Kreu Blog Faqe 1158

Forcat opozitare kosovare, politikisht me afër  Listës Serbska dhe Beogradit, se me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin! 

0

Shkruan: Luan Dibrani  

Opozita e Kosovës në krye te PDK Memlushi i Krasniqit, ne krye te LDK Lumni Abdixhikun  si dhe ne krye te AAK Ramush Haradinajn , sikur  po qojnë  ujë në mullirin e armikut  me s ‘postimin e tyre  si përkrahës dhe  bashkëpunëtor të fortë me “Listën Srpska” dhe politiken aktuale te Beogradit dhe Moskës  për me e rrezua “Qeverinë Kurti”!. “Kjo u pa edhe sot në Kuvendin e Kosovës me rastin e  bojkotimit  nga partitë opozitare  kosovare diskutimin i Presidencës  Vjosa Osmanit. Prandaj  krijohet dyshimi se forcat opozitare  kosovare politikisht janë më afër  Listës serbska dhe Beogradit se me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin”!   

Forcat opozitare  kosovare politikisht me afër  Listës serbska dhe Beogradit se me Albin Kurtin e Vjosa Osmanin! 

PDK,LDK ,AAK, Nisma ,PSD  dhe Lista Serbska  me disa forca tjera evropiane  kundër  Albin Kurtit dhe Kosovës !!! 

S’ka dilemë bëhet fjalë për bashkimin e opozitës sonë me Vuçiqin, Ramën dhe Listën Srpska,Putinin dhe disa forcave evropiane kundër Albin Kurtit dhe qeverisë së tij .E akuzojnë Albinin dhe e  fajësojnë vetëm pse nuk i lejon liderët e opozitës ta vazhdojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivelin e dikurshëm te bashkëpunimit  për ta plaçkitur   Kosovë.  Opozita e sotme  ne ish pushtetin paraprak kishim analfabetë kriminelë dhe kuislingë, mashtrues e skandaloz karagjozësh politik!. 

Ata  mbështeten  te heshtur Brukselin,dhe programin  anti shqiptar te koordinuara nga Beogradi me Moskën dhe pa e kundërshtuar dhe sugjeruar kurrë  ne parametrat  e interesit tonë kombëtar!?. 

Ata promovuan dhe përhapjen organizimin e krimit  “ekonomiko -politik në dëmin e  Kosovës”. 

Bojkotimin  e institucioneve të Kosovës nga  pakica serbe mezi kanë prit një shans si kjo aktualja qe me shume i japin krah  Serbisë se sa forcave tona  politike  qe te shpëtohet  Kosova  nga rrudhja  e mëtutjeshëm  fale kuislingëve  e barinjve politik të dhunshëm. 

Përpjekja e sjelljes nga qeveria e Kurtit  sundimin e ligjit  është duke i munduar 

ata qe e keq qeverisen  vendin për 20 vjet , ata qe e vodhën dhe e legalizuan “KRIMIN” dhe Korrupsionin dhe u pasuruan ne mënyrë te paligjshëm duke e prekur  gjepin e popullit!. 

Opozita Kosovare se bashku me ish partinë  e “Listës serbe” dhe me Vuçiqin  e Beogradit dhe me Putinin  e Moskës  , po shihet haptas se janë rreshtuar  kundra “Qeveris  Kurti, për ti vazhduar pazarllëqet e veta  me ish okupatorin sllav ne demin tonë? 

Fale  vigjilencës  se popullit Opozita e bashkuar  nge tri partitë  aktuale dhe me ish !Listën serbe!  nuk munden ta arrijnë numri e 61 votave, qe ta rrezojnë ! Qeverinë Kurti 2. 

Populli është duke i vëzhguar dhe nuk han bar por do tu qet te koshi i plehraveju si parti PDK-në,LDK-në dhe partine  e Ramush Hradinajt , siç e qiti PSD-ja dhe Nisma,  të cilat selinë e kanë te kontejnerët e mbeturinave. 

Cila është porosia e Juaj e vërtetë Z. Christopher Hill?

0

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq me ambasadorin e SHBA-s në Beograd, Kristofer Hill-in

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. Z. Ambasador Hill A do të thotë kjo se: Qeveria amerikane (meqë jeni përfaqësuesi dhe njohësi më i mirë i “tregimit” mbi Kosovën) dëshiron t’i “ritestoj” (lexo; pse jo edhe kërcënoj!) interesat e saja në Ballkan!?

Çfarëdo përgjigje tjetër që do jepeshit, do e kuptoja sikur në Serbi të kishte një qeveri demokratike, e jo autokrate si është kjo e Aleksandër Vuçiqit! Të ua përkujtoj për një moment faktin që Serbia, as në vitin 1999 s’kishte më pak aleat, se sa që ka sot! Tani, si ka mundësi gjithë ky miklim e koketim që po i bëhet Serbisë dhe Presidentit (ish ministrit gebelsian të propagandës së ish qeverisë së kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq) të saj?

2. A do të thotë kjo se; Qeveria Amerikane ka interesa (që ne të”vdekshmit”, nuk i dimë dhe nuk i kuptojmë?!) gjeopolitike e gjeostrategjike të krijoj aleancë tê re me Serbinë, vetëm shkaku i shpresës së “shkurorëzimit” nga Rusia?! Nëse, Ju personalisht bëni një kalkulum e algoritëm të këtillë, ta dini që e keni gabim. E keni gabim, sepse, po kjo; Serbi, sot për sot dhe në këto rrethana, s’ka shanse, t’i ankohet as OKB-së (sepse, thjeshtë, kriza në veri të Kosovës nuk është globale po kontinentale); s’ka shanse t’i ankohet as BE-ne (sepse, thjesht nuk është anëtare e saj); s’ka shanse, t’i ankohet as NATOS- së (sepse, nuk është anëtare e saj). Atëherë, shtrohet pyetja (miqësore e kureshtare) se përse bëni deklarime të tilla, kur e dimë që të gjithë, se; viti 1999 ishte viti fundit që shkeli këmba e çizmes serbe në Kosovë. Vit ky kur Nato (lexo: Amerika) bashkë me UÇK-në, e çliruan Kosoven nga zgjedha e ekstremizmit dhe terrorizmit shtetërorë serb!?

Z. Ambasador, Ju besoj që e dini, sepse, shqiptarë ua kanë dëshmuar këte, që; SHBA-s, edhe për një milion vite jete aleat më të besueshëm, më lojal, e më miqësor nuk do mund të gjej.

3. Meqë, Serbia me “lojën e dy karrikave” de facto dhe de jure arriti ta izoloj plotësisht veten shkaku i Rusisë dhe Kinës. Z. Ambasador, dhe derisa ajo është e rrethuar në gjitha anët me anëtarët e NATO-s, Unë (si sociolog i globalizimit) kam bindjen se; shumë më dobiprurëse për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor; JANË SHTRIRJA E PLOTË E SOVRANITETIT SHTETËROR TË KOSOVES MBI GJITHË TERRITORIN E SAJ, se sa; KTHIMI I (1000, një mijë) USHARAKËVE SERB!

Por, nëse keni menduar që ideja e Juaj për kthim, në një të ardhme ta afërt do të vlejë edhe për Luginën e Preshevës… Ju padyshim që do e keni MIREKUPTIMIN tim dhe gjithë kosovareve.?

APEL solemn pas shpalljes së Gjergj Kastriotit edhe hero i popullit grek, nga ana e Qeverisë së Greqisë

0
Mathieu Aref, pellazgolog, Paris
_________
A P P E L solemn!
Me ritmin e sulmeve greke (të të gjitha llojeve) jo vetëm kundër kulturës sonë, shqiptarisë dhe origjinës sonë, por edhe faktit të përvetësimit të heroit tonë kombëtar Gergj Kastriot Skenderbeu (siç është bërë për Aleksandrin e Madh, Pirron II (Burri II), siç bëri për Epirin me bashkëfajësinë e romakëve pas pushtimit nga ana e tyre të Greqisë në -146 p.e.s.) kjo ende nuk ka mbaruar sepse Greqia do të doje të përvetësoje (aneksoje) jugun e Shqipërisë…vetëm e vetëm sepse ka ORTODOKSË !
Me ritmin që po shkojnë gjërat, deri ku do të shkojnë mashtrimet dhe manipulimet historike të Greqisë që kanë filluar në shekullin 8/7 para erës sonë dhe që nga fundi i shekullit të 19-të me historianët modernë të fundit të shekullit të 19-të që kanë konsideruar si grek nje qyteterim parahelen i uzurpuar nga Pellazget pas shekullit VIII para ezrës sonë….??
Për t’u përballur me çdo eventualitet, Shqipërisë do t’i duhet të armatoset moralisht, historikisht, kulturalisht, madje edhe nga nevoja ushtarakisht kundër veprimeve shumë të mundshme të grekëve në të ardhmen. Bashkëpunëtorë në këtë kthesë jomiqësore, agresive, historike dhe kulturore që po marrin liderët grekë dhe populli grek në përgjithësi kundër identitetit pellazgo-shqiptar : së pari Akademia e Shkencave e Tiranës dhe mbi të gjitha thuriferët e një politike të turpshëm pro greke e disa shqiptarëve të shitur për çështjen greke dhe për Bashkimin Evropian dhe që padiskutim sjellin rrëmujë në mullirin e grekëve të cilët pohojnë, pa asnjë provë të prekshme, asnjë një argument bindës apo ndonjë referencë të verifikueshme se PELAZGJET NUK JANË PARADHËSIT TË SHQIPTAREVE por vetëm ILIRIT!!! Ata ua lanë derën hapur grekëve që shpejt do përfitojnë nga kjo sa çelin dhe mbyllin sytë !
Tani NE Shqiptarët dinjitoz dhe patriotë që mbrojmë një identitet dhe sovranitet kombëtar të pakundërshtueshëm, një origjinë stërgjyshore të padiskutueshme dhe të panegociueshme… NE Shqiptarët të dashuruar me atdheun tonë dhe paraardhësit tanë prestigjiozë kërkojm solemnisht (në emër të një të Vërtete historike të pakundërshtueshme për të cilën luftoj më shumë se pesëdhjetë vjet) qeverisë shqiptare të reagoje, të sfidoje dhe të denoncoje njoftimin e bërë zyrtarisht nga Greqia se GJERGJ KASTRIOTI i quajtur SKENDERBEU është HERO GREK ! Nëse autoritetet qeveritare shqiptare nuk reagojnë dhe dridhen para këtij njoftimi, ato do të konsiderohen NGA HISTORIA SI BASHKËPUNËS I NJË KOSPIRACIONI, UZURPIMI dhe PËRVETËSIMItë tillë.
https://www.youtube.com/watch?v=8bIHhJrh6LY
YOUTUBE.COM
Georgios Kastriotis – The Greek-Serbian National Hero of Albania

Kur xhelozia i kalon kufinjt e normales, deri aty sa prishë cilësinë e jetës, është patologji

0
Lule Alidema, psikologe klinike, Prishtinë
____________
Mendoj se, nëse i shpërfaqim problemet, i diskutojmë mund të janë edhe formë parandalimi sikurse i sëmundjeve mendore dhe organike ashtu edhe problemeve tjera.
Asnjë gabim nuk ndodhë rastësisht, e as me qëllim, andaj si i heshtur as nuk largohet e as ndryshohet.
Deryrohem ta shpërfaqë, ta them hapur si problem i theksuar, me qëllimin që rastet e tilla të trajtohen deri në ndryshim gjendje.
Jo të rralla janë rastet kur gratë (mosha të mesme)më drejtohen të kërkojnë ndihmë se si t’ja bëjnë, çfarë të ndërmarrin, si të sillen ndryshe etj, në raport me bashkëshortët e tyre që problem serioz e kanë xhelozinë ekstreme nga bashkëshortët e tyre.
Xhelozia deri në ekstreme është patologji dhe duhet trajtohet.
Nuk e mohoj se, xhelozia është e shprehur edhe te femrat, mirëpo bazuar nga rastet cilat lajmërohen janë gratë ato që paraqiten më shumë ose troç e them se gjithmonë janë gratë.
Dmth, në bazë të ankesave të tyre dalloj se në shoqërinë tonë ende kemi të bëjmë me numër të madh të individëve me xhelozi patologjike.
Ajo çka më tepër e thellon problemin qëndron te ajo se thuajse asnjë burrë nuk binden për sjelljen e tyre, vazhdojnë të besojnë se janë në rregull edhe pas gjithë atij presioni që u bëjnë grave të tyre pa i kursyer edhe prezencën e fëmijëve.
Dhe, si pasojë e mendimit të tyre se kinse “ata janë burra” dhe se sjellja e tyre “ashtu duhet të jetë” (për ta ruajtur gruan), ata refuzojnë të vizitojnë psikologun.
Gjitha rastet e grave që më janë paraqitur ju kam kërkuar të vijnë bashkë me burrin të konsultohemi, mirëpo një gjë e tillë ka qenë e pamundur, nuk pranojnë burrat e tyre të vijnë ta diskutojmë sjelljen dhe raportin e tyre gatise të shkatërruar si pasojë e xhelozisë së sëmurë apo patologjike.
Dmth, deri sot asnjë burrë nuk pranoi të vjen në konsultime së paku ta diskutojmë nëse ai po gabohet apo gruaja po e keqkupton.
Nga vetëm biseda e shkurtër që kam zhvilluar me gratë, dalloj se bashkëshortët e tyre kanë xhelozi patologjike.
Theksoj, janë mosha të mesme e mesme e lartë, e që personat e tillë paraqesin rrezik jo vetëm për gruan, familjen por edhe për shoqërinë.
Shumëkush në shoqërinë tonë xhelozinë ia mveshin dashurisë, kinse nga dashuria u buron ajo xhelozi.
Unë them JO, aty ku ka dashuri, nuk ka xhelozi patologjike, mund të ka një sasi të lehtë xhelozie por jo në ekstreme deri në patologji.
Mes një bashkëshortësie poqëse nuk ekziston, besimi, mirkuptimi, e arsyetimi i ndërsjellë atëherë aty nuk ka bashkëshortësi reale dhe të shëndoshë.
Me xhelozi nuk mbahet e as ruhet lidhja martesore, në të kundërtën zbehë deri në fund, e shkatërron edhe po atë ndjësi që kishte e ka.
Xhelozia patologjike nuk është gjendje normale për njeriun e shëndoshë, dhe gjithmonë ka një arsye.
Shkaktar të mundshëm të kësaj gjendje mund të janë:
•Çrregullimet psikologjike (vetbesim i ulët, paknaqësi me veten, frikë, psikozë-prirje për ti besuar vetëm mendimit të vet, obsesione deri në kompulsione, prirje e mendimeve negative, depresion, çrregullime seksuale deri në disfunksion (pasojë e çrregullimeve psikologjike), paranoja, iluzione deri në halucinacione etj.) që i pamundësojnë njeriut gjykimin e drejtë apo vizionin e qartë
* Sëmundjet organike që mund të janë pasojë për disfunsksion seksual
* Keqtrajtimi dhe pasojë e fëmijërisë (personalitet i keqformuar)
* modeli i trashëguar i sjelljes nga prindërit
* Paknaqësia ose mospërmbushja emocionale (mungon ndjenja, si pasojë e martësës bazuar në arsye interesi, apo edhe zbehjes ndër vite)
* Zhgënjim apo përvojë jetsore nga ndonjë lidhje ose e dështuar ose e dëshiruar
* Mundësi e jetesës dyfisht, arsye (personit xheloz), (gruaja ose burri shihen pengesë e lidhjes tjetër).
15.12.2022

Qeveria greke e shpall Skënderbeun “hero kombëtar grek”

0
Lavdinë dhe emrin e Skenderbeut janë përpjekur gjatë shekujve e deri në ditët tona ta përvehtësojnë shumë vende ballkanike, duke pretenduar se i përket këtij apo atij populli tjetër ballkanik. Por nuk ka ndodhur kurrë që një qeveri e një shteti tjetër ballkanik ta shpallë zyrtarisht Skënderbeun hero kombëtar të shtetit të vet. Për herë të parë ndodh kjo nga qeveria greke, e cila e shpalli tani Skënderbeun “hero kombëtar grek”.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Jashtëme të Greqisë në datën 30 nëntor 2022 është botuar mesazhi i urimit që ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, i çon ambasadores së Shqipërisë në Athinë me rastin e Festës Kombëtare të Shqipërisë. Në mesazh thuhet tekstualisht: “Skënderbeu është hero kombëtar i dy vendeve tona”.
Është hera e parë që Athina zyrtare, qeveria greke, shpall se Skënderbeu është hero kombëtar grek. Dendias ia transmeton qeverisë së Shqipërisë në rrugë diplomatike verdiktin e ri historik grek për Skënderbeun si qendrim zyrtar grek dhe si fakt të kryer. Diabolizmi diplomatik grek jo rastësisht ka zgjedhur Festën Kombëtare të Shqipërisë për ta njoftuar vendimin grek.
Ajo, që duhet të tërheqë vëmendjen, është fakti që pretendimin zyrtar e shpall shefi i diplomacisë greke, i cili në këtë rast nuk bën histori, por bën diplomaci. Qëllimisht është zgjedhur ministri i jashtëm të zyrtarizojë publikisht pretendimin se Skënderbeu është hero kombëtar grek. Nuk ka shpallur deri tani Greqia dhe qeveria greke se heroi kombëtar i Rusisë, heroi kombëtar i Serbisë apo heroi kombëtar i Bullgarisë është edhe hero kombëtar grek. Duke e thënë vetëm për Skënderbeun e Shqipërisë, ministri i jashtëm grek bën diplomaci me qitje të largët ndaj Shqipërisë. Diplomacia greke synon që t’i japë historisë së Shqipërisë, kombit shqiptar dhe heroit tonë kombëtar, statusin e pronësisë së përbashkët të të dy shteteve.
Diplomacia greke punon me strategji afatgjata në drejtim të Shqipërisë. Në sirtarin e saj ndodhet projekti i vjetër dhe i ri i aneksimit gradual të Shqipërisë, i formësuar qysh para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me marrëveshjen e krijimit të federatës Greqi-Shqipëri të nënshkruar nga përfaqësues të të dy palëve në vitin 1907.
Greqia detin na e mori. Mori edhe Himarën. Tani na mori edhe Skënderbeun. Alarmi në Shqipëri duhet të jetë i madh. Nuk jemi para një lajthitje të një historiani apo të një rapsodi popullor grek. Është ministri i jashtëm grek, që e shpall qendrimin zyrtar se Skënderbeu është hero kombëtar grek. Ndërkaq hesht diplomacia shqiptare, hesht qeveria shqiptare, hesht Akademia e Shkencave dhe historiografia e realizmit socialist.
Qeveria dhe institucionet zyrtare shqiptare janë të lumtura që “marrëdhëniet me Greqinë janë të shkëlqyera”, pavarësisht nga çmimi i humbjes së integritetit territorial tokësor dhe detar dhe i humbjes së historisë kombëtare. Fundja le të sakrifikohet edhe Skënderbeu për hir të integrimit me Greqinë.
_____
* Autori është veteran i diplomacisë shqiptare. Jeton në Tiranë.

Pse Grenell kërkon që Hashim Thaçi të lirohet nga burgu? 

0

Sinan Kastrati

Sinan Kastrati, Suedi

Ish udhëheqja jonë ishte e mërzitur sikur të iu kishin mbytur ”gjemitë 1*) në det” 

Vazhdon nga numri i kaluar ”Lesh e li, leshi u bë lëmsh”, Drini.us, 14 Dhjetor 2022 në rubrikat: ”Dossier, Mendime” 

Nga Arkiva ime (4) 

Është e pakuptueshme, ” pakuptueshme”, fjala më e butë, pse Grenell dhe politikanët serb kërkojnë që Hashim Thaçi të lirohet nga qelitë e burgut të Hagës. 

Diplomati Amerikan Richard Grenell për Hashimn flet si për një burrështeti e supermen 

”Po, mendoj se është e tmerrshme që të ndalohesh në këtë mënyrë. Nuk e di se çfarë ndodhi me siguri, por ajo që mund të të them është se në atë pikë të negociatave, Thaçi kishte marrë vendime të mira për të vendosur paqen. Ishin vendime të mira, por edhe të ashpra, ishim në rrugën e duhur. Pas më shumë se 20 vjetësh, Gjykata Ndërkombëtare nxori diçka, por momenti kur e bënë ishte skeptik dhe i tmerrshëm. Bota Perëndimore duhet të kthejë sytë pas dhe të thotë: “Diçka nuk po shkon. Dikush është duke luajtur me politikën.” Do të bëja thirrje për çdo përfaqësues perëndimor, qeveri, agjenci për të punuar fort dhe për të nxjerrë Thaçin nga burgu. Është e papranueshme që ta mbash në qeli kaq gjatë, pa akuza të qarta” (Grenell: Perëndimi duhet ta nxjerrë Thaçin nga burgu”, Reporteri, 03/03/2022 | 07:21 

”Grenell: Nuk ka akuza për Thaçin, Perëndimi duhet ta nxjerr nga burgu. Gjyqit i vjen era politikë”, (Gazeta Express, 02/03/2022 23:21) 

“S’pranova me nda Kosovën, Hashim Thaçi më akuzoi në sy të fëmijëve”, News 24,  August 30, 2022 

“Akademiku amerikan David Phillips ka deklaruar për BIRN që Presidenti Hashim Thaçi i kishte kërkuar atij që të përgatiste një studim që do ta përkrahte shkëmbimin e territoreve në vjeshtën e vitit 2018. 

”Phillips ka folur për BIRN më 7 qershor 2020 rreth dy kërkesave që Thaçi i kishte për të gjatë kohës që po punonte për MPJ-në. “Gjatë vjeshtës së vitit 2018, Hashimi [Thaçi] më kërkoi që të shkruaja një punim ku do të argumentoja që Gjykata Speciale është jolegjitime”, deklaroi ai. “Unë e refuzova këtë kërkesë”. 

Phillips tutje tha që “ai po ashtu më kërkoi që të përgatisja një punim në përkrahje të shkëmbimit të territoreve”. “Unë nuk besoj që ndarja është në interes të Kosovës dhe kurrë nuk do të bëja diçka që nuk është në interes të Kosovës, prandaj e refuzova”. 

Pse po iu lëmë gjeneratave të reja sherrin që na e mbolli Hashim Thaci. Ai deshi ta ndaj Kosovën dhe kjo është katërcipërisht e vërtetë. 

E vërteta tjetër është se Isa Mustafa sa ishte kryetar qeverie, i shkoi pas Hashimit dhe u pajtua për çdo gjë madje edhe për shpenzimet e avokatëve, që është jo e moralshme që të iu paguhën biletat e udhtimit dhe fjetjes për familjarët nëpër hotelet luksoze. Kjo i kushtoi Kosovës më shumë se 14.000.000 milion euro kur popullsia në Kosovë jeton në varfëri dhe pret ndihma nga të afërmit në Mërgatë e ata, në vend të jorganit, mund të mbulohën me euro. 

Këto duhët të ndalohën nga kjo qeveri dhe ky kuvend, mos të paguhët asnjë metelik për Hashimin, Jakupin, Kadriun, Rexhep Selimin dhe të tjerët. Ata, kanë pasuri dhe vetëm atherë kur ta shesin pasurinë (që shihët me sy e preket me dorë) shtepitë, tokën e paret nga bankat, aëtherë shteti i Kosovës, duhët ti paguaj nga 1 avokatë (jo nga 4). 

”Jo Grenelli, por Hashim Thaçi është varrmihësi i Kosovës” 

Lajm.co,  11/04/2020 (Shkruan: Xhafer Shatri) 

 1*) GJEMI f. 

Anije; barkë e madhe me vela. Vinin gjemitë me ushtarë (me mall). 

* Rri sikur i janë mbytur gjemitë rri shumë i brengosur e i zymtë. 

Nga Arkiva ime, opinione të publikuara më herët në Bota Sot 

“Çlirimtarët” që po vrasin Kosovën 

SINAN KASTRATI, Bota Sot, 13 JANAR 2018 NË ORA: 11:10 

https://www.botasot.info/opinione/819386/clirimtaret-qe-po-vrasin-kosoven/ 

 

Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli 

Edhe pse e vjedha këtë titull nga një gazetar i njohur shqiptar, Mero Baze, u sjella e u pshtjella nuk gjeta shprehje më të mirë se sa kjo dhe hiç s`po ja ndërroj vendin. 

Megjithate, unë u bana burrë e kallxova drejt nga kush e mora ndërsa profesorët e fakulteteve (disa po kopjojnë librat e gazetat e huaja e po bëhen alamet shkenctarë) e politikanët, po na vjedhin edhe të ardhmen e fëmijëv tanë e nuk po kallxojnë, derisa “po zihen me kapresh për dore” se tjetër nuk kanë çka marrin veç ne marrshin “sugjukin” e langojëve e zagarëve. 

Disa herë jam kritikuar nga disa kalemgjinj pse po e futi fjalën ”çlirimtarë”, “çlirim”, “luftë”, ”konflikt”,“hero”, “veteran”, ”viktimë” etj. në thonjëza kur kam folur e shkruajtur për “luftën” e fundit, 1998, 1999. 

Po si ta quaj ndryshe kur për ata që flas e shkruaj, jo ushtarët e thjeshtë dhe kurrsesi për Familjen e Mixhës Shaban, djemëve, Hamzës e Ademit dhe shumë të tjerëve që e ujitën tokën e Kosovës me gjak e shkuan me nder, por për të ashtuaquajturit kamandantë e shtabin e tyre të Rognerit. Këta kanë luftuar në thonjëza. 

A s`është kështu? 

A ka thënë Hashim Thaqi, “kam qenë larg frontit të luftës” dhe kam “luftua”.  Pra, jashtë dhe mjeteve të informimit të huaja, u flet ndryshe kurse brenda flet ndryshe. 

–Deri kur do ti mshef Hashimi këmbët e gjarpërit? 

-Deri në ditën e Sulltan Nevruzit? 

Diçka më i “kujdeshëm” është Kadri Veseli edhe pse edhe ai ka fillua ta humb durimin duke iu thënë deputetëve “Ma hangshi … “, “Kam me ju rras SHIK” etj. 

Parfullat “Me Ramushin kryeministër”!, “Ramush jep dorëheqje”! 

Ajo që e karakterizoj javën që e po e lëmë pas ishte pikërisht një emision në TV-Klan-it të Baton Haxhiut me një të burgosur, Shkumbin Mehmeti. Është shumë interesant se pse bash tash kur kemi shumë “varrë të pambyllura”, siq është demarkacioni, pastaj gjykata speciale, asociacioni i komunave serbe, na del edhe kjo “e papritur”. Si duket Kosovën duan ta bëjnë me shtatë varrë, si Gjergj Elez Alinë. 

Që të mos ndalem te “Shkumbini”, sepse ai thot ato që fliteshin “vesh më vesh” në popull për të vrarët dhe porositësit e vrasësve, si vëllezërit Haradinaj (Ramushin e Dautin), vëllezërit Kelmendi (Ibrahimin e Qerimin) dhe të vrarët, Tahir Zemajn, Sebahate Tolajn, Enver Malokun etj. në asnjë vend nuk i përmend Hashimin, Kadri Veselin, Xhavit Halitin, Rexhep e Sylejman Selimin, Sami Lushtakun, Sokol Bashotën, Sabit Gecin, Fatmir Limën … sikur don ti “amnistoj” ata që dorën në zemër janë si janë si “Sheh Miza”, pa asnjë “shibel”. 

Një tjetër “muhalife” që e lexova në shtypin tonë ishte edhe Donika Kada-Bujupi, deputetja më zhurmaxhi e cila kërkon dorëheqjen e Ramush Haradinajt. 

Kjo Donika, e cila s`ka kurrfar morali në politikë, bashkë me disa të tjera, Ganja, Gaxherri etj. ishte më e zëshmja viteve të fundit me parullën: Me Ramushin kryeministër”! 

Tash, Donika, stafetën ia ka dorëzua Time Kadrisë. 

Dua ta përshëndes edhe “shokun Albin” me “Grusht”! 

Kur është në pyetje, vendi i kryetarit të një partie apo në një institucion, as “vetëvendosje” nuk ndryshon nga partitë tjera. Edhe Albini është një produkt i dalë nga mbeturinar sllavo-komuniste dhe partia apo “lëvizja” qysh kanë qef ata me i thënë, nuk dallon nga partitë ekstreme të majta dhe shumë të rrezikshme. 

Për një “m…t” të një gruaje nga Vushtrria, Vetëvendosje don me u nda ne dy apo tre grupe dhe ate, vetëm “sebepi” i një “muti”. 

Çka do të ndodhte sikur në Vetëvendosje të kishte ndodhur sikur në pdk-në e Hashim Thaçit? Ata kanë luajtur K… edhe me amerikanët dhe janë mirë boll. Kudo janë ata, si hithat. 

Të gjithë menduam se kur u zgjodh Visari, “vizionari”, Albini tregoj se aty ka “demokraci”, ani pse s`kish kundërkandidat. 

Edhe kjo ndodh në Kosovë. Në Rusi pritet që Putini të rikandidohet për president të Rusisë sepse ia lejon kushtetuta ruse. Sa herë ti teket e ndryshon nga një “nen”. 

Në Kosovë në kohën e Titos, më kujtohet një shprehje, për “Sugjukin e Prizrenit”, “Ndrroja emrin e ngritja çmimn”, përdorej për ndonjë sugjuk të ndonjë qyteti tjetër që nuk shitej. E sugjuki i Prizrenit, shitej si krypa. 

“Me epshin e tyre kanë helmuar ujin e shenjtë dhe kur ëndrrat e tyre të ndyra i quajtën gëzim, edhe fjalët i helmuan.” 

Ja kështu Sokrati i cili kishte ndjekur disa mësime të shkurtra, të sofistëve të asaj kohe, kishte kapur ajrin e rrallë që ishte në një lartësi të pa përshtatshëm për të, ishte ajër i rrallë i cili ia helmoj mushkëritë e tij. Dhe helmi i tij u përhap përmes të folurit, në mes të Athinës, në Agora. Nietzsche me sy shqiponje e pa këtë helmim dhe gjeti mënyrën se si t’i shmangej këtij helmimi: 

“Jeta është burim gëzimi; por, atje ku pinë plebenjtë, i helmojnë të gjitha puset.” 

Edhe ne shqiptarët kemi pasur sofistë 1*), Marin Barletin (apo Bardhecin” e Marin Becikemin …. ) 

Çka do të ndodh javëve të ardhshme në Kosovë? 

Edhe për këtë do të dëgjojmë ndonjë “aforizmë” nga kush tjetër, pos Ramushit, “Veç mu tek, mi ja rrit rrogën vetit (shën. i aut.). 

Ishalla nuk i l`shon Zoti se politikanët tanë, qysh e kanë marrë me yrysh, edhe ajrin kanë me na ndalur e kajmet ka me u ba.  

1*) SOFIST m. 

  1. hist. Emërtim i një grupi dijetarësh në Greqinë e lashtë, mësues të filozofisë e të gojëtarisë, që dalloheshin për arsyetimet e holla, të mbështetura në logjikën formale, por që më pas braktisën çdo parim dhe përpiqeshin me mënyra të rreme të mbronin ose të rrëzonin njësoj si të vërtetën e të drejtën, ashtu edhe të shtrembrën. Sofistët grekë të shekujve IV-V para erës së re.
  2. keq. Ai që përdor sofizmat për ta paraqitur si të vërtetë diçka që duket qartë se është e rreme. Arsyetime prej sofisti.

SOFISTIK mb. 

Që mbështetet në sofizma, që përpiqet ta paraqitë si të vërtetë diçka të rreme. 

Arsyetime sofistike. 

SOFISTIKË f. 

Përdorimi i sofizmave në një arsyetim për ta paraqitur si të drejtë dhe të vërtetë diçka që është e gabuar dhe e gënjeshtërt në thelb; tërësia e arsyetimeve që përdoren për këtë qëllim. Zëvendësimi i dialektikës me sofistikën. 

Kur “presidenti” rren e shpif 

SINAN KASTRATI, Bota Sot, 20 TETOR 2018 NË ORA: 12:45 

https://www.botasot.info/opinione/967874/kur-presidenti-rren-e-shpif/ 

Kuvendi në gjumë e qeveria po flen!  

Pra kishte një liri të fjalës e të shtypit, më shumë se sa sot me Hashimin e … Ramushin. 

Në vitet 1970, deri më 1981, shtypi, RTP, Radio e Televizioni në Kosovë ishin deri diku të lirë, krahasur me vitet e mëparshme. Rilindja, si e vetmja gazetë e përditshme në Kosovë ishte e bollëkshme, e pasur me rubrika nga Kosova, Ballkani e Bota. Në faqet e saj mund të gjeje shkrime nga më të ndryshmet. Më të lexeshmet ishin ato tema që na vinin nga Shqipëria. Po kush nuk dinte për I. Kadarenë, D. Agollin e Fatos Arapin? Kjo ishte treshja e gjeneratës më të frytshme pas asaj plejade që tash “plakeshin”, gjenerata në mes të dy luftërave (Luftës së Parë dhe të Dytë botërore), Fan Nolit, L. Poeadecit e Migjenit), dhe të Shuteriqit, Sh. Musarajt. V. Kokonës, Dh. Xhuvanit, S. Spasse etj. 

Rilindja shkruante e nuk ndalej edhe për ata që vinin pas Agolliti, Arapit e Kadaresë, treshja tjetër me Xhevahir Spahiun, Skender Bucpapajn e Hamit Alinë (unë do të shtoja edhe Zija Celën, Sylejman Krasniqin, Agim Gjakovën, Adem Istrefin etj). 

Pra kishte një liri të fjalës e të shtypit, më shumë se sa sot me Hashimin e … Ramushin. 

Ishte e ndaluar të flisje e të shkruaje kundër Titos, Socializmit Vetåeqeverisës e Politikës së Mosinkuadrimit. Këto ishin tri tema të ndaluara. 

Rilindja, shpesh shkruante edhe për tema “Tabu” që në Shqipërinë socialiste as që guxonin me i përmend, si emrat e tribunëve, atdhetarëve që kishin dhënë kontribut në fushën e dijeve të ndryshme si në arsim e kulturë, letërsi e art por edhe në fushat tjera.   

Ndërsa shtypi i Tiranës sidomos gazeta e përditshme që ishte organ i PPSH-së, “Zëri i popullit”, jo vetëm që nuk “flisnin” por edhe kur flisnin, sikur e harronin kontributin e shiptarëve të Kosovës për ATDHEUN, për luftën për çlirim kombëtarë, letërsinë e kulturën që ishte krijua në Kosovë në vitet më të vështira, me Esad Mekulin e më vonë edhe me Hivzi Sylejmanin, Mark Krasniqi, Anton Çettën etj. 

Është për të ardhur keq por në Historinë e Letërsisë të botuar në Tiranën që edhe ne në Kosovë e përdornim si tekst të domosdoshëm, nuk kishte asnjë poet e studjues nga Kosova. Po përmendi një rast, Rexhep Qosja e kishte “ngjallur” A. S. Drenovën- Asdrenin dhe nuk kishin thënë as edhe një fjalë se jo më Gjergj Fishtën apo Mithat Frashërin që përvec që ndillnin vrerë kundër tyre, tjetër nuk dëgjohej e shkruhej. Ata madje edhe Nexhmije Pagarushën e Ismet Pejën i quanin me emra ofendues, si “Nexhmije Magarica e Ismet Pela”. 

Në pjesën e parë të Historisë së Letërsisë Shqipe, Folklori shqiptar, nuk kishte asnjë këngëtarë shqiptarë nga Kosova që nuk ishin të panjohur edhe për elitën shqiptare, sidomos studjuesit, si Zihni Sako, Qemal Haxhihasani etj. E Ata ishin Salih Bajram e Feriz Ramadan Krasniqi nga Vll. Drenofci i Malishevës, Tahit Drenica e Hashim Shala, Dervish Shaqa e Bajrush Doda e shumë e shumë të tjerë, që sipas vetë këngëtarëve, thuhet se dinin deri në 500 këngë (Salihi e Ferizi). 

Kjo “mund” të arsyetohet me kohën si në Shqiperinë Socialishte që më tepër interesohet për “Internacionalizmin proletar” dhe Jugosllavinë “Vetëqeverisëse” e te “Painkuadruar”. 

Po sot, qysh jemi? 

Kjo është më e dhimshme sepse Hashimi do të deklaronte vetë se nëse do vinte në pushtet, do ta merrte modelin e Shqipërisë, si pushtetin më të mirë. Fjala ishte për Fatos Nanon dhe veglat e tija, sistemin ish komunist dhe partinë socialiste. 

Po rren, po rren, po shpif 

Kështu tha disa herë “presidenti” i Kosovës disa herë në Rubikon të KTV-së që është programi mjaft i shikuar. 

Hashimi, nuk është se nuk i kuptonte pyetjet por nuk e lente moderatorin që ti bëjë pyetje, si ajo për Gjergj Dedajn e sigurisht edhe të tjera të ngjashme. 

Po të ndodhte kjo me një shtet normal, ai do të largohej vetë ose do ta largonin. Në Kosovë kjo nuk ndodh sepse të gjitha organet vendimnarrëse janë kapur nga “(pu)shteti”, pra nga Hashimi, që të kuptohet më mirë: Gjykatat, edhe ajo “kushtetuese”, prokuroria e policia janë politike, çka nuk duhej të ishin përndryshe si ka mundësi që “i pari i shtetit” e “shkel” kushtetutën me të dy këmbët dhe askush nuk reagon? 

Raste të tilla ka sa të duash sa tash edhe sikur të shkruhet e verteta ose jo, Hashimi vazhdon ecjen e tij nëpër “oazë”, pa therrë në këmbë. 

Prokuroria e Kosovës është dashur të ngris aktpadi kundër Hashim Thaqit. Ai edhe dy nga më të “afërmit”, Gjergj Dedajn e Veli Bytyqin, i ka “ndalua” në Qirez të Drenicës. Fjala “ndalua” është fjalë “e re”, në vend të fjalës “arrestua”, “burgos”, “heqje lirie” etj (shen. i autorit) 1*) .  

Në shkrimet e mia të mëhershme unë kam shkruajt për Hashim Thaqin dhe për disa nga viktimat e Hashimit. I kam shkruajt edhe “prokuror” Millakut. Asgjë nuk kam thënë më tepër se sa ajo që mu ka thënë për Hashimin. E ajo është e vërtetë. Edhe Serbia e ka lidhur Sllobodan Millosheviqin dhe të lidhur e ka dërgua në Hagë. 

E tash po shtoj edhe këte se Hashimi është personi numër 1 që I ka kërcnua që nga Presidenti Ibrahim Rugova e Kolonel Ahmet Krasniqi e deri te deputetë, kryetarë e aktivistë të LDK-së nëpër komuna. 

E keqja tjetër është se partia “demokratike” e përkrah Hashimin ani pse kishte mjaft e bile më tepër se sa duhet skandale, të njohura tashmë edhe si “Pronto”.   

A janë të mjaftueshme për prokurinë “e shtetit” që të kërkoj arrestimin e Hashimit për të gjitha keto që “fliten” e shkruhen për Hashimin? Kur një kryetar shteti dhe një kryeqeveritar akuzohen për vrasje, keqtrajtime, kërcnime e vjedhje (Hajni). Ata jo vetëm që nuk largohen nga skena politike e shoqërore por as falje nuk kerkojnë. 

Rasti më I freskët për mua është ai i Vafsije Krasniqit që Hashimi e “dekoroj”,  “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e dekoroi sot Vasfije Krasniqi – Goodman, kosovaren e cila përjetoi përdhunimin nga forcat serbe në prill të vitit 1999 dhe pak ditë më parë doli të flasë publikisht për të.” 

Vafsija, nuk është dashur të pranoj një “dekoratë” të tillë por është dashur të kërkoj me ngulm që Hashimi ta kishte vënë në “rend të ditës” kur i ka pranua bisedat “teknike” me Serbinë, si kusht me qenë edhe “Të dhunuarat, të pagjeturit, dëmet e luftës dhe … një kërkim falje”. 

Me këto nuk përfundojnë të këqijat e Kosovës, me Hashimin. Ai vazhdon me “Korrigjimin” e tij që është bërë hit. Vec Linda Morina ende nuk i ka këndua kësaj iniciative. “Thaçi: Korrigjimi i kufirit me Serbinë, nuk ka nënkuptuar ndarjen e Kosovës” apo “Thaçi: Korrigjimi i kufirit i jep fund konfliktit të gjatë me Serbinë”. 

Kur të bân shelgji rrush e geli voe, Lugina i bashkangjitet Kosovës. 

Për këto aq shumë është folur sa më vjen keq për popullatën e Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit. Nëse ata I besojnë Hashimit, çka nuk besoj atherë unë po iu them atyre se gjelat kanë me iu bërë ve (voe). 

1*) Në fjalor, e gjeta fjalën NDALUAR mb. “Që nuk lejohet të përdoret a të shfrytëzohet (zakonisht me urdhër a me ligj); që nuk lejohet të bëhet. Libër i ndaluar. Zonë e ndaluar për kullotje. Me udhë (me rrugë) të ndaluar. Me mjete të ndaluara. Bashkëjetesë e ndaluar. drejt. Është e ndaluar. 

Mollë e ndaluar shih te MOLL/Ë,~A. 

Shih edhe: ndal ndalues ndalk ndalë ndarë ndalimqarkullim ndaras ndalem”. 

Ramush, prej nga je ti? 

SINAN KASTRATI, Bota Sot, 16 DHJETOR 2017 NË ORA: 07:41    

https://www.botasot.info/opinione/805276/ramush-prej-nga-je-ti/ 

Ramush Haradinaj: LDK i la pa kurrgjë fëmijët e Presidentit Rugova 

Ia punësojnë dhëndrrin (Ramushit e Dautit) pa i pyetur, aq sa s’ta bën hesap kush për kryeministër. 

Kështu e ka kur s`të pyet askush, edhe nëse je ”zot shtëpie”. 

Ramush Haradinajt, i vjen mirë që të gjitha partitë janë bashkuar për të ndryshuar qeverisjen e keqe të LDK-së në Istog e i vjen keq që Isa Mustafa i ka lënë pa asgjë fëmijët e Presidentit Rugova. Ai nuk ndalet duke iu qajt ”hallin” fëmijëve të ish presidentit Ibrahim Rugova. 

”Shikoni si ia kanë punët fëmijët e presidentit, a u kanë mirë me lanë djalin pa kurrgjë, pa send; për vete nuk janë pa kurrgjë”. 

Merre me mend kryeministri ”i jonë”, nuk kujdeset as për familjarët e vetë, sepse hallin e ka se si ta ndihmon popullin e t’i rehatojë të tjerët. 

Ramushi as që e ka ditur se burrin e motrës ia kanë marrë në punë. Ai për ketë kishte marrë vesh nga mjetet e informimit (?). 

Ramush, a ta merr mendja se të beson kush për këto që t’i po thua për dhëndrrin dhe Ukën, djalin e Ibrahim Rugovës?   

Pse ti Ramush pse nuk e more Ukën si zëvendës kryeministër sikurse që e more Dardan Gashin? As Dardani nuk i marrë votat e as nuk ka qenë ”i angazhuar” në asnjë parti politike qysh se kur e kanë lënë ”Listën”. Edhe ashtu nuk ishte bërë kiameti pse ish shtu ”edhe ni lugë”, s`ish marrë vesh për në njeri ”s`i ke, si s`ke”. 

Po Teuta Rugova ku është Ramush?  A nuk është ajo motra e Ukës? Teuta, deputetja “e LDK-së” që këto 100 ditët e tua si kryeministër, s´e pam asnjëherë në Kuvend. 

Për Mendimin nuk dua me folur as edhe një fjalë. Ai i ngrati veç pakëz ishte si zëvendës ministër në qeverinë e Mustafës. 

Ramush, shty me brryla e punëso sa të mundesh se njëherë të vjen “vera kah dera”. 

Fëmijët e Ibrahim Rugovës, Uka e Teuta kanë me mbetë gjithmonë fëmijë e ti merri për dore, bashkë me dhëndërrin tënd e me Dardanin ”theju qafën” në ndonjë vend në qeveri, Kuvend apo dikund tjetër. Mos ”e harro” Astritin e Nexhat Dacin, gjeju edhe atyre ndonjë punë! 

Je i vetmi kryeministër që nga Hashimi, Bajram Rexhepi e prapë Hashimi e Isa që më së shumti je ”kujdesur” për ”fëmijë” dhe familjen e Ibrahim Rugovës. 

Këso kryemintër i duhet Kosovës që mendon edhe për të tjerët, për ”fëmijë jetima”, pa shtëpi e kulm mbi kokë e familje skamnorësh. Në fund të fundit nëse edhe kryeministri nuk interesohet me i ndihmuar këto shtresa të popullsisë, kush duhët tjetër? 

Punët tjera i ke ba fet, veç merru me punë t`huaja. Të kuptoj se ke dhënë shumë premtime e ke folur shumë fjalë të mëdha për demarkacionin, për vizat e për ushtrinë, por mars meseci vjen sa hora që t’i iu premtove ”myhybit” tënd se edhe para Marsit 2018 Kosova do ushtrinë ”FARK-un”, pardon, FAK-un e vizat. 

Para teje, disa vjet më parë, Hashimi i ka thënë të njëjtat fjalë. Ai ka shkuar edhe më ”larg”, deri te ”Molla e kuqe” duke thënë se nëse nuk bëhemi me ushtri deri në fund të vitit 2017, kam me dhënë dorëheqje. 

Vallahi Ramush, kur është puna te dorëheqja, këtu ti e Hashimi ”i hani fjalët”. 

Ti së pakut nuk the si artaku yt, Hashimi. Mirë ke thënë edhe ti e ai se ndoshta edhe ti bëhesh kryetar, pas Hashimit, hiç s`i dihet. Po nuk ke faj se karriga e kryeministrit dhe e kryetarit është e butë dhe mban ”burrat ” deri 300 okë. 

Ramush prej nga je ti s`e harrova e ku po jetojmë ne? 

 Malmö, 15 dhjetor 2022    

sinan.kastrati@hotmail.com  

Trepça Dardane, poezi nga Atdhe Geci

0

TREPÇA DARDANE

Poezi nga Atdhe Geci

Në Trepçë është  palca e Kosovës

qenia që t´ardhmen ma përcakton

le të çmendet tigri i luftës  e  lufta

Trepça dardane, Ilirinë s´e mohon.

Në të dielat e arit dhe të argjendit,

në të hënat e shiut dhe t´metaleve

u vetëlindë  zinku, plumbi dhe ari

dhe kristalet me florire të Trepçës

Hapeni ballinat e faqeve  të tokës

të shihni feldspathet, e manganin,

në të  reshurat  midis  vullkaneve

u  vetëlindë  ari, Trepça dhe opali

Qahen thëngjillet, floriret e tokës,

qahet humusi, Ibri dhe molibdeni

betejat me hartat serbe vazhdojnë

të vrasin Kosovën, Trojën e lirisë!

Fol  gjuhë  e  lashtë  e  kësaj toke

Trepça  e  Kosovës  prindin  e  di,

Në Trepçë Kosova e  ka një emër.

Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!

Reciprociteti si vlerë treguese e barazisë

0

nga: Kasam SHAQIRVELA, shkrimtar nga Shkodra 

Opozita në Republikën e Kosovës, sipas reagimeve të saja, duket se më shumë i intereson për pushtetin e saj sesa për shtetin e Kosovës. Partitë politike në Kosovë nuk kanë nivel politik shtetëror por e kanë atë nivel të udhëheqjes me shtetin që manifeston afinitete bajaktarizmi i koncentruar në lobim klanesh dhe militantësh politikë paçka se me këtë dëshirë për pushtet dhe vetë formën e tillë të qeverisjes dëmtohet rëndë shteti, pakësohet teritori, plaçkitet ekonoma shtetërore (shoqërore)…, e rëndësishme është vetëm egoja e tyre të kënaqet që, ata, përmes pushtetit ta kenë mundësinë të marrin pangopësisht nga e përgjithshmja dhe ta fusin në xhepin e vet të grisur që nuk mbushet kurrë.

Siç bënë këto dy dekadat e fundit.

Dhe, po të kishin ndjenja për shtet, ata, do të dilnin në krah të mbrojtjes së gjithë teritorit të Republikës së Kosovës si shtet i Pavarur dhe Sovran në tërë teritorin e tij, pra edhe të Veriut të Mitrovicës dhe jo siç kanë dëshirë do injorantë ta quajnë  Mitrovica Veriore ….sepse një gjë e tillë nuk ekziston ngaqë Mitrovica është një qytet me pjesën veriore ku ndikimi dhe kontrollimi në teren, i Serbisë, është prezent si dhe me pjesën jugore ku kanë ndikim e kontrroll strukturat shtetërore të Kosovës ndërsa ndërkombëtarët që janë present në Kosovë ata vetë le ta thuan haptas se për cilin opsion janë; për atë legjitim dhe Sovran të Republikës së Kosovës, të pranuar ndërkombëtarisht, apo për invadimin serb në zonën e veriut të pasur me xehe.

Sepse, një shtet që pretendon të mbrojë të drejtat e pakicës së tij kombëtare në një shtet tjetër duhet së pari t’ua garantojë po ato të drejta një pakice tjetër kombëtare që jeton në shtetin e saj.

Pra le ta dijnë mire dilitantët politikë se ky teritor nuk është as i Presidentit aktual apo të mëparshëm e as të ardhshëm dhe as i Kryeministrit aktual apo të mëpërshëm e të ardhshëm…, por është i shtetit që thirret njësoj, për të gjithë banorët e tij, kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht; Republika e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran..!

Prandaj edhe duhet të mbrohet nga të gjithë pa marrë parasysh përcaktimet politike, bindjet partiake , besimet fetare, përkatësitë nacionale,…pra ,të gjithë qytetarët(shtetasit) e Republikës së Kosovës duhet, në rastin e dhënë, t’i dalin zot vendit të vet..që udhëheqet nga udhëheqësit aktual e legjitim të shtetit të Kosovës të dalë nga vota e lirë në zgjedhjet në nivel local dhe nivel republican(qendror) …

Të gjithë ata që veprojnë në dëm të kësaj kauze, dëshmojnë, padyshim, kolaboracionizmin me Kolonën e 5–të instaluar në Kosovë, qëmoti,  në të gjitha planet apo rrafshet e jetës si ai: ekonomik, politik, ushtarak, policor, arsimor, kulturor, historik, gjuhësor, fetar…etj..!  

Le ta dijnë mire të gjithë, si nga brenda si nga jashtë se, nuk ka dhe s’mund të ketë teritor që vlen më shumë apo teritor që vlen më pak, nuk ka dhe s’mund të ketë  gjak njeriu që vlen më shumë dhe gjak njeriu që vlen më pak, sikurse që nuk mund të ketë as jetë që është e vlefshme dhe jetë që s’është e vlefshme…?!

Prandaj dhe arsyetohet reciprociteti si vlerë treguese e barazisë.  

© K. Sh. 

A mundemi ta çlirojmë veriun pa ndihmën e ndërkombëtarëve?!

0

Florim Zeqa 

Sikur ta kishim fituar vetë luftën më Serbinë, nuk do të dilnim humbës as në kohë të paqes!

Por, problemi qëndron pikërisht në faktin se ne nuk ishim të zotët ta fitojmë luftën, andaj na u desht ndihma e SHBA-ve, përkatësisht e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-s.

Veriu nuk u nda sot, por 23 vjet më parë

Mirëpo, edhe pas 78 ditë bombardimesh të caqeve serbe nga forcat ajrore, hyrja e forcave tokësore të NATO-s u bë e mundur vetëm përmes marrëveshjes së 9 qershorit të vitit 1999 në Kumanovë.

Se cila ishte ajo marrëveshje dhe çka përmbanë, e dinë vetëm gjeneralët e NATO-s dhe ata serbë. Krejt çka flitet dhe përshpëritet rreth asaj marrëveshje janë spekulime mediatike dhe të kafeneve, ngase ne shqiptarët nuk ishim pjesë e asaj marrëveshje!

Megjithatë, produktet e asaj marrëveshje i shijuam në vijimësi dhe po i shijojmë edhe në ditët e sotme, filluar nga vendosja e forcave ruso-franceze mbi Urën e Lumit Ibër, ku nga ajo kohë dhe deri në ditët e sotme e kemi të ndarë qytetin e Mitrovicës në veçanti dhe veriun e vendit në përgjithësi!

Nga ajo kohë e deri më sot, nuk njihet asnjë përpjekje serioze e institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe e qytetarëve për bashkimin e pjesës së ndarë 23 vite e gjysmë më parë!

Aksionet sporadike, përkatësisht veprimet e kohëpaskohme nga qeveritarët tonë asnjëherë nuk ishin serioze dhe të përgatitura për ta çuar deri në fund misionin e bashkimit të Mitrovicës dhe veriut si tërësi!

Pas çdo aksioni policor kanë ndodhur tërheqjet nga veriu, tërheqje më pasoja fatale (vrasje dhe plagosje të policëve) dhe dëme materiale (djegie dhe shkatërrim të pikave kufitare), të cilat gjithnjë janë pasuar me barrikadim të pjesës veriore nga bandat kriminale.

FSK-ja më lak në fyt

Edhe përkundër faktit se në pushtet e kemi një qeveri me kredibilitetin më të lartë qytetar, kemi Polici të përgatitur mirë dhe Ushtri në strukturim e sipër, prap se prapë mbeten të pamjaftueshme për çlirimin e veriut nga bandat kriminale serbe!

Pse?

Sepse për kalimin eventual të Ushtrisë (FSK-së) në veri të vendit kërkohet miratimi apo leja nga organet kompetente ndërkombëtare, përkatësisht KFOR-i (NATO).

Andaj, edhe përkundër gatishmërisë eventuale për ndërhyrje në veri e kemi të pamundur shkaku se në mes i kemi forcat e KFOR-it si e vetmja forcë mbrojtëse dhe garantuese e sovranitetit të shtetit tonë sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së!

Elitat politike sado të ngritura dhe përgatitura qofshin, nuk janë ato që e mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e Republikë së Kosovës.

Janë trupat e uniformuara të ushtrisë të cilat në rrethana normale i dalin zot vendit.

Edhe pse kemi President(e), ajo nuk e ka fuqinë ekzekutive të Komandanit Suprem të Forcave të Sigurisë së Kosovës shkaku i mandatit të KFOR-it si e vetmja forcë mbrojtëse e paqes mes palëve në konflikt!

