Kreu Blog Faqe 1117

Të pabesët

0

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

Para disa ditëve lexova një tregim, nga një vajzë e re, Bukra Hysenukaj, Tropojane, ”Pabesia” 

Mendja më shkoi mendja se a mos është ndonjë tregim a ngjarje e viteve 1950, 1960 apo 1970, koha kur në Shqipëri sundonte me duar të hekurta e Diktatuta e Proletariatit por që puntorëve e fshatarëve iu kishte lidhur duar e këmbë me pranga hekuru. 

-Jo, ishte ngjarje e vonshme, e shekullit tonë, shekullit të ri 

”Ishte viti 2001. Një kohë e vështirë për dikë, (për më tepër femër) pa baza e përkrahje në një qytet të madh si Tirana, që siç e them shpesh, po s’e hëngre, të ha. Në atë periudhë, bëja tre punë. 

Dhe tregimin e mbyll me fjalët ”Kjo mund të duket një histori/ngjarje krejt e vogël dhe e papërfillshme, por di të them se pesha e pabesisë në shpatullat e dikujt që Besën e ka të shenjt, peshon shumë rëndë. Ky ishte momenti i parë. Të tjera pabesi hasa rrugës së gjatë deri sot, por asnjëra s’më zuri më gafil” 1*). 

Sa të pabesë kishte e ka Shqipëria e Kosova atëherë e sot? 

Edhe unë po e filloj me një të pabesë të në njeru që fatkeqësisht e zuri popullin gafil sikurse edhe shumë herë të tjera dhe të pabesët e tjerë. 

Të pabesët më të mëdhenjë ishin E. Hoxha, Fatos Nano e … Edi Rama dhe Hashim Thaçi, R. Selimi, J. Krasniqi e … Isa Mustafa dhe ata që servilosen e shkojnë në Hagë për ”pelegrinazh” 

Fjalën po ua lë fakteve: 

“Rrena rreth një deklarimi të pa bërë nga ish-Presidenti Hashim Thaçi” 

Redaktuar nga Visar Prebreza, shkruar nga Ardita Zeqiri 

27.1.2023 – 15:03 

https://kallxo.com/krypometer/rrena-rreth-nje-deklarimi-te-pa-bere-nga-ish-presidenti-hashim-thaci/ 

Deklarata 

“Unë se kam nënshkru Zajednicën, LDK-ja e ka nënshkrue, unë veq i kam kqyr- Hashim Thaçi” 

“Thaçi: LDK e ka nënshkruar Asociacionin e Komunave Serbe (Video)” 

telegrafi.com, 30.08.2018 • 17:11 

​(Ish) Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas takimit me drejtuesit e institucioneve të Kosovës, ka thënë se ata që flasin për ndarje të Kosovës janë në agjendë të izolimit të Kosovës. 

https://telegrafi.com/thaci-ldk-e-ka-nenshkruar-asociacionin-e-komunave-serbe/  

Asociacioni i Komunave Serbe 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Asociacioni_i_Komunave_Serbe 

Asociacioni i Komunave Serbe[1] (serbisht: Заједница српских општина Zajednica srpskih opština) është asociacion vetëqeverisje i komunave me shumicë serbe në Kosovë. 

Propozimi i asociacionit erdhi si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit e nënshkruar nga qeveria e Kosovës dhe Serbisë. Asociacioni pritej të krijohej zyrtarisht brenda kuadrit ligjor të Kosovës në vitin 2015, por shtyhet pafundësisht për konfliktet rreth shkallës së kompetencave. 

Në një intervistë për RTK-në, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi tha se themelimi i një Asociacioni të Komunave Serbe është në thelb i pranueshëm nga Kushtetuta e Kosovës dhe Plani i Ahtisarit, ndërsa kryetari i partisë AAK, Ramush Haradinaj e mbështeti këtë duke thënë se Kushtetuta e Kosovës lejon asociacionin e komunave, por pa mbajtjen legjislative, gjyqësore ose ekzekutive.[5]  

(Wikipedia: 

Asociacioni i Komunave Serbe 

Historia 

Marrëveshja e Brukselit 

2015-duke vazhduar 

Komunat 

Kritikat 

Referime  

Ai që I bëri këto pabesi ishte H.Th. ish kryeministër I Kosovës 

Mekuli Press, 10 nëntor 2022 në 6:06 PD ·  

Fakte, fakte dhe vetëm fakte në MekuliPress. 

Retrospektivë! 

2 mijë·1 mijë komente·2,3 mijë ndarje  

https://m.facebook.com/mediadhepolitika/videos/fakte-fakte-dhe-vet%C3%ABm-fakte-n%C3%AB-mekulipressretrospektiv%C3%AB/1476842672816963/  

Sigurisht se ka të drejtë Behxhet Sh. Shala-Bajgora kur shkruajti: 

“Baca Adem, Glauk Bin Sherifi i vizitoi të syrgjynosurit e Hagës, tash pritet që edhe Albin Bin Zaimi t’i vizitojë ata që e sollën lirinë” 

01 dhjetor12:06 

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA 

https://www.epokaere.com/baca-adem-glauk-bin-sherifi-i-vizitoi-te-syrgjynosurit-e-hages-tash-pritet-qe-edhe-albin-bin-zaimi-ti-vizitoje-ata-qe-e-sollen-lirine/ 

”Baca Adem, ata që e sollën lirinë sot janë në Burgun e Hagës. 

”Ata që e bënë shtetin, kështu si është po mbahen si pengje në Burgun e Hagës për kënaqësi të disa partive dhe politikanëve që janë në pushtet dhe opozitë! 

Patriotët e vërtetë sot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë, Mal të Zi dhe në diasporë i kanë tri pika referuese për pelegrinazh; Vlorën në Shqipëri, Prekazin në Kosovë dhe Burgun në Hagë. Patriotët në Kosovë sot janë pakicë absolute, minoritet, me një fjalë. Jemi shndërruar thuaja në jashtëtokësorë, ashtu na konsiderojnë disa në pushtet dhe në opozitë!” 

Pra Burgu në Hagë është vend pelegrinazhi? 

O Behxhet, a je kryetar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut apo për mbrojtjen e politikanëv? 

Ta quajsh Burgun në Hagë vend pelegrinazhi 2*) vetëm pse është H.Th., J. K., R.S., K. V. të akuzuar, ti je ose sharlatan, njeri i krisur e i çmendur 3*) ose gjeni.4*). 

Zotëri Behxhet Sh. Shala, shumë njerëz të besimeve islame e krishtere dëshirojnë dhe kanë obligim ti vizitojnë, nëse kanë mundësi vendet e shenjëta, psh muslimanët Mekën e Medinën ndërsa Hagën, vetëm nëse arrini ta futni në ligj e ti detyroni shqiptarët që ti vizitonë H. Th., J. K., e … R. S. priftërinj e hoxhallarë, ”luftëtarë”,(veteranë) gazetarë e politikanë, sikurse kur vizitohej varri i J. B. Titos në Dedinje nga komunistët shqiptarë e të tjerë në ish Jugosllavi në vitin 1980.  

Referencat dhe literatura e përdorusr:  

“Ndërron jetë ish-ushtari Sabahajdin Cena, PDK dhe AAK vlerësojnë lart figurën e tij” 

https://telegrafi.com/nderron-jete-ish-ushtari-uck-se-sabahajdin-cena-pdk-dhe-aak-vleresojne-larte-figuren-e-tij/  

“Mblidhen në Kleçkë disa prej figurave kryesore të UÇK-së”, Epoka e re, 09 janar 2023 

https://www.epokaere.com/mblidhen-ne-klecke-disa-prej-figurave-kryesore-te-uck-se/ 

“Nuk shuhet historia e Ali Ahmetit!” 

19 janar 2023: 19:36 

Koment: TetovaSot 

https://www.epokaere.com/nuk-shuhet-historia-e-ali-ahmetit/  

”Djali i Hysni Gucatit i zhgënjyer me Kurtin: Si ia lejon morali që mos të interesohet për çlirimtarët, në Hagë po gjykohet UÇK-ja” 

Sami Lushtaku, Rrahman Rama e Hisni Thaçi vizitojnë ish-presidentin Thaçi në Hagë 

04 shkurt17:16 

https://www.epokaere.com/sami-lushtaku-rrahman-rama-e-hisni-thaci-vizitojne-ish-presidentin-thaci-ne-hage/  

Gjykata e Apelit merr vendim për Gucatin dhe Haradinajn, ua ul dënimin për nga tre muaj 

02 shkurt15:06 

https://www.epokaere.com/gjykata-e-apelit-merr-vendim-per-gucatin-dhe-haradinajn-ua-ul-denimin-per-nga-tre-muaj/  

Njëri nga lisat e mëdhenj të UÇK-së u nda nga jeta 

26 janar11:58 

HASAN MUJAJ 

https://www.epokaere.com/njeri-nga-lisat-e-medhenj-te-uck-se-u-nda-nga-jeta/  

MË 28 NËNTOR TË GJITHË PO BËHEN PATRIOTË O BACA ADEM, EDHE ATA TË 29 NËNTORIT! 

Pashtriku, 1 DHJETOR, 2022 

https://pashtriku.org/me-28-nentor-te-gjithe-po-behen-patriote-o-baca-adem-edhe-ata-te-29-nentorit/ 

(“Shkuan, hëngrën, pinë dhe…: Baca Adem, për së gjalli kur doje ta dërgoje një porosi për proceset në Kosovë, Shqipëri apo ku jetonin shqiptarët, TI bashkëbisedoje me Heronjtë  e Kombit dhe, kush ishte bektesh, e merrte vesh. …”)  

“Baca Adem, Glauk Bin Sherifi i vizitoi të syrgjynosurit e Hagës, tash pritet që edhe Albin Bin Zaimi t’i vizitojë ata që e sollën lirinë” 

01 dhjetor12:06 

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA 

https://www.epokaere.com/baca-adem-glauk-bin-sherifi-i-vizitoi-te-syrgjynosurit-e-hages-tash-pritet-qe-edhe-albin-bin-zaimi-ti-vizitoje-ata-qe-e-sollen-lirine/  

“Abdyl Krasniqi, një nga viganët që rriti Kosova për t’i dhënë lirinë” 

20 tetor16:49 

Nga Azem Syla, ish-komandant i përgjithshëm i UÇK-së 

(Disa kujtime shumë të vërteta dhe reale dhe mendime e vlerësime për veprimtarin e çështjes kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavi – Serbi, Abdyl Krasniqi nga Drenoc i Malishevës) 

https://www.epokaere.com/abdyl-krasniqi-nje-nga-viganet-qe-rriti-kosova-per-ti-dhene-lirine/  

Pse shqiptarët nuk shqetësohen edhe kur Rama korrupton spiunët e SHBA – Nga Kim Mehmeti 

February 3, 2023 

https://www.voal.ch/pse-shqiptaret-nuk-shqetesohen-edhe-kur-rama-korrupton-spiunet-e-shba-nga-kim-mehmeti/multimedia/press/  

“KOSOVA DREJT FEDERALIZIMIT; NJOHJA RECIPROKE AS NË QENDËR E AS NË THEMBËR!” 

30 janar14:55 

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA 

https://www.epokaere.com/kosova-drejt-federalizimit-njohja-reciproke-as-ne-qender-e-as-ne-thember/  

”PDK-ja të ecën përpara me të reja dhe të rinj që shef e kanë ligjin, praktikat më të mira qeverisëse me vlerat euro-atlantike!” 

15 janar21:01 

Opinion nga Ramiz Lladrovci 

https://www.epokaere.com/pdk-ja-te-ecen-perpara-me-te-reja-dhe-te-rinj-qe-shef-e-kane-ligjin-praktikat-me-te-mira-qeverisese-me-vlerat-euro-atlantike/  

”Fjalim përçarës i të parës së vendit” 

17 dhjetor20:02 

Shkruan: Bekim Çollaku 

https://www.epokaere.com/fjalim-percares-i-te-pares-se-vendit/  

“Djali i Hysni Gucatit i zhgënjyer me Kurtin: Si ia lejon morali që mos të interesohet për çlirimtarët, në Hagë po gjykohet UÇK-ja” 

1 ditë më parë 

https://gazetablic.com/djali-i-hysni-gucatit-i-zhgenjyer-me-kurtin-si-ia-lejon-morali-qe-mos-te-interesohet-per-clirimtaret-ne-hage-po-gjykohet-uck-ja/  

“Shtesat mujore për deputetët do të jenë gati sa paga e një zjarrfikësi” 

KOHA, 2 shkurt 2023, 19:43 

Nga Sanie Jusufi 

https://www.koha.net/arberi/364119/shtesat-mujore-per-deputetet-do-te-jene-gati-sa-paga-e-nje-zjarrfikesi/ 

“MAVRAJ NË HAGË” 

01 tetor11:36 

Ismet Sylejmani 

https://www.epokaere.com/mavraj-ne-hage/ 

“Muhamet Mavraj, personaliteti i madh i Kombit tonë, figura kyqe e historisë moderne të Kosovës së lirë e të pavarur nga Serbia pushtuese! 

Gazetari legjendarë i popullit shqiptar! 

Postimi i fotos në 1 Tetor 2022 në Hagë, në ditën historike kur qindra dhe mijëra studentë të Kosovës në Prishtinë, të prirë nga katërshja e famshme studentore, Muhamet Mavraj,Bujar Dugolli, Driton Lajçi, Albin Kurti dhe në mes Tyre Rektori legjendarë e historik Prof. Dr. Ejup Statovci, shkruan një nga faqet më të lavdishme të historisë se popullit shqiptar, sepse aty për herë të parë publikisht u brohorit nga qindra dhe mijëra zemra, e madhja, e lavdishmja, historikja USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS! 

I madhi në vizitë te të mëdhenjtë! 

Prishtinë, 1 Tetor 2022!” 

O Zot ruajna ! 

Ben Blushi, kush është Ben Blushi?  

Dhe për gjashtë vjetorin e vdekjës së poetit të madh Dritëro Agolli  

Shpresoj se nëntitujt që i paralamërova e nuk munda (as të flloj) të flas, do të shkruaj së shpejti, në një nga numrat e ardhshëm për ti lënë përfundimisht temat politike.  

Fjalorthi: 

1*) GAFIL ndajf. bised. 

Në gjendje të papërgatitur ose të shkujdesur, kur nuk e ka mendjen aty, në befasi. 

U ndodh (u gjend) gafil. E gjeti (e zuri) gafil. 

PELEGRIN m. 

Ai që shkon në kohë të caktuara në vendet e ashtuquajtura të shenjta; haxhi (në vendet ku vepron feja). Pelegrinët e krishterë (budisti). Lutje pelegrinësh. I veshur si pelegrin. Vinin si pelegrinë.  

2*) PELEGRINAZH m. 

  1. Udhëtim në vendet e ashtuquajtura të shenjta që bëjnë pelegrinët; haxhillëk (në vendet ku vepron feja). Pelegrinazhi i myslimanëve. Shkoi për pelegrinazh.
  2. fig. Vajtja e një vargu të madh njerëzish në një vend historik, te një përmendore, lapidar etj. për ta parë e për ta nderuar. Vend pelegrinazhi. U bëni pelegrinazhe në varrezat e dëshmorëve.

3*) ÇMENDUR m. 

  1. Ai që është i sëmurë nga mendja, ai që vuan nga çrregullime të rënda psikike; i marrë, i shkalluar. Spitali i të çmendurve. bised. Mjekimi i të çmendurve. Bën (ecën, flet) si i çmendur. Të dehurit i liron rrugë edhe i çmenduri. fj.u.
  2. Ai që vepron pa mend në kokë, ai që sillet ose flet pa arsye të shëndoshë; ai që bën si i tërbuar.

ÇMENDUR mb. 

  1. Që është i sëmurë nga mendja, që vuan nga çrregullime të rënda psikike, që ka luajtur nga mendtë, i marre, i shkalluar. Njeri i çmendur. Është gjysmë i çmendur.
  2. fig. Që vepron pa mend në kokë, qe sillet ose flet pa arsye të shëndoshë; kokëkrisur; që bën si i tërbuar. Sa i çmendur paska qenë!
  3. Që është në kundërshtim të plotë me gjykimin e shëndoshë; që është jashtë mase i pamenduar, i papeshuar ose i papërmbajtur, i marrë. Plane të çmendura.

Vendim i çmendur. Veprime të çmendura. Përpjekje e çmendur. Kërkesë e çmendur.  

4*) GJENI f. 

Shkalla më e lartë e fuqisë dhe e mprehtësisë mendore, e aftësisë dhe e talentit të njeriut në një fushë të veprimtarisë krijuese. Gjenia krijuese. Gjenia njerëzore. Gjenia e popullit. Gjenia e masave. Gjenia e Marksit (e Leninit). 

GJENI m. 

Njeri që ka fuqi dhe mprehtësi të jashtëzakonshme mendore, që ka aftësi krijuese të jashtëzakonshme dhe talent shumë të madh. Gjeni i dalë nga gjiri i popullit. 

GJENIAL mb. 

  1. Që ka fuqi dhe mprehtësi të jashtëzakonshme mendore, që ka aftësi krijuese të jashtëzakonshme dhe talent shumë të madh. Njeri gjenial. Shkrimtar (kompozitor) gjenial. Mendimtar (shkencëtar) gjenial. Udhëheqës gjenial.
  2. Që ka cilësi shumë të shquara e të jashtëzakonshme, që është bërë me talent të veçantë, i përsosur në shkallën më të lartë. Vepër gjeniale. Krijim gjenial.

Malmö, 7 shkurt 2023 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Salman Rushdie ka probleme pas sulmit me thikë vitin e kaluar

0

Mbështetje për Salman Rushdie pas tentativës për vrasje nga një mysliman militant në gusht 2022. Foto: Yuki Iwamura, AP-NTB.

   

Autori britanik Salman Rushdie thotë se është shumë e vështirë të shkruash pasi ai u godit me thikë gushtin e kaluar. Të martën, ai do të botojë një libër të ri.

Përpara botimit të librit “Qyteti i Fitores”, autori flet për revistën The New Yorker për vështirësitë që përjeton pas sulmit me thikë.

“Ka diçka që quhet PTSD, e di,” thotë Rushdi.

PTSD- ja, ose çrregullimi i stresit post-traumatik, karakterizohet nga jetesa kur e rikujton një ngjarje traumatike dhe nga makthet e vazhdueshme për atë që ndodhi.

– Shumë e vështirë.
“E kam gjetur shumë, shumë të vështirë të shkruaj. Unë ulem të shkruaj, dhe asgjë nuk ndodh. Shkruaj, por është një kombinim i boshllëqeve dhe plehrave, gjërave që shkruaj dhe që i fshij të nesërmen. Nuk jam ende jashtë atij pylli, në të vërtetë,” thotë autori.

Rushdie u sulmua gushtin e kaluar nga një 24-vjeçar i armatosur me një thikë që e theri atë 18 herë në fyt dhe në tërthor gjatë një leksioni mbi lirinë artistike në Institutin Chautauqua në veri të Nju Jorkut.

Bëje më mirë.
Ai thotë se një pjesë e madhe e plagëve të tij janë shëruar, por se nuk është në gjendje të mirë për të shkruar shumë mirë, sepse i mungojnë emocionet e disa prej gishtave të tij.

– Jam më mirë. Duke patur parasysh se çfarë ndodhi, nuk ndjehem shumë keq,” shtoi Rushdi.

Autori ka jetuar me kërcënime me vdekje për më shumë se 30 vjet pasi udhëheqësi shpirtëror i atëhershëm i Iranit, Ajatollah Khomeini, urdhëroi vrasjen e Rushdies në vitin 1989 si rezultat i “Vargjeve Satanike”. Rushdie u detyrua të jetojë nën mbrojtjen e vazhdueshme të policisë për nëntë vjet.

“SUPERPUNA” superfshesa e pastrimit të Kosovës!

0

Florim Zeqa 

Projekti i ‘Qeverisë’ i emërtuar “SUPERPUNA”, nuk ka të bëjë fare me hapjen e 10 mijë vendeve të reja të punës, por me mbetjen e dhjetramijëra vendeve vakante të punës në sektorin publik dhe privat, përfshirë këtu Shëndetësinë, Arsimin, Policinë e Kosovës, FSK-në, Zjarrëfikësit, etj.

Projekt i punëve të kota

Sipas projektit “SUPERPUNA”, të gjithë të rinjët prej moshës 18 deri në moshën 25 vjeçare mund të aplikojnë online për punë, me ç’rast Qeveria e Republikës së Kosovës si ndërmjetësuese mes punëdhënësve dhe punëkërkuesve deri në lartësinë e pagës minimale 264 euro që ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do të subvencionojë këta të rinj!

Pragu i pagës maksimale prej 264 eurove e bënë jo serioz dhe aspak tërheqës për të rinjët projektin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

“Superpuna” do të kishte kuptim dhe do të bëhej tërheqës për të rinjët sikur paga minimale të ishte jo më pak se gjysma e pagës së një deputeti, e një zv.ministri në Qeverinë e Republikës së Kosovës, e një këshilltari në Presidencë apo jo më pak se 1 mijë euro.

Projekti “SUPERPUNA” me 264 euro pagë mujore vërtetë është projekt i paparë dhe i padëgjuar në këtë kohë krize në Kosovën e pavarur dhe hapësirat ballkanike në përgjithësi! Një i ri me 264 euro pagë mujore, jo vetëm që nuk mund të mbijetojë, nuk i mjaftojnë as për shujta ditore dhe shpenzime të udhëtimeve e lërë më për mbulimin e shpenzimeve familjare!

Ky është super projekt për largimin e rinisë tonë sa më parë nga nga vendi i tyre i lindjes.

Kjo platformë e ‘Qeverisë’, jo vetëm që nuk e nxitë punësimin dhe as stimulon tregun e punës, e bën të kundërtën, e varfëron tregun e punës dhe zvogëlon numrin e të rinjëve në Kosovë.

Ngase nuk ka të rinjë që e ndryshojnë mendjen për të mos u larguar nga vendi për 264 euro!

Nëse vërtetë mendohet që aseti i së tashmes dhe potenciali i së ardhmes të ndalet në vendin tonë, atëherë duhet çasje më serioze dhe më pragmatike e ‘Qeverisë’ e jo një çasje kaq diskriminuese pa asnjë përspektivë për të nesërmen.

Punë e garantuar dhe e mbështetur nga ‘Qeveria’ konsiderohet ajo punë e cila garanton stabilitet financiar për një familje kosovare, sigurime shëndetësore dhe barazi financiare sikurse në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Me këtë “ofertë” të Qeverisë, jo që nuk do të mbulohen 10 mijë vende të punës nga të rinjët e moshave 18 deri në 25 vjeç, por do të zbrazen me dhjetramijëra vende të tjera pune në sektorin publik dhe privat. E ardhmja e afërt do ta dëshmojë se, “Superpuna” do të kthehet në “Superfshesa” e pastrimit të Kosovës nga të rinjët e saj.

Technology Review (1981) / Çfarë është një fotografi? — Përgjigjja e fotografit shqiptar me famë botërore Gjon Mili dhe një koment për librin e tij “Fotografi dhe kujtime”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Shkurt 2023

“Technology Review” ka botuar, në prill të 1981, në faqet n°61-62, dy shkrime dedikuar asokohe fotografit të famshëm me famë botërore Gjon Milit, të cilët, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar : 

Çfarë është një fotografi ? pyet Gjon Mili, në tekstin që shoqëron foton e tij të një xhongleri (faqja përballë). Ai përgjigjet : “Një fotografi është një lidhje e shkurtër mes largpamësisë dhe rastësisë. Nuk ka nevojë të ftojë reflektim, por përkundrazi të krijojë një tronditje që paralajmëron shikuesin për çuditshmërinë e pasazhit. Në këtë faqe : Tanaquil Le Clercq, në “La Valse”, 1961. 

Gjon Mili : Fotografitë që kapin kohën, lëvizjen dhe njerëzimin

Burimi : Technology Review (1981-04), botuar nga Massachusetts Institute of Technology

Burimi : Technology Review (1981-04), botuar nga Massachusetts Institute of Technology

“Ndihem shumë më i ri vetëm duke qenë këtu”, i tha Gjon Mili, një grupi të madh të mbledhur për të parë fotografitë e tij. 

Ai tregoi disa faqe nga libri i tij i sapobotuar “Fotografi dhe kujtime (Gjon Mili: Photographs and Recollections Boston : New York Graphic Society, 1980, $40.00)” (shih përmbledhjen e librit, në këtë faqe) – një përpjekje, thotë ai, që e kishte në mendje prej dy dekadash. “Më thanë se duhet të jem krenar; kjo është punë e vështirë. Jam i kënaqur me të vërtetë që nuk kam dështuar”, tha ai. 

Ai kujtoi : 

“Doc Edgerton (Harold Eugene Edgerton) dhe unë ishim në M.I.T. në të njëjtën kohë. Ne po merrnim “tatëpjetën”, duke ecur pranë njëri-tjetrit në sallë. Më pas, në vitin 1937 erdhi një moment vendimtar. Doc Edgerton dha një leksion mbi një blic të ri me shpejtësi të lartë. 

Më pas ai më ftoi të bisedoja me të. Unë i thashë : “Unë punoj për Westinghouse; por nëse më jep dhjetëfishin e dritës, unë do të heq dorë dhe do të punoj me ty.” Ai e bëri, dhe unë e bëra. Ishte e mrekullueshme të punoje me Doc në një zbulim (përparim) të madh në fotografi. 

“Pas 10 vitesh përdorimi të strobeve (bliceve), mendova se duhej të zgjeroja fushën time dhe fillova të bëja fotografi pa strob (blic). Mësova gëzimet e humanizmit.” 

Fotografitë e tij të kësaj kohe janë studime në lëvizje. Çdo gjë që lëviz duhet të ndalet, thotë ai. Një balerin duke u ngritur, ndalon para se të zbresë. Z. Mili e kap atë pauzë, me një fotografi të realizuar në një teatër pa dritë strobe (blici). “Njerëzit thonë si e bëre? Dhe unë them që nuk e bëra, e kapa momentin. 

“Çfarëdo që nuk është ashtu siç duhet të jetë me fjalë, është e tillë në fotografi”, shton ai. 

Ai shpjegoi fotografinë e tij të Pikasos duke vizatuar me dritë. “Ai qeshte me mua – nuk ishte serioz. Kështu që unë dola me një ide; vizatim me dritë, dhe ai u fut në të menjëherë.” 

Nëse nuk ka aksident, nuk ka kuptim në fotografi. “Duhet të kesh ndjenjën se jo gjithçka studiohet”, thotë ai. 

Fotot e Milit të Watergate janë të jashtëzakonshme. Ai vendosi të bëjë një foto të John Dean në momentin e betimit, shpjegoi ai. “Vendosa të shkrepja spektaklin – fotografët u rreshtuan të gjithë, krah për krah, u stërvita për dy javë për të shkrepur, pa blic, duke e mbajtur aparatin pa dridhje. E dija që do të kisha dy mundësi. Isha trim, tha ai, dhe shfrytëzova rastin.” Dhe rezultati duhet të jetë fotografia e parë në historinë e Watergate. – M.L. 

Si ia ka kushtuar jetën Gjon Mili “përplasjeve të shkurtra ndërmjet largpamësisë dhe rastësisë”

Gjon Mili : “Fotografi dhe kujtime — Photographs and Recollections” Boston: New York Graphic Society, 1980, Çmimi 40 $. 

Komentuar nga James R. Killian, Jr, 

Në vitin 1937, Gjon Mili dhe Harold E. Edgerton morën pjesë në një simpozium në M.I.T mbi ndriçimin në fotografi. Mili, me origjinë nga Shqipëria, ishte diplomuar për inxhinieri elektrike në Institut në vitin 1927 dhe shkoi në Westinghouse, ku, pas një periudhe stazhi, filloi studimin e ndriçimit. Pikërisht gjatë këtij simpoziumi të vitit 1937, ai zbuloi dritat strobe (blicin) që përfundimisht do ta drejtonin atë në një karrierë të re, atë të foto-gazetarisë.

Me llambat e vogla elektronike të vëna në dispozicion të tij nga Edgerton, Kenneth Germeshausen dhe Herbert E. Grier, ai ishte nisur dhe vraponte si fotograf stroboskopik (me blic). Ai shkrepi një grup fotografish “stop-action” që u pranuan me entuziazëm nga revista e re e atëhershme “Life”. Vetë Edgerton kishte bërë tashmë fotografi stroboskopike, të cilat për herë të parë ofronin pamje të mprehta të pikave të qumështit, plumbave dhe kafshëve që lëviznin shpejt. Në këto ditë fillestare të fotografisë me strobe (blic), ai më vuri në dispozicion një sekuencë fotografish për botim në Revistën Teknologjike (Technology Review).

Burimi : Technology Review (1981-04), botuar nga Massachusetts Institute of Technology

Burimi : Technology Review (1981-04), botuar nga Massachusetts Institute of Technology

Mili u dallua shpejt si fotograf pionier profesionist stroboskopik, duke bërë fotografi që zbulojnë lëvizjet, shumë prejt tyre të realizuara për revistën “Life” duke përfshirë kështu atletë, kërcimtarë të famshëm, aktorë, muzikantë dhe artistë të tjerë në aksion. 

Së bashku me Edgerton-in, ai solli një revolucion në fotografi dhe ndihmoi shumë në ndërtimin e reputacionit të “Life” si një revistë kryesore e këtij mediumi. 

Tani, në “Fotografi dhe kujtime — Photographs and Recollections”, të botuara në mënyrë elegante, Mili paraqet përzgjedhjen e tij nga fotografitë e paharrueshme që ka bërë që nga fotografia e tij e parë me blic në 1937. Ato ilustrojnë jo vetëm mjeshtërinë e tij në teknikat e blicit elektronik, por edhe komandimin e tij të gjithanshëm për fotografinë pa blic. Ai mësoi përdorimet dramatike të fotografisë me ndriçim të pasëm dhe kështu u dha shumë prej figurave të tij që lëviznin shpejt një profil drite eterik dhe shkëlqyes. Fotografia e balerinëve Charles Wiedman, Jose Limon dhe Lee Sherman, “Shpirtrat e paqetë që enden në hapësirë — Unquiet Spirits Cavorting in Space”, është vetëm një shembull i asaj që do të bëhej shenja e tij dalluese. Ai gjithashtu solli në përdorim të mrekullueshëm ndriçimin e pasëm në fotografitë e tij me ekspozim të shumëfishtë, siç është versioni i tij i pashmangshëm fotografik i “Nude Descending Staircase”. 

Në një deklaratë për Milin për një ekspozitë të fotografive të tij në Paris, i ndjeri Jean-Paul Sartre theksoi se “Ky Mili është një kurth njeriu. Ai është plot me hile të zgjuara që të bëjnë të pakujdesshëm. Ai nuk kënaqet thjesht të fotografojë personazhe të famshëm në aparatin e tij; ai e bën çdo foto një test, një provë. Nëse ju bën pjesë të koleksionit të tij, ai jo vetëm që do t’ju fiksojë, të gjithë të gjallë dhe të duke luftuar, në tabelën e tij të specimenit; por, përtej kësaj, ai do t’ju ketë vëzhguar, do t’ju njohë në të gjitha mënyrat.” 

Nga fotografi të tilla biografike të Milit që zbulojnë personazhet, gjeta me interes të jashtëzakonshëm sekuencat e violonçelistit Pablo Casals dhe dramaturgut Sean O’Casey. Marrëdhënia e Milit me Casals zgjati më shumë se dy dekada dhe ai e tregon violonçelistin gjatë vetë-mërgimit të tij në Prades, Francë, dhe më pas në vitet e tij të fundit në San Juan, Puerto Rico. Meqenëse kam pasur privilegjin të njoh Rudolf Serkin, u ndjeva veçanërisht i emocionuar me një fotografi të Casals dhe Serkin duke u përqafuar pasi Casals u përlot nga aktrimi “i bukur” i Serkinit. Sekuenca e Milit me O’Casey në 1953 doli të ishte një “ritual i ngrohtë dhe i gëzueshëm” për të dy. Siç bën me Casals-in, Mili i plotëson interpretimet e tij pikturale me tekste informuese dhe perceptuese. Në fakt, në të gjithë albumin ka pasazhe të ndjeshme në prozë, të cilat i japin një dimension shtesë portreteve të personazheve që zbulojmë. 

Në tekstin që shoqëron fotografinë e një xhongleri, Mili pyet “Çfarë është fotografia?” dhe ai përgjigjet duke thënë se “është një lidhje e shkurtër mes largpamësisë dhe rastësisë. Nuk ka nevojë të ftojë reflektim, por përkundrazi të krijojë një tronditje që paralajmëron shikuesin për çuditshmërinë e pasazhit.” 

Përveç interpretimeve të tij të shumta piktoreske të burrave dhe grave të famshëm, janë edhe vizionet e freskëta të Milit të ndërtesave madhështore, të rrënojave romake, dhe të skulpturës klasike, të Rilindjes dhe bashkëkohore. 

Përmbyllja e librit është një epilog kushtuar një vizite që ai bëri në Bukuresht pas 48 vitesh në Amerikë dhe një homazh prekës për nënën e tij, së cilës Mili ia kushton me dashuri librin e tij. 

Por ndoshta më i miri nga të gjithë portretet në libër është shprehja e tij jo pikturale e Milit, e shfaqur në mënyrë të pandërgjegjshme nga ky koleksion i madh portretesh dhe kujtimesh. Natyrisht, ai është një humanist në ndjenja, i ndjeshëm në art dhe bujar në shpirt. 

Ne në M.I.T. gjithmonë do ta vlerësojmë trashëgiminë tonë të këtij talenti të madh, duke përfshirë në koleksionin e M.I.T. skena të cilat Mili i fotografoi dhe i përgatiti për publikim vite më parë si homazh i tij për alma mater-in e tij. 

James R. Killian, Jr., ishte kryeredaktor i “Technology Review” kur imazhet e para stroboskopike të profesor Harold E. Edgerton zbukuruan faqet e saj dhe ata bashkëpunuan në një vëllim që kronizon këtë zhvillim të fotografisë me shpejtësi të lartë : “Moments of Vision: the Stroboscopic Revolution in Photography.”

*Aurenc Bebja, Francë. ) Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/technology-review-1981-cfare-eshte-nje-fotografi-pergjigjja-e-fotografit-shqiptar-me-fame-boterore-gjon-mili-dhe-nje-koment-per-librin-e-tij-fotografi-dhe-kujtime/.

Marshi i studentëve, një zgjuarje e vonshme nga gjumi …!

0

Gani I. Mehmeti      

A ka pasur vend të marshojnë kundër marrëveshje të ndryshme më heret studentët? 

Ku ishin deri sot, në gjumë? Ae janë ngopur së fjeturi, dhe tani sikur nuk dinë nga t’ia mbajnë, nga rruga e humbur në oborr, apo vegël e dikujt tjetër…!? 

Shumë ngjarje janë zhvilluar në Kosovë që nga paslufta. Studentët kurrë nuk u ndien të gjallë.  

Bisedimet e Kosovës me Serbinë kanë filluar nga viti 2011, kurrë nuk u ndie zëri i tyre, për ose kundër, të mos flasim për Marshe apo aktivitete tjera studentore në përkrahje apo jo politike në vend. Ndërsa studentët e mirëfilltë, studentët që nuk marrin nota fallso, që nuk paguajnë notat me para, studentët që nxejnë karrigen së lexuari e studiuari, studentët e vërtetë, vërtet kanë bërë revolucione në shtete të ndryshme, ashtu siç ishin edhe studentët e viteve 1968 dhe 1981 në Kosovë. Këta studentë patën bërë kthesa të mëdha në të drejtat e shqiptarëve në Jugosllavi me kërkesat e tyre të drejta, për të cilat dihet. Janë të njohura edhe demonstratat e studentëve në Kosovë në vitin 1981, nga ku u kërkuan të drejtat e plota të shqiptarëve në Jugosllavi, sa i patën lëkundur themelet e Jugosllavisë, që qenë ndërprerë në mënyrë të përgjakshme me ndërhyrjet policore nga e gjithë Jugosllavia, e, në veçanti nga Serbia.  

Studentët e pasluftës, të më falin, por nuk u është dëgjuar zëri, përveç për ndonjë të drejtë të tyre herë pas here, ndërsa nuk ka pasur kërkesa ose ndërhyrje politike, sidomos me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për gjatë gjithë këtyre viteve. 

Janë bërë nënshkrime të ndryshme, të pranueshme e të papranueshme deri sot, për dhe kundër Kosovës, të mira e jo të mira për Kosovën, po kurrë studentëve nuk u është dëgjuar zëri.  

Marrëveshjet për Asociacionin janë bërë dy herë: më 2013, pastaj më 2015, ku edhe ka qenë nënshkruar nga pala kosovare, deri sa kjo Marrëveshje është aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, dhe nuk u ndie zëri i studentëve! Sot, 10 vite pas vitit 2013 dhe 8 vite pas vitit 2015, pas gjithë atyre kërkesave të opozitës për themelimin e këtij Asociacioni prej kur ka ardhur Albin Kurti në qeveri, pas gjithë atij kundërshtimi nga qeveria dhe Albin Kurti deri para dy tri ditësh, kurrë nuk u dëgjua zëri i studentëve. 

Ndërkaq, tani, kur kryeminsitri pranoi themelimin e këtij Asociacioni, duke vënë kushtetn e tij në gjashtë pika, u çuan të gjithë ata që ishin për dhe dolën kundër Kurtit, dhe e sulmuan se si të pranohet Asociacioni, edhe kur kryeministri nuk kishte pranuar të formohet një asociacion njëetnik! 

Studentët është dashur të reagojnë që në vitin 2013, në vitin 2015 dhe para se të aprovohej në Kuvendin e Kosovës. Fatkeqësisht, ndërkombëtarët tani po e thonë se edhe zbatimi i tij është i detyrueshëm. Me këtë, vërtet duhet të kërkohet ndonjë formë a mënyrë në formimin e tij, por jo të bëhet me kompetenca ekzekutive, jo të bëhet një Republikë Serbe brenda Kosovës. Formimi  i tij është politik, e si politik, duhet të mos ketë absolutisht kompetenca ekzekutive, por një lloj shoqate, jo pse serbët nuk kanë të drejtat e tyre brenda Kosovës, por pse është bërë i detyrueshëm, e këtë, bashkësia ndërkombëtare e kërkon sa për të “qetësuar” serbët e të vihet deri tek marrëveshja reciproke e njohjes së Kosovës nga Serbia, siç po e thonë.  

Ky zë i shterrur sot i studentëve është tepër i vonshëm, kur po kërkohet me ngulmin më të madh formimi i asociacionit, për çka Albin Kurti gjithmonë ka qenë kundër formimit të tij, por tani, nga nënshkrimi dhe nga aprovimi i tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës, vështirë të refuzohet. 

Me këtë, nuk do të thotë se unë jaë kundër Marshimit të studentëve, por, të paktën, ka qenë dashur të bëhet disa ditë para se kryeminsitri të paraqesë kushtet e tij dhe pranimin e formimit të tij, ani pse me kushte. Po të bëhej më përpara, do të ishte një ndihmë e një arsye për mospranimin e Kryeminstrit që ta formojë. Tani është vonë, pse ai ka pranuar me kushtet e paraqitura për formimin e tij. 

Studentët duhet të ndjehen shumë më të gjallë e më fuqishëm se deri tani dhe të jenë prijës i proceseve politike e demokratike. 

KALENDAR – Kosova drejt lirisë, para 24 viteve Konferenca ndërkombëtare në Francë

-Konferenca ndërkombëtare, ku Kosova në kohë lufte për liri përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak, nisi para 24 viteve në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit, në 6 Shkurt 1999/

-Në kohën e Konferencës së Rambujesë, pas takimit në Shkup në 5 Mars 1999 me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e  Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shtetetve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova  paralajmëronte lirinë – NATO-n në Kosovë/

Nga Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 6 Shkurt 2023/  Para 24 viteve Kosova po bënte një hap të madh drejt lirisë. Pas intensifikimit të përgatitjeve për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, në Kështjellën e Rambujesë, afër Parisit – kryeqytetit të Francës, në 6 Shkurt 1999 nisi Konferenca e Rambujesë. Kosova përfaqësohej nga i gjithë spektri politik e ushtarak…

Po para 24 viteve, në 5 Mars 1999, raportoja se Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova me anëtarë të delegacionit u nis nga Prishina për në Shkup – kryeqytetin e Maqedonisë për takim me Senatorin Amerikan Robert Dole – të Dërguarin e Posaçëm për Kosovën të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton. Takimi shumë i rëndësishëm mbahej në Shkup, pasi regjimi kriminal okupator serb e kishte pamundësuar në Prishtinë.

Takimi Rugova-Dole ishte edhe një paralajmërim lirie për Kosovën…

Ishte koha kur konferenca ndërkombëtare për Kosovën – Konferenca e Rambujesë, e nisur në 6 Shkurt 1999,  u ndërpre në 23 Shkurt pa rezultate përfundimtare, ndërsa vazhdimi i saj u thirr për datën 15 Mars në Paris.

Periudha në mes të dy takimeve të Rambujesë dhe Parisit u shfrytëzua nga regjimi i Beogradit për të dërguar në Kosovë trupa dhe pajisje të mëdha ushtarake shtesë. Numri i forcave serbe në Kosovë, në kulmin e luftës, sipas vlerësimeve të kohës, mund të ketë arritur në 130.000…

Forhåndsvisning av bilde

Ishte 5 Mars 1999, ditë e Premte…Presidenti historik, Dr. Ibrahim Rugova,  në Prishtinë i kthyer nga Rambujeja e para nisjes përsëri për atje drejt Parasit në një konferencë shtypi në 5 Mars 1999 paralajmëronte nënshkrimin  para 15 Marsit  të Marrëveshjes së Rambujesë, për të cilën një ditë më vonë dha miratimin edhe Kuvendi Republikës së Kosovës së Deklaratës së 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumit të 26 deri  30 Shtatorit 1991 me votim 99,87 për qind për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur. Në konferencën për shtyp, ku isha, Presidenti Rugova paralajmëronte edhe vendosjen e NATO-s në Kosovë…

Dhe, vetëm pas më pak se tre javësh, në 24 Mars 1999 filloi fushata ajrore e NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi, pas së cilës nga mëngjesi i  Ditës së Lirisë -12 Qershorit 1999 forcat paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s nisën të hynin në Kosovë,  në vendin që në 2023-tën feston 24 vjetorin e lirisë e  jubileun e 15 vjetorit të  pavarësisë së shpallur në 17 Shkurtin historik 2008.

Ashtu si paralajmëronte Presidenti Rugova, në mes të Marsit përfaqësuesit e Kosovës nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë/Parisit për Kosovën. Ndërsa Beogradi – pala serbe refuzoi ta nënshkruajë marrëveshjen dhe kështu ishte hapur rruga për ndërhyrjen ushtarake për Kosovën të NATO-s, forcës ushtarake më të madhe planetare, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Forhåndsvisning av bilde

 Në 29 Maj 1998, Presidenti Rugova në Uashington ishte takuar me Presidentin Amerikan Bill Clinton. “Ne ritheksuam se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte shteti i pavarur”, deklaronte Presidenti Rugova pas takimit. Ndërsa, Presidenti Clinton tha se Kosova është një nga shqetësimet amerikane dhe se SHBA-të do të intensifikojnë angazhimin për zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kuadër të Grupit të Kontaktit dhe të NATO-s…

Në mbrëmjen e 24 Marsit 1999, kur ndodhi ndërhyrja shpëtimtare e NATO-s me bombardimin e caqeve të forcave kriminale serbe, në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve të goditjeve nga qielli të aviacionit të forcës ushtarake më të madhe planetare shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve.

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodhë në Kosovë është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej kombit amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s…

 Njëmbëdhjet vite pas takimit në Uashington, në 1 Nëntor 2009 në Kosovën e lirë Presidenti Amerikan Bill Clinton, në fjalën e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin historik Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. “Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, tha Presidenti amerikan Clinton. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve, Clinton gjatë vizitës në Kosovë.

Presidenti Amerikan Clinton me rastin e shuarjes në 21 Janar 2006 të Presidentit Kosovar Rugova shprehej: “Kam pasur nderin ta mbështes luftën e tij për paqe dhe liri”…

***

DISA NGA RAPORTIMET NGA KOSOVA QË KAM BËRË PËR AGJENCINË SHTETËRORE ZYRTARE TË LAJMEVE TË SHQIPËRISË PARA 24 VITEVE – SHKURT 1999

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-04.ata.html

[13] Names of 17 Kosova representatives who will take part in Paris Conference made public

PRISHTINE, Feb.4 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports: The press in Prishtine published today the names of 17 members of the Albanian delegation which will represent Kosove in the Rambouillet Conference.

Kosove Liberation Army (UÇK): Hashim Thaci, Jakup Krasniqi, Azem Syla, Xhavit Haliti and Rame Buja.

United Democratic Movement (LBD): Rexhep Qosja, Bakram Kosumi, Mehmet Hajrizi and Hydajet Hyseni.

Democratic League of Kosove (LDK): Bujar Bukoshi, Fehmi Agani, Edita Tahiri, Idriz Ajeti and Mark Krasniqi of the Albanian Christian Democratic Party (PSHD) represented in the Parliament.

Veton Surroi and Blerim Shala will also go to Paris, as representatives of the independent political opinion, while the student movement has not yet made public whether it will be represented and by whom.

A member of the Kosova delegation will also be the President of Kosove, Ibrahim Rugova, but no official report is made yet when will he leave for Paris. /p.ta/xh/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-05.ata.html

[11] KLA ready for a solution to Kosova issue

PRISHTINE, Feb 5 – ATA correspondent Behlul Jashari quoted one of the representatives of the Kosova Liberation Army (KLA) Rame Buja as saying that their participation in the Rambouillet conference near Paris showed their readiness for negotiation and agreement on a political solution to the Kosova issue.

The Kosova delegation, which will leave for France on Friday, also includes the president of Kosova Ibrahim Rugova.

Xhemail Mustafa, a spokesman of Rugova told a news conference in Prishtina on Friday that “the delegation of Kosova is leaving for Paris conference convinced that the independence of Kosova is the only right and stable political solution which will be accepted by all Albanians and stabilize the region.”

Mustafa added: “A temporary acceptable solution should include the establishment of the democratic institutions of Kosova, independence from Serbia in order that after three years the people of Kosova have the right to declare through an internationally guaranteed referendum the independence of Kosova.”

He also expressed concern over the fact that “the Serb violence can be intensified while the conference of Rambouillet is underway.”

Therefore, he stressed the “necessity of a quick and overall reaction of NATO. Only these forces can oblige Belgrade to accept a temporary solution for Kosova while their deployment in Kosova is a guarantee for such a solution.” pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-08.ata.html

[07] Powerful explosion in Mitrovice

PRISHTINE, Feb.8 (ata) – ATA correspondent Behlul Jashari reports:

A powerful explosion shook the city of Mitrovice at about 8.30 p.m. on Sunday.

The explosion was near the vegetables market, but so far, there are no complete reports of the consequences, besides material damage, sources from Mitrovice say. /p.ta/xh/

Albanian Telegraphic Agency

[08] Albanian delegation in Rambouillet presents its demands

PRISHTINE, Feb 8 – ATA correspondent Behlul Jashari quoted sources of the daily Koha Ditore of Prishtina saying that the Albanian delegation in Rambouillet,

France, had urged later on Sunday that a popular referendum on the status of Kosova be held after a three-year interim period as well as NATO signed an expected agreement and a clear definition of the Kosova status.

The same sources said that the above proposals were not backed by the ambassadors of the Contact Group who wanted things started “from the insignificant to the significant” that is first to discuss the concrete points of the Contact Group plan and later consider other things.

Later in the day the Albanian delegation urged the ambassadors Hill, Petritsch and Mayorsky to sign an armistice between the warring sides but they were said that it was included in the draft of the Contact Group. /pta/ak/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-09.ata.html

[09] Ten people killed in Kosova as Rambouillet conference underway

PRISHTINE, Feb 9 – ATA correspondent Behlul Jashari said that at least six people were killed in the last 24 hours leading the number of those killed in Kosova to ten since the start of the peace conference in Rambouillet, near Paris.

Since the beginning, the Albanian delegation had asked for the signing of an agreement on armistice with the Serb side guaranteed by the Contact Group.

The start of the conference in Rambouillet was marked by an explosion which claimed the lives of three people in Prishtina followed by another one in Mitrovica whose targets were Albanians and their properties.

In a statement published in Prishtina on Tuesday, the Kosova Liberation Army (KLA) said that “the Yugoslav army has started its attacks against KLA backed positions in villages and regions of Suhareka and Malisheva as well as the area of Llapi and Mitrovica,” and considered this an “example of goodwill of the Serbian regime for negotiations in Rambouillet.”

Albanian sources said that new military and police forces had reached Kosova from Serbia on Monday, while villages of Sallabej, Majac and Konushevc of Podujeva region as well as Klina region were bombed and people had left the villages of Shtupel and Kernice.

Sources said that three out of six killed were found dead in suburbs of Gjakova, two Albanians kidnapped before were found dead near the town of Kacanik, while an unidentified person was found dead in Lipjan. /dast/ak/

Albanian Telegraphic Agency

[11] Two blind Albanians accused of terrorism

PRISHTINA, Feb. 9 – ATA correspondent in Prishtina, Blul Jashari, reports:

Two blind Albanians are accused of “shooting by automatic rifles against the Serb forces,” and faced trial yesterday in Prizeren as terrorists, together with 22 other Albanians, arrested last summer in Rahovec.

The charge against the two blind Albanians has been turned down by the defence, which has considered “as impossible the committment of such act.” Last week, 26 Albanians were sentenced with 287 years in jail in a political process without any evidence to prove the accusation for terrorism, as the advocates said. /dast/mt/

Albanian Telegraphic Agency

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-02-11.ata.html

Forhåndsvisning av bilde

[21] Walker warns demilitarization of Malisheve

PRISHTINE, Feb. 11 – ATA correspondent, Behlul Jashari, reports: William Walker,

OSCE Chief of Verifying mission in Kosove, warned the demilitarization of Malisheve and return of normality in this small city, completely destroyed by the attacks of the Serb forces last year.

The OSCE Verifying Mission has placed labels all over the city on Wednesday to warn the population not to use arms, while the chief of this mission in Kosova, Walker, said in a meeting hold with representatives of Albania subjects in Malisheve, that the work for demilitarization of the city is under the way. The presence of the Serb forces has made impossible the return of the displaced population and normalization of life in the city of Malisheve, where the schools and other institutions continue to be closed down. /lh/A.A/

Albanian Telegraphic Agency

Kongresi i Shteteve të Bashkuara denoncon tmerret e socializmit, pasi  “Socializmi nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës” 

Nga Frank Shkreli  

Të ënjten që kaloi, Kongresi i Shteteve të Bashkuara – miratoi, zyrtarisht, një rezolutë me të cilën denoncohet socializmi si doktrinë dhe sistem qeverisjeje. Rezoluta amerikane kundër socializmit, e sponsorizuar nga kongresistja republikane, Maria Elvira Salazar nga shteti Florida, u miratua në Dhomën e Përfaqsuesve të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, me 328 vota në favor dhe 86 kundër. Është kjo një rezolutë me të cilën pajtohet (concurs) edhe Senati i Shteteve të Bashkuara. Kjo është një votë me shumicë dërmuese në favor të rezolutës kundër socializmit, ndërkohë që të gjithë antarët e Partisë Republikane votuan për miratimin e saj, siç bëri edhe shumica e kongresistëve të Partisë Demokrate (109), ndërsa 86 prej antarëve demokratë të Kongresit, votuan kundër miratimit të kësaj rezolute. BILLS-118hconres9ih.pdf (congress.gov)  

Vota përfundimtare për miratimin e rezolutës me të cilën Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës denoncoi “tmerret e Socializmit”, duke shpallur gjithashtu se socializmi si doktrinë nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.   

2 Shkurt, 2023 

Në një njoftim për median, sponsorizuesja e kësaj rezolute,  H. Con. Res. 9, kongresistja e shtetit Florida, Maria Elvira Salazar u shpreh se miratimi i rezolutës që denoncon tmerret dhe ideologjinë socialiste, “Është një fitore për çdo njeri në Shtetet e Bashkuara që beson në fuqinë e lirisë individuale dhe jo në socializmin shtypës shtetëror”.  Me këtë rezolutë, shtoi ajo, “Ne i dërguam një mesazh botës se socializmi nuk ka vend në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”

 Në atë njoftim, thuhet gjithashtu se për antarët e Partisë Demokrate, kjo ishte hera e parë që u detyruan të merrnin, publikisht, një qendrim sa i përket socializmit. Por, megjithkëtë, në njoftimin e kongresistes Salazar thuhet se është për të ardhur keq që kjo votë tregoi gjithashtu se pothuaj gjysma e demokratëve në Kongres refuzojnë gjithnjë të denoncojnë socializmin. Ndonëse një shumicë e demokratëve iu bashkuan republikanëve duke votuar në favor të rezolutës që denoncon socializmin, si ideologji majtiste dhe tmerret që kjo ideologji ka shkaktuar gjatë historisë, kjo ishte një votë që përçau Patinë Demokrate në Kongtres, të pakën për këtë çështje. Vota e demokratëve ishte 109 në favor dhe 86 kundër.  Disa prej këtyre demokratëve në Kongresin amerikan, që votuan kundër kësaj rezolute që denoncon socializmin, janë deklaruar ose janë cilësuar nga të tjerët si “socialistë demokratë”.  

Kongresistja Salazar, si sponsorizuese, e paraqiti këtë rezolutë duke përmendur përvojën e banorëve në distriktin e saj në jug të Floridës, shumica me origjinë kubane, që ata ose para-ardhësit e tyre janë arratisur gjatë dekadave nga tmerret dhe krimet e regjimit komunist të Fidel Castros në Kubë. Frank Shkreli; Një frymë e re anti-socialiste /anti-komuniste në Kongresin e ardhshëm të ShBA-ve | Gazeta Telegraf  — Duke iu drejtuar kolegëve të saj në Kongres, kongresistja Maria Salazar u bëri thirrje kolegëve që ta miratojnë rezolutën kundër socializmit sepse një masë e tillë  do të tregonte se Kongresi, Shtëpia e Popullit tonë, denoncon pa asnjë dyshim këtë ideologji “mizore dhe të padrejtë”.   

Në rezolutën e miratuar me votë dërmuese nga antarët e dy partive kryesore – republikanë e demokratë – thuhet se, “Ideologjia socialiste mandaton përqendrimin e të gjitha pushteteve në dorë të një personi ose partie, diçka që është provuar herë pas here të ketë përfunduar në regjime komuniste, qeverisje totalitare dhe në regjime diktaturash brutale.”   Në rezolutë, me të drejtë theksohet, se krimet më të mëdha në histori janë bërë nga ideologët e socializmit e komunizmit gjatë shekullit të kaluar e deri më ditët e sotëme dhe nënvijon aktet barabare që regjimet socialiste/komuniste kanë kryer anë e mbanë botës.  Rezoluta thekson se Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, denoncon socializmin në të gjitha format e tij dhe kundërshton, fuqimisht, zbatimin e politikave socialiste në Shtetet e Bashkuara. Sipas kongresistes republikane, Zonjës Salazar, kjo rezolutë garanton që, “Shtetet e Bashkuara do të angazhohen se nuk do të miratojnë ose të zbatojnë politika socialiste të cilat me doemos çojnë në shkatërrime ekonomike dhe regjime autoritaritare politike.” 

 Ndërkaq, kongresistja demokrate nga Florida, Zonja Debbie Wasserman Schultz, e cila mbështeti rezolutën kundër socializmit denoncoi rëndë autokratët socialistë në fjalimin e saj në sallën e Kongresit, ndërsa kritikoi disa udhëheqës politikë amerikanë, të cilët kritikojnë zgjedhjet demokratike si dhe disa programe amerikane. “Unë po ngrihem për të folur për të denoncuar të gjithë autokratët socialistë kudo, të cilët vendosin pushtetin autoritar dhe pasuritë e tyre mbi interesat e qytetarëve të vetë. Kjo rezolutë, injoron disa prej krimeve më të mëdha të këtyre autokratëve” botërorë, ndërsa, sipas saj, anashkalon përpjekjet e disa udhëheqsve amerikanë që imitojnë taktikat e tyre, është shprehur demokratja e shtetit Florida, kongresistja Debbie Wasserman Schultz.  

Miratimi i kësaj rezolute javën e kaluar në Kongresin amerikan (me pajtimin edhe të Senatit),më sjellë kujtime dhe më bën të ndihëm personalisht i kënaqur, pasi denoncimi i socializmit dhe komunizmit dhe i krimeve që regjimet komuniste, anë e mbanë botës, kanë kryer në emër të kësaj ideologjie — është dhe ka qenë si një mision i jetës time. Me modestinë më të madhe më duhet të rrëfej se këtë “luftë” e kam filluar nga ditët e para, me të arrijtur në Shtetet e Bashkuara – madje nga bankat e shkollës – siç mund të shikoni më poshtë shkrimin e 50-viteve më parë, e deri në ditët e sotëme Frank Shkreli: Argumenti kundër socializmit | Gazeta Telegraf– duke u munduar të paralajmëroj – sipas mudësive të mia — edhe sot ashtu si përpiqesha të bindja një gjysëm shekulli më parë kolegët studentë dhe disa profesorë në atë kohë – mbi rreziqet e socializmit për Shtetet e Bashkuara dhe për botën.  

Po, Shqipëria e Kosova kur do të denoncojnë socializmin dhe komunizmin? Frank Shkreli: Dita Shqiptare e Lirisë në Uestçester të Nju Jorkut dhe krimet e komunizmit në Shqipëri | Gazeta Telegraf – Për fat të keq, për 30-vjetë tashti — Në vend që Shqipëria të denoncojë dhe të ndëshkojë krimet e komunizmit – siç ka bërë mbarë bota perëndimore dhe të kujtojë gjithashtu viktimat e atij sistemi terrorist — forcat nostalgjike të komunizmit në nivelet më të larta të politikës shqiptare dhe në sistemin e të ashtuquajturës “drejtësi” shqiptare, me arrogancën dhe indiferencën e tyre ndaj krimeve dhe viktimave të komunizmit në Shqipëri – në vend të denoncimit të socializmit dhe komunizmit për krimet e tyre në atë vend,  përkundrazi, po përpiqen të legjitimojnë krimet dhe të riabilitojnë figurën e regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës. 

Toleranca – kjo tradhëti e poshtër!

0
Nga: Korab Blakaj, Vjenë
___
Elita intelektuale ka obligim të udhëheqë shoqërinë , kombin në drejtim të së mirës kolektive, e sidomos në momente vendimtare.
Ajo duhet t’i shërbejë vetëm të vërtetës dhe përspektives kolektive të kombit.
Pretendimi se intelektualët ndihen të përgjegjshem dhe po e kryejnë siç duhët detyrën e tyre është i pasaktë, kjo nënkupton se ata nuk janë të tillë, përkundrazi.
Deshtimi jonë qendron pikërisht se vendi i elitës është i uzurpuar nga ata që pretendojnë për atë që nuk janë dhe që në asnjë mënyrë nuk mund të jenë dhe nuk do të jenë!
Në qoftë se produkti i pretenduesve është përzgjedhja për prezentimin e më të korruptuarve, demagogëve, „mediokërve pakicë“ ( deputetëve) dhe mveshja e tyre me pushtet nga votat e shumicës jokompetente të popullit atëherë cila është alternativa e intelektualëve?
Pasi që thirrja univerzale e këtyre pretenduesve, kushtrimi i tyre pra, po del të jetë „ horra të krejt kombit bashkohuni „ dhe rezultatet janë „mahnitëse „- cila duhet të jetë thirrja univerzale e cila shkakton drithërima ndërgjegjeje që intelektualët të organizohen në alternativa progresiste?
Si ka mundësi të hesht elita intelektuale e kombit ndaj cilësisë se deputetëve të Parlamenteve tona!?Ato institucione ose duhet të mbushen me burra shteti ose të zhduken sahat e para nga fuqia drejtuese!
A nuk është toleranca e tepruar e intelektualëve ndaj pretenduesve tradhëtia vet!?

Si na vunë në gjumë duke na përkundur me lavdërime, përderisa na i shfrytëzuan e keqpërdorën të shantazhuarit për 24 vjet rresht

2
Gjergj Kabashi
___
Të gjithë ata që e duan dhe njohin shtetin e Kosovës, duhet ta kuptojnë mirë dhe qartë se forca shumë të errëta antishqiptare e kanë vënë në gjumë vendin qe 24 vjet rresht.
Forca që e shfrytëzuar euforinë dhe lavdomaninë e atyre që se patën asnjë mundësi ta çlironin ndonjë pëllëmbë territori, megjithëse “byrykateshin” duke i përvetësuar si të vetat sukseset gjigande të çlirimtarëve dhe të NATO-s.
Më e keqja, e kobshmja dhe e tmerrshmja që zor të merret me mend, ishte prekja në ndërgjegjën kombëtare shqiptare dhe krijimi i një ndërgjegjeje tjetër si rrjedhim i asimilimit dhe sëmundjes me islam.
KJO NDËRGJEGJE TJETËR antishqiptare me përgjumjen e vet të qëllimshme, me mosbrengosjen dhe pandjeshmërinë e kuptueshme, i bëri të ndiheshin më shumë të gjallë Serbët, që me apo pa të drejtë u lidhën me tokën e Kosovës.
Si të vetmit banorë të Kosovës dhe mbarë hapësirës ku jetojnë serbët në Serbi e gjetiu, që “pelegrinazhin” duhet ta bëjnë në këtë pjesë të Dardanisë, ndërsa “arnautët” në Arabinë Saudite!
Pastaj erdhi Pavarësia e vendit, me 17 Shkurt 2008.
Kosova multietnike, pavarësisht që përbëhej nga 92 % shqiptarë, për hirë të “lindjes së vështirë” të shtetit të Kosovës, u gëlltit me apo pa dëshirë prej të gjithëve.
Por, serbët e dirigjuar si gjithnjë nga Serbia, u urdhëruan të mos pajtoheshin dhe të shkaktonin probleme duke e shprehur pakënaqësinë e tyre artificiale, si gjithnjë në histori.
Ata menjëherë kërkuan tjetërgjë, duke prekur në thelbin e multietnicitetit, qoftë edhe artificial të Kosovës sipas Planit Ahtisari.
Ia nisën ti kërkonin komunat njëtnike, në Kosovën multietnike!
Dhe ua dhanë…!
Udhëheqësit tonë naiv – apo të shantazhuar, krejt njësoj, ua dhanë të gjitha ato që i kërkonin ata, në realitet SANU që u qëndronte pas kërkesave të tilla.
Pavarësisht që tashmë Kosova ishte shtet dhe madje Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit e vlerësoi të ligjshme shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, udhëheqësit tanë të pakrye i hynë “aventurës” për cënimin e brendshëm të territorit të Kosovës, ashtu qysh Kosova nuk ka qenë e cënuar as në kohën e Autonomisë 1974.
Kushdo që ka memorje historike dhe njohuri se çka ka ndodhur në Kosovë në këto 45 vitet e fundit, e kupton se në zhbërjen e Kosovës është përzier direkt, – duke iu imponuar politikës së Serbisë në Begrad, Akademia e Arteve dhe Shkencave të Serbisë (SANU) dhe Kisha ortodokse Serbe, duke i kërkuar me ngulm dhe siguruar mu ato pika që dikur i kishte paraparë për serbizimin e Kosovën (të njohura si pyka zhbërëse) e ashtuquajtura Agrarna reforma i kolonizacija na Kosovu (1918-1941), (Reforma agrare dhe kolonizimi i Kosovës) , me autor historianin serb Milovan Obradović.
Në aspektin gjeostrategjik janë mu këto pika që përmblidhen në “dhjetë komunat serbe”, që janë paraparë qysh përpara vitit 1918 nga SANU, Ushtria dhe policia e Serbisë.
Prandaj, të dhemb shpirti kur e sheh Dalibor Jeftiqi-in të pritet në Washington nga Escobar, ndërsa të injrorohet kryeministri i vendit Albin Kurti.
Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin mund të mos i pëlqejmë për këtë apo ato mendime, por këta të dytë janë njerëzit më legjitim dhe të thirrur për të folur për Kosovën dhe në emrin e saj, e jo ndonjë Dalibor Jeftiq , apo ndonjë që e bënë vetën pa arsye më të pa peshë se sa Dalibor-i, qoftë ai Skender Hyseni apo Ramush Haradinaj, apo ndonjë “ojq” aleternative!
Kjo nuk shkon, pavarësisht faktit historik të paharuar që SHBA dhe NATO na kanë çliruar para 24 vitesh.
Si një ndër shqiptarët që e kam kaluar femijërinë dhe rininë duke jetuar me serbishfolës (malazez), e theksoj sërish se edhe po të jetonin edhe më shumë serbë në Kosovë (se sa që jetojnë tash, vetëm 4 %), nuk do të kishte asgjë të dëmshme për vendin, përkundrazi …, por jo në komunat e veta “njëetnike” që me demagogji mashtruese po thuhet se do të jenë “multietnike”.
Escobari mund të shkoj në punë e angazhime të tjera nesër, por problemet do ti mbesin Kosovës, ç’farë nuk i kishte as në kohën e Autonomisë 1974.
Dhe duhet theksuar hapur: Ky diplomat i madh nuk i njef kurthet e politikës serbomadhe dhe ngashnjimet që mund t’ia bëjnë për ti “përshtatur” serbët e Kosovës pasi nuk është fjala për serbët e Kosovës por për rikthimin dinak të çizmes ushtarake dhe policore të Serbisë në Kosovë, gjë që mund të sjellë pasoja katastrofike për mbarë rajonin.
Kjo është një përpjekje e tejdukshme për ta rikthyer pushtimin serbomadh në Kosovë, duke e përgjuar vendin nga të gjitha anët dhe duke i shfrytëzuar pasuritë më të mëdha të vendit, mu ashtu qysh i ka paraparë për kolonistët e ashtuquajtura politikë serbomadhe, që e solli dikur reformën agrare, “reformë” që ia sillte familjen crnagore apo hercegovase shqiptarit mu në derën e shtëpisë, duke ia marrë tokën pak nga pak, qysh e ka shpjeguar me gjuhën e poezisë poeti malazez Radovan Zogoviq në poemën “Ardhësit” (Došljaci) -“Këngët e Ali Binakut”, pastaj i merrte një dhomë gjumi, tjetrën dhomë të gjumit, derisa e dëbonte “tek vëllezërit e vet në Turqi”.
Andaj, i gjithë populli i Kosovës duhet të ngritet në këmbë paqësisht, për ruajtjen dhe mbrojtjen e Kosovës dhe të integritetit të saj territorial të jashtëm e të brendshëm.
Dhe ta kemi plotësisht të qartë se problemet e tilla nuk na i ka krijuar kush Kosovës, as Europa e as SHBA-ja, por vetëm “gjumi arnaut” dhe xhamizimi i nxitur antishqiptar i vendit për interesa turkomëdha, serbomëdha dhe rusomëdha, përderisa udhëheqësit e shantazhuar paraprakisht kryenin punë për qarqet serbomëdha ndoshta edhe pa qenë të vetëdijshëm se ashtu po i vënë pyka vendit të vet, për ta zhbërë atë për interesat e huaja antishqiptare.
***
Problemi është i zgjidhshëm: “Asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë” – “Asociacion të komunave me shumicë shqiptare në Preshevë, Bujanoc apo Medvegjë”, apo njëherit edhe “Asociacion për komunat “boshnjake”-shqiptare në Novi Pazar, Sjenicë, Tutin etj”.
Apo: asociacion për askend në rajon, por vetëm të drejta të barabarta dhe trajtim njësoj për të gjithë, qofshin serbë në Kosovë apo shqiptarë në Serbi.
*
Kur se ke kuptuar ende apo arrin ta kuptosh pse ke pësuar …?! 
*
Një popull ndaj të cilit fqinjët e afërt dhe pak më të largët vazhdojnë t’i kenë ende aktuale e në veprim Naçertanie-n, Megali Idean dhe Islamin, për ta zhbërë, asimiluar dhe dëbuar, ndërsa ai ende nuk e ka kuptuar, mund të thuhet se ai nuk është popull!
Ashtu si është populli shqiptar, që e goditën mizorisht me këto plane dhe programe, qe së paku 100 vite.
Populli që nuk ka arritur ta kuptoj as sot e kësaj dite, se vetëm kthimi kah vetja dhe identiteti i fortë kombëtar, është ai që mundet me e mbrojtur dhe shpëtuar, ai nuk është popull.
Populli që i ka kuptuar tragjeditë që i kanë ndodhur dhe ka arritur të vetdiagnostifikohet, duke këmbëngulur me çdo kusht e mjet që ta krijoi një polici dhe ushtri gjithnjë e më të mirë, konform rrezikut real që vazhdon t’i kanoset, vetëm ai është popull.
Pra, ai është një popull që ka marrë mësim nga historia e vuajtjeve dhe pësimeve të veta!
*
Nëse nuk na pyesin …
*
Nëse pa na pyetur na imponohet “asociacioni i komunave serbe” për dhjetë komuna artificiale që nuk i mbledhin as 100 mijë serbë gjithsej, duke mos i marrë parasysh as kundërshtimet e mbarë Kosovës dhe as nevojat për të drejtat njerëzore dhe kombëtare të 140 mijë Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që vazhdojnë të mos gëzojnë pothuaj asnjë të drejtë në vendin e vet, atëhere ne që ndihemi vetëm Shqiptarë nuk do të rrijmë më duarkryaq.
Se ne nuk lejojmë të mbetemi popull pa histori, rrënjë e të kaluar, qysh synojnë të na lënë, duke na e futur me çdo kusht kokën nëpër xhami për të na asimiluar në Musliman.
Të na shndërrojnë në popull pa të kaluar dhe të ardhme, një lloj “mbetje turke-osmane”, mbetje e mjerë dhe me identifikim religjioz – panislamik!
Nuk do të pajtohemi që serbët e Serbisë të na i marrin dhe që të vijnë për pelegrinazhe politike në objektet religjioze të historisë sonë të lashtë, ndërsa “arnautët” e pa memorje dhe kujtesë historike e kombëtare, në anën tjetër, të na e xhamizojnë vendin për interesa të huaja antishqiptare dhe të shkojnë pastaj larg, shumë larg në Qaben e tyre, për pelegrinazhet e tyre tragjikomike!
Ne nuk jemi “arnaut” të përpunuar nëpër xhami turke-arabe-serbe, që të kënaqemi përderisa armiqt e jashtëm dhe të brendshëm na e xhamizojnë dhe islamizojnë vendin.
Ne jemi gjergjkastriotas të pamposhtur, që do ta fillojmë përpjekjen tonë të pandalshme për Lirinë e munguar Shqiptare!
*
Përkujtim i tragjedisë dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve të pjesës veriore të Mitrovicës që ndodhi me 3 dhe 4 shkurt 2000, pas 23 vitesh, më 3 shkurt 2023
*
Sot 23 vite më parë (më 3 dhe 4 shkurtit 2000) në pjesën veriore të vendit, andej Ibrit në Mitrovicë, ndodhën masakrat e tmerrshme nga të ashtuquajturat ‘Rojat e urës’ , ku qenë vrarë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq dhe plagosur shumë të tjerë.
U dëbuan diku afër 15 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë dhe pasurinë shumëshekullore në flakë.
As sot e kësaj dite ky gjenocid i ushtruar nga të ashtuquajturat “Roje të Urës” (njësitë faktike ushtarake e policore të Serbisë), për ta mbajtur të pushtuar atë pjesë të territorit të vendit, nuk përkujtohet as përafërsisht qysh e meriton të kujtohet e të mos harrohet nga shteti.
“Zajednica” është pjesë e atij projekti për zhbërjen përfundimtare të shtetit të Kosovës, që nuk guxon ta pranoj askush që vazhdon të përjarget për tu ngjitur në pushtet duke bërë lëshime që konsiderohen në favor të armikut.
Nuk duhet të jetë kurrë problem numri më i madh se që është i serbëve në Kosovë, por problem i papranueshëm prej secilit në vend duhet të mbetët kërkesa serbomadhe për ngujimin e tyre në “komunat serbe”. Për ngujimin ogurzi të tyre! Serbët nuk kanë asnjë nevojë për “ngujim” të tillë, kur ata si qytetarë të lirë e kanë gjithë Kosovën të vetën, por jo Serbia… !
Jo Serbia që e ka vendin – në Serbi!
Une me një grup gazetarësh të ish gazetës Rilindja i njohim shumë mirë marrëdhëniet shqiptaro-serbe, e njohim mënyrën e të menduarit serbomadh, ndoshta edhe më mirë se që i njohin disa nga politikanët tonë pa memorje nga Kosova e pasluftës.
Ne ishim Spartanët e asaj jete të vuajtur në atë kohe, që ishim kudo dhe që as gjumin gjumë se bënim, njerëz e gazetarë që i qëndruam popullit tonë afër dhe kallxonim kur Slobodan Milosheviqi i shpaloste planet për shfarosjen tonë.
Prandaj, mos e harroni gjenocidin ndaj afro 15 mijë shqiptarëve që i dëbuan nga vatrat e veta andej lumit Ibër, se ato vatra, shtëpi e prona i kanë brtaktisur me dhunë dhe askush nuk mundet me ua shitë e as me ua marrë duke i shfrytëzuar fatkeqësitë e tyre si “refugjat” – në vendin e vet!
Fati i atyre shqiptarëve nuk guxon të harrohet kurrë se nuk është fat individësh, qoftë edhe me vlera e kontribute historike për vendin.
*
Asnjë udhëheqës partiak apo shtetëror nuk ka të drejtë të bije ndesh me Kushtetutën e Kosovës si vend tashmë i shpallur multietnik
*
Në portalin Politika, gazetën shekullore të Beogradit, përderisa dje i lexoja raportet e gazetarëve nga Kuvendi i Republikës së Serbisë, më bënë përshtypje fotot dhe videot ku disa deputet pengoheshin nga të tjerët që të mos e godisnin Presidentin Aleksander Vučiq , për shkak të “izdaju Kosova” , “tradhëtisë” ndaj Kosovës.
Në anën tjetër, në Kosovë një vetëdije mercenarësh në politikë dhe media, duan ta shqyejnë Albin Kurtin që s’po “ua jep ”zajednicu srpskih opština” serbëve dhe Serbisë. Për befasi, për këtë qasje “proamerikane” don të plasë edhe Ramush Haradinaj, heroi i luftës së pafitume me Serbinë në vitin 1999. Lufta ishte e fitume, por jo krejtësisht prej nesh , se po të ishte nuk do të bëheshin “biseda” me Serbinë për çështje të brendshme të vendit edhe sot e kësaj dite. Kush i ka lexuar “gjashtë pikat e Albin Kurtit” dje, e kupton se këtu është problemi.
Çështje mbi çështjet është që të jemi të bashkuar rreth çështjes së integritetit territorial të vendit, për unitetin e brendshëm të tij dhe të mos bëjmë turr si partiak të mjerë që të tregojmë mirëkuptim ndaj ambicjeve ripushtuese të Serbisë ndaj Kosovës, në mënyrë që mos të na ndodhin të zeza si me Çakorrin , kur u dhanë mbi 8 mijë hektarë të vendit-për një karrige të shkretë!
Vetëm për një gjë qëndroj “si shkëmb” i palëkundur, që të mos ua plotësojmë dëshirat me multietnicitet artificial Serbisë, Greqisë apo Turqisë me islamizimin antishqiptar, që në fund mund të na e zhbëjnë territorin kombëtar apo kombin, duke i dhënë identitet fetar.
Kryeministrja e Suedisë Anna Lind, vrasësi serb dhe marrëzitë e një diplomati shqiptar
*
Vrasja e kryeministres së Suedisë Anna Lindh nga Serbi 24 vjeçar Mihajllo Mihajlloviq, ka ndodhur me 10 shtator të vitit 2003 në shtëpinë e mallërave NK në Stockholm.
Shtytja për ta kryer krimin mizor e serbit “të sëmurë psiqikisht” ka qenë edhe bombardimi i NATO-s ndaj caqeve ushtarake dhe policore në ish-Jugosllavi, për Kosovën.
Për dallim nga terroristët islamik – shqipfolës, që kur u jipet mundësia i vrasin edhe ata që e çliruan Kosovën për hirë të “islamit famëlartë” (popullin që i përkisnin- po se po!) ; serbët edhe kur janë “të sëmurë mendërisht” , vrasin për t’ua marrë hapësirat jetësore shqiptarëve apo për shkak se nuk pajtohen për formimin e shteteve shqiptare.
Një shembul i madh ishte edhe ai i njërit prej atentatorëve ndaj Franc Ferdinand-it të AustroHungarisë, që vritet nga grupi i Vaso Čubrilović të organizatës serbomadhe “Mlada Bosna” (Bosnja e re), mu për shkak të hakmarrjes për formimin e shtetit shqiptar në vitin 1912 edhe me ndihmen e Austrohungarisë.
Ky atentat i kryer diku në fillim të korrikut 1914 , ishte shkaktari kryesor i plasjes së Luftës së Parë Botërore , pikërisht në vitin 1914.
Duhet theksuar se terroristi dhe krimineli i madh islamist Arid Uka, që në Gjermani kishte shkuar me familjen si 4 vjeçar, në korrik të vitit 2011 , i ka vrarë dy ushatarë amerikan dhe dy të tjerë i pagosë në Frankfurt të Gjermanisë.
Një krim të ngjashëm panislamik dhe serbomadh ka tentuar ta bënte edhe shqipfolësi tjetër në SHBA, duke dashur sëbashku me vëllezërit e tij Musliman ta sulmonte Pentagon-in.
Trushpërlarja është trushpërlarje , megjithëse në “trushpërlarjen” e tillë ka gjasa që gjithmonë depërtojne dhe udhëzojnë shpesh kriminelët e ndryshëm të shërbimeve të mshefta.
Për shembull, “motivi” i vrasjes së dy ushtarëve amerikan ishte “dhunimi i femrave myslimane nga ushtarët amerikan”, që shqipfolësi i prindërve mitrovicas i paskësh parë në video, video që faktikisht kanë qenë sajime dhe shpifje të menduara propagandistike.
Trushpërlarit Arid Uka nuk i kujtohet dhunimi i asnjë femre shqiptare , as mbajtja pothuaj nën pushtim e një pjese të madhe të Kosovës , asaj përtej Ibrit, por medonte “vetëm për islamin”.
Ai duhet ta ketë pasur një atmosferë familjare që prishet aq shumë dhe devijon aq keq.
Ajo që shqetëson më së shumëti është kur ndonjë “veteran i diplomacisë shqiptare” shpifë dhe krahason gjëra të pa qena. Bije fjala në një mënyrë e “neutralizonte” krimin panislamik në Vjenë të Austrisë të një shqipfolësi me prejardhje nga Qallopeku i Tetovës, duke e krahasuar me vrasësin e ish – kryeministres suedeze të vrarë nga serbi?!…
Duhet të jesh me mendje të retarduar ose qëllimkeq, që të mendosh e krahasosh gjëra që s’mund të krahasohen!
O Tempora, o Mores!
I njeti tash e vajton kalljen e librit të shenjt të Kuranit nga politikani i djathtë danez Rasmus Paludan. Thuajse kjo qenka çështje për Shqiptarët, kur dihet se në historinë njerëzore janë kallë e druaj se do të vazhdohet kallja e librave.
Dikush e ka kallë edhe Biblen, Talmudin, Toraen e libra të tjerë !
E dikush e kallë (djeg) popullin e vet, “për islamin!”
Apo kallja e librave e librave të Galileo Galileut dikur …!
“Epour si mouve!” – “Megjithatë rrotullohet …”
Janë disa shqiptarë që sikur u vije era myk dhe nuk kanë mendime të kultivume e as kulturë publike, siç është edhe Behxhet Pacolli, që e ngrenë zërin për çështje që su takojnë e s’kanë pse ti preokupojnë shqiptarët.
Që qoftë edhe duke qenë të pavetëdijshëm për veprimet e tyre, na bëjnë pjesë të problemeve të huaja!
Për të na e thyer qafën si komb, se po u duket që pak e kemi të thyer …?!
Që pas xhamizimit të Kosovës e Shqiptarisë , pa i pyetur fare Shqiptarët, të na bëjnë pjesë të problemeve e agjendave të huaja, të Turqisë neoosmane kryesisht, mu ashtu sikurse që kanë menduar historikisht serbomëdhenjt dhe armiq të tjerë.
Tashmë ka ardhur koha e penave pak më të mprehta, se nuk durohen më njerëzit e cekët dhe qëllimkëqinj.
Si Valon Syla, për shembull.
Valoni që as nuk e flet dhe as nuk e shkruan Gjuhën Shqipe, ashtu qysh duhet dhe i takon një personi me prani aq të madhe publike. Nuk duhet të merren parasysh kritikat e tij e as të Ramush Haradinajt për “asociacionin e komunave serbe” në Kosovën multietnike, se e kanë me sherr dhe tashmë kanë treguar se mund të japin vetëm territore të kombit shqiptar.
Sherrin e tyre e pamë tashmë.
Pse u dashka vetëm hapësirat jetësore e shtetërore, ku jetojnë shqiptarët në Gadishullin Ilirik, të jenë mutienike fillimisht, e pastaj njëtnike për serbët e nesër, qysh po shkojnë punët, edhe për grekët?!
Shqiptarët duhet të mendojnë e tu japin përgjigje pyetjeve të tilla, se nëse e vazhdojnë gjumin kështu, le ta dijnë se dikush i etur për tokat e tyre, nuk flenë natën e as ditën.
***
Shqiptarët dhe Shqiptaret që po heshtin për temat që nuk duhet heshtur, me heshtjen e tyre po e ndihmojnë të keqën. Mos ti shkon mendja askujt se të tjerët na i kryejnë punët tona, qysh na takon neve që ti kryejmë.
Për asociacionin njëetnik , që po duan të na e imponojnë, asnjë jurist shqiptarë në Gadishullin Ilirik dhe në botë nuk guxon me heshtë. Të gjithë duhet ta analizojnë fjalëpërfajle, se fundja kjo nuk është vetëm çështje e Vjosa Osmanit, Albin Kurtit, Donika Gërvallës, por e të gjithë neve, pa përjashtim.
Shqiptarë e Shqiptare: jepni mendimet tuaja pa ndruajtje e me guxim njerëzor… Asksush nuk është duke e kërkuar “njohjen e drejtshkrimit” , por vetëm mendimin tuaj të mbarë për vendin dhe popullin tuaj.
*Në foto është edhe Vasa Čubrilović nga koha e burgut pas vrasjes së Franc ferdinand-it, në atentatin e përbashkët ndaj tij, i cili ua ka lënë amanet serbëve, amanet që tash po ia kryejnë (zbatojnë) edhe “arnautët” se – “Shtyllën kurrizore të nacionalizmit shqiptar mund ta thyej vetëm feja islame”
A ka nisur të thyhet tashmë…?
Vrasësi serb i kryeministres së Suedisë …

Hoxha nuk është simbol i kombit, kjo është rrena më e madhe që iu shitet shqiptarëve në Kosovë dhe Maqedoni

0
Nga: Tim Shkupi, teolog, Shkup
_____

* Nje reagim si urtesi me reflektuar popat e fese se Bagdadit

I nenvizova me te Kuqe:

Hoxha nuk eshte simbol i kombit. Eshte rrena me e madhe qe ju shitet shqiptareve ne Kosove dhe Maqedoni.

Mulla Osmani i Drenices thote Kombi eshte vone. Mulla Qymiri thote “Shqiptaret jane te vonshem”

Nje e vertete tjeter eshte: Hoxha eshte simbol i muslimanizmit qe lufton vlerat e kombit Shqiptar ne gadishullin ilirik.

Edhe me i miri prej hoxhallareve e ka patjeter me i luftuar vlerat e kombit Shqiptar.

E dyta me te kuqe eshte Ibn Asakir. Ky ibn Asakir nuk eshte as Zot, as profet, as nuk i pyet kush shqiptaret se kush ka qene Ibn Asakir.

Pra, sic ju kam informuar, hoxhallaret kane nevoje per ndihme, duhet me i kuptuar se paganizmin e kane te programuar, e kane shume veshtire me u c’programuar.

Nuk i ka cu populli shqiptare me u ba hoxhallare, por baballaret e tyre. Vete kane zgjedhur dhe e kane hucur fund e krye.

E kuqja e trete eshte ne lidhje me ajetin 63 te sures Nur, aty ku flitet per magjepsje (fitne) dhe eshte e kunderta e asaj se cka ka shkruar ky person qe ka pasur fatin e zi me u ba hoxhe.

Behet fjale per RISALEN-RESUL dhe jo per hoxhallare. Fjala hoxhe nuk permendet ne Kuran, por permenden kleriket me fjale te tjera dhe nuk permenden per mire, perkundrazi permenden per KEQ per shkak se mashtrojne, devijojne informacionet e librave te shenjte, sic eshte rasti me kete hoxhe te shkrete.

E kuqja e kater eshte kur permenden 6 shekuj, qe eshte mashtrim, por nje fakt per ata qe duhet te zgjohen nga gjumi se ky po flet per sulltana te otomanizmit, e jo per Kuran apo per vlera Shqiptare.

Sic e dini, Kurani ka zbrit para 14 shekujve, e jo para 6 shekujve.

Shkurt e Shqip, tani ju shperlani syte vete dhe shihni se ku jeni, nese mendoni keshtu si ky, s’ka dyshim se e keni hucur ne dynja dhe ahiret.

_____
May be an image of text