Kreu Blog Faqe 1136

Qeveria Hoti e solli një njohje, ‘Qeveria Koti’ asnjë!

0

Florim Zeqa 

Qeveria amatoreske dhe diplomacia inekzistente i kanë hapur rrugën Serbisë për tërheqje dhe pasivizim të njohjeve. Edhe pse zyrtarisht nuk kemi të dhëna për numër të ç’njohjeve, nuk e kemi asnjë njohje zyrtare që nga njohja e Izraelit, e cila na erdhi në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 4 Shator 2020!

Vakum diplomatik

Mungesa e një diplomacie efikase në mirëmbajtjen e raporteve me shtetet njohëse i ka vënë në lajthitje ato, kurse të tjerat që ishin në prag të njohjes, janë larguar nga ideja e njohjes. Dërgimi i personave anonim dhe pa kredibilitet në përfaqësitë diplomatike e ka dëmtuar imazhin e Kosovës në botë!

Këtë situatë vakumi diplomatik, është duke e shfrytëzuar pdiplomacia serbe në parandalimin e njohjeve dhe kontestimin e njohjeve ekzistuese.

Diplomacia jonë, përkatësisht Ministria e Punëve të Jashtme është mbyllur në lëvozhgën e saj, duke mos e zhvilluar asnjë lobim serioz tek shtetet mosnjohëse!

Ka ikur koha e njohjeve përmes miqëve perëndimorë

Siq dihet, shumicën e njohjeve të shtetit të Kosovës i kemi dhuratë prej aleatëve tanë, në veqanti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e shumë pak njohje i kemi si produkt i lobimit tonë!

Madje, edhe njohjen e fundit nga Izraeli e aranzhoj presidenti amerikan Donalld Trump me rastin e Marrëveshjes së Uashingtonit, me ç’rast kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan marrëveshjen për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

Ne, tërë ditën mund ta akuzojmë Serbinë dhe Rusinë për mungesën e njohjeve, por kjo në radhë të parë është pasojë e mospunës tonë, përkatësisht e mungesës së një diplomacie efikase dhe profesionale.

Shkaqet e ngecjes së njohjeve nuk duhet t’i kërkojmë jashtë Kosovës, por duhet t’i gjejmë brenda ‘Qeverisë aktuale’ për mos zgjerimin e ndikimit diplomatik tek shtetet mosnjohëse.

Nuk është pragmatizëm diplomatik dërgimi i kërkesës për anëtarësim në Bashkimin Evropian pa e pasur asnjë gjasë teorike për anëtarësim!

Pa anëtarësim në Këshillin e Evropës, pa njohjen nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe pa pranimin në Interpol dhe UNESCO, kërkesa e Kosovës do të mbetët edhe 20 vite në sirtarët e BE-së!

Ndërrimi i qasjes së SHBA-ve ndaj shtetit të Serbisë, shqetësues për Kosovën

Nuk është shqetësim vetëm deklarimi i SHBA-ve për mosvënjen e kushtit Serbisë për njohjen e Kosovës në dialogun e Brukselit, por janë raportet tepër të relaksuara me Serbinë. Paralajmërimi i SHBA-ve për investime qindramilionëshe në Serbi e vërteton përafrimin e amerikanëve me fqinjin tonë verior, përderisa mungojnë investimet kapitale në territorin e Republikës së Kosovës!

Raportet e mira dhe përputhja e interesave amerikane me Kosovën e sollën mrekullinë në vitin 1999, gjegjësisht intervenimin e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s. Por tani 24 vite më vonë gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht, e në veqanti pas fillimit të invazionit rus në Ukrainë kanë ndryshuar edhe rrethanat gjeostrategjike në Evropë dhe në Ballkan.

Nëse kryeministri Albin Kurti nuk e ndërron qasjen e qeverisjes dhe nuk e bën riformatimin e Qeverisë brenda një kohe të shkurtër, rrezikon që të përfundojë mandatin pa i sjellë asnjë njohje shtetit të Kosovës, e për më keq se kaq, mund t’i humbas disa prej njohjeve ekzistuese!

Është mëkat i madh që populli më pro-amerikan në rruzullin tokësorë të humbas mbështetjen e SHBA-ve, shkaku i një qeverie e cila nuk i merrë në konsideratë këshillat dhe rekomandimet e aleatit numër 1 dhe të shteteve mike të Bashkimit Evropian. Me këtë qeverisje amatoreske dhe me diplomaci inekzistente nuk mund të presim më mirë!

Mbështetësit e “bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë”, ose janë të paditur ose antikosovar

0

Arsim Kapiti, Prishtinë

(Halim Hyseni)

  • Të gjithë ata të cilët e mbështesin bashkësinë e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ose janë të paditur ose antikosovarë që nuk ia duan të mirën as kombit e as shtetit të Kosovës. 

Nuk  është me rëndësi fare se a janë vendor apo ndërkombëtar ata,  se a  shtiren si miq të  Kosovës apo  jo, të gjithë, pa përjashtim, ata të cilët e  mbështesin  këtë casus belli  të formimit  të    Serbisë të  Madhe  dhe  Homogjene, apo të Botës  Serbe (e përcaktuar me projektin  RASTKO të  Vuk Karaxhiqit, që në vitin 1836),   ja janë  injorantë, sepse  nuk dinë asgjë për gënjeshtrat  serbe  dhe  ruse, të mos them budalla, ja janë serbofil dhe  rusofilë. 

E treta nuk  ekziston. Andaj, do tu referohem fakteve.  

Në  Memorandumin e Akademisë Serbe të vitit 1986, me të cilën  filloi  gjakosja e tmerrshme e dekadës të fundit të shekullit XX, sipas të cilit ishin paraparë të vriteshin 86 mijë jo serbe (shqiptarë, kroate, boshnjake –  myslimanë) është paraparë krijimi i Serbisë se Madhe dhe  Homogjene, demek edhe ata jo serbë  duhet të shndërroheshin në serbë, sepse Serbia duhet jetë homogjene, ashtu si kishte parashikuar me projektin e mëhershëm çetniku Stavan  Moleviqi.

Bota Serbe andaj nuk duron raca, etni e kombe tjera, përpos serbëve! 

Në  luftërat nisura nga  Serbia në dekadën e fundit të shekullit  XX, të bazuara  në kultin e gjakut,  u vranë, masakruan dhe u përdhunuan 56.714 civilë te pafajshëm (fëmijë, pleq, plaka, civilë të pafajshëm dhe  ushtarë  çlirimtarë në Kroaci, Bosnje  dhe  Kosovë). 

Në këto tri vende  janë vrarë dhe masakruar 49.474  civilë jo serbë si dhe  47.428 çlirimtarë (boshnjakë,kroatë dhe shqiptarë). Në tri luftërat e  nisura të Serbisë, për krijimin e Serbisë së Madhe dhe  Homogjene, janë vrarë 34.478 serbë nga të cilët 7.241 civilë serbë dhe 27.237 militarë dhe paramilitarë të armatosur serb. Për  krijimin e Serbisë së Madhe dhe  Homogjene janë  vrarë  131.379  qytetarë  të  ish-Jugosllavisë (nga ta 56.714 civilë dhe 74.665 ushtarë, policë dhe  paramilitarë). Nga këto shifra  bëhet e qartë  se nuk janë vrarë  86 mijë jo serbë, si ishte  parapara me  Memorandumin gjenocidal serb, por shumë më.

Sipas studimeve që i kam bërë, janë vrarë mbi 104 mijë jo serbë, apo më shumë se 18.000 jo serbë se sa ishin parashikuar me  skenarin gjenicidal  të Akademisë serbe. Megjithë numrin kaç të madh të viktimave jo serbe, të nxitura drejtpërdrejt nga kriminelët Millosheviq, Vuçiq, Daçiq, Vulin e shumë të  tjerë në Serbi, të epigonë e trabantë të Millosheviqit vërehet qartë se ata ende janë të  uritur për gjak të shqiptarëve.  Këta edhe sot ndezin zjarre, fabrikojnë incidente, nxisin konflikte, si ai i Gotovushës në Brezovicë, për të viktimizuar popullatën serbe dhe për t’i paraqitur shqiptarët si agresivë dhe torturues të serbëve. Për këtë arsye  propozoj që pë  këtë rast të përfshihen në hetime edhe ndërkombëtarët.

Raste të këtilla të  inskenuara nga serbët ka me mijëra. Por unë po i përkujtoj rastet e Martinoviqit,  Restorantin “Panda”, rastin në Grackë, Gorazhdec , Kleçkë etj.

Rasti i  restorantit “PANDA”dhe i Martinoviqit, tashmë janë sqaruar.

Dihet botërisht se krimet i ka  bërë vet pushteti serb për t’i  fajësuar dhe diskredituar shqiptarët para faktorit ndërkombëtarë. Po ashtu, propozoj që të rihapen, (me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve) hetime për rastet e fshatit Grackë (vrasja e fshatarëve serbë),  autobusit të Nish – Ekspresit dhe  fëmijëve të vrarë serbë në Gorazhdec. Jam i bindur se shqiptarët këto nuk i kanë bërë, pasi në kodin etik të shqiptarëve fëmijët dhe të pafajshmit nuk vriten.   

Në  Kosovë, pos serbëve, jetojnë  dhe etni të tjera. Pse shqiptarët po i torturuakan vetëm serbët. Të gjithë këta skenarë bëhen me qëllim për t’i çuar përpara idetë e Sllobodan Millosheviqit dhe të Memorandumit të SANUtë vitit 1986 (Akademia e Shkencave dhe Arteve të Serbisë) ,  për krijimin e Serbisë Madhe.  

Një ndër nxitësit kryesor të luftërave të dekadës së fundit në ish- Jugosllavi ishte   Aleksandër Vuçiq, që me aftësinë tij satanike të mashtrimit dhe të gënjeshtrave të panumërta, po e loz në mënyrë fantastike argatin e djallit, duke  manipuluar me serbët e Kosovës dhe  diplomacinë perëndimore. Ky ka gisht të drejtpërdrejtë në vrasjen e qytetarë amerikan, vëllezërve Bytyçi. Nuk dua të flas  më shumë, por për injorantët, liderët e deridjeshëm dhe opozitën e mjerë  shqiptare, pra për aleatët e Listës Serbe që është jo vetëm e kriminalizuar por edhe dorë e djathë e Putinit, që ka organizuar rastin e Gotvushës, vetëm që të vajtojë para Gabriell Escobarit dhe z. Derek për pozitën e vështirë dhe tepër të rëndë të pakicës  serbe, megjithëse është pakica më e privilegjuar në Evropë. 

Me këtë rast vetëm do të citojë një pjesë nga Memorandumi i vitit 1986, me të cilin  filloi tmerri ndaj qytetarët jo serbë në Bosnjë dhe  Hercegovinë,Kroaci dhe  Kosovë.

Në këtë dokument gjenocidal, pos tjerash, shkruan:  

“Serbia e Madhe është tepër e vogël dhe e ngushtë dhe ata (serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madhe e më të madh apo bashkësie më të madhe territoriale (jo vetëm për shkak të  zgjerimit territorial të popullit serb, por edhe për shkak të rolit të Serbisë ( OPEN BALLKAN  – OPEN SERBIA E MADHE -H.H.)  në Ballkan”.  

Në Memorandum të SANU, thuhet: “… rendësi do t’i jepet të ashtuquajturës “LIDHJES VERTIKALE SERBE” (jo vetëm lidhjes horizontale – bashkimit të komunave me shumicë  serbe- H.H. ). Sipas kësaj  lidhjeje, në Jugosllavi serbëve  duhet t’u bëhet e qartë se cila është qendra e tyre (Republika e Serbisë) dhe çfarë është periferia (krahinat serbe apo territoret brenda  Serbisë”).  

Shpresoj se Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, alter egoja e tradhtarit Enver Hoxha, është  lumturuar pa masë, sepse sot mori edhe një përkrahje të fuqishme, hiq ma pak se nga një ish – kryetar i Serbisë, Boris Tadiq, i cili tha: “… Serbia e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, porse e fton atë në Ballkanin e Hapur”- demek Serbinë e Madhe. 

Injorantëve vendorë dhe ndërkombëtarë, këtë po ua thotë shumë qartë Aleksendër Vuçiqi, në biseda dhe në thirrjen e serbëve për rebelim në  Kosovë, sikurse në vitet e 90 në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, mu ashtu siç që po bën Vlladimir Putini në Ukrainë.  Aleksandri nuk po angazhohet për paqe, por  për një  casus beli të  ri të Serbisë, e cila si në  korrik të vitit 1914, e kalli botën me   Luftën e Parë Botërore, serish do ta kallë Evropën me Borelin, Lajçakun si  përkëdhelës i tyre. Shpresoj të mos jenë bashkëmendimtarë i tyre z. Escobar dhe  z. Derek 

Serbia me skenarë të luftës e ka fituar Republikën Serbe (Janë bashkuar horizontalisht 14 komuna me shumicë serbe që formalisht janë brenda Bosnjës dhe Hercegovinës, më pas formuan Shoqatën e komunave serbe e cila u bë Republika Serbe e Bosnjës. Nuk do të shkon shumë e do jetë pjesë e integruar e Botës Serbe. De facto do jetë territor brenda Serbisë  (Vërejtja H.H.). Me rëndësi për Putinin, Vuçiqin, Daçiqin, Vulinin dhe Dodikun, është se Bosnja dhe  Hercegovina nuk funksion si shtet i integruar dhe qytetarët e saj nuk janë të lumtur. Kjo i bën ndërkaq të lumtur Putinin dhe ambasadorin rus në Beograd, të cilin Daçiqi e informon me rregull. Pasi e kanë të sigurt punën me Republikën Serbe të Bosnjës , Putinit dhe  Vuçiqit dhe epigoneve u ka mbetur të rregullojnë  punën me Kosovën dhe Malin e Zi.   

Nuk ka fjalë se tek politikanët serbë po funksionon shkëlqyeshëm inteligjenca dhe mendjemprehtësia. Inteligjenca e mendjemprehtësisë  është    zhvilluar te  “intelektualët”  dhe  pushtetarët serbë fal Akademisë Serbe të Shkencave dhe të Arteve , e themeluar më 21 nëntor 1841 , e cila prioritet e ka pasur  fuqizimin e  identitetit serb dhe zgjerimin territorial në territoret me popullsi pa identitet të qartë etnik. Themelimi i kësaj Akademie me këto prioritete identitare dhe me synime për zgjerime territoriale të serbëve, kanë prodhuar dy pasoja tragjike  për popujt dhe etnitë e tjera Ballkanit, të cilat e kanë pasur identitetin e krijuar etnik (grekët, bullgarët,  hungarezët, shqiptarët, malazezet dhe turqit): 

1.Zvillimi i ultranacionalizmi, shovinizmi, urrejtjes  dhe ksenofobisë te populli serb; si dhe  

2. Topitja apo shkërmoqja e inteligjencës etnike, nënës së të gjitha  inteligjencave njerëzore që ka prodhuar agresivitetin, urrejtjen, brutalitetin, gjakpirësinë, mashtrimin dhe gënjeshtrën. 

Natyrisht që pos Akademisë (SANU-s), në dy pasojat ka rol edhe trashëgimia e kultit të gjakut të cilit i referohet edhe z.Vuçiq, i cili ne Kuvendin e Serbisë me: “ … gjak se kurrë nuk do ta njeh pavarësinë e Kosovës.  

Dy elementet e përmendura i karakterizojnë të gjitha pushtete e Serbisë, nga viti 1833, kur është themeluar Provinca e Serbisë ose Pashallëku i Beogradit. 

Insistimi i Serbisë   për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ose siç e quajnë qëllimisht ata,  ZAJEDNICA ,qoftë me apo pa autorizime shtetërore, mund të mbështet nga injorantët vendorë (budallenjtë apo mendja e pashkolluar) dhe nga tradhtarët. Mbështetja e themelimit te Asociacionit nga diplomatët ndërkombëtar ose mund të jetë për arsye të keqinformimit apo nga dashakeqësia. 

Me  themelimin e Asociacionit me ingerenca apo pa to, ato  do ta përcaktojnë kufirin e ardhshëm të Serbisë së Madhe me “ndihmën” edhe të miqve tanë të SHBA-s.  Unë i kuptoj sjelljet e z.Derek dhe z.Gabrell. jam i bindur se këta nuk i kuptojë mashtrimet e Serbisë. Megjithatë më befason sjellja e ambasadori Hill, për gjenocidin serb mbi shqiptarët. Ky po del hapur kundër politikave të ShBA, kur deklaron se ky paska qenë për një lloj autonomie. Sjelljet e z. Hill janë filoserbe dhe filoruse. Thjeshtë, janë të pakuptueshme. Z  Escobar dhe z. Chollet kanë të drejtë rreth asociacionit sikur Serbia të ishte shtet normal, por ajo nuk është shtet i tillë.  Vuçiq dhe Daçiq duan që ta realizojnë politikën e Millosheviqit dhe Memorandumit të vitit 1986.  Në atë Memorandum saktësisht thuhet, e (përsëris edhe njëherë -H.H) se: “Serbia e Madhe  është tepër e vogël dhe e ngushtë, dhe  ata (serbët-H.H.) gjithnjë do të jenë në kërkim të një shteti më të madhe e më të madh, apo bashkësie më të madhe territoriale, se sa Serbia e  Madhe (jo vetëm për shkak depresionit –  shpërndarjes territoriale të popullit  serb, por edhe për shkak  të rolit të Serbisë në Ballkan) 

  1. Chollet dhe z, Esobar mund jenë mahnitur me gënjeshtrat satanike të Vuçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, por këta dhe  90 % e pushtetarëve serbë, përfshirë edhe Listën e kriminalizuar serbe, janë gënjeshtarët më të mëdhenj në botë.

Po u jepi një dëshmi të babait tyre shpirtëror Dobica Qosiqit. Ja çka flet për gënjeshtrën serbe: “ Gënjeshtra përbën interesin shtetëror serb. Ne gënjejmë për  të lartësuar vetën dhe për të ngushëlluar të tjerët. Gënjejmë nga vetëkënaqësia,  gënjejmë edhe  nga ligësia, për  t’u trimëruar, për të fshehur turpin tonë. Gënjejmë edhe në shenjë respekti, gënjejmë edhe për lirinë. Gënjeshtra  përbën thelbin e patriotizmit serb, dhe kjo  vërteton inteligjencën tonë të lindur. Gënjejmë në sensin krijues, në sensin e imagjinatës dhe të inovacionit. Në  Serbi çdo gënjeshtër behet e vërtet. Serbët, falë gënjeshtrës, kanë mbijetuar gjatë historisë” 

E fundit i mbetet pushtimi i Mali të Zi. Edhe atu e kanë kryer 60 për qind të punës E kanë kryeministrin  Driton Abazo(viqin), i cili  familjen e ka në Beograd, andaj s’ka çka humb. Bravo bre krimineli – demoni Vuçiq! Puna po të shkon për mrekulli. Mirë me  Putin, mirë  me Bajdenin! Mirë me Rusinë dhe Kinën; por mirë edhe me ShBA- dhe BE-en. Është një këngë shqipe që përshtatet veprimit të Vuçiqiqit:” Mirë me vjehrrën, mirë me burrin”. Në ketë rast dihet kush është për Vuçiqin.  Rusia dhe Kina, bashkë me SHBA-at dhe BE-en.

O, njerëz, apokalipsi nuk është larg! 

Kosova të vetmen mundësi qe e ka  për të qenë shtet funksional, demokratik  dhe përparimtar, është që me Serbinë në çdo fushë të zbatojë reciprocitetin, sepse projekti për bisedime në Bruksel, është projektuar, jo për të rregulluar raportet Kosovë –  Serbi, por për ta kthyer Serbinë edhe një herë në Kosovë. Andaj, kuptojeni o njerëz.  Këtë e kanë thënë hapur: “Po shkojmë në Bruksel, jo për të marrëveshje për normalizim të raporteve Kosovë – Serbi,  por për ta aneksuar  për herë të katër Kosovën”.  

Zoti i vraftë të gjithë ata shqiptarë që e kanë nënshkruar këtë marrëveshje sepse Serbia vetëm me këtë kusht e robëron serish Kosovën, duke e shndërruar   Kosovën përsëri në koloni serbe. Z Chollet dhe z. Escobar mund marrin çmimin Nobel për një marrëveshje Casus Belli, por kjo nuk siguron paqe pozitive dhe të  qëndrueshme.  

Nuk e dij pse edhe tani harrohen vëllezërit Bytyqi, qytetarë amerikan. U bën 23 vite nga ekzekutimi i tyre. Harrohet Ukshin Hoti; harrohen  Pokleku, Reçaku,  Krusha e Madhe dhe e Vogël, Makoci, 1379 fëmijë të vrarë shqiptarë, 20.400  femra  shqiptare të dhunuara seksualisht. Harrohen 1 1001 fshatra të granatuara, Restoranti Panda; Branimir Gjokiqi, i cili u vra nga  polici serb, pse kundërshtonte  masakrimin e shqiptarëve. U harruan varrezat masive. U harrurën  1600 të pagjetur, në mesin e tyre 100 fëmijë. Dihet vrasësi i Oliver Ivanoviqit, por ai shetit i lirë në Serbi. Në Kosovë ndërkaq vjen kur Aleksandër Vuçiqi e urdhron me i vendos barrikadat. 

Zotërinj Chollet Escobar, Borel  dhe  Lajçak nuk sigurohet paqja me kriminel dhe  duke mbështetur aktet kriminale. Perëndimi taktizoi me Putinin, por e pësoi bota. Me  shtyrjen me tre muaj të targave dhe të vendkalimeve kufitare, ju  jeni duke e trimëruar Serbinë terroriste dhe duke ia rritur namin autokratit dhe kriminelit  Aleksandër Vuçiq. Pse zotërinjtë Chollet, Escobar dhe Lajçak nuk e vizitojnë  Poklekun, kur është vetëm 30 minuta larg Prishtinës. Zotërinj, besoni në Zot, se me marrëveshje me demonë nuk  evitohet, por thirret apokalipsi.   

Unë aq sa e njoh  Albin Kurtin, Kryeministrin e Kosovës, jam i bindur se ai nuk do të nënshkruaj kurrfarë  asociacioni, sepse ai nënshkrim do të jetë casus belli për një luftë të përgjakshme në Europë, pasi Serbia dhe Rusia janë të pangopura me territore dhe me gjak. Po bëj përpjeke të gjej argumente për instalimin e një aparteidi gjeografik në një shtet multietnik të cilin e krijuat ju (ShBA- ja dhe BE-ja) , por kurrsesi nuk po gjej argumente. U futa në filozofinë e Kombeve të Bashkuara. Aty  gjeta thënien i ish – i dërguarit special i Sekretarit të Kombeve të Bashkuara për Kosovë Hans Hakerup, që deklaronte: “… ekzistojnë njerëz në      Beograd, por edhe në Kosovë, të cilët haptas angazhohen për një “lloje ndarjeje sipas vijave etnike, e cila është plotësisht në kundërshtim me Rezolutën 1244”. Le të më lejohet edhe një mendim i Bill Klintonit, ish- Kryetar e ShBA-s, i cili pat deklaruar: “Ne të gjithë duhet të jemi  të vetëdijshëm se forca e jonë e madhe qëndron në shumëllojshmërinë e popujve të Shteteve të Bashkuara “ ( Hyseni , H.(2010) Edukimi   Multi/Ndër/Kulturor,. Doracak për mësimdhënës, KEC & dVV international f.124.) 

Lexova shkrimin e një gazetari, i cili e lavdëron Vuçiqin për rastin e lëndimit të serbëve në Gotovush të Bezovicës. Ndjeva dhimbje sepse dezinformomi  është shumë i rrezikshëm. Hetimet nuk kanë përfunduar. Unë propozoj që në hetime të përfshihet edhe  drejtësi a ndërkombëtare, sepse  ky rast mund  jetë incuar pikërisht  nga z. Vuçiq dhe  Lista Serbe, në funksion të takimeve që do të pasojnë për t’i fajësuar  shqiptarët si në rastin “Panda” ne Pejë në dhjetor të vitit 1998. 

***

Në fund duhet të pyesim: Pasi qenka kaq e lehtë të kërkohen “bashkësi komunash serbe”,  pra komunash njëetnike në Kosovën multietnike, atëhere pse nuk u lejohet dhe garantohet një bashkësi e ngjashme komunash edhe shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, ku edhe një Abetare depërton me vështirësi të mëdha?!…  

___

  • Autori Arsim Kapiti (Halim Hyseni) ishte ndër udhëheqësit kryesor të arsimit në periudhën e paraluftës dhe pasluftës në Kosovë. Arsim Kapiti njëherit është ndër njohësit më të shquar të marrëdhënieve shqiptaro-serbe në këndvështrimin historik dhe aktual të këtyre marrëdhënieve. Jeton në Prishtinë.

Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit

0

Shkruan:Edibe Selimi-Osmani 

Pjesë nga vepra:  Rite e besime popullore në viset e Tetovës dhe të Gostivarit, Shkup 1997,faq.19 – 22. 

Pjesa e parë  

Rite në festa të motmotit  

VASILICA (14 janar)-Reka e Epërme). Hyn në grupin  e të kremteve të gëzuara.Nuk bëhet asnji ceremoni fetare  pra kishat nuk vizitohen.. Këto janë karnevale të  Vitit të Ri. 

 Të  rinjtë e të rejat e çdo fshati ortodoks,disa ditë përpara merren vesh  se te cila  familje  do ta presin këtë natë. Kush do të jetë bartës. Pasi i zoti i shtëpisë zotohet se do t’i pranojë në shtëpi, atë këtë vit e quajnë nuni i fshatit.  Për ta bërë natën e së kremtes  sa më të gëzuar në fshatrat; Vallkavi,Vërben, Sencë,,Zhuzhnjë,Nistrovë, Bibaj, meshkujt veshin  ndonjë pjesë të veshjes  kombëtare të femrave; mbi rrobat veshin gëzof të gjatë  deri në fund të këmbëve, në kokë mbështjellen  me shamia  dhe mbi shamia  që të duken më qesharak, vë kësulë e përlyhet në fytyrë që të mos njihet. Vajzat  vishen  ndonjëra me tirq ose me ndonjë gëzof  të keq të grisur,ndërsa kokën  e mbulojnë me shamia.  Në shëtitje dalin së bashku djem e vajza.  

Në fshatrat Beliçicë, Kiçinicë, Dëbovë, të rinjtë dhe të rejat vishen me rroba festive. Vajzat nuk dalin në shetitje ,por përgatisin  ushqimet në shtëpinë e nunit. 

 Të gjitha ritet të rinjtë dhe të rejat i bëjnë në vigjilje të Vasilicës.  . Nisja bëhet me bajrak(flamur)  prej shtëpisë së nunit.. Mbajtësi i bajrakut është djalë i ri  i moshës 14 deri 18 vjeç i familjes së ngushtë të nunit. Të rinjtë me bajrak  shetisin  duke kënduar në çdo shtëpi të fshatit.  Bajrakut nuset e reja dhe vajzat  i dhurojnë ndonjë pjesë të veshjes:qoftë “tazlluke” (pjesë e veshjes e çorapëve),”kallçin” (çorapë), “korpë”(shami). Pasi kalojnë nëpër çdo shtëpi  kthehen te nuni dhe me pjesët e veshjes stolisin bajrakun. 

Pastaj prapë,për së dyti ,ata nga mesi i natës ,dalin për të shëtitur duke kaluar nëpër çdo rrugicë të fshatit,në çdo shtëpi.  Tash më kolendarët  përsëdyti stolisin bajrakun me pjesë të veshjes ,marrin me vehte ndonjë zile të madhe ,ndonjë shkop në dorë,teneqera, topuza,gërgaçkë1. 

Gjatë rrugës bëjnë zhurmë të madhe. Këndojnë këngë të ndryshme,më së shumti këngë dashurie. Pas secilës këngë  dhe në çdo shtëpi që lypin këndojnë:  

Çakër,çakër, Vasilica, 

Për nji mollë e për nji dardhë , 

Vasilica fort e bardhë. 

Çakër,çakër, Vasilica,  

Për nji mollë e për nji dardhë, 

Dita e verës qoftë e bardhë.  

Secila familje fshatare i dhuron bajrakut  përsëdyti  dhe kolendarëve  gjëra ushqimore ose një shumë të hollash.  Pa zbardhur dita , kolendarët  kthehen në shtëpi të nunit. Aty vazhdon kënga  dhe vallja  së bashku me vajzat. Kur vajzat  afrohen ta prekin bajrakun dhe stolitë (pjesët e veshjes)meshkujt  e kanë për detyrë  ta mbrojnë , duke u rënë vajzave  me thupër duarve. Kjo e shton harenë e kësaj nate . Mendohet se nëse  vajzat e prekin bajrakun,së shpejti do të martohen jashtë fshatit. Të gjitha gjërat ushqimore  hahen aty,në shtëpi të nunit në 2 deri 3 dit. 

Amvisat  kçto ditë i kushtojnë kujdes të madh magjes.Si në çdo kremte edhe tani magja duhet çelur  dhe  duhet të gatuhet një fli. Gjatë të  gatuarit  e zonja e shtëpisë  vendos në mes të tepsisë  një monedhë të argjendtë. Flija stoliset me hoshaf thane ,me gjizë e busuleg, me besim se gjatë vitit  njerëzit do të  ndjehen të fortë si thana . Zakonisht  flija hahet për drakë ::anëtarët e familjes  shpejtojnë  të hanë duke  qeshur e duke pritur  se cili do të jetë ai fatbardhë  i vitit  që do t’i bjerë  monedha e argjendtë. Në këtë rast thuhet:  

Kush da xhone paren, 

Da xhone kinzhin  

Anëtarit të familjes  që i bie monedha , qoftë  femër apo  mashkull i bije detyra  ta mbikqyrë tufën e dhenve  deri sa të lindë qengji i parë i atij viti. Për lajmin që do ta sjellë në shtëpi, do t’i dhurohen  ndonjë palë çorapë e të holla.  Thuhet se ai është njeriu   më me fat i familjes për atë vit. 

Gjatë  ditëve kur lind qengji i parë, bylmeti nuk nxirret nga shtëpia se kështu nuk shtohet pasuria në shtëpi. Për bariun dhe anëtarët e familjes  përgaditet darkë e posaçme, theret ndonjë dele ose shpezë. Amvisa nuk harron të varë në bishtin e deles lehonë “peçat” dy fije leshi një e kuqe e një e bardhë ku varet monedha e argjendtë .Pastaj gris një pjesë të vogël  nga kindi me të  cilin fshihet çerepi  (vendasit e quajnë  kindin “cekeri” me besim se delja do të mbrohet nga syri i keq. 

 Në fshatrat:Vau, Kiçinicë,Bogdi, qengjin e parë  të atij viti , nëse është i bardhë , e lëshojnë  Ditën e Vasilicës  të ecë nëpër shtëpi, aty ku jetojnë , që gjatë vitit  të mos ketë  shtëpia pleshta. Kurse në fshatra  të tjera  të Rekës së Epërme  pa dallim feje , e zonja e shtëpisë e lëshhon qengjin  e bardhë nëpër shtëpi  Ditën e Verës. 

Në fshatrat e lartpërmendura , në vigjilje të së kremtes , amvisa merr monedhën e  argjendtë  dhe pa perënduar dielli  i prek kafshët  shtëpiake  sidomos dhentë te gjijtë. Nëpërmjet të këtij riti ajo shpreson  se ato gjatë vitit  do të kenë më shumë qumësht, do të mbarësohen,  do të jenë të shëndetshme.  

Shumica  e riteve   në këtë të krente lidhen me kultin e pranverës  dhe të përtrirjes ,  të gjelbërimit dhe punës së frytshme në vitin e ardhshëm. Si në çdo të kremte edhe në vigjilje të Vasilicës, amvisa i jep rëndësi vatrës: zjarri duhet të  ri i ndezur gjithë natën. Nikoqija mbush një pjatë me grurë. Të  gjithë  anëtarët mblidhen pranë vatrës.: në zjarr hedhin dy kokrra gruri njërin për të zotin e shtëpisë  e tjetrin për të zonjën. Të gëzuar ndjekin se cila kokërr do të  plasë e do të  kërcejë  më shumë. Atij  që i pëlcet kokrra është më i  shkathti në punët e shtëpisë dhe të bujqësisë.  Vazhdojnë  të hedhin grurë edhe për çdo anëtarë tjetër të familjes, duke qeshur e duke  shpresuar   se cili  që të dale më i  aftë e më i shkathtë se tjetri. Gjatë këtij  riti   e zonja  e shtëpisë nuk i harron  as kafshët shtëpiake. 

Për shtimin  dhe mbarësimin e tyre amvisa hedh një grusht grurë në zjarr   duke  menduar për gjithë kafshët e shpendët  e shtëpisë.  Të njejtin grurë, pasi  plasin kokrrat i mbledh dhe ua hedh kafshëve  Ditën e Vasilicës. Kur i pyetëm amviset se pse përdoret gruri  edhe për kafshët shtëpiake, ato na tha 

se kështu shpresojnë që gjatë vitit  kafshët të rriten, e të shtohen si gruri.  

Në viset  ku kemi hulumtuar, ka qenë terreni i përshtatshëm  për mbijetesën e besimeve  të ndryshme por me  shkollimin e  brezit të ri , besimet e  ndryshme  po zbehen dhe po zhduken dalëngadalë, ata tash më kanë ngelur vetëm  si kujtesë e brezit të moshur.   

Tetovë, më 12.1.2023 

Albin Kurti, për të përditshmen austriake “Der Standard”: Pse nuk mjafton plani i Ahtisarit për serbët

0

Kreu i ekzekutivit kosovar ka deklaruar se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon formimin e Asociacionit mbi baza etnike. Këtu ai ka cituar paragrafin e parë të Planit të Ahtisarit ku thuhet se “Kosova duhet të jetë shoqëri multietnike”.

“Pra, mund të kërkohet bashkim përgjatë maleve të Rugovës apo maleve të Sharrit, por ai nuk duhet të bazohet në identitet kombëtar”, ka thënë Kurti duke shtuar se pyet veten pse marrëveshja e Ahtisarit nuk duhet të jetë e mjaftueshme pasi ajo mbron shumë të drejta të serbëve në Kosovë.

“Kur bëhet fjalë për Asociacionin e Komunave Serbe, dua t’i referohem edhe Bosnje-Hercegovinës. Më 26 prill 1991, 14 komuna me shumicë serbe atje u bashkuan dhe themeluan një shoqatë; më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë dhe më 28 shkurt 1992 miratuan kushtetutën, më 14 shkurt 1992”.

I pyetur nëse ka frikë që e njëjta që të ndodh edhe në Kosovë, ai ka thënë se “kam frikë vetëm nga gjërat e panjohura”.

“Jo, nuk e kam frikë. Kam frikë vetëm nga gjërat e panjohura. Por kjo dihet, është një qëllim shumë i qartë”, është shprehur Kurti.

Mes tjerash, ai ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, nuk e dëshiron Asociacionin, pasi sipas tij, nuk mund ta duash atë e të thuash cdo javë “Nuk e njohim shtetin e Kosovës”.

“Ju nuk mund të shërbeni një makiato kafeje pa një filxhan kafeje. Por, të drejtat e pakicave janë një pjesë shumë e rëndësishme e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë. Pra, kur të arrijmë në atë pikë, Serbia mund të bëjë një propozim se si ta zgjidhë atë. Po kështu do të mund të bëjmë propozime për çështje që i konsiderojmë të rëndësishme për pakicat në Serbi”.

Kurti është pyetur edhe për deklaratën e Vuçiqit, i cili e ka quajtur “llum terrorist”.

Këtu kryeministri kosovar është shprehur se Perëndimi nuk e trajton njësoj si presidentin e Serbisë.

“Në përgjithësi, nuk ndjej se më trajtojnë njësoj”, ka thënë Kurti teksa ka shpjeguar pse ndihet kështu.

“Perëndimi ka njëfarë frike nga potenciali destabilizues i Serbisë – dhe nga ana tjetër, ekziston naiviteti të mendosh se Serbia mund të detyrohet të kthehet përsëri në Perëndim së shpejti”.

Prandaj, sipas vlerësimit të tij, të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia – “po bien në një gropë, skajet e së cilës janë aktualisht pritshmëri të ulëta të Vuçiqit, por pritshmëri të larta afatmesme prej tij”.

Derek Chollet: Marrëveshja, në qendër njohjen reciproke – nuk përkrahim një Asociaon si Republika Serbe

0
Këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, ka deklaruar të mërkurën se është momenti kritik që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse në qendër me njohjen reciproke dhe se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është obligim ligjor i Qeverisë së Kosovës.
“Jemi në një moment kritik. Ne besojmë që Kosova me Serbinë duhet të angazhohen urgjentisht në dialogun e fascilituar dhe të udhëhequr nga BE-ja, që punon drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për marrëdhënie të normalizuara që ka në qendër njohjen reciproke”, ka deklaruar Chollet në një brifing me përfaqësues të mediave, pas takimeve me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ku të pranishëm kanë qenë zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar, dhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier.

Këshilltari Chollet ka thënë se SHBA-ja e përkrah plotësisht dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe se Kosova duhet t’i plotësojë obligimet e dala nga ai.

“Ne besojmë që ky dialog është mjeti më i mirë për Kosovën që të sigurojë të ardhmen e vet të plotë euroatlantike. Dhe presim nga Kosova t’i plotësojë të gjitha obligimet e saj në dialog që përfshin themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe. Ne mendojmë që kjo është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Mendojmë që zhvillimet e fundit vetëm sa e kanë theksuar rëndësinë e themelimit të tij”, ka deklaruar ai.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas zyrtarit të lartë të Departamentit të Shtetit, nuk do të përkrahnin assesi çfarëdo aranzhimesh që nuk janë në vijë me Kushtetutën e Kosovës dhe se pret propozimet nga Qeveria e saj.

“Ne presim nga Qeveria e Kosovës të paraqesë disa propozime në tavolinë. Dua ta bëj të qartë që ne nuk e përkrahim dhe nuk do të përkrahim aranzhime si ato të Republikës Serbe dhe nuk po i kërkojmë Kosovës të përkrahë çfarëdo aranzhimi që nuk është në përputhje me Kushtetutën e vet dhe me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015. Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar Marrëveshja e Brukselit – Gjykata Kushtetuese ka vendosur që është e domosdoshme të themelohet bashkësia e komunave me shumicë serbe dhe që ne besojmë që formimin e tij e bën ligjërisht obliguese për Qeverinë e Kosovës”, ka thënë Chollet.

Ai ka vënë theksin te raportet “shumë të forta” mes Kosovës dhe SHBA-së, e veçanërisht ka potencuar se zyrtarët aktualë më të lartë shtetërorë amerikanë kanë një histori më të hershme që i lidh me Kosovën.

“Presidenti i SHBA-së, Biden, sekretari Blinken, zv.ndihmës ekretari Eescobar, si dhe unë, e shumë zyrtarë të tjerë të Qeverisë amerikane, kemi kaluar një pjesë të madhe të jetës sonë profesionale duke u përpjekur të punojmë me Qeverinë dhe me njerëzit në Kosovë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, ka deklaruar ai.

Gazetari Sali Nivica: Një nacionalist i vërtetë! 

Në foto: Sali Nivica

Nga: Frank Shkreli
Model për rininë dhe për gazetarinë shqiptare sot!   

 

Kush ishte Sali Nivica dhe pse po e kujtojmë sot këtë atdhetar të shquar. Po e kujtojmë atë, në ditën e vrasjes së tij më 10-janar, 1920. I lindur në Kurvelesh – një bir i denjë i Labërisë dhe i mbarë Shqipërisë. Megjithëse në moshë të re, ai e dalloi veten në shumë fusha të veprimtarisë së tij: si publicist, botues i gazetës ‘Populli’; u dallua si patriot i flakët atdhedashës, si shkrimtar, por edhe si politikan, megjithëse në moshë të re. Brenda një jete shumë të shkurtër (nën 30-vjeçare), para se të vritej barbarisht, Sali Nivica kishte arritur shumë më shumë se ndonjë prej nesh mund të arrijë në një jetë të tërë e të plotë. Me veprat e tij patriotike, ai kishte bërë emër në qarqet atdhetare dhe intelektuale të kohës në Shqipëri dhe në Kosovë, si patriot i flakët, organizator dhe veprimtar i kryengritjeve anti-osmane dhe anti-sllave. Fillimisht, ai nisi veprimtarinë e tij patriotike në gjimnazin që frekuentonte në Manastir, në fillim të 1900-ave. Atje u njoh me patriotin Bajo Topulli, (vëllai i Çerçiz Topullit), një figurë e njohur nacionaliste shqiptare – themelues i Komitetit të parë Kryengritës për Çlirimin e mbarë Shqipërisë – të cilit iu bashkua edhe i riu Sali Nivica. Bashkëpunoi me Bajo Topullin, të cilit, kolosi i gjuhës shqipe, Eqerem Çabej i është drejtuar me fjalët e fundit: “Ti o shpirt bujar, derdhe tërë gazin e jetës për këtë Shqipëri … që ti e deshe gjithë jetën, më tepër sesa shpirtin”. Me njerëz të tillë, të vlerësuar për kontributin e tyre, vepronte dhe bashkëpunonte i riu Sali Nivica në mbrojtje të Atdheut dhe të drejtave të shqiptarëve nga jugu në veri, duke filluar nga Manastiri e në Shkodër, e deri në Kosovë.

Më vonë Saliu i ri shkon në Shkodër, ku në shkurt të vitit 1918 bëhet anëtar i “Komisisë Letrare”, në të cilën merrnin pjesë disa nga patriotët më të njohur dhe personalitetet më të shquara të gjuhës, kulturës, por edhe të politikës kombëtare, si At Gjergj Fishta, Gurakuqi, Pekmezi, Mosi, Logoreci, Mjeda, Xhuvani etj. Merreni me mend këtë patriot të ri shqiptar në shoqërinë e këtyre kolosëve të Kombit duke diskutuar fatet e Kombit dhe duke mësuar prej tyre dashurinë e vërtetë për Kombin e vet!? Duke marrë mësim nga më të mirët e Kombit, Sali Nivica, në këtë kohë, e shtrinë gjithashtu veprimtarinë e tij patriotike edhe në Kosovë, ku në nëntor të vitit 1918 bëhet njëri prej organizatorëve të themelimit dhe anëtar i Komitetit të emërtuar, “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, me qëndër në Shkodër.  Edhe në këtë organizatë, Sali Nivicës i jepet mundësia të bashkëpunonte me figurat më të ndritura të Kombit Shqiptar, si Hoxha Kadri Prishtina, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Kel Marubi, Sotir Peçi, Elez Isuf Ndreu, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Vinçenc Prenushi, Sejfi Vllamasi etj.

Veprimtaritë e tija nëpër organizata e komisione, në mbrojtje të interesave të Atdheut – në bashkëpunim me më të mëdhejtë e Kombit të asaj kohe dhe sot. I riu Sali Nivica, i cili falë rinisë së tij duhet të ketë qenë edhe më entuziasti në atë grup i dyfishonte e trefishonte kontributin e tij, me punën në fushën e publicistikës, si botues i një gazete në Shkodër. Sipas burimeve, si botues i gazetës së tij “Populli”, ai vuri në dispozicion gazetën që në numrin e parë të saj, Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, gazetë që e botonte me moton, “Për Lavdinë e Atdheut”. Gazeta “Populli” nën drejtimin e atdhetarit të ri, Sali Nivica, jo vetëm gjatë Konferencës së Paqës në Paris, por gjatë gjithë periudhës që ajo u botua – shërbeu si një “pararojë” e mendimit atdhetar-nacionalist të kohës për çlirimin dhe për bashkimin e Kosovës dhe të gjitha trojeve shqiptare, “nën sundim të Shqipërisë së lirë”.

Fatkqësisht për botën e sotme shqiptare dhe për të ardhmen afat-gjatë të Kombit shqiptar subjekte dhe personalitete të historisë së shqiptarëve të para Luftës së dytë Botërore, si Sali Nivica nuk janë subjekte që pëlqehen të mbulohen nga media e sotme “moderne”, majtiste. Pra, nuk janë subjekte as personalitete historike, që frymëzojnë njeri sot, mendojnë ata. Për fat të keq, për ta më shumë ka rëndësi, publiciteti i një çante 10-mijë dollarëshe e një kompanie evropiane të modës, ndonëse me shqiponjën dy-krenare në faqen e saj, se sa të përmendurit e një kauze ose personaliteti të madh të Kombit – si Sali Nivica – si një rast frymëzimi për brezin e ri të shqiptarëve, të cilët kollaj mund të joshen, nga reklamat e kohëve të fundit për çantën 10-mijë dollarëshe, që të largohen masivisht nga Shqipëria, ashtu siç po ndodhë, për fat të keq. Megjithëse rinia shqiptare ka edhe shumë e shumë arsye të tjera politike, ekonomike, korrupsioni, varfërie, mungesë sigurie e mungesë perspective, që po arrariset ditën e natën nga trojet shqiptare, madje edhe duke rreezikuar jetën në detet e hapura.

Bota e sotëme shqiptare, përfshir politikën dhe median, por edhe entet akademike shqiptare, nuk janë hiç të interesuar për të ditur ose për t’i kaluar brezit të sotëm ose të nesërm të shqiptarëve se kush ishte Sali Nivica dhe çfarë vlerash përfaqësonte ai për kohën që jetoi dhe për sot. Një shënim që gjeta në lidhje me përvjetorin e Sali Nivicës (10 janar) ishte një shkrim i shkurtër në gazetën Dielli të Vatrës së Amerikës, nga studiuesi dhe historiani Dr. Dorian Koçi, i cili kujton dhe vlerëson Sali Nivicën: “Në këtë vend idealistët janë të rallë, por aq të paktë sa janë, shkëlqejnë me personalitetin e tyre.” Dr. Koçi kujton 103-vjetorin e vrasjes barbare të Sali Nivicës – mësuesi, patriot e gazetar që në Shkodrën e viteve 20′ kishte themeluar gazetën “Populli”, -shkruan ai dhe vlerëson rolin e gazetës së Sali Nivicës, gazette, e cila, sipas historianit Koçi: “Ishte një tribunë e mendimit të lirë e demokratik shqiptar dhe pasqyronte me pathos përpjekjet e Kombit për të krijuar shtet modern”. Dr Dorian Koçi nënvijon se Sali Nivica, “Përfaqëson brezin e shkëlqyer të studentëve idealistë shqiptarë, që u mëkuan me vargjet e Naimit, aksionin luftarak të vëllezërve Topulli, publicistikën therrëse të Konicës, epikën e satirën e Fishtës. Sali Nivica ishte një dishepull i tyre dhe vetë me veprën e tij pasuroi dhe çoi përpara mendimin idealist e shtetformues shqiptar…”, përfundon vlerësimin e tij të shkurtër (por të vetëm që kam parë me këtë rast në median shqiptare) për veprën dhe jetën e patriotit Sali Nivica studiuesi, Dr. Dorian Doçi, në shkrimin e tij për gazetën Dielli të Nju Jorkut.

Gazeta “Populli” i Sali Nivicës, botohej në Shkodër dhe e cila për nga përmbajtja dhe artikujt që botonte në mbrojtje të interesave të Kombit, cilësohej si, “Artileria e kohës”.

Rrallë ose hiç ka momente kur shfrytëzohet rasti që kontributi dhe sakrificat sublime të patriotëve si Sali Nivica të përkujtohen zrytarisht nga entet qeveritare e shtetërore. Por në rastin e Sali Nivicës, ish-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bamir Topi në janar të vitit 2011, të paktën, ka përkujtuar dhe nderuar këtë patriot të madh të Kombit, duke i akorduar urdhrin e lartë, “Nderi i Kombit”.  Me atë rast, ish-Presidenti Topi vlerësoi karakterin qytetar, historik dhe atdhetar të Sali Nivicës dhe zonës së Labërisë nga e ka origjinën ai: “Rruga jonë nëpër histori nuk ka qenë e lehtë, ajo ka qenë heroike dhe populli i kësaj treve nuk është kursyer në sakrifica sa herë shqiptarëve u është dashur t’i bënin ato. Nga gjiri juaj kanë dalë shembuj frymëzues, siç është rilindasi Sali Nivica, personalitet ky që idetë e mëdha i shëndërroi në histori…Ndërgjegjësimi që vjen nga kujtesa na bën të pohojmë sot njëzëri se krahina juaj e krejt Labëria kanë qenë gjithmonë një pishtar i ndezur në luftrat patriotike për zgjim kombëtar, pavarësi e konsolidim të saj. Sa herë jepej kushtrimi ata ishin rojtarë të fateve të Atdheut”, ka thënë Presidenti Topi. Sipas ish-udhëheqësit shqiptar, ndonëse në moshë shumë të re, Sali Nivica, krah për krah, dhe me më të mëdhenjtë e Kombit ishte: “Mbrojtës i zjarrtë i integritetit territorial, përkrah Luigj Gurakuqit në Kancelaritë Evropiane, zë i parreshtur i Kosovës së martirizuar, intelektual e mendimtar, i vrarë pabesisht nga armiqtë e Shqipërisë më 10 janar të vitit 1920, me të drejtë do të meritonte përkufizimin e të madhit Gjergj Fishta: “Sali Nivica ishte portë e shtyllë, e të thuesh nji shkam, të cilit tash 10 vjet i turren tallaze të mëdha pa mujt me e brejtë kurrkund, burra të cilët rrallë i lindin nanat!”, ka cituar Topi vlerësimin e At Gjergj Fishtës, për Sali Nivicën.

“Mësuesi i popullit”, Sali Nivica ishte dhe mbetet një shembull i vlerave patriotike, intelektuale e morale, të cilin ne sot e vlerësojmë, si një nga mendjet e ndritura të asaj Shqipërie që synonte të shkëputej nga e kaluara duke fituar lirinë e duke parë nga moderniteti, si një nga themeluesit e gazetarisë, arsimit e fjalës së lirë në Shqipëri.  “Nderi i Kombit” është një dekoratë e merituar për ata që e udhëhoqën Kombin drejt lirisë, shtetformimit dhe modernitetit, për ata që sakrifikuan jetën për idetë, për idenë e madhe e të shenjtë të një Shqipërie të lirë, të pavarur e të denjë për të qëndruar në krah të shteteve evropiane”,- ka thenë Z. Topi duke shtuar: “Të gjithë ne, brezat e rinj, fëmijët tanë, nxënësit dhe studentët duhet të formohen intelektualisht me parime të drejta historike, sepse historia gjithmonë konfirmohet si mësuese e jetës! Ata duhet të dinë se mbijetesa e Shqipërisë në ato rrethana historike u realizua nga idealizmi dhe sakrifica e dëshmorëve si Sali Nivica! Burra të tillë i dhanë gjithçka Shqipërisë pa interes, duke sakrifikuar edhe jetën e duke na lënë ne pasardhësve të tyre pasqyrën morale ku të shihemi çdo ditë, modelin etik të sakrificës, ndershmërisë dhe idealizmit, bashkëpunimit dhe dialogut që vendi ynë, natyrshëm, të realizojë ëndrrën e madhe: “Shqipërinë e përparuar, Shqipërinë Evropiane”, -ka vlerësuar ai kontributin e Sali Nivicës.

Nëqoftëse rinia e sotme shqiptare anë e mbanë trojeve iliro-arbërore, e cila po largohet masivisht nga Shqipëria dhe nga Kosova, ka nevojë për një shembull patriotizmi e atdhetarizmi e pse jo edhe nacionalizmi të pastër kombëtar – ja ku e kini Sali Nivicën – që At Gjergj Fishta e ka quajtur, si njërin ndër, “burrat të cilët rrallë i lindin nanat” dhe njerin prej, “intelektualëve më të aftë dhe më konsekuentë të kohës”, sipas vlerësimit të Luigj Gurakuqit.

Në vitin 1989 – 1999 Serbia kishte qëllim thelbësor që të shkatonte luftë qytetare ndërshqiptare

0

Tubimi i serbëve në Gazimestan afër Prishtinës më 28 korrik 1989

Akademik Prof Dr Hakif Bajrami 

  • Drejtimi i parë politik serbian ishte pas 23 marsit 1999… 

Posa e shuan autoniminë e Kosovës politika nzaifashiste serbiane do ta ngritë pozicionin që ta sllavizojë Kosovën. Në këtë drejtim, detyra e Shtabit Nikolla Lubiçiqit ( u themlua më 5 prill 1981), të cilin e zavendsoi Sllobodan Millosheviqi qysh më 28 VI 1989, ishte e ndarë në dy pjesë. Në pjesën e parë ishin përfshirë detyrat që të akuzohen shqiptarët e Kosovës përmes propogandës intenzive, se janë çrregullues të Jugosllavisë por edhe të tërë Ballkanit. Prej këtij “vullkani” patriotik shqiptar kishin filluar të shfaqinin frigë disa çarqe në Gjermani e sidomos në Francë. Prandaj nga Brukseli do t` i dërgohet një shkresë konfidenciale Ramiz Alisë që “mos të përzihet në çështjen e Kosovës”?. Ramiz Alia për këtë kërcnim e kishte zgjedhë rrugën e injorimit sikurse Enver Hoxha. Por, ata që e zavendsuan më 1991 do të ushtrojnë politikë të dirigjuar në rend të parë nga Beogradi, e pastaj edhe nga dy ambasada në Tiarnë. E vërteta, pa marrë para sysh kërcnimet, sidomos rinia dhe punëtoria shqiptare e Kosovës kreshnike, nuk do të ndalet në asnjë moment së lufuari me mejte politike për të drejtën historike mbi Kosovën. Në këtë rrafsh, një shtyllë çelikut, Rinia dhe populli e kishte fituar nga dalja e Adem Demaçit nga burgu. E për sielljet e LDK-ës  dihet se me çdo kusht provonte ta sabotojë politikën aktive. Madje kjo parti nga viti 2004 kurrë nuk i fitoi zgjedhjet sepse ishte mësuar për t` i mbushë kutitë pas orës 20-të. Pra në vend se disa parti të mirren me ardhmërin, u pozicionuan për ta hymnizuar po edhe për ta ndryshuar të kaluarën.Madje një diplomat turk do të shkruaj edhe këtë më 1992: “shqiptarët janë të organizuar të lëvizin çështjen e tyre, por ajo çështje po stagnon sikur të ishte lëvizje breshke. Madje dikush për brenda po e saboton sa që njëfar parlamenti nuk ndihet i gjallë!”. Një detyrë që duhet imponuar si filozofi politike, thuhet në një ddokuemnt tjetër, e që ishte lëshuar në Shtabin e Milloshit ishte se KOS- (Kontra Obaveshtajna Sluzhba) duhej të vrasi shqiptarë, dhe atë krim duhet me të gjitha mjetet ta përshkruaj se është fjala për vrasje të “shqiptarëve me shqiptarë” nga pozicioni gjakmarrjës, në “mënyrë që sa më shpejtë të shprethejë lufta qytetare, e ne të shiqojmë nga bregu”. Fare nuk lajmërohet se ndër shqiptarë kishte shpërthyer Lëvizja e Pajtimit që e drejtonte urtia e Anton Çetës. (Dokumnet i gjetur në Zyrën e Zoran Angjellkoviqit, zyrtar kryesor i pushteti nazfashist serbian në Kosovë. Të njejtin dokuemnt e posdonte edhe Zhivorad Igiq, zyrtar politik i partisë nazifashiste e quajtur  SPS (Socialistiçka Partia Srbije). Për nxitjën dhe organizimin e luftës qytetare, ndër shqiptarë në Kosovë do t` i referohem një shkrimi që është i kompletuar por rrethanat tani për tani janë se na  duhet ende autoriteti i një partia që ka provuar ta ngulfatë shqiptarinë, thue se ajo është mesiane e qenjës sonë kombëtare. Turpi njerëzor dhe injoranca intelektuale, thot një fjalë popullore, janë “vëlla e motër”. Do ta dëshmojmë, nuk shkon larg.. 

                           Drejtimi i dytë i Shatbit S. Milloshevit 

Drejtimi i dytë i Shatbit të Sllobodan Millosheviqit dhe Kishës Serbiane ishte që të regrutohën srbianë për t` u kolonizuar në Kosovë, natyrisht atëherë kur të largohen shqiptarët në saje të “terrorit shtetëror”. Lidhur me këtë 3 serbian me autorizim të Zhivorad Igiqit dhe Zoran Angjellkoviqit do të gjëndet në katundin VRAAKË për t` i seillë serbët e atyshën në Komunën e Deçanit, duke iu premtuar prona pjellore shqiptare, punë dhe lidhje me kishën në çdo kohë. Atyre (sepese ishin të shkolluar) do të u premtohet edhe punësim në administratë, e disa prej tyre ishin paraparë që ta ndihmojnë bujqësinë dhe blegtorinë serbiane jo vetëm në Kosovë. 

Në vijim, me që këtë shkrim e kam botuar para 12 viteve por edhe në librin SHQIPTARËT DHE KOSOVA në rrethanat tragjike të historisë 1877-1999, botim “Faik Konica” Prishtinë 2018, po e siellim të pandryshuar.  Ky shkrim ribotohet sepse nepër libra fare pak po hulumtohet e vërteta dhe njerëzit e painformaur po mendojnë se filan fisteku botoi “diçka për herë të parë”. E mosinformimi për opinionin është martesë pa niçah, që do të thot porstitucion politik i llojit të njerëzve që provojnë të arrijnë autoritet me kravata dhe pozita politike. Pra, ai popull që lexon, ai popull që ka infrmata dhe ato i ndrydhë e shtrydhë për çështje të drejtë, e ka ardhmërinë e sigurtë. Të provojmë për ta siguruar…. 

