuk them se Senatori Dole nuk ka punuar vetëm. Ka pasur bashkpuntorë. Ai ka pasur gjithmonë ndihmën dhe mbështetjen e komunitetit shqiptaro-amerikan – në veçanti këshillat dhe ndihmën e bashkatdhetarit tonë të dashur e të nderuar, Z. Xhim Xhema. Z. Xhema është jashtzakonisht modest dhe të gjithë ne që e njohim, e dijmë, se atij nuk i pëlqen të flitet ose të shkruhet për ‘të dhe vepimtarinë e tij shembullore dhe të pa kushte patriotike, si dhe për vet-mohimin e kontributin e tij madhështor në interes të çeshtjes kombëtare shqiptare, gjatë dekadave. Por, do a s’do miku im dhe i shumë shqiptarëve, pa dallim, e vërteta duhet të thuhet: se unë nuk dua as ta marr me mend se ku mund të ishte sot Kosova pa miqësinë dhe bashkpunimin e ngushtë midis këtyre dy burrave të mëdhej – shqiptaro-amerikanit Xhim Xhema dhe burrshtetasit të shquar amerikan, Senatorit Robert Dole nga shteti Kansas i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për ata që besojnë: sikur vet Perendia i bashkoi këta dy burra për të punuar për shpëtimin e shqiptarëve dhe për të mirën e njerëzimit.

Pas ceremonisë pranë varrit të Senatorit Robert Dole, Z. Xhim Xhema shtroi një drekë për pjesëmarrësit në njërin prej restauranteve të njohur të Washingtonit, ku aktivistët shqiptaro-amerikanë takoheshin shpesh, me Senatorin Dole, në kulmin e aktiviteteve të tyre në Washington, gjatë 1980-ave dhe 1990-ave.

Ky udhtim në Washington dhe ceremonia pranë varrit të Senatorit Dole, ishte vetëm një përkujtim dhe falënderim për mikun e madh të shqiptarëve në përvjetorin e parë të vdekjes së tij. Shqiptarët, e sidomos Kosova, nuk i ka mbetur hak atij. Prishtina zyrtare e ka përjetësuar historinë e ndihmës së Senatorit Dole për shqiptarët, Republikën e Kosovës, pavarësinë, lirinë dhe demokracinë e saj. Republika e Kosovës, në mirënjohje, ka vendosur një pllakë dhe ka ngritur një statujë në qendër të Prishtinës në kujtim të vizitës së ish-Senatorit Robert Dole dhe 6 kolegëve të tij senatorë amerikanë në verën e vitit 1990. Siç dihet, pass asaj vizite, ishte Senatori Dole, ai që paralajmëroi i pari Washingtonin dhe botën për tmeret që kishte parë në Kosovë, me atë rast, ndërkohë që kishte paralajmëruar edhe fundin e ish-Jugosllavisë si shtet federativ. Bob Dole bëri që, nga ajo ditë e deri më sot, Washingtoni zyrtar të mos e shikonte kurrë më ish-Jugosllavinë siç e konsideronte deri atëherë, si një vend mike e Shteteve të Bashkuara me një reputacion ndër-shtetëror, që nuk do ta gëzonte kurrë më në Washington.

Ndërkaq, nga Nju Jorku dhe Washingtoni, shvendosemi për pak në Prishtinë, nga ku këto ditë erdhi lajmi shumë i mirë, të cilit iu gëzua pa masë komuniteti shqiptaro-amerikan. Një lajm për një gjest bujar e fisnik nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Prishtinës, Z. Përparim Rama (i cili mori pjesë në drekën e shtruar në Washington në kujtim të Senatorit Dole), se Komuna e Prishtinës ka vendosur që, me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, të emërojë një rrugë të Prishtinës me emrin, siç thuhet në njoftim, “Të heroit Xhim Xhema”, bashk-puntorit të ngushtë Senatorit Robert Dole: “Me 45 vota PËR, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kryeqytetit vendosi ta përjetësojë veprimtarinë e paepshme të zotit Xhim Xhema për çështjen kombëtare, duke ia vënë rrugës “A” emrin e këtij njeriu të madh. E nderojmë përkushtimin e tij të palëkundur për kauzën e lirisë dhe pavarësisë, duke ua sjellë ndihmën e krerëve të politikës amerikane popullit të Kosovës në kohët më të vështira”, thuhet në njoftimin zyrtar të kryetarit të Komunës së Prishtinës, z.Përparim Rama.

Një nderim i madh dhe shumë i merituar nga bashkvëllëzrit e tij në vendlindje – me qëllim për të përjetësuar veprimtarinë patriotike shumë dekadshe të Xhim Xhemës, për lirinë dhe të drejtat e tyre përgjithmonë – pikërisht në 15-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe në 1-vjetorin e varrimit të mikut të tij të ngushtë dhe mbështetsit të madh të Kosovës, ish-Senatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të ndjerit Robert Dole. I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij.

Ne e kemi asimilu rininë, Ali Ahmeti !

0
Dijana Toska, gazetare, Shkup
Pajtohem me ty Ali se brezat e shekullit të ri duhet të marrin përgjegjësi për ndryshimet që ka sjellur shekulli i ri, por çfarë përgjegjësie mund të kërkojmë nga kjo rini kur me veprimet tona të përditshme i kemi asimilu nga çdo vlerë.
Rinia është produkt i një shoqërie andaj çfarë përgjegjësie mund të kërkojmë nga ata kur si shoqëri fillimisht nuk i kemi edukuar, nuk i kemi ndërgjegjësuar as nuk ju kemi dëshmuar si model për rolin që kemi patur në ndërtimin e një shoqërie demokratike e aq më parë kur asnjëherë për këto 30 vite, rinia nuk është përfshirë si partnere e denjë në qeverisje, por është llogaritur vetëm si një mashineri votuese për kusuritje brenda korpusit propagandues politik partiak.
Kjo rini u rrit në një shoqëri të tensionuar, të kriminalizuar, të korruptuar me afera e hajdukllëqe nga më të ndryshmet, deri në vrasje, ku protagonist kryesor janë njerëzit e politikës, të cilët vendosin për fatin e tyre. Ju i dëshmuat rinisë se jeni mbi ligjin, se marrja me politikë është privilegj se paria e partive nuk mund të dënohet sepse drejtësia korruptohet brenda institucioneve ditën kur nënshkruhet marëveshja për koalicionim qeveritar.
Çfarë mesazhi i dërguat të rinjve kur përzgjodhët mbi njëmijë e kusur të rinj i shndruat në parazit që të marrin rroga duke ndejtur shtrirë në shtëpi, në vend që të ishte e kundërta të shkojnë në punë, të mësojnë se si funksionon administrata publike e shtetit të tyre, të profesionalizohen e të fitojnë parat me ndershmëri. Ky primitivizëm e hesap partiak vuri në lajthitje e mashtroi një pjesë të madhe të rinisë për të zgjedhur rrugën më të lehtë për të ndërtuar karrier, në vend që të fokusoheshin në arsimim sa më cilësor e të bëheshin zot të vetvehtes, ata zgjodhën, mosdijen, dëgjueshmërinë, përkuljen dhe duke futur një librez partiake në një xhep, në xhepin tjetër futën dhe krenarinë bashkë me dinjitetin e tyre.
Shumë familje investuan në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre duke ndarë nga kafshata e gojës për një të nesërme më të mirë. Por, në konkurset e hapura nga institucionet e ndryshme shtetërore këta fëmijë edhe pse i plotësonin kushtet nuk arritën kurr mundësinë për tu punësuar sepse u kërkohej si kusht edhe libreza partiake. Këta të rinj sot ndjehen inferior ndaj vetvetes dhe kërkojnë modalitete të tjera jetësore për ta rigjetur veten sepse kushtëzimet partiake u kanë hendikepuar ardhmërinë.
Vite të tëra në të gjitha vlerësimet ndërkombëtare niveli i diturisë së nxënësve e studentëve tanë renditet nga fundi, përqindje e madhe e nxënësve në shkolla të mesme nuk dijnë shkrim lexim, studentë që nuk vijojnë ligjerata që diplomojnë e nuk kanë njohuri elementare, po magjistrojnë e doktorojnë njerëz të cilët edhe emrin e vet e shkruajnë gabimisht, ndërkohë që nga anketa e bërë në Tetovë, 90 përqind e të rinjve deklarojnë se fenomeni i blerjes së notave është korrupsioni më fitim prurës në arsim. Për arsimim të lartë derdhem edhe gjakun tonë për të prodhuar kuadro të reja akademike që me dijen e tyre do ta ndriqonin udhën e kombit tonë, ndërsa ne po na ndodh e kundërta ngase partitë i keqpërdorën këto vatra të arsimit duke punësuar militant partiak e duke emëruar në poste të rëndësishme, bodigard e turli mafiozi duke e ditur që kjo kategori njerëzish njeh vetëm erësirrën dhe do ti bëj hije dritës .
Në anën tjetër fëmijët e milionerëve partiak sot luajnë rolin e bossave tek të rinjt, duke shetitur me vetura të shtrejta e veshje firmato përbuzin të drejtat e fëmijëve tjerë, mbyllin restorane e diskoteka, përdhunojnë vajza, thejn ligjin, abuzojnë me narkotik, dhe fatkeqësisht për të gjitha keqpëedorimet nuk dënohen, sepse janë pjella e të fortit dhe për ta vlera e vetme janë paratë që i bën të fortë, duke dhënë shembullin më të poshtër që mund të japë një politikan shqiptar bashkë me familjen e tij.
Rinia po largohet nga ky vend jo nga standardi i ulur por nga zullumi, padrejtësia nga injoranca, nga milionerët hajdut, nga nëntoka e partive, nga pleshtat, nga tradhtarët të cilët edhe Zotin e kanë futur në listën e biznesit.
Ne duhet pranuar dhe duhet si gjeneratë ti kërkojmë falje fëmijve tanë e brezave të rinj sepse dështuam në edukimin e rinisë, trasuam një rrugë pa fije ideali në të, ishim një shembull i keq për ta, e lakmuam haramin, u treguam qyqarë, frikacak i asimiluam nga çdo vlerë njerëzore e kombëtare dhe sot nuk kemi kurçfarë të drejte të kërkojmë kurçfarë përgjegjësie nga ata për zhvillimin e të ardhmes.
Pajtohem me ty Ali se brezat e shekullit të ri duhet të marrin përgjegjësi për ndryshimet që ka sjellur shekulli i ri, por vetëm me një kusht nëse kanë autonomi dhe pavarësi të veprimit ngase pa një revolucion rrënjësor nuk do të mund ti arrijnë kurr vlerat e standardet europiane të të rinjve të europës as në nivel kombëtar e as global. Sepse, koncepti i të rinjve nuk është një lindje që përcaktohet thjesht biologjikisht me vitet, ai ndryshon me kohën, me zhvillimin teknologjik bashkë me aspiratat që një shoqëri i vendos vetes.
Me respekt,
Dijana Toska

“Komunikatat e UÇK-së” , “banhofat e Zvicrës” dhe ikja prej tyre …!

0
Në foto: Hashim Thaçi dhe Gani Geci
Nga: Ibrahim Kelmendi, Gjermani
___
Para dy ditësh publikova pyetjen: “Në komunikatat nr. 45 dhe 46, të 9 e 16 mars 1998, nuk përmenden fare martirizimi i Adem Jasharit me familjarë!! PSE?!”
Fatkeqësisht nuk mora përgjigje, por kritika të buta e të pakta, pse po “shprushi”. Nëse do të kisha pyet, kush ka meritë për shkrim e publikim të këtyre komunikatave, mund që do të paraqitej autori.
Siç mund ta veneron secili, është bërë shprehi, kur ndonjë “lider” i UÇK-së akuzohet për krime e komplote, të akuzuarit mbrohen, UÇK-ja nuk kishte hiarki strikte komanduese, sepse ishte ushtri e vullnetarëve, në formim e në luftime. Por “liderët” nuk janë përmbajt duke u vetëlavdëruar si më meritorët, si “liderë” e “baballarë” të UÇK-së, bile edhe si “kUmandana të përgjithshëm”.
Por ata “liderë” i paten mbush pampersat vetëm nga kërkim-llogaria e Gani Gecit, i cili kërkonte autorin e komunikatës nr. 59, e lëshuar “në emër” të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai që e kishte mizën pas veshi, Hashim Thaçi, iu pat përgjigj kriminelit Gani Geci (tashmë ai po vuan dënimin me burg): “Komunikatat janë lëshuar nga bahnhofat në Zvicër”. (Bahnhof i thuhet në gjermanishte stacionit të trenit; në kompleksin rreth stacioni ka lokale që frekuentohen shumë nga imigrantët dhe azilantët, prandaj edhe popullsitë vendore e përdorin “Bahnhof” si pezhorativ denigrues; Hashimi prandaj e ka mbajt mend Bahnhof-in…). Nga frika “liderët” Hashim dhe Rexhep Selimi u përpjeken t’ia lënë “kopilin” (autorsinë) për atë komunikatë njëri-tjetrit (edhe pse asnjëri nuk e zotëron shqipen për të formuluar komunikata).
Po mundohem të “problematizoj” komunikatat numër 45 e 46 për disa arsye. E para, për të dëshmuar të vërtetën se në mars 1998, kur janë publikuar këto komunkata “në emër” të Shtabit Qëndror nuk e kishim Shatbi Qëndror të UÇK-së, sepse ai ishte zhbër në janar 1997, kur është kidnapuar nga pushtuesit serbë Nait Hasani, të cilin Rexhep Selimi e ka prezantuar si koordinator, meqë Shtabi Qendror paskësh qenë “udhëheqje kolegjiale”.
Për ata që nuk e dinë, Kryesia e LPK-së e ka formua Shtabin Qendror, në përbërje të Nait Hasanit, Rexhep Selimit, Xheladin Gashit, Sokol Bashotës, rezidentë në Kosovë, dhe Ali Ahmetit, Azem Sylës e Xhavit Halitit, azilantë në Zvicër. Këta tre ishin anëtarë të Sektorit të Rëndësisë së Veçantë (SRV). SRV, e kishte formuar Këshilli i Përgjithshëm i LPK-së (dhjetor 1993). Ai duhej të luante rolin e një servisi “teknik”, ta zëmë ndihmat financiare që grumbullonim për UÇK në Emigracion, t’i dërgoheshin UÇK-së, të krijoheshin lidhje mes Shtabit Qendror dhe grupeve guerile në Kosovë, etj.
Qysh në vitin 1996, kur “grupet guerile”, të cilat i komandonin Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Adrian Krasniqi, Mujë Krasniqi dhe të tjerë, të cilat ishin UÇK-ja reale e shtrime në terren dhe e angazhuar në sulme guerile , u ankuan se nuk po ndihmoshin financiarisht.
Rezultoi se mjetet financiare që i grumbullonim në Emigracion po shpërdoroheshin. Ato mjete, si ato që grumbulloheshin në Fondin “vendlindja thërret” dhe mjetët e anëtarësisë dhe të hyrave tjetra në LPK, i dorëzoheshin vetëm Xhavit Halitit.
“Meritor” për këtë ishte Kryesia e atëhershme, e cila “në emër të centralizmit demokratik”, kishte urdhëruar Jashar Salihun, Kryetar i Këshillit të Fondit, dhe Gafur Elshanin, Arkatar i Kryesisë, që ndihmat financiare t’ia dorëzonin Xhavit Halitit.
Edhe njëri edhe tjetri, idelaistë naivë, nuk u shkonte mendja se Xhaviti po financonte me ato mjete jetën e tij “paralele” në Tiranë dhe ndonjë matrapazllëk për siguri materiale për të ardhmen.
Pra, ia dorëzonin ndihmat Xhavitit dhe as që u shkonte mendja se ai po i shpërdoronte ato. Edhe kur u mor vesh se UÇK-ja në Kosovë nuk po ndihmohej financiarisht, as Jashari, as Gafurri, por as Kryesia e LPK-së, jo vetëm që nuk ndërmoren kontrollime e korrigjime, por edhe quajten shpifës ata që ankoheshin se UÇK-së në Kosovë nuk po i shkonin ndihmat financire, si mjete financiare apo si armë e municion.
Xhaviti, si usta, i kishte dërguar ca ndihma simbolike financiare “koordinatorit” Nait Hasani, që ai ta dezinformonte Kryesinë që UÇK-ja po ndihmohej financiarisht…
As në mbledhje të fundit të Këshillit të Përgjithshëm (dhjetor 1997), ku po debatonim e grindeshim se UÇK-ja në Kosovë po sabotohej nga SRV, se Shtabi Qendror në Kosovë ishte zhbër, se komplotistët Xhavit Haliti e Azem Syla po dezinformonin, për ta mbajt të kapur prej tyre UÇK-në, nuk gjetem dot zgjidhje, sepse Kryesia e LPK-së, që u qëndronte mbrapa Xhavitit e Azemit sabotuies, komplotistë, profiterë, fitoi përkrahjen e shumicës në Këshill të Përgjithshëm.
Merre me mend qe miratuar edhe dërgimi i një letre Shtabit Qendror (tashmë inekzistent), për ta lut për një takim dhe për përgjigje në disa pyetje…
Tani, kur e kemi rahatinë, mundësinë dhe distancën e bollshme kohore për të reflektuar e analizuar ato zhvillime, askush nuk u del zot as këtyre komunikatave. Dhe nuk u dalin zot, sepse këto komunikata përmbajnë qëndrimin e autorëve që kishin ndaj Adem Jasharit. Pra, ishin Xhavit Haliti dhe Azem Syla, të cilët duhet të kenë pas qatip “anonim” të komunikatave. Këta dy Adem Jasharin e kishin privuar për të qenë qoftë vetëm ushtar i UÇK-së.
Këtë të vërtetë të hidhur e pata dëgjaur nga gojë e Xhavit Halitit në një mbledhje të Kryesisë së LPK-së në verë 1996, kur u ftova për të dhënë llogari pse Kryesia e Nëndegës së LPK-së në Gjermani u kishte dërguar ndihma modeste “grupeve” të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Adrian Krasniqit. Aty Xhavit Haliti me ton arrogant pat thënë se “unë nuk i financoj komitashët që nuk pranojnë t’i subordinohen komandës ushtarake…” [Pat shkretuar më keq, por po rezervohem për ta perfrazua më shumë.] Pra, kur janë lëshuar këto dy komunikata, për Xhavitin e Azemin, tashmë Heroi legjendar Adem Jashari nuk ishte as ushtar i UÇK-së!!
Nga Xhaviti dhe Azemi nuk pres reflektim, prandaj moti ua kam dhanë kartonin e kuq, por pse heshtin Emrush Xhemajli dhe të tjerë anëtarë të Kryesisë së atëhershme të LPK-së, e cila, duke u bind në mars 1998 se UÇK nuk kishte komandë, improvizuan që Kryesia të ushtronte rolin e shtabit qendror. Në Kryesi ishin anëtarë edhe Xhavit Haliti dhe Azem Syla.
Në kryesi simulonin kolegjialitet, ndërsa në prapashpinë ata dy komplotonin edhe me këso pseudo komunkatash. Madje, Xhaviti i kërcnoi kolegët e tij, anëtarët e Kryesisë, të iknin nga Shqipëria, prëndryshe ua lëshon në përndjekje kryeministrin Fatos Nano…
Përgjegjësi për publikim të këtyre “komunikatave” e mbajnë edhe autorët e “monografisë” për LPK / UÇK, Fazli Velia dhe Sejdi Gega, të cilët i kanë publikuar faksimilet e tyre (vëllim I, faqe 600 e 609), edhe pse në ndërkohë janë informuar se në kohën kur janë lëshuar këto “komunikata” në emër të Shtabit Qendror, nuk ekzistonte Shtabi Qendror; Fazliu ishte kryetar (hudum) i Kryesisë së LPK-së, e cila Kryesi e përmbylli mandatin në Mledhjen e 6-të të Përgjithshme, ndërsa Sejdi Gega ishte anëtarë i Kryesisë pasuese (gjithashtu hudume).
Pra, nuk ishin “studiues” që nuk kishin qasje në arkiva të Lëvizjes, për të pasur mundësi verifikimi të dokumentacionit që e kanë publikuar.

Dorëshkrimet e operatorit, të TVSH-së, Astrit Omeri: Si kam realizuar 12 mijë reportazhe në 42 vjet punë

Albert Z. ZHOLI 

-Si ngritëm në Malin e Dajtit sinjalin televiziv për stacionet italiane RAI -1, RAI- 2 për udhëheqjen. 

– Këto dy stacione shiheshin vetëm nga udhëheqja e kohës dhe jo nga populli. 

– Në Malin e Dajtit ndërtuam dhe antenën transmetuese polake për TVSH për Shqipërinë e Mesme. 

-Emisioni “Sport –Kalitje” ishte ndër më të ndjekurit. 

– Në vitin 1971, në malin e Dajtit filloi ndërtimi i antenës për gjithë Shqipërinë 

Vite më parë me operatorin e talentuar Astrit Omeri kam zhvilluar shumë intervista. Madje me të bisedoja shpesh për historikun e TVSH-së kur po realizoja dy librat e mi. Në këto biseda ai më ka lënë disa dorëshkrime. E filloi punën në RTSH, kur ndërtohej Antena e Dajtit dhe e vazhdoi për më shumë se 42 vjet. Ai ka një rekord… Plot 340 filma dokumentarë në emisionin më të ndjekur “Sport –Kalitje” pa llogaritur këtu të tjerat siç janë 60 dokumentarë për alpinizmin, për skitë. Ai mbetet një ndër nismëtarët e emisionit të parë sportiv “Sport-Kalitje-Shëndet” që mbetet më i shikuari në të gjitha vitet e sistemit monist, por edhe në vitet e para të demokracisë.
-Sot që ka gjithë këto televizone private,  është sfumuar nostalgjia për RTSH-në, apo vazhdon ende të ëndërrosh çdo darkë për ato vite të arta kur TVSH ishte i vetmi television në Shqipëri? 

  • Unë kur nuk i shkëpus ëndrrat nga TVSH-ja. Dhe pse sot ka dhjetëra televizione ai mbetet unik, special dhe me histori të rrallë. Shumica e drejtuesve të sotëm të televizioneve private kanë dalë nga ai television që sot është venitur. 
  • -Në sistemin monist ishte ëndërr të ishe pjesë e TVSH. Po për ju si u realizua kjo ëndërr e madhe ëpr çdo intelektual shqiptar? 
  • Kjo është e vërtetë që ishte ëndërr për ëkdo deh ëpr mua sgurisht ishte ëndërr e madhe. Unë për herë të parë në TVSH kam filluar në vitin 1965, i jashtëm. Fillimet e mia me këtë gjigand televiziv i përkasin ndërtimit të fushës televizive. Kjo vazhdoi deri në vitin 1966 dhe pastaj po në këtë vit u desh një njeri që të rrinte patjetër në Malin e Dajtit që të komandonte dhe të ripërsëriste sinjalin televiziv italian RAI -1, RAI- 2, kjo kërkohej nga Qendra. Pra, këto dy stacione shiheshin vetëm nga udhëheqja e kohës dhe jo nga populli. Meqë unë merresha me sportin e alpinizmit, ku isha edhe trajner (ndërkohë, i Sport-Klub Tiranës) njëkohësisht me këtë punë bëja edhe stërvitje ndaj e mora me shumë kënaqësi. Gjatë kohës që unë punova në Dajt atje u ndërtua stacioni i parë polak që mbahej mend në historinë e Shqipërisë. Ky ishte stacioni i parë dhe ishte 300 vat. Ishte stacion polak, sepse edhe transmetuesi si pajisje ishte polak dhe specialistët e montimit ishin polakë. Ky stacion-antenë ishte për televizionin shqiptar.
    Si u ndjetë në këtë punë?
    Unë kam simpati të madhe për këtë se unë njoha nga afër se çfarë ishin transmetuesit, radioreletë. Për mua ishte ëndërr se edhe arsimin përkatës e kisha mbaruar për këto pajisje dhe unë akoma nuk e dija se çfarë ishin ato në të vërtetë, nuk i kisha kapur me dorë. I dija vetëm nga figurat që i shpjegonin profesorët nga libri.
    Cila ishte kënaqësia më e madhe në ndërtimin e antenës së parë televizive shqiptare?
    Pata fatin të ndjeja kënaqësinë e transmetimit të parë televiziv që me këtë antenë që thashë sinjali shkonte deri në brigjet e Italisë. Kur u hap sinjali telefonuan nga anija Tirana që ishte në det të hapur se kishin kapur sinjalin. Kjo ishte një kënaqësi e madhe. Në vitin 1966 u vendos perditori i rrymave italiane që të merrej në Tiranë RAI 1 dhe RAI 2. Kjo e komanduar në mënyrë automatike ,e cila fikej dhe ndizej nga Dajti. Pra, të shihte vetëm udhëheqja.
    Pra, stacioni i parë ishte me teknologji polake, po më vonë kjo antenë vazhdoi të funksiononte?
    Siç e thashë stacioni i parë ishte polak, i cili përfundoi së ndërtuari në vitin 1968. Në vitin 1968 pas ndërtimit të stacionit polak erdhën specialistë francezë, sepse mendohej t’u bënte një stacion i fuqishëm që të kalonte kufijtë e Shqipërisë. Me këtë stacionin polak mbulohej vetëm Shqipëria e Mesme. U vendos që t’u bëhej stacioni i madh në majë të malit të Dajtit që është edhe sot. Por nuk e di përse marrëveshja me Francën u prish dhe ne më vonë u lidhëm me kinezët dhe stacioni i Dajtit është teknologji kineze. Unë punova shumë me kinezët. Në fillim punuam shumë duke studiuar Dajtin. Pastaj me aparaturat filluam të shkonim mal më mal të Shqipërisë. Sipas kinezëve në kalatë që ishin ndërtuar në kohën e lashtë siç ishte Petrela e me radhë do viheshin antenat lidhëse. Të gjitha këto do lidheshin me Dajtin, Dajti lidhej me Lezhën dhe Lezha lidhej me grykën e Komanit e kështu me radhë me Shkodrën. Ne me fushëmatësin bëmë shumë matje. Unë me aparatin në krahë shkoja mal më mal për të matur fushën. Kështu filloi ndërtimi i stacionit në malin e Dajtit në vitin 1971. Nga ky moment unë pata fatin se, duke u marrë me sportin e alpinizmit m’u dha e drejta nga ish- drejtori i asaj kohe Thanas Nano që duke shkuar në këto male të më jepej një kamera dhe të xhiroja.
    –Pra, njëkohësisht, ju punonit për ndërtimin e antenave ndërmjetëse dhe filmonit?
    Po. Filmoja të gjithë punën, por edhe ambientet rreth e përqark sikundër dhe fotografoja. Prirjet e mia artistike ishin shumë të mira se unë e njihja mirë aparatin fotografik që fëmijë. I hyra kësaj punë. Kam bërë shumë xhirime dhe fotografi që sot po t’i shohësh habitesh se si kanë qenë këto vende të virgjëra. Në vitin 1971, ku del në potencë transmetuesi i ri kinez unë fillova direkt në TVSH në redaksinë e sportit, ku sapo ishte krijuar. Pata fatin që ajo zgjati dhe vazhdova gjithë jetën deri në këto momente që flasim bashkë.
    Cilat xhirime do të veçoje nga ato që bënit gjatë ndërtimit të antenave ndërmjetëse?
    Përpos atyre unë do të veçoj ekspeditën e parë, ku kamera e TVSH ka qenë në Alpet e Veriut në Theth. Është bërë një dokumentar, e cila ndodhet, edhe sot e kësaj dite në arkivin e televizionit, njëkohësisht ruhet edhe një fotografi e bërë nga ky filmim foto që është vendosur në korridoret e televizionit. Kam xhiruar edhe një dokumentar në minierën e Gurit të Kuq. Në atë kohë televizioni transmetonte një herë në muaj, pastaj dy herë në muaj dhe pastaj një herë në javë.
    Ku ishin vështirësitë e fillimeve të asaj kohe?
    Ajo që na e bënte të vështirë punën ishte se filmimi nuk lahej tek ne, por në Kinostudio ose në laboratorin e universitetit. Në atë kohë të bëje një dokumentar në një muaj apo 2 muaj ishte një ngjarje shumë e shënuar. Kishte shumë pak aparatura dhe ato ishin tepër të rënda. Kishin vështirësi në manovrim.
    Si u perfeksionove në përdorimin e kamerës?
    Duke xhiruar kampionatin e skive në 1997 dhe duke xhiruar Alpet në 1967 dhe në vitin 1971 unë isha tërësisht i përgatitur për përdorimin e kamerës. Për këtë arsye më dhanë kamerën më të mirë të asaj kohe ku mbuloja futbollin dhe të gjithë aktivitetet sportive. Nga viti që mora frenat e sportit me shokun tim Vladimir Grillon kemi bërë vetëm për alpinizmin 65 filma dokumentarë. Për çiklizmin kam xhiruar afërsisht rreth 30 rrethe çiklistike dhe 30 garat e kufirit, këto gjithmonë me filma dokumentarë. Ku përveç filmimeve ditore, kronika jepej edhe një film 30, ose 35 minuta. Në vitin 1973, së bashku me gazetarin e talentuar sportiv, Vladimir Grillo, na lindi ideja të krijonim një emision sportiv dhe të titullohej “Sport -Kalitje-Shëndet”. Kjo m’u ngarkua mua bashkë me Vladimir Grillon. Ne mirëkuptoheshim me planet e punës, mirëkuptoheshim edhe në atë që kërkonte partia në atë kohë. Sigurisht mësimet e Partisë mbi gjithçka. Me to nuk mund të luhej. Kjo është një e vërtetë. Por, vështirësia ishte se sporti nuk bëhej vetëm në Tiranë, por edhe në Gjirokastër dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë. Sport-kalitje-shëndet u vendos si emision një herë në javë. Ai jo vetëm që kishte një shtrirje gjeografike të mirë por vendosëm që të bëjmë edhe një shtrirje disiplinore me vlera të veçanta të sportit dhe këtë e bëmë me shumë dashuri të palodhur si në dimër, por edhe në behar. Ka pasur një kujdes të jashtëzakonshëm nga drejtuesit e radiotelevizionit për sportin, kujdes që fillonte që nga Drejtori i Përgjithshëm dhe vazhdonte tek Drejtori i Televizionit nga kryeinxhinierët. Kërkohej ajo që sot mungon. Transmetimi ishte shumë rigoroz dhe shumë perfekt. Sot nuk mund të qëndrosh në shtëpi pa mbajtur telekomandën në dorë, se në sekondë ikin ngjyrat dhe lëviz figura, zëri etj. Kjo është për të gjithë televizionet nuk ka kontroll teknik, ku telespektatori ta shikojë siç duhet.
    Kontrolli i dytë teknik ishte cilësia e punës që bëhej. Duhej një cilësi e mirë e punë. Mua më lindi ideja që të bëja edhe kronika të tjera dhe emisione të tjera siç ishte edhe emisioni i bujqësisë, ekonomisë, industrisë, nëpër qytete ku lëviznim etj..
    Po filmat dokumentarë të asaj kohe a kishin vështirësi?
    Filmat dokumentarë janë realizuar me shumë kujdes dhe profesionalizëm. Përveç emisioneve specialë u realizuan dokumentarë artistik me vlera të veçanta. Dokumentarë që i rezistojnë edhe kohës sot. Sot në arkivin e televizionit mund të jenë me mijëra filma dokumentarë, të cilët kanë një realizim perfekt. Mendoj se duhet të jepen herë pas here.
    -Sa minutëshe ishin atëherë kronikat dhe sa filma dokumentarë dhe reportazhe keni realizuar?
    Atëherë kronikat kanë qenë 3 minutëshe. Mbas vitit 1994-‘95 u bënë një minutë. Unë kam të detajuara në skedarin tim dhe në arkiv 12 mijë reportazhe në 42 vjet punë. Unë kisha çdo javë një emision 30 minuta që ishte i detyruar të bëhej nga unë dhe nga Grillo. Kur të bëja një emision kalitje në Kukës apo në Peshkopi, unë duhej të bëja edhe një film dokumentar tjetër për ekonominë dhe bujqësisë, pra nuk kthehesha bosh, plus me këto bëhej edhe kronika. Jo gjithmonë do të shkonte televizioni në këto vende se nuk kishim mjete dhe nuk kishim shumë kamera. Unë i shfrytëzoja këto për kënaqësinë time dhe bëja një rrugë dhe dy punë. Kam 340 filma dokumentarë Sport -Kalitje pa llogaritur këto të tjerat siç janë 60 dokumentarë për alpinizmin, për skitë. Prandaj në arkivën në RTSH kam 90 % të punës.
    Po si drejtor i filmit artistik, kur keni filluar?
    Në vitin 1999 ishte dëshira e kohës për të bërë filmin artistik. Erdhi koha e demokracisë dhe kërkesat ishin nga më të ndryshmet. Telenovelat braziliane kërkoheshin shumë në programet televizive. Realizimi i një filmi të tillë në TVSH, erdhi rastësisht. Kishte një fond për filmin në Kryeministri, i cili nuk ishte përdorur. Kryeministër i asaj kohe ka qenë Ilir Meta. Ai merr në telefon Drejtorin e RTSH-së dhe i thotë për këtë fond. Për shans në atë periudhë Ruzhdi Pulaha kishte një skenar me 10 seri ‘Njerëz dhe fate” e kishte titullin. Ylli Pepo dhe Ruzhdi Pulaha u lidhën mes tyre dhe vendosën të realizojnë këtë film. Ishte një realizim perfekt. Unë isha Drejtor Fotografie i Filmit. Në kohën ku ne punonim vazhdonin edhe seritë e tjera. Doli një film me 20 seri. Ishte një film, ku tërhoqi interesin publik. Publiku u tregua shumë dashamirës ndaj TVSH-së dhe shumë dashamirës ndaj krijuesve. Një film që la mbresa të thella. Pati edhe një shitje të madhe edhe në Maqedoni. Pas këtij filmi filluan edhe të tjera si “Ishte kohë për dashuri”, ‘Dashuria e fundit”, “Dhimbja e dashurisë”, etj., pra, të gjitha me dashuri (qesh).
    -Sa filma artistikë keni realizuar?
    Nga viti 2000 dhe deri tani janë 50 filma artistikë, me regjisor të Ylli Pepos me skenarist Ruzhdi Pulahën dhe Bashkim Kozelin njerëz të mrekullueshëm që mua më kanë lënë mbresa. Aktorët kanë qenë të mrekullueshëm dhe asnjëherë nuk ndjenin lodhjen.
    -Çfarë kamerash keni përdorur në këtë profesion dhe kush kanë qenë kamerat më të mira?
    Kamerat janë dy të ndara: Kamerat e filmit dhe kamerat elektronike. Elektronika ka tjetër aftësi pune. Kamerat kineze që ishin me kurdisje kishin 30 m film pastaj erdhën kamerat që kishin 100 m film, etj… Këto i përdorëm deri në vitet 1980.
    Mbas viteve 1980 filloi elektronika. Elektronika erdhi me kamera të ndryshme. Ishin të rënda nga 14-20 kg, por ishin më cilësore dhe kursimtare. Norma ishte 1:2 dhe 1:3. Duhej të harxhohej afërsisht 600 m film deri 1200 m film. Mbas viteve ‘80 filluam me filmin elektronik me ngjyra.
    -Gjatë periudhës që ke qenë në TVSH a e ke takuar ndonjëherë Enver Hoxhën?
    Takim nuk kam patur. Kam qenë vetëm një herë në kongresin e Rinisë dhe kam ndjerë një kënaqësi të jashtëzakonshme, sepse e pashë nga afër atë burrë vigan. Aty na ndodhi një incident ku gjatë xhirimit, për të dalë sa më mirë ne operatorët u rrëzuam të gjithë.
    Si u rrëzuat?
    Na ngeci këmba në një trotuar dhe ramë të gjithë njeri mbi tjetrin. Por menjëherë, u ngritëm të gjithë të vazhdonim xhirimet. Ndjemë një lloj përgjegjësie për momentin, por ai burrë me një buzëqeshje, na foli dhe na përshëndeti duke thënë: Ju jeni të rinj dhe ja sa mirë i përballoni situatat.
    Takim tjetër me udhëheqësit e PPSH-së keni pasur?
    Me Ramiz Alinë jam takuar në një takim që ka bërë me stafin e RTSH-së. Merrej në analizë sporti. Si të bëhej më mirë sporti, si të trajtohej më mirë dhe si të transmetohej në shkallë Republike më mirë sporti. U thanë mendime me rezerva. Unë u ngrita me gjuhën time dhe thashë të vërtetën që të bëhej kjo punë duheshin 500 radiorele. Duheshin çdo javë 4-5 kamera që të filmoheshin të gjitha ndeshjet. Ladi kishte bërë një sakrificë, ku bënte transmetim direkt me njerëzit e ftuar në studio.
    I bëmë shumë kërkesa. Kryesorja ishte se duheshin të paktën dhe dy kamera. Unë kisha kamera të mirë se isha në informacion dhe harxhoja shumë me sportin. Ai ishte i veçantë, më popullor. Ishte një njeri që kishte qëndruar më afër televizionit dhe i dinte hallet dhe problemet e televizionit. Na dëgjoi me vëmendje. I shënoi të gjitha kërkesat. Pas disa kohësh na sollën 4 makina ARO me bagazh të hapur. Dy i mori Kinostudio dhe dy i morëm ne. Më vonë na sollën 5 copë “Benz-Mercedes”. Erdhën dhe kamera të tjera të mira: ishin kamera franceze. Këmbëngulja e kryeinxhinierit ishte e madhe. Pra Ramizi e mbajti fjalën. RTSH u modernizua. 

Një vështrim kritik për romanin e Visar Zhitit “Këpuca e aktorit 

0

Historiani Uran Butka nderohet me titullin “Honoris Kauza” | ABC News -  YouTube

Nga Uran Butka, Tiranë 

ZËRI DHE FJALA MAGJIKE… (Një vështrim kritik për romanin e Visar Zhitit “Këpuca e aktorit )

Romani i shkrimtarit Visar Zhiti, “Këpucët e aktorit”, një fiction i fuqishëm, ngërthen një dramë ekzistencialiste, që shpaloset artistikisht dhe emocionalisht në tri kohë: atë të mbretërisë, të luftës së Dytë Botërore dhe të regjimit komunist, si edhe të periudhës së demokracisë. 

Është konceptuar me tre akte dhe tre epilogë të ndërthurur jo në vijueshmëri të dukshme, por me copëzime si një tabllo futuriste, me stil tejet modern, meditim, filozofi e forcë njerëzore sizifiane, nëntekst të thellë, kulturë e humor të thekur shqiptar nga burimet shqiptare, dhënë me ngjyrimet e dritës, por edhe të mjegullës kafkiane, me analiza tronditese psikologjike e pasqyrime indirekte historike, me një eksplorim Kantian të vetvetes, apo të të tjereve nëpërmes vetvetes, analiza psikologjike e reflektime indirekte historike, me personazhë e metafora-personazhe të gjetura si edhe me gjuhë të pasur e të kthjellët shqipe. 

Mendoj se është më së shumti një roman psikologjik postmodern; në vetë të parë, një roman ndryshe nga të tjerët e letërsisë shqipe, jo vetëm, ndryshe nga romanet e tij të mëparshëm, më i afërt me poezinë zhitiane, një risi në letrat shqiptare.  

Bashkë me tragjizmin për fatet e intelektualit në të tri kohët, tragjizmin e komizmin e fatit dhe të lojës së aktorit, por edhe të një populli, romani përhap bashkë me emocionin artistik edhe dritësi, paqësim, mirësi e dashuri, përpjekjen për të lënë gjurmë në jetë apo në përjetësi, pasion për artin si edhe luftën për lirinë e brendshme, nën një trysni absurde, antinjerëzore. Një prozë e vetvetishme, një rrëfim i çiltër, emocional, që buron nga  një shpirt i ndjeshëm artisti dhe mendje e hapur.  

Pjesa e parë jepet përmes rrëfimit të Moisiut, babait të Hektorit- heroit kryesor, një rrëfim  i ndjerë, tejet konçiz dhe i nëndheshëm, sipas parimit të ajsbergut dhe me humor  të hidhur. Koha e Mbretërisë dhe e Luftës së Dytë janë portretizuar me këtë personazh, në kërkim të vetes, që rreket të bëjë për vete mësimet e Rilindësve të mëdhenj dhe të Pavarësisë, për dije, kulturë dhe bashkim, tri arsye madhore të Lumo Skëndos për përlindjen e Shqipërisë. Nga Tomorica e largët, shkoi në shkollën Normale të Elbasanit, të iniciuar po nga Lumo Skëndo, të cilin  e kishte idhull, u shqua si nxënës por edhe si një talent për aktor, (këtu zuri fill këpuca e aktorit), mandej si mësues i shqipes, por edhe i lirisë. Nëpërmjet Moisiut, autori na jep me penelata piktori dhe ngjyrat e forta kuq e zi, dramat e Luftës së Dytë, përplasjet me pushtuesit e më së shumti me vetveten, luftën civile mes nacionalistëve dhe komunistëve, këta të fundit të yshtur nga rusët e serbët për t’i vënë shqiptarët, si asnjëhërë më parë në historinë e tyre, në një luftë vëllavrasëse. Në këtë luftë u përfshi edhe Moisiu, jo me armë vrasëse, por si luftëtar intelektual me armën e shqiptarizmës, luftohet edhe me libra, thoshte Moisiu, madje shkroi edhe dramën “Kundërshtarët përqafohen”, që e vuri vetë në skenë, duke mëtuar bashkimin dhe marrëveshjen dhe jo armiqësinë dhe mosmarrëveshjen. Protagonistë ishin dy vëllezër, njëri ballist dhe tjetri partizan, që u përballën dhe u vranë me njeri-tjetrin; del nëna e tyre si fantazmë, gjen kufomat e tyre, i bën bashkë  me një përqafim të fundmë dhe i mbulon me shqiponjën e flamurit, që u flet me gjuhën e perëndive, me shqipen e lashtë: duke vrarë njëri-tjetrin, keni vrarë copëza Shqipërie. Dhe për këtë dramë, të cilën partizanët e dogjën mbi turrë drush si në kohën e inkuizicionit, Moisiun e dënuan. Njësitet guerilje gjejnë rast dhe e vrasin. Më tej, gjyqi partizan dënoi me pushkatim një partizan tjetër, sepse kishte rënë në dashuri me një partizane. Po përse kishin dalë të luftonin? Nuk ishte rasti i vetëm…    

Pjesa e dytë ose akti i dytë i dramës shqiptare. Autori, Visar Zhiti,  jep vetëm disa elementë sinjitikativë të krimeve të komunizmit, që emocionalisht plotësojnë tabllonë e përgjakshme të luftës e të pasluftës. Ai shkruan: Po erdhi nëntori 1944…U lirua Shqipëria, por jo shqiptarët.  Autori rikrijon skenat e tribunalit në Teatrin Popullor, ku zhvilloheshin gjyqet ushtarake ndaj kundërshtarëve politikë, armiqve dhe tradhtarëve te supozuar të popullit, një shfaqje, që s’ishte shfaqje teatrale, një loje që s’ishte lojë. Teatër absurd,, tragjik, teatër i vrasjeve. Binin kokat e shkolluara në Evropë, truri i kombit. Në skenën e hapur: futen vrasësit dhe ata që do të vriten. Dhe duartrokitje e thirrje frenetike të spektatoreve te zgjedhur. Në skenën e teatrit, nuk kishte aktorë, por partizanë, që ndonëse kishte mbaruar lufta, ende i mbanin  pushkët në krahë, kapelet me yll të kuq dhe dhe urrejtjen  në kokë. Sillni armiqtë…Një grua e lidhur me zinxhirë, e veshur me të zeza, me hijezimet e torturave në fytyrë, me një bukuri të dëmtuar, shkrimtarja e parë shqiptare, Musine Kokalari, përpara tyre, thotë:“Unë s’jam fajtore. Unë s’jam fashiste. S’jam komuniste dhe ky nuk mund të quhet faj. Nuk jam armike…” 

Autori pikturon tabllo impresioniste. Në mes  llozha me kadife të kuqe, ku qëndron diktatori Enver Hoxha, vështron me monokël fytyrat e armiqve dhe me një copë pusulle, që korieri e sjell tek kryetari i gjyqit, jep vendimin. Teatër i gjyqeve farsë. Dhe i pasgjyqeve farsë. Grotesk tragjik. Një javë më pas sekretari i partisë i kishte thënë xhaxhait, Agronit, (ish partizan) se ishte parë që nuk kishte duartrokitur në teatër. Në ç’teatër? Në atë të gjyqit. S’kam duartrokitur? Mbase, kur kisha djalin (Hektorin) në prehër! Të dy duhet të kishit duartrokitur… E drejtë , tha xhaxhai. Bëj autokritikë…Patjetër, dhe të është shënuar në kartelë… 

Kështu, kur ishte tre vjeç dhe në teatrin e vrasjeve, nisi edhe jeta e vërtetë e aktorit Hektor Tomorri, djalit të aktorit Moisi Tomorri. Unë jetim, me babanë e pushkatuar dhe me xhaxhanë partizan, kumton ai. Tërë jetën i dyzuar, i përndjekur, por edhe i mbrojtur nga xhaxhai besnik i idealit të tradhtuar. Dihej fati tragjik i familjeve dhe fëmijëve të deklasuar, apo me prindër të pushkatuar. Por edhe i familjeve të ndërkallura, pak më ndryshe. Luftë klase, thotë autori. Duhej armiku, madje edhe duhej shpikur, kur nuk ekzistonte.   

Është meritë e autorit në paraqitjen adekuate me kohën, të Xhaxhait: besnik i idealit partizan, besnik i partisë, për partinë jap gjakun, por njëherësh edhe njeri i mirë, i sakrificës, që e mban familjen e vëllait, kuptohet jo fshehurazi, me leje dhe mbron të ardhmen e të nipit, Hektorit, por dhe të vetes… 

Nën tutelën e xhaxhait partizan, Hektoi arriti të kryente shkollën dhe të bëhej aktor në qytetin e vogël L, pa teatër, më pas me estradë profesioniste. Aty e filloi jetën aktoreske me ëndrra të mira, me shtëpi dhe me grua të bukur e të dashur, Erikën. Ai ndjehet i pëmbushur dhe këtë ndjesi ia jepte aktrimi, por edhe Erika. Përpiqej t’i mbante të dyja, por edhe lumturia përndiqej, thotë ai. Ndjehej gjithsesi i pasigurt, i rrezikuar. E përndiqte në çdo lojë e në çdo hap Dega e Brendshme, edhe nërmjet aktorit të ardhur nga klasa punëtore, agjenti i fshehtë i Sigurimit, Çaçoja. Ndaj bëri çmos të punonte fort edhe si libretist edhe si aktor  dhe të fitonte besimin e autoritetit, që e kontrollonte, por edhe dashurinë në rritje të spektatorit, dashuri që e ndjente dhe e mbante gjallë.  

Loja e aktorit në skenë pëpara Enverit, është një skenë shekspiriane, një lojë demoniake e mahnitëse, siç i pëlqente Enverit, një lojë vetëm me një këpucë, si Çaplini, duke kërcyer pupthi si një kloun dhe goditur fytyrën me këpucë, më në fund i rrëzuar në skenë si Molieri i vdekur. Një gjetje gjeniale e shkrimtarit. Enverit i pëqente aktrimi, ai është gjithnjë në aktrim, di të luajë bukur, është vazhdimisht në rol, është magjistar i mashtrimit. Luajtëm siç i pëlqente atij: mbreti me lolon Ai u ngjit në skenë, i tëri në rol, demon i kuq. Enveri erdhi pranë meje, më ngriti, (kështu të ngre Partia kur bie), e pashë përmes qerpikëve të mi si përmes telave me gjemba, (Çfarë figurë mahnitese!)..Ti luan mirë. Ju, shoku Enver! Jeni ju , pa jemi ne. Të rrojë Partia! Me Ju në krye….. 

Megjithëse e fitoi këtë mbrojtje të dytë, Hektori nuk ndihej i sigurt nën  presionin mbytës të ambientit të jashtëm, por edhe të  brendshëm psikologjik, të përndjekjes, të frikës; nisi të mendonte për mbrojtjen e familjes, ndaj e largoi Erikën dhe Irisin nga qyteti L. i makthit dhe e dërgoi në Tiranë tek familja e saj më e sigurt, më e mbrojtur. Kështu kishte nisur tjetërsimi i tij, tëhuajëzimi i ngadalshëm e gërryes, si për shkak të karrierës të tij iluzive dhe të sfinksit pushtet. Shkrimtari Visar Zhiti, si një mjek psikoanalist e ndjek fatin e pacientit të tij. Çapi i parë fatal ishte bërë, kur nuk iu gjend Erikës tek lindëte vajzën, Irisin, se duhet të ishte në shfaqjen me Enverin. Ngjarja më e rëndësishme në jetën e tij, por edhe më fatalja… U nda nga Erika dhe vajza, Irisi, ndonëse i donte, por e pranonte se kështu ishte më mirë për to, u nda pa bërë asnjë përpjekje për bashkim, u mjaftua dhe u pajtua me gjendjen vetanake, boshin familjar dhe me rolin e aktorit me maskë, me takime seksuale të rastësishme, por edhe me ngushëllimin e vetëm dashuror të Kukullës Barbi… Po mendon për Erikën, e pyeti Kukulla Barbi, infermierja. Po, E vuaj. E vuan edhe lexuesi ndarjen pa motiv nga Erika. A thua të mos e kishte dashur me të vërtetë? Është koha kur s’duhej dot dhe vetja…  

Autori i romanit e ndjek dhe e përshkruan me penë të hollë e zhbirim mjeshtëror zgripin moral e shpirtëror të heroit të tij dhe të brezit të humbur, në kohën e qoftëlargut.  

Absurdi dhe grotesku shtohen në skenat e fshatit. Ato janë të një bukurie të rrallë dhe të trishtë. Ndërkaq ai sjell dhe personazhin e paparë në letrat shqipe, Merkoshin, shkërbyesin burrë të dhimbjeve të lindjes së gruas, një dukuri e çuditshme me rrënjë pellazgjike, që e pasurojnë romanin me etnos dhe befasi artistike.     

Akti i tretë ose pjesa e tretë e romanit, kur erdhi ndryshimi i madh i dëshiruar në vitet ‘90, gjendja ndryshon, por edhe stoli i romanit, merr një dritë tjetër, edhe në gjuhë. Edhe në ironi. Tashmë është një demokraci pa teatër. Ëndërrat realizohen me vonesë, kur s’duhen më, përsiat shkrimtari, se protagonisti vjen tashmë në Teatrin Kombëtar.  

Romani, përveç përjetimeve të aktorit për këtë kohë të tretë, ka edhe një dimension tjetër, na jep edhe një informacion të filtruar artistikisht për botën shqiptare dhe atë të jashtme të lidhur me Shqipërinë, ngjarjeve historike apo aktuale me personazhe të trilluar u shton dhe ata të vërtetë, (At’ Gjergj Fishtën, Mid’hat Frashërin, Odisea Elitis, – poetin grek nobelist, Nënë Terezën, diktatorin Enver Hoxha dhe emra të tanishëm politikanësh të lartë…), që së bashku rrinë natyrshëm si në jetë, dhënë jo si kronikë, edhe pse kjo është e modës tanimë, as si portretizime publicistike, por nëpërmjet ndjesive e reflektimeve të brendshme të personazhit kryesor. Kjo e bën që fikshëni i romanit, tejet i ndjerë, të kumbojë më i sinqertë, pra, më i vërtetë. Imagjinata e reales dhe realja e imagjinatës përzihen.   

Visar Zhiti sjell të tronditshem kohë, ndal dhe te 1997, e përjetuar si një çmenduri kolektive, siç e pohon vetë. Skema Ponci, thotë ai. Një kamarier i kthen aktorit kusurin për kafetë e ngjeruara, jo në lekë, por me disa plumba në dorë… Pastaj një spektakël makabër:  

…një njeri i shkalluar mbante në duar një kokë të prerë njeriu, e kishte kapur nga flokët, e tundte, e kalonte tryezë më tryezë, ua afronte njerëzve, u kanosej dhe s’fliste fare. Syngrirë ai dhe koka e prerë…E njihnin atë kokë, ishte një i lagjes, që kishte kaluar me bandat kundërshtare. 

Një barbari që vjen nga e kaluara.  

Visar Zhiti është tejet i ndjeshëm për vuajtjet e të tjerëve, për peripecitë, zvarritjen e nëpëkëmbjen e të përndjekurve dhe të burgosurve politikë edhe në kohën e demokracisë, që kërkojnë drejtësi dhe jo vetëm dëmshpërblimin e dënimit.   

Visari ka qenë dhe mbetet poet i dhimbjes njerëzore, ka qenë dhe është me të mundurit, me të vuajturit, me të drejtën e mohuar, me të privuarit e lirisë, kundër çdo pushteti apo qeverie qoftë. Ja si e jep ai grevën e urisë të ish të burgosurve politikë në lagjen “Komuna e Parisit”, ku mori pjesë edhe Hektori, pesonazhi i romanit . “U dëgjuan sirenat e makinave të policisë. Një polic doli  me të shpejtë ngë makina e parë dhe hapi derën e makinës më pas. Ministri i Punëve të Brendshme, që shoqërohej me tre-katër civilë, që rrethoheshin nga policë. Njëri nga civilët foli rreptë: “Ministri kërkon t’ju dëgjojë, ç’kërkesa  kini dhe t’ju këshillojë të lini greven e urisë, të meremi vesh…. Brofi më këmbë një grevist: Jep dorëhëqjen ti. Ti prokuror i diktaturës, ti që më ke dënuar! Ministri mbeti. Dukej si një nofull e madhe. Dhe iku. Pas tij edhe ish-kryetari i Degës së Brenshme të qytetit L,, i cili e kishte futur në qeli aktorin, që të shkruante një  dramë për ta… Përmes turmave të çakërdisura, po vraponte një zjarr. Një zjarr me këpucë. Në formë njeriu zjarri. Britmat: Liri, Lirak..Po digjej ai që kisha njohur unë,  (Liraku) që sapo kishte hedhur benzinë mbi veten… Ish të përndjekurit e Shqipërisë djegin veten per Shqipërinë, politikanët djegin Shqipërinë për veten e tyre”. 

“Është demokraci e tyre, s’është  jona” tha  aktori Ziu, i teatrit të rrugës…    

Megjithatë Hektori ishte dhe mbeti rob i skenës, sepse e donte atë dhe lojën e aktorit. Ndonëse i lodhur dhe i zhgënjyer, aktron me teatrin e rrugës, në spital, në amfiteatrin e Durrësit, ku punonte si punëtor për riedukim, sepse teatër nuk kishte.   

Visar Zhiti, si për ndrequr diçka të thellë në shpirtin tonë kolektiv, fton në romanin e tij shenjten Nënë Terezë. Ndjenja e mëshirës, mbi të gjitha e dashurisë, e përshkon tej e ndanë veprën. Por e shoqëruar dhe me çudinë.     

Në kohën e pandemisë, kur njerëzit ishin mbyllur brenda nën trysninë e një stresi të ri, protagonisti i romanit eksperimentoi teatrin lëvizës me ekskavator, një ide gjeniale e studentit shqiptar të Milanos, Atjonit personazh. Kova e ekskavatorit, si një këpucë gjigante, brenda së cilës aktronin Hektori dhe Kukulla Barby, lëvizte nga ballkoni në ballkon, nga pallati në pallat, nga lagjia në lagje, nga qyteti në qytet, për t’u gjendur pranë qytetarëve të ngujuar, të cilët këqyrnin e dëgjonin nëpër ballkone, dritare e taraca dhe tundnin duart si të çliruar. Teatër eksperimental, i pa paparë, absurd, por sa human! Ndoshta ishte shfaqja e parë në botë në kovën e një ekskavatori me skenografi këpucën dhe monologu ngjethes i aktorit, që të zgjonte jetën e ngujuar. “Kemi harruar të duam, të ndihmojmë nëri-tjetrin dhe veten,” monologonte ai dhe recititonte lutjen-poezi “Jetë” të shenjtores Nënë Terezë. 

Eshtë aftësia krijuese e autorit të romanit, që na e jep personazhin në situata të tilla rënieje, por edhe në ringritje, ferri apo qielli. Por është dashuria që e ringjall, një dashuri që e kthen në jetë: dashuria e vajzës, Irisit, që vinte pas kaq kohësh nga Amerika bashkë me të shoqin nga Kosova, Marinin, një çift aktorësh dhe krijuesish, emigrantë në SHBA. Takimi i tyre i parë me Hektorin është i befasishëm, tronditës, i bukur, shërues. Për herë të parë u ndje baba i vërtetë. Ajo i solli lumturinë e munguar aq gjatë. ”Po merrja ngazëllimin e munguar, aq shumë së brenshmi, sa ndjeja gufime në gjoks…Ngjante me një dënesë. Ndarja mes nesh s’ia kishte dalë të fitonte..,” 

Irisi me Marinin qëndruan gjatë me Hektorin, për ta jetuar dhe ndihmuar, por edhe për të mësuar prej tij, për të shkruar për të. Janë shumë kuptimplote bisedat dhe ndjeshmëritë mes tyre. Marini është djalë nga Prizreni, nga Kosova, e zgjeron atdheun dhe shpirtin. Ata do të jenë edhe dëshmitarë të fundit tragjik të tij, të epokës së tij. 

Ky është edhe epilogu i romanit, rekuiem i Mozartit. Prishja e teatrit të vjetër me ekskavatorin përbindësh dhe mbetja e aktorit nën rënoja. Një skenë tronditëse, tragjike, por edhe domethënëse, e përshkruar nga Visar Zhiti me ndjenjë, forcë dhe art Visarian.  

Nisi shëmbja e teatrit, por edhe e aktorit brenda tij. Aktorët, të vjetër e të rinj, të ndarë më dysh. Teatër kundër teatrit. Në luftë me vetvetën dhe me qeverinë. Mendoj se aktori, ashtu si autori, nuk janë për prishjet, ata duan kujtesën, dëshminë, reliket e kulturës së shkuar, si muze, edhe për vetë historinë e tij teatrore, edhe me ato gjyqet politike që ishin kryer në të si lojë vdekjeje. Diku tjetër të ndërtohej një teatër i ri, fuksional, modern, i bukur, si në botën e qytetëruar.  

Aktori i plagosur mediton: “Teatri ra i gjithë. Më ra trari mbi kokë, ai më vrau… Është skena ku erdha vetë, i ri. Herët – kur ishte vonë, ky ishte ende herët. Çdo vend ka teatrin që meriton… Mos isha prapë në rol? S’ka si të jetë ndryshe. Sidomos në një teatër, qoftë edhe i shëmbur… Duhesha kurban. Por s’jam as ne themelet e teatrit të ri. Ky ishte fundi im” 

Në momentet e fundit, i vjen Atjoni, studenti, si një engjell mbrojtës dhe përdëllyes:  

“Si i dërguar nga qielli. Nga andej vij…” 

Kjo ishte vdekja e parë, nën gërmadhat e teatrit.  

Shkrimtari na jep edhe në një vdekje të dytë të aktorit, si gjithnjë të dyzuar,  në shtëpinë e tij, ku ai shkon  i plagosur për vdekje dhe si në jerm  rikujton jetën e tij, të dashurit e tij, nënë Marijen, Erikën, Irisin, Martinin, Kukullën Barbi, miqtë aktorë dhe joaktorë, maskat dhe këpucët e aktorit. Ndezi një qiri dhe flakëzën e vogël sa një gjuhë zogu ia afroi një maske të errët lëkure dhe flakëzat si flatra zogjsh përpinë gjithë shtëpinë dhe atë vetë që u kthye në hi. (mos është urrejtja e antiaktorit për maskat e teatrit e të jetës me maska në fytyrë dhe hiri i përjetësisë të aktorit të vërtetë, që mbetet?) 

Në sekuencën e tij të fundit të imaginatës së ndezur, ai  sheh edhe arkëmortin e tij, ku bënin homazhe njerëz  me maska, mes tyre sheh edhe kurrizin e Çaços, aktorit spiun, që rënoi perfundimisht jetën dhe martesën e Hektorit me Erikën, por tashmë ishte kthyer në teatrin politik të kohës. Një gjetje tjetër identifikuese dhe metaforike e autorit të romanit. 

Një parantesë: Tek flisja e denoncoja në TV prishjen e varrit dhe të bustit të Mit’hat Frashërit, ç’koinçidencë, personazh dhe në roman, gazetarja me pyeti: ”Kush e prishi varrin e Mid’hat Frashërit? – Mbeturinat e shëmtuara, por edhe të rrezikshme të enveristëve, thashë.- Konkretisht, pyeti sërish ajo. – Çaçoja, përmenda krejt natyrshëm, personazhin e romanit “Këpuca e aktorit”. Ai nga realiteti u fut brenda në roman dhe nga romani tani del në realitetin jashtë. 

Në roman, edhe kur ka ndonjë skenë, ku ngjan sikur bie ritmi apo tek-tuk zgjatje të qëllimshme, ngërthime eseistike, etj, ato janë pjesë strategjike e romanit, e ritmit dhe aritmisë gjenerale, e asimetrisë estetike, stili i përshtat kohës së rrëfimit dhe personazheve me asosacione idesh dhe “përroin psikik” të tyre. 

Teksti fundor ose epilogu III mbi Ukrainën, për mua fare i beftë, por që autori gjen një pikë lidhëse, misionare – teatrin dhe aktorin Zhelenski, tashmë president i Ukrainës, teatri shkon në front, është dhimbja konkrete për Ukrainën që po qendron e rrënuar. Përsëritet motivi human i Visar Zhitit për të rënët, për  padrejtësitë e kësaj bote, por edhe për qëndrestarët me gjakim universalizimin. 

Gjithashtu vë re tek-tuk edhe ndonjë referencë të personaliteteve të shquara të teatrit apo të kulturës, një shfaqje të eruditizmit, që sikur e bën veprën më të mençur, por Visari tanimë nuk ka nevojë për to, shkrimtaria e tij e bukur dhe e mënçur ka zërin dhe fjalën e tij magjike. 

Kryeministri Kurti në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit: Mos të harrojmë kurrë, por edhe kurrë më

0

Prishtinë, 2 shkurt 2023

Me ftesë të Ambasadës së Izraelit në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.I nderuar me ftesën, kryeministri Kurti tha se jemi mbledhur këtu, në shenjë të një miqësie të re ndërmjet dy vendeve tona dy vite pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, të kujtojmë së bashku Holokaustin – një prej episodeve më të errët të historisë së njerëzimit.

“Teksa mblidhemi këtu sot për të përkujtuar viktimat e Holokaustit, le të kujtojmë të kaluarën, me një sy nga e ardhmja. Mënyra më mirë për të nderuar kujtimin e tyre nuk është vetëm përmes fjalëve, por edhe përmes veprave tona. Me pak fjalë, mos të harrojmë kurrë, por edhe kurrë më”, u shpreh ndër të tjera kryeministri Kurti në fjalën e tij para të pranishmëve.
Forhåndsvisning av bilde

Fjala e Kryeministrit Kurti në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit

Prishtinë, 2 shkurt 2023

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në ceremoninë që u mbajt në Bibliotekën Kombëtare, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

E nderuara Ambasadore, znj. Tamar Ziv,

E nderuara ish-Presidente, znj. Atifete Jahjaga,

Të nderuar ambasadorë dhe përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë,

Të nderuar deputetë dhe ministra të Qeverisë,

Të nderuar kryetarë komunash,

I nderuari Kryetar i Komunitetit Hebraik të Kosovës, z. Votim Demiri,

Të nderuar të ftuar, partnerë dhe miq,

Zonja dhe zotërinj,

Është nder i madh të jem me ju sot këtu, në ceremoninë e parë zyrtare të përkujtimit të Holokaustit në Kosovë. Dhe është veçanërisht e përshtatshme që kjo ngjarje të mbahet këtë javë, me rastin e festimit të dyvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Izraelit. Si shenjë e miqësisë së re midis dy kombeve tona, ne jemi mbledhur këtu për të kujtuar së bashku Holokaustin – një nga episodet më të errëta të historisë njerëzore, por edhe episodin që sfidon mirëkuptimin njerëzor.

Ne nuk mund të kërkojmë të kuptojmë diçka që në fund të fundit është e pakuptueshme. Por duhet ta mbajmë në mend. Diktatet binjake që u ngritën pas Holokaustit, ishin “Kurrë mos e harro” dhe “Kurrë më”. Këto diktate, mendoj, kuptohen më së miri së bashku. Ato lidhin të kaluarën me të ardhmen: Për të parandaluar që diçka si Holokausti të ndodhë përsëri në të ardhmen, nuk duhet të harrojmë kurrë atë që ndodhi në të kaluarën.

Historia e Holokaustit është e mbushur me episode të së keqes së madhe njerëzore. Në nivelin e shtetit, Holokausti u dallua nga mënyra e pamëshirshme dhe sistematike se si u planifikua dhe u ekzekutua projekti i tij i keq. Hitleri dhe pasuesit e tij ishin aq të fiksuar nga e ashtuquajtura “Zgjidhja përfundimtare” e tyre, saqë ata dedikuan sasi masive burimesh për ta arritur atë – ushtarë, pajisje, hekurudha, kampe përqendrimi dhe më shumë – madje edhe në dëm të përpjekjeve të tyre të luftës. Rezultati, në aspektin njerëzor, ishte shkatërrues: Gjashtë milionë hebrenj u vranë në Holokaust, dy të tretat e popullsisë hebreje të Evropës.

E megjithatë, e keqja e Holokaustit shkon shumë më thellë sesa numri i njerëzve të vrarë. “Leon S.”, një i mbijetuar i kampit të përqendrimit Buchenwald, tregoi historinë e mëposhtme, shumë vjet më vonë, të dëbimit të dhunshëm të familjes së tij nga Polonia:

Në atë kohë, gjyshja ime jetonte me ne. Ajo ishte në fillim të të 60-tave, por disa vjet më parë e theu këmbën, e cila nuk u shërua plotësisht, dhe për këtë arsye ajo çalonte gjersa ecte. Dhe kur na u desh të futeshim në vagonët – transportin në një vend grumbullimi – ajo i kërkoi kushërirës sime në polonisht ta ndihmonte të hipte në atë vagon. Dhe një nga ushtarët gjermanë, i cili me sa duket kuptonte polonisht, tha: “Po, unë do t’ju ndihmoj”. Dhe ai nxori një armë nga këllëfi i tij dhe e vrau atë.

Nga dëshmitë e të mbijetuarve si Leon S., kemi dëgjuar shumë histori të tilla, duke dokumentuar çnjerëzimin mizor të Holokaustit. Ka edhe miliona histori të tjera të tilla që nuk do t’i dëgjojmë kurrë.

Por në mes të kësaj errësire, kishte edhe rreze drite. Në të vërtetë, 27 janari 1945 nuk ishte një ditë e trishtuar, por një ditë gëzimi. Atë ditë, Aushvici u çlirua. Dhe ka gjithashtu shumë histori të njerëzve të guximshëm në mbarë Evropën dhe më gjerë – duke përfshirë familje nga Kosova – të cilët me dëshirë u siguruan strehim miqve, fqinjëve dhe refugjatëve hebrenj, ndonjëherë në rrezik të madh për vetveten.

Jo vetëm tmerret e Holokaustit, por edhe shembulli i këtyre njerëzve të guximshëm, duhet të na frymëzojë sot. Ata duhet të na frymëzojnë që të bëjmë gjithçka që mundemi, për të parandaluar dhe luftuar dhunën sistematike shtetërore – deri dhe duke përfshirë gjenocidin – kudo që ndodh në botë.

Këtu në Kosovë, ku u krye gjenocidi i fundit i shekullit të 20-të, ne jemi më se të gatshëm të bëjmë pjesën tonë në këtë detyrë të shenjtë. Pas pushtimit ilegal të Ukrainës nga Rusia, ne iu bashkuam menjëherë sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së kundër atyre që ishin përgjegjës. Në nivel ushtarak, ushtarët e Kosovës kanë marrë pjesë me entuziazëm në Defender Europe dhe këtë vit ne do të jemi nikoqirë të stërvitjeve në vendin tonë. Pas marrjes së Afganistanit nga Talibanët, ne mirëpritëm 1,893 refugjatë afganë në Kosovë, dhe jemi gjithashtu të gatshëm të pranojmë deri në 5,000 refugjatë nga Ukraina. Së fundi, si pjesë e programit tonë Gazetarët në Rezidencë, kemi pranuar 12 gazetarë nga Ukraina dhe katër nga Afganistani, të cilët personalisht i mirëprita këtë javë në Prishtinë.

