Kreu Blog Faqe 1496

Raporti sekret i CIA-s (1949) / Krijimi i një “Fronti të bashkuar shqiptar antikomunist” në mërgim me udhëheqës Mit’hat Frashërin : Roli i Mbretit Zog dhe diplomacisë së SHBA-ve

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 11 Nëntor 2021

 Central Intelligence Agency (CIA) ka deklasifikuar në vitin 2007 dokumentin që përshkruan negociatat ndërmjet Mbretit Zog dhe diplomacisë amerikane për krijimin e një “Fronti të Bashkuar Shqiptar” në mërgim më 1949 me qëllim bashkimin e shqiptarëve jashtë atdheut dhe rrëzimin e regjimit komunist në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

I dashur Pilgrim :

Kam kënaqësinë të bashkangjit për dosjet tuaja (1) një memorandum bisede të nënshkruar që u zhvillua në Aleksandri, Egjipt me 5 maj 1949, (2) një deklaratë të nënshkruar që përcakton pikat që duhet të përfshihen në një deklaratë që do të publikohet së shpejti pas shpalljes së formimit të një Fronti të Bashkuar dhe (3) një deklaratë plotësuese e nënshkruar (firmosur). Ju lutem vini re se në hyrje të deklaratës së fundit përmenden emra të cilët ndoshta dëshironi t’i eliminoni (fshini).

Komentet e mia për këto deklarata ju kanë ardhur më parë me telegram.

Sinqerisht i juaji,

Shqiptarët jashtë vendit.

Mbreti Zog u shpreh fort në favor të formimit të një Fronti të bashkuar të të gjithë të mërguarve shqiptarë antikomunistë. Ai ra dakord që çështja e regjimit të ardhshëm t’i lihet zgjedhjes së lirë të popullit shqiptar. Mbreti Zog pranoi që Frashëri të ishte udhëheqës.

Sekret

Memorandumi i bisedës me mbretin Zog I, 5 maj 1949.

Një takim me Mbretin Zog I u mbajt në Aleksandri Egjipt më 5 maj 1949. U shpjegua se Shtetet e Bashkuara do të shikonin me favor formimin e një fronti të bashkuar të të gjithë shqiptarëve antikomunistë jashtë vendit. U vu në dukje se refugjatët nga disa vende të tjera të dominuara nga sovjetikët, si Bullgaria dhe Hungaria, kishin arritur një shkallë uniteti që u mundësoi udhëheqësve të tyre t’u jepej e drejta morale për t’u konsideruar si zëdhënës i popujve të tyre. Shpresohet që edhe shqiptarët jashtë vendit të kenë sukses të ngjashëm.

Mbreti Zog u informua se Midhat Frashëri kishte deklaruar se favorizonte formimin e një fronti të tillë të bashkuar dhe se do të punonte aktivisht për këtë qëllim. U shpreh shpresa se Zogu I do të mbante një qëndrim të ngjashëm. U vu në dukje se Mbreti Zog mund të ndihmonte shumë në këtë punë duke miratuar frontin e propozuar dhe duke inkurajuar ndjekësit e tij për të marrë pjesë. Për më tepër, u ndje se Mbreti Zog do të jepte një kontribut të rëndësishëm për unitetin e shqiptarëve jashtë vendit duke lëshuar një deklaratë publike ku thuhej se ai mirëpriste një front të bashkuar nën kryesinë e Frashërit, se çështja e regjimit të ardhshëm të Shqipërisë do të lihej pezull në pritje të një plebishiti të lirë nga populli shqiptar, dhe ndërkohë prerogativat mbretërore duhet të konsideroheshin të pezulluara.

Mbreti Zog u informua për opinionin amerikan se Midhat Frashëri duhet të ishte udhëheqësi i frontit të bashkuar dhe se grupi i tij duhet të formonte bërthamën e lëvizjes. Ishte shpresa e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara që Mbreti Zog ta mbështeste me gjithë zemër këtë propozim, qëllimi i vetëm i të cilit ishte krijimi i një fronti të bashkuar nga shqiptarët jashtë vendit.

Mbreti Zog u shpreh fort në favor të formimit të një Fronti të bashkuar të të gjithë të mërguarve shqiptarë antikomunistë. Ai ra dakord që çështja e regjimit të ardhshëm t’i lihet zgjedhjes së lirë të popullit shqiptar. Mbreti Zog pranoi që Frashëri të ishte udhëheqësi i frontit të bashkuar dhe deklaroi se do të mbështeste lëvizjen. Ai mendonte se Frashëri duhet të siguronte si shoqërues një person të partisë Legjitimiste (Legalitetit) si dhe një person me merita nga Partia e Pavarur, në mënyrë që komiteti të kishte 2 myslimanë, një ortodoks dhe një katolik. Mbreti Zog deklaroi se ai nuk mund t’i deklaronte (vinte) prerogativat e tij mbretërore në pezull, pasi kjo do të ishte e pamatur, si dhe jo besnike ndaj zotimit të tij ndaj popullit shqiptar. Një veprim i tillë, tha ai, do të rrezikonte vazhdimin e njohjes së misioneve antikomuniste/mbretërore/diplomatike shqiptare në Egjipt, Turqi dhe gjetkë. Më thelbësisht, ai mendonte se një veprim i tillë do të ishte i barabartë me heqjen mënjanë të detyrës që Asambleja Kombëtare Shqiptare i kishte vënë atij përpara pushtimit fashist italian. Ai tha se Kuvendi (Asambleja) me atë rast e kishte ngarkuar që të përfaqësonte kombin jashtë vendit deri në çlirimin e tij. Ai rekomandon për hir të lëvizjes që Frashëri të vizitojë Egjiptin, Sirinë, Turqinë, Italinë, Greqinë dhe kudo ku ka grupe të konsiderueshme të mërguarish shqiptarë, të bisedojë me ta, të sigurojë prej tyre deklarata me shkrim mbështetjeje dhe kështu të njihet si lider i frontit të bashkuar. Mbreti Zog doli vullnetar për të ndihmuar në sa më sipër dhe për të bërë një deklaratë publike sipas linjave të dëshiruara kur ajo të konsiderohej e dobishme.

Mbreti Zog u shpreh fort për rëndësinë që Midhat Frashëri duhej të vinte në Egjipt dhe të merrte nga goja e tij sigurinë e ndihmës së tij.

14 qershor 1949

Konfidencial

 Zogu I, Mbreti i shqiptarëve

14 qershor 1949.

 

E mirëpres me shumë kënaqësi formimin e “Frontit të Bashkuar Shqiptar”, si mjet për arritjen e bashkimit mes shqiptarëve jashtë vendit, si dhe për të sjellë rehati morale për shqiptarët në vendin e tyre, e cili tani është nën dominimin e një qeverie komuniste me bindje të huaj.

Unë do të jap me të gjitha forcat e mia mbështetjen time për “Frontin e Bashkuar Shqiptar”dhe komitetin e tij. Unë do t’i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen kësaj lëvizjeje, qëllimi i së cilës është rimëkëmbja e pavarësisë së Shqipërisë me gjithë integritetin e saj.

Unë deklarova publikisht në vitet 1940, 1946 dhe radhazi në disa raste, se regjimi i ardhshëm i Shqipërisë do t’i lihet tërësisht në pëlqimin e popullit shqiptar, i cili, nëse është e nevojshme, do të jetë në gjendje t’i bëjë të njohura aspiratat e tij me anë të një plebishiti të lirë pas çlirimit të vendit.

Unë e konsideroj këtë metodë plotësisht në përputhje me parimet demokratike.

Deklaroj se nuk ushtroj asnjë nga të drejtat e mia mbretërore kundër “Frontit të Bashkuar Shqiptar”, kundër veprimtarisë së tij apo komitetit të tij të kryesuar nga Midhat Frashëri, me kusht që megjithatë të mos dalin kundër aspiratave të Kombit Shqiptar dhe se ato të synojnë rimëkëmbjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe integritetin e territorit të saj.

Kjo deklaratë e tanishme në pikat e përgjithshme do të publikohet ditën kur partitë e ndryshme të përmendura në intervistën tonë të parë do të kalojnë në përbërjen (formimin) e komitetit të “Frontit të Bashkuar Shqiptar”.

Zogu I, Mbreti i shqiptarëve

 Pas procesverbalit që rrëfen intervistën (takimin) që pata me z. Berry në prezencë të z. Miner me 5 maj 1949, dhe pas deklaratës që kam firmosur me 14 qershor 1949, do të doja të shtoja një shtojcë që është pjesë përbërëse e deklaratës sime dhe që mund të përmblidhet në tre pika :

1/ Duke qenë se përfaqësoj legjitimitetin dhe ligjshmërinë, do të jem i prirur që të gjitha çështjet me interes parësor të sillen në vëmendjen time për konsultim nga komiteti drejtues i “Frontit të Bashkuar Shqiptar” në bashkëpunim të plotë dhe nëse kjo është e nevojshme nëpërmjet autoriteteve kompetente amerikane.

2/ Në përputhje me parimet e legjitimitetit dhe ligjshmërisë të përmendura më sipër dhe të investuara në mënyrë kushtetuese, do të ngarkoj një qeveri me prirje krejtësisht neutrale, gjatë periudhës tranzitore pas çlirimit të Shqipërisë, të organizojë operacionet paraprake që do të kërkojë plebishiti, dhe nëse është i dobishëm nën kontrollin aleat.

3/ Unë sanksionova (miratova) zgjedhjen e Midhat Frashërit si Kryetar i Komitetit Drejtues të “Frontit të Bashkuar Shqiptar” për arsye të besimit të plotë që kam në patriotizmin e tij, por në rast se Midhat Frashëri jep dorëheqjen ose për ndonjë arsye tjetër të paparashikueshme, duhet të konsultohem për zgjedhjen e zëvendësimit të tij të mundshëm dhe gjithashtu formimin e komitetit drejtues nëse ai do të modifikohej.

Këto tre pika sqarojnë dhe kushtëzojnë deklaratën time, e cila duhet të publikohet vetëm pasi të jetë arritur marrëveshja e partive të ndryshme kombëtare shqiptare.

Aleksandri, 15 qershor 1949.

Në vend të përkujtimit për mikun, krijuesin dhe atdhetarin, Zeqir Lushaj

0

Nga Sejdi BERISHA, Pejë

Në vend të përkujtimit për mikun, krijuesin dhe atdhetarin, Zeqir Lushaj

O MIKU IM, PO SI NA LE KËSHTU TË ETUR PËR VEPRËN DHE FJALËN TËNDE TË NGROHTË DHE ME PESHË, QË TASH U SHNDËRRUA NË MADHËSHTI DHE PËRJETËSI TË PËRHERSHME DHE KRENARE…!


Zeqir Lushaj,

Nuk dua as nuk e pranoj lajmin se sot ka ikur njeriu që nuk është matur me peshën as të jetës, as të dashurisë, as të respektit, as të atdhetarisë dhe as me etjen për lumturin e vetë njeriut, të kombit dhe të atdheut. Që në fillim të dhembjeve që më mbërthyen të tërin në ankth, nuk e prisja se ky mik dhe njeri i veçantë do të ikën në këtë mënyrë dhe kaq vetëtimthi. Ndoshta ka bërë kështu vetëm sa për të na lënë neve të ngarkuar përgjithmonë me mallin dhe kujtimin për jetën dhe veprën e tij aq madhështore dhe të ndritur. Por, ikjet kështu e kanë. Sjellin lotin, mallin etjen dhe dhembjen si kujtim të përjetshëm, por edhe si krenari, që i ngjanë yllit që nuk shuhet. Dhe, beso, Zeqir Lushaj, ti, sot në mendjen, zemrën dhe shpirtin tim qëndron si strall, që ma ndriçon rrugëtimin tim, atë pjesë që ka mbetur…

E si të rreshtohen e radhiten të gjitha ato vepra që i lë sermie e dhuratë vendlindjes, atdheut dhe kombit. Si të komentohen ato vepra në të cilat i përjetësove kujtimet dhe ndijimet tuaja për të mirat dhe të ligat që e kanë përcjellë dhe goditur atdheun. Ishe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por shpirti nuk të ishte i qetë pa tokën dhe popullin tënd, pa e prekur dhe shijuar historinë e kombit dhe dhembjet e tij. Vendose dhe ku ktheve përgjithmonë aty ku u linde, aty ku të ka lindur babë, gjysh e stërgjysh, dhe mu në zemër të Bajram Currit, mu në fshatin Gri e përforcove edhe më shumë historinë e këtij vendi të përvuajtur por krenar dhe stoik.

Andaj, Zeqir,

Tash nëpër damarët e gjakut dhe trupit tim qarkullojnë gjithë ato madhështi njerëzore që na i bëre edhe neve pjesë të jetës por edhe detyrim për të mësuar dhe vepruar se si bëhen veprat e mëdha për njeriun. Shtëpia jote gjithmonë u shndërrua në çerdhe bamirëse dhe e sofrës së sinqertë për të gjithë miqtë, që sot e kësaj dite besoj e kanë në kujtim në thellësinë e shpirtit.

Miku im, Zeqir,

Tani më detyrove që ta theksoj me krenari edhe bujarinë dhe njerëzoren e bashkudhëtares sate, Sabrijes, e cila ishte shembull se si pritet dhe nderohet mysafiri, por që ajo në shtator të vitit kaluar iku në amshim, dhe e di se si të është thyer zemra, e di burrërinë tënde se si ka duruar e qëndruar, dhe vërtetë siç kam shkruar atëherë, pesha e dhembjes dhe e krenarisë nuk matet vetëm me vdekjen. Kjo vlen edhe sot për juve, që sikur mëzi paske pritur që t’i bashkohesh edhe në botën e amshuar…!

Kur më patën thënë se ishe i shtrirë në spital, nuk e besoja, sepse ti i ngjanë lisit që rrëzohet, i ngjaje komplet i kështjelle që përbrenda ka një thesar të tërë të historisë, e të cilën prisnim se do na bësh pjesë të një historie të ndritur e cila akoma është duke ardhur…!

Më kujtohet manifestimi që u organizua për familjen tënde bukëdhënëse dhe për fshatin Gri me histori të veçantë. Edhe ai manifestim tregoi shumëçka për familjen tënde nëpër periudha të ndryshme historike e kohore, e që me angazhimin tënd në këtë aspekt edhe ti u bëre pjesë apo lapidar i kësaj historie.

Puna dhe angazhimi yt për afirmimin e vlerave shpirtërore, kulturore dhe historiografike kombëtare ishte i pandalshëm në të gjitha format. Ndërsa, angazhimi në Portalin “Zemra Shqiptare”, ishe vlerë me të cilën i afirmove krijuesit dhe krijimtarinë e tyre në të gjitha fushat letrare, kulturore, shkencore dhe historiografike. Prandaj, është e rëndë dhe e dhembshme ikja jote miku im i shpirtit, z. Zeqir Lushaj!

Andaj, miku im Zeqir,

Ashtu sikurse edhe në shkrimin për zonjën tuaj, të ndjerën Sabrije, po e veçoj këtë mendim: “Jeta dhe vepra e juaj përgjithmonë do të na bëjë krenarë, dhe do të jetë si uji i freskët i krahinës së Tropojës, dhe i fshatit Gri, do ta bëjë krenarë këtë pjesë të Shqipërisë, do të na bëjë krenarë jo vetëm neve miqve dhe shokëve tuaj, por të gjithë njerëzit që të njohën dhe me të cilët së paku njëherë ke kontaktuar…

Të gjitha këto do ta madhështojnë edhe përjetësinë tënde, edhe pse neve na le të etur për veprën dhe fjalën tënde të ngrohtë dhe me peshë.

Kaq, unë për ty me zemër të thyer, Zeqir Lushaj!

(Pejë, e mërkurë 10 nëntor 2021/17:18)

Zeqir e Sabrie Lushaj

________

  • Marrë nga: http://www.zemrashqiptare.net/
  • Redaksia e portalit Drini i shpreh ngushëllime të thella familjes dhe të afërmve të shkrimtarit Zeqir Lushaj.                                                                                     
  • Ngushëllime i shprehim edhe Redaksisë së Zemra Shqiptare, në krye me udhëheqësin e saj Gëzim Marku, bashkëpunëtor i rregullt së cilës ishte i ndjeri Lushaj.                                                                                                       
  • Shpirti i Zeqir Lushajt, u prehtë në paqe!   

Kryeministri Kurti priti në takim drejtorin e Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, Elez Biberaj

0

Prishtinë, 10 nëntor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, priti sot në takim drejtorin e Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës”, z. Elez Biberaj.

Kryeministri Kurti e vlerësoi “Zërin e Amerikës” si zë të informacionit të lirë që promovoi ndryshimet e mëdha për shqiptarët e Kosovës dhe jashtë saj. Në veçanti, ai e vlerësoi angazhimin e z. Biberaj si historian dhe gazetar me përvojë 40-vjeçare.

U theksua roli i “Zërit të Amerikës” për përhapjen e lirisë dhe demokracisë dhe për forcimin e miqësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Kosovën.

Në takim ishin të pranishëm edhe shefi i shërbimit në gjuhën shqipe të “Zërit të Amerikës”, z. Arben Xhixho dhe korrespodenti i “Zërit të Amerikës” në Kosovë, z. Leonat Shehu.

Presidentja Osmani takoi kryeshefin ekzekutiv të MCC-së, Mahmoud Bah

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot kryeshefin ekzekutiv të Korporatës Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah, ku u rikonfirmua partneriteti i fuqishëm ndërmjet Kosovës dhe MCC-së.

Në takim me z.Bah, Presidentja Osmani ka vlerësuar rolin dhe punën e MCC-së në Kosovë në promovimin e qeverisjes së mirë, sundimin e ligjit, si dhe avansimin e sektorit të energjisë, si parakushte për zhvillimin ekonomik në vend. Presidentja Osmani shprehu gatishmërinë e institucioneve për vazhdimin e bashkëpunimit. Në veçanti, Presidentja Osmani ka vlerësuar gjithashtu edhe vendimin e SHBA-së për ndarjen e 200 milion eurove për Kosovën në kuadër të MCC-së, duke theksuar se ky vendim do të ketë ndikim të drejtpërdrejt edhe në performancen ekonomike në vend.

Duke folur për nevojat e sektorit të energjisë, Presidentja Osmani ka inkurajuar mbështetjen e investimeve në rritjen e efikasitetit të sistemit të shpërndarjes, kursimin e energjisë, por edhe aftësimin e fuqisë punëtore për nevojat e sektorit të energjisë në të ardhmen. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka vlerësuar lartë punën që po bëhet për fuqizimin e vajzave dhe grave në sektorin e energjisë.

Kujtime nga një kohë jo fort e largët- 500 vjetori i vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut

3

”Rilindja për fëmijë” 16. Kallnor 1968

Nga: Fahri Xharra

17 janari 1968 , 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut . Një jubile që e kanë rastin vetëm fatbardhët të kremtojnë vetëm ata që qëllojnë në atë kohë . Në Kosovë , Maqedoni dhe Malin e Zi shqiptarët filluan të frymonin lirshëm shqiptarisht ; ishte koha e ri zgjimit të madh shqiptar . Si me qenë nga natyra e porositur : zgjimi kombëtar në një pjesë të kombit që ishte i ndrydhur me shekuj mu në 500 vjetorin e rikujtimit të madh e shuarjes së Skënderbeut të Madh , por edhe fillimi i degradimit të unit shqiptar . E kishim turkun mbi krye mbi 500 vjet , e kishim serbin mbi krye gati 100 vjet .
Por edhe koha , edhe erërat çlirimtare të shpirtit të robëruar por edhe fryma e ngritur nga një udhëheqje shqiptare e këtyre anëve qe e mundësonte shijimin e të vërtetës sonë. Dikush u viktimizua ,; ashtu e paska natyra ligjin e saj , nuk ka fitore pa sakrifica.
Ishte koha kur u ngrit flamuri kombëtar në këto anë të tokave shqiptare; ishte koha e burgosjeve të atdhetarëve ; ishte koha e sundimit të RSFJ-së ; por ne prapë ia arritëm të kemi një dritë në ardhmërinë tonë . ishte koha kur shqiptarët mendoni pas ca e ca shekujsh ,vetëm shqip .

Ishte koha kur edhe fetarët e feve të shqiptarëve mendonin vetëm shqip . U rralluan disa gjëra të mbrapshta , disa vizita të panevojshme , disa lutje që nuk përshkonin me aspiratat tona; ishte koha e shqipes , e shqiptarisë në tokat ende të pushtuara të cilat luftoni për një autonomi në arsim , në politikë ,në zhvillimin industrial. Ishte koha : Shqip !
Jubileu I Skënderbeut e zgjoi krenarinë shqiptare ; librat e rinj për shkollarët e rinj fliteshin për Skënderbeun . Një ëndërr e pa paraparë ; një ngritje morali në caqet e saja , një shpresë për diçka më të madhe.
Edhe unë si 16 vjeçar që isha në kohën e rikujtimit të epokës së Skënderbeut , i dola krah me mundësit e mia që ma lejonte mosha dhe të la një gjurmë në gazetat e kohës ; për Skënderbeun dhe Shpatën e tij.
Po sot , po flas prapë për ato toka të 1968-ës , për Kosovën si shtet i pavarur , për Maqedoninë me “Marrëveshjen e pa zbatuar të Ohrit “, për Malin e zi që për ditë qenja shqiptare po zvogëlohet.
Kush e kishte menduar që me 17 janar 2016 , do ta kemi Kosovën shtet të pavarur me të gjitha atributet e një shteti të njohur ndërkombëtarisht.?

Kush e kishte menduar që do ta harrojmë Gjergj Kastriotin Skënderbeun, do të mundohen t`iu falim serbëve me arsyetimin “shkencor “ ai nuk “ishte shqiptar”?
Kush e kishte menduar që më me guxim flisnim si të robëruar pas vitit 1968 , se sa sot në Kosovën e lirë.
Kush e kishte menduar që edhe më 17 Janar 2016 mundohemi ta ri sjellim të kaluarën e largët prapë në mendjen tonë të lire , të pa varur dhe t ‘ashtuquajturën mendje sovrane?
Zot , të kërkojmë ndjesë ,se edhe ti po e sheh se nuk jemi ata të kohës së 500 vjetorit të vdekjes së Skënderbeut .(170116 )

Gjakovë, 10.11.2021

Presidentja Osmani zhvilloi takime në Këshillin Kombëtar të Sigurisë dhe në Departamentin Amerikan të Shtetit

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr.Vjosa Osmani, u takua me zyrtarë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë të Shteteve të Bashkuara si dhe me zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Në Këshillin e Sigurisë të Shtëpisë së Bardhë, Presidentja Osmani takoi zëvendës këshilltarin për siguri kombëtare, Jonathan Finer, drejtoreshën e lartë për Evropën në këtë Këshill, dr. Amanda Sloat, si dhe drejtoreshën për Ballkanin dhe Evropën Qendrore në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, dr. Robin Brooks.
Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e marrëdhënieve të fuqishme Kosovë-SHBA dhe nevojën për angazhim të vazhdueshëm për harmonizim të mëtjemë të prioriteteve të përbashkëta strategjike për forcimin e sundimit të ligjit, sikurse edhe sigurimin e paqes e sigurisë së qëndrueshme në rajonin tonë. Presidentja Osmani theksoi po ashtu rëndësinë e kësaj aleance disa dekadëshe dhe ndikimin pozitiv që ajo ka pasur tek qytetarët e Kosovës, duke thënë se sukseset e Kosovës erdhën si rezultat i vullnetit të fortë dhe qëndrueshmërisë së popullit të saj, por edhe shkaku i investimit të rëndësishëm të SHBA-ve dhe përkushtimit ndaj demokracisë.
Zyrtarët e Këshillit të Sigurisë theksuan se presidenti i SHBA-ve është personalisht i përkushtuar ndaj Kosovës dhe se Kosova ka mbështetje të fortë nga administrata e Presidentit Biden. Ata shprehën mirënjohjen e tyre të thellë për Republikën e Kosovës që ka pritur afganët dhe për faktin që është vendi i parë në botë që e ka bërë këtë.
Presidentja Osmani u takua dhe me Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin kryesor, Dereck Hogan.
Në takim, të dyja palët vlerësuan lartë raportet Kosovë-SHBA si dhe partneritetin e thellë mes dy vendeve. Presidentja Osmani theksoi se Kosova mbetet një prej sukseseve kryesore të politikës së jashtme të SHBA-ve. Duke qenë gjithnjë të udhëhequr nga vlerat dhe parimet e promovuara nga SHBA-të, ajo konfirmoi se institucionet në vend janë të përkushtuara për promovimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen dhe avancimin e demokracisë si dhe zhvillimin ekonomik, i cili do të krijojë perspektivë për qytetarët e Kosovës.
Mëtej, Presidentja Osmani vuri theks edhe në zhvillimet e fundit në rajon, duke potencuar tendencat destabilizuese të Serbisë, por edhe prezencën gjithnjë e më të rrezikshme të Rusisë e Kinës. Në këtë aspekt, ajo bëri thirrje për mbështetje të SHBA-ve në luftimin e këtij ndikimi të rrezikshëm dhe angazhimin për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon. Për më tepër, Presidentja theksoi përkushtimin e plotë të Kosovës për angazhim aktiv në dialogun Kosovë-Serbi, i cili siç është thënë edhe nga Presidenti Biden, duhet të jetë i përqëndruar në njohjen e ndërsjellë.
Presidentja Osmani theksoi se e ardhmja euro-atlantike e Kosovës mbetet përherë objektiv strategjik, ndaj potencoi se në këtë drejtim Kosova sërish ka nevojë për mbështetjen e SHBA-ve drejt konsolidimit të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës.
Ajo mori konfirmim për mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve dhe përkushtimin aktiv për arritjen e synimeve të përbashkëta.
Në vazhdën e takimeve të ditës së sotme, Presidentja Osmani do të takohet edhe me nënsekretaren e shtetit, znj.Victoria Nuland si dhe me zyrtarë të tjerë të Departmentit Amerikan të Shtetit.

Fati i tij …

0

Nga: Bajram SEFAJ

(Fragment, shkëputur nga “Një roman, laraman”, titull pune, në sajim e sipër)

-…Digjesha e piqesha, përvëlohesha në kazanin e skuqur të katranit, të shkruaj diçka të mirë. Kisha ndërmend dhe synoja të shkruaj një prozë të butë, të bardhë si bora, ne të cilën do të përfshiheshin të gjitha ato që, gjykoj se, i mungojnë letërsisë shqipe të kohës sonë. Regjistrin e zi, me një evidencim e numërim, sa më të gjatë dhe gjithëpërfshirës, isha përpjekur ta hartojë e qes në letër, shumë vet më parë. Para se ti japë rrugë drejt opinionit të gjerë publik, atë dorëshkrim ia besova për lexim e vlerësim (ashtu siç veproja pothuaj se përherë!), mikut Azem! Jo Shkelit por atij tjetrit Xemit, atij që e këndoi këngën: “Krejt Azemat janë Azema, por më kaçurreli (ndër ta!) është Azem Shkreli”! (Si të thuash sot : “Tanë Azemat janë Azema, por me sakica (nder ta!), është Azem Galica”, a merr vesh Ti!).

*

Tekstin ia lash në dorë, Xemit, që nuk është kaçurrel, por magjistër i shkencave filologjike. Librin e ka shok e mik të pandarë gjatë gjithë jetës. Liibrin, veçmas atë letrar e do, e mban rreth vetës, që e ka jastëk, shtrojë e mbulojë. Që shoqëron gjithkund. Që fle më te. Që e ka ushqim shpirtëror. Që e lexon me vëmendje e përqendrim. Me kujdes të madh dhe pasion të thellë, thua se midis kapakëve të tij thithë nektarin e jetës. Pa të cilin ushqim jeta do të ishte absurde. E thatë dhe e pa fije kuptimi. Librin, atë mall të shtrenjtë dhe të shenjtë, Xemi, nuk e shiste me qejf (po a shitet libri, o krahëthatë!). Libri vetëm blihet, vetëm blihet, lë të kushtojë sa do të kushtojë (coût que coût), sikurse thonë francezët e kulturuar dhe të arsimuar. Xemi e tregton librin dhe, si ambulant i zorit që është, tani e sa vjet, cep me cep Kosovës, nget pas lexuesit, jo për t’ia shitur, por për t’ia ofruar dhe afruar të interesuarve këtë mall të vlershëm që nuk ka çmim që e peshon. Maestro ynë, zotëri Xemi, këtë “tregti”, ndonëse, nuk e bën me qejf dhe me dëshirë, me të cilën “zeje”, dosido, siguron ekzistencën (jetesën) e vet dhe të familjes. Mos kënaqësinë, me drejt të thuhet, dëshpërimin e tij të thellë e shpreh, nga se gjithnjë e më pak e me grat, lexohet kudo në të gjitha qoshet e shtetit tonë të ri. Me tregtimin, më drejtë, me shpërndarjen e librit, Xemi merret një kohë të gjatë. Këtë veprimtari, nisi gjatë luftës se përgjakshme në Kosovë. Shtegtoi gjithandej përgjatë Evropës, gjithkah nga ishin shpërnda, si zogjtë e trembur të qyqes, pas një frymëmarrje më të lirë e jetë më të mirë, shumë bashkatdhetarë tonë të mjerë. Ngjitej atje “lartë”, duke kapërcyer rrathët e ferrit të kufijve jugosllav dhe të tjerë, duke u përbiruar si nëpër vesh gjilpëre. Nuk ishte kjo punë e lehtë dhe e parrezikshme. Masat represive, e të ndëshkimit të rreptë dhe të atypëratyshëm, të menjëhershëm e tejet drastikë, ishin kur në paketa a çanta

gjendeshin librat shqip se, sa në to të gjendej “mielli i bardhë” e, mëlmesa të tjera, më cilat gatuheshin specialitetet të tmerrshme të ushqimeve të serta narkotike!

Xemi, tash e sa vjet, ushtron këtë zanat, i shtrënguar nga skamja dhe papunësia, sa për të ushqyer shpirtin e tij të ndjeshëm dhe fort të lënduar si poet, i mrekullueshëm që është, dhe familjen e tij. I dhëmb shumë në shpirt pse aq pak, sidomos kohëve të fundit, lexohet libri ndër ne. Sa i bëhej qejfi, o zot i madh, kur dikush nga miqtë e tij e të librit, nga Peja e Gjakova, nga Besiana e Ferizaj, zona këto që i frekuenton më shpesh dhe me më gëzim e qejf, e porosiste ndonjë libër të rrallë të harruar krejt. Me qetësi hyjnore, dhe pa e pasur idenë së ku do ta gjej atë ekzemplar , përgjigjej: rri pa vesvese, pa kasavet, e mos merr merak, herën e parë që vij, nuk vij pa e qua në vend porosinë, i nderuari lexues. Dhe, që në atë çast, në zemrën e tij, sikur të ndizej eshka e fjetur. Merrte rrugë drejt të së panjohurës, deri ku e kishte strofullin (folenë) ai libër, ai fjalor apo çfarëdo botimi tjetër i rrallë!

Bota shqiptare, tash e sa vjet me radhë, sikur nuk ka ndjenjë, sikur nuk ia ndien, sikur nuk e njeh fare librin, bile as që e shfleton, as që kalon nëpër fletë të tij, sa për t’ia hedhur një vështrim të beftë. Si tërë bota mbarë, mbase më zi e më keq se të tjerët, të asaj bote e madhe dhe të panë, bota gjithëshqiptare, mjerisht, katërçipërisht është zhytur dhe gjithnjë më shpejt po sharron, po mbytet krejt, në ujin e turbullt të pusit të pa fund, fejsbuk! Prandaj nuk është larg dita kur deklarata e kolegut, kur për akëcilin libër të bije fjala, pa hezitim thotë: po, e kam parë! Jo, ore koleg burri, libri, romani, në këtë rast, nuk është eksponat i arteve pamore, është, por, objekt leximi. Si sinjalizojnë e tregojnë gjithnjë e më qartë, shenjat e hulumtimeve e të gjurmimeve, nuk është larg të agojë dita kur edhe përgjigja: e kam parë!, l i b r i n e shkretë, të lenë pas dore e të braktisur, si një jetim në shi, do të duket normale, do të mjaftojë, do të jetë boll, “bereçatversëm”, siç thonë turqit anadollakë!

*

Pas një, dy, a më shumë shekujsh, (pas, një, dy , a më shumë orësh), aq sa i kisha harxhuar e djegur duke zënë në spikamë vetëm një pjesë të vockël, fragmentare të jetës së Xemit, në vend se të ishte në ndonjë zyre të madhe e të ndritshme të ndonjë institucioni të lartë e më rëndësi të veçantë, shkencor e kulturor kombëtar, (teatër, muze, arkiv, bibliotekë… e kështu më radhë!), të jetë se paku, shef katedre gjegjëse në Fakultetin Filologjik, e gjej aty ku e lash. Në vendin e punës, në ambientin tij të preferuar, rrëzë Fakultetit Filozofik të Prishtinës. Aty, ku shumë vjet më parë, me sukses të shkëlqyer mbaroi studimet e rregullta për gjuhë e letërsi. Më vonë, po ashtu, me sukses të plotë, në katedrën gjegjëse të po këtij institucioni të lartë arsimor, kishte dhënë provimin përfundimtar duke marrë titullin dhe gradën e merituar, magjistër i shkencave filologjike…

Si ngaherë, e zë të thelluar në mendime dhe meditime e reflektime. Tekstin tim, si shumë herë më parë, ia kisha lenë në dorë ndërkohë që isha zhdukur ne drejtim të pacaktuar, për t’u mos parë asgjëkund derisa leximi të kryhet. Si zakonisht, tekstin tim e kishte lexuar, me vëmendje, më kujdes. E kishte begenisë a jo, nuk di ç’të them, por në bazë të kryqeve që i

kishte “vizatuar” para çdo paragrafi, supozoj se kishte tumirë dhe se, në tërësi, tekstin e kishte tumirë duke i dhëne notë kaluese, e kjo i ishte boll për mua të druajtunin e përhershëm dhe të pandreqshëm, pa pikë besimi në forcat e mia. Por, ç’ti bësh kur në fund të atij enumeracioni plotë siklet, në përpjekje që të mos harrohet as edhe, më imtë detaj nga ajo që mungon letërsisë shqipe sot, me një kaligrafi të lodhur, nervoze, të përçudshme dhe mezi të lexueshme, Xemi kishte shënuar: Letërsisë tonë i mungon JETA!

Kësaj të vërtetë e madhe, dhe e paluajtshme kurrqysh e në asnjë mënyrë, që me goditi aq shumë sa që me la pa frymë. Me mbështeti për muri. Me paralizoj dhe më bëri të mjerë e të palumtur krejt, sikur ne krah përmbajtje i doli edhe komenti i shkurtë i piktorit tonë të shquar kur tha: Letërsisë tonë i ka munguar një PIKTURË e tillë!

Kullën time prej letre, a mjegulle, sakaq e shkatërrojë, e cofi keqas duke e përplasur për tokë dhe duk e shndërruar në hi e pluhur! Si nuk isha kujtuar unë hajvani i marrë, klitha, në ikje e sipër, me nxitime!

Çaste a shekuj më pas, plot maraz e mosdurim, kur në grykë me erdhën të vjellat, si të thatit të hidhur, kur i vjen dekiku i shpërthimit, si refleks e revoltë bashkë, ndaj gjithë asaj që i mungon letërsisë shqipe e sot e gjithmonë, kam përtyp e mbllaçitur këtë tekst që, ashtu si është, ashtu si ka qëlluar, është mbjellë në rubrika gazetash dhe “faqe” portash, (lexo: portalësh! Po e ringjall, e ripranveroj duke e “mbjellë” pikërisht këtu: Pa piano, s’ka letërsi!

Kjo vërejtje e vonuar (shumë), shumë kujt, mund t’i duket e çuditshme, Ky reflektim i i lodhur plogështie dhe tejt i vonuar, shumë kujt mund t’i ngjajë, i pa pikë refleksi e kompleksi. Në këtë botë të rrejshme, jallanë, gjithçka është e mundur! Është relative. Vetëm se, relativja është absolute! Moti kohë kanë thënë kështu, mendjendriturit! Por, siç na porositë një mençuri jona e moçme popullore, më mirë vonë se kurrë! Çështja e mungesës së Pianos në letërsinë (mbarë)shqiptare, le të shënohet diku, lë të regjistrohet e evidencohet diku në ndonjë defter! Pastaj, pastaj, shohim e bëjmë, siç thuhet zakonisht! Në thesarin e pasur të fjalëve të urta, me siguri se ka edhe motërzime tjera edhe më të goditura. Por kjo është e vërtetë së letërsisë sonë i mungon një PIANO e madhe. Shumë e madhe! Vjet më përpara, në një shkrim bajagi të gjatë, në një lloj eseje, jam gri e drobitë, në përpjekje, t’i rendis dhe t’i fus në varg, (si gështenjat e Vokshit!), se diçka-diçka ose, shumëçka, i mungon letërsisë shqipe, të re e të vjetër. Andej këndej Gardhit. Kurrqysh nuk me ka shkuar ndërmend PIANOJA! Ja se, këtë harresë (të madhe), opinionit publik shqiptar, në rënd të parë, shkrimtarëve bashkë me lexues, ua sjell ndërmend se artit tonë letrar, i mungon ky instrument fisnik e bazik muzikore. Mungon në letër(si) nga se, mungon në shtëpi! Mungon në jetë. Ndoshta është e pa denjë, (e pavërtetë) të pohohet se nuk ka letërsi pa piano në shtëpi! E pa justifikueshme, madje!

Ani, d’accord! Jo, por, sille kah të sillesh, del se ashtu është. Gjeje, lexues i nderuar, eventual, një shkrimtar shqiptar, të mirë a të keq, që ka piano, kudo në ambientin që punon: shkruan, vizaton, pikturon, skicon, projekton…, me një fjalë, në ambientin ku punon e

krijon! Një si digresion: Shkrimtarët, krijuesit e artit përgjithësisht, nuk matën (gradohen), i madh e i vogël. Krijuesit nuk kanë as moshë. Krijues i ri, krijues i vjetër! As amator, as veteran, jo! Veprat e tyre të reja artistike, gjithmonë janë re reja. Me rastin e shfaqjes së tyre në publik, kuptohet! Krijuesi ose është i mirë, i mesëm. Më pak i mirë. Nën mesatare e, deri të, i keq, dobët…, ose kurrfarë! Kështu është, sille nga të sillesh! Cilindo prej krijuesve tanë të letërsisë, qoftë shkrimtar i mirë, se jo i mirë, i ri ose veteran (sidomos veteran) i mungon piano në shtëpi. S’ka kuptim të rreh ujë në havan! Të sillem rrotull pas bregut! Vetëm konstatoj dhe e hedha në etër (publik) se letërsisë tonë, i mungon Piano. I mungojnë tingujt e saj. E hodha gurin, nuk e fsheha dorën! Për një çast, ndjeva (si pikë në zemër!), këtë mungesë! Mbase sivëllezërit e mi, nuk e ndjejnë, nuk e përjetojnë kështu! Ani! Ndoshta e kanë mirë! Tim për shpi, tabiat për njeri!

*Post scriptum: miku im (Dinush) pasi i kishte lexuar keta radhë, me thotë, i kam vë në siklet krijuesit. Jo, iu gjegja, shumica nga ata që nisen për të blerë Piano, në shtëpi kthehen më nga një Filikaqë, instrument frymor muzikor, shumë më i lehtë, për interpretim dhe transportim, i thashë! (13.2.2020)

——————–

Legjenda: Një ilustrim sa më gjegjës, aman

Ruajtja e infrastrukurës fashiste serbe, për “Serbi të Madhe”?

0

Skënder MULLIQI

Më shpërbërjën e ish-Jugosllavisë të Titos, fillojë agresioni i Serbisë mbi republikat tjera.Dhe, kjo luftë nisi mbi tezat shoviniste serbe “ se aty ku janë varret serbe , janë edhe tokat serbe”, dhe teza tjetër fashiste “ të gjithë serbët në një shtet”. Lufta në Bosnje dhe në Kosovë rezultojë më spastrime dhe ndjekje për shfarosje në masë të gjerë ,që janë elemente të gjenocidit. Kjo luftë e pa barabartë prodhojë edhe shumë varreza masive , llogore lufte, të zënit peng , krematioriume , të minera e Trepçës në Kosovë etj.

Të gjitha këto zullume ishin projektuar mirë nga “SANU” në formë memorandumi.Projekteve të tilla të zbatimit në praktik ju doli përball NATO më bombardimet e saja 78 ditëshe mbi caqët kriminale serbe të Millosheviqit. Pas luftës u formua TPI-ja për krime të luftës dhe disa nga udhëheqëst serbë të luftës edhe u dënuan nga kjo gjykatë për krime , por ideja për Serbinë e Madhe , duket së nuk u zhdukë nga logjika serbe edhe pse tashmë kan kaluar 30 vite, nga fillimi dhe fundi i luftës në ish-Jugosllavi.Ne ruajtjën e infrastrukturës të ideve fashiste u intersuan shumë Kisha Ortodokse Serbe , në krye më klerofashitet të cilët ishin udheheqësit shpirtëror të luftës dhe të gjenocidit.Kisha dhe Akademia serbe formuan pushtetet në Serbi sipas platformës dhe ideologjive fashite të Milloshiviqit . “Serbia e Madhe” dhe “Bota Serbe” janë dy platformat politike shoviniste serbe të prodhuara nga këto dy institucione. Strategjia politike në bashkëpunim më strategjinë ushtarake nuk po fshihet në Mal të Zi, Bosnje dhe në Kosovë më ngjarjet e fundit në këto republika.

Opozita në Mal të Zi është mishëruar moti më idetë e Momir Bullatoviqit, një eksponenti të zëshem të Millosheviqit, kur ishte në pushtet. Republika Serbe në Bosnje është pasardhëse e ideologjisë serbomadhe, e cila në menyrën më brutale është duke tentuar përmes ,Dodikut të shkëputet nga BH-ja. Politikat e Beogradit zyrtar dihet tashmë së çfarë qëndrimi fashist po mbajnë karshi Kosovës .Pasardhësit e Milloshiviqit në pushtet, sigurisht së nuk janë liruar nga gjenocidi, nuk jan liruar as nga propagandat dhe rrenat e tyre , së minoriteti serb po rrezikohet në Kosovë. Kërcnimet më të fundit më luftë të Serbisë, por edhe të Rusisë kan ngrenë alarmin e botës demokratike ,dhe shqetësimet e tyre , të kthimit të epokës së re të luftës. Kisha Ortodokse Serbe gjoja në mbrojtje të sllavizmit , po ndërhynë në mënyrë flagrante në punët e mbrendshme, si në Mal të Zi dhe në Kosovë . Unë mendojë së në këtë gjendje të krijuar më Serbinë .nuk do të duhet të rifillon dialogu më Vuqiqin.

Bashkësia Ndërkombëtare mirë e ka mësuar së cili është pushteti i Beogradit. E kan mësuar së është pushtet i pa reformuar i cili po i fryen destabilitetit në rajon , duke dëshiruar ndarjën e veriut të Kosovës ,duke bërë faktike Asociacionin më kompetenca ekzekutive . Ne presim që Amerika dhe Evropa të interesohen më shumë për gjendjen e krijuar në rajon, e cila ka mundësi shpërthimi më motivacionet serbo- ruse për Serbinë e Madhe të maskuar më idenë për “Botën Serbe”.

Një luftë e mundshme do të provokonte zingjiorin e luftës në rajon , do të provokonte spastrime të reja etnike …

Duhet ndërhyrje e fuqishme e Amerikës , që kjo luftë e cila po zhvillohet aktualisht në planin politikë, mos të zbatohet edhe në praktikë ..?!

Albin Kurti për BBC: Del kundër Gjykatës Speciale të Hagës për Kosovën, Vjosa Osmani më herët e përkrahte! Pse këto dallime në qëndrime?

0

Diana Rexhepi, gazetare, Zagreb

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti para disa ditësh ishte mysafir në emisionin “Hard talk” të  BBC. Gazetari që e udhëhoqi emisionin Stephen Sackur shihej që ishte mjaft mirë i përgatitur për ta intervistuar kryeministrin kosovar. Sepse ia përkujtoj të gjitha dejet e biografisë së tij, gjithashtu atë se ka qenë i burgosur në burgjet serbe dhe më tej i tha që Kurtin, në kontekstin e gjerë të situatës në Balkan, në qendrat botërore e perceptojnë si  “Troubld Makera” që do të mund ta destabilizonte më tej situatën edhe ashtu të tendosur e ta përsëris destabilizmin në Ballkan. Prezantuesi me shumë mjeshtëri e orientoj  kryeministrin e Kosovës në pyetjet për minoritetin serb në Kosovë, flamurin shtetëror të Kosovës, të cilin Kurti e zëvendëson me flamurin kombëtar shqiptar, pra me flamurin e Republikës së Shqipërisë.

Parasëgjithash porosia e udhëheqësit të emisionit për flamurin paraqet përkujtesë për kryeministrin Kurti që shtetin e Kosovës e ka krijuar (edhe çliruar) Bashkësia Ndërkombëtare dhe pakti i NATO-s. Gjë që u duhej përsëritur shumë herë pushtetarëve të kaluar në Kosovë, presidentit të mëhershëm Thaçi dhe bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, të cilët Kosovën e shndërruan në pronë të tyre private dhe i kanë ndarë me njëri tjetrin pasuritë e rajoneve të Kosovës, sikur të ishte fjala për trashëgiminë e tyre , e jo për shtetin që i ka më shumë se 1700000 banorë , dhe nuk janë sipas asnjë të drejte bashkëkohore juridike apo së Drejtës për të qenë skllevër të së ashtuquajturve “çlirimtarë” të Kosovës. Pra nuk janë banorët e Kosovës, të cilësdo përkatësi etnike, në pronësi private të këtyre të ashtuquajturve “çlirimtarë”, njejt si afrikanët lëkurëerrët, robërit në Amerikën e Jugut në shekullin e 18 etj.

Më tej, udhëheqësi i shkathët i emisionit “Hard talk” të BBC, ia arriti qëllimit në një pjesë të intervistës, sepse e pyeti kryeministrin Kurti për Tribunalin e Hagës dhe gjykimin e të akuzuarve kosovarë, përfshirë edhe ish-presidentin Thaçi.

Kurti në të vërtetë sërish u deklarua kundër Tribunalit të tillë të Hagës dhe gjyqit, duke theksuar që është e pa drejtë që ata të gjykohen, megjithëse e kanë mbrojtur Kosovën e sulmuar, përderisa sipas fjalëve të kryeministrit Kurti, më pak gjykohen okupatorët serbë dhe kriminelet e tyre të luftës në Hagë.

Deklarata e tillë e kryeministrit Kurti, për fat të keq vetëm mund ta dëmtoj shtetin e Kosovës dhe kredibilitetin vetjak të Kurtit, kredibilitetin dhe imazhin e tij serioz e të pjekur të politikanit të paanshëm, respektivisht kryeministrit të shtetit të Kosovës. Në të vërtetë, ma së shumti të akuzuar e të dënuar në Tribunalin e Hagës ishin nga Serbija, për shkak se të akuzuarit prej Serbisë, respektivisht Republikës Federale të Jugosllavisë, ngarkoheshin për krimet e agresionit në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë. Këto e të dhëna të ngjashme mund të gjënden në google dhe në faqet e Tribunalit të Hagës si dhe në dokumentet e shumëta për gjykimet në Hagë, duke filluar nga viti 1992.

A do të mundej, po të bazoheshim në fjalët e kryeministrit Kurti, a do të ishte plotësisht i korruptuar dhe i penguar gjyqësori i Kosovës nga të akuzuarit aktual të Hagës, Thaçi, Veleli, Selimi e të tjerë, nëse një gjyqësor i tillë i Kosovës vetëm do t’i përmendte akuzat, e lëre më të ngrinte aktakuza dhe të krijonte një gjykatë të paanshme dhe të pavarur në Kosovë?

Cfarë përrallash flet kryeministri Kurti, dhe përse përgjithësisht flet ashtu?

Kjo do të ishte çështje e të gjitha pyetjeve që kur kryeministri Kurti e dëmtoj veten, duke thënë se më shumë se 50% e qytetarëve të Kosovës e votuan atë, Kurtin, për të sjellë ndryshime në situatën krejtësisht kaotike në Kosovë.

Udhëheqësi Sackur në këtë pjesë të intervistës me kryeministrin Kurti theksoj që më herët në të njejtïn emision ishte mysafire presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila ka theksuar që plotësisht e përkrah Tribunalin e Hagës respektivisht gjykimin e të akuzuarve kosovarë, Thaçit e të tjerëve. 

Një gabim i tillë është i papranueshëm, pozicione të ndryshme të presidentës së Kosovës, Osmanit, dhe kryeministrit Kurti rreth Gjyqit Special të Hagës, me të vërtetë mund ta varrosin pozitën tashmë shumë, shumë të ndjeshme të shtetit të Kosovës pas të gjitha skandaleve, përfshirjes së ish-presidentit dhe Kosovës dhe bashkëpunëtorëve të tij në vrasjet politike dhe vrasjet e luftëtarëve, mbrojtësve të Kosovës që nuk ishin të rrethit të tij por të qarkut të kundërshtarëve të tij politikë.

Sëkëndejmi kjo është edhe e pa presedan pasi gjykimi i tillë në Hagë u qet hije të turpit shqiptarëve si popull, meqenëse të akuzuarit ngarkohen më së shumëti për vrasjen e bashkëkombësve të vet. Gjë që më shumë i ka dobësuar pozicionet e Kosovës si anëtare potenciale e Bashkësisë Europiane, respektivisht Unionit.

Në fund të këtij teksti e përkujtoj këtë se si kryeministri Kurti nuk e ka mohuar në mënyrë eksplicite ëndërren e tij për bashkim me Shqipërinë. Ndoshta pak, shumë pak, janë zbutur qëndrimet e tij, në fund të intervistës, me fjalët në stilin e sofistëve antik grek: “Pavarësia e Kosovës nuk është kundër serbëve dhe se Pavarësia e Kosovës para së gjithash është nga Serbia dhe jo nga Shqipëria”.

Megjithëse për analistët e vëmendshëm gjeopolitikë, edhe kjo fjali e kryeministrit Kurti do të vihej pa kushte në lupë.

***

Nëse kryeministri Albin Kurti nuk tërhiqet nga shtetësia e dyfishtë që e ka, ajo e Kosovës dhe Shqipërise, do te i jep rast dhe shtysë serbëve të Serbise të kenë edhe ata mbështetje në Botë për ta bosnizuar Kosovën.

Nuk mundesh, thjeshtë nuk mundesh të bësh me gisht kah dikush tjetër, duke thënë se ai ka pretendime ndaj shtetit ku ti je Kryeministër, e në enën tjetër e ke shtetësinë edhe të shtetit tjetër.

Nuk ka arsyetim për këtë akt, as nuk do te ketë mbështetje nga asnjë shteti, e as nga aleatët, për akte të tilla të njëanshme. 

Pse KOS-i urdhnoi arrestimin tonë më 1990?

1
Halil Matoshi, shkrimtar nga Prishtina
* Kjo foto e Halil Matoshit është nga koha kur ia kishte filluar punës si gazetar i Zërit të Prishtinës.  
(Tue lexu librin e Zoran Stijović-it, ”Kosova-dëshmitë e mia” (Kosmet – moje svedoćenje” të UDB-shit që drejtoi shumë ooeracione kundër rezistencës shqiptare në Kosovë)
1.
Me themelimin e Parlamentit Rinor (1989 -1990) sistemi jugosllav në Kosovë mori edhe nji goditje.
Milicitë sekrete përdorën helme toksike ndaj pjesës ma aktive të popullit të Kosovës, rinisë shkollore, me e neutralizu dhe paralizu për çfarëdo rezistence. Mas nji reagimi ndërkombëtar, shërbimet sekrete serbe na arrestuan ne, tetë aktivistave të kësaj organizate, fillimisht me akuzën e fabrikueme të KOS-it për inskenim të helmimeve, për frikësim dhe zmbrapsje të Alternatives kosovare (që e përligj në librin e tij fashist, nji nga zyrtarët e DB-së serbiane në Kosovë, Zoran Stijović!?) dhe kur e panë se kjo akuzë nuk kishte gjasë me kalu, na inkriminuen për cënim të rendit kushtetues jugosllav.
Të akuzuar ishim:
1. Agron Jaha, student mjekësie dhe profesor në Podujevë;
2. Shaip Azemi, absolvent letërsie; Bradash;
3. Bajram Hoxha, i diplomuem në Elektro, ingjinier në fabrikën e armaturës, Podujevë;
4. Naim Maloku, student i juridikut, Podujevë;
5. Fatmir Toplica, student i Teknikut, nga Bajçina, arsimtar në Podujevë;
6. Blerim Shala, gazetar, Prishtinë;
7. Halil Matoshi, gazetar, Prishtinë; dhe
8. Lulëzim Shala, gazetar, Prishtinë.
2.
Zoran Stijović, nji zyrtar i naltë i UDB-së në Kosovë, në librin e tij “Kosova-dëshmitë e mia” (Kosmet – moje svedoćenje”, në të cilin ai, nga prizmi i milicisë sekrete serbe jep “dëshmi” dhe analizon Lëvizjen çlirimtare të Kosovës, nuk i shmanget për asnji çast shablonit fashist të profilizimit të shqiptarit si irridentist e terrorist dhe jo si njeri i rëndomtë që kryengritet për lirinë e vet.
Duke folë për Parlamentin Rinor (1990) Stijović konstrukton akuzën se kinse ne, liderët e kësaj organizate demokratike, Blerim Shala dhe unë, i kemi inskenu helmimet e nxansave e studentave në Kosovë, 1990, në bashkëpunim me mjekun holandez Barend Kohen
dhe Bujar Bukoshin, atëherë aktivist i Alternatives kosovare, ma vonë Kryeministër i Qeverisë së Kosovës në ekzil. (Fq.40-41)
3.
Derisa Qeveria jugosllave kurrë nuk pranoi se pati helmime, dr.Bernar Benedetit nga “Mjekët pa kufi”, konstatou se “ky krim është bërë nga agjentët e Beogradit, me siguri agjentët ushtarakë”.
Ndërsa udbashi Stijović ndërton teori konspiracioni ndaj shqiptarëve, simas shablonit të njohtun të terrorizmit shtetnor serb, të Crna Ruka-s, OZNA-s, UDB/BIA-s, tânë shekullit 20, tue madhnue hegjemonizmin dhe fashizmin serb e tue i shpërfill viktimat. Pa asnji keqardhje për fëmijtë e fqinjve të tij të masakruem, Stijović u bjen daulleve të luftës, tue i nxit serbët në mizori prej urrejtjës patologjike, të përjetshme, si nji thirrje qiellore për me vra e poshtnu jetë shqiptare.
P.S.
Në mars dhe prill të vitit 1990, më shumë se 7 mijë nxansa e studenta shqiptarë të Kosovës kërkuan ndihmën mjekësore nëpër qendrat mjekësore të Kosovës dhe ambulanca të improvizuara me shenja helmimi.
Ma vonë u konstatue se KOS (Kontra Obaveštajna Služba – shërbimi kundërinformativ i ushtrisë jugosllave përdori në Kosovë helmet luftarake Sarin dhe Tabun.
Halil Matoshi në mes të vllaznevet Lulëzim e Blerim Shala, ditën e lirimit nga arresti.
Photto Credit Hazir Reka