Xhuzepe Verdi (1813 – 27 janar 1901)






Nail Draga, Ulqin
Gani Karamanaga, ÇINARI I MOÇËM, Botoi:BKSHMZ, Ulqin, 2021
I njohur si mjek për nga profesioni, dr.G.Karamanaga opinionit të gjerë vitëve të fundit i është prezantuar me botime të veçanta të cilat kanë zgjuar interesimin e lexuesve të ndryshëm. Në vazhdën e tyre botimeve është edhe libri më i ri me titullin “Çinari i Moçëm”. Kemi të bëjmë me një libër të veçantë për nga përmbajtja, sepse kemi të bëjmë me ngjarjet tragjike në qytetin e Ulqinit, të ndodhura në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, pikërisht kur këtu u vendos pushteti komunist. Janë pikërisht këto ngjarje tragjike të cilat janë realizuar me skenar dhe regji nga pushtetarët e rinjë, drejtuar kundër popullit sshumicë përkatësisht shqiptarëve në këtë mjedis.
Për lexuesit titulli i librit “Çinari i Moçëm” me fotografinë në ballinë është intrigues, sepse ai nuk është i përgjithshëm, por i veçantë së është dëshmitar e disa ngjarjeve nga e kaluara deri në ditët tona. Pikërisht këto të dhëna e kanë motivuar autorin që ky libër të titullohet i tillë, sepse mbetet pikë referuese për popullsinë e Ulqinit.
Çështjet e trajtuara në këtë botim eseistik i referohen kohës se ndryshimeve të mëdha shoqërore ku me vendosjën e pushtetit të ri mendohej se do të realizohej barazia qytetare e kombëtare e shqiptarëve në këtë mjedis. Por, ngjarjët demantuan një përceptim të tillë sepse me vendosjen e pushtetit të ri komunist në Ulqin nga data 26 nëntor 1944, e më pas individë të ndryshëm u burgosën, u pushkatuan pa gjyqë, apo u dënuan me procese gjyqësore të montuara. Ishte ky veprimi praktikë i pushtetit i cili veproi sipas kursit hegjemonist me vellon e idelogjisë komuniste me parullat e “vëllazërim-bashkimit”.
Në rrethana të tilla të fushatës kundër shqiptarëve pushteti kishte planifikuar të eliminonte individët të cilët llogaritëshin si të pa përshtashëm madje edhe armiq të pushtetit i cili po instalohej. Të dhënat të cilat prezanohen në këtë botim e trajtojnë këtë çështje në mënyrë të kompletuar.
Nga të gjithë të eliminuarit, dallohet njëri e ai është Rafo-Raif Gorana, një ndër personalitetet e rëndësishëm në atë kohë në Ulqin. Autori na ofron të dhëna me interes për familjen Gorana, por edhe të tjera të cilat janë përsekutuar në qytetin e Ulqinit.
Esetë e prezantuara në këtë botim paraqesin momente emocionale për çdo lexues, dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse prezantohen ngjarje dhe persona të cilët u likuiduan vetëm pse ishin shqiptarë.
Botimi “Çinari i Moçëm”, hapë dilema për të kaluarën e Ulqinit, sepse për të parën herë ofrohën të dhëna të cilat kanë qenë të ndaluara dhe si të tilla panjohura për opinionin e gjerë në këtë qytet. Andaj të gjithë të interesuarit, e sidomos gjeneratat e reja kanë mundësi të njihën për të kaluarën e panjohur apo “historinë e fshehur”, të krimeve te pushtetit komunist në Ulqin. Ishte koha e pushtetit policor, kur askush nuk ishte i sigurtë të shtëpi të vet që u dëshmu me burgosje e pushkatime pa gjyq kundër “armiqëve” të imagjinuar, për të friguar popullsinë e Ulqinit.
Libri “Çinari i Moçëm” ka si mision njohjen me dosjen e krimeve të pushtetit të kohës, duke vlerësuar se në rrethana të reja shoqërore duhet të thuhet e vërteta, duke bërë dallimin në mes viktimave dhe kriminelëve. Iu mbetet të tjerëve të vazhdojnë për hulumtime përkatëse, për t iu kthyer dinjitetin viktimave të pafajshme, duke i nderuar me rivarrimin e tyre si kudo të botën e qytetëruar.
Në këtë aspekt duhet angazhim konkret nga trashëgimtarët e familjeve te tyre, por edhe nga pushteti lokal dhe subjektët e ndryshme duke dëshmuar solidaritet në këtë mision sa humanitar dhe kombëtar.
Përfundimisht këtë botim e vlerësoj si homazh për të gjitha viktimat në Ulqin në atë kohë dhe me pas, çështje e cila besoj se do të trajtohet dhe plotësohet nga autor të ndryshëm në të ardhmën.
(Lexuar me rastin e pëurimit të librit në Ulqin, më 28 dhjetor 2021)

Yllka Gashi, aktore
KultPlus ua sjell postimin e plotë të saj:
Të dashur miq,
Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.
Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.
Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.
Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!!!
Kosova’s Official Entry for Oscars
Based on an inspiring true story, Hive tells the story of empowerment, resilience and triumph of Fahrije Hoti and the women of Krusha in a situation when giving up is knocking on your door.
Please support us by sharing and thank you a million times!. Drini.us

Kisha serbe në Prishtinë

Behlul Jashari
Korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari risjell sot nga arkivi një lajm të kohës kur Kosova ishte në luftë e okupuar nga Serbia, që e ka raportuar për Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare para 23 viteve, në 27 Janar 1999, për ndërtimin e kishës ortodokse serbe në Kompleksin e Universitetit të Prishtinës prej nga ishin dëbuar studentët shqiptarë – në vendin ku ishin shkatërrruar monumentet shqiptare:

Perfundoi faza e pare e ndertimit te kishes serbe ne kompleksinuniversitar te Prishtines
PRISHTINE, 27 janar 1999 -Korresp. i ATSH-se, Behlul Jashari,njofton: Ne Prishtine sot serbet peruruan mbarimin e fazes separe te ndertimit te kishes se tyre ortodokse, te ngritur nekompleksin universitar, ne qender te qytetit.Pas debimit te studenteve shqiptare, ne kompleksinuniversitar jane ngritur edhe tri permendore te medha serbe,ndersa jane shkaterrruar te gjitha monumentet shqiptare, nder tecilat edhe nje permendore kushtuar mbi 100 patrioteve ngaShqiperia te pushkatuar ne kampin nazifashist te Prishtines gjateLuftes se Dyte Boterore./P.Ta/

PRISHTINE, Jan. 27 – ATA correspondent Behlul Jashari reports: The Serbs inaugurated the finishing of the first stage for construction of their orthodox church, built in the university complex, in the center of Prishtine town.After the expulsion of the Albanian students in the university complex three huge Serb monument are built up, while all the Albania monuments are destroyed. Among the destroyed monuments is also listed the monument dedicated to more than 100 patriots shot dead in the Nazi-fascist camp of Prishtina during the Second World War. /P.Ta/A.A/
Coptic cathedral (Khartoum)

Nga: Fahri Xharra, Gjakovë
(Në shekullin e pesëmbëdhjetë, arabët historian al-MAQRIZI (vd. 1441) thekson në veprën e tij të famshme El-Khitat ve-el-Athar (Për historinë dhe gjeografinë) se gratë dhe fëmijët në Egjiptin e Epërm nuk dinin pothuajse asnjë gjuhë tjetër për komunikim, përveç koptikes sahidike (Vol. 2, f. 507). Përsëri në të njëjtën vepër (vëll. 2, f. 518), duke diskutuar për rajonin e Durunkah në provincën e Asyut, ai përmend se banorë nga fshatrat e krishtera të Egjiptit të Epërm ishin të gjithë të njohur me doktrinat e besimit të tyre, si dhe me gjuhën kopte.)

