Prof. Jahja Drançolli, historian, Prishtinë


Prof. Jahja Drançolli, historian, Prishtinë


Bajram SEFAJ
Rilexime nostalgjike
përvëlimi
(për muhabet e kuvendim)
Atje larg, e lartë, në Parisin e kësaj pranvere.
Cilës pranverë!, a ke rëndësi kjo!, cilësdo pranverë në mërgim, kur mallëngjimi të përvëlon në gji dhe zemra të kallet në mall…
*
Kam një “telosh” (lexo: televizor!) dhe, tashmë, lirisht mund të konsiderohem si konsumator i rregullt i programeve televizive, të çfarëdo gjinie. Shpesh, ndërkohë, ma thotë mendja të marrë të shkruaj diçka mbi programet e shumta televizive franceze..Mbi fitimet astronomike, skajshmërisht të mëdha (deri në ironi) të yjeve televizive. Të atyre që i udhëheqin emisionet e spektakleve, të gjinisë argëtuese, pra. Gjë me keq. nuk ngelin as drejtuesit e shquar të emisioneve foljore, të emisioneve të kontaktit, të emisioneve tematike etj. Herën tjetër mendja me ka shkuar të marr në vështrim titujt e emisioneve të popullarizuara franceze. Bie fjala, “Taratata”, q¨w nuk do të thotë asgjë tjetër pos taratata! Pothuaj se këtë emër emisioni veçse e kisha fiksuar si titull për një kronikë të veçantë, mbi këtë temë.
Por, as titujt emisioneve të tjera, të kësaj gjinie, nuk ngelin prapa, në absurditet, në pa kuptimësi. Autorët dhe kreatorët e këtyre emisioneve sikur janë në garë të përhershme të gjejnë kësi maskarallëku (taratata) e emra e tituj të ngjashëm për emisionet e tyre. Disa nga këta tituj abstraktë e, që nuk kanë kurrfarë kuptimi, shpeshherë i hutojnë edhe vetë francezët, qoftë edhe linguistët. Taratata, pra, vërtet nuk do të thotë gjë tjetër, përsëdyt, pos taratata!
Udhëheqësi i emisionit Nagy, një djalë me origjinë egjiptiane kënaqet në punën e tij, kënaqën edhe shikuesit që ndjekin atë. Mua me shkon mendja të pëshpërit (a ta këndojë me zë të lartë, pse jo!) melodinë e popullarizuar shqiptare “Me gëzim po shkoj në punë”! (Po që se e takoj do t’ia huazoj këtë melodi tonën të dashur në interpretimin e mrekullueshëm të së ndjerës, Fitnete Rexha legjendare, kur këndonte me shpirt, pa gëzim farte ka shkuar në punë!
Shpesh jam ndalur në një pikë që me ka mbushur pikëllim. Emërues i përbashkët, i të gjitha emisioneve të televizionit francez, pa përjashtime, nga gjinia, lloji apo zhanri i tyre, është argëtimi, është gëzimi, është spontaniteti, është e qeshura, është hareja….
E, kur është fjala për qeshurat dhe spontaniteti, pra, këtu lypset ndalur hapin: ju betohem, se më shumë ka të qeshura, vikamë, pordhë e piskamë, miklime, pickime e puthje…, në një emision të televizionit francez dyzet e pesë minutash apo një orësh, se sa unë, me të gjitha kolegët e mi, kemi qeshur në Televizionin e Prishtinës, për njëzet vjet të gjata të punës në te!
Medet!
Tridhjetë e gjashtë centimetrat e vogla të ekranit, të kësaj dritareje miniaturale të botës, duhej t’i doja e t’i çmoja shumë, ngase në dhomën time, në gropën time të thellë¨, të vetmisë së madhe, më sjellin imazhet e meridianëve të botës mbarë. Mirëpo, ja, vjen një emision sikurse ishte ky që, në kanalin e këtushëm – Arte, u emetua mbrëmë e që m’i prish hesapet gjer në atë masë sa të mallkoj çastin e blerjes së teloshit të bekuar! Sikur mos të kisha pasur fare televizor, nuk do e shihja atë emision të ndyrë, ani të shtrirë në tri orë e gjysmë, madje, që i kushtohej Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi. Për këtë emision nuk do e zgjas, ngase mospajtimin dhe reagimin tim të thellë, kam provuar ta hedh në letër. As ditën e emërtimit, as një, as e tri ditë pastaj, thjeshtë nuk kam pasur guxim t’i bëj një telefonatë mikeshës sime të shtrenjtë, intelektuales së shquar nga Bejruti, zonjës Ely, duke uruar gjithandej që, këtë emision të keq, të ketë shpëtuar pa e parë. Kur ja, sot në mëngjes, ditë e shtunë, me cingëron telefoni. Zëri i ëmbël, është i saj. Pas përshëndetjes së zakonshme, ajo më thotë: ”zoti Sefazh të ënjtën mbrëma kam shikuar një emision televiziv dhe mund t’ju them se kam krijuar një imazh, një përshtypje shumë të keqe për Shqipërinë dhe shqiptarët! Dhe, si në flakë pushke, e zbërthen emisionin, për të veçuar pikat e errëta të tij. Dhe, ndalet në imazhin e shitjes së gjakut të trupit të lodhur të një shqiptareje të shkretë që, këtë tregti (bashkë me shumë të tjerë), e bëka qysh prej kohësh…!
Për një kothere bukë thatë, për fëmijët, për një grime jetë të ngrate!
Kjo skenë, pos edhe shumë e shumë skenave të tjera kësodore, në rrjedhën e atij lumi të vdekur (të ndotur), mikeshën e kishte vrarë e rrënuar se tepërmi. Deri në pikëllim. Fjala e kësaj intelektualeje me Sorbone të mbaruar, më dhemb ngase e di, madje kam dëshmi, se ajo i do shqiptarët dhe se shumë shpesh sharron në letërsinë, kulturën tonë…
Sot mora romanin, “Une femme de Tirana” (traduit de l’albanais par Anne-Marie Autisienet dhe Jusuf Vrioni), të Helena Gushi- Kadaré, në botim të Stock (Nouveau Cabinet Cosmopolite). I tregoj për këtë z. Besnik, ambasador yni në Paris, me vërejtjen se, shkrimtarja jonë e mirënjohur, për herë të parë, më sa dimë, romanin e kishte nënshkruar duke vënë bri emrit të vet edhe mbiemrin e vajzërisë – Gushi!
Shkrimtari Besnik Mustafaj, me entuziazëm shpalos të arriturat e deritashme dhe punët që janë në vijim në botimin e librave letrare, por edhe të atyre me eseje të autorëve shqiptarë, në frëngjisht. Kur i numëroi të gjitha të botuarat ndërkohë, vërtet dilte një punë emirë në këtë plan. Libri që merr “pasaportën” francez, mund të bëjë rrugë të gjatë për të arritur edhe tek lexuesi më i largët nëpër meridianë. Gjatë këtij viti, planifikohet që, këtu në Paris, të botohet një libër esesësh politike të akademik Rexhep Qoses, një përmbledhje tregimesh të Eqrem Bashës, një përmbledhje tjetër esesësh të vetë Besnik Mustafajt, duke llogaritur këtu edhe libri “Dialog midis Alain Busquet dhe Ismail Kadare”. Por, këtë bisedë të shkurtër, midis shumë punësh dhe angazhimesh të Besnikut, nuk e përfundoj pa e futur, qoftë në fragment, edhe letërsinë shqiptare, në origjinal. Në gjuhën shqipe, pra. Nga ai univers, i them Besnikut, me gëzim se, këto ditë, me dashuri e kënaqësi, lexova romanin “Krastakraus” të Bilall Xhaferit të ndjerë, eshtrat e të cilit, tani pushojnë në tokën e ngrohtë të Mëmëdheut, në Sarandë. Dhe, nga të gjithë romanët e shkruar dhe të botuar shqip (në periudhën pas-diktatoriale) përshtypje jashtëzakonisht të mirë me ka lënë romani me titull “Korridoret e Sfinksit” të autorit Met Dervishi. Kisha pasur dëshirë që edhe ky roman i Metit të përkthehet në gjuhën frënge, dhe të gjejë lexuesin e shumë të botës frankofone.
Sot, në mëngjes, në kutinë time postare që mban numrin 15-të, kishte “pikur” numri pesë i revistës letrare “Encres Vagabondes” që botohet këtu në Paris. Faqet 50, 51 dhe 52, të formatit të madh, i mbushte teksti i tregimit tim “Nata pa gjumë” që, në përkthimin e zotit Sébastien Gricourt, kishte marrë titullin “L’insomnie” (Pagjumësia). Lexuesi me të drejtë mund të më gjykojë e mbase edhe të me akuzojë për jo modesti, tek i bëjë vetës reklamë, a kështu disi. Unë këta rreshta nuk do t’i shënoja sikur ky tregim i shkurtë mos të kishte një si histori të gjatë, të cilën, me pikëllim, po e rrëfej në vazhdim. Në pranverën e vitit njëmijë e nëntëqind e tetëdhjetë e një (1981), tregimi “Nata pa gjumë” e kisha dërguar në konkursin tradicional letrar të “Flakës së vëllazërimit”, për tregim për të rritur! Tregimi im, “Nata pa gjumë”, kishte lenë pa gjumë, supozoj, anëtarët e jurisë, tek e kishin shpërblyer me çmimin (vendin) e tretë, Ishte ky i vetmi çmim që ndahej atë vit. Rezultatet e konkursit qenë shpallur më një prill, në mënyrë që tregimi i shpërblyer, të botohej me katër prill, në ditëlindjen e “Flakës”. Me një prill tetëdhjetë një (81), Prishtina përjetonte një nga ditët më të vështira e më të tmerrshme. Ishte në tym e në flakë. Nën peshën shtypëse të tankeve, prandaj, atë ditë, nuk kishte vend për gëzime. Shumë vite pastaj këtë tregim e kam botuar në një përmbledhje tregimesh e, ja tashti, me titullin “Pagjumësia” u botua në një revistë letrare franceze, çka lypi më shumë!
Emrin e ka film. Pa dashtë këtu, prapë, në kuadër më hyn bejrutësja, zonja Ely. Pasi që, gjatë e gjatë t’i kam folur, ç’është një e mirë e zotit, për filmin “Pas shiut” të regjisorit maqedonas Milço Mançevski, duke pasur gjithnjë si argument shpërblimin “Ariu i Artë”, me të cilin ky film u nderua në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecie, në vitin 1994, pastaj duke pasur parasysh Ismail Kadarénë, të cilit ky film i kishte pëlqyer shumë, natyrisht se zonja Ely, pajtohet që këtë film ta shohim bashkë. Unë për herë të dytë. Gjithnjë duke pas kujdes që të mos më lëndojë e ta ve në dyshim shijen dhe kriterin tim, ajo asgjë, ama kurrgjë të hajrit nuk gjen në atë film aq shumë të trumbetuar. Dhe, kur e zbërthen aq mirë, atij filmi nuk i ngelte gjë tjetër pos kostumit (lexo fotografisë) së mirë.
Duke marrë këtë nokaut prej saj, për filmin “L’America” të regjisorit italian Gianni Amelios nuk them asnjë fjalë. Mbase edhe atë nuk do ta shikonte me sytë e mi entuziastë, ashtu sikurse këtë film nuk e ka shikuar mirë as shkrimtari ynë me famë botërore, zoti Ismail Kadaré. Gianni Amelio, në takimin spontan me te, në festivalin e sivjetmë të filmit në Cannes, deklaron se i vjen keq për këtë keqkuptim me Ismail Kadarénë, duke nënvizuar se ai e çmon shumë atë dhe veprën e tij kolosale letrare. Pastaj, me bie rasti që dy filma të dy regjisorëve serbë, Goran Paskaleviq (“Amerika e huaj”) dhe”Undergrung” të Emir Kushturiës, t’i shohë përnjëherë. Njeriu nuk di se cili është më i zi se tjetri. Jo, jo nuk është ashtu, filmi i Kusturicës, megjithatë, është shumë më i keq.
Në njëqind vjetorin e kinematografisë, jam shumë afër idesë për realizimin e një bisede ekskluzive, për lexuesit shqiptarë, me aktorin e njohur francez, zotin Michel Picoli, që është në krye të Komitetit të “Shekullit të parë kinematografik”, këtu në Paris. Të shohim e të bëjmë!
Këtë ditë me ngjyrat më të mira, me përjetimet më të thella e me mbresat (ndër ato) më të pashlyerat, e ngjyrosin tri ekspozita të tre piktorëve. E para është ekspozita e piktorit shqiptar, Maks Velo. Ky poet, piktor që, me profesion është arkitekt, në sistemin obskurant enverian, ishte keq i persekutuar, meriton një tekst të veçantë. Për ekspozitën dhe për atë vetë. E dyta është ekspozita vetjake e piktorit shqiptar nga Maqedonia, Omer Kaleshi. Në fletoren mbresave nga kjo ekspozitë, nga ndonjë fjalë e porosi respekti, kanë shënuar personalitete të shquara sikurse janë Alain Bosquet vetë, pastaj ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Paris, zoti Luan Starova e shumë të tjerë. Do t’i marr e do i vë në rrjedhë disa nga ato, më tipiket, mbresa për të sajuar një kronikë për këtë piktor dhe ekspozitën e tij më të re, këtu në Paris. Ekspozita e tretë, është ajo e piktorit të njohur e të afirmuar dalmatin, Zoran Mushiq, që këtu iu dha një publicitet jashtëzakonisht i madh.
Me këtë të fundit, sigurisht, do ta bëj një intervistë, enkas për lexuesit shqiptarë!
Babai …, duke e përqafuar përmendoren e të birit

Feri Arifi, Viti
Mejdiu u lind më 27 janar. 1975, në Mirosalë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Babai Jupi dhe e ëma Vahidja, kishin tetë fëmijë: pesë vajza dhe tre djem. Naimi, Mirveti, Fadili, Fadilja, Mejdiu, Afërdita, Azeminja, Nakia. Mejdiu, ishte fëmija i pestë i familjes. Mejdiu, çdoherë si i ri kishte një vendosmëri shumë të rrallë nga moshatarët e tij të Mirosalës. Ishte shumë i vendosur dhe kokëfortë në vendimet që i merrte, çdoherë u printe aktiviteteve të organizuara në fshat, ky ishte shumë i sjellshëm me shokë dhe miq. Mejdiut sidomos kur bëheshin muhabetet e luftës dhe kur flitej për sllavët zemra i lëvizte nga vendi. Kur flitej se si duhej dëbuar sllavët nga trojet stërgjyshore. Ky luftës iu bashkëngjit gjatë stërvitjeve në Shqipëri. Mejdiu u mobilizua menjëherë duke veshur uniformen e UÇK-së sepse e deshi shumë Kosovën.
Në Zonën Operative të Pashtrikut, fillimisht përfshinte territorin e komunave të Kosovës: Prizren, Sharr, Rahovec, Suharekë (Therandë) dhe Malishevë. Në ketë zonë, bazat e para më të fuqishme të UÇK-së ishin: në komunën e Rahovecit, Drenocit, Zatriqi dhe fshatrat e Maleve të Berishës, Kleçkë, Divjakë etj. Pas mbylljes së Grykës së Llapushnikut, qendër e rëndësishme u bë për këtë zonë Malisheva. Brigada 123, pas një rrugëtimi të gjatë dhe të mundimshëm për të hyrë në Kosovë nga Shqipëria, me një kohë të vështirë dimri të acartë nga majat e Pashtrikut plak që sipas Xhavit Hasanit, që rrëfen ngjarjen dhe thotë: ishte fillim i rrugëtimit më data 27 nëntor 1998, që u nisëm për front, ishte një rrugëtim i trishtë, ishim 131 ushtar bashkë me mua ishte dhe Mejdiu, rrugëtuam plot 56 orë të pandalshme, Mejdiu ishte në batalionin e tretë, nga aty na ngarkuan në makina na dërguan në Cahan, aty filloj rrugëtimi në këmbë së bashku me Mejdiun rrugëtuam me shokët e luftës.
Vëzhguesit që përcillnin rrugën ishin dy nga Shqipëria që nuk më kujtohen emrat dhe një ishte nga Kosova, gjatë rrugës në Kushninë, kishim hyrë në kazermën ushtarake të serbëve gabimisht, aty u plagos me 6 plumba shumë rëndë vëzhguesi nga Kosova Shaban Xhibxhiu, pas një lufte të shkurtër tërhiqet nga ushtarët e UÇK-së dhe dërgohet në spitalin Ushtarak. Nga aty ne u ndamë në dy grupe, në njërin grup mbetëm 60 vetë dhe në tjetrin 70. U ndalëm pak për të pushuar e për ta kaluar natën, shumë ushtarëve u kishin ngri këmbët nga bora për shkak të acarit të madh dhe ngarkesës që kishim, secili ushtar i ngarkuar me nga 40-50 kilogram. Ngarkesë e madhe e armatimit ishte bërë për të fut sa më tepër armatim nga Shqipëria për në Kosovë, pas ngritjes dhe fillimit rrugës me Mejdiun nga Kushnini vazhduam rrugën për në këmbë për Kabash dhe Has. Në Has erdhën disa makina TAM. për të na ngarkuar dhe dërguar për Breshancë, pasi arritëm të lodhur e të rraskapitur pa ngrënë bukë 76 orë me Mejdi Xhaferrin, dhe ushtarët tjerë.
Aty na e kishin përgatit bukën dhe them se çka do na del kjo bukë neve, por kur filluam të hamë u ngopëm menjëherë. Në Brëshancë arritëm më 30 dhjetor 1998, kishim vonuar tri dit rrugëtim, ditët më të vështira për këtë brigadë që mbante emrin Skënderbeu. Xhaviti, thotë: Mejdiu ishte djalë i ri por i moshës se pjekur; bujaria, krenaria dhe trimëria e tij ishte shumë e rrallë, ndonjëherë me vete mendoja se nga ku ky guxim i këtij njeriu. Me Mejdiun, u njoftuam mirë sepse gjatë bisedës në rrugë nga Shqipëria për Kosovë dalim në lidhshmëri miqësore në fshati Beguncë. Unë nga Tanusha dhe Mejdiu nga Mirosala. Lirisht mund të them se Mejdi Xhaferri, në komunën e Suharekës si luftëtar ishte i përpiktë në pikat e veta të mbrojtjes së vendit. Mejdiu, në fillim tregoj gatishmërinë për ta ndihmuar këtë luftë të drejtë, që kishte filluar në trojet shqiptare. Ushtarakët menjëherë e hetojnë për përpikërinë në kryerjen e detyrave ushtarake, kudo dhe kurdo që kërkohej nga ai, puna kryhej me nder dhe respekt. Edhe atëherë kur kishin nevojë njësitet e UÇK-së pas disa ditë të luftimeve, Mejdiu në rrethanat më të vështira e më të rrezikshme i kreu me nderë e trimëri detyrat ushtarake, që i ngarkoheshin nga komandantët Gëzim Ozdreni, Enver Rrustemi etj. Ky njësit ushtarak i UÇK-ës ishte i vendosur që kësaj lufte t’i shkojë deri në fund dhe ashtu ndodhi. Mejdiun plumbi e godet për vdekje. Shokët e panë, ishin me të, por në pamundësi për t’i ndihmuar e tërheqin, ngase ishte ofensivë e paparashikueshme, dita e rënies dëshmor, do të festohej në ditëlindjen e tij, sepse ky dëshmor kishte kryer një obligim të madh kombëtar, ky bie në altarin e lirisë pikërisht në datën që kishte mbushur 24 vjet jetë. Bie dëshmor në luftën e njohur të Suharekës në Semetishtë, në ballafaqim me armikun ballë për ballë.
Luftoj në betejat e Nishorit, Peqanit dhe Semetishtit, ai njihet si një luftëtar i madh i kombit shqiptar, kontributi i tij ishte i pazëvendësueshëm në këtë betejë. Mejdi Jup Xhaferi, mbetet shembull i djaloshit dhe luftëtarit të ri që nuk kurseu jetën për lirinë e kombit e të atdheut, i tillë do të mbetet në kujtesën e mirosalasve dhe brezave të ri, Mirosala e Ferizajt do e përkujtoj me pietetin më të madh si dëshmori i kombit, për jetë të jetëve. Mejdiu u varros me nderime të larta ushtarake në Suharekë, morën pjesë në varrimin e tij, jo vetëm shokët e luftës dhe eprorët që i kishte çdoherë në krah, por të gjithë ata që e duan lirinë e këtij vendi, do e kujtojnë për shekuj e jetë këtë trim që dukej se kishte dalë nga legjenda. Mejdiu, sot pushon në varrezat e dëshmorëve në Ferizaj. Për çdo përvjetor të rënies se tij të gjithë mirosalasit dhe Ferizaj me mall e krenari i përkujtojnë trimërinë dhe veprat e tij si luftëtar i sakrificës çdoherë për një ideal të realizuar përmes trimërisë, guximit dhe sakrificës që bëri për kombin e vet. Mejdiu luftëtar i moshës së pjekurisë, luftoi me trimëri të lartë si i ka hije një heroi të vërtetë. Ra më 27 mars 1999, në Semetisht të Suharekës, në mbrojtje të tokës stërgjyshore.
Sot me krenari bart emrin e tij shkolla nëntëvjeçare e fshatit Mirosalë. çdo banor i Mirosalës krenohet me veprën dhe trimërinë e këtij Heroi.
Lavdi veprës së Mejdi Jup Xhaferrit.

Nga Frank Shkreli
Z. Kryeministër Kurti, ke marrë më të mirin që kemi në këto anë, këndej oqeanit. Zgjodhe dhe emërove një Ministër të Shëndetësisë për Republikën e Kosovës, njërin prej më të mirëve — jo vetëm të botës shqiptare – por edhe njërin ndër më të mirët e Amerikës dhe të botës, Dr. Rifat Latifin.
Të martën që kaloi, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti njoftoi se ka emëruar Prof. Dr. Rifat Latifin, Ministër të Shëndetësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Emërimi i tij u bë i ditur në një konferencë të përbashkët për shtyp të Kryeministrit Kurti dhe Dr. Rifat Latifit. Zoti Kurti vlerësoi përvojën profesionale dhe arritjet akademike të Doktor Latifit – i njohur mirë për ekspertizën e tij në Shtetet e Bashkuara dhe në botë – përfshir Kosovën dhe Shqipërinë. Dr. Latifi ka punuar gjatë dekadave të kaluara në disa prej universiteteve dhe qendrave spitalore më të dalluara dhe më me zë të Amerikës, përfshir atë të fundit, Westchester Medical Center në Nju Jork.
Siç theksoi edhe Kryeministri Kurti gjatë paraqitjes së tij, Doktor Latifi, megjithse jetonte dhe punonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dekada, ai kurrë nuk u nda as nuk e harroi vendlindjen e tij – Kosovën. Gjatë gjithë kësaj kohe Dr. Latifi ka promovuar zhvillimin e një mjedisi shëndetësor më të mirë e më të denjë për Kosovën dhe për Shqipërinë, përfshir edhe themelimin e Telemedicinës atje dhe në shumë vende të botës. Në të vërtetë ishte rreth katër dekada më parë që e kam njohur për herë të parë Dr. Rifat Latifin. Më kujtohet sikur të ishte dje, një mjek i ri, plot entuziazëm dhe energji, pat ardur për të vizituar Zërin e Amerikës, për herë të parë. Por kishte ardhur edhe për një qëllim tjetër: dëshironte një intervistë me Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe, për të folur për një ide të re që ai kishte në mendje dhe të cilën donte t’ia njoftonte botës shqiptare dhe më gjërë: TELEMEDICINA– Telemjekësia. Ne shikuam njëri tjetri, pasi ishte një term që nuk e kishim dëgjuar më parë, jo vetëm ne, por besoj nuk përdorej as në qarqet mjekësore të kohës – dhe filluam të qeshnim. Po, mirë i thamë, ti shpjegoje se për çfarë e ke fjalën. Nejse, e gjithë kjo është histori tani, ne të Zërit të Amerikës ishim gabim që dyshonim në atë kohë Dr. Latifin për idenë e tij të telemedicinës dhe me kohë, ai ka provuar se kishte të drejtë. Si rrjedhim i asaj vizite të parë, për një kohë, Dr. Latifi paraqitej rregullisht në programet e Zërit të Amerikës duke iu përgjigjur pyetjeve të dëgjuesve mbi telemedicinën dhe shëndetin, në përgjithësi. Sot, kontributi i Dr. Latifit në fushën e telemjekësisë njihet, nderohet, çmohet dhe adhurohet këtu në Shtetet e Bashkuara dhe anë e mbanë botës, siç vlerësohen edhe veprat shkencore të tija, të botuara gjatë viteve, e që përdoren në universitetet më të mira të mjekësisë në Amerikë dhe më gjërë. Është autor dhe bashkautor i mbi 350 punimeve shkencore apo kapitujve të librave shkencorë, ndërsa, njëkohësisht, shërben edhe si anëtar i bordit editorial të disa revistave shkencore.
Gjatë gjithë kësaj kohe ai ka promovuar zhvillimin e një mjedisi shëndetsor më të mirë e më të denjë për Kosovën dhe për Shqipërinë, përfshir edhe themelimin e telemedicinës atje, dhe në shumë vende të botës. Doktori ynë i mirë, përveç gjithë këtij aktiviteti të madh në fushën e ekspertizës së tij, një pjesë të madhe të karierës së tij, ai ia ka kushtuar gjithashtu edhe vullnetarizmit – një dukuri kjo që fatkeqësisht nuk është aq e përhapur në shoqërinë shqiptare – por Dr. Latifi edhe në këtë fushë ka dhënë ndihmesën e tij me shembëllin e tij të ofrimit të shërbimeve mjekësore, pa pritur ndonjë përfitim financiar ose ndonjë privilegj tjetër. Edhe për këtë fushë, Dr. Latifi është i njohur ndërkombëtarisht. Dr. Latifi është nderuar për kontributin në ngritjen e telemjekësisë në zonat rurale të SHBA-së dhe në vendet e dala nga konfliktet apo fatkeqësitë natyrore në botë, përfshir Kosovën dhe Shqipërinë.

Lista e arritjeve të Dr. Latifit është tepër e gjatë për tu përfshir në një shkrim si ky, por duhet përmendur se në kohën më kritike të pas luftës në Kosovë, Dr. Latifi dhe ekipi i tij, ndër të tjera, ngriti atje një qendër telemjekësie që përfshinte infrastrukturën teknike, një bibliotekë elektronike dhe programe të edukimit virtual. Qendra të tjera, pastaj, ai krijoi në Shqipëri dhe Afrikë, që tani quhen International Virtual E-Hospital (IVeH). Pastaj, i quajturi Sistemi Spitalor, me seli në qytetin Hope të shtetit amerikan Idaho dhe një tjetër në Brazil i është përkushtuar rindërtimit të sistemeve të kujdesit shëndetësor në zonat e thella e të varfëra të atij vendi. Dr. Latifi, si president i organizatës, ka punuar me kolegët për të zhvilluar një model të njohur si Inicimi-Build-Operim (IBOT) për të siguruar qëndrueshmërinë e programit. Sipas një njoftimi, nga www.facs.org, modeli përfshin ndërtimin dhe forcimin e burimeve të sistemit, vendosjen e pajisjeve dhe zhvillimin e mundësive të arsimit dhe trajnimit, nga të cilat kanë përfituar qindra universitete, qendra mjekësore dhe organizata shëndetsore në dhjetëra vende kanë transmetuar qindra aktivitete edukative dhe leksione përmes sistemit ndërkombëtar, IVeH. Veprimtaria e Dr. Latifit është vlerërsuar mjaft edhe nga ente qveritare ndërkombëtare nga të cilat ka marrë edhe grante për veprimtarinë e tij, siç janë Agjencia Evropiane për Rindërtim, Departamenti Amerikan i Shtetit, Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), qeveria e Sllovenisë, dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, ndër të tjera.
Vitet e fundit, Dr. Latifi ka punuar si profesor dhe Drejtues i Departmentit të Kirurgjisë në Kolegjin e Mjekësisë së Nju Jorkut, drejtues i Departamentit të Kirurgjisë në Qendrën Mjekësore të zonës Westchester, Spitalin për fëmijë të “Maria Farerit” dhe spitalin rajonal të krahinës Mid-Hudson. Ishte pikërisht në këtë spital, ku unë u shtrova, para disa muajsh, për një operacion shumë të rëndë – një operacion që falë kujdesit të jashtzakonshëm të Dr. Rifat Latifit, kirurgut tim Dr. David Spielvogel dhe ekpit më të gjërë të mjekëve dhe infermiereve që mbikqyrte miku im Dr. Latifi – operacioni im, ndonëse tepër serioz për nga natyra – kaloi mirë dhe tani disa muaj më vonë e ndjejë veten shumë mirë. Në këtë botë ka lloj-lloj heronjsh. Për mua, ekipi i Dr. Latifit në Qendrën Mjekësore Westchester janë heronjtë që bënë ndryshimin në rastin tim. Respekti që ekipi i tij kishte për Dr. Latifin – si profesionist dhe si drejtor dhe bashkpuntor – vihej në dukje në çdo bisedë që kisha me mjekët dhe infermieret gjatë qëndrimit tim në Westechester Medical Center. Dola prej atij spitali – ku Dr. Rifat Latifi nderohej dhe respektohej aq shumë prej të gjithëve. Dola prej atij spitali, krenar për një shqiptar i arritjeve të përmasave të tilla dhe aq i respektuar nga kolegët e tij. Dola
nga spitali me ndjenjën se heronjtë i takon rëndom çdo ditë, heronjë që luftojnë për të shpëtuar jetë, që luftojnë për kauza fisnike, heronjë që krejtë, qetësisht, dhe pa zhurmë, pa rrahur gjoksin se bëra këtë e kështu – ndajnë dashurinë e tyre për njerëzimin. Se për ta, dashuria për të tjerët është, vërtetë, ajo që mjekët dhe infermierët ndajnë me botën dhe njerëzimin.

Në fjalën e tij në konferencën e përbashkët me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, Ministri i sapoemëruar i Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës,Dr. Latifi falënderoi kryeministrin Kurti për nderin e madh dhe besimin për këtë detyrë me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Dr. Latifi u zotua se, bashkë me ekipin e tij, do të angazhohen që në mënyrë afatgjatë të ngrisin standardet mjekësore në Kosovë. Unë nuk kam asnjë dyshim se Ministri i ri i Shëndetësisë në Kosovë, Dr. Rifat Latifi, kur flet për standard ka në mend standardet amerikane, dhe se do përpiqet me gjithë qenjen e tij njerëzore dhe profesionale, të vendosë një kulturë dhe një përvojë amerikane në mjedisin shëndetsor të Kosovës, në dobi dhe për dashuri që ai ka për njerëzimin dhe për Kosovën-Dardaninë e tij të dashur, e kur të harruar, siç theksoi edhe Kryeministri Kurti. Me emërimin e Dr. Latifit në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë në qeverinë e Kosovës, Kryeministri i Kosovës tregon seriozitetin e qeverisë së tij për të emëruar në detyra kyçe të qeverisë së Republikës së Kosovës, shqiptarë që kanë bërë karierë në vendet perëndimore – në këtë rast në një mjedis, ku ka jetuar e punuar Dr. Latifi – një mjedis shumë konkurues, me më të mirët e Amerikës dhe të botës.
Z. Kryeministër na e more më të mirin e komunitetit shqiptaro-amerikan dhe një ndër më të dalluarit e Amerikës – në fushën e tij profesionale të telemedicinës dhe jo vetëm. T’a bëjmë hallall që e more, Dr. Latifin, se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për njerëz të tillë. Mikut tim Dr. Latifit i uroj sukses në detyrën e tij të re. Urimet e mia edhe Kryeministrit Kurti për një emërim të shkëlqyeshëm. Uroj që ky vendim të hapë dyer të reja që Kosova dhe Shqipëria të fillojnë të konsiderojnë, më në fund dhe pa paragjykime politiko-ideologjike, emërime të tilla të shqiptarëve të dalluar në profesionet e tyre në diasporë. Shqipëria dhe Kosova, vetëm do të përfitojnë nga individë të përgatitur siç është Dr. Rifat Latifi.
Natyrisht, se për komunitetin tonë këtu në Amerikë dhe për disa shqiptaro-amerikanë si unë, që e kemi njohur Dr. Latifin për një kohë të gjatë – vërtetë, do na mungojë shumë prania e tij në takime, darka e dreka të komunitetit, ku ishte shpesh i pranishëm. Në të vërtetë, para disa javësh kur komunikova me anë të një mesazhi me Dr. Latifin, më premtoi se me të këthyer nga Kosova, do të takoheshim së shpejti, “për një gotë verë, për të celebruar jetën”, sipas fjalëve të tija, një referencë kjo siç duket ndaj përmirësimit të shëndetit tim pas operacionit në spitalin Westchester Medical Center, ku ai ishte Drejtor i Departmentit të Kirurgjisë. Ani, i dashur Doktor Latifi, gota e verës së kuqe pret, besoj se do të kemi rast. Kosova ka më shumë nevojë për ty, sot. Me emërimin tëndë, Kosova fiton!
Gjergj – Bajram Kabashi
Kjo letër për fat të keq duhet botuar vazhdimisht, gjithnjë derisa autorët e saj që provokonin të fshehur pas emrit të Bujar Bukoshit, ti lajmërohen Policisë së Kosovës apo Policia e Kosovës ti detyroj që të lajmërohen.
Letra nuk është thjeshtë një letër e shkruar nga një i marrë apo disa të marrë, por është shkruar nga një grup kriminelësh-pseudointelektual të Kosovës së pasluftës, të çuar peshë pasi u kishte rënë dielli i lirisë në kokë, asaj lirie që ua kishte sjellë kryesisht ndërhyrja e NATO-s që rezultoj me çlirimin e Kosovës.
Luftëtarët e vërtetë të lirisë kishin bërë aq sa kishin pasur mundësi reale të bënin, por banditët e partisë së paqësorëve dhe atyre të luftës, me bishtin e ngjitun për shpinë provokonin e ngacmonin kahdo që mundnin.
Më provokuan edhe mua nga nata e sontme e vitit 2000 deri më 23 nëntor të vitit 2000, rrafsh shtat ditë e netë pandërprerë. Të ashtuquajturat shërbime shtetërore partiake, apo më mirë të thuhet kriminelët, “intelektualët”, “gazetarët” apo “politikanët” nga radhët e tyre, më ishin lëshuar si të tërbuar duke më provokuar e synuar të më poshtëronin në mënyrën më të keqe e të zezë të mundshme, derisa këtyre kriminelëve të bashkuar iu ndal zëri i kobshëm më 23 nëntor të vitit 2000, në orët e mbrëmjes.
Ja letra e të mallkuarve:
Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com
Subject: Me jep nje kontakt me saliun
Date: Fri,17 Nov 2000 18:55:16-0800 (PST)
Pershendetje, I nderuari Bajram, me perpjekje te shumat arrita ta siguroje mezi kete adrese tuajen. Une i kam shkruar Saliut, ai me ka dhene nje pergjigje por jo tjeter ne interesimin tim per t’u ulur dhe per te biseduar për disa ceshtje me interes. Sidoqofte, duket se nuk qasje ne internet apo ngece dukund puna dhe spo marr kontakt dot me te. A mund te ma japesh adresen e sakte te tij,apo numrin e telefonit. Sidoqofte,domethane ideja eshte te bisedojme dicka ne ate stilin e librit Tuaj, “Baleta me ka thene…” dhe helbete t;i kujtoja kur pinim dikund neper kete bote nje kafe me te. Sidoqofte domethane, nese mundesh dil ne Grand nje mbremje dhe ti vete dhe marrim nga nje kafe bashke,
PS.
A po punon ende ne Rilindje apo ke kaluar te Bota sot?
__________
Njëzet vite më vonë, në pranverën e vitit 2020 rastësish e mora vesh se i njejti grupim kriminelësh nga lëmshi “intelektual”-kriminel shërbimesh sekrete partiake, e kishin provokuar edhe shkrimtarin e publicistin Shefqet Dibrani, por provokimi ndaj tij kishte zgjatur 6-7 muaj apo më shumë se aq.
Une jam i bindur se Policia e Kosovës është aq e aftë profesionalisht, sa mund të ketë dijeni për provokatorët e tillë të shkretë për mend, sherri i të cilëve humbi një jetë njeriu. Une mendoj që “koalicionet partiake” nuk duhet të kenë asnjë ndikim në gjurmimin dhe hetimin e krimeve të tilla.
Kurrë nuk më ka shkuar mendja të shes madhni, pasi kjo nuk është në natyrën time, por e rithem për të satën herë: Ky krim për mua është i zbuluar në mbrëmjen e 23 nëntorit 2000, rrafsh para 21 vitesh nga nata e sontme.
Prandaj, qoftë policia kombëtare apo ajo ndërkombëtare që nuk e marrin parasysh këtë provokim duke i identifikuar të gjithë ata që morën pjesë në ngacmimin-provokimin ndaj meje (por edhe ndaj shkrimtarit Shefqet Dibrani), ajo në të vërtetë i shmanget qëllimisht problemeit të vërtetë që ka sjellë tragjedinë e 23 nëntorit 2000.
Mbesa e vetme. Age Bojaxhiu mbante dhe te njejtin emer me Nene Terezen

Don Lush GJERGJI
In memoriam
Age lind. Bojaxhiu – Guttadauro
(1944 – 2021)
Me 15 nëntor 2021 rreth mesnatës ndërroi jetë, kaloi në amshim, apo siç thoshte Shën Nëna Tereze “u kthye në Shtëpinë e Atit”, Age lind. Bojaxhiu, bija e Lazër dhe Maria Bojaxhiut, mbesa e vetme e Nënës Tereze.
Atë e kam njohur qysh nga viti 1979, marrja e Shpërblimit Nobel për Paqe dhe kam pasur një bashkëpunim dhe miqësi të jashtëzakonshme dhe frytdhënëse.
Nëpërmjet saj në këtë interviste mund ta njohim më për së afërmi tashmë të ndjerën Age Bojaxhiu, si dhe lindhjen, përjetimet, vlerësimin e saj mbi Nënën Tereze.
Je edhe vlerësimi i Massimiliano Guttadauro, biri i Age Boajxhiut, ndër të tjera më shkruan mbrëmë kështu: “Nëna ime kishte bukurinë dhe tërheqjen e familjes Bojaxhiu, një tërheqje – simpati që e akumulonte si Gonxhja dhe Lazri. Ishte një grua që iu ka kushtuar në tërësi familjes, por pa i lënë anësh edhe shumë interesime kulturore, si kinema, letërsia… Ishte poliglote, si babai i saj dhe si Nëna Tereze. Një grua me aftësi të mëdha për dashuri. Gjithmonë e vendosur, por edhe e vërtetë.”
Intervista me Age Bojaxhiu – Guttadauro, mbesa e Nënës Tereze
Don Lush Gjergji: Ti e ke njohur Nënën Tereze si të afërmen tënde, si hallën tënde. Përshtypjet tua, sepse ti je e vetmja anëtare e gjallë e familjes së ngushtë të saj? Takimi yt i parë me të, atë çka të tregonte babai yt i madh, Lazri, për familjen Bojaxhiu, për këtë dramë që kishin përjetuar, por që Zoti e ka shpërblyer pa masë?
Jam takuar me Nënën Tereze për herë të parë personalisht në janar të vitit 1967, sepse papa Montini – Pali VI e kishte ftuar për të hapur një shtëpi në Romë. Përshtypja ime ishte e papërshkrueshme dhe e paharrueshme, një gëzim i cili më kaplonte në tërësinë e qenies time… Gëzimi kishte shumë arsye: sepse babai im dhe Nëna Tereze ishin vërtet të lumtur, shiheshin pas më se 30 viteve… Mendoni pak çka kanë përjetuar këto dy persona, zemra e vëllait dhe e motrës! Ishte një takim vërtet unik!
Gjatë këtyre viteve as nuk ishin dëgjuar në telefon, sepse ajo ishte në Indi, e babai im pas Luftës së Dytë botërore në Itali… Nëna Tereze dhe babai im e kishin një gëzim tejet të madh. Përqafoheshin si dikur në fëmijëri…
E shikonin njëri-tjetrin dhe nuk u beson më as syve, as veshëve, as kohës dhe hapësirës, dhe pa fjalë, me lot, me përqafime aq të përmallshme, e pyetnin njëri-tjetrin për vitet e kaluara…
Tema boshte e këtij takimi ishte “Nëna Loke”, Drane Bojaxhiu, dhe Agëja, halla ime, të cilat unë kurrë nuk i kam takuar dhe njohur personalisht! Mendoni çfarë apsurdi!?
Ata të dytë më shikonin mua, pastaj njëri-tjetrin, pastaj diku në hapësirë, ndoshta edhe drejt Shqipërisë, Tiranës, ku ishte zemra e thyer e dy femrave tashmë të robëruara, të sistemit i cili nuk lejonte kurrfarë komunikimi familjar, njerëzor…
Nga goja dhe zemra e tyre ngrihej vetëm një klithje: O Zot, oj Nëna Loke!!!
Përshtypja ime e parë ishte kjo: një përjetim i jashtëzakonshëm.
Pastaj me kalimin e viteve jemi njohur më për së afërmi nëpërmjet letrave, bisedave telefonike… Gati për çdo vit shiheshim në Romë, sepse ajo vinte gjatë muajit maj për kushtet rregulltare të motrave të saja.
Pas vdekjes së babait tim shkoja unë rregullisht për ta parë në Romë. Marrëdhënia jonë ishte një dashuri e madhe shpirtërore. Ajo nuk ishte si ndonjë hallë klasike… Ishte udhëheqësja ime shpirtërore, me jepte qetësi dhe siguri në jetë…
Don Lush Gjergji: Pas vdekjes së babait Lazër në janar të vitit 1981, pastaj të Nënës Tereze më 5 shator 1997, çfarë kuptimi kishin për ty këto dy vdekje, ose më mirë të themi këto dy “kalime në amshim?”.
Si i ke përjetuar ti?
Vdekjen e Nënës Tereze e kam përjetuar thellë… Nëna ime Maria ka vdekur në vitin 1993 pas vuajtjeve të shumta…
Kurdo që Nëna Tereze ishte e sëmurë, unë shkoja në Indi për ta parë, për t’u shoqëruar me të në spital, në klinikë, në kuvend. Për mua ishte hiri i Zotit që të rrija së bashku me të për një kohë të gjatë. Luteshim së bashku, bisedonim…, sepse kur ishte mirë me shëndet, nuk kishte kohë për këtë.
Ajo e pranonte vuajtjen me fe, kurrë nuk ankohej, ishte gjithnjë e dëgjueshme. Pati shumë dhembje, vuajtje, sëmundje, por të gjitha i pranonte dhe ishte shumë e disiplinuar me mjekë, me personelin, e përvuajtur, e dëgjueshme, e përsosur…
Kur afrohej fundi, nuk mund ta harroj kurrë takimin tonë të fundit, diku katër apo pesë muaj para vdekjes, më tha se ndoshta nuk do të shiheshim më…
Unë i premtova se do të shiheshim në maj në Romë, por nuk shkova, sepse isha e sëmurë dhe me temperaturë.
Në këtë takim Shkuan bijtë e mi, Domeniku dhe Maksimiliani. Herën e fundit që jemi parë më tha kështu: “Tashmë do të mbetesh vetëm ti, sepse vetëm ne dyja jemi nga familja jonë Bojaxhiu. Pas vdekjes time do të mbetesh vetëm ti, s’ka më askush nga familja jonë…”.
Sytë e saj ishin të përlotur, por edhe plot me shpresë, edhe më tepër me siguri për amshim, jetën e pasosur. Më fliste për kalimin në amshim, apo si i pëlqente asaj të shprehej, “për kthimin në Shtëpinë e Atit”, si për ndonjë kalim prej dhomës në dhomë, me aq shumë bindje dhe fe, sa që unë mbetesha e habitur…Më thoshte që së shpejti do të jetë te Zoti me babën Kolë, Nënën Loke, me motrën Age, me babën tim…, me shumë familjarë që unë nuk i njohja fare…
Nëpër sytë dhe zemrën e saj unë, të them kështu, e kam “parë vetë Zotin”, i kam “parë dhe përjetuar” të parët tanë, ata që tashmë e gëzojnë parajsën, amshimin… Për këtë dhe për shumëçka tjetë, unë nga zemra e falënderoj Hallën time të madhe dhe të pavdekshme, Nënën Tereze!
Don Lush Gjergji: Si është për Ty t’i lutesh hallës tënde, të Lumes Nënës Tereze?_
Don Lush Gjergji: Çka të ka mbetur Ty si përvojë, si mbresë dhe kujtim nga e madhja Nëna Tereze, Nëna e botës së vuajtjes, e të varfërve ndër më të varfër, ajo që e njihte dhe e dashuronte Jezu Krishtin në çdo njeri? Çka ka mbetur si testament i përvojës tënde me te?
Po, ndihem se jam e privilegjuar nga ky fakt, nga vetë Zoti, që e pata hallën time, nuk po them si mësuese, por si pikë orientimi për jetën dhe për veprimtaritë e mia..
Don Lush Gjergji: E ke thënë në fillim se Nëna Tereze e pati këtë dhembje të tmerrshme që për së gjalli të ndahej prej Nënës Drane dhe motrës Age, si dhe për shumë viti nuk dinte asgjë as për vëllanë Lazrin, babën tënd. Këtë nuk ia tregonte gati askujt. Për shpërblimin Nobel në Oslo ishim së bashku një familje shqiptare, Nëna Tereze, Lazri, Ti, Imzot Nikë Prela, unë… Për mua ishte diçka e jashtëzakonshme, heshtja e saj, vuajtja personale, familjare, kishtare, kombëtare… Ajo thoshte se e Premtja e Madhe nuk është mbarimi i Jezu Krishtit, por vetëm nisja e asaj që do të jetë ngjallja, Pashkët. Ti si e përkujton këtë gjendje?
Për Nënën Tereze ishte dhembje e madhe e cila duhet ta bënte një zgjidhje tejet të rëndë. Autoritetet e Shqipërisë thoshin kështu: Po, ne Ju lejojmë që të hyni në Shqipëri, mirëpo më nuk mund të ktheheni, duhet të mbetni këtu!
(Për herë të parë kam dëgjuar për këtë ngjarje dhe kombinim “djallëzor” dhe nuk di sa mund të jetë e vërtetë. E di se Nëna Tereze, si dhe shumë autoritete të asaj periudhe, si Sekretari i OKB-së U TANTI, kryetari i Francës De GOLLI, i SHBA-ve Xhon Keneedy, e shumë të tjerë kishin ndërhyrë pranë Qeverisë së Shqipërisë për t’ia lejuar Nënës Tereze hyrjen në Shqipëri, por pa sukses, vr. ime).
Dhembja e madhe dhe e vërtetë e Nënës Tereze ishte kjo : ajo duhet të zgjidhte mes të varfërve, të braktisurve, të mjerëve dhe të gërbulurve, apo Nënën dhe Motrën në Shqipëri.
Kjo ishte një zgjidhje tejet e vështirë dhe shumë e dhimbshme…
Këtë vuajtje ajo ia ka ofruar Jezu Krishtit për Kishën dhe popullin në Shqipëri dhe kudo në botë, për botën e të mjerëve…
Don Lush Gjergji: Nëna Tereze e kishte sigurinë e fesë, kishte një qetësi, si të fliste me telefon me Atin qiellor. Përpos shenjtërisë së saj, mirësisë, gatishmërisë për flijim dhe dhurim, ajo kishte aftësi të mëdha organizative….
Don Lush Gjergji: Për herë të parë flet para një publiku që të njeh fare mirë si emër, si mbesa e Nënës Tereze. Diçka çka dëshiron t’u thuhet njerëzve tanë si mbesa e Nënës Tereze?
Don Lush Gjergji: A do të thuash diçka tjetër?
Don Lush Gjergji: Të falënderoj përzemërsisht për këtë bisedë, intervistë. Nëpërmjet teje më duket se i kemi takuar rishtas Nënën Tereze, Imzot Nikë Prelën, bacën Lazër si dhe mbarë familjen e madhe dhe të bekuar Bojaxhiu. Edhe një pyetje: Si i ke përjetuar filmat dokumentar, artisti, botimet, fiction mbi Nënën Tereze?
Nga përvoja dhe shërbimi misionar në Indi kishte kuptuar se Zoti është Dashuri, prandaj misioni i saj, por edhe yni, motrave është ky: t’u dhurojnë të gjithëve Dashuri – Zotin. Të gjitha për Zotin dhe për Njeriun, pa dallime…
Ah, gati harrova: Të falënderoj për këto gjashtë vëllime të mrekullueshme kushtuar Nënës Tereze në tri kutia, me plotë fotografi, shkrime, përshkrime… Vërtet nëpërmjet tyre Ti ma “solle” sot në Palermo Nënën Tereze, babën tim, Lazrin, nënën time, Marinë, pastaj edhe personat që unë nuk i njoha kurrë personalisht, si “Nënën Loke”, Drane Bojaxhiun, hallën time Age Bojaxhiun, e shumë të tjerë! Tash jam në “shoqëri” të mirë, me këta njerëz të dashur, me Zotin, me burrin tim Giuseppe, apo “Beppe” si e quante Nëna Tereze, me bijtë e mi, me Ty! (Bashkëshorti i saj ka vdekur disa vite më vonë, vr. ime)
Nga zemra të falënderoj për këtë takim, sepse e kemi prekur “damarin e zemrës”, jemi shmallur dhe freskuar… Po e përfundojmë takimin tonë me thënien e Nënës Tereze: Zoti na bekoftë!
Palermo, 18. 09. 2008
Prishtinë, 17 nëntor 2021
Radio Maria – Kosovë

Theodora, gruaja e Justinianit I

Nga: Fahri Xharra
Shqiptarët e rrethit të Medvegjës janë të rrezikuar nga arkeologët e rrejshëm të cilët “ gërmojnë’ në varrezat Tupallës : ata kërkojnë ‘artefakte” për stërshitje por qëllimi është zhdukja e çdo gjurmeje shqiptare në ato anë. Eshtë vetëm “Keshilli i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Serbi “ i cili disa herë ka alarmuar për këtë .


Theodora, gruaja e Justinianit I Veshje e sotme në Medvegjë
Që disa muaj ka filluar “ akcioni” shkatërrues i çdo gjëje shqiptare në ato anë. Shqiptarët ikin , shkojnë në Perëndim nga kushtet e pamundura të jetës , por pas mbetet shkretëtira historike e cila më vonë zëvendësohet me “origjinalin “ serb. Mjerim kombëtar !
Varrezat që shkatërrohen thuhet se janë të shekullit 19 dhe 20-të por ec e dije nëse jo edhe më të vjetra. Nga prijësit tonë fetar na rekomandohet që mos të kujdesimi për varrezat , që të harrojmë çdo gjë nga të parët tanë.; e ne pa menduar hiq iu plotësojmë “rekomandimin “ e hoxhallarëve të porositur.
E dimë që Tupalla është në vetvete një burim i fortë historik i e cila e vërteton të kaluarën dhe autoktoninë tonë në ato anë dhe më gjerë.
Paraqitja e arkeologëve të rrejshëm e ka rritur frikën dhe pasigurinë e banorëve të atyre anëve.
