Kreu Blog Faqe 1414

Gjuha shqipe, gjuhë e Perëndive, ‘mushkëria e kombit’ që mban gjallë ekzistencën e tij

0

Shkruan: Eneida Jaçaj

Gjuha e folur dhe e shkruar, kultura, zakonet, doket, traditat, folklori kanë një rëndësi të veçantë në ndërtimin dhe zhvillimin e një kombi, brez pas brezi. Gjuha është ‘mushkëria’ e kombit, forcon personalitetin e tij si një bashkësi unifikuese me shumë të përbashkëta, që e dallon nga kombet e tjera. Gjuha është një thesar i çmuar, drita e popullit, që ndriçon të ardhmen e nacionalitetit! Duhet t’i rezistojë çdo uragani të mundshëm, pasi një komb pa gjuhë, është një komb i nëpërkëmbur, pa identitet dhe histori!
Gjuha shqipe, gjuha pellazge, është quajtur Gjuha e Perëndive, për nga vjetërsia e saj, është kjo gjuhë që të mbledh nëpër kujtime, të jep dinjitetin dhe emrin shqiptar. Kur gjuha jote ekziston, bashkë me të ekziston edhe ti! Pavarësisht qëndrimit larg tokës amë, detyra e çdo shqiptari është ta ruajë atë, pasi është katalizatori kryesor për ekzistencën e kombit ilir. Sa këngë e poema i kanë thurrur rilindasit Gjuhës së Perëndive, duke e ngritur në altarin e pavdekshmërisë!
Intelektualë të një rangu të lartë, me veprimtarinë e tyre të paepur kanë lobuar nëpër sallonet më të larta të botës për ruajtjen e gjuhës pellazge, Gjuhës së Perëndive, çështjen e trojeve shqiptare, kur Fuqitë e Mëdha kërkonin të copëtonin dhe tjetërsonin kombin shqiptar. Personalitete nga më të shquara të atdhetarizmit, martirë të lirisë e kanë ndriçuar gjuhën shqipe, e kanë ngritur shumë lart, duke i dhënë vendin që i takon, vendin hyjnor.
Në gjuhën shqipe janë gdhendur përpjekjet dhe kujtimi i të parëve, gjaku i martirëve të lirisë, që e lanë me testament vijimin e luftës titanike për ruajtjen e saj.
Një ndër martirët e lirisë është Papa Kristo Negovani, prifti shqiptar, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga falangat greke. Papa Kristo punoi fort për shkrim-këndimin e gjuhës shqipe duke mbajtur zgjuar shqiptarët, se një komb pa gjuhën e vet dhe i nënshtruar, është një komb pa identitet! Ai është martiri i gjuhës shqipe, i cili nuk iu bind asnjëherë pushtuesve grekë të hiqte dorë nga misioni tij apo të shitej për interesat e veta

Vjetërsia e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe është thesari më i vyer i trashëgimisë sonë kulturore, është një gjuhë indoeuropiane, është gjuha e pellazgëve që flitet në Shqipëri, në Kosovë, në Republikën e Maqedonisë, në Republikën e Malit të Zi, në Serbinë Jugore dhe nga shqiptarët etnikë, në pjesë të tjera të Ballkanit Jugor. Në bazë të kërkimeve të kryera nga gjuhëtarë, është zbuluar se gjuha shqipe është shkruar para mbajtjes së Kongresit të Manastirit 1908, 49 vjet para zyrtarizimit të abetares së unifikuar. Ndërsa shkollat shqipe janë hapur 800 vjet më parë, nga klerikët. Arkivat eVatikanit përmbajnë shumë dokumente të vjetra historike, që meritojnë të studiohen sa i takon historisë së gjuhës shqipe. Janë pikërisht Arkivi i Shtetit në Venecia (Archivio di Stato di Venezia), Arkivi i librave dhe dokumenteve antike në Padova (Biblioteca Antica del Seminario Vescovile di Padova), Arkivi ASSC (Arkivi Historik dhe Biblioteka Shtëpia e Shenjtë) në Loreto, në Bibliotekën Komunale (Biblioteca Civica “Romolo Spezioli “) në qytetin e Fermos.

Fjalori i Shqipes

Gjuhëtarët e kanë ndjerë të nevojshme që të hartohet një fjalor i ri i gjuhës shqipe, i cili do të jetë gati në vitin 2023. Kjo vjen për shkak se gjuha ka pësuar ndryshime me kalimin e viteve. Përpos kësaj, gjuha jonë letrare kombëtare ka një leksik popullor shumë të pasur, që nuk është përfshirë i plotë në fondin leksikor të gjuhës standarde. Gjuhëtarët kanë propozuar që pasuria e madhe leksikore popullore, që është kryesisht në gegërishten, duhet të futet në fjalorin standard të shqipes. Pra, në vitin 2023 do të publikohet Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, me mbi 100 mijë fjalë, për të cilin janë duke punuar leksikografët: akademiku Jani Thomai dhe prof. dr. Valter Memisha. Ajo që vlen të theksohet gjithashtu është se nuk duhet të lejojmë të fusim huazime, pasi kështu po përdhoset shqipja, dhe rrezikon të zhduket si gjuhë. Duhet të ndërgjegjësohemi dhe të punojmë fort edhe me të rinjtë, që të mos harrojnë shqipen. Ta lartësojmë gjuhën tonë, pasi kështu kemi lartësuar veten dhe kombin! Pa gjuhën tonë do të jemi pa identitet, edhe nëse jetojmë dhe punojmë prej vitesh në një vend të huaj. Ndërgjegjësimi nis sot, nga ty…!

Dhimbja dhe lavdia e janarit në Malmö të Suedisë

0

Zymer KuqajTë shtunën më 22 janar në lokalet e Qendrës kulturore të Kosovës në Malmö të Suedisë u mbajt manifestimi tradicional Flaka e janarit.Organizator i këtij manifestimi ishte Lidhja e shoqatave shqiptare “Iliria” në Suedi. Manifestimi u mbajt para një numëri të kufizuar pjesëmarrësish, për shkak të masave të marra nga shteti suedez për parandalimin e pandemisë.Tubimin e hapi Murat Koci, kryetar i LSHSH “ILIRIA”. Murati foli për historikun e manifestimit Flaka e Janarit që tani është bër tradicional. Ai vazhdoi më një historik të shkurtër për personalitet shqiptare që janë vrarë nga armiqtë apo kanë vdekur natyrshëm në muajin janar.Manifestimi vazhdoi më referimet e përgatitura nga organizatori duke filluar më ngjarjet më vjetra nga historia jonë.Ismail Rugova referojë për Gjergj Kastriotin në letërsinë skandinave kurse Mehdi Behrami kishte temën, Gjergj Kastrioti në letërsinë frënge. Ishin dy referime më shumë vlerë që dëshmonin për heroin tonë kombëtar, trimërinë dhe strategjinë e tij ushtarake. Lavdia e Gjergjit tonë kishte depërtue deri të sagat islandeze sipas referuesit Ismail Rugova.Për jetën, veprën dhe rënien e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës u paraqit online nga Zvicra, veprimtari i hershëm I çështjes kombëtare dhe ish ministri I qeverisë së Kosovës në ekzil Xhafer Shatri. Xh. Shatri foli për patriotin Rexhep Mala  që sapo kishte mbaruar burgun për veprimtari patriotike. Rexhepi vazhdon punën e lënë më burgosjen e tij, tani duke e gjetë një idealist të ri si bashkëpunëtor por të vendosur deri në sakrifikim për lirinë e Kosovës, siç ishte Nuhi Berisha. Në të njëjtën temë referojë edhe Xhevat Isufi mësuesi i gjuhës amtare, veorimtari dhe ish drejtori I Qendrës kulturore të Kosovës në Suedi.Për temë kryesore të këtij manifestimi ishte caktuar, 40 vjetori i rënies vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zeka.Për Jusuf e Bardhosh Gërvallën dhe Kadri Zekën referojë Mustafë Bajramaj, kryetar i veteranëve të UÇK-së për Suedi. Ai foli për fëmijërinë, shkollimin e deri të angazhimi i Jusuf e Bardhosh Gërvallës në lëvizjen ilegale. Mustafa theksoi në mënyrë të veçantë për lëvizjen ilegale të grupit të Deçanit dhe lidhjet e këtij grupi më Jusuf Gërvallën edhe pas arratisjes së tij nga Kosova. Mustafë Bajramaj përkundër moshës së re ishte edhe vet pjesë e levizjes ilegale në komunën e Deçanit dhe i burgosur për këtë aktivitet në vitin 1981. Për Kadri Zekën, Mustafa theksoi idealin e lartë tek heroi, oratoria që e dallonte atë dhe vullnetin që kishte të bashkëpunojë më grupin që udhëhiqte Jusuf Gërvalla. Si rezultat i këtij bashkëpunimi erdhi deri të bashkimi i këtyre grupeve. Mjerisht ky fakt u bë edhe arsye për vrasjen e heronjve.Në të njëjtën temë dhe ngjarje referojë edhe Zymer Kuqaj. Ai në veçanti spikati jehonën e vrasjes së heronjve në ngritjen e vetëdijes kombëtare, që u shëndrrua në kushtrim lirie për popullin shqiptar në Kosovë dhe viset tjera shqiptare në ish Jugosllavi.Për Isa Boletinin referojë Adem Qerimaj, për heronjët e 31 janarit të vitit 1997 (Zahirin, Edmondin dhe Hakifin) foli Shaip Morina. Prof Muhamet Shatri foli për presidentin historik Ibrahim Rugova. Profesori Shatri foli për jetën dhe veprën e bujshme të Ibrahim Rugovës. Në fund të fjalimit kishte përgaditur shumë thënie për Rugovën që nga njërzit e thjeshtë të Kosovës deri të personalitetet vendore e ndërkombëtare.Zait Pollozhani foli më theks të veçantë për obligimet qytetare të shqiptarëve në përgjithësi në respektimin e ligjeve dhe institucioneve si mënyra më e mirë e respektimit të dëshmorëve që dhanë jetën për këtë liri, që ne sot e gëzojmë.Referimi i moderatorës të këtij manifestimi Igballe Murati-Morina ishte shumë i veçantë. Ajo foli për heroin e ditëve të para të UÇK-së Zahir Pajaziti nga prizmi  familjar. Nga fakti së Igballja nuk kishte dallim të  madh në moshë më djalin e dajës Zahirin, ajo tha së jam rritur dhe kam shumë kujtime të mira më heroin. Referimi i moderatorës nuk ishte emocional vetëm për atë, por për gjithë të pranishmit në këtë manifestim.Duhet theksuar së në këtë manifestim mungojë referati për njeriun e pavarësisë Ismail Qemali. Arsyeja, autorja e referatit Silvana Begaj nuk kishte mund të vie në këtë aktivitet shkaku i pandemisë.Mbrëmjen e këtij manifestimi e hijeshuan poezitë e Mitrush Kutelit dhe Din Mehmetit të recituara më mjeshtëri dhe pasion nga Haxhi Haxhija dhe Shaip Morina.Atmosferë festive këtij aktivitet i dha edhe zëri  i këngëtarit Beqir Shaqiri i përcjellë nga instrumentisti Agron Miftari dhe violina e Afrim Elshanit.

Ushtaraku shqiptar Emanuel Bazanji në Ukrainë, gati për luftë me rusët

0

Emanuel Bazanji ka shërbyer për disa vite në ushtrinë shqiptare në batalionin e këmbësorisë. I dha fund karrierës ushtarake në Tiranë por prej dy vitesh e vazhdon atë si pjesë e ushtrisë të Ukrainës.

Në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu  ai tregon përse e mori vendimin të rreshtohet me ushtrinë e këtij vendi, i cili plot ankth pret nga momenti në moment të pushtohet prej Rusisë. “Jemi gati edhe me ndihmën e aleatëve thotë Emanueli të përballojmë çdo sulm të rusëve”.

Muhamed Veliu: Emanuel faleminderit për këtë intervistë me mua në Top Channel. Sa kohë keni që ju keni shkuar në Ukrainë?

Emanuel Bazanji: Ju falënderoj zoti Veliu gjithashtu. Përshëndetje nga Ukraina. Bëhen shumë shpejt gati dy vjet që unë jetoj këtu në Ukrainë.

Muhamed Veliu: Si shkuat në Ukrainë dhe si ndodhi ti bashkoheshit ushtrisë ukrainase?

Emanuel Bazanji: Fillimet e mija këtu nuk kanë qenë të lidhura drejtpërdrejtë me luftën. Unë thjesht kam ardhur në këtë vend për të nisur një jetë të re, plus për të dhënë një ndihmesë ndaj popullit ukrainas sepse edhe gjatë luftës në Ish-Jugosllavi shumë shqiptarë e mbajnë mend historinë, nuk është nevoja ta përsëris. Por shumë shqiptarë që e kanë memorien e freskët e kujtojnë se çfarë vuajti Kosova dhe Shqipëria gjatë konfliktit në Ish-Jugosllavi.

Pastaj ndodhi në Gjeorgji në 2008 e njëjta gjë tani po ndodh në Ukrainë. Duke marrë parasysh që aktori kryesori të gjithë këtyre, që lidhet edhe me politikën e jashtme, hegjemoninë që përdor Rusia është dhuna bashkë me agresionin që ushtron ndaj popujve. Unë jam lidhur me Mamukun, ai është një veteran i luftës së Gjeorgjisë, veteran në luftën e Çeçenisë, veteran i luftës së Ukrainës dhe gjithashtu shumë pjesëtar të grupit tim ku jam momentalisht ku kemi miqësi të ngushtë sigurisht, kanë marrë pjesë në luftën e Kosovës me KFOR dhe kanë bërë të mundur zmbrapsjen e trupave serbe nga territoret e Kosovës. Kështu ka qenë ardhja ime këtu në Ukrainë duke u lidhur zyrtarisht me Mamukun.

Muhamed Veliu: Cilat janë detyrat tuaja si ushtarak në atë formacion ku bëni pjesë?

Emanuel Bazanji: Dua të qartësoj diçka. Shumë njerëz e kanë quajtur këtë me fjalët më të çuditshme. Ne jemi një forcë tokësore e ushtrisë së rregullt të Ukrainës. Forcave të Armatosura të Ukrainës quajtur ZSU. Siç e thash pjesë e forcës tokësore, brigadës së motorizuar . Jemi më të mëdhenj se kaq. Numri shkon në shifra të mëdha. Brigada e këmbësorisë e motorizuar ka për detyrë avancimin e forcave të këmbësorisë, lëvizjen dhe të përparojë në formacione drejt luftimit të shpejtë se sa një këmbësori e thjeshtë.

Emanuel Bazanji: Është një pyetje interesante dhe e bukur. Këtu në Ukrainë ka shumë Shqiptarë që janë pjesë e ushtrisë së Ukrainës. Pjesa me e madhe e tyre janë shqiptarë të Ukrainës, të lindur e rritur këtu. Top Channel në të shkuarën ka bërë një dokumentar shumë të bukur për ata. Flasin Shqip me mua kur i kam takuar. Unë jam me shqiptarë këtu por jo të ardhur apo lindur në Shqipëri. Nga Ballkani janë shumë. Ka nga Sllovenia, Kroacia nga Mali I Zi një djalë. Shiko janë nga 27 vende të botës. Pjesa më e madhe që jemi zyrtarisht në angazhuar në ushtrinë ukrainase pjesa më madhe janë amerikan, britanik , francez, australianë kemi patur kolegë edhe nga Japonia madje.

Dua të nënvizoj faktin që ne jemi në një repart I rëndësisë së veçantë, pjesë elitare e ushtrisë së Ukrainës. Është klasifikuar si repart i operacioneve special, pasi është ndër repartet më të vjetra që ka patur Ukraina që në fillimin e luftës në vitin 2014 mbas revolucionit  Euro-Maidan, kur nisi lufta. Më lejoni të nënvizoj se ky repart në fillimet e luftës ka qenë trajnues. Njëkohësisht ka qenë edhe në front gjatë luftës. Tani pjesa më e madhit e grupit janë nga forcat special amerikane, britanike përfshi NAVY SEALS, SAY apo GREEN BERETS dhe gjeorgjianët janë tërësisht të trajnuar në institucionet më prestigjioze, akademitë ushtarake amerikane.

Muhamed Veliu: Ukrainë sot është lajm botëror. Meqenëse ju jeni atje në terren, sa i afërt apo i largët është pushtimi rus?

Muhamed Veliu: Si po e përjeton populli Ukrainës këtë prag lufte?

Emanuel Bazanji: Është një situatë shumë e vështirë tek sa shikon nënat, fëmijët , njerëzit të hutuar në qytet duke u munduar të blejnë çdo gjë vetëm e vetëm për të mbijetuar. Po marrin rezerva uji e karburanti duke e ditur që këtu temperaturat shënojnë minus gradë celcius. Jeta e qytetarëve mund të rrezikohet shumë kollaj gjatë kësaj periudhe ku është pandemi sigurisht. Ka kaos në mendjet e njerëzve se rusët do ti bombardojnë e godasin. Është një frikë shumë e madhe. Nuk flas këtu për aspektin e ushtarakëve. Ne jemi këtu. Kemi një detyrë. I kemi dhënë një premtim qeverisë ukrainase sepse jemi të gjithë me dokumentacion, kontrata. Jemi një pjesë e këtij vendi për ta ndihmuar.

Muhamed Veliu: Nëse Rusia do të ndërmarrë pushtimin e Ukrainës, ai ka ky vend kapacitetet ushtarake për tu vetëmbrojtur dhe e ndaluar agresionin rus?

Emanuel Bazanji: Ukraina në vitin 2014 mbas revolucionit të Euro-Maidanit ishte shumë e dërrmuar që nga koha e ish Bashkimit Sovjetik. Rusia ishte shumë e lumtur për këtë ta shihte ushtrinë e rregullt të këtij vendi, në atë gjendje. Sot që flasim në këto momente që po ju jap këtë intervistë, Ukraina dhe ushtria e saj i ka kapacitetet për tu mbrojtur. Jam shumë i sigurt që me ndihmën e amerikanëve, britanikëve dhe aleatëve të tjerë, përmes të cilëve jemi ndihmuar kohët e fundit, përfshi mbështetje politike përmes sanksioneve ndaj Rusisë nga vendet e Europës dhe SHBA, Ukraina është e aftë ta përballojë një sulm të plotë. Kjo duke marrë në konsideratë se çfarë asetesh kemi, vend strehime modern për popullsinë. Është një strukturë e mirë-organizuar për këtë luftë sepse ka përgatitje gjatë këtyre 8 viteve të fundit për më të keqen. Është diçka shumë e mirë që i kemi këto asete dhe aftësi për tu mbrojtur.

Muhamed Veliu: Si e ka pritur familja juaj në Shqipëri vendimin që morët për të shkuar në Ukrainë e më pas ti bashkoheshit ushtrisë vendase atje?

Emanuel Bazanji: Më beso zoti Veliu, kjo është një pyetje shumë personale. Megjithatë po ju përgjigjem. Shumë njerëz që më njohin në Shqipëri, ish kolegë të forcave të armatosura që i kam patur shok e me ata ndaj shumë kujtime të bukura përfshi pasjen e shumë respekt për ata përfshi të gjithë shqiptarëve që do ta shohin e lexojnë këtë intervistë dua tu them këtë. Unë në këtë shtet, në këtë jetë të re që kam nisur këtu jam I vetëm për faktin që asnjë prej antarëve të familjes time nuk është më në jetë, përfshi edhe vëllain tim të vogël. Kështu çdo gjë që kam nisur këtu e kam nisur për qëllimet e mija bazuar në anën emocionale dhe atë të zemrës.

Ushtarë ukrainas …

Dua të ndihmoj këtë popull mos të  vuajnë atë që shqiptarët e Kosovës vuajtën gjatë kohës së Ish-Jugosllavisë, në kohën e luftës në Gjeorgji dhe në kohën e sotme të prag luftës në Ukrainë. Unë e kam bërë këtë edhe për faktin që Shqipëria të njihet si një vend me njerëz pozitiv që mund të ndihmojnë dhe nuk jemi ata të vetmit e veprave të këqija në vendet e huaja. Jam munduar që Shqipërinë dhe medaljen që kam marrë këtu, ia kam dedikuar të gjithë popullit shqiptarë dhe të gjithë njerëzve që më kanë dashur dhe mbështetur. Jam shumë i lumtur që kur e dëgjojnë fjalën Shqipëri thonë uauu Shqipëria po na ndihmon. Këdo që takoj u them se edhe Kosova është Shqipëri.

Edhe Kosova ka bërë deklarata të forta për ta ndihmuar Ukrainën. Unë jam këtu si një individ , kam edhe jetën personale pasi jetoj në këtë vend zyrtarisht dhe kam zgjedhur të jetoj këtu nuk kam zgjedhur të jem pjesë e ushtrisë greke, franceze apo amerikane siç janë shumë shqiptarë të tjerë. Kam zgjedh që jeta ime të jetë këtu dhe çdo gjë që ndodh ta përballoj.

Muhamed Veliu: Kur në Shqipëri duke iu referuar një media amerikane u dha lajmi për përfshirjen tuaj në ushtrinë e Ukrainës, ka patur komente nga më të ndryshmet. Besoj I keni lexuar.  Çfarë ndjesie ju kanë lënë pasi shumë prej tyre ishin me tone shume negative kundrejt jush?

Emanuel Bazanji: Nuk kam patur mundësi ti lexoj të gjitha komentet. Le te themi shkarazi kam mundur të lexoj disa prej tyre kur më është dhënë mundësia. Shumë shqiptarë kanë përdorur ofendime nga më banalet gjë e cila nuk të lë një ndjesi të mirë, që një shqiptarë shprehet ashtu për një tjetër shqiptarë. Shumë prej tyre e kanë quajtur ardhjen time këtu çmenduri. Shumë të tjerë e kanë vlerësuar atë që po bëj këtu si diçka ilegale. Të tjerë e kanë lidhur me politikën apo me fenë.

Dua tu them çdo shqiptari se kjo nuk ka të bëjë as me besimin fetar as edhe me politikën. Kjo pasi ne këtu jemi të gjithë ushtarë të rregullt. Zbatojmë detyrat e vendit që kemi zgjedhur të shërbejmë e të jetojmë jetën tonë. Këtu jam për momentin kjo është jeta ime e këtë kam zgjedhur. Thjesht ndjehesha I trishtuar kur lexoja ato komente nga bashkëkombësit e mi e komete të tjera nga të huajtë. Nuk I prisja këto komente nga bashkatdhetarët e mi pasi kam kaluar disa vite të jetës time në Shqipëri packa se jam larguar e nisur një jetë të re, Shqipërinë e kujtoj dhe më merr malli për Shqipërinë.

Image

Pamje nga Ukraina

“Kosova” e Buxhovit, në librarinë e Universitetit të Harvard-it

0
Sot, pak orë para ngjarjes së promovimit në Harvard Faculty Club që do fillojë në 5:30pm, “Kosova” e Buxhovit iu dorëzua zyrtarisht Zv Drejtoreshës së Bibliotekes së Universitetit të Harvardit, znj. Elizabeth Kirk.
Në një diskutim të përemertë bashkë me autorin Buxhovi, botuesin Tafilaj nga Jalifat Publishing e bashkëbotuesin Abdullahu, znj. Kirk shprehu falëmderimin më të sinqertë për pranimin e librave në fjalë.
Në vatrën më të famshme të diturisë e të kërkimeve akademike nga sot edhe historia e Kosovës në tri volumet e përkthyera e botuara në Anglishte (bashkë edhe me një kopje të librit “Maqedonia” në Anglishtë poashtu) do të jenë e çasshme për shkollarë e studentë, profesorë e hulumtues nga e gjithë bota që frekuentojnë Universitetin e Harvardit.
Imazhi i Republikës sonë të re ndërtohet më së miri përmes shkencës e fakteve, përmes përkushtimit e punës vetmohuese!
Krenar që në universitetin tim nga ku kam magjistruar para fiks 15 viteve, kemi kaq shumë respekt e çasje!

NATO dërgon shumë anije dhe avionë në Europën Lindore

1

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s mirëpret forcat shtesë. Foto: Hannibal Hanschke / Pool via AP / NTB

Një numër vendesh të NATO-s kanë dërguar forca shtesë në Europën Lindore ditët e fundit, veçanërisht në formën e anijeve luftarake dhe avionëve luftarakë shtesë.

NTB

Në këto momente

Këto përfshijnë anije dhe avionë nga Danimarka, Spanja dhe Holanda, shkruan NATO në një njoftim për shtyp. Përveç kësaj, Holanda po vendos në gatishmëri ushtarë dhe anije për t’u bashkuar me forcat e NATO-s, ndërsa Franca ka deklaruar se është e gatshme të dërgojë trupa në Rumani dhe Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë dërgimin e forcave shtesë në Evropën Lindore. Forcat shtesë të NATO-s do të vendosen në Lituani, Detin Baltik, Detin e Zi, Rumani dhe Bullgari.

– Unë e mirëpres faktin që aleatët po kontribuojnë me forca shtesë në NATO. NATO do të vazhdojë të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur të gjithë aleatët tanë, duke përfshirë forcimin e pjesës lindore të aleancës. Ne gjithmonë do t’i përgjigjemi çdo gjëje që dobëson sigurinë tonë, duke përfshirë forcimin e mbrojtjes sonë kolektive, thotë Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Situata në Europën Lindore është aktualisht shumë e tensionuar për shkak të vendosjes së forcave ushtarake të Rusisë rreth Ukrainës. Aftenposten

Radiocorriere (1960) / Të fundit e Skënderbeut, një dokumentar radiofonik për arbëreshët

0

Burimi : Radiocorriere, 9 korrik 1960, f.9

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Janar 2022

 “Radiocorriere” ka botuar, me 9 korrik 1960, në faqen n°9, një shkrim në lidhje me një dokumentar asokohe mbi arbëreshët, “shqiptarët e fundit të Skënderbeut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një dokumentar radiofonik nga Mascilli dhe Talamo

Të fundit e Skënderbeut

Në Kalabri, pas disfatës së pësuar në luftën heroike kundër turqve, ende jetojnë me zakonet dhe traditat e tyre greko-shqiptare pasardhësit e kolonëve që erdhën në Jug duke ndjekur atdhetarin e madh.

Gjyshet e Santa Sofia d’Epiro, në atë të Cosenza-s, u tregojnë ende sot nipërve të tyre, si dhe përrallat e repertorit të zakonshëm, bëmat e mëdha të heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti i njohur si Skënderbeu. Thonë se heroi, i lindur në Shqipëri në vitin 1404, e kaloi rininë mes turqve, peng dhe shërbëtor i Sulltan Muratit II. Duke u bërë mysliman, ai luftoi kundër të krishterëve të Serbisë, Venedikut dhe Hungarisë. Derisa ndërroi flamurin dhe besimin, gjatë betejës së madhe të Kunovicës në vitin 1443, dhe nuk u hakmor kundër turqve, me shpatën e tij të mprehtë dhe ato të luftëtarëve të tij. Që atëherë, turqit u përpoqën më kot të shtypnin ish-shërbëtorin e sulltanit, i cili u bë mbrojtësi legjendar i pavarësisë së Shqipërisë dhe, siç e quante papa, “athleta Cristi”. Njëqind e dyqind mijë myslimanë të armatosur (gjysëm milioni e një milion, sipas biografëve të tij më entuziastë dhe më të theksuar) nuk mjaftuan për të thyer heroin, i cili, përveç mbrojtjes së Shqipërisë, gjeti kohën dhe mundësitë për të ofruar shërbime ushtarake për Ferdinandin e Napolit duke luftuar kundër Giovanni d’Anglò dhe Antonio Orsino-s, princit të Tarantos. Kastrioti u dëmshpërblye nga Ferdinando Trani, Monte Gargano dhe S. Giovanni Rotondo. Në gadishullin italian, ai la kolonitë shqiptare dhe shkoi të vdiste në atdheun e tij, jo me shpatë apo heshtë siç do të kishte dashur si një luftëtar i madh, por nga ethet.

Burimi : Radiocorriere, 9 korrik 1960, f.9

Gjyshet e Santa Sofia d’Epiro shtojnë se me heroin mbërritën edhe shqiptarët e parë të vendit. Përkundrazi, këto erdhën disa vjet pas vdekjes së Skënderbeut, i thirrur nga peshkopi i Bisignano-s, i cili me ta mendoi të ripopullonte qytetin e shkatërruar nga murtaja. Natyrisht, pasardhësit e rinj të kolonistëve të lashtë shqiptarë nuk ëndërrojnë më të përsërisin bëmat e heroit të madh shqiptar dhe as të shfarosin turqit. Ata ëndërrojnë për motoçikleta dhe makina, qytetet në veri dhe veçanërisht Amerikën, ku kanë miq dhe të afërm që kanë emigruar në masë. Ata e ruajnë dhe flasin gjuhën shqipe në shtëpi, në kishë falen shqip, martohen sipas zakoneve shqiptare, por, kur merren me punë, flasin gjuhën kalabreze. Shpirti flet gjuhën e lashtë, ndërsa trupi flet të renë, thonë të vjetrit, të rinjtë buzëqeshin me këto aforizma. Sa për të kaluarën, ata e ndjejnë të gjallë vetëm faktin fetar, të cilin e ripërtërijnë në ritin katolik grek. Më këmbëngulës në zakonet dhe traditat shqiptare janë banorët e San Benedetto Ullano-s, gjithashtu në provincën e Cosenza-s, në të kaluarën një nga qendrat më të shquara intelektuale dhe kulturore të italo-shqiptarëve.

Këtu këngët, ritet e dasmës dhe veshjet e grave ndryshojnë dukshëm nga ato të zakonshmet në vendin tonë, por jo më shumë se sa ndryshojnë përdorimet dhe zakonet e disa vendeve në Sardenjë. Sapo kalon nga San Benedetto Ullano në San Demetrio Corone dhe në qendra të tjera në Kalabri apo Siçili, pak a shumë të hapura për jetën e shumicës së italianëve, të krijohet përshtypja se gjuha shqipe në gojën e këtyre kalabrezëve apo siçilianëve janë një lloj dialekti, jo aq i lehtë për t’u kuptuar sa dialekti napolitan apo romanesk, por jo më i vështirë se ai i logudorishtes, kaljarit apo gjenovez. Sa i përket zakoneve dhe ceremonive të ndryshme, ato thjesht duhen konsideruar ndër gjërat më të gjalla dhe më të bukura që ruhen në arkën e madhe të Noe-s të traditave popullore. Ne nuk mendojmë se këta bashkatdhetarë që janë tanët me gjuhë dhe zakone të ndryshme mund të konsiderohen se i përkasin një vendi tjetër, ashtu si amerikanët nuk i konsiderojnë si të huaja ato popullsi që kanë origjinë, fe dhe raca të ndryshme, dhe kanë jetuar për një kohë të gjatë në frymën e territorit të tyre dhe të zhvillimit të tyre shpirtëror.

f.p.

 * Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania).  https://www.darsiani.com/la-gazette/radiocorriere-1960-te-fundit-e-skenderbeut-nje-dokumentar-radiofonik-per-arbereshet/

Çfarë mund të shkruhet nesër për Ibrahim Rugovën?

0

Lis Bukuroca, Gjermani

(Naser Aliu)

 „Nëse sheh një njeri që është i patrembur përballë rreziqeve, i lirë nga pasionet, (…), i qetë në mes të stuhive, një njeri që i sheh njerëzit nga lart dhe perënditë e tjerë nga e njëjta lartësi, nuk do të ndiesh një ndjenjë respekti për të?“  Lucio Anneo  Seneca, Lettere a Lucilio fq. 32, 4

Ndoshta nesër dikush do të lexojë librat e historianit të madh francez dhe do të pyeste veten:„Vallë qenka frymëzuar Ibrahim Rugova nga Augustin Thierry?“

Duke ditur ai lexues eventual se Rugova kishte specializuar në Paris, mund edhe të mendonte, por jo aq shumë ne që e kemi përjetuar veprimtarinë e tij. Ne do të thoshim: „Rugova ishte i tillë për nga natyra; i urtë, paqedashës, refleksiv, jo-hakmarrës, me shumë durim, me një pacifizëm, i cili mund të quhet edhe humanizëm kategorik, (duke u bazuar te maksima e Kantit), por i pandikuar nga jashtë.“

Mirëpo, meqenëse ai lexues i ardhshëm nuk mund ta njihte si ne, atëherë mund edhe të besonte për ndikim nga Thierry dhe se pacifizmi i tij, bazohej pikërisht tek ai, më konkretisht, te një mendim i tij në librin: „Histoire de la Conquête de L’Angleterre par les Normands“, publikuar në vitin 1821 në tre vëllime.

Çfarë shkruan zbuluesi i klasave Thierry në librin e tij „Historia e pushtimit të Anglisë nga normanët“ në faqen 89: „…tani populli i shtypur do të tërheqë vëmendjen; njëlloj interesimi në drejtim të vetin, që nuk e ka pasur më herët, sepse kauza e tij, do të bëhet kauzë e mirë: do të jetë raca e përvuajtur dhe e shtypur.“

„…car sa cause deviendra la bonne cause“, „…sepse kauza e tij, do të bëhet kauzë e mirë!“ 

Paradoksale: më shtyp, më diskrimino, më keqtrajto, më anulo të gjitha të drejtat dhe kauza ime, do të bëhet e mirë: gjithandej e pranueshme dhe unë do të çlirohem prej teje! Historiani Thierry thotë se e një popull i shtypur tërheq vëmendjen drejt vetes. Në fakt, sa më brutale që bëhej Serbia, aq më shumë kauza jonë kuptohej. Sa më shumë që ajo na arrestonte, dëbonte e vriste, kauza jonë bëhej aq më e fuqishme në opinioni botëror, rrjedhimisht aq më e gjykueshme Serbia.

Pse redaktuesi i shumë burimeve historike të mesjetës, Augustin Thierry,  ka të drejtë? Sepse kudo i pafuqishmi, i dobëti dhe i drejti ngjallin emapti te të tjerët. Pikërisht këtë e arriti Ibrahim Rugova me politikën e tij aktive. (Politika e tij nuk ishte pasive. Rezistencën e popullit e dëshironte të atillë, por  jo veprimtarinë e vet. Ai në mënyrë aktive demaskonte politikën shoviniste serbe…) Se Thierry ka të drejtë e dëshmon edhe Izraeli sot: pas plojës skëterrë, që iu shkaktua popullit të pafajshëm hebre, u krijua Izraeli. Hitleri e deshi zhdukjen e tyre, por pasoi sendërtimi i shtetit: sot një vend me mirëqenie dhe me një demokraci të qëndrueshme. Megjithatë, Thierry nuk ishte mësues i Rugovës.

Media perëndimore herë do ta quajnë Gandi i Ballkanit, herë Gandi i Prishtinës. Megjithatë nëse lexuesit të ardhshëm nuk do t’i duket i mjaftueshëm ai mendim për të kuptuar doktrinën pacifiste të humanizmit absolut, do të vazhdojë të besojë se Rugova ishte tradhtar dhe njeri i Millosheviqit.

Nëse ai lexues nuk do t’i besonte (para)gjykimit eliminues të akademik Rexhep Qosjes, gjatë hulumtimeve të veta, ai mund lexojë edhe këtë mendim:

„Na futni në burg dhe do të ju duam ende. Hidhni bomba mbi shtëpitë tona dhe kërcënoni fëmijët tanë dhe ne do t’ju duam ende. Dërgoni vrasësit tuaj me kapuç në shtëpitë tona natën, na rrihni dhe na lini gjysmë të vdekur dhe ne do t’ju duam ende. Por jini të sigurt se ne do t’ju rraskapitim me aftësinë tonë për të vuajtur. Një ditë ne do ta fitojmë lirinë, por jo vetëm për veten tonë: aq shumë do t’i apelojmë zemrës dhe ndërgjegjes suaj, saqë në planin afatgjatë do t’ju bëjmë për vete dhe fitorja jonë do të jetë një fitore e dyfishtë…“ 

E kush e ka thënë atë mendim? Atë e ka thënë Martin Luther King Jr, pastori baptist amerikan dhe aktivisti për të drejtat qytetare.

Hyjnore! Edhe një herë, „… jini të sigurt se ne do t’ju rraskapitim me aftësinë tonë për të vuajtur… në planin afatgjatë do t’ju bëjmë për vete dhe fitorja jonë do të jetë një fitore e dyfishtë.“  Sjellja e Rugovës ishte e tillë: e pa urrejtjeje, mirëpo as ai nuk ishte mësues i Rugovës.

Pacifizmi aktiv i Rugovës gjendet edhe në mendimet e Gandit: „Urreje mëkatin, duaje mëkatarin!“ dhe do të vazhdojë tutje: „Jodhuna e vërtetë është e pamundur nëse më parë nuk fitohet beteja kundër çdolloj frike. Asgjë nuk arrihet pa sakrifica dhe pa guxim…“  

Pra „Jodhuna e vërtetë është e pamundur nëse më parë nuk fitohet beteja kundër çdolloj frike.“ Sepse duhet guxim i madh për ta mundur frikën dhe për të udhëhequr një popull të pafuqishëm dhe të shtypur: për ta bërë atë edhe më të fuqishëm, jo duke e frymëzuar me urrejtje, por me durim dhe humanizëm; jo duke e dëmtuar imazhin si komb, por duke fituar vazhdimisht mbështetje dhe duke ia marrë Serbisë aleatët njërin pas tjetrit. Sidoqoftë, as prej Gandit Ibrahim Rugova nuk do të jetë i ndikuar.

Nëse nuk i mjaftojnë lexuesit ato argumente, që aq bukur përkufizojnë politikën e Rugovës, atëherë ai mund të lexojë  edhe historinë e Mandelës dhe të nënvizojë këtë mendim: “Unë kam mësuar se guximi nuk është mungesa e frikës, por triumfi mbi të. Njeriu i guximshëm nuk është ai që nuk ka frikë, por ai që mposht frikën.“

Në vitin 1989 Rugova zgjidhet kryetar i LDK-së, në vitin 1992 Kryetar i Republikës së Kosovës. Njeriu që ka frikë nuk pranon kurrë atë pozitë! Jo gjatë atij ankthi politik.

Por nëse lexuesi i ardhshëm lexon se nga Italia Ibrahim Rugova kishte kërkuar ndaljen e bombardimeve? Atëherë atij, nga ky shekull, në shekullin e tij, mund t’i thuhet kjo:

Edhe Krishti i gozhduar kishte thënë: „O Atë, fali ata sepse nuk dinë ç’bëjnë!“, por natyrisht se vendimi i mbetet Atit, jo Krishtit, si i mbeti edhe NATO-së, jo Rugovës, por kërkesën e pat bërë Krishti, kërkesën e pat bërë edhe Rugova. Ata dy nënvizuan qëndrimet e tyre për njeriun, për jetën, sepse ata dy, si edhe Gandi, urrenin mëkatin, por jo mëkatarin dhe Rugova besonte si Buda se „urrejtja nuk shuhet me urrejtje, në asnjë kohë. Urrejtja shuhet me dashuri. Ky është ligji i përjetshëm.“ Këtë e dinte shumë mirë Rugova, sidoqoftë, as Buda nuk ka ushtruar ndikim në politikën e tij.

“Ajo që ka rëndësi në jetë nuk është se ne kemi jetuar, por si kemi ndryshuar jetën e të tjerëve.” thoshte Mandela dhe, Ibrahim Rugova, ka ndryshuar edhe jetën e Rexhep Qosjes, sepse ky veproi mu ashtu si i konvenonte kombit shqiptar: e ktheu Kosovën nga Perëndimi.

Epilog

Ishte Rugova i ndikuar nga ato personalitete të lartpërmendur? Nga Buda, nga Krishti për shembull? Nga Gandi, nga Mandela? Simpatia ndaj Krishtit nuk mund t’i mohohet, por ai nuk ishte nxënës. Ai ishte vetvetja, prandaj edhe nuk mbeti nxënës i askujt, por përfundoi si Mësues i çdokujt. Diku 2000 vite qytetërim,bota la pas vete katër personalitete politike, që me pacifizëm luftuan kundër pushtuesit ose kundër padrejtësive brenda një shteti: Gandi, Martin Luther King, Mandela dhe Rugova. Ata kanë edhe diçka tjetër të përbashkët: ata fituan kundër së ligës!

Fal humanizmit të tyre kategorik e radikal, ata do të mbeten të mëdhenj gjithmonë, sepse nuk ndienin nevojë për të urryer, por për të mundësuar dhe për lehtësuar jetën: për të ndërtuar ura të qëndrueshme për të ardhmen. Po pse qëndrimi i Rugovës ka aq shumë ngjashmëri me personalitetet e lartpërmendur? Pse? Sepse urtësia dhe humanizmi mund të jenë kudo të ngjashëm, si edhe dashuria, por jo urrejtja. Ajo mund të ketë motive dhe pikënisje të ndryshme, kurse pacifizmi ka vetëm një: jetën. Njeriun!

A e çliroi Rugova Kosovën? Jo! Rugova ndihmoi të na kuptojë Perëndimi dhe, ai na kuptoi. Ai shtroi rrugën nëpër të cilën marshoi pastaj UÇK. Pse mund të thuhet kështu? Sepse nga viti 1945 deri më tani në botë ka pasur 169 konflikte luftarake, sipas „Bundeszentrale für Politische Bildung, „Qendrës Gjermane për Edukim Politik“ mirëpo e dimë të gjithë, se nuk ka intervenuar e as nuk intervenon kudo SHBA, apo NATO.

Rugova përfitoi aleatë kur nuk patëm asnjë, UÇK u shfaq në çastin e duhur dhe SHBA me NATO-n na ndihmuan të çlirohemi. Ibrahim Rugovës duhet t’i përkujtohet lindja dhe 21 janari, dita e vdekjes, por pa harruar kurrë edhe mirënjohjen ndaj UÇK-së. Ata, me luftëtarët, me të masakruarit, me të dhunuarat dhe me 50% të popullsisë së dëbuar, përshpejtuan ardhjen e NATO-së në Kosovë kurse George Bush, e kurorëzoi me pavarësi kontributin e  Clintoni-t, të Bleri-t dhe të mijëra vetave tjerë…

____________

Libra nga Lis Bukuroca

Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore,

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore,

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht

Ibrahim Rugova e “bashkon” politikën shqiptare

0

Nga Frank Shkreli

  • Për këtë lloj “vëllazërimi” ka nevojë Kombi Shqiptar!

    A thua se tashti kah e vona mund të ketë ndryshuar diçka në diskursin politik të liderëve shqiptarë!? A po mos ishte, thjeshtë, një rastësi. Një “rastësi”, si ajo e llojit të vizitës së Presidentit të Turqisë, Z. Erdogan në Shqipëri, mu në ditën e kalimit në amshim të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve me 17 Janar — Gjergj Kastriotit – Skenderbe. Nuk dua të flasë për vizitën e udhëheqsit turk në Shqipëri, javën që kaloi, në ditën e vdekjes së Skenderbeut – se më ngjallë neveri — sikur nuk kishte ditë tjetër nga 365 ditët e vitit që ai të vizitonte Shqipërinë. A nuk i dinte qeveria shqiptare ndjenjat e Erdoganit karshi Skenderbeut, historisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve?! Rastësi, thonë!

Javën që kaloi, Kombi shqiptar shënoi gjithashtu përvjetorin e kalimit në amshim të një të madhi tjetër të shqiptarëve, Presidentit historik të republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës me 21 Janar. Ndonëse Gjergj Kastrioti-Skenderbeu — të pakën deri më tani – është pranuar nga të gjithë shqiptarët pa dallim ideologjie, feje a krahine si Heroi i tyre Kombëtar i cili luftoi Perandorinë Osmane për një çerek shekulli, figura e presidentit Rugova — njërit prej “burrave të rrallë të Kombit shqiptar”, do ta cilësonte At Zef Pllumi, i vuajturi i krimeve të regjimit të Enver Hoxhës — nuk konsiderohej si i mbarë pranueshëm as nga armiqtë, as nga kundërshtarët politikë. Ibrahim Rugova sa ishte gjallë është sharë, kritikuar dhe kundërshtuar qoftë nga serbët, qoftë nga shqiptarët kudo, por edhe nga të vetët brenda Kosovës. Madje edhe nga liderët e ndryshëm politikë të shqiptarëve, të ashtuquajtur të “djathtë” e të “majtë” — anë e mbanë trojeve — nuk kishin një mendim të njëjtë e disa prej tyre as të favorshëm, për figurën e Ibrahim Rugovës as për kontributet e tija për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, përfshirë ndërkombëtarizimin e asaj që gjatë dekadave para çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, njihej si “çështja e Kosovës”. Ishte një figurë e cila megjithë konributet e tija të konsiderueshme për arritjet që gëzon sot Kosova në liri dhe demokraci si shtet i pavarur, meritat e tija janë njohur më shumë nga bota perëndimore se sa nga të vetët.

Prandaj nuk e di nëse ishte vërtetë rastësi, a po në këtë ndërkohë, diçka mund të ketë ndodhur në psikozën politiko-shpirtërore të shqiptarëve, të pakën sa i përket trashëgimisë dhe figurës së Ibrahim Rugovës. Cilado qoftë e vërteta, unë e konsideroj si diçka pozitive që sivjet, në këtë përvjetor të ndarjes nga kjo jetë e Presidentit Rugova (21 Janar, 2006), të gjithë liderët shqiptarë, nga të dy anët e kufirit, dhe të gjitha ngjyrave politike dhe ndryshe nga e kaluara – kujtuan Ibrahim Rugovën dhe kontributet e tija. Pasi shpeshëherë jam i ashpër me klasën politike shqiptare të këtyre 30-viteve “post-komunizëm”, e ndjejë vetën të detyruar që të shënohet ky rast solidariteti në kujtim të Ibrahim Rugovës. Është një rast që nuk më duket të jetë i bashkrenduar pasi disa prej këytre udhëheqsve as nuk komunikojnë me njëri tjetrin, por duket se kanë ardhur në të njëjtin përfundim, vetvetiu, se pa marrë parasysh se si janë sjellur dhe çfarë kanë thënë në të kaluarën për Ibrahim Rugovën — në këtë përvjetor, ai duhet duhet të nderohet dhe të kujtohet, si një “shembull udhërrëfyes, se si punohet për shtetin”, siç është shprehur, me këtë rast, Presidentja e Kosovës, Zonja Vjosa Osmani. Uroj të jetë një frymë e re në politikën shqiptare, megjithëse mbetet për tu parë, por sidoqftë, ia vlenë që kjo rastësi edhe e tillë në qoftë, ia vlenë të karakterizohet si diçka që duhet përshëndetur si një shenjë, ndoshta e një pjekurie politike, të cilës i ka ardhur koha. Si ilustrim, po sjell komentet e liderëve politikë të Kosovës dhe të Shqipërisë me rastin e 16-vjetorit të ndarjes prej nesh të Presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar me Presidenten e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani.

Vjosa Osmani & Albin Kurti

Presidentja Osmani ka thënë se emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit. “Fytyra e shtetit është ai. Shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte ai, e Rugovën do ta mbajmë si udhërrëfyes se si punohet për shtet”, ka thekësuar Presidentja Osmani.

”Kur ai foli për shtetin e pavarur të Kosovës, realizimi i idesë dukej jo vetëm i vështirë, por edhe i largët. Ai ishte njeriu që trasoi hapat e bërjes së shtetit, duke shndërruar trinomin: liri, pavarësi dhe demokraci në boshtin e aktivitetit për Kosovën shtet.Që të trija u bënë realitet bashkërisht me shtetin e Kosovës. Sot, në 16-vjetorin e ikjes në amshim, e kujtojmë me respekt dhe përulësi atin themeltar të shtetit të Kosovës, presidentin historik, dr.Ibrahim Rugova.

“Ai jo vetëm që punoi për shtetin e Kosovës, por jetoi me këtë ide. Rugova kishte vizion për Kosovën atëherë, por edhe për Kosovën tash.
“Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur, demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi solide, të integruar në Bashkimin Evropian, NATO dhe t’i vazhdojmë marrëdhëniet tona të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, kishte thënë në një nga deklarimet e tij me bindjen e plotë se “pavarësia e Kosovës duhet dhe do të njihet plotësisht”. Emri i presidentit Rugova është përbrendësuar në secilin damar të shtetit. Fytyra e shtetit është ai. Shtetin do të vazhdojmë ta mbajmë me miq, siç këshillonte ai, e Rugovën do ta mbajmë si udhërrëfyes se si punohet për shtet”, është shprehur Presidentja e Republikës së Kosovës për meritat dhe figurën e Presidentit Rugova.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, së bashku me Presidenten e Republikës së Kosovës Dr.Vjosa Osmani Sadriu, benë homazhe te varri i Presidentit Ibrahim Rugova, në 16 – vjetorin e vdekjes së tijdhe vendosën një kurorë me lule të freskëta. Presidenti Ibrahim Rugova është Presidenti i parë i Kosovës, i zgjedhur me votë popullore, më 24 maj të vitit 1992 dhe mandej është sërish presidenti i parë i Kosovës së çliruar, i zgjedhur në Kuvend të Kosovës, më 4 mars të vitit 2002, thuhet në postimin e Kryeministrit Kurti. Doktor Ibrahim Rugova, para se të ishte President ishte intelektual i angazhuar, njëri paqësor dhe i qetë, racional dhe humanist, thaka thenë Kryeministri Kurti. “Ai dha kontribut tejet të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe gjithashtu në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, deklaroi ai. Më tej kryeministri Kurti tha se sivjet, kur ne shënojmë 16 – vjetorin e vdekjes së tij, në të njëjtën kohë, jemi në një vit kur do ta shënojmë edhe 20 vjetorin e tij si president në Kosovën e lirë, më 4 mars dhe gjithashtu 30 vjetorin e tij si president i parë, më 24 maj, përfundon Kryeministri Albin Kurti.

Ndërsa në portalin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta kujtoi gjithashtu Presidentin historik Ibrahim Rugova në 16-vjetorin e ndarjes nga jeta, duke shkruar:
“Sot kujtojmë ditën kur Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova kaloi në përjetësi 16 vite më parë. Ideatori dhe vizionari i realizimit të projektit të lirisë, pavarësisë dhe përcaktimit euroatlantik të Kosovës, do kujtohet me nderim si modeli më i mirë i urtësisë, durimit dhe largpamësisë, në interesin më të mirë të popullit dhe vendit.”
Kurse, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama thekësoi me këtë rast, sipas një deklarate në portalin e tij, se “Në këtë ditë të ngarkuar emocionale të vitit, kujtojmë edhe njeriun e madh të historisë së Kosovës, udhëheqësin më atipik ndër të shquarit e historisë sonë, presidentin e parë të shtetit tjetër të pavarur të shqiptarëve, Ibrahim Rugovën, i cili u nda nga jeta sot e 16 vjet më parë, por në çdo vit që kalon ylli i tij rritet në qiellin e kujtesës sonë kombëtare.”

Ish- Presidenti dhe ish-Kryeministri i Shqipërisë, Dr. Sali Berisha postoi këtë mesazh në 16-vjetorin e ndarjes nga kjo jetë e Ibrahim Rugovës. “Te dashur miq, 16 vite me parë familja, miqtë, bashkëpuntorët e tij, qytetarët e Kosovës dhe të gjithë shqiptarët i dhanë lumtumirën e fundit Presidentit Ibrahim Rugova, njërit prej burrave më të shquar të kombit tonë, intelektualit mendje ndritur, shtetarit dhe politikanit gjeni, misionarit vizionar e arqitektit te lirisë dhe pavaresisë së Kosovës. Sot te gjithe shqiptaret kudo qe jane perulen me nderimin me te madh, mirenjohen me te thelle para kujtimit dhe vepres se pavdekshme te Presidentit te ndjere Dr Ibrahim per gjithçka beri ai per lirinë e shqiptarëve dhe dinjitetin e kombit tonë. Por sot pas 16 vitesh Edvin Kristaq Rama, argati i Vuçiçit në një akt vasaliteti antikombëtar me urdher të Beogradit nuk lejon për të shtatin vit me radhë vendosjen në Tiranë të shtatores të Presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova, duke harruar se ai ka fituar përgjithmonë perjetesinë në zemrat e shqiptarëve dhe panteonin e lirisë së tyre. Nderim per jetë të jetëve, kujtimit të ndritur dhe veprës së pavdekshme të presidentit, Dr Ibrahim Rugova”, ka përfunduar mesazhin e tij Dr. Sali Berisha.

Edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Z. Lulzim Basha përkujtoi ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.
Në mesazhin e tij, Basha shprehu vlerësime për figurën e liderit historik të Kosovës, i cili mbushi 16 vite që është ndarë nga jeta. “Ne përulemi me mirënjohje të thellë kombëtare në këtë përvjetor të ndarjes nga jeta, para emrit dhe veprës së përjetshme të Ibrahim Rugovës, simbolit të përpjekjeve të Kosovës për pavarësi dhe shqiptarit që udhëhoqi lëvizjen më të madhe paqësore të Evropës moderne. Arkitekti i pavarësisë së Kosovës mbetet frymëzim për çdo shqiptar që e ka të shenjtë interesin kombëtar. Trashëgimia e tij politike dhe intelektuale, shndrin si arritja më e madhe e një lëvizjeje politike paqësore, e mishëruar sot në shtetin e pavarur të Kosovës”, është shprehur Z. Basha në mesazhin e tij.

Dr. Ibrahim Rugova ka thenë se në jetën dhe veprimtarinë e tij ai është frymëzuar nga personalitete botërore dhe nga figura të njohura të historisë kombëtare të shqiptarëve, si ipeshkvi i madh shqiptar imzot Pjetër Bogdani, Gandhi, Martin L. King, Vaclav Havel, Papa Shën Gjon Pali dhe Shёn Nënë Tereza – Gonxhe Bojaxhiu, ndër të tjerë.

Gjatë tri dekadave të kaluara, kam kritikuar shpesh këtë klasë politike, sidomos për grindjet dhe konfliktet politike midis tyre, në dëm të interesave kombëtare dhe në mbrojtje të interesave personale e partiake të tyre. Shpesh na duket se liderët e sotëm të shqiptarëve me fjalët dhe veprimet e tyre, vërtetë, po i shterrin burimet e shpresës për një jetë më të mirë, për shqiptarët kudo. Duket sikur asgjë nuk ndryshon për më mirë, sidomos, në Shqipëri. Prandaj, rastësi ose jo, mu duk se kujtimi i Ibrahim Rugovës, në këtë përvjetor të vdekjes nga përfaqsuesit kryesorë politikë shqiptarë në Kosovë dhe Shqipëri, ma mori mendja se ia vlen ta vemë në dukje si diçka pozitive. Shpresa se, ndoshta, gjithçka nuk është humbur, se Perëndia gjithnjë e do Shqipërinë dhe shqiptarët – siç ka thënë Fishta, për inat të djallit e të vet shqiptarëve — dhe se shqiptarët vet kanë ende fuqi të reja në gjakun e tyre iliro-arbëror për t’i dhenë një flakë të re vëllazërimit të vërtetë midis shqiptarëve, për një Shqipëri më vëllazërore, më të drejtë e më moral – për një Shqipëri të denjë për të gjithë shqiptarët pa dallim. Të bashkuar rreth Ibrahim Rugovës në këtë përvjetor, shërben sot dhe në të ardhmen, si frymëzim për mbrojtjen e identitetit kombëtar, interesave kombëtare të shqiptarëve, të lirive dhe vlerave demokratike, shembull i qendrësës qytetare, si misionar i paqës, si vizionar dhe promovues i vlerave dhe i lidhjeve miqësore dhe të përhershme të kombit shqiptar me Shtetet e Bashkuara dhe me botën perëndimore.

Heshtja dhe komunikata e tradhtisë ndaj Republikës së Kosovës

7

Prof.dr. Eshref Ymeri

Para disa ditësh, përmes internetit, qe bërë e ditur se Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian “i kanë bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’i lejojë serbët në Kosovë të votojnë në referendumin kombëtar të Serbisë, në një deklaratë të përbashkët të tyre, për ratifikimin e ndryshimeve kushtetuese në Serbi” (Citohet sipas: “QUINT-i i kërkoi Kurtit ta lejojë mbajtjen e referendumit serb në Kosovë”. Faqja e internetit “Portalb”. 14 janar 2022).
Ishte fjala për referendumin e 16 janarit. Madje theksohej se shtetet në fjalë “kanë mirëpritur këtë referendum, duke shtuar se reformat janë hap para drejt përafrimit të Serbisë me standardet evropiane” (po aty).
Ky informacion ishte “interesant” deri në befasi. Po si shpjegohet që kryepolitikanëve të shteteve në fjalë nuk u paskej shkuar ndër mend absolutisht që, të paktën, para se t’i drejtoheshin qeverisë së Republikës së Kosovës me thirrjen e mësipërme, meqenëse Beogradi paskej menduar të bënte ndryshime kushtetuese, t’i kërkonin atij prerazi të shfuqizonte paraprakisht nenin me përmbajtje shoviniste, në të cilin Kosova vlerësohet si pjesë e Serbisë?
Do të ishte mirë që ndaj thirrjes së Brukselizmit dhe të Vashingtonit, Prishtina zyrtare të reagonte dhe të njoftone se do të bëjë regjistrimin e të gjithë minoritetit serb, me qëllim që të nxirrte në pah se sa janë dhe cilët janë ata serbë që janë vendosur me banim në Kosovë pas qershorit të vitit 1999, duke theksuar se nëse ka të tillë, atëherë ata janë sjellë qëllimisht aty si kolonë, me aprovimin e kryetradhtarit Thaçi, i cili largoi me dhunë nga Veriu i Mitrovicës 14 500 shqiptarë rrënjës. Pra, nëse ka serbë, të zhvendosur nga Serbia dhe të vendosur me banim në Kosovë pas qershorit të vitit 1999, atëherë ata duhet të rikthehen në vendin e tyre dhe 14 500 shqiptarët të cilët kryetradhtari Thaçi i pati shpërngulur me dhunë nga Veriu i Mitrovicës në shkurt të vitit 2000, të rithehen në vatrat e tyre. Sepse vetëm në këtë mënyrë vendoset drejtësia.
Të gjithë qytetarët shqiptarë me ndërgjegje të lartë kombëtare, në mbarë trojet tona etnike, me siguri që e ndiejnë veten shumë krenarë me treshen udhëheqëse Vjosa Osmani, Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe me Kuvendin e Republikës së Kosovës, i cili, në mbledhjen e datës 15 janar 2022, me 76 vota pro, mori vendimin në vijim:
“Kuvendi i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh qëndrimin e përbashkët se organizimi i referendumit të Serbisë në Republikën e Kosovës, cenon sovranitetin dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, është në kundërshtim me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, si dhe me normat e praktikat ndërkombëtare… Kuvendi shpreh kundërshtim ndaj veprimeve të vazhdueshme të Serbisë për të instrumentalizuar dhe keqpërdorur qytetarët serbë të Kosovës në shërbim të politikave të veta armiqësore kundër Republikës së Kosovës.” (Citohet sipas: “Miratohet nga Kuvendi rezoluta kundër referendumit të Serbisë në Kosovë”. Faqja e internetit “Drini”. 15 janar 2022).
Partia e kryetradhtarit Thaçi, me urdhrin e marrë prej tij, e braktisi Kuvendin para marrjes së vendimit, duke e prezantuar veten në sytë e popullit shqiptar të Republikës së Kosovës, si një formacion politik kokë e këmbë në shërbim të serbosllavizmit, si një tradhtare e pështirë e mbarë kombit shqiptar.
Megjithatë, nuk ka asgjë për t’u habitur nga kërkesa e shteteve të Bashkimit Evropian, drejtuar Prishtinës zyrtare për zhvillimin e referendumit të serbëve të Kosovës. Sepse Brukselizmi vazhdon ende të jetë nën ndikimin e “hashashit” të tradhtisë së Hashim Thaçit, i cili ka më shumë se një vit që prehet në qelitë e Hagës. Gjatë një periudhe 12-vjeçare (2008-2020), dialogu i kryetradhtarit me damkë Hashim Thaçi me Serbinë, i pati interesuar kryekëput Serbisë. Sepse atë dialog me kastën politike të bandës së Thaçit, Serbia, me mbështetjen dhe përkrahjen e gjithanshme të Brukselizmit, e pati kthyer në “pëlhurë të Penellopës”, me të vetmen arsye që Kosovën, në përputhje me kushtetutën e Serbisë, të vazhdojë ta konsiderojë pjesë të territorit të saj. E theksoj përkrahjen e gjithanshme të Brukselizmit për Serbinë, sepse kam parasysh deklaratën e ish-Shefit të UNMIK-ut Lamberto Zanieri, i cili, këtu e shumë vite më parë, në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve, pati deklaruar:
“… pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011).
Sigurisht që ajo bashkësi ndërkombëtare evropiane, me kryeqendër sot Brukselizmin, ka pas qenë tradicionalisht armike e betuar e kombit shqiptar, prandaj edhe trojet etnike na i copëtoi në mënyrën më kriminale në vitin 1878 dhe në vitin 1913, kurse në vitin 1915, me Traktatin e fshehtë të Londrës, dhe në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919, pati hartuar plane edhe më kriminale, për fshirjen e tij krejtësisht nga harta e Evropës. Dhe ato plane të egra shoviniste, kryesisht për paaftësinë skandaloze të shqiptarëve për vetorganizim mbarëkombëtar, do t’i kishte vënë në jetë me siguri, sikur të mos kishte qenë ndërhyrja vendimtare e Presidentit amerikan Uilson (Woodrow Wilson – 1856-1824).
Brukselizmi dhe Vashingtoni mirë bëjnë që theksojnë se “reformat janë hap para drejt përafrimit të Serbisë me standardet evropiane”. Por ama duhet pranuar haptazi se ky qëndrim i tyre është krejtësisht i pamoralshëm, është flagrant antishqiptar. Kjo për arsye se me lejimin e zhvillimit të referendumit të lartpërmendur, po kërkohej që, me përafrimin e Serbisë me Brukselizmin, të bëhej kurban sovraniteti i Republikës së Kosovës dhe, tërthorazi, të hidhej një hap më tepër drejt krijimit të bashkësisë së komunave serbe, çka, siç është përmendur shpeshherë, s’është gjë tjetër, veçse krijimi i një mikroshteti serb brenda shtetit të Republikës së Kosovës.
Kuvendi i Republikës së Kosovës bëri shumë mirë që mbrojti sovranitetin e vendit, duke e hedhur poshtë kërkesën e sipëcituar, për të mos lejuar që ai të bëhet “parcelë eksperimentale” e kujtdoqoftë.
Por shumë i habitshëm, madje tronditës, është qëndrimi i politikës amerikane ndaj Republikës së Kosovës, një politikë që ishte rreshtuar kryekëput përkrah Brukselizmit me thirrjen drejtuar Prishtinës zyrtare për lejimin e zhvillimit të atij referendumi.
Dihet që Republika e Kovës arriti të bëhej e pavarur dhe sovrane falë kontributit të jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara për çlirimin e saj nga fashizmi serb. Por kohët ndryshuan. Me ardhjen në pushtet të Trampit (Trump) dhe të administratës së tij në vitin 2016, busulla e politikës amerikane, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, mori një kahje tjetër. Ajo u rreshtua përkrah Moskës dhe Beogradit, dy kështjellave tradicionalisht tejet armiqësore deri në ditët tona ndaj kombit shqiptar.
Kështu, i kapluar keq nga afshet e fushatës zgjedhore të vitit 2016 për postin e presidentit, Trampi qe shprehur publikisht se për të gjitha fatkeqësitë e Serbisë, fajin e paskej administrata e Klintonëve. Domethënë Trampit nuk i patën bërë pështypje absolutisht masakrat, vrasjet dhe shkatërrimet barbare që bisha fashiste serbe kishte kryer në Kosovë në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit që kaloi. Prandaj ai pati deklaruar:
“Pikërisht ata (Klintonët – E.Y.) organizuan kaosin në Ballkan dhe në Kosovë. Shikoni se çfarë bënë ata në Serbi me bombardimet nga lartësi të mëdha. Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së jashtme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas:“Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Marrë nga faqja e internetit “stihiya.org”. 25 dhjetor 2015).
Këtë informacion e ka pasë transmetuar edhe Radiostacioni “Zëri i Amerikës”, në datën 13 tetor 2016.
Dhe me të vërtetë: Trampi, si mik i Putinit, e ndryshoi krejtësisht kursin e politikës amerikane në raport me kombin shqiptar në tërësi dhe me Republikën e Kosovës në veçanti.
Faktin që Trampi ishte pozicionuar përkrah politikës së rusoserbizmit në qëndrimin ndaj kombit shqiptar, e dëshëmon edhe një tjetër informacion, në të cilin shprehet hareja e Moskës për zgjedhjen e tij president. Në atë informacion thuhej:
“Deputetët e Dumës Shtetërore (parlamentit E.Y.), gjatë mbledhjes plenare, lajmin për fitoren e Donald Trampit në zgjedhjet për president në SHBA, e pritën me duartrokitje. Për këtë njofton “Interfaks”” (Citohet sipas: “Në Dumën Shtetërore duartrokitën për fitoren e Trampit”. Faqja e internetit “Novosti”. 09 nëntor 2016).
Por dale, se ka edhe më:
“Udhëheqësi i partisë liberal-demokrate ruse, Vladimir Zhirinovski, në Dumën Shtetërore shtroi një banket me rastin e fitores së Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Gjatë pushimit të seancës, në tryeza u mblodhën deputetë dhe gazetarë. Për qerasje u paguan 100 mijë rubla. Për gostitje u shtruan sallam, mish pule, sallatë, çokollata, shampanjë. Zhirinovski ngriti dolli për politikën e re të brendshme dhe të jashtme të SHBA dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë”. (Citohet sipas: “Zhirinovski shtroi banket në Dumën Shtetërore me rastin e fitores së Trampit në zgjedhje”. Faqja e internetit “RBK Group”. 09 nëntor 2016).
Tani shikojmë se edhe politika amerikane e Presidentit Bajden (Biden), për fat të keq, është e rreshtuar në krah të Serbisë. Me sa duket, Departamenti i Shtetit, i kryesuar nga Blinkeni, po ecën në shinat e Sorosit, çka dëshmohet si më poshtë:
“Për Blinken-Soros dhe lidhjet e tyre të vjetra mund t’i gjeni të pasqyruara më mirë në “World Tribune”, të datës 21 Qershor 2021, nën titullin “Lidhjet Familjare të Sekretarit të Shtetit Anthoni Blinken dhe George Sorosin”, ku në vazhdim thuhet:
“Blinken, më shumë se punën e Departamentit të Shtetit, po bën atë të Sorosit…”.
Po kështu, flitet edhe për lidhjet e ngushta familjare të Donald Blinkenit, ish-ambasador i Amerikës në Hungari, lidhje që reflektohen edhe në gazetën hungareze “Hungarian Spectrum”, e cila ka publikuar se në vitin 2015, arkivës së “Shoqërisë së Hapur” të Universitetit Qëndror Evropiann (një nga universitetet e Sorosit), iu dha emri “Vera dhe Donald Blinken” (pra, i prindërve të Anthoni Blinkenit), në vlerësim të kontributit financiar që ky çift i ka dhënë këtij universiteti. Ndërkohë, së shpejti do të publikohet libri i autorit të mirënjohur Matt Palumbo, me titullin “The man behind the curtain” (inside the secret network of the George Soros), pra: “Burri prapa perdes” (në brendësi të lidhjeve sekrete të George Sorosit)” (Citohet sipas: Dr. Zekri Palushi. “Foltoret një ringjallje shpresash për Kombin Shqiptar”. Gazeta “Nacional”. 16-23 tetor 2021).
Në këto kushte, normalisht, duhej që atdheu amë, Republika e Shqipërisë, të dilte publikisht në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës, duke e kundërshtuar haptas thirrjen e Brukselizmit dhe të Vashingtoni. Por, fatkeqësisht, Tirana zyrtare, me Ramën në krye, bëri të paditurin, zgjodhi variantin e heshtjes tradhtare dhe para Brukselizmit dhe Vashingtonit u struk si miu në ferrë. Dhe s’kishte se si të ndodhte ndryshe, përderisa Rama, duke ndjekur shembullin e kryetradhtarit Enver Hoxha në marrëdhëniet me Beogradin gjatë viteve 1944-1948, në marrëveshje me kriminelin e Kosovës Aleksandër Vuçiç, me Ballkanin e Hapur ka për qëllim shndërrimin e Republikës së Shqipërisë në koloni ekonomike të Serbisë dhe as që i bëhet vonë fare për sovranitetin e Republikës së Kosovës. Madje vetë Rama, i rreshtuar përkrah Moskës dhe Beogradit, e ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e Republikës së Kosovës. Në këto kushte, duhen vlerësuar si të arta fjalët e shkrimtarit dhe të publicistit të njohur Kim Mehmeti, i cili, në një bisedë që zhvilloi pak ditë më parë me disa të rinj për Çështjen Kombëtare të Çamërisë, deklaroi se Rama ka më shumë kënaqësi kur takohet me Vuçiçin sesa kur takohet me Albin Kurtin.
Ky qëdrimi i heshtur, prej servili të neveritshëm i Ramës dhe i kastës së tij tradhtare, për të mos dalë në mbrojtje të hapur të sovranitetit të Republikës së Kosovës, dëshmon se Tirana zyrtare është zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti kombëtar, ka rënë në bark para Beogradit, para Brukselizmit dhe para Blinkenit, si mik i ngushtë i Sorosit. Ky qëndrim servil i Ramës ndaj Vuçiçit është kopje e qëndrimit servil të kryetradhtarit Enver Hoxha ndaj Titos dhe ndaj Bashkimit Sovjetik, i cili, sipas trurit të tij të mykur ng tradhtia kombëtare, ishte uji, ajri dhe dielli për popullin shqiptar, siç pati deklaruar në fillim të viteve ’50.
Por servilizmi i Ramës ndaj Blinkenit të Departamentit të Shtetit, mbart në vetvete një komedi të lezetshme, sepse ky lloj servilizmi, i shpalosur me aq “afsh përvëlimtar ndaj Amerikës”, në thelb, nuk përmban në vetvete as edhe një shkëndijë të vetme të simpatisë dhe të respektit të vërtetë për Tokën e Premtuar. Sepse Rama dhe banda tradhtare rreth tij, si pasardhës të partisë kriminale të punës dhe të kryeargatit të serbosllavizmit Enver Hoxha, në të vërtetë, në heshtje, janë antiamerikanë të thekur. Por “afshin e dashurisë për Amerikën” ua do puna ta shfaqin me një komedi të shpëlarë, për të vetmen arsye se Departamenti i Shtetit e shpalli “non grata” Prof.dr. Sali Berishën. Se në këndvështrimin e bandës në fjalë dhe të të gjithë bandës sorosiste në Shqipëri, armiku kryesor i tyre është Prof.dr. Sali Berisha. Sigurisht. Se Prof.dr. Sali Berisha dhe baza e partisë demokratike në përkrahje të tij, mund t’i hedhë në erë themelet e narkoshtetit kriminal që Rama po e mban në këmbë që prej shtatorit të vitit 2013. Prandaj Rama dhe eunuku i tij politik Basha, po bëjnë ç’është e mundur që, në ligjin për dekriminalizimin, të bëjnë një shtojcë, ku të thuhet se atyre që janë shpallur “non grata” nga një shtet tjetër, t’u hiqet e drejta për t’u zgjedhur deputet, duke theksuar se kjo shtojcë ka edhe fuqi prapavepruese.
Sigurisht, Rama mund ta bëjë këtë shtojcë në ligj, se dihet që ai e ka edhe mbështetjen e deputetëve të eunukut politik Basha, meqenëse të dy e kanë tmerr praninë e Prof.dr. Sali Berishës në Kuvend. Por në këtë mes lind një pyetje thjeshtë: agai i politikës Rama dhe eunuku tij politik Basha a do të jenë në gjendje që Prof.dr. Sali Berishën, po ia hoqën mandatin e deputetit, ta detyrojnë të tërhiqet nga politika përfundimisht, të shkojë në shtëpi dhe të merret vetëm me lexime librash që ka në bibliotekën e tij të pasur? Po sikur të ndodhë e kundërta, sikur edhe pas heqjes së mandatit të deputetit, përkrahja, respekti dhe simpatia e bazës demokratike të vijnë duke u shtuar edhe më shumë për Prof.dr. Sali Berishën? Sepse, siç është bërë e ditur publikisht, ai gëzon përkrahjen e jo pak senatorëve dhe kongresistëve amerikanë që janë shprehur kundër shpalljes së tij “non grata” dhe Departamentit të Shtetit i kanë kërkuar fakte dhe prova.
Pra, urrejtja e egër e Ramës edhe e Bashës ndaj Prof.dr. Sali Berishës, është arsyeja e vërtetë e “miqësisë aq të madhe” të tyre, të bandës sorosiste rreth tyre dhe të të gjithë vulgut të servilizmit gazetaresk ndaj ambasadores Yuri Kim, e cila po e përkrah Lulzim Bashën me një zjarr të papërmbajtur. Por kjo ambasadore, të cilën Blinkeni me Sorosin e kanë vënë të kryejë misionin e një kukulle mjerane, nuk është në gjendje ta kuptojë se çfarë roli qesharak po luan në Shqipëri në sytë e shumicës së opinionit publik. Asaj i punon truri keq deri në atë shkallë, saqë s’është në gjendje të kthjellohet dhe t’i thërrasë mendjes se po bën një marrëzi, po përkrah Lulëzim Bashën, një njeri të tredhur dy herë politikisht: herën e parë e trodhi Rama politikisht natën e 17 majit të vitit 2017, herën e dytë e trodhi politikisht foltorja e Prof.dr. Sali Berishës dhe vulën përfundimtare ia vuri Kuvendi i Partisë Demokratike i 11 dhjetorit dhe referendumi i 18 dhjetorit. Pra, ambasadorja Yuri Kim nuk është në gjendje të arsyetojë dhe të vijë në përfundimin se Blinkeni dhe Sorosi e kanë vënë në rolin e një dordoleceje diplomatike, sepse ajo është duke përkrahur një eunuk politik të dyfishtë, si Lulzim Basha. Asaj dikur do t’i përfundojë mandati dhe shqiptarët kanë për të sajuar për të lloj-lloj anekdotash zbavitëse. Madje që tani shqiptarët i kanë vënë nofkat teze Kimetja dhe teto Kimetja.
Po të kishte sadopak respekt për vetveten, Yuri Kim duhej të jepte dorheqjen, duke ndjekur shembullin e ambasadorit aq dinjitoz amerikan në Bjellorusi në vitet 1992-1994, David Shvarc (David Heywood Swartz – 1942). Ky ambasador me aq dinjitet të lartë, burrëror, për të cilin e vërteta, autoriteti i politikës së jashtme amerikane ishin shenjtëri mbi të gjitha shenjtëritë në shërbimin diplomatik, dha dorëheqjen në shenjë proteste ndaj qeverisjes diktatoriale të presidentit Lukashenko, ndaj të cilit Vashingtoni mbante një qëndrim të heshtur.
Një rast tjetër i mercenarizmit dhe i servilizmit të kastës tradhtare në udhëheqjen e politikës shqiptare me Ramën në krye, u vu re edhe në ditën e parë të këtij viti, kur ministria e jashtme, më 01 janar 2022, botoi një komunikatë, në të cilën theksohej se vendi ynë do të fillonte zyrtarisht mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në atë komunikatë deklarohej në mënyrë idiote se mandatin Shqipëria do ta përdorte, demek, për avancimin e “çëshjes së Kosovës”. Kjo deklaratë është një idiotësi me brirë, se “çështja e Kosovës” është zgjidhur që më 17 shkurt të viktit 2008. Por Rama, si kryetradhtar i kombit shqiptar dhe argat i verbër i Vuçiçit, kërkon të jetë në një gjatësi vale me shovinizmin serbomadh dhe rusomadh, dy armiq të egër tradicionalë të kombit shqiptar, të cilët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.
Nënkuptohet që në krah të Ramës, në heshtjen e tij ndaj thirrjes së Brukselizmit dhe të Vashingtonit, drejtuar Prishtinës, si edhe për komunikatën e ministrisë së jashtme që vinte në pikëpyetje sovranitetin e Republikës së Kosovës, qe radhitur edhe Lulzim Basha, që ende po e mban veten për “kryetar” të opozitës, i cili, me përkrahjen e gjithanshme që po i jep ambasadorja Yuri Kim, është trimëruar tej mase, çka e dëshmoi më së miri më 08 janar në selinë e Partisë Demokratike që e kishte shndërruar në bunker. Por Basha harron që këto muajt e fundit e dëshmoi shkoqur fare para opinionit të shëndoshë mbarëshqiptar se s’është gjë tjetër, veçse një brashnjë e neveritshme politike që kundërmon vetëm erë pabesi, erë tradhti.
Së fundi, dëshiroj të theksoj se në marrrëdhëniet me një shtet tjetër, qoftë ai edhe supershtet, si Kina, India, Shtetet e Bashkuara apo Rusia, pavarësisht se mund të jesh një shtet i vogël, pa kurrfarë ndikimi në politikën botërore, nuk do të thotë absolutisht se duhet të jesh i zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti kombëtar. Dihet shumë mirë, për disa arsye të njohura tashmë, që Shqipëria Londineze dhe përgjithësisht mbarë kombi shqiptar, kanë ushqyer dhe vazhdojnë të ushqejnë një simpati dhe respekt të veçantë ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por kasta politike e Ramës në pushtet, këtë simpati dhe respekt e ka degjeneruar deri në nivelet e një servilizmi të gërditshëm, me nota të theksuara vetëposhtërimi kombëtar. Madje puna pati arritur deri në atë derexhe, saqë ambasadorja Yuri Kim shkoi në selinë e Partisë Demokratike dhe kërkoi haptas se po nuk u përjashtua Berisha nga grupi parlamentar, kërcënoi me fjalët “keni për të ngrënë bar”. Mendoj se ky ka qenë skandali më i rëndë dhe më poshtërues diplomatik që një ambasadore e huaj ka mbajtur në qëndrimin ndaj mbarë kombit shqiptar, si kombi më dashamirës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Normalisht, po të kishim në pushtet një klasë politike me dinjitet të lartë kombëtar, ambasadorja Yuri Kim do të merej me punët e veta brenda ambasadës dhe nuk do të sillej në Tiranë jo vetëm si guvernatore faktike, por edhe si një anëtare e asamblesë së partisë neokomuniste të Ramës. Kërcënimi i ambasadores Yuri Kim ishte një shpërdorim shumë i rëndë që ajo i bënte kodit të etikës diplomatike dhe sidomos simpatisë dhe respektit të popullit shqiptar ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pra, po e përsëris, po të kishim një klasë politike qeverisëse me vetëdije kombëtare shembullore, pas atij kërcënimi poshtërues që ajo ambasadore i lejoi vetes ta bënte ditën në drekë para selisë së Partisë Demokratike, ajo e meritonte plotësisht të shpallej e padëshirueshme dhe të kërkohej largimi i saj nga vendi ynë. Yuri Kim kërcënoi Partinë Demokratike në opozitë. Por opozita është pjesë e pandarë e popullit shqiptar. Ajo është kundërshtare politike e Ramës, por nuk është armike e Ramës. Heshja e Tiranës zyrtare para kërcënimit të ambasadores Yuri Kim, vërteton pa mëdyshjen më të vogël se Rama ka shkelur rëndë traditën e kodit moral të shqiptarëve, në të cilin thuhet “mikun nderoje, por mos e bëj zot shtëpie”. Pra, Rama, duke qenë vetë i zhveshur kokë e këmbë nga dinjiteti kombëtar, me heshtjen e tij, ka cenuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve.
Kur qeverisja e një vendi të vogë nuk respekton dinjitetin kombëtar, ajo bëhet objekt nëpërkëmbjeje nga ana e shteteve të tjerë dhe sidomos e supershteteve.
Në nderim të lexuesve, po përmend dy raste kuptimplotë që lidhen pikërisht me nëpërkëmbjen e dinjitetit të Republikës së Shqipërisë nga ana e ambasadës amerikane. Të dy rastet kanë ndodhur në kohën e qeverisjes së partisë neokomuniste me mbulojë socialiste. Rasti i parë ka ndodhur këtu e 20 vjet të shkuar dhe lidhet me ish-ambasadorin amerikan Limprecht. Në një informacion nga një faqe interneti, thuhet:
“Limprecht mbahet mend për atë se vdiq në 2002, në Shqipëri, gjatë një feste në Lurë… Qeveria amerikane nuk i pagoi as shpenzimet e funeralit të ambasadorit të saj. Ishte Qeveria e Shqipërisë, e kryesuar në atë kohë nga Pandeli Majko, që pagoi shpenzimet e arkivolit të Limprechtit dhe të transportit të tij në SHBA” (Citohet sipas: Kastriot Myftaraj. “Cila është ambasadorja e re e Shqipërisë në SHBA”. Faqja e internetit “Thasari”. 23 shkurt 2015).
Lexuesi ka të drejtë të dyshojë vetvetiu se Pandeli Majko, si një kryeministër i formatit të servilit shembullor, pa kurrfarë shtylle kurrizore, me siguri që i ka kërkuar vetë ambasadës amerikane që shpenzimet e arkivolit dhe të transportit të kufomës t’i përballonte qeveria shqiptare. Megjithatë, ambasada amerikane nuk duhej ta lejonte një gjë të tillë. Me sa duket, i ka pasë ardhur shumë për zemër servilizmi i shpifur i Pandeli Majkos. Por kur një shteti të madh i vjen në osh servilizmi i kryepolitikanëve të një shteti të vogël, kjo do të thotë se ai ka nëpërkëmbur dinjitetin e gjithë popullit të këtij të fundit.
Rasti i dytë lidhet me vizitën e Eskobarit në Tiranë në dhjetorin që kaloi. Gjatë asaj vizite u vu re një shkelje e çuditshme e protokollit diplomatik. Në informacionin që u dha për atë vizitë, thuhet:
“Si fillim ishte renditja që iu bë Bashës në axhendë, kur iu la i pari një takim me Eskobarin. Zakonisht, gjatë vizitave të tilla, zyrtarët e lartë planifikojnë takimet me krerët e institucioneve dhe në fund kalojnë nga selitë e partive të opozitës. Këtë radhë ndodhi e kundërta” (Citohet sipas:“Vizita e Eskobarit. Pse Bashës nuk i mjaftojnë përkëdheljet e amerikanëve në prag të 11 dhjetorit”. Faqja e internetit “Lapsi.al”. 09 dhjetor 2021).
Por Eskobari nuk u mjaftua vetëm me shkeljen e protokollit diplomatik të vizitës së tij. Prandaj në informacionin e lartpërmendur theksohet:
“Eskobari artikuloi publikisht ftesën për ta pritur Lulzim Bashën në Vashington. Një tjetër shkelje syri për kreun e Partisë Demokratike, tregues i zemërgjerësisë me të cilën ambasada në Tiranë kishte vendosur ta trajtonte atë sot” (Po aty).
Pra, Blinkeni i Departamentit të Shtetit, përmes Eskobarit, opinionit publik shqiptar i la të kuptojë se Vashingtoni përkrah Bashën fuqimisht, çka do të thotë se ai përkrah Ramën po aq fuqimisht, sepse Basha, siç u theksua më lart, është faktikisht eunuku politik i Ramës, i mikut të Sorosit. Ajo ftesë e Eskobarit ishte një sfidë e hapur për bazën e gjerë të Partisë Demokratike, e cila, gjatë zhvillimit të foltoreve, e demaskoi me fakte Bashën si tradhtar dhe si argat të bindur të Ramës.Vetvetiu del përfundimi se Departamenti i Shtetit na qenka çifligu i Sorosit. Nuk do ta besoja kurrë një gjë të tillë, por kjo qenka një e vërtetë e kulluar, çka dëshmohet fare shkoqur nga një burim amerikan
Në njërin nga mjetet e informimit masiv amerikan – “Creative Destrucion Media, CD”, thuhet:
“CD media ka kronizuar vazhdimisht korrupsionin e Departamentit të Shtetit të SHBA në të gjithë Evropën Lindore. Shqipëria është një nga rastet më të këqija të ndërhyrjes në politikën lokale, për të cilën ishte i famshëm ish-ambasadori i SHBA, Donald Lu” (Citohet sipas:  “Media amerikane: Yuri Kim po zbaton axhendën e Sorosit, mbështet Bashën dhe Ramën, lufton Berishën”. Faqja e internetit “Syri”. 10 dhjetor 2021).
Madje ndodhi edhe diçka tjetër, jo më pak e çuditshme. Ambasadorja Yuri Kim e ngriti shumë lart stekën e vetëveprimit dhe në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në internet, mashtroi, deklaroi të kundërtën, sikur Eskobari gjoja i pati filluar takimet me krerët e institucioneve dhe në fund me kryetarin e opozitës. Pra, ajo i dërgoi Departamentit të Shtetit një informacion të rremë. Për t’u njohur më me hollësi me rolin e dyfishtë të vizitës së Eskobarit në Tiranë, edhe si i dërguari i Departamentit të Shtetit, edhe si i dërguari i Sorosit, si edhe me mashtrimin e ambasadores Yuri Kim, lexuesit e nderuar le të ndjekin në youtube emisionin e analistit dhe të publicistit të njohur Kastriot Myftaraj, të titulluar: “Ju flet Moska – Sekreti i vizitës së z. Eskobar, i zbuluar pa dashje nga ambasada amerikane”. Kanali tv “Ora”. 10 dhjetor 2021.
Tani nuk e dimë se cila është e vërteta. Po të kemi parasysh atë çka ambasadorja Yuri Kim ka pasqyruar në njoftimin zyrtar të ambasadës në faqen e internetit, duhet të mendojmë se Blinkeni e pati dërguar Eskobarin për ta kryer vizitën në Tiranë në përputhje me protokollin diplomatik. Por kur dihet që ambasadorja dhe Eskobari nuk e zbatuan protokollin diplomatik për shkak të simpatisë së madhe që ushqejnë për Bashën, atëherë vetvetiu del përfundimi se në Departamentin e Shtetit s’e marrka vesh qeni të Zotin, se atje qenka më i rëndë bishti se sqepari.
Në mbyllje e quaj të arsyeshme të nënvizoj se në marrëdhëniet ndërkombëtare, faktikisht, nuk ekziston kurrfarë miqësie midis shteteve. Miqësia “e flaktë” që kryeservili Enver Hoxha reklamonte me Jugosllavinë titiste, me Bashkimin Sovjetik apo me Kinën Popullore, ishte një shfaqje e theksuar vetëpërulësie dhe servilizmi të krupshëm, që ia ulte keq dinjitetin vendit tonë. Sepse marrëdhëniet mes shteteve të ndryshme, në mbarë botën, kanë në themel jo miqësinë, por interesat e ndërsjellë. Në qoftë se ndonjëherë në Tiranë do të vijë në pushtet një klasë politike me autoritet kombëtar, ajo duhet të ketë parasysh se edhe në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përparësi kanë vetëm interesat, kurrfarë miqësish. Prandaj ajo klasë, po erdhi në pushtet, le të mbajë shënim fjalët e veteranit të politikës së jashtme amerikane Henri Kisinger (Henry Alfred Kissinger – 1923), i cili ka deklaruar:
“Amerika nuk ka as miq as armiq të përhershëm! Amerika ka vetëm interesa të përhershme!”.

Kaliforni, 24 janar 2022

Ku qëndron lidhja e Trojanëve me Welsianët (Cumry)?

1


nga Fahri Xharra, Gjakovë

(sipas burimeve britanike)

Gjuha e folur në Britani kur erdhën romakët zakonisht konsiderohet të ketë qenë Uellsishtja e lashtë ose Kumrik ( Cymry ), por provat po shtohen që mund të mos ketë qenë kështu. Uellsishtja e lashtë dhe gjuhët e tjera të lidhura ‘kelte’ si uellsishtja ose kornishishtja padyshim që do të fliteshin në Britani dhe ndoshta më gjerësisht gjeografikisht se tani, megjithatë ka të ngjarë që gjuha kryesore, të paktën në atë që është Anglia e sotme, ishte një formë shumë e hershme e Anglishtes e vjetër dhe aspak Uellsisht.
Duket se gjuha Uellsiane ka qenë në Britani që nga kohërat e lashta dhe dikur ndoshta ka pasur ndikim mbi pjesën më të madhe të Britanisë. Në zonat anglishtfolëse, gjurmët e kësaj mund të shihen ende në emrat e vendeve, por shembujt janë të rrallë. Në Londër ekziston ‘tot’ ose ‘toot’ e Tothill Street (dhe më e lashta Tothill Fields) në Westminster. Një formë e Uellsit të lashtë ndoshta erdhi në Britani me minatorët e hershëm rreth tetë mijë vjet më parë, ata duket se janë vendosur kryesisht në vendet më shkëmborë në perëndim të Britanisë ku rrembat e xehes ishin afër sipërfaqes dhe ku ngrohja relative e Rrjedha e Gjirit do të kishte qenë më e theksuar. Nuk është e paarsyeshme të supozohet se në fillim mineralet dhe madje edhe metalet si ari mund të ishin shtrirë në sipërfaqe duke qenë të gërryer nga shkëmbinjtë. Mund të ketë pasur lehtësisht një lloj ari dhe Britania duket se është bërë relativisht e begatë në këtë kohë, duke gjykuar nga monumentet e shumta prej guri etj, të paktën në perëndim të ishullit. Megjithatë, minierat nuk janë të qëndrueshme, ata do të duhej të kishin gërmuar më thellë , sepse gjetja siperfaqsore do të mbaronte (përfundimisht) .
Pastaj rreth gjashtë mijë vjet më parë fermerët e parë të duhur erdhën në Britani (ose të paktën kultura e tyre erdhën) dhe me ta ndoshta gjuha proto angleze, megjithëse ka periudha të tjera të mundshme kur kjo mund të ketë ndodhur. Konsensusi duket se është se anglishtja ishte gjuha e fermerëve të hershëm në Anadoll ose Turqinë moderne ( Pellazgjia e Azisë së Vogël fxh) dhe se ajo u përhap me fermerët .Duket e mundur duke pasur parasysh lashtësinë e dukshme të emrave të vendeve në pjesët anglishtfolëse të Britanisë që janë kaq të vjetra, kuptimet e tyre kanë humbur.

Megjithatë grupi i njerëzve që ndoshta kanë qenë më me ndikim se kushdo tjetër në kulturën e Britanisë ishin Princi Brutus Trojan dhe pasuesit e tij, ata jo vetëm që paralajmëruan në epokën e hekurit, por i dhanë Britanisë emrin e saj, si dhe dalluesin ” shahu’ modelet e fushës ‘keltike’. Si trojanë ata do të kishin ardhur fillimisht nga zona e duhur ku supozohej se kishte filluar edhe bujqësia dhe gjuha angleze – Azia e Vogël ose Anadolli, dhe ishin fqinjë të Hitejve. Kronikat britanike hyjnë në detaje se ku filloi migrimi i tyre dhe duke përdorur Google Earth dhe burime të tjera është e qartë se pjesa më e madhe e atyre që kanë bërë migrimin kanë ardhur nga zona që është tani në Greqinë veriore pranë kufirit me Shqipërinë. Shpesh supozohet se trojanët që jetonin këtu ishin trojanë të robëruar të kapur pas rënies së Trojës, por është një rrugë shumë e gjatë nga Troja për të marrë robër dhe as nuk mund të ishin marrë në një marshim të detyruar pasi varkat ose anijet do të ishin të nevojshme. për t’i transportuar me traget nëpër Dardanelet ose Hellesport. Ajo që nuk përmendet në kronikat, por u shton atyre besim më të madh është fakti se në këtë rajon ka një Trojë të vogël, Filliatët e sotëm që mund të jetë edhe më e vjetër se Troja në Azinë e Vogël. Duket shumë më e mundshme që këta trojanë të ishin atje sepse ishte atdheu i tyre i lashtë dhe ishin skllavëruar vetëm pas (ose gjatë) Rënies së Trojës. (Pra flet për Filatin e Çamerisë fxh)

LA Waddell e mbulon këtë me vëzhgimin i tij se lumenjtë në Britaninë jugore, përfshirë Thamesin, ku një emër i mëparshëm për Thames supozohet të ketë qenë Avon, ai gjithashtu tregon se migrimi duhet të ketë qenë nga Trojanët vendas në Greqinë veriore ( Shqiperisë Jugore fxh ), sepse ata do të dëshironin t’i riemërtonin lumenjtë sipas vendit të robërimit të tyre? Sikur shumica e tyre të kishin ardhur nga Troja e rënë në Azinë e Vogël, a nuk do të kishin përdorur emrat e lumenjve nga atje si Scamander?
Të gjithë ekspertët bien dakord se ka ngjashmëri shumë të madhe midis gjuhës angleze dhe gjermane dhe merrej si e mirëqenë se ajo ishte sjellë në Britani nga saksonët, por po sikur të ishte anasjelltas që gjermanishtja u fut nga trojanët? Kronikat gjermane pretendojnë se një numër qytetesh të lashta gjermane u themeluan nga trojanët (shih hartën më poshtë) dhe fisi Sicambri, ose të paktën ai që duket të ketë qenë qyteti i tyre origjinal, Sicambria (shih FOLIO XXXVII recto dhe FOLIO XXXIX recto) e kanë prejardhjen nga trojanët dhe konsiderohen si popull gjermanik. Kronikat britanike flasin për një kolonizim britanik/trojan të Gjermanisë rreth një shekull pas mbërritjes së Brutusit në Britani. Ndoshta prova më bindëse është ngjashmëria midis anglishtes dhe hititëve të lashtë, siç e bën të qartë LA Waddell

Por përsëri për gjuhën e lashtë Uellsiane që është gjëja më e jashtëzakonshme, është jashtëzakonisht e lashtë dhe është, ose duket të jetë, baza e shumë gjuhëve të lashta, duke përfshirë hebraishten, sanskriten dhe hieroglifet egjiptiane. ( Këtu tingllon diçka, që autori nuk do ta thotë- pellazgjishtja fxh ) Ajo është gjithashtu një gjuhë artificiale që nuk evoluon, për shembull për shumicën e njerëzve sot Shekspiri është i vështirë për t’u kuptuar pasi gjuha angleze ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme që atëherë, jo aq sa Uellsishtja e lashtë nuk ka ndryshuar aspak gjatë një periudhe shumë më të gjatë. Është pothuajse sikur kuptimi i çdo fjale të ishte ‘trekëndëshuar’ me kuptime të tjera për t’u siguruar që nuk kishte ‘rrëshqitje’ në kuptim, për shembull emri i lashtë për Britaninë, Albion ndoshta rrjedh nga Albioni ‘gjigant’ që pushtoi Britaninë në kohët e lashta dhe gjithashtu nga shkëmbinjtë e bardhë të Doverit dhe ndoshta një kuptim tjetër (i humbur), pasi Druidëve u pëlqente të gruponin gjërat në treshe për të ndihmuar kujtesën. Në të vërtetë, është pohuar se ka kaq shumë “lojëra lojërash” në gjuhën uellsiane (mjerisht jo qesharake) sa që shanset që kjo të jetë aksidentale janë një në një miliard.
Pra, Uellsishtja e lashtë duket se ka qenë një gjuhë artificiale ndoshta si Esperanto, por shumë, shumë më e vjetër dhe gjithçka tregon se është gjuha origjinale universale që është folur deri në Kullën e Babelit ose ndarjen e Gjuhëve siç njihet ndryshe. ( E shihni , që po del nga dalë e vërteta fxh ) Gjuha origjinale nuk humbi, por u vjetërua, por vazhdoi të flitej nga ‘të pashpirtët’, ‘keltë’ dhe u bë baza e gjuhëve ‘kelte’. Irlandishtja e lashtë edhe pse e ngjashme me uellsishten është në fakt një gjuhë tjetër dhe thuhet se rrjedh nga 72 dialekte të gjuhës origjinale të ‘humbur’. Një gjuhë e tillë që nuk evoluon do të kishte qenë mjeti i përsosur për regjistrimin e historive dhe traditave të tyre gojore.

Ekziston një e dhënë për datën relative të Uellsit në Britani, Druidët duket se e kanë folur atë, ata duket se kanë vazhduar ta flasin atë në të njëjtën mënyrë si priftërinjtë katolikë romakë vazhduan të përdorin latinishten e kishës. Ata shqiptuan sloganin “E vërteta kundër botës!” në gjuhën Uellsisht gjatë shkatërrimit të tyre përfundimtar nga romakët në Anglesey. Brutus Trojani i’trashëgoi’ Druidët pasi sipas Holinshed ata u shpikën nga mbreti kelt Druis i cili është afërsisht bashkëkohës me Nimrodin, një nga nxitësit e Kullës së Babelit sipas kronikave gjermane. Nëse uellsishtja ishte gjuha universale në atë kohë, atëherë ajo do të kishte qenë gjuha e shumicës së popujve që jetonin në Lindjen e Mesme dhe ishte gjuha e përhapur nga kolonizimi i tyre i Britanisë dhe pjesëve të tjera të Evropës. ( Pra pellazgjishtja ! fxh )

Me 23.01.2022