Kreu Blog Faqe 1494

Rilexime nostalgjike të librave të dy autorëve të shkëlqyer

0

Bajram Sefaj, shkrimtar dhe udhëpërshkrues

Rilexime nostalgjike

Librore libra par exellance – të dy autorë të shkëlqyer
Fréderic Beigbeder, “Un roman français”, Paris – 2009
Agron Tufa. “Thembra e Akcilit”, Tiranë – 2009

Me rastisi që dy libra të mirë, i pari “Un roman français” i autorit të mirënjohur francez, Frédéric Beigbeder dhe, i dyti, “Thembra e Akcilit” (miniatura), të shkrimtarit, profesorit dhe intelektualit tonë të njohur, Agron Tufa, t’i lexoj njërin pas tjetrit.. (Janë edhe dy libra (romane) që do të hynin në këtë çark. I pari “Tomber sept fois, se rélever huit” i shkrimtarit, po ashtu, francez Philippe Labro dhe “Terra nullius”, nga një autor shqiptar nga Kosova. Për këto dy romane, asnjë fjalë më shumë, nga se të parin akoma nuk e kam lexuar, kurse autorin e romanit të dytë e njoh më mirë se askush tjetër!).
Ç’ka këtu për t’ua çuditur dhe, ç’është ajo forcë e jashtëzakonshme që më shtyn të flas të përpiqem të shkruaj shkurtimisht, për dy librat e parë. E para pse janë jashtëzakonisht të realizuar dhe, e dyta, pse kanë diçka të përbashkët, në brendinë e tyre, ani pse, i pari “Një roman francez” është shkruar në Paris, e tjetri “Thembra e Akcilit”, në Tiranë. Kanë edhe një kopsë të përbashkët këto dy botime. Autorët e që të dy këtyre romaneve, Agroni ynë dhe francezi Frédéric, janë laureat të shpërblimeve të rëndësishme letrare, secili në vendit e vet. Derisa autori i “Un roman français”, F. Beigbeger, është nderuar me njërin nga çmimet më prestigjioze vjetore letrare të Francës, atë të Akademisë Renaudot që, për asnjë metelik nuk ngel prapa çmimit tjetër letrar francez famëmadh, Goncourt, A. Tufa, për miniaturat e tij, të përmbledhura te “Thembra e Akcilit”, ka marrë shpërblimin prestigjioz kombëtar, “Çmimi i Madh i Letërsisë”, si libri më i mirë letrar në Shqipëri për vitin 2009. “…për stilin postmodern, për risinë e zhanrit, për çlirimin e gjuhës nga klishetë, dhe për nivelet e larta të shkrimit të shqipes”, sikur, ndër të tjera, shënon në motivacionin e jurisë gjegjëse. (Jam plotësisht dakord me një vlerësim të tillë). Edhe një ngjashmëri (afërsi frapante) teknike (proseduale) kanë midis tyre këto dy romane. Derisa Frédéric Beigbeder, në librin e tij “Un roman français”, renditë dyzet e tri njësi rrëfimtare, që i përmbyllë me një Epilogue, shkrimtari shqiptar, Agron Tufa, ndërkaq, në librin e tij ka radhitur dyzet e pesë miniatura (dy më shumë se sivëllai i tij francez) dhe i përmbyll ato me një tekst të rëndësishëm akademik mësimor, me titull “Pasfjalë e autorit për botimin e parë”. Edhe një ngjashmëri (ndoshta më pak të rëndësishme) në këtë enumeracion, kanë këta dy libra, të dy autorëve, nga dy anë të skajshme të kontinentit të vjetër. Numrin e faqeve të tyre. Derisa romani i Frédérc-ut, ndalet (përfundon) në faqen 278, “Thembra e Aktcilit”, të Agronit tonë, nëpër “thera e nëpër gjemba” ec deri në faqen 255. Mirëpo, duke marrë parasysh se teksti i miniaturave të Agronit është shtypur me shkronja të imta (miniaturale), del se është nja dy herë më i madh se romani i Z. Beigbeder-it, që, si rëndom në Francë, librat botohen solemnisht dhe në përgatitje (për ne, se paku) tejet luksoze teknike e grafike. Shtëpia e njohur botuese “Grasset”, mbase kryeson listën e botuesve parisian, në këtë shteg. Ndërsa Shtëpia botuese e Tiranës “Zambaku”, përndryshe me emër të mirë e poetik, (si zambaku i Prizrenit!), është më e kursyer në komoditet (lexo: standard), ndonëse nuk mund t’ia gjesh asnjë behan, në krahasim më shtëpitë e tjera botuese në Shqipëri dhe Kosovë. Edhe një ngjashmëri (afërsi) që nuk ka të bëjmë me përmbajtjen e këtyre dy librave, por më shumë më autorët e tyre – është mosha. Që të dy këta shkrimtarë janë relativisht të ri. Të një moshe, pothuaj se janë. Vërsnikë. Derisa F. Beigbeder, është lindur më 21 shtator 1965 në Neully-sur-Saine, një vjet më vonë, më 1967, Agroni ynë, është lindë në fshatin Suhadoll të Dibrës (Peshkopisë). Edhe një ngjashmëri ose e përbashkët midis këtyre dy autorëve, ndonëse me moshë janë akoma të njomë ri, është ajo se, qysh tash, kanë një begraund (konto) të pasur librash të botuar. Përmendim vetëm titujt e atyre veprave që i kanë shënuar në kapakët mbyllës të këtyre dy librave të tyre. Beigbeder: “”Vacances dans le coma” (1994), “L’amour dure trois ans” (1997), “99 francs” (2000), “Windows on the world (2003), “L’egoïste romantique” (2005) dhe “Au secours pardon” (2007). Kurse në kopertinën mbyllëse të librit “Thembra e Aklcilit”, të Tufajt, shënohen këta tituj: “Aty te portat Skee”, poezi, “Dueli” roman, “Rrethinat e Atlanditës”, poezi, “Fabula Rass”, roman, “Mërkuna e Zezë”, roman, “Janusi qindfytyrësh”, ese, “La Prueba della tierr” poezi, bashkautor, “Avangardë engjëjsh”; poezi, “Fryma mbi ujëra” poezi, “Nove poezie”- La seanca del poeta”, “Dibra në sytë e të huajve”, Letërsia dhe procesi letrar në shekulli XX”, vol I, II. Mos të harrohet të shtohet se këta dy autorë, secili në vendin e vet, pos për këta libra, ndërkohë, kanë marrë edhe shpërblime tjera të vyera letrare.
Edhe një ngjashmëri midis këtyre dy romaneve, kur nuk është as teknike, as teknologjike, por thjesht, ndijore. Që të dyja këto romane lexohen me tension të pamatur. I pari. “Un roman français”, lexohet me xhelozi, me inat, me lakmi, me zili e…, çfarë të duash tjetër, pse në rrëfimin e fëmijërisë se vet (ndonëse autori e mohon se ka pasur fëmijëri, sic!), nuk ka asgjë të përbashkët me fëmijërinë e asnjë shqiptari, (as me të Agronit), në mos për tjetër, për faktin se, vështirë ose hiç, tek shqiptarët e moshës se tij, mund të ndeshësh porosinë e gjyshit, të babës ose të mixhës: filan librin e filan shkrimtarit, mos e lësho pa e lexuar! Për këtë arsye (sigurisht jo vetëm për këtë) romani F. Beigbeder-it, del jashtëzakonisht i realizuar, jashtëzakonisht i lehtë, ashtu siç e lehtë dhe e pabrenga ishte “fëmijëria” e autorit, kur ishte rritë nën hijen e pirgjeve të librave, ndër më të ndryshëm, por edhe nën hijen e palmave e hurmave të vendverimeve më të njohura në planet, kur prindërit i kishte aq të pasur, borgjezë me jetë luksoze. (Ky roman, mua personalisht, me ka pëlqyer shumë, nga se në shumë faqe (fletë) të tij, e gjeja vetveten time, me gjithë komplekset e mia: hunda e madhe dhe e deformuar (si patëllxhan) e tjera. Beigbeder, kësaj brenge ia shton edhe nofullën e poshtme që e kishte të gjerë në kajde tezlice, e xhelozonte vëllamin (e vetëm) më të madh që ishte shumë më i bukur se ai, e tj. etj.
Dyzet e pesë miniaturat e Agron Tufës, ndërkaq, i kam lexuar (këtu në Francë) dhe i kam përjetuar thellë e dhimbshëm, njëkohësisht. Prej faqes se parë e deri në faqen e fundit të librit, kam bashkudhëtuar me autorin Agron dhe, duhet pranuar, pothuaj se gjithë kohës, kam ndjerë dhembje të madhe gjithkah rreth zemrës. Ato nuk ishin vetëm rrëfimet e autorit Agron, ato ishin dromca të jetuara dhe të përjetuara, nga të gjithë në, shqiptarët. Në një mënyrë ose në tjetër. Më se shumti me ka dhimbtë e zemër me është ngulitë miniatura me titull “Galeria 43”. Me ankth e tundime të fuqishme, rreth trupit e zemrës, kam lexuar kallëzimin për atë Galeri të tmerrshme 43. Thellë në shpirt me është ngulitur Bulqiza e zezë, më minierën brenda saj. “Burg’ i zi t’u shoftë ky emër, si na le më vrimë në zëmër”. Vetëm nëse egjeli të mos me japë vade, se herë e parë në jetë që të kaloj andejpari, pa u ndalë në Bulqizë, pa trokitur në derën trimozha, pa e parë elektrovozin, pa i parë vagonët e mbushur me xehe etj. Do të më bëhej qejfi të jem në shoqëri me Agronin, bashkë me dy vëllazëritë e tij, Ylberin dhe Myndirin, që bashkë ta gjejnë Qemalin dhe ndonjë bashkëvuajtës të ditëve të liga në këtë skëterrë… Edhe sivëllai i Agroni tonë, Frédéeric Baibegder, ishte në Galeri, por jo në galeri tmerri e hataje, por kishte shëtitur bythën nëpër galeri të arit klasik e modern, gjithandej botës se madhe. Krahaso: Galerinë 43 të Agronit tonë, me galeritë e z. Frédéric!!!
Në fund të këtij libri të mrekullueshëm (nuk është aspak e rastit se ka rrëmbyer Çmimin e Madh të Letërsisë, për vitin 2009 në Shqipëri), gjej shpjegimin aq të dëshiruar e të kamotshëm, në kërkim, të letërsisë me “Lëndë të gjallë”. Edhe ky parim, kjo “lëndë e gjallë”, është një e pikëtakimi, një e përbashkët në prosedeun librave të këtyre dy autorëve. Nëse veç thuhet e përsëritet, gjithandej e për çdo ditë, se jeta shkruan romane, atëherë, pse shkrimtarët nuk “zbresin në tokë” e të përshkruajnë ato romane që i shkruan vetë jeta, pa e nga e trazuar aq shumë imagjinatën, imagjinimin. Lidhur me këtë, në Pasfjalë e autorit për botimin e parë, Agroni, e kujton një frazë marrë nga një tregim i Vladimir Nabokovit: “Jeta është shumë herë më e papritur dhe më e talentuar se ne”- thuhet atje.
Jam një ithtar i pa përmirësuar (i pabindur) se jeta ka imagjinatë të paimagjinueshme. Cytë nga kjo bindje (apo parim) kam provuar të qes në letër një shkrim me titull “Toka e askujt” që nuk i përngjet askujt, pos jetës vetë. Agron Tufa, një ditë vere 2009, në Prishtinë, me tha se (anti)romanin “Terra nullius” e ka blerë. A ka arritur ta lexojë, apo së paku ta shfletojë, ngel në ndërgjegjen e tij. Pa obligim. Pa problem.
Krejt në fund të tregoj një, si anekdotë, që me nxjerr kryekreje, bilmez egoist. Edhe kur kam lexuar për vendimet e jurisë përkatëse për ndarjen e Çmimit të Madh të Letërsisë, edhe kur kam lexuar tekste të tjera lidhur me këtë libër të pa shoq në letrat shqipe, edhe kur, më në fund, e blej tek shitësja simpatike në kioskën ngjitur me Pallatin e Kulturës në Tiranë (muaji shkurt, ky vit), vazhdimisht titullin e këtij libri e kam lexuar “Thembra e Akilit” e kurrqysh ndryshe. Tek kur kam mbërrittë në Francë dhe, me padurim, jam hedhur në leximin e këtij libri të dëshiruar, kam vërejtur se titulli i librit është “Thembra e Akcilit”, e jo “Thembra e Akilit”. Kjo nuk është herë e parë që ky shkrimtar yni i mirë, nuk e lë lexuesin e vetë pa “un piège”, sikurse francezët i thonë grackës.

Kopertina e romanit “Un roman français” të Frédéric Beigbeder

Kopertina e librit “Thembra e Akcilit” të Agron Tufa

Koniçe -fshat shqiptar në Sanxhak

0

Fshati Koniçe-Tutin- Sanxhak janë pasardhës të fisit shqiptar Shala.

shkruan Fahri Xharra

Për vete thonë që janë pasardhës të Arnautëve ( malësorëve) dhe se të gjithë rrjedhin nga një fis- Shala dhe se i kanë ruajtur të gjitha ato që e bëjnë një fis. Por sot nga shqiptarët kanë mbetur vetëm toponimet dhe emrat rreth fshatit e më largët . (Selo Koniće Tutin -Sandzak mjestani su potomci albanskog plemena Shala(šalja)-Za sebe kažu da su potomci Arnauta (Malisora); da svi potiču od jednog plemena (Šalja); da su sebi očuvali sve ono što je trebalo jednom plemenu. Na to, arnautsko, danas jedino podsjećaju preostali toponimi i nazivi u okolini i samom selu ).
Në Gjakovë e kemi një fjalë të urtë ku themi :” edhe nëse pitja asht hongër , tepsija ka mbet` “.
Pra si më shkruan miku Mujo Martinaj : Nuk ka as një dileme që të gjitha fshatrat e Peshterit janë te populluara me shqiptar Bile kohëve të fundit as qe ka kundërshtime për këto gjera siç kishte kohe me pare nga individ te ndryshëm.
Ne jam nga ata qe për vite me radhe u kam thëne troç ne sy te vërtetën e prejardhjes se popullit te Sanxhakut vete banoreve te asaj krahine Shumë te tjerë ngurronin ta bënin një gjë te tille me pretekstin se do zemërohen “boshnjaket ” e Sanxhakut Kam pare me mjera komente ne portalet e ndryshme te sanxhakut me argumente bindëse dhe te pakundërshtueshme duke i shuar te gjithë zërat te cilët kundërshtonin, mohonin shtrembëronin dhe fshihnin te vërtetën e asaj krahine te pastër shqiptare ( Mujo Martinaj ).
Sigurisht që “pitja” ishte e shijshme për të gjithë pushtuesit e në rastin konkret për Sanxhakun , Tutinin , Koniçen ishte bile shumë e lakmuar por diçka ka mbetur që e tregon origjinën e këtyre anëve ; origjinën shqiptare.

“Që nga parahistoria e deri në shek.7 -të (psKr) këtu ishin ilirët e patër. Zbulimet për vendbanime shumë të vjetra ( mbi 3000 vjet ) janë gjetur në komunën e Tutinit. Sipas mendimit të të gjithë hulumtuesve dhe shkencëtarëve , banorët e hershëm të Tutinit ishin Dardanët . Dardanën supozohet të jenë shumë më të vjetër se Ilirët. Në këto anë ka pasur ndërrime shumë të mëdha të popullsisë vendase dhe lëvizje që kanë lënë gjurmë që nga shek i 6-të ( prKr ). Ardhja e Autariatëve nga lugina e lumit Lim duket se e ka bërë zhvendosjen e dardanëve në rrjedhën e lumit Arsa ( Rashka ) , ku që kohë te lashta e kanë zhvilluar kulturën e tyre . Dardanët kanë qenë luftarak dhe njihen për luftërat e tyre me Romaket, që nga shek i 2-të ; kështu që Tutini ishte futur nën administrimin romak të Dardanisë. ( Tutini History Burimet ; „Iliri i Tračani“ , Dragoslav Srejović, Beograd 2002. „Gde se nalazila Srbija od VII-XII veka“, Relja Novaković, Muzeu historik Beograd „Prestanak bogumilstva i islamizacija Bosne“ Aleksandar Solovjev Sarajevo 1949. g „Od tradicije do identiteta, Geneza nacionalnog pitanja Bošnjaka“ Muhamed Hađžijahić Sarajevo 1974.) .


Fshati Koniçe është diku afër Tutinit në malet e Peshterit , i ka 330 banorë të ndarë në 63 amvisëri . kishte shumë më shumë por migrimi i dhunshëm apo i mashtrues në Turqi e ka bërë të vetën.
Në literature lokale qe unë e lexova thuhet se është vendi më i njohur në përdorimin e drejt të “ ç -së “ dhe   “xh-së “ si dhe dallimin e “ l-së “ dhe “ ll-së “ . Ata ( mohuesit e të vërtetës ) mundohen të qesin tjetër kah , por harrojnë që edhe pse nuk flasin shqip në gjuhën , janë 36 shkronjat , janë shaljanë.
Por unë po dua të dal tek “tepsia” e që rastësisht i quajta toponimet që janë vetëm në gjuhën shqipe. Me toponimet është marr profesori Shemso Shaqiroviq , nga Koniçe. Shikoni ; Livadmas ( Livadhi i madh ); Kodrakolibs ( Kodra e Kolibes ) Ljuk Gjogoshin ( Luka i gjigoshëve ) Ljuk Kriljaj, Ashtujit. Las Shoks, Lazljepri,Kodra shnjegovit , Ljuk baljije , Ljuk verove , Kërshtujit,,Kodra Bunarit, Livadmolin.
(Među njima je mnogo kompoziti, kao npr: Livadmac (Velika livada); Kodra kolips (Kolibin brijeg); Ljuk đugošin (Đogatova do lina); Ljuk kruljaj (Glava doline); Aštujit (Vučja kost); Las šoks (Prijateljski laz); Laz ljeprit (Zečji laz); Ko dra šnjegovit (Sniježni brijeg); Ljuk baljije (Balijska dolina); Ljuk verove (Dolina groblja); Krštujit (Mokri krš); Kodra bunarit (Bunarev brijeg); Livadmolin (Jabukovac) i drugi. Među njima je mnogo kompoziti, kao npr: Livadmac (Velika livada); Kodra kolips (Kolibin brijeg); Ljuk đugošin (Đogatova do lina); Ljuk kruljaj (Glava doline); Aštujit (Vučja kost); Las šoks (Prijateljski laz); Laz ljeprit (Zečji laz); Ko dra šnjegovit (Sniježni brijeg); Ljuk baljije (Balijska dolina); Ljuk verove (Dolina groblja); Krštujit (Mokri krš); Kodra bunarit (Bunarev brijeg); Livadmolin (Jabukovac) i drugi.

Përtë interesuarit, ata qe duan te studjojonë më shumë , është kjo më poshtë
(Oko 65 domaćinstva živi u selu, koje se dijeli na Gornju i Donju mahalu. U Gornjoj mahali žive: Seleci, Karakuše, Dašići i Kolići. Seleke sačinjavaju: Hamidovići (dvije porodice su u selu, jedna u Novom Pazaru i dvije u Turskoj), Bektovići (dvije porodice su u selu, a dvije u Novom Pazaru), Talevići (dvije porodice su u Koniču, pet u Makedoniji i jedna u Turskoj), Zahitovići (trinaest porodica je u Koniču, jedna u Tutinu, jedna u selu Ivanča u okolini N. Pazara), Šaćirovići (osam porodica je u selu, jedna u Tutinu, jedna u selu Ivanča), Hasanovići (u selu žive četiri porodice i prezivaju se Hodovići, u selu Čukote dvije porodice, u Novom Pazaru jedna, u Tutinu jedna, u Beogradu dvije, jedna u Gluhavici, jedna porodica u Majdanpeku, jedna u Sarajevu). Karakuše (Karakušići) sačinjavaju porodice: Halilovići (u Koniču je pet porodica, u Čukotu pet, prezivaju se Hajrovići, jedna je u Delimeđu, četiri u okolini N. Pazara/ jedna u nas. Šutenovac, tri u nas. Pobrđe/, jedna u Turskoj). Dašići i Kolići (tri porodice odavno odseljene u Tutin).
U Donjoj mahali žive: Okovići i Ćatište (od „čara”, alb. Hrast „hrašće”). Okoviće sačinjavaju: Bajrovići /Bajramovići/ (u Koniču su tri porodice, dok je jedna u Turskoj), Jusufovići (sedam porodica je u selu, a pet u Dubovu /Tutin/, Numanovići /Numovići/ (jedna porodica je u selu, šest u Tutinu, jedna u Delimeđu, jedna u Novom Pazaru, dok su četiri porodice u Turskoj), Fejzovići (tri porodice su u selu, a tri u selu Šaronje/Tutin/), Kurtanovići /Beširovići, Šerifovići/ (u Koniču su četiri porodice, u Tutinu devet, u Skoplju jedna, a u Turskoj šesnaest). Čarište sačinjavaju: Ademovići (tri porodice su u Koniču, jedna u Melajama /Tutin/, tri u Delimeđu, jedna u N. Pazaru i jedna u Turskoj), Kadrići /Aljkovići/ (dvije porodice su u Koniču, jedna u Turskoj, pet u Tutinu, tri u Ribarićima /Tutin/ i dvije u Skoplju), Sejdovići (jedna porodica je u Koniču, jedna u Delimeđu, dvije u Tutinu i dvije u Skoplju), Halitovići (tri su porodice u Koniču, četiri u Tutinu, dvije u Skoplju, jedna u Beogradu i jedna u Turskoj), Hazirovići (svega dvije porodice, koje žive u Koniču).
Koničani su se najviše raselili u migracionom periodu 1957-1966. god., kada se najveći broj domaćinstava iselio, preko Makedonije, prema Turskoj.) 060515)

Gjakovë, 12.11.2021

Kryeministri Kurti në Forumin e Paqes në Paris: Është detyra jonë si liderë të avokojmë për më shumë barazi e drejtësi

0

Paris, 12 nëntor 2021

Gjatë qëndrimit në Paris të Francës, ku po merr pjesë në Forumin e Paqes, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti ka zhvilluar takime me Presidentin e Republikës së Francës, z. Emmanuel Macron dhe Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe të Sigurisë, z. Josep Borrell.

Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Forumit të Paqes, ku ishin të pranishëm aktorët më të rëndësishëm në qeverisjen globale, ndër ta edhe Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj.Kamala Harris, kryeministri Kurti iu drejtua të pranishmëve me një mesazh.

“Është detyra jonë si liderë, shkencëtarë e aktivistë, jo të qëndrojmë në margjinat e historisë, por të jemi progresistë, ta përqafojmë dhe t’i japim formë asaj, duke avokuar për më shumë barazi e drejtësi në gjithë botën”, tha ndër të tjera Kryeministri i Republikës së Kosovës.

Për të katërtin vit radhazi, Forumi i Paqes në Paris mbledh aktorët më të rëndësishëm në qeverisjen globale, krerët e shteteve dhe qeverive dhe drejtues të organizatave dhe të kompanive të mëdha shumëkombëshe, si dhe disa aktorë të shoqërisë civile.

Edicioni hibrid që mbahet nga 11 deri më 13 nëntor, u organizua për të avancuar zgjidhje konkrete ndaj sfidave të mëdha të paraqitura nga pandemia COVID-19 dhe për të përmirësuar qeverisjen globale.

Mesazhi i plotë nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti:

I dashuri President Emmanuel Macron,

Të nderuar udhëheqës të shteteve, qeverive dhe organizatave ndërkombëtare,

Zonja dhe zotërinj,

Faleminderit për këtë mundësi.

Po jetojmë në kohë të ndryshueshme. Historia ka ecur më shpejtë në këto dy dekadat e fundit sesa në dy shekujt e kaluar. Udhëtimet e shpejta, komercializmi dhe informimi kanë hequr barrierat, kanë shtuar mundësitë dhe kanë nxjerrë miliarda nga varfëria.

Megjithatë, ato kanë sjellë edhe rreziqe të reja, si ndryshimet klimatike dhe kanë thelluar hendekun e pabarazisë ndërmjet të pasurve dhe të varfërve.

Po ashtu, ne tani jemi më të ekspozuar ndaj sëmundjeve dhe pandemive, që zhvillohen dhe përhapen më lehtë se kurrë.

Mënyra se si rritemi është në kundërshtim me vlerat tona morale dhe me planetin.

Krejt çka na duhet është rritje në harmoni me natyrën dhe që në qendër ka paqen, barazinë dhe prosperitetin për të gjithë.

Kjo kërkon ndryshim të mënyrës se si bëjmë biznes – ndryshim të qasjes sonë dhe të mënyrës se si jetojmë.

Por, përderisa njerëzit mendojnë që është në rregull të fluturosh me avion privat, përderisa 25.000 njerëz vdesin çdo ditë nga uria dhe më shumë se gjysmë miliardi jetojnë në varfëri ekstreme – ky vizion duket i paarritshëm.

Është detyra jonë si liderë, shkencëtarë e aktivistë, jo të qëndrojmë në margjinat e historisë, por të jemi progresistë, ta përqafojmë dhe t’i japim formë asaj, duke avokuar për më shumë barazi e drejtësi në gjithë botën.

Të parafrazoj një thënie të Martin Luther King Jr: “Pabarazia kudo është kërcënim i barazisë çdokund”.

Ekskluzive nga Diana Rexhepi: Plani dhe vrasja e Kadri Zekës dhe vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla

1

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

Rrëfimi i dy njerëzve kryesor të SDB-së, vendimmarrësve për vrasje të Kadri Zekës dhe vëllezërve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla në Gjermani, në vendin Untergruppenibach të Gjermanisë në mbrëmje me 17.janar 1982  

“Për neve ka qenë më i rrezikshmi atëhere Kadri Zeka. Ishte inteligjent, gazetar, dhe i vetëdijësuar dhe pakusht i përbetuar kundër Juosllavisë. Dhe të themi më i rrezikshmi sepse ishte  ideator, e si e kuptojmë ne ideator i rezistencës së armatosur ndaj Jugosllavisë e që deri atëhere ishin vetëm kroatët, emigracioni kroat, për neve të SDB-së më të rrezikshmit edhe pas 1945 kur është menduar se i kemi neutralizuar.
Kadri Zeka paraqitet si objekt i përgjimit tonë dhe si më i rrezikshëm, sikurse kemi konkluduar dhe është dëshmuar më vonë, që ai ishte ideator i asaj ushtrie që masandej quhet dhe e emërojnë shqiptarët UÇK. Atij, Zekës, së shpejti i bashkangjitet Jusuf Gërvalla. Profili i tij për neve ishete me i ndryshem nga ai i  Kadri Zekes. Jusuf Gërvalla ishte poet, shkrimtar, këngëtar, por antijugosllav i përbetuar dhe i përgaditur për me qenë mbështetës i asaj ushtrie për të cilën së pari, sipas informatave tona e gjat demonstratave në Kosovë dhe  mas demonstratave ishte Kadri Zeka.
Ta themi vetëm edhe këtë. Kuptuam masandej që ishin edhe dy tre veta që ishin të të njejtit mendim, por ata na ikën nga dora sepse u shpartalluam mbas shpartallimit të Jugosllavisë neve si kuadro të SDB-ës së Jugosllavie na mënjanojnë dhe na shkarkuan. Kroatët nga SDB kaluan në strukturat dhe sherbime informative të Kroacisë.
Franjo Tugjman u tregu aty më i mençur. I mori kroatët e SDB-së, i mënjanuam duke plasuar informata të pasakta për ta që ishin bashkëpunëtor tanë. Shqiptaret ishin material për neve më i lehtë, që atyre dhe në mes atyre të plasohen informata të gabueshme, dhe më së lehti dyshonin njëri në tjetrin. Dhe kjo metodë ishte një ndër elementet e metodës tonë që të hupet gjurma dhe nënshkrimi të themi i urdhërdhënësve, domethëne neve, e  të atyre vrasjeve të shqiptarëve në emigracion.
Pse e zgjodhën Željko Ražnjatović Arkan për këtë likuidim të Kadri Zekës, Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës dhe si është sprovu kjo vrasje ? 
Për çdo vrasje të emigrantëve për neve më të rrezikshëm, i kemi zgjedhur medoemos femijët, djemtë e ushtarakëve me grada të JNA (ish-APJ-së) përveç për shqiptarët. Atyre nuk i kemi besuar asnjëherë. Femijëve të ushtarakëve shqiptarë që ishin me grada në JNA. Fëmijëve kroatë të eprorëve të JNA iu kemi besuar, por jo edhe shqiptarëve, sepse gjenerata e re e shqiptarëve ia filluan mosbesimit ndaj Jugosllavisë. Nëse ka pasur ndonjë vrasje e që e kanë bërë shqiptarët ndaj shqiptarëve, kemi zgjedhur kuadro të vjetra, ata që ende besonin në Jugosllavinë si shtet. Kroatët ishin të ndarë në mes vehte. Thellë të ndarë.
Ishin ose antijugosllav të përbetuar dhe shumë të rrezikshëm, për neve më të rrezikshëm prej krejt popujve të ish Jugosllavisë, ose ishin besnik të Jugosllavisë dhe Titos i cili ishte kroat. Të kthehemi pse e zgjedhëm Željko Ražnjatović Arkan për vrasje të Kadri Zekes dhe vëllezërve Gërvalla. Edhepse Arkan ishte nje avanturist, luante bixhoz ishte njeri si të themi rrugaç dhe i nëntokës, gjysmëkriminel, por ishte dhe i qëndrushem, i etur për me e paraqitë vehten si “frajer” e për të nuk ishte problem vrasja.
E ky aksion për me i eliminu Zekën dhe Gërvallët ishte projekt shumë serioz për neve. E zgjodhem Željko Ražnjatović Arkan. Të e sqaroj si ishte metoda jonë. Pasaportën e bëmë të rrejshme, kishim gjithë fuqi edhe në SUP të Jugosllavisë, dhe KOS (Shërbimi Kontrazbulues i Jugosllavisë), e me emërtim të ri në vend të OZNA të pasluftës. Željko Ražnjatović Arkan u tregua shumë më i shkathët se që e kemi imagjinu apo parapa. Ishte dimër. Një ditë pas vitit të ri, ai udhëton në Gjermani.
Atje, në Gjermani, i dërguam ndaras dy  njerez, profesionistët tonë që do t’i shërbejnë si logjistikë. Por, Arkan u tregu aq i shkathët, i qëndrushem, si njeri prej gomës. Kadri Zeka dhe Gërvallët u mledhshin nëpër do ndërtesa dy apo tre katëshe që nuk kishin kulmet, por sipërfaqja e atyre ndërtesave ishte me kulme të rafshta.
Ai në atë kulm qëndron 13 ditë e netë. 13!
Kishte konserva ushqimi, kishte thas jorgani, ku flente në kulm, kishte nje kapelë të thurur nga leshi, e në shenjë të së cilës kapelë më vonë në luftë Tigrat e Zi dhe ushtarët e tij, Arkanit, vrasësit e pamëshirshëm mbanin aso kapele në kokë.
Më 17 janar 1982 nga shtëpia ku ishin, dalin Kadri Zeka, Jusuf Gërvalla dhe Bardh Gërvalla dhe hyjnë në veturën BMW. Arkani, si njeriu prej gomes , kërcen dhe me pushkë snajper i qëllon që të tretë. Me shumë plumba. Dhe menjëhere i merr ato që kishte në kulm, me dorëza i shtin në qese të madhe, ikë nga ana tjetër, thërret këta ndihmësit nga një kabinë publike të telefonit, ata vijnë dhe i djegin të gjitha sendet që i kishte me vehte dhe të veshura. E shkatërrojnë armën e Arkanit…, ishin profesionista…, dhe ndahen të tre në drejtime të kundërta.
Arkani mbrenda 23 orëve është kthyer në Beograd. Ky aksion ka qenë më i shkathët dhe më briliant që ndokush ka bërë për neve, për SDB. Në mes tjerash rregulla e SDB-së ishte që asnjëhere njeriu i njejt të mos bën më shumë se një aksion. Të humben tërësisht gjurmët. Željko Ražnjatović Arkan më vonë eshte lavdrue në dis qarqe të Beogradit që e ka bërë këtë aksion. Ne i kemi dërgu porosi që të e mbyll gojën dhe kurrë të mos përmend atë, e as angazhim tonë. Ai ka respektu vetem një pjesë: Kush ishte kryesori që ia caktoi këtë detyrë. Pastaj tregohet shumë i vrazhdë i pamëshirshëm. Kalon shpejt në anën e serbëve nacionalist, formon brigada private çetnike. Por, nëse e kuptoni zonjë, ai ishte i arrestuem në Kroaci në nëntor të vitit 1990. Por policia dhe kreu i shtetit kroat e liroi edhe atë edhe ata çetnik që ishin më të e të arrestuem në atë aksion të policisë kroate.
Pse i liroi Kroacia ?
Dhe tash ju zonjë, sigurisht kuptoni nga cila Republikë e  tash shtet i pavarur, ka qenë urdhëruesi krysor i vrasjes së Kadri Zekes dhe  vëllezërve Gërvalla, e atëhere kur ishim një shtet dhe një shërbim me emërtim SDB. Vetëm presidenti Tugjman i ka mbajtë kuadrot e vjetër dhe të SDB-së të dikurshem dhe të UDB-së dhe të KOS-it.
Ka qenë ky potez i presidentit Tugjman shumë i shkathët, i mençur, që është tregu me vonë në luftën mbrojtëse dhe udhëheqje të gjeneralëve Špegelj, Bobetko, Stipetić. E ju zonjë, pikërisht ju e dini kush ishte urdhëruesi i këtyre vrasjeve, e punonte në MUP të Kroacisë sepse pikrishte ai është frikësuar nga ju, apo jo zonjë?! E gjermanët kërkuan atë dhe një tjetër person shumë të njoftun, e pas vdekjes së Tugjmanit për vrasje të emigrantit kroat Stjepan Đureković.
Por, për Gervallët dhe Kadri Zekën nuk kishin gjermanët të dhëna të sigurta pikërisht sepse arriti, arriti SDB e atëhershme jugosllave te i perçan shqiptarët e t’i drejtojnte njërin kundër tjetrit. Gjurmët forenzike ishin jo të qarta. Policët që kanë punuar në atë raste të vrasjes të Zekës dhe Gërvallëve, nuk janë më në polici. Disa kanë vdekur deri tash. Edhe kështu urdhëruesit të asaj dhe do vrasjeve të tjera si dhe të rastit të vrasjes të kroatit Stjepan Đureković, janë të gjykuem në Gjermani për vrasje të Stjepan Đureković dhe kanë marrë dënime të rënda. Me burgim të përjetshëm.
Le të jetë kjo një ngushëllim për familjet e Kadri Zekës dhe familjes së Jusuf dhe Bardh Gervallës. Urdhëruesit janë ne burg. Por nuk flasin më kurrë. Nuk guxojnë as gojën me e hapë për asgjë dhe për askend.
Shtesë sqarimesh, dhe paralajmëim për tekste të tjera
Me këtë hulumtim për vrasjen e Gervallëve dhe Kadri Zekes jam marrë në disa periudha kohore me ndërprerje. Që nga viti 2014., pastaj në vazhdim, e me javë të tëra,  në vitin 2016.
Biseda këtu janë të zhvilluara në Zagreb me një zyrtar të lartë të SDB-së së dikurshme , M:M. dhe pastaj me T.K., tash i ndjerë, me të cilin me javë të tëra janë të shënuara këto ngjarje dhe disa ngjarje të tjera.
Ishte bashkëbiseduesi briliant, babai i të cilit, oficer i lartë i JNA , kroat, e  me pëlqim dhe thirrje për detyrë nga Josip Broz Tito, ishte kryesori në rrëzimin e Aleksandar Ranković ne ishullin kroat Brijuni, në vitin 1966.
Disa biseda të tjera me këtë person dhe disa persona tjerë kroat nga ish – SDB , të ndërlidhura me Shqipërinë e viteve të 70-ta të  shekullit të kaluar, do ti botoj në një  shkrim tjetër.
Disa dokumente më kanë dhënë t’i shiqoi, por një rregull i tyne ishte që ato nuk guxon ti prekësh me dorë, me gisht, me asgjë.
________
Kjo video e mëposhtme është kyçe për ta kuptuar pjesën thelbësore të tekstit, urdhëruesve të vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla.

Ismail Kadare: Prostitutat shqiptare, që mbeten “Urës së Qabesë”

0

Vetëvrasja e Adelina Sejdinit, ose ndryshe Adelina 113 siç njihet për drejtësinë Italiane shkaktoi zhurmë të madhe në media dhe drejtoi vëmendjen nga vajzat e prostituuara. Adelina lindi në vitin 1974, në Durrës dhe në moshën 22 vjeç u nis drejt Italisë vetëm me ëndrrat e saj të inkurajuara nga çfarë kishte parë në televizion. Mbërriti me gomone në vendin e ëndrrave të saj që shumë shpejt u kthye i maktheve nga burrat që i dhanë asaj shumë premtime të rreme.

Pasi kaloi 4 vite tmerri në Itali, Adelina vendosi të mos abuzohej më nga askush dhe tregoi të vërtetën. Ajo bashkëpunoi me karabinierët dhe policinë dhe nga dëshmitë e saj u arrestuan 40 trafikante shqiptarë. Duke u bërë kështu një shembull për dhjetëra gra të cilat u rebeluan kundër prostitucionit.

Adelina është një nga gratë shqiptare te prostituuara prej burrave shqiptarë. Ato janë flijuar në themelet e fillimit të kapitalizmit shqiptar, duke u shndërruar në sakrificën tonë më të madhe njerëzore të këtyre 30 viteve.

Ismail Kadare: Prostitutat shqiptare, që mbeten "Urës së

Ja si i trajton prostitutat shqiptare shkrimtari i madh Ismail Kadare në një intervistë me gazetaren e njohur, Rudina Xhunga, duke sjellë në vëmendje këtë dramë të madhe edhe në poezinë e tij.

Dritare.net e sjell të plotë këtë fragment intervistë;

Ismail Kadare: Prostitutat shqiptare, që mbeten "Urës së

“Gjithmonë ka qenë një barre që gratë shqiptare dhe vajzat e kanë mbajtur në heshtje, për të nuk flitet me zë. Unë prandaj edhe kam shkruar atë version, të “Këngës së Urës së Qabesë”. Unë nuk kam turp ta them, prostitutat, nuk kam ndërmend të ruaj nderin e kombit, duke mos e thënë me zë të lartë këtë fjalë. Madje në një tregim për Dante Aligierin unë e kam mbyllur me një prostitutë shqiptare me emrin Beatriçe. Duket një paradoks i madh, figurën më të hyjnueshme të letërsisë botërore, një klient italian me një prostitutë shqiptare që e pyet si e ke emrin dhe ajo i përgjigjet Beatriçe. Dhe ai e pyet; E di ç’do të thotë? Po-i thotë ajo e di. Sepse ai kujton se ajo e ka pseudonim, se nuk mund ta marre me mend qe ajo ka kulture, ndaj e pyet :-Ku e di? Ajo i thotë: E kam mësuar në shkollë.

Duket kuriozitet, është një tragjedi, është një dramë dhe tregon një ndriçim të brendshëm të një populli. Ndaj e kam bërë atë poezi, atë motërzim femëror të Këngës së Urës së Qabesë. Ia kam kushtuar atyre. Prostitutave tona.

Nga Ismail Kadare

…Mbeta, moj vajza, kësaj ane

Në trotuare, n’Itali.

Në Western Union merrni dollarët

Se unë vetë nuk do vij.

Në pyetë nëna, ç’fat më doli,

I thoni se një burrë kam marrë.

Im atë në pyettë, i tregoni

Se u martova me një varr.

Në pyettë shoku i shkollës, Bledi,

Nga klasa fqinje, “E treta B”,

I thoni se një peng më mbeti,

Që nuk u putha dot me të…/dritare.net

Dy blloqet politike: PAN dhe LDK-LVV

2
Idriz Zeqiraj, Gjermani
     Brenda dy ditësh pati tri reagime, të cilët kishin shigjetim të përbashkët:
       1. Avokati Tomë Gashi bëri thirrje: “Mos votoni hajnat!” “Harroi” të thoshte edhe kriminelët;
       2. Albulenë Balaj-Halimi, ish-zëndëskryeministre dhe deputete, zyrtare e “NISMA”, dënoi koalicionin e subjektit të saj me PDK-në, si kryesuese e krimit të organizuar dhe të hajnisë zyrtare në Kosovë;
     3. Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, reagoi i tmerruar, për krimin e madh ekonomik, të bërë “nga të fortët dhe komandantët!” Ai akuzon se këta pushtuan dhunshëm hapësirat tokësore shtetërore në Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën. Dhe, solli një fakt rrënqethës të kapitullimit të shtetit, para grabitësve kriminelë, të veshur me petkun e komandantëve  dhe të forcës prepotente, mujëshore. “Për të ndërtuar një rrugë, me kosto 90 mijë euro, duhet shpronësuar hapësirën tokësore, kundrejt një çmimi prej 8 milionë euro, edhe pse ajo është tokë shtetërore, e uzurpuar “nga të fortët dhe koandantët!” Një shtet ligjor, këta kriminelë politikë dhe ekonomikë, do t`i zinxhiroste, si qentë, ose do t`i varte si derrat e therur.
          PAN-i, edhe pse në opozitë, e ka pushtetin politik dhe faktik
     Jemi në prag të zgjedhjeve – balotazhit. Bujëshëm dhe krekosshëm po i forcon radhët PAN-i kriminal. “Ujku qimën e ndërron, por zakonin jo”,- thotë populli. Pavarësisht të qenurit në opozitë, PAN-i e ka pushtetin faktik politik dhe ekonomik. Ai ka pushtuar të gjitha institucionet e vendit dhe me armën ligjore, sistemin e drejtësisë, ka bllokuar partinë në pushtet, LVV, për t`i realizuar reformat e planifikuara dhe të premtuara popullit të Kosovës.
     Kundërshtimi bojkotues i Vettingut, nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial, si vegla të bindura të PAN-it, respektivisht, të Hashim Thaçit, është dëshmi vetëfolëse, për kapjen e tërësishme të shtetit. SHIK-u i PAN-it, me paratë e bollshme, të përvehtësuara me privatizime korruptive, me shitjen e tenderiemeve, haraçin e përgjakshëm dhe kërcënimin, me bandat dajakosëshe e plumb, po e mbanë peng Kosovën, përtej dy dekadave radhazi.
     Propaganda lehaqene, e orkestruar nga SHIK-PAN, synon t´i zgjerojë radhët edhe në LDK dhe AKR. Në mesin e këtyre dy subjekteve, SHIK-PAN, i ka argatët e shantazhuar, me dosje përcjellëse. Kjo hetohet nga luhatja, deri në ndërtimin faktik të koalicioneve, për balotazhin e pritshëm. Ndërkohë, kuadrot e të dy subjekteve, LDK,-AKR, heshtin, nuk reagojnë, siç bëri nusja gjithë nur, dinjitet dhe integritet, Albulenë Balaj-Halimi, me denoncimin kundërshtues: “Jo, votat e NISMA, për kandidatin e PDK-së, Shaqir Totaj” dhe fton të votohet Mytaher Haskuka.
        Skena politike e kontaminuar, alternativa imponuese
     Në skenën politike të Kosovës, nuk ka shumësi alternativash zgjedhëse. Blloqet janë të ndara, prerazi. Tashmë, PAN-i është pozicionuar, me përkatësinë jo vetëm ideologjike të ekstremit të majtë, por, edhe në krimet e luftës dhe të pas luftës, për ta marrë pushtetin me dhunë, për çka edhe është krijuar Gjykata Speciale, me seli në Hagë. Andaj, do të ishte marrëzi dhe krim njerëzor vota për PAN-in, nga blloku tjetër
 LDK-LVV.
     Njëri nga analistët, xhokër i PAN-it, tek TV Dukagjini, deklaroi: “Sipas SMS që kam marrë nga Gjakova, jo vetëm anëtarësia, por edhe një anëtar i KP të LDK-së, janë përcaktuar për ta votuar kandidatin e AAK-së!” Nuk besoj të ndodhë kjo, sepse do të ishte rivrasje dhe përdhosje e gjakut të Komandant Drinit, Hero i Kosovës, me shokë. Nuk dua ta besoj, se brenda LDK-së të këtë bastardë të këtij niveli, siç është argati i PAN-it, Dardan Gashi, sa të harrojnë përgjakjen e LDK-së dhe të Kosovës, nga banditët e PAN-it.
     LVV, përkatësisht, disa nga krerët e saj, vërtet, kanë orientim të majtë. Por, shumësia absolute e anëtarësisë të saj është konglomerate, heterogjene, e përzier dhe me moshë janë rinorë. Dhe, krerët, qofshin ata edhe të majtë, nuk mund të shkojnë kundër rrjedhës logjike, sepse do ta humbisnin mbështjetjen, anëtarësinë, elektoratin. Si e tillë, LVV nuk ka asnjë krahasim me PAN-in, i cili është ekstrem i majtë, pavarësisht që dy subjektet kryesore të tij, PDK dhe AAK, janë vetëshpallur, gjoja, të djathta! Rrenë e kulluar.
     Ajo që e shquan Vetëvendosjen, është pastërtia, e deri tashme, pa ngarkesa kriminale e hajnore zyrtare, përndryshim nga partitë-banda të PAN-it. Besoj se kjo është e mjaftueshme për LDK-në, të koalicionohet, në të gjitha rastet, ballas apo heshturazi, ku nuk janë në balotazh rivaliteti mes veti.
     E njëjta gjë vlen edhe për anëtarësinë e AKR, ushtarë besnikë të Ibrahim Rugovës, e cila është pjesë shpirtërore e LDK-së. Por, krerët mafiozë të LDK-së, njësoj si me ish-anëtarësinë e LDD-së, asgjë nuk kanë bërë, as për ta mbajtur dhe as për ta kthyer anëtarësinë e AKR-së, në partinë amë-LDK-e. Si e tillë, kjo anëtarësi, tërhiqet zvarrë, nga matrapazi Behxhet Pacolli, për një karrierë politike, tashmë, të ndotur dhe interesat e tij personale, në kalkulimet e tij të pista me PAN-in.
            Ringritja e LDK, shkëputja nga ingranazhi i PAN-it
     Pavarësisht rivaliteteve brenda LDK-së, përkatësisht, disa anëtarë të Kryesisë së vjetër, të mbetur jashtë Kryesisë së re dhe të drejtuesëve aktual të LDK-së, për çështjet parimore, duhet të jenë unik, të njëzëshëm, për të përfituar sa më shumë, nga balotazhi i tanishëm. Ngutia e Lutës, për ta ndotur LDK-në, me një anëtare të PAN-it, nuk besoj ta ndihmojë atë. Përkundrazi, mund të humbasë më shumë, sepse premtimi e besimi i shkëputjës nga ingranazhi i PAN-it, si bisht e patericë e tij, është edhe ringritja e shpejtë e LDK-së.
     Bashkëpunimi me partitë e krimit, gjithësesi, e inkriminon LDK-në dhe, vetëvetiu amniston krimin, duke u bërë, qoftë edhe tërthorazi, pjesë e krimit. LDK-ja, tashmë, e ka provuar dhe pësuar, në mënyrën më të keqe, bashkëpunimin, më saktë, inferioritetin, deri në nështrim, ndaj PAN-it kriminal. Si e tillë, ajo nuk duhet t`i përsërisë gabimet, më saktë, fajet e rënda, siç është, kolaborimi i turpshëm, me eksponentët e krimit dhe të korrupsionit, përkatësisht, hajnisë zyrtare.
     Prandaj, jo vetëm mos angazhimi i drejtëpërdrejtë, për t`u koalicionuar me LVV, do të ishte i pafalshëm, por, edhe nëse nuk orientohet, qoftë edhe pazëshëm, për të bashkudhëtuar me të vetmen altërnativë të mbetur, me LVV-në. Fundja, anëtarësia e LDK-së, dëshmoi pjekurinë e saj, kur ndëshkoi lidershipin e vet kanor, me të vetmin qëllim, për t`u shkëputur nga paterica e PAN-it, të cilit ia garantoi një qeverisje tej kriminale e hajnore, të paktën, përtej një dekade e gjysmë.
     Kryesia aktuale e LDK-së e ka mbështetjen e bollshme të anëtarësisë. Mjafton të dëgjojë zërin e saj, për të mos e përsëritur marrëzinë, deri në krim, të lidershipit të kaluar. Kohë për të pritur dhe për të humbur nuk ka. Parimësia do të jetë përcaktuese e dinjitetit dhe të integritetit të lidershipit aktual.

Në Perëndim kritika e islamit po diskualifikohet si islamofobi, ndërsa në botën arabe po vlerësohet si iluminizëm

1
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Në Gjermani sapo është publikuar libri i studiuesit Ralph Ghadban “Allahs mutige Kritiker / die unterdrückte Wahrheit über den Islam“ (“Kritikët e guximshëm të Allahut / E vërteta e shtypur rreth Islamit”). Ky titull i librit më intrigoi, sepse menjëherë më drithëruan përjetimet torturuese që m’i kanë shkaktuar kërcënimet e islamistëve xhihadistë, sidomos kur më është publikuar studimin / libri im kritik mbi Islamin si religjion i dhunshëm.
Gjurmova në google për të gjet sa më shumë informacion, para se ta blej librin. Autori Ghadban, i lindur në vitin 1949 në Liban, paska mbaruar studimet për filozofi në Beirut, ndërsa në Berlin ka studiuar Islamologji dhe Politikologji. Është politikolog, me gradë shkencor doktor. Ka publikuar një mori librash.
Islamologu dhe politikologu egjiptian Hamed Abdel-Samad e ka bërë këtë vlerësim për këtë libër:
„Libri i ri i Ralph Ghadban është trajtimi i parë akademik mbi kritikën e Islamit, të kaluarën dhe të tashmen. Është libër që përmban investigim shumë gjithëpërfshirës dhe i lehtë për t’u lexuar. Autori arrin në përfundimin se kritika islame festohet nga intelektualët sot në botën arabe si iluminizëm, ndërsa në Evropë ajo shpifet si islamofobia. Një libër shumë i rekomandueshëm!“
Ralph Ghadban
Për ata që lexojnë gjermanisht, këtu kanë mundësi të informohen për titujt dhe nëntituj e kapitujve (që paralajmërojnë tematikën), si dhe ta lexojnë tekstin „hyrës“ të këtij libri:

Kush i fryn tezës: “Kosovë – Shqipëri , dy kombe dhe dy identitete të ndryshme”

1

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Kohë më parë, dhe egzaktësisht 109 vite më parë në 28 nëntorin e famshëm të vitit 1912 kur u deklarua Pavarësia e Shqipërisë në ballkonin e Sarajeve të Vlorajve nga ismail Qemal Bej Vlora dhe u ngrit Flamuri i Skënderbeut thekat e të cilit ishin qëndisur nga Marigo Poçi, në pikturën originale të asaj ditë të pahaurruar, në krah të djathtë dhe të majtë të Ismail Beut ishte një Hoxhë dhe një Prift Orthodoks, dhe krahas këtyre ishin atdhetarët e njohur që mezi qëndronin në atë ballkon të vogël dhe ashtu të gëzuar i treguan popullit të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë lajmin e madh e Pavarësisë.
Në të 40 firmat e gjëndura në Fletën e Firmëtarëve të Pavarësisë ishin 10 Firmëtarë nga Kosova, 17 Firmëtarë Myslimanë nga Shqipëria, 11 Firmëtarë Orthodoksë dhe 2 Firmëtarë Katolikë, pra ¼ e firmëtarëve ishin patriotë nga Kosova.
Në ditët e sotme kur Kosova u çlirua nëpërmjet luftës së popullit të Kosovës dhe UÇK me ndihmën vendimtare të NATO-s, kur Kosova u shpall shtet i pavarur me 17 shkurt 2007 e njohur nga mbi 100 shtete por me një flamur dhe hymn ndryshe nga Shqipëria, deytrimisht lind idea se si mundet që një komb si shqipëtarët të ndarë në 5 shtete fqinjë edhe sot e kësaj dite e kanë të pamundur të realizojnë një shtet natyral (jo-Shqipëri e madhe) të sajën.
Sidoqoftë koha do të tregojë se sa të ndershme dhe reale do të jenë deklaratat e fuqive të mëdha se Shqipëria dhe Kosova duke i integruar në BE së bashku me vëndet fqinje të rajonit do të mund të realizojnë aspiratat shekullorë të bashkimit në BE pa kufij….
Sigurisht gjatë këtyre viteve të pavarësisë së Kosovës kanë dalë dhe probleme të mëdha përsa i përket bashkimit, sepse shihen difenrenca të ndryshme kulturale, gjuhësore, tradite, religjioze, arsimore dhe ligjore.
Disa nga përfaqësues të inteligjencës dhe politikanë kosovaë të përfaqësuar nga Nexhmedin Spahiu dhe Halil Matoshi kanë reklamuar në disa tv shqiptare dhe kosovare idenë se Shqipëria dhe Kosova janë dy kombe të ndryshme. Madje Nexhmedin Spahiu disa vite më parë ka hedhur idenë e bashkimit të Kosovës në një federatë me Turqinë.
Libri më i fundit i studiuesit Nexhmedin Spahiu “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen – më afër apo më larg njëra tjetrës”, ishte pjesë e një tryeze diskutimi në UET me dt. 09/11/21, me të ftuar pedagogë, studiues dhe figura të ndryshme të politikës e diplomacies, ku ai përsëri shprehu idenë se Kosova më Shqipërinë janë dy kombe të ndryshëm dhe dy identitete kombëtare të ndryshme (https://liberale.al/diskutimi-ne-uet-nexhmedin-spahiu-kosova-dhe-shqiperia-dy-identitete-kombetare/).
Këtëo ide janë paraqitur dhe një vit më parë një një libër të përgatitur nga Lulzim Peci dhe Agon Demjaha, me asistencë të Valdrin Ukshinit – shkurt 2020 nga `Fondacioni Shoqeria e hapur per Shqiperinë` , me titull: “Dekonstruktimi i idesë së bashkimit: e ardhmja e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Shqipërisë `(http://ëëë.kipred.org/repository/docs/dekonstruktimi_i_ides%c3%8b_s%c3%8b_bashkimit_e_ardhmja_e_marr%c3%8bdh%c3%8bnieve_n%c3%8b_mes_kosov%c3%8bs_dhe_shqip%c3%8bris%c3%8b_167427.pdf).
-Idete se , Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë asnjëherë nuk kanë jetuar brenda një administrate të përbashkët dhe unike shtetërore.
-Idetë se në kohën e Perandorisë Osmane ata ishin të ndarë në vilajete të ndryshme, dhe ndërkaq, pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Luftërave Ballkanike, ata jetuan për gati një shekull në dy shtete të ndryshme (Shqipëri dhe Jugosllavi).
-Dhe idetë se gjatë këtyre dekadave, Shqipëria rrallë ka treguar një qasje të qëndrueshme dhe pëkrahëse ndaj shqiptarëve në Kosovë, qoftë gjatë sundimit të Zogut, apo edhe të Enver Hoxhës,
-Idetë se të dy vëndet kanë jetuar realitete tërësisht të ndryshme politico shoqërore në këto thuajse 100 vjet kanë shkaktuar diferenca thuajse dramatike mes Kosovës dhe Shqipërisë,
kanë qënë thelbi i supozimeve edhe të Nexhmedin Spahiut, dhe Halil Matoshit se Kosova dhe Shqipëria janë dy Kombe të ndryshme dhe dy identitete kombëtare të ndryshme.
Madje Halil Matoshi ka shkuar edhe më larg duke zëvëndësuar fjalën komb me popull dhe duke pretenduar se Tirana zyrtare përfundimisht njohu kombin e ri kosovar” dhe se Shqipëria dhe Kosova janë dy kombe ngaqë niset nga pikëpamja që vendos shenjën e barazimit mes kombit dhe shtetit. Por kjo është një pikëpamje lehtësisht e kritikueshme nga mjaft shembuj që ilustrojnë se kombi dhe shteti ekzistojnë jo rrallë veç e veç (https://ëëë.ikvi.at/?p=4177 nga Andrea Stefani).
Përse kjo ambicie e disa grupeve politike dhe mesa duket edhe fetare kërkojnë dhe pretendojnë se Shqipëria dhe Kosova janë dy Kombe të ndryshme dhe dy identetitete të ndryshme?
Idetë e librit “Dekonstruktimi i idesë së bashkimit: e ardhmja e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Shqipërisë bien poshtë lehtësisht po të shihen disa aspekte:
-Historike, sepse trevat shqiptare kanë qënë shumë të lidhura me njera tjetrën gjatë pushtimit Osman madje dhe paraosman; këtë e trgojnë se lëvizjet anti osmane kanë patur një rrjedhë të vazhdueshme direct vetëm në trevat shqiptare si në veri ashtu dhe në jug dhe në vashkëpunim me njëra tjetrën madje madje Historia e Gjergj Kastriotit tregon se shumë komandantë ushtarakë të ushtrisë së Gjergj Kastriotit ishin dhe nga veriu si treva e Dukagjinit, nga treva e Malit të Zi, nga trevat e jugut si Vlora, Muzeqeja, si dhe nga Shqipëria e mesme, pra nuk ka patur ndarje historike,
-Ndarjet administrative të kohës së pushtimit Osman shkaktuan me të vërtetë një ndryshim të tregëtisë dhe drejtuesve vendor por ato nuk penguan ndjenjat e kundërshtimit ndaj pushtimit Osman dhe pavarësisht metodave osmane të detyrimit të popullatës të paguante taksa më të larta ndaj të krishterëve, apo favoreve ndaj të konvertuarve si dhënia e ofiqeve e gradave dhe rrushfeteve, ndarja administrative nuk ndryshoi as identitetin si shqiptar dhe as dëshirën për të qënë të lirë, të shqiparëve,
-roli ndarjes fetare me të vërtetë shkaktoi një dëmtim të rëndë të ndjenjës atdhetare sepse një pjesë e drejtuesve myslimanë (po ashtu dhe të disa klerikëve të krishterë). nuk deshën një Shqipëri të pavarur (kujto Lidhjen e Parë të Prizrenit në të cilën Kahrarname-ja kërkonte bashkim me Turqinë dhe zbatimin e Sheriatit (por edhe aty në atë Lidhje, morën pjesë nga të gjitha trevat e Shqipërisë, pra nuk kishte dy identiete të ndryshme pavarësisht fesë).
-Realitetet e ndryshme që jetoi populli shqiptar pas copëtimit të Shqipërisë nga Konferenca e Ambasadorëve , i ndarë, për të jetuar në shtete të ndryshme, ishte njëlloj si ndarjet administrative në Vilajete nga Perandoria osmane e cila e bazonte ndarjen tek traditat e grupeve të popullatës dhe praninë e një popullatë të përzjerë për çdo vilajet, – nuk ndryshuan opinionin e popullsisë shqiptare që e identifikonin vehten si një komb dhe një identiet. Kjo vërtetohet nga ajo që shkrova më lart për përbërjen e Firmëtarëve të Pavarësisë.
Pra dhe shqiptarët e Kosovës e ndjenin se ishin një komb- nj identiet dhe jo dy sikundër shprehet z. Nexhmedin Spahiu në librin e tij të paraqitur për promovim në UET.
Së fundmi mendoj se diferencat gjuhësore dhe përbërja etnike e shqiptarëve të Kosovës nuk përbën problem për të krijuar dyshime për identitetin kombëtar të Shqipërisë dhe Kosovës, madje këtu duhet të përqëndrohet vëmëndja e Ministrive të Arësimit dhe Akademisë të të dy vëndeve, për të minimizuar diferencat që egzistojnë ndarja shekullore midis trevave shqiptare e kryesisht asaj të Kosovës.
Idetë e grupeve të disa politikanëve dhe disa përfaqësuesve fetare dhe laikë të Kosovës se Shqipëri-Kosovë janë dy Kombe dhe dy identitete Kombëtare të ndryshme, mendoj se janë pjesë e një konspiracioni të politikanëve fqinjë dhe disa grupeve brënda këtyre dy vëndeve që paguhen nga jashtë për të mbajtur faktorin shqiptar të dobët , të copëtuar dhe në grindje të vazhdueshme duke u bazuar në mos pasjen e një shtylle religjioze të njëjtë e cila së bashku mëkollonën Atdhe do të përbënin një shtet stabël shqiptar ose në variantin më minimal një Konfederatë shqiptaro-kosovare.
Ky binom Fe+ Atdhe i cili në të vërtetë nuk egziston për Shqipërinë , Kosovën dhe trevat e tjera të marra së bashku, ka krijuar një Shqipëri të dobët dhe sot një Kosovë të dobët, por që me tolerancën fetare dhe bashkëegzistencën fetare që egziston në popullatat shqiptare në të gjitha trevat shqiptar të kombinuara me ndihmën e ndërkombëtarëve (sidomos ai i SHBA), do të kemi mundësinë e artë që të integrohemi së bashku në të ardhmen i gjithë faktori shqiptar në Ballkan.
Shpresoj gjithashtu që edhe mediat tona të mos promovojnë ide të tilla anti kombëtare nga përfaqësues jo normalë të inteligjëncës kosovarë, të cilët vazhdojnë me zell të ndezin pasionet e sherrit, të ndarjeve e të dasive, brënda faktorit shqiptar dhe as ti ftojnë.
Ka ardhur koha për një bashkim shpirtëror, kultor, arsimor dhe ekonomiko-politik midis dy shteteve dhe jo të dëgjojmë tingujt dashakeqë të gërrnetave të përçarjes fetare dhe kombëtare, ndoshta të nxitur nga lobet antishqiptare.