Dhe kështu, ndërsa jemi mbledhur këtu sot për të përkujtuar viktimat e Holokaustit, le të kujtojmë të kaluarën, me një sy drejt së ardhmes. Mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e të humburve nuk është vetëm përmes fjalëve tona, por edhe përmes veprimeve tona. Me pak fjalë, mos të harrojmë kurrë, por edhe: kurrë më.​

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë, në gjuhën angleze e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

Honorable Ambassador, Madam. Tamar Ziv,

Honorable Former President, Madam Atifete Jahjaga,

Honorable Ambassadors and Representatives of Diplomatic Missions in Kosova,

Dear Member of Parliament and Ministers of the Government,

Dear Municipality Mayors,

Dear President of the Jewish Community of Kosova, Mr. Votim Demiri,

Dear guests, partners and friends,

Ladies and gentlemen,

It is a great honor to be with you here today, at the first official Holocaust Remembrance Ceremony in Kosova. And it is especially fitting for this event to be held this week, as we celebrate the second anniversary of the establishment of diplomatic relations between Kosova and Israel. As a sign of the new friendship between our two nations, we are gathered here to remember together the Holocaust — one of the darkest episodes of human history, but also one that defies human understanding.

We cannot seek to comprehend something that is, in the end, incomprehensible. But we must remember. The twin dictates that arose in the aftermath of the Holocaust, were “Never Forget” and “Never Again”. These dictates are, I think, best understood together. They link the past with the future: In order to prevent something like the Holocaust from ever happening again in the future, we must never forget what transpired in the past.

The history of the Holocaust is littered with episodes of immense human evil. At the level of the state, the Holocaust was distinguished by the ruthless, systematic way in which its evil design was planned and executed. Hitler and his followers were so fixated by their so-called “Final Solution,” that they dedicated massive amounts of resources to attaining it — soldiers, equipment, railroads, concentration camps, and more — even at the expense of their own war effort. The result, in human terms, was devastating: Six million Jews were killed in the Holocaust, two-thirds of Europe’s Jewish population.

And yet, the evil of the Holocaust goes far deeper than the number of people killed. “Leon S.”, a survivor of the Buchenwald concentration camp, told the following story, many years later, of his family’s violent deportation from Poland:

At that time, we had my grandmother living with us. She was in her early 60s, but she broke her leg several years before, which never completely healed, and therefore she was limping. And when we had to enter the wagons — the transportation to a collection place — she asked my cousin in Polish to help her get on that wagon. And one of the German soldiers, who apparently understood Polish, said, “Yes, I’ll help you.” And he took out a gun from his holster, and he killed her. 

Forhåndsvisning av bilde

From the testimony of survivors like Leon S., we have heard many such stories, documenting the cruel inhumanity of the Holocaust. There are millions more such stories that we shall never hear.

But in the midst of this darkness, there were also rays of light. Indeed, January 27, 1945 was not a sad day, but a happy one. On that day, Auschwitz was liberated. And there are also many stories of brave people all across Europe and beyond — including families from Kosova — who willingly provided shelter to Jewish friends, neighbors, and refugees, sometimes at great risk to themselves.

Not only the horrors of the Holocaust, but also the example of these brave people, should inspire us today. They should inspire us to do all that we can, to prevent and to fight systematic state violence — up to and including genocide — wherever it occurs in the world.

Here in Kosova, where the last genocide of the 20th century was perpetrated, we are more than willing to do our part in this sacred task. After Russia’s illegal invasion of Ukraine, we immediately joined U.S. and EU sanctions against those responsible. At the military level, Kosova’s soldiers have enthusiastically participated in Defender Europe, and this year we will be hosting the exercises in our country. Following the Taliban’s takeover of Afghanistan, we welcomed 1,893 Afghan refugees to Kosova, and we are also ready to accept up to 5,000 refugees from Ukraine. Finally, as a part of our Journalists-in-Residence program, we have accepted 12 journalists from Ukraine, and four from Afghanistan, whom I personally welcomed to Prishtina this week.

And so, as we gather here today to commemorate the Holocaust’s victims, let us remember the past, with an eye to the future. The greatest way to honor the memory of those lost is not only through our words, but also through our actions. In short, Never Forget, but also: Never Again.

Kosova në udhëkryq dhe strategjia për ruajtjen e shtetit të Kosovës

0

Nga Nue Oroshi, historian

Ka vite të tëra që përmes shkrimeve publicistike e kam ngritur zërin për humbjen e rrugës  në oborr të politikës së Kosovës. E kjo humbje e rrugës ka një kronologji të shëmtuar e cila është e lidhur ngushtë me interesat e politikanëve të Kosovës të cilët në vrap për tu pasuruar nuk shikuan fare se ku po e fusin kokën dhe me sy të vërbuar futnin gojën, hundët dhe dhëmbët në thasët e errët që nuk dinin fare se çfarë bërllogu  ka mbrenda aty. Kjo i kushtoj shtetit të Kosovës i cili u ngrit me mundin  dhe gjakun e shumë gjeneratave shqiptare. Shtet i cili u ngrit me përkrahjen e miqve tanë tradicional Amerikës, Gjermanisë, Anglisë, Austrisë dhe ndonjë shteti tjetër. Por e keqja ishte se politikanët tanë harruan se kush e ndihmoj Kosovën të bëhet shtet. Ata duke vrapuar pas lirave turke, rubelave të Rusisë dhe dinarit serb, që i konvertonin nëper banka të huaja në euro e dollar dhe e humbën orientimin politik. Humbja e orientimit politik nga drejtimi i vijës politike Berlin, Bruksel Washington në vijen politike Beograd , Stamboll e Moskë i kushtoj shumë shtrejt shtetit të Kosovës.Madje ky orientim i mbrapshtë politik shkoj deri aty sa që shumica e partive që janë sot në Kosovë si pozitë ashtu edhe opozitë filluan ta shkelin me dy këmbët historinë shqiptare. Ata heronjët tanë filluanë ti përbuzin.

A nuk ka gjë më të vështirë dhe më dëshpruese?! A nuk është trishtim dhe gjamë, kur në Kosovë refuzohet heroi më i madhë shqiptar Gjergj Kastrioti dhe i ndalohet ndërtimi i Muranës në Prizren?!  Në të njejtën kohë  lartësohen armiqtë tanë, kriminelët Sulltan Mehmeti e Sulltan Murati. Kjo ka ndodhë fatkeqësisht në shtetin e Kosovës. Politika jonë në vend që të shkoj drejt Evropës ajo e mori rrugën e Beogradit, Stambollit e Moskës. Politikanët tanë u shitën në këto tri shtete dhe filluan të punojnë për interesat antishqiptare ku shkelën gjakun e heronjëve shqiptarë të derdhur nëpër shekuj.Këtë e panë më se miri shtetët mike të shqiptarve Amerika, Gjermania, Anglia, Austria të cilët u dëshpruan deri në palcë me orientimin politikë të politikanëve tanë. Ata na ndihmuan që ta bëjmë një shtet shqiptarë ndërsa politikanët tanë u orientuan që këtë shtet ta bëjnë turk, serb e arab. Harruan rrënjët e tyre kombëtare.Harruan se kush kanë qenë, kush janë dhe në cilin drejtim duhet shkuar shqiptarët. Qeveritë tona si ato të mëhershme si kjo që është sot nuk ditën asnjëherë të bëjnë një strategji shtetërore dhe kombëtare.

Ato gjithmonë iu larguan bashkëpunimit me  intelektualë me vizion kombëtar dhe tentuan gjithmonë ti mbajnë larg ata. E kishin frikë anën kombëtare të këtyre intelektualëve. Edhe sot e kanë këtë frikë. E rreth vetës afronin puthadorë e zvarranikë që kapeshin në çdo lëkurë vetëm, i ndërronin partitë kur e nuhateshin erën në stilin e urithit të nëntokës se cila parti politike do ta fitoj pushtetin, për t´iu bashkangjitur asaj. Te tillë ka me shumicë në Qeveri dhe Parlament edhe Albin Kurti. Me një fjalë mbetën politikanë lokalë dhe pa një vision të qartë politikë. Sikur të kishin një vizion ata për tema të mëdha shtetërore dhe kombëtare do të uleshin me njëri –tjetrin dhe do ta gjenin një mënyrë të bashkëpunimit kur janë çështjet e mëdha kombëtare në pyetje.Tash që Kosova gjindët në një udhëkryq të madh politikë që vjen pikërisht nga dëshprimi i aleatëve e miqve tanë amerikan, gjerman, anglezë e austriakë situata asnjëherë nuk ka qenë më e keqe politikisht. Këtu duhet ti shtojmë edhe faktin se sërbet asnjëherë nuk e kanë ndalur luftën kundër shqiptarëve. Ata duke parë se luftën me Naton e humbën filluan një ofenzivë të tmerrshme diplomatike kundër Kosovs dhe një lobim të fuqishëm në Amerikë dhe  Evropë.

Hargjuan mijëra  miliona euro  shumicën e të cilëve i merrnin nga shitja e mallrave të dyshimta që i shisnin në Kosovë.Kurse politikanët tanë në vend që të bënin një strategji kombëtare ata luanin politikë tregtare.Partitë tona politike në Kosovë u shëndrrun në firma tregtare dhe bënin gara e bëjnë edhe sot se cila po ia kalon tjetrës duke u financuar nga parat e pista dhe fonde të ndryshme të dyshimta. Kjo i bëri ata të dukën si politikanë të mëdhenj, si milionera të mëdhenj e dorën në zemër prap mbetën ata që ishin, të cekët nga mendja dhe të vegjël në shpirt e të ngushtuar në zemër. Sa kocë që ju afrohej që të lepinin ata nuk ngurronin fare.Kosovën e shënderruan në tokë të plaçkitur.E rjepën në të gjitha anët dhe tash ka mbetur asht e lëkurë.Të tillët a ndihën të turpëruar kur mërgimtarët tanë presin katër, pesë apo edhe gjashtë muaj dhe nuk kanë mundësi ta marrin një Pasaportë të Republikës së Kosovës sepse mungon letra.Në këtë gjendje është sjellë shteti i Kosovës.

Strategjia për ruajtjen e shtetit të Kosovës

Tani që është hasur sharra në gozhdë dhe që amerikanët dhe europianët kanë bërë një plan që është në dëm të Kosovës. Politikanët tanë sërish janë duke u treguar shumë të paaftë në bashkëpunim me njër- tjetrin. Ata në vend që të ulën dhe diskutojnë mënyrën se si duhet dalur nga kjo gjendje e rendë e Kosovës ku po krijohen kushte që mbrenda shtetit të Kosovës të vendosët një miniserbi dhe atë me bekimin e miqëve tanë që i zhgenjyem deri në palcë. Politika jonë në vend të takimeve të fshefta me amerikanë dhe europian për ta mundur njëri-tjetrin dhe për ta demtuar Republikën e Kosovës, ata duhet bërë një strategji politike për të dalë nga kjo krizë që e ka kapluar Kosovën.

Meqenëse kam një përvojë prej 32 vitësh në politikë unë po ia propozoj Qeverisë  dhe Opozitës në Kosovë mënyrën se si duhet dalur nga kjo krizë. Ata duhet ta përgatisin një Draftë Dokumentë alternativë me atë që kanë përgatitur miqtë tanë. Ata duhet ti thonë qartë se asociacioni me kompetenca qeverisëse një etnike në Kosovë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, dhe ai veprim sjell mbrenda Kosovës jo vetëm Serbinë por edhe Rusinë. Shqiptarët kanë vuajtur më shumë se një shekull nga dominimi i politikës ruse në trojet shqiptare, nuk deshirojnë që ky dominim të zgjasë edhe me tutje. Dhe derisa popullata shqiptare nuk e dëshiron këtë asociacon një etnik dalja nga kjo Krizë është një Protektorat Amerikan në pjesët e Kosovës ku serbët kërkojnë ta krijojnë asociacionin e komunave serbe.

Më një fjalë në krye të atij asociacioni duhet të jetë gjithmonë një amerikan se bashku me personelin qeverisës  që do të jetë nga Amerika, dhe që do ta kordinojnë qeverisjën se bashku me politikën e Kosovës. Për të dalur nga kjo situatë e rëndë politike politikanët tanë duhet sa më shpejt të takohen bashkarisht dhe të fillojnë ndërtimin e një Draft Dokumenti për një protektorat amerikan në pjesën ku po tentohët të themelohët asociacioni. Dhe kjo duhet të bëhet vetëm nëse Serbia dhe pesë shtetet e Bashkimit Europian në paketë e njohin Pavarsinë e Kosovës.Në anën tjeter Qeveria e Kosovës duhët të fillon me themelimin e grupeve Lobuese në Amerikë dhe Evropë.

Aty të lobojnë për Kosovën personalitetet politike shqiptare të cilët kanë kontakte me politikën amerikane dhe europiane, dhe ky veprim të bëhet së më shpejtë. Por që ata që do të caktohen për të lobuar duhet ta njohin politikën e atyre shteteve dhe të kenë kontakte të afërta me politikën e shteteve ku jetojnë, dhe mos të caktohën militantë partiakë dhe familjarë të politikanëve që deri dje as që kanë ditur se çka është politika. Dhe nuk e dinë fare se çka është lobimi politik.Shpeshherë ne shqiptarët për shkak të mosunitetit politik, gjelozisë personale të politikanëve tanë, shitjes se lehtë të politikanëve tanë tek armiqtë tanë, kemi humbur betejat në tavolinë, apo siç do të thoshte një mik i imi i ndjerë  se “Shqiptarët shpeshherë kanë shku për lesh e janë kthyer të qethur“.

Trysni e madhe ndaj Kosovës për Planin franko-gjerman

0
Nga: Xhafer Leci, Gjermani
  • Ta humbësh luftën, nuk është tradhti as turp!

Gjithmonë mirënjohës Fuqive të mëdha demokratike, në krye me Amerikën, për çlirimin e Kosovës, në të cilën serbët dhe pakicat tjera gëzojnë të gjitha të drejtat, më mirë se në çdo vend tjetër në botë.

Me nëshkrimin e tradhtisë së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, në vitin 2013 dhe 2015, vullnetarisht me laps-dokumente ndërkombëtare, u nënshkruan, për ta bërë hisedare mbikëqyrëse të pasurive të mëdha, tokësore dhe nëntokësore të Kosovës, Beogradin!

Nuk është koha të merremi me kryeminstrin Albin Kurti, se çka ka folur e shkruar për 20 vite. Por të bashkojmë fuqitë tona mendore-diplomatike, për shpëtimin e mos ricoptimit të Kosovës.

– Dëgjoni gënjeshtrat e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në lidhje me Asociacionin. Link: https://fb.watch/iryrY5dvso/

1.- Kroati Miko Tripallo, ministër i jashtëm i diplomacisë Jugosllave: “Të gjallët nuk mund t’u s`qajrojnë të vdekurve, kurse të vdekurit të gjallëve munden shumë.

Pra, nuk guxojmë të shkelim mbi gjakun e atyre që dhanë jetën për liri.

2.- Albanologu Kanadez, me origjinë gjermane Dr. Robert Elsie: Shqiptarët s’kanë ende një histori, por vetëm parulla.

Link: https://archive.koha.net/?id=4&l=107894

3- Serbia nga Marrëveshja e Rambujesë 1999, asnjë dokument nuk e ka nënshkruar në dëm të saj.

4.- Emisarët e shumtë, përfshirë këtu edhe të dërguarin special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nuk kanë aritur të miratojnë asnjë marrrëveshje, për interesat legjitime të Kosovës së pavarur!

– Shumica e Senatit Amerikan refuzojnë kërkesat e Escobarit, për nënshkrimin e Asiciacionit, ku shkilet Kushtetuta e Kosovës.

5.- Kushtetuta e Gjermanisë mbeti e paprekur, edhe pas Deklaratës së Berlinit të 5 qershorit 1945, aleatët zbatuan këtë rezervë dhe morën autoritetin suprem në Gjermani. Por Republika Federale e Gjermanisë dhe Republika Demokratike Gjermane, ndërkombëtarisht, çështja ka mbetur e diskutueshme, deri në ribashkimin gjerman në vitin 1990.

6.- Të gjithë e dimë se: Rikthimi i nënshkrimeve të Hashimt dhe Isës, është i zorshëm, sepse është dokument ndërkombëtar, megjithatë, e dhashë shembullin e dy Gjermanive, Kushtetuta është garancë e paprekshme ligjore.

7.- Nuk është vetëm Kosova që nuk është njohur nga shumë shtete.

Izraeli, i pa njohur nga 28 vende të tjera të OKB-së, Kina, e pa njohur nga 14 vende të tjera të OKB-së, edhe shumë shtete tjera…

PS: Unë nuk jam jurist, por shumëçka kam mësuar, duke lexuar dhe përcjellur rrjedhat politike ndër vite e dekada, që nga rinia ime e hershme. Andaj, solla shembuj dhe mundësi për zgjdhje, për pozitën aktuale që ndodhet Kosova jonë.

Gjashtë kushtet për asociacionin, sipas Kryeministrit Albin Kurti

0

PRISHTINË, 2 Shkurt 2023/ Kryeministri  i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot në seancën e Kuvendit të Kosovës theksoi gjashtë kushte për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. 

Forhåndsvisning av bilde

Adresimi i Kryeministrit Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës në lidhje me qëndrimin e Qeverisë sa i përket marrëveshjes së 19 prillit 2013 

Më poshtë gjeni të plotë adresimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Republikës së Kosovës:

I nderuari kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës,

E nderuara zonja Zëvendësministre Rexhepi,

Të nderuar ministra të kabinetit qeveritar,

Të dashur qytetarë,

Në të gjitha takimet e deritanishme të organizuara me ndërmjetësin e Bashkimit Evropian dhe këshilltarët e lartë të vendeve partnere e mike të QUINT-it, unë kam potencuar në vazhdimësi përkushtimin tonë që sa më shpejtë që është e mundur të arrijmë dakordimin final rreth propozimit franko-gjerman apo më mirë të themi të Bashkimit Evropian e të mbështetur nga Franca dhe Gjermania, të prezantuar tek ne me 9 shtator të vitit 2022. Këtë propozim ne e shohim si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme dhe jemi të interesuar të punojmë sa më intensivisht që i njëjti të finalizohet dhe nënshkruhet nga palët. Andaj, kërkojmë nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, z. Josep Borrell që sa më parë të ftojë në takime të rregullta, të shpeshta në mënyrë që të avancojmë drejt finalizimit. Unë si gjithnjë deri më tani jam i gatshëm që me konstruktivitetin maksimal të kontribuoj në gjetjen e zgjidhjes më të mirë të mundshme dhe po ashtu të sigurohemi për mekanizma që garantojnë implementim të plotë të saj.

Forhåndsvisning av bilde

Pika e 10-të, e fundit e propozimit të BE-së për marrëveshje bazë, i dedikohet zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme në procesin e dialogut të Brukselit, dhe në kuadër të këtij neni do të trajtohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme, përfshirë edhe ajo e 19 prillit 2013. Çfarëdo tentative që nene të caktuara të marrëveshjes bazike të nxirren dhe të promovohen si nene ekskluzive apo parakushte për ecje përpara, janë sa të pakuptimtë aq dhe joproduktive.

Forhåndsvisning av bildeNormalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes, duhet të garantojë edhe të drejtat e komuniteteve pakicë dhe mekanizmat përkatës institucionalë. Shteti normal demokratik nuk i diskriminon pakicat por i mbron ato si vlerë themelore e i ruan ato si pasuri shoqërore. Normalizimi i jashtëm i marrëdhënieve duhet t’i kontribuojë normalizimit të brendshëm të shteteve.

Sa i përket marrëveshjes së 19 prillit 2013 në Bruksel, ky është qëndrimi im dhe i qeverisë që unë e drejtoj:

Forhåndsvisning av bildeAsociacioni i Komunave i dalur në parim nga marrëveshja e Brukselit Thaçi-Daçiq apo marrëveshja e parë e parimeve siç njihet ndryshe, si një mekanizëm i tillë, mund të konsiderohet nga Republika e Kosovës, me këto kushte:

1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës.

2. Asociacioni nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të ketë/bartë asnjë pushtet publik apo ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave sipas Kushtetutës dhe ligjit për vetëqeverisje lokale (kreu 5).

3. Të drejtat e pakicave kombëtare dhe mekanizmat mbrojtës përkatës duhet ta ngërthejnë parimin e reciprocitetit  ndërmjet dy shteteve respektive si dhe të marrin parasysh standardet dhe modelet evropiane.

4. Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale të Serbisë në veri shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.

5. Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke. Dhe vetëm pasi Serbia t’i ketë pranuar parimet e Kartës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në raportet e saj ndërshtetërore me Republikën e Kosovës.

6. Presidenti i Serbisë i tërheq letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së, dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian që paraqet edhe shkelje të po asaj marrëveshjeje Thaçi-Daçiq të 19 prillit 2013.

Forhåndsvisning av bilde

Bashkësia e Komunave Serbe – një oksimoron politik sui generis

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA, Prishtinë

Imponimi i Bashkësisë së Komunave Serbe si parakusht i Serbisë për pranimin e draftmarrëveshjes franko-gjermane, minon sovranitetin e Republikës.
Ky proces mund të hyjë në histori  si një kronikë e një luftë të re të paralajmruar serbo-shqiptare.

Turni i fundit i peshes së diplomatëve perendimor në Prishtinë dhe Beograd e ka futur në një ngërç procesin e dialogut Kosovë-Serbi , duke tensionuar gjendjen në terren dhe sidomos në skenën politike kosovare tej mase.
Plani franko-gjerman siç ishte prezentuar në shtator të vitit të kaluar në Prishitnë nuk përmbante fare çështjen e Bashkësisë së Komunave Serbe. Ajo u imponua nga Beogradi si parakusht, të cilin diplomatët perendimor e tumirën pa çarë kokën se po e fusnin dialogun në rrugë pa krye!

Dialogu në rrugë pa krye

Procesi i dialogut futet kështu në një rrugë pa krye pikërsht në një vjetorin e fillimit të agresionin rus ndaj Ukrainës dhe krijimit të rrethanave krejtësisht të reja, me mundësi shpërthimi edhe të një lufte të re serbo-shqiptare. Kërkesa e parashtruar nga pala serbe drejtpërdrejt KFOR-it, për dislokmin e njëmijë forcave ushtarke në Kosoëv, pa përfillur proceduart e njohura ndërkombtarisht, duke anashkaluar OKB-në, madje duke keqintepretuar skajshmërisht Rezolutën 1244, e duke mos përfillur fare faktin se Republika e Kosovës e shpallur më 17 shkurt 2008 tanimë është realitet politik i ri, fliste më shumë për mentalitetin militareskt të qeverisë klerofashiste të Serbisë, që ishte përcaktuar për hapjen e frontit të jugut, në shërbim të agjendës ruse.
Në fakt gjatë vitit 2022 Serbia kishte bërë gjithësejt katër ultimatume me karakter lufte, por ai i dhjetorit, kur kishte dislokuar forca të tëra të armatës rreth kufijve të Kosovës, duke shpallur gjendjen e gadishmërisë për luftë në nivel të Republikës, e bënte gjendjen edhe më alarmante. Me këtë akt Serbia de fakto po paralajmronte përshkallëzimin e shpejtë të situatës në Ballkanin Perendimor.

Lëvizjet poltike të presidentit serb Aleksandar Vuçiq shih për këtë, i ngjajnë shumë atyre të presidentit turk Tajip Rexhep Erdogan. Ai vazhdon tutje të praktikojë aktin e tij balancues midis SHBA-së dhe Rusisë. Erdogani dërgon ministrin e tij të jashtëm që demonstron gadishmëri për avancimin e marrdhënieve me SHBA-të, me ç’rast bëri të ditur se dorëzimi i avionëve amerikan të luftës F-16 Turqisë, si vend i NATO-s, Turqinë, duhet parë plotësisht në mënyrë të pavarur nga Ankaraja që bllokon pranimin e Suedisë. [1] Nëdrkaq po të njejtën kohë në Moskë, ministri turk i mbrojtjes takohet me sirianët dhe hulumton bashkëpunimin turko-ruso-sirian në kurriz të kurdëve sirianë, të cilët mbështeten nga SHBA kundër “Shtetit Islamik”.[2]

Presidenti serb Aleksander Vuçiq derisa kishte imponuar parakushtet e tij [me theks krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe alias Republikës Srbska 2 në Kosovë), pesshes së diplomatëve perendimor, duke e shpërfytyruar në themel planin frëngo-gjerman, në fjalimin përmes të cilit i drejtohet kombit, dëshmon se çfarë rezistence ka bërë për t’shmangur  sanksionet ndaj Rusisë, aleates së çmuar të Serbisë. Nuk ishte e rastësishme që fjalimi i tij u emetua  nga SPUTNIK-u në tërësi, duke i dhënë jehonë këtij akti të Vuçiqit. Por, fundja, kjo është çështje e tij.
Fatkeqësia në krejt këtë proces ndërlidhet me oksimoronin politik të diplomacisë perendimore që rikthehet tek qëndrimet e saj në zanafillën e Luftës së Ftohtë.
Në një editorial ë përbashkët të publikuar tek Koha ditore, dy diplomatët amerikan, Derek Chollet, këshilltar i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, shprehen taksativisht se:
“Ndër qëllimet tona më të rëndësishme në Ballkanin Perëndimor është të ndihmojmë në krijimin e kushteve për marrëdhënie të shëndetshme, paqësore dhe të qëndrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.”
Ndërkaq më tej ata pohojnë:
“Ne e kundërshtojmë rreptësisht krijimin e çfarëdo etniteti që i përngjan Republikës serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë (BH); Bashkësia ndërkombëtare nuk po kërkon të imponojë një zgjidhje.”[3]
Fundja diplomatët amerikanë, si edhe përfaqësuesit tjerë nga bota perendimore janë miq të vendit e popullit tonë, rrjedhimisht nuk japin ultimatume. Për këtë nuk ka dyshim askush. Por a është BKS me këta statute që po qarkullojnë konform qëllimit tuaj fisnik? A nuk i ngjanë ajo pikërisht Republikës Srbska që po mban edhe sot e kësaj dite Bosnjën e Hercegovinën larg mundësive reale për integrim në institucionet euroatlantike.

Duket se jo.

Bashkësia e Komunave Serbe përmes statuteve në qarkullim po synon pikërisht atë që në editorial diplomatët e nderuar amerikan shprehen se nuk do ta dëshironin. Shtresa e re e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ e inicuar si pushtet administrativ është pikërisht oksimoroni politik që po promovohet sot.

Gjuha ka një karakteristikë të magjishme: kur ne flasim apo shkruajmë ne i japim formë asaj që kemi për të thënë për ta përputhur me situatën apo kontekstin me të cilin komunikojmë. Por, njëkohësisht, sesi flasim apo shkruajmë krijon pikërisht atë situatë apo kontekst’, – thotë Paul Gee.
Gjuha dhe stili i teksteve, respektivisht dokumenteve që ka prodhuar byrokracia e diplomacisë perendimore që nga Konferenca e Rambujesë e deri tek këto për Bashkësinë e Komunave Serbe që po pretendohet të imponohet ndërkohë, ka shfrytëzuar instrumentet e ‘ambiguitetit politik, duke e shndërruar BKS de fakto në një oksimoron politik sui generis. Si i tillë dokumenti bie ndesh me Doktrina e paqartësisë (ang. Vagueness doctrine).
Oksimoroni si formë ekstreme e paradoksit ndërtohet nga dy fjalë apo shprehje që e mohojnë njëra tjetrën. Në letërsi ajo do të ishte një figurë shprehëse e parapëlqyer, ndërkaq në politikë  mund të interpretohet si mundësi reale shtesë për defunksionalizimin e Republikës së Kosovës dhe ecjen e saj drejt ndarjes së pashmangshme ose luftës së re.

