Kreu Blog Faqe 1153

Gazullorët , intervistë e Andreas Dushit me Dom Nikë Ukgjinin

1

Forhåndsvisning av bilde

Domë Nikë Ukgjini

Marrë nga ExLibris 17 dhjetor 2022 

(Nga intervista e Andreas Dushit me Dom Nik Ukgjinin) 

Forhåndsvisning av bilde

Qendra përkujtimore kushtuar Gazullorëve u përurua me 30 dhjetor 2021. Ajo është një monument mbarëkombëtar që simbolizon klerikët gazullorë më të shquar të Shqipërisë në shekuj. 

Nqë këtë qendër përkujtimore spikat emblema e Gjon Gazullit të ri (1893-1927), deputet edhe në qeverinë e Fan Nolit, bashkëpunëtor me Koliqin, Avni Rustemin, Luigj Gurakuqin, Hasan Prishtinën, të cilin e vari qeveria zogiste në Shkodër me 5 mars 1927. 

Forhåndsvisning av bilde

Atë e varën pasi kundërshtoi marrëveshjen e Zogut me serbët për të ashtuquajturin “bashkim personal të Shqipërisë me Jugosllavinë”. Ai hapi shkollën e parë të përzier djem-vajza, myslimanë e të krishterë, ishte deputeti i opozitës kundër Zogut, u akuzua se kishte organizuar kryengritjen e kishte shpërndarë armë nëpër male e madje, edhe se kishte prerë telin e telefonit!?  

Forhåndsvisning av bilde

Po këtu spikat edhe emri i gjuhëtarit të njohur për shkencën shqiptare, Dom Nikollë Gazulli (1895-1946), vëllai i Gjonit që u vra pa gjyq nga forcat komuniste në Shkrel të Malësisë së Madhe me 21 mars 1946. 

Forhåndsvisning av bilde

Nikollë Gazulli  ishte prift katolik dhe albanolog leksikograf me interesa për etnografinë. Ai ka shkruar fjalorin e parë onomastik të shqipes dhe njihet si bashkëthemelues i leksikografisë në gjuhë bashkë me Pano Tasen, ndonëse Gazulli ka qenë kleriku i fundit që ka botuar brenda kufijve të Shqipërisë. Gjuhëtari Aleksandër Xhuvani e quante “baba të toponimisë shqipe”, ndërsa At Zef Pllumi e quante ‘ekspertin më të madh të Bibliotekës Françeskane,”. Me gjithë ndihmesat e tij ai ka mbetur në harresë nga regjimi komunist dhe asnjëherë nuk është përmendur në diskutimet albanologjike atëhere. 

Forhåndsvisning av bilde

Kjo qendër mban në gjirin e saj edhe vëllezërit e kohës së Skënderbeut Gjon Gazulli (1400-1465), astronom, fizikan, matematicien, filozof, shkencëtar i famshëm europian dhe Pal Gazulli (1405-1470), diplomat, dijetar i shquar, themelues i Bibliotekës së Raguzës (Dubrovnikut) dhe disa bibliotekave në Padova të Italisë. 

Forhåndsvisning av bilde Gjon Gazulli ka qenë ndër katër astronomët më të mëdhenj të kohës dhe professor i Kopernikut. Ka gjasë që idetë e Kopernikut të kenë ndikim nga profesori i tij. 

Forhåndsvisning av bilde

Pal Gazulli ishte prift katolik, dijetar dhe diplomat në shërbim të Skënderbeut. Pas vdekjes së Georgius Pelino (1463) ai u bë ambasadori personal i Skëndërbeut në Senatin e Venediku <e 13 dhjetor 1463 ai e përfaqësoi Skënderbeun në Senatin e Venedikut. Edhe i vëllai Gjoni ka qenë diplomat në Lidhjen e Lezhës. 

Forhåndsvisning av bilde

Dom Nikolle Gazulli famullitar

Konspektoi Bardhyl Selimi 21 dhjetor 2022 

Asociacioni i komunave serbe nuk mund të krijohet kur mungon besnikëria e serbëve ndaj Kosovës

0

Deputeti gjerman: Kurti dhe Vuçiq duhet të ulen në tavolinë edhe nëse i bërtasin njëri – tjetrit, momentalisht mungon diçka për Asociacionin

Në një intervistë me DW, deputeti gjerman, Knut Abraham, bën analizën e zhvillimeve aktuale në Kosovë dhe bilancin e politikës së Gjermanisë ndaj Ballkanit Perëndimor.

Deutsche Welle: Zoti Abraham, ne duam të analizojmë shkurtimisht politikën gjermane në Ballkanin Perëndimor në vitin 2022, por nuk mund të anashkalojmë disa zhvillime të fundit. Pra, le të fillojmë me situatën aktuale: Tensionet në veri të Kosovës janë rritur ditët e fundit. Çfarë mendimi keni ju për situatën?

Knut Abraham: Jam shumë i shqetësuar për zhvillimet në veri të Kosovës, sepse situata këtu po përkeqësohet. Dhe kjo është absolutisht e dëmshme për aspiratat e përbashkëta të Serbisë dhe Kosovës drejt Evropës.

Deutsche Welle: A keni ndonjë ide se si të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm?

Deutschland Diplomatie l Lajcak, Kurti und Vucic in Berin

Palët duhet të ulen në tryezë edhe nëse ato i bërtasin njëra-tjetrës, thotë Knut Abraham. Takimi i parë mes Kurtit dhe Vuciçit nodhi në Berlin, me nismën e kancelarit Scholz.

Deutsche Welle: A ka bërë Gjermania mjaftueshëm kohët e fundit për të parandaluar një-përshkallëzim?

Knut Abraham: Unë tashmë mund të shoh se qeveria federale është aktive në rrafshin diplomatik. Por sigurisht, kur shohim sa keq është situata, lipset më shumë. Mendoj se do të ishte mirë që shumë shpejt të ketë një diplomaci intensive me vizita nga Berlini në rajon, në mënyrë që edhe ne të bëjmë tonën, krahas asaj që duhet të bëjë Brukseli për të qetësuar situatën.

Deutsche Welle: Çfarë mund të bëjë qeveria e Kosovës për të shpërshkallëzuar situatën?

Knut Abraham: Sigurisht, e kuptoj plotësisht se qeveria e Kosovës, si qeveri e një shteti sovran, dëshiron të zbatojë rregullat që vlejnë për të gjithë njerëzit në territorin e saj. Megjithatë, qeveria e Kosovës duhet të mendojë për çdo hap, nëse e ndihmon qëllimin apo jo. Pra, kam mirëkuptim që ajo dëshiron të zbatojë vendimin për targat, por duhet të merret parasysh nëse është kaq e mençur të zbatohen dënimet. Këshilla jonë është që me mençuri të mendohet për pasojat e dyta dhe të treta të masave që merren. Për agjitatorët dhe  ekstremistët është e lehtë kur ka një çështje që shqetëson edhe njerëzit e zakonshëm, atëherë edhe njerëzit e zakonshëm janë të gatshëm të mirëpresin gjëra që ata zakonisht nuk i mirëpresin.

Deutsche Welle: Gjermania po përpiqet t’i ulë palët në dialog për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës. Sa realiste është kjo duke u nisur nga situata aktuale?

Knut Abraham: Duke parë marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013, më kujtohet se atëherë kishte shpresa për një normalizim të marrëdhënieve, flitej për menaxhim kufijsh dhe institucione rajonale etj. Sot për fat të keq, ka mbetur shumë pak nga kjo frymë. Prapëseprapë, bisedimet kanë vlerën e tyre, palët duhet të ulen në tryezë edhe nëse ato i bërtasin njëra-tjetrës. Pra, dialogu nuk duhet të shpallet kurrsesi si i dështuar. Por duhet pranuar se për momentin nuk ka asnjë lëvizje. Kjo është arsyeja pse të dyja palëve u duhet thënë qartë që të kthehen në bisedime. Pa një modus vivendi, pa një marrëveshje për bashkëjetesë, do të jetë e vështirë për të dy vendet që të vijnë në Evropë.

Një serb në Kosovë teksa proteston për vendimin e qeverisë për ndërrimin e targavae në automjeteve nga targat e Serbisë me ato të Kosovës.

Asociacioni i komunave serbe nuk mund të krijohet kur mungon besnikëria e serbëve ndaj Kosovës, thotë Knut Abraham, deputeti i CDU-së në intervistë me DW.

Deutsche Welle: Në të ashtuquajturin plan franko-gjerman flitet edhe për të gjetur një zgjidhje për pakicën serbe në Kosovë. Cili është vlerësimi juaj për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe?

Knut Abraham: Unë besoj se kjo është një zgjidhje që mund të ndodhë në planin afatgjatë. Një masë e tillë kërkon besim absolut në besnikërinë e qytetarëve që i përkasin një kombësie tjetër. Dhe nëse kjo besnikëri nuk ekziston, siç po vihet re tani, duke pasur parasysh shembujt negativë në veri të Kosovës, atëherë mungon fundamenti për një asociacion të tillë të komunitetit serb. Në terma afatgjatë, mendoj se kjo është një ide, së cilës mund t’i qaset një shteti i fortë dhe sovran. Por kërkon bazamentin e duhur dhe një plan. Dhe një hap i tillë nuk mund të bëhet me detyrim, kur besimi mungon në mënyrë të dukshme.

Deutsche Welle: Të premten Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë dënoi një ish-luftëtar të UÇK-së me 26 vjet burg “në emër të popullit të Kosovës”. Opinioni kosovar nuk e mirëpriti aktgjykimin. A e vë në pikëpyetje kjo legjitimitetin e gjykatës speciale?

Knut Abraham: Është një aktgjykim i ashpër, i cili sigurisht ngjalli kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën kundër shqiptarëve të Kosovës në atë kohë, por edhe vuajtjen e shumë serbëve. Unë kam mirëkuptim që në Kosovë këto  gjëra po diskutohen dhe që emocionet janë të larta. Unë vetëm do të këshilloja, dhe kjo vlen edhe për mua personalisht, që vendimi i Gjykatës Speciale të pranohet dhe natyrisht të vëzhgohet se si do të punojë gjykata në rastet e tjera.

Deutsche Welle: Nëse i hedhim një vështrim politikës së qeverisë federale në Ballkan në vitin 2022. Cili është bilanci juaj?

Knut Abraham: Unë mendoj se nëse marrim të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë qeverinë federale dhe Gjermaninë në tërësi, atëherë është mbi të gjitha për shkak të përpjekjeve të zonjës Merkel në vitet e mëparshme që Bosnja dhe Hercegovina tani fitoi  statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Unë jam gjithashtu i lumtur, megjithëse gjysmë i lumtur, që tani është dhënë drita jeshile që të hiqen vizat për Kosovën. Kjo ishte një dramë. Dhe këtu Gjermania është pozicionuar gjithmonë shumë qartë. Tani të paktën kemi dritë në fund të tunelit dhe kjo është një gjë pozitive. Pra, bilanci është i dyfishtë. Nga njëra anë shoh me të vërtetë lëvizje të  Ballkanit drejt Evropës. Këtu hyn edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim, përveç statusit të kandidatit për Bosnje-Hercegovinën. Në anën tjetër, dhe për këtë kemi folur në fillim, e shoh me shumë shqetësim se si po përkeqësohet gjendja në veri të Kosovës.

Salih Mustafa u dënua më 16 dhjetor me 26 vjet burg. Ishte dënimi i parë për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës.

Salih Mustafa u dënua më 16 dhjetor me 26 vjet burg. Ishte dënimi i parë për krime lufte nga Gjykata Speciale e Kosovës. Abraham thotë se vendimi duhet respektuar.

Deutsche Welle: Kosova këtë vit shtroi  edhe kandidaturën për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Ju personalisht e keni mbështetur fuqishëm këtë kandidaturë. Si po e mbështet qeveria federale Kosovën që aplikimi të jetë i suksesshëm?

Knut Abraham: Kjo është me të vërtetë një çështje shumë e rëndësishme për mua personalisht dhe jam i kënaqur që Qeveria Federale dhe Ministrja e Jashtme ndajnë të njëjtin vlerësim. Gjermania është vërtet një mbështetëse e fortë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Ne e shohim këtë përtej linjave partiake si një hap të rëndësishëm. Dhe Këshilli i Evropës është pikërisht organi i duhur në të cilin Kosova duhet të anëtarësohet në këtë moment. Hapat e ardhshëm janë që qeveria e Kosovës, dhe unë jam në kontakt të ngushtë me qeverinë, tani duhet të lobojë te shtetet e Këshillit të Evropës. Ajo duhet të flasë edhe me ato shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Sepse edhe këto shtete mund ta mbështesin shumë mirë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Dhe unë jam shumë optimist, duke parë të gjitha sinjalet. Megjithatë, procesi i vendimmarrjes në vendet partnere duhet të kontrollohet vazhdimisht, pra të monitorohet. Gjermania është pozicionuar shumë qartë dhe është duke e promovuar Kosovën.

Deutsche Welle: Një tjetër temë që ishte vërtet e madhe këtë vit dhe që qeveria federale e shtyu përpara ishte ringjallja e Procesit të Berlinit. Cili është bilanci juaj?

Knut Abraham: Kjo nismë e suksesshme e ish-kancelares Angela Merkel ka vazhduar. Më 3 nëntor pati një vazhdim të Procesit të Berlinit në Berlin. Dhe ka pasur të paktën tre marrëveshje të reja, veçanërisht për udhëtimin me letërnjoftim, pastaj njohjen reciproke të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale. Dhe sa i përket Kosovës, lajmi i mirë ishte sigurisht udhëtimi pa viza ndërmjet Kosovës dhe Bosnje-Hercegovinës. Kjo ishte e rëndësishme për lëvizshmërisë në rajon dhe ishte thjesht një lajm i mirë në përgjithësi. Në këtë aspekt, mund të thuhet se Procesi i Berlinit ka ende potencial. Dhe tani pritshmëria është që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor natyrisht t’i ratifikojnë këto marrëveshje për të cilat ata vetë kanë rënë dakord. Dhe nëse kjo nuk ndodh, atëherë me të drejtë ka dyshime në orientimin e  tyre drejt Evropës. Për ta thënë troç, politikanët përgjegjës në rajon nuk duhet të habiten nëse Ukraina dhe Moldavia bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian përpara tyre.

Gjermani, Berlin, Zyra Kancelore, më 3 nëntor 2022. Nënshkruhen marrëveshjet mes gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për njohjen reciproke të diplomave universitare, për lëvizjen e lirë me karta identiteti dhe njohjen e profesioneve

Marrëveshjet e Procesit të Berlinit, që u nënshkruan më 3 nëntor 2022 në Berlin, duhet të ratifikohen thotë Knut Abraham, në intervistë me DW

Deutsche Welle: A ka rrezik që në një raste të tillë që Ballkani Perëndimor të mbetet jashtë si Turqia?

Knut Abraham: Anëtarësimi nuk mund të bëhet me politika të papërgjegjshme të qeverive. Sepse ju e dini që ende kërkohet unanimitet në shumë fusha të Bashkimin Evropian. Dhe Bashkimi Evropian sigurisht që nuk ka ndërmend ta lërë veten të  ndikohet, ose të shantazhohet nga mosmarrëveshjet lokale.

Deutsche Welle: Një vend problematik në rajon është Serbia: Përveç konfliktit me Kosovën, Serbia ende refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Çfarë mund të bëjë më shumë qeveria federale për ta kthyer Serbinë në drejtimin e duhur?

Knut Abraham: Përpjekjet që janë bërë padyshim nuk kanë qenë të suksesshme sa duhet. Në fund të fundit, nuk është në rregull të duash të bashkohesh në Bashkimin Evropian dhe të flirtosh me Moskën në të njëjtën kohë. Kjo është e pamundur, sepse Bashkimi Evropian ka marrë një qëndrim të qartë për sanksionet dhe e pret këtë nga ata që duan të bëhen anëtarë të Unionit.

Deutsche Welle: Ka zëra që kërkojnë sanksione kundër Serbisë, të tjerë flasin për ngrirjen e fondeve të BE-së, cili do të ishte mjeti më efektiv i presionit?

Knut Abraham: Unë nuk jam për sanksione. Por ajo që duhet marrë në konsideratë është ngrirja apo ndalimi i negociatave të anëtarësimit. Nëse baza nuk është e drejtë, atëherë negociatat nuk kanë kuptim.

Deutsche Welle: Negociatat e anëtarësimit janë pothuajse të ngrira. Megjithatë, paratë ende po rrjedhin drejt Serbisë.

Knut Abraham: Kjo nënkuptohet aty. E them me hidhërim, sepse dëshiroj një Serbi aktive, evropiane që ka vullnetin të bashkëjetojë paqësisht me fqinjin e saj, Kosovën. Dhe uroj një Serbi që dëshiron aktivisht të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Por rruga e saj deri tani  e më duket si me gjysmë zemre. Dhe Komisioni dhe gjithashtu shtetet anëtare duhet të thonë: Të dashur miq në Beograd, ne do të dëshironim t’ju kishim në klub, por ju duhet të keni të njëjtat synime si ne.

Aleksandar Vucic dhe Olaf Scholz në Berlin, 4 maj 2022

Bombardimi i Serbisë në vitin 1999 ekziston ende në mendjet e vendimmarësve në në Gjermani, pranon Knut Abraham në intervistë me Deutsche Wellen. Në Foto: Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic dhe kancelari gjerman Olaf Scholz në Berlin, 4 maj 2022

Deutche Welle: Pse është e vështirë për qeverinë federale të rrisë presionin ndaj Serbisë? Serbia është një vend me një sasi shumë të madhe të lëndëve të para, të cilat kërkohen shumë në disa industri. A ka të bëjë kjo me interesa ekonomike?

Knut Abraham: Me Serbinë flitet shumë qartë. Rëndësia e Serbisë rrjedh nga pozita gjeografike, por edhe pozita politike. Serbia është një vend i rëndësishëm edhe për çështjet e migracionit, ku ka pasur vështirësi shtesë. Por kontakti me Beogradin është i rëndësishëm sepse, natyrisht, sepse nuk mund të imagjinohet një Ballkan Perëndimor pa Serbinë.

Deutsche Welle: Përveç kësaj, dëgjohet herë pas here se Gjermania është kaq hezituese për Serbinë, sepse e vret ndërgjegjja që Serbia u bombardua në vitin 1999.

Knut Abraham: Ai vendim është ende aty si një pyetje jashtëzakonisht e vështirë. Kjo pjesë e vëzhgimit tuaj është e saktë. Por unë nuk pajtohem me pjesën e dytë që ne jemi të ndikuar prej kësaj në vendimet dhe veprimet tona. Por pas ngjarjeve të Luftës së Dytë Botërore, ky ishte një vendim shumë i vështirë për Gjermaninë. Sigurisht.

Deutsche Welle: Dhe kjo është ende në mendjen e vendimmarrësve në Gjermani?

Knut Abraham: Është endje në mendje. Por siç thashë, kjo nuk na pengon të flasim shumë qartë me Beogradin.

Në vigjilie të 33 vjetorit të themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës; anëtarët e këshillit nismëtar për themelimin e LDK-së

0
Jusuf Buxhovi, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
___________
ANËTARËT E KËSHILLIT NISMËTAR PËR THEMELIMIN E LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS
Lista me Anëtarët e Këshillit Inicues për themelimin e Lidhjes Demokatike të Kosovës, e nënshkruar nga 23 intelektualë të njohur të vendit (akademikë, shkrimtarë, historianë,publicistë e të tjerë) paraqet pikënisjen e fillimit të procedurës për mbajtjen e Kuvendit Themelues të partisë në përputhje me Ligjin Federativ për Shoqatat e qytetarëve dhe partitë politike, të aprovuar nga Kuvendi i RFS-së në nëntor 1988.
Sipas ligjit federativ dhe assesi atij republikan, siç po spekulohet diku-diuku, çdo nismë qytetarë duhej të legjitimohej me kërkesën me shkrim të nënshkruar prej më së paku 11 qytetarëve, si parakusht për mbajtjen e kuvendeve themeluese, për të cilat duhej kërkuar leje te organet zyrtare (Ministria e Punëve të Brendshme). Kërkesa duhej të shoqërohej me programet partiake, stuatusin e partisë dhe formalitetet tjera.
Në përputhje me këto udhëzime ligjore, më 18 dhjetor 1989, në orën 9, SPB-së në Prishtinë, iu parashtrua kërkesa e shoqëruar me listën prej 23 qyetarëve, me çka u krijuan kushtet formale për mbajtjen e Kuvendit Thelemues të Lidhjes Demokratike të Kosovës, më 23 dhjetor 1989.
1. Jusuf Buxhovi, shkrimtar
2. Zekeria Cana, historian
3. Milazim Krasniqi, shkrimtar
4. Ajri Begu, ekonomist
5. Ibrahim Rugova, studius i letërsisë
6. Bujar Bukoshi, mjek
7. Fehmi Agani, profesor dhe socilog
8 Ibrahim Berisha, gazetar
9. Mehmet Kraja, shkrimtar
10. Ali Aliu, studiues i letërsisë
11Zenel Kelmendi, mjek
12. Ramiz Kelmendi, shkrimtar
13 Idriz Ajeti, akademik
14. Dërvish Rozhaja, akademik
15. Mark Krasniqi, akademik
16. Anton Çetta, profesor
17. Zenun Çelaj, gazetar
18. Mustafa Radoniqi, avokat
19. Basri Çapriqi, shkrimtar
20. Jusuf Bajraktari, historian
21. Xhemail Mustafa, gazetar
22 Hysen Matoshi, gazetar
23 Neshet Nushi, ekonomist
….
Keine Fotobeschreibung verfügbar.

Mediat: Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të vizitojë SHBA-në

0
Sondre Moen Myhre
Sondre Moen Myhre

Gazetar (Aftenposten)

Presidenti Volodymyr Zelensky ka në plan të vizitojë kryeqytetin amerikan Uashington të mërkurën, njoftoi një gazetar i Fox News dhe uebsajti i lajmeve Punchbowl News.

Presidenti Volodjmir Zelenski po shkon në Shtetet e Bashkuara, sipas medias së SHBA. Fotografi: Genya Savilov, AP/NTB

CNN shkruan se sipas burimeve të tyre, Shtëpia e Bardhë po planifikon që Zelensky të takohet me presidentin amerikan Joe Biden. Ata shkruajnë se vizita në Shtetet e Bashkuara po ndodh në të njëjtën kohë që Bajden do të dërgojë pajisje dhe raketa Patriot në Ukrainë.

Patriot është një sistem raketash anti-ajrore që mund të qëllojë dhe shkatërrojë raketat me rreze të shkurtër, avionët e avancuar dhe raketat kruz.

Kanali tha se Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të komentonte.

Gazetari i Fox News Chad Pergram shkroi në Twitter se ai kishte mësuar se Zelensky do të merrte pjesë në një takim të përbashkët të të dy dhomave të Kongresit.

Punchbowl News, cituar nga agjensia e lajmeve Reuters, pretendon të ketë folur me nëntë burime me dijeni të vizitës. Uebsajti i lajmeve Axios përmend gjithashtu vizitën dhe shkruan se Zelensky pritet të falënderojë për mbështetjen e SHBA-së për forcat e armatosura ukrainase.

Zelenski nuk është larguar nga Ukraina që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt.

Ragip Xhaka i jep mbështetje kërkesës që lulëkuqja të bëhet simbol i gjenocidit në Kosovë 

1

Në një postim në rrjetin social Facebook, përmes degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, babai i Taulant dhe Granit Xhakës, dy futbollistëve që kanë bërë historinë në futbollin zviceran e shqiptar, edhe për shkak të ndeshjeve kundër Serbisë, i ka dhënë mbështetje të plotë kërkesës të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik, zyrtar i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë. 

Ragip Xhaka ka qenë i burgosur politik kur Kosova ishte e pushtuar nga Serbia dhe pastaj ka emigruar në Zvicër si pasojë e përndjekjes që ia bënte pushtuesi. Dy djemtë e tij, Taulant dhe Granit Xhaka, janë futbollistë profesionistë që kanë pushtuar skenën botërore të futbollit.  

Ky është postimi i tij i plotë: 

“E mbështes propozimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, që lulëkuqja të njihet si simbol i gjenocidit serb në Kosovë!
Lulëkuqja me katër petale, paraqet katër format e veprimeve të gjenocidit që ndodhi në Kosovë: vrasjet, dhunimet seksuale, spastrimi etnik dhe shkatërrimi i objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.
Andaj ftojë të gjithë shqiptarët kudo qofshin në botë dhe institucionet shtetërore të Kosovës ta miratojnë këtë kërkesë që me 15 janar, me këtë simbol unik, të përkujtojmë viktimat e gjenocidit të kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Me respekt,
Ragip Xhaka.” – ka shruar ai përmes llogarisë së PDK-së dega në Zvicër, kryetar i së cilës është. 

Qendra «Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur» e falënderon Ragip Xhakën për këtë mbështetje të rëndësishme.

Me barrikadat serbe s’është kah humb Kosova, por, po fiton shteti!

0

Është pak paradoksale, por, është edhe më se e vërtetë që në “barrikadat serbe” të veriut të Kosoves, ka edhe një fatlumi tejet interesante e domethënëse! Në fakt, duhet konstatuar se; atje nuk po zhvillohet “beteja” për të DREJTAT e serbëve (ngase, ata gëzojnë më shumë të drejta se çdo serb në Serbi!) por, për KONTROLLIN e resurseve marramendëse që i posedon Trepça dhe Ujmani. Resurse, këto që sipas CIA-s amerikane, e arrijnë vlerën monetare të 500 (pesqind!) miliard dollarësh!
Faltlumia interesante, ka të bëjë me aktin dhe me faktin se ky “barrikadim i serbëve”, përveç tjerash e ka;

  1. REDUKTUAR dukshëm konsumin mallrave nga Serbia(ku thuhet që diku rreth 400-500 milion€ shkojnë në “xhep”të saj), por edhe të krimit dhe korrupsionit midis grupeve kriminale Serbi -Kosovë;
  2. VERIFIKUAR dhe vërtetuar lojalitetin e qytetarëve të ndershëm serb që shkaku i frikës dhe shantazhit iu kanë bashkëngjitë histerisë së kundërshtimit tē pushtetit legal dhe legjitim të Kosovës;
  3. VËSHTËRSUAR qarkullimin e hyrje-daljeve të kontrabandistëve serbo-shqiptar në pikat kufitare:
  4. ASHPËRSUAR “kriterin për rekrutimin e paramilitarëve dhe mercenarëve serbo-rus;
  5. PAMUNDËSUAR korrespodencën mediale dhe ate sociale midis grupeve rusofile, brenda dhe jashtë Serbisë;
  6. KONSUMUAR skajshmërisht frustrimin (e improvizuar!) të qytetarëve serb të Kosovës;
  7. KALKULUAR me saktësi milimetrike gatishmërinë e yryshit të Serbisë, po edhe yryshin tonë për t’u riballafaquar edhe një herë;
Qeveria e Republikës se Kosovës, anipse e paguan rrymën elektrike për serbët lokal, ata nuk e njohin këtë autoritet suprem! Kurrkund në botë nuk ndodh që një komunitet si pakicë absolute të marr dy rroga! Të vetmit janë pakica serbe që merr një nga Republika e Kosovës dhe një nga Republika e Serbisë!?

Koncili i Dytë i Vatikanit (1962 – 1965)

0

 

Don Lush Gjergji

Dekreti mbi veprimtarinë apostolike të laikëve në Kishë “Apostolicam Actuositatem” – Veprimtaria Apostolike  

Ky Dekret është aprovuar më 18 nëntor 1965 me 2340 vota për, 2 kundër. Në parathënie gjejmë qëllimin, synimin dhe misionin e laikëve në Kishë me këto fjalë: “Koncili i shenjtë duke dashur ta bëjë më të dendur veprimtarinë apostolike të popullit të Hyjit, me zell të madh u drejtohet besimtarëve laikë, për rolin absolutisht të nevojshëm që ata luajnë në misionin e Kishës” (Hyrje). Ky është edhe synimi i përgjithshëm i KDV-nit, në veçanti  në AA (khs. LG 30).  

Dekreti AA ka 13 kapituj, 33 numra. Ftesa e parë që u bëhet laikëve është shenjtërimi dhe ungjillëzimi, apo siç cekët në Dekret “apostullimi” sepse “janë të thirrur prej Hyjit me qëllim që, të mbushur me shpirtin e krishterë, ta ushtrojnë apostullimin e tyre në botë, si tharm” (AA 2).  

Mirëpo shpesh roli i laikëve në Kishë kufizohet vetëm në ndihmë apo në shërbime ndaj famullisë dhe famullitarit, më pak ka vetëdije dhe angazhim për ungjillëzimin e botës profane, për ata që fare s’janë të krishterë, apo nuk jetojnë më si të tillë (khs. AA 4).  

“Apostulli i vërtetë kërkon rastet për ta kumtuar Krishtin me fjalë si jobesimtarëve për t’i drejtuar kah feja, ashtu edhe besimtarëve për t’i mësuar, për t’i forcuar dhe për t’i drejtuar kah një jetë më e zjarrtë”(AA 6).  

“Rendi tokësor” apo çështjet e ndryshme të hapura shoqërore, duhet trajtuar në dritën e fesë dhe të Ungjillit, mësimit shoqëror të Kishës dhe të dashurisë së krishterë (khs. AA 7). Kjo mund të bëhet më së miri nëpërmjet bamirësisë (khs. AA 8), si një rrugë e privilegjuar e ungjillëzimit. 

Dekreti AA ka katër qëllime kryesore: 

  • Vetë natyra e Kishës Katolike si populli i ri i Zotit, jemi të ftuar dhe të dërguar për ungjillëzim, shenjtërim, formim sa më të mirë të ndërgjegjes së krishterë. 
  • Kjo mund të arrihet në bashkëpunim me Zotin dhe me hirearkinë kishtare, me pjesëmarrje dhe përgjegjësi të plotë. 
  • Veprimet përkatëse duhet të jenë në çdo fushëveprim kishtar dhe shoqëror, që ndihmojnë laikët të jenë të krishterë të mirë dhe ta ungjillëzojnë botën, të tjerët, besimtarë, të krishterë, jo të krishterë, të gjithë. 
  • Dërgimi specifik i laikëve në Kishë është përmbledhur dhe definuar edhe më shumë nëpërmjet Sinodit Ipeshkvor mbi laikët në vitin 1987, që pastaj është shpallur me nxitoren apostolike të Papës Gjon Pali II “Christifideles laici”. Ja disa pika të rëndësishme të AA për laikët:  Rinia ka qenë dhe duhet të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes së Kishës Katolike dhe të këtij Dekreti. “Ndërsa rritet gjithnjë e më shumë rëndësia e tyre shoqërore dhe politike, duket pothuajse nuk kanë forcën e duhur për t’i përballuar në mënyrë të përshtatshme detyrat e tyre të reja” (AA 12). Kisha u jep përparësi dhe përkrahje rinisë në shpalljen dhe dëshminë e Ungjillit (khs AA 12).  Këtu mund t’i theksojmë dy çështje: të rinjtë janë të pazëvendësueshëm në Kishë, dhe ata kanë të drejtë dhe detyrë të jenë të ungjillëzuar dhe të ungjillëzojnë. Kjo ngjan atëherë kur zbatohet dialogu mes brezave apo gjeneratave, edhe në bartjen e përvojës fetare, si rast i mirë për bashkëpunim dhe përplotësim (khs. AA 12).  Motoja e Dekretit AA mund të jetë kjo: “Apostull nuk lindim, por bëhemi”, si përcaktim dhe vetëdijësim për mbarë Kishën. “Apostullimi mund të arrijë një efektshmëri të plotë vetëm nëpërmjet një formimi shumë formash dhe gjithëpërfshirës” (AA 28).  Kush duhet t’i formojë të rinjtë për apostullim? Së pari familja, pastaj bashkësia famullitare, pra, Kisha, me formimin e tyre permanent në fe. “Formimi për apostullim fillon me edukimin e parë të fëmijëve” (AA 30).Ata formohen për këtë jetë me anë të bamirësisë “qysh në moshë të njomë, të mësojnë të njësohen në vuajtjen e vëllezërve dhe t’i ndihmojnë  bujarisht kur ata kanë nevojë” (AA 31).Këtë mision, detyrë, dërgim e ka i tërë KDV, sidomos AA, që na beson të gjithëve, “në mënyrë të veçantë me të rinjtë ta ndiejmë sikur u drejtohet atyre dhe ta pranojnë atë me gëzim e zemërgjerësi” (AA 33). Kjo mund të formulohet edhe kështu: Kush dashuron edukon! Mënyrat janë të ndryshme, ndër të cilat mund t’i cekim: 
  • Jeta sipas parimeve dhe frymëzimeve ungjillore; 
  • Bamirësia ndaj nevojtarëve; 
  • Vetëdija dhe përgjegjësia për Kishën dhe për botën; 
  • Njohja sa më e mirë e mësimit shoqëror të Kishës dhe kontributi për zbatimin konkret në jetë.                                                        Këshillin Papnor për Laikët e ka themeluar Papa Pali VI më 6 janar 1967. Prishtinë,  20 dhjetor 2022 – Radio Maria – Kosovë

Përvetësimi i Gjergj Kastriotit, mëton t’ua marrë shqiptarëve emblemën historike, shpirtërore dhe shtetërore

0

(Intervistë: Jusuf Buxhovi, historian dhe shkrimtar)

– Ajo që këto ditë, u tha nga një urim që Shqipërisë i erdhi nga Ministrisë së Jashtme e Greqisë rreth Gjergj Kastriotit Skënderbeut “hero i përbashkët”,  nuk është urim, por një mesazh për ndërhyrjen historike te grekëve në historinë shqiptare, që do të thotë se shteti shqiptar vihet në pengun e Greqisë përballë çfarëdo ndryshimi.

-Përkthimi i veprës sime në anglisht dhe tretmani i saj në qarqet akademike, krahasuar me literaturën që vjen nga Beogradi, Moska, Athina dhe qendrat tjera, është si një pikë uji në det, ngaqë një vepër e vetme duhet të konfrontohet me qindra të tjera antishkencore!

Intervistoi: Daut Dauti

Shkrimtari Jusuf Buxhovi, është i njohur si njëri ndër prozaistët më të shquar e më produktivë shqiptarë, si dhe ndër gazetarët më të shquar të “Rilindjes” si korrespondent nga Gjermania vite me radhë dhe publicist me penë të mprehtë që ka trajtuar temat e kohëve dramatike të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe rrugën e Kosovës drejt pavarësisë. Por dy dekadat e fundit ka botuar një serë librash nga fusha e historisë për të kaluarën  e Kosovës dhe shqiptarëve, në kompletin “Kosova”(deri tash botuar në 8 vëllime) si dhe në studimet “Maqedonia nga antika deri te koha jonë” dhe “Dardania – antika, mesjeta, janë një kontribut i jashtëzakonshëm, që e bën ndër autorët më produktivë edhe në fushën e historiografisë. Në kohët turbulentë në të cilat kaloi Kosova, nuk mungoi as kontributi politik, sepse ishte ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, forcës së parë politike në vigjile të pluralizmit me në krye dr.Ibrahim Rugovën.

Jusuf Buxhovi është ndër ata intelektualët i cili është vazhdimisht vrojtues i proceseve shoqërore dhe historike dhe shpesh ka çka t’i thotë publikut.

Këtë intervistë e zhvilluam me shkas pas një vendimi të qeverisë së Greqisë për ta shpallur Skënderbeun “hero kombëtar grek”, që rastisi me një “akademi shkencore” në Prilep të Maqedonisë, ku disa autorë maqedonas edhe një herë bëjnë përpjekje për ta përvetësuar si maqedonas, një tendencë edhe më e hershme.

-Z.Buxhovi, historia shqiptare, pra e kaluara, ka qenë dhe mbetet një fushë “e pambrojtur” sa duhet, sepse shpesh na paraqiten “grabitqarë” që atë që ne pretendojmë se është e jona, të na e marrin. Cak i këtyre sulmeve janë figura madhore si Skënderbeu dhe Nënë Tereza?

-J. Buxhovi: Ka shumë arsye pse ndodhë kështu. Por, këtu duhet përmendur dy faktorë  ndërlidhës që  mundësojnë këtë dukuri. Ato janë politike dhe kuazishkencore. Faktori politik në njëfarë mënyre është i natyrës parashtetërore, pararendës  në këtë ecuri, meqë në hapësirën europiane, nga fillimet e shekullit XIX e këndej, i mbështetur mbi konceptin sllavo-ortodoks të Rusisë,  u ka krijuar platformën shteteve (Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Bullgarisë) në procesin e shembjes së Perandorisë  Osmane. “Naçertanja” serbe, “Megaloidea” greke dhe “Lëvizja bullgaromadhe” këtyre shteteve ua kanë përcaktuar planimetrinë hegjemoniste, që kryekreje është mbështetur në grabitjen e etnisë shqiptare, asokohe nën Perandorinë  Osmane e shkapërderdhur në katër vilajetet evropiane (të Kosovës, Shkodrës, Manastirit dhe Janinës). Krijimi i këtyre shteteve mbi këto platforma si dhe gjenocidet e kryera prej tyre  ndaj popullatës shqiptare gjatë dhe pas shembjes së Perandorisë Osmane, është dashtë ta kenë edhe “mbulesën historike” dhe shpirtërore, të mbështetur mbi mite dhe falsifikime të njohura, siç është ai i “shtetit mesjetar serb” në Kosovë, Kishës ortodokse serbe në Kosovë, mandej doktrina helene e megaloidesë “me tapi nga antikiteti”, e të ngjashme. Kuazishkenca, në Beograd, Athinë, Moskë dhe përreth me metodat e njohura të  falsifikimeve të dokumenteve kishtare të rishkruara kryesisht në shekullin XIX, thuajse i kanë përjashtuar shqiptarët nga historia europiane, paçka se ata janë në themelet e antikitetit të saj dhe faktor tepër i rëndësishëm gjatë Bizantit dhe pranimit të krishterimit në Ilirik tetë shekuj para invazuesve sllavë. Kështu, një popull  me histori të ngjeshur nga antikiteti, është zhveshur nga historia e tij mijëvjeçare për t’u kthyer në një  “turmë të mjegulluar  ardhacakë” bashkë me osmanët, në ndihmesë të ekspansionizmit  osman!

Pa u zgjatur në stereotipat e këtyre falsifikimeve që erdhën dhe vazhdojnë të jenë të tilla nga Akademia Serbe e Shkencave, Akademia Greke dhe ajo ruse e së voni edhe nga ajo maqedonase, kjo kornizë kuazishkencore, me ndonjë përjashtim, vazhdon të dominojë në qarqet shkencore botërore! Shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe realitetet e reja që u krijuan prej saj, jo vetëm që nuk i ndaluan këto trendë antishkencorë, por ato u shtuan me daljen në skenë të faktorit politik shqiptar në anën e Perëndimit (me dy shtete: Shqipëri, Kosovë) dhe të shfaqjes së tyre si faktor i pakapërcyeshëm në shtetin e Maqedonisë, ndonëse  me statusin e pakicës. Ky kapërcim historik është shqetësues për kundërshtarët e shqiptarëve, të cilët i frikësohen faktorizimit të tyre rajonal dhe proceseve tashmë të pandalshme integruese të tyre në rrafshin kombëtar në përputhje me rrethanat e reja, që doemos duhet të jenë demokratike dhe në pajtim me perëndimorët dhe interesat e tyre gjeostrategjike dhe  gjeopolitike në rajon. Andaj, ky zhvillim  synohet të  pengohet ose parandalohet  disi duke i paraqitur si “grabitqarë” të historive “të huaja”, lavdisë dhe heronjve “të huaj”, siç paraqiteshin dje si “grabitqarë të tokave  të huaja”! Nuk është aspak e rastit pse Skënderbeu shfaqet herë hero serb, herë bullgar, herë maqedonas e së voni edhe grek! Nuk është e rastit pse  mbi këtë hipotekë, Kosovës i janë përvetësuar objektet e kultit të krishterë (manastiret ortodokse, si ai i Deçanit, të Pejës, Graçanicës e të tjera) të mbrojtura madje edhe nga UNESC-o si “trashëgimi shpirtërore serbe”! Mbi këtë hipotekë bëhen përpjekje që, me përvetësimin e figurave të tyre madhore historike, shqiptarët të dezintegrohen nga brenda, pra të humbin besimin te personalitetet e tyre të lavdishme historike mbi të cilat u ngrit shqiptarizmi dhe platforma e Rilindjes Kombëtare, e cila edhe më tutje mbetet formulë e ridefinimit të neoshqiptarizmës në rrethanat e reja. Kontestimi dhe përvetësimi i tillë, po ashtu, ka për qëllim edhe përçarjen e shqiptarëve nga brenda, në mënyrë që identiteti kombëtar të zëvendësohet me atë fetar. Andaj, nuk është e rastit se në periferinë e mendësisë  shqiptare kryeheroi i tyre të shikohet “me dyshime” nga përvetësimet nga jashtë dhe thashethemet nga brenda rreth origjinës së tij herë “serbe”, herë “bullgare” e herë “greke”. Kësaj i kanë ndihmuar edhe sjelljet e disa mediokreve nga radhët e institucioneve shkencore shqiptare,  me ç’rast, në emër të gjoja rishqyrtimeve historike, nga jashtë, u pranuan edhe ndërhyrje në tekstet tona shkollore!

-Të kthehemi konkretisht te figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Janë të njohura pretendimet e botës sllave për ta trajtuar si sllav. Së pari janë autorët serbë, e dekadave të fundit, janë ndërlidhur disa autorë maqedonas. Por, befasia më e madhe erdhi nga Athina, pasi qeveria greke e ka shpallur si “hero kombëtar grek”. Në çka mund të bazohen grekët?

-J. Buxhovi: Siç u tha edhe mësipër, ky agresivitet ndaj historisë shqiptare, nuk është as i rastit e as jashtë qëllimeve politike. Duhet të prek shtyllat kryesore historike të shqiptarëve (mohimi i përkatësisë ilire, përjashtimi i tyre nga mesjeta me çka trajtohen si “mbetje të fundamentalizmit islamik” , antiperëndimorë e të ngjashme), në mënyrë që në rrethanat e konsolidimeve europiano-perëndimore në rajon (veçmas atyre veriatlantike), ku nuk përjashtohen proceset e integrimeve shqiptare në formën siç u përmendën më sipër, t’u hiqet çfarëdo përkrahje e perëndimorëve atyre.

Natyrisht se përvetësimi i Skënderbeut, bashkë me mohimin e tij si hero kombëtar shqiptar, paraqet pikën më të ndjeshme të lëndimit apo edhe rrënimit të përkatësisë perëndimore dhe qytetërimit europian. Mohimi ose përvetësimi i Skënderbeut ka për qëllim që shqiptarëve t’u rrënohet shtylla kryesore identitare kulturore dhe historike, që i lidh me përkatësinë  perëndimor në rrethanat e pushtimeve osmane, kur ai shfaqet si i vetmi që nisi luftën kundër tyre. Në këtë luftë, ndër më të mëdhatë e kohës, kur popujt tjerë kishin pranuar nënshtrimin, ndërsa shumë nga fuqitë katolike mesdhetarë të kohës, silleshin si vasalë të osmanëve ose mbanin lidhje tregtare me ta, Skënderbeu shfaqet si mbrojtës i vetëm i  krishterimit, po edhe themelues i shtetit të Arbrit, të cilin Skënderbeu, jo rastësisht e lidhte me mbretërinë  maqedonase dhe atë të Epirit, siç pasqyronte dhe përkrenarja e tij. Këto komponentë përbëjnë emblemën shpirtërore, kulturore dhe shtetërore shqiptare.

Andaj, këto përvetësime dhe denigrime nuk kanë gjithaq të bëjnë me të kaluarën, por me frikën nga e ardhmja shqiptare, e bashkimit të tyre politik dhe shtetëror mbi platformën e historisë së përbashkët mijëvjeçarë. Ajo që këto ditë, u tha nga një urim që Shqipërisë i erdhi nga Ministrisë së Jashtme e Greqisë rreth Skënderbeut “hero i përbashkët”,  nuk është urim, por një mesazh për ndërhyrjen historike te grekëve në historinë shqiptare, që do të thotë se shteti shqiptar vihet në pengun e Greqisë përballë çfarëdo ndryshimi.

Avazi i mohimit të shqiptarëve në Maqedoni nga Akademia Shkencave Maqedonase dhe disa historianë përreth, është shumë më drastik  nga përvetësimet  e natyrës diplomatike greke të Skënderbeut, ngaqë, tek e fundit, Shqipëria është shtet sovran dhe në NATO, gjë që askush nuk mund t’ia rrezikojë ekzistencën. Ndërsa shqiptarët në Maqedoni, përkundër asaj që paraqesin një popullatë autoktone, thuajse e barabartë me atë maqedonase, ende nuk trajtohen si popull shtetformues, po si pakicë “e shkëputur nga etnia”, pikërisht siç trajtohen edhe nga Akademia e Shkencave Maqedonase! Ky diskurs manifestohet në realitetin shoqëror, institucional dhe politik, meqë barazia kushtetuese,  që u takon sipas referendumit të vitit 1992, nga politikanët e papërgjegjshëm shqiptarë, manipulohet me  “barazinë ligjore të gjuhës shqipe” në  përputhje me  varësinë e numrave! Ky tretman kushtetues, edhe  përfaqësimin politik të shqiptarëve në strukturat qeveritare në të gjitha nivelet, biznese e të tjera, nuk e përkthen në barazi faktike politike dhe institucionale pa komponentin e barazisë kushtetuese në preambulën e saj, pos që ata i kthen në instrument të politikës maqedonase për interesa të veta!

-Ku qëndron problemi, te ata që duan ta përvetësojnë, apo te ne që nuk dimë ndoshta ta mbrojmë Skënderbeun? A u jemi përgjigjur sa duhet deri tash në mënyrë të faktuar, apo është e kotë, duke pasur parasysh “pamjaftueshmërinë” e fakteve historike në aspektin identitar?

-J. Buxhovi: Problemet janë të dyanshme, por me pasoja të njëanshme – për shqiptarët. Nuk është këtu puna që nuk dimë të mbrojmë Skënderbeun, kur atij prej kohësh  historia europiane dhe botërore ia ka dhënë vendin e vet si “kryqtar i krishterimit” dhe “zot i Arbrit”. Puna është që politika shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë, prej kohës nuk po sillet në përputhje me atë që përfaqëson figura historike e Skënderbeut, pra identitetin tonë historik dhe shpirtëror perëndimor, që ishte edhe në qendër të shqiptarizmit nga koha kur u kthye në program të lëvizjes kombëtare për pavarësi. Sot, bota shqiptare, ndonëse me dy shtete të pavarura (Shqipërinë dhe Kosovën) ndodhet në sferën e Perëndimit (Shqipëria madje në NATO), politikisht dhe kulturalisht nuk po shfaqë  sa duhet këtë përkatësi. Madje, në disa raste, në aleanca të fshehura me islamin politik,  po sillet në petkun e Orientit! Kjo ka bërë që të në disa pjesë, ku shihet ndikimi i hegjemonizmit serb (në Luginë të Preshevës, Sanxhak dhe në disa ambiente shqiptare në Maqedoni), të shfaqet dukuria e konvertimit të identiteti kombëtar në atë fetar, pikërisht siç e ka kërkuar edhe Çubrilloviqi në Elaboratin e vitit 1937!

-Ju jemi marrë me probleme historiografie përmes kompletit të veprave “Kosova” në përpjekje për t’i plotësuar disa zbrazëti që sipas jush historiografia ”zyrtare” nuk ka qenë sa duhet agile. A qëndroni në vlerësimin se institucionet tona shkencore e akademike në Tiranë e Prishtinë e më gjerë duhet të bëjnë më shumë, sidomos sa i përket autoktonisë së shqiptarëve që të tjerët na e mohojnë, Ku qëndron problemi?

-J. Buxhovi: Puna ime historiografike në “Kosovën” në tetë vëllime si dhe në studimin “Maqedonia nga antika deri te koha jonë” dhe “Dardania – antika, mesjeta”, paraqet një përpjekje  individuale për ta paraqitur historinë Kosovës si pjesë e historisë shqiptare, ku Dardania, në kuadër të trinomit mbretëror Ilir Maqedoni-Dardani-Epir, shfaqet si qendër e saj, siç dhe ka qenë në të vërtetë. Natyrisht se ky kundrim ka kërkuar lirimin nga diktati ideologjik dhe kornizat e historiografisë serbe si dhe paragjykimet e historiografia institucionale në Tiranë, e cila historinë e shqiptarëve e ka rrudhur në historinë e shtetit shqiptar, me çka nga trashëgimia antike janë përjashtuar Mbretëria e Maqedonisë, ajo e Epirit, ndërsa Kosova është rrudhur në gjysmë kapitulli! Natyrisht se  kjo qasje ka kërkuar  rishqyrtime dhe të rishkrime thuajse në të gjitha kohët, prej nga konfrontimet kanë qenë të pashmangshme me tezat antishkencore të historiografisë serbe, rreth gjoja shtetit mesjetar serb në Kosovë, që nuk ka ekzistuar asnjëherë dhe autoqefalisë së kishës ortodokse serbe, që po ashtu nuk ka ekzistuar, e që një autonomi e përkohshme nga Peshkopata e Ohrit midis viteve 1219-1275, është manipuluar si “autoqefali”! Është edhe koha e Perandorisë Osmane dhe  ajo e Rilindjes kombëtare deri te pavarësia, që ka kërkuar një shikim jashtë konceptit bardh-zi, pra që faktet historike të mos ngatërrohen me realitetet jetësore e as e kundërta. Puna ime shumëvjeçare në këtë projekt ka marrë fund. Tri vëllime të “Kosovës” janë përkthyer në anglisht dhe, bashkë me librin “Maqedonia nga antika deri te koha jonë”,  kanë zënë vend në kuadër të literaturës alternative për historinë e Evropës Juglindore në universitetet amerikane, gjë që është një konfirmim punës sime shkencore në suazat ndërkombëtare.

Por, përkthimi i veprës sime në anglisht dhe tretmani i saj në qarqet akademike, krahasuar me literaturën që vjen nga Beogradi, Moska, Athina dhe qendrat tjera, është si një pikë uji në det, ngaqë një vepër e vetme duhet të konfrontohet me qindra të tjera antishkencore. Andaj, nuk është për t’u habitur se lufta për përvetësimin e figurave tona të rëndësishme, zhvillohet paskrupullt  anash, ngaqë mungojnë vepra e autorëve shqiptarë në raftet e bibliotekave dhe instituteve  të rëndësishme botërore ku legjitimohen të vërteta historike.

Është e habitshme, madje, që kur kemi dy shtete shqiptare  dhe dy akademi shkencash, që punësojnë dhjetëra e dhjetëra bashkëpunëtorësh shkencorë me tituj bombastikë akademikë, që paguhen mirë e mirë,  nuk kemi ende një përgjigje kompetente historiografie gjithë gënjeshtrave dhe qasjes antishkencore që i bëhet nga jashtë historisë sonë! Madje, jo vetëm që nuk kemi përgjigje për to, por me mos punën serioze, kemi pranuar diktatin e tyre kundër nesh. Kjo vlen veçmas  për limitet e historiografisë sonë institucionale ndaj gënjeshtrave të historiografisë serbe rreth gjoja shtetit mesjetar serb në Kosovë, të identifikuar me Rashën e Nemanjës, kur një pjesë e madhe e autorëve të Bizantit dhe burimet e Vatikanit e identifikojnë si Rasia, Rarca e të tjera si zhupani të pavarura, jashtë çdo lidhje me shtetin e imagjinuar serb në mesjetë. Madje edhe përkatësia e tyre Tribale, që ceket nga perandori i Bizantit Kantakuzeni dhe kronistë të tjerë të Bizantit, injorohet në përputhje me konvertimin e tyre në serbë! Nuk është vetëm  kjo çështje që e ngarkon historiografinë tonë me përgjegjësinë e rishqyrtimeve. Janë edhe të tjera, nga antikiteti dhe, veçmas tretmani i Maqedonisë dhe i Epirit në kuadër të mbretërive ilire dhe jo të përjashtimit të tyre! Këtyre çështjeve u shtohet edhe ajo e lidhjes së ilirëve me pellazgët si dhe ato të dyndjeve të popujve, me çka ndryshon optika e deritanishme e imponuar nga shkolla tradicionale e sllaviste e Vjenës, që gjurmët tona historike  të kërkohen gjetiu (të shkapërderdhura tek të tjerët, veçmas te sllavët) në vend se të jetë e kundërta, që historitë e të tjerëve të kërkohen te ne, si bërthamë e antikitetit.

-Në fund, edhe një pyetje për një problem“të brendshëm”, shqiptar. Si i vlerësoni debatet për gjuhën standarde. Para do ditës ishte ngritur një iniciativë pikërisht nga Prishtina për “një gjuhë të përbashkët shqipe”. Formulimi i këtillë, sikur nënkupton se ne nuk kemi një gjuhë të përbashkët, sado që të jetë e kontestuar. Por, pavarësisht formulimit është fakt se gjuha shqipe po ballafaqohet me këtë problem, teza se është imponuar gjuha e ish-diktatorit po forcohet, ndërkaq nuk janë pa argumente zërat që thonë për gegërishten e flijuar etj. Ka vite që akademitë dhe institucionet gjuhësore po përpiqen të veprojnë në këtë drejtim, por ka një frikë nga ballafaqimi me problemet dhe nga kahja e padëshiruar eventuale? Si të dilet nga kjo situatë? Ku e shihni zgjidhjen.

-J. Buxhovi: Gjuha paraqet indin  identifikues të një kombi. Rilindja jonë kombëtare  jo rastësisht u mbështet te gjuha si kod i bashkimit politik dhe shoqëror. Pra, gjuha ishte ai faktori që i determinoi kulturalisht dhe politikisht me platformën e lëvizjes kombëtare që çoi te pavarësia e shtetit shqiptar më 1912. Gjuha shqipe i mbajti të ngjizur  shqiptarët  në Kosovë dhe Maqedoni, pas shkëputjes së tyre të dhunshme nga shteti i përbashkët, edhe atëherë kur ajo ndalohej dhe mohohej. Duhet theksuar se Jugosllavia e Titos, me ndryshim nga mbretëria jugosllave, që ndalonte gjuhën shqipe në shkollim dhe administratë, në përputhje me platformën e barazisë klasore,  lejoi informimin në gjuhën shqipe si dhe shkollimin  në gjuhën shqipe, në shkollat fillore si të detyruar, ndërsa nga vitet e gjashtëdhjeta, gjuha shqipe përfshiu edhe shkollimin  mesëm për të vazhduar pak më vonë deri te nivelet universitare.

Përdorimi i gjuhës shqipe në arsim, informim, kulturë dhe administratë, kërkonte dhe një standard unifikues. Kjo ndodhi në vitin 1972, në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë. Për kohën, ishte kjo një e arritur historike që i dha shtysë të madhe bashkimit të bashkimit kulturor dhe politik shqiptar.

Me shpërbërjen e Jugosllavisë si dhe krijimin e rrethanave të reja që çuan te shteti i pavarur i Kosovës, hapja shqiptare shtroi edhe nevojën për një shqyrtim kritik të standardit të gjuhës shqipe jashtë qëndrimeve politike, siç ishin ato të viteve të shtatëdhjeta, kur dialekti toskë shërbeu si platformë për standardin e gjuhës. Por, nevoja që të rishikohet standardi në mënyrë që të përafrohen dy dialektet e shqipes, pa u rrënuar koncepti i përbashkët, nxori në pah qëndrime të kundërta: në njërën anë  mbrojtësit e standardit nga çfarëdo rishikimi, dhe në tjetrën anë, ata që rishikimin e shikonin si një veprim të natyrshëm, meqë gjuha është e gjallë. Pra mungesa e një marrëveshjeje midis Akademive të Tiranës dhe asaj të Prishtinës për mbajtjen e një Kuvendi të ri të gjuhës, ku do të shqyrtohej përvoja e kaluar dhe do të hapeshin edhe çështjet e plotësimeve unifikuese, ku edhe gegnishtës së anashkaluar  do t’i kthehej vendi në sfondin e përgjithshëm të standardit, ka krijuar një gjendje barrikadimi të panevojshëm.  Në këso rrethana, është e pashmangshme shfaqja e iniciativave të ndryshme, që mund të bëhen të dëmshme, po qe se nuk u jepet përgjigje e niveleve akademike dhe shkencore.

Mund të them, se si  shkrimtar që iu ka gëzuar standardit kur u aprovua,  me kalimin e kohës, në romanët e mia, kam filluar ta kthej pjesoren e gegnishtës dhe shumë nga idiomat e  këtij dialekti, që paraqesin pasuri gjuhësore. Si shkrimtar, ndjej përgjegjësi që vepra ime të paraqesë gjithë pasurinë e gjuhës sonë, pa kufizime. Këtu, nuk më hy në punë standardi…

BE-ja me avazin e Evropës së vjetër!

0

Florim Zeqa

Zhvillimet e fundit politike në vend, e në veçanti ato në pjesën veriore janë shqetësim për të gjithë qytetarët e vendit dhe mërgimtarët në përgjithësi. Mirëpo, i njëjti shqetësim nuk është edhe për politikanët, të cilët po sillen me indiferencë të skajshme ndaj ngjarjeve në veriun e vendit.

E vështirë, por jo e pamundur

Nuk mjaftojnë deklaratat politike për media dhe as prononcimet në “Facebook”, por kërkohen veprime të shpejta dhe konkrete në drejtimin e duhur. Hapi i parë është krijimi i unitetit mes forcave politike në vend. Ngase çështja e veriut të vendit nuk është partiake dhe as ideologjike, është kombëtare dhe jetike për të ardhmen e vendit.

Situata në veri është konfuze dhe e paqartë, për shkak të pavendosmërisë së ndërkombëtarëve në ndërmarrjen e veprimeve të duhura për heqjen e barrikadave dhe krijimin e kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dyja drejtimet.

Situata në veri nuk është e re, ajo është e trashëguar që nga paslufta, e cila praktikisht që 23 vjet është e tillë dhe jashtë kontrollit të institucioneve të Republikës së Kosovës së 17 shkurtit 2008. Prandaj nuk është aspak i lehtë rikthimi i situatës normale në atë pjesë të vendit. Për të mos thënë e pamundur, e kemi tejët të vështirë ta kthejmë normalitetin në veri, përkatësisht nën kontrollin e plotë të institucioneve tona shtetërore pa ndihmën e ndërkombëtarëve.

BE-ja sikurse Evropa e 1913-s

Mirëpo, siq shihet ndërkombëtarët, në veçanti BE-ja është e gatshme që t’na sakrifikojnë edhe një një herë me kompromise të dhimbshme me humbje të territoreve siq ka ndodhur edhe në të kaluarën.

Sikurse Evropa e 2013-s, që copëtoi territoret shqiptare, ashtu është duke vazhduar edhe BE-ja e sotme, e cila haptas është duke e ndihmuar Serbinë gjakatare për gllabërimin e territorit të Kosovës së sotme.

Për fatin tonë të mirë, jo i gjithë faktori ndërkombëtar është në favorin e Serbisë. Mirëpo, nëse faktori ndërkombëtar arrinë të unifikohet për zgjidhjen e drejtë në veriun e vendit tonë, me siguri rezultati do të del pozitiv për ne.

Që kjo të ndodhë, paraprakisht ne duhet të jemi të unifikuar si asnjëherë më parë rreth veriut. Nuk ka ndarje pozitë-opozitë, nuk ka ndarje partiake para interesit të shtetit dhe kombit. Në të kundërtën, kështu siq jemi të ndarë dhe katandisur, është vështirë i rikthyeshëm veriu i vendit.

Gabimet e së kaluarës, fatale për të ardhmen e vendit

E kam cekur paraprakisht në analizat e mia politike, se, gabimet që janë bërë në të kaluarën janë vështirë të riparueshme. Marrëveshja ndërkombëtare për Asociacionin e komunave me shumicë serbe e nënshkruar nga dy ish kryeministrat tonë në Bruksel më 2013, përkatësisht 2015, e për fatin tonë të keq edhe e ratifikuar (2013) në Kuvendin e Republikës së Kosovës më shumicën e votave të deputetëve shqiptarë, është vështirë e ndryshueshme.

Edhe përkundër rekomandimeve të Gjykatës Kushtetuse për shkeljen e 23 neneve në marrëveshjen e 2015-s, ajo mbetet në fuqi si një marrëveshje ndërkombëtare e nënshkurar për të dyja palët dhe bashkësisë ndërkombëtare si ndërmjetësuese.

Një gjë duhet ta kuptojmë të gjithë, marrëveshjet ndërkombëtare janë marrëveshje të kryera, ato nuk kthehen pas, siq nuk guxon të kthehet pas pavarësia e Kosovës.

Prandaj, anulimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është i pamundur pa pëlqimin e dy palëve nënshkruese. Thënë ndryshe, është i pamundur parandalimi i themelimit të Asociacionit të komunave serbe në veri të vendit. E vetmja mundësi që ende është në dorën tonë, është mbajtja e këtij asociacioni nën juridiksionin politik të shtetit të Kosovës, përkatësisht brenda kornizës kushtetuese.

Heqja e kompetencave ekzekutive për Asocionin do ta shpëtonte ndarjen “De Jure” të vendit, ngase “De Facto” e kemi të ndarë që 23 vjet. Ndryshe, është e vështirë të bëhet diçka më shumë në atë drejtim.

Kthimi në Kuvend për rivotim i marrëveshjes së vitit 2013 duhet të jetë hapi i parë i Qeverisë e jo viktimizimi i kryeministrit. Në anën tjetër, edhe opozita duhet t’i lëjë anash akuzat stereotipe ndaj qeverisë dhe të kalojë në veprime konkrete për ta zhbllokuar veriun e vendit, në të kundërtën, çdo gjë që po bëjnë politikanët tonë, do të mbetët lojë më fjalë dhe demagogji politike dhe asgjë më shumë.

Në vigjilje të 33 vjetorit të themelimit të LDK-së: “Jugosllavia pa Titon” dhe “habia” e Bakariçit për Kosovën Republikë! (2)

0
Nga: Jusuf BUXHOVI, historian dhe shkrimtar nga Prishtina
_______
Rëndësia e “Lidhjes Demokratike të Kosovës” si partia e parë politike shqiptare në ish Jugosllavi në procesin e shtetndërtimit të Kosovës, nuk mund të shihet jashtë rrethanave që sollën krizën e Jugosllavisë pas vdekjes së Titos si dhe proceset e tranzicionit që përfshiu vendet ish komuniste pas rënies së Murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989, bashkimit të Gjermanisë, shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe rënies së detantit ku Jugosllavia për dyzet vjet qëndroi në zonën midis Perëndimit dhe Lindjes. Në këtë proces të kthesave të mëdha historike, duhet kuptuar drejt evolucionin e kërkesave politike të “Lidhjes Demokratike të Kosovës” për barazi të plotë në kuadër të federatës jugosllave, siç kërkohej në fillim me programin e aprovuar në Kuvendin Themelues më 23 dhjetor 1989 deri te kërkesa për shtet të pavarur, pas vendimit të Konferencës së Hagës të 20 gushtit 1991 kur Jugosllavia, në përputhje me Komisionin e Badinterit, u shpall në shpërbërje.
Por, evolucioni i kërkesave politike të LDK-së nga ato për barazi deri te shteti i pavarur, pikënisjen e ka të kërkesa për Republikën e Kosovës, që për herë të parë u manifestua në diskutimet për ndryshimet kushtetuese të vitit 1968 të organizuara nga kalasa e atëhershme politike dhe në demonstratat e studentëve që shpërthyen gjatë nëntorit të atij viti në shumë qytete të Kosovës për t’u përmbyllur më ato madhështore të 27 nëntorit në Prishtinë mbi të cilat pastaj do të ngriten thuajse të gjitha shqetësimet nga ato politike e deri te ato gjeostrategjike rreth fatit të Jugosllavisë pas Titos, si një barometër të raporteve të reja edhe në kuadër të sferave të interesit të përmasave botërore.
Në Gjermaninë kjo çështje zinte vend të rëndësishëm në debatet politike dhe ato mediale, meqë dyshohej se pas Titos do të kishte Jugosllavi të Titos, gjë që kjo mund të ndikonte që fryma e ndryshimeve që kishte filluar me Perestrojkën dhe Solidarnoscin në Lindje, në Jugosllavi, mund të merrte kah të kundërt, pra të një konflikti midis forcave reformuese dhe atyre unitariste të drejtuara nga serbët, të cilët jo vetëm që nuk do ta lejojnë avancimin e pozitës kushtetuese të Kosovës në federatë, në nivel të republikës, por do ta rrënojnë atë, siç edhe ndodhi në marsin e vitit 1989.
Kështu, nga fillimi i vitit 1979 e deri në maj të vitit vijues, sëmundja e Titos do të bëhej çështje publike dhe, me të, në opinion legjitimitet do të fitojë edhe shqetësimi se çfarë do të bëhet me trashëgiminë e tij.
Televizioni, radioja dhe mbi të gjitha gazetat qendrore dhe revistat me autoritet si “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Die Zeit”, “Die Welt” dhe magazina “Der Spiegel”, secila rrihte telin në mënyrën e vet. E përbashkët e të gjithave megjithatë ishte se me vdekjen e Titos Jugosllavia nuk do të ishte më ajo që kishte qenë deri atëherë.
E përditshmja konzervative “Die Welt”, shihte të vetmen mundësi që Kosova të ngrihej në shkallën e republikës së barabartë me të tjerat dhe kjo të ndodhte para se Tito të vdiste. Nga faktori ndërkombëtar kërkohej që në këtë drejtim të ushtrojë ndikim ndaj Beogradit para se të bëhet vonë. Gazeta “Frankfurter Allgemeine”, me ndikim të madh te elita intelektuale e vendit, por edhe në hapësirën tjetër gjermanofolëse, përkrahte kursin e Kosovës republikë të barabartë me njësitë e tjera të federatës, por këtë e shihte të realizueshme jo më nga Tito, që ishte në shtratin e vdekjes, po nga faktori ndërkombëtar, i cili elitës jugosllave do t’ia shtronte dy kushte: ruajtjen e kursit të vetëqeverisjes socialiste dhe të marrjes së obligimit që menjëherë të iniciojë ndryshimet kushtetuese me anën e të cilave Kosovës duhet t’i jepet statusi i republikës së barabartë me të tjerët. Kërkohej po ashtu që konsensusi i udhëheqjes në federatë të precizohej ashtu që të përjashtojë çfarëdo përpjekjesh unitariste apo hegjemoniste.
Në këtë përvijim, megjithatë, Kosova dhe roli i saj i paraprogramuar për krizën jugosllave tashmë shihej qartë. Këtë, madje, do ta pranojë edhe bashkëpunëtori i vetëm besnik i Titos nga ditët e hershme të luftës për Jugosllavinë e tretë, Vladimir Bakariçi, anëtar i Kryesisë së Komitetit Qendror të Lidhjes së Komunistëve nga Kroacia, ende me ndikim të madh, që po mos të ishte i moshuar dhe i sëmurë prej kohësh, sigurisht do të merrej si i vetmi që do të mund të merrte frerët e drejtimit të vendit për të ecur binarëve të Titos.
Shkas, që të flasë me një gjuhë fare të drejtpërdrejtë rreth kësaj çështjeje, do të paraqesë botimi i librit të analistit të njohur gjerman Karl Gustav Shtrëm “Jugosllawien one Tito” (Jugosllavia pa Titon), që doli nga shtypi nga mesi i vitit 1979, pra kur edhe botërisht nga ana e kreut politik dhe shtetëror të Jugosllavisë u pranua se Tito ishte i sëmurë dhe ishte çështje se kur do të shkonte. Shtrëm, publicist, i cili gjatë gjithë karrierës së tij si gazetar ishte marrë me Ballkanin dhe në fokus kishte pasur Jugosllavinë e pasluftës si dhe zhvillimet në të, kishte bërë një studim të gjatë, ndryshe nga ato të shumtat që ishin botuar për Titon dhe Jugosllavinë për vite të tëra në Gjermani, ku rëndom ishte përkrahur kursi i tij, duke u parë si një mundësi që socializmi megjithatë të mos jetë vetëm koncept ideologjik, por edhe zhvillimor i një modeli të ekonomisë liberale.
Meqë libri kishte zgjuar shumë kërshëri në Gjermani dhe përreth, po edhe në Jugosllavi prej nga reagimet gjermane përcilleshin me vëmendje, e majta gjermane në pushtet, e vetëdijshme se gjithnjë e më shumë po i zbeheshin atutë për vetëqeverisjen jugosllave si model të socializmit demokratik në botë dhe të ngjashme, sigurisht se kishte qenë e interesuar që librin e Shtrëmit ta çojë në nivelin e një debati të gjerë, ku do të përfshihej edhe ana jugosllave, veçmas ndonjëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Titos, që mund të thoshte diçka me peshë. Andaj, ishte shfrytëzuar rasti që promovimi të bëhej pikërisht kur njeriu më i besueshëm i Titos të gjendej mysafir i Fondacionit “Fridrih Erbert” në Bon, që paraqiste qendrën ideologjike të të majtës gjermane.
Se kjo ishte bërë me qëllim, nuk do mend. Por, që edhe Vladimir Bakariçi aty nuk do të ishte rastësisht, e dhe kjo nuk duhej hequr nga mendja.
Por, çfarë do të thoshte Bakariçi?…
Kjo tashmë preokuponte mediat. Preokuponte edhe elitën nga spektrit i gjerë politik gjerman. Spekulohej se ishte aty për të sjellë një mesazh të Titos Perëndimit?…
Dhe, çfarë do të ishte mesazhi?… Qetësues?… Shqetësues?… Ose pak nga të gjitha?…
Fakti që në promovim nuk do të merrnin pjesë dy nga personalitet kryesore të të majtës gjermane Vil Brant dhe Helmut Shmit, të cilët një ditë më parë kishin pritur Bakariçin dhe sipas një kumtese thuhej se “kishin pasur shkëmbim të dobishëm mendimesh”, ishte përcjellë me thashethemet se porosia e Bakariçit mund të mos ishte sipas shijes së të majtës gjermane?…
Vetë rrjedha e promovimit të librit dhe ato që do të thuhen në të do ta vërtetojnë këtë dyshim.
Por, çfarë ishte thënë në të vërtet në atë promovim, që ai të cilësohej si rrënim i iluzionit për Jugosllavinë e qëndrueshme edhe pas Titos, edhe pse nga Beogradi tashmë vinin “betime” se edhe pas Titos mbetej Tito?…
Asgjë më shumë seç sillte libri. Pra, që e nesërmja e Jugosllavisë ishte e paqartë dhe e pasigurt. Do të thuhej se ajo do t’u nënshtrohej sfidave të ndryshme, që do të jenë të mëdha, ndër të cilat më shqetësuesja shfaqej Kosova për të vetmen arsye pse nuk ishte ngritur në nivelin e republikës së barabartë me të tjerat, dhe se me statusin gjysmak, ofronte mundësi të mira që të gjithë kundërshtarëve dhe armiqve të Jugosllavisë të viheshin në veprim secili për hesapet e veta, kjo tashmë dihej. Por, po ashtu nga ana tjetër, nuk dihej se betimi i asaj “pas Titos mbetej Tito”, ishte përnjëmend farsë, apo diçka që kishte përmbajtje, po që ajo duhej të dëshmohej në përputhje me sfidat me të cilat do të ballafaqohej?
Gjatë gjithë kohës sa ishin paraqitur referuesit kryesorë, pa marrë parasysh ato që thuheshin prej tyre, ku librit i bëheshin edhe vërejtje dhe quhej tendencioz madje pse shihte vetëm zi dhe jo edhe bardh dhe të ngjashme, vëmendja e të pranishmëve ishte drejtuar kah Vladimir Bakariçi dhe ato që do të thoshte në fund.
Dhe më në fund, fjala do t’i jepej edhe Bakariçit. I rrudhur nga vitet por edhe sëmundja, i bërë kruspull, nuk do të thotë tjetër pos që autorin e përshëndeti me atë që tha: “kundrimet interesante”.
Salla ngriu. Ishte vallë e mundur që ai të sillej aq me mospërfillje me audotiriumin tejet reprezentativ që e ishte aty për të pritur “kundërpërgjigjen” ndaj një libri që Jugosllavinë e shihte me dioptri tejet pesimiste?…
Mëdyshjet ishin ndër më të ndryshme. Dhe, do të shtoheshin edhe më tej po mos të ishte një gazetar, i cili Bakariçit ia drejtoi pyetjen “pse Kosova nuk mund të bëhej republikë”, me çka pyetja e shtruar më shumë ishte një si kundërpërgjigje rreth asaj që para tij ishte kundërshtuar ashpër nga zëvendës ambasadori jugosllav në Bon, Predrag Kostiq, i cili kishte derdhur shumë mllef ndaj autorit pse të ardhmen e Jugosllavisë e kishte lidhur me një problem që ishte i shpifur, kur si tha, kombësitë nuk mund të kenë shtet në shtet, meqë shqiptarët shtet amë kishin Shqipërinë!
Pa një pa dy, Bakariçi, me një buzëqeshje ironike tha se “ nuk e dinte as vetë pse Kosova nuk ishte republikë…”
Ironia e Bakariçit kishte qenë e mjaftueshme të kuptohej sa të drejta kishin qenë vlerësimet e autorit dhe njëherësh sa i madh shfaqej dëshpërimi i atyre që tek Jugosllavia dhe rruga e socializmit vetëqeverisës ishin munduar t’ i varnin shpresat si për një model të ardhmërisë.
Megjithatë, fjalët e Bakariçit, siç i kishin dhënë të drejtë shqetësimit për të ardhmen e pasigurt të Jugosllavisë, njëherësh kishin hapur dilemën si dhe sa ato mund të ishin përnjëmend pjesë e mesazhit që Tito ia jepte botës në atë mënyrë?…
Po atë mbrëmje Ambasada e Jugosllavisë në Bon, për nder të Bakariçit do të organizojë një pritje në kështjellën e Bad Godesbegut, vend i dashur i kancelarit të parë gjerman Bizmakut, por edhe i një takimi pak të njohur të Çemberlenit me Hitlerin në prag të nënshkrimit të marrëveshjes së njohur të Munihut, të vitit 1939 kur Europa do të nënshkruajë kapitullimin para Hitlerit.
Në pritje ishte i pranishëm thuajse i gjithë kori diplomatik. Nga kreu i elitës politike gjermane merrte pjesë Vili Brant, Franc Jozef Shtraus, Hans Ditrih Gensher dhe personalitete të tjera të rëndësishme kulturore të vendit, përfshirë këtu edhe shkrimtarin e njohur Hanjrih Bëll, regjisorin Reiner Fasbinder dhe të tjerë.
Bakariçi, me shikimin e lëshuar, rrinte i ulur midis Brantit dhe Shtrausit. Dukej i lodhur. Dhe kjo bëri që të mos rrijë deri në fund në pritje. Bashkë me të do të largohen edhe Branti dhe Shtrausi, por do të mbetej Gensheri dhe të tjerët. Të pranishmit i përshëndeti vetëm me ngritjen e gotës së shampanjës, që e preku vetëm me buzë.
(Shkëputje nga libri “Kthesa historike 1 – Vitet e Gjermanisë dhe epoka e LKD-së”, botues “Faik Konica”, Prishtinë, 2008., i përpunuar në platformën elekronike gratis: jusufbuxhovi.al)