Kreu Blog Faqe 1174

Botime të reja mbi Etimologjinë e Shqipes nga Dr.Sc. Abedin Sutaj 

0

Dr.Sc. Abedin Sutaj vazhdoj botimin e tri librave tjerë etimologjik ’’Msheftësit e Gojës (Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve të saj. 1, 2, 3, 4, 5, )’’; si dhe me veprën tjetër ’’Emnat e Zotave, Veneve, e Njerzve (Kuptimi i tyne në Shqipe-Etimologji)’’. Me këto, ai botoj gjithsej 6 vëllime me studime etimologjike të shqipes. Kjo është Vepër themelore, ma komplete dhe me e thellë në fushën e studimeve të strukturës së fjalëve, e etimologjisë, me mbi 3400 faqe.  

Msheftësit e Gojës ( Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj)-I- u botua në vitin 2019, Mars, nga Shtëpia Botuese Lena Graphic, 923 faqe. 

Msheftësit e Gojës ( Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj)-II- u botua në vitin 2020, Shtator, 611 faqe,nga Shtëpia Botuese Lena Graphic,  

Msheftësit e Gojës ( Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj)-III- u botua në vitin 2020, Shtator, 531 faqe, nga Shtëpia Botuese Lena Graphic 

Msheftësit e Gojës ( Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj. Etimologji)-(IV)628 faqe, dhe (V)316 faqe- u botua në vitin 2022, tetor, nga Shtëpia Botuese Lena Graphic ne Prishtinë, si dhe libri Emnat e Zotave, Veneve, Njerzve (kuptimi i tyne -Etimologji), 332 faqe, botuar tetor, 2022. 

Në 6 vëllimet, shpjegohen të gjitha fjalët e Shqipes, si dhe toponimet e emnat e lasht. Duke ardhur në përfundim se Shqipja e sotme është gjuhë Dardane. Në këto libra shtjellohet qeliza e Shqipes, ku çdo tingull është fjalë me kuptim në vete. 

Në këto vëllime parashtrohen; parimet, metoda e ligje të cilat mbështeten me vërtetime nga me të shumanshme; prej psikologjis , matematikes, gjeometrisë, fonetikes, e fjalorit të Shqipes në përgjithësi. Në këtë fushë Sutaj me metodat krejt të reja, moderne, të pa livrume në Shqipe dhe etimologjinë e saj. Dr. Sc. A. Sutaj hyn me pikë vështrime krejtësisht të reja, duke shplu kuptimin e fjalëve Shqipe, dhe mënyren e krijimit të tyne, duke tërhequr paralele të tilla, tuj shpërfaqë pamjen e proto -Shqipes në kohën e lasht. Nëpërmes këtyne vëllimeve voluminoze shpalohen në mënyrën e jashtëzakonshme e gjeniale, kuptimet bazë të gjitha fjalëve, si asnjë studiues në historinë e studimeve të Shqipes. 

Në veprën’’Emnat e Zotave, Veneve, e Njerzve (Kuptimi i tyre në Shqipe-Etimologji)’’, e cila është rrjedhim nga Msheftësit e Gojës e botuar deri tash në 5 vëllime, me rreth 3000 faqe, në të cilën epen teori të reja historike mbi prejardhjen e Shqipes, dhe origjinën e saj, si dhe mbi prejardhjen e Dardanëve, të cilët në te vërtetë ishin Dorian. Sutaj nga pikëpamja gjuhësore bën vërtetim bindëse se Doriant janë në të vërtetë Dardanët e lasht prej nga rrjedh Shqipja. Nga aspekti gjuhësore, nxjerr rrjedhën, e levizjen përgjatë historisë në kontinentin e Evropës, zhvendosjen e Shqipes në Jug të Evropës nga pjesa qendrore e saj, duke shpjeguar emrat e Zotave në religjionet e ndryshme pagane dhe monoteiste dhe lidhja e tyre me Shqipen. 

Pjesët; 4, dhe 5 janë vazhdime të librit voluminoze ’’Msheftësit e Gojes (Guha Shype dhe kuptimi i fjalëve të saj. 1, 2, 3, 4, 5, )’’e cila paraqet veprën me të vëllimshme të shkruar për etimologjinë dhe strukturën e fjalës shqipes, dhe kronologjinë e formimit të kësaj gjuhë.  

Nga krejt këto vëllime del thirrja për standard të ri të Shqipes. 

Merreni dhe lexoni studiuesin me interesant të gjenetikes së Shqipes, me interpretimet e mahnitshëm që i bëhen shqyrtimit të fjalëve shqipe. Abedin Sutaj, është autori me interesant, me i thellë, e njëkohësisht më i gjithanshëm dhe origjinal i kuptimit të fjalëve, e formimit dhe ndërtimit të tyre.  

Librat i gjeni në Librarit; Dukagjini (tek sheshi Nënë Tereza), Altini në ndërtesën e Institutit Albanologjik (ish Toena), si dhe në Bibliotekën ‘Pjeter Bogdani’ në Prishtinë, si dhe gjithandej në Kosovë e Shqipëri. Merrni këto libra dhe kuptoni cdo fjalë të gjuhës tonë. Një lexues i kësaj vepre, shkruan;Një punë, mbase do t’u “nxjerrë punë” studiuesve tjerë për 100 vitet e ardhshme, për ta analizuar, vërtetuar apo mohuar, sepse tani ata (studiuesit) duken çuditërisht të heshtur apo të frikësuar!!! 

Në mbledhjen e Aktivit Politik të Gjakovës doli kërkesa për Republikën e Kosovës (1)

0
Në foto: Fadil Hoxha, udhëheqës i njohur ish-jugosllav dhe i Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës, KSAK.
Nga Jusuf BUXHOVI, shkrimtar dhe historian nga Prishtina
_____
NDRYSHIME KUSHTETUESE TË VITIT 1968 DHE AVANCIMI I POZITËS KUSHTETUESE TË KOSOVËS (1)
* Në mbledhjen e Aktivit Politik të Gjakovës doli kërkesa për Republilën e Kosovës
Plenumi i Katër i Komitetit Qendror të LKJ-së i quajtur edhe Plenum i Brioneve, i mbajtur në fillim të korrikut të vitit 1966, me rrëzimin e linjës etatise të Rankoviqit, Titos ia krijoi mundësitë që kursin e vetëqeverisjes socialiste ta vërë në binarët e një procesi me ndihmën forcimit të federatës jugosllave jashtë mbikëqyrjes së Beogradit. Kjo hapte mundësitë për shqyrtimin e avancimit të pozitës së Kosovës si krahinë nga ajo në kuadër të Serbi në drejtim të federatës jugosllave. Në mbledhjen e Komisionit të Komitetit Qendror të LKJ për marrëdhënie ndërnacionale dhe ndërrepublikane, më 20 shkurt 1967, me rastin e shqyrtimit të tezave “Karakteri dhe roli i Federatës në kushtet e sistemit të vetëqeverisjes shoqërore dhe struktura e organeve të Federatës në lidhje me këtë rol”, përfaqësuesi i Kosovës në këtë Komision, Asllan Fazlia, paraqiti mendimin: “meqenëse të njëjtët faktorë që kanë sjellë krijimin e njësive federale – kanë sjellë edhe krijimin e njësive autonome, atëherë edhe shkalla e të drejtave të republikave dhe të krahinave autonome duhet të jetë e njëjtë, përkatësisht duhet të bëhet një hap më tutje në krahasim me Kushtetutën e RSFJ të vitit 1963 dhe bartja e të drejtave dhe e detyrave të Federatës në republika duhet të përcillet edhe me bartjen e të drejtave dhe të detyrave të republikës – në krahinat autonome.”
Propozimi i A. Fazlisë shkonte në disa drejtime: ose lidhje e drejtpërdrejtë e krahinave autonome me Federatën, ose themelimi i Serbisë federative me disa republika federale (autonome). Motoja e mendimit të tij ishte se “marrëdhëniet në republikë nuk janë zgjidhur si duhet”.
Këtë qëndrim e kishte pjesa më e madhe e klasës politike të Kosovës nga radhët e Shqiptarëve dhe kjo kishte rëndësi, meqë mbi këtë do të ndërtohet e gjithë strategjia e ngritjes së Kosovës në subjekt të federatës, me çka ajo mund të nxirrej nga tutela e Serbisë.
Meqë trysnia për ndryshime kushtetuese bëhej gjithnjë e më e madhe dhe ajo rëndom vinte nga Kroacia dhe Kosova, ku e para kërkonte forcimin e rolit të republikave në Federatë, ndërsa Kosova që të fitonte statusin e njësisë së barabartë federative duke e zënë në gojë gjithnjë e më shpesh edhe kërkesën për republikë, Komiteti Qendror i LKJ, në mbarim të vitit 1967 dhe në fillim të vitit 1968, e përcaktoi platformën ideopolitike dhe drejtimet e ndryshimeve kushtetuese mbi vlerësimin se meqë federalizmi është një proces dhe jo formulë, ishte e natyrshme që, me transformimet në shoqëri – të transformohej edhe Federata, madje në atë kuptim që në vend që të mbështetej në baza shtetërore, të mbështetej gjithnjë e më tepër në baza vetëqeverisëse.
Në përputhje me këtë platformë mund të pritej që udhëheqja politike e Kosovës, të përcaktojë platformën e vet, e cila përpiqej të ruante ekuilibrat e brendshëm politikë, por që për moto kishte të drejtën për vetëvendosje. Me këtë rast, referencat shkonin te Bujani, por edhe te vendimet me të cilat ishte themeluar Jugosllavia sipas parimit të vetëvendosjes që përfshinë edhe të drejtën e shkëputjes. Kështu, në prill 1968, Fadil Hoxha, kryetar i atëhershëm, i Kuvendit të Kosovës, duke folur për drejtimet e ndryshimeve kushtetuese, pos të tjerash tha:
“Konsiderojmë se disa gjëra na mungojnë. Ta marrim njërën nga tezat themelore – Jugosllavia është bashkësi e kombeve dhe e kombësive të Jugosllavisë, sepse, në qoftë se nuk është edhe bashkësi e kombësive të Jugosllavisë, atëherë kjo kombësi do të ishte jashtë ose mysafire apo diçka tjetër. Meqenëse kjo është bashkësi e kombeve dhe e kombësive, atëherë ky koncept duhet të shprehet në mënyrë konsekuente në tezat e Kushtetutës, madje jo vetëm në një paragraf të hyrjes, por gjithkund ku përmenden kombet dhe kombësitë e Jugosllavisë, kur është fjala se ato e përbëjnë këtë bashkësi si të tillë.”
Sipas Fadil Hoxhës, meqë statusi i krahinave autonome, si bashkësi më e gjerë shoqërore-politike, të krijuar në bazë të vetëvendosjes së popujve të këtyre krahinave në kuadrin e Federatës, është ndryshuar, atëherë ai duhet të kthehet në gjendjen burimore prej nga kanë dalë ato, që do të thotë se Kosova duhet ta fitonte të drejtën që të jetë pjesë e federalizmit, pavarësisht si do të definohet, duke pasur parasysh faktin se njësitë autonome në Jugosllavinë e re janë formuar në bazë të vendimeve të Seancës së Dytë e të Tretë të KAÇKJ, sipas parimit të vetëvendosjes që përfshin edhe të drejtën e shkëputjes.
Atë që Fadil Hoxha do ta prejudikojë në prill 1968 kur do të shtrojë çështjen e të drejtës burimore të Kosovës për vetëvendosje, të cilën ai dhe bashkërendimtarët e tij e kishin shprehur në Rezolutën e Bujanit, por që në përputhje me rrethanat e kohës (mbetjes së Jugosllavisë dhe të Shqipërisë në kampin komunist nën ombrellën sovjetike), ishte anuluar në saje të pajtimit Tito-Enver Hoxha, që për pasojë do të ketë aneksimin e Kosovës nga ana e Serbisë dhe futjen e dhunshme nën tutelën e saj, do të thuhet në gushtin e atij viti, në mbledhjen e Aktivit të Komunistëve në Gjakovë, prej nga do të dalë qëndrimi se “Kosova do të mund të bëhet republikë”.
Aktivi i Komunistëve të Gjakovës nxori këto konkluzione, të cilat njëherësh ishin kërkesa politike të Aktivit Politik të Kosovës, që jo rastësisht nga Gjakova i bëheshin të ditura opinionit të Kosovës dhe me këtë edhe atij jugosllav.
Pra, në Gjakovë u kërkua:
1. Në Kushtetutën e Republikës Socialiste të Jugosllavisë, kombësia shqiptare të emërtohet si kombi shqiptar,
2. Me kushtetutë dhe me ligj të përcaktohet përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar,
3. Krahina e Kosovës të shpallet R e p u b l i k a e K o s o v ë s.
Në këtë mbledhje dolën edhe këto kërkesa:
a) E drejta për v e t ë v e n d o s j e,
b) Në vend të statutit Kosova të ketë K u s h t e t u t ë n,
c) Në Dhomën e Kombeve të Kuvendit Federativ Kosova të ketë 20 përfaqësues si republikat e tjera.
Qëndrimet e Aktivit Politik të Gjakovës u përkrahën me të shpejtë nga aktivet politike të të gjitha qyteteve të Kosovës. E rëndësishme ishte edhe përkrahja e Aktivit Politik të Prishtinë, ku reflektonte inteligjencia dhe kreu politik i Kosovës. Edhe aty, pas shumë diskutimesh u nxorën disa kërkesa:
– Që Kushtetua e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë dhe e Republikës së Serbisë duhet të pranojnë të drejtën dhe dëshirën e Shqiptarëve për vetëvendosje;
– Që krahina duhet të bëhet njësi federale;
– Që të ndërrohet neni 2 i Kushtetutës së RSFJ-së dhe të insistohet që Jugosllavinë ta përbëjnë tetë njësi federale;
Në fund u tha se është e drejtë e çdo kombi dhe kombësie për të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje. Pra, duhet të kërkohet që Krahina të bëhet Republikë.
Nxjerrja e kërkesës për Republikën e Kosovës, pavarësisht reagimeve të Beogradit, në Kosovë kishte gjetur përkrahje të madhe dhe ishte kthyer në një atmosferë të paparë mobilizimi intelektual dhe politik në të cilin ishin përfshirë thuajse që të gjitha shtresat shoqërore shqiptare. Meqë kishin filluar diskutimet publike rreth ndryshimeve kushtetuese, qarqet intelektuale shqiptare në Kosovë, nga ato akademike (nëpër fakultete, institute, e deri te mjetet e informimit), do të vihen në krye të këtyre kërkesave.
Atyre do t’u bëhet jehonë në shtypin e Kosovës, bajrakun e të cilit e mbante gazeta “Rilindja” me botimet e saj, por do t’u bëhet jehonë e madhe edhe në atë të Beogradit (i cili kishte filluar t’i quante “ide nacionaliste dhe separatiste”), por edhe të qendrave të tjera, veçmas në Zagreb dhe Lubjanë, të cilave u mbahej isoja pse ngritja e statusit të Kosovës në atë të Republikës atyre ua krijonte mundësinë e mirë që përfundimisht të liroheshin nga rreziku i unitarizmit serb, i cili në Plenumin e Gjashtë të KQ të Serbisë në qershorit të atij viti, me rastin e prononcimit të Dobrica Qosiqit kundër ndryshimeve kushtetuese, veçmas atyre sipas të cilave Kosova të fitonte statusin e subjektit të Federatës, kishin marrë mesazhe të qarta se një ditë ai do të dilte në skenë, kur për këtë do ta gjente mundësinë (mendohej te koha pas Titos).
Intelektualët e Kosovës nuk do të ndalen para kërcënimeve të nacionalistëve serbë. Do të vazhdojnë të mbështesin kërkesën për Republikën e Kosovës, duke e arsyetuar atë me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje si dhe realitetet nëpër të cilat kishte kaluar Jugosllavia, pa marrë parasysh si dhe sa ishte trajtuar “vullneti” i Shqiptarëve në të gjitha fazat e konstituimit të saj dhe si ishte interpretuar ai për marrjen e vendimeve që nuk kishin qenë në përputhje me të, por që edhe si të tilla ishin deponuar në krijimin e Jugosllavisë, ndaj duhej që ato të shfrytëzoheshin.
Gjatë këtyre diskutimeve intelektualët shqiptarë rëndom përdornin parimin leninist të vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje dhe të zgjidhjes, që kishte pranuar edhe Kominterni dhe kishin qenë pjesë e platformës politike të komunistëve jugosllavë për zgjidhjen e problemeve nacionale në Jugosllavinë e Versajës, që nga Kongresi Themelues i Drezdenit në viti 1924. Me këtë rast, me të madhe përkujtohej Rezoluta e Kongresit IV të Partisë Komuniste të Jugosllavisë e vitit 1928, e nxjerrë në përputhje me qëndrimet e Kominternit rreth rrënimit të Jugosllavisë si krijesë e Versajës, në të cilën, në përputhje me opsionin për rrënimin e një Jugosllavie të tillë të quajtur “burg popujsh”, bëhej fjalë për bashkimin e Kosovës Shqipërisë.
Duke u bazuar në këto dokumente dhe të ngjashme, historiani Ali Hadri përkujtonte se “duke shfrytëzuar të drejtën për vetëvendosje, popujt e Kosovës ishin element kreativ në krijimin e Jugosllavisë së re”. Ndonëse ky “kreativitet” ishte i dhunshëm dhe në kundërshtim edhe me parimet ideologjike mbi të cilat ishte ndërtuar Jugosllavia e re. Duke e përkrahur vetëvendosjen si një çështje të rrethanave faktike, profesor Gazmend Zajmi, vlerësonte se “Kombësisë si kolektivitet i takon kjo e drejtë siç i takon edhe kombit”. Fehmi Agani kishte bërë të ditur se “duhet përkrahur të gjitha kërkesat që janë prezantuar si kërkesa të shumicës dërrmuese të popullsisë.” Ai theksonte“ se ato duhet të jenë kërkesat tona”. Ndërsa, Rezak Shala, prokuror krahinor, ngulmonte:
“Republika e Kosovës është imperativ i kohës dhe nga kjo e drejtë nuk duhet hequr dorë”.
Natyrisht se nga ana e intelektualëve shqiptarë gjatë bisedimeve kushtetuese do të dalin edhe shumë e shumë argumente të tjera të kësaj natyre. Por, pas një muaji, atyre do t’u ndalet hovi, e madje do të mbyllen fare, nga një reagim i udhëheqjes më të lartë partiake e Kosovës, e cila kishte dalë me qëndrimin se “opsioni i Republikës së Kosovës nuk kishte qenë asnjëherë pjesë e kërkesave të komunistëve të Kosovës”, por ku theksohej angazhimi “për pasurimin e pozitës kushtetuese të Kosovës në nivel të Federatës, në mënyrë që edhe në atë nivel të realizoheshin të drejtat e saj”.
Ishte më se e qartë se Tito dhe Kardeli, pasi që kishin vënë në peshojë dëshirat e Shqiptarëve si dhe qëndrimin e Serbëve, po ku ishte matë edhe qëndrimi i faktorit ndërkombëtar rreth kësaj çështje (ai europiano-perëndimor dhe sovjetik), veçmas ky i dyti, nga dilema e drejtë se mos pas marshimit të tyre në Pragë në vitin 1968, ata do të kërkonin pretekste nga reagimi serb për ndonjë ndërhyrje, kishin ardhur te përfundimi se Kosova dhe Vojvodina duhej ngritur në shkallën e njësive federative. Se duhej t’u jepej edhe konsensusi dhe subjektiviteti federativ. Por, me arsyetimin e forcimit të vetëqeverisjes dhe të jetësimit të barazisë së kombeve dhe të kombësive, formalisht duhej të mbete-shin të lidhura edhe me Serbinë.
Esencën e këtij kompromisi, që kishte ardhur nga lartë, më së miri do ta paraqesë vetë Fadil Hoxha, me të cilin, në nivelin politik të Kosovës, do të nisë dhe do të përfundojë hapja e çështjes së Kosovës Republikë:
“Nuk do të thotë se nuk mund të shtrohet çështja e Republikës… Por, duhet të vlerësojmë se çka është reale, vërtet reale dhe e mundshme në këtë drejtim të afirmimit të autonomisë, që do të thotë esenca të arrihet dhe, nga ana tjetër, të kuptohet se çka është dëshirë.”
Me këtë kompromis në Kosovë nuk do të pajtohej askush. Elita intelektuale dhe ajo shoqërore, e cila kishte marrë pjesë në diskutimet kushtetuese me kërkesën për republikën e Kosovës – si zgjidhje që ishte e dobishme për të gjithë, e me të cilën mund të ruhej edhe Federata Jugosllave nga sfidat serbe, me të cilat ajo patjetër se një ditë do të ballafaqohej – me të drejtë do të ndjehet e zhgënjyer, por edhe e tradhtuar madje.
Edhe pse kërkesa për Republikën e Kosovës në debatet publike nuk do të sanksionohet me ndjekje gjyqësore, siç do të ndodhë pak më vonë ndaj demonstruesve, megjithatë disa nga intelektualët e njohur do të anatemohen edhe si nacionalistë, me ç’rast disave do t’u merret drejtimi i katedrave, ose e instituteve, sado që nuk do të mbesin pa punë. Ngjashëm do të ndodhë edhe me disa nga prokurorët ose gjyqtarët, të cilët do të humbin postet, por jo edhe punën.
(Shkëputje nga libri “Kosova – histori e shkurtër”, 2021)
Ali Hadri,historian
Akademik Gazmend Zajmi
Akademik Fehmi Agani

Geopolitics And Reshaping Of World Order: Political Rationality For Benefit Of Freedom

0

  

One of the demands that is often put forward, while the intensive rocketing of Ukraine by Russia continues, is that European countries should, in addition to increasing aid for the defense of Ukraine, invest more in their security and cooperate more closely in the field of defense. However, the ongoing debate about the difficulties of European cooperation, as well as the undeniable achievements in this regard, have somehow been interrupted by the war in Ukraine. The Europeanization of defense has not been left aside; it is already a reality in many areas — we learn this from Hans-Peter Bartels’ recently published book “Deutschland und das Europa der Verteidigung”.

But according to the author in question, however, “a European army can complement NATO — but never replace it”.[1]

The war in Ukraine is justifying this rational conclusion even more.

Post-war economic miracles

There are two regions of Europe that should be beneficiaries of the Russian defeat in Ukraine: Poland and Ukraine on the one hand and the Western Balkans on the other.

In this context, the intra-European battle that is taking place in the meantime should be looked at and analyzed, and especially the position of France against Kosova.

Western democracies want Ukraine’s victory — but are they all happy that Europe’s center of gravity is migrating east, asks the British media The Guardian in its article yesterday.

“If the outcome of the war could be determined by flipping a coin, the camps would be clear: the democracies would want Ukraine to win, the autocracies would want it to lose. But real-world political outcomes are not so binary. They usually lie on a spectrum between destruction and total victory. This leaves the democracies divided into at least three camps: English-speaking, Western European, and Eastern European without Hungary. What Putin calls “the collective West” all want Ukraine to win. But not necessarily to the same extent”, is the introductory paragraph from the text of an analysis published in one of the reputable media in Great Britain, which is quoted in a comment by the editor-in-chief of the Croatian portal specializing in geopolitics [geopolitic news]. [2]

In the same comment, it is also emphasized that “Poland and Ukraine today are much poorer than France and Germany”. How can they really become a counter force in the EU? Like many postwar economic miracles—such as those of South Korea, Japan, and West Germany—this one was likely sponsored by a superpower that would benefit greatly from reshaping the political order.”[3]

In this case, it is clear that it is about the USA.

Therefore, in this context, the British analyst claims, the United States is “pumping money and technology” into Eastern Europe for this very reason, and that Washington in return requires what Paris and Berlin cannot provide: “a clear position in relations with China.” “.

“Lithuania was willing to risk trade relations with China to please Washington, Ukraine and the Czech Republic switched to nuclear fuel from the United States. “Poland recently signed a contract with an American company to build its first nuclear power plant”, says the text of the British The Guardian, among other things.

In this race for geopolitical repositioning, Berlin has also been remembered for the Western Balkans. The Berlin process and the three agreements signed by the heads of government of the six countries of Southeast Europe, among which were the two Albanian republics, testify to a kind of awareness and review of Germany’s role in the region.

But, as it seems, this move by Berlin continues to be hindered by Serbia’s traditional alliances with France and Russia and geopolitical interests that are not aligned. See for this, Brussels, through J. Borrel and A. Lajcak, clearly leaning in favor of Serbia, continues to make fun of Kosova. Consequently, Berlin and Paris, frustrated with this geopolitical shift in front of their eyes, confused by this bitter reality, as much as disappointed by the game of the diplomatic duo of Brussels that represents the EU in this dialogue, offered the plan of for overcoming the crisis provoked by Serbia and avoiding a possible new war.

The Western Europeans, with emphasis on the French and the Germans, naturally dissatisfied with the shift of the geopolitical center of gravity of Europe to the east, and with this the strengthening of the influence of the USA on the continent, are making strenuous efforts to return more strongly to reconciliation of Southeast Europe and naturally mark their presence.

“France and Germany currently support a policy of strategic autonomy for Europe, a defense and security idea that could one day lead to the creation of an EU army. Russia had the goal of creating a Eurasian Union that would stretch from Vladivostok to Lisbon. What both strategies have in common is an aversion to Anglo-Saxon dominance in Europe,” concludes The Guardian.[4]

But the reality proves that the bleeding of Paris and Berlin to create a joint army, although it is a beautiful dream that continues to push the desires of the EU axis further (it started immediately after the end of the Second World War and was personified with the personality of De Gaulle), it is hardly foreseen to become a reality in the near future.

All that the new world order in the future offers, this wing of this new army, could be as a complementary “weapon” of the current military alliance – NATO. Meanwhile, the role of the Albanian armed forces in the meantime, however modest, could be growing, being part of the approximating axis of the Transatlantic Alliance and a guarantee not underestimated by the NATO generals.

Recent actions to strengthen cooperation in the field of defense

Since 2016, Paris and Berlin have focused more intently on giving weight to the strategy for raising the security and defense arm of the EU. Initiatives in this area were and are aimed at promoting cooperation and strengthening Europe’s defense capabilities.

The EU’s common defense policies are provided for in the Treaty of Lisbon (Article 42(2) TEU). But to avoid any possible misunderstanding, the treaty emphasizes the priority of national defense policies, including NATO membership or neutrality.

In accordance with this orientation, the countries of the Western Balkans, with the exception of Serbia, have all expressed their desire to join NATO, while Kosova, taking into account the risk of Russian influence in the region and the ongoing war in Ukraine, has expressed its willingness its for accelerated accession. Meanwhile, two of the Scandinavian countries, known for their neutral stance for decades, are now on the verge of joining NATO. It is only the parliaments of the two member states of the alliance (that of Hungary and Turkey) that are expected to ratify the act of acceptance.

In recent years, the europarl.europa.eu portal writes, the EU has begun to implement ambitious initiatives to free up more resources, increase efficiency, facilitate cooperation and support capacity development as follows:

– Permanent Structured Cooperation (SSZ) was established in December 2017. As of June 2019, 25 member states have participated. PESCO currently operates on the basis of 47 cooperative projects with binding commitments, including a European Medical Command, a Maritime Surveillance System, Mutual Cyber ​​Security Assistance and Rapid Reaction Forces.

– The European Defense Fund was established in June 2017. For the first time, the EU budget will be used to co-finance defense cooperation. On April 29, 2021, MEPs agreed that the fund would become part of the EU’s long-term budget (2021–2027) with an amount of 7.9 million euros. The European Defense Fund aims to complement national investments and provide practical and financial incentives for research cooperation and the joint development and acquisition of defense equipment and technologies.

– The European Union strengthened cooperation with NATO for 74 projects in 7 areas, including cyber security, joint exercises and counter-terrorism.

– In June 2017, it was decided to create a new command and control structure (MPCC) to improve EU crisis management. [5]

Although the wishes of Paris and Berlin to create a joint EU army remain only wishes. Therefore, the eventual formation of the European army, if only as a complement to the strengthening of the NATO alliance, could be considered a great success.

Russia’s attack on Ukraine, according to many analysts, has revealed that Europe is not yet mature enough to survive on its own. Without the support of the United States, the Russian flag would already be flying over government buildings in Kiev. Meanwhile, the march of conquest towards an eighth Eastern European country would only be a matter of time. Military experts do not even dispute this thesis. Therefore, the conclusion that “the USA has once again taken the fate of Europe in its own hands” is not easily accepted by eminent European researchers. Some people even see this thesis that “the agenda for an independent European Union should be abandoned” as too short-sighted and even dangerous.[6]

Russia has abandoned the project for the unification of Eurasia!?

The war in Ukraine has also overturned the Kremlin’s plans for the so-called “Eurasian Union”. Moscow, de facto, has abandoned not without pain its initial goal of creating a Eurasian Union from Lisbon to Vladivostok, claiming to replace it with the “Russian World”. It, aware of the impossibility of realizing that geopolitical megaproject, has limited its bleeding in this sphere, with the occupation of four “Russian-speaking” regions of Ukraine and bringing them under the protective umbrella of its nuclear weapons, calling this fact as done. Now these borders of that megaproject have been stretched from the western borders of Russia and Belarus to Vladivostok.

In this area of ​​new developments, it remains to be seen in the coming weeks and months how the inter-European (EU) roulette of the most influential countries will behave.

In the race of who will be the most reliable partner of the USA in efforts to guarantee the implementation and security of American interests in Europe, Russia will no longer have anything to claim in the European geopolitical space.

Moscow is fully aware of this, which is why it is rapidly shifting its overall strategic direction of geopolitical action to the East and South, not yet giving up on the Western Balkans. The situation in Montenegro, but also that in Bosnia, prove once again that Russia’s presence here is sensitive. Meanwhile, the drama created by Belgrade through the initial withdrawal of the Serbian List from the Parliament of Kosova and their return after a few days, is an additional fact for the nuances in Belgrade’s fight for the annexation of the north and the remaining of Russia as an influential force in the Balkans. Western!

The concept of pure political rationality in the face of neo-fascism

In this conglomerate of interests, combined with the possibility of Russia’s removal from this hemisphere of Western (American and European) geopolitical interests, Serbia sees itself as a player with specific weight. It is trying to return to the battle of the greats for dominance as a factor that carries weight for the region. Therefore, the possibility is not excluded at all that, in the last moments, it aligns itself in favor of the West, returning the pendulum of history to the beginning of the Eastern War (1875), on the condition that it receives guarantees for expansion in the West, that is, for annexation of Republika Srpska.

Ambassador of the United States in Belgrade, Christopher Hill, on 25.07. 2022, as if he warned of the possibility of Serbian alignment in favor of the West. In the statement that was quoted by many media, he did not hesitate to remind the Serbian president that, “there are no other alternatives”, the Serbian media wrote. [7]

In accordance with this bloodletting of the West, Vucic’s mentors, being aware that the Albanian political elite, namely the tycoons who hold this irresponsible class hostage, have for years invested in turning the north of Kosova into a bone of contention, not only in reports Kosova-USA, but also in those within Albania.

In the bestselling book “The Right Side of History”, Ben Shapiro, New York Times best-selling author, explains, among other things, how a part of our society has long lost touch with ethics and morality. This connection with law and morality is lost when diplomats act, as the EU diplomacy leadership pair [the head of the European Union’s foreign policy Josep Borrell and the EU’s representative in the Kosova-Serbia dialogue Miroslav Lajçak], in the meeting held in Brussels between the Prime Minister of the Republic of Kosova, Albin Kurti, and the President of the Republic of Serbia, Aleksander Vučić, on November 21, 2022.

In these circumstances, official Belgrade, instead of starting to prepare the opinion for the next capitulation, since it has camouflaged the one of June 1999 for a full 22 years, since it was tolerated by Western diplomacy, it is almost becoming a new war, with the idea of ​​annexing the north of Kosova.

Kosova for almost a century [87 years to be exact] was a colony of Serbia. June 1999 marked the end of this delayed process and the beginning of freedom for this part of the Albanian nation divided into five Balkan states. Europe should help Belgrade overcome this process, as it has experience with colonial history.

The philosophy of being active and coherent in the sphere of modern geopolitics, especially for states with a small economic weight, but also with a small military power, such as the Republic of Kosova, conveys the message that, the insistence to preserve even a little sovereignty and dignity, in addition to participating in the large blocs that are being recreated, we need “an impetus to provide productive solutions, rather than an excuse to wallow in despair.”

Therefore, productive solutions, as is now the case with the expected epilogue of the imposed dialogue, should not be understood simply as “escape from despair”, but a path for preserving national interests.

The generations who worked for the creation of the modern State as a political and social structure, but also that army of idealists who were engaged for decades in the EU project, were guided by the concept of pure rationality, creating real preconditions for the dominance of rationality. political for the benefit of Freedom. The time has come for this concept to return with its power, excluding the recycling of unpredictable political forces, namely neo-fascism.

_______________

1.See the interview with the author of the book: https://www.atlantik bruecke.org/eine-   europaeische-armee-kann-die-nato-ergaenzen-aber-nie-ersetzen/

2. https://www.geopolitika.news/razgovori/z-meter-zasto-bi-poljska-mogla-najvise-profitirati-od-ruskog-poraza-u-ukrajini/

3. Ibd

4. Ibd

5. https://www.europarl.europa.eu/news/de/headlines/security/20190612STO54310/verteidigung-kommt-eine-europaische-armee

6. https://www.ipg-journal.de/rubriken/aussen-und-sicherheitspolitik/artikel/auf-eigenen-beinen-6325/?utm_campaign=de_40_20221118&utm_medium=email&utm_source=newsletter

7. https://telegrafi.com/christopher-hill-serbia-duhet-te-kthehet-kah-perendimi-nuk-ka-alternativa-te-tjera/

Dr. Sadri Ramabaja

Dr. Sadri Ramabaja was born on October 4th, 1961 in the Village of Gollak, in the town of Dardania, Republic of Kosovo. Dr. Ramabaja has been an active member of the National Albanian Union Party for over fifteen years (1990-2005) until this political party ceased to exist and later on actively participated in the Social Democratic Party of Kosovo. Since 2010 has emerged as one of the leaders of the Self Determination Movement while promoting the main principles of this alliance and is a member of the National Assembly of Prishtina for two terms. In 1983 he was arrested by the Serbian Secret Service for his active role in Kosovo’s quest for independence. Thereafter Dr. Ramabaja was jailed as a political disident for three years in the penitentiary of Vraja. During his residence in Switzerland (1987-2002) he continued his University studies in Tirana, and his postgraduate studies in the University of Basel, in the European Studies Institute. For three years in a row (1987-1990) Dr. Ramabaja was the editor of VOICE OF KOSOVO, a newspaper published in Switezerland. During the years 2001-2004 he was the professional collaborator for Communications Media at the OST Institute-West in Bern, Switzerland. In 2002 returned to Kosovo and continued with his post-graduate studies at the College of Law and International Relations, where he graduated with a Masters Degree in International Law Sciences. In 2004-2006 Dr. Ramabaja served as a Senior Political Adviser in the Office of the Prime Minister of Kosovo. In November 2008 was a PHD Student of Political Sciences and International Relations, in the European Center for Peace and Development (ECPD) at the Peace University of the United Nations. In 2012 was transferred at the Graduate School of the European University of Tirana, to continue with his postgraduate degree defended through the presentation of his dissertation: “Albanian Federation-Cohesion of a Nation-State and the European Union” Dr. Ramabaja, has been published abroad in many renowned newspapers and magazines; has published eleven scientific and research papers in the field of international affairs and geopolitical studies. He is a Fellow of the International Political Studies Institute of Skopie, Macedonia. Dr. Ramabaja is the author of four Books in Albanian Language: “Realizmi politik dhe çështja kombëtare” (Tiranë, 1998); “UE-ja shpresë apo ringjallje utopish” (Prishtinë, 2003); “Gazetaria” (one of four co-authors of this university text book- Tiranë,2002); “Feniksit ia gjeta çerdhen”(Poetry – Tiranë, 1993); “Federata Shqiptare – Kohezioni i shteti-komb në BE”(Ph.D. Dissertation).

_____

Geopolitics And Reshaping Of World Order: Political Rationality For Benefit Of Freedom – OpEd – Eurasia Review

Libri i Klajd Kapinovës që së shpejti del në qarkullim online, “Trump kishte të drejtë për gjithçka”

0

This is the cover of the book, which will soon be published online eBooks & Book Printing, on the pages of the largest companies in the world and the USA.

(Kjo eshte kopertina e librit, qe se shpejti del ne qarkullim online eBooks & Book Printing, ne faqet e kompanive me te medha ne bote dhe SHBA.)

***

Libri “Trump kishte të drejtë për gjithçka”, trajton në gjërësi dhe thellësi këndvështrimet e historisë dhe politikës bashkëkohore amerikane, shkaqet e rënies drastike të demokracisë dhe krenarisë SHBA-së, nga paafësia e Joe Biden. Të gjithë arritjet pozitive të Presidentit Donald J. Trump, gjatë vitëve 2016-2020, sot në administatën Biden, janë përmbysur dhe zhdukur me shpejtësi. Niveli i inflacionit është rritur në shifra të frikshme. Papunësia është në shifra më të larta në shkallë kombëtare, brenda komunitetëve, grupmoshave dhe gjinisë së aftë për punë. Jeta e qytetarëve të shtresës së mesme dhe të varfër amerikane, po bëhet gjithnjë e më e vështirë, mbasi po rritën çdo ditë çmimet e ushqimeve nga 50-200%, gazit për makinat, qiraja e banesave, kreditë e ndryshme për shtëpitë e reja etj. Sot po ndodh mbyllja e miliona bisneseve të mesme dhe të vogla në shkallë kombëtare dhe të shtetëve të ndryshme, duke sjellë falimentimin e tyre, sepse Biden ka rivendos shprehjen e çmendur Bota e Para dhe Amerika e Fundit, në vend të Amerika First, sikurse ishte në periudhët e artë të Presidentit Donald J. Trump. Biden përdori rezervat emergjente shtetërore (për raste lufte) të naftës dhe gazit për qëllime të pastra politike brenda vendit, për të marrë votat e popullit. Libri me detaje trajton fakte dhe prova të marrë nga burime të pavarura amerikane mbi korrupsionin e familjes Biden ndër vite. Libri është një kronikë, këndvështrim dhe analize e detajuar e ngjarjeve dhe skandalëve të panumërta të ditëve tona në SHBA, të cilat janë zbardhur dhe argumetuar me një analizë të mprehtë, duke i ilustruar me prova e fakte të ditëve tona.

***

The book “Trump was right about everything” deals in breadth and depth with the perspectives of contemporary American history and politics, the causes of the drastic decline of democracy and US pride, due to Joe Biden’s incompetence. All the positive achievements of President Donald J. Trump, during the years 2016-2020, today in the Biden administration, have been reversed and disappeared rapidly. The level of inflation has increased to alarming numbers. Unemployment is at higher rates nationally, within working-age communities, age groups and gender. The life of the middle-class and poor American citizens is becoming more and more difficult, because the prices of food, gas for cars, rent of apartments, various loans for new houses, etc., are increasing every day from 50-200% . Today, millions of medium and small businesses are closing nationally and in various states, bringing their bankruptcy, because Biden has restored the crazy phrase World First and America Last, instead of America First, as it was in the golden periods of President Donald J. Trump. Biden used the state’s emergency reserves of oil and gas for purely domestic political purposes, to get the people’s votes. The book deals in detail with facts and evidence obtained from independent American sources on the corruption of the Biden family over the years. The book is a chronicle, perspective and detailed analysis of the countless events and scandals of our day in the USA, which are clarified and argued with a sharp analysis, illustrating them with evidence and facts of our day.

Pse po heshtin Edi Rama dhe Qeveria shqiptare, për zhvillimet e reja në Kosovë?

0

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. (Mos)reagimi i ashpër i Edi Rames, lidhur me xhurulltinë e braktisjes së minoritarëve serb nga institucionet kosovare, pastaj, atë të presionit dhe ultimatumeve të BE-ne ndaj qeverisë kosovare, si edhe frustrimi i gjithëmbarshëm qytetar ndaj tensionimeve eventuale, përmes urdhëresave dhe fletërrufeve nga Aleksandër Vuçiq, jo vetëm që ishte jo i pritur (kur të kihet parasysh se kush mbahet si këshilltarë e “sufler”në kabinetin e tij…!?), por, ishte edhe në përputhje me natyrën dhe gjuhën e tij të rëndomtë ironike e tejet cinike. Ironizëm e cinizëm që u afishua më miri kur janë në pyetje “linjat” e tija të (prononcimeve të) mëhershme që i “promovonte” si nëpër aulat brendashqiptare ashtu edhe ato të evropiane. Ku haptas lente për të kuptuar porosi të qarta si me mënyrën e komunikimit, ashtu edhe logjiken e dredhinë (tashmë të maturuar ortodokse!) e përdorur ndaj ngjarjeve, proceseve dhe zhvillimeve që ndodhnin në raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

2. Mjafton, që përmes analizës së përmbajtjes t’i “detektojmë” kalimthi ca nga fjalimet e tija të fundit publike e jo publike, ku me automatizëm zbulojmë e kuptojmë si “certifikatën” e mendjes ashtu edhe natyrën e porosive të tija; Indiferente, që të bëjnë të dyshosh se Ai e ka në “palcë” frikën nga vëllai i tij binjak Aleksander Vuçiq; dhe Turbokozmopolite, sepse e përdori “gjuhen” eufemiste sikurse Borelli e Lajçaku (të dy këta me pozicione antishqiptare). Sidomos në fjalimin që e mbajti më 12 tetor në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, ku bëri publike tri teza antishqiptare (padyshim!); njërën mbi “kombin kosovar”, kur deklaroj se Ukraina dhe Kosova “janë dy kombe”, tjetrën, kur agresionin kriminal të Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës në vitet 1998-1999 , e cilësoi si një “konflikt humanitar”!? Dhe tezën e tretë, kur okupimin serb në Kosovë, e cilëson si “operacion ushtarak” (!?), ashtu si V.Putini që e përdori cilësimin e agresionit të tij ushtarak në Ukrainë.

3. Qytetari shqiptar, duhet pyetur këtë njeri; A duhet i njejti t’i mbroj interesat shtetërore e kombëtare shqiptare (që shumicën i ka të shkruara germë për germë në Kushtetutë; shiko, Nenin 8. 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj), apo interesat e Serbisë?! Padyshim, që një përkrahje më e vendosur politike nga Shqipëria nē këto kohëra të vështira dhe të një rirreshtimi global, do e fuqizonte Kosovën. Edi Rama dhe shpura e tij qeveritare, heshtin për rrjedhat, proceset dhe zhvillimet e “kompromisit” të fundit të Albin Kurtit, edhe nga shkaku, se Ai e ka kuptua mirë “leksionin” sociopolitik, që shumë më e vlefshme është “heshtja” e tij protagoniste… se sa prononcimi i përditësuar qeveritar…

Nenin 8. 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj), apo interesat e Serbisë?!

Golgota shqiptare në kronikat e shtypit të huaj (1912 – 1913)

0
Nga Sheradin Berisha
***
Shkrimtari austriak, Leo Freundlich (1875-1953) me të drejt vitet 1912 – 1913 i ka quajtur si vite të krimeve dhe të shfarosjes së shqiptarëve nga Serbia. Prandaj edhe librin e tij e titulloi: “Albanienes Golgotha” (Golgota shqiptare), të botuar në vitin 1913 në Vjenë. Libri është një përmbledhje e dëshmive të cilat autori i ka mbledhur nga kronikat e shtypit të kohës si dhe gjatë udhëtimit të tij në viset shqiptare në vitet 1912-1913, duke shpjeguar në detaje masakrat, dhunimet, dëbimet, torturat dhe abuzimet në shkallë të gjerë të shqiptarëve nga ushtria serbe!
“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundin t’i shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ato që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe thereshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ata ishin shtatzëna, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. – kështu i përshkruante maskrat mizore serbe ndaj shqiptarëve, Leo Freundlich në librin: Albanienes Golgotha, Wien, 1913 (“Golgota shqiptare, Vjenë 1913”) të kryera nga mesi i tetorit 1912, kur filloj lufta e parë ballkanike, deri në mars 1913.
Leo Freundlich në librin e tij përshkruan kronikat e gazetave europiane për krimet e forcave serbe ndaj shqiptarëve. Po i shpërfaqim disa prej tyre:
Më 12 nëntor të 1912-ës, gazeta “Daily Chronicle” (Kronika ditore) kishte raportuar se masakrimi i mijëra shqiptarëve i kryer nga serbët ishte fakt i pamohueshëm. Afër Shkupit – 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan. Shumë fshatrave u ishte dhënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjesht, edhe pse kurrfarë arme nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duhet zhdukur dhe çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin.” (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9).
Në një artikull të publikuar në “Crusading”, profesori Shiman (Schiemann), konstaton se “serbët janë duke bërë një luftë gjenocidi kundër shqiptarëve. Ata duan që ta shfarosin tërë kombin – me rrënjë dhe degë”. (L.Freundlich, po aty)
Një mjek rumun, dr.Leonte, më 6 janar 1913 kishte raportuar në “Adeverul” të Bukureshtit se mizoritë të cilat i kishte bërë armata serbe mbi shqiptarët e të cilat i kishte parë vetë, kishin qenë shumë më të trishtueshme sesa mund t’i imagjinojë ndonjë njeri. Dr.Leonte në një përshkrim të dëbimit të qindra shqiptarëve të zënë robë, shkruan: “…këta njerëz të shkretë duke ecur rrugëve nga rraskapitja, uria dhe etja rrëzoheshin për tokë, kurse ushtarët serbë në ato çaste ua ngulnin bajonetat në fyt duke shkuar currili i gjakut dhe duke mbetur përplot kufoma të tyre të pavarrosur rrugëve. Edhe fushat, ishin mbulur me kufoma të trupave të vrarë, duke përfshirë të rinj, gra po edhe fëmijë.” (Po aty)
“Një vajzë shqiptare 15 vjeçare” – shkruan dr. Leonte – “ishte rrëmbyer dhe ishte dërguar në Kështjellën e Nishit. Ajo ishte e dyshmitë se ka hudhur bomba kundër serbëve, të cilët kishin hyrë në Ferizaj. E gjora vajzë e vogël e cila ishte ngarkuar me krim iu dorëzua ushtarëve serbë në vend se të dërgohej në gjyqin ushtarak. Ushtarët i mëshuan në kafkë me dajak derisa ia thyen kokën grimca – grimca”! (Po aty)
Dr.Leonte, ngjashëm me këto i përshkruan edhe masakrat e bëra nga serbët në Kumanovë, Prizren e gjetiu.
Gazeta “Humanite” e Parisit publikoi një shpjegim zyrtar i cili ishte komunikuar në Konsulatën e Selanikut, ku tregon lidhur me mënyrën se si serbët kishin vepruar në Shqipëri – për grabitjet e tyre, shkatërrimet dhe masakrat. Aty vihet në pah shkatërrimi i 31 lokaliteteve shqiptare, plaçkitja e të gjitha lokaliteteve në rajonin e Kratovës dhe Koçanit si dhe djegjjen dhe vrasjen e popullatës shqiptare. Në këtë kronikë, gazeta shkruan, se në “rajonin e Kavadarcit (Kavadar), nga gjithsej 98 fshatra, u dogjën dhe u shkatërruan 34 prej tyre… ndërkaq në Drenovë, të gjithë banorët ishin vrarë. Midis këtij vendi dhe Palikurës ishin zbuluar me radhë shumë varreza, ku dukeshin prej disave kokat e nxjerra jashtë. Të fundit ishin varret e martirëve të cilët ishin varrosur për së gjalli.” (L.Freundlich, po aty)
***
Lexoni: Leo Freundlich: Albaniens Golgotha 1913
***
Barabaria serbe ndaj shqiptarëve!
Lidhur me barbarinë serbe ndaj shqiptarëve, ka shkruar edhe gazetari danez Fritz Magnussen, i cili gjatë Luftës së Parë Ballkanike (në vjeshtën e vitit 1912) ishte korespondent i gazetës daneze “RIGET, pranë komandës së armatës së 3’të serbe. Leo Freundlich në librin e tij ia kushton një kapitull të veçantë kronikave të gazetarit Fritz Magnussen.
Fritz Magnussen, në raportin e datës 07 nëntor 1912, nga Shkupi (Yskyb’i) për gazetën Riget, shkruan:
“Lufta serbe në Maqedoni ka marrë karakterin e një masakre të tmerrshme ndaj popullsisë arnaute (shqiptare). Ushtria ndjek një luftë shfarosëse të tmerrshme. Sipas prononcimve nga oficerë dhe ushtarë janë vrarë 3000 arnautë midis Kumanovës dhe Yskyb (Shkupit) dhe 5000 përreth Prishtinës. Fshatrat arnaute rrethohen dhe me pas ju vihet zjarri. Banorët që dalin nga shtëpitë qëllohen për vdekje si minj. Kjo gjueti njerëzish tregohet me gëzim nga ushtria serbe. Gjendja në Yskyb është e tmerrshme. Janë bërë kontrolle në shtëpitë e arnautëve dhe nëse gjenden gjëra që ngjajnë me armë njerëzit qëllohen në vend. Është shumë e pasigurt që të qarkullosh në rrugë, sepse vazhdon të qellohet drejt shtëpive dhe brenda tyre. Në çdo moment fluturojnë plumba të vegjël nëpër rrugë. Dje 36 arnautë u denuan me vdekje pa gjyq dhe u ekzekutuan në vend. Lumi sipër në të djathtë është i mbushur me kufoma. Çdo ditë krijohen ekspedita gjuetarësh në fshatrat përreth. Dje një oficer serb më tha mua se kishte marrë pjesë në një gjueti të tillë ku njëkohësisht mburrej se pardje më në fund kishte vrarë 9 arnautë. Nuk kalon asnjë ditë pa patur ndonjë vrasje makabre e ndonjë arnauti…
***
Lexoni: Çfarë raportonte gazetari danez Fritz Magnussen nga frontet e luftës pushtuese serbe , në tetor-nëntor 1912: http://pashtriku.beepworld.de/…/gazetari_danez_nga…
***
Në një kronikë (reportazh) të publikuar në gazetën “New York Times” më 31 dhjetor të vitit 1912, përshkruhen mizoritë serbe ndaj shqiptarëve.
Në vijim botojmë të plotë këtë kronikë rrënqethëse:
Mijëra burra, gra dhe fëmijë të masakruar, sipas raportimeve hungareze. Gjenocid i tmerrshëm, pasojë e politikave që kishin për qëllim të shfarosnin myslimanët (shqiptarët).
VRASJET SI SPORT DITOR
LONDËR, E martë, 31 dhjetor 1912
I dërguari i “Daily Telegraph” në Budapest tregon detale në lidhje me mizoritë që po ndodhin në Shqipëri dhe përreth, raporte këto të mbledhura për autoritetet e Austro – Hungarisë. Korrespondenti thotë: Gjatë marshit drejt detit nëpër Shqipëri, serbët jo vetëm që dinakërisht vranë dhe ekzekutuan shqiptarët e armatosur, por mizoria e tyre nuk u ndal as kur u takuan me njerëz të paarmatosur dhe të pambrojtur, gra dhe burra, fëmijë dhe foshnja në gji. Oficerët serbë, të dehur me fitoren e tyre, deklaruan se qetësimi më i efektshëm i Shqipërisë është zhdukja totale e shqiptarëve muhamedanë. Kjo thënie u adoptua shpejt nga ushtria serbe e okupimit dhe u vu në përdorim.
Në mes të Kumanovës dhe Shkupit, rreth 3000 veta janë rrahur deri në vdekje. Afër Prishtinës, diku afër 5000 shqiptarë ranë në duar të serbëve, jo gjatë ndonjë lufte të ndershme, por gjatë vrasjeve të pajustifikueshme. Për t’i bërë këto krime, ushtarët e çmendur shpikën metoda të reja mizore për të kënaqur etjen e tyre për gjak. Në shumë fshatra, tërë shtëpitë ishin djegur dhe, derisa banorët fatkëqij iknin nga flaka, ata u pushkatuan si minj.
Burrat u vranë para syve të grave dhe fëmijëve, e pastaj gratë e pashpresa u detyruan të shikojnë fëmijët e tyre duke u bërë copë e grimë me bajoneta. Ekzekutimet ishin përditshmëri për ushtarët serbë. Në secilën shtëpi ku gjendeshin armë, të gjithë banorët vriteshin, duke u varur ose pushkatuar. Brenda një dite ndodhnin mbi 36 ekzekutime.
Ish-sekretari i premierit Pashiq, Tomiaç thotë se gjatë një udhëtimi nga Prizreni në Pejë, ai nuk pa asgjë tjetër pos fshatra të shkrumbuara. Anash rrugës kishte trekëmbësha për varje, ku vareshin trupat e shqiptarëve. Rruga për në Gjakovë ishte si “rrugë e varjeve.”
Por tregimet e ligësive, të cilat u bënë në Shqipëri nuk mbaruan me kaq. Veprimet e bëra në Prilep, Kosovë, Veshitcë, thuhet se kanë tejkaluar çdo gjë që shqiptarët kishin vuajtur nën okupimin turk.
Një shqiptar, i cili iku nga Prizreni në Graz, në Stiria dhe i cili studioi në Austri, si i ri, tregon: “Kushdo që e denonconte një shqiptar te serbët, ishte e sigurt që ai person do të vritej.Kjo ndodhte aq vazhdimisht sa njerëzit që iu kishin borxh të holla shqiptarëve muhamedanë, i lajmëronin si tradhtarë. Këta vareshin menjëherë dhe borxhliu mund ta blinte shtëpinë dhe fermën e viktimës me një çmim absurd të lirë”.
Në Shkup shqiptarët e paarmatosur thjesht vriteshin në rrugë nga oficerët serbë dhe nëse vetëm një thikë e gjuetisë gjendej në shtëpi, pronari vritej pa mëshirë.
Në Verisoviç ( Ferizaj – Sh. B ) komandanti serb i ftoi refugjatët të kthehen dhe t’i dorëzojnë armët. Pasi ata i dorëzuan armët, 400 veta u vranë. Në tërë Veroviçin vetëm pak familje myslimane kishin mbetur. Në Pana, serbët vranë të burgosurit, ndërsa në Prishtinë popullata ishte masakruar.
Vetë oficerët serbë thonë se i kanë ndjekur shqiptarët dhe një oficer mburrej se si kishte vrarë 9 shqiptarë brenda një dite. Edhe jashtë kufijve të Shqipërisë ushtarët serbë kryen krime të llojeve të ndryshme. Në kalanë e Nishit, ku ishin sjellë shumë të burgosur turq, ndodhën skena tragjike. Një njeri ishte shkelmuar deri në vdekje për shkak të mosbindjes.
Një doktor i Kryqit të Kuq thotë: “Kudo që gjendeshin shqiptarët, ata vriteshin pa mëshirë. As gratë, fëmijët dhe pleqtë nuk u kursyen. Unë pashë fshatra që digjeshin për çdo ditë.” Afër Kratovës gjenerali Stefanoviç renditi qindra të burgosur në dy rende dhe urdhëroi të vriteshin me mitraloz.
Gjenerali Zivkoviç urdhëroi të vriteshin 950 njerëz të shquar shqiptarë dhe turq afër Sjenicës, sepse ata e kundërshtonin përparimin e tij.
(Publikuar, më 31.12.1912, në gazetën: „The New York Times”)
* * *
Nga kronikat e shtypit të huaj, del se përmasat e shfarosjes fizike të shqiptarëve nga Serbia, janë të trishtueshme. Të dhënat burimore flasin se, gjatë Luftërave Ballkanike (luftës së parë dhe të dytë) dhe Luftës së Parë Botërore (1914- 1918) në viset e Shqipërisë Etnike, përpos numrit të të vrarëve të përmendur më lartë, u rrafshuan përtokë mbi 800 lokalitete shqiptare dhe mbi 500 mijë shqiptarë u shpërngulën me dhunë për në Turqi e gjetiu. (Prof.Dr.Muhamet Pirraku: Tkurrjet e dhunshme të arealit etnik shqiptar…, pashtriku.org)
Nga kjo hartë mësojmë se shqiptarët në Vilajetin e Kosovës – kanë qenë shumicë në këto troje dhe se duke i indentifikuar si „turq“ ose „muslimanë“ ata i kanë shpërngulur nga vatrat e tyre stërgjyshore. Nga ky dokument pos të tjerash mësojmë se shqiptarë ka pasur edhe në këto rajone: Poreçi (Juzhni Brod-Makedonski Brod); Prilepi (Prilep); Bitoli (Manastiri); Kavadarci (Kavadari); Marihovo (Manastiri-Marihovë); Negotin Na Vardaru (Negotini i Vardarit); Velesi (Velesi); Ovçe Pole (Ovçe Pole); Radovishte (Radovishte); Strumica (Strumicë); Dojrani (Valandova); Gjevgjelija (Gjevgjelija); Kriva Pallanka (Kriva Pallanka); Kratovo (Kratova); Carevo Sello (Carevo Sello); Malesi (Berovo).
Të dhëna mbi shqiptarët, para masakrave serbe të viteve 1878 – 1913
NË MESIN E SHEKULLI XIX, KISHTE DY HERË MË SHUMË SHQIPTARË DHE MË PAK SERBË!
Ami Boué (1794 -1881), botanist, gjeograf dhe gjeolog Francez, i lindur në qytetin Hamburg të Gjermanisë në fillim të Shekullit të XIX, gjatë viteve 1836 – 37 ndërmori një udhëtim në ballkan, i cili në atë kohë i përkiste Perendorisë osmane. Në vitin 1840, Bue përmblodhi në katër volume, secili me nga 400 faqe të mëdha, përshtypjet e tija të udhëtimit në Evropën Juglindore.
Në vëllimet e tij voluminoze për pronësinë osmane në Europë, Boue përshkruan me saktësi shkencore, si askush më parë, pasuritë e vendit dhe popullit në Ballkan. Saktësia shkencore e tij, pati një vlerësim të jashtëzakonshëm edhe nga vetë serbët. Akademiku Aleksandër Beliç shkroi se “Librat e Buesë janë një enciklopedi e vërtetë, e cilat nuk mund të krahasohen nga saktësia me asnjë botim tjetër të këtij lloji”.
Sipas librave të Boue’s, Serbia në atë kohë kishte më pakë se 900 mijë banorë, ndërsa Shqipëria kishte një (1) milionë e 600 mijë banorë. Rrjedhimisht, në mesin e shekullit të kaluar (shek.XIX) kishte shumë më tepër Shqiptarë sesa Grekë dhe dy herë më tepër shqiptarë sesa Serbë. (Hivzi Islami: Spastrimet etnike, politika gjenocidale serbe ndaj shqiptarëve, Fryma, Sh.B Dukagjini, Pejë 2003, fq. 164).

Fjala e Kryeministrit Kurti në pritjen për Ditën e Flamurit

0

Prishtinë, 24 nëntor 2022

Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë, në shënim të Ditës së Flamurit:

I nderuari ambasador i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, z. Qemal Minxhozi,

E nderuara presidente e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani Sadriu,

I nderuari kryetar i Kuvendit të Republikës, z. Glauk Konjufca,

E nderuara zëvendëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme znj. Donika Gërvalla Schwarz,

Të nderuar ministra të Qeverisë e deputetë të Kuvendit,

I nderuari profesor Rexhep Qosja,

I nderuari kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, z. Memli Krasniqi,

I nderuari kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj,

I nderuari kryetar i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama,

Shkëlqesi ambasadorë,

Zonja dhe zotërinj,

Motra dhe vëllezër,

Ju uroj në emër të Qeverisë dhe në emrin tim personal ditën më të madhe, ditën e pavarësisë së shqiptarëve dhe themelimit të shtetit shqiptar. 110 vite më parë, pothuaj nga të gjitha trojet e populluara me shqiptarë mbërritën në Vlorë, pikërisht më 28 Nëntor, firmëtarët e pavarësisë, firmëtarët e shtetit kombëtar. Kombin e kishim deklaruar fuqishëm edhe ndërkombëtarisht në Prizren më 10 qershor 1878. Shtetin e deklaruam fuqishëm edhe ndërkombëtarisht në Vlorën e 28 Nëntorit 1912.

Sot, kjo është data më e madhe e shqiptarëve si datë e themelimit të shtetit të kombit, andaj na shërben si datë e perceptimit të thellë. Ne duhet ta shohim dhe dëgjojmë atdheun e Ismail bej Vlorës dhe Isa Boletinit, siç ata e shihnin dhe e ndjenin atë ditë. Ata deklaruan një shtet të cilin një vit më vonë fuqitë e mëdha do ta copëtonin nën presionin e perandorisë ruse dhe fuqive të vogla ballkanike. Pyetja është: sa arritën ta copëtojnë ndërgjegjen tonë kombëtare?

Ne jemi një popull historik, por jo popull historik i llojit pushtues. Sot mbajmë mbi shpinën e kombit rezultatet e epokës së pushtimeve dhe konferencave të territoreve. Por ndërgjegjja jonë nuk u ndrydh edhe kur kampi ideologjik na përfshiu dhe u përpoq të na e rrudhte vetëdijen. Muret i ngre pushtimi dhe i mban gjallë frika. Është e sigurt se muret e perandorive, muret e ideologjive, muret e pushtimeve bien kur mbahet gjallë vetëdija.

Ne nuk jemi popull historik i llojit pushtues, por jemi popull historik i llojit çlirimtar. Ajo që na lipset është një sfond botëror drejtësie. Duhet të punojmë posaçërisht për këtë.

Forhåndsvisning av bilde

Ne jemi popull që i admiron dhe përthith vlerat e zhvillimit shoqëror dhe politik. Prandaj edhe sot, po besoj se edhe në emrin tuaj, po shtroj pyetjen e çdo 28 nëntori:

A janë shqiptarët më të përfaqësuar në shtet?

A janë më të shprehur shoqërisht?

A janë më pjesëmarrës kulturalisht?

A janë më të dinjitetshëm ekonomikisht?

A kanë moral e vetëdije më të lartë?

A janë të faktorizuar, siç do të pyeste Arbën Xhaferi?

Me marrëveshjet tona ndërshtetërore ne po vëmë në zbatim parimet e shoqërive sociale dhe liberale demokratike, atyre vlerave që në gjysmën e shekullit të shkuar e ndërtuan Perëndimin si një bazë të shëndetshme për demokracinë. Me marrëveshjet tona ndërshtetërore ne po punojmë për integrimin evropian. Por drejtësia demokratike globale, ndjenja e lirisë gjithëpërfshirëse, pa efektin e duhur në të gjithë rruzullin, vuan po ato cilësi të atmosferës. Presionet më të larta diku sjellin stuhi. Andaj edhe dallimet e mëdha mes politikave shtetërore në vlera shoqërore e të drejta njerëzore nuk bën të tolerohen. Politika nuk mund të tejkalohet nga ekonomia, universalizimi i vlerave nuk mund t’i nënshtrohet globalizimit të ekonomisë. Ekonomia shpesh barazon pavarësisht vlerave dhe dinjitetit njerëzor. Pa vigjilencën politike, ekonomia dhe financa janë harresë. Dhe asisoj nis një epokë tjetër pushtimesh dhe muresh.

Ne do t’i japim siguri e paqe Ballkanit dhe Evropës nëse integrohemi sipas vështrimit të Ismail Vlorës dhe bashkëfirmëtarëve të tij. Nëse Kosova mbërrin synimin e saj të anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Evropian, shqiptarët do të jenë edhe më të integruar në vlerat e demokracisë perëndimore. Sepse ne besojmë në këto vlera, por për këtë arsye duhet të jemi më të zëshëm, më të njëzëshëm. Çdo 28 Nëntor duhet të masim bashkërisht cilësinë dhe forcën e këtij zëri.

Një shekull më parë ishim të qartë mbi atë çka na duhej. Sot jemi jo vetëm të qartë, por kemi edhe forcën shtetërore të bëjmë gjithçka për të mos toleruar rikthimin e praktikave të pushtimeve dhe pretendimeve territoriale. Në një shekull të drejtësisë botërore, popull historik nuk duhet të jetë më ai që pushton, por ai shtet që mbron aktivisht të drejtat e njeriut, pluralizmin politik dhe barazinë mes njerëzve.

Edhe diçka. Mos të harrojmë se historia shkruhet në vetën e parë kolektive në vetën e parë shumës, por se duhet të lexohet në vetën e parë individuale, në vetën e parë njëjës. Si popull historik i drejtë, ne e kemi një maksimë që prej Rilindjes së Sami Frashërit: një shtet që nuk e respekton përmasën e vet kombëtare, nuk mund ta sigurojë lulëzimin e vet shoqëror. Kjo maksimë duhet të jetë vazhdimisht në qendër të integrimit tonë shqiptar dhe të integrimit evropian e euroatlantik.

Edhe një herë ju uroj ditën më të madhe shtetërore të Kombit.

Gëzuar 28 Nëntori!

Istanbul (1934) / Kur Zogu falenderonte Mustafa Kemal Ataturkun për telegramin e ngushëllimit me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Nëntor 2022

 “Istanbul” ka botuar, të hënën e 2 dhjetorit 1934, në ballinë, telegramin e falenderimit të mbretit Zog drejtuar askohe Mustafa Kemal Ataturkut me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij Sadije (25 nëntor 1934), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkëmbim telegramesh

Në përgjigje të telegramit që Presidenti i Republikës i kishte dërguar me rastin e vdekjes së nënës së tij, Mbreti Zogu i Shqipërisë sapo i ka dërguar Gazit këtë shkresë :

Shkëlqesia e Tij Kemal Ataturku

President i Republikës turke

Ankara

Shumë i prekur nga ana e Shkëlqesisë suaj në marrjen pjesë në zinë time të madhe, ju kërkoj të pranoni falënderimet e mia më të sinqerta.

Zogu

______ 

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/istanbul-1934-kur-zogu-falenderonte-mustafa-kemal-ataturkun-per-telegramin-e-ngushellimit-me-rastin-e-ndarjes-nga-jeta-te-nenes-se-tij/.

50 vite nga Gjuha Letrare Shqipe 

0

Gani I. Mehmeti 

PËR FORMIMIN E GJUHËS LETRARE SHQIPE KËRKESA ISHTE E KAHERSHME 

Nevoja për Gjuhën letrare shqipe nuk êshtë e vonshme. Kërkesa  e tillë është ende para se të themelohej Alfabeti i shqipes. Për këtë ishte shkruar që në numrin e parë te  « Albania » e Faik Konicës në Bruksel në vitin 1896 dhe 1898. Këtu, përveç nevojës, ipet edhe arsyeja po edhe propozimi cili nëndialekt a e folme duhej të merrej për bazë, që është e folmja e ELBASANIT, pra, aty ku gërshetohen dy dialektet kryesore të shqipes. Autori i kêtij shkrimi, përveç nevojës pêr një Gjuhë letrare shqipe, merr shembuj edhe gjuhë të tjera qê kishin gjuhën letrare.   

