Kreu Blog Faqe 1495

Fjalori i madh i gjuhës shqipe – problemet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!

6

Lulëzim Shishani, Prishtinë

  • Sqarim për publikun

Pas publikimit të njoftimit për fillimin e procedurës penale kundër përfaqësuesve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kemi vërejtur një shqetësim të madh të qytetarëve dhe një mjegullim sikur ne nuk pranojmë bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Për interes të opinionit publik e shohim të arsyeshme ta sqarojmë pozicionin tonë përmes një oferte publike për bashkëpunim pa kushte me çdo institucion të Shqipërisë me qëllim të përbashkët përparimin e gjuhës shqipe.

Ofertat tona në të shkuarën…

Më shumë se një herë, me shumë ngulm kemi provuar bashkëpunimin për Fjalorin e madh të gjuhës shqipe me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Qysh në vitin 2002 Akademisë së Shkencave të Shqipërisë i kemi ofruar (propozuar) financim të plotë dhe mbulim të të gjitha shpenzimeve për një fjalor të tipit të madh, ku të gjitha të drejtat për botim si format libri do t’i mbeteshin Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ndërsa versioni digjital i fjalorit të ishte pa pagesë për banorët e Shqipërisë e të Kosovës. Oferta jonë u refuzua nga Departamenti i Leksikologjisë, edhe pse asokohe ishim partnerë  dhe kishim një bashkëpunim të kontraktuar me departamentet e tjera të gjuhëtarëve të respektuar.
Në vitin 2019 Qeveria e Kosovës përzgjodhi institucionin tonë – Qendrën për Edukim dhe Përparim – për hartimin e Fjalorit të madh të shqipes, jo vetëm si format libri, por edhe si softuer, përkatësisht në formë digjitale për të gjitha pajisjet me të cilat shkruhet fjala shqipe.
Sërish i kontaktuam zyrtarët e Akademisë së Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe ata të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, duke i njoftuar për projektin e Qeverisë së Kosovës për Fjalorin e madh të shqipes. Iu drejtuam me ofertë konkrete bashkëpunimi, por përsëri këta zotërinj refuzuan të bashkëpunojnë, njësoj siç refuzuan 20 vjet më parë.

Oferta jonë sot …

Ejani ta bëjmë fjalorin e madh të shqipes me 200000 zëra (pa pagesë) për çdo shqiptar!
Ejani ta bëjmë bashkë fjalorin e madh të shqipes me 200000 zëra, e jo dy fjalorë, njëri me 90000 zëra, siç synoni ju deri në vitin 2023, dhe tjetri me 100000 zëra, siç po përgatitet tashmë nga QEP-i dhe pritet të realizohet deri në fund të vitit 2022.
Le të dihet njëherë e mirë, Qendra për Edukim nga Prishtina nuk e refuzon bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Shqipërisë, që për detyrë kanë përparimin e gjuhës shqipe, ani pse kemi shqetësimet tona për sinqeritetin e tyre për t’i trajtuar problemet e gjuhës shqipe në dobi të kombit.

Ndryshe si shpjegohet këmbëngulja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë që një komb i vogël me dy shtete të dalë me dy fjalorë thua se kemi dy gjuhë.
Pse duhet të bëjmë shpenzime të dyfishta për të njëjtën punë e të mos e bëjmë bashkë Fjalorin e madh të shqipes, madje me 200000 zëra?!
Pse të mos jetë në versionin digjital dhe pse jo falas për të gjithë shqiptarët?!
Pra, të mos dënohet qytetari i Shqipërisë, por të përfitojë edhe ai qasje të pakufizuar e kundrejt asnjë detyrimi financiar, njësoj siç përfiton secili qytetar i Kosovës.
Përfaqësues të projektit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dolën edhe nëpër televizione me deklarata për ta mbrojtur tregun e Shqipërisë nga Fjalori i madh i shqipes që po hartohet në Kosovë. Këto janë politika të kundërligjshme dhe të papranueshme në kohën e sotme. Ejani t’i bashkojmë forcat që të mos vihet gjuha shqipe në pazar, por të ketë vetëm qytetarë përfitues të fjalorit digjital falas për të gjithë shqiptarët kudo veprojnë.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mundohet ta mashtrojë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti

I bëjmë thirrje Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që t’i ndërpresë përpjekjet dashakeqe të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për përçarje kombëtare e të pranojë ofertën tonë për Fjalorin e madh të shqipes me 200000 zëra, të udhëhequr dhe të financuar nga ne, që do të dalë në trajtë libri fizik dhe në formë elektronike falas për banorët e Shqipërisë, të Kosovës e të Maqedonisë.

Nën ndikimin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, aktualisht po mundohet ta mashtrojë Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, përmes një marrëveshjeje të përbashkët për projektin e Fjalorit të madh të shqipes të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Kjo marrëveshje kërkohet me mashtrim juridik për takimin e radhës ndërmjet dy qeverive, duke e përfshirë në mënyrë të kundërligjshme financiarisht dhe më shumë se kaq Qeverinë e Kosovës. Kësisoj udhëheqjes kosovare po i imponohet projekti i Tiranës, ani pse Qeveria e Kosovës tashmë është duke e hartuar Fjalorin e madh të gjuhës shqipe me 100000 zëra dhe ka paguar tashmë QEP-in që, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Kosovës dhe gjuhëtarët më të mirë nga Tirana dhe Prishtina, ta hartojë Fjalorin e madh të shqipes, produkt ky që do të jetë falas për të gjithë banorët e Kosovës. Pra, një përpjekje dinake për ta lënë anash Fjalorin e madh të shqipes që po e përgatit Ministria e Arsimit e Kosovës në bashkëpunim me QEP-in dhe institucionet tjera të përfshira. Këtë synim përçarës, zyrtarët e Qeverisë së Shqipërisë po mundohen ta arrijnë në mënyrë formale dhe joformale, e që rrjedhimisht, me angazhimin tonë, tani janë në bankën e të akuzuarve dhe ndaj tyre po zhvillohet proces penal në Gjykatën e Tiranës për shkelje të ligjeve të Shqipërisë.

Nuk duam të besojmë që sot në Shqipëri mungojnë njerëz si akademiku i ndjerë Jorgo Bulo, ish-drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë në Tiranë, apo i ndjeri Gudar Beqiraj, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, të cilët sa ishin gjallë i ndalonin veprimtaritë e tilla përçarëse. Emri dhe kontributi i tyre janë pjesë e të gjitha veprave tona intelektuale në fushën e gjuhësisë.

Refuzimi i bashkëpunimit me projektin tonë sjell përçarje në fushën e shkencës dhe shkapërderdhje financiare përmes shpenzimeve të dyfishta nga buxheti i varfër i Qeverisë së Kosovës dhe i Qeverisë së Shqipërisë për dobi të dy-tre përfituesve të pangopur.
Pra, ejani ta bëjmë fjalorin e madh të shqipes me 200000 zëra, jo me 90000 siç po synohet me keqdashje dhe në shkelje të hapur të ligjeve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Më vjen keq që zëri i gjuhëtarëve dhe intelektualëve tjerë të mëdhenj që ka Shqipëria nuk guxon të dëgjohet në dobi të bashkëpunimit shkencor dhe kundër rolit djallëzor të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë kundrejt Republikës së Kosovës e në veçanti kundër gjuhës shqipe si pasuri e përbashkët kombëtare.

Gjuhën shqipe nuk e morëm me qira nga Shqipëria!

Duhet të kuptohet njëherë e përgjithmonë se gjuha shqipe është pasuri e kombit shqiptar, autokton në tokat e veta. Në Kosovë gjuhën shqipe e trashëguam nga paraardhësit tanë shqiptarë, zotër të tokës së Kosovës ku dhe sot jetojmë  dhe nuk e morëm me qira nga shqiptarët e tokës së Shqipërisë. Shqipëria duhet të bashkohet me ne në përparimin e digjitalizimin e shqipes dhe trajtimin e saj si pasuri mbarëshqiptare, e jo, e frikësuar e dytësore të refuzojë. Qendra për Edukim dhe Përparim ka 20 vjet që lut e përgjëron për këtë bashkëpunim mbarëkombëtar, në emër të atyre që ne i përfaqësojmë – dy milionë përdoruesve të softuerëve për gjuhën shqipe.

Vetëm gjuha shqipe e përbashkët është garanci për bashkim kombëtar!

Gjuha është tipari më i rëndësishëm i identitetit kombëtar. Një komb, një gjuhë, një standard, një fjalor i madh i shqipes me 200000 zëra, një program kompjuterik për drejtshkrim në MS Office, një program për sintaksën në MS Office e një për morfologjinë janë synim yni. Institucioni që i garanton këto në mënyrë digjitale, në bashkëpunim me institucionet gjuhësore nga të dyja shtetet e më gjerë, duhet të jetë QEP-i, një qendër me përvojë mbi 25-vjeçare në digjitalizim, një bashkues i qeverive shqiptare. Puna e dëshmuar dhe përvoja e gjatë e këtij institucioni do të jetë siguri për bashkim kombëtar kurdo në të ardhmen, ndonëse elementë të ndryshëm tani këtë e konsiderojnë moment jo të duhur apo edhe nuk e dëshirojnë fare. Megjithatë, refuzimi për t’u bashkuar fort rreth digjitalizimit të gjuhës shqipe është i pashpjegueshëm, i pafalshëm dhe i dënueshëm.

Ne kemi vetëm një kusht për bashkëpunim!

Çdo shtetas i Shqipërisë t’i ketë pa pagesë dhe në versionin digjital (softuerik) të gjitha rezultatet e punës së përbashkët, e sidomos t’i ketë falas ato vepra shkencore që paguhen njëherë nga tatimpaguesit e Shqipërisë, ashtu siç i kanë falas të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës sipas marrëveshjes që kemi me Qeverinë e Kosovës.

Ne jemi të hapur për bashkëpunim me përfaqësuesit e çdo institucioni në Shqipëri, pavarësisht kundërshtimit të tyre, duke u ndierë mjaftueshëm të mbrojtur dhe të mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të garantuar përparimin dhe digjitalizimin e tërësishëm të gjuhës shqipe, përherë në bashkëpunim me gjuhëtarët më të mirë e atdhetarë që kemi, në Tiranë e në Prishtinë.

(https://gjuhashqipe.com/artikujt/blog/fjalori_i_madh_i_shqipes )

Prishtinë, 4.11.2021

Lulëzim Shishani, drejtor

Patriot romatik apo destruktiv?

