Kreu Blog Faqe 121

148 Vjetori i Kongresit të Berlinit, ngjarja që ndryshoi kahun e politikës së Europës

0
Kongresi i Berlinit i vitit 1878, i mbajtur nga 13 qershori deri më 13 korrik, paraqet një ngjarje të rëndësishme, meqë nga rrjedhat dhe vendimet e tij do të ndikohen realitetet shoqërore të kohës dhe ato historike në përgjithësi, të cilat do të marrin kahun e ndryshme të rëndësishme gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Natyrisht se shkas për një zhvillim të tillë paraqitnin, në njërën anë, dobësimi i vazhdueshëm i Perandorisë Osmane, që nuk kishte si të përfundonte ndryshe veçse me rrënim dhe në tjetrën anë lindja e fuqive të reja, Gjermanisë dhe Italisë, që bënte të ruhej baraspesha e deriatëhershme ndërkombëtare.
Ky ekuilibër u prish sidomos pas fitores së Rusisë mbi Turqinë në vitin 1877 dhe pas nënshkrimit të ngutshëm të Paqes së Shën Stefanit, në mars 1878. Nëpërmjet krijimit të shtetit të Bullgarisë Rusia po fitonte pjesën më të ndjeshme të Ballkanit dhe po dilte në Mesdhe me çka po realizonte ëndrrën e kamotshme për depërtim të thellë në Ballkan dhe për një hegjemonizëm në këtë pjesë nevralgjike të Evropës, pikërisht aty ku historikisht zhvillohej ndeshja midis Perëndimit dhe Lindjes dhe në njëfarë mënyre edhe mbaheshin çelësat e gjeostrategjisë botërore.
Paqja e Shën Stefanit me ato që solli, dridhi me të drejtë që të gjitha fuqitë Evropiane, të cilat nuk kishin si të mos përqendroheshin kundër realiteteve që solli ajo në planin politik dhe diplomatik. Kështu, Anglia, e cila kishte depërtuar thellë në Lindjen e Mesme dhe që edhe më tutje kërkonte shtigje të reja tutje Indisë, me një paqe të tillë, siç ishte ajo e Shën Stefanit, e detyruar nga Rusët, shihte se po i rrezikoheshin interesat vitale, veçmas ato që i kishte përcaktuar Paqja e Parisit e vitit 1856 dhe status quoja e saj. Ndërsa, Austro-Hungaria dhe Italia, sidomos kjo e para, me krijimin e shtetit të madh bullgar në Ballkan, kishte frikë të madhe se mos Rusia, pas një traktati të tillë, po ua mbyllte dyert të tjerëve në këtë pjesë të Evropës.
Pra, përpos shumicës së popujve të Ballkanit, që ishin të pakënaqur me Traktatin e Shën Stefanit, edhe fuqitë e mëdha, në krye me Anglinë, iu kundërvunë vendimeve të tilla. Bile, dukej se nëse Rusia do të vazhdonte të ngulte këmbë se paqja e Shën Stefanit ishte fjala e fundit e saj, atëherë nuk mbetej tjetër përveçse një luftë e pashmangshme midis Anglisë dhe Rusisë, në të cilën do të përfshiheshin edhe të tjerët. Për këtë arsye, u shtrua nevoja e ngutshme e një takimi ndërkombëtar, ku fuqitë e mëdha do të bisedonin shtruar për të gjitha çështjet, para se këtë ta bënin armët. Në këtë drejtim, Gjermania u tregua më e angazhuara dhe pothuajse mori përsipër që të gjitha ndërmjetësimet nga ato të uljes së tensionimeve përmes përgatitjes së një kongresi të madh, ku përveç Rusisë dhe Perandorisë Osmane, Anglisë e Austro-Hungarisë, Italisë dhe Francës do të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e popujve, të cilët luftonin për pavarësi kombëtare si vezhgues. Bizmarku, që kishte bërë aq shumë për unitetin dhe prosperitetin e shtetit të ri gjerman, tashmë gjendej para një detyre tejet të rëndë, që t´i zbuste konfliktet në shpërthim e sipër midis fuqive të mëdha dhe në tjetrën anë, të minonte sa më shumë vendimet e Shën Stefanit, ku Rusia do të mbahej sa më larg Evropës, por që një gjë e tillë të arrihej pa ndonjë shqetësim të madh a luftë midis superfuqive.
Sipas shumicës së studiuesve të kohës, Gjermania ishte shteti më i përshtatshëm për ndërmjetësime të tilla, ndërsa Bizmarku politikani më energjik, i cili do të duhej të ndërmjetësonte midis paleve të elektrizuara.
Natyrisht se për të marrë një rol të tillë nuk ishte shumë lehtë, sepse, siç thotë Emil Ludvig, njëri ndër studiuesit më të mirë të Bizmarkut dhe të Kongresit të Berlinit, „Rrethanat atëbotë ishin të tilla që kërkonin një personalitet të fortë, i cili do ta gjunjëzonte në mënyrë diplomatike Rusinë dhe do të bënte që baraspesha e forcave prapë t´u shkonte për shtati atyre që ishin kundër Rusisë, gjë që e gjithë kjo duhej të bëhej me një diplomaci finoke. Këtë mund ta bënte vetëm Bizmarku“.
Kështu, periudha prej marsit të vitit 1878 e deri në qershor të po këtij viti, kur do të fillonte punimet Kongresi i Berlinit, nuk mund të ishte ndryshe përveçse përplot vlime diplomatike, ku përvijoheshin vijat e qarta të vendimeve që do të pasonin në Kongres. Bizmarku ishte figura kryesore e këtyre bisedimeve. Ky, me anën e kanaleve diplomatike bënte për-pjekje që t´i harmonizonte qëndrimet para se t’i fillonte punimet Kongresi. Nga të dhënat që mund të shihen, del se pas kërcënimeve të para të drejtpërdrejta midis Rusisë dhe Anglisë, që erdhën menjëherë pas nënshkrimit të Paqes së Shën Stefanit (në fund të marsit dhe në fillim të prillit) me ç´rast Rusia haptas hodhi poshtë propozimin e Anglisë për mbajtjen e një kongresi të ri pas Shën Stefanit, forcat e tjera përreth, si Austro-Hungaria dhe Franca filluan të ofronin rezoluta dhe propozime për kapërcimin e krizës që solli Paqja e Shën Stefanit. I njohur është, për shembull, propozimi i Austro-Hungarisë i 26 marsit të vitit 1878, që i ka bazat në Marrëveshjen e Rajhshtatit të vitit 1876 dhe Konventa ruse-austro-hungareze e 15 janarit të vitit 1877. Konventa ruse-austro-hungareze e vitit 1877, përveç të tjerash, parasheh që pas shkatërrimit të Perandorisë Osmane në Ballkan të krijoheshin shtetet e pavarura: Bullgaria, Rumelia dhe Shqipëria. Sipas burimeve gjermane, çështja e Shqipërisë së pavarur, sipas kësaj marrëveshjeje, është jo gjithaq e sqaruar, sepse zihen në gojë dy terma: vetëqeverisje dhe autonomi, të cilat i përdornin Andrashi dhe Goroshkovi.
Në këtë kohë edhe vetë Rusia, e shtyrë nga gjendja e krijuar ndër-kombëtare, që do të mund të shpinte në një aleancë të re midis Anglisë, Austro-Hungarisë dhe Francës kundër saj, do të lëshojë pe në të mirë të pranimit të bisedimeve të drejtpërdrejta, duke treguar në këtë mënyrë se megjithatë, është e gatshme të heqë dorë nga Shën Stefani në dobi të faktorizimit të mëtejshëm të saj në sferën ndërkombëtare, si fuqi e pashmangshme e kohës. Shuvalovi, kryeministër rus, brenda një kohe të shkurtër vizitoi dy herë Berlinin, ku u takua me Bizmarkun. Më 9 maj të vitit 1878 dhe më 20 maj Bizmarkut iu ofrua besimi i shtetit rus rreth organizimit dhe mbajtjes së një kongresi ndërkombëtar, ku do të shqyrtoheshin çështjet që dolën pas Luftës ruse-turke. Kështu, më 22 maj Shuvalovi priti në Petersburg një delegacion anglez dhe kjo jepte të kuptohej qartazi se një kongres i tillë do të organizohej. Më 28 dhe 29 maj edhe Austro-Hungaria bëri të ditur propozimin përfundimtar për zgjidhjen e çështjes lindore.
Dukej se fuqitë e mëdha nëpërmjet kanaleve të shumta diplomatike dhe takimeve të njëpasnjëshme kishin përballuar atmosferën e kërcënimit me luftë dhe i afronin qëndrimet e tyre para se ato përfundimisht t´i hidhnin në tryezën e bisedimeve të Kongresit të Berlinit, që do të mbahej pas pak.
Thelbi i marrëveshjeve ishte ky: Rusia duhej të hiqte dorë nga depërtimi i madh në Ballkan përmes Bullgarisë dhe se do të bëheshin përpjekje që Perandorisë Osmane nëpërmes status quo-s prapë t´i zgjatej jeta në pjesën Evropiane, ani pse ishte krijuar bindja se kjo nuk paraqiste tjetër veçse përpjekje për të fituar kohë të domosdoshme nga të gjithë për të vendosur se si do të mbushej hapësira që për pesë shekuj ishte mbikëqyrur dhe sunduar nga Perandoria e Bosforit.
Anglia në këtë drejtim ishte posaçërisht aktive dhe kërkonte që para se të fillonte Kongresi i Berlinit shumë gjëra të bëheshin të qarta, qoftë në raportet e saj me Rusinë, qoftë me Turqinë, si dhe me situatën në Ballkan. Kështu, më 30 maj, pas shumë ndërmjetësimeve të ës gjermane, asaj franceze dhe deri diku italiane, bëhet takimi i njohur midis Shuvalovit dhe lordit Solsberi. Në këtë takim historik Rusët përfundimisht do të dorëzohen dhe do t´i pranojnë qëndrimet dhe propozimet për modifikimin e Paqes së Shën Stefanit. Çdo gjë tjetër pas këtij takimi ishte formalitet, meqë rrugët e marrëveshjes tashmë ishin të hapura. Rreziku i konfrontimit midis Rusisë dhe Anglisë ishte kapërcyer.
Më 3 qershor, gjashtë përfaqësuesit e fuqive të mëdha: të Anglisë, të Rusisë, të Austro-Hungarisë, të Francës, të Italisë dhe të Gjermanisë, morën ftesat për të marrë pjesë në Kongresin e Berlinit, i cili duhej të fillonte punimet më 13 qershor. Po ashtu, në këtë Kongres u thirrën edhe përfaqësues të shumë popujve, të cilët asokohe luftonin për pavarësi në Ballkan dhe në Lindjen e Afërme. Ata do të vinin në Kongres si vëzhgues.
Në Kongres nuk u thirrën përfaqësuesit e popullit shqiptar, e kjo as që mund të pritej, meqë ata në kuadrin e Perandorisë Osmane kishin tretmanin e milleti-osman, pra nuk trajtoheshin si kombësi, edhe pse kjo çështje tashmë kishte filluar të shtrohej nga një grup intelektualësh shqiptarë në Stamboll, por që nga Porta e Lartë ishte refuzuar me arsyetimin se kjo çonte te rrënim i Perandorisë. Ndërkohë që edhe kërkesat e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila filloi tri ditë para se të fillonte punimet Kongresi i Berlinit, shprehnin përcaktimin e fortë për t’i mbrojtur tokat e tyre nga copëtimet, por jo kërkesën për një autonomi shqiptare brenda Perandorisë Osmane siç do të dalë më vonë, kur Lidhja do të konfrontohet me Perandorinë Osmane dhe me fuqitë e mëdha.
Me këtë rast gjithsesi se ka vend për një sqarim, që ka të bëjë me një paqartësi, që shfaqet në “Historinë e Popullit Shqiptar”, vëllimi i dytë, i botuar në Tiranë në vitin 2002, ku thuhet se “në Kuvendin e Përgjithshëm të Lidhjes të mbajtur më 1 korrik 1878, ishte kthyer nga Berlini edhe delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Abdyl Frashëri, që kishte shkuar atje për t’u paraqitur Fuqive të Mëdha të mbledhura në Kongres peticionin me kërkesat e Kuvendit të Lidhjes së Prizrenit!”
Pavarësisht këtyre insinuatave me të cilat edhe sot manipulohet, megjithatë çështja e bashkimit të Shqiptarëve në një vilajet, si dhe ato për autonomi, që do të animohen gjatë kohës kur Lidhja do të ndryshojë kërkesat e veta nga ato të mbrojtjes se territoreve perandorake te autonomia, nuk mbeti si çështje e shurdhër, si thuhet shpesh. Përkundrazi, për vetë faktin se Perandoria Osmane tashmë i kishte ditët e numëruara, ndërkohë që telashet që linte ajo prapa, nuk mund ta përjashtonin edhe çështjen shqiptare, dashur a pa dashur disa nga fuqitë e rëndësishme Evropiane shtetin shqiptar kishin filluar ta projektonin si një faktor që do të përfshihej në sferat e tyre të interesave dhe madje në këtë plan edhe të punonin, siç do të veprojë Anglia, e cila do ta autorizojë Lordin Edmond Fitzmauricie, që në përputhje me artikullin XVIII dhe XXIII të Kongresit të Berlinit, Portës t´i kërkojë që të krijojë një Shqipëri autonome në një vilajet, që do të bashkonte vilajetet e Shkodrës, Janinës, Kosovës dhe Manastirit, që do të mbetej nën suzerenitetin e Sulltanit.
Në konferencën e Kostandinopojës më 20 prill 1880, para Komisionit Ndërkombëtar për Reformat e brendshme të cilat Porta do t´i zbatonte, Lordi Fitmauricie, deklaroi se fliste në emër të Lordit Beaconsfield, i cili porosiste se krijimi i një Shqipërie të fortë autonome është në interes të Evropës. Historiani gjerman Hanns Dieter Schanderl, në librin këtë e thekson si qëndrim të rëndësishëm me të cilin do t´i hapet drita e gjelbër shtetit të ardhshëm shqiptar. Schanderl, duke cituar një dokument të Forin Officit të 26 majit 1880, bën të ditur se Lordi Fitmauricie, gjatë takimit me ministrin e jashtëm turk, Sawa Pashën, do t´ia dorëzojë një memorandum me projektin e Shqipërisë si vilajet autonom.
Megjithatë, nga protokollet e mbledhjes së shtatë, të tetë, të dhjetë, të dymbëdhjetë dhe të trembëdhjetë, bie në sy se përfaqësuesit e delegacionit të Portës, Aleksandër Karateodor Pasha dhe Mehmed Ali Pasha, kur u bisedua rreth zgjerimit të Malit të Zi dhe të Serbisë me territoret e banuara me Shqiptarë, por edhe kur u bisedua për kërkesat e Greqisë ndaj Epirit dhe të Thesalisë, flisnin në shqiptarët pjesë e miletit osman, që nuk dëshirojnë të bëhen pjesë e kusuritjeve midis shteteve të ndryshme. Nga ky këndvështrim duhet vënë në pah deponimet e përfaqësuesve të delegacionit të Portës së Lartë, siç ishte i Karateodori Pashës në mbledhjen e dhjetë kur ai do ta paraqesë qëndrimin e Portës rreth mospajtimit që Tivari t´i jepet Malit të Zi dhe për këtë ai përmend disa arsye pse kufijtë e Shqipërisë nuk duhet të ndryshohen. ”Porta nuk ka asnjë kundërshtim për Spican, por insiston se Tivari është shqiptar, se malazeztë aty mund të mbesin vetëm me dhunë, kundër vullnetit të popullatës shqiptare.” Ai përmend sulmet e vazhdueshme të ndërsjella mes Shqiptarëve dhe Malazezve dhe thotë se qeveria e tij ka marrë telegrame brengosëse. Edhe Mehmed Ali Pasha në mbledhjen e dymbëdhjetë, do të kërkojë që viset shqiptare Plava, Gucia dhe Tivari të mos shkëputën nga etnia e tyre dhe këtë e konsideron të padrejtë dhe shton se a nuk do të ishte më mirë të parandalohet që popujt e racave dhe të kulturave të ndryshme të vendosen pa ndonjë domosdoshmëri të madhe nën pushtetin e një race të jashtme? Për këtë arsye, ai kërkon që gjatë zmadhimit të territorit aktual shtetëror të Malit të Zi, këtij vendi t’i jepen vetëm territore, banorët e të cilave janë të së njëjtës racë, e kryesisht edhe të të njëjtit religjion si Malazeztë dhe jo territoret shqiptare. Sipas tij, do të ishte më e drejtë që nga ana e Shqipërisë Malit të Zi t’i jepen Kuçi, Drekaloviqi dhe rrjedha e Moraçës, deri te liqeni i Shkodrës, ndërsa në Turqi të mbeten qarqet shqiptare të Plavës dhe Gucisë, si dhe qyteti i Podgoricës, me një rajon të mjaftueshëm për mbrojtje. Me të njëjtat argumente kërkon që qyteti i Tivarit të mos ndahet nga Shqipëria. Tone të ngjashme kishte edhe paraqitja i Karateodori Pashës në mbledhjen e trembëdhjetë kur do të përkujtojë të pranishmit se Epiri dhe Thesalia nuk janë të banuar vetëm me popullatë greke, siç thoshin përfaqësuesi grek, ata rus dhe francez, por ka edhe të tjerë që kundërshtojnë kalimin në shtetin grek dhe me këtë rast zë në gojë peticionet 15, 19 dhe 23, të dërguara nga popullata e këtyre viseve që tashmë gjenden në tryezën e bisedimeve, peticione këto që në regjistrin e letrave që i janë drejtuar Kongresit cilësohen si protesta të Shqiptarëve kundër copëtimit të trojeve të tyre.
Por edhe përkundër përmendjes së shqiptarëve myslimanë në kuadër të milleti-osman, historiani gjerman Petër Bartle konstaton se „Shqiptarët, jo vetëm që nuk u thirrën në Kongresin e Berlinit, ku vendosej edhe për fatet e tyre, por ata nuk patën as ndonjë mbrojtës të tyre, i cili sadopak do të fliste për ta“, që do të thotë se përfaqësuesit e Portës në Kongresin e Berlinit kishin mandatin që të flisnin për mbrojtjen e vilajeteve shqiptare që hapësira e tyre sa më pak t´u jepej të tjerëve, dhe këtë e bënin duke e theksuar edhe fjalën Shqipëri si tërësi etnike, por assesi që asaj nga aty t´i paracaktohej çfarëdo statusi autonom.
Kongresi i Berlinit i filloi punimet zyrtarisht më 13 qershor 1878 dhe zgjati deri më 13 korrik të po këtij viti. Ai pati 20 seanca dhe gjatë tërë kohës punimet i mbajti në ndërtesën e Raihskancelarit në Vilhelmstrase. Nën udhëheqjen e Bizmarkut, në tryezën e bisedimeve u ulën: delegacioni i Anglisë, i prirë nga lordi Solsberi, delegacioni i Rusisë, i kryesuar nga Shuvalovi dhe Goroshkovi, i Perandorisë Osmane, i kryesuar nga Sadullah Bej dhe Mehmed Ali Pasha (Maxharr Pasha), i Austro-Hungarisë, i kryesuar nga Andrashi, si dhe delegacioni i Francës dhe ai i Italisë. Në Kongres morën pjesë gjithashtu edhe shumë përfaqësues të shtypit të kohës, vëzhgues dhe politikanë nga Gjermania dhe vendet fqinje. Për opinionin dhe për të pranishmit, me një interes të veçantë ishte pjesëmarrja e personaliteteve të larta, si e Goroshkovit, kryeministër rus, pastaj pjesëmarrja e kryeministrit të Anglisë Baconsfield, prezenca e ministrit të Punëve të Jashtme të Francës Velington. Nga përbërja e delegacioneve dhe e paraqitjes së tyre mund të shihej fare lehtë se këto ë që gjendeshin para një konflikti të armatosur (Anglia dhe Rusia), në Berlin kishin ardhur për të demonstruar edhe forcën politike dhe atë diplomatike. Ishte pra, më se e dukshme që përkundër bisedimeve paraprake, të cilat u zhvilluan gjatë dy muajve të fundit (në prill dhe në maj), megjithatë arena kryesore historike do të jetë në Berlin.
Sipas protokolleve origjinale të Kongresit të Berlinit, që në fillim të seancës së dytë pati njëfarë fërkime midis Anglisë dhe Rusisë. Kryeministri britanik, në gjuhën angleze protestoi kundër pranisë së flotës ruse në afërsi të Kostandinopojës, ndërsa kryeministri rus Goroshkov tha se pikërisht prania angleze në atë pjesë të detit ka bërë që edhe Rusët të mos tërhiqen.
Bizmarku, si udhëheqës i Kongresit, kërkoi që këto akuza të ndërpriten dhe të mos përqendrohet vëmendja tek ekseset që mund ta çrregullonin punën e paraparë. Ai, bile, edhe pse ato ditë u bë një atentat kundër mbretit Vilhelmi i Parë, nuk deshi që tubimi të shpërqendrohej nga ajo ngjarje.
Punimet e Kongresit nuk ishte e mundur të kishin rrjedhë fare të qetë, meqë fjala ishte për çështje të mëdha dhe tejet të rëndësishme, të parat të një natyre të tillë. Shqetësimet dhe kacafytjet qenë më të ndjeshme midis seancës së katërt dhe të gjashtë, sepse zhvillohej një betejë e madhe për largimin e ndikimit, por edhe të pranisë së drejtpërdrejtë të Rusisë nga Ballkani, edhe pse gjatë bisedimeve paraprake dukej se rreth saj ishte arritur një pajtim parimor edhe nga rivalët më të fortë, Anglia dhe Rusia. Kështu, në seancën e pestë dhe të gjashtë u pranua propozimi i Austro-Hungarisë që Rusia brenda gjashtë muajsh të largohej nga Rumelia Lindore, brenda nëntë muajsh të largohej edhe nga Bullgaria, e cila u nda në dy pjesë. Rusia duhej të largohej edhe nga Rumunia brenda dymbëdhjetë muajsh. Në seancën e tetë u bisedua për njërën ndër pikat më të ndjeshme të Kongresit – për çështjen e Bosnjës dhe Hercegovinës. Me propozimin e Anglisë, Kongresi do të duhej t´i hapte rrugë Austro-Hungarisë për në këtë krahinë. Andrashi kishte luajtur një rol të madh në këtë drejtim, me ç’rast në saje të shkathtësisë së tij që para fillimit të Kongresit kjo çështje kishte filluar të zgjidhej në dobi të Vjenës.
Në seancën e tetë u hoq përfundimisht nga rendi i ditës çështja e Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa për Serbinë u vendos të bëhej shtet i pavarur. Me këtë rast u tha se ajo duhet të respektonte kombet e tjera brenda kufijve të saj, bashkë me përkatësitë fetare dhe identitetin etnik. Po ashtu, në këtë seancë që u mbajt më 26 qershor, Serbia, me insistimin e përfaqësuesit të Perandorisë Osmane, Mehmed Ali Pasha dhe të Andrashit, mori për obligim se do të ketë qëndrim të drejtë ndaj popullatës joserbe në pjesët jugore që iu dhanë, me çka zotohej se nuk do të ndërmerrte asnjë veprim që popullatën e këtyre vendeve ta detyronte të braktiste trojet e veta. Kryeministri i Serbisë Ristiq, në emër të princit Milan, lexoi një deklaratë, me të cilën ky vend merr përsipër mbrojtjen e të gjitha të drejtave të popullatës joserbe që do të përfshihej në hapësirën e shtetit serb, që nga ushtrimi i lirë i religjionit e deri te mbrojtja e pronës. Sipas pikës 36, Serbia zgjerohej me Kurshumlinë dhe me një pjesë të krahinës së Vranjës, bashkë me qytetin e Vranjës.
Në seancën e trembëdhjetë, që u mbajt më pesë korrik, për herë të parë u bë fjalë për çështjen e autonomisë lokale për popullatën katolike të Mirditës. Ky propozim doli nga përfaqësuesi i Austro-Hungarisë dhe ai i Francës, që u arsyetua si „çështje e imunitetit të privilegjeve që malësorët mirditas kanë gëzuar gjatë gjithë kohës, e cila në të ardhmen duhet të garantohet“.
Rreth këtij propozimi reagoi Memed Ali Pasha, i cili theksoi se nuk mund të flitet për kurrfarë privilegje, sepse kjo do të kishte pasoja zingjirore, por që Porta, në kuadër të reformave zotohet se do të ketë parasysh edhe rastet e veçanta. Pas një shkëmbimi mendimesh me përfaqësuesin e Anglisë dhe atë të Francës, Sadullah Bej, do të propozojë një zgjidhje kompromisi sipas të cilës Porta nuk do të ndryshojë statusin e Mirditës, që do të thotë se atyre edhe më tutje u mbesin ato që u quajtën „privilegje“ me çka si duket u plotësua ai që në parakushte u quajt koncesion evropian ndaj Rusisë dhe Sllavëve të Jugut se në kongres nuk do të bisedohet për kurrfarë autonomie tjetër, pos asaj të Bullgarisë, me arsyetimin se çfarëdo kërkesash të ngjashme, që do të paraqiten, duhet të barten në kuadër të zotimeve të Perandorisë Osmane për reformat e brendshme, që ajo mori në Kongres.
Përkundër trajtimit si objekt kusuritjesh, përmendja e kazave shqiptare, e qyteteve që po ashtu quhen shqiptare (si Ulqini, Tivari, por edhe Prokupja, Kurshumlia) si dhe futja e tyre në protokolle me këtë trajtim dhe emërtim, tregon për pranimin e etnisë shqiptare si faktor të gjallë dhe të pakapërcyeshëm, dhe kjo për historinë ka rëndësi, me çka bie poshtë çfarëdo aludimi rreth përkufizimit të tyre gjoja si „kuptim gjeografik“, me të cilin është spekuluar shumë nga ana e historiografisë serbe. Madje, etnia shqiptare si e lidhur, gjeti vend edhe në të gjitha hartat që Kongresi mori në shqyrtim për t´u pasqyruar si e tillë edhe në atë përfundimtaren, ku mbi shtrirjen e katër vilajeteve u shënua Albanien.
Megjithatë, nga moria e materialeve të ndryshme që ruhen në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë në Bon dhe arkivat e tjerë, si në atë të Berlinit, Ahenit dhe të Koblencit, mund të thuhet se Shqiptarët dhe çështja e tyre, nëse në tryezën e bisedimeve të Kongresit u trajtuan me tretmanin e milleti-osman, jashtë Kongresit, ishin të pranishëm në faqet e shtypit gjerman, i cili u kushtoi një vëmendje të duhur, jo vetëm nga pikëpamja informative, por edhe e trajtimit analitik dhe politik të gjithë problematikës së tyre, që u intensifikua para, gjatë dhe mbas mbajtjes së Kongresit për të vazhduar edhe më vonë deri tek shpallja e pavarësisë kombëtare. Ky qëndrim i shtypit gjerman ndaj çështjes shqiptare në një çast aq të rëndësishëm, ishte edhe për t´u pritur nëse kihet parasysh se në fokusin e vrojtimit gjerman Shqiptarët do të futen që moti, qysh në shekullin e dymbëdhjetë e tutje, për të vazhduar edhe më vonë me shtrirjen e tyre në fushën e kulturës dhe të hulumtimeve të shumta që nga historia, etnografia dhe veçmas gjuhësia, ku kjo e fundit, në saje të interesimit të madh të misionarëve gjermanë që kaluan nëpër Ballkan, por edhe të konsujve dhe kronistëve të ndryshëm, që nga mesjeta e hershme e tutje, gjeti një vend të rëndësishëm, me ç´rast disa nga shkencëtarët e rëndësishëm të këtij populli, me studimet e tyre të çmueshme, do t´ia dalin që popullit shqiptar t´ia përcaktojnë vendin e vet në kuadër të qytetërimit antik, si pasardhës të ilirëve, ndërsa gjuhën shqipe ta quajnë bijë e ilirishtes. Mjafton këtu të përmenden disa nga emrat e studiuesve dhe hulumtuesve gjermanë që popullit shqiptar i kanë dhënë shumë, që nga kalorësi Arnold von Harf, Ksylanderi, Hahni, Lamberci e deri te Gustav Majeri, i cili në kohën e mbajtjes së Kongresit të Berlinit nxori „Fjalorin etimologjik të gjuhës shqipe“, që paraqet një monument të madh të gjuhësisë shqiptare. Kështu, një populli thuajse të harruar dhe që politikisht dëshirohej të shihej, por edhe të mbahej sa më larg hapësirës së civilizimit evropian – pa ngurruar që nga disa vende sllave dhe ortodokse, si Serbia, Rusia, po edhe Greqia, të anatemohej edhe si rrënues i saj dhe shpifje të tjera, në mënyrë që t´u pamundësohej themelimi i shtetit në përputhje me shtrirjen etnike, që shfaqej ndër me kompaktet në gjithë hapësirën Evropiane që mbante Perandoria Osmane – iu bë pra nga ky shtyp një nder dhe një shërbim i madh.
Shikuar në tërësi, Kongresi i Berlinit i vitit 1878 ia doli të zhvlerësonte Traktatin e Shën Stefanit që u imponua nga fitorja e tetë me radhë e Rusisë ndaj Turqisë dhe me këtë të pengonte një luftë të mundshme midis Anglisë dhe Rusisë, siç do t´ia zgjasë edhe për pak kohë jetën Perandorisë Osmane në Ballkan, por me këtë nuk do të sigurohet as paqja e as stabiliteti i qëndrueshëm, siç thuhej në disa nga kryeqendrat Evropiane. Përkundrazi, me faktin që në këtë Kongres Austro-Hungaria do të vërë dorë mbi Bosnjën dhe Hercegovinën, me arsyetimin se do të mund të parandalohej të rrënohej ajo që merrej si baraspeshë midis fuqive të mëdha rivale të kontinentit të vjetër, do t´ua hapë rrugën gjithë atyre zhvillimeve pak a shumë do t´i ndikojnë ngjarjet që do të çojnë te krizat tjera edhe më të thella të cilat do t´u paraprijnë luftërave ballkanike dhe asaj botërores. Kështu, Ballkani dhe hapësira e tij do të kthehet në një poligon të paqëndrueshëm jo vetëm politik, por edhe strategjik në përgjegjësi, ku do të përvijohen interesat e ndryshme të fuqive të mëdha.
(Shkëputje nga librti “Kongresi i Berlinit 1878”, botoi “Faik Konica”, Prishtinë, 2008.)

Protesta dhe fundi i një epoke politike në Shqipëri, një domosdoshmëri e kohës

0
Nga Frank Shkreli
___
Shqipëria po përjeton sërish ditë protestash kundër qeverisë. Nga Tirana deri në jug e në veri të vendit, qytetarë të moshave dhe bindjeve të ndryshme po shprehin pakënaqësinë e tyre për çështje që lidhen me qeverisjen e keqe, mungesë-transparencës, me mbrojtjen e pasurive publike dhe për të ardhmen e vendit. Ajo që bie në sy nuk është vetëm objekti i protestave, por mesazhi më i thellë që ato përcjellin: lodhjen e një shoqërie me klasën politike të tranzicionit 35-vjeçar të pafund.  Sipas raportimeve të ditëve të fundit, në protestat e organizuara kundër projekteve të debatueshme në zonën e Zvërnecit dhe në manifestime të tjera qytetare, është vënë re pjesëmarrja e gjerë dhe përditë e më e më e madhe e të rinjve dhe kërkesa e tyre për ndryshim të kastës aktuale politike, pasi vendi është në rrugë të gabuar. Vëzhguesit e kanë cilësuar këtë si një fenomen që po fiton terren jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë rajonin dhe më gjërë.
Pas 35 vitesh “pluralizëm”, shqiptarët kanë të drejtë të pyesin: çfarë ka prodhuar kjo klasë politike? Shqipëria ka bërë përparime të rëndësishme në raport me të kaluarën komuniste, por mbetet e goditur nga emigracioni masiv, korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisë, pabarazia ekonomike, mos përballimi me krimet e ish-diktaturës komuniste enveriste, mungesa e besimit të shqiptarëve tek institucionet, e të tjera halle. Një pjesë e madhe e elitës politike shqiptare të tranzicionit, pavarësisht, dallimeve partiake, mbart ende kulturën, mentalitetin dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit autoritar, të trashëguar nga diktatura komuniste. Disa emra mund të kenë ndryshuar gjatë viteve, partitë janë riorganizuar, por shpesh praktikat kanë mbetur të njëjta: përqendrimi i pushtetit, klientelizmi, mungesa e meritokracisë dhe vendosja e interesave partiake mbi interesin kombëtar. Tema këto të cilat jam munduar t’i trajtoj shpesh, sidomos, gjatë këtyre 15-20 viteve të kaluara.  Breza të tërë janë rritur duke dëgjuar të njëjtat premtime boshe dhe duke parë pothuajse të njëjtat figura politike që dominojnë gjithnjë skenën publike.
Nuk është rastësi që shumë nga protestat e sotme nuk drejtohen vetëm kundër një vendimi apo një projekti të caktuar. Në thelb, ato shprehin një revoltë më të gjerë kundër një sistemi politik që shihet si i mbyllur, i vetëkënaqur dhe i shkëputur nga hallet e qytetarëve. Kur të rinjtë dalin në rrugë dhe kërkojnë ndryshim, ata nuk po kërkojnë thjesht një politikë tjetër: ata po kërkojnë një kulturë tjetër politike, me njerëz të rinjë, në shekullin XXI, që do duhej të ishte shekulli i shqiptarëve.
Në këtë kuptim, protestat aktuale duhet të shërbejnë si kambanë alarmi për të gjithë spektrin politik shqiptar. Jo vetëm për qeverinë, por edhe për opozitën. Qytetarët po japin sinjalin se nuk mjafton më rotacioni i të njëjtëve aktorë politikë. Shqiptarët kërkojnë përgjegjësi, meritokraci dhe një brez të ri udhëheqësish që nuk mbartin barrën e konflikteve dhe dështimeve të tranzicionit.  Shqipëria ka nevojë për një rilindje të kulturës politike. Ka nevojë për njerëz që nuk e shohin politikën si profesion të përjetshëm, por si shërbim ndaj qytetarëve. Ka nevojë për udhëheqës që e kuptojnë se pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi. Ka nevojë për individë që nuk janë të ngarkuar me konfliktet, armiqësitë dhe bagazhin e tranzicionit të pafund. Sepse, brezi i ri shqiptar ka treguar se zotëron talent, arsimim dhe aftësi konkurruese në çdo cep të botës. Mjekë, inxhinierë, sipërmarrës, studiues dhe profesionistë shqiptarë po dallohen në Evropë dhe Amerikë për aftësitë dhe për kontributet e tyre në fushaa të ndryshme, në vendet perëndimore ku jetojnë. Pyetja është: pse ky potencial nuk reflektohet në të njëjtën masë në udhëheqjen politike të vendit?
Një demokraci e shëndetshme rinovohet, vazhdimisht. Ajo nuk mbijeton duke u mbështetur, pafundësisht, tek figurat e së kaluarës. Asnjë komb nuk mund të ndërtojë të ardhmen duke mbetur peng i së kaluarës konflikteve, rivaliteteve dhe mentaliteteve të vjetra autoritare-diktatatoriale.  Prandaj, largimi i klasës së vjetër politike nga qendra e vendimarrjes politike nuk duhet parë si akt hakmarrjeje apo përjashtimi, por si një domosdoshmëri demokratike për të mirën e përbashkët të gjithë shqiptarëve, pa dallim. Është koha për një kalim paqësor të stafetës. Është koha që ata që kanë drejtuar Shqipërinë gjatë këtyre 35-viteve të kuptojnë, në këtë moment historik të Shqipërisë, se shërbimi më i madh që mund t’i bëjnë vendit dhe interesave të Shqipërisë dhe të Kombit mbarë, është t’u hapin rrugë brezave të rinj. Historia nuk i gjykon udhëheqësit vetëm për atë që kanë bërë, por edhe për aftësinë për të ditur se kur është koha të largohen, për të mirën e vetes dhe të shoqërisë. Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një fillim të ri. Por ky fillim kërkon fytyra të reja, ide të reja dhe një vizion të ri për Kombin shqiptar në shekullin XXI.
Historia na mëson se protestat janë shpesh paralajmëruesit e ndryshimeve të mëdha shoqërore. Ato nuk duhen demonizuar, por dëgjuar. Frank Shkreli: Kur zgjohet rinia, dridhen elitat. A po vjen më në fund ndryshimi në trojet shqiptare?! | Gazeta Telegraf.  Një qeveri e mençur pyet veten pse protestojnë qytetarët kundër saj. Një opozitë e mençur pyet veten pse qytetarët nuk besojnë më verbërisht tek ajo. Kjo është pyetja, por edhe mesazhi që del edhe nga analizat dhe raportimet e fundit ndërkombëtare mbi zhvillimet në Shqipëri.
Në fund të fundit, çështja nuk është Zvërneci, as një protestë e vetme, as një qeveri e vetme. Çështja është nëse Shqipëria do të vazhdojë të mbetet peng i elitave politike të 35-viteve të fundit, apo do të hapë rrugën për një gjeneratë të re që e sheh politikën si shërbim dhe Shqipërinë, jo si pronë private e personale.
Shenjat e pakënaqësisë dhe zemërimit në Shqipëri janë tashmë të dukshme. Zëri i protestuesve mund të mos sjellë ndryshim brenda natës, por ai po artikulon një të vërtetë që po bëhet gjithnjë e më e vështirë të injorohet. Koha e tranzicionit të pafund po mbaron. Dhe bashkë me të, po afrohet edhe fundi i epokës së klasës së vjetër politike shqiptare, të lodhur e të korruptuar deri në palc. Prandaj, largimi i kësaj klase të vjetër politike nga qendra e vendimmarrjes dhe nga skena politike, nuk duhet parë si akt hakmarrjeje apo përjashtimi, por si një domosdoshmëri demokratike. Është koha për një kalim paqësor të stafetës. Klasa aktuale politike e të gjitha ngjyrave ka treguar se nuk ka çfarë t’i ofrojë më Shqipërisë as shqiptarëve. Ajo duhet t’ia lërë vendin alternativave të reja për t’i shërbyer popullit  dhe për t’iu përgjigjur sfidave të reja të Kombit.  Është koha që ata që kanë drejtuar Shqipërinë gjatë këtyre 35-viteve të kuptojnë se shërbimi më i madh që mund t’i bëjnë vendit, sot për sot, është t’u hapin rrugë brezit të ri — përfaqësuesit e të cilit të zgjidhen në votime të lira e të ndershme nga votuesit shqiptarë. Jo si në të kaluarën.Frank Shkreli/ Zgjedhjet e 30-qershorit: Një poshtërsi për qeverinë shqiptare, një dështim për opozitën, një turp për ndërkombëtarët dhe një fatkeqësi për kombin shqiptar! | Gazeta Telegraf
Edhe njëherë, historia nuk i gjykon liderët politikë vetëm për atë që kanë bërë, ose nuk kanë bërë për të mirën e atdheut, por edhe për aftësinë për të ditur kur është koha të largohen. Shqipëria ka nevojë urgjente për një fillim të ri, tani! Dhe ky fillim kërkon fytyra të reja, ide të reja dhe një vizion të ri për Kombin shqiptar në shekullin XXI.  Ka ardhur koha, pra, për një rinovim të thellë moral politik dhe institucional, që tu japë shqiptarëve arsye për të besuar te politika dhe shteti i tyre. Çdo vonesë në këtë proces vetëm sa zgjatë krizën e besimit dhe pengon zhvillimin demokrataik dhe ekonomik të vendit.  Është  një domosdoshmëri e kohës dhe një kusht për të ardhmen e Shqipërisë dhe të Kombit shqiptar.

Fan Noli, At Gjergj Fishta, Faik Konica dhe Amerika në 250 – vjetorin e saj

0
                                           image.png
Nga Frank Shkreli
Në jubileun e 250-vjetorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (4 Korrik, 2026), shqiptarët kanë arsye të veçantë për t’iu bashkuar këtij kremtimi. Pak kombe në Evropën Juglindore kanë pasur një lidhje kaq të hershme dhe kaq domethënëse me Amerikën, se sa shqiptarët. Këtë e dëshmojnë edhe tri prej figurave më të shquara të Rilindjes Kombëtare dhe të shtetformimit shqiptar: Fan Noli, Gjergj Fishta dhe Faik Konica.
Megjithëse të ndryshëm në temperament, formim dhe stil, ata ndanin një bindje të përbashkët se, Amerika përfaqësonte lirinë, demokracinë dhe shpresën për kombet e vogla që kërkonin të zinin vendin e tyre të merituar në Evropë dhe në botë. Në historinë moderne shqiptare, pak figura e kanë kuptuar dhe vlerësuar rëndësinë e Amerikës për kombin shqiptar aq thellë sa Fan Noli, Gjergj Fishta dhe Faiuk Konica. Ndonëse vinin nga tradita të ndryshme fetare e kulturore, këta e panë Amerikën si vendin ku liria, demokracia dhe dinjiteti njerëzor mund të shndërroheshin në një forcë për mbrojtjen e kombeve të vogla.
FAN NOLI: Amerika si atdheu i lirisë — Për Fan Nolin, Amerika ishte më shumë se vendi ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së tij. Për të ishte vendi ku ai gjeti hapësirën për të zhvilluar talentin e tij si klerik, intelektual, shkrimtar, diplomat dhe burrë shteti. Frank SHKRELI/ Fan Noli, diplomati që përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në arenën ndërkombëtare | Gazeta Telegraf. Për Nolin, Amerika nuk ishte vetëm vendi ku mbërriti si emigrant në vitin 1906, por toka ku ai ndërtoi veprën e tij më të madhe kombëtare. Në Boston ai u bë udhëheqës shpirtëror, publicist, organizator i diasporës dhe një nga themeluesit e lëvizjes shqiptaro-amerikane, duke e kthyer komunitetin shqiptar në një faktor me ndikim në mbrojtjen e çështjes kombëtare. Frank Shkreli: Fan Noli bashkon shqiptarët në Nju Jork, pa dallim krahine a feje | Gazeta Telegraf  Në Amerikë ai ndërtoi institucionet e para të rëndësishme të diasporës shqiptare, Federatën Pan-Shqiptare Vatra dhe organin e saj gazetën Dielli. Themeloi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare dhe së bashku me bashkëpunëtorët e tij, e ktheu komunitetin shqiptaro-amerikan në një forcë të rëndësishme në mbrojtje të çështjes kombëtare. Noli e admironte Amerikën për demokracinë e saj dhe për mundësinë që i jepte individit të lirë të realizonte, plotësisht, potencialin e vet. Për Nolin, Amerika ishte prova se liria politike dhe përparimi shoqëror mund të ecin së bashku.  Atëherë cila do ishte porosia e Fan Nolit për shqiptarët, sidomos ata që protestojnë në rrugët dhe sheshet e Tiranës dhe më gjërë, sot në 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Me ndihmën e (ai) si asistues redaksional, dhe bazuar në të dhënat nga jeta dhe veprimtaria e tyre, besoj se po të ishte gjallë mund t’i drejtohej sot rinisë dhe shqiptarëve kudo, me këto fjalë: Shqiptarë! Amerika që feston sot 250 vjetorin e saj nuk është thjesht një fuqi e madhe. Ajo është dëshmi se liria, kur bashkohet me arsimin, punën dhe besimin në demokracinë e vërtetë, mund të bëjë mrekulli. Mos e matni madhështinë e një kombi me ndërtesat e tij të larta, por me mundësitë që u jep qytetarëve të vet. Mos e matni lirinë me fjalët e kushtetutës, por me guximin për ta mbrojtur atë çdo ditë. Shqiptarët kanë dhënë shumë për Amerikën dhe Amerika ka bërë shumë për shqiptarët. Por miqësia e vërtetë nuk mbahet vetëm me mirënjohje; mbahet duke ndjekur shembullin më të mirë që miku të jep.  Arsimi, drejtësia dhe qytetaria janë, tri shtyllat mbi të cilat ndërtohet e ardhmja. Pa to, patriotizmi mbetet vetëm një këngë — me to, bëhet vepër.  Bekuar qoftë çdo shqiptar që punon me ndershmëri dhe çdo komb që e vë lirinë në shërbim të njeriut dhe njerëzimit.
GJERGJ FISHTA: Amerika si mbrojtëse e kombeve të vogla – Fishta, nga ana tjetër, e shihte Amerikën si aleatin e madh të lirisë së kombeve. Vizita e tij në Shtetet e Bashkuara më 1922 nuk ishte turistike; ai erdhi për të lobuar për njohjen dhe mbështetjen ndërkombëtare të Shqipërisë, duke u takuar me drejtues të diasporës shqiptare dhe me personalitete amerikane. Në korrespondencën e kohës me bashkatdhetarët e tij, Fishta e konsideronte Amerikën një fuqi vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.  Ai e shikonte Amerikën me respekt të veçantë për rolin e saj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të kombeve. Në vitet e vështira pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ai e konsideronte mbështetjen amerikane si jetike për mbijetesën e shtetit të ri shqiptar.  Frank Shkreli: At Gjergj Fishta, arkitekt i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, vazhdon të jetë i padëshiruar në vendin e vet | Gazeta Telegraf — Gjatë asaj vizite në Shtetet e Bashkuara në vitin 1922, Fishta ishte mahnitur nga energjia krijuese e shoqërisë amerikane dhe nga suksesi i bashkatdhetarëve të tij në tokën e re. Ai pa tek Amerika një model të fuqisë që ndërtohet mbi lirinë dhe përgjegjësinë dhe pjesëmarrjen qytetare.  Në korrespondencën e kohës, Fishta e konsideronte Amerikën një fuqi vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë. Po cili do ishte mesazhi i Gjergj Fishtës në 250-vjetorin e Amerikës drejtuar shqiptarëve në përgjithsi dhe në veçanti, rinisë në protesta kundër regjimit aktual dhe mbarë Kombit shqiptar sot: O shqiptarë! Mos e shikoni Amerikën vetëm për madhësinë e saj, por për shpirtin që e ngriti. Një popull bëhet i fortë duke dashur atdheun, kur nderon punën, mban besën dhe respekton ligjin. Kemi kënduar shumë për trimat e djeshëm, por tash është koha të nxjerrim trimat e dijes, të punës dhe të ndershmërisë. Kombi nuk mbahet gjallë vetëm me kujtime, por me vepra. Mos e humbni kohën duke u përçarë për gjëra të vogla. Armiku më i madh i shqiptarit ka qenë shpesh grindja me shqiptarin. Kur jemi bashkë, bëhemi mur, ndërsa kur ndahemi, bëhemi pluhur. Amerika u bë e madhe sepse qytetarët e saj besuan se atdheu ndërtohet çdo ditë. Liria dhe Demokracia mbrohen cdo ditë, gjithashtu. Edhe Shqipëria do të bëhet ashtu siç e meritojmë ne me punët tona.  Ruajeni paqën e bashkimin, gjuhën, nderin dhe dashurinë për atdheun. Por mos harroni se atdheu nuk do vetëm fjalë të bukura; ai kërkon punë, djersë, sakrificë dhe përgjegjësi!
FAIK KONICA: Amerika si model qytetërimi dhe përparimi — Asnjë figurë shqiptare nuk e njohu Amerikën më gjatë dhe më nga afër se Faik Konica. Si drejtues i gazetës Dielli, si bashkëthemelues i Federatës Pan-Shqiptare Vatra dhe më vonë si diplomat i Shqipërisë në Washington, ai jetoi për dekada në zemër të jetës politike e intelektuale amerikane. Konica admironte kulturën politike amerikane, funksionimin e institucioneve demokratike dhe respektin për ligjin. Ai mendonte se shqiptarët kishin shumë për të mësuar nga Amerika, jo vetëm në fushën e lirisë dhe demokracisë, por edhe në kulturën dhe etikën e e punës, përgjegjësisë publike dhe qytetarisë. Për Konicën, Amerika nuk ishte thjesht një aleate e Shqipërisë; ajo ishte një model zhvillimi dhe modernizimi. Frank Shkreli: Faik Konica: Përfaqsues moral i Shqipërisë në Washington, vepër e autorit Ilir Ikonomit.
Gjergj Fishta, Faik Konica dhe Fan Noli
Në frymën dhe stilin polemizues të Faik Konicës, por pa pretenduar se janë vërtetë, fjalët e tij — ashtu si edhe për mesaxhet e Nolit e Fishtës, më lartë – ja edhe porosia  që do u drejtonte ai sot shqiptarëve, po të ishte gjallë, natyrisht, në stilin e vet, me rastin e 250-vjetorit të Amerikës:  Shqiptarë! Sot Amerika kremton 250-vjet vjet nga lindja e saj si republikë e lirë. Një çerek mijëvjeçari nuk është pak për një komb që u ngrit mbi një ide të thjeshtë, por të fuqishme: se të gjithë njerëyit janë krijuar të barabrtë dhe ligji duhet të jetë mbi njeriun dhe jo njeriu mbi ligjin. Ne shqiptarët kemi admiruar shpesh madhështinë e Amerikës, por admirimi pa mësim është si libri që rri i mbyllur në raft. Nuk mjafton të duartrokasim suksesin e të tjerëve; ne vet, duhet të kuptojmë burimin e tij.  Amerika nuk u bë e fortë nga pasuria, por pasuria erdhi sepse u ndërtuan institucione të forta. Nuk u bë e respektuar nga fjalimet, por nga puna. Nuk u ngrit nga lavdërimi i vetvetes, por nga aftësia për të korrigjuar gabimet e saj. Shqiptari ka zemër të madhe, mendje të hollë dhe shpirt të lirë. Por shpesh e humb forcën duke u grindur me shqiptarin tjetër. Energjinë që harxhojmë në ndarje, zili e përçarje, do të duhej ta përdornim për dije, qytetari dhe përparim.  Në këtë përvjetor të Amerikës, le të mos shohim vetëm flamurin e saj, por parimet që e mbajnë atë flamur lart e që janë, respektin për ligjin, lirinë e mendimit, dinjitetin e individit dhe përgjegjësinë ndaj së mirës së përbashkët. Një komb nuk bëhet i madh duke kujtuar vetëm lavditë e së kaluarës. Ai bëhet i madh kur krijon lavdi të reja për brezat që vijnë. Prandaj, shqiptarë, mos kërkoni shpëtimtarë. Kërkoni dije. Mos kërkoni privilegje. Kërkoni drejtësi. Mos kërkoni vetëm të jeni krenarë për Shqipërinë; punoni që Shqipëria të jetë krenare për ju, do porosiste Konica.
Dhe atëherë, kur të shohim nga Amerika, nuk do të admirojmë vetëm suksesin e saj, por do të njohim në të një shembull se çfarë mund të bëjë një popull kur liria shoqërohet me përgjegjësi dhe kur patriotizmi shoqërohet me qytetari. Me nderime për Amerikën në 250-vjetorin e saj dhe me shpresë për shqiptarët kudo që janë, do të uronte me këtë rast, nëse do u fliste sot shqiptarëve, Faik Konica.
Fan Noli, Gjergj Fishta dhe Faik Konica u kanë lënë shqiptarëve një trashëgimi të qartë: mirënjohje për Amerikën, besim tek liria dhe përkushtim ndaj vlerave demokratike. Gëzuar 250-vjetorin, Amerikë! Me mirënjohjen e një populli që nuk harron miqtë e tij dhe me respektin e veçantë të shqiptarëve kudo që jetojnë.
Urime Amerikës në 250-vjetorin e saj — me mirënjohjen që Fan Noli, Gjergj Fishta dhe Faik Konica do ta kishin shprehur me fjalët e tyre — e shqiptarët e shprehin sot — me kujtesën historike dhe miqësinë e qëndrueshme shqiptaro-amerikane. Ma merr mendja se këta 3 kolosë të Kombit shqiptar, po t’i flisnin sot rinisë shqiptare në protesta, do porosisnin së bashku: Më pak krenari boshe, më shumë dije; më pak përçarje, më shumë bashkim; më pak fjalë dhe më shumë punë.

Cila pyetje do të lindë…?

0
Nëse Kosova dhe Shqipëria do të bashkoheshin në një shtet të vetëm, do të lindte pyetja se cilat data do të përfaqësonin kujtesën historike dhe identitetin e shtetit të ri.
Ka gjasa që 12 Qershori (Dita e Çlirimit të Kosovës) dhe 17 Shkurti (Dita e Pavarësisë së Kosovës) të ruheshin si festa zyrtare, sepse ato lidhen me ngjarje themelore në historinë moderne të Kosovës. Në shumë vende, ngjarje të tilla vazhdojnë të përkujtohen edhe kur ndryshon organizimi shtetëror.
Një kandidat i fortë për festë të re shtetërore do të ishte edhe data e bashkimit, pasi ajo do të shënonte krijimin e shtetit të ri të përbashkët. Kjo do të ishte një datë që i përket njësoj si Kosovës ashtu edhe Shqipërisë dhe, si në rastin e ribashkimit të Germany, mund të merrte statusin e një feste shtetërore të veçantë.
Megjithatë, 28 Nëntori do të mbetej kandidati më i fortë për festën kryesore kombëtare, sepse është një datë që përsëritet në disa momente kyçe të historisë shqiptare:
Ngritja e flamurit të Skënderbeut në Krujë.
Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë.
Lindja e Adem Jashari.
Dalja e parë publike e Ushtria Çlirimtare e Kosovës në vitin 1997.
Për këtë arsye, 28 Nëntori ka një karakter të veçantë: ai lidh në një vijë të vetme simbolike rezistencën e kohës së Skënderbeut, shtetformimin e vitit 1912 dhe luftën çlirimtare të Kosovës. Asnjë datë tjetër shqiptare nuk përmbledh kaq shumë shtresa historike.
Një model i mundshëm do të ishte:
28 Nëntori – Festa Kombëtare e shqiptarëve.
Data e Bashkimit – Festa Shtetërore e shtetit të bashkuar.
17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës.
12 Qershori – Dita e Çlirimit të Kosovës.
Në këtë mënyrë nuk do të kishte nevojë të zëvendësohej njëra datë me tjetrën; secila do të ruante kuptimin e saj historik, ndërsa 28 Nëntori do të vazhdonte të qëndronte si data me ngarkesën më të madhe simbolike në historinë shqiptare.

Kush vjen i pari: Presidenti apo Qeveria?

0
Agim Vuniqi, Vashington
____
Një lexim kushtetues i krizës aktuale: Qytetarët-Kuvendi-Qeveria-Presidenti
Debati i hapur së fundi mbi renditjen e krijimit të institucioneve pas zgjedhjeve ka ngritur një pyetje me rëndësi themelore kushtetuese: në kushtet kur posti i Presidentit është vakant dhe kompetencat presidenciale ushtrohen nga ushtruesi i detyrës, a duhet të zgjidhet fillimisht Presidenti apo të formohet Qeveria?
Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje duhet të largohemi nga preferencat politike dhe t’i kthehemi logjikës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kuvendi është pika e nisjes së legjitimitetit demokratik
Kosova është republikë parlamentare. Institucioni i vetëm që buron drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve është Kuvendi. Të gjitha institucionet e tjera qendrore burojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi nga ai.
Kushtetuta përcakton qartë se pas zgjedhjeve konstituohet Kuvendi dhe zgjidhen organet e tij. Vetëm pas krijimit të Kuvendit mund të fillojë ndërtimi i institucioneve të tjera.
Prandaj rendi i legjitimitetit kushtetues është: Qytetarët – Kuvendi – Qeveria -Presidenti. Ky nuk është vetëm rend kronologjik, por rend kushtetues i burimit të pushtetit.
Presidenti nuk krijon shumicën parlamentare
Neni 95 i Kushtetutës i jep Presidentit kompetencën për të mandatuar kandidatin për Kryeministër. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Presidenti krijon shumicën parlamentare.
President nuk zgjedh Qeverinë.
Presidenti nuk siguron 61 vota.
Presidenti nuk prodhon shumicën politike.
Ai vetëm konstaton ekzistimin e saj dhe fillon procedurën formale të mandatimit.
Shumica ekziston para dekretit presidencial dhe provohet përfundimisht me votimin e Qeverisë në Kuvend. Prandaj, nga pikëpamja juridike, legjitimiteti i Qeverisë rrjedh nga Kuvendi dhe jo nga Presidenti.
Çfarë ndodh kur posti i Presidentit është vakant?
Kushtetuta nuk e lë shtetin pa mekanizëm funksionimi në rast vakance presidenciale.
Pikërisht për këtë arsye është paraparë institucioni i ushtruesit të detyrës së Presidentit.
Qëllimi i këtij mekanizmi është të garantojë vazhdimësinë kushtetuese dhe të shmangë vakumin institucional.
Nëse do të pranohej interpretimi se ushtruesi i detyrës nuk mund të ushtrojë kompetencën e mandatimit të Kryeministrit, atëherë vetë ekzistenca e institucionit të ushtruesit të detyrës do të humbte kuptimin kushtetues.
Një interpretim i tillë do të prodhonte një paradoks:
Kuvendi do të ishte konstituar; shumica parlamentare do të ekzistonte; por shteti do të mbetej pa Qeveri derisa të gjendej një shumicë tjetër për zgjedhjen e Presidentit.
Vështirë se një rezultat i tillë mund të konsiderohet në frymën e Kushtetutës.
Pyetja që mungon në debat
Debati publik është përqendruar te pyetja se kush e mandaton Kryeministrin.
Por ekziston një pyetje edhe më themelore:
Kush e mandaton Presidentin? Përgjigjja është e thjeshtë: askush.
Presidenti nuk mandatohet nga ndonjë organ tjetër. Ai zgjidhet drejtpërdrejt nga Kuvendi sipas procedurës kushtetuese.
Kjo tregon qartë se Presidenti dhe Kryeministri nuk qëndrojnë në të njëjtin raport kushtetues.
Presidenti buron drejtpërdrejt nga Kuvendi.
Ndërsa Kryeministri kalon përmes procedurës së mandatimit dhe më pas merr besimin e Kuvendit.
Ky fakt e përforcon pozitën kushtetuese të Kuvendit si burimi kryesor i legjitimitetit institucional.
A duhet të zgjidhet Presidenti para Qeverisë?
Nga pikëpamja politike dhe institucionale mund të argumentohet se zgjedhja e Presidentit para Qeverisë do të ishte një zgjidhje elegante dhe do ta mbyllte menjëherë vakancën në krye të shtetit.
Por eleganca institucionale nuk është e njëjta gjë me detyrimin kushtetues.
Kushtetuta nuk përmban asnjë dispozitë që e kushtëzon formimin e Qeverisë me zgjedhjen paraprake të Presidentit. Po të kishte qenë ky vullneti i kushtetutëbërësit, ai do ta kishte thënë shprehimisht.
Përkundrazi, vetë ekzistenca e institucionit të ushtruesit të detyrës tregon se Kushtetuta synon të garantojë funksionimin e pandërprerë të shtetit edhe në mungesë të Presidentit të zgjedhur.
Prandaj një lexim sistematik i Kushtetutës së Republikës së Kosovës çon drejt një përfundimi të qartë. Rendi kushtetues më i qëndrueshëm juridikisht është:
Konstituimi i Kuvendit;
Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit;
Ushtrimi i kompetencave presidenciale nga ushtruesi i detyrës, nëse posti i Presidentit është vakant;
Mandatimi i kandidatit për Kryeministër;
Zgjedhja e Qeverisë nga Kuvendi;
Zgjedhja e Presidentit sapo të sigurohet shumica kushtetuese e nevojshme.
Në republikën parlamentare të Kosovës, institucioni që del drejtpërdrejt nga vullneti i qytetarëve është Kuvendi. Prej tij burojnë Presidenti, Qeveria dhe të gjitha hallkat e tjera të pushtetit kushtetues.
Prandaj, në mungesë të një dispozite të qartë kushtetuese që kërkon të kundërtën, është e vështirë të argumentohet se zgjedhja e Presidentit përbën kusht paraprak absolut për formimin e Qeverisë.
Kushtetuta nuk është ndërtuar për të prodhuar bllokada institucionale. Ajo është ndërtuar për të garantuar vazhdimësinë e shtetit. Dhe pikërisht në këtë parim qëndron thelbi i rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kur sfida bëhet kauzë !

0
Të dashura shqiptare dhe shqiptarë, të nderuar miq,
Herë pas here kam shkruar për kauzat që i konsideroj të rëndësishme për identitetin dhe dinjitetin tonë kombëtar: për kujtesën historike, për gjuhën dhe kulturën shqiptare, për doket e zakonet tona, për idenë e ndërtimit të kishës në Shalë të Bajgorës, si dhe për kthimin te rrënjët dhe emrat shqiptarë.
Gjatë këtij rrugëtimi kam përjetuar momente të vështira, por edhe mbështetje të jashtëzakonshme. Pikërisht mbështetja e shumë shqiptarëve më ka dhënë forcën për të mos u thyer dhe për të mos u ndalur. Në një kohë kur disa njerëz më kanë kundërshtuar, më kanë fyer, kërcënuar apo sulmuar me fjalë, unë kam vazhduar të qëndroj i palëkundur, sepse kam ndjerë përkrahjen e shumë bashkëkombësve që besojnë në të drejtën e secilit për të shprehur bindjet e veta dhe për të mbrojtur atë që e konsideron vlerë.
Njeriu shpesh mendon se sfidat e mëdha vijnë nga kundërshtarët, por nganjëherë sprovat më të vështira vijnë nga njerëzit që i ke më afër. Megjithatë, koha më ka mësuar se çdo sfidë e përballuar me dinjitet të bën më të fortë, më të pjekur dhe më të vendosur. Ajo që dje dukej si barrë, sot është kthyer në përvojë, ndërsa ajo që dukej si pengesë, është shndërruar në motivim.
Sot ndjej se ka filluar një kapitull i ri. Ajo që më jep forcë të veçantë është fakti se shumë njerëz më kontaktojnë, më takojnë dhe më falënderojnë për motivimin që, sipas tyre, u kam dhënë për t’u afruar më shumë me identitetin, historinë dhe rrënjët e tyre shqiptare.
Një nga këto raste është Agimit Mitrovica. Edhe pse nuk ishim takuar kurrë më parë dhe njiheshim vetëm nëpërmjet rrjeteve sociale, ai më telefonoi për të më falënderuar për motivimin që kishte gjetur në qëndrimet e mia publike. Më kërkoi gjithashtu që t’i qëndroja pranë në një moment të rëndësishëm të jetës së tij dhe shprehu dëshirën që kjo ngjarje të bëhej publike, ashtu siç ishte bërë edhe ceremonia ime në nëntor të vitit 2024.
Përtej rasteve individuale, mesazhi që dua të përcjell është i thjeshtë: çdo shqiptar duhet ta njohë historinë e vet, ta ruajë gjuhën e vet, ta çmojë kulturën e vet dhe të mos turpërohet kurrë nga rrënjët e veta. Identiteti kombëtar nuk mbrohet me fjalë të mëdha, por me vetëdije, me edukim, me kulturë dhe me përgjegjësi qytetare.
Bindja ime është se një komb mbetet i fortë kur nuk harron se kush është, nga vjen dhe çfarë vlerash dëshiron t’u lërë brezave që vijnë pas tij. Prandaj, secili prej nesh ka detyrimin moral të kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë sonë shpirtërore, kulturore dhe kombëtare.
Në fund, dua të falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë rrugëtim. Mbështetja juaj më ka dëshmuar se një sfidë personale mund të shndërrohet në një kauzë më të madhe, kur ajo prek ndërgjegjen dhe zemrën e njerëzve.
Zoti e bekoftë kombin shqiptar !

Tani po shpërthen në Britani

0

People watch as firemen arrive to put out vehicle that was set alight during a protest in East Belfast following a stabbing incident in Belfast, Tuesday, June 9, 2026. (AP Photo/Peter Morrison)

Kathrine Jebsen Moore / Document.no

Paralajmërimet për luftë civile në Britani kanë kohë që zien. Tani duket se jemi rrezikshëm afër. Kashta që theu shpinën e devesë ishte përpjekja e tmerrshme për prerjen e kokës në Belfast. Kjo lloj dhune groteske nuk është mësuar me britanikët, dhe në Irlandën e Veriut, zemërimi po zien. Nëse një gjendje e plotë e jashtëzakonshme nuk shpërthen së shpejti, duket se do të ketë një “verë pakënaqësie” në arkipelagun. Britanikët mund të fajësojnë një politikë imigracioni që ka dështuar në mënyrë të mjerueshme.

Videoja e sulmit të tmerrshëm ndaj një burri në Belfast është parë miliona herë. Ajo tregon fytyrën e vërtetë të kafshëve. Një kalimtar i intervistuar nga The Telegraph e përshkroi sulmuesin si “jo njeri”. “Edhe tani jam i frikësuar. Imagjinoj se si e bëri. Ai nuk është njeri. Ai e bëri atë pa pushim.” Autori është një azilkërkues sudanez të cilit iu dha një leje qëndrimi pesëvjeçare nga qeveria konservatore në vitin 2023. Viktima është një burrë nga Irlanda e Veriut në të dyzetat të tij që tani ndodhet i plagosur rëndë në spital.

Megjithatë, ata që e quajnë sulmin një shenjë e një «kulture të huaj» kritikohen. Jim Allister, anëtar i parlamentit nga Irlanda e Veriut, pyeti dje në Parlament:

«Çfarë do të bëhet për të ndaluar importimin e një kulture të huaj që mendon se është e përshtatshme të përpiqet të presë kokën dikujt brenda Mbretërisë së Bashkuar..?»

Përgjigjja që ai mori nga Hilary Benn, sekretari shtetëror për Irlandën e Veriut, ishte e parashikueshme dhe oruelliane. Benn u përgjigj sikur të ishte programuar nga lart: «Më vjen keq që zoti i nderuar dhe i ditur përdori fjalët ‘kulturë e huaj’ (alien culture); për çfarë saktësisht po fliste ai?»

Disa kultura janë më të mira se të tjerat
Jo, thuaje këtë. Sigurisht që ekziston e keqe në të gjitha pjesët e botës, por disa forma të dhunës – për shembull përdhunimet në grup dhe prerjet e kokës – janë shumë të rralla në Perëndim. Të gjithëve u duket qartë që kulturat janë të ndryshme dhe që disa kultura janë më të mira se të tjerat. «Asgjë për të parë këtu», duket se mendon Benn. Është e pabesueshme që politikanë me përvojë dhe të zgjuar si Benn ende bëjnë sikur multikulturizmi funksionon.

Njerëzit në Irlandën e Veriut shohin se çfarë po ndodh dhe reagojnë në mënyrën e vetme që mund: duke treguar zemërim dhe duke shkatërruar mjediset e tyre të afërta. Për shkak të politikanëve si Benn dhe Keir Starmer dhe elitës liberale në përgjithësi, tani po shohim Belfast-in të djegur.

Për dy ditë ata kanë vazhduar, dhe natyrisht kjo ndikon tek të pafajshmit, si dy kujdestaret e shtëpisë që mbetën të bllokuar në apartamentin ku qëndronin për katër orë, ndërsa tymi nga shtëpitë fqinje në flakë depërtonte. Natën e së mërkurës u plagosën 12 punonjës policie, dhe 16 persona u arrestuan pasi policia u sulmua me tulla dhe u ndezën bomba me benzinë. Në Skoci u plagosën tre policë. Policia po planifikon për takimin me një natë tjetër të trazirave të dhunshme.

Stephen Ogilvie ka humbur shikimin në sulmin që iu bë, dhe familja e tij e ka dënuar trazirën. Ata mbrojtën emigrantët dhe thanë se ata japin “kontribute të vlefshme” për Irlandën e Veriut. Mund të spekulohet nëse fjalët vijnë vërtet nga familja, apo nëse ata janë bindur të shprehen kështu nga autoritetet. Sigurisht, dhuna duhet të dënohet, nuk bën asgjë për viktimën dhe as nuk e ndalon politikën e gabuar të azilit. Por politika ka pasoja. Integrimi ka dështuar, dhe kjo është rezultati. Mendja nuk mund të ndalet, edhe pse politikanët e dënojnë ashpër.

Përdorimi i gabuar i fjalëve është më i keq se dhuna?
Para disa vitesh ishte Katie Hopkins që merrte kritika çdo herë që ndodhte një akt terrori ose ngjarje të tjera të dhunshme që përfshinin “britanikë” të sapoardhur. Pasi u qetësua tronditja fillestare, Hopkins komentonte në një mënyrë që i bënte mediat dhe politikanët të zemëroheshin, dhe vëmendja u zhvendos nga veprat mizore te sa “mizore” ishte Hopkins.

Sot për sot, zakonisht janë Nigel Farage dhe Rupert Lowe që marrin akuza për përdorimin e gjuhës ‘të gabuar’. Kështu ndodhi edhe këtë herë. Kjo ndodhi në rastin Nowak, dhe po ndodh tani. Të përdorësh fjalë të gabuara është ‘pafalshme’, sipas Keir Starmer. Zemërimi nuk është legjitim, pavarësisht sa serioze është ngjarja. Pak gjëra janë më mizore se sulmi ndaj Nowak dhe Ogilvie. Për më tepër, Ogilvie ishte i pambrojtur – ai përshkruhet si prapa si fizikisht ashtu edhe mendërisht, me dëgjim të dobët – dhe tani po ashtu është pa shikim. Nuk është pikërisht zemërimi një reagim shumë i përshtatshëm për këtë barbarizëm?

«Çfarë lloj sulmesh kemi vërtet të drejtë të zemërohemi?» pyet Douglas Murray në The Spectator. Thuaje këtë. Paradoksi është që zemërimi vetëm do të rritet, nuk do të zhduket, nga dënimi dhe mohim nga nivelet më të larta. Zemërimi që shohim në Belfast dhe vende të tjera nuk është rezultat i racizmit dhe ekstremizmit të djathtë, është një rezultat i parashikueshëm i kufijve të hapur. Nëse vërtet shpërthen në qytetet britanike këtë verë, përgjegjësia bie diku, pikërisht tek qeveritë që për vite me radhë kanë dështuar në punën e tyre më të rëndësishme: të sigurojnë që kufijtë respektohen dhe banorët të jenë të sigurt.

Nå smeller det i Storbritannia

Protestë para Kombeve të Bashkuara në Gjenevë kundër tjetërsimit të pasurive kombëtare dhe kolonizimit të heshtur të Shqipërisë

0
Sot pasdite, saktësisht në orën 18:00, para selisë së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, mbi 100 mërgimtarë protestuan kundër tjetërsimit të pasurive kombëtare dhe kundër asaj që ata e cilësuan si kolonizim të heshtur të Shqipërisë.

Në këtë manifestim, të pranishmëve iu drejtua edhe Ueli Leuenberger, ish-deputet në Parlamentin e Zvicrës dhe ish-kryetar i Partisë së të Gjelbërve, i cili gjatë fjalës së tij tha:

“Të dashur miq,
Pas nesh qëndrojnë ndërtesat ku debatohen çështjet kryesore të kohës sonë.
Përpara nesh janë qytetarë me prejardhje të ndryshme, të bashkuar nga një bindje e përbashkët: disa thesare nuk mund të reduktohen në vlerën e tyre të tregut.

Nëse flas sot, flas si ambientalist, si i Gjelbër, por edhe si një mik i hershëm i popujve të Ballkanit dhe i Shqipërisë.
Një rajon që e kam njohur, vlerësuar dhe respektuar për bukurinë e peizazheve të tij, pasurinë e kulturave të tij dhe forcën e popullit të tij.
Ajo që po ndodh sot në Shqipëri shtrihet shumë përtej kufijve të atij vendi.
Mobilizimi kundër projekteve masive të pasurive të patundshme, të planifikuara për Ishullin e Sazanit dhe për pjesë të vijës bregdetare shqiptare, ngre një pyetje themelore:

Kujt i përket trashëgimia natyrore e një vendi?
A i përket ajo disa investitorëve të fuqishëm, të aftë për t’i shndërruar hapësirat unike në mallra luksoze për një pakicë të privilegjuar?
Apo i përket popullit, atyre që jetojnë atje sot dhe brezave të ardhshëm?

Për mua, përgjigjja është e qartë. Bregdetet, pyjet, lagunat, malet dhe peizazhet që e bëjnë Shqipërinë kaq të bukur nuk janë thjesht asete ekonomike.
Ato janë kujtesë kolektive, trashëgimi e përbashkët dhe përgjegjësi e përbashkët.
Sigurisht, Shqipëria ka nevojë për investime.

Sigurisht, ajo ka nevojë për zhvillim ekonomik, vende pune dhe mundësi për të rinjtë e saj.
Por zhvillimi nuk mund të nënkuptojë privatizimin e të mirave të përbashkëta ose shkatërrimin gradual të asaj që përbën identitetin dhe pasurinë e thellë të një vendi.

Në të gjithë botën, ne i kemi parë tashmë pasojat e kësaj logjike: betonizimin e bregdeteve, shkatërrimin e ekosistemeve, përjashtimin e popullatave lokale, pasurimin e një pakice dhe varfërimin e trashëgimisë kolektive.

Dhe kur projekte të një madhësie të tillë drejtohen nga aktorë që ushtrojnë pushtet të madh financiar dhe politik, është plotësisht legjitime që qytetarët të shtrojnë pyetje.

Pyetje rreth transparencës.
Pyetje rreth procedurave demokratike.
Pyetje rreth vlerësimeve të ndikimit në mjedis.
Pyetje rreth lidhjeve midis interesave private dhe vendimeve publike.
Qeveria shqiptare mban sot një përgjegjësi të madhe.

I takon asaj të dëshmojë se vendimet e marra janë në interes të përgjithshëm dhe jo nën presionin e fuqive ekonomike apo interesave të veçanta.
Besimi demokratik nuk mund të dekretohet.
Ai ndërtohet përmes transparencës, dëgjimit dhe respektit për qytetarët.
Pikërisht këtë kërkojnë sot gratë dhe burrat që mobilizohen në Shqipëri.
Ata nuk po mbrojnë vetëm një ishull apo një pjesë të vijës bregdetare.
Ata po mbrojnë një vizion të caktuar për të ardhmen.

Ata po mbrojnë të drejtën e njerëzve për të marrë pjesë në vendimet që ndikojnë në territorin e tyre.
Ata po mbrojnë të drejtën e brezave të ardhshëm për të trashëguar një mjedis natyror të ruajtur.
Ata po mbrojnë parimin se jo gjithçka është në shitje.
Dhe cili vend do të ishte më i përshtatshëm se Gjeneva për ta përcjellë këtë mesazh?
Këtu, në këmbët e Kombeve të Bashkuara, ne përsërisim se mbrojtja e mjedisit, pjesëmarrja demokratike dhe respekti për komunitetet lokale nuk janë pengesa për zhvillimin.

Ato janë parakushtet e tij.
Shqipëria meriton një të ardhme të begatë.
Por ajo gjithashtu meriton të ruajë peizazhet e saj, vijat e saj bregdetare, biodiversitetin dhe shpirtin e saj.
Kur një ekosistem i jashtëzakonshëm shkatërrohet, ndonjëherë mjaftojnë vetëm disa muaj.
Rindërtimi i tij ndonjëherë zgjat shekuj.
Dhe shpesh është i pamundur.

Kjo është arsyeja pse sot shprehim solidaritetin tonë me qytetarët shqiptarë që thjesht kërkojnë të dëgjohen.
Lufta e tyre është lokale.
Por mesazhi i tyre është universal.
Sepse, në fund të fundit, pyetja është e njëjtë kudo: çfarë bote duam t’u lëmë atyre që vijnë pas nesh?
Shpresoj që dialogu, transparenca dhe e mira e përbashkët të mbizotërojnë.

Dhe, mbi të gjitha, shpresoj që zëri i shoqërisë civile shqiptare të dëgjohet, të respektohet dhe të merret në konsideratë.”
Shumica e protestuesve mbanin në duar flamuj me shqiponjën dykrenore, si dhe pankarta me slogane të ndryshme, ndër të cilat veçohej thirrja: “Rama duhet të ikë sa më parë”.

Më pas, të pranishmëve iu drejtua edhe z. Edon Duraku, i cili fillimisht sqaroi arsyet e organizimit të kësaj proteste. Ai kritikoi ashpër qeverinë aktuale të Republikës së Shqipërisë dhe kryeministrin Edi Rama, duke e akuzuar atë për papërgjegjësi ndaj tjetërsimit të pasurive të vendit.
Duraku kritikoi gjithashtu edhe qeveritë e mëparshme, të cilat, sipas tij, nuk kanë qenë mjaftueshëm syçelë ndaj kësaj çështjeje tejet të ndjeshme, e cila dëmton rëndë Shqipërinë dhe popullin e saj.

Edhe folës të tjerë theksuan se pasuritë kombëtare duhet të mbrohen me çdo kusht nga tjetërsimi dhe se praktikat e gabuara, të cilat çojnë drejt një kolonizimi të heshtur të Shqipërisë, duhet të ndërpriten sa më parë.
Gjatë protestës u dëgjuan brohoritje të njëzëshme me kërkesën që kryeministri Edi Rama të japë dorëheqje të menjëhershme. Një kërkesë e ngjashme iu drejtua edhe z. Sali Berisha, ish-president dhe ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë, aktualisht kryetar i Partisë Demokratike.

Protestuesit me pankarta ku shprehnin pakënaqësinë e tyre ndaj Edi Ramës dhe Sali Berishës, duke kërkuar përgjegjësi ligjore për veprimet që, sipas tyre, kanë dëmtuar Shqipërinë dhe interesat kombëtare.
Në fund të manifestimit u tha se kjo ishte një protestë ad-hoc dhe se në ditët në vijim pritet të organizohen protesta më masive, deri në dorëheqjen e kryeministrit aktual, Edi Rama.

Protesta ishte paqësore dhe përfundoi pa asnjë incident.

Arif Ejupi, Gjenevë

Shënim i autorit:
Ky shkrim ka karakter tërësisht informues dhe dokumentues. Ai përbën një raportim nga vendi i ngjarjes mbi zhvillimin e protestës, pjesëmarrjen, fjalimet dhe mesazhet e shprehura nga protestuesit.

Përmbajtja e pankartave, brohoritjet, deklaratat dhe kërkesat e artikuluara gjatë protestës pasqyrohen vetëm si pjesë e kontekstit faktik të ngjarjes dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht qëndrimet, bindjet apo pikëpamjet personale të autorit.

Autori mbetet në rolin e vëzhguesit dhe raportuesit, duke synuar të dokumentojë me korrektësi zhvillimet publike, pa marrë përsipër identifikimin me deklaratat politike apo vlerësimet e shprehura nga pjesëmarrësit.

Mjaft me inate politike – Kosova ka nevojë për marrëveshje dhe përgjegjësi

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Zgjedhjet përfunduan. Populli foli. Dikush fitoi më shumë, dikush humbi më shumë. Ky është realiteti normal i demokracisë dhe duhet të pranohet si i tillë nga të gjitha subjektet politike pa përjashtim. Por ajo që nuk është normale dhe nuk guxon të vazhdojë më është zvarritja e pafundme e krizave politike, bllokadave institucionale dhe akuzave reciproke që po e lodhin shtetin dhe po e zhgënjejnë qytetarin.
Për vite me radhë, skena politike në Kosovë është shndërruar në arenë konfliktesh, inatesh personale dhe kalkulimesh të ngushta partiake. Në vend që energjia politike të fokusohet në zhvillimin ekonomik, arsimin, shëndetësinë, mirëqenien sociale dhe forcimin e shtetit, ajo është harxhuar në beteja të pafundme për pushtet, në gjuhë përçarëse dhe në bllokada që kanë dëmtuar seriozisht funksionimin normal të institucioneve.
Mjaft më me këtë qasje destruktive.
Kosova nuk ka luksin të humbë kohë të çmuar në lojëra politike të pakuptimta. Qytetarët janë lodhur nga krizat artificiale, nga vonesat në formimin e institucioneve dhe nga pamjet e një klase politike që shpesh duket sikur merret më shumë me luftën kundër njëri-tjetrit sesa me hallet e popullit. Për fat të keq, kemi arritur deri aty sa shpesh jemi bërë objekt talljeje dhe shembull negativ para botës për paaftësinë tonë për të ndërtuar konsensus minimal shtetëror.
Prandaj, tani është koha që liderët politikë të tregojnë pjekuri dhe përgjegjësi historike. Kritikat dhe akuzat le të mbeten pjesë e fushatave zgjedhore, por pas zgjedhjeve duhet të fillojë dialogu. Demokracia nuk nënkupton armiqësi të përhershme; ajo nënkupton garë politike, por edhe aftësi për kompromis në interes të shtetit.
Kosova ka nevojë urgjente për krijimin e institucioneve stabile: për formimin e qeverisë, konstituimin normal të kuvendit dhe zgjedhjen e presidentit pa vonesa të panevojshme. Çdo ditë e humbur në bllokada politike është dëm për ekonominë, për integrimet ndërkombëtare, për investimet, për besimin e qytetarëve dhe për vetë të ardhmen e vendit.
Asnjë parti politike nuk duhet ta konsiderojë shtetin pronë të vetën, por përgjegjësi të përbashkët. Askush nuk fiton kur vendi mbetet peng i inateve politike. Në fund, humbësi më i madh bëhet qytetari i zakonshëm, i cili pret punë, zhvillim, siguri dhe perspektivë për familjen e tij.
Historia do t’i gjykojë liderët jo për fjalët që kanë thënë në studio televizive apo në rrjete sociale, por për aftësinë që kanë pasur të vendosin interesin shtetëror mbi interesin partiak. Sot Kosovës nuk i duhen heronj të retorikës politike, por udhëheqës të arsyes, dialogut dhe kompromisit.
Është koha të ndalet politika e inatit dhe të fillojë politika e përgjegjësisë.
Sepse shteti nuk pret pafundësisht.

Më 12 qershor 2026

“Lëvizja e Deçanit” e 20 Tetorit 2023, lëvizja më atdhetare që mbahet në mend

0
Vesel Lekaj është anëtar dhe organizator i Nismës së Deçanit, e regjistruar zyrtarisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës më 27 maj 2024, si „Lëvizja e Deçanit“ dhe njëherit është koordinator i saj.
Ka punuar në shkollën fillore “Krune Krstiq“ – Arbanas, Zarë të Kroacisë. Aty është profesor i Gjuhës Shqipe,- lëndë zgjedhore fakultative në gjimnazin “Vladimir Nazor” – Zarë, nga 27 tetor 2016, mësues në Shkolën Fillore „Bijaqi“ Kastel Novi në Prefekturën e Splitit, nga viti shkollor 2021/22.
Veseli është anëtar i Komisioni për Kurrikulen e Gjuhes Shqipe për Pakica në kuadër të Ministrisë Kroate të Arsimit dhe hartues i Kurrikules për Shkollat e Mesme të Kroacisë, në kuadër të Ministrisë.
Ai është nismëtar për bustin e arbneshit Kruno Krstiq në Shkollën Fillore të Arbanasit të Zarës.
Në Universitetin e Zarës, Departamenti i Historisë së Artit, ka diplomuar më 27 shtator 2013, duke e marrë titullin profesional Bachelor universitar (baccalaureus) në Histori Arti.
Po aty ka diplomuar në temën „Manastiri i Deçanit, punët konservuese dhe restauruese“. Në Universitetin e Zarës ka vazhduar me studimet pasuniversitare (studime doktorale), Arkeologjia e Adriatikut Lindor, Mesjeta e Hershme, me temën: „Fundi i Perandorisë Romake dhe Mesjeta e Hershme në Komunën e Deçanit“.
Vesel Lekaj është anëtar i Nismës dhe udhëheqës i të Rinjëve të Fshatit Lumbardh për Pajtimin e Gjaqeve me 5 janar 1990.
Ndërsa, me ardhjen e Anton Çettës, më 2 shkurt 1990, Nisma u shndërrua në Lëvizje Gjithkombëtare për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë.
Anëtar i LDK –së në Nëndegë dhe kryetar si dhe anëtar Dege në Deçan, deri më 2010.
Ai është veteran lufte, pasi ishte pjesmarrës i luftës nga 1998- qershor 1999, pa ndërprerje.
Ishte pjesëmarrës në ngjarjet organizative të vitit 1991, për Grupet e Para Ushtarake, mobilizuese për në Shqipëri.

Komandant Shtabi për Mbrojtje Civile 1992-1993, në kuadër të Bashkësisë Lokale.

Po ashtu ishte këshilltar i Asamblesë Komunale në Deçan, pas lufte, në dy legjislatura. Anëtar i Komisionit për Vulë e Amblemë të Komunës së Deçanit si dhe udhëheqës komisioni për Evidencimin e Lokacionit për Shtatore për heroin Sali Çekaj si dhe implementimin e saj në qendër të qytetit.
Për punët dhe angazhimet e tij intelektuale – atdhetare ka marrë Çertifikatë nga OSCE për praktikat e Kuvendeve Komunale.
Ishte edhe Kryetar Këshilli në kuadër të Asamblesë Komunale të Deçanit për Rivarrosjen e eshtrave të heronjëve, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, në shkurt 2002, në Dubovikë etj.

Me 20 tetor 2023 Vesel Lekaj me shokët e ngritën në këmbë një komb të tërë pas nismës së quajtur “Lëvizja e Deçanit”.

Ne më “nuk jemi Myslimanë”, patën thënë në atë kohë…!

______
Je kryesori i Lëvizjes së Deçanit të 20 Tetorit 2023. Si arritët t’i thoni Ndal islamizimit të kombit ….? Kishin kaluar të gjithë kufinjt e durimit kur ju dolët hapur ndaj kësaj murtaje që na shfaroste e synon të na zhbëjë…?

 

Vesel Lekaj: Në pyetjen Tuaj të parë, mund të them se, ka shumë kohë që i kemi vërejtur këto dëmtime kolosale që i bëhen popullit tonë, në këtë drejtim.
Është trishtim se si kjo fe (islame), na bëri si të thuash, të përgjumur si popull, e që vepron hapur kundër gjuhës, historisë dhe përgjithësisht interesave kombëtare e shtetërore.
Që ta realizojnë këtë, ekstremistët islamik vihen në shërbim të projekteve dhe agjenturave antishqiptare, tërësisht hapur dhe para syve tanë. Sikur u “pajtuam” se kur e kemi këtë besim, u dashka t’ia lëmë fatit tonë të zi e të pashmangshëm tragjik, ashtu si në shtetet arabe të vendeve tjera.
Ne jemi popull i vjetër e autokton, i vetmi në Evropë që bartë kaq gjatë e në vazhdimësi një traditë të vjetër. Kemi rezistuar me shekuj, me sukses, kundër asimilimit tonë. I kemi humbur, pothuajse, nëntë nga dhjetë njerëzit tanë nëpër shekuj dhe nuk bën t’ju nënshtrohemi tashmë këtyre mbeturinave endacake.

E kemi tollovitur trurin disa kohë më përpara, se si mund t’i dalim përballë kësaj të keqeje. Çka është edhe më dëshpëruese se, vet brendia e Islamit si fe, lejon, stimulon dhe prodhon ekstremizëm, gjakderdhje edhe brenda llojit të vet.
Kjo është tejet fatale për një popull që ka këtë epidemi të brendshme dhe i cili mendon se nuk mund ta ndryshoi këtë dogmë arkaike, aq më shumë, mu në mes të këtij kontinenti.
Ne, nuk ishim ata që mund të përmirësojmë ose rinovojmë islamin ose diçka në këtë drejtim. Vendosëm të largohemi tërësisht nga kjo fe, ta kishim këtë veprim përnjëmend, pa mëdyshje, të guximshëm, njëherë e përgjithmonë.
Fillimisht, nuk e bëmë këtë veprim që ta kishin model njerëzit e tjerë. Folëm vetëm në emrin tonë personal. Kësisoj, kjo e kishte vizionin e vet fillestar. Ne e bëmë këtë veprim për idealin tonë, që të jemi të lirë dhe të rrjedhë gjithçka lirshëm e natyrshëm si një burim i pashtershëm nevoje. Kishim disa veprime kundër ekstreme e përvoja paraprake, shumë vite më përpara. Kemi menduar gjatë kohë për këtë punë dhe kemi qenë  të gatshëm, që një ditë, do t’i dalim hapur të keqes, të bindur se do të ketë sukses.
Para 20 tetorit 2023, kishim kontakte të shpeshta me individ e grupe të ndryshme në tërë Kosovë. Shkova edhe në Zvicër. Vërtetë kishte përkrahje të madhe atje. Isha edhe në Shoqatën “Nënë Tereza” në Luzern. Atje. Ishte interesant një diskutim aty në zyrë. Kalova gjithandej. Të gjithë ishin të mllefosur kundër kësaj te keqeje, secili në rrethet e veta. Vështirësia gjendej në atë se cila do të ishte motoja qendrore e prononcimit tonë, fjalët që do t’i themi në at kuvend, që të ndikonte te publiku dhe masa e gjerë. Nuk duhej të përsëritej më, ai kundërshtimi i plogësht si deri tani.
Nuk do të duhej të ndodhte ajo metodë, si  nëpër televizionet tona, ato  narrative analistësh që kundërshtojnë përgjumshëm rrymat ekstreme dhe pastaj sikur bashkëjetojnë me ta, ose me ide të përafërta. Të parafrazonin më pastaj ndonjë paralele lëshimi e mirëkuptimi, të dyanshëm në dialog.

Ishte rrezik të dalim publikisht e të mos themi asgjë. Sloganet e vjetra, ndonëse të mira për kohën, tashmë nuk kishin ndikim në këtë kohë të re e moderne, në shtetin tonë tashmë të pavarur.

Qeveritë serbe e as Perandoria Osmane, tashmë  nuk ishin këtej pari me topa e armë si dikur. Mund të dilnim të keqes hapur, pa na bërë syri frik.
Kishte edhe mendime të tjera. Vërtetë ishte demokraci mendimesh kundër këtij fenomeni të keq. Por të gjithë ishim të një qëllimi, se kjo sëmundje duhet të ndalet gjithsesi  dhe secili më shumë se tjetri duhet dhënë kontributin e vet.
Kishte frikë ndonjëri nga pjesëmarrësit, se mos kjo dalje e jona publike kësisoj, po e dëmton, po e stimulon rritjen e ekstremit edhe më shumë. Ky fenomen veç po rritej me shpejtësi marramendëse. Ata u munduan ta shfrytëzojnë edhe këtë propagandë dhe kjo shihej në dalldisjen e hoxhallarëve, duke i nxjerrë të gjithë njerëzit e vet nga biruca, në sipërfaqe. Ne ishim të vetëdijshëm se kjo ideologji fetare e këtij lloji, i kish përmbysur vendet e lindjes, me tërë atë kulturë të lashtë (Askund më shumë se në Egjipt nuk është përdorur pija e verës). Të tillët, pasi po asimilojnë gati tërësisht Bosnjën, donin të na asimilonin edhe ne dhe po nxisnin pezmin Evropian kundër nesh. Pas 20 Tetorit, këto struktura kriminale organizative, dolën në sipërfaqe, të organizuara dhe të orkestruara. Ata tashmë bënin plane hapur dhe ekspozoheshin në rrugë, në festa, nëpër media.. se si mund të depërtonin në Evropë, përmes shqiptarëve.
E keqja, tashmë kishte ndërtuar fshehurazi strukturën radikale ekstreme, e gatshme për veprim e ballafaqim në sipërfaqe, gjë që edhe po ndodhte dhe po rritej me shpejtësi.

Kjo veprimtari asimiluese islamike tashmë shihet edhe me syrin e naivit më të madh.
Është një roman i tërë ngjarjesh perfide dhe përpjekjesh të atyre ditëve që mund të pasqyrohen më vonë, më gjerësisht.
Ekstremizmi po rritej me shpejtësi. Ta lëmë situatën të rrëshqas ashtu si në vendet lindore e duke qenë populli jonë, si të thuash, tepër i lashtë e me traditë, racë ilire, ishte vetëvrasja më e madhe shqiptare në histori. Ndoshta edhe mund t’i numëronim dekadat e fundit të asimilimit tonë të përgjithshëm, brenda Evropës katolike e të zhvilluar. Në zhvillimet dhe ndryshimet e mëdha dhe ato moderne, janë përmbysur popujt e vegjël e të mëdhenj, që s’kanë ditur dhe s’kanë pasur gjeturi. I ka ngulfat oqeani i madh i jetës.
Kishte individ dhe grupe paraprake shqiptare që ishin marrë me këtë fenomen, ekstremizmin dhe e kishin shtjelluar këtë problematikë me vite. Kishin edhe programe konkrete, se si duhej të luftohej e tërë kjo. Shihej se atyre s’ju mungonte guximi, dija as veprimtaria patriotike, por ndoshta metoda, çelësi, mënyra që aktivizon fort masën atdhetare e nacionaliste dhe e bën së tepërmi të guximshme për ballafaqim.. Kjo masë  paraprake e njerëzve, fillimisht ishte energjia më vitale që ndihmonte ato ditë nismën tonë, që i dha grusht të keqes. Që ishin shumë aktiv.

Dolëm në sipërfaqe një masë e madhe njerëzish dhe kundërshtuam ekstremizmin, me moton:
Nga sot e tutje, nuk jemi më mysliman. Kishte duartrokitje të forta.

Të nesërmen, ne bëmë një deklaratë të përgjithshme për media sipas prononcimeve tona të ditës së parë, e cila duhej t’i qëndronte kohës..

I cilësuam dy ekstreme fetare që rrezikojnë fizikisht dhe si identitet popullin shqiptar: islamizmi dhe ortodoksia serbe. Se ekzistojnë segmente të këqija të këtyre dy feve dhe jo për ato dy fe si tërësi, po sidomos për ekstremizmin si veçanti brenda tyre.

Ne i kemi ruajtur monumentet tona fetare gjatë gjithë historisë edhe atëherë kur ortodoksia serbe i ka uzurpuar dhe tjetërsuar me forcë kishat tona të hershme.

Që në zanafillën e vet, romantizmi dhe komunizmi i shekullit 19 –të, u përdorën kundër shqiptarëve. Evropa lejoj dhe ndihmoj në krijimin e shteteve artificiale sllave, vetëm që të mos ishin myslimane.

Në këtë zonë gjeografike, midis lindjes e perëndimit, ishte e vështirë të jetohej.

Rënia e Bizantit nga turqit ka mbetur variant i interpretimit ndryshe nga e vërteta e dikurshme. Pas fitore së rusëve mbi turqit, është interpretim sllav i historisë për ortodoksinë në sytë e perëndimit. Historianët perëndimor roman, dhe gjithë politika e tyre, e interpretojnë gabimisht si të tillë çfarë thonë sllavët. Shqiptarët autokton kanë mbetur peng i një realiteti që ekziston krejt ndryshe.

Kjo është ajo nyja e botëkuptimit që shqiptarët i ka lënë në një ngërç e pa përkrahje, mes këtyre dy kulturave që po na godasin nga të gjitha anët. Vetëm si autokton dhe jo mysliman që ishim, mund ta zgjidhim drejt këtë histori që po na dëmton rrënjësisht.

Që në zanafillën e vet, romantizmi dhe komunizmi i shekullit 19 –të, u përdorën kundër shqiptarëve, ndihmuan në romantizmin nacionalist për krijimin e shteteve të reja sllave në Ballkan, në kurriz të tokave tona dhe asimilimit të po këtyre njerëzve si shumicë në ato sipërfaqe, gjurmët e të cilave shihen deri në ditët tona. I vetmi popull që u rreziku si komponentë e tërë kësaj, si nga Lindja ashtu edhe nga Perëndimi, më së shumti ishin shqiptarët. Si të krishterë, serbët, kanë shfrytëzuar pezmin Evropian kundër vet islamit.

Pati reagime të mëdha pozitive, por edhe shqetësime e shpifje ndaj jush…?

Vesel Lekaj: Po, pati përkrahje të madhe ato ditë dhe, si të thuash, për një kohë të gjatë, ishte ngjarja kryesore në media dhe e bisedave ndër njerëz.
Edhe tani, pas afër tre vjetëve, ka mbetur ngjarje e tillë me intensitetin dhe interesin e madh dhe i shumëfishuar së tepërmi numri i veprimtarëve.
Çdo dit ka aderime të reja e prononcime kundër të keqes. Ka edhe veprimtari individuale, grupore, shoqata dhe organizata të shumta në këtë drejtim.
Secili organizim ndihmon në llojin e vet. Këto grupe nuk duhet të ndalen por të ndihmohen dhe t’ju njihet kontributi i madh atdhetar. Janë shpresa e shumëfishuar e këtij vendi. Gjatë rrugëtimit, herë njëra e herë pala tjetër, prijnë dhe e parakalojnë suksesin e madh.
Më kujtohet se, në intervistën publike, në TV Dukagjin, ato ditë në Prishtinë, kishim më shumë se gjysmën e mbështetje popullore, qysh ditëve të para. Këtë na konfirmoi atëherë edhe stafi i televizionit.
Kanë pasur presione psikologjike, nga më të ndryshmet, aktivistët që morën pjesë në ngjarjen e ditës së parë të 20 Tetorit. Në disa mjedise kishte edhe hamendje të fortë se çfarë paska ndodhur atë pasdite aty edhe pse na njihnin njerëzit.
Ka pasur ndonjë rast që pjesëmarrësin e ngjarjes, nuk e ka zënë gjumi gjithë natën dhe për disa ditë me radhë.
Disa nga fëmijët e pjesëmarrësve në ngjarje, kanë lotuar përpara prindërve të vet, kur kanë lexuar e dëgjuar fyerjet e komentuesve ekstremistë dhe thirrjet tjera telefonike kundër tyre.
Por, kryesisht, shumica e përballoi këtë dhe shumë shpejt, edhe pjesa tjetër u konsoliduan fuqishëm dhe nuk u ndalën.
Ky drejtim atdhetar në rritje, do t’i disiplinon më shumë qytetarët dhe do t’i ndryshoi për të mirë kudo.

Pse zgjodhët pikërisht Deçanin për themelimin e kësaj Lëvizjeje? Menjëherë nisi propaganda kundër saj duke e cilësuar lëvizje përçarëse, se po financohet nga qarqe antishqiptare, nga Serbia etj.  Pati tentim që t’ju ballafaqojnë me gjykatë dhe a ju ka ftuar prokuroria? Edhe në Deçan prej nga jeni Ju, u gjeten prononcime kundër jush, ju etiketuan me lloj-lloj fjalësh dhe mu aty pak më vonë e dekoruan një hoxhë të njohur për ekstremizëm të hapur…?!

Vesel Lekaj: Vetëdija shqiptare tashmë është më homogjene sesa në të kaluarën.
Ky tubim i 20 tetorit 2023, mund të mbahej kudo në Kosovë. Në tubim kishte nga të gjitha rrethet, ndonëse do të vinin shumë fish më shumë, po ta kishin ditur paraprakisht.
Por edhe Deçani dhe përgjithësisht Dukagjini, megjithatë, i ka disa përparësi në traditë, pozitë gjeografike etj. Edhe këtu mund të mbahej. Në vazhdimësi, në këto anë ka pasur edhe fuqi ekonomike. Kanë shfrytëzuar edhe Bjeshkët e Nemuna, që në të kaluarën më lehtë të përballohej dimri. Deri diku, kishin një ekonomi stabile.
Kullat familjare prej guri tre apo katër kate, me mure oborri, edhe sot duken si kala dhe fortifikata identiteti.

Vesel Lekaj tek varri i Josip Reles në Arbnesh të Zarës, dramaturgut të parë modern në letërsinë shqipe 

Në vetëm pak breza, Dukagjinasit dalin që të gjithë të krishterë. Edhe shqiptarët e krishterë të pa asimiluar sot në fe, në shumicë janë nga këto rrethe. Edhe pozita gjeografike ishte më e përshtatshme në kufi me vendin amë. Nuk i duronin okupatorët shumë.
Sa i përket propagandës kundër Lëvizjes sonë, kjo pritej. Vetëm një i marrë mund ta mendonte ndryshe. Kjo fytyrë e keqe veprimi dhe zhvatjeje e ekstremit, është parë gjithandej me praktikat e vendeve sllave dhe atyre në  lindje. Ekstremistët islamik na akuzojnë për ato veprimtari të pista që i kanë dhe notojnë vet. Ata e dinë se mund t’i shfrytëzojmë edhe të dhënat e sigurta për të vërtetat e tyre.
Ata arrestohen çdo dit nga organet e sigurisë dhe nuk qesin gjak.
Në kushte të tjera, për abuzime të grave dhe vajzave, ata do të ndiqeshin edhe me Kanun. Ju kujtohen vrasjet dhe përdhunimet e pafundme që ju bënë disa familjeve shqiptare në luftërat e Sirisë dhe aktet tjera klandestine e terroriste kudo në Evropë.

Sa i përket individëve që u përfolën në Deçan, Prishtinë e në ndonjë vend tjetër, nuk kemi të dhëna të plota. Nga ana tjetër, dihet se e keqja organizon betejën aty ku fillon. Por e dimë një gjë se në Deçan, shembuj kundër ekstremizmit islam,  ka sa të duash. Duke ju thënë edhe flliqtana. Këtu, në përgjithësi, banorët kanë qëndruar stoik dhe na mbështesin. Çdo dit bisedojmë me veprimtarë dhe grupe atje.
Ne i kemi njoftuar disa segmente të sigurisë dhe institucioneve tona, paraprakisht për këtë nismë. Po mundohemi t’ju krijojmë mundësi inkuadrimi në nismën tonë, çdo shqiptari, për të mirën e përgjithshme. Nga ana tjetër, duhet ditur se ky drejtim nuk është aq i lehtë. Nuk mund të themi se truri i secilit është i përgatitur këtu.
Kemi raste individuale, që fillimisht na kanë sulmuar, si mysliman që ishin, por më vonë, të njëjtit, u bënë shqiptarë të krishterë katolikë dhe bile të devotshëm, të  rikthyer në fenë e të parëve dhe po vendosin edhe kryqe.
Ne kemi anëtarë të shumtë nëpër partitë politike. Ata shpesh na pyesin e shkruajnë se, a po kemi ndihmë nga eskorta e tyre partiake. Ata gëzohen kur ne bisedojmë dhe e pohojmë, pro këtë.
Pas daljes tonë në sipërfaqe, ne kemi paraparë edhe kundërshtime të forta nga të gjitha anët, sepse rrjeti islamik dhe financat e tyre kanë qenë marramendëse, që nga e kaluara dhe po vazhdon deri në ditët tona. Njerëzit që financohen nga islamikët, herët a vonë, kanë detyrim të hapin gojën, duke bërë propagandë për ta, e në favor të tyre.
Kur doli Nisma në sipërfaqe, në vend se të gëzoheshin, disa individ politikë e partiak, përfolën menjëherë, se ne do të themelonim parti politike. Këto shqetësime i kishin më së shumti ato grupe përfituese, që e kanë shfrytëzuar e shkatërruar më së shumti këtë vend. Të tillët u ndjenë të shqetësuar e të hutuar njëlloj me ekstremistët islamik.

Në anën tjetër, sot është një gamë e madhe udhëheqëse e adoleshencës politike, që janë shumë aktiv, por të pa përvojë. E keqja në këtë drejtim mund të shkoi në kahet e paparashikuara për vendin tonë.

Por, të tillët nuk mund t’i qortojnë, e as t’i përmirësojnë zhvatësit e deridjeshëm duke nxjerrë dhëmb dhe sjellje të pa cipë, siç po ndodhë tani.

Sa i përket pyetjes për prokurorinë, ata nuk na kanë ftuar. Nëse na thërrasin, ne ju përgjigjemi. Këto thashetheme janë më tepër akuza shpifëse dhe propaganduese. Që ta ushqejnë popullin me mashtrime e dyshime të vazhdueshme  kundër nesh. Këta janë armiq të përbetuar dhe kësisoj duhet të kujtohen dhe të evidencohen.
Nga ana tjetër, llumi liberal dhe disa analistë të zëshëm, duke fjetur në shtratin zhvatës të këtyre rrymave, mundohen ta mbajnë mesin dhe balancimin e feve si të njëjta. Ata duan të duken se janë me të gjithë dhe të mos u prishet rehatia.

Disa nga politikanët tanë udhëheqës, nga frika e humbjes së pushtetit dhe duke qenë tej mase të korruptuar, e me vepra të këqija, deri në pakufi, nuk morën masa ndaj këtij fenomeni, pas luftës çlirimtare. Përkundrazi, hezituan, disa të tjerë filtruan me këto forca ekstreme.

Si Nismë, ne jemi nisur nga gjendja faktike në Kosovë dhe nuk morëm përgjegjësinë e kundërshtimit të problemeve tjera fetare, jashtë territorit të Republikës së Kosovës edhe pse kjo po bëhet vetëdije e përgjithshme nacionale, e të gjithë shqiptarëve, kudo që janë.

Me fenë islame në zemër të Evropës, çdo luftë që e fituam, pas pak vitesh, do të rikthehet në zero, aty ku e filluam.

Edhe evropianët, kanë bërë lëshime e gabime në këtë drejtim dhe tashmë i frikësohen të ardhmes, së fëmijëve të vet. Në vendet e tyre, ata kanë filluar të marrin masa urgjente për ekstremizmin dhe emigracionin.

Sot, në viset shqiptare, atje ku ka më pak liri, ka më shumë fe islame.

Ne nuk duam që në emër të kësaj feje, të copëtohemi si Bosnja.

Sot, jemi të rreshtuar krah me koalicionin më të madh botërorë në histori, kësisoj, për herë të parë, me mundësi kaq të mëdha.

Padrejtësitë kryesore, duhet t’i largojmë dal ngadalë dhe jo ato përnjëherë.

Mos t’i frikësojmë aleatët tanë, ku disa nga ata, kanë përgjegjësitë, në padrejtësitë e hershme, si ato të ndarjes së tokave tona, por që sot, shumica prej tyre, janë me ne.

Detyra jonë, është mbrojta, afirmimi dhe rikthimin i shqiptarëve në identitet si qytetërim, paqe, vlerë njerëzore e kulturore.

Vetëm ky drejtim, do t’i zgjidhë njëherë e mirë, të gjitha problemet, pas kaq shekujsh.

Njerëzit serioz të Lëvizjes, dhe simpatizantët e saj, t’ju shmangen përplasjeve politike dhe interesave të tyre klanore. Politizimi partiak i Lëvizjes është kanceri më vdekjeprurës i saj. Megjithatë, këmbëngulësia e anëtarëve pro këtij misioni, është më e madhe se ndarja politike mes tyre.

Asnjë drejtim tjetër, nuk të provokon gjendjen emocionale, me plot sakrifica, batica e zbatica, sa nisma në fjalë. Anëtarët e saj duhet të kenë shumë mirëkuptim mes njëri tjetrit.

Këtë iniciativë e nisëm si atdhetarë, e jo si fetarë të ndarë në katolikë e myslimanë. Të gjithë jemi bashkë, shqiptarë. Intelektualët, duhet të inkuadrohen më shumë, në këtë projekt madhor. Nuk mjafton duke thënë se, jemi kundër kësaj të keqeje. E disa të tjerë, duke e pritur shumicën ose përfundimin apo fitojmë apo jo.

Familjet, tashmë e kanë ritmin e rikthimit në rrënjët e veta dhe po largohen nga e keqja edhe zyrtarisht. Ta bëjmë realitet këtë mrekulli shpirtërore, në favor të kombit. Këtë veprim të madh, historik e stabilizues.
Së shpejti do të shpërthejë një vlug i madh i njerëzish, i ndryshimeve dhe përparimeve të përgjithshme, në interes të kombit tonë.

Që nga 20 tetori 2023, Lëvizja ka marrë hov dhe është bërë pjesë e preokupimit në hapësirat shqiptare dhe në mërgatë. Çdo ditë familje të shumta i rikthehen besimit, rrënjëve të mëparshme që kishin. Duket se është tërbuar Bashkësia Islame dhe qarqet tjera antishqiptare …?!

Vesel Lekaj: Ky vullnet i madh, kjo nismë nuk përshkruhet me fjalë. Ka raste kur në bisedë me veprimtarët tanë të grumbulluar, kemi qeshur me zë të lartë. Ky drejtim është nevojë urgjente e kohës.
Është mirë që kjo të kuptohet sa më shpejt prej të gjithë shqiptarëve e aq më tepër prej atyre veprimtarëve që merren me politikë ose e ndjejnë veten me përgjegjësi në këtë shoqëri. Shumë aktivistë politikë e të kulturës, ende nuk janë në nivelin e këtij trendi të ri e të nevojshëm që kërkon koha. Nuk e kemi luksin të jemi aq modest në këtë situatë, kur edhe në Evropë kanë filluar ndryshime të mëdha. Kush do të na besonte sikur të fillonte Lëvizja jonë këtë vit.
Do të keqkuptoheshim nga perëndimorët si të vonuar, ashtu si shpeshherë në histori. Presioni ekstremist dhe nevojat tona, diktuan në mënyrë autonome që të ishim dukshëm më syçelë e më të shpejtë sesa ata. Ata u mrekulluan dhe u befasuan për mirë me punën tonë. Ata panë djemtë tanë të guximshëm, largpamës e patriotë. Sikur donin t’i kishin dhe t’i edukonim edhe fëmijët e tyre kësisoj.
Ky drejtim dhe vetëm ky drejtim nuk falë. Patriotizmi i rrem këtu bie.
Hoxhallarët, gati në përgjithësi, duken lakuriq me ato prononcime dhe veprime publike që kanë bërë deri më sot. Ndonjëri prej tyre ka filluar t’i bëjnë disa veprime të vogla pozitive dhe kjo është mirë. Por duhet të lëvizin më përpara që të mos kuptohen ato gjeste e veprime sa për sy e faqe. Që ta ndjejnë veten tamam shqiptarë, duhet  t’i rrokë reforma përparimtare, ashtu si ne, që të jemi të mirë të gjithë.Ata duhet ta ndjejnë veten shqiptarë dhe t’i bashkohen dramës së përgjithshme sepse është në të mirë, së pari, të familjeve të tyre dhe shoqërisë në përgjithësi.
Si nismë, ne nuk u ndikuam nga askush, as nga brenda, as nga jashtë, e as nga rrethanat momentale të situatave, qoftë në Lindje apo kudo tjetër në botë.
Përfaqësuesit kryesorë të fesë islame, këtë e dinë mirë, por duan t’i shiten me mashtrim, simpatizantëve të vet ekstrem.
Hoxhallarët e shumtë të Ballkanit dhe shërbimet serbe, janë bërë bashkë, në dramën e madhe të asimilimit tonë.
Asnjë shtet Ballkanik, nuk i ka disa prijës fetarë, aq antikombëtar, sa shqiptarët, kundër vendit të vet.
Nuk ka më urgjencë për shqiptarët, sesa të hiqet ky mentalitet lindor, si kulturë dhe si fe, në këtë pjesë të Evropës.
Largimi nga islami ekstrem, është patriotizëm, është ndër dy atdhetarizmat më të mëdhenj në histori, që pas vdekjes së Skënderbeut dhe pavarësisë së vendit tonë.
Imami i keq, duhet të bojkotohet nga kontaktet dhe nga të gjitha shërbimet, e sidomos në varrime, nga lamtumira e fundit e jetës sonë tradicionale.
Nisma jonë, nuk u themelua që të bisedoi me prijës të tillë fetarë, dhe as që t’i komentoi librat e tyre të teologjisë. Islami, nuk mund ta kontrolloi ekstremin, brenda llojit vet. Fëmijët tanë, nuk keqpërdoren më, duke terrorizuar si klandestin, metropolet e Evropës, e duke qenë pjesëmarrës, në luftëra të huaja, të pakuptimta.

Ne e dimë se, në shumicë, shqiptarët, nuk janë fetarë dhe janë më të liruarit nga këto ngarkesa tepricë, nga të gjithë popujt tjerë të Evropës.

Por ne, nuk e kemi luksin të deklarohem zëshëm, se jemi aq neutral me fe,

e ateistë, kur disa nga familjet tona, i kemi ende në kulturën e huaj lindore dhe në evidencat e tyre, e duke na përsëritur çdo dit, at përqindje poshtëruese, në sytë e botës.

Me 6 maj 2026, në Zarë të Dalmacisë, ku Ju jepni mësim, u shënua viti jubilar i 300 –vjetorit të ardhjes së arbëneshëve në Zarë nga Shkodra e rrethinat e saj? Largimi i tyre nga vatrat e veta, ndodhi prej pushtimit osman. A tërhiqni ndonjë paralele të së kaluarës dhe pasojave që i ndjejmë edhe sot dhe si mund ta përshkruani me pak fjalë këtë…?

Vesel Lekaj: Në Arbënesh të Zarës, fillimisht kanë dhënë mësim Pashk Bardhi, Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Shtjefën Gjeçovi etj. Dikur më vonë, deri më 1937, ka dhënë mësim edhe Niman Ferizi, sekretari i Bajram Currit i cili po at vit vdiq ose u helmua në Zarë.

Në ndërtesën e gjimnazit ku jap mësim, në mesin e shekullit të 19, ilirishtja është mësuar si lëndë primare krahasuar me të gjitha lëndët tjera. Kjo e dhënë me fotografi është në korridorin e shkollës.

Në këtë vit jubilar festohet edhe 300-vjetori i ardhjes së Arbëneshëve nga Shkodra me rrethe në Zarë. Këto ishin migrime nga represioni i Perandorisë turke si dhe nga faktorë të tjerë e për qëllime të tjera.