Paraqitja e arkeologëve të rrejshëm paraqet hapat e Serbisë për zhdukjen e çdo gjëje shqiptare në ato anë.
Medvegja është qytezё shqiptare në veri-lindje të Kosovës, administrohet ende nga Serbia. Komuna e Medvegjёs perbёhet nga 44 vendbanime, dy prej te cilave janё qyteza urbane e Medvegjёs dhe Banja e Sijarinёs.
Medvegja ka qenë e banuar nga fisi Ilir i Dardanëve në lashtësi. Rrënojat arkitektonike datojnë që nga shekulli 4 i epokës së re përreth qytetit,kur ishte pjesë e Perandorisë Romake me emrin Idimum, Shumica e popullsisë Serbe erdhën si kolonë gjatë viteve 1877-1878,kur u dëbuan shqiptarët nga Sanxhaku i Nishit dhe e zunë pjesën më të madhe të Medvegjës. Partizanët Jugosllav,pasi morën në dorë qytetin,në vitin 1944 vranë rreth 200 banorë. Ne kohen e Perandorise Osmane deri me 1878 mendohet se Medvegja kishte gjithashtu nje emer tjetër Luftes Ruso-Osmane ku osmanet pesuan disfate dhe dorezuan shume territore ne Ballkan dhe Europe Lindore.banorë. Ne kohen e Perandorise Osmane deri me 1878 mendohet se Medvegja kishte gjithashtu nje emer tjeter

Familja e Heroit Zenel Hajdini nga Tupalla
Por edhe kjo ““Pas luftës në Kosovë trupat ushtarake serbe u vendosën pikërisht në Medvegjë. Nuk u respektua zona 5 km ajrore dhe kësisoj e shpërngulën popullatën shqiptare nga trojet e veta në mënyrë stihike deri në atë masë ku atyre iu konvenonte. Një popullatë e cila është e shpërngulur tash e 19 vite është e vështirë të kthehet sërish në trojet e veta”,
Por edhe kjo ; “Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë (MPB) gjatë vitit të fundit ka dhënë një numër të madh vendimesh të dëmshme për qytetarët e nacionalitetit shqiptar në jug të Serbisë, e sidomos për ata nga Medvegja.
Me këto vendime pasivizohet vendbanimi i tyre i deriatëhershëm dhe kështu personat humbën mundësinë që të nxjerrin dokumentet personale ose vazhdimin e tyre, por edhe shërbimet shëndetësore e shkollimin e njëkohësisht atyre u rrezikohet edhe e drejta e tyre për zgjedhje, është thënë nga Fondi për të Drejtën Humanitare(FHP) për gazetën e Beogradit Danas, transmeton Koha.
“E kaluara e jonë historike duhet të shikohet me syrin kritik të krenarisë që jemi pjesë asaj trashëgimie , pa marrë parasysh fesë që i përkasim si individ. E jona është që me ato artefakte që na kanë mbetur të bëjmë luftën tonë trashëgimtare , për të mirat dhe të këqijat e së kaluarës sonë me vlerë. Ne , duhet që botës t`ia bëjmë të ditur që tema që po flasim sot është e kaluara e jonë në vendin tonë ; serbit t`ia bëjmë të ditur edhe një gjë që për epokën që po flasim ata as që kishin qenë këndej pari.( Theodora – Perandoresha e Bizantit , F.Xharra) Perandoresha Theodora dhe Vajzat e Medvegjës; të bindemi ne së pari për këtë thesar historik.që të parët na e kanë lënë . Krenari ! Historia në vazhdimësi flet shqip ! “

Kur jemi tek traditat shqiptare ato ruheshin në vazhdimësi nga fshatrat e katundet e sidomos ato që ishin më larg qyteteve , ku as një pushtues fizikisht nuk i arrinte. Aty fshihej thesari i popullit : trashëgimia mijëravjeçare e popullit më të vjetër në Europë.
E njëjta ishte edhe në të gjitha viset shqiptare . Po, sot ç`na gjeti ?
“ Gjuha e popullit kalon një jetë të qetë , ajo rritet si bari në mal e si gjethi në lis, pa u dëgjuar fare, dalngadalë, në mënyrë të butë. Fshatari nuk e ndërton gjuhën as sipas ”spekulimeve intelektuale, as sipas analogjive gjuhësore”. Fshatari e kalon jetën e vet bashkë me gjërat, me sendet që e rrethojnë, me të cilat takohet përditë. Ai vëren ndryshimet e tyre , i shikon me qindra herë, ua zbulon fshehtësinë, dhe kështu një ditë vetë ato gjëra, vetë ai send me funksionin, trajtën e pamjen e tyre , e tregojnë emrin e vet të vërtetë, emrin më të përshtatshëm.- kështu shkruante Akademiku Mark Krasniqi në librin e tij me vlerë të madhe ‘ Gjurmë e gjurmime” ,Prishtinë,1979 .(Po sot ku jemi ? Fshatin tonë e ka kapur dreqi për fyti , pak ka mbetur nga ai i dikurshmi )
Po i vazhdoj me mallëngjim fjalët e të madhit Mark Krasniqi : “Prandaj gjuha e fshatarit të thjeshtë është e vetvetishme , e pastër, e rrjedhshme, e natyrshme “
Gjuha e pseudo-intelektualit , qëllimkeqit nuk i ka ato veti, sepse ai gjuhën e mëson , e “pasuron” në qytet ,pranë ligjvenësit ( pushtuesit). Ajo gjuhë bazohet në kuptimet abstrakte , huazimet e pa nevojshme (sot, nga mediat ) .
Fshatari të gjitha gjërat i shihte në mënyrë natyrore dhe të gjitha ishin të drejtë për drejta, të përzemërta dhe të ngrohta shqiptarisht
Lëvruesit e huaj , ata që e kërkonin të vërtetën shqiptare e gjenin në fshatra . Shembujt janë të panumërt .Shfletoni studimet e huaja për ne.
Akademiku Mark Krasniqi në studimin e tij “Antroponimet e Kosovës në dritën e shkencës etnografike “ ndër të tjera shkruan se pagëzimi i foshnjës dhe dhënja e emrit është ritual kohor ( në ditët e pas lindjes së foshnjës) që më së miri është ruajtur në fyshtrat tona. Sipas tij , tek ne e kemi edhe botëkuptimin tonë në lidhje me funksionin e emrit në përgjithësi e ka edhe fuqinë mbrojtëse për fëmiun gjatë jetës së tij.
Nëse Tupalla i ka ruajtur veshjet kombëtare të cilat më respekt i vishnin e dhe gratë e Perandorëve Ilir dhe Bizantin atëherë si është e mundur që “3000 familje shqiptare në Maqedoni vendosin emra arab”
“Vala e ndërrimit të emrave në arab paska mbërri 3000 familje shqiptare në Maqedoni – Humbje gjurmësh të identitetit shqiptar. Xhemal Ahmeti shkruan :Partitë politike pasi heshtin e sponsorizuakan këtë. Apo? Ky vetë asimilim do të kushtojë shumë. Dhe pikërish ai Allahu u mallkoftë që shuani një identitet kulturor dhe nëse ai s’bën gjë natyra u dënoftë sot e përjetë, se kjo nuk është e drejtë personale e dikujt por manipulim i një kolektivi nga një shtab me qëllimi ekspansionizmi kulturor.
(Po sot ku jemi ? Fshatin tonë e ka kapur dreqi për fyti , pak ka mbetur nga ai i dikurshmi )
Po e përfundoj shkrimin me mallëngjim nga fjalët e të madhit Mark Krasniqi : “Prandaj gjuha e fshatarit të thjeshtë është e vetvetishme , e pastër, e rrjedhshme, e natyrshme “
Gjakovë, 17.01.2021
Nga Luljeta Progni
Disa të panjohur, të armatosur, u shfaqën në portën e shtëpisë së Nebil Çikës, natën e 12 nëntorit të vitit 1944. Ishte kohë darke. Nebili bashkë me të shoqen, Elsa Martinelli, motrën Ikbal Çika dhe kunatin, Aleks Mavraqi ishin ende në tryezën e bukës. Ishte kohë e trazuar…Tirana po priste marshin e komunistëve që do të zbrisnin nga malet për të marrë pushtetin.
Nebil Çika ishte një ndër gazetarët më në zë të kohës, publicist dhe përkthyes i shquar. Elsa ishte një vajzë e mirarsimuar në Itali. Ajo ishte bija e një arbëreshi që ish dashuruar me djalin e talentuar dhe kish lënë Italinë për të jetuar me të, në Shqipërinë e varfër. Nata e 12 nëntorit 1944, do ta kthente përmbys gjithë jetën e tyre sepse njerëzit e panjohur e morën me forcë gazetarin Nebil Çika dhe kunatin e tij, Aleks Mavraqi për ta çuar te skutat e hotel “Bristol”, prej nga nuk do të kthehej më kurrë. Nebil Çika bashkë me Akeks Mavraqin dhe intelektualë të tjerë të asaj kohe si Ismail Petrela, Muntaz Kokalari, Vesim Kokalari, Syrja Kokalari, Reshat Stërmasi, Muharrem Lleshi, Rifat Tërshana, Lluka Xhumari, Ali Panariti u vranë mizorisht nga komunistët. U vranë pa gjyq, pa bërë asnjë faj, u vranë sepse ishin intelektualë të shquar që kishin kontribuar për atdhe. U vranë sepse ishin personalitete që do të ktheheshin në telash për diktatorin.

Kur do të vritej, Nebil Çika ishte ende korespondent i dy mediave shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Ditët e nëntorit 1944 kur komunistët shpallën fitoren ndaj pushtuesve, redaksia e agjensisë telegrafike angleze “Reuter” dhe ajo e New York Times, prisnin lajmet nga korespondenti i tyre në Tiranë Nebil Çika. Por shpejt ata do të merrnin lajmin se ai ishte pushkatuar.
Elssa e kish marrë vesh lajmin e pushkatimit disa ditë më vonë, kur kufomat e 14 intelektualëve u gjenden të dekompozuara në ambjentet e Hotel Bristol. Pak ditë më pas Elsa do të arrestohej si “armike e popullit“ për ta kaluar dy vite nëpër qelitë e burgjeve të diktaturës, që kishin nisur të ngriheshin në Tiranë e gjithë Shqipërinë. Sepse të parën gjë që bëri udhëheqja komuniste ishte kthimi i shtëpive në burgje. Vënde ku do të ekzekutohej apo burgosej deri në asgjësim, e gjithë elita intelektuale e Shqipërisë.
Elsa Martinelli qëndroi në burg për rreth dy vite derisa u riatdhesua nga qeveria italiane. Ishte shtetase italiane, nga familje arbëreshe. Pas dy vitesh tortura nëpër burgjet komuniste, Elsa do të kthehej zemërthyer në vendin e saj. Do të largohej nga Shqipëria ku kishte përjetuar çastet më të bukura të jetës së saj, por edhe ato më të dhimbshmet. Kish kaluar kohët e bukura të rinisë në krah të djalit nga Preveza që u shkollua në auditoret e universiteteve të Perëndimit, gazetar, publicist, përkthyes i Kantit dhe Niche-s e shumë filozofëve të tjerë evropianë. Themelues i gazetës “Arbënija”, drejtues i revistave “Minerva” e “Java”,“Miku i Librit”, Bota e re”.
Elsa ishte një zonjë e arsimuar dhe me kulturë të lartë që kishte kontribuar në emancipimin e grave në kryeqytet. Ishte diplomuar për Letërsi në Itali dhe pasioni i saj për letërsinë ishte një ndër shkaqet që e kish bashkuar me Nebilin. Elsa e kish shoqëruar me ëndje bashkëshortin, redaksive të gazetave e revistave në pasionet e tij për letërsinë e publicistikën, për përkthimin. Ishte mbështetja kryesore për Nebilin, bashkë me të motrën Ikbal Çika dhe bashkëshortin e saj Aleks Mavraqi.
Në atë kohë, Elsa dhe Nebili ishin ndër personazhet më të dashura në qytetin e Tiranës. Kur kurorëzuan lidhjen e tyre në fejesë, një artikull i dedikohej kësaj ngjarje. Kolegët e tij të revistës “Minerva”, i kushtuan një artikull fejesës me zonjushën Elsa Martinelli. Ishte në një farë mënyre kronika rozë e mediave të kohës.
Shumica e njerëzve e kanë marrë vesh se drejtori i kësaj reviste z.Nebil Çika, u fejua me zonjushën Elsa Martineli. Dhe për së shpejti edhe do të martohen.
Redaksia e kësaj reviste e pa të udhës që të shprehë gëzimin e saj duke botuar bash në këtë faqe fotografitë e çiftit të ri dhe të përfitojë nga ky rast për të thënë nja dy fjalë për drejtorin e saj.
Nebil Çika, gazetar i vuar dhe trim, shkrimtar i mprehtë dhe i dinjitetshëm, nacionalist dhe përparimdashës. Është mjaft i njohur në botën shqiptare dhe popullin shqiptar. Tërë jeta e tij, tërë energjia dhe mundimi i tij, në çdo rast e në çdo kohë u derdh burrërisht për triumfin e së mirës, të së drejtës dhe sidomos të përparimtares. Në çdo shkrim të tij, në çdo mendim të tij, shihet impulsi i fortë i idealistit që s’lë rast pa shqelmuar traditën e ndryshkur skllavëronjëse dhe pa treguar me gisht nglutas dhe me instikt të sigurt udhët e qytetërimit dhe të lartësimit.
Mbasandaj nga pikëpamja profesionale, nuk besojmë të dyshojë ndokush se Nebili është më i zoti gazetar që ka vëndi ynë sot për sot dhe se “Arbënia”, qoftë si lëndë, qoftë si drejtim e qoftë si shitje, është një sukses i plotë.
Ne pra, redaksia që i rrimë më afër e njohim edhe më mirë, morëm këtë rast për ti uruar një jetë të lumtur dhe një vijim gjithnjë ngulur në misionin e tij të rëndë si shkrimtar dhe mendonjës që ka ndaj shoqërisë shqiptare.
“Minervistë”
Por bashkëjetesa e tyre ishte e destinuar të përfundonte shpejt. Sepse Nebil Çika u pushkatua natën e 12 nëntorit 1944, ndërsa Elsa pas dy vitesh burg, në diktaturën komuniste, u riatdhesua në vendin e saj në Itali. Elsa jetoi me kujtimin e të shoqit deri në fundin e jetës. Historia e tyre mbeti si një ndër ngjarjet e dhimbshme të rinisë së Tiranës në prag të diktaturës.
Intelektuali i pabindur kundrejt çdo regjimi kishte kuptuar pse ishte i papëlqyer nga regjimet kur kritikonte qeverinë e Ahmet Zogut: “E prandaj në regjimin e Zogut klasat drejtonjëse i urrenin mentarët që nuk ishin robëruar prej tyre dhe i luftonin dhe i mënjanonin në dëm të madh të shoqërisë dhe të mirëfunksionimit të saj. Sot nuk i mënjanon kurrkush dhe kanë mundësinë të punojnë e të prodhojnë: Numri i tyre është padyshim shumë i vogël; nuk janë më shumë se njëzet, po të marrim sidomos parasysh prodhimin mendor të vendit.
Ishte shenjestruar nga fashistët si shkrimtari: “që ushtronte influencë të dëmshme, sidomos mbi rininë stundentore, prandaj është e dobishme të ndalohet botimi i një reviste të tillë dhe i botimeve të tilla në përgjithësi”. Për këtë arsye, më 25 nëntor 1940, Nebil Çikën e internuan në Itali. E megjithatë as nga pushtuesit nuk u pushkatua, por u vra nga shqiptarët komunistë që vranë shumë nga intelektualët e Shqipërisë.
E kish parashkruar fatin e tij të keq në artikullin: “Mentarët dhe rrethi shoqëror”. E kur i referohej Saint Simonit, i cili duke folur për elitën franceze kishte thënë: “Po të qe se Franca humbiste papritmas të pesëdhjetë dijetarët e parë të saj, të pesëdhjetë artistët e parë të saj, të pesëdhjetë industrialistët e parë të saj, të pesëdhjetë lëvruesit e parë të tokës së saj, kombi do të bëhej një trup pa shpirt, do t’i ishte prerë koka. Po të qe për kundra se humbiste të gjithë personelin zyrtar të saj, nga kjo gjë nuk do të dilte për vendin veçse një dëm i vogël”.
Por historia rodhi në atë mënyrë që skenari hipotetik i mendimtarit francez do të realizohej dhunshëm në Shqipëri. Vetë Nebili do të ishte ndër të parët mendimtarë që do të vritej padrejtësisht. Trupi i tij dhe i 13 intelektualëve të tjerë, u lanë për disa ditë në Hotel Bristol dhe më pas i morën dhe i zhdukën. Familjet e tyre ende nuk i kanë gjetur eshtrat e tyre. Ndërsa në vëndin ku ndodhej Hotel Bristol, ku sot është Muzeu Kombëtar, nuk është vendosur ende një pllakatë përkujtimore në nderim të tyre.

Në rast se keni dijeni mbi krime, viktima apo ngjarje që lidhen me periudhën e komunizmit në Shqipëri, klikoni këtu për ta publikuar në arkivën tonë. Kujto.al