Në gjuhën e tyre Kopte , e cila është shkalla e fundit e gjuhës Egjyptiane , Koptët i thonë vetes : rem en kēme , rem en khēmi ose (edhe ) rem en khēmi e që do të thotë “populli i Egjyptit” ose “ Egjyptasit “. Para se të shkojmë më tutje të shtojmë që arabët nuk janë vendor por të ardhur si musliman pas shek të 6-të.
Pse çdo gjë e gjetur në literature duhet të shpjegohet nëpërmjet greqishtes ? Një pyetje jo qëllim keqe por që e do shpjegimin. Pra shumica e të krishterëve në Egjipt në “mënyrë indirekte “ ka rrjedhur nga greqishtja “Αἰγύπτιος Aigýptios “ pra “ Egjyptian . Por pse greqisht kur Koptet e kishin gjuhën e tyre?
Mbi 95% e të Krishterëve Egjyptian ( jo të Egjyptit) i takojnë Kishës Kopte Ortodokse të Aleksandrisë, pra një Kishë Ortodokse Lindore . Kisha e Egjyptit ( Kopte ) ngërthen në vete gati 8 milion ndjekës ( aty në Egjypt ) si dhe nga 2 tjerë jashtë ( Egjyptit )..

A ka dhe çka ka pellazgjike tek Koptët ? A ka gjurmë të lashtësisë së Thotit? Në kërkim të kësaj lidhjeje të lashtë duhet të kalojmë nëpërmjet “ Faraonizmit “ , i cili mbrohet nga intelektualet Koptë dhe që ka rrjedhur shumë herët nga periudha e Para- Krishterë dhe e cila nuk i detyrohet asgjë Greqisë. . Pra Koptët qe nuk janë pak ( së paku 20 % e popullsisë )i kërkojnë lidhjet e tyre kulturore në rrënjët e tyre të lashta të historisë së Egjyptit . Është për tu theksuar se edhe disa intelektual egjyptas së bashku me të krishterë koptë i kërkojnë rrënjët në “faraonizëm “., dhe kjo i shërben Egjyptit si urë harmonie në mes të dy feve.

Bust koptik
Të iu rikujtoj Giuseppe Catapanon dhe veprën e vet “Thoti – Tati fliste shqip”. Po kush ishte Thot – i ?
Kodi i Grazierit i shkruar në gjuhen Kopte , në Stadin e 5-të dhe të fundit të gjuhës kopte (.Dated to the fourth–fifth century C.E., the Codex Grazier is written in the Coptic language—the fifth and final stage of ancient Egyptian language—and contains part of the Book of Acts (Acts 1:1–15:3)..

Shikoni se me popujt e vjetër , me ne e edhe me Koptët ka shumë spekulime. Gjuha e sotme Kopte thuhet se është faza e pestë e gjuhës së vjetër egjyptase . Leo Depuydt në shkrimin e tij “Coptic—Egypt’s Christian Language” mundohet të spjegon zhvillimin e kësaj gjuhëje deri më sot.
Gjuha Kopte “ është zhvilluar rreth vitt 300 pasKr. në Egjypt” duke u shkruar me shkronja “greke” si edhe do shenja Demotic . ????? Përndryshe Gjuha Kopte ( Koptishtja ) ka qenë lingua franca deri sa Egjypti ishte vetëm i krishterë.
Kalojmë në anën më reale të Koptishtës shikur nga syri i F. S., studjuese , e cila në Sipmpoziumin e katërt “ 10 mijë vjet nga Zanafilla e Shqiptarëve ( Tiranë. 2016) “ e lexoi studimin e saj “Ati Ynë , në gjuhen kopte , përkthyer nga gjuha shqipe “

Koptët e sotëm të Egjyptit : të bardhë si ne !
Në punimin e saj , studjuesja F. S.e ka përdorur metodën e përkthimit ndër- gjuhësor dhe përkthimin fonetik si dhe rekonstruimin e plotë të gjuhës së lashtë shqipe. Edhe filologu Italian Giuseppe Catapano pas shumë studimesh shpjegon ne librin e tije” Thoti fliste Shqip” lidhjen direkte midis gjuhës egjiptiane dhe shqipës se vjetër.:
“Gjuha Kopte fetare na del nëpërmjet gjuhës se vjetër arkaike shqipe , një gjuhë e shkruar me shkronja të reja greke plus fjalë të reja të përbëra greke, flasim pra periudha kohore të reja (shek.III-IV pas Krishtit).Shihet qartë se si gjuha greke ka kontaminuar shumë dialekte te vjetra si edhe nevoja e tyre për te imponuar historikisht veten e saje gjate kohëve. Dihet qe Koptishtja është faza e fundit e gjuhës egjiptiane, vërejmë se si rrënja e shqipes është përdorur për ti dhënë jetë dialekteve te reja, si ne rastin konkret: vet fjala” kopt” nga arabishtja “kuptaion”- identifikohet lehte me foljen shqipe”kaptu”- me kalu (me kalu, me kapercy).Aegiptus nga gjuha e vjeter micenea- a3-ku-pi-ti-jo(a- ku-pi-ti-jo) mund ta lexojmë fare thjeshtë shqipen-> ” a ku prij ti je” qe do te thotë “nga ku ti vjen; prejardhje”; edhe rrënja tre bashketingellore akadike ’MSR’- musuru-mes-ure- ne mes te ure.
Në shembujt e më poshtëm ( pjesët nga Ati Ynë), ne gjejmë rrënjët e gjuhës shqipe si gjuhë e lashtë:
Fraza Koptike-“Je penyoat et khen ni fee owi”
Perkthim ne shqip: JE PE NI AT E KEN NI FE- je prej nji ati e ke nji fe
Faza koptike- “Maref toovo en je pekran”
Perkthim ne shqip: MARE TU BO en JE PERKAN- mbare tu be e je i përkrahur
Faza koptike-“Mares ee en je tek met ooro”
Perkthim ne shqip :MARE I en JE TEK MET URO-Mbare I e je me te uru Faza koptike-“en ten koa evol” Perkthim ne shqip :en TAN KON E FOL- e te gjithe kane per te folur Faza koptike-“en nee e te oo on entan eroa oo” Perkthim ne shqip : en NI E TI UN en TAN EROU- e nji e ti, un e te gjithe e urun

Faza koptike:”owoh em perenten ekhoon e pi rasmos”
Perkthim ne shqip : ouh em PERENTEN E KUN E PIRASMOS- premten e kane e pirasmos ( fjale greke e re)- verifikim, vërtetim pra Zoti te ve ne ( studim i FS.),
Pra, pse çdo gjë e gjetur në literature duhet të shpjegohet nëpërmjet greqishtes ? Një pyetje jo qëllim keqe por që e do shpjegimin . Studimet e e pellazgjishtes në frymën e (më shumë , se ) 10 mijë vjet të Zanafillës së Shqiptarëve , na e zbardhin të vërtetën shqiptare gjatë mijëvjeçarëve; e vërtetë e cila është mohuar , fshehur asgjësuar .
Me 26.01.2022
![]()
Nga Behlul Jashari
-Dy projektligje të miratuara sot nga Qeveria e Kosovës kanë për qëllim ratifikimin e dy marrëveshjeve mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në 26 Nëntor 2021 në Elbasan/
-Adresimi i Kryeministrit Albin Kurti sot në mbledhjen e 56-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës: Kosova, vlerësim pozitiv nga “Transparency International”/
PRISHTINË, 26 Janar 2022/ Qeveria e Republikës së Kosovës e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti zhvilloi sot mbledhjen e rregulltë, të 56-tën, në të cilën ka miratuar Planin Strategjik Operacional të Qeverisë për periudhën 2022-2025, dy projektligje dhe vendime tjera.
Mbledhja filloi me miratimin e Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2022-2025. Ky dokument është instrumenti kryesor për zbatimin e prioriteteve të Qeverisë, dhe duke qenë njëkohësisht edhe mekanizëm institucional shërben për të zbatuar në praktikë Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 2021 -2025, si dhe integrimin dhe harmonizimin e prioriteteve dhe masave të parapara në Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit (MSA) në mes të Bashkimit Evropian e Kosovës dhe dokumente tjera strategjike.
Plani Strategjik dhe Operacional i Qeverisë së Republikës së Kosovës përmban: 80 Qëllime Strategjike, 288 Nën-qëllime strategjike, 1150 Objektiva Operacionale, si dhe 4170 tregues të procesit. Për vitin 2022 janë paraparë të përfundojnë 3155 tregues kryesorë të procesit, të cilët u shërbejnë realizimit të Objektivave Operacionale. Pjesë e Planit është edhe Programi Legjislativ, i cili përmban përgatitjen e 130 projektligjeve.
Dy projektligjet e miratuara sot nga Qeveria e Kosovës kanë për qëllim ratifikimin e dy marrëveshjeve mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të nënshkruara në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në 26 Nëntor 2021 në Elbasan:
Qeveritë e Shqipërisë e Kosovës kanë nënshkruar 13 marrëveshje në mbledhjen e përbashkët në Elbasan në 26 Nëntor 2021, e cila ishte e shtata pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020.
Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 Mars 2015 , të tretës në 3 Qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 Nëntor 2017 në Korçë.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës është themeluar Komisioni Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës të Republikës së Kosovës.

KOSOVA, VLERËSIM POZITIV NGA “TRANSPARENCY INTERNATIONAL”
Adresimi i plotë i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në fillim të mbledhjes së sotme të Qeverisë:
Edhe një zotim dhe angazhim i Qeverisë sonë u reflektua pozitivisht në një raport kredibil ndërkombëtar
Organizata “Transparency International” dje bëri të ditur se Kosova është ngjitur nga vendi 104 në vendin e 87 të Indeksit të Percepcionit të Korrupsionit për vitin 2021.
Përmirësimi për 17 vende i pozitës së Kosovës, krahasuar me vitin e kaluar, përbën lajm shumë të mirë. Tregon se përpjekjet dhe përkushtimi ynë në luftën kundër korrupsionit institucional dhe krimit të organizuar kanë nisur të japin rezultatet e para.
Ky sukses besojmë se do të reflektohet pozitivisht në proceset dhe vendimet e Brukselit për Republikën e Kosovës. Por edhe në forcimin e mirëbesimit të investitorëve të jashtëm për të investuar kapitalin e tyre këtu, pa frikë nga shantazhi e haraçi i së kaluarës.
Qëkur e morëm detyrën në mars të vitit 2021 dëshmuam vendosmëri për shkatërrimin e grupeve kriminale dhe luftimin e krimit në çdo pjesë të vendit, pa marrë parasysh cilit grup etnik apo grup interesi u takonin kriminelët dhe të korruptuarit.
Sipas Raportit vjetor të punës së Policisë së Kosovës, në periudhën janar-dhjetor 2021, janë realizuar 571 operacione policore, ndërsa janë goditur 49 grupe kriminale. Krahasuar me vitin 2020 këto shifra tregojnë ngritje për 75%, ndërkaq krahasuar me vitin 2019 ngritje për 32.4 %.
Në fushën e luftimit kundër krimeve ekonomike, korrupsionit dhe pasurisë janë regjistruar 339 raste, janë arrestuar 260 të dyshuar dhe janë ngritur 300 kallëzime penale ndaj 736 personave të dyshuar.
Vlerësimi pozitiv nga “Transparency International” na inkurajon në rrugën e vazhdueshme drejt luftimit të korrupsionit.
Jemi të vetëdijshëm që kjo është rrugë e vështirë dhe e gjatë, dhe se duhet shumë punë. Por ne nuk do të ndalemi asnjëherë. Sepse ishte zotimi ynë për luftë të pakompromis ndaj së keqes shoqërore që mori besimin historik të qytetarit dhe solli ndryshimin e madh.
Populli ynë nuk i do të korruptuarit dhe ne duhet t’i shërbejmë popullit.
Me beteja të vogla, por të vazhdueshme do të triumfojmë në vendosjen e drejtësisë, rendit dhe ligjit saherë dhe kudo që ato mungojnë. Që Kosova sa më shpejtë të radhitet në renditjen globale të shteteve të sigurta, transparente dhe pa korrupsion.
