Kreu Blog Faqe 1492

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, në vizitë zyrtare në Kosovë

0

-Kroacia është shteti i 31-të që ka njohur Kosovën në 19 Mars të vitit 2008 të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik/

PRISHTINË, 15 Nëntor 2021­/ Kryeministri i Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq (Andrej Plenković), në vizitë zyrtare sot në Prishtinë pritet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.

Sipas xhendës së dërguar, do ketë edhe takim ndërmjet dy kryeministrave dhe dy delegacioneve shtetërore, si dhe takim të përbashkët me komunitetin e biznesit.

Kryeministri i Kroacisë do pritet në takime të veçanta edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani  dhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Kroacia është shteti i 31-të që ka njohur Kosovën në 19 Mars të vitit 2008 të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik./b.j/

Kryeministri i Kosovës fillimisht priti homologun e tij kroat në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa me gardën ceremoniale u prit para hyrjes së Qeverisë së Kosovës.

Nuk na lejohet të harrojmë

4

Nga: Gjokë Dabaj

Jam i detyruar t’i përgjigjem gazetares Dianë Rexhepi, pasi, me sa duket, ajo e njeh me shifra holokaustin e nazizmit gjerman mbi izraelitët, që është vërtet një plagë e rëndë gjithnjerëzore, por nuk e njeh konkretisht dhe me shifra genocidin sllav mbi kombin e saj, mbi kombin shqiptar.

Jam i detyruar kështu t’i bëj lutje, kërkesë apo thirrje (merreni si të doni) gazetares Dianë Rexhepi dhe qindra gazetarëvet të tjerë shqiptarë …dhe jam i detyruar t’u bëj paralajmërim të gjithë politikanëvet dhe biznesmenëvet shqiptarë, të Tiranës dhe të Prishtinës: Lexojeni librin e Shaban Brahës para se të shkoni në Beograd për çfarëdo pune apo marrëveshjeje!
Mbi genocidin që sllavët kanë kryer mbi kombin shqiptar ka edhe të tjerë libra. Sidomos mbi plojat që kanë ndodhur mbas vitit 1990. Libra të pamjaftueshëm, por të paktën aq sa për ta informuar dhe paralajmëruar botën, dhe vetë kombin sërb, se, nëse nuk reagojmë ndaj atyre që kanë ndodhur, këtu mund të ndodhin dhe kanë për të ndodhur përsëri mynxyra. Madje mundet edhe të papërsëritshme.
Titulli i librit është: “Gjenocidi sërbomadh dhe qëndresa shqiptare (1844-1990)”, botimi Lumi-T, Gjakovë 1991.

F.23.
Viti 1844. Botohet “Naçertania” e Ilia Garashaninit, program sërb mbi asgjësimin e kombit shqiptar, duke përdorur të gjitha format.
F.35.
Viti 1860. Princi Mirko i Malit të Zi masakron banorët e Kuçit. „Mbi 100 të rritur dhe 20 fëmijë qenë përshkuar nga shpata e atij Neroni të Ri“. Edhe në Rahojë dhe Kaçë, fshatra fqinjë të Kuçit, pati përkatësisht 20 edhe 16 viktima.
F.44.
Viti 1878. Në hapësirat rreth lumit Moravë, 35000 shqiptarë të çdo moshe, të asgjësuar.
F.50.
Ndër banorët e Nishit, Leskovcit, Prokuples e Kurshumlisë, 4000 viktima.
F.75.
Viti 1881. Një cub i famshëm i quajtur Bërkiq… “kishte therur 500 a 600 vetë në mënyrën aq barbare, sa kemi neveri ta themi”. Në gjyqin e tij janë thirrur më shumë se 1400 dëshmitarë.
F.139.
Tetor 1912. Kumanovë etj. Vriten 6000 shqiptarë. „Thika dhe zjarri përpinin jetë shqiptarësh, më shumë fëmijë dhe gra“.
F.184.
Viti 1912. Në afërsi të Shkupit 2000 shqiptarë dhe jo larg Prizrenit 5000 shqiptarë u masakruan.
Midis Kumanovës dhe Shkupit u vranë 3000 shqiptarë. Ndërsa 36 qenë dënuar me vdekje dhe qenë vrarë në vend.
Një oficer sërb ka vrarë me dorën e vet 9 shqiptarë.
F.185.
Në spitalin e Shkupit vriten 50 shqiptarë të plagosur.
Në Shkup numërohen 38 cisterna të mbushura me kufoma shqiptarësh.
Pranë stacionit të Kumanovës u kapën dhe u vranë 700-800 të rinj. „U lidhën dhe u copëtuan sikur të ishin kafshë të egra.“
F.186.
Viti 1912. Në rrethin e Prishtinës, nga 18 tetori deri më 12 nëntor, u zhdukën nga terrorizmi masiv sërb 5000 shqiptarë.
Në Nikodin, Lipjan, Babush etj popullsia e këtyre vendeve u vra në pjesën më të madhe.
Në Ferizaj komandanti sërb u bëri thirrje të arratisurvet të dorëzohen dhe 300-400 prej tyre i vranë.
Në Ferizaj qe bërë kasaphanë. Aty u vranë më se 1200 shqiptarë.
F.187.
Në trevat e Gjilanit 238 burra u masakruan.
Në Sefer u dogj e gjallë një grua bashkë me ndihmësin e saj katolik.
Në Gjylekatë një gruaje shtatzënë iu ça barku me bajonetë dhe iu nxor krijesa.
Në Trestenik u vranë 60, në Smirë 32, në Vertan 20, në Lubishtë 19, në Komogllavë gati të gjithë burrat. Në Preshevë shpëtuan pa u vrarë shumë pak njerëz.
Më 12 nënrtor 1912 gazeta „Deili Kronikall“ publikonte se në viset e Prizrenit u masakruan 5000 shqiptarë. Rreth 400 qenë vrarë që ditën e parë.
F.188.
Viti 1912. Në Lumë u dorëzuan vetë 400 burra dhe u çuan në Prizren. Aty u vranë grupe-grupe nga 40 deri në 60 vetë në ditë.
Më 12 nëntor 1912, gjenerali sërb Zhivkoviq urdhëroi në Senicë vrasjen e 950 prijësvet.
F.189.
Në Gërdheshtë sërbët therën 72 vetë, gra, fëmijë e pleq.
F.190.
Vetëm gjatë dy muajvet të parë 1912 në Kosovë u vranë 25000 deri në 30000 shqiptarë. Në këtë shifër nuk llogariten të vrarët me armë në duar.
Ekziston lista se vetëm me rastin e arritjes së ushtrisë sërbe e malazeze në këta vise në vitin 1912 u vranë 12 777 shqiptarë.
F.192.
1913. Në Nishor të Suharekës sërbët vranë 42 vetë.
F.194.
Në Krrabë midis Tiranës dhe Elbasanit dhe në Çermenikë, më 1912-1913-n, janë vrarë 20-30 shqiptarë.
Korrik 1913, në Prizren vriten 19 vetë.
F.196.
Në një përballje me ushtrinë sërbe, afër kufijvet të Prizrenit, vriten 200 shqiptarë.
F.199.
Ka fshatra me 100-150 shtëpi, ku nuk ngeli njeri i gjallë. I mblidhnin njerëzit grupe-grupe nga 40-50 dhe i masakronin me thika.
Në fshatra të Lumës komanda sërbe mblodhi 83 vetë në një vend dhe i vrau të gjithë. Të vrarët dhe të plagosurit i hidhnin në zjarre, për të mos humbur kohë me varrosjet.
F.200.
Në Topojan, afër 400 vetë u vranë me mitraloz grumbuj-grumbuj.
F.201.
Oficeri sërb mblodhi të gjithë të rriturit, gjithsej 83 vetë, dhe i pushkatoi.
Te Shpella e Ibrës, në udhën për në Prizren, buzë një uji, bajonetat e xhelatëvet nisën të ngulen në trupat e robërvet të lidhur dy nga dy dhe, sakaq, “36 lojmianë e 54 nimçianë u shnërruan në grumbuj kufomash.”
F.202.
Në Lumë e Opojë, në një pasqyrë përmbledhëse, del se në vitin 1913 janë masakruar 547 vetë, prej të cilëvet mbi 290 ishin gra e fëmijë.
F.203.
Në Kabash të Gjilanit u masakruan 47 vetë.
Edith Durhami shkruan: “Në krahinën e Gostivarit, kanë djegur me vajguri fshatrat dhe kanë hedhur në flakë me majat e bajonetavet ata që nuk kanë mundur të shpërojnë. Ka fshatra me 100, 150 e 200 shtëpi, ku tani nuk gjendet asnjë frymë. I mbledhin njerëzit me togje nga 40 ose 50 vetë dhe i shkojnë në bajonetë.”
Në Reçan të Gostivarit, sërbët, pasi vranë 30 burra, 200 gra, fëmijë e pleq i mbyllën në dy shtëpi dhe i dogjën të gjallë.
Në Zdunjë në një ditë dogjën 37 gra, fëmijë e burra, të nesërmen 9 të tjerë i çuan e i masakruan në Vakuf.
Në tetor 1913 në fshatin Simnicë vranë 18 vetë. Pas tetë ditësh i vranë edhe 22 të tjerë.
Në Gjinovc dogjën 7 shtëpi me njerëzit brenda.
Në Reçan pushkatuan 86 vetë.
F.204.
Në katundin Vërtok u pushkatuan 18 vetë.
Në Bigorë 40 burra u pushkatuan dhe disa trupa u hodhën në pus.
Në Kalisht i vranë e i therën rrugës 43 vetë.
Në Çergan vranë 32 vetë.
Në katundin Qafë e Gostivarit vranë e masakruan 65 vetë.
F.205.
Në Gjoricë të Dibrës së Vogël qenë masakruar 14 vetë. Qenë mbytur edhe 2 gra e 5 fëmijë.
F.206.
Në Zogjaj të Dibrës së Vogël u masakruan 12 vetë, fëmijë e gra.
Në Maqellarë 12 të tjerë.
Në Vojnik therën me bajoneta 4 njerëz.
Në Allajbeg masakruan 24 vetë.
F.207.
Në Luzni u masakruan 45 vetë.
Në Deshat u hodhën në flakët e shtëpivet që po digjeshin, 3 fëmijë e 2 gra.
Në Pilat-Mëhallë u hodhën në flakë të zjarrit 4 vetë.
Në Peshkopi u masakruan 6 vetë.
Në Qafë-Bulqizë u pushkatuan 13 vetë.
Në Kërçovë 184 vetë.
Në Çallopek 47 vetë.
F.208.
Afër Shkupit u therën si berrat 2000 shqiptarë.
Në Ujëzi pranë Drinit 32 vetë u mbyllën në një shtëpi dhe u dogjën.
109.
Në Plavë-Guci, më 1913-n, u pushkatuan 720 burra, nga këta 559 në Qafë-Previ, 150 në Brezovicë dhe 11 brenda në Plavë.
U ekzekutuan 22 prijës: I Drenicës, i Klinës, i Hotit, Etem Dobrosheva dhe 18 të tjerë. Po ashtu 2 burra prej Batushe dhe 2 prej Shipshanit, u kapën në Gjakovë dhe u ekzekutuan.
F.211.
Viti 1914. Vetëm në krahinën e Ostrozupit janë vrarë 227 vetë.
F.212.
Në Rahovec u pushkatuan 40 vetë.
F.216.
Në Kaçanik dhe në Vranoc të Pejës, më 3 prill të 1913-s, masakrohen 1300 shqiptarë.
F.217.
Në fshatin Fushëllazar të Ohrit, më 26 nëntor 1913, u përdhunuan10 gra dhe 9 vajza dhe pastaj u vranë.
F.222.
Në fshatin Sop, rrethi i Kërçovës, një sërb ka lidhur rreth 200 shqiptarë, i ka çuar në xhami, i ka mbuluar me sanë dhe i ka djegur të gjallë. (Gj.D: Është për t’u çuditur…)
Në Ujëzi, midis Gjakovës dhe Prizrenit, Abdyl Zeqa dhe 20 pjesëtarë të familjes u dogjën. Disa që tentuan të iknin, sidomos fëmijët, u ndaluan duke i therur me bajoneta.
Ali Tafa dhe 9 pjesëstarë të familjes u dofjën të gjallë në shtëpinë e tyre.
Halil Sadiku dhe 6 pjesëtarë të familjes së tij u dogjën të gjallë.
E shoqja e Tun Çetës dhe dy gra të tjera, të krishtera, u dogjën të gjalla.
F.225.
Një burim i dhjetorit 1913 vë në dukje se sllavët e Ballkanit, me egërsinë e tyre, masakruan 80000 shqiptarë të pafajshëm, që do të thotë se është fjala për shqiptarë të pambrojtur e të paangazhuar në luftime.
Më 2 shkurt 1915 thuhet se në Luftën Ballkanike janë masakruar 200000 shqiptarë.
F.236.
Më 1916 në Smirë të Vitisë bullgarët vranë e masakruan 21 vetë.
Më 1917-n në fshatin Gjylekar të Gjilanit forcat bullgare vranë 61 vetë.
Më 1917 në fshatin Zhiti bullgarët vranë 8 vetë.
F.237.
Në Lubishtë bullgarët vranë 8 shqiptarë.
F.256.
Më 1918 në Akovë të Peshterit 70 gra u përdhunuan dhe u mbytën në gjak.
F.258.
Sërbët, 4 vetëvet të Jenipazarit u kanë nxjerrë sytë për së gjalli.
Më 15 shkurt 1918 në Poçest të Pejës sërbët masakruan një plak 80 vjeç dhe një djalë 12 vjeç.
1918. Sërbët vrasin 9 shqiptarë, ndër të cilët 3 katolikë dhe 4 myslimanë.
F.259.
Më 4 janar 1919. Në rajone të Podgoricës u vranë, u therën dhe u mbytën 9 shqiptarë.
F.261.
Më 1919. Në Tërgovish u vranë më se 100 shqiptarë pa kurfarë shkaku.
Në Akovë 800 vetë u vranë barbarisht. U morën 46 vajza, prej të cilavet 6 u përdhunuan, të tjerat, për të pësuar të njëjtin fat, u dërguan në Mal të Zi. (Gj.D: Ka edhe një njoftim të ngjashëm për Akovën lidhur me dhunimin e gravet. Duhet verifikuar në dokumente mos është e njëjta ngjarje.)
Në fshatrat Koshutan, Koshutnicë, Bukël e Bisinicë u vranë 21 vetë.
Në rajonet e Rozhajës, në fshatin Cerallukë, u vranë 9 shqiptarë.
F.262.
Nga 8 deri më 25 shkurt 1919, në Plavë, Guci e Rugovë, u masakruan 844 vetë.
Në Qeqekullë kanë vrarë 11 meshkuj dhe “I kanë ba grumbull njanin mbi tjetrin.”
Shkurt 1919. Në Kërninë të Istogut vriten 17 vetë.
Mars 1919 në Çallopek të Pejës vriten 17 vetë.
Në Beran të Pejës u vranë 11 vetë.
F.263.
Më 20 mars 1919 sërbët dhe malazezët në Plavë e Guci kanë masakruar me mitraloz 356 fëmijë, pleq, plaka dhe burra sakatë dhe i kanë djegur në zjarr duke kërcyer rretherrotull zjarrit.
Më 22 shkurt 1919, në një protestë dërguar Komandës Aleate në Shkodër, thuhet se në Akovë sërbët kanë masakruar 800 shqiptarë, kurse në Rozhajë 700 shqiptarë. (Gj.D: E dhëna pë Akovën është qartësisht përsëritje.)
F.269.
Në fshatin Qeqekullë xhandarët hyjnë në një shtëpi dhe bëjnë copa-copa 14 pjesëtarë të një familjeje.
Në 10 fshatra të Mitrovicës u masakruan 190 vetë.
Në 105 fshatra të Vushtrrisë u masakruan 1007 vetë.
Në Qeqeli u masakruan 12 vetë.
Në Kullë u masakruan 43 vetë,
Në Obiliq u masakruan 7 vetë.
Në Tërstenik u masakruan 13 vetë.
Në Popovë u masakruan 23 vetë.
F.270.
Më 1919 ushtria sërbe në Prishtinë ka therur më se 4800 foshnja, gra e pleq.
Në tre katunde janë vrarë 1400 vetë dhe kanë shpëtuar vetëm 17 vetë.
Në 17 fshatra të Prizrenit u vranë 376 vetë.
Në Tetovë u vranë 30 vetë.
Në Istog i vranë mbi 160 vetë dhe u lanë pa shtirë në dhe.
Ushtria sërbe shuajti në Drenicë mbi 30-35 katunde.
Në fshatin Batushë të Gjakovës i lidhën në trungjet e shelgjevet 11 burra dhe i vranë.
F.271.
Viti 1919. Në Jabllanicë të Pejës u vranë 78 vetë.
Vetëm gjatë dy muajvet, janar-shkurt, në vilajetin e Kosovës sërbët vranë 12370 vetë.
Në rrethin e Plavë-Gucisë numri i burravet të mbytur është 942 vetë, i gravet 399, i fëmijëvet 360.
Në fshatin Radovc të Istogut forcat sërbe në një familje vrasin 15 vetë.
Më 1918 sërbët kanë vrarë në forma të ndryshme 30000 shqiptarë.
F.277.
Viti 1920. Sërbët kanë rrethuar forcat e Azem Galicës dhe kanë vrarë 20 luftëtarë.
F.282. Në Istog vriten 100 vetë, burra tregtarë, pleq, plaka, gra e fëmijë.
Më 3 mars 1920. Në Bjellopojë të Istogut 22 të lidhur i çojnë në mes të natës në një pyll dhe i therin me bajoneta.
Në Uçë të Istogut 9 vetë i lidhin këmbë e duar, i mbyllin në një kullë dhe i djegin për së gjalli.
Më 13 korrik Rakinica u rrënua me artileri dhe pas bombardimit u gjetën 43 kufoma shqiptarësh.
F.283.
Pasqyrë e pjesshme e tragjedisë në Plavë-Guci në vitin 1920. Shqiptarë të asgjësuar në forma të ndryshme.
Gucia: 180 burra, 40 gra e 50 fëmijë.
Vuthajt: 110 burra, 60 gra, 70 fëmijë.
Kalina: 26 burra, 16 gra, 15 fëmijë.
Kroshava: 15 burra, 11 gra, 18 fëmijë.
Vrishnjava: 11 burra, 8 gra, 6 fëmijë.
Bodovica: 10 burra, 6 gra, 9 fëmijë.
Hakaj: 14 burra, 7 gra, 8 fëmijë.
Vojnasella: 20 burra, 9 gra, 12 fëmijë.
Gjyriçi: 5 burra, 50 gra, 8 fëmijë.
Jasenica: 4 burra, 6 gra, 5 fëmijë.
Hoti: 15 burra, 5 gra, 10 fëmijë.
Bogajçi: 25 burra, 15 gra, 21 fëmijë.
Përnjanori: 30 burra, 9 gra, 14 fëmijë.
Livadhaj: 33 burra, 9 gra, 14 fëmijë.
Plava: 172 burra, 53 gra, 42 fëmijë.
Luzi Bahines: 5 burra, 3 gra, 8 fëmijë.
Jara: 15 burra, 5 gra, 3 fëmijë.
Meseheti: 16 burra, 12 gra, 9 fëmijë.
Komaraça: 20 burra, 8 gra, 10 fëmijë.
Skoci: 13 burra, 8 gra, 10 fëmijë.
Nokshiqi: 22 burra, 8 gra, 7 fëmijë.
Arzhanica: 17 burra, 9 gra, 7 fëmijë.
Popaj: 15 burra, 7 gra, 9 fëmijë.
Brezovica: 15 burra, 7 gra,10 fëmijë.
Martinaj: 60 burra, 40 gra, 50 fëmijë.
Dolni Reçani: 9 burra, 22 gra, 33 fëmijë.
Vërmoshi: 15 burra, 5 gra, 10 fëmijë.
Buceli: 5 burra, 2 gra, 8 fëmijë.
Gjithsej të vrarë, të mbytur e të asgjësuar në forma çnjerëzore, në trevat e Plavë-Gucisë në vitin 1920: Burra 893, gra 440 dhe fëmijë 472.
F.284.
Veç këtyre, në trevën e Plavës është kryer genocid edhe në 13 fshatra të tjerë dhe bilanci i përgjithshëm është: 4066 vetë. Nga këta, 2066 burra, 954 gra dhe 1046 fëmijë.
Në Rekë të Gjakovës u vranë 6 vetë.
F.287.
Viti 1921. Në Banjë të Prizrenit, 15 të mbytur duke i rrahur me dru.
Në Cerallukë të Prizrenit, 5 vetë.
Në Ofzhefc të Vushtrrisë 10 vetë.
Në Pallancë të Vushtrrisë 10 vetë.
Në Bratje të Vushtrrisë 10 vetë.
Në Podujevë u vranë 28 vetë, gra, fëmijë dhe burra.
Në fshatin Keqekollë u vranë 490 meshkuj.
Në Prapashticë 1020 vetë.
Në Shurban 31 vetë.
Në Bjellopojë u vranë e u dogjën në zjarr 30 vetë.
Në Nishec u masakruan 14 vetë.
Në Gerdovc u vranë 25 vetë.
Në Llupcin të Epërm u vranë 12 vetë.
F.288-289.
Në fshatin Shurban afër Prishtinës u vranë e u masakruan 26 vetë.
F.289.
Sërish në fshatin Shurban vriten e masakrohen 34 vetë.
Në Bjellopojë të Prishtinës 19 vetë.
F.290.
(Gj.D: Duhet të kesh sistem nervor shumë të qëndrueshëm, kur lexon të këtilla statistika. Përndryshe, çmendesh dhe del e bërtet rrugëvet.)
Në katundin Keqekollë 18 vetë.
Në një familje, po në atë fshat, vriten 8 vetë.
Në lagjen Sinanaj digjen 5 shtëpi me 69 njerëz brenda.
Në lagjen Qurth janë vrarë 490 vetë. Kanë mundur të shpëtojnë vetëm 2 vetë.
Pë katundin Prapashticë, me 80 shtëpi të djegura, thuhet se janë masakruar e shfarosur 1020 vetë. Vetëm 9 vetë, që janë ndodhur në mal, kanë mbetur gjallë.
Në Urlan vriten 11 vetë.
Në Kushovicë sërish vriten e digjen në zjarr 10 a 15 vetë.
F.291.
Në Gërdafc u masakruan 25 vetë.
Në një raport të po këtij viti, të vitit 1921, shënohen këto të dhëna:
Në Prizren-Lumë 956 vetë të mbytur e të vrarë.
Në Vushtrri 2394 vetë të mbytur e të vrarë.
Në Prishtinë 1950 vetë të mbytur ose të plagosur.
Në Ferizaj 1885 të mbytur e të vrarë.
Në Gjilan 900 të mbytur e të vrarë.
Në Preshevë 345 të mbytur e të vrarë.
Në Plavë e Guci 1810 të mbytur e të vrarë.
Në Pejë 1840 të mbytur e të vrarë.
Gjithsej 15676 shqiptarë, të mbytur, vrarë e masakruar.
(Gj.D: Me fjalën të mbytur duhet të kuptojmë forma të ndryshme të asgjësimit, ndërsa me fjalën të vrarë, me sa duket, kuptohet asgjësimi me armë zjarri.)
Më 10 prill 1921. Një shtet brenda 10 ditësh vret 3800 njerëz.
Më 6 gusht 1921. Në qarkun e Pejës e të Gjakovës ushtria sërbe ka mbytur brenda ditës më shumë se 350 vetë.
F.292.
Në fshatin Bornë vriten 14 vetë, mes tyre një vajzë 10-vjeçe.
Në Lug të Baranit, në Gllogjan, Çallapek, Isniq, Baran, Krushevc, masakrohen 94 vetë.
Më 14 mars 1921 njoftohet se në rajonin e Pejës ndër të masakruarit janë 200 djem të moshës deri 10 vjeç, 340 gra e vajza, 270 pleq, 70 prej tyre të mbytur nga rrahja me dru.
Në Plavë e Guci janë mbytur 26 fëmijë në barqet e gravet shtatzëna.
Në 17 fshatra të Gostivarit u masakruan 408 vetë, ndër të cilët 79 ishin gra e 5 ishin fëmijë. Prej këtyre 408 vetëvet, 31 u dogjën.
Në Gjeshovicë u vranë 9 burra dhe u dogjën 13 burra të tjerë dhe 7 gra.
Në Kalisht u vranë 43 vetë.
Më 26 prill 1921, në një raport në Konferencën e Parisit thuhet: Vetëm në tre muajt e fundit kanë humbur jetën dhunshëm 2000 shqiptarë në rrethet Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Gjakovë e Prizren.
F.293.
Në fshatin Resul të Pejës më 8-9 korrik 1921 u godit një çetë shqiptare ku u vranë 20 luftëtarë.
Më 8 gusht 1921 në rajonin e Ufçes së Istogut u vranë 12 kaçakë, luftëtarë të lirisë, e pak më vonë edhe një tjetër trim Dan Doroçi dhe e shoqja e tij, për të cilën u tha (u shpif) se u gjend e vdekur në Malin e Brohorit.
Në bjeshkët e Isniqit u vranë 27 vetë.
F.294.
U masakruan 131 persona. Ndër ta në Isniq 22 vetë, 12 në Vitak, në Jabllanicë 39 vetë, kurse sipas një informacioni tjetër 60 vetë.
Ndërkohë, rreth prillit 1921, Shoqëria e Vilajetit të Kosovës njofton Lidhjen e Kombevet se nga shovinistët sërbë u vranë 12371 shqiptarë. Prej tyre 625 u mbytën në tortura.
F.297.
1922. Në Raushiq vriten Beg Delia dhe 15 shokët e tij.
Në Obergjan vriten Abdyl Bajrami me 7 shokë.
Në Ruhot vriten Istref Shabani dhe 5 shokët e tij.
Në Lutogllavë vriten Lul Bajrami dhe 5 shokët e tij.
Në Prapaçan vritet Shaban Salihi vetë i shtati dhe trupat e tyre hidhen në një pus.
Në bjeshkët e Isniqit vriten Bardhosh Haxhia dhe 7 barinj.
F.298.
Në katundin Shtup u vranë Dan Bala dhe 5 shokët e tij.
Në Buçaj të Pejës u vranë Abdi Ibishi dhe 7 shokët e tij.
Në Buçanë të Pejës u vranë 9 vetë.
F.301.
Më 8 janar 1923 vriten 16 luftëtarë, midis tyre me famë Sokol Rama i Rugovës.
F.303.
Në Junik vriten 60 burra.
(Gj.D: Në një burim tjetër, më 1 tetor 1923, thuhet se në Junik u masakruan 10 burra. Mund të jenë dy ngjarje të ndryshme.)
Në Rasujë u masakruan 3 vetë, midis të cilëvet një fëmijë 6 vjeç.
F.305.
Xhandarmeria sërbe vrau e masakroi 23 vetë, midis tyre18 gra e fëmijë, një pjesë e të cilëvet u hodhën e u dogjën në zjarrin e shtëpisë Mehmet Konjuhit..
F.307.
Në Drenicë qeveria sërbe vrau 75 njerëz, në përpjekje për ta nënshtruar atë vatër lirie.
F.308.
Terrorizmi individual. Sërbia organizon vrasjen e personalitetevet: Ymer Prizrenin, Haxhi Zekën, Ramadan Zaskocin, Isa Boletinin, Dedë Gjo Lulin, Bajram Currin, Shtjefën Gjeçovin, Hasan Prishtinën…
F.309.
…Bajram Hasin në Martinaj, Bajram Sadriun në Vuthaj, Sadik Myftarin, Abdyl Shabanin, Idriz Bekën, Mark Kolikun, Mustafë Haxhinë, Ndue Bibën, Ndue Dushin.
(Gj.D: Është thënë e thuhet se Sërbia i vret shqiptarët, sepse janë myslimanë. Por nuk është e vërtetë. Sërbia vret në këto hapësira cilindo njeri që flet shqip, ose që parashikohet të flasë shqip mbasi të ketë lindur.)
F.316.
Në Pobreg të Gjevgjelisë, në vitin 1913, nga 200 familje që kishte, genocidit i kishin shpëtuar vetë 3 familje.
Në fshatin Pepelisht, po në Gjevgjeli, nga 500 familje, kishin mbetur vetëm 300.
F.383.
Viti 1941. Komandanti i vendit Vojo Kaliçanec, ushtarët shqiptarë i dërgonte pranë lumenjvet Sitnicë e Llap, gjoja për stërvitje,dhe atje, mbasi i pushkatonin gjatë natës, të gjithë i hidhnin në lumë. Ky masakrim i tmerrshëm ka vazhduar 6-7 ditë.
Në rrethin e Mitrovicës kish shumë shqiptarë, të vrarë prej çetnikësh dhe prej xhandarësh sërbë.
Në Vushtrri vrasin Ismail Avdullahun nga Suvodolli dhe Tahir Maxhunin nga Vushtrria. Tahir Maxhuni është vrarë në mënyrë barbare: Më një anë i kanë ngulur bajonetën diku në trup, në anë tjetër i kanë ngulur në kokë një gozhdë dhe i kanë mëshuar asaj gozhde me çekiç, deri sa i është futur e tëra në tru.
Në Pejë sërbët dhe malazezët vranë 15 shqiptarë.
Brenda në Gjakovë vranë 12 shqiptarë.
Në rrethinë të Gjakovës janë pushkatuar 260 shqiptarë.
Në Byc kanë vrarë 3 gra të reja dhe një fëmijë.
Në shkollë të Rogovës kanë vrarë 13 shqiptarë.
Jo larg Hanit të Hotit u vranë 15 hotjanë.
Në buzë të lumit Ribnicë, afër Podgoricës, janë pushkatuar 9 malësorë.
Në Qafë të Presekut u vranë 2 pleq dhe në Vuksanlekaj një plak tjetër. Gjithsej shqiptarë të masakruar në këtë periudhë më shumë se 340.
F.384.
Në Kastrat te kisha e Gorejt u vranë 2 grudianë, Vatë Marash Dashi dhe Pretash Gjon Huska.
F.387.
Nëntor 1941. Në Pazarin e Ri vriten 75 shqiptarë në luftë me forcat sërbe.
F.398-402.
Fillim janari 1943. Masakra e Bihorit.
Burra të vrarë 590.
Gra të vrara 340.
Burra të masakruar 185.
Gra të masakruara 285.
Fëmijë të masakruar 701.
Fëmijë të djegur 705.
Burra të ngrirë 119.
Gra të ngrira 266.
Fëmijë të ngrirë 447.
Vdekur urie 103.
Gjithsej 3742.
Burra të plagosur 359.
Gra të plagosura 275.
Të zënë rob 251.
Gjithsej 885, nga të cilët nuk dihet sa kanë mbetur gjallë.
F.405.
16 dhjetor 1943. Drazhistët që ndodhen në prefekturën e Medvegjës, „janë tue ba masakrime“ në katundet Sfircë, Tupallë e Gërbaç, që janë thjeshtë shqiptarë, si dhe në katundet Ravne-Banjë, Stara-Banjë, Llapashticë, Kapit, Sjarinë, Gjylekatë, Medvegjë, që janë të përzier. Në të gjithë katundet mund të jenë më se 4000 frymë. (Gj.D: Në tekst nuk del qartë, por me sa duket, fjala është për 4000 të masakruar.)
Më 4 shkurt 1944. Në një fshat të Tivarit vriten 3 shqiptarë.
Në rajonet e Rezallës dhe Velibregut, në përleshje me sërbët, ka 12 të vrarë.
8 shkurt 1944.. Në Banjë të Podujevës, në luftime me çetnikët, vriten 70 vetë.
Më 2 shkurt 1944, në Tabelie e Vukovicë vriten 54 shqiptarë në luftë kundër çetnikëvet.
F.437.
Shtator 1944. Në Medvegjë zhduken 7 shqiptarë.
Në Gostivar vriten mbi 100 vetë.
Në Tetovë, 80 vetë.
Në Derven të Shkupit, 200 vetë.
F.438.
Viti 1945. Në Gostivar asgjësohen, pas torturave të papërfytyrueshme, me dhjetëra e dhjetëra shqiptarë.
Pushkatohen nër rrugët e Gostivarit 20 shqiptarë.
Në Vrapçisht të Gostivarit pushkatohen më shumë se 150 vetë.
Në Zhegë të Gostivarit masakrohen 12 vetë.
Në dhjetor 1944 në Gostivar u vranë 75 shqiptarë.
F.439.
Në Pinok të Gostivarit vriten 27 shqiptarë.
Në Kampin e Gostivarit pushkatohen 300 shqiptarë.
Në Monopolin e Duhanit në Tetovë janë pushkatuar 1200 vetë.
Po në këtë kamp OZN-a merr 500 djem të zgjedhur, i dërgon në frontin e luftës kundër gjermanëvet dhe atje i vrasin një nga një njerëzit e OZN-ës.
Në Gradec të Tetovës OZN-a vret 35 shqiptarë.
Në Nakadimë vriten 18 vetë.
Në Reçicë të Madhe, 40 vetë.
Njëfarë Sergio, ofocer i OZN-s, vret me dorën e vet 50 shqiptarë.
Në Zajas të Kërçovës masakrohen 320 vetë.
Në Bojn të Shkupit vriten 76 burra, gra dhe fëmijë.
Në Bllacë asgjësohen 160 burra e 50 fëmijë.
Në Saraje vriten 25 vetë.
F.440.
Në Bllacë, Karadaku i Shkupit, nga 127 shqiptarë të grumbulluar, pushkatohen 100, ndërsa 27 dërgohen te Ujët e Thartë dhe pushkatohen edhe ata.
Numri i të vrarëvet në këtë fshat arrin 170.
Në më se 10 fshatra të Preshevës i thërrasin njerëzit gjoja për mbledhje, pastaj i lidhin dhe 83 vetë i mbytin me ujë valë.
Në fshatin Sopot të Kumanovës titistët vrasin 20 burra.
F.141.
Më 8 nëntor 1944. Në Bukurocë të Preshevës forcat e OZN-s mbledhin 36 vetë, i grumbullojnë në një dhomë dhe i mbytin edhe këta me ujë të valuar.
Në fshatin Bukurocë e Keqe mbledhin 27 vetë, burra, gra e fëmijë, i lëshojnë në një gropë dy metra të thelë dhe i përvëlojnë me ujë nga sipër.
Në Zheg të Preshevës, 7 vetë i vrasin, një këtu një atje, ndërsa 14 i çojnë te Lisat e Zekbashit dhe i pushkatojnë. Shpëton vetë një.
F.442.
Në Qarr të Gjilanit theren me thikë dhe vriten 21 vetë, të moshavet të ndryshme.
Në Sedllar të Kumanovës u masakruan 3 vetë,
Në Desivojcë, 15 vetë.
Në Krajnidell, 12 vetë.
Në Koretinë, 11 vetë.
Në Hogosht, 16 vetë.
Në Lisovicë 7 vëllezërve muratorë ua kanë gozhduar duart në dysheme dhe në sy të tyre e kanë djegur për së gjalli një fëmijë 6-vjeçar.
Në Novosellë, te Lisi i Premë, i torturuan barbarisht 3 vetë.
Në Ponesh të Gjilanit u masakruan 12 vetë.
Më 28 nëntor 1944, në ditën e festës sonë kombëtare, në Shahiq të Gjilanit, Sali Shahiqit ia vrasin barbarisht 12 pjesëtarë të familjes.
F.443.
Në Velegllavë të Gjilanit u masakruan 35 vetë, ndër ta 7 gra e 2 fëmijë.
Në Cavojkë dhe Stanevë, 75 vetë. Plakut Myftar Hajdari, i cili djalin e kish partizan, i prenë gjuhën për së gjalli dhe mandej, bashkë me vëllanë e dy të tjerë, i kanë përvëluar me ujë.
Më 5 janar 1945, në fshatin Qarr njerëzit e OZN-s mblodhën 21 fshatarë, i therën me thika dhe i copëtuan trupat e tyre, që më vonë u gjetën pa hundë, pa sy, pa veshë dhe pa krahë.
Po kështu ndodhi edhe me 12 fshatarë të tjerë të fshatit Qarr.
Në Gjilan, me rastin e hyrjes për herë të dytë të forcavet jugosllave, janë pushkatuar mbi 1000 persona.
Njëfarë Vllado Popoviq, brez pas brezi shqiptarvrasës, vrau me dorën e vet 5 shqiptarë.
F.444.
Nga dora e shovinistëvet „partizanë“ jogosllavë janë vrarë 100 të burgosur shqiptarë gjatë transferimit nga Kumanova për në Vranjë.
Në Gjilan shumë net rresht janë pushkatuar, pa asnjë procedurë, nga 40-50 shqiptarë çdo natë. Me një rast, vetëm brenda një nate janë pushkatuar 140 shqiptarë.
Kështu, në Gjilan e rrethinë mendohet se janë vrarë 8000 shqiptarë.
Në Kizhijë janë therur me bajonetë 8 persona dhe njërin e kanë djegur në zjarr për së gjalli.
Në Plan të Ferizajt janë pushkatuar 28 shqiptarë.
F.445.
Më tepër se 200 janë pushkatuar në Prishtinë, në vendin e quajtur Tokbaçe.
Në Mitrovicë janë pushatuar 2000 shqiptarë, prej qytetit dhe katundevet të afërt.
Në Vushtrri brenda në qytet janë gjetur mbi 400 të vrarë e të therur me bajoneta dhe të fshehur në plehra e gropa.
Në Skënderaj janë gjetur 250 vetë të vrarë me sopata e bajoneta.
Në katundin Prekaz janë pushkatuar 18 vetë.
Në Dubovë janë pushkatuar 5 vetë.
Në Polac u pushkatuan 28 vetë.
Për një ditë brenda në qytetin e Prizrenit janë pushkatuar 70 vetë.
Vetëm në mëhallën e Tabhanes në Prizren, në vitin 1944, u zhdukën 350 shqiptarë.
F.446.
Në Prizren, Gjakovë etj. në fund të dhjetorit 1944, vriten e masakrohen, veç atyre që janë shënuan më parë, edhe 12 shqiptarë të tjerë.
Në qarkun e Pejës pushkatohen dhe masakrohen edhe 7 shqiptarë të tjerë.
Në Istog të masakruarit i hidhnin në lumë. Ishin aq shumë sa u qelb lumi dhe kafshët nuk e pinin atë ujë.
Në fshatin Muzhevinë të Istogut janë varret e një familjeje 13-pjesëtarësh, masakruar prej sërbo-malazezësh në mbarim të Luftës së Dytë Botërore.
Në Zabllaç u pushkatuan, një grua dhe e bija, ndërsa në Tomoc një burrë.
F.447-450.
Kalvari i shqiptarëvet të mobilizuar dhe të dërguar drejt Vojvodinës e Sremit, mbetet për t’u ripasqyruar me hollësi dhe me shifra më të sakta. Mijëra djem tanë shkuan e s’u kthyen.
Në Kikindë vdiqën 29 vetë.
Në Beçej etj kanë vdekur mbi 1000 vetë nga tifoja e përhapur enkas.
F.450.
Më 7 prill 1945, në Sërbi vriten 425 shqiptarë të mobilizuar për në luftë.
Në qytetin Vërshac u gjykuan dhe u pushkatuan 11 kryengritës shqiptarë.
F.451.
Për Tivar, thuhet, u nisën 17000 vetë.
F.454.
Në ngushticën detare midis ishujvet Çiavo-Trogir gjetën vdekjen 29 të rinj shqiptarë. (Gj.D: Kjo pjesë është ndërfutur këtu, por ngjarja ka ndodhur më vonë, mbas masakrës së Tivarit.)
F.456.
Ushtarët jugosllavë që shoqëronin kolonën, hapën zjarr kundër turmës së të mobilizuarvet të çarmatosur që prisnin të kalonin Bunën… Vranë dhe plagosën 17 vetë.
“Kështu që, prej këtij grupi janë zhdukur rreth 3000 vetë.”
“Gjatë rrugës Prizren –Ulqin janë vrarë pa faj 400 vetë.” (Gj.D: Në të vërtetë, Prizren-Tivar.)
F.462.
Në fshatin Pantinë të Mitrovicës Adem Voca rrethohet vetë i 7-i dhe vriten të gjithë mbas një qëndrese të gjatë.
Më 13 shkurt1945 në afërsi të sfshatit Çishitullë, në një luftim kundër forcavet jugosllave, që zgjati një ditë e një natë, u vranë 30 shqiptarë.
Më 16 shkurt në Gradicë të Epërme në një luftim të rreptë u vranë 20 shqiptarë.
Në përpjekjen e fundit të heroit Shaban Palluzha, midis fshatravet Gollupovë dhe Qikatovë, më 22 shkurt 1945, vriten 19 luftëtarë, ndërsa heroi Shaban Palluzha plagoset për të dytën herë dhe vdes po atë natë.
F.463.
Më 21 mars 1945, në rajonin Shoshare-Debel- Dol-Kopilaçë-Kalarnicë në një luftim të rreptë u vranë 10 vetë.
Viti 1945. Përrenjtë e Kosovës e të Rrafshit të Dukagjint ishin shtruar me kufoma shqiptarësh.
Nëpër prrenjtë e malit Gajbal të Vushtrrisë u gjetën 9 djem 12-15-vjeçarë të lidhur njëri me tjetrin dhe të mbytur barbarisht.
Në fshatin Muzhevinë të Istogut, brigada malaziase vrau 12 pjesëtarë të familjes së Rexhep Halilit.
Në rajonin e Gjilanit … në të njëjtin varr hidheshin deri në 100 viktima.
F.164.
Mars 1945. Në Gostivar, në pazarin e bagëtivet, vriten 11 vetë.
Në bregun e Vardarit çdo natë të muajit mars 1945 pushkatoheshin 20-30 vetë.
Në mars 1945 titistët çuan buzë Vardarit 105 shqiptarë, nga të cilët shpëtuan vetëm 5 vetë.
F.465-466.
Sipas informacionevet që jep Xheladin Hana, në vitin 1945, ka 86000 shqiptarë të vrarë, të therur e të djegur për së gjalli, nga të cilët 36000 në Rrafshin e Kosovës, 23000 në Rrafshin e Dukagjinit, 27000 në trevën e Vardarit.
F.472.
„Prej nesh që ishim në takim me Titon, 9 vetë, pra, gati gjysma u zhdukën“, thuhet në një informacion.
F.474.
„Çka t’i themi popullit për vrasjen, mbytjen dhe therjen e 12000 shqiptarëvet në Kaçanik, në Gjilan, në Kamenicë, në Viti, në Preshevë?“
F.485.
Në vitin 1947, nga 4000 shqiptarë të mobilizuar në të ashtuquajturën Brigadë Pune të Maqedonisë, më shumë se 2000 prej tyre, titistët i helmuan në rrethin e Goricias së Triestes, ku ishin çuar për punë. I helmuan me ujët e dushevet ku laheshin.
F.486.
Viti 1947. Dënohen me vdekje 5 vetë.
Më 25 janar 1947. Dënohen me vdekje 3 vetë.
Më 14 shkurt 1947. Në Shkup 4 vetë dënohen me vdekje.
F.487.
Dënohen me vdekje 5 shqiptarë.
Dënohen me vdekje 9 shqiptarë.
F.499.
Në vitet 1950-1960, janë vrarë nga UDB-a 40 shqiptarë.
F.501.
Vriten nga UDB-a 12 shqiptarë. Midis tyre 3 klerikë.
F.517.
1981. Më shumë se 300 vetë janë goditur në këtë krahinë (Gj.D: në krahinën e Kosovës.)… edhe fëmijëtë vegjël janë qëlluar nga forca të armatosura sërbe.
“Frankfurter Algemaine “ e 27 prillit 1981 shkruante se vrojtues të informuar jugosllavë numrin e të vrarëvet e çonin minimum nga 30 deri 40 vetë.
Gazeta daneze „Arbeideren“ e PKD-së thekson se „në këto masakra, janë vrarë me qindra vetë dhe plagosur e burgosur me mijëra të tjerë.“
F.518.
„Ditën e parë u vranë 7 vetë. Kërdia u bë ditën e dytë… Gjatë asaj dite u vranë 300 vetë. Shifta 9 është thjeshtë rrenë“.
F.519.
Në Shtutgard të Gjermanisë Sërbia vrau 3 djem shqiptarë.
F.521.
Gjatë periudhës 1981-1984 u terrorizuan 50 shqiptarë në ushtri dhe s’është rastësi as shprehja plot kuptim: Shkuarja në ushtri dihet, po kthimi nuk dihet. (Gj.D: Në një ushtri që nuk është në luftë, por që i vret ushtarët e vet, thjeshtë sepse janë shqiptarë. Nuk mund të konceptohet dhe nuk mund të durohet.)
Më 11 shkurt 1990. Revista „Danas“ shkruan: „Në Kosovë mbërrijnë arkivolët e rinj hermetikë me eshtrat e të rinjvet shqiptarë, të cilët janë vrarë në Ushtrinë Popullore Jugosllave. Janë shënuar më shumë se 40 raste.“
F.522.
Viti 1990. Komiteti i Mbrojtjes së të Drejtavet të Njeriut në Kosovë publikoi listat e të vrarëvet: 34 vetë.

Të gjitha këto të dhëna janë të mbështetura në dokumente arkivorë. Kush e lexon këtë libër, mund të bëjë edhe verifikimet përkatës në arkivat dhe në dosjet, të shënuara rregullisht në fusnota.
Këtë regjistër masakrash, që doemos duhet të plotësohet edhe me të tjera të dhëna (sepse këtu nuk janë përfshirë as gjysma e plojavet që i kanë ndodhur kombit tonë), këtë regjistër pra, çdo kryesi parlamenti në dy shtet tanë, çdo deputet apo grup deputetësh shqiptarë në shtetet e tjerë dhe çdo zyrë kryeministrore shqiptare, duhet ta mbajë të afishuar në ambientet e vet. Të paktën parlamentarët shqiptarë dhe zyrat kryeministrore shqiptare, pastaj instancat e tjera shtetërore e shoqërore sipas funksionevet që kryejnë, duhet t’i kenë gjithmonë parasysh këta regjistra masakrash.
Nuk po them diçka të veçantë. Ne i kemi disa nga listat e dëshmorëvet. I kemi edhe përmendoret e disa dëshmorëve dhe heronjve. Përse të mos i kemi të gjitha?! Ose të paktën ato që na i ofrojnë dokumentet. T’i kemi, qoftë edhe si numër dhe t’ua lëmë brezavet, me qëllim që kombi ynë më në fund të zërë mend.
Të këtilla të dhëna duhet t’i njohin dhe t’i kenë parasysh edhe sërbët, edhe malazezët, edhe bullgarët. Brezat e sotëm dhe të ardhshëm të sllavëvet që na rrethojnë, por edhe të grekëvet në krahun tjetër, nuk duhet të ecin në rrugët e paraardhësvet të tyre. Asnjë komb që ka kryer krime nuk mund të bëjë progres pa një katarsis, pa një pastrim rrënjësor të ndërgjegjes.
Ky është edhe qëllimi i publikimit të këtyre dokumenteve, nxitur nga dëshira që në të ardhshmen të mos na ndodhin gjakderdhje, as ne dhe as fqinjëvet tanë.
Nxitur, siç thashë në fillim, edhe nga prononcimi i gazetares Dianë Rexhepi, e cila, mendoj unë, po t’i njihte më mirë këto ngjarje, këto mynxyra të kombit të vet, nuk do të shprehej në atë mënyrë.

Gjokë Dabaj, nëntor 2021

Shqiptarët dhe nacionalizmi i mençur shqiptar

0

Nga Fahri Xharra, Gjakovë

Kush ka qenë trim një herë?
Aleksandr’ i Math i vjerë, Pirrua me shokë të tjerë,   në Shqipëri kanë lerë,
Po nga të gjithë m’i zoti, – Skënderbeu Kastrioti.
O mbret i dashur, ku je? Ku je, more Skënderbe? Si duron ti nënë dhè? Nukë të vjen keq për ne?
Në këtë kontekst ka nevojë që të ketë dhe një rishtjellim të së shkuarës sonë të largët pasi popullsia dhe territoret iliro-arbërore nuk kanë qenë thjesht spektatorë të kësaj trashëgimie kulturore të admirueshme por shpesh herë edhe aktorë dhe faktorë përcaktues në të .
Mendohet gjithnjë në mënyrë të gabuar se territoret mesdhetare shqiptare janë të vlefshme vetëm për historinë antike të rajonit si shesh betejash të luftërave civile romake apo dhe si një zgjatim i kulturës romake në anën tjetër të Adriatikut, ndërsa për vëzhguesit e dhe studiuesit është mëse e qartë që territoret mesdhetare shqiptare vazhdojnë të luajnë një rol të madh edhe në mesjetën e hershme që krijon bazat e qytetërimit evropian.
Mëmëdhe quhetë toka ku më ka rënurë koka,…. ku kam njohur perëndinë,
stërgjyshët ku kanë qenë dhe varret që kanë vënë.
Fantazma e perthithjës sllave është shumë e rëndë. Si rrjedhojë e kësaj, do të vazhdonte përpunimi në trajtë doktrinare i  një prej turpeve të mendimit shqiptar, ideja se kombin do ta kishte shuar prej kohësh vala sllave, në qoftëe se nuk do të na mbronin osmanet. Me një fjalë , qenja e Shqiperisë i detyrohet dy mburojave: shtetit osman dhe shtetit komunist. Se sa i rrejshëm ka qenë kërcënimi i parë, ai i Evropës, e tregoi në mënyrë të bujshme fundi i mijëvjeçarit kur Europa do të bënte luftë për të mbrojtur shqiptarët. Se sa përrallë ka qenë ky i dyti, koha është duke e treguar përherë e më fortë.
“Në përputhje me traditën që ekzistonte që më parë, të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. Në çdo vendqëndrim, në prani të Sundimtarit, u ekzekutuan me një të rënë shpate aq shumë të pafe sa qe e pamundur të llogariteshin. Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.” Ky është vetëm një fragment i shkëputur nga një kronikë që përshkruan pushtimin e Shqipërisë.
Me ndihmën e Zotit, më të Lartit pushtuan çdo strehë që mësynë dhe grabitën e plaçkitën kaq shumë pasuri të frymore e jofrymore, saqë djelmosha me tipare engjëllore dhe vasha me pamje hyrish, që vlenin tre a katër mijë aspra, krijesa të këndshme me tipare të tilla që mjaft që t’i shihje në fytyrë që të të ikte mendja, shiteshin veç për vetëm tre apo katërqind aspra.
…Arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri ishte se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. …Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit… Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe.
Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, – fap fap – i ekzekutonin…. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra…
Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. …Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.”
Shqipëria nuk ka qene dhe as është e padashur prej  familjes se kombeve  Europa nuk i frikohet nacionalizmit shqiptar
Zoti fliste Shqip! Duke lundruar ne Oqeanin e Mileniumeve arrijmë në një të vërtetë të mohuar, të vjedhur, të mëshehur nga zilia historike e prejardhjes se të mëvonshmëve dhe e cila ishte shpesh e rrezikshme për tu përmendur edhe nga vet trashëgimtarët e asaj të vërteteje. Që të kthehemi në trajtimin tonë të themi që gjuhët primitive ishin monosilabike ( një rrokëshe, një zëshe) dhe të cilat me kalimin e kohës dhe nevojave për komunikim janë bërë shumërrokëshe duke e shtuar në rrënjën e fjalës një tingull tjetër që të flasin me fjalë shumë më të përbëra, po në të njetën mënyrë sikur një fëmijë disa muajsh i cili e fillon belbimin e disa fjalëve një rrokëshe dhe në mënyrën e tij të thirrjës dhe pasthirrjës.

(Pjesa më e madhe e shqiptarëve i kanë sytë drejt Perëndimit, ku ata shohin një të ardhme për veten e tyre, dhe më e rëndësishmja, për fëmijët e tyre. Mbi të gjitha, ata mendojnë se Islami, sidomos Islami radikal, minon identitetin e tyre kombëtar. Në fund të fundit, ata e dinë nga librat e historisë se paraardhësit e tyre luftuan për të çliruar veten nga sundimi osman.)
Për rimëkëmbjen e kombit, ajo që n’a pret është një pyetje e madhe, që deri tani ka mbetur pa përgjigje për mijëvjeçarë: ka vetëm një Forcë ( e pakrijuar, gjithmonë ekzistuese ) në botë apo dy forca kundërshtare dhe në luftë me njëra tjetrën? Janë e mira dhe e keqja, drita dhe errësira,
jeta dhe vdekja ?
Nga përgjigja jonë varet mënyra se si ne eksperimentojmë jetën, shëndetin fizik dhe atë shpirtëror, dhe mënyrën se si të pranojmë dashurinë apo të kundërtën, që është urrejtja, polaritetin, ndarja me të cilën bota kthehet në një terren lufte të ashpër
(Përpjekjet e Presidentit turk për të manipuluar shqiptarët etnikë në Ballkan përmes radikalizmit fetar, duket se kanë shkuar shumë larg në sytë e shqiptarëve. Kjo sepse ai ka goditur në një temë të ndjeshme, që është nacionalizmi. Poeti i tyre kombëtar, Pashko Vasa i cili ka shkruar se ‘feja e shqiptarit është shqiptaria’, është një fakt që vepron si pengesë kundër përpjekjes së infiltrimit neo-otoman.)
Vorbulla e historisë sonë gjithë shqiptare, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë veten tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.

E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm).
“Meqenëse jeta dhe siguria e secilit është e lidhur me fatin e te gjithë atyre qe, se bashku, formojnë kombin, do te ma donte shpirti qe çdokush te sakrifikoje pese minuta ne njëzet e katër ore dhe te hetoje nga thellësia e vetes se tij se ç’shërbim ka bere për shoqërinë dhe ç’të mire mund t’i beje kësaj shoqërie qe e quajmë komb.”

E shihni pra ; « Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” thotë se nacionalizmi i shqiptarëve është i vetmi mjet për të ndaluar ambicien e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Ballkan. Përmes një editoriali të titulluar “Nacionalizmi shqiptar është bastion kundër ambicieve të Erdogan në Ballkan”, Kathimerini shkruan se shqiptarët janë i vetmi popull në Ballkan që mund të ndalojnë Presidentin turk të shtrijë ndikimin në këtë rajon. »
(Literatura; Ismail Kadare , Dorian Koci, Shpetim Hoxha , Andon Zako Çajupi .Sami  Frasheri, Mid`hat Frasheri , Tursun Beu. gazeta Dita )

Disa mbresa e kujtime për Qerim Lubeniqin, mësimdhënësin e shquar dhe atdhetarin nga Istogu

2

Autori i shkrimit me Dajën Qerim Lubeniqi …

Gjergj – Bajram Kabashi

Qerim Hyseni, i njohur më shumë si Qerim Lubeniqi nga Gurrakoci i Istogut, është një ndër veteranët më të njohur të arsimit në mbarë Rrafshin e Dukagjinit. Jeta e tij si mësimdhënës nëpër vende të ndryshme të Kosovës, është një golgotë e vërtetë vuajtjesh e përpjekjesh në edukimin e gjeneratave të reja të nxënësve.

Qerim Lubeniqi është ndër ata mësimdhënës të Kosovës që si profesor i Gjuhës e Letërsisë Shqipe, ka punuar para se Kosova të bëhej autonome në kuadër të federatës ish-jugosllave, në vitet të thuash të arta të autonomisë së Kosovës dhe pas rrënimit të dhunshëm të asaj autonomie nga ana e Serbisë së Slobodan Milosheviqit.

Fillim e mbarim, jeta profesionale e Qerim Lubeniqit ka qenë jo vetëm një përpjekje e madhe për edukimin e gjeneratave të reja, por edhe e luftës me dukuritë negative e sidomos në një mospajtim të plotë me qarqet serbomëdha, që në vendin tonë përfaqësoheshin nga pakicat e kolonëve serbë e malazez.

Përpos në Prishtinë dhe Mitrovicë, Qerim Lubeniqi ka punuar për vite të tëra në Gjimnazin “Haxhi Zeka” të Istogut si dhe në Shkollën e Mesme Teknike të Gurrakocit, ku pas rrënimit të autonomisë së Kosovës, ishte për shumë vite drejtor i asaj shkolle, në kohën kur të pakët ishin ata shqiptarë që me ëndje qëndronin në krye të udhëheqjes së shkollave të mesme e fillore, për shkak të presionit e dhunës së madhe e të pandalshme të policisë (milicisë) serbe.

Une Qerim Lubeniqin e kam konsideruar dhe vlerësuar si një personalitet të rrallë,  inteligjent prej natyrës, si një njeri të zgjuar e të fortë, që ka qenë bekim i vërtetë ta kishe përkrah në kohë të vështira të pushtimit.

Dajën Qerim, e kam pasur më shumë se sa të afërm në jetë, pasi ai më ka ndihmuar e qëndruar afër kur isha pothuaj i pa mbështetur e pa asnjë përkrahje reale pas burgosjes së Xhafer Shatrit me shumë vite të rënda burg dhe të vëllait, Sali Kabashit.

Qerim Lubeniqi më ka ndihmuar që të regjistrohesha edhe në fakultet në degën e Letërsisë e Gjuhës Shqipe të UP-së, pasi të ishe sadopak i anatemuar në atë kohë dhe i identifikuar si “familje nacionaliste”, nuk të përshëndetnin me ëndje as njerëzit në rrugë dhe mund të të afroheshin vetëm naivët, dashamirët e vërtetë dhe spiunët për qëllimet e tyre antikombëtare.

Të ishe në “synin e keq të Državës”, ishe në një mënyrë i leçitur dhe i padëshiruar prej të tjerëve!

Qerim Lubeniqi nuk ka qenë gjithfar burri, por sipas mendimit tim një njeri i veçant, njëherit shumë i butë në sjellje e mirësjellje, por edhe trim që kurrë nuk ia ka lëshue rrugën të praptes e së keqës. Një burrë i hijshëm dhe edhe sot e kësaj dite flokëkaçurrel, Qerim Hyseni – Lubeniqi ka ndodhur që edhe e ka rrahur shqelma e grushta ndonjë çetnik të tërbuar serb të kohës, që të tjerët me vetëdije u janë shmangur konfliktit me të tillët, pasi ata gjithnjë e kishin shtetin e Serbisë që u rrinte pas.

Prandaj, për shkak të paepjes së tij ndaj së keqës, padrejtësisë e poshtërimit, jo rralë edhe ka mbajtur burg.

Më rrëfente shpesh për shqetësimet e mëdha që ua shkaktonte policia serbe, kur ai ishte drejtor i shkollës së mesme në Gurrakoc. Qerimi gjatë gjithë asaj kohe pa dëshirën e tij është detyruar të ngatërrohej me policinë serbe (milicinë e atëhershme), e cila vetëm për pikën e qefit dhe me synim e qëllim për të nxitur shpërnguljet e familjeve shqiptare, i rrihte nxënësit që “ua vrisnin syrin” edhe në oborrin e shkollës apo edhe brenda shkollës.

Në një rast, rrëfente Qerimi , ishte ngatërruar keq me dy milic serbë që kishin hyrë në oborrin e shkollës, sa që milicët e pranishëm duke dyshuar se mund të pësonin nëse e godisnin thërrasin në përforcim edhe milicë të tjerë të armatosur me armët luftarake kallashnikov dhe dhunshëm e detyrojnë që ta dërgoj një derë të një klase të shkollës duke e bartur në shpinë në Stacionin e Milicisë së Gurrakocit, që udhëhiqej nga krimineli e zullumqari i njohur Milosh Stojkoviç!

Ja me ç’farë provokimesh dhe ngacmimesh mizore ndesheshin mësimdhënësit e asaj kohe, sidomos udhëheqësit trima të shkollave të mesme e fillore, siç ishte Qerim Lubeniqi.

Marrëdhëniet e mija me Qerim Lubeniqin janë më shumë se marrëdhënie në mes të afërmve, janë marrëdhënie që bazohen në mirënjohje dhe respekt të thellë për njeriun që të ka kuptuar e ndihmuar në periudha të veçanta jete.

Sa herë që jam në Kosovë, kryesisht verës, Profesori Qerim Lubeniqi vije për me më vizitue, ashtu që edhe une e takoj atë. Megjithëse i ka pothuaj 80 vjet jete, vije me biçikletë tek shtëpija ime, gjë që për mua është një shenjë e madhe nderimi dhe respekti që nuk mund ta harroj.

Kah fillimi i korrikut 2019 e pash të mërzitur ashtu qysh nuk isha mësuar ta shihja dhe iu afrova në Gurrakoc që të bisedoja me të. Pas përshëndetjeve e pyetjeve të zakonshme, nisi të më tregonte se gruan e kishte të sëmurë nga kanceri dhe se pas operacionit në Shkup i paskan thënë që vetëm pritet vdekja e saj. Ia filloi të qante. Qerim Lubeniqi. Njeriu i qëndresës dhe mosdorëzimit ndaj asnjë rrethane të vështirë jetësore, i cili i kishte dalë gjithmonë përballë të keqës e zezonës ndaj popullit të vet.

U preka nga pikëllimi, sinqeritei dhe dashunia e madhe që e tregonte për gruan e tij Ryve Bicaj, arsimtaren e njohur dhe shumë të dashur nga shkolla fillore “Martin Camaj” e Gurrakocot.

Nuk pajtohej me faktin se tashmë numroheshin çastet e fundit jetës të shoqes së tij të jetës, asaj me të cilën kishin kaluar shumë gëzime e hidhërime sëbashku.

Ryve Bicaj – Lubeniqi vdiq ndërkohë, pikërisht ashtu siç paralajmëroj Qerim Lubeniqi dhe u varros të nesërmen me 10 korrik 2019 , tek “Vorret e Kabashve” në Tomoc.

Qerim Lubeniqi ende e vazhdon jetën e tij me disiplinë dhe etikë tradicionale, krejt e ngjashëm me ata burrat e moçëm.

Në mëngjes del në ndonjë restaurant për të zhvilluar ndonjë bisedë me të njohshmit e shumtë e për ta pi ndonjë gotë raki rrushi.

Pastaj Qerimi kthehet në shtëpi apo shkon me e vizitue tokën, arat e livadhet e tij në Tomoc.

Përherë shkon në këmbë apo me biçikletë.

Si një djal i ri që nuk do t’ia l’eshoj rrugën moshës e as që i numëron vitet.

Të gjithë kemi nevojë për njerëzit si Qerim Lubeniqi, për njerëz që janë sinonim i traditës së mirë dhe të zakoneve të vërteta shqiptare, andaj shpresojmë dhe lutemi që kësi burrash shembullor të jetojnë sa më gjatë, që të na japin mësim dhe shpresë se si duhet jetuar e qëndruar me përvojën e jetës së tyre të bujshme.

Albin, pyete kolegun Zoran Millanoviç, se cilin postim të një ekonomisti të ri kroat në facebook, e implementoi në planprogramin e tij ekonomik

0
nga: Lirim Gashi, Prishtinë
E shkruar në gjuhën shqipe, kroate dhe gjermane .
Nuk e di se për çfarë shqetësohen ekonomistët, sociologët, psikologët dhe pedagogët tanë në këtë kohë krize të njëpasnjëshme ekonomike, pandemike dhe energjetike, në të cilën politikanët tanë, për shkak të diletantizmit të tyre politik, diplomatik, ekonomik dhe social, po bëjnë politike antiekonomike, antidiplomatike dhe antisociale?
Serbia do ta mbyllë vitin me 5 miliardë euro investime të huaja, që është gjashtëfishi i investimeve të huaja në Bosnje dhe Hercegovinë.
Kjo është 60% e investimit total në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
Dhe a e dini pse?
Falë politikanëve të saj djallëzorë dhe dinakë që e shesin mirë gatishmërinë e rreme për integrim në BE dhe falë nismës së Vuiçiqit për Balkan Open, të cilën FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) e përkthen dhe e keqinterpreton si gatishmëri të këtij vendi agresiv, për të bashkëpunuar me vendet fqinje, ose si gatishmëri për të hapur dhe zgjeruar tregun ballkanik dhe për të çmontuar barrierat tregtare burokratike.
Ky certifikim çuditërisht pozitiv favorizon Serbinë, pavarësisht se është destabilizuesi më i madh politik në Ballkanin Perëndimor.
Në veçanti, rrit besueshmërinë e saj jashtë vendit, gjë që i mundëson asaj të marrë hua me norma interesi dukshëm më të ulëta se vendet fqinje dhe rrjedhimisht të gjenerojë një buxhet shumë më të lartë se të vendeve fqinje, për investime të brendshme dhe ndërhyrje akute në zbutjen e efekteve anësore të pandemisë dhe krizës energjetike.
Sepse investimet e huaja dhe vendase krijojnë dhjetëra mijëra vende të reja pune në Serbi, ndërsa punëdhënësit dhe punonjësit e rinj rrisin buxhetin e shtetit përmes tatimit mbi pagat, kontributit në rritjen e konsumit dhe taksimit të konsumit.
Prandaj vetëm nëse Qeveria jonë e kupton se çfarë paradoksi po ndodh atëherë e kupton shumë më mirë se si duhet vepruar në parketin diplomatik dhe pse qeveria serbe është kaq këmbëngulëse dhe e zellshme në zbatimin e Balkan Open.
Sepse është pikërisht kjo nismë djallëzore që është një jorgan i djallit që mbulon të gjitha synimet agresive, shoviniste hegjemoniste dhe gllabëruese të Serbisë dhe që e ngrit atë në një pozitë superiore politike, diplomatike dhe ekonomike përballë fqinjëve ballkanikë.
Nga ana tjetër, vendimmarrësit në Bruksel dhe Uashington i marrin shumë seriozisht këshillat dhe sugjerimet e ekonomistëve të tyre më të shquar.
Dhe meqenëse ata u propozojnë qeverive të tyre që të shohin Balkan Openin si një test të vullnetit të mirë të vendeve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunim ekonomik, industrial dhe tregtar, atëherë kjo sjellje e tyre e pandershme dhe papërgjegjshme vetëm sa e motivon Serbinë per t’i mbetur akoma më besnike kësaj nisme djallëzore.
Është kjo nismë shumë e dyshimtë që i jep përshtypjen e gabuar SHBA-së dhe shumë vendeve kyçe evropiane se Serbia kërkon bashkëpunim të pakushtëzuar ekonomik, industrial dhe tregtar me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe pse pas një nisme të tillë fshihet një qëllim gllabërues, shovinist dhe hegjemonist.
Dhe çuditërisht, Serbia përfiton më së shumti nga kjo qasje e palogjikshme, e shtrembëruar dhe fatale e Brukselit dhe Uashingtonit, e cila daton që nga administrata Trump, kur marrëdhëniet e Uashingtonit me Brukselin, Parisin dhe Berlinin u reduktuan në minimumin e besimit të ndërsjellë.
Dhe pikërisht nga kjo kthesë negative në marrëdhëniet ndërmjet këtyre vendeve më të rëndësishme në botë ka përfituar më së shumti Serbia.
Sepse ajo është e specializuar në peshkimin djallëzor në ujërat e turbullta, gjë që krijon iluzionin optik se ajo gjoja është e interesuar për një paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.
Është pikërisht kjo qasje e pandershme dhe e papërgjegjshme e Brukselit dhe Uashingtonit që i bën këto dy qendra të rëndësishme vendimmarrëse të verbra dhe të shurdhëra ndaj së vërtetës.
Për shkak se Uashingtoni dhe Brukseli mbyllin njërin sy ndaj synimeve realisht hegjemoniste, gllabëruese dhe djallëzore të Serbisë, kjo e fundit jo vetëm që nuk ndëshkohet nga këto dy qendra më të rëndësishme vendimmarrëse në botë për sjelljen e saj shkatërruese dhe nxitjen e luftës, por edhe shpërblehet me favore.
Politika serbe është po aq agresive, provokuese, përçarëse, luftë-nxitëse, gllabëruese dhe klero-fashiste sa ishte në kohën e Millosheviqit.
Sepse Vuçiq po imiton Titon në politikën e jashtme, siç tregon mbajtja e një samiti të shteteve të paangazhuara në Beograd, ndërsa në politikën e brendshme ai imiton Millosheviçin dhe Putinin, ndonëse në kushte shumë më të favorshme politike, ekonomike dhe diplomatike sesa në vitet 1990, gjë që dëshmohet me errësirën e paparë mediatike dhe shpërbërjen e plotë të opozitës.
Imagjinoni çfarë ndodh:
Me destabilizimin politik të Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës dhe Malit të Zi, Serbia jo vetëm që frikëson investitorët e mundshëm në këto vende të varfra, por edhe ul ndjeshëm dhe dëmton aftësinë e tyre kreditore.
Dhe jo vetëm kaq, por edhe i çon këto vende edhe ashtu të varfra në prag të falimentimit.
Ndërsa qeveritë e Brukselit dhe të Uashingtonit jo vetëm që janë të verbra ndaj këtij agresioni djallëzor, sabotues e shkatërrues, por edhe favorizojnë dhe forcojnë ekonomikisht këtë shtet.
Dhe vë bast me ju se Albin Kurti jo vetëm që nuk merr asnjë informacion se çfarë po ndodh në të vërtetë, por as mendja nuk i shkon aq larg, sepse këshilltarët e tij janë statistë të paaftë, të cilët i ka punësuar vetëm për t’ua siguruar nga një pagë.
Dhe ky trajtim i papërgjegjshëm dhe i pavetëdijshëm i politikës dhe kjo politikë kaq e kotë kadrovike më frustron, shqetëson dhe mërzit aq shumë, sa nuk gjëj fjalë për ta përshkruar.
Në vend të kësaj, unë shoh gjela kokorezë që po përjetojnë orgazëm nga euforia e marrjes së kaq shumë votave.
Fushata e fundit për zgjedhjet lokale është dëshmi se kandidatët nuk mund të bëjnë as premtime të realizueshme e as boshe, sepse duan të marrin vota pa një plan apo program konkret.
Prandaj këto tubime në këtë formë janë të kota, sepse tifozët e ngrirë dhe të verbër së bashku me idhujt e tyre prodhojnë avull të nxehtë, sepse ata e kuptojnë politikën si një lojë futbolli, ku lavdërimet dhe vetëlavdërimi përjetohen si shënim i golave.
Kryeministrit kroat Andreja Plenkoviç i mjaftoi një postim brilant i një ekonomisti të ri dhe të talentuar kroat në Facebook që ta ftonte në zyrën e tij dhe të zbatonte idenë e tij brilante.
As që dua ta informoj Albin Kurtin për idenë, me shpresën se do të bëhet pak më kurioz dhe do të pyesë kolegun e tij kroat se për çfarë bëhet fjalë në të vërtetë.
********
ALBINE PITAJ KOLEGU ZORANA MILANOVIĆA KOJU OBJAVU MLADOG HRVATSKOG EKONOMISTA NA FACEBOOKU IMPLEMENTIRAO U SVOJ EKONOMSKI PLAN I PROGRAM
Autor : Lirim Gashi
Ne znam o čemu naši ekonomisti, sociolozi, psiholozi i pedagozi razmišljaju u ovom razdoblju uzastopne ekonomske, pandemijske i energetske krize, u kojoj naši političari vode nelogičnu, anti ekonomsku i antidiplomatsku politiku zbog svojih diletantnih političkih, diplomatskih, ekonomskih i društvenih stajališta ?
Srbija će godinu zaključiti s 5 milijardi eura stranih ulaganja, što je šest puta više od stranih ulaganja u Bosnu i Hercegovinu.
To je 60% ukupnih investicija u svim zemljama Zapadnog Balkana.
A znate li zašto?
Zahvaljujući njenim dijaboličnim i lukavim političarima koji dobro prodaju lažnu spremnost za EU integraciju, te zahvaljujući Vuičićevoj inicijativi za Balkan Open, koju MMF (Međunarodni monetarni fond) pogrešno prevodi i tumači kao stvarnu spremnost ove represivne zemlje za suradnju sa susjednim zemljama, ili kao spremnost da otvori i proširi balkansko tržište i da ukloni sve birokratske barijere u trgovini.
Ova iznenađujuće pozitivna potvrda ide u prilog Srbiji, iako je ona najveći politički destabilizator na zapadnom Balkanu.
Konkretno, povećava njen kredibilitet u inozemstvu, što joj omogućuje da se zadužuje po znatno nižim kamatnim stopama od susjednih zemalja i tako stvara puno veći proračun od susjednih zemalja za domaća ulaganja i akutne intervencije.
Jer strana i domaća ulaganja otvaraju desetine tisuća novih radnih mjesta u Srbiji, dok novi poslodavci i zaposleni povećavaju državni proračun kroz porez na plaće, doprinos na rastu potrošnje i oporezivanje potrošnje.
Dakle, samo ako naša vlada shvati ovu paradoksalnu stvarnost, puno će bolje razumjeti kako treba djelovati na diplomatskoj razini i zašto je srpska vlada tako ustrajna i savjesna u provedbi Balkan Opena.
Jer upravo je ta đavolska inicijativa đavolska deka, koja pokriva sve agresivne, šovinističke, hegemonističke i prožderačke namjere Srbije i uzdiže je na superiorniji politički, diplomatski i ekonomski položaj u odnosu na balkanske susjede.
S druge strane, donositelji odluka u Bruxellesu i Washingtonu vrlo ozbiljno shvaćaju savjete i sugestije svojih najistaknutijih ekonomista.
A budući da svojim vladama predlažu da se Balkan Open vidi kao test dobre volje zemalja zapadnog Balkana za gospodarsku, industrijsku i trgovinsku suradnju, njihovo nepošteno i neodgovorno ponašanje samo motivira Srbiju da ostane lojalna ovoj dijaboličnoj inicijativi.
Upravo ta vrlo dvojbena inicijativa daje SAD-u i mnogim važnim europskim zemljama pogrešan dojam da Srbija traži bezuvjetnu gospodarsku, industrijsku i trgovinsku suradnju sa svim zemljama Zapadnog Balkana, iako takva inicijativa krije u sebi vrlo poražavajući i vražji cilj.
I začudo, Srbija ima najviše koristi od ovog nelogičnog, iskrivljenog i fatalnog pristupa Bruxellesa i Washingtona, koji datira još od Trumpove administracije kada su odnosi Washingtona s Bruxellesom, Parizom i Berlinom svedeni na minimum međusobnog povjerenja.
A upravo je od tog negativnog zaokreta u odnosima ovih najvažnijih zemalja svijeta najviše koristi imala Srbija.
Zato što je specijalizirana za đavolski ribolov u nemirnim vodama, što stvara optičku iluziju da je tobože zainteresirana za trajni mir na zapadnom Balkanu.
Upravo ovaj nepošten i neodgovoran pristup Bruxellesa i Washingtona čini ova dva važna centra za donošenje odluka slijepima i gluhima na istinu.
Budući da Washington i Bruxelles zanemaruju istinski hegemonističke, proždiračke i dijaboličke namjere Srbije, ova dva najvažnija centra odlučivanja u svijetu ne samo da je ne kažnjavaju za njeno destruktivno ponašanje i ratno huškanje, već je i nagrađuju favoriziranjem.
Srpska je politika agresivna, provokativna, razdorna, ratoborna, proždiruća i klerofašistička kao što je bila i pod Miloševićem.
Jer, Vučić u vanjskoj politici oponaša Tita, što pokazuje održavanje samita nesvrstanih država u Beogradu, a na unutrašnjem planu imitira Miloševića i Putina, doduše pod mnogo povoljnijim političkim, ekonomskim i diplomatskim uvjetima nego 1990-ih. što je vidljivo u neviđenom mraku medija i potpunom raspuštanju oporbe.
Zamislite što se događa:
Političkom destabilizacijom Bosne i Hercegovine, Kosova i Crne Gore, Srbija ne samo da zastrašuje potencijalne ulagače u ove siromašne zemlje, već značajno smanjuje i potkopava njihovu kreditnu sposobnost.
I ne samo to, već dovodi i ove ionako ekonomski siromašne zemlje na rub bankrota.
Vlade Bruxellesa i Washingtona ne samo da su slijepe za ovu đavolsku, sabotirajuću i destruktivnu agresiju, već i ekonomski favoriziraju i jačaju ovu državu.
A kladim se da Albin Kurti ne samo da ne dobiva nikakve informacije o tome što se zapravo događa, nego ni ne razmišlja tako daleko, jer su njegovi savjetnici nesposobni statističari koje je angažirao samo da im osigura jednu plaću.
A ovo neodgovorno i nesvjesno bavljenje politikom i ova jalova kadrovska politika me jako frustrira i brine.
Umjesto toga, vidim kako purice doživljavaju orgazam od euforije zbog dobivanja tolikih glasova.
Nedavna kampanja za lokalne izbore dokazuje da kandidati ne mogu davati ni izvediva ni prazna obećanja, jer žele dobiti glasove bez određenog plana ili programa.
Stoga su ova okupljanja u ovakvom obliku uzaludna, jer promrzli i slijepi navijači i njihovi idoli zajedno proizvode vruću paru jer politiku shvaćaju kao nogometnu utakmicu u kojoj se pohvale i samohvale doživljavaju kao golvi.
Briljantna objava mladog i talentiranog hrvatskog ekonomista na Facebooku bila je dovoljna da ga hrvatski premijer Andreja Plenković pozove u svoj ured i provede njegovu briljantnu ideju.
Albina Kurtija ne želim ni informirati o ideji u nadi da će on biti malo znatiželjniji i pitati hrvatskog kolegu o čemu se zapravo radi.
********
Ich weiß nicht, worüber sich unsere Ökonomen, Soziologen, Psychologen und Pädagogen in dieser Zeit der aufeinanderfolgenden Wirtschafts-, Pandemie- und Energiekrise Sorgen machen, in der unsere Politiker aufgrund ihres politischen, diplomatischen, wirtschaftlichen und sozialen Dilettantismus Politik machen -wirtschaftlich, antidiplomatisch und asozial?
Serbien wird das Jahr mit 5 Milliarden Euro an Auslandsinvestitionen abschließen, was dem Sechsfachen der Auslandsinvestitionen in Bosnien und Herzegowina entspricht.
Das sind 60 % der Gesamtinvestitionen in allen Ländern des Westbalkans.
Und wissen Sie warum?
Dank seiner teuflischen und listigen Politiker, die die falsche Bereitschaft zur EU-Integration gut verkaufen, und dank Vuicics Initiative für die Balkan Open, die der IWF (Internationaler Währungsfonds) als Kooperationsbereitschaft des repressiven Landes mit den Nachbarländern übersetzt und fehlinterpretiert, oder als Bereitschaft, den Balkanmarkt zu öffnen und auszubauen und bürokratische Handelshemmnisse abzubauen.
Diese überraschend positive Zertifizierung begünstigt Serbien, obwohl es der größte politische Destabilisator auf dem Westbalkan ist.
Insbesondere erhöht es seine Glaubwürdigkeit im Ausland, was es ihm ermöglicht, Kredite zu deutlich niedrigeren Zinssätzen als Nachbarländer aufzunehmen und somit ein viel höheres Budget als Nachbarländer für inländische Investitionen und akute Interventionen zu erwirtschaften .
Weil ausländische und inländische Investitionen Zehntausende neuer Arbeitsplätze in Serbien schaffen, während neue Arbeitgeber und Arbeitnehmer den Staatshaushalt durch Lohnsteuer, Beitrag zum Konsumwachstum und Konsumbesteuerung erhöhen.
Nur wenn unsere Regierung versteht, was paradox ist, versteht sie daher viel besser, wie sie auf diplomatischer Ebene vorgeht und warum die serbische Regierung bei der Umsetzung der Balkan Open so hartnäckig und gewissenhaft ist.
Denn gerade diese teuflische Initiative ist eine Decke des Teufels, die alle aggressiven, chauvinistischen Hegemonial- und verschlingenden Absichten Serbiens abdeckt und es zu einer überlegenen politischen, diplomatischen und wirtschaftlichen Position gegenüber seinen Balkan-Nachbarn erhebt.
Auf der anderen Seite nehmen die Entscheidungsträger in Brüssel und Washington die Ratschläge und Anregungen ihrer prominentesten Ökonomen sehr ernst.
Und da sie ihren Regierungen vorschlagen, die Balkan Open als Test für den guten Willen der Westbalkanländer für wirtschaftliche, industrielle und handelspolitische Zusammenarbeit zu sehen, motiviert dieses unehrliche und unverantwortliche Verhalten Serbien nur dazu, dieser teuflischen Initiative treu zu bleiben.
Es ist diese sehr zweifelhafte Initiative, die den USA und vielen wichtigen europäischen Ländern den falschen Eindruck vermittelt, dass Serbien eine bedingungslose wirtschaftliche, industrielle und handelspolitische Zusammenarbeit mit allen Ländern des Westbalkans anstrebt, obwohl eine solche Initiative ein verheerendes Ziel verbirgt und Hegemonist.
Und überraschenderweise profitiert Serbien am meisten von diesem unlogischen, verzerrten und fatalen Vorgehen Brüssels und Washingtons, das auf die Trump-Administration zurückgeht, als Washingtons Beziehungen zu Brüssel, Paris und Berlin auf ein Minimum an gegenseitigem Vertrauen reduziert wurden.
Und von dieser negativen Wendung in den Beziehungen zwischen diesen wichtigsten Ländern der Welt hat Serbien am meisten profitiert.
Denn sie ist spezialisiert auf teuflisches Fischen in turbulenten Gewässern, was die optische Täuschung erweckt, sie sei vordergründig an einem dauerhaften Frieden auf dem Westbalkan interessiert.
Gerade dieser unehrliche und verantwortungslose Ansatz Brüssels und Washingtons macht diese beiden wichtigen Entscheidungszentren blind und taub gegenüber der Wahrheit.
Weil Washington und Brüssel die wahrhaft hegemonialen, verschlingenden und teuflischen Absichten Serbiens ignorieren, wird letzteres von diesen beiden wichtigsten Entscheidungszentren der Welt nicht nur für sein destruktives Verhalten und seine Aufstachelung zum Krieg nicht nur nicht bestraft, sondern auch belohnt mit begünstigt.
Die serbische Politik ist so aggressiv, provokant, spalterisch, kriegerisch, verschlingend und klerofaschistisch wie unter Milosevic.
Denn Vucic ahmt Tito in der Außenpolitik nach, wie die Abhaltung eines Gipfels der blockfreien Staaten in Belgrad zeigt, während er innenpolitisch Milosevic und Putin imitiert, wenn auch unter wesentlich günstigeren politischen, wirtschaftlichen und diplomatischen Bedingungen als in den 1990er Jahren. was sich in der beispiellosen Dunkelheit der Medien und der vollständigen Auflösung der Opposition zeigt.
Stellen Sie sich vor, was passiert:
Mit der politischen Destabilisierung von Bosnien und Herzegowina, Kosovo und Montenegro schüchtert Serbien nicht nur potenzielle Investoren in diese armen Länder ein, sondern mindert und untergräbt auch deren Kreditwürdigkeit erheblich.
Und nicht nur das, es bringt auch diese ohnehin schon wirtschaftlich armen Länder an den Rand des Bankrotts.
Dabei sind die Regierungen von Brüssel und Washington nicht nur blind für diese teuflische, sabotive und destruktive Aggression, sondern begünstigen und stärken diesen Staat auch wirtschaftlich.
Und ich wette, Albin Kurti bekommt nicht nur keine Informationen darüber, was wirklich los ist, sondern denkt auch nicht so weit, denn seine Berater sind inkompetente Statistiker, die er nur angestellt hat, um ihnen ein Gehalt zu verschaffen.
Und dieser unverantwortliche und unbewusste Umgang mit Politik und diese so vergebliche Personalpolitik frustriert und beunruhigt mich sehr.
Stattdessen sehe ich Truthähne, die aufgrund der Euphorie, so viele Stimmen zu bekommen, einen Orgasmus erleben.
Der jüngste Kommunalwahlkampf beweist, dass Kandidaten weder machbare noch leere Versprechungen machen können, weil sie ohne konkreten Plan oder Programm Stimmen bekommen wollen.
Deshalb sind diese Zusammenkünfte in dieser Form vergeblich, denn die erstarrten und blinden Fans und ihre Idole produzieren gemeinsam heißen Dampf, weil sie Politik als Fußballspiel verstehen, in dem Lob und Eigenlob als Torschuss erlebt werden.
Ein genialer Post eines jungen und talentierten kroatischen Ökonomen auf Facebook reichte dem kroatischen Ministerpräsidenten Andreja Plenkovic, um ihn in sein Büro einzuladen und seine geniale Idee umzusetzen.
Ich möchte Albin Kurti gar nicht erst über die Idee informieren, in der Hoffnung, dass er etwas neugieriger wird und seinen kroatischen Kollegen fragt, worum es eigentlich geht.

Dil voto për të ardhmen Tënde!

0

Adem Breznica, Fushë Kosovë

Bëju me dije hajnave se ata nuk të kanë punësuar Ty, por Ti, me votën tënde, i ke punësuar ata.
Përkujtoju atyre se ata ishin të parët që kërkuan nga Ti, që pikërisht Ti, t’i punësosh ata, duke ua besuar mandatet drejtuese, në shërbim ndaj Teje, përmes votës Tënde.
Dhe Ti nuk ishe i pari që kërkove prej tyre punësimin Tënd, por ata kërkuan të parët nga Ti që t’i punësosh ata.
Sepse ata fillimisht, meqë kërkuan të parët nga Ti, ishin më të dobët se Ti, ndërsa Ti ishe më i fortë se ta.
Ti ishe më i fuqishëm, më i pasur, më zemërhapur se ata, prandaj u dhe atyre, e ata morën prej Teje.
Ti i punësove ata përmes votës Tënde që ta kërkuan në shkëmbim të shërbimit ndaj Teje.
Ata të erdhën te dera dhe kërkuan “lëmoshën” Tënde në mënyrë që ta kthenin atë në shërbim ndaj Teje.
Pra, Ti me lëmoshën Tënde, me votën Tënde, që ishte e drejta Jote absolute, i punësove që ata të të shërbenin Ty, e jo Ti atyre.
E kur i punësove ata, Ti vetëm u kërkove të kthenin shërbimin ndaj Teje, e që po ashtu është e drejta Jote absolute, e lënë përkohësisht amanet në duart e Tyre.
E pastaj kur Ti i punësove, shërbyesit Tuaj në vend se ta kthenin punësimin me punësim, në vend se të punësonin Ty që i punësove, si ish-punëdhënësi burimor, ata punësuan shërbyesit e vet, e shërbyesit e shërbyesve të vet, e Ty të lanë në fazën e tretë e të katërt, para skadimit të mandatit e mandateve.
Pastaj të erdhën sërish ke dera me të njëjtën “devotshmëri”, e përulësi prej robit e shërbëtorit, që edhe kësaj radhe t’u japësh lëmoshën e votës.
Dhe Ti me zemërgjerësi sërish u dhe varfanjakëve lypsarë.
Më tej ata u forcuan edhe më shumë e u bënë edhe më të fortë kundër zotërisë Sate prej sovrani.
Dhe avazi vazhdoi pa ndryshim.
Pastaj gjërat e njëjta u përsëriten tutje, deri në skadencën e mandatit të radhës, kur, pasi i kishin rehatuar edhe shfalerkat e tyre me puna, vetura, shtëpi e banesa, gjetën dhe për Ty një vend pune, duke mos harruar pa ta përmendur sa herë i takoje, thuajse ata të paguajnë nga paratë e xhepave të tyre e jo nga taksat e Tua.
Dhe sërishmi ta kërkojnë votën Tënde që të vazhdojnë me trashjen e vjedhjeve dhe mbulimin e krimeve ndaj Teje, fqiut, publikut, rrugës, trotuarit, ndriçimit, ujit, kanalizimit, parkut, shkollës, ambulantes, institucioneve Tua…

Ata sërish kanë nevojë për Ty, që përmes votës Tënde t’i arsyetojnë vjedhjet e keqpërdorimet ndaj Teje…

Pra, dil e voto kundër hajdutëve që e keqpërdorën besimin Tënd tash e sa mandate!
Dil e voto kundër hajnave të paskrupuj!
Dil e voto kundër dilinxhive, depsuzave e dejuzave!
Dil e voto kundër atyre që e kanë shitë familjen e vet sepse ata të shesin edhe Ty!
Dil e voto kundër atyre që të thonë se të kemi shti në punë, e kallxoju me votë se Ti ishe ai që i ke shti e i ke futë në punë ata!

Dil e voto kundër spiunëve, bandave e aleatëve të Serbisë e Rusisë, të cilët qe 20 vite rresht e kanë vjedhë, e kanë shitë, e kanë kontrabandu punën Tënde, djersen Tënde, taksat e Tua, Kosovën Tënde, duke e katandisë Atdheun Tënd në mjerim.

Dil e voto kundër atyre që çdo ditë e vjedhin punën Tënde, kontributin Tënd, meritat e Tua, dinjitetin Tënd!

Dil e kallxoju kush është Bossi këtu!

Dil e tregoju se Ti je Sovrani i vërtetë!

Thjesht: Dil e voto për të ardhmen Tënde!

“1 for 4 years”!

  • Adem Breznica, gazetar i pavarur

Prokuroria në mbrojtje të votës

0

Prishtinë, 14 nëntor 2021 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke përcjellë me vëmendje procesin zgjedhor i cili është duke u zhvilluar sot për zgjedhjet e balotazhit, për kryetar komunash.
Që nga ora shtatë e mëngjesit të ditës së sotme, janë të angazhuar mbi pesëdhjetë (50) prokurorë dhe staf mbështetës, për të përcjellë për së afërmi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të cilët janë në gjendje gatishmërie që të reagojnë në çdo rast ku ka pengim të procesit të votimit.
Po ashtu, prokurori i shtetit me qëllim të parandalimit të çdo parregullsie që lidhet me të drejtën e votës, fton qytetarët, mediat dhe shoqërinë civile, të bashkëpunojnë dhe raportojnë te Policia dhe Prokuroria, të gjitha pretendimet për keqpërdorim të votës.

Në 21 nga 38 komunat e Kosovës sot po votohet në balotazh për zgjedhjen e kryetarëve

1

Shkruan: Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 14 Nëntor 2021/ Në 21 nga gjithësej 38 komunat e Kosovës sot po votohet  për zgjedhjen e kryetarëve në balotazhin – raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, pas votimeve të dielën e 17 Tetorit 2021 me pjesëmarrje të votuesëve 42,50%,  kur në 17 komuna u përcaktuan fituesit që në raundin e parë.

Votimet e balotazhit për 21 kryetarë komunash po zhvillohen në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Gjilan, Vushtrri, Podujevë, Gllogoc, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Obiliq, Rahovec, Shtime, Viti, Malishevë, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

Zgjedhjet Lokale 2021 në Kosovë janë të tetat në liri – pas hyrjes shpëtimtare të forcës më të madhe ushtarake planetare – NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Qershorin e vitit 1999.

Në Kosovën e lirë zgjedhjet e para për pushtetin lokal janë mbajtur në 28 Tetor të vitit 2000.

Zgjedhjet lokale të 15 Nëntorit 2009 ishin të parat pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 Shkurtin historik 2008.

Nga gjithësej 38 komunat e Republikës së Kosovës 27 janë me shumicë shqiptare dhe më e madhja është e kryeqytetit, Prishtinës.

Ndërsa, 10 komuna, kryesisht nga më të voglat, janë me shumicë serbe,  5 prej tyre të reja – Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Mitrovica e Veriut, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Një komunë – Mamusha është e banuar me shumicë nga komuniteti turk, që është një nga minoritetet tjera në Kosovë. 

Në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit në Kosovë garonin  32  parti politike, 1 koalicion zgjedhor, 33 iniciativa qytetare, 23 kandidatë të pavarur.

Numri i kandidatëve për kryetarë të komunave ishte 166 (meshkuj 152, femra 14). Numri i kandidatëve për kuvende komunale ishte 5 198 (meshkuj 3 261, femra 1 937), ndërsa numri i përgjithshëm i ulsëve në kuvende komunale është 1 002. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar ishte 5 364  (meshkuj 3 413, femra 1 951).

Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila  është shpërndarë në vendvotime në ditën e zgjedhjeve më 17 Tetor, përmbante 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën në 14 Shkurt 2021.

 Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë: 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen në regjistrim edhe të serbëve në Kosovën veriore. Në Mitrovicën e veriut dhe tre komunat tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan serbët kanë refuzuar regjistrimin e popullsisë.

Në 4 komunat e veriut të Kosovës me shumicë serbe e ku ka edhe lagje e fshatra shqiptare për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit 2021 numri në listën e qytetarëve me të drejtë vote për Mitrovicën e veriut ishte 17 721, për Leposaviçin 12 707, për Zveçanin 6 879 dhe për Zubin Potokun  6 443.

Me ua mshel gjepat apo mbyll gojën kandidatëve për kryetar komunash, apo si e dogjën një libër?

0

Sinan Kastrati, Suedi

“Do të gjejmë gjithmonë një laps për të shkruar të ardhmen, por kurrë s’do të gjejmë gomën për të fshirë të kaluarën.” (Al Paçino)
Asnjëherë nuk kam përkrah asnjë kandidat për kryetar komune në zgjedhjet lokale e as për deputetë për Kuvend të Kosovës dhe as tash nuk dua ta përkrahi.
Zgjedhjet në Kosovë, më tha një miku im, ”po të mbaheshin njëherë në çdo muaj, Kosova do të bëhej si Zvicrra”.
Unë do të ia kujtoj “votuesit” të Kosovës se Xhabir Zharku, ish komandant ”Qorri”, në Kaqanik mbolli PALME e Shpend Ahmeti, ish kandidat i propozuar nga Vetëvendosja, kur u zgjodh kryetar i komun¨se së Prishtinës, udhtonte me autobus urban ndërsa makinësn që e kishte përdorur ish paraardhësi i ti, Isa Mustafa, e ruajti deri sa u dryshk.
Shpendi më vonë udhtonte edhe me SHAHT ”Shahti i Shpendit”.
Një pyetje për të dy ish kryetarët, Shpendin e Xhabirin?
-Po të ndodhte ndonjë tërmet, përmbyetje (“Shpendi e ka Shqatin”) e do të udhtoje përsëri me autobus?
Shpend, a ke udhtua më me autobus, si “qytetar”?
“Shpend Ahmeti, me autobus duke shkuar në punë”, E Premte 27 Dhjetor 2013 10:19
https://www.kosovahaber.net/?page=1,12,22605
“Shpend Ahmeti Nuk mund ta shes Audi Q7 te Isa Mustafes”, Thursday, December 19, 2013
http://dokumentarshqip.blogspot.com/2013/12/shpend-ahmeti-nuk-mund-ta-shes-audi-q7.html
“E shiti Q7’shin, por Shpend Ahmeti bëhet sërish me xhip”, 04/06/2018

E shiti Q7’shin, por Shpend Ahmeti bëhet sërish me xhip


“Kryetari i ri i Prishtinës shkon me autobus në punë”, Friday, 27 December 2013 – 12:03
Kryetari i ri i Prishtinës, Shpend Ahmeti duket se e ka mbajtur premtimin që kishte dhënë në fushatë, se “nuk i duhet veturë zyrtare”. Ai sot me autobus shkoi në punë

Kryetari i ri i Prishtinës shkon me autobus në punë


“Shpend Ahmeti e pranon më në fund: PO, isha në jahtin e Devollëve”, 30.03.2017 19:35:41
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka pranuar se ka qëndruar në jaht në Budvë fundjavën e kaluar ndonëse thotë se nuk e ka ditur që mjeti ka qenë i Blerim Devollit të kompanisë “Devolli”.

Shpend Ahmeti e pranon më në fund: PO, isha në jahtin e Devollëve

Besnik Lajçi: Unë dëshmoj kundër Xhabir Zharkut (në disa vazhdime)
https://diskutime-shqiptare.albanianforum.net/t6053-besnik-lajci-une-deshmoj-kunder-xhabir-zharkut

Për Xhabir Xharkun nuk mund ta komentoj se si mbolli palmen ë Kaqanik pasi që nuk e kam librin e Veton Surroit, “Këmbët e gjarprit”, Koha, Prishtinë, maj 2014, libër i cili shumë ish “luftëtarë” e dogjën në furrën e druve, sin ë kohën e inkuzicionit:
“Isni Kilaj i PDK-së, nxiti djegien e librit të Veton Surroit “Këmbët e Gjarprit”
By admin, 08/12/2014

Isni Kilaj i PDK-së, nxiti djegien e librit të Veton Surroit “Këmbët e Gjarprit”


Që të mos ti hyje në hak lexuesit dhe vetë ish kryetarit, e tash kandidat për kryetar të komunës së Malishevës, Isni Kilaj, po e (ri)botoj tekstin e plotë të shkrimit:
“Isni Kilaj i PDK-së, nxiti djegien e librit të Veton Surroit “Këmbët e Gjarprit”
Ish- kryetari i Komunës së Malishevës, dhe tani kryetar i Degës së PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj është ai i cili ka nxitur që të digjet libri i Veton Surroit, “Këmbët e Gjarprit”. Kështu kanë bërë burime të Gazetës Blic. Sipas këtyre burimeve, aktin e djegies e ka kryer një asamblist i PDK-së së bashku me veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të nxitur nga Isni Kilaj.
“Në djegien e librit të Veton Surroit pos veteranëve të UCK-së që e përkrahin PDK-në, ka pasur edhe veteranë që e mbështesin Nismën për Kosovën, e cila në zgjedhjet lokale ka fituar në Malishevë. Mirëpo, djegia e librit është nxitur nga Isni Kilaj”, ka thënë ky burim i Gazetës Blic.
Ndryshe, në librin e Veton Surroit “Këmbët e Gjarprit”, në disa raste përmendet edhe Malisheva.

Të hënën një grup i veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Komuna e Malishevës, rreth orës 11:00, në parkun e këtij qyteti, e kanë djegur librin e publicistit Veton Surroi, “Këmbët e Gjarprit”.
Djegia e librit te Surroit
Bekim Hoti, një veteran i UÇK-së, aktualisht anëtar i Kuvendit Komunal të Malishevës nga radhët e PDK-së, i ka shpjeguar motivet për këtë akt. Duke i dhënë në vazhdimësi mbiemrit Surroi mbaresën “viq” dhe duke e etiketuar atë si antikombëtar e me emra të tjerë fyes, Hoti ka thënë se djegia e librit është më e pakta gjë që mund të bëhet kundër tij.
Muajin e kaluar e njëjta organizatë pati djegur librin edhe në Ferizaj, akt ky që pati ngjallur reagime të shumta dhe qe cilësuar si vandalizëm.
Autori i librit, Veton Surroi, ka reaguar edhe sot duke shkruar në Facebook: “Më 11 gusht në sheshin Adem Jashari të Malishevës një grup personash që e quajnë veten luftëtarë (të OVL UÇK) dogjën librin “Këmbët e Gjarprit” me arsyetim se është një “” dhe se është i drejtuar”kundër vlerave kombëtare”.
Në korrik, në sheshin Al-Ouruba të qytetit Mosul në Irak , një grup personash që e quajnë veten luftëtarë (të ISIS) dogjën me dhjetëra libra të marra nga biblioteka publike dhe libraritë private me arsyetimin se “ janë libra që thërrasin për jomoralitet dhe ateizëm”. Gazeta Blic
Po e mbyll me thënien (e Al Paçinos) që e fillova: “Do të gjejmë gjithmonë një laps për të shkruar të ardhmen, por kurrë s’do të gjejmë gomën për të fshirë të kaluarën.” (Al Paçino).
A do ta gjenjë vehten këta ish kandidat për të parët e këtyre komunave dhe a do të skuqeshin tash?
-Me siguri se JO!

Malmö, 14 nëntor 2021

Presheva në Lëvizjen Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim (LKpÇB) dhe kërkesat për bashkim me Shqipërinë Etnike

0
Vila “Letafet” ku u vendos Shkolla e Parë Shqipe në Preshevë

Në bisedë me nxënësin e shkollës së parë shqipe, Nehat Hazirin të Mëhallës së Bugarinëve mësuam se pos tij nxënës të kësaj shkolle ishin edhe Xhevat Haziri i Bugarinëve, Abdulla Haziri poashtu i Bugarinëve, të lindur më 1933.

Shkruan: Prof. Xhemaledin SALIHU, Preshevë

Themelimi i Organizatës Studentore Shqiptare “Besa” në Beograd

Presheva, asnjëherë nuk u nda nga ngjarjet dhe ndodhitë në etnikumin shqiptar, por gjithmonë ishte pjesë e këtij etnikumi si dhe pjesë e Lëvizjes Mbarëkombëtare. Ajo mori pjesë në të gjitha proceset e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Presheva pati emra të njohur, personalitete të shquara, veprimtarë të dalluar të Rezistencës dhe të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, duke filluar që nga Mbretëria Dardane e deri në Luftën e UÇPMB-së.
Shqiptarët e Preshevës nën sundimin e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene nuk i gëzuan të drejtat politike elementare qytetare dhe kolektive. Ata nuk e patën të drejtën e shkollimit në gjuhën amtare, përdorimin e gjuhës, flamurit si dhe kultivimin e kulturës kombëtare. Bile, edhepse Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene nënshkroi Marrëveshjen e Sen Zhermenit, më 10 shtator 1919, për të drejtat qytetare dhe politike të pakicave kombëtare, ajo më vonë kërkoi anulimin e kësaj Marrëveshjeje, sepse nuk i përmbushi obligimet që dalin nga Marrëveshja.
Kështu, Shqiptarët e Preshevës qenë të detyruat të vazhdojnë luftën për të drejtat kombëtare edhe pas viteve të 30-ta të shekullit XX. Pra, në të gjitha trojet shqiptare filloi një lëvizje kombëtare, gjegjësisht e inicuar nga studentët shqiptarë që studionin në Univesitetin e Beogradit. Pra, në mars të vitit 1935, në Beograd, u themelua Organizata Studentore Shqiptare “BESA”.
Këtë organizatë në fillim të vitit 1935, e ndihmoi Sekretari i Parë i Legatës Shqiptare në Beograd, Shermet Xherxhuli. Me ndihmën e tij, filloi së vepruari kjo organizatë nacionaliste me seli në Beograd. Ky diplomat shqiptar në fillim arriti të anëtarësoj 12 studentë nga Kosova dhe Shqipëria Lindore. Ky diplomat shqiptar  organizatën “Besa” e organizoi pastër në baza kombëtare. Kjo organizatë politike, kishte për detyrë ngritjen e vetëdijes kombëtare te popullata shqiptare, në luftë kundër regjimit të egër jugosllav.
Nismëtarët e themelimit të kësaj organizate ishin: Tahir Ismaili, Jahja Osmani nga Kumanova, Shaip Mustafa nga Presheva, Abdulla Saqipi nga Presheva, Sokol Dobroshi nga Gjakova, Xhevdet Pallaska nga Gjakova, Shaip Kamberi nga Tetova, Esat Berisha nga Gjilani, Qazim Bllaca nga Bllaca e Malishevës, Ibrahim Lutfiu nga Prizreni etj., që të gjithë studentë në Universitetin e Beogradit.

Parimet kryesore të Organizatës Studentore Shqiptare “BESA” ishin:

“1. Veprimtaria themelore në zgjimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët.
2. Bashkëpunimi politik me popujt tjerë të robëruar apo të pakënaqur nga regjimi i atëhershëm jugosllav.
3. Fshehtësia e domosdoshme dhe veprimtaria gojore.
4.Betimi i detyrueshëm dhe asnjë dokument i shkruar për veprimtarinë e organizatës.”

Veprimtaria e Organizatës Studentore “Besa”, së shpejti shtrihet në disa qendra të mëdha shqiptare, posaçërisht në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Preshevë, Gjilan, ku kontribut të çmueshëm për këtë do të japin përfaqësuesit e konsullatës shqiptare në Shkup: Rexhep Stablea dhe Sylejman Ashkiu.
Takimet, zakonisht mbaheshin në kafenenë “Bojali Han” në Shkup, të pronarit Hasan Shukriu. Ky lokal, më vonë do të shndërrohet në qendër të rezistencës shqiptare, për të drejtat e Shqiptarëve, kundër politikës hegjemoniste serbe.
Programi themelor i kësaj organizate ishte, çlirimi i trojeve shqiptare me Kosovë, Preshevë, Shkup deri në Veles dhe bashkimi  i tyre me shtetin amë. Anëtarët e organizatës “Besa”, kanë pasur për detyrë, sipas programit të tyre kombëtar që në kontaktet me qytetarë të përhapin idenë për bashkimin e trojeve shqiptare të aneksuara me dhunë nga pushteti Jugosllav dhe t’i bashkëngjiten Shqipërisë.

Programi politik i organizatës “Besa”, të Beogradit :

“1. Përhapja e propagandës midis myslimanëve, se ata kurrsesi nuk mund të jenë turq, por janë shqiptarë.
2. Çdo anëtar e kishte për detyrë që të përhapte idenë për Shqipërinë Etnike dhe të luftonte për bashkimin e shqiptarëve; në Kosovë, Preshevë, Bujanovc dhe luginën e  Vardarit.
3. Ti jepet rëndësi mësimit të gjuhës shqipe, historisë dhe kulturës shqiptare.
4. Kërkohej një regjistrim i plotë i popullatës shqiptare, që struktura e saj të jetë më bindëse para diplomacisë evropiane.
5. Kërkohej që turqit të deklaroheshin shqiptarë dhe të mësonin shkrim dhe lexim në gjuhën shqipe.”
Organizata Studentore Shqiptare “Besa” në Beograd brenda udhëheqjes së saj kishte dy rryma, dy drejtime: drejtimi djathtist, e cili synonte dhe angazhohej që trojet shqiptare t’i bashkangjiten Shqipërisë Etnike, ishte më radikal dhe nuk pranonte bashkëpunim me studentët serbë. Përfaqsuesit më të denjë ishin: Tahir Ismaili, Abdulla Saqipi-Presheva, Sokol Dobroshi, etjerë dhe orientimi majtist, me ideologji komuniste jugosllave, anëtarët e të cilit drejtim anonin dhe angazhoheshin për bashkëpunim më të ngushtë dhe të domosdoshën me studentët serbë. Në këtë drejtim vepronin edhe disa studentë shqiptarë që studionin në Universitetin e Beogradit: si Ali Shukriu, Meto Bajraktari, Zejnel Ajdini, Hivzi dhe Azis Sylejmani, Shaip Mustafa, Selim Selimi. Të gjitha takimet e Organizatës “Besa” mbaheshin në klubin “Kosova” në Beograd.
Sipas studiuesit Qerim Litës: “Synimi kryesor i Organizatës “Besa” ishte: “Ribashkimi i Kosovës dhe Maqedonisë Perëndimore(dhe të gjitha viseve të tjera të banuara me shqiptarë) me Shqipërinë…”
Në këtë kohë, pandamë Organizatës Studentore Shqiptare “Besa” në Beograd u themelua edhe Shoqata e Studentëve, Serbë, Malazezë, Shqiptarë e quajtur “Kosmet”. Ajo ishte Shoqatë e Studentëve të Kosovës dhe Metohisë, si e quanin atëherë Republikën e Kosovës, e cila kishte për qëllim t’i ndihmojë Komitetit Krahinor të LKJ, në luftën për Vëllazërim dhe Bashkim të Shqiptarëve, Serbëve, Malazezëve dhe të tjerëve.
Në këtë Shoqatë bënin pjesë edhe disa studentë shqiptarë: Ali Aliu, Zejnel Hajdini e të tjerë. Mirëpo, kjo Shoqatë nuk pati aq ndikim te shumica e studentëve shqiptarë në Beograd, të cilët u përcaktuan për idetë përparimtare të Organizatës Studentore “Besa”. Pra, ishte një luftë e pakompromis për përfitimin e studentëve shqiptarë nga ana e këtyre dy organizatave. Mirëpo, propagimi i Organizatës “Besa” ishte më i fuqishëm dhe nuk lejuan që në atë kohë studentët shqiptarë të bijnë pre e ideologjisë komuniste, pos disa prej komunistëve shqiptarë që u përcaktuan për organizatën “Kosmet”

Shaip Mustafa lindi më 12 qershor 1912, në fshatin Bukurocë të Preshevës, nga babai Ibrahim-Mulla Hima dhe nëna Hatixhe. Mësimin fillor e kreu në Preshevë, në gjuhën serbe, të mesmen në Medresenë “Isa Beg” në Shkup, ndërsa Fakultetin e Drejtësisë në Beograd, më 1940. Ishte anëtar i organizatës “Besa” nga viti 1935, kurse gjatë viteve 1938-1941, ishte sekretar i organizatës së PKJ-së të Preshevës.
Në vitin 1941 organizon demonstratat e njohura të Shqiptarëve në Shkup, të cilat karakterizohen me kërkesën që Shkupi, Kumanova, Presheva, Gjilani, Kaçaniku dhe viset tjera shqiptare të okupuara nga Bullgaria të bashkohen me Shqipërinë. Por, organet e pushtetit bullgar e arrestojnë dhe e internojnë në Bullgari, pastaj e burgosin dhe më pastaj e çojnë në një burg shtëpiak, ku qëndron 6 muaj. Por organizata shqiptare “Besa” në krye me Abdullah Saqipin-Presheva, më vonë avokat në Shkup, mblodhi një shumë parash dhe e shpëtuan nga burgu bullgar.
Pas lirimit nga burgu, Shaipi bashkë me Jahja Osmanin, kthehen në vendlindje dhe pastaj shkojnë në Tiranë ku u pritën nga kryetari i Qeverisë së Shqipërisë së asaj kohe, z. Mustafa Kruja.
Në vitin 1943 erdhi në konflikt me Svetozar Vukmanoviq – Tempon për shkak të statusit të ardhshëm të Kosovës e viseve tjera shqiptare. Pas lufte u zgjodh kryetar i Qarkut të Prishtinës, ku qëndron deri në nëntor të vitit 1947.
Më 15 qershor të vitit 1948, pushteti i ri jugosllav, ngrit aktpadinë kundër tij në Gjyqin e Rrethit në Prishtinë dhe në gusht të vitit 1948 ia shqiptojnë dënimin me vdekje, pastaj merr burgim të përjetshëm. Pas ankesës që e bënë Shaipi, dënimin ia zbresin në 20 vjet dhe atë e vuan në burgun e Nishit, plot 14,5 vjet.
Nga burgu lirohet në prill të vitit 1962 dhe jeton në Preshevë te motra Xhevaire, te nipi Sadri Ymeri – mësuesi, deri në vdekje, më 12 maj 1964.

Organizata Studentore Shqiptare “Besa” në Beograd angazhohej që trojet shqiptare t’i bashkangjiten Shqipërisë Etnike. Përfaqsuesit më të denjë ishin: Tahir Ismaili, Abdulla Saqipi-Presheva, Sokol Dobroshi etj. Të gjitha takimet e Organizatës “Besa” mbaheshin në klubin “Kosova” në Beograd.

U lind në Golemidoll të Preshevës. Kreu shkollën fillore, ate të mesme dhe fakultetin e drejtësisë në Universitetin e Beogradit.
Koordinator i parë i Lëvizjejes djathtiste në Organizatën “Besa”ka qenë studenti i drejtësisë në Universitetin e Beogradit, Abdulla Saqipi nga Presheva. Ky në fillim të lëvizjes njihet edhe si Kryetar i Këshillit Iniciativë, të kësaj organizate studentore, para mbajtjes të Kuvendit. Aktiviteti i Abdullah Saqipit, në këtë vijë është ndër të parët nismëtar dhe organizator i organizatës “Besa”, njëherit edhe kundërshtar i përbetuar i regjimit serb. Sipas dëshmive që na  ofrojnë dëshmitarët e organizatës “Besa”, Abdulla Saqipi-Presheva ka qenë një ndër studentët e parë shqiptar në Beograd.
Në Kuvendin themelues, Abdullah Saqipi-Presheva u zgjodh kryetar i Organizatës Studentore Shqiptare “Besa” në Beograd. Atij iu ngarkua detyra e propagandës dhe punoi shumë për përhapjen e idesë për bashkim kombëtar. Ky punoi me të madhe kundër nacional-shovinizmit serb në mbrojtje të çështjes  kombëtare. “Abdullahu para se të themelohej organizata “Besa”, ka pasur marrëdhënie të mira me konsullin shqiptar në Beograd. Ka qenë kryesori që ka mbrojtur fuqishëm rrymën djathtiste në organizatën “Besa”.  Ky kërkonte me çdo kusht që Kosova t’i bashkohej Shqipërisë, pa marrë parasysh se çfarë regjimi shoqëror ka Shqipëria e Ahmet Zogut. Po ashtu ishte kundër bashkëpunimit të studentëve shqiptarë me komunistët, qofshin ata edhe shqiptarë, në veçanti me organizatën studentore “Kosmet”, ku bënin pjesë edhe disa shqipfolës si; Meto Bajraktari, Ali Shukriu e disa të tjerë”.(Vebi Xhemaili, Organizata “Besa” simbol i luftës për Shqipërinë Etnike, Rrugëtimi i Organizatës Studentore “Besa” drejt bashkimit kombëtar(1935-1944), Zemra shqiptare, 18.04.2010)
Abdullah Saqipi-Presheva pas Luftës së Dytë Botërore, në Jugosllavinë socialiste devijoi nga qëndrimet e mëparshme politike e atdhetare dhe thuhet se si avokat i njohur në Shkup u angazhua drejtpërdrejtë në shpërnguljen e Shqiptarëve dhe familjeve shqiptare për në Turqi, duke u siguruar “visika” pasaporta për Turqi.

Themelimi i Lëvizjes Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim/LKpÇB/ në Shkup

Gjermania fashiste më 6 prill 1941 sulmoi Jugosllavinë Mbretërore, e cila kapituloi dhe nuk rrezistoi kundër kësaj force të madhe. Me pushtimin e Mbretërisë Jugosllave përfitoi edhe Bullgaria fashiste, e cila ishte aleate e Gjermanisë. Kështu i përvetësoi shumicën e tokave shqiptare, duke thënë se ato toka ishin bullgare.Me këtë edhe fillon dhuna e paparë e ushtrisë bullgare kundër popullatës të pa mbrojtur shqiptare.Ajo nën pretekstin e kërkimit të armëve bënte terror të paparë, duke vrarë, rrahur, plaçkitur shqiptarët nëpër të gjitha tokat shqiptare. Në tokat shqiptare dhe në popullatën shqiptare u bë një gjenocid i pa parë deri atëherë dhe fushatë e egër. Thuhet se popullata maqedonase, ushtrinë bullgare e priti me lule, sepse e pa shpëtimin nga ajo, ndërsa trajtimi i Shqiptarëve ishte shumë i ashpër. Kështu okupatori bullgar ndaj sllavëve pati politikë tjetër fare, më të butë, ndërsa ndaj shqiptarëve shumë të egër.
Patriotët preshevarë: Abdullah Haxhi Veliu, Hafëz Lutfi Ahmeti, dhe Abdullah Saqipi-Presheva, të indinjuar nga gjendja e vështirë e popullatës shqiptare në Preshevë e rrethinë vendosën të shkojnë në Kumanovë, për ta takuar dhe biseduar këtë situatë me Shaban Efendinë.
Më 15-16 prill të vitit 1941 Shaban Efendia kthehet nga Nishi. Pas dy ditësh e thërrasin në shtëpi për të shkuar në kafenenë e Sali Abdullahut në Kumanovë, Abdullah Veliu, Hafëz Lutfi Ahmetin nga Presheva, Abdullah Saqipin-Presheva nga Golemidolli i Preshevës dhe Jahja Osmani nga Kumanova, ku bisedohet për luftën dhe vendosjen e bullgarëve në trojet shqiptare : Kumanovë e Preshevë, e gjetiu si dhe sjelljet e tyre ndaj shqiptarëve. Më pas është shkuar në Shkup, në Bojali Han, ku u mbajt Konferenca e LKpÇB.