          SERBIA SJELLË POPULLSI SLLAVE NGA SHQIPËRIA  MË 1991 

Dy vite katër agjentë të sigurimit shtetëror të Serbisë do të instalohen në Krahinën e Shkodrës dhe aty do të punojnë pa pengesa për ta rekrutuar popullsinë e një fshati të arratiset në Kosovë. Këtë arratisje Serbia do ta përcjellë me një propogandë të paparë duke shpërndarë në 11 000 kisha ortodokse nëpër botë, se Kosova duhet të serbizohet, sipas librit “Zaduzhbine Kosova”. Pason lista e familjeve të Vrakës të regrutuara për kolonizim në Komunën e Deçanit. 

         Lista e familjeve serbe nga Shqipëria të instaluara në Deçan në shtator të vitit 1991. 

Prodhuesit individual bujqësor, që kanë të kryer vetëm shkollën fillore dhe merren me bujqësi. Kjo do të thotë se Sllobodan Millosheviqi me këtë popullsi donte ta kolonizojë në Kosovë dhe këtë e bëri. 

002 Leno Matoviq me 4 anëtarë të familjes; 012 Spahudin Cucaj me 1 anëtarë të familjes, 0 13 Andrija Matoviq me 4 anëtarë të familjes, 017 Ismet Orahovac me 1 anëtar, Franë Gjoni me 2 anëtarë, Peko Matanoviq me 6 anëtarë, Sllobodan Matanoviq me 2 anëtarë, Dushan Matanoviq me 6 anëtarë, Marko Matanoviq me 4 anëtarë, Gjorgje Stankoviq me 2 anëtarë, Drago Cekliq me 3 anëtarë, Zhiva Matanoviq me 5 anëtarë, Pepa Gjavalin me 4 anëtarë, Lubo Raiqeviq me 3 anëtarë, Bllago Raiçeviq me 3 anëtarë, Gjorgje Matanoviq me 2 anëtarë, Bozhidar Sekulliq me 4 anëtarë, Vojo Gjinoviq me 7 anëtarë, Danillo Gjinoviq me 4 anëtarë, Saveta Matnoviq e vetmuar, Marko Krshtiviq me 7 anëtarë, Sllobodan Matanoviq me 7 anëtarë, Arso Matanoviq me 4 anëtarë, Pavle Sekulliq me 4 anëtarë, Zhivi Raiçeviq me 5 anëtarë, Millovan Pelkçiq me 7 anëtarë, Andro Marashaj me 7 anëtarë, Niko Pelçiq m e 5 anëtarë, Gjorgje Popoviq me 5 anëtarë, Danil Popoviq me 4 anëtarë, Sllavo Brajeviq me 3 anëtarë, Petar Tusha me 4 anëtarë, Marash Aleksa me 4 anëtarë, Marash Petar me 5 anëtarë, Zvonko Bojoviq me 3 anëtarë, Jagosh Matanoviq me 4 anëtarë, Bozho Matanoviq me 2 anëtarë, Petko Matanoviq me 4 anëtarë, Vollga Matanoviq, me 3 anëtarë, Vasil Popoviq me 7 anëtarë, Drago Mikulliq me 4 anëtarë, Mehil Beçiri me 6 anëtarë, Vukashin Popoviq me 4 anëtarë, Jorgo Mikulliq me 2 anëtarë, Mijo Mukulliq me 7 anëtarë, Ilija Popoviq me 2 anëtarë, Branko Krstoviq me 7 anëtarë, Bllago Matanoviq me 5 anëtarë, Sllobodan Mikulliq me 5 anëtarë, Aleksander Ajekoviq me 4 anëtarë, Milo Kontiq me 7 anëtarë, Dane Radusioniviq me 4 anëtarë, Mitro Vukqeviq me 7 anëtarë, Niko Ajkoviq me 5 anëtarë, Gjorgje Ajkoviq, bujk me shkollë fillore, Andro Ajkoviq, bujk me shkollë fillore si të gjithë të përshkruar deri me tash. Vojo Ajkoviq me 3 anëtarë, Nikolla Sekulliq me 6 anëtarë, Zharko Kontiq me 5 anëtarë, Petko Kontiq me 8 anëtarë, Branko Mukulliq me 2 anëtarë, Rade Sekulliq me 5 anëtarë, Millan Gjinoviq me 8 anëtarë, Lazo Sekulliq me 4 anëtarë, Petko Sekulliq me 3 anëtarë, Trajko Matanoviq me 6 anëtarë, Lozo N. me 3 anëtarë, Gjuro Gjioniviq me 5 anëtarë, Bozho Gjionoviq me 7 anëtarë, Nikolla Radusinoviq (pensionist) me 5 anëtarë, Aleksander Kontiq me 3 anëtarë, Rade Kondiq me 3 anëtarë, Vido Kondiq (pensionist) me 5 anëtarë, Drago Gjioviq me 5 anëtarë, Petar Sekulliq (pensionist) me 4 anëtarë, Sllobodan Sekulliq me 5 anëtarë, Vido Stojkoviq me 5 anëtarë, Petko Stojkoviq me 7 anëtarë, Lule Cekliq (bujk me shkollë fillore), Pero Krstoviq me 5 anëtarë, Niko Deraiq me 5 anëtarë, Vido Zllatnoviq me 5 anëtarë, Gjergj Meshi me 4 anëtarë, Aleksa Matanoviq  me 3 anëtarë, Pavo Katanoviq me 5 anëtarë, Ilo Stajkiq me 3 anëtarë, Rade Stajkiq me 2 anëtarë, Mitar Qekiq me 6 anëtarë, Sllavko Zllatanoviq me 3 anëtarë, Zharko Zllatanoviq me 4 anëtarë, Vladimir Zllatanoviq me 5 anëtarë, Sllobodan Zllatanoviq me 5 anëtarë, Danillo Zllatnoviq me 3 anëtarë, Zeko Zllatnoviq me 4 anëtarë, Rado Zllatnoviq me 4 anëtarë, Branko Zllatanoviq me 4 anëtarë, Vela Peliçiq me 5 anëtarë, Ivko Shoq (Bukpjekës)  me 4 anëtarë,Vaso Popoviq me 4 anëtarë, Ciligo Sunjeviq (traktorist) me 4 anëtarë, Simo Vuqiqi me 7 anëtarë, Marko Martionoviq (traktorist) me 3 anëtarë, Risto Matrinoviq me 3 anëtarë, Risto Sekulliq me 6 anëtarë, Gjuko Stajkiq me 3 anëtarë, Milo Radusionoviq me 2 anëtarë, Marash Milka me 4 anëtarë, Millojka Gjuroviq me 2 anëtarë, Marash Rune me 4 anëtarë, Danijel Krstoviq (traktorist)  me 4 anëtarë, Shpiro Ajkoviq (traktorist) me 4 anëtarë,Vido Ajskoviq me 3 anëtarë, Millo Krstoviq (murator) pa shkollë me 2 anëtarë, Peko Ajkoviq me 2 anëtarë, Peko zllatnoviq me 5 anëtarë, Lubo Ajkoviq me 4 anëtarë, Bllago Gjuretiq me 4 anëtarë, Dushan Gjuretiq me 3 anëtarë, Danillo Peliqiq me 4 anëtarë, Velko Zllatnoviq me 6 anëtarë, Urosh Zllatanoviq me 5 anëtarë, Milenko Zllatnoviq me 6 anëtarë, Lubo Popoviq me 3 anëtarë, Pero Matanoviq me 3 anëtarë, Labud Krstoviq (traktorist) me 6 anëtarë, Branko Vuçiq me 4 anëtarë, Gjoko Bashanoviq me 3 natarë, Bogiq Vuqiq me 5 anëtarë, Gjorgje Vuçiq me 5 anëtarë, Ile Ajkoviq (pensionist) me 6 anëtarë, Spaso Ajkoviq me 6 anëtarë, Petar Radusionoviq (kombajner) me 5 anëtarë, Llabud Radusinoviq me 4 anëtarë, Drago Gjorgjeviq me 4 anëtarë, Kole Gjuretiq me 3 anëtarë, Gjorgje Gjuretiq me 2 anëtarë,Kosta Barajeviq me 2 anëtarë,Gjorgje Matanoviq me 3 anëtarë, Arso Matanoviq me 5 anëtarë, Savo Gorsiq (traktorist) me 5 anëtarë, Vaso Sekulliq me 6 anëtarë, Tusha Vlladimir (traktorist) me 4 anëtarë, Kalo Krstoviq (traktorist) me 6 anëtarë, Leko Krstoviq me 6 anëtarë, Gjuko Krstoviq (Pensionist) me 2 anëtarë, Jordan Ajnoviq me 3 anëtarë, Zivi Reshetar me 5 anëtarë, Zivi Ajnoviq me 5 anëtarë, Branko Brajoviq me 6 anëtarë, Tomo Brajoviq me 4 anëtarë, Millo Popoviq me 5 anëtarë, Pero Papoviq (pensionist) me 5 anëtarë, Zharko Matoviq me 5 anëtarë, Branko raiçebiq me 4 anëtarë, Bajo Krstoviq me 5 anëtarë, Vuko Zllatanoviq (traktorist) me 5 anëtarë, Jagosh Zllatnoviq (bukëpjekës ) me 4 anëtarë, Gjorgje Jankoviq me 4 anëtarë, Besnik Totoviq me 3 anëtarë, Naim Otoviq me 2 anëtarë, Jovan Krstoviq me 2 anëtarë, Marko Krstoviq me 6 anëtarë, Ilo Krstoviq me 7 anëtarë, Stefo Sunjeviq me 5 anëtarë, Spaso Sunjeviq me 5 anëtarë, Alesander Brajeviq me 2 anëtarë, Luz Krstoviq me 3 anëtarë, Zako Garkoviq (pensionist) me 6 anëtarë, Andro Belaj (penionist) me 2 anëtarë, Gjorgje Radusionoiviq (pensionist) me 5 anëtarë, Toso Matanoviq (pensionist) me 5 anëtarë, Danil Stankoviq  me 3 anëtarë, Zllatko Cekiq (peshkatar) me 4 anëtarë, Mile Krstoviq (pensionist) i vetmuar, Mashe Krstiviq me 3 anëtarë, Gligo Zllatanoviq me 4 anëtarë, Gjorgje Gjorgjeviq me 3 anëtarë, Dragan Ajnoviq me 3 anëtarë, Lluka Ceklliq me 4 anëtarë, Kosta Matnoviq me 5 anëtarë. (Vërejtje: të gjithë ata që nuk e kanë të shënuar profesionin janë të lajmuar si bujq me shkollë fillore, për të treguar se kanë ardhur të kolonizohen dhe duan tokë pune, prej të cilave do të largoheshin shqiptarët -hb). 

     LISTA E PERSONAVE TË ARRATISUR NGA SHQIPERIA  ME FAMILJE 

           (Me shkollim të mesëm, të lartë dhe shkollë të lartë profesionale) 

  1. Stojan Matoviq me shkollë të mesme drejtimi mekanik i bujqësisë. 007. Jovi Cekiq me shkollë të lartë profesionale, ekspert bujqësor me 6 anëtarë të familjes. 008. Rok Cekliq me shkollë të lartë profesionale teknik i bujqësisë, me 5 anëtarë. 009. Niko Cekliq me shkollë të lartë profesionale teknik i bujqësisë, me 6 anëtarë. 028. Llabud Matanoviq shkolla e lartë profesionale, teknik i bujqësisë, me 6 anëtarë. 032. Radovan Stankoviq, teknik i lartë  bujqësisë, me 4 anëtarë. 060. Velko Matanoviq teknik i lartë i bujqësisë me 4 anëtarë të familjes. 125. Gjorgje Raiqeviq, teknik i lartë i bujqësisë, me 2 anëtarë. 205. Gjuro Vukqeviq, teknik i lartë i bujqësisë, me 4 anatarë. 207. Millosh Vukqeviq, teknik i lartë i bujqësisë, me 5 anëtarë. 218. Tarjko Mikulliq (pensionist) me djalin Dimitrije me 3 anëtarë, teknik i lartë i bujqësisë. 223. Danillo Kontiq, teknik i lartë i bujqësisë, me 3 anëtarë të familjes. 235. Spiro Matanoviq, teknik i lartë i bujqësisë, me 3 anëtarë. 236. Vlladimir Matanoviq, teknik i lartë i bujqësisë, me 2 anëtarë. 238. Vlladimir Dirak, teknik i lartë i bujqësisë, me 2 anëtarë. 240. Janko Kondiq, teknik i lartë i bujqësisë, me 2 anëtarë. 266. Velko Brajeviq teknik i lartë i bujqësisë, me 6 anëtarë. 301. Gjorgje Kerestoja, shkolla e lartë, inxhinier i bujqësisë me 4 anëtarë. 304. Leko Çekiq, shkolla e lartë, inxhinier i bujqësisë me 4 anëtarë. 309. Velko Zllatanoviq shkolla e lartë, inxhinier i bujqësisë, me 3 anëtarë 316. Stojan Zllatanoviq, teknik bujqësie, me 3 anëtarë. 320. Nino Zllatnoviq, teknik i bujqësisë, me 3 antarë. 321. Savo Zlltanoviq, teknik i bujqësisë, me 2 antarë. 323. Zanko Zllatnoviq, teknik i bujqësisë, me 5 anëtarë. 329. Boshko Bretar, teknik i bujqësisë, me 3 anëtarë. 335. Filip Popoviq, elektricist, me 5 anëtarë. 340. Dragan Raiqeviq, përgatitja  e lartë –  Fakulteti i Bujqësisë. 341. Aleksandër Kostiq, teknik i bujqësisë. 350. Aleksandër Stojkoviq, teknik i bujqësisë me 2 anëtarë. 353. Jullka Krstoviq teknik i bujqësisë, me 1 anëtarë të familjes.. 404. Jaksha Krstoviq, teknik i bujqësisë, me 3 anëtarë .407. Jorgo Krstoviq, teknik i bujqësisë, me 1 anëtarë. 409. Niko Krstoviq, teknik i bujqësisë, me 5 anëtarë. 422. Vuko Gjuretiq, teknik i bujqësisë, me 3 anëtarë. 426. Nedelko Brajoviq, teknik i bujqësisë me 5 anëtarë. 433. Vido Shoq, teknik i bujqësisë, me 5 anëtarë. 435. Ivan Mikullin teknik i bujqësisë, me 5 anëtarë .436. Kuka Krstoviq, teknik i lartë bujqësie, me 1 anëtarë të familjes. 443. Mirko Matanoviq, teknik i lartë bujqësie, me 6 anëtarë. 445. Zako Krstoviq, teknik i lartë i bujqësisë, me 3 anëtarë. 449. Ilo Ajkoviq, përgatitja e lartë, inxhinier i bujqësisë, me 3 anëtarë. 452. L ubo Bashanoviq, teknik me 4 anëtarë. 453. Zhivo Vuqiq teknik, me 5 anëtarë. 464. Zharko Radusinoviq, teknik, me 4 anëtarë. 470. Vojo Pelçiq, teknik, me 2 anëtarë .476. Gjorgje Popoviq, teknik, me 3 anëtarë. 478. Bllago Vukçeviq, teknik, me 5 anëtarë. 481. Rade Martinoviq, teknik, me 5 anëtarë. 506. Konstandin Krstoviq, përgatitja  e lartë, teknik i bujqësisë me 1 anëtarë të familjes. 511. Gjorgje Krstoviq, teknik, me 4 anëtarë. 518. Mihajlo Ajnoviq, teknik, me 3 anëtarë. 521. Vasil Peliçiq, teknik, me 5 anëtarë. 515. Gliga Matanoviq, teknik i bujqësisë, me 6 anëtarë. 516. Sllavko Krstoviq, teknik i bujqësisë me 5 anëtarë. 518. Mihajllo Ajanviq, teknik i bujqësisë, me 3 anëtarë. 537. Leko Zllatanoviq, teknik i bujqësisë, me 3 anëtarë. 548. Sllobodan Bashanoviq, teknik i bujqësisë, me 3 anëtarë. 551. Paulin Ceraj, teknik i bujqësisë, me 2 anëtarë. 560. Leonard Marxhanoviq, teknik i bujqësisë, me 2 anëtarë. 562. Pavllo Krstoviq, teknik i bujqësisë, me 4 anëtarë. 563.Rade Vuçiq, Përgatitja e lartë – Fakulteti i Bujqësisë, me 3 anëtarë. 566. Gjorgje Shunjeviq, teknik i bujqësisë, me 2 anëtarë. 572.M itro Garoviq, teknik i bujqësisë, me 4 anëtarë. 576. Nivdo Matanoviq, (i vetmuar) teknik i bujqësisë. 583. Valga Krstoviq, teknik i bujqësisë, me 5 anëtarë. 584.Cvetko Brajeviq, teknik i bujqësisë, me 4 anëtarë. 585. Gagarin Brajeviq, (i vetmuar) teknik i bujqësisë. 591. Rade Gjinoviq, teknik i bujqësisë, me 5 anëtarë.

LISTA E PERSONAVE TË ARRATISUR NGA SHQIPËRIA ME FAMILJE ME  

 SHKOLLË TË LARTE PROFESIONALE – DREJTIMI I VETERINARISË 1991 

  1. Roko Craja, teknik i veterinarisë. 113. Bozho Brajoviq, teknik i veterinës, me 5 anëtarë. 206. Zharko Vukqeviq, teknik i veterinës, me 4 anëtarë. 224. Andrija Martinoviq, teknik i veterinarisë, me 3 anëtarë. 264. Ilo Matanoviq, teknik i veterinarisë. 268. Sllobodan Matanoviq, teknik i veterinarisë, me 3 anëtarë. 322. Milenko Zllatanoviq, teknik i veterinarisë, me 3 anëtarë. 410. Vuko Krstoviq, përgatitja e lartë-veterinar, me 5 anëtarë. 440. Vukashin Matanoviq, teknik i veterinarisë me 5 anëtarë. 468. Zharko Krstoviq, teknik i veterinarisë, me 4 anëtarë. 477. Vojin Kontiq, teknik i veterinarisë, me 5 anëtarë. 508. Radisha Krstoviq, përgatitja e lartë, veterinar, me 6 anëtarë. 517. Stanko Ajnoviq, përgatitja e lartë, veterinar, me 5 anëtarë. 526. Danill Brajoviq, përgatitja e lartë, veterinar, me 6 anëtarë. 529. Janko Brajeviq, përgatitja e lartë, Veterinar, me 6 anëtarë. Urosh Brajoviq, teknik veterine, me 2 anëtarë. 544. Stanko Matoviq, teknik i veterinës, me 7 anëtarë.

Pushteti i Beogradit në saj të akrdit Millosheviq-Tuxhman do t` i sjellë në Kosovë mbi 100000 serbian nga Kinini, të cilët pas 12 qershorit 1999 do të arratisën parap andej kah kishin ardhur, po edhe gjetiu. 

Siç shihet nga faktet, të dy taboret ishin të përgatitur që të jetojnë nga bujqësia dhe blegtoria, për t` u kolonizuar në trojet shqiptare, ku shqiptarët do të largohen nga Kosova me dhunë shtetërore masovikisht sidomos gjatë viteve 1998/99. Madje ata nga Kini shprsonin se do të avansohen në dahi të Kosovës për një kohë të pacaktuar.* 

*Dokumneti është gjetur në mbeturina nga pastrimi i ndërtesës së Kuvendit Kosovës nga UNMIK-u. 

                  Sa shqiptarë u larguan nga Kosova nepër botë 

Nga kampet e përqëndrimit në Stankovec, Çegran (Maqedoni) dhe Kukës (Shqipëri) agjentë të regjur do të regrutojnë shqiptarë që të largohen në të gjitha kontinenetet e botës. Me rëndësi ishte që këta mos të kthehen ma kurrë dhe vendet e tyre t` i zotërojnë sllavet e kolonizuar. Ja faktet. 

Në Shqipëri do të vëndosen507 800 shqiptarë;Në Maqedoni do të vëndosen 360 000 shqiptarë; Në Mal të Zi do të vëndosen 70 000 shqiptarë; Në Bosnje dhe Hercegovinë do të vëndosen 21000 shqiptarë; Në Kroaci do të vëndosen 4000 shqiptarë; Në Slloveni do të vëndosen3450 shqiptarë; Në Francë do të vëndosen 6300 persona; Në Itali do të vëndosen 10 000 shqiptarë; Në Gjermani do të vëndosen 14000 shqiptarë; Në Angli do të vëndosen 3300 shqiptarë; Në Suedi do të vëndosen 7000 shqiptarë; Në Norvegji do të vëndosen 8000 shqiptarë; Në Belgjikë do të vëndosen 9000 shqiptarë; Në Turqi do të vëndosen 18000 shqiptarë dhe disa të tjerë; Në SHBA do të vëndosen 6100 shqiptarë; Në Kanda do të vëndosen 3200 shqiptarë; Në Australi do të vëndosen 3500 shqiptarë; Në Zvicër do të vëndosen 4100 shqiptarë; Në Zelandë të Re do të vëndosen 600 shqiptarë;  Në Izrael do të vëndosen 450 shqiptarë. Gjithësejt do të largohen nga viset e tyre 993588 shqiptarë (Burimi: KLDMNJ 1999/2000).  

Lidhur me këtë dukuri targjike për një popull, kur Jugosllavia e Zhablakut e vrejti se para armëve të UÇK-ës dhe bombardimeve të NATO-s po e humbin luftën, shërbimet kundër informative do të organizojnë vrasjen masive të AGJENTËVE të tyre shqiptarë, në mënyrë që ata mos të munden për të dëshmuar askund. Këto krime shërbimet agjenturore serbiane do të përpiqen t` ua përshkruajnë UÇK-ës e në këtë zejtari meskine ka dorë edhe një pjesë e  politiaknëve shqiptar me tru të smurë dhe injorant. E vërteta, tërë këtë tragjedi Beogradi u përpoq ta maskojë me organizmin e Kongresit “historik” te të gjitha kishave të krishtera më 27 maj 1999. Por do të dështojnë edhe në këtë tentim të mjegullimit të targjedisë shqiptare. 

               Pse po e ribotojë shkrimin: Dëmet serbiane ndaj shqiptarëve 1877-1999 

Pas luftës çlirimtare më 1999, deputetët tanë me dituri për gjynah, partitë politike në vend që të zgjedhën të diturit dhe të përkushtuarit për të vërtetën, partitë u pozicionuan të instalojnë militantë dhe të garbisin pasuri shoqërore pa asnjë frigë. Në lidhje me këtë pata udhëzuar që të hulmtohet Dosja e Prof Zekeria REXHËS më 1945-1947 i cili me ekipin e tij bërën shkollë speciale për 6 muaj. Ato rrregullore askush nuk i ka hapur për të mësuar se si llogaritën dëmet e luftës. 

Në abzë të atyre njohurive me kohë pata shkruar se duhet hulumtohet shembulli se si janë hetuar dhe denuar nazistët në Gjermani: sa janë denuar me vdekje, sa me brugim, sa pa të drejtë për të punuar në profesion, sa pa të drejta aktive dhe pasive. Asgjë sikur nuk kemi mësuar nga historia, u tregua deri me tash.  

Megjithë këtë në “ZËRI” pata provuar para luftës çlirimatre, të sjellë ca shifra të përafërta për dëmet serbiane mbi viset shqiptare. Ja sehmbujtë: Më 1877-1912, shkruaj se Serbia në Sanxhakun e Nishit duke i shfaros 714 katunde shqiptare me 6 qytete bëri dëme për 40 miliardë dollarë; Serbia gjatë viteve 1912-1915 i dëmtoi viset shqiptare për 15 miliardë dollarë; Serbia 1915-1918 (nuk ka të dhëna!); Serbia gjatë viteve 1918-1941 i dëmtoi viset shqiptare për 30 miliardë dollarë; Serbia gjatë vieteve 1941-1945 i dëmtoi viset shqiptare për 4 miliardë dollarë; Serbia gjatë viteve 1945-1966 i dëmtoi shqiptarët për 5 miliardë dollarë; Serbia gjatë viteve 1981-1999 i dpmtoi shqiptarët për 32 miliardë dollarë. Nëse kësaj shume i shtohet edhe dëmi që u është bërë shqiptarëve në Maqedoni dhe Mal të Zi në mbi 20 miliardë, atëherë del se pushteti serbian duhet të përgjigjet për rreth 155 miliradë dollarë dëme një populli duarthatë, e që janë shqiptarët. 

Por, çka bëri KS OKB dhe makineria nazifashiste serbiane më 1999. I angazhoi 11 (12) prokurorë dhe 4 profesor univerzitar për të drejtën ndërkombëtare dhe i sajoi 45000 faqe dokumenete duke akuzuar UÇK dhe shqiptarët në përgjithësi. Kësaj fushate i ndihmoi edhe me komisonin special LDK në një mënyrë, ndoshta pa vetëdie. Sot, në vend se të hetohen Zoran Angjellkoviqi, Zoran Igiqi, Veklo Odalloviq dhe drejtuesit e qarqeve tjera me të gjithë kryetarët e komuanev dhe kryepolicët e shumë klysh shqiptarë, ne kemi marrë pozicion e po mbrohemi se kemi: “bërë luftë të pastër”, dhe “politikë gjeniale”. Unë si i shoh gjërat, lufta e “pastër” dhe politika “gjeniale” nuk do të vërtetohen në Hagë. Por lufta e drejtë dhe politika klanore dhe qyçare po hetohen dhe akuzohen. Madje Zoran Angjellkoviqi në vend se të hetohet për dhunime dhe mizori duke bartue KUFOMA nepër Serbi për të humbur gjurmë, ai për çdo javë akuzon shqiptarë përmes TV-ve nazifashiste në Beograd, i lirë dhe i sigurt së bashku me A. Vuçiqin dhe I. Daçiqin që ishin klysh të vrasësve ordinerë. E dikush që nuk është i infrmuar, i beson.   

E vërteta, pas 12 qershorit 1999, Beogradi do t` i tubojë 11 prokurorë dhe 3 juristë me njohuri nderkombëtare që të sajojnë DOSJE për t` i palsuar në Tribunalin e Hagës si akuzë për “krimet shqiptare”. Aty, në ato dosje janë emrat e të gjithë hafijeve shqiptar, të cilat “prova” do t` i përdorë Gjykata Speciale kundër UÇK-ës, duke u maskuar për fillim se “është fjala për hetim dhe gjykim të individëve”. Historia një ditë do t` i zbardhë këto mizori, por atëherë vuajtjet njerëzore dhe familare të shqiptarëve nuk ka kush t` i paguaj, por mund t` i vajtoj ndonjë histrian si unë. Pra Serbia duhet t` i paguaj DËMET E LUFTËS-REPARACIONET. Pa këtë realitet, paqe në Ballkan nuk ka. Këtë aksiomë duhet ta dinë së pari Kuvendi i Republikës Kosovës, SHBA edhe BE. Të shofim.    

Prishtinë, më 11 janar 2023  

Gazetari investigative apo “llafazanëri investigative” ?

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë 

Gazetaria investigative është një formë e gazetarisë në të cilën gazetarët hetojnë thellësisht një temë të vetme me interes, si krimet e rënda, korrupsioni politik ose keqbërjet e korporatave. Një gazetar investigativ mund të kalojë muaj ose vite duke hulumtuar dhe përgatitur një raport. Praktikuesit ndonjëherë përdorin termat “raportimi i qenve vëzhgues” ose “raportimi i llogaridhënies”. 

Shumica e gazetarisë hulumtuese është kryer tradicionalisht nga gazetat, shërbimet elektronike dhe gazetarët e pavarur. Me rënien e të ardhurave nga reklamat, shumë shërbime tradicionale të lajmeve kanë pasur vështirësi për të financuar gazetarinë investigative, për shkak se ajo kërkon shumë kohë dhe është e shtrenjtë. investigimet gazetareske kryhen gjithnjë e më shumë nga organizatat e lajmeve që punojnë së bashku, madje edhe ndërkombëtarisht (si në rastin e Panama Papers dhe Paradise Papers), ose nga organizata të tilla si ProPublica, të cilat nuk kanë vepruar më parë si botues lajmesh dhe që mbështeten në mbështetjen e publiku dhe dashamirës të financojnë punën e tyre. 

Profesori i gazetarisë në Universitetin e Misurit, Steve Weinberg, e përkufizoi gazetarinë investigative si: “Raportimi, nëpërmjet iniciativës dhe produktit të punës, çështjeve me rëndësi për lexuesit, shikuesit ose dëgjuesit.” Në shumë raste, subjektet e raportimit dëshirojnë çështjet. nën vëzhgim për të mbetur i pazbuluar. Aktualisht ka departamente universitare për mësimdhënien e gazetarisë investigative. Konferencat zhvillohen duke paraqitur kërkime të rishikuara nga kolegët në gazetarinë investigative. 

Teoricieni britanik i medias Hugo de Burgh (2000) thotë se: “Një gazetar investigativ është një burrë apo grua, profesioni i të cilit është të zbulojë të vërtetën dhe të identifikojë gabimet prej saj në çfarëdo media që mund të jetë e disponueshme. Akti i bërjes së kësaj në përgjithësi quhet investigativ. gazetaria dhe është e dallueshme nga puna në dukje e ngjashme e bërë nga policia, avokatët, auditorët dhe organet rregullatore në atë që nuk është i kufizuar në objektiv, nuk është i themeluar ligjërisht dhe i lidhur ngushtë me publicitetin.” (Investigative journalism – Wikipedia). 

