Kreu Blog Faqe 1415

Në Kishën Autoqefale Shqiptare në SHBA “Shën Gjergji , ia dorëzuam zonjës Laureen Toli librat e Buxhovit

0
Me miqët e mi të nderuar, Ramiz Tafilaj, Jusuf Buxhovi, e Milaim Abdullahu, sot ishim për vizitë në Kishën dhe Bibliotekën Memoriale të kolosit të kombit, shqiptarit që ndihmoi në bërjen e njëmend të Shqipërisë, Harvardianit që iluminoi botën për kombin tonë, dhe patëm nderin e jashtëzakonshëm të bisedojmë e prezantojmë librin “Kosova” të historianit Buxhovi, të botuar në anglishte nga Jalifat Publishing e Ramiz Tafilajt në Houston, përkrahur nga Santefarm e Milaim Abduallhut.
Ishim të nderuar që kopjet e librit t’ia dorëzojmë zyrtarisht Presidentës së Kishës Autoqefale Shqiptare në SHBA “Shën Gjergji” (emëruar në nder të Gjergj Kastriotit), znj. Laureen Toli, si dhe Drejtoreshës së Bibliotekës Memoriale të Fan S. Nolit, Dr. Neka Doko.
Nuk ka inspirim më të sinqertë sesa prania në vendin nga ku punoi, veproi, ligjëroi e shkroi Noli i madh! Kombi ynë është me fat që ka pasë intelektualë patriotë si Noli e Konica, që vendosën themelet e shtetit demokratik shqiptar e shpërfaqen para botës në përgjithësi, e Amerikës në veçanti, imazhin e duhur e të brumosur shqip të kombit tonë fisnik.
Nëse historia e tyre na mëson diçka, ajo na mëson se si shihet e si duhet atdheu – dashni kjo, që nuk shuhet as kur ne s’jemi më, përgjerësa jeton në gjakun e brezave pas nesh!
Nga sot, librat e famshëm të Buxhovit i kanë edhe gjenerat e shumta të shqiptaro-amerikanëve të Bostonit e më gjerë në bibliotekën e Nolit.
Në fund, ishim për homazhe edhe tek varrezat e Nolit e Konicës.
Nesër, në Harvard për ngjarjen e rradhës ne 5:30pm.

May-Linda Kosumovic: Pasioni dhe Dashuria për Aktrimin

Për Drinin: nga E.B., Nju Jork

May-Linda Kosumovic është një aktore e talentuar, e lidur në Kanada. Kur ajo ishte në moshë të vogël, bashkë me familjen kanë lëvizur në Kosovë, ku kreu studimet në Akademinë e Arteve në vitin 2014. Ka marrë pjesë në shumë shfaqe të teatrale të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ka fituar disa çmime dhe njihet për rolin në serialin të mirënjohur në HBO “Welcome to Utmark”, me regji nga filmbërësi islandez Dagur Kári.

Mund të na tregoni për veten tuaj?

Kam lindur dhe jam rritur në Ontario, Kanada. Kisha një edukim që ndryshonte në mënyrë drastike nga jeta që fillova pasi shkova në Kosovë. Nuk ishte një tranzicion i lehtë, por unë kam mësuar dhe përfituar jashtëzakonisht nga ky tranzicion dhe pas një periudhe shumë të shkurtër kohore u dashurova me Prishtinën dhe me të vërtetë nuk mendoj se mund ta shoh veten duke jetuar diku tjetër.

Cilat janë disa nga filmat ku keni marrë pjesë?

Disa filma ku kam luajtur janë: Lost exile, A performance, A month, Only human, Cirku Fluturues, A dream, Salloni, Sisterhood, Utmark – HBO Europe.

Projektet e mija te fundit janë: “Toka brenda meje” me regji të Fisnik Maxville; “Era” me regji të Parta Kelmendit; “Sirin” me regji të Senad Sahmanovic; “Hotline” me regji të Dren Zherkës.

Linda Kosumovic. Photo credits Besfort Syla

Cilat projekte artistike do veçonit?

Ka shumë projekte që janë shumë të dashura për mua, si nga teatri ashtu edhe nga filmi. Një shfaqje teatrore që e vlerësoj shumë dhe me të cilën jam lidhur edhe emocionalisht është “Nëna dhe fëmija” me regji të Bekim Lumit. Procesi ishte me i gjati ndonjëherë, na u deshën gjashtë muaj prova të pandërprera për të arritur më në fund në natën e hapjes. Pavarësisht nga gjithë puna e vështirë, fizike dhe emocionale, fitova dhe mësova shumë rreth aktrimit dhe mënyrave për te eksploruar gjatë procesit.

Mund të na tregoni më shumë për personazhin e “Elenës” në serialin “Mirësevini në Utmark”?

Elena është roli që kam luajtur në “Welcome to Utmark”. Ajo dhe Drita janë dy Kosovare të trafikuara që fillojnë të jetojnë në këtë qytet shumë rural dhe të çuditshëm në Norvegji. Që në fillim të serialit historia e tyre dhe lufta për mbijetesë në këtë qytet nis të shpaloset.
Skenari ishte i shkruar mirë dhe rolet në veçanti. Kishte kaq shumë hapesire per të luajtur, dhe kjo më pëlqeu më se shumti.

Çfarë të pëlqen më shumë për karrierën tuaj si aktore?

Të bësh diçka që të pëlqen për të jetuar – me të vërtetë më duket sikur po paguhem, por nuk po punoj.

Çfarë hobi të tjera keni?

Unë në fakt kam shumë hobi. Jam shumë e përkushtuar për të mësuar gjëra të reja dhe më pëlqen ta mbaj veten të zënë veçanërisht kur kam boshllëqe të mëdha ndërmjet projekteve. Unë bëj joga pothuajse çdo ditë, notoj sa herë që kam mundësi. Mundohem të mësoj gjuhë të reja dhe jam fillestare në piano.

Cili është projekti juaj i rradhës?

Aktualisht jam në Mal të Zi duke punuar në filmin “Sirin” me regji të: Senad Sahmanovic.

A përkrahni ndonjë shoqatë bamirëse apo kauzë sociale?

Unë kam qenë gjithmonë mbështetëse, veçanërisht kur bëhet fjalë për kauza që lidhen me stigmatizimin social dhe diskriminimin ndaj grupeve te margjjnalizume. Këto nuk janë gjëra për të cilat flas vetëm me miqtë, por përdor edhe platformat e mia të mediave sociale për të rritur ndërgjegjësimin.

Erdogan, miku nuk të ngulet 500 vjet në shtëpi, as nuk vjen i armatosur, e as nuk vret njeri!

0
Lis Bukuroca
“Ku lidhet Turqia moderne, anëtare e NATO-s, mike e sprovuar në më shumë se një rast e Shqipërisë dhe shqiptarëve…” Edi Rama
Erdogani e lidhi Turqinë e sotme me pushtuesin osman.
Ai tha se gjatë tërë kohës ishim miq: ata pronarë, ne skllevër; edhe me gjuhën shqipe të ndaluar!
“Kemi 600 vjet miqësi, tani edhe aleatë strategjikë”,, Erdogan, Gazeta Dita
Erdogani mund të mburret me Perandorinë Osmane dhe ka arsye të jetë patriot turk, por për ne pushtimi ishte pushtim, jo miqësi.
Miku nuk të ngulet 500 vjet në shtëpi! E as nuk vjen i armatosur, e as nuk vret njeri.
Ne miqësinë e kuptojmë ndryshe, si e amerikanëve për shembull!
Miqësi mund të jetë kjo tani, por jo ajo e djeshme.
Tregoni Erdoganit se ne miqësinë e kuptojmë pa armë, kurse vëllazërinë vetëm me lidhje gjaku!

Bindjet e mija se fëmijët tanë pas 20-30 vitesh do të ishin krenar për punë që e bënim rreth mbledhjes së “3 %-shit””

0
Ilir Canhasi, Suedi
Isha i bindur që pas 20-30 vitesh fëmijët tanë do të ishin krenarë për punën që bënim mbi mbledhjen e fondit të“3% -it”.
Në atë kohë mburreshim me punën që bënim sepse punonim natë e ditë për të mirën e vendit, kritikonim veten se përse edhe ne të mos japim më tepër për vendin tonë, ashtu siq kishte bërë populli i izraelit për vendin e tyre në kohën kur ishte ministrja e punëve të jashtme Golda Meir.
Diaspora jonë ishte e re dhe shumë e varfër. Në të vërtetë ne dhuronim 3% nga të ardhurat që merrnim ndërkohë që 90 % nga ne ende nuk e kishim fituar lejeqëndrimit në shtetet përkatëse ku jetonim, por prapë se prapë ne arritëm të mbledhim me miljona para të valutave të ndryshme të Europës dhe botës.
Brenda një viti ne në Suedi arritëm të mbledhim 10.000.000 korona (shihni në foto), shumë e cila asokohe kishte vlerë shumë më të madhe se sot.
Mos të harroj të shtoj se neve filluan të na imitojnë popullata boshnjake duke iu ndihmuar vendit të tyre por pas tre muajve dështuan nga problemet e shumta që ju lindën; ndërkohë që ne nga viti ‘92-‘98 mbajtëm ritme të njëjta në iniciativën që patëm ndërmarrë.
Ne ishim shumë të vendosur dhe nuk lamë gurë pa lëvizur që të rrisnim numrin e pjesëmarrësve në fondacion. Kjo ishte edhe arsyeja se përse në disa qytete përqindja u rrit në 94.
Kishte shumë nacionalitete të tjera që na kishin zili dhe shpesh na përgëzonin për punën që bënim.
Thuajse të gjithë e dhuronim këtë shumë të hollash me vetëdëshirë madje kishte nga ata që dhuronin edhe më shumë, por dua të sqaroj se ne 3%-in e dhuronim nga NDIHMAT që na jepte shteti suedez gjatë pritjes së marrjes apo refuzimit të lejeqëndrimit. Poashtu ne rrudhnim kafshatën e gojës që të kishim mundësi të dërgonim para edhe tek familjet tona në Kosovë.
Kishte edhe nga ata që mundoheshin ti iknin këtij obligimi patriotik për të ndihmuar vendin e tyre në kohën kur populli shqiptar po përjetonte dhunë shtetërore nga okupatori serb, por këta persona izoloheshin rreptësisht nga ne duke mos i lejuar të merrnin pjesë në aktivitetet tona kultorore dhe sportive që mbanim nē qytet.
Dhe vitet shkuan e shkuan, besa edhe dekadat…
Femijët tanë sigurisht që ndihen krenarë për patriotizmin që ne kemi treguar për Kosovën por krahas kësaj vjen edhe një dëshpërim i madh kur shikojnë gjendjen e tanishme në vend.
Për fat jo të mirë, keq e më keq!
Ndoshta pas shumë vitesh nipat e mbesat e mi do të mund të shohin atë lulëzim për të cilin ne kemi punuar kaq vite, ndoshta.
Se ku kanë shkuar pastaj këto para, mund të pyesni Isa Mustafen që ishte ministër i ekonomisë dhe financave në qeverinë në mërgim të Rugovës, ku ai të jetë i detyruar të tregojë në menyrë transparente se ku kanë shkuar të gjitha këto para të mbledhura nga diaspora e mbarë botës.
Kurrë nuk është vonë!!!
Disa foto që dëshmojnë punën e palodhur te qindra bashkëatdhetarëve gjatë mbledhjes së ndihmave dhe derdhjen e tyre ne konton e personave zyrtarë që ministri i ekonomisë Isa Mustafa ishte përgjegjës.

Qyqja dhe huti në lugun e gjelbër

1
Prend Ndoja

Kurse gjatë verës, si shenjë falënderimi për tokën që u falte ngrohtësi, ata lëviznin këmbëzbathur, duke e patur më fizik kontaktin me atë tokë të dashur me të cilën ishte e lidhur jeta dhe ekzistenza e tyre. E toka, për t’ua shpërblyer këtë dashuri, u falte atyre frutat e ëmbla e të shumëllojshme për tërë verën dhe bereqetin e nevojshëm për stinën e ftohtë të dimrit, kur ata shpesh detyroheshin të mbylleshin në shtëpitë e tyre. Por edhe banorët e kuptonin tokën e tyre, ia kishin mësuar gjuhën e saj të heshtur e të ëmbël. Shpeshherë i kishin dhuruare dhe gjakun e tyre për t’ia ruajtur freskinë e saj.

E dinin kohën dhe ditën kur ajo ishte e gatshme dhe ndjente nevojën e parmendës për të hapur brazdat pjellore, hapja e të cilave ishte si krehja delikate mbi flokët e një gruaje të bukur e të dashur. E dinin kohën kur në brazdat duhej hedhur fara dhe kur toka, me ngrohtësinë e saj u jepte farëzave jetë tamam si shtati i njëgruaje të re që rrit embrionin në brendësi të saj e i jep jetë për ta bërë të gatshëm për të përballuar realitetin tokësor. Ashtu si fëmija që del nga trupi i nënës edhe bimëzat bulëzonin, harliseshin e hidhnin shtat aty mbi tokën e blertë, duke e mbushur Lugun e Gjelbër me jetë të re. Një lidhshmërie tillë i bënte që banoret ta quanin vendin e tyre Memëdhe (Mëm-edhe). Banorët me shpirt të ngrohtë e punëtor i gëzoheshin gjithë kësaj përtërirje të jetës, mbusheshin me haree me forca, dhe u shërbenin bimëzave me atë dëshirë e përkushtim që rrisnin edhe fëmijët e tyre. I vadisnin, i përkëdhelnin me prashitjen e tyre, i ushqenin me plehun e bagëtive të tyre derisa vinte stina e begatë e të korrave.

Atëherë banorët i bashkonin forcat dhe bashkërisht mblidhnin frutet e djersës së tyre të shkrirë me bujarinë e tokës pjellore. Me gëzim e me këngë që i thureshin prodhimit të ri, ashtu e bënin më të bukur e më të begatë stinën. Se nuk ka begati më të mirë se ajo kur banorët shkojnë mirë, janë në harmoni e i bëhen krah njëri – tjetrit në ditë të mira e të vështira. E ky gëzim ndihej në çdo vatër, duke i dhënë shkëlqim e bukuri çdo shtëpie e duke e bërë më të ngrohtë e flakadan zjarrin në çdo oxhak. Zërat e gëzuar të fëmijëve që luanin e rriteshin së bashku ishin muzika e përhershme e të gjitha stinëve. Kështu kishte rrjedhur jeta e banorëve aty në Lugun e Gjelbër, ku dukej se orët e zanat e maleve uleshin me qëllim deri aty pranë ujit të freskët për të sjellë bekimin e tyre të përhershëm mbi ato bukuri të rralla, mbi pjellorinë e asaj toke, mbi banorët e qetë që dinin të jetonin në harmoninë e tyre, duke dashur e respektuar njëri-tjetrin, duke dashur natyrën e tokën e tyre.

Aty pas viteve ’80 të shekullit të kaluar, lëvizjet kombëtare kishin rifilluar prapë që të bashkoheshin drejt udhës së lashtë të kombit. Udhë ku shumë udhëtarë përjetësisht lanë gjurmë të pashlyeshme. Udhën që e kishin ndërtuar nën dritën e qiririt e kishin pagëzuar “Udha e dritës”.Sepse ata e donin dritën, ashtu siç e donin edhe diturinë, që ata të rriteshin të ditur e me dijet e tyre të sillnin më shumë begati e më shumë stoli në tokën e tyre të bekuar. Një tis mjegulle si një fijollë e zezë kishte filluar të shtrihej luginës së Lugut të Gjelbër. Ardhja e saj po shqetësonte banorët. Ata ishin mësuar me mjegullnaja të tilla që nga kohërat e lashta që ua ngushtonin shikimin dhe horizontin mbi hapsirën e tyre. Nga gojëdhënat e asaj treve thuhet se në kohëra të vështira shpirti i keq gjen hapësirë të lëshojë zërin e tij kobndjellës dhe të krijojë fatkeqësi e lëngatë mes njerëzve. Në mitet dhe legjendat e vjetra mësohej që kur dëgjohej zëri i shpirtit të lig, pritej vdekje në atë trevë. Ndaj në kohën e mjegullave banorët filluan të rrinin syhapur. Gjumin ia kishin falur udhës së dritës. Në dritën e hënës disa ndërtimtarë të së ardhmes, njerëz largpamës, ndërtonin shkallët prej mëndafshi, që rrezja të zbriste pa e thyer xhamin e dritares që në hapat e parë. Sa më rrjedhshëm dhe e qetë të ulej në Lugun e Gjelbër. Më vonë, Kryeplaku i mendjeve të ndritura rrinte në ballë të betejës me egërsirat, kishte ngritur kokën lart, shumë lart, me një sy shqiponje e kontrollonte tërë rajonin. Shalli var rreth qafe i mbështillej si një lak robërie në fytin e tij. Banorët i rrethonte me shumë kujdes nënsqetullat e tij. Trimëria dhe diplomacia e tij evituan shumë vdekje që ishin gatuar për banorët e rajonit të tij. Ndërkohë formoi edhe brigada që udhët të shndriten edhe nëpërmes tytës së pushkës.

HUTI DHE QYQJA…

Përballë përgatitjeve dhe rezistencësdëgjohej nje zë i keq që zhurmonte, ishte pjellë e një trungu të kalbur, që rrënjët i kishte buzë një kënete me ujë të ndenjur e të qelbur. Në mot të lig rreth atijtrungu afroheshin kafshët dhe shpezët më të kobshme. Atë e urrenin të gjithë. Ky trung nuk gjente asnjë mjet tjetër për të shprehur vullnetin e tij përveç zërit të një Huti. A ju ka qëlluar që në netët e errëta të dëgjoni një zë të trishtë e të vetmuar, të vrazhdë e çjerrës që duket sikur e gërvisht natën me thonj? Hu hu! Hu hu! Është një klithmë kobndjellëse që e prish edhe gjumin më të qetë e më të thellë, duke të future në mendime e ëndrra të trishtuara e të frikshme.

Por edhe mëngjeseve pranverore, kur sapo kishte filluar të bulojë gjethi i njomë e rrezet e diellit e ftojnë tokën të lëshojë një avull të ngrohtë mbi vesën qe sjell ditën Aty fluturonte Qyqja me klithjet e saj të përvajshme, ky shpend që as zogjtë e vet nuk i rrit në çerdhen e saj por shkon duke i lënë nëpër çerdhet e zogjve të tjerë që t’i rrisin ata. E kë mund të dojë një shpend që nuk do as zogjtë e vet e as çerdhen e saj? Ja pra, që në Lugun e Gjelbër ishin shfaqur Huti dhe Qyqja. E kjo nuk ishte shenjë e mirë, dalloheshin si dy dele të zeza në mes të tufës së deleve. Banorët e kishin nuhatur fillimin e udhës së Kalvarit. Atje mbi vojsa, përtej shtëpisë së Metës buzë një mali, para shumë vitesh kishin zbritur do korba nga Karpatet. Që nga ardhja e korbave të zinj e të frikshëm, me krra-krratë e urryeshme në Lugun e Gjelbër, Qyqja ishte future në vallen e tyre. Korbat dhe Qyqja e kishin shtrirë trupin anës së luginës si në shtëpinë e tyre dhe mendonin që askush e asnjëherë nuk do t’jua prishte as tymin e duhanit. Zëri i Qyqes ishte bërë vegël muzikore e valles së trishtuar. Kur gryka e gjelbër kishte filluar hapin drejt ditëve pranverore dhe bilbilat thurnin melodi për këngëte mëngjeseve, këngë që e prisninshkrepjen e parë, Qyqja u ishte bashkuar korbave, dilte haptas duke kënduar këngët e tyre prej qetnikësh. Për banorët e luginës së gjelbër ato tingëllonin si muzikë funebre. Qyqja, pas vallëzimit, e shoqëruar edhe me ca korba (qetnikë) të tjerë kishte filluar te klithte në hapësirën e natës, merrte udhën përbri vojsave nga Lugu i Metës, për buzë kishës, duke e ndarë Lugun e Gjelbër përmes.

Ashtu vazhdonin udhën gjer te një fole tjetër qetnikësh, fole më e vogël, që ishte lokalizuar buzë lumit të luginës së gjelbër. Zhurma në mesnatë dhe jehona e frymës qetnike ia prishte keqas qetësinë dhe ia brente shpirtin një djaloshi që quhej Sokol. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Sokoli është emër i dytë dhe simbol i Shqiponjës. Që simbolikisht është tmerri i korbave. Sokoli ishte në qetësinë e tij kur zëri i Qyqes filloi të dëgjohej. Ai zë i printe valles e zërit të korbave. Nga zëri i çjerrë i qetnikëve dallohej veç zëri i Qyqes, që merrte jehonë gjer në fund të luginës. Për Sokolin ishin humbur kufinjtë e durimit. Ai e kaloi Shtegun e Markut, buzë një stomi. Aty e zuri pozicionin në një bar të njomë. Sa më shumë që ata afroheshin, aq më i fortë e irritues dëgjohej zëri i tyre. Kjo ia acaronte në kulm nervat dhe sedrën Sokolit. Kur u afruan edhe më tepër, Sokoli me një zë të rreptë u tha: Ndal! E pastaj, duke iu drejtuar me guxim e vendosmëri Qyqes tha që ta dëgjonin mirë të gjithë: -Që nga tani e tutje, zë qyqeje mos të dëgjohet më në këto anë. Morët vesh? Përndryshe secili e paguan me kokën e vet. Pas gjëmimit triumfator të zërit të Sokolit ata nuk guxuan as të vallzojnë, as të këndojnë e as të flasin. Të lumtur që kjo përplasje po mbaronte me kaq, ulën kokat dhe u larguan në heshtje. Për shumë kohë nuk u dëgjua zë qyqeje në Lugun e Gjelbër. Sokoli dëgjoi që Qyqja ishte lokalizuar në një rreth më të ngushtë dhe jo me zhurmë të madhe diku buzë lumit. Qyqja kapardisej e pëshpëriste në mes të shumë adhuruesve të vet. Një ditë andej kaloi si rastësisht Sokoli. Nga që situata në mes tyre ishte e acaruar që nga koha e përplasjes së parë, ata menduan se kishte ardhur momenti të hakmerreshin, pasi e ndjenin veten më të shumtë e më të fortë. Me fjalë të tërthorta ata e fyen dhe e provokuan Sokolin. Por siç dihet, në natyrën e shqiponjës nuk janë as trembja e as tërheqja. Sokoli sypatrembur, shkoi në mesin e tyre dhe iu kërkoi llogari për fyerjet. Ata ishin ulur të gjithë së bashku nën hijen e një kumbulle në bahçen e tyre pranë shtëpisë dhe shijonin pijet nën atmosferën që u kishte sjellë Qyqja. Ngaqë ishin 5-6 vetë e edhe kishin pirë, e ndjenin veten të fortë e trima. Ata muarën guximin e u afruan rreth djaloshit guximtar. Po bëheshin gati të godisnin. Por dihet që shqiponja është mbretëreshë e sulmit dhe e befasisë. Sokoli, me një mllef të madh dhe duke e nuhatur situatën filloi goditjen i pari, duke i çorientuar ata. Vërtet ishin 5-6 vetë, por ishin të gjithë të imtë si zogj bukle, dukeshin si langonj rreth një luani. Përveç Qyqes, që ishte më i gjatë dhe tentonte t’i jepte ndonjë goditje Sokolit. Por ishte pikërisht ai që e pësoi keq. E pas tij të tjerët u bënë si pula të lagura. Si do jetë ndjerë djaloshi i vetëm i Lugut të Gjelbër në ato momente, i vetëm në luftë me korbat e huaj dhe me Qyqen e vendit të tij? Në Lugun e Gjelbër tashmë jeta dhe vdekja takoheshin shpesh, bisedonin si dy ortakë, madje pak më vonë ato garonin së bashku. Pala e korbave donte ta prishte, madje ta shkatërronte një herë e mirë jetën e qetë të banorëve të Lugut të Gjelbër. Por nga ana tjetër ishte kampi i shqiponjave që nuk mund ta lejonin një gjë të tillë. Vitet kalonin, horizonti i errësirës veç sa zmadhohej. Finalja e garimeve të asaj beteje të përgjakshme ishte nga fundi i viteve ‘90. Në një ditë prilli korbat fluturonin mbi luginë. Nga krahët e tyre të shumtë dukej sikur drita ishte ndaluar. Disa nga banorët ishin Brenda në kështjellën e lutjeve. Luteshin për fitoren në ndeshjen që ishte e hapur me vdekjen. Një furtunë e zezë kërkonte të shtrihej me fshesë në dorë mbi Lugun e Gjelbër. Ditë e kobshme, thonin banorët. Ishte furtunëe fortë, që donte të fshinte dhe të dëbonte të gjithë banorët vendas me përjashtim të Qyqes dhe Hutit që i kishte në shërbim të vet dhe që i mbante në gji, duke i përkundur ëmbël si nëna fëmijën. Sa trishtuese ishte pamja e Lugut të Gjelbër. Nuk dëgjohej më asnjë zë i gjallë përveç zërit të Qyqes dhe i një Huti. Ata i kishin hapur krahët mbi luginë, ishin bërë mbretër mbi hapësirën e zbrazët. Por ditët e mortit ikën e pranvera e mori prapë jetën e saj. Të gjallët sëbashku me disa nga të vdekurit u kthyen në token e tyre. Qyqen prapë e gjetën aty. Kur në fytyrat e shumë të tjerëve rigonte loti nga humbjet e pjesëtarëve të familjes, lodhja dhe pjekuria e vuajtjeve që kishin përjetuar reflektohej qartë në pamjen e tyre, vendit i vinte era shkrum nga rrënimet dhe djegiet… Krahas tyre qëndronte Qyqja. Ngaqë ai nuk kishte përjetuar vuajtje e as humbje, ishte shëndosh e mirë, ngjante si një derr. Por nga qyqja zhurmëmadhe që nuk pushonte asnjëherë kishte mbetur qyqja e heshtur. Banorët e luginës e shikonin si një kufomë të gjallë. Por Qyqja është qyqe e nuk del nga vetja. Sërish ecte rrugës duke e mbajtur kokën lart. Nuk i rëndohej ndërgjegja nga ato që kishte bërë dhe mendonte se tashmë askush nuk do të merrej me të. Banorët e luginës së gjelbër janë njerëz me virtyte të larta njerëzore. Ata trimërinë e burrërinë i shohin në dritën e faljes e jo të hakmmarrjes ndaj qyqes. Ata janë të vetëdijshëm qe të falësh gabimin apo fajin e tjetrit është hyjnore dhe njerëzore. Por falja nuk do të thotë që fajtori është tjetërsuar apo ka vdekur e aq më pak që gjërat duhen harruar. Aq më tepër kur fajtori nuk e ul kokën përpara mëkateve e gabimeve që ka bërë. Të paktën duhej të falënderonte banorët e luginës që kufomën e gjallë e kishin lënë në jetë.IKJA E HUTITQë nga rrezja e parë e lirisë Huti ishte zhdukur. Nga shkrepëtimat e bubullimat i ranë puplat, iu thyen krahët e fluturimit. Sapo rrezja e parë ra mbi vesën e mëngjesit, Huti u zhduk. Iku atje me turmën nën komandën e të dashurve të tij. Soj i njëjtë i qyqes ishte edhe Huti. Ai zog kobndjellës i natës ishte zollumqar i madh. Ai përveç armatimit gjer në dhëmbë ishte i veshur edhe me uniformë. Mbi turpin që ia kishtembuluar kokën, e vinte “shapkën” gjer mbi vetulla, sa që ishtevështirë t’ia shikoje sytë. E atë e bënte nga mendjemadhësia e fodullëku dhe jo nga zotësia e tij. Ai në të vërtetë, me fakte, ishte vëllavrasës. Banorët e quanin Hutin shpend i keq. Zakonisht përpara Huti këndonte natën mbi kulmin e shtëpisësë tij e kishte ndjelli shum kob që nga ajo shtëpi. Por tani e kishte ndërruar çerdhen. Tërë natën këndonte mbi lisat e varreve të Lugut të Gjelbër. Në vajin e këngës së tij kobzezë ai parathoshte dramën e errët që tërë Dardaninë ta fuste nën mrizin e lisave të varreve. Kjo ishte ëndrra e tij e hershme, që ia ushqenin edhe ata që e kishin veshur me uniformë. Ai kishte krijuar tashmë një përvojë burgjesh. Jargavitej përpara se të gëlltiste ndonjë gjah. E gjahu i tij nuk ishin minjtë e arave me të cilët ushqehet zakonisht huti shpend. Ai donte të gëlltiste një krahinë a shtet të tërë. Nga komanda i kishin premtuar që pas strehimit të popullsisë dardane nën hijen e lisave, çelësin e varrezave do ia dhuronin atij.-Do të fillojë një jetë e re, – i premtonin.-Do të vallëzosh lirshëm dhe të argëtohesh me të zgjedhurat e tua. Burrat nga mrizi nuk do t’i dalin zot askujt më. Kjo ishte ëndrra që i premtonin ata dhe që Huti e ushqente i gatshëm për të derdhur gjak që të plotësohej porosia e komandantëve të tij dhe dëshirat e tij gjakatare e kafshërore. Huti ishte edhe gjahtar thëllënzash. Ishte një sykeq dhe lakmiqar. Nën dhunën e tehut të shpatës, në kotecin e tij e ndante gjahun me korbat. Gjahun, ato viktimat e robëruara që me sy nga qielli kërkonin vdekjen si shpëtim. Ndaj edhe ecte ashtu i ngrehosur e mendjemadh rrugëve me shapkën e hedhur mbi sy e me uniformën që e bënte të dukej si një kralevas. Por nuk thuhet kot që shpesh herë ëndrrat e kanë jetëgjatësinë sa vesa e mëngjesit. Mjafton të dalin rrezet e para të diellit e vesa shkrihet si të mos kishte ekzistuar. Pikërisht kur Huti po fluturonte me gëzim mbi hapësirën e Lugut të Gjelbër, filluan ca rreshje të dendura dhe ndërroi moti. Aty për aty mbaroi koha e tij. Shqipet e kërkonin…Por ai kishte humbur pa lënë gjurmë…!Pas shumë viteve, kur tanimë lugina kishte lulëzuar e lire dhe kishte marrë pamjen e saj të gjelbër, një natë te dera e varrezave në luginën e gjelbër, u shfaq Huti. E kishte humbur çelësin e dikurshëm, trokiste me një zë të ulët, që mos ta dëgjonin banorët e luginës. Por dera ishte e mbyllur. Të vdekurit në varrezat e Lugut të Gjelbër e kishin bllokuar derën e hyrjes. E kishin vërejtur që Huti kishte tentuar tinëzisht që të futej brenda i ngordhur. Por ajo tokë nuk denjonte të pranonte as kufomën e tij. Siç nuk i ka denjuar kurrë kufomat e shumta të armiqve. Kishin të drejtë te vdekurit. Gjithkush ka të drejtë ta mbrojë territorin e vet. Jehona e bëmave të njeriut jehon edhe pas vdekejes. Nga emrat që janë brenda atyre dyerve ende kumbon zeri i lavdisë së tyre. Shumë nga ata ia kishin falur jetën lirisë. Ata, tanimë nuk pranonin të hapnin derën, të nënshtroheshinn, të vdisnin për së dyti. Atyre u kujtohej shumë mirë se nën simfoninë e kohës së Hutit as qirinjtë nuk lejohej të ndizeshin. Ishin të ndaluar qirinjtë nga frika se sjellin paqen. Aty për here të parë gazetarët mësuan që edhe të vdekurit në Lugun e Gjelbër kanë kodet e tyre. Kodet e tyre ishte te lidhura me dheun që i mbante ne gjirin e tij. Andaj sipas kodit të tyre ishte që asgjë e ngordhur nuk bën të mbesë mbi tokë. Nga respekti i një kodi të tillë, ia lanë Hutit një copë varr, jashtë portës së varreve, atje larg në një mal ku thonin që dikur kishte vdekur dikush. Sot, kur Sokoli kalon andej nga Lugu i Gjelbër, humbet në kujtime… Ndalet atje lart mbi kodrinën e rrjedhës buzë liqenit, aty ku sot yjet e dritës, nga duart e tyre të arta e veshën me gjelbërim kodrinën, që sot ngjan afer pamjes së Lugut të gjelbër. Nga aty ia lëshon një vështrim atij peisazhi të bukur, që syri e kap shtrirjen gjer te lapidarët e heronjve “Vëllezërve Lleshi”. Për një moment i dukej vetja si një Shqiponjë që gjithmonë vështron nga lartësia. Pastaj prap i dukej sikur u ngjante dallëndysheve që në kohërat me acar ikin për në vende të ngrohta. Mendja i thoshte: Lum ata që nuk ikën kurrë nga vendi i tyre. Mbeten emër, mbeten Atdhe. Shikimi i tij ndalej atje larg, te ish shoku i tij Prendi (Heroi Prend Lleshi), tani i skalitur në gur. Me nostalgji e mall e kujton. Shumë kujtime të dikurshme së bashku me të… Sa me fat është Prendi i atdheut, tani monument lirie. Përjetësisht aty përballë me pamjen e Lugut të Gjelbër. Ndërsa unë!? Njëshpend fluturak, me flutarakët e tjerë. Një ditë do të shkrihemi, do të tretemi atje, diku larg…, ndërsa ai Prendi i qëndresës do të jetë aty aq sa të jenë toka dhe qielli përjetësisht me Lugun e Gjelbër. Përpara se të ikë i hedh edhe një vështrim panoramik Lugut të Gjelbër, ku blerimi, lulëzimi e freskia e burimeve janë kthyer ne pamjen e zakontë. Përgjatë historisë shumë erdhën për ta tjetërsuar atë, për t’i larguar banorët vendës e për t’i zëvendësuar me të tjerë që ta shfrytëzonin këtë parajsë të vogël. Por kjo tokë ka rezistuar e të ardhurit e egër kanë ikur sërish me turp. Kurse ajo ka mbetur aty. E paprekur, e pamposhtur.

Në mendje i vijnë vargjet nga libri i tij:

Çdo gjë tani është e qetë,Vetëm gjeli s’mban qetësi,Nën këtë qiell, yjet, retë,Mbi këtë tokë një mrekulli.

Pse “bujarbukoshasve” po ua uroj me vonesë Vitin e Ri 2022?

3

Nga: Gjergj Kabashi

Pas një varg shkrimesh që i kisha shkrue rreth vrasjes së Xhemajl Mustafës, përmes të cilave e shpjegoja natyrën e provokimit UDB-ash ndaj meje përmes e-mailit bujarbukoshi@yahoo.com , më kishte shkruar ish-pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari :

“Tash prite kur të sulmojnë me të afërt e miqë…!”.

Në të vërtetë, Naimi ende se paska kuptuar se une jam sulmuar me të afërm, miqë e kolegë qysh në atë kohë dhe të gjithë ata i kanë mashtruar dhe detyruar të më fyejnë e përpiqen të më bëjnë qesharak me të gjitha mënyrat dhe metodat e mundshme të kriminelëve të shërbimeve sekrete, sidomos të “patriotëve paralel” që njëherit ishin edhe njerëzit tonë e edhe të UDB-ës!

Përdorimi i të afërmve, “shokëve të ngushtë” dhe kolegëve, është një metodë e njohur torturuese e pushteteve jodemokratike.

Zakonisht kriminelët e shërbiemve të tilla “sekrete” i gjejnë dhe ndërsejnë ndaj shënjestrave të tyre tipat xheloz, shpirtkëqinj, njerëz të prapambetur por të pafytyrë, të pa realizuar dhe naiv, sidomos ata që e kanë shpirtin e mbushur me mllef dhe urrejtjeje iracionale ndaj tjetrit.

I ashtuquajturi “pluralizëm politik” përpara luftës ishte një farsë e vërtetë, kështu që si gazetar kritik që isha ndaj ndodhive e ngjarjeve të kohës, kritika ime ishte kuptuar si armiqësi ndaj “pushtetit demokratik” dhe “institucioneve demokratike” të kohës, e në këtë vazhdë edhe ndaj gazetarëve dhe intelektualëve të tjerë që e bënin propagandën e ashtuquajtur shtetërore LDK-iste.

Pak kush në atë kohë i ka njohur më mirë se sa une (e ndoshta askush) “institucionalistët” e propagandës së kësaj partie, moçalin e tyre mendor, provokimet dhe nënçmimet e tyre. Kryesisht i kam njohur më mirë ata nga gazeta Rilindja, që e përbënin thelbin e propagandës së tillë, të cilët vidhnin pandërpre dhe e mbronin njëri-tjetrin në emër të partisë, duke i përbuzur e nënvlerësuar vazhdimisht gazetarët e vërtetë që e mbanin gazetën me temat e tyre nga terrenet e Kosovës dhe më gjerë.

Paslufta dhe detyrimi im që të vija në Norvegji për ta shpëtuar familjen, pasi une në të vërtetë si iku asnjë beteje dhe se beteja ime me të keqën mund të përfundoj vetëm atëhere kur une të dua, në Kosovën e çliruar prej NATO-s dhe të ushtarëve të UÇK-së, kishte filluar lufta tjetër ndërmjet rrugaçëve të atyre që njiheshin si propagandistë të “paqes” e të “luftës” dhe pa një pa dy përgatiten të më provokojnë mua përmes e-mailit të sajuar bujarbukoshi@yaho.com .

Pasi “kisha rënë në gropën” e provokimit të tyre me kriminel shërbimesh të fshehta partiake pas, u ngrit lartë e më lartë bishti i propagandistëve elitar të LDK-ës që duket qartë se kanë menduar që udhëhiqen e këshillohen për sulme nga shërbimi i tyre i fshehtë partiak, duke mos e kuptuar se u janë infiltruar si rugovist-LDK-ist fanatik kundërshtarët e  tyre politik në vitet e para të pasluftës e deri vonë, gjatë kohës kur LDK-ja u shfytyrua fare dhe shndërrua në parti pa identitet politik, një lloj rimorkioje e të tjerëve nga frika e shantazhi që i ishte nënshtruar.

Në atë provokim përpos kolegut tim tashmë të ndjerë , Xhemajl Mustafës, që e vranë më 23 nëntor 2000, kishte marrë pjesë edhe një jogazetar,-erudit i kafeneve e restoranteve, që vdiq vitin e kaluar. Pasi kishin arritur ta mashtronin të ashtuquajturën kryeelitë intelektuale të LDK-së , duke e ndërsyer si një tufë të qenëve t’çartur rrugësh ndaj meje, që të më provokonin dhe nënvlerësonin me fjalorin më përç e më të ulët të mundshëm.

Për hirë të punëve të mija profesionale dhe faktit se une nuk ia fali askujt në këtë jetë që më gjuhet pafajësisht në shpinë e shpirt, ngashnjimit të tyre pseudointelektual e pseudopolicor, i jam përgjigjur mu ashtu siç më ka takuar: Me pseudongashnjimin apo shtirjen (shtimjen) time!

Shtihanave (shtinjakëve) duhet tu shtiresh, apo jo?! …

Dhe këtë fakt as që e kam fshehur , e as që do ta fshehi kurrë në jetë !

Duke menduar më vonë për provokimin e tillë, e kam kuptuar qartë e mirë se “yndyrën” e të së ashtuquajturës elitë të LDK-së e kishte mashtruar dikush tjetër, që vet ata nga LDK-ja që më provokonin e dijnë mirë se kush janë, duke i ndërsyer ndaj meje si ndaj një personi sipas tyre “shumë të rrezikshëm!”.

Në të vërtetë une atyre e mashtruesve të tyre u kam treguar qysh në atë kohë, e edhe më vonë, se jam tepër i rrezikshëm për kriminelët, në këtë rast për kriminelët e bashkuar që rrijnë ngjitun ngryk edhe kur se duan njëri tjetrin.

A e keni vërejtur se rreth këtyre që i kam thënë e vazhdoj ti them, heshtin të gjithë ata që morën pjesë në provokim dhe nuk ka për ta çelë kurrë kush gojën e kyçur, përderisa nuk ua çelë policia. Në të vërtetë, bishtpërpjetëve elitar të LDK-së , pasi mashtrohen e futen në kurthen e ngatërresën e gabuar me mua nga ana e njerëzve “të luftës”, u ka mbetur një shantazh i madh në fyt që s’mund ta përpijnë, shantazh aq i madh sa kurrë me dëshirë s’kanë për ta çelë gojën, pasi janë mashtruar nga ata që i kanë nënvlerësuar intelektualisht.

Shantazhimi është punë e madhe dhe ata si në rastin e rrugaçëve të LDK-së, nuk e kanë lehtë të jetojnë me të edhe pas mbi 20 vitesh qyshkur ndodhi provokimi, pra kur patën ra në gropë aq keq njerëz me tituj akademik, diplomat të ardhshëm, gazetarë, ndonjë “humorist” e shkrimtarë që ua merr mendja se e shkruajnë aq bukur prozën dhe poezinë, sa që pastaj nuk guxoftën kurrë të flisnin ashtu qysh flasin njerëzit e vërtetë për gabimet e tyre njerëzore, megjithëse gabimi i tyre ishte dhe mbetët mëse jonjerëzor.

Ta kuptojmë se ata nuk mund të flasin në asnjë rrethanë, përderisa do ti detyroj shteti  përmes mekanizmave të tij, pasi që po të flisnin do të duhej ta pranonin fajin e rëndë e të tregonin se ishin të mashtruar e të dezorientuar, pastaj se nuk guxoftën të flisnin më për Xhemën nga frika se mund ti gjente “fati i tij” e të tjera arsyetime frikacakësh e jointelektualësh. Dhe se ashtu do të turpëroheshin përjetë para popullit shqiptar, familjes së tij etj.

Le të mos i dalin ata përkrah Xhemës, pasi atij i del krah pa asnjë interes e përfitim publik, vetëm ai që është gazetar i vërtetë e mik i Njeriut, Bajram Kabashi!

Por strukturat shtetërore të vitit 2022 do të duhej ti jipnin përgjigjen e duhur kujtdo që ka qenë pjesë e krimit dhe nxitjes së ngatërresave në emër të një pseudoshteti në vitin 2000 apo më herët. Ne nuk duhet të presim e as të gëzohemi nëse dikush për këtë apo atë do të gjykohet në Gjykatën Speciale të Hagës, por të gëzohemi e të punojmë si një shoqëri e vërtetë demokratike që gjykimi i plotë të ndodhë në Prishtinë, kur për rastin e Xhemës duhet të gjykohet i tërë shtabi i “bujarbukoshasve”, pra edhe une si i nënvlerësuar prej tyre, në mënyrë që krejt në fund të më jipet rasti t’ua them se kush është në të vërtetë ai që e meriton përqeshjen e nënçmimin.

Po flas për rastin për të cilin kam folë me vite: Çdo gjykim tjetër ku nuk përfshihen të gjithë provokatorët, do të jetë i pa drejtë dhe i pa plotë.

Po të kishin qenë njerëz të mirë e me sjellje etike qysh i takon të jetë njeriut, “bujarbukoshasit” pikësëpari nuk do të duhej të më provokonin fare kur nuk u kisha bërë asgjë, por pasi i kanë hyrë asaj “lufte” me mua, une do ti ngopi me luftë.

Personalisht nuk do të isha marrë kurrë me ta dhe ata që u kanë qëndruar pas, sikur të mos më kishin fye, provokue, nënçmue, shantazhue , përpjekë të më paraqitnin naiv dhe përpjekjet e mija profesionale si përpjekje të kota, duke e angazhuar në provokim edhe një nga personat nga gazetaria, me të cilin kam ndejtë shumë në atë kohë.

Apo sikur të mos kishin angazhuar (futë në gropën e provokimit) edhe më të afërt se sa ai, emrin e të cilit nuk dëshiroj t’ia përmendi publikisht tash e as më vonë. Se une jam një person që nuk pranoj ta poshtnoj askend, madje as atë që e kanë mashtruar e nxitë të më provokonin,- pavarësisht se me familje vinte e flente tek banesa jonë në kohën kur para luftës banonim me qëra në Prishtinë, pra në kohën kur krevatit që i ishin thyer kambët e drunjta, i futnim dru shporeti përfundi për ta mbajtë në balancë!

Aq më ka ardh marre ti drejtohesha për krimin drejtpërdrejtë, sa që prej dhjetorit 2004 e deri në vitin 2012-të , pra gjatë gjithë kohës kur e takoja në vazhdimësi, megjithëse matesha e çmatesha ti them…, nuk kisha shpirt ti thoja, pavarësisht se e kisha zbuluar në shumë pika se ishte mu ai që kishte provokuar me të tjerët.

  • E pata zbuluar që librin e pabotuam për punën time në gazetën Rilindja, ua kishte dhënë ta lexonin provokatorët e tjerë.
  • E pata zbuluar kur më pati thënë (në emër të bujarbukoshasve!): “A e pate baxhanak filan fistekun…?”
  • E pata zbuluar edhe në një rast tjetër, ashtu siç i kisha zbuluar edhe pothuaj gjithë të tjerët për të cilët kam thënë dhe e përsërisë: Nëse policia e kryen pjesën e punës së vet, une do t’ua tregoj edhe fjalitë e provokimit …

Ata duhet të përgjigjen pa përjashtim se pse heshtën për vrasjen e Xhemajl Mustafës, pasi i ndjeri ishte mashtruar nga rugovistë të rrejshëm që ishin infiltruar në elitën “shtetnore”-partiake, qysh kishin qef ta prezantonin vetën. Përkundër të gjithave dhe në vend se të shprehte pendesë njerëzore ndaj shokut, mikut e njeriut me të cilin kishte ndejt aq shumë, as pas nëntorit të vitit 2000 kur ndodhi provokimi pjesë e të cilit ishte edhe ai e as në vitin 2004, kur pata ardhë në Kosovë që ta vizitoja nënën për të cilën isha përmallue aq shumë, duke e rrezikuar në atë mënyrë ndoshta edhe qëndrimin në vendin mikpritës, “shoku im i ngusht” , që tashmë ishte trashë e dhjamosur nga standardi i pasluftës, me ngriti nalt, duke më peshuar (në të vërtetë u ngrita edhe vet pak…, për t’ia marue qefin), që ishte një sjellje tipike e bashkëpunëtorëve-demagogëve të UDB-ës nga fundi i viteve të shtatëdhjeta e fillimi i të tetëdhjetave, përmes të cilave synonin t’ia bënin të ditur personit  të caktuar se “sa shumë e duan!”.

Mendoja: Kah e paska marrë kolegu e miku im i deridjeshëm këtë “trajnim”, njeriu që para luftës e kisha lënë shumë më të emancipuar e qytetëruar?!

Nuk ka shteg që se kam shfrytëzuar për t’i njohtë ata që vlerësoja se duhen njoftue për metodën që e kishin përdorë për vrasjen e Xhemajl Mustafës sikurse edhe për “vrasjen time”!

E pata njoftue edhe një person me post të naltë shtetnor në Kosovën e pasluftës. Kur ia dhashë letrën e parë të “bujarbukoshasve” dhe i shpjegova shkurtimisht, më tha:

“Po. Historinë për vrasjen e tij dhe për ty, kështu e din e gjithë Prishtina …

Letrën që ia pata dhënë, duke shpresuar se ai përmes lidhjeve të tij eventuale me persona të caktuar në organet shtetërore do të ndihmonte në njohtimin e atyre që duhej të ishin në dijeni. E kisha pasur gabim. Me këtë gjest e kam treguar mosnjohjen e gjendjes së njëmendt në vend pas luftës, ku një mendje antishtetërore nuk kishte pasur qëllim ndriçimin e veprimtarive kriminale por fshehjen e tyre, pasi po del se “vet shteti” ka qenë i  kyçur në vrasjen e shqiptarëve, që tashmë u bë plotësisht e qartë për këdo që do ta dij se e gjithë kjo ka shkuar në dobi e për interesat antishqiptare të Serbisë.
Ja letra:

Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com

Subject: Me jep nje kontakt me saliun

Date: Fri,17 Nov 2000 18:55:16-0800 (PST)

Pershendetje, I nderuari Bajram, me perpjekje te shumat arrita ta siguroje mezi kete adrese tuajen. Une i kam shkruar Saliut, ai me ka dhene nje pergjigje por jo tjeter ne interesimin tim per t’u ulur dhe per te biseduar për disa ceshtje me interes. Sidoqofte, duket se nuk qasje ne internet apo ngece dukund puna dhe spo marr kontakt dot me te. A mund te ma japesh adresen e sakte te tij,apo numrin e telefonit. Sidoqofte,domethane ideja eshte te bisedojme dicka ne ate stilin e librit Tuaj, “Baleta me ka thene…” dhe helbete t;i kujtoja kur pinim dikund neper kete bote nje kafe me te. Sidoqofte domethane, nese mundesh dil ne Grand nje mbremje dhe ti vete dhe marrim nga nje kafe bashke,

Shnet

PS.

A po punon ende ne Rilindje apo ke kaluar te Bota sot?

_______________

Dhjetë vite më pas, ia kujtova fjalët e tij që mi kishte thënë, kur kceu si zorra në prush:

“Jo nuk kam thanë ashtu …!”

A jam ore une në vete apo i paskam humbë lidhjet me realitetin objektiv, kur e dij se e kam memorien aq të freskët sa i mbaj mend mirë e në detaje edhe përjetimet e fëmijënisë.

Kjo është një ngarendje tepër tragjike për ta tregue një të vërtetë që s’duan ta pranojnë,  për të rrëfye për një jetë të dhimbshme si dhe për ngjarje kaq të hidhuna të saj!

Një jetë e rrëfim që nuk do ta kuptoj Njeriu i Ri i Kosovës së Re, “arnauti” i mjerë …!

Se nënvlerësimi i këtillë ose është pjesë e jokulturës dhe papjekunisë së personave “elitar të shtetit”, tregon edhe një ngjarje tjetër nga e cila mund të mësojmë edhe më shumë e me pak fjalë se deri ku mund të shkoj çmenduria, naiviteti e shkretnimi mendor i njeriut.

Pasi e kisha ngritë shtëpinë në Gurrakoc , jo aq shumë se doja une, por pas propozimit të familjes, i ftuam edhe disa të tjerë që rrethanat e jetës kanë bërë që me ta të kemi relacione të afërta. Ishte edhe një burrështetas dhe familja e tij. Ishte një pasdite vere në oborrin e shtëpisë sonë kur rrezet e prarume të Diellit ishin lëshue e shkëlqenin shpatijeve të Bjeshkëve të Nemuna, kur une endesha pranë tavolinave që ta shihja se a janë të ftuarit të kënaqur dhe a është ndonjë gjë që u mungon në tavolinë, që une t’ua sillja pastaj.

U afrova edhe tek tavolina ku ishte burrështetasi ynë …!

Pasi i përshendeta duke qeshur e me mirësjelljen njerëzore që na takon, u nisa tek tavolina e afërt kur po e dëgjoj burrështetasin se si i drejtohej fëmiut të vet , që në atë kohë sigurisht si ka pasur as 12 vjet:

“Ky është gazetar hulumtues …!”

Kështu “e njoftonte” për mua, fëmiun e vet …?!!

Mbeta i shtangur nga ajo që e dëgjoja e se prisja të dilte prej gojës së tij, sa që nga marrja (turpi) se bëhej fjalë për një person të naltë të shtetit të Kosovës në një periudhë të caktuar pas luftës, nuk munda as që ta shikoja në sy!

E turpshme!

E Tmerrshme!

Gjërat e tilla nuk besoj se ka mundur t’i imagjinonte as George Orwell në romanin e tij “1984”!

Sjellje pafundësisht fyese e nënçmuese ndaj një personi që, qysh në atë kohë i kishte kaluar 30 vjet në gazetari , ndërsa sot i kam mbi 40 vjet të pandërpreme në profesion që e kam dashtë e nuk ma ka imponue askush.

Në këtë mënyrë nënvlerësonte “njeriu i shtetit” që sipas traditës tashmë të tejkaluar dhe kodeve tona zakonore do të mund të quhej “miku i shtëpisë”, i cili në ato çaste e hante bukën time mu në oborrin e shtëpisë sime!

Me këso fyerjesh që mund të kenë dalë nga ndërdija e tij, ai e shpërfaqi brendësinë e tij të ligë njerëzore!

E shoh të arsyeshme që t’ia shtroj një pyetje të thjeshtë opiniot publik se a ka të drejtë një burrështetas yni të thotë se i takokam pakicës “3 përqindshe të krishterë” (shprehje antishqiptare e islamistëve politik), se “mund të thonë se je i sëmurë psiqik” për shkak se e kam vënë edhe vetemërimin Gjergj Kabashi brenda kllapash pas Bajram Kabashi në librin “Rilindja, Përkushtim dhe Trishtim, ta lëshoj fjalën si lopa bajgën kur “i tregon” fëmiut të vet se qenkam gazetar hulumtues etj?

A u dashka të heshti për fjalët e shprehjet kaq të idhëta e inferiore, të thëna në mënyrë jopublike nga personi me prani aq të madhe publike në Kosovën e pasluftës?

Jo! Absolutisht-Jo!

Nuk më preku aq shumë me fjalët e veta dhe jokulturën e padurueshme që e shpërfaqi kur e “njoftoi” në atë mënyrë fëmiun e pafajshëm, sa më preku e pikëlloi Kosova dhe fati i keq i saj me gjithfarë “burrështetasish” që as çoban lopësh nuk meritojnë të jenë me këso paraqitjesh ligaqe, kurse për gazetari u them atij e tjetrit se edhe njëqind doktorata nëse i keni në gazetari, ju nuk mund të më afroheni as tek thembrat e këmbëve si profesionist. Kaq. Po të mos ishte familja ime, që kurrqysh nuk do të më kuptonte nëse do të sillesha qysh ai e meritoj, do ta kapja për krahësh e qitja përjashta oborrit të shtëpisë sime. Përjashta! Këto gjëra që i flas tash e sa e sa kohë nuk do ti flisja kurrë sikur në thelb të mos e kisha kuptuar se ne si komb jemi në krizë të madhe intelektuale e shtetërore, pasi po na imponohen njerëz të partive e grupimeve të caktuara të interesit, që vendet e tjera nuk do t’i linin të afroheshin as afër aty ku zhvillohen politika e veprimtaria e përgjegjshme shtetërore.

Dua ta vë në pah se këtë shkrim me këso detajesh kam menduar që ta shkruaja e botoja kah fundi i vitit të kaluar, në mënyrë që Shqiptarëve/Shqiptareve t’ua uroja Vitin e Ri 2022 në tjetër mënyrë …, por mendova në fund se dikujt me shkrimin e tillë mund t’ia prishja atmosferën festive të fundvitit!

Atëhere po ua uroj kah fundi i janarit 2022, pasi mendoj që as tash nuk është vonë!

Po ua rikujtoj se pasi kriminelët e bashkuar e kishin vrarë Xhemajl Mustafën (natyrisht që vrasësin apo vrasësit mercenar duhet gjetur e dënuar), në një gazetë të afërt me ata të luftës, të cilët NATO-ja (së bashku me udhëheqësit e LDK-së) i qiti e solli prej shkurreve malore, restoranteve e vendeve ku ishin shpërngulur e strehuar dhe i solli në Prishtinë, pasi e kishin kërkuar një shkrim prej meje, e shkrova shpejt dhe ua nisa:

Ndër të tjera e theksova se Xhemajl Mustafën e ka vra ngatërresa ndërpartiake dhe “Luftëtari i Lirisë së Millutinit”, shkrim që u botua menjëhere, por “pasi e kishin kuptue” porosinë e shkrimit pasuan fyerjet ndaj meje nga ana e editorit të gazetës së atëhershme.

Punë e madhe. Fyerja nuk është lehtë të durohet por ajo flet për fyesin, e jo për të fyerin!

Vetëm pak më vonë Musa Sabedini, udhëheqës i portalit Rajonipress dhe profesor universitar në Prishtinë, e pati zhvilluar një inetrvistë ekskluzive me mua. Pos tjerash, në atë intervistë kisha folë edhe për provokimin që më ishte bërë disa muaj më parë në emër të Bujar Bukoshit. Ishte dikund fillimi i vitit 2001. Intervista nuk u botua askund. Kurrë. Dhe jo vetëm kaq.

Ai që ia kishte nisë intervistën, i kishte thënë Musait:

“Këtë jo që se botoj une, por nuk guxon të botohet askund tjetër!”.

Athue pse të mos guxohej që të botohej intervista “askund tjetër!?” …

Musa Sabedini është gjallë dhe ai mundet ti ripohoj (nëse do) këto që i them une, nëse edhe atë se ka përfshi “harresa e madhe”, si shumkë atje! 

I njejti “gazetar” pas përfundimit të provokimit ndaj meje pa pritur e kujtue më ishte drejtuar: “Nuk duhet me u tut’ prej kompjuterit …!”, që do të thotë se ai e paska vëzhguar frikën (tuten) time përderisa provokohesha, a …?

Se ai e ditka kush me kë qenkan ngatërruar …?!

Nuk ka polic/i në botë , qoftë edhe me njohuri mesatare profesionale, që nuk do të ndalej tek pohimi i tillë i cili flet e tregon shumë, tepër shumë. Dhe tepër keq …

Në të vërtetë une përgjat gjithë asaj kohe kur provokohesha prej lëmshit të kriminelëve “të paqes” e “të luftës”, jam frikësuar bukur shumë në kuptimin se dikush atje ishte ngritë peshë dhe për kob të madh e kishte ngritë bishtin përpjetë, thuajse Lirinë e kishin sjellë ata.

Jo! Lirinë e vendit tonë e ka sjellë NATO-ja dhe Luftëtarët e Lirisë Shqiptare, ata që s’bëjnë krime ndaj të vetit e që nuk i hipin në shpirt e shpinë njeriut të vet në rrethana Lirie.

Atë që mendon se qenkam tutë (frikësuar) në atë kohë, po e pyes: A jam duke u frikësuar tash, 22 vite pas?!

Trimnija ime nuk është trimni barbarësh, poshtëruesish, vrasësish dhe e atyre që heshtin për vrasësit e të vrarët. Trimnija ime nuk gjëndet në Pazarin e Gjave (kafshëve), por në vuajtjen time të pameritume dhe në vuajtjet e papërshkrueshme të atij populli që i përkas. 

Nuk ka asnjë dyshim se shumë fatkeqësi që i ndodhën Kosovës së pasluftës, ndodhën se kemi intelektual të shpifur , që duke e ditur apo duke mos e ditur fare se çka janë duke bërë, me sjelljet e veta të turpshme e jonjerëzore, i fyejnë njerëzit si mua, duke menduar se ashtu më ndalojnë në ecjen time njerëzore e profesionale.

Nuk ka vështirësi njerëzore, madje as situatat tepër të rënda që u jam nënshtruar nga kriminelët e bashkuar, që mund të më ndalnin në ushtrimin e profesionit të gazetarit.

Mua më ka dhimtë koka një jetë të tërë prej kriminelëve të bashkuar, kështu që nëse do të kemi shtet në vitin 2022 e tutje, shumëkujt do ti dhemb koka (kryet) prej meje.

Une nuk i kam ngacmuar, nënvlerësuar e poshtëruar ata, por ata mua …!

Atëhere, le të mbahen se vet e kanë kërkue e lypë sherrin …!

Thjeshtë, as që më intereson se kend e kam përpara, por vetëm se a kam të drejtë dhe a është Zoti (Shqiptar), me mua! Une nuk kërkoj asnjë lloj përparësia, por vetëm ballafaqim me bujarbukoshasit, që s’ua kam përmendur e as që do t’ua përmendi emrat. Nuk më takon mua t’ua përmendi emrat atyre, kur është shteti aty që duhet t’i detyroj e t’ua përkujtoj krimin.

Duhet të kallxojnë e të mos u vije marre kaq gjatë se kush i shantazhoj aq keq e në mënyrë aq të menduar, sa që ua mbylli gojën në atë mënyrë pothuaj të paimagjinueshme, sa vetëm me detyrim mund tu çelen gojët e tyre të fëlliqura?! …

  • Të tregojnë se pse më nënçmuan, poshtëruan e tentuan të më bënin qesharak e të përpiqeshin të më shantazhonin…?
  • Të tregojnë se pse ata nuk guxojnë të flasin, ndërsa po guxoj të flas une pandërpre tash e sa kohë?!

Mua nuk ka kush që mund të më shantazhoj, madje as me të “afërm” që nëse detyrohem ua kallxoj vendin. Prandaj kriminelëve të shërbiemve “sekrete” (nëse ende mund të ketë  mbeturina të tilla), u them:

Ju jeni ata që i krijuat probleme antishqiptare vendit, andaj: Mos hani m…t!

Ndërsa “të afërmve” , që mund të keqpërdren, ashtu siç u keqpërdorën “kolegët” e mij të dikurshëm, u them:

Rrinu urtë , se ua lyej fytyrën me m..t!

Besoj që u kuptuam?!

Gëzuar Vitin e Ri 2022!

ps!

Opinioni publik duhet ta kuptoj se ata për të cilët jam duke folur pa ua përmendur emrat, janë persona shumë apo më pak të njohur publik. Une as që jam duke i fyer e nënçmuar ata apo familjet e tyre, që për mua janë e mbesin të shenjta – i njoha apo si njoha fare. Po flas vetëm se çka kanë folur ata, e jo asgjë tjetër.

Ata duhet ta kuptojnë se të qenët njerëz publik është përgjegjësi e madhe, pasi për njerëzit e tillë nuk ka as atmosfera familjare ku nuk shikohet e vëzhgohet se çka qesin prej goje.

Fjala që del prej goje, sidomos fjala e keqe, e idhët, e helmët, nuk kthehet mas …

Ajo shpesh vret më shumë se që vrasin plumbat! 

Opinioni publik duhet ta kuptoj se nënçmimi, fyerja, përpjekja për ta poshtëruar dike, janë pjesë e punës së kriminelëve të shërbimeve sekrete. Me apo pa qenë të vetëdijshëm se çka po bëjnë, dikush prej nesh i ka përdorur metodat e tilla ndaj atyre që se kanë merituar.

Në kohën e UDB-ës kjo ka qenë shpesh metodë më vrastare se sa vrasja me plumb.

Kushdo që ndihet i prekur prej fjalëve të mija, le të lajmërohet …!
_________

Poshtërimi 

Poshtërimi, është një trajtim i turpshëm ose shpifës. Duke qenë se zvogëlon vetëvlerësimin dhe egon, zakonisht është një përvojë e pakëndshme. Termi gjendet në shumë disiplina akademike, si në antropologji, sociologji, filozofi, psikologji sociale, psikologji klinike dhe shkenca politike. 

Wikipedia

SHANTAZH m.Shtrëngim që i bëhet dikujt për të plotësuar një kërkesë të papranueshme prej tij, duke e kërcënuar se do të zbulohet një e fshehtë që e dëmton, se do të rrezikohet ai vetë a një i afërm i tij etj.; frikësim që i bëhet dikujt për ta mposhtur, për ta përkulur dhe për ta detyruar të veprojë në dobi të një tjetri; mjeti a mënyra që përdoret për këtë qëllim. Shantazh ushtarak (politik). Shantazh atomik (bërthamor). Shantazh i egër (i përbindshëm). Politika e shantazheve. Bën shantazh. Përdor shantazhet. Nuk frikësohemi nga shantazhet.

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe

Shantazhi është kur dikush detyrohet nëpërmjet kërcënimit të zbulojë informacion që mund të jetë i vërtetë ose i rremë, dhe shpesh i dëmshëm, për një person, për publikun, anëtarët e familjes ose të njohurit. Wikipedia

Përqeshja

Tallja shpesh buron nga pasiguria dhe ndjenja e inferioritetit të një personi – dhe lë pasiguri, turp dhe pasiguri. Ai që tallet me të tjerët, shpesh kap diçka të këndshme ose të ndryshme tek një person, e ngre për tallje dhe përqeshje dhe qesh. 

Në fund:                                

Kurdo që shkruaj për provokimin në emër të bujarbukoshi@yahoo.com , vazhdimisht pres reagime të atyre që kanë marrë pjesë në provokim me vetëdije apo të mashtruar, megjithëse siç e kam shpjeguar sa e sa herë deri tash ata nuk e kanë lehtë të lajmërohen pa i detyruar për tu lajmëruar. Provokimi i asaj kohe ndaj meje është i organizuar dhe mbikëqyrur prej “shtetit”, andaj vetëm prej shtetit mund të zbulohet e vërteta e njëmend për morinë e arsyeve që çuan në vrasjen e Xhemajl Mustafës. 

Kjo çështje mund të ndriçohet vetëm nga ana e atyre që provokuan, prej meje si dhe prej  Policisë së Kosovës. Deri tash vetëm une e kam dhënë shpjegimin për ndodhinë që përfundoj me pasojat tragjike që i dijmë tashmë ne që duam ta dijmë të vërtetën. 

____________

Se kishte qenë një fushatë e mirëoragnizuar ndaj meje, në maj të vitit 2020 rastësisht e kuptova (megjithëse me një vonesë pothuaj njëzet vjeçare) se cak i provokimit kishte qenë edhe shkrimtari e publicisti Shefqet Dibrani, të cilin një ditë pas, më 18 nëntor të vitit 2000, e njohtojnë se qenkan “në negociata” me mua, për gjoja libër bashkëbisedues me Bujar Bukoshin!  

  • Askush që nuk është pjesë e këtij “trekëndëshi” që e njef apo duhet ta ndriçoj problemin, nuk duhet ta thotë asnjë fjalë të vetme rreth ngjarjes së hidhur, nëse nuk do që të ballafaqohet me ligjin.
  • Gjergj – Bajram Kabashi është udhëheqës i portalit Drini (www.drini.us).

Le Français (1903) / Do të hapet një konkurs midis skulptorëve italianë dhe të huaj për ndërtimin e një monumenti për Jeronim De Radën

Jeronim De Rada (1814 – 1903)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Janar 2022

 “Le Français” ka botuar, të martën e 17 marsit 1903, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me ndërtimin e një monumenti për patriotin dhe shkrimtarin e shquar shqiptar Jeronim De Rada, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Një monument për Jeronim de Radën.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me iniciativën e princit Aladro Kastriota, pretendent për fronin e Shqipërisë, është formuar një komitet për t’i ngritur një monument, ndoshta në Catanzaro, patriotit dhe shkrimtarit të shquar Jeronim de Rada, i cili ndërroi jetë më 28 shkurt pranë Cosenza-s dhe të gjithë jetën e tij ia kushtoi rindërtimit të kombësisë shqiptare.

Për planin e monumentit, për të cilin do të paguajë Princi Kastriota, do të hapet një konkurs midis skulptorëve italianë dhe të huaj.

* Aurenc Bebja, Francë. Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania). https://www.darsiani.com/la-gazette/le-francais-1903-do-te-hapet-nje-konkurs-midis-skulptoreve-italiane-dhe-te-huaj-per-ndertimin-e-nje-monumenti-per-jeronim-de-raden/.

Lufta kundër Ibrahim Rugovës, ishte luftë për pushtet

4

Në foto: Ibrahim Rugova me autorin e këtij shkrimi Sinan Kastratin

Nga: Sinan Kastrati, Suedi

”Varri poshtërohet, kur të hurit dhe litarit fotografohen aty, kryesisht kur janë njerëz që ai për së gjalli, as nuk do t’i kishte dashur t’i ketë disa metra pranë vetes!” L. B.
Vazhdon nga numri i djeshëm ”Ibrahim Rugova ishte në ballë të luftës të popullit të Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi”, Drini.us, 21 Janar 2022
Të ”Mos qajnë e mos lavdërojnë të ligjtë… ” (D. Agolli)
Për Rugovën duhet shkruar libra dhe ndriçohet se si arriti të krijojë aq shumë miq, sa nuk kemi pasur për pesë shekuj, qysh nga koha e Skënderbeut! Te varri i tij, vetëm ata që i ka dashur ai për së gjalli, përndryshe është çnderim, nekrofili!
Çfarë rastësie, më 21 janar dje shkruaja për Ibrahim Rugovën, pa e ditur se është ditëlindja e Ibrahim Rugovës 1*). Po cila ditë në Kosovë nuk është me një ngjarje për burrat si Ibrahim Rugova?
Shruaja edhe për të tjerët,për armiqtë e Ibrahim Rugovës që edhe për së vdekuri flasin e shajnë Ibrahim Rugovën. Shkruaja për vetitë, veset e ”virtytet” 2*) e tyre.
Prandaj, sot kur dëgjon se si flasin analistët dhe alamet burra me nam ”profesor”, e vetmja gjë që të mbetet është ta ndërrosh kanalin televiziv ose ta mbyllësh televizorin.
”Profesori universitar Blerim Latifi thotë se pa luftën e UÇK’së vendi ynë s’do të pavarësohej. Latifi dhe Skendër Hyseni kanë debatuar në emisionin Pressing në T7, “Z.Hyseni (Skender) tha se e kemi refuzuar më 1995 autonominë. Unë po të garantoj se nëse nuk kish shpërthyer lufta e UÇK’së na kishim përfunduar me një autonomi sa për që Rugova kish refuzuar”, tha Latifi..
Blerim Latifi nuk ndalet . Ai mohon edhe punën, veprën që në Kosovë tashmë është e njohur edhe si ”Rugovizmi”, ”Latifi: Rugova s’ka qenë filozof, s’mund të ketë filozofi rugoviane”, Gazeta Express, 20/01/2022 22:30
Teknikisht Rugova s’ka qenë filozof, kështu që s’mundet me pas filozofi. Politikisht filozofia e Rugovës më shumë është një term që përdoret për ta cilësuar atë që mund ta quajmë koncepti i tij politik ose si ideologjia e tij politike ose qasja e tij politike”, tha Latifi.
“Rugovizmi, për mendimin tim nuk është ndonjë term që ka një përmbajtje, një substancë tepër të madhe”.

Me Ibrahim Rugovën, Jakupin, Januzin e … Qerim Kastratin. Prishtinë, 2002

Edhe më parë, që nga viti 1997, kisha lexua në shtypin ”e majtë”, ”Zërin e Kosovës” dhe brishura të tjera, kundër Ibrahim Rugovës, por, mendoja unë se pas ”çrilirimit” të Kosovës, ata shkrues, do të futën nëpër biruca e do ta mbulojnë kryet me pelena 3*) që nga Hashim Thaçi e Xhavit Haliti, Nasim Haradinaj, Xhabir Zharku, Qerim Kelmendi i ndjerë, Sami e Nuredin Lashtaku, Rexhep Selimi e Fatmir Lima … po e dhe Adem Demaçi i ndjerë dhe Rexhep Qosja ”i gjallë”.


Prandaj, të gjithë atyre që e shajnë, qëllimishte po e them ”që e shajnë” sepse ata nuk debatojnë e qa më pakë nuk marrin për Rugovën faktet historike dhe ato shkencore kur e ”kritikojnë” 4*) veprën e Ibrahim Rugovës.
Disa të tjerët për Rugovës dhe kundërshtarët e Ibrahim Rugovës.
Për Rugovën janë shkrua e do të shkruhen shumë e shumë libra, duke e vlerësuar me të gjitha ato që ai ka bërë, pse jo edhe nëse ka pasur pengesa gjatë rrugës e si rrjedhojë, edhe ka lëshime e ndonjë cikërrimë gabimi.
Mua nga shumë studjues madhorë që kanë folur për Ibrën, zgjodha një njeri të thjeshtë por modest, pa ndonjë titull akademik e as mirënjohje që ka mundur të stolis gjoksin nga ”presidentët” e Kosovës. E ai është Lis Bukuroca.
” Shpallja e Rugovës tradhtar, ka pasur vetëm një qëllim: marrjen e pushtetit nga ata që Rugova i kishte refuzuar, ose shpërfillur. Në krye të atij orkestrimi ishte Rexhep Qosja dhe me diskursin e tij, më i pasionuar dhe më i bindshëm. Ai dinte se Rugova nuk takohej me politikanë botëror për Serbinë, por për të krijuar empatinë nevojshme dhe përfituar përkrahjen., megjithatë, e konsideron tradhtar! Rugova vdiq, ata që deshi Qosja morën pushtetin dhe jemi aty ku jemi, përsëri as të lumtur, as të gatshëm për të qëndruar brenda, por presim me padurim anulimin e vizave. Një gjë por mund të thuhet qysh tani: me Rugovën vizat do t’ishin hequr vite më herët. Ai ishte dhe kishte autoritet në Perëndim”

(një pjesë nga shkrim më i gjatë)
”Ibrahim Rugova dhe UÇK” ZËRAT, December 03, 2016 – 15:58
https://zeri.info/zerat/119718/ibrahim-rugova-dhe-uck/

Ky shkrim- analizë e vogël e Lisit (Lis 5*) – bung i maleve të Turjakës) më vonë u përblika edhe në disa revista e portale.
Ata, ”kritikuesit” shqiptarë, më shumë edonin Ibrahim Rugovën të vdekur se sa largimin e forcave serbe nga Kosova dhe Kosovën e pavarur.
Me keqardhje po e përmend edhe një publikim të një ish të dështuari në gazetari, publicistikë, propagandë ideologjike, Emrush Xhemajli, ”Zyrtari i VV’së nuk i duron nderimet që po i bëhen Rugovës në 16 vjetorin e vdekjes”
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish-kandidati për deputet i kësaj partie, Emrush Xhemajli, ka reaguar sot për nderimet që i janë bërë Ibrahim Rugovës me rastin e 16 vjetorit të vdekjes.
Xhemajli ka shpërndarë një shkrim në të cilin flitet për një dokument të publikuar nga Rexhep Qosja e që thuhet se është një marrëveshje e nënshkruar nga Ibrahim Rugova e Milan Milutinoviq. Edhe nëse tradhton vendin dhe popullin tënd nuk ka dert, përsëri do të nderohesh”.
Tutje Xhemajli ka thënë se “edhe nëse tradhton vendin dhe popullin tënd nuk ka dert, përsëri do të nderohesh.
Marreveshjet qe bejne, Dogovoret qe i firmosin. Te tjerat jane mite, legjenda, pallavra per mashtrim dhe vetmashtrim. Mesazhi qe jepet per gjeneratat e reja kur nderohen ata qe kolaborojne me okupatoret e ka vetem nje kuptim te ulet: Edhe nese tradhton vendin e popullin tend nuk ka dert, perseri do te nderohesh”
”Zyrtari i VV’së nuk i duron nderimet që po i bëhen Rugovës në 16 vjetorin e vdekjes,” Gazeta Express, 21/01/2022 18:11

Zyrtari i VV’së nuk i duron nderimet që po i bëhen Rugovës në 16 vjetorin e vdekjes

Unë për Ibrahim Rugovën
Malli e mërzia
Me Ibrahim Rugovën jam takuar tre here.
Herën e pare, e takova dhe bisedova shkurt kur isha student letërie dhe shkova te ai në IA (Institutin Albanalogjik) dhe iu luta që të ma gjej një libër ku ai e Isak Shema ishin autor, “Bibliografi e kritikës letrare shqiptare, 1944-1974” me autorë: Isak Shema; Ibrahim Rugova, botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, 1976.
Ibra, librin ma fali më përshëndeti dhe u ndamë. Nuk mbaj mend a ma ka nëshkrua a jo. Libri, kujtim nga Ibrahim Rugova, mu ka djegur bashkë me shumë libra e kujtime të tjera, në vitin 1999, që lash te Ibush Bislim Bequku- Asllani, në Mihaliq.

Takimi i dytë më Ibrahim Rugovën ishte në ish Pallatin e Shtypit- RILINDJA. Unë shkova mysafirë te Milazim Krasniqi, atherë përgjegjës dhe kryeredaktot I Revistës “Fjala”, revistë shkencore. Fjala kishte disa zyre në një kat të Pallatit të DIJES. Ai më priti shumë mire dhe më tha:- Prit se po vjen Ibrahim Rugova. Kisha dëshirë ta shoh Kryetarin e Lidhjes së Shkqimtarëve të Kosovës, Lidhjes Demokratike, njeriut që kishte një autoritet absolut. Ai erdhi bashkë me Mehmet Krajën, Xhemail Mustafën 6*), i vrarë…
Xhemën e njihja si student. Edhe me Mehmetin kishim ndejtur disa herë në ”Bota e Re”, gazetë e studentëve por më dukej mendjemadh dhe thënë të vërtetën nuk dëshiroja të zgjatesha me Mehmetin.
Takimi i tretë dhe i fundit, me Ibrahim Rugovën, tash president, ishte në fillim të muajit Korrik 2002, në Redidencën e tij.
Unë kisha shkua për pushime në Turjakë dhe Jakup Kastrati, djalë axhe, ish kryetar i LDK-së dhe kryetar i komunës së Malishevës, mu lut që të shkojmë te presidenti Rugova. Pranova me shumë kënaqësi. Me neve erdhi edhe Januz Kastrati, gjithashtu djalë axhe, drejtor i Gjimnazit në Malishevë, Qerim Kastrati, professor dhe disa ish kryetar të degëve të fshatrave e katundeve të Malishevës.
Takimi me Ibrën ishte një takim tepër miqësor. Unë I tregoja për jetën në Suedi, punën në arsim, grumbullimin e parave …. (jo informoja, sepse nuk isha përfaqësues I askujt) etj. Ai nuk mund të përmbahej duke qeshur, sepse unë edhe mahitesha. I tregova edhe për shokët e miqt e mi në Kosovë, që Rugova I kishte pasur bashkëpuntore, Milazim Krasniqin e Xhemën, kol. Ahmet Krasniqin e …
Kisha edhe disa vrejtje për presidentin dhe natyrisht këshilla që më tepër ishin dëshira të mia por edhe kërkesa të kohës për disa “njerëz” që Rugovës ia kishin këthye shpinën. Bujar Bukoshi e …Isa Mustafa.
Rugova më shumë dëgjonte e nganjëherë edhe ai tregonte arësyet pse nuk ka bërë ndryshe …
Për Bukoshin, më tha:
-Më nuk do të shkojmë si LDK-ë në “shallterin” e Bukoshit por nuk foli as edhe një fjalë të keqe.
Takimi zgjati afro 3 orë dhe i tejkaloi të gjitha pritjet e mia e parashikimet e bashkëpuntorëve të Rugovës.
Na përcolli deri te dyert e oborrit dhe rrugës i tregova se në Suedi kam shumë miq nga Rugova por ata, atje nuk mbajnë shall. Atherë Rugova me të qeshur me zë mu drejtua:
-Me e pa shllalla, ne jemi Rugovas.
Kush e dinte që më nuk do ta takoj Ibrahim Rugovën ?
Malli për Ibrahim Rugovën, sikurse edhe për Turjakën e Tiranën, kurrë nuk do të më shuhet. Ai mall më djeg e më përvëlon.

U ndamë me Ibrën duke e marrë në ngrykë e shtrëngua sikur edhe unë të isha rugovas.
Një roje e Rugovës mua afrua dhe ngadalë më tha:
-Agim Krasniqi po ju pret në rrugë afro 2 orë. Ai dëshiron të flas me ju!
Edhe me Agimin u takuam dhe folëm.
Agimin nuk e njihja. Ai posa më pa më tha:
-Nuk paske ndryshua o Sinan! Qenke ai gjimnazisti ….
Agimi kishte qenë gjimnazist, në Kijevë, një ose dy gjenerata pas meje kur mua më përjashtua nga gjimnazi (fundi i vitit 1974).
Më vonë, Agimi ishte regjistrua në AU (Akademinë Ushtarake). Ishte burgosur edhe si ushtarak në ish APJ-në (Armatën Popullore Jugosllave) dhe ishte akuzua nga LPK-istët e Hashim Thaçi, më 1998 se gjoja punon kundër ushtrisë çlirimtare U Ç K-së.
Për Agimin, ndonjëherë tjetër por as Agimi nuk është i pa gjynahe.
Të vetmin kujtim për Ibrën, kam disa fotografi, edhe atom ë 2002, në takim që kisha me presidentin dhe ato do ti ndaj vetëm me lexuesit e Drinit.

1*) Ibrahim Rugova (2 Dhjetor 1944 – 21 Janar 2006) ishte Presidenti i parë i Republikës së Kosovës, duke shërbyer në vitet 1992–2000 dhe përsëri në vitet 2002–2006. Ishte intelektual, akademik dhe kritik letrar i njohur shqiptar;[1] u njoh si lider i lëvizjes më të madhe paqësore në Evropë, i lëvizjes së gjerë për emancipim, çlirim kombëtar e pavarësi të Kosovës.[2]
Duke patur si pikëmbështetje Shoqatën e Shkrimtarëve, qe ndër bashkëthemeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila ishte levizja e parë demokratike mbarëpopullore, e cila u shndërrua në parti, u nis një fushatë paqësore kundër Serbisë.[3] U zgjodh që në fillim kryetar i saj qe nga themelimi i saj më 23 dhjetor të vitit 1989 deri më 21 janar të vitit 2006 kur nderroi jetë.[4][5]
Ai udhëhoqi një luftë popullore për pavarësi, që avokoi një rezistencë paqësore ndaj sundimin jugosllav dhe loboi për mbështetje nga SHBA-të dhe Evropa, veçanërisht gjatë Luftës së Kosovës.[6][7] Ai theksoi fort trashëgiminë e lashtë të Dardanisë, mbretëri e pavarur dhe më vonë provincë e Perandorisë Romake që përfshinte territorin e sotëm të Kosovës, për të forcuar identitetin e vendit dhe për të promovuar politikën e tij të marrëdhënieve të ngushta me Perëndimin.[nevojitet citimi]
Për shkak të rolit të tij në historinë e Kosovës, Rugova është quajtur “Ati i Kombit” dhe “Gandi i Ballkanit”, ndërsa pas vdekjes është shpallur Hero i Kosovës (Nga Wikipendia, shkurt).

Isak Shema e Ibrahim Rugova ”Bibliografi e kritikës letrare shqiptare 1944- 1977”

2*) VETI f.
• 1. filoz. Cilësia e një sendi a e një dukurie, që shfaqet kur bashkëvepron me sende a me dukuri të tjera dhe që e dallon ose e afron me to. Veti thelbësore (jo thelbësore). Vetitë e sendit. Vetitë e qenieve të gjalla. Vetitë e rendit socialist.
• 2. Cilësi dalluese e dikujt a e diçkaje, tipar kryesor që karakterizon një njeri, një kafshë, një bimë a një send; cilësi e natyrshme dhe e përhershme e dikujt a e diçkaje. Veti të mira (të këqija). Veti e veçantë. Vetitë kimike (fizike) të një metali. Vetitë e karakterit të njeriut. psikol. Vetia plastike e trurit. psikol. Vetitë e komunistëve. Lëndë me veti shëruese.

VIRTYT m.
• Prirje dhe forcë e brendshme që ka njeriu për të bërë punë të mira; vetia më e mirë që ka ai, cilësi e lartë morale e njeriut, pastërti e përsosuri morale; kund. ves. Virtytet e larta morale. Virtytet e komunistëve. Virtytet e shqiptarëve. Virtyti i trimërisë. Iu bë virtyt.
VES m.
• 1. Zakon i keq që ka një njeri e që dënohet nga shoqëria; prirje drejt diçkaje të keqe, të dëmshme e të pamoralshme, dhënia pas diçkaje të keqe; tipar i keq në karakterin e një njeriu që nuk ka marrë edukatë të mirë; huq; kund. virtyt. Ves i keq. Vesi i pijes (i vjedhjes, i të gënjyerit). Njeri (fëmijë) me vese. Ka një ves. Ka marrë disa vese. Iu bë ves. I ka hequr (i ka zhdukur) veset. Ishte dhënë pas veseve. Përtacia është nëna e veseve. fj.u.
• 2. E metë fizike, gjymtim a cen i trupit të njeriut a i një organi të tij etj. Ves i fshehtë. Ka një ves në zemër. Është me vese.
KULTURË

3*) PELENË f.
Shpargër. Pelena të bardha (të pastra, të lagura). Pelenat e foshnjës. E mbështolli me pelena. Lau (thau, hekurosi) pelenat.
* Është në pelena dikush a diçka përçm.
a) është ende shumë i ri dikush, i ka buzët me qumësht, është ende në shpërgënj;
b) porsa është formuar diçka, sapo është krijuar, sapo ka lindur. Ka gjetur pelena të buta ka rënë në rehati; ka gjetur vend të qetë, të rehatshëm a pa telashe.
4*) KRITIK m.
Ai që analizon një vepër letrare, artistike a shkencore dhe e vlerëson atë në bazë të disa parimeve, duke vënë në dukje anët e mira e të dobëta të saj; ai që merret me kritikë letrare e artistike. Kritik letrar. Kritik arti. Kritikët shqiptarë.

KRITIK mb.
1. Që ka të bëjë me kritikën, që lidhet me kritikën; që përmban kritikë, që shpreh kritikë. Artikuj kritikë. Shënime (vëzhgime, vërejtje) kritike. Analizë kritike.
Vështrim (mendim) kritik. Qëndrim kritik. Me sy kritik.
2. Që lidhet me një gjendje, e cila kërkon kujdes të veçantë (për moshën e dikujt, për fazën e zhvillimit të diçkaje etj.); që lidhet me ndryshime të rëndësishme; i rrezikshëm e i vështirë për t’u kaluar; vendimtar. Moshë kritike.
Gjendje (fazë, periudhë) kritike. Kohë kritike. Çast kritik.
3. fiz. Që lidhet me procese të rëndësishme fizike ose kimike, që ka të bëjë me ndryshimin e cilësisë ose të vetive të qenësishme të një trupi a të një lënde.
Gjendja (pika) kritike e lëndës. Temperatura kritike e gazit (e një lënde).
Masa kritike.
* Realizmi kritik shih te REALIZËM, ~MI 2.
KRITIKË f.
1. Shoshitja a analiza që i bëhet një pune, një veprimi ose sjelljes së dikujt, duke vlerësuar anët e mira dhe kryesisht duke zbuluar e duke vënë në dukje të metat e gabimet, me qëllim që të ndreqen; armë revolucionare dhe forcë lëvizëse e shoqërisë sonë, që përdoret për të ndrequr të metat e gabimet në punë, në shoqëri e në familje dhe për të ecur përpara. Kritikë e shëndoshë (parimore, e hapur). Kritikë e fortë (e ashpër, e butë). Kritikë e sëmurë. Kritikë paralele. Kritikë shoqërore. Forcimi i kritikës. Kritika dhe autokritika. Kritika nga poshtë lart (nga lart poshtë). Bëj kritikë kritikoj. Mbyt (shtyp) kritikën. Gjallërohet kritika.
2. Studim shkencor që analizon a shqyrton një vepër letrare, artistike ose shkencore për të vënë në dukje vlerat e saj, si edhe të metat, gabimet e zbrazëtitë me qëllim që këto të shmangen e të ndreqen; artikull a studim kritik. Kritika e burimeve historike.
Kritikë e bibliografi. Kritika e tekstit (e librit). Botoj një kritikë.
3. let. Degë e shkencës mbi letërsinë e artin, që merret me analizën e gjithanshme të veprave letrare e artistike dhe i vlerëson ato nga ana ideore e artistike në bazë të parimeve të caktuara, duke vënë në dukje anët e mira dhe anët e dobëta të tyre në lidhje të ngushtë me kërkesat ideore e artistike të kohës. Kritikë letrare (artistike).
KRITIKOHEM pës.
Pës. e KRITIKOJ. U kritikua në mbledhje. U kritikua për gabimet (për të metat).
KRITIKOJ kal.
Shoshit a analizoj një punë, një vepër, një veprim ose sjelljen e dikujt dhe jap mendimin tim, duke vlerësuar anët e mira e kryesisht duke zbuluar e duke vënë në dukje të metat, zbrazëtitë e gabimet, me qëllim që të shmangen e të ndreqen ato; mbaj qëndrim kritik, ndaj dikujt a diçkaje, i bëj kritikë. Kritikoj shokun.
Kritikoj gabimet (të metat). E kritikoi ashpër (rëndë). Kritikoi pikëpamjet e gabuara.
E kritikuan librin (romanin).
KRITIKUES m.
Ai që kritikon dikë a diçka, ai që bën kritikë. Kritikues parimor.
KRITIKUESHËM mb.
Që duhet kritikuar; që mund të kritikohet. Sjellje e kritikueshme. Qëndrim (mendim) i kritikueshëm. Vepër e kritikueshme.

5*) LIS m.
1. bot. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që lidh lëndë dhe që përdoret si lëndë ndërtimi e për zjarr; dushk. Lis i bardhë qarri. Lis i butë bungëbuta.
Lis bujk bulgri. Lis i egër ashe. Dru (trung, lende) lisi.
2. Dru i lartë. Pyje me lisa të dendur. Sa më i gjatë është lisi, aq më shumë e zë era. fj. u.
3. etnogr. Tërësia e pasardhësve që rrjedhin nga një baba a nga një nënë.
Lisi i gjakut njerëzit që rrjedhin nga një baba. Lisi i gjinisë (i tamblit, i qumështit) njerëzit që rrjedhin nga një nënë.
4. përd. mb. Me trup të gjatë, të drejtë e të fuqishëm (për njerëzit). Ishte lis.
E ka shtatin lis. U bë lis hodhi shtat mirë, u rrit shumë e u bë i fuqishëm.

6*) Xhemail Mustafa
Xhemail Mustafa (ka lindur më 23 gusht 1953 – vdiq me 23 nëntor 2000). Ishte gazetar, politikan, publicist, shkrimtar shqiptar dhe këshilltar politik i Presidentit Historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova dhe antar i LDK-së. U vra mizorisht në Prishtinë në hyrje të apartamentit të tij ku u qëllua për vdekje nga dy sulmues të cilët kurrë nuk u arrestuan. Vrasja e tij tronditi Kosovën e pas luftës dhe skenën politike të pas luftës në Kosovë vrasja e tij mbetet një nga çështjet e pa zgjidhura dhe misterioze në vrasjet e pas luftës në Kosovë.[1]

Fund

Malmö, 22, 23 janar 2022

Rreziku më i madh për demokracinë gjermane është islamizmi

0

Policia gjermane po mbikëqyr një demonstratë salafiste në Solingen më 1 maj 2012. Foto: Roberto Pfeil / DAPD nëpërmjet AP / NTB.

   

Deri në inaugurimin në fillim të dhjetorit, vështirë se dikush e njihte ministren e re të Brendshme gjermane, socialdemokraten Nancy Faeser. Kur mori detyrën, ajo shqiptoi fraza të njohura: Ekstremizmi i djathtë është kërcënimi më i madh “për demokracinë tonë”. Të njëjtën gjë ka thënë më parë edhe paraardhësi i saj Horst Seehofer nga CDU. Disa ditë pas inaugurimit të Faeser, kancelari gjerman Olaf Scholz përsëriti pretendimin e saj në një fjalim në parlament. E pyetur nga Neue Zürcher Zeitung (NZZ), Ministria e Brendshme gjermane nuk ka dashur të përgjigjet se në çfarë bazohet vlerësimi dhe deklarata e Faeser.

Prandaj, gazeta kontaktoi autoritetin federal të ndjekjes penale të Gjermanisë në Karlsruhe. Shifrat nga atje japin një pamje krejtësisht të ndryshme nga ajo e Scholz et al. përpiqet t’i bëjë votuesit të besojnë: Në periudhën janar – tetor 2021, autoritetet kishin nisur hetimet për 210 raste të lidhura me terrorizmin islamik, dhjetë raste kundër ekstremistëve të majtë dhe pesë kundër ekstremistëve të djathtë.

Document.no

Bruti i Trojës e themeloi Britaninë

0

nga Fahri Xharra, Gjakovë

(Sipas shkrimeve britanike)

  • Pse ishte harruar historia e Britanisë e Kohës së Hekurit ?

Deri para disa vitesh, nuk e kisha idenë se ndonjë histori e Britanisë kishte mbijetuar para periudhës romake – shkruan John Chaple . Tani e di që kjo është krejtësisht e pavërtetë dhe e pakuptimtë, por pse ka ndodhur kjo nuk është plotësisht e qartë, por para se të bisedojmë më tej për këtë, do të doja të theksoja diçka.
Shtypja e kësaj historie (sepse kjo është ajo që është) deri më tani ka qenë shumë e suksesshme – nëse nuk e dini se diçka ekziston, si mund ta kërkonim atë? Prej kohësh pretendohet se interneti – epoka e informacionit – do t’i revolucionarizojë gjërat, dhe askund nuk është më e vërtetë se historia e lashtë, kryesisht e harruar, por sapo ta dini se është atje, është vetëm disa klikime larg, por duhet të dini ajo është atje së pari – ju e dini tani. Është gjithashtu në biblioteka, por aq shumë po vijnë në internet dhe pa dyshim do të pasojnë më shumë, saqë jam i sigurt se është e vërtetë të thuhet se asnjë studiues i asnjë periudhe nuk do të kishte çasje në aq shumë nga ky material që kemi tani, për aq kohë sa ju jeni të vetëdijshëm për këtë sigurisht.

Problemi ‘bllokimi’ ka të bëjë me një historian mesjetar Geoffrey of Monmouth, shumë njerëz, duke përfshirë edhe ata inteligjentë, refuzojnë të besojnë se ndonjë nga historia e tij është e vërtetë (sa ka gjasa kjo?)

.
Është një problem me këtë histori të hershme dhe që në pamje të parë duket e pamundur edhe pse sa më shumë ta shikoni aq më e arsyeshme duket, por le të shohim ‘historinë’ e kësaj historie. Thuhet normalisht se asnjë histori e Britanisë nuk ka ekzistuar para periudhës romake – kjo është një gënjeshtër – edhe nëse pranoni pikëpamjen e institucionit se vetëm historia e shkruar në atë kohë është e vërtetë (pse??) ndodh që të ketë ndonjë histori të Greqisë së lashtë të kësaj periudhe para romake dhe që ishte shkruar në atë kohë – këtë e mësojnë në shkollë, a është në televizor?. Për fat të mirë është në internet, por ju duhet të dini se ku ta kërkoni.
Siç do të prisnit, sa më shumë të shkoni prapa në kohë, aq më pak fakte historike ka të ngjarë të ketë, por në fakt, dhe çuditërisht, një përshkrim praktikisht i plotë i periudhës që tani do ta quajmë Epoka e Bronzit të Vonë/Epoka e Hekurit Britania ka mbijetuar. Edhe pse kjo histori është e çuditshme në fillim, veçanërisht disa nga emrat personalë ajo në të vërtetë lexohet si një histori ‘anglisht’ dhe nuk është aspak si të thuash historitë/legjendat irlandeze ‘kelte’. Ka shumë pak dragonj etj., gjithçka është shumë e ndjeshme dhe lidhet jashtëzakonisht mirë me atë që ne tani dimë për arkeologjinë e kohës. Ajo që është më e shquar është se si kjo histori ishte një pikëpamje universale, siç dihet tani, të gjithë historianët që merren me këtë histori pararomake janë dakord për faktet kryesore.
Historia e Britanisë së Epokës së Hekurit fillon në Turqinë e sotme veriperëndimore me rënien e Trojës. Shpesh supozohet se Troja ishte thjesht një qytet dhe të gjithë banorët e tij u shkatërruan, në fakt, Troja ishte më shumë një qytet-shtet dhe duhet të ketë pasur shumë refugjatë që u arratisën. Duket se shumica e aristokracisë trojane shkoi të jetonte në Itali dhe do të kishte një rol të madh në themelimin e Romës dhe romakëve.
Ishte një degë e kësaj diaspore trojane që pushtoi/vendosi Britaninë e vonë të epokës së bronzit e cila përfundimisht filloi Epokën e Hekurit dhe ne e dimë madje emrin e Ishte një degë e kësaj diaspore trojane që pushtoi/vendosi Britaninë e vonë të epokës së bronzit, e cila përfundimisht filloi Epokën e Hekurit dhe ne dimë madje emrin e udhëheqësit të tyre, Princ Brutus.
Një pjesë e kësaj historie duhet marrë me pak kripë, si pretendimi se kur ai mbërriti nuk kishte njerëz që jetonin në Britani. Data e ardhjes së Trojanëve është afërsisht 1000 para Krishtit dhe ne e dimë me të vërtetë se njerëzit ishin tashmë në Britani, por është e kuptueshme që një pretendim i tillë mund të bëhej shumë kohë përpara metodave moderne të takimit.
Megjithatë, përsëri te Geoffrey of Monmouth, historia e tij e kësaj periudhe është deri tani më e detajuara dhe më e plota. Shpesh pretendohet se ai ishte historiani i parë që përmendi mbretin Artur dhe ndoshta për këtë arsye pretendohet se ai shpiku të gjithë historinë. Nëse do të ishte kështu, atëherë ai do të duhej të ishte një nga gjenitë më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë, aq e pasur dhe komplekse është historia e tij (siç janë gjithmonë historitë reale). Por ai nuk e shpiku, burimi i tij ishte një murg uellsian i shekullit të 7-të (dhe shenjt jo më pak!) Shën Tysilio.
Geoffrey of Monmouth u kritikua nga dy nga bashkëkohësit e tij, Gerald of Wales dhe William of Newburgh, por është e qartë se ata e pranuan plotësisht origjinën trojane të Britanisë.
Gjithsesi, shpresoj t’ju pëlqejë kjo histori e ndaluar, ende nuk e kam të qartë pse kjo histori është shtypur, një dështim i imagjinatës do ta merrja me mend, por ia vlen të dini se kjo histori besohej botërisht deri të paktën në vitet 1500 dhe nuk u shfaros plotësisht. deri në vitet 1800.

Vazhdon nesër : Pjesa e dytë : Ku qëndron lidhja e Trojanëve me Welsianët ( Cumry ) ?

Më 22.01. 2022