






Sinan Kastrati, Suedi
Vazhdon nga numri i kaluar ”Ngjarjet në Veri, burgu në Hagë dhe temat për luftën mbushën faqet e shtypit si kpurdhat pas shiut”, Drini.us, 13 Dhjetor në rubrikat “Dossier, Mendime”
Nga Arkiva ime (3)
Pas një “opinioni” të Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA “MË 28 NËNTOR TË GJITHË PO BËHEN PATRIOTË O BACA ADEM, EDHE ATA TË 29 NËNTORIT!”, në Epoka, 01 dhjetor 2022 , 11:39 nuk kanë të ndalur hoxhallarët për në Hagë, math e dath kush të mundet me shkua sa më parë.
“Lëmshi po ç’thurret duke na u bërë lak në fyt: Ata që e sollën lirinë sot janë në Burgun e Hagës. Ata që e bënë shtetin, kështu si është po mbahen si pengje në Burgun e Hagës për kënaqësi të disa partive dhe politikanëve që janë në pushtet dhe opozitë! Patriotët e vërtetë sot në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë, Mal të Zi dhe në diasporë i kanë tri pika referuese për pelegrinazh; Vlorën në Shqipëri, Prekazin në Kosovë dhe Burgun në Hagë”, sikur nuk kanë të ndalur hoxhallarët për me shkua e me e krye një nga 5 kushtet e Islamit, Haxhit, por jo në Mekë por në Hagë.
Edhe Xhevat Kryeziu e Ferat Bekolli këto ditë paskan vizitua vendin e shenjtë, Hagën. Mulla Xhevati, imam në Xhaminë e Bubavecit, është ngjitë në të dy krahët: në LDK, PDK dhe në UÇK, e në pajtimin e gjaqeve e ku jo tjetër.
Mulla Xhevat Kryeziu është nga Bubaveci
Mullait i paska mbetur vetëm Haga (”haxhi”) dhe e paska krye edhe këtë “obligim”.
Një miku im nga Zvicrra më shkruajti se “Mulla Xhevati” paska shkua në Hagë, bashkë me Fetah Bekollin nga Maralia, edhe ky mulla.
Qe shkrimi i plotë që miku im e paska fotpgrafua dhe me dërgoi:
Fetah Bekolli
Halit Gashi
“Vizitë në Hagë tek Çlirimatarët (“çlirimatarët”, me shkronjë të madhe) tanë, ata qëndrojnë te forte, dhe njëherë e mire dojnë ta tregojnë të vërtetën se lufta UÇK ishte luftë e pastër dhe Çlirimatare (Përsëri “çlirimatare”, është shkrua me standardin e tyre, me shkronjë të madhe), dhe urojmë të ktheheni ( e fillojnë me vetën e pare, tash, veta e dytë “urojmë të ktheheni”) sa më shpejt sepse i duheni vendit, pa ju nuk ecën asnjë process përpara, rroftë UÇK -ja, rrofshin Çlirimtarët tanë “.

Hoxhallarët, Mulla Xhevati, Fetah Bekolli dhe disa të tjerë në Hagë, dhjetor 2022
Ndoshta të dytë (Fetafi e Xhevati kanë qenë ushtarë e ndoshta janë edhe veteran të ushtrisë. E meritojnë se vërtetë as dy ish pjesëmarrësit e fundit, delegatët e Kongresit të Drejtshkrimit të gjuhës Shqipe, Xhevat Lloshi dhe Emil Lafe, nuk do të shkruanin më mire. Hallall!
Mulla Xhevat e efendi Fetah, është e drejtë e juaja të vizitoni këdo që iu do zemra, nëse keni kuletën e trsahë e gjepin e thellë port ë thoni se “pa ju nuk ecën asnjë process përpara” dhe parulat me dëshirat “rroftë UÇK -ja, rrofshin Çlirimtarët tanë “ (në fund duhet me pasur shenjën e pikësimit “!” (fjalitë dëshirore) është jo e ndershme. Mulla: Kosova nuk është çlirua. Vetë ai që ju e keni vizitua (Hashimi), publikisht pranon se Ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është realitet:
”Publikohet videoja e Hashim Thaçit: Ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është realitet”, Fjala, 09/06/2020
Publikohet videoja e Hashim Thaçit: Ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është realitet – Fjala
Hapni sytë e lexoni, ani pse ju më shumë i besoni veshit se syri!
”Ishte qershori i vitit 1999 kur menjëherë pas përfundimit të luftës së Kosovës, filloni ndarja e Mitrovicës, tashmë të quajtur pjesës veriore të Kosovës.
Në atë kohë, por edhe tash akuzohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos Hashim Thaçi që ishte pjesëmarrës në këtë ndarje.
Tash po shpërndahet një video e qershorit të vitit 1999, ku flet Hashim Thaçi tash president i Kosovës.
Thaçi në një konferencë për media, thotë se ndarja tashmë është realitet.
Në këtë konferencë Thaçi si përkthyese e ka Vlora Çitakun.
“Por megjithatë ndarja e qytetit të Mitrovicës sot është një realitet i hidhur. Me një realitet të tillë nuk janë duke u pajtuar shqiptarët të cilët janë duke tentuar që të kalojnë urën e Ibrit për të shkuar në shtëpitë e tyre, në banesat e tyre për të iu bashkangjitur familjeve të tyre. Ata kanë të drejtë sepse në Kosovë e në veçanti në Mitrovicë gjenden trupat ushtarake policore serbe”, thotë Thaçi.
Ai shton, se në Kosovë kanë ndodhur akte të dhu*nës prej të cilave UÇK-ja është distancuar dhe distancohet.
“Në Kosovë mund të ketë njerëz të ar*matosur e që UÇK-ja nuk i ka nën kontroll për çka edhe e kemi tërhequr vërejtjen që në fillim të paslu*ftës, ashtu siç mund të ketë edhe në KFOR që nuk i ka nën kontroll z. Jonson”, potencon tutje ai.
Ndërsa në një video tjetër Thaçi dëgjohet duke thënë se kanë luf*tuar për Mitrovicën, dhe se kanë shkuar andej urës madje shton se edhe i kanë dërguar njerëzit e tyre andej.
“Ne duhet të kuptojmë se edhe serbët duan të jetojnë në Mitrovicë, ata të cilët nuk kanë bërë krime, ata të cilët nuk kanë vr*arë njerëz”, pohon ai.
Madje Thaçi aty te ura e Ibrit u premtoi qytetarëve shqiptarë se të gjithë do t’i kthejnë në shtëpitë e tyre, e madje do të ua ndërtojnë edhe shtëpitë e reja, por që kjo edhe sot e kësaj dite, pra 21 vjet më pas kurrë nuk ka ndodhur.”
Është edhe me zë, vetë Hashim Thaçi duke folur e Vlora Çitakun, e përkdheluara e Hashimit, përkthen.
Sa më kujtohët Epaka e re, nuk e ka publikua sespe don ti mbetet besnik Hashimit dhe çlirimtarëeve.
O hoxhallarë, është pikërisht hashi mi ai i cili shkeli mbi betimin e ushtarit, nëse e ka lexua. Sot të drejtat e shqiptarëve në Veriun e Kosovës shkilën me të dy këmbët ndërsa e drejta e përdorimit të gjuhëve dhe shkrimit (të shqipës), nuk ekziston fare, në Veri jo se jo e ndoshta as në Jug. E drejta e përdorimit të simboleve shtetërore e kombëtare, flamujve, shkilën në dëm të shqiptarëve.
Serbët e Veriut, nuk i paguajnë shtetit të Kosovës tatimin, taksat ndërsa marrin falas rrymën e rrrogat, e mbjelin sikur lopën ndërsa ne (shumica shqiptare), e ushqejmë lopën, si krahasim e mora ”lopën”, sipas një tregimi.