Kërkesa e tillë është thënë e përsëritur vazhdimisht nëpër kohë, deri sa ajo u bë në Kongresin e drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe nga 20 deri më 25 Nëntor 1972 në Tiranë. Në  formimin e gjuhës së njësuar letrare shqipe kishin marrë pjesë gjuhëtarë e historianë nga të gjitha viset e banuara me shqiptarë. Kjo ishte një e arritur e madhe, pse në të ardhmen, pa vështirësi do të mirren vesh të gjithë shqiptarët e të gjitha krahinave a vendbanimeve të tyre ku do që ishin. Përveç kësaj, shqiptarët që ishin të ndarë në gjashtë shtete të Ilirikut dhe diasporës, konsideronin  një bashkim shpirtëror midis tyre, ani pse fizikisht ishin të ndarë në mënyrë të hekurt dhe nuk mund të kontaktonin lehtë ose fare, sidomos me shtetin amë, Shqipërinë dhe me shqiptarët e Greqisê, ndêrsa shqiptarët brenda Jugosllavisë qê ishin në Kosovë, Maqedoni, Serbi e Mal të Zi ishin brenda një federate dhe nuk e kishin atë mungesë të kontaktit mesvete, por bashkëpunimi ishte në nivelet mê të kënaqshme, sidomos të atyre që studionin në Un iversitetin e Prishtinës. 

Të gjithë shqiptarêt brenda Jugosllavisë, përveç në Strugë, flisnin në dialektin e gegërishtes. Mirëpo,  të gjithë këta ishin për një gjuhê letrare shqipe, së cilês edhe i kishin prirë me Konsultën Gjuhësore të Prishtinës katêr vite më përpara, mê 1968.  

 

GJUHA LETRARE SHQIPE MË 1972 NË TIRANË PËR NE KISHTE EMOCIONE KOMBËTARE E SHPIRTËRORE 

Ne si gjeneratë e asaj kohe, që vuanim nga shtypja serbe deri më 1966, po sidomos të viteve të 50-ta, Njësimin e Gjuihës Letrare Shqipe e merrnim simbolikisht edhe si njësim apo bashkim të gjithë shqiptarëve, pra jo vetëm të gjuhës dhe e kishim pritur me një dashuri shumë-shumë të madhe e  krahëhapur. 

Na dukej disi, si të rinj që ishim, shumë interesante pse tani e tutje do të flasim, e sidomos, do të shkruajmë njësoj të gjithë andej e këndej kufirit Kosovë – Shqipëri, por që me Kosovën ishin të gjithë shqiptarët në Jugosllavi, numri i të cilëve ishte më i madh se në Shqipëri. Nga dashuria  e madhe dhe ndjenjat që kishim për Gjuhën letrare, si shumë shpejt edhe e Mësuam, sepse ishte vullneti i fortë. Shpejt i gjithë shtypi, tekstet e gjithçka e shkruar kaloi në Gjuhën letrare, ashtu edhe nëpêr radio e televizione.  

Pas pak vitesh, nxënësit e të gjitha niveleve, më lehtë lexonin në tekstet e shkruara në Gjuhën letrare se sa në tekstet e shkruara në të folme, apo në dialekte, siç ishte krijimtaria popullore e gojore.  

Me demokratizimin  e vendeve, tani iu hap goja secilit të flasë e shprehet lirshëm, për çka ishte një sukses në këtë drejtim. Mirëpo, çdo gjë paska efektetet pozitive dhe negative të saja. Kjo, sespe me demokratizimin erdhën edhe mendime e ide të ndryshme të disave nga studiuesit ose jo, u ankuan në Gjuhên letrare shqipe, pse kjo qenka formuar në bazën e dialektit të Toskërishtes dhe na paskan mbetur forma e trajta gramatikore të Gegërishtes pa u përfshirë, siç janë vêrtet format e pashtjelluara tê shqipes : skajore, përcjellore, e në veçanti paskajora. Kjo shkoi aq larg, sa disa nga « studiuesit » hoqën dorë fare nga letrarishtja shqipe, tani së voni të quajtur gjuhë standarde. 

Thënë të drejtën, është një e metë pse këto nuk janë përfshirë, por disi si vështirë të përdoren atje ku kemi dyzanorshin –ua+r = uar, si shkuar, lexuar, punuar, etj. Pse nuk shkon për me lexuar, për me kënduar etj. në vend për të lexuar, etj. 

Për këtë problem, unë mendoj se duhet të mendohet mirë e gjatë se si të veprohet. Po pati mundësi, përse të mos përdoren të dy variantet – edhe ai i toskërishtes, për atë që dëshiron ta përdori, por edhe për varinatin e Gegërishtes, i cili nuk është në veprim, por duhet të normohet më parë.
Përndryshe, nuk jam i mendimit që të heqet njëri variant e të futet varianti tjetêr. Vetëm, nëse ka mundësi të vehen në veprim të dy variantet, që ende nuk e kam një ide se si.

Për fund, po ofroj shkrimin e parë të paraqitur në « ALBANIA » e Konicës, Numër 1 1896 , faqe 4. Pa ndërhyrje, përveç që e kam përshkruar në alfabetin e sotëm, nga ai që është në gazetë. 

PER THEMELIMIN E GHUHËS LETRARE SHQIPE 

Të gjitha vendet e botës kanë nga një gjuhë letrare, domethënë tê pastruar e të zbukuruar, që me atë shkruhen librat, letrat e punët; fliten edhe në mënyra tjera gjuhët, por vetêm në të folur. Për këtë, Venecianët thonë , në Kuvend ; «Come a Venezia», se kështu e jep gjuha letrare e italianëve.  

Hispanasit kuvendojne në njëqind mënyra nëngjuhe (nëndialekte, por vetëm gjuha (dialekti a e folmja) e kastilishtes flitet. Për të mos shkuar larg, Shqipërisë, le të kujtojmë se në Greqi të vjetër kishte shumë të folme (nëngjuhë) – nga gjuhë që quheshin te përgjitheshmé (f. xonn:), në të cilën shkruajtën më shumë Plutarku edhe Straboni, dhe me të cilën bisedonin bashke dy Helenë që nuk janë të lindur në një shtet (dhé).  

Vetëm Shqipetarët s’ kanë një gjuhë të tillë (letrare); edhe kështu vjen se kemi mbetur të ndarë njëri nga tjetri, andaj kanë rrjedhur aq të këqia, për neve të mjerët. Është nevoja dhe shtrengimi të hedhim themelin e një gjuhe letrare; është nevojë dhe duhet të shkruajmë të gjithë sa jemi, për shembull : «bora», jo ndryshe; po pastaj le të themi, në kuvend (të folur), zbora, dbora, vdom, vdora, xbora, vora, çvora, kjo s’ bën gjësendi.  

E rënda e punës është se duhet të marrim një të folme (nëngjuhë) shqipe për shtypin e gjuhës letrare (letrarishtes) të Kombit – është frikë nëse nuk merret nga ata që bisedojnë (kuvendojne nenegjuhërat) nëndialektet a të folmet e tjera. Perëndia na shpëtoftë me kokën që kanë Shqiptarët! Është edhe e vërrtetë që, veç Elbasanishtja mundet, me nëndialektin a të folmen (nëngjuhen) është mjaft e pastër për t’u bërê letrarishte nga të tjerat. Duhet nga pak edhe nga të tjerat nëndialekte; dhe jo te marrim si të bjerë, po simbas këtyre rregullave (kanuneve): 

  1. Kur një fjalë perdorhet1 në shumë mënyra, po mban gjithmonë afrërsisht një zë  (rrënjë) – si bora, zbora, dbora, etj. – atëherë duhet te mbajmë atë fjalën, që buza afrohet në formë më shumë (rhezes). 
  1. Kur dy a më shumë fjalë kanë kuptim të përafërt (afro ni shpirt), si: shoh, vështron,shikon, – atëherë duhet  te zgjedhim për çdo fjalë kuptimin e vet (ç’do fjales shpirtin e véçte); 
  1. Kur nuk e njohim rendin dhe kemi liri të zgjedhim, atëhere kuptohet pa thënë që është nevojë të mbajmë atë fjalën kujt zëri tingëllon më ëmbël veshin. 

 Një tjetër here do të tregojmë dhe rregullat sipas të cilave lypset: të nxjerrim (krijojmë) fjalë të reja, të përpunojmë gjuhën.  

Tani, meqenese që e Përkohshmja Shqip do të këndohet prej letrarëve më të shquar të Shqipetarëve, nëse ndonjërit i ndodh e t’i duket se ne mashtrohemi, ai ka nevoje të na shkruajë që të mundet të vejë mbarë puna.2 

Shkruani gjithmonë ne bora, jo ndryshe : se kjo fjala, si duket ka shoqëri me : 0ope!l.=, d. m. th. era që fryn nga ana e borës.  

Shoh d. m. th. «sytë e mi kuptojnë diçka» (tq. gjonéq, gr. vlépo, frengjisht : voir). Vështroj d. m. th. «kthej sytë drejt në një vent» (gr. paratiro, tq. bakmak, fr. regarder). Shiko d. m. th. «mendohem duke vështruar» (gr. paratiro silhojizoménos a me dréqt silhoji zomé paratiron, tq. nazar-i-itibara alhmak, fr. considérer). 

Tri është e gjinisë femëroree, tre është e gjinisë mashkullore: Tri gra, tri pula, tri here; tre pleq, tre peshq, tre ulurima.  

Ni është mashkull, nja është femërore (nuk ka ne): Na hére :ni mbrét kish ni vella, ni motre : ni-zét djém é : ni-zét vasha; djémte dojin njani tjéterin, dhé vashat nara tjéteren.  

Qi është në vent të «i cili, e cila» : qeni qi ka emër Grek, etj. Që d. m. th. : «të cilin, të cilen», qenin që e thonë Turk;. iuv·, gr. dhia na, lt. ut, tq. ta qeh, p. t. : priftërit punojnë që të na çojnë (klhasin) në varr. 

  1. S. B.

25 Nëntor 2022   

  1. Perthenjé =· tq~lé ffuz ; gr. profora. 
  2. Sot per sot duhét te ndertojme me te névojshümat; andaj, ato qe shkrojmë ketu jane jo mbas raclhes se grammatikes, po mbas radhes se névojes.

E pata pyet: A “banon” prokuroria dhe policia këtu, që të vij une “prej fundit të botës” e ti njohtoj…?!”

