Kreu Blog Faqe 1485

Presidentja Osmani me delegacionin e Senatit amerikan: Kosova aleat i palëkundur i SHBA-ve

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga ZvKm dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla si dhe ministri i Mbrojtjes,  Armend Mehaj, gjatë vizitës në Kanada, në margjina të Forumit Ndërkombëtar për Siguri në Halifax ka takuar një delegacion të Senatit amerikan në përbërje të të cilit ishin senatorët Jeanne Shaheen, Joni Ernst, Chris Coons dhe James Risch.

Presidentja Osmani ka falënderuar senatorët amerikanë për mbështetjen që i ka dhënë dhe po i jep ShBA-ja vendit tonë dhe ka potencuar se marrëdhëniet me këtë shtet mik janë ekzistenciale dhe strategjike. Ajo vlerësoi se Kosova është shembull i suksesshëm i mbështetjes amerikane.

Më tej, Presidentja Osmani i ka njoftuar senatorët amerikanë në lidhje me përpjekjen e Kosovës për reforma gjithëpërfshirëse, të cilat synojnë posaçërisht forcimin e sundimit të rendit e ligjit si dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime të huaja.
Në këtë takim, Presidentja ka potencuar se diskursi nxitës nga Serbia është burim i destabilizimit në rajon, njësoj sikurse edhe tendencat ruse për shtrirjen e ndikimit negativ në rajon. Ajo theksoi se ky ndikim synon zhbërjen e arritjeve të SHBA-ve, BE-se dhe NATO-s në rajon lidhur me paqen, stabilitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit.


Senatorët falenderuan Kosovën për pranimin e refugjatëve afganë dhe realizimin e misionit të parë paqësor jashtë vendit të ushtarëve të FSK-së përkrahë Ushtrisë Amerikane në Kuvajt, duke rikonfirmuar kështu partneritetin e fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe Amerikës dhe kontributin për paqe e siguri në botë.

Peisazhi psikologjik dhe mozaiku poetik

0

Shefqet Dibrani, shkrimtar dhe stujues i letërsisë

Kritikë letrare:

Erinë Rrahmani, “NATËN E MIRË HËNË“, vjersha, botoi Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”, Prishtinë 2010, faqe 128. ISBN 978-9951-06-310-4

PROLOGU:

Sa herë vendos të lexoj libra me vjersha dhe poezi për fëmijë, më kujtohet një shqetësim i bardit kosovar të letërsisë për fëmijë Rifat Kukaj, që e pat thënë me mjaftë dëshpërim se: “Nuk thuhet, por mendohet se poetët për fëmijë nuk janë shkrimtar?!”. Fatkeqësisht sintagma e atij mendimi sikur është ngulitur thellë në mendjen time, prandaj librin e Erinë Rrahmanit e nisa për ta lexuar po me atë paragjykim, gjë që nuk është mirë. Libri me vjersha, “NATËN E MIRË HËNË“, më doli i mrekullueshëm, dhe bëra mirë që e lexova me pasion.

Ky libër është ndarë në tre njësi ciklike: “SY NË ZEMËR”, “ËNDËRR NË AKUAREL” dhe cikli “OREKSI PO(ETIK)”. Në secilin cikël shpaloset një imagjinatë që ka plot fantazi, ironi, porosi dhe mendime të vyeshme, sa që mendjen ta kthen në moshën e re, përkatësisht tek imagjinata e fëmijës.

Cikli: “SY NË ZEMËR”

Libri dhe ky cikël nisin me poezinë kushtuar “Flamujve”, në të cilën shprehet një dashuri e çiltëri për flamurin tonë për të cilin autorja ka admirim, madje me përjetime sentimentale, emocione që qesin në pah aspekte edukative e pedagogjike, pasi me të “pavarësia na i mbushi zemrat” dhe asaj i vjen një ndjesi “sa herë atë e mban në duar” ndonëse edhe në këtë poezi shprehet një nostalgji për flamurin që kishim me shqiponjë sepse me atë flamur “dashuria për atdheun mbante erë”, përkatësisht ai flamur “kushtrim i luftës ishte për ne”, faqe 10.

Motivet e poezive janë nga më të ndryshmet, të cilat kanë të bëjnë kryesisht me botën e fëmijës, me sendet përreth, me përditshmërinë, me raportet ndërnjerëzore, me zhvillimet teknike e teknologjike, pra me ato gjëra që i ka imagjinata e një fëmije, përkatësisht imagjinata e poeteshes që ka depërtuar thellë në botën krijuese të fëmijve, ndonëse edhe vet është e re. Në këtë plan ajo shkruan për hartën gjeografike në të cilën bëhet një bisedë – rrëfim mjaftë interesant. Pastaj vjershë e bukur është ajo Mëso të falësh”, e cila është një poezi edukative dhe me porosi të qarta:

T’gjithë mund të bëjmë gabime

Askush s’është i përkryer

Por një gjë duhet ditur mirë

Tjetrin asnjëherë s’duhet fyer

Faqe 13.

Vjersha Si ta bësh një poezi?”, sikur i qet poshtë të gjitha teoritë e letërsisë të cilat kanë bërë shumë interpretime, por Erinë Rrahmani me këtë poezi hynë thellë në psikologjinë e fëmijës, duke mos qarë kokën fare për teori e interpretime ajo shkruan:

Gjithçka në këtë botë

Të dashur fëmijë

Kur e prek shpirtin

Bëhet lehtë poezi

Faqe 14.

Duke shkuar më tutje në labirintet e mendimit psikologjik të cilën ua përshtat imagjinatës së fëmijëve, me ç´rast ka krijuar një peizazh të bukur, sepse poezia është fëmija, është dashuria, toka, uji e qielli. Pra, gjithçka përreth duke përfshirë edhe gjithësinë është poezi. Një imagjinatë e mirë ku buzëqeshjen do t’ia ngritë edhe atij që ndjehet mbret i poezisë sepse vetëm thjeshtësia dhe mirësia për të bukuren e bëjnë poezinë, shkruan ajo, ashtu sikurse tek vjersha Ura që lidh zemra, kemi një motiv human me porosi të qarta edhe në raportet ndërnjerëzore, pasi nga përfundimi i saj del se:

Disa bashkojnë ëndrra

Apo ndajnë momente

Por mbi të gjitha ato ura

Zemrat tona kur bashkojnë

 Janë të larta e të forta

Erërat nuk mund t´i rrënojnë

Faqe 15.

Po ky motiv, por në një formë tjetër është i paraqitur edhe tek poezia S´blihet gjithçka me para?, në të cilën poetesha shprehet:

Nuk ka çmim që ta vlerësojë

 Lumturinë dhe shëndetin

Se asgjë s´do të ndryshojë

Nëse n´para e shndërrojmë detin

Faqe 17.

Poetesha Erinë Rrahmani, ka një imagjinatë për ta zgjeruar fantazinë kudo dhe kahëdo, madje ajo shkruan vjersha për shkollarët e rinj, ta zëmë se çfarë mund të ndodhë Për një minutë, qoftë kjo si inspirim, por në aspektin pedagogjik është poezi që ndikon në vetëdijesim dhe cyt imagjinatën e fëmijës:

Për një minutë

Vjen me vonesë

Minutës i bie faji

Që t´i merr mungesë

Ndërsa vjershën e përmbyll me porosi të qartë, që të mos humbim kohën kot për kohën e shkuar, për gjërat e ndodhura më parë pasi:

Koha është thesar

Mos ta humbim miq

Minutën që ikën

Lëre mos e ndiq

Faqe 21.

Erinë Rrahmani, shkruan për hënën, për gjumin dhe ëndrrat, për raportet e vajzës me prindërit, me nënën dhe gjyshen, për ndejat duke pi çaj e kafe, për mysafirët, për gratë llafazane e për shumë gjëra të tjera. Po ashtu ajo shkruan poezi edhe për veset në shtëpi, për politikën e cila ndikon edhe në marrëdhëniet e brendshme familjare, sidomos atëherë kur babi shikon në televizion mbledhjet e gjata, kurse ajo ka dëshirë të përcjell një lojë futbolli, etj. Këto qasje bëhen herë me ironi e herë me humor, pak drejtpërdrejt më shumë tërthorazi, gjithsesi me nota edukative i përmbyll poezitë të cilat manifestohen si ndjenjë optimiste, duke sugjeruar për t´i lënë veset e këqija, kurse fëmijët patjetër duhet të përmirësohen.

Duket sikur poetesha s’ka lënë pore të jetës pa prekur imagjinata e saj?! Ta zëmë, ajo ka shkruar për rrëmbimin emocional të shokëve dhe shoqeve të klasës të cilët shkojnë në bibliotekë, aty ku zakonisht mësojnë studentët. Ja si e përshkruan një situatë të tillë:

Ne si zhurmaxhi

Hymë si me të drejtë

Brenda kish qetësi

Mu si det i qetë

Ndërsa në strofën vijuese ajo me konsekuencë e paraqet urtësinë e bibliotekistit, sjelljen e tij dhe kulturën edukativoarsimore që rrezaton në këtë tempull kulturor:

Mos bëni shumë zhurmë

Tha xhaxha Agroni

Vetëm rrini urtë

Lexoni çfarë të doni!

Faqe 25.

Një dialog mjaftë interesant bëhet me tabelën e shkrimit, (dërrasën e zezë), me penën, stilolapsin, makinën e shkrimit, me kompjuterin e deri tek “Ora e saj që kërkon pushim” ?!… Erina pasi ia përmend orës të gjitha meritat, punën që e bënë pa ndal, diku mes strofave ajo e shtron edhe këtë ide:

Tash jetojmë në demokraci

Dhe secili punëtor

E ka të drejtën që çdo ditë

Të punojë vetëm 8 orë

Faqe 31.

Një gjë që vihet re tek ky libër është ajo se të gjitha sendet, që janë figura të poezisë për Erinë Rrahmanin, flasin, ankohen, protestojnë dhe i kundërshtojnë padrejtësitë që bëhen ndaj tyre, dhe si poete e mirë që është, tamam është futur në psikologjinë e gjeneratës së re, andaj ajo bëhet avokate duke arsyetuar sendet për të cilat sjell përfundime humane dhe të dëshiruara, siç ka ndodhur edhe tek vjersha që folëm më parë:

Jo veç ajo (ora) po çdo punëtor

Që gjatë vitit shumë punon

Ka dëshirë edhe nevojë

Ndaj pushimin e meriton

Faqe 32.

Pra sipas këtij motivi edhe ora e merituaka pushimin?! Prandaj për prishjet dhe lodhjet e tyre nuk duhet me u hidhëruar, sepse edhe ato kanë shpirt, pra shpirtin e një imagjinate poetike që këtyre sendeve ua paska dhënë poetesha Erinë Rrahmani.

Në një poezi tjetër trajton hallet që kanë rrugët e qytetit. E nëse kjo poezi nuk lexohet askujt nuk do t’i shkon mendja se çfarë hallesh bartin rrugët e qytetit të saj pa lum, madje brenda poezisë janë përmendur edhe dy lagje karakteristike “Dardania” dhe Arbëria”. Por sipas Erinë Rrahmanit:

Rrugën që më qon në shkollë

E mbyt vrapi pa ndal

Se mos arrijmë me kohë

Për të zënë orën e parë

Kurse rruga e spitalit tërë ditën e kalon në ankth, pasi zakonisht bart të sëmurët, ndërsa në Lagjen Dardaniarrugët ndryshe i mbulon nata, pasi të rinjtë atje “i mbulon kënga e gallata”, ndërsa rrugët atje në Arbëri, pasi gjendet stacioni i trenit(?), vazhdimisht: “…mbytet me zëKa pikëllim gjithmonë brendaSe të merr e s´të kthen më!”faqe 33. Ndërsa rruga e fundit, ajo njëkahëshe, të dërgon në Lagjen e Varreve, të cilën e paskan marrë banorët që nuk u kthyen më kurrë në mesin e të gjallëve?!…

Poetesha Erinë Rrahmani nuk ka harruar të shkruan poezi edhe “për zemërimin e natyrës” por edhe kur “vera ikën me të gdhirë”, në të cilën përshkruan stinën e verës, për lule, për zogjtë që ikin, për dallëndyshet që shkojnë në dhera të nxehta, por sa interesant kur i gjithë faji bie mbi “muajin tetor”, i cili: “…vjeshtën e ka ftuar/ Mysafire për ca muaj”faqe 35, e pastaj ajo vetëm kujtimet e verës në zemër do t´i ruajë.

Kur jemi tek rrobat e saj të cilat përveç që grinden e flasin, ato jo pak hidhërohen pse nuk i përdor këtë e atë kostum a çorape, me të cilat ka ndërtuar një bisedë alegorike, të pranueshme dhe mjaftë interesante, sepse rrobat e saj të gjitha kanë nga një histori: “Që mbetën në muaDhe në poezi”faqe 38. Po ashtu kemi dialogun e luleve, kopshtit, trëndafilave, zymbylit, sythave e petaleve, gjetheve të gjelbra të cilat prodhojnë një dialog të imagjinuar që vetëm gjuha e poeteshës mundet t´i artikulon. Këtë mendim e plotësojnë më mirë poezitë: “Protesta e çorapeve”, “Dialog kapelash” dhe poezia “Ç´thonë syzet e Vjosës”, por me një koncept tjetër ku i trajton raportet shoqërore janë poezitë “Nënë çka është filozofia” dhe “Kur përfundon politika”, të cilat sjellin atë preokupimin i cili e shfaq tërë botën krijuese, imagjinatë kjo e rrallë dhe e realizuar në aspektin poetik mjaftë mirë.

Për t’u veçuar është poezia “Parlament fëmijësh”, jo aq për imagjinatën dhe fantazinë sa për gjuhën elekuente, humorin e lehtë, pa vulgarizëm, pa sharje dhe pa mohim të strukturave politike dhe të politikajve. Natyrisht, poezia është mision edukativ e arsimor, kurse Erina si poete është e vetëdijshme se fëmijet e kësaj moshe nuk duhet mbushur me vrerë, kundër parlamentit dhe kundër udhëheqësve të vendit të tyre. Imagjinata e saj flet për lojën e fëmijve pa përdorur asnjë fjalë vulgare dhe poshtruese, gjë që është specifikë e librit si tërësi, ndërsa rima dhe ritmika, (me ndonjë përjashtim shpërifillës), janë mjaftë funksionale, për çka si poete, si nxënëse dhe krijuese e re e meriton vëmendjen e kritikës letrare!…

Cikli: “ËNDËRR NË AKUAREL”

Cikli i dytë “ËNDËRR NË AKUAREL”, në të cilin janë përfshirë 23 poezi të ndryshme, po ashtu e ka për bosht trajtimi botën e fëmijëve, vetëm se tematika zhvendoset në disa probleme të tjera të cilat lidhen kryesisht me shkollën dhe me aspekte të tjera shkencore. Poezi e parë e këtij cikli është “Matematika e Agimit gjatë një viti”, në të cilën jepen përllogari interesante: Sa qortime, trillime, të fshehta, të vërteta, mungesa, premtime se kështu:

Këto janë shënimet

e shokut Agim

që mendon për marrëzira

e fare pak për mësim

Faqe 58.

 Poezi me tematikë nga matematika janë edhe “Ankesa e zeros”, “Botën e sjellin numrat”, për t’u pasuar me poezinë “Hallet e shtëpisë”, ku shfaqen përsëri problemet e llogaritjes së borxheve dhe të obligimeve komunale të cilat alterojnë kah matematika. Pastaj në poezitë tjera trajtohen raportet ndërshoqërore, problemet e ndryshme, gjendja sociale në të cilat atakohen veset e këqija, dukurit, kompromiset, krekosjet e panevojshme, ta zëmë raportet “berberi – gërshërët”, “treni – binarët”, “dielli – hëna”, deri sa dielli do ditën, hëna kërkon terrin e kështu me radhë. Poetesha nuk e ka harruar as teknologjinë e re, internetin, telefonat celular, në të cilat shprehen imazhe interesante, sidomos tek poezitë “Me telefon në xhep”, “Epidemia MSN”. Por përveç veseve të këqija dhe mënyrës tjetër të jetës, ajo ka nostalgji për të kaluarën për të cilën ka nota sentimentale, por Erinë Rrahmani është e vetëdijshme se hovi i këtyre zhvillimeve nuk ndalet, andaj ajo i numëron anët pozitive:

 Tash kudo që të jesh

Përgjatë kontinentit

Miqtë i ke shumë afër

Faqe 78.

Në këtë cikël ndeshet një qasja ndaj problemeve urbane në të cilat përfundimin e nxjerr si skema të bukura dhe përplot pasion e me shumë ironizime duke e ballafaquar boten materiale me atë shpirtërore, por Erinë Rrahmani, aspekteve shpirtërore dhe atyre humane më shumë ua jep krahun. Metafora të shumta dhe të lezetshme dalin edhe te poezia “Diplomacia e një sapuni”, dialogu i të cilit është interesant, por rëndësia higjienike që ka sapuni, sikur i jep atij më shumë të drejt, kur shkruan se:

Mikrobeve pas lojës

S´iu zgjat shumë rehatia

Dhe nga një e prekur

U shuhet mbretëria

Faqe 89.

Ka edhe mjaftë gjëra të tjera të zakonshme dhe mjaftë të rëndomta për të cilat vetëm imagjinata e saj i ka vënë në poezi. Këto fenomene trajtohen tek poezia “Fqinja kureshtare” si dhe tek poezitë: “Ashensori”, “Si lidhet kravata”, “Horoskopi gënjeu edhe sot” etj. Kurse te poezia “Mikut tim jashtëtokësor”, dallohet një prirje pak më ekzotike, ca si misterioze, por ajo që bie në sy janë kritikat që ua bënë veseve të grave. Ndoshta pasi vet është femër, ajo i ndien dhe i përjeton më mirë këto dukuri të cilave si duket u ka dhënë prioritet në këtë libër, ndoshta ka pasur qëllim për t´i plotësuar standardet “demokratike” për përfaqësim më dinjitoz të grave, ku me siguri kuota mbi 50% vetëm brenda këtij libri, në këtë plan është siguruar?!...

Erinë Rrahmani, edhe në këtë cikël ka ndërtuar me shumë sukses botën e saj krijuese, duke u shquar si një poete që poezinë për fëmijë e trajton në prizmin e suksesit dhe të perspektivës.

 Cikli: “OREKSI PO(ETIK)”

Këtë cikël e përbëjnë vetëm 9 poezi me tematikë, kryesisht nga shkenca e “gastronomisë”, por Erina nuk e ka hallin e përbërësve kimik a biologjik të gjërave ushqimore, ta zëmë për sheqerin dhe kripen, ajo si poete me një fantazmë dhe imagjinatë të paparashikueshme trajton raportet ndër(njerëzore?!) të këtyre substancave, aspekti i ndikimeve të tyre në organizëm, për mungesën e njërit a tjetrit sa dialogu dhe konflikti ndërmjet tyre u dashtë “gjykatësit çështjen për t’ia kaluar”. Argumente e kundër argumentet, të njërës palë, dhe palës tjetër të përfytyrojnë konfliktin partiak të ditëve tona, në kurthin e të cilit ranë naivitetet, pikërisht atëherë kur kompromisi u gjet dhe atëherë kur u kuptua se nuk ruhet baraspesha, pasi nuk bënë as pa krip e as pa sheqer, madje siç thotë ajo:

 Se dhe jeta është e tillë

Ëmbëlsi me pakëz kripë

Faqe 111.

E në këtë cikël e kemi edhe një pozi të bukur ku ajo bëhet “Fli për një fli”, pastaj poezitë: “Monologu i çajit”, “Revolucioni i specave”, “Pse s´e ha piten me kungull”, “Mish dhe armiq të tjerë”, “Çamçakezi” dhe “Misteri me shumë shije”, të cilat shpalosin një botë përplot imagjinatë, kurse poezia thotë: Erinë Rrahmani ka dëpërtuar thellë në psikologjinë dhe fantazinë, andaj ngjarjet me lehtësi i kthen në poezi!

 EPILOGU:

Tani po i rikthehem mendimit të bardit të letërsisë për fëmijë Rifat Kukaj, të cilin e sallo në fillim të librit ku ai kishte thënë se “Nuk thuhet, por mendohet se poetët për fëmijë nuk janë shkrimtar?!”. Pikërisht libri i Erinë Rrahmani, “NATËN E MIRË HËNË“, i heq këto dilema! Pasi ne mendojmë se shkrimtar me emër, (por që shkruajnë vetëm poezinë për të rritur), e kanë të pamundur me e zhvilluar këtë imagjinatë, kur dihet se pa të nuk sendërtohet një nivel i arrirë i poezisë për fëmijë. Erinë Rrahmani këtë e ka bërë, madje atëherë kur është në fillimet e fëllimeve të karrierës së saj, prandaj nëse i ndodhë heshtja dhe shpërfillja e kritikës letrare, ajo nuk duhet të brengoset. Kjo brengë të mos i bëhet preokupim krijues, sepse edhe shkrimtarë të mëdhenj e kanë përjetuar në shpirt: heshtjen, injorimin dhe shpërfilljen e kritikës, madje edhe injorimin se gjoja “poetët për fëmijë nuk janë shkrimtarë”.

Pa dyshim, me këtë libër, Erinë Rrahmani, është dëshmuar si një shkrimtare, e mirë, e talentuar dhe njëkohësisht e Madhe!…

Në kishën e “Shën Rrokut” në Novosellën e Epërme

0
Jusuf Buxhovi, shkrimtar dhe historian
Rruga nga shkolla fillore “Engjëll Jak Gjoni” në Novosellën e Ultë për te shkolla fillore “Dom Shtjefën Kurti” në Novosellën e Epërme, kryqëzohet te ambienti piktoresk i kishës “Shën Rroku”. Takimi ynë me klerikun Izak Doda, biseda e përzemërt me të si dhe vizita këtij objekti fetar, ishte e natyrshme të përfundonte me dhuratën prej 40 librash (romanët “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi” dhe “Mona”) për bibliotekën e kishës si dhe klerikët e saj.

Presidentja Osmani takoi delegacionin e deputetëve gjermanë gjatë vizitës në Kanada

0

Presidentja Osmani takoi delegacionin e deputetëve gjermanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës në Kanada, në margjina të Forumit Ndërkombëtar për Siguri në Halifax është takuar me deputetët gjermanë: Jürgen Hardt, Peter Beyer, Stephan Mayer dhe Roderich Kiesewetter.

Në takim me deputetët gjermanë, Presidentja Osmani ka theksuar se marrëdhëniet me shtetin gjerman janë të shkëlqyeshme dhe se ky shtet paraqet partner strategjik për Kosovën. Sipas Presidentes Osmani, Kosova ka nevojë për mbështetjen gjermane edhe më tej, posaçërisht në rrugën evropiane, sikurse edhe atë të aplikimit për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova tashmë ka përmbushur kriteret për liberalizim dhe ka kërkuar që BE-ja ta mbajë premtimin e vet kundrejt qytetarëve të Kosovës. Në takim me deputetët gjermanë, Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është konstruktive në dialogun me Serbinë, porse ka përmendur diskursin nxitës nga pala serbe, sikurse edhe shtrirjen e ndikimit rus në Ballkan për ta destabilizuar rajonin.

Presidentja Osmani, në këtë kontekst, ka theksuar se dialogu me Serbinë duhet të marrë fund me njohje të ndërsjellë dhe ka ritheksuar se Kosova nuk do të bëhet pjesë e asnjë organizimi rajonal në të cilin nuk trajtohet e barabartë.

Shkollës së Novosellës së Epërme të Gjakovës iu dhanë si dhuratë 200 libra të shkrimtarit e historianit Jusuf Buxhovi

0
200 LIBRA – DHURATË SHKOLLËS SË NOVOSELLËS SË EPËRME
Shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi bashkë me botuesin dhe donatorin Milaim Abdullahu, vizitoi dje shkollën fillore “Engjëll Jak Gjoni” në Novosellë të Eperme, ku i ati, Aziz Buxhovi – veteran i arsimit, kishte qenë mësuesi i parë i kësaj shkolle në vitin 1950. Me këtë rast bibliotekës së shkollës si dhe arsimtrëve iu dhuruan 200 libra nga veprat më të reja: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”, “Mona”, “Dosja B” si dhe veprat historiografike “Kosova – histori e shkurtër” dhe “Dardania”.
Veprimtarinë donatore prej 500 librash, autori do ta vazhdojë këto ditë edhe në Ponoshec dhe Junik, ku në vitet 1949 dhe 1953, Aziz Buxhovi kishte shërbyer si mësues.

Shtëpia e Sali Avdullahut në Viti, ishte dhe është çerdhe e bëmirësisë

1

Shkruan: Marjan N. SOPI, Viti

“QERDHE E BËMIRËSISË” – SHTËPIA E Z. SALI (Avdullah) AVDULLAHUT NË VITI, ISHTE DHE ËSHTË GJITHMONË E HAPUR PËR TË VARFËR

Sot në Viti në prezencën e Kryetarit tonë z. Sokol Haliti-t, si dhe përvaqësues të ndryshëm të institucioneve tona, në prezencën e z. Zef Shala, drejtor ekzekutiv i Shoqatës humanitare “Nëna Tereza”- Prishtinë, pastaj në prezencën e z. Halit Alidema, kordinator i Shoqatës “Nëna Tereze” për rajonin e Anamoravës, Viti-Gjilan-Kamenicë, si dhe nga një numër i madhë miqësh e dashamirë, qytetarë të Komunës sonë gjithandej, në mënyrë vërtetë madhështore u bë përurimi apo zbulimi i pllakës së Shën Nënë Tereza, humanistët sonë, nga Kryetari ynë z. Haliti me bashkëpuntorë në Shtëpinë e humanistit të madh anamoravas z. Sali Avdullahut.

Pas përshëndetjes së moderatorës dhe z. Halit Alidemaj, fjala iu dha z. Sokol Haliti, kryetar i cili në fillim përshëndeti gjithë të pranishmit e në veçanti rininë dhe mërgimtarët duke na kujtuar dhe udhëzuar në fjalët dhe veprat e shën Nënë Tereza. Në mënyrë të veçant pasi foli për veprat e shenjta të shën Nënë Tereza, falenderoi z. Sali Avdullahu-n për kontriboutin e tij të madh në çështjen humanitare. Si gjithmonë edhe me këtë rast na ftojë të jemi të bashkuar pamvarësisht bindjeve, përkatësive fetare e atyre ideologjike, potencoi se; Gjithë jemi vëllazër e motra mes veti dhe doemos duhet ndihmuar njëri tjetërin dhe kështu ta bëjmë Vitinë shembull të punës së përbashkët dhe bashkëjetesës, shembull të dashurisë mes veti. Pastaj kryetari ndau edhe mirënjohje si bashkësive të ndryshme poashtu edhe individëve të cilët kanë kontribuar dhe kontribuojnë në hamanizëm dhe jetë më të mirë për të gjithë. Përfundoi fjalimin me këto fjalë: “Emri dhe vepra e humanistës sonë të madhe “Shën Nënë Terezë” do të jetë udhërrfim për ne dhe gjeneratat e reja”

Edhe z. Zef Shala që në përshëndetje, ku përshëndeti shumë individ e institucione duke iu falenderuar, por gjithësesi duke mos harruar se Vitia që nga fillimi i marrjës së autonomisë së Kosovësnga okupuesi serb iu bashkangjitë aktiviteteve humane si para, gjatë e pas lufte, ku shumë njerëz gjetën strehim e kafshatën e bukës të cilën iu dhanë nevojtarëve siç iu dha gjithmonë edhe z. Sali Avdullahu. Z. Shala potencoi se ky rast është unikat ku shpallosët pllaka përkujtimore “Shën Nëna Tereza”, duke cekur gjithë emërat që punuan e ndihmuan Shoqatën dhe punuan për kauzën e shtetit të Kosovës, ku nuk e harroi as të ndjerin z. Dr. Fetiun. Z. Saliut i uroi shëndet e të mbara Z. Saliut, si dhe gëzime në familje duke thënë; paqshi gjithmonë, sepse gjithmonë edhe keni dhënë!

Z. Sali Avdullahu me bashkëshortën e tij të jetës znj. Sanije
Për pjesmarrësit, moderatorje lexoi një pjesë nga biografia e z. Sali Avdullahut e cila theksoi:
Z. Sali Abdullahu është i lindur në Debellde (Viti) në një familje të përsekutuar nga sistemi komunist i atëhershëm e të cilët ia vrasin axhën të të cilit që nga atëherë nuk i dihet as varri ku e ka. Saliu si i ri, që në moshën 17 vjeçare mërgon në shtetet Perëndimore, konkretisht në Zvicër, por gjithnjë duke mos e harruar për asnjë moment Kosovën. Z. Saliu ka tre djemë e një vajzë me bashkëshortën znj. Sanije e cila vazhdimisht e ka mbështetur si në aspektin kombëtarë poashtu edhe në aspektin humanitar. Z. Saliu ishte tre herë i arrestuar nga policia serbe dhe njihet nga të gjitha gjeneratat meqë ishte pjesmarrës i pandashëm i gjitha demostratave tona shqiptare të organizuar kundër regjimit fashizoid serb. Ishte pjesëmarrës i çdo tubimi, organizimi e demostrate në mërgat e në vend që nga viti 1981 e deri në vitin 1999 kur u bë kurorëzimi pra hyrja e forcave të NATO-s në Kosovë. Në aspektin humanitar z. Salihu nuk ka lënë familje që nuk është përfshirë nga dora, mirësia e bujaria e tij së bashku me z. Ahmet Ahmetin që ishin të pandashëm. Dhe e gjithë komuna e Vitisë i gëzohet veprava të këtyre dy burrave për veprimtari si në aspektin humanitar ashtu edhe atë kombëtar. Z. Saliu dha kontribout të madh në ndërtimmin e varrezave të dëshmmorëve në komunën e Vitisë dhe lapidarëve në Koshare. Z. Saliu është kontribues i madh në ndërtimin e shtëpive të familjeve skamnore në Komunën tonë. Edhe tani meqë është në penzion por që ndihet mirë me shëndet, nuk e ndale aktivitetin humanitar ku bënë pjesë në grupin punues në Shoqatën Humanitare Bëmirëse në Rajonin e Anamoravës në Gjilan pa dallim feje e race.


Më pas moderatorja që udhëhoqi programin në mënyrë të shkëlqyer, ftoi të pranishmit në krye me kryetarin z. Haliti që të bëjnë zbulimin e plakës përkujtimore humanitare Shën Nënë Tereza.

Me këtë rast deri sa bëhej zbulimi i pllakës përkujtimore z. Xhemail Berisha poet e rapsod, enkas për këtë rast lexoi poezi kushtuar z. Sali Avdullahut:

Kur Kosovën e okupoi serbia
Hapi zemrat shqiptaria
Si n’vendlindje si n’gurbet,
Nuk kursyen për vend të vet.

N’atë kohë kur ishte rreziku
U hap shtëpia e Salihut
Ishin vitet e nëntdhjeta
Në Viti në këto treva
U hap shoqata Nënë Tereza.

Kur i ardhke era luftës
për veshëmbathje kafshatë të bukës
lapsa, fletore për shkollar, libra e mjete për Arsimtarë.

Ishte dekreti i Ibrahim Rugovës
Arhitekt i Kosovës
Kontributi për liri
sot nderohet kjo shtëpi
Me pllakë Shoqatës Nënë Tereza
Histori nëpër breza
Shtëpi malësori, rrënjë Karadaku
Nderim i Kombit Sali Avdullahu.

Me këto vargje përfundoi ky takim madhështor për të vazhduar më pas në drekë solemne të shtruar nga i zoti i shtëpisë së Sali Avdullahu me familje në ambientet e restaurant “Roni” në Viti. Këtu nuk mungoi edhe pjesa artistike me këngë e valle folklorike për të cilët u përkujdes si zakonisht z. Xhemail Berisha, rapsod. Gjithçka përfundoi të lumtur e të gëzuar, por edhe me fjalët e kryetarit të Komunës tonë Z. Sokol Haliti-t i cili tha; Pas punëve të mirë gjithësesi se duhet gjithmonë të bashkohemi të të këndojmë, të rrijmë e të kënaqemi në atdheun tonë të dashur.

Femra, mashkulli, seksi, dashuria, martesa, liria e femrës – Eposi PT

0

Nga: Aferdita Zaja, Norvegji

Liria se femra mund të ketë marrëdhënie me cdo lloj mashkulli, qoftë edhe për një natë apo 1000 netë quhej “Clirimi i grave”. Në sipërfaqe dukej sikur ishte për fuqizimin e grave por ajo në të vërtetë ishte për shfuqizimin e tyre. Fuqia origjinale e grave ka qenë gjithmonë aty që nga ndarja e gjinive. Fuqia e femrës qëndron në zgjedhjen se në cilën rrugë/drejtim do të lëvizë/përparojë trungu gjenetik. Ato zgjedhnin se me cilët do të donin të bënin fëmijë dhe në këtë mënyrë ato vendosnin se cilat cilësi do të barteshin përpara. Fuqia e femrës kuptohet lehtë, pasi trupi i saj mban fëmijën në mitër dhe vetëm nëpërmjet trupit të saj lindin fëmijët, pasardhësit e tokes që do të vijojnë jetën në tokë. Pa trupin e nënave tona, pra femrave asnjë njeri s’do ekzistonte mbi tokë, jeta do të mbaronte ashtu sic një lule vyshket dhe nuk cel pa ujitje. Fatkeqësisht roli dhe fuqia e femrës ka rënë goxha. Për shkak te paditurisë, për shkak se ajo nuk njeh ligjet hyjnore në ditët e sotme, femra e ka humbur fuqinë e saj të vërtetë, ajo vendos mbi Tokë se cfarë geni do  t’a trashegojë token. Zgjedhja që femra bën varet nga niveli i diturisë së saj mbi ligjet hyjnore apo diturisë së vertetë universale.  

Liria e femrës qëndronte gjithmonë në zgjedhjen që ajo bënte. Kjo *zgjedhje* ishte ajo nga e cila meshkujt gjithmonë kishin frikë. Ajo i bënte meshkujt të punonin seriozisht për të ngulitur cilësi më të larta hyjnore të cilat ishin më joshëse për partneret e tyre femra. Por meshkujt për të arritur në nivel të lartë evoluimi, i duhet të punojnë me veten. 

Kur një femër flen me një mashkull ajo në thelb është duke i thënë atij − unë jam mjeti marrës (ashtu siç natyra e ka projektuar) dua të marr prej teje, pra do të thotë se mashkulli ka diçka të rëndësishme për të dhënë. Cdo mashkull normal që fiton vetëbesim prej kësaj ‘vule OK’ – ai ndjen se ka diçka të rëndësishme për të dhënë, kështu që femrat në të vërtetë përfundojnë duke e rritur vetëbesimin e meshkujve me cilësi të ulët; që shoqërohet me dhunë, barbarizëm & marrëzi degraduese. Kur një femër zgjedh një mashkull të ulët, vibracionet e saj ulen menjëherë dhe dëshpërimi, vuajtjet do të jenë pasojat. 

Clirimi i grave në të vërtetë ishte një lëvizje për keqësimin & degradimin e racës njerëzore përmes humbjes së perspektivës së zgjedhjes së edukuar. Femrat që të zgjedhin mashkullin me cilësi të lartë duhet të kenë edukimin e duhur, gjë së sot nuk gjendet as në familje, as në shkolla, as nëpër telenovela, as tek filmat më të famshëm. Në fakt dituria e vërtetë sesi një femer të bëjë zgjedhjen e duhur mbahet fshehtë në këtë botë nga të ligët. 

Në tregimet e lashta të vedave, gratë zakonisht i zgjidhnin burrat e tyre në një ceremoni të quajtur ‘swayamvar’ në parim ato zgjidhnin këdo që ato mendonin se ishte lloji më i mirë ose nuk zgjidhnin ndonjë nëse mendonin se askush nuk ishte fort i mirë. Kjo për Prashant Trivedin ishte çlirimi i vërtetë i grave. Nëse një femër dëshiron të ndahet me një mashkull, ajo kurrë nuk gjykohej nga askush por lihej e lirë, kuptohet në kohët e arta. 

Vetëm që prej fillimit të epokës së errët lindi koncepti i martesave me mblesëri në vendet lindore, ndërsa në vendet perëndimore gratë i humbën aftësitë për të dalluar. E lehtë për t’u realizuar kur ato bëjnë të gjitha marrëzirat që burrat i bëjnë me të njëjtën  kënaqësi. 

E vetmja rrugëdalje − rivendosja e dinjitetit përmes vetë-disiplinës & ndjekjes së më të lartit. Disiplina dhe lidhja e saj me më të lartin dhe hyjnorin arrihet kur femra me një trup të qendërzuar arrin së pari të lidhet me elementët e natyrës, e kështu inteligjenca e saj rritet dhe ajo është gati të bëjë zgjedhje të duhura. Trupi i një femre është një reflekt i drejpërsëdrejti i trupit të natyrës. Nëse një femër nuk lidhet me natyrën (gjë të cilën e mësojmë tek meditimi lotusocean) ajo kurrë nuk mund të bëjë zgjedhje të duhura. 

Cfarë është seksi? 

Seksi ndodh kudo në 1000 forma çoroditëse ndonëse askush nuk është krejtësisht i qartë se çfarë ajo është apo për çfarë ajo shërben. Eshtë elefanti brenda në dhomë të cilit askush nuk do t’i drejtohet. Më së paku i kuptuar por më së shumti i vepruar në këtë planet. Edukimi seksual është thjeshtë një shaka i planifikuar për të futur lëndën plastike në të. Në të ashtuquajturat vendet e lindjes shihet kryesisht si një mjet për riprodhim të pavëmendshëm, në të ashtuquajturat vendet e perëndimit shihet kryesisht si një mjet i pavlerë dëfrimi. 

Ai do të jetë vetëm një shumëzues i toksicitetit, femra do të jetë më e prekura duke  konsideruar se është pala marrëse në akt. Seks (ang. sex) do të thotë thjesht shumëfish (s) i ngarkesës elektrike (e) në kryqëzim (x). Eshtë e tepërt të flitet për funksionin e tij të vërtetë si rritësi i ngarkesës (shpirtit) në një botë plot me meshkuj qe janë përgjithesisht zombi elektrikisht të vdekur. 

Përgjegjësia për të qenë elektrikisht i ngarkuar & i gjallë qëndron tek meshkujt. Ata duhet të aktivizojnë kundalinin e tyre & të hapin të gjitha qendrat/chakrat e shenjta pas kësaj ata mund të ngjallin femrën nga vdekja meqënëse femra është pala marrëse nuk funksionon anasjelltas. Meshkujt pa qenderzimin e trupit dhe pa bërë lavdërimin, përkuljen dhe shërbimin ndaj më të lartit dhe hyjnorit nuk mund t’a arrijnë lartësimin e tyre. Nëse një femër ka marrëdhenie me një mashkull me frekuenca të ulta, frekuencat e ulta të mashkullit transportohen automatikisht tek ajo pra edhe vibracionet e saj do të ulen menjëhere sepse sipas natyres femra është pala marrëse, mashkulli është pala dhënëse pavaresisht se ai do të japë energji të ulët apo të lartë. Në ditët e sotme të epokës së Kali Yug meshkujt kanë përgjithësisht frekuenca të ulta për shkak të mungesës së diturisë kudo sesi të rrisin vibracionet e tyre, kuptohet femrat janë më të prekura. Meshkujt e sotëm nuk e njohin diturinë e LPSh- se, lavdërimi, përkulja dhe shërbimi i më të lartit dhe hyjnorit, dituri që Avatari Prashant TriVedi ua mëson dishepujve të tij kudo në botë. Trupi i femres eshte i lidhur drejtpërsedrejti më shumë me natyrën, ciklet hëna (moon) me menstruacionet, ndotja e ujrave oqeaneve me mendjet e tyre, si trajtohet Toka, vrasja e lopeve, Toka, pjelloria e frutave, perimeve, pjelloria e mitrës, mitra e Universit lidhet me fjalëm materia etj. 

Disa femra sot vuajnë nga skizofrenia se ato mund të evoluojnë gjatë kryerjes së  marrëdhënieve seksuale me meshkuj të ulët, nderkohë që thjesht shkojnë drejt degradimit. Seksi për femrat është një akt hapjeje dhe kështu ato marrin esencën e energjisë së mashkullit me të cilin kanë zgjedhur. Ajo me të  cilin ato zgjedhin për të fjetur do të jetë gjendja e tyre shpirterore e ardhshme.

 Eshtë një ligj universal. 

Njerëzit e këtij planeti kanë një shprehje ‘të biesh në dashuri’ e cila është mjaft e saktë duke pasur parasysh se të gjithë ata bien në dashuri dhe nuk ngrihen në dashuri. E cila përsëri nuk është një surprizë duke pasur parasysh faktin se ata janë të gatshëm të merren vetëm me qeniet e një niveli më të ulët ose të njëjtë me veten. Rezultati përfundimtar mund të jetë vetëm rënia ose pandryshimi i gjendjes ekzistuese. Vetëm kur dashuron   (ang. love) dikë më të lartë se vetja do të evoluosh, ang. evolve evol-love, përndryshe ajo nuk është dashuri por vetëm një koncept i shtirur dhe fallco i saj. 

PT thotë se asnjë qenie nuk mund të pushtojë një qenie tjetër në këtë Univers, pra asnjë  njeri nuk mund të pushtojë apo zotërojë apo të ketë në dorë një njeri tjetër, qoftë mashkull apo femër. Cdokush ka brenda vetes dhuratën që zoti u ka dhuruar si mashkullit edhe femrës që është vullneti i lirë. Kur keqpërdorim vullnetin tonë të lirë, atëherë ty do të të zvogëlohet vullneti yt i lirë, që gjë sjell vuajtje apo gjëra jo të mira rreth teje. 

Në kohët e arta nuk kishte martesë. Femra kishte përparësi të zgjidhte mashkullin me cilësi më të lartë, kjo ishte martesa, pa dokumenta, lodhje, aktrime për familjen, dasmë etj. Kur ajo nuk i pëlqente më mashkulli ajo ishte e lirë të largohej, kjo ishte fuqia e saj që natyra ja ka dhuruar. Femra ishte e para, pastaj vinte mashkulli, sepse femra është pala marrëse, ajo përmes zgjedhjes së saj vendos cilat gene do t’a trashëgojnë tokën. Degjenerim, shkatërrimi ndodh kur genet marrin rrugë të gabuar. 

Cila është martesa e vërtetë vallë? 

Martesa e vërtetë është ajo midis mendjes & zemrës, anës së majtë dhe anës së djathtë të trupit për të krijuar transformim & në kohën e duhur ndriçimin e mendjes. 

Madje edhe në kontekstin e një marrëdhënieje midis një burri dhe një gruaje martesa   është e vërtetë & mund të zgjasë vetëm për aq kohë sa gruas realisht t’i duket burri më i lartë & më interesant, përndryshe është vetëm një mashtrim një pretendim qesharak për të mposhtur frikën ndaj varfërisë, shoqërisë & vetmisë. Njerëzit qëndrojnë së bashku pa ndonjë alkimi & qëllim evolucionar të vërtetë, kjo të çon vetëm në grindje konflikt depresion & degradim. 

Meshkujt dhe femrat në këtë planet edhe pse ndihen të pakompletuar brenda vetes së tyre kanë krijuar iluzionin se sapo të bashkohen ata do të arrijnë perfeksionin hyjnor. Eshtë  goxha e vështirë për ta të pranojnë se plotësimi që ata kërkojnë mund të realizohet vetëm nëpërmjet bashkimit me hyjninë dhe jo me qeniet e tjera të papërsosura. 

Në përgjithësi marrëdhëniet e këtij planeti janë të mbështetura mbi nivele të ndryshme të *egoizmit* madje edhe dashuria për kafshët, atdheun, fenë etj është e përzier me këtë  ‘identifikim egoizmi’ i cili në mënyrë ironike nuk bën asgjë të mirë për veten. 

E VËRTETA është/ka qenë/do të jetë se vetëm qenia e përsosur MUND të dashurohet  përsosmërisht dhe vetëm kjo dashuri mund të të çojë në përsosjen e brendshme pjesa tjetër është një kalim kohe me rreziqe gjithmonë në rritje. Rreziqet janë të mëdha sepse qeniet e këqija/demonët etj e përdorin fjalën dashuri për të shfrytëzuar shpirtin & energjinë e qenieve të ndriçuara me pasoja shkatërruese & të dhimbshme për të përfshirët. 

Për më tepër mund të ndiqni videon në youtube në shqip: 

Femra, mashkulli, seksi, dashuria, martesa, liria e femrës – Eposi PT – YouTube 

A jeni të vetdishëm që serbët po na vjedhin edhe qenjen tonë

0


Shkruan Fahri Xharra

Ç `është kjo heshtje akademike e shqiptarëve , e historianëve shqiptar, e Universiteteve shqiptare, dhe e dreqit të mallkuar? Nuk do të zgjatë shumë dhe në pesëdhjetë vjetshin e ardhshëm ne do të jemi vetëm qenje njerëzore që do të jetojmë vetëm nga instinktet pa asnjë shënim nga e kaluara jonë. Ne do të jemi një zorrë qorre e Ballkanit “ t ‘ardhur rishtas në këto toka si sirianët dhe afganët e ardhur rishtas në Shqipëri.
Serbët po na e vjedhin etnografinë tonë është tema që do e trajtoj sot duke kaluar herëve tjera në lamitë tjera që po vidhen nga serbët, ju premtoj se do të ju bindi që po na e vjedhin edhe qenjen tonë si shqiptar arbëresh, arvanitas, albanë, ilir, iliro-thrakas dhe pellazgë.
Serbët na e vjedhin etnografinë
E shihni këtë eksponat nga “ The Metroplitan Museum of Art Nuk ju dhemb kjo ?


Veshje e sotme Dukagjini Sot , veshje dasmash në Kosovë
E dini pse serbët janë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO ?
E para, se ende e llogarisin Kosovën si të veten dhe e dyta do të dilnin vjedhjet historike që ia kanë bërë Kosovës dhe popullit shqiptar e i kanë paraqitur si të vetat. Një popull i ardhur ,medoemos ai pajiset me të gjitha ato që i gjënë në atë vend.
Serbëve duhet thënë publikisht na keni vjedhur , çdo detaj historik i tyre është i vjedhur . Po kush t`i iu thotë ?
Shëtitja nëpër historiografinë serbe , lundrimi nëpër shkrimet e tyre historike sat ë bëjnë të qeshësh me guximin e tyre piratesk në përvetësimit e çdo gjëje shqiptare por edhe të shtien të mendosh thellë se sa të se sa të heshtur jemi ndaj tyre. Heshtja e jonë ( nga se nuk e kishim edhe mbështetjen ) dikur ishte e kuptueshme , po sot ?’


Sot, pse nuk e themi atë që duhet thënë ?
Nejse kur jemi të pirateria historike e historisë shqiptare nga ana e serbëve , nëse pak e shfletojmë se çka ata shkruajnë në botë gati dy shekuj , është e pamundur të mos bindet dikush në gënjeshtrat e tyre. Kujdes , sepse ne ishim të heshtur , ne ishim të manipuluar dhe shpëtimtarin e kërkonim diku tjetër.


Në materialet propagandistike psh. turistike serbe për Serbinë ; për historinë , etnografinë, ffolklorin çdo gjë është serbe, edhe pse në të vërtetë edhe ai më pak i informuari e sheh nga vjen ai ose ajo “krenari “ serbe.
E shihni këtë veshje tradicionale abreshe nga Hora e Arbëreshe të Italisë ?

Një veshje që është bartur me shekuj nga nëna tek e bija.

Si ndodhi që edhe serbët e paskan të njëjtën, dhe qenka trashëgimi serbe ?
A doni më shumë ?
Referencat:
-http://www.panacomp.net/kosovo-i-metohija/
– “Mondo Albanese” nr, 18 Palermo 1982 ( via Luigj Prendi , Zvicër )

Me 20.11.2021

E dini pse serbët janë kundër anëtarësimit të Kosovës në Unesco ? e para, se ende e llogarisin si të veten dhe e dyta do të dilnin vjedhjet historike që ia kanë bërë Kosovës dhe popullit shqiptar e i kanë paraqitur si të vetat. Një popull i ardhur ,medoemos ai pajiset me të gjitha ato që i gjënë në atë vend.
Serbëve e grekëve duhet thënë publikisht na keni vjedhur , çdo detaj historik i tyre është i vjedhur .

Avokatët e olhokratëve dhe Frika

0

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Në Kosovë ka shumë analistë dhe një dyzinë deputetësh që me kohë janë shndërruar në avokatë të oligokratëve e olhokratëve. Ata këtë mision po e vazhdojnë tutje si në studiot televizive edhe në Parlamentin e Republikës.

Prishtinë, 19 nëntor – Në konfuzionin e muajve të fundit në Republikën tonë kanë marrë shtrirje të gjerë, dominuese dy ndjesi: ajo e shpresës dhe frikës. Këto ndjesi po diktojnë vendimet politike, favorizojnë disa palë në vend të të tjerëve, dhe po ndikojnë në përcaktimin e kontureve të reja të plitikës nacionale. Shprsa ka filluar të mbytet nga zhurma e të friguarve gjithandej në debatet televizive, por së fundmi edhe në Parlament. Frika është ndjesia emocionale e një kategorie të gjerë ish pushtetarësh dhe klientelës së tyre, që po përballen me zhvendosjen e pushtetit tek një brez i ri, e që po e detyron establishmentin e vjetër të rishqyrtojë ambiciet, projektet dhe madje edhe vet identitetin politik.

Pas miratimit në parim në Qeveri të koncept-dokument për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, që pritet të shndërrohet në ligj, duket se ca deputet/e kanë humbur logjikën.

Studjuesi Dario Ronzoni potencon me të drejtë se Frika është çelësi i vërtetë, për të kuptuar ekuilibrin e ri të gjeopolitikës.
Duket se Frika si ndjesi e emocion, duhet të jetë arsyeja pse një lagje deputetësh ka humbur ekuilibrin dhe regon irracionalisht deri në absurd…

Frika është më e rëndësishmja nga të gjitha pasojat psikologjike të ndryshimit që sollën zgjedhjet e shkurtit 2021 për këtë lagje deputetësh si puna e BD, AT…
Prandaj kemi këtë lukuni reagimesh gjithandej në studiot tona dhe në Parlamentin tonë.

Manlio Graziano është autori i librit me titullin sinjifikativ “Gjeopolitika e frikës: Si ankthi sociali orienton zgjedhjet politike”. Ai është profesor dhe ligjëron mbi gjeopolitikën dhe gjeopolitikën e feve në Shkollën e Shkencave Ndërkombëtare të Parisit dhe në Universitetin e Sorbonës. Sipas tij frika është më e rëndësishmja nga të gjitha pasojat psikologjike të ndryshimit në boshtin gjeopolitik global.
“Ka analistë që do të donin të ishin gjithashtu avokatë të politikave. Ata shpresojnë të ndikojnë tek ngjarjet. Unë preferoj të ndalem tek e para. Siç e shpjegoj edhe në librin tim, midis gjeopolitikës – me të cilën merrem – dhe politikës ka të njëjtin ndryshim si midis matematikës dhe inxhinierisë. E para ka të bëjë me llogaritjet dhe analizat, e dyta me veprimet. Unë nuk kam receta të gatshme. E shumta mund të formuloj disa hipoteza”,- theksoi ai, tek u pyet për këtë ndjesi emocionale, pra frikën dhe ndikimin e saj tek gjeopolitika.

Në Kosovë një dyzinë analistësh e deputetësh janë shndërruar me kohë në avokatë të olhokratëve. Të tillë ata zvarriten e krekosen nga një studio në tjetrën, por edhe nga një legjislaturë në legjislaturën psuese të Kuvendit, pothuajse për njëzetë vite me radhë. Ata nuk prajnë as sot kur duke se ju ka perenduar dielli. Kjo lagje “avokatësh të djallit” tok, duke zhvilluar axhenda politike të huaja, nuk po prajnë së afishuari tezat mbi rënjen e shpejtë të Qeverisë Kurti 2, duke i përcaktuar herë vjeshtën e herë pranverën si afate maksimale. Në ndihmë kanë ftuar edhe sindikatat e krimit. Por, pavarësisht përqëndrimit dhe mbështetjes që gëzojnë gjithandej, analizat dhe veprimet e tyre janë të destinuara të mbesin shprehje e dëshirave. Axhendat e atyre që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe Kombit tonë tashmë kanë për kundërshtarë të rreptë edhe qeveritë e miqëve tanë real: SHBA-ve, Gjermanisë, Kroacisë… Supremacia serbe në Ballkan ka kohë që ka perenduar. Epoka e rikthimit të eshaloneve serbe për të rrëzuar qeveri demokratike (si atë të Nolit në dhjetorin e 1924-ës) ka perenduar kaherë. Atë, pra supremacinë serbe, nuk e rikthen as projekti i koduar me emrin tërheqës “Open Ballkan”! Edhe neofashistët e tipit ttë Donald Trampit dhe sançopanqove të tij me emrat Grenell nuk riciklohen dot. Mundet që pikërisht tek ky konkluzion kanë ardhur edhe kjo lagje analistësh e deputetësh, prandaj i ka kapluar frika.

“Ne ndodhemi në një fazë tranzicioni historik, njësoj si të gjitha fazat e historisë, vetëm se kjo është më e theksuar se të tjerat për shkak të zhvendosjes së pushtetit. Në kohë të tilla si këto që po jetojmë aktualisht, trazirat janë gjithmonë prezente. Por për t’u orientuar, duhet të kuptojmë se ku jemi dhe çfarë po ndodh realisht. Sa më shumë që e gënjejmë veten se disa gjëra mund të shmangen, aq më shumë përfundojmë të jemi peng i frikës”- shprehet Graziano.

Në Republikën tonë, që pas shpalljes së pavarësisë (17 shkurt 2008), po provohej të promovohej rendi i demokracisë liberale. Për fat të keq, ata që kishin uzurpuar Republikën, e kishin shndërruar atë në peng personal për 20 vjet rresht, prandaj demokracia nuk kishte si të mos rrëshqiste drejt iliberalizmit (neofashizmit), ku pasuria është përqendruar në duart e pak njerëzve.
Prandaj klasa politike, olhokratët, oligarkët dhe sejmenët e tyre janë shqetësuar keq; prandaj ata po bëjnë çmos që ta pengojnë intencën progresive të kësaj qeverie për ta rikthyer Republikën në Shtet normal, Shtet të së drejtës…

Krejt ky teatër absurd, me përmasa tragjiko-komike, po ndodhë në kohën kur bota po ecën me shpejtësi marramendëse drejt një periudhe të re të ndërgjegjes njerëzore, krejt njejtë si dikur kur brezat e iluminizmit po kalonin nga feja tek arsyeja. Ndërkaq sot një armatë e tërë e teknologëve po na dëshmojnë për lidhjen e arsyes me intelegjencien artificiale.

Në këtë rrafsh implikimet me karakter gjeoekonomik e gjeopolitik në raport me ndikimin e intelegjencies artificiale, janë tepër të qarta. Këtë fakt ca “studentë të dobët të juridiukt”, e ca aktorë e aktore të dobëta të teatrit tonë absurd të politikës, të veshur me petkun e deputetëve, nuk e akceptojnë dot, meqë për nga mendësia i përkasin de fakto epokës feudale.

Larg kësaj kakofonie të injorancës, është detyrë e klasës sonë të përgjegjshme politike, që të krijojë ekipe pune, të kthejë trurin nga jashtë e të hartojë vizione reale, që ta funksionalizojmë shpejt Republikën dhe të ecim edhe më shpejt drejt arritjes së bashkëjetesës sonë kombëtare, rrumbullaksimit të procesit të ndërtimit të shtetit-komb.

Lufta për jetë të lirë dhe liria e pranverës së vonuar

2

Sinan Kastrati, Suedi

Në kohën kur doja të mblidhja materialin që e kisha ruajtur në një faqe të Word-it , e të shkruaja, internet nuk kisha në komjuter. Kjo ma kujtoj Dafinën 1*) kur ndalej rryma e ajo vajza e vogël nuk mund të lexonte e të shkruaj ditarin.
Posa e lexova librin epokal “Fëmijë në luftë” të Dafina Buçincës që e kisha ”detyrë” që më 27 Nëntor me rastain e Festës së 28 Nëntorit ta bëjmë promovimin e librit të Dafinës, e mua ma kish dhënë detyrë Murati e Mediu, dy nga udhëheqësit e manifestimit që do të flas për librin, romanin “Fëmijë në luftë”. Unë zgjodha edhe titullin se si ta tilloja hyerjen e asaj paraqitje, ”Lufta e luksi dhe Elma e Erva” 2*).
Kisha frigë ta takoj at qapkënen e vogël, Dafinën 5 e 7 vjeçare e cila vrente çdo gjë por shpejt u mësova me të e jetën e saj si komite. Drenica është e njohur me komit-e. Më dukej se edhe unë u bëra pjestar i Familjes së Madhe drenicake, Familjes Buçinca.
Dhe desha apo s`desha pranova propozimin e Muratit 3*) që unë ta paraqes një fjalë hyerëse për librin “Fëmijë në luftë”.
Më vonë pati ”reagime” sepse unë po i marrë të gjithat … nga disa zvarranikë por këto do ti lë për më vonë, pasi të kryhet festa do të flas edhe për ta.
Pasi nuk e njihja Dafinë Buçincën hyra dhe shikova në Google, internet kush është kjo vajzë dhe gjeta disa shkrime për të cilat u bëra edhe më kurreshtarë ta lexoj sa më shpejt romanin, unë do tä quaj romanin e saj ep, eposin e letërsië shqipe dhe pa fije frige do ta rendis krahas veprave më të mira që kemi deri më tash, të Naimit e Fishtës e deri te Agolli, Arapi, Kadareja, Esad mekuli, Anton Pashku e Nazmi Rahmani.
Por përsëri dua ta lë të qetë Dafinën deri më 26 Nëntor kur ta shoh e të flas me te, ta bëjmë promovimin e librit edhe në Malmö.

Shënime. Duke lexuar romanin ”Fëmijë-t në luftë” (S. Kastrati)

E paraftyrova Dafinën herë si ”Pipin” e herë si ”Anën” (Ana Frangun), dy karakteret e dy personazheve krejt ndryshe në letërisnë e përbotshme, njëra e zgjuar, e dashur dhe problematike dhe tjetra, viktimë e dhunë fashiste.
Pyetja është a do të ulet dhe kur do të ulet Dafina me mbretin dhe mbretësreshën suedeze në ndonjë 10 dhjetor në Stockholm?
Ah sa do të doja ta shihja një pasardhës të Sture Allén 4*) që i ndan qmimin NOBEL për letërsi Dafinës. Dafina e meriton.
Sture Allén, född 31 december 1928 i Lundby församling i Göteborg, är en svensk språkforskare, professor i språkvetenskaplig databehandling vid Göteborgs universitet 1972–1993, ledamot av Svenska Akademien sedan 1980 och dess ständige sekreterare 1986–1999. Wikipedia.
Disa nga shkrimet që gjeta për Dafinën:
”TË JESH FËMIJË NË LUFTË”, 14/05/2021 • 15:01

Të jesh fëmijë në luftë


“Fëmijë në luftë” – përballje me të kaluarën e thirrje për të mos harruar”
https://www.koha.net/kulture/263861/femije-ne-lufte-ndash-perballje-me-te-kaluaren-e-thirrje-per-te-mos-harruar/
”Fëmijëria, lufta dhe kujtesa në autobiografinë e Dafina Buçincës”, Qerim Kryeziu, AlbSe

Fëmijëria, lufta dhe kujtesa në autobiografinë e Dafina Buçincës


11:07 / 01.02.2021
BOTOHET ROMANI “FËMIJË NË LUFTË” I DAFINA BUÇINCËS
Sapo ka dalë nga shtypi romani i parë i Dafina Buçincës, “Fëmijë në luftë”. Romani është autobiografik dhe në të rrëfehet për përjetimet e një fëmije në luftë.
https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=497008
Dhe një tjetër shkrim të albanalogut Ullmar Qvick. Pasi lexova disa shkrime kritike për librin ”Fëmijë në luftë” u binda se ishin të dhëna të mjaftueshme se Dafina ishte bërë një emër i njohur për lexuesin shqiptar .
Ama prap, temat ”politike” më larguan nga Dafina kur pash se përsëri po aktualizohet tema e UÇK-së, emërtimi i UÇK-së, me disa nga ish lpk-istët e fëlliqur e pasuesit e tyre të palarë: Emrush Xhemaili, Xhavit Haliti, Nait Hasani, Ismet Sylejmani … e ndonjë tjetër pakë më i vogël, Gjergj Dedaj e Veli Bytyqi.
Po çfarë ngjashmërie a dallimi kanë Dafina me Xhavit Halitin e Azem Sylën ?
Dafina luftoi për mbijetesë e ata jetuan jetën idilike e muajin e majltit në Rogner, ”Adriatik” e ”Jon”, në ”Butrint” për të cilat do n¨na e Dafinës në malet e Drenicës thot: ”kena me dekë uni, k`tu kemi me dekë krejt ren pah anger! Prej plumave pshtum, po uja ka me na myt”
Po Xhaviti e Azemi, a kanë pasur këso momente urie në Rogner?
“Në 27-vjetorin e emërtimit të UÇK-së, Xhemajli: Vendimi ka qenë i Kryesisë së LPK-së”, telegrafi.com, 17.11.2021 • 18:23
Emrush Xhemajli, ish-Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Popullore të Kosovës, ka thënë se 17 nëntori i vitit 1994 ka qenë datë kthese për çlirimin e Kosovës (9 komente).
Xhavit Haliti: ”Unë ia lashë emrin UÇK-së, ky ishte propozimi tjetër”, Gazeta Express, 16/08/2021 23:17

Xhavit Haliti: Unë ia lashë emrin UÇK-së, ky ishte propozimi tjetër


XHAVIT HALITI
”Kush ia la emrin UÇK-së dhe kur u vendos për një gjë të tillë”, Ballkani.info. 13 Qershor 2019 ora 20:45

Kush ia la emrin UÇK-së dhe kur u vendos për një gjë të tillë


HALITI: ”UNË E KAM PROPOZUAR EMRIN UÇK”, INSAJDERI 3 muaj më parë

Haliti: Unë e kam propozuar emrin UÇK


Dhe vërtetë kush ishte autor i emertimit të UÇK-së dhe a kishte UÇK?
”Xhavit Haliti nuk është autor i emrit të UÇK-së”, 23 Gusht, 2021

Xhavit Haliti nuk është autor i emrit të UÇK-së


Nikë Gjeloshi: ”Xhavit Haliti nuk është autor i emrit të UÇK-së, autori i emrit të UÇK-së jam une”, fokusi 26.08.2021 18:40:17

Nikë Gjeloshi: Xhavit Haliti nuk është autor i emrit të UÇK-së, autori i emrit të UÇK-së jam une


Abuzimi me kauzën e Lirisë dhe UÇK-në
Dr Sadri Ramabaja, Drini.us, 28 Maj 2021
Kauza që frymëzoi titanët e UÇK-së – Çlirimi i Kosovës – ishte e shenjtë, ajo i dha krah Lirisë

Abuzimi me kauzën e Lirisë dhe UÇK-në


”UÇK KISHTE PSEUDONIMIN USKANA”, 18 nëntor19:54
Dje me 17 Nëntor 2021, UÇK festonte 27 vjetorin e pagëzimit!, Ismet Sylejmani

Fëmijëria, lufta dhe kujtesa në autobiografinë e Dafina Buçincës


KTHIMI HISTORIK!
15 nëntor 14:41
(Dorëheqjet akt moral dhe politik)!, Shkruan: Gjergj Dedaj

Fëmijëria, lufta dhe kujtesa në autobiografinë e Dafina Buçincës


Viziton ish krerët e UÇK-së në Hagë, Nait Hasani: ”Janë pa përkujdesjen e institucioneve të shtetit tonë” (11 komente)
https://telegrafi.com/viziton-ish-kreret-e-uck-se-te-paraburgosur-ne-hage-nait-hasani-jane-pa-perkujdesjen-e-institucioneve-te-shtetit-tone/
Nait Hasani, një nga sahanlërësit dhe ish ambasadori i shkarkuar në faqen e vetë në fb me titull “Heronjtë e luftës dhe të paqës” kishte marrë 211 komente, shumica kishin shkrua “respekt”, “Respekt për çlirimtaret!” por kishte edhe të tillë që e kishin therë me therrë murrizi si ai i Veli Bytyqit:
Veli Bytyqi “Respekt e dashuri te madhe per keta heronje te gjalle te luftes e paqes. Liria vertete ka emer, ndaj pa ta ajo eshte e pakuptimte”.
Ixhmet Rexhepi “Shkrimi i Juaj eshte paksa i njianshëm dhe jo gjithëpërfshirës…kanë ndodhë edhe do “ekzekutime të pista/vrasje politike/”që duhen sqaruar.Për familjarët dhe trashëgimtarët e viktimave te vrasjeve politike gjatë luftës e pasluftës deri në zbardhjen gjyqësore te secilit rast veç e veç Liria nuk ka emër.Gjaku nuk humbet kurrë !!!
Muharrem Haziri “Muharrem Haziri Shum shpejt,Blerta ka mi etikue me emrin: TERORIST!
Dhe komentet në telegrafi, pa cenzurë.
”Edhe sa milion duhet me nda o Nait petokollonashi”
”Mos na dërdëllit këtu. Ti e ke votuar, shokët e tu dhe ata që janë aty bile duke thënë kush se voton eshte tradhtar”.

Dhe një ”përshëndetje” tjetër ”për ekzekutime e vrasje të pista politike” nga Ixhmet Rexhepi

”A jo a, shyqyr qe t’paskan ty pra. Po ato miliona euro qe i ka nda qeveria per mbrojtjen e tyre ato s’jon kurfar perkujdesje apo jo !?”
”Dojne me ua qu edhe sekretareshat që i kan pas ata (në Kosovë, ndërh. ime).
”Mjaft më me këto proza provinciale e patetike, të shkruara keq e me porosi, apo për vetafirmim”.
”Nuk gjykohet UÇK-ja dhe secili që qëllimisht e interpreton kështu, nuk i ndihmon asgjë atyre që janë në proces por vetëm sa e njollos tërë aktivitetin vetëmbrojtës të Kosovës!”
”Institucionet pos që paguajnë fatura të majme, ishin atje me përfaqësim edhe për t’i takuar.”
”Pjesa tjetër, tash kur veç e futëm veten në këtë valle, i mbetet kohës dhe procesit.”
Përndryshe, disa individë aty, bashkëpunëtorë të lobistëve serbë, dëshmitë po shpërfaqen çdo ditë e më shumë për këtë, e paqin veten në qafë por mjerisht, i morën me vete edhe të tjerët që nga fillimi ishin kundër GJS-së sepse dihej se gjë e mirë nuk do të dalë prej andej.”

Përshëndetja e Veli Bytyqit për Naitin dhe ”çlirimtarët”

”E kjo gjykatë është rezultat direkt i qeverisjeve të padenja e të korruptuara që përfaqësoheshin prej individëve së paku pasluftës të njollosur me lloj-lloj aferash andaj, e devijuan dialogun shtetëror dhe e dëmtuan shtetësinë, duke negociuar për veten!”
”Nuk Kane nevoje per perkujdesje aty. Jane ne duar te mira. Mbrojtjen jemi duke jau pagu keshtu qe kane ma shume se populli te cilit ja Kane marre ardhmerine”
Perkujdesja e shtetit egziston edhe pse keta vjedhe Popullin,Populli po jau paguan fakturat po ku jan do tipa qe thoshin qe edhe burg mbaj pet KINGUN..?
E more Rexhe, sa shume iu beje lutje deputeteve per mosvotim te kesaj gjykate famekeqe, me nje injorance ekstreme ata te perbuzen ty por edhe krejt popullin!
Nait, tash eshte vone, ndali lotet e krokodillit neper shkrime, populli nuk u ka faj qe ju jeni bere pike e pese ne mes vete! Gjeni menyra tjera per mbrojtjen e tyre, por mos vajtoni para nje gjenerate, e cila nuk ka ndikim ne kete qeshtje dhe meriton ardhmeri te sigurte!
1. Fondi eshte i ndare per mbrotjen e tyre, miliona euro.
2. Me hanger e me pi kane boll.
3. Ne lujt shah e letra po.
Cka po don ata tjeter? Ne burg e kane derguar vetveten duke menduar se nuk do hyjn edhe vet brenda, po vetem shoket ua marrin. Keshtu qe te burgosur milionera jane keta, qe edhe per 2/3 gjenerata kane menduar.
PS po alpini sh 1juni menxi ka prite, bile e ka ngut prokurorin me i marr ma shpejt, me ia shliru rrugen per me e marr pushtetin. Po mire jau ka bo se nuk e kan bo hesap sh 1junin alpinin.


Cili shtet? Kosova e okupuar nga shp juni alpini?
Vizita në Hagë, Nait Hasani tregon se çfarë bisedoi me ish-drejtuesit e UÇK-së, Epoka e re, 19 nëntor 2021

Fëmijëria, lufta dhe kujtesa në autobiografinë e Dafina Buçincës


1*) Dafina Buçinca “Fëmijë në luftë” roman, Artini, Prishtinë, 2021)
Ështe romani i parë shqiptar i shkruar për luftën nga një voglushe. Asnjëherë nuk kam lexuar një roman si ky. Mendoj se është roamani më i mirë që duhet të përkthehet në të gjtha gjuhët e ”mëdha” të komunikimit ndërkombëtar. Ky roman, duhët të trokas në dyert e kancellarive e fuqive të mëdha evropiane e azio-amerikane. Ky roman duhet të nominohet për NOBE e Dafina, ish drenicakja e vogël të na përfaqësoj Kosovën sikur Dua Lipa, Rita Ora, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Kosovare Asllani, Distria Krasniqi.
2*) ”Lufta e luksi dhe Elma e Erva”.
Fjalët luftë, pata parasysh vuajtjet shpirtërore të Dafinës në vitet 1997, 1998 dhe 1999 dhe luksin, mendova jetën e disa ish ”krerëve” të UÇK-së, Azem Sylës e …Xhavit Halitit që jetonin një jetë të shfrenuar në luks në hotelet e Tiranës e villat e Enver Hoxhës.
Elma e Erva janë dy nxënëse të mia, gjimnaziste të cilat vullnerisht pranuan që të vijnë e ta prezentojnë programin madhështor me fëmijë, nxënës, prindër, piktorë, poetë.
Elma e Erva, janë krenaria e nxënëseve shqiptare në Malmö, Skåne e Suedi.
2*) LUKS m.

Murati, Mediu, Nazmi Rrahmani e Sinan Kastrati, Prishtinë, korrik 2021

1. Shkëlqim i jashtëm i mjedisit, ku jetojnë të pasurit; mënyrë jetese e klasave dhe e shtresave të pasura në një mjedis të tillë me shpenzime tepër të mëdha e me gjëra të çmueshme, me veshje e me stoli shumë të shtrenjta etj. Luks i madh (i tepërt). Luksi i perandorëve (i borgjezëve). Gjëra (sende) luksi. Rronte (jetonte) në luks (në mes të luksit).
2. përd. ndajf. bised. Me sende, veshje e stoli tepër të shtrenjta, që bien në sy me shkëlqimin, madhështinë e bukurinë e tyre. Ishte veshur luks. E kishte pajisur shtëpinë luks.
3*) Murat Koci, është mësues letërsie, udhëheqës i Radio Dardanisë në Malmö, i LSHSH ”Iliria”, Konferencës së mësuesve shqiptarë dhe i të gjitha aktiviteteve tjera, kulturore në Malmö në këto 3 vjetët e fundit, prej se erdhi nga Borlänge në Malmö.
Borlänge
Borlänge är en tätort i Dalarna och centralort i Borlänge kommun, Dalarnas län. Borlänge är beläget vid Dalälven och är Dalarnas största tätort och Sveriges 27:e största tätort och Sveriges 27:e största tätort. Dalarna (Wikipendia)
Shqip, përkthim i lirë: Borlënge është qytet (i vogël) në Dalarna, krahina e Bolänges është një nga 27 krahinat e Suedisë … Marrë nga Wikipendia
Ai është edhe iniciator e udhëheqës për festën e 28 Nëntorit që do të festohet të premtën më 26 nëntor, të shtunën, 27 Nëntor dhe të dielën më 28 Nëntor 2021 në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmö. I dyti, por jo më pakë i rëndësishëm dhe krahu i djathë i Muratit, është Medi Behram, mësues i gjuhës dhe letërsisë frënge pastaj Isuf Topilla me banim në Halmstad e ndonjë tjetër.
4*) Sture Allén, është ai i cili i cili shpallte fituesin e qmimit NOBEL për librin më të mirë të vitit, nga Akademia Suedeze (född 31 december 1928 i Lundby församling i Göteborg, är en svensk språkforskare, professor i språkvetenskaplig databehandling vid Göteborgs universitet 1972–1993, ledamot av Svenska Akademien sedan 1980 och dess ständige sekreterare 1986–1999. (Wikipedia).
Vazhdon

Malmö, 20 nëntor 2021