Kreu Blog Faqe 1154

Presidentja takon komandantin e KFOR-it për të diskutuar për çështjen e sigurisë në vend

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka pritur në takim komandantin e KFOR-it Angelo Michele Ristuccia.

Në këtë takim është diskutuar për çështjen e sigurisë.

Qeveria e Kosovës është duke pritur nga KFOR’i për të larguar barrikadat e serbëve në Veriun e Kosovës.

Të dielën, forcat e KFOR’it ishin pozicionuar në kufirin Kosovë-Serbi, në pikën kufitare Jarinje, kjo pasi një grup ekstremistësh serbë te lidhur me Kremlinin tentonin të hynin brenda territorit të Kosovës.

Krejt kjo situatë e tensionuar e ka vënë KFOR’it në pozitën e mbajtjes së një përgjegjësie të shtuar për çështjen e sigurisë.

Ky mision javën e kaluar e ka pranuar një kërkesë nga Serbia për vendosjen e 1 mijë trupave serbe në Kosovë.

Ndërkaq kanë treguar që “janë duke e shqyrtuar kërkesën”.

E ajo kërkesë nga institucionet e vendit është quajtur si e papranueshme.

Pse po e urrejnë kaq shumë Shqipërinë e shqiptarët, disa shtete të Europës dhe vendet fqinje ballkanike?

0

Vallë, pse po e urrejnë kaq shumë Shqipërinë dhe kombin shqiptar, Evropa, vendet fqinje ballkanike dhe bota?!

Kur pellazgët-ilirët, paraardhësit e arbërorëve, të parët tanë kanë kontribuar aq shumë për Evropën dhe botën sa e kemi zor dhe nuk mundemi të kuptojmë, pse vallë kjo urrejtje patologjike ndaj gjuhës, historisë, kulturës dhe traditave tona kombëtare?!

Personalisht, vazhdimisht i përcjell historianët dhe studiuesit tanë, si: Dr. Fatmira Demin, Dr .Agron Dalipaj, Dr. Hakif Bajrami , Dr. Abdulla Mehemeti, Dr. Elena Kocaqin,Arben Llalla, e të tjerë.

Të gjithë pa dyshim në mënyrë të shkëlqyer, me fakte të pakundërshtueshme historike, bindshëm argumentojnë për lexuesit tanë dhe të huaj, këto që i ceka më lartë.

-Vallë, sa shqiptarë dhe sa shumë kanë kontribuar për botën deri më sot?!

-Po filloj me George Vashingtonin, i cili ishte me origjinë shqiptare (e ka pohuar vet ai), por, edhe është e argumentuar, në ADN të Konstancës së Zvicrës.

Francesko Krispi, kryeministri i parë arbëresh i Italisë, deklaronte se është shqiptar me gjak dhe zemër!

Bartholemeo Mitre Martinezit, Kryetarit të parë të Republikës Demokratike të Argjentinës.

Në Francë, ushtaraku  dhe strategu me famë botërore, Napoleon Bonaparta.

Mehmet Ali Pasha, e krijoi Egjiptin, pastaj, mbreti i Egjiptit, Faruku qe shqiptar.

Në perandorinë osmane shumica e vezirëve, pashallarëve dhe posteve të tjera ushtarake dhe civile ishin me origjinë shqiptare.

Perandoria bizantine dhe ajo romake u takon historianëve dhe me ndihmën e institucioneve shtetërore të hulumtojnë, të argumentojnë rolin e shqiptarëve në këto perandori të fuqishme…

Mustafa Qemali -Ataturku, e krijoi Turqinë moderne.

Ashtu, si dhe Sami Frashëri që e reformoi gjuhën turke.

Po ashtu, disa princër dhe Mreti i Moldavisë, ishin shqiptarë.

Mbreti i Serbisë, qe ushtarak shqiptar, quhej Gjergji i Zi, që u riemërua në “Kara Gjergji”/turqisht/ shtuar viç-in e serbishtes pas, në Karagjorgjeviç dhe krejt papritur, gjatë një nate pa hënë u bërë serb?!

Pothuajse të gjithë kryetarët e Greqisë, kundër arbërore-shqiptare.

Gati të gjitha figurat politike kryesore në Serbi ishin ose janë me origjinë shqiptare, që nga Ilia Garashanini, Nikolla Pashiqi, Sllobodan Millosheviqi, Vojisllav Shesheli, Daçiqi e të tjerë!

Në Mal të Zi, të gjithë udhëheqësit, gjithashtu ishin me origjinë shqiptare, që nga Mark Milani e të tjerë.

Në Maqedoni, shqiptarët ortodoksë, të asimiluar në maqedonas sllavë kanë mbajtur të gjitha institucionet e këtij shteti artificial, për dekada me radhë, nga krijimi këtij shteti më 1944. Edhe sot, Kryetari i Maqedonisë, Stevo Penderovski është me origjinë nga Reka e Dibrës.

Në Bullgari dhe Maqedoni, Mbreti Samuil ka qenë me origjinë shqiptare. Një intelektual i shquar, siç ishte Akademiku Marin Drini-ov, vetëm iu shtua, nofka, prapashtesa, sllave –ov, dhe krejt papritur kinse  “e bënë” bullgar?!

Tragjedia jonë e madhe qëndron dhe në faktin e hidhur, sepse institucionet shkencore, siç janë Akademitë e Shkencave dhe Arteve të Tiranës dhe të Prishtinës, që vetëm figurojnë si shqiptare, janë bërë parazite dhe shërbëtore të djallit dhe të birit.

Këtu, fillon kërkesa ime, këto të zgjohen nga letargjia, dhe mllefi im është se, nga viti famëkeq 1989-91, kur u krijuan partitë politike, kinse demokratike, në fakt u bënë kundërshqiptare.    Ende vazhdon një politikë kundër interesave shqiptare dhe fatkeqësisht, armiqtë po dalin haptas, ndërsa, këto farë Akademitë zyrtare, nuk dalin në mbrojtje të gjitha këtyre falsifikimeve që bëjnë komuniteti ndërkombëtar në dëm të historisë dhe kulturës arbërore shqiptarë!

Prandaj, po marrë guximin që t`ua them troç se, për tre dekada Akademikët dhe intelektualët siç janë Ismail Kadare & Co, kokë e këmbë janë vënë në shërbim të tradhtisë dhe kjo tradhti gjithnjë po kamuflohet, në emër të “demokracisë”, “të mendimit të lirë” dhe të së ashtuquajturit “tranzicion”!

Si ka mundësi, kur kjo mund të bëhej shumë thjesht: në vend që të mbështesin kërkesat popullore dhe të dënojnë dhunën dhe tragjedinë qindravjeçare ndaj arbërorëve-shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, (që krejt padrejtësisht dhe me cinizëm nga evropianët, Iliriku u pagëzua, Ballkan!

“Evropa u tregua e padrejtë, kur Ilirikun e quajti Ballkan” – thotë intelektuali i madh italian, Lamberto Dini. Të shikojmë më tutje në të kaluarën (në retrospektivë), kur shqiptarët në Greqi me dhunë e mashtrime i konvertua në myslimanë, pastaj i përzunë nga shteti grek, ndërsa, shqiptarë ortodoksë i asimiluan në grekë.

Në Bullgari, shqiptarët myslimanë i konvertuan në turq, shqiptarët e krishterë i konvertuan në bullgarë; në Serbi e njëjta politikë mashtrimi e dhune, shqiptarët myslimanë i konvertuan me nocion “kombësie” qesharake “myslimanë”, si në Bosnjë dhe në Sanxhak!

Plus kohëve të fundit nga disa gjakprishur, “kosovarë”, si Nexhmedin Spahiu, Halil Matoshi, Migjen Kelmendi e ca shkretanë të tjerë, ka tendenca të ulëta kur po dalin “me teza faqezezë ASPAK bindëse, kinse në KOSOVË, paska një komb “të shpikur”, në fakt këta tregtarë të njëqind flamujve e kanë të importuar nga Serbia Fashiste: kinse ne nuk jemi komb shqiptar, por “qenkemi” komb tjetër, i ashtuquajtur, “Komb Kosovar!

Turp dhe krim, “shkencor”- do ta quaja, kudo dhe kurdoherë. Me këtë rast, për temën e ngritur, lexuesve do t’ua për kujtoja krimin e qëllimshëm të armiqve fqinjë: shqiptarët e krishterë duan t’i konvertojnë dhe t’i quajnë serbo-malazezë!

Për herë të parë në histori, pas humbjes së Luftës së Trojës, 29 nëntor të vitit 1944, një

pjesë e Arbërisë – Shqipërisë shpallet e pavarur dhe e lirë.

O intelektualë të përgjumur, vendoseni bile për një çast gishtin kokës dhe logjikoni se, po të mos ishte LANÇ me Komandantin dhe strategun e luftës dhe të paqes në socializëm, me Enver Hoxhën në krye, sot shqiptarët do të përjetonin një katastrofë edhe më tragjike sesa, kjo shpërngulja mbi 30 vjet e shqiptarëve kudo, në vendet mike dhe armike: në shqiptarët e pambrojtur këto vite zezona të “demokracisë” anarkiste dhe të kësaj klase politike reaksionare dhe neofashiste, vërtet nuk do të flisnim shqip.

Armiqtë tanë do ta ndanin Shqipërinë në mes të Serbisë dhe Greqisë, do të përfitonin edhe më shumë territore shqiptare, sesa iu kanë dhuruar dikur dhe sot Fuqitë e Mëdha, për faktin që dihet botërisht, këto dy shtete fqinje pushtuese të trojeve tona etnike ishin dhe janë shtete satelite rusomadhe!

Mos harroni!

Doni apo nuk doni që ta pranoni, ju armiqtë e kohës së ligë dhe ju o puthadorët e tyre: kjo, për hir të së vërtetës, për ne ka pak rëndësi: Ne shqiptarët atdhetarë të dëshmuar, plotësisht i jemi falënderues Enver Hoxhës, ai me heroizma të paparë ndonjëherë në historinë tonë të luftës, të politikës dhe të diplomacisë, të diturisë, vendosmërisë dhe guximit e shpëtoi kombin dhe Shtetin Shqiptar, duke i përballuar të gjitha sulmet politike dhe ushtarake të fuqive të kohës, ora të epokës së tij të ndritur gjithëkombëtare.

Vetëm pas pesë viteve nga vdekja e burrit të madh të shtetit, Shqipëria u pushtua nga armiqtë, me mashtrime, por mbi popullin u përdor edhe dhuna fizike dhe psikologjike. Dihet që, nga viti famëkeq 1991 “Kalaja Arbërore”, “Vendi i Shqiponjave”, siç e quante bota Shqipërinë, kjo Shqiponjë në suferina mbi dyzet vjet qëndroi e pamposhtur, qëndroi krenare, vetëm nga tradhtia e devijuesve, bijve të saj renegatët të pabesë, u mor nga brenda, prandaj, këto klika mercenarësh të huaj, që kurrë s’ia deshën as ia duan të mirën Shqipërisë dhe kombit tonë, pa pikë turpi as përgjegjësie po e bëjnë ligjin e xhunglës deri më sot!

Akuzat e tyre, të nxitur nga padronët e tyre, si shërbëtorë të mjerë të armiqve, kinse Shqipëria, në vitet e socializmit ishte izoluar, është gënjeshtër e ndyrë.

Kjo, atëbotë, nuk ekzistonte!

Shqipëria, kishte marrëdhënie ekonomike-tregtare, kulturore, shkencore dhe në fusha të tjera me mbi 100 shtete të botës.

“Izolimin” politik, që sot e vajtojnë kukuvajkat “demokratike”, ku kishte ndodhur, jo për fajin e Enverit, as të PKSH-së dhe PPSH-së, por “izolimi” i Shqipërisë ishte imponues, sepse udhëheqja komuniste shqiptare nuk i pranonte askund dhe kurdoherë kufijtë e vendosur në dëm të arbërorëve-shqiptarëve dhe kërkonte botërisht që kjo padrejtësi të rregullohet, bile pikërisht kjo u artikulua fuqishëm edhe në vitin 1975 në Konferencën e Helsinkit në Finlandë, ku atëbotë, udhëheqja e RPSSH-së nuk pranoi të nënshkruante Marrëveshjen për MOS- NDRYSHIMIN e kufijve në Ilirik (Ballkan), pra, nuk i pranoi kufijtë që Fuqitë e Mëdha i

kishin vendosur në dëm të kombit dhe të Shtetit Shqiptar, duke ua dhuruar si dhurata trojet tona, shteteve pushtuese, serbe dhe greke, armike shekullore të shqiptarëve.

Zhelinë , 15 dhjetor 2022

Qeveria e Kosovës duhet ta nisë debatin e premtuar publik!

0
Ahmet Asani, aktivist i çështjes kombëtare, Zvicër
_____
▪︎ Nê fakt është shteti i Serbisë ai i cili është kundër marrëveshjes për themelimin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, bashkësi kjo statuti i së cilës, sipas Marrëveshjes së Brukselit, patjetër që duhet të jetë në përputhje të plotë me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës!
▪︎ Mendoj që qeveria aktuale duhet të filloj debatin e premtuar publik, nëpër gjitha komunat ku jetojnë serbë etnik, shqiptarë etnik dhe qytetarë tjerë të etnive të ndryshme, t’ju shpjegoj atyre gjendjen reale, sepse vetem duke debatuar mund të vihet në vlerësime e përfundime të drejta e njerëzore!
▪︎ Logjikisht që debati mund të bëhet vetëm me ata që mendojnê se problemet zgjidhen me dialog, e jo me ata që mendojnë se problemet zgjidhen me dhunë! Serbët e komunave veriore duhet ta kuptojnë se asnjë problem nuk mund të zgjidhet me barikada e bllokada, e as me bojkotim të sistemit dhe enteve shtetërore të Kosovës!
▪︎ Shqiptarët si popull shumicë i Kosovës ndër shekuj kanë qenë dhe janë kundër çdo dhune ndaj çdo etnie në Kosovë! Pavarësisht faktit që shteti serb për gati një shekull, kishte ndërtuar një frymë të urrejtjes e gjenocidit me ligje diskriminuese ndaj shqiptarëve, jemi dëshmitarë që në shtetin demokratik e properëndimor të Kosoves, nuk ka dhe nuk do të ketë frymë të urrejtjes e hakmarrjes, e as ligje diskriminuese ndaj qytetarëve kosovarë të etnisë serbe!

Marrëdhëniet me Serbinë mund të normalizohen vetem atëhere kur Ushtria e Kosovës të jetë e aftë t’a mbrojë çdo pëllëmbë të shtetit

0
Prof. Bajram Binaku, Pejë
______
* Vetëmashtrimi ynë …!
Me 1999 u çlirua Kosova, me 2008 shpalli pavarësinë! Kishim një UÇK, pas lufte, pastaj FSK-në e se fundmi dhe një ushtri, pa marr parasysh se a quhet ushtri apo forca ushtarake! Kryesore kemi një organizim ushtarak, me të cilin mund të operojmë e mburremi. Mirëpo ta kesh një ushtri, të pa përfeksionuar deri në shkallën më të lartë pregatitore, të shkolluar e të aftësuar në të gjitha fushat e artit ushtarak dhe një ushtri të armatosur jo mjaftueshëm, tregon se edhe sovranitetin e kemi të kufizuar. Shqiptarët në aspektin e mbrojtjes nuk duhet të jenë të ndarë si komb në dy apo më shumë pjesë, qe faktikisht jemi. Dobësia jonë është, se edhe Shqipëria nuk ka kapacitete ushtarake mbrojtëse, sikur qe kishte në kohën e Enver Hoxhës!
Në anën tjetër Serbia po armatoset në të madhe nga shtete të ndryshme, sidomos nga lindja. Përse ajo armatoset, lindë pyetja? Sigurisht për të sulmuar. Kënd do të sulmojë po ti vinte shansi?
E para do të ishte Kosova, pastaj Bosnja e Hercegovina, Maqedonia, besa dhe shtetet tjera duke përfshirë dhe Shqipërinë. Kroacia po armatoset më të madhe. Arsyeja e vetme, është mbrojtja nga invazioni serb. Serbia njef vetem gjuhën e forcës, prandaj shtetet për rreth saj mund të garantojnë paqen vetem duke krijuar një ushtri mirë të armatosur. Bisedimet qe po zhvillohen mes palëve në Bruksel mund të prishen qe në momentin e parë pasi të forcohet ndikimi i rus në Ballkan. Shpresoj, qe kjo mos të ndodhë kurrë. Shqiptarët duhet ta kuptojnë njëherë e mirë se luftën nuk e kemi fituar me Serbinë, kemi fituar një nga betejat e shumta brenda 100 viteve, e cila ka rezultue me fitore dhe shpallje të pavarësisë me miqët tonë ndërkombëtar, sidomos me ata amerikanë!
Para pak ditësh serbët ja kishin mësyer veriut të Kosovës. Do të kishin ardhur deri të Ura e Ibrit, po të mos i ndalonte KFOR-i!
Ata e kanë llogaritur këtë aventurë, e cila nuk është drejtuar vetem kundër Kosovës, po edhe kundër KFOR-it, EULEKS-it e organizatave tjera ndërkombëtare. Bisedimet me Serbi mund të rezultojnë të suksesshme vetem atëherë kur Ushtria jonë është e aftë t’a mbrojë çdo pëllëmbë të teritorit të vet.
Serbia do t’i zbatojë marrveshtjet vetem kur t’a kemi një përkrahje nga Shqipëria, e cila do të ketë një ushtri të fortë e të armatosur.
Si shtet qe jemi duhet të koordinphemi edhe me bashkëkombasit për rreth, në Maqedoni, Serbi, Mal të Zi, Sanxhak e diasporë !
Serbia pret, qe ne të jemi të ndarë e të na gëlltitë një nga një. Këtë, udhëheqësitë tona nuk duhet t’a tolerojnë! Më mirë është të ngrihet një konflikt sikur qe ishte i ngrirë me Greqin, se sa të bëjmë koncesione në emër të një pajtimo të përhershëm me Serbinë.
Nuk do të ketë pajtim pa pasur një ushtri të fortë!
Bashkimi i forcave ushtarake, me një memorandum mes Kosovës e Shqipërisë, duhet të ndodhë sa më shpejtë, qe është e mundur. Edhe Shqipëria duhet të mendojë, se mund të jetë e sulmuar, prandaj një ushtri e fortë i nevojitet. Sa më parë aq më mirë. Nuk guxojmë ti mbyllim sytë tani, kur po pregatitet një rend i ri botëror i nisur nga Rusia, me luftë e i ndihmuar nga Kina e shtetet arabe!

Përshtypje nga takimet në Gjermani me Atdhe Gecin, vëllezërit Ali e Bashkim Aliu dhe kushëririn e tyre, Fadil Aliun

0

Në Frankfurti, tek përmendorja e poetit kombëtar e botëror gjerman, Gëte, Johan Wolfgang Von Goethe .

Bedri TAHIRI 

SHËMBËLLTYRË ATDHETARIE 

  • Profile atdhetarësh e luftëtarësh 

Gjatë vizitës sime në Gjermani, dy ditë i kalova edhe në Dortmund. Isha mysafir i kolegut tim, Atdhe Geci dhe i veprimtarëve të palodhur të çështjes kombëtare: vëllezërve Ali e Bashkim Aliu dhe kushëririt të tyre, Fadil Aliu, të cilët janë ber sinonim i mërgatës shqiptare këtu në Dortmund. Bujaria dhe mikpritja e tyre më lanë përshtypje të veçantë. Ata, me të bëmat e tyre atdhetare, janë histori në vete, që është e pamundur të përmblidhet brenda këtyre rreshtash…  

Rrënjë të thella atdhetarie  

Bradashi (sot Bardhashi) i Besianës, është një vendbanim i tipit të dendur, i shtrirë rrëzë bjeshkëve dhe një lugine me kodra të afërta. Se është vendbanim i lashtë dëshmojnë dy kala të vjetra atypari në malet që formojnë trekëndëshin Besianë-Vushtrri-Mitrovicë: Gurët e Bardhë dhe Kërshi i Sokolit si dhe toponimet e shumta që dëshmojnë vjetërsinë, si: Kodra e Kishës, Ara e Thiut, Lugu i Thive, Përroni i Kurtit, Përroni i Gjolës, Kroni i Demës, Molla e Sokolit etj. Në dokumentet e shkruara si vendbanim përmendet në defterin kadastral  të Vilajeti Vëllk të vitit 1455. 

Si kudo, edhe në këtë fshat, gjatë historisë, u vendosën edhe shumë kolonë serbë e malazezë. Në anën tjetër shumë shqiptarë u detyruan të shpërngulën për në Turqi. Mirëpo, pati edhe nga ata që nuk arritën të kalojnë kufirin dhe u kthyen në tokat e veta që ua kishin zaptuar kolonët. Madje, edhe të jepnin jetën për tokën e vet. Kështu u ngjau edhe vëllezërve të një familjeje, të cilën u detyruan të luftonin pikërisht për tokën e vet, kundër kolonëve, duke vrarë dy malazezë e plagosur shumë të tjerë. Tre prej tyre mbetën të vrarë, duke luftuar, por bën të pamundurën për ta shpëtuar  vëllain e tyre, Aliun. 

Aliu i Rexhës ishte burrë me nam, siç i thonë një fjale. Ai kishte lidhur krushqi me burrat e fortë të Bajgorës, me trimin e paepur Ukshin Kovaçica. Kështu djali i tij, Beqa, ndoqi rrugën e mbarësisë dhe që nga rinia u dallua për trimëri, bujari e burrëri.  

Edhe djali i Beqës, Tahiri, u rrit dhe u edukua në frymën e atdhetarisë. U dallua për të mirë në të gjitha epokat e historisë. Para luftës, në kohën e lëvizjeve dhe organizimeve të mëdha, përherë ishte në ballë të veprimtarive atdhetare. Ishte organizator dhe prijatar i të gjitha demonstratave dhe lëvizjeve popullore në rajonin e Llapit e përtej tij. 

Edhe në jetën private, i priu fati dhe e mbara. Tahiri u martua me Xhemilen nga Dobratini (Gegaj) dhe u lindën dhjetë fëmijë: katër djem (Aliu, Afrimi, Bashkim, Jetoni) dhe gjashtë vajza (Elhemja, Minirja, Vjollca, Iliriane, Shukrija, Valmira). 

Dhe, kur shpërtheu lufta e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahiri, pa hezitim rroku armët e lirisë dhe i doli zot atdheut. Ishte ndër eprorët më të dalluar në Zonën Operative të Shalës. Shtëpinë e tij dhe të të vëllait, Hazirit,  i shndërroi në Shtab. Aty qëndronte dhe vepronte edhe komandant LEKA (Nuredin Ibishi). 

Mund të jetë një imazh i 2 persona, borë dhe pemë

Babë e bir (Tahiri dhe Bashkimi) të gatshëm për tu përballë me armikun 

Ali Tahir Aliu, i lindur në vitin e madh të demonstratave për shkollë e për Flamur (17.03. 1968), qysh si i ri përjetoi dhe provoi barbarinë serbe. I shtrënguar nga zezonat e kohës, detyrohet ta braktiste atdheun, që e donte aq shumë. Mirëpo, edhe pse mori rrugën e mërgimit, Kosovën dhe shqiptarinë i mbajti në gjirmë të shpirtit. Me mendje e me zemër përherë ishte aty ku kishte lindur. “Republika e Kosovës, apo thënë shkurt, Kosova-Shqipëri, është dhéu ynë, gjuha dhe dashuria jonë. Pa këtë adresë të atdheut, ne jemi të pa emër dhe mbiemër, dhe një popull i shkrirë në një populli tjetër”- i thotë shpesh xha Rrustës (Atdhe Gecit), kur kuvendojnë në lokalin e tyre mikpritës. Libri për Kosovën mua më mbeti i pashkruar dhe i papërfunduar. Demonstratat e Kosovës aso kohe qenë të përditshme, më thotë Aliu. Unë edhe kur bëj gjumë, duart i mbaj grusht, ndërsa ëndrrat e mia janë krejt epike, dhe me beteja të ashpra. Lot më bie në zemër pse s´jam në Kosovë.  

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme

 Në Dortmund, me z. Aliu Aliun- kryetarin e Republikës së Çamërisë 

Edhe nga mërgimi nuk u ndalë së vepruari për çështjen kombëtare. Atje na duhesh më shumë, i thoshin. Kështu, luftën e Kosovës për liri e pavarësi e ndihmoi me mbi 3o mijë marka gjermane. Ndihmat e tij nuk kanë të sosur… 

Aktualisht është veprimtar i dalluar në mërgatë, përkatësisht në Dortmund, afarist i shkëlqyer dhe, më kryesorja, kryetar i Republikës së Çamërisë! 

Bashkim Tahir Aliu– ende pa i mbushur 18 pranverat, u radhit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ishte ndër ushtarët më të rinj në Zonën Operative të Llapit. Ore, po nuk kishte si të vepronte ndryshe, kur e gjithë familja: prindër, vëllezër, motra, xhaxhallarë e kushërinj ishin vënë në shërbim të atdheut.  

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe njerëz në këmbëMe Bashkim Aliun- në Dortmund 

I ati, Tahir Aliu, që në ditët e para të kryengritjes së madhe, u rreshtua me vullnetarët e Llapit, për t´i këputur prangat njëshekullore të robërisë. “Liria çmimin e ka të lartë, por ne duhet të jemi gati në çdo kohë për çdo sakrificë”- u thoshte të bijve. Dhe, vetë, ndër të parët kishte veshur uniformën e UÇK-së dhe shtëpinë e kishte shndërrua në Shtab! 

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, uniformë ushtarake dhe ambiente të jashtme

Bashkim Aliu- njëri nga ushtarët më të ri në ZOLL 

Bashkimi është fjalëpakët, është modest, është punëtor. Më së paku flet për vete! Atij i flet puna, i flasin veprat. 

“Kosovën e kam zemër. Në UÇK-ë kam hyrë me gjithë shpirt. Isha i ri, ende pa i ra brisk fytyrës. Nuk ka pasur gëzim më të madh se kur kam veshur uniformën e UÇK-së, dhe kur i fillova ushtrimet ushtarake në Potok, te lagja e Spahijave. Njëzet e katër ushtarët e parë (ende nuk kishin dalë publikisht) të fshatit tonë, patën shkuar për ushtrime në Zabërgjë. Kosova për gjithsecilin ka qenë një mësim lirie. Në Shkollën e lirisë, në fshat, shpejt u aftësuam në përdorimin e armëve, në dhënien e ndihmës së parë, në vëzhgimin e terrenit, tërheqjen e të plagosurve, dhe furnizimin me ushqim të refugjatëve. Njësiti ynë „Llapi“, nën drejtimin e komandant Arbrit, bënim vëzhgimin e terrenit. Grupi ynë përbëhej nga Bashkim Aliu, Rrahman Rashiti, Driton Hoti, Faton Hoti, Albert Gashi, Arben Visoka dhe Faruku, një luftëtarë i yni nga Shkupi. Në shtëpinë tonë aso kohe ishte një pjesë e Shtabit të UÇK-së, dhe familja e Komandant Lekës. Kam marrë pjesë edhe në Luftën e UÇPBM-së, në fshatrat e Bujanocit, dhe të maleve të Tërnovcit…”(Më gjerësisht: Atdhe Geci, Shkruaj edhe sikur të m’i vrasin duart, Lena, Prishtinë, 2021, f. 164-169) 

Të tillët na duhen! Shëmbëlltyrë atdhetarie për dje, për sot e për nesër!  

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz të ulur

Në bibliotekën e pasur të kolegut të nderuar, z. Atdhe Geci në Dortmund 

Duke u rritë në një ambient me plot dashni dhe ngrohtesi, Tradita nuk e njeh egërsinë që bota perjashta e ofron

0

 

Teuta Haxhiaj, Gjermani

Tradita, mbesa jem 16 vjeçare, i vijon mësimet e klasës se 11-të në Gjimnaz dhe ne vend të kursit te religjioneve ka vendosur ta ndjekë kursin e etikës.

Zakonisht në mbrëmje pastaj diskutojmë rreth temave të ndryshme filozofike, dilemave morale, etikës, etj. varësisht prej temës të cilën e kanë shtjellu në shkollë atë ditë. Dhe për mu është gjithmonë e rëndesishme që Tradita të krijojë një mendim të vetin rreth temave të ndryshme, të ketë qasje kritike dhe të mos i merr gjërat ashtu kuturu për të vërteta pa shtru pyetje, pa kërku argumente. Gjithmonë diskutojmë vetëm në gjuhën shqipe të cilën ajo e zotëron shumë rrjedhshëm si në të folun po ashtu edhe në të shkruar.

– Qysh qëndron puna, a ke kohë me bisedu pak rreth një temë shumë interesante? Është ma ndryshe nga ato të zakonshmet- m’u drejtu sot. Dukej të ishte vertetë temë e rëndesishme sepse ajo nuk priste dot deri ne mbrëmje.

– Gjithmonë kam kohë për ty, Litë. Per secilën temë dhe secilin problem qe mundesh me pasë. Ti këtë e din qysh se je kanë e vogël.

Hë, çka kemi sot?

E hapi kuletën dhe nga aty e nxori nje kartë. Ende pa ma lëshu mirë n’dorë e kuptova se për çka bëhej fjalë. E kisha parë shpesh herë atë kartë dhe jo rrallë kisha mendu për të por kurrë s’kisha marrë ndonjë vendim perfundimtar. Ishte karta për dhurimin e organeve nëse vije puna deri aty. E kqyra gjatë dhe për aq kohë, para synit të mendjes m’u shfaqën skena të ndryshme e të rënda. Tema vet për të cilën duhej te flisnim, ishte goxha e rëndë, temë e vdekjes dhe e jetës njëkohësisht. Para se unë ta thoja qendrimin tem rreth saj, me interesonte se cili ishte mendimi i Traditës në këtë moshë.

– Me siguri që keni diskutu gjatë në shkollë rreth kësaj teme, a po? Edhe? Cili është mendimi yt tani për tani për të? – Po nëse njeriut i vdes truni dhe kjo vertetohet prej mjekëve, pse duhet me mbajtë ne jetë me zor permes aparateve?! Ai veç se eshte i vdekun. Me m’pyet mu, kisha dashte m’i ndalë ato por paraprakisht m’i marrë organet për me pshtu dikon tjeter. Njerëzit po pritshin ku me ditë sa vjet për nje organ dhe lista, tha m‘susi, qe është e gjatë.

– Kjo është veç njana anë, Litë, për çka edhe pajtohem me këtë qe e thu. N‘dhé nuk i duhen kerkujt organet se trupi është veç mbështjellës i një fryme që ne e quajmë shpirt. Mbasi shpirti ta ketë lanë trupin, organet e kanë kry punën e tyne. Për shumë t’smutë kjo kartë është shpresa e vetme për me jetu ma tutje por ka edhe persona që trafikojnë njerëz, që trafikojnë organe dhe përfitojnë shuma te mëdha paresh me trafikimin e tyne. Sidomos ne vende dhe me njerëz të varfër. Kjo eshte ana tjetër shumë e dhimbshme e detyrimit te shitjes së organeve. Prandaj duhet pasë kujdes. M’kqyri tuj mos dashtë me besu këtë anën e tmerrshme dhe te poshtër të njerëzve. Për të e pa imagjinueshme. Duke u rritë në një ambient me plot dashni dhe ngrohtesi, Tradita nuk e njeh egërsinë që bota perjashta e ofron. Që bota nuk ka ma vend për të dobëtin, të smutin, të paaftin. Bile as për mesatarin jo. Ajo ka vend veç për të fortin dhe të pasurin.

– Unë du me plotesu këtë kartë me të dhënat e mija- m’tha e vendosun.

– Natyrisht qe ti i merr vendimet për trupin dhe jetën tane, por a mos ish kanë mirë me mendu edhe pak kohë? A mund ta bëjmë një marrëveshje na dyja? Unë do ta plotësojë këtë kartë me të dhënat e mija ndërsa ti do të presësh edhe disa vite deri sa të vendosësh për diçka të tillë? Deri sa ta njohësh botën dhe njerëzit pak ma mirë? Deri sa ta njohësh jetën dhe ta kesh parë ftyrën e ftohtë të vdekjes? Atëherë do ta marresh ma lehtë një vendim, çfardo koftë ai.

Unë të premtoj se kam me mbajtë gjithmonë me vete këtë kartë, e nëse qëllimi i vdekjes tem kish me qenë shpëtimi i disa jetërave të tjera, atëherë ashtu koftë! Ajo do të ishte vdekja ma me kuptim dhe e dinjitetshme e mundshme të cilën uroj t’ma dhurojë Zoti! Se edhe vdekja e ka hijeshinë e vet ashu qysh e ka jeta. Hë, Traditë, marrëveshje? Më kqyri gjatë dhe dikur me buzëqeshi me atë fytyrë të bukur prej engjellushe.

– Edhe mu m‘duhet kohë me mendu pra. Të tregoj javën e ardhshme. Deri atëherë karta do të jetë tek telefoni. E po…

Çka po ndodhë kështu …?

0
Afrim Caka, Gjakovë
Çfarë po ndodh vallë?! Kush është i marrë, ne apo ky shqipfolës?! Ju lutem më tregoni! Kush është tjetër? Ky analistë që don të kryen një krim të pafalshëm para kombit, binjakzimin me Rakiqa e Radojçiqa, Ky që prej viteve donë të tjetërson, të çbënë një popull. Ky që donë ta kthenë nga shqiptari në shkja.
Për kob të të shqiptarëve, Dardani gëzoi postin e analistit në media që e kishte rrëmbyer shqarthi në TV 7. Serafini buzë mediave. Dardani shpeshë duket i padukshëm! I përtritshëm dhe shkatërrues i cili përhapet si llava vullkanike duke lënë pasë një tradheti të shkretë.
̶ Edhe mashtron, qorton, akuzon shpif, mallkon, për të vazhduar me zërin e çjerrë prej hijene posaçërisht dhe gënjeshtrën, që i shërben si maskë engjëllore për fytyrën e djallit. Ç’i duhet epitafi këtij varri, kur pamja e tij flet më shumë se të gjitha epitafet e shkruara në këto media.
Dardani me lëkur të trashë, vazhdon të flasë përçart, hapur pa e njohur të skuqurit nga turpi. Se mos e ka parë dikush të jetë skuqur nga turpi lëkura e trashë e bualit apo e krokodilit.
Madje, inçesti s’kishte qenë veç tabuja e parë e tij që e kishte thyer. Njëfarë dëshmimi i sipërfaqshëm i diçkaje më të thellë. Kishte arritur ta vërbonte Rakiqi, më në fund. Dardani, e kishte ndjellë me zgjedhjen fatale. “Po veshët e drejtësisë dardane janë të shurdhër dhe vështirë se do të dëgjojnë ndonjëherë akuzën dhe mallkimin e popullit ndajë këtij shqipfolësi”.
Falmë Zoti ynë, thashë prapë dhe disa çaste pas asaj ulërime, shfryrjeje mizore nuk e kuptoja dot Dardan Gashin, të shndërruar në kuisje dëshpëruese në media. Në të cilën anë i kishte mbetur gjaku i tij, në këtejshmen apo në atjeshmën e Serbisë. Më në fund, gjithçka ishte kryer. Gjaku dhe fara e tij kishte mbetur matanë, te zemra e Rakiqit.
Vallja e armikur, ashtu si pija, të nxitë dëshirën të flasësh për tradhëtinë. Në të vërtetë, ajo është ka diçka të afërt me pijen: Marramendjen. Në të dyja rastet, ndjesia e ikjes nga realiteti kombetar është tepër i fortë. Gjak humburit, gjithashtu, kanë dëshirë të vallëzojnë me shkja e shki.., kjo ridëshmon afërsinë e vallës së Gashit më armikun.
Me rros.. meshkuj e kur.., nuk bëhet dot politikë… Por koha thirri një analistë “epokash” në media. Dardan Gashin, i cili rridhte nga një parti “patriotash pejanesh” …!!!
Edhe më dramatike ngjajnë marrëdhëniet me Rakiqin. A janë legjendat një historie e mjegulluar në Veri të Mitrovicës, e mbuluar si me mjegull, gërryerja e të cilit do ta na zbulonte si me magji fakte dashurie befasuese? I rreckosur, shumëherë i verbër ishte vërtet ashtu, apo vërbëria s’ishte veç një symbol i vjetër apo një testament i lënë përgjysmë.
Gashi është më i ndërlikuar dhe adhurues ndajë Vuçiqit dhe qëndrimi kundërshtues i Gashi ndaj Kurtit që e deshironte aq shumë. Kjo lidhje e forte Gashit me vëllan e tij Rakiqin, që në shumicën dërrmuese e rasteve ua fshehu të tjerëve, dhe ka të ngjarë edhe vetes, është shumë e rëndësishme jo vetëm për të kuptuar karakterin e Dardan Gashit, por edhe për dashurinë e njëri tjetrit prej vlerësimeve thelbësore, atë të kompleksit të Zajednicës.
Për të mbrritur në zanafillën e një ngjarje, qoftë edhe antikombëtare, si ajo e Gashit dhe e Revulucionit kulturor serb, na duhet shpesh të kapërcejmë trevat e logjikës, të informacionit, të rrethanave të jashtme. Me një fjalë, të gërryjmë male të tëra me fakte, me analiza, me histori, gjersa të arrijmë në nyjen fillestare, atje ku ngjarjetë në media janë ende në bërthamën e Dardanit, i dendësuar në mënyrë të pabesueshme pra në formën e një “tradhtari të hapur”.
Fatkeqësisht, disa analistë i kanë përshkruar eksprimentet mendore filozofike në mënyra që i bëjnë këto të tingëllojnë shumë më antikombëtare dhe misterioze se ç’janë në të vërtetë. Për ta bërë këtë të qartë, hapi i parë është të përmendim se “intuitat” e tilla janë të kufizuara në imagjinatën e tyre. Siç e pamë Gashin, bën pak diferencë nëse gjykojmë se “Ai i adhuron ata që vranë e prenë” kur imagjinojmë një skenar hipotetik apo kur vëzhgojmë një “skenar i përgatitur nga vetë Dardani” të të njejtit lloj; rrezulltati filozofik është i njejtë tashë e 20 vjetë pa u ndalur.
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe teksti

Kryeministri Kurti: Linja e 10-të hekurudhore i kontribuon zhvillimit ekonomik e social

0

Prishtinë, 19 dhjetor 2022 

Rehabilitimi i hekurudhës nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, edhe i paraprinë zhvillimit ekonomik, por edhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e fillimit të punimeve në këtë linjë hekurudhore. 

Kryeministri Kurti theksoi se me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekte si ky i sotmi, i shërbejnë nismave të Qeverisë për të rritur bashkëpunimin për zhvillim të mëtejmë të vendit tonë. Ky projekt do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, edhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian, tha ai.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti theksoi se pozita qendrore gjeografike në Ballkanin Perëndimor, infrastruktura e mirë rrugore, aeroporti modern, afërsia e porteve mesdhetare e bëjnë Kosovën vend të volitshëm tregtar dhe transportues. Jemi duke punuar që në të ardhmen të modernizohen edhe lidhje të tjera hekurudhore, kështu që të shtohet potenciali transportues e tregtar.

Forhåndsvisning av bilde

Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor, si për udhëtarë po ashtu edhe për mallra, dhe në përmirësim të dukshëm edhe të kohës së udhëtimit. Do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejtë. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h. E po kaq e rëndësishme, kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit, shtoi kryeministri.

Forhåndsvisning av bilde

Linja e 10-të Hekurudhore i përket Rrjetit Kryesor Hekurudhor të Zgjerimit të Korridoreve të Rrjetit Trans Evropian të Transportit (TEN-T). Linja Pan-Evropiane “10” e cila fillon nga Salzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Kosovë e Maqedoni, e përfundon në Selanik të Greqisë.

Forhåndsvisning av bilde

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti: 

I nderuar Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu,E nderuar Ministre e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli,I nderuar shef i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Tomas Szunyog,I nderuar ushtrues i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes Infrakos, z. Uran Mulaj,I nderuar zëvendësambasador i Republikës së Italisë në Kosovë,Zëvendësministër Durmishi,Të nderuar drejtorë të bordit të përkohshëm të ndërmarrjes Infrakos,Të dashur punëtorë të hekurudhës,Zonja dhe zotërinj,Të nderuar pjesëmarrës,

Forhåndsvisning av bilde

Jam i lumtur që jam bashkë sot me juve këtu për të përuruar punimet e këtij projekti me rëndësi të veçantë për vendin tonë. Rehabilitimi i hekurudhës nga Fushë Kosova e deri në Mitrovicë, edhe i paraprinë zhvillimit ekonomik, por edhe i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe me Evropën.

Forhåndsvisning av bilde

Kjo linjë, pra Linja e 10-të Hekurudhore i përket Rrjetit Kryesor Hekurudhor të Zgjerimit të Korridoreve të Rrjetit Trans Evropian të Transportit (TEN-T). Linja Pan-Evropiane “10” e cila fillon nga Salzburgu, dhe kalon nëpër Austri, Slloveni, Kroaci, Kosovë e Maqedoni, përfundon më pas në Selanik të Greqisë. 

Qytetarët e Kosovës, ne e dimë që shfrytëzojnë relativisht pak trenin si mjet transporti. Kjo edhe për faktin se rrjeti hekurudhor nuk e mbulon të gjithë shtetin, por edhe për shkak të rrjetit jo të mirë e të vjetruar. Që rrjeti hekurudhor të jetë në shërbim të lëvizjes së qytetarëve të vendit, jemi duke e bërë tash rehabilitimin e linjës së 10-të. Përmes ndihmës së konsiderueshme të Bashkimit Evropian, që i përshkon e i lidhë shtatë shtete, përfshirë edhe Republikën e Kosovës ne mendojmë të realizojmë këtë. Ky projekt buron nga agjenda e Berlinit, përkatësisht nga takimi i gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor i udhëhequr atëbotë prej ish- kancelares gjermane Angela Merkel, që sot e dita ditës po jetësohet, udhëhequr nga kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz, i cili së fundmi, para një muaj e gjysmë e mundësoi dhe e organizoi nënshkrimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor për tri marrëveshje që i japin hov tregut të përbashkët rajonal. 

Ky projekt do t’i kontribuojë zhvillimit ekonomik e social, hapjes së vendeve të reja të punës, avancimit të bashkëpunimit ndër fqinjësor, edhe afrimit edhe më tepër me shtetet e Bashkimit Evropian.

Pozita qendrore gjeografike në Ballkanin Perëndimor, infrastruktura e mirë rrugore, aeroporti modern, afërsia e porteve mesdhetare e bëjnë Kosovën vend të volitshëm tregtar dhe transportues. Jemi duke punuar që në të ardhmen të modernizohen edhe lidhje të tjera hekurudhore, kështu që të shtohet potenciali transportues e tregtar.

Për ta lehtësuar zhvillimin ekonomik jemi duke punuar në fuqizim të rendit ligjor, kemi themeluar Gjykatën Komerciale, si dhe po angazhohemi për përmirësimin e mëtejmë të mjedisit të të bërit biznes në vendin tonë.

Kosova është shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Jemi renditur të parët në Ballkan e të dytët në rajonin e Evropës Lindore, ende të pa inkuadruar në Bashkim Evropian, dhe të Azisë Qendrore për sundim të ligjit, sipas World Justice Project 2021 i cili bën matjen e perceptimit të popullatës dhe profesionistëve ligjorë se sa funksional është ligji në atë shtet.  Janë tetë karakteristika dhe ne kemi dalë të parët në Ballkan dhe të dytit në këtë rajonin e madh të Evropës Lindore dhe të Azisë Qendrore. E gjithashtu jemi të dytit dhe sa i përket sundimit të ligjit në mbarë botën. Po ashtu jemi ngritur për 17 vende në indeksin e Transparency International për luftimin e korrupsionit, përkatësisht për perceptimin e korrupsionit në sektorin publik. Edhe 17 vende njësoj jemi ngritur sa i përket lirisë së mediave sipas Reporterëve pa kufi.

Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekte si ky i sotmi, i shërbejnë nismave të Qeverisë për të rritur bashkëpunimin për zhvillim ekonomik. 

Të nderuar të pranishëm, 

Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor, si për udhëtarë po ashtu edhe për mallra, dhe në përmirësim të dukshëm edhe të kohës së udhëtimit. Do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejt. Në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km/h deri në 120 km/h. E po kaq e rëndësishme, kjo lidhje do të operojë me emetime të zvogëluara të gazrave serrë dhe të dioksidit të karbonit. Përndryshe, transporti hekurudhor njihet mirë si transport i gjelbër. 

Realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të Linjës së 10-të Hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024/2025.

Kështu Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit të përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian. I jemi mirënjohës Bashkimit Evropian dhe në veçanti Komisionit Evropian për mbështetjen e financimit dhe rehabilitimit të kësaj linje hekurudhore, e cila do t’i sjellë qytetarët e Kosovës edhe më pranë Bashkimit Evropian.

Argjentina dhe bota arbëreshe dhe nje lidhje arbëreshe me Leo Messin

0

E përgatiti: Ornela Radovicka

  • Argjentina dhe bota arbëreshe dhe nje lidhje arbëreshe me Leo Messin

Qëndra albanologjike, kultura arbëreshe Gjergj Kastrioti , pranë Bibliotekës internacionale Antonio Bellusci Frascineto, Itali

Ndërsa këto ditë jemi në prag të finales së ndeshjes së kampionatit botëror, ku Argjentina është edhe në finale, bota shqiptare nuk mund të qëndroj indiferente ndaj këtij kontineti ku në pjesë e atij rruzulli rregjistrohet edhe numëri mi i madh i konsiderueshëm i botës arbëreshe, ku asnjëherë statistikat nuk kanë dhënë në mënyrë të saktë një shifër, por që akoma gjendet akoma një popull i harruar, edhe në fjalorët shqip –shqip ( nëse do të hapim fjalortt tanë do shohim që në termi arbëresh nuk zihet në gojë kjo popullsi e Argjentinës) ku ende frymon gjaku i tyre arbëror të cilët deklarojnë këtë gjak e tyre të shprishur në gjuhë dhe, rit por edhe ata drejt rrezikut të një asimilimi të plotë

Pak histori mbi emigrimin e arbërorëve në Argjentinë

Në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX-XX, Argjentina, ishte aq e sigurt, se ka joshur masa të arbëreshëve më shumë se çdo kontinent tjetër në botë. Flitet për rreth 40.000 arbëreshë që kanë hyrë si emigrantë në Argjentinë ,numër ky që do të thotë se ka ende gjera të paqarta, sikurse statistikat thonë se dhe regjistrimi kur është bërë ata janë llogaritur si italian dhe jo si arbëreshë edhe pse për këtë flasin mbiemrat e tyre si Baffa,Luzzi, Miracco, Bellusci Frontera, Cadícamo etje

Gjatë vizitave të mia në Kalabri tek arbëreshët, migrante në Argjentinë Katerina Blaiotta me origjinë nga Frasnita\ Frascineto rrëfenin mbi udhëtimet e gjyshërve sapo zbarkonin në këto terra të panjohura. Kuptoheshin vinin nga ambjentet e tyre të mbëllura, ishin të përhumbur, nuk njihnin gjuhën apo kulturën vendase, dhe iu duhej të kalonin disa ditë 3 deri në 8 ditë për ti sistemuar në një strukturë, “Hotel de los imigrantes”, por nëse kishin dikë të afërm mund të spostoheshin tek miq që i mirëpritnin.

Mund të jetë një imazh i 14 persona dhe teksti

Arqipeshkvi arbëresh Alejandro Greco që jeton në Buenos Aires, Argjentinë

Global Coal Use Set to Reach Record High in 2022
Keep Watching
Udhëtimet e tyre bëheshin me anijet si “Escribía”, “Umberto”, “Anea”, “Singapori”, “Perseo”, “Carmela”, “Nápoli”, “Orione”, “Adria”, “Europa”, “Sud-América”, “ Regina Margherita”, “Elbe”, “Orenoque” dhe “Paraná” të cilët paguanin për një biletë vajtje-ardhje të klasit të tretë nga 500 deri në 600 pesos në atë kohë, kjo në varësi të kategorisë së anijes. Udhëtimet zgjatnin nga tridhjetë deri në dyzet ditë! Portet për arbërshët e jugut ishin, Palermo ose Napoli dhe zbarkonin në Buenos Aires.

Profesioni i emigrantëve arbëreshë në Argjentinë

Emigrantët arbëreshë që sapo mbrritën në këtë kontinet punonin tokat bujqësore. Kërshtu ndodhi me territorin në Peste, lagje ku tokat ishin të kishes dhe dalëngaddalë u krijuan parcela ferme. Kjo zonë e së Pestës, do të përbënte zonën më të madhe të banuar prej tyre.

Këtë e vërtetojnë rregjistirmet në formularët e vitit 1895, kur u zhvillua edhe regjistrimi i dytë kombëtar i popullsisë, në të cilin verifikoi një numër rritje i arbëreshëve në qarkun numër pesë,5.

Sipas një analize të pranueshme të bërë një shekull më parë nga një gazetë italiane të Buenos Aires, flitet për një emigrim «spontane dhe madhështor e shkaktuar nga “ngurtësia e jetës”, nga fitimet e pakta bujqësore dhe pagat e pamjaftueshme në atdhe, në thelb një “reagim ndaj një gjendjeje të konsideruar.

e patolerueshme”. Emigrimi është i egër kur malli dhe ruajtja e identitetit bëhen “barrjerë” e atij apostofimi asimilimi.Mund të jetë një imazh i 8 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Alejandro Greco me arbëresh të tjerë …

Ku u përqëndrua popullsia arbëreshe ardhur nga Italia në Argjentinë?

Në vitin 1869, në regjistrin i parë civil popullsia arbëreshe që vinte nga Italia identifikoheshin si italian, por ishin pikërisht mbiemrat e tyre që më vonë lokalizuan edhe prejardhjen e tyre.

Lujan, ishte qendra ku u përqëndrua një masë e madhe e arbëreshëve.

Ata u vendosën, në lagjen Sant’Elena, emrin e së cilës arbëreshët e vendosën për nderë të nënës së perandorit Konstantin, besimtarit të tyre, shenjtori Kostandin, i vetmi shenjtor që nuk bën pjesë si figururë besimi vetëm në kishën ortodokse të ritit bizantin, besim që mbajnë edhe vetë arbëreshët.

Në këtë lagje, gjendet edhe një tjetër toponim arbëresh, elemnt i çëshjes së identitetit, “Santa Sofia Epiri” emri i së cilës mban emrin një rrugë, arsye kjo, që emigranti i parë në atë territor qe pikërisht nga fshati arbëresh i Kalabrisë Santa Sofia d Epiri. Flitet që ky arbëresh tërhoqi në këtë lagje popullsi arbëreshe nga komunat e San Demetrio Corone, Santa Sofia d’Epiro, Vaccarizo Albanese, Macchia Albanese dhe San Cosmo Albanese të cilët themeluan kështu një Arbëri në minaturë.

Popullsia arbëreshe e vendosur në këtë territor flisnin gjuhën e tyre arbërore luteshin në ritin bizantin dhe me format e tyre arrinin të ndihmonin fqinjët.

Santa Fe. Në provincën e Santa Fe, në qytetin Rosaria, arritën arbëreshët e Ginestra, Ripacandida, të Basílicatës, ishin të gjithë fermerë.

Është interesante se kur arritën në portin e brendshëm të Argjentinës ata bën thirrjet e njëjta si ata të Lujánit, duke praktikuar gjuhen e zakonet e tyre të “gjitonias” shqiptare.

Edhe sot në këtë zonë gjen në mjedisin shtëpiak është ruajtur – gjuha e lashtë shqipe, lokale e arbëreshëve të zonës së Jugut.

Arbëreshët migrant u vendosën edhe në qytetet të Argjentinës si: Chaco, La Pampa, Chaco e Córdoba, por numrin më të madh e përbënë qyteti autonom të Buenos Aires, kryeqytetit të Republikës, ku gjendet prania e “Asociacionit Rekreativ te Frascinet”, që nga viti 1955

Mendosa, një provincë më në jug, themeluar 1521 nga spanjollët rrëzë Andeve, me 66 mijë italianë, ku në brendësi të saj gjendet një komunitet i gjerë me origjinë arbëreshe.” Që merren me prodhimin, enologjia dhe bujqësia, tregtia, por edhe arsimi në shkollat ​​e vreshtarisë dhe bujqësore, dhe ekspertizën teknike, akademike, mekanike si dhe të biznesit që në një farë forme zhvilluan si qytetarë të rinj argjentinas,por pa harruar origjinën e tyre arbëreshe. Mendohet se këtu është një popullsi ardhur nga arbëreshët e Basilikatës zona e Bariles ku dallohen për kantinat e tyre shekullore.

Në Buenos Aires, gjendet edhe një banesë që quhet “Albania” vendosur një pllakë me një datë 1600- deklaron arciveskovi Aljandro Greco – mund të thuhet se shqiptarët kanë emigruar që nga mesjeta, duke qenë migrimi pjesë e pandarë e historisë së njerëzimit. Në këtë rajon, është një shoqatë e cila quhet “Scanderbeg”, i themeluar nga shqiptarët e ardhur nga Shqipëria para shumë e shumë vjetësh.

Në katundin Berisso (Berisha) në provincën Buenos Aires, Argjentinë, e cila është pjesë e zonës urbane të Komunës, Greater La Plata, thuhet se jeton edhe një komunitet i gjerë Arbëreshë. (Sociedad Albanesa de Berisso, formuar në 1907 dhe qendra e tyre ka qenë në Calle Valparaíso y Río de Janeiro).

Besimi

Arbëreshët e Argjentinës i përkasin kishës katolike, të cilët takohen në Luis Guillón, në Esteban Echeverría partido në provincën e Buenos Aires. Arbëreshët ishin pothuajse rreth 12.000 në kohën e krijimit të ordinariatit dhe qenë të përqendruar kryesisht në Lujan. Tashmë, shumica e tyre kanë kaluar në ritin latin.

Në Buenos Aires ndodhet rektorati i kishës së San Jorge për besimtarët e shumtë arbëreshe të traditës bizantine.

Komunitetit arbëresh në Buenos Aires në Argjentinë përfaqësohet nga Kryepeshkopi ortodoks Alejandro Greco, me origjinë nga arbëreshët e San Benedetto Ullano, i cili vazhdon të mbajë gjallë ritin bizantin.

Ka të dhëna te jetës së emigrantëve në Lungosi në të ashtuquajturën lagjja Boedo, për të themeluar një përfaqësim të Santa Iglesia Ortodoxa të shqiptarëve në diasporë.

Pjesë Antropologjike prej familjes së arbërshëve të Argjentinës

Arbërshet krijuan familjet e tyre, mbajtën ritin e tyre, bënë martesa endogame. Në fillim të viteve 1920 shohim martesa të vajzave arbëreshe që martoheshin me italian ose argjentinas, por akoma djemtë arbëresh preferonin o arbëreshe o kalabreze.

Popullsia arbëreshe krijuan stilin e tyre të “gjitonisë”, ndihmonin fqinjën në ndërtimin e shtëpive që i ndërtonin me llaç e tulla, ushqeheshin me mishin e derrit, mbanin raport me të afërmit, mblidheshin lexonin letrat e të afërme sepse shumica e tyre ishin analfabetë, në një farë mënyre ndahnin gjuhën, fenë dhe kohën e lirë, por nuk u izoluan.

Figura të shquara arbëreshe në Argjentinë

Himarioti Bartolomeo Mitre Martinezi që u zgjodh kryetar i Argjentinës - Albspirit

Bartolomeo Mitre Martinezi, ish – Presidenti i Argjentinës.

Mitre, ishte me origjinë nga Çamëria. Ai kurrë nuk i mohoi rrënjët. Sipas arqiveskovit Aljandro Greco kryetari i Parë i Republikës Demokratike të Argjentinës Bartolomeo Mitre Martinezi i cili ishte politikan, ushtarak, shkrimtar, gazetar, ish-Guvernator i Buenos-Aires dhe një nga burrat shteti më të njohur në Amerikën Latine.familja e tij kishte ardhur në Argjentinë nga Venecia ishte me origjinë nga Himara dhe stërgjyshi i tij quhej Dhimitër Mitropulos.

64 Ernesto Sabato Photos and Premium High Res Pictures - Getty Images

Ernesto Sabato

Një figurë madhështore me origjinë arbërreshe është edhe Ernesto Sabatos. Ai ishte një intelektual për të cilin nuk kishte kufi: në shkencë, në letërsi, në politika në filozofi. Ai ishte një njeri të gjithanshëm, i cili përveç si shkrimtar që ishte, dha një kontribut të madh në shkencë dhe përqafoi filozofinë. Ai la gjurmë në çdo fushë të dijes.

Ernesto Sabato lindi më 24 qershor 1911 në Rojas, Argjentinë. Familje me origjinë arbëreshe dhe ishte i parafundit nga njëmbëdhjetë vëllezërit e motrat. Vitet e para si student i kalon në Rojas; më vonë u transferua në La Plata, për të përfunduar studimet e mesme.

Studimet e larta i përfundon në degën Fizikë pranë Universitetite La Plata-s.

Bashkshortja e tij ishte Matilde Kusmnsky Richther.

Jeta nuk u tregua shumë bujare me të dhe si e tillë pati një goditje e rëndë që e hedh jetën e Sabatos në një tragjedi: djali i tij Jorge Federico vdes në një aksident automobilistik në 1955 dhe gruaja e tij vdes në 1998. Sabato jetoi një jetë të gjatë dhe vdiq nga pneumonia më 30 prill 2011

Ernesto Sabato – Store norske leksikon

Kontributi i E. Sabatos

Në vitin 1934, Sabato u dërgua në Moskë si delegat i Partisë Komuniste Argjentinase. Gjatë ndalesës së tij në Bruksel, ai vendos të arratiset dhe të strehohet në Paris, një qytet ku i përkushtohet shkrimit për disa kohë, për t’u kthyer më vonë në Buenos Aires për t’u martuar.

Në vitin 1937, ai mori doktoraturën në Shkencat Fizike dhe Matematikore në Universitetin Kombëtar të La Platës. Pasi mori doktoraturën, ai vendosi të vazhdojë me kërkimin e tij, duke u zhvendosur në Paris. Më 25 maj 1938 lindi djali i tij i parë, Jorge Federico.

Pak para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore ai u transferua në Massachusetts dhe në vitin 1940 u kthye në Argjentinë për t’iu përkushtuar mësimdhënies në Universitetin e La Plata-s, në departamentin e inxhinierisë me specializim në relativitetin dhe mekanikën kuantike.

Vetëm në vitin 1943 – kur braktisi pjesërisht fushën shkencore për t’iu përkushtuar tërësisht artit – ai u zhvendos përgjithmonë në provincën e Kordovës, ku mbeti në një fermë pa ujë dhe energji elektrike. Ai qëndroi atje për një kohë të gjatë duke iu përkushtuar shkrimit, duke bashkëpunuar me disa revista dhe gjithashtu në përgatitjen e recensioneve.

Prodhimtaria letrare

Tuneli (1948): një roman psikologjik i rrëfyer në vetën e parë në të cilin autori zhytet në ekzistencializëm. Në rrëfim, personazhi kryesor shpjegon nga burgu arsyet që e çuan atë në kryerjen e vrasjes. Ky roman u refuzua nga disa shtëpi botuese, por pasi u botua, mori një vlerësim të madh, madje edhe nga personalitete të shquara si Albert Camus.

Mbi heronjtë dhe varret (1961), shkruar prj tij në moshën 50-vjeçare, ai konsiderohet si romani më i mirë argjentinas i shekullit të 20-të dhe trajton disa ngjarje paralele që ndodhin gjatë peronizmit. Rrëfehet që ai të nesërmen por kishte menduar të digjte tekstin, por gruaja e tij nuk e lejoi

Engjëlli i humnerës (1974). Kjo vepër e tregon shkrimtarin në një dritë më eksperimentale. Është një diskurs apokaliptik që rikrijon suksese të rëndësishme në historinë e Argjentinës, shoqëruar me drama botërore të shekullit të 20-të.

Autor i shumë Çmimeve

Çmimi i madh i Shoqërisë Argjentinase të Shkrimtarëve.

Romani më i mirë i huaj në Paris.

Çmimi Miguel de Cervantes.

Librat e tij janë pjesë e antologjisë në shkolla

Ernesto nuk ishte vetëm një shkrimtar i madh por ai dallohet edhe për një kontributë në politikë , i cili për disa vite iu përkushtua socializmit; në fakt ai u zgjodh si delegat. Megjithatë, në shkrimet e tij të fundit dhe në daljet e fundit publike, ai u largua nga kjo prirje drejt një shoqërie të bazuar në lirinë individuale, decentralizimi dhe bashkëpunimi.

Kontributi i tij në shkencë

Fizikë dhe Matematikë: Atij iu dha një bursë për të kryer disa studime kërkimore mbi rrezatimin atomik në Laboratorin Curie në Paris. Megjithatë, ai u largua nga shkenca pasi ra në kontakt me surrealizmin në Paris.

Një kontribut tjetër ishte në fushë të pikturës.

Në vitin 1970, përfshihet në botën e pikturës.

Ernesto Sabato ishte shumë afër filozofisë. Lidhja e tij vinte nga rëndësia e dijes, të cilën ai e shihte si burimin e vërtetë të lirisë për qenien njerëzore. Si rezultat, ai shkroi disa artikuj filozofikë duke kritikuar shkencën, të cilën, ndryshe nga filozofia, e shihte si një burim dehumanizimi.

Një prirje e fortë e tij ishte edhe për tema sociale

Dëshmi për këtë ishin rolet e ndryshme prestigjioze që ai mbajti; për shembull, ishte drejtor i UNESCO-s ministër i Jashtëm, post të cilin e dha dorëheqjen për shkak të papajtueshmërisë.

05 MATEO MUSACCHIO ARGENTINA VILLARREAL CF RIVER PLATE STICKER LIGA 2017 PANINI | eBay

Mateo Pablo Musacchio

Musacchio (lindur më 26 gusht 1990 në Rosario) me origjinë arbëreshe, është një futbollist argjentinas, Arbërisht \ shqip e kemi në formën Muzakaj.

Leon Mesi. Një kampion absolut. Messi nuk pushon kurrë të befasojë dhe të na habisë me aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të shënuar nga çdo pozicion, në çdo garë. Arciveskovi Aljandro Greco dichiara che nella chiesa e tij në ritin bizantin , mëma e Mesit Celia Cuccittini, mamma di Leo, ruan ritin bizantin dhe ka frekuentuar edhe kishën bizantine arbëreshe në Buones Aires, duke konfermuar origjinën e saj nga arbëreshët e Kalabrisë.

Graciela Alfano, një aktore, si edhe një show girl e famshme në Argjentinë . Alfano kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj arbëreshe.

Amalia Granata, origjina arbëreshe një deputete me zë në botën e politikës

Aníbal Carmelo Troilo, me origjinë arbëresh nga rajoni Puglies, Itali, muzikant, bandonist, dirigjent dhe kompozitor. Datat e lindjes dhe vdekjes: 11 korrik 1914 – 18 maj 1975.Emri i vërtetë: Aníbal Carmelo Troilo.Pseudonimi: Pichuco

“Thonë se emocionohem shumë shpesh dhe qaj. Po është e vërtetë. Por unë kurrë nuk i bëj gjërat e vogla.” cit. Anibal Troilo.

Shpirti i tij i ndjeshëm që e ka shtyrë këtë artist drejt podiumit të kompozitorëve dhe dirigjentëve më të mirë të tangos.

Personalisht, nga ky komunitet arbëresh në Argjentinë, kam njohur një shkrimtare e re e quajtur, Graciela Vega, (arbëreshë nga ana e mëmës), ardhur nga komuniteti i arbëreshëve të Kalabrisë , Shën Vasili\san Bazile, në Kozenca, dhe vendosur në Buenos Aires e cila me krenari mban gjallë kulturën arbërore, ruan kostumin, në një kontinent ku u emigruan stërgjyshërit e saj prej më tepër se 200 vjet.

Si shumica e komuniteteve arbëreshe nëpër botë, edhe ky komunitet është drejt asimilimit dhe po shkërmoqet, por ngelet akoma dëshira e zjarrtë e të moshuarve për atdheun e tyre të të parëve. Këtë duhet ta kuptojnë edhe institucionet rajonale, “Arbëreshët” vet, të cilët duhet të përfshihen me informacione dhe vizita të ndërsjella, për të stimuluar rajonet e Bazilikatës, Kalabrisë, Sicili, Abruzzo, Molise dhe Puglies, prejardhjae shuë prej emigrantëve.

Nëse do ti drejtohemi fjalorit se kush quhen arbëresh, do shohim që Fatkeqësisht as në fjalor nuk përmenden arbëreshët e Argjentinës, por këta arbëresh pjesë e një ligj, me numër 24561, ku ratifikohet institucionalizimin e Ditës së Emigrantëve Italianë, si njohje dhe nderim nga Republika e Argjentinës për të gjithë italianët të cilët, të përkushtuar ndaj vlerave të punës dhe sakrificës, ndershmërisë dhe këmbënguljes, e bënë Argjentinën madhështore.

Arbereshët e Ejaninës dhe Frashinetos në Argentinë

Disa vite më parë më ka bërë përshtypje një kërkuese Alicia Bodily, e cila merrej mbi statistikatmbi identifikimin e popullsisë arbëreshe në Argjentinë Shumë arbëreshë prej shumë viseve të varfra të Italisë së Jugut e të Sicilisë, pati emigrime të dendura drejt Argjentinës, Brazilit, SHBA-së, Uruguajit, etj. Disa priftërinj të Buenos Airesit shënojnë se vetëm në atë qytët u vendosën rreth 40.000 arbëreshë, të shpërngur dhe nga krahina e Kozencës. Shumë arbëreshë u shpërngulën në kohët moderne. Në foto Anna Pace, i shoqi Basile Miranda, Isabella Blaiota foto di familja Giordano Ejanina / akt martese 1848, Fonte, dhe foto Alicia Bodily

Gjaku i shprishur, dhe dëshira për të gjetur rrënjët

Ja se çfarë shkruan një vajzë me origjinë arbëreshe nga Argjentina .

Stërgjyshi im, Vincenzo Blaiotta, lindi në Frascineto. Ai është i martuar me Francesca Masci në 1874. Pas kësaj unë erdha në Chacabuco, Buenos Aires, Argjentinë. Pyes veten nëse kemi lidhje me familjet Blaiotta që jetojnë në Frascineto. Gaetano Ferrari Vincenzo ishte djali i Costantino Blaiotta dhe Caterina Mirabelli. Unë bëra një origjinë të familjes time ..Këto foto janë të familjes Blaiotta. Faleminderit shume. Perqafime Elisabetta Blaiotta, Argjentina . (Fonte,Frascineto e Ejanina nella memoria)

Argjentina dhe bota arbëreshe dhe nje lidhje arbëreshe me Leo Messin

Vajza arbëreshe Elisabeta Blaiotta bënë edhe nje pemë gjenealogjike

Argjentina dhe bota arbëreshe dhe nje lidhje arbëreshe me Leo Messin

Përgatiti, Ornela Radovicka, Qëndra albanologjike, kultura arbëreshe Gjergj Kastrioti , pranë Bibliotekës internacionale Antonio Bellusci Frascineto, Itali

Shënim: Bibliografia

(Marquiegui, Dedier N. “Reti so­cia­li, solida­rietà etnica e iden­tità. L’im­patto delle catene ita­lo-alba­nesi a Luján” en G. Roso­li (a cura di), Identità deli ita­liani in Ar­genti­na. Reti so­ciali, fami­glia e lavoro, Roma, Studium, 1993., f. 205-240.)

Luján, 1876-1920)” en Studi Emi­gra­zio­ne, Roma, anno XXXI, nº 115, 1994, f. 427-460.) përfaqësues të italianëve të jugut, që nënkupton se nuk do të heqin dorë nga identiteti arbëresh

(MacDonald, John and Leatrice “Chain Migration, ethnic neighorhood and social networks” en The Milbank Memo­rial Fund Quarterly (XLII), 1, enero de 1964, f 82‑96. Devo­to, Fernando J, “Las cade­nas migra­to­rias italia­nas: algu­nas re­fle­xio­nes a la luz del caso ar­gen­ti­no” en Estu­dios Mi­gra­torios Latino­ame­rica­nos, año 3, nº 8, 1988, f. 103-123.),

“The Inven­tion on Ethni­city: Una Lettura Ame­rica­na” en Altrei­ta­lie, año II, nº 3, 1988, f. 4-36.)

(AGN, Censo Nacional de 1895. Personas. Cédulas Censales. Tomos 766/767. (Regjistri Civil i vitit 1895. Popullata, fletëregjistrimet. Tomos 766/767),

(Argiroffo Beatríz y Etcharry Claudia, “Inmi­gra­ción, redes so­ciales y movili­dad ocupacional: italia­nos de Gines­tra y Ripali­mosani en Rosario (1947-1958)” en Estu­dios Migra­torios Lati­noame­rica­nos, año 7, nº 21, 1992, f. 345-370.).

Galeria fotografike

 

Në vigjilje të 33 vjetorit të themelimit të LDK-së: “Rilindja”, “Elida” dhe porosia e Gensherit për themelimin e partisë politike (1)

0
Në foto: Jusuf Buxhovi, Xhemajl Mustafa dhe Ibrahim Rugova
____
Shkruan: BUXHOVI, historian dhe gazetar, Prishtinë
***
Lajmi së gazetarët dhe shkrimtarët e njohur të “Rilindjës” do të themelonin një parti politike shqiptare, nuk kishte nevojë të jepej në gazetë. Mjaftonte që në kafiterinë “Elida”, ku rëndom silleshin pjesa më e madhe e gazetarëve dhe shkrimtarëve, të gjuhej një si thashetheme, gjoja “në besim”, që ajo me të shpejtë të merrte dhenë.
Në të vërtetë, në njërën prej atyre ditëve kur rëndom pinim kafe me Mehmet Krajën, Xhemai Mustafën dhe Ibrahim Berishën dhe ishte e natyrshme se bisedohej se çfarë na kishte mbetur pas asaj që kishte ndodhur dhe çfarë përgjigje duhej dhënë sfidave të ardhmërisë, të paqarta dhe të zymta fare përballë asaj gjendje, kur e dinim se me të kaluarën duhej përshëndetur, por pa lejuar që ajo të kalonte një zero jashtë funksionit kohor dhe shoqëror, zura ngojë çështjen e formimit të një partie politike meqë tashmë ekzistonin edhe kushtet ligjore për të. Ashtu siç më kishte folur kohë më parë Viktor Majer, se ishte koha që të themelonim një parti politike në mënyrë që t’u përgjigjeshim sfidave të kohës me të cilat medoemos ngarkoheshim, ngjashëm thashë kolegëve, të cilët kush më shumë e kush më pak, tashmë kishin diç të ngjashme në kokë.
Meqë me Krajën dhe Xhemën, të shumtën na bashkonin afinitetet profesionale në redaksinë e rubrikës së kulturës së “Rilindjes”, po edhe ato të prirjeve të përafërta artistike në krijimtari, ishte e natyrshme që të arrihej pajtimi rreth kësaj çështje së paku në nivelin parimor.
Por, pasi që kaloi humori dhe, pasi që Xhema porositi një rend të ri kafesh, dhe tha “le të shkojë ku të shkojë”, aty ra edhe fjala se mos do të ishte më mirë që të fillohej me formimin e një shoqate kulturore. Meqë dihej se shoqatat nuk mungonin, dhe ajo e Shkrimtarëve madje ishte në një nivel të lartë të përgjegjësisë, atë e mori era.
Pa treguar se rreth kësaj çështje kohë më parë më kishin sfiduar gazetarët gjermanë Viktor Majer dhe Horst Weseler , ndërkohë që ky i fundit kishte sjellë edhe një sugjerim personal të ministrit të jashtëm gjerman Hans Ditrih Gensher që sa më parë të t’ia fillonim organizimit partiak mbi bazat e pluralizmit politik, edhe pse kjo dukej e vështirë, kolegëve u thashë se merrja përsipër hartimin e dokumenteve bazë, programit dhe të statutit bashkë me pajisjen me dokumentet tjera që i duheshin një organizimi të tillë legal në përputhje me ligjin federativ tashmë të aprovuar rreth organizimit politik të qytetarëve nëpër shoqata dhe parti politike, dhe se për të gjitha do t’i njoftoja vazhdimisht.
Sipas ligjit në fuqi nismën për themelimin e partisë politike apo të shoqatës mund ta ndërmerrnin së paku njëmbëdhjetë qytetarë me deklarimin e lirë në listën me nënshkrime që do t’u dërgohej organeve përgjegjëse bashkë me programin, statutin dhe hollësitë tjera rreth të ardhurave financiare të nevojshme për veprimtari. Pasi që të kompletohet dokumentacioni, organet përgjegjëse, pra ato policore, janë të obliguara që brenda afatit ligjor prej dyzet e tetë orëve të jepnin përgjigje me shkrim për lejimin apo ndalimin e veprimtarisë. Në rast se brenda këtij afati nuk jepej kurrfarë përgjigje dhe nuk bëhej ndonjë vërejtje, atëherë lejohej kuvendi themelues.
Nga mesdita, sipas marrëveshjes, takova redaktorin e radios gjermane “Westdeutsche Rundfunk” Horst Weseler dhe ia bëra me dije se kishte filluar nisma për themelimin partisë së re. I tregova për bisedën me kolegët më të afërm dhe për miratimin që kisha prej tyre. Ai mbeti i kënaqur dhe më premtoi se do të kthente në Prishtinë pas dy javësh. Tha se shpresonte se deri më atëherë do të kryheshin punë të mira.
Të nesërmen prapë bashkë me Krajën, Mustafën dhe Berishën në kafenë e mëngjesit në “Elida”. U thashë se ia kisha filluar punëve rreth themelimit të partisë së re në përputhje me ligjin federativ. Andaj, ua bëra me dije se nënshkrimet e tyre më duheshin ndër të parët.
“Mbase nuk jeni pishman?”, fola si me shaka.
Sikur nuk kishin pritur që çdo gjë do të fillonte me asi turri. Kraja, tha se i kisha duart të veproja si të dija, por nga ai të mos kërkonte tjetër pos të vinte në kuvendin themelues, nëse ai përnjëmend do të mbahej.
Në ndërkohë kisha takuar edhe dy veta që i merrja të rëndësishëm drejt themelimit të partisë: Zekeria Canën dhe Milazim Krasniqin. I pari, tashmë me themelimin e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Njerëzore, si sekretar i tij dhe njeri i vyeshëm, mund të ndihmonte drejtpërsëdrejti që disa nga anëtarët e Këshillit ku bëja pjesë me disa nga shkrimtarët, t’i vinin në ndihmë nismës sonë, qoftë duke u përfshirë në listën e nismëtarëve qoftë duke marrë përgjegjësi. Ndërsa Milazimi ishte sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, të cilën Rugova e drejtonte me shumë sukses dhe po ashtu kishte përvojë organizative me shkrimtarët.
Zekeria Cana, i cili kishte duart plot me punë, parimisht u pajtua, por tha se mos duhej pritur edhe pak, që të piqeshin kushtet. Ma përkujtoi UJDI-n dhe “ecjen me fenerë”.
Ia ktheva se koha nuk priste.
“Nëse ne bëjmë sehir sigurisht se mund të paraqiten edhe të tjerë dhe një zot e di si mund të shkojnë hesapet”.
Nuk e çuam më gjatë dhe pasi vuri parafin në listën e nismëtarëve për themelimin e partisë themeluesve, tha se kishte ndihmën e tij por edhe të Këshillit.
Takimi me Milazim Krasniqin filloi me atë buzëqeshjen e tij të hapur se tashmë e dinte.
“Punë e mirë fort. Duhet të lëvizim disi.”
Ia tregova disa nga ato që ai tashmë i dinte dhe për ato që tashmë kishin filluar të bëheshin. Pak si me shaka i thashë se më duhej edhe nënshkrimi i tij për atë masbatën që të mos burgosem pse bëj propagandë armiqësore, por propagandë legjitime për parti politike.
“Epo, pa myhyr sot nuk bëhet gjë”, ma ktheu njëjtë dhe më tha se më kishte aty fund e krye. Shtoi se shkrimtarët sikur kishin mallkimin e përgjegjësive historike.
Nuk desha t’ia hapja punën e nënshkrimit të Ibrahim Rugovës në listën e themeluesve, meqë vlerësoja se edhe ai do t’i bashkëngjitej asaj, por që duhej të ruhej paksa për sprovat e ardhshme, që si do të shihet do të jenë tejet të mëdha dhe te një përgjegjësie historike, të cilave Rugova do t’u jepej me përkushtim të madh.
Por, mu të nesërmen edhe kjo çështje ishte rregullua. Madje, më lehtë seç e kisha menduar. Sepse Milazim, që e kishte marrë me vete listën e hapur të themeluesve në krye të së cilës duhej të ishte emri i atij që merrte përsipër punët organizative, te kafe “Elida” ma ktheu edhe me nënshkrimin e Ibrahim Rugovës.
“Bali, pa një pa dy nënshkroi. Uroi punë të mbarë, por tha se hë për hë aq mund të bënte për nismën.”
“Bali” e quanin Rugovën bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Më vonë do t’i vihej nofka “shalli” dhe të tjera.
Me marrjen e nënshkrimit të Ibrahim Rugovës, krahas atyre që tashmë shfaqeshin si bërthamë e grupit themelues (Unë, Mehmet Kraja, Xhemail Mustafa dhe Ibrahim Berisha) dhe, nënshkrimit të Zekeria Canës, Milazim Krasniqit lista, po i afrohej numrit “kritik” të njëmbëdhjetëshit, me çka edhe formalisht plotësoheshin kushtet me të cilat mund të paraqitej kërkesa zyrtare për vazhdimin e punëve të mëtutjeshme për thirrjen dhe mbajtjen e kuvendit themelues të partisë.
Por, siç do të shihet, thirrja dhe mbajtja e kuvendit themelues kërkonte edhe shumë e shumë punë, nga hartimi i programit, i statusit dhe dokumenteve të tjera, që për t’iu ardhur rreth, krahas hapit dhe vrapit të domosdoshëm poshtë e përpjetë në kërkim të nënshkruesve të listës por edhe të atyre që pos si numra ishin të domosdoshëm për çati, duheshin edhe ata që do të merrnin përsipër punët rreth konceptit përfundimtar dhe të asaj se mbi çfarë platforme do të themelohej partia dhe të tjerat që i duheshin një nisme të tillë.
Ishin këto dilema që sa më shumë sheshoheshin ktheheshin në shqetësim. Sidoqoftë me kyçjen e mëtutjeshme të profesor Fehmi Aganit, si dhe nënshkrimet që kisha marrë nga akademik Idriz Ajeti, akademik Mark Krasniqi, akademik Dërvish Rozhaja, profesor Anton Çetta, Ramiz Kelmendi, pastaj Bujar Bukoshi, Ajri Begu, avokati Mustafa Radoniqi dhe të tjerëve që do të gjendeshin në njëzet e treshen e iniciuesve të kuvendit themelues, ishin krijuar kushtet edhe për hapjen e çështjes se konceptit, së paku në vija të trasha, në mënyrë që të shkohej më tutje.
Meqë ishte e vështirë që nënshkruesit e nismës për themelimin e partisë të mblidheshin bashkërisht, dhe kjo madje kishte edhe arsyet e veta në ato rrethana të terrorit shtetëror që ushtrohej ndaj intelektualëve, mora përsipër që krahas atyre me të cilët thuajse çdo ditë takoheshim në kafe “Elida” (me kolegët nga “Rilindja” dhe shkrimtarët nga radhët e kësaj shtëpie), me të tjerët të komunikoja herë “spontanisht”, e herë ashtu shpejt e shpejt, pa formalitete, që t’i njoftoja por edhe të merrja mendime, vërejtje dhe sugjerime rreth atyre që bëheshin. Kjo mbase ishte mënyra më e mirë e punës.
Duhet thënë se edhe para se me Krajën, Mustafën dhe Berishën të hapej biseda, që disi dhe me dikë patjetër se duhej të bëhej për të shkuar më tutje, në kokë tashmë kisha tri pika nismëtare mbi të cilat do të mbështetej koncepti: atë të barazisë së plotë, të demokracisë (pluralizmit politik) dhe të përkatësisë perëndimit. Në rrethanat përkatëse, ato duhej të kundroheshin si çështje politike dhe si të tilla të bëheshin pjesë e platformës partiake, si pikënisje e qëllimeve të caktuara, të cilat nuk duhej parë dhe marrë të ngurtësuara, por si mundësi e ndryshimeve dhe e përshtatjeve në përputhje me nevojat dhe rrethanat nëpër të cilat do të kalohej.
Tek e fundit, programi nuk do të thoshte shumë dhe nuk garantonte gjë po qe se do të mbetej letër e thatë. Ishte një formalitet me të cilin mund të shkohej më tutje, për t’u hapur dyert e veprimtarisë. Pra, puna e mëtutjeshme ishte ajo që do t’u jepte ngjyrimin dhe përmbajtjen kërkesave në mënyrë që ato të ktheheshin në koncepte të qëndrueshme. Por, mendja ma thoshte se ne kishim nevojë për një program konceptual, jo të telisur, që do të përvijonte kërkesat ku ajo e barazisë, e demokracisë (pluralizmit)dhe e përkatësisë Perëndimit, do të krijonin një trekëndësh strategjik. Mund të lejoheshin kamuflime, mund të lejoheshin fraza dhe çmos tjetër, por programi i partisë nuk mund të anashkalonte këto tri kërkesa.
Rreth barazisë si pikënisje e të gjithave, sesi më kishte mbetur në kokë fjalia që ma kishte thënë vite më parë filozofi gjerman Von Vajzeker (më vonë president i Gjermanisë), kur bashkë me shkrimtarin Hajnrih Bëll dhe historianin Jens Rojter në Bad Godesberg te Bonit bisedonim rreth librit “Jugosllavia pa Titon” e Karl Gustav Shtrëmit, me ç’ rast Jugosllavisë do t’i parashihej mbijetesa apo edhe sfida e rrënimit pikërisht mbi zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Filozofi gjerman e kishte quajtur të drejtë përcaktimin për barazinë, por si do të shihet atëherë dhe më vonë, kjo për rrethanat nëpër të cilat kalohej, pas fushatës se egër serbe që të kërkohej gjoja barazia me të tjerët që për parakusht kishte rrënimin e kahut të barazisë së shqiptarëve, gjë që kjo edhe do të ndodhë më 23 mars të atij viti, shfaqej e anatemuar me dhunën e të fortit dhe mashtrimin e pranimit të saj. Pra, ajo duhej të kushtëzohej edhe me kërkesën për liri, por çështje ishte si dhe da mund të intonohej ajo jashtë pluralizmit politik? Megjithatë, nga aspekti politik, koncepti i barazisë në ato rrethana ishte parësor. Prej saj nuk mund të hiqej dorë sepse jashtë saj qëndronte vetëm opsioni i forcës – lufta, që edhe po të ishim të aftë për të, pa u plotësuar disa rrethana, të cilat atë do ta kthenin në mjet të qëllimit dhe jo qëllim të mjetit, ajo mund të ishte e kotë, shkatërruese dhe vetëshkatërruese…
Atë natë, qita në letër pikat e para mbi të cilat do të niseshin bisedimet dhe konsultimet me të tjerët rreth hartimit të programit të partisë.
Ato ishin tri bazike dhe një përcjellëse. Pra, barazia, demokracia, sistemit pluralist (me intonimine lirisë së mendimit), të cilave u bashkohej edhe ekonomia e lirë e tregut.
U përpoqa pastaj që brenda kornizave të secilës të shoh qëllimet të cilat do të paraqitnin konceptin dhe platformën e partisë. Kështu, te barazia perceptova statusin e ardhshëm të Kosovës në federatën apo konfederatën jugosllave e barabartë me të tjerët dhe assesi ndryshe. Tek e fundit a nuk ishte edhe kërkesa për Kosovën Republikë e dalë nga demonstratat e vitit 1968 dhe ato të vitit 1981 kërksë për barazinë me të tjerët?
(Shkëputje nga libri “Kthesa Historiuke 1 – Vitet e Gjermanisë dhe Epoka e LDK-së”, 2008, i përpunuar dhe i plotësuar në plarformën elektronike gratis: jusufbuxhovi.al)