Kreu Blog Faqe 1491

Byk – Kultura bën panair

0
Nga K. P. Traboini
Ne vitin 1991 sapo kisha shkuar emigrand ne Greqi ku gjeja e pare qe me ra ne sy ishte pazari i madh i Monastiraqit ne qender te Athines ku gjeje dhe qumesht dallendyshe, siç i thone, kur disa qindra kilometra ne perendim shqiptaret nuk kishin as buke. Me beri pershtypje nje nga rajonet me te vjetra prane kodres Likavito, Kalamaqi, ku kishte me dhjetra librari ngjtur prane njera tjetres dhe shtepi botuese plot dhe me qe jemi tek librat veçanerisht Panairi i Librit ne Athine. Ky panair zhvillohej ne natyre ne dy anet e rruges aty tek Pallati i shqiptarit qe punonte per Greqine, Vasil Zhapa, por greket i thonin Zapio.
Bashkia kishte vendosur banake e rafte keto te mbuluara dhe dukeshin si dyqane portative. Ishte nje gje e bukur ti shihje keto shtepiza libri, disa metra larg njera tjetres dhe nen krahet e pishave.
Kisha menduar se edhe ne Tirane, ne dy krahet ku eshte bulevardi “Deshmoret e Kombit” mund te behej mrekullisht keshtu. Dhe duke e vene qendren e Panairit ne nje vend aq domethenes tek busti i Naim Frasherit. Po he thomeni kush ta beje. Erioni i Bashkise qe na sjell 2 ore uje ne dite, me keq se ne kohe te diktatures. Apo uzurpatori i shoqatave botuese, Kujtim Ymer qe si ai Armand Duka i Federates se Futbollit i kane kthye keto institucione ne toke te zanun.
Kane zene rehat ne pallat te kongreseve ku njerezit mblidhen (pa dasht te ofendoj njeri) si minjte.
Dhe Corona Virusi i pameshirshem behet zot i situates duke marre jete njerezish. Po ku pyesin njerez si keta qe permendem apo dhe folkloristi i foltoreve me Kojrillen e tij greko- amerikane, as duan ti dine se perdite vdesin njerez. Dhe meqe shteti hesht, ministresha e Shendesise mban fjalime, mund te konsiderohen edhe keto bashkepunetore ne krim.
Po le te shkojme me tej. Edhe panairi i i sivjetem i librit do te zhvillohet nëpër ëndrrat delirante të organizatorëve që nuk lexojnë asnjë libër që botohet në Kosovë dhe Shqipëri dhe kanë kurajon të ndajnë çmime për kë të duan e si të duan. Janë bërë çmimet si simite. Konsideruan sukses me bla-bla në media një panair inekzistent dhe ndanë çmime. Një sharlatanizem i tillë nuk guxonte te behej as ne diktaturë ku gjithsesi komisionet e vlerësimit ishin të detyruar ti lexonin veprat që autorët paraqisnin. Por këtu nuk ka konkurim. Këtu sundon byk-kultura. A e patë si u laurua me kurora dafinash poeti që frymëzohet nga maja e pikaloit në Angli. E do ta çojë përpara poezinë në Shqipëri e Kosove nëpërmjet facebookut. Por edhe atje nuk i gjejmë dot poezitë e laureatit. Është krijuar një grupim që manipulon gjithçka nëpërmjet miqve e tarafit. Këtu nuk konkurojnë vlera. Këtu parakalojnë si turma amorfe pa indentitet antivlerat që bëjnë ligjin e Maliqin si kudo edhe në fushën e artit. Frederik Rreshpja i njohu më mirë se askush këtë lloj brumi batak dhe prej tyre hoqi kalvarin e poetit të kryqëzuar burgjeve te komunizmit vetëm pse tha “Po pse more, me veprën e 19 (të Enver Hoxhës) do bëheni poetë”. Dhe rioshët e poezisë e dëgjuan dhe e spiunuan. Dy burgje beri Frederik Rreshpja e tani nuk është në te gjallë. Ndërsa poetët që u bënë me veprën 19 të Enverit nën sqetull, vazhdojnë të lazdrohen në opinionin publik pa u ngopur kurrë me lavdi. Paradoks i kohës të cilin mjerisht po e përjetojmë.
Dhe qershia mbi tortë: Një panair me denoncuesen e poetëve te ekzekutuar në podium. Mire ka thene ne mos gaboj Nitche, në ferr nuk gjen më djaj. Të gjithë kanë ardhur në tokë. Dhe thonë se komunizmi ka ngordhur. Jo besa. Vemjet janë gjallë.

Pse humbi zgjedhjet komunale apo ku gaboi Albin Kurti?

0

Sinan Kastrati, Suedi

Nuk kanë kaluar shumë muaj që partia e Albinit fitoi zgjedhjet nacionale, me më tepër se 50 %.

Janë dhënë mendime të ndryshme, qysh arriti Albin Kurti, një djalosh i pabindur dhe kundër të gjithëve arriti të fitoi besimin e shumicës së votuesve shqiptarë brenda e në mërgatë?
Duhët pranua se një pjesë e votuesve, brenda e jashtë Kosovës që shkoi te Albini, ishin të pakënaqur me LDK-në që udhëhiqej nga ish komunisti jugosllav, Isa Mustafa, i cili arriti të marrë të gjitha postet partiake dhe ato qeveritare, me dinakëri, Isa Mustafa.
Partitë e ”luftës”, PDK-ja, AAK-ja dhe Nisma, gjithashtu ishin përfituese (të ”vlerave”, lexo: gjithë pasurisë së mbetur nga ish RSFJ-a), shkaku tjetër që erdhën në pushtet duke mashtruar popullin e lodhur nga protestat, demonstratat, grevat dhe në fund, ndjekjet masive, përzënien nga shtëpitë dhe trojet e tyre shtërgjyshore, vuajtjet nga lufta deri në shfarosje.
Askush nuk mbeti në Kosovë më 1999. Të gjithë i largoi Serbia me dhunë në Shqipëri, Maqedoni e … e bashkë me ta, iku edhe ”U Ç K-ja, e cila u çlirua, edhe ajo kur u çlirua Kosova nga NATO-ja….
Ata që mbetën u mëshefën nëpër podrume, në male, gropa e shpella pa ushqim, pa veshmbathje, në mëshirën e natyrës nënë, në mbrojtjen e Zotit.
Këto ishin arësyet pse PDK-ja e AAK-ja, të ndihmuar nga disa udhëheqës puthadorës të LDK-së, muarën pushtetin dhe pasurinë për gati 20 vjet.
Ishte e vetmja, Lëvizja Vetvendosje që protestonte … dhe edhe asaj i erdhi rendi ta marrë pushtetin, që dorën në zemër, nuk kam besua asnjëherë që ”axhamitë” e Vetvendosjes (A: Demaçi) do të mund të qeverisin as edhe 1 vit Kosovën, por votusi s`kishte dhe ende s`ka e s`din kënd ta zgjedh.
Pra, s`kemi parti të mirëfillta, ”të majta”, ”të djathta” e as ”të qendrës” në Kosovë. Kemi vetëm përfitues, shfrytëzues e zaptues të ”majtë”, të ”djathtë” e të ”mesit”.
Dhe kjo u pa edhe tash, kur partia e Albinit, e propozoi kandidat për kryetar të gjysmës së Mitrovicës, një xhamaz kuajsh, Agim Bahtirin që u tall për 8 vjet me popullatën e Shalës dhe përgjithësisht gjysmës së Mitrovicën, tash de fakto e de jure, MITROVICËN e JUGUT.
Për Gjakovë e propozoi, Albini, Mimozë Kusarin e cila veç në Listën Serbe ende nuk ka ka kalua, për pushtet, ndërsa në Prizren, një hibrid.
Albini ”tuboi” rreth vehtes, si dikur Hashim Thaçi, të gjithë ish të burgosurit ”politik”, ish “luftëtarë”, sikurse që LDK-ja u ”kujdes” për viktimat, që sipas saj, ia kishte vrarë PDK-ja e AAK-ja … djalin e Xh. Mustafës, qikën e Enver Malokut, ”nipin” e Tahir Zemajt, Fetah Rudin e ndonjë tjetër.
Albini, mori një pjesë të viktimave, sipas meje, pa nevojë, si Vafsije Krasniqin, një të dhunuar (më vjen keq), gruan e Rexhep Selimit, një të akuzuar për krime lufte dhe kundër njerzimit, mori qikën e veprimatarit dhe Heroit të Kosovës, Jusug Gërvallës … Vjosën, një ”protestante” tjetër dhe e bëri kryetare …
Të gjitha këto dhe të tjerat të cilat më nxitën të ia them Albinit, janë arësye të mjaftueshme prandaj ia ”ngjeha” Albimit këto të meta, është MENDJEMADHËSIA.
Një tjeët arësye ishte se mbrëmë mora një letër nga një miku im i cili paska publikua në murin (Ballinën) e facebokut një analizë pse humbi Albini.
Albini arriti ti mashtroi sidomos të rinjët mërgimtarë me premtime boshe, si dikur ish komunistët në Kinë, Kubë e Shqipëri.
Prandaj thuhet se Shqipëria ishte shteti më varfër me prapagandë më të pasur.
Albini, është Vetëvendosja, Vetëvendosja është Albini, sikur paraardhësit, para Albinit, Hashimi, Ramushi e … Isa që iu pau sherrin Kosova.
Humbje e thellë dhe fitore e madhe
Kështu e paska titullua miku ima, Murat Koci, humbjen e thellë e “fitoren” e madhe të Albinit?
LVV pësoi humbje të thellë në zgjedhjet e djeshme lokale.
Arsyet kryesore janë:
– Arroganca e paparë e shumicës së deputëtve të VV-së të zgjedhur me 14 shkurt ndaj aktivistëve e simpatizuesve të VV-së.
– Arrogancë e shumë ministrave e zëvëndësministrave ndaj hallexhinjve, përkrahësve e aktivistëve.
– Arrogancë e dembeli anadollake e strukturave të partisë në Qendër, Qendra e Pika.
– Nepotizmi i shfaqur.
– Interferimi i Qendrës së Qendrave në përzgjedhjen e kanditatëve nëpër qendra.
– Përzgjedhje kalkulante e pazareske e shumë kandidatëve.
– Asnjë kandidat i VV-së nuk ka pasur program të qartë e me vizion për zhvillimin e komunave.
– Televizonet allafashiste antiqeveritare, prej të parës deri të e fundit.
Fitore e madhe e LVV-së dhe Kosovës.
Qeveria e LVV-së me institucionet e pavarura organizoi zgjedhje të lira e demokratike si askush tjetër në Ballkanin jashtë BE-së.

Vazhdon

Malmö, 16 nëntor 2021

Fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit si një shërbesë e vyer

0

Mira Meksi

Fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit si një shërbesë e vyer për gjuhën shqipe.

Shkrimtari dhe Fjalori

Në nëntor të vitit 2019 u vu në qarkullim nga botimet “Bota shqiptare” fjalori frazeologjik anglisht-shqip i prof.dr Eshref Ymerit, i cili mban kaluar 25mijë shprehje frazeologjike. Kushdo që merret sadopak me gjuhësi, apo është thjesht një lexues i mirë, e kupton se bëhet fjalë për një vepër nga më madhoret në këtë lami, nga ato që kërkojnë për t’u hartuar domosdo një dituri të jashtëzakonshme të fushës, një përvojë të shumëgjatë dhe po aq të jashtëzakonshme sa dituria, një vullnet titanësh dhe një jetë pothuaj asketësh, – me pak fjalë kërkojnë një hero me gabaritin mitologjik që të bëjë një nga “punët e Herkulit”. Apo thjesht një të “marrosur gjenial”pas gjuhës shqipe, që e ka shpallur atë nënë e atë. Nuk është asfare e habitshme, autori i kësaj mega pune I ka të gjitha këto cilësi, është një shkencëtar i mirënjohur në fushën e filologjisë, por edhe në atë të përkthimit.

Shërbimi që i ka bërë gjuhës shqipe ky Herkul modern, përpos asaj ndaj punëtorëve që operojnë me gjuhën, është nga më të çmuarit: ka qëmtuar, ka nxjerrë, ka vlerësuar, ka matur peshën dhe forcën që ruajnë në kohën e sotme njësitë frazeologjike, të cilat mbajnë të ngërthyer në thelbin e tyre tërë historinë kulturore të shqiptarëve, qytetërimin e tyre. U ka rënë fort këmbanave të hulumtive të tij, që jehona e tyre etimologjike të dëgjohet e qartë në kohën e sotme; në fund të fundit, i ka mbrojtur nga Harresa. Ka shkuar, gjithësesi, shumë më larg në punën e tij për t’i përshkruar, për të ndikuar dhe për të ndërhyrë në paraqitjen e tyre – ka dhënë raportin midis gjuhës shqipe dhe njërës prej gjuhëve më të rëndësishme të njerëzimit në ditët e sotme, asaj që e konsiderojnë si lingua franca, që ndikon te të gjitha gjuhët e botës, gjuhës angleze. Nëpërmjet njësive frazeologjike, fjalëve të urta apo proverbave. Nëpërmjet barabitjes së tyre, nëpërmjet gjetjes, shpesh të paimagjinueshme për nga saktësia, të barasvlerësve…

I mirënjohuri prof.dr Hajri Shehu, në parathënien që i ka bërë këtij Fjalori të jashtëzakonshëm me rreth 1300 faqe, mijëra njësi frazeologjike, fjalë të urta e proverba angleze dhe mijëra barasvlerës shqip, ka shpjeguar shumëçka, duke e ndihur mrekullisht përdoruesin e fjalorit apo thjesht lexuesin e tij, të kuptojë çdo hallkë dhe syth të thurimës së tij të pazakontë. Ka shkruar:

“ Me këtë Fjalor, frazeologjia shqipe dhe leksikologjia shqipe barabiten denjësisht me frazeologjinë angleze dhe leksikografinë angleze”.

Shkrimtari dhe fjalori

Kur flitet për një fjalor gjuhësor, apo një fjalor të veçantë frazeologjik, sidomos të këtyre përmasave, përmendet dobia e madhe që ai i sjell përkthyesve, studiuesve të gjuhës, deri edhe studentëve dhe askush nuk përmend shkrimtarin. E vërteta është se uniteti shkrimtar-fjalor është simbiozë. Shkrimtari pi ujë në fjalor, ndërkohë që ky i fundit ushqehet me ujin e burimit të veprës së shkrimtarit.

Në botën e artit, përgjatë shekullit që lamë pas dhe shekullit të ri, përherë e më qartë po duket se detyra e shkrimtarit është të marrë pjesë në jetën e gjuhës. Ajo që e dallon nga pjesa tjetër e artit, që e bën të veçantë shkrimtarin, në një kohë kur ekziston përballë tij një konkurrencë e ashpër me televizionin dhe kinemanë përsa i përket ngjarjeve, personazheve, apo edhe pikëpamjeve mbi botën dhe shprehjes së ndjenjave, është pikërisht shkrimi, shkrimësia, puna e tij me gjuhën. Puna e tij vetiake me gjuhën dhe për gjuhën.

Nuk e kam fjalën këtu për ata shkrimtarë që e përdorin gjuhën thjesht si një mjet komunikimi, gjuhën për hir të gjuhës, për të rrëfyer histori a ngjarje. Këta mund të jenë gazetarë të zotë, skenaristë të mirë, apo edhe krijues trillerash interesantë. E kam fjalën për shkrimtarët që e përdorën gjuhën ndryshe. Për shkrimtarët që për hir të poetikës apo simbolikës, por edhe për hir të rrëfimit, narrativës, e zhbëjnë dhe e ribëjnë thurimën e gjuhës, e përpunojnë dhe e ripërdorin për nevojat e tyre krijuese, të detyruar apo nën presionin e asaj që duan të thonë dhe të shprehin. E kam fjalën për ata shkrimtarë që kanë si mjeshtëri krijimin e veprave origjinale të bazuara tërësisht te fjalët, enët e kuptimit. I kanë quajtur “rojtarët e jetës” së gjuhës, sepse janë pikërisht ata që ndodhen më pranë burimit të saj. Janë shkrimtarët ata që i përdorin fjalët duke patur parasysh dhe duke e shprehur, prejardhjen e tyre. Gjuha është e gjallë, është përherë në lëvizje, në ndryshim. Gjuha është polemos, luftë, thotë Herakliti. Fjalori, në një farë mënyre, mban dhe përfaqëson gjuhën, një pjesë të madhe të gjuhës, leksikun e saj. Që këtu buron edhe lidhja e shkrimtarit me fjalorin. Fjalori përmbledh edhe raportin e gjuhës që përfaqëson me gjuhët e tjera, me huazimet, përshkruan vlefshmërinë apo prestigjin e një fjale në kohë si edhe vendin e saj në aktualitet. Shkrimtari luan rol të veçantë në krah të specialistëve të gjuhës, në lidhje me gjuhën dialektore përkundër gjuhës së normës ( sot ka në letrat shqipe shkrimtarë që po përdorin me sukses gjuhën dialektore), neologjizmave apo përzierjeve gjuhësore, të cilat e pasurojnë gjuhën.

Prof.dr. Eshref Ymeri

Po le t’i kthehemi Fjalorit frazeologjik anglisht-shqip të prof.dr. Eshref Ymerit. Që kur nisa ta shfletoja përpara tre muajve, e “qava me lotë” mungesën e tij kohës së gjatë kur shkruaja romanin e vështirë “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”. Romani në fjalë, përpos trillëzimit të mundimshëm që i bën ngjarjeve historike, por edhe personazheve që gjallojnë në to, aq të largëta në kohë, aq të padokumentuara e të humbura në mjegullinat e kohërave, sa që shpesh marrin trajtën e gojëdhanave, është ndërtuar si një bllok i tërë i bazuar në fjalët e një gjuhe që mund të përfytyrohet si shëmbëlltyra e shqipes parake, e protoshqipes, e paprekur nga ndikimet e gjuhës së pushtonjësve përgjatë dymijë e dyqind vjetëve. Njëkohshëm, një gjuhë brenda kohës së sotme, brenda normave gjuhësore, Një ndërmarrje fort e vështirë. Ndërkohë që Fjalori i sipërpërmendur, ku gjendet forma e brendshme e njësive frazeologjike, kuptimi i tyre etimologjik, si shpirti i gjuhës, i papërzier me kuptimin aktual, kuptimi konkret që i shpëton rrjedhës së pamëshirshme të kohës, do të kish qenë një instrument magjik në punën time.

Në poçarinë time të sotme me baltë krijuese ende të paformë: në të majtë kam përherë Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, si një mik të rrallë që “më shpëton jetën”sa herë mbytem nga dyshimet, që më tregon kuptimin e vërtetë, kur idengulitje shpesh absurde “më helmojnë” ekzistencën, që më ndihmon të vërtetoj një intuitë, ta konkretizoj dhe ta zhvilloj gjatë procesit të shkrimësisë; që pasuron me ngjyresa kuptimore teksin tim të fillimit, për ta rafinuar dhe lartësuar…Si një autoritet i sigurtë. Është heroi im.

U bënë tre muaj që pranë dorës së djathtë mbaj Fjalorin frazeologjik anglisht-shqip të prof.dok. Eshref Ymerit. Iu avita atij së pari si lexuese, e rrëmbyer nga një pasion leximi i pavetëdijshëm, faqe pas faqeje. S’do ta kisha besuar kurrë se mund të lexoja kësisoj një fjalor. Për kënaqësinë e leximit. Më mrekulluan, veç të tjerash, edhe historitë e prejardhjes së njësive frazeologjike apo proverbave. Një enciklopedi e tërë. Me siguri s’do të ndalesha gjer në faqen e fundit, sikur ky proces të mos më bënte të ndalesha me dhjetra e dhjetra herë në shtyllat e gjuhës shqipe përbri njësive frazeologjike në anglisht dhe të përsiatesha gjatë. Shtyllat e shqipes përbënin fjalorë të vërtetë sinonimikë. Kishte raste që shtyllat kishin mbi 40 njësi. Një pasuri e vërtetë gjuhësore ndodhej aty. E mrekullueshme, e jashtëzakonshme. Një pasuri që më vinte në lidhje edhe me letërsinë e madhe të botës, me autorët e mëdhenj të gjuhës angleze, me vetveten dhe me intertekstualitetin. Admirova ditë pas dite gjuhën tonë! Përveçse shumë e lashtë, gjuha e Arbërit është tejet e pasur! E pasur sa gjuhët e mëdha të botës, të cilat lashtazi lëmonin vargjet e soneteve të tyre, kur shqipes i duhej të përleshej me dhëmbë e kthetra me zhbërësit e saj ndër shekuj, që të mbijetonte. Admirova zhvillimin e madh të frazeologjisë së shqipes, të letërsisë sonë, të kulturës sonë. Dhe njohjen e pafund të përpiluesit të Fjalorit, “gjuetarit të frazeologjisë”, njeriut të mijëra skedave gjuhësore që i ka gjurmuar, ndjekur dhe vjelë frazeologjitë, fjalët e urta, proverbat në mijëra e mijëra faqet e letërsisë së shkrimtarëve të gjuhës sonë.

Pasuria e madhe e frazeologjisë së gjuhës shqipe e ndryrë në këtë Fjalor rrezikonte të më merrte përnjëmend frymën. E ndjeva peshën e saj të madhe si trysni, kur iu avita si lexuese. Si shkrimtare gjeta aty një burim të madh frymëzimi, ushqimi, dinamizmi: lexoj sinonimet, zbuloj të panjohura, shijoj dhjetra e dhjetra shembuj, nuanca të holla, rizbuloj shpirtin e gjuhës, të historisë, dhe imazhe krijohen në përfytyrimin tim, ndjesi, aromëra…

Ide krijuese me rrënjë të thella në frazeologjinë e gjuhës sime marrin jetë. Dhe balta në poçarinë time të shkrimësisë zë e merr formë.

Hyrje për fjalorin frazeologjik anglisht-shqip*

0


Prof.dr. Eshref Ymeri

Shprehjet frazeologjike janë thesare të gjuhës. Në to gjejnë pasqyrimin e vet historia e popullit, veçoritë e kulturës dhe mënyra e jetesës. Ato i japin lexuesit larminë e botës së mbartësve të gjuhës, sepse në kuptimin e tyre përcillen drejtpërsëdrejti rezultatet e përvojës kulturore të popullit. Si pasuri e gjuhës, ato krijohen me qëllimin që jo vetëm ta pasqyrojnë mjedisin ku populli jeton, por edhe për ta interpretuar, për ta vlerësuar dhe për të shprehur një qëndrim të caktuar ndaj tij.
Në punën e vet, përkthyesi, duke studiuar shprehjet frazeologjike të dy gjuhëve, ka mundësi të ndjekë zhvillimin e shoqërisë në mjedisin e dy popujve, duke filluar nga lindja e traditave dhe e dokeve të tyre, deri në arritjet më të fundit në lëmin e shkencës dhe të teknologjisë bashkëkohore, si edhe të ballafaqojë natyrën origjinale të evolucionit të dy shoqërive të ndryshme.
Shprehjet frazeologjike, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthorazi, mbartin në vetvete informacion kulturor për botën, për jetën ekonomike dhe për problemet shoqërore të njerëzve. Në nivelin frazeologjik të gjuhës, vjen e ravijëzohet veçanërisht qartë lidhja e ndërsjellë e bagazhit kulturor të njeriut dhe e zgjedhjes së njërës ose tjetrës shprehjeje frazeologjike në një situatë të caktuar komunikimi.
Me ndihmën e shprehjeve frazeologjike, të cilat nuk përkthehen fjalë për fjalë, por perceptohen përmes rikuptimësimit, del në pah aspekti estetik i gjuhës.
Shprehjet frazeologjike të gjuhës angleze kanë zënë vend në gjuhën e folur dhe kanë përftuar një ngjyrim karakteristik anglez. Ato lidhen me traditat, me zakonet dhe me botëkuptimin e popullit anglez, si edhe me legjendat dhe me faktet historike nga jeta e tij.
Gjuha angleze është njëra nga më të pasurat nga pikëpamja e strukturës frazeologjike. Siç rezulton nga pasuria frazeologjike e këtij fjalori, shprehjet e saj frazeologjike janë shumë të larmishme për nga semantika dhe forca e tyre shprehëse. Gjuha nuk është diçka statike, ajo është në zhvillim të përhershëm, duke u pasuruar ose duke i “konservuar” disa fjalë ose shprehje që kanë dalë nga sfera e përdorimit të përditshëm. Shprehjet frazeologjike të anglishtes, si të çdo gjuhe tjetër, janë jo vetëm pasqyrë e kulturës së popullit anglez dhe e reflektimit të realitetit, por edhe e shpërfaqjes së këndvështrimeve për botën mbarë, e mendësisë së tij, e karakterit të tij kombëtar, e traditave, e sistemit të vlerave që ai ka krijuar në rrjedhën e shekujve dhe e veçorive etnike që e karakterizojnë. Për nga natyra dhe krijimi, ato shërbejnë si një burim i drejtpërdrejtë të dhënash për mënyrën e jetesës dhe për veçoritë karakteristike të popullit anglez.
Çdo popull ka diçka të vetën, diçka origjinale. Në shekullin tonë, kur mundësia e udhëtimeve nëpër botë është lehtësuar, vihet re se njerëzit e një vendi tjetër janë si gjithë të tjerët, se ata kanë po ato probleme fatkeqësish dhe gëzimesh, urrejtjesh dhe dashurish. Megjithatë, në një grumbull njerëzish të përzier, nuk ka ndonjë zor të madh për ta dalluar anglezin nga francezi, amerikanin nga gjermani, italianin nga shqiptari e kështu me radhë.
Gjithsesi, shprehjet frazeologjike të çdo gjuhe janë pasqyrë e mbartësve të saj. Prandaj edhe pasuria frazelogjike e këtij fjalori është pasqyrë e popullit anglez. Në ballafaqim me pasurinë frazeologjike të gjuhës shqipe, lexuesi zbulon specifikën kombëtare të gjuhës angleze.
Vlera kombëtare e shprehjeve frazeologjike qëndron në vërtetësinë e padiskutueshme të përmbajtjes së tyre. Si kurrfarë mjetesh të tjera të gjuhës, ato përthithin historinë e mbarë kombit, veçoritë e kulturës dhe të mënyrës së jetesës, ngjarje të shënuara në jetën e vendit, traditat e popullit, disa prej të cilave edhe mund të mos ekzistojnë më, por që janë ruajtur në thesaret e gjuhës.
Ekzistojnë disa burime të pasurimit të shprehjeve frazeologjike të anglishtes. Por burimi që bie më shumë në sy është letërsia artistike. Në saje të veprave artistike të shkrimtarëve dhe të poetëve, si të Britanisë së Madhe, ashtu edhe të vendeve të tjera anglishtfolëse, gjuha angleze numëron në ditët tona një sasi të madhe shprehjesh frazeologjike.
Veprat e Shekspirit, të këtij klasiku të madh të kulturës angleze, siç vihet re edhe në këtë fjalor, janë njëri nga burimet më të rëndësishme për nga numri i shprehjeve frazeologjike që kanë pasuruar gjuhën angleze.
Kontributi i Shekspirit, si një dramaturg i madh, në lëmin e pasurisë frazeologjike së gjuhës angleze, është i konsiderueshëm dhe i paçmuar. Kjo për arsye se shumë shprehje të goditura frazeologjike, nga gjuha e veprave të shkrimtarit, kanë kaluar në gjuhën kombëtare, çka dëshmon për gjenialitetin linguistik dhe për popullaritetin e tij kolosal.
Shprehjet frazeologjike që Shekspiri ka krijuar në të gjitha veprat e veta, kanë hyrë përfundimisht në indin e gjuhës letrare dhe të folur dhe tani ato mund të konsiderohen si idioma tradicionale të saj. Veprat e Shekspirit janë burimi më i pasur, pas Biblës, i idiomatikës angleze.
Kontribut të shquar në pasurimin e shprehjeve frazeologjike të anglishtes kanë dhënë edhe mjaft shkrimtarë të tjerë anglezë, si Çarlz Dikensi, Gollsuorthi, Valter Skoti, Xhon Mltoni, Xhonatan Suifti dhe shumë të tjerë.
Në pasurinë frazeologjike të gjuhës angleze vihen re edhe huazime brendagjuhësore. Është fjala për huazime nga anglishtja amerikane, australiane, irlandeze, kanadeze dhe neozelandeze. Domosdo që më të shumta janë huazimet nga anglishtja amerikane (paçka se shprehjet frazeologjike, të krijuara nga shkrimtarë amerikanë, në krahasim me ato të shkrimtarëve anglezë, janë të pakta) dhe pas tyre vinë ato nga anglishtja australiane. Tek-tuk bien në sy huazime nga anglishtja irlandeze, kanadeze dhe neozelandeze.
Huazimet ndërgjuhësore, domethënë shprehjet frazeologjike, të huazuara nga gjuhë të huaja përmes njërës ose tjetrës mënyrë përkthimi, janë një dukuri që haset shpesh në gjuhën angleze.
Huazime të tillë vihen re sidomos nga frëngjishtja. Kjo për arsye se kjo gjuhë, si gjuha më me autoritet e Evropës Perëndimore në shek. XVII-XVIII, fill pas latinishtes, e pati shtuar ndikimin roman mbi zhvillimin e frazeologjisë ndërkombëtare, duke luajtur një rol të konsiderueshëm mbi formimin jo vetëm të gjuhëve evropianoperndimore, por edhe të gjuhëve të tjera të Evropës.
Si në gjuhën angleze, ashtu edhe në gjuhë të tjera, një pjesë e caktuar e shprehjeve frazeologjike të huazuara përcillet përmes kalkimit. Galicizmat e përkthyera patën një përdorim të gjerë edhe në anglishten e folur, edhe në anglishten e shkruar, si, fjala vjen:
affaire de cœur – affair of the heart (çështje zemre, punë dashurie, intrigë dashurore),
brûler la chandelle par les deux bouts – burn the candle at both ends (“e ndez qiriun nga të dyja anët”, bën jetë të shfrenuar, e kalon jetën yrrja-byrrja, e ngrys jetën nëpër darka e dreka, jepet pas qejfeve, zdërhallet nëpër gostira, e shkatërron jetën me duart e veta).
Një pjesë e mirë e kalkeve frazeologjike nga frëngjishtja, erdhën e u asimiluan në mjedisin e anglishtes, duke e humbur lidhjen me gjuhën burimore dhe duke përftuar statusin e proverbave dhe të fjalëve të urta. Këtu mund të përmendim disa prej tyre :
c’est le premier pas qui coûte – it is the first step that costs (is difficult) (çdo fillim është i vështirë, vetëm hapi i parë është i vështirë, fillimi i mbarë është gjysma e punës).
chercher une aiguille dans une botte de foin – look for a needle in a bottle of hay [kërkon gjilpërën në kashtë (në bar, në mullar), prashit (mih, lëron) në ujë, prashit në të thatë, numëron qimet (fijet) e postiqes].
l’appétit vient en mangeant – appetite comes with eating (oreksi vjen duke ngrënë).
les mariages se font dans les cieux – marriages are made in heaven [burrin (gruan) ta ka taksur Zoti; martesa është e shkruar].
si jeunesse savait, si viellesse pouvait – if youth but knew, if age but could [“sikur rinia të kishte dijeni (aftësi), kurse pleqëria – mundësi].
Kur bëhet fjalë për proverba dhe për fjalë të urta, nuk mund të anashkalohet fakti që shumë kalke të anglishtes nga frëngjishtja lidhen me gjuhën burimore, me zanafillë latinishten. Ja disa shembuj:
finis coronat opus (lat.) – la fin couronne l’œuvre (fr.) – end crowns the work (fundi i vë kapak punës).
nil novi sub luna (lat.) – rien de nouveau sous le soleil (fr.) – nothing new under the sun (s’ka asgjë të re në këtë botë).
procul ex oculis, procul ex mente (lat.) – loin des yeux, loin du cœur (fr.) – out of sight, out of mind (larg syve, larg zemrës).
quot capita, tot sententiae (lat.) – autant de tête, autant d’avis (fr.) – many men, many minds (mendja mendjes nuk i ngjan; sa kokë, aq mendje; secili ka mendjen e vet).
Veç kësaj, në jetën e përditshme të anglezëve dhe të francezëve ekzistojnë një sërë shprehjesh-kalke fluturake, me zanafillë latinishten, kuptimi i vërtetë i të cilave del në pah vetëm kur njihesh me mitin përkatës, me gojëdhënën ose me faktin historik. Le të ndalemi në shembujt e mëposhtëm:
corne d’abondance (fr.) – horn of plenty [“briri i begatisë”, burim bollëku (mirëqenieje, pasurie)].
fil d’Ariadne (fr.) – Ariadne’s clew (thread) (“filli i Arianës”, rrugë shpëtimi).
pomme de discordе (fr.) – an apple of discord [“mollë sherri”, shkak grindjeje (mosmarrëveshjesh, përçarjeje, sherri)].
talon d’Achille (fr.) – the heel of Achilles [thembra e Akilit (e dikujt)”, pika e dobët e dikujt].
victoire à la Pyrrhus (fr.) – a Pyrrhic victory (“fitore si e Pirros”, fitore me humbje të jashtëzakonshme, fitore e barasvlershme me disfatën).
Më të pakta janë huazimet nga gjermanishtja dhe, shumë rrallë, në ndonjë rast të vetëm, mund të vihet re edhe ndonjë huazim nga arabishtja dhe nga kinezishtja.
Si tjetër burim i rëndësishëm për pasurimin e shprehjeve frazeologjike të anglishtes shërben Bibla. Ajo ka pasuruar me shprehje frazeologjike jo vetëm anglishten, por edhe shumë gjuhë të tjera të botës. Dhe këtu s’ka asgjë për t’u habitur, sepse besimi dhe përgjithësisht doktrina fetare kanë pasë luajtur një rol të konsiderueshëm gjatë gjithë historisë së Britanisë së Madhe. Bibla, gjatë shekujve, ka pasë qenë libri më i lexuar dhe më i cituar në Angli. Jo vetëm fjalë të veçanta, por edhe shprehje të tëra idiomatike, patën hyrë në gjuhën angleze nga faqet e Biblës.
Anglia, siç dihet, është një “rezervat” gjigant i traditave dhe i dokeve të vjetra, të cilat ruhen dhe nderohen me kujdes për shekuj me radhë. Ato pasqyrojnë plotësisht tablonë botëkuptimore të popullit të saj me bindje konsevatore, i cili e shfaq hapur atdhetarinë dhe frymën kombëtare. Anglezët janë populli më enigmatik. Ata janë të përmbajtur në emocione, si në publik, ashtu edhe në rrethin e ngushtë familjar. Kërshëria karakteristike e tyre ka bërë që ata të njihen me gjërat më të mira nga ato që zotërojnë popujt e tjerë. E megjithatë, ata u kanë mbetur besnikë traditave të tyre. Ata e vlerësojnë lart hapësirën personale, e cila në gjuhë përcillet me termin e posaçëm “privacy” (gjë personale). Anglezët parapëlqejnë të mbajnë distancë kur komunikojnë me dikë. Shtëpia dhe familja për anglezin janë vlera fundamentale, çka shprehet fare qartë në proverbin “my house is my castle” (në shtëpinë time jam vetë zot, në shtëpinë time bëj si dua).
Të gjitha dukuritë e lartpërmendura të jetës angleze kanë gjetur pasqyrimin e vet në pasurinë e shprehjeve frazeologjike. Prandaj është e pamundur ta zotërosh anglishten, pa prekur pasurinë e shprehjeve frazeologjike, sepse pa zotërimin e tyre është shumë e vështirë të hysh në bisedë me një përfaqësues të kulturës britanike, sidomos kur nuk ke si rezervë disa nga shprehjet më të përdorshme të fondit frazeologjik.
Përkthimi i shprehjeve frazeologjike është një punë fort e vështirë. Kjo për arsye se ato i përkasin një stili të caktuar ligjërimor dhe mbartin në vetvete një karakter të theksuar kombëtar, aq më tepër që anglishtja është një gjuhë idiomatike.
Në këndvështrimin e përkthyesit, shprehjet frazeologjike ndahen në dy grupe. Në grupin e parë përfshihen ato shprehje që i kanë barasvlerësit në gjuhën përkthimore, kurse në grupin e dytë hyjnë shprehjet që nuk i kanë barasvlerës të tillë. Dihet që barasvlerësit mund të jetë të plotë dhe të pjesshëm. Me barasvlerës të plotë nënkuptohen ato shprehje frazeologjike, të cilat përputhen me shprehjet frazeologjike të anglishtes për nga kuptimi, për nga përbërja leksikore, për nga ana figurative, për nga ana stilistikore dhe për nga struktura gramatikore. Por duhet theksuar se shprehje të tilla të anglishtes nuk janë të shumta në ballafaqim me shqipen. Le të sjellim disa shembuj nga fjalori:
armed to the teeth – i armatosur deri në dhëmbë.
be between two fires – është (gjendet, ndodhet) midis dy zjarreve
better late than never – më mirë vonë se kurrë
find a common language with smb – gjen gjuhën e përbashkët me dikë
fish in troubled waters – peshkon në ujë të turbullt.
have (got) one foot in the grave – është me një këmb në varr
in other words – me fjalë të tjera
kill time – vret kohën
lies have short legs – gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra
set the wolf to keep the sheep – vë ujkun bari
thread breaks where it is the weakest – peri këputet ku është më i hollë
walls have ears – muret kanë veshë
with a stone kill two birds – me një gur vret dy zogj (bën një udhë e dy punë)
Siç shihet nga shembujt e mësipërm, në strukturën e çdo shprehjeje frazeologjike të anglishtes dhe të barasvlerësit të saj në gjuhën shqipe, është e njëjta vatër kuptimore.
Problem serioz për përkthyesin përbëjnë ato shprehje frazeologjike që përcjellin tradita gojëdhënore, që lidhen me doket e vjetra dhe me fakte nga mënyra e jetesës së popullit anglez. Për përkthimin e saktë të shprehjeve të tilla, sidomos të atyre të stilit të zhargonit gjatë përkthimit të letërsisë artistike, përkthyesit i duhet të konsultohet paraprakisht me fjalorë frazeologjikë dhe sidomos me fjalorë idiomatikë të anglishtes, duke arritur shkallë-shkallë deri në zotërimin e fondit të saj frazeologjik.
Le të ndalemi në përkthimin e disa shprehjeve të tilla të vështira:
let the world wag (as it will) – “lëri njerëzit të dërdëllitin (si të kenë qejf)”, gojës së botës s’i vë dot peshqir, fjalët e hallkut e vrimat e gardhit s’mbyllen kurrë.
live on borrowed time – jeton me kohë (me ditë) “borxh”, i ka ditët të numëruara.
saw wood zharg – “sharron pyllin”, bën gjumin e ariut, e bën gjumin top, gërhet për shtatë palë qejfe.
the old woman is picking her geese – “plakushja u shkul pendët patokëve të vet”, po bie borë.
Dihet që struktura e shprehjeve frazeologjike përbëhet, të paktën, prej dy fjalësh. Por në këtë fjalor, në tre raste, hasen fjalë të vetme në rolin e shprehjeve frazeologjike. Ato janë renditur në fjalor për arsye se kuptimi i tyre në gjuhën shqipe përcillet me shprehje frazeologjike. Këto tri fjalë janë :
astonishing! – çudi e madhe! mbetesh pa mend! të lësh mendjen!
nicely! – të lumtë!
true! – ashtu është! është e vërtetë! s’e luan topi!
Duke pasur parasysh shkallën e vështirësisë së përkthimit të shprehjeve frazeologjike të anglishtes, mund të mendohet se është e pranueshme edhe njëfarë përshtatjeje në gjuhën shqipe. Por autori nuk e ka parapëlqyer përshtatjen. Ai është munduar të qëmtojë barasvlerësit frazeologjikë të gjuhës shqipe që i përgjigjen mundësisht sa më shumë kuptimit të shprehjeve frazeologjike të gjuhës angleze.
Shprehjet frazeologjike këtu janë të renditura alfabetikisht. Në fillim jepen shprehjet frazeologjike që fillojnë me vatrën kuptimore. Le të marrim si shembull disa shprehje me vatrën kuptimore time (kohë):
TIME ■ time after time – 1. herë më herë, herë pas here, kohë pas kohe, në mënyrë të përsëritur. 2. sa herë.
time and tide wait for no man – koha nuk pret, nuk ka kohё, koha s’premton, duhet vepruar sa mё shpejt (me urgjencё), punën e sotme mos e lër për nesër. Fjala tide këtu përdoret në kuptimin e saj të vjetruar kohë.
time and (time) again – një e dy, një më dy, në mënyrë të përsëritur, orë e çast, orë e minutë, pa pushim, përsëri e përsëri, sot e gjithë ditën, sot e mot, shumë herë.
times are bad for them – për ta kanë ardhur kohë të vështira.

Mandej vazhdon renditja me përbërësit e tjerë, po alfabetikisht, që i paraprijnë vatrës kuptimore time.
a dozen times – dhjetë herë, në mënyrë të përsëritur.
a short time after – pak kohë pas.
about time – më në fund. Përdoret si shprehje kënaqësie me rastin e realizimit të diçkaje të shumëpritur.
abreast of (ose with) the times – me hapin e kohës, në një hap me kohën, pa mbetur prapa jetës.
after a short time – pas pak kohe.
against time – 1. shumë shpejt, me revan të madh. 2. brenda një afati të shkurtër (një afati minimal).

Një renditje e tillë është bërë me qëllim që përkthyesi ta gjejë me lehtësi shprehjen që i intereson.
Kur qëllon që në strukturën e shprehjeve frazeologjike shërbejnë si vatra kuptimore emra që kanë tema të ndryshme në numrin njëjës dhe në numrin shumës, atëherë ata janë marrë si vatra kuptimore më vete. Si shembull mund të shërbejnë emrat foot (këmbë) dhe feet (këmbët), tooth (dhëmb) dhe teeth (dhëmbët).
Disa shprehje frazeologjike të anglishtes kanë si barasvlerës një vargan të tërë shprehjesh frazeologjike të shqipes, të cilat formojnë vargje sinonimike me ngjyrime të ndryshme stilistikore. Gjatë përkthimit të letërsisë artistike, në varësi të kontekstit, përkthyesi mund të përzgjedhë shprehjen më të përshtatshme.
Për një sërë shprehjesh frazeologjike, në përkthim jepet motivimi i krijimit të tyre, që përcillet me një shpjegim etimologjiko-enciklopedik, çka, në këndvështrimin e autorit, përbën një informacion me vlera kulturore.
Nga krahasimi i pasurisë frazeologjike të të dyja gjuhëve në këtë fjalor, rezulton se shqipja ka një thesar jashtëzakonisht të pasur me shprehje frazeologjike. Prandaj ajo mund të ballallafaqohet denjësisht me pasurinë frazeologjike të çdo gjuhe tjetër, siç ka dalë në pah në Fjalorin frazeologjik italisht-shqip (me autorë Naim Balla, Irena Lama, Eshref Ymeri, botim i Shtëpisë Botuese “EDFA”, Tiranë 2007), dhe në Fjalorin frazeologjik rusisht-shqip (botim i Shtëpisë Botuese “Bota Shqiptare”, Tiranë 2015).

* Fjalori, me parathënie të Prof.dr. Hajri Shehut dhe pasthënie të Prof.dr. Rami Memushajt, zë një vëllim prej 1254 faqesh dhe përmban 25 440 shprehje frazeologjike. Është botim luksoz i Studios Intergrafika, me drejtor Eduard Shima, dhe e ka vënë në qarkullim Shtëpia Botuese “Bota Shqiptare”, me drejtor Genti Gjonaj. Tiranë 2019.

Vetëvendosje nuk humbi, po e mori një leksion të mirë!

1
Prof. Bajram Binaku, veteran i LVV, Pejë
Zgjedhjet parlamentare ishin plebishit popullor për ta ndryshuar pushtetin dhe për ti denuar keqbërësit, manipulantët dhe të korruptuarit.
Zgjedhjet lokale nuk mund të krahasohen me ato të përgjithshme, sepse në këtë rast votohet vetem individi, i cili mund të jetë i secilit subjekt politik, po edhe i afërsisë shoqërore, familjare e miqësore.
Po ti analizojmë, pa anëshmeri këto zgjedhje dhe njëkohësisht rezultatin e dobët të LVV-së, nga këto zgjedhje, do të konstatojmë, se, ky subjekt ka pritur me shumë.
Sidomos, humbja e kryeqytetit dhe e Prizrenit, nuk ishin të pritëshme.
Mendoj, qe pesë faktorë ishin vendimtar, për këtë rezultat të Vetëvendosjes.
E para, propaganda e mjeteve mediale dhe e ish pushtetarëve.
Prej qe, Levizja ka marr pushtetin qendror, gjithë analistët, gjithë TV-të, portalet, gjithë partitë e individët nga këto grupime, ishin të njejta. Pothuaj, jo vetëm, qendrimet karshi qeverisë i kishin aq identike sa qe nuk dalloheshin, po edhe gënjeshtrat. Shtyllë e qendrimeve të tilla ishte korrupsioni. Pra duke iu friguar ndëshkimit, për veprat e tyre, e vetmja mundësi do të ishte sulmi, në mënyrë, qe qeveria të binte dhe asgjë mos të pësonin personat, sidomos ata politikë, qe ishin të inkriminuar shumë në krim e korrupsion për këto 22 vite.
Bazë e kritikave të tyre ishin, bisedimet me Serbi, raportet me Amerikë, mosbindja ndaj përfaqësuesve të BE-së e kovid 19!
Këto, nuk ishin brengë e tyre, po mjet për ta sulmuar qeverinë legale, “Kurti 2”
Në asnjërën nga këto nuk kishin të drejtë, po pazari i hëngër!
E dyta, turri i fitores në zgjedhjet parlamentare u dha guximin e madh, qe edhe me “duar në xhepa” mund të fitojnë.
Merreni më mend Arben Vitia, në kulmin e fushatës, akoma kryente punët e ministrit! Duke menduar, veç në fitore; Agim Bahtiri, kishte bërë një grup, i cili do të punonte, për ta nxjerrur ate kandidat për kryetar, ani se i tërë opinioni e dinte se ai ishte i pa ngritur dhe nuk ishte në rrugën e LV-,së. Më këtë rast, atje VV-ja u përça në dy grupe.
Prizereni, edhe se për këto vite, kishte udhëhequr pa korrupsion, qytetarët, nuk e kishin vlerësue të suksesshem udhëheqjen komunale.
Njerëzit e kandiduar në Ferizaj e Rahovec, ishin të njohur në opinion si të afërt me fundamentalistët.
Në këtë rast dua të shpreh mendimin tim, se as Albini nuk ishte i përkushtuar sa duhet, në këto zgjedhje, për shkak të obligimeve, si kryeministër.
E treta, Moskordinimi i Qendrës se Prishtinës më qendrat tjera.
Mendoj, qe në asnjë rast, Prishtina nuk ishte konsultue me qendrat, sidomos në përcaktimin e kuadrave, në pushtetin e ri. Me këtë rast kishte vërejtje, se angazhimet e njerëzve në qeveri, bëheshin, pa kritere, pa merita, as intelektuale e as sipas kontributit në LVV. Më këtë rast mendoj, qe shumë kuadro, qe nuk kishin bërë as më të voglën punë në VV, ose qe në një moment të fundit kishin kalue në këtë subjekt, nuk ishin të interesuara, të bënin diç të hajrit, sepse njerën këmbë e kishin në LVV, ndërsa, tjetrën në subjektin, nga kishin ardhë. VV, ishte shumë zëmërgjërë, duke u ofruar këtyre akomodim e kandidim, jo vetëm për asamble, po dhe për kandidatë për kryetar komunash.
E katërta, futja në listë e kandidatëve, nga lista guxo dhe alternativa, bëri një konglomerat idesh e qendrimesh heterogjene, duke krijuar një hendek mes tyre e aktivistëve, qe ishin në teren, vazhdimisht, gjatë fushatës.
Kështu aktiviteti në teren ka munguar dhe ishte i pjesëshem.
E pesta, LVV, nuk ka pasë shtrirje, në mbulimin e saj në pika.
Disa raste, nëpër qendra, në kohë të ndryshme, është sugjeruar, të mos bëhën, aktivitet në rritjen e pikave, po në formimin e këshillave inicuese. Të theksoj, qe në Pejë nga 89 fshatra e lagje të qytetit, kemi diku mes 10-20 pika aktive, ndërsa në vitin 2010, kemi pasur 32 pika në fshatra e qytet!
Ky rezultat i pa mjaftueshëm, shpresoj, qe gjithë anëtarët, aktivistët, kryesitë e pikave e qendrave, do ti mobilozojë, në mënyrë, qe në të ardhmen të luftojmë me forca tona, për rezultate me të mira, duke realizuar programin e LVV, në përpikëmeri!

Malli për Ekin…

0

Në foto: Ekrem Kryeziu

Baram SEFAJ

Rilexime nostalgjike  

Pour mois – même (për vetën time) i madh është edhe malli për Ekrem Kryeziun. Për mua që kam, madje, edhe privilegjin ta quaj Eki. Të drejtën për këtë emër të shkurtër, afrues dhe përkëdhelës, në të njëjtën kohë, ma japin shumë gjëra. Jemi moshatarë. Të një gjenerate, më afër, shokë të një klase, të Gjimnazit të Pejës (nën vreshta) jemi. Jemi… bashkë ëndërrimtarë. Ai që të bëhet shkrimtar dhe regjisor. Unë, ndërkaq, sall të bëhem shikues dhe lexues i vëmendshëm, qoftë edhe vlerësues objektiv i filmit të shikuar, i librit të lexuar, jo vetëm atyre të realizuar nga dorë e Ekit, kuptohet!

Pa nisur shpalosjen, as trazimin e grumbullit të talenteve të Ekremit, në shumë fusha dhe shtigje krijimtarie, po e (për)botoj, me këtë rast, një ëndërr tonën të përbashkët. Njësi “koshoneri” tonën, që merr moshën e viteve kur ishim nxënës në bankat e Gjimnazit të Pejës. Në orët e matematikës të fizikës-kimisë, para të tjerave, kur synonim dhe … imagjinonim Festivalin ndërkombëtar të Filmit në Kanë të Francës. Nga një notë të mirë në lëndën e gjeografisë e meritonin gjithandej, nga se, edhe symbyllas, në hartën e Evropës, pa far hezitimi, shigjetonin (me maje gishti) emrin e këtij qyteti të Mesdheut francez. Ëndërronim, ajme, për këtë manifestim më të madh dhe më prestigjioz kinematografik në botë. Ëndërronim të gjendeshim atje. Bashkë e përnjëherë. Eki si regjisor. Unë sall si reporter a kritik filmi! Shfaqja e këtij “mëkati” tonë të përbashkët, si gjimnazist që ishim, përherë na përsëritej në muajin maj, atëherë, pra, kur stina më e bukur e vitit, pranveron!

Kur, pos qiellit blu mbi detin kaltërosh të Mesdheut në Kanë, gjithë hapësirën solemne të këtij qyteti nam madh e mbushin yjet më të shkëlqyer të (mbarë) botës filmike.

Vjeshtës së vonë, thuaj në “paradhomën” e dimrit të vjetshëm, te “Bagreni” (në Prishtinë). Eki ndal hapin! Sa kishte dalë nga errësira e “Odës” së montazhit të filmit tij më të ri artistik. Atij me titull “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”. Sigurisht se nga andej dilte më shumë se i kënaqur me realizimin kreativ të sagës se një dashurie tragjike (hë për hë, melodramatike) që filmi i tij trajton. “Shendi në fytyrë i flakëronte tej syzave me dioptri të trashë. Një tis ia praronte mustakun e dendur. Ma vuri dorën mbi sup duke më thënë. “Shkojmë sivjet (1998), bashkë në Kanë?”.

Po, Eki, i përgjigjem me gëzim. Keq, për gazep e siklet të perëndisë, (si për inat a hakmarrje ëndërrimit rinor?), isha atje, madje, dy-tri herë rresht, ia kthej turpshëm, me zë të paktë, si i zënë në pabesi!

“Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, ma ktheu Eki, është vepër filmime që na i nxjerr “letrat” (lexo biletat!) e udhës sonë të madhe (si pelegrinazh), për në Cannes!

Befas, por qartë e kthjellët, para sysh, m`u shfaq fytyra (e thartë) e elektorit të festivalit në Kanë. Ajo e zotit Gilles Jacob (Zhil Zhakob). Nuk ia pata besën çehres së tij të zymtë!

Si pandeha ashtu edhe doli. Kur ai sajoi (hartoi) programin prej vetëm njëzet e dy veprave filmike, në konkurrencë për Palmën e Artë të Cannes, Zhill Zhakob, nuk e kishte vënë në letër (regjistër) as titullin e filmit “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”, as emrin e autorit tij. Ekrem Kryeziu. Për të sajuar listë kaq të vocërr, prej vetëm njëzet e dy filmave artistikë, elektori rigoroz (Gille Jacob rigide) kishte shikuar (vizionar) madje njëmijë e shtatëdhjetë e një (shifër kjo fantastike) filma të realizuar midis dy festivalesh anembanë botës mbarë!

Thefsh qafën (!) o, zotëri Gilles, këlthita me vete! Po asaj shifre të lartë, pse nuk ia shtove vetëm edhe një numër? Mbase pikërisht në atë shifër është fshehur shpalosja e ëndrrës sonë të kamotshme. E Ekit dhe imja e bashkë!

Nuk (më) është e njohur se sa filma do të ketë pasur në dispozicion elektori i festivalit të pesëdhjetë e pestë të filmit, p0 aq të njohur, në Venecia. Por as në “listën” e tij prej nëntëmbëdhjetë filmave, konkurrentë për shpërblimin, nuk e gjeta, as emrin e regjisorit E. Kryeziu, as titullin e filmit të tij “Dashuria e Bjeshkëve të Nemuna”! Si për inat, aty ndesha titullin e filmit “Macja e zezë, macja e bardhë” të njëfarë regjisori (hibrid) me mbiemrin Kusturika Thefshin qafën, përsëdyta, kësaj radhe, këto dy festivale, kur ndërmend më përftoj mendimi ngushëllues kur ndërmend më pika talenti gurgullues dhe përherë gjelbërues (vegjetativ) i Ekit tonë të dashur. Sigurisht, përeshtira, ndërkohë, Eki duhet të ketë realizuar ndonjë vepër jetër të re kinematografike? Në anën tjetër, thashë, fatbardhësisht, çdo vit ka në gjirin e tij një pranverë, e çdo pranverë, ka në gjirin e vetë ka një muaj me emrin maj, e çdo muaj maj, në gjirin e vet, ka një festival ndërkombëtar kinematografik në Cannes…

Cannes përherë është aty. Ai e pret Ekin regjisor. Më pret mua spektator (qoftë edhe reporter a kritik filmi, për inat!).

(Paris, tetor, 1995)

Balancim i (pa) pritur i pushtetit lokal!

0

Florim Zeqa

Pas përfundimit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale apo Balotazhit, nëse i analizojmë rezultatet e partive veq e veq, atëherë kemi të bëjmë me balancim të forcave politike, gjegjësisht rikthim të partive tradicionale në nivelet e mëparshme; PDK i fitoj 9 komuna, LDK 7, AAK 5, NISMA e cila kësaj radhe nuk arriti t’i kalojë kufijtë e Malishevës, kurse befasia qëndron tek LVV-ja, e cila i fitoj vetëm katër komuna!

Edhe pse kjo është një ngritje e lehtë e LVV-së në nivelin lokal, krahasuar me zgjedhjet e 14 shkurtit pësoi debakël të vërtetë zgjedhor duke u përgjysmuar në votë dhe ulur në kredibilitetin qytetarë!

Kjo LVV-së i erdhi nga disa faktorë, por më së shumti nga mungesa e përvojës politike, ndjenjes së superioritetit ndaj të tjerëve dhe krenarisë së tepruar të liderit partiak, Albin Kurti i cili me një betejë të fituar, mendoj se e fitoj edhe “luftën”!

Ashtu sikurse edhe pritej, në Balotazhin si isntrument “demokratik” për përmbysjen e rezultateve ndodhi përmbysja e rezultatit në disa komuna. Kjo erdhi, jo si rezultat i vullnetit të qyetarëve, por si produkt i pazareve mes forcave politike!

Zakonisht pazaret mes forcave politike shkojnë në dobi të kandidatëve të komunave të mëdha, për çka viktima bien kandidatët e komunave të vogla të cilët nuk mbështeten sa duhet nga liderët partiakë dhe lihen në mëshirën e fatit!

Balancimi i (pa) pritur i pushtetit lokal e shtron nevojën e verifikimit të shpejtë të pushtetit qendror!

Pasi një parti politike që qeverisë me pushtetin qendror nuk mund të ndjehet komode në pushtet me vetëm katër komuna të fituara, dy prej të cilave komuna të vogla dhe të papërfillshme për një parti namëmadhe!

Për dallim nga zgjedhjet paraprake komunale të vitit 2017, kësaj radhe ndodhi mrekullia e pranimit të shpejt të rezultatit dhe urimi i kandidatëve fitues nga kandidatët humbës të zgjedhjeve. Por e njëjta gjë nuk ndodhi edhe me militantët partiak, të cilët me vështirësi i urojnë rivalët politik!

Sidoqë të jetë, mbetet në dorën e qytetetarëve që të bëhen gardian të pushteteve komunale. Qytetarët nuk kanë nevojë t’i mbështesin më shumë se kaq dhe as t’i ledhatojnë kryetarët komunal, por t’i mbajnë ata për fjale për secilin premtim të dhënë elektoral.

Vetëm kështu do ta avancojnë ndryshimin e mëtutjeshëm në komunat e tyre dhe do t’i bëjnë të jenë më të përgjegjshme dhe më të kujdesshme qeverisjet komunale.

Na mbetët të shpresojmë se, në të ardhmen e afërt ligjvënësit kosovarë në Parlamentin e Kosovës do ta inicojnë ndryshimin e ligjit për zgjedhjet, gjegjësisht amandamentimin e një ligji të veçantë që e largon instrumentin “demokratik” apo Balotazhin, me çka do të  pamundësoheshin pazaret politike dhe përmbysjet e rezultateve.

Përveq kësaj, heqja e Balotazhit do ta bënte më interesante dhe më të fortë garën në zgjedhjet komunale si dhe do ta eliminonte koston shtesë të buxhetit të shtetit për zgjedhjet komunale!

Në fund, i urojë nga zemra të gjithë kryetarët e rinjë të sapozgjedhur, duke filluar nga komuna më e madhe e deri tek më e vogla në Republikën e Kosovës. Suksese kryetarëve në përbushjen e premtimeve elektorale. I përgëzojë qytetarët e Kosovës për pjekurinë e lartë të shprehjes së vullnetit politik përmes votës së lirë dhe demokratike.

Me 15.11.2021

Në Kosovë 38 komunat zgjodhën kryetarët, 21 në balotazh të dielën e 14 Nëntorit 2021

0

-Në Zgjedhjet Lokale 2021 të dielën e 14 Nëntorit në 21 nga gjithësej 38 komunat e Kosovës u votua  në balotazh-raundin e dytë për zgjedhjen e kryetarëve, pasi të dielën e 17 Tetorit 2021 në garën per kryetarë vetëm në 17 komuna u përcaktuan fituesit që në raundin e parë/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 15 Nëntor 2021/ Të dielën e 14 Nëntorit 2021 në 21 nga gjithësej 38 komunat e Kosovës u votua  për zgjedhjen e kryetarëve në balotazhin – raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, pas votimeve të dielën e 17 Tetorit 2021,  kur në 17 komuna u përcaktuan fituesit që në raundin e parë.

Votimet e balotazhit për 21 kryetarë komunash u zhvilluan në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Vushtrri, Podujevë, Gllogoc, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Shtime, Viti, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Në votimet e balotazhit Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në 5 komuna – rikthehet me kryetar në komunën e kryeqytetit Prishtinë, me fitoren e kandidatit të saj Përparim Rama, përballë Arben Vitisë – kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje – partiisë që qeverisë Kosovën, e cila në asnjë komunë nuk arriti rezultatin mbi 50% të votave që e kishte në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit 2021, prandaj në asnjë komunë kandidatët e saj nuk u zgjodhën kryetarë që në raundin e parë.

Kandidatët tjerë të Lidhjes Demokratike të Kosovës që fituan balotazhin janë: Ilir Ferati në Istog, Burim Berisha në Fushë Kosovë, Ruzhdi Shehu në Junik, Sokol Haliti në Viti.

Në balotazhin për kryetarë 5 komuna i fitoi edhe Partia Demokratike e Kosovës: Në Prizren me Shaqir Totajn, në Vushtrri me Ferit Idrizin, në Gllogoc me Ramiz Lladrovcin, në Dragash me Shaban Shabanin, në Kaçanik me Besim Ilazin.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në 4 komuna: Në Gjilan me Alban Hysenin, në Podujevë me Shpejtim Bulliqin, në Kamenicë me Kadri Rahimajn, në Shtime me Qemajl Aliun.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës fitoi garën e balotazhit për kryetarë në 3 komuna: Në Gjakovë me Ardian Gjinin,  në Klinë me Zenun Elezajn dhe në Rahovec me Smajl Latifin.

Nisma Social Demokrate fitoi në 1 komunë: Në Malishevë me Ekrem Kastratin.

Iniciativa Qytetare për Obiliqin fitoi garën në komunën e Obiliqit me kandidatin Xhafer Gashi.

Në Mamushë komunën e vetme të Kosovës të banuar me shumicë nga komuniteti turk fitoi partia e këtij komuniteti KDTP  me kandidatin Abdulhadi Krasniq.

Në komunën e Kllokotit garën e raundit të dytë e fitoi kandidati Vladan Bogdanoviç  nga Lista Serbe, e cila në raundin e parë fitoi edhe në 9 komunat tjera me shumicë serbe të Kosovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare të balotazhit pas votimeve me pjesëmarrje 37,85% të qytetarëve me të drejtë vote, ndërsa ende nuk janë numëruar votat me kusht dhe të ardhura me postë nga diaspora.

Në 17 Tetor – raundin e parë të zgjedhjeve lokale Partia Demokratike e Kosovës ka fituar garën për kryetarë në 4 komuna: Në Mitrovicën e Jugut me Bedri Hamzën, në Ferizaj me Agim Aliun, në Skenderaj me Fadil Nurën, në Hanin e Elezit me Mehmet Ballazin.

Në raundin e parë  kryetarë komunash janë zgjedhur 2 kandidatë të Lidhjes Demokratike e Kosovës: Gazmend Mahaxheri në Pejë dhe Imri Ahmeti në Lipjan.

Poashtu në  2 komuna fitoi garën për kryetarë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës: Në Suharekë me Bali Muharremajn dhe në Deçan me Bashkim Ramosajn.

Zgjedhjet Lokale 2021 në Kosovë janë të tetat në liri – pas hyrjes shpëtimtare të forcës më të madhe ushtarake planetare – NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Qershorin e vitit 1999.

Në Kosovën e lirë zgjedhjet e para për pushtetin lokal janë mbajtur në 28 Tetor të vitit 2000.

Zgjedhjet lokale të 15 Nëntorit 2009 ishin të parat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurtin historik 2008.

Nga gjithësej 38 komunat e Republikës së Kosovës 27 janë me shumicë shqiptare dhe më e madhja është e kryeqytetit, Prishtinës.

Ndërsa, 10 komuna, kryesisht nga më të voglat, janë me shumicë serbe,  5 prej tyre të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Një komunë – Mamusha është e banuar me shumicë nga komuniteti turk, që është një nga minoritetet tjera në Kosovë.

Në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit në Kosovë garonin  32  parti politike, 1 koalicion zgjedhor, 33 iniciativa qytetare, 23 kandidatë të pavarur.

Numri i kandidatëve për kryetarë të komunave ishte 166 (meshkuj 152, femra 14). Numri i kandidatëve për kuvende komunale ishte 5 198 (meshkuj 3 261, femra 1 937), ndërsa numri i përgjithshëm i ulsëve në kuvende komunale është 1 002. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar ishte 5 364  (meshkuj 3 413, femra 1 951).

Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila  është shpërndarë në vendvotime në ditën e zgjedhjeve më 17 Tetor, përmbante 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën në 14 Shkurt 2021.

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë: 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrim edhe të serbëve në Kosovën veriore. Në Mitrovicën e veriut dhe tre komunat tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan serbët kanë refuzuar regjistrimin e popullsisë.

Në 4 komunat e veriut të Kosovës me shumicë serbe e ku ka edhe lagje e fshatra shqiptare për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit 2021 numri në listën e qytetarëve me të drejtë vote për Mitrovicën e veriut ishte 17 721, për Leposaviçin 12 707, për Zveçanin 6 879 dhe për Zubin Potokun  6 443.

Me çfarë të drejte Kisha Ortodokse e Janullatosit i merr reliktet e Shën Gjon Vladimirit nga Muzeu Kombëtar ? Kush ia dha ?Kush e lejoi këtë tradhti ?

3

Gjon Vladimiri: Princi i krahinës së Krajës

shkroi Fahri Xharra, Gjakovë

Sipas studiuesit të njohur Moikom Zeqo, krishterimi tek shqiptarët është i vjetër, i kohës apostolike që në fjalë më të thjeshta do të thotë përpara krijimit institucional të kishave dhe kanuneve liturgjike. Krishterimi pati dy qendra të rëndësishme, dy qytete ilire atë të Salonës në Dalmaci dhe qytetin e Durrësit ku ka apostoluar Shën Pali dhe ku në vitin 57 para Krishtit ka patur një komunitet të krishterëve të parë.

Por një nga historitë më të bukura apostolike është kulti i Shën Vladimirit.

Ç’përfaqsonte kulti i Shën Vladimirit? Dhe pse kulti i tij nderohej nga shqiptarët?

Studime shumë të vlefshme ka bërë albanologu kroat, Shuflai.

Sipas Shuflait kulti i Gjon Vladimirit përbën një nga kultet më të mëdha të krishtera për gjithë Ballkanin, ky kult është i çuditshëm dhe i pastudiuar deri në fund, nuk ka ende një studim përfundimtar dhe shterues. Ky kult i cili ka lëvizur vetëm në qarkun etnik shqiptar, brenda për brenda mjedisit shqiptar megjithatë është nderuar edhe nga sllavët e Jugut, edhe nga serbët e maqedonët edhe nga kroatët.

Sipas Shuflait, Gjon Vladimiri ka qenë një nga legjendat më të mëdha dhe më të rëndësishme të Ballkanit. Ai ishte princi i krahinës së Krajës pranë Ulqinit, një popullsi iliro-shqiptare e kahershme.. Historia tregon se cari e vrau në mënyrë të pabesë Gjon Vladimirin, ndaj shqiptarët e Krajës e shpallën shenjtor të tyrin. Gjon Vladimiri u shenjtërua jo nga kishat por në mënyrë popullore dhe në mjedis tërësisht shqiptar. Pas vdekjes, eshtrat e Gjonit u ruajtën në kishën “Virgjëresha e Krajës” deri në vitin 1215 dhe më pas u vendosën në Durrës ku nderoheshin eshtrat e tij si nga besimtarët e kishës lindore dhe asaj perëndimore.

Sipas studiuesit të njohur, Moikom Zeqo, do të ishte një nga princërit më të rëndësishëm dhe më të kulturuar të shekullit XIV, Karl Topia që në vitin 1311 do të merrte eshtrat e Gjon Vladimirit dhe do i vendoste në kishën që ai ngriti dhe ndërtoi, bashkë me manastirin e famshëm që do të bëhej një nga qendrat kulturore më të jashtëzakonshme për shqiptarët.

Në këtë manastir në krye të vendit do të vendosej sarkofagu  madhështor që mbante brenda eshtrat e Gjon Vladimirit, i rrethuar me afreske ku tregoheshin bëmat e shenjtit. Në fondin e dorëshkrimeve të manastirit kishte kodikë, shënime arkivore, libra psallmikë dhe poezi në disa gjuhë për kultin e Shën Vladimirit.

Kisha u dogj nga gjermanët në 1944 dhe kjo pasuri kulturore u zhduk. Mbeti vetëm emblema e stemës heraldike e Karl Topisë dhe mbishkrimi tri gjuhësh i Karl Topisë që gjendet e ekspozuar në Muzeun Kombëtar.

Ajo që dihet nga historia është se Karl Topia ishte një princ katolik. Pse ai ndërtoi një manastir të ritit ortodoks?

Përgjigja është e qartë. Ai që atëherë kishte idenë e një kishe të përbashkët. Dhe për këtë ai përdori tri qendra të rëndësishme të këtij shenjti: Krajën shqiptare, Durrësin shqiptar dhe Elbasanin shqiptar. Dhe kjo ka një domethënie shumë të madhe.

Kryepeshkopi Anastasios Janullatos, greku që e pushtoj KOASH-in

Në shekullin XVIII do të ishte ikonografi gjenial Kostandin Shpataraku që do realizonte ikonën e Gjon Vladimirit. Kjo ikonë ka në qendër princin e Krajës, Gjon Vladimirin, i cili mban në dorë kokën e tij të prerë dhe 12 skena rreth figurës qendrore. Për fat të mirë ai do  realizojë edhe portretin e Karl Topisë që është i vetmi portret historik që kemi nga shekulli XIV.
.. dhe një ditë do të përfundon në Greqi si  Ἅγιος Μάρτυς Ἰωάννη Βλαδιμήρου “

Shikoni videon ku flet Xhufi https://m.youtube.com/watch?v=lLfaVNL7Bms&feature=share

Lexoni se çka shkruajnë serbët për Shën Vladimirin e Krajes
https://en.wikipedia.org/wiki/Jovan_Vladimir

Referenca http://www.gazetadita.al/karl-topia-dhe-kulti-i-gjon-vladimirit/

Me 14.11.2021

I ashtuquajturi diferencim politik që i parapriu suprimimit të Autonomisë së Kosovës

0
Nga: Nazif Laçi
SUPRIMIMI I AUTONOMISË SË KOSOVËS
Serbia pas akcionit politik të ashtuqujtur diferencim politik e pastroi terrenin që dhunshëm ta bëjë suprimimin e Autonomisë Kushtetuese të Kosvoës. Në fund të vitit 1988, dhe në fillim të vitit 1989, greva e minatorëve dhe e studentëve shqiptarë nga data 19 deri me 29 shkurt 1989, shënuan kulmin e një rezistence të fuqishme kundër fushatës shoviniste të Milosheviqit për rrënimin e autonomisë së Kosovës. Mirëpo, Qeveria serbe nuk përfilli vullnetin e shqiptarëve dhe në vend të kësaj edhe njëherë vendosi gjendjen e jashtëzakonshme, që i përngjante një shtetrrethimi ushtarak.
Kuvendi i Kosovës, delegatët shqiptarë nuk e votuan suprimimin e autonomisë, por u manipuluan
Ndërsa, më 23 mars të vitit 1989, nën rrethimin policor e ushtarak të Parlamentit të Kosovës u imponua votimi dhe numërimi i votave u bë në mënyrë jokorrekte dhe transparente, ku Kosova humbi autonominë e saj.
Më 28 mars 1989, në Beograd festohej me pompozitet shfuqizimi i autonomisë së Kosovës dhe shpallej “unifikimi” i Serbisë, derisa në Kosovë vazhdonte edhe më tej torturimi, burgosja dhe vrasja e shqiptarëve, të cilët atëbotë protestonin në mënyrë paqësore kundër shfuqizimit të të drejtave të tyre nga regjimi neofashist i Milosheviqit. Sipas skenarit më herët të përgatitur në Beograd, në krye të piramidës për burgosje u gjetën Azem Vllasi dhe udhëheqësit e “Trepçës” dhe disa minatorë (Aziz Abrashi, Burhan Kavaja, Avdi Uka, Veli Osmani). Pastaj Lazër Krasniqi, drejtor i KEK-ut etj. Ata u akuzuan për vepër penale, të dënueshme sipas ligjit penal edhe me vdekje?.
Fragment nga libri: Gjenocidi serb në Moravë të Epërme 1968-1999