Shndërrimet e ulëta dhe sjelljet mjerane të udhëheqësve të partive politike në Dardani

0
Afrim Caka, Gjakovë
Sëpari duhet të pastrohet Dardania nga llumi e zullumi! Në qytetërimin tonë, ka shumë pak ide udhëheqëse. Populli shqiptar nuk mund t’i ndryshojnë idetë dhe dogmat e tyre politike po qe se nuk është i detyruar që të ndryshojë qytetërimin e tyre. Zhvillimi i qytetërimit varet në një shkallë të madhe nga këto ndryshime.
Shqiptarët e dhanë jetën dhe votën e tyre, që protagonistët e idesë së re, politikanët zallamahi të ushqehen me bukë, shtëpi e makina lukësoze… Votoni, votoni keni për t’ia pa hajrin? A se kuptoni dot që shtresa e tyre është më e korruptuar dhe më vullgare e shoqërisë shqiptare.
Geringët shqiptar sajuan edhe skema më dinake e më të poshtra me një dallgë shpifjesh nga të cilat do të përfitonin duke i detyruar shqiptarët të linin vendin dhe të bredhin xhadeve të Europes kurvë… Kombi dhe shqiptarët kurrë nuk duhet t’i harronin luftarët e vetë të vërtetë…
Të rinjtë akoma se kanë kuptuar të vjetrën. Ata kanë miljona, e të tjerët nuk kanë as bukë të hanë… Këta meritojnë një ndëshkim “shembullor” nga drejtësia.
Këta nuk e kuptojnë kohën! Duhen netë dimri të analizosh shkaqet dhe pasoja që i kishin shkaktuar “politikanët e paqytetëruar” dhe nga ca analistë të (T7-shit) – të vetmit në Dardani. Shtetin e shndërruanë në një gërmadhë të vjetër e të pa rrespektuar siç ishte shteti ynë dje. Ç’është e vërteta, shumë nga kjo rracë e poshtër, vetëm nga sjelljet njihen se kush janë – përpiqen ta demaskojnë qeverin me gënjeshtra absolute dhe me intriga e mashtrime. Sepse kjo ishte koha e tyre e artë, atëherë ne duhet të themi se edhe këto raca të ulëta politikanësh nuk munden ta ndryshojnë menjëherë qytetërimin e tyre.
Në një nga aktet e turpit të tyre të para si president apo kancelar i Brojës urdhëroi ndërtimin e Shtëpisë së artit e të korrupsionit në Prishtinë, Dardani, për të paraqitur shembuj të “shkëlqyer kolombian” të pikturës dhe skulpturës së qytetërimit të “krimit të organizuar”. Shtetit tonë i duhet demokracia e vërtetë dhe ligjet e forta anti/krime.
Qindra soj horrashë, jo ndryshe nga qindra e mijëra anëtarë apo politikanë të “kultit ku vidhet edhe vota” që shtetin e prunë buzë rrënimit, shumë prej të cilëve mes ndrojtjes, plogështisë, budallallëkut e tradhtisë, këta votues ndjekin me këmbëngulje rrugën e tyte pa ia ndarë sytë qëllimit të trupshëm. Partitë e korruptuara janë të drejtuara nga shefat mëdhej nuk luftojnë për ta rrënjosur korrupsionin e tradhtinë veçse për interesat e tyre personale dhe këto interesa nuk kanë asgjë të përbashkët me ato të çështjes kombëtare. Të themeluar nga politikanë të pa përsosur dhe nga pa përsoshmëria e tyre.
Nëse duhet të gjejmë një model institucioni të vjedhur e të sakatuar, të përdorur për të fshirë këmbët dhe duartë çdo pushtetari e deputeti, ata janë që duan shkjaun zot shtëpie. Sot më shumë se kurrë nëse deri para një viti ishte kohë kur ishin në pushtet e kishin shndërruar në një fole prostitucioni korruptiv, hajdutëllëku e kleantelizmi, pra famëkeqi deri në themel me autor që kanë emër e mbiemër. Një Zot, e di pse ndodhi kështu! Në pozicionin e pushtetarëve çek e karta të bardha për të luajtur. Këta kanë shkruar disa faqe të zezë në historinë e tyre. Dihet se bëhej me miratimin e shefave të tyre të mëdhej të….
Kjo ishte lufta politike e politikanëve të varfër! Po ka vetëm një gjë që nuk e dinë dhe nuk e mendojn, dhe kjo është si ta shpëtojnë popullin shqiptar nga ky kancer që të mos bjerë në krahët e varfërisë së skajshme. Këta politikanë “kokëderra”, të shkëputur nga bota praktike, mendojnë se ata ia kalojnë oratorit nga intelegjenca.
Por ngjarjet morën një drejtim të ndryshëm. Në korrikun e vitit 1999, Dardania vërtet u përmbys nga “pronto” jo papritur, brenda një çasti. Dhe kjo është arsyeja e vetme pse gjaku që u derdh nga shqiptarët në Luftë, të paktën, nuk u derdh kot. Por kundodhi përmbysja, trupat ushtarake e policore serbo-malazeze u tërhoqën nga Tokat shqiptare. Në atë kohë, shqetësimi i kryesor i tyre ishte korropsioni, ishte coptimi i Dardanisë, por problem se si një “tufë kusarësh” t’i nxirrninë territoret jashtë Dardanisë sa më shpejtë ishte e mundur, rasti i Mitrovicës, Debelldes, Çakorrit etj… Sa për Dardaninë, lufta në fakt u fitua kur Serbia u bombardua dhe nuk ishtë më një fuqi ushtarake e koloniale dhe u katandis në gjendjen e një shteti të dorës së dytë.
Çfarë domethënieje ka ringjallja e nacionalizmit korruptiv në vitet e pasë luftës? Pse flakët e korrupsionit janë ndezur, as njëzet vjet pasi ato mendohej të ishin shuar në gjatë luftës. A duhet të pyesim – a bëhet fjalë vërtet për rindezje dhe ringjallje të korrupsionit? Ndoshta kemi qenë të mashtruar: flakët e korrupsionit nuk qenë shuar kurrë, ato vetëm se ishin fshehur përkohësisht shikimit tonë si rezultat i ndërgjegjësimit tonë dhe ndjenjës së fajita mbi pasojat e tyre të tmerrshme.
Edhe ndjenjat e urrejtjes dhe hakmarrjes bëhen të forta. Nervozizmi dhe prirjet sadiste, tërheqja nga veprimet e ndaluara dhe prishja e përhershme e planeve të edukatorëve (ligjit) nga indiferenca, përtesa dhe kokëfortësia, të gjitha këto janë karakteristika të politikanëve të predisponuar për neuroza, në rezistencën e tij kundër nënshtrimit të rremë ose të vërtetë. Është fjala jo për një ligj të natyrës por për një çoroditje të përgjithshme të shpirtit në shoqërinë shqiptare.
Prandaj sot mund të shohim akoma sesi do të organizohet nga ana e jashtme funksionimi i politikës si profesion e si pasojë e saj akoma më pak mund të shohim se në cilën rrugë do të hapen shanset për politikanët me talent për politikat korruptive, që të vihen para një detyre të “kënaqshme politike”. Për atë, i cili për shkak të gjendjes financiare shtrëngohet të jetojë nga politika, dhe e nxit që ta shijojë pushtetin vetëm për hir të pushtetit, me përmbajtje në qëllimin e tij për korrupsion.
Pse dhe si është e mundur që një koncept aq afërtë antikombëtar nga përvoja reale e shumicës së partive, politikanëve të prontos, sikurse patriotizmi kombëtar, do të shndërrohet kaq shpejt në një forcë të madhe politike “mashtrimi i përkryer”? Kurrsesi nuk mjafton t’i referohemi përvojës universale të politikanëve që, ngaqë u përkasin grupeve të ndryshme politike, e njohin veten dhe njihen mes veti si pjesӫtarӫ të atyre apo politikanëve të inkriminuar deri në palcë nga “korrupsioni” dhe prandaj i njohin të tjerët politikan të pa inkriminuar si të huaj.
Problemi që na shtrohet buron nga fakti që nacionalzimi modern korruptivë, si parti apo si tërësi politikanësh që aspirojnë të formojnë një shtet të korruptuar dhe të kapur, ndryshojnë në madhësi e veshje, në shtrirje dhe në karakter të çdo segmenti …
Po të flasim nga këndvështrimi thjesht politik – vetëm me logjikë, pa zemer – mund të të them pa asnjë ngurrim se, pa ndonjë lloj ndryshimi drastik, fundi i species sonë po vjen. Dhe po vjenë me “shpejtësi”, do të jetë shembje totale për shkak të numrit të madh të tyre mbi këtë tokë shqiptare. Kemi parë dhe dëgjuar mjaft dhe është krejt jo normale për një popull që të zhduket vetëm si rrezulltat i mbipopullimit të këtij mjedisi të korruptuar. Pjesa e fundit e shkatërrimit ishte mendore dhe djallëzore.
Kur mashtruesitë e përkryer flasin për demokracinë në një tubim popullor, nuk e fsheh pozicionimin e tyre personal, sepse pikërisht kjo: “Marrja formë shumë e dallueshme e një ane është atje thjesht detyra e tyre”. Fjalët që mashtruesit përdorin në letra e tubime janë mjete për ta kapur pushtetrin, prapa të cilit qëndron dhuna e mashtrimi, por janë fjalë për të rekrutuar politikisht qëndrimet e të tjerëve. Prandaj dhe është e rëndësishme të shqyrtojmë ndjenjat dhe qëndrimet e kësaj kategorie politikanësh paraindustrialë, ku forca e re tërheqëse e pronto nacionalizmit politik do të mund të hidhte themelet e veta korruptive.
Le të marrim vetëm dy shembuj më se të qartë. Deri më 1999 (por mbeturinat e kësaj mund t’i shohim edhe sot e kësaj dite), folësit e dialekteve shqiptare, elitat e të cilëve përdorin si gjuhë kulture korrupsionin e lartë sipas normës drejtshkrimore, të ngulitur e kanë jo sipas normës ligjore, kanë qenë ngulitur jo vetëm në rajonin e tyre kryesor të vendbanimit, por, me cilësinë e klaneve politike.
Që nga tranziconi demokratik, ka pasur një ringjallje të fortë të kulturës veç kontrabanda dhe shumë korrupsion në këtë gjuhë, shoqëruar me kërkesa në rritje maksimale, mjaft prej një autonomi maksimale, mjaft prej prej të cilave janë pranuar në formën e institucionit të ringjallur etno-rajonal që mbanë gjallë pallatet, për t’i ndjekur kolegët e tyre në Amerikën Latine.
Shteti ynë është shumë i pasur më politikanë puçista e kryeçoban të dhive. Si ideologji, nacionalizmi korruptiv i përmbahet mendimit se bota shqiptare është e ndarë në sfera të interest të klaneve, secili me karakterin dhe fatin e vet në duartë e klaneve politike; se korrupsioni dhe krimi i organizuar ekonomik është burimi i të gjithë pushtetit politik të partive të korruptuara; se që të “jesh i lirë” dhe i plotësuar, duhet t’i përkasësh një grupi politikanësh të korruptuar.
Rroftë Dardania që nuk vdes kurrë, e goditur në zemër nga ethet e pushtetit të ndotur…
Kan være et bilde av 1 person og kontor

Brnabiç, bënë propagandë kundër Kosovës dhe të drejtës së saj për anëtarësim në UNESCO, e harron diskriminimin e arsimit në Luginën e Preshevës!

0
Ndërkaq Kryeministra e Serbisë, Brnabic ne UNESCO harron diskriminin e arsimit dhe kultures ne Luginen e Presheves, flet per politike kunder anetaresimit te Kosoves!
Paris/UNESCO, 12 nentor -Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, fë fjalimin e djeshem të sesionit të 41-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESCOka folur jo vetme per rolin ekontributit te Shqwiperisë ne UNESCO por edhe pe rKosoven , duke kekruar anetaresimin e saj ne kete orghanizate nderkombëtare te OKB-së sipas se cilës nje vend te tille e meriton, njifton nga Psrisi korrespondenti i gazetes zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Kurse en diotene dyte te punimeve te sesionit te UNESCO-s ka folur edhe kryemnistrja e Serbise Ana Bernabic e cila si zakonisht e shfyrtezoi folotoren e UNESCOs- për propagande kuder Kosovës duke harruar se Serbia aktulaisht mohonm te drejtat e shqiptareve si shuimice në Luginenen e Preshevës, ne vaqnti ne atsim dhe kulturë

Brnabic: Kosovës nuk ka vend në UNESCO

Ndryshe Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka theksuar sot se tema dhe politika kryesore e vendit tonë është depolitizimi i UNESCO-s, që, siç eshte shprehur ajo « Kosova nuk ka çfarë të kërkojë. në kete organizatë…´

Pas panelit në debatin plenar të sesionit të 41-të të Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s në Paris, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Brnabiq theksoi se UNESCO është një organizatë që merret me çështje që nuk kanë të bëjnë me politikën, por me arsimin, kulturën. shkenca dhe çështje të tjera të ngjashme e cila kishte harruar se shqiptaret ne Kuginen e Preshes jane te diskriminuar veq politikisht edhe ne arsim dhe kulture!, shkruan Le Canton27.ch

“Kur themi depolitizim i qëndrojmë faktit që i ashtuquajturi shtet i Kosovës nuk ka çfarë të kërkojë në UNESCO. “UNESCO nuk është vend ku ka vend për të folur nëse Kosova, e cila nuk ka ulëse në OKB, e cila nuk është njohur nga më shumë se gjysma e vendeve, duhet të jetë anëtare e asaj organizate”, tha sot kryeminisrja setbe ne sedionin e e UNESCO-s nd Paris

E pyetur nëse mendon se dy kryeministrat shqiptar, Edi Rama dhe Albin Kurti, e kanë shfrytëzuar praninë e tyre në Forumin e Paqes në Paris për të lobuar shtesë për anëtarësimin eventual të Kosovës në UNESCO, Bërnabiq u pergjigj se «Unë mendoj se Rama nuk e ka bërë këtë, mendoj se po e bëjnë publikisht për shkak të politikës së brendshme dhe popullaritetit, gjë që nuk është e saktë. Gjithsesi, nëse më pyesni mua, nuk mendoj se ka asgjë nga ajo punë”

Brnabiq shton se mund të jetë më e vështirë kur Shtetet e Bashkuara të kthehen në anëtarësimin në UNESCO dhe thekson se i takon Serbisë që të punojë në mënyrë proaktive për këtë dhe të insistojë në depolitizimin.

“Nëse diçka e tillë do të ndodhte, do të hapte kutinë e Pandorës dhe do të thoshte se UNESCO po merret me disa çështje të tjera dhe njerëzit që janë sot në UNESCO e dinë këtë”, tha ne fund Brnabiq.