Kreu Blog Faqe 1118

Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë

___
Përkujtesë historike

Më 6 shtator 1878, në Gjakovë u vra Maxharr Pasha, mareshalli osman me prejardhje gjermane (Karl Detroit nga Magdeburgu).

Vrasja e Maxharr Pashës në Gjakovë pafraqet konfrontimin e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit me Perandorië Osmane në luftë për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copëtimet në përputhje me vendimet e Kongresit të Berlinit, sipas të cilave, Plava dhe Gucia duhej t’i jepeshin Malit të Zi.

Maxharr Pasha, i cili ishte edhe anëtarë i delegacionit të Perandorisë Osmane në Kongresin e Berlinit (bashkë me Karatheodej Pashën), erdhi në Kosovë që të bindë anëtarët e Kryesisë së Lidhjes për zbatimin e venduimeve të Kongresit të Berlinit, pra për dhënien pa luftë të Plavës dhe të Gucisë Malit të Zi. Në Prizren, ku qendroi fillimisht, u kundërshtua. Por, ai vazhdoi për në Gjakovë, i bindur se atje do të gjejë mbështetës. Edhe dega e Lidhjes në Gjakovë njësoj reagoi dhe kërkoi që pashai të largohej. Meqë këtë nuk e bëri, forcat e lidhjes e rrethuan në kullën e Abdullah Pash Drenit, ku kishte kërkuar strehim. Pas një lufte me forcat e lidhjes, kryesisht malësorë të Krasniqes, vritet Maxharr Pasha bashkë me Abdullah Pashë Drenin dhe përcjellësit e tij.

Me këtë vrasje, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si organizatë politike, dëshmoi edhe gatishnmërinë ushtarake për mbrojtjen e trojeve shqiptare nga copotimi, që do të vazhdojë për tri vjet rrjesht me luftën në Plavë dhe Guci në vitin 1879, atë në Hot dhe Grudë si dhe përfundimisht në mbrojtje të Ulqinit, ku krahas forcave osmane, u ballafaqua me presionin e gjashtë fuqive europiane për ta dorëzuar Ulqinin Malit të Zi.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Maxharr Pasha

Ky konfrontim ushtarak i dha fizionomi konceptit politik të Lidhjes Shqiptate nga ai për mbrojtjen e etnisë, siç ishte në fillim dhe puçej edhe me interesat osmane, te ai për aotonomi politike dhe administrative, që do t’ia hapë rrugën shtetndërtimit shqiptar si proces i pandalshëm historik, ku Kosova kishte rol kyq.

____

Më 6 shtator 2023 bëhen 146 vjet nga vrasja e Mehmet Ali Pashe Maxharrit

Në Traktatin e Berlinit të cilin u mbajt më 13 qershor 1878, ku u vendos që një pjesë e territorit shqiptar të ndahet i cili sot gjendet në Malin e Zi, siç ishin qytetet Plavë, Guci, Hoti, Gruda, Kelmendi dhe Kollashini duhet ti mbeteshin Serbisë dhe Malit të Zi. Për këtë qëllim Porta e Lartë kërkon nga Perandoria Osmane që ta emëroj një përfaqësues që të vinte në Kosovë ti binde shqiptarët ta zbatonin pa luftë vendimet e Traktatit të Berlinit. Më 3 gusht 1878 Sulltani e emëron Mehmet Ali Pashë(Maxharin) si i dërguar i tij.
Mehmet Ali Pasha apo siç njihej si Maxhar Pasha, kishte lindur në Magdenburg të Gjermanise në vitin 1827 rridhte nga një familje protestante franceze. Ai lindi me emrin Sharl Detrua. Në moshën 16 vjeçare ai u largua nga familja dhe migron në Stamboll ku merr gradën më të lartë (Marshall) ku më vonë e merr emrin Mehmet Ali Pasha.
Marshalli, Mehmet Ali Pasha u nis nga Stambolli më 19 gusht 1878 atë e shoqëronin kolonel Ahmet beu telegrafisti i tij i cili ishte me origjinë Greke dhe një gardë personale prej 40 vetash.
Me 25 gusht 1878 arriti në Prizren ku menjëherë zhvilloi takimet me disa nga udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare. Të nesërmen më 26 gusht në Prizren Mehmet Ali pasha thirri anëtarët e Komitetit Kombëtar të Lidhjes Shqiptare dhe u shpjegoi se kishte dërguar Sulltani për ti zbatuar vendimet e Traktatit të Berlinit.
Më 27 gusht 1878 në orën e caktuar nuk u paraqit askush te mareshalli, në ora 19 i erdhi lajmi se telegrafisti i tij, Sokrat Arigjiriadhi ishte vrarë në atentat në kafenë “Marash” në qytet nga disa njerëz të panjohur. Telegrafistin e ekzekutoi Ramadan Zaskoci nga Luma, kurse organizator të atentatit ishin edhe Halim Çerkezi dhe Ukshin Berisha.
Vetë Maxhar pasha u nis në Gjakovë më 31 gusht 1878 së bashku me suitën e vet i shoqëruar nga bimbashi i Prizrenit dhe i prirë nga një batalion ushtarësh.
Më 1 shtator 1878 u grumbulluan nën komandën e Ali pashë Gucisë me mijëra malësorë të armatosur dhe mbi 4000 trupa të ardhur nga malësia e Gjakovës të udhëhequra nga komandanti i përgjithshëm Sulejman Vokshi i cili ishte edhe ministër i mbrojtjes ku mbajtën të rrethuar kullën.
Takimi më Maxhar pashën u bë më 1 shtator 1878 ai u shpjegoi se kishte ardhur nga Stambolli për ta bindur popullin me të mire që ta mos kundërshtonin dorëzimin e tokave shqiptare Plavës dhe Gucisë etj. Trupat e Lidhjes Shqiptare u futën brenda në kullë dhe i kërkuan Avdullah pashë Drenit që ta dëbonte mysafirin nga shtëpia. Avdullah pash Dreni refuzoi ta dëbonte mikun e tij nga shtëpia dhe kështu forcat e Lidhjes Shqiptare i dhënë një afat prej 24 orësh Avdullah pashë Drenit që ta dëbonte, Maxhar pashën nga shtëpia.
Të nesërmen me 2 shtator 1878 përfundon afati i dhënë dhe kështu filluan luftimet e përgjakshme, me ndërprerje të kohë pas kohe, në mes trupave të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe fillimisht 3 garnizoneve turke të cilët ishin duke ruajtur Maxhar pashën dhe kullën. Kryengritësit pasi u futën brenda e vranë Avdullah pashë Drenin kurse në të njëjtën kohë u dorëzuan edhe ushtarët osman që ndodheshin brenda ne saraje.
Kurse më 6 shtator 1878 kryengritësit hodhën nga minarja e xhamisë së afërme copa qilimash të lagur me vajguri mbi çatinë dhe pastaj me një sulm tjetër të furishëm afruan në muret e kullës disa qerre me kashtë, të cilave u vunë zjarrin. Flaka u përhap nga katër anët duke arritur deri në çati. Nga tymi i dendur që mbushi sarajet Maxhar pasha u detyrua të dilte jashtë kullës por aty u vra nga plumbat e kryengritësve. Me vrasjen e Maxhar pashës morën fund luftimet. Vrasja e tij bëri jehon të madhe në popull dhe krijoi panik në Perandorin Osmane kur përkohësisht ndalohet dhënia e tokave shqiptare Serbisë dhe Malit të zi.
Pjesëmarrësit shqiptarë të këtij aksioni, sipas të cilëve udhëheqësit kryesor ishin: Sulejman Vokshi, Ahmet Koronica, Ali pashë Gucia, Ismail Myderrizi, Jakup Ferri, Mic Sokoli, Bajram Curri, Avdyl Frashëri Ymer Prizreni, Ali Ibra etj.

Leutrim Binxhija
Shtator 2021 

Jo opozitës, jo “zajednicës”!

0
Nga: Gani Qarri, Zvicër
___

Në fakt siç u shpreh edhe eksperti britanik i marrëdhënieve ndërkombëtare Daniel Smith, e drejta e pavarësisë së Kosovës është njohur tash e mese 13 vite, edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, si organi më i lartë juridik i OKB-së, ndaj pa njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, është e pa mundur të arrihet marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve me këtë shtet hegjemonist.

Në këtë kontest, fillimisht duhet ti thuhet prerë dhe me vendosmëri, Jo-opozitës, e cila ka marrë turrin e theqafjes, që me çdo mënyrë, mu në prag të 15 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ta vrasë edhe shtetësinë e Kosovës me bosnjëzim, ngase kur i thuhet, jo opozitës, drejtpërsëdrejti i thuhet Jo e madhe edhe “zajednicës”, si fëmijë autentik i lindur nga po kjo opozitë e inkriminuar, marrëveshjeve të kundërligjshme të të cilës edhe sot, po ua shesh sherrin me të madhe, Kosova.

Opozita është ajo që e ka nënshkruar e miratuar edhe në Kuvend “zajednicën”, duke bashkuar votat e deputetëve të saj me dorën e zgjatur të Serbisë dhe mashën e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, të ashtuquajturën, “lista serbe”, ndaj sot dëshiron që ta fut me forcë, nën obligimin e bëmave të veta kundërkushtetuese edhe Qeverinë aktuale, e cila nuk ka të bëjë asgjë me “zajednicën” ajo është fëmijë vetëm i opozitës, dhe Qeveria nuk ka asnjë detyrim ndaj saj, nëse Serbia nuk pranon reciprocitet, që edhe shqiptarët nën serbi, të marrinë, atë që do ti ofrohet pakicës serbe në Kosovën e pavarur.

Prandaj, me gjithë turrin e theqafjes, që ka marrë opozita e inkriminuar për formimin me çdo kusht të “zajednicës” vetëm që aktet tradhtare të ish udhëheqësve të tyre, Thaçi& Mustafa, të qohen në vend, për të plotësuar dëshirat e Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, Kosova si shtet shumë i vogël dhe me territorin më të vogël nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, nuk mund të lejojë për asnjë çmim, që vetëm pse dëshiron opozita, Kosova të kantonalizohet përbrenda dhe kthehet në konglomerat zajednicash e minirepublikash, të pakicave edhe ashtu shumë minimale, në krahasim me pakicat në Serbi, FYROM, Mal të Zi etj.

Siç dihet në Serbi, FYROM dhe Mal të Zi, ka, jo një, por disa pakica kombëtare, të cilat janë shumë më të numërta se në Kosovë, madje me përqindje nga 30- 43% të popullsisë së përgjithshme, por që përkundër këtij fakti, asnjëra prej tyre, nuk janë shpërblyer me “zajednica”, minirepublika apo ngrehina një etnike në shtetin ku jetojnë.

Ndaj insistimi i turpshëm i opozitës së inkriminuar, që medoemos pikërisht Republika e Kosovës, e banuar me mese 95-96 % popullsi unike shqiptare, të shkërmoqet duke e shndërruar në konglomerat “zajednicash” serbe, turke, boshnjake, rome, ashkalike, e ndoshta dikur edhe me ndarje në “zajednica” partiake, sipas ndikimit që mund të kenë partitë, në rajone, në mënyrë që shqiptarët në vend të vet, të ngelnin përsëri si qytetarë të dorës së dytë apo të tretë, pa asnjë të drejtë shtetërore dhe fuqi vendimmarrëse, idetë si këto duhet të hidhen kategorikisht poshtë dhe të shpallen edhe ligjërisht të dënueshme.

Për aq më tepër, me nënshkrimin e marrëveshjes kundër kushtetuese dhe miratimin edhe në Kuvend, të një ngrehine të shpifur dhe të paqenë kurrë në trojet tona, si “zajednica” nën dirigjimin e dyshes renegate të krerëve të opozitës Thaçi & Mustafa, opozita e kriminalizuar, në sytë e shqiptarëve, nga ajo datë nuk mund të identifikohet më, me shtetin e Kosovës por me “zajednicën” kundërkushtetuese serbe, që është edhe fëmijë autentik i opozitës!

E duke pasur parasysh dëmin aq të rëndë, që i është shkaktuar shtetit të Kosovës, me nënshkrimet kuislinge dhe miratimin renegat të “zajednicës” edhe në Kuvend, jo vetëm udhëheqësit kuisling të partive të inkriminuara, por edhe deputetët e këtyre partive, të cilët e kanë votuar miratimin e “zajednicës”, duhet të thirren urgjentisht në përgjegjësi penale.

Dhe nga data që kanë votuar “zajednicën”, automatikisht tu hiqet statuti i deputetit, tu ndalen pagat dhe të kërkohet kthimi i mjeteve financiare që kanë marrë, në mënyrë të padrejtë, nga shteti i Kosovës, për arsye se, që nga momenti kur ata kanë votuar “zajednicën”, kanë kaluar në anën e kundërt të historisë dhe praktikisht nuk kanë ngelë më, deputet luajal të shtetit të Kosovës, duke ulur veten në robot votash dhe argat të thjeshtë të “zajednicës” kundërkushtetuese serbe.

Kjo për faktin se pa votat e tyre, përkundër nënshkrimeve renegate të Thaçit e Mustafës, “zajednica” kurrë nuk do ta kishte fuqinë që ka marrë, me të cilën kërcënon hapur, sot më tepër, se kurdoherë më parë, rregullimin e brendshëm kushtetues dhe vazhdimësinë e shtetit të Kosovës.

Një opozitë turpi, e cila edhe në pushtet, ka qëndruar vetëm duke bërë pazare me tokat e Kosovës, duke i falur mbi 2500 hektar tokë të vlershme autoktone të vendit tonë, FYROM-it dhe mese 8300 hektar tjerë shtetit xhuxh të Malit të Zi, madje akti i fundit, vetëm për zënien e përkohshme të karriges së kryeministrit nga Ramush Haradinaj, dhe vendosjen e tij, në krye të qeverisë së PAN-it me president kuislingun Thaçi, i cili nuk hezitoi të kërkonte publikisht ndarjen e Kosovës dhe faljen e veriut me pjesët më vitale të vendit tonë, Serbisë hegjemoniste.

Opozitë që në kohën sa ishte në pushtet, zhvlerësoj edhe vendimin e GJND-së, duke i vendosur fusnotë shtetit tonë dhe kthyer Kosovën në vend me status të pa vendosur juridiko-politik, nënshkroi dy herë marrëveshjen për “zajednicën” duke bashkuar votat edhe me listën serbe për ta miratuar edhe në Kuvend aktin kundërkushtetues për formimin e “zajednicës”, si dhe vet kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi i qoi letër edhe sekretarit të NATO-s, se Ushtria e Kosovës (FSK), nuk do të vendosej në veri, pra në pjesën legjitime të territorit të shtetit tonë të lirë e të pavarur, veprime kuislinge të cilat e bëjnë edhe më të pamundshme, që populli i Kosovës, t`ua jap votën dhe falë besimin.

Prandaj, sot nuk është koha as luksi që Kosova ta formojë “zajednicën”, përkundër gjendjes kaotike në të cilën,po kjo opozitë e inkriminuar, e ka sjellë Kosovën në kontekst me Serbinë hegjemoniste, por momenti i fundit, që përveç Serbisë dhe Aleksandër Vuçiqit, edhe opozita e inkriminuar, përfundimisht ta kuptojnë se Republika e Kosovës është shtet i pavarur dhe njohja e pavarësisë së saj, nga Serbia, nuk është çështje kompromisi, as arsyetim për formim të “zajednicave”, por akomodim me realitetin, tanimë të pakthyeshëm në rajon dhe Evropë.

Jo “zajednices” njëetnike, po “zajednices” multietnike, sipas planit të Ahtisarit

0
Autor Lirim Gashi, Prishtinë
____
Për herë të parë në historinë e njerëzimit, shërbimi sekret rus ka arritur të korruptojë jo vetëm një numër alarmant të politikanëve më të fuqishëm të Evropës, por edhe ish-presidentin amerikan dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, duke investuar shuma të pabesueshme parash të oligarkëve në lobim.
Sot ne shohim pasojat e tmerrshme jo vetëm për ne, por edhe për mbarë njerëzimin.
Për luftën frontale kundër Ukrainës, Putini nuk do ta kishte marrë kurrë guximin, nëse nuk do ta kishte kuptuar se sa budallenj, dinak dhe të shitur janë politikanët më të fuqishëm të Evropës dhe Amerikës.
Ai e ka humbur aq shumë frikën dhe respektin për këta përbindësha, saqë nuk ka ngurruar asnjë sekondë ta bëjë të vërtetë atë që e ka paralajmëruar dhe premtuar shumë kohë më parë.
Pasojat:
Shoqëria amerikane nuk ka qenë kurrë më e ndarë se sot.
Kur një kryeministër i një Shqipërie kaq të dobët si Edi Rama mund ta korruptonte personalisht shefin e FBI-së për ta shpallur persona non grata rivalin e tij të përhershëm Sali Berishën dhe kur një President kriminel dhe tradhtar i Kosovës akoma më të dobët mund ta korruptonte emsarin më të fuqishëm të Trumpit në Evropë Grenellin, imagjinoni sa politikanë të fuqishëm ka arritur të korruptonte Putini.
Prandaj, nuk duhet të lejojmë me asnjë kusht të gjunjëzohemi para një politikani kaq të pandershëm si Escobari, i cili është mik i ngushtë i Milorad Dodikut, dhe në mënyrë kaq qyqare të heqin dorë nga pjesa më e pasur e vendit tonë.
Është e vërtetë se plani i Ahtisarit parashikonte një bashkim multietnik të komunave serbe dhe shqiptare, i cili nuk kishte asnjë pasojë për sovranitetin dhe integritetin e shtetit tonë.
Por ajo që kanë nënshkruar Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa tejkalon çdo marrëzi që lëviz me dy këmbë.
Veprimi i tyre është thjesht jo vetëm poshtërsia më e madhe njerëzore, por edhe tradhtia më e lartë kombëtare.
Prandaj ne duhet të kemi forcën fizike dhe mendore për të rezistuar me çdo kusht kundër kësaj tradhtiae, sot ose kurrë, sepse edhe fëmijët dhe nipërit tanë do të na urrejnë dhe mallkojnë nëse nuk e bëjmë këtë.
Pothuajse nuk ka shqiptar që nuk e do Jo Bidenin, George W Bushin, Bill Clintonin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por jam gjithashtu i sigurt se shumica absolute e shqiptarëve nuk janë gati të dorëzohen para kërkesave imorale dhe të pandershme të politikanëve të korruptuar amerikanë, të cilët nëse jo nesër, të paktën pasnesër do të dalin para gjykatësve më të rreptë amerikanë për korrupsion dhe tradhëti ndaj interesave kombëtare.
Sepse nesër ose pasnesër ata do të zhduken nga jeta politike amerikane dhe ndërkombëtare, por neve do të na lënë pas, të keqen dhe vuajtjen më të madhe.

Serbia, po e bind (rrejshëm) Ameriken për Asociacionin, derisa ne po merremi me fajsinë tonë të brendshme!

0

1. Duke përdorur një metodë të sofistikuar sociologjike (Analizën e Përmbajtjes) që më shërbeu për t’i analizuar; skenat dhe prapaskenat e zhurmes, tollovisë dhe sidomos “yryshit” të ca opozitarëve serbë dhe padyshim “gjuhës së trupit” tē Presidentit serb, e padyshim edhe prirjen (pēr ta përdorur rrenën për qëllime dhe interesa shtetërore e kombëtare!) e mentalitetit politik serb nëpër gjithë historinë e tyre, PO MË DALIN ca të GJETURA interesante se; krejt gjurulldia e ndodhur në parlamentin serb, bashkë me publicitetin që ai mori në medie lokale serbe, por edhe ato ndërkombëtare, ishte në fakt; një SKENAR dhe një farsë e organizuar politike! Sepse, e gjithë ngjarja” u zhvillua si në filmat e trillerit holifudian, ndërkaq, u menaxhua (nga opozita) dhe u kontrollua (nga qeveria)! Skenar që për imperativ e kishte; të bindet m, por edhe të fitohet përshtypja e ndërtohet perceptimi i publikut të brendshëm dhe atij të jashtëm, PËR (kinse rezistencën e brendshme të opozitës serbe!) REFUZIMIN E PLANIT FRANKO-GJERMAN!

2. Kjo çfarë po them, për dikend duket sikurse një skenar i trilerit ala hiçkokian, ku ngjarja nuk kuptohet edhe pas mbarimit të filmit!? Qe po ua japi ca argumente logjike; Argumenti i parë; Puna e konsenzusit dhe e bekimit të brendshëm politik, social, fetar, civil e mediatik që Presidenti serb e mori qysh gjatë mandatit të parë qeverisës. A ju kujtohen fjalimet e tija të zjarrta dhe satisfaksioni që ai e bënte para karizmes dhe autoritetve fetare serbe. Siç po ma sugjeron “dioptria” e Analizës së Përmbajtjes, krejt kjo “lojë”, ka për imperativ ; FORCIMIN pozicioneve të Aleksandër Vuçiqit, karshi Washingtonit dhe Brukselit, lidhur me Asociacionin (lexo; komplet marrjen e veriut të Kosoves; lexo, humbjen e 25% të gjithë territorit të Kosovës; lexo, humbjen lexo; kontrollin dhe menaxhimin e pasurive (mbi)tokësore e ujore si Ujmani dhe Trepça, me vlerën e kalkuluar nga ekspertët e Bankes Botërore prej 500-1500 miliarda euro!?) .Argumenti i dytë; Si mund të shpjegohet prania kriminelit Millan Radojçiq në Parlamentin serb, (kur dihet se i njejti ështē i dyshuar për veprime të shumta kriminale, midis tjerash edhe për vrasjen e liderit tē serbëve të Kosovës të ndjerit Oliver Ivanoviç) i cili njihet si shumë i afërt me Vuçiqin po edhe me opozitën serbe!?. Kur dihet se ky person është i vendosur edhe në „listën e zezë“ të SHBA-ve. Pastaj, kush e ka përcjellë gjithë debatin parlamentar serb, ka mund të hetoj se aty fare nuk u përmend as edhe me një fjalë e vetme; as viktimizimi, as heroizmi, as krimet, as ndjekjet as persekutimet, as shkatërrimet, e serbëve?! Përkundrazi, presidenti serb mbajti fjalim për opozitën e tanishme serbe (pothuajse inekzistente e minore, sidomos në këtē mandatin e dytē) sikur të ishin këto vitet e pasluftës në Kosovē dhe sikur të ishte President Voisllav Koshtunica, kur liroi “1800 terroristë shqiptarë“, në mesin e të cilëve edhe Albin Kurtin. Argumenti i tretë, se e gjithë gjurulldia e zhurma për kinse “sulmin” ndaj Presidentit Vuçiq në Parlament, (ishte skenar i përgaditur me aminin e opozitës, medieve, shoqërisë civile, po edhe bekimin e Kishës Orthodokse serbe) ka të bëjë edhe me një moment tjetër të dyshimt kur Vuçiqi e ripërsëriti (instinktivisht me tre gishta!) para deputetëve të partisë së tij (lexo; statistëve militant të trilerit të inskenuar) po edhe gjithë qytetarisë serbe, se “kurrën e kurrës nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, dhe se kurrë nuk do tē lejoj antarësimin e Kosoves nē OKB”.

3. Në anët tjetër nuk duhet harruar kurrē, që krejt “rezistenca” për mosnjohje, po edhe për zhagitjen e gjithë procesit tē “dialogut” (lexo; negocimit de facto dhe de jure) mes Kosoves dhe Serbisë, ishte (dhe ende mendoj se mbetet me faktin e pranimit tē planit franko-gjerman) blerja e kohës! Që ka shumë kuptime; kuptimi që Serbia tē rezizistoj, derisa të lodhen ndërkombëtarët; kuptimi që të fragmentarizohet spektri politik kosovar dhe të bëjë koncesione ndaj Serbisë; kuptimi që Rusia mund të dal fituese në invazionin mbi Ukrainën! Por, sipas gazetës gjermane Welt, thuhet se perëndimi edhe mund të humbas ndonjë “betejë”, (por, për bindjen time asnjëherë, gjithë luften”) me Rusinë. Korrespondentja e Velta Maria Droste, këtë humbje të “betejave” e shpjegon si pasojë e; zgjërimit konfliktit në territorin e Evropës: mundësisë që Rusia ta shprazë arsenalin e vetë luftarak të prodhuar gjatë kohës së “luftës së ftohët”; posedimit të armëve të mjaftueshme; dhe e luftës hibride. Pra, Serbia, ka shumë gjasa që “lojën” dhe inskenimet që i luajti i “teatrin” e aules parlamentare, t’i pērdor si “levë” për ti “qitë hi syve” (lexo; për të”blerē”kohēn e nevojshme…) deri sa tē fitohet lufta me Rusinë në Ukrainë!? Dikush mund të thotë, se “amerikanët e kanë nuhatur këtē rikonfigurim gjeopolitik dhe për këte shkak dëshirojnë t’ia bëjnë Serbisë një koncesion, duke ia dhuruar asaj krejt veriun (përmes Asociacionit) në mënyrē që ta largoj ate nga “ylli polar” rus!? Këte nuk e dimë, por, shpresoj qē mos të ndodh kēshtu, ngase, jam shumë i bindur qē Serbia, do e tradhtoj Amerikën si thuhet… në “kthesën e parē”! Në ndërkohë, frikësohem shumē se Amerika, mund t’i humb shqiptarët besnikē në krahun e saj?! Historia na mëson se miqësia, aleanca po edhe lidhja kulturore e fetare me perandorinë otomane, anipse, ishte qindravjeçare mbaroi vetëm shkaku i fragmentarizimit të interesave dypalëshe! Perandoria për ta ruajtur status quon (që tashmë ishte bërë kancerogjen për gjithë rajonin e Ballkanit) e dominimit të saj të zbehur dhe në krizë, ndërkaq, shqiptarët për shkakun e ambicieve dhe synimeve për ta krijuar shtetin e tyre ashtu sikurse gjitha kombet tjera ballkanike…

Historia na mëson se miqësia, aleanca po edhe lidhja kulturore e fetare me perandorinë otomane, anipse, ishte qindravjeçare mbaroi vetëm shkaku i fragmentarizimit të interesave dypalëshe! Perandoria për ta ruajtur status quon (që tashmë ishte bërë kancerogjen për gjithë rajonin e Ballkanit) e dominimit të saj të zbehur dhe në krizë, ndërkaq, shqiptarët për shkakun e ambicieve dhe synimeve për ta krijuar shtetin e tyre ashtu sikurse gjitha kombet tjera ballkanike…

Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët

Nga Behlul Jashari, korrespondenti në Kosovë
MITROVICË, 4 Shkurt 2023
Në veriun e  Mitrovicës tani me shumicë serbe,  para 23 viteve, natën e masakrës mes 3 dhe 4 Shkurtit të vitit 2000, janë vrarë 10 shqiptarë e plagosur 25 të tjerë, ndërsa u dëbuan nga shtëpitë e veta me dhunë vetëm brenda asaj nate rreth 100 familje shqiptare, e brenda muajit 1564 familje me gjithsej 11.394 anëtarë.

“Pasojat e sulmeve kriminale serbe të asaj nate në lagjet veriore të Mitrovicës ishin të tmerrshme. Dhunshëm u dëbuan nga pronat shqiptarët dhe në këtë mënyrë ajo pjesë u spastruar etnikisht dhe u ndryshua realiteti, duke u bërë serbët shumicë, që deri atëherë ishin pakicë”, është theksuar në veprimtaritë e përvitshme përkujtimore.

Në Mitrovicë, qytetin më të madh verior të Kosovës, masakra e para 23 viteve ndodhi pas luftës së përfunduar në Qershorin e vitit 1999, ndërsa gjatë luftës janë vrarë 455 shqiptarë,  nga moshat 2 muaj e deri 89 vjet, janë zhdukur 279 dhe janë plagosur 450 shqiptarë. Janë rrënuar  9540 shtëpi shqiptare.

Sot, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23 vjetorin e dy ditëve të tmerrit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Presidentja Osmani ka shkruar:Dhjetë qytetarë shqiptarë të vrarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq nga banda të armatosura serbe, 25 të plagosur ndërmjet 3-4 shkurtit të vitit 2000, sikurse edhe 1664 familje të dëbuara me gati 12 mijë anëtarë nga pjesa veriore e Mitrovicës, mishërojnë kujtesën dhe nevojën për drejtësi.Në 23-vjetorin e ditëve të tmerrit në këtë pjesë, thirrja për drejtësi është nderim për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit.

Qoftë i përhershëm kujtimi për viktimat e drejtësia synim i vazhdueshëm deri në vënien e autorëve para përgjegjësisë!
Forhåndsvisning av bilde

Boshnjakët e Novi Pazarit dhe shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kërkojnë reciprocitet të të drejtave

0

Prishtinë, 4 shkurt 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Këshilltaren Politike të Kryeministrit, Ardita Sinani pritën sot përfaqësues politikë të komuniteti boshnjak e shqiptar që jetojnë nën Serbi.

Nga delegacioni i SDA Shanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi, dhe dy deputetët tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamovic dhe Selma Kucevic, kryeministri Kurti u njoftua për brengat dhe problemet me të cilat ata ballafaqohen.

Me përfaqësuesit boshnjakë dhe shqiptarë u diskutua edhe për elementet përbërëse të propozimit evropian për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të drejtat e komuniteteve joshumicë në shtetet tona pasqyrojnë demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri. Për dallim nga Serbia që nga Freedom House klasifikohet si shtet me regjim hibrid, Republika e Kosovës është shtet demokratik me të drejta dhe liri për të gjithë, theksoi Kryeministri Kurti. Ai shtoi se komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian.

Tre deputetët në Kuvendin e Serbisë që pranojnë Kosovën e pavarur, Enis Imamovic, Selma Kucevic dhe Shaip Kamberi, së bashku me Dr. Sulejman Ugljanin, potencuan që janë të pakënaqur me statusin e boshnjakëve dhe shqiptarëve në përgjithësi e posaçërisht në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë. Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës.

U pajtuan se për paqe të qëndrueshme dhe siguri në Ballkanin Perëndimor duhet të ketë simetri të drejtash, dhe jo qasje privilegjuese ndaj një pakice apo komuniteti.

Ndihmojeni Baki Ymerin nga Bukureshti, kreshnikun e kulturës shqiptare që ka nevojë për ndihmë humanitare…!

0

Bukuresht, 04.02.2023

Nga: Redksia e Drinit

(www.drini.us)

Bukureshti ka nevojë për ndihmën Tuaj! Alush Kamberi shkruan: Humaniteti është shkëlqim i shpirtit njerëzor. Baki Ymeri është një kreshnik i kulturës shqiptare që ka nevojë për ndihmë humanitare. Duke e kujtuar figurën e madhe të Nikolla Naços, me të cilin unë e identifikova Baki Ymerin, konstatoj se përkushtimi i tyre kombëtar, si dhe vuajtjet dhe sakrificat e tyre janë identike.

Bakiu jeton dhe vepron aty ku shkëlqente shqiptaria. Ai vazhdon të jetojë fare i vetmuar, në kushte shumë të vështira ekonomike dhe shëndetësore, pa kurrfarë të ardhurash. Nuk ka as rrogë e as pension.

Përpos vullnetit të jashtëzakonshëm për t’i afirmuar vlerat kombëtare, nuk ka guxim ta bëjë publik faktin se është duke e përjetuar varfërinë pa u dorëzuar para fatit, siç e patë përjetuar këtë situatë edhe Asdreni në kohën e tij! Pse? Sepse ai ende nuk ka arritur t’i paguajë shpenzimet e ndryshme që ka (qeranë e banesës, dritën elektrike, borxhet etj.) Por, ja që ai vetë, nuk e thotë dot këtë të vërtetë! Nuk e thot as të vëretën se nuk ka as televizor, as telefon performant dhe as para për ta reparuar tavanin e grisur si pasojë e të cilit i bie shiu në shtrat.

Si do që të jetë, Bakiun nuk duhet ta lëmë që të vuajë, sepse i kemi borxh, si komb! Pse e meriton përkrahjen tonë? Sepse ky bir i Shipkovicës krenare e ka afirmuar kulturën tonë në gjuhë të huaja, e ka sensibilizuar kauzën e Kosovës gjatë periudhës së saj më të vështirë (1998-99), i ka përkthyer 100 poetë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora në gjuhën rumune, e ka bërë të njohur Nënë Terezen kur ne shumë pak dinim për biografinë e saj, e ka pasuruar Bibliotekën Kombëtare të Kosovës me vlera të vjetra shqiptare, e ka shkrirë jetën për një ideal të shenjtë.

Prandaj, Ju lus ta ndihmojmë!

Dorëzimi i (pa) pritur i Albin Kurtit!

0

Florim Zeqa

Albin Kurti i ardhur në pushtet me kauzen e kundërshtimit të “Zajednices”, e ka vendosur të mbetet në pushtet me zbatimin e marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013 në Bruksel për Asociacionin e komunave me shumicë serbe!

Nga JO e madhe, në po e vogël e Kurtit

Albini i zhgënjeu të gjithë! “6 kushtet e Kurtit” janë proces i pranimit të Asociacionit.

Kërkesa për ndryshim të emrit të Asociacionit, por jo edhe të përmbajtjes së marrëveshjes së 19 prillit 2013, e shpërfaqë dorëzimin e Kurtit në përballje me Serbinë!

E kuptoj presionin e madh ndërkombëtar dhe pamundësinë e parandalimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në veri, por nuk mund ta kuptoj ndryshimin epokal te Albin Kurti, përkatësisht transformimin e tij nga një ‘nacionalist i përbetuar’ në politikan të moderuar sipas orekseve serbe dhe mbështetësve të tyre ndërkombetar.

Ky reagim i imi nuk eshte si opozitar, por si qytetar i zakonshem i këtij vendi dhe si analist i paanshëm dhe pavarur politikë.

Personalisht kam pritur që kryeministri i vendit tim, të pakten kur është në pyetje “Zajednica” nuk do të bëjë lëshime, por do t’iu qëndroj besnik parimeve njerëzore dhe premtimeve politike me të cilat është ardhur në pushtet!

Mirëpo, për fatin e keq të vendit tonë, edhe Albini e ndjeku rrugën e pararendësve të tij politik, duke i qëndruar besnik pushtetit dhe jo shtetit, duke i qëndruar besnik egos personale e jo premtimeve të dhëna para qytetarëve të vendit!

Albini i zhgënjejë të gjithë, por edhe mua si analist politik, nga i cili, më parë e ka pritur dorëheqjen sesa dorëzimin, më parë e kam pritur ‘fundin e botës’ sesa pranimin e “Zajednicës”!

Ah, i embëli pushtet shumë burrat e mirë i lakove, i bërë horë dhe i dorëzove

Urojmë të jetë ky “mohikani” i fundit që nënshtrohet nga privilegjet e pushtetit.

Me Albin Kurtin, Kosova do të vazhdoje rrugetimin e saj politik dhe shtetëror me sovranitet të cunguar dhe integritet territorial të ngushtuar.

Gjashtë pikat nuk janë kushtet e kundërshtimit, por të dorëzimit politik të Albin Kurtit!

Dorëheqja e Albin Kurtit do të ishte akt burrërie dhe guximi, akt trimërie dhe qëndrese politike.

Albin i zhgënjeve të gjithë, por më së shumti ata që besuan në retorikën boshe dhe frazeologjitë tuaja mashtruese.

Albin tani pushtetin do ta mbash deri në fund të mandatit politik, por do ta mbash me turp e jo me krenari, për shkak se edhe ti ju bashkangjite vargut të gjatë të vasalëve politik të Serbisë.

Albin për mbajtjen e pushtetit e humbe dinjitetin njerëzor dhe besimin e qytetarëve!

Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani, Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri dhe Familja Vojinović

Nga Dr. Qazim Namani, Prishtinë

Rrugët e vjetra që kalonin nëpër Dardani:

Mbretëria e Dardanisë u krijua në pjesën qendrore të Gadishullit Ilirik. Nëpër territoret e Dardanisë kalonin shumë rrugë të rëndësishme antike e gjeostrategjike, sepse si rajon i pasur me minerale në këtë trevë u kryqëzuan rrugët që  kanë lidhur lindjen me perëndimin dhe pjesën bregdetare të Adriatikut  me atë kontinentale.

Se Dardania ishte e pasur me minerale, dhe se eksportonte prodhime nga metali, dhe mallra tjera kemi njoftime edhe nga autorët antik. Nga kjo kuptojmë se metalet  dardane (Metalli Dardanici), dhe mallra tjera që janë eksportuar përmes rrugëve që kanë ekzistuar, Nish-Lezhë, përmes segmentit rrugor  Ulpianë-Shkup-Selanik, Nish-Ulpianë-Vushtrri-Municipiumi D.D, dhe rrugë tjera tregtare që kalonin nëpër territorin e Kosovës së sotme.

Burim i rëndësishëm për studimin e rrugëve gjatë periudhës romake, janë të ashtuquajtura itineraret (nga latinishtja rrugë), të cilat paraqesin lista rrugësh në harta grafike. Deri me tani, janë të njohura itineraret e Antonit dhe ai i Buraigalës. Në kohën romake ishte e rëndësishme dhe “Tabula Peutingeriana”, tabelë grafike, në të cilën janë shënuar shumë rrugë ndërkontinentale. Në këtë tabelë janë të shënuara edhe rrugët që kalonin nëpër Kosovë siç janë rrugët: Nish-Lezhë, Nishë –Shkup etj. Në bazë burimeve dhe të  dhënave për kohët e antikitetit në Perandorinë Romake, rrugët ishin të kategorizuara, në rrugë të rendit të parë (Via militaris apo Via publica) dhe rrugë lokale të cilat quheshin (Via e Vicinales).

Si rrugë Via militaris apo Via publica, që kalonte nëpër territorin e Kosovës së sotme (Dardani qëndrore), konsiderohet rruga Lissus-Naissus, dhe ajo që lidhte Dubrovnikun (Raguza) me Shkupin (Scupi) dhe me Selanikun (Thessalonica).

Rruga Lezhë-Nish dhe shumë rrugë tjera që kalonin nëpër Dardani bënin lidhjen, e  porteve detare të Adriatikut me portet detare në Detin e Zi, Detin Egje, me portet në lumenjtë Danubin e Savën, me Transilvaninë, fushat pjellore të Rumanisë, të Rusisë jugore etj.

Rrugë tjera me rëndësi që mund ti veçojmë në Mbretërinë e Dardanisë janë:  Rruga që vinte nga Tivari, Budva, Kotori dhe zbrite në Pejë, pastaj rrugët antike e mesjetare që vinin nga Kroacia e Bosna, të cilat kalonin nëpër luginën e lumit Ibër, duke kaluar nëpër Municipiumin D.D, Mitrovicë, Vushtrri, dhe lidheshin me rrugën Nish-Lezhë në Ulpianë, Janjevë.

Në afërsi të Ulpianës, tek stacioni apo udhëkryqi Vicianum (Fshati Uglarë, në afërsi të Ulpianës), kryqëzoheshin rrugët më të rëndësishme që qonin pastaj në drejtime të ndryshme, por është me rëndësi të ceket se nga Ulpiana rruga që shkonte në drejtim të Shkupi, ishte një rrugë e rëndësishme që lidhej me rrugën e njohur Via Egnatia, e cila kalonte afër Manastirit të sotëm.

Rruga tjetër Nishë-Shkup, e cila është shënuar vetëm pjesërisht në Tabula Peutingeriana, e që shkonte nëpër një varg lokalitetesh të antikës së vonë, në rrethinën e Lebanës së Leskocit, nëpër Medvegjën e sotme, i kalonte malet e Gallapit dhe hynte në pellgun e Moravës së sipërme, duke u bashkuar në fshatin Runjevë, në afërsi të vendbanimit antik Stationit Vectigalis Illyrici afër Kaçanikut, me rrugën që vinte prej Ulpianës e cila qonte në Shkup.

Për ekzistencën  e segmentit të rrugës Ulpiana, përkatësisht Veclanum-Scupi, na dëshmon një gur miliar i gjetur në fshatin Runjevë të Kaçanikut (CIL III 8158) i cili i është kushtuar Jupiterit nga Vilicus-i Talion.

Fig. 1 dhe 2- Rruga e vjetër Nish -Lezhë e shënuar në Tabulapeutigerianë, dhe rrugët tjera Nish –Shkup, që kalonin nëpër Justiniana Prima

Mbi gjurmët e shumë rrugëve dhe urave antike, gjatë periudhës së mesjetës u ndërtuan ura prej gurit e të cilat sot në Kosovë konsiderohen si ndër monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe historike.

Këto ura ishin të ndërtuara  në stilin romanik të arkitekturës së ndërtimit, ashtu sikurse urat tjera të ndërtuara mbi lumenjtë më të mëdhenj të Gadishullit Ilirik.

Nga burimet historike kemi të dhëna për ndërtimin e urave gjatë antikitetit, e sidomos gjatë periudhës romake, kur në vendbanimet ilire ishte zhvilluar xehetaria e tregtia me vendbanimet fqinjë tej lumit të Danubit , Drinit, Savës, Moravës e Vardarit.

Nga burimet historike ndër urat më të rëndësishme që përmenden gjatë sundimit romak, janë ura e ndërtuar nga perandori Trajan në Klladovë mbi lumin Danub, dhe ura e ndërtuar mbi lumin e Nishit, pranë këtij qyteti.

Fig 3. Dëshmi nga burimet serbe për ndërtimin e urës mbi lumin Danub, gjatë sundimit të perandorit Trajan.

Po ashtu nga burimet serbe të publikuara në literaturën serbe, mësojmë për nderimin e urave gjatë periudhës romake edhe mbi lumin Nishavë afër Nishit dhe në lumenjtë tjera përgjatë rrugës që vinte prej Beogradit të sotëm, për në qytetin e Selanikut dhe qyteteve në Bullgarinë e sotme (Shih. Fig. 4).

Fig 4. Dëshmi nga burimet serbë për ndërtimin e urave gjatë periudhës romake, mbi lumenjtë përgjatë rrugës Beograd-Selanik

Gjatë hulumtimeve arkeologjike, gjurmë të ndërtimit të një ure të vjetër, gjatë periudhës romake janë zbuluar edhe mbi lumin Ibër, pranë municipiumit D.D, te Soçanica (Shih fig. 5).

Fig. 5. Dëshmi për zbulimin e gjurmëve të urës së ndërtuar gjatë periudhës romake mbi lumin Ibër afër Municipiumit D.D.

– Ura e Gurit në Vushtrri:

Në këtë punim po ofrojmë disa të dhëna për Urën e Gurit në qytetin e Vushtrrisë, që është njëra ndër urat më të rëndësishme të ndërtuara në rrugën që vinte nga Bosnja e Dalmacia nëpër luginën e lumit Ibër e Sitnicë për tu lidhur pranë Ulpianës me rrugën Nishë-Lezhë.

Kjo rrugë e antikitetit, që vinte prej Adriatikut dhe Danubit, kalonin nëpër gryka të lumenjve, andaj ishte nevojë e kohës ndërtimi i urave që në kohët më të lashta, andaj edhe sot Ura e Gurit në Vushtrri konsiderohet ndër urat më të vjetra që janë ruajtur në Kosovë.

Përveç kësaj në shtratin e disa lumenjve tjerë, janë zbuluar gjurmët e shtyllave të urave edhe në disa vende tjera, që ishin ndërtuara qysh nga kohët më të lashta e deri në mesjetën e vonë.

Ura e Gurit e ndërtuar mbi lumin Sitnicë në qytetin e Vushtrrisë, kishte një rëndësi të veçantë për rrafshin e Kosovës sepse mundësonte lidhjen e dy qyteteve antike Ulpianës dhe Municipiumit D.D, në Soçanicë, si dhe vendbanimeve tjera antike në rrafshin e Dukagjinit, Drenicës me vendbanimet në fshatrat e Shalën dhe me Vendenisin e Bollasicën në rrjedhën e  lumit Llap. Është me rëndësi të dihet se edhe përgjatë rrugës që e lidhte Vendenisin me qytetin e Vushtrrisë,  në fshatin Lupçë, është zbuluar një gurë milja.

Besohet se kjo urë, është ndërtuar që në kohët e antikitetit, duke pasur më vonë disa ndërhyrje për mirëmbajtjen e saj edhe në periudhën e hershme mesjetare, por edhe pas pushtimit osman të Kosovës.

Për fat të mirë, ura deri në ditët e sotme e ka ruajtur stilin e hershëm romanik të ndërtimit para shekullit të XII, duke u veçuar si objekti me i vjetër arkitektonik i kësaj gjinitë ndërtimit. Karakteristik e kësaj ure janë, muret me blloqe të mëdha të gurëve të latuar, dhe parmakëve anësor po ashtu të punuar nga gurët e gdhendur, që ishin vendosur mbi urë, dhe përforcuar me plumb të shkrirë në të dy anët, gjatë gjithë gjatësisë së urës. Te kjo urë deri më tani nuk janë vërejtur simbole të gdhendura në gurë, ashtu siç vërehen te disa ura tjera mesjetare të ndërtuara në Budisalc të Klinës dhe në Gjakovë, gjatë periudhës osmane.

Ura e vjetër e Gurit në Vushtrri gjendet në anën jug-perëndimore të kështjellës së qytetit, në një distancë prej rreth 300m.

Kjo urë është një ndër urat më të vjetra të ndërtuara, që sot ruhet si monument kulture në Kosovë.
Për vendbanimet e Kosovës së sotme, kronisti osman Evlija Çelebiu gjatë udhëtimeve të tij nëpër trevat shqiptare në mesin e shekullit XVII, ka lënë disa të dhëna me interes për vendbanimet dhe popullatën shqiptare në Kosovë.

Çlebiu kur e përshkruan rrjedhën e lumit Llap thotë se rridhte prej Albanie, dhe derdhej në lumin Sitnicë pranë Vushtrrisë, ku përmes qytetit të Mitrovicës derdhej në Lumin Morava.

Çlebiu, për strukturën e popullatës së qytetit të Vushtrrisë shkruan se nuk dinin të flasin gjuhët sllave, por ata flasin në gjuhen shqipe dhe turke. Siç shihet Çlelebiu, njofton se në shekullin XVII, në qytetin e Vushtrrisë nuk kishte popullatë sllave (Shih. Fig. 6).

Fig.6.  Dëshmi se gjatë shekullit XVII, në qytetin e Vushtrrisë, nuk flitej gjuha sllave por flitej gjuha shqipe dhe turke.

Bazuar në incizimet dhe studimet e para të urës, që janë bërë në shekullin XX, duke filluar në vitin 1953, është thënë se Ura i kishte 9 harqe, se ishte e gjatë 135 m  dhe e gjerë 6 m.

Kronisti francez Ami Bue e përmend këtë urë në vitin 1838, kur lumi Sitnica kalonte akoma nën këtë urë.

Pak vite pasi Ami Bue shkruan për këtë urë, gjatë viteve dyzeta të shekullit XIX, nga vërshimet e shumta, lumi Sitnica e ndërroi shtratin, duke u zhvendosur pak metra më në jug të urës, kështu që prej asaj kohe, Ura e Gurit në Vushtrri, mbeti pa lumë. Prej asaj kohe kjo urë ishte jashtë funksionit të saj. Në vitet e më pasme ura kishte pësuar mjaftë dëmtime në parapet, për shkak se përdorej nga qytetarët për ngarkim dhe shkarkim të mallrave. Nga vërshimet e më vonshme disa harqe të urës u mbuluan tërësisht me dhe

Sipas burimeve të shkruara Ura është rinovuar në shekullin XVIII.

Shtrati i Sitnicës, me prurje të ujit gjatë stinës së Pranverës, nuk është i qëndrueshëm. Gjatë vërshimeve shpesh here ky lum, mbulon një pjesë të fushës në mes qytetit të Lipjanit dhe Mitrovicës, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Fig. 7 dhe 8 , Ura e Gurit në Vushtrri

Teknika e ndërtimit të kësaj ure është e përsosur. Qemerët janë të ndërtuar me blloqe gurësh vendor, dhe janë dy ngjyrësh kuq e bardhë, fugat ndërmjet gurëve janë të përforcuara me plumb të shkrirë dhe kunja metalik.

Valter Shtylla, në studimet e tij për këtë urë shkruan se: Parapeti i Urës së Gurit në Vushtrri, është i lartë 90 cm dhe i gjerë 60 cm, i cili është realizuar me blloqe guri, që fiksohen në taban me kunja metalike, ngulur në plumb të shkrirë. Ai mendon se ura është ndërtuar para shekullit të XII.

Serbët, pa kurrfarë mbështetje shkencore, e kanë falsifikuar historikun e kësaj ure, dhe e kanë publikuar në shumë punime shkencore. Të dhënat e tyre mbështeten gjëja në gojëdhënat e popullatës të mbledhura gjatë shekullit XIX.

Ura e Vushtrrisë, sipas literaturës serbe është quajtur “Ura e Vojinoviqve”, me këtë emër e hasim dhe në librin “Kosova, dikur dhe sot”, të botuar në Beograd më 1973 ku, midis tjerash, thuhet se urën dhe kështjellën i ndërtuan në shekullin XIV feudalët “Vojinoviqët”.

Studiuesit serbë e pranojnë faktin se për këtë të dhënë mbështeten vetëm gjëja në gojëdhëna të popullatës. Nga kjo kuptojmë se ky emërtim nuk ka kurrfarë baze shkencore, por është gojëdhënë e shpikur (sajuar) si shumë gojëdhëna tjera në shekujt XIX dhe XX.

Po ashtu, “Ura e Vojinoviçve”, në Vushtrri, është quajtur edhe nga ekspertët e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve në Beograd, në kohën kur u bënë incizimet e para arkitektonike në vitin 1953.

Fig. 9 dhe 10,  Incizimi i Urës, dhe studimi i saj në vitin 1953

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, gjatë vitit 2017, bëri gërmime arkeologjike, ku u vërtetua se ura i kishte pasur edhe dy harqe tjera të mbuluara me dhe, mirëpo nuk janë bërë hulumtime të mëtejme për të vërtetuar numrin e saktë të harqeve. Mendohet se ura i kishte gjithsejtë 12 Qemerë.

Sipas të dhënave por edhe nga fazat e restaurimit, mendohet se ura kishte pesë qemerë, por që me kohë gjatë restaurimit të saj ishin shtuar edhe disa shtatë qemerë tjerë.

Foto. 11 dhe 12. Zbulimi edhe i dy harqeve të urës në vitin 2017

Foto. 13 dhe 14. Pamje të Urës, të realizuara ndër vite.

-Familja Vojinoviç, Ura e Gurit në Vushtrri dhe emërtimi si “Ura e Vojinoviqëve”:

Tani të shohim se si është krijuar gojëdhëna se ura është ndërtuar nga Vojinoviqët. Shtohet pyetja se kush ishin Vujinoviqët? Bazuar në burimet e shkruara për këtë familje mendojmë se Vujinoviuqët ishin familje shqiptare nga rrethina e Vushtrrisë, që si shume familje tjera në mesin e shekullit XIX, u shpërngulën në Smederevë. Pas vendosjes në Smederevë, kryefamiljari e ndërron emrin nga Gjon në Jovan Vujinoviqi. Jovani pasi shkoi në Smederevë u dërgua për tu shkolluar në Rusi, dhe atje e mbaroi shkollën ushtarake. Pasi që Jovani u kthye prej Rusisë ai punoi si nëpunës në administratën e përgjithshme shtetërore për taksa, ndërsa më vonë gjatë Luftërave Ballkanike, para Luftës së Parë botërore, punoi si kryetar komune në Mitrovicën e Kosovës.

Jovani ishte i martuar me Sofijen, po ashtu bijë e një familje shqiptare nga rrethina e Vushtrrisë, që po ashtu ishte shpërngulur në Smederevë.  Sofija vdiq e re. Jovani me Sofijen e kishin një djalë që e pagëzuan me emrin Kosta. Pas vdekjes së Sofijës , Jovani u martua por Kosta kurrë nuk e pranojë njerkën e tij. Kosta jetoi kryesisht me familjen e nënës së tij, dhe te xhaxhai i tij Panta Grujić, që ishte një oficer i ushtrisë serbe (që ishte komandant i Divizionit Morava gjatë Luftës së Parë Botërore), i cili për aksionet e tij mori shumë çmime dhe gradën e gjeneralit). Kosta si i ri kishte dëgjuar për historinë e serbëve, dhe luftërat për krijimin e shtetit serbë, nga babai dhe xhaxhai i tij Panta Grujiçi.

Siç shihet babai i Kostës, Jovani dhe  axha i tij Panta, edhe pse ishin vëllezër nuk i kishin mbiemrat e njëjtë. Gjatë shekullit XIX, e XX, shqiptarët që  e ndërronin identitetin në sllav, grek apo në turq, mbiemrat i merrnin sipas administratës së shteteve ku jetonin. Nga kjo kuptojmë se mbiemri i familjes Vojinovic, nuk ishte një mbiemër që kjo familje e trashëgonte shekuj më parë.

Kosta e fillojë shkollën fillore deri në klasën e gjashtë në Smederevë, ndërsa prej klasës së gjashte i vijon mësimet në Beograd, pasi që babai i tij Jovani ishte punësuar në një firmë austriake.

Me ndihmën e babait të tij Kosta vazhdoi studimet në fakultetin e Biznesit në Universitetin e Vjenës. Pas diplomimit Kosta është kthyer të punojë në Serbi, në qytetin e Vrajës ku punonte edhe baba I tij. Kosta në Vrajë e themeloi një organizatë të biznesit tregtar së bashku me kunatin e tij Dusan Kalcic. Kosata sa qëndrojë në Vrajë u shoqërua me njësitë guerile serbe që e kishin themeluar njësitin e tyre në atë qytet. Bordi Qendror i Organizatës Cetnike Serbe në Vraje ishte aktiv në atë kohë, dhe organizonin aksione të  armatosura çetnike Brenda territorit të P, Osmane. Disa nga luftëtarët më të shquar aktivë në atë kohë ishin: Jovan Babunski, Jovan Dovezenski, Vasilije Trbić, Pavle Mladenović, Vojislav Tankosić, Savatije Milošević, Doksim Mihailović, Đorđe Skopljanče, Vojin Popović, etj, që vepronin në fshatrat e Maqedonisë së sotme, dhe kryenin vrasje të organizuara kundër popullatës myslimane shqiptare.

Kosta mori pjesë si ushtar në luftërat ballkanike në qytetin e Kumanovës e deri në qytetin e Manastirit. Pas pjesëmarrjes në luftërat ballkanike ai u kthye për të vazhduar biznesin e tij në Vrajë. Gjatë Luftës së Parë Botërore Kosta si vullnetar u bashkua me njësitin që komandohej nga Vojin Popović (i njohur si “Vojvoda Vuk”). Ai ishte pjesëmarrës në luftën kundër austriakëve në lumin e Drinës, në Macva dhe në mbrojtje të Beogradit kur mori gradën toger rezervë. Ai mori pjesë në betejën e Kolubarës dhe në malin Čemernik në drejtim të Bullgarisë. Në këtë betejë ai plagoset, dhe i plagosur kthehet në fshatrat e rrethinës së Vushtrrisë te familja e Ali Shalës. Ali Shala ilegalisht e dërgojë Kostën deri te baba i tij Jovani në Mitrovicë, i cili në atë kohë ishte kryetar i komunës së Mitrovicës.

Pas shërimit të tij, ai punoi si furnizues zhavorri për nevojat e njësive inxhinierie austriake, me ndihmën e komandantit të xhandarmërisë që jetonte në shtëpinë e babait të tij. Por paraqitjet e tij publike kundër austriakëve për të ju shmangur arrestimit, atij iu desh të ikte në malet e Kopaonikut (Albanikut). Në mes të gushtit 1916, në bashkëpunim me Uroš Kostić Rudinacin e formuan një njësit prej 50 çetnikësh.

Foto. Kosta Vojinoviç- Kosovac dhe Urosh Kostiç Rudinaci (me veshje kombëtare shqiptare)

Në malet e Kopaonikut, ky njësit vrau 30 xhandarë afër fshatit Babice dhe 42 ushtarë afër Treskës. Kosta Vojinoviçi u takua me Kosta Pećancin për herë të parë në 8 nëntor të vitit 1916 në fshatin Spancë.

Kosta në Mitrovicë i zhvillon aktivitetet e tij me grupin e çetnikëve që ishin aktiv në atë rajon. Ai iu bashkua grupit të Uroš Kostić Rudinacit, Aleksandar Piperit, Vlajko Vladisavljevićit, Proko Planićit dhe Radomir Gašićit (Gashi). Ky grup organizoi sulme në stacionin policor të qytetit të Mitrovicës dhe komunën në Sllatinë të Ibërit. Në njërin nga aksionet e Uroš Kostić Rudinaci me shokët e tij, u vra më 28 janar 1917 nga Arif Lisica.

Në Obiliq më 21 shkurt 1917. ai mori titullin duk. Vojinović mori pjesë në luftimet kundër bullgarëve  te Kurshumlija, që u zhvilluan më 26 shkurt të vitit  1917.

Pas vrasjes së të Uroš Kostić Rudinacit, Kosta Vojinovici- Kosovac. udhëhoqi çetnikët në  luftimet që u zhvilluan në Toplicë, kundër ushtrisë bullgare. Vojinoviçit, nofka Kosovac iu dha sepse familja e tij ishte me origjinë nga Kosova Në këto luftime Vojinoviçi bashkpunoi edhe me Kosta Pećanacin me të cilin  u takuan në fshatin Gërgur.

Pecanac u dërgua nga Komanda Supreme e Serbisë për të marrë nën kontroll kryengritjen e Toplicës, e cila deri në atë kohë ishte organizuar nga Kosta Vojinovic. Gjatë Kryengritjes së Toplicës pati një konflikt midis liderëve Kosta Vojinovië – Kosovacit dhe Kosta Peçanacit. Kur bullgarët sulmuan, Kosta Vojinoviç e zhvillojë luftën, por në konflikt me bullgarët, Kosta Vojinovic u plagos dhe u rrethua. Kur të gjithë luftëtarët e tij u vranë, ai vrau veten që të mos binte në duart e bullgarëve, kur u rrethua në një mulli në fshatin Gërgurë afër fshatit Bllacë.

Siç shihet Kosta Vojinoviqi, gjatë karrierës së tij ushtarake dhe kriminale si vojvodë serbë, i urrente, i përndjekke dhe i vriste shqiptarët, por përfundoi si e meritonte në një fshat që katër dekada para vrasjes së tij, i tëri ishte i banuar me shqiptarë, por që ishte shpërngulur me dhuna nga ushtria serbe, të cilës i shërbyen aq shume familja e tij.

. Përfundim :

Si përfundim nga gjithë kjo që u tha më lartë mundë të pohojmë se: Ura e Gurit në qytetin e Vushtrrisë është ndër urat më të vjetra në territorin e Kosovës, e cila është ndërtuar që në kohët e antikitetit, dhe është përfunduar si  objekt arkitektonik, sipas stilit romanik, karakteristikë e ndërtimeve të këtij lloji në rajonin tonë para shekullit XII.

Ura është projekt i realizuar nga Perandoria romake e më vonë dhe nga Perandoria Bizantine, andaj ndërtimi i saj nuk mund të lidhet me asnjë familje feudale mesjetare.

Si objekt i rëndësisë së veçantë, në këtë urë ka pasuar intervenime për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e saj edhe në periudhat e më vonshme pas pushtimit nga P. Osmnane.

Si objekt ka qenë i përdorshëm deri në mesin e shekullit XIX, kur pas vërshimeve të mëdha, lumi Sitnica e ndërron shtratin, për disa metra nga ana jugore e urës.

Në vitin 1953, në urë janë bërë intervenime dhe incizimet e para arkitektonike nga punëtorët e Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve të Beogradit.

Pas Luftës së Dytë Botërore, nga studiues serbë janë shkruar disa artikuj lidhur me historinë e kësaj ure dhe stilin e ndërtimit të saj.

Si zakonisht për studiuesit serbë, çdo objekt i trashëgimisë kulturore në Dardani, lidhet me ndërtimet e shekullit XIV, dhe me ndonjë gënjeshtër të shpikur nga shekulli XIX apo XX.

Në studimet e para që u publikuan nga studiuesit serbë, emrin e kësaj ure e lidhën me familjen Vojinoviç, e cila nga rrethina e Vushtrrisë në mesin e shekullit XIX, kishte shkuar për të jetuar në Smederevë.

Bazuar në udhë përshkrimin e Evlija  Çelebiut, në shekullin XVII, në qytetin e Vushtrrisë, nuk fliteshin gjuhët sllave, por në këtë qytet flitej gjuha shqipe dhe turke. Ky është një burim me rëndësi për ta kuptuar se popullata e qytetit ishte me origjinë arbërore.

Po të ishte familja e Vojnoviqëve, familje feudale e njohur mesjetare, vështirë se Panta Grujiçi, vëllai i Jovan Vojinoviçit, do të merrte mbiemër tjetër, duke mos u identifikuar me atë familje feudale mesjetare.

Nga praktika e falsifikimeve historike, që Serbia i ka bërë gjatë dy shekujve të fundit, mund të pohojmë se ekspertët serbë, emrin e Urës së Gurit në qytetin e Vushtrrisë, nga dëshira për ta okupuar dhe përvetësuar të kaluarën historike për Kosovën e kanë falsifikuar edhe historinë për këtë objekt.

Është e pa shpjegueshme lidhja e Kosta Vojinoviqit me Ali Shalën, nga vet fakti se pas plagosjes së tij me bullgarët kthehet te Ali Shala, dhe Ali Shala e dërgonë të plagosur te babai i tij në Mitrovicë. Këtu vetvetiu shtrohet pyetja logjike se kush ishte Ali Shala? A mos vallë Ali Shala ishte i afërm i nënës së Kostës, Sofijës e cila po ashtu me familjen e saj u shpërngulën në Smederevë së bashku me familjen e Jovan Vojinoviqit. Në këtë enigmë dalin edhe shumë pyetje tjera që shkaktojnë huti dhe dilema se Jovan Vojinoviqi para se të martohej me Sofijen a e kishte këtë emër! Kush ishte familja e Sofijës? Këto fakte është vështirë që ndonjëherë të zbardhen, por ajo që shihet në studimet serbe për Vushtrrinë, dhe për emërtimin e Urës së Gurit dhe kështjellës, është përsëritur praktika e përvetësimit të historisë, pa asnjë argument shkencor.

Mendoj se studiuesit serbë emrin e kësaj ure, pa kurrë far baze shkencore, e kanë lidhur me emrin e Jovan dhe Kosta Vojinoviçit, e të cilët besohet se ishin me origjinë arbërore nga rrethina e Vushtrrisë, por që pas shpërnguljes në Smederevë, u serbizuan dhe zhvilluan aktivitete ushtarake e administrative për shtetin e ri të Serbisë, dhe interesave të Risisë, gjatë shekullit XIX, dhe në fillim të shekullit XX.

Nga kjo që u tha më lartë është e kuptueshme se Urën e Gurit në qytetin e Vushtrrisë nuk e ndërtuan Vojinoviçët, por është një objekt arkitektonik i ndërtuar që në kohën e Perandorisë. Romake, duke pasur ndërhyrje në restaurimin e saj edhe gjatë sundimit të Perandorisë Bizantine dhe P. Osmane.

Homazhe tek varri i senatorit Bob Dole nga miqtë dhe bashkëpuntorëte e ti

0

Nga Halil Mula

Në njëvjetorin e varrimit të tij në Varrezat Kombëtare Arlington, në kujtim të senatorit Dole, miku dhe bashkëpuntori i tij Jim Xhema i shoqëruar nga veprimtarë të komunitetit Shqiptaro American bënë homazhe tek varri i tij në varrezat kombëtare në Arlington.

Ata shprehën mirënjohjen për përkushtimin e tij të pandërprerë dhe punën e palodhur për popullin shqiptar, posaçërishtë Kosovën, për gjatë tridhjetë viteve të shërbimit të tij si lider i Senatit, burrë shteti dhe hero amerikan

Në këtë ceremoni homazhe mori pjesë edhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, vajza e senatorit Dole, Robin Dole, dhe bashkëpuntorë e miq të tij.

Ky 2 shkurt shenon njevjetorin e varrimit të Senatorit Dole në Varrezat Kombëtare në Arlington, vendin e permotshem të herojve amerikan.

Sentori Dole do të mbahet mend sidomos për vizitën e tij historike në Kosovë, në 1990, në krye të një delegacioni me gjashtë Senatorë. Ai u prit nga Presidenti Rugova dhe liderët e shqiptarëve ku dha zotimin para perfaqësuesve te pushtetit serb se ndryshimi po vjen ju pelqej atyre apo jo, me çka edhe filloi badhkudhëtimi i Amerikës dhe Kosovë që kulmoj me çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës. Respekt e lavdi senatorit Dole!