Ç`po ndodh në Shqipëri? Shumë gazetarë investigativë në Shqipëri nuk duan ta kuptojnë  se të jesh i tillë kërkon një punë të madhe madje dhe të rrezikshme për të zbuluar , hetuar, dhe raportuar tek organet kompetente të shtetit dhe në  shtëpitë mediatike ku ata marrin rrogën- raportin përkatës vetëm të bazuar në fakte dhe jo në opinione. 

Po ndodhin disa fenomene interesante dhe jo normale në Shqipëri nga këta gazetarë. Veprohet kështu: 

-ose gazetari investigativ merr një informacion falas nga policia  dhe e paraqet si lajm përpara se vetë policia të japë një dekleratë për ngjarjen, 

– ose gazetari investigativ merr informacion duke paguar atë ose tek policia ose në prokurori 

– ose gazetari investigative përpunohet nga një parti e veçantë dhe përpunon një informacion pjesërisht të vërtetë dhe e jep si lajm, i cili shërben më tepër për të goditur kundërshtarët sesa si lajm bruto për popullin.  

– ose gazetari investigativ mund të shpikë apo të hedhë aluzione për një ngjarje të dikurshme apo për një ngjarje  që ka ndodhur porse nuk ka dalë si lajm sepse për arësye të ndryshme është i rezervuar ndoshta, sepse duhet verifikuar përpara se të jepet. 

Në asnjë nga këto raste gazetari investigativ shqiptar nuk është i formatuar sipas standarteve ndërkombatare të gazetarisë investigative për të cilat shkrova më sipër. 

 Një nga problemet e mprehta që po kalojnë lajmet në Shqipëri  është monopolizimi i lajmeve nga politikë, dhe ku ndërhyn politika lajmi nuk është më informativ por kthehet në një goditje kundër kundërshtarëve politikë dhe në këtë rast për të përforcuar lajmin përfshihet dhe e ashtuquajtura `fake news`, e cila bëhet e rrezikshme sepse brënda lajmit, ka gjysma të vërtetash apo shpifje të rafinuara personale të cilat në përgjithësi publiku i kalon nga numri njëjës në numrin shumës. 

Shëmbulli më i qartë është lajmi për hajduten e shtëpive, lajm për të cilën e morën të ashtuquajturit gazetarë investigative të cilat jo vetëm që nuk e kishin zbuluar ata lajmin por sipas porosisë së shefave politikë e ngjyrosën  dhe  e përdorin për të goditur kundërshtarët politikë se sa për të treguar realitetin. 

 Mesa duket tek kjo ngjarje u vunë re tre lloj hajdutësh: ish Hajdutët e mëdhenj- Hajdutët e prodhuar nga qeverisja e sotme dhe- Hajduti i vogël i cili vodhi dhe më skandalozja për të mbrojtur vehten hajdutja tha se :` vjedhjen e bëra nga urrejtja për zonjën e shtëpisë (e cila e paguante për punën disa vite rresht dhe  kishte, besim).  

Politika hyn këtu se ish Hajdutët kërkojnë nëpërmjet gazetarisë pseudo investigative shqiptare, të përdorin hajdutët e vegjël për të goditur hajdutët e qeverisjes. Një mishmash dhe çorap mediatiko-investigativ, ku pseudo gazetarët investigativë çirren për drejtësi në vënd që të punojnë ashtu si duhet për të ndihmuar Prokurorinë dhe policinë të gjejë të Korruptuarit e vërtetë, Hajdutët e vërtetë, vrasësit e vërtetë. 

Për fat të keq nga asnjë gazetari investigative shqiptare nuk ka një product të tillë që ti shërbejë vëndit por ka vetëm llafazanëri investigative që i shërben politikës dhe politikanëve  të cilët në shumicën e rasteve janë vetë ngjarja dhe lajmë për të cilën gazetaria investigative duhet të zbulojë.  

Problemi qëndron tek rrezikshmëria e investigimit ndaj të cilit duhen gazetarë trima dhe inteligjentë,  të cilët ashtu si prokurorët, na mungojnë apo nuk kanë dalë akoma këta trima të rrezikojnë për të ndihmuar në luftën e vazhduar kundër Korrupsionit, dhe hajdutërisë që ka 32 vjet që është ulur këmbëkryq në Shqipëri. 

Shpresojmë që pavarësisht kësaj është vetë shteti dhe policia e shtetit që po i kap dhe denoncon ngjarje, shkelësit e ligjit,  kurse gazetaria investigative merret me thashethemin e rradhës dhe nuk dallon nga portalet që gumëzhijnë nga komentet.  

priftipirro2017@gmail.com 

Mendime për librin “Skutat e metrosë” të Raif Gashit

0

Agim Sylejmani 

  • Refleksion për librin “Skuta e metros”, shkruar nga Raif Gashi, 2022. 

Raif Gashi është një shkrimtari e poet tanimë i njohur për publikun libërdashës, i cili deri më tani ka një dyzinë librash dhe përmbledhjesh të botuara. Duke i lexuar shkrimet e tija, menjëherë të krijohet përshtypja se ai nuk është i brezit të sotëm, por i një brezi të mëhershëm, i atij brezi që rebelohej, që ngriste zërin kundër padrejtësive, shtypjes e shfrytëzimit, por edhe kundër dukurive negative brenda shoqërisë shqiptare. 

Edhe libri “Skuta e metros”, me një varg tregimesh, 57 sosh, po atë frymë ka, frymën e rebelizmit, sepse ai nuk del dot nga lëkura e tij e regjur e brezit rebelues e kryengritës, brez i cili po e ka të vështirë përshtatjes së trendeve moderne të jetës, e me këtë edhe të të menduarit dhe krijimtarisë.  

Shkrimet e Raifit janë e një natyre të veçantë, një formë e veçantë e shkrimit dhe shumë lehtë e dallueshme nga shkrimet e shkrimtarëve dhe poetëve tjerë të kohës. Prandaj edhe struktura e fjalive të thurrura në shkrimet e tij marrin një ngjyrim të këndshëm, të ngrohtë dhe shumë të kuptueshëm për secilën grup moshe. 

Në tregimet e vijëzuara të këtij libri, Raifi e fillon me kamxhikosjen e atyre që në kohërat më të vështira për popullin shqiptar në Kosovë, në vitet e luftës, 1998 e sidomos në vitin 1999, atyre që autori i quan “ikanakë”. Në një fjali të vetme, te tregimi “Një mallkim në vend të një urimi” ai pasqyron gjithë atë dashuri vëllazërore, atë mikpritjen bujare dhe dhembshurinë vëllazërore të të njëjtit gjak nga vëllezërit tanë të Shqipërisë nënë ndaj “ikanakëve”, siç i quan autori refugjatët e luftës, të cilët gjetën jo vetëm strehë e ngrohtësi por edhe dashuri të skajshme dhe dhimbshuri vëllazërore tek vëllezërit e tyre në Shqipërinë nënë. “Shqiptarët e Shqipërisë flinin skutave të oborrit, e ju o ikanakë, flinit nëpër dhomat e tyre”, duke treguar se dyert e shtëpive e të zemrës ishin hapur krah e krah për vëllezërit e tyre, “ikanakët” e autorit. Po pse i thërret kështu autorit, do pyeste secili nga ne. Autori ngre zërin kundër një shtrese të “ikanakëve”, të cilët edhe pranë kësaj ngrohtësie vëllazërore, marrin guximin dhe shajnë e ofendojnë vëllezërit tanë të gjakut në Shqipërinë nënë, duke e shprehur hapur një mosmirënjohje të pakuptimtë për gjithçka bënë vëllezërit tanë të Shqipërisë nënë për refugjatët që kishin arritur t’u shpëtonin plumbave dhe bajonetave çetnike. Shumë familje shqiptare ua liruan banesat dhe shtëpitë refugjatëve dhe vetë gjindeshin disi ndër farefis e miq të tyre, e qe besa, disa edhe nën qiellin e hapur, vetëm e vetëm që refugjatët të kenë vend të mjaftueshëm.  

Kamxhikosja e Raifit përmes tregimeve vazhdon edhe ndaj atyre që deri dje s’kishin brekë për të ndërruar, ndërsa tani, brenda natës, u bënë të pasur dhe të pranuar nga shoqëria, duke e dëshmuar ndikimin e “peshës së xhepit”, pas të cilës vrapojnë për ta nderuar, gjë të cilën ne sot po e përjetojmë çdo ditë e në çdo kohë. Me këtë kategori ai vazhdon edhe në tregimin “Engjëjt udhëheqës shqiptar dhe shoqëria djallëzore”, ku përmes therrës thumbuese letrare godet dhe kamxhikos parinë politike të vendit, të cilët i quan “engjëj”, të cilët “Engjëjt janë të varfër ekonomikisht, besoni as para për kafe nuk kanë, se vetëm po nënshkruajnë”.  

Këtë shtresë ai vazhdon ta godet edhe në tregimin “Keqkuptim apo keqinformim”, ku dukurinë më të shëmtuar dhe të përligjur me ligje e rregullore të pasluftës, hajninë dhe vjedhjen zyrtare të pasurisë dhe buxhetit të shtetit, autori e kamxhikos dhe shpërfaqë lakuriq. Këtë shëmti të kohës zyrtarisht e “arsyetojnë” me terminologji për të cilën nuk të kapë ligji, keqmenaxhim, keqpërdorim detyre, d.m.th. përkthyer në gjuhën shqipe i bie pak a shumë kështu: “s’ka ditur të vjedh më shumë!”  

Edhe në tregimin “Krenaria e mprapshtë”, autori shpërfaqë njërën nga dukuritë më të shëmtuara të pasluftës, dukurinë e nepotizmit, pa marrë parasysh se a është në gjendje një i afërm të punojë dhe ai i përgjigjet kërkesave të njohurive bazë. Ndërsa në tregimin “Ti dhe unë”, autori pasqyron shumë bukur raportet e atyre që u përpoqën për lirinë e atdheut dhe atyre që u katapultuan në pushtet: 

“Unë në liri rrogëtar, e ti pushtetar. 

Unë eci këmbë i vetëm, ti me xhip të blinduar me roje. 

Unë jetoj duke paguar vetë kafenë, e ti duke e nënshkruar, e mos paguar”. 

Në tregimin “Më lini të qetë”, autori kamxhikos një pjesë të ish-shokëve të tij, të cilët u tjetërsuan dhe tani “… e morën gjysmën tjetër të lirisë dhe e shndërruan në lakmi-para, lakmi-marrëzi”, duke shprehur jo vetëm kundërshtimin, por edhe mllefin e tij ndaj këtij tjetërsimi të atyre që dikur ishin ajka e kombit, të cilët ishin të gatshëm të shkriheshin për lirinë e kombit, e sot u marrëzuan dhe verbuan pas parasë dhe lakmisë. Të njëjtën gjë ai bën edhe te tregimi “Cili je ti…?”, të cilën ua kushton atyre “që deri dje rrugëtonin rrugës së lirisë, ndërsa sot janë drejtuar nga turko-azia”.  

Por, për këta ish-shokët e tij ai përmes tregimit “Juve dyve”, përpiqet t’ua bëjë me dije se ata që deri dje na ndoqën e na vranë, sot janë sistemuar në shkallët më të larta të institucioneve shtetërore. “… më kuptoni se nuk doja t’i shihja duke ju vrarë edhe njëherë, o të pavdekshmit e atdheut tim. /…ata që gjithnjë ju patën vrarë, e sharë. / Edhe sot aty i pashë, mu në rreshtin e parë.” 

Autorin e brengos dhe frikëson tejmase fati i popullit që i takon ai, duke e ngritur lart zërin kundër një rreziku të tjetërsimit tonë si komb. Ai rrezikun më të madh të kombit e sheh tek tjetërsimi i tij dhe humbja e identitetit kombëtar përmes fesë islame të politizuar, e cila çështjen e kombit as nuk e njeh e as nuk e pranon, e cila më tepër e ka vëlla një arab, turk apo aziatik me fe muslimane, se sa një vëlla të gjakut me fe të krishterë. Kjo filloi dhe po shkon drejt ashpërsimit të kundërthënieve polarizuese ndërfetare sidomos me ceremonitë e varrimit, për të cilat autori klith deri në kupë të qiellit “…, shqiptari tërë jetën përpiqet të jetojë si shqiptar, e pa pikë turpi varroset si arab, …”, në tregimin e tij “Një ditë kur nuk ik dot askush”.  

Të njëjtën brengë autori e shfaq edhe përmes tregimit “Terrina”, ku ai shpërthen vrullshëm gatishmërinë e tij të përballet me teerinën që ka kapluar nënqiellin arbëror: 

“Luftë me terrin për të sjell dritën. 

Edhe pesëqind shekuj do bëj luftë me Terrinën i vetëm, që sytë e mi të shohin dritë”. 

Edhe te tregimi “Mirëmbrëma!” autori përmes rrëfimit mbi motin babëloku tërheq vërejtjen se duhet ruajtur vendin nga rreziku që i vjen nga lindja… 

Në vazhdën e tregimeve ku ai ngre zërin kundër dukurive të pazakonta në truallin arbëror është tregimi “Jeta në rrapëllimë jete” ku ai ngre lart zërin nga mllefi i zhurmshëm që po pllakos qytetin, vakt e pa vakt, ai zë i djallit, siç e quan ai, zhurmën e altoparlantëve të xhamive dhe kambanave të kishave. Ai e përshkruan bukur një lypës kontajnerësh, apo arkave me plehra pranë shtëpive të milionerëve, me shpresë se do hidhnin diç që mund të shuaj urinë e tij rrapëllimëse të jetës. Ndërsa vdekjen e lypsarit ai e ilustron edhe me një “zakon” të ri ndër ne, duke klithë zhurmshëm “Më nuk po mbahen të pame as për Askushin sepse aty nuk po flitet shqip”.  

Dhe autori vazhdon goditjen ndaj një dukurie çoroditëse në tregimin “Kafja bajate”, ku shpërfaqet një realitet i hidhur në Kosovën e pasluftës. Tanimë nuk janë vetëm hoxhallarët që shpërndajnë kalendare ramazani, por edhe një alament profesori i deridjeshëm, tani me tespihë në duar, në vend të një libri i ofron ish nxënësit një kalendar ramazani.  

Si në të shumtën e shkrimeve në këtë libër, edhe në këtë pjesë, te tregimi “Parajsa ime”, autori kamxhikos doket e zakonet e huaja që kanë zënë rrënjë në Kosovën e pasluftës, të cilën ai këtu e shpërfaq përmes verës e rakisë, pije këto të përgatitura që nga lashtësia në trojet tona, duke klithur zëshëm: “Ik more i mallkuar, ti që më „siguron“ xhenetin përmes djallit të mallkuar, e dehjen time ma mbulon me flamur të huaj.”  

Përmes tregimeve “Në vend të urimit” dhe “Monolog me atdheun tim”, autori ngre zërin e revoltës dhe kundërshtimit për simbolet shtetërore të Kosovës së pasluftës, për të cilat sot e asaj dite nuk u pyet populli dhe vullneti i tij, duke kamxhikosur emërtimin ahtisarijan të Kosovës dhe leckën laramane… Ai trishtohet kur e zgjon nga gjumi flamuri ynë kombëtar, i cili e pyet: “Kush ma zuri vendin këtu?” “Nga erdhi, kush e solli dhe kush po i ndërton shtëpi kësaj lecke të përshkëllirë në tokën time”? dhe jo rastësisht tregimin e parë e përfundon me “Tregoni asaj lecke të kupës e shumë leckave të tjera të përshkëllira, që të ikin sa më parë nga toka ime. Unë jam i vërteti dhe sundimtari i tokave të mia” dhe “Nga gjaku kam lindur, e në gjak për tokën time kthehem” – tha flamuri kuq e zi.  

Autori përmes tregimit “Ditët ikin pa i parë”, ngre në spikamë boshatisjen e truallit arbëror, lemerinë e së cilës ia kumton “nëna” e tij e mplakur, e cila thërret deri në kupë të qiellit lemerishëm – Ku janë, ku janë ata, ata more që ikën? Po për të njëjtin problem, por brenda përbrenda vendit, te tregimi “Barinjtë në qytet”, boshatisjen e atdheut autori e sheh edhe me boshatisjen e malësisë për të ardhur nëpër qytetet e Kosovës. “… barinjtë e morën rrugën e qytetit, shitën bagëtinë, e me bagëtinë shitën edhe burrërinë, shitën atdhedashurinë”. Këtu të krijohet përshtypja se autori ka hipur në maje të Lubotenit dhe thërret me zë të lartë “O atdhe po ku je sot? / Si e ke emrin?”  

Autori godet si me shpatë duke kërkuar identitetin e humbur, përmes tregimit “Tera Dardania dhe Nori”, duke shpërfaqur me lakuriqësinë e saj të shëmtuar tjetërsimin tonë kombëtar.  

Autori në tregimin “Skutat e metros” kërkon ëndërrën e humbur e pa shpresë nëpër qoshet e metros, ndërsa te “Tërbim qytetesh” atë e shqetëson pasiguria e fëmijëve nëpër rrugët e qyteteve nga qentë endacakë. Atë e shqetëson edhe zakoni i mprapsht i nxitjes së vrasjes së vajzave që paskan guxuar të ikin me të dashurit e tyre, zakon të cilin e godet përmes tregimit “Rikthim në kohë”.  

Përmes tregimit shumë të realizuar, “Dilja”, të cilën ua kushton atyre mjekëve e infermierëve, të cilët për një vit të tërë luftuan me vdekjen për të shpëtuar jetë njerëzish, e njëkohësisht duke vënë edhe jetën e tyre në rrezik nga virusi i panjohur vrastar deri më tani, Covid-19, autori përshkruan trishtimin e një kohe në pritje për jetë a vdekje. Përmes Diles dhe përjetimeve të saja, atyre ditëve e netëve të gjata e tëtrishta, autori na i kujton një situatë të papërjetuar në botën bashkëkohore, një situatë kur as fëmijët e vet nuk guxonte njeriu t’i marr në përqafim e as t’u dhurojë ndonjë puthje urimi për një gjumë të ëmbël. Kohë kur nuk kishte vend as për ninullat për fëmijët në djepa.  

Autori shpërfaqë lakuriq shfrytëzimin material të prindërve të pensionuar, derisa vetë as nuk marrin mundin të punojnë gjë, në tregimin “Edhe këtë e dëgjova”. Kur ptindërit marrin pensionin, fëmijët e tyre pa fije turpi u “grahin” prindërve për në tregun e gjelbër, meqë ata nuk duhet të paguajnë biletë autobusi, e frigoriferi qenka zbrazur fare, ndërsa ata sapo paskan marrë pensionet… 

Te tregimi “Jeta dhe plaga”, autori rrëfen për dasmën e Diles “me dasmorët e istikameve vdekjeprurëse e liridashëse”, duke konstatuar se “Edhe dashuria nën tytat dhe breshërit e armëve ka hijeshinë e vetë”. Pas dasmës “dhëndrri” iku, duke e lënënë Dilen me dy plagë, dhe tregimin autori e përfundon me: thirrjen: “A kishte atdhe ikaniku? Jo, ikanikët janë e keqja e tokës së robëruar”. 

Si përfundim, mendoj se autori ka realizuar një përmbledhje tregimesh, përmes të cilave ai përballet guximshëm me dukuritë dhe zakonet e këqija e të dëmshme për shoqërinë tonë, e sidomos të rrezikshme për kombin dhe qenësinë e tij, e në të cilën lexuesi gjen shumëçka nga jeta jonë reale që po përjetojmë. Për këtë përgëzoj autorin, duke i uruar shëndet dhe suksese tjera të krijimtarisë së tij të bujshme. 

Më 20.08.2022

Përshpirtëria e Nënës Tereze “Një shpatë do ta shporojë shpirtin”

Don Lush Gjergji, Prishtinë

“Shih! Hyji e caktoi këtë Fëmijë të shkaktojë rrënim e ngritje për shumëkënd në Izrael. Do të jetë edhe një shenjë të cilës njerëzit do t’i kundërshtojnë. – (edhe ty vetë një shpatë  do ta shporojë  shpirtin) – që të zbulohen shestimet e zemrës se shumëkujt”. (Lk 2, 33-35) 

“Zoja e Bekuar duke e paraqitur Jezusin në Tempullin e Jerusalemit falënderon Atin e amshuar në emër të të gjithë njerëzve dhe ia dhuron Atij. Kështu duhet të bëjmë edhe ne në jetën tonë: ta falënderojmë vazhdimisht  Zotin për dhuratën e jetës, fesë, ta ofrojmë jetën tonë për shëlbimin e botës”. (Nëna Tereze) 

Tempulli i Jerusalemit ishte vend i shenjtë ku bashkohej Populli i Zotit për t’u takuar me Jahven. Aty lexohej fjala e Zotit dërguar etërve nëpërmes profetëve, kujtoheshin veprat e ndryshme dhe të mrekullueshme të Tij, meditohej madhëria hyjnore dhe tradhtia  e popullit. Kështu Tempulli ishte vendi qendror për ta mbajtur të gjallë praninë e Zotit në mesin e popullit, për kujtimin e së kaluarës, veprës së shëlbimit, për pritjen me fe të së ardhmes, ardhjen e Mesisë, nëpërmjet leximeve biblike dhe uratës. Tempulli e kishte edhe para-hyrjen  për paraqitjen e dhuratave, flijimeve, si lavdi ndaj Zotit dhe shpërblim për mëkate. 

Jeta tokësore e Jezusit ishte dhuratë e vazhdueshme Atit, qysh prej lindjes deri në vdekje në kryq. Një çast i veçantë ishte paraqitja e Tij në Tempull, sipas Ligjit të Moisiut. “Çdo i paralindur mashkull le t’i kushtohet Zotit” – dhe për të dhënë flinë sikurse thuhet në Ligjin e Zotit; “një parë turtuj ose dy zogj pëllumbash”. (Lk 2, 28-29)   

Paraqitja e Jezusi në Tempull, dukej një gjë krejt private, e fshehur nga varfëria dhe thjeshtësia e familjes së Jozefit, Marisë dhe Jezusit të vogël. Ishte, po ashtu, edhe shenjë e pastrimit dhe falënderimit, siç bënin shumë familje të asaj kohe, edhe pse në zemrën e Jozefit dhe të Marisë ishte misteri i madh i Mishërimit. Mu për këtë çdo gjest, fjalë, hap, analizohej dhe mbahej në mend, meditohej thellësisht në dritën e ngjarjeve të shëlbimit. 

Maria e plotësoi Ligjin e Moisiut, iu nënshtrua traditës, dhe kështu në Tempull ofroi të Birin Atit, si flijim dhe fillim i vepër së shpërblimit për mbarë njerëzimin. (khs. Lk 2, 22)  

“Pastaj, kur ia paraqiti Zotit në tempull me ofertën e dhuratës tipike të të varfërve, dëgjoi Simonin të profetizonte se Biri do të bëhej shenjë kundërshtimi dhe se një shpatë ta shponte shpirtin e nënës, që të zbuloheshin mendimet e shumë zemrave”. (LG 57) 

Ja befasia: edhe një herë zbulohet misteri i pranisë së Krishtit. Hera e parë ishte kur engjëjt këndonin: “Lavdi Hyjit në më të lartin qiell e paqe mbi tokë njerëzve, që i ka për zemër!”  (Lk 2, 14). Pastaj barinjve : “Mos kini frikë! Ja, unë po ju sjell një lajm të mirë: gëzim të madh për mbarë popullin! Sot, në qytet të Davidit ju lindi Shëlbuesi – Krishti Zot!” (Lk 2, 11), dhe së fundi edhe tre dijetarëve,  që prej së largu erdhën për ta adhuruar. 

Tani fshehtësia zbulohet mu në Tempullin e Jerusalemit gjatë paraqitjes. Ungjilli shkruan kështu: “Në Jerusalem jetonte një njeri, që quhej Simon. Ishte njeri i drejtë dhe i përshpirtshëm. Priste ngushëllimin e Izraelit e në të ishte Shpirti Shenjt. Shpirti Shenjt ia kishte zbuluar se s’do të vdiste pa e parë Mesinë e Zotit. I nxitur prej Shpirtit Shenjt, erdhi në Tempull. Kur prindërit e sollën Jezusin Foshnjë për të kryer rregulloren e Ligjit mbi të, Simoni e mori para duarsh, falënderoi Hyjin dhe tha: 

Tani, o Zot, mund të lejosh të vdesë shërbëtori yt në paqe sikurse the ti vetë, sepse me sy të mi e pashë shëlbimin që ti e bëre gati në sy të të gjithë popujve. Dritë që bën të njohin Ty paganët e që i jep nder popullit tënd, Izraelit” (Lk 2, 29-32). 

Ungjilli sipas Lukës, na jep disa informata të përpikta lidhur me Simoni: ishte izraelites, njeri i drejtë dhe i përshpirtshëm, në pritje të shpërblimit të Izraelit, me Shpirtin Shenjt që i kishte siguruar se nuk do të vdiste pa e parë Shëlbuesin. Sipas kësaj Simoni është përfaqësues i një populli në pritje, Izraelit, por edhe i mbarë njerëzimit në pritje. Ai e ka gjetur atë “Dritë”, që të gjithë e presin dhe shpresojnë. Ai është shumë i lumtur për këtë ngjarje dhe takim jetësor, Shenjë para të cilës duhet çdo njeri të vendoset dhe përcaktohet. 

Efekti i këtij takimi të mrekullueshëm dhe misterioz kishte zgjuar ngazëllim, ndërdymje, frikë, pyetje, shqetësime, befasi. ”Prindërit e tij çuditeshin për sa thuhej për të.” (Lk 2, 33). 

Dhe nuk mbaron me kaq zbulimi i fshehtësisë hyjnore: “Ishte aso here edhe Ana profeteshë, bija e Fanuelit, prej fisit të Aserit, shumë e vjetër. Pas vajzërisë së vet, jetoi në martesë gjithsej shtatë vjet, kurse, si grua vejë, arriti deri në tetëdhjetekatër vjet. Ajo nuk e lëshonte Tempullin. I shërbente Hyjit ditë e natë me agjërim e me uratë. Shi në atë moment arriti edhe ajo dhe filloi të lëvdojë Hyjin dhe t’u tregojë për këtë foshnjë të gjithë atyre që prisnin shpërblimin e Jerusalemit.” (Lk 2, 35-38) 

Duke zbuluar misterin, ajo nuk e mbajti në vete dhe vetëm për vete, por ua kumtoi të tjerëve, me falënderim të thellë: “filloi të lëvdojë Hyjin dhe t’u tregojë për foshnjë të gjithë atyre që e prisnin shpërblimin e Jerusalemit.” (Lk 2, 38)  

Këtu gjejmë disa elemente të rëndësishme për jetën tonë të krishterë: ndjenjën e falënderimit ndaj Zotit, për dhuratën e fesë, nëpërmjet të cilës zbulojmë, jetojmë dhe e duam Zotin në të tjerët, në bashkësinë e krishterë, me të gjithë ata që janë në pritje, në kërkim të së Vërtetës, Drejtësisë, të Paqes. Çdo njëri prej nesh pret ditë dhe kohë  më të mirë, çlirimin, paqen, drejtësinë, dashurinë…Me kë dhe përse mund të shpresojmë, të punojmë dhe të presim këto ndërrime?  Vetëm me Jezusin dhe me bashkësinë vëllazërore mund të shpresojmë dhe zbatojmë qysh tash hic et nunc, këtu dhe tani, këtë të ardhme, që është e “pranishme” në Jezusin. Në ecjen tonë të fesë, sidomos në flijime dhe dhembje, na përcjellë Virgjëra Mari. 

Me gjestin e paraqitjes së Jezusit foshnjë ne Tempull, fillon ofrimi i flijimit dhe dhurimit meshtarak. “Sepse nuk e kemi këtu qytetin e përhershëm, por kërkojmë atë të ardhshmin. Këndej, me anë të tij t’i kushtojmë vazhdimisht Hyjit fli lavdie, d. m. th. frytin e buzëve që dëshmojnë Emrin e tij. Mos harroni bamirësinë dhe ndihmën bashkësisë, sepse flitë e tilla i pëlqejnë Hyjit.” (Heb 13, 14-16) 

Qysh në fillim të jetës tokësore, Jezusi i paraqitet dhe dhurohet Atit në emër të vëllezërve, motrave, të gjithëve, duke nisur kultin e ri, liturgjinë, ku nuk paraqiten më dhurata, gjësende, por Ai, si fli dhe viktimë për mëkate tona dhe për shëlbimin tonë. Paraqitja në Tempullin e Jerusalemit, na jep dy të vërteta të mëdha: vepra e shëlbimit zbatohet vetëm nëpërmjet vuajtjes, vdekjes dhe ngjalljes së Krishtit, si dhurim kulmor i Besëlidhjes së Re, dhe përqafon mbarë botën. Në këtë vepër të mrekullueshme që merr pjesë edhe Maria, nëna e Jezusit, edhe ne jemi të ftuar në këtë me flijime, vuajtje, vështirësi, pësime dhe kryqet tona. 

 Prishtinë, 11 janar 2923 – Radio Maria – Kosovë