Për këte ju luteni që ata, ” çlirimtarët” të këthehen se asnjë proces nuk shkon përpara a?
O hoxhallarët e zinj, lexojeni politikanin serb Politikani serb çka shkruan, Zoran Vuletiq
”Kurti e ka mbytur Vuçiqin, në Serbi preferohen më shumë këta dy politikanë të Kosovës”
Zoran Vuletiq, kryetar i një prej partive opozitare në Serbi, Forumi Demokratik Qytetar, ka thënë se në vendin e tij janë bërë pishman që kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, qe liruar nga burgu 20 vjet më parë dhe se në vend të tensioneve me Kosovën, administrata e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të donte ta kishte përballë në dialog ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ose ish-kryeministrin Ramush Haradinaj (Pjesë nga shkrimi).
Kur Hashim Thaçi konfirmon: Ndarja e Mitrovicës është realitet. Vlora Çitaku, përkthen
Politianët tanë mirren me Borrelin që me të vërtetë është proserb që paska thënë:
Borrelli për Thaçin: U arrestua sa ishte president dhe u dërgua në Amsterdam
E deputetët e partisë “nënë”, Vlora e Blerta, ish këshilltari I Hashimit, Artan Behrami, në Epokën e tyre paskan reagua:
“Deputetja e PDK-së për deklaratat e Borrellit: Janë në linjë me pretendimet skandaloze të Speciales”
“Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu – Kodra, ka reaguar ndaj deklaratave të përfaqësuesit të lartë i BE-së, Josep Borrell, lidhur me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.”
“Ish-këshilltari i Thaçit: Gënjeshtrat e Borrellit vërtetojnë politizimin e gjyqit kundër drejtuesve të UÇK-së, Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi,
“Çitaku: Gënjeshtrat e Borrellit e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së”.
Ndërsa “Bilbili i Drenicës” Ramiz Lladrovci, njëherit edhe kryetar i Drenasit i paska shpallur “qytetarë nderi” ish presidentët e Shqipërisë: Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi.
Në zjafet paskan marrë pjesë edhe lideri i PDK-së, Memli Krasniqi, ai i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci por jo edhe Sami Lushtaku nga komuna tjetër e Drenicës- Skënderaj.
Ramizi nuk ka muhabet me Samiun e ambasadorët I paska nderua se ata ia paskan bërë një argat, kanë qenë edhe ata në Hagë.
Nuk mund mos ta përmend edhe një publikim të Epokës, se i shkon për shtati “Epokës”:
“Shota Baraliu kritikoi banoret për paraqitjet pa reçipeta, asaj i publikohet një fotografi tërësisht e zhveshur në pjesën e sipërme”.
Besoj se lexuesit nuk e kanë harrua Shota Baraliun e cila kishte pare ëndërr që ishte martua me një ish futbollist Brazilian.
Në numrin tjetër; “Çlirimtarët” që po vrasin Kosovën”, ”Kur “presidenti” rren e shpif” dhe “Ramush, prej nga je ti?
Vazhdon
Malmö, 14 dhjetor 2022
Nga Aurel Dasareti
Kryeministri i paligjshëm kuisling i shtetit amë është duke na përçarë, por populli shqiptar tani e tutje patjetër të mbrohet nga agresioni serbo-barbar. Mbrojtja nga kërcënimet e jashtme sigurohet nga një aftësi e fortë mbrojtëse, por edhe nga vullneti i zhvilluar i popullatës së vendit për të luftuar. Njeriu pa emocione atdhedashurie, nuk mund të luftojë për asnjë ide; për të luftuar është e domosdoshme të duam atë për të cilën luftojmë, dhe të urrejmë atë kundër së cilës luftojmë.
***
Politika e sigurisë: – Më shumë bashkëkombës duhet të marrin pjesë në mbrojtjen e vendit tonë.
Për herë të parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë në vitet 1990, çështjet e politikës së mbrojtjes dhe sigurisë kanë fituar peshë reale në rendin e ditës evropiane. Në një kontekst ndërkombëtar të karakterizuar nga imperializmi (fashizmi) rus dhe shushurima e armëve kineze, Perëndimi është plotësisht i varur nga bashkëpunimi dhe ndërtimi më i fortë ushtarak.
Për një vend të vogël si Shqipëria dhe Kosova në kryqëzimin e interesave të fuqive të mëdha, kjo është një kohë shumë kritike që kërkon unitet, vullnet politik dhe mendim strategjik nga autoritetet tona.
Për brezin tim, siguria kombëtare është bërë një nga fushat më të rëndësishme të politikave. Tani duhet të zbulojmë se si mund të sigurohen tokat shqiptare në mënyrën më të mirë të mundshme në një botë më të trazuar dhe në ndryshim.
Jo godinat shumëkatëshe në pronat e uzurpuara nga mafiozët, jo dasmat e shtrenjta, jo shkuarja në haxhillëk, jo mbulimi i tokave me xhamia islamike dhe kisha greke, por: Mbrojtja (forcimi i ushtrisë) duhet të jetë prioriteti i shtetit amë Shqipërisë. Sidomos për të mbrojtur pjesën e saj të copëtuar Dardaninë ilire-shqiptare nga hordhitë ardhacakë barbare.
Siç dihet, detyra më e rëndësishme e shtetit është të mbrojë kufijtë dhe qytetarët e vendit që kërcënohen nga Serbia. Kjo bëhet duke forcuar sistematikisht elasticitetin e Shqipërisë në nivel strukturor dhe financiar.
Së pari, autoritetet e vendit duhet të forcojnë Forcat e Armatosura përmes rritjes së investimeve dhe rekrutimit të një pjese më të madhe të popullsisë në shërbimin fillestar ushtarak.
Më shumë njerëz (bashkëkombës të mi) të trojeve dhe diasporës duhet të marrin pjesë në mbrojtjen e vendit tonë të përbashkët. Trojeve tona stërgjyshore. Së bashku duhet ta përgatisim vendin tonë për “njohje” të ndryshme. Vendi amë Shqipëria (sipas ligjit shqiptar) është i detyruar të ndihmojë vëllezërit dhe motrat e saj në Kosovë të kërcënuar nga Serbia, nga ky shtet fashist-terrorist i ndërsyer si qen i egër nga Rusia që nëpërmes terrorit dhe heshtjes së BE së pabesë, kërkon të formoj një tjetër Serbi në Dardani.
Shpresoj që Forcave të Armatosura dhe gatishmërisë shqiptare t’i jepet prioritet i lartë nga autoritetet tona, edhe pas përfundimit të luftës në Ukrainë dhe situatës së tensionuar politike të sigurisë në kontinent.
***
Gatishmëria: – është të përgatitemi për të përballuar situata kritike të papritura, një luftë eventuale. Forma të ndryshme të gatishmërisë mund të jenë gatishmëria për shpëtim, gatishmëria për naftë, vetë-përgatitja dhe gatishmëria për mbrojtjen. Gatishmëria përdoret më së shpeshti në lidhje me masat ushtarake dhe civile që duhet të ndërmerren për ta vënë shoqërinë në një pozicion për t’u përballur me një sulm të mundshëm të armatosur ose një kërcënim të tillë.
***
Organizimi: – Në kuadër të mbrojtjes totale, të gjitha masat emergjente, ushtarake dhe civile, janë të koordinuara në një plan kryesor emergjence ushtarak dhe civil. Këto synojnë të ndërmarrin gradualisht masa të koordinuara civile dhe ushtarake si kundërpeshë ndaj shkallës së kërcënimit ushtarak me të cilin mund të përballet vendi deri në mobilizimin e plotë, që do të thotë se rreziku i luftës është i pashmangshëm ose se vendi është në luftë.
Qeveria është përgjegjëse për zbatimin e sistemit të reagimit ndaj emergjencave. Koordinimi bëhet në zyrën e Kryeministrit përmes ministrive me organet e tyre ekzekutive të reagimit ndaj emergjencave. Organi i Ministrisë së Mbrojtjes është Shtabi i Mbrojtjes; nën ministritë e tjera mund të ketë pak a shumë këshilla të përhershëm të urgjencës dhe komitete emergjente.
Në gjuhën ushtarake, termi “gatishmëri” përdoret në një sërë lidhjesh në kontekstin e një departamenti që është gati për veprim, kohën që do të kalojë derisa të mund të jetë në veprim dhe situatën e veçantë që forca duhet të përgatitet për të përmbushur qëllimin: forca e gatishmërisë, për të qenë në gatishmëri, shpesh e shprehur me orë ose minuta, gatishmëri mobilizimi, koha që do të kalojë derisa të mobilizohet një forcë e caktuar; gatishmëri për grusht shteti, municione emergjente, municione që mbahen gati në reparte.
Planifikimi i emergjencave ushtarake synon të përdorë (shfrytëzojë) të gjitha burimet ushtarake në dispozicion, kombëtare dhe aleate, për një mbrojtje efektive të Shqipërisë (të gjitha trojeve tona). Planifikimi i emergjencës civile, ndër të tjera, duhet të përgatisë një ristrukturim të burimeve të shoqërisë civile, administratës, prodhimit, komunikimit dhe më shumë nga një ekonomi paqeje – në një ekonomi lufte.
***
Inteligjenca: – është informacion në lidhje me shtetet e huaja, individët ose organizatat që lidhen me sigurinë dhe interesat kombëtare të një vendi. Inteligjenca është të dyja: një proces i përbërë nga kërkesat e informacionit, grumbullimi, përpunimi dhe analiza e informacionit; dhe një produkt; sigurimi i procesit dhe produktit nëpërmjet kundërzbulimit; dhe funksionimin e mbulesës. Inteligjenca, veçanërisht në formën e spiunazhit, ka qenë e zakonshme në luftë që nga burimet e shkruara. Inteligjenca moderne është zhvilluar veçanërisht që nga Lufta e Parë Botërore. Sot, shumica e vendeve në botë kanë shërbime inteligjente shtetërore, të cilat kryejnë veprimtari informative si në vendlindje, ashtu edhe jashtë kufijve të vendit.
***
Operacionet ushtarake ndërkombëtare i kanë rrënjët në periudhën ndërmjet luftërave dhe në Lidhjen e Kombeve, por u përdorën vetëm në një shkallë më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore, kryesisht përmes Kombeve të Bashkuara. Në të dyja periudhat, ideja e bashkëpunimit ndërmjet shteteve ishte parandalimi i përsëritjes së luftës, edhe nëpërmjet përdorimit të mjeteve ushtarake kundër shteteve individuale agresive.
***
Atdheu mëmë, Shqipëria, ka detyrim kushtetues të mbrojë të gjithë shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre stërgjyshore jashtë murit të imponuar, me të gjitha mjetet në dispozicion.
Shqipëri, yt bir është rrufeja dhe, kur gjëmon, dërmon armikun e në gropë e mbulon!
______

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë
Takimi i OSBE-së në Varshavë, respektivisht fillimi i tij, shenjon ripozicionimin e organizatës më të madhe ndërkombëtare të sigurisë. OSBE-ja aktualisht kryesohet nga Polonia. Për këtë takim Varshava me kohë kishte marrë qëndrimin e prerë: nuk duhej t’i jepte vizë ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov. Ky akt shënon jo vetëm ripoziconimin e vet Polonisë në raportet Perendim-Lindje, por si ngjarje dëshmon se, Rusia dhe Perëndimi tashmë janë barrikaduar përballë njëri-tjetrit dhe se Moska po kthehet tërësisht në Lindjen gjeopolitike.
A do ta shoqërojë Serbia Rusinë në këtë marsh gjeopolitik, mbetet të shihet në ditët në vijim?
Nëse tashmë është e qartë se të gjitha strategjitë e hartuara dhe aplikuara nga ana e Shteteve të Bashkuara, “synonin të përdornin metodat e tyre për ta mbajtur Rusinë përballë Perëndimit dhe për ta bërë atë të varur prej
tij,”[1] duke gjykuar se në një fazë të atyre proceseve, në çastin e duhur, ta vendosin Rusinë nën kontrollin e SHBA-ve përgjithmonë dhe nën rregullat e veta, kjo nuk mund të thuhet për Serbinë dhe pozicionimin definitiv të saj.
Megjithatë koha për ripozicionim të Serbisë po afrohet.
Fjalimi tronditës i Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, për konfiskimin e mundshëm të aseteve private dhe shtetërore ruse dhe dorëzimin e tyre në Ukrainë, si dhe për dëshirën për të krijuar një gjykatë speciale për krimet ruse në Ukrainë, bëri jehonë si një bombë me sahat në hapësirën politike dhe mediatike ruse.
Vizita e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Prishtinë dhe mesazhet që ai solli, qoftë në takimin zyrtar që kishte, qoftë përmes intervistës që i dha Radios Europa e Lirë (radio publike amerikane që financohet nga Kongresi i SHBA-ve), dëshmon për ripozicionim të qëndrimit të SHBAve ndaj Kosovës.
Në njërën prej pyetjeve të drejtpërdrejta të gazetares, e cila potencoi faktin se “Qeveria e Kosovës nuk e ka pranuar tërësisht” planin Frëngo-Gjerman, megjithatë ajo ka pohuar se, ai plan, si i tillë, “përbën bazë të mirë për negociatat në të ardhmen”, nëdrkaq fokusi i Qeverisë së Kosovës, siç e përsëritë ajo, është që “njohja reciproke të jetë në qendër të marrëveshjes, derisa për Serbinë duket se është Asociacioni”. Çfarë duhet të ketë në qendër marrëveshja finale? Diplomati Gabriel Escobar përgjigjet shkurt dhe duke lënë mënjanë petkun diplomatik. “Në qendër duhet të jenë integrimet evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.”[2]
Vazhdimi i përgjegjes së Eskobarit po në këtë pyetje, e bën edhe më të qartë arsyen përse ka ndodhur ky ripozicionim amerikan.
Strategjia amerikane e aplikuar në raport me Rusinë, duket qartë, nuk vlenë edhe për Serbinë. Nëse SHBA-të dhe Perendimi, pajtohen me faktin e kthimit të Rusisë tërësisht në “Lindjen gjeopolitike”, këtë fakt nuk e pranojnë dot ende për Serbinë. Prandaj, duket se janë përcaktuar që Asociacionin për komunat me shumicë serbe ta përdorin urgjent si karrotën më të mirë të mundshme për Serbinë!
Shih për këtë Eskobar nuk ngurron ta bëjë publik mesazhin që ua kishte përcjellë zyrtarëve të lartë të Republikës sonë gjatë kësaj “vizite pune rutinore”.
Duket se pala amerikane, ka përmbysur rendin e temave që do të duhej të përfshiheshin në këtë fazë fnale të dialogut. Uashingtoni insiston që pala kosovare të bindet që “fillimisht të nisin me urgjencë diskutimet për normalizim” ndërkaq “deri në prill veçse t’i kemi të nisura diskutimet për Asociacionin”[3].
Mund të tingëlloj ky mesazh si ultimatum, por me këtë gjuhë janë mësuar të flasin Perenditë, prandaj ajo duhet të kuptohet qartë. Këtë stil komunikimi të perendimve me vartësit e tyre sikur e bën edhe më të qartë fjalia në vazhdim:
“Më duhet të jem i qartë, ne do ta kemi Asociacionin, ne do të jemi pjesë e procesit, dhe ai proces duhet të përfshijë Qeverinë e Kosovës. Nëse jo, ne mund ta zhvillojmë atë diskutim me partnerë alternativë…”[4]
Mesazhi i fundit hedhë dritë edhe për arsyet reale përse dy drejtuesit e dy partive tona opozitare (PDK-së dhe LDK-së) kishin vajtur gjatë nëntorit në Uashington dhe kishin zgjatur vizitën për një javë të plotë.
