Kreu Blog Faqe 1171

E keqja nganjëherë fiton

0
Nga: Frank Shkreli, New York

 

Megjithëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Biden dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, uruan Shqipërinë dhe shqiptarët për 28 Nentorin , Ditën e Pavarësisë – ashtu siç kanë bërë udhëheqësit më të lartë amerikanë për pothuaj një shekull tani pa iu referuar “çlirimit”. Po, Ambasada amerikane, për të dytin vit, uron atë që ajo quan “çlirim” i Shqipërisë 1944-2022. Në emër të kujt e bën kjo, këtë deklaratë, unë nuk e di.  
Ja si ambasadorja amerikane në Shqipëri përsërit për herë të dytë ‘gafën diplomatike’, uron “Ditën e Çilirimit të Shqipërisë me data 1944-2022

Ja edhe sivjet, për herë të dytë, (There she goes again), Juri Kim e ambasadës amerikane në Tiranë uron “Ditën e Çilirimit të Shqipërisë me data 1944-2022. I bie 78-vjet Shqipëri e “çliruar”, e lirë, sipas saj, përfshirë periudhën prej pothuaj 50-vjetësh nën regjimin e diktatorit komunist, Enver Hoxha. Të lumtë, zonja Kim po e tregon lëkurën e vërtetë se kush je.

“E keqja triumfon kur njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë”. “Gara nuk është ndërmjet nesh dhe atyre, por ndërmjet të mirës dhe të keqes, e nëse ata që do duhej të luftonin të keqen, i përvetësojnë rrugët e së keqes, atëherë fiton e keqja”. Thomas Xheferson”

Dua ta bëjë të qartë prej fillimit se nuk kam ndër mend të kapem me Yuri Kim dhe interpretimin e saj të historisë së Shqipërisë, as me “diplomatët”, majtisto-liberalo-bolshevikë evropianë që e shoqëruan atë sot në Varrezat e Kombit në Tiranë. Dëshiroj të theksoj edhe njëherë ashtu siç kam reaguar edhe vitin që kaloi, me këtë rast, ndaj deklaratës së saj dhe misionit të saj diplomatik në Tiranë për të paraqitur regjimin barbar komunist të Enver Hoxhës, në një dritë më të pranueshme se si e njeh historia.  ‘Shpërthen’ Frank Shkreli: Zonja Kim, prej sot nuk je më ambasadorja ime! | Gazeta Telegraf – “Më duhet të sqaroj që në fillim se këtu nuk bëhet fjalë për ata që luftuan për katër vjet dhe që vdiqën në luftë për çlirimin e atdheut nga nazizmi e fashizmi, por për “çlirimin”, siç e quan përfaqësuesja Kim, që solli në pushtet një regjim komunist gjakatar, me në krye qoftëlargun, Enver Hoxhën; Regjim i cili, përveç mijëra kundërshtarëve të tij ideologjikë, përfshirë familje të tëra, gra e fëmijë e pleq — zhduku pa mëshirë edhe bashkëpunëtorët e vet më të ngushtë, për pothuaj një gjysëm shekulli. Ky “Çlirim”, në të vërtetë e ktheu Shqipërinë, për pothuaj 50-vjet, në një skenë krimi. E gjithë Shqipëria ishte një burg telash me gjemba. Respekt për të rënët e luftës! Ata luftuan për lirinë e atdheut, por jo për robërimin e shqiptarëve nga komunizmi ndërkombëtar sllavo-aziatik”, për pothuaj 50-vjetë.

“Ja edhe sivjet, për herë të dytë, (There she goes again), Juri Kim e ambasadës amerikane në Tiranë uron “Ditën e Çilirimit të Shqipërisë me data 1944-2022. I bie 78-vjet Shqipëri e “çliruar”, e lirë, sipas saj, përfshirë periudhën prej pothuaj 50-vjetësh nën regjimin e diktatorit komunist”

Më thenë të drejtën unë kisha menduar se deklarata e Yuri Kim vitin që kaloi, në këtë datë, mund të kishte qenë një gafë diplomatike nga ana e saj dhe se nuk do e përsëriste më, “përfaqsuesja e vlerave amerikane”, në Shqipëri. Edhe mund t’i falej, se edhe diplomatët gabojnë. Gabojnë rëndë, madje, si në këtë rast. Por kjo nuk ka të ndalur. Sivjet siç mund të shikohet nga fotot më poshtë – Zonja Kim, përveç urimit në facebook, ajo i prinë një delegacioni “diplomatësh” të huaj të pa identifikuar për ata që nuk i njohin, tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit. Ja deklarata e Yuri Kim:

“US Embassy”

| 1944-2022 | Shqipëria feston 78-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky rast shërben si kujtesë për sakrificat e popullit shqiptar dhe si një mundësi për të kremtuar një moment të lavdishëm të historisë shqiptare. Gëzuar Festën e Çlirimit, Shqipëri!

| 1944-2022 | Albania celebrates 78 years of liberation from the Nazi oçupation during Ëorld Ëar II. This oçasion is a reminder of the sacrifices of the Albanian people and an opportunity to celebrate a glorious moment in Albanian history. Happy Liberation, Albania! “

Deklarata e botuar në facebukun e Ambasadës amerikane në Tiranë.

Me fol të drejtën edhe vajtja e këtyre “diplomatëve” tek Varrezat “Nëna Shqipëri”, me Juri Kim në krye të paradës – përballë e krah për krah me nostalgjikët e Enver Hoxhës aty pranë – nuk do më shqetësonte aq shumë sikur “diplomatët e çlirimit” të Shqipërisë, t’a kishin balancuar atë vizitë duke shpjeguar për publikun – të paktën me një deklaratë të shkurtër se: pas vitit 1944, Shqipëria e “çliruar” dhe nën regjimin komunist për pothuaj një gjysëm shekulli, nuk kishte as liri as demokraci, as të drejta të njeriut, por ishte kthyer për pothuaj 50-vjet në një mjedis krimesh të para në Evropë dhe në botë. Dhe të thonin, mos tjetër, se ne po nderojmë dëshmorët e çlirimit të Shqipërisë nga nazi-fashizmi dhe jo regjimin e Enver Hoxhës, që erdhi më pas dhe që robëroi Shqipërinë.

Kjo histori duket se nuk u intereson diplomatëve të “vlerave perëndimore” në Tiranë. Megjithëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Biden dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, uruan Shqipërinë dhe shqiptarët për 28 Nëntorin , Ditën e Pavarësisë – ashtu siç kanë bërë udhëheqësit më të lartë amerikanë për pothuaj një shekull tani pa iu referuar “çlirimit”. Po, Ambasada Amerikane, për të dytin vit, uron atë që ajo quan “çlirim” i Shqipërisë 1944-2022. Në emër të kujt e bën kjo, këtë deklaratë, unë nuk e di!

Fatkeqësisht, në Shqipëri po triumfon e keqja, e mbështetur nga përfaqësuesit e vendeve perëndimore, të cilët do duhej të denonconin krimet e komunizmit barbar në Shqipëri dhe të mos e cilësonin vendosjen e komunizmit në atë vend si një “çlirim”, sepse i tillë nuk ishte për shqiptarët – sidoqë ta cilësojnë sot diplomatët, përfshirë dhe Juri Kim.

“E keqja triumfon kur njerëzit e mirë nuk bëjnë asgjë”. “Gara nuk është ndërmjet nesh dhe atyre, por ndërmjet të mirës dhe të keqes, e nëse ata që do duhej të luftonin të keqen, i përvetësojnë rrugët e së keqes, atëherë fiton e keqja.”

“Me sjelljet tuaja, vizita dhe deklarata në këtë ditë të “çlirimit” sipas jush, doni a s’doni, ju po mbështetni historinë dhe krimet e një tiranie ç’njerzore, sllavo-komunisto-aziatike 50-vjeçare , që iu imponua një populli të vogël –Kombit shqiptar dikur krenar.”

Ambasada amerikane në Tiranë përfaqëson vendin më të dashur që kemi për zemër ne shqiptarët kudo që jemi, sidomos ne shqiptaro-amerikanët – vendin e bekuar tonin – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kemi gjetur lirinë, demokracinë, paqën dhe të drejtat tona të mohuara nga regjimi “çlirimtar” që ju glorifikoni në këtë ditë. Asnjë interes kombëtar i Shteteve të Bashkuara as i Evropës Perëndimore, sado i rëndësishëm të jetë përkohësisht, nuk justifikon glorifikimin e një regjimi barbar anti-njerëzor dhe mbështetësit e tij, një ish-regjimi ndër më të egrit në botë. Edhe njëherë, turp për ju!

Ju jeni diplomatë perëndimorë, gjoja përfaqësues dhe mbrojtës të vlerave perëndimore dhe jo të anti-vlerave shtypëse të një regjimi të vdekur: Mbrojtës të lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut, pa dallim dhe përjetësisht, të paktën me sa dijmë deri më sot. Na njoftoni, ju lutemi, nëqoftëse bota perëndimore ka vendosur të heqi dorë nga këto vlera, përfshirë Shqipërinë.

Me sjelljet tuaja, vizita dhe deklarata në këtë ditë të “çlirimit” sipas jush, doni a s’doni, ju po mbështetni historinë dhe krimet e një tiranie ç’njerëzore, sllavo-komunisto-aziatike 50-vjeçare, që iu imponua një populli të vogël –Kombit shqiptar dikur krenar. Ju po përkujtoni dhe nderoni qoftë edhe përfaqësisht, një tirani që për 50-vjet iu imponua shqiptarëve me dhunë e gënjeshtra. Kjo tirani vazhdon të sillet rrugëve të Tiranës me mbështetjen tuaj! Diçka diktohet në ajër!

Ç’prej kohës së Gjergj Kastriotit Skënderbe, shqiptarët kurrë nuk kanë dashur të jenë të ndarë nga bota perëndimore, as nuk pranuan kurrë vullnetarisht komunizmin. A e dijnë diplomatët perëndimorë në Tiranë se Shqipëria menjëherë pas atij që ata quajnë “çlirim” (1944-2022) në krahasim me vendet e tjera evropiane ka patur numrin më të madh të martirëve të tre feve të shqiptarëve: sidomos në radhët e Kishës Katolike, – por edhe më shumë martirë të demokracisë së vërtetë perëndimore – asaj demokracie – sidomos asaj amerikane, që ju do duhej të glorifikonit dhe të përhapnit ndër shqiptarë, në vend të historiografisë komuniste. I kini kujtuar ndonjëherë këta martirë e dëshmorë anti-komunistë, që dhanë jetën në mbështetje të demokracisë së vërtetë perëndimore në Shqipëri!?

“A e dinë diplomatët perëndimorë në Tiranë se Shqipëria menjëherë pas atij që ata quajnë “çlirim” (1944-2022) në krahasim me vendet e tjera evropiane ka patur numrin më të madh të martirëve të tre feve të shqiptarëve, sidomos në radhët e Kishës Katolike – por edhe më shumë martirë të demokracisë së vërtetë perëndimore, që ju do duhej të glorifikonit dhe të përhapnit ndër shqiptarë, në vend që të historiografisë komuniste. I kini kujtuar ndonjëherë këta martirë e dëshmorë anti-komunistë?!”

Me këto sjellje tuaja: pa ndjenja balance e bashkimi për shqiptarët nga ana e juaj – ju vazhdoni të turbulloni mendjen dhe ndërgjegjën e këtij populli shumë të vuajtur nga një regjim barbar, që ju e cilësoni si “çlirimtar”. Fatkeqësisht, jeni bërë palë me interpretimin e njëanshëm të pseudo-historianëve shqiptarë, të gënjeshtrave dhe të dhunës, për një histori të tmerrshme masakrash nga viti 1944 e deri në prill të vitit 1991, që as vet shqiptarët ende nuk e kanë zgjidhur midis vetes. Ju po i mëshoni një teze që shumica e shqiptarëve nuk e pranojnë.

Jeni bërë palë e së keqes. Fatkeqësisht, e keqja po fiton në Shqipëri edhe me mbështetjen ose të paktën me heshtjen e diplomatëve perëndimorë, sot dhe 30-vjet më parë, që nga fillimi i të ashtuquajturit tranzicion “demokratik”, që nuk ndodhi kurrë. Kjo shpjegon edhe aktualitetin politik të Shqipërisë “pjesërisht të lirë”, si anëtare e NATO-s. Merreni me mendë!

Fatkeqësisht, e keqja nganjëherë fiton, qoftë edhe përkohësisht, sidomos kur mbështetet nga të fortit!  Kjo po ndodh edhe në Shqipëri sot. Por, unë besoj se e mira ringjallet dhe përtërihet mbi të keqen, me kohë. Besoj në thënjen latine: “Victi, Vincimus!” Edhe të mundur (nga e keqja) tani për tani, atë e kemi mundur, edhe pa ndihmën e ambasadorëve!

Forca dhe shtysa që mori Lëvizja për pajtimin e gjaqeve në nivel të Kosovës e kishte burimin tek profesor Anton Çetta

0
Prof. Dr. Jahja Drançolli, historian
______
Prishtinë, më 28.11.2022
***
Fjalë rasti në ceremoninë e zbulimit të shtatorës së Prof. Anton Çetta (28/XI/2022)
Të dashur zonja dhe zoterinj,
I nderuar z. Përparim Rama, kryetar i kryeqytetit të Kosovës, familjarë të profesor Anton Çettës, familjarë të presidentit Rugova, e nderuar Presidente znj. Atifete Jahjaga, i nderuar President z. Ilir Meta, të ndëruar përfaqësues politikë, profesorë universiteti, intelektualë, përfaqësues te mediave dhe të gjithë ju të pranishëm!
Ju përshëndes dhe shpreh respektin tim të thellë për praninë tuaj sot këtu, me rastin e përurimit të shtatores së atdhetarit, humanistit, intelektualit dhe vizionarit largpamës Prof. Anton Çetta.
Të nderuar të pranishëm,
Historia nuk i ka caktuar shpeshherë një vend të veçantë përjetësimit të personaliteteve në shtatoren prej bronzi, por personalitetet që me punën dhe veprën e tyre përjetësohen në shtatore, padyshim që lënë pas një trashëgimi të pa shlyer për brezat që e kujtojnë me admirim siç po bëjmë edhe ne me këtë inaugurim sot.
Zbulimi i shtatores sot përkon me ditën më të madhe të historisë sonë, ditë që shënon dy herë çlirimin e Shqipërisë, në vitet 1443 dhe 1912, dhe dy herë e shoqëruar me ngritjen e flamurit kuqezi si simbol i çlirimit. Prandaj, kjo shtatore nuk është ngritur me kritere partiake apo politike, por ka një bazë të gjerë intelektuale të bazuar në bindjen e fortë njerëzore se vepra e profesor Çettës mbart vlera që nderojnë çdo shqiptar kudo dhe kushdo që është. Profesor Çetta nxori disa breza profesorësh dhe studiuesish të gjuhës dhe letërsisë shqipe; është autor i më shumë se dhjetë vëllimeve në fushën e letërsisë popullore, por edhe i disa vëllimeve të letërsisë për fëmijë dhe të rritur, vëllime këto që paraqesin njëkohësisht një bazë solide për identitetin dhe traditën gjuhësore të zhvilluar në Kosovë dhe pjesët periferike të saj.
Prof. Çetta në shkencë u bë i njohur në studimin e thesarit popullor, përkatësisht studimin e folklorit dhe të etnografisë. Në këtë kontekst ai thoshte shpesh se “kultura popullore nuk është si një tempull i lashtësisë greke, që mbështetet në shtatë apo tetë kolona, por një kala e ndërtuar me mijëra gurë, në të cilën kujtoj se edhe unë e kam venë një gur, sado të vogël.” Pra, për Prof. Çettën, populli ynë është bartës i traditës sonë të lashtë, krijues i identitetit tonë, me fjalë të tjera “Populli është arkivi, muzeu dhe biblioteka jonë,” pasi që institucionet e përmendura nën sundimin e huaj shumë kohë më parë ishin grabitur dhe bartur në vende të huaja.
Profesor Çetta ishte pikërisht aty ku duhej dhe me atë që i duhej në momentet më vendimtare që po kalonte shoqëria jonë në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore. Si një intelektual i nivelit të lartë, ai arriti të kuptonte se çfarë kishte më shumë nevojë populli në momente të caktuara. Kur shqiptarët kishin nevojë të paraqiteshin para botës me vlerat e tyre, profesor Çetta e bëri të mundur këtë duke nxjerrë traditën iliro-arbërore-shqiptare nga institucioni individualist i odave dhe duke e bërë atë pjesë të trashëgimisë kombëtare të paraqitur në formën e studimeve dhe librave. Pra, paraqet një vlerë që duhet kuptuar gjithashtu. Pastaj, në fazën tjetër të formësimit dhe avancimit kombëtar e intelektual të shqiptarëve të Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare, Prof. Çetta kuptoj se atyre u duhej bashkim dhe pajtim për t’i rezistuar dhe kundërshtuar më lehtë periudhës së shtypjes serbe.
Kështu lindi Lëvizja për Pajtimin e Gjaqeve në vitet 1990-1992, të cilën profesor Çetta e nxori nga tradita iliro-arbërore-shqiptare, por duke i dhënë vrull dhe entuziazëm të ri këtij fenomeni socio-historik. Forca dhe shtysa që mori Lëvizja për pajtimin e gjaqeve në nivel të Kosovës e kishte burimin tek profesor Çetta. Tradita e faljes së gjakut u hoq nga populli dhe u kthye në një valë të madhe tronditëse kundër fenomenit të gjakmarrjes.
Masivizimi dhe inercia e krijuar e bënë këtë proces të faleshin edhe gjaqet që dukeshin të pafalshëm deri atëherë. Për këtë masivitet flet edhe fakti që në vitin 1990 në tubimin e verërave në Llukë, për herë të parë në historinë e shqiptarëve u mblodhën në një vend mbi 500 mijë njerëz. Nga distanca e sotme mund të gjykohet me siguri se kjo ngjarje mund të futet në radhën e kuvendeve më të njohura nga historia jonë, si Kuvendi i Lezhës, ai i Prizrenit, i Drenicës dhe ai i Pejës, Besa-Besë!
Në vijim të rrugëtimit historik të Prof. Anton Çettës, vërejmë se në historinë e re të Kosovës, trinia e Nënë Terezës, Ibrahim Rugovës dhe Anton Çetës përbën një frymëzim të qëndresës paqësore, e cila po dilte dhe po i prezantonte shqiptarët në dritën më të mirë të mundshme e që ishte kërkesë e asaj kohe për të vazhduar me qëndresën e mëvonshme të UÇK-së më në krye Adem Jasharin, komandant legjendar, dhe luftën e pashmangshme çlirimtare si imperativ i kohës.
Duke ndjekur veprimtarinë e profesor Çettës, mund të kuptojmë lehtësisht se ai e dinte saktësisht se cila lëvizje cilës kohë i duhej në momente të caktuara. Kështu, profesor Çettën e gjejmë në të gjitha proceset që kalon Kosova deri sa na la me respekt dhe krenari. Këto pak fjalë për veprën e tij madhështore na bëjnë krenarë kur sot e shohim të ngritur shtatoren e tij, e cila do të mbetet këtu përballë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Prishtinës në shenjë kujtimi për njeriun e madh të një populli të vogël që din t’i nderojë dhe respektojë heronjtë e vetë.
Ju faleminderit

Hasan Prishtina dhe Adem Jashari

0
Nga: Rilind Dauti, Dielli, Washington
***
HASAN PRISHTINA DHE ADEM JASHARI, DY HALLKAT MË TË RËNDËSISHME TË PËRPJEKJEVE TONA PËR LIRI E PAVARËSI
Çdo njëri nga ne sot ndjehet krenar por edhe me fat që si gjeneratë dhe si shoqëri arritëm të kurozojmë fitoren që sjell sakrifica për liri. Kuptohet që kjo sakrificë kishte kosto të lartë, por për lirinë e atdheut, çka do që të bëjmë, është pak.
Megjithatë detyrim i yni moral e patriotik është që të nderojmë kujtimin për heronjtë dhe ideologët tanë, pa të cilët nuk do ta kishim edhe lirinë që kemi sot.
Pra, imagjinojeni për një moment sikur në shiritin e kohës të mungojnë dy figura markante të kombit tonë – Hasan Prishtina dhe Adem Jashari.
A thua vallë si do të dukej ajo kohë e cila nuk do të kishte këta dy kolosë të mendimit e të pushkës? Si do ta interpretonim ne sot historinë dhe çfarë të ardhme do të kishte kombi ynë nëse do të mungonte fuqia e ndikimit politik të Hasan Prihtinës në lëvizjen tonë kombëtare dhe nëse do të mungonte rezistenca e Adem Jasharit, e cila u shndërrua në kushtrim lirie për qindar e mijëra djem e vajza të rreshtuar në UÇK-në tonë legjendare?
Por, fatbardhësisht, ata i kishim në momentin dhe vendin e duhur, atëherë kur për fatin e kombit tonë duhej të vendosnim ne, por ata i kemi edhe sot këtu në mesin tonë….
Ideologu i Pavarësisë dhe i përpjekjeve tona shtetndërtuese – Hasan Prishtina sot ndodhet krah për krah me Komandantin legjendar Adem Jashari këtu në fshatin Mushtisht, dhe ky është një nder modest që ne si gjeneratë, por edhe si familje po ua bëjmë këtyre dy vigajve të kombit tonë. Me këtë, Kosovës po i kthehen vlerat e saj edhe jasht qendrave, sepse këto vlera ndodhen të shpërndara si thërmija të çmueshme dhe ato tash vijnë natyrshëm dhe marrin formën e këtyre dy figurave në bronz që percjellin historinë njëshekullore te luftes për liri e dinjitet kombëtar, duke filluar nga Hasan Prishtina dhe Adem Jashari .
Hasan Prishtina dhe Adem Jashari, edhe pse vepruan në kohë e kontekste të ndryshme politike e kombëtare, ata megjithatë përfaqësojnë hallkat më të rëndësishme të përpjekjeve tona për liri e pavarësi . Këto dy figura markante do të donte t’i kishte çdo komb i përparuar i botës, dhe për rrjedhojë një komb që në gjiun e vet ka arritur të kultivojë figura të tilla, ai komb jo vetëm që e meriton lirine, por duhet të merret edhe si model për kombet tjera, siç po merret si model në shumë doktrina ushtarake të botës rezistenca titanike e Familjes Jashari e cila me aktin e vetflijimit dëshmoi se nuk ka fuqi në botë që mund ta shuaj dëshirën dhe vullnetin e një populli për liri dhe pavarësi.
Prandaj jo edhe rastësisht sot në Mushtisht, krah për krah me Hasan Prishtinën, po e vendosim edhe bustin e komandantit legjendar Adem Jashari, pikërisht kur ditëlindja e tij sot përkon me Ditën e shenjtë të Flamurit tone kombëtar.
Urime ditëlindjen komandant dhe kujtimi për ty dhe familjen tënde qoftë i përjetshëm.
Duke qenë krah për krah njëri tjetrit, Hasan Prishtina e Adem Jashari, tash e tutje do të jenë edhe një arsye më shumë që nga lulet e bukura të Sharrit të ndërtojmë kurorën e lavdisë dhe respektit për gjithë kontributin madhor që ata kanë dhënë për kombin. Heronjtë vetëm fizikisht shkojnë nga kjo botë. Ata vazhdojnë të jenë me ne, edhe atëherë kur menaxhimi i proceseve ka nevojë për një vëzhgim të heshtur të heronjve tanë. Jemi me fat që rrugëtimi ynë si komb u trasua falë angazhimit dhe sakrificë sublime të Hasan Prishtinës dhe Adem Jasharit, nën vëzhgimin e të cilëve do të jenë edhe proceset në vijim.
Në fund faleminderoj organizatorët dhe të gjithë juve që sot me praninë tuaj këtu nderuat dy figurat tona më të dashura- Hasan Prishtinën dhe Adem Jasharin, sepse e pakta që mund të bëjmë ne është të freskojmë kujtesën duke sjellë në vëmendje lavdinë e heronjve tanë.
Lavdi dhe Urime Dita e Flamurit të Pavarësisë!
Mehmet PRISHTINA
Mushtisht, 28 Nëntor 2022

Fehmi Hoti, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës,takim zyrtar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit

0
  1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti, i shoqëruar nga drejtori i Divizionit për Hetimin e Krimeve, z. Fatos Makolli, po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Komisionerëve dhe Ekzekutivëve të LEA-s, e cila po zhvillohet në Izrael.

Në kuadër të kësaj vizite u realizuan takime të niveleve të larta, ndër to edhe takimi bilateral i realizuar me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Izraelit z. Yaakov Shabtai, me të cilin u diskutuan tema mjaft të rëndësishme në interes të organizatave policore. 

Forhåndsvisning av bilde

Ky takim kishte për qëllim të rrisë bashkëpunimin dhe avancimin drejt shkëmbimit të informacioneve, ofrimit të trajnimeve dhe përvojave më të mira ndërkombëtare në interes të organizatës policore, të cilat shërbejnë në zhvillimin dhe avancimin profesional të Policisë edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare. 

Forhåndsvisning av bilde

  1. d. drejtori z. Hoti falënderoi drejtorin e Izraelit z. Shabtai për pritjen e tij, për përkrahjen dhe mbështetjen në realizimin e kësaj vizite mjaft të rëndësishme për Policinë e Kosovës.

Ukraina duhet të marrë gjithë atë ndihmë që ata kërkojnë

0

Nga Aurel Dasareti

Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik nuk është e plotë, sepse shteti kolonial terrorist ekziston ende! Ukraina ka qenë e qartë se ka nevojë për armë me rreze më të gjatë. Sistemi i armëve GLSDB (nëse u jepet atyre) mund të bëhet shumë i rëndësishëm për ukrainasit. 

*** 

Në fillim të luftës, Perëndimi hezitoi t’i dhuronte sistemet e armëve Ukrainës, por ndërsa lufta përparonte, Ukraina mori armë gjithnjë e më të fuqishme.  

Në qershor, ukrainasit u furnizuan me armë HIMARS (një sistem artilerie raketore amerikane mbi rrota) me një rreze veprimi prej afërsisht 80 kilometrash. Ky sistem armësh ka marrë shumë nga meritat për suksesin e ukrainasve në fushën e betejës që atëherë. Sidomos në rimarrjen e Khersonit, Himars u përdorën gjerësisht për të rrëzuar linjat ruse të furnizimit. 

M142 HIMARS - Wikipedia

Zhvillimi është i lehtë për t’u përshkruar: Sa më shumë krime lufte që bëjnë rusët, aq më pak kufizime do të ketë për ndihmën perëndimore për armë. Këtë e kemi parë që nga fillimi i luftës. Një armë e tillë siç GLSDB, padyshim që do të bëjë ndryshim në fushën e betejës. 

Pasi Rusia u tërhoq nga Khersoni dhe ia dorëzoi qytetin Ukrainës, rusët e bombarduan qytetin me artileri. Një sistem i ri i armëve me rreze të gjatë mund t’i detyrojë agresorët të tërhiqen nga zona e qitjes, dhe të mbrojë Kherson nga shkatërrimi i mëtejshëm. 

Kjo gjithashtu do të lehtësojë aftësinë e ukrainasve për të përgatitur sulme përgjatë vijës së frontit. Është si boksi, distanca më e gjatë do të thotë më pak rrezik. 

Jepini Ukrainës aftësinë për të hequr qafe artilerinë ruse duke i dhënë armë me rreze më të gjatë. Me rreze të gjatë, ata mund të detyrojnë artilerinë ruse jashtë rrezes. Rusia kryen terror artilerie kundër civilëve, objektivave dhe infrastrukturës civile. Ose Perëndimi duhet të bashkohet dhe t’i japë Ukrainës mundësinë, ose ne duhet të kënaqemi me një dimër të gjatë terrori. E vetmja gjë që Putin dhe rrethi tij prej terroristësh kuptojnë është fuqia e papërpunuar. Një fuqi që Perëndimi ka potencialin t’i japë Ukrainës. I shkaktoni Rusisë humbje kaq të shumta dhe të rënda sa opinioni publik në vend ngrihet kundër sundimit të terrorit të Putin-it dhe e detyron t’i japë fund një lufte të pakuptimtë. 

Rusia tashmë është përcaktuar nga BE-ja si një shtet që mbështet terrorizmin. Pra, mendoj se kjo duhet të hapë rrugën për t’i dhënë Ukrainës më shumë dhe sisteme më të mira armësh për të luftuar terrorizmin që i prek ato. 

Kur do ta shpallim përfundimisht qëllimin; se Rusia do të humbasë dhe Ukraina do të fitojë? Ka ardhur koha për të vendosur se cili është qëllimi dhe për ta thënë me zë të lartë! Fitorja është plotësisht e mundur dhe realiste! Ne duhet të ndihmojmë Rusinë që të godasë murin me shpejtësi të madhe, në mënyrë që kjo perandori e keqe koloniale të mund të shpërbëhet përfundimisht. Shpërbërja e Bashkimit Sovjetik nuk është e plotë, sepse shteti kolonial terrorist ekziston ende! 

Jepuni ukrainasve gjithçka që mund t’u ofrojmë. Tani duhet të ndalojmë së frikësuari nga shteti mafioz në lindje të Evropës. Ne nuk duhet të ecim në thembra gome për shkak të këtyre çmendurive të rusëve. Le të kërcënojnë me armë bërthamore. Ata e dinë ashtu si ne që nëse përdoren këto, as rusët nuk do të mbijetojnë. Epo, ata janë të çmendur, por ndoshta vetëvrasja nuk është në rendin e ditës. 

____

Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike 

110 vjet ndarje e shqiptarëve!

0

Florim Zeqa 

Edhe 110 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar i gjeti shqiptarët të ndarë dhe përçarë si asnjëherë më parë. Është ky një festim i gjatë i ditëlindjës së shtetit shqiptar, njëherit është një histori e gjatë, sa e lavdishme dhe krenare, po aq e dhimbshme dhe trishtuese e ndarjes së shqiptarëve në disa shtete.

Edhe me dy shtete, ndarjet dhe copëtimi i trojeve etnike nuk kanë të ndalur

Nuk është thënë kot, nësë nuk mësohet nga historia, ajo është e destinuar të përsëritet prapë në të njëjten mënyrë, por më një përmbajtje të re!

Ne shqiptarëve, na është bërë retorikë, që pas çdo vendimi historik të na vjenë një ndarje!

Pavarësia e Shqipërisë e 1912-së, kombit tonë i kushtoj më ndarje të dhimbshme, ku jashtë kufijve shtetëror mbetën më tepër së gjysma e trojeve shqiptare të ndarë në pesë shtete sllavo-ortodokse.

Ndarje e cila vazhdon të jetë e tillë edhe pas 110 vjetësh. Shiptarët jashtë kufijve shtetëror, e vazhduan jetën e tyre në robëri shekullore duke festuar më shpresë nga viti në vit për një bashkim kombëtar, të cilin nuk na e solli “babadimri” as në ketë 110 vjetor të pavarësisë!

Shteti i Shqipërisë i bëri 110 vjet jetë, prej të cilave, gjysmën i bëri nën lëvozhgën e komunizmit, duke e trajtuar gjithnjë çështjen kombëtare si kapitull të mbyllur!

Ishin shqiptarët në robëri dhe ata në Diasporë që mbajtën gjallë frymën kombëtare, bashkë më të edhe shpresën për një bashkim të trojeve etnike shqiptare më shtetin amë, Shiperinë e 1912-s.

Nga 1912-ta e deri në ditët e sotme nuk njihet asnjë përpjekje serioze e shtetit shqiptar për bashkim të trojeve të veta, përderisa shtetet fqinjë vazhduan më politikat antishqiptare, më cungimin e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, duke i shtypur politikisht dhe shfrytëzuar ekonomikisht shqiptarët e robëruar.

Uniteti i shqiptarëve të robëruar, armë e fuqishme për bashkim

Mirëpo përkunder dhunës sistematike, represionit e formave tjera të shtypjes nga ana e pushtuesve serbosllav, shqiptarët e robëruar asnjë herë nuk u gjunjëzuan, por i vazhduan përpjekjet e tyre për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Rezistenca më aktive dhe më e organizuar e shqiptarëve të robëruar ndodhi përgjatë viteve të ’90-ta në Kosovë, në trojet e Dardanisë Antike.

Kontinuiteti i rezistencës aktive paqësore dhe luftës çlirimtare bëri që çështja e shqiptarëve ë Kosoves t’i kaloj kufijt kombëtar.

Organizimi poltik i viteve të ’90-ta në Kosovë ishte vazhdimësi e një kontinuiteti të gjatë, e cila rezistencës aktive paqësore i dha formë dhe përmbajtje mbarëkombëtare, si një levizje politike për çlirim dhe pavarësim të Kosovës nga Serbia, e cila u kurorëzua me luftën çlirimtare.

Lëvizja politike e viteve të ’90-ta, është e para levizje politike rreth së cilës u bashkuan të gjithë shqiptarët pa dallim ideologjik, fetar apo rajonal.

Bashkimi i Mitrovicës, hapi i parë drejt bashkimit kombëtar

Mirëpo levizja politike e viteve të ’90-ta e shënoi një hap të madh, përveç që shënoi ndarjen e shiptarëve nga mortaja e kuqe komuniste, shënoi edhe shkëputjen e shqiptarëve nga sistemi okupues i Serbisë.

Organizimi i jetës së shiptarëve nën okupim në formën e shtetit paralel ishte një hap i madh dhe i guximshëm që Kosovës i dha mundësi të përgatitet për rezistencën e armatosur në njërën anë, dhe në anën tjetër e sensibilizojë faktorin ndërkombëtar rreth çështjes së shqiptarëve të Kosovës në veçanti.

Ishte politika e urtë e paqësore e shqiptarëve të Kosovës nën udhëheqjen e liderit historik Ibrahim Rugova, e cila e bëri për vete aleancën më të madhe politiko-ushtarake në botë, NATO-n, e cila ndihmoj në çlrimin e vendit dhe krijimin e shtetit të Kosovës, e që njëherit është e arritura më e madhe në këtë 110 vjetor të Pavarësisë së Shqipërisë.

Pavarësia e Kosovës është një hap i madh drejtë realizimit të ëndërrave shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar.

Forcimi i dy shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës do ti ndihmonte shumë shqiptarët në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës, në forcimin e identitetit të tyre dhe të drejtave kombëtare.

Për t’u arritur kjo duhet më shumë punë e më pak festime! Zhytja e popullit në festime të gjata vetëm sa e ngadalëson arritjen e qëllimit. Më e dobishme është një ditë e punës për bashkim së sa një vit festim!

Bashkimi shpirtërorë i shqiptarëve është hapi i parë dhe i domosdoshëm, pa të cilin nuk mund të bëhen hapa të tjerë drejt integrimeve kombëtare.

Në ketë 110 vjetor të pavarësisë së Shqipërisë, çarkullojnë shumë ide të bashkimit kombëtar, megjithatë diplomacisë shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë i mungon një Isa Boletin, që do t’i dridhte kancelaritë euro-perëndimore më kërkesen e bashkimit kombëtar.

Në fund, urimi më i mirë për ketë përvjetor jubilar të shtetit shqiptar, është ai që në 111 vjetorin e pavarësisë, ta kemi Mitrovicën e bashkuar si hapin e parë drejt bashkimit të trojeve etnike shqiptare.

Secili mund t’i krijojë çfarëdo dëshire vetës, por, pa bashkimin e Mitrovicës dhe veriut të vendit në tërësi, ideja e bashkimit të trojeve etnike do të mbetet vetëm dëshirë dhe iluzion i pambarim!

Sot, në ora 12, në Prishtinë, Shoqëria LËVIZJA organizon përurimin e dy pllakave Përkujtimore në dy shtëpi – baza të LËVIZJES

0
FTESË – NJOFTIM
(Për përurimin – zbulimin e dy pllakave përkujtimore e nderimore në Prishtinë)
Të nderuar bashkëkombës! Veteranë të LËVIZJES dhe të Luftës Çlirimtare! Shokë, miq dhe farefis!
Në 40 – vjetorin e bashkimit politik të organizatave patriotike – krijimit të LPK – së dhe për nder të Nëntorit të Lirisë, Shoqëria LËVIZJA organizon përurimin – zbulimin e dy pllakave Përkujtimore – nderimore në dy shtëpi – baza të LËVIZJES dhe të përpjekjeve liridashëse në Prishtinën tonë kuqezi.
PLLAKA e vendosur te shtëpia e familjes Dermaku do të përurohet – zbulohet të martën, më 29 nëntor, në orën 12. Adresa: Rruga “Ilmi Rakovica” nr. 24 – Prishtinë.
Edhe PLLAKA te shtëpia e familjes Berisha do të përurohet – zbulohet të njëjtën ditë, të martën, më 29 nëntor, në orën 14. Adresa: Rruga Selajdin Braha ose Sheshi i Arbërit – Prishtinë (mbi hekurudhë).
Ju mirëpresim! Ardhja juaj na nderon!

Në Prishtinë sot u përurua shtatorja e Anton Çettës

0
Si simbol të unitetit ndër shqiptarë, studiues e pajtues të pashoq e kanë përshkuar të pranishmit Anton Çettën, në përurimin e shtatores së tij në Prishtinë.
Mbledhësi i folklorit e prijësi i Lëvizjes së pajtimit të gjaqeve është përjetësuar në bronz përballë Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë.

Pas telasheve 4-vjeçare për caktimin e lokacionit, shtatorja e Çettës, vepër e skulptorit Agon Qosa, ka bashkuar të pranishmit të hënën, në Ditën e Flamurit.

Bashkëpunëtori i Çettës në Lëvizjen për faljen e gjaqeve, Riza Krasniqi, ka thënë se nuk kishte ditë më të mirë për përurimin e shtatores se ajo e 28 nëntorit që ishte edhe festa e vetme e profesorit.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka vlerësuar Çettën si një prej personaliteteve më kuptimplote të historisë.

Në nëntor të vitit 2020, Kuvendi i Komunës së Prishtinës kishte vendosur që shtatorja e mbledhësit të folklorit dhe prijësit të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, e porositur nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, të vendoset afër udhëkryqit në oborrin e Fakultetit të Filologjisë. Kjo shtatore për katër vjet qëndroi në atelienë e skulptorit Agon Qosa, në Ferizaj. Kushtoi 60 mijë e 800 euro.

Image

Në nëntor të 2020-s, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte vendosur që shtatorja e Çettës të vihej në oborrin e Fakultetit të Filologjisë, mbi parkingun nëntokësor.

Çetta është i njohur si pajtimtar mes popullit shqiptar. Ndër pajtimet më të mëdha në Kosovë ishte bërë te Verrat e Llukës, ku ishin mbledhur mbi 500 mijë persona, në vitin 1990.

Përurohet në 110-vjetorin e Pavarësisë shtatorja e Anton Çettës, pas katër vjetësh e mbyllur në atelie

PRISHTINË | 28 NËN 2022 | 11:40 | Nga Gzim Mujaj

 

Shtatorja e prijësit të Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve, Anton Çetta është përuruar hapësirën e Universitetit të Prishtinës, pas katër vjetësh pritjeje në atelienë e skulptorit Agon Qosa, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se Anton Çetta ishte i veçantë dhe kishte bërë punë të
palodhshme.

Ai shtoi se Çetta themeloi dhe udhëhoqi Komunitetin e pajtimit të gjaqeve dhe e çrrënjosi traditën shekullore të vëlla vrasjes duke pajtuar rreth 1800 gjaqe rreth 30 mijë ngatërrime.

“Profesor Anton Çetta vërtet i veçantë ishte, të gjithë ja njohim punën e palodhshme dhe të jashtëzakonshme që e kreu në punën e pa lodhshme që e kreu me punën e prozës popullore. Profesor Çetta themeloi dhe udhëhoqi komunitetin e pajtimit të gjaqeve dhe e çrrënjosi traditën shekullore të vëlla vrasjes duke pajtuar rreth 1800 gjaqe rreth 30 mijë ngatërrime”,

“Ishte fillimi i viteve të 90-ta, zullumet e pushtimet të atëhershme po u trashnin. Për baraspeshë po
punonte edhe trashëgimia e lashtë zakonore. Jemi njerëz me shumë fat, që Kosova jonë lindi një njeri kaq të madh. Kjo shtatore që po përurojmë është vepër e skulptorit Agon Qosa”.

Profesori Jahja Dranqolli, tha se kjo shtatore u ngrit në bindje të fortë njerëzore që vepra e profesor Çettës bartë vlera që nderojnë çdo shqiptarë kudo që është.

“Kjo shtatore nuk është ngritur me kriteret partiak apo politike, por ka një bazë të gjerë intelektuale të bazuar në bindje të fortë njerëzore që vepra e profesor Çettës bartë vlera që nderojnë çdo shqiptarë kudo që është.  Profesor Çetta nxori disa breza studiuesish dhe  profesorësh të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në vitin 1990 në tubimin të Verat e Llukës për herë të parë në historinë e shqiptarëve u mblodhën në një vend mbi 500 mijë njerëz, kjo ngjarje mund të inkuadrohet në radhën e kuvendeve të historisë tonë siç ishte ai Kuvendi i Lezhës dhe ai i Prizrenit”, tha ai.

Profesori Riza Krasniqi, tha se virtyti kryesor i profesorit Anton Çetta ishte ndershmëria, raporton EO.

“Gjaqet u falën për çështjen kombëtare, sepse pas çdo falje e pajtimi ne ishim të fort dhe liria ishte një hap më afër. Kur flasim për profesorin virtyti i tij i parë ishte ndershmëria e tij. Edhe e udhëhoqi lëvizjen ndershëm. Dihet se kur lideri është i ndershëm edhe populli është i ndershëm”, tha ai.

Më 10 nëntor 2020, Kuvendi Komunal i Prishtinës kishte miratuar propozimin për vendosjen e shtatores së veprimtarit të çështjes kombëtare në parkun para Fakultetit të Filologjisë në Prishtinë. Ministrja e atëhershme e Kulturës, Vlora Dumoshi, kishte thënë se me këtë shtatore do jepnin kontributin për historinë e re të Kosovës.

Ndërkaq, Ipeshkvia e Kosovës, në janarin e vitit të kaluar, kishte marrë vendim që ta vendoste një tjetër shtatore të Çettës para hyrjes së katedrales “Shën Tereza” në Prishtinë.

Por, familja e veprimtarit kishte refuzuar një kërkesë të tillë, duke theksuar se për të vlerësuar figurën e Çettës, statuja duhet të vendosej në ndonjë hapësirë publike, pasi veprimtaria e tij, sipas familjes, kishte një kuptim më të lartë sesa fetar e partiak.

E financuar nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, shtatorja ka kushtuar 60 mijë e 800 euro.

Paraprakisht me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Qeveria e udhëhequr nga ish-kryeministri Avdullah Hoti kishte shpallur muajin nëntor si “Muaji i Anton Çettës”, duke miratuar edhe programin e aktiviteteve përkujtimore.

Veprimtaria e Anton Çettës:

Anton Çetta, (3 janar 1920 – 4 nëntor 1995) ishte një folklorist shqiptar, akademik dhe profesor universitar. Ai lindi në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe të mesmen në Tiranë dhe Korçë. Ai diplomoi për gjuhë dhe kulturë romane në Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Beogradit. Për një periudhë kohore punoi si asistent profesor në departamentin e Albanologjisë në Beograd. Nga viti 1960 deri në vitin 1968 ligjëroi lëndët: Letërsi e Vjetër Shqipe, Histori e Letërsisë dhe Gjuhën Latine në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 1968 ishte shef i Departamentit të Folklorit në Institutin e Studimeve Shqiptare në Prishtinë. Që nga viti 1959, Çeta grumbullonte materiale folklorike nga të gjitha trevat e Kosovës. Nga viti 1953 deri në vitin 1987 botoi 16 libra me folklor të mbledhur nga të gjitha trevat e Kosovës (përralla, mite, balada, legjenda, këngë etj.).

Anton Çetta me Zekeria Canën

Në vitin 1990 ai ishte themeluesi i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë.

Ai ishte gjithashtu kryetar i Shoqatës “Nënë Tereza”, e cila ofronte kujdes mjekësor për njerëzit në Kosovë, detyrë të cilën e mori pas vdekjes së tij Dom Lush Gjergji, bashkëpunëtor i tij shumëvjeçar në fushatën kundër gjakmarrjes.

Çetta vdiq në Prishtinë në vitin 1995.

Më 30 prill 2010 është nderuar me çmimin “Medalja e Artë për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm – Dr. Ibrahim Rugova”, nga presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu.

Festë e madhe në Gjenevë në ditën e 28 Nëntorit , Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë

0

Nga: Nexhmije Mehmetaj, arsimtare e mësimit plotësues, Gjenevë 

Të shtunën më 26 nëntor 2022 shoqatat e mërgimtarëve shqiptarë Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë (LAPSH) “Naim Frashëri”, Komuniteti Shqiptar në Gjenevë ,  Ansambli “Gëzuar ” dhe Rinia Kontakt organizuan një festë të madhe në mjediset e Sallës së Festave në Avanchets të Gjenevës. 

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë pjesëmarrje të gjerë të mërgimtarëve të të gjithë brezave të vjetër e të rinj, si dhe të prindërve, të nxënësve, mësuesve, të ftuarve, miqve e të dashamirësve  mbi 600 vetë u mblodhën për të festuar së bashku 28 Nëntorin – Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, me këtë ditë u vunë themelet e shtetit të pavarur të Shqipërisë, nga sundimi 5 shekullor turk-osman, prandaj edhe është dita më e rëndësishme e gjithë kombit shqiptar. 

Forhåndsvisning av bilde

Drejtuesja e programit artistik, Afërdita Krasniqi po bën gati fillimin e festës nuk ka se si të mos i thotë dy fjalë zemre përpara bashkatdhetarëve, përpara prindërve që janë të lidhur kaq shumë me fëmijët dhe shkollën e tyre, përpara vogëlushëve që janë lodhur e munduar aq shumë për të sjellë në këtë ditë tërë gëzimin e botës së tyre të vogël, por që pretendon të bëhet e madhe dhe e gjerë sa dashuria e tyre për mëmëdheun. 

Forhåndsvisning av bilde

Me dekor kuq e zi, zbukuruar me flamuj dhe veshje enkas për këtë ditë të 

madhe, nxënësit e shkollës shqipe hapën programin festiv me Himnin e Flamurit. Më pastaj kënduan këngët patriotike: Kënga e Alfabetit, Për mëmëdhenë , Ty flamur të duam shumë. Të përgatitura nga mësueset e përkushtuara Lumnije Emini, Brikena Osmani, Hyrije Kurteshi, Fatime Bllaca, Hana Bilalli dhe mësuesi Alban Kryeziu.  

Në fytyrat e fëmijëve shihej gëzimi sidomos një dritë lumturie rrezaton tek Olta dhe Priami që gjetën guximin të përshëndesin të pranishmit së bashku me dy ish-nxënëset e shkollës shqipe që treguan programin e mbrëmjes me seriozitet të shkëlqyeshëm: Rozana Bekiri dhe Anisa Ibrahimi. 

Forhåndsvisning av bilde

Mirëseardhjen në këtë ditë të bukur, në ketë festë të paharruar na e uron znj. Afërdita Krasniqi, kryetare e shoqatës Komuniteti Shqiptar në Gjenevë. Ndër të tjera theksoi Festa 28 Nëntorit është një ditë e shënuar dhe e bekuar jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. E nga zemra jonë del urimi: “Gëzuar 110 vjetorin e Pavarësisë”. 

Forhåndsvisning av bilde

Të ftuar dhe të pranishëm në festë qenë: 

Fitore Mehmeti  Konsulle e Republikës së Kosovës në Gjenevë 
Thierry Apotheloz  Këshilltar i shtetit (Gjenevë) 
Claire De Goumoëns  Përfaqësuese e departamentit të arsimit 
Monique Othenin-Girard  Ish-përgjegjëse e Zyrës së Integrimit 
Anne Hiltpold  Këshilltare administrative (komuna Carouge) 
Carole-Anne Kast  Kryetare e komunës (Onex) 
Ornella Enhas  Kryetare e komunës (Versoix) 
Mathias Buschbeck  Këshilltar administrativ (komuna Vernier) 
Xavier Magnin  Këshilltar administrativ (komuna Plan-les-Ouates) 

 

Një fjalë përshëndetëse pati  Znj Fitore Mehmeti, përfaqësuese zyrtare në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Gjenevë. 

Forhåndsvisning av bilde

Fjalën hyrëse e mbajti kryetari i LAPSH-ës për Zvicër dhe KK Gjenevë Liburn Mehmetaj i cili përshëndeti të pranishmit dhe praninë e miqve të nderuar zviceranë 

Ai theksoi arritjet e shkollës shqipe në Gjenevë dhe falënderoi për kontribut të shquar mësueset dhe mësuesit si drejtues në edukimin e brezave të komunitetit tonë dhe prindërit për kontributin e vazhdueshëm që po përcjellin gjuhën dhe kulturën shqiptare tek fëmijët e tyre edhe pse larg atdheut. Ai pasqyroi rëndësinë e kësaj ngjarjeje të madhe e cila në fakt që një proces që u kurorëzua me pavarësinë e Shqipërisë.  

Ndër të tjera në gjuhën frënge u shpreh: ” Jemi shumë të lumtur kur mirëpresim këtë vit përfaqësues të autoriteteve shtetërore për të festuar me ne pavarësinë e Shqipërisë. Shqiptarët në Gjenevë patën shumë fat. Mundësi për të gjetur një pritje të ngrohtë, një popullsi mikpritëse dhe me autoritete dashamirëse. Duke qenë se kam jetuar në disa kantone anembanë Zvicrës, nuk kam parë kurrë një komunitet kaq të organizuar si shqiptarët e Gjenevës me  një numër kaq të madh shoqatash. Shqiptarët në Gjenevë ndihen të mirëpritur, të dëgjuar, të mbështetur dhe mbi të gjitha të LIRË. Ndoshta nuk ka fjalë më të shtrenjta për shqiptarët se fjala LIRI. Liri për t’u mbledhur, për të kënduar, për të vallëzuar, për të festuar, për folur dhe mësuar shqip, liri për të ndërmarrë dhe për të gjallëruar në Gjenevën shumëkulturore dhe pluraliste. Të gjithë këtu, mendoj se ndihen shqiptarë, por edhe Gjenevas….”  

Në fund gjithashtu falënderoj të gjithë ata kontribuues dhe përkrahës brenda bashkësisë shqiptare në Gjenevë që bënë të mundur realizimin e kësaj mbrëmje madhështore pa asnjë çmim, me punë vullnetare një bashkëpunim i frytshëm.  

Forhåndsvisning av bilde

Urimet më të përzemërta na erdhën z. Matthias Buschbeck, një personalitet zviceran që krijon ura mes zviceranëve dhe shqiptarëve. Z. Buschdeck  është përfaqësues i Komunës Vernier, aty e ka selinë LAPSH-ja në Gjenevë si dhe ku u mbajt festa e Flamurit. Këshilltari administrativ theksoj bashkëpunimin e mirë dhe rëndësinë e komunitetit shqiptar në Gjenevë, dhe u nda shumë i kënaqur si me mikpritjen ashtu dhe me programin. 

Atmosferën e gëzueshme të gjithë të pranishmëve e nxiti këngëtarja e ftuar Evin Thana jo vetëm për nivelin lartë të interpretimit të këngës së vjetër shqiptare por edhe më mbresëlënës ishte shoqërimi nga orkestra e Prof Véronique Aeschimann m kitarë dhe Samuel Aeschimann me klarinetë. 

Në respekt të punës të brezit të ri shqiptar i cili po korr suksese gjatë shkollimit në Zvicër z. Ali Mehmeti, sekretar në shoqatën Komuniteti Shqiptar në Gjenevë ndau mirënjohje për 40 studentë dhe studente që gjatë këtij viti jo vetëm nga Gjeneva kishin përfunduar studimet në shkallën Master në Gjenevë. 

Emocione të papërshkrueshme e kanë pushtuar shikuesit kur në skenë u ngjitën grupi i këngëtarëve e valltarëve të grupit “Hareja” . Po ashtu valltaret e Ansamblit “Gëzuar” dhe Rinia Kontakt, shkëlqyen me paraqitjen e tyre kënduan dhe vallëzuan si artist të vërtetë. Koregrafe e ansamblit Gëzuar ishte  Shota Fejza nga Kërçova. Ndërsa koreograf për Rinia Kontakt Eroll Rukovci. 

Forhåndsvisning av bilde

Programi i pasur kulturo – artistik u ideuar dhe realizuar nga Afërdita Krasniqi. Respekt!  

 Në fund pjsëmarrësit e shumtë bënin fotografi me njeri tjetrin, takoheshin me emocion dhe dashuri duke u larguar me mbresa nga më të mirat për këtë aktivitet madhështor në nderim të 110 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. 

Fotografitë u përgatitën profesionalisht nga Besarta Mehmetaj 

Gjenevë 28. 11. 2022                                            

Arrestohet një person për terrorizëm në Francë, është duke u hetuar edhe një udhëim i tij në Kosovë

0
Franca ka arrestuar një person recedivist për vepra të terrorizimit. Siç shkruan “Le Parisien”, Noe E. 22-vjeçar është arrestuar të premten pasi sulmoi një zyrtar policor në Annecy.
Prokuroria Anti-Terrorizëm në Francë ka nisur hetimet, pasi është zbuluar një udhëtim shqetësues i të dyshuarit në Arabi Saudite dhe në Kosovë.

Noe më 22 nëntor derisa ishte në stacion policor në Annecy, në paraburgim, tentoi t’ia sekuestronte armën një polici duke thirrur “Allah akbar”.

“A po planifikonte Noe E. 22-vjeçar të kryente një sulm tjetër të përgjakshëm terrorist në tokën franceze? Apo ishte thjeshtë një keqkuptim? Një mister qëndron mbi qëllimet e të riut nga Haute-Savoie”, shkruan “Le Parisien”.