Qëllimi për shkuarjen e tyre në Shkup ishte që të informoheshin se ardhja e bullgarëve ishte e vërtetë apo jo, sipas Shaban Efendisë. Mirëpo, qëndrimi i tij dhe qëndrimi i shokëve gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje ishte mundësia dhe qëllimi kryesor i tyre që viset ku jetonte shumica e popullatës shqiptare t’i bashkëngjiteshin Shqipërisë, e cila ishte nën sundimin e Italisë fashiste.
Grupi i përmendur posa arritën në Shkup u vendosën në dhomat e sipërme të “Bojali Hanit”, sepse poshtë në restorant kishin drojë se vëreheshin nga ana e okupatorit bullgar.
Kështu, më 19 prill 1941, në lokalet e Bojali Hanit në Shkup, u mbajt Konferenca e drejtuesve të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim /LKpÇB/, ku morën pjesë: Shaban Jashari, Aqif Tetova nga Gjilani, Shaip Mustafa nga Presheva, Jahja Osmani nga Kumanova, Abdullah Veliu nga Presheva, Hafëz Lutfi Ahmeti nga Presheva, Abdullah Saqipi nga Presheva, me vendbanim në Shkup dhe Idriz Ymer-Cërcëri nga Tetova.
Në Konferencë është diskutuar për tri pika të rendit të ditës:
1.Informatë nga të pranishmit për gjendjen në territoret shqiptare, pas vendosjes së ushtrisë bullgare,
2.Themelimi i Lëvizjes për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shqipërinë dhe
3. Formimi i një delegacioni, i cili menjëherë do të udhëtojë për Tetovë, Gostivar, Dibër, Tiranë dhe qendra të tjera shqiptare me qëllim të informimit reciprok për situatën e përgjithshme shqiptare.
Konferenca për shkaqe sigurie zgjati dy ditë. Në fund të saj pjesëmarrësit sollën vendimet si më poshtë:
1.U themelua LKpÇB, e cila në të ardhmen do të angazhohet që krahinat shqiptare të pushtuara nga okupatori bullgar, siç ishin Shkupi, Kumanova, Gjilani dhe Presheva, të bashkohen me Shqipërinë Etnike,
2.Me qëllim të informimit sa më të gjerë, nga pjesëmarrësit e kësaj Konference u formua delegacioni, i cili do të udhëtonte për Tetovë, Gostivar, Dibër dhe Tiranë, ku do të bisedonte me autoritetet e atjeshme shqiptare, përfshirë këtu edhe me krerët e qeverisë së Shqipërisë. Delegacionin e udhëheq Shaban Jashari, ndërsa anëtarë tjerë ishin: Abdullah Saqipi-Presheva dhe Aqif Tetova.

Shaban Efendia, lindi në vitin 1900, në Kumanovë, shkollën fillore e mbaron në gjuhën turke në vendlindje me një sukses të lartë. Prindërit e Shabanit si arsimdashës, menjëherë pasi e mbaron filloren, e regjistrojnë, në gjimnazin e ulët “ruzhdie”, në Kumanovë. Edhe këtu ai tregon suksese të larta, ndërsa me ndihmën e xhaxhait të vet, posa e kryen “ruzhdien”, regjistrohet në Medresenë private të Kumanovës, drejtimi gjuhë arabe dhe persishte, të cilën me sukses e kryen në vitin 1914.
Në kohën e Luftës së Parë Botërore, ku siç dihet, Bullgaria, kishte okupuar një pjesë të madhe të trojeve shqiptare, përfshirë këtu edhe Kumanovën, Shaban Efendiu, në pamundësi që ta vazhdojë shkollimin, sepse okupatori bullgar nuk lejonte një gjë të tillë, ai, bashkërisht me familjen e tij, vendoset në fshatin Relan të Preshevës, duke u marrë me bujqësi. Më vonë, në vitin 1916, arrestohet – respektivisht internohet, nga ana e ushtrisë okupatore bullgare
Pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore dhe ripushtimit të tokave shqiptare nga okupatori serbë, Shaban Efendiu, kthehet në Kumanovë dhe menjëherë ndërmori aktivitete të ndryshme politiko-organizative, të cilat, kryesisht u përqendruan në “vetëdijesimin e popullsisë shqiptare në regjionin e gjerë të Kumanovës”, si edhe në “ndërprerjen e shpërnguljes” në këtë regjion, vala e së cilës kishte marr karakter të një “pastrimi etnik”, sidomos kjo në fshatrat shqiptare që shtriheshin mes Kumanovës dhe Kratovës. Menjëherë, posa formohet “Xhemieti, ai jo vetëm që bëhet anëtar i kësaj partie, por madje bëhet edhe një ndër udhëheqësit e saj në Kumanovë.

Lutfi Ahmeti(1904-1981)

Hafëz Lutfi Ahmeti u lind në Preshevë, më 1904, në një familje arsimdashëse. Ai ka pasur arsimim fetar. Hfz Lutfi Ahmeti hoxhë i shkolluar, karrierën e mësuesit e filloi në vitin 1946 në shkollën fillore shqipe në lokalet e Medresesë së re, te Xhamia e Poshtme në Preshevë bashkë me mësuesit Fejzi Ahmeti nga Lotovica, Kadrije (Qerimi) Kelmendi, Demirali Ibrahimi, Shukri e Hilmi Qerimi dhe Mehmet Jusufi. Por, profesionin e mësuesisë e ushtroi deri në vitin 1956, pastaj vazhdoi të ushtrojë detyrën e hoxhës.
Punën e vazhdoi si imam i Xhamisë së Vjetër, Ibrahim Pasha, në qendër të qytetit dhe myfti në Preshevë. Me titull ishte Hafëz.
Hafëz Lutfi Ahmeti ishte njohës i mirë i rrethanave politike, kulturore, arsimore të Preshevës e më gjerë. Sipas djalit, Sylejman Ahmetit, Hfz Lutfi Ahmeti e filloi ta mbajë ofiqarin që nga vitit 1933 dhe të parin e regjistroi djalin e tij, te lindur, Hfz Zihni Ahmetin. Hfz Lutfi Ahmeti paska vërtetuar se Presheva ka marrë emrin si fushë e preshëve.Librat e Ofiqarisë i mbajti deri pas Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht më 1945 i dorëzoi në Ofiqarinë e komunës së Preshevës.
Hafëz Lutfiu ishte ndër themeluesit e LKpÇB dhe veprimtar i denjë i kësaj Lëvizjeje atdhetare. Bënte pjesë në parinë e Preshevës dhe gjithmonë ishte prezent sa herë që bisedohej apo vendosej për Preshevën. Në jetë ishte me profesion hoxhë i xhamisë, por edhe dashamir i këngës, valles dhë humorit. Me nje fjalë bohem i kohës.Vendndejat më të mira të tija me parinë e Preshevës dhe shokët ishte Kafja e Xhavit Qorrit te lumi, pronë e Abdullah Haxhi Velisë, rruga e Gjilanit dhe berberhania e Qani Ramadanit. Aty mblidheshin kryesisht burrat e parisë së Preshevës, ku bisedonin për rrethanat politike dhe shoqërore të Preshevës e më gjerë.
Sipas Sylejman Ahmetit, Në elitën preshevare bënin pjesë : Esat Aga, më vonë djali i tij Halil Aga, Adem Kamberi, Ymer Efendiu, Hafëz Beqiri dhe Abdullah Haxhi Veliu, te cilët shpesh rrinin në kafenë e Xhavit Qorrit, te lumi, pron e Abdullah Haxhi Velisë, ku bisedonin për rrethanat politike e shoqërore dhe bënin muhabet për përditshmërinë preshevare. Atyre i bashkangjitej edhe ndonjë tjetër si Hafëz Lutfi Ahmeti e tjerë.
Jetoi dhe vdiq në Preshevë, më shtator të vitit 1981.

Abdullah Haxhi Veliu i lindur më 18 shkurt 1896, para 115 vjetëvë, në Preshevë.
Abdullah Haxhi Veliu rjedh nga një familje e pasur tregëtarësh të Preshevës. Edhepse ishte tregtar, për Abdullah Veliun, popullata e Preshevës dhe më gjerë, sidomos Malësia e Preshevës gjithmonë foli fjalë të mira. Abdullahu Veliu, jo vetëm që ishte humanist, ndihmonte popullatën e varfër, ai ndihmoi edhe Lëvizjen kombëtare. Bile ishte ardhetar i devotshëm për çështjen shqiptare.
“Abdullah Haxhi Veliu ishte themelues i Lëvizjes Kombëtare për Çlrim dhe Bashkim të Trojeve Shqiptare, e cila u themelua më 1941, në Shkup. Abdullahu ishte një krerë nacionalist, intelektual i kohës dhe figurë e nacionalizmës shqiptare, e cila gëzonte autoritet të madh tek popullata shqiptare në Preshevë dhe më gjerë.”
Sipas disa informatave dhe dëshmitarëve thuhet se Abdullah Veliu i mbante lidhjet e Komitetit të NDSH në rajonin e Preshevës me Shaban Efendinë e Kumanovës.
Për punën e palodhshme atdhetare të Abdullah Veliut mori vesh edhe policia bullgare. Andaj më gusht të vitit 1942, ajo e arrestoi Abdullah Veliun me 28 qytetarë të tjerë të Preshevës, tregtarë dhe personalitete të tjera, më me ndikim në radhët e shqiptarëve. Atëherë Nijazi Kurbalia punonte sëbashku me Abdullah Veliun dhe kryente rolin e tregtarit, por edhe mbante lidhjet në mes të anëtarëve të Lëvizjes Kombëtare. Me të marrë vesh për burgosjen e Abdullah Veliut, ai shkon në shtëpinë e Shaban Efendisë, për të intervenuar që të lirohet nga arresti Abdullahu. Shaban Efendia e merr shumë seriozisht këtë punë, mirëpo për shkak se vet nuk mundi të shkonte në Shkup, ai e luti Mulla Dullën e Kumanovës të shkojë deri në Shkup, për të intervenuar te Hamit Kokollari, konsul i Ambasadës së Shqipërisë në Shkup. Më vonë, sigurisht me intervenimin e tij u liruan të arrestuarit sipas listës së Shaban Efendisë.
“…Shaban Efendia në shtabin e Sylë Hotlës i dërgoi njerëzit e tij më të afërt, siç ishin : Azem Hoxha, Mulla Hajdari, Adem Shiti, Abdullah Veliu, Refik Tairi, Mulla Xhaferi etj.”
Këtu vërtetohet dhe qëndron rëndësia e atdhetarizmit të Abdullah Veliut.
Në informatën e UDB-së së Bujanocit, gjerësisht përshkruhet aktiviteti politik i Abdullah Veliut, veç tjerash thuhet :”Gjatë kohës së reaksionit shqiptar nga shtatori deri në pjesën e dytë të nëntorit të vitit 1944, ai u dallua si nacionalistë me vet faktin që ishte në reaksionin shqiptarë. Ai nën flamurin e reaksionit shqiptarë doli mbi Preshevë, në fshatin Buhiç, që ta presë ushtrinë shqiptare…Gjatë kohës së okupacionit ka udhëtuar për Shkup. Qëllimi i udhëtimit nuk na është i njohur. E dimë vetëm atë se gjatë kohës së okupacionit në këto ka ekzistuar Lëvizja e Bashkimit të këtyre viseve me Shqipërinë.”
“Në shkurt të vitit 1945, pas LDB në Preshevë qëndronte një atmosferë e pa durueshme, në realitet flitej e bisedohej se Presheva kujt do t’i bashkangjitet, do të mbetet me Maqedoni apo do ta marre Serbia. Kështu këto brenga i pati edhe Hafëz Luta me Hafëz Beqirin, të cilët shkuan në shtëpinë e Ymer Efendiut dhe në prani të tij kërkuan nga Ali Aliu që t’i mundësojë një takim me Abdullah Krashnicën. Pos këtyre, në këtë bisedë ishte prezent edhe Abdullah Haxhi Velia. Në bisedë i pari e mori fjalën Hafëz Beqiri, i cili tha se njerëzit nuk dojnë të mbesin as me Maqedoni, po as me Serbi, por dojnë ti bashkangjiten Kosovës. Mirëpo sipas kujtimeve të Ali Aliut, Abdullah Krashnica nuk i dha kurrfarë garance lidhur me fatin e Preshevës. Kështu edhe mbaroi ai takim i shkurtit 1945.”
“Atëbotë, vila ishte ndërtesa më e bukur e lagjes tonë. Kishte dhe shtëpi tjera, të larta e të ndritshme, por përtej mureve të tyre s’ kishte ndodhur asgjë që të konsiderohej historike. Me vilën ndryshonte puna. Ajo s’ ishte “ historike”sepse ishte e bardhë dhe dykatëshe, por sepse pronari i saj, Abdullah agë Velia, e kishte pagëzuar me emrin e gocës së madhe, Letafetes. Kjo kishte ndodhë në kohën  e Kralit, kur Mbretëria Serbe bënte gjithçka që t’ i dëbonte shqiptarët nga Presheva dhe aga Abdullah, si shqiptar që ishte, duhej t’i shiste arat e të ikte në Turqi. Por ai nuk luajti nga vendi dhe atë kryeneçi shqiptare e pagoi me lloj lloj gjobash.
Sa për fillim, të gjithë ata që kalonin atej pari, duke filluar nga bullgarët e Car Borisit e deri te partizanët e Marshal Titos, e përdornin vilën si kuvli të ushtarakëve të lartë. Sapo mbaroi Lufta e Dytë Botërore, vilën ”Letafet” e konfiskuan organet e pushtetit lokal dhe banesat e saj ua dhanë arsimtarëve të ardhur nga Vranja dhe Piroti. Më vonë, pas ikjes së këtyre të fundit, në katin e saj të poshtëm ia behën edhe ca familje shqiptare. Në mezin e tyre ishte edhe familja e Mark Gashit, referentit për arsim kulturë.”
Abdullah Haxhi Veliu tregtar i njohur në relacionin Preshevë-Selanik, e ngulfasin forcat komuniste pas triumfit në LDB, i marrin, i konfiskojnë, i nacionalizojmë shumë prona të tij.
Pas mbarimit të LDB, në Sekretariatin e Këshillit të Frontit të Rrehit, z Abdullah Veliu nga Presheva, zgjidhet nënkryetar, edhepse nuk ishte anëtar i Frontit, por pse gëzonte autoritet dhe popullaritetit në popullatën shqiptare.
“Abdullah Veliu ishte tregtar i madh, shiti një magazinë të madhe në Shkup për ta ndihmuar vendin, popullatën shqiptare. Presheva është e vogël, por ka njërëz të mëdhenj, Abdullah Veliun e tjerë. Ishte pronar i “Villa Letafet” që e ndërtoi Abdullahu i Haxhi Velisë që më vonë luajti rolin e shkollës së parë shqipe, ku Hilmi Qerimi (Recki), preshevarëve të vegjël ia mësoi alfabetin e Manastirit.”
Me Abdullah Veliun në Preshevë e rrethinë lind borxhezia e re, me te si pjesëtar i saj, borxhezia nuk kishte për qëllim gllabërimin dhe shfrytëzimin e popullatës, por ndihmën e saj. Për këtë humanizëm, edhepse nga mësimet teorike thuhet se borgjezia asnjëherë nuk mendoi dhe praktikoi humanizëm ndaj popullatës, por tek Abdullah Veliu kemi virtytet e humanistit dhe ndihmëtarit të popullatës. Për këtë flasin shumë shembuj nga jeta e popullatës së Preshevës dhe Rrehinës. Shumë banorë të Malësisë së Preshevës tregojnë për ndihmat që u bëri Abdullah Veliu kësaj popullate, duke i dhënë hua në pare dhe mallra. Poashtu në bisedë më Haxhi Isa Latifin e ndjerë, mësova se në vitin 1945 e ndihmoi me 4.ooo dinarë familjen e Ramadan dhe Qemal Begajve të Abës Hazbije, të shkuar në Shkup, edhe ate për Ditën e Bajramit.
Për humanizmin e Abdullah Haxhi Velisë u vërtetua edhe autori i këtyre rreshtave. Më 1977 isha drejtues i Universitetit të Punëtorëve në Preshevë, në kuadër të cilit punonte edhe SHKA “Abdullah Krashnica”. Në kuadër të saj ekzistonte edhe Grupi i Valltarëve, të cilit për koncerte i duhej veshje kombëtare dhe plisat. Një ditë të vitit 1977, mora rrugën për Shkup dhe drejt e në Bit-Pazar për të blerë plisa. Në dyqanin e parë që hyra më priti shitësi me miredita. I tregova për blerjen e plisave dhe menjëherë ra pyetja nga të kemi bre djalë. U përgjigja nga Presheva. Po bash nga Presheva. Po, i thashë. Më tha : Burra të mirë ka Presheva. Nuk fola. Vazhdoi e tha, a e ke njohur Abdullah Veliun. Ia ktheva, po. Me admirim të madh tha : Tregtar edhe i ndershëm dhe tri herë e përsëriti. Më erdhi mirë, fjalë miradije. Pastaj pyeti për familjen, për dy djemtë e Abdullah Veliut. Ky ishte Ibrahim Meça, djali i Hetem Meçës, tregtar në Preshevë me Abdullah Krashnicën dhe atdhetar i njohur. E ndihmoi Lëvizjen kombëtare, por edhe Luftën Atifashiste në Preshevë.

Udhëtimi i delegacionit të LKpÇB në Tiranë

Në Konferencën e Lëvizjes Kombëtare për Çlirim dhe Bashkim të Trojeve Shqiptare me Shqipërinë, në “Bojali Han” të Shkupit, më 19 prill 1941 pos tjerave u diskutua edhe për formimin e një delegacioni, i cli do të udhëtonte për Shqipëri. Delegacioni do ta njoftonte pushtetin shqiptar me zullumin e popullatës në trojet shqiptare nën pushtimin e Bullgarisë fashiste dhe kërkesën Shqiptarëve tëe Trojeve Shqiptare : Shkup, Kumanovë, Preshevë dhe Gjilan për Bashkim me Shqipërinë Etnike.
Delegacioni u formnua në përbërje të Shaban Efendisë, Abdullah Saqipit-Presheva dhe Aqif Tetovës.
Shpenzimet e rrugës i hoqën dhe i siguruan : Abdullah Veliu nga Presheva dha 4.ooo dinarë, Shaban Efendia dha 700 dinarë, ndërsa Abdullah Saqipi dhe Aqif Tetova i siguruan shpenzimet e rrugës nga burimet vetanake.
Delegacioni i përmendur gjatë rrugës u ndalën në Tetovë, tek Shuaip Kamberi, ku biseduan për situatën politike në rajon. Këtu delegacionit iu bashkangjit edhe Udriz Ymeri nga Tetova. Më vonë, delegacionit rrugës për Tiranë iu bashkua edhe përfaqsuesi i Gostivarit, Kadri Salihu.
Në Tiranë kishin arritur të takoshin me këta persona zyrtarë : Fuat Dibra, këshilltar politik në qeveri, Shefqet Vërlaci, kryetar i Qeverisë së Atëhershme, i cili, pasi delegacioni ia elaboroi situatën, nuk u tregua shumë i entuziazmuar për kërkesat e delegacionit, shprehu njëfarë indiference sikur edhe të tjerët zyrtarë, Avni Gjilani, pensionist, këshilltar politik në qeveri, Memedali Gjilani, ish nëpunës, Ramadan Kosova, ish kapiten i Ushtrisë Zogiste, Zeqir Rexha, profesor në Gjimnazin e Tiranës, Ahmet Gashi, profesor në Normalen e Tiranës, Maliq Bushati, ministër i punëve të brendshme të qeverisë shqiptare.
Delegacioni kishte ngelur disa ditë në Tiranë dhe pastaj kishte marrë rrugën për Preshevë, Kumanovë e Shkup nëpërmjet Kosovës. Me ta për Kosovë kishin ardhur edhe shumë mësues nga Tirana.

Demonstratat e Shkupit, më 10 maj 1941

Gjatë udhëtimit për në Shkup, delegacioni njoftohet se autoritetet ushtarako-policore bullgare janë duke kryer një terror të paparë ndaj popullatës shqiptare, në Shkup, Kumanovë dhe në Preshevë. Një informacion të tillë, atyre u kishte arritur, madje, edhe gjatë qëndrimit të tyre në Prizren. Shumë qytetarë të këtyre rretheve, kishin shkuar në Prizren: “për tu ankuar kundër terrorit bullgar. Kjo sjellje barbare e okupatorit fashist bullgar, kishte arritur deri në atë shkallë, saqë një pjesë e madhe e familjeve shqiptare, i kishin lëshuar shtëpitë e tyre, duke u strehuar në vende më të sigurta. Situata e krijuar në krahinat shqiptare, nën pushtimin bullgar, e kishin detyruar inteligjencën e atëhershme shqiptare të aktivizohet. Kjo shihet edhe nga fakti, se një numër i konsiderueshëm i tyre, shumica ish- studentë të universiteteve të Beogradit dhe Zagrebit, kishin ardhur në Shkup dhe me padurim pritnin ardhjen e delegacionit të Lëvizjës për Bashkim të Trojeve Shqiptare(LpBTSH).
Përderisa delegacioni i LpBTSH, qëndroi në Tiranë, krahas takimeve protokollare, që patën me zyrtarët më të lartë të qeverisë shqiptare, ata disa herë do të takohen edhe me Rexhep Stablen, një zyrtar i lartë i konsullatës shqiptare në Shkup, i cili në këtë kohë qëndronte në Tiranë. Këto takime me diplomatin shqiptar, nuk ishin të rastësishme, përkundrazi, mirë të paramenduara, sepse, Shaban Efendiu, me të njihej që nga viti 1935, kur Rexhepi ishte konsull i Shqipërisë në Shkup. Në këto takime u bisedua për situatën e përgjithshme shqiptare, posaçërisht për territoret që ishin nën administrimin bullgar. Duke biseduar rreth kësaj çështjeje, kishin ardhur në përfundim, se nevojitet një aktivitet më i dendur, si nga ana e LpBTSH, po ashtu edhe nga zyrtarët e konsullatës shqiptare në Shkup. Në kuadër të kësaj, ata gjithashtu janë pajtuar që aktiviteti i tyre të fokusohet në dy drejtime edhe atë: “organizimi i popullatës shqiptare si dhe zhvillimi i një fushate propaganduese, e cila fushatë do ta demaskonte tërë propagandën bullgare, pretendimet e së cilës nuk ishin vetëm marrja e krahinave të Shkupit, Kumanovës dhe të Preshevës, por edhe Maqedoninë Perëndimore, Kosovën, madje edhe disa krahina të Shqipërisë londineze.”
Delegacioni posa kthehet në Shkup, mban mbledhje në Bojali Han, ku krahas themeluesvë të LKpÇB marrin pjesë edhe shumë intelektualë të tjerë shqiptarë. Në këtë mbledhje vendoset që në Shkup të organizohen demonstrata mbarëkombëtare, në të cilat do të kërkohet që Shkupi, Kumanova, Presheva dhe Gjilani t’i bashkohen Shqipërisë Etnike.
Menjëherë prijësit e LKpÇB u shpërndanë nëpër krahinat shqiptare për të propaguar unitet dhe vendosmëri deri në arritjen e qëllimit kryesor, bashkimit kombëtar. Popullata shqiptare u furnizua me plisa nga prijësit e LKpÇB. Por ky aktivitet nuk mbeti pa u hetuar nga policia bullgare, e cila ndërmori masa për ta ndaluar këtë aktiviteët, por nuk pati sukses.
Kështu më 10 maj 1941 u organizuan Demonstratat Shqiptare në Shkup, për të cilat deri tani thuhej se janë organizuar në mënyrë spontane edhe atë nga Shaip Mustafa. Ato u organizuan nga LKpÇB e Tokave Shqiptare, në krye të së cilës qëndronin: Shaip Mustafa, Shaban Efendia, Hafëz Lutfi Ahmeti, Jahja Osmani, Abdulla Veliu, Aqif Tetova, Idriz Ymeri, Shaip kamberi, Xhafer Sylejmani si dhe shumë intelektualë të tjerë shqiptarë.
Demonstratat në Shkup erdhën menjeherë pasi delegacioni i LPBTSH u kthye nga Tirana.
Pra, më 10 maj 1941 u caktua data e Demonstratave, ndërsa demonstruesit shqiptarë u nisën nga Bojali Hani, qendra e Lëvizjes Kombëtare. Demonstruesit mbanin plisa të bardhë dhe pankarta të shkruara: “Shkupi, Kumanova Shqiptare” Demonstruesve në ndërkohë iu bashkangjitën edhe profesorët dhe nxënësit e Medresesë “Gazi Isa Beu”, të cilët sëbashku nga Bojali Hani, nëpër qendrën e Shkupit, ndalen në Urën e Gurit dhe aty e vejnë flamurin shqiptar.
Shaip Mustafa ishte vetëm njëri ndër organizatorët, por jo edhe kryeorganizatori, sepse këtë epitet e mban Lëvizja Kombëtare për Bashkim të Trojeve Shqiptare(LKpBTSH).
Këtë e dëshmon edhe UDB-a jugosllave, e cila kur shkruan për Shaip Mustafën thekson : “Shaip Ibrahim Mustafa nga Presheva, gjatë kohës së okupacionit ishte agjitator i propagandës dhe kundërzbulimit itali-shqiptar në Shkup dhe njëri ndër organizatorët e aksionit të muajit maj 1941.”
Po të njëjtin konstatim e bënë edhe Lazar Kolishevski për Shaip Mustafën në librin e tij.

Themelimi i NDSH në Preshevë

Nacionalistët shqiptarë assesi nuk mund ta pranonin realitetin e krijuar, prandaj vazhduan organizimin e tyre, i cili si qëllim kishte luftën për bashkimin e të gjitha tokave shqiptare në një shtet etnik shqiptar.
Nga mesi i prillit të vitit 1945-së, celulat politike të lëvizjes së rezistencës u shndërruan në Njësitë e Ushtrisë Popullore të Organizatës Nacionale Demokratike Shqiptare të NDSH-së, përkatësisht të “Lëvizjes për Lirimin e Tokave Shqiptare.”
Në bazë të të dhënave të NDSH-së, veprimin e saj në Luginë të Preshevës e kishte shtrirë nëpërmjet Komitetit të NDSH-së, në Shkup.
“Unë i përkisja organizatës së NDSH-së për Preshevë e Bujanoc. Aktivitetet e para i kemi shtrirë këtu në bashkëpunim me Azem Maranën, me të cilin kemi qenë nxënës në Medresenë e Isa Begut në Shkup. Në grup me mua kanë qenë të kyçur edhe disa aktivistë nga Tërnoci i Madh. Së pari, në Shkup, organet e sigurimit kanë burgosur një grup të madh shqiptarësh me në krye me Azem Maranën, të cilin e dënuan me pushkatim, ndërsa më vonë u burgosëm edhe ne. Unë u dënova me 31 muaj burg, të cilat i mbajta në Stara Gradishkë të Kroacisë dhe në Nish të Serbisë”, – sqaron njëri prej anëtarëve të parë të NDSH-së, në Luginë të Preshevës, Hilmi Qerimi.

Shaip Mustafa(1912-1964)

Njëri prej prijësve të NDSH-së, njëherësh edhe udhëheqësi më i njohur i kësaj organizate, ishte Gjon Sereçi (1920 –1947) vetë kishte qëndruar në trevat e Luginës së Preshevës, më saktësisht në Tërnoc të Madh afër Bujanocit. Qëllimi i qëndrimit ishte shtrirja e aktivitetit të NDSH-së edhe në këto treva.
Atëherë, sekretar Komiteti i NDSH-së, për këto treva ishte emëruar Zita Lushi, komandat batalioni, Aziz Maliqi dhe komandant xhandarmërie, Rexhep Salihu nga Presheva, që pas vuajtjes së dënimit me burg me vite të tëra, punoi si mësues në Preshevë dhe rrethinë.
Gjatë pranverës së vitit 1957-të, Metush Krasniqi do ta formojë Partinë Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë. Metush Krasniqi lindi më 19 gusht 1928-të në fshatin Dajkoc të Kamenicës. Krasniqi njëherësh është edhe veprimtari i parë kosovar që pas LDB-së, dhe pas dobësimit së NDSH-së, do ta shtrijë aktivitetin e organizatës së tij në trevat e Luginës së Preshevës. Mirëpo, si me rastin e veprimit të NDSH-së, edhe Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë veprimtarinë e saj do ta fillojë nga Shkupi. Gjatë vitit 1957-të, Metush Krasniqi me bashkëpunëtorët e tij, Mark Gashi, nëpunës në Këshillin Komunal të Preshevës, Sejdi Kryeziun e Qemal Kallabën mbajtën mbledhje në Shkup. Në këtë mbledhje ata vendosën që nëpërmes propagandës e me anë të trakteve, parullave, pamfletave e formave tjera ilegale e legale të pengojnë ikjen e shqiptarëve për Turqi. Në këtë mbledhje u shqyrtua mundësia që të vendoseshin lidhje me përfaqësuesit e disa konsullatave në Shkup e të ambasadave të huaja në Beograd, nga të cilat do të kërkohej ndihma dhe përkrahja e tyre morale e politike. Kështu, Mark Gashi u ngarkua që përmes miqëve të tij të vendoste lidhje me përfaqësuesit diplomatikë të shteteve perëndimore në Shkup dhe në Beograd. Por, nuk kishte kaluar as një muaj, aktiviteti i organizatës u shtri edhe në Preshevë. Takimi i dytë i Organizatës ilegale ndodhi në Preshevë, në shtëpinë e Mark Gashit, në korrik të vitit 1958, ku moren pjesë shumë veprimtarë të devotshëm të këtij rajoni. U bisedua për masovizimin e kësaj organizate. Mirëpo, edhe kjo organizatë u zbulua, veprimtarët u burgosën dhe kështu dështoi edhe një tentim i bashkimit kombëtar.

Katërshi në anën e djathtë, nga e majta : i pari i pa njohur, Shaban Efendia, Hafëz Lutfi Ahmeti dhe Shaban Haziri i Bugarinëve

Më 3 nëntor 1958-të u burgos Metush Krasniqi, ndërsa në Preshevë, më 2 nëntor 1958-të u burgos Mark Gashi. Gjykimi i Metush Krasniqit dhe i bashkëmendimtarëve të tij, filloi më 1 mars 1959 në Gjykatën e Qarkut në Gjilan. Më 7 mars në Gjilan u shqiptua dënimi. Metush Krasniqi u dënua me 18 vite burg të rëndë dhe 3 vite kufizim të të drejtave qytetare, Mark Gashi e Sejdi Kryeziu u dënuan me 10 vjet burg dhe 2 vjet kufizim të të drejtave qyetare, Mehmet Dërmakun me 2 vjet burg dhe Qemal Kallaba e Mehmet Ajeti, me nga një vit e gjysmë burg.
Në mbarim të vitit 1947 dhe në fillim të vitit 1948 në Rajonin e Preshevës dhe Bujanocit , nën pretekst se kanë zhvilluar aktivitet illegal kundër pushtetit popullor jugosllav, Shërbimi sekret jugosllav arrestoi shumë personalitete me peshë në këtë pjesë të truallit shqiptar edhe atë: Myftiun e Preshevës Lutfi Ahmetin, tregtarin dhe atdhetarin e njohur të kësaj ane Abdulla Veliun, Nijazi Nuhiun nga Kurbalia, Ahmed Ibraim Hajrullahun nga Presheva, Shaip Latifin, Jusuf Shabanin, Nazmi Mustafën, Nijazi -Azi Kamberin, etj. Sipas burimeve të UDB-së, të gjithë këta, kanë qenë anëtarë të Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare dhe se kanë zhvilluar propagandë antijugosllave.

Abdullah Haxhi Veliu i lindur më 18 shkurt 1896, para 115 vjetëvë, në Preshevë.
Abdullah Haxhi Veliu rjedh nga një familje e pasur tregëtarësh të Preshevës. Edhepse ishte tregtar, për Abdullah Veliun, popullata e Preshevës dhe më gjerë, sidomos Malësia e Preshevës gjithmonë foli fjalë të mira. Abdullahu Veliu, jo vetëm që ishte humanist, ndihmonte popullatën e varfër, ai ndihmoi edhe Lëvizjen kombëtare. Bile ishte ardhetar i devotshëm për çështjen shqiptare.
“Abdullah Haxhi Veliu ishte themelues i Lëvizjes Kombëtare për Çlrim dhe Bashkim të Trojeve Shqiptare, e cila u themelua më 1941, në Shkup. Abdullahu ishte një krerë nacionalist, intelektual i kohës dhe figurë e nacionalizmës shqiptare, e cila gëzonte autoritet të madh tek popullata shqiptare në Preshevë dhe më gjerë.”
Sipas disa informatave dhe dëshmitarëve thuhet se Abdullah Veliu i mbante lidhjet e Komitetit të NDSH në rajonin e Preshevës me Shaban Efendinë e Kumanovës.
Për punën e palodhshme atdhetare të Abdullah Veliut mori vesh edhe policia bullgare. Andaj më gusht të vitit 1942, ajo e arrestoi Abdullah Veliun me 28 qytetarë të tjerë të Preshevës, tregtarë dhe personalitete të tjera, më me ndikim në radhët e shqiptarëve. Atëherë Nijazi Kurbalia punonte sëbashku me Abdullah Veliun dhe kryente rolin e tregtarit, por edhe mbante lidhjet në mes të anëtarëve të Lëvizjes Kombëtare. Me të marrë vesh për burgosjen e Abdullah Veliut, ai shkon në shtëpinë e Shaban Efendisë, për të intervenuar që të lirohet nga arresti Abdullahu. Shaban Efendia e merr shumë seriozisht këtë punë, mirëpo për shkak se vet nuk mundi të shkonte në Shkup, ai e luti Mulla Dullën e Kumanovës të shkojë deri në Shkup, për të intervenuar te Hamit Kokollari, konsul i Ambasadës së Shqipërisë në Shkup. Më vonë, sigurisht me intervenimin e tij u liruan të arrestuarit sipas listës së Shaban Efendisë.
Punën e vazhdoi në Kumanovë, ku punoi deri në pensionim më 1985. Jetoi në Kumanovë dhe vdiq më 2010.

Mark Gashi (1900-1990)

U lind në Selishtë të Karadakut, më 1910. Shkollën fillore e kreu në Zhegër, gjimnazin në Gjilan, Vranjë e Shkup, studioi edhe në Akademinë Ushtarake dhe ishte njëri nga pilotët e rrallë shqiptarë. Mirëpo pas një letre denoncuese të një të afërmi nga Shqipëria, pushohet nga puna. Në kohën e Luftës së Dytë Botërore arrestohet nga italianët, ndërsa pas LDB nga pushteti jugosllav dënohët si pjesëtar i Ballit Kombëtar. Pas vuajtjes së dënimit kthehet në vendlindje dhe prej vitit 1950 punon si mësues në Caravajkë të Preshevës. Më pas kryen detyrën e përgjegjësit të arsimit në komunën e Preshevës dhe hap shkollat e reja në Kurexh, Terziaj, Dunav, Maxhere dhe Ilincë. Mirëpo kjo veprimtari arsimore dhe patriotike, anëtar i NDSH për Preshevë, u pengonte organeve të pushtetit serbo-sllav. Marko Gashi u burgos dhe pas vuajtjes së dënimit nuk e lejuan të kthehej në arsim. Pastaj Marko bashkë me të shoqen Çiçelinë, poashtu mësuese shërbyen në Preshevë e Miratoc. U shpërngul në Bosnje e pastaj në Maqedoni,ku edhe vdiq më 1990. Djali i tij ishte Mirk Gashi, poet i njohur dhe nipi Antonio Gashi, violinçelist i njohur në Kosovë.

Paria e Kosovës lindore: Foto ulur nga e majta Abdullah Presheva, Limon Staneci, Riza Hyseni(Norça), Mark Gashi dhe në këmbë: Shaip Asllani(vëllai i Limonit), Hetë Koka, Xhelil Seferi, Ajet Koka, Saqip Bukuviku.(Azem Pushka)

Image

Nxënësit e Shkollës së Parë shqipe, më 1945

Mësuesit e parë të shkollës shqipe në Preshevë ishin Hilmi Qerimi, Abdullah Ukshini, Tajar Zylfiu i Elbasanit dhe Demirali Ramadani-Hoxha.

Historia ynë ka qënë e kursyer me veprimtarinë e Mark Gashit, njërit nga bashkëpunëtorët më besnik të Metush Krasniqit. Marku ishte i martuar dhe kishte katër fëmijë: një djalë e tri vajza. Për arsye konspirative dhe për t’ i mbuluar lidhjet e tij me”Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Trojeve Shqiptare”, ai i kishte regjistruar fëmijët në paralelen serbe. Kjo s’ishte aq e  tmerrshme, sepse bashkshortja e Markut ishte nga Kraleva.
“Një ditë, kur ai po kthehej nga një takim që kish patur me përfaqsuesin e Legatës Italiane në Shkup, UDB-a e arrestoi në tren dhe Marku u dënua me 11 vjet burgim të rëndë.
Por fati qenka shumë kapriçioz. Pak kohë pas arrestimit të Markut vdes bashkëshortja e tij dhe lë katër jetimë. Më i madhi prej tyre është Mirku, më e vogla Elizabeta. S’ ka mëdyshje se gjendja shpirtërore e fëmijve Gashi ishte rrënqethëse, por falë solidaritetit të shquar shqiptar, të cilin e kam përshkruar edhe në romanin ”Stina e emrave të bukur”, halli i tyre u zgjodh më mirë seç mendonte Udba. Një ditë, kur askush s’ e priste ardhjen e saj, n’ oborrin e vilës “Letafet” ateroi një engjull me rroba të bardha e bistekë të gjatë. Ishte kjo zonja Çeçilia, gruaja e dytë e Markut, që kishte ardhur për t’ ia ruajtur fëmijët dhe për ta pritur nga burgu. Atë detyrë ajo e mbaroi në mënyrë shembullore.”

Image

Mësuesi Kadri Rexhepi me nxënësit e vitit shkollor 1950/51 në Caravajkë, me Plisa të Bardhe si bora.