A ishte ky qëndrimi i Presidentit Biden i shprehur në letrën që ai ia dërgoi vitin që lamë pas, konkretisht më 21 prill 2021 [5], presidentes së Republikës, Vjosa Osmani?
Në njërin nga paragrafët e letrës atbotë prsidenti amerikan Joe Biden, potenconte taksativisht:
“SHBA-të do të vazhdojnë t`i mbështesin përpjekjet për sigurimin e paqes së qëndrueshme dhe dialogut produktiv ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe përfundimisht marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim, e cila besojmë se do të duhej të përqendrohej në njohjen reciproke”.[6]
Është e qartë, pozicioni amerikan rreth përfundimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka pësuar ndryshime, duke ju përafruar pozicionit frëng, që është më i afërt me atë serb. Bashkë pretendojnë t’i japin sërish “kohën e duhur” Serbisë për rishikim të politikave të saj ndaj Kosovës.
Ky ndryshim i madhë i qëndrimit politik të SHBA-ve ndaj Kosovës ka të bëjë, përveç me pragmatizmin politik tipik amerikan, edhe me qëndrimin e opozitës sonë dhe një pjese të mirë të të ashtuquajturës shoqëri civile në Prishtinë në raport me Asociacionin.
Në krejt këtë ripozicionim, është me rëndësi të jashtëzakonshme që plani frëngo-gjerman, natyrisht i tumirur nga amerikanët, tek flet për “marrëveshjet me karakter obligativ të Brukselit (fjala është para së gjithash për atë të prillit 2013 dhe gushtit të 2015-ës për Asociacionin, që më pas Parlamenti i pat ratifikuar me urgjencë të paparë!), i lë hapësirë palës kosovare për akomodim të modeleve egzistuese europiane!
Nëdrkaq duke siguruar Kosovën, tok me Ballkanin Perendimor si tërësi, se mbetet “pjesë të komunitetit transatlantik”, Eskobar-i sikur betonon gjendjen reale politike që është një lloj relativizimi i“ndarjeve të brendshme” të mundshme që parasheh plani frëngo-gjerman në raport me vetëqeverisjen rajonale dhe pozicionin e minoritetit serb në Republikën tonë. “Ju, thjesht, nuk jeni pjesë e strukturave formale, por, në çdo mënyrë, ju konsiderojmë si partnerë të rëndësishëm dhe si anëtarë produktivë të komunitetit.”[7]
Përballja gjithësesi do të jetë ndryshe nga ajo e Nolit me falangat e Zogut në dhjetorin e 1924-ës. Fundja, jemi në kohë tjera.
Partneriteti strategjik yni me SHBA-të, sidoqoftë, do të ruhet e kultivohet; është ekzistencial rrjedhimisht nuk do të vihet asesi në pikëpyetje.
A mjafton ky garancion që Kosova mos të rrëshqas drejt modelit të Bosnjës? Vështirë! Prandaj është momenti i fundit që t’i rikthehemi sërish vetëvetes duke mobilizuar forcat krijuese, pa cenuar interesat e partnerëve tanë.
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, që u nënshkrua solemnisht sot në Prishitnë nga krerët e institucioneve të Republikës sonë, e që do t’ia dorëzojhet Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, në Pragë, është përgjigje e përkushtimit të qeverisë dhe popullit tonë për të qenë pjesë integrale Familjes Europiane, të cilës de fakto i takojmë, por edhe pjesë e Aleancës Transatlantike edhe në rrafshin formal.
Kjo marrëveshje duhet shikuar ashtu si edhe është: produkt iaspiratave të popullit tonë për kthim në civilizimin tonë, po aq sa edhe vullnet politik për funksionalizimin e Republikës si gjakim brezash — si shtet të së drejtës, ku do të garantohen liritë e qytetarëve, barazia dhe drejtësia, që janë bazamenti i kryevlerave mbi të cilat është ndërtuar Bashkimi Europian.
Ky akt për Republikën tonë dhe qytetarët e saj, duke qenë në përputhje edhe me planin frëngo-gjerman që do t’jua lehtësojë pesëshes së BE-së të cilat nuk na ka njohur ede, të na njohin, e bën këtë veprim të krerëve të Republikës sot të cilësohet me plot gohjën si historik.
__________________________

Lis Bukuroca
Radikalizmi rus luftohet me sanksione ekonomike dhe armë të Perëndimit, gjersa dëmtohet edhe ekonomia e botës.
Radikalizmi serb luftohet me pezullimin e Kushtetutës së Kosovës dhe me investime të Perëndimit, gjersa dëmtohet shteti ligjor i Kosovës.
Barrikadat ruse duhet të bombardohen, ato serbe nuk duhet të hiqen me buldozer se mund të gërvishten.
Dy pro serb janë ndërmjetësuese të negociatave: Borrel dhe Lajçak, edhe atë, nga vende që nuk njohin pavarësinë e Kosovës.
Profesori amerikan Danijel Server thotë: „Serbia është e humbur për Perëndimin,…“ Citat nga revista e Beogradit „Danas“
Putini paradite kërcënon me përdorimin raketave me mbushje atomike, në mbrëmje thotë se nuk do t’i përdorte kurrë. Të nesërmen thotë se mund t’i përdorë raketat supersonike dhe se Perëndimi nuk ka idenë se çfarë posedon Rusia. Ende pa u harruar ai kërcënim shfaqet përsëri dhe thotë: „Ne nuk kemi thënë kurrë se do të sulmojmë dikë me bomba apo raketa atomike!“
Vuçiqi thotë se serbet e Kosovës nuk do të dorëzohet kurrë, por se ai nuk ka urdhëruar bllokimin e rrugëve, se Serbia do t’i mbrojë dhe në fund, se do të bëjë çdo gjë për të ruajtur paqen. Pastaj thërret Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe tregon se Serbia nuk ka qenë kurrë më e fortë dhe më e gatshme për të mbrojtur serbet. Albin Kurtin e quan terrorist, edhe pse Kurti nuk ka varë asnjë njeri, por Vuçiqi me qindra, apo ka mbështetur dhe duartroket vrasjen e mijëra kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve.
Media radikale serbe e quan Kosovën „Lažna država. Fake State.“ Shtet i Rrejshëm. Millosheviqi i quante terroristë viktimat e veta në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe në Kosovë. Putini i quan terroristë ukrainasit, të cilët mbrojnë shtëpitë e veta nga terrorizmi rus.
Putini urdhëron bombardimin e shtëpive të ukrainasve për të vrarë edhe fëmijë, në mënyrë që nesër të mos bëhen nazistë të rritur. Kjo barbari nuk quhet luftë në Rusi, por „Operacion i Veçantë!“ Kriminelët rus që vriten në Ukrainë, quhen heronj, kurse nënave të tyre u thotë autokrati: „E rëndësishme është se ne të gjithë jemi të vdekshëm se jemi në duar të perëndisë dhe një ditë do të largohemi nga kjo botë. Pyetja është si kemi jetuar!“
Kështu ngushëllon ai nënat ruse gjersa ua vret djemtë!
Kosova nuk është shtet i rrejshëm, sepse është ndërtuar në një copë të zvogëluar të tokës së vet, shtet i rrejshëm është shteti serb, që është ndërtuar në toka shqiptare, boshnjake, bullgare, kroate, rumune dhe hungareze. Pra „fake dhe fuck state“ është krijuar gabimisht dhe në mënyrë kriminele dhe me ndihmën ruse, i zmadhuar disa herë në llogari të fqinjëve. Pasojat e atij ndërtimi, po përjetohet edhe sot.
