Kreu Blog Faqe 1490

“Kosova”, “Dardania”, “Maqedonia” dhe “Mona” të Buxhovit, në Panairin e Librit në Tiranë

0
“KOSOVA” ,”DARDANIA”, “MAQEDONIA” DHE “MONA”
në Panairin e Librit në Tiranë
Në Panairin Librit në Tiranë, në shtandin e botuesit “Faik Konica” do të jenë edhe veprat historiografike të Jusuf Buxhovit “Kosova” I-VIII, “Kosova – histori e shkjurtër”, “Dardania”, “Maqedonia” si dhe romanët e kohëve të fundit “Dosja B”, “Dushkaja” dhe “Mona”.

17 Nëntori, dita e çlirimit të Tiranës dhe Nëntori, djali im …!

9

Sinan Kastrati, Suedi

Sot është data 17 Nëntor, ditëlindja e djalit tim, Nëntorit.
Nëntori tash është është burrë.
Kur lindi djali im, pas dy vajzave u gëzuam të gjithë e më së shumti u gëzua nëna ime, Naza. U gëzuan edhe tezet e Nëntorit.
Ai lindi në spitalin e Prishtinës, ndryshe nga unë që kisha lindur në Turjakë. Eh e ngata nënë sa kishte kishte hjekur e sa dhimbje kishte pasur deri sa më kishte lindur mua. Kishte durua sepse kishte turp që nënat kur të lindin të ofshajnë.
Të vetmen ndihmë që e kishte pasur, kur unë kisha lindur kishte qenë gjyshja ime, Gjyzidja që gratë i thonin si me shaka ”daktorr Dida”.
Ai Nëntor kur lindi Nëntori, mëngjesin ishte i ftohtë dhe me borë. Ishte ditë e diel e kishte rënë bora e parë.
Banoja me një banesë me qera dhe nuk guxoja të thirrja miq e nuk ”dëshiroja” mysfairë sepse kisha frigë se mos pronari po më thot gjë.
Te ai vinin shumë të afërm ndërsa te unë nuk vinte gati askush sepse kisha vetëm një dhomë. Ay gatuanim, aty rrinim dhe aty flenim. Të ”pëbashkët” e kishim vetëm një WC.
Të qarat e dajlit të sapolindur e mbushën dhomën e vogë e plotë me vllagë që shporetin e bardhë e kisha ndezur qysh herët sepse kisha të dy vajzat që edhe ato ishin të vogla, 3, 5 dhe 2 vjeç.
Vajza ”e madhe” filloj ta pastroj dhomën e vogël ndërsa e këshillonte motrën e vogël se mos tï gjuaj teshat në tokë.
Doja të shkoja në spital ta merrja djalin. Shkova në këmbë që i ruaj paratë e pakta që kisha për TAXI.
Kisha harrua të marrë tesha për për nënen e për bebën dhe as vetë nuk e dije se si erdhëm, me rroba të spitalit ….
Duhët pranua se isha i pakujdeshëm dhe më duket se ashtu edhe tash jam.
Kur u afruam, afër banesës, të dy qikat kishin dalur e na prisnin.
Nuk iu pritej ta shihnin vëllain dhe për mos me iu prish qefin, Nexha ia shploi pakë fytyrën e djalit.
Entelës, qikës së vogël nuk iu durua dhe e puthi e atherë djali i hapi sytë.
….
Të nesërmen, prat ë hënen më 18 Nëntor shkova në IA (Institutin Albanalogjik) te profesor Anton Çetta e ta pyes se si të ia ngjes emrin djalit.
Unë kisha vendosur që djaln tim ta pagëzoj 1*) Nëntor për shkak se 17 Nëntori ishte dita e çlirimit të Tiranës, të Pejës e Prizrenit.
Para dyerve të Institutit takova shumë puntorë shkencorë e studjues që shkonin në punë.
Në koridorin e madh, të bukur e të pastër që vizllonte nga pastërtia e eroma e shampunëve që e kishin pastrua, u afrova aty ku rrinte Gjema, një puntor që ishte, si ”recepsionist”. Ai më njihte sepse shkoja shpesh në Institut dhe nuk më kërkonte as letërnjoftimin. Ndodhte që nëse nuk ishte profesor Çetta në zyrë, më thonte të pers ose shkoja dhe e pritja në zyrë. Ay ishte edhe një puntor tjetër, gjilanas që nuk ia mbaj në mend emrin. Edhe ai ishte puntor i lartë shkencor por nuk e kishte emrin e namin që kishte profesor Çetta. Ndodhte që kur unë nuk pajtohesha me profesor Çettën, ai më buzëqeshte dhe më dukej se i pëlqeja që më në fund, sipas tij, kishte edhe të tillë që ”e kundërshtonin” profesorin, gjithnjë, sipas meje.
Pasi i përshëndeta, si hyra, dorën i zgjata profesorit dhe filluam bisedën.
I tregova qëllimin e vizitës profesorit.
-Urime më thanë të dytë me një zë të akorduar, sikur të ishte një zë, edhe pse ishin dy burra.
Profesori nxori nga fioku i tavolinës nnjë copë me letra, të lidhura dhe filloi të mi lexoj disa emra ilir e shqiptar por kur unë i thash:
-Profesor, unë kam vendosur që djalin tim ta pagëzoj Nëntor dhe e dua pëlqimin tim, ai filloi, si plak të më shpjegoi se emrin ”Nëntor”, nuk është se do të ma propozonte por nuk e kundërshtoi.
Gjilanasit i qeshte fytyra dhe me krye pohonte që mos ”lëshoj pe” .
Me profesorin jemi takuar edhe herë të tjera. Herën e fundit kur mora rrugën e mërgimit, 22 qershor 1992, shkova ti them profesorit Lamtumirë. E takova në rrugë, afër shtëpisë me të dy vajzat përdore, në mahallën e Muhagjerëve.
Me Gjemën u takuam në Institut, po në qershor të vitit 2000. Ai kishte qenë në vendin e punës, para një shahti e afër ishte edhe një grua, puntore e Institutit.
Gjema ishte i varfër dhe kishte të meta në duar e këmbë.
Pasi e përshëndeta në emër, I tregova se e njihja dhe nuk e kisha harrua. Sigurisht se iu kujtua diçka nga ajo kohë por nuk foli. Pastaj e pyeta Gjemën:
-A mund të më tregosh se si ta gjej Bahtir Shehollin dhe … shefin e Sektorit të Folklorit.
-Adem Zejnullahu, është shef i Sektorit (në vend të profesor Çettës, thash unë duke belbëzua).
E thirri Ademin e pasi I tregova se po vije nga Suedia dhe dua të dije a ka mbetur diçka nga koha kur ishte profesri ….
-Shumicën i kanë marrë, fjalën e kishte për serbët.

Fëmijët: Nëntori, Entela e Mimoza

Me Adem Zejnullahun u ndamë por caktuam një kohë pas disa ditëve që të takohemi …
Pastaj Gjema thirri në telefon Bahtir Shehollin. Ma shkruajti numrin e telefonit dhe ma tregoi banesën, te ish ISKRA, afër Postës së Re.
Kur doja të ndahesha me Gjemën dhe ta falenderoja, nxora nga gjepi 1, 2 ose me shumë marka dhe ia doja të ia jepja Gjemës. Ai nuk i merrte sepse ngushtohej e gruaja që ishte afër i thonte:
-Gjemë, merri! Ky vetëm po të falenderon ….
Kur unë shkova në këmbë, trup e trup, si dikur me profesor Çettën kur shkuam në spital me e pa Salih Bajramin, derën e banesës së Bahtirit e gjetëm të hapur. Brena në koridorin ishte një grua mesatare dhe më priste:
-A je ti Sinan Kastrati?
-Po!
-Gjema pasi thirri, pas 2, 3 minutave vdiç, na lajmëruan …
Më erdhi keq për Gjemën.
Sa vite kanë kaluar e sa e sa njerëz kanë vdekur e sa të tjerë kanë lindur me Nëntorin tim e NËNTORAT e tjerë.
Urime Nëntor!

1*) PAGËZIM m.
1. Veprimi sipas kuptimeve të foljeve PAGËZOJ, PAGËZOHEM. Pagëzimi i fëmijës. fet. Emri i pagëzimit. Ena e pagëzimit. fet. Dita (ceremonia) e pagëzimit. fet.
2. fet. Riti fetar që bëhet kur pagëzojnë një foshnjë a një të rritur (në vendet ku vepron feja e krishterë). Formula e pagëzimit. Libri i pagëzimit.
Pagëzimi i zjarrit pjesëmarrja për herë të parë në luftë, beteja e parë në të cilën merr pjesë dikush.

Malmö, 17 Nëntor 2021

LAPSH “Naim Frashëri” në Zvicër organizon festë të madhe në nderim të 30 vjetorit të mësimit plotësues të Gjuhës Shqipe

0

Nexhmije Mehmetaj

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Zvicër të dielën më 14 nëntor në Kütingen të Kantonit Argaut, organizoi një festë të madhe në nderim të 30 vjetorit të shkollës shqipe të mësimit plotësues e cila mblodhi pedagog, mësues, prindër, nxënës, miq dhe bashkatdhetarë.
Në një ambient të zbukuruar me flamuj kombëtar dhe zviceran si dhe pankarta kushtuar 30 vjetorit të kësaj shkolle, përfaqësuesit pjesëmarrës të 14 kantoneve ku zhvillohet mësimi shqip, të shoqëruar nga tingujt e këngës shqipe, parakalimi i fëmijëve me rroba kombëtare, në orën 14.00 duartrokitjet e nxënësve të shkollës sonë hapën festën.
Emocione kishte sidomos nxënësja Janina Isufi që me përkushtim e deri në përsosmëri këndoi Himnin e flamurit. Më pas u interpretua edhe himni i Republikës së Kosovës.

Mikpritës i këtij evenimenti ishte Këshilli Kantonal i Argatut, nën kujdesin e veçantë të Riza Demaj – kryetar dhe zotit Adem Osmani.

Në festën e bukur, erdhën për të përgëzuar jubileun e shkollës shqipe disa personalitete të njohur nga Kosova si: Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, prof. Meriman Braha ish koordinator i parë dhe themeluesi i Shkollave Shqipe të pavarura të mësimit plotësues në Zvicër dhe vende tjera më mërgatë si dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Sami Ukell.
Me respekt e nderim figurave të shquara zvicerane që kanë mbështetur mësimdhënien e gjuhës shqipe të mësimit plotësues në forma të ndryshme, edhe me këtë rast prania e tyre na nderoi duke mbajtur edhe nga një fjalë rasti si: Zonja Michaela Brühlmeier zëvendës drejtoreshë e Arsimit në Kantonin Aargau, zoti Markus Truniger ish-udhëheqës i Sektorit të pedagogjisë ndërkulturore në Cyrih, zoti Fritz Weber – ish-ministër i Arsimit në kantonin e Glarusit, zonja Maya Hauser udhëheqëse e sektorit për arsim dhe kulturë në Glarus, zonja Carmen Suter, kryerare e komunës Suhr të Argaut.

Albanologu dhe pedagogu zviceran Prof. dr dr Basil Shader i cili së bashku me bashkëshorten e tij znj. Erica Bauhofer – Shader njëherit janë edhe anëtarë nderi të LAPSH-it. Kontributi i profesor Shaderit është një ndihmesë shumë çmuar në mbarëvajtjen e mësimdhënies së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Zvicër. Ai i pasionuar dhe tërë dinjitet foli për vlerat dhe rëndësinë që ka mësimi plotësues për fëmijët shqiptarë, për shqetësimet e mos përfshirjes së gjithë fëmijëve në mësimin plotësues duke theksuar “ Fajin e kanë autoritetet zvicerane që nuk e kanë futur mësimin e shqipes dhe gjuhëve tjera të komuniteteve me prejardhje të huaj në planet e financimit”. Kujtoi projektet që ka udhëhequr në përkrahje të mësimit shqip, qysh nga viti 1995 kur botoi tekstin e parë “Shqip” në bashkautorësi, pastaj projektin Tekstet shkollore (2008 2012) për fëmijët e diasporës shqiptare për tri nivelet (19 tekste) në bashkëpunim me MASH e Kosovës, projektin Doracak didaktik për mësimdhënës sipas 6 fushave didaktike, projekte për seminaret e shumta me mësimdhënës për ngritjen e cilësisë së mësimit shqip etj..
Ministrja Arbërie Nagavci ndër të tjera foli me mirënjohje dhe nderim për organizimin e LAPSH si bartës të mësimit shqip dhe përcolli një urim nga zemra për të gjithë mësueset/it, që lanë gjurmët e para në formimin dhe organizimin e mësimit shqip që me misionin e tyre fisnik lartësojnë çdo ditë e më shumë emrin e shqiptarëve në mërgim.
Kryetari i LAPSH Nexhat Maloku, mësues që nga themelimi, paraqiti për disa minuta historinë e organizimit të Shkollës shqipe nën drejtimin e Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë, rrugën e vështirë e plotë sfida të shkollës shqipe, falënderoj drejtuesit e Këshillave Kantonale, mësuesit dhe mësueset, për punën e përkushtuar e me pasion në mësimdhënie si dhe rezultatet e arritura.

Prof. Dr.dr. Basil Shader

Zëra të gëzueshëm, vjersha, valle e këngë fëminore i dhanë hijeshi festës. Çaste solemne dhe mallëngjyese. Rreth 30 nxënës morën pjesë në programin shkollor festiv, në sytë e tyre rrezatonte dritë lumturie se recituan, vallëzuan, kënduan në gjuhën e tyre amtare. Të përgatitur nga stafi i mësuesve mjaftë të përkushtuar. Më të dalluarit padyshim ishin nxënësit e mësuese plotë zell e dashuri Ida Jashari, Bernë.
Festën e mbushën me ngjyra gëzimi Shoqëritë Kulturo Artistike si: SHKA “Dardania” që vepron në Winterthur, SHKA “Rilindja “ në Cyrih.

Pjesë e veçantë e programit ishte promovimi i Librit jubilar “30 vjet shkolla shqipe e mësimit plotësues në Zvicër (1990- 2020).
LAPSH është një vlerë që ka arritur në saje të përpjekjeve të palodhura të anëtarëve të saj të përkushtuar të krijojë historinë e shkollës shqipe të mësimit plotësues që nisi më 20 shtator 1990 në Kantonin Glarus për të hapur krahët tash e 30 vjet nëpër shumë kantone zvicerane.
Dëshira deri në përkushtim e mësuesve, pa njohje zyrtare nga ana e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, pamarrëvesheje midis dy shteteve Kosovë – Zvicër për të u institucionalizuar mësimin shqip, për të ardhmen e tij lë shumë për të dëshiruar. Përballë heshtjes shtetërore aktualisht shkolla shqipe përballet me probleme mjaftë të mprehta.
Pjesa përmbyllëse e programit ishte dhënia e mirënjohjeve për veprimtarë dhe mësimdhënës të dalluar .
Programi është moderuar shumë bukur nga mësuesja Mirela Duka-Xoxi dhe Ramadan Morina.

Delemont, 16.11. 2021 

E ardhmja që mund ta kishim parë edhe dje

0
Ju ngrehu prapa magneti dhe magjia e vendlindjes.
Ju ktheu në tokën e të parëve dashuria për baltën dhe mjaltën e at-mëmëdheut të poetëve rilindas.
Midis kimisë dhe fizikës së raportit të varshmërisë emotive që vetëm mërgimtarët e kuptojnë si sprovë të mbijetesës në parabolēn e integrimeve me tokat që i lagë Atlantiku, nuk ka fuqi që e shkëput rrënjën e largët në Kosovën e miteve, legjendave dhe njerëzve normalë.
Ju erdhët me bindje dhe ftesa më e madhe është zëri i kërkesës për ndryshime dhe mirësi.
Ndoshta atje jeni mësuar përditshmërisht vetëm me punë të pavarur, me iniciativë, me dinjitet dhe identitet profesional. E këtu politika si art i të mundshmes është labirint i padukshëm ku vlera e qytetarit nuk është vetëm ecja mbi shtegun e votës por edhe hapërimi në paserelën e sponzorëve dhe financuesve të fushatave zgjedhore si hisedarë të heshtur të kombinimeve dhe fitoreve elektorale që i shohim të festohen me primitivizëm folklorik në sheshin e Prishtinës.
Juve së paku gjithsesi duhet t’ua njohin meritën e punës dhe suksesit dhe ndoshta do ta kthjelloni pak qiellin e zymtë të kuazi-analistave proto-ideologjikë që paturpësisht në ikje nga kompleksi i inferioritetit lokalist shajnë diasporën për shkak të patriotizmit dhe lojalitetit të dëshmuar edhe me sakrificë ndaj Republikës dhe ligjeve të saj.
Zotërnj të nderuar, Mister Rama dhe Mister Latifi , ishalla iu lënë të punoni të qetë e të lirë duke iu konsideruar si “të jashtëm”. Sepse tonin nuk e kanë llogaritur asnjëherë edhe sikur të jetë profet!
Ishalla nuk iu vendosin pengesa, bërryla e ndërskamca e nuk iu lëshojnë fantazmat e propagandave të portaleve pa adresë se koha e dashurisë politike është e vështirë sidomos kur dashuria është interes i përveçëm (ose edhe total).
Për hajr na qoftë e ardhmja me ju që mund të kishte ndodhur edhe dje.

Indrit Cara – Ushtar Kavaja , që e la Londrën për të luftuar dhe dhënë jetën për Lirinë e Kosovës

0
INDRIT CARA – USHTAR KAVAJA
Nëse e pyet Lulëzim Caren nga Kavaja për të birin, atij nuk i shpëtojnë lotët. Por, në të njëjtën kohë edhe krenohet me të. Vepra e Indritit të mbetur në fushën e betejës në Kosovë, tashmë nuk i përket vetem atij, por gjithë kombit tonë. Indriti shkoi me qëllimin e vetëm çlirimin e trojeve shqiptare nga serbët dhe atje ra dëshmor. La Anglinë ku punonte prej vitesh si emigrant. La punën dhe një kurs për kompjuterë; për kombin i la të gjitha, edhe jetën. Babai i tij nis të tregojë historinë e Indrit Carës, djaloshit 28 vjeçar nga Kavaja që në mars të vitit 1999 dha jetën për çlirimin e Kosovës.
Jeta e Indritit
Djaloshi nga Kavaja ëndërronte të bëhej mjek. Por kushtet jo të favorshme ekonomike e pengojnë ëndrrën e tij. Vazhdon shkollën “Skenderbej” dhe pas viteve ’90 nis udhën e largët të kurbetit në Londër. Vetëm 28 vjeç Indrit Cara “braktis” kryeqytetin e Anglisë, për t’u rreshtuar në rradhët e UÇK-së, ku dhe bie mes plumbave të zi të serbit…
Me 26 janar 1999 pret nje bilete avioni per t’u kthyer ne Kavaje e me pas ne Kosove. Arti ushtarak i mesuar ne shkollen “Skenderbej” e ndihmon ate qe te stervis djemtë e Kosovës qe ishin ne Londër. Këtu kish dhe grupe te UÇK-së. Ne aeroportin e Londres Indriti takon rastesisht gjeneral Alfred Moisiun dhe ushtarakun Agim Bino, të dy perfaqesues te shoqatës Euroatlantike. Gjeneralit i bie ne sy Indriti me trupin e gjatë e veshtrimin e embël e të thellë, qe fliste shqip.
– Me falni, nga ç’vend jeni, e pyet gjeneral Moisiu.
– Nga Shqipëria, përgjigjet i shpenguar 28-vjeçari.
– Nga te folurit dukesh si nga Shqiperia e Mesme, ben pyetjen retorike serish gjenerali.
– Po jam nga Kavaja, thote Indriti, djali i Lulezim Cares. Duke pritur te niseshin per ne Shqiperi, gjenerali e pyet per lidhjen e tij me doktor Caren. Demir Cara, xhaxhai i Indritit, kish sjelle i pari aparatin kardiologjik ne Shqiperi.
Kete here Indriti flet dhe me i emocionuar, tek i permend gjenerali emrin e xhaxhait te tij, pasi enderronte te behet si ai doktor. Por mundesite ekonomike, tregon i ati i Indritit, Lulezim Cara, nuk qene, qe te realizohej kjo deshire e madhe, qe u mbeti peng prinderve te tij. “Atehere ishim pa shtepi, vetem me nje dhome e aneks”, kujton me ze te dridhur i ati.
Keshtu qe djali i tyre u detyrua te vazhdonte shkollen “Skenderbej”. Por dhe njohurite e marra ne shkollen ushtarake do ta ndihmonin djaloshin nga Kavaja qe t’u mesonte “artin e luftes kunder serbeve qe bene masakra te percudnuara ne Kosove, duke e mbushur ate me varre masive.
BRAKTISJA E LONDRËS
Ai do te linte pas Londren, punen si kamarier ne nje nga lokalet e saj moderne dhe kursin dyvjecar per kompjuter per te shkuar ne Kosove, ku vazhdonte lufta. Ka qene ora 21.00, kur ai eshte kthyer ne shtepizen e tij permes eres se ftohte te fundjanarit. Ne ishim te tezja e Indritit, tregon i ati Lulezim Cara. Sapo ishim ulur, kur bie telefoni i komshies Tina. Tina lajmeron tezen e djaloshit duke i thene:
– Lajmero Lulin e Xhemailen te vijne shpejt se ka ardhur Indriti. Nuk kish drita ne pallatin e Lulezim Cares, por fqinjet kishin ndezur qirinjte dhe me to ne duar e ftonin te futej brenda.
– Kishin dale te gjithe fqinjet, kujton i ati Lulezimi. Sa me pa mu hodh ne qafe e me tha: – Erdhe, o ba!
Fqinjet e katit te dyte shihnin djalin e bere burre dhe thonin:
– Po ky qenka si engjell!
Pasi u larguan fqinjet, kujton e ema Xhemaile, na tha se kish ardhur ne Shqiperi me tre gazetare angleze. Me ta do te shkonte ne Tropoje dhe ne Maqedoni.
– Nuk do rrime me shume se 21 dite, do na thoshte. Pastaj do te shkojme ne Spanje e nga Spanja ne Angli. Te nesermen u nisen drejt Tropojes. Pasi mberrin atje, njofton tezen e tij ne telefon. Kalojne 15 ditet e para te shkurtit kur zeri i tij le nje mesazh prekes permes linjave te largeta:
– Mami mos u beni merak per mua!
Ne telefonatat qe bente, kur ishte ne Londer na porosiste: -Mer dergoni nje flamur shqiptar.
Kete e kujton djali i tezes se tij Edmond Kurti. Pasi na porositi dy-tre here, thote Mondi, ne ia cuam me poste ne Angli flamurin e kuq me shqiponjen dykrenare, simbol i nje stoicizmi te kahershem neper motet e trazuara me re e klithma lufte kunder armiqve qe i suleshin ketij vendi.
KU BIE DRENICA?
Para se te nisej per ne Kosove, (prinderit nuk e dinin ne fillim kete “itinerar te tij), Indriti kish pyetur te atin se ku bie Drenica! Por kurre nuk e kish kuptuar ne ate moment arsyen e kesaj pyetje. Tek kalonte kufirin drejt Kosoves ai me dy tre shoke kosovare qe kishin ardhur nga Anglia, do te perballej me tre prita te shkjaut. Ne njeren nga pritat do te merrte plage kosovari Fation Klimaliu te cilin do e mbante ne shpine e do e kalonte ne bregun tjeter te Drinit te bardhe. Mes ushtimes se valeve te tij sikur i kumbonin ne vesh sokollimat e Sef Koshares e Azem Betjes.
Me 31 mars spikerja e TVSH jep lajmin trondites. Tefta Radi ka njoftuar se ne luftimet ne zonen e Pashtrikut, Pagarushes, ne kodrat e Gallushes ka patur luftime te ashpra mes forcave serbe e atyre te UCK. Forcat serbe kane patur humbje ne ushtare e teknike. Jane vrare e plagosur mbi 64 ushtare serbe. Ndersa nga forcat e UCK-se kane mbetur te vrare 4 luftetare. Mes tyre dhe ushtar Kavaja. “Pas xhirimeve te luftimeve nepermjet nje kasete,- kujton i ati i Indritit,- nje nga ushtaret ka thene: ky eshte ushtar Kavaja”. Shtabi i Pergjithshem i UCK-se jep njoftimin se ushtar Kavaja eshte djaloshi i ardhur nga Anglia, shqiptar me emrin Indrit Cara. Ky njoftim gjeme i percillet dhe te vellait te Indritit, Dorianit ne Angli. “Ne,- thote i ati,- nuk dinim gje. Doriani me 1 prill njofton tezen e tij:- U thuaj prinderve se Indriti eshte vrare ne lufte ne Kosove. Rastesisht u ndodh aty dhe e ema, Xhemailja. Por tezes se Indritit nuk i bente zemra t’ia thoshte te motres gjemen per djalin. Siria i thote djalit te madh Bashkimit.
Lajmero Lulin se Indriti eshte vra ne lufte ne Kosove”!
Edhe Bashkimit si behej t’i thoshte babait te Indritit lajmin e hidhur, pati kurajon per ta percjelle kete lajm ngjethes Skenderi, xhaxhai i Indritit. Lulezim Cara po rrinte te stolat, afer xhamise se qytetit, kur e mori vesh lajmin nga i vellai. Per nje cast shtangu. I ngjau se ajo minarja e larte e xhamise iu shemb ne gjoks. Por shpejt u detyrua ta mbledhe veten. Skenderi i thote se kete njoftim e ka dhene Doriani, si dhe Pleurat Sejdia, minister i Shendetesise se Kosoves bashke me perfaqesuesit e UCK-se. Lajmi qe thene neper eter qe me 31 mars, por me pseudonimin ushtar Kavaja, Ushtar Kavaja qe varrosur fillimisht ne fshatin Guxat.
Ai do të zhvarrosej prej aty, si në baladat e lashta shqiptare, për të bërë më tej rrugën ne Prizren-Kukës. E prej këndej një helikopter do ta sillte në Kavajë, duke mbetur i gjallë në bustin e ngritur mes qytetit te tij si “qytetar nderi” dhe Dëshmor i Kombit. Por prindërve, ai u mungon shumë.
(Burimi: Albasoul)
E përgatiti: Agim Morina, Londër

Roli historik i Betejës së Lumës, së 15 – 17 nëntorit 1912

0
Nga: Sheradin Berisha
109 vjet më parë
Dihet mirëfilli se Lufta e Parë Ballkanike shpërtheu në tetor 1912 nga shtetet e “Aleancës Ballkanike” që e përbënin Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia. Në këtë luftë Shqipëria akoma pa u çlirua përfundimisht nga pushtimi pesë shekullor i perandorisë osmane, u detyrua t´ia kthente armët pushtuesve të ri edhe pse për shqiptarët ishte një periudhë jashtëzakonisht e rëndë, pas kryengritjes së përgjithshme të verës 1912.
Mobilizimi i shqiptarëve kundër synimeve Serbe për dalje në detin adriatik
Në gjysmën e dytë të tetorit 1912, ndërsa vazhdonin operacionet pushtuese të ushtrisë serbe mbi tokat shqiptare, në Kosovë e gjetiu, në krahinën e Lumës, të Opojës, Vërrinit, Gorës, Hasit, Dibrës… u organizuan kuvende të shumta dhe në saje të kushtrimit të lëshuar nga mbledhja e jashtëzakonshme e komitetit ”Shpëtimi” të mbajtur në Shkup, me 14 tetor 1912, filloi mobilizimi i përgjithshëm për ta përballuar agresionin pushtues serb.
Në javën e parë të nëntorit, armata e III serbe pasi pushtoi Rrafshin e Kosovës dhe atë të Dukagjinit, synonte pushtimin e Shqipërisë Veriore dhe të Mesme për të dalur në brigjet e detit Adriatik. Qysh më 5 nëntor 1912 kur gjenerali famëkeq Bozhidar Jankoviq hyri në Prizren me regjimentet e Divizionit ”Shumadia-1”, nisi rigrupimin e forcave të tij, për operacionet drejt Adriatikut.
Për të realizuar këtë plan ushtarak, komanda serbe, kishte krijuar dy njësi të veçanta, që morën emrin si ”njësitë e bregdetit” dhe repartet e këtyre njësive u përzgjodhën nga divizionet ”Shumadia-1” dhe “Drina-2” të dislokuara në Prizren e Gjakovë.
Krijimi i reparteve serbe për nënshtrimin e Lumës me rrethinë
Për të evituar çdo rrezik që mund të kërcënonte të ashtuquajturit ”njësitë e bregdetit”, që do të operonin në drejtim të Adriatikut, nëpërmjet Luginës së Drinit (Lumës), komanda e armatës së tretë krijoi ”repartin e Lumës”, i cili mori për detyrë të pushtonte këtë krahinë dhe krahinën e Hasit, Vërrinit, Opojës, Gorës…, të çarmatoste shqiptarët dhe të godiste pa mëshirë çdo rezistencë të tyre.1
Në repartet ushtarake për pushtimin e Lumës u angazhuan rreth 16 mijë trupa, pasi sipas të dhënave të komandës serbe, pa “përuljen e Lumës” dhe zotrimin e brigjeve të Drinit nuk mund të realizoheshin planet strategjike të proklamuara nga qeveria serbe e Nikolla Pashiqit.
Për këtë qëllim gjenerali Jankoviq, iu drejtua popullit të Lumës me një letër ku kërkonte të plotësohen këto kërkesa:
1. Që paria, hoxhallarët dhe të pasurit të vijnë në bisedime pa armë;
2. Paria të garantojë dorëzimin e pushkëve nga fshatrat e veta, nëse duan të jetojnë në ”rehati” me ne, e ky është kushti kryesor;
3. T´i çarmatosin shqiptarët e ardhur nga Kosova, llapjanët, hasjanët, prizrenasit, dukagjinasit etj, të cilët ndodhen në mesin e tyre dhe ata që kanë luftuar kundër nesh;
4. Ta dorëzojnë, ose së paku të tregojnë ku ndodhet Isa Boletini, ta dorëzojnë Ramadan Zaskocin, Riza Beun, Islam Spahiun nga Kolesjani dhe Bajram Daklanin;
5. Që parija t´i prijë ushtrisë serbe dhe të informojnë për lëvizjen e rezistencës përreth, dhe
6. Që çdo fshatë t´i japë nga 5 vet peng e të qëndrojnë në Prizren, që të jemi më të sigurt. Nëse këto kushte nuk plotësohen, tërë pasuria dhe fshatrat kanë për t´u bombarduar.2
Këto kushte ultimative në asnjë mënyrë s´u pranuan nga populli dhe paria e Lumës dhe trevat tjera përreth, andaj si rrjedhim soldateska serbe nisi operacionet ushtarake për pushtimin e Lumës dhe të krahinave tjera përreth.
Qëndresa shqiptare përballë operacioneve pushtuese serbe
Përballë operacioneve pushtuese të ushtrisë serbe, u gjendën mijëra luftëtarë shqiptarë të krahinave të Lumës, Hasit, Vërrinit, Opojës e Gorës, si dhe të atyre që ishin tërhequr nga thellësitë e Kosovës, pas pushtimit të saj. Me këtë rast malet e larta të Pashtrikut, (ku shtrihej krahina e Hasit dhe Malësia e Gjakovës), si dhe degëzimet natyrore të Sharrit – /(malet e Gjalicës (Pikllimës) dhe të Koretnikut, matanë Drinit të Bardhë), ku gravitojnë fshatrat e trevës së Vërrinit, të Opojës dhe të Gorës/, nga fortesa natyrore u shndërruan në fortesa lufte.
Duke pas parasysh këto pozita gjeostrategjike, forcat shqiptare u pozicionuan në vijën frontale: Malësia e Gjakovës (Qafa e Morinës – Qafa e Prushit) – Has (Planej – Gorozhup) – Qafa e Zhurit – Vërri (Billushë – Jeshkovë – Lybeqevë – Lez) – Sharr (pjerrësit perëndimore të “Gurit të Zi” – Opojë (Gryka e Llapushnikut.)
Në organizimin e qëndresës shqiptare u shquan krerët:
– Ramadan Zaskoci,
– Ramadan Çejku,
– Qazim Lika,
– Islam e Sali Spahia,
– Hoxhë Mehmeti,
– Osman Lita,
– Cen Daci,
– Bajram Gjana,
– Dervish e Nezir Bajraktari,
– Myftar Nika,
– Nexhip agë Bilali,
– Sylë Elezi,
– Ahmet Ilaz Qehaja,
– Jemin Gjana të gjithë nga Luma,
– Elez Isufi,
– Cuf Xhelili e
– Xhafer Doda nga Dibra,
– Bajram Curri në Malësi të Gjakovës,
– Rexhë Ali Bajraktari nga Hasi,
– sheh Hasani nga Prizreni,
– Jahja Sait Sahiti nga Kuki i Opojës,
– Kapllan Opoja,
– Nail Hyseni – Dani i Rapçës së Gorës,
– Esat Berisha,
– Abdyl Osmani,
– Arif Krusha e shumë të tjerë.3
Qendrat komanduese të luftës u vendosën:
1. Në Llapushnik (Brezne) të Opojës, në krye me Qazim Likën;
2. Në Krumë të Hasit, në krye me Rexhë Ali Bajraktarin; dhe
3. Këshilli Qëndror i Luftës në krye me Ramadan Zaskocin u vendos në Qafë të Kolesjanit, në majën e quajtur Tabe, nga ku shihej qartë Rrafshi i Lumës…
Për të mos lejuar kalimin e trupave serbe matan lumit, përgjatë Drinit të Bardhë, këshilli i luftës, organizoi me kohë prita në fshatrat: Shalqin, Domaj, Gjinaj, Brut, Ura e Vezirit… Prita të tilla u ngritën edhe në brigjet perëndimore të Drinit të Zi si: në Kolsh, Mamëz, Surroj, Tejdrinë…4 Në këto pozicione ishin forcat mbrojtëse shqiptare, kur më 9 e 10 nëntor 1912 filluan operacionet e armatës III serbe në drejtim të Lumës.
Beteja e parë e përgjakshme në “Qafë të Zhurit”
Beteja e parë e përgjakshme në kufijtë e Lumës u zhvillua në “Qafë të Zhurit” dhe vijoi deri në grykën e Morinës. Në këtë lokalitet ushtria serbe për 2-3 ditë rresht pësoi goditje të rëndë, duke lënë në fushëbeteja shumë të vrarë e të plagosur dhe armë. Pas këtij dështimi, ushtria pushtuese serbe në shenjë hakmarrje, në fshatin Zhur i mori peng 37 shqiptarë, të cilët më pas i dërguan në Prizren me qëllim që të ushtrohet presion në popull, për të mos e përkrahur edhe mëtutje kryengritjen.
Ushtria serbe pas një riorganizimi me reparte të reja u nisë sërish në drejtim të Lumës. Forcat shqiptare, tani përballë reparteve të divizionit ”Shumadia-1”, për të mos u dëmtuar u tërhoqën duke zhvilluar luftime sporadike, përgjatë brigjeve të Drinit të Bardhë dhe shpateve të Koretnikut e të Gjallicës, në mënyrë që të bëhej një përgatitje sa më e mirë për një qëndresë më të fuqishme. Repartet serbe me goditjet e vazhdueshme që i bënin luftëtarëve lumjanë, nga fusha e Morinës e deri në Përbreg, hap pas hapi u futën në brendësi të Lumës, deri në Bicaj dhe u dislokuan në hapsirat fushore të këtij fshati.
Tërheqja taktike e luftëtarëve shqiptarë dhe pozicionimi i tyre në vendet kyqe për goditjen e forcave serbe
Tërheqja e luftëtarëve shqiptarë u bë jo vetëm për shkak të epërsisë serbe në numër të ushtarëve dhe në armatim të rëndë, por me këtë rast u përdorë procesi luftarak taktik: qëndresa – thyerja – tërheqja, si ligje objektive të luftës, për ta futur armikun nëpër kurthe, në mënyrë që ta ndëshkonin më pas me mënyrat e tyre origjinale të luftimit 5.
Këshilli komandues i luftës i përqëndruar në Tabe (Qafë të Kolesjanit), me kohë kishte siguruar prapavijën edhe në tërthoren: Përbreg – Gjegjën – Bardhoc – Morinë – Vërmicë – Shkozë – Dobrusht – Zhur – Vërri (Billushë – Jeshkovë – Lez…), e cila njëkohsisht luante rol të dyfishtë:
1. mbështetje të sulmit mbi forcat armike dhe
2. mbrojtje e prapavijës – të shpinës së luftëtarëve në Lumë, ndërsa fshatrat e Dollovishtit e të Opojës siguruan krahët e mbështetën veprimet në Grykën e Vanjave, në Qafën e Zbinecit e të Llapushnikut.6
Në mëngjesin e 15 nëntorit 1912, Këshilli i Luftës dha urdhër për të sulmuar repartet serbe nga disa drejtime të frontit. Falë konfiguracionit të terrenit malor, motit të keq (me shi e bubullim) edhe pse të varfër në mjete lufte, lumjanët të lëshuar si ortek mbi forcat armike, në kodrat e Kolesjanit arritën t’i asgjësojnë qindra ushtarë serbë, ndërsa nga radhët e tyre ranë dëshmorë: Ibrahim H. Zeqiri – bajraktar i Radomirës, Nexhip Dullë Visha nga Kolesjani, Rexhep Jonuz Taci, Selman Asllan Nërguti, Halim Shehu e Daut Basha nga Shtiqni etj.7
Ndërkohë për shkak të rezistencës së fuqishme, forcat serbe u tërhoqën nga Kolesjani dhe kodrat e Gabricës dhe u pozicionuan në brigjet jugore të Shejës dhe në brigjet lindore të Drinit të Zi, ndërsa forcat shqiptare kaluan në vijën: fshati Mustafaj – Osmanaj – Bushat (Kodra e Bushatit).
Rigrupimi i forcave shqiptare
Këshilli i luftës, pas një rigrupimi të forcave shqiptare në teren, më 16 nëntor pa ndërpre vazhdoi mësymjen drejt forcave serbe dhe përleshjet gjakosëse u zhvilluan kryesisht në krahun e majtë të përroit të Shejës. Pikërisht në këto çaste kritike për kurorëzimin e suksesit, në Lumë arritën qindra dibranë në krye me udhëheqësit e shquar Elez Isufin, Isuf Xhelilin, Xhafer Dodën etj, të cilët në fushat e betejës sollën edhe 2 – 3 topa që dikur ua kishin zënë turqve.8
Ushtria serbe e qëlluar (sulmuar) nga të gjitha anët, në panik braktisi fushëbetejën, duke lënë edhe shumë të vrarë e të mbytur në Dri dhe në përroin e Shejës. Për të përfituar nga situata e krijuar, Këshilli i luftës tashmë nga Kolesjani ishte zhvendosur në fushën e Zborit – Nangë, dhe aty përcaktoi dy drejtime sulmuese (me 3 grupe) për ndjekjen e mëtejshme të pushtuesve serbë:
– Grupi i parë: u drejtua, në krahun e majtë nëpër rrugën këmbësore që të shpiente nga Nanga në Gostilë – për në Kullë të Lumës;
– Grupi i dytë: në rrugën këmbësore që të çonte nga Nanga në Shtiqën, Përbreg e deri në Morinë,
– Grupi i tretë: (në rolin e rezervës) u përdorë si mbështetje për të dy krahët (grupet) e sulmit. 9
Ndërkaq forca tjetër goditëse që kishte të bënte me fatin e Betejës së Lumës, ishte organizimi i qendresës në të dy krahët e Drinit të Bardhë:
a. Në tërthoren Përbreg – Gjegjën – Bardhoc – Morinë – Qafa e Zhurit – Vërri (Billushë) – Guri i Zi (Opojë) – Sharr dhe
b. në krahun tjetër Has (Pashtrik) – Malësi e Gjakovës.
Për të penguar shkuarjen e forcave të reja serbe nga Prizreni në drejtim të Lumës, luftime të ashpra u zhvilluan edhe në trevën e Vërrinit. Në vijën Dobrusht – Qafa e Zhurit – Billushë – Lez – Leskovec, pati luftime ballore dhe anësore. Repartet serbe në këto luftime përpiqeshin që të shpërthejn vijën frontale në Vërri, me qëllim të depërtimit në Opojë e Gorë prej nga mendohej të sulmoheshin nga prapa lumjanët, mirëpo nuk patën sukses.
Vendimi i Këshillit Komandues për të goditur armikun në të gjitha frontet e luftës
Në kulmin e qëndresës për vdekje a liri, Këshilli Komandues i Luftës që përbëhej nga Ramadan Zaskoci, Islam Spahia, Hoxhë Mehmeti, Elez Isufi, Ramadan Çejku, Ramadan Kovaçi, Kadri Shahini, Jemin Gjana etj, sipas vendimeve të marra në një mbledhje, më 17 nëntor 1912 nisën operacionet goditëse në të gjitha frontet e luftës. Malësorët lumjanë, të ngujuar nëpër kullat e fshatrave: Nangë, Gostil, Shtiqën, Përbreg dhe në shpatet lindore të Gjallicës e Koretnikut (Pikllimës) si dhe në brigjet e të dy Drinave (të Ziut e të Bardhit), e të ngazllyer nga fitorja e bujshme e Qafës së Kolesjanit, forcat e armikut u sulmuan nga të dy krahët (lindje-perëndim) dhe u ndoqën këmba këmbës.
Repartet ushtarake serbe u përpoqën të rigrupohen e të pozicionohen sërish në Kodrën e Galipës e në Zbor të Nangëve, por këto përpjekje gjithashtu dështuan keq. Repartet shpartalluese serbe pasi humbën edhe në këtë fushëbetejë qindra ushtarë të tjerë, braktisën edhe vijën mbrojtëse Shtiqën – Drini i Zi. Në këto sulme lumjanët trima veprojnë rrufeshëm, dhe gjatë luftimeve bien dëshmorë: Abaz Zezi, Baftjar Tahiraj, Baki Maliq Domi, Bektash Gjoka, Dervish Trota, Dullë Dema, Halil Dema, Halil Himaj, Hasan Shabani, Ismail Neziri, Jashar Shehu, Mehmet Allaraj, Mehmet Limani, Muharrem Mema, Mustafë Dogjani, Ramadan Koldashi, Rrustem Shehu, Shaqir Basha, Shaqir Dauti, Tahir Smajli, Zenel Mema, Haziz Xhaferi, e shumë të tjerë.10
Luftimet përfundimtare u zhvilluan në brigjet e lumenjve Drini i Bardhë – Drini i Zi, ndërsa ato me të përgjakshmet në Kullë Lumë.
Mbeturinat e reparteve serbe që i shpëtuan asgjësimit në rajonin e Bicajt, së bashku me repartet e rajonit të Kullës së Lumës, kishin arritur të dilnin në bregun e kundërt të lumit Luma, poshtë Përbregut, dhe të pozicionohen në vijën: Përbreg – Kulla e Lumës. Për këto ngjarje, burimet serbe thonë se “gjatë tërë ditës së 17 nëntorit 1912 u zhvilluan luftime të rënda midis aradhave serbe e shqiptarëve, që sulmonin nga të gjitha anët, veçanërisht nga bregu i majtë i lumit Luma, duke rrezikuar forcat serbe që të hidhen në Dri e të shkëputeshin nga Prizreni. Më i forti qe zjarri i shqiptarëve nga bregu i djathtë i Drinit të Bardhë. Edhe togjet gjuajtëse që u dërguan në atë krah nuk mundën t´i largojnë prej andej lumjanët e hasjanët, të cilët me një zjarrë anësor të fuqishëm, u shkaktuan humbje të rënda forcave serbe. Në këto rrethana, bateria e gjymtuar e topave malorë nuk mundi të zinte pozicione e të aktivizohej në luftime”.11
Fitorja e kryengritësve shqiptarë në Lumë
Kapja e Kullës së Lumës me luftime të përgjakshme shënonte pragun e fitores së betejës. Forcat shqiptare, në mbrëmjen e ditës së 17 nëntorit, pasi arritën të pozicionohen në vijën: Drini i Bardhë – Uki i Vjerrë – Gjegjën – Shpati perëndimor i Koretnikut – Bardhoc, sulmuan karvanin me qerre, me kafsh tërheqëse të mbeturinave serbe që tentonin të tërhiqeshin në drejtim të Prizrenit.
Në këto luftime të përgjakshme kur hordhitë barbare serbe vërtet patën humbje të mëdha në ushtarë e në materiale lufte, u martirizuan edhe shumë lumjanë, si: Halil Taci (Gjegjën), Hamza Dema (Morinë), Hazir Mhola (Bicaj), Isuf Ramadani (Morin), Jemin Dema (Bardhoc), Jakup Tota (Barruç), Liman Çejku (Lusën), Ramadan Nerguti (Gjegjë), Rrahman Duraku (Morin), Selim Gërmizi (Bardhoc), Sinan Çejku (Lusën), Shaban Coka (Ujmisht), Shaqir Nerguti (Gjegjën), Zenel Nerguti (Gjegjën), Bajram Ramadani (Përbreg) e shumë të tjerë. Në Betejën te vendi i quajtur “Uki i Vjerrë” u plagos edhe udhëheqësi i moshuar lumjan Islam Spahia, i cili nuk iu nda luftës që nga Qafa e Kolesjanit e deri në Bardhoc.12
Me luftën te „Uki i vjerrë“ mbaron seria e betejave të përgjakshme në Lumë, ku rezultoi me shkatërrimin e forcave serbe dhe dëbimin e atyre pak mbeturinave (njësive serbe) deri afër Prizrenit. Humbjen e madhe të ushtrisë serbe, në Lumë më qartë e ka shprehur në kujtimet e veta Kosta Novakoviq, pjesëmarrës në ato luftime.
Novakoviq ka shkruar: ”Unë nuk do të zë në gojë detyrën e parë të repartit tonë të Lumës – çarmatimin e Lumës, që ai nuk arriti ta kryejë, kështu që në rastin tjetër do të kthehem në punën e tij dhe të komandantëve, punë të cilën e paguam me jetën e njerëzve, duke humbur shumë municione, ushqim dhe kafsh… pas disfatës së plotë në Lumë, pas katër netëve të pandërprera pa gjumë, pas tërheqjes nga pozita afër fshatit Bicaj, pas kalimit në ujë deri në brez, reparti i Lumës, i cili u përforcua edhe me një batalion, më 18 nëntor u detyrua të tërhiqet i shpartalluar e rraskapitur deri në pikën e fundit dhe mbërriti në fshatin Zhur, 8 km larg Prizrenit…” 13
“12 mijë ushtarë serbë kockat e tyre i lanë në Lumë!”
Sukseset e arritura në këto ditë luftimesh nxorën në pah aftësitë dhe taktikën e zgjuar të luftëtarëve shqiptarë, të cilët duke u mbështetur në kushtet konkrete të vendit dhe në traditat e të parëve tanë, shpartalluan pushtuesit serbë, të shumtë në numër dhe të armatosur me armë më moderne të kohës. Po kështu studimet e bëra, tradita gojore, por edhe folklori ynë popullor (këngët historike), japin disa të dhëna për numrin e ushtarëve serbë të vrarë në Lumë.
– Sipas opinionit të lumjanëve numri i serbëve të humbur ka qenë 16 mijë.
– Sipas të dhënave nga historia ushtarake serbe, ky numër shkon deri në 18 mijë.
– Sipas studiuesit Essat Bilali, në revistën ”Shqiptari i Lirë” dhe shumë studiuesve tjerë shqiptarë, shifra sillet në 12 mijë ushtarë serbë që i lanë kockat e tyre në Kullë Lumë .14
Përjetësimi i Betejës së Lumës nga rapsodi popullor
Rapsodi popullor këtë ngjarje historike e përjetësojë edhe përmes vargjeve si:
”Ka hi serbi n´at´Prizren,
po i thot`Lumës: ”Lirom ven!”
Nuk jam mbreti, po jam Luma,
t´mushi gjiksin plot me plumba!”
Kur vikati Islam spahija:
”Bini djem, se shkoi Shipnija!”
“Bini djem-thrret Ramadani
-bini djem se shkoi vatani!”
Gryka e Shejës po rredh gjak,
po i thot Drinit: ”Ndihmom pak
Ndihmom pak, n´dash me m´ndihmue,
kllade t´mdhaja jam tuj çue”.
Krajli i serbit ban: ”Medet,
m´faroi Luma askerin krejt!
ma faroi askerin e ngrat
burrat me pushk`e grat me spatë”.
“Kadal, krajl u mlofsh me morre,
dymdhetmi t`metën pa vorre!”
Djemt´e Lumës hiq s´kan dert,
ka ni luftë bajn´vjet për vjet,
luft´ me krajl e luft´ me mbret…”
(…)
Hasi shpat e gur e kep
vend për vend pushka kërset
shkoj kukuja shpi për shpi
I preu Hasi 3 mijë shkijë…”
(…)
Krejt Opoja u mlu n`zi
Prej Prizrenit ter n´Dri
Tre ditë luftë e tre ditë zi
u vranë shkije përmi tre mijë…” 15
Përfundim
Ndonëse në mëngjesin e 18 nëntorit 1912, mori fund beteja e Lumës, ku forcat shqiptare triumfuan kundër armatës III serbe, në Manastir zhvillohej një betejë tjetër ndërmjet forcave shqiptare dhe reparteve të armatës I-rë serbe, që në histori njihet si Beteja e Manastirit. Në këtë kuadër vlerësojmë se Beteja e Lumës, Beteja e Manastirit si dhe rezistenca shqiptare në veri (Shkodër) dhe në jug (Janinë) kanë rëndësi të madhe historike, për faktin sepse në një mënyrë a tjetër, krijuan rrethana të favorshme për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në Vlorë, më 28 nëntor 1912, ku u shpallë Pavarësia e Shqipërisë në kufijtë Etnik.
LISTA E TË RËNËVE NË QAFË TË DUHLES DHE NË LUMË (NËNTOR 1912)
1. Abaz Zezi, Lojme, Botat e Kuqe (Gostil) 2. Adem Cena, Kalis, Qafë e Duhles 3. Adem Halili, Skavicë, Qafë e Kolesjanit 4. Ahmet Cen Xhahu, Gjegjën, Zabeli i Branesë 5. Ahmet Iljazi, Brekijë? 6. Arif Allaraj, Topojan, Glloboçicë (Gore) 7. Avdi Hasan Avdia, Morin, Bregu i Drinit; 8. Baftjar Tahiraj, Topojan, Botat e Kuqe (Gostil) 9. Bajram Istref Avdia, Morin, Bregu i Drinit 10. Bajram Isuf Nerguti, Gjegjën, Uki i Vjerrë 11. Bajram Ramadani, Përbreg, Breglumë 12. Bal Musli Syla, Morin, Hani i Balës 13. Baki Maliqi, Ujmisht, Botat e Kuqe, (Gostil) 14. Bektash Gjoka, Ujmisht, Botat e Kuqe, (Gostil) 15. Beqir Misin Syla, Morin Hani i Balës 16. Beqir Zyberi, Bicaj, Gjomç 17. Brahim Allaraj, Topojan, Gjomç 18. Brahim Zeqiri Radomirë, Qafë e Kolesjanit 19. Cen Hajdin Xhahu, Gjegjën Zabeli i Branesë 20. Dem Hasë Mica, Gjegjën, Uki i Vjerrë 21. Dërvish Trota, Shtiqën, Botat e Kuqe (Gostil) 22. Dil Fana, Topojan, Qafë e Duhles 23. Djali i Ramadan Rexhepit, Bardhoc, Hani i Balës 24. Dostan Peposhi, Lusën, Qafë e Kolesjanit 25. Dullë Dema, Gostil, Botat e Kuqe (Gostil) 26. Dem Syla, Morin, Hani i Balës 27. Dem Hasë Mica, Gjegjën, Uki i Vjerrë 28. Emërllah Ahmet Dida, Përbreg, Gjomç 29. Elez Ramë Përzhita, Morin Bregu i Drinit 30. Esat Allaraj, Topojan, Glloboçicë (Gore) 31. Faruk Islamaj, Topojan, Qafë e Duhles 32. Fasli Brati, Bicaj, Bicaj 33. Feriz Ahmetaj, Topojan, Qafë e Kolesjanit 34. Hakik Dema, Bardhoc, Botat e Kuqe (Gostil) 35. Halil Ademaj, Bardhoc, Botat e Kuqe (Gostil) 36. Halil Krosi, Reç, Gjomç 37. Halil Musallari, Topojan, Qafë e Duhles 38. Halil Taci, Gjegjën, Ara e Mehmetit (Bardhoc) 39. Halim Shehu, Shtiqën Livadhet e Gjata, (Shtiqën) 40. Halit Billall Syla, Morin, Hani i Balës 41. Hamdi Zyberaj, Topojan, Qafë e Duhles 42. Hamz Dema, Morin, Breg Drini (Morin) 43. Hasan Çupi, Brekijë, Brekijë 44. Hasan Hajdari, Morin, Hani i Balës 45. Hasan Shabani, Shtiqën, Botat e Kuqe (Gostil) 46. Hazir Mehmet Nërguti, Gjegjën, Uki Vjerrë 47. Hazir Mhola, Bicaj (Mhole), Uki i Vjerrë (Bardhoc) 48. Idriz Bajraktari, Kalis, Qafë e Duhles 49. Idriz Demi, Ujmisht, Botat e Kuqe 50. Idriz Grosha, Bardhoc, Qafa e Zhurit 51. Idriz Istref Përzhita, Morin, Qafa e Zhurit 52. Imer Selimi, Morin, Hani i Balës 53. Islam Hazizi, Bicaj, Bicaj 54. Ismail Bajram Avdia, Morin Bregu i Drinit 55. Ismail Neziri, Shtiqën, Botat e Kuqe 56. Isuf Ramadani, Morin, Breg Drini (Morin) 57. Jakup Tota, Barruç, Uki i Vjerrë 58. Jemin Dema, Bardhoc, Qafë e Bardhocit 59. Jashar Nuhia, Gostil, Botat e Kuqe 60. Jashar Shehu, Shtiqën, Botat e Kuqe (Gostil) 61.Liman Çejku, Lusën, Uki i Vjerrë (Bardhoc) 62. Mehmet Allaraj, Topojan, Botat e Kuqe (Gostil) 63.Mehmet Limani, Lojme, Botat e Kuqe (Gostil) 64. Metali Dautllari, Topojan, Botat e Kuqe (Gostil) 65. Mitah Ahmeti, Kalis, Gjomç 66. Muharrem Allaraj, Topojan, Gjomç 67. Muharrem Mema, Skavicë, Shtiqën 68. Mulla Musa, Zapod, Gurra e Shkozës 69. Mustafë Dogjani, Shtiqën, Botat e Kuqe, (Gostil) 70. Mustafë Tahiraj, Topojan, Glloboçicë, (Gore) 71. Myftar Tahiraj, Topojan, Glloboçicë (Gore) 72. Nexhip Dulla, Kolesjan, Qafë e Kolesjanit 73. Osman Emërllah Përzhita, Morin, Bregu i Drinit 74. Osman Sula, Kalis, Qafë e Duhles 75. Qazim Allaraj, Topojan Glloboçicë 76. Ramadan Idriz Nerguti, Gjegjën, Ura e Gjegjënit 77. Ramadan Koldashi, Ujmisht, Bungajë (Kukës) 78. Ramadan Nerguti, Gjegjën, Kepat e Drinit (Bardhoc) 79. Rasim Meta, Bicaj, Bicaj 80. Rexhë Taci, Gjegjën, Gjomç (Osmanaj) 81. Rustem Shehu, Shtiqën, Rrihna (Shtiqën) 82. Rrahman Duraku, Morin, Breg Drini (Morin) 83. Sadik Dautllari, Topojan, Qafë e Duhles 84. Sadik Karanxha, Topojan, Zhur 85. Sait Bajram Avdia, Morin, Bregu i Drinit 86. Sali Uk Taci, Gjegjën, Uki Vjerrë 87. Selim Gërmizi, Bardhoc, Zalli i Bardhocit 88. Selman Nerguti, Gjegjën, Gjomç (Osmanaj) 89. Selman Sali Syla, Morin, Hani i Balës 90. Sinan Çejku, Lusën, Uki i Vjerrë (Bardhoc) 91. Shaban Taka, Ujmisht, Uki i Vjerrë (Bardhoc) 92. Shaqir Basha, Shishtavec, Bungajë (Kukës) 93. Shaqir Dauti, Shtiqën, Udha Pukë, (Shtiqën) 94. Sherif Koka Kalis, Gjomç 95. Shaqir Islamaj, Topojan, Glloboçicë (Gore) 96. Shaqir Nerguti, Gjegjën, Linat e Ademajve (Bardhoc) 97. Sheh Osmani, Bicaj, Bicaj 98. Sherif Rrahman Përzhita, Morin, Qafa e Zhurit 99. Vajza e Beqir Misinit, Morin, Hani i Balës 100. Tafil Istrefi, Kalis, Qafë e Duhles 101. Tahir Smajli, Ujmisht, Botat e Kuqe 102. Vëllezërit Rate (dy), Kolesjan, Qafë e Kolesjanit 103. Vëllezërit Rate, Kolesian, Qafa e Kolesianit 104. Xhemë Hajdini, Gjegjën, Pikllimë, (Koritnik) 105. Xhemë Isen Syla, Morin, Hani i Balës 106. Zaim Hamza, Topojan, Qafë e Duhles 107. Zenel Haziri, Gostil, Gurra e Shkozës 108. Zenel Mema, Skavicë, Bungajë (Kukës) 109. Zenel Nerguti, Gjegjën.16
________________
Referencat:
1. Th.Muzaku: Politika e serbisë Kundrejt Shqipërisë gjatë Luftës Ballkanike, Tiranë 1987, fq.145; /K.Novakoviq: Nëpër Shqipëri (Kujtime)
”Dy Drinat”, 1 ,1998, fq.32; /B.Ratkoviq: Prvi Ballkanski rat, Beograd 1978, fq.261. Sh.Hoxha: Luma në luftrat për liri, Tiranë 2002, fq.173.
2. Dr.Xh.Shala: Marrëdhëniet shqiptaro – serbe 1912-1918, Prishtinë 1990, fq.64
3. Sh.Hoxha:Luma në luftrat për liri, Tiranë 2002, fq182; /Sh.Braha: Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare (1884-1990), Gjakovë 1991, fq.148
4. Dr.V.Kasapi: Mrekulli e natyrës, Kështjellë e historisë, Tiranë 1998, fq.69
5. Po aty
6. Xh.Martini: Elez Isufi, Tiranë 1994, fq.29
7.Dr.V.Kasapi, vepër e cituar, fq.72
8. Xh.Martini, vep.e cit. fq. 29/Q.Mataj: Hoxhë Mehmeti 1867-1927, Kukës 2002, fq.135
9. Dr.V.Kasapi; vepër e cituar, fq.74. Q.Mataj:vepër e cituar, fq.114
10. Sh.Hoxha: Luma në luftrat për liri, Tiranë 2002, fq.187.
11. Borivoje Ratkoviq: Prvi Ballkanski Rat 1912-1913, Beograd 1978, fq. 262-275. Sh.Hoxha: vepër e cit. fq.188
12. Sh.Hoxha: vepër e cituar, fq.188
13. K.Novakoviq: Nëpër Shqipëri ”Dy Drinat”, 1, 1999, fq.32 / Sh.Hoxha: vep. e cit. fq. 189.
14. T.Kolgjini: Luma dhe luftat e saj, Tiranë 1993, fq.38; Sh.Braha: Beteja e Drinit kundër agresionit serbë (nëntor 1912), Prizren 2000, fq.108.
15. Sh.Hoxha: vepër e cituar, fq.3. Sh.Braha: vepër e cituar, fq.151.
16. Izet Duraku: Për dëshmorët e harruar të luftës së Lumës. (Të dhënat për të rënët janë marrë nga librat e Nazif Dokles: “Dëshmorët e rrethit të Kukësit (1984); Naim Manit: “Jehona e Topojanit; Dr.Shefqet Hoxha: “Luma në luftrat për liri”, dhe Xhafer Kovaçi: “Tërthorja” – monografi. Në këtë listë nuk përfshihen emrat e të rënëve në fshatrat: Vërmicë, Shkozë, Dobrusht, Zhur, Vlashnje, Billushë, Poslisht, në fshatrat e Opojës, etj.

Varfëria dhe shitja e votës …!

1

Nga: Feri Arifi, Viti

A po shkojm nga shitja votës nga varfrija. Situata politike në Kosovë që 8 vite të fundit nuk është vetëdija e këtij populli dhe e njerëzve, por e atyre që përcaktojnë fatin e përfaqsusve të tyre më vedije të plotë, duke kerkuarë pasurinë nga varfanjaket për ekzistencën e tyre për një votë. Pikërisht ai (pesimizmi, frika… për jetë ja vdekje).

Por se fundi ka filluar manipulimi i qytetarëve të Kosovës blerja e votës të njerzit e varfer dhe për çudi po vazhdon fuqishëm kjo dukuri. Këto aventura dhe manipulime të shoqërisë kosovare do të përfundojën vetëm kur shoqëria të shkollohet e shqiptarët të bashkohen në një shtet.

Po nëse nuk arsimohemi po shkojmë ne rrugen e debimit të rinisë nga Shqipria, Kosova dhe Maqedonia, siç po shihet tokat tona po mbesin ditë e më shumë të zbrazëta nga këta udhëheqes komunash që po pasurohen dhe i punësojnë njerëzit e tyre në instutucione. Pa menduar për rininë dhe vendin e tyre.

Kjo është i njejt më 39 kryeministrat shqiptarë në përandorin osmane.

Pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Medvegjë i dhimbshëm/Qeveritë shqiptare të paafta të ngrenë zërin për shqiptarët e Serbisë

0

Ismet Azizi, përfaqësuesi politik i shqiptarëve të Sanxhakut, njëkohësisht njohës i rrethanave politike në tërësi, në një intervistë ekskluzive për AFEDS, u shpreh se pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Medvegjë, është një proces i dhimbshëm që ndodh prej kohësh, respektivisht që nga Kongresi i Berlinit.

Tutje, Azizi, u shpreh këto vendime janë anti-kushtetuese dhe anti-civilizuese. Ky proces është sa selektiv po aq edhe masovik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës  sidomos  në Komunën e Medvegjës.

Nga ana tjetër, Azizi, dhimbshëm u shpreh se, der më tani asnjëra as tjetër qeveri nuk kanë shprehë gatishmëri e aftësi të merren si duhet për hallin e shqiptarëve të Serbisë.

Sipas tij, përshtypja është se dy shtetet shqiptare, në fakt, po hezitojnë. Për fat të keq ende  ekziston ndjenja e nënvlerësimit të vetevetes. Si duket nuk kem arritë  në nivelin që të ndihemi të barabartë.

PO, Komiteti i Helsinkit për Serbi është shumë aktiv, ndërsa Kosova dhe Shqipëria thua se po shtyhen, kush mos ta bëjë.

Intervista e plotw:

AFEDS: Në qytetet shqiptare të Serbisë, po ndodh pasivizimi i adresave, me theks të veçantë në Medvegjë. Atje, qytetarëve po iu hiqet e drejta për të jetuar ligjërisht në vendet e tyre. Cili – sipas jush – do të duhej të ishte veprimi i menjëhershëm i dy shteteve shqiptare, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë për zgjidhjen e kësaj situate?

Azizi: Pasivizimi i adresave nuk është diçka e re, vetëm se është aktualizua viteve të fundit. Në fakt ky proces ka ekzistuar gjithherë nga Kongresi i Berlinit e këtej. Është program serb që ka vazhduar dhe do të vazhdoj. Pasoja  kanë qenë të mëdha dhe do të vazhdojnë të jenë. Në shumicën e vendbanimeve  të Sanxhakut të Nishit, në regjistrimin e popullsisë në vitin 1948 ka pas banorë shqiptarë, e që me kalimin e kohës numri i tyre ka rënë vazhdimisht. Ku janë ata sot, a është folur për ta ndonjëherë. A janë shpërngulur, apo janë tjetërsuar, këtë nuk e kem të ditur as sot e kësaj dite.

Problemet që i shkaton pasivizimi i adresave është shumë i madh. Në momentin që ta pasivizojnë atë adresë, qytetari më nuk ka të drejtë të aplikoj për dokumente. Do të thotë, derisa ka afat në dokumente, mund t’i shfrytëzoj ato, siç është pasaporta, letërnjoftimi, patentëshoferi, libreza shëndetësore.

Me të madhe viteve të fundit është rritur dukuria e pasivizimit të adresave të shqiptarëve.

Pasivizimi i adresave, me qëllim të  ndryshimit të strukturën etnike të këtyre komunave.

Këto vendime janë anti-kushtetuese dhe anti-civilizuese. Ky proces është sa selektiv po aq edhe masovik ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës  sidomos  në Komunën e Medvegjës.

Thuhet se sipas të dhënave zyrtare, në vendbanimet shqiptare në Komunën e Medvegjës, në tri vjetët e fundit janë pasivizuar mbi 3.000 adresa që janë pasivizuar në Medvegjë dhe mbi 2.000 në Preshevë e Bujanoc.

AFEDS: A keni dëgjuar për raportin e fundit të Komisionit te Helsinkit ne Serbi, per gjendjen e shqiptareve ne Serbi?

Azizi: Po, ne e përcjellim punën e Komitetit Helsinkit në Serbi. Në një raport të tyre ngre shqetësimin se Serbia me politikat e saj të pasivizimit të adresave, po çon drejt asaj që mund të quhet një spastrimi etnik i komunitetit shqiptar atje.

Komuniteti shqiptar në Serbinë Jugore është një nga tre komunitetet e pakicave (dy të tjerët janë boshnjakë dhe hungarezë) dhe është territorialisht kompakt dhe i vendosur përgjatë kufirit me Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Të tre komunitetet, por veçanërisht ato boshnjake dhe shqiptare, u janë nënshtruar masave të ndryshme administrative (diskriminimi strukturor) që synojnë uljen e numrit të tyre, si dhe ‘mbytjen’ e kërkesave për autonomi territoriale.

E megjithatë kur bëhet fjalë për komunitetin shqiptar, pozicioni dhe statusi i tij aktual është i lidhur ngushtë me statusin e Kosovës dhe komunitetit serb në Kosovën e Veriut.

Serbia ende po përpiqet të realizojë idenë e një shteti etno-kombëtar dhe të bashkojë të gjithë serbët përmes një margjinalizimi sistematik të të gjitha pakicave, thuhet në përmbledhjen e raportit.

Kuadri ligjor, Kushtetuta, Ligji për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Pakicave Kombëtare, Ligji Kundër Diskriminimit, si dhe strategji të shumta dhe plane veprimi që garantojnë barazi dhe integrim të të gjithë qytetarëve të Serbisë, nuk zbatohen sa duhet në praktikë .

Pavarësisht nga prania e ambasadave të shumta, OSBE-së dhe organizatave të tjera në Serbinë e Jugut, komuniteti shqiptar po jeton në harresë dhe në pritje që statusi i tyre të zgjidhet përfundimisht si pjesë e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Në mënyrë që të zvogëlohet sa më shumë numri i shqiptarëve që jetojnë në jug, Serbia po zhvillon procesin e të ashtuquajturës “Pasivizimi i vendbanimit të shqiptarëve ” që punojnë jashtë vendit, qoftë në Evropën Perëndimore ose në Kosovë, vëren raporti.

Ky “pasivizim” synon gjithashtu qytetarët që janë banorë të përhershëm në adresat e tyre.

Kjo masë në thelb, nënvizohet në raportin e komitetit të Helsinkit është një formë e spastrimit etnik përmes mjeteve administrative.

Në raport citohet se: “Pasivizimi” (masiv dhe selektiv i vendbanimit) bën që individët të humbin statusin e tyre si shtetas i Serbisë dhe, në përputhje me rrethanat, të gjitha të drejtat civile – të drejtat për të votuar, pronën, sigurimin shëndetësor, pensionin, punësimin, etj. Meqenëse qytetarët nuk janë të informuar për “pasivizimin”, ata zakonisht humbin të drejtën e tyre për t’u ankuar, afati për të cilin është tetë ditë.

Nuk ka ndonjë tension të vërtetë etnik ose fetar midis serbëve dhe shqiptarëve lokalë. Serbët dhe shqiptarët në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë e tregojnë këtë.

Shqiptarët kanë treguar një dëshirë për integrim, por Beogradi nuk ka demonstruar vullnetin politik për ta bërë këtë.

Komiteti i Helsinkit ka folur me njerëz nga Serbia Jugore që besojnë se këto tensione po gjenerohen nga qeveria qendrore (Beograd) dhe shprehen se ndjehen të pafuqishëm sepse ministritë mund të bëjnë çfarë të duan, të emërojnë dhe të zëvendësojë zyrtarët si të duan.

Komuniteti shqiptar në Serbinë Jugore është plotësisht i izoluar dhe as qeveria dhe as opozita nuk kanë treguar interes për problemet me të cilat përballet.

Krerët e partive të opozitës janë të interesuar vetëm për koalicionet elektorale dhe mbështetjen e votuesve shqiptarë.

Komiteti i Helsinkit i ka kërkuar asaj, si një vend që pretendon të jetë pjesë e Evropës demokratike  të ndalohet menjëherë ky proces për të rivendosur të drejtat civile të shqiptarëve.

AFEDS: A ju bën përshtypje se ndërsa shoqëria civile serbe shqetësohet për gjendjen tonë, as Kosova dhe as Shqipëria nuk e ndërkombëtarizojnë këtë raport?

Azizi: Për fat të keq tonin, shoqëria civile në Kosovë e posaçërisht në Shqipëri, nuk po ka kapacitet të duhura, dhe  nuk përkrahet nga institucionet shtetërore. Në vend që të përkrahet ajo në shumë edhe pengohet. Shoqëria civile mund të bëjë shumë. Në natyrës e saj është që shumë çështje që nuk mund t’i trajtoj në institucionet, mundet  shoqëria civile. Pesha e shoqërisë civile  mund të ketë ndikim shumë më të madh.

AFEDS: Apo nuk e përdorin në marrëdhëniet dypalëshe, si dokument për tu diskutuar në Dialogun e Brukselit, etj? Cili kishte me qenë komenti juaj?

Azizi: Deri më tani asnjëra as tjetër qeveri nuk kanë shprehë gatishmëri e aftësi të merren si duhet. Kam bindjen se hezitojnë. Për fat të keq ende  ekziston ndjenja e nënvlerësimit të vetevetes. Si duket nuk kem arritë  në nivelin që të ndihemi të barabartë.

PO, Komiteti i Helsinkit për Serbi është shumë aktiv, ndërsa Kosova dhe Shqipria thua se po shtyhen , kush mos ta bëjë.  Si do që të jetë Shqiprija duhet me iu pri proceseve të tilla. Nuk mund të presim shumë  nga Kosova, duke marr parasyshë s e qeveria aktuale është në fillim të konsuludimit të saj.

Në çdo dialog duhet në tavolinë të shtrohet dhe të potencohet e kaluara tragjike e jona. Kurr nuk duhet të pushojmë së përmendurit spastrimet etnike që janë bërë në dëm të shqiptarëve. Dihet shumë mirë, sa ka vështirësi Serbia t}i populloj edhe sot e kësaj dite trojet shqiptare që i ka  okupuar. Populli serb e din shumë mirë të kuaj ato toka kanë qenë. Dhe nuk duhet harruar se në mendjen e tyre  është shumë e ngulitur se një ditë “Arbansi” do të kthehen në tokat e veta. Kudo që kam uqëndruar nëpër ato vise, e kam vërejt te popullata serbe.

AFEDS: Si përfaqësues i shoqatës për Sanxhakun, ç’mund të na thoni për këtë vend, respektivisht për shqiptarët që jetojnë në Sanxhak?

Azizi: Mirë është që po flitet për shqiptarët në Sanxhak. Vet fakti që ju po pyetni për shqiptarët e Sanxhakut, unë po ndihem mirë, sepse deri së voni  nuk ka qenë temë për të cilën janë interesuar institucionet e Kosovës dhe të Shqipërisë. Bile, bile ne kemi has në keqkuptime kur kem ngrit çështjen e shqiptarëve të Sanxhakut. Problemin më të madhe  e kemi pas me shqiptarët e Kosovës,  edhe më shumë me ata të Shqipërisë për t’i bindur se Sanxahku është i banuar me shqiptarë, se sa shumë banorë të Sanxhakut ndihen shqiptarë. Tashmë kemi arrit të heqim këto dilema a ka apo nuk ka shqiptarë në Sanxhak. Ata janë aty, si do që deklarohen shqiptarë, boshnjak apo Mysliman, janë të gjakut tonë.

Sanxhaku i Pazarit të Ri përfshin një sipërfaqe prej 8687 km², ku jetojnë mbi 400 000 banorë. Nga kjo sipërfaqe 4504 km² i përkasin Serbisë, ndërsa 4183 km² Mali i Zi. Mbi 60% e banorëve të dy pjesëve të Sanxhakut janë boshnjak e shqiptar.

Në pikëpamje gjeografike, Sanxhaku kryesisht është hapësirë malore, rrafshnalta me shtrirje të gjerë të pasur me pyje e kullosa, si dhe malet të cilat kanë shtrirje veri-perëndim, jug-lindje. Gjithë këtë trevë e karakterizojnë thellimet a grykat e lumenjve me kanjone, gjë që e pasurojnë dhe e bëjnë mjaft atraktiv Sanxhakun.

Sanxhaku është një rajon kompleks dhe shumë i rëndësishëm nga pikëpamja historike, gjeografike, gjeopolitike, gjeostrategjike dhe pikëpamja ushtarake. Është një territor që ndodhet në mes Serbisë, Kosovës, Shqipërisë, Mali të  Zi dhe Bosnjës e  Hercegovinës.

Pozita gjeografike paraqet faktorin, i cili, në teorinë e gjeografisë, paraqet një rëndësi të madhe gjeopolitike dhe gjeostrategjike.

Sanxhaku ndodhet në pjesën qendrore të Gadishullit Ilirik i ndarë politikisht në mes të dy shteteve të pavarura – Serbisë dhe Mali të Zi. Sanxhaku përndryshe paraqet një lidhje natyrore dhe të pashkëputshme territoriale dhe historike etnike me Kosovën dhe Shqipërinë. Nga pikëpamja e pozitës fiziko-gjeografike, Sanxhaku në thelb është një rrafshnaltë e gjerë kodrinore-malore, që shtrihet në juglindje të sistemit malor të Dinarikeve, përkatësisht në veri të Bjeshkëve të Nemuna.

Të dhënat historike dhe gjetjet arkeologjike flasin se lugina e lumit Rashka (Arsa Ilire) që nga lashtësia ka qenë e banuar nga Ilirët dhe me dendësi shumë më të madhe sesa trevat tjera. Këtë fakt ndër të tjera e dëshmojnë edhe shumë toponime të ruajtura deri në ditët e sotme, të cilët dëshmojnë për të kaluarën ilire.

Të dhënat relevante historike dhe gjetjet arkeologjike dëshmojnë se lugina e lumit Rashka që nga lashtësia zanafillore ka qenë e banuar nga Ilirët, madje me dendësi shumë më të madhe sesa në trevat tjera dhe ma tepër sesa është menduar deri vonë. Këtë, ndër të tjera, e dëshmojnë edhe shumë toponime të ruajtura deri në ditët e sotme, të cilat dëshmojnë për të kaluarën ilire. Emrat, si: Ras (Arsa ), Rashka, Ibar (shqip Ibër, nga fjala i bardhë, penušav), Peshter, Bishevë, Vapa (vendbanim, lumë, liqen ), Lim (lumë) etj., janë me prejardhje nga gjuha shqipe: Ibar, (i bardhë – beo, penušav, bistar), Ras (rrasë-ploča), Peshter (peshë, terr-mrak, tersi-suvo) Vapa (žega-umorina), Lim (lumi-reka).

Hulumtimet arkeologjike, të cilat janë bërë në Peshter, tregojnë se kjo rrafshnalta në tërësi ka qenë e banuar që në neolit — në të vërtetë, në fillim të epokës së bronzit.

Vetëm në një hapësirë të Peshterit, janë regjistruar 13 nekropole me murana dhe dy vendbanime. Sipas shumë të dhënave, dihet se  banorët më të vjetër të Peshterit dhe trevave përreth në përgjithësi kanë qenë të banuara nga fisi ilir – dardanët.

Është e sigurt se sllavët, duke pushtuar e populluar më vonë luginën e lumit Rashka, janë përballur me popullsinë autoktone ilire, me të cilët me shekuj të tërë kishin zonat nën ndikimin herë të njërës herë tjetrës — shpesh edhe të mundur e të asimiluar e që pjesërisht ishte e romanizuar, sikurse edhe një pjesë e kësaj popullate është tërhequr në trevat tjera pas ekspansionit sllav.

Ekspansioni i sllavëve, me procesin e asimilimit shkaktoi ndryshimin e përbërjes etnike të trevës së  Sanxhakut. Sllavët e kanë banuar luginën e lumit Rashka nga shekulli i VII, e këndej.

Depërtimi i sllavëve në tokat e banuara me popullsi ilire-shqiptare dhe vllahe shkaktoi shkatërrime dhe masakra të mëdha, duke i zhvendosur banorët autoktonë nga tokat e tyre pjellore dhe duke i dëbuar sa më larg Sanxhakut në viset malore..

Kjo trevë në vazhdimësi ishte e banuar nga fiset ilire e sëfundmi të fiseve  të ndryshme  si Kelmend, Kuç,Hot. Shalë, Lajq, Shkrel etj.

Rrafshnalta e Peshteri me rreth 200 vendbanime të banuara nga fiset shqiptare, prej kohësh ka qenë  çerdhe dhe thesar i lahutarëve. Deri në fund të shekullit të XVII ky rajon është karakterizuar me homogjenitet etnik, të cilin më vonë do të ndërpresin vendosjet gjithnjë e më të shpeshta, trazirat dhe migrimit masive.

Është e vërtetë se gjuha shqipe është rrezikuar shumë, dhe është në shuarje e sipër, por megjithatë atje gjithçka frymon shqip. Kënga shqipe, melosi shqip kurr nuk është shuar. Ne jem dëshmitarë të asaj se këndojnë, komponojnë shqip edhe ata të cilët nuk  komunikojnë në gjuhën shqipe. Doket, zakonet, mënyra e jetesës, gjithçka është ruajtur, në shumë raste edhe më mirë se te ne. Toponimet në shqip janë ruajtur më mirë se kudo. Mbiemrat  janë ruajtur me gjelozi të pa parë. Sa kam mund me i indentifiku janë afro 200  mbiemra që janë të ngjashëm me ata në Kosovë, E kam fjalën për mbiemra  të vëllazërive të ndryshme  fiseve dhe  mbiemrat që kanë prej ardhje  nga viset nga janë zhvendosu,si p.sh. Gruda, Gucia, Rozhaja, Dukagjini, Rugova, Gjakova, Peja,  etj. Por, çka ia vlen të përmendet emrat shqip janë shumë të përhapur, me vetë dije apo pa vetëdije. Siç janë Besim, Fatmir, Mirfat, mandej janë të shumtë, Albin e Albina, e shumë e shumë emra  tjerë. Martesat jo që janë rralluar, përkundrazi janë shpeshtuar, sidomos nga Lufta e fundit kur edhe ka pasur shumë refugjat nga Kosova në këto treva, ku edhe nga martesat janë krijuar miqësi të reja. Duhet bërë atë që unë konsideroj të domosdoshme, duhet kthyer vëmendjen e  Sanxhakut  drejt Universitetit të Prishtinës qendrës së tyre arsimore e kulturore.

AFEDS: Çfarë ka bërë apo nuk ka bërë Kosova dhe Shqipëria për shqiptarët që jetojnë atje? Më saktë çfarë duhej të bënin?

