Kreu Blog Faqe 1173

Jubileu i Pavarësisë së Shqipërisë – Kosova, plotësim i Pavarësisë Shqiptare 

0

Nga Behlul Jashari 

 -Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova nëpër vitet drejt Pavarësisë së Kosovës: Për Ditën e Flamurit, 28Nëntorin, ju shpreh urimet e mia të sinqerta dhe krenare…Dita e28Nëntorit është data më e shënuar në historinë moderne shqiptare pas28Nëntorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Dita e28Nëntorit e vitit 1912 është Dita e Pavarësisë shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve/ 

-Në Prishtinë, verë - 16 Gusht 2016: Me Vatranët e SHBA- delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova/ 

PRISHTINË,27 Nëntor2022/ “Për Ditën e Flamurit, 28Nëntorin, ju shpreh urimet e mia të sinqerta dhe krenare, ashtu siç e ndiejmë dhe e nderojmë të gjithë ne këtë ditë.  Dita e28Nëntorit është data më e shënuar në historinë moderne shqiptare pas28Nëntorit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut”, theksonte Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova në mesazhin e jubileut të 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. 

Forhåndsvisning av bilde

“Dita e28 Nëntorit e vitit 1912 është po ashtu Dita e Pavarësisë shqiptare, e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve”, vijonte Rugova. 

Më tej theksonte:
“Në këto 90 vjet, shqiptarët u forcuan në të gjitha viset e tyre. Pavarësia e Kosovës, që bazohet në vullnetin e shprehur të popullit, do të qetësonte Kosovën, të gjithë shqiptarët dhe këtë pjesë të Evropës e të botës. 

Pra, një Kosovë e pavarur, e integruar në NATO, në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të është përcaktimi i popullit të saj. 

Në Ditën e Flamurit, do theksuar se forcimi i shqiptarëve në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe në Mal të Zi, është evident dhe në progres e sipër. 

Forhåndsvisning av bilde

Po ashtu, edhe Shqipëria është në rrugë të mirë të konsolidimit demokratik dhe ekonomik. 

Për këto tri vjet pas luftës, Kosova ka pasur një progres të madh në të gjitha fushat e jetës. Kjo është bërë me përkrahjen e miqve tanë dhe në bashkëpunim me UNMIK-un dhe KFOR-in. Kështu, Kosova po forcohet gjithnjë e më shumë si shoqëri dhe shtet demokratik, për të mirën e të gjithë qytetarëve të saj, dhe pret njohjen formale, që do t’i shpejtonte proceset demokratike dhe ekonomike. 

Me fat Dita e Flamurit! 

Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët!
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj të qytetëruar!”. 

Në vitin 2004, në prag të Festës së28Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë e të Flamurit Shqiptar, Presidenti Rugova e dekoroi Adem Jasharin me Urdhrin Hero i Kosovës.
Në 27Nëntor2005, Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, u ka drejtuar për herë të fundit qytetarëve të Kosovës mesazhin e urimit me rastin e28Nëntorit, Ditës së Flamurit: 

Forhåndsvisning av bilde

Qytetarë të nderuar të Kosovës, 

Zonja dhe zotërinj, 

Ju shpreh urimet e mia të përzemërta për Ditën e Flamurit – 28Nëntorin. 

Sot të gjithë e themi me krenari se28 Nëntorii vitit 1912, Dita e Flamurit, Dita e Pavarësisë gjithëshqiptare që u përgjysmua, është dita më e rëndësishme në historinë moderne të kombit tonë, pas28Nëntorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që këtë vit bie në 600-vjetorin e lindjes së Tij. 

Forhåndsvisning av bilde

Dhashtë Zoti që sa më shpejt të gëzojmë njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga miqtë tanë, çfarë do të qetësonte popullin e Kosovës dhe këtë pjesë të Europës e të botës. 

Zoti e bekoftë Ditën e Flamurit! 

Zoti i bekoftë shqiptarët! 

Zoti i bekoftë miqtë e Kosovës! 

Zoti e bekoftë Kosovën! 

Dr. Ibrahim Rugova 

President i Kosovës”. 

Forhåndsvisning av bilde

RUGOVA: I VETMI KOMPROMIS PËR KOSOVËN ËSHTË PAVARËSIA, DHE KY ËSHTË OPTIMUMI I GJITHË SHQIPTARËVE NË RAJON 

Presidenti historik Rugova 2005-ten e 600 vjetorit të lindjes së Kryeheroit Kombëtar e kishte shpallur vit të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Në takim në pritjen tradicionale për gazetarë në prag të Vitit të Ri 2005 Presidenti Rugova, duke shprehur vlerësime dhe përgëzime, pranoi nga unë bashkë me urimin ekzemplarët e parë të Kalendarit me simbolet drejt Pavarësisë dhe të 600 vjetorit të Skenderbeut të gazetës historike të Kosovës Rilindja, kryeredaktor i së cilës isha. “Dhashtë Zoti që Vitin tjetër të Ri, ta kremtojmë me njohjen formale të pavarësisë dhe viti që po vjen të mbetet në histori si vit i ndritur i njohjes së pavarësisë të vendit tonë të shtrenjtë”, theksonte Presidenti Rugova në mesazhin për Vitin e Ri 2005. Në numrin festiv,  bashkë me urimin Gëzuar Vitin e Ri 2005, gazeta tradicionale shqiptare në Kosovë Rilindja në ballinë dhe në kalendar pranë fotografisë së Shtatores së Gjergj Kastriotit – Skenderbeut në Prishtinë, që e kishte sjellë Akademik Mark Krasniqi në 28 Nëntor 2001, paralajmëronte lajmin e madh të pritur-të ardhmërisë “Kosova vlerësohet sukses në standarde – Njihet Pavarësia e Kosovës”. 

 “I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, ka thënë shumë prerë  Ibrahim Rugova në  6 Tetor 2005, në takimin e parë  me Grupin Negociator, formimi i të cilit ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjitjhshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë. 

Të zhvilluara kështu të ndërmjetësuara e garantuara ndërkombëtarisht bisedimet për statusin – pavarësinë e Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova i parashikonte e kërkonte në intervisten ekskluzive, të parën të Presidentit të parë të Kosovës dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), të cilën e zhvillova në shtator 1994. 

Presidenti Rugova theksonte se, “ne kemi kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta, mandej të bisedohet me serbët për ardhmërinë e Kosovës”. 
Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohengjithsesinë prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë, theksontePresidenti Rugova, dhe shtonte se, kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. 

Forhåndsvisning av bilde

RUGOVA FLISTE EDHE PËR “LIDHJET KONFEDERALE APO BASHKIMIN ME SHQIPËRINË” TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 

“Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale…”, theksonte e ritheksonte Presidenti historik, Ibrahim Rugova, Referendumin për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur të 26 deri 30 Shtatorit 1991 e vlerësonte “një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë”, fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”…Me Presidentin Rugova bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, në Prishtinë, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës. 

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti Rugova në vitet e rënda të nëtëdhjeta të okupimit në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës të shndërruar në seli të institucioneve të Republikës së shpallur. 

 “Kjo shtëpi është shtëpi e Pavarësisë së Kosovës, shtëpi e lirisë, shtëpi e demokracisë, shtëpi e rezistencës së gjithanshme të popullit të Kosovës”, thoshte Rugova duke e përuruar muzeun më të ri të kryeqytetit të vendit, në Dhjetor 2002. 

Forhåndsvisning av bilde

RUGOVA NË FESTËN E FLAMURIT E TË 90 VJETORIT TË PAVARËSISË SHQIPTARE PROPOZOI SIMBOLET SHTETËRORE TË KOSOVËS 

Më pak se një muaj para përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë, Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. 

“Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, thoshte ai në një intervistë poashtu ekskluzive që zhvillova në fundvitin 2002 për gazetën Rilindja. 

Mes pyetjeve që i bëra Presidentit Rugova, në bashkëbisedim, iu drejtova: “Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13 vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet”. 

Presidenti Rugova u përgjegj: “Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual. 

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i eci këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë”. 

Edhe në këtë festë të madhe të28 Nëntorit dhe përjetshëm Flamuri i Dardanisë, i dizajnuar sipas idesë së Presidentit historik Rugova dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar janë në të dy anët e Flamurit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Pavarësisë me emrin e Ibrahim Rugovës. 

Forhåndsvisning av bilde

RUGOVA: AUTOSTRADA SHQIPËRI-KOSOVË,RRUGA ANTIKE VIA EGNATIA 

Presidenti Rugova kaherë theksonte idenë për autostradën Shqipëri-Kosovë, Rrugën e Kombit, nëpër shtigjet e vjetra historike, derisa shprehej se, “nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”. 

Me vendimin e Qeverisë kosovare, është emërtuar “Ibrahim Rugova” autostrada në Kosovë, e ndërtuar në vazhdim të autostradës në Shqipëri nga bregdeti shqiptar-Durrësi deri në portën kufitare në Morinë-Vërmicë, mes qytetit të Lidhjes së Prizrenit dhe Kukësit. 

Në Tetorin e vitit 2005,  Presidenti Rugova në takim me projektuesit thoshte se se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Durrës tregon se, “ne jemi të aftë të bëjmë dhe mbajmë shtet, dhe se e meritojmë pavarësinë”. 

“Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Rugova në një intervistë tjetër eksluzive në jubileun e 60 vjetorit të gazetës Rilindja, të 12 Shkurtit 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët. 

“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, theksonte Rugova.
“Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova. 

Forhåndsvisning av bilde

Ndërsa, i pyetur për marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, shembull për rajonin dhe se si e shihte të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet euroatlantike, Rugova thoshte: 

“Po , ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë-Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë”. 

RUGOVA: SI SHUMICË SHQIPTARE, DO TË KUJDESEMI TË BËJMË NJË SHTET ME NORMA DEMOKRATIKE, ME GARANTIMIN E TË GJITHA TË DREJTAVE 

Forhåndsvisning av bilde

Akademik Mark Krasniqi

Në një nga pyetjet, “A ka vend për frikën se Pavarësia rrezikon interesat e ndonjë komuniteti në Kosovë, siç mundohen ta paraqesin disa qarqe e propaganda?”, Presidenti Rugova përgjigjej:  

“Jo, jo, s’ka frikë, sepse bashkësitë etnike, komunitetet, apo minoritetet, duhet të pranojnë edhe vullnetin e shumicës. Natyrisht, si shumicë, pra si shumicë shqiptare, ne do të kujdesemi të bëjmë një shtet me norma demokratike, me norma integruese të brendshme dhe me garantimin e të gjitha të drejtave. 
Natyrisht, s’dua ta komentoj një propagandë negative që bëhet për një komunitet a tjetër, se ka frikë, etj. Por, mos ta harrojmë, është frika e shumicës, momentalisht, e shumicës shqiptare për të ardhmen. Prandaj, me njohjen e Pavarësisë do të hiqet kjo frikë dhe marrëdhëniet njerëzore do të relaksoheshin, do të ishin shumë më të lehta, sepse të gjithë e kemi përjetuar luftën, situatat e rënda, humbjet, etj. Dhe, unë po them, njohja e Pavarësisë do t’i rregullonte edhe marrëdhënet e brendshme. Edhe për minoritet, grupet etnike, është edhe një fitore, është edhe një përfitim nga Pavarësia. Në shtetin e Kosovës nesër do të jenë, edhe sot janë, deputetë, ministra, nuk mund të bëhen lehtë. Prandaj, janë edhe përfitimet praktike, njerëzore, që edhe ata do t’i kenë dhe do të jenë të garantuara”.  

Gjatë intervistës, në pritjen në Rezidencën Presidenciale në Velani, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues -Kryeredaktorit, Presidentit historik Ibrahim Rugova i kam dhuruar Pllakatin e Jubileut të 60 vjetorit të Rilindjes, me ballinën e punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku në 12 Shkurt 1945, në frymën e Konferencës së Bujanit e me anagzhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, nisi të dalë gazeta tradicionale e historike Rilindja në shtypshkronjënme shkronja shqipe prej plumbi që u sollën me arka nga Tirana. 

Forhåndsvisning av bilde

“Ardhja” e Gjergj Kastriotit në Prishtinë … Të gjithë ishin të lumtur, pos Akedemik Rexhep Qosjes!

PRESIDENTI AMERIKAN CLINTON EKRYEMINISTRI BRITANIK BLAIR: PËR KRISTALET  E RUGOVËS DHE “BESËN” E DHËNË PËR TË NDIHMUAR KOSOVËN 

Personalite të larta nga e gjithë bota, sa herë që vijnë në Kosovë kujtojnë me vlerësimet më ta larta Presidentin historik Rugova. 

Presidenti amerikan Bill Clinton, në1Nëntor 2009, në fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës, por edhe në sheshin me emrin e shtatoren e tij në Prishtinë, ka përkujtuar Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova dhe një gurë kristali të cilin ai ia kishte dhuruar. 
“Ai gurë kristal të cilin ma dha Rugova i është dhuruar një universiteti, por për një kohë ai ishte i njohur edhe në SHBA me emrin ‘Guri i Rugovës’”, ka thënë Presidenti amerikan Clinton. 
Ai ka treguar se është rritur në një vend që ka gjeologji të ngjashme me Kosovën, në Arkanzas. “Atëherë, ai (Rugova), më tha se duhet të na ndihmosh”,  ka përkujtuar ish-Presidenti i SHBA-ve Bill Clinton. 

Në vitin 1998, Tony Blair, atëherë Kryeministër i Britanisë së Madhe, ia kishte dhënë “besën” Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës, se do të ndihmonte. 

Këtë e tregoi vetë Blair në Prishtinë në9Korrik 2010, në fjalimin e tij në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës: 

“Më kujtohet fundi i vitit 1998, vizita në Downing Street e Ibrahim Rugovës. Ai ishte një burrë i qetë dhe modest. Ai më dha një dhuratë të vogël të kristalit të purpurtë dhe të bardhë. E mbajta gjatë tërë qëndrimit tim në Downing Street mbi tavolinën time. Tash ajo ndodhet në shtëpinë time mbi kaminë. 

Ai (Rugova) më tregoi të vërtetën për Kosovën. Orvatjet e popullit të saj, nevojën që bota të dëgjojë, detyrën e botës për të vepruar. Ai nuk bërtiste, nuk e shfaqte gjendjen me slogane ose gjeste ekstravagante. Ai fliste butë por me një sinqeritet mbresëlënës. Përderisa largohej, më tha: ‘Ju lutem, po ju kërkoj vetëm një gjë: mos lejoni që populli im të vuajë më. Ndjeni për të siç ndjeni për popullin tuaj. Dhe ndihmoni’. 
I thashë se Britania do të ndihmonte. Ia dhashë ‘besën’ time. Detyrimin tim. Dhe e mbajta. Sot kujtoj Ibrahim Rugovën dhe shpreh respektin tim për lidershipin, vendosmërinë dhe urtësinë e tij”. 

Duartrokitjet frenetike në Kuvend pas këtij tregimi shprehën edhe një herë fuqishëm falënderimin dhe mirënjohjen e përjtëshme për Kryeministrin e Britanisë së Madhe në kohën e luftës në Kosovë, Tony Blair,njeriun që bashkë me Presidentin Amerikan Bill Clinton kishin vendosur të lëviznin NATO-n për Kosovën. 

Në 24 Mars 1999 ishte mbrëmja e ditës që i hapi shteg lirisë së Kosovës, ndërhyrjes shpëtimtare së NATO-s, forcës më të madhe planetare, kundër terrorit e gjenocidit.Ishte një ndërhyrje që pritej pasi Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje, Francë, që kishte nisur në  6 Shkurt 1999 kishte përfunduar, nga mesi i marsit, me refuzim nga delegacioni i Beogradit të marrëveshjes së pranuar nga delegacioni kosovar. 

Në terrin e natës dhe të okupimit të egër, drita e shpërthimeve nga goditjet e aviacionit të NATO-s nga qielli shihej si një shpresë e besim për të ardhmen e ëndërrave për lirinë e paqen derisa në Kosovë kishte marrë përmasa gjenocidi terrori i spastrimit etnik kundër shqiptarëve. 

“Tani, bindja jonë e fortë për gjithçka që po ndodh në Kosovë, është e vetmja shpresë e popullit të Kosovës”, theksone në atë ditë e orë historike, Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton,  derisa nga Shtëpia e Bardhë  i drejtohej Kombit Amerikan, duke folur për zhvillimet tragjike në Kosovë dhe ndërhyrjen shpëtimtare të  NATO-s. 

Forhåndsvisning av bilde

KOSOVA NË ZHVILLIME HISTORIKE DREJT LIRISË E PAVARËSISË 

Prej mëse tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet i pavarur. 

Rugova, në 23 Dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjen Demokratike të Kosvës –LDK, e cila më shumë se parti lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci. 

Zhvillime të tjera historike ishin Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, Referendumi i fundshtatorit 1991, ku për Kosovën Shtet sovran dhe i Pavarur u deklaruan 99,87 për qind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim, si dhezgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, ku Rugova u zgjodh President i Republikës së Kosovës, atëherë të panjohur ndërkombëtarisht,po megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik. 

Këto zhvillime, akte kushtetuese juridike, në rrethana të jashtëzakonshme të okupimit,  në kohën kur ndodhën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatën e krijuar në ish federatë, nga shpërbërja e së cilës elementet konstituive, mes të cilave ishte Kosova, u bënë shtete të pavarura. Kosova u bë shtet edhe duke luftuar dhe nga 12 Qershori 1999 i hyrjes së NATO-s është në liri dhe nga 17 Shkurti 2008 edhe me pavarësinë e shpallur e të njohur deri tani nga 117 shtete anëtare të OKB-së. 

Si gjithmonë, edhe në 4 Mars 2002, duke u inaguruar në Parlamentin e Kosovës President i zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës-në liri, Rugova thoshte: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”. 

Pavarësia  e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova. 

Forhåndsvisning av bilde

FJALËT-MESAZHI SI NJË AMANET I PRESIDENTIT RUGOVA NË TAKIMIN E FUNDVITIT TË TIJ TË FUNDIT 

Ibrahim Rugova lindi në 2 Dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut. 

Në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së, partisë-lëvizje që e udhëheqte që nga fillimi, më 23 Dhjetor 2005, për herë të fundit pash Presidentin Rugova dhe regjistrova fjalët-mesazhin e tij, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të kryeqytetit të Kosovës. 

“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e  qëndrueshme, pavarësi që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”,  theksonte Presidenti Rugova  në atë takim të fundvitit të tij të fundit. 

Dhe, më pak se një muaj më vonë,në 21 Janar 2006,kaloi në amshim njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova - Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës,duke lënë me veprën e tij jetësore gjithmonë ndezur dritën e të ardhmës për Kosovën shtet euroatlantik. 

Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik të Pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit. 

Shënim i 16 Gushtit 2016: ME VATRANËT E SHBA NË SHTËPINË E PAVARËSISË SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA 

Në Prishtinë, verë - 16 Gusht 2016: President i Lirisë e Pavarësisë së Kosovës përjetësisht…Përgjithmonë mirënjohës, falënderues…Shkruajnë vatranët nga SHBA në librin e pafund që shkruhet përditë nga populli në shtëpinë e vogël të punëve të mëdha e historike, e cila prej vitesh është e emërtuar: Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Këtë shtëpi-muze në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e viziton nga mesdita e 16 Gushtit 2016 delegacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, kryesuar nga zv/kryetari Agim Rexhaj, ku janë edhe Laura Rexhaj, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj dhe unë-korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës, pasi të gjithë së bashku u pritëm me shumë nderim e respekt në Ipeshkvinë e Kosovës dhe në Katedralen “Nënë Tereza” nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, e me ftesën e tij ishim pjesëmarrës edhe në ceremoninë e promovimit të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”… 

Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova së pari hymë në dhomën e vogël që ishte zyrë e Presidentit historik, pastaj në sallën ku priste delegacione më të mëdha e mbante konferenca për shtyp, në dhomëzen ku ishte teknika e komunikimeve me botën e për shpërndarjen e informacioneve, duke kaluar nëpër korridorin një pjesë e të cilit ishte byfe…Shumë vjet të kohës së lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, kam kaluar nëpër këtë shtëpi historike dhe në ditën e vizitës së Vatrës shqiptare nga SHBA flas edhe si ciceron… 

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte  Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova….  Këte e shumë momente tjera e zhvillime historike për shqiptarët e Kosovën, në këtë verë 2016, i përkujtojmë me Agimin-zv/kryetarin e Vatrës, mikun e bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Rugova, themeluesin e udhëheqësin e LDK-së në SHBA, derisa hyjmë në këtë shtëpi të ëndërrave e idealeve të mëdha, mbi portën e së cilës nga fundviti 2002 ishte vendosur mibishkrimi Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, e pastaj Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova… 

Edhe të gjitha këto i biseduam e kujtuam me delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra derisa vizituam Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës e pastaj edhe derisa në ëmbëltoren e afërt ku pinte kafe Presidenti historik Rugova pinim kafe edhe ne. 

Kryeministri Kurti bëri homazhe te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina

0

Kukës, 27 nëntor 2022

Pas mbledhjes së parë të përbashkët të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nga Tirana vazhdoi vizitën për në Kukës.

Kryeministri Kurti bëri homazhe dhe vendosi lule te varri i patriotit e veprimtarit, Hasan Prishtina.

Pas homazheve, Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, Drejtuesin Politik të Qarkut Kukës, Pandeli Majko, si dhe Prefektin e Qarkut Kukës, Ali Hallaçi.

Forhåndsvisning av bilde

U bisedua për shënimin e përbashkët të 150 vjetorit të lindjes së veprimtarit dhe patriotit të paepur shqiptar Hasan Prishtina, më 27 shtator të vitit të ardhshëm.  ​

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani në Ditën e Forcës: FSK-ja, e tashmja dhe e ardhmja e sigurisë së Kosovës

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh Komandante e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Ditën e Forcës ka vizituar kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në Ditën e Forcës, Presidentja Osmani, inspektoi të gjitha stacionet e njësive të FSK-së, respektivisht aftësitë dhe kapacitetet  taktike dhe operacionale të ekspozuara.

Forhåndsvisning av bilde

“Forca e Sigurisë së Kosovës, ushtria jonë është ngritur e strukturuar mbi sakrificën e brezave të tërë, të sublimuar me rënien epike të komandantit të UÇK-së, Adem Jashari me familje”, ka deklaruar Presidentja.

Forhåndsvisning av bilde

Sipas saj, Kosova është krenare me të arriturat e ushtrisë sonë, e cila e ka mision të shenjtë, mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetit dhe sigurisë së qytetarëve të Republikës.

“E tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë është në duar të sigurta, teksa FSK-ja po ecën me hapa të sigurt drejt përfundimit të fazës së tranzicionit. Anëtarësimi në NATO është objektiv strategjik i Republikës së Kosovës  dhe parakusht për paqe e stabilitet në rajon e përtej”, është shprehur Presidentja Osmani në Ditën e Forcës.

Festa e flamurit kombëtar shqiptar, … si festohej 28 Nëntori dikur dhe si sot

0

Sinan Kastrati

Sinan Kastrati, Suedi

28 Nëntori dikur e sot 

Gëzuar Fetsa e Flamurit ! 

Kujtime 

Mbrëmjen e 27 nëntorit shkoja te tezja Hasime në Sferrkë të Gashit sepse atje mund ta shikonim televizionin shqiptar, Tiranën që ishte vetmi televizion shqiptar e shtetëror. 

Kënqeshim edhe kur televizioni i Tiranës në programet e veta për fëmijë paraqiste tema që s`kishin të bënin fare me Kosovën por ne mendonim se edhe filmat me kukulla e fëmijët në foshnjore, çerdhe e parashkolore figurativisht paraqesin gjendjen e mjerueshme të “kukullave”, filmave vizatimorë, fëmijëve e çerdheve në Kosovë. 

Gëzimi më i madh ishte kur e shihnim Enver Hoxhën me “shokët” e partisë. 

Sot, pas më shumë se 40-të vjetëve kur i kujtoj ato vite se si e pritnim 28 Nëntorin, Vitin e Ri  e festat tjera para ekranit të TV-së shqiptare, ndihem i rinuar por edhe i mashtruar nga propaganda e kohës. 

Por gjithsesi ato vite, sidomos vitet 1972-1980 ishin vitet më të lumtura si nxënës e student që e festonim 28 Nëntorin te tezja Hasime,me Deliun, Metën, Milazimin, Qerimin, Sevdijen, Ismetin, Shpresën dhe pa i harrua edhe Muhamet Zogajn e Kamaranit, Xhevat e Xhafer Durmishin e Stanofcit që nata na dukej e shkurtër spese programet televizive shqiptare fillonin në orën 18:00 e përfundonin në para orës 22:00 por, për festa zfhatej programi. 

Për 28 Nëntor, dërgonim edhe kartolina te me të dashurit e atdhetarët që kishin në zemër Flamurin, 28 Nëntorin dhe Shqipërinë e Enver Hoxhën.. 

Më nuk ka as kartolina e 28 Nëntori e ende festohet 28 Nëntori por jo sikur në kohën tonë.  

Nuk harrohen 28 nëntorat, jo! 

Për të rinjët, shqiptarët e Koosvës, natyrisht edhe për mua 28 nëntorët, përgjithësisht janë të paharrueshëm. 

Në vitin shkollor 1972/73, isha nxënës i klasës së dytë në gjimnazin “Ramiz Sadiku” në Malishevë, paralelja e ndarë e Rahovecit. Nuk më kujtohet saktësisht a ishte 27 apo 28 nëntori por për 28 nëntori nuk ishte ditë e lirë, ditë pushimi e feste. “Profesorët” nga Rahoveci, që shumica ishin me SHLP-ë (Shkolla të Larta Pedagogjike”) disa nga ata, ishin edhe  kundër hapjes së gjimnazit në Malishevë që për ato 40 e sa katunde ishte një rilindje e vërtetë sepse, nuk kishin mundësi që të vazhdonin shkollimin në qendrat e athershme komunale, Rahovec, Suharek, Gllogoc e Klinë. E keqja tjetër ishte se disa nga ata, nuk ishin pedagogë të mirë e buura të besës. Nëse ndonjë nxënës e përmendëte Shqipërinë apo 28 Nëntorin, kur kryehej ora e mësimitm, lajmeronin përgjegjësin e gjimnazit dhe sekretarin e partisë (Organizatës së LKJ-së). I tillë ishte Njazi Hoxha, ish mësues fiskulture nga Rahoveci. 

Për 28 Nëntor, kur filloi ora e mësimit, para nxënësve të klasës sime, mbajta një fjalim të shkurtër për 28 Nëntorin duke fillua nga Gjergj Kastrioti- Skënderbe, Ismail Qemajli e deri te Enver Hoxha. Nxënësit dëgjonin por askush nuk reagonte ndërsa Njaziu “profesori”, më nxiste duke më provokua që të flisja e mos të ndalesha dhe t’e gaboja. 

Pasi e kreu orën, Njazi në prani të gjithëve, në sallën e arsimtarëve tregon krejt çka kam folur unë para nxënësëse. Pas 10 minutave erdhën Skënder Zogaj, Ismet Gega dhe Hysni Gashi, ndaras dhe më futën në një klasë e më folën, më qortuan sepse iu vinte keq se çka mund të më ndodhte (Ismet Gega ishte përgjegjës i Gjimnazit) ndërsa Hysniu dhe Skënderi kishin një simpati për mua. Më qortuan pse kam folur dhe më këshilluan që mos të pranoj ato që kisha folur. Thirrën edhe disa nxënësklase që ishin të besueshëm dhe i këshilluan që kur ti pyesin, të thonë se ne në klasë nuk kemi dëgjuar asgjë. 

Hysni Gashi ka vdekur para një viti nga Covid 19 e Ismeti e Skënderi janë pensionua.  

Njazi Hoxha kam dëgjua se pas pakë vitesh (ndoshta 2 viteve), ka vdekur i qetë në WC-e.  

Por meqë jemi në fetën e Flamurit, 110 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 50 vjetorin e Kongresit të Drejtshkimit të Gjuhës Shqipe, mora disa letra nga disa miq, për 50 vjetorin e Kongresit dhe nga profesor Emil Lafe dhe një tjetër nga një mik, që jeton në Suedi, Dr. Sadik Vrajolli 

I dashur Sinan, mirëmbrëma! 

Falemnderit për shkrimin tënd me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit. Shumë drejt i ke parashtruar punët. Për fat të keq ka disa që i kanë dalë kundër gjuhës standarde shqipe dhe Kongresit. Por jo për arsye shkencore, d.m.th. jo sepse kanë diçka më  të mirë për të propozuar – ku ma gjen po të kishin diçka të tillë. Ata duan të prishin dhe pastaj shohim e bëjmë. Janë ahistorikë dhe antihistorikë. Shqipja standarde është krijim kolektiv i inteligjencies shqiptare, e mbështetur mbi gjuhën e popullit. Nuk është vendim politik siç e shohin disa me syzet e egoizmit të tyre primitiv, por që reklamohen si antikomunistë. Në kohën e komunizmit kanë qenë komunistë nga më të fortët!  

Nga nxitimi ke ngatërtruar nja dy emra: një herë Shefqet e një herë Rrahman  Paçarizi, Bahri Beci e Bedri Beci. (duhet të ishte Rrahman Shefqet Paqarizi dhe Bahri Beci, gjuhtarë) 

Gjithnjë nga shkrimet e tua mësoj gjëra që nuk i di, po nashtu edhe fjalë e shprehje, si p.sh. Ik prej ujkut e në gojë të arushës. 

Po të dërgoj disa shkrime të mia të kohëve të fundit. 

Shumë të fala në familje e në shoqëri edhe prej Ninës. 

Përqafime! 

Emili  

Ndërsa Sadiku ma dërgoi një letër nga Ali Caka 

“Apo shkojmë në koncert?”  

Për të mërkurën e 27 Nëntorit të 1968-s kur u nis… 

Ishte viti i nisjes dhe i guximit që hapi rrugën e të shprehurit. Dhe më pas edhe të rinjtë po edhe të rejat filloriste filluan të shkruajnë me shkumës të bardhë në dërrasat e zeza të fillores Rroftë Shqipëria (jo Shqipënia, se ishte viti kur edhe ne kishim filluar ta kthenim n-ën intervokalike në r) e që edhe sot u jep ndjenjën e lavdërimit po që ua ka marrë guximin që e kishin kur i bënin këto me shkumës të bardhë në dërrasat e zeza të shkollave gjithandej Kosovës së lodhur ku studentët po edhe të rinjtë e tjerë përparimtarë kërkonin Republikën o me hatër o me luftë.  

E që më vonë e bënte edhe Besniku i Axhës Ahmet e i cili nuk e bën më se e di që kjo është bërë, edhe pse ai kur nuk shkoi në shkollë dhe nuk pat mundësi as të ngelë në klasë e as ta kalojë klasën duke ngelur si shumë që sot na çajnë kryet me ato që nuk i bënë kurrë po që i përvetësuan dhe po i përvetësojnë. 

Kjo është ajo kur ke frikë se nuk je shqiptar po nuk u lavdërove! 

Shumica që sot lavdërohen me atë që bënë të tjerët u tregojnë atyre që u rritën me flamur nën kokë se cili është flamuri mbi të cilin ata e ato e vënin kokën. U tregojnë atyre për historinë dhe për kombëtaren që i lanin sytë para librave të rrallë shqip të ndjekur nga armiku, që u rritën duke shfletuar libra me fërkem ushtarësh armiq shqiptarësh, e që u rritën me fotografi Mbreti, e që u rritën me guximin e arsyeshëm dhe me mësimet e trimave që ua mundësuan të flasin dhe të shkruajnë shqip edhe në të mërkurën e nëntorit 27 të 1968-s po edhe sot, po edhe nesër e edhe pasnesër e edhe gjithmonë.  

Dhe atë të Mërkurë, të mërkurën e 27 Nëntorit të 1968-s, të rinjtë e të rejat që u nisën në Koncert – në Demonstratën e Madhe të së mërkurës së 27 Nëntorit të 1968-s. Të rinjtë dhe të rejat gjithë ditën dhe gjithë natën nuk u ndalën dhe brohoritën dhe nga brohoritja e tyre u bë ajo që edhe sot na mban fort dhe na jep fuqi të ecim përpara. U bë ajo që ishte fituar e që u mor dhe duhej të rimerrej e të kthehet e e cila u mor prapë dhe prapë u rikthye e u rimor e e cila po na preket sërish dhe e cila nuk mund të na merret më – dëshirë e shpresë kjo që jeton dhe duhet të jetojë. 

Dhe gjithë ne bashkërisht duhet të falënderojmë ata të rinj e ato të reja po edhe mësueset e edhe mësuesit e tyre që e nisën atë ditë në Koncert – në Demonstratën e Madhe kur ishte shumë vështir të nisej ajo që u nis po e cila eci e cila po ecë edhe sot. 

Lavdi për të gjithë!” 

Para disa vjetëve iu dërgova urime dhe iu urova festën e 28 Nëntorit disa miqëve të mi, atdhetarë e pjesmarrës të demonstratave të vitit 1968. Fjalët e kartolinave i shkruajta në kompjuter, pasi nuk kisha adresat e tyre, i publikova në gazeta me titull: 

O ku je o Zeqir Gërvalla!” 1*)  

Po sot kujt të uroj 28 Nëntorin? 

-Të vdekurve e të vrarëve 

Së pari du të iu uroj të gjallëve, që kanë mbetur pakë, mundem me i numrua në gishta pa i harrua më të merituarit siq janë Familja e Shaban Jasharit, Hamza e Adem nga Prekazii dhe i kujtoj me mall Metush Krasniqin e Dajkovcit, profesor Anton Çettën, Ali Hadrin e Hasan Mekulin, Mark Krasniqin e Murat Blakun, Kolon. Ahmet Krasniqin nga Zhilivoda  e Agim Mehmetit nga Batusha,, Fazli Grjqevcit, Ismet Bytyqit … ish shok (klase) shkolle që nga fillorja e deri në fakultet dhe koleg pune e shumë e shumë të tjerë.  

Me kqeardhje iu shkruaj të vdekurve se amanetin e tyre nuk e quam në vend.  

Për 28 Nëntor, Ambasada e Shqipërisë në Kosovë nuk e paskan ftua Faton Klinakun, “kryeveteranin”, “Faton Klinaku, kritikoi Ambasadën e Shqipërisë e cila ka kohë që nuk e fton OVL-UÇK-në për Festat e Nëntorit” 2*) 

Faton Klinaku 

“Nuk është hera e parë që injorohen Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në ngjarje që lidhen me kombin shqiptar, çlirimin dhe sidomos luftën çlirimtare. 

– Ka disa vite që Ambasada e Shqipërisë në Prishtinë nuk na fton me rastin e shënimit të 28 Nëntorit, e nuk na ftuan as këtë herë; 

– Sot nuk u ftuam as nga Qeveria e Kosovës në hapjen e ekspozitës me 110 pikturat e Rexhep Selimit; 

Një gjë po ua them se: 

Vetëm si rezultat i luftës së UÇK-së, shënohet zyrtarisht edhe në Kosovë, Pavarësia e Shqipërisë, dhe poashtu vetëm si rezultat i luftës çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja, janë bërë të mundshme aktivitetet kulturore, e edhe ekspozita me 110 piktura të Rexhës. 

U pëlqeu ose jo, ne jemi ata që e prezentojmë luftën, çlirimin, bartësit, luftëtarët dhe vlerat e luftës sonë çlirimtare. 

P.S 

Pushtetet shkojnë e vijnë, por populli mbetet”. 

Faton, mos u mërzit se nuk është mbarsur mali. Edhe në Suedi nuk eshtë ftua për festën e Nobelit,. partia Sveridemokratëve, që është partia më e madhja pas socialdemokratëve, asnjëherë. 

SD inte välkomna på Nobelfesten  (“Sveridemokratët nuk janë të mirëseardhur në Festën e Nobelit” 3*) 

Sverigedemokraternas Jimmie Åkesson kommer inte att bjudas till Nobelfesten i år heller. (Kryetari i Sveriedemokratëve, Jimmie Åkesson nuk është ftua në festën e Nobelit as kët vit, sivjet)…. 

SD inte välkomna på Nobelfesten 

UPPDATERAD 14 OKTOBER 2014PUBLICERAD 14 OKTOBER 2014 

Sverigedemokraternas Jimmie Åkesson kommer inte att bjudas till Nobelfesten i år heller. 

https://www.svt.se/nyheter/inrikes/sd-inte-valkomna-pa-nobelfesten 

SD nobbas återigen från Nobelfesten: ”Alla människor är lika i värde 

Fredag 23 okt 2015 

https://nyheteridag.se/sd-nobbas-aterigen-fran-nobelfesten-alla-manniskor-ar-lika-i-varde/ 

Jimmie Åkesson inte välkommen på Nobelfesten 

SVERIGEDEMOKRATERNA 

Publicerad 30 nov 2019 kl 20.30, uppdaterad kl 21.56 

https://www.expressen.se/nyheter/jimmie-akesson-inte-valkommen-pa-nobelfesten/ 

Jimmie Åkesson inte välkommen på Nobelfesten 

25 OKTOBER, 2022 PETTERSSON, 36 KOMMENTARER 

INRIKES. Sverigedemokraternas Jimmie Åkesson kommer inte att bjudas till Nobelfesten i år heller, det är 13 året han nobbas. Övriga partiledare är inbjudna. Nobelstiftelsens styrelse har inte sett någon anledning att ompröva sitt tidigare beslut om att inte bjuda in Sverigedemokraternas partiledare till Nobelfestligheterna. 

https://petterssonsblogg.se/2022/10/25/jimmie-akesson-inte-valkommen-pa-nobelfesten/#:~:text=Sverigedemokraternas%20Jimmie%20%C3%85kesson%20kommer%20inte%20att%20bjudas%20till,att%20inte%20bjuda%20in%20Sverigedemokraternas%20partiledare%20till%20Nobelfestligheterna. 

 1*) “O ku je o Zeqir Gërvalla!”  

 SINAN KASTRATI, Bota Sot, 26 NËNTOR 2016 NË ORA: 18:38 

https://www.botasot.info/opinione/613549/o-ku-je-o-zeqir-gervalla/ 

2*) “Faton Klinaku, kritikoi Ambasadën e Shqipërisë e cila ka kohë që nuk e fton OVL-UÇK-në për Festat e Nëntorit 

Radio Kosova e Lirë, 26/11/2022  

https://www.radiokosovaelire.com/faton-klinaku-kritikoi-ambasaden-e-shqiperise-e-cila-ka-kohe-qe-nuk-e-fton-ovl-uck-ne-per-festat-e-nentorit/ 

3*) Nobelfesten, eller Nobelbanketten, hålls den 10 december i Stockholms stadshus efter prisutdelningen tidigare på dagen. Det är årets kanske mest storslagna svenska fest. 

Kungen och drottningen är där, partiledare, ministrar och samhällets toppskikt är inbjudna för att ge glans åt evenemanget och hedra pristagarna och Nobelpriset. 

Gästerna får äta Nobelmeny, ta del av underhållning, tal och dans. 

Sinan Kastrati, Suedi 

Malmö, 27 nëntor 2022 

sinan.kastrati@hotmail.com 

Gëzuar 28 Nëntorin 1443 / 1912

0
Nga: Sheradin Berisha
***
Sot jemi në prag të dy festave mbarëkombëtare:
28 Nëntorin 1443 kur Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti Flamurit arbëror në Krujë dhe 28 Nëntorin 1912, kur Kuvendi mbarëkombëtar në Vlorë shpalli Shqipërinë të pavarur në kufijtë e saj etnik, në 121 329 km².
DITA E FLAMURIT
– 579 vjet më parë, më 28 nëntor 1443, Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në prani të popullit krutanë (arbërve të Krujës) ngriti flamurin e Lirisë (atë të Kastriotëve) mbi muret e Kështjellës në Krujë. Nga të dhënat shkrimore të Marin Barletit, Skënderbeu me këtë rast iu drejtua krutanëve me fjalët lapidare: “Armët nuk ua solla unë, por ju gjeta të armatosur! Lirinë e pashë se e keni kudo: në kraharor, në ballë, në shpatat e në ushtat tuaja”.
Rrjedhimisht 28 Nëntori 1443 është Dita e Flamurit tonë kombëtar.
DITA E PAVARËSISË
– 469 vjet më vonë, saktësisht më 28 Nëntor 1912 në Kuvendin mbarëkombëtar të Vlorës, delegatët e Katër Vilajeteve Shqiptare (Vilajeti i Kosovës, Manastirit, Janinës dhe i Shkodrës) shpallën Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj etnik në 121 329 km². Në këtë ditë historike Kryetari i Kuvendit Ismail Qemali për të madhështuar këtë akt të pavarësisë, në ballkonin e shtëpisë ku u mbajt Kuvendi, ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, si simbol kombëtar të shqiptarëve.
Dhe në këtë kuptim pa ngatërrim, 28 Nëntori 1912 është Dita e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e saj etnik, e jo Dita e Flamurit!
KATËR VILAJETET SHQIPTARE NË PRAG TË SHPALLJES SË PAVARËSISË SË SHQIPËRISË
Sipas vjetarit statistikor të Ministrisë së Financave të Perandorisë Osmane, situata demografike e vilajeteve shqiptare për vitet 1910 – 1911 paraqitet kështu:
1.Vilajeti i Shkodrës kishte një sipërfaqe prej 12.991 km2 dhe 233.965 banorë. Dendësia e popullsise ishte 18 banorë për km².
2.Vilajeti i Kosovës kishte një sipërfaqe prej 44.192 km2 dhe 1.243.501 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 28 banorë për km².
3. Vilajeti i Manastirit kishte një sipërfaqe prej 44.136 km2 dhe 880.000 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 20 banorë për km².
4. Vilajeti i Janinës kishte një sipërfaqe prej 20.000 km2 dhe 537.199 banorë. Dendësia e popullsisë ishte 27 banorë për km².
Kosova dhe Janina hynin në vilajetet me dendësi popullsie të madhe në Perandorinë Osmane. Ndërsa të gjitha vilajetet shqiptare kishin një sipërfaqe prej 121.319 km² dhe një popullsi prej 2.894.719 banorësh.
Nga kjo shifër duhet zbritur një përqindje të popullsive të përkatësive etnike tjera. Por e sigurtë se shqiptarët kalonin shifrën e 2 milionshit. (Burimi: Hasan Bello – Sa ishte sipërfaqja dhe popullsia e vilajeteve shqiptare në vitet 1910-1911?)
KRYEFESTA JONË KOMBËTARE
Në çdo nëntor, shqiptarët në gjeografinë etnike dhe të kudondodhur në botë, trupin, shpirtin dhe mendjen e kanë të përqendruar te Kryefesta Kombëtare. Atje ku ka filluar numërimi i këtyre 110 viteve, më 28 Nëntor 1912, në këtë ditë pikënisjeje për Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj Etnik, në 121 329 km². E quaj pikënisje për pavarësi, për faktin sepse nuk u bë Shqipëria e 28 nëntorit 1912!
U copëtua në Konferencën e Londrës, në korrik 1913, duke e njohur një Shqipëri të gjymtuar në vetëm 28.748 km². Prandaj të punojmë për Shqipërinë e 28 nëntorit 1912!
GËZUAR ?????

Nëntori i Shqiptarizmës

0

Në foto: Psikologia klinike Shkëndije Berisha “n’vesh t’katunit” të Rrafshit të Dukagjinit

Shkëndije Berisha – Pacolli, psikologe

NËNTORI I KOMBIT SHQIPTAR

A është nëntori muaji kur ne shqiptaret (që jetojmë në mërgatë) ndjehemi më të afërt me njeri tjetrin, të mbërthyer nga një eufori dhe krenari e të qenurit shqiptar, dhe se është nëntori muaji që na sjell ndërmend se kush jemi dhe nga vijmë?. A fluturon shqiponja jone dy krenare me afër rrënjëve etnike duke rrezatuar mbi ne shkëndija dashurie për ti bërë më të forta vlerat tona shekullore?

A është ky muaji ku flamuri ynë i shenjtë që para 110 viteve u ngrit në Vlorë valon më shumë se 11 muajt e tjerë? Edhe pse bota është bërë një “Qytet i dendur” dhe ne gati të gjithë mund të jetojmë thuajse ku te duam, dashuria për vendlindjen, ruajtja e identitetit dhe traditave tona nga ana psikologjike dhe emocionale ka një ndikim jashtëzakonisht të madh në zhvillimin tonë personal etnik duke u nisur prej asaj qe ndjenja me e madhe njerëzore është përkatësia dhe kuptimi i jetës aty ku ndodhemi. Njerëzit janë qenie racionale dhe varen nga kontaktet apo lidhjet për të mbetur emocionalisht të shëndetshëm.

Tradita shqiptare fatkeqësisht sot është më e rrezikuar se kurrë më parë, edhe pse ne e dimë sa e rëndësishme është kjo për identitetin kombëtarë të shqiptarëve. Në traditën tonë a e kemi ne shqiptarët ende pikë të fortë kontributin për vendlindjen, dhe mbështetjen e njëri tjetrit, apo fakti i të bërit shtet na humbi frymëzimin për të vazhduar me tutje, frymëzim ky që e kemi trashëgim që nga heroi ynë kombëtar Skënderbeu e shumë të tjerë pas tij. Nga ana psikologjike ,ne njerëzit, kemi dëshirën dhe nevojën të lëvizim andej këndej dhe se e urrejmë ndjenjën kur ndihemi të kufizuar si në një marrëdhënie po ashtu ne një vend, por prapë ne instinktivisht kemi nevojë për një pike kthimi. Ne, njerëzit, kemi nevojë për një vend të cilit i përkasim emocionalisht. Unë e dua shumë Nëntorin, jo për arsyen që është muaji që kam lindur, por enkas për këtë intensitetin e ndjenjave të atdhedashurisë dhe të qenurit shqiptare. Në këtë muaj ndryshon psikologjia jonë dhe gjendja jonë emocionale karshi vendlindjes.

Marrëdhënia e brendshme midis secilit prej nesh dhe vendlindjes përjetohet si një nevojë për siguri, familjaritet dhe dashurin pa kushte e që na kujton fëmijërinë tonë. Ne jemi me melankolik, me nostalgjik dhe ndjejmë në mënyrë kolektive një energji dashurie dhe ndjeshmërie për njeri tjetrin dhe historinë tonë të lashtë. Sikur kjo energji dhe ky solidaritet të mbizotëronte edhe muajt e tjerë ne do te ishim edhe me te fuqishëm se sa që jemi. Ne jemi popull që kemi një histori të lashtë me një urtësi, durim dhe vizion shekullor, e që është kalitur në gjenet tona ku inteligjenca emocionale e të parëve tonë parimisht ka pasur çështjen kombëtare dhe ruajtjen e identitetit tonë si komb. Aftësia jonë kolektive si popull për ruajtjen e identitetit ka ndikuar në rritjen e besimit dhe guximit për të arritur vizionin tone shumëvjeçar, pa humbur energji duke u brengosur për rrethanat që nuk janë te volitshme për te arritur atë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkëndije Berisha

Ky virtyt që kemi trashëguar nga të parët tanë, fatkeqësisht po zbehet dita ditës. Edhe pse ne tash e sa vite jemi bërë shtet, kjo nuk do të thotë që çdo gjë ka përfunduar. Bile, puna veç sa ka filluar në qofte se duam t’i shohim trojet tona të mbushur me rini që punon dhe ndërton jetën në trojet e veta, dhe kjo punë kërkon angazhim dhe solidaritet nga secili nga ne duke u nisur që nga edukimi në fëmijëri. Ne, të gjithë mund të japim kontributin tonë edhe më veprën më të vogël, duke filluar që nga fjalët që flasim së pari për vetën tonë e pastaj për të tjerët. Në këtë mënyrë fillon qëllimi i mirë dhe assesi siç jemi momentalisht në një vetëdije kolektive ku shumë nga ne paragjykojmë të tjerët duke kërkuar me vite fajtor, të cilët janë përgjegjës për situatën, e duke harruar se në të vërtet jemi ata që kemi ndërtuar shtetin e jo shteti neve dhe se pa marr parasysh se ku ndodhemi në një mënyrë secili nga ne është përgjegjës dhe fajtor.

Ne e dimë se mundemi më shumë. Mos të luftojmë për vëmendje dhe interesa personale, por të jetojmë me dashuri, respekt dhe ruajtjen e vlerave kombëtare për të lënë gjurmë tek brezat e ardhshëm sikur të parët tanë që na lanë neve. E kjo vlen sidomos për mërgatën kudo që jeton në rruzullin tokësorë, ku të qenit shqiptar nuk është veç se një identitet, por është me e madhe se kjo, është edhe të qenurit ambasadorë i popullit dhe kulturës tonë kombëtare. Urime 28 Nëntorin, festën e shtetësisë së Shqiptarëve kudo që janë.

Oh, megjithatë qëndro, ti je kaq e bukur !

0

Ndoc Bushgjoka, shkrimtar, Tropojë- Tiranë

” NESSUN MAGGIOR DOLORE, CHE RICORDARSI DEL TEMPO FELICE NELLA MISERIA. “
Pat thënë dikur Dante Alighieri.
Po, a ka pasur Shqipëria një ditë të bardhë qysh prej kohës së lavdishme të Motit të Madh ?
Mbase atë ditën e 28 Nandorit 1912. Ajo ishte dita e Nandorit të dytë. Edhe pse ishte një kopje, kishte pretencien t’i ngjasonte 28 Nandorit të vitit 1443 të Kastriotit.
Por, dita e bardhë, nuk zgjati shumë. Kosovën me gjysmën e kombit na i pat marrë hasmi.
Se si u përjetua në atë kohë kjo tragjedi, na e tregon episodi i mëposhtëm:
– Dymbedhete burra nga Nikaj- Merturi, u nisën për Shkodër. Rruga ishte e gjatë e qafat e malet me borë. Asnjë nuk fliste me tjetrin. Balli i tyre i breshte ishte vra si ai shpati i malit kah kalon rëja e verit me borë e stuhi.
Ecnin me hapin e gjate e kumbues, si në baladat e vjetra. Po sa ma shpejt. Duhej me pvete te dishmin. I dishmi ishte ipshkvi i asaj kohe. Duhej me ditë, çfare kishte shkrue provania për atë tragjedi të padëgjueme.
Dhe ata hynë te ipeshkvi ashtu thjeshtësisht e madhërisht. Sikur prej maleve ishin shkëputë dymbëdhetë krena majash.
Ipeshkvi i priti i e i sajdisi.
– Kjofte levdue Krishti ! Kjoshi bekue. Çka ju ka mundue me ardhe ne këtë kohë :
– Gjithmone e jetës patër – u pergjigjën. Kena ndie, po na thonë se mbet Kosova nan Serbi. E nuk na la shpia mbrendë. pvet veten e kqyr këndej e andej. Asht e vertete po na thonë. Atëherë u shtërnguem e morem rrugën me ardhe e me të pvete. A asht e vërtetë dhe a ka mbetë për i tubë kohë a për gjithmonë ?
Ipeshkvi ndejti i cope herë t’mirë pa folë, mbasandej tha kadalë:
– Jo pasha Krishtin, për të tana herat jo.
– Po deri kur, – pveti njëni ma i paduruem.
– Deri sa te shprazen njëqind e një top, përtej Tarabaoshi e të bien gjylet matanë Udhës së Hekurit. ( Pertej Mitrovicës ), – tha me shikimin e hedhun larg Ipeshkvi.
– Aiiiiii, – piskati njani prej burrave. – Pasha atë dritë dielli, atëhere paska mbete pergjithmone, – tha, dhe lotet i ranë faqeve, në pendë të mustaqeve, e në tokë.
(Këtë ma ka tregue i burrë, paste drite atje ku asht, që pa dhanë jetën nuk shtonte as mungonte fjalë. Ai burrë e tregimi i tij, më janë kujtuar, kur me 24 mars 1999, avionet u nisen nga Italia, e raketat Tomahawk nga Adriatiku goditen Beligradin).
E kisha fjalën per 28 Nandorin.
Njëzet e Tetë Nandori asht ditë e bardhë. edhe pse ashtu siç thoshte Dantja, “S’ka mjerim më të madh se kur kujton kohën e bardhë në mjerësi”.
Pas ditës së flamurit, pak dite të bardha pati për Shqiperine. Se Atdheun tonë, Shqipërine e ngratë siç thosh Noli atë kohë, dy herë na e rrëmbyen tradhetorët dhe u shitën të huajve. Por dhe sa herë të tjera? Dhe shteti nuk ishte as nuk është i shqiptareve.
Megjithatë ashtu siç Gëtja shkruan te Fausti:
“Verweile doch, du bist so schön” duhet bekuar shqip:
OH, MEGJITHATE QENDRO, TI JE KAQ E BUKUR.

Qasja metakritike, akt i modelimit

0

Mund të jetë një imazh i 4 persona

Arsim HALILI

QASJA METAKRITIKE AKT I MODELIMIT

Shefqet Dibrani, “SHOSHITJE LETRARE”, Studime dhe kritikë letrare për autorë nga Kosova Lindore, botoi Sh. B. “Beqir Musliu”, Gjilan 2022. Faqe 310. ISBN 978-9951-760-68-3

Mes grumbullit të leximeve pa dyshim duhet kemi të qartë një gjë: Lexuesin në trinomin observues. Për të ruajtur këtë trajektore, duhet arrijmë në një emërues të përbashkët atë të kënaqësisë së leximit. Këtë koncept të trajtuar në disa dimensione e bënë edhe më të qartë edhe teoricieni i njohur Roland Barthes, ku ndër të tjera shprehet: “Fakti që lexoj me kënaqësi, këtë fjalë, këtë histori, vje nga që është shkruar me kënaqësi, natyrisht, kjo gjë nuk ndodh në vazhdimësi.[1]

Andaj kritiku Shefqet Dibrani e bënë një përzgjedhje racionale, konsideroj sipas shijes së tij të leximit, ku i ndan me tjerët opinonet e tij vlerësuese për përmbledhjet poetike të trajtuara nga ana e tij. Duhet ta pranojmë një gjë nuk e kemi të lehtë të themi mendimin tonë metakritik, meqë na ka ra hise të jemi brenda këtyre faqeve dhe dosido do të tregohemi për pak çaste edhe subjektiv. Duke qenë se kritiku është fokusuar te njëzet e pesë autor, respektivisht te trishjet librat e tyre poetike, shumë gjëra tekstuale dhe kontekstuale mund të jenë: gjithëpërfshirëse, në konceptin vlerësues. Ҫështja tjetër që lexuesi e heton kryesisht fokusimin te sinteza biografike, takimet formale, apo edhe zyrtare, me krijues që kanë qenë dhe janë emra serioz në letërsi. Pjesa tjetër e trajtimit natyrisht fokusohet te një analizë që i atribohet jo vetëm përshtypjes së tij si lexues, por me anë të shkrimeve të tij hyn me vetëdije në një territor ku përballet me doktrinat teorike – kritike të cilat i specifikon me vëmendje. Duhet të thuhet një gjë, Sh. Dibrani ka bërë një qasje, çfarë do ta nxisë lexuesin jo vetëm ta lexoj librin në fjalë të akcilit autor, por të thellojë filozofinë e mendimit me atë çfarë mund të interpretohet e interferohet, se çfarë fshihet brenda vargjeve të këtyre poetëve. Një gjë më shton kurreshtjen analiza tekstuale në poezinë e Musa Ramadanit, është trajtimi i disa sekuencave ku i ndanë disa hollësi në relacion me botën poetike shqetësimet e tij personale kryesisht i metamorfizon bukur në aspektin poetik. Thënë ndryshe kritiku Dibrani, e heton një gjë tillë e sqaron drejtë elementin e modelimit vizuel në poezinë e Musa Ramadanit, diskurs mjaft kompleks kognitiv. Brenda modelimit vizual të poezisë së Musa Ramadanit qasja montazhiste, si teknikë, apo si arte-fakt i modelimit të llojit të tillë të poezisë ndërtohet përmes dy teknikave proporcionale: Teksti letrar realizohet permes pamjes pikturale, apo fotomontazhit dhe këtë gjë kritiku Dibrani e paraqet në një rast vizualitetin në poezinë “Muza e Ulpianës”, por edhe skicat dhe vizatimet në secilin cikël, në librin Mëkatet E(ha)vës. Ky lloj modelimi vjen si rezultat i frustrimit të krijuesit. Duket se kritiku Dibrani e ka kuptuar drejtë shqetësimin e poetit Ramadani, shkaqet që e kanë çuar ta ndërtoj këtë lloj proprcionaliteti poetik.

Mendoj se qasje për reflektim racional, nuk ka ndonjë qëllim reduksionizmit të formave përmbajtësore te asnjëri nga krijuesit, këtë rast as të poetve të Kosovës Lindore. Ai e flet dhe shkruan atë gjë që poetët në fjalë, e kanë thenë përmes fjalës artistike e që mund të themi lirisht një pjesë e madhe e tyre janë emra serioz në letërsinë shqipe. Ndërsa Sh. Dibrani ia bënë më të qartë, më të kapshëm lexuesit botën poetike të secilit krijues që e ka trajtuar. E ndjek këtë lloj modelimi intutiv, për ta shpehur sa më konkretisht qasjen e tij, sintetizues. Në çdo vështrim, nuk pretendohet abstrahimi i terminologjive, gjë edhe kishte mundur ta bëjë autori, e që më pas lexuesit, t’i vështirësohet kapja e konceptit poetik, përkundrazi mundohet që lexuesi ta ndjej dhe ta ndjek veprën nga një lexim spontan të fitoj simpatinë për një turmë pasionesh të gdhendura. Dhe krejt në fund mund të themi se autori Sh. Dibrani, ndoshta duke mos dashur të krijoj kundërshti me autor të fokusuar në këtë libër i largohet ndonjë vërejtje qoftë edhe simbolike për librat në fjalë, ҫka për mendim tim është një lloj një anëshmërie dhe një lloj relativizmi të gjithë autorëve në një linjë, për ҫka edhe nuk mund të jetë ҫdo gjë lineare, qoftë edhe në këtë rast.

Gjilan, 15 tetor 2022.

Arsim HALILI

Kosova në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të vititi 1968 (2)

0
Pamje nga demonstratat e vitit 1968 në Prishtinë
Nga Jusuf BUXHOVI, shkrimtar dhe historian, Prishtinë
***
DEMONSTRATAT HISTORIKE TË VITI 1968
Mbyllja e diskutimeve publike ku kërkohej që Kosova të fitonte statusin e republikës si dhe tërheqja nga ajo e udhëheqjes politike të Kosovës para trysnisë serbe dhe kompromiseve të udhëheqjes jugosllave me atë serbe, nuk e kishte mbyllur këtë çështje. Përkundrazi, fryma e saj nuk kthehej mbrapa. Këtë e dinin të gjithë. Por, çështje ishte si do të drejtohej ajo dhe nëpër çfarë koniunkturash do të kalonte e gjitha,veçmas kur në vend, tek studentët, kishte filluar fryma e lëvizjeve, që asokohe përhapeshin në Paris, Berlin dhe qendrat tjera evropiane me moton për ndryshime demokratike. Natyrisht, se në kuadër të këtyre ndryshimeve demokratike duhej nxjerrur edhe kërkesa për “Republikën e Kosovës”.
Andaj, ishte fare e natyrshme që kërkesa për “Republikën e Kosovës” duhej të kalonte te studentët dhe te rinia, të shpalosej publikisht, si një kërkesë demokratike e cila ishte në përputhje me konceptin që ishte shfaqur gjatë diskutimeve publike, me ç’rast ajo ishte arsyetuar me të drejtën për vetëvendosje.
Dhe, si e tillë, kërkesa për Republikën e Kosovës, do të kthehet në moto të demonstratave gjatë tetorit dhe nëntorit në disa qytete të Kosovës (Prizren, Pejë, Istog, Gjilan, Podujevë, Besianë, Ferizaj, Mitrovicë, Therandë, por edhe në Tetovë dhe Ulqin) për t’u përmbyllur me atë të Prishtinës më 27 nëntor, e cila njëherësh ishte demonstrata më e fuqishme që ishte parë ndonjëherë në Kosovë nga Lufta e Dytë Botërore e këndej.
Natyrisht se demonstrata madhështore e Prishtinë si dhe ato që i paraprinë asaj anembanë nuk kishin pikur nga qielli e as nuk ishin “tubime spontane”. Ato kishin organizatorët e tyre (kryesish studentë dhe veprimtarë të tjerë nga Lëvizja e gjerë e rezistencës), që për mentorë të drejtpërdrejtë kishin klasën intelektuale të Kosovës, e cila kishte ndërtuar konceptin ideor të tyre me shumë guxim dhe vizion politik.
Kishte këtu edhe një ndryshim të madh, që po ashtu shfaqej historik, meqë kërkesa për Republikën e Kosovës e barabartë në Federatën Jugosllave, pra si kërkesë për barazi brenda federatës jugosllave, zëvendësonte atë për bashkimin kombëtar, pra me Shqipërinë, me mjete revolucionare.
Megjithatë, e përbashkët e këtyre kërkesave, pra e barazisë me Republikën e Kosovës dhe e bashkimit me Shqipërinë, kishte mbetur parimi i vetëvendosjesderi në shkëputje, që buronte nga teoria leniniste. Në nivelin e një platforme shfaqej edhe në Programin e “Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, që e kishte themeluar A. Demaçi në vitin 1964.
Kështu, kërkesat që deri më dje ishin ilegale, tash bëheshin legale. Por, parimet revolucionare ua kishin lëshuar vendin atyre demokratike, gjë që paraqiste një ndryshim të madh.
Duhet thënë se demonstratat me kërkesën për republikën e Kosovës gjatë muajit tetor dhe nëntor në shumë qytete të Kosovës, por më vonë edhe në Tetovë dhe Ulqin, filluan në Prizren më 6 tetor 1968.
Prizreni si pikënisje nuk ishte i rastësishëm, kur dihej se aty ishte themeluar Lidhja Shqiptare e Prizrenit e vitit 1878 – ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqiptarëve, prej nga do të drejtohen që të gjitha zhvillimet të cilat do të çojnë te pavarësia kombëtare e vitit 1912. Andaj, demonstratat e Prizrenit, me kërkesën për Republikën e Kosovës, duhej të vënin në veprim, një proces të papërfunduar historik drejt zgjidhjes së drejtë.
Tubimi i demonstruesve u bë pranë monumentit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Pas nderimeve që iu bënë prijësve të Lidhjes, masa e demonstruesve iu drejtua qendrës së qytetit me ç’rast, te Shatërvani i njohur u nxorën kërkesën për Kosovën Republikë.
Kështu, Prizreni u bë vendi i parë ku në një demonstratë të madhe u kërkua publikisht Kosova Republikë. Ishin, pra këto demonstratat e para të Shqiptarëve pas Luftës së Dytë Botërore ku Shqiptarët po kërkonin barazi, e cila ua kthente të drejtën e vetëvendosjes dhe mundësinë t’i sendërtojnë të drejtat e tyre historike.
Pas kumtit të madh që u dha në Prizren dhe jehonës që bëri në të gjitha anët, fryma e demonstratave përfshiu gjithë vendin. Pas dy ditësh, të njëjtat u mbajtën edhe në Suharekë (Therandën e sotme).
Një demonstratë tjetër e rëndësishme që u mbajt gjatë tetorit, ishte edhe ajo e Pejës. Demonstratat u mbajtën më 19 tetor.
Pas demonstratave të suksesshme të tetorit që filluan në Prizren dhe përfunduan në Pejë, lëvizja demonstruese zuri të përhapet edhe në pjesët e tjera të Kosovës, por qëllimisht u prit dita e 27 nëntorit që ato të mbaheshin njëherësh në disa qytete, gjatë ditës: në Gjilan, Besianë, Mitrovicë e Ferizaj, ndërsa pas dite ato përfundimtare në Prishtinë.
Demonstratat në Gjilan u nisën nga oborri i Shkollës Normale dhe Gjimnazit. Demonstruesit bartnin fotografitë e Marksit, Engelsit dhe të Titos si dhe flamurin kombëtar shqiptar bashkë me atë jugosllav. Demonstruesit kishin edhe pankartat me parullat e shkruara: “Duam vetëvendosje”, “Duam Kushtetutë”, “Duam Universitetin” dhe të tjera.
Me këto parulla demonstruesit kaluan nëpër rrugën kryesore të qytetit deri te stacioni i autobusëve për t’u kthyer në vendin prej nga ishin nisur.
Në të njëjtën ditë, demonstrata u mbajtën edhe në Podujevë (Besianë) dhe në Mitrovicë. Në Podujevë, demonstratat ishin të suksesshme dhe masive, ndërsa në Mitrovicë, u penguan nga policia, e cila mori masa të mbeteshin të kufizuara. Edhe në këto qytete u hodhën të njëjtat parulla, siç ishin ajo për Kosovën Republikë, pastaj për Kushtetutën, Universitetin dhe për liri e barazi.
Krahasuar me demonstratat në Gjilan, në Podujevë dhe në Mitrovicë, që kaluan pa ndonjë incident, ato në Ferizaj u përcollën me ndërhyrjen e policisë, e cila përdori forcën që të pengojë parakalimin demonstruesve në qendër të qytetit.
Demonstratat e tetorit dhe të nëntorit, do të kurorëzohen me ato që u mbajtën në Prishtinë pasditen e 27 nëntorit 1968 për të vazhduar deri në orët e mbrëmjes.
Osman Dumoshi, në emër të “Komitetit të demonstruesve”, parashtroi kërkesat prej shtatë pikash:
1. Realizimi i plotë i të drejtave kombëtare;
2. Populli ynë duhet t’i gëzojë të gjitha të drejtat që i gëzojnë të tjerët;
3. Përmirësimi i shpejtë i kushteve ekonomike-sociale;
4. Realizimi i plotë i vendimeve të Plenumit të Katërt. Largimi i plotë i të komprometuarve nga vendet udhëheqëse, si dhe nga SPB-ja;
5. Realizimi i vendimeve të Plenumit të Dhjetë Krahinor, gjegjësisht për-mirësimi i strukturës së të punësuarve në vendet udhëheqëse;
6. Përmirësimi i kushteve të studimeve dhe jetës së studentëve, si dhe përmirësimi i strukturës sociale dhe kombëtare të studentëve, dhe;
7. Vendosja e kontrollit shoqëror mbi pasurinë e fituar nëpërmes spekulimeve dhe keqpërdorimeve të pasurisë shoqërore.
Ndryshimi politik që prodhuan demonstratat e tetorit dhe të nëntorit të vitit 1968, vula e të cilave u dha në ato të 27 nëntorit në Prishtinë, nuk do t’u shkojë për shtati atyre që nuk donin këtë sjellje të Shqiptarëve. Meqë ato ndryshonin stereotipat mbi të cilët qëndronte lëvizja kombëtare, e cila luftën çlirimtare nga pozitat e veprimit ilegal me mjete revolucionare që shkonin deri te lufta e hapur në rrethanat e bipolaritetit blokist dhe luftës së ftohtë bartte rrezikun e madh që pikërisht Shqiptarëve t’u kthehej në një bumerang tjetër historik, e kthente në luftë të hapur për barazi kombëtare, që për moto kishte Republikën e Kosovës, e cila duhej të arrihej në rrugë institucionale dhe me mjete demokratike. Këtë rrugë nuk mund ta luftonte haptas as Lindja (Moska), edhe pse do të mundohet që edhe më tutje ta shpërfillë me inspirimin “irredentizmit ideologjik” nga ilegaliteti. Ndërkohë që Perëndimi, kishte interes për diçka të tillë, veçmas kur ajo i shkonte për shtati forcimit të kursit federalist të Jugosllavisë, i cili e largonte atë sa më shumë nga ndikimet e mundshme të Bashkimit Sovjetik pas kohës së Titos.
Kjo u pa edhe nga përdorimi i forcës ndaj demonstruesve, ku pati shumë të lënduar dhe një të vrarë, i riu Murat Mehmeti. Pra, demonstratat e qeta u provokuan nga organet policore, që me çdo kusht ishin të interesuara që demonstratave të Prishtinës t’u mjegulloheshin kërkesat politike, siç ishin ato për Republikën e Kosovës, me paraqitjen si “orgji vandale nacionaliste dhe shoviniste”!
Edhe përkundër këtyre provokimeve të rënda si dhe infiltrimit të bashkëpunëtorëve të shumtë në radhën e demonstruesve që të thuheshin parulla me përmbajtje ideologjike dhe shoviniste, me të cilat policia jugosllave ishte munduar vazhdimisht të anatemonte kërkesat e drejta të Shqiptarëve, organizatorët e demonstratave ia dolën që ta ruajnë konceptin e tyre si kërkesa të drejta dhe demokratike dhe qëllimin e shtruar.
Demonstratat nuk do të vazhdojnë të nesërmen, siç ishte paraparë. Nuk do të ketë as bisedime me “Këshillin e demonstruesve”. Sepse, të nesërmen, rrugët e Prishtinës kishin gdhirë me kordonët e shumtë të policisë dhe të ushtrisë jugosllave, që praktikisht kishin vendosur gjendje të pashpallur policore-ushtarake.
Po atë ditë kishin filluar edhe burgosjet e organizatorëve të demonstratave, me ç’rast prapa grilave do të gjenden: Osman Dumoshi, Adil Pireva, Selatin Novosella, Hasan Dërmaku, Xheladin Rekaliu, Skënder Muçolli, Iliaz Pireva, Skënder Kastrati dhe Afrim Loxha.
Procesi gjyqësor në Prishtinë përfundoi më 7 prill 1969. Në të gjitha seancat të pandehurit deklaruan se kishin vepruar me paramendim dhe me bindjen e plotë se demonstratat në Prishtinë dhe gjetiu në Kosovë ishin në përputhje me të drejtën e Shqiptarëve për vetëvendosje, e cila edhe atyre u takonte, e drejtë kjo nga e cila ishin privuar dhunshëm. Republika e Kosovës ishte quajtur një zgjidhje e natyrshme dhe e pashmangshme e cila ishte në të mirë të Shqiptarëve, të Jugosllavisë, të Shqipërisë, por edhe të paqes dhe të stabilitetit europian.
Në fund, Gjyqi i Qarkut në Prishtinë, i shpalli organizatorët e demonstratave të Prishtinës fajtorë dhe i dënoi me burg të rëndë: Osman Dumoshin, Selatin Novosellën dhe Hasan Dërmakun me nga 5 vjet burg; Skënder Kastratin dhe Xheladin Rekaliun me nga 4 vjet burg; dhe Adil Pirevën, Afrim Loxhën, Iliaz Pirevën e Skënder Muçollin me nga 3 vjet burg.
Përveç këtij gjykimi të organizatorëve kryesorë të demonstratës së Prishtinës, u dënuan edhe mbi 70 vetë me dënime të ndryshme. Kështu, u dënuan edhe Asllan Kastrati, më 6 muaj burg; Sylejman Kastrati, më 3 muaj burg; Bedri Novosella, Sylejman Pepshi dhe Halil Qosja, Ramadan Ramadani dhe Tefik Çeliku, me nga një muaj burg.
Ndër ato ndryshime, gjithsesi më të rëndësishmet ishin ato që kishin të bënin me ndryshimet kushtetuese, të cilat, si do të shihet, çuan deri te ngritja e statusit të Kosovës në shkallën e subjektit të Federatës, si dhe te hapja e Universitetit të Prishtinës në gjuhën shqipe. Vetë Josip Broz Tito, në Kongresin e Nëntë të LKJ-së, që u mbajt pas pesë muajsh në Beograd, duke bërë fjalë për demonstratat e Shqiptarëve në Kosovë, pasi që në parim do t’i gjykojë, pos të tjerash do të marrë qëndrim pozitiv ndaj tri kërkesave, nga shtatë sosh, që ishin shtruar në demonstratën e Prishtinës:
l. Duhet përshpejtuar ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të ndryshohet gjendja e Krahinave autonome në dobi të përfaqësimit të tyre sa më adekuat në federatë në përputhje me nevojat e zhvillimit vetëqeverisës socialist;
2. Është obligim i bashkësisë sonë që në çdo pikëpamje ta mundësojmë zhvillimin sa më të shpejtë të Krahinës Autonome të Kosovës;
3. Sa i përket flamurit, për të cilin është folur mjaft, Shqiptarët duhet ta kenë flamurin, por ai flamur në çdo rast duhet të jetë në pajtim me sovranitetin shtetëror dhe integritetin e Jugosllavisë dhe për këtë duhet të nxirret dispozita e qartë.
(Shkëputje nga “Kosova – histori e shkurtër”, 2021, faqe 575-578).
Osman Dumoshi, udhëheqës i demonstratave të vitit 1968

”Dy poetë, një univers frymëzimi”, libër i Qerim Kryeziut për Entela Tabakun dhe Shqiptar Osekun

0

Ilir Canhasi, Suedi

”Dy poetë, një univers frymëzimi” (Entela Tabaku dhe Shqiptar Oseku) quhet libri më i ri i shkrimtarit Qerim Kryeziu. Unë sot do të ndalem te poetja e njohur që jeton dhe punon këtu në Suedi, Entela Tabaku që të ndajë me ju disa njohuri mbi jeten dhe veprat e saj që mua më bëri e besoj që edhe juve do t’ju bëjë përshtypje. Libër ky që çdo njëri nga ne që kemi emigruar e gjenë veten këtu dhe poashtu të bënë të kuptojmë më mirë njëri – tjetrin mbi rrethanat e jetës dhe arsyet që shqiptarët nga Shqipëria u detyruan të emigrojnë.

Eh, ku dhe si të nis fillimin këtij shkrimi për ju Entela, sepse perfundimin e di dhe e kam ende të gjallë kujtimin mbi premtimin tuaj që ma dhatë në Bruksel gjatë lobimit tonë atje në vitin 2016. Po e nisi me poezinë tuaj; me ik asht andërr rinore aty ku jeta është e ndërtueme për masë të ikjes së lumtun me rranjë flatruese që ushqehen me ajër dritë liri Ikja ishte bërë si punë mode e thotë poetja, të gjithë dëshironin të dilnin, të iknin diku, nganjëherë edhe nga vetvetja. Se rrënjët shqiptare i ndjen vetëm atëherë kur lëviz jashtë Shqipërisë poetja e kuptoi vetëm atëherë kur edhe ajo emigroi në Suedi në vitin 1998. …kur erdha këtu u bana shqiptare u mbështolla me himn me Skënderbe e me kuq e zi se i huaji shkon kudo lakuriq,

Në Shkodër nga ajo vjen, për faktin se nuk ishte rritur me idenë e identitetit të rrezikuar, ajo nuk ishte e brengosur për rrënjët shqiptare sikurse ishim rritur ne në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare jashtë Shqipërisë. Se sa e vështirë është të jesh emigrante dhe të fillosh nga fillimi e kupton nga poezia e radhës; këtu askush nuk e din vajza e kujt jam dhe nuk asht fundi i botës këtu unë jam ajo që gjithçka mbërrin vetë vetë rrëzohem e vetë çohem e rrëzohem prapë e çohem prapë e qëndroj e fortë si shkamb në ajri ”Mërgimi nuk mundet ti shpjegohet atij që s’është mërgimtar”.

”Kur je i ri ikja bëhet me më pak dhimbje, kur je në moshë e kupton se ke disa rrënjë që nuk shkulen dot, që nuk jetojnë pa dheun e vet”. E shifni sa të bukura i ka poezitë Entela, një poezi e mirë është e mirë pa marrë parasysh a është e shkruar në standard apo dialektore (gegërishte) e thotë vetë Entela, ku shton se është në kërkim të një neostandardi që kur botimet e saj të kuptohen (lexohen) pa problem si në Gjirokastër ashtu edhe në Pejë. Ashtu siç unë e përmenda në fillim se ky libër të bënë që të njofim njëri – tjetrin më mirë, autori i shtron pyetjen Enteles; Se bashkimi etnik do t’na ndihmonte të rigjejmë njëri – tjetrin, si do të funksiononte nocioni Shqipëri etnike për ju dhe për rrjedhat e poezisë kombëtare, në përgjithësi? Kjo padrejtësi e madhe që na u është bërë duhet të përfundoj sa më parë. Tash që jemi dy shtete të pavarura çfarë presim? Nuk e kuptoj? Ne jemi si familje e ndarë që gjithmonë ka kërkuar bashkimin, prandaj na duhet bashkimi.

Pse t’ua lëmë brezave të ardhshëm ndjenjën e padrejtësisë? Po, patjetër dua të ndajë me ju edhe një mendim të Enteles rreth burrave që janë paqësorë dhe atyre jo paqësorë, si shembull ajo merr rritjen e fëmijëve nga burrat; ”Vendet ku burrat dhe gratë i rrisin fëmijët në bashkpunim me njëri – tjetrin, janë vende të paqta, ndërsa vendet ku burrat nuk kanë larë kurrë fëmijët e vet, janë vende ku fëmijët lahen me gjak”. Këtë përvojë Entela e mësoi në Suedi, ku burri dhe gruaja gati njësoj janë pjesmarrës në rritjen e fëmijëve. Burri di të ndërrojë pelenat dhe të pastrojë fëmijën si gruaja, ai vjen i lodhur në punë sepse djali/vajza nuk i ka fjetur gjithë natën, kur tek ne vetëm nëna di ta qetësojë fëmijën, ta ndërrojë apo ta pastrojë. Burrat që ndajnë punët proporcionalisht me gratë e tyre në rritjen e fëmijëve janë më të qetë, më paqësorë.

Durimin e kanë të stërvitur sepse të rritesh fëmijë do të thotë pikërisht të stërvitësh durimin. Entela, shton se i vjen mirë që sot gjërat kanë ndryshuar për të mirë edhe tek ne, ajo i mban mend burrat e dikurshëm që irritoheshin tej mase kur fëmijët e tyre bënin zhurmë, u kërkonin nënave të qetësonin fëmijët edhe atëherë kur ishte e pamundur. Entela, për mua kjo do të thotë se unë jam një njeri dy herë më paqësorë, se ai amerikani kur erdhi për ti marrë fëmijët e vet, dhe më pa duke i ndërruar pelenat e fëmijëve të huaj ku unë punoja në një çerdhe të fëmijëve në Suedi ( 1993), përveç që kam ndërruar pelenat e fëmijëve të mi. Ai disi i hutuar kur më pa, më tha se ne në Amerikë vetëm gratë i ndërrojnë pelenat e fëmijëve.

Ti kthehemi edhe njëherë identitetit kombëtar dhe mërgimit, aty ku mua më zgjoi më së shumti interes në këtë libër, aty ku Entela e shpjegon dhe e pranon se atdheun e zbuloi vetëm atëherë kur kishte ikur nga atdheu. Autori i librit Qerimi e lidhë shumë bukur me thënien e Konicës duke e pyetur Entelen se a mos dashuria për atdheun zbulohet e shumëfishohet kur je larg atdheut? Në momentin kur unë citoj këta rreshta të poeteshës ; ”….. mbaj mend se sa ishim në shkollë, në Shqipëri, nuk na kanë edukuar, as mësuar për ndjenjën e vërtetë kombëtare për dallim nga shqiptarët në Kosovë ku vazhdimisht në mërgatë e kanë konfirmuar shqiptarinë e vet, sigurisht për shkak të mohimit që ua bënte i huaji. Ne mësonim atëherë për njëfarë përkatësie komuniste që ishte gjithçka, por aspak kombëtare.

Atdheu ishte partia”, mua më kujtohen shumë çaste të pakëndëshme e me siguri edhe ju lexues të dashur i keni përjetuar edhe vetë, ku unë dua të tregoj vetëm dy raste që për mua ishte e pakapshme në ato vite 1993-97, ti kuptojë gjendjen dhe traumat që vëllezërit dhe motrat tanë kishin kaluar gjatë kohës së komunizmit në Shqipëri, e që sot i kuptoi shumë më mirë.

Rasti i parë ishte një djal i ri nga Shqipëria e mesme i cili morri refuzimin e dytë nga enti i emigracionit ku ai duhej ta lëshonte vendin ( Suedinë), familja ime u pajtua që ai të qëndroi ilegalisht në banesen tonë deri sa ai të bënte një zgjidhje. Ishte viti 1993 dhe lufta kishte nisur në ish -Jugosllavinë, gjegjësisht në Kroaci, njëri nga vëllezërit e pyet mikun e shtëpisë pak me ngucje e pak me qëllim se po qese do të shpërthente lufta a do ktheheshe të luftoje së bashku me ne në Kosovë. O bo bo çfarë pyetje është kjo, jo more jo, unë çfarë hoqa deri sa ika për të mbërri këtu ne Suedi e ju me pyetni të kthehem e të luftoj.

E dini ju se si ne të tre vëllezërit ndanim një vezë në tri pjesë! Aty kuptova se flamuri nuk hahet! Ne fillim e kishim të vështirë ti kuptonim, besa edhe ata nuk na kuptonin neve se si është e mundur që ditë e natë ne të mendonim vetëm për atdheun, dhe me kalimin e kohës ne filluam të ndryshojmë dhe gjithsesi ta kuptonim shumë më mirë njëri – tjetrin. Rasti tjetër kishte të bënte me një person poashtu nga Shqipëria e mesme, ku para luftës në Kosovë më kundërshtonte njëjtë sikurse shoku i saj suedez, në diskutimin që bëhej për politikën e ashpër dhe represaljeve serbe ndaj popullit shqiptarë në Kosovë që më vonë kur i kuptojë gjërat më mirë filloj të mbante fjalime në protestat shqiptare të mbajtura shesheve suedeze, kundër dhunës serbe dhe luftës kundër shqiptarëve në Kosovë.

Me kalimin e kohës të gjithë filluan të shfaqin dashurinë ndaj atdheut! Para se të përfundoj këtë shkrim , dua të ju tregoj se me Entelen ishim takuar shkurtazi më heret, por vendi ku ne u njoftuam më shumë me njëri – tjetrin ishte Brukseli. Në Bruksel, në vitin 2016 ishim në vizitë të Parlamentit Evropian dhe në selinë e Natos si lobues të Lobit shqiptar në Suedi , dhe aty Entela më premtoi se tash e tutje ajo do të jetë më prezente në rrethin ku shqiptarët veprojnë dhe më aktive për çështjet shqiptare. Ajo e mbajti fjalën!

Qerim, intervistes tuaj me Entelen unë kisha dashur ti shtoja tri pyetje; Dje Çfarë të shtyri ta leni mëmëdhenë, vajza e profesorit, punonit si asistente – profesorit në Universitetin e Shkodrës? Kurreshtar të dimë arsyen? Sot A jeni penduar ndonjëherë që keni emigruar, pas 25 viteve jetese në Suedi? Nesër A mendoni të ktheheni në vendlindje? Faleminderit Qerim që permes ketij libri na ofrove edhe më shumë me Entelen, dhe na mundësove të mësojmë shumë më tepër gjëra, që nuk i dinim për këtë intelektuale të madhe. Libër që patjetër ju preferoj të gjithëve ta lexoni. ”Kur m’thu Shkodër, m’ke thanë zemër”, Entela për dashurinë që ka ndaj Shkodrës! Disa rreshta për ju që nuk e njifni këtë shkodrane me zemër të madhe; Entela Tabaku (Sörman) u lind në Shkodër më 1971.

Në Shqipëri ka punuar si profesor- asistente në Universitetin e Shkodrës. Që prej vitit 1998 jeton dhe punon në Suedi. Në Suedi ka punuar një kohë si mësuese e gjuhës italiane dhe angleze në shkollat e mesme. Sot ajo punon si lektore e gjuhës shqipe në Universitetin e Uppsalas.

Ka botuar disa cikle me poezi: – pesëdhjetë poezi dhe pesë intermexo (At Gjergj Fishta, Shkodër, 1996) – një grusht jetë sa me vdekë (Adonis, Tiranë, 2016) – poemat e hueja (Pegi, Tiranë, 2017) – enciklopedia e mërgimit ( Entela Tabaku & Shqiptar Oseku, Tiranë Onufri 2019) – katër lexime për një poezi ( doracak, Pegi, Tiranë, 2020). Ka përkthyer me dhjetëra libra nga suedishtja në shqip nga 2016 deri me 2020. ”Long John Silver: Historia e vërtetë e piratit Long John Silver”, Björn Larsson. Prishtinë: PA, 2016.
”Nils Holgersoni : udhëtimi i mrekullueshëm i Nils Holgersonit nëpër Suedi”, Selma Lagerlöf. Tiranë: Albas, 2017.
”Torta me petulla”, Sven Nordqvist. Prishtinë: Magjia e Librit, 2019.
”Skeptri i nëmave – Pax 1”, Ingela Korsell/Åsa Larsson. Prishtinë: Magjia e Librit, 2019.
”Ulku – Pax 2”, Ingela Korsell/Åsa Larsson. Prishtinë: Magjia e Librit, 2019.
”Kukudhi – Pax 3”, Ingela Korsell/Åsa Larsson. Prishtinë: Magjia e Librit, 2019.
”Udhëtimi i rrezikshëm”, Tove Jansson. Prishtinë: Magjia e Librit, 2020.