
Kush ishin armiqtë e Gjergj Kastriotit Skënderbeut?

Dy çunat që i ka Tirana…

nga: Fahri Xharra
Kur këndohej “ Hajde , hajde moj Selvije !” e kishte një lezet të këngës . Por sot dy çunat e Tiranës po e bojnë harabë një histori . Siç po i shihni në foto , duhet ta dini se për kë e kam fjalën. Por tema , nga të çunat e Tiranës gjithnjë është Skenderbeu
Shikoni , Artan Lame shkruan « …. Dantja nuk ishte italian, sepse në kohën e Dantes nuk ekzistonte Italia, por etnia italike; dhe po kështu, në kohën e Skënderbeut nuk ekzistonte Shqipëria, por etnia shqiptare, madje as shqiptare, por e arbërve. «
Edhe më tej , Artan Lame na e mbushë mendjen që « Skënderbeu ishte pjesë e aristokracisë së kohës, e elitës së kohës. Elitat nuk kanë kombësi, elitat janë mbi dhe transnacionale. Jo vetëm në atë kohë, që nuk ekzistonte fare kombësia, por edhe më pas, elitat europiane nuk kanë pasur kombësi. Nuk kanë as sot kombësi, që kemi 200 vjet të zhytur në epokën e kombeve, jo më atëherë. »
Mirë ore mik i historisë, ç ‘deshe të thuash me « Skënderbeu ishte pjesë e aristokracisë së kohës, e elitës së kohës. Elitat nuk kanë kombësi, elitat janë mbi dhe transnacionale.? » Më sa na kujtohet neve këndej kufirit Mbreti Zogu edhe pse ishte i elitës se aristokracisë kombëtare ai fliste shqip. .
Miku , e ke shkruar : “Monarku i sotëm i Anglisë është gjerman, monarku i sotëm i Spanjës është francez, monarku i Shqipërisë së fillim shekullit XX, princ Vidi, ishte gjerman. Po si flasin monarkët e sotëm të Anglisë , të Spanjës ? sigurisht anglisht njeri dhe spanjollisht tjetri , dhe e mbrojnë nderin kombëtar dhe shtetëror të Anglisë dhe Spanjës.
Të thuash këtë : « Elitat ekonomike, financiare, bankare, që janë sot si dikur elitat aristokratike, nuk kanë kombësi. » duke u munduar t`ia humbasësh shqiptarinë (e kohës ) Skënderbeut është skandal historik .
E ,ore Lame : » Vetë Skënderbeu nuk kishte shumë skrupuj moralë nëse ishte i krishterë apo mysliman. Një herë bëhej mysliman dhe njëherë i krishterë, sipas interesit. “ Po atëherë për kë luftonte Skënderbeu ? A mos luftonte për të mbrojtur interesat e ndonjë elite financiare apo të lirohej nga turku ?
“ Babai e kish ndërruar fenë nja tri herë, një vëlla e kishte murg ortodoks në Mal të Shenjtë, të nipin, Hamzanë, e kishte mysliman dhe të martuar me një myslimane, vetë u martua me katolike. Interesi dhe ajo çka ai përfaqësonte, e shtynte të ishte mbi këto elemente, që janë më se normale, për një njeri të zakonshëm “ – na shkrove Zotëri Lame .
Së pari duhet ta dish mirë qe të gjithë ata që i përmende më sipër e kanë folur gjuhën shqipe të kohës. Edhe në Atos flitej shqipja e kohës .
Sa për njohurinë tënde : “Deri në fund të shek 18 , serbët shkruanin me një slavenosrbski shkrim arkaik , që ishte i njohur vetëm për shtresën kishtare , dhe pak i kuptueshëm për popullin e vet (славеносербски, архаични језик свештенства и виших слојева, тешко разумљив обичном народу.) Vuk Stefanoviq Karaxhiqi në vitin 1818 e krijoi azbuken ( alfabetin ) serbe. Nga alfabeti rus ai i largoi ato shkronja që nuk gjenin shprehje në gjuhen serbe : и, ю, й, ъ, ь, щ, я dhe i futi 6 shkronja tjera ( po ashtu të huazuara ): ћ, ђ, љ, њ, ј и џ, , shkronjën j e mori nga latinishtja dhe atë џ nga çirilica ( kishtare ) rumune . “
Pra edhe kjo , vetëm që ta rikujtoj ty dhe Mustafa Nanos , në kohë e Skënderbeut nuk kishte serb : “Në shekullin e mesëm “ Glagolica “ njihej si shkrimi i Shën Jeronimit (St. Jerome (342–429)., të cilin e propagonin kroatët . Kroatet par deri në shekullin e 18 e shpërndanin se glagolica të cilin e përdornin edhe në Dalmaci ishte the Holy Scripture, owe their existence to the famous church father St. Jerome. )
((There’s many theories on the appearance of the Glagolic script, from the presumed Pelasgo-Phrygian origin, Linear A-B/Etruscan scripts, ‘Syriac’ hypothesis, through that of the renowned doctor and scholar St. Jerome (lat. Hyeronimus) of the 4-5th century, to the authentic narrative of the two learned brothers from Macedonia, SS. Cyril & Methodius and the modern claims of the national-politicized 20th century scholars. )
E shkrove : “Së fundmi, mungesa e institucioneve shkencore në vend, folklorizmi i tyre dhe folklorizmi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, i shtyn të gjithë që të ngrysen zanatçinj (të nderuar në profesionet e tyre) dhe të gdhihen profesorë (qesharakë në këtë veshje që s’ju shkon).” E di ku mendon , por ti je njëri nga të dy çunat e Tiranës që e bëni harabë një histori.
Po bastardë që ishit dhe që jeni !
Gjakovë, 13.11.2021
Senati kërkon më shumë transparencë dhe qartësi nga Presidenti Bajdën
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me Zëvëndës Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Victoria Nuland në Departmentin Amerikan të Shtetit në Washington javën që kaloi.

Nga Frank Shkreli
Javën që kaloi, Kryetari i Komisionit të Senatit të Shteteve të Bashkuara për Punët e Jashtme, Senatori Bob Menendez dhe disa kolegë të tij i dërguan një letër Presidentit Xho Bajdën duke i kërkuar Presidentit të Shteteve të Bashkuara më shumë transparencë dhe qartësi për “Takimin e lartë të Demokracive” — takimi i parë në nivel botëror i këtij lloji — që do mbahet virtualisht, më 9-10 Dhjetor. The Summit for Democracy – United States Department of State Ndonëse lista e rreth 100-vendeve që thuhet se janë ftuar për të marrë pjesë, Republika e Kosovës nuk ishte njëra prej atyre shteteve të ftuara, të pakën deri fund javën që kaloi, kur Zëri i Amerikës në gjuhën shqipe njoftoi se tani, “Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me zyrtarë amerikanë në Uashington”, sipas portalit ë VOA-s.
