ARKIVI:
8 Gusht 2026

Trepça Dardane, poezi nga Atdhe Geci

Shkrime relevante

Zgjedhja e Presidentit të Kosovës dhe debati për të

Agim Vuniqi, Vashington ____ Debati mbi zgjedhjen e Presidentit në Kosovë ngre një...

Shqiptarë apo Myslimanë, kjo është çështja kur një këcënim i heshtur po e gërryen ekziztencën tonë

Fëmijët e mashtruar shqiptarë nga Lugina e Preshevës, në të ashtuquajturen...

Klithmat përgjat seksit, shkenca që zbuloi kuptimin e jetës, sipas Lirim Patriotit

Shkruen e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prizren) QIRJA E ZËSHME — SHKENCA...

Bllaca, testamenti i kujtesës, humanizmit dhe qëndresës

Jahja Lluka, “BLLACA ‘99” Përjetimet e të dëbuarve me dhunë nga...

I varur në litar nga dashuria për liri e demokraci

I VARUR NË LITAR NGA DASHURIA PËR LIRI DHE DEMOKRACI Poezi Hapin të...

Shpërndaj

TREPÇA DARDANE

Poezi nga Atdhe Geci

Në Trepçë është  palca e Kosovës

qenia që t´ardhmen ma përcakton

le të çmendet tigri i luftës  e  lufta

Trepça dardane, Ilirinë s´e mohon.

Në të dielat e arit dhe të argjendit,

në të hënat e shiut dhe t´metaleve

u vetëlindë  zinku, plumbi dhe ari

dhe kristalet me florire të Trepçës

Hapeni ballinat e faqeve  të tokës

të shihni feldspathet, e manganin,

në të  reshurat  midis  vullkaneve

u  vetëlindë  ari, Trepça dhe opali

Qahen thëngjillet, floriret e tokës,

qahet humusi, Ibri dhe molibdeni

betejat me hartat serbe vazhdojnë

të vrasin Kosovën, Trojën e lirisë!

Fol  gjuhë  e  lashtë  e  kësaj toke

Trepça  e  Kosovës  prindin  e  di,

Në Trepçë Kosova e  ka një emër.

Mëmë e baba ia quajnë, Shqipëri!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu