
Burimi i dhunës në familje!

Mbresa e kujtime me rastin e ceremonisë së vendosjes shtatores të profesor Anton Çettes








Kryeministri Albin Kurti për gazetën El Peridicio
- Intervista e Kryeministrit Albin Kurti për gazetën El Peridicio
Në vijim gjeni artikullin dhe intervistën e përthyer në shqip të kryeministrit Kurti për gazetën El Peridicio, të publikuar me 26 nëntor 2022.
Albin Kurti: “Rasti i Spanjës dhe Katalonisë nuk kanë të bëjnë asgjë me atë të Serbisë dhe Kosovës”
Dielli e pason shiun në Bulevardin e Prados në Madrid, kur Kryeministri i Kosovës e kalon me automobil, duke shkuar në një takim diskret me ish-sekretarin gjeneral të NATO-s Javier Solana. Në kalim e sipër, politikani ballkanik, 47 vjeçar, i vështron rrezet Velesquz-iane, që përçohen mes degëve të drunjëve, që janë shpallur Trashëgimi Botërore nga UNESCO.
I tregoi se në fund të bulevardit, Bashkia e qytetit e ka rrethuar sheshin “Cibeles” me flamuj të Ukrainës. “Sa kam mbërri, nuk i paskam parë – thotë, por më duket se Putini nuk po e gjen dot rrugëdaljen. Atij i nevojitet ta humbë luftën, dhe të gjithë së bashku do t’i ndihmojmë në këtë drejtim”, përfundon me ironi.
Është hera e parë që po e shkel tokën spanjolle Albin Kurti, udhëheqës i një shteti, të cilin nuk e njeh vendi që po e viziton. Vjen këtë fundjavë në Madrid, i ftuar nga Internacionalja Socialiste (IS) dhe, njëkohësisht, të përshëndesë Pedro Sánchez-in.
President i një partie me emër aq domethënës (Vetëvendosje!), nuk është moti që Kurti, si aktivist i ri kërkonte bashkimin me Shqipërinë. Sot ballafaqohet me një pozicion konservativ dhe me një aparat administrativ të ngarkuar nga korrupsioni, të cilit i ka shpallur luftë. E përkrahin rinia, gratë dhe diaspora e madhe, e cila për t’iu shmangë problemeve të postës lokale, paguante nga xhepi 40 euro vetëm për ta dërguar votën e vetë me DHL në Prishtinë.
“Kemi marrë pjesë në takimet e IS në Gjenevë, Tel Aviv, Ramalla, dhe Bruksel. E vlerësoj lartë ardhjen time këtu. Gjithmonë më ka tërhequr ta vizitoj Spanjën”, pohon Kurti. Ka pasur rastin për një bisedë të shkurtër me Sánchez—in në kongresin e socialistëve evropianë në Berlin. Kurti ka marrëdhënie të mira me kryeministrin portugez Antonio Costa, e ky gjithashtu të mira me fqinjin e vet iberik dhe kështu u farkua takimi i parë.
El Periodico: Sipas asaj që di për ju, në figurën e Albin Kurtit gërshetohen dëshira për pavarësi dhe preokupimi social. A kemi të bëjmë me një nacionalist apo me një socialdemokrat?
Kryeministri Kurti: Jam socialdemokrat evropian, por njëkohësisht dëshiroj që të forcohet gjithnjë e më tepër shteti i Kosovës. Pavarësia, që gjithmonë e kemi dëshiruar ishte një pavarësi liridhënëse. Jo si pavarësi, që do të sillte ndonjë hegjemoni. Në federatën jugosllave ishim edhe më të varfrit edhe më të shtypurit. Qasja jonë ishte antikolonialiste.
El Periodico: A i kuptoni ju arsyet pse Spanja nuk e ka njohur Kosovën?
Kryeministri Kurti: Më vjen keq që Spanja gjendet mes pakicës së shteteve të BE-së dhe të NATO-s, që nuk e njohin Kosovën. Nga 30 vendet e NATO-s vetëm 4 nuk na njohin, e ndër to Spanja. Nga shtetet e BE-së, vetëm 5 nuk na njohin, e ndër to Spanja. Por Spanja është shteti më i madh nga ato që nuk na njohin. Besoj që kjo mosnjohje shtetërore është fryt i mosnjohjes së situatës reale. Kur ne e kemi deklaruar pavarësinë tonë, nuk e di se cili politikan spanjoll i ka formuluar disa analogji të gabueshme lidhur me Kosovën.
El Periodico: Për çka e keni fjalën?
Kryeministri Kurti: Sipas asaj që na është thënë, asobote në Spanjë ekzistonte një brengosje që pavarësia e Kosovës mund të shërbente si precedent për disa regjione të caktuara të Spanjës, që donin të ndaheshin. Besoj që shkrimtari shqiptarë Ismail Kadare, kur e mori çmimin Princi i Asturia-s, e dha argumentin më të mirë pse Spanja do të duhej ta njihte Kosovën: NATO ka intervenuar në Kosovë në pranverën e 1999-ës për të parandaluar gjenocidin që kryente regjimi i Sllobodan Millosheviqit. E nëse ndonjë politikan spanjoll sheh ngjashmëri mes Kosovës dhe Katalonisë, apo cilësdo tjetër pjesë të Spanjës, Madridi nuk do të duhej ta shihte veten si Beogradi. Vetëm në pranverën e 1999-ës, në Kosovë janë vrarë mbi 10.000 civilë të paarmatosur. Mbi 10% të tyre ishin fëmijë. U përdhunuan përmbi 20.000 femra. Dhe u dëbuan 860.000 shqiptarë nga Kosova. Në Tribunalin e Hagës u dëshmua që ishte fjala për një operacion të premedituar, të njohur me emrin Operacioni Patkoi. Vetëvendosja ishte reagim ndaj këtyre ngjarjeve. Kështu që nuk shoh se ku mund të gjenden analogji apo ngjashmëri me regjionet spanjolle. Në 1979, kohë e barazimit më të lartë të nivelit të jetës në Jugosllavi, diferenca mes Sllovenisë dhe Kosovës, ishte shtatë me një. Në të njëjtin shtet socialist! Nga Kosova nxirreshin materiet e para, ndërsa fabrikat gjendeshin në Serbi dhe pjesët tjera të Jugosllavisë. Ne ishim minatorët e ata financierët.
El Periodico: Supozoj se ju i keni përcjellë ngjarjet në Kataloni në vjeshtën e 2017. Në çka ju bëri të mendoni?
Kryeministri Kurti: Ajo çka nuk na pëlqeu ishin pamjet e policëve duke goditur qytetarët. Nuk do të duhej të ishte ashtu. Na befasoi, sepse Spanja është vend demokratik. Serbia edhe sot është vend autokratik: zgjedhjet i fiton gjithnjë e njëjta parti. E kanë vrarë Gjingjiqin, jo në shekullin e kaluar por në këtë. Prandaj, ne nuk kuptonim pse në një shtet si Spanja nuk zgjidhen këto probleme me dialog, në mënyrë demokratike dhe me pjesëmarrjen e BE-së.
El Periodico: A vazhdoni të mendoni ashtu edhe sot?
Kryeministri Kurti: Më e rëndësishmja është që vetëvendosja të jetë demokratike dhe të vijë nga poshtë, e jo nga lart. Më 2014, kur Rusia e aneksoi Krimenë, rusofilët më sfidonin: “Tash që qytetarët e Krimesë po votojnë për t’u ndarë nga Ukraina dhe të bashkëngjiten me Rusinë, pse nuk i mbështetë?” Po për mua ishte e papranueshme që kutitë e votimeve t’i sjellin ushtarët. Kjo ishte një vetëvendosje e teledirigjuar nga Moska, pra vinte nga lart. Sipas mendimit tim, brenda Bashkimit Evropian, nëse ka ndarje, duhet ta përcjellin modelin e Çekisë dhe Sllovakisë.
El Periodico: Por, a ka Katalonia të drejtë për vetëvendosje?
Kryeministri Kurti: Nuk mund të shprehem mbi këtë çështje, sepse nuk e zotëroj mjaft situatën. Sidoqoftë, sipas meje, duhet të jetë rezultat i negociatave mes Madridit dhe Barcelonës.
El Periodico: Atëherë po lëmë anash obsesionin katalan…
Kryeministri Kurti: Po, ju lutem!
– El Periodico:…e po ju pyes për këtë udhëtim. A do të jetë ky embrion i njohjes së Kosovës nga Spanja?
Kryeministri Kurti: Unë vij i gatshëm për debat, për bashkëpunim dhe për bisedim me të gjithë ata që munden të ndihmojnë njohjen e Kosovës nga Spanja, për shkak se është përcaktuese për hyrjen tonë në BE dhe në NATO. Spanja është faktor vendimtar për ne.
El Periodico: A ju ka dhënë ndonjë shenjë inkurajues Pedro Sánchez?
Kryeministri Kurti: Takimi jonë në Berlin ka qenë i përzemërt, por nuk mund të flas për ndonjë përparim konkret. E para, çka pres nga Pedro Sánchez është që ta mbështetë integrimin tonë në Këshillin e Evropës. Pas përjashtimit të Rusisë, është momenti që të hyjë Kosova! Gjithashtu të na mbështesë që të bëhemi anëtarë e programit të NATO-s për Partnerit për Paqe. Si parapërgatitje, e kemi shtuar buxhetin ushtarak në 1,5 të Bruto Produktit Vendor. Gjithashtu kemi marrë pjesë në operacionin “Defender Europe” të vitit të kaluar, me 330 ushtarë. Ky është operacioni më i madh i NATO-s në Evropën Lindore, nga Baltiku deri te Ballkani. Do të jemi prezent edhe në edicioni e vitit 2023.
El Periodico: A e kujtoni ju të riun Albin Kurti, i cili kërkonte bashkimin me Shqipërinë? Ku është tash ky njëzetvjeçar?
Kryeministri Kurti: Qe më shumë se një shekull kemi probleme me Serbinë si tërësi e kombit shqiptar. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të ndryshme, por jo dy kombe të ndryshme: e njëjta gjuhë, e njëjta bazë kulturore… Shqipëria është në NATO dhe ne dëshirojmë të hyjmë gjithashtu: jemi në rrezik të përhershëm për shkak të marrëdhënieve të forta mes Serbisë dhe Rusisë.
El Periodico: Serbët e Kosovës në veri përdorin targa serbe dhe kjo ka shkaktuar një krizë, që e ka destabilizuar vendin tuaj, por duket se po i afroheni një zgjidhjeje. A konsideroni që z.Borrell a ka luajtur rolin e duhur si përfaqësues i lartë i BE?
Kryeministri Kurti: Ndoshta z. Borrell është larguar ca nga detyra e përfaqësuesit dhe nga zgjidhja që po e propozojnë Franca dhe Gjermania. Nuk besoj që mund të kërkohet nga një kryeministër të merret me çështje teknike si targat. Dhe z.Borrell do të duhej të shtyjë para një marrëveshje bilaterale të mirëfilltë me Serbinë, në vend se të merret me këto punë (me targa -shënim i përkthyesit).
El Periodico: Çfarë është roli destabilizues rus në situatën preokupuese, që po shohim në Ballkan?
Kryeministri Kurti: Qendra regjionale e Sputnik TV për Ballkan është në Beograd. E kanë gjithashtu një organizatë që e quajnë Qendra Humanitare Ruse, në Nish, 160 km nga Prishtina. Ky është emërtim cinik për të thënë se “nëse intervenimi i NATO-s në Kosovë më 1999 ishte humanitar, edhe i yni gjithashtu”. Tash Putini nuk ka të ndalur së foluri për ne. Dëshiron që Kosova të jetë shtet i dështuar. Konsideron që intervenimet e Perëndimit në Irak dhe Afganistan kanë qenë dështime dhe se Kosova është vetëm sukses i përkohshëm, se edhe ky do të dështojë. Suksesi gjithnjë më i madh i Kosovës po ia prishë gjumin. Jemi ngritur për 17 vende në listën e Transparency International falë luftës tonë kundër korrupsionit.
El Periodico: E kemi pasur një Tribunal Ndërkombëtar për të gjykuar Millosheviqin dhe bashkëluftëtarët e tij. A do të kemi diçka të ngjashme për të gjykuar Putinin dhe njerëzit e tij?
Kryeministri Kurti: Po, duhet të ketë një gjykatë të tillë. Nuk mund të lihet kjo në duart e Ukrainës, por edhe më pak në ato të Rusisë.
Paramithia dhe “demokracia” greke

Nga: Fahri Dahri, studjues, Londër
Siç e kam shprehur dhe në shkrimet e tjera lidhur me njohjen e disa qendrave të banimit në Çamëri, sot do të njihemi me Paramëthinë e martirizuar nga ortodoksia e shtetit dhe e kishës greke. Baza e të dhënave për këto shkrime, si gjithnji mbetet Wikipedia, duke i bërë përmbledhje, saktësime dhe përshtatjet e nevojshme. Me Paramëthinë, duke qenë nisja e masakrave greke, do të sillen edhe disa ngjarje të krahinës.
PARAMËTHIA DHE “DEMOKRACIA” GREKE
Paramithia ndodhet në Rajonin administrativ të Epirit, në Bashkinë e Sulit të njësisë rajonale tëThesprotisë. Njësia bashkiake e Paramëthisë ka një sipërfaqe prej 342.2 km2 (132.1 mi katror). Popullsia, sipas rregjistrimit të vitit 2011 ka qenë 2,730 banorë.
Paramëthia vepron si një qendër rajonale për disa fshatra në Luginën e Paramëthisë. Ka dyqane, shkolla, një palestër, një stadium dhe një qendër mjekësore. Sektorë kryesorë të ekonomisë janë bujqësia dhe tregtia. Qyteti është ndërtuar në shpatet e malit Gorilla dhe poshtë shtrihen pamjet e ndryshme të luginës. Kalaja e Paramëthisë është ndërtuar në kodër në një nga pikat më të larta të qytetit. Është ndërrtuar autostrada e re “Egnatia”, e cila lidh Gumenicën me Janinën, ajo kalon në veri të qytetit nëpërmjet luginës së Paramëthisë.
***
Fotica ose Photike, ishte një qytet në Epir në periudhën romake dhe bizantine. Në mesjetën e vonë njihej si Hagios Donatos (shënjtë Donati). Qyteti ka të ngjarë të jetë vendosur që nga antikiteti klasik, por është i njohur vetëm në kohët e mëvonshme. Ajo shfaqet në Synecdemus të shekullit të 6-të dhe sipas Prokopit të Cezaresë, ajo u rivendos nga Justiniani I (r. 527–565). Prokopi thotë se fillimisht qëndronte në një situatë kënetore dhe se Justiniani ndërtoi një kështjellë mbi një lartësi ngjitur. Ajo kështjellë ka të ngjarë të jetë emëruar pas Shën Donatit; në listat e ndërtesave të Justinianit të ofruara nga Prokopi, gjenden dy kalatë me këtë emër në provincën e Epirit të Vjetër.
Sipas një legjende thuhet se: “Murgjit, të shpëtuar mrekullisht nga piratët, falënderuan Hyjlindësin dhe e quajtën ikonën “Paramythia” që do të thotë “Ngushëlluesi”.
Në revoltën e Epirit në 1338/39 kundër perandorit bizantin Andronikos III Palaiologos (r.1328–1341), Hagios Donatos i qëndroi besnik perandorit. Në 1367/1368 qyteti, nën sundimtarin e Bardas, braktisi besnikërinë ndaj sundimtarit serb të Epirit Thomas Preljuboviç, por në 1380 Thomas e bleu zotërimin e tij. Në vitin 1411 qyteti i Pramëthisë iu nënshtrua Carlo I Tocco, i cili më vonë emëroi djalin e tij të dytë, Torno, si guvernator. Paramëthia, e cila përfundimisht pasoi vendbanimin, dëshmohet pothuajse në të njëjtën kohë. Osmanët e njihnin qytetin si “Aidonat Kalesi”. Qyteti dëshmohet si peshkopatë, një seli sufragane (peshkopane) e Mitropolisë së Naupaktos, që nga Këshilli i Kalqedonit në vitin 451, e deri në vitin 1730, janë të njohur vetëm disa nga peshkopët e saj: Gjoni, Diadoku, Hilarius, Manuel, Antony dhe Nikolla (rreth 1720). Nga shekulli i 10-të, selia u zhvendos në Bela aty pranë, ndoshta për një kohë të shkurtër në fillim; nga shekulli i 13-të, peshkopata banonte përgjithmonë në Bela. Në atë kohë, vetë Fotica njihej si Hagios Donatos. Kështjella de Saint Donnat iu premtua si prikë për gruan e Filipit të Tarantos nga Nikephoros I Komnenos Doukas, që ishte Despot i Epirit.
***
Banorët më të hershëm të njohur të Paramëthisë dhe të rrethinave të saj ishin të fisit thesprot. Antikitete të vona prej bronzi janë zbuluar në zonën “Çardakia”, thuhet se ekzistonte një vendbanim miken. Një grumbull bronzi me vlerë, që daton nga mesi i shekullit II pas Krishtit; nëntëmbëdhjetë skulptura bronzi u zbuluan gjatë viteve 1790 pranë vendbanimit të Paramëthisë. Menjëherë pas zbulimit të tyre, materialet u dërguan në Shën Petersburg, për t’u bërë pjesë e koleksionit të Katerinës së Madhe. Pas vdekjes së saj, grumbulli origjinal u shpërnda në koleksione të ndryshme evropiane. Përfundimisht, katërmbëdhjetë nga statujat arritën në Muzeun Britanik. Në të gjitha drejtimet jemi vjedhur, rrëmbyer pasuritë tona të hershme historike, jemi trysnizuar për t’u çidentifikuar, por mesa duket embrioni genetik nuk u tjetërsoka. Ky fakt besoj tregon se fara jonë është vetë fillesa e njerëzimit!.
Epoka mesjetare
Në Paramëthi ndodhet një kala bizantine. Ajo u bë pjesë e Perandorive Romake dhe më pas Bizantine. Në epokën e vonë romake ishte selia e një peshkopate dhe u riemërua sipas Shën Donatusit të Evoreas. Me rënien e Konstandinopojës në Kryqëzatën e Katërt të vitit1204, Photike u bë pjesë e Despotatit të Epirit. Despotati mbeti i pavarur për dy shekujt e ardhshëm, duke ruajtur traditat bizantine.

Në vitin 1359, fisnikët krisherë, çamët kalotikë (në material thuhet “fisnikët grekë”, por në atë periudhë çamët ishin të krishterë, nga ky fakt ata i tjetërsojnë duke i quajtur “fisnikët grekë, mashtrimi etnik me përcaktimin e kombit grek sipas besimit ortodoks) të rajonit, së bashku me ata të Janinës, dërguan një delegacion te sundimtari serb Simeon për të mbështetur pavarësinë e tyre kundër sulmeve të mundshme. Qyteti mbeti pjesë e Despotatit të Epirit. Gjatë mbretërimit të despotit Thomas II Preljuboviç, komandantët e Photike/Agios Donatos refuzuan t’i pranonin ata si sundimtarë të tyre. Qyteti ra në duart e osmanëve në vitin 1449. Paramëthia ishte pjesë e sanxhakut osman të Janinës.
Periudha Osmane
Në vitin 1572 Paramëthia ra nën kontrollin afatshkurtër të një rebelimi të banorëve vendas. Sipas raporteve veneciane, udhëheqësi i revolucionar ishte Petros Lantzas, i cili vrau komandantin osman të Paramëthisë. Deri në fund të shekullit të 16-të dhe në fillim të shekullit të 17-të, shumica e popullsisë së Paramëthisë ishte e krishterë. Në defterin e vitit 1583, shumë nga emrat e kryefamiljarëve janë emra tipikë të krishterë (të besimit katolik) të shqiptarëve (Gjon, Lekë, Pal, etj.). Shumica e banorëve flisnin shqip në shtëpitë e tyre. Në periudhën osmane, pjesa më e madhe e jetës ekonomike dhe politike të Paramëthisë kontrollohej nga familjet feudale të tokave që u shfaqën në rajon. Një nga më të pasurit prej tyre në Paramëthi ishte familja shqiptare Pronjari, e cila ishte vendosur nga fundi i shekullit të 18-të. Pronarët shqiptarë çamë të Paramëthisë dhe ata të Margëllëçit ishin në konflikt me Ali Pashën e Janinës gjatë pjesës më të madhe të epokës së Pashallëkut të Janinës. Këto familje deri në fund të epokës osmane zotëronin pothuajse 90% të tokës së punueshme të fushës së Paramëthisë.
PARAMËTHIA E SHEKULLIT XX
Gjatë fillimit të shekullit të 20-të, krahas shumicës së myslimanëve vendas që ishin shqipfarë, kishte edhe komunitete grekofonë e rome, të cilët kishin emigruar nga Greqia jugore pas vitit 1821. Komuniteti i krishterë ortodoks (çamët e krishterë) në zonën fushore në Paramëthi ishin shqipfolëse. Në vitin 1913, pss përfundimit të luftërave ballkanike, Paramëthia u bë pjesë e shtetit grek, si dhe pjesa tjetër e rajonit të Epirit. Në periudhën ndërmjet luftrave, Paramëthia ishte një qendër e zonës shqipfolëse të Çamërisë dhe kryesisht një qytet tregu shqipfolës. Pas vitit 1939 filluan të shtoheshin greqishtfolësit. Në pushtimin e Greqisë nga Boshti (1941-1944), qyteti iParamëthisë, kishte një popullsi prej 6,000 banorësh, në raport të barabartë mes myslimanëve dhe të krishterëve (3000 grekë dhe 3000 shqiptarë çamë). Në vitin 1928, përfaqësues të komuniteteve shqiptare çame në Paramëthi, Karbunar dhe në Filiat, kërkuan hapjen e dy shkollave myslimane të cilat do t’i financonin vetë. Autoritetet greke e refuzuan zyrtarisht kërkesën, nga frika se këto shkolla myslimane do t’i shërbenin propagandës shtetërore shqiptare duke nxitur një ndjenjë antigreke te shqiptarët e Çamërisë.. Pavarësisht kësaj, qeveria greke e lejoi jo zyrtarisht funksionimin e tyre, sepse mund t’i mbyllte si të paligjshme në çdo kohë, si dhe mund të pretendonte se funksioni i tyre përmbushte kërkesat për shkollat shqipe në Çamëri.

Paramëthia fillimisht ra nën kontrollin italian dhe më pas nën sundimin gjerman pas kapitullimit të Italisë (shtator 1943). Italia hyri në fazën e kapitullimit gjatë vitit 1943, EDES në muajin maj 1943 u përpoq t’i afrohej komunitetit çam. Por marrëveshja kishte kudhte si resurset ekonomike të Çamërisë ti jepeshin EDES-it, territori të kontrollohej prej saj dhe kushte të tjera që nuk u pranuan nga pala çame; por në korrik të vitit 1943, arritën një armëpushim të shkurtër në zonën e Paramëthisë. Rënia italiane në rajon u pasua me hyrjen e ushtrisë gjermane. Në Paramëthi, ndërsa repartet italiane po shpërbëheshin, milicia çame u përplas me ELAS-in e majtë, i cili u përpoq t’i çarmatoste (thuhet në material). ELAS-i kontrolloi një pjesë të qytetit për një kohë të shkurtër, por u mposht shpejt nga avancimi gjerman. Anëtarët e Geheime Feldpolizei u dërguan gjithashtu në Paramëthi për të organizuar dhe përdorur grupet çame. Në një operacion që u pasua nga Divizioni I Malor me ndihmën e milicisë çame gjatë javës 20–29 shtator 1943, u vranë deri në 200 grekë në Paramëthi e rrethinat e saj dhe 19 komuna u shkatërruan. Sipas materialit që po shqyrtojmë, natën e 27 shtatorit 1943, milicitë çame arrestuan 53 civilë grekë në Paramëthi dhe ekzekutuan 49 prej tyre dy ditë më vonë. Ky veprim u orkestrua nga vëllezërit Nuri dhe Mazar Dino (oficer i milicisë çame) për të vrarë përfaqësuesit dhe intelektualët grekë të qytetit. Ky është teksti që paraqitet në materialin e Wikipedias. Le ta shtjellojmë:
a)- Anëtarët e Geheime Feldpolizei, që ishte “policia sekrete ushtarake në terren”), u dërgua në Paramëthi për të organizuar dhe përdorur grupet çame. Gjithashtu shkruhet se milicia çame u përplas me ELAS-in e majtë. E vërtetë apo jo duhet analizuar.

Të sigurtë jemi që me EDES-in (forca e djathtë greke, ishte bashkëpunëtore me okupatorin) ishin vëllezërit Dino me 60 a 70 argatët e tyre; ndërsa me ELLAS-in (forca e majtë greke) ishin 700 deri 1000 djem e vajza çame që luftonin për çlirimin e Greqisë nga pushtuesit. Raporti 70 me 700, besoj se e vërteta është e qartë. Nuk ishin çamët me pushtuesin, por një grup i vogël i dinejve. Duhet theksust se materiali i jep forcë një grupi të vogël që i shërbenin beut të tyre dhe nuk flet për grupimin tjetër të banorëve që ishin 10 herë më shumë të rreshtuar me partizanët grekë kundër pushtuesit dhe forcës së djathtë greke që bashkëpunonte me okupatorin. Po kështu në material nuk thuhet se ç’farë ishte milicia çame, kush e krijoi, sa forca bënin pjesë, etj. Për ti dhënë përgjigje këtij rasti, i drejtohemi shifrave ku 98 % e popullsisë së krahinës së Thesprotisë, nuk ishin as me EDES-in, as me ELLAS-in dhe as me pushtuesin. Me këtë përqindje të theksuar asnjanjëse të popullsisë, kuptohet se sa peshë kishin tek banorët e Çamërisë “milicia çame”, dy partitë greke, ashtu edhe akuza e rreme e kishës dhe e shtetit të djeshëm e të sotëm Grek, përfshi dhe “primarët” e Bashkimit Europian. Sa e vërtetë ëashtë akuza greke e bashkëpunimit, shihet tek administrimi i Thesprotisë, si fillimisht me italianët, më pas me gjermanët, që kryhej nga nëpunës grekë. Për këtë sjellim një fakt: “Qeveria greke e Ralisit shtroi kërkesën këmbëngulëse pranë të dërguarit të posaçëm gjerman për Evropën Juglindore, Nojbaherit, “për rivendosjen e prefektit të administratës greke në Thesproti”, “të cilët do të kryenin funksionet e tyre zyrtare në Çamëri, duke u mbështetur në Vermahtin gjerman”. Gjermanët nuk njihnin zyrtarisht veprimtarinë e këshillit krahinor çam, çka presupozonte mos njohjen e administratës shqiptare…”.

Është në të drejtën e tij akuzuesi Grek, ai i bën shërbim mashtrimeve, shpifjeve të tij për të justifikuar masakrat dhe gjenocidin e kryer ndaj banorëve të Çamërisë. Si kundër edhe ne, pala e viktimës, do “gërmojmë” të gjejmë mashtrimet, shpifjet, manipulimet dhe të themi të vërtetën për të rrëzuar akuzat e rreme.
Në këto situata është “Dikush” që duhet ti dëgjojë të dyja palët dhe të vendosë drejtësinë. “Dikushi”, detyrimisht duhet të jetë i paanshëm dhe i ndërgjegjshëm për të zbatuar vetëm Ligjet Ndërkombëtare.
b)- Ndalemi edhe tek akuza greke se në një incident, natën e 27 shtatorit 1943, milicitë çame arrestuan 53 civilë grekë në Paramëthi dhe dy ditë më vonë ekzekutuan 49. Ky veprim u orkestrua nga vëllezërit Nuri dhe Mazar Dino (oficer i milicisë çame) për të hequr qafe përfaqësuesit dhe intelektualët grekë të qytetit (kështu është shkruar në material).

Ka dokumente si të palës greke, si dhe në ditarët e oficerëve gjermanë se 49 banorët e ekzekutuar nuk ishin civilë, por ishin partizanë të grumbulluar rreth fshatrave të Paramëthisë që luftonin kundër ushtrisë gjermane. Partizanët që vepronin në fshatrat, kryesisht në veri të Paramëthisë, u kapën nga forcat gjermane dhe u ekzekutuan. Dihet raporti i hakmarrjes gjerman që, për 1 ushtar gjerman të vrarë vriste 10 persona vendas. A ishte ndonjë çam në skuadrën e pushkatimit gjerman?. Nuk kam ndonjë të dhënë, por kjo nuk do të thotë se ajo hakmarrje gjermane qenka orkestruar nga “milicia çame” (personalisht nuk e di se kush e krijoi). Kjo tregon se pala greke kërkon “qiqra në hell” për të nxjerrë në pah shkaqe të “rreme” kundër çamëve (çamët këtu, çamët atje!). Në gjyqin e zhvilluar kundra disa çamëve të arrestuar për ngjarjen, nga disa dëshmi si dhe nga dëshmia e gruas së pasanikut më të madh të Paramëthisë e cila deklaroi në gjyq se nuk ishin çamët vrasësit. Gjyqi liroi njërin prej tyre, i cili u mbrojt me emër prej saj.
Këtu pala greke ka përdorur teorinë për të bërë të vërteta mashtrimet duhet që edhe rastet më të parëndësishme, apo të vogla të përgjithësohen dhe ngjarjet madhore të zvoglohen, madje nëse është e mundshme të mos thuhen fare. Kjo teori mashtruese ndeshet edhe sot, ku kërkohet që ngjarjet e tmerrshme, vrasjet, internimet dhe dëbimet e kryera nga shteti grek ndër vitet 1913-1945 të mos shkruhen.
Emëri Çamëri dhe “Çështja “Çame” të fshihet (të shuhen) nga historia, nga hartat dhe nga shkollat.Të mos dëgjohet emëri Çamëri dhe banori i saj çam.

c)- Sipas dokumenteve të kohës më 30 shtator, përfaqësuesi zviceran i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, Hans-Jakob Bickel, vizitoi zonën dhe konfirmoi sulmet e kryera nga “milicia çame” në bashkëpunim me forcat e Boshtit. Kështu është raportuar nga përfaqësuesi zviceran. Por ka dokumente të sakta që z. Hans, nuk e kreu detyrën e ngarkuar për të shkelur personalisht në vendngjarjet. Atij nuk iu lejua vajtja dhe ai i trysnizuar nga autoritetet greke, shkrojti në report ato ç’farë i diktoi pala e interesuar greke që të mos raportohej e vërteta. Këtë “pisllëk” e praktikoi edhe Palmer.
***
Në materialin që po analizojmë thuhet se ngjarja e 26–27 qershorit 1944, qenka bërë me urdhër të shtabit të Aleatëve, dhe qyteti (Paramëthisë) u mor nga Lidhja Kombëtare Republikane Greke (EDES.
a)- Disa burime përmendin se ndërhyrja e EDES-it, ndoshta u realizuan me urdhër të shtabit të aleatëve, mbasi (siç thuhet) ajo paska negociuar hyrjen e tyre në Paramëthi me ushtrinë gjermane, me kushtin se ushtria gjermane do të tërhiqej së bashku me njësitë çame.
b)- Të tjerë përmendin se EDES mori qytetin pasi mposhti mbrojtjen naziste gjermano- çame. Gjermanët u tërhoqën pa humbje të konsiderueshme, ndërsa njësitë shqiptare të armatosura të mbetura u çarmatosën.
Mbi bazën e hulumtimeve dhe të dëshmive okulare (të terrenit), në ballafaqim me sa thuhet në këtë material, rezulton:
●)- Pushtimi i qytetit të Paramëthisë dhe rrethinat, nuk u realizuan me urdhër të shtabit të aleatëve. Ky mendim pretendues nuk mundet të ishte, gjoja se ai negocim siguronte tërheqjen e forcave gjermane, si dhe “njësitë çame”. Dihet se Britania që nga negocimi me gjermaninë për sulmin ndaj Çekisë, nuk ka bërë asnjë negocim me gjermaninë, mbasji pala gjermane e theu negocimin që bëri me rastin e Çekisë. Gjermania nuk e zbatoi marëveshjen. Ajo mbasi pushtoi Çekinë e shtriu sulmin edhe ndaj Polonisë. Që nga ai rast, Britania nuk ka pranuar asnjë negocim me gjermaninë. Ndërsa shtesa “njësitë çame” është mashtrim i qëllimshëm, pasi kjo njësi, ishte një pretendim, por aspak legjitim.
●)- Varianti i dytë ku deklarohet se “EDES” mori qytetin pasi mposhti mbrojtjen naziste gjermano-çame, ndërsa njësitë e mbetura shqiptare të armatosura. u çarmatosën, thjeshtë nuk është e vërtetë, sepse në martirizimin e paramëthiotëve nuk ishte asnjë ushtar gjerman. Janë ditarët e oficerëve gjermanë, ku deklarohet se në atë ngjarje forcat gjermani ishin larguar nga zona e Paramëthisë, përpara se EDES-i të bënte masakrën ndaj banorëve të qytetit dhe fshatrave për rreth.
●)- Rënia (masakrat) e qytetit të Paramëthisë me 26 dhe 27 qershor të vitit 1944, nuk ka qenë rezultat i përballjes me luftë mes palëve (pramëthiotëve dhe zervistëve). Masakrat ndaj qytetarëve ishin rezultat i pabesisë së EDES-it, e cila mashtroi në marveshjen me parinë e qytetit. Zervistët në proklamatën e tyre garantonin sigurinë e komunitetit çam dhe të pasurisë së tyre. EDES-istët paradite premtuan se do ishin paqësorë dhe u bënë thirrje të gjithë qytetarët të rrinin të qetë në shtëpitë e tyre, etj. Mbasi hëngrën, pinë dhe pushuan para diten e 26 qershorit, mbas dite menjëherë filluan masakrat. Vranë e prenë, hynë nëpër shtëpi, vrisin banorët pa dallim, fëmijë, gra, burra kudo ku i shihnin, plaçkitën, dhunuan, mbyllën nëpër godinat e shkollave, nëpër shtëpi gra e vajza.
Sjellim në kujtesë një paragraf që gjindet në arkivat e Ministrisë së Brendshme: “Qindra shqiptarë të Çamërisë u vranë, ndërkohë një pjesë e shqiptarëve u detyruan me dhunë të asimilohen. Eprorët e forcave greke nuk e mbajtën fjalën kur garantuan se në rast të dorëzimit të armëve nuk do t’u ndodhë asnjë e keqe shqiptarëve të Çamërisë. E shoh të arësyeshme të sjell në kujtesë një dëshmi, mes shumë e shumë dëshmive të tjera të botuara nga historiani Kastriot Dervishi në librin “Masakrat greke në Çamëri”: Uzejr Dauti nga rrethinsat e Filatit: Në Paramlthi: “Një ditë kriminelët Grekë Monarko-Fashistë e Kuislingë mblodhën gjithë meshkujt myslimanë 15 vjeçë e lartë në Shkollë të Paramithisë. Shkuan mandej të kërkojnë Myftinë e vendit, Hasan Efendinë për t’a bashkuar me të tjerët dhe e morën. Por kur duelën jashtë në vend që t’a shpinin në Shkollë, e vranë te dera e shtëpisë tue e çpuar me thika. E shoqja, me të ndëgjuar zhurmën, duel tue uluritë, por edhe kjo pësoi të njëjtin fat. Së fundi duel e bija, tue qarë e tue bërtitë për të jatin e për të amën, por edhe këtë e shtrinë barbarisht përdhé”. Theksoj se në të gjitha hulumtimet, rezulton pabesia e përdorur nga vrasësit zervistë, kjo siguron vërtetësinë e atyre ngjarjeve të llahtarshme.
