ARKIVI:
27 Korrik 2026

Në Perëndim kritika e islamit po diskualifikohet si islamofobi, ndërsa në botën arabe po vlerësohet si iluminizëm

Shkrime relevante

Abdul Ballout (21) u qëllua për vdekje pas sulmit në Pride në Berlin

Abdul Ballout dyshohet se qëndron pas sulmit dhe u ndoq nga...

Berlini na kujton se terrorizmi islamist nuk njeh kufij!

Alberto Leka, Prishtinë Sulmi i djeshëm terrorist në Berlin, ku një grua...

Fotografitë nuk gënjejnë, shpifjet po…!

Sak Muji, Rugovë Kur mungojnë faktet, fillojnë legjendat. E kur mungojnë...

Në përvjetorin e rënies së heroit Imer Alushani – Voglushi

Zeqir Bekolli, Drenas Sot, më 26 korrik, në përvjetorin e rënies së...

Shpërndaj

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Në Gjermani sapo është publikuar libri i studiuesit Ralph Ghadban “Allahs mutige Kritiker / die unterdrückte Wahrheit über den Islam“ (“Kritikët e guximshëm të Allahut / E vërteta e shtypur rreth Islamit”). Ky titull i librit më intrigoi, sepse menjëherë më drithëruan përjetimet torturuese që m’i kanë shkaktuar kërcënimet e islamistëve xhihadistë, sidomos kur më është publikuar studimin / libri im kritik mbi Islamin si religjion i dhunshëm.
Gjurmova në google për të gjet sa më shumë informacion, para se ta blej librin. Autori Ghadban, i lindur në vitin 1949 në Liban, paska mbaruar studimet për filozofi në Beirut, ndërsa në Berlin ka studiuar Islamologji dhe Politikologji. Është politikolog, me gradë shkencor doktor. Ka publikuar një mori librash.
Islamologu dhe politikologu egjiptian Hamed Abdel-Samad e ka bërë këtë vlerësim për këtë libër:
„Libri i ri i Ralph Ghadban është trajtimi i parë akademik mbi kritikën e Islamit, të kaluarën dhe të tashmen. Është libër që përmban investigim shumë gjithëpërfshirës dhe i lehtë për t’u lexuar. Autori arrin në përfundimin se kritika islame festohet nga intelektualët sot në botën arabe si iluminizëm, ndërsa në Evropë ajo shpifet si islamofobia. Një libër shumë i rekomandueshëm!“
Ralph Ghadban
Për ata që lexojnë gjermanisht, këtu kanë mundësi të informohen për titujt dhe nëntituj e kapitujve (që paralajmërojnë tematikën), si dhe ta lexojnë tekstin „hyrës“ të këtij libri:

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. “….kritika e islamit po diskualifikohet si islamofobi….” Ja kjo ehste dhe emrohet si Contradictio in Adiecto ja une nuk po kuptoj kete pjese te titulit te ketij teksti. A bon me ma spjegu dikush kete pjese, vetem kete: “kritika e islamit po diskualifikohet si islamofobi”? Falemnderit per mirekuptim.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu