Kreu Blog Faqe 1487

Fotoreportazh nga Meledievet e 1197 ishujve parajsë në tokë në Oqeanin e Indisë

0

Shkruan Luan Asllan Dibrani

Foto Igballe Dibrani

 

Maldivet ishin në listën time për disa vite,por as që e imagjinoja se mund të shkoja atje në këtë kohë . Ishte një destinacion luksoz dhe muaj mjalti që, mendoja, do të ishte gjithmonë i paarritshëm edhe me rastin e situates së Covidit -19.Në mendjen time, vende të tilla ekzotike ishin të rezervuara për njerzit  e famshëm dhe turistët shumë të pasur edhe duke  e konsideruar si një ishull  në vete e jo aq sa posedon…

Të gjithë kanë dëgjuar për këtë vendpushim mahnitës, një pikë gjigantëve të pushimeve në plazh, dhe ndoshta kanë parë foto nga plazhet dhe hotelet më të mira. Maldivet janë 12 ore  fluturim nga Frankfurti – Gjermani.Ky shtet ishush  është i vendosur në Azinë Jugore në mes të Oqeanit Indian në ekuator.

Pamje e disa ishujve ne Maledive qe eshte shume veshite te gjenden edhe ne hartë!

Pushimet behen zakonisht në hotele dhe për të zgjedhur hotelin më të mirë, vlen të kuptohet se ku ndodhen Maldivet? Ku ndodhet kryeqyteti Male dhe aeroporti ndërkombëtar dhe ku duhet të shkoni për të pushuar. Shpresoj se tashmë ju kam bindur për rëndësinë e të kuptuarit të pozitës gjeografike të Maldiveve? Atëherë le të theksojmë  se gjeografia e Maldiveve është aq interesante sa që kur filloni ta eksploroni atë, menjëherë e kuptoni pse “humbja” e përhapur e Maldiveve nuk është e rastësishme. Ato janë aq të vogla saqë janë vërtet të padukshme në hartën gjeografike. Dhe shumë njerëz shpesh nuk e dinë se çfarë janë Maldivet. Disa prej tyre mendojnë seriozisht se ky nuk është një vend i tërë, por një ishull i vogël me plazhe dhe hotele të mrekullueshme.Por jo nuk eshte ashtu!?

Do e përshkruaj,sadopak këtë vend të  Malediveve, aq sa munda ta përjetoj dhe lexoj, e aq sa pata kontakte informative nga zyrtar dhe qytetarë të këtij vendi.Hulumtova ,por nuk pash asnjë fotoreportazh apo udhëpërshkrim në gjuhën shqipe nga kjo pjesë  e botës turistike!.

Aty këtu ka ndonje reklame,apo ndonje foto nga disa pseudokëngetare apo moderatore shqiptare qe në krah kanë ndonje dashnor apo biznismen me xhepa të majëm!!!

Vazhdojmë  ti kthehemi artikullit në përshkrim dhe informim.

Maledivet janë si destinacion i pushimeve nga  e gjithe bota,me bukuri të rralla ,por edhe me kosto shumë të lartë. Maledivet janë një parajsë në tokë. Një sërë ishujsh koralorë me ngjyrën bojëqielli të detit,temperaturat e larta përjetësisht dhe reshjet e pakta.Maledivet  janë bërë sinonim i kujtdo që kërkon pushime në plazh në çdo kohë të vitit. Është verë e përjetshme këtu. Maldivet janë bërë disi sinonim i të shkuarit në muajt e mjaltit i shtrir në Oqeani Indian.

Oqeani indian  fsheh shumë gurë të çmuar, por ai që ka rënë gjithmonë në sy janë Maldivet. Në Maledive  gjinden 1997  ishuj, nga të cilët rreth 200 janë të banuar. Shumica e ishujve në Maldive janë me origjinë vullkanike dhe janë formuar pikërisht nga fundosja e vullkaneve, të krijuara si pasojë e rritjes së aktivitetit vullkanik në këtë pjesë të botës. Ata janë vendi më i ulët në botë, me një lartësi mesatare prej 1.5 metra. Maldivet janë një nga shtetet sovrane më të shpërndara gjeografikisht në botë, si dhe shteti më i vogël aziatik  nga sipërfaqja tokësore. Ka reth 557,751 banorë, vendi i dytë më pak i populluar në Azi. Male është kryeqyteti dhe qyteti më i populluar, i quajtur tradicionalisht “Ishulli i Mbretit” ku dinastitë e lashta mbretërore sundonin vendndodhjen e tij qendrore.

Udhëpërshkrimi  i udhetimit, gjë qe do t’u hyej në punë shumë  lexuesve qe e kanë ndermend  t’ja mësyejnë këtyre bukurive turistike dhe hyrja në Maldive.

Turizmi dhe hyrja në Maldive është e mundur për turistët me një konfirmim rezervimi në një vendpushim për gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit  ketu, nga e cila  për neve   ishte suprizë dhe dhuratë  me pushime në Maledive  nga  djali i ynë  Meriton Dibrani .

Surprizat janë përjetimi i situatave, dhe ndjenjave të paparashikuara nga njeherë si të pa pritura dhe këto supriza dhe dhurata  të kësaj natyre janë  shumë të mira dhe emocionuese  të gëzuara dhe shumë me vlera. Edhe ne morrëm në këtë Nëntor të 2021, bashk me shoqen tim Igballen  një dhuratë të veqante nga Meritoni,me çka e pritëm me shumë gëzime,një pushim dy javorësh në  Maledive . Udhëpërshkrimi  i referohet  udhetimit tonë,  gjë qe do t’u hyej në punë shumë  lexuesve qe e kanë ndrmend t’ja mësyejnë këtyre bukurive turistike.

Destinacioni i yn i pushimeve është një ishull i vogël Medhufushi Island Resort .

Aeroporti Male (Aeroporti Ndërkombëtar Velana) është aeroporti kryesor ndërkombëtar në Maldive, nga e cila ne udhetuam nga Frankfurti  drejt  në Duha -Hamad  në shtetin  Katar, (Qatar)nga i cili për një kohë të shkurter vazhduam udhetimin për Aeroporti Male (Aeroporti Ndërkombëtar,i Malediveve.

Aeroporti  ndodhet në ishullin Hulule, disa kilometra larg kryeqytetit, Male. Terminalet për hidroavionët e vegjel për destinacione   e ishujve  janë në lindje të ishullit. Tragetet qarkullojnë midis Male dhe aeroportit çdo 10 minuta. Taksitë dhe qiratë private funksionojnë 24.h.

Procedura e imigrimit në aeroport është mjaft e thjeshtë. Ne turistët muarem  një vizë pas mbërritjes, e cila është e vlefshme për 30 ditë. Për një zgjatje duhet të kontaktohen zyrëtarët  e imigracionit në Male. Rregulloret ndalojnë importimin e materialeve pornografike, drogave, armëve të zjarrit dhe alkoolit.Po ashtu edhe  testi i covidit 19 ishte i doemosdoreshem. Destinacioni i yn i pushimeve është Medhufushi Island Resort ,ku Meritoni e kishte  përzgjedh për ne prindërit.

        

Pamje Medhufushi Island Resort me rastin e arritjes  nga Aeroporti  ne Male  me hidroavion të vogël .

Nuk kaloi shumë dhe arritëm të niseshim për në destinacionin tonë – Medhufushi Island Resort. Udhëtimi 45 minuta me avion detar, i pari për ne. ishte paksa turbullues, por pamja e atoleve të shumta të vogla koralesh nga ajri ishte magjepsëse.Medhufushi Island Resort është me të vërtetë një parajsë tropikale – një nga ata ishuj të vegjël të përsosur .U emocionuam  kur zbuluam dhe arritem , në një vend kaq të bukur dhe relaksues. Prenotimi qe kishte bërë Meritoni përmes agjensionit turistik  ,ishte një vilë mbi ujë, i vendosur  mbi shtylla që daljen  e ka përmes shkallëve direkt  në det.

Pamje Medhufushi Island Resort pran apatameneteve  të vendosura mbi ujë.

Medhufushi Island Resort është një vendpushim i rrethuar me plazhe me rërë të bardhë dhe një lagunë bruz në Memu Atoll.

Gjithashtu shtëpia e Qendrës së zhytjes Werner Lau, duke e bërë atë vendin e përsosur për vizitorët që kërkojnë të shijojnë bukurinë nënujore të Maldiveve. Ishulli Medhufushi, ka gjithsej 122 vila, 66 të dizajnuara për t’u përzier me atmosferën e ishullit, me tarasa  hyrje dhe me shtretërit e vet secili pran plazhit. Po ashtu  kompleksi  i  46 vilave jane të vendosura mbi ujërat e kores së lagunës në mesin  e tyre edhe vila  e jonë qe kostoja është shumë ma e lartë se ato që gjenden në siperfaqen e  tokës pak metra më tej . Punonjesi i cila na i dha  çelsin  e vilës, nxitoi të na informojë se na kishte dhënë vilën në krahun  e perëndimit të diellit, që ishin më të mira se vilat nga lindja  . Dita e parë që kaluam në ishull ishte relativisht e thatë, me ciklon që dukej se kishte marrë një ndërprerje. Ne e kaluam pjesën më të madhe të ditës duke eksploruar plazhin me rërë, duke u njohur me strukturën e resortit dhe duke shijuar bufenë e shkëlqyer.

Pamje nga  ambienti iIshullit Medhufushi ne Maledive 2021.

Suitat dhe vilat e ujit Lagoon janë të dizajnuara për çifte, vilat e tjera mund të strehojnë deri në 2 të rritur me një ose dy fëmijë. Të gjitha vilat kanë ajër të kondicionuar, tharëse flokësh, minibar, TV satelitor, telefon IDD, kasafortë në dhomë dhe pajisje për çaj/kafe. Do përpiqem t’i publikojmë ndonjë foto nga ky udhëpërshkrim. Maledivet e largeta kanë diferencë  4 orë të plota  me Evropën .

Duke dalë në ballkonin e vilës sonë me ujë, gjëja e parë që më goditi ishte flladi dhe shikimi i valëve të kaltër-gjelbërit në çdo drejtim prej kilometrash e miljesh gjë  që na shoqeroj po thuajse terë kohës me erëra jo të fuqishme, por edhe jo te deshirueshme për shumë turist.