Ky vend ka dhënë edhe intelektualë, dhe personalitete me kulturë konkurruese evropiane. Këtu ka histori të mundimshme, tepër interesante dhe shumë gjëra për ta, në vendin tonë nuk dihen plotësisht.
Me 6 maj, në Prishtinë, gjithashtu festohej ditëlindja e Gjergj Kastriotit. Skënderbeu si krye hero, është mbi secilin religjion, është vet ekzistenca e kujtimit dhe jetës sonë. Në hartat e gjimnazit, këtu në Zarë ku mësohet, është e vendosur vetëm fotografia e tij për rezistencën dhe luftën anti osmane.
Në Zarë të Dalmacisë, të njëjtën ditë përkujtimi, rikujtohej ardhja e Arbanasëve këtu.
Përgjithësisht emigracioni shqiptar në vendet Ballkanike, e sidomos në ato të ish Jugosllavisë, ka finesa të propagandës  serbe kundër nesh.
Shtetet e reja të dala prej saj, nuk janë të liruara krejtësisht nga kjo murtajë e vjetër.
Nuk janë të liruar plotësisht nga fama e keqe dhe nostalgjia për të kaluarën.
Kroacia, për dallim, ka përparimin më të madh në raport me  të tjerët, për shqiptarët. Këtë situatë dhe nevojë imediate, duhet ta ndihmojmë të gjithë ne, në interesa të dyanshëm. Kësaj mund t’i  dalin edhe pengesa. Popullata e saj është e arsimuar, e kulturuar dhe i duan shqiptarët. Ndryshe, shumë shqiptarë luftuan për çlirimin e Kroacisë dhe një pjesë e tyre ranë nëpër ato beteja. Nga ana tjetër, më shumë se gjysma e këtij vendi janë autokton ilirë.
Arbëneshët janë një urë lidhëse e këtyre përpjekjeve, vuajtjeve  dhe historive  të përbashkëta. Ata janë dhe e ndjejnë veten autokton, të njëjtësuar me vendësit si kroatë, e sidomos me Dalmatët. Në mesjetë e më herët, nuk janë parë dallime.
Ndërtimtarë e shumë njerëz të tjerë të ditur, kanë pasur një mbiemër të vetëm, ilirë, përgjatë gjithë bregdetit të Adriatikut.
Por levat komuniste ende ekzistojnë dhe përmes tyre ndikimi serb ende është prezent në rajon, sidomos kur është në pyetje çështja shqiptare.
Ata patën ndërhyrë edhe në Lëvizjen e Ljudevit Gajit, për të mbetur ngërç ky identitet i dikurshëm autokton.

Arbëneshët u larguan nga vatrat e tyre nga dhuna osmane.
Papa Klimenti 11 –Albani, organizoi Kuvendin e Arbërit për rezistencë kundër turqve dhe asimilimit shqiptar përmes peshkopit Vinqenc Zmaji (Vicko Zmajević).
Vinqenci i vizitoi këto treva, disa vjet para se të vinte me të shpërngulurit. Ai donte të dinte fillimisht numrin e të krishterëve këtu. Më pastaj udhëhoqi ekspeditën e shpërnguljes së shumë familjeve shqiptare, më 1726, etj. Papa Klementi nuk ishte tashmë në këtë jetë. V. Zmaji e ka varrin këtu në Zarë. Këtu Roma e sidomos Selia e Shenjtë, donin të kishin ndikim në këtë qytet të pushtuar herët nga Venediku.
Fillimisht venedikasit nuk i lanë banorët e ardhur, të strehoheshin në qytet, në ato kushte të këqija atmosferike. Të ardhurit tashmë ishin banorët e parë jashtë mureve të kalasë. Por me kalimin e kohës, Kryepeshkopi Vinqenc i futi brenda banorët.
Të ardhurit ishin punëtorë, këmbëngulës, profesionistë dhe të civilizuar. Që në vitin 1725, Zmaji shkroi për idenë e themelimit të një seminari që do të kishte për qëllim edukimin e klerit ilir. Sipas Ivica Matešić Jeremija, fillimisht, nxënësit mësonin shqip se nuk njihnin gjuhë tjetër.
Në pjesën e dytë të shekullit 18, këta banorë shtegtarë të ardhur nga Shkodra e rrethinat e saj, ishin shumicë në këtë qytet.
Kur e pyeta një arbënesh të moshuar se, sa përqindje jeni tani këtu në këtë lokalitet? Ai mu përgjigj si me humor: Në Varrezat e Vjetra ende jemi shumicë, por jo edhe në qytet.
Në fund të shekullit 14 –të (1396), piktori rektor -Gjon Durrsaku, ishte larguar nga pushtimi turk. Ishte shpërngulur universiteti i Durrësit këtu në Zarë, me suitën e vet mësimdhënëse dhe bashkëvendës të tjerë të shumtë. Kishin themeluar Universitetin e parë në Zarë, në kishën e Shën Dominikut dhe tashmë kjo e dhënë figuron në historikun e këtij vendi, vetëm tani në shekullin 21.
E keqja tjetër është se shqiptarët ende po shpërngulen, jo vetëm nga vendi i vet i origjinës, i vjetër e i begatë, por edhe nga vendbanimet që erdhën dikur dhe të cilët kishin krijuar historinë e vet, në interes të përgjithshëm.

Në fillim ishit mjaft të pranishëm në jetën publike, por më vonë duket se u tërhoqët? Pse? Personalisht isha vitin e kaluar kur u përkujtua dyvjetori i Lëvizjes së Deçanit… A do të kremtohet për çdo vit themelimi i kësaj lëvizjeje…?

Vesel Lekaj: Po, normal, do ta festojmë këtë ngjarje në vazhdimësi, si edhe të tjerët do ta kujtojnë pas nesh, në forma të ndryshme. Kjo do t’i shërbej vendit më gjatë, deri sa të çlirohemi tërësisht nga këto ndërhyrje të kulturës së huaj.

Pushtuesve serbo-turq, po u shkatërrohen financat qindra vjeçare që kanë bërë.
Ata janë të tërbuar tani. Në shumë drejtime, rezistenca jonë, më shumë i shkatërron synimet serbe nga ato turke, e krejt në fund ato arabe. Në Lëvizjen e Deçanit, jemi një shoqëri e lirë aktivistësh e përparimtarësh. Këtu ka vetëm veprimtarë me kulturë e vendosmëri të madhe njerëzore. Dikush po i quan edhe misionarë.
Nuk ka hierarki e as kryesi. Këta veprojnë me vullnet të lirë. Të gjitha përgjegjësitë janë të barabarta dhe intensiteti i punës është i tillë, i lirë. Nuk e kemi ndalur aktivitetin. Përkundrazi. Është masivizuar rezistenca. Ne jemi të kujdesshëm në veprime. Vet ky drejtim, nuk është pronë private e një apo disa individëve, e as e një Lëvizjeje të tërë. Populli e ka mare rrugën e vet. Nuk ndalet. Çdo dit dëgjojmë mrekulli.

Si koordinator i Lëvizjes, nuk kam folur shumë. As në rrjetet sociale. Masivizimi i lëvizjes kërkon kujdes të shtuar. Shumë veprimtarë po punojnë. Vet logoja “Edhe unë jam Deçan” ishte dizajn nga një mërgimtar me vullnet atdhetar e që unë as sot nuk e njoh.

Fillimisht, këtë aktivitet tonin e emërtuam si “Nisma e Deçanit”, por të tjerët, kur e masivizuan, e quajtën “Lëvizja e Deçanit”. Nga vrulli i madh, pati disa propozime të tjera, të quhet edhe si Lëvizje kombëtare, Dardane, e ndonjë slogan të ngjashëm. Kjo ishte mirë, por e kishim frikë tollovinë, se nuk do të dihej sigla burimore që e  lindi. Mund të keqpërdorej lehtë një emërtim tjetër, nga individ të tjerë e me qëllime të tjera.
Jemi prezent në jetën publike dhe private, pa u ndalur fare. Kjo Nismë nuk varet tani nga aktiviteti individual i cilit do prej nesh edhe nëse dikush ndalet. Përkundrazi, nevoja që kanë shqiptarët për këtë drejtim, i bën ata më dinamikë dhe rezistenca kundër të keqes, po rritet shumë. Të gjithë shqiptarët, në një mënyrë ose tjetër, janë inkuadruar në këtë drejtim, për të dhënë kontribut. Kjo punë dallon nga drejtimet tjera në përgjithësi. Është drejtimi më me interes për vendin.  Është rritur mbështetja atdhetare nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Në fund të fundit, jemi të gjithë shqiptarë dhe duhet ta mbrojmë këtë vend. Ne u japim mundësi ndryshimi edhe atyre që janë egërsisht kundër nesh. Kemi shumë shembuj të zbutjes së tyre, të reflektimit pozitiv. Familjet që kanë dhënë heronj e kontribut të madh, t’ju ruhen grackave islamike që të mos i zbehin të rënët për liri.
Ka edhe hoxhallarë që na mbështesin. Ka disa që i besojnë historisë sonë dhe fitores. Ata e kanë nuhatur këtë. Disa nga këta janë edhe pjesë e ndonjë procesi më të hershëm.
Pa qenë të vetëdijshëm për historinë tonë te vjetër e të re, nuk do të çelej aq lehtë ky drejtim.
Është tradita e fortë e këtij vendi që ndihmon secilin. Ne nuk jemi as arab e as sllav.
Këtë drejtim e nisëm vet si nevojë dhe askush nuk qëndron para ose prapa nesh. Këtë e dinë faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.
Nevojën tonë, nuk do të dinte të na mësonte e as të na diktonte askush, as miqtë tanë më të mëdhenj çlirimtarë. Askush më mirë se vet, nuk t’i qanë hallet tua. Vetëm më pastaj mund të ndihmojnë. Ne nuk lodhemi për ata që dezinformojnë qëllimshëm sepse në etapën e dytë, kjo hakmerret kundër.
Nuk është kjo një betejë ditore që ata kaq shpejt ti harxhojnë plumbat.

Përkujtimet do të vazhdojnë se jemi të përkohshëm dhe një ditë do të vdesim, por nevoja e këtij drejtimi do të jetë gati e përjetshme.

Nëse nuk këndellen të gjitha partitë politike dhe institucionet shtetërore, si Arbërorë (shqiptar), e deri sa t’i kthehemi vetës, çka na pret dhe çka duhet të bëjmë si komb…? 

Vesel Lekaj: Fatkeqësisht, partitë politike po vendnumërojnë ende në këtë drejtim. Ende dominon logjika e vjetër e epërsisë islamike dhe mos guximi qytetar për ballafaqim me te. Mashtrimi islamik është ngulitur thellë në mentalitetin e partive tona politike. Me këto grupe radikale po ka probleme vet perëndimi, e që i ka banorët të gjithë të krishterë. Ndërsa, ne, përveç se popullatën shumicë i kemi në islam, të paktën të deklaruar, plus ekstremin e futur brenda, e i cili ka gjetur teren më të lehtë për keqpërdorim dhe financim të paligjshëm.
Pluralizmi politik te ne, duket edhe i pa përvojë për shkak të keqbërësve të shumtë.
Kësi sojë, deri diku, ende dominon logjika familjare dhe regjionale në udhëheqje.
Kjo edhe për shkakun se, partitë politike janë udhëhequr nga një mendësi gjysmë fisnore, disa nga këto i përshkonte edhe kërcënimi si fenomen.
Pas lufte, të dukej demokracia si pluralizëm armësh. Këtë situatë të brishtë e ka shfrytëzuar Serbia dhe ekstremi fetar islam. Islami mashtrues, është prezent në institucionet tona. Ka gjetur teren dhe mbështetje nga segmentet e shumta të korruptuara. Korrupsioni është burim i të gjitha të këqijave. Islamikët i kanë shumë në qejfe  njerëzit e tillë.
Nën diktatin e këtij keqpërdorimi të madh, forcave ekstreme, duan të futen në parlament. Të gjithë individët ose zyrtarët e paguar nga agjenturat islamike në Kosovë, duhet të flasin ose të veprojnë hapur, në favor të tyre. Islami politik po e rrezikon edhe mërgatën shqiptare në perëndim.

Të ndërpritet ky model i islamit në Evropë, ky imazh nën emrin tonë, se s’është kulturë e jona. Nën shembullin tonë të pa qenë, mos të helmohen fëmijët atje.

Medresetë, e sidomos shkollimi teologjik në Lindje, jenë bërë prodhim i kundërt arsimor e zakonor me kulturën dhe familjet tona. Sa shumë nxënës janë helmuar në këto vende.
Kur miqtë tanë kanë pyetur për shkallën e rrezikshmërisë së grupeve ekstreme tek ne në Kosovë, disa nga njerëzit tanë të pushtetshëm, e kanë zvogëluar këtë fenomen, kanë mashtruar.
Përgjigja e tyre ndaj kësaj ka qenë aq e vakët, e marrjes nën mbrojtje të këtij fenomeni antishqiptar. Dukuri kjo tashmë e shndërruar në slogan të përsëritur justifikimi, aq pa turp e pa mend, sa na kanë dëmtuar jo vetëm tani por që nga 1912 -të.
Në shumë raste e drejtime, në shtetin tonë laik, ekstremistë islamik, ushtrojnë veprimtarinë e tyre tërësisht hapur.
Mashtrimi ishte shpesh herë i trefishtë. Prijësit fetarë në Kosovë, në të shumtën e rasteve i kanë gënjyer udhëheqësit tanë vendorë e këta të fundit aleatët që na çliruan. Ky zinxhirë ende po vazhdon.
Lëvizja e Deçanit dal-ngadalë po e ndihmon këtë situatë, duke qitur në sipërfaqe  këtë të keqe e me rrezikshmëri të lartë. Tokat dhe njerëzit tanë u tjetërsuan  dhe u asimiluan në emër të kësaj. Duhet të jemi të kujdesshëm dhe homogjen, fillimisht brenda vetes sonë, e pastaj me të tjerët, në kontinentin tonë të lashtë.

Në globin tonë, jemi përpara ndryshimeve të mëdha. Është koha jonë dhe askush mos t’i del përballë si pengesë këtij përparimi të madh.

Diçka që lindë dhe fillon nga poshtë, nga masat e gjera popullore e qytetare, reforma është e plotë dhe fitimtare.

Reformat që lindin nga lartë, nuk janë krejtësisht të pastra e të suksesshme. Ato, në shumë raste i mbytë korrupsioni, ndërhyrjet dhe kompromiset.

Do të ketë ecje të mëdha të shqiptarëve në këtë drejtim dhe jemi në anën e duhur.
Vetëm në dritën e një situatë tjetër të ndryshimeve, në një të ardhme jo fort të largët, do ta shohim e kuptojmë, ashtu të lirë kur do të jemi, se sa gjumin e thellë dhe letargjinë e gjatë e paskemi pasur.

Kisha e Arbneshit në Zare të Kroacisë, ndryshe e quajtur Zonja Jonë e Loretos

A shihni ndonjë tendencë konkrete serbe në këtë drejtim, pasi edhe qarqet akademike serbe që kanë njohuri për religjionet tek shqiptarët, e priten me nevozizëm dhe shqetësim daljen në skenën publike të Lëvizjes së Deçanit ?

Vesel Lekaj: Serbia shqetësohet aq sa edhe Turqia e sotme me tendenca otomane që ka. Turqit nuk i duan shqiptarët bashkë. Shikoni deri ku ka mbërri luksi i tyre i prononcimit uzurpator. Serbët, si të krishterë që janë, shpresojnë ta rikthejnë Kosovën me ndihmën e Rusisë por edhe të disa aleatëve tradicionalë të tjerë katolikë në Evropë. Ky rikthim i shqiptarëve në krishterim, do ta ndërroj gjeopolitikën në favor tonin. Këtë e thonë të gjithë, e tha edhe një ish ambasador Jugosllav në Turqi pas dolëm ato ditë tetori në sipërfaqe. Këtë rrezik e panë serbët dhe hodhën një Non Paper, i publikuar dhe shkruar kështu: Zagreb me 9 shtator 2024, -Për diskutim me shefin e diplomacisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Strukturat e vendeve të huaja nuk janë konfirmuar ende por potencialisht janë nga Republika e Serbisë dhe Federata Ruse dhe krijimi i një mikroshteti në Kosovë. Përgaditjet për krijimin e një mikroshteti rreth Manastirit të Deçanit, – përfundon shënimi.

Ata shpikën fantazmën sikur po krijohet një mikroshtet katolik rreth Manastirit të Deçanit, me qëllim që të shpallin vetë ekstra territorin si mikroshtet për kishën e Deçanit dhe sipërfaqet tjera. Meqenëse ligjet e Kosovës dhe Kushtetuta jonë nuk lejojnë devijim dhe janë me besueshmëri Euro-amerikane dhe e kanë ndihmën e tyre.
Serbët hodhën sloganin Non Paper për ndërhyrje dhe mosrespektim të këtyre ligjeve në të ardhmen.
Sipas tyre, nëse rikthimi në katolicizëm i shqiptarëve, nuk do të ketë sukses, ata nuk do të bëjnë zë. Nuk vlen Non-Paper i tyre. Serbëve ju konvenon që të vazhdojmë e të jemi të gjithë mysliman. Kësisoj, ata shpresojnë që një ditë t’i marrin tokat tona dhe turqve t’ua lënë, njerëzit mysliman pa atdhe. Të gjithë shqiptarët do të jenë në një shtet bashkë dhe të krishterë katolikë. Pa merak. Shqiptarët dhe ndërkombëtarët të mos bien në këtë grackë, pre e propagandës serbe.

Qershor 2026, Zarë, Dalmaci

Intervistoj Gjergj – Bajram Kabashi për librin “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”