Kreu Blog Faqe 1497

Shkupi24.com i lajmëron “arnautët” për një “sukses” të Erdoganit, që e bënë lëndë mësimore në shkollat e Turqisë biografinë e profetit Mohammad

1

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan , ulur në mesin e nxënëseve të mbuluara në një klasë të shkollës fillore në Turqi.

“Allahu e mëshiroftë”, “Allahu qoftë me të” e lavdërime e mëshirime të pafundme për presidentit e Turqisë, Rexhep Taip Erdoganin pasi ndikoj që të fuitet biografia e profetit të muslimanëve, Mohammadit (Muhametit) npër shkollat fillore të Turqisë.

Me këtë veprim të jashtëzakonshëm, sipas “arnautëve” të Shkupit që lajmërojnë në  Shkupi24.com bijnë poshtë të gjitha vendimet e Jashar Kemal Ataturkut, gjysmëshqiptarit, që mendohet se ka pasur ndikim vendimtar në modernizimin e Turqisë dhe shndërrimin e saj në një shtet modern të ndarë nga feja islame.

Mirëpo neoosmanliu dhe islamisti politik numër 1 o botës së sotshme, Erdogani, nga pozita e presidentit të vendit po e rrumbullakson islamizimin e popullit turk, komb që përbëhet nga mbi 70 minoritete e që Islami si fe është “indi” që i mbanë të bashkuar në një përbashkësi fetare të identifikuar në fenë islame.

A e dini se Kemal Ataturku, pyesin nga Shkupi24.com dhe rrëfejnë se është ai, që:

1 – Anulloi hilafetin islam në vitin 1924.

2 – Hoqi ligjin islam tërësisht në vitin 1926.

3 – Në trashëgimi e barazoi gruan me burrin.

4 – I ndaloi turqit të kryenin ritualin e Haxhit e të Umres.

5 – Ndaloi gjuhën arabe nëpër shkolla.

6 – Ndaloi ezanin në xhami.

7 – Ndaloi mbulesën e grave në Turqi.

8 – E quajti veten Mustafa (i zgjedhur).

9 – Ndaloi festat islame të dy bajrameve.

10 – Vendosi të Dielën si ditë pushimi javor në vend të ditës së xhuma.

11 – Hoqi nga gjuha turke shkronjat arabe.

12 – Betimin në Allah gjatë marrjes së posteve shtetërore e ndryshoi me betimin në nder.

13 – Eleminoi qindra dijetare të fesë nga ata që nuk ndiqnin ideologjinë e tij.

14 – La amanet që të mos i falej xhenazja siç i falet muslimanëve.

15 – Ataturku në parlamentin turk në vitin 1923 tha:

Ne tani jemi në shekullin e njëzet në kohën e teknologjisë kështu që nuk mund të shkojmë pas një libri që kërkon për fikun e për ullirin (aludonte Kuranin Madhështor). E qëroi Allahu nëpërmjet milingonës së kuqe e cila i hëngri mishin. Dy vite më pas mjekët zbuluan ilacin e sëmundjes me të cilën vdiq Ataturku. Një ilaç i cili nxirrej nga pema e bekuar e fikut. Allahu thotë: “Ne kemi shkatërruar edhe të tjerë më të pushtetshëm se ata.”

Agjencia Austriake për Zhvillim dhe UNDP, në Kosovë për të forcuar veprimin lokal për klimën

0

Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA), njësia operative Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë nënshkruan një marrëveshje për ndarjen e kostove nga palët e treta për të mbështetur komunat e Kosovës në rrugëtimin drejt tranzicionit për një zhvillim neutral ndaj karbonit.

Znj. Sandra Horina, Shefe e Zyrës Koordinuese të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në Prishtinë dhe znj. Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, në prani të Sh.T. Christoph Weidinger, ambasador i Republikës së Austrisë në Kosovë, nënshkruan marrëveshjen për të vazhduar të punohet edhe më tej sipas suksesit të projektit “Urban NAMAs” në Prizren, si dhe duke u zgjeruar edhe në komunën fqinje të Suharekës. Kjo marrëveshje shënon vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të zvogëlimit të emetimeve të gazrave serrë (GHG) dhe të kontribuojë në tranzicionin e gjelbër në Kosovë.

Z. Christoph Weidinger, ambasador i Republikës së Austrisë në Kosovë, shprehu kënaqësinë që projekti “Forcimi i Veprimit Lokal për Klimën” është vazhdimësi e kontributit të Austrisë në tranzicionin e gjelbër të Kosovës. Ambasadori Weidinger theksoi rëndësinë e veprimit të përbashkët global dhe në bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat në mënyrë që ketë trajtim efektive për ndryshimet klimatike. Austria vazhdon të luajë rolin e saj në këtë fushë.”

Maria Suokko, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, tha me këtë rast: “Kemi kënaqësinë të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të shkëlqyer me ADA-në dhe Komunën e Prizrenit dhe mirëpresim zgjerimin e partneritetit me Komunën e Suharekës. Përderisa ky projekt i ri na lejon të punojmë në bazë të rezultateve të shkëlqyera të arritura deri më tani, njëherit na jep mundësi për të hulumtuar edhe dinamikën rurale-urbane, risitë shoqërore si dhe mënyrat të reja mobilizimi për të financuar veprimet për klimën. Partneriteti afatgjatë me ADA-në na ka mundësuar të zhvillojmë planifikim të bazuar në dëshmi dhe të vemë në përdorim qasje të reja për veprimin klimatik në Kosovë – andaj ne presim me padurim të angazhohemi edhe me një gamë të gjerë të palëve të interesuara ndërsa ecim përpara me këtë iniciativë”.

Sandra Horina, Shefe e Zyres Koordinuese të Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në Prishtinë theksoi se ADA është shumë e lumtur të mbështesë komunat e Kosovës në tranzicionin e tyre drejt zhvillimit me emetime zero duke vazhduar punën në bazë të rezultateve të projektit të mëparshëm “Mbështetje për Prizrenin e Qëndrueshëm – Inicimi i NAMA-ve Urbane”. “Këto ditë ne po ndjekim lajmet nga konferenca “Veprimi për Klimën COP26” dhe besoj se të gjithë ne duhet të veprojmë tani për brezin e tanishëm dhe atë të ardhshëm. Me këtë projekt ne synojmë të reduktojmë emetimet e gazrave serrë dhe të kontribuojmë në një zhvillim me karbon neutral përmes një qasjeje të integruar dhe të ndjeshme ndaj gjinisë. Ne do të përfshijmë në aftësim dhe aktivitete për ndërgjegjësimin e së paku 620 përfitues të drejtpërdrejtë nga institucionet publike dhe sektori privat, nga të cilët të paktën 340 do të jenë gra”, tha znj. Horina.

 

Së bashku me kontributin e ADA-së prej 1 milion eurosh për projektin “Forcimi i Veprimit Lokal të Klimës”, 100,000 euro shtesë nga komuna e Prizrenit dhe 50,000 euro nga komuna e Suharekës janë dëshmi dhe përkushtim për të punuar së bashku në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Zgjerimi i lëvizjes së rezistencës kombëtare dhe Lufta e Drenicës (3)

1
Historiani Jusuf Buxhovi . Foto: Ridvan Slivova
Nga: Jusuf Buxhovi, historian e shkrimtar nga Prishtina
Rishqyrtime historiografike (3)
(Fillimi i rezistencës kombëtare shqiptare në Anamoravë si dhe bartja e saj në Ferizaj e Gjilan veprim patriotik kundër ripushtimit serb. – Lidhja e parë e grupeve të shkëputura të rezistencës nën drejtimin e “Shtabit Suprem” në dhjetor të vitit 1944 për të penguar futjen e aradheve serbe. – Zgjerimi i lëviz-jes së rezistencës në të gjitha pjesët e Kosovës si dhe shpallja e saj “kundër-revolucion”. – Fillimi i operacioneve të ushtrisë jugosllave kundër kryengritësve shqiptarë si dhe terrori ndaj popullatës së pambrojtur nga aradhet partizane jugosllave. – Shaban Polluza refuzon të shkojë në frontin e Sremit me aradhen e tij dhe kthehet në Drenicë, ku edhe fillon luftën kundër partizanëve jugosllavë dhe atyre shqiptarë. – Pas shtypjes së përgjakshme të rezistencës kombëtare në Drenicë, aradhet partizane nga Shqipëria, marrin pjesë në spastrimin e Drenicës “nga bandat reaksionare” dhe bëjnë mobilizimin e dhunshëm të Shqiptarëve për në fronin e Sremit dhe frontet e Adriatikut, ndërsa “reaksionarët” dhe dezertorët ua dorëzojnë partizanëve jugosllavë shumë prej të cilëve do të pushkatohen).
Në fillim të dhjetorit, pasi që të ketë arritur dekreti për qërimin e hesapeve me ata që nuk ishin komunistë dhe nuk i takonin lëvizjes partizane, të cilët njëherësh cilësoheshin si antikomunistë dhe reaksionarë (të tillë ishin rreth nëntëdhjetë për qind të Shqiptarëve), pikërisht ditën e dytë të këtij muaji, më 2 dhjetor, do të shënohen luftimet e para të forcave të rezistencës shqiptare me njësitë okupuese partizane serbe në Ferizaj dhe pastaj edhe në Gjilan më 23 dhjetor. Në Ferizaj ato u drejtuan nga Hysen Tërpeza. Ndërsa në Gjilan nga kleriku patriot, Mulla Idriz (Hajrullahu), po ashtu anëtar i “Shtabit Suprem” që tashme vepronte në kuadër të Komitetit të Rezistencës Kombëtare. Ky komitet, kishte punuar me të madhe që grupet e shkapërderdhura të rezistencës të ndër-lidheshin dhe të vepronin bashkërisht kundër ripushtimit të Kosovës nga serbët, që bëhej nën maskën e bashkëpunimit partizan midis komunistëve jugosllavë dhe atyre shqiptarë, aradhet e të cilave kishin ndikuar që me mashtrime për gjoja “zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare”.
Burimet jugosllave, në luftimet e Ferizajt deri në Gjilan, që zgjaten gjatë gjithë dhjetorit, përmendin pjesëmarrjen e mbi katër mijë si thuhej “ballistëve shqiptarë”. Sipas burimeve të tërthorta, kjo shifër, përafërsisht mund t’i përgjigjej realitetit madje të ishte edhe më e madhe. Por, jashtë pretendimit se kryengritja e Shqiptarëve, apo si quhej “kundërrevolucioni”, kishte një komandë ushtarake shumë profesionale prej nga drejtohej si dhe shtabe “të fuqishme” jashtë vendit dhe me këtë rast përmendej herë Xhafer Deva dhe Vjena e herë aludohej në ndonjë qendër perëndimore, gjë që këto nuk mund të ishin kompatabile, prej nga ajo mbështetej edhe me armë.
Madje, edhe informatat se në Kosovë gjendej “i fshehur” Divizioni SS “Skënderbeg” me shtabin operativ të “Ballit” edhe më tutje të ndërlidhur me Gjermanët në Vjenë, nuk kishte të bënte me realitetin. Ngaqë ky divizion, për-masat e përmendura (gjashtë mijë veta), nuk i kishte arritur asnjëherë. Ndërkohë që në prag të tërheqjes së korparmatës “E” gjermane drejt veriut, një pjesë e tyre ishin demobilizuar, ndërsa vetëm njësitë elite ishin tërhequr bashkë me forcat gjermane. E njëjta vlente edhe për një pjesë të mirë të forcave balliste, të cilat kishin qenë në shërbim të shtetit shqiptar dhe assesi në shërbim të Gjermanëve, siç i anatemonte propaganda partizane, pas luftimeve të para me partizanët, që pa ndonjë shpresë se do të mund të mbështeteshin nga aleatët, shumë prej tyre do të tërhiqen në drejtim të Jugut, për në Greqi dhe gjetiu, kështu që njësi të organizuara të këtyre formacioneve nuk kishte në Kosovë.
Në të vërtetë, në këto luftime, që do t’u paraprijnë atyre që, ku më pak e ku më shumë, do të shfaqen thuajse në të gjitha pjesët e Kosovës, bëhej fjalë për nacionalistë shqiptarë nga radhët e forcave mbrojtëse të Lidhjes II të Prizrenit, të Ballit Kombëtar, Legalitetit si dhe “dezertorëve” të shumtë, që ishin shkëputur nga njësitë e Vermahtit në tërheqje e sipër, që nuk mund të rrinin duarkryq kundruall terrorit serb. Në këto luftime, po ashtu do të përfshihen edhe “dezertorë” partizanë, nga aradhet partizane shqiptare (nga Shqipëria dhe Kosova), të cilët ishin larguar prej tyre pasi që të kenë parë se në Kosovë kishte filluar një luftë ndryshe, pra ajo për rikthimin e saj nën Jugosllavi, siç do t’i bashkohen edhe njësitë e shumta të mobilizuarve dhunshëm, të cilat nuk pranonin të shkonin në Vojvodinë dhe frontin e Sremit ( ato të Shaban Polluzhës nga Drenica dhe të tjera). Kështu që, mozaiku i rezistencës kombëtare, fuqinë kryesore e përthithte edhe nga vullnetarët e shumtë, që i bashkoheshin luftës në përputhje me ritmin dhe shtrirjen e saj që përhapej me thirrjen patriotike për mbrojtjen e atdheut nga “pushtimi i shkijeve”, së cilës i përgjigjeshin pjesa më e madhe e popullatës, edhe pse e pa përgatitur për luftë dhe pa armatim të nevojshëm. Kështu kishte ndodhur në luftën e Ferizajt, atë të Gjilanit, në Karadak dhe në gjithë vendin, për të kulmuar me luftën e Drenicës, ku edhe do të marrë epilogun tragjik.
Shpërthimi i rezistencës kombëtare në Ferizajt dhe në Gjilanit (nga filli-mi i nëntorit) kundër partizanëve jugosllavë si dhe formësimi i tij në rezistencë të hapur kombëtare me shtrije në gjithë Kosovën dhe në Maqedoni, ku njësitë e ballit nën drejtimin e Xhemë Gostivarit kishin marrë përmasa të mëdha, nuk ishte i rastit. Atij do t’i paraprijnë kundërvëniet energjike depërtimit të forcave partizane në anën e Anamoravës, të Podujevës dhe të Karadakut, që do t’u bëhen nga forcat mbrojtëse të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, që ndonëse të shkapërderdhura, do të përpiqen që t’ua ndalin toruan njësive partizane, të cilat në këto pjesë, sapo futeshin, fillonin me zbatimin e urdhrave për “pastrime”, në shënjestër të të cilave ishin intelektualët dhe forcat tjera patriotike. Aradhet partizane jugosllave, po ashtu, nëpër katunde, konfiskonin dhunshëm edhe pasurinë private dhe pronat, pa ngurruar që të provokonin në forma të ndryshme popullatën, në mënyrë që me rastin e çfarëdo reagimi të pasojë dhuna e ashpër revolucionare e përcjellë me burgosje dhe pushkatime të atypëratyshme.
Lufta e udhëhequr nga Shaban Polluzha në Drenicë
Në këtë rrethana, patriotët dhe ushtarakët nacionalistë, do të bashkohen në disa pjesë, të shumtën rreth personaliteteve me ndikim që vepronin nga Zona IV mbrojtëse e Kosovës, siç ishin ing. Adem Gllavica (i njohur edhe si Adem Selimi), Qazim Sefa Llugaxhia, prof. Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi, Hysen Tërpeza, Mulla Idriz Gjilani, Abdyl Henci e të tjerë në pjesën e Kosovës Lindore nga Presheva, Gjilani e deri në Ferizajt, të cilët do të vihen në ballë të rezistencës.
Shumë prej këtyre personaliteteve ishin prefektë komunash gjatë kohës së Qeverisë Shqiptare (1943-1944), të cilët, në kapërcyllin dramatik midis largimit të ushtrisë gjermane dhe të futjes së aradheve partizane (atyre shqiptare dhe jugosllave që erdhën pas tyre), ishin të përkushtuar ta ruanin vendin, duke u vënë në krye të njësiteve vendore vullnetare jashtë ndonjë lidhjeje rajonale. Hysen Tërpeza, njëri ndër prefektët vendorë në Pozharan, e sqaron më së miri këtë gjendje kur thotë se “ne nuk kishim ndonjë shtab të veçantë, në kuptimin konkret të fjalës. Mirëpo, secili kryetar i komunës komandonte njerëzit e komunës së tij. Kështu pra, Pozharani e kishte udhëheqësin e vet, Parteshi të vetin, Bresalci të vetin dhe kështu me radhë.”
Më tutje, ai thotë se “ne ishim vullnetarë, të prirë nga vullneti dhe atdhe-dashuria dhe shkonim nga beteja në betejë për ta mbrojtur Shqipërinë Etnike”, e kësaj i duhej edhe një organizim i përbashkët ushtarak , i cili do të pasojë.
Sipas, Tërpezës, beteja e parë e tillë kishte qenë ajo për mbrojtjen e Pre-shevës, prej nga kishte filluar marshimi i forcave partizane drejt Kosovës bashkë me zullumin ndaj Shqiptarëve, të cilit duhej bërë ballë, por që kjo kërkonte një lidhje të përbashkët, gjë që nënkuptonte një organizim të gjerë në mënyrë që patriotizmi vendor të mbështetej edhe mbi një qëllim të caktuar politik veç-mas kur dihej se pas humbjes së gjermanëve pritej prishja e kufijve. Në ato rrethana, bëhet e ditur për një takim midis H. Tërpezës, prof. Ibrahim Kelmendit, Mulla Idrizit, Adem Gllavicës, Qazim Llugaxhiut, Adem Stanqiqit, Fazli Seferit dhe shumë të tjerëve në Tërpezë ku kishin qenë edhe disa misionarë anglezë, të shoqëruar nga Shefqet Shkupi. Aty ishte biseduar që rezistenca kundër fuqive pushtuese partizane të drejtohej nga një Shtab Suprem i Kosovës.
Pas mbajtjes së Kongresit, pas një vendimi që ishte marrë më 27 nëntor 1944 në katundin Petkoviq të Gjilanit, forcat patriotike nga radhët e rezistencës kombëtare tashmë në përbërje të “Shtabit Suprem të Kosovës”, gjithnjë në përpjekjet që të pengohej ripushtimi nga aradhet partizane, të cilat krahas terrorit që ushtronin ndaj popullatës së pambrojtur me pretekst se “po luftonin reaksionin” , zëvendësonin edhe administratën e deriatëhershme shqiptare me atë komuniste të nacionalçlirimtares (hiqeshin flamujt kombëtarë që zëvendësoheshin me ata partiakë dhe jugosllavë), pra në këto rrethana, më 1 dhjetor sulmuan qytetin e Ferizajt, një nyje e rëndësishme që lidhte Prishtinën, Prizrenin e Gjilanin me Shkupin. Aty u zhvillua një përleshje e ashpër midis nacionalistëve dhe partizanëve jugosllavë (rreth 3 mijë të ardhur nga Shkupi e rrethe të tjera nga radhët e Batalionit III dhe IV të Kosovës), e cila zgjati tri ditë .
Në fushë të betejës ranë rreth shtatëdhjetë nacionalistë dhe mbi 400 partizanë, midis të cilëve edhe kapiteni i OZN-nas Bozho Prlja, i njohur për krimet në Ferizaj ndaj nacionalistëve si dhe Milosh Muiq, komandant i batalionit III.
Luftëtarët nacionalistë që u vranë vinin nga katundet Goden (katund i Karadakut të Shkupit) dhe aato përreth: Davidoc, Jazerc, Petrovë, Reçak, Shtimje dhe Dramjak. Forcat nacionaliste, pas tri ditësh u tërhoqën nga Ferizaj ngaqë nuk ishin në gjendje të përballonin rrethimin e madh të partizanëve që u vihej nga të gjitha anët.
Lufta e Ferizajt me të shpejtë u bart edhe në pjesët e tjera. Në fillim të dhjetorit, shpërtheu një kryengritja e forcave nacionaliste e drejtuar nga Rushdi Janjeva, i cili sulmoi qendrën dhe për një kohë ia doli t’i ndjekë forcat partizane, të cilat u kthyen, vetëm pasi që u erdhën përforcime të mëdha nga Shkupi.
Një tjetër luftë midis nacionalistëve dhe partizanëve serbë dhe maqedonas, që depërtonin nga dy drejtimet ishte zhvilluar në pjesën e Gollakut më 2 janar të vitit 1945. Mulla Idizi i Gjilanit, një klerik patriot, i cili nuk ishte pajtuar me ripushtimin sllavo-komunist të Kosovës dhe kishte qenë përkrahës i organizimit të Komitetit Kombëtar, kishte mbledhur rreth veti forca të konsiderueshme nacionalistësh, të cilët synonin që ta çlironin Gjilanin nga partizanët serbë dhe maqedonë, të cilët, kishin filluar të terrorizonin popullatën shqiptare.
Në luftën e Gollakut, e cila zgjati tri ditë, forcat nacionaliste shkatërruan pjesën më të madhe të forcave partizane, të cilat u tërhoqën në Gjilan, të ndjekura nga nacionalistët shqiptarë, të cilët ngulmonin të futeshin në Gjilan, ku prej ditësh mbaheshin shumë të burgosur shqiptarë. Forcat e Mulla Idrizit nuk ia dolën ta marrin Gjilanin, edhe përkundër luftës heroike, ngaqë partizanëve të rrethuar u erdhën në ndihmë tri aradhe nga Shkupi dhe një nga Leskoci i Serbisë, të cilat ia dolën që të largojnë forcat nacionaliste. Me këtë rast, partizanët serbë dhe maqedonas ushtruan një hakmarrje të përgjakshme ndaj qytetarëve të Gjilanit, me ç’rast masakruan gjithë të burgosurit shqiptarë dhe qytetarë të tjerë, ndër të cilët edhe 72 gra e vajza.
Pasi që të jetë shtypur me gjak rezistenca e fillimit të dhjetorit në Ferizaj dhe Gjilan dhe ajo e zgjerimit të saj në drejtim të Qyqavicës dhe Vushtrrisë, ku po ashtu do të ketë kundërvënie ndaj forcave partizane jugosllave, po edhe hakmarrje të egër ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare, gjatë ditëve të fundit të dhjetorit dhe të parave të janarit, kur edhe më tutje do të vazhdojë mobilizimi i dhunshëm i të rinjve të Kosovës dhe dërgimi i tyre në drejtim të Veriut dhe të Adriatikut – prej nga edhe do të fillojnë të vijnë lajmet rreth fatit të zi të tyre në Tivar me helmimin e tyre në Shibenik – forcat e rezistencës shqiptare tashmë të bindura se të ashtuquajturat marrëveshje me partizanët rreth vendosjes së pushtetit popullor “në përputhje me vullnetin e popullit” nuk paraqesin tjetër pos një kurth për ripushtimin e Kosovës nga partizanët jugosllavë të ndihmuar nga ata shqiptarë dhe në marrëveshje të ngushtë me ta, do të mundohen ta shfrytëzojnë kartën e mobilizimit kundër mobilizimit me çka ajo thelloi edhe më tutje hendekun midis nacionalistëve shqiptarë dhe pushtuesve sllavo-komunistë.
Shaban Polluzha, i cili fillimisht kishte marrë pjesë në mobilizimin e Shqiptarëve si dhe në krijimin e dy njësive që do të nisen për në Veri, do të fillojë të bëjë një mobilizim të ri pa njohurinë e Shtabit Operativ, jashtë atij që udhëhiqej nga Brigada VII e Kosovës, e cila ishte përgjegjëse për këtë veprim-tari. Pas disa “sqarimeve”, megjithatë, Shaban Polluzha do të pranojë që njësitë që kishte mobilizuar në pjesën e Drenicës (rreth katër mijë luftëtarë) t’i nënshtroheshin përgatitjes që bënte Brigada VII dhe të niseshin në Veri.
Eshaloni i parë prej dymijë e pesëqind vetash, pa Shaban Polluzhën, do të niset nga Vushtrria në drejtim të Podujevës më 20 janar. I përcjellë nga Divizioni 46 serb, do të arrijë në Kurshumli prej nga do të drejtohet për në Srem. Më 22 janar, eshaloni i dytë i të mobilizuarve, i përcjellë nga Divizioni i 46 serb dhe Brigada VII e Kosovës, me rreth dy mijë veta, në krye të të cilit ishte Shaban Polluzha, do të niset në drejtim të Podujevës. Nga Vushtrria, duke kaluar nëpër katundet Banjë, Gllavnik dhe Dumnicë e Poshtme, Eshaloni do të fillojë të shkapërderdhet pak nga pak.
Të mobilizuarit do të largohen nëpër katundet përreth me arsyetimin se nuk dëshironin të shkonin në Veri ndërkohë që Kosova mbushej me brigada partizane serbe, të cilat ushtronin terror ndaj Shqiptarëve.Të nesërmen, eshaloni i të mobilizuarve që udhëhiqte Shaban Polluzha arriti në Podujevë, por aty u ndal. Qëndrimi i tyre ishte i prerë: do të mbetemi në Kosovë dhe do të luftojmë në të po qe se është nevoja ta mbrojmë. Që të binden për të vazhduar më tutje rrugën për në Srem, në bisedime me Shaban Polluzhën do të futet personalisht Fadil Hoxha, Komandant i Përgjithshëm i Shtabit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës, i shoqëruar nga Ismet Shaqiri.
Bisedimet nuk do të kenë sukses, meqë detyra e Fadil Hoxhës ishte që të bindte Shqiptarët të merrnin rrugën e Veriut, ndërsa qëllimi i Shaban Polluzhës ishte që me këtë refuzim të krijonin rrethana për krijimin e një fronti mbrojtës të Kosovës nga çetnikët serbë dhe bandat që depërtonin nga Veriu, gjë që nuk varej nga Fadil Hoxha.
Gjatë kohës sa zhvilloheshin bisedimet, Brigada e 46 serbe filloi për-gatitjet ushtarake te Lluzhani për bllokimin e kthimit të njësive shqiptare, të cilat do të bëhen pa dijeninë e Fadil Hoxhës, i cili nuk ishte i interesuar për një konflikt të Shqiptarëve me njësitë partizane jugosllave, ngaqë e dinte se çfarë epilogu tragjik do të kishte për Kosovën.
Konflikti dukej i pashmangshëm, çastin që disa njësi, do të thyejnë urdhrin e nisjes kah Veriu dhe do të shpërndahen pa u penguar nga forcat serbe që kishin vënë “barikadimin” te Lluzhani, në grupe të vogla për të kaluar Llapin dhe pastaj Sitnicën, por që do të sulmohen pas shpinës dhe pastaj, në mbrojtje e sipër nga sulmet e batalionit serb, do të fillojnë të rigrupohen kah katundet Ne-volan, Resnik, Kulë dhe Shalicë.
Kjo do të mjaftojë që të nesërmen Shtabi Operativ i Ushtrisë Nacional-çlirimtare të Kosovës, nën direktivën e Shtabit Operativ të Ushtrisë Nacional-çlirimtare të Jugosllavisë dhe të Shtabit Operativ të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë të japin dritën e gjelbër për luftë të armatosur, si thuhej, “kundër kundërrevolucionit dhe të reaksionit të brendshëm, i cili kishte shpërthyer në Kosovë”.
Kthimi i njësive të Shaban Polluzhës në Drenicë, pasi që ai pa rrethimin e vënë nga Divizioni 46-të dhe Brigada VI kosovare si dhe “shpallja e kundërrevolucionit” në Drenicë nga ana e Shtabit Operativ të Ushtrisë Nacional-çlirimtare të Kosovës hapi faqen tragjike të luftës së Drenicës midis forcave të Rezistencës Kombëtare kundër ripushtimit sllavo-komunist të Kosovës nga partizanët jugosllavë të ndihmuar edhe nga ata shqiptarë nga radhët e njësive partizane të UNÇ të Shqipërisë si dhe të UNÇ të Kosovës.
Sipas shënimeve jugosllave dhe atyre të brigadave partizane shqiptare, Shaban Polluzha në Drenicë rreth vetes kishte gjashtë mijë luftëtarë, të shumtën vullnetarë, që komandoheshin nga një numër ushtarakësh, të armatosur me armë të lehta dhe pa rezerva të duhura ushtarake për ndonjë luftë më të gjatë.
Të rrethuar nga të gjitha anët nga njësitë partizane ata ishin të shkëputur nga pjesa tjetër e vendit dhe të shkëputur nga çfarëdo ndihmë që mund t’i vinte nga jashtë. Fjala pra ishte për një luftë të pabarabartë dhe me anatemën e “kundërrevolucionit”. Në këto rrethana, më një shkurt 1944 Shtabi Operativ i Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës dha urdhrin për mësymje të përgjith-shme kundër forcave të Rezistencës Kombëtare në Drenicë, të drejtuara nga Shaban Polluza, Mehmet Gradica dhe Adem Voca.
Në sulmin e përgjithshëm kundër luftëtarëve të Drenicës u mobilizuan tre divizione jugosllave (46, 52 dhe 24), një brigadë e motorizuar si dhe Brigadat III, IV dhe V kosovare. Nga Mali i Zi arriti Brigada I e Bokës dhe Brigada malaziase e Kotorrit.
Nga një urdhëresë e Shtabit Operativ të UNÇ të Kosovës të datës pesë shkurt 1944 shihet se luftimet kanë qenë të ashpra në një front të gjerë nga veriu i Mitrovicës e deri në shpatet jugore të Kopaonikut, ku thuhet se në këtë pjesë forcat e Adem Vocës janë shkatërruar, por ato të Shaban Polluzhës, me një fuqi prej pesë mijë ushtarësh, “po japin një rezistencë të fortë, sado që rrethi i tyre po shtrëngohet”.
Nga kjo urdhëresë mësohet se kryengritja ka filluar të përhapet edhe në disa pjesë jashtë rrethimit, në Tunik dhe Rakosh në drejtim të Gjakovës dhe të Istogut.
Sipas njoftimeve jugosllave luftimet e ashpra u zhvilluan nga 7-12 shkurti, me ç’rast njësitë partizane patën humbje të mëdha dhe u desh të përforcohen edhe me Divizionin 24 dhe Brigadën I Malaziase të Bokës dhe atë të Kotorit, në mënyrë që ato më të ashprat, pra pasi që njësitë partizane të kalojnë në ofensivë të plotë, të zhvillohen nga 12-22 shkurt.
Nga një njoftim i Shtabit Operativ të UNÇ të Kosovës të nënshkruar nga Fadil Hoxha më 12 shkurt thuhet se “forcat e armikut në Drenicë ende nuk janë asgjësuar. Armiku po reziston shumë. Brigadat tona po kalojnë njëkohësisht në sulm, kështu që armiku vetëm në një sektor po mundet të rezistojë.”
Pra, F. Hoxha kërkon: “ nga të gjitha anët të bashkohet rrethimi dhe të kalohet në një sulm të përgjithshëm, deri sa të eliminohet armiku”.
Sipas të njëjtave burime bëhet e ditur se me “sulmin e përgjithshëm deri sa të eliminohet armiku” do të ngarkohen Brigada I dhe IV e komanduar nga kolonel Petar Brajeviq, i cili mori përsipër operacionet e fundit kundër Shaban Polluzhës dhe bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë në Gollupovë. Gjatë këtyre luftimeve forcat e mëdha partizane, pasi që kishin thyer krahun kryesor të forcave të Rezistencës Kombëtare në shumë pjesë dhe shumë prej tyre ishin shkëputur nga veprimet e mëtutjeshme luftarake, ose shkatërruar fare, kishin rrethuar Shaban Polluzhën.
Shaban Polluzha me luftëtarët që kishte pranë ishte munduar dy herë të shpërthente rrethimin, por i plagosur rëndë kishte vdekur në Çikatovë. Në atë betejë ishin vrarë edhe kapiten Mehmet Gradica, Miftar Bajraktari dhe djali i Shaban Polluzhës, Miftari.
I njëjti skenar lufte, do të përdoret edhe me të mobilizuarit që Adem Voca prej ditësh po i tubonte në trekëndëshin: Vushtrri-Mitrovicë-Shalë. Për ndryshim nga Shaban Polluzha, i cili kishte kërkuar të bënte bisedime me Shtabin Operativ të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Kosovës, që komandohej nga Fadil Hoxha, Voca kishte hyrë në bisedime me funksionarët e lartë partiakë Ali Shukrinë dhe Spasoje Gjakoviqin. Ky i fundit, asokohe udhëhiqte shërbimin informativ ushtarak OZNA, përgjegjës për pastrimin e Kosovës “nga reaksioni dhe kundërrevolucionarët”, me bazë në Shkup, prej nga përgatiste të gjitha kurthet ndaj Shqiptarëve.
Në bisedime Voca do të kërkojë, pos të tjerash, të ndajë pushtetin në Mitrovicë, në përputhje me forcën që kishte (rreth katër mijë vullnetarë), dhe po ashtu të mobilizuarit të mos shkonin në veri, po të mbeteshin në Kosovë për t’u mbrojtur nga çetnikë të Zhika Markoviqit, që operonin lirshëm në pjesën e Shalës dhe të Llapit. Pasi që në bisedime Gjakoviqi do t’i refuzojë që të gjitha kërkesat e Vocës dhe në ndërkohë Brigada e 26-të serbe, do të ketë filluar sul-met kundër njësive të Shaban Polluzhës të cilat po tërhiqeshin në drejtim të Qyqavicës, po atë pasdite, Brigada e 25-të serbe, e stacionuar në afërsi të Mitrovicës, do të fillojë operacionet luftarake kundër forcave të Adem Vocës, të cilat do të tërhiqen në drejtim të Staritërgut dhe atje të nesërmen, më 26 janar, do të zhvillojnë një përleshe të ashpër me partizanët serbë, të cilëve do t’u vijë në ndihmë edhe Divizioni 46-të.
Të nesërmen, pasi që forcat e Adem Vocës të jenë rrethuar në hapësirën e xeherores Trepça, kundër tyre do të përdoren topat dhe artileria. Me këtë rast atyre do t’u shkaktohen humbje të mëdha. Por, një pjesë e tyre do t’ia dalin të tërhiqen në drejtim të katundit Pantinë, prej nga vinte Adem Voca. Aty, në shtëpinë e tij, bashkë me vëllezërit dhe shtatë djemtë, i barrikaduar, nuk do të pranojë të do-rëzohet. Më 11 shkurt Adem Voca me ata që kishte në shtëpi do të likuidohen.
Fitorja ndaj “kundërrevolucionit” në Drenicë, siç u vlerësua nga koloneli Sava Derleviq, komandant i Shtabit Operativ për Kosovë e Metohi, i cili tashmë gjendej në krye të Drejtorisë Ushtarake, e cila, në rrethanat e vendosjes së administratës ushtarake në Kosovë nga 8 shkurti 1945 kishte komanduar operacionet përfundimtare luftarake të zhvilluara në Drenicë dhe me të tjerat që do të ndër-merren gjatë atij dimri dhe pranvere për spastrimin e Kosovës nga forcat nacionaliste dhe ato patriotike që nuk pajtoheshin as me ripushtimin e Kosovës e as me diktaturën komuniste, kishte vazhduar thuajse me të njëjtin intensitet, tash me pretekste “të rikthimit të paqes dhe të vendosjes së pushtetit popullor”.
Përmasat e vërteta të hakmarrjes çetnike-partizane do të mundohen të mbahen të fshehura, por disa prej tyre do të marrin dhenë. Në një promemorie që Ymer Berisha, nacionalist i njohur, që kishte marrë pjesë në Rezistencën Kombëtare, ia kishte dërguar gjeneralit Hodson, e njofton se “gjatë atyre 28 luftimesh, u vranë e u plagosën rreth 430 luftëtarë nga Drenica, asnjë nuk u zu rob, u plaç-kitën dhe u dogjën mbi 150 shtëpi; gjashtë mijë banorëve të Drenicës, Vushtrisë dhe Mitrovicës iu grabit tërë ushqimi dhe pasuria e tundshme. Nga ushtria parti-zane, 6 mijë ushtarë u plagosën, 2.550 u vranë e 850 u zunë robë”.
Nga shënime të ngjashme merret vesh se gjatë fushatës ushtarake “për spastrimin nga reaksioni shqiptar”, në Mitrovicë e rrethe, u pushkatuan pa gjyqe rreth 2 mijë shqiptarë të pafajshëm. Në Vushtrri u asgjësuan rreth 400 të tjerë.
(Shkëputje nga “Kosova 1912-1942”, faqe 340-347).
Kan være et bilde av tekst

Një rrëfim dhe thirrje e shqetësuar e historianit Fahri Xharra: Nuk e kuptoj heshtjen e qarqeve shtetërore shqiptare!

1
Golgota e shpërnguljeve shqiptare të vitit 1878 nga Sanxhaku i Nishit dhe ai i Pirotit
Fahri Xharra, Gjakovë
Miq të dashur te redaksive , ju që me përkrahni në botimin e shkrimeve të mia !Ky është një mllef i imi që nga rinia i cili është grumbulluar në mua pas leximit fshehtas për të gjitha llojet e krimeve dhe pushtimeve mbi ne.Mua, aso kohe  nuk më interesuar marksizëm -leninizmi i kultivuar për të mposhur social-imperializmin amerikan.Unë lexoja libra të ardhura tinëz nga Europa dhe Amerika për krimet mbi ne.
Librin “Goolgota shqiptare” e kam lexuar që në gjimnaz , nuk po i përmendi të gjitha.
Jam i vetdijshëm që edhe sot në një kohë që duhet të jetë e ndritshme për ne , kam reagime negative, faqe të bllokuar të facebuukut, krijimi i faqeve fallce për mua , armiqësi dhe shumë e shumë peripeti tjera.Edhe sot nuk e kuptoj heshtjen e qarqeve shtetërore të shteteve shqiptare ndaj propagandës që po zhvillohet çdo ditë e më shumë, duka na mohuar historinë, duke e vjedhur atë , si dhe duke na poshtëruar publikisht në rrjetet sociale.
Ne në Kosovë kemi dhënë shumë më shumë për historinë gjatë viteve 1968-1981, se sa në këtë 20 vjetshin e fundit, për Shqipërinë mos të flas , nga atje i vjen era mohim i gjithçkaje shqiptare.
Gjakovë, më 09.11.2021

Ekspozita bombë shqiptare në Beograd, cila kishte me qenë?

Sjellja e mijëra të burgosurve shqiptar në Beograd ( 1912 ) , të gjithë janë vrarë

shkruan: Fahri Xharra, Gjakovë

Titull shokues në shtypin shqiptar : Edita Tahiri Brukselit: “Na shpërbleni për dialogun me Serbinë” ( Ajo po ashtu kërkoi që Bashkimi Evropian të njohë rezultatet e Kosovës në dialogun e Brukselit dhe të vendosë sa më parë për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Kosovën dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës . (16 Shtator 2015 http://www.shekulli.com.al/p.php?id=317591 )

Përshëndetja serbe, nga bregdeti serb – Durrësi !!!!!!

Dhe tjetra: “Lufta e Parë Botërore /Historiografia serbe flet, e jona jo: si u zhdukën 200 mijë serbë në malet shqiptare”( Mund të quhet një ekspozitë mirëfilli politike kjo që do të çelet në Galerinë Kombëtare të Arteve më date 17 shtator 1915 nga Auron Tare, e konsideruar një ekspozitë në bashkëpunim me Ambasadën e serbe, si dhe konsullatën austriake të Shkodrës….“Historiografia serbe flet për rreth 200 000 serbë të zhdukur në malet dhe moçalet shqiptare. Për shkak të humbjes masive të jetës, kjo tërheqje e ushtrisë serbe nëpër Shqipëri konsiderohet si tragjedia më e madhe në historinë e kombit të tyre. Ekspozita organizohej në kuadër tre 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore dhe ka të bëjë me një ngjarje historike shumë interesante dhe aspak e njohur nga publiku shqiptar.

( As një shtet në Europë nuk do ta kishte hapë një ekspozitë të tillë)
“Tërheqja e Armatave Serbe nëpërmjet maleve shqiptare në dimrin e 1915 dhe kalvari i gjatë i këtij marshimi më një përfundim tragjik”, qanë Auron Tare në njoftimin për mediat.; http://www.standard.al/lufta-e-pare-boterore-historiografia-serbe-flet-e-jona-jo-si-u-zhduken-200-mije-serbe-ne-malet-shqiptare/ )

(Fort me vaje dhe dhimbje u organizua kjo ekspozitë nën kujdesin e shokut Auron Tare. Vështirë të mendohet se si ai shpëtoi pa ndonjë krizë nervore ose sulm në zemër ! fxh)

Gazeta serbe shkruajnë për detin serb, sepse për Durrësin kishin shkuar

Miq të nderuar, nëse diplomacia shqiptare dhe ajo e Kosovës nuk e dine ketë: “Diplomacia si instrument konkret i aftësisë së udhëheqjes së politikës së jashtme të një vendi nuk ishte më një privilegj i rrethit të caktuar familjar, fisnor apo puthadorësh që shpesh udhëhiqej nga interesat e posaçme individuale e klanore.”(fxh)
“Diplomacia është një art në vete, e cila nuk mund të udhëhiqet pa i njohur teoritë moderne të rëndësishme të saj: të Teorisë së Forcës, Teorisë së Lojës, Teorisë së Integrimit, dhe Teorisë së Globalizimit të ndërvarur. (fxh)
Fjala e Edita Tahirit dhe njoftimi publik i Auron Tares tregon që diplomatet shqiptar janë larg diplomacisë “dhe se diplomacia ashtu edhe “strategjia” e cila vetëkuptohet është vetë paraqitja e politikës së jashtme të një shteti dhe është një tregues i vërtetë i forcës dhe mençurisë kombëtare.(fxh): “: Marrëdhëniet ndërkombëtare vejërohen në kontekstin e mbisundimit të konflikteve dhe gjetjen e interesave krahasuese (komparative) por që edhe në këtë rast forca është mjeti më i mirë për kënaqjen e interesave qenësore të shteteve. Diplomati i shkolluar dhe me përvojë duhet ta dijë se elementet thelbësore të marrëdhënieve ndërkombëtareve bazohen në madhësi të interesit dhe forcës i cili në bashkëveprim pozitiv e paraqet forcën kombëtare.

Shporruni nga unë thërriste Shqipëria ( Golgota shqiptare )

Diplomati i rryer duhet të dijë që, duke i mësuar mundësitë e realizimit të interesave nacionale në përputhje me marrëdhëniet ndërkombëtare, ai duhet dhënë rëndësi shumë të madhe si diplomacisë ashtu edhe “strategjisë” e cila vetëkuptohet që është vetë paraqitja e politikës së jashtme të një shteti dhe një tregues i vërtetë i forcës dhe mençurisë kombëtare.(fxh)” ( Fahri Xharra, Ç’është diplomacia? http://www.telegrafi.com/lajme/c-eshte-diplomacia-26-4129.html   )

Së pari , nëse bisedohet në Europë për hatër të dikujt, ajo bisedë duhet te ketë edhe : “Diplomati i mirëfilltë e di se Teoria e Lojës niset nga ajo që qëllimi i çdo loje është përfitimi i potezave dhe pozitave më të mira ndaj kundërshtarit. Qëllimi i fundit është fitimi apo përfitimi i cili arrihet me përzgjedhjen e strategjisë më të mirë diplomatike.” e jo pritje e shpërblimeve . Dhe për ekspozitën në Tiranë , diplomacia duhet ta di : “Diplomati që ballafaqohet me diplomaci e ky është roli i tij e di mirë se ekzistojnë lojërat me rezultatin e “ Zeros “ dhe ato të “ jo Zeros”. Te lojërat me rezultatin e “Zeros “ humbjet janë të njëjta për të dy pjesët dhe që loja me rezultatin e “Jo zeros “ nuk është e thënë që të arrihet gjithmonë me humbjen e tjetrit. “ Pra ?
A kishim me qenë në gjendje , apo a na ka shkuar mendja ndonjëherë ( konkretisht në Shqipëri ) të kërkojmë që në Beograd të hapet një ekspozitë e njëjtë, reciproke me titullin ‘ Golgota shqiptare “ ku edhe ne të qanim dhe vajtonim me te madhe për një gjë , një kohë një tragjedi që populli serb nuk është i njoftuar, kurse për popullin shqiptar as mos të flasim: “Përndryshe nuk ka si të shpjegohet dalja e një fakti historik që ka ndodhur në tokat tona, që historiografia jonë nuk e ka përmendur, ndërsa ajo serbe e ka cilësuar si një nga tragjedia më e madhe në historinë e kombit serb. Ekspozita bën fjalë pikërisht për këtë ngjarje.
Duhet bindur opinion edhe shqiptar e edhe ai serb se ekspozita “Golgota shqiptare” nuk kishte me qenë bombë në Beograd , por një ulje e krenarisë serbe në garën diplomatike me ne . Por:” Diplomati është një burrështetas, ndërsa në kuptimin figurativ e pasqyron një njeri shumë të matur, të kujdesshëm dhe të mprehtë. Diplomacia i shpreh marrëdhëniet ndërkombëtare duke e nënkuptuar aktivitetin njerëzor si një “zanat” dhe shkencat politike. Shteti me anë të diplomacisë duhet të përmbushë detyrat e vetvetes, duke mos dobësuar asgjë nga obligimet e tij ndaj bashkësisë ndërkombëtare(170915) .

Gjakovë, më 09.11.2021

*Fotot u morën nga “Golgota shqiptare”

Rënia e Murit të Berlinit, ngjarja që ndryshoi rrjedhat e historisë

2
Jusuf Buxhovi, historian, Prishtinë
NGJARJA QË NDRYSHOI RRJEDHAT E HISTORISË
*Rënia e Murit të Berlinit para 30 vitesh, krahas bashkimit gjerman, njëherësh i hapi rrugë disa zhvillimeve historike ndër më të rëndësishmet e shekullit të kaluar: rënies së polaritetit bllokist, shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik e me këtë edhe të rrënimit të sistemit komunist. Kjo ngjarje, po ashtu, ndikoi proceset e filluara të shpërbërjes së Jugosllavisë, me ç’rast Kosova u shkëput nga sundimi i Beogradit për të përfunduar si shtet i pavarur.
Natyrisht se në këto zhvillime, rrëzimi i Murit të Berlinit, nxiti shqiptarët e Kosovës dhe të ish Jugosllavisë në dy drejtime:
a) që të rrënonin monopolin e Lidhjes Komuniste dhe
b) të lirohen nga ripushtimi serb.
Kjo u pasqyrua me angazhimin e shpejtë dhe të gjithanshëm të elitës politike të Kosovës, nën drejtimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës për ta themeluar Lidhjen Demokratike të Kosovës, të parën parti politike me frymë perëndimore, që me mbi 700 mijë anëtarë nga radhët e të gjitha rrymave shoqërore shqiptare, shpejt u kthye në një lëvizje kombëtare, që mori përsipër këto procese historike:
a)rrënimin e strukturës së Lidhjes Komuniste si dhe
b) shkëputjen nga Serbia (me Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kuvendin e Kaçanikut me 7 shtator 1990.)
Në këtë rrugë, intelektualët e Kosovës, duke u rreshtuar në anën e drejtë historike, patën ndihmën e drejtpërdrejtë të SHB-ave dhe të Gjermanisë si dhe mbështetjen e tyre të plotë.

Dodik pas takimit me Erdoganin: Kërcënimi me forcë nuk mund ta zgjidh asnjë problem

0

Milorad Dodik sot në Ankara në takim me Recep Tayyip Erdogan-in

Anëtari i Presidencës së BeH Milorad Dodik sot është takuar në Akara me presidentin e Turqisë Rexhep Taip Erdoganin (Recep Tayyip Erdogan). Në takim është theksuar që kërcënimi me forcë nuk mund ta zgjidh asnjë problem.

Dodik pas takimit ka theksuar që ai dhe presidenti i Turqisë janë pajtuar që paqja nuk ka alternativë.

– Kërcënimi me forcë nuk mund ta zgjidh asnjë problem. Të tjerët e kanë imponuar temën. Erdogan është i njohtuar me situatën në BeH dhe ky ishte rasti që kjo ti bëhej e ditur nga këndvështrimi ynë. Kërkojmë kuptueshmëri për proceset politike – tha Dodik për RTRS.

Për përfaqësuesin e lartë

Dodik ka theksuar që është e nevojshme të vihet dialogu për të gjitha temat e hapura.

– Vullneti i mirë i Vučićit, Erdoganit dhe Milanovićit mund të jetë në dobi, por për këtë të gjithë duhet të pajtohen – theksoi Dodik. a

Ai e pka përsëritur se spekuluesit e kanë imponuar tregimin për konflikt.

– Bëhet fjalë për strategjinë e Sarajevës që të hapen tema që u përshtaten atyre., e ato që u përgjigjen kroatëve e serbëve mbyllen. E kam bërë të njohur porosinë që për neve përfaqësuesi i lartë jolegal, që është me rëndësi pasi Turqia është anëtare e PIK. Të gjithë duhet të punojmë në shmangien e konfliktit, gjithsecili që mund të jetë mik duhet të kycet – e bëri të ditur Dodik.

Sanksionet nuk mund të japin efekte

– Dje për këto nuk ka folur, është përgjëruar se sanksionet nuk janë mekanizëm që do të përdoren. Sigurisht e kanë trimëruar të tjerët, politika që e përfaqëson. Nëse mendon që tregimet për sanksione janë zgjidhja, le ti përdorë. Ky lloj arrogance nuk do të kaloj.  Nuk duam që dikush të na i imponoj sanksionet me prefiksin “gjenocid”, që të na i marrin pyjet, që të punoj kundër interesave të Republike Srpske. E drejta jonë kushtetuese është të luftojmë për gjëra të tilla. Në BeH përmbi dëshirën e SHBA-ve , është e drejta jonë kushtetuese. Ne do ta kthejmë të drejtën e përgjegjësive udhëheqëse në RS dhe këtë do ta bëjmë, qoftë Escobar për këtë apo jo – theksoj Dodik.

________

https://avaz.ba/vijesti/bih/695163/dodik-nakon-sastanka-sa-erdoanom-prijetnja-silom-ne-moze-rijesiti-nijedan-problem

Një gazetar nga Serbia kërkon nga mediat zvicerane që Kosovën dhe emrat e qyteteve të përdoren në gjuhën shqipe!

0
Bernë, 9 nentor Edhe pas dy decenieve nga çlirimi dhe mbi 12 vjet pas pavarësisë së Kosovës ende emri i këtij vendi përdoret si “Kosovo” sikur edhe qytetet e Kosovës, ashtu siç e përdoren serbët dhe rusët gjatë okupimit. Por me kerkesen e nje gazetari nga “Serbia” qe toponimet e Kosoves te perdoren ne shqip, ka hasur ne mirekuptim nga koleget zviceran qe njihen per tolerance. Keshtu ndodhe, kur se bënë shteti e bëjnë gazetaret. Pse bash gazetari nga Serbia te beje nje kerkese te tillë, ne Kosovë a ka gazetare shqiptarë?!, ka shkruar gazeta zvicerane në shqip Le Canton237.ch

Kur se bënë shteti e bëjnë gazetaret: Gazeta zviceran emrin “Kosovo” e perdorin ne shqip Kosovë, qytetet, sikur “Djakovo” e shrkuajnë në shqip -Gjakovë

Kjo “Kosovo” e trashëguar nga sllavët edhe sot përdoret nga evropianët dhe mediat tjera botërore(?!), duke mos respektuar gjuhën shqipe apo shumicën e popullsisë së shtetit më të ri në Evropë të njohur nga SHBA, Zvicra dhe shumica e vendeve anëtare të BE-së, dhe e cila sot është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare sportive e kulturore.

Koleget zviceranë: Si mund ta përdorim emrin Kosovë në shqip kur presidenti apo ministrat e Kosovës e përdorin “Kosovo” gjatë intervistave me ta?!

Jo pse në Zvicer jetojnë rreth 300 mijë shqiptarë, por pse shteti më i ri në Evropë Kosova, është e banuar me shumicë shqiptare, duhet që emri Kosovë të përdoret në shqip dhe jo si e kanë perdorur serbët në kohën e Milloshevicit, ku ky mjedis ishte i okupuar nga Serbia, shkruan gazeta zvicerane ne shqiop Le Canton27.ch

Për fund kjo kërkesë apo intervenim i gazetarit nga “Serbia” tek kolegët zviceranë që fjalën “Kosovë” apo qytet (sikur po shifet ne gazetne Tribune de Geneve dhe Blick.ch) ku “Kosovo” perdoret Kosovë apo “Djakovo” -Gjakovë ta përdorin në shqip, ka hasur në mirëkuptim edhe pse kjo s’është punë e gazetarëve por e shteteve që të merren me toponimet e vendit të tyre, sepse lobim nuk është vetëm pjesëmarrja nëpër konferenca apo udhëtime me aeroplan në hotele apo në darka, nëse në to flitet vetëm për dialogun me Serbinë?!

Tradhëtia kombëtare e mbanë mbishkrimin e kryesive kriminale dhe kuislinge të PDK-së dhe LDK-së

0
Lirim Gashi, Prishtinë
TRADHTIA KOMBËTARE E MBANË MBISHKRIMIN E KRYESIVE KRIMINALE DHE KUISLINGE TË PARTIVE PDK DHE LDK
Po vërtetohet me milimetra çdo prognozë dhe diagnozë që ua kam dhënë matrapazëve që ishin në pushtet para Qeverisë Kurti 2:
Qeveria Koti e nxitur dhe dirigjuar nga Richard Greneli, Hashim Thaçi dhe Pdk-ja e tij tinëzare që aktronte opozitë, i ka forcuar pafundësisht mardhëniet ndërmjet pushtetit klerofashist të Vuçiqit dhe Administratës pro ruse të Donald Trumpit.
Kur kësaj ia shtojmë edhe lobimin e Hashim Thaçit në Paris dhe Uashington me lekët e taksapaguesve të Kosovës, atëherë termi i vetëm i duhur më cilin mund ta përshkruajmë veprimin e tij e ka emrin :
TRADHTI KOMBËTARE.
Kur kësaj ia shtojmë edhe deklaratën e deputetes së Kuvendit të Bosnjës dhe Hercegovinës Sabina Çudiq atëherë na behet e qartë se qëndrimi dhe veprimi i Hashim Thaçit jo vetëm që nuk ishte i panjohur për Kryesitë e Partive Kriminale dhe Kuislinge Pdk dhe Ldk, por edhe i koordinuar shumë mirë.
Mjerisht prokuroria është ende e kapur njësoj si Gjyqësori, prandaj të dyja këto institucione po heshtin si rrospiat mëkatare pas një fesati të shkaktuar ndërmjet vëllezërve në familje edhe pse çmimi ishte copëtimi i Kosovës.
Dushan Janjiq e tha shumë pastër :
Serbia e paguan Grenelin 100.000 euro në muaj për lobim.
Kushdo që ka akoma dyshime në tradhtinë që këta njerëz ia kanë bërë popullit dhe shtetit të tyre, ose nuk dallon fare nga matrapazët e lartpërshkruar, ose është naiv sa Linda Morina.
Më herët të njëjtën gjë e kanë pohuar disa herë radhazi edhe Natasha Kandiç dhe Sonja Biserko, por deklaratat e tyre askush nuk i ka marr si serioze dhe të mirëqena, për shkak të afërsisë së tyre me Albin Kurtin.
Fatmirësisht një afërsi e tillë me Albin Kurtin asesi nuk mund t’i atestohet Dushan Janjiqit, për të cilin të gjithë e dimë se në të kaluarën ishte një nacionalist i rryer.

Kryetari Glauk Konjufca takon organizatat partnere: Transparenca e Kuvendit, prej më të zhvilluarave në rajon

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, i shoqëruar nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, shefi i Kabinetit Ilir Kërçeli dhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e organizatave partnere të Kuvendit.

Kryetari Konjufca me këtë rast falënderoi organizatat partnere për ndihmën dhe kontributin e çmuar dhënë Kuvendit, duke u shprehur njëherësh në dobi të vazhdimit të partneritetit dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit.

Gjatë fjalës së tij para të pranishmëve ai tha se transparenca e Kuvendit të Republikës së Kosovës është prej më të zhvilluarave në rajon, duke shtuar se përmes partneritetit me shoqërinë civile, Kuvendi arrin të realizojë objektivat që janë në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryetari Konjufca me këtë rast tha se Kuvendi i Republikës së Kosovës zhvillon 13 projekte të partneritetit, përderisa një kontribut të madh në punën e këtij institucioni, sipas tij, e japin organizatat partnere.

“Për të gjitha këto vite, Kuvendi bashkë me ju, duke përfshirë sidomos shoqërinë civile, ka arritur ta kthejë bashkëpunimin në nivel të partneritetit dhe të transparencës së Kuvendit, e cila është njëra prej më të zhvilluarave në rajon. Në fushën integruese janë forcuar kapacitetet me njësi të reja, si qendra burimore për integrime evropiane, ndërsa në agjendën globale Kuvendi i Republikës së Kosovës është prej të paktëve që e ka edhe Këshillin për Zhvillim të Qëndrueshëm, që tash e katër vjet është edhe pjesë e rrjetit të parlamentarëve kundër korrupsionit”, tha kryetari Konjufca.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e organizatave partnere të Kuvendit konfirmuan përkushtimin e tyre në përmbushjen e standardeve evropiane dhe kërkesave që rezultojnë në zhvillimin e mëtejmë të administratës dhe punës së Kuvendit në përgjithësi.

Gjatë këtij takimi u veçuan disa projekte të përfunduara, ato aktive dhe ato që janë në fazën përmbyllëse.

Në mesin e tyre u përmend projekti tashmë i përfunduar “Kontributi në promovimin e qeverisjes së mirë dhe hartimin e legjislacionit pjesëmarrës dhe monitorimin”, i financuar nga ambasada e Holandës në Kosovë, implementuar nga FOL dhe D+, pastaj projekti në realizim e sipër si “Mbështetje për një qeverisje përgjegjëse efektive dhe llogaridhënëse në Kosovë”, financuar nga USAID dhe implementuar nga NDI-2022, “Mbështetje për procesin e integrimit evropian të Kosovës”, financuar nga GIZ, “Zhvillimi i shërbimit informative për ligjet (sistemi ‘LawData’) dhe konsistenca gjuhësore e ligjeve”, financuar nga ambasada e Norvegjisë në Kosovë, implementuar nga IMG, “Agjencitë e OKB-së në Kosovë/zhvillimi i qëndrueshëm” (agjenda 2020-2030).