Është e vërtetë ajo që thonë se plazhi është i mirë për shëndetin tuaj. Pamja e gjithë atij uji ishte në mënyrë të paimagjinueshme qetësuese dhe relaksuese, por mos harroni se bregdeti ynë  shqiptar është  një det me plotë mrekulli në krahasim me këta ishuj, por menaxhimi i standardeve dhe teknologjise aktuale i mungojne Shqiperisë.Këtu ka kulurë organizim dhe rregull.Këtu mbreteron qetesia  dhe relaksi në Shqipëri të mbyt muzika jo vetëm nga restoranti apo hoteli pran jush ,por e mbyt zhurma  e muzikes tërë plazhin, gjë qe shumë pushues iritohen. Turistet evropian të shteteve si Gjermania ,Britania ,Franca, Çekia,Polonia ,Zvicera ,Austria e shumë shtete tjera kanë njohiuri të gjatë me turizem dhe këto shtete nuk iu perputhen  standardet tona akoma.Infrastruktura  e rrugeve ,parkingjeve dhe  bulevardet  turistike akoma në Shqiperi nuk jane joshëse ta perfitojne turistin evropian ,por shpresat janë  qe kanë filluar ndryshime  pozitive.Jam optimist qe bregdeti i yne në një të ardhme do të jetë destinacion  i shumë evropianëve,me rastin  e zhvillimit me teknologji dhe infastrukture të fundit ,edhe  me hapjen e aeroporteve të reja.

Hyrja dhe rregullat për të udhëtuar në Maledive!

Hyrja dhe rregullat për të udhëtuar në Maldive është e mundur për turistët me një konfirmim rezervimi në një vendpushim për të gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit të tyre. Vizat lëshohen pa pagesë në momentin e hyrjes. Nuk ka një vaksinim të përgjithshëm të detyrueshëm për turistët. Vetëm turistët që planifikojnë të qëndrojnë në “ishujt lokal” (ishujt e banuar) duhet të vaksinohen dhe të paraqesin dëshminë përkatëse në hyrje. Pavarësisht se ku janë në Maledive, udhëtarët duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit PCR pas hyrjes. Tamponi mund të jetë marrë maksimumi 96 orë para nisjes. Fëmijët nën një vjeç përjashtohen nga testi. Përveç kësaj, është e detyrueshme të paraqisni një deklaratë elektronike hyrjeje, e cila duhet të plotësohet në faqen e internetit të autoriteteve kufitare Maldiviane përpara nisjes. Matjet e temperaturës merren në hyrjen.

Vizitimi i Maldiveve me një buxhet është ndryshe nga vizita në destinacione të tjera udhëtimi si Meksika shtetet e Ballkanit apo edhe të Azisë me një buxhet, ku mund të jeni në gjendje të arrini duke shpenzuar më pak se 50 deri në 100 dollarë në ditë. Ka disa mënyra për të kursyer, por në përgjithësi një udhëtim këtu është mjaft i kushtueshëm. Jo të gjithë ishujt në Maldive janë të banuar. Nga gati 1200 ishuj individualë, vetëm rreth 200 janë të banuar ose të dorëzuar në vendpushime. Maledivet janë të vendosura si në jug dhe në veri të kryeqytetit, Male. Disa prej tyre mund të arrihen me skaf ose traget, ndërsa të tjerët janë aq larg sa që turistët fluturojnë tek ata ose me aeroplan (taksi ajror) ose me fluturime të rregullta të brendshme.

Ishulli më i largët në jug ku jeton popullata lokale është Gan (Atoll Addu). Linjat ajrore maldiviane fluturojnë atje nga Male. Pranë ishullit Gan ka një vendpushim të mrekullueshëm në ekuator. Duke përmbledhur artikullin tim, shpresoj se tani ju e dini saktësisht se ku ndodhen Maldivet dhe cilat tipare të veçanta gjeografike janë karakteristike për këtë vend.

Maldivet janë një shpërndarje e atoleve piktoreske në ujërat e ngrohtë të Oqeanit Indian. Gjithçka këtu disponon me lumturinë: kilometra plazhe të izoluara, hotele të pasura dhe natyrë shumë të bukur. Maldivet, “banorët” e famshëm të ujërave ekuatoriale të Oqeanit Indian, me të drejtë konsiderohen si një nga destinacionet më të mira ekzotike. Ka 1,197 ishuj (ose më mirë, atole) dhe të gjithë janë sikur të ishin një përzgjedhje: me laguna blu, plazhe me rërë dhe bimësi unike. Ka gjithçka për relaksim: paqe dhe qetësi, natyrë e bukur, botë e pasur nënujore. Dhe gjithashtu diçka pa të cilën ndonjë avantazh i çdo vendpushimi zbehet menjëherë në sytë e turistëve modernë – hotele të mira dhe një nivel të lartë shërbimi.

Pamje Medhufushi Island Resort me shumë hotele  me restorante dhe  apartamante nënujore,po edhe me eksplorimin e shtazeve nënujore!

Çmimet, duhet të theme dhe nje here se , në Maldive janë gjithashtu mjaft “në nivelin”: pushuesit këtu mund të përballojnë kryesisht udhëtarë, tregtarët e nivelit të të ardhurave të të cilëve përcaktojnë si “mbi mesataren”. Duke vendosur një shumë të konsiderueshme për udhëtimin të pushuesve, ku do të jenë 100% të kënaqur me pushimet.

Klima

Klima e Maldiveve është e ngrohtë dhe e lagësht. Temperatura e ajrit gjatë ditës është rreth +30 ° C, natën +26 ° C, ujë +26 ° C. Për shkak të afërsisë së saj me ekuatorin, ndryshimet sezonale të lidhura me musonet janë pothuajse të padukshme. Gjatë musonit në jugperëndim (maj-tetor) bie shi më shpesh dhe moti është më me erë. Sezoni i musoneve në verilindje (nëntor-shkurt) konsiderohet të jetë më pak i lagësht.

Plazhet në Maldive

Në Maldive, të gjitha rrugët të çojnë në plazh: rërë e imët e bardhë, valë krejtësisht blu, palma të larta – kudo që të shikoni, fotografitë nga posterat reklamues marrin jetë kudo. Bregdeti është i gjerë, i gjerë pothuajse kudo, i pajisur me komoditete, rreptësisht  eshte e ndaluar të bëni banja dielli topless dhe të pini alkool në plazhet e Maledivit.

Në listën e plazheve më të famshëm të arkipelagut – Naladu dhe Banyan Three në Male Atoll, San dhe Nika në Ari Atoll. Breshkat kanë folenë në brigjet e Laviani, delfinët spërkaten në brigjet e Maafushit. Publiku i pasur pushon në ishujt Hadahaa (Gaafu Alif Atoll), Kunfunadu (Baa Atoll) dhe Veligandu (Ari Atoll). Ekziston një plazh i pajisur edhe në kryeqytet: natyrisht, nuk është aq spektakolar sa zonat e rekreacionit në vendpushimet luksoze, por është mjaft i përshtatshëm për surfing dhe banje dielli. Dhe përshtypjet më të gjalla do të jepen nga notimi i natës në plazhin “dritë”: mikroorganizmat nënujorë dhe algat lumineshente në bregdetin Vaadu (Mashkulli Jugor) vezullojnë në errësirë drita blu, duke krijuar efektin e një qielli me yje që zbret në tokë.

Gjeografia e Maldiveve

Shteti ishull i Maldiveve ndodhet në Oqeanin Indian rreth 700 km në jug-perëndim të Sri Lanka dhe 400 km nga India. Maldivet pushtojnë 26 atole. Sipërfaqja e përgjithshme e këtij vendi, duke përfshirë të gjithë ishujt është 298 km².

Nuk ka male në Maldive. Në përgjithësi, pika më e lartë në Maldive nuk i kalon 2.4 metra. Gjithashtu, nuk ka lumenj dhe liqene në Maldive.

Kryeqyteti

Kryeqyteti i Maldiveve është Male , i cili tani është qytet  i mbi 100 mijë banorëve . Male është ndërtuar në Mesjetë si selia e Sulltanit Maldivian.

Gjuha zyrtare e Maldiveve

Gjuha zyrtare në Maldive është Dhivehi, e cila i përket degës indo-iraniane të familjes së gjuhëve indo-evropiane e flasin anglishten shumica.

Transporti

Maldivet janë një rrjet ishujsh, të banuar dhe të pabanuar, të rrethuar plotësisht nga uji. Nuk ka lidhje të rregullta transporti në ishujt.

Transporti në Maldive është një varkë. E vetmja shpikje njerëzore që mund të lëvizë turistët dhe vendasit në një ishull specifik. Turistët gjatë mbërritjes në Maldive mund të marrin me qira anije për lëvizje të pavarur, por para se të merrni me qira një varkë, mos harroni të bini dakord për çmimin paraprakisht, në mënyrë që të mos futeni në një situatë konflikti. Ishujt janë të shpërndarë shumë afër njëri-tjetrit, kështu që udhëtimi mos të jetë rraskapitës për ju.

Pothuajse të gjithë turistët që vizitojnë ishujt arrijnë këtu me aeroplan. Aeroporti Ndërkombëtar në Male qe ndodhet në ishullin Hulule, në një distancë prej 1 km (10 min udhëtim në varkën kombëtare ) nga kryeqyteti i Maldiveve – Male.

Për shkak të veçorive të gjeografisë së arkipelagut, shumica e transportit kryhet nga aeroplanë, helikopterë dhe anije. Aeroplani është i mundur vetëm gjatë orëve të ditës sipas orarit (nga ora 07:00 deri në 16:00). Duhet të mbahet mend se hidroaviacioni nuk fluturon në të gjithë ishujt. Avioni Havilland, i shquar për ndërtimin e tij të guximshëm dhe manovrueshmërinë e lartë, i njohur gjithashtu si DHC-6, është i aftë të zbresë normalisht dhe të mbajë deri në 20 pasagjerë. Aeroplani ulet në ujë, dhe një varkë ju çon në skelë (bankinë).

Ekzistojnë 2 transportues ajrorë në vend – “Maldivian Air Taxi” dhe “Hummingbird Island Airways”. Çmimet janë mjaft të larta, është disi më e lirë të porositni një aeroplan përmes administratës së hotelit ose një agjencie udhëtimesh. Përveç kësaj, kompanitë ofrojnë fluturime për ndonjë gjë interesante dhe ekskursione njëditore me pikniqe në ishujt e pabanuar për 250 dollarë. (paraprakisht). Ju mund të merrni me vete deri në 20 kg bagazh plus 5 kg bagazh dore falas.

Nëse vendosni të keni një pushim të plotë dhe nuk jeni të detyruar në para, atëherë një helikopter mjaft i shtrenjtë është në shërbimin tuaj, por nga ana tjetër, ju jo vetëm që do të arrini shpejt në vendin e dëshiruar, por gjithashtu do të admironi Maldivet nga lart.

Ju mund të bëni një udhëtim në ishuj të largët, por është e pamundur të shohësh gjithçka menjëherë. Kërkohet një leje udhëtimi për atoll për të vizituar ishujt e vendosur jashtë zonës turistike; lejet lëshohen nga Ministria e Menaxhimit të Atollit vetëm për ata njerëz që janë të ftuar nga banorët e këtyre ishujve dhe atoleve.

Fotoreportazh nga Ishulli Medhufushi Nëntor 2021 Maledive

 

Dobësia dhe karakteri i Sami Lushtakut!

2
Afrim Caka, Gjakovë
Dobësia biologjike e “Ujkut Gri” – Sami Lushtakut!
“Më përpara bëjmë koalicion me listën e Radojçiqit se me shqiptarët e partisë tjetër..!”
Mbaje në mendë, serbët nuk bëhen vëllezër dhe gjaku nuk bëhet ujë!
“Apo maskë murtaje?” Qofshë i bekuar që hape portën e kësaj sëmundjeje.
Lushtaku e shpjegoi shpejt e shpejt se në botën e tij të simboleve, forma unike e maskës sqepgjatë ishte pothuajse sinonim me Vdekjen e zezë. Vdekja e zezë ishte një referim për nxirjen e faqes, por në fakt fjala e zezë ishte referim për frikën e thellë emocionale që shkaktoi te partia tjetër shqiptare përhapja e sëmundjes e listes serbe.
E prapëseprapë injoranti flokthinjur guxon të bëjë koalicion me përbindshat e Radojçiqit. Turma të pafundme njerëzish që zgrryhen në jashtëqitjet e tyre. Në emër të kujtë hidhet kjo dashuri antikombëtare? Apo rrezja e pashpresës e PDK-së ishte e pashpresë. Por vargu i ulërimave dhe i fatkeqësive të tij dukej sikur nuk do të ndërpitej kurrë.
Çfarë ka ndodhur saktësisht me Lushtakun? Pyes veten. Dhe kur?! Pa dyshim, kjo nuk ishte një rastësi. “Ti e përcepton racën njerëzore të parties tjetër si një kancer”. “Goditjet vazhdonin. Një paralajmërim i hapur”.
Unë dua t’i konfirmoj se këto ofendime të flliqura të një Don Kishoti, të një përceptimi negative për Drenicën e mbarë kombin. Unë nuk do të doja kurrë që kjo ulërim të ishte e vërtetë.
Kohë e largët apo kurthë zvarranikësh.
Falë Zotit që u shpikën politikanët banal e analfabet. Vëllezëritë e tij! Ndihen më të fort e të lumtur me të! Në fillim mendova, të ishte thjesht një dokumentar televiziv për një “teori konspiracioni” donkishoteske që ngacmon mendimin e çdo atdhetari. Kurrë kjo “ulërim” nuk ka qenë më e vërtetë se sa historia e patreguar e arratisjes së shefit të tij nga rrënojat e PDK-së në nëntor të 2020. Ishte thelbësore për çështjen e disa Aleatëve që Lushtaku i plasaritur së brendëshmi, duhej të ishte në mënyrë të “provueshme rastë psikiatrik”, që të mos lejonte një PDK-ë të re të delte nga hiri i së vjetrës. Pak dihet për mjekun e tij personal të Lushtakut.
Historia nuk mund të shkruhet nga “fitimtarët e klani pronto”.
Kӫtu mes jush, mes kesaj brohorie – Sami Lushtaku ulërinë në media!
Serbia duke lӫshuar rrufet vazhdonte t’i nxiste shqiptarӫt gjak prishur kundӫr shqiptarӫve. Pӫrpiluesit dhe paradigma e politikanëve dhe analistӫve shpӫtimtar, aq tepӫr e njohur te populli ynӫ nӫ ZI, ishte e pashmangӫshme pӫr shqiptarӫt nӫ ditӫt nӫ vijim.
Nuk e di a do tӫ ishte sjellӫ ndonjӫ popull tjetӫr nӫ botӫ, e aq mӫ pak nӫ Evropӫ, kӫshtu si jemi sjellur dhe si po sillen Lushtakët, Valonët, Krasniqët, Batonët, Limajtë, Tahirët e dreqi e i biri… Para syve tanӫ po bӫhet serbizimi i Dardanisӫ dhe drejӫsia e ne s’ndӫrmarrim asgjӫ. Rrimӫ duarkryq dhe sodisim, nga kjo gjendje kaq e mjerӫ, kaq fatale, kaq e pashpresӫ, kaq poshtӫruese dhe kaq tragjike nӫ tӫ cilӫn na lanӫ ish bandat politike.
Te ky politikan është e përfaqësuar gjithë dobësia e karakterit të tij. Ai është i vetmi model i veçantë i species njerzore në Drenicë. Ai është “ai” dhe ai janë “të gjithë” brenda partisë së tij; Lushtaku është politikani me veçantitë e tij dhe në kuptim ai është unikal; në të njejtën kohë ai është mbajtës i të gjithë veçorive karakteristike “negative” të species njerëzore. Personaliteti i tij individual përcaktohet nga veçoritë e ekzistencës së PDK-së, të cilat janë të përbashkëta për të gjithë politikanët brenda rrethitë të tij.
Sa më pak të ndërlikuara e të pandryshueshme të jenë instiktet e Lushtakut, aq më të zhvilluar është truri i tij, pra edhe aftësia për t’u mësuar me realitetin e ri politikë. Shfaqja e Lushtakut mund të përcaktohet si lindje e asaj pike në procesin e evolucionit, ku përshtatja instiktive është reduktuar në minimum. Mirpo Lushtaku është i lindur me cilësi të reja filozofike, që dallojnë nga politikanët tjerë – me njohjen e vetes si specie e veçuar, me aftësin për të mbajtur mend të kaluaren e tij politike si një specie i ardhur nga “Planeti Dymbëdhjetë”; dhe me imagjinatën:
“Më përpara bëjmë koalicion me listën serbe se me partin tjetër shqiptare!”.
Falë të cilës ai del shumë larg caqeve të ndjesive të veta antikombëtare. Këtë shpirtë internacionalisti e kemi parë edhe tek politikanët e sojit të tij duke i demaskuar armiqtë dhe kundërshtarët e partive tjera politike!!!
Ja çfarë mbanë Partia Demokratike e Hashim Thaçit dhe atij Memli Krasniqit. Duke supozuar se me gjithë vështirësitë e përmendura, Partia Demokratike e Hashimëve e Krasniqëve do të kishte sukses në trajnimin e një numri të caktuar rekrutësh duke i kthyer në ushtarë të efektshëm, rezultati detyrueshëm do të ishte tragjikë dhe i vlefshëm për armiqtë e kombit, në një Shtet ku tendenca e përgjithshme është konsiderimi i formacioneve të tilla turpëruese si të padëshirueshme e ndoshta të urryera, sepse ato bien në kontradiktë të plotë me qëllimet më të thella të liderëve politikë brenda PDK-së, që në faktë janë korruptuesit dhe zullumçarët e shtetit.
Laushtaku është më i pa zoti prej të gjithë politikanëve, por vetë ky analfabetizëm, por vetë kjo dobësi biologjike shërben si bazë e fuqisë së tij, si shkaku i parë i zhvillimit të cilësive të tij specifike politike e njerëzore. Deklara e tij e shndërroi PDK-në në një anomali, në një trill të pafytrësisë. Ai është pjesë e partisë së PDK-së, subjekt i dallavereve, intrigave e mashtrimeve, i pa aftë për t’i ndryshuar ato, e migjithatë ai është i aftë të dalë jashtë caqeve të pjesës tjetër natyrës që ka. Duke qenë i pandërgjegjshëm lidhur me veten e vet, ai nuk e kupton mirë pazotësinë e vet dhe ngushtësinë e aftësive të tij politike e fiolozofike.

Shoqata Çamëria dhe Fondacioni “Hasan Tahsini” për ndërhyrjen diplomatike të pashembullt të ambasadës së Greqisë në Tiranë

2

Deklatatë e Shoqatës Çamëria dhe Fondacionit Çamëria “Hasan Tahsini”:

“Akti i ambasadës greke në Tiranë është një ndërhyrje diplomatike e paprecedentë që shkel normat e komunikimit diplomatik dhe ndërhyrje arrogante në punët e brendëshme të Shqipërisë”

“Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është çështje drejtësie, dinjiteti dhe rekordesh historike”

Shqiptarët në gjithë historinë që kur ajo ka filluar të shkruhet nga babai i historisë Straboni, por edhe nga autorë helen si Tukiditi, nuk ka asgjë për të fshehur apo harruar.

Aq më pak shqiptarët e Çamërisë që jetonin dhe jetojnë akoma e kësaj dite në trojet e tyre kanë histori për të harruar.

Ekspozita me harta kryesisht të 2-3 shekujve më parë, nga historianë francezë, gjermanë, italianë janë pjesë e historisë së Europës.

Është njësoj sikur të nxjerrësh hartat e Romës, Ilirisë, Bizantit, osmanëve, etj.

Është i pa precedentë në marrëdhëniet ndërkombëtare të dy vendeve sovrane, sjellja dhe reagimi i përsësitur i ambasadës greke në Tiranë, drejtuar Presidentit të Republikës.

Akti i ambasadës greke në Tiranë është një ndërhyrje diplomatike e paprecedentë që shkel normat e komunikimit diplomatik dhe ndërhyrje arrogante në punët e brendëshme të Shqipërisë.

Është rasti për ti kujtuar ambasadës greke, që pse Greqia akoma nuk ka marrë ësnjë akt për heqjen e Ligjit të luftës me Shqipërinë, që nga viti 1940, një akt  ky i paprecedentë për dy vende fqinje, dy vende partnere të Natos dhe një vendi të BE-së.

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë, aneksimi i Çamërisë që në mars të vitit 1913, si akt i një nga padrejtësive më të mëdha historike të Shqiptarëve, që kulmoi me pastrim etnik dhe genocide, ku u shfaros 20 % e popullsisë dhe 80% e saj u dëbua me dhunë, që nuk mund të harrohen e aq më keq, krimet të parashkruhen.

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë nuk është çështje e ndryshimit të kufijve, por ajo kontraston e është e gjallë me shkeljen sistematike të të drejtave të njeriut, te rikthimit të pronave, të varrezave njerëzore për mijëra viktima, etj.

Çështja e shqiptarëve të Çamërisë është çështje drejtësie, dinjiteti, rekordesh historike që buron nga Ligji nr 7839, datë 29.04.1991, të Parlamentit të Shqipërisë, që njeh 27 Qershorin e vitit 1944 si: “Dita e Genocidit ndaj Shqiptarëve të Çamërisë nga Shovinistët Grekë”, si edhe Rezoluta e Parlamentit të Shqipërisë, datë 8.04.2004, që obligon shtetin shqiptar në adresimin e zgjidhjes së saj.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës mori pjesë në takimet rajonale për luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare

0

Prishtinë 19 nëntor 2021

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti i shoqëruar nga stafi menaxhues qëndroi në vizitë zyrtare nw Hungari dhe Austri, ku mori pjesë në takimet rajonale për luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare.

Në kuadër të kësaj vizite të realizuar në Budapest të Hungarisë dhe në Vjenë të Austrisë në kuadër të BKA-së, drejtori z. Mehmeti ka realizuar edhe disa takime të rëndësishme që kanë për qëllim krijimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave më të mira në interes të organizatave policore.

Në Budapest të Hungarisë janë realizuar takime me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me zëvendës shefin e byrosë kombëtare të policisë kriminale të Hungarisë dhe kreun e qendrës ndërkombëtare të bashkëpunimit kriminal të policisë kombëtare të Hungarisë.

Ndërsa në Vjenë të Austrisë janë realizuar po ashtu takime mjaft të rëndësishme si, takimi me shefin e platformës së përbashkët koordinuese, seksioni i MPB-së, takimi me zv.drejtoreshën e departamentit III të shërbimit të inteligjencës kriminale, shefin e interpolit, shefin e krimit të organizuar, si dhe shefat e krimeve të lidhura me hetimin e drogës dhe trafikimit me qenie njerëzore.

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës përmes vizitave dhe takimeve me karakter ndërkombëtar synon të rrisë bashkëpunimin, integrimin dhe avancimin drejt shkëmbimit të informacioneve dhe përvojave më të mira ndërkombëtare në interes të organizatave policore, të cilat shërbejnë edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare.

Policia e Kosovës falënderon misionin e OSBE-së për përkrahjen dhe mbështetjen në realizimin e kësaj vizite mjaft të rëndësishme për PK-në.

Pakoja e projektligjeve të sistemit Prokurorial diskutohet me përfaqësues të Komisionit të Venecias

0

Prishtinë, 19 nëntor 2021 – Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me Zëvendësministrin, Blerim Sallahu dhe Zëvendësministren, Nita Shala si dhe përfaqësues tjerë nga Ministria e Drejtësisë, kanë marrë pjesë në takimin me përfaqësues të Komisionit të Venecias, me ç’ rast është diskutuar pakoja e projektligjeve të sistemit prokurorial me theks të veçantë Projektligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Në fjalën e saj hyrëse ministrja Haxhiu në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës i falënderoi ekspertët për vizitën në Kosovë dhe për vullnetin që kanë treguar për të ndihmuar në një çështje tejet të rëndësishme për Qeverinë por edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe theksoi: “Tashmë ka 8 muaj që ne kemi marrë mandatin dhe dy nga zotimet tona para qytetarëve kanë qenë sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik. Pas formimit të Qeverisë, zotimet tona janë bërë pjesë e programit qeverisës dhe në këtë drejtim që nga momenti që kam marrë detyrën i tërë potenciali ynë është përqendruar në zbatimin e programit qeverisës dhe për këtë jemi duke punuar me tërë kapacitetet, edhe si kabinet pra stafi politik por edhe stafi civil e profesional i Ministrisë se Drejtësisë”

Synimi i yni janë reformat e thelle në drejtësi me qellim që Kosova të jetë shtet i së drejtës dhe që të kthehet besimit i qytetarëve ne institucionet e drejtësisë, tha Ministrja Haxhiu.

Tutje ministrja Haxhiu potencoi: “Para 4 viteve në Kosovë ka nisur një analizë të detajuar për identifikimit të problemeve të sistemit të drejtësisë e cila analizë në mandatin tonë qeverisës është kurorëzuar me strategjinë për sundimin e ligjit në të cilën kanë marrë pjesë, përveç Ministrisë së Drejtësisë edhe institucionet tjera të drejtësisë, shoqëria civile, partnerët tanë ndërkombëtarë dhe ekspertë të shumtë. Pra reformimi i KPK-së vjen si domosdoshmëri e identifikuar në Strategjinë ndër-sektoriale për sundimin e ligjit, me synim rritjen e efikasitetit, transparencës, llogaridhënies në sistem prokurorial dhe në veçanti në KPK, si organ mbikëqyrës e llogaridhënës dhe me synimin për të evituar menaxhimin korporatist në KPK dhe arritjen e balancës në KPK me përfaqësim të barabartë të anëtarëve prokurorë dhe jo prokurorë”.

Përfaqësuesit e Komisionit të Venecias Antonio Gaspar, James Hamilton dhe Grigory Dikov falënderuan ministren Haxhiu dhe Ministrinë e Drejtësisë për bashkëpunim, si dhe adresuan pyetje rreth synimeve të cilat do të arrihen me anë të kësaj pakoje reformuese, ku stafi i Ministrisë së Drejtësisë ju përgjigj të gjitha çështjeve të ngritura.

Pas këtij sesioni diskutimesh me përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe të akterëve të tjerë Komisioni do të dërgoj raportin me rekomandime, përmes të cilit do t’u përgjigjet pyetjeve të adresuara nga ana e Ministrisë së Drejtësisë.

Kultura e Vinçës dhe historia e shkruar shiptare

0

shkruan Fahri Xharra, Gjakovë

Kultura e Vinçës nuk është zorrë qorre e historisë sonë por ndoshta janë mushkëritë apo zemra e kësaj historije të ngratë të vjedhur e të stërvjedhur, të përvehtësuar e të shkruar sipas nevojave të ardhacakëve që u bënë ” patron” në tokën e huaj falë rrethanave historike. Ishim pra ne këtu edhe atë here por edhe më herët. Të tjerët erdhën pas nesh., Po ne ku jemi ?
E vërteta ishte se në vitin 1854 (pas disa zbulimeve në Shqipëri ) , historiani dhe filologut gjerman Georg von Hahn megjithë të dhënat e pakta, arriti përfundime të shkëlqyera, madje sendërtoi një alfabet, të cilin e emërtoi “shqiptar” dhe e identifikoi me pellazgjishten.

Pra Kultura e Vinçës në anët tona qenka zbuluar më herët se në Vinça afër Beogradit sepse sipas burimeve serbe : Kultura e Vinçes është quajtur sipas lokalitetit Vinça – Belo Bërdo , e cila gjendet në anën e djathtë të Danubit , 11km nga Beogradi në vitin 1908 nga profesori i universitetit të Beogradit dr. Milivoje Vasiç-i (Винчанска култура је названа по локалитету Винча – Бело брдо, које се налази на десној обали Дунава, у селу Винча, 11 km низводно од Београда, на коме је ископавање започео 1908. професор Београдског универзитета др Милоје Васић, на простору од око 400 m². Ca мањим прекидима, радови су трајали све до Првог светског рата. 1924. године, обављено је ископавање али накратко, због недостатка материјалних средстава.[2] Откривени су остаци осам неолитских насеља, од којих најстарије насеље припада периоду средњег неолита и старчевачкој култури. ) Përkunder asaj që Kultura pellazgjike e vjetër deri në 9000 vjet e mbulon një territor shumë të madh; por emrin me të cilin e njef bota këtë epokë historike e mori nga gërmimi “ i parë” në VINÇA !
E keqja në këtë mohim të vetvetes është që dikush tjetër po i rritë vjetërsinë vetes , dhe po e “merr” përsipër djepin e djepin e civilizimi
Ja një titull i një botimi serb : “Осам миленијума српског порекла- Најстарије српско порекло” ( Tetë mileniume të prejardhjes serbe- Origjina serbe më e vjetra)
A e kemi ndër shqiptar ndonjë libër të shkruar për kulturen e Vinçes? Eshtëturp për ata të “shkolluarit” me garda të ndryshme që i mbajnë institucionet peng të cilët ndoshta e njohin këtë temë e nuk shkruajnë, e edhe turp më i madh për ata që i përmenda ,të cilët as që kanë ndonjë njohuri për Vinçën shtat mijë vjeçare që së paku nuk e vizitojnë një eksspozitë e ë cilat janë të pa numërta nëpër Europë dhe në Serbi që nuk i vizitojnë
Në Beograd vazhdimisht organizohen ekspozita me temë “Vinça –parahistoria Serbe”
Në Beograd momentalisht janë të hapura , deri në fund të Dhjetorit 2021 tri ekspozita për Kulturën e Vinçes.


Do i citoj disa shkrime të shtypit serb dhe krenarisë së tyre të vjedhur : “ organizatorët e ekspozitave mundohen të ngrisin vetdijen popullore për historinë e lashtë të Serbisë dhe serbëve në lokalitetin e vetëm në Serbi. Me këtë projet të Muzeut të Beogradit dhe Bankës Pro Credit duam ti tregojmë botës për një Kulturë që e vetmja në Europë”
Tjetra: “ Vinça është futur në hartë arkeologjike të Europes më shumë se 100 vjet duke i falenderuar Miloje Vasiqit i cili ka qenë arkeologu i shkolluar i parë serb . Vinça sipas vlerësimit të arkeologëve botëror është një lokalitet i rëndësishëm parhistorik në tokën tonë. (në Serbi.fxh )- shkruan miroslav Laziç nga Fakulteti filozofik i Beogradit
Tjetra : “Vinča-praistorijska metropola”- Vinça –metropolë parahistorike” – e organizuar nga Akademia Serbe >. – tema e saj themelore është të tregohet që kohën e Neolitikut në Vinçë, njeriu filloi të prodhojë ushqimin dhe i pavarësua nga ushqimi i gatshëm i natyres. Organizatorët nga Fakulteti Arkeologjik i Beogradit shkruajnë se gjatë këtyre 20 vjetëve kemi arritur që nëVin♪s të lidhemi me 20 istitute nga mbarë bota.”
Edhe diçka me rëndësi që nuk na njefa skuah për asgjë : Sivjet Neolitiku e përfshinë dokumentacionin nga tereni nga lokalitetet arkeologjike në Rumani, Serbi dhe Greqi. Bashkpunëtorët janë: Daniel Loagar (RO), Andrei Cornea (RO), Alek Manea (RO), Jelena Petrović (SRB), Ion Alekandru (RO), Niko (GR), Dana Catona ( RO) Ana-Maria Panaitescu (RO), Dana Simion (RO), Cezar Lazarescu (RO), Semantik (RO), Darko Trajanović (SRB), Milorad Stajčić (SRB), Alekandru Daniel Florea (RO), Vlad Basarab (RO) ), Iannis Didaskalou (GR), Alma Giovai (RO), Gabriela Monica Tirziu (RO), Dejan Mrđa (SRB), Georgia Orfanidou (GR), Jelena Popović (SRB), Alekandru Raduta (RO), Valentina Savić (SRB) , Valentin Soare (RO) i Radomirka Siljanoski (SRB).


Pse nuk është Shqipëria në kë grup kur edhe ne jemi në hartën e Neolitikut ?
Hartë gjermane e kohës së Kulturësë së Vinçës : Edhe ne jemi aty

Shembull që edhe ne i takojmë Kulturës së Vinçës është Hyjnesha në fron.Hyjnesha në fron është një statujë e vogël, figurinë terrakote e gjetur në vendin e mullirit e njohur si Tjerrtorja pranë Prishtinës, Kosovë, në vitin 1956.
Figura e gjelbër e terrakotës është një mostër e ruajtur mirë e kulturës së vogël neolitike (18.5 cm e lartë), e katër mijëvjeçarëve para Krishtit në kulturën e Turdës në Kosovë e njohur edhe si kultura e Vinçës ose kultura Turda-Vinça)
Figurina në fjalë përfaqëson një hyjni femër, duke reflektuar kultin e idhullit të madh të nënës e që ruhet në Muzeun e Prishtinës. Muzeu i Kosovës ka përshtatur imazhin e “Perëndeshës në Fron” si logon e institucionit të veçantë.

Në British Museum janë mbi 380 figurina nga Vinça

Më 19.11.2021

Disa fjalë për Mal Uken si përgjigje ndaj pyetjeve të tij rreth ngjarjes së hidhur të 23 nëntorit të vitit 2000

6

Gjergj – Bajram Kabashi

Një përgjigje e shkurtër, por e domosdoshme për mikun tim virtual Mal Uka rreth shkrimit tim të pardjeshëm (më 17 nëntor 2021) , me titullin:  Edhe një herë për provokimin ndaj meje në emrin e Bujar Bukoshit, që filloj me 17 e përfundoj me 23 nëntor 2000! – DRINI.us

I nderuari Mal,

Këtë sqarim të vogël nuk po e jep vetëm për ty, por edhe për shumë të tjerë që mund të mbetën të hutuar dhe në “mjegull” për shkak të mungesës së të dhënave të drejpërdrejta, me emra e fakte të atyre për të cilët po shkruaj vazhdimisht.

Ashtu sikurse që e kam thënë dhe përsëritur sa e sa herë, provokimi ndaj meje përmes e-mailit të sajuar bujarbukoshi@ymail.com është bërë me shtytjen e kriminelëve të bashkuar të shërbimeve sekrete partiake, qoftë të LDK-së a PDK-së së pasluftës, apo më mirë të thuhet të kriminelëve të këtyre shërbimeve dhe mbështetësve të tyre politik. Në provokim e kanë angazhuar “yndyrën” e të së ashtuquajturës “elitë” intelektuale e publicistike të LDK-së, ku kanë marrë pjesë edhe ndonjë shok imi “i ngusht”.

Natyrisht se kanë qenë të mashtruar, gjë që mua kjo tashmë nuk më intereson.

I mashtruar ka qenë edhe miku e kolegu im Xhemajl Mustafa, që për ironinë e fatit jam vetëm une që vazhdoj ta mbroj qe 21 vite. Askush tjetër nuk e ka mbrojtur dhe as që e ka mbështetur kështu sikurse që jam duke e mbrojtur une.

Natyrisht se jam duke e thënë të vërtetën e njëmendt për ngjarjen e hidhur, që kriminelët e bashkuar duan ta mbajnë të fshehur e në harresë.

Kuptohet që po e mbroj të vërtetën edhe për vetën time, që për sherret dhe intrigat absurde të të tjerëve, pësova e vuajta pa nevojë deri sot e kësaj dite.

Më kupto: Për ti orientuar ndaj meje ata që janë quajtur (apo e kanë quajtur vetvetën) elitë kulturore e publicistike e LDK-së, është dashur që mua si të mërguar tashmë në Norvegji nga muaj maj 1999, të më nxinin sa më shumë që të ishte e mundur dhe të më paraqisnin tepër të rrezikshëm.

Sepse, “mos të isha i rrezikshëm” nuk kisha “me ikë” këtu ku jam ende, apo jo!?

Për “misteriozitetin” e “ikjes” sime më pati folur edhe një mik imi shumë i çmuar i asaj kohe, tashmë i ndjeri Prof. Dr. Fazli Syla, kah fundi i dhjetorit 2004 , kur isha për herë të parë në vizitë në Kosovë që nga viti 1999 , kur isha detyruar të largohesha si shumë shqiptarë të tjerë të ndjekur nga pushtimi ushtarak dhe lufta e Serbisë ndaj nesh.

Në këtë mënyrë, pra, dikush që mund të mirret me mend se kush mund të jetë, mi ka lëshuar (ndërsyer) në shpinë këta të shkretë për mend nga LDK-ja, së bashku me disa argatë të tyre (atyre që kanë marrë pjesë në provokimin ndaj meje, u mbetët ta zbulojnë se kush janë ata që i kanë mashtruar e turrë kundër meje, e jo mua!), kështu që këta si qenë të çartur më shkruanin, ngacmonin, provokonin, fyenin dhe lehnin ndaj meje pa u ndalur pothuaj fare, që nga 17 nëntori 2000 kur “rashë gropën” që ma kishin përgatitur, e deri më 23 nëntor të vitit 2000, që në të vërtetë ishte rënia e vet atyre në kurthen e shërbimit sekret tjetër, gjë që mua s’ka pse të më interesoj aq shumë gabimi i rëndë që e kanë bërë ata, pasi atëhere e më pas i kanë thënë vetës se janë mjaft të ditur, ndoshta më të diturit e më të mençurit e Kosovës sonë të vogël, sipas mendjeshkretës së tyre.

Nga të mashtruarit ka qenë edhe vet miku e kolegu im Xhemajl Mustafa, me të cilin une gjithmonë kam pasur marrëdhënie të mira njerëzore e bashkëpunim të afërt profesional. I ndjeri kolegu im nuk ka pasur faj për këtë rënie në grackën e parapërgatitur, se ka qenë vet qëllimi i kundërshtarëve të tij për ta mashtruar, devijuar e armiqësuar gabimisht me mua. Prandaj, Xhemajli duke qenë i rrethuar nga njerëz shërbimesh armiqësore në pjesën më të madhe të jetës dhe angazhimit të tij politik si këshilltar i Ibrahim Rugovës, dikush prej tyre sigurisht që e ka urryer dhe e kanë mashtruar përmes metodave të njohura të shërbimeve armiqësore.

Siç mashtrohen historikisht njerëz shumë më të mëdhenj se ai apo une, qofshin ata edhe udhëheqës shtetesh!

Pra, i nderuari Mal Uka, qëllimi i kriminelëve të bashkuar ka qenë Xhemajl Mustafa, sikurse dhe une … Të tjerët vetëm kanë dashur ti poshtëronin e t’ua bënin t’ë ditur se çka mund t’i gjej. Me atë provokim të pandërprerë njëjavor mua donin të ma bënin të ditur se kanë marrë vesh diçka, gjë që une nuk jam brengosur e shqetësuar asnjëherë, as atëhere e as Sot.

Le të urdhërojnë kur të duan, edhe Sot nëse duan, që të më tregojnë se çka kishin marrë vesh?

Kushdo që do ballafaqim njerëzor me mua, kam me e ngopur me të tjera gjëra të hidhura. Në të vërtetë, Mal, une qysh para 21 vitesh, pra me 23 nëntor 2000 kur e kuptova se të mallkumit e kanë vrarë Xhemajl Mustafën, u thash: E keni vrarë Ju, enveristët dhe rankoviqistët e Kosovës!

Në të vërtetë, puna e mashtrimeve të kësaj natyre është e ndërlikuar për të dhënë përgjigje të prerë, ashtu sikurse do dhe pret masa e madhe e njerëzve, pasi nuk mund të thuhen të gjitha gjërat, siç do e ka dëshirë ti mësoj ai e tjetri.

Për provokimin e din më së miri i provokuari, dmth une, dhe provokatorët e mashtruar e të bindur sikur gjoja janë duke kryer punë për shërbimin e vet “sekret” partiak, atë të LDK-së, por realisht kanë qenë duke kryer punë për shërbimin tjetër!

Ti më pyet: Kush ua ndali zërin?

Mal, sigurisht une nuk kam pasur mundësi që t’ua ndalja “zërin” e kobshëm, pasi vetëm keqbërësit nga ai lëmsh i bashkuar krimit, kanë mundur t’ia ndalnin zërin njëri tjetrit.

Për Bujar Bukoshin. Po, Mal Uka. Bujarin e kam takuar në vitin 2008, në një kafene përball Radio Kosovës në Prishtinë dhe të them të drejtën atij nuk i bëri përshtypje rrëfimi im apo shtirej që nuk e kuptonte atë që ia rrëfeja. Nganjëhere qeshte! Kështu që e lash anash komunikimin e mëtejshëm me të rreth kësaj çështjeje.

Dua të them se kjo që ka ndodhur është një krim tepër i rëndë dhe për të duhet të njihet mbarë Kosova e Shqiptaria, që t’ia bëjmë të ditur atij populli se çfarë krijesash të shëmtuara njerëzore na imponohen si elita kulturore, publicistike, diplomatike, psudopolicore. Vet heshtja e tyre njëzetenjëvjeçare flet e tregon më së miri se kush janë dhe çka janë në gjendje të bëjnë ata.

Ata shkelin mbi kufoma e ecin më tej!

Personalisht jam në kryengritje të përhershme ndaj këtij krimi, kryengritje që do të përfundoj vetëm kur nuk do të kem më frymë në trupin tim. Nuk jam une aspak kokëfortë, por ka me u marrë vesh e kuptue se nuk ka askush të drejtë me më ndjekur e poshtërue gjithë jetën, me më maltretue, keqtrajtue, torturue e traumatizua, që nga fëmijënia e deri në këtë moshë.

Ndaj këtij eksperimenti mizor UDB-ash do të luftoj gjithë jetën …! 

Nuk ka të drejtë askush të më poshtëroj e të më kthej gjithmonë në fillim, që të ma bëjë jetën vazhdimisht të rënde e të mundimshme, duke më detyruar që ta shtyj “gurin përpjetë”, si një Sizif i kohës sonë! 

Kushdo që ka vendosur të më poshtëroj për punët dhe angazhimet e mija tepër cilësore në tashmë ish-gazetën Rilindja, pa qenë i vetëdijshëm se çka është duke bërë ndaj meje dhe fare nuk ka shfaqur asnjë lloj pendese përgjat gjithë kësaj kohe, mos të llogaris kurrë se do ta lë që të bëjë gjum të qetë, jo që une do ta fyej, rrahu apo vras, siç kanë bërë ata ndaj meje e tjetrit, por do t’ua bëjë edhe më zi , duke i vrarë me të vërtetën e hidhur që në asnjë mënyrë s’duan ta pranojnë apo kujtojnë.

Vrasësit dhe ata që heshtin për vrasjet që i dijnë, nuk kanë të drejtë ti mundojnë të tjerët pafundësisht!

Se zullumi, një ditë, këputet prej së trashit!

Pra, i nderumi Mal Uka, une vazhdoj të jem në luftë profesionale me atë e krime të tjera , dhe ajo luftë, siç thash, nuk do të ketë mbarim.

Megjithëse une i kam zbuluar pothuaj shumicën, madje i zbulova brenda asaj jave kur më provokonin aq dinakërisht e pashpirtësisht, pra kur ngashnjimeve të tyre iu përgjigja me pseudongashnjimin tim.

Por, une kurrë e në asnjë rrethanë nuk kam me e përmendur ndonjë emër, pasi kjo i takon Policisë së Kosovës dhe asaj ndërkombëtare që kur të duan mund të flasin me mua, kuptohet pasi ti kenë zbuluar e biseduar me ata që më kanë provokuar.

Mund edhe të na ballafaqojnë, gjë për të cilën une do të isha tejet i lumtur.

Xhemajl Mustafën e kanë vrarë mercenarët e paguar me para të këtij populli të shkretë, por udhërdhënësit gjinden tek ata që më provokonin mua, apo më mirë të thuhet tek ata që i mashtruan provokatorët e mij që kryenin e zbatonin urdhëra të tyre për me lehur si të  tërbuar ndaj meje.

Si partia e “paqësorëve” ashtu sikurse “jopaqësorët”, janë përgjegjës për vrasjen e Xhemajl Mustafës.

Të tjerat janë pallavra dhe tentim i hapur që të mos zbulohet e bëhet publike e vërteta e plotë rreth një krimi të madh.

Prandaj, askend nuk duhet lejuar pafundësisht që ta mbajë kokën nën rërë si struc, por duhet me e kapur për qafe e me ia tregue publikut të gjerë fytyrën e tij apo të tjetrit.

Mund të them me bindje të plotë se amerikani i kulturuem, italiani, gjermani, danezi, hungarezi, francezi, kanadezi apo australiani, me e përjetue atë poshtërim e mohim siç e kam përjtuar e jetuar une, dikujt nga ata që mi mohojnë e nuk mi njohin fare të drejtat në vendin tim të punës, e kur shteti nuk është, nuk di apo nuk është në anën e viktimës, ia kërkojnë lulen e ballit.

Une spo ia kërkoj askujt lulen e ballit, se nuk flliqem e zhytem në mjerimin e atyre ndotësirave, por për të drejtat e mija do të luftoj e do ta lus pandërpre shtetin që të më mbrojë e të jetë krah meje, në raport me kriminelët e bashkuar.

Besoj e shpresoj se me këtë sqarim të shkurtër që ta dhash ty e të tjerëve, dosido i dhash përgjigje kurreshtjes tënde për të ditur pak më shumë për natyrën e këtij krimi dhe sjelljeje mizore të shumëkujt nga ata që provokuan kotsëkoti, pa e ditur se synimeve e qëllimeve të kujt i shërbenin.

Me të mira: Gjergj – B. Kabashi

Mal Uka I nderuar Bajram Kete leter te perseritur prej teje e kam lexuar
vazhdimisht dhe Me te thane te drejten une nuk po e kuptoj
mire se pse Po shprehem Keshtu Athue po mendon ti
se krejt lexuesit i dijne e i kan perjetue ato synime te poshtrakve
siq i keperjetue ti Pra une po ngeli ne mjegull qe pseThua se ketyre
kriminelve te bashkuar iu nal zeri me me 23 nentor ne oret e mbremjes !
Kush ua nali zerin ? eshte pytja e ime Tjetra kur ne leter eshte permend
Emni i Bukoshit dhe me siguri ai ka ndegju ose lexue per kete leter
A esht angazhua ai ateher me i gjete kriminelat ? Ti ke plot te drejt
per kerkese qe ia ban drejtesise e policise se shtetit qe krejt leht
munden me i gjete faqezite dhe me ua gjete krejt veprat e poshtra qe i kan kry
Pra shteti ka obligim per veprim !
pershendetje.

Vesel Lekaj, mësuesi shëmbullor i nxënësve shqiptarë në Zarë

1

Skënder MULLIQI

Edhe pse jashtë atdheut atdhetarëve nuk u hiqet malli dhe kujtimi për dheun ku ka lind , nuk hiqet kujtimi për prindërit, miqet, shokët, kujtimi për dheun , kujtimi i atyre maleve dhe fushave , kujtimi për vendlindjen , kujtimi për kombin dhe shtetin.Edhe pse ka disa vite qe u largua nga Kosova ,nga Deqani dhe vendlindja e tij Lumbardhi, profesori, Vesel Lekaj kurrë se la malli për Kosovën.Njeriu vlerën e shtetit dhe të kombit e kupton më së miri në dhe të huaj. Lekaj qysh në rini ishte ngjizur më ide patriotike .Ai për ti shprehur idet e tija prej veprimtari te dalluar , u inkuadrua ne radhët e LDK-së, të Dr.Ibrahim Rugovës .

Ishte per disa vite anëtar i kryesisë të LDK-së në Deqan. Kuntributi i tij në shtet ndërtim dhe mirëqenje pa dyshim së ishte për qdo lavdatë.Veseli ishte për të gjithë shokë dhe koleg i mire , fjalë ëmbël dhe i dashur . Unë kam pasur rastin pas luftes në një tubim të LDK-së në Deqan , të ndëgjojë Veselin , ku mbajti një fjalim të mrekullueshëm në denoncim të krimit të organizuar dhe vrasjeve politike të ndodhura pas luftës,Veseli i mbarojë shkollimet e mesme në Deqan , kurse shkollimim superior në Prishtinë si student i dalluar .Ai e ushtron mirë edhe profesionin e piktorit duke ekspozuar shpesh në atele të Prishtinës. U largua në Zarë të Kroacisë dhe atje është duke bërë punë të mëdha për shtetin e Kosovës.Është nismëtar paraleleve të para për nxënësit shqiptarë , që ata mos të harrojnë gjuhën dhe traditën e të parëve të tyre .

Vesel Lekaj u tregua ambasadori më i mirë për Kosovësn edhe pse jo zyrtarisht. Me vullnetin dhe gjendshmërin e tij , ai gjeti përkrahje të madhe në Zarë dhe në shumë vende të Kroacisë për shpëndarë të nxënësit shqiptarë rreze diturie. Por thuaj së ky mësues i shqipes në Dalmaci po dallohet si dikur ata në Arbnesh, si Fishta, Ndre Mjeda, Gjeqovi…

Shqiptaro-amerikani republikan Aleksander Mici, shpall garë kundër senatorit demokrat Chuck Schumer

0
Frank ShkreliNga Frank Shkreli

Mundësitë për fitore, madje edhe për republikanë të njohur në Nju Jorkun me shumicë demokrate janë shumë të vogla.

Por shanset për një emër të ri të një kandidati republikan janë  edhe me të vogla.

Por Z. Mici duhet të duartrokitet për guximin që mori për të sfiduar një ndër emrat me të njohur të politikës amerikane, siç është Kryetari I demokratëve në Senat, Senatori Chuck Shumer.

Por interesimi I brezit të ri të shqiptaro-amerikanëve për politikë këtu në Amerikë, ka rëndësi.

Këtu mund ta lexoni shkrimin e NYPost për Micin.

Lotët e gëzimit në Kordoba, që më shkaktuan emocione të paharruara

1
Shpetim Alaj
Rasti është mbreti i botës, siç thotë fjala e urtë .
Pushimet tona të planifikuara në ishullin La Palma u penguan nga vullkani “Cumbre Vieja”, i cili shpërtheu tre javë para nisjes sonë dhe ende po hedh topa të zjarrtë llave nga brendësia e tij si një katapultë.
Si alternativë të këtij destinacioni të paarritshëm, ne zgjodhem Andaluzinë në jug të Spanjës, përkatësisht qytetin e Mallagës.
Ne e bëmë këtë, natyrisht, në pajtim të plotë me miqtë e dashur gjermanë që na shoqëronin.
Mallaga është një qytet bregdetar magjepsës me ngushticën e Gjibraltarit në mes.
Për të hyrë në Gjibraltar nga ky qytet i vogël idilik, i cili shtrihet mbi “Ngushticën e famshme të Gjibraltarit” dhe çuditërisht ende është nën protektoratin britanik, na u desh të kalonim një kufi të sapokrijuar pas Brexit-it.
Dhe monumenti që na bëri më së shumti përshtypje në ato momente të paharrueshme ishte xhamia “Ibrahim-al-Ibrahim”, e cila çuditërisht jo vetëm që është ndërtuar në pikën më jugore, por është ende në funksion.
Udhëtimi vazhdoi për në Tarifa, një qytet në hemisferën më jugore të Evropës.
Një moment i papërshkrueshëm, që na solli për pak çaste ndjenjën e lumturisë, ishte kreshta më e largët e bregdetit të këtij qyteti, që shtrihej në anën e majtë të tij.
Sepse në anën e majtë të fytyrave tona perplasëshin pikat e ujit nga Mesdheu dhe në anën e djathtë ato nga Atlantiku.
Por ende pa u çliruar nga përshtypja e pikave magjike të ujit mes detit dhe oqeanit, u shfaq papritur para nesh Bregdeti i Marokut me një bukuri të papërshkrueshme.
Në mbrëmje mbërritëm në qytetin e vogël Barbate për t’u vendosur në një apartament shumë simpatik, nga ku mund të shihnim pelikanët që arritën në këtë moçal tamam në kohën e duhur, për t’i shpëtuar ngricave të dimrit.
Aty qëndruam tre ditë rresht dhe vizituam disa qytete përreth për t’u freskuar në Atlantik.
Më pas rezervuam një ditë shtesë për të vizituar gjirin e “Costa del Sol”, i cili është një atraksion për të gjithë adhuruesit e rrëshqitjes mbi dallgët e detit dhe vendi më i vizituar në botë.
Na befasoi veçanërisht numri i madh i njerëzve që qëndronin mbi disa dërrasa parashutash dhe kërcenin me një elegancë të papërshkrueshme mbi dallgët bubullimë të detit, të cilave presioni i erës së fortë mbi Atlantik i jepte të gjitha format e mundshme, ndërkohë që sportistëve u jepte çdo mundësi për të bërë pirueta fantastike dhe figura fluturimi që deri atëherë i kishim parë vetëm në ekranin e televizorit.
Prej andej i thamë lamtumirë Atlantikut dhe u nisëm për në Sevilje, e njohur si trashëgimia më e vlefshme historike dhe kulturore në Spanjë.
Mrekullitë e vërteta kulturore dhe historike që na lanë pa fjalë ishin katedralja madhështore dhe pallati mbretëror.
Sepse po të ndalesh dhe të imagjinosh se si dhe kur janë ndërtuar këto dy monumente historike, një rrëqethje e paparë ta kaplon lëkurën dhe të kthenë në mesjetë.
Këtu qëndruam dy ditë, pastaj shkuam në bjeshkët e panumërta të Andaluzisë.
Së shpejti vendosëm të qëndronim në qytetin antik të Rondas për dy ditë, ku më bëri përshtypje edhe bukuria befasuese që më kujtoi jo vetëm Alpet austriake dhe zvicerane, por edhe Bjeshkët tona të Nemura.
Bukurinë e këtij rajoni e plotësonin ullishte të shumta dhe të mëdha, të cilat jo vetëm që e bënin të pakrahasueshëm me ndonjë rajon tjetër në botë, por edhe shumë mbresëlënës dhe unik.
Qyteti tjetër që vizituam ishte Kordoba.
Qëllimi ynë ishte të vizitonim xhaminë/katedralen e këtij qyteti. Një objekt sa interesant aq edhe magjik.
Një nga monumentet më unike të trashëgimisë kulturore dhe historike të Spanjës dhe dëshmi e gjallë e simbiozës shumë interesante midis artit dhe besimit.
Një lidhje mes arkitekturës orientale, helene, romake dhe bizantine, që ju shndërron në një pjesë të një bote përrallore dhe ju bënë të kërceni tango nga lumturia.
Pas ardhjes së muslimanëve në Andaluzi në vitin 532, mbi rrënojat e themeleve të Bazilikës së Shën Venedikut filloi ndërtimi i një xhamie. . .
Kjo xhami u zgjerua disa herë në vitet në vijim për t’u bërë një nga xhamitë më të mëdha në botë dhe për t’u shndërruar në kishë katolike nga mbreti Henri II në vitin 1236, ndërsa në Katedrale në vitin 1593, nga mbreti Herman Ruiz III.
Në fakt, ky monument është shpallur një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s qysh në vitin 1984.
Kur mbërritëm në Kordobë, pa humbur kohë, shkuam të blinim bileta.
Papritur u befasuam nga vargu i pafund i njerëzve që prisnin të futeshin brenda.
Disa persona zyrtarë na thanë pa hezitim se do të duhej të prisnim disa orë pasi vizita ishte e mundur vetëm në grupe që duhej të mbanin radhë për shkak të numrit të madh të vizitorëve.
Rreth orës 16 ishte radha jonë t’i bashkoheshim radhës së gjatë të njerëzve që mezi prisnin të hynin brenda pas kalimit të kontrollit të detyrueshëm të sigurisë.
Në të vërtetë, çdo dashamirës i trashëgimisë kulturore dhe historike do të mbetej pa frymë vetëm nga numri i madh i vizitorëve, e lëre më nga bukuria dhe madhështia e saj përrallore.
Për të mos humbur asnjë detaj, vendosëm të nisim turin në anën e djathtë të katedrales.
Më pas e përsëritëm të njëjtin raund disa herë për të kënaqur kureshtjen tonë dhe për të studiuar me kujdes dhe dashuri deri në detajet më të imta, të gjitha afresket dhe statujat që janë pikturuar dhe ndërtuar ndër shekuj.
Kombinimi i motiveve orientale dhe perëndimore ishte jashtëzakonisht mbresëlënës dhe krijoi një përvojë unike për shqisat tona.
Pas gjysmë ore rrugëtim nëpër kaleidoskopin shumëngjyrësh të kohës dhe hapësirës, ​​që më dukej edhe më interesant për shkak të kthesave, figurave dhe harqeve mbresëlënëse, ndalova para një konsole dhe mbeta i shtangur.
Shikova një herë përreth për t’u siguruar që nuk isha në ëndërr dhe një ndjenjë e papërshkrueshme më pushtoi trupin dhe shpirtin.
Madje kisha edhe dridhje që nuk i kisha përjetuar kurrë më parë në këtë formë. Para syve të mi ishte një pikturë që në pamje të parë dukej se kishte një kornizë të re.
Brenda pikturës ishin disa fëmijë të sëmurë, të varfër dhe nevojtarë që kishin rrethuar nënën tonë të madhe, të shenjtë, unike dhe të dashur, Shën Terezën.
Thjesht nuk u besoja syve.
E thirra shpejt gruan time Besimen : “Besime, mendoj se kjo është Nënë Tereza jonë e madhe”! E pabesueshme por e vërtetë tha ajo dhe sytë i lotuan nga gëzimi.
Pastaj bërtita si i çmendur nga gëzimi: Gerhad, Uwe, Inge, Tanja ejani dhe shikoni këtë foto, kjo është Nënë Tereza, nëna jonë e shenjtë shqiptare…”
Më rrodhën lotët nga sytë. Ishin këta lot gëzimi që më bënë në atë çast njeriun më të lumtur në botë.
Më pas analizova çdo detaj të zonës dhe u ktheva disa herë në të njëjtin vend nga i cili nuk mund të largohesha.
Të impresionuar nga diversiteti magjepsës që pamë, dolëm jashtë dhe, si gjithmonë, filluam diskutimin tonë të bujshëm, ku të gjithë ndanë përshtypjet e tyre unike.
Edhe unë fillova të përshkruaj ndjenjat e mia, por kur erdhi koha për të përshkruar figurën madhështore të Nënë Terezës, u tradhtova sërish nga lotët e gëzimit që më shoqërojnë akoma teksa i shkruaj këto rreshta.
Së shpejti ne ramë dakord të vazhdojmë udhëtimin tonë për në qytetin Granda, ku do të vizitojmë pallatin mbretëror Alhambra …
********
Zufall ist der König der Welt, wie das Sprichwort sagt.
Unser geplanter Urlaub auf der Insel La Palma wurde durch den Vulkan “Cumbre Vieja” behindert, der drei Wochen vor unserer Abreise ausbrach und noch immer wie ein Katapult feurige Lavakugeln aus seinem Inneren schleudert.
Als Alternative zu diesem unzugänglichen Ziel haben wir Andalusien im Süden Spaniens gewählt, nämlich die Stadt Mallaga.
Dies taten wir natürlich im vollen Einvernehmen mit den lieben deutschen Freunden, die uns begleiteten.
Mallaga ist eine faszinierende Küstenstadt mit der Straße von Gibraltar in der Mitte.
Um von dieser kleinen idyllischen Stadt, die an der “berühmten Straße von Gibraltar” liegt und überraschenderweise noch unter britischem Protektorat steht, nach Gibraltar einzureisen, mussten wir eine neu errichtete Post-Brexit-Grenze überqueren.
Und das Denkmal, das uns in diesen unvergesslichen Momenten am meisten beeindruckt hat, war die Moschee „Ibrahim-al-Ibrahim“, die überraschenderweise nicht nur am südlichsten Punkt errichtet wurde, sondern noch immer in Betrieb ist.
Weiter ging die Reise nach Tarifa, einer Stadt in der südlichsten Hemisphäre Europas.
Ein unbeschreiblicher Moment, der uns für einige Augenblicke das Glücksgefühl bescherte, war der am weitesten links liegende Küstenkamm dieser Stadt.
Denn auf der linken Seite unserer Gesichter prallten Wassertropfen aus dem Mittelmeer und auf der rechten Seite solche aus dem Atlantik.
Doch noch ohne vom Eindruck der magischen Wassertropfen zwischen Meer und Ozean befreit zu sein, tauchte plötzlich die Küste Marokkos in unbeschreiblicher Schönheit vor uns auf.
Am Abend kamen wir in der kleinen Stadt Barbate an, um uns in einer sehr charmanten Wohnung niederzulassen, von der aus wir die Pelikane sehen konnten, die gerade rechtzeitig in diesen Sumpf kamen, um dem Winterfrost zu entkommen.
Wir blieben dort drei Tage hintereinander und besuchten mehrere umliegende Städte, um uns im Atlantik abzukühlen.
Dann haben wir einen zusätzlichen Tag gebucht, um die Bucht von “Costa del Sol” zu besuchen, die eine Attraktion für alle Windsurfer-Fans und der meistbesuchte Ort der Welt ist.
Besonders überrascht waren wir von der großen Anzahl von Menschen, die auf mehreren Fallschirmbrettern standen und mit unbeschreiblicher Eleganz über die tosenden Wellen des Meeres tanzten, denen der Druck des starken Windes über dem Atlantik alle möglichen Formen gab, während sie den Sportlern alle Möglichkeiten gaben, fantastische Pirouetten und Flugfiguren zu drehen, die wir bis dahin nur auf dem Fernsehbildschirm gesehen hatten.
Von dort verabschiedeten wir uns vom Atlantik und machten uns auf den Weg nach Sevilla, bekannt als das wertvollste historische und kulturelle Erbe Spaniens.
Die wirklichen kulturhistorischen Wunder, die uns sprachlos machten, waren die prächtige Kathedrale und der königliche Palast.
Denn wenn Sie innehalten und sich vorstellen, wie und wann diese beiden historischen Denkmäler gebaut wurden, wird ein beispielloses Beben ihre Haut packen und Sie ins Mittelalter zurückversetzen.
Wir blieben hier zwei Tage, dann ging es in die unzähligen Berge Andalusiens.
Wir entschieden uns bald für zwei Tage in der antiken Stadt Rondas zu bleiben, wo ich auch von der atemberaubenden Schönheit beeindruckt war, die mich nicht nur an die österreichischen und Schweizer Alpen, sondern auch an unser Nemura-Gebirge erinnerte.
Die Schönheit dieser Region wurde durch zahlreiche und große Olivenhaine ergänzt, die sie nicht nur mit keiner anderen Region der Welt unvergleichbar, sondern auch sehr beeindruckend und einzigartig machten.
Die andere Stadt, die wir besuchten, war Cordoba.
Unser Ziel war es, die Moschee / Kathedrale dieser Stadt zu besuchen. Ein ebenso interessantes wie magisches Objekt.
Eines der einzigartigsten Denkmäler des kulturellen und historischen Erbes Spaniens und lebender Beweis für die sehr interessante Symbiose zwischen Kunst und Glauben.
Eine Verbindung zwischen orientalischer, hellenischer, römischer und byzantinischer Architektur, die Sie in eine Märchenwelt verwandelt und Sie aus Glück Tango tanzen lässt.
Nach der Ankunft der Muslime in Andalusien im Jahr 532 begann der Bau einer Moschee auf den Ruinen der Fundamente der Basilika St. Venedig. . .
Diese Moschee wurde in den folgenden Jahren mehrmals zu einer der größten Moscheen der Welt erweitert und 1236 von König Heinrich II. in eine katholische Kirche und 1593 von König Hernan Ruiz III. zur Kathedrale umgewandelt.
Tatsächlich wurde dieses Denkmal 1984 zum UNESCO-Weltkulturerbe erklärt.
Als wir in Cordoba ankamen, gingen wir ohne Zeitverlust Tickets kaufen.
Wir waren plötzlich überrascht von der endlosen Schlange von Menschen, die darauf warteten, hineinzukommen.
Einige Beamte teilten uns ohne zu zögern mit, dass wir einige Stunden warten müssten, da der Besuch nur in Gruppen möglich sei, die sich aufgrund des großen Besucheraufkommens anstellen mussten.
Gegen 16 Uhr waren wir an der Reihe, uns der langen Schlange der Leute anzuschließen, die es kaum erwarten konnten, nach der obligatorischen Sicherheitskontrolle einzutreten.
Tatsächlich würde jeder Liebhaber des kulturellen und historischen Erbes nur von der großen Anzahl der Besucher atemlos bleiben, geschweige denn von seiner sagenhaften Schönheit und Erhabenheit.
Um keine Details zu verpassen, haben wir uns entschieden, die Tour auf der rechten Seite des Doms zu beginnen.
Dann wiederholten wir die gleiche Runde mehrmals, um unsere Neugier zu befriedigen und alle Fresken und Statuen, die im Laufe der Jahrhunderte gemalt und gebaut wurden, bis ins kleinste Detail sorgfältig und liebevoll zu studieren.
Die Kombination aus orientalischen und westlichen Motiven war äußerst beeindruckend und schuf ein einzigartiges Erlebnis für die Sinne.
Nach einer halben Stunde Reise durch das bunte Kaleidoskop von Zeit und Raum, das durch die beeindruckenden Kurven, Figuren und Bögen noch interessanter erschien, blieb ich vor einer Konsole stehen und war fassungslos.
Ich sah mich einmal um, um sicherzugehen, dass ich nicht im Traum war und ein unbeschreibliches Gefühl überkam meinen Körper und meine Seele.
Ich hatte sogar Zittern, die ich in dieser Form noch nie erlebt hatte. Vor meinen Augen lag ein Gemälde, das auf den ersten Blick einen neuen Rahmen zu haben schien.
Im Inneren des Gemäldes befanden sich einige kranke, arme und bedürftige Kinder, die unsere große, heilige, einzigartige und liebevolle Mutter, St. Teresa, umgeben hatten.
Ich konnte meinen Augen einfach nicht trauen.
Schnell rief ich meine Frau Besime an: “Besime, ich glaube das ist unsere tolle Mutter Teresa”! Unglaublich aber wahr sagte sie und auch ihre Augen tränten vor Freude.
Dann schrie ich wie verrückt vor Freude: Gerhad, Uwe, Inge, Tanja komm und sieht euch dieses Bild an, das ist Mutter Teresa, unsere heilige albanische Mutter…”
Tränen stiegen mir in die Augen. Es waren diese Freudentränen, die mich in diesem Moment zum glücklichsten Mann der Welt machten.
Dann analysierte ich jedes Detail der Gegend und kehrte mehrmals zu demselben Platz zurück, den ich nicht verlassen konnte.
Beeindruckt von der faszinierenden Vielfalt, die wir sahen, gingen wir nach draußen und starteten wie immer unsere sensationelle Diskussion, bei der alle ihre einzigartigen Eindrücke teilten.
Auch ich begann, meine Gefühle zu beschreiben, aber als es an der Zeit war, die große Gestalt von Mutter Teresa zu beschreiben, wurde ich wieder von den Freudentränen verraten, die mich noch beim Schreiben dieser Zeilen begleiten.
Bald vereinbarten wir, unsere Reise in die Stadt Granda fortzusetzen, wo wir den königlichen Palast Alhambra besuchen werden …
********
Sučesnost je, kako se kaže, kralj svijeta.
Planirani odmor na otoku La Palma omeo nam je vulkan “Cumbre Vieja” koji je eruptirao tri tjedna prije našeg polaska i još uvijek poput katapulta izbacuje vatrene kugle lave iz svoje unutrašnjosti.
Kao alternativu ovoj nepristupačnoj destinaciji odabrali smo Andaluziju na jugu Španjolske, odnosno grad Mallagu.
Učinili smo to, naravno, u punom dogovoru s dragim njemačkim prijateljima koji su nas pratili.
Mallaga je fascinantan obalni gradić s Gibraltarskim tjesnacem u sredini.
Kako bismo ušli u Gibraltar iz ovog malog, idiličnog gradića na “slavnom Gibraltarskom tjesnacu” i začudo još uvijek pod britanskim protektoratom, morali smo prijeći tek uspostavljenu granicu nakon Brexita.
A spomenik koji nas se u tim nezaboravnim trenucima najviše dojmio je džamija “Ibrahim-al-Ibrahim”, koja začudo ne samo da je izgrađena na najjužnijoj točki, već je i danas u funkciji.
Putovanje je nastavljeno do Tarife, grada na najjužnijoj hemisferi Europe.
Neopisiv trenutak koji nam je na nekoliko trenutaka dao osjećaj sreće bio je najdalji lijevi obalni greben ovoga grada.
Jer s lijeve naša su lica udarale kapljice vode od Sredozemnog mora, a s desne strane od Atlantika.
No, još uvijek ne oslobađajući se dojma čarobnih kapljica vode između mora i oceana, iznenada se pojavila pred nama obala Maroka u neopisivoj ljepoti.
Navečer smo stigli u malo mjesto Barbate kako bismo se smjestili u vrlo šarmantan stan iz kojeg smo mogli vidjeti pelikane koji su u ovu močvaru došli baš na vrijeme da pobjegnu od zimskog mraza.
Tamo smo boravili tri dana zaredom i posjetili nekoliko okolnih mjesta kako bismo se rashladili u Atlantiku.
Zatim smo rezervirali dodatni dan za posjet uvali “Costa del Sol” koja je atrakcija za sve ljubitelje jedrenja na dasci i najposjećenije mjesto na svijetu.
Posebno nas je iznenadio veliki broj ljudi koji su stajali na nekoliko padobranskih dasaka i s neopisivom elegancijom plesali nad grmljavim morskim valovima, kojem je pritisak jakog vjetra nad Atlantikom dao sve moguće oblike, a sportašima dao sve mogućnosti za izvođenje fantastičnih pirueta i letačkih figura koje smo do tada viđali samo na TV ekranu.
Odatle smo se oprostili od Atlantika i krenuli prema Sevilli, poznatoj kao najvrjednija povijesna i kulturna baština Španjolske.
Prava kulturno-povijesna čuda koja su nas ostavila bez teksta bile su veličanstvena katedrala i kraljevska palača.
Jer ako zastanete i zamislite kako su i kada nastala ova dva povijesna spomenika, neviđena trema će vas zgrabiti za kožu i vratiti vas u srednji vijek.
Ovdje smo ostali dva dana, a onda smo otišli u bezbrojne planine Andaluzije.
Ubrzo smo odlučili ostati dva dana u drevnom gradu Rondasu, gdje me se također dojmila ljepota koja oduzima dah koja me nije podsjetila samo na austrijske i švicarske Alpe, već i na naše Prokletije.
Ljepotu ovog kraja upotpunili su brojni i veliki maslinici, što ga čini ne samo neusporedivim s bilo kojom drugom regijom na svijetu, već i vrlo impresivnom i jedinstvenom.
Drugi grad koji smo posjetili je Cordoba.
Naš cilj je bio posjetiti džamiju/katedralu ovog grada. Jedan koliko zanimljiv toliko i čaroban spomenik.
Jedan od najjedinstvenijih spomenika kulturno-povijesne baštine Španjolske i živi dokaz vrlo zanimljive simbioze između umjetnosti i vjerovanja.
Povezanost orijentalne, helenske, rimske i bizantske arhitekture koja će vas pretvoriti u svijet bajke i natjerati vas da zaplešete tango od sreće.
Nakon dolaska muslimana u Andaluziju 532. godine, na ruševinama temelja bazilike Svete Venecije započela je izgradnja džamije. . .
Ova džamija je nekoliko puta proširena u narednim godinama kako bi postala jedna od najvećih džamija na svijetu, a pretvorena je u katoličku crkvu od strane kralja Henrika II 1236, a u Katedralu od kralja Hernana Ruiza III 1593. godine.
Zapravo, ovaj spomenik je 1984. godine proglašen UNESCO-vom svjetskom baštinom.
Kad smo stigli u Cordobu, otišli smo kupiti karte bez gubljenja vremena.
Odjednom smo bili iznenađeni beskrajnim redom ljudi koji su čekali da uđu.
Neki su nam dužnosnici bez oklijevanja rekli da ćemo morati pričekati nekoliko sati jer je posjet moguć samo u grupama koje su zbog velikog broja posjetitelja morale čekati u redu.
Oko 16 sati došao je red da se pridružimo dugom redu ljudi koji su jedva čekali ući nakon obavezne sigurnosne provjere.
Zaista, svaki zaljubljenik u kulturno-povijesnu baštinu ostao bi bez daha samo od velikog broja posjetitelja, a kamoli od njene nevjerojatne ljepote i veličine.
Kako ne bismo propustili nijedan detalj, odlučili smo obilazak započeti s desne strane katedrale.
Potom smo isti krug ponovili nekoliko puta kako bismo zadovoljili svoju znatiželju i s pažnjom i ljubavlju proučili sve freske i kipove koji su stoljećima slikani i građeni, do najsitnijih detalja.
Kombinacija orijentalnih i zapadnjačkih motiva bila je iznimno dojmljiva i stvorila jedinstven doživljaj za osjetila.
Nakon pola sata putovanja kroz šareni kaleidoskop vremena i prostora, koji mi se činio još zanimljivijim zbog impresivnih oblina, figura i lukova, zastao sam ispred jedne konzole i ostao zapanjen.
Odmah sam se osvrno oko sebe kako bih se uvjerio da nisam u snu i neopisiv osjećaj je zahvatio moje tijelo i dušu.
Imao sam čak i drhtanje koje nikad prije nisam doživio u ovom obliku. Pred očima mi je bila slika za koju mi se na prvi pogled činilo da ima novi okvir.
Unutar slike bila su bolesna, siromašna i potrebita djeca koja su okruživala našu veliku, svetu, jedinstvenu i ljubaznu majku, Svetu Tereziju.
Jednostavno nisam mogao vjerovati svojim očima.
Brzo sam nazvao svoju suprugu Besime: “Besime, mislim da je ovo naša velika Majka Tereza”! Nevjerojatno, ali istinito rekla je i oči su joj se zasuzile od radosti.
Tada sam viknuo kao lud od radosti: Gerhad, Uwe, Inge, Tanja dođite i pogledajte ovu sliku, ovo je Majka Tereza, naša sveta albanska majka…”
Suze su mi navrle na oči. Upravo su me te suze radosnice učinile u tom trenutku najsretnijim čovjekom na svijetu.
Zatim sam analizirao svaki detalj područja i vraćao se nekoliko puta na isto mjesto s kojeg nisam mogao otići.
Impresionirani fascinantnom raznolikošću koju smo vidjeli, izašli smo van i, kao i uvijek, započeli našu senzacionalnu raspravu u kojoj su svi podijelili svoje jedinstvene dojmove.
I ja sam počeo opisivati ​​svoje osjećaje, ali kad je došlo vrijeme da opišem veličanstveni lik Majke Tereze, opet su me izdale suze radosnice koje me još uvijek prate dok pišem ove retke.
Ubrzo smo se dogovorili da nastavimo putovanje do grada Granda, gdje ćemo posjetiti kraljevsku palaču Alhambra…