Pse po heshtin Edi Rama dhe Qeveria shqiptare, për zhvillimet e reja në Kosovë?

Shkrime relevante

Fatmir Gashi pyet se kush janë Shqiptarët që po punojnë për “Vëllazërinë Myslimane”?

https://www.youtube.com/watch?v=Gy1oNSzXTp8&is=YKb6rj6XGtbPQ2me&fbclid=IwY2xjawVj7TtleHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR9LGdsj5ncuFP4rzmreJHgirNmKynWPdYsRaAC2VjnO9pUwFCFvriuSQ2IvPA_aem_RD6Zoqu60TThyYi5elfTCA Emblema e "Vëllazërisë Myslimane"

Nga Buka e Nënës, te Tuli i Bukës !

Sak Muji, Zvicër-Rugovë _____ Rrugëtimi ynë nëpër jetën, burgun, mërgimin, luftën dhe kujtesën...

E kuptoj mikun tim rom, Xhane Romani Jakupin, se përse i ka zgjedhur si dy kryeqytetet e zemrës së tij, pikërisht Beogradin dhe Shkupin

Pamje e Shkupit... Lirim Gashi, Prishtinë _____ KUR DASHURIA PËR SERBËT DHE MAQEDONASIT TË...

Kontributet e Milosheviqit, një drejtësi e kthyer në diskriminim ndaj pensionistëve të rezistencës

Zeqir Bekolli, Drenas ____ A duhet të shpërblehen ata që vazhduan të punonin...

I mençuri zakonisht nuk gabon, po kur gabon, gabon me thes!

Ismet M. Hasani, Suedi ____ Shqipëria duhet ta rifitojë politikën e vet të...

Shpërndaj

Prof. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

1. (Mos)reagimi i ashpër i Edi Rames, lidhur me xhurulltinë e braktisjes së minoritarëve serb nga institucionet kosovare, pastaj, atë të presionit dhe ultimatumeve të BE-ne ndaj qeverisë kosovare, si edhe frustrimi i gjithëmbarshëm qytetar ndaj tensionimeve eventuale, përmes urdhëresave dhe fletërrufeve nga Aleksandër Vuçiq, jo vetëm që ishte jo i pritur (kur të kihet parasysh se kush mbahet si këshilltarë e “sufler”në kabinetin e tij…!?), por, ishte edhe në përputhje me natyrën dhe gjuhën e tij të rëndomtë ironike e tejet cinike. Ironizëm e cinizëm që u afishua më miri kur janë në pyetje “linjat” e tija të (prononcimeve të) mëhershme që i “promovonte” si nëpër aulat brendashqiptare ashtu edhe ato të evropiane. Ku haptas lente për të kuptuar porosi të qarta si me mënyrën e komunikimit, ashtu edhe logjiken e dredhinë (tashmë të maturuar ortodokse!) e përdorur ndaj ngjarjeve, proceseve dhe zhvillimeve që ndodhnin në raportet midis Kosovës dhe Serbisë.

2. Mjafton, që përmes analizës së përmbajtjes t’i “detektojmë” kalimthi ca nga fjalimet e tija të fundit publike e jo publike, ku me automatizëm zbulojmë e kuptojmë si “certifikatën” e mendjes ashtu edhe natyrën e porosive të tija; Indiferente, që të bëjnë të dyshosh se Ai e ka në “palcë” frikën nga vëllai i tij binjak Aleksander Vuçiq; dhe Turbokozmopolite, sepse e përdori “gjuhen” eufemiste sikurse Borelli e Lajçaku (të dy këta me pozicione antishqiptare). Sidomos në fjalimin që e mbajti më 12 tetor në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, ku bëri publike tri teza antishqiptare (padyshim!); njërën mbi “kombin kosovar”, kur deklaroj se Ukraina dhe Kosova “janë dy kombe”, tjetrën, kur agresionin kriminal të Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës në vitet 1998-1999 , e cilësoi si një “konflikt humanitar”!? Dhe tezën e tretë, kur okupimin serb në Kosovë, e cilëson si “operacion ushtarak” (!?), ashtu si V.Putini që e përdori cilësimin e agresionit të tij ushtarak në Ukrainë.

3. Qytetari shqiptar, duhet pyetur këtë njeri; A duhet i njejti t’i mbroj interesat shtetërore e kombëtare shqiptare (që shumicën i ka të shkruara germë për germë në Kushtetutë; shiko, Nenin 8. 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj), apo interesat e Serbisë?! Padyshim, që një përkrahje më e vendosur politike nga Shqipëria nē këto kohëra të vështira dhe të një rirreshtimi global, do e fuqizonte Kosovën. Edi Rama dhe shpura e tij qeveritare, heshtin për rrjedhat, proceset dhe zhvillimet e “kompromisit” të fundit të Albin Kurtit, edhe nga shkaku, se Ai e ka kuptua mirë “leksionin” sociopolitik, që shumë më e vlefshme është “heshtja” e tij protagoniste… se sa prononcimi i përditësuar qeveritar…

Nenin 8. 1. Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj), apo interesat e Serbisë?!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu