Kreu Blog Faqe 1413

Kongresi i Hititologjisë mbahet në Univeristetin e Stambollit vitin e ardhshëm, po akademitë shqiptare a do të marrin pjesë ?

0

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

“Kongresi Ndërkombëtar i Hititologjisë, i cili mbahet çdo tre vjet që nga viti 1990, u shty për një vit për shkak të pandemisë dhe u mbajt online këtë vit nga Universiteti Hitit.lajmëron :https://arkeonews.net/the-international-congress-of-hittitology-will-be-held-in-istanbul-for-the-first-time-in-its-history/ Me zgjedhjet e mbajtura në përfundim të kongresit, u vendos që kongresi i ardhshëm të mbahet në vitin 2023.
Universiteti i Stambollit festoi 100-vjetorin e Hititologjisë me një takim ndërkombëtar në 2015 dhe botoi librin e punimeve të tij në 2017
.
Si e shihni pra, Universiteti i Stambollit festoi 100-vjetorin e Hititologjisë me një takim ndërkombëtar në 2015. Kongresi Ndërkombëtar i Hititologjisë, në të cilin do të bashkëpunojnë shumë institucione dhe organizata, veçanërisht Universiteti Hitit, do të mbahet në Stanboll

Tani më imponohet pyetja se a kemi ndonjë specialist të hititologjisë në të Akademitë shqiptare ?
Sa kishte me qenë krenari sikur edhe shqiptarët të merrnin pjesë në këtë Kongres.
E lexuat që Univeristeti i Stambollit e ka festuar 100 vjetorin e Hititilogjisë që në vitin 2015.
Ku ishim në aso kohe? Ishim në Shqipëri por bënim luftë për mbijetesë si komb dhe si shtet. A dinte kush aso kohe për historinë e të parëve tanë mijëra vjeçar që ishin në Azinë e Vogël Pellazgjike? Jo dhe jo.!
Kur në vitin 1961 erdhi Zacharie Mayani në Tiranë nga Parisi për ta takuar Ramiz Alinë duke e sjellur librin e tij të famshëm: “ Etruskët filluan të flasin shqip “, dhe duke iu lutur që të krijon kuadro që të studjojnë etruskologjinë, hasi në veshë e sy të mbyllur. U kthye “ i gjori” me një krenari që e kishte lexuar se si etruskët flisnin, por me një dëshprim të madh se si u prit dhe u përcoll nga Ramiz Alia dhe Akademikët shqiptar. Për këtë ngjarje mund ta pyesni akademikun Emil Laf e i cili edhe sot jeton me frymën e kohës së Ramiz Alisë duke i quajtur vullnetarët :” Pellazgoman, pra të çmendur” .


“Shefi i Departamentit të Hititologjisë, Profesor i Asociuar Metin Alparslan tha se është jashtëzakonisht emocionuese të presësh një organizatë të tillë dhe se të gjitha autoritetet që punojnë për gjuhën dhe kulturën hitite në botë do të vijnë në Stamboll.”
Po shkenca e jonë a do të jetë aty? A do të kemi ndonjë referat, që të ndihet zëri i shqiptari në botën shkencore.


Ndoshta kishte me qenë mirë që Akademia ta delegon të vetmin shumerolog që e kemi , Zotin Anastas Shuke .
Shefi i Departamentit të Hititologjisë në Universitetin e Stambollit, Ass. Dr Metin Alparslan shkruan
“Shkencëtarët dhe studentët tanë të rinj do të dëgjojnë rezultatet më të fundit të kërkimit në shkollat ​​e tyre. Ata do të jenë në gjendje të takohen dhe të bisedojnë me këta njerëz. Ky është një përparim i rëndësishëm për departamentin tonë dhe ne duam ta përdorim atë në mënyrën më të mirë të mundshme.”


O shqiptar, e dini që nuk jemi askund ? Jetojmë si në ëndërr .

Me 26.01.2022

“Na janë ofruar miliona dollarë që të mos i përkthejmë dhe botojmë në anglisht veprat e Buxhovit!”, thotë Ramiz Tafilaj, botues i tyre!

7
Enver Zhinopotoku
Se çfarë rëndësie ka për shqiptarët botimi i veprave “KOSOVA”I, II, III, “MAQEDONIA” dhe DARDANIA të Dr. Jusuf Buxhovit në anglisht, flet ky fakt. Botuesi i veprave të Buxhovit në Amerikë biznesmeni Ramiz Tafilaj ( Publishing Jalifat- mbiemri i botuesit i kthyer mbrapsht) gjatë promovimit të “KOSOVA I II III” në Universitetin e Harvardit, zbuloi faktin se: “kemi pasur me miliona dollarë oferta nga Serbia, Maqedonia, Greqia e Turqia, që të mos përkthehën dhe botohen në anglisht këto libra të historianit Jusuf Buxhovi, sepse në studimet e tij intenzive mbi 20 vjeçare nëpër arkivet gjermane ka mbledhur, të dhëna, shënime, literaturë të ndryshme, me të cilat arrinë t’i ndriçojë shumë burime për historinë shqiptare nga periudha e antikitetit dhe mesjetës, të cilat, ose kanë qenë të falsifikuara, ose të fshehura, ose të mbështjella me propagandën e këtyre vendeve që janë munduar t’i mbajnë në embargo dhe historiani ynë Buxhovi ka hedhur dritë mbi to!”
Prandaj, botimi i tyre në anglisht, në gjuhën e komunikimit botëror, Dr. Jusuf Buxhovin e rradhit në mesin e historianëve më të shquar shqiptarë, sepse ka hedhur dritë mbi shumë ngjarje e procese për të cilat, ose nuk është ditur, ose është ditur e shkruar keq e në mënyrë jo të vërtetë për to.
Me punën e tij në tri dekadat e fundit nga shkatërrimi i ish Jugosllavisë e këndej, Dr. Jusuf Buxhovi si romansier, e veçmas si historian, i vetmuar ka bërë punën e një Akademie Shkencore, në ndërkohë që dy Akademitë tona, e Shqipërisë e Kosovës, kanë rënë në gjumin dimëror të paspavarësisë!

Nuk ndalet shkatërrimi i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve

Në foto: Dom Nikë Ukgjini pranë Kishës 700-vjeçare të shembur në Lezhë, e shpallur “Monument Kulture”, që në vitin 1973 (Fotot nga Dom Nikë Ukgjini)
Nga: Frank Shkreli

 

Lexuesve mund tu kujtohet se një ndër çeshtjet për të cilat kam shkruar gjatë viteve është edhe subjekti i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, ose më mirë e thenë, shkatërrimi i saj, anë e mbanë trojeve shqiptare. Megjithëse larg trojeve shqiptare përpiqem të ndjekë zhvillimet dhe ndodhitë në atdhe — të mirat e të këqiat. Trashëgimia kulturore e shqiptarëve është një ndër subjektet që e kam mbuluar nga koha në kohë, duke përfshir lënjen pas dore të “Kishave të Shasit” (të shekullit IV-V) në rrethin e Ulqinit, ku për vite tani, Kisha Ortodokse serbe përpiqet t’i shpallë si të sajat, Shtëpia e harruar ku ka jetuar Poeti i Kombit, At Gjergj Fista e deri në jug në Frashër, “Vendin e Shenjtë të shqiptarëve”, vendlindjen e tre vëllezërve të mëdhenj, Avdyli, Naimi dhe Sami Frashëri. Këta shembuj, ndër të tjerë, që unë dhe të tjerë kemi trajtuar gjatë viteve, shumica gjënden brenda kufijve të Shqipërisë, siç është shtëpia e Fishtës dhe Frashëri, vendlindja e tre vëllezërve të mëdhej të Kombit, por edhe monumente historike anë e mbanë trojeve shqiptare siç është “qyteti i kishave”, në Shas nën Malin e Zi – për të cilët nuk kujdeset askush, megjithëse janë pjesë e pandarë e trashëgimisë kulturore, fetare, historisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve.

Të gjitha këto monumente historike, shumë prej të cilave janë shpallur zyrtarisht monumente të Kulturës nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, e cila ka si mision të veçant ruajtjen dhe pëkujdesjen për momente të tilla, janë në mëshirën e kohës dhe të individëve që i kanë venë vetes detyrën si shqiptarë për të bërë ç’mosin për ruajtjen dhe për informimin e publikut të gjërë për gjëndjen e mjerueshme në të cilën gjënden sot monumentet historike të cilat përbëjnë trashëgiminë kulturore dhe historike të Kombit shqiptar. Njëri prej këtyre aktivistëve mbrojtës të trashëgimisë kulturore të Kombit shqiptar është edhe Dom Nikë Ukgjini, i dalluar për veprimtarinë e tij në këtë fushë, më njoftoi para disa ditësh se Kishës së Shën Nikollës në Zejmen, Bashkia Lezhë e shpallur “Monument Kulture” që në vitin 1973, nën regjimin komunist, i janë shembur muret anësore, ku në pjesën e murit verior mbante në vete gjurmë të konsiderueshme të afreskeve të shekullin e XIII. (Shikoni disa foto më poshtë). Pak histori, sipas Dom Nikës, për Kishën e shembur si pasojë e harresës dhe mos-kujdesjes nga autoritet qevefitare shqiptare të Ministrisë së Kulturës:

Mbi fushën shkëmborë të Zejmenit, përballë, Kishës se Pllanës, gjendej Kisha më mure të plota, e ndërtuar dhe rindërtuar disa herë për shkak të dëmtimeve që i janë berë gjatë pushtimeve Osmane për 500 vite me radhë. Kjo kishë përmendet në relacionet e Marin Bicit në vitin 1610, si objekte kishtar me vlera të mëdha arkitekturore, me hajat për 200 persona. Dom Nika raporton nga vend-ngjarja se dhe më shume afreske të shpërndara në gjithë ambientin — tashmë pjesët e rëndësishme të saj, për shkak të mosmirëmbajtjes nga Ministria e Kulturës — mjerisht nuk ekzistojnë më, njofton Dom Nikë Ukgjini. I ndihmuar edhe nga tërmeti gjatë këtyre ditëve dhe dëmtimi i kohës, benë që dy muret të jenë rrafshuar për tokë, shtoi ai.

Dom Nikë Ukgjini thotë se, sidomos, gjatë vitit të kaluar e ka vizituar disa herë atë kishë-monument kulture, më qellim që t’i përvisheshin punës së bashku me bashkpuntorin e tij, Fra Landin, për përforcimin dhe restaurimin e mureve dhe për vendosjen e një çatie provizore në mënyrë që të ruhej nga shkatërrimi i mundshëm ajo pasuri me vlera të mëdha kulturore dhe historike për Kombin shqiptar. Por, sipas, Dom Nikës, ndodhi ajo që ndodhi. Ai raportoi se kishën e rrënuar e vizitoi me18 janar 2022 së bashku me bashkpuntorët e tij, Fra Landin dhe Dom Pashkun. E vizituam, tha ai, “Me zemër të plasur për ta parë ashtu të shtrirë për tokë, por me shprese se do gjejë forcë për t’i ringritur ato mure edhe njëherë dhe për t’i kthyer ato në gjendjen siç kanë qenë, por, njëkohësisht, i vetëdijshëm se asnjëherë nuk do jetë ajo zonjë që ishte si dëshmitare e një historie 700 vjeçare të dinjitetit dhe identitetit tonë kombëtar”, u shpreh me dhimbje në zemër Dom Nikë Ukgjini për shembjen e Kishës së Shën Nikollës në Zejmen, Bashkia Lezhë e shpallur “Monument Kulture” që në vitin 1973. Top Channel/ Shembet kisha 700 vjeçare. Lezhë, dëmtohen afreske të vjetra të kishës.

Janë disa mënyra se si zhduket trashëgimia kulturore dhe historike e një vendi, ose e një kombi. Monumentet historike ose vendet e trashëgimisë kulturore të një kombi shkatërrohen si përfundim i ndonjë lufte ose konflikti, ose edhe nga fatëkeqsi natyrore. Por, në shumë raste, për fat të keq, shkatërrimi dhe zhdukja, me kohë, e trashëgimisë kulturore ndodhë edhe nga edhe pakujdesia njerëzore ose mosinteresimi zyrtar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të një kombi. Dihet se kur bëhen përpjekje dhe thirrje për të ruajtur dhe mbrojtur nga shkatërrimi trashëgiminë kulturore të një vendi ose kombi, kjo bëhet me qëllim për të mbrojtur identitetin kombëtar të një populli dhe, natyrisht, si rrejdhim, që të ruhet dhe të mbrohet edhe kultura dhe historia kombëtare e një vendi.

Alarmi i Dom Nikë Ukgjinit me shokë për shembjen e Kishës 700-vjeçare në rrethin e Lezhës, mund të konsiderohet si një zë nga shkretëtira që nuk e dëgjon kush. Por, ama, Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe organet e tjera përgjegjëse të shtetit shqiptar duhet të ddëgjojnë urgjentisht, zërin e këtyre aktivistëve dhe mbrojtësve të monumenteve dhe vendeve historike në trojet shqiptare, që janë pjesë dhe që me ekzistencën e tyre, flasin për një qytetërim të lashtë e të pasur të Kombit shqiptar në ato anë. Në një citim në portalin e UNESCO-s lexova: “Shpesh herë është e pamundur të dihet se ç’drejtim do merrësh në të ardhmen, pa reflektuar se nga vjen. Njohja e trashëgimisë kulturore, e rrënjëve stërgjyshore dhe trashëgimisë kombëtare, është shumë me rëndësi për të vendosur të ardhmen.”

këtë fushatë fisnike, Dom Nikë Ukgjini dhe bashkpuntorët e tij kanë nevojë , jo vetëm për mirëkuptimin e të gjitha shtresave të shoqërisë që i shqetëson situate në të cilën gjënden monumentet historike të trashëgimisë kulturore të kombit, por kanë nevojë për ndihmën urgjente të enteve qeveritare siç është Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë. “Monumentet janë për të gjallët, jo për të vdekurit. Kujdesuni për to, duani dhe kalojani brezave të ardhëshëm, ashtuqë edhe ata të dinë dhe ta njohin rëndësinë e tyre. qoftse ne nuk shqetësohemi dhe nuk kujdesemi për të kaluarën, ne nuk mund të shpresojmë për të ardhmen”, ka thenë dikur, Xhaklinë Kennedy, bashkshortja e ish-Presidentit amerikan, Xhon Kennedy.

Në mos asgjë tjetër — alarmi i ditëve të fundit nga Dom Nikë Ukgjini dhe kolegët e tij, për ruajtjen dhe riabilitimin e këtyre monumenteve, përfshir Kishën e shembur 700-vjeçare në Lezhë — të pakën shpresoj që të ringjallë një debat aktual, të shkaktuar nga gjëndja e mjeruar e trashëgimisë kulturore kombëtare – mbi shqetësimet që duhet të kemi të gjithë për të tashmen dhe për të ardhmen e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të kombit. Sepse, përsëri, sipas një citimi nga organizata, UNESCO, “Gjërat që një komb vendos t’i ruaj dhe t’i mbrojë si trashëgimi kultuore, janë, pikërisht, gjërat me të cilat ai komb dëshiron t’a paraqesë dhe të identifikojë veten para botës dhe para vetes”.

Raste si shembja e Kishës 700-vjeçare në Zejmen të Lezhës, të paraqitura para publikut shqiptar nga Dom Nika dhe bashkpuntorët e tij, këto ditë, duhet të alarmojnë të gjithë dhe shpresoj që, njëkohësisht, edhe të zgjojnë interesimin dhe ndërgjegjen por edhe zemërimin mbarë-kombëtar për gjendjen aktuale të monumenteve kulturore, madje edhe atyre të shpallura me ligj si, “monumente të kulturës”, e që duhej të mbroheshin nga shteti. Ndërkaq, edhe të bëhet pyeta: Nëse me të vërtetë është duke u bërë mjaft në mbështetje të trashëgimisë kulturore dhe historike, ruajtjes së identitetit kombëtar, traditave dhe vlerave të kombit shqiptar, në përgjithësi, të cilat po vihen në dyshim dhe po sulmohen, madje edhe sot nga ata që me shekuj janë munduar t’i mohojnë Kombit Shqiptar, historinë dhe identitetin kombëtar? Dhe si rrjedhim, të kërkohet llogari nga ata që janë përgjegjës, për situatën e krijuar. Siç kam thenë e dhe herë të tjera në lidhje me këtë subjekt, detyra numër një e çdo qeverie, është mbrojtja e sigurisë së shtetit dhe interesave kombëtare, pjesë e të cilave është edhe mbrojtja e identitetit kombëtar, e kulturës, historisë, gjuhës dhe traditave të një populli, por edhe ruajtja e nderit të emrit shqiptar, do të porosiste Naim Frashëri!

Foto ilustrim

Image

Foto ilustrim

Image

Foto ilustrim

Për shpërblimin e antishtetërorëve, të mos ndëshkohen qytetarët!

0

Florim Zeqa   

Qeverisja e LVV-së në nivelin qendror është duke e vërtetuar se institucionet e shtetit nuk mund të udhëheqen nga adoleshentët, gjegjësisht nga politikanët pa përvojë dhe njerëzit e  pasprovuar në qeverisjen lokale! Mungesa e kuadrove me përvojë në ministritë përkatëse të qeverisë është duke u reflektuar negativisht në politik-bërjen dhe rezultatet konkrete të qeverisjes aktuale!

Prolongimi i dialogut ndihmon Serbinë, ndëshkon qytetarët e Kosovës

Mangësitë e qeverisjes së LVV-së është duke i shfrytëzuar opozita për interesa partiake, duke kritikuar për gjithçka dhe për çdo gjë, duke harruar (me qëllim) edhe përgjegjësitë që mbajnë për zhvatjen dhe degradimin e shtetit përgjatë qeverisjes 20 vjeçare!

Ata që deri dje ishin në pushtet (opozita) me plot të drejtë mund ta kritikojnë kryeministrin Albin Kurti për mosmbajtjen e premtimeve elektorale, por nuk e kanë të drejtën ta akuzojnë Albin Kurtin për krizën globale energjetike dhe as atë pandemike!

Sikurse që nuk mund ta akuzojnë Albin Kurtin për problemet e trashëguara në Veri të vendit, respektivisht për mospagesën e rrymës dhe të ujit nga serbët lokal të asaj pjese të pakontrolluar nga shteti i Kosovës!

Le të delë dikush nga politikanët kosovarë, qoftë nga pozita apo opozita që mund t’i kushtëzojë serbët e veriut me ç’kyqje nga rrjeti energjetik apo i ujit për mospagesë, menjëherë po e ngrisim në majat e shtetit!

Siq dihet, edhe në të kaluarën ka pasur tendenca për inkasim të rrymës dhe ujit edhe në Veri, por të menjëhershme kanë qenë reagimet e autoriteteve ndërkombëtare prezente në Kosovë, gjë të cilën nuk po mund e bën as Albin Kurti me qeverinë e tij!

Dikujt mund t’i duket gjë e vogël shfrytëzimi i rrymës dhe ujit pa pagesë nga serbët e katër komunave veriore, por dëmet që po i shkaktojnë sistemit energjitik dhe atij ujor janë marramendëse, pasojat e të cilave po i paguajnë qytetarët e Kosovës me faturat e fryera të rrymës dhe të ujit!

Meqë është kështu, Qeveria e Albin Kurtit duhet të jetë më e interesuar sesa Qeveria e Bernabiqit për gjetjen e zgjidhjes përfundimtare me Serbinë! Në të kundërtën, duhet ta mbajë premtimin elektoral për uljen e çmimit të rrymës për qytetarët e Kosovës.

Qeveria dorëlirë për antishtetërorët, e ngurtë për shtetasit e saj

Nëse Qeveria Kurti pa asnjë problem i gjenë milionat për pagimin komplet të rrymës për antishtetërorët (serbët e veriut), le t’i gjenë ku të dojë paratë për mbulimin e kostos shtesë të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët e shtetit të Kosovës.

Justifikimet e opozitës për mosndërtimin e një Termocentrali të ri janë të paqëndrueshme, ngase nuk ka ligj ndërkombëtar që e ndalon përdorimin e thëngjillit së paku deri në vitin 2050.

Derdhja e “lotëve të krokodilit” e opozitës për mbrojtjen e qytetarëve nga rritja e tarifave të energjisë elektrike, kur për 2 dekada sa ishin në pushtet nuk arritën të ndërtojnë kapacitetet energjetike, anipse Kosova është superfuqi evropiane dhe njëra ndër tri shtet më të fuqishme botërore sa i përket rezervave të thëngjillit!

Deri në vitin 2050 mund t’i shfrytëzonim pasuritë tona për prodhimin e energjisë elektrike për nevojat e qytetarëve dhe për eksport të energjisë në shumë vende të rajonit dhe më gjërë!

Edhe sikur ta kishim të pamundur ndërtimin e Termocentralit nga kufizimet e BE-së, askush nuk mund t’na pengonte në eksploatimin dhe eksportimin e thëngjillit jashtë kontinentit tonë, në ato vende ku thëngjilli është i kërkuar si lëndë e parë për prodhimin e energjisë elektrike dhe për nevojat e konsumatorëve për ngrohje apo zhvillim të bizneseve afariste.

Shumica e deputetëve opozitarë bashkë me liderët e tyre partiakë që sot po ua “çajnë hallin” qytetarëve, për 2 dekada sa ishin në pushtet nuk gjetën kohë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, ngase ishin të zënë me tender dhe privatizim të egër në përvetësimin e pasurive publike dhe shoqërore për vete dhe familjarët e tyre!

Si rezultat i kësaj, sot është e pamundur të gjeshë ndonjë ndërmarrje publike apo shoqërore, bjeshkë apo tokë bujqësore, lumenjë apo pasuri natyrore që nuk janë të përvetësuara (zhvatura) nga klasa aktuale politike. Kur është në pyetje përvetësimi i pasurive natyrore, nuk qëndrojnë keq as disa nga personalitetet e njohura të LVV-së që çirren e shtirren si shpëtimtarë të shtetit të Kosovës!

Kryeministri Kurti: Agjencinë e Akreditimit synojmë ta bëjmë tërësisht të pavarur në ekzekutimin e politikave arsimore

1

Prishtinë, 25 janar 2022

Zhvillimet e sotme në nivel global na kanë ekspozuar përballë një mori sfidash, ballafaqimi me të cilat kërkon sistem arsimor të fuqishëm. Kosova si shoqëri nuk mund të jetë imune ndaj këtyre sfidave. Në shumicën e rasteve është madje edhe pasqyrim brutal i tyre, sikurse e patëm rastin me inflacionin, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në prezentimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025.

Ai tha se fatkeqësisht si qeverisje, kemi trashëguar edhe një sistem arsimor, i cili është rezultat i një politike publike, që në masë të madhe ka qenë elektorale e shumë pak ose aspak strategjike e vizionare.

Një sistem, ku interferimet politike, që nga rekrutimet e stafit në të gjitha nivelet, e deri tek ushtrimi i funksioneve të institucioneve të pavarura ekzekutive, siç ka qenë rasti me Agjencinë e Akreditimit, kanë qenë praktikë e stabilizuar, tha kryeministri Kurti. Këto interferime, siç tha ai,  e kanë pamundësuar krijimin e një sistemi të qëndrueshëm arsimor, i cili do të mundësonte orientimin e qytetarëve dhe rinisë sonë drejt karrierave të qëndrueshme profesionale.

Në këtë kontekst, kur është fjala për Agjencinë e Akreditimit, ne synojmë që këtë institucion ta bëjmë tërësisht të pavarur në ekzekutimin e politikave arsimore. Interferimet politike në Agjencinë në të kaluarën, do të ngelen në të kaluarën, tha kryeministri Kurti.

Tani e tutje, kjo agjenci do të funksionojë mbi bazat e profesionalizmit dhe ekspertizës, si dhe parimeve të barazisë, etikës e integritetit, e të gjithpërfshirjes. E, për punën e saj, si referencë, do t’i ketë standardet evropiane dhe udhëzuesit për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

 Kryeministri Kurti rikonfirmoi mbështetjen e plotë për Agjencinë në përpjekjet e saj për t’i adresuar dhe për t’i përmbushur rekomandimet dhe shprehu synimin e patjetërsueshëm të qeverisjes sonë – rikthimin në ENQA dhe EQAR.

Kemi arritje në të bërit e arsimit të lartë më gjithëpërfshirës dhe më të qasshëm, duke hequr tarifat semestrale, por kemi ende rrugë për të bërë, që këtë nivel të arsimit ta bëjmë më atraktiv dhe më konkurrent ndërkombëtarisht, tha ai.

Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti në prezantimin e aktiviteteve të Agjencisë së Kosovës për Akreditim për vitin 2021 dhe Strategjinë e AKA-së 2021-2025

I nderuar drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, z. Naim Gashi,

E nderuar Kryetare e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), prof. Hasnije Ilazi, të cilën e përshëndesim nga larg, meqenëse nuk është e mundur të na bashkëngjitet edhe fizikisht për shkak se është me Covid.

Anëtarë të respektuar të Këshillit Shtetëror të Cilësisë,

E nderuara ministre e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj Nagavci,

I nderuar kryetar i Komisionit Përkatës Parlamentar z. Ardian Gola,

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës,

Rektorë të Universiteteve Publike në Kosovë,

Përfaqësues të Institucioneve të Arsimit të Lartë,

Përfaqësues të organizatave ndërkombëtare që keni dhënë përherë mbështetje për arsimin në Kosovë,

Të nderuar të pranishëm,

E kam pranuar me kënaqësi ftesën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për të ju takuar, e për të ndarë me ju perspektivën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të paraqitur pos tjerash edhe synimet tona të cilat lidhen me arsimin e lartë.

Për ne, zhvillimi i gjithmbarshëm i Republikës nuk mund të paramendohet pa një arsim

cilësor që hap portat e tregut të punës, pa shkencën e cila është burim dhe mundësi për zhvillim ekonomik, pa një rini të mirë arsimuar e kompetente që sheh perspektivë dhe mundësi të aktivizimit të potencialit maksimal vendin tonë.

Bota, në të cilën jetojmë aktualisht, është përkufizuar në mënyra të ndryshme, ta zëmë: Ulrich Beck e cilëson si “shoqëri e rrezikut”, Zigmunt Bauman si “modernitet të lëngshëm”, Anthony Giddens si “botë në arratisje”, e “Krizologjia” e Edgar Moren-it e pahtëson krizën si shtratin e dinamikave bashkëkohore të shoqërive në nivel global, e kështu me radhë. Këto përkufizime dhe të tjerat si këto, duket që emërues të përbashkët e kanë fluiditetin (ndryshueshmërinë).

Pra, shoqëritë e sotme janë shoqëri fluide, të lëvizshme, tejet dinamike dhe, për rrjedhojë, vazhdimisht të ndryshueshme. Ndryshimi shoqëror e reflekton edhe brishtësinë e strukturës së shoqërisë. Për pasojë, shoqërive iu duhet që në mënyrë konstante ta rimendojnë veten në rrethana të reja strukturore. Pikërisht në këtë proces reflektimi, lind nevoja për një edukim dhe arsimim të qëndrueshëm. Pra, në një botë të paqëndrueshme, edukimi megjithatë duhet të jetë i qëndrueshëm.

Në fillim të herave edukimi si koncept ka mishëruar qëllimin për qytetarinë e përsosur. Më pas, objektivi është zhvendosur në drejtim të përgatitjes profesionale për të vazhduar me shpirtin kritik. Ndërsa sot, jo rastësisht, edukimi konceptualisht ka përfunduar si nevojë për kreativitet dhe inovacion. Ngase në shoqëritë ku paqëndrueshmëria është e qëndrueshme dhe ku e ardhmja është e pasigurt, vetëm duke qenë kreativë dhe inovues mund të ia dalim dhe kemi shpresë. Duke e stimuluar kreativitetin dhe inovacionin, paqëndrueshmërinë e shndërrojmë në mundësi, ndërsa të ardhmen në zhvillim. E për rrjedhojë, jemi në një transformim të vazhdueshëm. Andaj, nuk është e rastësishme se pse Raportit të Jacques Delors, Presidentit të tetë të Komisionit Evropian, i cili i identifikon katër shtylla të edukimit, e para, të mësuarit për të ditur, e dyta, të mësuarit për të bërë, e treta, të mësuarit për të jetuar së bashku dhe e katërta të mësuarit për të qenë, në vitin 2008 UNESCO sugjeroi që t’i shtohet edhe shtylla e pestë: të mësuarit për të transformuar veten dhe shoqërinë.

Të nderuar të pranishëm,

Zhvillimet e sotme në nivel global na kanë ekspozuar përballë një mori sfidash, ballafaqimi me të cilat kërkon sistem arsimor të fuqishëm. Kosova si shoqëri nuk mund të jetë imune ndaj këtyre sfidave. Në shumicën e rasteve është madje edhe pasqyrim brutal i tyre, sikurse e patëm rastin me inflacionin.

E fatkeqësisht si qeverisje, kemi trashëguar edhe një sistem arsimor, i cili është rezultat i një politike publike, që në masë të madhe ka qenë elektorale  e shumë pak ose aspak strategjike e vizionare.

 Asnjë sistem, ku interferimet politike, që nga rekrutimet e stafit në të gjitha nivelet, e deri tek ushtrimi i funksioneve të institucioneve të pavarura ekzekutive, siç ka qenë rasti me Agjencinë e Akreditimit, kanë qenë praktikë e stabilizuar. Këto interferime e kanë pamundësuar krijimin e një sistemi të qëndrueshëm arsimor, i cili do të mundësonte orientimin e qytetarëve dhe rinisë sonë drejt karrierave të qëndrueshme profesionale.

Në këtë kontekst, kur është fjala për Agjencinë e Akreditimit, ne synojmë që këtë institucion ta bëjmë tërësisht të pavarur në ekzekutimin e politikave arsimore.

Interferimet politike në Agjencinë në të kaluarën, do të ngelen në të kaluarën.

Tani e tutje, kjo agjenci do të funksionojë mbi bazat e profesionalizmit dhe ekspertizës, si dhe parimeve të barazisë, etikës e integritetit, e të gjithpërfshirjes. E, për punën e saj, si referencë, do t’i ketë standardet evropiane dhe udhëzuesit për sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.

Me profesionalizmin dhe ekspertizën e saj, Agjencia e Akreditimit do t’i qëndrojë afër Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, me të cilën do t’i bashkërreshtojë veprimet, me qëllim që të arrihen sa më të mira rezultatet në fushën e sigurimit të cilësisë, të mobilitetit akademik, të transferit të dijes, si dhe të zhvillimit e progresit të gjithmbarshëm shoqëror.

Ne e kemi kuptuar, që reforma në arsim nuk është një akt i izoluar, por një proces i tërë, që duhet të përcillet nga një varg veprimesh të kujdesshme.

Jemi përballë sfidave të ndryshme përbrenda fushës së arsimit të lartë, si zhvillimi i qëndrueshëm dhe ngritja e cilësisë, të cilat kanë filluar të adresohen me programin qeverisës e atë legjislativ.

Aktualisht, arsimi i lartë në Kosovë ballafaqohet me një hulumtim shkencor modest, që rrallë e ushqen politikbërjen e edhe më rrallë e mundëson ndryshimin.

Ekziston shpërputhje e madhe ndërmjet  nevojave të tregut të punës dhe programeve të studimit që ofrohen.

Andaj, avancimi i politikave dhe kornizës ligjore në fushën e arsimit, është një nga aspektet në të cilat duhet fokusuar në vijim.

Në këtë frymë është hartuar edhe Projektligji për Agjencinë Kosovare të Akreditimit, i cili presim, që në afatet optimale të kalojë edhe nëpër procedurat e Parlamentit për t’u finalizuar me miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në hartimin e këtij projektligji janë përfshirë të gjithë akterët relevantë, ekspertë nga MAShTI, Agjencia e Akreditimit, përfaqësues të komunitetit akademik, donatorët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile. 

Natyrisht, presim që edhe deputetet të japin kontributet e tyre, të cilat do të jenë të mirëseardhura në kuptimin që të kemi një Ligj sa më cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Me këtë bazë ligjore përmbushim edhe një detyrim të marrë përsipër në kuadër të përpjekjeve për rianëtarësimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim në Asociacionin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Edukim të Lartë (ENQA) dhe në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).

Por, ende mbetet punë për t’u finalizuar ky proces, meqenëse ekzistojnë edhe një mori kërkesash, të cilat duhet të përmbushen dhe na duhen përpjekjet e përbashkëta për të arritur atje.

Gjithashtu, më duhet të përgëzoj transparencën që ka treguar AKA në vitin që po e lëmë pas. Me bordin e ri, të gjitha vendimet dhe raportet përfundimtare të ekspertëve ndërkombëtarë të akreditimit, janë bërë publike dhe ky është një hap i madh para, në drejtim të transparencës së plotë dhe llogaridhënies ndaj publikut. E transparenca dhe llogaridhënia e plotë, janë një nga rekomandimet e ENQA, të cilin Agjencia po e zbaton.

Prandaj, shfrytëzoj rastin të konfirmoj mbështetjen e plotë për Agjencinë në përpjekjet e saj për t’i adresuar dhe për t’i përmbushur rekomandimet, të cilat derivojnë nga standardet evropiane të arsimit të lartë.

Meqenëse synim i patjetërsueshëm i qeverisjes sonë, është rikthimi në ENQA dhe EQAR.  Sa më shpejt, aq më mirë për Kosovën dhe rininë tonë. Kemi arritje në të bërit e arsimit të lartë më gjithëpërfshirës dhe më të qasshëm, duke hequr tarifat semestrale, por kemi ende rrugë për të bërë, që këtë nivel të arsimit ta bëjmë më atraktiv dhe më konkurrent ndërkombëtarisht.

Kështu sikurse rikthimi në ENQA, edhe të bërit e Kosovës pjesë të Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë, si politika të qeverisjes sonë, nuk janë qëllime në vetvete.  Ato më shumë janë si lokomotivë dhe referencë për të ngritur cilësinë në nivelet, të cilat do të bëjnë të mundur që shoqëria jonë të jetë konkurrente në nivel global.

 Të nderuar pjesëmarrës,

Me qeverisjen tonë, politikëbërja është dhe do të mbetet gjithëpërfshirëse. Gjithëpërfshirja është gurthemel i politikave të suksesshme publike, ngase mundëson krijimin e një klime shoqërore, ku palët e interesit, ndihen si pronarë të të gjitha atyre vendimeve, që dalin nga ato politika, të cilat rregullojnë fushëveprimtaritë e tyre. Në rastin konkret, institucionet e arsimit të lartë duhet të ndihen të përfaqësuar në politikëbërje dhe pronarë të vendimeve institucionale. Ne jemi, pra, për një politikëbërje, e cila përparon vazhdueshëm drejt ngritjes së cilësisë, duke e ruajtur sigurinë ligjore dhe duke krijuar ambient të përshtatshëm për konkurrencë të shëndoshë në tregun e arsimit të lartë.

Roli, përgjegjësia e punës dhe koordinimi i të gjitha hallkave institucionale, është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Besoj fort që me kontributin e të gjithëve, rezultatet pashmangshëm do të jenë afirmative. Bashkë mund të bëjmë të mundshëm arsimin cilësor në vend, që i nevojitet gjithsecilit prej nesh.

Ju faleminderit.

Në politikë dhe marrëdhëniet mes shteteve nuk ka dashuri, por vetëm interesa

0

Nga Aurel Dasareti

Shumica e shqiptarëve i kuptojnë fjalë për fjalë ngjarjet politike dhe marrëdhëniet politike (i marrin ato si të mirëqenë), veçanërisht ato ndërkombëtare. Në politikën ndërkombëtare nuk ka as dashuri dhe as parim. Ka vetëm interesa politike.
***
Duhet të kuptojmë se politika ndërkombëtare nuk është një kategori emocionale, por thjesht një kategori e interesave. Nuk ka armiq të përjetshëm, nuk ka miq të përjetshëm. Nga dashuria nuk ka politikë.
Ne duhet t’i dëshmojmë Perëndimit, nëpërmjet aktivitetit tonë dinamik politik, se është në interesin e tyre, të Perëndimit pra, që të ketë një Kosovë të pavarur dhe sovrane, territor të integruar dhe assesi jo asociacione. Dhe, një Shqipëri të fortë demokratike e jo regjim mafioz antikombëtar pan-enverist. Gjithashtu, që shqiptarët autokton të FYROM-it të jenë në çdo aspekt 100% të barabartë me sllavo-folësit ardhacak, të cilët vazhdojnë të ushtrojnë shfrytëzim, diskriminim dhe terror mbi ta. Shqiptarët autokton të Kosovës Lindore nën pushtim serb të gëzojnë saktësisht të drejtat e njëjta me serbët ardhacak të Kosovës. Pra, të zbatohet reciprociteti. Ky parim duhet të zbatohet edhe në Mal të Zi ku qenia autoktone shqiptare është shumë afër zhdukjes. Shqiptarët e Çamërisë, të drejtat e njëjta me ata shqipfolës të shtetit amë që paraqesin veten si gjoja “grek”…
Shtetet Perëndimore jo të qëndrojnë në anën tonë për shkak të „humanizmit“, sepse ajo kategori nuk ekziston fare në politikë, por për shkak të interesit të tyre. Sidomos, interesit rus në Ballkan, me ndihmën e sateliteve të tyre-ardhacakëve sllavo-ortodoks dhe grek. Jemi i vetmi komb i Ballkanit që simpatizon botën Perëndimore. Nëse i bindim për këtë dhe nëse është në interesin e tyre real (ekzistencial) ta bëjnë këtë, ata me siguri do ta bëjnë. Ndoshta nuk kanë harruar shkakun kryesor të fillimit të Luftës së Parë Botërore: përpjekjet e Rusisë për daljen në detin shqiptar nëpërmjet Serbisë. Përndryshe, ata nuk do të marrin asgjë seriozisht.
***
Ambasada (përgjithësisht – ambasadat) – është një përfaqësi diplomatike me një ambasador si shef. Ajo ka si detyrë kryesore për të mbrojtur interesat e vendit të tyre përballë qeverisë së vendit pritës dhe për të promovuar (t`u japi shtysë-çoj përpara) marrëdhëniet midis dy vendeve.
Ambasadori – është një i dërguar diplomatik i rangut më të lartë, i cili (e cila) përfaqëson interesat e vendit të tij në vendin ku ai (ose ajo) punon. Ambasadori konsiderohet përfaqësues personal i kreut të shtetit të tij dhe ka të drejta të veçanta.
***
Kushdo që është serioz për shpëtimin e kombit dhe vendit tonë duhet të flasë me zemrën e tij.

  • Aurel Dasareti, USA, është ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Pse e shkrova librin “Roma fliste shqip“?

0


shkruan Fahri Xharra

Lundrimi nëpër historinë tonë të lashtë të begaton shpirtin, të rritë krenarinë dhe të jep guxim t`i vërsulesh së ardhmes me një vetëbesim që je emër e jo numër. E kaluara e jonë herë e mohuar, herë e vjedhur e herë e heshtur krijon një huti e cila na kushton shtrenjtë.

Sikur mos të ishte Zonja e madhe  Nermin Vlora Falaschi ne nuk do të kishim as më të voglen njohuri për etruskët,  që sipas saj etruskishtja është gjuhë e gjallë dhe flet shqip. Pas saj Zacharie Majyani, të cilit iu është dashur 10 vjet për ta mësuar gjuhën shqipe si duhet dhe të na kthjellojë mendjen që në Gadishullin Apenin jetonin etruskët  e lashtë dhe të  shkruarat e tyre mund të lexohen me shqipen ( gegnishten ) e sotit.
Duke lexuar për etruskët në literaturën italiane dhe në gjuhët tjera europiane e kupton se aty jetonin edhe ilirët . dhe popujt tjerë pellazg autokton , pa tjetër të futë në rrugë të suksesit dhe të guximit të merresh me rrumbullksimin e një historie me vlerë që edhe Perandoria Romake fliste shqip. Hap i guximshëm që kërkon punë të madhe dhe përqëndrim të madh në leximin e fakteve në shkrimet e ndryshme; dhe  ato të kompletohen ne  500 faqe ku bindshëm mund të shkruash diçka të madhe . e që deri më tani as që kemi guxuar të mendonim, Pra kështu lindi historia  disa qindravjeçare e shkruar me titull “ Roma fliste shqip”

Etruskët ishin një popull paqësor, të dashuruar me kënaqësitë e jetës dhe jo të prirur për luftë. Ata kërcenin, shkonin për gjueti, peshkonin, adhuronin objekte të bukura. Në afreske shohim etruskët që gostitin gjysmë të shtrirë në shtretër, të mbështetur në jastëkë. Ata e vlerësonin muzikën, të cilën e dëgjonin në kohë të ndryshme të ditës; instrumenti më i përdorur ishte flauti, i luajtur edhe nga gratë. Ata e donin aktivitetin fizik: garat sportive ishin të shpeshta dhe ndër sportet më të njohura ishin boksi, garat me kuaj dhe hedhja e shtizës.

Ata adhuronin disa perëndi dhe për shërbimet fetare mblidheshin rreth priftërinjve që nëpërmjet fluturimit të zogjve, ose duke shqyrtuar të brendshmet e bishave të flijuara, përpiqeshin të identifikonin vullnetin e Qiellit. Ata demonstruan një kult të thellë të të vdekurve: i varrosën në dhoma të mëdha dhe i vunë pranë të vdekurit gjërat që kishin qenë më të dashura për të, armët, po të ishte njeri, pasqyra dhe parfume, për një zonjë dhe ushqim për udhëtimin e gjatë për në Jetën e Përtejme.
Por etruskët, kishin lidhje gjenetike me Peucetët ( popull ilir  )që kanë jetuar në kohën e etruskëve  Nga Peucetët e kemi një trashëgimi të madhe që quhet: “ Varri i vallёtarёve (it. Tomba delle Danzatrici), pra një varr peucetian në Ruvo di Puglia, i cili u zbulua se nekropol i madh  në vitin 1833. Data e ndërtimit të kësaj varreze nuk është e sigurt por që mendohet të jetë fundi i shek. 5 dhe fillimi i shek.4. Në të vërtetë, afreskat e varrezave e paraqesin një shembull të vjetër të pikturimit figurativ në Apulia. Të shkruajmë që Peucetët e “huazuan” nga etruskët kulturën e  këtij lloj arti. Vetë emri rrjedhë nga afresku ku shihen gratë piceute duke vallëzuar. Paneli me afreska është i ekspozuar në Muzeun kombëtar arkeologjik të Napolit, nr.i inventarit 9553 ( shih foton , faqe 184 “ Roma fliste shqip”)

Nuk do të bënim asgjë sikur mos të gjenim të njejtin argëtim grashë, vallet e njejta që luhet e dhe sot ( shih foton, “Roma fliste shqip” f.184)

Edhe një postim në drejtim të Romës që fliste Shqip:
VETEM TEK ARBERIT U RUAJTEN GJUHA,VESHJET DHE VALLET ILIRE , PELLAZGE DHE GREKERVE TE LASHTE . Ne foto 1 e 2 kemi një pikture mbi një varr japig (JAPIGET popull ilir ashtu si mesapet peucetet, daunet, kalabret) te shek 6-5 para Krishtit një Valle antike qe quhet Vallja e Teseo-s sepse vajzat athinase pasi shpëtuan nga labirinti ku Minotauro do ti gëlltiste, festojnë me ketë valle çlirimin nga Teseo. Por kjo skene nuk na vjen as nga ishulli i Kretes ku ishte labirinti e as nga Athina , por nga një varr japig ( japet ilire) zbuluar ne Ruvo ( Bari itali). Ne Ruvo janë gjetur edhe mbishkrime illire ku i kam shpjeguar nëpërmjet gjuhës shqipe ne post -in e parafundit.

Ne foto 3-4-5-6 janë foto te valleve arvanitase ne Greqi qe vazhdojnë te vallëzojnë si para 3000 viteve.

Sipas jush, kanë të drejt  arvanitet që thonë se janë pasardhësit e drejtperdrejt te grekërve antik dhe gjuhen arvanite si gjuha e Perendive apo grekët e sotëm te cilë ve i bashkohen edhe historianët e Shqipërisë se arvanitet e parë kanëe zbritur në mesjetë?

Para qyteterimit klasik te ‘qytet shteteve” , ne Gadishullin Ilirik perfshirë Greqinë dhe jugun e gadishullit italik flitej e njejta gjuhe hidheshin te njejtat vallle dhe veshje te ngjashme. Dhe arvanitët jane të vetmit autokton  në Greqia  dhe pasardhes te drejtperdrejt te pellazgëve antik  .(nga Achille Teti , FORUMI.SHQIPTAR.ITA )

Pra, Roma fliste shqip !

Më 25.01.2022

Histori e trishtë: Rrëmbimi i Afrim Shurrecit – “Leopardit”, komandantit të forcave “Delta”, torturimi njëmujor dhe hudhja në Prishtinë me thes në kokë

0

Foto: Komandoja Afrim Shurreci, në mes pa shami

Nga: Idriz Morina, kryeredaktor i Bota Sot 

Kokërruar, sy shqiponjë, i vendosur për çdo të papritur. Kështu të linte përshtypjen eprori ushtarak, Afrim Shurreci, gjatë kohës sa shiheshim me të shpesh në zyrat e redaksisë apo jashtë pallatit të shtypit. Këto nuk ishin takime, por ai ishte truproje i kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, Skender Zogajt, me të cilin redaksia e “Bota sot”, aso kishte bashkëpunuar, meqë para se të fitonte në zgjedhjet e para lokale, ishte redaktor në kulturë.

I qetë, fjalëpakat, për të mos thënë krejtësisht i heshtur. Një ditë dëgjova nga një koleg i imi, se ai kishte pasur një histori të trishtë, në ditët e para të pasluftës.

Pikërisht në ato ditë, që të gjithë shqiptarët po festonin hyrjen e KFOR-it, dhe veçmas gëzimi i ne shqiptarëve, që kishim qëndruar gjatë gjithë luftës në Kosovë, ishte një çmenduri më vete!

Një yll i luftës, i ngjashëm me Abejën, besnik i institucioneve

Afrim Shurreci, konsiderohej një prej yjeve të luftës në Kosovë, që kishte stërvitur me qindra ushtarë vullnetarë të UÇK-së, me testet nga më të vështirat fizike dhe psikike për të përballuar situatat e rënda dhe dramatike të luftës kundër forcave të rregullta e paramilitare serbe.

Rrëmbimi dhe mbajtja e tij i zhdukur për rreth një muaj menjëherë pas luftës, duke pasur parasysh edhe vrasjet e vazhdueshme, arrestimet dhe keqtrajtimet e atyre që mbështesnin apo ishin pjesë e forcave apo institucioneve të Republikës së Kosovës dhe LDK-së, tregon se dhuna e “Shtabit të Rognerit”, ishte sistematike, dhe madje mund të konsiderohet ‘shkollë e dhunës’! Ku i ka burimet kjo, një ditë do të zbulohet, nëse jo nga brezi ynë, nga studiuesit e rinjë që do të vijnë gjithsesi, atëherë edhe kur nuk do të ketë mbase ‘embargo’ në informacione sekrete!

Afrim Shurreci, ishte shquar edhe në luftën e Kroacisë, ndërsa kishte qenë mik dhe bashkëluftëtar me heroin e Kosovës dhe të Kroacisë, Bekim Berishën, “Abejen”.

Skender Zogaj, i cili ka pasur rastin ta njohë nga afër, e përshkruan kështu: “Afrimi ishte njëri nga luftëtarët më të zot, bashkëluftëtari i Abejës në Luftën e Kroacisë dhe pastaj në Luftën e Kosovës”.

Sipas një raporti të ish ushtarakëve të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës (Shtetit paralel),

“I rrezikuar në atë kohë ishte edhe komandant Afrim Shurreci, që ishte ushtarak i brigadës 138 Agim Ramadani, i cili rrugës për në Prizren menjëherë pas luftës, burgoset, torturohet dhe shpëtohet nga KFOR-i gjerman. Burgosja e tij ishte bërë nga Policia Ushtarake që më herët ishte pjesë e PU UÇK-së, të Shtabit të Krumes – Kukësit gjatë luftës”, thuhet në informacionin e siguruar.

Ngjashëm e shpjegon edhe Skender Zogaj, por ky beson se rrëmbimi i Afrim Shurrecit u bë nga një bashkëveprim i forcave që udhëhiqte “Shtabi i Rognerit” me rekrutët e eprorit ushtarak Kudusi Lames, dhe me SHISH-in e Shqipërisë.

Forcat speciale “Delta” të FARK-ut

“Me rastin e tërheqjes së njësive ushtarake të FARK-ut nga territori i Shqipërisë në Kosovë, grupet e ndryshme ilegale të armatosura të Kosovës të përkrahura dhe të ndihmuara nga SHISH-i i Fatos Klosit dhe rekrutët ilegalë të komandantit përgjegjës të zonës kufitare të Kukësit, Kudusi Lames, kanë organizuar një varg pritash me qëllim të pengimit, ndalimit dhe marrjes peng të krerëve ushtarak institucional, shtabit të ministrisë së mbrojtjes dhe të individëve të dalluar gjatë luftës, me qëllime të kurdisura thellësisht destruktive dhe antikombëtare, sepse, duke qenë se bëhej fjalë për kuadro ushtarake elitare, duhej të pengoheshin që të mos u lejohej pjesëmarrja në strukturimin e ri ushtarak të pasluftës! Pra, që kuadrot profesioniste të mos lejoheshin të hynin në përbërjen e TMK-së dhe më pastaj edhe të krijimit të ushtrisë së Kosovës!”, thotë Zogaj.

Sipas atij plani, bie viktimë edhe Afrim Shurreci, njëri nga luftëtarët më të zot. “Si pasojë e këtyre planifikimeve bie pre edhe Afrim Shurreci, njëri nga luftëtarët më të zot, bashkëluftëtari i Abejës në Luftën e Kroacisë dhe pastaj në Luftën e Kosovës, luftëtari i regjur që kishte krijuar grupin special “Tigrat e zi” me efektiv të gjerë në gjithë shtrirjen e luftës çlirimtare!”, thotë Zogaj.

A mund të kërcënoheshin, keqtrajtoheshin dhe të vriteshin një grup elitar i tillë, për të cilët krenohej Agim Ramadani, dhe i motivonte e motivohej, duke u kushtuar edhe poezi. A mund të ishin faji i tyre, motivimi si në poezi: “sikur tigrat ne kërcejmë, armët shkaut ja rrëmbejmë”

HIMNI

Komandosë jemi ne
dhe luftojmë për atdhe
sikur tigrat ne kërcejmë
armët shkaut ja rrëmbejmë
nuk ka lodhje as mundim
n ‘luftën tonë për çlirim
delta jonë në sulme tash hidhet
krejt Serbia le të dridhet
era frynë e bora bjenë
në majë t’malit ne na gjenë
sy shqiponja rreptë shiqon
se lëmë shkaun n’Kosovën tonë.

Autor: Agim Ramadani, poezi kushtuar Forcave Komando “Delta”

Edhe Enver Hoxha, gjatë diktaturës së tij, ia kishte nxjerrë eshtrat poetit kombëtar at Gjergj Fishtës, dhe e kishte ndaluar “Lahutën e Malcisë”, sepse shqiptarët ishin luftëtar superior ndaj malazezve, dhe se kryevepra e tij ishte motiv lufte dhe identiteti për shqiptarët!

Edhe Enver Hoxha, ka vrarë, burgosur e internuar shqiptarët më atdhetarë që ka pasur ndonjëherë shqiptaria.

Image

Komandanti i forcave speciale të FARK-ut Afrim Shureci – Leopardi, duke u nderuar nga presidenti RUGOVA.

Një muaj i keqtrajtuar

Zogaj thotë se Afrimi ‘ndalohet dhe kidnapohet me rastin e kalimit nga Shqipëria për në Kosovë dhe mbahet rreth një muaj në vend të panjohur, duke u maltretuar fizikisht’! Më në fund shpëton nga më e keqja. Por, sipas Zogajt, Afrimi nuk është liruar nga KFOR-i gjerman, pasi ai ishte sjellur në Prishtinë, me thes në kokë, dhe ishte hedhur në rrugë diku.

“Por, ka fatin që të mos ekzekutohet dhe, një mesnate, nga njerëz të panjohur sillet dhe lëshohet në qendër të Prishtinës me thes në kokë! Fill i vetëm”, thotë Zogaj.

Pas më shumë se një viti Skender Zogaj do ta takonte, dhe duke e njohur historinë e tij, i ofron mundësinë që të punojë në sigurimin fizik të tij.

“Duke e njohur kontributin normalisht që pa asnjë hezitim e pranova ofertën e tij për të qenë truproja ime në fushatën e zgjedhjeve të para lokale të lira dhe demokratike të Kosovës dhe pas zgjedhjes sime Kryetar i Komunës së Fushë Kosovës, Afrim Shurreci për një kohë shërbeu si truproje e kryetarit e pastaj u arratis në Gjermani!”, rrëfen për “Bota sot” shkrimtari Skender Zogaj, i cili sot është në pension, dhe dikur një diplomat, që udhëhoqi përfaqësinë e Kosovës në Tiranë.

Image

FK-Delta, pas një aksioni blic ku forcat serbe kishin pësuar humbje në njerëz, 3 të vrarë, e 2 të plagosur. Në foto pozicionet me gjësendet e tyre, ku në këtë vend i quajtur C1 janë gjetur shumë armë dhe municione të ndryshme të armikut.

FOTO GALERI

Image

Forcat speciale “Delta” në stërvitje gjatë dimri

Promovim dinjitoz i “Kosovës” së Buxhovit në Harvard

Nga: Faton Bislimi
Mbrëmë, në Harvard Faculty Club, në Library Room, në praninë një numrit të madh pjesëmarrësish (edhepse në kushte pandemie) u promovua zyrtarisht libri historiografik, në tri volume, “Kosova” nga autori e historiani i shquar Jusuf Buxhovi.
Në cilësinë time si ish-student Harvardi e tani edhe si përfaqësues i Harvard Alumni Association për Kosovë bashkë edhe me Asociacionin e Studentëve Shqiptarë në Harvard, si nikoqir të kësaj ngjarje historike, isha jashtëzakonisht i nderuar e krenar me përgjigjen pozitive të shumë studentëve e pjesëtarëve të komunitetit tonë që na u bashkangjitën në promovim.
Pas një fjale përshëndetëse nga botuesi Ramiz Tafilaj (Jalifat Publishing) e Milaim Abdullahu (Santefarm), pa ndihmën e të cilëve kjo ngjarje s’do të realizohej, në adresimin e tij para audiencës Buxhovi shpalosi pikat më kryesore të librit të tij, tezat historike që ngriten e shjellohen aty, dhe të cilat shpartallojnë në gjenezë gënjeshtrën më madhore anti-shqiptare të sllavëve.
Pas gjitha aktiviteteve në këto dy ditë, ndjehem më shumë se krenar që bashkë me këta miq të mirë arritem ta fusim historinë tonë e mirëfilltë e faktike të kombit tonë në majën e botës akademike, në Universitetin e Harvardit, themeluar më 1638.
Në këtë kohë kur po thyhen shumë shtiza në gjeopolitikë globale, të flasësh për Kosovën e për kombin shqiptar në kupolen e intelektualizmit akademik në SHBA është vlerë e shtuar për Republikën tonë të re.
Një falëmnderim i veçantë për Shoqatën ‘Kosova’ në Boston, bashkë me Gred Brahon (Asociacioni i Studentëve Shqiptarë në Harvard), si dhe pronarin e Restaurantit ALBA në Quincy, MA, për përkrahjen e mikpritjen.

L’Unità (1972) / Kur legjenda e futbollit shqiptar Naim Kryeziu, ish-kampion i verdhekuqve në 1942, shprehej për rezultatin e derbit Roma-Lacio

Në foton e mësipërme: KRYEZIU. Burimi : L’Unità, e premte, 10 nëntor 1972, f.10

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Janar 2022

“L’Unità” ka botuar, të premten e 10 nëntorit 1972, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me mendimin asokohe të legjendës së futbollit shqiptar (kosovar) Naim Kryeziut për rezultatin e derbit Roma – Lacio, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Kryeziu: Roma është më teknike

Të ftosh Naim Kryeziun për të folur për derbin është njësoj si të nxitësh një fëmijë të luajë me lodrën e preferuar. E bën me entuziazëm, fugë, duke hedhur haptazi qoftë edhe pak nga zemra e tij romaniste në fjalim. Ish-anësori i djathtë i verdhëkuqve i vitit të “Skudetos” aktualisht stërvit djemtë e Almas dhe e bën këtë në mënyrë metodike, me kompetencë, siç e tregon edhe klasifikimi i grupit D të serisë D, i cili e sheh ekipin bardhejeshil në krye të renditjes, me shpresa të shkëlqyera promovimi.

Arritëm të takonim Kryeziun, pikërisht gjatë stërvitjes, në fushën e skuadrës dhe intervista solli vrojtime të mprehta dhe të menduara, tipike të njeriut kompetent dhe modest.

Unë do të thosha menjëherë – filloi Kryeziu – se kurrë më parë tifozët romakë nuk do të mund të ndjekin një derbi argëtues dhe luftarak si këtë herë. Të dyja skuadrat, në fakt, do të paraqiten në terrenin e Olimpico-s me skeptrin e të parit në renditje; një skeptër i merituar, për më tepër, pasi nga sa kemi parë deri më tani, Roma dhe Lacio bëjnë një lojë të gjallë dhe efektive.

Nuk mund të bëj krahasime – vazhdoi ai – mes lojës së kohës sime dhe asaj aktuale. Nuk e zbuloj ujin e nxehtë nëse them se loja duke adoptuar “metodën” e famshme apo “sistemin” lejonte një manovër më spektakolare. Sot, dy skuadrave kryeqytetase u mungon një anësor i vërtetë, njeriu që sprinton dyzet apo pesëdhjetë metra dhe më pas, pasi ka arritur në fund, lëshon krosin në qendër, një tmerr i vërtetë për portierët e kohës.

 Detyrat e lojtarëve në ditët e sotme janë të ndryshme dhe nuk u mungojnë dy skuadrave romake, nëse shkojmë dhe shohim, kampionë autentikë në rolet e tyre. Cordova, për shembull, është thjesht i mrekullueshëm kur lëkundet përpara nga mesfusha, me sytë e kthyer nga sulmi në kërkim të shokut të skuadrës i pambrojtur, dhe më pas i shërben atij me një prekje të thatë dhe të pastër, tipike për lojtarin shumë të talentuar.

Edhe Lacio, besoj, mund të krenohet me lojtarët e vet; sidomos me Chinaglia-n dhe këtu nuk po them asgjë të re.

Është e vështirë të prononcohem për rezultatin e “derbit” të së dielës. Derbet janë përtej çdo parashikimi, por në përgjithësi, besoj vërtet se verdhekuqtë do të përfundojnë fitues. Dhe e imja nuk është një deklaratë e diktuar vetëm nga zemra, ajo buron edhe nga disa konsiderata teknike, që nuk mund të neglizhohen: Romës, për të qenë vërtet e shkëlqyer, i duhen vetëm disa mbrojtës të mirë (pa ofendim për këta aktualë që janë gjithashtu profesionistë të ndershëm) dhe një sulmues. Pjesa tjetër, nga publiku te trajneri, nga mesfushorët te portieri, është gati për ngjitjen në titull.

Përmendja e publikut nuk ishte e rastësishme. Roma është një nga qytetet e pakta që mund të mburret se ka një tifozeri të jashtëzakonshme. Në kohën time stadiumi ishte destinacion, në rastet e mëdha, të 30 mijë njerëzve, tani flitet edhe për një stadium 200 mijë vendesh. Dhe më pas të rinjtë, të cilët janë një forcë jetike për klubet e futbollit. Anzalone, me inteligjencë, vazhdon t’u ofrojë disa lehtësi djemve dhe shpërblehet me një prezencë të vazhdueshme dhe të zjarrtë në tribuna, në çdo rast, ndaj çdo kundërshtari.

Megjithatë, për fat të keq, nuk e di nëse do të jem në tribunë, por zemra ime me siguri do të jetë aty, së bashku me tifozët e Romës, për t’u gëzuar për një fitore të mundshme, në të vërtetë… të sigurt. Veç kësaj, unë që kam përjetuar gëzimin e fitimit të një “Skudeto” me fanellën e verdhekuqve, shpresoj që “ujqërit” të mund të përjetojnë të njëjtin gëzim sa më shpejt, ndoshta këtë vit.

Dhe në këtë deklaratë të fundit ne marrim leje, duke e lënë këtë njeri në punën e tij që kushedi se çfarë do të jepte për të qenë në gjendje të veshë edhe një herë fanellën me numrin shtatë, të hidhet në fushën vendimtare, të godasë rrjetën nga një distancë prej njëzet metrash, siç bënte tridhjetë vjet më parë.

  1. d. a.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania) https://www.darsiani.com/la-gazette/l-unita-1972-kur-legjenda-e-futbollit-shqiptar-naim-kryeziu-ish-kampion-i-verdhekuqve-ne-1942-shprehej-per-rezultatin-e-derbit-roma-lacio-intervista/