Sipas Landeszentrale für politische Bildung Baden-Württemberg Serbia i ka 7,08 milion banorë. 83% qenkan serb dhe 17% pakica. Si romë statistika e vitit 2011 i paraqet vetëm 100.000 veta. Diku 1,3% e popullsisë. Organizatat rome thonë se janë 800.000 deri në 1.000,000 në 758 vendbanime nëpër Serbi. Nëse llogaritet edhe 1 milion romë, atëherë Serbia i ka pak më shumë se katër milion serbë dhe diku tre milion pakica. Si janë por manipuluar numrat e romëve, janë ndryshuar edhe të pakicave tjera.
Tani shtrohet pyetja: një shtet me 95% shqiptar qenka i rrejshëm, kurse Serbia me diku 40% pakica qenka shtet jo i rrejshëm, jo fake?
Sidoqoftë një korrigjim edhe profesorit të nderuar Server: Serbia nuk i ka takuar kurrë Europës përnjëmend. Ajo shpirtërisht gjithmonë ka qenë në prehrin e Rusisë dhe gjithmonë ka lehur për të.
Përjashtim bën epoka e Josip Broz Titos, por ai nuk ishte serb dhe nuk ishte i ndikuar nga kisha ortodokse serbe. Me vdekjen e tij mori pushtetin ortodoksia radikale serbe. Ajo kishë nuk beson Krishtin e vërtetë, që ndalonte vrasjen dhe që falte edhe vrasësit e vet, por ajo Kishë Krishtin serb e imagjinon si Hitlerin dhe është frymëzuesja kryesore në masakrimin e popujve fqinj.
Perëndimi më shumë se tri dekada angazhohet dhe mundohet të gjejë një zgjidhje. Problemi i madh është se nga viti 2011 ai nuk po kupton, se askund në botë, nuk gjendet një shembull ku me radikalët mund të arrihet një kompromis. Radikalët kudo në botë ose mposhten ose humbet lufta prej tyre. Demokracia i lufton, i mbikëqyr dhe i burgos. Në Gjermani u arrestuan 25 që planifikonin ndërrimin e rendit politik. Në ShBA po mbahen procese kundër radikalëve të Trumpit, në Kosovë kërkohet mirëkuptim ndaj kriminelëve serb.
Serbet në Kosovë nuk paguajnë rrymë. Në Gjermani ta ndalnin rrymën nëse nuk paguan! Nuk paguajnë taksa, në Gjermani të burgosnin. Serbet mund të armatosen, mund t’i bllokojnë rrugët sa herë të kërkojë Vuçiqi, por policia e Kosovës, shteti i Kosovës duhet të presë ata t’i largojnë vetë, natyrisht pasi të jepet leja nga psikopati skizofrenik i Beogradit.
Ju nuk po prisni të largohen rusët nga Ukraina, por po ndihmoni në dëbimit e tyre, edhe me vrasje. Ndihmoni edhe Kosovën ta dëbojë krimin serb nga Kosova! Mjaftë më me pallavra!
Kosova nuk ka probleme me serbet e Kosovës, por me nacionalistët e Beogradit, që ishin në skenë politike edhe kur u bombardua Jugosllavia. Gazeta „Danas“ thotë se Serbia kështu qe tallur me popullin serb në Kroaci, e pastaj u dëbua, sot të njëjtën po e bën ajo edhe me serbet e Kosovës.
Ju vetëm duhet të na tregoni sesi mund të besohet se një nacionalist radikal si Vuçiqi mund të pajtohen me Kosovën, kur ai kategorikisht e përjashton njohjen, edhe nëse ndërtohet Republika Serbe, që udbashët tanë e quajtën „Asociacion“; për ta fshehur realitetin nga populli!!! Për t’ia paraqitur si fakt të padëmshëm, si klub tenisi apo i shahistëve dhe kështu, kamufluan komuna artificiale nga katundet serbe, gjersa në Luginë, Presheva me 40.000 banorë është shndërruar në katund. Ashtu si edhe Bujanoci e Medvegja.
Nëse Perëndimi dëshiron ta përfundojë këtë turizëm politik, Bruksel-Prishtinë-Beograd e pastaj Beograd-Prishtinë e Bruksel, atëherë kundër Serbisë duhet të zbatojë sanksionet e njëjta që i ka ndaj Rusisë. Kjo do të ndikonte në rrëzimin e qeverisë radikale-nacionaliste, por askund në botë dhe kurrë në histori nuk njihen shembuj, që tregojnë se ekstremistët, mashtrohen për kompromis me përkëdhelje, me mbështetje, me investime. Ata ose detyrohen me sanksione, ose mposhten me bomba.
Lajçaku dhe skuadrës së tij i konvenon negociata të zgjasin edhe nja dy dekada, sepse ata po fitojnë pas çdo suksesi dhe pas çdo dështimi. E pastaj, të bëhemi pakëz edhe serioz, edhe pse bëhet fjalë për politikë: si mund ju lutem të caktohen dy ndërmjetës kryesorë të negociatave nga dy shtete, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës? Meqenëse Lajçak dhe Borrel janë pro serb, atëherë duhen edhe dy pro shqiptarë: një amerikan dhe një anglez, apo një amerikan dhe një gjerman.
Çfarë domethënë tani tallja me kërkesën për 1000 ushtarë serb? Në vitin 2003 i qe refuzuar një kërkesë si kjo Xhinxhiqit, por atëherë Kosova nuk ishte e pavarur. Kërkesa e Vuçiqit, më saktë e psikopatit ekstremist, nuk është tallje me Kosovën, por tallje me Perëndimin, sepse atyre që kanë njohur shtetin e Kosovës, po u kërkon leje për të pushtuar Kosovën. Ky njeri nuk është thjeshtë një idiot, por një skizofren.
Pranojeni konstatimin e profesori Daniel Server dhe pajtohuni me faktin se Serbia nuk dëshiron të jetë Europë. Përforconi ushtrinë e Kosovës dhe problemi zgjidhet vetvetiu, pa luftë. Ekstremistët kuptojnë vetëm fuqinë reale.

Afrim Caka, Gjakovë
(Albini, Vjosa dhe Gervalla janë boshti i patriotizmit, kemi vetëm dy zgjidhje:
“O ta braktisim Kurtin, Vjosën e Gërvallën e t’i përkulemi Grenellit, Vuçiqit, Borrelit, Lajçakut e të Putinit, o të dëshmojmë që meritojmë Atdhe e Shtet!”)
• • • •
1 – VEHBI Kajtazi, pas betimit të rekrutëve të rinj në FSK: “Ka një ministër mercenar dhe një komandant të padijshëm!”.
2 – DARDAN Molliqaj: “Si po i trajtojmë serbët në veri, ngjashëm si na trajtonte Millosheviqi neve!”.
3 – “Prof. Dr”. HYSEN Berisha: “Pres që SHBA-të ta ndalin këtë papjekuri politike, të formojnë ndonjë maxhorancë të re brenda Kuvendit që e përmbyll dialogun!”.
4 – HAXHI Shala: “Formimi i asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet të realizohet patjetër!”.
5 – Dr. mrrr. TIME Kadrijaj: “Kush shkon n’luftë sot për teket e Albin Kurtit”?.
6 – HYSEN Harmonikashi apo kavalli: “Iu bën thirrje partive opozitare të rreshtohen kundër neokomunizmit popullist të Kurtit e Osmanit”.
7 – LULZIM Blaka, zëdhënësi i AAK-së: “Kush je ti Albin Kurti? Dil trego, a je agjent serb”??!!
(Nenad Çanak u deklarua – ajo ishte vetëm një sarkazëm dhe tallje)
8 – Akademik BERAT Buzhala: “Portali i Buzhalkës publikon lajmin e rremë të mediave serbe ku thuhet se Albin Kurti është spiun i Sheshelit, e fshin pasi demantohet!”
(Mirëpo gëzimi dhe dalldia “veshgjatit” nuk i zgjati shumë)
9 – HALIL Matoshi, analist politik, poet dhe akuzues i idealizmit naiv e romantik si “Bajroni”: “Diaspora jonë është e pashkollume, të shkolluemit numërohen me gishta!” Matoshi për zhvillimet e fundit: “A ka kush e mbron Kosovën prej ujqve të mjegullës?”.
Ky analfabet funksional dhe i pangopur – e konsideron veten të shkolluar!!!
10 – TEUTË Rrusta PSD: “Asgjë nuk humbet, çdo gjë transformohet në media dhe kjo analiste e deformuar s’është asgjë tjetër pos ”bukurisë çoroditëse” dhe papagallja e PSD-së e cila u transformua, – përshpëritën buzët e saja të thara nga uria për pushtet”.
11 – “Prof. Dr. Adhamudhi” ARDIAN Kastrati: “Albin ma gërditë politikën dhe të tjerëve!”.
12 – ZANA Avdiu, AKTI i Granit Xhakes, është për turp. Akt prej rrugaçi. Zana mendon qe Xhaka injorant, provincial edhe tuc…
13 – MIRANDA Shala, gazetare në Tvklan: “Cila je ti!” Në emër të kujt flet ti zonja e pakënaqur, në emër të VUCIQIT apo të Zajednicës. Fisnikëria e oborrit të gazetarëve të deformuar dolën në ofensivë për të dezinformuar shoqërinë shqiptare.
14 – LUTA i Hazirit, politikan i LDK-së: “Leposaviqi dhe 17 fshatra të Kosovës duhet t’i jipen Serbisë!”. Të vrafte i madhi Perendi…
Mësuar gjatë shekujve që shumë bij të saj t’ia kthejnë shpinën. Nuk jeni Ju analistë të parët, ndoshta, dhështë Zoti, do të jeni të fundit! Nëna Dardani mundet edhe pa Ju, edhe pa Ju si banalistë siç jeni Ju. Ju. Do të mundet sigurisht, ndonëse me zemër të plagosur, por megjithëkëtë Dardania do të ecë rrugës së ndritur, rrugës së Bashkimit Kombëtar, por unë pyes: Vallë, do të mundeni Ju analistë pa Nënën Dardani???
Asnjë parti opozitare nuk mund të jetojë dot pa ofiçinën e oligarkëve partiakë. Njëlloj si policia e fshehtë, si gënjeshtrat, si shpifjet, si montimet, si zyrat e oligarkëve të tyre është një ndër më efikaset për sigurimin e jetës së tyre politike. Filozofia e tyre si Haxhi Qamilët janë analistët e koncerteve politike, duan:
“Babë Dovletin e Serbisë!”
Analistëte përligjën shprehjet e tyre ‟me gjestet provokuese”, që përdorin gjatë debateve në media. Së bashku me moderatorët e mediave, nxjerrin gjuhën dhe trillojnë rrjedhojat politike që lindën të zhytur në një banjë gjuhe dhe se kjo vjen me pasoja të veçanta për secilin analist. Këtu do të gjejmë edhe pikënisjen për çdo lloj klinike të mundshme intrigash e shpifjes, pa dyshim që e kam për këtë lloj mjegulle acide.
Analistët kanë vetëm dy rrugë! Do të përfundojnë pa kthim në koshin e pesticideve. Analizat e lakuriqëve të natës apo djajtë me veladon. Qytetarët dhe qytetet nën hyqëm t’lakuriqve të natës!!! Në Dardaninë tonë ka përplot analistë, ish ministra e kryeministra që duhet mjekuar, gjykuar e jo votuar, që janë fati i fqinjëve tanë dhe i të huajve, por fatkeqësia jonë. I uroj këta njerëz, këta njerëz nga gjendja ku janë, të kthehen në gjendjen ku duhet të jenë!
“Të bojkotohen këta antishqiptarë! Të thirren në prokurori dhe hetime ndaj këtyre eksponentëve që i mbrojnë interesat e “PDK-së, AAK-së, LDK-së, NISMËS” dhe të ca anëtarëve tjerë: Provokime të rënda antikombëtare…”.
Fatkeqësia e analistëve tanë qëndron në atë se përsëtepërmi flasin e mashtrojnë, fare pak lëxojnë e dëgjojnë dhe nuk arrijnë fare të mendojnë e t’i njohin qëllimet e tyre dhe të oligarkëve të tyre… opozita në Dardani është bërë zëdhënëse e Serbisë, në kritikat ndaj Qeverisë së Dardanisë. Analfabetët kronikë dhe funsksionalë të këtij vendi…
Analistët dhe mediat u shndërruan në vatër infeksioni! Për sa kohë do t’ia prisni mishin Dardanisë në copa, nën klithma korbash? Këta janë drama e disa mediave dhe autokracia e fosilizuar e analistëve! Sot spurdhjakët dhe bijtë e bimbashëve opozitar…
Miq, shikoni çfarë thonë patriotët, komandantët, gjeneralët, kolonelët, kapedanët papagajtë me bateri, patriotët që lobojnë për copëtimin e trojeve shqiptare dhe shkatërrimin e Shqiptarëve. Imagjinoni çfarë qelbësirash sa herë qelbin e të qelbur bie Dardania nga lloj llumrash. Këta nuk e pranojnë se Mitrovica e Presheva janë shqiptare.
Analistët janë mësuar me marrshimet e gjata antikombëtare. Ishin si dyndjet mongole që i sollën shumë prej syresh si në ato pjesën e mediave aziatike në Kore e Rusi. E prej këndej fjalimet e tyre qarkulluan, herë në veri te Radojçiqi e herë te Vuçiqi. “Ju lumte, a paçi faqen e zeze”!
Ca “shqiptarë” sikur s’kanë asnjë aftësi t’i mbajnë mend historitë e kaluara. Mos ta harrojmë të shkuarën që mos të përsëritet më. Jo për ta ringjallur atë kohë, por për të mos harruar se çka ngjau në atë kohë, që jo rrallë solli dhëmbje, dhunime, trishtime, vrasje, barbarizëm, djegie… Ndoshta jo rrallë që ne pamë dhe përjetuam. Rrënjët i gjen tek e djeshmja. Por, gjithsesi, kthimi i kokës pas të ndihmon, gjithashtu, për ta kuptuar më shumë e më mirë historinë tonë të përbashkët. Popujt që harrojnë historinë, janë të destinuar ta përsërisin atë. Ajo që ka ndryshuar është këndi i vështrimit i syve të analistëve tanë.
Fatkeqësia e analistëve tanë qëndron në atë se përsëtepërmi flasin e mashtrojnë, fare pak lexojnë e dëgjojnë dhe nuk arrijnë fare (të kuptojnë filozofinë politike) e të mendojnë e ta njohin politikën e hajdutëve dhe të maskarenjve pse jo edhe (dhëndurët e Serbisë) GRENELLIN, Coloneli francez JACGUES HOGARD që e ndanë Mitrovicën nӫ bashkëpunim me Thaçin e Mustafën, Dullën, Ramën e Batonin etj….!!!
Këta nuk flasin me gjuhën e tyre…
Tani kemi ende shumë për të analizuar e për të përshkruar në lidhje me sjelljet e turmave analistësh. Duhet të nisemi nga konstatimi se një grumbull i thjeshtë analistësh nuk është turmë sa kohë që këto lidhje nuk janë vendosur në të; por duhet të kemi parasysh se në çdo grumbullim analistësh banal prirja për të formuar një turmë deformimesh psikologjike shfaqen shumë lehtë. Duhet treguar kujdes ndaj tyre, pak a shumë të qëndrueshëme, për të studiuar lindjet e analizave të deformuara dhe si të shpërbëhen ato.