Diplomacia e vendeve mike, që kanë njohur pavarësinë e vendit tonë, e cila është konfirmuar de jure edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e pritshme do të ishte që të kishim trajtim të mirëfilltë, të barabartë në marrëdhëniet tona ndërkombëtare. Nuk ka gjasa që, duke sakrifikuar funksionalitetin e Republikës së Kosovës dhe duke krijuar parakushtet për ndarjen e saj, rrjedhimisht duke përmbushur parakushtet e Serbisë si partnere lokale e Moskës, i shërbehet demokracisë dhe stabilitetit në rajon.

Marrëveshjet e 2013 dhe 2015 nuk mund të imponohen si “Marrëveshje me karakter të obligueshëm ndërkombëtar”

Ka kohë që e ashtuquajtura marrëveshje e prillit 2013 e njohur zyrtarisht si Marrëveshja e Parë e Parimeve që Rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve, e nënshkruar në prill 2013 nga ish-kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq dhe ajo e vitit 2015  në vokabularin politik, juridik e diplomatik na imponohen si “Marrëveshje me karakter të obligueshëm ndërkombëtar”.
Kjo e ashtuquajtur marrëveshje më pas u definua me marrëveshjen e gushtit 2015 (zyrtarisht e titulluar: Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumicë serbe në Kosovë – Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore) që u nënshkrua nga ish-kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiq.
Njohsit e mirë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ata të të drejtës ndërkombëtare këto dokumente nuk i vlerësojnë fare si të tilla. Ato duket se nuk janë asgjë më shumë se një eksperiment i diplmacisë që e ka cilësuar Bashkësinë e Komunave Serbe si “marrëveshje ndërkombëtare” pa i përmbushur elementet qenësore të një marrëveshjeje me karakter obligativ ndërkombëtar.
Shih për këtë derisa Kosova nuk është shtet i pranuar në OKB, rrjedhimisht nuk ka pas si ta regjistrojë atë “marrëveshje” pranë Sekretariatit të OKB-së, siç kërkohet me nenin 21) të Ligji Nr. 04/L-052 për Marrëveshjet Ndërkombëtare e poashtu edhe sipas nenit 102) të Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku, traktatet dhe marrëveshjet ndërkombëtare, duhet të regjistrohen dhe publikohen, për t’i vënë në fuqi.[4]
Ndërkaq Serbia, marrëveshjen në fjalë nuk e ka ratifikuar fare në Parlament, rrjedhimisht as nuk e ka  regjistruar pranë Sekretariatit të OKB-së, sepse nuk e njeh Republikën e Kosovës. Po ta bënte këtë veprim, ajo de fakto dhe de jure do ta njihte Kosovën si shtet.
Prandaj duket se qëndron konkluzioni se përtej, përkufizimeve ligjore, kjo “marrëveshje ndërkombëtare” mbi Asociacionin/Bashkësinë … është e paprecedentë, mbase për shkak të karakterit eksperimental juridik-administrativ.[5]

Në debatin e ringjallur dhe imponuar nga faktorët ndërkombëtar rreth Bashkësisë së Komunave Serbe, sikur harrohet  aktgjykimi i nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës! Le të kujtojmë shkurt se ajo pat konstatuar se përcaktimet specifike të marrëveshjeve të atëhershme lidhur me »Bashkësinë…« janë jokushtetuese në shumë aspekte, respektivisht se marrëveshje është në kundërshtim me frymën kushtetuese.[6]

Diplomacia perendimore e ka të qartë se çfarë kërkon Serbia të arrijë në  Kosovë duke imponuar “Bashkësinë e Komunave Serbe”. Ajo fillimisht pretendon që mbi bazën e pushtetit real që kanë 10 komunat me shumicë serbe, të konsolidojë dhe zgjerojë autonominë e administratës serbe në nivel lokal me një përfaqësim të interesave në nivel nacional.  Në anën tjetër pavarësisht se trumpetohet se BSK-ja do të krijohet dhe për rrjedhojë edhe do të veprojë brenda kornizave të ligjeve ekzistuese të Kosovës, duke i garantuar asaj përfshirjen në sistem si strukturë paralele, e paisur me pushtet ekzekutiv, si të tillë realisht e shndërron atë [BKS] në një shtet në shtet.

Qëndrimi i opozitës – për keqardhje

Në mediat tona elektronike dhe në studiot televizive, e më pak aty ku duhet – në Parlament, asnjëheër nuk na ka rastisur të dëgjojmë e lexojmë as ndjesin më të vogël të kërkimfaljes nga ana e atyre që kanë nënshkruar marrveshjet në fjalë. Përkundrazi, në kor shtrojnë pyetje banale për gjoja përgjegjësinë e lidershipit të qeverisë se pse na serviret sot një draftmarrëveshje e tillës si është kjo franko-gjermane?! Kjo kategori kalemxhinjësh e kuazipolitikanësh as që marrin erë nga fusha e marrëdhënieve ndërkombtëare, e aq më pak nga gjeopolitika dhe ndryshimet që ka imponuar lufta në Ukrainë. Duket se kjo shtresë e hollë e bazës gjenetike të kolaboratorëve tanë  gjatë gjithë historisë, nuk kanë mësuar asgjë nga gabimet e etërve të tyre ideologjik e politik. I ashtuquajturi pragmatizëm politik i pararendësve të tyre që votonin pro ndryshimeve kushtetuese në 23 mars 1989 konform kërkesës së Serbisë për heqjen e autonomisë së Kosovës, ishte prologu i luftës dhjetë vite më vonë. Sërish është po ajo sortë e “liberalëve tanë” me ca injorantë politik që prodhoi periudha e luftës së lavdishme të UÇK-së së vegjëlisë, që sot tumirin aprovimin nga Kuvendi të Bashkësisë së Komunave Serbe si Kalë Troje, respektivisht si Republika Serbska që ka për intencë imanente politike federalizimin e Kosovës dhe pregaditjen e terrenit për ndarjen e saj.
Ata që nuk kanë mësuar kurrë leksionin e historisë, nuk kanë si të jenë të rreshtuar në shërbim të Republikës sot. Kjo sortë nuk e ka kuptuar kurrë ligjërimin e rezistencës së vegjëlisë, madje  as atëherë kur lufta bëhej në Drenicë e Dukagjin. Nëdrkaq rezistencën e Shtetit ajo e kupton edhe më pak.

Por edhe më trishtues është qëndrimi I asaj pjese të opozitës që vije nga një mileum tjetër – ai I rezistencës së shkëlqyer gjatë luftës së lavdishme të UÇK-së së vegjëlisë.
Në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës ish gjenerali nga më të lavdishmit të UÇK-së këto ditë pohoi se “krijimi i Asociacionit është rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale.”[8]

Luftrat dhe revolucionet (këta të fundit qoftë edhe të heshtur, si ky i 14 shkurtit të vitit 2021 në Kosovë), prodhojnë trandje të thella shoqërore. Si luftrat edhe revolucionet shoqërore nxjerrin në sipërfaqe figura historike mjaft komplekse. Jo rrallë këto figura marrin përmasat e legjendave.
Lufta e UÇK-së së vegjëlisë nxori në sipërfaqe një figurë të tillë me përmasa legjende – Ramush Haradinajn. Por, çfarë t’i thuhet këtij (vet)devalvimi të legjendës sonë?
Si kalorës fisnik ai lë Kështjellën e Lirisë [Dukagjinin], pa disiplinuar mirë as hapin, defilon n’parketin e diplomacisë, përvetëson gjuhën e oportunitetit ekstrem të “këshilltarëve të tij” dhe pa çarë kokën as për historinë personale, deklarohet kështu si është deklaruar! Keqardhje!

Imponimi i BKS-së – shpërblim për gjenocidin serb në Kosovë

Imponimi i Bashkësisë së Komunave Serbe është në përputhje të plotë me agjendën e Beogradit për rikthimin e influencës së Serbisë në ish republikat si Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia, pa përjashtuar me këtë rast as Shqipërinë politike, duke mos logaritur fare Kosovën.
Përmes Konferencës së Dejtonit (1995) Bosnjës i ishte imponuar Republika Srbska, ky produkt I gjenocidit serb mbi boshnjakët, që vazhdon ta mbajë peng shtetin, duke pamundësuar zhvillimin dhe prosperimin ekonomik, por edhe duke e cilësuar si objekt trajtimi nga ideologët seb që shestojnë për krijimin e “Botës Serbe” dhe përfshirjen e të gjithë serbëve në një Shtet.

Imponimi i BKS de fakto do të përkthehej si shpërblim për gjenocidin serb në Kosovë. Si një lloj aksimoroni politik BKS do t’i paraprijë ndarjes së Kosovës si projekt i ideologëve serb që për fat të keq nuk është dënuar si duhet nga bashkësia ndërkombëtare. Përkundrazi me krijimin e BKS diplomacia perendimore po kontribuon  në krijimin e “Rusisë së vogël” në Europën Juglindore!

Fakti që krijimi i kësaj bashkësie defunksionalizon në themel Kosovën dhe i hap rrugë shpërbërjes së Maqedonisë , Bosnjës dhe Malit të Zi, nga diplomacia perendimore aktualisht nuk merret edhe aq në konsideratë. Përkundrazi, Qeveritë perëndimore po vazhdojnë ta “trajtojnë vazhdimisht Beogradin si lojtarin e domosdoshëm në çështjet kryesore me të cilat përballet Ballkani Perëndimor”[7], krejt ngjashëm siç e trajtonin Jugosllavinë në prag të fillimit të Luftës së Ftohtë dhe shkëputjes së saj nga ndikimi i Rusisë staliniste.

Në përbërjen e përgjithshme të popullsisë në Kosovë, minoriteti serb ka vetëm 4% të përbërjes totale. Ndërkaq 92 % e popullsisë është e përkatësisë etnike, rrjedhimisht edhe kombëtare shqiptare. Në këtë kuadër imponimi i BKS po i mbivendoset  96% -shit të popullësisë jo serbe.
Duke Ia imponuar Kosovës BKS diplmacia perendimore po fuqizon shtetin klero-fashist serb, duke sinjalizuar se ai mund të ecë tutje me politikat e tij hegjemoniste në Bosnjë, Mal të Zi e Maqedoni, pa kursyer as Shqipërinë politike që tashmë e ka futur nën mengenet e Ballkanit të Hapur!

Ndërmjetësit ndërkombëtar sikurse edhe gjithë bashkësia ndërkombëtare e involvuar në dialogun Kosovë Serbi, pa vonesë lypset ta detyroj Serbinë që vendosmërisht t’ia vëjë sanksionet Rusisë ekspansioniste me të cilën koketon dhe bashkëpunon si asnjë shtet tjetër evropian. E pastaj të ecet tutje me dialogun për çështjet ekskluzivisht shtetërore reciproke mes dy shteteve, sepse në të kundërtën, Serbia do të vazhdoj lojën e saj mashtruese ndaj të gjithë neve; nuk do të tërhiqet nga përqafimi rus dhe për pasoj as nuk do të zbatoj asnjë kapitull, dispozitë, shtojcë apo shkronjë të marrëveshjes eventuale, e cila domosdoshmërishtë duhet të jetë përfundimtare, me njohje reciproke brenda saj, e jo një lojë apo tallje diplomatike siç po bën ajo tani me ne; me ndërmjetësit ndërkombëtar dhe me hemisferën perëndimore përgjithësisht.

Epilogu i dialogut i reprezentuar dhe transponuar në planin franko-gjerman dhe çfarëdo marrëveshje qoftë me Serbinë, sa i përket Kosovës, përfundimisht dhe meritorisht duhet të miratohet përmes referendumit qytetar.[9]

Imponimi i Bashkësisë së Komunave Serbe si parakusht i Serbisë për pranimin e draftmarrëveshjes franko-gjermane, minon sovranitetin e Republikës. Si i tillë ai cenon rënd interesat kombëtare, rrjedhimisht jo vtëm të Kosovës.
Ky proces prandaj në histori mund të hyjë si një kronikë e një luftë të re të paralajmruar serbo-shqiptare. [Sadri Ramabaja, Prishtinë 1 shkurt 2023]
_________________________________

  1. https://www derstandard.at/story/2000142802625/schweden-und-tuerkei-in-der-sackgasse
    2. Po aty
    3. https://www.koha.net/veshtrime/363448/eshte-koha-per-themelimin-e-asociacionit-te-komunave-me-shumice-serbe/
    4. https://sot.com.al/opinion-editorial/eksperimenti-asociacioni-bashkesia-i565664?fbclid=IwAR2dx4BWLQhzilphasI8fyn475SKtetLNnIxVanC_Hpj7cMVX39Xq88PTQA
    5. Po aty6.https://gjk-ks.org/en/decision/concerning-the-assessment-of-the-compatibility-of-the-principles-contained-in-the-document-entitled-associationcommunity-of-serb-majority-municipalities-in-kosovo-general-principlesmain/
    7. https://ecfr.eu/article/how-to-kill-four-birds-with-one-stone-the-wests-foreign-policy-challenge-in-serbia/
    8. https://www.zeriamerikes.com/a/6941986.html
    9. Shih më gjerësisht qëndrimin e ISHGJ për këtë çështje: https://www.ishgj.org/aktualiteti/institutit-shqiptar-per-gjeopolitike/