0
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
Në dhjetor 1990 është pyet një lpak pshkodran: “Çfarë do të bëje nëse do hapej kufiri?” Plaku: “Do hipja në lis.” Pyetësi i habitur: “Përse do hipje në lis?!” Plaku: “Do të prisja sa të kalonte turma, pastaj do i shkoja prapa. Përndryshe do më shkilte.”
Edhe unë prita që të kalon zallamahija (pseudo)patriotike me rastin e një-vjetorit të burgosjes se grupit, të cilin Kryeprokurori amerikan Smith e ka akuzuar si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” (NPK), që të shfaq opinionin tim, por tani kundër destruktivitetit të atyre që po e përkrahin këtë NPK, duke diskualifikuar e diskredituar ZPS-në dhe Dhomat e specializuara si prokurori e gjykatë politike, deri edhe raciste.
Edhe nëse vërtet këta pjesëtarë të NPK (fatkeqësisht ende nuk janë burgos edhe Xhavit Haliti dhe Azem Syla) do të ishin krejtësisht të pafajshëm, nuk është racionale të përkrahen deri sa nuk është bërë gjykimi i tyre. Sidomos nuk duhet të dezinformohet se këta ishin “liderë”, “udhëheqës”, “kUmandantë” të UÇK-së, sepse duke përhap me sforco këso dezinformatash, po kontribuohet, me vetëdije apo pa vetëdije, me qëllim komplotist apo fisnik, që të komprometohet UÇK-ja.
Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, por edhe Jakupt Krasniqi, nuk ishin as liderë, as udhëheqës, as komandantë! Secili prej tyre, të paktën ishin profiterë të Luftës. Fatkeqësisht!
Që të mos lodhem duke shkruar estra, tani, po sjell pjesë nga debati që kisha me Kolonelin Dilaver Goxhaj, zv-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së (shef ishte Bislim Zyrapi), më 14 nëntor 2020.
NË UÇK KISHIM “NDËRMARRJE PËRBASHËT KRIMALE”, POR AI ISHTE ANTI-UÇK!
[1]
Miku Dilaver, më 17 nëntor 2020, Emrush Xhemajli, sekretar i Kryesi se LPK / Dega në emigracion, (dez)informoi se më 17 nëntor 1994, pos që e kanë pagëzuar UÇK-në, paskëshin pas casktuar edhe Shtabin Qëndror dhe paskëshin vendosur që Kryesia t’i shkruan e publikon komunikatat për t’i prezantuar sulmet guerile si sulme të UÇK-së, “ne emër” të Shtabit Qëndror, dhe atë duke filluar nga numri 11 deri në 49! Pastaj ajo Kryesi ka shkuar në histori në prill 1998, spo historia po i shkon pas, siç u shpreh njëherë kuislingu Nano.
Meqë përmenda komunikatat, di gjë kush i ka shkruar komunikatat pasuese, nga komunikat nr. 50 e tutje? Di Ti, se “udhëheqësit” e Shtabit të Përgjithshëm, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Jakup Krasiniqi, garojnë brutalisht mes tyre për të mohuar autorësinë e komunikatës nr. 59, nga se janë ndesh me hunleshin Gagi Geci. Në ndërkohë u kundërmonin edhe pampersët nga frika! Pra, nga tmerri që i ka përfshi, asnjëri nuk e pranon autorsinë, por ia hedhin njëri-tjetrit, duke u ndier i implikuar e i detyruar edhe Bardhyl Mahuti të sqaronte si ai nuk ishte autori. Më i shquari nga pjesëtarët e “ndërmarrjes së krimit të organizuar”, Gjarpni, për të cilin po blegërinë një kope e tërë, u zhburrërua deri në atë nivel, sa të shpif se “komunikatat janë lëshuar nga Bahnohofi i Cyrihut” (duke aluduar në praktikat e vjetra). Meqë Ti po përpiqesh t’i mbrosh marionetat komplotiste, mund të gjesh ndonjërin nga rreth 30 anëtarët tjerë të Shtabit të Përgjithshëm (nga “berthama”, meqë SHP paskësh pas edhe 300 të tjerë, të cilëve Komisioni qeveritar tashmë ua ka njohur statusin e veteranit, si anëtarë të SH)?! Po gjete apo sajove autorin e komunikatës 59, do t’u bëje shumë shërbim këtyre tre trimave, që tashmë ZPS-ja i ka akuzuar edhe për kriminelë lufte…
A nuk të duket më tepër se mjerim, gjith ata trima të SHP, me kaq shumë vetëlavdërime fodulle, të mos guxojnë të pranojnë se i kanë lëshuar komunikatat, nga nr. 50 e tutje, pra, edhe komunikatën nr. 59!
[2]
Nuk mora vesh për ke ka qenë fjala, që tani shkruan: “Pata thene qe ushtarakisht drejtoi shtabi, dhe kjo esht mese e vertete.” Po pres sqarimin, për ke ishte fjala.
Në vijim ke shkruar: “Po thua qe shtabi ka qene i fraksionuar, po te them qe shtabi nuk ka funksionuar si LPK jote e mbushur me fraksione. Shtabi nuk ka qene kurre i fraksionuar, sepse po te ishte keahtu i bje qe keto fraksione paskan marre vendime me vete, nderkohe qe komunikatat per shtyp te shtabit e demantojne kete pretendim tendin.”
Për hir të respektit ndaj Emrush Xhemajlit, po besoj se Kryesia paskësh formuar Shtab Qëndror qysh më 17 nëntor 1994. Por, Emrshu i ka për borxh të tregon, kush e përbënte atë Shtab dhe po mundi të identifikon t’i ketë pas mbi 5-6 ushtarë, do i isha falënderues. Por, Emrushi dhe askush nuk mund të më mashtron se ai Shtab komandonte edhe grupet guerile të Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Adrin Krasniqit dhe grupet tjera në anë tjera të Kosovës, në Makedoni e në Mal të Zi. Gjithashu, nga ai Shtab dhe as nga Sektori i Rëndësi së Veçantë (SRV), nuk janë ndihmuar me vinanca, me armatim e me municion, asnjëri nga grupet ekzistuese guerile. Po, i kam dëgjuar të ankoheshin që nuk kishin të holla as për të paguar biletë autobusi që të shkonin për të bërë sulmin gueril…
Akoma më konkretisht, asnjëri, as Adem Jashari me ushtarë të tij, as Zahir Pajaziti me ushtarë të tij, as Adrian Krasniqi me ushtarë të tij, nuk njiheshin si pjesëtarë të “uçk” të Shtabit Qëndror, për të cilin (dez)informoi sot Emrushi! Dhe ai Shtab kishte vetëm Nait Hasanin, Rexhep Selimin, Xheladin Gashin dhe Sokol Bashotën. Në vitin 1996 duhet ta kenë angazhuar edhe Bislim Zogajn për “korrier”. Ata ishin të zgjedhurit e Xhavitit dhe Azemit, por nuk rezulton të kenë pas ushtarë e të kenë bërë e zbatuar sulme guerile. Pothuajse të gjithë ishin të grupeve guerile, që nuk kishin pranuar t’u subordinoheshin argatëve të kUmandantëve emigrantë, Xhavit Haliti dhe Azem Syla.
Jetëgjatësia e aitij Shtabi Q. Ishte deri më 27 janar 1997, kur e “kdnapuan” Nait Hasanin, për të pas për pasojë edhe vrasjet e Zahirit, Hakifit, Edmondit, të cilët ngjan se sapo kishin filluar bisedat për t’u përfshi në “uçk” të Naitit, Rexhepit, Xhavitit e Azemit…
Fatkeqësisht, supermenat Xhavit e Azem, e as Kryesia që e kishin servis të verbër, nuk qenë gjendjen ta rikuperonin as atë Shtab Qëndror, prandaj marsi 1998 na gjeti pa asnjë llloj shtabi, as qëndror, as të përgjithshëm. Për ta kompensuar mungesën e ndonjë lloj shtabi, Kryesia u shpërngul nga emigracioni dhe u vendos në Tiranë. Improvizoi shtab të UÇK-së deri nga mesi i prillit 1998, kur Xhavit Haliti i dëboi nga Shqipëria…
Fatkeqësisht, edhe këta trimat e këtij shtabi të improvizuar, si edhe ata të SHP që nuk po guxojnë të pranojnë autorsinë e komunikatës nr. 59, le që nuk guxuna ta kundërshtonin e diciplinonin Xhavitin atëherë, por nuk kanë kurajo as tani të tregojnë për komplotët që ua kanë bërë Xhaviti dhe Azemi!
Sa për ilustrim, që të kuptosh si “i jashtëm”, çfarë na kanë ndodhur ne të “brndshëmve”, po të informoj se sabotimiet e komplotet i kemi marrë vesh qysh në verë 1996, kur grupet guerile na kanë kërkuar ndihma financiare për armatosje e municion, meqë nuk kishin burim tjetër. Fillimisht u “problemizua” në Kryesi. Meqë Kryesia nuk ishte në gjendje për të bërë zgjidhje, u promblemua” edhe në Këshill të Përgjithshëm dhe në secilën mbledhje i kishim ato sabotime e komplote, por as KP nuk i zgjidhte dotë, sepse shërbimet armiqësore dukej se kishin lëshuar metastazë. Kryesia mendoi se me një letër që e shkroi për Shtabin Qendror, në dhjetor 1997, do i sanonte “keqkuptimet” në marrëdhëniet Kryesi-Shtab Qëndror. Letrën ia dorëzuan, kuj tjetër, pos Xhavitit, që t’ia përcjell Shtabit Q. Nuk morën asnjëherë përgjigje, meqë ai Shtab ishte inekzistent. Letrën Xhaviti duhet t’ia ketë dorëzuar “burdushit”!
[3]
Më mirëkupto, të lutëm, nuk po kam kohë të shkruaj shkurt e shqip, bile po ndihem i detyruar të pëserisë vetn, në mënyra tjetërfare, me shpresë se mun të sqaroi, si na kanë ndodhur sabotimet e komplotet qysh në zanafillë. E kam dëgjuar kur isha në Gjirokastër, në mars 1997, nga nikoçiri Thimi Opuqi (nëse ia kam mbajt saktë emrin): “Kur i zihet keq filli i petës, fundi vështirë rikuperohet.”
Deri në fund të prillit 1998 isha në Shqipëri, sepse me vinte keq t’i leje pa përkrahje Ilir Konushevcin, Qerimin, Naim Hazirin, që kishin ngrit sektor të logjistikës në Shqipëri, por nuk kishin financa. I kam prek në perditshmëri sabotimet e komplotet e Xhaviti dhe Azemit. Ata na i grabisnin të gjitha financat e Fondit dhe ne të tjerët me mundësi modeste përpiqeshim të bënim maksimumin e mundshëm. Xhaviti e Azemi nuk ndihmonin shpërthimin e kryengritjes që kishte ndodhur në Kosovë. Arysetoheshin se ata janë të përcaktuar për grupime të vogla guerile, klandestine, por në fakt, e kishin vetëm sa për të grabitur financat, që ne të tjerët të mos kishim kapacitete elementare. Edhe ushtarakët që po prisnin në Tiranë, ku do t’i sistemonte shtabi (inkezistent) humben durimin dhe gjeten mkënyra e tyre për t’u fut. Xhaviti dhe Azemit u erdhi edhe Hashimi në ndihmë, në fillim të prillit 1998. Ata po përkujdeseshin t’i zënin pritat në port e aeroport, për të grabit financat e gjësendet që i sjellnin emigrantët, meqë e kanë vlerësuar si mënyrë më efektive për ta sabotuar rriten eksplozive të UÇK-së në Kosovë.
Ndodhi MREKULLIA – UÇK-ja në Kosovë, deri në fillim të qershorit 1998 duhet të ketë kaluar shifrën e 10 mijë vullnetarëve të rekrutuar. Pra, u vetëoraganizua, pa pas komandim e përkrahje nga asnjë shtab, as qëndror, as të përgjithshëm.
Pyetje: ke informacion, si u bënë komandantë në zona luftetarët që u shquan si rekrutues, oraganizues e komandantë? Di ndonjëri të jetë caktuar nga banda e komplotistëve, gjegjësisht nga “shtabi i rognerit”? Cfili prej tyre ishte nga ata që kishte pas ndonjëherë lidhje, qoftë shoqërore, qoftë organizative apo ushtarake, me kUmandantët e “shtabit të rognerit”? Mbaje mend, të lutëm: ASNJËRI!
Meqë as forcat serbe as “shtabi i rognerit” nuk mundi ta shtypte kryengritjen e kryengritësve euforik, që tashmë kishin vra frikën, me gjasë del në skenë plani B i DGSE-së serbofile franceze dhe simotresë së saj serbe: komanduan marioneten e tyre të thërriste tubime themlues të shtabit të përgjithshëm, me 10 qershor 1998. Këtë nuk e dija. Për herë të parë jam informuar nga Ti, për datën dhe vendin. Të jam shumë mirënjohës. Por, ende nuk i kemi identifikuar, cilët ishin aktorët kryesorë të atij skenari? Vetëm Gjarpri, duke shpërdoruar Kadriun, meqë Xhaviti dhe Azemi nuk hynin dot? Apo kishte Gjarpni edhe ndonjë kuadër që e kishte komanduar BIA për ta ndihmuar “themelimin” e Shtabit të Përgjithshëm? Përndryshe, ata që e thirren atë tubim, kush i kishte autorizuar? Apo edhe ata kopjuan shtabet e zonave, meqë vet-organizimi u tregua i sukseshëm?
Pyetje sa të duash, por kush t’u përgjigjet?
Ngutia që ta formonte Gjarpni në qershor ishte edhe tmerri që i kishte zënë koplotistët, mos ndoshta Fehmi Lladrovci me bashkëluftetarë të shquar, me përvojë që kishte nga pjesëmarrja në Luftën e Kroacisë dhe me njohjet që kishte me ushtarakë të dëshmuar në Slloveni, Bosnjë, Kroaci, do ta formonte shtabin e vërtet me kuadro të vërtet, dhe marioneta komplotiste do të shkonin në histori…
[4]
Sekretari gjermani i shtetit Wolfgang Ischinger pat thirr veprimtarë të organizimeve politike në Gjermani në një koktej në vilë qeveritare në Bonn. Na luti të flisnim për angazhimet, gjendjen dhe përpspektivën. Fillimisht ia pat dhënë fjalën Donika Gërvallës, prëfaqësuese e LDK-së. Kur ma dha fjalën të flisja unë, meqë Donikës nuk po i përlqente përmbatja, protestoi. Ischinger i tha se ai ishte nikoçir, dhe prandaj na kishte thirrë të na dëgjonte të gjithëve dhe të na udhëzon që të mos grindemi mes nesh në Gjermani.
Interesant që një vlerësim i tij, i cili në pauzë na e tha dy-tre vetave në një cep të sallonit, kur po shërbeheshim me pije: “Me vjen keq për shqiptarët dhe për UÇK-në, se si tallen Hashim Thaçi i Kadri Veseli, si dy fëmijë rrugaq. Kam vërejt, që dy herë ata na presin në takime kur shkojmë në Kosovë, i dëgjojnë pyetjet e vërejtjet tona, na mashtrojnë po shkojnë të pyesin Shtabin që të na kthejnë përgjigje, sorollaten pak kohë dhe na i thonë llafet e veta, po u konsultuar me askënd.” [parafrazim gogja autentik].
Ja, pra, diplomati me përvojë e intuitë të zhvilluar, i ka saknuar vetëm për dy takime. Ndërsa Ti dhe kolegë Tu ushtarakë, nuk po dua të besoj se nuk i keni identifikuar ata 4 shralantanë gjysmanalfabetë, që iu kanë tërheq për hunde, pa pas aspak njohuri e përvojë ushtarake. Dhe ende vazhdoni t’i quani udhëheqës, sikur të kishit qenë pjesëtarë të ndonjë OJQ-je!
Më poshtë e ke linkun zyrtar të Komisionit qeveritar për njohje të statusit të veteranëve. Janë 33 emra. Mungon emri i Babit Tënd, Dilaverit, edhe pse ishte në Shtab të Përgjithshëm nga tetori i vitit 1998. Por janë emrat edhe të Sabit Brokajt dhe Fatos(h) Klosit. Sabiti ka shpreh habinë kur e kanë informuar, meqë ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë anëtar SHP. Klosi është bërë goxha legen dhe krekoset sikur ka qenë. I di edhe ca emra tjerë që nuk duhet të kenë qenë. As Nait hasani, i cili ishte në burgje në Serbi, nuk ishte. Kush kishte kompetencë për të bërë këtë listë dhe cilët vërtet kanë qenë anëtarë të dëvotshëm, të përkushtuar, të SHP? Të lutëm, mos më dëshpëro me mashtrimin, se ishin Xhaviti, Azemi, Hashimi, Rexhepi. E, e vërtet e hidhur është se “shtabi i rognerit” i merrte vendimet “politike”, financiare, diplomatike, ai ishte përfaqësimi zyrtar i UÇK-së, sepse ata i donte “bashkësia ndërkombëtare”, meqë i duheshin për ta komplotuar UÇK-në, Luftën e saj çlirimtare, Kosovën!
Ke dëgjuar ndonjë rast, ushtria të përcakton platformën politike kombëtare, apo e cakton institucioni, gjegjësisht subjekti, që e formon ushtrinë?
I kam pyet komandantët e SHP, Bilim Zyrapin, Sylejman Selimin, Agim Çekun, nëse janë pyet apo informuar ndonjëherë për financa të UÇK-së. Janë përgjigj se as nuk janë pyet as nuk janë informuar. Po të dinin për financa, Jakupi e Bislimin nuk do t’i shkruanin letër Halil Bicajt dhe ta lusnin për 4 milionë DM (nëse e kam mbaj mend shifrën). Ata që e kanë shkruar atë lutje, nuk janë informuar se Burim Marmullaku “Dervishi” e ka marrë në dorëzim, dhe nuk e dinë ku kanë përfuunduar. Para ca ditëve janë befasuar kur kanë pa dëshminë se “Dervishit” i ishin dorëzuar.
Ka rastis të jem në tavolinëp me të gjithë komandantët e zonave, me 25 qershor 1999, pasi kanë mbaruar takimin me Komandant të KFOR-it, i cili po impononte zhbërjen e UÇK-së. Kemi mbet pa frymë kur Sami Lushtaku ka shpreh mllefin: “Nga shtatori 1998, deri në qershor 1999, nga Fondi nuk kishte marrë Zona e Drencës asnjë lek e asnjë fishekë!”
Kush mban përgjegjësi për atë sabotim, më saktësisht për atë krim? Të gjithë tjerët, vetëm jo SHP?! Apo?
E pra, Sami Lushtaku, të cilit Gjarpni i tutej me shumë se gjarpnit, tani është bërë legen i Gjarpnit! Nuk kishin pas faj pleqtë e motit që thoshin “kajtja prish burrin”.
Sa jam dëshpëruar para dy ditëve kur rastisi të lexoj dëshminë e rrejshme në Hagë të Bislim Zyrapit dhe të Jakup Krasniqit, lidhur me shtabet e komandantet. Jakupi kishte rrejt trash: “Adem Jashari ka qenë komandant i UÇK, pasi është vra, është bërë Azem Syla.” Meriton të respektohet një rrenc aq ordiner?! Ai do të duhej të rrëfente, si Azemi e ka sabotuar, komplotuar e luftuar Ademin, sepse rrëfimi i sinqertë është fisnik!
Rrëntë e tyre i gjen në aktgjykim të Ramush Haradinajt.
***
Po e përfundoj kësaj radhe, sepse po ngjaj në protagonistin e anekdotës, i cili i sillte samarit, meqë nuk guxonte t’i sillte kalit.
Kush di e nuk rrëfen, se Korifeu Behajdin Allaqi i është dorëzuar i prangosur “gjarpnit” më 11 qershor 1998, turpi e mbuloftë! Mos ndoshta Gjarpni e kishte përzgjedh kurban për ta festuar kapjen e SHP, meqë marionetat e kanë 11 qershor 1998 datë të formimit të SHP, nuk e kanë as 10 qershorin 1998, siç ke (dez)informuar Ti?!
Shëndet, mbarësi, suksese, respekte!
***
Lista e veteraneve te Shtabit t Pergjithshem / komanda:
1. Adem A. Grabovci 063042 Saradran VETERAN
2. Adem Z. Demaçi 047401 Prishtinë VETERAN
3. Agim H. Çeku 000002 Qyshk VETERAN
4. Ali I. Ahmeti 057538 Zajaz VETERAN
5. Alush S. Agushi 064628 Drenoc VETERAN
6. Avdi H. Raci 00004 Siqevë VETERAN
7. Azem R. Syla 000007 Kishnarekë VETERAN
8. Berat S. Luzha 045873 Begracë VETERAN
9. Bislim S. Zyrapi 042992 Studençan VETERAN
10. Fatmir K. Limaj 014976 Banjë VETERAN
11. Fatosh Q. Klosi 039569 Tiranë VETERAN
12. Hashim H. Thaqi 000001 Burojë VETERAN
13. Isni B. Thaqi 055439 Burojë VETERAN
14. Jakup J. Krasniqi 000478 Negroc VETERAN
15. Kadri F. Veseli 064383 Mitrovicë VETERAN
16. Lahi Sh. Brahimaj 000003 Jabllanicë VETERAN
17. Musa H. Jashari 006952 Prekaz INVALID
18. Naim R Maloku 003095 Llabjan INVALID
19. Nait Xh. Hasani 000475 Randobravë VETERAN
20. Nuri I Bexheti 016257 Tetovë VETERAN
21. Ramë G. Buja 045994 Bujan VETERAN
22. Rexhep D. Selimi Aqarevë VETERAN
23. Sabit L. Brokaj 032393 Brataj VETERAN
24. Sabit Sh. Geci 004153 Llaushë INVALID
25. Sali Sh. Veseli 041623 Smolicë VETERAN
26. Shaip H. Muja 016162 Gradicë VETERAN
27. Sokol M. Bashota 014814 Caravik VETERAN
28. Sokol Q. Dobruna 059504 Gjakovë VETERAN
29. Sylejman Selimi 014588 Aqarevë VETERAN
30. Xhavit I Ferizi 000014 Plluzhinë VETERAN
31. Xhavit M. Haliti 057611 Novosellë VETERAN
32. Xheladin H. Gashi 050416 Komoran VETERAN
Në ndërkohë, për shkak se e „promblematizuam“ mungesën e Sylejman Selimit, e patën shtuar në atë listë. Por, tashmë Komisioni qeveritar e paskan mbyll portalin zyrtar (22.11.20).
***
Këtu informimi për patriotizmin destruktive e komprometues të Ramadan Avdisë dhe Bardhyl Mahmutit:
Bardhyl Mahmuti dhe Ramadan Avdiu vizitojnë çlirimtarët në Hagë

Fatos Klosi, mashtrues pozitiv (?!)

0
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani
FATOS KLOSI – MASHTRUES POZITIV (?!) [vazhdimi i 5-të]
Për hir të respektit për Prof. Fatos Klosi po përpiqem të rrumbullakoj reagimin dhe komentimin e intervestës se tij (emetuar nga TV KLAN më 01.11.2021). Që të jem konkret, po zbardh ca fragmente nga kjo intervistë.
FEVZIU [nga minuta 14]: A i ka furnizuar UÇK-ja me informacione shërbimet sekrete dhe NATOn gjatë bombardimeve?
KLOSI: Më vonë po.
FEVZIU: Në fillim të bombardimeve?
KLOSI [duke u zgërdhirë që të mos i kuptohet përgjigjja]: (keqardhje, nuk po e kuptoj dot përgjigjen.)
Këto përgjigje, as mish as peshk, siç thuhet për raste të ngjashme, Prof. Klosi i jep sa për ta bërë radhën, sepse nuk e ha pazari ta thotë të vërtetën e hidhur, meqë tashmë si “historike” është imponuar gënjeshtra glorifikuese, sikur UÇK dhe NATO ishin aleatë ushtarak. Mashtrime të ngjashme kemi “historizuar” më shumë se mjaft. Fatkeqësisht!
***
Digresion:
Kishte rastis që në Gjermani të kontraktonim rreth 120 telefona satelitor nga Telekomi gjerman. Për ata që nuk dinë, ata nga çdo pikë e Planetit tonë lidhen vetëm përmes satelitëve përkatës, dhe nuk mund t’i përgjon asnjë shërbim i shtetit ku ata vihen në veprim (pos nëse përgjohet ai/ajo që i ke telefonuar). Edhe rreth 30 telefona satelitorë na i pat ofruar një firmë private që e ofronte atë shërbim, e quajtur me akronim CPN, me seli në Koblenz. Minuta e telefonimit nga Kosova me telefona satelitor të Telecom’it gjerman ishte 4.5 DM (2.25 Euro), ndërsa kushdo që u telefononte atyre në Kosovë, paguanin 12 DM minutën. CPN na pat ofruar nga 3.5 DM minutën, por ishte në fazën përfundimtare të Luftës, prandaj duhet të kemi kontraktuar vetëm rreth 30 telefona satelitorë. Numri i telefonave satelitorë varej nga kërkesat që na bëheshin nga UÇK-ja në Kosovë (një telefon satelitor ia patëm dhënë edhe Ministrit të jashtëm, Prof. Paska Milo, që ta kishin në Kukës, meqë u ankua për lidhjen e keqe telefonike mes Tirane dhe Kukësit.) Ata telefona ishin të kontraktuar në emër të Bashkësisë Demokratike të Shqiptarëve në Gjermani (e afirmuar me akronim në gjermanisht: DVAD e.V). Ajo OJQ ishte e regjistruar në gjykatë në Siegburg. Edhe Fondi “Vendlindja thërret” ishte i legalizuar në emër të asaj shoqatë dhe kishte statusi të bëmirësisë humanitare (deri rreth një muaj para se të përfundonte lufta, por që e ndërpren, me arsyetim se po financonim ushtri terroriste).
Shkaku i telefonave satelitorë më pat kontaktuar Shtabi i Ushtrisë Gjermane, i ngritur ekstra për të koordinuar luftimet në Kosovë. Selinë e kishte në kryeqytetin e atëhershëm: Bonn. Po aty e kishim edhe ne selinë koordinuese të Fondit.
Pak ditë pasi filluan bombardimet, rastësisht provova një truk: i telefonova atij Shtabi gjerman, meqë në ndërkohë ishim informuar nga strukturat e NATOs që të mos i ndërprisnim kurrsesi ata telefona satelitorë, që tashmë po shfrytëzoheshim që UÇK të informon NATOn për lëvizjen fizike të trupave serbe. I alarmova se do më duhej t’i ndërprisja telefonat satelitorë, meqë nuk i përballonim dot financiarisht. Kushtonin në muaj rreth 200 mijë Euro. Bashkëbiseduesi në telefon, i befasuar nga alarmimi im, bëri sikur isha drejtuar në adresë të gabuar. Pas rreth gjysmë ore mora telefonatë të dilja në restorantin afër selisë së Fondit. Aty më takuan dy ushtarakë. Më thanë të mos brengosesha më për pagesë të telefonave satelitorë. Këshilluan të shkoja në drejtori të Telecomit, që të sigurohesha edhe nga shefi përkatës, se më nuk duhej të paguanim (por faktura do na lëshoheshin që të kamuflohej paguesi i tyre, aty e tutje). Disa kohë pas lufte, meqë i kishim mbyll ata telefona satelitorë, Telecomi dërgoi faturë finale me sasi prej rreth 1.2 milionë DM (rreth 600 mijë Euro). Sigurisht që nuk i paguam.
Ajo ishte e vetmja ndihmë konkrete, ushtarake, nga NATO, nëse mund të vlerësohet si ndihmë. Nuk di për ndonjë rast tjetër, që ndonjë ushtri apo shërbim i Aleancës Veri-Atlantike të na ketë ndihmuar me një lekë apo fshik, siç përdornim sloganin kur dikush i UÇK-së ankohej për mungesë të ndihmave financiare, por me armatim e municionin.
Meqë po plasohen shumë spekulime për rrolin e Prof. Klosit dhe Xhavit Halitit (kryesisht nga këta dy), për rrolin që kanë luajt në nxitje të përkrahjes nga shërbimet e huaja, sidomos atyre amerikane, po rrëfej ndodhi goxha “pikante”, të cila mund të keqkuptohen si triler.
Në verë të vitit 1998 më pat kërkuar takim Rexhë Xhakli, një biznismen dhe veprimtarë i afirmuar shqiptaro-amerikan, me origjinë nga rrethi i Ferizajit, i shpërngulur para LDB në Shqipëri, i lindur në Fier në vitin 1938, por i kthyer në Kosovë në fund të Luftës së Dytë Botërore, i burgosur në vitin 1956 në Ferizaj, i arratisur në Amerikë…
Herën e parë Rexhën e kam takuar në USA në vitin 1982, fal ndërmjetësimit të Dhëndrrit Ahmet Zherka, nga Bytyçi i Tropojes, i arratisur familjarisht pas LDB në Jugosllavi, refugjatë në Ferizaj, i martuar me Kushërinë time (vajzën e Binak Avdisë / Bruçaj), Veprimtar i famshëm në SHBA…
Atëherë Rexha nuk ka shfaq interesim për bashkëveprimtari, por më tha me dashamirësi altruiste, nëse kisha vështirësi financiare, të llogarisje në ndihmim të tij.
Në fillim të viteve të 1990-ta Rexha pat shfaq interesim të investonte në Shqipëri. I ndodhen zënkat me presidentin Sali Berisha për shkak të provizioneve (“bakshisheve”). U tërhoq. Nëse kam mbajt mend, kërkonte shfrytëzimin e ujit të një lumi, në momentin kur ai po rrjedhte në Deti. Donte të mbushte tankerët me atë ujë dhe ta shiste në shtete shkretinore të Afrikës. Nuk e kërkonte dhuratë, por koncesion, me pagesë për sasi uji që do merrte.
Kur më vizitoi në vitin 1998, me pat prezantuar një amerikanë bjond, rreth 65 vjeçar të cilin e prezantoi si mik dhe partner të tij në biznes. Ata ishin vendos në Hotel, në anën tjetër të Lumit Rajna, pothuajse vizati me Katedrale. Rexha më pat thënë se kishte ardh enkas nga USA, për t’më takuar, sepse kishte nevojë për ca informata konkrete. Amerikani, – siç do ta marrë vesh pas mbarimit të luftës, – simuloi interesim për të na shitur armë, në sasi të mëdha. Atëherë ishte tejet origjinal në ofertimin e tij. Unë u thosha se kemi ushtri guerile dhe rrethanat nuk janë të favorshme për të dërguar armatim voluminoz në Kosovë. Tjetra, bëra qartë se nuk kemi mjete financiare për sasi të mëdha e moderne. Isha i sinqertë, për hir të Rexhës, meqë garantoi se nuk ishte provokim. Amerikani pat ofruar mundësi të siguronim financa e armatim nga strukturat myslimane, xhihadiste, të angazhuara në Bosnjë. Unë refuzova, duke arsyetuar se ato struktura do të penetroheshin pastaj në radhët e UÇK-së, duke na’i indoktrinuar e korruptuar ushtarët që të konvertohen në xhihadistë. U shfaqa tepër kategorik: “Përpara pranojmë sundimin neofashist të Millosheviqit, se sipas Islamit zanafillor. Koncepti i Millosheviqit është shumë më tolerant dhe më i përparuar. Nga viti 1990 deri kur ka plas kryengritja e armatosur, Millosheviqi ka toleruar një si shtet paralel, që e sundonte Ibrahim Rugova, i privilegjuari i Millosheviqit, ndërsa në shtete islame nuk do të toleroheshin institucione paralele, siç ishin toleruar në Kosovë. Bile as kritikë minimale nuk tolerohet…” (parafrazim).
Rexhën e luta ta kuptonte vet dhe ta sqaronte bindshëm mikun e tij, se nuk duam asnjë lloj marrëdhënie me struktura xhihadiste. Bile rrëfeve edhe për një rast në Tiranë, kur një veprimtar, i quajtur Ismet Kryeziu, me pat detyruar të takoj një celulë xhihadiste, që kishte një çerdhe afër Unazës dhe Rrugës Qemal Stafa, në Tiranë. Ata xhihadistë ma patën shpif aq shumë, sa pata morrë guximin t’i kërcënoj, duke qenë në celulë të tyre klandestine, se nëse nuk largohen nga Shqipëria brenda jave, policia ushtarake e UÇK-së do t’i arrestonte. Ismeti qe frikësuar përtej frikës racionale dhe zuri edhe ai të më kërcënonte, në prani të tyre…
Atë rrëfim Amerikani e dëgjoi me interesim ekstra, duke kërkuar sa më shumë detaje. Pata shtuar se edhe kryeshefin e Shishit, Fatos Klosin, e kam pas informuar, duke e lut të merrte masa kundër tyre, që të mos detyrohej Policia ushtarake e UÇK-së të angazhohej.
Vizita e Rexhës dhe Mikut të tij patë zgjatë dy ditë, me shumë orë të herëpashershme bashkëbisedimi, në hotel ekstra luksoz…
Rreth dy-tre muaj pas çlirimit të Kosovës në sportel të Hotel Grandit në Prishtinë (meqë në atë hotele banoja atëherë), më njoftuan se po me kërkonte Rexhë Xhakli. U takuam. Prapë ishte me të njëjtin Mik të verës se vitit 1998. Mendova se kanë ardhur për ndonjë biznes. Fillimisht nuk patëm mundësi të bisedonim në qetësi, meqë atë Amerikanin po e takonin edhe kushëri e kushërira hasjanë, deri edhe gra me veshje të tyre tradicionale. E luta Rexhën të ma rrëfente “filmin” që po shihja, me një burrë që i ngjante shumë aktorit francez Zhan (Jan) Gaben dhe me hasjanë që po e përqafonin përmallshëm me farefisin e tyre. Rexha: “Ky Miku [emrin e tij ma pat kujtuar Bashkëshortja e Rexhës, Shpresa, në komunikim privat në FCB, më 3 shtator 2018: Robert (Bob) Stevens, mbiemri i lindjes: Gjyvelekaj]. Ky Bashkatdhetar i ynë prindërit i kishte nga Hasi (pjesa e Kosovës). Ka qenë bebe kur prindërit i janë emigruar në Amerikë. Gjatë studimeve të suksesshme është njohur me një kolege irlandeze. Ajo i është vardis për martesë. Bobi, siç e quajmë në Amerikë, i ka vënë kusht që t’ia kamuflonte prejardhjen etnike shqiptare, duke e prezantuar gjithandej me origjinë irlandeze. Dy djemtë i ka ligjërues universitar. Një muaj pas lufte, kur edhe është pensionuar Bobi, Bashkëshortja e këtij, vërtet irlandezo-amerikane, u ka treguar djemve se babain e kanë shqiptar nga Kosova, të besimit katolik. E pra, pikërisht ky e ka udhëheq 18 vjet Drejtorinë e CIA-së për Ballkanin. Kemi ardhur edhe me shefin e ri, që e pason këtë në atë detyrë…”
Rexha më sqaroi se vizita që më kishin bërë në Këln, kishte qenë vizitë informuese, në cilësi të kryeshefit të Drejtorisë se CIA-së për Ballkanin…
Kur e pata përjetuar atë “film” në Hotel Grand, pata qa nga gëzimi. Gati sa nuk pata thirr: “Kemi qenë me fat! Në momentin më vendimtar për Kosovën, Kryeshefi i CIA-së dhe shefi i Drejtorisë për Ballkanin, paskëshin qenë shqiptaro-amerikanë! Çfarë rastësie mrekulluese!
Për ata që nuk dinë, George John Tenet e ka Babain nga Qeparoi i Himarës se Shqipërisë, Nanën nga Tepelena. Ka qenë Drejtor i CIA-së nga korriku 1997 deri në korrik 2004. Moti thoshin mos pyet kush është kryetar në Amerikë, por kush është Drejtor i CIA-së, që të kuptosh pozicionimin amerikan, sepse CIA është kryeqeverisja klandestine e USA-ve.
Në Shqipëri, edhe në Kuvend, në mars 1997 është raportuar se nxitësi kryesor i trazirave në Shqipëri ishte “grekofili” Gjorgj Tenet. Kishte nga ata zëra që spekulonin se Tenet vet kishte qenë katër herë në Shqipëri të Jugut, gjatë rrebelimi. Atje atëherë isha dhjetë ditë (por nuk e takova Tenetin). Pasi ka dorëzuar detyrën, Tenet ka botuar një libër biografik. E shkruan shkoqur në atë libër: “Kur prindërit donin të bisedonin që të mos i kuptonim ne dy djemtë e tyre binjak, flisnin në gjuhë shqipe.” (parafrazim).
***
Vërtet, çfarë ndodhi që pozicionimi amerikan, më 23 mars 1999, ndryshoi për 180 shkallë, nga pozicioni ndër më serbofilët në botë, në pozicion bombardues ndaj forcave të armatosura serbe, me arsyetim: “pengimin e katastrofës humanitare në Kosovë”!
Në minutën 14’27” po e nderprej daktilografimin dhe komentimin e kësaj interviste, sepse po ma shton irritimin. Janë edhe rreth 15 minuta, që ndonjëherë edhe ia vlen të analizohen.
Keqardhje për mungesë të kurajës për të thënë të vërtetën, ta zëmë, pse NATO ka bombarduar forcat, u thënçin të UÇK-së, të cilat nga Shqipëria paten sulmuar Ushtrinë e Serbisë në vendin e quajtur Koshare (me urdhër të Rrustem Berishës; kush e ka komanduar Rrusetemin, ende nuk jam informuar…!!). Të martirizuarit nga bombardimet e NATOs në Koshare, të cilët i vlerësojmë si dëshmorë, mos ndoshta ishin “dëm kolateral”, siç arsyetohej NATO për të vrarët nga bombardimet e saj?!
Do kisha qenë edhe më i lumtur, nëse Prof. Klosi, Xhavit Haliti, e të tjerë mashtrues si këta, të ofronin qoftë vetëm një provë konkrete, për ndihmë konkrete të shërbimeve të huaja ndaj UÇK-së. Fakeqësisht, e kundërta është e vërtetë: disa nga ato shërbime vetëm na kanë penguar, luftuar e komplotuar…
[FUND / ibrahim kelmendi]
***
Këtu mund ta përcjellni gjithë intervistën:
https://www.youtube.com/watch?v=xYPjakysaBU

Emigrimi nga Shqipëria me përmasa shqetësuese

0

Nail  Draga, Ulqin

Diskursi  demografik

Të dhënat e publikuara kohë më parë nga EUROSTAT-i për periudhën 2008-2020, dëshmojnë se nga Shqipëria kanë emigruar rreth 700 mijë shqiptarë apo ¼ e popullsisë në vend të cilët kanë ikur për shkak të varfërisë, e cila ka marrë përmasa shqetësuese. Nëse këtij numri i shtojmë edhe rreth 300 mijë shqiptarëve nga Kosova, del se ne botën e jashtme kanë emigruar rreth 1 milion shqiptarë, dukuri  me pasoja shumëdimensionale

Sipas të dhënave nga EUROSTAT-i gjatë vitit 2020, në vendet e BE-së janë dhënë 37.6 mijë leje qëndrimi për herë të parë për shtetasit shqiptarë. Nga vendet mikpritëse e para është Italia, me 13.059 leje, e dyta Gjermania me 8.308 leje, pastaj Greqia me 7.768 e ndjekur nga Franca me 1.875 dhe Kroacia me 1.695 leje qendrimi  për herë të parë.

Sipas vitëve numri me i lartë  i lejeve të qendrimit është dhënë  në vitët 2008-2009, me përkatësisht me  97.3 mijë dhe 83.9 mijë, duke qenë vitët rekorde të emigrimit. Pas tyre vitëve fluksi i emigrimit pësoi rënie  duke zbritur në 30 mijë në vitin 2013, por ka ndryshuar në vitët vijuese, duke arritur ne 60.4 mijë në vitin 2019.

Shqipëria e para në regjion

Në krahasim me vendet e tjera të regjionit, Shqipëria mban rekordin për numrin e shtetasve të saj që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në një shtet të Bashkimit Europian. Të dhënat e publikuara për periudhën 2008-2020, dëshmojnë se janë rreth 700 mijë shtetas shqiptarë që kanë marrë leje qendrimi  në një nga shtetet e BE-së. Nëdrsa për  të njëjtën periudhë (2008-2020) kanë marrë leje qëndrimi për herë të parë rreth 426 mijë serbë, 337 mijë boshnjakë, 285 mijë shtetas të Kosovës, 195 mijë nga Maqedonia e Veriut dhe më pak se 20 mijë nga Mali i Zi. Nga të dhënat e tilla del qartë se procesi i emigrimit i ka përfshirë të gjitha vendet e regjionit, por numri i lartë i shtetasve shqiptarë bën përjashtim duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të banorëve në Shqipëri. Pikërisht duke marrë parasysh këto të dhëna diferenca në raport me popullsinë e përgjithshme është e lartë. Kështu gati  25% e popullsisë shqiptare (të vitit 2020) tashmë jeton e punon në një nga vendet e BE-së, pastaj vjen  Kosova (15.4%), Bosnjë-Hercegovina (10.3%), Maqedonia e Veriut (9.4%), Serbia (6.2) dhe Mali i Zi (3.3%).

Çështja e emigrimit përkatësisht të numrit të tyre përmes autorizimeve për lejet e qendrimit   të lëshuara për herë të parë për këto vende nga shtetet e Bashkimit Europian është trajtuar edhe nga institucionet ndërkombëtare. Kështu në një raport nga Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës, del  se Shqipëria ka  numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën për periudhën 2010-2020.

Varfëria ekonomike shkak i emigrimit

Si faktor themelor, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.

Dhe nuk ka sit ë jetë ndryshe sepse Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në rajon dhe me nivelet më të larta të varfërisë sipas Bankës Botërore  që ndikon drejrpëdrejtë në nivelin e lartë të procesit të emigrimit.

Sipas Eurostat-it nga numri prej 37.592 shtetasve shqiptarëve që moren leje qendrimi në vendet e BE-së në vitin 2020, 52% e tyre janë deklaruar se e kanë marrë për arsye familjare, 16% për punë, 3% për edukim dhe me pas renditen arsye tjera.

Lejet e qendrimit në Europë

Për qytetarët jashtë BE-së  në vitin 2020 janë dhënë 2.2 milion leje qendrimi, ku nga këto vende dominon Polonia e cila ka dhënë 598 mijë leje apo 26% e tyre. Më pas leje kanë dhënë Gjermania(313.000, ose 14%) dhe Spanja(312.000, ose 14%).

Nga vendet që morën lejet e qendrim në vend të parë Ukraina ku 601.200 qytetarë të sajë  morën lejet për herë të parë, në vitin 2020, duke qenë grupi më i madh nga të gjitha shtetet tjera. Nga këto leje Polonia lëshoi 488.900 leje apo 81% të tyre. Me pas renditën shtetasit e Marokut(123.400 leje, nga të cilat 56% u dhanë në Spanjë) dhe të Indisë(79.270, nga të cilët 14% u dhanë në Gjermani. Duhet theksuar se shtetasit e këtyre vendeve përbënin mbi një të tretën(36%) të të gjitha lejeve të qendrimit të pare të lëshuara në vitin 2020.

Bëhet me dije se në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve të qëndrimit të dhëna për shtetasit shqiptarë ka rënë me 38%, i ndikuar nga situata e krijuar nga pandemia.

Sipas të dhënave për vitin 2020 në regjion, numrin më të lartë të lejeve të qëndrimit  e mban Serbia, me 40.8 mijë, më pas Shqipëria (37.6 mijë), Bosna-Hercegovina (35.1 mijë), Kosova (31.6 mijë), Maqedonia e Veriut (16.3 mijë), Mali i Zi (2.7 mijë).

Duhet cekur se numri më i lartë i emigrantëve shqiptarë pas viteve pas viteve 90-ta të shekullit të kaluar janë vendosur kryesisht  në Itali e Greqi, të cilët kanë  dhënë 84% të lejeve të qëndrimit për herë të parë për periudhën 2008-2020. Në këtë aspekt rekordin e mban Italia, me 342.5 mijë leje gjithsej(49% ) dhe  Greqia ka dhënë 247.6 mijë(35%).

Përfundim

Të dhënat e prezantuara për periudhën kohore(2008-2020) nëse i përmbledhim del qartë se nga Shqipëria e Kosova kanë emigruar rreth 1 milion shqiptarë, duke qenë kombi  me emigrim me të theksuar në Europë, fillimisht duke kërkuar azil e më pas duke kërkuar leje qendrimi, që një numër i konsideruar i tyre ia kanë arritur qellimit.

Deri më tash nuk janë realizuar  hulumtime e publikime në lidhje me emigrimin e shqiptarëve sipas vendbanimeve apo krahinave si në Shqipëri e Kosovë, sepse kemi të bëjmë me dukurinë e shpopullimit te vendbanimeve proces që është me pasoja shumëdimensionale demografike në mjediset përkatëse, çështje e cila duhet të jetë preokupuese për qeveritë e dy shtetëve tona.

Burimi: Eurostat

Presidentja Osmani u takua me Nënsekretaren e Shtetit të SHBA-ve, Victoria Nuland

0

Kosova, një histori e vërtetë suksesi e politikës së jashtme të SHBA-ve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Uashington ka pasur një takim mjaft produktiv me Nënsekretaren e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Victoria Nuland. Në takim u riafirmua përkushtimi i vazhdueshëm i dy vendeve për këtë partneritet të fortë, si dhe angazhimi i palëkundur ndaj vlerave të përbashkëta. Presidentja Osmani tha se Kosova është ndër vendet më demokratike në botë, një burim i vërtetë shprese në rajon dhe më gjerë, si dhe një histori e vërtetë suksesi e politikës së jashtme të SHBA-vë. Ajo tha se Kosova është një shëmbëlltyrë e vlerave amerikane.

Gjatë takimit, Nënsekretarja Nuland shprehu mirënjohjen e saj të thellë për Presidenten Osmani për rolin instrumental të Kosovës në ofrimin e strehimit të përkohshëm për refugjatët afganë dhe tha se kjo është edhe një shfaqje e përkushtimit të Kosovës ndaj kësaj miqësie dhe partneriteti të gjatë. Nuland theksoi se administrata e re është e përkushtuar për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në Kosovë dhe gjithë rajonin, si dhe për mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidentja Osmani tha se Kosova nuk ka aleat më të madh se SHBA-të dhe rikonfirmoi përkushtimin ndaj vlerave që i bashkojnë dy vendet tona fuqishëm. Presidentja Osmani po ashtu theksoi përkushtimin e institucioneve për forcimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e perspektivës ekonomike për popullin e Kosovës.

Si e demaskoi Altin Kocaqi Myzafer Korkutin për çështjen pellazge ?

0

Në vitin 1854 konsulli austriak, J. G von Hahn, do të botonte në Jena ‘Albanesischen Studien’ duke e ndritur më shumë botën perëndimore të shkencës në lidhje me shqiptarët edhe prejardhjen e tyre autoktone. Më i madhi i shkencës se gjuhësis, Franz Bopp, do i referohej shpesh arritjeve gjuhësore të Hahnit i cili, Hahni, në perëndim njihet si më i madhi i studimeve shqiptare. Nuk ka të njëjtin mendim me perëndimin z Korkuti i cili e sulmon akoma edhe sot Georg von Hahnin në librin e tij ‘Parailirët, ilirët edhe arbërit’. 

Sulmin ndaj Hahnit e kishte provuar më parë edhe ultranacionalisti grek Georg Nikoklis në vitin 1855, “Përreth autoktonisë së Albanëve ose Shqiptarëve, të vërteta historiko-filologjike”. Nikoklis mohonte dhe kundërshtonte çdo fakt që kishte sjell Hahn për autoktonin e shqiptarëve. Ky botim i Nikoklis provokoj epikrizën e ashpër ‘’Das Albanische Element in Griechenland”, von Ph.Fallmerayer, Munchen 1857. Fallmerayer do e shkatërronte përfundimisht nacionalizmin mes shkencës nga ana e grekëve. Vite më pas bizantinologu Konstandin Sathas do të shkruante ‘mos kujtoni se vdiq Fallmerayeri edhe u bëmë zotër të fushës’. 

Pas Nikoklis asnjë dijetar tjetër nuk guxoj të kapej me Hahnin por ja që tani puna e do që të mos dali kundërshtari nga radhët e nacionalistëve grek por të dali nga radhët e arkeologjisë shqiptare, fusha e paleolitit, që është njëkohësisht edhe Kryetari i Akademisë se Shkencave në Republikën e Shqipërisë. 

 

Zoti Myzafer Korkuti në librin që përmendëm më sipër shkruan: 

‘’Kërkimet e para shkencore për këtë problem u bënë në shekullin e XIX kur studjues të huaj si Thunman, Hahn etj., bënë përpjekjet e para për zgjidhjen e problemit të origjinës së popullit shqiptar, duke u mbështetur tërësisht në analizën e materialit gjuhësor, që gjëndej në burimet e autorëve antikë. Materialin e nevojshëm gjuhësor që ata grumbulluan e studiuan me metodat e mjetet e gjuhësisë krahasuese, e cila në atë fazë ishte ende e pazhvilluar e nuk mund t’i përgjigjej detyrave të sqarimit të origjinës së ilirëve. Ata krahasonin në mënyrë të drejtpërdrejtë gjuhën e sotme shqipe me mbeturinat e një gjuhe të lashtë mesdhetare paragreke, tek bartësit e së cilës kërkonin prejardhien e shqipes dhe të shqiptarëve, pa marrë parasysh etapat e ndërmjetme historike, në të cilat kishte kaluar ky proces 

Përdorimi i kësaj metode jo të përshtatshme për ndriçimin e çështjes së ilirëve la shteg për interpretime e spjegime, që shkonin shumë larg së vërtetës. Gjatë epokës së Rilindjes kombëtare shqiptare hipoteza e J.G.Hahnit (Hahn,J.G. 1954,213) për prejardhjen e shqiptarëve nga pellazgët, ndonëse e pambështetur në shumë fakte, u përqafua nga ideologët e Rilindjes sonë dhe u përdor si një mjet i mirë në luftën që ata bënin për t’i njohur shqiptarët si një komb i lashtë. Në dhjetëvjeçarët e parë të shek. XX problemi i origjinës së ilirëve u çua më tej nëpërmjet metodave të reja shkencore, që filloi të përdorë gjuhësia krahasuese. Në këtë mënyrë u bë e mundur të përcaktohej një shtrirje e përafërt e ilirishtes dhe e folësve të saj në vatrat jashtë ballkanike e në vetë Ballkanin. Fakti që shpjegimi i origjinës së ilirëve mbështetej vetëm në mundësitë e kufizuara të një shkence të vetme, të gjuhësisë, nuk mund të çonte në përfundime të sakta, veçanërisht pa marrë për bazë fjalën vendimtare të arkeologjisë. 

Pas Luftës së Dytë Botërore kërkimet e studimet arkeologjike në fushën e prehistorisë ballkanike, e veçanërisht në atë ilire, shënuan arritje të rëndësishme në të gjitha drejtimet. Duke u nisur nga materialet konkrete e të mirëfillta ilire të zbuluara në territorin e Ballkanit perëndimor, duke kaluar nga fakte më të njohura të epokës së hekurit, u kalua në fusha më pak të njohura të epokës së bronzit. Në këtë rrugë u arritën përfundime të reja e diametralisht të kundërta për spjegimin e origjinës së ilirëve. Kështu me futjen e arkeologjisë në një rrugë metodike të re e të frytshme, u shënua një kthesë rrënjësore në ndriçimin e problemit themelor të etnogjenezës ilire’’. 

Rrëzimi i teorive të z Myzafer Korkuti 

Teoritë kundërshtuese të z Korkuti, në lidhje me prejardhjen e gjuhës shqipe, përmblidhen në dy pika: 

  1. Krahasimi i shqipes me gjuhënparagreke, pa marre parasysh etapat e zhvillimit historik, është i gabuar.
    II. Gjetjet e shkencës së gjuhësisë së krahasuar nuk mund të nxjerrin rrezultatet bindëse pa marre parasysh fjalën vendimtare të arkeologjisë 

Teoria e parë e z Korkuti shkon ndesh me shkencën e historisë në pikën e përcaktimit të kohës historike të shkrimit edhe dorëshkrimit të fjalëve të gjuhës paragreke. Z Korkuti shpreh mendimin se ‘etapat historike nga paragreqishtja tek gjuha shqipe lenë një boshllëk të madh hapësirë kohore ndaj edhe si rrjedhojë kjo kohë nuk mund të mbulohet me ‘fjalë në erë’. Shumë i drejtë konstatimi i z Korkuti, nga ana arkeologjike, ku paleoliti është paleolit edhe e ka vendin e mirpërcaktuar thellë në histori. Por nga ana e gjuhësisë historike z Korkuti ka mungesa të theksuara njohurish të cilat unë po i’a vë në dukje me poshtë: 

Fjalorët e antikitetit shkruhen deri në Antikitetin e Vonë, shek VI pas Krishtit, si rasti i Hesychit Aleksandrinon Lexicon. Njëzëri e gjithë bota akademike perëndimore pranon se ky fjalorë bazohet në një traditë që fillon të paktën në shek III para Krishtit edhe përmbledh fjalët paragreke duke i përkthyer ato në greqisht. Prova e dytë e kësaj vërtetësie janë fjalët që vijnë nga dorëshkrime të njohura, deri në ditët tona, nga rishkrimi i Hesiodit, Homerit, Herodotit etj. Në të gjitha shkrimet e vjetra edhe sot i dallon fjalët paragreke ‘vash, vij, iki, niset, prihet’ etj. Kjo provon se lidhjet e shqipes me paragreqishten nuk kalojnë nga ‘Formula e Pagëzimit’ e direkt tek paleoliti, sikurse gabimisht mendon z Korkuti, por kalojnë nëpërmijet traditës së dorërishkrimit. Pra, vazhdimësia shkencore është e garantuar më së miri kur bëhet fjalë për lidhjet e shqipes me paragreqishten: lidhje që Çabej (H. H. GJ. SH, I, f 90-91, 2008) i pranon se e lidhin shqipen me Pellazgët edhe pellazgjishten. Fjalët paragreke, të gjuhës së Homerit, Hesiodit dhe Herdodotit, të përkthyera në greqisht nga njohës të të dyja gjuhëve. janë prova e lidhjeve të paragreqishtes me greqishten. Këtë arsyetim e pranon njëzëri e gjithë bota akademike perëndimore sot. Ky arsyetim shkencor rrëzon teorin e z Korkuti( si teori pa baza shkencore) edhe lë ne fuqi provat bindëse të z von Hahn e shumë të tjerëve. 

Teoria e dytë e z Korkuti lidhet me ‘ndihmën e domosdoshme të arkeologjisë në shkencën e gjuhësisë së krahasuar’. Është e vërtetë se fjalët e përbashkëta në gjuhët IE flasin për një pellg ku ka lindur mëma e gjuhëve edhe, sipas Korkutit, ky pellg përcaktohet shkencërisht me ‘fjalën vendimtare të arkeologjisë’. 

Dëshira për t’u shfaqur si shpëtimtar i botës shkencore edhe, nëpërmjet shkencës së arkeologjisë se paleolitit, të miratosh apo të kundërshtosh arritjet e gjuhësisë, tregon më së miri dashurin e verbër të njeriut i cili, padashur, dashurohet me punën që bën. Por në shkence kjo ‘dashuri shpëtimtare’ nuk është e mjaftueshme. Kjo hipotezë mund të japi ndihmën e vet por kurrsesi nuk mund të jetë vendimtare zgjidhja e problemeve të gjuhësisë mes arkeologjisë (këtë ta ka spjeguar mjaft mirë Çabej në vitin 1969). Deri më sot me asnjë mjet nuk është përcaktuar ende pellgu se ku është folur mëma e gjuhëve edhe pse e gjithë shkenca beson fuqishëm ne ekzistencen e atij pellgu, ndaj edhe arkeologjia është e dështuar në këtë drejtim. 

Jo vetëm që arkeologjia është e dështuar por është edhe hipokrite kur hesht për qindra mijëra mbishkrime të panjohura nga Etruria deri në Azin e Vogël. Këto mbishkrime u përkasin paragrekëve( eteokretane, like, frige, limnos, minoike, qiprominoike, arkadhoqipriotet etj) edhe paralatinëve, si rasti i mbishkrimeve etruske. Me kaq shumë dokumente arkeologjike të një gjuhe paragrekolatine që shkruhej deri në shek II para Krishtit, arkeologjia e z Korkuti, është e paaftë, ose hipokrite, në punët e saja kur nuk guxon ta emëroj kulturën paragrekolatine si kulturë që ka dokumente deri ne shek II para Krishtit. Kur punët e zanatit nuk të shkojnë mirë edhe grricesh me të tjerët për zanatet e tyre kjo nuk të bënë të aftë në zanatin tënd.
Nikoklis dikur u nis ta zvogëloj Hahnin por 150 vjet  sot e gjithë Akademia Greke po e ndjen ende shkencërisht ‘kamuzhikun e Fallmerayerit ‘ në shpatullat e saja….thua të jetë më i aftë arkeologu i paleolitit? 

E përgatiti Fahri Xharra 

Djalë Tropoje

1

Nga: Kolec P. TRABOINI, Tiranë

-Për shokun e bankës në pedagogjike, Shkodër, Zeqir Lushaj (1949-2021)

Me mbarimin e shkollës pedagogjike 2 vjeçare në Tiranë, Ministria e Arsimit nuk pranoi të na pajiste me diplomat e arsimtarit dhe na rekomandoi të ndiqnim shkollat Pedagogjike në rrethe.  Mua me një grup shokësh e shoqesh na caktuan në Shkodër. U paraqita në shkollë dhe u regjistrova në vitin e tretë. Klasa ku më caktuan kishte mësuese kujdestare Emine Oktrovën. Dija se ajo ishte bashkëshortja e regjisorit të njohur të teatrit “Migjeni”. Kur u gjenda në klasë mësuesja po lexonte emrat në regjistër për tu njohur me secilin nxënës. Pasi thirri emrin tim, më tha të ulesha në një bankë me Zeqirin. Unë nuk e dija kush ishte Zeqiri. Vështrova përreth dhe me ra në sy një djalë i qeshur, i cili ngriti dorën duke më treguar se do të isha shok banke me të. Ka qenë e njohur ndër nxënësit e shkollave të mesme se shoku i bankës ishte disi më i afërt se sa bashkënxënësit e tjerë.

Pasi u ula, Zeqiri më dha miqësisht dorën e më tha “Jam Zeqir Lushaj prej Tropoje” e unë ja ktheva “ Jam Kolec Traboini nga Hoti”. As e kisha idenë nga binte Tropoja se kisha qenë dy vjet në Tiranë, kisha shkuar edhe në Korçë tre muaj, në Shëngjin tek kushërinjt e mi vllaznit Pjetër e Ndoc Ujka, por në asnjë qytet tjetër. Kështu u bëra shok me Zeqirin. Ajo çfarë më pëlqente tek shoku i bankës ishte natyra e tij e çiltër. Ai nuk nxehej kurrë, nuk fliste ashpër e nuk mbante mëni edhe kur ndonjë i binte në qafë. Se adoleshentë ishim e frynim erë. Madje e kalonte gjendjen me një buzëqeshje të sinqertë. Që në njohje i thashë “djalë Tropoje” të cilën ai e priti mirë. Por në klasën tonë në shkolle Pedagogjike në Shkodër nuk kishim vetëm Zeqir Lushën nga Tropoja. Mbaj mend se ishin edhe katër djem të tjerë nga Tropoja, Frrok Vuka, Rifat Hajdarmataj, Halil Gjoni dhe Sadri Ponari, por mua më pëlqente që vetëm Zeqirit ti thosha “djalë Tropoje”. Ajo çfarë ruaj në kujtesë është së një herë që Zeqiri shkoi në Tropojë, na solli gështenja. Gështenja kishte edhe Shkodra andej nga Reçi, por gështenjat e Tropojës ishin më të mëdha dhe u shkëlqente lëkura. Vija re se ndër biseda herë pas here me fliste për vendlindjen. Këto biseda më së shumti bëheshin kur ishim në konvikt. Dimri, bora, pranvera, Shkëlzeni, Maja e Hekurave, Maja e fushave, Sopoti, Grija, Dragobia, Valbona, ajri i pastër, gështenjat, por edhe arrat, pa harruar kumpirat, se kështu u thoshte patateve.

Një prej atyre ditëve që po fliste me pasion për Tropojën më tha: “Kur të mbarojmë vitin mësimor e të vemi me pushimet e verës, do të marr në shtëpinë time të rrish tërë verën në Tropojë e do të bindesh sa e bukur është. Dhe më tej më pyeste: “Do të vish?”. “Po!”, – ja ktheja,- “do të vij”. E kisha ndare mendjen, do te shkoja sa të vinte vera. Mirëpo përpara verës ishte dimri, po afronte dhjetori kur pa pritur më thirrën në Degën Ushtarake Shkodër. Nuk e dija përse. Sapo hyra në ndërtesën e Degës Ushtarake vura re një grup djemsh të rinj që prisnin në korridor. Na thirrën brenda një e nga një dhe gjëja e parë që na thoshin ishte “zhvishu”. Një doktor ushtarak na vizitonte e thoshte “i aftë”. Si mbaruam vizitat na thanë se për dhjetë ditë do të shkonim ushtar. Madje na caktuan edhe datën.Kuptohet dëshpërimi im. Do të ndahesha nga shkolla dhe shokët për të shkuar kush e di se ku. Më vinte keq se kësisoj më prishej edhe ëndërrimi të bëhesha mësues.“Kështu, djalë Tropoje”,- i thashë shokut tim të bankës Zeqir Lusha kur ndamë!

– “Por ti mos u mërzit se unë do të vij në Tropojë kur të mbaroj ushtrinë, veçse ti mbaje fjalën.”U ndamë të përmalluar.

Por ndodhi ajo që nuk pritej. Më vunë në kamion me një grup rekrutesh shkodranë e drejtë e në Tropojë. “Eh, more Zeqir Lushaj”, – thashë kur u gjenda në Tropojë në mes të dimrit e ku bora binte deri në brez, – Si ma ndolle kështu, o djalë Tropoje!”

I shkrova një letër duke i thënë se të gjitha ato bukuritë që më ke thënë, o djalë Tropoje, më dolën “të vërteta,… por ke harruar të më thuash se këtu të ngrijnë veshët e të dridhet mjekra”.Dimri ishte i gjatë, madje një herë na ra borë edhe në mes të majit. Por kur erdhi vera, vërtetë vendi kishte një bukuri mahnitëse. Bjeshkë, ajër i pastër e i freskët, qiell i kaltër, bari i blertë dhe lulet, luginat e malet që të shoqëronin kudo. Kur isha në shkollë në Tiranë vuaja nga morthi i këmbëve dhe duarve, më ënjteshin sa më bëheshin gjak. Por për dy vjet në Tropojë nuk e njoha më morthin, madje nuk mu shfaq kurrë më. Tropoja kishte një të ftohtë e borë të shëndetshme. Djalin e Tropojës nuk e pashë më. Duhej të kalonin vite që ta takoja. Kur vazhdova studimet universitare e takova shokun e bankës, ai tashme ishte student në Institutin e Kulturës Fizike dhe Sporteve.

Të dy u emëruam në Tiranë, unë në Kinostudio dhe ai në gazetën “Zëri i Rinisë” e kësisoj takoheshim herë pas here. Kishim edhe një shok të përbashkët gazetar, Tonin Shtjefnin me të cilin Zeqiri e bashkonte puna. Pastaj ndodhi emigrimi. Me gjithë atë nuk u harruam.

Ishte dhe në Amerikë, por vendosi të kthehej në Shqipëri dhe zgjodhi si vendbanim Shëngjinin.

Këto ditë nëntori Zeqir Lushaj ishte shtruar në spital i infektuar me Covid, sëmundje që i mori jetën.

Paç dheun e lehtë shoku im i bankës, djalë Tropoje, Zeqir Lushaj!

11 nëntor 2021

Vdekja e një miku është si të humbasësh një pjesë të vetes – Aurel Dasareti

0

Nga Aurel Dasareti, USA

Jam i tronditur dhe i pikëlluar nga lajmi i tmerrshëm. Ndërroi jetë miku im i madh, intelektuali dhe atdhetari Zeqir Lushaj.
Pusho në paqe, vëlla.
Shumë ngushëllime familjes. Mendimet e mia shkojnë tek të gjithë të afërmit. Ngushëllime edhe Redaksisë së Zemra Shqiptare. Nuk kam fjalë…shumë trishtim…Unë jam me gjithë zemër me ju.
Hidhërimi nuk kalon. Thjesht merr një formë tjetër. Një pikëllim është i ngjashëm me detin. Për të filluar, valët janë shumë të mprehta. Më pas vijnë fryrjet, por nuk do të ketë më pamje nga deti.
Ky është ngushëllimi im i vetëm sot. Ky pikëllim nuk ka efekt prapaveprues. Ky pikëllim sot nuk mund të fshijë ngjyrat e së djeshmes. Miqtë e mirë janë si yjet. Nuk i sheh gjithmonë, por e di që janë gjithmonë aty.
***
Gjithkush ka të drejtë për kujtime.
To:zeqirlushaj@msn.com
Mon, 9 Jun 2014 at 02:22
Për ty dhe familjen tënde, por edhe për kombin shqiptar ke bë shumë mirë që je kthyer, por shqiptaro-amerikanët me largimin tënd kanë “humbur” një njeri të madh. Mua personalisht më vjen keq pse je larguar…Ti më kupton…
Zeqir Lushaj <zeqirlushaj@msn.com>
Mon, 20 Jan 2014 at 01:03
Aurel Djali,
Te njoftoj se kete 8 Mars 2014, miku jot Zeqir Lushaj mbush plot 65 vjet….

Mon, 20 Jan 2014 at 01:34
To:zeqirlushaj@msn.com
Së pari here të uroj që të mbushësh edhe disa here nga 65 vjet, sepse në kohet e sodit është krejt normale takimi në rrugë i një numri shumë të madh të personave mbi 95 vjet. Marrë pjesë në gëzimin tënd se i kthehesh atdheut por pasi jam pak egoist, më vjen keq se lëshon Amerikën…Në një gjë jam i sigurt, në Shëngjin e Tiranë do të kesh një jetë shumë më të pasur (nga ana emocionale, sociale – ku nuk do të mungoje edhe ajo financiare); do të jesh shumë më afërt atyre me të cilët ke kaluar një pjesë të jetës, sidomos djalit (Lulzimit) dhe familjes së tij që është familja jote. Zvicra nuk është aq larg nga Shqipëria… Shëndet të pashtershëm, Aureli
Mon, 20 Jan 2014 at 01:38
Faleminderit Aurel djali.
Je nje mik shumë i mirë.

Zeqir Lushaj
 
http://www.zemrashqiptare.net/news/31927/zeqir-lushaj-interviste-ekskluzive-me-ekspertin-aurel-dasareti.html

Ne që vajtojmë vdekjen tënde
Nga jeta në vdekje
Rruga ishte aq e shkurtër
Ne nuk mund ta kuptojmë
Që ti ke udhëtuar larg.
Me durim ke vuajtur,
Tani pusho në paqe.
Se ti ke ikur,
Ne kuptojmë,
Por në zemrat tona
Nuk të harrojmë.

Kosovë-Shqipëri, Sekretariat Koordinues Ndërqeveritar

0

Tiranë-Shqipëri-Kosovë, dy-qeveritë më 23 mars 2015

-Qeveritë e Kosovës e Shqipërisë pritet të mbajnë mbledhjen e shtatë të përbashkët në Durrës në këtë muaj Nëntor 2021/

nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË,10 Nëntor 2021/ Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar. Memorandumi i bashkëpunimit rekomandon themelimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit shumë sektorial Shqipëri – Kosovë, thekson njoftimi i dërguar.

Qeveritë e Kosovës e Shqipërisë pritet të mbajnë mbledhjen e shtatë të përbashkët në Durrës në këtë muaj Nëntor 2021, pas të gjashtës në Tiranë në 2 Tetor 2020.

Më parë, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë në 26 Nëntor 2018 në qytetin e Pejës zhvilluan mbledhje të përbashkët, të pestën, pas të parës historike në Prizren në 11 Janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 Mars 2015 , të tretës në 3 Qershor 2016 në Prishtinë dhe të katërtës të zhvilluar në 27 Nëntor 2017 në Korçë.

Në Prishtinë në 27 Shtator 2021 me nderime të larta shtetërore, në ceremoninë e organizuar në Sheshin “Skënderbeu”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama.

Në takimin e përbashkët ndërmjet dy kryeministrave dhe anëtarëve të kabineteve, u theksua për mundësitë dhe potencialin për rritje të bashkëpunimit për më shumë drejtësi, barazi e mirëqenie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në të gjithë rajonin.

U bisedua për hapa konkretë drejt avancimit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura më herët ndërmjet dy shteteve. Janë rreth 150 marrëveshje, memorandume dhe protokolle, të nënshkruara nga viti 2014, në mbledhjet e përbashkëta mes dy qeverive. U dakorduan për themelimin e një sekretariati koordinues për marrëdhëniet bilaterale, të cilin do ta udhëheqë Gentian Sala.

U diskutuan hapa konkretë për projekte të përbashkëta të cilat lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve, për lehtësira doganore dhe lehtësira në kalimin e pikave kufitare si dhe shfrytëzimit të objekteve të përbashkëta për konsullata e ambasada.Po ashtu, u pajtuan që të fillohet me përgatitjet nga dy kabinetet për mbledhjen e përbashkët të të dy qeverive që pritet të mbahet në fund të muajit Nëntor 2021.

Dita Botërore e Lirisë dhe kujtimi i viktimave të komunizmit botëror në Amerikë, 2021

0

Nga Frank Shkreli

“Liderë autoritarë kanë vendosur pushtetin e tyre mbi të drejtat e qytetarëve të tyre dhe: në mbarë botën ne shohim autokratë, që shkelin sundimin e ligjit, sulmojnë lirinë e shtypit dhe minojnë pavarësinë e gjyqësorit”,- shprehet Presidenti Bajdën në deklaratën e tij me rastin e Ditës Botërore të lirisë, 2021.

Çdo vit këtu në Shtetet e Bashkuara shënohet 7 Nëntori-data e Revolucionit Bolshevik rus më 1917 – si Dita Kombëtare e Viktimave të Komunizmit botëror, në kujtim të rreth 100-milion personave të vrarë, në shekullin e kaluar, nga regjimet komuniste, anë e mbanë botës, përfshirë masakrat dhe barbarizmat komuniste të Enver Hoxhës në Shqipëri. Pa harruar edhe ato sllavo-bolshevike si: masakra e Tivarit dhe anë e mbanë trojeve shqiptare nën ish-Jugosllavinë komuniste: ku janë regjistruar disa prej krimeve më të tmershme që ka njohur njerëzimi, përfshirë disa prej krimeve më mizore, të regjimit terrorist serb kundër popullësisë së pafajshme shqiptare në Kosovë. Disa prej këtyre viktimave të komunizmit në Shqipëri ishin edhe 38 martirë të Kishës Katolike Shqiptare, të shpallur të lumtur, në Shkodër me 5 Nëntor, 2016. Kisha Universale Katolike, por në veçanti Kisha Katolike Shqiptare në trevat shqiptare dhe në diasporë, shënuan 5 Nëntorin si ditën e kujtimit të 38 Martirëve të lumë, të persekutuar dhe të vrarë, barbarisht, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Kjo ditë është cilësuar si një ditë e madhe për Kishën Katolike dhe një ditë e shënuar gjithashtu edhe për Kombin shqiptar. Duke i kujtuar këta “Martirë, pishtarë drite, që ndriçojnë në qiellin e njerëzimit”, jo vetëm për Kombin, të cilit ata i përkasin, por si shembëll qëndrese për liri e demokraci, për mbarë njerëzimin. Njëri prej tyre ishte Kryepeshkvi i Durrësit, Imzot Vinçenc Prenushi.

Djathtas, At Vinçenc Prenushi, që kryeson listën e gjatë të priftërinjve katolikë të vrarë, të vdekur e të masakruar nga regjimi komunist shqiptar . Majtas, i Madhi At Gjergj Fishta, në vitin 1937.

Vinçenc Prenushi, klerik i lartë katolik, drejtor i shtypshkronjës françeskane, drejtor i Kolegjit Françeskan, Guardjan i Kuvendit, drejtor i «Bijave të Marisë», drejtor për gati njëzet vjet i revistës «Zâni i Shna Ndout», Provincial i Françeskanëve (1926-1936), Ipeshkëv i Sapës (1936-1940), Kryeipeshkëv i Durrësit (1940), Primat i Kishës, poet, folklorist, përkthyes, Martir i Kishës, i Lumë. Vdiq në spitalin e burgut të Durrësit, më 19 mars 1949, sipas Profesor Arshi Pipës, shokut të tij të qelisë, “Mbasi ishte torturuar në mënyrën më të dhimbshme, duke e rrokullisur në një pëlhurë të mbushur me gjilpëra, derisa sipërfaqja e trupit ishte çjerrë”. (Kujto.al) ! A mund t’a marrë me mend lexuesi nëse nuk kishte shkuar në jetën e amëshuar At Gjergj Fishta para se të vinin në fuqi talebanët komunistë të Enver Hoxhës: si do e kishte pësuar ai në duart e xhelatëve komunistë, siç ishte i ashtuquajturi prokuror i regjimit komunist, Arianit Çela!? Një sistem që mbijeton edhe sot në “demokracinë shqiptare” mbeturinat e të cilit edhe sot 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit, mund të gjënden aty këtu në detyra të larta të qeverisë e të shtetit e sidomos në sistemin e “reformuar” të drejtësisë shqiptare, “post-komuniste”, para syve të ndërkombëtarëve. Ndryshe nga bota perëndimore, në Shqipërinë” demokratike” as nuk bëhet fjalë për kujtimin e viktimave të komunizmit, as dje, as sot dhe siç janë duke shkuar punët, as nesër.

Ndërkaq, këtu në Shtetet e Bashkuara 9 Nëntori kujtohet si Dita Botërore e Lirisë: një festë federale e zyrtarizuar si e tillë nga ish-Presidenti Xhorxh W. Bush në vitin 2001, për të kujtuar shembjen e Murit të Berlinit, atij simboli të shëmtuar të komunizmit botëror, që ndau familjet dhe komunitetet anë e mbanë kontinentit evropian dhe më gjërë, për pothuaj një gjysëm shekulli. https://w w w.federalregister.gov/documents/2001/11/15/01-28804/world-freedom-day-2001. Por shembja e të cilit, më në fund, për një pjesë të madhe të Evropës, fatbardhësisht, ka shënuar fillimin- pas pothuaj një gjysëm shekulli robëri komuniste – e ngritjes së demokracisë dhe të lirisë si dhe shëmbjen e komunizmit zyrtar në Evropën Lindore dhe Qëndrore. “Shembja e Murit të Berlinit më 9 Nëntor, 1989 shënon një pikë kthesë në Luftën e Ftohtë dhe një pikë referimi tepër domethënëse të fitorës së lirisë, mbi tiraninë”, -është shprehur ish-Presidenti republikan, Xhorxh Bush në deklaratën e tij 20-vjet më parë, duke shtuar se, “Muri i Berlinit ishte një simbol i shëmtuar që ndante njerëzit e lirë dhe ata që jetonin nën regjimet shtypëse komuniste.  Ne nderojmë frymën, vendosmërinë dhe guximin e të gjithë atyre që luftuan për liri, jo vetëm në Gjermaninë Lindore, por  të gjithë ata që kanë jetuar nën regjimet diktatoriale komuniste”,- thuhej në deklaratën e ish-Presidentit republikan të Amerikës, Z. Xhorxh Bush, kur përcaktoi 9 Nëntorin,  si Festë Federale të Shteteve të Bashkuara, në vitin 2001.

Presidenti Xhorxh Ë. Bush shpallli 9 Nëntorin, Dita Botërore e Lirisë, më 9 nëntor, 2001

20-vjet më vonë këtë javë, më 9 Nëntor, 2021, Presidenti aktual, demokrat Xho Bajdën shënoi këtë ditë me një deklaratë në të cilën thotë se ishin aspiratat e qytetarëve të Evropës Lindore e Qendrore për liri e demeokraci, ato që shëmben Murin e Berlinit. A Proclamation on Ëorld Freedom Day, 2021 | The White House
“Ishin aspiratat për liri të njerëzve të Evropës Qendrore dhe Lindore, ato që, përfundimisht, rrëzuan Murin e Berlinit dhe që mposhtën përpjekjet e Bashkimit Sovjetik për t’a mbajtur Evropën të ndarë, me forcë.  Në Ditën Botërore të Lirisë, ne përkujtojmë këtë ngjarje historike dhe nderojmë të gjithë ata, që në mënyrë paqësore, u ngritën dhe kërkuan lirinë e tyre, por edhe të gjithë ata që vazhdojnë atë trashëgimi duke punuar, paqësisht, për t’i dhënë fund tiranisë dhe shtypjeve edhe në botën, në të cilën jetojmë sot. Që nga shembja e Murit të Berlinit në vitin 1989, kemi parë përparime të mëdha në avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe në ndërtimin dhe konsolidimin e institucioneve demokratike në vendet ish-komuniste të Evropës Qendrore dhe Lindore, por edhe në mbarë botën” ka theksuar Z. Bajdën.

Presidenti Xho Biden nënshkroi deklaratën e këtij viti, kushtuar Ditës Botërore të Lirisë

“Megjithatë, demokracia është ende e brishtë dhe në shumë vende ajo mbetet nën kërcënim”,- u shpreh Presidenti Bajdën. “Liderë autoritarë kanë vendosur pushtetin e tyre mbi të drejtat e qytetarëve të tyre dhe: në mbarë botën ne shohim autokratë, që shkelin sundimin e ligjit, sulmojnë lirinë e shtypit dhe minojnë pavarësinë e gjyqësorit”,- shprehet Presidenti Bajdën në deklaratën e tij me rastin e Ditës Botërore të lirisë, 2021.  Presidenti Bajdën tha më tej në deklaratën e tij se: “Përballë ringjalljes së autoritarizmit dhe të sulmeve ndaj të drejtave të njeriut në mbarë globin, Shtetet e Bashkuara po punojnë në mbështetje të një rendi demokratik dhe të qëndrueshëm brenda dhe jashtë vendit. Mbetet po aq e rëndësishme sa kurrë më parë për t’iu kundërvënë një sërë kërcënimeve ndaj demokracisë, paqës dhe stabilitetit”, theksoi Z. Bajdën, “ përfshirë shtypjen, në nivel ndër-kombëtar, të drejtave themelore të njeriut si dhe korrupsionit, sulmeve kibernetike, dezinformimit, autoritarizmit dixhital, pabarazisë dhe padrejtësisë, shkeljen e të drejtave të votuesve dhe shanatazhimit ekonomik”, -theksoi ndër të tjera, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Xho Bajdën, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë, në kujtim të shembjes së Murit të Berlinit. Z. Bajdën e përfundoi mesazhin e tij me një thirrje drejtuar popullit amerikan, që në këtë ditë, “Të kujtojë shpresën që simbolizon shembja e Murit të Berlinit dhe të ritheksojmë së bashku dedikimin tonë ndaj lirisë dhe demokracisë.”

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1861-1865) Abraham Linkolni: “Ata që të tjerëve ua mohojnë lirinë, nuk e meritojnë as për veten”.

Ndërkohë, Fondacioni Amerikan për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit, me qEndër në Ëashington, duke filluar nga 7 Nëntori i këtij muaji organizon, zakonisht, ceremoni përkujtimore dhe konferenca akademike, ku marrin pjesë anëtarë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, ekspertë dhe historianë të dalluar në këtë fushë të ardhur nga Evropa dhe Amerika. Për më tepër, ka filluar një lëvizje në Amerikë për të kujtuar 7 Nëntorin — Ditën e fitores së Revolucionit Bolshevik rus, si Ditë Kombëtare për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit, anë e mbanë botës. 15 shtete amerikane kanë miratuar tanimë, ose janë në proces të miratimit të 7 Nëntorit, si Ditë Kombëtare në Kujtim të Viktimave të Komunizmit në Botë, me qëllim për të mësuar të vërtetën, për të kërkuar drejtësinë dhe për të ruajtur kujtesën për viktimat e pafajshme të komunizmit anë e mbanë botës, përfshirë viktimat e komunizmit shqiptar dhe atij sllavo-aziatik, sipas Fondacionit Amerikan për Kujtimin e Viktimave të Komunizmit në Botë. Po Shqipëria dhe Kosova kur do t’i bashkohen Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, përfshirë ish-shtetet komuniste, për të kujtuar viktima shqiptare të komunizmit?! “Ata që të tjerëve ua mohojnë lirinë, nuk e meritojnë as për veten”. (Abraham Linkolni)