Një vend kaq larg zhvillimit moral dhe etik nga fytyrat e rrejshme politike opozitare dhe analistësh. Të gjithë analistët të lumtur nga morti i tyre politik. Pse u lindën analistë? Të lodrojnë çdo ditë në media… Kur flet injoranca, Inteligjenca mbyll gojën, merr frymë dhe buzëqesh!!! “Na janë bërë si qentë e tërbuar”.
Me deklaratat e tyre Kajtazi, Molliqaj, Berisha, Shala, Abdixhiku etj… kanë cenuar identitetin dhe integritetin tonë kombëtar, po të kishte shtet këta analistë duhej të ishin thirrur në Prokurori dhe të jepnin llogari mbi këto deklarata.
“Bojkoti ndaj tyre në mediat televizive është minimalja për këta Haxhi Qamila, pasi po të kishte shtet këta njërëz do ishin thirrur në Prokurori tani dhe të jepnin llogari mbi këto deklarata që cenojnë identitetin, integritetin tonë kombëtar, pasi janë persona publikë dhe nuk mund të bëjnë deklarata të tilla, pasi shqiptarët kanë vuajtur shumë nga lufta e shovinistëve serbë, grekë dhe malazez!”.
Ju, more, jeni analistë apo mullixjinj? Ç’jeni pallangosur, si klaunë cirku. Pra, nuk duhet të sillemi brenda një rrethi të mbyllur. Nuk duhet të merremi vetëm me pasojat që na shkaktoi tardhëtia, korrupsioni dhe armiku. Duhet t’i prijmë ngjarjeve e proceseve e jo të shkojmë verbërishtë pas “tradhtarëve e spiunëve”. Këtë mund ta bëjmë, sepse kemi akademi, universitete dhe të gjitha institucionet shklencore e kombëtare.
Nuk është aspak vogëlsi analfabetizmi juaj të qarkullojë në sallonet më të fuqishme të Dardanisë të “TVklanit, Tv Dukagjini, T7 etj., gjoja në të njëjtin nivel dhe shpesh të të lajkatojnë në përgjithësi të gjithë gazetarët tjerë.

Gani I. Mehmeti
Zeqiri i Hajrizit nga Pakashtica e Podujevës ndahet prej Mulla Ademit dhe e krijon familjen e tij. Nënën e kishte plakë, gruaja e re, fëmijët e vegjël e s’kish kush ia ruan delet. Kujtohet, dhe shkon tek Sherif Kryselica, një plak i urtë, i mençur e shumë punëtor e bëmirës, edhe po i drejtohet:
Edhe këtij Eskobarit, i është tekur në formimin e atij asociacioni të komunave me shumicë serbe, duke menduar se ata do të bëjnë më mirë! Por, po i them këtu, se, ata do të bëhen edhe më keq, do të kërkojnë ndarjen nga Kosova, se ky është qëllimi i Vuçiqit, ky ka qenë edhe qëllimi i Millosheviqit e është edhe qëllimi i Listës Serbe e formuar dhe e dirigjuar krejt nga Vuçiqi.
Njerëzit nuk afrohen mesvetit duke u larguar e duke u izoluar prej të tjerëve, por vetëm duke u afruar, duke bashkëpunuar, duke bashkëqeverisur e duke u hapur njëri ndaj tjetrit.
Desha vetëm t’i tregojë Eskobarit se e ka gabim, se në këtë mënyrë ata nuk integrohen, por ç’integrohen.
Ndryshe, le të garantojë ai se nuk so të kërkojnë të ndahen nga Kosova.

Nga: Pal Idrizi
(Islam Idrizi)
_________
REAGIM këshillues e qe besa çortues ndaj veprimeve të Bekim Jasharit. Pas ngjarjes sa e dhimbëshme në familjen e Jasharëve, në që ishim afër (në emigrim) dhe po merreshim me nevojat e kohës, detyrat karshi atdheut,lindi edhe kjo, vetëvetiu: Në asnjë mënyrë të mos lejohen familjarët e Komandantit, Adem Jashari,çoftë edhe vetëm ta mendojnë kthimin për në atdhe, jo dhe jo në ato rrethana. Kudo e në çdo kohë ishin nëpërcjellëje, vëzhgoheshin nga shokët,në asnjë moment nuk ishin vetëm.Vlen për t’u theksuar përpikmëria e familjarëve të Fehmi Lladrovcit dhe vet ai, ishte edhe ideator për këtë gjë.
Sa e sa herë jemi takuar me Rifatin, Muratin e Bekimin, në atëkohë më thrrisnin bac, edhe pse nuk kishim ndonjë diferencë, megjithatë e bënin në shenjë respeskti,padyshim që lumturohesha. Vinin e shkonin përplot,por, të pakt ishin në atëkohë që ishin jo vetëm të fjalës.Dalloheshim nga shumë të tjerë, sepse puna fliste,prandaj edhe ishte respekti i ndërsjelltë. Me Rifatin jam takuar, por, asnëherë nuk ja identifikuar, gjë që ma ka shprehur edhe përmes telefonit, “përse nuk të njohë”,k’shtu më është shprehur vazhdimishtë! Më shumë kemi komunikuar përmes telefonit,ai (Rifati) më thirrte gjithmonë kur e kishte nevojën. E fundit telefonat që kam pasur me të, ishte kur u martua përsëdyti,përpiqej të justifikonte martesën (gjë që unë nuk isha kundër dhe përse të isha kundër)!
Kurse sot,sot i shohë vetëm në media apo rrjetet sociale! Për Muratin nuk them gjë. Por, për dy të tjerët e sidomos për Bekimin,po. Harrove bacit. Dhe më vjen zor ta them sepse je bir i një familje të madhe, e ajo familje bacit, i përket kombit. Hapat e tu dhe jo vetëm duhet nxjerrësh me shumë kujdes. Edhe pse je me k’të mbiemër,i përket kësaj familje,nuk do të thot se ke të drejtë t’a njëllosësh,ta përdorësh për interesa të të tjerëve që të qojnë përtej kufijve të familjes sonë të madhe-KOMB-. Bota arabe sot??? Na përqesh (bota arabe) dhe jo vetëm që nuk na do,por edhe është këmbëngulëse t’fshijë nga faqja e dheut t’kaluarën tonë të lavdishme, duke e ngulfatur me kazerma gjithandej (ju i quani xhami,kurse unë i quaj kazerma, sepse atë funksion kanë).
Xhami mbi varre të t’parëve tanë, mbi varret e arbërorëve, mbi lashtësin tonë dhe mbi to, mbi to mbjell një gjë që nuk e njehë dhe nuk është e jotja. Dëmë të madh po i bënë vetës. Hiç dorë. Hiç dorë e kthehu familjes. Mos u kap me njerëz të shitur tek Irani apo turku,me njerëz që punojnë për sllavët, me njerëz që janë tjetërsuar,ata nuk njohin më vetvetën, si ky në foto. Pamja si kjo në foto! Nuk të paraqesin ashtu siç thua, “jam Shqipëtar” dhe nuk është vetëm kjo foto,por, janë edhe disa lëvizje tjera zotri, aspak të mira dhe me shije shumë të keqe. Ne bëmë gjithçka që kultura e huaj t’mos e nëpërkëmte vlerat tona kombëtare. Edhe atëherë kur ishim në pozita aspak të mira,ne mblodhëm forcat dhe u ngritëm në mbrojtje të identitetit. Nuk lejuam që familja e juaj t’mbetej thjesht si ajo e Tahir Mehës. Disa këngë aty-ktu,pak rreshta të shkruara diku në një qoshe, sa për të thënë se kishte diçka dhe më pas u harrua! Kjo gjë nuk donim të ndodhte edhe me juve. Gjithçka bëmë që historia t’mos përsëritet. Aktivizuam të gjitha forcat,në kushte të jashtëzakonshme për t’i dhënë familjës së Adem Jasharit, bashkëluftetarëve të tij,vendin e merituar.

Me këtë pamje, po na nënverësoni neve,historinë, por edhe më rënd, familjen tuaj. Po i jepni një pamje trishtuese,rrënqethëse ngjarjeve dhe kjo është e pafalshme. Brezave të ri që p vie do godas edhe më shumë se sa ky shkrimi im që është këshillues e çortues mes shokëve. Nëse nuk reflekton dhe kërkon falje publike,k’tu i ndajm rrugët tona. E di se për ty, tani nuk jam askushi, siç mendojn edhe disa të tjerë që kan zgjedhur rrugën e nënvlerësimit e të lakmisë, por, unë jo.Jo dhe kurrë s’ka për të ndodhur.
Pal – Islam Idrizi, më 11.12.2022 në Ingolstadt.
Nga Nora Kalaja, Nju Jork
Me 10 dhjetor 2022 artisti i shquar shqiptar Kastro Zizo (Klevis Bega) ka marrë çmimin madhor “Artisti i Vitit 2022” në Uashington DC.
Me kërkesë të Senatorit të nderuar Charles E. Schumer, flamuri Amerikan u valvit në ndërtesën e Kongresit Amerikan në Uashington DC më 10 dhjetor 2022 me rastin e Ditës Botërore të OKB-së të Drejtave të Njeriut, duke nderuar artistin Kastro Zizo (Klevis Bega), Artisti i Vitit 2022.
Zyra e senatorit Schumer nderon artistin Kastro Zizo (Klevis Bega), Artisti i Vitit 2022 “për arritjet e jashtëzakonshme dhe kontributin e tij të rëndësishëm në artet krijuese në Evropë dhe SHBA. Me festimin e Ditës së OKB-së për të Drejtat e Njeriut 2022, ju përgëzojmë për avokimin tuaj për dinjitet, liri dhe drejtësi, veçanërisht për të rinjtë në Shqipëri dhe në mbarë botën”.
“Te vlerësohesh me një çmim të kësaj lartësie është mikluese, por nderi dhe krenaria vinë me njohjen dhe mbështetjen që njerëz të mëdhenj, i japin punë së një njeriu të dalë nga një vend i vogël si Shqiperia!” u shpreh Kastro Zizo.
Kohët e fundit, mediat prestigjioze amerikane kanë përfolur për suksesin dhe arritjet artistike, dhe jo vetëm të artistit të njohur Kastro Zizo. Revista amerikane NY Glamour Magazine e quan baba i rrokut urban dhe sensacion internacional që ka influencuar gjenerata në Shqipëri e më tej. Gjithashtu është emëruar “Artisti më me ndikim në 2022” (Most Influential Artist of 2022) nga revista NY Elite Magazine.
Kjo është hera e dytë që Kastro Zizo nderohet me çmimin “Artisti i Vitit” në karrierën e tij, për vitin 2022 në DC dhe më parë për vitin 2010 si “Artisti i Vitit” nga Zhurma Video Music Awards në Kosovë.
Përveç kontributit në historinë e muzikës dhe këngëve shqiptare, artisti i madh Kastro Zizo ka lënë gjurmë edhe në shoqëri. Nëpërmjet organizatës jofitimprurëse “E ardhmja ime, e tashmja ime”, Kastro Zizo promovon të drejtat e të rinjve nëpërmjet organizmit dhe nxitjen e veprimtarive rinore. Themeluar në Tiranë në 2020, organizata krijon mundësi për edukim joformal, zhvillim dialogu, fuqizimin e rinisë, veprimtari artistike, kulturore, dhe sociale.
Në nëntor 2022, organizata “E ardhmja ime, e tashmja ime” ideoi projektin “Kasketa” realizuar në bashkëpunim me Youth Tirana dhe me mbështetjen e Kongresit Rinor Kombëtar. Projekti kishte për qëllim promovimin e pikave turistike të Shqipërisë, afrimin e turistëve vendas dhe të huaj, si dhe shërbeu si një aksion komunitar për mirëmbajtjen dhe pastrimin e ndotjeve urbane.
Një aktivitet tjetër me rëndësi i shoqatës është “Ura Fest”, një aktivitet kulturor dhe artistik që afron të rinjtë e talentuar pranë muzikës, për të realizuar ëndrrën e tyre. Projekti u realizua me sukses në bashkëpunim me shoqatën “E ardhmja ime, e tashmja ime”, Bashkia e Tiranës, dhe qëndra multimediale Ten, me krijues artistik Kastro Zizo dhe VinSmoker, dhe juri Alban Kondi dhe Indrit Topi. (Instagram @imeeardhmja, @kastro_zizo_)
“Mendoj se të rinjtë janë motorri që do të na çojë në botën e së ardhmes, ndaj ne duhet të bëhemi trampolina e tyre sot në mënyrë që ata të jenë e ardhmja jonë nesër! Është e rëndësishme të punojmë sot për të hedhur themelet e botës ku do të rriten fëmijët dhe nipërit tanë dhe kë themele janë padiskutim të rinjtë e së tashmes,” shtoi artisti Kastro Zizo.
***
Kastro Zizo honored with “Artist of the Year” Award in Washington DC
By Nora Kalaja, New York
On December 10, 2022, the renowned Albanian artist Kastro Zizo (Klevis Bega) received the biggest award “Artist of the Year 2022” in Washington DC.
At the request of the Honorable Senator Charles E. Schumer, the American flag was flown over the US Congress building in Washington DC on December 10, 2022, in remembrance of the UN World Human Rights Day, honoring Kastro Zizo (Klevis Bega) Artist of the Year 2022.
Senator Schumer’s office honors artist Kastro Zizo (Klevis Bega) as the 2022 Artist of the Year, “for his exceptional achievements and significant contributions to creative arts in Europe and USA. In celebration of 2022 UN Human Rights Day, we commend you for your advocacy for dignity, freedom, and justice, especially for the youth in Albania and around the world.”
“It is a great privilege to receive an award of such high caliber. I am very honored and proud to receive recognition and support from the honorable senator Schumer. I am very appreciative to be seen as an artist coming from a small place like Albania. Art has the power to change the world,” said Kastro Zizo.
Recently, many prestigious American media have talked about the success and artistic achievements of the famous artist Kastro Zizo. NY Glamor Magazine called him the “father of urban rock” and an international sensation who has influenced generations in Albania and beyond. Kastro Zizo was also named the “Most Influential Artist of 2022” by NY Elite Magazine.
This is the second time that Kastro Zizo has been honored with the “Artist of the Year” award – in 2022 in DC and previously in 2010 by Zhurma Music Video Awards in Kosovo.
In addition to his immense contributions in the Albanian music and songs, the great Kastro Zizo has left a mark in Albanian society. Through his non-profit organization “My future, my present,” Kastro Zizo promotes the rights of youth through advocacy and organizing activities. Founded in Tirana in 2020, the non-profit organization creates opportunities for youth in education, dialogue activities, youth development, arts, culture and social issues.
In November 2022, the organization “My future, my present” (E ardhmja ime, e tashmja ime) organized the “Kasketa” project, in collaboration with Youth Tirana, and support from National Youth Congress. The project aimed to promote Albania’s tourism and to attract local and foreign tourists. The event was also a call for community action to clean up the city areas and to protect the environment.
Another important activity that the non-profit organized is “Ura Fest”, which is a cultural and artistic activity that brings talented young people closer to music, to make their dreams come true. The project was organized in cooperation with the Tirana Municipality and the multimedia center Ten, with artistic creators Kastro Zizo and VinSmoker, and the jury comprising of Alban Kondi and Indrit Topi. (Instagram @imeeardhmja, @kastro_zizo_)
“I believe youth is the driving engine that will take us towards the future. Therefore, we have to become their instrument today so they can be our future tomorrow. I believe in the work that I do in building our youth for the future. It is important to create the foundation in this world for our children so they can be the next generation leaders,” added Kastro Zizo.