Pra, ruajtja e sigurisë dhe mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit të shtetit tonë është në dorën e ndërkombëtarëve, nuk është në dorën e institucioneve të Republikës së Kosovës, përkatësisht të FSK-së!

Nëse liderët shtetëror e mendojnë se janë të zotët t’i largojnë barrikadat dhe ta çlirojnë veriun e vendit në përgjithësi, duhet të kërkojnë mandatin nga KFOR-i.

Mirëpo, paraprakisht kësaj kërkese duhet të bëhen llogaritë mirë, se a jemi vërtetë të përgatitur për një përballje eventuale ushtarake me Serbinë! Ngase më pas, gjërat mund të ndryshojnë rrënjësisht. Nuk ka më poste dhe privilegje nga politika, ka luftë për jetë a vdekje deri në fund!

“Pataten e nxehtë”, të bartur nga njëra qeveri në tjetrën siç duket një ditë do ta gëlltisim të gjithë së bashku, për shkak se bashkësia ndërkombëtare është lodhur me ne, përkatësisht me liderët kosovarë fjalëmëdhenj e punëpak, të cilët interesin e shtetit e ndërlidhin gjithnjë me interesin personal dhe anasjelltas! Ndërkombëtarët nuk të falin asgjë. Andaj druaj që do të marrim vetëm atë që e kemi merituar, dhe mund ta humbasim atë për të cilën nuk kemi punuar për 23 vjet ne paqe!

Në Washington nderohet Fondacioni Biberaj

0
Nga Frank Shkreli

Në një njoftim të datës 13 Dhjetor, 2022, Këshilli Amerikan për Arsimin Ndërkombëtar About | American Councils me qendër në Washington njoftoi se, javën që kaloi, i ka ndarë Fondacionit Biberaj,  Çmimin për vitin 2022: the “Visionary Award in International Education”, për mbështetjen e tyre të rëndësishme të Bursave të Studimeve Master dhe Internship (MIP). Çmimi nderon organizatat ose individët që japin kontribute të rëndësishme dhe që tregojnë një angazhim të jashtëzakonshëm në mbështetje të arsimit ndërkombëtar,- thuhet, ndër të tjera, në njoftimin për media të organizatës “American Councils for Interrnational Education”. Ashtu si edhe Fondacioni Biberaj, fituesit e çmimeve të kësaj organizate, shërbejnë si frymëzim për komunitetin tonë duke çuar më tej mundësitë për studentët, për të zbuluar përvoja të reja të të mësuarit dhe të zhvillimit profesional të tyre,- theksohet më tej në atë njoftim.

Pak histori: Fondacioni Biberaj Inc, i themeluar si organizatë jo-fitimprurëse në vitin 2017 në Sh.B.A, ofron mundësi arsimore për studentë të kualifikuar me origjinë shqiptare, që jetojnë në Ballkan, për të marrë asistencë bursash për studime në programe bachelor dhe master, që çojnë në një nga diplomat përkatëse, në kolegjet dhe universitet e Shteteve të Bashkuara.  Në vitin 2017, Fondacioni Biberaj filloi bisedimet me Këshillat Amerikane dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), për t’u ofruar profesionistëve të rinj shqiptarë dhe udhëheqësve të ardhshëm shqiptarë, një mundësi unike zhvillimi në një sërë fushash profesionale, duke përfshirë bujqësinë, administratën e biznesit, shkencat kompjuterike, shëndetin publik dhe administratën publike, nëpërmjet programit Master dhe Internship (MIP).

Buta Biberaj pranon në emër të familjes Biberaj, Çmimin e lartë the “Visionary Aëard in International Education” nga përfaqësuesja e kësaj organizate, Lisa Choate

Duke pranuar Çmimin në emër të Fondacionit Biberaj, Buta Biberaj, Prokurore në Qarkun Loudon të shtetit Virxhinia falënderoi Këshillat Amerikanë për ndihmën, që kanë dhenë, “për të bërë realitet vizionin e familjes tonë për dhënien e mundësive studentëve shqiptarë për të ndjekur studimet e larta post-universitare në Shtetet e Bashkuara.”

Prokurorja shqiptaro-amerikane në shtetin Virxhinia, Buta Biberaj, u shpreh në emër të familjes dhe të Fondacionit Biberaj se, “Shpresa e familjes sonë është që studentët shqiptarë të diplomuar, e që përfitojnë nga këto bursa, do të mësojnë dhe do të marrin më të mirat nga përvoja e tyre në Amerikë që të kthehen në Shqipëri, ku t’i mbjellin ato përvoja si të thuash si farën e mirë, të cilën do e shohim të rritet me kohë dhe pastaj të çmohet si diçka e vlefshme, nga e cila do të përfitojë mbarë kombi shqiptar”,- citohet të jetë shprehur Buta Biberaj.

Prokuroja Buta Biberaj në fjalën e saj falënderuese ndaj organizatës “American Councils for Interrnational Education”, në ceremoninë e javës së kaluar të ndarjes së çmimit Fondacionit Biberaj, ka thënë gjithashtu se, “Familja jonë është e vendosur të bëjë ç’është e mundur për të kontribuar për Amerikën dhe për Shqipërinë. Jemi shumë të nderuar që kemi mundësinë të jemi pjesë e këtyre mundësive të mrekullueshme”,- ka theksuar ajo.

Pamje nga ceremonia e ndarjes së Çmimit – Disa nga pjesëtarët e familjes Biberaj të pranishëm në ceremoninë e mbajtur në Washington, përfshirë Dr Elez Biberaj, Drejtorin e Euro-Azisë në Zërin e Amerikës.

Ndërkaq, duke folur rreth ndikimit të programit MIP, zëvendës-Drejtoresha Ekzekutive e American Councils for International Education, Lisa Choate, ka thenë se, “Këshillat Amerikanë për arsim ndërkombëtar janë me fat që kanë partnerë po aq të jashtëzakonshëm siç është edhe Fondacioni Biberaj. Kontributet e tyre kanë krijuar mundësi të rëndësishme për profesionistë të niveleve dhe fushave të ndryshme, individë, që janë të përkushtuar ndaj zhvillimit të ardhshëm të Shqipërisë”, ka theksuar në fjalën e saj Lisa Choate, përfaqësuesja e organizatës American Councils for International Education.

Rreth Fondacionit Biberaj Inc. — Fondacioni Biberaj Inc, i themeluar si organizatë jofitimprurëse në vitin 2017 në Sh.B.A, ofron mundësi arsimore për studentë të kualifikuar me origjinë shqiptare, që jetojnë në Ballkan, për të marrë asistencë bursash për studime në programe bachelor dhe master, që çojnë në diploma, në kolegjet dhe universitet e Shteteve të Bashkuara.

Në njoftimin për media thuhet se deri më sot, Programi MIP ka financuar 32 bursa për studentët shqiptarë në institucione prestigjoze të arsimit të lartë në Shtetetet e Bashkuara të Amerikës siç janë: Universiteti i Nju Jorkut, Universiteti Cornell, Universiteti Bentley, Universiteti Brandeis, Universiteti i Minesotës, Universiteti Syracuse, Universiteti Vanderbilt dhe Universiteti i Karolinës së Veriut, Chapel Hill.

Më në fund, në njoftimin për mediat, Këshilli Amerikan për Arsim Ndërkombëtar shprehet mirënjohës për mbështetjen e dhenë nga Fondacioni Biberaj dhe për bashkëfinancimin e programit MIP, në mënyrë që studentët post-universitarë nga Shqipëria të mund të ndjekin arsimin e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Familja Biberaj është e njohur këtu në Amerikë – ndër të tjera – si një familje filantropiste dhe ndër familjet shqiptaro-amerikane që ka konntribuar në shumë fusha ndaj vendit tonë të adaptuar: Amerikës tonë të bekuar ku kemi gjetur lirinë dhe të drejtat tona si shqiptarë të arratisur nga regjimi komunist enverist — siç është familja Biberaj — por kontribuese gjithashtu edhe ndaj vendeve tona të origjinës, Shqipërisë dhe Kosovës tonë të dashur.