●.- Historiani dhe koloneli grek i ELAM-it N. Ziangos në librin e tij: The Muslim Chams of Epirus çΟι Μουσουλμάνοι Τσάμηδες της Ηπείρου] (1923-2000), IMXA, Thessaloniki, ribotuar në vitin 2004, në faqen 259 thotë: “Gjatë masakrës në qershor në 1944 në një shtëpi në Paramithi u masakruan 30 fëmijë nën 3 vjeç….” . Sa shumë ka për të treguar krimet masive të ortodoksisë shtetërore greke, ndaj një enklave specifike epirote!
***
Zerva dhe gjeneralët e tjerë u lëshuar si ujqër të tërbuar mbi shqiptarët çamë të pambrojtur. Qeveritë kolaboracioniste të kohës dhe ato të mëpasme, me qendrimet e tyre rezultojnë se kishin marre urdhër që popullsinë çame prej 30-35 mijë banorësh ta asgjesonin.
Qendrimi i aleatëve, me përfaqësuesit e tyre ishte në mbështetje të vrasësve, shef i misionit ushtarak aleat, koloneli Kris Voodhanse deklaronte: ”Me inkurajimin e misionit ushtarak aleat, qe une drejtoja, Zerva dëboi çamët nga shtëpitë e tyre!”.
Genocidi i eger grek nisi në Paramëthi më 27 qershor l944. Ushtarët e Zervës shkatërronin gjithçk. Banorët u gjetën në befasi dhe pa mjete mbrojtese. Zervistët hynë mbadite dhe natën në qytet. Vanë me mjete të forta dhe me plumba 673 burra, gra, fëmijë pa dallim moshe. U shkatërruan pothuajse të gjitha ndërtesat, prona të çamëve myslimanë në qytet. Prerja në besë nga zervistët që u veprua në Paramëthi, megjithë përpjekjet që ata bënë për ta përdorur edhe në Margëllëç, Pargë, etj. nuk u arrit. Përfaqësuesit e banorëve të pjesës tjetër të Çamërisë, mbas pabesisë dhe masakrave që kryen në Paramëthi, nuk besonin më tek përfaqësuesit e Zervës, megjithëse në mes tyre kishte dhe oficerë të lartë të Aleatëve. Taktikat e tyre me përdorimin e “besës” nuk funksionuan më tej.
Në mbyllje të shkrimit për Paramëthinë, do të sjell vlerësimet e dy personaliteteve që janë njohur drejtëpërsëdrejti me shqiptarët dhe dy fraza të shkrimtarit grek të kohës:
1.- “Ne bëmë planin tonë që më parë. Në fillim do të hynim në të gjithë Çamërinë me të mirë, pas disa ditësh nuk do të linim as macet gjallë. Por trimat tanë nuk duruan dhe bënë atë që bënë”. (J. Sharra, “Istoria tis periohis Igumenicias 1500-1950”,Athinë 1986,fq. 660).
2.- Po në këtë libër Jani Sharra shkruan: “E vetmja gjë që u mbeti çamëve ishte që t’u kërkonin mëshirë njerëzve barbarë, të cilët si egërsira donin gjak dhe plaçka. Hynin si zotër nëpër shtëpitë e tyre, dhunonin gra e vajza, vrisnin kë të donin. Krimet kapërcenin çdo kufi. Në Thesproti u shkelën të gjitha ligjet e njerëzimit dhe unë i përshkruaj ato histori që bënë kanibalët e kohës”.
3.- Edith Durham, autore e librit “High Albania”. “Shqiptari modern është banori më i vjetër i Gadishullit Ballkanik dhe fakti se ai ka mbijetuar pushtίmin dhe sυndimίn e njëpasnjëshëm të romakëve, bullgarëve, serbëve e turqve dhe mbeti shqiptar, dëshmon mjaftueshëm ndjenjën e tij të fυqίshme kombëtare”.
23.- John Williams
“Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që të mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme”.
***
Shoqëria e sotme shqiptare, me pasardhësit e banorëve autoktonë të Çamërisë, që ortodoksia greke i masakroi dhe i dëboi nga vendi, duhet të informohet edhe me qëllimin final, i cili është pak, ose aspak i njohur, se: strategjinë e Zervës ishte për ta sulmuar popullsinë çame, që po largohej nga vendi i tij, edhe në brendësi të territorit shqiptar.

Paramithia, viti 1913
Por në nëntor të vitit 1944, nënsekretari amerikan i shtetit Stetinius, i informuar rreth asaj çka po ndodhte në Çamëri, theksoi se: “Ne mendojmë se nuk duhet të lejojmë forcat e armatosura greke dhe ato shqiptare të kalojnë kufirin dhe se përpjekjet e tyre për të përzënë ose asgjësuar pakicën që i përket një gjuhe ose një grupi kombëtar të ndryshëm nuk duhet të tolerohen”. Ndërsa Shtabi Aleat i Lindjes së Mesme i komunikoi Zervës se: “Në rast se tentonte të kalonte qoftë dhe një pëllëmbë kufirin shqiptar, do të ishte përgjegjës për atë që do të pasonte më pas”.
Fahri Dahri, Londër më 30.11.2022.
Bullgaria i ofron Kosovës mbështetje në përballje me krizën energjetike
Presidentja Osmani u prit në takim nga presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev: Bullgaria i ofron Kosovës mbështetje në përballje me krizën energjetike
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka nisur vizitën zyrtare në Bullgari ku po qëndron me ftesë të homologut Rumen Radev, nga i cili është pritur me nderime të larta shtetërore.
Presidentja Osmani i cilësoi si të shkëlqyeshme marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet të dyja vendeve ndërkaq potencoi se Kosova mund të përfitojë shumë nga përvoja e Bullgarisë në procesin e integrimit euroatlantik.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka kërkuar mbështetjen bullgare për Kosovën në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Partneritetin për Paqe e më pas në NATO, sikurse edhe në organizata të tjera ndërkombëtare.
Teksa ka folur për zhvillimet në Kosovë, rajon e më gjerë, Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës. Ajo ka thënë se me zhvillimet e fundit në veri të vendit, Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, duke përdorur strukturat e saj ilegale.
Megjithatë, sipas Presidentes Osmani Kosova vazhdon të luajë rol konstruktiv në dialogun me Serbinë, i cili duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke.
Në një pjesë të takimit, Presidentja Osmani e ka folur me homologun Radev për krizën energjetike me të cilën po përballet Kosova, rajoni dhe Evropa, duke u angazhuar për një përgjigje të përbashkët ndaj sfidave në këtë sektor.
Bullgaria është shprehur e gatshme ta mbështesë Kosovën në përballje me krizën energjetike dhe të dy palët janë pajtuar që të gjinden modalitetet për bashkëpunim dhe mbështetje nga një grup i përbashkët ndërministror i të dy shteteve.
Presidentja Osmani në takim me homologun Radev ka theksuar se Kosova ka shënuar përparim në fushën e sundimit të ligjit dhe si një shoqëri multietnike, e cila i trajton në mënyrë afirmative të gjitha komunitetet.
Në takimin e të dy presidentëve, ndër të tjera është diskutuar edhe për forcimin e bashkëpunimit në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, sigurisë, arsimit e shëndetësisë, sikurse edhe në sfera të tjera të interesit të dyanshëm.
Intervista e kryeministrit Kurti për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung
Përkthim jo zyrtar
Në vijim gjeni intervistën e përkthyer në shqip të kryeministrit Kurti me gazetarin Michael Martens, të realizuar më 26 nëntor dhe publikuar në Frankfurter Allgemeine Zeitung më 29 nëntor.
KREU I QEVERISË SË KOSOVËS, KURTI: “Në dhjetor do të dorëzojmë aplikimin tonë për anëtarësim në BE”
FAZ: Kryeministër, falë ndërmjetësimit amerikan dhe evropian, “kriza e targave” në Kosovë duket se është zbutur, të paktën për momentin. Cili është thelbi i kompromisit?
Kryeministri Kurti: Ne kemi rënë dakord që të mos zbatojmë vendimin tonë për gjobitjen e drejtuesve të automjeteve me targa të paligjshme serbe. Serbia ka rënë dakord të ndalojë lëshimin e targave të trashëguara nga regjimi i Slobodan Millosheviqit. Ne e bëmë këtë jo vetëm për shmangur përshkallëzimin e situatën, por edhe për të krijuar një mundësi për fillimin e shpejtë të bisedimeve për një normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Këto duhet të përfundojnë përpara pranverës 2023. Ky ishte qëllimi i vërtetë i kompromisit.
FAZ: Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ju kritikoi në një mënyrë jashtëzakonisht të qartë për dështimin në fillim të gjetjes së një kompromisi. A jeni një person kokëfortë – apo e kishte gabim Borrell?
Kryeministri Kurti: Unë nuk jam kokëfortë, jam parimor. Ka parime dhe vlera që unë i përmbahem dhe që nuk i negocioj në Bruksel. Ne nuk shkojmë në Bruksel për të negociuar për oficerët e policisë, prokurorët, doganierët dhe drejtuesit kadastral. Ne jemi atje si përfaqësues të dy shteteve që po negociojnë për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Bëhet fjalë për një dialog për një marrëveshje në parim, jo vetëm për një dialog për menaxhimin e krizës. Ne nuk kemi nevojë për dialog për hir të dialogut apo për të treguar se Brukseli është aktiv. Nuk do të kisha shkuar në Bruksel nëse do të ishte fjala vetëm për targat. Unë do të shkoj në Bruksel për të përfunduar një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Megjithatë, zoti Borrell këmbënguli që në të nënshkruajmë vetëm një deklaratë në targa dhe ta prezantojmë këtë si një sukses të madh. Kjo ishte mosmarrëveshja kryesore që kisha me të.
FAZ: Ju ishit i burgosur politik në Serbi kur presidenti aktual Aleksandar Vuçiq ishte Ministër i Propagandës në regjimin e Millosheviqit. A i rëndon kjo bisedat apo i përmbani ndjenjat tuaja?
Kryeministri Kurti: Unë kurrë nuk përpiqem t’i përmbaj ndjenjat e mia. Emocionet janë një pjesë e rëndësishme e asaj që ne jemi dhe çfarë bëjmë. Por, unë kam gjithashtu mjaftueshëm përvojë për t’i lënë arsyes të vendosë se çfarë them apo nuk them. Unë nuk u lirova nga paraburgimi serb vitin e kaluar, por më shumë se 20 vjet më parë. Problemi kryesor për mua nuk është se çfarë ka qenë z. Vuçiq, por që edhe sot nuk është penduar për atë që ka qenë. Në vend që të pendohet që ishte Ministër i Informacionit i Millosheviçit, atij i vjen keq që më liruan nga burgu më shumë se një vit pas rënies së Millosheviçit. Këtë e ka thënë disa herë dhe kjo më irriton. Nuk bëhet fjalë për atë që kam kaluar në burg, por për faktin se Serbia ka ndryshuar kaq pak.
FAZ: Është folur shumë për një nismë franko-gjermane për zgjidhjen e konfliktit mes Serbisë dhe Kosovës. Çka parasheh ky plan?
Kryeministri Kurti: Më 9 shtator, më vizituan i dërguari i posaçëm i BE-së Lajčák dhe Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne, këshilltar për politikën e jashtme të kancelarit gjerman dhe presidentit francez. Ajo që ata prezantuan dukej si një nismë shumë serioze. Më sollën një listë me modele dhe ide, të cilat i diskutuam gjatë përpara se t’i çonim në Beograd. Unë u thashë atyre se mendoja se kjo do të ishte një bazë e mirë për bisedime të mëtejshme.
FAZ: Pse duhet të interesohet Aleksandër Vuçiq për një kompromis me Kosovën kur shpërblimi për të cilin dikur shpresonte – anëtarësimi i Serbisë në BE – nuk është më realist?
Kryeministri Kurti: Kanë kaluar më shumë se nëntë muaj që nga pushtimi rus i Ukrainës, dhe Serbia ka kaluar shumë në anën e Rusisë, ka shkuar shumë larg. Kushdo që zbulon se Serbia nuk do të anëtarësohet në BE në një të ardhme të parashikueshme, të mos harrojë se jo vetëm që Brukseli nuk e do Beogradin, por edhe se Serbia preferon Moskën.
FAZ: Megjithatë, marrëveshja nuk po dështon vetëm për shkak të Serbisë. Paraardhësit tuaj kanë premtuar se enklavat serbe dhe zonat e vendbanimeve në Kosovë do të lejohen të bashkohen në një asociacion të komunave. Ju po e bllokoni këtë, pse?
Kryeministri Kurti: Serbia vazhdon të thotë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Ata thonë se Kosova është shtet artificial. Por në këtë shtet gjoja artificial, ata duan një asociacion real të komunave. Zgjidhja serbe është: “Ju nuk ekzistoni – por ne duam diçka nga ju.” Nuk do të funksionojë kështu. Së dyti, kur kërkoni diçka, mbani gjithmonë parasysh se e njëjta kërkesë mund të ju bëhet edhe juve. Pakicat përbëjnë rreth tetë për qind të popullsisë në Kosovë dhe rreth 20 për qind në Serbi. Serbia duhet të mendojë për parimin. Gjithashtu, gjykata jonë kushtetuese ka vendosur që asociacioni serb i komunave nuk është në përputhje me kushtetutën e Kosovës.
FAZ: Një parim kyç i politikës suaj ndaj Serbisë është reciprociteti. A mund të imagjinoni një model në të cilin minoriteti serb në Kosovë merr saktësisht të njëjtat të drejta si minoriteti shqiptar në Serbinë jugperëndimore?
Kryeministri Kurti: Unë jam për reciprocitetin e të drejtave të të gjitha pakicave në mbarë Ballkanin. Kjo është formula e paqes. Të drejtat e pakicave janë të rëndësishme për të luftuar dominimin nacionalist. Por Beogradi nuk e ka me të drejtat e serbëve. Serbia dëshiron që këto të drejta të territorializohen dhe kjo është diçka krejtësisht tjetër. Beogradi dëshiron që komunitetet serbe të formojnë një bashkim, por unë nuk di të ketë ndonjë serb në Kosovë që e kërkon këtë. Çdo javë marr dhjetëra letra nga qytetarët serbë të vendit tonë. Bëhet fjalë për të gjitha llojet e gjërave, për punët, funksionimin e shtetit ligjor e kështu me radhë. Askush nuk shkruan: ‘Ne kemi nevojë për një shoqatë komuniteti’. Këtë e thotë vetëm zoti Vuçiq.
FAZ: Megjithatë, BE-ja dhe Uashingtoni duket se insistojnë në krijimin e asociacionit të komunave. A është parandalimi i tij më i rëndësishëm për ju sesa rrezikimi i marrëdhënieve me aleatët perëndimorë?
Kryeministri Kurti: 33 marrëveshje janë arritur në Bruksel gjatë dekadës së fundit. Dy të tretat e tyre nuk janë zbatuar nga Serbia. E pranoj që këto 33 marrëveshje ekzistojnë dhe jam gati t’i marr parasysh të gjitha kur të fillojnë bisedimet zyrtare për normalizimin e marrëdhënieve tona në bazë të propozimit franko-gjerman në Bruksel. Por Serbia do të donte ta veçojë një marrëveshje dhe të shpërfillë 32 të tjerat si dhe propozimin franko-gjerman. Por unë nuk jam për këtë. Kur flasim për normalizimin e marrëdhënieve tona, unë jam i gatshëm të flas për komunitetet dhe të drejtat e pakicës serbe – jo si parakusht për bisedime, por si pjesë e tyre.
FAZ: Ku qëndron Kosova në aplikimin për anëtarësim në Këshillin e Evropës?
Kryeministri Kurti: Ne po llogarisim në mbështetjen e partnerëve dhe miqve tanë në mënyrë që votimi për pranimin tonë në Këshillin e Evropës të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur. Përveç kësaj, ne do të dorëzojmë zyrtarisht kërkesën tonë për t’u anëtarësuar në BE në dhjetor. Sigurisht që ne e dimë se anëtarësimi nuk do të vijë së shpejti. Por është e rëndësishme që ne të shprehim vullnetin tonë për t’u anëtarësuar në BE zyrtarisht, formalisht dhe publikisht.
29 Nëntori një ditë e zezë për kombin shqiptar


Post Festum festave të nëntorit, festës së flamurit dhe Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Sinan Kastrati, Suedi
Është dita e fundit e nëntorit por festat e nëntorit vazhdojnë të festohën ende brenda e jashtë vendit, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e sidomos në Mërgatë.
Derisa 28 Nëntori, i bashkoi të dy Kuvndet, të Shqipërisë e të Kosovës, të dy Qeveritë (kryeministratat) por jo edhe presidntët/et, në Mërgatën që ka qindra mjijëra shqiptarë e qindra shoqata humanitare, kulturore e (nën)degë të partive politike, qendra kulturores, konsullata e ambasada (edhe të Kosovës) nuk mundet as 28 (e 29) Nëntori ti bashkoj shqiptarët e “Shoqatat”, sëpakut Festën e Flamurit ta festojnë (festojmë) bashkë në një vend, “shoqatat” që “veprojnë” në qytetet e mëdha.
-Pse?
