ARKIVI:
9 Qershor 2026

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës mori pjesë në takimet rajonale për luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare

Shkrime relevante

Islamistët duan të infiltrohen në institucionet gjermane, paralajmëron shërbimi i sigurisë së Gjermanisë

Christian Skaug  / Document.no Islamistët si Vëllezëria Myslimane përpiqen të infiltrohen në...

Fatmir Gashi, duhet të ketë qartësi edhe për investimet në Zvërnec e gjetiu

Fatmir Gashi Intervista ime te 5Pyetjet.Al 1. Sazani, Zvërneci; Kushner dhe vëllëzërit Khayyt. Fondet sovrane...

Ngjyrat e botës, poezi nga Bekim I. Blaku

NGJYRAT E BOTËS Bekim I. Blaku Poezi Pse më rri ashtu, kujtueshëm? Me laps nxirr...

Nga kutitë e votimit te matematika e pushtetit

Isuf Bajraktari, Suedi Pas 7 Qershorit: fituesi, opozita dhe beteja e re...

Hitleri do të mrekullohej nga antisemitizmi i Cakoc dhe Sovranizmi i Rizarta Hoxhës

Ibrahim Kelmendi, Gjermani   E ndoqa emisionin Tuaj. U zhgënjeva. Ma keni...

Shpërndaj

Prishtinë 19 nëntor 2021

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti i shoqëruar nga stafi menaxhues qëndroi në vizitë zyrtare nw Hungari dhe Austri, ku mori pjesë në takimet rajonale për luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare.

Në kuadër të kësaj vizite të realizuar në Budapest të Hungarisë dhe në Vjenë të Austrisë në kuadër të BKA-së, drejtori z. Mehmeti ka realizuar edhe disa takime të rëndësishme që kanë për qëllim krijimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave më të mira në interes të organizatave policore.

Në Budapest të Hungarisë janë realizuar takime me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, me zëvendës shefin e byrosë kombëtare të policisë kriminale të Hungarisë dhe kreun e qendrës ndërkombëtare të bashkëpunimit kriminal të policisë kombëtare të Hungarisë.

Ndërsa në Vjenë të Austrisë janë realizuar po ashtu takime mjaft të rëndësishme si, takimi me shefin e platformës së përbashkët koordinuese, seksioni i MPB-së, takimi me zv.drejtoreshën e departamentit III të shërbimit të inteligjencës kriminale, shefin e interpolit, shefin e krimit të organizuar, si dhe shefat e krimeve të lidhura me hetimin e drogës dhe trafikimit me qenie njerëzore.

Menaxhmenti i Policisë së Kosovës përmes vizitave dhe takimeve me karakter ndërkombëtar synon të rrisë bashkëpunimin, integrimin dhe avancimin drejt shkëmbimit të informacioneve dhe përvojave më të mira ndërkombëtare në interes të organizatave policore, të cilat shërbejnë edhe në luftimin e krimit të organizuar dhe kërcënimeve ndërkombëtare.

Policia e Kosovës falënderon misionin e OSBE-së për përkrahjen dhe mbështetjen në realizimin e kësaj vizite mjaft të rëndësishme për PK-në.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu