Kreu Blog Faqe 1416

Intervistë e Nafi Çegranit, ish të punësuarit në shërbimin sekret jugosllav, UDB, dhënë për emisionin Horizont të TV Pollogu

0

Këtu mund ta ndiqnin intervistën e Nafi Çegranit, dhënë për emisionin HORIZONT të TV Pollogu. Nafi Çegrani, ishte i punësuar në shërbimin sekret Jugosllav, UDB.

Në videon e mëposhtme mund t’i dëgjoni përgjigjet dhe rrëfimet e tij.

Watch | Facebook

Sulmi ndaj burgut në Siri: Gati 90 të vrarë në luftimet mes IS-it dhe kurdëve

0

Pamjet nga Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët tregojnë luftëtarët e IS-it që u arrestuan pasi sulmuan burgun Ghwayran në Hasaka të premten. Foto: Forcat Demokratike Siriane / AP / NTB

Luftimet e ashpra midis IS-it dhe forcave kurde pas një sulmi ndaj burgut në Siri vazhduan të shtunën në ditën e tretë. Rreth 90 janë vrarë.

Sulmi ndaj burgut Ghwayran në qytetin verior gjerman Hasaka është më i madhi që kur Perëndimi deklaroi se kalifati IS ishte mundur pothuajse tre vjet më parë.

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet. Së paku 28 anëtarë të forcave kurde, pesë civilë dhe 56 anëtarë të IS janë vrarë në luftime, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Burgu ndodhet në Sirinë verilindore, në një zonë ku forcat kurde e kanë nën kontroll.

Burgu është vendstrehimi i mijëra anëtarëve të dyshuar të IS-së. Vlerësimi i numrit të njerëzve të përfshirë ndryshon nga burimi në burim. Sipas agjensisë së lajmeve AP, mund të ketë deri në 5,000, midis tyre figura kryesore të udhëheqjes.

IS vetë thotë se sulmi kishte për qëllim lirimin e të burgosurve të IS-së, të cilët pastaj mund të rihyjnë në forcat e IS-së.

Arritën të ikin

Sulmi filloi të enjten, kur një makinë bombë goditi hyrjen e burgut. Dy shpërthime të tjera u ndërprenë aty pranë, përpara se xhihadistët e IS me mitraloz të rëndë të godisnin forcat kurde të sigurisë që mbanin burgun.

«Një numër të burgosurish arritën të arratisen»,—thotë një zëdhënës i SOHR-it, i cili është i vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, që i siguron informacionet e veta nga një rrjet burimor në Siri.

Në total, rreth 100 luftëtarë të ISIS thuhet se kanë marrë pjesë në operacion. Luftimet vazhdonin ende të shtunën. Qindra të burgosur të arratisur janë zënë sërish që atëhere, ndërsa të tjerë janë ende në arrati. Luftëtarët e IS-së thuhet gjithashtu se kanë marrë armë që i kanë gjetur në burg.

Helikopterë dhe avionë nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA kundër IS-së kanë kryer sulme ajrore gjatë luftimeve, si kundër burgut, ashtu edhe në lagjen Zuhour. Kështu tha të premtën një zëdhënës për Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbizotëruar nga kurdët.

Civilët largohen

Aftenposten vizitoi burgun në Hasaka në vjeshtën e vitit 2019. Burgu është venstrehimi i mijëra anëtarëve të dyshuar të IS-së. Foto: Afshin Ismaeli / Aftenposten

Forcat kurde të shtunën rrethuan burgun dhe po luftojnë për të rimarrë kontrollin e lagjeve të afërta, ku luftëtarët e IS kanë fortifikuar veten. SDF tha të shtunën se ka patur luftime të ashpra në një zonë në veri të Ghwayran, ku njoftohet se u vranë më shumë se 20 luftëtarë të IS- it.

Sipas SDF, janë gjetur të dy rripa bombash, armësh dhe artileri.

Si rezultat i luftimeve, një numër i madh civilësh janë arratisur nga lagjet përreth burgut. Në këtë zonë ka dimër dhe të ftohtë të acartë.

“Mijra kanë lënë shtëpitë e tyre, ata janë larguar tek të afërmit aty pranë,” i tha AFP zyrtari i qeverisë lokale Sheikums Ahmed.

Ska kapacitet

Një pamje nga forcat e SDF-së të mbizotëruar nga kurdët tregon flamuj dhe thasë të IS-it që u përkisnin luftëtarëve të IS-it që sulmuan një burg në Hasaka të enjten. Luftimet vazhduan të shtunën dhe numri i të vdekurve po rritet. Foto: Forcat Demokratike Siriane / AP / NTB

Autoritetet kurde e kanë bërë të qartë prej kohësh se nuk kanë aftësinë për të mbajtur mijëra luftëtarë të IS-it robër dhe për t’i sjellë ata para drejtësisë.

Ata thonë se ka njerëz nga të paktën 50 vende në burgjet ku mbahen 12,000 të burgosur të IS.

Shumë prej tyre janë nga vende që ngurrojnë t’i rikthejnë ata në vend nga frika e reagimit midis votuesve. Abdulkarim Omar, ministri i jashtëm kurd, fajëson për sulmin dështimin e bashkësisë ndërkombëtare për të marrë përgjegjësi.

Aftenposten

Disa detaje për Pirron e Epirit

0

Fahri Dahri, studiues i trevës së Thesproti/Çamërisë

Lidhur me shkrimet për origjinën e Pirros së Epirit, e ndjej detyrim të bëj disa sqarime shtesë, mbasi krahas të tjerave edhe si bir i lindur në ato troje.

Për mbretin Pirro i Epirit ka shumë shkrime, të para dhe pas Krishtit. Edhe para një muaji është një intervistë e dhënë në You tub nga z.Taulant Ceka.

Që Pirro nuk është aspak grek, ka shumë të dhëna që e vërtetojnë:

a). Nëse do ishte grek, do shkruhej para dhe pas Krishtit – Pirro i Greqisë dhe jo Pirro i Epirit. Sa e thjeshtë dhe e kuptueshme është origjina e tij.

b). Gjithashtu Epiri, sipas gjithë shkrimeve të lashta e të pas Krishtit, ka qenë tokë e fiseve pellazge të kaonëve, thesprotëve, mollosëve dhe sot është tokë e lebërve, çamëve (dihen qendrimet e shtetit dhe kishës greke me masakrat ç’njerëzore ndaj popullsisë autoktone thesprote dhe mollose gjatë këtyre 200 viteve) dhe janinjotëve me rrethinat e saj.

Epiri, Arbëria dhe Dardania, tre krahina të mëdha, kanë qenë të zotëruara nga banorë autoktonë pellazgë, sot quhen shqiptare. Nuk mundet të pretendohet se popullsia e sotme në këto troje është 100% e një etnie, por 100% (qind përqind) këto troje kanë qenë të këtyre fiseve pellazgo-iliro-epirote dhe jo greke

c). Që Mbreti Pirro nuk është grek, veç studimeve shkencore, historisë, kemi dhe disa fakte, llogjike, konkrete. Ashtu siç thuhet, ai kur ishte foshnjë u dërgua për tu mbrojtur tek mbreti Ilir, në Durrës dhe jo, fjala vjen në Athinë tek grekët.Tjetër, gjithë pikënisjet apo vendi ku mbështetej ishte Epiri dhe jo Greqia, etj.

ç). I lëmë studimet shkencore dhe historinë, sepse trajtimet e tyre, dihen nga të gjithë që Pirro ishte djalë dhe mbret i Epirit. Këto nuk i lënë shteg asnjë abuzimi për identitetin e tij, duke patur parasysh mospërfilljet e tjetërsimit të tij nga manipuluesit, mashtruesit, të cilët shikojnë errësirë  ditën dhe mënxyrë natën.

Statue colossale de Mars (Pyrrhus) – MC0058 – Vestibule du Palais des Conservateurs – Muséi Capitolini (Rome).

d). Nga shkronja “ç” kalojmë tek “d-ja”.

Në Thesproti, sot Çamëri, ndodhet fshati Rizian (Rrëzanj). Kjo qendër banimi është një nga 7 qendrat e para, më të lashta të Thesprotisë. Sipas kërkimeve të kryera në vitin 2004, nga një qendër arkeologjike franceze, Rrëzanji rezulton që nga neoliti i mesëm.

Para vitit 1944, Risiani kishte rreth 90 shtëpi. Ishte i ndarë në 7 mahalla  (lagje). Njëra prej tyre emërtohej “Mahallaj i Pirrenjëve”, sepse banorët e saj rridhnin nga fisi i Pirros. Në ato vite kam njohur më të vjetrin e “Pirrenjëve”, Xhemali Karafilin. Xhemaliu ishte pasardhës i fisit të Pirros së Epirit; i urtë, zeshkan, trupgjatë dhe trim. Fjalë pak, shumë miqësor. E mbaj mënd që rrinte shumë i mendueshëm! Këto cilësi i njoha unë. Ai vinte shpesh për vizitë në shtëpinë tonë, takonte kushurirën e tij, gjyshen time (Nanë Rubën, bijë nga fisi i Balinjarëve).

Pirro vendlindhen e ka në fshatin “Ledhëz”, në afërsi të qytetit të sotëm të Gumenicës. (Emri Ledhëz, është fjalë shqip, në dialetin çam, murit i thonë – ledh).

Detajet theksohen për të treguar fakte reale, prekëse, bindëse për vërtetësinë e origjinës së Pirros nga Epiri.

E pashë të arësyeshme që këto detaje t’ja bëj të njohura lexuesve dhe nëse i shërbejnë historisë të vërtetat, le t’i përfshijë.

Itali, më 22/01/2022.

Kryeministri Kurti bën homazhe në Prekaz në 24-vjetorin e sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari

0

Prekaz, 22 janar 2022

Me rastin e 24-vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe ndaj familjes Jashari, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar dhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bënë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

“Sot janë bërë 24 vjet, prej kur forcat policore e ushtarake të Serbisë ja mësynë gjatë luftës çlirimtare për herë të dytë kullës së Jasharajve, me ç‘rast i patën plagosur Selvete Jasharin, vajzën e Hamëz Jasharit dhe Iliriana Jasharin, vajzën e Rifat Jasharit”, tha kryeministri Kurti.

Ky nuk është sulmi i vetëm mbi këtë kullë. Sulmi i parë kishte ndodhur në vitin 1991.

“E kemi obligim institucional, kombëtar e shoqëror, që këtë objekt të historisë së veçantë të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi ta mirëmbajmë, sepse është një margaritar i historisë tonë të lavdishme e njëkohësisht edhe të dhimbshme”, tha në fund të deklaratës së tij kryeministri Kurti.

Pas homazheve, kryeministri Kurti vizitoi kullat ku u takua edhe me familjen Jashari si dhe pa nga afër ndërhyrjet emergjente që po bëhen në këto kulla me qëllim mbrojtjen e tyre nga degradimi. Ecjen e tyre e vazhduan deri te shtëpia e Hamit dhe Salë Jasharit.Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

Sot me rastin e 24 vjetorit të sulmit mbi Jasharajt, në 22 janarin e vitit 1998 aso kohe,  erdhëm që të bëjmë homazhe tek varret e tyre, dhe njëkohësisht më pas të shikojmë se si janë duke u bërë ndërhyrjet emergjente në kullën e Jasharajve, si janë duke u bërë ato shtrëngimet fillestare, në mënyrë që kjo ndërtesë të mos degradohet dhe të mbrohet.

Sot janë bërë pra 24 vjet, prej kur forca të shumta policore e ushtarake të Serbisë ja mësynë gjatë luftës çlirimtare për herë të dyte kullës së Jasharajve, me ç‘rast i patën plagosur Selvete Jasharin, vajzën e Hamëz Jasharit dhe Iliriana Jasharin, vajzën e Rifat Jasharit. Selvetja më pas vritet gjatë Epopesë së UÇK-së, me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Pra, para se të ndodhte Epopeja e UÇK-së, ka pasur sulme mbi këtë kullë, madje sulmi i parë është qysh në vitin 1991, pra, para më shumë se 30 vjetëve dhe ne e kemi obligim institucional, kombëtar e shoqëror, që këtë objekt të historisë së veçantë të Kosovës dhe kombit shqiptar në përgjithësi ta mirëmbajmë, sepse është një margaritar i historisë tonë të lavdishme e njëkohësisht edhe të dhimbshme.

Rugova uragani i fuqishëm, që s’u ndalë deri n’amshim !

0


Fatmir Bajraj

Ngjizje dhe produkt i rrethanava socio-politike & nacional-historike, kompleksivitetin e të cilave përjetoj tmerrësisht edhe familja Rugova dhe n’veqanti i ati dhe gjyshi i Tij, në kohën e pas luftës së dytë botërore në regjimin e instaluar Rankoviqist n’Kosovë, Ibrahim Rugova u rritë dhe edukua në rrethana të vështira dhe t’jashtzakonshme.

U shqua në qarqet intelektuale të viteve t’70-ta, dhe u identifikua me qarkun e intelektualëve të Prishtinës, si krijues dhe njeri i artit dhe letersisë ; në revistën studentore, Bota e Re, Dituria dhe deri në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës, të ciles i priu në vitet e 80-ta deri në kohën e zgjedhjës së Tij, President i Republikës së Kosovës në zgjedhjete para parlamentare dhe presisdenciale në Kosovën e robëruar dhe nën pushtetin e instaluar serb pas suprimimit të të Autonomisë së Kosovës më 23 mars 89 !

– Dr. Ibrahim Rugova, erdhi n’politikë nga letersia në kohën e turbulencave në vorbullën ballkanike dhe n’veqanti në atë jugosllave, ku fati i shqiptarëve nëpërkëmbëj, dhe kur shqiptarët n’ish Jugosllavi i ishin nënshtruar shtypjes, represionit, përsekutimit dhe padrejtësive të mëdha, në një klimë terrori dhe barbarie që shfaqej hapur në Serbinë hegjemoniste dhe shoveniste të kaspait të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Përballja e Tij dhe e Shoqates së Shkrimtarëve të Kosovës me Memorandumin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe n’këtë kuader edhe me Shoqatën e Shkrimtarëve të Serbisë, ishte një përballje epike, e guximshme dhe e nivelit të lartë kulturor, intelektual dhe patriotik, në mbrojtje të qeshtjes kombëtare shqiptare n’Jugosllavi dhe asaj të Kosovës n’veqanti.

Paraqitjetet e Tij t’guximshme, prej një intelektuali brilant, bënë që, Dr. Ibrahim Rugova, në qarqet intelektuale ; brënda dhe jashtë, por edhe në qendrat përendimore të vendosjës, të shihej dhe identifikohej si zeri dhe artikuluesi autentik e identitar i shqiptarëve të Kosovës n’veqanti, dhe i shqiptarëve n’ish Jugosllavi.

– Personaliteti dhe profili i Dr.Ibrahim Rugoves, ishte pjellë dhe mishërim i aspirateve të popullit të vetë ; i robëruar në trojet e veta etnike në ish Jugosllavi, ëndrren e të cilit ndoqi dhe me t’cilën u mishërua deri n’gjakim si luftetar i paepur, me urtësi dhe vendos’shmeri t’jashtzakonshme i luftës politike dhe jo-violente deri në arritjën e emancipimit kombëtar, çlirimit dhe pavarësisë për Kosovën.

Presidenti Rugova, u njoh si lider i Levizjës ma të madhe paqësore në Europë, i Lidhjes Demokratike të Kosovës, levizje në të cilën bashkoj dhe unifikoj shqiptarët, artikuloj dhe afirmoj aspiratat nacionale të Kosovës dhe shqiptarëve, përballë Serbisë hegejemoniste dhe tendencave të saja shovenist ; shtypëse dhe shfarosëse.

Presidenti Rugova ishte një Erudit i spikatur i cilli kishte afër vetës eliten intelektuale, pra qarqet eliteske të dijes dhe shkencës, botes akademike dhe intelegjencën studentore-kombëtare të kohes.

Si zë i arsyesë dhe i maturisë intelektuale, përmes Levizjes së Tij unike , i dha trajtë politikes së Europës juglindore dhe me gjerë.
Misionar i paqës dhe konsistent misonit të Tij unik deri n’fund !

Konteksti socio-historik, ai gjeo-politik dhe relacionet gërshetuese që determinonin peshën dhe raportet e popullit të robëruar shqiptarë n’ish Jugosllavi, dhe nën tutelën serbo-sllave n’veqanti, definuan qartë dhe bindshëm frymën dhe filozofinë politike të liderit largëpamës dhe vizionar, duke u përcaktuar fuqishëm për poltiken paqësore dhe joviolente deri n’fund.

Refuzimi estetik i vepres së Tij të fundit, i kthyer në rezistencë politike t’palekundur dhe t’pakthyeshme, bëri që butësia e sjelljes prej misionari paqeje të jetë edhe e qelikt duke u shëndrruar në legjendë të qendreses qytetare që mahniste dhe fasciononte botën përndimore demokratike dhe e bënte atë për vete dhe popullin e Tij.

Dr.Ibrahim Rugova, aksionin poltik për liri, pavarësi e demokraci e shihte dhe trajtonte si mision historik nacional dhe i vetëdidjshëm për rrugën paqësore të këtij misioni, ishte i gatshëm për një betejë të gjatë dhe t’mundimshme, por e cila në fund do sillte rezultate, për çfarë edhe u konfirmua katercipërisht me rastin e shpetimit biblik të Kosovës nga SHBA-të n’krye të NATO-së.

Homogjenizimi dhe unifikimi i kombit përballë armikut shekullor, refuzimi politik i regjimit dhe i pushtetit të instaluar nga armiku serbo-sllav, organizimi i mbijeteses dhe i sistemit paralel në njërën anë, dhe senzibilizimi i qendrave të vednosjës për gjëndjën e rëndë dhe alarmante të popuulit shqiptarë të Kosovës dhe nevojën imediate të preventives me nderhyrje nderkombëtare që t’mos i shkaktohej tragjedi e llojit të Kroacisë dhe Bosnjës ng ana e regjimit gjenocidal të Millosheviqit, meq ruajtja e substancës nacionale në trojet tona ishte esenciale dhe jetike për liderin misionar & historik, Dr Ibrahim Rugova dhe Levizjes që i printe.

– Shmang’ja e luftes në Kosovë, para se ajo të ndodhë në Kroaci e Bosnje, ishte meritë e pakontestueshme e largpamësisë dhe maturisë së liderit historik Rugova, fakt ky që bëri të mundshëm intervenimin e NATO-së dhe reduktimin enorm të numrit të viktimave i cili mund të ishte shumë herë ma i madh dhe ndoshta edhe liria dhe pavarësia e Kosovës do ngelej vetëm një iluzion.

Staza e gjatë e “betejës” për pavarësinë e Kosovës dhe “lodhja” e akterëve.

Euforia rrëmbyese e “lojëtarëve” të stazave të shkurtëra dhe t’cilët shfaqën ” brishtësi e lodhje” gjatë rrugëtimit të mundimshëm, të gjatë dhe me sakrifica të Levizjës për çlirim dhe me mjete paqësore, bëri që ca prej syrësh ; lëshuan radhët që n’fillim, ca prej tyre gjatë 2-5 vitet n’vijim dhe sidomos pas Dejtonit 96 dhe deri në prag të çlirimit me 12 qeshor 99.

Kishte të atillë, sikur akademik Rexhep Qosje & Co, të cilët, jo vetëm që nuk i’u bashkuan Levizjës Nacionale të ciliës i printe presidenti historik Rugova, por edhe e luftonin dhe anatemonin gjatë gjithë kohes.

N’ecje e sipër ; rrugët i ndanë me Levizjën dhe presidentin Rugova, edhe ata naga themeluesit e LDK-së, siq ishte fillimisht, Jusuf Buxhovi, me pas Mehmet Kraja dhe deri të largimi i vullnetshëm i atyre të cilët në LDK-në, e Ibrahim Rugoves ishin futur për t’marrë (pushtuar) “kalanë” nga brënda, alias grupi i ish t’burgosurve politik n’krye me Hydajet Hysenin, Mehmet Hajrizin, Ramë Bujën, Basri Musmuratin dhe të tjerë, të cilet shkuan në të ashtuquajturën LBD-në e Rexhep Qosjes, grupim ky i cili luajti një rol të jashtzakonshëm negativ për vendin dhe institucionet e Republikës së Kosovës, para, gjatë dhe pas luftes së Kosovës.

Ikjet e të tillëve vazhduan për fat të keq, edhe gjatë luftës dhe pas saj, pra për t’gjallë të presidentit historik Rugova, dhe dëmtuan rëndë Lëvizjën dhe kauzën naconale të asaj Levizje për liri, pavarësi e demokraci n’krye me liderin e urtë e qendrestar deri n’fund të jetës, z.Ibrahim Rugova.

Gjatë qendrimit jashtë atdheut të presidentit Rugova si pasojë e pengmarrjës nga armiku shekullor, ca nga ish bashkëpunëtoret e deridjeshëm të presidentit Rugova, kokëtuan dhe flirtuan me Tiranën zyrtare dhe krerët e ish regjimit të Hoxhes, të ardhur n’pushtet pas “Revolucionit të vonuar” 97, dhe shpallën presidentin historik Rugova , politikisht të vdekur, duke besuar se besimi dhe legjitimiteti i Tij, tanimë kishte perenduar, për çfarë koha provoj të kundertën dhe i demantoj fuqishëm të tillët, dhe për çudi, të njëjtit, edhe sot e kësaj dite, shtirën si bashkëpunëtorë besnik të presidentit, kuptohet pas vdekjes.

Goditjet pas shpine, të cilat dëmtuan, por nuk e ndalën presidentin historik Rugova !

Vrasja e bashkëpunëtorëve të afërt dhe besnik, titullarëve të institucioneve, përfaqësuesve të zgjedhur të popullit, ushtarëve të lirisë, lojal të institucioneve legjitime dhe legale të Republikës së Kosovës dhe të Presidentit Rugova, deri të Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Kolonel Ahmet Krasniqi në Tiranën shqiptare, pastaj ; vrasja dhe ekzekutimi me atentate, e Enver Malokut, Xhemajl Mustafes, Shaban Manajt, Smajl Hajdaraj, Ismet Rraci, Ukë Bytyqi dhe plagosja e akademik Sabri Hamiti, Agim Veliu, Ejup Visoka, Fetah Rudi, Gani Geci dhe me qindra tjerë të vrarë dhe e ekzekutauar ; para, gjatë dhe pas luftës çlirimtare në Kosovë, nga dorë e zgjatur e armikut shekullor, nga fallangat e krimit në luftën për pushtet dhe me çmimin e vëllavrasjes.

Rugova i tha JO, vëllavrasjës !

I vetëdijshëm për qellimin e armikut dhe motivet e atentatëve nga dorë e zgjatur e tij, por shqipfolëse, Ay këmbëngulte me vendos’shmëri që të evitohet vëllavrasja dhe deshironte që Drejtësia t’i ndeshkoj me forcën e Ligjit, me logjikën ; ma mirë t’vrahet një se sa dy, ma mirë t’vritemi 10, 100…se sa dyfishi i tyre..!

Ay deshi dhe synoj realizimin e aspiratave të popullit të Tij ; për liri & pavarësi, idealet e kombit dhe amanetin e brezave, dhe ky mision historik nuk ishte i lehtë dhe pa sakrifica, andaj Ay shihte para, pa kthye koken mbrapa, deri n’pëmbushjën dhe përmbylljën e misionit fisnik, nacional-shtetëror, pavarësinë e Kosovës.

Ay nuk u ndal, deri n’frymën e fundit n’këtë mision, n’funksion të postulatit fisnik : komb & atdhe !

Jeta dhe vepra e Tij, u bë rreze drite për Kosovën dhe shqiptarët,

Lavdi !

Le Moniteur Universel (1862) / Prodhimi i mëndafshit në Shkodër

0

Nga Aurenc Bebja (Francë)

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Le Moniteur Universel” ka botuar, të mërkurën e 18 qershorit 1862, në faqen n°7, një shkrim në lidhje me prodhimin e mëndafshit në Shkodër, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Turqi

Prodhimi i mëndafshit

Na kanë shkruajtuar nga Shkodra e Shqipërisë më 30 prill 1862 :

Prodhimi i mëndafshit duket se do të jetë i bollshëm këtë vit. Lajmet që na vijnë nga brenda janë të favorshme dhe prodhimtarët shpresojnë të rikuperojnë humbjet që pësuan në 1861 për këtë artikull të rëndësishëm.

Krimbat e mëndafshit kanë hyrë në periudhën e tretë dhe janë në kushte më të mira. Tregtarët që vijnë çdot vit kryesisht nga Italia për të bërë blerje të konsiderueshme të krimbave të mëndafshit në Shkodër dhe në brendësi të Rumelisë, kanë filluar të mbërrijnë dhe janë nisur drejt vendeve të prodhimit.

Nga ky port u eksportua në vitin 1861 për gati 2 milionë franga dhe Franca nuk mori pjesë në blerjet.

(Analet e Tregtisë së Jashtme.)

* Aurenc Bebja, Francë. ) Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), linku: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-moniteur-universel-1862-prodhimi-i-mendafshit-ne-shkoder/.

Nga turmat e mjerimit në kërcenim të shqiptarisë -sllavët

0

nga Fahri Xharra, Gjakovë

Shpesh e ndiej të nevojshme që të freskohem me mendimet e arta të shprehura nga mendjet e ndritura të kombit , të cilët nuk dinë t`i spjegojnë ndryshe por vetëm ashtu se si ata i ndjejnë në brendinë e shpirtit të tyre. Më pëlqen sinqeriteti i të shprehurit ; më pëlqen vetëdija e lartë kombëtare dhe vëmendja e pa kursyer për lexuesin e etshëm për njohuri .
Ne, Shqiptarët jo për fajin tonë kemi jetuar në mes luftërash, e tmerresh të pafund, që për fatin tonë të keq grykësia sllave ka fituar mbi drejtësinë tonë në mbrojtje të lirisë, mëvetësisë e trojeve tona që zoti i kishte falur të parëve tanë Ilirë që mijëra vjet më parë se t’u dëgjohet emri serbo – sllavëve, e jo më të zbrisnin nga egërsia e akullsia e shpellave që zoti u kishte caktuar si vend të jetonin popujt sllavë.
Territoret që përbëjnë (ish) Jugosllavinë e sotme, para shfaqjes së Serbëve në këto rajone, banoheshin qysh prej kohësh që s’mbahen mend nga Pellazgët… Në luginat e Vardarit të Epërm dhe të Drinit të Bardhë, në Fushën e Kosifopedionit ose të Shkupit dhe në rajonin Nishit shtriheshin të famshmit Dardan (Kosova)… (Robert D’Anxheli tek Vepra e tij Enigma). Të gjitha këto popullsi siç thotë Plini ishin Autoktonë Ilire. Apo Straboni që njoftonte se toka ndahej sërish ndërmjet anëtarëve të një dekurie (organizmi fisnor i lashtë), , gjithashtu thoshte se gratë Ilire gëzonin një respekt të madhe dhe madje, mund të arrinin deri në fronin mbretëror… E kjo padyshim tregon qytetërimin modern të kohës për këtë Trevë Ilire, ku në treva të tjera në këtë kohë jetonin në regjimin e Poliandrisë… Gjithsesi edhe në këtë trevë kishte arritur perandoria Romake e më vonë Bizante, duke u përfshirë në baticat e zbaticat e shekujve.
Vetëm në shekullin e IX – të Sllavet Rus shfaqen në jug të Danubit, ku vërshimi i tyre shtyu një pjesë të popullsisë Ilire (shqiptare) autoktone drejt Jugut, duke u përzënë jo pak toka e troje të begatshme. Vërshimet pas shekullit IX – të (pas lindjes së Krishtit) ishin aq të mëdha sa mjafton të lexohet një kronist i famshëm i Bizantit siç ishte Prokopi i cili shkruante ndër të tjera… një fuqi e kombinuar sllavësh dhe Avarësh rreth 100. 000 vetë u nisën nga gryka e Danubit, duke bërë kërdinë në Iliri e Thrakë. Ata vranë, dogjën e plaçkitën për katër vjet rresht duke u bërë të pasur nga grabitja e kafshëve të trasha Iliro – Trake. Pas katër vjetëve ata u tërhoqën, shumica u vendosën aty, duke filluar kështu sllavizimi i Ballkanit..
“Sllavët nuk erdhën si një ushtri pushtuese që mund të luftohej me armë, por si një masë njerëzish kundër të cilëve nuk kishte asnjë fuqi që mund të qëndronte. Ishte një gjë e lehtë me shfarosë individë ose grupe të tërë ndër pushtuesit sllavë, por ishte e pamundur të ndalen dyndjet e tyre, ku numri ishte aq i madh sa zinte vendin e vetive luftarake”.( W. Temperly “Historia e Serbisë” ) …. Pas një farë kohe të “qetësisë” të vendosur nga Bizanti, popullsia sllave filloi të përqafonte krishterimin, madje vetë Bizanti i kërkoi Papës së Romës të dërgonte priftërinj për të pagëzuar popullsitë sllave, fillimisht Kroatët e Sllovenët që u bënë e mbetën përgjithësisht Katolikë, ndërsa Serbët u pagëzuan të fundit, ku dalëngadalë bënë pjesë në kishën Ortodokse që janë edhe sot. Përqafimi i Krishterimit nga popujt sllavë ka ndodhur rreth vitit 879…
Pas vitit 1205 kur Perandoria e Bizantit thuajse kishte rënë plotësisht mbi truallin e Kosovës filluan vërshimet sllave ku kulmi arriti në vitet 1330 – 1355 ku ishte ngritur principata më mizore të kohës ku viktimat në njerëz e treva i përkisnin thuajse tërë Ballkanit, por mbi të gjitha zemrës së Shqiptarisë Kosovës, mbi të cilën ranë mizoritë e tjetërsimit me dhunë e gjak të fesë Katolike në Ortodokse, si dhe shkatërrimin e pashoq të kishave Manastireve Katolike duke i kthyer ato në të besimit të dhunshëm Sllavo – Ortodoks, madje duke bërë edhe ndryshimin e emërtimeve të fshatarëve, lokaliteteve e qyteteve të tjera në emërtime Sllave, gjë që edhe sot pas rreth shtatë shekujsh e gjysmë e vuajmë ne shqiptarët.
Ja pra kjo ishte ajo që desha të ndaj me ju e cila gati krejtësisht është e huazuar nga Ndue Bacaj. Pra sa vështirë të pranohet që nga një turmë e madhe e të mjerëve të lindin kërcënuesit më të mëdhenj të popullit tonë të lashtë
Gjithsesi ne Shqiptarët kemi mësuar shumë nga e kaluara, e për këtë u japim prova se fatin tonë e kemi marrë në dorë ne, pasi vetë Zoti na mëson që të ruhemi vetë pak se ai na ruan fort… po, po më fort se kurrë… E shembulli më i mirë është vetë Zemra e Shqipërisë, Kosova e pamposhtur që si Sinksi që rilindte nga hiri i tij edhe kjo trevë Ilire ka rilindur ndër shekuj sa herë që armiqtë tanë janë munduar ta djegin, madje pas “zjarrit” flakadan sa gati nuk dogji vetë Europën në vitin e paharruar 1999, nga ku ajo është modeli i pashoq i qëndresës së Shqiptarisë e qytetarisë mbi barbarizmat primitivë që ende edhe sot i sillen si Re të zeza jo vetëm Europës por edhe Botës, ku për fat të keq shpesh sjellin edhe shtrëngata .
Mos e harroni të kaluarën që ta duam t ‘ardhmen !

Me 22.01.2022

Shoqata Atdhetare “Dheu i Shèjt” kërkon nga parlamenti shqiptar strukturë etike për mbrojtjen e figurave kombëtare (Video)

0

KERKESË PARLAMENTIT SHQIPTAR !

Kërkojmë që të ketë një strukturë etike për mbrojtjen e figurave kombetare. Mendojmë se figurat, siç është Skënderbeu, që kanë vlerë kushtetuese (të mbrojtur kushtetushmërisht), duhet patjetër që të jenë edhe në strukturën etike të medieve shqiptare. Në mënyrë kategorike, mediet shqiptare nuk duhet të pranojnë, që të shahet Gjergj Kastriot Skënderbeu. Të gjithë heraldiket që kemi ne, duke filluar që nga flamuri, por edhe heraldiket e tjera, ku paraqitet përkrenarja e Gjergj Kastriot Skënderbeut, janë simbole identifikuese të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

Pra, janë kredenciale të kombit shqiptar. Unë mendoj se edhe statusi i njerëzve që flasin në medie duhet parë; përse duhet të bëhej publike një thënie delirante apo armiqësore e një të vetëquajturi historian?! Për të hapur një debat artificial, i cili është steril në esencë apo për të treguar një alarm? Alarmi që, për figurën e Gjergj Kastriot Skënderbeut nuk ka më tabura, nuk ka më elementë të mbrojtjes së logjikës historike, por përkundrazi mund të shahet lehtësisht. Të gjitha këto lidhen me kuptueshmërinë e medieve dhe me vetëdijen tonë për historinë e Shqipërisë. Një kritikë shkencore apo një mendim alternativ për figurat historike, pa sharje, mund të krijojë debat. Por, kjo është çështje shkencore. Ndërsa, sharjet ndaj figurave që përfaqësojnë kredencialet, shpirtin dhe çdo gjë të shenjtë që kemi në shqiptarët, në mënyrë kategorike nuk duhet as të pasqyrohen në medie, sidomos kur këto gjëra thuhen nga njerëz pa asnjë lloj përfaqësimi.

Kam njohur edhe historianë turq, që kanë prezantuar tezat e tyre shkencore, por me mirëkuptim. Kjo figurë, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ka një mbrojtje kushtetuese, prandaj çdo përçmim dhe sharje ndaj tij, duhet të ketë një paralajmërim. Detyrimisht, ambasadat turke që kemi në Shqipëri duhet të kenë një lloj përgjegjësie, t’i tërheqin vëmendjen dhe të marrin një lloj mase për të, duke nisur që nga verifikimi, nëse është apo jo shtetas i Turqisë. Që mos të përsëriten më gjëra të tilla. Mendoj se ky person duhet të shpallet non grata. Nga institucionet tona kërkojmë të ketë një veprim. Kjo ka të bëjë me fuqinë konceptuale dhe me vetëdijen e shtetit dhe kombit shqiptar. Shpesh te ne, kjo vetëdije është e zbehtë. Aq më tepër që, gjenerata e re është pak indiferente dhe nuk ka njohje në thellësi për figurën madhështore të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Ne nuk mund të lejojmë që thashethemet, mllefet apo deliret, kundra kësaj figure, të kenë statusin e një lirie në të folur. Në emër të kujt është kjo liri e të folurit?! Perversitetit?! Perveristeti nuk është status, është anti­ status. Nuk është hera e parë, që hidhet baltë mbi figurën e Skënderbeut. Para dy vitesh u gjet një statujë e përçudnuar e heroit tonë kombëtar, në Qafë Kashar të Tiranës…

E vërtetë, u gjet një pseudoskulpturë në bronz, ku Skënderbeu paraqitej me forma të përçudnuara, ishte një skulpturë groteske, e cila bëri bujë të madhe në atë kohë. Dikush e ka bërë, prandaj shikoj se ky sekt ka fituar një lloj terreni, te myslimanët ekstremist, që nuk kanë të bëjnë me islamin e vërtetë. Ata mendojnë që Skënderbeu është një figurë anti­islamike, tradhtare, sepse ka tradhtuar islamin. Thjesht marrëzira të inabsurdes, por që duhet pasur kujdes. Nëse ne i ndalojmë këto, duke mos i bërë publike, fare mirë mund të shmangen dhe debatet, që mund të quhen sterile. Ne themi se na bashkon gjuha. Por, gjuha edhe mund të na ndajë, sepse me të njëjtën gjuhë edhe shahemi me njëri­tjetrin, në mënyrë të skajshme. Atëherë çfarë na bashkon? Janë disa figura, të cilat në mënyrë konsensuale janë të përbashkët për të gjithë ne, pavarësisht ideve politike. Është Skënderbeu, Marlin Barleti, Gjon Buzuku, Onufri, Pjetër Bogdani, Fan Noli, Faik Konica, Gjergj Fishta, Naim Frashëri, De Rada, Migjeni etj. Ne quhemi shqiptarë, sepse në kujtesën tonë janë këta emra. Ne mendojmë se Shqipëria duhet të ketë detyrimisht një qendër, (që mund ta hapë edhe në Itali), që mund të quhet Qendra e Studimeve Skënderbejane. Për Migel Servantes, spanjollët nuk kanë lënë shtet, pa ndërtuar një qendër servastiane. Po ashtu edhe italianët për poetin e tyre Dante Aligeri. Nëse ata janë të njohur mjaftueshëm, përse ndërtohen këto qendra?! Mendoj se, nëse nuk studiohen mund të zbehen dhe në kujtesë.

Prandaj ne duhet detyrimisht të kemi Qendrën e Studimeve Skënderbejane. Kjo qendër mund të jetë edhe në; Krujë, Tiranë, por duhet të jetë edhe në Prishtinë, në Tetovë, por në Kozenca tek arbëreshët në Kalabëri. Gjithashtu duhet të jetë edhe në Francë, sepse atje ka sheshin më të madh me emrin “Skënderbe”. Populli thotë një gjë të madhe: “Kur të shoh me sy, më vjen mendja për ty”. Prandaj, tjetrin po nuk e kujtove e harron.

Lekë Frroku

Shoqata Atdhetare “Dheu i i shenjt “

Shih videon e mëposhtme se si shprehet mbetja e osmanlive Olsi Jazexhi për Gjergj Kastriotin Skënderbeun, i cili në këtë foto shihet në Gazimestan duke i ngritur lartë tre gishtërinj nga simbolika e njohur e nacionalizmit serbomadh, pikërisht nga vendi ku nisi ti futej flaka mbarë hapësirës së atëhershme të Jugosllavisë.

Ja videoja:
Duke e komentuar atë që e thotë për Gjergj Kastriotin joshqiptari Olsi Jazexhi, intelektuali i njohur nga Gjakova Fahri Xharra, thotë se këtë njeri me urgjencë duhet dëbuar nga trojet shqiptare.

Opozita kërkimfalje qytetarëve, pozita të qeverisë pa inate personale!

0

Florim Zeqa 

Mungesa e zhvillimit ekonomik e ka shkaktuar krizen sociale në vend, pagat e ulëta dhe mungesa e sigurimeve shëndetësore e ka shkaktuar pasigurinë e të rinjëve për të ardhmen e tyre në shtetin e Kosovës. Pabarazia para ligjit dhe drejtësia selektive e ka shkaktuar humbjen e besimit të qytetarëve në drejtësi, për çka këta të fundit kanë filluar t’iu kthehen “legjeve zakonore” për zgjidhjen e konteksteve ndërfqinjësore!

Të bashkuar rreth korrupsionit dhe krimit të organizuar

Para disa viteve në njërën nga zyrat e institucioneve shtetërore më kishte rënë të lexojë një thënje sa provokuese po aq përmbajtësore; “Bukuria dhe paraja e shkërdhejnë çdo intelekt”!

Zbërthimi i kësaj thënje duket i thjeshtë, por është kompleks dhe i vështirë për një pjesë të shoqërisë sonë.

Me kalimin e viteve kjo thënje po bëhet më kuptimplote dhe pragmatike. Njerëzit gjithnjë e më shumë po i kushtojnë kujdes anës estetike sesa asaj përmbjatësore, gjithnjë e më shumë po vrapojnë pas parasë së pistë dhe bukurisë pa përmbajtje sesa vlerave të mirëfillta njerëzore.

Ky përceptim i gabuar i shoqërisë kosovare i ka zgjatur jetën kësaj klase politike të stërkorruptuar dhe kriminalizuar deri në palcë!

Mungesa e transparencës dhe llogaridhënjes në këto pushtetet e pasluftës, ka bërë që të rritet korrupsioni dhe krimi i organizuar në nivelet më të larta. Bashkëpunimi i politikanëve në zhvatjen e parasë publike ka bërë që të zvoglohet dallimi mes pushtetit dhe opozitës. Aty ku politikanët i ndanë pushteti qendror i bashkon ai lokal dhe anasjelltas.

Si produkt i kësaj situate, kemi balancim të krimit dhe korrupsionit në mes pushtetit dhe opozitës, gjë e cila e pamundëson luftimin e dukurive negative të sipërcekura. Nëse dikush nga shoqëria civile e merr guximin të denoncojë ndonjë aferë korruptive të politikanëve, menjëherë bëhen bashkë të dyja nivelet e qeverisjes për ta ndihumar njëri-tjetrin, saqë më as “dreqi në prrue” nuk e merr vesh cili është urdhërdhësi e cili ekzekutuesi i veprers kriminale dhe korruptive! Prokurorët dhe gjykatësit bëhen të pafuqishëm në zbardhjen dhe dënimin e abuzuesve të pushtetit dhe parasë publike, ndërsa denoncuesit e veprave negative, në vend që të nderohen nga shteti dhe respektohen nga shoqëria mbesin “dele të zeza” në fushën e nderit dhe drejtësisë!

Të bashkuar rreth korrupsionit dhe krimit të organizuar” është motoja e politikanëve në arritjen e synimeve personale në krijimin e pasurive të paligjshme.

Loja e (pandershme) politikanëve në studiot televizive dhe e deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës bëhet vetëm sa për sy e faqe dhe për konsum të brendshëm partiak, përderisa në prapaskenë dakordohen për ndarjen e sferave të interesit në terrenin e kontaminuar politik!

Humbja e besimit tek politikanët

Mirëpo qytetarët kanë filluar të vetëdijësohen. Gjithnjë e më pak janë duke iu besuar këtyre politikanëve të pandershëm. Në njërën anë të lodhur nga gënjeshtrat dhe mashtrimet, ndërsa në tjetrën të lodhur nga varfëria dhe denigrimi social, qytetarëve nuk është duke iu interesuar më çfarë është duke ndodhur në skenën politike kosovare, por janë duke shiquar rrugë e mundësi për të ikur sa më parë nga vendi i tyre drejt vendeve evro-perëndimore, pa i llogaritur pasojat e largimit!

Pra, të rinjëve dhe jo vetëm, punonjësve shëndetësor, punonjësve arsimor, pjestarëve të FSK-së, policëve dhe kuadrove të profileve tjera në Kosovës nuk është duke iu interesuar më çfarë thonë dhe çfarë bëjnë politikanët me fatin e shtetit, a po bëjmë dhe si po e bëjnë marrëveshjen me Serbinë, por sa viza pune po lëshohen nga Gjermania, Italia, Austria, etj, për të ikur sa më parë nga vendi i tyre, ngase shteti nuk u ofron asgjë!

Ikje kaq masive nuk ka ndodhur as në kohën e okupimit klasik të Serbisë

Ata që sakrifikuan më së shumti në kohët më të vështira për vendin, kanë arritur në pikën më të lartë të zhgënjimit dhe krizës sociale dhe psikologjike!

Askush nuk e ka pritur që 23 vjet pas çlirimit dhe 14 vjet nga pavarësimi i vendit, të parët në radhë për t’u larguar nga vendi i tyre janë fëmijët dhe familjarët e luftëtarëve të lirisë, fëmijët e veteranëve (të vërtetë) dhe invalidëve luftës, fëmijët e dëshmorëve dhe heronjëve të luftës çlirimtare!

Luftëtarët e lirisë bashkë me popullatën sakrifikuan deri në përmasat e vetëflijimit për një shtet të lirë dhe barabartë për të gjithë, e jo për një shtet diskriminues i cili për dikë është bërë nënë e për dikë njerkë!

Kur i dëgjon deputetët e opozitës në Kuvend, ta merr mendja se këta nuk kanë qenë asnjëherë dhe deri më tani në pushtet! Të dëgjosh deputetët e opozitës aktuale në kuvend duke derdhur “lot krokodili” për interesin e qytetarëve, për të mos përdorur fjalorë tjetër, është paradoksale dhe e turpshme!

Vallë kush e pengojë këtë klasë politike për dy dekada që të bëjë më shumë për qytetarët e më pak për veten e tyre?! Përgjigja është fare e thjeshtë, lakmia për pasurim të paligjshëm dhe interesi personal.

Për dy dekada rresht, politikanët pa dallime pushtet dhe opozitë, qytetarit iu kanë ofruar vetëm gjatë fushatave zgjedhore, për t’i lënë në harresë të plotë deri në zgjedhjet e radhës me premtimet (mashtrimet) e radhës nga njëra palë zgjedhje në tjetrën.

Për një Alternativë të Re që ndalë trendin e ikjes

Pushtetarët aktual edhe pse e kanë fuqinë politike (numrat) në Kuvend, sikur po u mungon përvoja në arritjen e qëllimeve, ndërsa opozita apo pushtetarët e djeshëm e kanë përvojën politike dhe mundësinë për ta ndihmuar pushtetin në marrjen e vendimeve që shkojnë në dobi të qytetarëve, por ketë nuk e bëjnë për inate personale.

Pra, inatet partiake dhe personale janë bërë peng i së ardhmes së qytetaëve. Ata që deri dje ishin pengesë e miratimit të ligjeve antikushtetuese dhe antishtetërore, janë duke i përligjur të njëjtat në Kuvend dhe anasjelltas, kurse ata që i miratuan në të kaluarën vendimet antishtetërore, sot po e kërkojnë ç’miratimin e tyre!

Kjo sjellje pa etikë e politikanëve i ka thyer shpresat e qytetarëve!

Por, paraprakisht kritikave ndaj pushtetit aktual, opozita duhet t’iu kërkojë fale qytetarëve për të gjitha dështimet dhe gabimet e qeverisjes së saj! Kurse pozita me legjitimitetin më të lartë qytetarë duhet të qeverisë drejt dhe pa inate personale.

Vendin nga kjo situatë paradoksale mund ta nxjerrë vetëm një klasë e re politike e padjallëzuar, e pakorruptuar dhe pakriminalizuar, me shpirtë të pastër dhe dashuri të sinqertë ndaj vendit dhe qytetarëve.

Vetëm një Alternativë e Re politike mund ta ndalë trendin e zbrazjes në heshtje të Kosovës nga të rinjët e saj. Pra, ka ardhur koha e një fryme të re politike me energji të reja pozitive, me gjak të ri dhe të pastër kombëtar, për ta ndërtuar një të ardhme prosperuese për të gjitha shtresat e shoqërisë, për ta bërë kthesën e madhe pozitive për qytetarët dhe shtetin në veçanti.

Kjo nuk është vetëm një ide e imagjinare, por një një mundësi e realizueshme dhe e arritshme në të ardhmen e afërt. Mjafton angazhimi i përbashkët i qytetarëve të sinqertë dhe të vendosur për ndryshime përmbajtësore dhe pozitive.

Vendosmëria është çelësi i çdo suksesi në jetë.

Malli për Ibren …!

0

Nga Bajram SEFAJ

Ripoodhohet me rastin e gjashtëmbëdhjet vjetorit të shuarjës së Presidemtit historik të Kosovës, Irahim Rugova.

Malli për Ibren*
(ose homazh plakut të menqur të epokës sonë të re!)

I çmuari dhe fort i dashuri, vëlla Ibro!
Unë nuk e zgjodha çastin për të shkruar këtë letër mallëngjimi. Ai me zgjodhi mua! Dhe, le të thuhet menjëherë, çast më i lig nuk mund të imagjinohej se që është ky!
Kam shumë vështirësi, të papërballueshme dhe të pa kapërcyeshme fare, për ta shkruar këtë letër. Ashtu si prej kohësh, dëshiroja dhe ëndërroja ta shkruaja. Nga ajo mori pengesash që me dalin përpara në këtë synim e që bënë të hezitoj e të lejoj të parakalojnë një milion vjet pranë meje, si pranë një të vdekuri, pa ta shkruar këtë letër, me këtë rast, po i veçoj, vetëm dy, kur janë më të mëdhatë dhe më të papërballueshmet. E para, respekti i lartë, dashuria e madhe dhe pikëllimi i thellë, që ndjej për Ty, zoti President. Pengesa e dytë, sasi e madhe dhe kallaballëk mllefi, deri në shkatërrim, ndaj të gjithë atyre hasretxhijnve dhe shpirtligjve, kur aq pamëshirshëm e në mënyrë trupërisht spektakolare e kryeskandaloze, iu gëzuan fatit tënd të lig! Gëzimit për fatkeqësinë e tjetrit dhe kënaqësinë për vuajtjet e tjetrit, ti e di mirë madhi Ibro, i thonë Sadizëm! Zoti të ruajt prej të prekurve nga kjo dergjë e rëndë! Fati, njëmend, ishte i tillë. Por, sa më i egër dhe tragjik që shfaqej, në destruktivitetin e tij makabër, ai fat e çast, në anën tjetër, nxori në pah fisnikërinë, burrërinë, besnikërinë dhe trimërinë tende të pashoqe!
Veprimi dhe qëndrimi yt burrëro, kur pa mëdyshje, pa dilema dhe pa më të voglin hezitim e luhatje, gjete shtëpinë tënde Kosovë! Shkove atje për të vdekur bashkë me anëtarin e fundit të familjes së madhe shqiptare të Kosovës, (zot shtëpie i së cilës je tani e njëmijë vjet!), kur automatikisht e përnjëherësh, hyre në odën e burrave të pavdekshëm shqiptarë. Iu ngjite, kështu, plejadës së trimave më të shtrenjtë të kombit tonë, për të cilët janë thurur dhe këndohen, legjenda. U bërë plak i ri i epikës sonë të re!
Po që se them se ke pasur një milion mundësi të ngelësh jashtë Kosovës, në vend të sigurt, komod e me benefise, kjo do të ishte vetëvrasja (vetë) ime më banale. Shthurje e shkrirje e pamëshirshme e flakës së kësaj letre! Shumë herë, më mirë të menduar sesa të shkruar, të folur! Të realizuar. Je shkrimtar e filozof, i çmuari im Ibro, e beson dhe e njeh (mirë) këtë dhimbje të thellë!
“Et, je me demande?”. E bëj pyetje, me ç’rrobë të zezë e çoroditëse tradhtie do të vishej qenia jote fisnike, sikur, përnjëmend, të ngjante ajo që kurrsesi, nuk mund të ndodhte Ty, të ikje e rrije larg popullit tënd!
Lehtë e kanë të tjerët, kur ti, në anën tjetër, nga diktatura fashiste ke kllapa në duar (pas shpine). Ke gojë të kyçur. Sy të mbyllur. Ke pranga në këmbë. Ke helm në gjak e në zemër të lënduar… Ke fëmijë e familje të kërcënuar vdekjeje. E, si të vritet vdekja! Me jep përgjigje kush?
Tash, keq, dhimbshëm e dhunshëm përnjëherësh, po e përfundoj këtë letër, kur dora e dridhur trishtimi, nuk arrin dot, ta shkruaj ndryshe pos ashtu si dikton zemra (ime) e plasur!
Më dhemb, po, po me djeg e më bluan fare, keqardhja për këtë vonesë të pafalshme mijëvjeçare! Kur, në anën tjetër, u kisha aq shumë zili, kolegëve të mi, odës së madhe të burrave të dheut, brenda dhe jashtë mëmëdheut tonë, kur shkruan e folën, kur ngritën zërin e indinjatës së thellë, ndaj tërë tragjedisë që ndodh rreth teje! Veçmas ndaj trillimeve e cilësimeve, pa fije hezitimi dhe tejet të pamatura, kur, në anën tjetër, dihet e njihet aq mirë, veprimi yt fisnik.
Ashtu sikurse jam i vonuar në çdo shteg të jetës, nga trungu i thatë i së cilës, kurrë nuk kam vjelë asnjë fryt të ëmbël, jam vonesëmadh edhe në shkrimin e kësaj letre. E shkruaj në çastin e lig e të dhimbshëm, kur fotografia me portretin tënd, mbi tryezën time të “punës”, dot nuk me gjegjet: je, apo nuk je më në jetë? Nuk me ngel, prandaj tjetër udhë, i dashuri Ibrahim, pos të fshijë lot pikëllimi e të qes (ngjis), një varg të ri, në poemën kushtuar Ty, që e kam nisur para shumë vjetësh, diku në mërgim. Diku në Parisin e rinisë sate. Kur ishe student (nxënës)i filozofit dhe mendimtarit francez, Roland Barthes, më të shquarit të epokës sonë. Autorit të veprës së madhe, mendore, filozofike, shkencore…
Fort e mirë e shoh se poema ime nuk do të përfundojë kurrë. Vepra jote del e denjë për penda shumë herë më të mprehta e talente shumëfish më të mëdha se që është imtësia ime e imët!
Sa me ka zënë malli, Ibro, të pimë bashkë nga një filxhan kafe në braserinë “Çarri”, në Prishtinë. E pastaj të nisim e të llafosim e të rrahim tema të letërsisë dhe të rrjedhave kulture në botën shqiptare dhe përgjithësisht. Sikur bënin shpeshherë, dikur. Të kujtohet, sigurisht! Qoftë edhe atëherë kur ishin bashkë, në emisionet e kulturës në gjuhën (tonë) shqipe të Televizionit të Prishtinës.
Ibro, me prit se ja, po “…lidh mbathcat…” sikur na porositë i pavdekshmi varg kushtrimi i poetit Azem (Shkreli), e po vij. Erdha, ma kij besën! (Rilindja Zürich, prill – 1999)

*( Ky tekst është botuar në gazetën ditore “Rilindja” që, asokohe, botohej në Cyrih të Zvicrës, në muajin prill të vitit 1999. Po e riprodhojmë, (pa asnjë intervenim) me rastin e përvjetorit të vdekjes se Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova. (Redaksia).