-Telalli e marrtë vesh.
Festat e nëntorit shtyhën për në dhjetor, për shkakun se nuk ka lokale “të lira”. Po edhe kjo s`është e keqe sepse edhe dhjetori është muaji shqiptar, muaji i dhjetë 1*).
E lam nëntorin me shumë mjegull, me marrëveshjen 2*) e arrutur për targat e automjeteve serbe me tabela të ish jugosllavisë. Po edhe kjo nuk është aq tragjike, ”KM”`= Kosovska Mitrovica (Mitrovica e Kosovës). Sa dorëlirë janë serbët, pranojnë se Mitrovica është e Kosovës (KM) dhe duan (e muarën) vetëm gjysmën e Mitrovicës (Mitrovicën Veriore) e gjysmën tjetër, Mitrovicën Jugore, ia lanë Bedri Hamzës.
Albini, si duket, i hëngri qershiat që i kishte … ujit (lexo: pshurr).
Po për dhjetor, a nuk do të ketë asgjë që të flasin deputetët e Kuvndit të Kosovës e të vrapojnë Minisrtat e Albinit?
Edhe Albini duhët të tregohet i gjymertë e t`ju dërgoj disa kova me … e qershia deputetëve/teteve e ministrave e vartësve të tij.
Dikur Enver Hoxha, në një aksion për plehërimin e tokave, urdhëronte që çdo familje të mbush nga një kovë me mut e ta dërgojnë në ara.
Kjo është e vërtetetë dhe as unë nuk iu kam besua syve të mi, mos besoni as ju derisa e lexova dhe e dëgjova këtë histori nga goja e autorit, ish gazetar, publicist dhe shkrimtar (R. Sh.) që sot fola përsëri që para se ta shkruaj, të bindem se kështu ka qenë dhe kështu e ka shkrua ai, pra R. Sh.
Nesër është 1 dhjetori, dita e lindjes së shtetit jugosllav, ”Mretëria serbe, kroate e sllovene”, (1 dhjetor 1918) e më 10 dhjetor, e njohur edhe si dita kur marrin shpërblimer e Nobelit, që në suedisht i thonë ”Nobelbanketten” ose ”Nobelfesten”, është festë tradicionale, dita e vdekjes e Nobelit 3*).
Derisa çmimin Nobel në Suedi e kanë marrë gjithsejt 33 veta 4*), 30 nga ta kanë lindur në Suedi. Nga Shqipëria është propozua shkrimtari Ismail Kadare, për letërsi dhe për paqë, dhe Hashim Thaçi, sa për me ia maru qefin Hashimit (bashkë me Ivica Dačić), tash në burgun e Hagës, i akuzuar për krime lufte kundër njerzimit.
Megjithate, përveç Kadaresë, nuk ka pasur ndonjë propozim serizoz nga Shqipëria e Kosova për ndonjë shkenctarë, shkrimtarë që do të futej në listën e të propozuarve. Kjo nuk do të thotë se në Kosovë e Shqipëri nuk ka pasur njerëz të paqes e të penës që nuk e kanë meritua, si Anton Çetta e Ibrahim Rugova për paqë ndërsa për letërsi, mendoj unë, janë me dhjetra, Ali Podrimja, Azem Shkreli, Dritëro Agolli, Fatos Arapi etj.
Disa nga suedezët, që kanë marrë Nobelin:
Svante Arrhenius, në kimi, 1903
Svante Pääbo, më 2022, në medicinë.
2 kanë në marrë çmimin në ekonomi,
5 për paqë (në Oslo),
4 në fizikë,
9 në fysiologi ose medicinë,
5 në kimi dhe
8 në letërsi (litteraturpris), Selma Lagerlöf *5) është e paraq. Ajo më 1909, nderohet çmimin Nobel, është femra e parë nga gjithësejt tre (3) gra, Nelly Sachs, mori çmin Nobel në letërsi, më1966.[2] dhe më 1982, Alva Myrdal merr çmin për paqë (fredspriset)
1*) Dhjetor, dhjetë (numri 10-të, i dhjeti)
Muaji janar, llogaritet si muaji i 11-të e muaji shkurt, muaji i 12-të. Në Mars, fillon muaji i parë, dielli nxen e toka gufon … Muaji shtator, si muaji i shtatë (7), muaji tetor, maji i tetë (8), muaji nëntor, muaji i nëntë (9) dhe muaji dhjetor, si muaji i dhjetë.
Kështu thuhën e shkruhën afërsisht edhe në shumë gjuhë të shumë popujve tjerë. Në suedisht: “ … september, oktober, november, december “
Innehåll
- Månvarvet
- Månadernas namn
- Månaderna i olika kalendrar
3.1. Julianska och gregorianska kalendrarna
3.2. Franska revolutionskalendern
3.3. Muslimska kalendern (Kalend. Musliman, Kalendari islam ose kalendari hixhër është një kalendar hënor i përbërë nga 12 muaj në një vit me nga 354 ditë.
3.4. Judiska kalendern
3.5. Hinduistiska kalendern
3.6. Persiska kalendern
3.7. Isländska/fornnordiska kalendern
- Övriga kalendrar
- Minnesramsa
- Se även
- Referenser
- Externa länkar
Månadernas namn
Många indoeuropeiska språk har övergått till att använda former av de latinska namnen på månaderna. Dock förekommer det inom många slaviska språk att man fortfarande använder andra namn, med slaviskt ursprung, för månaderna.
Svenska Äldre svenskt namn Latin Betydelse
- Januari torsmånad Januãrius helgad åt guden Janus
- 2. Februari göjemånad Februãrius etruskiska guden Februus
- 3. Mars vårmånad, ugglemånad Martius helgad åt guden Mars
- 4. April gräsmånad Aprîlis av aperire, “öppna“
- 5. Maj blomstermånad Maius helgad åt guden Jupiter
- 6. Juni sommarmånad, midsommarmånad Iunius helgad åt gudinnan Juno
- 7. Julihö månad Iulius, Quintilis diktatorn Julius Caesar
- Augusti skördemånad, rötmånad Augustus, Sextilis kejsaren Augustus
- 9. September höstmånad September den sjunde månaden (muaji 7-të)
- Oktober slaktmånad October den åttonde månaden (muaji 8-të)
- November vintermånad November den nionde månaden (i 9-ti)
- 12. December julmånad, kristmånad December den tionde månaden (i 10-ti)
Månad – Wikipedia
Månad – Wikipedia – Sök (bing.com)
2*) MARRËVESHJE f.
- Pajtim mendimesh ose pranimi i një qëndrimi të caktuar që arrihet ndërmjet dy a më shumë vetave, palëve etj. për të rregulluar një çështje, për të kryer një punë etj. Marrëveshje e hapur (e fshehtë, e heshtur). Marrëveshje dypalëshe (shumëpalëshe, ndërkombëtare). Marrëveshje ekonomike (tregtare, kulturore, ushtarake). Marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshje armëpushimi. Përfunduan një marrëveshje. Bënë marrëveshje. Shkeli (prishi) marrëveshjen. Ra (hyri) në marrëveshje me dikë.
- zyrt. Akt juridik ku përcaktohen detyrimet e të drejtat e dy a më shumë vetave, palëve etj., marrëdhëniet ndërmjet tyre, si edhe kushtet e bashkëpunimit a të bashkëveprimit për të zgjidhur një çështje, për të kryer një punë etj. Nenet (pikat) e marrëveshjes. Nënshkruan marrëveshjen.
3*) Alfred Bernhard Nobel, född 21 oktober 1833 i Stockholm, död 10 december 1896 i San Remo, Ligurien, Italien, var en svensk kemist, uppfinnare av dynamiten, industriman, donator, ingenjör och stift…
Wikipedia
Nobelbanketten – Wikipedia
https://sv.wikipedia.org/wiki/Nobelbanketten
Nobelbanketten eller Nobelfesten är en bankett som hålls i Blå hallen i Stockholms stadshus efter utdelningen av Nobelpriset och är en traditionell del av Nobelfestligheterna. På banketten serveras en middag med flera rätter, dessutom är det underhållning och dans som följs av lokala medier. Klädseln är … Visa mer
4*) “Lista över svenska Nobelpristagare” (Lista e sued. Që kanë marrë Nobelin)
https://sv.wikipedia.org/wiki/Lista_%C3%B6ver_svenska_Nobelpristagare
5*) Shkrimtarja (Författare (Selma Lagerlöf
Nuk di a ka ndonjë libër të përkthyer në gjuhën shqipe por Selma është shkrimtare shumë e dashur dhe e lexueshme (e pëlqyer) me romanin Gösta Berlings saga e cila me paratë që mori mundi ta blej shtepinë e fëmijërisë ….
Selma Lagerlöf är en av Sveriges mest älskade författare, med romaner som Gösta Berlings saga, Nils Holgerssons underbara resa genom Sverige, Jerusalem och Kejsaren av Portugallien. 1909 blev Selma Lagerlöf både den första kvinnan och första svensken att tilldelas Nobelpriset i litteratur. Tack vare prispengarna kunde hon bland annat köpa tillbaka sitt barndomshem Mårbacka. Det här är talet som hon höll vid prisutdelningen på Nobelfesten den 10 december 1909. Talet finns även publicerat i samlingsvolymen Troll och människor I.
Në numrin tjetër; Nëpër faqet e shtypit, për festat e nëntorit dhe fjalimet boshe të liderëve … në ndejat nëpër oda e drekat kreshmore me tavolinat plotë mish, raki, këngë e zhurmë
Vazhdon
Malmö, 30 nëntor 2022
U ula e, shkrova! Tregim i vitit 1997
Bajram Sefaj, Paris
________
u ula e, shkrova!
(Tregim shkruar para shumë vjetësh – 1997 )
O zot, hiqçmu qafet me atë imagjinatë të imagjinueshme!
Nuk është punë koprracie, as punë përtacie!
Punë konkretësie. Me dy gjethet (fletët) e zemrës do e radhisja edhe thjeshtësinë.
Sa e bukur, sa e çmuar – thjeshtësi! Shto edhe korrektësinë!
Me dhimbje nis çdo lindje, u nisa!
Temën, nuk e trilloj fare. E bartë me vete si këmishë të zezë!
He çfarë peshe, e rëndë plumb, peshë e kësaj teme!
Më vret. Me thanë. Më brenë bre zana e shitoftë!
*
Në Mitrovicë!
Mbase nuk do ta takoja kurrë jetë, sikundër nuk e kam takuar as një herë këtë copë
gjysmëshekullore të jetës që më ka ikur nën këmbë, sikur të mos të kisha me vete Uranin,
djalin tim të madh. Në Mitrovicë vajtëm për të blerë një palë të mbathurash “Adidas” për të.
Dita bënte e mirë. Prush kristali pikte nga qielli i flakëruar me diell. Ishte dita më e bukur e
shtatorit të vjetëm!
Ishte kjo hera e parë që Uranit i shkelte këmba në këtë qytet!
Me mbërthen gazi një çik. Në këtë çast ironik!
Syri ma zuri!
Atë – personazhin, (krye)personazhin konkret, që s ka si bëhet më konkret, të këtij rrëfimi.
Tim biri bëfshim i fola: Ja, ky është ai!
Profesori!
Pafajsia e tij nuk kuptoi asgjë prej gjëje!.
Në anën tjetër, jam i sigurt se – ja, Ky është Ai, do t’ia thosha, në atë çast , edhe vetmisë sime!
Profesori!
I shkurt. I trash. Barkmadh e këmbëshkurtër!
t Bythë e krye bashkë. Ibret. Hienë…
E, në anën tjetër ta kujtonte një dash. Turi madh. Të djersitur. Të mbytur në dhjamë.
Qull Ballin kokrrize djersësh. Këputte këtej. Këputte andej. Në këtë, e në atë rrugë. Në yrnek të
torzos. Si një fantom.
Ngado që shkonte, për të dy anët e rrugës, pas vetës lente një shkretëtirë heshtjeje! Qetësi mortore!
Pas tij! Një mumie zonë lente pas vetës, zoti Profesor!
Njerëzit iknin në të dyja anët e rrugës. Të mos e ndeshnin. Të mos e takonin. Të mos i korittë i madhi e t’u duhej të flisnin me të.
Meazallah e t’ia shtrinin edhe dorën.
Jo, jo – iknin prej tij siç iket prej kobit.
Sikur në çantën e madhe që e kishte mbushur diçka ding (ngjasonte në një maceje të zezë me
nëntë “zogj” në bark – ishte fryrë ajo çantë në dorën e tij si degë shelgu), të fshihej ndonjë “helm
misterioz” me ndonjë mister tjetër.
Kalamendej ashtu vetëm duke çarë atë “korridor” , në atë hapësirë.
Kalimtarët iknin shikimin prej tij sikur t’ishte Qoftëlargu vetë. Satanà. Kryekreje. Sikur aty të kishte
zbritur nga botë e largët, misterioze. Tejet të panjohur. Në trup e krye, në këmbë e kokë, sikur
bartte një sëmundje të ligë. Mortajë. Sikur t’ishte i prekur nga sida. Nga sifilizi sikur të ishte i tëri i
përfshirë.
Ja, njeriu i gjorë, në dhe të huaj!
Nuk më bëhet se këtë klithmë të serishme e mori kush dot nga unë. Madje as im bir.
Më vonë, profesori bën edhe ca lëvizje, këndej dhe andej qytetit, duke marrë pamjet e vitrinave në varg. Sikur kjo, e vetëm kjo, çmimet mbi mallrat e ekspozuara, e interesonin. E, në anën tjetër, në atë ditë zhegu, heu e kuqtë perëndia, po bukur i ngjante një kau të majmur. Të ndarë për brisk. Sikur sipri atyre vitrinave kërkonte një brisk për qafën e vet të majmur e të mbuluar e bllokuar në dhjamë!
Më së shumti e, më së gjati, u ndal e qëndroi pranë vitrinës së librarisë së “Rilindjes”. Me të hedhur shikimin mbi titujt e tyre, ato sikur t’i prek hije e keqe. Librat filluan ikjen plot zhurmë lemeritë së. Sikur i hapnin krihet. Si shpend bardhë të trembur. Fort të trembur. Fluturonin kur u zhdukën. Fletore e lapse, në vajë, u vinin pas!
Do të rrëfej kështu: me të ndeshur shikimin e tij, librat shqip, bënë një mrekulli! Me hasmëri të paparë iu hodhën mbi fytyrë. Mbi trup. E pështynë. E shanë. E shkatërruan. Ia pllakosën gjymtyrët. E mbuluan. E dërmuan. E ngujuan. Në dhe për së gjalli e çuan!
/Nuk me parapëlqen kjo fije imagjinate. As e rrotulluar, madje. Libri ynë është i urtë. Paqësor. Ashtu sikurse të urtë. Paqësor. Ashtu sikurse të urtë. Paqësor. Ashtu sikurse të urtë e paqësor janë krijuesit tanë të librit. Dilema mbetet hapur. Si dera. Po rrugët e profesorit mbyllen. Në vendin e tij. Qytetin e lindjes!?!/
Ai papritmas del nga shikimi. Nga kuadri. Sikur vërtetë ta kishin bërë copë e grimë librat e rebeluar në imagjinatën e shkrimtarit. Jo nuk baj gajle se e kishte përpijë toka. Ja, tek dëgjoi jehonën e një mallkimi shumë të lashtë të popullit tonë: “Mos e lashtë” (mos e marrtë) dheu m’rena”! Atë, jo se jo, ky dhe s’e le brenda! Atë, me siguri s’e kishte gjetur asgjë pos që do ta kishte gllabëruar terri i parë i natës që bashkë me rrjedhën e lbrit solemnisht po zbriste mbi qytet. Ai duhet të ketë ndjekur vetminë e vet nëpër natë e nëpër qytet tani të huaj. Dhëmbëprishur. Vampirin! Pse nëpër të qarat e gishtërinjve të këmbëve i rridhte një gjak i keq? Helmues. Që nuk ka ilaç të njohur e as të afërt.
Sikur përdore të më kishte marrë Nëna Huti! E di vetëm se kësaj radhe - klithja – Njeriu në dhe të huaj, kishe buruar nga unë një forcë dhjetëfish më të madhe se herën e parë a të dytë dhe se – përnjëherë kishte marrë shikimin në shqetësim të dhjetëra kalimtarëve në rrugën kryesore të qytetit.
Të Mitrovicës së Kasemit!
Betohem me kushtrim: do të shkruaj, thash, do të shkruaj një tregim me motiv mbi njeriun (profesorin) tani në dh, qytet të huaj!
Të gjitha mëlmesa për të gatuar këtë kulaç buke të hidhur, i kam. Shqetësimin e tim biri për shëtitje qytetit të ri që, çuditërisht, edhe mua me dilte sikur e shitja për herë të parë, për të mbathurat e reja “Adidas”, për ndonjë shikim të vjedhur me ndonjë moshatar, apo për diçka tjetër, nuk di ? Kam skenografinë e Mitrovicës të shtruar për të dy anët e lumit Ibër. Efektet e dritës m’i çonte peshqesh dita më e bukur e muajt shtator.
Rebelimi i librave ishte krejt i rastit. Mendova, vërtet, të gjitha i kam. Dhe – u ula e shkrova!
Një vit (fiks) pasi që këtë barrë të rëndë e barta si këmishë të zezë, ja tek e ç’vesh. Kjo punë mbase do të shtyhej edhe më. Mbase nuk do të realizohej ndonjëherë sikur të mos ndodhte ajo që ndodhi. Është me rëndësi se rrëfimin për Njeriun (profesorin) në qytet (në dhe) të huaj e hodha në letër. Asgjë nuk shtova. Asgjë nuk mungova. Se me të trilloj, hiç se hiç!
Proza e Zërit – 1997)