0
Gjergj – Bajram Kabashi
______
Shënim i datës 23 nëntor 2022
***
Rrafsh qe 22 vite vazhdoi t’iu them pandërpre se kështu qëndron e vërteta, ndërsa kriminelët e bashkuar ose heshtin, duke mos e qitë asnjë fjalë prej goje ose disa të tjerë (që nuk dijnë asgjë dhe që se kanë ndonjë borxh (obligim) për të gënjye apo të shtihen dashamirë), vazhdojnë të flasin kotësira si naiv apo fanatik partiak që janë.
Nëse kriminelët e bashkuar vendosin të flasin, ata e dijnë vendin se ku duhet të kallxojnë.
Para disa vitesh më “këshilloi” një gazetare që të shkoja në prokurori dhe polici , por në vend se t’i përgjigjesha, e pyeta: A “banon” prokuroria dhe policia këtu, që të vij une “prej fundit të botës” e ti njohtoj …?!”
Kur kemi kësi kriminelësh të bashkuar që se japin kurrë njëri-tjetrin, mos të çuditemi e befasohemi që i kemi punët qysh i kemi. Merreni me mend të tillët e qujnë vetën “elita intelektuale, diplomatike apo edhe humorist”, që nuk janë gjë tjetër përpos vet mjerimi , ligësia dhe poshtërsia njerëzore.
Une po pres …, si gjithmonë !
Mos më pyesni se çka po dua të them, pasi kam folë e tregue tepër shumë, madje më shumë se që më takonte të flisja deri tash.
Foton që e përcjell tekstin e bëra Sot, më 23 nëntor 2022, që të dihet se une s’kam nevojë të fshihem kurrë, sikurse që u fshehët ju pas e-mailit të sajuar “bujarbukoshi@yahoo.com”, pra qysh ka nevojë të fshihet ajo “elitë intelektuale” e vdekur për së gjalli në atë vend të pafajshëm, që e bëri vetën të binte në kurthen serbomadhe të BIA-s nga 17 deri më 23 dhjetori 2000, shërbim sekret armiqësor që i çkërdheu të gjithë “arnautët e bashkuar” duke e përdorur me mjeshtri profesionale destruktivitetin e tyre, mbrapshti që na solli në gjendjen e ngatërresës së pafundme ndërshqiptare, pa asnjë nevojë.
Të gjithë atyre që e patën marrë nismën e kobshme të më provokonin pa asnjë arsye, ua përsëris: Nëse më në fund tregoheni njerëz e lajmëroheni pas 22 vitesh, secilit prej jush do t’ia tregoj fjalën a fjalitë shpirtkqija që mi keni thënë.
Me përjashtim të atij burrecit trupmadh, që u ngut të na linte vitin e kaluar dhe u varros në një fshat të Ferizajit.
Me rëndësi është që bërllogut “intelektual” , siç jeni ju, kurrë nuk do t’ia bëjë ndonjë lëshim, pa ju detyrue që të mi ktheni të drejtat që mi keni mohue “në emër të shtetit tuaj partiak”.
Se janë mu njerëzit e poshtër si ju, që në këto 40 vite të mijat të kaluara në gazetari, paskit pasur për qëllim të bënit “eksperimente” të “državna bezbednost-it tonë” me mue, gjë që tash u tregoj une juve se kush me kë ka eksperimentue, pasi jeni pikërisht ju që me qyk të zorit “më bët polic”….!
Tash e shihni se çka do me thanë me u taku “n’hun lesht!”.
Se kush fryhet shumë, sikurse ju, herët apo vonë merr n’thue në nerskamcen e vet!
Nuk shkon mëtutje që ju ti bëni sherret dhe të tjerëve tu mpihen dhamtë, ndërsa mandej të “bashkëjetoni” e jetoni në harmoni të rrejshme dhe duke u paraqitë shtinjak se s’po dini asgjë për njëri-tjetrin, e në anën tjetër të pësojnë të pafajshmit për mëkatin tuaj ndër-UDBASH!
Ndoshta e kuptoni më në fund se nënvlerësimi i porositur (nënçmimi) paskësh qenë nxitje dhe shtytje UDB-ashe e BIA-s.
Dhe e kupton çka do të thotë të takohesh në një gazetar-“polic” , që “me ia pasur lakmi” policia kombëtare dhe ndërkombëtare!⚓️?
Njëri ndër provokatorët ldkëist , që ia mbanë vetës si humorist, pasi kishte përfunduar provokimi me një të rënë në “fushëbetejën” e shkretë, në vend se të mblidhte mend se ku dhe në ç’farë provokimi ishim futur të gjithë (më shumë edhe për shak të shpirtkeqësisë dhe mendjes së cekët të tij e të tjerëve si ai), nisi ti dërgonte letra nënvlerësuese edhe birin tim, që në atë kohë ishte fëmijë …!
A nuk është kjo luftë tipike speciale? Përse e gjithë kjo nevojë e preokupim për ta trembur dikë?
Fëmiu im më herët kishte qenë në një klasë me vajzën e tij në Prishtinë. Dhe “torrokopit” (“kazmës” që mihte kotë) e gjithë kjo nuk i kishte mjaftue që të tërhiqej, të heshtte dhe ndalej me aq, por duke gjurmuar fërkemëve të fajit të vet, me ndërgjegjën e vrarë për atë që kishte ndodhë edhe me fajin e tij, pas një kohe e thërret në një takim një të afërm timin (për të nxjerrë fjalë prej tij, pasi e kishte kuptue se ai dhe grupi i tij i demave ishin mashtrue), megjithëse deri në atë kohë e kishte poshtërue edhe atë me letra, së bashku me të tjerët, nga e-maili i njejt.
Ftesa ishte bërë për ta takuar diku në objektin e “SlloveniaSport-it” të dikurshëm, aty “ku e kishte selinë”.
Të afërmit natyrisht që nuk do t’ia përmendi emrin, pasi kam përshtypje se “ne” vuajmë nga “Sindromi i Stokholmit” dhe druaj se ai, në vend se atij, do të më gjuhet mue!
Dhe se ai , as sot e kësaj dite nuk e di se kush e ka provokuar dhe as që e din se mu ai që e ka ftuar “të nxirrte informata prej tij” , ka qenë ndër provokatorët?!
(Duhet sqaruar se shumë njerëz mund të jenë të zgjuar në ndonjë drejtim, por naiv në fusha të tjera të ndjeshme, si bije fjala në ballafaqim me kriminel shërbimesh sekrete, andaj vlerësimet për asnjë nga të mashtruarit, nuk e kanë si qëllim nënçmimin a nënvlerësimin e ndonjërit prej tyre.).
Në këtë ngacmim-provokim të mirëmenduar ka hyrë “kryeshyt”, njejt si euforikët e bashkuar lëdëkëist, që i kanë bindur se isha “i rrezikshëm” dhe se mu për atë “kam ikë jashtë”…!
Ky “takim” i të afërmit tim me të, që ishte bërë me praninë e ingjenierit tashmë të ndjerë N. K. (që jetonte në Zvicër që nga paralufta), të afërmit i ka kushtuar me një rrahje mizore pas disa ditësh, meqenëse një shërbim i fshehtë partiak e ka përcjellë shkuemjen e tij në atë takim me njërin ndër kryekungujt e ngacmimit ldkëist, që atë e ka sjellë pothuaj buzë vdekjes (“diku kah Lipjani”), në orët e vona të një nate të janarit 2001.
Sipas atdhetarit dhe aktivistit të njohur të çështjes kombëtare , z. Xhafer Shatri, rrahja e tij me pasoja të rënda shëndetësore, është bërë nga dy pjesëtar të TMK-së së atëhershme.
Në fund të këtij shënimi të 23 nëntorit 2023 , e ritheksoj këtë: Me të gjithë ata provokatorë të shkretë , të cilëve ua kisha turbulluar ujin …, nga 17 deri më 23 nëntori 2000, kam dëshirë të madhe të shihemi në ndonjë gjykatë të Kosovës, me kusht që une të flas i fundit, pasi ata deri tash s’kanë folë kurrë publikisht sikurse une; ose nëse nuk duan që të takohen me mua për shkak të marres (turpit) nga publiku, le të grumbullohen ashtu qysh janë grumbulluar në atë kohë dhe le të mirren vesh për borxhin që duhet të ma kthejnë, borxh që une s’ua fali përjetë.
Sëpakut në këtë rast për të cilin po shkruaj qe sa e sa vite, duhet ta lëmë e të mos mendojmë e presim nga Gjykata e Hagës, por të mendojmë si një popull dinjitoz që do të duhej të ishim, për Gjykatën e Prishtinës.
Une s’kam qenë kurrë “i rrezikshëm” e nuk kam ikur askund, qysh iu kanë gënjyer e futur në kurthë e “gropë” ju banditëve të LDK-së, duke vrapuar pas meje si qenë të çartun të “državna bezbednost-it”, pasi ju engjëjve të zi shihet qartë se ua kisha pas turbulluar keq ujin, atje ku jetonit e vazhdoni jetoni.
                                                        ***
Siç mund të vëreni të gjithë këta që më kanë provokuar nga 17 e deri më 23 nëntori 2000, më kanë vlerësuar mendjelehtë, sipas tyre naiv, duke harruar që une në atë kohë kam qenë ndër gazetarët e pakët më të njohur të terrenit në Kosovë e jo vetëm, andaj nuk thuhet kot se ai që e konsideron tjetrin naiv dhe mendon se ia ka bërë gropën për të rënë, në atë gropë bije vet, apo më mirë të thuhet = duhet me ra vet, nëse nuk ka rënë deri tash! Deri tash në gropën e tillë nuk ka rënë askush nga keqbërësit e njohur të Kosovës, për shkak se solidarizimi ndërpartiak e mbulon krimin e vet me pushtetin e përbashkët, apo “me parat e popullit”.
E une NAIVI i papërmirësueshëm (sipas asaj mendësie), gjithë kohën mendoja se në shtetin e ri të Kosovës herët a vonë do të ketë drejtësi dhe trajtim njësoj për të gjithë. Dhe se viktimat nuk do të mbesin pafundësish në pamëshirën dhe heshtjen cinike të kriminelëve të bashkuar.
Kriminelët e bashkuar janë të gjithë ata që janë të njejt me “këta” , me të cilët më zuri sherri mua dhe jo vetëm mua por edhe familje si kjo e të vrarit me 23 nëntor 2000. Tragjikja është se i takojmë një populli që ende se ka kuptuar se mund të përparoj e të tregohet i qytetëruar duke qenë i drejtë. Një popull i pa drejtë që jeton në mënyrë joetike (citimi është i Dalaj Lamës, murgut të Tibetit), nuk mund të ketë ardhmëri të ndritur. Tek ne ka edhe elita të këtilla, që në vend se të merren me punët dhe profesionet e tyre si intelektual, bijnë në kurthe të ndryshme edhe pa qenë të vetëdijshëm se mund të kenë rënë në rolin e “državna bezbednost-it tonë”.
Duke u marrë me punë e angazhime që su takojnë intelektualëve, pra me detyra të fëlliqta e me pasoja për të tjerët të shërbimeve sekrete, të cilave shumëkush ua ka pa sherrin!
                                                       ***
Kur nuk do drejtësi një popull i tërë, më takon që ta pyes vetën: Pse une u dashka të kërkoj drejtësi për tjetrin, e jo për vetën time…?
Atëhere: Mi ktheni të drejtat që mi keni mohuar në emër të partisë suaj, se  është krejtësisht e palogjikshme që të përpiqem më tej për tjetrin, atë që ka qenë viktimë e gabimeve tuaja, heshtjes dhe solidarizimit tuaj me ata që u kanë nxitë të bëni gabime e futë nën këmbë gjatë gjithë kësaj kohe.