Të dashur qytetarë, të nderuar zëvendëskryeministra, ministra të kabinetin qeveritar, zëvendësministra, jemi duke u përballur me një valë të re, me variantin Omicron të virusit që është jashtëzakonisht ngjitës dhe shpërndahet shumë shpejtë. Në 24 orët e fundit kemi 2007 qytetarë që kanë rezultuar pozitiv e një ditë më parë kishim 2243 raste të reja. Numër kaq të lartë të rasteve pozitive në ditë nuk kemi pasur që nga muaji gusht i vitit të kaluar kur kishim situatën shëndetësore shumë të rënduar. Madje janë tejkaluar shifrat e gushtit.
Gjendja është e rënduar edhe tani. Kjo rritje e shpejtë e rasteve rritë numrin e spitalizimeve dhe ngarkesën mbi sistemin tonë shëndetësor e mund të rezultojë në më shumë vdekje. Neve po na duhet të kujdesemi si për shëndetin e popullsisë po ashtu edhe për kapacitetet e shëndetësisë. Të gjithë e dimë mirë gjendjen dhe kushtet në spitalet tona.
Në betejat e vazhdueshme në gati këto dy vite nga korona virusi humbëm më të dashurit tanë, 3002 qytetarë të këtij vendi. Madje pardje, u pat shënuar edhe viktima e 3000-të.
U shpreh ngushëllime të përzemërta familjeve e miqve të qytetarëve tanë që nuk arritën të përballën me sukses me virusin COVID-19. Përballë kësaj gjendje qëllimi ynë kryesor është të shpëtojmë jetë. Ne duhet të kujdesemi që ta izolojmë këtë virus, ashtu që mos të izolohemi ne nga virusi. Vaksinimi dhe zbatimi i masave të rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë të vetmet armë tona të luftimit ndaj këtij virusi.
Vlerësimet shkencore të profesionistëve shëndetësorë dhe të ekspertëve përkatës i paraprijnë çfarëdo vendimi politik a qeveritar. Andaj, u bëj thirrje të gjithëve që të vaksinoheni e të ftoni edhe të tjerët që të vaksinohen. Ta marrin dozën e tretë dhe atë përforcuese.
Duhet ta ruajmë shëndetin e jetën tonë, të njëri-tjetrit e të secilit. Në këtë ballafaqim duhet të jemi bashkë dhe do të dalim fitimtarë.
Prishtinë, 26 janar 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, u takua sot me z. Ilmi Berisha, President i Federatës Panshqiptare VATRA, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryeministri Kurti dhe z. Berisha u pajtuan që Qeveria e Kosovës dhe VATRA, si dhe të gjitha shoqatat e tjera relevante të vullnetit të mirë, duhet të punojnë së bashku për të promovuar vlerat dhe jetën e shqiptarëve kudo, si dhe të forcojnë praninë politike në vendet partnere të aleancës strategjike.

VATRA është shoqatë shqiptaro-amerikane, e cila që nga viti 1912 ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, si dhe ka lobuar pranë Kongresit dhe qeverisë amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë botën.

Takimi i parë për të bashkuar të gjitha organizatat shqiptaro-amerikane në një federatë u zhvillua më 24 dhjetor 1911, në Boston. Ky takim është thirrur me iniciativën e shoqatës “Besa-Besën”. Patriotët e shquar shqiptarë Faik Konica dhe Fan Noli ishin ndër ata që iniciuan themelimin e VATRËS.