Media të ndryshme në Kosovë dhe në diasporë njoftuan takimin që Presidentja e Republikës së Kosovës, Z.nja Osmani pati të ënjtën në Washington me Nën-Sekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Z.njën Victoria Nuland. Njoftohet se në atë takim u riafirmua përkushtimi i vazhdueshëm i dy vendeve për këtë partneritet të fortë, si dhe u theksua angazhimi i palëkundur ndaj “vlerave të përbashkëta”. Presidentja Osmani tha se “Kosova është ndër vendet më demokratike në botë, një burim i vërtetë shprese në rajon dhe më gjerë, si dhe një histori e vërtetë suksesi e politikës së jashtme të SHBA-ve”. Ajo shtoi se Kosova është një “shëmbëlltyrë e vlerave amerikane”, sipas informacionit të shpërndarë për mediat nga zyra e Presidencës së Republikës së Kosovës. Ndërsa, sipas të njëjtit burim, Nën-Sekretarja amerikane Victoria Nuland shprehu mirënjohjen e saj të thellë për Presidenten Osmani dhe për “rolin instrumental të Kosovës në ofrimin e strehimit të përkohëshëm për refugjatët afganë dhe tha se kjo është edhe një shfaqje e përkushtimit të Kosovës ndaj kësaj miqësie dhe partneriteti të gjatë”. Zonja Nuland theksoi se “administrata e re amerikane është e përkushtuar për paqën, stabilitetin dhe zhvillim në Kosovë dhe gjithë në rajonin, si dhe për mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Presidencës së Kosovës për takimin Osmani-Nuland në Departamentin e Shtetit, të ënjtën që kaloi.
Bravo, Presidentes Vjosa Osmani, por çfarë ndodhi, në të vërtetë, në këtë ndërkohë. Megjithëse mungesa nga lista dhe as përfshirja më në fund e Republikës së Kosovës në listen e vendeve të ftuara në “Takimin e lartë për Demokracinë”, të organizuar nga Presidenti Bajdën nuk përmendet në deklaratën e Presidencës së Kosovës për takimin me Victoria Nuland, nuk ka asnjë dyshim se ky subjekt duhet të ketë qenë çeshtja kryesore e takimit midis këtyre dy zonjave. Një takim ky, që siç duket nuk ishte qenë në agjendën origjinale të vizitës së Presidentes së Kosovës në Washington, por që sipas të gjitha gjasave, pas disa trysnive, të brendshme dhe të jashtme, përfundoi me një “YES” për pjesëmarrjen e Kosovës në “Takimin e lartë të Demokracive”, muajin që vjen.
Por, para këtij takimi dhe pasi Washingtoni zyrtar, në këtë ndërkohë, “ndryshoi mendjen” sa i përket pjesmarrjes së Kosovës në këtë takim muajin që vjen, Kryetari i Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, Z. Bob Menendez dhe shtatë senatorë të tjerë i dërguan një letër Presidentit Bajdën, me të cilën i kërkojnë atij “transparencë dhe qartësi”, në lidhje “me kriteret që janë përdorur për të vendosur se cilat vende janë ftuar të marrin pjesë në “Takimin e Lartë të Demokracive”. 11-08-21 Dems Letter to Biden re Summit for Democracies.pdf (senate.gov) Duke thekësuar mëtej në letër se, “Ke ftojmë, dërgon një mesazh të fortë mbi vlerat dhe praktikat në të cilat besojmë se çfarë përbën një shtet demokratik”, i kanë shkruar senatorët Presidentit Bajdën, duke shtuar se, “Elementi përcaktues i çdo sistemi demokratik është pjesëmarrja e plotë e të gjithë qytetarëve, ndërsa shoqëria civile anë e mbanë botës, luan një rol përbërës në organizimin e qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisjen e tyre”, thuhet në letrën e senatorëve amerikanë dërguar Presidentit amerikan. “Takimi i ardhshëm për Demokraci përfaqëson një mundësi të rëndësishme për të nxitur aleatët tanë që tu bashkohen përpjekjeve tona për ta vendosur demokracinë në qendër të marrëdhënieve ndërkombëtare. Përparimi i parimeve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut është me të vërtetë në interes të të gjithë aleatëve tanë”, thanë, ndër të tjera, senatorët amerikanë. “Është detyrë e Shteteve të Bashkuara të jenë shëmbëll i këtij vetë-reflektimi dhe përkushtimi duke qenë të vetdijshëm për mundësinë unike të demokracisë për të identifikuar dhe pranuar dobësitë dhe të metat e saj dhe, njëkohësisht, e aftë për t’i përballur ato sfida. në mënyrë transparente”.
Ndonëse, as letra e senatorëve amerikanë drejtuar Presidentit Bajdën nuk përmend specifikisht Republikën e Kosovës për mungesën e saj nga lista origjinale e vendeve demokratike të ftuara në “Takimin e Lartë të Demokracive”, siç duket 2-3 jav;t e fundit, ka patur disa prapaskena që ishin në lëvizje për të përfshir edhe Republikën e Kosovës në listën e vendeve të ftuara në “Takimin e Lartë të Demokracive”. Përveç thirrjeve nga Kosova javët e fundit– përfshir grupet jo-qeveritare të atij vendi, opozitën dhe vezhguesit e pavarur në atë vend – edhe këtu në Amerikë pati reagime dhe përpjekje për të bindur administratën e Presidentit Bajdën që të përfshij edhe Kosovën në listën e vendeve të ftuara në takimin e demokracive, muajin që vjen. Një ndër organizatat lobiste ishte Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e udhëhequr nga ish-Kongresmeni me origjinë abëreshe, Xho DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi. Në portalin e tyre ata njoftojnë miqtë dhe mbështetsit për letrën e Kryetarit të Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme, Z. Menendez dhe kolegëve të tij, drejtuar Presidentit Bajdën, duke thenë se ata kishin “alarmuar” Komisionin e Punëve të Jashtme të Senatit, që kryesohet nga Z. Menendez, duke shprehur shqetësimin e tyre se, “Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut ishin ftuar ndërsa Kosova jo,” në “Takimin e Lartë të Demokracive”, thuhet në portalin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane. “Ne thekësuam”, në komunkimin me Komisionin e Senatit, thuhet në njoftimin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, “se veçanërisht Shqipëria është shumë mbrapa Kosovës sa i përket demokracisë, sidomos kur të merret parasysh përparimi dramatik që është bërë nën adminsitratën e Kryeminsitrit Albin Kurti dhe Presidentes Vjosa Osmani”.
Nuk ka dyshim se letra e Senatorit Menendez si Kryetar i Komisionit të fuqishëm për Punët e Jashtme të Senatit amerikan dhe takimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, Z.njës Vjosa Osmani javën që kaloi me Nën-Sekretaren e Shtetit, Z.njën Victoria Nuland, patën efektin e duhur për të bindur admnistratën e Z. Bajdën të “ndërrojë mendje” ashtuqë edhe Kosova të përfshihet në listën e vendeve të ftuara në “Takimin e Lartë të Demokracive” nga Presidenti Xho Bajdën. Zyrtarët amerikanë citohen të kenë thenë se lista e vendeve të ftuara në takimin botëror muajin që vjen nuk nënkupton se janë të ftuara vetëm vendet që, tradicionalisht, konsiderohen si demokratike, por temat e takimit do të jenë zhvillimi dhe forcimi i mëtejshëm i demokracisë në botë. Po të ishte se vetëm vendet vendet, tradicionalisht, demokratike të jenë ftuar në takim, Shqipëria dhe Kosova nuk do të ftoheshin, pasi as njëra as tjetra, nuk janë në nivelin e duhur të demorkacisë. Për- kundrazi, konsiderohen ende si vende “pjesërisht të lira”. Por, lind pyetja se pse Republika e Kosovës u la jashtë listës origjinale të vendeve të ftuara në “Takimin e Lartë të Demokracive” dhe kush, si dhe pse luajti rolin e standardit të dyfishtë në krahasim të “demokracisë” së Kosovës me “demokracitë” e Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, e madje edhe Serbisë. Për fat që kemi një degë të tretë të qeverisë, atë legjislative – Kongresin e Shteteve të Bashkuara – që ngulë këmbë të dijë të vërtetën, jo vetëm për vetë antarët e Kongresit por edhe për publikun amerikan – se cilat janë kriteret e administratës Bajdën që vendosën se cilat vende u ftuan e cilat jo dhe pse për një takim të tillë botëror.
Megjithëse, jam dakort me përfshirjen e Shqipërisë dhe të Kosovës në këtë takim botëror për demokracinë, diçka brenda meje më thotë se nuk është e drejtë që shtetet autoritare të Ballkanit Perëndimor dhe të tjera si ato, anë e mbanë botës, që s’kanë asgjë të përbashkët me demokracinë e vërtetë perëndimore, të konsiderohen në të njëjtin nivel si vendet vërtetë demokratike që zbatojnë dhe mbrojnë demokracinë e vërtetë, për veten dhe për të tjerët. Kjo është edhe arsyeja se pse Senatorët kërkojnë qartësi dhe transparencë në këtë proces, pasi ftesa nga ana e Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në një takim të tillë botëror, sipas ligjvënsve amerikanë, “dërgon një mesazh të fortë mbi vlerat dhe praktikat në të cilat ne besojmë dhe se çfarë përbën një shtet demokratik”.
Ballkani perendimor dhe taktikat e dështuara të Brukselit
Prof. Dr Sadri Ramabaja
Taktikat e aplikuara të BE-së në Evropën Juglindore të shoqëruara me zvarritjen e procesit integrues, pritet ta dobësojnë kampin progresiv gjithandej në këtë rajon. Përfitues në këtë rast janë forcat neofashiste dhe proruse. Natyrisht edhe Rusia.
Në Maqedonin Veriore dhe në Kosovë tetori dhe pjesa e parë e nëntorit vajtën në shenjë të fushatës zgjedhore për pushtetin lokal. Më 31 tetor në Maqedonin Veriore u përmbyll raundi i balutazhit, ndërkaq në Kosovë pritet të mbyllet këtë të diel (14 nëntor). Me të marrë informacionet e para për debaklin politik që pësoi LSDM-ja, Zoran Zaev krejt pa pritur, bëri publik aktin e dorëheqjes së tij si kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe nga pozita e kryetarit të partisë socialdemokrate (LSDM).
Rasti i parë kur LSDM-ja pësoi rënie në zgjedhje ishin zgjedhjet që pasuan marrëveshjen e Prespës (me Greqinë), që ndërlidhej me emrin e Shtetit dhe procesin e integrimit në BE. Ndërkohë zavarritja e procesit integrues tashmë ka si emrues Bullgarinë dhe vet identitetin e popullit maqedonas. Fiaskoja zgjedhore e 31 tetorit për pushtetin lokal ndërlidhet tashmë drejtpërdrejt me bllokimin e procesit për integrim në BE dhe kthimin e mundshëm të Maqedonisë së Veriut në zonë të interesit serbo-rus.
Por cilat janë motivet reale pse një kryeministër e lidh fatin e tij politik me rezultatin e zgjedhjeve lokale – më saktësisht me zgjedhjen e kryetarit të kryeqytetit – Shkupit?
Maqedonia Veriore nuk mbijeton duke i defaktorizuar shqiptarët
Argumenti i prdorur për dorëheqje, duket se është jo bindës, tepër formal. Por, tërheqja e dorëheqjes dhe cirku i opozitës për t’mbledhur një shumicë për votimin e mocionit për shkarkimin e kryeministrit më 11 nëntor, shënon prologun e zhvillimeve të reja politike në Maqedonin Veriore. Çështje të hapura mbeten skenarët e përbashkët të VMRO-së dhe LSDM-së që duan të realizojnë idenë për faktorizimin e shtetit pa shqiptaët, që në fakt do të ishte fillimi i fundit të Maqedonisë Veriore.
Zgjedhjet lokale, respektivisht humbja që pësoi LSDM-ja, janë vetëm motiv sipërfaqësor i kësaj dorëheqjeje.
Zajevi kishte krijuar një figurë të një politikani progresiv, kur kishte arritur tok me homologun e tij grek Alexis Tsipras, në një përfundim logjik se zgjidhja e mosmarrëveshjes rreth emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut (2019) ishte në përputhje me realitetin historik e gjeografik, që garanton perspektivë egzistencës së shtetit.
Por edhe tre vjet pas Marrëveshjes së Prespës, e cila hodhi bazat për normalizimin e marrëdhënieve midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, qeveria e Zaev-it nuk po korrte frytet e pritshme që do ta shpienin këtë Republikë të Europës Juglindore në bllokun e familjes së gjerë europiane.
Ka kohë që procesi për një integrim të përshpejtuar të Maqedonisë së Veriut, tok me Shqipërinë në paket, është bllokuar nga Bullgaria dhe gjasat që të kemi zhbllokim në një të ardhme të afërt janë tepër të vogla.
Ndërkohë Zaevi bëri lëvizjen tjetër taktizuese si përgjegje ndaj këtsaj bllokade: ju bashkua iniciativës serbo-ruse me emrin “Ballkani i hapur”, duke tërhequr prapa edhe homologun e tij shqiptar Edi Rama!
Lëvizja e Zaevit, duke ofruar tashmë dorëheqjen, si edhe ajo e Ramës për të luajtur rolin e të zemruarit me diplomacinë europiane, është produkt i diplomacisë proruse europiane që ka kohë që është përcaktuar për ta shpërblyer Serbinë dhe Bullgarinë për rolin që kanë në përafrimin e BE-së me Rusinë.
Me bllokimin e procesit të anëtarësimit në BE, qeveria e Zaevit ishte e pritshme të humbas mbështetjen edhe të socialdemokratëve më të bindur. Ndërkaq Qeveria Rama përveç se nuk kishte opozitë të mirëfilltë që do të dinte ta shfrytëzonte këtë moment, ajo ia arriti që bllokimin e procesit inegrues ta shes para opinionit si “dëm kolerateral” që ia shkkatoi Bullgaria për shkak të kontekstit me Maqedonin Veriore, ndërkaq projektin “Open Ballkan” ta shes në opinion si një lloj “deriçke” për ecje drejt BE-së!
Lëvizja politike e Zaev-it pas 31 tetorit e natyrës një hap para – dy prapa, duhet të shihet përfundimisht si produkt i taktikave të dështuara dhe vonesës së theksuar të Brukselit, të ndërlidhura fort edhe me projektin “Ballkani I hapur”. Këto taktika tashmë kanë paralizuar tërësisht politikat për zgjerim të BE-së në Europën Juglindore, duke i krijuar terren të përshtatshëm veprimi Rusisë.
Dështimi i radhës i diplomacisë perendimore
Dekada e zgjerimit e rritës së Europës (1991-2001) e kishte larguar Brukselin nga realiteti i trishtë ku po e shpente Beogradi Europën Juglindore. Përderisa interesat gjeopolitike të Perendimit ishin përqëndruar drejt përmbylljes së procesit të “rrethimit demokratik” të Rusisë, Serbia kishte shfryëtzuar segmentet e njohura të dipomacinë europiane me orjentim proserb për realizimin e agjendës së saj të shek. 19-të. Flakët e luftës kishin përlarë Kroacinë e Bosnjën dhe në fund zemrimi serb ishte shkarkuar edhe në Kosovë. Beogrdi , me gjithë ndëshkimin që mori nga NATO, ia kishte dalë të krojoi Republikën Serbska si entitet shtetëror sui generis, që do ta shfrytëzojë ndërkohë, kur diplomacia perendimore nanuriset në iluzionin e rremë të paqes që trumbeton Vuçiqi përmes projektit “Ballkani i hapur”.
Bashkimi Europian sërish ka rrezik të dështoi të ndalë flakët e luftës, që mund ta përfshijnë para së gjithash Bosnjën, meqë premtimi për një perspektivë europiane, është bërë i pabesueshëm. Tashmë Brukseli nuk bën as premtime për një përspektivë europiane të shpejtë të rajonit, duke gjetur pretekst për t’shtyrë vazhdimisht negociatat zyrtare.
Dështimi i diplomacisë perendimore për t’ndrhyrë me kohë në procesin e shkërmoçjes së Jugosllavisë (1991), i kushtoi me jetë 130,000 qytetarëve të ish Jugosllavisë, mbi 60.000 grave (40.000 në Bosnjë e mbi 20.000 në Kosovë) që ju nënshtruan dhunimeve seksuale nga më makabret, ndëraq miliona qytetarëve tjerë që do të shtrëngoheshin të zhvendosen dhe të bëjnë jetën e refugjatit…
Vetëm sulmet ajrore të NATO-s do t’ia arrijnë ta ndalin soldateskën serbe dhe të impononë kufijtë e rinj, duke krijuar kështu shtatë entitete politike si trashëgimtare reale të ish Jugosllavisë. Për gadi tri dekada të gjitha janë në pritje për aderim në BE.
Pas shkëputjes së Sllovenisë dhe Kroacisë nga kjo trashëgimi dhe akomodimit të tyre në strukturat euroatlantike, janë katër ish-republikat e Federatës Jugosllave (Bosnja, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia Veriore) tok me Kosovën dhe Republikën e Shqipërisë që tashmë përfshihen në të ashtuquajturin Ballkan Perendimor – që nuk janë anëtarë të BE-së dhe që po ju shtyhet aderimi për në kalendrat greke. Në këtë kuadër, përfshirja e dy ish republikave më të vogla jugosllave – Maqedonisë Veriore dhe Malit të Zi, në gjirin e Aleancës Ushtarake Verioatlantike (NATO) e bën Ballkanin Perendimor tutje tejet heterogjen, ndërkaq dështimin e radhës të diplomacisë perendimore, disi të prgramuar.
“Perspektiva e BE-së”
Togfjalëshi “Perspektiva e BE-së” është fraza më e preferuar e politikanëve perëndimorë që ata lakojnë gjatë takimeve kudo kur zbarkojnë në këtë pjesë të kontinentit të vjetër. Por ky togfjalësh tashmë ka pushuar të ndjellë entuziazëm e besim tek qytatarët e Ballkanit Perendimor, madje ajo tingëllon cinike.
Gjithnjë e më shumë, sidomos në Serbi, në Maqedonin Veriore dhe Bosnjë po etablohen forca politike që përspektivën tashmë e shohin në strukturat që ju prinë Rusia. “Perspektiva e BE-së” për Serbinë dhe vendet në rajon sot në fakt do të thotë: Ne pretendojmë se ende duam të anëtarësohemi në BE – dhe ju pretendoni se ende na dëshironi, shkruante kohë më parë Andrej Ivanji, korrespondent i disa nga mediat gjermane nga Belgradi.
Serbia ishte shkaktare e katër luftrave në ish Jugosllavi dhe gjenocidit në Bosnjë e Kosovë që ushtroi brenda dekadës së fundit të shekullit të kaluar. Ajo sërish fringëllon armët për të ristartuar një luftë të re sërish në dobi të strategjisë për zgjerim të hapësirës jetësore në dëm të boshnjakëve dhe shqiptarëve. Rrjedhimisht Serbia mbetet faktori vendimtar si për ruajtjen e stabilitetit në rajon, ashtu edhe për rindezjen e flakëve të luftës së re. Duket se me veprimet që po demonstron së fundmi në kufijtë verior të Kosovës dhe ndërkohë në Bosnjë, ajo është prëcaktuar për të dytën – pra për luftë.
Diplomacia perendimore qoftë në prag të ndezjes së luftës në vitet ‘90-ta, qoftë tani, kur hapur Republika Serbska paralajmron shkëputje, Brukseli sikur mbyllë një sy ndaj zhvillimeve politike të brendshme në Serbi, po aq sa edhe kur binin (bien) kambant e luftës!
Kjo sjellje e Brukselit ka pak të bëjë me “perspektivën e BE-së”.
Rikthimi tek realpolitika
Ndërkohë në Bruksel, tek së fundmi, zyrtarisht, ka filluar të vihet në dyshim “perspektiva serbe drejt BE-së”. Në një raport të Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, në fund të shkurtit, mund të lexojmë një lloj “shqetësimi serioz” për mungesën e “lirisë së shprehjes dhe pavarësisë së medias”! Pa çka se në Parlamentin Serb tashmë nuk ka fare opozitë.
BE-ja me qëndrimin e saj, në tërësi ndaj Ballkanit Perednimor, e në veçanti ndaj forcave progresive, ka prodhuar pakënaqësi të ndjeshme në masa, duke ndikuar në humbjen e besimit ndaj Brukselit, ndërkaq me qëndrimet e tij ai forcon nacionalizmin agresiv serb, pra palët e gabuara. Ky fakt edhe forcat progresive i shtrëngon t’i rikthehen realpolitikës.
Perspektiva e integrimit në BE po humbet gjithnjë e më shumë polin tërheqës që kishte vite më parë, jo sepse reputacioni i Moskës, Pekinit a Ankarasë tingëllon më premtues, por sepse qytetarët gjithnjë e më shumë nuk i besojnë më Brukselit dhe e konsiderojnë BE-në të paarritshme.
Nëse krahas këtyre problemeve konceptuale e strukturore, shtojmë faktin se sistemi i dobët juridik, në masë i kapur nga oligokratët krejt ngjashëm me atë ekonomik e social tek vendet e Ballkanit Perendimor, që janë të papajtueshme me standardin e BE-së, perspektiva e Ballkanit Perendimor drejt BE-së duket më shumë si një përrallë e mirë. Prandaj rikthimi tek idetë për rrumbullaksimin e shtetit-komb duket të jetë pjesë e realpolitikës.
Ëndrra… zi!

Bajram Sefaj
Ndërhyrje, katërçipërisht, e dhunshme!
Nuk e di fare, nuk dua ta di dhe, as që e rëndësishme fare, se në cilën faqe të laramanit tim roman, isha e, aq më pak se çfarë historie isha duke tjerrë e rrëfyer. Në anën tjetër por, katërçipërisht, e di, se shkrimin në proces e sipër, ma ndërpreu ndeshja e mbrëmshme futbollistik midis reprezentacionit shqiptar dhe atij të Anglisë – Mbretërisë së Bashkuar. E si mos të ndodhte kjo ndërprerje shkrimi, a çfarëdo pune tjetër, shumë herë më e rëndësishme, aq më parë e, aq më tepër, kur fjala ishte për një ndeshje historike, duel jetik… e tjera e tjera. Shtoja kësaj edhe një reklamë, publicitete të paparë që zgjati gati një muaj, me finalen Ëndërr Kuq e Zi, kur bukuroshja e TVSH, programi sportiv, kishte sjellë në studio kallaballëk ekspertësh të sportit, trajnerë, gazetarë kështu më radhë dhe, pothuaj një orë para fillimit të ndeshjes, çanë dërrasa, folën për Shkup e Shkodër, kur edhe në sekondat e fundit dhanë parashikime e tyre, që nuk kapërcente më shumë se një gol më shumë, në favor të njërit a tjetrit reprezentacion. Sipari (perdja) u ngrit. Shfaqja e madhe filloi. Qysh në çelje të aktit të parë, ndërrimit të dy-tri shkelmimeve të topit të gjysmë lojës së parë, u pa sa është sahati, U paralajmërua se aty, në skenën Wambli, në arenën me nam të këtij stadiumi më të njohur në botë, do të zhvillohej, jo një ndeshje futbolli, por një dramë tragjike- komike, më shumë akte, për skuadrën tonë, shqiptare. Ndeshja nisi me një prelud ogurzi, me një homazh kushtuar futbollisti (a shumë futbollistëve) anglezë, të ranë në fushëbetejat e ndeshjeve të futbollit, këtu e atje. Ndeshja nisi, me ligamente të dëmtuara, me lëndime të tjera trupore, me shur(r)a e kaka, në kartonë të verdhë e, me zëvendësime (dushk për gola!), e marifete të tjera, të shëmtuara katërçipërisht, gjithsesi. Më i shëmtuar, më i mjeri ne atë mes, në atë arenë, ishte lojtari “ynë” i dymbëdhjetë, krye-lojtari “djaloshar”, italiani 74 vjeçar “misionar”, Edi Reja. (Bash sikurse se Edvin Kristaq Rama, që me përkëdheli quhet Edi Rama, shpëtimtar i Shqipërisë me Open Ballkan, edhe italiani, Eduard Reja, Edi Reja, është, pra “shpëtimtar” i fuzbollit shqiptar. (Gabimi morfologjik, është i qëllimshëm!). Kur shporta e rrjetit, u mbush madje me pesë gola, krahas “sitës” së patundur të portës se kundërshtarit, ika e kërkova strehim, shpëtimi. U bëra azilkërkues! Nuk durova të jem dëshmitar i një debakli poshtërues. Pesë me zero, në pjesën e parë, (e, mos o zot!), pesë me zero në pjesën e dytë: po kush e duron një tmerr të tillë! Po nuk e çoi Shqipëria atje, në atë London të shkretë, në atë Wembli, famëmadh, një skuadër skifterësh, të rinjsh sypatrembur Ilirianë, a një tufë barinjsh që kurrë top me sy nuk kanë parë. Ndërkohë, në dy kanale të ndryshme të TV, ndoqa dy emisione shkëlqyera: një Urë dhe një emision të kolegut Genc, të TVSH-së, kushtuar viktimave e pafajshme të terrorit komunist, si gjëkundi në Shqipëri, kësaj radhe në Beratin tonë të bukur, me komplotin e shpifur, gjëa se¨¨ të planit të organizuar të minimit dhe çuarjes hava, të Kombinatit të Tekstilit, objektit më madhe industrial në këtë qytet. Këtë shpifje dhe inskenim katerçiperisht absurd dhe ironik në substancën e tij qesharake, shumë viktima të pafajshme, e paguan, kush me jetë e kush më vjet të gjatë burgu të rëndë, ndjekur me tortura çnjerëzore.
Pas gjithë kësaj golgote si ta gjej e ta lidh filie saj ç’sha duke shkruar Po, e gjeta: ish duke rrëfyer mbi ç
Luftuam shumë e përfituam pak! Pse?
Nga: Adem Breznica
Dy gjërat që nuk arritëm t’i perceptojmë nga historia, prandaj edhe nuk kemi marrë mësim prej tyre, janë:
1. Kemi luftuar më së shumti nga të gjithë;
2. Kemi përfituar më së paku nga të gjithë.
Ne luftuam shumë kundër të tjerëve, gjatë të gjitha kohërave, por më së shumti kundër njëri-tjetrit.
E keqja është se luftërat kundër armiqve të jashtëm nuk i kemi çuar deri në finale; nuk i kemi ndjekur armiqtë deri në strehën e tyre të fundit. Dhe kjo, më vonë, na është kthyer në hakmarrje. Ne nuk i nënshtruan për të na larë haraç, por meqë ishim krenar, ata që i zumë, në shumë prej raste, i morëm për shërbëtorë, e në raste të tjera i lamë të iknin. Me kaq ishim të kënaqur.
Na ka mjaftuar thyerja e tyre, dhe akoma më shumë, na ka ngazëllyer ikja e tyre…
Fitonim shpeshherë, por i ndanim meritat vetëm për veten, e kur humbnim ndonjëherë, fajin e linim jetim.
Meqë jetimi mbetej i pastrehë, në rastin e parë të diskutimeve mes nesh, ia gjenim strehën tek njëri-tjetri: “ti je fajtori” dhe “ti je tradhtari”!
Tash, kur i gjetëm strehën fajit, lavdi e meritat mbetën për ne, e faji për tjetrin. Filluam garën e lojës me kapuç, kush është më trimi e më bajraktari mes nesh, që zakonisht na përfundonte me fjalosje, ngatërresa, lëçitje…
Pra, armiku kaloi në mesin tonë.
…
Shumica e të tjerëve fqinjë (ballkanik) u lindën nga çarjet tona të brendshme, të kaluara në ndarje fragmentare, të margjinalizuara nga ana jonë, të avancuara tutje në kosh lëçitjesh tona, të shndërruara në bashkëpunëtorë të ndikimeve të jashtme, të bullizuara në maksimum nga ana jonë, të kaluara në identitete të reja, të shndërruara në kërcënim ndaj neve, dhe në fund të goditura prej nesh.
Goditja jonë ndaj tyre vetëm sa ua përforcoi këtyre identitetin e ri, të krijuar në strehimoret e azileve që ua lamë në trashëgimi, duke ua bërë mik e aleat kundër nesh të keqen më të madhe të kohës moderne (Rusinë)…
Pastaj pjesën tjetër të historisë mirë e perceptojmë.
E keqja e madhe (Rusia) ndërhyri kundër nesh, në emër të mbrojtjes së lëçitjeve tona, duke i joshur zemrat e mendjet e tyre me “mbrojtjen” e ofruar, e duke i përvetësuar shpirtrat e shitur me identitetin e ri që do t’u jepte rolin e gogolit të ardhshëm.
Kështu të lëçiturit tanë të moçëm, që gjetën strehë nën ombrellën e të keqes, pa bërë thuajse asnjë luftë të lavdishme e pa fituar asnjë gjysmë beteje të vogël, përveç atyre që ua fituan prurjet e hedhura vazhdimisht prej nesh, në gjithë këto përzierje të mëdha mes Lindjes e Perëndimit, Veriut e Jugut, dolën pa asnjë ferrë në këmbë, duke ngadhënjyer kundër nesh e duke përfituar në kurrizin tonë.
Pra, ne luftuam më së shumti me më së shumti beteja të fituara.
Por, pa i çuar gjërat deri në fund, lufta nuk fitohet.
Fitoret e betejave na u kthyen në humbje luftërash për ne, e fitore luftërash për ata që i humbën betejat. Tamam, në “Fitore të Pirros”.
Si rezultat, ne luftuam, e këta, ata përfituan!
Dhe ne akoma vazhdojmë të përqendrohemi në fitore betejash mes nesh, e humbje luftërash ndaj të tjerëve.
A mund dhe çfarë duhet nxjerrë mësim nga kjo, si më sipër?!
Po, mundemi!
Hedhja e fajit tek njëri-tjetri ka mbjell armiqësi mes nesh; lënia jetim e tij, na ka ekspozuar ndaj pësimeve tjera;
Prandaj, fajin duhet adresuar në formë spirale, duke filluar nga veta e parë. Si rezultat do të habitemi se si ai më pak na godet ne e më shumë të tjerët, për dallim nga ajo që, kur i fajësonim të tjerët, më shpesh na godiste ne se sa ata.
Ndërkaq, meritat duhet ndarë në formë vorbulle. Nisur nga ky koncept, do ta shohim sa shpesh ato arrijnë tek ne e sa më rrallë çalojnë në periferi.
- Adem Breznica, gazetar i pavarur dhe profesor i historisë.
Nuk harrohen burrat si Dema …!
Demë Imeri i Lybeniqit të Pejës

Nga: Sinan Kastrati, Suedi
Burrat e fortë si Dema, nuk harrohen
Demë Imeri, Elez Dema e Demë Elezi- Mahmutaj
Një fragmet nga një jetë e tri gjeneratave luftëtaresh me pushkë e me penë, për Familjen Mahmutaj nga Lybeniqi
Kur shkova në Prishtinë që ti vazhdoj studimet, më 1975 njoha përveç shumë profesorëve që ishin edhe shkenctarë e atdhetarë, si prof. Idriz Ajetin, Ali Hadrin, Anton Çettën, Besim Bokshin, Fehmi Aganin, Idriz Rexhën, Hasan Mekulin, Isa Bajqincën, Murat Blakun, Halil Alidemën, studentët Isa Kastratin, Muhamet Mahmutajn, Ibrahim Buqollin, Ibrahim Nikqin, Ismet Lush Tahirajn, Milazim Krasniqin, Rifat Latifin, Nuhi Sylën, Mustafë Aliun, Qahil Mehmetin, Enver Halitin (nipin e Halit Bajramit) Enver Zhinipotokun, Shemsi Reqicën, Iliaz Gashin, Xhemail Mustafën, Fuad Krasniqin, Sabri Alidemën, Ridvan Mehmetin, Ai Lajçin, Mujë Hadërgjonajn Qibrije (Dije) Demirin, (Shkurtë) Dritë Kuqin, Ganimete e Zize Haklajn, Zojë Bajrajn, dhe të tjerë të cilët nuk mund ti përmendi të gjithë për shkak se numri i tyre është i gjatë e koha kur i njoha, 1975 është gjithashtu e largët, e shekullit dhe mileniumit të kaluar.
Po në mesin e atyre burrave kishte edhe të tjerë, ”njerëz të thjeshtë” që punonin po aq sa edhe profesorët dhe studentët protestues të mëvonshëm por që nuk punonin për kapuq.
Një nga ta, ndoshta më i dalluari, sipas meje ishte: Demë Elez Dema, i njohur si Demë Mahmuataj, ish referent i FakultetitFilozofik.
(Në Fakultetin Filozofik, punonin tre puntorë me emrin ”Demë” dhe të tre të tjerë që ishin referentë: Demë Fetaj, shef i shërbimit, Demë Mahmutaj, referent … dhe Demë Ibërdema, referent për çështje ekonomike, bursa e kredi për studentë dhe të tretë ishin nga rrethi i Pejës.

Elez Dema, djali i Demë Imerit, Lybeniq
Dema, Demë Mahmutaj kishte trashëgua emrin e gjyshit, Demë Imeri, që sipas adetit, fëmiu i parë, djalë trashëgonte emrin e gjyshit.
Elezi nuk kishte gabua që e kishte përtri emrin e babës- Demës sepse Dema do të ia ”k`putëte kryet Demës plakë”.
Deri sa Demë Imeri, ishte kaçak e qartur bashkë me vëllezërit, Sadikin e Ozmonin, Dema, kreu studimet e larta aso kohe në SHLP-në e Gjakovës dhe filloj të punoj për ta ndihmua babën Elez e mbajtur familjen.
Dema, ishte i vetmi, them i vetmi që si referent për çështje të studentëve, në Fakultetin Filozofik, ndihmonte studentët që nga dita e parë, kur i dorëzonin dokumentet për pranim, kur regjistroheshin në degën e Gjuhë e Letërsinë Shqipe dhe Letërsi e Gjuhë Shqipe, bashkë me një tjetër, Ali Tyrbetarin, që ishte largnga Dema, për burrni, e deri sa diplomonin, i priste dhe i përcillte me mirësjellje të jashtëzakonshme.
Dema nuk ishte i tillë që qeshej e zgërdhihej sikurse që kishte të tillë në fakultet për shkak të një ashti a pozite, ai ishte serioz dhe asnjëherë nuk mund ta shihje jashtë vendit të punës, në kohë të punës e nuk mund ta bleje.

Demë Elezi- Mahmutaj, Lybeniq
Si e njoha Demën?
Kur e lash katundit, e ngula shtagën në gardhin e oborrit, shtagën që i ruaja buallicat në Turjakë, një ditë të fundit të qershorit 1975, kisha shkua në Gremnik, te Adem Sejdi Godanci, mik shtëpie.
Në mbrëmje, u tubuan kojshit, burra e pleq të familjes Godanci dhe në muhabet e sipër, iu tregova se dua të regjistrohem në Univerzitet. Ademi, ishte pensionist dhe më donte shumë mua. Ai ngulte këmbë që të regjistrohem në Fakultetin Teknik, sepse thoshte ai ”Sinani është i zoti”.
Sadriu, djali i Ademit nuk pajtohej:
-Jo, më mirë është që Sinani të regjistrohet aty ku ai dëshiron.

Demë Mahmutaj, ushtar i lirisë, 1998, 1999
Unë e kisha ”ngri kryet”, veç në Letërsi.
Në mëngjes, Sadriu që sapo e kishte kryer shërbimin ushtarak në Prizren, dhe kishte fillua të punon si Zëvendës Prokuror në Prokurinë Komuanale në Prishtinë dhe Latif Kryeziun, ekonomist, nëse nuk kam harrua, punonte në Prishtinë.
Sadriu kishte një kerr 1300, Zastavë të Kragujevcit dhe deri te Radio Prishtina, shkuam bashkë e aty, nuk ishte larg fakulteti.
Njeriu i parë që e takova në fakultet, ishte Dema, një bardhosh, me fytyrë të bardhë e flokë gajfil.
Pastaj, me 1 tetor 1975 filluam ligjeratat dhe e njoha edhe Muhametin, vëllain e Demës, nga Lybeniqi.
Më 1998, 1999, Dema bashkë me luftëtarët e tjerë, kishte rrokur armët kundër të njëjtit pushtues sikurse edhe gjyshi Demë, kundër pushtetit pushtues serb e për çlirimin e Kosovës.
Aty e njoha Demën për mos e harrua asnjëherë. Shpesh kur shkoja në Kosovë, shkoja edhe te Dema e Muhameti e ata më gostisnin me ”peshk”, peshk që e kultivonin dhe e rritnin vetë, me ushqim Lybeniqi, ujë bjeshke, si loti të pastër.

Libri ”Këvizja kaçake në Kosovë (1918-1920)”
Kur e thirra, Dema nuk deshi të flas për vehte, nga modestia por ishte Dema i të të bëmave të shumta, ai i cili në fund të viteve 1988, 1989 e filloi aksionin në fakultetin filozofik për ta braktisur Lidhjen e Komunistëve dhe te çdo puntor, profesor e puntorë të administratës dhe të tjerë i shkonte me një letër që tënëshkruajnë emrin dhe mbiemrin dhe kështu, gati të gjithë i dorëzuan LIBREZAT E LIDHJES së Komunistëve të Jugosllavisë.
Ishte Univerziteti i Prishtinës, Fakulteti dhe … Dema që e filluan përmbysjen e socializmit vetëqeverisës, natyrisht me ajkën e kohës- profesorë e intelektualë.
Kosova, fiiloi e para luftën dhe e fundit fitoi pavarësinë në ish RSFJ-në.
Dema i Lybeniqit 1*) u dallua kudo, për punë, për burrni, për besë e bukë.
Dema ishte dhe mbeti DEMË.
Në fakultetin Filozofik e njoha Demën, Muhametin, vëllain e Demës, Brahim Buqollin e Brahim Nikqin dy burra tjerë.

Me Muhamet Mahmutajn, Nuhi Sylën e H. Dulën
Gjyshi dhe baba i Demës
Letërnjoftim i shkurtër e familjes Mahmutaj nga Lybeniqi i Pejës
Doktor Limon Rushiti në librin ”Levizja kaçake në Kosov(1918,1920)” ndër të tjera, në faqen 184 shkruan: Në fshatin lybeniq me 17. 01. 1921 dolen kaçakë Dem imeri, Sadik Imeri, Ozmon Imeri, Nimon Qaka, Haxhi Meta dhe Sadik Brahimi, të cilet si duket, në shenjë hakmarrjeje në organet qeveritare për veprat e këqija qe beheshin kunder popullit, kishin vrar 11 ushtarë dhe 1 oficer, kufomat e të cileve u gjeten ne fshat” mbarim citati.(Shih dokumentin arkivor aj, mpb, k-112 nr 1969 data 10,2,1921).
Nga k`ta të permendurit Dema është gjyshi i Demës (nipit), nderkaq, Ozmoni, Sadiku vllëzerit e gjyshit.
Trashigimtaret e Dem Imerit janë Elez Dema dhe Tahir Dema. Elez Dema i lindur 1911 dhe vdiq ne vitin 1979, pjesmarres aktiv në luftrat që u zhvilluan me Malin e zi ne vitin 1943,1944 dhe 1945 ne Smilovic në Livadh të gjakut dhe në fund, me 13 tetor 1943 ne mbrojtje të Pazarit të ri (Novi Pazar) përkatësisht në manastirin e rrënuar-Gjurgjevi Stupovi plagoset rënd ne kokë po pa pasoja jete.
Tahiri djali i dytë i Demes (1918,2019) luftoi në mbrojte së vijes së kufirit nga forcat komuniste qetnike plagoset për të mbetur invalid tërë jetën. Kto shenime në pika të shkurtera po ti dërgoj mik i dashur në mënyr që të hapet një faqe e historisë e familjes sonë, më shkruante Dema. Në foton e parë është gjyshi im Dem Imeri ndërsa në foton e dytë, është baba im, Elez Dema.
Me Muhametin ishim shokë gjenerate në studime por edhe banonim në Konviktin e Studentëve dhe ndodhte që nëse njërit nga konviktorët i vinte prindi nga katundi, ne tuboheshim te ai dhe rrinim sikur të ishim në odat e Drenicës apo Kullat e Dukagjinit.
Dhe për me e nderua babain e Demës e Muhametit, iu luta Muhametit që të vije bashkë me babën Elez, të dy Brahimat në dhomën time, të konviktit por mos të iu tregoj tezakave …. Se ata kishin shumë tezaka që edhe te ”Qethnat i festonin”.
Dhe erdhi baca Elez të unë, në dhomën time. Baca Elez, na shikonte të gjithëve në sy, ndërsa ai ishte ulur në lëkurën e ogiçit që ma kishte dërgua Adem Hajdari i Belegut, përmes Ismet Lush Alisë.
Ishin vitet më të mira tonat si të rinj dhe studentët shqiptarë në UP nuk shihnin ndonjë bashkëjetesë të imponuar me serbë, prandaj vlimet studentore kishin fillua që në vitin 1975 e kishin vazhdua për me kulmua më 1978, kur e festonim 100 vjetorin e LSHP-së (Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, 1878-1978).
Si të rinjë që ishim, ndodhte që nuk ishim të kujdeshëm dhe nuk i matnim fjalët prandaj baca Elez na këshilloi.
Foli Baca Elez: Mark Milani “Mutin e kam hânger që 30 vjet”
“Mark Milani i kishte shërbye kralit Nikollës por nuk kishte besimin e as respektin që duhej ta kishte ai, e filloi bisedën baca Elez, që e kishim rrethua studentët e gjylpanën nuk kishim ku me e lân në dhomat e vogla dykrevetëshe të konviktit.
Një mëngjes, djali i vogël, 2, 3 vjeçar, ishte qu më herët dhe po luan me mustaqet e babit derisa ia nxjerri gjumin babës, Mark Milanit.
Edhe Mark Milani filloi të luaj me djalin. Mark Milani e preku djalin e vogël në bark dhe e pyeti:
-Çka ki këtu, dhe ia lëmonte barkun djalit?
-Fli tha ai sepse kishte hëngër flia.
-Kur e ki hëngër?
-Prâm (mbrëmë)
E tash djali po e prek barkun e babës dhe po e pyet:
-E ti shka ki këtu?
-Mut
-Kur e ki hangër?
-Qe 30 vjet
P. S.
Në fund, Dema më shkruante: Për mua dhe vëllezerit e mi e din vet.