Azizi: Atë çfar është dashur ta bëjnë Kosova dhe Shqipëria, jemi munduar ta bëjmë ne si individ dhe shoqatë. Është një proverbë popullore „ kurr mos thaj se është vonë“.  Jem vonuar shumë. Por në rrethanat që kem jetuar këto 20-30 vite edhe nuk  kem mund të presin shumë. Në Shqipëri pothuajse deri vonë fare nuk kanë pasur informacione për shqiptarët e Sanxhakut. Kanë ditë pak për Plavën dhe Gucinë, edhe më pak për krahinën e Rozhajës, kurse për  pjesën e Sanxhkaut, në Serbi, përkatësisht më mirë me thanë për 200 e më tepër vendbanime të rrafshnaltës së Peshterit e banuar me popullsi me prejardhje , dhe jo vetëm me prejardhje, por edhe  shqiptare, fare nuk kanë ditur. Shkaqet janë të shumta. Sëpari ideologjia komuniste , planprogramet mësimore të cunguara, ku fare në janë përmend këto treva, si treva të banuara me shqiptarë. Ne jem të kënaqur me punën që kem bërë, sepse kem arritur që  opinioni në Shqipëri ta kuptoj gjendjen reale të përbërjes etnike të popullsisë së Sanxhakut.

Kem arrit të vëjmë kontakte me institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë me institucionet  e  krahinës së Sanxhakut. Tashmë  delegacionet  e ndryshme kanë fillluar komunikimin, vizitat, deri diku edhe bashkëpunimet kulturore  janë ngjallur.  Ne kemi shpresë  se  institucionet  shtetërore të Shqipërisë do të  aktivizohen edhe në Sannxhak, sespe  po besojmë se e kanë kuptu se shqiptarët përveç në Luginë të Preshevës jetojnë edhe në  Sanxhak. Por edhe vetë institucinet e shqiptarëve në serbi të kuptojnë se Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Serbi përfaqëson dhe ka për obligim të interesohet për shqiptarët kudo që jetojnë në Serbi dhe jo vetëm në Luginë të Preshevës.

Një ekskursion një javor që e kem  realizuar me studentë të sanxhakut në Shqipëri e Kosovë, falë një donacioni të një bashkatdhetari tonë në Zhenev  Agron Hyseni me prearjdhej nga Ferizaji, kemi arrit të ndryshojmë  bindjet e gabuara për Shqipërinë si një vend të  prapambetur. Keni parasyshë, as v dy vozitësit nuk kishin qenë asnjëherë në Shqipëri, e çka të themi për studentët, të cilët nuk kishin kurëfar informacioni.

Duke u nisur nga kjo gjendje ne iu kemi përvesh punës dhe tre muaj para se  Srbia në UNESCo ta regjistroj  lahutën si instrument serb, ne kem organizuar simpoziumin eparë të këtij lloje kushtuar këngës epike dhe lahutës  të qemërtuar “ lahutarët e Sanxhakut  të Pazarit të Ri”. , ku kem tubuar  ekspert , hulumtues kombëtar dhe ndërkombëtar  për ta ndriquar apo me dhënë kontribut në ndriqimin e këngës kreshnike  e cial qendër e sakj ka qenë Sanxhaku, Si rezultat i këtij simpoziumi para pak kohësh falë përkrahjes  materiale, por edhe morale të shoqatës kulturore shqiptaro gjermane “ SaliÇekaj” kemi nxjerrë  publikimin e këtij simpoziumi me të njëjtin emër, Projekt i cili ka vlera të madhe mbarëkombëtare. Libri kuptohet pothuajse nga çdokush, sepse  hyrja, apstraktet dhe rezymetë e çdo punimi dhe  përfundimi janë të shkruara në tre gjuhë.

Rol të madh në sezibilizimin e çështjes së Sanxhakut  ka lujatur dhe po luan  manifestimi  kulturor tradicional qëmbahet për çdo vit, të cilin e organizon nënkryetari i shoqatës Kosovapër Sanxhakun, zoti Ali Daci. Nuk janë të pajkta shkrimet publicistike,  pjesëmarrjet tona në konferenca e simpozume me hulumtiper Sanxhakun si dhe botimi i librit  “ Shigjet e përgjakura” të autorit Ali daci , “AqifBlyta Kolos i Pazrit të Ri”të autorit Ismet Azizi, përmbledhejs “ Lahutarët e sanxhakut të pazarit të Ri, redaktuar nga ProfDrZymerNeziri dhe së fundmi libri në gjuhën bosnianei Islam Ljajiq “Korijeni”, të cilat kontribuojnë në zbardhje  e të kaluarës  së kësaj krahine. Kontribut të madh kanë dhënë tre emisionet dokumentare të Top Chanelit dhe një i  RTK. Nuk kanë munguar pjesëmarrjet e  ansambleve folklorike nga Kosova në Sanxhak dhe anasjelltas në festivalet e ndryshme.

Mbetemi me shpresë se projektet e këtila dhe  të tjera në të ardhmen do të përkrahen pse jo të realizohen  nga Akademitë dhe  institucionet shtetërore të Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.

AFEDS: Një ndihmë modeste kur Kosova e dha për Rajonin e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pati reagim edhe nga shoqata Kosova për Sanxhkaun, por edhe nga disa insdivid. apo le ta themi janë lënë anash nga dy shtetet shqiptare. Cili është komenti juaj?

Azizi: Delegacioni parë zyrtar , nëse mund të themi ashtu, i Kosovës  ka vizituar Sanxhakun, para dy viteve. Përkatësisht  kordinatori për asim z. Rexhep Hoti i ka vizituar  Këshillin Kombëtar Boshnjak , pasi që veq kishte vizituar Këshilin nacional të Shqiptarëve në Serbi, përkatësisht Luginën, dhe  komunat Tutin dhe Sjenicë , ku ua ka prezemtu programin ….., ashtu siq ka verpuar edhe me instiitucionet në Luginë. Por me  ndryshimet që kanë ndodhur në qeverisje, ka ndryshuar edhe qasja ndaj Sanxhakut.  Në fillim të pandemissëcovid 19,  qeveria Kurti 1, përkatësisht  kryeministri Kurti i ka konataktu , kryetart e komunave  të Luginës dhe të Sanxhakut verior, përkatësisht pjesë që ndodhet në Serbi dhe është interesur për gjendjen atje..  Paraprakosht ka pas  shkuarrje dhe ardhje të delegacionete të VV dhe KKB, apo  më saktësisht të SDA. Së fundmi Pazarin e Ri, e kanë vizituar  deputetët  e Parlamentt të Kosovës nga radhët e VV, ku edhe janë takuar përveç me ata të SDA së në parlemnetin e Serbisë edhe me ata të B dhe H.

Krejt kjo ka bërë që ne , por edhe individë tjerë kem marr iniciatëvën dhe kem kërkuar nga  qeveria materialisht  të mbështetë Sanxhakun , krahas  Luginës.

AFEDS: Duke qenë se jeni edhe themelues dhe kryetar i shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, a mund të na sqaroni se përse u krijua kjo shoqatë dhe, cili është aktiviteti i saj?

Azizi: Mendoj se shumë çka u tha ma herët në mënyrëndirekte ……..

Ne kryesia, që përbëhet nga  personalitet  që njohin mirë siptuatën në Sanxhak, paraprakisht ken bashkëpunuar dhe gradualisht e pamë të arsyeshme të formojmë një shoqatë që do të merrej me përtrirjen , ringjalljen e kontakteve me Sanshakun. Po them përtrirjen, sepse në fakt kontaktet kanë qenë të përhershme, sepse bëhet  fjalë për një popullatë që kanë gjenezëneepërbashkët, jo vetëm ilire siç q thonë edhe shumë intelektual bosnjak, por  kryesiht  popullsi të vëllazërive dhe fiseve të njëjta, e që në rethan historike janë larguar në mes veti.  Deri në vitet e 90 ta te shek. te kaluar gjendja nuk ka qenë e keqe, por ajo u përkeqësua me syperimimin e autonomisë nga pushteti serb, dhe  kur shqiptarët akuzoheshin për  shpartallimin , dhe fakjësdoheshim për   shkatrimin e Jugosllavisë. Mbyllja e institucioneve, Universitetit, largimi i punëtorve nga puna, edhe konatktet , apo edhe arrdhë[niet  , kontaktet  ishin gjithnjë e më të vogla në mes  intelektualëve , sudentëve  të nërësadhe anës tjetër. Kështu ishte  deri me çlirimin e Kosovës. Gjatë kësaj periudhe të jam i siçetë, në sanxhak, fal  ndryshimeve të përgjithshmëmia rajon, fillon edhe  të dhfrytëzohet edhe liria e të shprehurit  dhe  në një formë fillon të shkruahte edhe  për të kaluarën e Sanxhakut pak më shlirë. Pas luftës  duke e parë se  intelektualët që kishin pas  kontakte dhe tentativa të mëhershme për tu organizuar në ato kohë të vështira më ishin më të pakt, atëherë unë, dhe miqtë e mi  pamë t arsyeshme që i përvishiemi kësaj pune, sespe nuk kishte kush tjetër si duket. Dhe në vitin 2015, pas shumë  konsultimeve , themeluam shoqatën , e cila u mirëprit shumë mirë dhe me kënaqëesi edhe nga inetelektualët nga Sanxhaku, e tani ja ku jemi.Tash më nuk hezitojmë të themi se jemi duke bërë atë që edhe duhet bërë gjithësi. Meghithëate nuk ka vend për vetëkënaqësi, na presin punë të mëdha. Ajo trevë duhet përktrahur dhe duhet bërë shumë ma shumë për ta. Pa përkrahjen tonë ata nuk kanë të ardhme, Sebia, si në të kaluarlne edhe tash qëllim primar e ka  ndryshimin e strukturës së popullësisë, ashti siq edhe  ekapsurpëerhrë me programet e njohura serbomadhe .

AFEDS: Pashë që, ka ndodhur edhe një ekspozitë “Sanxhaku, histori e dhimbjes kombëtare” , në galerinë “Oda” Shkodër, Muzeun Historik Kombëtarë të Titanës. Si ka shkuar dhe për çfarë ekspozite bëhet fjalë. Jeni ndarë i knaqur nga ekspozita?

Një ndër  punët që bëjmë unë dhe Ali daci nga Rozhaja në ndriqimin e së vërttës për Sanxhakun, është edhe  ekspozita . Me vite të tëra, mbledhim fotografi, dokumente  të cilat dëshmojnë  për autoktoninë shqiptare  të Sanxhakut. Kemi tubuar  rrth 300 fotografi, edhe shum faksimile e dokumete që pasurojnë dëshmitë të cilat flasin se Sanxhaku ka një të vërtete historike krejt ndryshe nga ajo që e kem ditur, apo edhe jemi pajtuar me  gënjeshtra të paskurpullta të ideologjisë komuniste për këtë regjion apo krahinë. Ideologjia komunsite këtë krahinë, e ka zhveshur nga qenja e vet.

Një fotografi thuhet se i ka 1000 fjalë . 64 fotografitë e përzgjedhura nga 300 sosh, nës  është ashtu, atëherë paraqesin 64 000 fjalë. Npërmjet atyre ne shphimgjenzën e kësaj popullate, doket zakonet, mënyrën e jetesës, periushta historike, katrahurat nëpr të cialt ka kaluar kjo popullatë. Por , këto fotografi teregojnë edhe krenarinë,  e këtij populli i cili është krenar, punëtor dhe i ziti i vetvetes.

Në Sanxhak nuk janë të panjohura këngët e kreshnikëve të cilat u kënduan jo vetëm te Shqiptarët por që u bartën edhe te boshnjakët. Në përhapjen e këngëve epike, te Boshnjakët ndikuan lahutarët e Sanxhakut për të cilët dihet se katër, prej pesë këngëtarëve më të përmendur qenë shqiptarë: SaliUglani (SalihUgljanin), XhemalZogiq (DjemalZogić), SulejmanMakiq (SulejmanMakić) dhe AliFulani (AlijaFjuljanin).

Kjo popullatë iu nënshtrua asimilimittë gjatëshekullor duke u nënshtruar dhe duke imponuar gjuhën dhe kulturën sllave  fillimisht si mysliman dhe përfundimisht si boshnjak. Por, të gjitha dëshmitë flasin se kjo trevë edhe në ditët e sotme është e banuar nga shqiptarët, edhe pse pjesa dërmuese e tyre deklarohen boshnjak jo më larg se në brezin e dytë na dalin puro shqiptarë.

Trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave në të ardhmën. Trashëgimia kulturore e Sanxhakut përfshinë pronën kulturore,kulturën materiale, kulturën shpirtërore, (e të tilla janë:  folklori, traditat, gjuha dhe veshjet tradicionale shqiptare, traditat, gjuha  dhe ritet tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore.

Fotografitë e dokumentojnë thelbin e epokave të ndryshme më mirë se çdo medium tjetër, por janë më shumë se formë e dokumentimit. Ato inkorporojnë vlerat artistike – tregojnë histori të pa thëna apo të pa shkruara me fjalë. Sa i përket Sanxhakut forma më e mirë për të dëshmuar të kaluarën shqiptare të tij është fotografia.

Nëpërmjet fotografisë dokumentohettradita, mënyra e jetesës, veshja,  kultura,  mjetet e punës, shtëpitë e banimit, ushqimit, si dhe ritet fetare, por edhe rezistencën, ndaj asimilimit, dëbimit dhe  shfarosjes  çetnike gjatë luftës së Dytë botërore.

AFEDS: Le të flasim pak për Kosovën. Si e keni parë punën e deritashme të qeverisë Kurti? Cilat janë – sipas jush – punët e mira apo punët e pabëra të k’saj qeverie?

Azizi: Natyra ime si mësimdhënës dhe  si një njënejri që krej jetën e kam kaluar duke përcjellur gjeneratë pas gjenerate breza të ndryshëm më bënë të jam optimist. Optimist ëlshtë ai person i cili beson në gjeneratat e reja.  Para botës perendimore demokratike duhet të dalim me bindje se edhe ne  dimë të bëjmë shtet. Nëse kem kontribuar në çlirimin dhe krijimin e shumë shteteve  në botë, duhet të tregojmë se dim ta bëjmë edhe për veten ton. Andaj , besoj dhe  jam i bindur se kjo gjeneratë që po vjen do të dijë të  vazhdoj rrugën e çlirimtarëve për krijimin e shtetit të Kosovës miderne  evropiane, me   drejtësi , siguri, arsim e  shëndetësi sikurse  shtete tjera të Evropës. Kopjo rini meriton t’u prij popujve tjerë drejt  integrimeve evropiane.

Punët më të mira që është duke bërë kjo qeveri është forcimi i shtetësisë,  pra policisë, ushtrisë, gjyqësisë drejtësi, disiplinës fiskale. Ndryshimet në arsim e shëndetësi  nuk shkojnë shpejt , duhet kohë dhe mjete financiare.

AFEDS: Vendi, që prej kohësh është tërësisht në krizë morali, që ka përfshirë edhe individët, edhe komunitetet, edhe institucionet, edhe shoqërinë civile. Sipas jush, cila është rrugëdalja nga kjo krizë?

Azizi: Forcimi i ligjit, organeve ndjekse,  prokurorisë. Respektim i shtetit. Duhet  ndryshuar vetëdijen e popullit. Duhet të  bindemi ne të rriturit se ky shtet është i joni, ne jemi shteti vetëm atëherë do ta kuptojnë gjeneratat që po vijnë  se kanë shtetin e vet dhe ky shtet duhet krijuar  për nipat dhe mbesat tona

AFEDS: Nga rilindasit shqiptar, kush është në preferencat e juaja dhe përse?

Azizi: Sami Frashëri është ideologu kryesor inacaionalizmitshqiptar dhe kjo shihet nëveprën e tij Shqiperia si është si ka qenë dhe si do të behet.  Ai ka edhe vepra tjera dhe ndikimi i tij ka qenëi madh në intelektualët rilindas të asaj kohe dhe mëvonë.

Dhe pyetja e fundit:

AFEDS: A kemi bërë gabime ne shqiptarët gjatë historisë, apo gjithmonë, për situatën që jemi, na e kanë fajin tjerët?

Azizi: Mendoj se na ka përcjellë vonesat. Me qenë populli më i vjetër në Ballkan dhe ndër më të vjetrit në Evropë dhe pothuajse të fundit me krijuar shtet të mirëfilltë, nuk  mund  ta kërkojmë fajin te dikush tjetër. Nuk bëhet shteti me individë. Individë kemi sikurse edhe popujt tjerë. Por nuk  kem ekipe që formohen nga  individë të respektuar e të aftë. Së pari duhet të niseni nga vetëvetja. Ta pyesim kur  apo a kem thënë ndonjëherë, jo unë nuk di me bë këtë punë, por ai apo tjetri e bënë më mirë se unë. Kjo na bënë të kuptojmë se kemi bërë edhe gabime gjatë historisë, sikurse që po gabojmë edhe tash, e që për të njëjtën gjë kanë me na fajësuar ata që vinë pas nesh.

Gurët Menhir nga Skotlanda e deri në Shqipëri

0

Fahri Xharra

Gurët menhir të kohës së Neolitit në Skotlandë

Si është e mundur që nuk e kemi asnjë libër për gurët e Neolitit të quajtur Menhir? Athua iu friguar vetvetës  apo i jemi figuar nga të tjerët?  Pse?

“Heronjtë e Trojës me fiset e tyre, që shpëtuan nga shkatërrimi, u shpërngulën për në Europë. Eneu Dardanidi u vendos në Itali, ku pasardhësit e tij themeluan Romën dhe më vonë Perandorinë Romake. Kurse i nipi i tij, Briti, u vendos në Angli. Por atje gjeti popullsinë, e të njëjtit gjak të tij, që kishte krijuar Albionin, siç quhej Anglia e lashtë. Kurse Briti i dha këtij shteti emrin e tij, Britani dhe ndërtoi Londrën, nën shembullin e Trojës, duke e quajtur Troja e re .
Po, pse po e përmendi Britin në këtë rast, të gurëve “menhir”- sepse ai shkoi atje ku të parët e tij kishin ngritur civilizim mbi 2 mijë e pesë qind vjet para tij. Eshtë e njejta e vërtetë , ashu si e thotë Robert D `Angely për Aleksandrin e Madh , se pushtimin e tij deri në Indi e kanë lehtësuar hartat e të parëve të tij që e kishin shkelur Indinë 3 mijë vjet para tij.

Kur jemi të gurët “Menhir” atyre iu doli autorësia, në bazë së AND-së së kafkës së një të riut të vdekur që 4 mijë vjet (Body of 4,000-year-old teenager near Stonehenge may give clues about Bronze Age lives), se njerzit e atyhit, at që i kishin ngritur gurët në formën që e tregon fotografia kishin prejardhje mesdhetare, por edhe nga Azia e Vogël ( sot, Turqia ).

ADN-ja zbulon se britanikët neolitikë ishin kryesisht të prejardhura nga grupet që morën rrugën mesdhetare., dhe duke i studjuar edhe analizuar ADN-në e fermerëve të hershëm britanikë. Pra, përveç bujqësisë, shkuesit neolitikë në Britani e kanë futur traditën e ndërtimit të monumenteve duke përdorur gurë të mëdhenj të njohur si megalite. (DNA reveals that neolithic Britons were largely descended from groups who took the Mediterranean route, either hugging the coast or hopping from island to island on boats. “This route is a continuation of the Mediterranean coastal dispersal route but of course in much more complicated maritime circumstances,” Dr Carles Lalueza-Fox, who was not involved in the study, said.)

E kemi një çudi tjetër të manipulimin historik, përsëri nga “grekët”, të cilët me një herë dolën me rrenën e tyre të zakonshme që çdo gjë në Europë ka filluar me ata, duke e harruar të vërtetën e tyre, që “grekët “ njihen si të tillë vetëm 800 vjet p.e.s., pra 400 vjet pas Luftës së Trojes.

Të spjegojmë, të parët tanë historisë i kanë lënë shumë fakte të cilat janë manipuluar nga grekët e vonshëm dhe shumë ardhacakë të tjerë. E keqja që ne shqiptarët nuk e kemi as një institut që kishte me e thënë të vërtetën gjenetike të lashtësisë sonë. Të ju them të drejt kur ne nuk jemi pjesëmarrës në hulumtimet gjenetike, manipolimet janë aq të mëdha , bile edhe më të rënda dhe më mohuese për të lashtët tanë dhe për ne si tradhëgimtar të tyre

Pra, i kemi kemi gurët menhir, dolmen dhe gurët e varur ( Stonehenge), Por gurët e varur janë të formuar nga gurët  menhir dha tyre dolmen. Gurët menhir janë njëgurësh ( monolit). Janë të shpërndar nëpër Europë dhe më gjerë – në Azinë e Vogël pellazgjike  dhe si të tillë bëjnë pjesë në periudhat e ndryshme të kultures megalite
Guri në foto është i vjetër mbi  6-7mijë vjet (Aviva, Elyn; White, Gary. “Mysterious Megaliths: The Standing Stones of Carnac, Brittany, France” ) Six thousand year old megalithic tomb, one of the oldest monuments in the world, County Clare, Ireland )

Në mesjetë besohej që janë ndërtuar nga Gjigantët para vershimit biblik dhe ushkatërruan nga krishtërimi i herëshëm.  Nëpër Europë ishin mbi 50 mijë sosh , kurse sot janë vetëm 10 mijë .( Olsen, Brad (February 2004). “Carbnac”. Sacred Places Around the World: )

Guri Dolmne është me mbulojë, qe fatbardhësisht e kemi një Vranisht të Vlorës.

Po ku janë të tjerët ? Ishte vetëm një ?  Te ne i shkatërruan pushtuesit e ndryshëm deri te serbët.
Ku mbeten gurët menhir të Kosovës. Edhe ne i kishim.  Është një fat i madh që studjuesi Mark Tirta na e la një kujtim të gurëve menhir në Ramojë të Hasit, e që nuk janë më.

Gjakovë, 16.11.2021

Përkujtohet veprimtari shumëvjeçar i degës së LDK-së Ing. Nazmi Peci

0
Nga: Shefqet Dibrani
NË NJË VJETORIN E VDEKJES
Të dielën më 14. Nëntor 2021, në qytezën Horgen, Kantoni Cyrih, familjarë të shumtë, miq të afërm dhe disa nga bashkëveprimtarët e ing. Nazmi Pecit, nënë emocione përkujtuan veprimtarin dhe nënkryetarin shumëvjeçar në Degën e LDK-së në Zvicër ing. Nazmi Pecin, në njëvjetorin e vdekjes së tij.
Në një sallë e përshtatur sipas rregullave për pandeminë COWID-19, familjarët e Nazmi Pecit kishin ftuar miq dhe veprimtarë të LDK-së, për të përkujtuar kryefamiljarin e tyre ing. Nazmi Pecin. Takimi ishte i ngrohtë dhe mjaftë emocional, sidomos kur për Babain e tyre rrëfenin kujtimet katër fëmijet e tij: Fisniku, Kreshniku, Arianiti dhe Lindita, vajza e Nazmiut, të cilët në mënyrë spontane dhe tejet origjinale rrëfenin kujtimet e tyre që nga fëmijëria, dhe secili në mënyrën e vet zbardhte karakteristika të prindit, babait dhe idolit të tyre. Por, ishte Arianiti, i cili me rrëfimin e tij emocional, i bëri të gjithë të pranishmit me lot në sy. Në rrëfimet familjare u dallua edhe dhëndrri i Nazmiut, dr. Astrit Neziraj, i cili me pietet evokoi momente mbresëlënëse me të.
Po me kaq emocione ishte edhe paraqitja e mr. Shaip Latifit, njëri nga themeluesit dhe kryetari i parë i Degës së LDK-së, i cili me pietet evokoi kujtime për ing. Nazmi Pecin, për kolegun e tij të punës në Kosovë, e pastaj edhe në Zvicër si bashkëveprimtar shumëvjeçar, mik dhe shok i dalluar, prër këtë arsye mr. Shaip Latifi, kishte ardhur nga Kosova, për të nderuar mikun dhe bashkëveprimtarin që e deshi aq shumë.
Në këtë tubim përkujtimor pos të tjerash u tha se ing. Nazmi Peci, ishte veprimtar me virtyte të larta njerëzore. Ai u cilësua si emblematik dhe karizmatik në Degën e LDK-së në Zvicër, dhe ishte nënkryetar i kësaj Dege, pastaj Kryetar i Fondit Humanitar Gjithëkombëtar, por edhe Kryetar i Fondit të Trepërqindëshit, nga i cili post në vitin 1993 u shkarkua nga Isa Mustafa, i cili bashkë me dr. Bujar Bukoshin, atë vit kishin nisur një luftë të shtrigave kundër Degës së LDK-së në Zvicër, që përfundoi me epilogun e njohur, pasi detyruan të tërhiqej mr. Shaip Latifin, nga posti i kryetarit në Degën e LDK-së në Zvicër.
Nëpër rrëfime të shumta u theksua se ing. Nazmi Peci, ishte shkarkuar nga detyra e drejtorit në Kombinatin Trepça në Mitrovicë, pastaj është bërë burgosja dhe izolimi i tij bashkë me 215 intelektualë shqiptarë nga Kosova, e deri tek dhuna fizike kundër tij në vitin 2016, këtë të fundit e shkaktuan grupe militantësh të Isa Mustafës, atëherë kryetar i LDK-së.
Secili nga të pranishmit, kishte se çfarë të rrëfente nga takimet dhe njohja me ing. Nazmi Pecin, si dhe u falënderua familja e tij për këtë organizim i cili ishte më shumë se sa emocional. Në vazhdim të pranishmit shprehen dhembje për vuajtjet e tij në dy vjetët e fundit të jetës së tij, pasi siç dihet Nazmi Peci, ka lënguar nga një sulm virusal i cili i pat shkaktuar çrregullime serioze, duke ia pamundësuar jetën aktive, prandaj ai detyrimisht këtë kohë e kaloi pranë familjes dhe fëmijëve të vet.
Pos mr. Shaip Latifit, për personalitetin e ing. Nazmi Pecit, kujtime evokuan edhe: Shefqet Dibrani, Xhelal Molliqaj, Isa Maliqi, Jusuf Demaj, Hysen Shehu, Shaqir Shala, Qamil Çekaj dhe Skënder Tolaj, të cilët arritën t’i permendnin mjaftë veti e karakteristika të bashëkëveprimtarit të tyre, me të cilin kishin bashkëpunuar për dekada me radhë. Në këtë përvjetor u shtrua ideja për botimin e shkrimeve të shumta që i ka lënë pas vete ky veprmtar shumëvjeçar. Po ashtu u diskutua edhe mundësia e hartimit dhe të botimit të një monografie, në të cilën do të përfshiheshin kujtimet e familjarëve, shokëve dhe të bashkëveprimtarëve të ing. Nazmi Pecit.
Për të pranishmit, familja e Nazmi Pecit, shtroi një koktej rasti!…
Horgen (ZH), 14.11.2021.