Kreu Blog Faqe 1486

Në kodin penal të Shqipërisë dhe Kosovës, përveç burgut të përjetëshem, sikurse në SHBA, të amandamentohet mundësia e ndëshkimit me pushkatim

5
Prof. Bajram Binaku, Pejë
Kanuni i Lekë Dugagjinit ishte një kushtetutë e shqiptarëve, i cili përcaktonte në tërësi drejtësinë e asaj kohe!
U çue peshë ligji apo njeri?
Në Amerikë, është në fuqi ndëshkimi më i ashpër, nga cilodo shtet në botë, edhe se ky shtet ka demokraci të lartë.
Atje mund të dënohesh, për një vepër, dy, tri e më shumë vepra, që mund të ketë kryer i pandehuri. Dhe ky mund të dënohet me shumë vite burg, aq sa as stërnipi i tij nuk mund ti mbërrijë. Pra 100, 200 e më shumë vite. Mund të dënohet me burgim të përjetëshem, duke lënë dhe eshtrat atje. Mund të dënohet me ekzekutim, poashtu.
Shqipëria e Kosova, nuk kanë masa të tilla ndëshkuese, sepse shtiren si gjoja shtete demokratike, pa pasur, as dhe elementin e vetëm të demokracisë, pra duke mos i përshtatur ligjet me “natyrën” e popullit. Padrejtësia, pa barazia, mos funksionimi i ligjit, janë pjesë e jetës se qytetarit të zakonshëm tek ne.
Asnjë element, nuk është bazë, për të qendruar këtu, prandaj, trojet tona po zbrazen, duke kërkuar jo vetëm jetë më të mirë për veti, po perspektivë për femijë.
Para ca ditësh e shikova një emision televiziv shqiptarë, ku tema ishte nga një fshat i cili cilësohej, si me i pastër në Shqipëri.
Derisa ndërkohë gazetarja e pyeti një banorë për pastërtinë, që kishte ky fshat i krahinës se Devollit, më këto fjalë:
“Si keni arritur ta mbani fshatin e pastër”?
Fshatari ia ktheu: “Po, nuk ka njeri këtu, gjithë kanë ikur”!
Të jetosh në një vend, ku vdekja mund të të vijë nga një plumb qorr i zbrazur nga një individ i pa ndërgjegjëshem; të jetosh në një vend, ku shtepia mund të të thyhet e hajni ose mos të gjëndet ose mos të ndëshkohet; të jetosh në një vend, ku një i dehur mund të të godasë e mund të ta shuaj familjen; të jetosh në një vend, ku femija i nisur për në shkollë mund të grabitet e dhunohet; të jetosh në një shtet ku arma e droga janë më legale se sa shteti; të jetosh në një vend ku nuk të garantohet as jeta e as vdekja, vertetë nuk ia vlen.
Të gjitha këto, po ndodhin në të dya shtetet tona, në atë masë, që në historinë e ekzistencës tonë nuk ka pasur, përveç në kohë lufte, kundër pushtuesve turq, grek, bullgar a serbë.
E vret baba djalin, burri gruan, vret kalimtarin për një fjalë goje, vret pronarin e lokalit, vret fëmiun e fqinjit, kë nuk vret e ndëshkimet janë në të shumtën e rasteve shumë të vogla, varësisht nga fakti se pas të pandehurit mund të jetë një politikan, prokuror, gjykatës apo biznesmen!
Rastet e fundit, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, kanë tronditur opinionin, prandaj në përpjekje për ta nda drejtësinë vet, kemi dhe protesta, kërkesa e demostrata, kundër kriminelëve të të gjitha profileve që e kanë ngulfatur popullin e varfër e me halle të shumta.
E para, që do të duhej bërë në hapësirat tona, do të ishte klasifikimi i veprave sipas peshës se krimit. Nuk mund të ndëshkohet një dhunues, prej një viti deri në pesë vjet, për të njejtën vepër penale, sikurse që ishte rasti i ndëshkimit të dhunuesit të të mitures që u dënue me 8 muaj burgim. Ndërsa për vepra të tilla mund të dënohesh madje deri në dhjetë vite burgim. Vrasjet makabre, sikurse që ishte rasti i mbytjes me lopatë të fëmijës tetëvjeçar …, duhen të cilësuar si krim më i tmerrshëm, prandaj dhe dënimi duhet të pasoj dënimi më i rëndë i mundshëm.
Nëse do të kemi shtetin e mirëfilltë dhe të dëshirueshëm për të jetuar, atëhere duhet ti bëjmë ligjet sikurse që i ka Amerika!
Në Kodin Penal të Shqipërisë dhe Kosovës, përveç burgut të përjetëshem, të amandamentohet edhe mundësia e aplikimit të ndëshkimit me pushkatim.
Vrasja e një polici në detyrë, e një mjeku, profesori, apo e njeriut të zakonshëm, për motive të ulëta, duhet të ndeshet me ndëshkim maksimal.
Mendoj qe rritja e vrasjeve në të dyja vendet tona, është si pasojë e mosndëshkimit përkatës dhe si fakt, se drejtësia, jo vetëm që është e butë, por në të shumtën e rasteve edhe nuk funksionon fare!

Gjermani: Anulohen të gjitha tregjet e Krishtlindjeve

0
Gjermani: Bavaria anulon të gjitha tregjet e Krishtlindjeve Bavaria po anulon të gjitha tregjet e saj të Krishtlindjeve, për shkak të shpërthimit të Covid, njoftoi të premten kreu i qeverisë së rajonit, njfotn gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

E njëjta masë ishte marrë tashmë të martën në Mynih, kryeqyteti i rajonit, ku mbahet një treg Krishtlindjesh që tërheq më shumë se dy milionë vizitorë çdo vit.

“Situata është shumë, shumë serioze dhe e komplikuar,” tha Marku Söder në një konferencë për shtyp në Mynih, duke shtuar se baret dhe klubet e natës do të mbyllen gjithashtu në vendet me shkallë veçanërisht të lartë të infeksionit.

Gjermania, si vendet e tjera gjermanishtfolëse, po përballet me një rritje të infeksioneve. Bavaria është veçanërisht e prekur nga kjo valë, me një normë incidence shtatëditore prej më shumë se 500, pas dy shteteve të tjera rajonale, Saksonisë dhe Turingisë, të prekur edhe më shumë.

Kur eshet fjala për krishtlindjet , dje ne Zuirch polica zvicerane kishte interventuar tek nje fmailje qe te mos ndezit kaq heret drita per Krishtilindje, ne këte krize te rrymes, sepse ende jemi larg festes. Kurs ene kyreqytetin e  Kosdovës, ne bvedin me te varfur ne Evropë, qysh tash, dy muaj paar krishlindjeve, mande edhe para evropiasneve e ka qituir bredhin ne qender te qytetit e dhe pse qytetare tpo vajtojne se dimrit nuk do te kete rryme?!

Çamëria dje dhe sot (1)

0

Nga: Fahri Dahri, studjues 

Fillimisht, në respekt të paraardhësve tanë, do sjellim në kujtesë shkurtimisht disa thënie se kush ishin “Ilirët dhe epirotët, dy vëllezër, bij të pellazgut”.

Napoleon Bonaparti ka thënë « E vërteta historike sigurisht nuk do të jetë ajo që ka ndodhur në vend, por vetëm ajo që do të tregohet».

Ndërsa sipas percaktimit në Wikipedia (Enciklopedisë elektronike) “Historija, përbën shkencën që merret me atë që është e shkruar dhe historiani duhet të punojë me arkivat”.

Nisur nga këto dy përkufizime dhe nga niveli i njohjes, kulturës dhe përvojës personale, mendoj se të shkruash “histori” të vërtetë, duhet të plotësohen  disa kushte:

a)- Niveli i njohurive për ngjarjen;

b)- Bindjet politike. Kujdes! Me bindje politike të shkruesit, të kuptohet anësia e tij me palët e kundërta në ngjarje. Për të qenë më të kuptueshëm sjellim qendrimet historike të dy ngjarjeve të rënda, ndodhur gjatë këtyre 100 viteve ndaj kombit shqiptar:

– Napoleon Zerva, për shqiptarët historia e tregon kriminel; historia e shtetit grek e tregon hero.

–  Sllobodan Millosheviçi, historia  serbe e tregon hero; historia jonë e tregon kriminel.

Në këtë vështrim, cili duhet të jetë trajtimi i vërtetë në histori? Po. Gjykoj se ka bosht ku duhet të mbështetet historia dhe “boshti” gjendet tek dallimi i konflikteve (për kriminelët shtetërorë):

– Trajtohen kriminelë shtetërorë, ata që luftojnë për të nënështruar një pakicë etnike apo një komb i ndodhur në trojet e veta autoktone.

– Trajtohen heronj shtetërorë, ata që detyrohen të mbrojnë dhe të mbrohen nga sulmet që u vijnë nga të huajt, ose vrasës brenda lloit.

Të gjykuara këto veprime me arësye të shëndoshë, del qartë se personazhet e mësipërme (njëri grek dhe tjetri serb – kontrast i madh me Gjergj Kastriotin tonë), vendi i tyre në histori e kanë “kriminelë shtetërorë”.

c)- Formimi kulturor i shkruesit.

ç)- Rishikimi i historisë, përafron të vërtetën, në vartësi të njëfarë kohe dhe të pavarësisë së shkruesit. Ka thënie të shumta, të sakta dhe të drejta nga dijetarë të ndryshëm. Këtu do perifrazoj thënien e William Kameron:

“Lufta fillon me mungesën e shpirtit, mendjes dhe arsyes së njeriut”.

Ky përkufizim për luftërat, duhet të gjejë zbatim edhe në të gjitha llojet e konflikteve, qofshin të rënda apo ordinere, mes shteteve, grupnjerëzve, partive dhe brenda familjeve. Çdo kush duhet të veprojë në jetë me dhëmshuri e dashuri shpirtërore; me mendje të freskët e të shëndoshë të priret dhe të udhëhiqet nga arësyeja.

Kur trajtohen ngjarjet me luftëra, kam

mendimin se “gjykuesit e mëdhenj”, me mbarmin e luftës duhet të jenë tepër të kujdesshëm në qendrimet apo konsideratat ndaj “fituesit”.

Kur luftërat zhvillohen të organizuara ushtarakisht, ndaj fituesave duhet mbajtur tjetër qendrim, krahasuar me luftërat kur zhvillohen të organizuarara  ushtarakisht kur njëra palë synon ekspansion; ndërsa pala tjetër nuk është e organizuar ushtarakisht dhe sulmohet në kushte të pabarabarta. Në këto raste qendrimet ndaj “fituesave” duhet të jenë të drejta, ligjore, largimin e detyrueshëm dhe të menjëhershëm të pushtuesit, të detyrohet të shlyejë dëmet e shkaktuara, të bojkotohet politikish dhe ekonomikisht.

Ndaj luftërave të tilla, ligjërisht të cilësuara “krime lufte”, tregojnë, sipas rastit, veças ose bashkë, qendrimet e shteteve ndaj zbatimit me korrektësi ose jo të ligjeve.

Për shtetet vendimmarrëse, qendrimet ndaj këtyre rasteve janë “ballancë” ku  peshohen e drejta dhe mashtrimi. Praktika e derisotme, e veprimit të së drejtës ndërkombëtare, lidhur me kombin shqiptar, tregon pa mëdyshje

“sjellje negative”, të pa denja, të turpshme, antinjerëzore.

***

Derisa shoqëria njerëzore ka arritur të hartojë ligje ndërkombëtare, duhet të heqë dorë nga anësitë ndaj kujtdo dhe për ç’farëdo arësye politike, etnike dhe fetare. Kjo arrihet me krijimin e një “Pleqësi drejtësivënëse” botërore, e cila gjykon këdo. Vendos ndaj kujtdo të drejtat ligjore. Është e pakuptimtë situata aktuale me: “Praninë e ligjeve ndërkombëtare, por pa kontrollues e urdhërues unik ndërkombëtarë”. Një “sakatllëk i tillë na ka vendosur përherë përpara katastrofave të mëdha, që na pengojnë në punët dhe arritjet e qëllimeve tona”.

***

*- Është e drejta e gjithkujt të mendojë për arësyet, që mua më shtyjnë të ndalem shpesh në shkrime, lidhur me shtjellimin luftërave, përdhunimeve, vrasjeve, vjedhjeve, çpronësimeve të dhunshme shtetërore dhe dëbimeve.

– Çdo kush, individ apo shoqëri, që përjeton një luftë, nisur nga përvoja e kombit tonë, duam nuk duam jeta na ndryshon përgjithmonë. Pasojat e pas masakrave çnjerëzore, të shkaktuara 77 vjet më parë nga shteti dhe kisha Greke ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe 22 vjet nga lufta në Kosovë, janë edhe sot tepër të ndjeshme në jetën e përditshme të çdo familje shqiptare, kudo ndodhen. Ato ngjarje makabre, na shoqërojnë pa ndalur. Gjendja jonë  shpirtërore qëndron e shqetësuar, mbajmë trishtim të thellë nga malli ndaj vendlindjes, prindërve të torturuar, të vrarë barbarisht, nga vuajtjet, nga shpifjet, mashtrimet; në zemrat tona që i jetojmë këto ngjarje, nuk mundet të shkëputemi prej këtyre ndjesive, prandaj kemi hidhërim shpirtëror të pa shuar.

Jemi koshientë se në jetët njerëzore ka të ligj e të liga, siç ka të mirë dhe të mira. Prandaj krahas këtij fakti, dimë të ecim në jetë dhe t’u japim kushtimin e duhur si të mirave dhe të ligave dhe atyre që i krijojnë ato.

Dhimbje, mallëngjim, dëshpërim, shpresë në korigjim dhe më pas një jetë në paqe, qetësi, mbarësi. Por jo pa u vendosur ligji për të drejtat.

Nuk pretendoj për përkufizime, por thjeshtë ndjej shpirtërisht dhimbje të thella për padrejtësitë e mëdha të bëra ndaj kombit shqiptar gjatë dy shekujve:

– Gjenocidi grek ndaj rajonit të Çamërisë dhe jugut të Shqipërisë;

– Gjenocidi serb ndaj Kosovës.

Në të dy rastet, të dy shtetet kryen luftë të organizuar ushtarake, të padrejtë ndaj banorëve autoktonë, të cilët ishin në vendin e tyre dhe të pa organizuar ushtarakisht. Dy shtete vranë, therën, përdhunuan, grabitën dhe dëbuan nga vendi i tyre banorët vendas. Shtete vrasës të popujve të pa fajshëm. Dhe “gjykatësit e mëdhenj”, jo që nuk mbajnë qendrim të drejtë ndaj masakrave çnjerëzore, por ende vazhdojnë t’i “përkëdhelin” këto shtete që vrasin popuj. Por ja që kjo është Europa “demokratike” ku jetojmë!.

                 a)- Ilirët: 

Janë paraardhësit tanë me rrënjë pellazgjike, një perandori me shtrirje kryesisht në perëndim të Gadishullit Ilirik, sot Gadishulli i Ballkanit. Nëse historia, që sapo ka filluar të flasë, do vazhdojë të mos mashtrojë, as të tjetërsojë, siç është vepruar deri sot, do të pasqyrohet e vërteta e tyre. Ilirët ishin një popull me histori shumë të pasur, por sot, si efekt i luftërave dhe intrigave greko-romake, është lënë në harresë. Ajo perandori, si rezultat i një historie mashtruese dhe fallsifikuese, është tkurrur, po thuaj nuk njihet ose njihet shumë pak. Është kjo e vërtetë që historisë dhe popullsisë së Ilirisë, historia i ka shumë detyrime, mes tjerash duhet t’i kthejë meritat e mohuara, të bëjë të njohura vlerat e çmuara specifike të tij.

Ky veprim është i thjeshtë për t’u arritur, mjafton të shfletohen dhe të lexohen saktë faqet e historisë së vërtetë të fshehura në kasafortat sekrete të shteteve konspirativë.

               b)- Epirotët:

Për trajtimin e gjuhës së folur dhe etninë e popullsisë së Epirit, për të cilën janë dyshues disa akademikë shqiptarë (injorojmë kalemxhinjtë e blerë), kam zgjedhur të citoj një paragraf, nga studimi i Z. Mit’hat Frashëri, shkruar më 1915, ose 106 vjet më parë në Losanna të Zvicrës.

“Do të na dukej krejt e kotë dhe pa vlerë, që të flisnim për kombësitë e Epirit. Mendojmë se, të shkruash një artikull të tillë, është sikurse të provosh vërtetësinë e dritës së diellit, apo të nxehtësisë së zjarrit. Por, paturpësia e grekëve nuk paska kufij dhe padituria e publikut qenka kaq e madhe, saqë ajo që po thuhet dhe po përsëritet çdo ditë, rrezikon të besohet dhe të mirret si e vërtetë”.

Ky paragraf i shpreh qartë paradokset (mungesën e arësyes së shëndoshë) greke, por mjeshtëria e fallsifikimit të së vërtetave nga grekët, ka qënë e suksesëshme, derisa, ashtu si para një shekulli, ndodhemi edhe sot në po ato “ujra”. Nuk mund  anashkaloj një “bindje” tjetër të grekërve, me të cilin ndeshemi shpesh në ditët tona dhe na duken qesharake, por duke lexuar përsëri z. Mit’hat, rezulton se grekët e paskan strategji shekullore përcaktimin e kombit me besimin fetar. Strategji që në mjaft raste siguron mbështetjen e Europës. E do vendi që ti drejtohemi prap z. Mit’hat: “Nga konsideratat fetare dhe shkollore, ata kalojnë në konsiderata psikologjike dhe të përgjigjen:”Te kesh në damar gjak të tillë ose të atillë, të flasësh këtë apo atë gjuhë, nuk do të thotë asgjë; kryesorja është ndërgjegjja kombëtare, njeriu i përket racës për të cilën ai deklarohet. Dhe epirotët janë grekë nga ndjenjat!”.

Interesant! Sa i tanishëm është edhe sot ky përcaktim, për ne qesharak, por i pëlqyer nga të gjithë antishqiptarët. Më qesharak është dhe kushtëzimi për anëtarësimin tonë në BE, ku kërkohet që në rregjistrimet e popullsisë të ligjërohet kriteri: “Neriu i përket racës për të cilën ai deklarohet”.

Mendoj se ky qendrim duhet të jetë një kompllot i atyre popujve që nuk kanë “këllqe” për të krijuar kombin e tyre të vërtetë!. Duke shkruar këto rrjeshta mendja më shkoi tek shpendi “Qyqes”.

Legjenda të përafërta tregohen për këtë shpend nga të gjithë popujt ballkanikë, më të qarta tregohen nga shqiptarët e gjithë trojeve tona etnike. Përcaktimi “komb” më përafron me shpendin “qyqe”. “Zogu i qyqes që lindë o çelë në folenë e huaj, nuk e njeh nënën e tij, njerkën e di për nënë të vërtetë”. Mos njohja e nënës së vërtetë, tjetërson identitetin, humbet dinjiteti, mbizotëron fallsiteti ndaj adhurimit të një subjekti të fshehur, imagjinar, jo real. Për fatin tonë jo të mirë, zogj të tillë kemi shumë.

Nuk kam apel, por dëshirë, le ta duan njerkën, por jo më tepër se “nënën” biologjike, së cilës i mungojnë prej shekujsh.

  • Autori është studjues i trevës së Çamërisë

Itali, më 20/11/2021

Albin së pari ngujo “lopët” tua, pastaj t’kojshis!

0

Florim Zeqa

Afërsisht pesë dekada më parë, në kohën e ish Jugosllavisë, diku në një fshat të Rrafshit të Dukagjinit, një Roje e tokave të mbjellura bujqësore të sipërmarrjes shoqërore i cili e kryente punën e vet me përgjegjësi të lartë njerëzore dhe besnikëri ndaj ruajtjes së pronës së përbashkët shoqërore, sa herë që i zënte bagëtinë në arat e sipërmarrjes publike i merrte dhe i ngujonte në “hangar” dhe derisa pronari i bagëtive nuk e paguante dënimin për dëmin e shkaktuar ato i mbetnin të ngujuara në atë vend!

Për çka, Roja e arave të sipërmarrjes publike shpesh kritikohej nga bashkëfshatarët e tij për besnikërinë e tepruar ndaj shtetit që e paguante për punën që e kryente me nder. Mirëpo një ditë prej ditësh bariu i shtëpisë së tij nuk ishte treguar i kujdesshëm dhe lopët nga mali i kishin dalë në arën e mbjellur me grurë dhe Roja besnike menjëherë i kishte marrë lopët e veta dhe i kishte dërguar (ngujuar) në “hangar” derisa i zoti i shtëpisë e kishte paguar dënimin për dëmin e shkaktuar.

Pas këtij rasti më askush nuk ishte ankuar tek Roja e tokave të sipërmarrjes shoqërore, porqë barinjët ishin detyruar të jenë më të kujdesshëm, në të kundërten dihej se çka i priste nëse ktheheshin në shtëpi pa të gjitha bagëtitë!

Sqarim për lexuesit: “Hangari” ishte vendi ku mbahej makineria dhe veglat bujqësore të sipërmarrjes shoqërore, vend ku grumbulloheshin dhe ruheshin produktet bujqësore, me një vend të posaqëm edhe për bagëtitë e sekuestruara.

Vjedhja e koordinuar e shtetit

E nisa këtë shkrim me këtë rrëfim të vërtetë, për t’iu treguar liderëve dhe zyrtarëve shtetërorë, punonjësve të administratës publike dhe shërbyesve civil sesi punohet për shtet me nder dhe besnikëri.

Fatkeqësisht nga paslufta e këndej, e në veçanti pas rishpalljes së pavarësisë së 17 shkurtit 2008 e këndej, liderët shtetëror dhe liderët partiak, apo thënë më mirë politikanët në përgjithësi nuk kanë qenë në nivelin e detyrës dhe përgjegjësisë shtetërore dhe jo vetëm! Një pjesë e konsiderueshme e administratës publike, e shërbyesve civil dhe policisë u kanë ndihmuar politikanëve në zhvatjen e buxhetit të shtetit dhe pasurive publike.

Sa për ilustrim po i permendi vetëm tri raste nga dhjetra e qindra sosh:

Rasti i parë), në koordinim me njëri-tjetrin, vite më parë i nxoren nga “Dhoma e Sigurisë” së Stacionit Policor në Prishtinë rreth 50 kg drogë dhe shuma të konsideruara të parave të konfiskuara!

Rasti i dytë), po ashtu nga stacioni Policor në Pejë u nxorën sasi të konsiderueshme Ari dhe disa mijëra euro të konfiskuara!

Rasti i tretë), nga arka e shtetit u transferuan “gabimisht” 2 milion euro në një xhirollogari private, para të cilat nuk u kthyen më në arkën e shtetit!

Si rezultat i lidhjeve dhe koordinimit të politikës me sistemin e sigurisë (drejtësisë), edhe pas kaq vitesh, nuk u ngrit asnjë aktakuzë dhe askush nuk u dënua për këto vjedhje dhe qindra vjedhjeve të tjera shumëfish më të mëdha sesa të sipërcekurat!

Ndodhi pikërisht kështu për faktin se gardianët e parë të shtetit (liderët shtetërorë dhe partiak) ishin të implikuar në hajnitë më skandaloze në vendet me sigurinë më të lartë shtetërore!

Nga fjalët të kalohet në vepra

Nuk mjaftojnë vetëm deklarimet për luftimin e korrusprionit dhe krimit të organizuar, nga fjalët duhet të kalohet sa më parë në vepra me arrestimin e “peshqve të mëdhenjë” të korrupsionit dhe krimit të organizuar, të nivelit të lartë, qofshin ata qeveritar apo opozitar, kryetar partish apo kryetar komunal.

Por fillimisht duhet nisur nga hajdutët e fondeve të luftës, të buxhetit të shtetit dhe uzurpatorët e pronave publike dhe private, të cilët nuk na pikën nga qielli, por janë pjesë e kësaj shoqërie, të cilët janë pjesë aktive e këtyre partive në pushtet dhe opozitë pa dallim. Ndërrimi i “gzofit” apo kalimi nga njëra parti në tjetrën, është bërë dhe bëhet për të mbuluar gjurmët e hajnisë dhe uzurpimeve 22 vjeçare!

Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron

Disa nga figurat politike që viteve dhe muajve të fundit iu kanë bashkangjitur LVV-së dhe përafruar Albin Kurtit, nuk është se ketë e kanë bërë nga respekti dhe as nga lidhjet programore që kanë me Vetëvendosjen, por janë rreshtuar përkrah tyre për interesa personale apo për të mbajtur në krye të kompanive publike familjarët e tyre nga frika e “fshesës” së Albin Kurtit!

“Shkoi thundra, mbeti gjurma” e thotë një fjalë e vjetër popullore, andaj edhe ujqit e vjetër grabitëçarë nga do që shkojnë të njëjtën punë e bëjnë, edhe në LVV do të vazhdojnë me privilegje të reja derisa t’ju rrëshqasin nga dora, pastaj do ta shajnë edhe Albinin siq i shajtën “padronët” e tyre paraprakë!

Është në dorën e gardianit të parë (kryeministrit të vendit) i cili aq shumë thirret në drejtësi dhe transparencë, në barazi ligjore dhe VETTING në sistemin e drejtësisë, që të niset nga shëmbulli i gardianit (Rojes) të produkteve të sipërmarrjes shoqërore të cekur në fillim të këtij shkrimi, pra, të niset nga shtëpia (partia) e tij, ku nuk i mungojnë abuzuesit dhe uzurpatorët, hajdutët dhe zhvatësit e pasurisë shoqërore dhe publike përgjatë pushteteve paraprake.

Fshehja e hajnisë nën petkun partiak është pak më tepër se shkelje ligjore, është krim! Për këtë arsye gardiani i shtetit (kryeministri) duhet të jetë në krye të detyrës. Le ta dëshmojë veten me vepra e jo me fjalë.

Albin nëse dëshironi të bëheni gardian i mirë i shtetit të Kosovës dhe ta fitoni mbështetjen e gjerë popullore, së pari ngujo “lopët” tua, pastaj t’kojshis, në të kundërtën mund të përballeni me rezistencë të fuqishme nga “të fortët e politikës”, e cila shumë lehtë mund të kthehet në revoltë popullore.

Shënime për “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”

0
Nga: Erget Cenolli
(Ribotësim)
Dy njerëz zbresin prej malit. Njëri mbart, si një muze shëtitës, të ndodhurat e së shkuarës; tjetri, prej së shkuarës, ravijëzon të ardhmen në synim dhe përfytyrim. Sipër Shkëlzeni “shkëlqen e xeh”; teposhtë Ereniku sjell shqetësime të moçme.
Kështu nis, thënë përmbledhtazi, romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” i Jusuf Buxhovit.
Kushdo që dëgjon emrin e Gjon Nikollë Kazazit, zbulues i “Mesharit të Gjon Buzukut”, përgatitet të lexojë një histori bibliotekash me libra të humbun e zbulime të befta pergamenash, por jo…
Dy kontekstet
Qysh në fillim të leximit në vepër dallohen qartë dy kontekste:
a)Konteksti i rrëfimit
b)Konteksti i rrëfimtarit
· E para shtrihet në kohën historike të Perandorisë Osmane, vendi i pushtar nga një pushtues që nuk njeh rregulla, për shkak të origjinës dhe synimeve. Origjina nga një vend me qytetërim më të prapambetur se qytetërimi ilir i truallit të pushtuar; synimet mëtojnë kah zhdukjes dhe zëvendësimit të racës së lashtë dhe vendase, me racën e të ardhurve të etur për të plotësuar mungesat e gjithanshme të prejardhjes.
Një pushtues është superior pasi zotëron forcën dhe egërsinë, ndërsa i pushtuari është superior në : pozitën gjeografike, natyrën më të bukur e më pjellore, kulturë më të lashtë e më të zhvilluar. Inferiori është gjithmonë në mësymje për të plotësuar mungesën shpirtërore dhe materiale me cilësitë e të pushtuarit, por koha ka treguar që inferiori mbetet gjithmonë inferior.
Shpesh është shtruar pyetja: Pse ilirët nuk kanë pushtuar kënd, por vetëm kanë lëshuar territore? Sepse Iliria ka pasur natyrë të mrekullueshmë e pozitë gjeografike të lakmueshme, burime natyrore të pashterrshme, kulturë shpirtërore të zhvilluar qysh në shpërgejtë e njërëzimit, ndaj nuk kanë pasur kurrfarë nevojë t’ia rrëmbejnë ato tjetrit.
· E dyta, pra konteksti i rrëfimtarit, shtrihet në një periudhë po ashtu pushtimi, kur vendlindja dhe vendbanimi i shkrimtarit lëngonte nën Sërbi. Edhe kjo periudhë historike karakterizohet nga dëbime masive, represion genocidist në fushën ekonomike dhe sidomos kulturore.
Ushqyer nga këto dy burime, romani të tërheq tronditshëm në një prozë brilante me karaktere të fytyrëzuara plot detaje, zëra dhe ngjyra, që lundrojnë në një mjedis gjithmonë në lëvizje, me ngjarje të mirëkonfiguruara, me prapakthime të befta dhe histori njerëzore që depërtojnë deri në thellësitë e psikoanalizës.
Ngjarjet vendosen brenda qytetit të Gjakovës, në një hapësirë që vorbullohet nga kisha katolike ku përgatitet qëndresa shpirtërore e vendasve; tek sarajet e pushtuesit ku merren dhe zbatohen vendimet e tragjike për zhdukjen e popullsisë vendase dhe zëvendësimin me popullatë aziatike; duke u zhvendosur mandej tek Çarshia ku gëlon e rritet forca shpirtërore dhe qëndresa e vendasve dhe spitali i të sëmurëve, që qëndron si kërcënim permanent mbi jetën e banorëve.
Romani, që në përshtypjen e pare duket si një narrativë klasike, në të vërtetë është një vepër imazhiste. Sipas “shpikësit” të imazhizmit Ezra Pound: “Imazhi është ai që paraqet një kompleks intelektual dhe emocional në një moment të caktuar të kohës.” Në një prej poezive të tij imazhiste lexojmë:
“Ngjis bedenat një nga një
E vështroj tokën barbare:
Shkretëtira paanë, qielli, shkretë kështjella.
Këtij fshati s’i ka mbetur mur.
Kocka që zbardhin nga një mijë ngrica,
Pirgje të larta mbuluar nga pemët dhe bari;
Gjithë këto kush i solli?
Kush i ndolli rraqet luftarake, daullet?
Mbretërit barbarë…” (Nga “Kanto të zgjedhura” shqipëroi Edion Petriti)
Ndërsa në veprën e Buxhovit lexojmë: “Mjeku Shefki aga rrinte pas me thika të gjata, të cilat i pehaste furishëm dhe nga ajo pehatje krijohej gjak i cili bëhej si lumë…” (Botim i “Naim Frashërit” faqe 42)
Më tej:
“Një dervish u shkëput nga korri i dervishëve dhe filloi të sillej me një flamur të gjelbër. Po e përqafonte dhe e sillte në ajër. Pas tij doli një tjetër me një flamur të kaltër… Një oficer pastaj filloi të çirrej dhe t’i përmendte me rradhë emrat e flamujve që mbanin dervishët…Ca kishin hajmali, rruaza dhe fjalë të shkruara në arabisht dhe persisht”. (Po aty faqe 133)
Këto rrëfime, të një narrative epike, krijojnë një vorbull imazhesh tek lexuesi dhe ai rrëmbehet duke përjetuar realisht në fantazinë e tij këto skena djallëzore prej mbretërish e pushtuesish barbarë.
Invazioni i së padukshmes
Boshti i ngjarjeve të romanit tirret tek sëmundja e murtajës. Bota e ka përjetuar shpesh këtë sëmundje me një agoni të tmerrshme, sidomos në Mesjetë. Letërsia e ka përshkruar me metafora të zymta e epitete të sëmurë në vepra të herëpashershme.
I pari shkrimtar që ka paraqitur një situatë murtaje është Homeri, “Iliada” hapet me një epidemi të tillë në kampin e akejve. Kjo epidemi shpërndahet prej shgjetave të infektuara të hyut Apolon, i mërzitur prej veprimeve të ndyra të Agamemnonit:
“Po cili zot këtë armiqësi ua ngjalli?
Biri i Letosë e i Zeusit, pse, i zemëruar
me prijsin, çoi ndër rradhët e ushtrisë
murtajë shfaruese dhe polemi vdiste…” (Kënga e parë vargjet 10-13, shqipëroi Pashko Gjeçi)
Homerti shpjegon se sëmundja ngjitej prej kafshëve tek njerëzit:
“Më parë goditi
mushkat e qentë e shpejtë, pastaj mbi njerëz
t’rreptat shigjeta hodhi dhe i shfarosi.
Kudo grumbuj t’mëdhenj kufomash digjeshin…” (po aty)
Në veprën “Shënime të Gjon Nikollë Kazazit” , murtaja vjen nga lindja prodhuar në kazanet diabolikë të perandorisë, prej dietarësh diallëzorë , që projektojnë dhe eksperimentojnë shfarrosjen e popujve rebelë. Të pakënaqur nga mbijetesa e popullit shqiptar, që nuk mposhtet nga hordhitë e çallmave me shpata, heshta e hanxharë të përgjakur, ata përgatisin invazionin e tmerrshëm të sa padukshmes.
Kjo murtajë futet tinëzisht në qytetin e Gjakovës, me qerre të maskuara nën një petk të zi, në errësirrën e zezë të natës. Përhapet nga minjtë mbartës dhe shpërndahet në ajrin e qytetit duke u përgatitur të sulmojë me një invazion të llahtarshëm vdekjeprurës shpirtrat e pamposhtur të atij qyteti.
Beteja zhvillohet në dy kampe, në atë të padukshmes që përmendëm më sipër dhe në realen e së përditëshmes, aty ku autorët e këtij makabriteti, përplasen sy më sy me qëndrestarët. Dy vështrime që përpiqen të demontojnë njëri-tjetrin:
Njëra palë forcën e pushtetit të pakufizuar;
Pala tjetër mënçurinë mijëravjeçare të eksperimentuar dhe provuar suksesshëm në laboratorin e qëndresës së përjetshme.
Natyrshëm këto ndërthurren e më pas shkrihen në një. Dy brezat që përmendëm në fillim: muzeu shëtitës i së shkuarës, me njeriun e së ardhmes. Të dy këta personazhe, si në një bosht ku pështillen tradita, besa, shkrimi , gjithçka që vjen prej një qytetërimi të lashtë me një lidhje të pashkëputur me të tashmen historike dhe të ardhmen; bashkuar si tufa e thuprave të Kastriotit, mposhtin me turp të keqen.
Ndërthurrur në linja subjekti mes së vërtetave historike dhe imazheve dramatike, romani i Buxhovit më shumë përjetohet sesa lexohet. Ai të rrëmben, të ngërthen, të cfilit duke të hedhur rresht më rresht, faqe më faqe e kapitull më kapitull. Në fund ke ndjesinë sikur ke dalë prej një ankthi dhe ke dëshirë të nisesh e të shëtisësh nëpër Gjakovë, të dalësh m’at anë Erenikut dhe të shohësh se sa shumë humbës kaluan këtej pari, duke lënë vraga të thella në trupin dhe shpirtin tonë.
Pakëz krahasim
Në vend të epilogut do të doja të ndalesha shkurt në disa konsiderata të mija rreth një shkrimi krahasimtar që është bërë ndërmjet “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” të Jusuf Buxhovit me “Kështjella” të Ismail Kadaresë, nga Aleksandar ZOTO . Autori krijonte përqasje të shumta midis dy veprave dhe kjo gjë m’u duk disi e pastudiuar, pasi:
Këto vepra mund të ngjajnë me njëra tjetrën vetëm nga fillesa e temës së “luftës të popullit shqiptar kundër perandorisë osmane”, ndërsa në shtjellim janë larg njëra- tjetrës, për disa arsye:
1.”Kështjella” shpalos tablo të gjera me ushtri qindramijëshe, ngarkuar me armatime të rënda, me çadra e logjistikë të paanë pushtuese.
“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” përkundrazi fushën e betejës e vendos më së shumti në hapësirat e së padukshmes, me invazione infektuese mikrobesh armikë.
2.”Kështjella” ka përplasje trupash me heshta dhe shpata të përgjakura
“Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, përkundrazi, zhvillohen më tepër në fushën e inteligjencës sesa në sheshmejdan.
3. Ajo që është më kryesorja: “Kështjella” e sheh izolimin si një mjet shpëtimtar për shqiptarët, i izoluari nuk pëson asnjë dëm , përkundrazi del më i fortë prej izolimit.
Tek “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” nuk është kështu: Në faqet e tij izolimi përshkruhet si bartës i një të keqeje aq të madhe sa edhe vetë murtaja,madje atë që s’mund ta bëjë murtaja e plotëson izolimi.
Thënë përmbledhtazi: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” është një roman me fyturën e vet të pangjarë në letërsinë shqipe, por edhe në atë të huaj.
Korçë, tetor 2019

Përparim Rama, bankrotuesi i Londrës! A duhet KQZ ti anuloj zgjedhjet në Prishtinë?

3
Fatmir Brajshori-Tushi
“Përparim Rama edhe një herë GËNJEU!
“KQZ- ja, fakti që Përparim Rama ka borxhe 6 milion Euro, duhet të anulon komplet zgjedhjet në Prishtinë”
Tha se „i ka disa kompani që vlejnë 11 milion Funta, dhe, po ashtu një borxh prej 6 milon funtave.“ Tashti, logjikisht edhe fëmijët në djep e dinë që nuk mundesh me pas borxh nëse ke para. Borxhe kanë ata që s‘kanë para.
Meqë i dështoj projekti për ndërtimin e vilave të Badovcit, 32 sosh ku secila vlerën do ta kishte 1 milon (total 32 milion), falë shoqëris civile dhe Lumir Abdixhikut si minister i Infrastruktures sa ishte, ngaqë Shpend Ahmeti e kishte dhënë pëlqimin, mafia e ndërtimit e ka marr përsipër shlyerjen e borxhit të tij prej 6 milion funtave, me kusht që ky nuk do të guxoj të ndaloj dhe të vonojë asnjë leje ndërtimi…
Tjetra, kompania e Përparim Ramës ka shkuar në likuidim që në vitin 2014, dhe, siç informohem nga Londra (prishtinali që kanë kryer ekonomikun në Londër), ai përpos 6 milion funtave borxhe ka edhe 6 milion tjera borxhe nga interesi i OMG-es!
Tashti, kam thënë që „ Kosova përnjëmend është vendi i çudirave“ por „ Prishtina ia kalon ngaqë dy herë më shumë është vendi i çudirave!“ Nuk ka asnjë vend n‘botë dhe as në Kandahar të Afganistanit (atje për 6 milion borxhe të varin) që për kryetar zgjedhet një njeri me borxhe milionshe i cili ka konflikt interesi për t‘ju shmangur burgut nga autoritetet britanike!
KQZ- ja duke u nisur nga fakti që Përparim Rama ka borxhe 6 milion Euro, duhet të anulon komplet zgjedhjet në Prishtinë dhe të shpallë zgjedhje të reja…
Rregulla numër një për t‘kandiduar ka qenë që kandidati me i pas duart e pastra!
Borxhi prej 6 milonëve krijohet duke u marrë me punë të pista!
Fjalën e ka KQZ-ja!
Duhet ta thonë: A e kanë ditur kur e lejuan si kandidat Përparim Ramën (Sami Lushtakun nuk e lejuan sikur më herët Zafir Berishën për një fakturë rryme) që ai ka 6 milion funta borxh?
Qytetarët duhet të ngritën në protest dhe të kërkojnë zgjedhje të reja për KK Prishtina!
Përparim Rama ka mashtrue KQZ, LDK, qytetarin por jo edhe mafian e ndërtimit!”.

Vuajtjet shpirtërore më të mëdha se fiziket

0
Mos guxoni të talleni me ata që vuajnë nga dashuria. Nëse dikush ju thotë se është keq fizikisht, për këtë motiv duhet ta besoni. Sepse dashuria në tru bashkohet me dhimbjen: zonat cerebrale që aktivizohen kur vuajmë nga një zhgënjim në dashuri janë të njëjtat me ato që aktivizohen kur provojmë një dhimbje fizike. Kështu tregon një kërkim i publikuar nga “Proceedings of the nacional Acadeymy of sciences”, i zhvilluar nga psikologia kaliforniane Naomi Eisenberger me 122 vullnetarë.

StudimiDhimbjet e dashurisë në të vërtetë janë rikrijuar në laborator përmes një loje, ku pjesëmarrësi përjashtohej herë pas here nga të tjerët: d.m.th., një simulim i refuzimit social. Kur personi refuzohej, rezonanca manjetike funksionale tregonte se nisnin të viheshin në funksionim ato zona të trurit kur kemi një dhimbje fizike, e që aktivizohen kur vritemi apo kemi një shqetësim të vazhdueshëm. “Pacientët me një dëmtim në këto zona e ndiejnë fizikisht dhimbjen, por e përjetojnë në mënyrë të veçuar”, – sqaron Eisenberger. Ndërkaq, Donatella Marazziti, e departamentit të psikiatrisë të Universitetit të Pisas, që prej vitesh studion biologjinë e dashurisë, komenton: “Nuk mrekullohem aspak, se baza biologjike për dhimbjen fizike dhe atë psikologjike është e njëjta.

Ne nuk përdorim sisteme të pafundme për funksionet tona, ndaj për situata të ngjashme përshtatemi dhe aktivizojmë një cirkuit të vetëm. Nga ana tjetër, vlera e thellë e dhimbjes, reale apo psikologjike, është një e vetme: na sinjalizon se duhet të evitojmë diçka që mund të na dëmtojë”. Nëse uji është i zier apo një lidhje është e gabuar, kjo shumë pak i intereson trurit: sinjalet që dërgon janë identike. Aty aktivizohen të njëjtët receptorë cerebralë, ku vepron morfina dhe ilaçe të tilla të ngjashme, që jo rastësisht heqin dhimbjen fizike, por edhe stresin emotiv që e shoqëron.

Predispozita gjenetike

Të dhënat e mbledhura nga Eisenberger shkojnë edhe më tej: psikologia ka treguar se ka nga ata që janë gjenetikisht të predispozuar për të vuajtur më shumë. Duke studiuar vullnetarët e saj, e kuptoi se një variant i gjenit lidhej në mënyrë të pashmangshme me një tendencë që e vuan më shumë refuzimin social: zonat cerebrale aktive zgjeroheshin dhe personi në fjalë ndihej vërtet keq. Në këtë pikë, përpjekjet për të kuruar dhimbjet e dashurisë me ilaçe që luftojnë dhimbjet, mbi të gjitha nëse jemi “shpirtra gjenetikisht të ndjeshëm”, është shumë i madh. “Do të ishte e tmerrshme: të jesh keq për shkak të dashurisë na shërben për të mësuar të zgjedhim personin e gabuar, vetëm nëse dhimbja kthehet në depresion është e detyrueshme të ndërhyhet. Dashuria nuk duhet të manipulohet”, – thotë psikiatrja.

Në teori, mënyrat për ta bërë janë këto: përveç opioideve, në fakt dashuria modifikon nivelet e serotoninës, të peptideve si

ositocinës e vasopresinës, që ushqejnë trurin tonë. Me pak fjalë, të gjitha sisteme për të cilat kemi apo janë ende në studim ilaçe të ndryshme. Por ilaçet për të kuruar dashurinë nuk është se nuk kanë asnjë rrezik. “Mjafton të mendosh se çfarë ndodh kur kurojmë depresivët, me ilaçe që veprojnë edhe mbi sistemet e përfshira në biologjinë e dashurisë: disa pasi shërohen, dashurohen sërish, të tjerë nuk i rikuperojnë kapacitetet afektive”. “Kur dashurojmë, aktivizohen të gjitha zonat cerebrale ‘sociale’, d.m.th., rreth 80 për qind e trurit. Të ndërhysh nga jashtë mbi një emocion kaq kompleks, rrezikon të provokojë efekte të paparashikueshme”, – përfundon psikiatrja. Sipas shkencëtarëve amerikanë, e vetmja mënyrë për të mos e dëmtuar shëndetin mendor në raste të tilla është ajo që të kemi një lidhje të gjatë e të lumtur.

Përndryshe, një eksperiencë martesore negative dhe problematike çon në mënyrë të pakthyeshme në çrregullime psikofizike. Për shembull, për shumë vite me radhë studimet kanë treguar se ata që janë beqarë kanë një rrezik më të vogël për t‘u sëmurur në mënyrë serioze dhe si ata, edhe personat që kanë fatin të jetojnë për gjithë jetën në krah të njerëzve të duhur. Për gjithë të tjerët këshilla e ekspertëve është: “Të punosh shumë deri sa martesa funksionon dhe ka jetëgjatësi, me kusht që kjo të mos jetë një lidhje shkatërruese”. Christine Northan, përgjegjëse e “Relate”, organizata kryesore britanike që i dedikohet këshillimit për çifte, shpjegon se nëse njerëzit kanë një martesë të lumtur, janë më të shëndetshëm.

Shumë rrallë kanë probleme me shëndetin dhe vdesin më pak nga sëmundjet e zemrës, sidomos infarkti. Kush zgjedh të martohet për herë të dytë pas një divorci, është e detyrueshme ta zgjedhë me kujdes partnerin dhe t‘u qëndrojë larg njerëzve që në çfarëdolloj mënyre të kujtojnë lidhjen e vjetër. Sipas një studimi të Universitetit të Virxhinias, faktori më i rëndësishëm për “lumturinë martesore” të grave është ai që bashkëshortët të përfshihen në emocionet e tyre dhe kjo është madje edhe më e rëndësishme se sa ndarja e detyrave. Të tjerë kanë studiuar lidhjen mes nivelit hormonal dhe stabilitetit të çifteve.

Në Ohajo, një grup çiftesh u studiua për 10 vjet. Te partnerët, që më pas u divorcuan, u vu re një nivel i lartë i hormoneve të lidhura me stresin, si adrenalina. Këto nivele ishin më të dukshme sidomos te gratë. Ato shfaqnin shenja të tensionit të lartë, edhe pse çiftet nuk deklaronin probleme të veçanta. Një kombinim hormonal që jep stabilitet? Sipas kërkuesve të Universitetit të Pen, kjo varet nga testosteroni.

Nëse te meshkujt është më i ulët se normat mesatare dhe te femrat është më i lartë, lidhja funksionon. Dhe, ajo u ofron mbështetjen e duhur. Zakonisht subjektet me një martesë të dështuar mbi shpinë vuanin më shumë nga sëmundjet kronike (përfshi këtu edhe kancer dhe probleme kardiake), me një mesatare rreth 20 për qind më të lartë se ata që kishin zgjedhur të mos martoheshin asnjëherë. Për më tepër, nëse mendoni se rifillimi i jetës të ndihmon të rimarrësh veten, gaboheni: nga kërkimi ka dalë se përqindja e rrezikut për ata që martohen pas një ndarjeje nuk ulet fare, por zbret në kuotën 12 për qind.www.shqiperia.com

Kryeministri Kurti pati bisedë telefonike me Eskobar – Zv/Ndihmës Sekretar i SHBA dhe mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor

0

Prishtinë, 19 nëntor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka biseduar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, z.Gabriel Eskobar. Z. Eskobar shfaqi interesimin e tij për programin e qeverisë në shumë fusha me ç‘rast Kryeministri e njoftoi z.Eskobar me progresin e shënuar në menaxhimin e mirë të pandemisë dhe vaksinimin e suksesshëm të popullsisë. Po ashtu e njoftoi për rritjen ekonomike dhe reformat e filluara në drejtësi si dhe për stabilitetin institucional e legjitimitetin demokratik. z. Eskobar theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e ShBA-ve që Kosova dhe rajoni të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Në lidhje me dialogun në Bruksel, ai shprehu mbështetjen e tij dhe përkushtimin që të ketë progres në këtë drejtim. Kryeministri e falënderoi z. Eskobar për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe e siguroi për përkushtimin e Kosovës për dialog parimor, ku në qendër është njohja e ndërsjellë. Kryeministri po ashtu theksoi rëndësinë që në Serbi, por edhe në rajon, të ketë ballafaqim me të kaluarën si dhe balancë e simetri në trajtimin e pakicave. Në mbyllje të bisedës, duke theksuar se pret që së shpejti të vizitojë Kosovën, z.Eskobar shprehu urimet më të mira për Kryeministrin dhe popullin e Kosovës. Kryeministri falënderoi z. Eskobar për rolin dhe angazhimin e tij në Kosovë dhe rajon duke i uruar sukses në punën e tij dhe duke i ofruar bashkëpunimin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani fillon vizitën me nderime ushtarake nga Forcat e Armatosura të Kanadasë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e parë të vizitës në Kanada, në një ceremoni ka dekoruar Forcat e Armatosura të Kanadasë me Medaljen Presidenciale Ushtarake për kontributin e tyre në kuadër të forcave të NATO-s, gjatë intervenimit në Kosovë, më 1999 si dhe për shërbimin e tyre në Kosovë mbi dy dekada.

Ajo ka vlerësuar lart rolin e forcave paqeruajtëse kanadeze për ndërtimin e një shoqërie të sigurt në periudhën e pasluftës në Kosovë. Sipas saj, krahas ushtrive të kombeve të tjera, ushtarët kanadezë e bën të mundshme lirinë e Kosovës, ndaj populli do t`u jetë përjetë mirënjohës.

Në takim me ministren e mbrojtjes, Anita Anand, Presidentja Osmani ka theksuar nevojën për bashkëpunim më sferën e sigurisë, duke përmendur zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, e cila sipas saj po shndërrohet me hapa të sigurt në ushtri moderne, falë koordinimit me partnerët strategjik. Në këtë kontekst, ajo ka përmendur programin e mbrojtjes: MTCP- Programi i Bashkëpunimit në Stërvitje Ushtarake, duke potencuar mundësinë e bashkëpunimit dhe përfshirjes së Kosovës.

 Presidentja Osmani, marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë  i ka vlerësuar shumë të mira dhe të rëndësishme në planin ndërkombëtar e strategjik.

Ajo ka falënderuar Kanadanë për mbështetjen ndaj Kosovës dhe ka theksuar se vendi ynë ka ende nevojë për mbështetjen kanadeze, posaçërisht në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, por edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar tendencat negative të ndikimit rus në rajonin e Ballkanit, duke potencuar mundësitë për destabilizim edhe nga retorika nxitëse dhe veprimet e shtetit serb.

Horr unë, horr ti dama e PDK-së!

0
Refiqe R. Hamiti, Prishtinë
Fol si deputetja e PDK Blerta Deliu ,krejt ”kan me të dasht”.Ji vetëvetja,mos fol as mos shkruaj kurrë,nëse dëshiron të mbetesh e vetme.
S’mund të jesh vetvetja, nëse do të kesh punë me njerëz,si deputetët e PDK alias Abelarti që bërtet dhe alias Blerta e bardhë.
Prandaj, unë s’mundem mos jem vetvetja.
Po rri vetëm.
Po mundohem mos me u bë e mençur. Po lshoj pe, po e ungji kryet, po bëhem kishe s’po kuptoj, s’po ankohem, s’po pyes – s’po përgjigjem.
Po punoj, po lajë, po fshijë, po lyhna -ngjyhna, s’po prijë më, s’po ha ushqim të porositur , s’po zgjedh ma asnjë problem , s’po sillem ma si mashkull, s’po mbrrolem, s’po i çoj huntë, po rri si qurë sepse po dua m’i gjet diku dhe m’i pas punët mirë me ”trimat shqiptar”.
Është lezet i madh me qenë femër sot .
Telefonat e ”mençur”- në duar të budallicave.
Telefonata falas, programe komunikimi falas, sms falas…rrjete me u martue falas çka po don ma shumë?
Sa më e lirë dhe ”falas”, dashnija, aq më e madhe urrejtja dhe vetmia. Sa më e lirë jeta, aq më e madhe urrejtja e komunikimit mes grave.
Mos fol, mos shkruaj, mos u shpreh në televizor, nëse nuk dëshiron të të arkivohet patetika, padija, puthjet, nevoja dhe vetmia.
Bëhu më e mençur se dukja jote dhe telefoni yt.
Mos fol më në TV, dhe mos fol ma me veten tënde.
Gjithmonë jam kërditur apo neveritur nga deputetët e sojit kukull sepse kukullat t’i tregojnë kufijtë e lirisë njerëzore.
Përveç, ushtarve , e vetmja ushtria i ruan kufijtë e shtëpisë sonë. Ende s’janë bërë pre e hijenave të qorruara në Parlamentin e Kosovës me u sha, me nënë e me kotill.
E kam fjalën për të gjithë ushtartë: policin, mjekët,deputetët, priftat, hoxhollart, motrat e nderit , shamiat e grave myslimane,zjarrëfikësit,mësuesit ,profesor–ët dhe deputetët ,asnjë prej këtyre nuk e kanë vendin në shkollën parlamentare.
-Ushtari ta kujton terrorizmin,seperatizmin…
-Polici ta kujton shkopin e gomës, revolen dhe superioritetin:
-Hoxha ta kujton gjenazen që e mban në kokën e tij:
-Prifti ta kujton vdekjen e kryqëzuar :
-Motra e nderit simbolizon virgjinitetin e plakur:
-Gruaja e mbuluar ta kujton gruan e nënshtruar, dhe njërën nga katër gratë e myslimanit:
-Zjarrfikësit ta kujtojnë flakën e shuar kurrë në Kosovë:
-Mësuesi ta kujtin vuajtjen për atdhe dhe çetifikimin me sadak mujore:
Veç deputeti ta kujton pashallarin e përrallës shaljane ,fol e ha m… e mos i vë kanar gjuhes kurrë .
Sa më përket mua, kurrë nuk do ta kisha pranuar për mësuese një femër si unë, aq më pak një shqiptare si unë, që sillet si kauboje me prindë dhe humoriste -trejnere ushtrie ,e pastërt me nxënës.
Nëse deputetja Blerta Deliu nuk tregohet e hapur dhe demokratike me mënyrën e sjelljes dhe të kulturës së saj , pse u dashka ne të bëhemi më të mençur se ajo?
Jo veç gratë deputete të parlamentit tonë që janë simbol i tejshtuar dhe stërmadhuar i kufijve të lirisë së tyre , ka edhe shumë “mësuese si unë fanatike “, që i shfrytëzojnë orët e filozofisë për mos ta shfaqur versionin më ekstrem të unit dhe edukatës që mbajnë në setrat e tyre.
Në Kuvendin e Kosovës janë, të votuara, punësuara, nga ana e popullit disa femra që janë shqiptare dhe sillen si shefica,janë të trajnuara të mësojnë si të flasin grremqe , si t’i urrejnë filmat e vizatuar Popai , Tomi dhe Xheri dhe figurinat e lodrave ,aktrojn mjeshtërinë e frikës dhe mjeshtërinë e shtytj së mësuar përmendsh të qyqares -propogantistike .
Nëse shqiptarët si deputetja Blerta Deliu do ta hetojnë ekstremismin terrorist për rreth nesh pa egzistuar fare,(s’ka akte terroriste në Kosovë dhe për rreth nesh),po e rrezikojnë lirinë e Kosovës me ide të prapambetura dhe me mësimin e urrejtjes ndaj vetvetës dhe shqiptarve , ta dini se shqiptarët si deputetja dhe deputeti Abelart Tahiri më përpara heqin dorë nga lufta ndaj armikut serb sesa nga Liria e tyre .
Qysh edhe po ndodh.
Terrorizmi kinse shqiptar , e bët kaq të madhe dhe të neveritshme, sa të huajt që i keni aty nalt në holl të Kuvendit ,u bindën se nëse i lë shqiptarët të lirë (pa mbikëqyrje), ata e bëjnë Kosovën “terrorizëm kudo që u shkel këmba”.
Prandaj, sot sheh kaq pak gra shqiptare në Kuvend, të pa edukata dhe të pakulturuara saqë ato luftojnë mes veti ,me i thënë njëra tjetrës “haraqgjike ,terroriste,dedrejtuese drejtësie”,veq me u zhyt në filmin e krimit si serbia para dy dekada , sa si lëshohet karremi ,sa ngjyra, sa raca,sa kombi,sa shqiptaria .
Më erdh “mirë”, kur i pashë dy deputetet e Kosoves, ka shtyhen me njëra-tjetrën ,si pulat e bardha, të katundit tim Sfeçlës ,të turpëruara për hiq gjë, derisa gati ishin me sulmue njëra-tjetrën për flokët e tyre të verdha me salcë (këto janë tepër të djegsta).
Parlamenti i Kosovës sot është hapësira e shkollës së parë ku mësohet me bërtit e jo m’u operue qetësia , ku nxënësit shqiptar të dy gjinive aty , po fillojnë mësimin në klasën e tyre të parë ,si ”burra dhe gra të rrahur , e që s’po ia lejojnë vetës të fshehen nga sytë e popullit, për të mos u dukur aty ” iks’kas’kadera “,për me gjet mënyrën ta kthej burrërinë e tyre të tharë ,e të humbur”!
Kështu që, nuk mund të jetë aty deputete një grua e ”rrahur dhe e turpëruar sot” , e cila ua merr të drejtën njerëzve të studiojnë, derisa bota perendimore jep edhe diploma online.
Çdo njeri duhet të ketë të drejtë dhe t’i jepet shansi të flas lirshëm sepse ka lirinë e shprehjes , prandaj ajo e meriton jo vetëm salcën-flokëve, sherkun-fytyrës por edhe shkarkimin, pse i ka pikëlluar të gnithë “terroristat e Kosovës “!
Le të rehatohen tani deputetët dhe deputetet shqiptare tona të Parlamentit të Kosovës …ose më mirë le të p….t…
Sa për sot kanë dhënë spektakël të lartë sa edukata dhe kultutra e tyre i ngjan cirkut ku dominon thiu dhe laraska..
P.S.
Dielli sot ka nxe.
Jam duke e pi një ”pije viqi”, dhe një “pije kali”.
Pse mos me ma sha nanën , nana e deputetës?
…s’di a më lejon Albini pas 4 vjete me konkurue për deputete ,a me shkue në shkollën e haxhikes sepse në Prevall , “Te Syla” ,nata e bujtinës ishte shtrejt ,se di a ma paguan natën kush?
Sepse Arifja ka shkue në Amerikë,zemra jeme ,zemrën ma ka thye…
Të dyjat jemi të dëshpruara nga hilja!
Mjer edukata ,e mjer mësuesi që ju ka mësuat A,B,C !
Mjer Parlamenti i Kosovës !
Mos ma kthe fjalën ma,se flaka po të del ty dhe mua! Mirë që egziston mësuesi me ta shkrue kërkim-faljen.
“Albin Kurti mos harro herën tjetër me ma ofrue postin e deputetës sepse ky popull i donë flokëverdhat me salc këpurdhash”.
A more vesh!?