Me shpresë se në një të ardhshme të afërm do ta takoj Demën e do t`ja nxjerr fjalët me zor, po ndahemi gjithnjë me shpresë se do të njihemi më tepër e do të shkruajmë shumë.
1*) Lybeniq?
Për fjalën ”Lybeniq”, emrin e katundit kam shkruar. Lybeniq, vjen nga fjalët ”lyp-ni” e ”niq- ne”, Lyp e niq.
Në një shkrim të mëhershëm, i kam shpjegua fjalët ”Lubeniq” e ”Junik” (Janë-ik). ”7 Marsi dhe prejardhja e disa emërvendeve të ndryshme” 04.03.2018 13:28:32
https://www.fokusi.org/7-marsi-dhe-prejardhja-e-disa-emervendeve-te-ndryshme/
|
Ajo që është për keqardhje edhe më të madhe, në Shqipëri ky trend i emrave dhe fjalëve sllave e greke ka vazhduar me të madhe në kohën e Partisë së Punës së Shqipërisë dhe mjerisht në shumë fusha të jetës, si në ushtri, psh fjala “marsh”,fjalë ushtarake, emrat e njerëzve, si Zhdanov” apo Malenglen (shkurticë e Marks, Engels e Lenin) janë aq të shumë sa mendja …
www.fokusi.org
|
Malmö, 13 nëntor 2021
Lufta Nacionaldemokratike Shqiptare (NDSH) kundër ripushtimit jugosllav dhe për bashkim shqiptar


Saliu po vjen…. Por si po vjen?!

Arben Çokaj
Përpjekja e Saliut për të marrë Partinë Demokratike, është një përpjekje për veten e tij, që të lajë veten ashtu siç din ai. Të vijë në pushtet dhe me ardhjen e republikanëve në pushtet në SHBA me 2024 – që shpresojnë – ai të paguajë miqtë e tij atje dhe ta heqë kufizimin, që administrata Biden i ka dhënë, duke e shpallur atë non-grata.
Saliu po del me dy shqiptaro-amerikane në fushatë, bjondia Mariela Shkurta, që e ndjek në secilën dalje, e cila duket se është spostuar këto ditë dhe po zëvendësohet nga Floriana Garo, dhe Evi Kokalari, që po bëhet pjesë e fushatës së tij herë pas here. Tani nga Basha iku edhe Floriana Garo, dhe iu bashkua Saliut, edhe pse vjehrra e saj doli kundër foltoreve të Saliut. Janë disa vajza që duan pushtet dhe po e shohin të ardhmen e PD-së me Saliun në krye, dhe nuk janë vetëm ato.
Në dekorin e Saliut po dalin pas shpinës së tij në secilin takim, vajza të reja e të bukura, që po i japin një iluzion bukurie kësaj fushate gjithnjë në rritje të Foltoreve të Saliut. Duket se Saliu do e marrë PD-në, por Lulzim Basha nuk po lëshon pe, ai nuk po bindet të tërhiqet dhe t’ia japë vulën atij. Duhet të shohim si po rrjedhin ngjarjet, pasi ka zëra, që thonë se edhe Luli është në lojë, dhe i ka kundërshtitë e tij vetëm sa për sy e faqe. Pasi kundër Saliut, ai e di, se nuk ia del dot!
Në politikë nuk është e lehtë të kuptohen konjukturat, aq më tepër për politikanët e sprovuar e me përvojë. Sali Berisha ka treguar se di të marrë pushtet, edhe kur ai nuk i ka numrat. Kjo i bën shumë demokratë e të tjerë, që të besojnë te ai. Shumë mbështetës të Saliut nuk i shohin krimet dhe arrogancën e autoritarizmin e tij, ata shohin karizmën: Saliu di të tërheqë masat dhe të marrë pushtet. Kjo u intereson atyre. Edhe unë besoj, se po nuk e ndalën, Saliu do e rrëzojë Bashën, pastaj edhe Ramën…
Protesta të fuqishme e të pandalshme mund të priten në pranverë, nëse Saliu e merr drejtimin e PD-së tani në dhjetor. Destruktiviteti është një nga elementët kryesorë, që Saliu di të përdorë me mjeshtëri, dhe në rrëmujën e vorbullën, që ai krijon, ai ka aftësinë të dalë në krye. Dikush mendon se Saliun do e ndalojë SPAK. Unë nuk e besoj këtë. Saliu është uragan, me mbështetjen e madhe publike që ka, ai nuk pyet për asgjë. Kur nuk mund ta ndalin hyrjen e tij në Kuvend me ligjin për dekriminalizimin, atëherë do e kenë të vështirë, për të mos thënë të pamundur, që ta ndalin edhe në këtë përpjekje të tij, për të marrë PD-në dhe për të ardhur në pushtet, ndoshta edhe me zgjedhje të parakohëshme.
Saliu favorizohet shumë nga vendimi i Biden për t’ia lënë Afganistanin talebanëve. Me këtë ai kupton se duhet të tregohet i fortë, për ta konsideruar, pasi amerikanët njohin vetëm forcën. Dhe vendimin për shpalljen e tij non-grata, ai nuk e konsideron si vendim të SHBA-ve kundër tij, por si vendim të sekretarit Blinken, i nxitur nga qarqe të lidhura me Soros. Prandaj ai po bashkëpunon me njerëz të fushatës së Trump dhe po frymëzohet nga sjellja politike e presidentit Trump. Po mundohet të bëjë një lojë Trumpiste në Shqipëri, me shpresën që po erdhën republikanët në pushtet, ky të marrë mbështetjen e duhur prej tyre. Mundet të jetë një ëndërr në beze, por ky po shpreson ashtu. Të shohim si po i del.
Nëse Rama ka ndikuar me miqtë e tij amerikanë, George Soros etj. në vendimin për shpalljen e Saliut non-grata, ai ka nxitur një kancer, e ka aktivizuar Saliun, që të ngrihet e të luftojë për jetë a vdekje, për të pastruar fytyrën e tij. Dhe nëse Saliu ka sukses deri sa ta rrëzojë Ramën me shpurën e ministreve të tij nga pushteti – gjë që është e mundur, kjo do të tregojë se Rama nuk është treguar fort i zgjuar me këtë, që ka bërë.
Por nëse PD çahet dhe opozita dobësohet dhe e humbë fuqinë, duke humbur edhe zgjedhjet e 2025-s, atëherë Rama merr mandatin e 4-rt, dhe ky duket ka qenë edhe synimi i tij: Përçaj e sundo. Rama e ka treguar veten të zgjuar, përballë kundërshtarëve të tij politikë dhe ka marrë pushtet absolut në Shqipëri, e kjo i ka dhënë atij edhe një farë vetëkënaqësie të ligjshme. Por si i thonë shkodranët: “Të hyftë vetja në qejf!”
Unë kam frikë te një bumerang. Nëse Saliu nuk ndalet, nëse nuk gjendet rruga për ta ndalë fuqinë e tij shkatërruese. A kemi ne si shtet fuqi për ta bërë këtë, për ta ndalë Saliun?!
Kjo mbetet për t’u parë në ditët dhe muajt në vijim!




